Bletet

16
Thuhet se të gjitha bletët e kanë qendrën e tyre të origjinës në Azinë Jugore dhe në Azinë Juglindore (përfshirë edhe Filipinet) Bletët janë insekte fluturuese të cilat mbledhin nektarin dhe polenin; Lloji i specieve të bletëve numëron deri në 20,000; Bletët jetojnë në koloni, ato ndërtojnë kosheret e tyre në pemë të ndryshme, vende të mbyllura apo struktura të ndërtuara nga njeriu. Kush janë Bletët

description

Bletet, Bletët, Bleta, Bletari

Transcript of Bletet

Page 1: Bletet

Thuhet se të gjitha bletët e kanë qendrën e tyre të origjinës në Azinë Jugore dhe në Azinë Juglindore (përfshirë edhe Filipinet)

Bletët janë insekte fluturuese të cilat mbledhin nektarin dhe polenin;

Lloji i specieve të bletëve numëron deri në 20,000;

Bletët jetojnë në koloni, ato ndërtojnë kosheret e tyre në pemë të ndryshme, vende të mbyllura apo struktura të ndërtuara nga njeriu.

Kush janë Bletët

Page 2: Bletet

Bleta ka ekzistuar në tokë për miliona vite dhe është i vetmi insekt i cili prodhon ushqim i cili mund të hahet nga njeriu.Një bletë mesatare prodhon diku sa 1/12 e lugës së çajit mjaltë gjatë jetës së vet.

Bletët kanë gjashtë këmbë, dy sy (në të dyja anët e kokës) të përbërë të cilët përbëhen nga mijëra lente, tre sy të thjeshtë në maje të kokës, dy palë krahë, një xhep të nektarit dhe një stomak

Krahët e bletës rrahin jashtëzakonisht shpejt, diku 200 rrahje për sekondë dhe si rezultat krijohet tingulli i tyre i zakonshëm bzzzzz. Një mund të fluturojë deri në distancë prej 10 kilometrave dhe me një shpejtësi maksimale prej 20 kilometrave.

Një koshere e bletëve do të fluturojë përafërsisht sa tri rrokullisje rreth tokës për ta mbledhur 1kg mjaltë.

Veçoritë e Bletës

Page 3: Bletet

Biologjia e Bletës?

Mashkulli Mbretëresha Bleta Punëtore

Page 4: Bletet

Mbretëresha Në rrethana të zakonshme një familje e bletës ka vetëm një mbretëreshë, sepse bletët nuk mund të ushqejnë më shumë vezë se sasia që mund të prodhojë një mbretëreshë. Për nga madhësia Mbretëresha është më e madhe se Bletët Punëtore dhe Meshkujt

Bletët Punëtore Në një familje të bletëve numri më i madh është i bletëve punëtore. Për nga madhësia janë më të vogla se Mbretëresha dhe Meshkujt.

MeshkujtMeshkujt janë pjesë përbërëse e familjes e familjes së bletës, pa ta familja e bletës nuk ka as përparim e as shumëzim, sepse si meshkuj ata janë bartës të çdo jete në zgjua. Si të tillë ata kanë privilegje që të papenguar të hyjnë në çdo koshere. Ata nuk kanë thumb dhe krejt çfarë kryejnë është procesin e fekondimit.

Bletët në koshere

Page 5: Bletet

Mbrojtja e kosheres bëhet nga Bletët Punëtore, të cilat me kujdes të shtuar vendosën në hyrje të kosheres dhe i mbajnë jashtë mysafirët e paftuar, që jo rrallë janë të rrezikshëm për familjen e bletës.

Çfarëdo krijese që afrohet qofshin ato grerëza ,insekte tjera apo edhe bletë të koshereve tjera nuk mund të hyjnë pa u identifikuar nga roja.

Në rast të alarmimit bleta do ta lirojë një feromon i cili i stimulon një reagim sulmues tek bletët tjera.

Vetëm Bletët Punëtore thumbojnë dhe këtë e bëjnë vetëm atëherë kur e ndjejnë rrezikun, meshkujt nuk kanë thumb, ndërsa Mbretëresha mund të thumbojë por ato nuk dalin jashtë për ta mbrojtur kosheren.

Siguria e Kosheres

Page 6: Bletet

Bletët janë të shurdhra dhe për këtë arsye nuk mund të komunikojnë me anë të zërit. Posa bleta në kërkim, të identifikojë një burim të kullosës ajo kthehet në koshere dhe ia fillon të bëjë lëvizje specifike dhe në atë mënyrë ajo e tërheq vëmendjen e bletëve tjera.

Nëse bleta kthehet në koshere dhe vetëm e deponon polenin dhe largohet përsëri, kjo do të thotë se burimi është shterur, i ditur apo i pamjaftueshëm. Kjo sjellje e bletës apo lëvizje specifike, në bletari quhet vallëzim. Ekzistojnë dy lloje të vallëzimit:

VallëziminTranzicional-i cili bëhet nga bletët kur burimi i bletëve gjendet prej 25 deri në 100 metra; ndërsa

Vallëzimin e Tundjes apo i numrit tetë- e bëjnë për ti njoftuar bletërt për distancën,drejtimin dhe cilësinë e burimeve të kullosës, të cilat janë më larg se 100 metra nga kosherja

Si komunikojnë bletët

Page 7: Bletet

Si orientohen bletët

Bletët gjatë kërkimit të burimit të kullosës si pikë drejtimi e përdorin diellin. Edhe nëse është kohë e vranët dhe dielli nuk shihet nga retë, apo e gjejnë diellin me anë të rrezeve ultravjollce, të cilat i depërtojnë retë.

Bleta i përdorë këto rreze për ta gjetur vendndodhjen e diellit. Drita natyrale e diellit është e polarizuar, me fjalë tjera drejtimi i vibracioneve të valëve të dritës ndryshon vazhdimisht, krahas me lëvizjen e diellit. Ky polarizim nuk mund të vërehet nga syri i njeriut, edhe pse bletët dhe shumë qenie tjera të gjalla mund ta vërejnë atë.

Pavarësisht reve, bletët e shohin qiellin të parceluar dhe gjatë gjithë kohës kalkulojnë se ku gjendet dielli në një moment të caktuar

Page 8: Bletet

Bleta VS Njeriu

Njëra nga revistat më të famshme kompjuterike Byte e krahasoi trurin e bletës me atë të kompjuterit.Sipas rezultateve të studimit të paraqitura në revistë, truri i bletës funksionon me një normë shumë më superiore sesa kompjuteri më i avancuar. Sot, kompjuteri më i avancuar mund të bëjë 16 miliardë kalkulime në sekondë. Ndërsa bleta mund të kalkulojë 625 herë më shumë se kjo, pra 10 trilion.

Për më tepër, truri i bletës shpenzon më pak energji nëse kryhen ato kalkulime. Energjia e shpenzuar nga 10 milionë bletë është e njëjtë me atë që shpenzon një poç prej 100 vat. (Truri i bletës shpenzon më pak se 10 mikro-vat energji)

Page 9: Bletet

Çfarë dobish kemi nga bletët

Dobitë e bletës janë të shumta por ato më kryesoret janë:

Mjalti;

Dylli;

Qumështi i Mbretëreshës;

Poleni;

Propolisi;

Helmi apo Apitoksina; dhe

Pjalmimi.

Page 10: Bletet

Mjalti dhe Dylli

Mjalti është një përzierje e glukozës dhe fruktozës (sheqeri i bardhë është i përbërë nga sakaroza). Përbërësi kryesor i mjaltit është nektari i cili mblidhet nga bletët nëpër lule të ndryshme. Ky nektari i nënshtrohet një procesi kimik në stomakun e bletës, me që rast shndërrohet në një lëng të rëndë sheqeri i cili është i pasur me vitamina dhe minerale.

Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz.

(Kur’ani i Shenjtë, Surat an-Nahl: 69)(Kur’ani i Shenjtë, Surat an-Nahl: 69)

Dylli është një materie e fortë e përbërë nga një përzierje e disa përbërësve. Bletët punëtore e sekretojnë dyllin nga disa gjëndra të cilat gjenden në stomakun e tyre. Ato e përdorin dyllin e tyre për të formuar mure dhe hojet në të cilat vendoset mjalti. Pika e dyllit që nxirret nga gjëndrat e stomakut nuk është më e madhe se maja e gjilpërës.

Page 11: Bletet

Qumështi i Mbretëreshës dhe Poleni

Qumështi i Mbretëreshës sekretohet nga gjëndrat e bletëve punëtore dhe me të ushqehen larvat e bletës, qofshin ato të dedikuara për Meshkuj, Bletë Punëtore apo Mbretëresha. Qumështi i Mbretëreshës përmban rekuizita antibakteriale, antivirale, ushqyese, kundër plakjes, ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe ndihmon sistemet e frymëmarrjes, skeletit, endokrines, kardiovaskulare, imunitetit dhe shumë të tjera.

Poleni mblidhet nga bletët në shportën e polenit dhe më pas e dërgojnë në koshere. Në koshere poleni përdoret si burim i nevojshëm i proteinës për rritjen e Meshkujve. Poleni shpeshherë përdoret si shtojcë e ushqimit. Poleni përdorët kundër alkoolizmit, astmës, mirëmbajtje të shëndetit apo probleme me stomakun.

Page 12: Bletet

Propolisi është një përzierje rrëshinore të cilën bletët e mjaltit e mbledhur nga lulet e pemëve, apo burime tjera botanike. Propolisi në koshere përdoret si izolues i zbrazëtirave të padëshiruara. Propolisi përdoret për trajtimin e astmës, alergjive tjera, në kozmetikë, në defektet e dëgjimit dhe shumë sëmundje tjera.

Apitoksina apo Helmi i Bletës është një lëng i hidhët dhe i pangjyrë. Pjesa aktive e helmit është një përzierje komplekse e proteinave e cila shkakton inflamacion lokal dhe vepron si kundër-koagulues. Helmi prodhohet në abdomenin e bletëve punëtore bga një përzierje e sekreteve acidike dhe bazike. Një bletë mund të injektojë 0.1 mg helm nëpërmjet thumbuesit të vet. Apitoksina përdoret si terapi për sëmundje të ndryshme.

Propolisi dhe Apitoksina

Page 13: Bletet

Pjalmimi

Ne jemi të varur nga bletët që ta bëjnë pjalmimin e të korrave tona. Nëse pjalmimi nuk do të bëhej nga bletët, atëherë ne nuk do të mund të mund të kultivonim të korrat tona. Pa pjalmimin e bletëve të mjaltit në botë do të kishte 1/3 më pak të korra sesa që ka tani.

Ato pjalmojnë më shumë se 90 të korra që lulëzojnë të cilat ne i përdorim. Midis tyre janë: molla, arra, soja, shparg, selino, kungull dhe trangull dhe shumë pemë vërtetë të ëmbla si agrumet, pjeshkë, qershi, boronicë, luleshtrydhe, pjepër, boston etj.

Page 14: Bletet

Kërcënimi ndaj bletëve të mjaltit

Bletët tona përballen me kërcënime të shumta. Shumica prej tyre janë të shkaktuara nga përdorimi papërgjegjshëm apo ilegal i pesticideve nga njeriu. Kërcënimet tjera janë nga sëmundjet dhe parazitët.

Cenimi i mjedisit ku jeton bleta përmes urbanizimit, industrializimit, dhe fermave të mëdha, gjithashtu e kërcënon popullatën e bletëve.

Celularët - ekspertët kanë identifikuar një shkaktar kontribuues për rënien drastike të numrit të bletëve dhe ai është rrezatimi i celularëve. Shkencëtarët gjerman kanë ardhur në përfundim se sinjalet e celularëve pengojnë sistemin e navigimit të bletëve.

Page 15: Bletet

Dikush mund të mendojë se me zhdukjen e bletëve do të zhdukej vetëm mjalti, por bletët e luajnë një rol të rëndësishëm si pjalmuese edhe në bujqësi. Kulturat e drithit pjalmohen me anë të erës, mirëpo të gjithat frytet dhe perimet pjalmohen nga bletët. Pa bletë rendimenti do të binte në mënyrë drastike. Thuhet se 1/3 e tërë ushqimit që hamë varët nga pjalmimi i bletëve. Pra kjo do të ishte shkatërruese për njerëzimin.

“Nëse ndodh që bletët të zhduken nga faqja e tokës, njerëzimit do t’i mbetnin vetëm edhe katër vite jetë.”

Albert Einstein

Çfarë do të ndodhë nëse zhdukën bletët

Page 16: Bletet

“Midis shenjave të Tij është krijimi i qiejve dhe tokës dhe të gjithat krijesat të cilat i ka shpërndarë në to. Dhe Ai e ka fuqinë që t’i bashkojë ato kurdo që Ai dëshiron.”

(Kur’ani i Shenjtë Kur’ani i Shenjtë Surat ash-Shura: 29)

Gazmend Namani 22 janar 2013