BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof....

24
PLAKJA E POPULLSISË SHQIPTARE ME PASOJA JO VETËM DEMOGRAFIKE Nga Dr. Nail Draga Duke marrë parasysh së po bëhën tre dekada kur shqiptarët filluan të emi- grojnë në botën e jashtme, në sajë të të dhënave të publikuara nga studiues dhe subjekte të ndryshme, del së ky proces i përshpejtuar me vete sjellë edhe pasoja të cilat kanë filluar të paraqiten CMYK nacional Gazetë javore, letrare & kulturore, e përditshme online www.gazeta-nacional.com Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë e-mail: [email protected] Faqe 21 Drejtor: Mujë Buçpapaj e-mail: [email protected] E DITORIA L FAQE 5 FAQE 4 FAQE 5 FAQE 18 BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI BOTIMIT Nr. 513 13-20 KORRIK 2019 ÇMIMI 50 LEKË / 0,30 EURO Viron Kona, shkrimtari që sjell realitete të botës moderne për fëmijë Flet organiozatorja e këtij eventi Irena Toçi Mob: 068 20 74 316 GJITHSHKA SHKOI I RINGJALLURI LIBRAT PËR FËMIJË E TË RINJ Tregimet përshkruajnë qartë, me realizëm dhe patos njerëzor SHQIPTARËT NË REALITETET E REJA BALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, pak kush ka besuar se shpërbërja e Jugosllavisë është e mundshme, kurse edhe më pak se ajo do të ndodhë me luftë. Një bindje e tillë e qytetarëve ka qenë e formuar në bazë të asaj se në ish-Jugosllavi ishin të zhvillu- Prof. Sami Repishti rrefen 14-muaj tortura në burgjet ko muniste Poezi nga JACQUES PRÉVERT Tregim nga Namik Mane Për 19 vite me radhë në Ulqin do të organizohet Panairi i Librit shqip faqe 14 Përktheu: FASLLI HALITI Poezi nga Greta Kadare faqe 2 Faqe 21 U ZHVILLUA NË PATRA TË GREQISË "PRANVERA POETIKE 2019" ME PJESMARRJEN E NXËNËSVE SHQIPTARË NË FUSHË-ARËS NGRIHET NJË MOMERIAL MADHËSHTOR KUSHTUAR DR. TERENC TOÇIT FAQE 8 FAQE 15 Ja si regjimi mbahej me procese të detyrueshme nga torturat e sigurimit e shtetit faqe 3 MUSTAQET E DIKTATORIT Tregim nga Orhan Sakiqi Tregim nga Alma Lamçja POSTNDARJE www.ais-tirana.org Narracioni i një bashkëbisedimi Nga Fran Gjoka Faqe 2 Studim nga Xhahid Bushati Adresa: Shëtitorja" Willson" Shëngjin Tel: +355 69 301 8670 Intervistë me poetin dhe profesorin e shquar Agim Vinca Intervistoi: Miftar Kurti Nga Xhemal Meçi, studiues, “Mjeshtër i Madh”

Transcript of BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof....

Page 1: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

PLAKjA E POPULLSISë ShqIPTARE ME

PASOjA jO VETëM dEMOGRAFIKE

Nga Dr. Nail Draga

Duke marrë parasysh së po bëhën tre dekada kur shqiptarët fi lluan të emi-grojnë në botën e jashtme, në sajë të të dhënave të publikuara nga studiues dhe subjekte të ndryshme, del së ky proces i përshpejtuar me vete sjellë edhe pasoja të cilat kanë fi lluar të paraqiten

CMYK

nacionalGazetë javore, letrare & kulturore, e përditshme online

www.gazeta-nacional.com Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranëe-mail: [email protected]

Faqe 21

Drejtor: Mujë Buçpapaje-mail: [email protected]

EDITORIAL

FAQ

E 5

FAQ

E 4

FAQ

E 5

FAQ

E 18

BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI BOTIMIT Nr. 513 13-20 KORRIK 2019 ÇMIMI 50 LEKË / 0,30 EURO

Viron Kona, shkrimtari që sjell realitete të botës moderne për fëmijë

Flet organiozatorja e këtij eventi Irena Toçi

Mob: 068 20 74 316

GjIThShKA ShKOI

I RINGjALLURI

LIbRAT PëR FëMIjë E Të RINj

Tregimet përshkruajnë qartë, me realizëm dhe patos njerëzor

ShqIPTARëT Në REALITETET E REjA

bALLKANIKENga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë

Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, pak kush ka besuar se shpërbërja e Jugosllavisë është e mundshme, kurse edhe më pak se ajo do të ndodhë me luftë. Një bindje e tillë e qytetarëve ka qenë e formuar në bazë të asaj se në ish-Jugosllavi ishin të zhvillu-

Prof. Sami Repishti rrefen 14-muaj tortura në burgjet ko muniste

FAQ

E 5

Poezi nga jAcqUES PRÉVERT

Tregim nga Namik Mane

Për 19 vite me radhë në Ulqin do të organizohet Panairi i Librit shqip

faqe 14

Përktheu: FASLLI HALITI

Poezi nga Greta Kadare

faqe 2

Faqe 21

FAQ

E 18

U ZHVILLUA NË PATRA TË GREQISË "PRANVERA

POETIKE 2019" ME PJESMARRJEN E NXËNËSVE SHQIPTARË

NË FUSHË-ARËS NGRIHET NJË MOMERIAL

MADHËSHTOR KUSHTUAR DR. TERENC TOÇIT

FAQ

E 8

FAQ

E 15

Ja si regjimi mbahej me procese të detyrueshme nga torturat e sigurimit e shtetit

faqe 3

jAcqUES PRÉVERTPërktheu: FASLLI HALITI

MUSTAqET E dIKTATORIT

Tregim nga Orhan Sakiqi

Tregim nga Alma Lamçja

POSTNdARjE

www.ais-tirana.org

FAQ

E 15

Narracioni i një bashkëbisedimi

Nga Fran Gjoka

Faqe 2

Studim nga Xhahid Bushati

Adresa: Shëtitorja" Willson" Shëngjin Tel: +355 69 301 8670

Intervistë me poetin dhe profesorin e shquar Agim VincaIntervistoi: Miftar Kurti

Nga Xhemal Meçi, studiues, “Mjeshtër i Madh”

Page 2: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

2 ••• info

“Këtë edicion marrin pjesë 45 shtëpi botuese nga hapësira mbarëshqiptare sipas organizatores Irena Toci ky panir merr rëndësi rajonale.”

45 botues nga hapësira mbarëshqiptare do të jenë të pranishëm gjatë 5 ditëve të panairit.

Një tjetër aktivitet i vyer dhe i veçantë u zhvil-lua para disa ditësh në qytetin e Patrës, i cili nis tashmë edhe një traditë të re të aktiviteteve të shkollës shqipe dhe shoqatës së shqiptarëve në Patra "Pranvera poetike 2019" .

Në këtë aktivitet u theksua sërish një bashk-punim i ngushtë shoqatë - shkollë, ku merrnin pjesë, nxënës dhe mësues të shkollës shqipe "Naim Frashëri" Patra, anëtarë dhe simpati-zantë të shoqatës, intelektualë, adhurues dhe dashamirës të letërsisë e të artit, grupi i valleve për fëmijë dhe të rritur, instrumentistë etj...Nat-yrisht, që pjesa letrare u mbulua me autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, interpretuar bukur nga fëmijë e të rritur.

Një pjesë të këtij aktiviteti e zuri edhe pro-movimi i dy librave për fëmijë të autorit Iliaz Bobaj, me tituj:

--"Bota është sa nëna ime "--"Legjenda e qenit të Sharrit ", të cilët patën shumë interes nga pjesëmarrësit

e aktivitetit .Për këta dy libra folën zj. Marjola Duraj Sal-

ataj ( poete)dhe zj. Kristiana Veliu ( mësuese), si dhe fjala

përshëndetëse e autorit ( poetit) z. Iliaz Bobaj, pati interesimin më të madh karshi përmbledh-jes së dy veprave të tij .

Pjesën kryesore në këtë pasdite poetike e zinte kryesisht letërsia jonë, por edhe ajo e huaj, për të plotësuar hijshëm me interpretime muz-ikore nga vetë fëmijët e shkollës, me intervista të shkurtra, me valle dhe këngë të cilat i dhanë një veçanti këtij aktiviteti.

Një nga çastet më bukura ishte, kur biznes-

Poeti Ilir Paja ishte pjesemarres i vetem nga poezia sotme shqipe ne aktivitetin ballkanik ne Struge me logon " Dallget e Detit". Aktivitet qe zhvillohet prej 9 vitesh. Autoret pjesemarres ishin nga ish republikat e Jugosllavise, autore nga Holanda dhe Gjermania. Autori Paja lexoi poezite e tij ne gjuhen shqipe dhe me tej perk-thyer nga poeti dhe publicisti Mustafa Spahiu ne gjuhen maqedonase iu percoll auditorit. Krijimtaria e tij si pjesemarres do publikohet dhe me cikel te botuar ne nje nga revistat maqe-donase. Kjo i jep poetit mundesine ne pjesemar-rje te tjera jashte vendit me shtetet fqinje etj.

Flet organiozatorja e këtij eventi Irena Toçi

Për 19 vite me radhë në Ulqin organizohet Panairi i Librit shqip

Organiozatorja e këtij eventi Irena Toçi në një intervistë si risi shënon ndarjen e dy çmi-meve “ Liburne” dhe “Dega e ullirit”.

Paniri i librit ne Ulqin është kthyer në traditë prej 19 vitesh. Duke u konsideruar si aktiviteti më i rëndësishëm kulturor gjatë verës në Ulqin. Organizatorja Irena Toçi si risi rendit ndarjen e dy çmimeve Liburnia dhe Dega e ullirit, lidhur simbolikisht me

vendin mikpritës.Këtë edicion marrin pjesë 45 shtëpi

botuese nga hapësira mbarëshqiptare sipas organizatores Irena Toci ky panir merr rëndë-si rajonale.

Për herë të parë do të ketë dy çmime të rëndë-sishme, të cilat lidhen simbolikisht me vendin mik-pritës Ulqinin, shpjegon Toçi

Krahas prezantimit të titujve të rinj të letërsisë

shqipe dhe asaj të përkthyer e cila dominon stendat, nuk do të mungojnë edhe takimet me autorë. I ftuar special do të jetë shkrimtari Fatos Kongoli për të prezantuar romanin e tij të fundit” Gënjeshtar të vegjël” si dhe për të komunikuar me publikun.

Paniri i Ulqinit 2019 mbahet nga data 26 deri në 31 korrik ku komuna e Ulqinit një vend të veçantë në sezonin turistik i dedikon edhe ofrimit të turizmit kulturor.

U zhvillua në Patra të Greqisë "PRANVERA POETIKE 2019" me

pjesmarrjen e nxënësve shqiptarëPoeti Ilir Paja ishte

pjesemarrës në Takimin Poetik

të Strugës

meni shqiptar z.Gramoz Qafa u dhuroi fëmi-jëve pjesëmarrës, librat e shkrimtarit të njohur Iliaz Bobaj, të sponsorizuar prej tij, si dhe duke plotësuar kuadrin me një tjetër dhuratë të veçantë prej tij,

ai u dhuroi të gjithë fëmijëve pjesëmarrës nga një tablet.

Pasditja e bukur përfundoi në prag të

mbrëmjes me këngë dhe valle të gëzuara .Urime të përzemërta poetëve dhe suksese

në vazhdim ! Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit, duke

iu uruar mirseardhjen të gjithëve në aktivitetet e rradhës !

Kryesia e Shoqata Emigranti PatraStafi pedagogjik , Shkolla ShqipePatra

Page 3: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

3dosier •••

Profesori i shquar Sami Repishti rrefen 14-muaj tortura në burgjet komuniste

Fol, shpirtin do ta nxjerrim!- më thanë.Unë insistova se nuk i njihsha përsonat e kërkuem. Ata banë sikur u zemëruan edhe më shumë. Njani vazhdoi të më rrahë më dru në kurriz, ndërsa dy të tjerët me këpucët e lustrueme, më dërrmuen mesin e më damtuen veshkat.Fillova me

humbë ndjenjat, por akoma i ndiejsha dhimbjet. I shtrimë në shesh me duer e më kambë të lidhuna, pashë një roje që hyri në dhomë. Pa folë fare preu me thikë pantollonat e mija. Para oficerëve ishin të zbulueme organet gjenitale.Nuk kuptojsha gja.Dy fije telefonike shternguen organet e mija para se të kisha mundësi me folë, nga një aparat telefonik doracak, korenti elektrik më tundi nga vendi.Tronditja e parë më

krijoi një ndjenjë zjarri të brendshëm, shterngova dhambët që më kersitshin, sytë më nxirrnin xixa e muskujt e fytyrës u defromuen

Nga Prof.Sami Repishti

Arrestimi

Në mbasdrekën e 22 tetorit 1946 u arrestova në zyrën ku punojsha.Ma në fund rashë në kurthin e diktaturës. Shokët e zyrës u ngrinë në vend. Binte shi me rrëshekë. Rrugët ishin të zbrazta. Dy partizanë të armatasun me shoqnojshin drejt ndertesës së sigurimit të shtetit, skëterrës ku njerëzit vriteshin cdo ditë më dru dhe më plumb. Me pranga në duar fillova jetën time si i burgosun politik, kundërshtar i regjimit komunist në Shqipëri.

“Hapu ferri i pafund !”, thashë më vete, ”Mu në qëndër të zjarrit tand , me kambëngulje, marshoj ! Në atë cast nuk e njihsha akoma rrugën e kalvarit që më priste…Në zyrën e “shefit” ku më la partiza-ni, gjeta tre oficerë elegantë.Dukej që më pritshin. Shefi më bani tri pyetje për tre përsona, dy prej të cilëve ishin të panjohur për mue. Unë u përgjigja. Ai nuk më besoi. Nga tryeza ku rrinte hodhi me të gjithë fuqinë e krahut një zile metalike që e mori nga tryeza dhe ma kaloi pranë veshit të majtë. I pakën-aqun, tue kërcënue me të gjitha llojet e torturës u afrue dhe më dha një shuplakë që më errësoi sytë. “Shpirtin do ta marr, qen bir qeni”, me tha, “ose trego gjithcka dhe nuk të torturojmë!”

Fjala “torturë” me tronditi! Por shuplaka e parë duhet të jetë grushti ma i randë që lëndon dinjitetin e të burgosurit. Më dukej vetja i poshtnuem, pa mujt me u mbrojtë.

Në qelinë ku më hodhën kishte një dritë elektrike të varun në tavan, por asnjë dritore. Roja masi më lidhi shterngueshëm dyer e kambë, mbylli deren, fiku dritën, më hodhi një të shame të ndytë dhe u largue.Mbas pak minutash fillova me u ambientue me errësirën. Isha i lagun deri në palcë nga shiu dhe ftohtësia e qelisë me detyroi të tkurem sa më shumë. Shterngova dy krahët për trup më u ngrohë, hoqa këpucet plot ujë e fillova me levizë kambët e prangueme. Dridhesha pa pushim, pa mujtë me zanë vend. I këputun nga lodhja, i lagun e i uritun , u ula në cimenton e qelisë, me të dy këpucët nën vete.Dhëmbët kërcisnin pa pushim. Fërkojsha duert e lidhuna me hekura kuajsh e hukatesha, por pa dobi. “Nuk mund të vazhdoj pa ndërpremje kështu deri në mëngjes…”, mendova, “do të vdes!”

II

Rreth mesnatës filluen të hapen dyert e disa qelive. Ndigjova britmat e rojeve të terbueme e kambet e të burgosurve, që vrapojshin si kuajt, pa asnji fjalë. Mandej u hap edhe dera ime: “Ngrehu, derr!”, më tha roja. Më zgjidhi prangat e kambëve dhe më urdhnoi me vrapue: “shpejt, shpejt, derr!”

Në zyrën e hetuesit gjeta tre oficerë sigurimi. Më pyeten si quhem. U përgjigja më za të ulët që dridhej nga të ftohtit e frika.

Me naivitetin tim, shpresojsha se informata e tyne ishin të gabueme. Doli e kunderta!Kjo ishte një taktikë që bante të mundur me fillue torturen që në takimin e parë kundër “kokfortëve”.

Porsa dhashë përgjigjen, një breshën shuplakësh , grushtash dhe shkelmash, më dërmuen trupin. Në gjendjen time kjo batare mjaftoi. Rashë nga karrika

Regjimi mbahej me procese të detyrueshme nga torturat e sigurimit e shtetit

në shesh si një lamsh.Gjoksi dhe kërcijt e kambëve ishin të ekspozueme për shkelma e përseri shkelma, që më jepshin sa njeni aq tjetri.Fillova më renkue, e sytë mu mbushën me lot.

“Nuk i njoh zoti kapiten”! -, tashë me një za lutës, “Ju betohem! Nuk i njoh .“

Ata qeshën. “Kemi fakte, prova, deshmitarë që ti i njeh mirë, e ke bashkëpunuar me ta.”

“E keni gabim !-përgjigjem unë ._Nuk i njoh !Atëherë kapiteni, një shkurtabiq me trup musku-

loz , mori një dru që mbante mbi tryezë, e filloi të më bjerë pa ndërprerje, sidomos në gjoks dhe në kofshë.Për cdo goditje hidhesha nga dhimbjet. U luta të më besojshin, se flitsha të vertetën, por asnjëni nuk përgjigjej. Më ngritën nga sheshi, zgjidhën litar-in që më mbante të lidhun për karrike e më ulën përsëri në shesh.

- F o l , shpir t in do ta nxjerrim!- më thanë.

U n ë insistova se nuk i n j i h s h a përsonat e kërkuem. Ata banë sikur u zemëruan edhe më shumë. Njani vazhdoi të më rrahë më dru në kurriz, ndërsa dy të tjerët me këpucët e lustrueme, më dërrmuen mesin e më damtuen veshkat.Fillova me humbë ndjenjat, por akoma i ndiejsha dhimbjet.

I shtrimë në shesh me duer e më kambë të lid-huna, pashë një roje që hyri në dhomë. Pa folë fare preu me thikë pantollonat e mija. Para oficerëve

ishin të zbulueme organet gjenitale.Nuk kuptojsha gja.Dy fije telefonike shternguen organet e mija para se të kisha mundësi me folë, nga një aparat telefonik doracak, korenti elektrik më tundi nga vendi.Tronditja e parë më krijoi një ndjenjë zjarri të brendshëm, shterngova dhambët që më kersit-shin, sytë më nxirrnin xixa e muskujt e fytyrës u defromuen. Sa herë që vinte korenti shterngohesha më vete, e koka më ngrihej e mandej përplasej mbi dysheme, pa kontroll. Nuk fola ma, por lotët më rridhnin pa papushim.U duk se ata u lodhën. për nji minutë, i shtrimë në shesh, i lidhun me hekura kambë dhe duer, e me tela telefonike në organet gjenitale , rrobat e preme me thikë e trupin e dër-muem, u përpoqa më kuptue gjenjen time. Në këtë kohë dera e zyrës u hap. Një burrë, që nuk e pashë se ishte takue më mue e zhvillue bisedime kundër pushtetit.Kur mbaroi i dhanë urdhër me u largue.

-E tani more i poshtër, e kupton se kemi desh-mitarë? I dimë të gjitha, por duem që ti të tregosh të vertetën. I zanun keq në një gjenje pa rrugëdalje, kuptova se asgja, as pranimi, as mohimi nuk do të më ndohmonte në këtë rast. Kuptova se taktika e tyre ishte me tronditë të “akuzuarin” në mesnatën e parë me një dozë të randë torture me shpresën se nga efekti psikologjik i tmerrit të pësuem , “viktima” do të dorëzohej, do të fillonte “rrefimin”, ashtu si kërkojshin ata, e do bante procesin sipas planeve të tyre djallëzore.

“Zoti kapiten!”, thashë më një za që mezi dëg-johej e me lot në sy nga dhimbjet e padurueshme, “nuk e njoh këtë njeri!”. Pa mbarue ende fjalinë një valë e re tërbimi u lëshue mbi mue. Pra syve gjysëm të mbullun, më delte trupi i oficerit që më rrihte papushim, si një hije e paformë që dridhej, e që në gjendjen e turbullt nga dhimbjet më dukej si një pemë që lëkundej, jo nga era, por nga një forcë e padukshme që nga rrahja deri në majat e dëgëve.Nuk kishte mbetë një gisht vend në trupin tim, që nuk

u godit më dru, ose me s h ke l m . Më në f u n d h u m b a ndjenjat…

K u r u zgjova, kuptova se isha në qeli. Pranë m e j e d a l l o v a dicka në platfromë.

Ishte racioni i bukës, që roja kishte hedhë nga dri-tarja e vogël me kapak e qelisë. Ishte ditë. Kur roja urdhënoi të ngrihem me krye nevojat biologjike, i thashë se nuk mundem me levizë. Pa kontroll mbi trupin tim kisha urinue në qelinë që qelbej fare.

Me veshtiresi u ngrita, aq sa të mbeshtetem për muri. Cdo qelizë e trupit ishte një dhimbje fizike e padurueshme.Shikova rreth e rrotull në errësirë, e pashë një kuti teneqeje që të burgosunit e perdornin

për nevojat përsonale. Pa shpresë, pa ushqim, me rroba të laguna dhe të preme me thikë, i dërmuem prej të ftohtit, urisë e torturës, nuk besojsha në ndryshimin e madh që kisha pësue brenda një nate.

Më kapi frika se pas gjithë këtyne kësaj torture të gjatë e të randë do të përfundojsha në vdekje, vetëm dhe i harruem. Isha i ri, shumë i ri. Kjo ide banale me tmerroi.

… Kur u kthye kapiteni ishte i zymtë. Nuk foli fare, qarkullonte me nervozitet nëpër dhomë, pastaj thirri rojën.

-Partizan !-Urdhëro !-“Merre këtë qen dhe vare përjashta në pemë…”Me dyer të lidhuna shterngueshëm, i mbajtun

përkrahu nga roja, dola përjashta.Tyj zbritë shkallët, nuk i besova veshët e mij. Pse u ndeshkojsah pa thanë ansjë fjalë ?

Në katin përdhes një derë conte në oborrin e ndertesës, ku gjindeshin tri pemë të një lartësie mesatare. Njëra prej tyre ishte “pjeshka”.Roja thirri “tetarin e rojës.” e të dy sëbashku, mbasi më hoqën rrobat e trupit, tuj më lanë vetëm me brekë më lidhën me litarë në të dy shpatullat, e më ngritën në ajr, dërisa kaluan litarin mbi njanën nga degët e pjeshkës dhe e forcuen.Kisha përshtypjen e cuditshme se po ngrihesha në kryq.Atëherë më zgjidhën duert nga para e m’i lidhën përseri nga mbrapa. Kur mbaruen këtë operacion më leshuen dhe unë mbeta pezull, i varun disa centimera mbi tokë.Pesha e randë e trupit, e litari i ashpër me shkaktuen një dhimbje që nuk e durova, e thirra me za të lartë: “Vdiqa, vdiqa !” “ Pusho derr !”, bërtiti roja me automatik. “Pusho se do të dermoj në dru.!”

Unë nuk pushova thirrjet derisa filluen të më merren mendtë.Dhimbja ishte aq e fortë sa më cmendi. Për fatin e keq filloi një shi i randë që zgjati disa orë në atë natë dhjetori. Duhet të kem humbur ndjenjat më shumë se një herë, sepse zgjohesha vazhimisht nga dhimbja e madhe.

…Kur mora vetën isha në dyshemenë e qelisë time, i shtrimë dhe pa levizje.Kisha akoma duert dhe kambët e lidhuna me zinxhirë.Po dhimbja që me cmendte, prej dy sqetullave të rjepuna nga litari. U përpoqa me leviz krahet por nuk munda, dhim-bja ishte një torturë e vertetë.

Për rreth meje nga cdo qeli vinte zani i të bur-gosurve të torturuem me ashpërsi nga oficerët e sigurimit të shtetit. Fshamja e dënesa e të rrahurve për vdekje ose të lanun pa ushqim dhe pa ujë për ditë me radhë e në pamundësi me krye nevojat biologjike, nuk pushojshin gjithë ditën dhe gjithë natën.

Të nesërmen dhe për katërmbëdhjetë muej vazhduen “hetimet”, një metaforë për torturat e përpjekjet e sigurimit me ba një proces ashtu sic deshirojshin ata.Qellimi i tyre kryesor nuk ishte e verteta, por procesi. Me procese të detyrueshme nga torturat, e të kombinueme me plotësue planet e tyne, sigurimi i shtetit do të nxirrte para publikut një “organizatë armike”, të zbulueme nga “vigjelenca e popullit dhe partisë.”

*Fragmenti është marrë nga libri “Nën hijen e Rozafës”, narrativë e jetueme.

Page 4: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

4 ••• prozë

Tregim nga Namik Mane

Kur u ngrit mendoi se do i shkarfoseshin të tëra kockat e trupit, se ajo ledhinë buzë prroi do të mbushej nga një grumbull i madh kock-ash, por për çudi, këmbët ia mbajtën trupin. Ai u drejtua me levizje të ngadalta dhe mori formë njeriu. Më pas nisi të shtriqë trupin duke hapur krahët… Sa kohë kishte qëndruar ashtu, ç’farë i kishte ndodhur? Kujtesa nuk i sillte asgjë, por, ashtu siç i mori forma trupi, nisi t’i lëviste kujtesa: shqisat iu ringjallën, aty pranë pa një gropë të thellë dhe të gjatë sa vetë trupi i tij. Në mënyrë instiktive vuri pëllëmbën në ballë dhe, gishti më i gjatë i pëllëmbës u fut brenda në një thelluke sa një brimë plumbi :“Kam ndejtur këtu dhjetra vite i shtrire’’, - i tha vetes.

Nga këto mendime iu prenë gjunjtë, ndaj u ul ngadalë më të njëjtin ritëm ashtu siç qe ngritur dhe i befasuar nga kjo ringjallje nisi të kujtojë të tër fisin e tij.

Shtëpia e tyre qe ngritur rrëzë një kodre. Ishte një shtëpi tre katëshe me dhoma të shumta, me një bahçe të madhe, disa dynim. Një avlli e lartë e rrethonte të tërën atë. Shtëpia kishte dy dyer, Jug dhe Veri. Po të kaloje nga Veriu, nga rruga kryesore me kall-drëm, hasje një derë dy katëshe që të çonte tek oborri i babait të madh. Oborri ishte i mbushur me stola dhe tavolina të drunjta; në to mund të darkonin me dhjetra burra. Të thuash ç’do natë, në konakët dhe oborrin e babait të madh, në besën e tij, strehoheshin dhe strehoheshin në dreka dhe darka, hallexhi dhe udhëtar, miq dhe armiq. Ndërsa nga Jugu ishte dera nga hynin djemtë. Ata ishin të rritur, të martuar dhe me fëmijë të shumtë. Dy mure në mes e ndanin oborrin e babait me atë të djemve, por prapë, dy dyer të vogla i lidhnin ata. Në ato dyer mund të hynin dhe të dilnin vetëm njerëzit e shtëpisë. Mirëqenia, agalliku, mikpritja, asaj shtëpie nuk i ndahej. Po ku ishte shtëpia tani? I ringjalluri shtrydhi kujtesën: E dinte se shtëpia gjendej diku aty pranë. Me të dalë nga përroi hodhi vështrimin përreth, por nuk u orientua dot, dëgjoi disa zëra…

U tremb; po ta njihnin do ta vrisnin për së dyti. “Ai që ka vdekur një herë nuk duhet të ketë frikë nga një vdekje e dytë,’’- i tha vetes. Me këtë mendim doli në rrugë: zërat që pati dëgjuar ishin të ca fëmijëve të vegjël. Ata desh u përplasën me të, ai u tërhoq, por grupi i fëm-ijëve nuk bëri as më të voglën lëvizje, prania e tij nuk i shtoi as më të voglën kureshtje. Vuri duart në trup me dyshim, preku mishin e tij. Nuk kuptoi se çfarë po ndodhte. Mos jam vetëm shpirt në formë njeriu ?! Dhe, për t’a vërtetuar mendimin shkoi dhe u ul në mes të fëmijëve. Ata prapë nuk bënë as më të voglën lëvizje nuk kishte pse te dyshonte më. U ngazëllye, lëshoi edhe zëra kënaqësie, por edhe zëri i tij s’u dëgjua.“Ky është urdhëri i zotit! Zoti më ringjalli dhe më bëri të paduk-shëm.’’ Përfundoi mendimin. Me tu bindur se ishte i padukshëm iu kjartësua gjithçka: gjërat që kishin ndodhur para shumë vitesh i duke-shin sikur kishin ndodhur jo më larg se dje. Gjëra të çuditshme po i ndodhnin, një dhunti të jashtëzakonshme po i dhuronte Zoti. Gjithç-ka që merrte në dorë, çdo send qe prekte: gurë, dru bëheshin edhe ato të padukshme. Në se mendonte diçka i dilte përpara në çast.

I RINGjALLURI

Lëvizjet i kishte me shpejtësinë e mendimit dhe ja çfarë i ndodhi: kujtoi shtëpinë, e u gjend përpara saj: Ajo ishte krejtësisht e rrënuar, vetëm gur dhe driza. Për çudi në oborr kishin mbetur vetëm ca tavolina dhe stola druri. Stolat i kujtuan mbrëmjet kur në shtëpinë e tyre erdhi komandanti Grek Gjeneral Kaçam-itrua me shporën e tij. Babai i madh, Gjenerali dhe xhaxhallarët u ulën brenda në konak, atje u shtruan me mishëra të pjekur, djathë të njomë dhe raki. Gjenerali i gëzohej mikpritjes, bollëkut. Në një rast i tha babait:

-Nuk besoj që të të mbetet hatëri po të vete dhe të shoh se si darkojnë ushtarët e mi.

-Kështu si është shtruar për ne është shtruar edhe për ata, - i tha babai.

Gjenerali me të thënë u ngrit. Doli në oborr dhe gjeti të njëjtin shtrim si në tavolinat e tyre. Që nga ajo mbrëmje ata u bënë miq me njëri - tjetrin.

…Por mbas ca vitesh, ca njerëz të paudhë, të sertë, të ngarkur me pushkë dhe thika u futën egërsisht në shtëpinë e tyre dhe pa dhënë sqarime iu sulën babait të madh.

-Më thoni çfarë kam bërë?!- pyeti babai.-Ti çam i qenit, ti shqiptar i fëlliqur i ke

shërbyer fashizmit, gjermanit, - i thonin duke i ngulur thika mbas thike në mish.

I ringjalluri ishte 10 vjeç atëherë, u fsheh pas një kanapeje dhe i pa përpëlitjet e gjy-shit. Qau pa zë … në një çast mendoi të ngri-hej dhe të mërrte hak për të. Po si, me çfarë?! Rrinte i tulatur, i trembur, ç’të bënte? Mes kësaj dileme u ngrit, vrapoi që t’i shpëtonte masakrës së tyre. Ata e panë, e ndoqën pas, dhe buzë përroit e qëlluan në lule të ballit. Kështu vdiq dhe ai. Atje ku ra, toka u hap, u bë varr për të mbrojtur të paprekur trupin e djalit.

I ringjalluri rrinte ende në këmbë, ballë shtëpisë së rrënuar. Rrepet gjigandë sikur e ndienë praninë e tij.Ata nisën të lëviznin gjethet sikur donin të flisnin me të. Iu bë sikur dëgjoi zërin e nënës, babait, xhaxhallarëve, motrave, vëllezërve, kushurinjve… Ndjeu rrënqethje në trup… Kujtoi mbrëmjen kur u mblodhën tek konaku i babait të madh dhe për të shpëtuar jetën vendosën ta linin vatanin e tyre e të shkonin të stehoheshin në Shqipëri.

Babai i madh vendosi të mos largohej.“Do rri, -tha ai, - do rri që të ruaj gjënë

e gjallë dhe mallin. Unë vëtëm të mira kam bërë, pa jam edhe plak, ndaj nuk kanë pse të më ngasin.’’ I ringjalluri nguli këmbë që të rrinte edhe ai me të. Fundja a nuk e merrte gjyshi gjithmonë me vete sa herë që shkonte diku ? Prindërit e djalit u bindën…

Të sapo ringjallurit iu ndez një dëshirë e pa përmbajtshme, donte të mësonte për fatin e nënës, babait, vëllezërve motrave, xhaxhal-larëve për tërë fisin e tij. Donte të përqafohej me ta. Mendoi Shqipërinë, por dhuntia e jashtëzakondëshme që kishte më parë, iu zbeh. Nuk lëzizte më me shpejtësinë e mendimit. Veç iu shtua përfytyrimi: Pa në Shqipëri një fis të shtuar të shëndetshëm … “Pse ky ndry-shim, -tha me vete, -pse nuk po plotësohet kjo dëshirë…Mos vallë shpirti i babait të madh, do më mbajë pranë dhe të vdekur, mos vallë ka ndonjë dëshirë, apo amanet të pa plotësuar, -tha më pas.

Kështu i mbushur plot e përplot nga një mall dyfishtë nisi të mendojë për të kaluarën e gjyshit:

Sotir i Vangjelit ishte një kaurr i rënë nga vakti. Shtëpinë e kishte në një anë rruge. Çdo mbrëmje andej zbriste kopeja e babait të madh. Dhentë qenë me qindra, ndërsa desht dhe cjepët me dhjetra. Në qafat e tyre vareshin qipro dhe këmbora të rënda, sa herë që zbriste kopeja andej jehonte i tërë fshati. Sotiri i Van-gjelit mbulonte kokën me velenxë që të mos dëgjonte kumbimin e tyre, se i shtohej marazi për mallin e humbur. Kur babai math mësoi se çfarë bënte Sotiri, i urdhëroi barinjtë që të mos kalonin më kopenë në atë rruge, të gjenin një rrugë tjetër sado larg që të jetë. Barinjtë diç nisën të thonin, por babai i math ia ktheu me një ton tepër urdhërues: “ Mbylleni gojën; dhëntë e mia nuk duan t’i shtojnë marazin Sotirit.”

-Por ja, këtë njeri ma vranë, ma shpuan me thika, para syve të mi.”

Ajo pamje makabre e vrasësit i erdhi sërisht e plotë në vështrim të porsa ringjallurit, ndaj nisi si atëherë të qajë me dënesë:

-O Zot!- thirri, - si e lejove një vrasje të tillë. A theret me thika më i miri, më i urti i pleqve të fshatit. Më thuaj o Zot! Ti që më dhe jetën e dytë, ti që më bëre të fuqishëm, të paprekshëm, më thuaj kush janë pishmanet e gjyshit?!

I ringjalluri priti me minuta të tëra, por përg-jigje nuk mori. Ashtu siç rrinte në këmbë, si gozhdë iu ngulit në kokë mendimi: Merr hak! Sot që je i pushtetshëm, me dhunti të veçanta, të jashtëzakonshme. Merr hak!

Me idenë e hakmarrjes i ringjalluri u kthye në tjetër njeri- Ç’armë duhet të marrë?- pyeti veten, - Po mua arma ç’më duhet, - u përgjigj po vetë,- Unë jam i padukshëm, i paprekshëm, me duar do t’i mbys fajtorët. Në tërë Greqinë do i kërkoj për t’i gjetur ata. U ia njoh zërin, dhe mes trashëgimtarëve të tyre saktë do e dalloj, si mund t’i harroj ato fjalë: “Ti çam i qenit, ti shqiptar i fëlliqur i ke shërbyer fashizmit, gjer-

manit.” Një herë i erdhi në mëndje një mendim ogurzi: -Do vras sa të mund, këdo që do më dali përpara le të jenë dhe të vegjël, a nuk isha unë i vogël edhe unë?!

Me idenë e hakmarrjes u nis në kërkim të fajtorëve. Nga Koska e hodhi vështrimin në Lops. Atje dajkua i tij, vllamth ishte bërë me Kristo Kotelin ndaj vdekja nuk mund të vinte andej.Tani dhuntënia e lëvizjes me shpejtësinë e mendimit, iu kthye sërisht. Shkoj në Filat, në Shqefar, në Spartar dhe kudo dëgjoi fjalë të mira për gjyshin. Çuditërisht iu duk sikur ngadalë dhe ngadalë po i zbutej nervi i hakmarrjes, me të sjellë në mëndje Paramithinë të lodhur nga vrasjet, Çamërinë të tërë të shkatërruar, gërmadhë. Nervi i hakmarrjes iu rrit dhe më shumë. Papritmas në Gravë, në port të Gumen-icës u gjend. Atje në një lulishte një grumbull fëmijësh po luanin të qeshur, pak më tej ca pleq shtynin ditën e tyre. Kujt t’i vë dorë, kë do godas? Atë çast, në atë minutë, pleqtë nisën të flisnin shqip me një çamshe të kulluar, të pastër. Shokët, njërin nga pleqtë, Koço e thirrën. Dhe ky Koçua, të ringjalluri, me babain e madh i ngjau.

-O, baba!- thirri dhe duart i vuri në kokë, - këta fëmijë të pafajshëm do vrisja, këta pleq do gjymtoja?

“I miri duhet të dijë si të veprojë, duhet t’a shpreh mirësinë”. Kujtoi ca fjalë të gjyshit.

Nga këto lëkundje, nga këto kontradikta me vete, ndjeu se Zoti i kishte dhënë një mision të vështirë, se po i zbehej edhe aftësia e të dalluarit saktë të njerëzve dhe zërit. Për të parën herë e ndjeu si të rëndë ringjalljen, në një çast kërkoi të kthehej ku ishte. Ndofta edhe gjyshi donte ta kishte pranë edhe të vdekur. Kjo dëshirë iu largua shpejt, sapo kujtoi fjalët: “ Ti çam i qenit, ti shqiptar i fëlliqur i ke shërbyer fashizmit, gjermanit.”

-“Duhet të gjenden fajtorët,- i tha vetes,- dhe duhen dënuar ata. A falen fajtorët? Vrasja e mijëra çamëve a nuk ka fajtorë?”

Pyetje mbas pyetje, kësaj dileme i saporing-jalluri i dha një përgjigje: Në Athinë do të shkoj, tek qeveritarët do të vë dorë. Dhe me shpejtësinë e mendimit u gjend atje…

Para Parlamentit dy ushtarë të shërbimit lëviznin ballë njëri-tjetrit me hapa të ngritura lart dhe fort i godisnin këmbët në mermerin e oborrit. Pushkët karakteristike të gjata i tërho-qën vëmendjen të ringjallurit, të padukshëm. Ai shkoi pranë një ushtari, i kapi fort pushkën, ushtari s’kuptoi se ç’po ndodhte, iu zverdh fytyra, iu drodh trupi, ndodhej përballë një të panjo-hure dhe realeje, pushka sapo i iku nga dora. I ringjalluri i hodhi një vështrim ushtarit. Ai u duk i pafajshëm sikur kërkonte mëshirë. I sapor-ingjalluri e largoi shpejt vështrimin nga ai, se po të vazhdonte më tej do t’i ligshtohej zemra dhe pa hezituar u fut brenda në sallën e Parlamentit. Sapo hapi derën dëgjoi të bërtitura, të shara, të qëlluara me grushte. Dëgjoi fjalën ”Fashizëm”. Pa që valëvitej një flamur me dy kryqe të thyer brenda sallës së Parlamentit Grek, brenda Qever-isë së tyre. Kjo situatë iu duk e papritur, e pakon-trolluar: “Do vriten me thika me njëri-tjetrin, e ç’duhet dora ime?!”- mendoi i ringjalluri.

Kur vdiq bashkë me gjyshin nuk dinte asgjë për fashizmin, por atje, mes të vdekurish, në bisedat me ta ( se edhe të vdekurit flasin me njëri-tjetrin), pat mësuar për të këqijat që i kishte sjellë ai çamërve dhe gjithë njerëzimit.

Fashizmin, Zoti e hedh si epidemi tek një popull- nisi arsyetimet i ringjalluri. Zoti po merrte hak për veprimet e gabuara që grekët kanë bërë dhe po bëjnë ndaj Çamëve. Zoti më zgjodhi mua si profetin e tij që të jem dëshmitar i kësaj hakmarrjeje që të lehtësoj shpirtërat e Çamëve të vdekur padrejtësisht. Më zgjodhi që të tregoj mirësinë tonë, të tregoj se ç’popull jemi. “Shiko dhe dëshmo dhe mos dëno të pafajsh-mit.” Ky është urdhëri i Zotit. Ky është misioni im dhe unë do e plotësoj saktë misionin. Këtu i mbylli arsyetimin i ringjalluri dhe në çast u gjend sërisht i shtrirë në gropën e varrit të tij.

25.06.2012

Page 5: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

5poezi •••Nga Greta Kadare

Gjithshka shkoi E bulëza e dhimbjes U shkri në një lot Mbi të çarat e plagëve Ra vesa e dites Që çeli të njejtin zambakAshtu aq bute aroma e dehu Atë shpirt gruaje E hare në zemer golcoi sa kaq

Nuk mund të vdiste pa tretur petalet Nektari në mjaltë Do t’i kthehej prapTi ja viziton shpirtin I pikturon lëkurënMe penel gervish Sa ti dalë gjak E kërkon fundin Në shpirtin e gruasPor nuk mundesh dot, bindesh Është atje parajsë ...?

2.

Vjen , rreshqet vesë anës buzëve Në orë të kohes, dhe dritë dhe terrE ke shijen e erës së qelqtë Flladit paqtë timin planet

Të ndjej si zbret e derdh frymë E lehtë e hedh mbi mua lehtëNjë re zbraztë bardhë, jetëMes shpirtit më zbërthen M’i ndez deshirat, kaq pa faj Nuk jane më te mijat, kaptuar keqPuthë, thua si femijë, me frymëPuthmë o frymë, puthme për dreq!

E vjen valë e nxehtë pervjedh, grisNen lëkuren çarçaf perpelitemi vetëTi kohrave brenda shpirtit më mban Nga e jotja deshirë më terheq. Preken pa prekshem tej nga ketu një bote e jona vetem frymë Zberthen mes shpirtit nën lekurëCelsi yt, vetem një frymë.

3.

Jam duke përtypur fjalet e mija nuk di ç’të themI gëlltis mendimet përpjekur Mos më mbajë fryma pengGëzoj pa gëzuar e dehem pa pirë Veç mos dukem esell mes botes së marrëE kthej te vetja gjithe ëmbelsi Helmin pikuar Burimit të tharëGezoj pa gezuar Në dehje me vajeNë oshetima pa zë Kur errësira flet Kudo përmbi heshtje Në dergjje vetmiePa gezuar dehem E Dehja më mekDuke i përtypur fjalet esell Fryma mos më mbaj peng.

4.

Shihte ëndrra S'mund t’ja ndalte vetesE nesermja vinte fill pas tyre

GjIThShKA ShKOI

Endërronte për të jetuarKy ish i vërteti shkak

Dhe herë llahtarisur Me tmerrin kafshuar

Herë portat e ferrit Peng shpirtin ja mbajnë

Ajo jetonte edhe ashtuMe copa të grira shpirti

Tërhiqte veten pa ju dhimsurZvarrë e zvarrë duke vallzuar Në mes tishtimit të vet

Shikimin e dërgonte qiejve Atje i mbeti lidhur ai shpirtPeng kish, të fluturonte atje

E lëndoi e keqe e botësE kafshonin figura pa fytyra

Endrrat nuk e linin të vdisteAnkthet ,aleatet që i bënin keq

Udhëkryqeve gjendur, betohejPërmes lutjesh në gjuhe te saj

Harresa mbulonte asgjë të harruarAjo që nuk e vriste e mbante gjallë

I duhej një cast për ta marrr vetenNjë gjysem frymë i mjaftonteDhe një tjeter mengjes

Ti s’mund ta dish, se njeh fare Eshte dhe s’ështe si te tjeratBrenda saj nje botë endrrash gjen

Ka nën akullnajë flak vullkaniNën token shkrumb ujë kristal

Etja shuhet shkretëtirës që njehPika ëndrrash me frymë,cdò mengjes i saj.

5.

Sot enkas humbe? Të ndjeja mall Ta vesh në provë Këtë zemër Dhe ti e di Do të pres gjatë Ndoshta me pritjen Do jem gjithë jetën Ti enkas humb ! Malli të tresi Me heshje e pritje Të kërkoj udhë Enkas humb Të therras në emer Ndër jehona qiejsh Të gjej gjithkund .

6.

Më la shije farmak koha e pritjes

Trubulloi

Gjithe cfarë kisha qëndisur të them

Tani

Buzet i mbuloj heshtja

Heshtja

Ja vuri perden dhe shpirtit që pret. ..

7.

Po ja fal vetes gjuhën e heshtjes Lëndina e paqes më ndjell

E po kthehem oh, në dikurNë kohë të gërryer tanimëNë shekujt e dashurisë kolerë

Me të mendafsht mbështjell gjijtëKam dashur deri në dhembje,por

Kurrë nuk pash dashuri në kthim

Doja dhe kur shpirtit ngrysej terrPa më pyetur kush nese ndjeja frikë

Fryma e shqyente kraharorinDiafragma pikonte gjak

Ethet shigjeta qelizen derrmoninTani më duhet të dua më pak

Kam dashur edhe në heshtjeE perplasjet e heshtjes uraganNdjej ende në fytyre

Shpina, shpirti mbanin sa nuk thuhet

Tani më pak duhet të dua Koha kryq ,i thyen dashuritë.

8.

Gërmova thellë, ku i mbaj fshehurTë vyerat letra aty në sunduk

I kthehem shpesh mallit të vjetërLëndohem , s’të kam këtu.

Rrëfen, për ty jam më e miraPremton, s’do më lësh kurrë

Unë prap dhe sonte jam vetmiaGënjehem fjalesh, të kam ketu.

9.

Muzgu e joshE josh edhe nataDerisa mendimeve të sajHeshtja ben udhë

I le enkas shpatullat zhveshurT’ja përkedhel flladi T’i shuaj etjen Që i djeg nën lëkurë

Ajo ndër vetmi të vet Pret të ndizen yjet e qiellitI mungojnë gjerat Që s’mundi t’i bejë kurrë

Tani tjetërsuar gur e teraPangopshmërisht njeriI kujtohet gruaja brenda sajQë nuk mundi të vdes kurrë.

10.

Mos rend pas mejeKur bëhem erëAs pas zërit tim, kur pëshpëri

Ti, ÇIRÇE më thërret dëshiraveNdjej të magjep, por s’kam qëllim.

Page 6: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

6 ••• poezi

NË PËRKTHIMIN E FASLLI HALITIT

Jacques Prévert (frëngjisht: 4 shkurt 1900 - 11 prill 1977) ishte një poet francez dhe skenarist. Poezitë e tij u bënë

dhe mbetën të njohura në botën frankofone, veçanërisht në shkolla. Filmat e tij më të shquar janë pjesë e lëvizjes poetike realiste, dhe përfshijnë Les Enfants du Paradis

STINA E BUKUR

E pangrënë e humbur e ngrirëKrejt e vetmuar pa një lekRri në këmbë një vajzëNë moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçeNë Sheshin KonkordMë pesëmbëdhjetë gusht pasdreke.

ALIKANTE

Një portokall mbi tavolinëFustani yt mbi tapetDhe ti në shtratin timDhuratë e ëmbël e së tashmesNgrohtësi e jetës simeFreski e natës.

PËR TY E DASHURA IME

Shkova në tregun e zogjveDhe bleva zogjPër tyE dashura ime

Shkova në tregun e luleveDhe bleva lulePër tyE dashura ime

Shkova në tregun e hekurishteveDhe bleva prangaPër tyE dashura ime

Shkova në tregun e skllevërveTë kërkova atjePor nuk të gjeta në tëE dashura ime

ATI YNËAti ynë që je në qiejRri pra atyDhe ne do të rrimë mbi tokëQë kaq e bukur është nganjëherëMe misteret e saj të Nju Jorkut

"POEZI dAShURIE dhE LIRIE

J A C Q U E S PRÉVERT (1900-1977)

Të ndjekura nga misteret e ParisitQë vlejnë sa ajo e Shën TrinisëMe kanalin e vogël të UrkutDhe murin e saj të madh KinezDhe lumin e saj MorleksDhe karamelet e saja KambreMe oqeanin e saj PaqësorDhe me vaskat e saja të TuileriveMe fëmijët e saj të mirë dhe me subjektet e këqijaMe të gjitha mrekullitë e mrekullueshme të botësQë qëndrojnëShumë thjeshtë mbi tokëOferta të të gjithëveTë shpërndaraTë mrekulluara dhe ato duke qenë disa mrekulli të tillaAq sa nuk guxojnë t´i rrëfehen vetvetesAshtu si një vajzë lakuriqe që s´guxon të tregojë vetenDhe me gjithë vuajtjet e botësQë janë legjioneMe legjionarët e tyreMe torturuesit e tyreMe zotërinjtë dhe padronët e botësSecili padron me predikuesit e tij tradhtarët e tijMe rrëmbyesit e tijMe stinëtMe vitetMe vajzat e bukura dhe të marrët e mjerëMe kashtën e varfërisë që kalbet në çelikunE topave

RRUGA E SENËS

Rruga e Senës: ora dhjetë e gjysmëe mbrëmjesatje, në qoshe, është një njeriqë epohet…, është një i rika një kapelenjë pardesynjë grua e tund…e shkundi fl etai tund kokënme atë kapele krejt të shtrembërndërsa kapelja e saj është gati duke i rënë prapa kokës…sigurisht janë shumë të zbehtë që të dydhe burri ka një dëshirë të madhe të ikë…të zhduket në hiçin… të vdesë…por gruaja ka një dëshirë të furishme për të jetuardhe zëri i saj zëri që pëshpëritnuk mundet së paku as ta dëgjojëështë një ankim…një urdhër…një britmë…aq e etur sa ç´është dhe ai zë…është e trishtueshme, jeton…një i porsalindur i sëmurë që kërcet dhëmbët mbi një varrnë një varrezë dimri…një njeri me gishtat e shtypur në portierën dhe bërtet…një këngënjë frazëpërherë po ajonjë frazëe përsëritur…pa pushim

pa përgjigje ai e sheh dhe sytë e saj

rrotullohen, rrotullohen, bën ca gjesteme krahët, përpëlitetsi një e mbyturdhe ajo frazë kthehetnë rrugën e Senës në qoshegruaja vazhdon pa u lodhur…vazhdon të pyes e shqetësuarnjë plagë që nuk shërohetPierr thuamë të vërtetën Pierr thuamë të vërtetën Dua të di…të di gjithçka thuamë të vërtetëni bie kapelja…Pierrdua të di gjithçkathuamë të vërtetënpyetje e marrë dhe e madhePierr s´di sesi ti përgjigjetka humbur burri me emrin Pierrnë buzë ka një buzëqeshje që do të donte ta ruantedhe ta përsëriste…Pra qetësohu… je e marrëPor nuk di sa e vërtetë ështëNuk e sheh, s´e merr me mendqë buzëqeshja i shtrembëron buzëne mbyt bota e tërë i rri përsipëre mbytështë i burgosuri zënë në kurth nga premtimet e tij…dhe i kërkohen llogaritë…atje përpara…një llogaritëse ose një makinë për të shkruar letra dashurienjë makinë për të vuajture kapvaret tek aiPierr thuamë të vërtetën.

GOMARI I KLASËS

Th otë jo me kokëpor thotë po me zemërthotë po për atë që do i thotë jo profesorit është në këmbëe pyesindhe të gjitha problemet janë vendosurbefas i kap e qeshuradhe fshin gjithçka numrat dhe fj alët datat dhe emratfrazat dhe grackatdhe me gjithë kërcënimet e mësuesitmidis britmave të djemve mrekullime shkumësa të të gjitha ngjyravembi tabelën e zezë të fatkeqësisëvizaton portretin e lumturisë

KTHIMI NË ATDHEËshtë një Breton që kthehet në vendlindjePasi s´la gjë pa bërë Shkon poshtë e lart fabrikave në DuarnezDhe nuk njeh asnjë

Asnjë s´e njeh atëËshtë shumë i trishtuarHyn në një kręperi dhe porosit krępes Por s´i haDiçka e pengon Paguan IkënNdez një cigarePor nuk arrin ta pijëKa diçka Diçka në kokën e tij Diçka që nuk shkon Është i trishtuar, përherë më i trishtuar Dhe papritur i shkon në mendjeQë kur ishte fëmijë dikush i kish thënë«T´i do të përfundosh në trekëmbësh »Dhe shumë viteNuk guxoi të bënte asgjë As edhe të kapërcente rrugën Të kalonte detin e të largohejAsgjë, absolutisht asgjëIu kujtua… xhaxhai GrésilardAi që kishte parashikuar gjithçka ishte Xha GrésilardiXhaxha Gresilardi tersi i gjithë njerëzve Ai derri i ndyrë ! Bretoni mendon për motrën e tijQë punon në VozhirardPër vëllanë e tij vdekur në luft ëPër gjithçka që ka parëQë ka bërë Trishtimi s´i ndahet, e shtypProvon edhe njëherë të ndez një cigarePor s´i pihetVendos atëherë për xhaxha Grésilardin:Shkon tek aiHap derën Xhaxhai s´e njehPor e njeh aiE përshëndet:« Mirëdita xha Grésilard »Pastaj i përdredh qafën.Dhe përfundon në trekëmbësh në KuimperPasi hëngri dy duzinë me krępes,Pasi piu një cigare.

Page 7: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

7prozë •••

“A thua nuk do të vdes edhe unë si Enkidui?Shpirti po më plas nga dhembja.Jam frikësuar nga vdekja, ndaj po bredh

nëpër stepa”(Epi i Gilgameshit)

“Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por është pjesë e saj”

(Haruki Murakami)

Atë ditë u zgjua me një marramendje të pazakontë; iu errën sytë e iu bënë skëterrë. Ç’të bënte tani? Meqë i kishte kaluar të tetëdhjetat, nuk priste më tepër nga jeta. Deri në atë çast e kishte shtyrë kohën fi llikat në banesën e tij duke luajtur shah; herë luante për veten, e herë simulonte kundërshtarin e shpifur. Dhe, pa dyshim, gjithnjë e kishte mposhtur atë duke u ngushëlluar vetmevete gjersa e zinte gjumi duke gërhitur thellë.

Por kësaj radhe ai ndjeu një molisje të paparë nëpër trup. Megjithëse fi lloi ngadalë t’i rendiste fi gurat e shahut në fushën me katrorë, e vërejti një ngathtësi të trishtë në duart e veta.

Në të vërtetë kishte një parandjenjë ligoshe se tani kundërshtari do t’ia jepte goditjen e fundit. Por më e keqja ishte se në këtë rast atë e përfytyronte si vdekjen tinzare. E gjithë kjo aq më tepër ia fuste llahtarin në shpirtin e trazuar tej mase. Ndërkohë që fi llonte të lëvizte fi gurën e shahut, i dukej sikur po i fl uturonin duart si asnjëherë më parë.

Duke marrë frymë thellë e më thellë, një kohë e shtyri lojën me tërë vëmendjen e duhur. Dikur e pa se po i afrohej fundit të saj; loja duhej të shthurej. Në një çast, sa çel e mbyll sytë, i shëmbëlleu sikur aty po luante egërsisht jeta me vdekjen, domethënë ai ishte jeta, ndërsa kundërshtari i paqenë ishte vdekja. Por të dyja ishin në duart e tij me të cilat herë pas herë mezi e fërkonte ballin me syprinën e dorës.

Vallë kush do të ngadhënjente?! Teksa u përpoq ta zhvendoste fi gurën e

fundit, seç iu terratisën sytë. Atëherë e pa që kishte bërë një gabim në lëvizjen e fi gurës. Dhe kësaj radhe e kuptoi se alternativa e vetme për fi tore, ishte vetëm kundështari i tij.

Kështu vetvetiu ndjeu një gjëmë të rëndë brenda vetes. Duke i harxhuar grahmat e fundit, sakaq i mbylli sytë me përfytyrimin e humbjes fatale e cila kishte kuptimin e vdekjes.

KUFIRI GJENEALOGJIK(ose zbulimi i kryqit)

“Të gjitha të vërtetat janë lehtësisht të kup-tueshme pasi të zbulohen; çelësi qëndron në faktin se ato duhet të zbulohen”

(Galileo Galilei)

Kur isha fëmijë, shpesh e pyesja atgjyshin për gjenealogjinë e familjes sonë, por çuditërisht

Ahmet SelmaniVEPRA TË AUTORIT:

1. “Poezia dhe individualiteti” (studim letrar), 1996, Shkup

2. “Tregu i djallëzisë” (tregime), 1998, Shkup 3. “Bashkëbiseduesit e mi” (biseda me

shkrimtarë), 2000, Tetovë4. “Diskurs kritik” (artikuj, ese, studime),

2004, Tetovë5. “Mur i gjallë” (poezi), 2005, Tetovë6. “Abeja e akullt” (poezi), 2009, Shkup7. “Profili krijues dhe moderniteti i Moikom

Zeqos” (ese), 2010, Tiranë8. “Hija e kalit”, (roman), 2010, Shkup9. “Poezia e shprishur” (studim letrar), 2012,

Shkup10. “Bërja e shkretëtirës” (roman), 2014,

Shkup11. “Përkapja e nënpoetikës”, (kritikë letrare),

2017, Shkup 12. “Mëvetësia e nënekstit”, (kritikë letrare),

2018, Shkup

VEPRA TË PËRKTHYERA:1. Drago Shtambuk: “Gishti i perëndisë”

(poezi) (Nga kroatishtja në shqip), 2006, Tetovë

2. Drazhen Katunariq: “Kthimi i barbaro-gjenive” (ese) (Nga kroatishtja në shqip), 2005, Tetovë

3. Rifat Kukaj: “Dreri me një bri” (roman) (Nga shqipja në maqedonisht), 2004, Shkup

4. Sali Bashota: “Nëse bëhem engjëll” (Nga shqipja në maqedonisht), 2008, Shkup

5. Milorad Paviq: “Fjalori kazar” (roman) (Nga serbishtja në shqip), 2012, Tiranë

6. Fatjona Geci: “Duke pritur ëndrrën”, (Nga shqipja në maqedonisht), 2014, Tetovë

7. Lulzim Tafa: “Ti a ke dhembje”, (Nga shqipja në maqedonisht), 2018, Shkup

8. Artan Arsllani: “Portali i yjeve”, (Nga shqipja në maqedonisht), 2019, Shkup

Ahmet Selmani (1965) merret me poezi, tregime, romane, kritikë letrare, eseistikë, publicistikë dhe përkthime.

Me krijimtari letrare filloi të merret që nga bankat shkollore, së pari duke botuar në revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”, e pastaj edhe në gazetën “Flaka”, si dhe në revistën “Jehona”. Më vonë punimet e tij nga fusha e letërsisë, kritikës letrare, si dhe studimit të letërsisë janë botuar në shumë revista dhe gazeta që dalin në mbarë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë.

Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar i kulturës në të përdit-shmen “Flaka”, pastaj redaktor i kulturës, redaktor i botimeve, komentator dhe, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës I saj.

[email protected]

Ahmet Selm

ani MËK

ATARËT

ELUMTUR

MËKATARËTELUMTUR(tregime)

ISBN 978-608-65470-4-2

Duke marrë frymë thellë e më thellë, një kohë e shtyri lojën me tërë vëmendjen e duhur. Dikur e pa se po i afrohej fundit të saj; loja duhej të shthurej. Në një çast, sa çel e mbyll sytë, i shëmbëlleu sikur aty po luante egërsisht jeta me vdekjen, domethënë ai ishte jeta, ndërsa kundërshtari i paqenë ishte vdekja. Por të dyja ishin në duart e tij me të cilat herë pas herë mezi e fërkonte ballin me syprinën e dorës.

Vallë kush do të ngadhënjente?! Teksa u përpoq ta zhvendoste figurën e

fundit, seç iu terratisën sytë. Atëherë e pa që kishte bërë një gabim në lëvizjen e figurës. Dhe kësaj radhe e kuptoi se alternativa e vetme për fitore, ishte vetëm kundështari I tij.

Kështu vetvetiu ndjeu një gjëmë të rëndë brenda vetes. Duke i harxhuar grahmat e fundit, sakaq i mbylli sytë me përfytyrimin e humbjes fatale e cila kishte kuptimin e vdekjes.

Tir

az

20

0

Juve, bukuri e syve, vuajtje e zemrave, dritë e shpirtit, juve që s’mund t’ju puthësh as plu-hurin e këmbëve, se s’shkelni kurrë mbi tokë, barisni vetëm mbi qilima të Iranit apo përmbi trëndafi la, jua dhuroj këtë përkthim, librin e një dijetari të vjetër, i cili, duke pasur lumturinë të mos bëjë asgjë, pati ngenë të dëfrehej duke shkruar historinë e Zadigut: libër që thotë më shumë nga ç’shkruhet në të. Ndonëse jeni në pranverën e jetës, ndonëse gjithë dëfrimet ju thërrasin, ndonëse jeni e bukur dhe me talentin që i shtohet bukurisë suaj, ndonëse ju lavdërojnë nga mbrëmja në mëngjes, ju lutem ta lexoni dhe ta gjykoni këtë vepër, edhe pse, për gjithë arsyet që rendita më lart, keni të drejtën të mos jeni e një mendjeje me të tjerët: jeni shumë e ditur, me një shije shumë të hollë dhe ju kam dëgjuar të arsyetoni më mirë sesa dervishët me mjekër të gjatë dhe me këmbët me majë. Jeni e matur, pa qenë plotpërplot mosbesim, jeni e ëndëshme pa qenë e dobët; zemërgjerë në gjykim, i doni miqtë dhe nuk bëni kurrnjë armik. Shpirti juaj nuk preket asnjëherë nga ëndjet e vetëkandisjes, nuk e thoni të keqen dhe as e bëni, megjithëse i keni gjithë mundësitë dhe fatin që ta bëni. Më në fund, shpirti juaj më është dukur gjithëmonë i pastër ashtu si dhe bukuria juaj. Ju zotëroni një fond fi lozofi k që më bën të besoj se do të merrni vesh më tepër se ndonjë tjetër nga vepra e këtij dietari.

Ky libër në fi llim qe shkruar në kaledishten e vjetër që as ju, as unë nuk e marrim vesh. E përkthyen më pas në arabisht për të dëfryer sulltanin e famshëm Ulug-beg. Ishte koha kur arabët e persianët fi lluan të shkruanin Një mijë e një netët, një mijë e një ditët e të tjera. Ulug-be-gu e donte më shumë tjerrjen e Zadigut, por të tjerë sulltanë donin Një mijë e një netët. “Si ka mundësi, - u thoshte atyre Ulug-begu i ditur, - të pëlqeni disa tregime që janë pa arsye dhe që s’shprehin asgjë?” “Pikërisht për këto i duam ato,” - përgjigjeshin sulltanët.

Unë mburrem që ju nuk u ngjani aspak këtyre dhe që jeni si një Ulug-beg i ri dhe i vërtetë. Shpresoj që, pasi të jeni mërzitur nga llafosjet e përgjithshme, që ngjajnë mjaft me Një mijë e një netët, megjithëse janë më pak dëfryese se ato, do të gjenit një minutë kohë për mua, qoft ë dhe sa për të pasur nderin se më jepni të drejtë për sa ju thashë. Për ju që mund të kishit qenë Th alestris e kohës së Skënderit, birit të Filipit, mund të kishit qenë mbretëresha e Sabës e kohës së Sulejmanit, mbretër këta që e kryen udhëtimin e tyre, unë i lutem virtytit qiellor që dëfrimet tuaja të jenë pa ngatërresë dhe që bukuria juaj të gjejë lumturinë e pafund.

Më 18 të muajit të schewal-it,

viti 837 i HixhiritNGA VOLTER

Përktheu nga frengjishtja: Vilson Blloshmi

Gjatë këtyre ditëve doli nga shtypi libri me tregime “Mëkatarët e lumtur” i autorit Ahmet Selmani që jeton dhe vepron në Shkup. Kemi të bëjmë me një sprovë të re në fushën e prozës, për arsye se lexuesve u sjell një lloj tjetër të tregimit, jo vetëm për nga

forma e shkurtër, por edhe për nga mënyra e rrëfimit të thukët. Me anë të çrëndomtësimit tëkëtillë arrin të krijojë një zhanër të veçantë me strukturë postmoderne. Në rrafshin tematiktrajton kryesisht paradokse të jetës, vdekjes, ekzistencës, historisë, poli-tikës, dashurisë etj. Kështu ky libër shfaqet si një marrëdhënie e lirë me lexuesit, duke ofruar e provokuar alternativa të shumta

nënpoetike.

LOjA E ShAhUT(ose jeta dhe vdekja)

Ahmet Selami

ai kurrë nuk shkonte më larg se te katragjyshi. Megjithatë, nga kureshtja e madhe që kisha për t’i ditur parafamiljarët gjer në thellësi të lashtësisë, përsëri ngulmoja që ai të zhbironte më tej në kohën e shkuar dhe të m’i dëft onte edhe paraardhësit e tjerë. Por fatkeqësisht çdo gjë ishte e kotë, për arsye se ai prej kohësh ia kishte rrënjosur vetes një kufi të pakalueshëm, ku ndalej me një kokëfortësi sa të qetë, aq edhe të pashpjegueshme. Dhe kur unë ia kërkoja të ma tregonte arsyen e kësaj ndalese, ai më tho-shte se ishte mëkat t’i trazonim të vdekurit në varr. Sipas tij, ne nuk duhej të fl isnim asfare për njerëzit që tanimë i kishte tretur dheu, ngaqë për ata kujdesej vetëm perëndia me vullnetin e tij të madh.

Ndonëse për një kohë të gjatë kisha heshtur si asnjëherë tjetër, kjo nuk do të thoshte se isha bindur me arsyetimin e atgjyshit. E vërteta ishte se unë i kisha humbur shpresat se ai do të m’i tregonte breznitë e mëparshme të familjes sonë. Th jesht isha dorëzuar para një luft e të këtillë.

Shumë vite më vonë, kur atgjyshi ndërroi jetë, seç rastisa një ditë në kulmarin e shtëpisë së vjetër ku kishte jetuar ai. Dhe duke kërkuar si një kureshtar që isha, në mesin e gjërave të vjetra befas e gjeta një kryq të drunjtë. Në atë çast mbeta krejt i shtangur në vend. Më erdhi çudi se si ishte përvjedhur në kulmarin e shtëpisë së atgjyshit, kur e dija mirë ai ishte rritur e edukuar me një frymë orientale.

Nuk ia thashë askujt këtë zbulim të rastë-sishëm. Ndërkohë e mora kryqin për ta fshehur në një vend të sigurt. Teksa ia fshija pluhurin dhe merimangat me shputën e dorës së djathtë, zura ta pyesja veten me ngulm se cila kishte qenë dora e fundit që e kishte strukur në atë cep të kulmarit. Me siguri parakatragjyshi, vetvetiu hamendësoja me veten time, sepse më pastaj të tjerët e kishin ndërruar fenë ek’shtenë. Duke e tërhequr këtë fi je në kokën time, në vazhdim më ra ndër mend kur një herë atgjyshit i kishte shkarë goja dhe kishte përmendur edhe kodrën e afërme e cila quhej Kodra e Kishës, ashtu siç e kisha dëgjuar edhe babain tim më vonë që e kishte përsëritur disa here të njëjtën gjë.

Kështu arrita ta thyeja kufi rin gjenealogjik të familjes sonë dhe ta hapja rrugën për ta rinjohur parakatragjyshin e mbuluar me harresë të rëndë.

ORA ALLATURKA(ose vdekja e gjyshes)

“Sa për sahatin, ai s’merr vesh, lëre të këndojë këngën e monotonisë gjersa të ndryshket”

(Nonda Bulka)

Atgjyshja ime, e rritur me një edukatë kryekëput orientale, në murin ballësor të kthinës së saj e mbante të varur në gozhdë një orë në trajtë rrumbullake. Sa herë që ia hidhja sytë, i ndiqja me gapërrim akrepat e saj të gjatë që silleshin nën një ritëm gjysmëshurdhues, por assesi nuk e kuptoja matjen e kohës. Vetëm atgjyshja dinte të orientohej me anë të saj, sepse ishte allaturka, siç thoshte ajo. Sa e sa herë e kisha lutur të më sqaronte këtë gjë të mjegullt që sillej në kokën time. Dhe ajo me durim të madh më pat dëft uar se matja e kohës fi llonte me perëndimin e diellit. Për këtë arsye mua më shëmbëllente sikur ajo shikonte nga qiellzana e drunjtë në formë të diellit. Por ora mund të kthehej edhe allafrënga, gjë që ajo nuk e bënte kurrë për vete. Megjithëse shpesh ngulmoja që ta kthente, siç vepronin gjithë të tjerët, ajo s’don-te t’ia dinte për këtë punë. Th jesht jetonte vetëm me kohën e saj allaturka.

Megjithatë, një ditë vjeshtake, në orët e hershme të mëngjesit, atgjyshja papritmas vdiq nga një sulm në zemër. Ora e saj allaturka vazh-doi të punonte edhe për një kohë ashtu siç kishte qenë, por më pastaj e zbrita ngadalë prej murit dhe e ktheva allafrënga, ashtu siç më pat treguar vetë ajo. S’do mend, e bëra me shumë keqardhje këtë ndërrim rrënjësor, por u desh patjetër të dilja nga kjo paqartësi e kohës. Dhe që nga ai çast, edhe për mua koha fi lloi të ecte përpara. Tani edhe unë nuk vonohesha askund, e dija me saktësi se kur do të arrija në vendin e caktuar.

Page 8: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

8 ••• prozë

Tregim nga Orhan Sakiqi

Vilsonin e kam patur shok në shkollën 7 vjecare Kristoforidhi. Bashkë kemi luajtur në tenis ‘Nallbani’, si edhe footboll me topa lecke në fushën e pamatë të shallvares, bashkë jemi ngri-tur herët në mëngjez për të përsëritur mësimet ose për ti drejtuar pyetje njëri tjetrit në kohë të provimeve.

Ardhja e tij në klasën e katërt ishte dicka e vecantë. Në mesin e vitit shkollor e paharruara mësuesja e jonë Sofika Falli sjell një nxënës dhe na e prezanton kështu : Vilsoni është në klasën e tretë por me që ka arritje shumë të mira që i kalojnë dijenitë e asaj klase kemi menduar ta kalojmë një vit, pa mbaruar viti shkollor nga klasa e tretë në të katërtën. Vilsoni na bëri për vete menjëherë. Ishte me flokë të verdha, vësh-trim të ngrohtë dhe që ditën e parë fliste sikur ishim njohur prej kohe.

Mbi të gjitha kishte një përqasje humori dhe imitimi miqësor të mësuesve të shokëve dhe aktorëve të teatrit të kinemasëestradës etj. E shikonte mjedisin për rreth me sy kritik dhe menjëherë e kthente në humor.Kjo është një veti që pak ekanë të japë gëzim kur të mungon. Totoja i madh ka thënë se cfarë është lumturia ; disa caste harrimi,dhe Vilsoni na jepte shumë caste harrimi shumë lumturi.

Vitet rrodhën dhe mbas mbarimit të shtatë vjecares morëm rrugë të ndryshme.U larguam edhe me shtëpi. Vilsoni mori rrugën e artit, aftësi që i kishte shfaqur me kohë. Më shumë si aktor në Estradën e Ushtarit një grup artistik i pëlqyer për kohën, që i luante shfaqjet në një godinë në krye të rrugës së Kavajës aty ku sot është dhoma e tregtisë. Takoheshim rradhë më tepër kur shikonim shfaqjen e tij.

Nga mesi i viteve 70 një shok i përbashkët më tha; More vesh Vilsoni i jonë i ka vënë mustaqe udhëheqësit të madh. U habita! Mos luaj me të tilla gjëra i thashë. Jo atij vetë si person, dhe qeshi, por bustit të tij. Shumë e guximshme, deri në të pa besueshme. Mbase ka qenë ndonjë rrol por edhe kjo nuk shkonte. Sigurisht nuk mund ta kërkonim për ta pyetur se e rëndonim më shumë, por e sigurtë që ndodhia ishte dicka e padëgjuar. Ta ketë bërë me humor se aktor humori ishte por a bëhet humor me udhëheqsin e madh? Sidoqoftë për ngjarjen u fol mjaft në Tiranë dhe jo vetëm në mjediset artistike.

Vitet rrodhën përseri dhe tani jemi përsëri fqinjë me Vilsonin këtu në lagjen e Shallvares por tani pa fushën e saj, pa tenis Nallbanin dhe më e trishtueshme pa shumë shokë të vjetër të fëmirisë që i kujtojmë me mall. Tani e pyeta pa ‘drojtje’ për mustaqet e shefit të madh dhe ja cfarë më tregoi:

Ishte viti 1974 kur ishte zbuluar ‘puci’ në ushtri. Estrada e jonë jepte cfaqje për rrepartet ushtarake por edhe për qytetin sepse me aktorë këngëtarë dhe akrobatë të mire ishim të mirëpri-tur kudo. Atë mbrëmje, kur ndodhi historia ime, do të jepnim cfaqje në Librazhd. Në podium të sallës si kudo ishte busti i udhëheqësit që ne me kujdes e hoqëm dhe e vendosëm në mjediset e

MUSTAqET E dIKTATORITbrëndëshme . Nuk mund të qëndron-te aty në një cfaqje estrade.

Po luanim pjesën e Cajupit Klubi i Selanikut dhe unë luaja disa rrole. Hyja dhe dilja në skenë me nxitim duke pasur pak kohë për ndërrim veshje aq më tepër se nuk kishte një dhomëtë vecantë zhveshje dhe trukimi për ne. Salla nuk ishte e përshtatëshme për cfaqje artis-tike. Edhe rrobet tona ishin varur me gozhda ngulur në mur. Në mes të dhomës në këte rrëmujë ishte busti i udhëheqësit mbi një piedistal të vogël. Vi me shpe-jtësi për të ndëruar veshjen ku duhet të hiqja mustaqet që ja vara , me thënë të vërtetën pa të keq, por vetëm nga nxitimi dhe se më duheshin më vonë. I vura në një vend të ‘dukshëm’. Pra mustaqet e Cajupit ja ngjita udhëheqësit, kurse shallin që kisha në qafën time ja vara qafës së tij. Edhe sot nuk jam në gjendje të shpjegoj veprimin aq të pamatur.

Në dhomë atë cast ishin katër persona të zënë me punët e tyre, akrobati dy puntorë skene dhe sekretari i partisë edhe ky aktor. Asnjërit në moment nuk i ranë nësy veprimet e mija, Kaluan disa sekonda jo më shumë se 15 kur sekretari i partisë që ishte një nga të katërt më tha sapo dilja për në skenë. – Vilson hiqi paisjet që ke vënëte busti se mos të krijohet ndonjë keq kuptim. I hoqa menjëherë dhe vazhdova rrolin në skenë, pa më shkuar mendja që kisha bërë ndonjë gabim, megjithëse kur e mendoj tani cuditem për veprimin tim.

Shfaqja doli mirë dhe morëm përgëzime nga shefat lokalë qëna u lutën për një shfaqje të nesërmen që u pranua nga drejtuesit tanë. Kështu po rrinim në darkë në restorantin e hotelit. Në një tavolinë tjetër ishin disa oficerë të Ministrisë Brendëshme. Mbas pak na u dha urdhër që të niseshim menjëherë për në Tiranë. Na thanë që kishte ardhur radiogram për t’u kthyer urgjentisht. Me kohën që jetonim kur ‘pucistët’ ishin në burg kishim arsye për tu friksuar, por nuk dinim shkakun. Trupa ishte ushtarake dhe cdo gjë mund të ndodhte . Edhe drejtuesit e trupës u mërzitën dhe u friksuan njëkohësisht.

U kthyem brenda natës. Disa ditë rresht ishim në pritje . Nuk më shkonte mendja kurrë që unë do të shkaku I këtij ankthi i kësaj pritje të pa kuptimtë.. Në të tilla raste cdo njeri mendon për vete ku ka gabuar. Më shumë në skenë mund të shpëtojë ndonjë fjalë jasht skenarit që mund të keq kuptohet nga publiku në sallëdhe ndonjë keq dashës shkruan diku lart dhe behet ‘ceshtje’. Kjo kishte ndodhur më parë. Por jo si tani. E

cuditëshme por nuk kisha asnjë sinjalizim për veprimin ‘armiqësor’ timin. Më shumë men-donim se do të ishte ndonje ndikim nga ‘pucistët’ që kishte shpëtuar deri atë kohë dhe na kërkonin të dhëna të tjera. Për ‘gjeneralët pucistë’ që ishin ndjekes të rregullt të shfaqjeve tona ishte bërë një mbjedhje e vecantë ku na kërkonin a keni parë a dëgjuar ndonjë veprimtari armiqsore të tyre. Mbedhje të tilla në fakt u bënë kudo nëpër qëndrat e punës.

Në fund të javës u bë mbledhja e drejtuar nga zv. Drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë. Salla ishte e heshtur si në të tilla raste kur pritej dicka e rëndësishme. Dëgjohej vetëm fluturimi i një mize dhe zhurma e shkrepseve për cigaret që ndizeshin pa rreshtur.

Nga presidiumi u ngrit zv drejtori .- Vilson Gjoca ka fëlliqur nderin e estradës,

ka luajtur rrolin e armikut të klasës duke bërë veprime të ulta me bustin e shokut Enver. I ka vënë mustaqe dhe shall bustit të shokut Enver. Cohu e na thuaj për këtë veprim armiqsor. E kishe menduar më parë, ta mësoi dikush. U ndikove nga pucistët. Tregohu i hapur me partinë.

-Më erdhi krejt pa pritur dhe nuk dija c’të thosha . Nga nguti për tu ndërruar nuk kam pasur asgjë me qëllim u shpjegova, fjalë që më erdhën në mend menjëherë.

- Nga nguti nuk gjete vend tjetër porte busti i shokut Enver?

Ata të tre puntorët që ishin kur unë bëra veprimin dhe u pyetën të parët thanë se koha e vendosjes dhe heqjes së shallit dhe mustaqeve ishte shumë e shkurtër rreth 15 sekonda kështu mbetëm të coroditur dhe veprimin tim e quajtën të castit, prandaj edhe nuk e bëmë ceshtje.

Vilson i them unë ,duhet të ketë pasur pa

tjetër një Pavlik Morozov. Morozovi ishte njëiri që tregoi babain e tij për simpati ndaj kulakëve. Babain e vranë po ashtu edhe Pavlikun më vonë nga xhaxhai i tij si hakmarje. Ngjarje rrën-qethëse të fillimit të viteve 1920 në Rusi. Këto i kishim mësuar në libra që botoheshin për të treguar shëmbuj pozitivë si duhet të vepronin pionierët . Spiunime karshi prindëve kanë ndodhur edhe këtu . Po më tha ; Ishte i katërti sekretari që i kishte treguar oficerëve të punëvë të brendëshme që atë natë në hotel. Kjo ishte arsyeja e radiogramit të shpejtë që erdhi 3-4 orë mbas ndodhisë. E bukura është se unë e kisha rrekomanduar atë për të punuar në estradë. Këtë e kam mësuar kohë më vonë. Para pak ditësh unë isha lavdëruar si aktor në rritje të cilësisë profesionale dhe moralo politike kështu që disa shokë me rëndësi më mbrojtën duke e quajtur aktin të pa qëllimtë, në diskutimet që u bënë. Sidoqoftë bëra një autokritikë të fortë duke shprehur gatishmërinë për të punuar në prodhim deri sa të edukohesha plotësisht.

Dënimi ishte shkruar në librezën e punës:Për-jashtohet përgjithmonë nga të gjithë skenat e Republikës.

Kështu u rrëzova ose u dogja thotë Vilsoni për 15 sekonda, por më bëri mirë .Juri Zhivago personazhi kryesor në librin doktor Zhivago thotë se nuk më pëlqejnë njerzit e përkryer të pa rrëzuar sepse virtytet e tyre janë të vagullta. Ata nuk e kanë zbuluar bukurinë e jetës. Rrëzimi më bëri mire sepse mësova të dalloj karakteret e njerëzve.

Mbas shtatë vjetësh u ktheva në art. Mbasi kisha punuar puntor dhe zbuluar personazhe që mu deshën më vonë….për libretet dhe skecet e mija.

Tiranë 9. 07. 2019

Page 9: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

9poezi •••Poetja lirike korcare e dashurise Rrakela Zoga duket sikur kete vere e ka braktisur detin dhe ka shkuar larg. Aty ku muzgjet trokasin vone. K u vera e ngrohte me perkedheljen

fllad, me gjelberimet e parqeve te Brukselit eshte mbreselenese dhe e pa harruar... Shtegetova ne qiej te tjere,ndrova shtete, qytete shkela ne rruge te panjohura por kudo ndjeva trishtimin e dashurise te me ndjeke pas. Te kendoje me gjuhen e poezise qe i jep jete castit ,pejsazheve njerezore ,te thenave e te pathenave. (Thote ajo).

Dashuria eshte nje kohe e vogel ne zemrat e njerezve te verber. Te mjegulluar ecin hapat e tyre e bota ju zvogelohet nen kembe .Njeri nuk te ben fitimi ,koha iken shpejt, por ajo hynorja, e bardha, qe i pranon te gjitha “Dashuria”burimi i zemrave te medha. Gurgullon heshtjes iken pa zhurme, dhe nese nuk kthehet ,plagen qe mban dhimbja e sheron loti. Ajo mbetet e virgjer, fisnike. Ne trupin e saj ka gjithnje etje. Klithmat e heshtjes jane ulerime e se vertetes. Zeri i saj eshte nje vegel muzikore, qe mban kenge

vargjet. Poezia ime rrjedh prej universit. Eshte ndjenje. Shpesh nuk e kuptoj kur behemi nje trup. Une shkruaj dhe vetem kur dal prej kllapise kuptoj se jam une, por asnjehere nuk jam vetem. Ne stacionet ku ndal. Ne shtegetimet larg. Tek endrat lene pergjysem,ne dhimjen e malleve perqafuar poezi. Sa here i ulem prane kur do te me ike,veshtrimi

im tretet thellesive..Qerpiket ndejne lotin. Dhimbjen dhe endren mbeshtjelle heshtje mbaj..

PREj SE LARGU

Prej së largu!Kam frikë, se po te dua prej së largu.Në shtegetime dhimbjesh, ku s'ndjej të ftohtë.Ditët I jetoj me ty, ne përqafime hijesh,Që nuk i munda e s'me ikin dot. Netët vetmi bëhen xheloze,Me puthjet, që fshehur mbaj për ty.Të gjej endrave, aty me afrohesh,Nga afër me ikën përsëri.. I marr fjalët, tastierë në duar. I skalit në germa, i thermoj ne lote,Heshtja vesh melodinë e pritjesMalli refren, në kohën që zgjoj..Bëj lojë me rrëmujën e vjetër,Me gjysmën e djeshme, që më fale ti. E sperkat trishtimin, me grimcat e shpresës.Pikëllimi në zemër, me qesh si fëmijë.. Vallezoj përfytyrimeve të kalterta,Me pjesën njerëzore, që zbulova tek ty.I kam trembur stinet, me stuhinë e zemres.Por shkronjat në yje kam kthyer për ty..(Ne copezen e qellit, që veç unë e di)

Te PathenatLam shumë të pathëna, ne të dy.Dhe i’m vëlla kurr iku, të gjitha nuk mi tha.MI la peng, tek nje letër e bardhë..Jane fjalë të mëdha, që në shpirt me qajnë.. Mi shkruaj dhe ti, nëse s’mundesh të mi thuashQë trupi im dyfish, mos vdesë..Ka dhimbje, që shuhen për se gjalli..Si ka dhe prej atyre, që ylber mbeten në jetë. Të pathënat tona, le të bëhen malle.Se jeta të sjell ndonjëherë gabimisht.Aty përsëri mund të ndizen zjarre..Prej atyre që si shuam dot atë ditë..

Lotët e muzgut!Zemra zbulon, errësirën e natës. Dyfish fjongo, vesh enderimin në shtrat..E ka lënë një çast muzgun, të presë I vetmuar, Me dëborën e bardhë që supeve mban..Me pret me qilimin e bardhë të reve.Shtruar e mban sa herë që fle unë.. Ky enderim gjysmak, I lidhur me fjongo..As muzgun se le të perendoje si dikur.Në zemër dy re të bardha luajnë..Njeri luan e tjetra jam unë..Sa herë I mbështetem përqafimit në ender.Dëgjoj lote muzgu të qajnë si dikur..

Zgjim në erë! Fryn erë sot në Belgjikë.Pemët kanë nisur një valle.Degët lëkunden, e flasin drejt qiellit..Si të kenë dasmë të madhe..Në park ende s'degjohet njeri. Ca zëra fëmijësh zgjojnë mëngjesin.I thërras me emrat e nxënësve të mi..Po era përgjigjet, me zhurmën e degëve.E bëj shoqëri me erën,Afrohem ngadalë e luaj me ta..Një vajzë e vogël me thërret mësuese.Flokët e saj me rrane në krahë.. .E mbyta veten në trishtim.

Si kjo natyre e gjelbëruar..Dhe pata frikë, mos binte shi.Se loja jonë, sa kish filluar..

Mos!Mos u bëj harrim..Të mbytesh gjethen,qe të priti në vjeshte...Ka mbetur gjelbërim..Këndon mes shiut,tek e njëjta strehë..

Braktisje! Sa herë prisja mendimeve,me supe të varura, Te shembja atë heshtje,që nuk mi mbylli sytë.Nuk gjeta dot shpëtim..E hodha trotuareve,gjurmët me dhëmbënMe shume se atë ditë..E lashë në verbëri, ika dyfish larg..as nuk më sheh dot..E as nuk më prek pak..

Sytë e heshtjes. Të pashë prej së largu sot.Nesër ndoshta të humb.Por heshtja ka sy, që vështrojnë larg.Dhe enderimin, pelerine muzg..

Përgjysem.. Gjithmonë kam patur frikë se të humb..Të kam mbajtur afër, ti larg shumë..Asnjëherë bashkë, por as edhe veç.Të ndarë si kjo botë, të dy në dy pjesë…

Është tjetër stinë!Pse të bëj sikur jam, kur me ke ikur.Dhe ikjet e kanë nje kuptim..Kurrë nuk vdesin pa një puthje.Asnjëherë nuk renkojne, pa një përqafim.Atëhere do të jetë një kohë tjetër.Ti do kesh veshur, atë pallto ngjyrë blu.Me përcillte heshtjeve, në stinë dimri.Me puthje bore, që si shkriva dot kurrë..Ç'do gjë e bëjë përherë në ikje..Une prisja si gjethe endren në trup..Kur mbyllja sytë ti veshtroja supet.E njëjte pritja, tek I njejti gjumë.Tani po ik dhe unë si ty dimër.Është tjetër stinë, të prita shumë gjatë..I lame ca gjëra, dhuratë njeri tjetrit.Të puthen me pak, e të na mbajnë me pranë..

Tek sytë e mi.. Si ikën stinet me ty pa të patur.Gjithshka e blertë veshur me lot.Ndodh të puthesh vështrimin e pritur,Dhe kurrë prej tij mos ikësh dot.. Më ishe I heshtur, mbështjellë prej guri.Sa herë të kërkoja të gjeja,tek sytë e mi.Me lodhi rruga e pritjes së gjate.Nuk di, në doja mungesën, apo të doja ty.. E ç'fare nuk bëra të të sillja pranë..Yjet në germa I ktheja c' do nateI nisja larg në fluturimin e gjatë.Vallzonin në tinguj e vargje magji.. .Më bëjë dimër dhe natyra e ndiente.Sa herë të kujtoja, lëshonte veç shi.E bere qull, të puthja mes lotësh.Se ti ishe brenda syve të mi.. Vrasje!!E zgjova mëngjesin,pa endren e kaltertmbajtur stinëve, por me tymin gri..U shpërnda drejt ajrit, ,shkujdesur prej buzëvepercjelle harrim..Endra e dhimbshme,e trupit tim..Lëngon në mëngjesin e bardhë,E veshur e gjitha gri..

Page 10: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

10 ••• prozë

POSTNdARjEKishte kuptuar shumë gjëra këto ditët e vet-misë së madhe. Kishte kuptuar që është e kotë t’ju japësh të tjerëve më shumë nga ç’meritojnë, por po ashtu, kishte kuptuar që është e kotë të vendosësh zemrën peng në një tavolinë ku luhet poker.

Nëse lë peng zemrën, më pranë ke humb-jen se fitoren.Lojtari i ulur përballë fillon lojën me avantazh, sepse duke parë ç’ke vënë ti, ai ka mundësinë të luaj ftohtë.Je ti që vë emocionet e tua në atë tavolinë, ndërsa ai luan vetëm për të fituar.

Rrjedhimisht, dashje padashur, ti i lë vetes dy zgjidhje: o gjithçka, o asgjë!!

Pas një bllokade të gjatë që i kishte bërë vetes duke e izoluar totalisht, kishte vendosur të dilte dhe të takonte miken e saj të zemrës. Iu desh të shfrytëzonte edhe gjysmën e pushimit të këtij viti dhe të bënte një muaj të plotë e mbyllur brenda mureve të banesës së saj. Këto momente, i ra ndër mend që i kishin mbetur vetëm edhe pak muaj që banesa të bëhej tërësisht e saja. Iu duk vendimi i duhur ai i marrë para katër viteve që të fillonte të pavarësonte veten, së pari duke bërë një kulm mbi kokë.

Rrëqethet kur e mendon faktin që femrat gjithmonë janë cak i shfrytëzimit nga gjinia tjetër. Nëse ke fatin të kesh një baba të drejtë, një vëlla të përgjegjshëm, një partner o bashkëshort të denjë, apo një të dashur fisnik që të trajton si të tillë, është si të fitosh lojën jetësore të pokerit.

Ina pati fatin të ketë prindër të mirë, të cilët gjithmonë i trajtonin njëjtë, prandaj ishte e vetëdijshme që pasojë e asaj edukate ishte dhe vendimi i të vëllait që ta ndihmonte me gjysmën e shumës së të hollave për të kontraktuar banesën e saj. Ata nuk qenë të pasur në para, por shpirtin e tyre të pasur nuk mund ta gjeje në shitje.

Gjithmonë ikjen e tyre e kishte ndërtuar me një imazh të tillë: Rrëshqitja e veturës nga lartësia, ata të kapur përdore duke pritur të qetë përplasjen fatale.

Kanë kaluar njëmbëdhjetë vite dhe sa herë e kujton ikjen e prindërve, zemra e saj pëson shpime gjilpërash që therin pamasë.

Ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe kur mori lajmin e kobshëm, i cili i la pasoja të parikupe-rueshme.

Të fisnikërohesh prej fatkeqësisë!

Kështu e sheh Ina humbjen tragjike të prindërve të saj. Ajo asnjëherë nuk ka luajtur rolin e viktimës me të tjerët, kur shihte reagimin e tyre tek e kuptonin që ishte duke u rritur pa prindër. Megjithatë, është e vetëdijshme që nëse nuk do kishte pasur Adin, vëllain e saj të dashur, nuk di si do të kishte marrë jeta asaj.Ai është vetëm pesë vite e tetë muaj më i madh se ajo, por jeta e rriti para kohe duke i dhënë një rol prindëror para se të bëhej vet i tillë.

Ina lumturohej tek e shihte që dashuria e madhe që kishte për të shoqen, e bëri edhe më human. E shoqja iu gjind pranë në tragjedinë që i pllakosi por edhe tani, në çdo veprim që ndërmerr.Tek i sheh bashkë duke kuvenduar për gjithçka që i shqetëson dhe lidh bashkë, Ina shpeshherë pëson shpime zemre, por në këto raste nga kënaqësia që ndjen kur i sheh aq të lumtur.

E adhuron mënyrën që kanë gjetur për të përballuar realitetin e tyre.

Nuk është vetëm dashuria që i mban bashkë, është ndjenja e lartë e respektit që kanë për njëri-tjetrin.Partneriteti është çelësi i lidhjes së tyre.

Ina mendon se ka një vëlla të përgjegjshëm që është një baba i drejtë për djalin dhe do të jetë i tillë edhe për vajzën që së shpejti do ti vijë në jetë.

Nuk ia ka thënë kurrë, por në thellësinë e qenies së saj, i ndjehet falënderuese se falë tij,

ajo u bë njeri edhe më pozitiv. Prandaj, edhe gjatë këtij muaji sfilitës, Ina gjente kurajën që çdo mbrëmje t’i bënte bllok gjendjes së saj shpirtërore dhe të komunikonte me Adin, sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Ajo e ndiente se duhej t’i kthehej gjendjes së saj të mëparshme për të qenë në formë kur të bëhej hallë për herë të dytë. Kishte muaj të tërë që e priste ardhjen në jetë të mbesës, duke thurur ëndrra se si do dukej e vogla e tyre dhe si do ta vishte ajo kur ta merrte përdore në shëtitjet verore që do bënin bashkë.

Rreth një muaj më parë, gjendja shpirtërore po vinte duke iu rënduar, prandaj izolimin e mendoi si mundësinë e vetme për të përballuar situatën në të cilën ndodhej, dhe vërtet ishte vendim i drejtë ky që mori. Kaloi një muaj të tërë duke porositur ushqimin t’ia sillnin në shtëpi, por edhe përgatiste vetë që të mos kishte nevojë të dilte shpesh të blinte bukë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kishte dalë vetëm nja pesë herë sa për të blerë ushqime dhe bukë me feta që qëndronte më gjatë.

E kishte pasur kaq të vështirë të merrte veten nga mënyra si u ndërpre lidhja e tyre. U ndanë pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë preteks real apo ireal që mund të përdoret në të tilla raste. Nuk iu duk shokuese ndarja si veprim që mund ta marrin dy njerëz të cilët vendosin të mos jenë më bashkë, por mënyra si erdhi ajo ndarje.

Kishin investuar shumë në atë lidhje, sido-mos ai që me muaj të tërë kishte humbur kohë pafund duke u munduar ta bënte për vete dhe duke e bindur që ndjenja e tij ishte e pastër dhe e vërtetë. Ai ia përsëriste shpesh që ajo është personi që gjithmonë kishte ëndërruar.

- Projektimi im për femrën ideale ka qenë shëmbëlltyra jote, i thoshte shpesh pas mar-rëdhënies pasiononte që përjetonin bashkë. Gjithmonë e kam përfytyruar vajzën e ëndrrave të mia me këtë elegancë fizike, shikim të butë dhe buzëqeshje të ëmbël, vazhdonte përshkrim-in rreth vetive të saj, duke e bërë të ndjehej mirë. Ishin fjalë të kësaj natyre që i thuheshin shpesh ato që e bënë Inën të lejonte depërtimin e tij në çdo pore të qenies së saj.

Ina e mori si të mirëqenë një thënie që kishte lexuar diku në një revistë letrare. Ata ishin në fillimet e lidhjes së tyre kur lexoi që mashkulli i cili i thur fjalë dashurie pas konsumimit të një marrëdhënie seksuale të dashurës së tij, i ndjen vërtet ato që thotë. Ajo gjithmonë i sheh me skepticizëm studimet e ndryshme që bëhen për çështje sociale, sepse i duket njëjtë sikur të dalësh në qytet me disa pyetësorë në dorë, të

pyesësh disa kalimtarë rasti dhe pastaj të arrish në konkluzione për fenomenin që trajton.

Të gjitha këto mendime iu sollën në kokë teksa bëhej gati për të dalë me miken e saj të shpirtit.Vendosi t’i kushtonte rëndësi dukjes së saj, ndoshta prej faktit që vetmia dhe mungesa e kontaktit me njerëz gjatë këtij muaji e kishte bërë mjaft të izoluar.Prandaj, iu desh të ndër-ronte disa versione veshjesh, duke përfunduar në kostumin elegant pranveror ngjyrë pudre, i cili i rrinte më së miri në trup. Vërejti që kishte rënë pak në peshë, sepse mbante mend që kur e kishte veshur në fillim të vjeshtës me zor e mbërthente zinxhirin e pantallonave, megjithatë falë materialit të tyre tani i rrinin edhe më bukur.

Mikja ishte një nënë e re, e cila të gjithë kohën e kalonte me vogëlushin e saj, por duke ditur gjendjen e Inës, kishte insistuar të tako-heshin këtë paradite pranverore. Ajo e arsye-toi insistimin me pretekstin që i shoqi kishte dëshirë të kalonte pak kohë vetëm me djalin, pa praninë e saj.

Ina ishte e bindur që ajo këtë gjë po e bënte për të, gjithsesi, e dinte që takimi do t’i bënte mirë dhe do ia qartësonte edhe më shumë men-dimet.

Doli me këto mendime në mendje, duke u këndellur edhe më shumë nga ajri i freskët pranveror që iu përplas fytyrës dhe shikimeve dashamirëse që i dhuronin kalimtarët e rastit. Ndjesitë që po përjetonte në këto momente, ia përforcuan edhe më shumë vendimin që kishte marrë për të dalë nga banesa.

Sa hap e mbyll sytë, e gjeti veten para lokalit ku e kishin lënë të shiheshin. Çuditërisht kaf-eneja ishte pothuajse bosh dhe një gjë e tillë i dha mundësinë të zgjidhte një vend të kënd-shëm ku mund të habiste veten duke shikuar pamjen nga jashtë, por edhe të shihte ardhjen e mikes së dashur. Zuri vend qetë dhe interesimit të kamerierit për të marrë porosinë iu përgjigj duke kërkuar një espreso të gjatë dhe ujë me limon.

Po shijonte kafenë për të cilën ia kishte ndjerë shumë mungesën, e befas ajo i ngeli në grykë. S’po iu besonte syve tek pa të futej në të njëjtën kafene njeriun që më së pakti donte të shihte atë ditë.

Ai ishte i shoqëruar me një grup djemsh që mund të ishin kolegë të tij të punës.

Sapo e pa të ulur aty, ai disi u gjallërua. Filloi

të bënte lëvizje triumfuese, në këtë përballje të parë postndarje. I drejtoi shoqëruesit e tij në një tavolinë përballë saj dhe mori rolin e protagonistit në tavolinën e tij.Nuk e kishte parë asnjëherë ashtu. Krekosja që po e karakterizon-te, iu duk e pështirë.

Ina kishte ngrirë tërësisht dhe instiktivisht shihte e hutuar çdo detaj të veprimeve që po bënte. Në ato pak sekonda të rrëmujshme, arriti ti thoshte vetes me zë koke:Si dreqin ke arritur të duash këtë tipin, ka diçka për t'u dashur ky?

E mblodhi veten nga kjo fjali pyetëse e for-muluar dhe drejtoi përsëri mendimet në të tashmen.

Ai ende vazhdonte të bënte interesantin e rëndësishëm dhe dukej sikur ishte në një gjendje ekstaze. Nuk po arrinte të kuptonte në ishte mungesa e femrave në atë ambient që i bëri ata të gjithë të kthejnë shikimin nga ajo, apo ai po i fliste atyre për të.

Sipas të gjitha gjasave, ajo ishte bërë objekt bisede.Fakti që ishte bërë objekti i bisedës së tyre nuk e mundonte aspak, por çfarë ishte ai duke i thënë për të, që ata po qeshnin me të madhe?!

E dinte që një ditë do vinte ky moment i përballjes së madhe, por pse pikërisht sot dhe pse të ishte përsëri vet ajo e disavantazhuara.?!

Për dreq, mikja që do të takonte sapo i shkru-ajti që do vonohej edhe pak.

Falenderoi veten për qetësinë që po e kar-akterizonte.La paratë në tavolinë së bashku me bakshishin, ndërsa nxori nga kuleta një kartëmonedhë dhe e futi në xhepin e pan-tallonave.

Mori frymë thellë.Pas një frymëmarrje aq të thellë, sa iu duk që

do ti kërcasin mushkëritë prej stërmbushjes me aromë kafeje.Ngrihet pip në këmbë dhe shkon drejt tyre me hapa të sigurtë.

Atyre iu ngri buzëqeshja në fytyrë, sepse i gjeti të papërgatitur lëvizja e saj drejt tyre.

Iu vendos përballë duke e vështruar gux-imshëm drejt e në sy. Iu duk sikur kishte një zoomorf para vetes. Çuditërisht u qetësua plotë-sisht, aq sa kur filloi të shqiptojë fjalët, ndjeu butësinë dhe ngjyrimin artistik të tyre.

- Hej, nuk është faji im që të desha.Prob-lemi je ti, që s’di çfarë do!

Do të dish diçka: Ndjeva dhimbje që shpër-dorove dashurinë që të dhashë pa kushte, por kur po të shoh sot në këtë gjendje, po ndjej dhimbje për ty.

Të lutem do bësh diçka të fundit për mua?

Nuk i la hapësirë që ai të pohonte apo mohonte, por vazhdoi:

- Qerasi me një pije të gjithë këta miqtë e t'u dhe tregoju sa kohë të është dashur të rrëmbeje vëmendjen time.Vetëm vëmendjen, se për dashurinë, eh për të, duhet të flasësh një natë të gjatë dimri.

E gjuajti kartëmonedhën në mes të tavolinës së tyre, e me një cinizëm të lehtë dhe një qetësi absolute iu drejtua përsëri:

- Pësove gjë zoomorfozë? Hajt se të kalon!

Ia preku lehtë faqen e djathtë me gishtin tregues dhe të mesit, i dhuroi një buzëqeshje të shtirur dhe vazhdoi me hapa të sigurtë drejt daljes.

Asgjë nuk pipëtinte, përveç zhurmës së takave të saj dhe kamerierit që po nxitonte ti hapte derën.

Përballja me ajrin e freskët pranveror, i krijoi dëlirësi pafund...

Tregim nga Alma Lamçja

Page 11: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

11kritikë •••

Remzie J. ZEKOLLI

NARRAcIONI I Një bAShKëbISEdIMIMiftar Kurti “ Magjia e Ligjërimit”

Intervistë me poetin dhe profesorin, Agim Vinca. Botime "Artini" , Prishtinë, 2019

“Jeto për të rrëfyer” Gabriel Garsia Markez.

Profesori, Agim Vinca,në këtë libër rrëfen jetën, fëmijërinë rininë, shkollimin, krijimtarinë e tij të pasur poetike, studiuese, kritike etj. Kujtesa fisnike, e pasur, jetësore dhe lartësimi i proceseve kombëtare që ndodhën në viset autoktone Dardane, janë shtyllat themelore të kompozicionit të këtij libri.Kjo strukturë, ngërthen në vete shtatë njësi tekstore që kanë simbolikën e 70 vjetorit të lindjes së profesorit Vinca dhe albumin me fotografi.Libri fillon me parathënien e autorit, Miftar Kurti e cila është mjaftë tërheqëse për lexuesin, pasi kemi para vetes një libër tejet të veçantë dhe specifik në letërsinë kombëtare shqiptare.E veçanta e këtij libri është stili i të rrëfyerit, bashkëbisedim me një personalitet të rrallë të letrave të kulturës dhe çështjes kombëtare shqiptare. Autori i librit është nxitës i udhërrëfimit fisnik e të sinqertë të poetit rebelues shqiptarë përmes pyetjeve që ia parashtron bashkëbiseduesit të tij. Është fakt në raste të tilla, nuk është lehtë të par-ashtrosh pyetje, duke ditur se cilin intervis-tues ke përpara, edhe përgjigjja varet nga ajo se si parashtrohet pyetja, pra janë të lidhu-ra ngushtë midis tyre.Autori, Miftar Kurti, ka qenë shumë i kujdesshëm që në fillim të secilës njësi strukturore të tekstit t'i paraprijë me nga një parathënie, në mënyrë që lexue-si ta kuptojë më lehtë përmbajtjen e njësisë vijuese.

1. Një titull simbolik e metaforikTitulli i librit ngërthen në vete një thellë-

si shumëdimensionale të të rrëfyerit, është simbolikë dhe metaforikë. Fjala "magjia",në kontekstin apo në rrethanat e këtij narra-cioni, (pra bashkëbisedimit të Miftar Kurtit me poetin dhe profesorin e nderuar, Agim Vincën), mund ta perceptojmë, në plan të parë si një guxim intelektual të autorit për të intervistuar profesorin e që atë bashkëbisedim për ta strukturuar në tekst. Plani i dytë dhe më i gjerë është se autori na sjellë aftësinë e jashtëzakonshme dhe forcën e madhe krijuese dhe atdhetare të profesorit Agim Vinca për ta bërë masën për vete. Është magjia e së vërtetës të cilën profesori e tha ballëhapur dhe pa frikë çdo herë, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.Agim Vinca kurrë nuk mbeti indiferent ndaj kalvarit që përjetoi kombi shqiptar në viset Jugosllave, por edhe në Shqipëri. Fjala, “e ligjërimit”, e, është lidhës mes fjalës "magji" dhe "ligjërim" që shpërfaq gjithë ligjërimin që bëri profesori më bashkëbiseduesin e tij në këtë libër.

2. Rrëfim për fëmijërinë dhe sfidat e jetës, revolta e poetit

Pjesa e parë e librit “Mes çizmes serbe dhe opingës maqedonase”, shpërfaq gjen-ezën e familjes së poetit Vinca, fëmijërinë, shkollimin, vështirësitë që përjetoi profesori jo vetëm në vendlindjen e tij, por edhe si stu-dent në Kosovë. Është ligjërim, i cili rrëfen rrugëtimin fisnik, jetësor, krijues dhe atdhetar të nderuarit profesor, Agim Vinca. Intervista ngërthen në vete, përsiatjet që përjetoi, poeti, historia e tij pashmangshëm është histori e popullit të cilin mendjendrituri ynë, Vinca me plot të drejtë e quan “ Populli i pandalu-ar”. Ky popull, asnjëherë nuk u dorëzua ndaj asnjë uragani. Poeti, qysh fëmijë, e urrente padrejtësinë.Në këtë bashkëbisedim, mes shumë rrëfimeve interesante të fëmijërisë së

tij, mbresa të pashlyera dhe që gjatë do të më mbetet në kujtesën time është, bojkotimi i mësimdhënëses së biologjisë nga procesi mësimor në gjimnazin e Strugës, në të cilin profesori ishte gjimnazist apo dhe marrja e këngës në gjuhën shqipe në maturë.Qysh në këtë moshë, Vincën, e shohim si personalitet kundërshtues, apo rebelues ndaj së keqes.Në këtë kontest, e keqja ishin sllavo - maqedo-nasit, të cilët përdornin çdo metodë për t'i nënshkruar shqiptarët; siç ishte përpjekja e

mohimit të drejtave elementare të popullit shqiptarë me theks të veçantë në Maqedoni, mohimi i komunikimit në gjuhën amtare. Kundërshtues ndaj mohimit të drejtave kole-ktive të shqiptarëve në viset e ish Jugosllavisë.

Pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968, kundër mohimit të përdorimit të simboleve kombëtare, mbylljes së shkollave. Vincën, e shohim pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981, në të cilat kërkohej e drejta e popullit shqiptarë për Republikë, e cila na mohohej. Mbështetës i UÇK, angazhimi i tij nëpërmes presidentit të Shqipërisë Mejdani, që amba-sadori amerikan në Tiranë të ndërhyjë për zhbllokimin e kampit në Bllacë, është veprim aq sa human dhe shumë patriotik, fisnik dhe i

guximshëm i profesor, Vincës. Në aksionin gjithëkombëtarë për pajtimin e gjaqeve,ishte një veprimtar i pashoq, aq sa s’do të mbetej indiferentë, në një proces ku populli hapur përgatitej të luftonte vetëm me një armik, ai ishte Serbia. Ai përhapi idenë për projek-tin gjithëkombëtar për për-dorimin e një abetare unike për popullin shqiptarë kudo që ai jeton. Në kontest të kësaj në librin, "Struktura e zhvil-limit të poezisë shqipe" (1945-1980), profesori do të thek-sonte: ” Ekziston një letërsi shqipe, ashtu siç ekziston edhe një kulturë kombëtare, me një gjuhë e një komb” Vinca, është ithtar i madh i bashkimit kom-bëtarë. Fuqishëm e mbështes mendimin e profesor Vincës, se proceseve të mëdha globale gjithherë, u paraprijnë nismat e vogla që qëllimin e kanë ta ndryshojnë gjendjen e popujve.Vinca, nuk duron-te që ndonjë veprim politik të shkonte kundër popullit shqiptarë. Ai dha dorëheqje nga posti i bashkëdrejtuesit të Arsimit në kohën e UNMIK-ut, ai nuk ishte servil, as puth-ador i të pushtetëshmve, por realitetin ballëhapur e shikon-te drejt në sy.Me pjesëmarr-jen e tij në demonstratën e

vitit 1968, ku kërkohej Kosova Republikë, çuditërisht më përkujton Hygoin e madh, i cili luftonte monarkinë për të mbrojtur Repub-likën.Mendoj se edhe sot popullit shqiptarë i duhet një Hygo që ta mbrojë shtetësinë e

Republikës së Kosovës.

3. Njohës i mirë i rrethanave politike. Nuk u muar kurrë me politikë

Në vazhdimësinë e leximit të librit “Magjia e ligjërimit”, më për së afërti po e njohim poetin dhe profesorin, Vinca edhe si njohës i mirë i rrethanave politike, jo vetëm të asaj shqiptare, por edhe më gjerë. Ideali i tij është bashkimi kombëtar.Është kundërsh-tues i madh ndaj oligarkisë qoftë në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, Tetovë etj. Ai mes të tjerash, pas luftës në Maqedoni do të shpre-hej:"Shqiptarët pas luftës fituan pak, apo të mos them aspak. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe ende nuk është realizuar ashtu siç e kishte përcaktuar marrëveshja e Ohrit."Ai i njihte shkëlqyeshëm rrethanat politike, të proceseve të kohës.Ai nuk u rreshtua kurrë në asnjë subjekt politikë, as në LDK që në vitet e 1990 ishte bërë një lëvizje gjithëkombëtare. Vinca, hapur shprehte pakënaqësitë e tij për ritmin e ngadaltë të zgjidhjes së çështjes së Kosovës edhe pse mirë e dinte se çdo gjë nuk ishte në dorën e Kosovës.

4. Lexues i pasionuar, punëtor i palodhur shkencor, krijues i rebeluar

Agim Vincën, si punëtor të palodhur shken-cor, më shumë se të tillë, e njohim edhe përmes këtij bashkëbisedimi të Kurtit me profesorin e tij të dashur. Arsenalin e tij krijues e përbëjnë një numër i madh i krijimeve të tij. Ai kon-tribuoi si poet, historian i letërsisë, metodist, eseistë, përkthyes, antologjist. E gjithë kjo vep-rimtari voluminoze letrare ka vetëm një emër, AGIM VINCA. Ai përmend edhe personalitete të shquara të kulturës shqiptare midis tyre edhe Nolin, Naimin, Migjenin, Konicën, Kadarenë etj. Shpreh habinë për Kadarenë, edhe pse u nominua disa herë për çmimin Nobel, ai ende nuk u bë laureat i tij. Ky libër është një histori e tërë e poetit, krijuesit, personalitetit të kulturës shqiptare i cili me punën e tij të zellshme, bëri që poezia e tij e përmes tij edhe ajo shqiptare të dëgjohet edhe në manifestime ndërkombëtare, Izrael, Itali, Hungari etj. Vinca suksesshëm ka depërtuar në artin ndërkombëtar të poezisë. Bota na njeh përmes letërsisë, ajo është gjuhë ndërkombëtare që na lidh me botën e në këtë lidhje me botën krijuese e letrare shqiptare pse jo edhe botërore Vinca e ka vendin meri-tor të tij. Mos anëtarësimi i poetit VINCA në ASHAK, na bënë të reflektojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra se letërsia, kultura, shkenca kurrësesi, nuk duhet të politizohen, por t’u hapin rrugë vlerave fisnike kombëtare pa marrë parasysh mendimet politike. Të mësohemi njëherë e përgjithmonë të dimë ta çmojmë mendimin ndryshe, sepse siç do shprehej poeti Rexhep Elmazi “ Mendimi im, askënd nuk e vret”. Shprehja e mendim-it ndryshe është vlerë e çmuar njerëzore së cilës duhet t'i japim rëndësi të madhe edhe ne si shoqëri. AGIM VINCA ËSHTË VLERË E PASTËR E KOMBIT SHQIPTARË, TITUJT NUK E BËJNË NJË NJERI TË DASHUR PËR POPULLIN, POR THJESHTESIA DHE AFËRSIA E TIJ ME POPULLIN. TË TILLË E TAKOVA VINCËN EDHE PERSONALISHT, POR EDHE PËRMES LIBRIT TË KURTIT, PËRMES BASHKËBISEDIMIT ME TE. Fale-minderit profesor për çdo gjë që i dhe atdheut dhe kombit! Faleminderit që asnjëherë nuk u dorëzove ndaj asnjë politike! Vazhdo të ecësh vetëm vertikalisht! Faleminderit autor i librit që na dhurove një margaritar të letrave shqipe!

Vushtrri, më 06.06.2019

Page 12: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

12

CMYK

••• reklama

• Program mesimor i bazuar ne United States Common Core• Libra te rinj Common Core per te gjitha klasat.• Mesime te shekullit 21 me permbajte hibride te klasave/teknologjise.• Raportim i notave online si dhe menaxhim i mesimeve me ane te programit Alma. • Biblioteka Questia me me shume se 94,000 libra akademik dhe me shume se 14 milion revista, gazeta, e artikuj nga me te ndryshem.• Transparenca, ne jemi e vetmja shkolle ne Shqiperi qe u tregon prinderve rezultatet e testeve nderkombetare te nxenesve. • Arritje te dokumentuara te nxenesve, rezultatet e tyre jane rritur ne menyre ekuivalente me ato te moshatareve te tyre ne Amerike gjate tre viteve te fundit.• Vendndodhja – Ne jemi te vendosur ne qender te Tiranes, perballe Ambasades Amerikane.• Cmimi – Ne kemi cmimet me konkurruese e me te uleta nga shkollat e tjera private rajonale. Ne AIS ju paguani per nje arsim cilesor te nxenesve tuaj dhe jo

vetem per nota te stampuara per te paguar kostot e ndertimit.Ne shpresojme qe ju te vini dhe ta shihni vete diferencen ne integritet qe i ndihmon nxenesit tane qe te mesojne. Qellimi yne eshte qe te pergatisim nxenesit tane per

te konkurruar dhe per te patur sukses ne universitete nderkombetare qe ata do te zgjedhin ne te ardhmen.EJANI DHE SHIHNI DIFERENCEN NE AIS!

Tel:+355 42 273 488Mob:+355 69 47 46 856Website: www.ais-tirana.org

Albanian International SchoolRruga e Elbasanit # 24 Tirana across from the U.S.Embassy

Page 13: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

CMYK

E Diel, 13 korrik 2019

reklama •••

Adresa: Lagja Qendër Shëngjin Shëtitorja" Willson"

50 metra nga posta e PolicisëTel: +355 69 301 8670

Page 14: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

14 ••• studim

“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje në krijimet e z. Kona është se ato janë pjesë të rëndësishme të jetës, personazhet janë tipa dhe karaktere që i ndeshim në jetë dhe në shoqëri, ata me dikë na ngjasojnë, diku i kemi parë dhe kemi

bashkëbiseduar, me ata udhëtojmë dhe ëndërrojmë, ata janë njerëz të kësaj shoqërie, dje dhe sot. Por ka dhe diçka tjetër, fabulat dhe personazhet e këtij shkrimtari lëvizin lirshëm dhe shfaqen të vërtetë.”

Tregimet përshkruajnë qartë, me realizëm dhe me patos njerëzor

Viron Kona, shkrimtari shqiptar që sjell realitete të botës moderne në Shqipëri

Nga Fran Gjoka

1.Kam shkruar shpesh herë për letërsinë e

Viron Konës. Edhe të tjerë kanë shkruar dhe, besoj edhe në të ardhmen do të shkruajnë. Dhe arsyeja mendoj se është origjinaliteti dhe forca tërheqëse e krijimeve të tij letrare, subjektet realiste dhe mësimdhënëse që ai di të thur aq mjeshtërisht, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Por ka dhe diçka tjetër që të tërheq te ky shkrimtar, një vlerë që e gjejmë rrallë në krijimtari, por që të tërheq aq shumë ku e lexon: SINQERITETI. Kjo cilësi njerëzore shfaqet duk-shëm tek afro 45 librat e tij, vëllime me tregime, novela, romane, poezi, epigrame, fabula për të fëmijë dhe të rinj, por edhe për të rritur. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje në krijimet e z. Kona është se ato janë pjesë të rëndësishme të jetës, personazhet janë tipa dhe karaktere që i ndeshim në jetë dhe në shoqëri, ata me dikë na ngjasojnë, diku i kemi parë dhe kemi bash-këbiseduar, me ata udhëtojmë dhe ëndërrojmë, ata janë njerëz të kësaj shoqërie, dje dhe sot. Por ka dhe diçka tjetër, fabulat dhe personazhet e këtij shkrimtari lëvizin lirshëm dhe shfaqen të vërtetë. Ata nuk janë artificialë, apo thjesht imagjinarë e të montuar, nuk janë robotë e makina, por njerëz me emocione dhe ndjenja, me gjak dhe nerva, që mendojnë, zemërohen, qetësohen, meditojnë, ëndërrojnë, gëzohen dhe qeshin, ata janë dembelë dhe punëtorë, ata janë njerëzit të zakonshëm dhe dijetarë, mësues, dhe akademikë, krijues dhe atdhetarë. Aq më tepër sot, kur bota është kaq e hapur ngjarjet dhe per-sonazhet e krijimtarisë së Viron Konës, vepro-jnë në hapësira të gjera tokësore dhe detare, ata lëvizin nëpër botë, gjallërojnë dhe jetojnë në marrëdhënie mes tyre dhe me popujt e tjerë të botës, përpiqen të integrohen por edhe të trego-jnë personalitetin tyre, sikurse ata nuk janë të rënë nga qielli, por janë si të gjithë popujt në çdo vend të botës, ata jetojnë në vorbullat e përpjek-jeve, kundërshtime dhe betejave, veçanërisht në frontin midis të mirës që triumfon dhe të keqes që vepron e maskuar dhe tinëzisht. Ata shfaqen si luftëtarë të përparimit, duke manifestuar hap

pas hapi vlerat më të mira të shqiptarisë. Viron Kona ka dhe një cilësi që rrallë e

gjejmë te të tjerët. Ai kudo që ka lëvizur nëpër botë, kryesisht nga halli, ka sjellë në atdhe vlera që shërbejnë, që nxisin apo edukojnë, ato janë sa artistike dhe me bukuri emocionale, aq edhe tronditëse dhe demaskuese. Viron Kona shkoi refugjatë në Greqi, siç shkojnë të gjithë refug-jatët, nga halli për të rregulluar paksa ekzist-encën e familjes së tij.

Nuk solli dot para, por shkroi “Drithërimat e yjeve” një roman me fuqi të atillë mbresëlënëse, që do të mbetet edhe në dekada dhe do të dësh-mojë për jetën shqiptare të fund mijëvjeçarit të dytë dhe fillimit të mijëvjeçarit të tretë. Për atë roman është shkruar kaq shumë saqë artikujt mbresëlënës dhe emocionues i kalojnë disa herë faqet e vet romanit. Por për atë roman do flasim një herë tjetër. Dëshiroj të them se Viron Kona shkoi në Budapest ku kreu një operacion të rëndë të pankreasit dhe solli prej andej novelën e shkruar me shumë emocion dhe art “Dëgjoma zemrën, Budapest!” të cilin shoqëria e avionëve të asaj kohe “Malev” e shpërndau në avionët e linjave të saj, gjë që ishte një vlerësim emo-cionues e mbresëlënës për librin dhe autorin saj. Tashmë, me sa kemi dijeni, ai libër i përkthyer nga Thoma Dardeli, pritet të shikoj dritën e botimit në Hungari.

Viron Kona shkoi në Turqi, në krye të një Ansambli të Këngëve dhe Valleve dhe solli nga Turqia romanin “Yje mbi Bosfor”. Ka shkuar disa herë në Suedi dhe ka sjellë prej andej 6 libra... Një shkrimtar i palodhur, që shkruan në të gjithë gjinitë, me një korpus veprash të

rralla, që s`ka sesi të mos tërheqin vëmendjen e studiuesve dhe kritikës. Publicisti Ibrahim Hjdarmataj ka shkruar një libër voluminoz që i kushtohet Viron Konës “Blerim i një fushe me krijime të bukura”. Bashkim Saliasi ka në shtyp librin “Parnasi sheh me bisht të syrit”, kurse, unë, autori i këtyre rreshtave, kam në duar librin “Si thoni vogëlush, nisemi!” ku kam shkruar marrëdhëniet interesante të këtij shkrimtari me lexuesit e tij më të dashur, fëmijët. Mendoj se është me vend të citoj këtu karakterizimin që i bën Viron Konës, poet, përkthyes dhe publicist shqiptar – suedez Sokol Demaku, cili në një nga artikujt e tij e përcakton kështu Vironin: “Rrallë herë kam pasur fatin të njoh një temperament të këtillë të pasionuar pas ngjarjeve interesante dhe me vlerë për letërsinë, duke shkruar tregimet e tija aq mjeshtërisht dhe me një kreativitet që lex-uesit i japin kënaqësi në lexim. Ai, sa unë shoh këtu, frymon duke jetuar përmes shkrimeve, përmes përshkrimit të ngjarjeve, përmes njerë-zores duke kërkuar të deshifrojë përmbajtjen e brendisë së vlerave, motiveve dhe ideve, por sidomos ato rrugë që shpien nga konkluzionet e ekzistencës së disa rrënjëve të përbashkëta njerëzore pa marrë parasysh se në cilën hemi-sferë të tokës njeriu jeton dhe frymon. Dua ta them edhe këtë se në ditët e sotme nuk është e lehtë të gjesh një të tillë, që të ketë shëtitur kaq shumë, gjithmonë i qetë, i ngadalshëm, me shumë krenari në punën e tij dhe të sjellë në truallin e tij aq shumë mendime dhe ide njerëzore qëllim mira, të cilat do gjejnë vend dhe shprehje besoj tek gjeneratat e reja, të cilat kanë nevojë për këtë kreativitet, sepse duhet

të ndjejmë respektin dhe të rikthejmë edhe ne traditën e të parëve tanë që ishte në nivel me traditat e kombeve të zhvilluara”.

2.Viron Kona shkon vazhdimisht në Suedi.

E ftojnë shpesh edhe atje por edhe këtu në Shqipëri të flas për Suedinë dhe veçanërisht për dy kulturat dhe dy letërsitë shqiptare dhe suedeze. E shohim edhe në filma dokumen-tarë, ku ai është ndër personalitetet, të cilit i kërkohet të shfaq mendimet dhe konsideratat për njerëz të rrallë, dijetarë dhe albanologë të shquar, siç është dhe rasti i albanologut të njohur suedez Ullmar Qvick(Kvik). Në filmin dokumentar “Ullmar Qvick – ambasador i kul-turës shqiptare në Suedi” - Portret kulturor – Regjisore: Fitore Rubovci, mund të themi se Viron kona ishte shtylla e këtij dokumentari. Aq shumë njohuri ka ky shkrimtar për Suedinë dhe suedezët e, veçanërisht për shqiptarët atje, saqë shumë njerëz e kujtojnë se ai banon jeton në Suedi. Por, jo, është tjetër arsye që Viron Kona është bërë një mik i përhershëm i Sue-disë dhe i kulturës së saj: LIBRI. Më saktë libri Bubulino, fitues i çmimit të Parë të UNICEF, kur kjo Organizatë Botërore e Fëmijëve festoi 60 vjetorin e themelimit të saj. Por Bubulino është edhe libri më i mirë fitues i Panairit të librit “Tirana 2006”.

Në vitin 2010, Vironin erdhën e takuan rektori i shkollës “Fjardingskolan” të Borasit Per Kettisen, së bashku me mësueset Annette Ekelund dhe Sonja Persson. Ata shoqëroheshin nga poeti, përkthyesi dhe publicisti i njohur

Page 15: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

15studim •••shqiptar-suedez Sokol Demaku. Qëllimi i bisedës ishte njohja e letërsisë së Viron Konës dhe përzgjedhja për botim në gjuhën suedez të librit të tij “Eh, more Bubulino!” Që nga koha përkthimit të atij libri dhe përurimi madhështor të tij në Suedi, Viron Kona shkon shpesh herë i ftuar në takime dhe bashkëbise-da me fëmijë, të rinj dhe të rritur, shqiptarë dhe suedezë, por dhe nga kombet e tjerë. Ai shkon dhe vjen gjithnjë i ngarkuar me mbresa, emocione të cilat i shkarkon në librat e tij. Ka shkruar deri tani kushtuar Suedisë dhe bash-këkombësve shqiptarë atje librat: “Bukuri sue-deze”, “Për ju miqtë e mi”, “Zonja nga Borasi”, “Ju dua më shuam se veten!”, “Poleni viking” (me bashkautor), “Kur vjen Sokoli”, ndërkohë që sapo ka mbaruar monografinë “Marigoja shqiptare në Norvegji” që lexuesi do ta ketë në duar së shpejti.

3.Kam në duar librin “Zonja nga Borasi”

të Viron Konës. E kam lexuar dhe rilexuar, kam dëgjuar edhe të tjerë të flasin dhe të shkruajnë për të, edhe në Shqipëri, edhe në Suedi ku “Zonja nga Borasi” ka vendlindjen dhe ku shkrimtari ynë ka marrë temën dhe frymëzimin. Është një libër me tregime, që në tërësinë e tyre i lidhin motivet përbash-këta të dy popujve miq, shqiptarë e suedezë. Shkrimtari me mprehtësinë dhe aftësinë e tij krijuese, arrin t`i afrojë kulturat dhe motivet jetësore të këtyre dy popujve, duke vënë në dukje vlerat dhe të përbashkëtat e tyre, duke zbuluar njëkohësisht vlera të mëdha njerëzore si dashuria për jetën, dashuria për lirinë, vlerësimi ndaj njeriut dhe gjallesave të tjera, ashtu dhe ndaj natyrës.

Pikërisht këtu nis dhe e shpalos Viron Kona këtë afrim moral, shpirtëror e letrar, nga gjesti human i një gruaja të madhe suedeze, e cila pasurinë e saj ua la me testament e trashëgim kujdesit ndaj zogjve dhe shpendëve. A nuk ngjason kjo grua me Nënën Terezë, gruan e madhe shqiptare, e cila u përkushtua për jetën deri në sekondën e fundit të frymëmarrjes së saj? Suedezët bëjnë gjëra vërtetë të mëdha që i shkojnë për shtat qytetërimit dhe e zbukurojnë më shumë atë. Nëse Nobeli fali pasurinë e tij për ta dhënë atë përvitshëm në formë çmimi për shkencëtarët, mjekët dhe shkrimtarët, “Zonja nga Borasi” e fali pasurinë e saj për t`u dhënë një hapësirë jetese dhe kushte natyrore origjinale zogjve, shpendëve që rriten në Rram-naparken, në parkun e liqenit pranë qytetit të Borasit, në pyllin që gjallëron mjedisin dhe krijon kushte të shkëlqyera për jetesën dhe shumimin e mijëra zogjve. Që nga koha që ajo zonjë e madhe dhuroi pasurinë e saj, ai park është zhvilluar aq shumë, është zbukuruar dhe është bërë kaq shumë tërheqës, saqë shkojnë atje si vizitorë njerëz nga e gjithë bota. Ky fakt, tërhoqi vëmendjen e shkrimtarit tonë dhe, jo vetëm e shkroi si tregim mbresëlënës artistik, por edhe i vuri titullin librit të tij tashmë të njohur.

Per Sjöstrand, rektor i shkollës “Fjarding-skolan” duke marrë me autograf librin “Eh, more Bubulino” nga shkrimtari Viron Kona. Në foto dhe redaktori i librit z. Sokol Demaku. Në vazhdim, së bashku me shkrimtarin tonë, edhe gazetarët suedezë: Erik Jullander dhe Sandra Nordin. (Gazeta “Boras Tidning”).

Te libri “Zonja nga Borasi” ka dhe shumë llojshmëri tregimesh të tjera, motivet e të cilave gërshetohen me ngjarje e fabula interesante, por edhe duke i integruar ato me tema dhe sub-jekte origjinale nga vendi ynë. Janë tregime magjepsëse, intriguese, me stil modern që të përfshin në subjektin e tyre aq tërheqës dhe të realizuar. Të lë mbresa të veçanta tregimi “Karl Linne` dhe mësuese Ollga e botanikës”, ku ndër-thuren bukur vlerat shkencore dhe përshkrimet artistike. Karl Linne`, një botanist i njohur

suedez e botëror, kishte në kopshtin e tij mbi 200 drurë e pemë dhe njihte përmendësh llojet, emrat dhe cilësitë e tyre, ashtu siç ne njohim shkronjat e alfabetit. Këtu bien në sy analizat e sakta dhe konkrete të autorit, njohja e thellë e objektit për të cilën shkruan, ndriçimi i tij nga kënde të ndryshme, fryma emocionale dhe qën-drimi realist, si dhe preokupimi për të shtruar dhe zgjidhur probleme aktuale me jetën e sotme. E bashkë me të dhe mësuesja e mrekullueshme shqiptare Ollga, e cila e adhuronte lëndën e saj, adhuronte nxënësit dhe përpiqej t`i bënte të ditur si botanisti i madh suedez, t`u mësonte arritjet e tij shkencore dhe të gjitha këto me një pedagogji të rrallë dhe emocionuese, që të bën të mos e lëshosh librin nga dora. Ndërkaq shfaqet tregimi “Çudibërësi”, ku ndërthuren bukur puna shkencore e Anders Celsiusit, - shkencëtarit të madh suedez, që shpiku termometrin dhe kujtimeve të fëmijërisë së autorit...

Tregimet kanë frymë parimore dhe ndjeshmëri, që karakterizohen nga shije të holla estetike, gjuhë e gjallë shprehëse, sidomos tek tregimi “Promeksi” suedez na shpëtoi nga “pushkatimi politik”, i cili paraqet një ngjarje tipike të realitetit politik të së kaluarës 45 vjeçare të diktaturës në Shqipëri. Është interesant fakti

se si personazhi kryesor Sadiku, shpëtoi nga dënimi politik vetëm sepse dinte të përdorte makinerinë e rendë të shpimit të tuneleve “Promeks”, por kjo ngjarje e hidhur për kohën, e ngritur në art nga mjeshtri Kona, bëhet më e këndshme, më mbresëlënëse dhe aq më tepër merr karakter njohës për të rinjtë tanë.

Tregimet përshkruhen qartë, me real-izëm dhe të përshkruar me patos njerëzor, natyrshmëri, vlera jetësore që afirmojnë arritje novatore në këtë stil, prandaj autori është i ëmbël dhe i ngrohtë në trajtimin e ngjarjeve. Kështu ndodh në tregimin “Fotografia në bibliotekën suedeze”, ku autori bën një analogji të bukur që fisnikëron ngjarjen, ku, 28 Nëntori është ngjarje me shumë rendësi dhe në Suedi, ku libri është një thesar i paçmuar që ka vlera jetësore. Kështu ndodh në shtetet e zhvilluara perëndimore. Këtu, përdorimi artistik i analogjisë,përmes së cilës shpalosen ritme të brendshme vlerash në përputhje me idenë dhe temën, paraqitur me emocion, imagjinatë dhe mjeshtëri letrare.

Meritë e Viron Konës është se ai trajton tema pak të shkelura më parë. Është aftësia e tij si shkrimtar me një stil të veçantë që përshkruan ngjarje me një ndërthurje reale mes vendlindjes së tij dhe Suedisë.

Autori kërkon t’u japë tregimeve një pamje, ndjesi dhe përmbajtje të caktuar, subjekt të arrirë dhe vlera artistike. Kjo për vetë faktin sepse lexuesi i tij kërkon diçka të re, koncep-tim unik të materialit letrar dhe këtë autori e arrin me mjeshtëri. Kështu tek tregimi “Inga dhe Cezarina”, autori ngre një problem nga më të rëndësishmit për shoqërinë njerëzore dhe, gjithë këtë e jep nën nocionin artistik “Jetojmë në të njëjtën shtëpi të përbashkët,në të njëjtin rruzull tokësor. Jemi miq, vëllezër dhe motra…”

Në këtë përmbledhje ndihet kultura e institucionalizuar e të shkruarit dhe njohja pro-fesionale. Dy janë simbolet artistike që zotëro-jnë në këtë vëllim, zogjtë dhe lulet, të cilat janë sinonim i jetës së lire. Në tregime gjallon jeta, lëvizja, e ardhmja. Gjen në këtë vëllim me tre-gime problematika interesante që lidhen me të përditshmen,jetësoren. Me punën plot pasion të prindërve për t`i edukuar fëmijët e tyre si njerëz dhe me vlera shoqërore. Mjaftojnë të lexojmë tregimin “Lulet dhe fëmija”, për të parë sa të kujdesshëm dhe njerëzorë ishin prindërit tanë. Duke u nisur nga vlerat e tregimit, autori kalon në përgjithësime dhe analizën e argumentu-ar të tipareve qenësore të individit në shoqëri. Duhet theksuar se, ky vëllim me tregime i autorit të mirënjohur Viron Kona, aq i pëlqyer edhe nga lexuesi suedez, qëndron afër realitetit të sotëm, sepse ai hyn në botën e shqetësimeve e të ëndrrave të njeriut, sepse materiali jetësor gjen këtu një trajtim filozofik. Nga ana tjetër, përdorimi origjinal i figurës, personazhit artis-tik krijon një diapazon të gjerë intonacionesh artistike - tregimtare, duke krijuar një ritëm të brendshëm me idenë dhe tematikën e trajtuar.

Tregimet e Konës kanë një strukture dhe procedim letrar tipik. Përgjithësisht, para se të kalohet tek zhvillimi, paraqitet personazhi në një atmosfere të caktuar, që në pamje të pare duket sikur s`ka lidhje me ngjarjen, por kjo na ndihmon të njihemi me personazhin para se të futemi në vatrën e subjektit dhe të gjykojmë për veprimet e tij. Edhe kalimi nga pjesa hyrëse në zhvillimin e ngjarjes në mënyrë graduale dhe të natyrshme e detyron lexuesin të ndjekë me kujdes fillin e shtjellimit të subjektit. Përjetime të tilla,shpresoj se do të ndjejë lexuesi edhe kur të lexojë tregimin që pagëzon librin “Zonja nga Borasi”, si dhe tregimet “Lisi pranë shtëpisë sim-e”,“Tregtari i bronztë”, “Refreni që përsëritej çdo ditë”, “Laku”, “Lejlekët”, etj.

Libri “Zonja nga Borasi” u përurua në Suedi, në prani të dhjetëra lexuesve, studiuesve, gaze-tarëve, mësuesve, suedezë e shqiptarë, mes të cilëve ndodhej dhe kryetari i bashkisë i qytetit dhe autoritete të tjera vendore.

Në mbyllje të këtij artikulli, po citojmë alban-ologun e njohur suedez Ullmar Qvick (Kvik), i cili në një korrespondencë me shkrimtarin Viron Kona, shkruan: “Miq shqiptarë kudo ku jeni! Erdhi një letër nga Shqipëria, jo një letër e rëndomtë por një letër si xixë drite në terrin e nëntorit suedez...Një letër që rrezaton opti-mizëm, mirëkuptim, humanizëm, një mesazh prej një miku shqiptar, i cili përfaqëson vetitë më të mira të shqiptarizmit të gjallë, me rrënjë kombëtare dhe me frymë internacionaliste. Ky nuk është shqiptarizmi i rremë që shohim tepër shpesh, ku njeriu ose shikon kërthizën e vet pa interes për botën përreth ose rreh gjoksin duke lëshuar automatikisht fjalë bajate gjoja patriotike...Viron Kona nderon miqësinë tonë, ai nderon popullin e vet duke marrë nga jashtë gjërat pozitive për të krijuar diçka kon-struktive në mjedisin e vet shqiptar. Ai është tipi i njeriut që duhet të shohim më shpesh në kohën tonë kudo, në tërë botën shqiptare, kur njerëzit në shumë raste kanë rënë në kllapi pa kuptuar identitetin e tyre shqiptar dhe rrugën e tyre drejt së ardhmes. Viron Kona me fjalët e tij përhap vetëm dritë, dhe me këtë dritë sigurisht do të frymëzojë shumë nga bashkatdhetarët e tij...” (Ky fragment i Ullmar Qvick(Kvik) është shkëputur nga portali i shoqatës së Miqësisë Shqipëri Suedi).

Page 16: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

16 ••• poezi

NGA QAZIM D. SHEHU

RRJETA E MITEVENga një e papritur e viteveMjerohet një shekullDhe rrjetë e miteveKëtu ta peshkon emrin. Në BallkanKufijtë litar lidhur nyjeMe sëpatë i ndan. Me ty kënaqen të tjerëtKur veten ha me dhëmbë,Këtu vetëm me nacionalizëmMbahesh në këmbë.

RRUGA E POETËVE Me dendësi vargu vjen NerudaDhe ma ngushton rrugën,Rruga merr disa rrudhaKur kujtoj Nerudën… Ndal diku dhe një pemëNjë litar rrezje mban në qafë,Dhe më vijnë në mendje ata që qenëPoetët inkoshientë gjithë gafë,Verleni…,kalo, dhe qëndroTek kometa Artur Rembo,“Ç`jemi ne,thosh ai,Kometë në një vazo”Ku e gjete këtë varg, gjeniSe me të më plase.Rend shpirti im në muzg,Eshkë e ndezur nga një xixë,Po tymin s`ia sheh kush,As zjarrin që s`përton të ndrisë…Nuk kam nevojë për asnjëriPërderisa shoqëri më bëjnëNerudë,Rembo,dhe çdo varg i ri,Që fytyrën e tyre imagjino…Ndaj do ta quaj rrugë të poetëve,Edhe pse kush poezinë s`e do,Mjafton që një njeri të ecë në të netëveDhe me poezinë e tyre tento,Qoftë t`ua kujtojë në një bisedë të kafeneve,Në këtë rrugë që kafenetë i ngop dhe i mjero…

KAPROLLIPyjet e rralluara na thonëSe ai qenka personazh përralle,TaniPër kullota digjen livadhe… Butësia

RRUGA E POETëVEE syve të tij, dhe brirët dredha dredha,Pse s`duken gjëkundi? Pyjet u rralluan në bredha nga predhaE luftës, pa luftë të fundit…

HESHTA VËSHTRIMESH

Heshta vështrimesh farkëtohen,Në zjarrin e dashurisë së nisur,Pastaj në ujë arsyesh mjerohen;Dhe kështu thyhen…

DRITARET E SHTËPIVE TË

FSHATITDritaret e shtëpive të fshatit përhera,Vijnë kaq të ngrohta.Zjarre të vegjël që i tund era,Lule në caqe të forta… Jo të gjitha do çelen për mua,Veç në errësirë mallin përhapin,Më mjafton për kaq t`i duaEdhe nëse jashtë kaloj natën…

MJEGULLAQë të mbushet vetja duhet një tjetër,Një fytyrë, një fjalë prej teje,Nëse nuk i bindemi kërkimit të vjetër,I bie ta mbushim me mjegull.Kur mjegulla të ikë ,me siguri do vishTë shohësh humnerën e thellë,Do rrish mbi të a nuk do rrish,Këtë s`e di ,Ashtu si mjegulla s`e di ç`fytyrë tjetër mund të ketë…

MALËSINë lakuriqësi gjelbërimi,kodra ,brigje, gërxhe,Enumeracion naimjan.Shtëpi të shpërndara, një në kodër,tjetra në luginë,Ç`jetë individuale ,të lirë,shok me vetminë,Mbajte, o malësori im mbi shpinë?

FALASNjë këngë zogu ngazëllen në ajër.Falas për ne.Përveç asaj,Gjë tjetër falas nuk ke…

THURIMË

Thuret e çthuret botë mëkatare,Në ëndje të mëdha,Nga krahu i majtë zemra del fare,Strehohet në të djathtën për bela. Një zgollë në të majtën lë,Nga krahu tjetër e sodit dhe qan për të…

HORIZONTTIBaba im mendjemprehtë,Shtyu horizontet vija- vija,Ngaqë përtej s`ia doli vetë,Kujtoi se unë do t`ia arrija. Paska qenë e vështirë, baba,Ndonëse sa e dobishme,Kur i shtyj edhe unë fëmijët ca nga ca,Me nxitjen tënde të fisme…

RRJETA E MITEVENga një e papritur e viteveMjerohet një shekullDhe rrjetë e miteveKëtu ta peshkon emrin. Në BallkanKufijtë litar lidhur nyjeMe sëpatë i ndan. Me ty kënaqen të tjerëtKur veten ha me dhëmbë,Këtu vetëm me nacionalizëmMbahesh në këmbë.

AI NGRITI GURINAi e ngriti gurin e vuri në majëSizifi e pa me habi,Kush ia mundësoi këtë të pangjarë,Kotësia të ecë kaq mirë.

Ç`ka ndodhur vëlla, i tha,Një rrugë, dhe si ka mundësi?Maskarait edhe zoti rrugë i hap,Të mos merret me poshtërsitë e tij…

MESJETA Mesjeta ishte, nuk vjen më,Mesjeta vjen në formë të re,Kur tjetrit shqelmin në fyt i vë,Kur dorën ia pret me nge… Mesjeta thuret në fytyra,Skërmisin dhëmbët nëpër terr,E njëjtë me të pasqyra,E zbardh njësoj po të njëjtin vrer. Me një ndryshim, nuk ka kalorës,Por sojli të parasë,Për drejtësi, ende Don Kishoti,Shkund aventurën me grimasë. Ndërgjegja mbyllet si një portë,Më e rëndë se e kështjellave,Nuk ka hordhi që ta spastrojë,Modernitetin prej të vjellash…

FORCË E HISTORISË

Forcë e historisë diku ndalet,Aktorët e vjetër ikën ,priten të rinj,Populli përherë me fytyrën e liderit shpallet,Populli e humbi fytyrën e tij…HISTORI POETINuk shënoj histori njerëzish të mëdhenj,S`i kam qejf biografitë,Vij nga një fshat me shkëmbenjGjigandë të ngrirë.Si dua yjet që shkëlqejnë,Nga një dritë së jashtmi,Mbi fshatin tim qielli profet,Hedh yje së larti.Kur bien yjet nëpër ujra,Mbi pyje kur bien,Unë dal tek udha porsi ujk,Lëshojn një ulërimë.Dhe nga ulërima dhimbjen mbjellNë errësirën që s`tronditet,Më tepër yje ndizen në qiell,Që unë të shoh vitet.Vitet që i lashë të bukura,Tek ky fshat malor,Kujtova se ishin fluturaKur gjëmonin stinët në kor.Ato stinë ende mbaj,Si biografi të vargut tim,Dhe atë fshat nuk e ndajMe asnjë vegim…

+++

Jam fshatar,Fshatin e dua,Fshatin e braktisa,Fshati më përzuriBari i tij,Lulet,Mëllenjat,Si pingërimaNëpër gështenjat,Më zhuzhijnë në kokëMe të hidhurin sinqeritetQë s`më hyn në punëNë qytet.

Page 17: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

17poezi •••

ëMbëLSI E hIdhUR

Poezi nga KLARA KODRA

GJUHËT

Dy gjuhë më kanë falur prindërit,Një të këtij dheuDhe një të dheut përtej detitPoezia më ka dhënë një të tretëQë flitet në tërë Planetin.

2019

PAKOHËSIKam qenë gjithnjë jashtë kohe,Herë më e vjetër se vitet e mia,Herë më e re. Ashtu në mënyrë të çuditshmeKam përjetuar teorinë e relativitetit.Me cilën krijesë ngjaj vallë ?Më duket se i ngjaj vetëm detit.

2019

DUKE SHKRUAR RELACIONIN PËR PLANIN

(e punës shkencore)

Plani duhet bërë gatiDhe shifrat duhet të jenë të saktaSe ne po bëjmë shkencë.Po shkenca jonë është për letërsinëDhe letërsinë s’mund ta futësh në shifra.Dhe bukurinë s’mund ta futësh në shifraDhe shifrat s’janë aspak të bukuraDhe përfundimet tona s’janë zgjidhje ekuacioneshDhe ekuacionet e problemeve tona s’kanë zgjidhjeOse kanë shumë (njësoj sikur të mos kishin asnjë).Dhe dikush thërret: “Po matematizohet shkenca letrare!”Dhe dikush tjetër: Gabim. Po modernizohet Dhe fleta e relacionit është katrorePo ka raste kur shndërrohet në kafazDhe rreshtat aty brenda shndërrohen në gjarpërinjOse në zogj dhe zogjtë duan të

fluturojnëDhe relacioni – kafaz për ta është shumë i ngushtë.

2011

ÇAST NGA NAPOLI

Manastiri i Shën KjarësGurët pikojnë djersë shekujshAjri përreth ka një tingull të argjendtë.S’e di pse fytyrën e KjarësShoh në fytyrën tënde,Motër e një gjaku e një gjuhe Që rroke duart me mua.Kënga nga buzët na fluturon si zog i palindurKërkon folenë e vetTe këta gurë të rilindur.

1998

NË TRENIN ROMË – NAPOLI

Mes dritash rend treni, i shpejtë si dritaLundroj e sa s’mbytemNë oqeanin tërë rrëzëllimeRëndon aq shumëKjo çantë e vogëlKa tërë shqetësimet e Shqipërisë sime.

2001

DIELLI I ROMËS

Floriri i këtij dielliThinjat në kokë m’i përflak,Floririn e këtij dielliDua ta mbledh pak nga pak,O, floririn e këtij dielliS’ka kuletë ta mbajë, jo, aspak.

O, floririn e këtij dielliSi ajrinSi valën Dot s’e kap.Po floriri i këtij dielliMë ka hyrë në gjak.

2004

ROMA SOT

Qyteti i përjetshëmMezi merr frymë nën male plehrash.Dielli i pamëshirshëmE përvëlon në furrë rrezesh.Në duhmë mbytëseËshtë shndërruar parfumi i Romës.Parfumi i RomësQë asnjë shekull s’mundi ta tretë.Tablo e vrazhdë e shekullit të njëzetenjëtë.

2019

Dafina SYLA

KA KOHËKakohëqëheshtkakohëqënukbëzajkakohëqë as frymëmarrjen dëgjojvetëmvëzhgojSashumëkampërtëthënëasgjëpërtëlënëKakohë qëaskushnukkakohë përkohë

E humburnëabsurditetnëvirtualitetpaknjerëzishumëpafytyrësimëshumëbukuri fallco me teprisijetanëkëtëshekull.

SHEKULLI I RIShekullinjëzet e njëmëshumëditurimëpakmençuritelefonave - mençurinënjerëzimit - diturinëfëmijëtqetësohen me mençuriInterneti - lumturi sapakdashuriçdoherë e mëpakrinibotarrotullohetnjerëzimi, njerëzia tëmosharrohet.

PRANVERALuletdukenmëbukur kurkadritëdetiështëikthjellëtkurkadritëpeshqitshihenkurkadritënjerëzitjanëmëtëdashurkurkadritëzemërligubëhetmëimirëkurkadritëisëmurikashpresëkurkadritëivarfëringrohetkurkadritëbotakakuptimkurkadritë.

Politikanuknjehdritëartikadritëpaqjakadritë

Errësiralargohet vetëm me dritë.

MË TË MIRËN PËR TY

Page 18: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

18 ••• kritikë

-Shënime për librat: “Faqe libri” (Shënime letrare), botim Shtëpia Botuese FAIK KONICA, Prishtinë, 2007; “Shenjëzime” (Përshtypje letrare), botim Shtëpia Botuese FAIK KONICA, Prishtinë, 2011; të studiuesit nga Kosova, Hasan Hasani

Nga Xhahid Bushati

1.Po të gjurmosh në jetën artistike të Hasan

Hasanit, nuk është e vështirë të mësosh se ai është poet, prozator e publicist. Por kohët e fundit po e shenjëzon profilin e tij si studiues e kritik letrar. Kjo i shton edhe një faqe më shumë poliedrit të figurës së tij.

Duke u ndalur në këto të fundit, mendoj që nuk është as e papritur e as rastësi kjo ardhje e tij në këto lamije. Rrezja paralajmëruese është dukur moti më parë, gjatë botimeve të tij në periodikë e revista të ndryshme. Si një ‘parathënie’ i prin kontributi i çmueshëm në lëmin e letërsisë shqipe, si autor i Leksikoni i Shkrimtarëve Shqiptarë (1501-2001)[1]. Ndërsa librat, që tashmë kemi në duar titullohen: “Faqe Libri”[2] e “Shenjëzime”[3]. Ato hedhin vësh-trimin nga ecuria e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, shqyrtojnë e studiojnë copëza zhvillimi të kësaj letërsie, edhe pse kanë kaluar, shpesh herë, më shumë se tri apo katër dekada nga botimi i tyre. Shenjëzimi i veprës dhe bilanci artistik janë kurdoherë të nevo-jshëm dhe të domosdoshëm për vlerat e proceset e një letërsie.

Komunikimi me lëndën e ofruar të librave të bën të njihesh me konceptet dhe strukturat e tyre. Janë ndërtuar në dy blloqe: në shënime letrare për vepra të letërsisë për të rritur, dhe në shënime letrare për vepra të letërsisë për fëmijë e të rinj. Libra të kësaj natyre që, në tekstin e tyre kanë si objekt shqyrtimi dhe analize vepra të letërsisë për të rritur dhe të letërsisë për fëmijë e të rinj bashkërisht brenda një hapësire, janë shenjë mbarësie (këtu, tani, është fjala për Letërsinë për fëmijë e të rinj), pasi një mozaik i tillë nuk është dhe aq i shpeshtë. Duke marrë shkas nga profili i këtyre librave, është e nevojshme të rikujtojmë se, koncepti i unikes në letërsi lidhet pazgjidhshmërisht me plotërinë e portretit të saj, pavarësisht specifikave dhe veçorive që mbart letër-sia në vetvete. E parë në këtë këndvështrim, poho-jmë seriozitetin dhe misionin e vërtetë të studiuesit Hasani për ta parë zhvillimin e letërsisë, procesin e saj në tërësi, në shumë rrafshe, në shumë qasje e në shumë marrëdhënie. Këtë e lidhim edhe me fjalën e autorit, që në në parathënien e librit thotë: “E quajta “Faqe Libri”, meqë të gjitha këto njësi janë shkruar për libra të ndryshëm letrarë, portrete të ndryshme letrare, autorë apo përvjetorë, qoftë të letërsisë për të rritur, qoftë të letërsisë për fëmijë, apo edhe për ndonjë figurë letrare të veçantë, si De Rada, Noli apo Migjeni. Të gjitha këto shkrime janë të botuara në gazeta dhe revista në Prishtinë gjatë një periudhe të gjatë kohore, (brenda viteve 1969-2006), pjesa më e madhe e të cilave janë botuar në revistën “Fjala” gjatë viteve shtatëdhjetë-tetëdhjetë, ndërsa pjesa tjetër në “Jeta e re”, “Zëri i rinisë”, “Bota e re”, “Rilindja”, “Gazeta e pionierëve” dhe “Shkëndija”, dhe paraqesin fillimet e mia duke filluar nga vitet e studimeve e deri në ditët e sotme, kur edhe po sheh dritën ky libër. ... Libri është i ndarë në tri pjesë:

Vepra kritike e studiuesit nga Prishtina hasan hasani

LIbRAT PëR FëMIjë E Të RINj

*Përshtypje të hershme, *Faqe libri për të rritur, dhe *Faqe libri për fëmijë ... Shpresoj se Faqe libri do të paraqesë përshtypjet dhe angazhimin tim për gati dyzet vjet në jetën kulturore e letrare në Kosovë.”[4]

2. Vështrimi im do të ndalet në kapitullin e

librit, që përmban vetëm vepra të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj. Janë tituj që u takojnë periud-ha të ndryshme vitesh dhe kohe botimi. Edhe pse të botuara me largësi vitesh, Hasan Hasani nuk e ka humbur kohën dhe hapësirën e kësaj letërsie. Ndjekja në proces, zbërthimi i kodeve letrare, evi-denton dhe pasuron karakterin njohës, informues, problemor, stadin zhvillimor dhe edukativ të librave në fjalë. Në optikën e studiuesit na serviren libra me shumëllojshmëri gjinish e zhanresh letrare, me struktura të larmishme, me prirje konvencionesh e rrëfimesh lineare e jolineare, të cilat pasqyrojnë problematikat e tematikat të zhvillimit dhe të ecjes së kësaj letërsie, të subjekteve që i flasin kohës, të mesazheve që përcjellin, etj.

Autori gjatë analizave (shpesh herë mes recen-sionit e përpjekjes së një realizimi drejt një studim të mirëfilltë) evidenton profilesh krijuesish, qasje brenda një vepre a të një shumësie veprash brenda qerthullit të shkrimtarit, njohje të psikologjisë e pas-qyrim të botës fëmijërore, përcjellje vlerash në rrafshe krahasimtare, jehona e tyre në hapësirë dhe në kohë, nënvizon koncepte e hedh për diskutim disa parash-tresa që paraqet kjo letërsi në rrugën e zhvillimit të saj duke u ballafaquar me kërkesat që shtron koha dhe realiteti i përditshëm.

Në kapitullin që trajtohen veprat e Letërsisë për fëmijë e të rinj ‘frymojnë’ artistikisht 24 autorë. Nga këta: 19 autorë janë shqiptarë, botime të Kosovës e të Shqipërisë, dhe 5 autorë janë të huaj. “Gjeogra-fia” e veprave realizohet si pasojë e frytit të leximeve vetjake të studiuesit dhe parapëlqimeve të tij. Janë vepra që paraqesin një dimension të gjatë kohor dhe plotësojnë segmente të pastudiuara të tablosë së zhvillimit të letërsisë për fëmijë e të rinj, gjë që i japin mundësinë e zvogëlimit të kësaj zbrazëtie. Gjithashtu, kënaqësia estetike e të lexuarit dhe grishja që i bën vepra e shkrimtarit studiuesit Hasan Hasani nuk është e ‘parcelizuar’, por e njëjtësuar, duke i dhënë frymëmarrje më të gjerë veprës në interpretim, veçanërisht në përcaktimin e vlerave artistike që mbart secili libër.

Studiuesi Hasan Hasani merr në shqyrtim këto vepra: “Vargje të mira edukative” (Mark Krasniqi: “Posta e porositur”, 1964, Prishtinë, f. 203); “Fytyrë e njomë trimërore” (Selman Vaqari: “Debatik”, 1971, Prishtinë, f. 212); “Mes përrallës e romanit” (Qamil Batalli: “Princesha dhe bariu”, 1971, Prishtinë, f. 221); “E vërteta kudoherë del në shesh” (Abdyl Bunjaku: “Djaloshi pas plepit”, 1976, Prishtinë, f. 229); “Jeta e gërshetuar nëpërmjet rrëfimeve” (Arif Demolli: “Pëllumbat e kujtimeve”, 1978, Prishtinë, f. 231); “Sintezë e një epoke e gërshetuar përmes rrëfimit” (Frederik Reshpja: “Trimi i fshatit Bardhë”, 1968, Tiranë, f. 234); “Kah poezia intelektuale për fëmijë” (Agim Deva: “Me temlik u nisa në botë”, 1978, Prisht-inë, f. 238); “Demitizimi i Gjergj Elez Alisë” (Rushit Ramabaja: “Gjergj Elez Alia”, 1978, Prishtinë, f. 241); “Edhe një legjendë e bukur për fëmijë” (Nuhi Vinca: “Legjenda e peshkatarit”, 1978, Prishtinë, f. 243); “Roman tërheqës humoristik” ( Ymer Shkreli: “Bali Katravella”, 1978, Prishtinë, f. 245); “Nga pësimet gjithnjë nxirren mësime” (Kiço Blushi: “Beni ecën vetë”, 1979, Tiranë, f. 247); “Gjurmët e kohës në faqet e një libri” (Zejnullah Halili: “Vendlindja shihet në zemër”, 1984, Prishtinë, f. 256); “Poezi me mesazhe kohe e shprese” (Kismete Hyseni: “Më prit harabel”, 1995, Prishtinë, f. 266); “Vargje të ëmbla për fëmijë” (Ndre Mjeda: “Përmbledhje vjershash për fëmijë, 1995, Prishtinë, f. 271); “Dashuri për Atdheun, Shkollën, Familjen” (Qamil Guranjaku: “Xixël-lonjat e vogla”, 1973, Prishtinë, f. 274); “Historia e një trembëdhjetëvjeçari” (Sotir Andoni: “Pranvera e madhe”, 1973, Prishtinë, f. 278); “Poezi që buro-jnë nga jeta” (Rifat Kukaj: “Arushi piktor”, 2005, Prishtinë, f. 281); “Dy vjersha të Vehbi Kikajt”, f. 284); “Vepër për fshehtësinë nënujore” (Zyl Vern: “Njëzet mijë milje nën det”, 1988, Prishtinë, f. 289); “Njerëzit: Bota e kompleksuar” (Svetlana Makare-viq: “Zemrak”, 1973, Lubjanë, f. 294); ““Nëna” ishte dhe mbeti Nënë” (Maksim Gorki: “Nëna”, 1973, Prishtinë, f. 296); “Vepër e bukur dhe humane” (Video Podgorec: “Jevgu i bardhë”, 1975, Prishtinë, f. 299); “Fati i një fëmijë fatkeq” (Viktor Hygo: “Gavroshi”, 1975, Prishtinë, f. 303); “Ymer Elshani – shkrimtari më tragjik në botë”, (2005), f. 307.

Studiuesi Hasan Hasani heton imtësisht veprën

letrare, teksa kumton problematikën dhe dukuritë e saj. Ai komunikon me lëndën drejt thellësisë së fjalës. E dokumenton veprën në pikëpamje të

vlerave dhe riafirmon kujtesën, shpesh, të humbur të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj. Mund të përmend disa stacione, ku studiuesi Hasani në raport me veprën parashtron (analizon) objeksio-net e tij në një shumësi pamjesh, si: *Moralizimi dhe didaktika. *Gjinia, zhanri, gërshetimi mes tyre. *Mënyra e rrëfimit të autorit. *Koha e librit, gjurma e tij dhe shenja e realitetit. *Intelektualiteti i poezisë si mission. *Elementet fëminore si pjesë e botës së tyre në krijimet parashkollore. *Mesazhet e veprës., etj.

3. Studiuesi ka pranuar në të shumtën e

rasteve të ‘bashkëbisedojë’ me një vepër të autorit. Veprat që merren në shqyrtim datojnë në këto vite botimi: 1964, 1968, 1971, 1973, 1978, 1979, 1984, 1995, 2005. Duke pranuar dendësinë e një date dhe përafëritë e saj, Hasan Hasani me vro-jtimet e hulumtimet e tij ka sjellë një kronikë të besueshme dhe realiste të zhvillimi të kësaj letër-sie në këto periudha. Botimi i librit me studime edhe pse i distancuar nga dalja në dritë e veprave, gjatë analizës së tij në evidentimin e vlerave, u ka dhënë veprave një ‘rizgjim’, një ‘rijetim’, ku krahas faktit artistik, prania e kujtesës së librit gjallon e nuk fiket. Laryshia e këndvështrimeve ka sfiduar njëtrajtësinë. Megjithatë, është një skedë në këtë “Faqe libri” që bashkon në disa pika përceptimin e librave. Konfiguracioni i kësaj skede është bazuar mbi kompozicionin e shkrimeve, që mendojmë se përvijohet në këtë mënyrë: *Prezantim i profilit artistik të autorit dhe kontributit të tij në letërsinë për fëmijë e të rinj. *Zbërthimi i veprës, kryesisht në fushën përmbajtësore. *Përfundimi: njohja dhe rrezatimi i autorit, si dhe mesazhi i veprës.

Një skemë e tillë është e njohur. Por studiuesi nuk ka mbetur në këto caqe. Risitë i gjejmë në paraqitjen e tipareve autoriale, të shprehimësisë së tyre, pasurimit të elementëve në formë e përmba-jtje, të veçorive dalluese, të figuracionit letrar, etj., të cilat bashkëlidhen pas një studimi të thelluar të një vepre a të disa veprave të autorit, të cilat, sigurisht, Hasan Hasani i merr në shqyrtim, në të cilat: *Zbulon elemente poetike përmes sht-jellimit përrallor, të cilat gjënden të fshehura tek gjërat e fenomenet, të cilat na bëjnë të njohim kodin e substancën e poezisë së Mark Krasniqit. *Veçanton dukuritë e poezisë intelektuale, rrezatimin e saj përmes motiveve të atdhedashurisë, socialitetit, didaktikës e lojës te poezia e A. Devës. *I mëshon zbërthimit të personazhit kryesor te romani “Deba-tiku” i S. Vaqarit. *Konfiguron qartazi periudhat historike, fikson kohën me përmasat e saj përmes pasqyrimit të reales dhe ireales te “Trimi i fshatit Bardhë” të F. Rreshpjes. *Operon përmes nocioneve e raporteve të gjinive, dhe qasjes me veprat e të njëjtit autor, te romani “Princesha dhe bariu” i Q. Batallit. *Vlerëson marrëdhëniet vepër-aktualitet (kohësia e veprës), të komunikimit brenda tekstit letrar dhe mënyrave e formave të të rrëfyerit, te “Djaloshi pas plepit” i A. Bunjakut e “Pëllumbat e kujtimeve” të A. Demollit. *Thekson vlerat e legjendave, gojëdhënave si urë marrëdhënieje të vazhdimësisë së historisë dhe të ruajtjes së mesazhit aktual, te “Gjergj Elez Alia” të R. Ramabasë e “Bali Katravella” të Y. Shkrelit. *Vendlindja dhe fëmijëria, si gjurmë kujtese, bëhen objekt analize të poezive të Z. Halilit. *Bashkëkohësia në vepër, elementet transformuese dhe ndikimi i dukurive në psikologjinë e personazhit, i ka “diktuar” dhe i zbërthen hollësisht te “Beni ecën vetë” të K. Blushit. *Meditativja, imagjinativja, loja, humania, e

Page 19: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

19info •••përditshmja etj., si reflektim e mishërim në poezitë e R. Kukajt e K. Hysenit.

Në këtë polifoni shqyrtimesh dhe interpretimesh,

gjejnë pasqyrim edhe rrugët e zhvillimit të gjinive e zhanreve të letërsisë për fëmijë e të rinj, ndërtime e struktura kompozicionale, mënyra ligjërimi e rrëfi-mi, dukuri të njohura e të reja në embrion, zhvillim e pasurim, etj., me një fjalë një skedë me një paraqitje të lakmueshme e me kompetencë shkencore. Ndaj, dhe nuk mund t’i harrojmë analizat shenjëzuese të veprave të M. Krasniqit, Q. Batallit, A. Demollit, F. Reshpjes, A. Devës, Z. Halilit, K. Blushit, të cilat bëjnë dallim nga simotrat. Për rrjedhojë, kapitulli i emërtuar “Faqe Libri” gdhend qartë përmes një gjuhe profesionale një pjesë të fytyrës së letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj me problematikat e saj, në periudha të ndryshme ecurie e zhvillimi.

4. Katër vite më vonë, studiuesi Hasan Hasani

boton librin “Shenjëzime” (Përshtypje letrare). Ky libër e ka si parësor komunikimin me lexuesin. Sipas autorit Hasan Hasani motivi është ky: “Po vij para jush me një libër përshtypjesh letrare, titulluar “Shenjëzime”, ku gjetën vend njëzet e pesë vështrime librash, prej tyre njëmbëdhjetë libra për fëmijë.[5] ... Këto vështrime librash, këto qasje personale janë thjeshtë përshtypjet e mia për librat në shqyrtim; janë libra që i kam lexuar pa ndonjë imponim as obligim, por vetëm e vetëm nga dëshira dhe njëherësh hodha në letër atë që më bëri përshtypje, atë që la mbresa tek unë si lexues i pasionuar.[6] ... Mbes me shpresë se lexuesit do të më kuptojnë dhe gjykojnë drejt në paraqitjen e këtij libri, shkrime këto që për mua janë jo vetëm disa shenjëzime dhe vizione për botën mag-jike të librit.”[7]

Duke ruajtur komunikimin me librin artistik në disa plane të gërshetuara njëherësh, si në atë të krijuesit, studiuesit e lexuesit që funksionojnë dhe janë të paraqitura si shqyrtim letrar në shërbim të vlerave; Hasan Hasani nënvizon disa etapa të kësaj marrëdhëniejeje të çmueshme që paraqiten sipas kësaj skeme: - përshtypje letrare., - mbresa., - shen-jëzime., - vizione (apo përspektivë).

Libri “Shenjëzime” mbart si strukturë të njëjtën fizionomi si ai i mëparshmi, i titulluar “Faqe Libri”. Në mes tyre ka një ndryshim shqyrtues. Nuk kemi të bëjmë me vështrim recensioni që deri diku ishte tipar i librit të parë, tek “Shenjëzime” kemi thellim në njohje, zbërthime e evidentime dukur-ish, analiza të hollësishme në shërbim të kodeve të krijimtarisë të secilit krijues që merr në shqyrtim, ku vendin kryesor e zënë vëllimet poetike. Pikërisht, vetëm, për këta libra poetikë po shfaq disa mendime:

-Jo vetëm te “Kopshti i ëndrrave” që mbetet produkt analize, por studiuesi shkon më tej, shpërfaq tiparet e krijimtarisë së poetit Bardhosh Gaçe, tashmë një individualitet i spikatur në letërsinë shqipe për fëmijë e të rinj. Poetikën e tij e sheh te Vendlindja dhe rrënjët e saj, te epizmi dhe lirizmi, te metaforat e simbolet, te peizazhet dhe personazhet, etj. Është i drejtë mendimi se trungu i kësaj poezie është i veshur me degë e gjethe ulliri, krahë pulëbardhash, brigje deti, valë, stërkala, hënë, qiell, guaska deti, rërë, etj.

-Ndonëse shkrimtari Qamil Batalli nga Kosova mbetet një emër i rëndësishëm në tregimin për fëmijë, kësaj radhe objekti i dëshmisë është libri “Zemërarta”. Kontributi i tij poetik në rrafshin e letër-sisë parashkollore paraqet interesa dhe çmueshmëri lidhur me mënyrën e qasjes dhe të paraqitjes. Gër-shetimi i motiveve patriotike me ato edukative, të lojës me argëtimin, mbeten tharmi jetësor jo vetëm i prozës së tij por edhe i këtij libri, por edhe i atij me titull “Nisuni, pëllumbat e mi”.

-Duke vështruar profilin e saj, aktual-isht, Shahbaze Vishaj vjen si një triptik në letërsi. Ajo shkruan poezi për të rritur, merret me studime dhe është aktive në letërsinë për fëmijë, kryesisht me vëllime poetike. Studiuesi është ndalur te libri “Shegë vjeshte”. Ai konstaton, veçanërisht disa tipare, si ajo e marrëdhënies me vjershën, me çdo ind të saj. Në këtë aspekt e përmbushje mesazhi, autorja ka një përputhshmëri shpirtërore brenda hapësirave të saj, me të vetmin qëllim që, lexuesve të vegjël t’u dhurojë të vërtetën e kohës. E kur flasim për të vërtetën e kohës, autorja tematikisht rreket të trajtojë dhe të

flasë: për vetëdijen e lexuesit të vogël, për kujtesën historike dhe krenarinë kombëtare, për dashurinë për Vendlindjen e prindërit, të gjyshërve, nipave e mbesave, etj. Breznitë janë një poetikë e veçantë e krijimtarisë së saj. Mendoj që në këto vatra mbruhet magjja e poezisë së saj, e ndërtuar me një sistem të caktuar figurativ e ndërtim vargëzues herë me varg të rregullt e herë me varg të bardhë.

-Këto vitet e fundit, shkrimtari Pandeli Koçi (pseudonimi letrar Sazan Goliku) me krijimtarinë e tij, veçanërisht në poezi e në përrallë është i pran-ishëm në letërsinë për fëmijë. Shquhet për trajtimin e temës sociale, pa moralizime e subjekte interesante të përditshmërisë saj. Poetika e njerëzores mbetet palci edhe i motiviveve të librit “Mos harro se je njeri”, që studiuesi ka përzgjedhur për të analizuar. Këndvësh-trimi i motivit, faktikja, realja dhe e drejtpërdrejta në organizimin e fabulës, e bëjnë poezinë e Golikut të freskët, të kapshme e me gjallëri jete.

-Shpirti lirik dhe heroi lirik, mbeten dy nga komponentët e krijimtarisë poetike të Kismete Hysenit. “Flas me Hanën” është libri i zgjedhur për objekt analize. Mendoj, që studiuesi Hasan Hasani në gjykimet e tij, në evidentimet e rrafsheve tematike të librit në fjalë, na ka ofruar një model se si i duhet qasur një libri, e veçanërisht poezisë lirike. Arsyetimet dhe deduksionet, fjalori dhe sintagma e përdorur e rrisin më tej dimensionin e kritikut Hasan Hasani.

-Shkëlzen Zalli, me kontributet e tij në poezinë për fëmijë, padyshim, është përfaqësuesi më i shquar dhe më i talentuar i brezit të tij. Tiparet e tij shpërfaqen edhe në librin poetik “Shkronjat në shtëpinë e fjalës”. I prirur drejt metaforave magjiplote fëmijërore, lodërtar në ëndjen e vargut, mosharrues i peizazheve të fëmijërisë e të Vendlindjes, etj. – janë disa nga veçoritë e personalitetit të tij që e bëjnë përmes talentit të tij të njohë psikologjinë dhe botës e fëmijëve. Të gjitha analizat që bëhen në favor të librit janë reale dhe të meritueshme.

-Emri i Erindë Rrahmanit në letërsinë për fëmijë është një emër shprese. Studiuesi Hasan Hasani ka bërë objeksion studimi dy libra të saj: “Gjithçka mund të ndodhë” e “Natën e mirë, hënë!”. Librin e parë poetja e re e botoi në moshën 13-vjeçare. Karakteristikë e këtij libri të pa ndarë në cikle është se, portreti i saj plotësohet përmes motivve të befta të moshës së saj. Ndërsa te libri i dytë poetik, jo vetëm që shënoi rritje e cilësi artistike, por motivet janë nga jeta e përditshme të para si një risi nga syri i poetes së re. Ndaj, ajo shkruan për flamujt e zemrave, gishtin që ia tregon rrugën, urën që lidh zemra, për një hënë e një yll dhe gjumin e pafund, çka fsheh jastëku im, vjeshta në dollapin tim, ankesa e zeros... etj. Të gjitha flasin për një fjalor poetik plot fantazi dhe kurreshtje të Erindës së talentuar, që lë edhe shteg për interpretime.

-I shquar në prozën poetike për të rritur si zhanër, Ramadan Mehmeti herëpashere i “kthen sytë” edhe nga poezia për fëmijë. “Të kam zog”, edhe pse libri është i ndarë në katër cikle, përceptimi mbetet i beftë. Figura e gjyshit dhe marrëdhënia e tij me mbesat e nipat mbeten modele letrare që duhen përqafuar. Zgjedhja e figurave letrare, magjia e dialogut, etj., përbën një botë të bukur, që kushdo e ëndërron ta jetojë, qoftë si gjysh a qoftë si fëmijë. Dhe kjo është meritë e talentit dhe kualitetit artistik të poetit Ramadan Mehmeti.

5. Kontributet e studiuesit Hasan Hasani në

fushën e kritikës letrare kanë vlera dhe ndriçojnë disa pika të rëndësishme të udhëtimit, nëpër vite, të letër-sisë shqipe për fëmijë e të rinj. Kanë edhe një vlerë tjetër. Librat “Faqe Libri” dhe “Shenjëzime” sadopak plotësojnë ende boshllëkun që ekziston në lëvrim-in e kësaj fushe të rëndësishme që evidenton dhe përcjellë vlera librash e autorësh, përcjellë jetësimin e tyre. Kanë edhe një vlerë tjetër. Janë ndihmesë e rëndësishme për hartimin e një Historije të Letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj së cilës i ka ardhur koha të jetë më e kompletuar, për procesin e saj zhvillimor, për stadet e saj, për lëvrimin e gjinive dhe zhanreve të saj në rrugëtimin letrar, për dobësitë dhe risitë e saj, për ndriçimin në mënyrë sa më plotë të ekzistencës dhe panteonit të saj.

Shkodër, korrik 2019

Nail Draga

Duke marrë parasysh së po bëhën tre dekada kur shqiptarët filluan të emigrojnë në botën e jashtme, në sajë të të dhënave të publikuara nga studiues dhe subjekte të ndryshme, del së ky proces i përshpejtuar me vete sjellë edhe pasoja të cilat kanë filluar të para-qiten të popullsia e Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një çështje shumëplanëshe e cila ka marrë përmasa shqetësuese, që na prezantohen së fundit përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN).

Së dukuria e emigrimit ka ndikuar në rritjen e moshës mesatare të popullsisë në Shqipëri dëshmo-jnë të dhënat së në vitin 1989 mosha mesatare ishte 23 vjeç, ndërsa tredhjetë vite më vonë kjo shifër është shtuar me 12 vite duke arritur mesataren me 35.4 vjeç. Në pesë vitet e fundit popullatës 65-69 vjeç, i janë shtuar 27.648 vetë ndërsa popullata e të rinjve 15-19 vjeç është zvogëluar me 49.362 vetë. Në këtë periudhë kohore numri i njerëzve në moshë mbi 65 vjeç në Shqipëri është rritur me mbi 12%, që kemi të bëjmë me dukurinë e moshënimit demo-grafik, që do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmën.

Sipas FMN-së forca e punës në vend parashi-kohet të tkurret gjatë tre dekadave të ardhshme dhe të shtohet numri i pensionistëve. Një dukuri e tillë prezantohet përmes dy treguesve demografik: rënies së lindshmërisë dhe emigracionit të popullsisë, përkatësisht emigrimi i trurit në botën e jashtme. Andaj mbetet që institucionet përkatëse të Qeverisë së Shqipërisë, çështjet e tilla ti trajtojnë profesional-isht, duke ofruar projekte dhe investime përkatëse duke stimuluar lindshmërinë dhe ofruar kushte optimale sociale për popullsinë e re në vendin e tyre.

Shpopullimi i fshatraveprocesmëpasojashumëdi-mensionale

Dukuria e shpopullimit është kategori demo-grafike e cila në aspektin gjeografik është e njohur në sajë të lëvizjeve migruese të popullsisë. Shpop-ullimi i popullsisë në vendbanimet e zonat për-katëse dallohet nga një vend në tjetrin, sepse në këtë aspect kanë ndikuar faktorë dhe rrethana të ndryshme shoqërore dhe politike. Kështunëkëtëas-pektderinëvitin 1990, nëShqipëriekzistontelëviz-je ekontrolluar e popullsisëngazonatruralenë ate urbane, e cilaishteminimale, sepse e tillëishtepolitika e kohëssëdiktaturës. Njëkufizimitillë me rastin e rënies së sistemit socialist, ishteshkasqënërrethan-atërejanëshoqërinëpluralistefillojmigrimiipopull-sisëngazonatruralenëatopranë urbane e urbane, e sidomosnëbotën e jashtme. Nganjëdukuri e tillëShqipëria u bëkampionpothuajnëtërëvendet e ishkampit socialist, sepsesipastëdhënaveaprok-simativengaviti 1991, ngaShqipëriajanëlarguarrreth 1.5 milionqytetarëtësaj, nga del sënëbotën ejasht-mëështë 1/3 e popullsisësëShqipërisë.

diskursi demografik

PLAKJA E POPULLSISË

SHQIPTARE ME PASOJA JO VETËM

DEMOGRAFIKENë sajë të raportit të publikuar kohë më parë nga FMN-ja, procesi i emigracionit po shfaqet me pasoja të mëdha më

ç' rast Shqipëria po plakët me një dinamikë të përshpejtuar me pasoja për të tashmën dhe të ardhmën e këtij vendi

Ngaanatjetërmigrimingazonatruralenëpjesen-veriore,lindore ejugorekandikuarqëshumëfsha-tratëmbesinmënumërsimboliktëbanorëveapofare pa banorë.

Njëdukuri e tillënëaspektindemografik e ate sociologjikvlerësohetsi trend bashkëkohor, sep-seajoështëidentikeedhenëvendettjeratëishkampit socialist siBullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriutetj., kufshatratëtërajanë pa banorë, duke paraqiturnjëshpopullimtëpanjohurnë-kohënmëtë re, me pasojatëmëdhapërtëtashmënd-hetëardhmën e vendevepërkatëse.

Nëkëtëaspektnukmungojnëtëdhënat e med-iavetëndryshme, duke paraqiturinformacione-shqetësuese, nga vet fakti se kamunguarpërku-jdesishtetërorpër t'iusiguruarkushteelemen-tarepopullsisësëvendbanimeverurale, tëcilët i ngjanëkohëssëmonizmit, porvetëm me njëdallim se nëatëkohëkamunguarprezantimi I gjendjesre-aletëvendbanimevetëtilla. Tëdhënat se nëzonatru-raleendemungonrruga, uji i pijshëmetj., janëdësh-miqënukmundtëpranohennëkohën e internetit, andajduhenndryshimenëinvestimetinfastruktu-roredheatosociale, sepseatajanëbaza e qendrimit-tëpopullsisënëzonat e tilla, nëtëkundërtën do ta kemifshatinnëzonatpranë urbane aponëqendrate tyre

.Nevojitet strategjia e zhvillimit kombëtar

Vetëm me strategji te zhvillimit ekonomik për investime kapitale, mund të ndalohet një trend i tillë, i cili është me efekte negative për të tashmën dhe të ardhmën.Në fshatrat me dukuri të shpopul-limit, banorët ekzistues janë të moshuarit, sepse të rinjët ose janë vendosur në qytete apo në botën e jashtme. Në këtë aspect nuk ekzistojnë të dhëna të sakta të publikuara, por në sajë të informacioneve që disponojmë, fshatra të tillë ka me dhjetra, numër ky i cili është duke u rritur vazhdimisht, sidomos në zonat malore.

Shqipëria I ka të gjitha parakushtet gjeografike e hapësinore për një zhvillim optimal, por duhet qasje serioze dhe profesionale për trajtimin e çështjeve të tilla, në favor të investimeve kapitale për zhvillim të përgjithshëm, sikurse veprohet kudo në vendet me pushtet të qendrueshëm e demokraci të konsoliduar.

Korrik 2019

Page 20: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

20 ••• opinion

ShqIPTARëT Në REALITETET E REjA bALLKANIKE

Nikë Gashaj, Podgoricë

Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, pak kush ka besuar se shpërbërja e Jugosllavisë është e mundshme, kurse edhe më pak se ajo do të ndodhë me luftë. Një bindje e tillë e qytetarëve ka qenë e formuar në bazë të asaj se në ish-Jugosllavi ishin të zhvilluara marrëdhëniet e shumta ndërnjerëzore të jetës dhe të punës, lidhjet farefisnore, afariste, profesionale, pronësore, politike dhe kulturore.

Është e pamohueshme se në këtë hapësirë ishin të pranishme format e ndryshme të bashkëpunimit midis kombeve, konfesioneve, kulturave dhe rajoneve. Mirëpo, megjithatë erdhi deri tek shthurja e ish-Jugosllavisë. Më se gjysma e popullsisë së saj, dmth më se 12 milionë njerëz formuan shtetet e reja, përfshi dhe Kosovën.

Ezistojnë shifra të mëdha të të vrarëve, të të përsekutuarve, të refugjatëve, të të pikëllu-arve, të të trishtuarve dhe të të dëshpëruarve si pasojë e luftës së pamëshirshme, me rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

Shumë faktorë dhe akterë me kohë kanë punuar dhe vepruar pikërisht në favor të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë dhe atë me luftë. Në lidhje me këtë veçanti duhet thek-suar verbimin historik të ideologëve dhe të politikanëve serbë mbi projektin e tyre në krijimin e Serbisë së Madhe me mjete jodemokratike. Ndërkaq, ambienti politik në Evropën e Mesme dhe atë Lindore, rënia e udhëheqësve të tyre komuniste, si dhe rrëni-mi i Murit të Berlinit kanë qenë në favor të ndërrimeve në hapësirën e eks-Jugosllavisë. Mirëpo, nuk është tragjike që është harxhuar një sistem ideologjik dhe politik. Nuk është tragjike se është shpërbërë një shtet, por është tragjike se të dy këto procese janë realizuar me konflikte, me luftëra dhe shkatërrime. Nga shkaqet të cilat kanë çuar deri te shpërthimi i Jugo-dramës po cekim disa prej tyre:

1.Shmangia, minimizimi, mosnjohja dhe mospranimi i krimeve nga Lufta e Dytë Botërore kanë qenë një kërcënim real i ndar-jes paqësore të eks-republikave të Jugosllavisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës. Si zjarri që digjet pa flakë dhe ngadalë, ashtu ka qenë për një kohë të gjatë i pranishëm motivi hakmarrës dhe “shpagimi i borxheve” nga e kaluara historike. Ajo ishte një ndër shkaqet e instalimit të kësaj lufte. Këtu mund të thuhet se frika e gjenocidit masiv i ka ushqyer dhe nxitur jo vetëm antagonizmat e aktorëve pub-likë dhe politikë, por edhe ata të popullsisë së thjeshtë.

2. Pas Luftës së Dytë Botërore çështja e Kosovës dhe statusi i saj është rregulluar në mënyrë jodemokratike, pa pëlqimin dhe dëshirën e popullit shqiptar në Kosovë.

Njohjet empirike dhe teorike-shkencore tregojnë në mënyrë të qartë, se zgjidhjet jodemokratike mbi çështjet kruciale, sikurse është statusi i Kosovës, shikuar në afat të gjatë, nuk kanë gjasa të jenë të suksesshme. Fatkeqësisht, një njohje të tillë nuk e ka pasur në dijeni, apo nuk nuk ka dashur ta respek-tojë udhëheqësia politike e ish Jugosllavisë. Prandaj, statusi i pavolitshëm i Kosovës dhe demonstratat studenteske më 1981 në Kosovë, ishin fillimi i shthurjes në gjak të ish-Jugosllavisë.

3. Mosbesimi ndërnacional dhe mbyllja e ish-republikave në feudet e veta nacionale, të artikuluara në vitet para shpërbërjes së Jugosllavisë, domosdoshmërisht e ka gjeneru-

ar variantin e ndarjes me luftë të ish repub-likave dhe të Kosovës.

4. Neveritja dhe urrejtja ndaj të tjerëve, ndaj kolektiviteteve të ndryshme nacion-ale/etnike, të cilat monoliti i mëparshëm politik-ideologjik me decenie të tëra i ka amortizuar dhe kontrolluar, i ka krijuar pre-supozimet për qërimin e hesapeve me luftë.

5. Prapambeturia, moszhvillimi, ndarja jo e drejtë e “mjeteve të veta” në republika të tjera (kolektivitete), shpesh herë ka paraqitur një arsenal për akuzime reciproke.

6. Popullsia e ateizuar, pa besim në zotin dhe në kishë, ka qenë një ndër shkaqet e kri-meve dhe të rrënimeve.

7. Egoizmi i personave dhe i grupeve dhe stimulimi i formuar për fitim, për plaçkitje dhe pasuri, ka kontribuar në krijimin e një ambienti luftarak, në të cilin merret, grabitet dhe plaçkitet pa dënim.

8. Në ish-Jugosllavi ka munguar krijimi i institucioneve të reja të demokracisë dhe të tregut, të cilat janë të domosdoshme për vendet në tranzicion. Institucionet e vjetra nuk kanë mundur t’i përgjigjen konstelacionit të ri shoqëror.

9. Matrica popullistike joracionale, e cila i ka mobilizuar masat në aksion ka çuar drejt shkatërrimit të eks-Jugosllavisë.

10. Në ish-Jugosllavi, pas Luftës së Dytë Botërore, problem i pajtimit ndërmjet të fituesve dhe humbësve, të çlirimtarëve dhe të tradhtarëve, të mbijetuesve dhe të viktimave, gjatë gjithë kohës ka mbetur i shtangur.

11. Pohimi mbi lidhjen e jugo-dramës me përçarjen dhe konfliktin serbo-kroat, që i ka “ringjallë” atavizmat dhe antagonizmat e vjetër, nuk është i gabuar.

12. Paaftësia e elitave politike, jokompe-tente dhe inferior, që nuk kanë qenë të afta, që me punët shtetërore të udhëheqin me dituri, urti dhe përgjegjësi, në drejtim të ndërrimit të domosdoshëm të sistemit politik, i ka gjen-eruar shpërthimit të luftës.

13. Një përgjegjësi të madhe për skenar-in e luftës në këto hapësira e ka patur edhe Bashkësia Ndërkombëtare. Nuk ka qenë në pyetje vetëm mosgjeturia dhe mosnjohja e marrëdhënieve subtile të ish-Jugosllavisë, por edhe hysteria anti-komuniste, të cilën e kanë prodhuar, duke i nxitur kohortat nacion-ale/nacionaliste si ekzekutues të punëve në shthurjen e shtetit socialist.

Argumentimi i lartpërmendur tregon se

në shpërbërjen me luftë të ish-Jugosllavisë ka dominuar instrumentalizimi politik i mar-rëdhënieve nacionale/nacionaliste dhe prani-mi që nga e kaluara historike dhe traditat, të ringjallen dhe të kthehen, kryesisht, format anakrone. Në lidhje me këtë Llatinka Peroviq pohon se kah fundi i viteve tetëdhjetë proce-set e modernizimit janë ndërruar me tradi-cionalizëm, mitologji dhe me reinkarnimin e së “kaluarës historike të lavdishme”.

Në një analizë temporale, fillimi dhe grum-bullimi i proceseve të cilat më vonë do të kalo-jnë në konflikte luftarake, shikuar nga një prizëm manifestues, mund të ofrohet si vijon:

“Shorti është hedhur” në demonstratat e Kosovës më 1981. Kryesia e atëhershme poli-tike ka qenë e burokratizuar dhe e paaftë, e preokupuar se si të mbahet në pushtet, nuk ka arritur që të sanojë në mënyrë adekuate antagonizmat e ndryshëm, apo të shërojë dhe të përmirësojë gjendjen e çrregulluar ekonomike, sociale, politike dhe nacionale. Në atë kohë publikisht shpërtheu dhe gufoi nacionalizmi serb.

D.m.th. nacionalizmi serb filloi ofensivën. Gjatë pesë viteve, mbi Kosovën, shenjtërit, manastiret, brezat apo fisin mbretëror, mbi viktimat e serbëve etj., u botua në mënyrë të pakrahasueshme më tepër se deri atëherë. Mjetet e informimit masiv shqiptarët i kanë paraqitur si armiq dhe me tiparet më të këqija, kërcënuese dhe të rrezikshme për të tjerët, në rend të parë për serbët. Një ngjar-je vendimtare në përcaktimin politik të udhëheqësisë shtetërore të Serbisë ka qenë Memorandumi i “pakryer“ i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986).

Vërshimi popullist i luftës për unitetin e Serbisë, në verën e vitit 1988, me manip-ulimin politik të popullsisë serbe të Kosovës, gjithsesi ka çuar deri te gufimi dhe shkallëzi-mi i konfliktit, jo vetëm në kryesinë e Fed-eratës së eks-Jugosllavisë, por edhe midis udhëheqësive politike të ish-republikave.

Kongresi i XIV-të i LKJ-së, i cili nuk për-fundoi dhe të cilin të parët e lëshuan për-faqësuesit e LK të Sllovenisë, për shkak të presioneve të delegacioneve serbo-malazeze, si dhe acarimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe ushtrimi i territorit shtetëror serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, kanë shtyrë edhe më tutje rrokullisjen e rrotave, tashmë të skuqura, drejt pamjes së një flake të madhe të lëkundjeve gjithnjë e më të mëdha të shtetit

jugosllav.Referendumi dhe pastaj, më 1991, ndarja

e Sllovenisë nga ish-Jugosllavia, me një indiferencë dhe gjakftohtësi të udhëheqësisë federale, e cila tashmë ishte e hutuar dhe e përçarë.

Transferimi i potencialeve ushtarake prej Sllovenie në Jugosllavinë e mbetur dhe instrumentalizimi i armatosur i momentit etnik. Ndërkaq, le të përkujtojmë fillimin e luftës në Kroaci më 1992.

Përçarjet dhe mosmarrëveshjet etnike në Bosnje e Hercegovinë më 1992, kanë rezul-tuar me daljen demonstrative të delegatëve nga Parlamenti dhe përhapjen e tyre nëpër rrugat dhe sheshet e Sarajevës, Mostarit dhe të qyteteve të tjera.

Mbrojtja e armatosur e shteteve të reja, të krijuara, në Kroaci dhe Bosnje e Herce-govinë ka zgjatur në vitet e ardhshme, deri në përfundimin e luftës, më 1995 dhe 1996, me intervenimin e Bashkisë Ndërkombëtare.

Hapja dhe eskalacioni i luftës në Kosovë më 1998. Terrori masiv, vrasjet dhe masakrimet e shqiptarëve nga shteti serb.

Intervenimi i NATO-s në Serbi dhe Mal të Zi më 24 mars 1999, si dhe hakmarrja dhe shpagimi mbi regjimin, që nuk ka patur aftësi dhe fuqi, që nëpërmjet të matricës paqësore dhe demokratike të zgjidhë sta-tusin e shqiptarëve dhe çështjen e Kosovës. Përkundrazi, shteti serb ndërmori masat më të ashpra dhe më brutale, që i njeh historia e njerëzimit, të ashtuquajtura – gjenocid.

Si përfundim: Në ish-Jugosllavi nuk ka qenë e nevojshme të vihet deri te lufta. Edhe shtetet e tjera të bllokut të Lindjes janë ndarë në këto vite, por jo me luftë. Në prapavijën e luftës, në hapësirat e ish-Jugosllavisë ka qëndruar një utilitarizëm i thellë dhe një interes i madh i oligarkive politiko-ush-tarake, të cilat janë fshehur prapa floskulave mbi patriotizmin, orën e fundit, shpagimin e padrejtësive historike, mbrojtjen e dinjitetit etj. Në realitet, puna më profitabile, por në anën tjetër edhe më tragjike, në këto vise, ishte tregtia me luftë. Hapësira kulturore, pa dyshim, ka qenë poligon stimulues i konflik-teve në ish-Jugosllavi. Nuk është e panjohur se një numër jo i vogël i intelektualëve të lartë ka qenë i kyçur në vallen e luftës dhe të krimeve. Lufta dhe akterët e këtyre kohëve nuk mund të shtyhen, të amnistohen dhe as të mbesin në harresë. Parashtrohet pyetja: a kanë kuptim projektet politike, të lara me gjak dhe me jetën e njerëzve? natyrisht, jo. Sido që të arsyetohet, lufta është krim i pale-jueshëm. Njeriu ka vetëm një jetë dhe pse duhet të përcaktohet me luftë? Civilizimi dhe korpusi i vlerave të tij, shikohet pikërisht në ndalimin, shmangien dhe mposhtjen e asaj që është e keqe, e errët, e paarësyeshme dhe ira-cionale, qoftë tek individi apo në bashkësitë njerëzore. Sot katarza është e domosdoshme për drejtësimin e njëmendësisë, në një kom-ponim të ri të ardhmërisë. Është i nevojshëm rishqyrtimi i vetëdijes, i ndërgjegjes dhe i së vërtetës, meqënëse prej saj varet fati i njerëzve dhe i popujve.

Ndërkaq, është i nevojshëm grumbullimi i një energjie pozitive dhe ndërmarrjes së një hapi demokratik përpara, i cili do të çojë në ujëra më të qeta të jetës dhe të krijimtarisë.

Në veçanti është me rëndësi normal-izimi i marrëdhënieve dhe njohja reciproke shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues.

Page 21: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

21kulturë •••

Dod N. Luli i dhuron qytetit të Fushë-Arësit një momerial madhështor historik kushtuar DR. Terenc Toçit me ” Qeverinë e Kimzës” të drejtuar prej Tij,1911.

Nderohet veprimtaria patriotike e arbëreshit patriot

Në Fushë-Arësit ngrihet një momerial madhështor kushtuar dR. Terenc Toçit

Nga Xhemal Meçi, studiues, “Mjeshtër i Madh”

1-Dod Nikollë Luli, një bisnesmen modest, por me shpirt të madh për të pasqyruar vlerat etnokulturore e historike të vendlindjes, Lumziut të Spaçit të Mirditës e më gjerë; më 18 qershor 2019 i dhuroi qytetit të Fushë- Arësit të rrethit Pukë momerialin historik madhështor“Qeveria e Përkohshme e Kimzës” me të 22 anëtarët e saj të kryesuar prej atdhetarit arbresh Dr. Torenc Toçi.

2.Përgatitja e momerialit dhe vendosja e tij në piedestal i ka kushtuar dhjetra mijëra ero, por është i kënaqur që ia arriti këtij qëllimi në prani të qindra arstorëve e pukas si dhe të ftuar prej Tirane, Shkodre, Malësia e Madhe, Dukagjini, Nikaj –Merturi, deri prej Rome e SHBA (USA).

Parasëgjithash, duhet parëqoftë edhe përm-bledhtas kuadri historik për kohën kur erdhi ky atdhetar i shquar arbëresh për të kryer një mision të madh historik, për të ndihmuar kryengritjet antiosmane në shkallë kombëtare deri në çlir-imin e plotë të Shqipërisë, të” Atdheut Amë”, siç e quante ai Shqipërinë, Atdheun e të parëve të tij arbëreshë.

Vitet 1909, 1910 u shoqëruan me kryengritje të fuqishme antiosmane, të drejtuara prej atdhe-tarëve:Idriz Seferi, Isa Boletini, Sylejman Vokshi, Haxhi Rrustë Kabashi etj. Kryengritjet usulmuan prej mijëra ushtarësh osman me armët më mod-erne të kohës, deri me artileri malore, që dogjën e shkretuan fshatra të shumtë, sidomos në Kosovë. Shefqet Turgut Pasha sulmoi barbarisht në lug-inën e Kaçanikut,fshatra mbarë të kësaj lugine, duke pasë nën armë 40 mijë forca ushtarake.

Këto i shprehin edhe këngët historike të asaj kohe:

1. “Na u nis pushka n’ Kaçanik,/Tuj luftue nat’e dit!/Kaçanik he të raft pika!/Që s’po din ç’ka asht hika!/ 6 sahat t’u ther me thika./ Me thika n’dor’ 6 sahat,/ Deri sa notoi kali në gjak”.

2.“Turgut Pasha me ushtri,/ Isa Begi me shqiptari,/N’Carnalevë s’le turk me hi!”.

3.“Ka shkue zanin’at Mirditë,/Dy mijë trima kanë dalë komitë,/ Se s’janë msue me u koritë/Hajt, Mirditë, të dalt nami!/Në shtat krajla t’ka shkue zani”!

4.“Kuvendon Krajli me Mbret”:/ - A ka Puka hyqymet,/ Që s’ e ban zap atë milet!

5.”Halil Musa me Zenel Agen 2000 pukas te i kan bashkue,/N’ Shehrit t’ Shkodrës na i kan shti për me i hek kto petkazi,/ Se lypin taksa e askeri ç’ ka s’ ka qen ndojher në Malsi!”.

5.“N’at Stamboll po kndon gazeta:/ S’i nep armët Ndoc Mark Deda./-Besa, armët nuk i

nap,/ Për pa i la zaptijet n’gjak,/Për pa i vra çata zapti,/Se ktu i thonë Berishë me Pukë e Malsi”.

6.“Mark Koliku nuk bjen n’dorë pa perzie gjak me borë!/ Bashkë me çetë me armë në dorë

Kështu, Brigjet e Iballes: Berishë, Mertur, Mzi, Dardhë kishin formuar dhjetë çeta luftëtarësh, që e mbanin zonën të çliruar e të mbrojtur.

Kjo situatë kryengritjesh ishte mbështetëse për veprën e Dr. Terenc Toçi, i cili i gjeti Malet e Veriut të gatshëm për kryengritje të përg-jithshme antiosmane. Prandaj ndjeu frymëzim e shtytje për misionin e tij historik për çlirimin e pavarësimin e Shqipërisë së robëruar. Kështu, i vendosur e me vullnet të jashtëzakonshëm i përndritshmi Dr. Terenc Toçi zbarkoi në brigjet

e Malit të Zi, kaloi nga Cetina, ku bashkoi rreth vetës revolucionarët shqiptarë, të gatshëm për përkrahje të Terenc Toçit, si: Kolë Marka Kola, Gjomarkaj me qëndrim në Cetinë, i cili u tregua i gatshëm duke i dhënë shoqërues edhe sek-retarin e tij besnik Zef Shantojen nga Shkodra.

I kënaqur nga kjo pritje e siguria, u ngjit maleve: në Malësinë e Madhe, Dukagjin e Nikaj-Mertur, derisa kaloi Drinin dhe hyri në Bugjon, ku e priti vëllazërisht Frrok Bajraktari i Thaçit. Pritja aq e ngrohtë dhe e përzemërt sikur e çlodhi dhe e çliroi nga ai udhëtim i vështirë përmes shtigjeve shkëmbore me borë e akull, derisa kaloi Drinin e hyri në viset e Pukës,ku u mirëprit bujarisht.

Si u çlodh dhe mori bekimin dhe prem-timin e Thaçit, bashkë me bajraktarin e tij trim e besnik, Frrok Bajraktarin e shoqëruesit nga Mbishkodra e Nikaj-Mertur, trokiti në kullën historike të bajraktarit të Berishës, Prend Uka, burrë kreshnik e fisnik,bujar e kanunar i urtë e trim, i mbrojtur prej çetës së Ndoc Mark Dedës e vëllezërve të tij, bashkë me çetën e Mark Kolikut të Berishës Eper e rrethinë.

Dr. Terenc Toçi, i fuqizuar dhe i ush-qyer shpirtërisht u nis për në Fan të Mirditës, ku në Klos festohej me miq më 24 e 25 prill festa e Shën Markut, ku zhvillohej edhe një panair pranveror bashkë me Lurë, Lumë pjesërisht dhe Dibër e Pukë.

Gjatë udhëtimit për siguri kaloi mbi Kabash e Bicaj, ku mori premtime edhe nga bajraktarët e Kabashit e të Pukës:Vocërr Bajrak-tari e Halil Musa.

Dr. Terenc Toçi, i gëzuar sa s’ka nga bashkimi myslimanë e katolikë në Pukë, si dhe lidhjet e ngushta Pukë-Mirditë, siç thonin vëzh-gues të huaj kalimtarë: “Pukë e Mirditë-gjith-monë aleatë”.

I siguruar prej trimave të Thaçit e të Berishës, arriti mirë e shëndosh në Klos të Fanit natën e Shmarkut, ku kishin filluar të vinin miq të shumtë që brohorisnin ardhjen e Dr.

Terenc Toçit në vatrat e tyrebri lumit Fan,“Në zemër të Shqipërisë”.Më 26 prill në një kuvend të madh ,mbajti fjalimin shumë emocionues: “vëllezër Shqiptarë! Sot gjendem këtu në një ditë të vështirë dhe të gëzueshme për shpirtin tonë, duke qenë shqiptar me gjak, fis, me shpirt e me zemër, kam menduar me braktisë shtëpinë dhe familjen time dhe gjithë fuqinë që kam, me e dhënë jetën për çlirimin e Atdheut tim e të gjyshërve të mi dhe për me e ba bashkë Shqipërinë e shqiptarëve!”

Rëndësi ju dha listëssë formësim-it të anëtarëve të Qeverisë së Përkohshme të Kimzës, ku u përfshinë edhe Prend Uka (fla-murtari i Berishës), dhe Frrok Kola, flamurtari i Thaçit, në të 24vetët e shënuar për Qeverinë e Përkohshme të Kimzës, themeluar më 27 prill 1911.(përfaqësuesit e formësimit të kësaj Qeverie:!>Terenc Toçi;2.Preng Tuc Doda, Fan; 3.Dedë Frroku,Kuzhnen, 4. Ndue Perdeda , Gojan; 5. Dod Bardhoku, Kthellë; 6. Kol Marka Kola, Orosh; 7.Gjelosh Kola, Shosh; 8. Pren Uka, Berishë; 9.Frrok Kola, Thaç; 10.Sadri Luka, Theth; 11.Gjon Difi, Mertur; 12.Mark Sokolaj, Nikaj; 13. Qerim Ndou,Toplanë;14.Prel Tuli, Mertur; 15. Ndue Marka Lleshi, Fan;16.Ndue Ndrec Lazri, Dibërr; 17.Ndue Gjon Ndoci, Kuzhnen, 18.Ndue Frrok Deda, Spaç; 19.Zef Ndoci, Kimëz(Munellë,Spaç); 20.Ndue Gjon Ndoci, Kuzhnen; 21. Geg Filip Çuni, Shkodër; 23. Preng Marka Gjeta,Kthellë; 24. Ndrec Gjegja, Kthellë).

Duke parë rëndësinë historike të kësaj veprimtarie atdhetare të Dr. Torenc Toçit në këto treva të Maleve të Veriut me qendër në Mirditë, kryetari komunës së Gjegjanit, Mark Mesuli, studiues i pasionuar i kësaj zone e më gjerë e përjetësoi në botimin e Tij të rëndë-sishëm “ Një kullë në Histori,Qeveria e Kimzës 1911, ngjarje e Pavarësisë ( Tiranë, Mirgeralb, 2007, 110 f.), ku përfshihen kumtesat dhe për-shëndetjet për sesionet shkencore kushtuar (95 e 100-vjetorit të Qeverisë së Kimzës, 2005 e 2011)

, që shënoi një sukses përkujtimor historik.Për të mosmbetur me kaq njohje kjo ngjarje e

rëndësishme historike,duke mos e lënë të zbehej në vëmendjen e brezave, sidomos te brezi i ri, DodNikoll Luli prej Lumziu, edhe pse me banim në Tiranë, nuk shkëputet dot prej vendlind-jes, duke e vizituar stinë mbas stine dhe duke nxitur shkrime e botime për te. Por kësaj here vendosi të kryej një akt ndërtimor momerial me interes historik ndërkrahinor, ku përfshihet përgjithësisht Shqipëria e Epërme, memorialin për Qeverinë e Përkohshme të Kimzës,1911, ku gdhenet profili i Dr. Terenc Toçit dhe vargu i gjatë i 24 emrave të pjesëtarëve të kësaj “Qever-ije të Përkohshme. Zbulimin e momerialit dhe fjalën e rastit e mbajti kryetari i Bashkisë Fran Tuci.Për të marrë pjesë dhe kumtuar në këtë ceremoni kishin ardhë edhe nga Akademia e shkencave, Tiranë: prof. dr. Marenglen Verli, prof. dr. Beqir Meta, drejtor i Institutit të His-torisë, prof. dr. Rexhep Uka, dr. Mark Pal Nika, studiuesi ingj. Kol Deda, si dhe studiuesit nga Puka, Xh. Meçi e Mark Mesuli. Përshtypje të veçantë lanë edhe të ftuari, i nipi i Dr. Terenc Toçit Dr. Terenzio, D’ Alena Toçi nga Roma, Itali. Po kështu kishte ardhë nga USA (SHBA)për të përshëndetur një nipi i të përshndritsh-mit pader Gjergj Fishta. Të cilët morën si dhuratë “KOMANI, Ana Drinit, Delmace, Pukë, trashëgimi Iliro-Arbërore. Më së fundmi për të gjithë të ftuarit në lokalin turistik te Ura Brah Nezë shtroi një drekë përshëndetëse e falënderimi me plot bujari organizatori e dre-jtuesi i kësaj veprimtarie model i përkushtuari Dod N. Luli.

Edhe pse kjo “Qeveri” nuk pati jetë të gjatë e vazhdimësi në misionin e saj, për shkak të ndërhyrjes së Austro-Hungarisë për rivalitet e zona influence me Italinë fqinj, kjo ngjarje i afroi më shumë malet mes tyre për të arritur deri në fitoren e 28 Nëntorit 1912.

Me këtë, memorial, i nderuari Dod Nikoll Luli sjell edhe mesazhin, shembullin e Tij për të ndihmuar për raste të tilla, si sponsorizuesi Fran Gjok Daka të monumentit kushtuar MIG-JENIT bashkë me nxënësin e Tij ideal , ZENE-LIN. Po kështuvepra e Tij është mesash edhe për bashkitë: Fushë- Arës e Pukë, të cilat duhet t’i kushtojnë vëmendjen e duhurmonumenteve për personalitete vendas si: Pashk Curri, Elez Selimi, Ymer Puka, i cili qe pjesëmarrës në 4 revolucione, duke luftuar në Spanjë me gradën major, derisa vritet më 1944, në luftë kundër pushtuesve nazist, në përkrahje të rezistencës franceze.

Ditët kalojnë, por kalimtarët vendas e turist sa herë kalojnë bri këtij memoriali gjigand, pyesin me admirim se si u arrit gjithë kjo përkujdesje e palodhur e Dod N. Lulit.

BIBLIOGRAFI, Plasari, Aurel-“Si (nuk) u shpall Pavarësia më 1911”. Gazeta “55”, Tiranë, 10 shkurt 2002, fq.41-50; Mesuli, Mark- “Një kullë në histori” ;”Qeveria e Kimzës 1911, ngjarje e Pavarur”, Tiranë, 2007, (108 faqe); Leka, Pashk-“Personaliteti i lënë në hije, dom Nikollë Kimza”;Brahaj, Jaho- “Faqe mesjetare nga zona e Kalivares”;Xhemal Meçi- “Qeveria e Përkohshme në Kimëz të Mirditës”, fq. 63-68.Marku, Pal Nikollë- “95-vjetori i Qeverisë së Përkohshme të Kimzës”. Fq.58-62;Deda, Pashk- “Në tavanin e kullës, një “kuti me letra” e Qever-isë së Përkohshme”.,fq. 49-51.

Page 22: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

E Diel,13 korrik 2019

22 ••• kulturë

"Për një nga të rrallët, por edhe të veçantët njerëz me botë të madhe shpirtërore, shprehur kjo edhe në ditarët e tij."

Halil RAMA & Sakip CAMI

Në publicistikë, letërsi, art dhe kulturë, pasioni sjell talentin. Këtë e provon më së miri edhe trashëgimia publicistike, letrare dhe artis-tike e Isuf Rashës. Ndonëse nuk është ndonjë autor i njohur, në labirinthet e laboratorit të tij krijues, (të shprehur në formë ditari) gjen dhjetra artikuj problemorë, poezi, skica etj (disa të botuar në gazetën lokale “Ushtima e maleve, por shumica të pabotuara) ku refle-ktohen fakte historike, por edhe shqetësimi për mbarëvajtjen e punëve në Zall Dardhën e tij të largët.

Ndonëse e donte dhe dashuronte jetën, ai iku për në botën e përtejme para 20 vitesh, duke lënë pas një trashëgimi të pasur doku-mentare. Mjaftojnë qoftë dhe dhjetra ditaret e lënë në dorëshkrim (nëpër blloqe a fletore të asaj kohe), për të kuptuar punën e tij të thelluar studimore, duke përshkruar gjer në detaje fakte e ngjarje historike të zonës së Zall Dardhës me histori të lavdishme, toponiminë, për Simpoziumin e organizuar në Zall Dardhë nga zona e Reçit dhe Dardhës me rastin e 75 vjetorit të pavarësisë etj. Për vlerat e rralla të I.Rashës flasin bashkohës të tij, personalitete të mirrënjohura si Prof.dr.Petrit Bara, Dine Kaca, Xhelil Cibaku, Isuf Xhediku, Muharrem Xhoka, Nazmi Shira etj.

Nëse dëshiron të njohësh një njeri lexo ditarin e tij që ka lënë. Nëse dëshiron të njohësh një periudhë kohore historike lexo ditarët dhe shtypin e kohës.

Nëse ke mbajtur ditar tregon se je njeri i rregullt, i vëmendshëm, parashikues, optimist, krahasues, dhe vizionar.

Një nga të rrallët, por edhe të veçantët njerëz me botë të madhe shpirtërore është Isuf Rasha. Këtë e thonë ditarët e tij, që fatmirë-sisht bashkëshortja Hyrie dhe gjashtë djemtë e tij i kanë ruajtur si sytë e ballit. Janë ditarë shumë të thjeshtë , të vegjël, blloqe të vegjël, me një shkrim të imët, por me kaligrafi, që flasin shumë.

Studjues bashkohorIntelektuali erudit I.Rasha, pa iu larguar

profesionit të llogaritarit, angazhohet në stu-dime serioze, në funksion të rritjes së vlerës së ditës së punës. Të tilla janë studimet për rritjen e efektivitetit nëpërmjet projekteve të sistemit të tokave, drenazhimeve, tarracave etj,-procese këto për të cilat sipas një vendimi të qeverisë së asaj kohe, financoheshin nga shteti.

Studime të tilla si dhe ai për rritjen e rrezes së bukës, të botuara në shtypin e kohës kanë

Në 20-vjetorin e vdekjes

PUbLIcISTIKA dhE PRIRjET LETRARE E ARTISTIKE Të ISUF RAShëS

patur jehonën e duhur, jo vetëm në qarqet intelektuale të Dardhës, Reçit, Çidhnës e Lurës, por pothuajse në gjithë rrethin e Dibrës.

Në këto studime (të botuara dhe të pabotu-ara) si edhe në kronikat, skicat apo essete (që dëshmojnë publicistikën e tij) reflektohet bota shpirtërore e një intelektuali të mirëfilltë që në çdo aspekt të imponon qasje të reja, metoda efektive në funksion të zgjidhjeve të proble-meve, të ndërtimit dhe përkufizimit të kon-cepteve për strategji zhvillimore, planifikim strategjik, menaxhim efektiv të projekteve, gjithnjë në koherencë me realitetin objektiv.

Pikërisht kryellogaritari i një ekonomie bujqësore provinciale, që jo vetëm i kishte të koleksionuara, por edhe të mirëstudjuara revistat “Shkenca dhe jeta” dhe “Bujqësia”, do të ishte udhërrëfyes në aplikimin e metodolog-jisë së punës shkencore, duke mundësuar një ambientim të ri në stdudime, një cytje drejt përvetësimit të njohurive bashkokore dhe aplikimit të tyre në praktikën e   përditshme, në sektorë të tillë, si pemëtaria, blegtoria, bletërritja apo deri dhe te projektimi e ndër-timi i rrugëve të ndërmjetme mes fshatrave të Dardhës.

Me fjalë të tjera, I.Rasha ishte intelektiali bashkëkohor, i cili edhe në kushtet e  rrethanat e izolimit total, në një ekonomi provinciale, hartone dhe zbatonte projekte që konsistonin në doza optimale të materialeve teorike, për t’i dhënë rëndësi punës praktike, nga e cila krijon-te bazamente të qëndrueshme për vepra po të qëndrueshme, disa prej të cilave i hasim edhe sot pas më shumë se tri dekadash, si blloku i pemëve (sipër shtëpisë së tij, apo dhe ndonjë rrugë ndërlidhëse fshtatrash....

Poezia.....Jo më në Zall Dardhën e largët, por ndosh-

ta edhe këtu në Tiranë, metropolin shqiptar, rrallë mund të gjejsh një bibliotekë aq të pasur sa ajo që i la trashëgim familjes së tij Isuf Rasha. Pikërisht, intelektuali bashkohor

që kishte lexuar (e madje konspektuar), Tolsto-jin, Shekspirin, Dostojevskin, Uilliam Folkner, Çarls Dikens etj, dalëngadalëm, nëpërmjet leximeve. përjetimeve e asosacioneve, do të formonte profilin e tij letrar.

Dhe jo vetëm kaq. Nuk është rastësi që në arkivën e tij personale gjejmë koleksionin e të gjitha nr. të revistës “NëNTORI”, si dhe shu-micën e nr. të gazetës “DRITA” nga ku ai, jo vetëm lexonte letërsinë e kritikën letrare bash-këkohore, por edhe mësonte rreth stilistikës të të shkruarit letërsi.

Ndonëse krijimtarinë e tij nuk e publikoi, nuk është rastësi që atë e ruajti me fanatizëm në “sepetet” e familjes, me bindjen se një ditë ajo do të “zbulohej”, e madje do të gjente dritën e botimit.

Brenda arsenalit të tij krijues, mjafton qoftë edhe poezia (e lënë në dorëshkrim “RREBESH-ET E SHKUARA MË NUK KTHEHEN”, për të konkluduar në peshën e fjalës, gjuhën e pasur e mjetet shprehëse brilante të një poeti të tal-entuar. Ligjërimin e tij poetik e gjejmë të sin-tetizuar qoftë edhe në vargjet: “Dikur në këto brigje qe zënë dielli/Errësira kishte bllokuar edhe qiellin/ Errësira, skamja, padituria/ U duk sikur në këto male kanë zënë rrënjë…”

Qoftë edhe vetëm në këto vargje tingëllon e bukur fjala poetike e Isuf Rashës. Më tej në vargjet: “Ngado që ngjitem në maja të larta/ Ngado që shkel buzë kufirit/ Zemra më gufon me afshin e pastër/ Rrofsh në jetë të jetëv O Shqipëri!...” duket sikur shkelim në sinorët poetikë të Isuf Rashës që janë më të bukura se rudinat e

Korabit. Na sjell kështu ai një shpirt të madh poetik, gati parajsor që të magjeps….

VEPRA E QËNËSISHME E PIKTORIT AUTO-DIDAKT

Një shpirt poetik i derdhur edhe në telajo....Një pikturë mbresëlënëse e një piktori auto-didakt, që ndonëse e diktuar nga ideologjia sundese e regjimit në të cilin ai punoi, i ka

rezistuar kohës.Dhe për vetë faktin se shumica e punimeve

të Isuf Rashës janë të skalitura në xham, gjith-kush do të mendonte se ai ishte piktor i një stili të veçantë. Kështu, duke pikturuar në xham portrete e peisazhe të natyrës ai krijoi individ-ualitetin e tij krijues edhe në gjininë e pikturës.

Një nga këto vepra, siç është ajo e klasikëve të M-L shpreh parasëgjithash botën krijuese të një piktori që të magjeps me veprën e tij...

Dhe ndonëse për të pikturuar peisazhe apo portrete të çfarëdolloji, ndjehej disi i pavarur, kishte dhe raste kur survejohej, e në këto rre-thana venitej disi shpirti i tij krijues. Madje, kur donte të hidhte në një pikturë në xham portretin e ish dikatorit komunist E.Hoxha,(jo se e donte shpirtërisht, por për të shpëtuar nga intrigat që i thurrnin ziliqarët e kohës skëterrë) këtë nuk mund ta bënte kurrësesi pa lejen e Komitetit të PPSH të rrethit.(!)

Ndoshta edhe rrethanat ia “diktuan” Isuf Rashës ushtrimin e talentit të tij në pikturë. Se pikërisht në një periudhë kohore, kur qe ndëshkuar padrejtësisht nga kupola me masën e përjashtimit nga administrata e ish kooper-ativës bujqësore, për të mbajtur familjen do të “prodhonte” dhjetra piktura në xham, të cilat do t’ua shiste bashkëfshatarëve, që aq shumë i kërkonin për të zbukuruar më to shtëpitë e tyre.

Ndodhte kështu, pasi në peisazhet e portre-tet e pikturuara nga I.Rasha dominonte filozo-fia humaniste që nënkuptonte marrdhënien e tij shpirtërore me njeriun, me njerëzimin, me natyrën, me  botën që na rrethon.   Pikërisht në ato rrethana spikat një perceptim i ri i këtij piktori autodidakt, kur ky talent i veçantë arrin të vetëpërcaktohet dhe të kultivojë dhuntitë e tij, me të cilat mund të mbizotëronte fatin e paracaktuar dhe të dominonte natyrën duke e modifikuar.

Dhe vërtetë, kur shikon punimet e tij artistike, (të ruajtura me fanatizëm nga bash-këshortja, djemtë e vëllai i tij) qoftë në pik-turë, qoftë në grafikë, sheh mjaftë peisazhe nga ambiente të origjinës së tij, pra nga Zall Dardha, kjo perlë e natyrës shqiptare. Në këto punime ku dominojnë lulet dhe natyra e qetë, duhet thënë se lidhja e tij me vendlindjen është një lidhje emocionale...është edhe një krenari për historinë e lavdishme të Dardhës dhe bukuritë mahnitëse të natyrës së saj.

“Shkenca dhe Jeta”, revista më e dashur e Isufit

Isufi lexonte shumë. Ai ishte i abonuar me shtypin e kohës.(jo në atë partiak, por në shtypin letrar e shkencor). Lexonte gazetën “Drita” , “Zëri i Rinisë”, etj. Por revista më e dashur për Isufin ishte revista “Shkenca dhe jeta”.

E lexonte me ëndje këtë revistë sepse tek ajo gjente nga vehtja e tij, gjente përvojë, kërkime shkencore. Një herë postieri nuk ja solli revistën në fshat. Isufi u mërzit shumë. Ai e ripagoi postierin që ta blente revistën në Peshkopi dhe t’ja sillte.

Revistat i mbante koleksion, i shfle-tonte herë pas here, nxirrte shënime, dhe këto shënime i vinte në praktikë. Shikonte emisione shkencore në televizor, emisione sportive e kulturore. Dëshira e tij e madhe për të zgjeruar horizontin kulturor ishte e

Page 23: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

Diel, 13 korrik 2019

23info •••

“U bënë 54 vite kur në këtë shkollë ishim nxënës të klasës së I-B, me mësues kujdestar prof. Genc Stringën. Të vegjël ishim, 13-14 vjeç, ndonjëri edhe 15… Në shtatorin e vitit 1965 u

mblodhëm një e nga një, nga të katër anët e Shqipërisë, nga afër e nga larg, të ndrojtur e të padalë nga fshati, me rroba sa për të thënë, me triko leshi, xhaketa e pantallona doku… Por

me ëndërra për t’u pajisur me dije e për t’u bërë edukatorë të brezit të ri.”

Nga Hamdi Hysuka

Të gjithë themi se vitet e shkollës së mesme

mbeten të paharruara. Kështu është në të vërtetë kur e mendon. 20 qershori 2019, për ne ish-matur-antët e para 50 viteve të Shkollës Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” Elbasan, është një ngjarje e paharruar, me mbresa dhe kujtime të shumta. Jemi ulur plot dëshirë në bankat e kësaj shkolle pedagogjike, në qytetin më të shquar për arsim e dituri, për kulturë e qytetërim.

U bënë 54 vite kur në këtë shkollë ishim nxënës të klasës së I-B, me mësues kujdestar prof. Genc Stringën. Të vegjël ishim, 13-14 vjeç, ndonjëri edhe 15… Në shtatorin e vitit 1965 u mblodhëm një e nga një, nga të katër anët e Shqipërisë, nga afër e nga larg, të ndrojtur e të padalë nga fshati, me rroba sa për të thënë, me triko leshi, xhaketa e pantallona doku… Por me ëndërra për t’u pajisur me dije e për t’u bërë edukatorë të brezit të ri. Lista emërore është kjo: Afërdita Çarçiu, Argjentina Bejtja, Basrie Lila, Bujar Spahiu, Esat Forgali, Fatmir Ago, Fiqirete Berbiu, Gjon Piroli, Hamdi Hysuka, Islam Meça, Mehmet Hasani, Musa Hushi, Myslim Cakoni, Naum Bici, Nebi Mehmeti, Nevruze Vërçka, Olimbi Islami, Qamil Lala, Qatip Cërriku, Rajmonda Leka, Ramiz Lela, Rruzhdi Manerkolli, Sabri Hoxha, Tomorr Gega, Valentina Riska, Vasilika Gramo, Zeqir Leka, Selman Marku. Mësimet i ndërprenë Vasilika Gramo, Fatmir Ago, Rajmonda Leka, Esat Forgali, Zeqir Leka, Myslim Cakoni. Në vitin e dytë na u shtuan Drita Mysliu, Izet Balla, Hamza Isufi, Bajram Pero. Në paralelin C u larguan Bujar Spahiu Petrit Kolaveri e Qamil Lala.

Për secilin qyteti i rinisë mbetet më i miri në botë. Se këtu janë kujtimet e pashlyera të asaj kohe, në të cilën “kur vendosëm që t’ia kushtojmë veten sho-qërisë, u ndalëm te profesioni i mësuesisë”. Ndaj në jetën tonë vitet e shkollës pedagogjike zejnë vend të veçantë. Për ne shokët e shoqet e klasës IV-B, shtator 1965 - qershor 1969, Elbasani ka qënë e mbetet i jashtëzakonshëm. Sepse për herë të parë këtu, më 1 dhjetor të vitit 1909, u hap e para shkollë për mësues, me emrin “Shkolla Normale” e Elbasanit. Drejtor i parë ishte patrioti i shquar shkodran, Luigj Gurakuqi. Ndërsa mësuesit e parë qenë njerëzit më të shquar të kulturës shqiptare, të arsimuar jashtë atdheut: Alek-sandër Xhuvani, Sotir Peci, Petër Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza, hafiz Ibrahim Dalliu etj. Para nxënësve atë ditë, arsimtarëve e popullit të mbledhur, ndër të tjera Luigj Gurakuqi tha: "Shqipëria u lëkund e tëra nga zëri i Shkollës Normale, atdhetarët nuk kursyen ndihmat e veta, ndërsa djemtë tanë rrodhën nga të gjitha viset e Shqipërisë e u derdhën këtu në Elbasan, jo vetëm nga Toskëria, që ka qenë gjith-monë e para në tregimet kombëtare dhe ndër luftrat e gjuhës, por më fort nga Gegëria e Sipërme, nga ajo Kosovë sa fisnike e trimoshe, me përpjekjet e të ndershmit Hasan Prishtina, i cili na rroftë për jetë, na erdhën mjaft nxënës saqë mund të thuhet pa frikë lajthimi se nuk ka asnjë kënd të Shqipërisë që të mos ketë këtu brenda përfaqësuesin e vet."

Fillimisht mësimi filloi me 111 nxënës, prej të cilëve 50 ishin nga Elbasani, ndërsa të tjerët nga të gjitha trojet shqiptare. Nxënësit nga Kosova dhe Shkupi udhëtuan 12 ditë, derisa arritën në Elbasan për të marrë emrin e nderit “Normalist” e më pas mësues.

Vitet e moshës më rinore, 14-18 vjeç, janë më aktive të formimit tonë, sepse vinim nga fshatra, qytete e zona të ndryshme të Shqipërisë. Këtu njohëm njeri-tjetrin, krijuam shoqërinë dhe forcuam kar-akterin, dashurinë e respektin për njëri-tjetrin, për pedagogët tanë të mrekullueshëm. Çdo pedagogjikas kujton me ndjesi, dashuri e mirënjohje të madhe vitet e shoqërisë 4-vjeçare, shokët dhe shoqet e klasës, pedagogët e jashtëzakonshëm, të shkëlqyer, të për-gatitur dhe edukatorë të gjithanshëm, që luajtën një rol të rëndësishëm në formimin dhe edukimin tonë. Duke iu rikthyer kujtimeve më të mira, kujtuam jo pa nostalgji aftësitë dhe nivelin e ngritur profesional të tyre, shumica e të cilëve vinin nga universitetet e Europës dhe ishin model në mësimdhënie e kërkesë llogarie ndaj nesh. Veçuam drejtorin, Vasil Kamami, i cili kishte mbaruar studimet shkëlqyeshëm për gjuhë dhe letërsi italiane në Firence të Romës. Nuk mund të harrojmë komunikimin shembullor të tyre me ne ish-nxënësit e ndrojtur. Kujtojmë pedagogun e parë kujdestar, Genc Stringa; pedagogët Qazim Kashari, Nazmi Gurmani e Mustafa Karapinjalli në gjuhë e letërsi; Gjyslime Kryemadhi, Qazim Bumi, Shyqyri Latifi, Adhurim Kongoli e Stavri Stoja në matematikë; Doloreza Gjerazi në fizikë, Kastriot Misja në kimi; Lumnije Kotherja në biologji; Shyqyri Demiri, Rrah-man Berhami e Ndriçim Librazhdi në histori; Tomorr Arianiti e Nos Ndrio në gjeografi; Vasil Kamami, Reshit Kashari, Sotir Paparisto e Qemal Bajraktari në pedagogji e psikologji; Grigor Kallajxhiu në njohuri politike; Boro Shoshkiç e Piro Bishka në gjuhë të huaj (ruse), Lumnije Shehetila në edukim muzikor; Bukurosh Sejdini, Vasil Tole, Andon Lakuriqi në vizatim; Enver Zyma në bukurshkrim; Hysen Çaushi, Leonard Shuteriqi e Vasil Talo në vegla muzikore; Shpëtim Gjevori, Maruka Zharda, Kristaq Mullisi e Kujtim Graceni në edukim fizik; Isuf Ekmeçiu e Xhevat Domi në punë dore... pa harruar kujdestarët e konviktit Agim Haxhiymeri, Abdyl Mallaholli, Burbuqe Bebeti, Hasan Dylgjeri; as daj Cenin roje e daj Metin kujdestar ditor. Lëndët mësimore që zhvil-luam gjatë katër viteve janë: Gjuhë shqipe, Metodikë gjuhe, Letërsi dhe lexim ekspresiv, Letërsi për fëmijë, Gjuhë ruse, Algjebër, Aritmetikë, Metodikë aritme-tike, Gjeometri, Fizikë, Kimi, Anatomi e fiziologji, Botanikë, Zoologji, Bazat e biologjisë, Metodikë e diturisë së natyrës, Gjeografi e metodikë, Histori e metodikë, Njohuri fillestare politike, Psikologji, Ped-agogji, Higjienë, Bukurshkrim e metodikë, Muzikë, Vegël muzikore, Punë dore, Bujqësi, Ekonomi shtëpi-jake, Pedagogji praktike. Si pa u ndjerë kaluan ato

vite kur filluam mësimet nëpër klasat me laboratorë në lëndët kimi, fizikë, biologji, gjeografi, vizatim, edukim muzikor, punë dore, edukim fizik etj. Mirën-johje e përhershëm për të gjithë pedagogët tanë!

Elbasani është qytet i lashtë, me monumente kulturore. Ngado që të nisesh, rruga drejt tij është me bukuri të rralla natyrore. Rrezet e diellit i japin natyrës shumëngjyrëshe koloritin e bukur, i cili gër-sheton gjethet e kuqërremta me rrezet e diellit. Të tilla bukuri na shoqëruan me vargmale të njëpasnjëshme. Kureshtja ishte e madhe, se në këtë qytet të vlerave kombëtare, që ka zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës shqiptare e më gjërë, u kthyem si ish-maturantë, pedagogjikas të vitit 1969.

Kalendari shënoi 20 qershor 2019. Ishim afërsisht 70-vjeçarë. Nuk i ruajmë flokët e dikurshëm, as sasinë e tyre. Emocione, por edhe lot malli e kujtime të pa harruara. Natyrisht jemi më të vjetër dhe me flokë të thinjura, por nga malli dhe dashuria mbase të rinj, si atëherë, të qeshur e buzagaz, si vëllezër e motra.

Befasitë nuk na u ndanë. Bukuritë dhe pamjet rreth e rrotull janë mbresëlënëse e nuk mund të për-shkruhen. Hapësira të sistemuara e të gjelbëruara, ndërtime moderne e tradicionale, rrugë të gjera të mirëmbajtura, lokale shërbimi e mbi të gjitha stadiu-mi “Elbasan Arena”, i nivelit ndërkombëtar.

Atmosferë e mrekullueshme! Pasi shkëmbyem shikimet e para, se cili e mbante mend njëri-tjetrin, u përqafuam dhe u ulëm për një kafe, në lokalin e bukur të Turizmit të qytetit.

Pra, të gjithë 68 ose 70-vjeçarë, me karriera e gjurmë të rëndësishme ndër vite, duke dhënë kon-tribut në edukimin e brezave dhe në ndërtimin e vendit, duke qenë mbi të gjitha qytetarë të denjë të kësaj shoqërie.

Më pas u drejtuam për te klasa ku bëmë mësim në vitin e fundit. Ish-sekretari i rinisë, Ramiz Lela, kërkoi që të rreshtohemi në hyrje të shkollës dhe me qetësi të hyjmë në “mësim”. Ashtu bëmë. Emocio-ni ishte i shkallës sipërore absolute! Në tabelë, me shkrim dore, siç na mësonte profesori i bukursh-krimit, Enver Zyma, ishte shkruar: “Nuk jemi plakur, por jemi rritur”!

Me peshën e viteve mbi supe, me më pak flokë dhe me disa kilogramë më shumë, në shoqërinë e njëri-tjetrit u rikthyem edhe njëherë në shkollën tonë të dashur. U ulëm nëpër tavolina, ashtu si dikur nëpër banka. Takim gjithë emocion, i përzier mes mallit dhe kujtimeve. Shkëmbyem biseda. Profesori kujdestar i vitit të parë, Genc Stringa, mori fjalën e

rastit. Përshëndeti pjesëmarrësit, por dhe ata që nuk mundën të ishin në këtë takim. Edhe 50 vite më pas ndjemë “ethet” e apelit. Nga një fletë regjistri e atyre viteve profesori filloi leximin e emrave, me porosinë që kush dëgjon emrin, të thotë këtu… Mungesa pati. Katër ishin me arsye, kanë ndërruar jetë... Në shenjë respekti, mirënjohjeje e dashurie mbajtëm një minut heshtje.

Pastaj kaluam në shkëmbim të kujtimeve, epi-sodeve të veçantë mes njëri-tjetrit, treguam fotografi të asaj periudhe, batuta e veprime të moshës rinore për vitet e shkollës, mësimet, provimet, pedagogët, pushimet, simpatitë dhe shoqërinë që kishim në ato vite. U emocionuam duke shikuar njëri-tjetrin në sy, duke menduar se çfarë vitesh të bukura kemi kaluar...

Disa nuk mundën të vinin në takim, pasi janë larg, të shpërndarë nëpër botë, por me zemër ishin aty. Në celularin tim erdhi një mesazh nga Amerika, dërguar nga Afërfita Çarçiu (Robo), në të cilin ajo përshëndeti të gjithë shoqet dhe shokët e klasës, duke na uruar që t’a kalojmë sa më këndshëm këtë takim, mes kujtimesh të bukura të asaj kohe të paharruar!

-Më vjen keq që nuk marr pjesë, -thuhej ndër të tjera. Por, falë teknologjisë së lartë elektronike, pa u menduar fare, hapa mesenxherin dhe nëpërmjet videos shoqja jonë u bë pjesëmarrëse me ne. Drejt-përderejt u përshëndet me secilin, duke filluar nga pedagogët e me radhë shokët e shoqet.

Pas një intervali të shkurtër kohor, e njejta gjë ndodhi dhe me “amerikanen” tjetër, Olimbi Islami. Në mesazhin dërguar Islam Meçës, shkruante se me këtë rast ndjehej shumë e gëzuar. Po me video mes-enxher nga celulari i Islamit, mes emocioneve, të gjithë e përshëndetëm dhe na përshëndeti.

-Në një farë mënyre, -shkroi më pas në mesenx-herin tim, -m’u duk se isha aty me ju, shoqe e shokë të rinisë. U gëzova dhe u emocionova. Kur ju pashë, më rrodhën lot gëzimi e mallëngjimi për ato vite të bukura. Ju përqafoj nga larg me shumë dashuri e respekt!

Ndonjërin shok a shoqe, nuk e kemi parë që në mbrëmjen e fundit të maturës, si psh Gjonin, Tomor-rin, Afërditën, Fildushen, Hasanin, Engjëllushen, Bariun, Aqifin, Musanë, Rruzhdiun… Të tjerë nuk ishin të pranishëm për arsye subjektive, por disa munguan, se janë ndarë para kohe nga jeta, duke lënë hapësirë të zbrazët në zemrat e shoqeve dhe të shokëve…

Me ish-maturantët e para 50 viteve të Shkollës Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” Elbasan

KUjTIME dhE MbRESA NGA 50-VjETORI I MATURëS

Vijon numrin e arthshëm

Page 24: BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI XI ... - gazeta-nacional.comREALITETET E REjA bALLKANIKE Nga Prof. Nikë Gashaj, Podgoricë Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit

CMYK