Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset...

36
Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare Kosovë Ky vlerësim paraqet një vështrim të përgjithshëm të tregut fillestar në Kosovë, duke përfshirë karakteristikat e kompanive, projekteve dhe programeve fillestare me qëllim të krijimit të bizneseve fillestare dhe strukturave e organizatave për mbështetjen e biznesit, që do t’i përkrahnin bizneset fillestare dhe këshillat lidhur me ndërhyrjet e mundshme nga palët me interes të përfshirë. Raporti është përpiluar nga projekti i “Rritja e Punësimit për të Rinj” që financohet nga Qeveria Zvicerane.

Transcript of Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset...

Page 1: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

Bizneset Fillestare dheShërbimet për Mbështetjene Bizneseve Fillestarenë Kosovë

Jakob ModeerQershor 2013

Ky vlerësim paraqet një vështrim të përgjithshëm të tregut fillestar në Kosovë, duke përfshirë karakteristikat e kompanive, projekteve dhe programeve fillestare me qëllim të krijimit të bizneseve fillestare dhe strukturave e organizatave për mbështetjen e biznesit, që do t’i përkrahnin bizneset fillestare dhe këshillat lidhur me ndërhyrjet e mundshme nga palët me interes të përfshirë. Raporti është përpiluar nga projekti i “Rritja e Punësimit për të Rinj” që financohet nga Qeveria Zvicerane.

Page 2: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013
Page 3: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

3

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Përmbajtja

Lista e shkurtesave .......................................................................................................................................... 4

Përmbledhja e përgjithshme ............................................................................................................................ 5

Qëllimet e projektit ........................................................................................................................................... 6

1. Vlerësimi ............................................................................................................................................... 6

1.1 Korniza Institucionale dhe Strategjike për mbështetjen e

bizneseve fillestare në Kosovë ............................................................................................................. 6

1.2 Korniza ligjore ....................................................................................................................................... 10

1.3 Biznesi Fillestar në Kosovë – karakteristikat e përgjithshme ................................................................ 11

1.4 Skemat për mbështetjen e bizneseve fillestare .................................................................................... 13

1.5 Iniciatorët e fundit që kanë filluar t’i mbështesin bizneset fillestare ..................................................... 17

1.6 Ofertuesit e Shërbimeve për Mbështetjen e Biznesit Fillestar .............................................................. 19

1.7 Praktikat më të përzgjedhura ndërkombëtare në politikën e Biznesit

Fillestar dhe në strukturat përmbështetjen e biznesit ........................................................................... 20

2. Financimi i bizneseve fillestare dhe shërbimet për mbështetjen e biznesit .......................................... 21

3. Rekomandimet ..................................................................................................................................... 23

Rekomandimi 1: Institucionalizimi programeve për mbështetjen e Bizneseve fillestare .................................. 23

Rekomandimi 2: Facilitimi në mbështetjen e bizneseve që kanë kaluar fazën

fillestare/kompanitë në zhvillim e sipër ............................................................................................................ 24

Rekomandimi 2.1: Rrjetformimi dhe mbështetja e biznesit me biznes tek të

certifikuarit nga bizneset fillestare .................................................................................................................. 26

Rekomandimi 2.2: Koordinimi ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave

për mbështetjen e biznesit .............................................................................................................................. 26

Rekomandimi 2.3: Përkrahja e anëtarëve individual të rrjetit BSO

(Organizata për Mbështetjen e Biznesit) ......................................................................................................... 27

Rekomandimi 2.4: Specializimi i aftësive dhe ekpertiza e konsulentëve ......................................................... 27

4. Shtojcat ................................................................................................................................................ 29

Shtojca 1:Takimet dhe intervistat .................................................................................................................... 29

Shtojca 2: Hulumtimet që kanë të bëjnë me sektorin e NMVM

(Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme) në Kosovë ................................................................................ 30

Shtojca 3: Praktikat më të përzgjedhura të politikës së Biznesit Fillestar dhe

strukturave për përkrahjen e biznesit në BE, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA ............................................ 35

5. Referencat ............................................................................................................................................ 36

Page 4: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

4

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Lista e shkurtesaveB2B Biznes me Biznes

BI Inkubatori i Biznesit

BSCK Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë

BSO Organizata për Mbështetjen e Biznesit

CEED Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv

EEG Grupi për Shkëmbimin e Përvojës

EU Bashkimi Europian

EYE Projekti i “Rritja e Punësimit për të Rinj”

EYE (BA) Inkurajimi i Ndërmarrësve të Rinj (Engjujt e Biznesit)

FDI Investimi i Drejtpërdrejtë nga Jashtë

FR Raporti Final

GDP Produkti Vendor Bruto

GoK Qeveria e Kosovës

ICK Qendra për Inovacion në Kosovë

IPAK Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë

KOSME Programi për Promovimin e NVM’ve në Kosovë

KOSVET 6Projekti “Zhvillimi i Skemave të Trajnimit Profesional dhe Trajnimit në Kompani dhe Zh-villimi i Shkathtësive për Ndërmarrësi”

MAFRD Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

MED Ministria e Zhvillimit Ekonomik

MLGA Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

MLSW Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale

NMVM Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme

MTEF Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

MTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

M&E Monitorimi dhe Vlerësimi

NCED Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

NGO Organizatë Joqeveritare

OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

PPD Dialogu Privat i Menaxhimit të Ciklit të Projektit

PSD Zhvillimi i Sektorit Privat

RDA Agjencia e Zhvillimit Regjional

REA Agjencitë e Ndërmarrjeve Regjionale

RED Zhvillimi Rajonal Ekonomik

NVM Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme

SMESA Agjencia për Mbështetjen e NVM’ve

TAM/BAS Menaxhmenti Gjenerues/ Shërbimet Këshilldhënëse për Biznes

TNA Analizat për Nevojat e Trajnimit

ToR Termat e Referencës

ToT Trajnimi i Trajnuesve

YEP Programi i Ndërmarrësve të Rinj

Page 5: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

5

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Përmbledhja e përgjithshmeNdërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) janë shtylla kurrizore e çdo ekonomie. NMVM’të kontribuojnë në mënyrë të theksuar qoftë në zhvillimin ekonomik apo në punësim. Në këtë aspekt, Kosova s’bënë përjashtim. Rrjedhimisht, një politikë për ta përkrahur krijimin e ndër-marrësve dhe kompanive fillestare nënkupton përkrahjen e zhvillimit ekonomik të një shteti. Megjithatë, kjo bazohet në supozimin se një numër i konsiderueshëm i Bizneseve Fillestare mbijetojnë dhe zhvillohen në treg duke krijuar zhvillim ekonomik dhe punësim. Për fat të keq, kjo dukuri aktualisht nuk qëndron në Kosovë.

Në fakt, bizneset fillestare në Kosovë duket se e arrijnë njëfarë niveli në zhvillimin e tyre të hershëm, e cila është edhe pika e stagnimit të tyre. Ato nuk zhvillohen. Si pasojë e kësaj, kjo nënkupton se ato nuk kontribuojnë në zhvil-limin ekonomik të shtetit përmes rritjes ekonomike apo pu-nësimit. Më saktë, bizneset fillestare mbijetojnë kryesisht nga përkrahja financiare e familjes. Përkundër moszhvil-limit, ca biznese fillestare dhe kompani mbyllen tërësisht.

Arsyet për mungesë zhvillimi në mes të bizneseve fillestare në Kosovë janë të shumta, por në përgjithësi më shumë janë të karakterit të brendshëm se sa të jashtëm. Ekzis-ton një njohuri dhe përvojë e kufizuar e biznesit në mes të pronarëve të kompanive, një stil i menaxhmentit mbi-zotërues i cili është i favorshëm vetëm tek funkcionimet e bizneseve shumë të vogla, një mungesë e vlerësimit për dobinë që ka zhvillimi profesional i burimeve njerëzore, një mendësi në përgjithësi negative ndaj të mësuarit dhe ten-denca për t’i favorizuar idetë biznesore “me-too” që përm-bajnë reziqe të vogla.

Deri më tani, nuk ka program shtetëror për mbështetjen e biznesitf në Kosovë. Politika për mbështetjen e ndërmar-rësisë dhe krijimin e bizneseve fillestare ka qenë e nxitur, financuar dhe administruar tërësisht nga donatorët. Gjatë disa viteve të kaluara, më tepër se 4000 të certifikuar kanë marrë asistencë teknike, e ndonjëherë edhe grante për të themeluar kompanitë e tyre. Veçse, përderisa sistemi për t’i krijuar kompanitë e reja funkcionon mirë, mekanizmat për t’i mbështetut bizneset fillestare pas certifikimit, për t’i shtuar mundësitë e mbijetesës dhe përshpejtësuar rritjen e tyre, janë të pazhvilluara.

Themelimi i strukturave ndërmjetsuese siç janë agjencitë e ndërmarrjeve, qendrat e biznesit dhe inkubatorët e bizne-sit që i mbështesin bizneset fillestare dhe kompanitë, kanë qenë poashtu të inicuara kryesisht nga donatorët. Shkalla e suksesit të themelimit të Organizatave për Përkrahjen e Biznesit nga donatorët është e panjohur, duke lënë kështu një zbrazëti në tabllon institucionale ndërmjet NMVM’ve dhe institucioneve vendore/qendrore që janë përgjegjëse për zhvillimin e sektorit privat. Gjithashtu, mungesa e vazh-dimësisë institucionale ka lënë individët e NMVM’ve të

painformuar se ku të drejtohen për asistencë teknike.

Për ta ndryshuar këtë tendencë, në dy vitet e fundit, në treg janë shfaqur disa iniciativa për mbështetjen e bizneseve të reja vendore që ofrojnë një sërë shërbimesh financiare dhe jo-financiare për bizneset fillestare dhe kompanitë në zhvil-lim e sipër në Kosovë. Me një përqindje më të lartë të kapi-talit vendor dhe modele më të qarta biznesi, dalja në shesh i këtij rrjeti të ri të BSO’ve mund t’i ofrojë komunitetit NMVM në Kosovë shërbime më adekuate që kërkohen për rritjen e tyre, e që gjer tani s’kanë qenë të ofruara si duhet.

Për t’i plotësuar kërkesat gjithnjë e më shumë specifike dhe teknike të NMVMve në Kosovë, ofertuesit e shërbi-meve për biznese apo konsulentët individual, duhet t’i rri-sin kapacitetet e tyre. Gjer tani, shumica e konsulentëve i kanë konsideruar projektet e donatorëve si klient të tyre kryesor, e jo kompanitë private në Kosovë. Kjo mospër-puthje në fokusimin e klientit ua ka modeluar konsulentëve lokal aftësitë, ekspertizat dhe përvojën duke i bërë ata “të përgjithësuar” në vend se të jenë “të specializuar”. Kjo nënk-upton se përderisa një numër i konsiderueshëm i konsu-lentëve vendor janë kompetent për të udhëhequr trajnime të bizneseve fillestare, një numër i kufizuar i konsulentëve vendor tani, kanë aftësi dhe ekspertiza adekuate për të shërbyer në rritjen e NMVM’ve me shërbimet që këta janë të gatshëm të paguajnë.

Sfidat e së ardhmes për sektorin privat në Kosovë janë të mëdha, ndërsa nisja e punës për t’i tejkaluar këto sfida duhet të cilësohet si urgjencë kombëtare. Vetëm sektori privat ka mundësitë ta dobësojë punësimin në mënyrë të qëndrueshme dhe sistematike, posaçërisht në punësimin e të rinjve, si dhe ta kthejë ekonominë e Kosovës në drejtimin e duhur të zhvillimit përmes rritjes së prodhimit, eksportit dhe zvogëlimit të vartësisë shumë të madhe të mallërave të importuara.

Duke u bazuar në një numër të konsiderueshëm të in-tervistave të bëra me përfaqësuesit e projekteve dhe programeve për mbështetjen e bizneseve fillestare, or-ganizatave donatore, strukturave që mbështesin biznesin, ministrive, agjencive dhe kompanive private si dhe hulum-timeve të kompletuara, janë identifikuar dy fusha karak-teristike të intervenimit që kanë të bëjnë me përkrahjen e bizneseve fillestare dhe shërbimeve për mbështetjen e bizneseve në Kosovë:

• Institucionalizimi i programeve për mbështetjen e bizneseve fillestare;

• Facilitimi në mbështetjen e bizneseve që kanë kaluar fazën fillestare/kompanitë në zhvillim e sipër;

Page 6: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

6

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Qëllimet e projektitQëllimi kryesor i këtij projekti ishte që të formohet një vështrim i përgjithshëm i tregut të Bizneseve Filles-tare në Kosovë, duke përfshirë karakteristikat e kom-panive, projekteve dhe programeve Fillestare që do t’i krijonin Bizneset Fillestare si dhe strukturat e organi-zatat për Mbështetjen e Biznesit që do t’i themelonin Bizneset Fillestare.

Duke u bazuar në konkluzionet, vrojtimet dhe hu-

lumtimet e situatës aktuale dhe duke u mbështetur në përvojat e kaluara të mbështetjes së Biznesit Fill-estar, qëllimi i dytë i këtij vlerësimi ishte që të shtjel-lohen këshillat në ndërhyrjet praktike për ta përfor-cuar kualitetin dhe tejkaluar kufijtë e shërbimeve për mbështetjen e Biznesit Fillestar në Kosovë e që si as-piratë kryesore do ta kishte përmirësimin e shkallës së mbijetesës dhe zhvillimit në mes të Bizneseve Fill-estare pas certifikimit.

1. Vlerësimi1.1 Korniza Institucionale dhe Strategjike për mbështetjen e bizneseve fillestare

në Kosovë

Misioni themelor i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) është që të promovojë industrinë dhe zhvillimin ekonomik të Ko-sovës. MTI’ja mbikëqyr zhvillimin dhe im-

pelementimin e politikës, normave, direktivave Eu-ropiane dhe urdhëresave administrative që kanë të bëjnë me përmirësimin e sektorit privat. Përbëhet nga pesë agjenci të cilat përkujdesen për një sërë çështjesh që ndikojnë dhe/ose përkrahin bizneset në Kosovë – Agjencia për Mbështetjen e Ndërmar-rjeve të Vogla dhe të Mesme (SMESA), Agjencia për Standardizim, Zyra e Regjistrimit të Bizneseve, Agjencia për Promovimin e Investimeve (IPAK) dhe Drejtoria e Akreditimit. Së fundi, MTI’ja ka themeluar një platformë të re kombëtare për Dialogun Publiko-Privat (PPD), që është Këshilli Kombëtar për Zhvil-lim Ekonomik (NCED). Roli kryesor i NCED’së, që përfshinë si ministritë ashtu dhe shoqatat e biznesit, është të mbikëqyr implementimin e Planit Zhvillimor të Ekonomisë Kosovare, që është i njohur edhe se Vizioni 2014. Synimet dhe prioritetet e Vizionit 2014 janë të lidhura ngusht me përmirësimin e treguesit në raportin e Bankës Botërore e të Bërit Biznes. Nëpërm-jet IPAK’ut, MTI’ja në mënyrë mjaftë proaktive është duke i promovuar ndërkombëtarisht investimet në Ko-sovë, me anë të disa serive të konferencave. Në Kos-ovë, MTI’ja vepron me NVM’të nëpërmjet Agjencisë për Mbështetjen e SME’ve. Roli kryesor i SMESA’s është të ofrojë shërbime këshilluese dhe informative, duke qenë ‘one-stop-shop’ për të gjitha kompanitë. Kjo agjenci ka për qëllim t’i ulë pengesat që kanë të bëjne me rritjen dhe zhvillimin e kompanisë dhe të implementojë programe nxitëse për të përshpejtësuar rritjen e performancës në mes të NVM’ve të Kosovës. 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë aktualisht është

në fazat finale (rishqyrtimi i tretë i mbetur pezull në Parlament) të ndryshimit të ‘Ligjit mbi Mbështetjen e NVM’ve’. Draft-ligji i ri pritet të emërtohet ‘Ligji mbi themelimin e agjencisë për zhvillimin dhe promovimin e sektorit privat dhe të investimit’, i cili do t’i fus nën mbrojtje Agjencionin për Mbështetjen e NVM’ve dhe Agjencionin për Promovimin e Investimeve në Kosovë. Duke i sjellur së bashku promovimin e investimit, ek-sportin e promovimit dhe zhvillimin e NVM’ve nën një çati, ekzistojnë raste sikur dhe sfida për t’u përballuar, por për fat të mirë, mund të arrihen efektet sinergjike, përmirësimi i kapaciteteve në mes të ngritjes së stafit që do të ishtë në dobi të sektorit privat të Kosovës dhe ekonomisë në përgjithësi.

Strategjitë KombëtareNë Prill të vitit 2010, u miratua Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (MTEF), për vitin 2011–2013. U nën-shkrua Marrëveshja Suportuese prej 109 milion euro me FMN’në për një program prej 18 muajsh. Është e njo-hur se, si prioritet, kushtet do të duhej të themeloheshin për ‘një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës’. Njëherësh, situata aktuale socio-ekonomike është e tillë se rritja e shpejtë ekonomike do të jetë një sfidë e vërtetë e zhvillimit për shtetin. Strategjia e Zhvillimit Kombëtar, e hartuar në vitin 2006, duket se të ketë qenë e zëvendësuar me Ko-rnizën Afatmesme të Shpenzimeve si një dokument kryesor i planifikimit strategjik në Kosovë.

Strategjia për Zhvillimin e NVM’ve në Kosovë 2012 – 2016 (me vizion deri më 2020), e miratuar në Korrik 2011, është e bazuar kryesisht në dy shtyllat themelore të kornizës strategjike të NVM’ve të BE’së: Akti Euro-pian për Biznese të vogla (SBA), të cilin Kosova është

Page 7: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

7

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

angazhuar ta implementojë, dhe Programi i kornizës Konkurruese dhe Inovative i BE’së (CIP), në të cilin Ko-sova synon të bëhet pjesë në një të ardhme të afërt. Si një dokument sektorial, përcaktimi i kornizës politike të Qeverisë së Kosovën për NVM’të, kjo strategji përbëhet nga përmasat (të ndara në tri nivele: qëllimet strategjike, objektivat dhe strategjike) që duhen të ndërmerren për ta bërë të mundur përparimin e reformave ndaj sektorit dinamik të NVM’ve dhe siguruar vende të reja pune. Me vizionin e të qenit “NVM’të konkurruese të Kosovës në nivelin global ”, ky mision i përcaktuar nga kjo strategji është si në vazhdim: “Përmirësimi i mjedisit biznesor dhe kulturës së ndërmarrësisë me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të shpejtë të NVM’ve të qëndrueshme”.

Plani i Veprimit i Vizionit Ekonomik të Kosovës 2011-2014, fokusohet në prioritetet dhe sektorët kryesor të zhvillimit ekonomik, që ka për qëllim, ndër të tjera, përmirësimin e ambientit investues duke përkrahur sek-torin privat. Synimet do të arrihen duke ndryshuar dhe kompletuar legjislacionin i cili do të krijojë mundësitë për thithjen e investimeve dhe reduktimin e barrier-ave të tepërta administrative, me qëllim të lehtësimit të funkcionimit të sektorit privat duke kontribuar në rritjen ekonomike. Kjo kërkon reforma gjithëpërfshirëse për t’i mënjanuar 50% e licencave të tepërta dhe kërkesave për leje. Një tjetër aspekt në kuadër të zhvillimit të këtij sektori është rritja e aktiviteteve për thithjen e investi-meve të huaja dhe intergrimin në institucionet financiare ndërkombëtare.1

Strategjia e Zhvillimit të Sektorit Privat 2013-2017, si një strategji e re e Ministrisë së Tregtisë dhe Indus-trisë, me qëllim të rritjes së punësimit dhe uljes së var-fërisë, synon të krijojë një sektor privat konkurrues në Kosovë. Strategjia ofron një kornizë për intervenimet e mundshme nga qeveria lokale dhe qendrore, sektori pri-vat dhe organizatat joqeveritare. Këto intervenime do të frymëzojnë ndryshimet që janë të nevojshme në mënyrë që të arrihet mirëqenja sociale, infrastruktura moderne, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, si dhe të ofrohen shërbime efikase publike për qytetarët e Kosovës.

Strategjia e PSD’së është e organizuar brenda tri shtyl-lave - (1) Zhvillimi, mbështetja dhe promovimi i investi-meve dhe bizneseve, (2) Përmirësimi i Lëvizjes së Lirë të Mallrave ose sistemimi i tregut të brendshëm, (3) Pro-movimi i Politikës Tregtare.

Strategjia e PSD’së bazohet në shtyllën e programit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Qeverisë së Re-publikës së Kosovës (Vizioni 2014). Ky program tregon se “gjeneratori kryesor i rritjes ekonomike of do të jetë investimi privat dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i ndërmarrë-

1 Përgjigjet e Kosovës në Pyetsorin e Komisionit Europian në Përgatitjen për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, f. 134

sisë“. Sipas synimit Strategjik të përmirësimit të industrisë së NVM’ve, strategjia përkushtohet në (1) Ndërmarrës-inë e nivelit Konkurrues Shtetëror dhe Global, (2) Ori-entimin në sektorët strategjik të industrisë, duke dhënë prioritet prodhimit dhe eksportit, (3) Ofrimin e nxitjes së taksave, (4) Mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm të aftësive teknike, inovative dhe menaxheriale, (5) Vazh-dimësinë e përmirësimit të qasjes në financa, (6) Mbro-jtjen e Pronës Industriale dhe (7) Luftimin e informalitetit tek bizneset.

Strategjia e Punësimit 2010-2012 nxjerr në pah se shqetësimi kryesor është çasja e kufizuar në vendet e punës, ndërsa performanca e krijimit të vendeve të pu-nës ka mbetur pas pritjeve të ministrisë. Në 2005-2007, shkalla e punësimit u dobësua përkundër rritjes ekono-mike e nxitur në vlerë prej 4%, dhe qëndron e ulët në krahasim me shtetet e tjera të regjionit. Poashtu, shkalla e punësimit të femrave është jashtëzakonisht e ulët, rreth 13%. Pa një ambient të favorizuar të investimit, sektori privat nuk mund të lulëzojë. Është plotësisht e pranuar se zhvillimi i sektorit energjik privat është thel-bësor për gjenerimin e rritjes ekonomike dhe tejkalimin e papunësisë dhe varfërisë.

Institucionet dhe strukturat për mbështetjen e biznesit

Përbrenda tabllos institucionale për mbështetjen e Biznesin Fillestar dhe NMVM’ve, përpilimi i politikave dhe korniza strategjike për zhvillimin e sektorit privat shtjellohen nga ministria. Në Kosovë, përgjegjësia i takon Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Projektimi, menaxhimi dhe monitorimi i programeve, me qëllimin e përgjithshëm për ta implementuar strategjinë kom-bëtare për zhvillimin e sektorit privat bëhet nga agjen-citë e pavarura.

Në Kosovë, Agjencia për mbështetjen e NVM’ve është përgjegjëse për implementimin e strategjisë për zhvil-limin e NVM’ve. Shpesh, implementimi i programeve mbështetëse të qeverisë dhe NVM’ve të financuara nga donatorët bëhet nga organizatat e ndryshme për Mbështetjen e Biznesit, si Qendrat e Biznesit, Inkuba-torët e Biznesit, Qendrat për Transfer të Teknologjisë, Qendrat për Inovacione, etj. Përveq kësaj, BSO’të mund të angazhojnë konsulentë të pavarur për të im-plementuar aktivitete specifike.

Organizatat për Mbështetjen e Biznesit në Kosovë

Në Kosovë, gati çdo Organizatë për Mbështetjen e Biznesit (BSO) e themeluar gjer më tani, ka origjinën nga projekti i financuar nga donatorët. Vetëm disa kanë mbijetuar përtej kohëzgjatjes së projektit. Arsyet

Page 8: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

8

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

e shkallës së lartë të dështimit janë të shumta, por mospërputhjet kyçe kanë qenë strategjitë e paqën-drueshme rikuperimit, pronësia e kufizuar e au-toriteteve lokale, koncepte të kufizuara dhe modelet e papërshtatshme të biznesit.

Në mes të BSO’ve që kanë mbijetuar, një numër i vogël i kanë qëndruar besnik misionit origjinal të zh-villimit pasi të ketë përfunduar financimi i projektit. Më saktë, ata kanë mbijetuar në treg duke u shndërruar në “për-fitim”, ose në organizata me kthim të kostos, duke u fokusuar në klientët që mund të paguajnë për shërbime. Në fakt, kjo nënkupton se punojnë për pro-jektet tjera të financuara nga donatorët dhe grante, si dhe përpilimin e planeve të biznesit për kompanitë private që aplikojnë për kredi bankare. Megjithatë, kjo ‘formë e të mbijetuarit’ ka lënë pa përkrahje shumicën e grupeve origjinale synuese. Deri diku, ky zhvillim mund të perceptohet si një ngecje në implementimin e politikës publike.

Në Kosovë, një numër i madh i strukturave për mbështetjen e bizneseve ishin themeluar që nga viti 2000, sidoqoftë, vetëm disa prej tyre kanë mbetur në

treg duke ofruar shërbime për mbështetjen e bizne-sit për Bizneset Fillestare dhe NMVM’të. Në 2001, Agjencioni Europian për Rikonstruktim (EAR), si pjesë e Programit të Bashkësisë Europiane për Zhvil-lim të NVM’ve të Integruara në Kosovë, themeloi pesë Agjencione për Ndërmarrësi Regjionale (REA) në Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Pejë. Sot, vetëm REA Prishtinë është aktive, dhe atë më shumë si një kompani këshilluese private që synon kryesisht projektet e financuara nga donatorët dhe grantet.

Së fundi, ka pasur disa orvatje për të themeluar Inkubatorët e Biznesit (BI) në Kosovë. EAR, në bashkëpunim me MTI’në, themeloi inkubatorët në Gji-lan, Shtime dhe Deçan, përderisa MTI’ja, në mënyrë të pavarur, ndërtoi një inkubator të madh biznesi në Parkun e Biznesit në Drenas.

Për momentin, BI’të në Gjilan dhe Deçan finan-cohen dhe menaxhohen tërësisht nga komuna. Kjo ishte edhe strategjia aktuale për rikuperim, që pronësia dhe menaxhmenti i BI’së të trans-ferohet në komunë. Për fat të keq, komunat nuk kanë as burime financiare e as burime njerëzore

Figura 1 Struktura organizative e skemave mbështetëse të MTI-së

Ministry /

Agency

BSO BSO

MSMEMSME MSME MSME

Figura 2 Inkubatori i biznesit në Gjilan Figura 3 Inkubatori i biznesit në Decan

Page 9: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

9

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

për ta vazhduar funkcionin e inkubatorëve të biznesit. Për më tepër, lokalet e BI’ve tani janë dhënë me qira si hapësirë punueseë. Hapësira e BI’së në Gjilan u është dhënë me qira kom-panive private, ndërsa lokalet e BI’se në Deçan tani janë zënë nga departamentet e komunës dhe OJQ’të e ndryshme. BI’ja në Shtime është kombinuar për të funkcionuar së bashku.Asgjë nuk mbetet nga qëllimi kryesor i inkubatorit të biznesit, e që ishte për t’u kujdesur për Bizneset Fillestare dhe ndërmarrësitë nëpërmjet trajnimit, kon-sultimit dhe mbështetjes teknike, me idenë e këtyre kompanivë që largohen nga BI’të pas një periudhe të caktuar kohore. MTI’ja, sipas menaxherëve të BI’ve në Deçan dhe Gjilan, gjatë viteve ka ofruar vetëm mbështetje financiare ad-hoc, por nuk ekziston ndon-jë marrëdhënjë formale në mes të MTI’së dhe këtyre strukturave për mbështetjen e bizneseve. Gjithashtu nuk ekziston një platformë për komunikim horizontal

për shkëmbimin e përvojave ndërmjet BI’ve.

Përderisa BI’të në Gjilan, Shtime dhe Deçan dikur ishin inkubatorë funkcional të biznesit, BI’ja e Parkut të Biznesit në Drenas nuk ka funkcionuar kurrë. Ky BI ka sipërfaqe prej më tepër se 1000m2, e menaxhuar nga SMESA/MTI’ja, është planifikuar të ofrojë hapë-sirë për 15-20 qiramarrës të BI’së, një zyrë postare dhe ofertues të shërbimeve publike nga komuna e Drenasit, si dhe një restorant.

Si pjesë e projektit për Asistencë Teknike të Hapë-sirës Biznesore të Bankës Botërore, është themeluar një rrjet prej 28 Qendrave Komunale për Biznes. Mëgjithatë, duhet të përmendet se këto qendra nuk janë qendra të përshtatshme biznesi që u ofrojnë kompanive asistencë teknike dhe informata për bi-znesin, më tepër ato janë pika shërbimi për Regjis-trimin e Biznesit, që kanë për qëllim mbështetjen e implementimit të reformave për modernizimin e reg-jistrimit të biznesit dhe përshpejtimin e procedurave për themelimin e një kompanie.

Në kërkim të mbështetjes për biznes në Gjilan – një tregim i vërtetëKjo anekdotë tregon për një tregim konfuz të shkaktuar nga proliferimi i strukturave për mbështetjen e bi-znesit që shpesh dështojnë dhe të tjerëve që ndonjëhere janë të keq-etiketuar, që si pasojë lënë kompanitë lokale pa ndonjë ide se ku të kërkojnë ndihmë dhe këshillë.

Gjatë vizitës së Pikës Informuese Qytetare (CIP) të mirëfunkcionuar në komunën e Gjilanit, konsulenti bëri pyetjen: “Çfarë nëse unë, si një kompani në Gjilan, ju bëj një kërkesë për ndihmë në trajnimit menaxherial, çfarë përgjigje do të jepnit një kërkese të tillë?” “Do ta kishim drejtuar kompaninë tek Qendra Komunale për Biznes”, u përgjigj menaxheri CIP të komunës. Tani, ne e dijmë se Qendra Komunale për Biznes është në të vërtetë një Qendër për Regjistrimin e Biznesit, por vendosëm t’i ndjekim hapat e kompanisë imagjinare të Gjilanit, dhe i bëmë të njejtën pyetje stafit të Zyrës së Regjistrimit të Bizneseve (Qendra Komunale për Biznes). “Duhet të shkoni në Qendrën e Biznesit që gjendet tek Inkubatori i Biznesit” ishte përgjigja. Statusi i BI’së në Gjilan është raportuar si mësipër, por qendra e bizinesit e përmendur nga shërbyesi civil i Qen-drës Komunale të Biznesit (Zyra e Regjistrimit të Biznesit) poashtu kishte pushuar së funkcionuari. Në fakt, nënkuptohet se kjo qendër e biznesit ishte themeluar si një pjesë e grantit të BE’së të fituar nga CARE Inter-national (Titulli i projektit “Zhvillimi ekonomik dhe regjional në regjionin lindor të Kosovës”). Në marrëveshje me strategjinë rikuperuese të projektit të BI’së, ‘pronësia’ e qendrës së biznesit poashtu ishte e transferuar tek komuna, e cila, sërish, nuk kishte burime financiare të derdhura nga buxheti i saj për të menaxhuar dhe financuar qendrën e biznesit. Ky është edhe momenti ku kompania imagjinare mbetet pa opcione për mbështëtjen nga institucionet dhe komuniteti i donatorëve sot në Kosovë.

Pesë Agjencionet për Zhvillim Regjional (RDA) në Kosovë, Qendra (Prishtinë), Veri (Mitrovicë), Perendim (Pejë), Jug (Prizren) dhe Lindje (Gjilan) ishin themeluar më 2008. Misioni i tyre është të udhëheqin dhe përfor-cojnë zhvillimin ekonomik të regjionit në regjionet e tyre përkatëse. BE’ja është duke i mbështetur financiarisht RDA’të në fillim dhe në fazat konsoliduese përmes mar-rëveshjes së ndarjes së shpenzimeve me komunat loka-le. RDA’të nuk u ofrojnë NVM’ve shërbime direkte për ndihmë. Tërthorazi, ata u ofrojnë ndihmë sektorit privat përmes angazhimit të tyre në menaxhimin e granteve të EURED dhe në bashkëpunim me SMESA’t ata marrin pjesë aktive në implementimin e Strategjisë NVM.

Përderisa të gjitha BSOtë e lartëpërmendura ishin të financuara nga donatorët, është një gamë e re e strukturave që plasohen në tregun për mbështetjen e Bizneseve Fillestare dhe NMVM’të, që janë krye-sisht lokale si në aspektin financiar ashtu edhe në menaxherial. Këto struktura të reja përfshi-jnë iniciativën për inkubacion të MTI’së, Qendrën për Inovacion në Gjakovë, inkubatori për biznes i ICK’së incubator për Bizneset Fillestare te ICK’së me qendër në Prishtinë, projektet për investitorët engjuj të biznesit nga Rritja e Punësimit për të Rinj

Page 10: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

10

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

(EYE) dhe Fondacioni MDA si dhe nga Qendra për Mbështetjen e Biznesit në Kosovë që bazo-het në metodologjinë SPARK methodology për të

mbështetur Bizneset Fillestare dhe NMVM’të.Formati, ideja dhe aktivitetet e këtyre mekanizmave të rinj për mbështetjen e biznesit janë të përshkruara më detajisht mëposhtë në paragrafin 1.4.

1.2 Korniza ligjore

Korniza ligjore për zhvillimin e sektorit privat në KosovëLigji Nr. 03/L-031 për Mbështetjen e NVM’ve i përpiluar më 2008, ka për qëllim të sistemojë politikat qe-veritare dh të marrë masa, si dhe të promovojë krijimin dhe zhvillimin e NVM ve. Themelon tre kategori të ndërmarrjeve (bazuar vetëm në numrin e punëtorëve): mikro-ndërmarrjet (deri në 9 punëtorë), e vogla (10 – 49 punëtorë); ndërmarrjet e mesme (50 – 249 punëtorë);

Ligji Nr. 04/L-006 për Shoqëritë Tregtare specifikon llojet e shoqërive tregtare përmes së cilës mund të ud-hëhiqen bizneset në Kosovë. Poashtu miraton kërkesat për regjistrim të secilit lloj të shoqërisë tregtare, lis-ton dispozitat ligjore të zbatueshme për secilin lloj të shoqërisë tregtare, duke ua respektuar kapacitetin the strukturën e tyre legale, si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre si entitete legale, të pronarëve, menaxherëve, drejtorëve, përfaqësuesve legal dhe të palëve të treta;

Ligji Nr. 03/L-181 për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut përcakton funkcionet inspektive të mbikëqyrjes dhe punët dhe autorizimet e inspektorëve të tregut, të cilët janë përgjegjës për zbatimin dhe detyrimin e dispozitave ligjore në kuadër të mbikëqyrjes inspektuese;

Ligji Nr. 04/L-00 për Tregtinë e Brendshme përcakton rregullat për zbatimin e tregtisë së tregut të brend-shëm( duke përfshirë shitjen me shumicë dhe pakicë), ankandin, ndërmjetësitë në tregti, praktikat kufizuese, si dhe masat mbrojtëse për zhvillimin e aktivitetit tregtar, masat mbikëqyrësë, dhe masat administrative dhe ndëshkimore kundër konkurrencës ilegale në kontekstin e tregut të brendshëm;

Ligji për Tregti me Jashtë është miratuar për mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të jasht-me në Kosovë, duke u ofruar investitorëve të huaj një platformë me të drejta dhe garancione ligjore fun-damentale dhe të detyrueshme, me një perspektive për të siguruar që ata dhe investimet e tyre janë të mbrojtura dhe të trajtuara me drejtësi dhe respekt, në përputhje strikte me rregullën ligjore dhe plotesisht e pranuar nga standardet dhe praktikat ndërkombëtare.

Gjatë intervistave me akcionarët e sektorit publik dhe privat, doli në shesh se korniza aktuale ligjore, që drejton themelimin dhe zhvillimin e bizneseve filles-tare dhe shërbimeve për mbështetjen e biznesit në Kosovë, është pa ndonjë mangësi të rëndësishme.

Sfida e vetme e përmendur ishte fakti se ‘shërbimet konsulente” nuk njihet si aktivitet ekonomik në Zyrën e Regjistrimit të Bizneseve. Kjo tregon se kompanitë që ofrojnë shërbime konsulente, tani janë të regjistruara nën ndonjë aktiviteti tjetër ekonomik, që si pasojë e bënë shumë të vështirë të vlerësohet dhe analizohet përmasa, fusha dhe rritja e sektorit konsulent në Ko-sovë.

Për më tepër, pa regjistrimin e saktë të profesionit konsulent si një aktivitet ekonomik, e bënë të pa-pranueshme për MTI’në ose për ndonjë institucion tjetër shtetëror për të përcaktuar dhe menaxhuar një sistem të zbatueshëm akreditimi për konsulentët. Këto sisteme të kontrolit të kualitetit tanimë janë të zbatueshme në shtetet fqinje të Evropës Juglindore, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

Page 11: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

11

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

1.3 Biznesi Fillestar në Kosovë – karakteristikat e përgjithshme

Kompanitë e Kosovës ::: Taksat (VF 2011)

Burimet: Zyra e Regjistrimit të Bizneseve dhe Administrata Tatimore e Kosovës, 2011

Kompanitë sipas numrit të punëtorëve

Numri i kompanive (VF 2011)

Δ Mospërputhshmëria(Agjencioni për Regj. e Biznesit)

(Admin.tatimore.)

Total → 100,820 100% 18,170 100% 82,600 -82.00%

Mikro (1 - 9) 99,190 98.3% 16,279 89.59% 82,911 -83.6%

E Vogël (10 - 49) 1,390 1.3% 1605  8.83% -215 15.5%

E Mesme (50 - 249) 190 0.1% 286 1.57% -96 50.5%

E Madhe 50 0.05% 50 0.28% 0 0

Numri i përgjithshëm i kompanive të reja të regjistruara në 2010 ishte 7,2882 dhe më pak në 2011 në kuotën 7,5253. Shumica e këtyre bizneseve fillestare ishin mikro-ndërmarrjet.

  Totali Mikro E Vogël E Mesme E madhe

2010 7288 98% 1.72% 0.22% 0.06%

2011 7525 98.40% 1.38% 0.19% 0.03%

2012 9195 98.32% 1.4%6 0.22% 0.00%

Gjeografikisht, Prishtina ka numrin më të madh të kompanive të reja, e përcjellur nga qytetet e mëdha regjionale, të kryesuara nga Prizreni:

Prishtina Prizreni Ferizaj Gjilani Peja Gjakova Mitrovica

2010 29.5% 8.4% 7.3% 8.63% 4.8% 4.8% 4.2%

2011 27.6% 9.5% 8.3% 6.49% 4.8% 3.3% 4.4%

2012 27.6 9.09% 7% 6.28% 5.1% 5% 4.9%

2 13 kompani nuk i deklaruan numrin e punëtorëve, një numër i caktuar i kompanive janë regjistruar të kenë një numër të madh të punëtorëve, sikur që është Autolarje “Dikla” me 2414 punëtorë, që me sa duket, nuk përputhet me numrin e vërtetë të punëtorëve në kompani.

3 24 kompani nuk i deklaruan numrin e punëtorëve.

Tabela 1 Mospërputhshmëria mbi bizneset e regjistruara

Tabela 2 Numri i kompanive të reja të regjistruara

Tabela 3 Numri i kompanive për regjion

Page 12: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

12

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Sipas raporteve tremujore të Zyrës Statistikore të Ko-sovës, aktivitetet e parapëlqyera ekonomike në mes

të kompanive regjistruara rishtas janë:

2010 (%) 2011 (%)

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4

Tregti 37.2 37.9 38.2 38.8 40.1 40 36.2 37.5

Hotelet dhe Restoranet 10 12.3 12 11 10.9 10.5 10.4 9.2

Prodhimtari, Përpunim 9.3 9.9 8.7 9.9 9.7 10.1 9 10.2

Transport, magazinë, telekomuni-kacion

12.1 8.3 8.3 10.1 8.4 9.5 12.9 10.4

Ndërtimtari 11.2 9 7.3 6.8 8.9 8.9 6.8 7.1

Pasuri e patundshme, qiratë 7.6 6.6 9.1 8.8 8.3 8.7 8 8.1

Aktivitetet sociale,personale 6.1 7.9 8.9 6.5 7.1 7.5 8.4 8.1

Aktivitete tjera ekonomike N/A N/A ‹5 ‹5 ‹5 ‹5 ‹5 ‹5

Tregtia deri më tani është aktiviteti më i përhapur ekonomik në mes të Bizneseve Fillestare, që në kon-tekstin e Kosovës nënkupton kryesisht importimin e mallrave dhe/ose shtijen/shpërndarjen në tregun ven-das. Ky trend vetëm sa ia shton tanimë deficitin e lartë tregtar të shtetit.

Prodhimtaria dhe përpunimi, që ka qenë dhe akoma është gjeneratori kryesor i rritjes ekonomike dhe pu-nësimit në shumë shtete të zhvilluara dhe ato në tran-zicion, mbeten shumë të pazhvilluara në Kosovë.

Vështrimet dhe konkluzionet kryesore

Bizneset fillestare dhe mikro-ndërmarrjet në Kosovë duket se nuk janë duke u zhvilluar, që do të thotë se ato nuk realizojnë më tepër shitje dhe nuk punësojnë më shumë stafe. Ato e arrijnë një shkallë të zhvillimit ku edhe stagnojnë në këtë pikë. Arsyet e këtij fenom-eni janë të shumta, duke përfshirë njohurite dhe për-vojat e kufizuara për biznes, modelin menaxherial që është i favorshëm vetëm te mikro-funkcionimet, departamentin e pazhvilluar të burimeve njerzore, gadishmërinë jo të favorshme për të mësuar dhe modelin e biznesit “me-too”, etj. Gjithashtu, një treg shumë i vogël dhe i favorizuar ka ndikim negativ në

kërkesat e përgjithshme.

Përkundër faktit se nuk zhvillohen, kompanitë nuk kanë tendenca të mbyllen, që i shpjegon edhe mos-përputhshmëritë në numra ndërmjet Zyrës së Regjis-trimit të Bizneseve = 99.000 mikro dhe Departamentit të Taksave = 16.000 mikro. Arsyet për këtë mund të jenë gjithçka, prej kulturës (faktori-turp) deri te ato teknike, thjeshtë është tepër e komplikuar dhe hum-bje kohe për t’i dhënë fund biznesin tënd.

Si pasojë, një numër i madh i kompanive me perfor-mancë të dobët mbeten në treg, ato mbijetojnë krye-sisht si një rezultat i mbështetjes së vazhdueshme financiare nga ana e familjes.

Në Kosovë, sikurse edhe në shumicën e shteteve fqinje, të metat thelbësore në mes të ndërmarrjeve, pa marrë parasysh madhësinë dhe zhvillimin e tyre, janë të dyfishta: (1) modeli mbizotërues i menaxhimit, që është i mjaftueshëm për të menaxhuar vetëm ak-tivitete shumë të vogla të biznesit, dhe (2) mungesa e kuptimit në mes të pronarëve të biznesit rreth përfi-timeve që zhvillimi profesional i burimeve njerëzore dhe menaxhmentit mund t’i sjellë kompanisë.

Hulumtimi i fundit plotësues rreth statusit të NMVMve në Kosovë është paraqitur në Shtojcën 2.

Tabela 4 Aktivitetet ekonomike të kompanive të reja

Page 13: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

13

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

1.4 Skemat për mbështetjen e bizneseve fillestare

Një numër i madh i donatorëve, projekteve dhe shoqatave janë aktive (dhe kanë qenë) në fushën e mbështetjes së Bizneseve Fillestare në Kosovë. Aktualisht, projektet në vazhdim ofrojnë mbështetje teknike e ndonjëherë edhe ndihmë financiare për ndërmarrjet e reja:

• Programi i Ndërmarrësve të Rinj (YEP) / USAID,

• Zhvillimi i skemave të Trajnimit Profesional dhe Trajnimit në Kompani dhe Zhvillimi i Shkathtësive të Ndërmarrësisë/ (KOSVET 6) BE;

• Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv (CEED) / SEAF, USAID, FMO

• SPARK / Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë (BSCK)

• Qendra për Inovacion në Kosovë (ICK)

• TAM / BAS (EBRD)

• Programi për Promovimin e NVM’ve në Kosovë -KOSME (Swiss & ADA)

• Fituesit e granteve të “Zhvillimi Ekonomik dhe Regjional BE”, (EURED)

Programi i Ndër-marrësve të Rinj

(YEP) / USAID

(2010 - 2013)

YEP mbështet ndërmarrësit e rinj që t’i zhvillojnë bizneset e reja duke ua inkurajuar guximin inovativ dhe ndërmarrës përmes ndihmës teknike dhe financiare. YEP poash-tu ofron përkrahje dhe rrjetëzim për të certifikuarit e tyre.

YEP ofron dy module të trajnimit:

Shtegu i Shpejtë: Të përqendruarit në të rinjtë që kanë kompletuar ndonjë trajnim të ndërmarrësisë, kanë zhvilluar planet e biznesit apo zotërojnë biznese te sapotheme-luara. Stafi i programit i ndihmon ndërmarrësve të rinj që t’i shtjellojnë planet e tyre të biznesit, nëse është e nevojshme, për t’ua siguruar shtegun e shpejtë për success.Shtegu Intensiv: Të përqendruarit në të rinjtë që kanë nevojë për ndihmë lidhur me zhvillimin e biznesit, për të hulumtuar mundësitë e biznesit, marketingut, kontabilitetit dhe menaxhimit themelor. Çdo ndërmarrës i ri do të marrë ndihmë në zhvillimin e planit të zbatueshëm biznesor.Sapo të jenë miratuar planet e zbatueshme biznesore nga YEP dhe ndërmarrësit të identifikojnë burimet e veta kapitale (p.sh., kreditë, kursimet personale), YEP ofron grantet përkatese. Për më tepër, ndihma teknike dhe trajnimi vazhdojnë gjatë vitit të parë të funkcionimit për ta mbështëtur një fillim të sukseshëm të Biznesit Fillestar.

Veç kësaj, YEP vepron për t’i mbushur zbrazëtirat ndërmjet institucioneve për shërbime financiare (FSI’të) dhe mikro-ndërmarrjetve, ndërmarrjeve të vogla dhe ato të mesme (NMVM’të). Përmes YEP’it, ndërmarrësit e rinj kanë qasje në kushte të levërdishme të kredive, ndërsa FSI’të do të fitojnë qasje në grupet e biznese të reja e të pregaditura mirë, rrjedhimisht me risk të ulët, që ofrojnë perspektiva të fuqishme të zhvillimit.

Rezultatet:Numri i ndërmarrësve që janë certifikuar nga modulet e Shtegut të Shpejtë / Shtegut Intensiv = 325

Numri i ndërmarrësve që kanë fituar grante përkatëse: 290

Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:YEP posedon programet dhe materialet e veta trajnuese. Lista e trajnuesve vendas me përvojë.

Page 14: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

14

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Zhvillimi i skemave të Trajnimit Profe-sional dhe Tra-jnimit në Kompa-ni dhe Zhvillimi i Shkathtësive të Ndërmarrësisë/ (KOSVET 6) BE;

(2012 - 2014)

Komponenti Dy: Trajnimi i Ndërmarrësisë“Aftësitë ndërmarrëse për krijimin e Ndërmarrjes së Re” zgjatë 20 ditë (në periudhë prej më tepër se 6 javësh), dhe është e përshtatshme për personat që posedojnë ide të zbat-ueshme biznesore dhe janë të motivuar lartë për të themeluar dhe zhvilluar një ndërmar-rje të re biznesi. Programi është i projektuar që t’i ndihmojë rekrutët të mësojnë njohuri dhe aftësi themelore, specifike dhe specializuese të nevojshme për të zhvilluar, zbatuar, promovuar dhe me-naxhuar idenë e zbatueshme.Theks i veçantë i jepet marketingut dhe financave të suk-sesshme të biznesit. Të gjitha aktivitetet e punëtorisë janë projektuar për të mbështetur rekrutët në zhvillimin e Planit të suksesshëm të Biznesit. Rekrutët pastaj, ia prezantojnë panelit të vlerësuesve planin e tyre të Biznesit dhe prezantimi i suksesshëm i planit shpie në dhënien e certifikatës së projektit.Rezultatet:Numri i personave të trajnuar: 500 (përfshinë poashtu KOSVET 5)Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:KOSVET posedon programet dhe materialet e veta trajnuese. Lista e trajnuesve vendas me përvojë.

Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekze-kutiv (CEED) / SEAF, USAID, FMO

CEED Kosovo është e regjis-truar si një OJQ në Kosovë

(2009 – 2013*)

*Mbështetja e

USAID support përfundon në vjeshtë, 2013

CEED Kosovo është pjesë e rrjetit ndërkombëtar e cila vepron në Evropën Juglindore, që u ofron ndërmarrësve dhe ekipit të tyre ekzekutiv njohuri teknike dhe rrjetëzon nevojën e tyre për ta përshpejtuar zhvillimin e biznesit të tyrë dhe të promovojë kulturën ndërmarrëse në shoqëri më të gjërë.

CEED Kosovo ofron 4 programe përshpejtuese: Top Class, Top Class Plus, Top Class Financa dhe Top Class Marketing dhe Shitje. Top Class mbështët ndërmarrësit e rinj në zhvillimin e tyre personal, profesional dhe biznesor, duke i motivuar që ta krijojnë mentalitetin e ndërmar-rësve të suksesshëm global. Programi ua mundëson anëtarëve qasjen në idetë, njohurinë dhe njerëzit e duhur. Të tre modulet e tjera Top Class janë projektuar si një përgjigje ndaj kërkesës prej të certifikuarve nga Top Class për më tepër kurse të specializuara trajnimi CEED Kosovo përqendrohet kryesisht në kompanitë ekzistuese (0-3 vite) dhe në studentë. Në bashkëpunim me CISCO ka dizajnuar dhe implementuar një program për Biznesin Fillestar në regjionin e Prishtinës (nën skemën e grantit të EU Regional Economic Development).

CEED poashtu drejton programin Klubi Menaxherial për të cerifikuarit e Top Class me qëllim të rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Rezultatet: Përafërsisht 1.500 të certifikuar

Numri i të certifikuarve në programin Top Class: 1500

Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:CEED posedon programet dhe materialet e veta trajnuese. Lista e disa trajnerëve vendas, sikurse shfrytëzimi i ndërmarrësve të suksesshëm si trajnues.

SPARK / Qen-dra për Theme-limin e Bizne-seve në Kosovë (BSCK)

BSCK është e regjistruar si OJQ në Kosovë

(2008 - )

BSCK drejton programin Shkolla e Ndërmarrësisë - projekt i lidhur me grantin e EURED),

Trajnimi i Bizneseve Fillestare – 77 biznese që janë themeluar dhe mbështutur nga BSCK’ja. Të gjitha këto biznese kanë qenë të regjistruara zyrtarisht, kanë fituar qasje në mikro-kredi, kanë pranuar 100 orë konsulencë falas dhe anëtarësimin në Odën Ekonomike të Kosovës.

Rezultatet:Numri i personave të trajnuar: 1.000 (përfshinë të gjitha aktivitetet e SPARK në Kosovë)

Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit: SPARK/BSCK posedon programet dhe materialet e veta trajnuese. Lista e trajnuesve vendas me përvojë.

Page 15: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

15

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Qendra për Inovacion në Kosovë (ICK) / STIKK dhe Crimson Capi-tal / Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë

ICK është e regjistruar si një OJQ në Kosovë

(2011 - )

ICK është themeluar që ta mbështesë ndërmarrësinë, inovacionin dhe zhvillimin komer-cial të biznesit me përqendrim në teknologjinë informative dhe të komunikimit. ICK’ja mbështetë si bizneset fillestare ashtu edhe kompanitë ekzistuese që kanë potencial për rritje. 

ICK’ja ofron shërbime të inkubatorit, udhëheqje, konsulencë dhe trajnim të ndërmarrësve dhe menaxherëve në planifikimin e biznesit, kontabilitet, financa, zhvillimin e produktit/shërbimit, marketing/shitje, burime njerëzore, zhvillimin dhe transferimin teknologjik dhe gërshetimin me bizneset lokale, regjionale dhe ndërkombëtare.

ICK’ja ofron rrjetëzim, raste dhe gërshetim në mes të ekipeve te ICK’së, si dhe mbështetje personale pas certifikimit.

Results:Numri i ekipeve (kompanive) aktualisht në inkubator: 17

Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:ICK posedon programet trajnuese dhe materialet se si të hapet një biznes dhe si të sig-urohen financat (Crimson Capital). Lista e trajnuesve vendas me përvojë.

TAM / BAS (EBRD)

(2005 - )

Programi i BAS ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme Kosovare që të formohen dhe zhvillohen duke ua rritur konkurrencën, menaxhimin e marketingut dhe financave, sistemet për menaxhimin e kualitetit dhe planifikimin strategjik të biznesit. BAS vepron drejtpërdrejt me individët e NVMve duke shfrytëzuar, kurdo qoftë e mundshme, aftësitë profesionale të konsulentëve vendor, për t’u ofruar ndërmarrjeve këshilla biznesi që janë praktike, specifike dhe të shpjeguara qartë, ashtu që t’i ndihmojnë ato ta përmirësojnë performancën e biznesit. BAS poshtu mbështet konsulentët Kosovar që t’i zhvillojnë dhe ofrojnë shërbimet e tyre me standardet më të larta profesionale. Metodologjia e BAS

(1) Takimi i kompanisë me stafin e BAS, (2) Aplikimi i kompanisë, (3) Vizita në ndërmar-rje, (4) Procedura e miratimit të brendshëm, (5) Diskutimi me klientin dhe konsulentin potencial, (6) Ndërmarrja e klientit përzgjedh konsulentin (lista e kompanive konsulente të BAS), (7) Kontrata u nënshkrua (BAS mbulon deri në 50% të kostos së projektit), (7) Implementimi i aktiviteteve të kontratës (BAS mbykëqyr progresin), (8) Raportet dhe prezantimet e përkohshme, (9) Në vazhdim të kompletimit të pranueshëm të projektit, programi i BAS i paguan subvencion për t’i mbuluar 50% të kostos së projektit, (10) Raporti i përfundimit: një vit pas përfundimit të projektit, stafi i BAS viziton ndërmarrjen e klientit për t’i vlerësuar rezultatet e projektit dhe ndikimin në biznes të ndërmarrjes në tërësi.

Rezultatet:Që nga 2005, BAS Kosovo ka pranuar 3.5 milion € nga financimet e donatorëve. Kjo ka qenë e përshtatur nga 1.6 milion € në kontributet e ndërmarrjes së klientit, pasi që, varë-sisht nga të ardhurat e tyre vjetore dhe numrin e të punësuarve, klientët paguajnë për pjesën e kostos së projektit.

Gjer më tani, BAS Kosovo ka marrë përsipër 449 projekte dhe ka angazhuar 155 konsu-lentë. Veç kësaj, 25 projekte tërësisht të financuara - kurse të akredituara trajnimi, punë-tori, seminare etcj. - kanë qenë të implementuara.

Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:Konsultimi brenda kompanisë është metodologjia e TAM/BAS.

Page 16: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

16

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Zhvillimi Ekonomik dhe Regjional (EURED) / EU

(Fituesit e granteve)

2010 -

Përzgjedhja e fitueve të granteve, projektet e të cilëve përfshijnë trajnimet e Bizneseve Fillestare dhe të ndërmarrësive, si dhe disa nga themelimet e strukturave për mbështetjen e biznesit:

‘Zhvillimi ekonomik dhe regjional në regjionin lindor të Kosovës’ nga CARE Deutschland (Regjioni Lindor);

‘Mbështetja e  një Mjedisi më Miqësor përmes “One Stop Shops” dhe Shërbime  Këshil-luese të Biznesit’ nga Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë (Regjioni qendror) – BSCK / SPARK

‘Projekti i Mbështetjes për Biznes dhe Mësimit për Rritje’ nga CEED Kosovo (Regjioni qendror)

‘Ngritja e potencialeve ekonomike të Novo Bërdos, Kllokotit, Ranillugut dhe Shterpces’ nga SPARK (Regjioni Lindor);

‘Zhvillimi dhe menaxhimi i Parkut të Biznesit në Mitrovicë’ (Regjioni verior);

‘Mbështetja për Iniciativën e Ndërmarrësisë’ nga Kosovo Relief Committee (Regjioni ve-rior);

‘Qendra për mbështetjen e biznesit – Malishevë’ nga Komuna e Malishevës (Regjioni jugor)

Rezultatet:Numri i personave të trajnuar: E paaplikueshme.

Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:Secili fitues i grantit/shoqatë për përkrahjen e biznesit ka zhvilluar dhe implementuar trajnimin duke përdorur programet dhe materialet e veta trajnuese.

Projekti Të certifikuar

YEP / USAID 325

KOSVET 5-6 / EU 500

CEED / SEAF, USAID, FMO 1.500

Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë (BSCK) 1.000

Qendra për Inovacion në Kosovë (ICK) 30

TAM / BAS (EBRD) 500

Fituesit e granteve të EURED (vlerësim) 160

Total 4015

Tabela 5 Përmbledhja e numrit të të certifikuarve nga programet e lartëpërmendura

Page 17: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

17

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

1.5 Iniciatorët e fundit që kanë filluar t’i mbështesin bizneset fillestare

KOSME / Sëiss & ADA

(2012 - 2015)

KOSME është në fazën finale të zanafillës saj. Qëllimet e projektit janë që të kontribuo-het në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të promovohet zhvillimi i sektorit privat i orientuar nga tregu në Kosovë; të nxisë konkurrencën globale të NVM’ve në Kosovë në marrëveshje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Rezultati i projektit të deklaruar: Kushtet e kornizës dhe dispozitat e shërbimeve për NVM’të në Kosovë janë përmirësuar si rezultat i qasjes së zgjeruar në financa dhe shërbimeve të profesionalizuara për zh-villimin e biznesit, të ofruara nga Agjencioni për mbështetjen e NVM’ve (SMESA), me theks të veçantë në krijimin e mundësive për të varfërit - meshkuj dhe femrra, të rinj dhe minoritete.Fushat e elementeve kryesore të projektit:Përfundimi 1: SMESA u ofron mbështetje të fortë NVMve / sektorit privat përmes imple-mentimit të Strategjisë NVM;Përfundimi 2: Një Skemë Këshillimore e Garantuesit për të ndihmuar NVM’të e mund-shme dhe ekzistuese me shërbime konsulente dhe trajnuese të propozuara nga ofer-tuesit vendor për shërbime të biznesit është e qëlluar dhe funkcionale;Përfundimi 3: Një mekanizëm për Skemën e Garantuesit të Kredive është themeluar dhe NVMtë vendore përfitojnë nga qasja e përmirësuar në financa.Rezultatet:Aktivitetet akoma nuk janë zbatuar.Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:E paaplikueshme.

Qendra për Inovacion në Gjakovë (MTI)

(2013 - )

Qendra për Inovacion në Gjakovë ka për qëllim ta mbështesë rritjen ekonomike, zbutë papunësinë dhe në veçanti t’i përkrahë bizneset fillestare. Qendra do të bashkëpunojë me Universitetin Publik dhe atë privat për t’i mundësuar studentëve zhvillimin idetë e tyre për biznes. Poashtu, qendra synon të ofrojë shërbime për bizneset fillestare dhe të krijojë lehtësira për to. Qendra është e financuar nga MTI’ja, me investimin fillestar prej 200.000 €.Si një pjesë përbërëse e kësaj iniciative, MTI’ja në bashkëpunim me Kolegjin Dartmouth dhe Institutin Ballkanik, dërgoi pesë studentë/ndërmarrës nga Kosova në SHBA për të mësuar për qëndrat e inovacionit dhe inkubacionin e biznesit.Rezultatet:Aktivitetet akoma nuk janë zbatuar.Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:E paaplikueshme.

Page 18: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

18

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Inkurajimi i Ndërmarrësve të Rinj (EYE)

(2011 - )

“Inkurajimi i Ndërmarrësve të Rinj” bazohet në modelin e kapitalit aktiv e sipërmarrës të Zvicrës (venture.ch). EYE vepron si një engjull i biznesit, duke marrë hise të barabartë në Bizneset Fillestare dhe kompanitë tjera me ide apo model imponues të biznesit. Mod-eli vepron në tri faza: (1) Garën për idenë e biznesit, (2) idetë e përzgjedhura marrin përkrahje dhe këshilla në pregaditjen e planit të kompletuar të biznesit, (3) fituesit e përzgjedhur do të shpërblehen me kapitalin e biznesit fillestar ndërsa EYE do të merr 10-30% të hises së barabartë në kompani.EYE përqendrohet në ICT dhe në sektorët e agro-përpunimit. Rezultatet:Gjer tani, 14 idetë e biznesit e kanë kaluar fazën 1 dhe 2-3 investime tanimë janë kryer në kompanitë e ndryshme të Kosovës me qëllim të shtytjes së konkurrencës.Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:E paaplikueshme.

F o n d a c i o n i MDA

(2012 - )

Qëllimi i Fondacionit MDA është rritja e punësimit tek të rinjtë e Kosovës duke stimuluar krijimin dhe rritjen e Bizneseve Fillestare, aftësive të të rinjve dhe promovimin e prakti-kave konkurruese të biznesit. Ndërmarrësit e rinj do të tregohen të suksesshëm përmes portofolit të shërbimit përshpejtues të mbështetjes në zhvillimin e biznesit, qasjes në financa, mundësive për edukim dhe arsimim dhe zhvillimit të qëndrueshëm.Shërbimet e Fondacionit MDA përfshijnë:Inkubatori i Biznesit është dizajnuar që të mbështesë dhe përshpejtojë procesin e zhvillimit të suksesshëm të kompanive të reja duke i ndihmuar ndërmarrësit e rinj me burime dhe shërbime të ndyshme. Ndërmarrësit e rinj do të aftësohen përmes trajnimeve për zhvillim të biznesit, mbështetjes teknike dhe administrative, këshillave për menaxhim dhe zhvillim të biznesit, çështjeve ligjore, financiare, si dhe qasjes në financa Çdo vit, inkubatori i biznesit do të mbështesë deri në shtatë biznese të reja.Rrjeti i Investitorëve Engjuj të Biznesit ndërmjetëson në krijimin e lidhjeve në mes të investitorëve dhe bizneseve të reja në aspektin e investimeve financiare, transferimit të teknologjisë, rrjetit si dhe njohurive për produktet/shërbimet e kërkuara. Investitorët engjuj, do të investojnë kapitalin e tyre në Bizneset Fillestare dhe në këmbim të kapitalit do të bëhen përfitues të akcioneve në këto ndërmarrje.Rezultatet:Aktivitetet akoma nuk janë zbatuar.Programet trajnuese, materialet dhe trajnuesit:E paaplikueshme.

Konkluzionet kryesore në skemat për mbështetjen e biznesit fillestar

• Të gjitha programet e ‘vjetrra’ për mbështetjen e Biznesit Fillestar/projektet janë të financuara nga do-natorët

• Çdo projekt ka platformën e vet të programeve dhe materialeve trajnuese• Një numër i madh i njerëzve kanë marrë pjesë në programet e Biznesit Fillestar, mbi 4000 të certifikuar• Konsulentët vendor janë aktiv sa edhe trajnuesit në më shumë se një projekt trajnues të Biznesit Fill-

estar Start

• Shumica e Organizatave “të reja” për Mbështetjen e Biznesit janë OJQ’të vendore

Çështjet kyçe për suksesin e skemave për mbështetjen e biznesit fillestar

• Mbështetja e kompanive pas certifikimit nga programi i Biznesit Fillestar• Rrjetëzimi në mes të të certifikuarve nga Biznesi Fillestar• Rrjetëzimi në mes të Organizatave për Mbështetjen e Biznesit

• Puqja e të certifikuarve nga Biznesi Fillestar me Organizatat për Mbështetjen e Biznesit

Page 19: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

19

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

1.6 Ofertuesit e Shërbimeve për Mbështetjen e Biznesit Fillestar

Për shkak të faktit se ‘shërbimet konsulente’ nuk pranohet si një aktivitet ekonomik nga Zyra e Regjis-trimit të Bizneseve, është shumë vështirë të vlerëso-het përmasa, fusha dhe rritja e sektorit konsulent në Kosovë. Kompanitë që ofrojnë shërbime konsulente tani janë të regjistruara nën ndonjë aktiviteti tjetër ekonomik.

TAM/BAS dhe CEED kanë krijuar listat e tyre të kon-sulentëve, me të cilët kanë të dhëna pozitive me kom-panitë që bashkëpunojnë. TAM/BAS kanë mbështetur një numër të konsulentëve vendor për t’i pajisur me certifikatat CMC (Këshilltarë të Certifikuar në Me-naxhment). Shumica e projekteve, siç janë KOSVET 6 dhe YEP, poashtu punojnë më databazat e tyrë të ekspertëve. Nuk ekziston ndonjë sistem i akreditimit zyrtar për konsulentë në Kosovë, për të siguruar se kompanive u ofrohen shërbime nga ekspertë të kuali-

fikuar. Fakti se ‘shërbimet konsulente’ nuk pranohet si një aktivitet ekonomik nga Zyra e Regjistrimit të Bi-zneseve është një pengesë për MTI’në që të adminis-trojë një sistem zyrtar dhe shtetëror të akreditimit për konsulentët në Kosovë.

Siç u diskutua më parë, fusha e mbështetjes së Bizne-seve Fillestare ka qenë dhe akoma është mjaft aktive në Kosovë, me një numër të madh të projekteve do-natore që u ofrojnë ndërmarrësve të rinj trajnime dhe grante. Përqendrimi ka qenë më i ulët në mbështetjen e të certifikuarve nga programet e Biznesit Fillestar dhe më i lartë tek ndërmarrjet në zhvillim e sipër.

Ky përqendrim në Bizneset Fillestare nga komuniteti i donatorëve, duke përfshirë shndërrimin e të papu-nësuarve në të vetëpunësuar, ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e karakteristikave të Ofer-tuesve të Shërbimeve për Biznes (BSPtë) në Kosovë.

Një, komuniteti i donatorëve mbetet klienti kyç për shu-

micën e BSPve. Disa nga BSPtë u ofrojnë klientëve privat shërbime me çmime konkurruese, por shumica e tyre qëndrojnë solid në tregun për mbështetjen e bizneseve të nxitur nga donatorët, si një burim i besu-eshëm i të ardhurave. Një numër i vogël i BSP’ve në Kosovë veprojnë pa ndihmën e donatorëve dhe janë tërësisht të fokusuar t’ju ofrojnë klientëve privat shër-bime që ata janë të gatshëm të paguajnë. Midis këtyre BSPve,shërbimet kryesore janë auditimi, këshillat mbi taksat dhe shërbimet e kontabilitetit.

Dy, gjatë shërbimit të donatorëve, BSPtë nuk kanë pasur nevojë që të jenë ose proaktiv ose të orientuar në marketing në marrëdhëniet e tyre me kompanitë private në Kosovë (klientët e vërtetë). Qasja e tyre në zhvillimin e biznesit dhe aftësive ka qenë reaguese, duke u përgjigjur drejtpërdrejt kërkesave aktuale të donatorëve. BSP’të kanë mbijetuar, madje edhe janë

zhvilluar në tregun e nxitur nga donatorët, përmes zgjerimit të pakufizuar, duke ofruar trajnime dhe kon-sulencë me një gamë të gjërë të fushëveprimit, prej të drejtave të njeriut deri te certifikimi ISO.

Tre, si rezultat i këtij modeli të biznesit i varur nga do-natorët, konsulentët individual sot janë më tepër të përgjithësuar se sa të specializuar. Ata posedojnë aftësi themelore me një gamë të gjërë të temave, që deri më tani kanë qenë pikërisht ato që projek-tet donatore kanë kërkuar. Për të ofruar seanca të trajnimit ndërmarrës për Bizneset Fillestare apo për të papunësuarit, nuk kërkohet më shumë se aftësitë themelore të funkcionimit (menaxhment, marketing, etj) dhe ca aftësi praktike të trajnimit. Megjithatë, me zhvillimin e kompanive kërkesat e tyre bëhen më specifike dhe teknike. Befas, është një numër i vogël i ekpertëve vendor për ta kryer atë punë. Kjo mangësi e ofertimit vepron si një pengesë e drejtëpërdrejt në zhvillimin e kompanisë, pasi që kompanitë në zhvillim

Figura 4 Klientët e BSPve

100% të �nancuaranga donatorët =shumica e BSBve

100% klientë privat= shumë pak BSP

50% donatorë 50%klientë privat =

disa BSP

Page 20: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

20

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

e sipër kanë kërkesë të madhe të mbështetjes teknike për t’i tejkaluar dobësitë e brendshme dhe shfrytëzuar mundësitë e reja në treg.

Katër, është një numër i madh i ofertuesve të BSPve që mund të ofrojnë trajnime për Biznesin Fillestar në Kosovë. Këto BSP kanë qenë të trajnuara nga së paku një program i Biznesit Fillestar të financuar nga donatorët, dhe kanë qasje të gatshme të kursit për Biznesin Fillestar, programet, modulet, materialet trajnuese, materialet mbështetëse, shënime të shty-pura, ushtrime, etj. Si pasojë, pjesa ofertuese e tre-gut të shërbimeve për Biznesin Fillestar është mjaft e ngopur dhe nuk kërkon ndërhyrje të mëtutjeshme për krijimint e kapaciteteve. Më saktë, përqendrimi duhet të jetë te formimi i një gjenerate të re specialistësh vendor, me aftësi kompetente për funkcionim dhe ekspertizë sektoriale që t’u përgjigjen nevojave dhe kërkesave gjithnjë në rritje të kompanive në zhvillim e sipër në Kosovë.

Pesë, si shumica e sektorëve në Kosovë, bashkëpuni-mi horizontal në mes të homologëve ka qenë i vështirë edhe ndërmjet BSPve. TAM/BAS udhëhoqi nxitjen për ta themeluar Shoqatën e Konsulentëve Kosovar më 2006, por kurrë nuk pati ndonjë ndikim të vërtetë, përveç paraqitjes si një burim i konsulentëve ‘me përvojë’ tek projektet e financuara nga donatorët. Ne Prill të vitit 2013, Shoqata duket se u ringjall përsëri me shpalljen e mbështetjes financiare të KOSME të ri (projekti i financuar nga ADA & Sëiss). Mbetet të shqyrtohet nëse rifillimi i Shoqatës kësaj rradhe mund të arrijë disa rezultate të qarta, siç janë (1) konsulen-ca të bëhet një aktivitet ekonomik i pranuar nga Zyra për Regjistrim të Bizneseve, (2) sistemi i akreditimit të garantojë kualitet në shërbimet e ofruara, (3) qën-drueshmëria financiare e shoqatës pa mbështetjen e donatorëve.

1.7 Praktikat më të përzgjedhura ndërkombëtare në politikën e Biznesit Fillestar dhe në strukturat për mbështetjen e biznesit

MaqedoniQeveria e Maqedonise financon dhe menaxhon projektin e vet “Programi për Vetëpunësim”, përmes Agjencisë për Punësim dhe në bashkëpunim me Agjencionin për Promovimin e Ndërmarrësisë (AP-PRM). Programi filloi më 2007 dhe çdo vit përafër-sisht 500 persona të papunësuar regjistruan kompan-itë e veta fillestare. Në rast se personi i papunësuar vjen në APPRM, përmes skemës së garantuesit, ai/ajo mund të marrë shërbime konsulente 100% falas, për ta ndihmuar që të krijojë planin e biznesit dhe mbështesë atë në regjistrimin e biznesit fillestar. Të gjitha kostot e konsulentëve paguhen nga APPRM’ja. Çdo person i papunësuar fiton trajnime biznesi, një plan biznesi falas dhe një grant prej 3000 euro për biznesin fillestar. Konsulentët e përdorur për trajnim dhe shërbime konsulente përzgjedhen nga databaza e ekpertëve të certifikuar brenda APPRM’së.

KroaciMinistria e Ndërmarrësisë dhe Zejtarisë (MEC) dhe agjencia BICRO ofrojnë mbështetjë për bizneset fill-estare. MEC ka një program qeveritar i cili mbështetë financiarisht projektet për bizneset fillestare me bux-het vjetor prej 0,77 milion euro. MEC gjithashtu merret me mbështetjen e kompanive “të reja” (së paku 2-3 vite të ekzistencës) me 2 milion euro në total.

BICRO ka disa mjetë shtesë për të mbështetur pro-jektet inovative të kompanive (përfshirë edhe bizneset

fillestare), por burimet financiare për programet e BI-CRO, viteve të fundit ishin shumë të pamjaftueshme. Programi RAZUM siguron financim fillestar të kom-panive me njohuri bazë që janë themeluar rishtas dhe financim në hulumtiminin dhe zhvillimin e produkteve të reja apo shërbimeve tek kompanitë ekzistuese. Vëç kësaj është CRANE (Rrjeti Kroat i Engjujve të Bizne-sit). Anëtarët e këtij rrjeti members (investitorët privat) mbësjtesin bizneset fillestare nëpërmjet investimeve të paanshme. Përqendrimi është tek projektet inova-tive dhe idetë e biznesit.

GjermaniEXIST është një program me bazë-univerziteti për mbështetjen e Bizneseve Fillestare i Ministrisë Fed-erale të Ekonomive dhe Teknologjisë (BMËi) që syn-on përmirësimin e mjedisit ndërmarrës tek universite-tet dhe institucionet kërkimore si the rritjen e numrit të bizneseve fillestare të bazuara në teknologji dhe njo-huri. Programi EXIST është pjesë i projektit të qever-isë Gjermane “Strategjia e Teknologjisë së Avancuar për Gjermaninë” dhe bashkë-financohet nga Fondi Social Europian (ESF).

Granti i EXIST për Bizneset Fillestare mbështetë për-gatitjen e projekteve inovative të Bizneseve Fillestare tek universitetet dhe institucionet kërkimore. Granti synon t’i ndihmojë shkencëtarët, të diplomuarit nga universitetet dhe studentët që zhvillojnë idetë e tyre të biznesit në plane të biznesit, si dhe t’i avancojë idetë e tyre në produkte dhe shërbime më të shitura. Për t’i

Page 21: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

21

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

mbuluar shpenzimet e tyre të jetesës, ndërmarrësit fitojnë grante ndërmjet 800 deri 2,500 euro në muaj, varësisht nga titulli i tyre, për një periudhë maksimale prej 12 muajsh. Veç kësaj, Bizneset Fillestare përfito-jnë materiale dhe pajisje (me vlerë prej 10,000 euro për bizneset fillestare vetanake dhe 17,000 euro për ato ekipore), financim për trajnime (5,000 euro) dhe nëse e nevojshme, 100 euro në muaj për benificion të çdo fëmije. Institucioni kërkimor universitar apo

jo-universitar u ofron bizneseve fillestare qasje ne in-frastrukturë gjatë fazës përgatitore dhe ofron ndihmë teknike dhe mbështetje që kanë të bëjnë me bizneset fillestare .

Praktikat më të përzgjedhura të politikës së biznesit fillestar dhe të strukturave për mbështetjen e biznesit në BE, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA janë të pa-raqitura në Shtojcën 3.

2. Financimi i bizneseve fillestare dhe shërbimet për mbështetjen e biznesitSipas fjalëve të Michael Gold, Drejtor i Crimson Capi-tal në Kosovë, “Bankat nuk u japin kredi Bizneseve Fillestare. Të vetmet opcione të disponueshme për Bizneset Fillestare janë kursimet familjare, projektet e financuara nga donatorët me skemat e grantit ëith grant schemes dhe engjujt/ndërmarrësit kapitalist të biznesit.” Gjer më tani, derisa komuniteti donator ka qenë shumë aktiv në ofrimin e mbështetjes financiare të Bizneseve Fillestare, kryesisht në formë të grant-eve, engjujt e biznesit janë relativisht një fenomen i ri në tregun Kosovar. Mbështetja e vazhdueshme e anëtarëve të familjes është arsyeja pse Bizneset Fill-estare, të cilët gjetiu do të kishin dështuar, mbijetojnë në Kosovë dhe nuk mbyllen.

Në Kosovë, siç e kemi parë, një numër i madh i struk-turave të krijuara për të ofruar shërbime për mbështetje të biznesit ishin të financuara nga projektet donatore, sërish përqendrimi i tyre ishte tek Bizneset Fillestare

se sa tek kompanitë në zhvillim e sipër. Derisa opcio-net e një Biznesi Fillestar për të siguruar financa janë të kufizuara, ka një mori opcionesh të disponueshme për kompanitë me histori më të gjatë dhe/ose qasje në kolateral. Raporti i fundit nga Crimson Capital për Qendrën për Inovacion në Kosovë identifikon dhe për-shkruan tipet kryesore të financave të disponueshme për bizneset në Kosovë si dhe burimet financiare. Ky raport poashtu vepron si një udhërrëfyes për kompan-itë që të sigurojnë financim më të përshtatshëm për bizneset e tyre specifike.

Financimi i bizneseve është i ndarë në dy fusha– fi-nanca përmes borxhit dhe financat përmes akcion-eve. Në Kosovë, mënyra kryesore e të financuarit është financat përmes borxhit (mbitërheqje, linjat e kreditit, kreditë, qiradhënja, etc.) apo granteve. Za-konisht, kredia sigurohet nga kolaterali (hipoteka në pronë) që pastaj ripaguhet përmes interesit dhe tari-fave. Burimet kryesore të financave përmes borxhit janë bankat dhe institucionet mikrofinanciare:

BankatBanka Ekonomike, Banka për Biznes, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank Kosovo, Banka Kombëtare Tregtare, TEB, NLB Prishtina (IS Bank)

Institucionet Mik-rofinanciare

Agjencioni për Financa në kosovë, Atlantic Capital Partners ACP, Besëlidhja, Qe-lim Kosove, FINCA, KEP Trust, KGMAMF, Kosova për Ndihmë dhe Zhvillim, Kred-itimi Rural i Kosovës, Meshtekna, Perspektiva 4, Start, TIMI INVEST

Institucionet Finan-ciare Jo-Bankare

Crimson Finance Fund, Raiffeisen Leasing, Lesna, Factor Leasing

Në anën tjetër, financat përmes akcioneve nënkup-ton se mjetet janë të investuara nëpërmes akcioneve (përqindja e pronësisë) nga ana e kompaisë. Engjujt e biznesit dhe kapitalistët ndërmarrës janë format

e financave përmes akcioneve. Ndërmarrësia e re “Inkurajimi i Ndërmarrësve të Rinj” është një shembull i qasjes së engjujve të biznesit në krijimin e biznesit dhe zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë.

Page 22: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

22

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Qasja në Financat e Kosovës - Konkluzionet kryesore

• Ka tepër pak opcione të disponueshme për bizneset kur ato kanë nevojë për financa. Zgjedhja krye-sore janë familja, shoqëria, bankat, ofertuesit e kredive dhe huadhënësit e parave. Përveç familjes, gjithë tjerat janë afatshkurtër;

• Ka mungesë të ideve të qarta dhe projekt-propozime që u ofrohen bankave nga bizneset, veça-nërisht nga ato që tentojnë të plasohen në përpunim, prodhim, eksport dhe sektorin e bujqësisë;

• Bankat nuk japin kredi në periudhë afatgjate. Ky rol është përcaktuar nga bankat e investime dhe fondet e akcionarëve. Në Kosovë nuk ka banka të investimeve, ndërsa pronarët e NVM’ve janë kryesisht ngurrues për të pranuar partnerë akcionar brenda komunitetit të tyre. Këtu mund të luaj rol diaspora dhe donatorët ndërkombëtarë;

• Pronarët e bizneseve jo gjithnjë janë transparent në marrëdhënjet e tyre me bankat (apo autoritet tatimore). Përqendrimi në shmangien e tatimeve ka si rrjedhojë mirëmbajtjen e dy librave dhe vetëm një pjesë e transfereve biznesore ekzekutohet në llogaritë e tyre bankare;

• Kolaterali kryesor që kanë NVM’të është apartamenti i tyre. Përderisa mos të konfirmohet titulli dhe këto apartamente të regjistrohen si Zyre Kolaterale, ato nuk mund të pranohen si kolateral nga bankat;

• Grumbullimi i borxheve është i vështirë dhe bankat duhen t’i besojnë stafit të tyre për shkak të mungesës së ndonjë agjencioni për grumbullimin e borxheve kreditore apo të konfiskuesve privat. Dy kompanitë për qiradhënje të themeluara në Kosovë poashtu janë duke u përballuar me vështirësi duke riposeduar asetet e veta, ndërsa edhe pse Ligji mbi Qiradhënjen i pranon palët e treta de-tyruese, këto nuk ekzistojnë në Kosovë;

• Për shkak të gjithë arsyeve të lartëpërmendura, kamatat e interesit të bankave për huadhënje janë më tët larta se në Zvicër dhe Euro Zonë, ndonëse të krahasueshme me shtetet e regjionit, të cilët përballohen me kushte të ngjashme ekonomike dhe presion në huadhënje.

“Qasja në Financa”, e pregatitur për SMESA nga projekti NVM BE, 2012

Page 23: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

23

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

3. RekomandimetDuke u bazuar në një numër të konsiderueshëm të in-tervistave të bëra me përfaqësuesit e projekteve dhe programeve për mbështetjen e Bizneseve Fillestare, organizatave donatore, strukturave që mbështesin bi-znesin, ministrive, agjencive dhe kompanive private si dhe hulumtimeve të kompletuara, janë identifikuar dy fusha karakteristike të intervenimit që kanë të bëjnë me përkrahjen e bizneseve fillestare dhe shërbimeve për mbështetjen e bizneseve në Kosovë:

• Institucionalizimi i programeve për mbështetjen e bizneseve fillestare;

• Facilitimi në mbështetjen e bizneseve që kanë kaluar fazën fillestare/kompanitë në zh-villim e sipër;

Rri

tja

Periudha kohore

Hapsirat për intervenim

Intervenimi 2 - Përkrahja e

kompanive pasi kalojnë fazën

fillestare

Intervenimi 1 - Mbështetja e

bizneseve fillestare

Figura 5 Intervenimet e mundshme

Rekomandimi 1: Institucionalizimi programeve për mbështetjen e Bizneseve fill-estare

Aktualisht në Kosovë, mekanizmat vendor që mbësh-tesin Bizneset Fillestare dhe NMVMtë, janë tërësisht të nxitura dhe financuara nga komuniteti donator përmes programeve dhe projekteve. Si përfundim, fusha e intervenimit të Biznesit Fillestar duket të jetë shumë e ngjeshur, me një numër të madh të projek-teve dhe programeve të financuara nga donatorët që mbështesin në mënyrë aktive promovimin e ndërmar-rësisë dhe aktivitetet e krijimit të kapacitetit.

Megjithatë, programet dhe projektet e biznesit fill-estar që stimulohen, financohen dhe menaxhohen

tërësisht nga donatorët ndërkombëtarë shfaqin qën-drueshmëri, zbatueshmëri dhe pronësi vendore të limituar. Mbështetja e ndërmarrësve në Kosovë është si rrjedhojë e një reflektimi të interesimit të komunitetit donator në ndërmarrësi dhe gadishmëria e tyre për të financuar aktivitete, më tepër se politikat e Qever-isë së Kosovës. Projektet individuale të donatorëve fillojnë dhepërfundojnë, me kriterin “vetëm një herë”, duke i lënë ndërmarrësit e certifikuar me vetëdije të kufizuar se ku të drejtohen në të ardhmen.

Përderisa fusha e mbështetjes së biznesit fillestar

Page 24: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

24

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

këtë vit mund të duket si e ngjeshur, kjo s’do të thotë se do të jetë e ngjeshur çdo vit. Projektet KOSVET 6/EU dhe YEP/USAID që të dyjat do të përfundojnë më 2014, derisa CEED, SPARK dhe OJQ’të tjera janë duke i besuar financimit të donatorëve që të realizo-jnë ndonjë aktivitet për trajnimin e Biznesit Fillestar. Nëse prioritetet e komunitetit donator ndryshojnë për Bizneset Fillestare, viteve në vijim, është e mundur që nuk do të ketë, apo një numër i vogël i mundësive për zhvillimin e aftësive të ndërmarrësve të rinj do të jetë në dispozicion në Kosovë.

Ekziston një kërkesë e madhe për të ndryshur ekui-librin e pronësisë dhe përgjegjësisë për promovimin e ndërmarrësisë dhe të strukturave për mbështetjen e Biznesit Fillestar në Kosovë larg nga komuniteti donator në drejtim të institucioneve vendore që janë përgjegjëse për uljen e papunësisë përmes rritjes

së vetëpunësimit, siç është Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe departamentet e saj rel-evante. Pasi Kosova vazhdon të ecë drejt rrugës së pranimit në BE, kapacitetet e brendshme dhe pronësia për politikat kombëtare midis institucioneve shtetërore (ministritë dhe agjencitë) duhen të përmirësohen ash-tu që Kosova të bëjë thithjen efektive fondacioneve financiare që do të bëhen të mundshme nga BE’ja.

Ulja e papunësisë dhe e shpenzimeve përkatëse so-ciale për shtetin është një qëllim i politikës publike, ndërsa mbështetja teknike dhe financiare e Bizne-seve Fillestare dhe ndërmarrësisë është si rrjedhojë e instrumenteve të politikës publike, që në shtetet tjera financohen nga buxheti shtetëror. Në regjion, Maqe-donia dhe Kroacia, që te dyjat menaxhojnë dhe finan-cojnë programet e veta të vetëpunësimit.

Rekomandimi 2: Facilitimi në mbështetjen e bizneseve që kanë kaluar fazën fill-estare/kompanitë në zhvillim e sipër

Aktualisht, tablloja institucionale për mbështetjen e Bizneseve Fillestare dhe NMVM’ve në Kosovë është mjaft e zbrazët. Krijimi i shoqatave për mbështetje të biznesit, si qendrat dhe inkubatorët e biznesit, deri më tani kanë qenë kryesisht të nxitura dhe financuara nga komuniteti donator ndërkombëtar në Kosovë, me kontribut të kufizuar nga institucionet shtetërore. Si përfundim, ngelet shumë pak nga investimet dona-tore, duke i lënë ndërmarrësit e Kosovës me opcione tepër të kufizuara se ku të drejtohen për shërbimet për mbështetjen e biznesit.

Kjo situatë veçanërisht i dëmton kompanitë dhe ndër-marrësit që janë certifikuar nga programet për Biznes Fillestar të financuara nga donatorët, të cilët do të kishin nevojë për mbështetje të vazhdueshme, për të rritur mundësitë e tyre të mbijetesës, madje edhe të zhvillimit. Aktualisht, ekziston një zbrazëti në treg, pasi që ca nga programet dhe projektet e disponueshme, siç janë CEED dhe TAM/BAS, janë të përqendruara në kompanitë me nivel të lartë të pjekurisë.

Page 25: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

25

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

“Përqendrimi i Politikes Ndërmarrëse në Ngritje, Jo në Biznes Fillestar””

A do të shpërndanit më shumë burime sociale në lindjen e sa më shumë foshnjeve apo në rritjen sa më të mirë të fëmijëve? Tani, mendo për krijimin e ndërmarrjes dhe sfidën e rritjes ekonomike. Udhëheqësit e sho-qërive duhet ta ribalancojnë politikën e ndërmarrësisë drejt ngritjes, e jo fillimit. Në vitet e fundit, kemi qenë dëshmitarë të një zhvendosjeje të rëndësishme globale në qëndrimet drejt ndërmarrësisë në vendet reth e rrotull globit. “Biznesi Fillestar” ka zëvendësuar “Silikon”’in si një fjalë mbizotëruese ne ndërmarrësi: Vështirë se ndonjë shtet apo qytet ka mungesë të Biznesit Fillestar.

Për fat të keq, kjo është duke u përdorur gati ekskluzivisht nga kuptimi i ngushtë i ndërmarrësisë i përbërë kryesisht për të shpjeguar krijimin e një ndërmarrjeje të re. Ndërmarrësia akcionare me biznes fillestar nuk është gabim; por është shumë e pakompletuar.

Krijimi i jashtëzakonshëm i vlerave nuk mund të ndodh pa rritje, ndërsa rritja ndërmarrëse pas bi-znesit fillestar ka sfida të shumta që mund të jenë më të vështira se sa krijimi i një ndërmarrjeje. Ngritja detyron zhvillimin e fuqishëm të shitjes dhe gjeneratorit të marketingut, krijimin e një organizate duke punësuar dhe menaxhuar grupe të ndryshme njerëzish dhe duke pasur njohuri se si të sigurohen të dhënat strategjike, siç janë llojin e duhur të kapitalit dhe ofertuesve. Rritja kërkon sasi të madhe energjie dhe përkushtimi, duke mos i përmendur njerëzit e shkathët. Politika progresive, si dhe sektori kulturor e privat, duhet t’i mbështesë të gjitha këto aftësi dhe burime më shumë se sa bënë tani.

Mësimi është: ngritja është shumë më e vështirë se sa ndërmarrësit e bizneseve fillestare (si dhe ud-hëheqësit e politikave) mund ta imagjinojnë. Nevojitet që të përqendrohemi në rritje-pas-fillimit: rritja nuk do të kujdeset për veten.

Pra vetëm tani, shumicës nëpër biznese dhe qeveri u bëhet e qartë se kur këto programe të bizneseve fillestare janë të sukseshme ne stimulimin e krijimit të ndërmarrjeve më tepër se sa ngritjes së tyre, sfida të madhe mund paradoksalisht të bëhen edhe më keq, jo më mirë, dhe mund t’i lë të stagnuara apo mbiv-lerësuara shumë ndërmarrjë që mund të kenë një perspektivë të vogël të rritjes.

Mund ta rifokusojmë ngritjen e ndërmarrjeve në disa mënyra. E para është strukturale: ndaloni së trajtuari mbijetesën e ndërmarrjes si një tregues i politikës së suksesit dhe filloni t’i përcjellni ato që janë në rritje e sipër. Është poashtu e domosdoshme për politkën që t’i përshpejtojë nivelet jashtëzakonisht të larta të mbylljes dhe reciklimit të ndërmarrjes ashtu qe të evitohet bollëku i bizneseve fillestare të pavlerë. Përqen-droni vëmendjën më tepër në zgjerimin e fuqisë punëtore vendore, një pikëpamje thelbësore për një eko-sistem efektiv. Ndërmarrësit pothuajse universalisht ankohen për pakicën e njerëzve me aftësi të duhura dhe menaxherëve për t’i punësuars. Sipërmarrjet ndërmarrëse nuk mun të rriten kurrë pa talent, ndërsa nevojiten dy lloje themelore të talentëve — punëdhënës të rinj dhe punëtorë të rinj — këta duhet të evoluojnë së bashku.

(Ekstrakte nga artikulli i Daniel Isenberg në Rrjetin e Blogut për Biznes në Harvard, 30 Nëntor, 2012)

Në anën tjetër, është vërejtur se një gamë e re dhe e gjithfarshme e mekanizmave për mbështetjen e bi-znesit janë duke u shfaqur në tregun e mbështetjes së biznesit në Kosovë. Këto organizata për mbështetjen e biznesit përfshijnë Qendrën e Inovacionit për Bi-zneset Fillestare ICT në Prishtinë, Fondacionin MDA, duke ofruar shërbime për inkubator dhe qasje në kapitalistët ndërmarrës, qasja e engjujve të biznesit nga EYE, iniciativa e MTI’së për qendrën e re të ino-vacionit në Gjakovë dhe strategjia e rikuperimit nga SPARK e përfaqësuar nga OJQ’ja vendore – Qendra për Themelimin e Bizneseve (BSCK). Të gjitha këto organizata përfaqësojnë iniciativën vendore, publike dhe private, duke zbatuar modelin e tyre të biznesit. Disa nga to kanë fituar mbështetje nga komuniteti do-nator ndërkombëtar, por nxiten më pak nga ky.

Megjithatë, praktikat më të përzgjedhura ndërkombë-tare në mbështetjen e biznesit tregojnë se për të arri-tur nivelin më të lartë të zbatueshmërisë dhe ndikimit, organizatat që mbështësin bizneset individuale duhet që vazhdimisht ta forcojnë modelin e tyre të biznesit dhe të punojnë si një rrjet. Në mënyrë të pavarur, këto organizata shpesh veprojnë në izolim, janë të paafta të krijojnë ngritje ekonomike dhe mundohen të mbije-tojnë me mbështetje të kufizuar nga jashë. Shkalla e dështimit, siç edhe mund të vërehet në Kosovë dhe regjionin e Evropës Juglindore është shumë e lartë.

Brenda këtij dështimi të tregut, ku kërkesat e një num-ri të madh të NMVM’ve të sapozhvilluara mbeten në nivel të ulët të shërbimeve, fshihet një mundësi për puqjen efektive dhe të frytshme të forcës aktuale të të certifikuarve nga programi i Biznesit Fillestar (kom-

Page 26: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

26

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

panitë e certifikuara nga CEED, ICK, SPARK, KO-SVET 6, YEP) me daljen në pah të iniciativave për mbështetjen e biznesit të ri (Fondacioni MDA, Engjujt e Biznesit të EYE, BSCK, ICK, Qendra për Inovacion në Gjakovë).

Nga vlerësimet e pavarura të projekteve, së paku 4.000 kompani dhe ndërmarrës janë certifikuar nga aktivitetet e tyre për mbështetjen e biznesit fillestar,

gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë. Si ndërmarrje në fazën e hershme të zhvillimit, këto kompani janë në kërkesë të vazhdueshme për mbështetje konsu-lente dhe zgjidhje financiare. Duke i puqur këta me iniciativat për mbështetjen e biznesit të ri, si dhe me projektet siç janë TAM/BAS, CEED, KOSME (skema e garantuesit), mund të përshpejtojë përmirësimet e menjëhershme në performancën e kompanisë dhe rritjen e përgjithshme ekonomike.

Rekomandimi 2.1: Rrjetformimi dhe mbështetja e biznesit me biznes tek të cer-tifikuarit nga bizneset fillestare

Kur u kërkua që pas certifikimit, të theksojnë aspek-tet më pozitive të mbështetjes menaxheriale të ofruar nga programet si CEED, një numër i madh i pronarëve të kompanive patën dy përgjigje të njejta: rrjetëzimin dhe gërshetimin! Mangësia kryesore e mbështetjes së kompanive në zhvillim në Kosovë u konfirmua në bisedat me menaxherët e projektit në KOSVET 6. Në fakt, projektet si YEP dhe SPARK shpesh dërgojnë të certifikuarit e tyre në TAM/BAS për mbështetje të më-tutjeshme.

Aktualisht, ekzistojnë disa aktivitete të Gërshetimit të arritshme për kompanitë në Kosovë. CEED u ofron klientëve të vet aktivitete B2B, kryesisht në marëd-hënjë me bizneset e shteteve fqinje, kurse USAID fi-nancoi Iniciativa për Konkurrencë Regjionale (www.

rciproject.com), organizon seminare të rregullta dhe ngjarje B2B për sektorë të ndryshëm në Evropën Jug-lindore. Crimson Capital, që është shumë aktive në Kosovë, organizon B2B vjetore dhe qasje në ngjar-je financiare, poashtu me fokus regjional. Në raport me shërbimet e Gërshetimit te kompanitë Kosovare, ekziston nevoja për grumbullimin dhe transferimin e informacionit rreth B2B’së së ardhme dhe ngjarjeve të gërshetimit tek fuqia e të certifikuarve nga Biznesi Fillestar duke i përdorur faqet e internetit.

Në raport me rrjetëzimin, tregu është madje më pak i ngjeshur dhe nuk ka nevojë për më tepër mbështetje kategorike, për të iniciuar dhe mbajtur një qasje rrjetë-zimi për të mbështetut konkurrencën dhe zhvillimin e kompanisë.

Rekomandimi 2.2: Koordinimi ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave për mbështetjen e biznesit

Praktikat më të përzgjedhura ndërkombëtare indekset e konkurrencës botërore tregojnë qartë se konkurren-ca e korporatës varet shumë më tepër se kapacitetet e brendshme të ndërmarrjes. Me qëllim që të perfor-mojnë mirë dhe të garojnë, kompanive private u nevo-jitet një shtet mbështetës i cili krijon një mjedis pozitiv në të cilin bëhet biznesi, duke përfshirë kujdesin e shëndetit dhe arsimimin. Me fjalë tjera, nuk ka lidhje

direkte ndërmjet shtetit të vogël ose të pafuqishëm me bizneset e suksesshme, për më tepër evidenca tregon se një shtet mbështetës është një ndryshore kyçe tek zhvillimi i korporatave dhe ekonomisë nëpër shtete.

Në Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përgjegjëse kryesore për zhvillimin e sektorit privat dhe konkurrencës së tij. Megjithatë, bashkëveprimi

Numri i atyre që kanë kaluar fazën fillestare

të biznesit

Iniciativat e reja për

përkrahjen e biznesit

Rritja endërrmarrjës

Page 27: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

27

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

ndërmjet MTI’së dhe përfaqësuesve të sektorit privat ka nevojë për zhvillim të mëtutjeshëm. Bashkëvep-rimi formal dhe i vazhdueshëm me Organizatat për Mbështetjen e Biznesit (BSO) duhet të krijohet për të siguruar rrjedhjën e informatave dhe implementimin e politikave.

Me krijimin e një game të Iniciativave të reja për Mbështetjen e Biznesit në Kosovë dhe zhvillimin e tyre në rrjet, ekziston një mundësi për të përshpejtuar

dhe mbështetur zhvillimin e platformës për dialogun dhe koordinimin ndërmjet MTI’së rrjetit të ri të BSO’ve. Në mënyrë ideale, do të duhej të zhvillohej një mar-rëdhënjë në të cilën MTI’ja e pranon si të vërtetë ro-lin koordinues në raport me BSO’të e reja dhe rrjetin, orientimin e ofruar, informacionin dhe mbështetjen në aktivitetet e tyre, ashtu që të përmirësohen më tepër kapacitetet e anëtarëve të rrjetit, e që në fund të përfitojë komuniteti i NMVM’së në Kosovë.

Rekomandimi 2.3: Përkrahja e anëtarëve individual të rrjetit BSO (Organizata për Mbështetjen e Biznesit)

Derisa krijimi i rrjetit të akcionarëve të BSO është thelbësor për zbatueshmërinë afatgjate të BSO’së individuale, rrjeti mund vetëm të jetë aq i fortë sa pika e tij e dobët. Secili anëtar i rrjetit do të ketë nevojë për mbështetje të vazhdueshme për zhvillim, për t’u orvatur në misionin e tij. BSO’të poashtu ishin të themeluara me urdhër për zhvillim, për të përmirësuar apo zvogëluar ndikimin negativ të dështimeve specifike të tregut dhe supo-zohen që t’i shërbejnë grupeve të ndryshme synuese (bizneset fillestare, ndërmarrësit, kompanitë). Misioni i BSO’së përfshinë promovimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit, si mjete për përforcimin e sektorit të ri pri-vat në Kosovë, ashtu që të marrë një rol më të mirën-johur në shoqërinë e Kosovës, marrë pjesë bashkar-

isht në sektorin publik dhe që të kontribuojë tërthotazi në realizimin e përgjithshëm të qëllimeve për zhvil-limin kombëtar, si rritja ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i mirëqenjes për qytetarët e Kosovës.

Qëllimi gjithëpërfshirës i mbështetjes së ardhme të BSOve do të kishte qenë që të përmirësohet qën-drueshmëria e BSOve, të përforcohen kapacitetet dhe burimet e brendshme të kërkuara nga organizata për t’u orvatur në treg dhe të gjenerohen rezultatet maksimale të zhvillimit. Kjo është një sfidë e madh e cila do të kërkojë një nivel të lartë të motivimit dhe punës së palodhshme nga ana e stafit të BSO si dhe intervenime të përshpejtuara nga akterët mbështetës për të pasur sukses.

Rekomandimi 2.4: Specializimi i aftësive dhe ekpertiza e konsulentëve

Vlerësimi ka treguar se përderisa ekziston një numër i madh i konsulentëve vendor me prapavi-jë teorike dhe përvojë praktike për të implemen-

tuar modulet e trajnimit për Bizneset Fillestare, ndërsa kompanitë certifikohen nga programi për mbështetjen e Biznesit Fillestar dhe nisen rrugës

NMVM-të

MTI dhe rrjeti i rii BSO-ve

Projektet e financuaranga donatorët

Figura 6 Ndërlidhja e propozuar e strukturës mes MTI-së dhe BSOve

Page 28: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

28

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

së zhvillimit, kërkesat e tyre për mbështetje nga jashtë bëhen më të sofistikuara, shpesh më teknike dhe të specializuara. Në këtë pikë, numri i konsulentëve të aftë vendor zvogëlohet dram-atikisht dhe kualiteti i shërbimeve të ofruara të kompanive bie. Si pasojë, njëra ndër arsyet që kompanitë e certifikuara nuk e arrijnë potencialin e tyre të vërtetë është mosdisponueshmëria e shërbimeve konsulente kualitative.Për ta tejkaluar mospërputhshmërine aktuale ndërm-jet kërkesave të kompanive në rritje dhe kapacitetit për të ofruar shërbim kualitativ të konsulentëve lokal, mund të jetë përforcimi i aftësive dhe ekspertizave të konsulentëve lokal. Kjo mbështetje duhet te realizohet në bashkëpunim të ngushtë me TAM/BAS, pasi kjo organizatë tanimë ka eksperiencë me konsulentë më të kualifikuar dhe ri-shfaqjen e Shoqatës së Konsu-

lentëve të Kosovës.

Qëllimi i këtij ushtrimi duhet të jetë krijimi i një num-ri më të vogël të specialistëve, se sa grup më të madh të të përgjithësuarve, me qëllim të përfitimit të kompanive në Kosovë, jo vetëm brenda kornizës së projektit, por përtej kësaj, si një gararncion i qën-drueshëm.

Duhet të theksohet se ka hezitim të madh në mes të kompanive private për të pranuar mbështetje konsu-lente në fusha tjera përveç tatimit dhe kontabilitetit. Sidoqoftë, është bërë e qartë gjatë bisedave me kom-panitë konsulente se derisa ekziston kërkesa midis klientëve, akoma nuk është krijuar nevoja për kërkesë. Krijimi i kësaj kërkese për shërbime shtesë, duke i bërë kompanite të kuptojnë përfitimet potenciale të menaxhimit, marketingut, zhvillimit të burimeve njerë-zore apo konsulencën dhe trajnimin e aftësive tjera mund të jetë qëllimi i menjëhershëm i këtij intervenimi.

Page 29: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

29

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

4. ShtojcatShtojca 1:Takimet dhe intervistat

Data Aktivitetet

10.04.2013

E mërkurë

Logos Project - Merita Barileva

MTI - Shyqeri Krasniqi

TAM-BAS – Leonora Kusari

MLGA - Flamur

11.04.2013

E enjte

YEP (USAID) – Vjosa Mullatahiri

ICK – Uranik Begu

KOSVET 6 – Jordan Berginc

ACA – Armend Osaj

12.04.2013

E premte

Vizitë në parkun e biznesit-Mitrovicë, RDA në Veri, Komuna e Mitrovicës (Zhvillimi ekonomik – Fatmir Halili)

Takim grupor

15.04.2013

E hënë

CEED – Kreshnik Lleshi, Kaltrina Luzha

MTI - Xhemajl Sylja

Shoqata e komunave - Sazan Ibrahimi

16.04.2013

E martë

Vizitë fushore në Kamenica/Gjilan

Pika e infomimit për qytetarët komunal,

Inkubatori i biznesit, Bizneset komunale Qendra/Regjistrimi i bizneseve, EURED qendra e biznesit

18.04.2013

E enjte

SPARK – Valentina Qarri

Prezentimi i progresit / Marshall Bear – M4P

Valmir Mustafa EYE (Engjull i Biznesit)

ALA Consulting – Violeta Gashi, Ariana Rozhaja19.04.2013

E premte

Vizitë fushore ne Gjakovë

MTI Qendra inovative e financuar, takim me Ardi Ponosheci (qiramarrësi / sipërmarrës)

23.04.2013

E martë

MLSË – Lulzim Karaxha

KOSVET 6 – Nusret Vitija

D&D consulting - Safet Fazliu

BEEP/USAID – Brian Kample

Crimson Capital – Michael Gold

24.04.2013

E mërrkurë

Darsei Canhasi - Startup ICT company (CEED i trajnuar)

Muharrem Abdullahu Agroduriqi

Përpunimit të ushqimit

Alban Elshani TekFuze LLC Electronics- Manufacturing

Kushtrim Bytyqi- NTP Multi PAK EKO Kosova Recycling 25.04.2013

E enjte

Takim me Dardanin, qiramarrësi / sipërmarrës në Qendrën Iovativen në Gjakovë

Prezantimi i Progresit / stafi EYE / Fokusimi në ndërhyrjet e mundshme në të ardhmen

30.04.2013

E martë

Takim me Flora Arifi, USAID Kosove

Menaxher ne Programin e Konkurrueshmërisë

02.05.2013

E enjteInstituti për Zhvillimin e Biznesit – Florentina Dushi, Dafina Turkeshi-Ballanca, Jehona Lluka

Page 30: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

30

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Shtojca 2: Hulumtimet që kanë të bëjnë me sektorin e NMVM (Ndërmarrjet Mik-ro, të Vogla dhe të Mesme) në Kosovë

Në vitin 2011, SPARK / BSCK përfunduan një studim të 500 NVM-ve në Kosovë. Anketa tregon se ndwr-marrwsitt janë më të shqetësuar me kufizimet lidhur me mjedisin e jashtëm sesa me faktort e brendshëm të tilla si aftësitë menaxheriale apo të të punësuarve, të cilat ishin të renditur në fund të listës së kufizimeve te perceptuara. Në Anketën BSCK 2011, ndërmarrësit e perceptojnë konkurrencën e fortë, ekonominw jofor-male dhe taksat e larta si tri pengesat kryesore.

Ndër konkluzionet kryesore, në vijim janë qështjet rel-evante për këtë vlerësim:

• Arsyeja kryesore për të filluar një biznes është “nevoja për të punuar të pavarur nga shefi (42.9%), për të kapur një mundësi biznesi (12.5%) dhe të qenit i papunë dhe mundësia për të bërë diçka për të mbijetuar (11.5%);

• 94% nga shembujt e kompanive janë në pro-nësi nga meshkujt;

• 79% e kompanive janë të vendosura në zonat urbane;

• 48% e kompanive kanë rënie në shitje në vi-tin 2011, krahasuar me vitin 2010;

• 50% e kompanive kanë pritur që biznesi të jetë më e mirë në 2012;

• Fitimi dhe kursimet personale janë burimi

kryesor i financimit për më shumë se 60% të kompanive;

• Vetëm 5% e kompanive të anketuara janë të përfshira në eksport;

• Punësimi mesatar u rrit me 1.5% në mes të 2007 dhe 2010, por ra në vitin 2011 nga 0.2%;

• Në vitin 2011, më pak se 24% e kompanive janë përfshirë në ndonjë lloj të aktivitetetve në ndërtimin e kapaciteteve;

• Strategjia kryesore për biznesin në Kosovë është për ta përmirësuar cilësinë e shërbi-meve / produkteve (47.7%) dhe zvogëluar shpenzimet (19.5%);

• Përmirësimi i aftësive të stafit ka shënuar vetëm 7%;

• 55% e kompanive kanë hartuar strategjinë e biznesit të tyre me qëllime dhe objektiva racionale;

• Më shumë se 75% e pronarëve të kompanive të intervistuara mendojnë se kontaktet me familjen, miqtë dhe shoqatat e biznesit janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e bizne-sit të tyre.

CEED Konkluzionet nga Hulumtimi

Në 2005-2005 USAID-i dhe FMO financuan studimet e fizibilitetit të udhëhequr nga SEAF në Bullgari, Kroaci, Rumani dhe Maqedoni. Rezultatet gjithashtu reflektojnë me situatën aktuale në Kosovë. Këto stu-dime gjerësisht tw afirmuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) raporton se:

• Ka një interesim të lartë nga ana e ndërmarrësve dhe stafit të tyre ekzekutiv për trajnim;

• Pak nga trajnimet “përfundojnë.” Në përgjithësi, ndërmarrësit dhe menaxherët e tyre ose nuk janë në dijeni të asaj që është në dispozicion, ose dyshojnë në vlerën e saj;

• Ka disa programe trajnuese të përqendruar posaçërisht në kompanitë me rritje të vogla. Cka është në dispozicion nuk është e disponueshme ‘ka nevojë për nxitje’

• Ekzistojnë disa programe trajnuese qe kane per synim ‘shpresa të larta” ku ndërmarrësi udhëheq një kompani me zhvillim të shpejtë. Nevojat e tyre janë më komplekse

• Është një mundësi për zhvillimin e programeve të trajnimit që ‘pasqyrojnë modus operandi’ nga ndërmarrësit dhe NVMtë, nuk janë aq të gjata, dhe janë shumë praktike;

• Zhvillimi i institucioneve të rrjeteve është në rritje në nivel lokal, por pak ka qenë në dispozicion në aspektin e rrjeteve rajonale të Evropës Juglindore.

(http://www.ceedkosovo.org)

Page 31: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

31

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Në 2012, Agjencia për mbështetje tw NVM’ve (MTI), e mbështetur projekti i NVMve që u finan-cua nga BE’ja ka përpiluar Analizën e Nevojave te Trajnimeve për sektorët e NVMve në Kosovë. Në total, 109 NVM janë intervistuar duke për-dorur një pyetësor të plotë. NVM-të përfaqësuan një gamë të gjerë të sektorëve dhe aktiviteteve ekonomik dhe ishin të vendosur në gjithë vendin. Ky studim ka analizuar thellësisht mbi kufizimet e brendshme dhe dobësitë e kompanive.Si përfundim, duket të mos ketw një nevojë të fortë për përmirësimin e planifikimit të biznesit dhe aftësive menaxheriale në mesin e ndërmar-rjeve të intervistuara në Kosovë. Për më tepër, fokusi duket të jetë në marrjen e aftësive me-naxheriale më të sofistikuara, për t’i rritur më tej cilësitë e përshkrimit të punës dhe sistemet e motivimit, si një mjet për përmirësimin e perfor-mancës së burimeve njerëzore. Duket se ekzis-ton një kuptim dhe vetëdije e përgjithshme në mesin e pronarëve / menaxherëve se metodat e përmirësuara të zhvillimit të burimeve njerë-zore dhe menaxheriale përbëjnë një burim dhe mundësi kyçe për ndërmarrjet për të përmirësu-ar konkurrencën e tyre të përgjithshme.Në mënyrë që të përshpejtësohet rritja për tregtinë ndërkombëtare, ekziston një nevojë në mesin e ndërmarrjeve të Kosovës për sistem-imin e Menaxhimit të Cilësisë, për t’i strukturuar dhe dokumentuar operacionet e tyre të biznesit, në mënyrë që të sigurohet një transferim efikas i metodave të punës, teknikave, funksioneve të kontrollit dhe operacioneve tjera dhe funksion-eve të teknologjisë nga pronari / menaxheri tek menaxherët e tjerë dhe personeli. Si hap i dytë ne procesin e QMS, ndërmarrjet kosovare duhet të fillojnë procesin e zbatimit të standardeve të QMS, të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht, sic janë ISO dhe HACCP. Për sektorët për për-punimin e ushqimit-marrjen e HACCP nuk është më një risi, por një domosdoshmëri formale për të shitur në tregun e BE-së. Për të qëndruar konkurrues, në një vend prodhi-mi, ështe një nevojë e madhe e ndërmarrjeve në Kosove për ta përmiresuar përdorimin e softuerit të disponueshëm të kontabilitetit dhe buxhetimit si dhe të bëhet një llogaritje më e sofistikuar e shpenzimeve. Analiza e kostos lejon ndërmar-rjet për të vlerësuar nëse një biznes apo produkt

specifik do të jetë fitimprurës ose jo. Përmes funksioneve të kontrollit të kostos dhe teknikave korresponduese menaxheriale, pronari / menax-heri mund të marrë një qasje më proaktive për të zvogëluar shpenzimet, të marrë vendime strat-egjike për çmimet dhe për të menaxhuar pro-dhimin dhe organizimin në mënyrë më efikase. Në fakt, kontrolli i kostos mund të konsiderohet si një “lidhje” midis planifikimit të prodhimit dhe marketingut dhe shitjeve.Për të rritur nivelin e zëvendësimit të importit në tregun vendor dhe për ndërmarrjet e Kosovës për të shitur produktet dhe shërbimet e tyre sipas brendeve, ato do të duhet gjithnjë ta sofistikojnë strategjinë e shitjes dhe stafit për të përmbushur qëllimet e tyre të biznesit. E njëjta gjë vlenë për ato ndërmarrje që janë të orientuara në eksport që do të përpiqen ta shtojnë vlerën dhe difer-encën produkteve dhe shërbimeve tyre dhe në të njëjtën kohë të qëndrojnë konkurruese në tregjet ndërkombëtareNevoja për të përmirësuar aftësitë e strategjisë së eksportit është më mbizotëruese në mesin e atyre ndërmarrjeve, të cilat janë ose tashmë duke eksportuar ose kanë burime të brend-shme për të marrë hapin në tregtinë ndërkom-bëtare. Një numër i madh i ndërmarrjeve mund të përfitojnë nga aftësitë e nevojshme për të vlerësuar burimet e veta dikujt dhe çfarë në të vërtetë kërkohet nga një ndërmarrje për t’u për-balluar me sukses me klientët, standardet dhe çmimet ndërkombëtare. Ndryshe nga zonat tjera të aftësive funksionale (me përjashtim të market-ingut), aftësitë e strategjisë së eksportit janë të lidhur shumë ngushtë me të kuptuarit e sektorit, të cilat duhet të merren parasysh kur dizajnohen programet e trajnimit.Sipas rezultateve të anketës, pronarët / menax-herët e ndërmarrjeve të Kosovës i konsiderojnë aftësitë e komunikimit verbal si të rëndësishme dhe se këto aftësi do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme për ta në të ardhmen. Aftësitë për negocim dhe prezantim janë të nevojshme në komunikim kryesisht jashtë kompanisë. Të tri aftësitë tjera të komunikimit janë më të lidhura me çështjet e menaxhimit të burimeve njerëzore në kuadër të kompanisë, përfshirë nevojën e perceptuar për të përmirësuar disiplinën brenda fuqisë punëtore si një mjet për ngritjen e produk-

Page 32: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

32

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

tivitetit dhe konkurrueshmërisë.Të tre aftësitë teknike aktuale më të rëndësishme (udhëheqja e fabrikës prodhuese ose makin-erisë, inovacioni i operacioneve dhe teknolog-jisë dhe përhapja e faqeve të aplikimeve) janë pjesë të integruara te menaxhimit të prodhimit. Kjo mund të tregojë një nivel të mirëkuptimit në mesin e menaxherëve të ndërmarrjeve të Kos-ovës në lidhje me tendencat e ardhshme të bi-znesit dhe se çfarë është e nevojshme për të qëndruar konkurrues. Prirja është nga tregtia drejt prodhimit, nga zhvillimi i nxitur nga kos-toja e ulët drejt nxitjes sw inovacionit dhe për të forcuar aftësitë e brendshme të menaxhimit fi-nanciar, duke përfshirë llogaritjet e kostos, për të realizuar një tabllo më realiste të operacioneve të brendshme dhe kostove të kompanisë.Mbikëqyrja dhe menaxhimi i “aftësisë së butë” përfor-cojnë performancën e pronarit / menaxherit dhe stafit në fushat specifike, të tilla si shitje, marketing, menax-hment (QMS) dhe resurset njerzore. Dy nevojat më të larta (kujdesi i konsumatorëve dhe udhëheqja) janë të lidhura me marketing dhe menaxhim respektivisht. Duket të jetë një shfaqje e vetëdijes për rëndësinë e zhvillimit të burimeve njerëzore dhe menaxhimit në udhëheqjen e një kompanie konkurruese dhe kupti-min se aftësitë menaxheriale të së ardhmes do të jenë shumë më ndryshe se ato të së tashmes.

Fokusi i vazhdueshëm në stilin e menaxhimit “one-man-show”, sidomos në mesin e kompanive më të vogla, kanë përforcuar efektivitetin personal, mund të veprojë si një kufizim për zhvillimin e përgjith-shëm të ndërmarrjeve, pasi që pengon ndërmarrjet të kenë përdorim të plotë të burimeve njerëzore të disponueshme. Në një situatë, ku ekziston nje synim i qëllimshëm i kompanisë së vogël që të rritet në mad-hësi dhe prodhim, kompania do të duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si ajo drejton dhe menaxhon bizneset e saj, duke krijuar një shtresë të menax-herëve të mesëm përgjegjës dhe motivuar personelin e përgjithshëm të jenë të përfshirë më pro-aktivisht në udhëheqjen e operacioneve ditore të biznesit. Re-zultatet mbi efektivitetin personal konfirmon nevojën e përgjithshme ndërmjet NVMve Kosovare për zhvil-limin e përmirësuar të burimeve njerëzore për të mo-tivuar stafin, sistemet e menaxhimit të kualitetit që ta menaxhojnë një ndërmarrje në rritje dhe aftësitë e menaxhimit të përgjithshëm për të akomoduar nevo-jën për një stil të ri, më modern të menaxhimit.

Si rezultat i konsulencës intensive të bërë me 50 NVMtë në Kosovë, në vjeshtë të vitit 2012, ekipi i konsulentëv të korporatave ndërkombëtare erdhën

në përfundimin se NVM-të në Kosovë vuajnë nga një shumëllojshmëri e pengesave të brendshme dhe të jashtme:

• Tregu i mbrojtur

NVM-të në Kosovë veprojë brenda një tregu që është i mbrojtur nga fakti se është shumë i vogël në vëllim, me transport dhe kosto të lartë të importit dhe si re-zultat ajo është jashtë fokusit të kompanive të mëdha ndërkombëtare. Kjo rezulton në çmimet e konsumit që janë përgjithësisht të larta sipas standardeve të BE. Prodhuesit kosovarë, me kosto të pagave të ulëta janë në gjendje për të arritur një diferencë të mirë të fitimit pavarësisht që kanë treguar nivele përgjithësisht të ulëta të aftësisë, efikasitetit dhe efektivitetit. Fakti se disa kompani mund të gjenerojë një fitim pavarësisht objekteve të papërshtatshme të prodhimit dhe organi-zimit të paefektshëm, i bënë kompanitë të besojnë se ata janë konkurruese, ndërsa arsyeja kryesore për konkurrencën e tyre të ‘perceptuar’ është mungesa e konkurrencës ndërkombëtare.

• Perceptimi i çmimit të ulët

Në Kosovë, NVM -të pothuajse universalisht besojnë se vetëm (relativisht) mallrat me çmim të ulët kanë shitje, pavarësisht nga provat për të kundërtën në raftet dyqan. Shumica e produkteve të tyre janë të dobëta, konservatore dhe “me too”, me paketim dhe promovim të dobët. Çmimi është kuptuar nga të gjithë dhe është i lehtë për t’u ndryshuar, ndërsa parametrat e tilla si, cilësia e paketimit dhe shpërndarja e produk-teve janë shumë më komplekse. Përdorimi i çmimeve si parametri i vetëm është shumë e rrezikshme dhe nuk krijon një konkurrencë unike në lidhje me produk-tin, për më tepër produktet mbeten të kopjohen dhe të bëhet luftë konkurruese.

• Familja në menaxhim

Problemi më i madh te shumica e kompanive është zakoni që të përfshihen vetëm anëtarët e familjes në menaxhmentin e lartë. Mungesa e theksuar e besimit tek njerëzit e tjerë rezulton në punësimin e anëtarit të familjes në pozita menaxheriale pa marrë parasysh kualifikimin e tyre profesional.

Sektori privat nuk do të jetë në gjendje të zhvillojë konkurrencën e as të rritet në qoftë se NVM-të nuk punësojnë menaxherë për shkak të kualifikimeve të tyre profesionale, shkathtësive dhe përvojave. Parimi “Njeriu më i mirë për këtë punë”, ka nevojë për t’u pa-raqitur për të krijuar një nivel të caktuar të profesion-alizmit menaxherial të korporatës, që do ta udhëheqë në drejtim të konkurrueshmërisë dhe performancës së përmirësuar të kompanisë .

• Mungesa e fokusit

Ka një tendencë në mesin e NVM -ve në Kosovë, mbi

Page 33: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

33

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

arritjen e një gjendjeje të suksesit relativ, për të filluar një proces të zgjerimit të fushave të biznesit në të cilat menaxhmenti ka pak ose nuk ka njohuri dhe përvojë, sesa t’i qëndrojnë besnik misionit të vet origjinal dhe të bëhen ekspertë të vërtetë në veprimtarinë e tyre kryesore.

• Në fund të fundit kjo nuk është e pazakontë që NVM -të të jenë të përfshira në fushat e biznesit të gjerë, si prodhim të mobiljeve, ndërtim, përpunim të ushqimit, ICT, hotele dhe bujqësi. Përhapja e rrezikut në fusha të ndryshme të biznesit nuk është një problem në vetvete, por duke u përpjekur për të ndë-rhyrë në problemin më të vogël të biznesit në fusha të tilla shumë të ndryshme është një problem serioz për menaxhimin. Me-naxhmenti kurrë nuk do të zhvillojë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca në qoftë se mbu-lojnë një gamë të gjerë të zonave të biznesit. Në vend të kësaj NVM -të përfundojnë duke u menaxhuar nga menaxherët e pakualifikuar dhe kurrë nuk do ta zhvillojnë konkurrencën. Për të zhvilluar aftësinë konkurruese NVM -të duhet të përqëndrohen në fusha të biznesit të veçantë dhe pastaj të shpërndajnë burimet e disponueshme në këtë fushë. Çdo biznes ka nevojë për vëmendje të plotë të menaxh-mentit për të zhvilluar kompetencat unike dhe rrjedhimisht zhvilluar konkurrencën.

• Mungesa e perspektivës strategjike

Për të mbijetuar, lëre të jetë konkurruese, kompanitë kanë nevojë për një drejtim strategjik, për t’i udhë-zuar ata drejt së ardhmes. Në Kosovë, ekziston një tendencë në mesin e pronarëve dhe menaxherëve të NVM për të zhvilluar biznesin e tyre pa plane dhe mendime strategjike. Si pasojë, ata hidhen mbi mundësitë e reja të tregut të perceptuara pa konsid-eratë të duhur dhe analizim të tendencave dhe karak-teristikave të segmentit specifik të tregut, konkurrenës ekzistuese ose reflektimit mbi burimet e tyre të brend-shme dhe kompetencat në lidhje me zonën e re të biznesit.

Në fakt, pa një plan strategjik që të tregon se ku të shkosh, të gjitha risitë, mundesitë ad-hoc duken të pranueshme dhe në pëputhje me misionin origjinal të NVM -ve. NVM’të kanë tendenca të zhvillohen rastë-sisht, si rezultat i faktit se kë kanë takuar apo se çfarë kanë parë, qw rrit konceptin e zhvillimit “kopjo-fqinjët-tanë”. Nga ana tjetër, shumë pishina, hotele, pompa benzini dhe dyqane të shitjes me pakicë në një treg të vogël, të vazhdueshme, do të thotë që tregu së shpejti do të jetë i ngopur dhe të gjithë ata që kanë investuar do ta kenë gjithnjë e më vështirë për të rifituar paratë e tyre.

• Tarifat doganore mbi materialet bazë të im-portuara

Për vendet e vogla me tregjet e vogla të brendshme, eksporti përfaqëson një mundësi për rritje pothuajse të pakufizuar. Megjithatë, pa furnizim me materiale të papërpunuara nga NVM -të ështe e nevojshme për të importuar materialet për prodhimin e produktit të për-funduar. Në Kosovë sot, është raportuar nga menax-herët e intervistuar, kompanitë janë subjekt i një 10% detyrimeve doganore për materialet e papërpunu-ara të importuara që nuk janë të rikuperueshme kur produkti përfundimtar është eksportuar. Marrëveshjet e tregtisë së lirë me vendet e tjera, të tilla si Turqia, do të thotë se disa nga materialet e papërpunuara do të jenë subjekt i detyrimeve doganore, ndërsa pro-dhimet e gatshme që përmbajnë materiale të papër-punuara por prodhuara gjetiu, do të hyjnë në tregun e Kosovës pa taksa.

• Standardet internacionale dhe certifikimi

Shume NVM i konsiderojnë standardet ndërkombë-tare dhe certifikimet si të panevojshme (vetëm një tjetër diplomë në mur) dhe si një kosto për kompan-inë, ndërsa sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe standardeve përkatëse ofrojnë pikërisht mjete organi-zative dhe menaxheriale dhe proceset për të cilat që shumica e NVM -ve në Kosovë kanë nevojë të madhe për ta menaxhuar rritjen.

Për më tepër, blerësit ndërkombëtarë, në veçanti në industrinë ushqimore kanë kërkuar që NVM’të e Ko-sovës të përmbushin standardet HACCP dhe stand-ardet tjera të sigurisë ushqimore, përndryshe ata nuk do të marrin rrezikun për të blerë produktet e tyre, pa marrë parasysh çmimin. Këtu duhet të theksohet se Shqipëria dy vjet më parë paraqiti një ligj që kërkon nga të gjitha produktet ushqimore që shiten në vend të prodhohen sipas HACCP-it. Ekziston një nevojë në mesin e shumë prodhuesve ushqimor të Kosovës për t’i renovuar objektet e prodhimit dhe të investojnë në makineri dhe pajisje, të cilat janë në përputhje me HACCP dhe standardet e tjera përkatëse.

• Lodhje nga trajnimet

Shumica e pronarëve dhe menaxherëve të NVM -ve nuk kanë arsimim formal lidhur me menaxhimin e një kompanie. Nevoja për edukim dhe trajnim janë të njo-hura, por ka një ngurrim për të marrë pjesë dhe in-vestuar në aktivitete trajnuese. Sektori i NVM -ve në Kosovë nuk beson në trajnimin formal si një mënyrë e rëndësishme për të vendosur konkurrencën.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, nuk ka indikacione për të sugjeruar se sektori i NVM -ve do të jetë në gjendje për të arritur konkurrencën në qoftë se ata nuk e ndry-shojnë qëndrimin e tyre ndaj trajnimit apo të mësu-arit gjatë gjithë jetës në përgjithësi. Deri tani, NVM

Page 34: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

34

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

-të e Kosovës kanë qenë të ekspozuara në ngjarje të përgjithshme apo të parëndësishme trajnimi dhe si rezultat ata kanë zhvilluar një rezistencë ndaj të gjitha krijimeve të kapaciteteve. Në të ardhmen, ndërhyrjet mbështetëse duhet të drejtohen drejt kompanive indi-viduale, apo grupeve të vogla të kompanive dhe tra-jnimi duhet të kombinohet me konsulencë të pavarur

• Mbështetja e tepruar mbi grantet

Në mesin e NVM-ve Kosovare, ekziston një besim se çdo kompani është e drejtë për të marrë disa lloj dona-cionesh, nga burimet kombëtare apo ndërkombëtare dhe se ky burim i mbështetjes financiare është diçka shumë normale. Në fakt, disa menaxherë ndjehen të mashtruar dhe të trajtuar padrejtësisht nëse ata nuk marrin grante. Ky qëndrim është i zakonshëm dhe është një rezultat i shumë projekteve të financuara nga donatorët që janë iniciuar në sektorin e NVM-ve

në Kosovë.

Deri në njëfarë mase, krijohet përshtypja se paratë falas dhe grantet janë nxitësit kryesorë të zhvillimit të kompanisë. Ky është një qëndrim shumë shqetësues dhe i rrezikshëm për mjedisin e biznesit konkurrues dhe madje mund të rrezikojë të ardhmen e disa prej kompanive, që me sa duket janë ulur duke pritur për paratë falas në vend se të bëjnë investime duke për-dorur fondet e veta apo prezantuar bankave idetë e tyre të biznesit.

Page 35: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

35

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Shtojca 3: Praktikat më të përzgjedhura të politikës së Biznesit Fillestar dhe strukturave për përkrahjen e biznesit në BE, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA

Bashkimi EvropianMomentalisht në BE, ka mbi 25 milion të papunë dhe në shumicën e shteteve anëtare, NVM’të nuk e kanë marrë vetën prapa në nivelet e para-krizës. Strategjia 2012 e Evropës krijon themelet për rritjen e kompa-nisë në të ardhmen dhe konkurrueshmërisë që do të jetë e zgjuar, e qëndrueshmë dhe përfshirëse.

Është e argumentuar nga BE’ja se për të krijuar rri-tjen dhe punësimin, Evropa ka nevojë më shumë për ndërmarrësitë. Si një vazhdimësi e vlerësimit të “Vep-rimi i Vogël i Biznesit”i në Prill 2011 dhe i komunikimit të politikës industriale, plani i propozuar i Veprimit paraqet një vizion të përtërirë dhe një numër të vep-rimeve të ndërmarra në mbështetje të ndërmarrësisë. Kjo këshillë politike bazohet në tri shtylla: (1) zhvil-limin e arsimimit dhe trajnimit ndërmarrës, (2) krijimin e mjedisit të drejtë të biznesit, (3) modele roli dhe zg-jatjen tek grupet specifike.

Sipas këshillës së dytë politike, në krijimin e mjedisit të duhur të biznesit, është konkluduar se bizneset e reja kanë nevojë për kujdes të veçantë. BE-ja propo-zon gjashtë fushat kyçe ku veprimi është i nevo-jshëm për të hequr pengesat ekzistuese që ndalojnë krijimin dhe zhvillimin e biznesit: Qasja në financa, mbështetjen për ndërmarrësit në faza të rëndësishme të ciklit të jetës dhe në rritjen e biznesit të tyre, çlirimin e mundësive të reja të biznesit në epokën digjitale, Transferet e bizneset, procedurat e Falimentimit dhe një shans të dytë për sipërmarrësit e ndershëm dhe zvogëlimin e barrës Normative.

Me rëndësi të veçantë për këtë vlerësim është zona e dytë e veprimit mbi “Përkrahja e bizneseve të reja në faza të rëndësishme të ciklit të jetës së tyre dhe për të ndihmuar ata që të rriten”. Aktualisht në BE, 50% e bi-zneseve të reja dështojnë gjatë pesë viteve të para të tyre. Nëse ndërmarrësit Evropian do të jenë në gjend-je për të ofruar rritje, ka një nevojë për të shpërndarë burime më të mëdha për të ndihmuar dhe mbështetur ata që ta tejkalojnë këtë periudhë. Bizneseve shpesh u mungon një ekosistem apo rrjete të përshtatshme për të mundësuar ata që të rriten. Shërbimet e përsh-pejtuara që mbështesin biznesin janë të nevojshme si dhe ofertuesit e shërbimeve që njohin tregjet e tyre në mënyrë që të rrisin ndjeshëm shkallën e suksesit të ndërmarrjeve të reja. Mbështetja efektive përbëhet nga programe holistike që integrojnë elemente thel-bësore si trajnimin e menaxhimit, R & D, stërvitjet dhe rrjetëzimi me homologët, furnizuesit dhe klientët po-tencial.

Praktikat më të përzgjedhura të BE’së tregojnë se në mënyrë që të lulëzojnë dhe rriten, sipërmarrësit dhe NVM-të kanë nevojë për ekspertizë të veçantë, të për-shtatur që mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë avan-tazhe konkurruese dhe të përfitojnë prej zinxhirëve të vlerave globale dhe menaxhimint të përbashkët të burimeve njerëzore. Grupimet, rrjetet e biznesit dhe llojet e tjera të shoqatës së kompanive mund të ofro-jnë mjedise të tilla mbështetëse pasi që ata sjellin së bashku aktorët relevant nga bizneset, arsimi, hulum-timet dhe sektori publik.

Shtetet e BashkuaraEkzistojnë dy iniciativa të fundit në SHBA për mbështetjen e ndërmarrësisë përmes mbështetjes së Bizneseve Fillestare. Një, iniciativa e Shtëpisë së Bardhë e titulluar “Startup America” e nisur për të fes-tuar, të frymëzojë dhe përshpejtojë rritjen e lartë të ndërmarrësisë. Iniciativa është nxitur nga një grup i politikave me fokus në ndërmarrësi në pesë fusha: Zhbllokimin e qasjes së kapitalit në rritjen e Bizne-sit Fillestar, puqjen e udhëheqësve dhe edukimit me ndërmarrësit, reduktimin e barrierave dhe krijimin e vendeve të punëve qeveritare për ndërmarrësit, për-shpejtimin e inovacionit nga “laboratori në treg” për teknologjitë përparuese dhe çlirimin e mundësive të tregut në industritë si kujdesi shëndetësor, energjia e pastër dhe arsimi.

Dy, udhëheqësit në sektorin privat kanë nisur Partner-itetin Startup America, një aleancë e pavarur e ndër-marrësve, korporatave, universiteteve, fondacioneve dhe udhëheqësve tjerë, duke u bashkuar së bashku për të nxitur Bizneset Fillestare inovative dhe në rri-tje në SHBA. Partneriteti ka mobilizuar edhe mbi 1 miliard dollarë në shërbimet e biznesit në dispozicion përmes një rrjeti kombëtar, i projektuar për t’i shërby-er më shumë se 100.000 biznese fillestare gjatë disa viteve të ardhshme. Fondacioni Ewing Marion Kauff-man dhe Fondacioni Case kanë ofruar fonde fillestare për Partneritetin Startup America. Sponsorët e korpo-ratave të tjera përfshijnë American Airlines, American Express OPEN, Dell Inc, Intuit Inc, NYSE Euronext dhe Microsoft. Partneriteti nuk ka marrë asnjë finan-cim nga organizata qeveritare.

Page 36: Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e ... · PDF fileBizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë Jakob Modeer Qershor 2013

36

Bizneset Fillestare dhe Shërbimet për Mbështetjen e Bizneseve Fillestare në Kosovë

Mbretëria e BashkuarNë Mbretërinë e Bashkuar, është sektori bankar ai i cili inkurajon ndërmarrësit për të filluar bizneset e tyre. Në fakt, banka të tilla si Barclays i ofrojnë prona-rin të ri të biznesit shumë më tepër se kapital të bizne-sit fillestar. Banka është duke marrë rolin e ofruesit të shërbimeve të biznesit, duke u ofruar klientëve trajn-imin e saj (shpesh falas) mbi atë se si zhvillohet një ide e biznesit në një lulëzim të planit të biznesit. Përtej

ngjarjeve trajnuese më formale, banka ofron semin-are të pavarura dhe seminare të zhvillimit të biznesit, klinika që fokusohen në një pjesë të caktuar të op-eracioneve të biznesit, të tilla si menaxhimi strategjik, ngjarjet ndërkombëtare të marketingut dhe rrjetëzi-min në mes të kompanive. Një bibliotekë on-line u jep konsumatorëve qasje në informata të dobishme të biznesit dhe më tej on-line platforma për ngritjen e kapaciteteve.

5. Referencat“Përgatitja e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit”, Përgjigjet e Kosovës në Pyet-sorin e KE Questionnaire, 2012

“Financimi për biznesin tuaj”, Qendra për Inovacion në Kosovë, 2012

“Qasja në Financa”, Agjencioni për Mbështetjen e NVM’ve, EU SME project, 2012

“Analiza e Nevojave për Trajnim”, Agjencioni për Mbështetjen e NVM’ve, EU SME project, 2012

“Përqendrimi i Politikes Ndërmarrëse në Ngritje, Jo në Biznes Fillestar”, Daniel Isenberg on Rrjetin e Blogut për Biznes në Harvard, 30 Nëntor, 2012