Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

24

Click here to load reader

Transcript of Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Page 1: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

PROJEKTTema:Kanceri forme e rebelimit qelizor.Nentema:Ilustrime per kancerin femeror (malin)dhe gjinor(belin)

Grupi:

S. AS. SS. RT. K A.A

Klasa x-5 2016 Shkolla :Ismail Qemali

Page 2: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

SI formohet kanceri ??? Trupi është i përbërë prej qelizave të vogla. Qelizat

normale të organizmit zhvillohen dhe vdesin në një mënyrë të kontrolluar. Ndonjëherë qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të rriten pa kontrollin e zakonshëm, duke shkaktuar rritje anormale të quajtura tumor.

• Nëse tumori nuk ndodh në afërsi të indeve dhe pjesëve të trupit, ai quhet tumor beninj ose jo-kanceroz. Tumoret beninje rrallë ndodh të jenë kërcënuese për jetën.

• Nëse tumori pushton dhe shkatërron qelizat në afërsi të indeve, ai quhet tumor malinj, ose kancer. Kanceret ndonjëherë mund të jenë kërcënuese për jetën. Qelizat kanceroze mund po ashtu të shpërndahen në pjesë të ndryshme të organizmit përmes enëve të gjakut dhe kanaleve limfatike.

Page 3: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

12 llojet e kancerit qe trashegohen Mjekësia ka pranuar prej kohësh se një përqindje e rrezikut

të prekjes nga kanceri ka lidhje me gjenetikën. Praktikisht, nëse familjarët tanë kanë vuajtur nga kjo sëmundje, ne jemi më të rrezikuar.

Shkencëtarët thonë se mutacionet në ADN-në tonë kalojnë brez pas brezi dhe në disa raste luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Kështu, ata kanë identifikuar 12 lloje të kancerit që shkaktohen nga trashëgimi i mutacioneve gjenetike.

Sipas studiuesve të Universitetit të Uashingtonit, janë 12 lloje tumori, shfaqja e të cilave ndikohet nga trashëgimia gjenetike. Ato janë kanceri i vezores, i stomakut, i gjirit, i prostatës, dy lloje të kancerit të mushkërive, glioma, kanceri i kokës dhe qafës, i veshkave, glioblastoma dhe një lloj i leuçemisë.

Page 4: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Teste per zbulimin e kancerit dhe llojet e trajtimit te kanceritTESTE SHTESË

1.Provimi i gjirit2.Mamografia3.MRI4.Ultratinguj5.Biopsia6.Testi i receptorëve hormonalë7.Testi HER 2:8.Testi i profilizimit të geneve

LLOJET E TRAJTIMITTerapia lokale:1.Kirurgjia2.Terapia me rrezatim 

Terapia sistemike:1.Kimioterapia2.Terapia hormonale3.Terapia e targetuar(shënjuar)

   

Page 5: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Stadet e semundjes T0

S’ka prani tumoriT1Tumori është më i vogël se 3 cm; bronket kryesorejanë pa tumorT2Tumori është më i madh se 3 cm ose është rriturmë shumë se 2 cm në një nga bronket kryesoreT3Tumori ka invaduar mukozën, këmishëzën (cipën)e krahërorit ose murin e krahërorit. Mirëposkërfyelli (laringu) është pa tumorT4 Tumori ka depërtuar në organet fqinje, përshembull në laring ose në ezofag

TxZgjerimi i tumorit nuk mund të gjykohet dot

N0Nuk ka invadim nyjash limfatike

N1 Tumori ka invaduar nyjat limfatike të njërit krahpërkatës të mushkërive

N2 Tumori ka invaduar nyjat limfatike të krahut

përkatëstë murit të krahërorit ose të laringut

N3  Tumori ka invaduar nyjat limfatike të krahuttjetër të mushkërive ose nyjat limfatike më tëlargëta

NxInvadimi i nyjave limfatike nuk mund të gjykohetdot

M0 Nuk ka metastaza

M1Metastaza në organe të tjera (për shembull nëveshka, kocka ose tru)Mx Prania e metastazave nuk mund të gjykohet dot

Page 6: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Tumoret Malin dhe BelinDuke u bazuar në sjelljen e tyre

tumorët ndahen në dy grupe të mëdha: tumorë beninj dhe tumorë malinj.

Tumorët beninj (“e mirë”) qëndrojnë të lokalizuar në vendin e tyre të origjinës. Rriten me anë të zgjerimit duke e shtyrë indin normal tutje, zakonisht nëpërmjet një shtrese apo kapsule prej indi lidhor/fibroz të dendur. Tumorët beninj zakonisht rriten ngadalë, por edhe pse kanë një emër të tillë, në terma të karakteristikave klinike nuk janë gjithnjë “të mirë”, meqë rritja dhe zgjerimi i tyre mund të shkaktojnë probleme të ndryshme, duke prekur organe jetësore, enë gjaku apo nerva…

Page 7: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Tumoret MalinTumorët malinj, të njohur si “kancer”, rriten duke u

ndërfutur në indin rrethues normal dhe kanë aftësinë që të shpërndahen në vende të largëta (në trup), të metastazizohen. Në këtë mënyrë fomohen grumbuj dytësorë të tumorit, metastazat. Pamja histologjike  e metastazave shëmbëllen atë të tumorit parësor. Edhe pse tumorët malinj rriten me një shpejtësi të madhe, duhet thenë se jo të gjithë tumorët malinj janë njëlloj të rrezikshëm (malinj). Disa janë fortësisht aggressive dhe metastazizojnë hershëm, për shembull karçinomi me qeliza të vogla i bronkeve. Të tjerë janë më të ngadaltë në rritje dhe edhe pse kanë aftësi të ndërfuten midis indeve lokal, metastazisohen rallë. Karçinomi i qelizave bazale dhe kondrosarkoma janë shembuj të mire të këtij rasti.

Page 8: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Çështë kanceri? Si zhvillohen tumoret? Pse një pacient e zhvillon tumorin?Karakteristika të përgjithshme të tumorëveNjë neoplazi, që do të thotë literalisht rritje e re, përkufizohet si

një rritje anormale e një indi, e pakoordinuar dhe që tejkalon rritjen e indit normal. Rritja e pakontrolluar shkaktohet nga çrregullimi i mekanizmave që normalisht kontrollojnë numrin e qelizave. Këto mekanizma janë: prodhimi i qelizave nga ndarja qelizore dhe humbje e qelizave nga procesi i apoptozës. Shumica e tumoreve janë monoklonalë, që do të thotë se të gjitha qelizat e një tumori janë rritur nga një qelizë mëmë e cila ka pësuar një ndryshim gjenetik, i cili më pas është tejçuar tek të gjithë “trashëgimtarët” e asaj qelize. Duke qenë se qelizat tumorale nuk kanë mekanizma kontrolli të ndarjes qelizore, kloni qelizor përhapet falë shumimit të pakontrolluar. Edhe pse një tumor e ka origjinën nga një klon i vetëm, ndryshimet gjenetike të mëtejshme modifikojnë pasardhësit, kështu që tumori bëhet heterogjen, një veçori e përshkruar si evolucion klonal.

Page 9: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Llojet e kancerave Njihen 4 tipa te Kancerave : KARCINOMAT, SARKOMAT,

LEUKEMIA ,LYMFOMA.

1)Karcinomat janë kancere qe rrjedhin nga indet epiteliale dhe përfshijnë rreth 80-90 % te numrit te përgjithshëm te kancerave.

2)Sarkomat janë tumore te indit lidhor.

3)Leucemia është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shume te shpejt te numrit te leukociteve.

Page 10: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor
Page 11: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Kanceri I mushkerise Kanceri i mushkërisë është një nga problemet kryesore

të shëndetit në vendin tonë ashtu si edhe në të gjithë botën... Në ditët e sotme kanceri i mushkërisë është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri për të dy gjinitë. Në vendet e zhvilluara çdo vit numri i personave që vdesin nga kanceri i mushkërisë është më i madh se numri total i personave që vdesin nga kanceri i gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe pankreasit.

Kanceri i mushkërisë është kanceri më ”vdekjeprurës” të cilit i njihet shkaku. Duke u krahasuar me llojet e tjera të kancereve, kanceri i mushkërisë përhapet më shpejt dhe sidomos në fazat e fundit përhapet në kraharor dhe prek edhe organet kryesore për jetën që ndodhen prane ose përhapet me anë të gjakut në organe të tjera të trupit.

Page 12: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Shfaqja e kancerit ne mushkeriNë përgjithësi kanceri i mushkërisë zhvillohet në mënyrë

të fshehtë dhe nuk jep shenja për një kohë të gjatë • Disa nga shenjat (kolla, vështirësi në frymëmarrje dhe

fishkëllimat në frymëmarrje) ndodhin edhe tek personat që pinë duhan prandaj në shumicën e rasteve konsiderohen “normale”. Për këtë arsye pacientët vijnë vonë tek doktori dhe kjo vonon diagnozën e hershme.

• Me një grafi të thjeshtë të mushkërisë dhe ekzaminimin e gëlbazës është e vështirë të diagnostikosh kancerin e mushkërisë në fazat e hershme.

• Për arsye ekonomike edhe në vendet e zhvilluara metodat laboratorike dhe radiologjike që janë të vlefshme për diagnostikim të hershëm nuk aplikohen edhe në popullsinë me rrezik të lartë për kancer të mushkërisë

Page 13: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Shkaqet e kancerit te mushkerive Duhani Rreth një në 10 duhanpirës zhvillon kancerin e mushkërisë. Thithja e tymit të cigares së dikujt mund të shkaktojë kancerin e mushkërisë gjithashtu. Ekspozimi ndaj asbestit Edhe pse përdorimi i asbestit është ndaluar që nga viti 2003, ai ende mund të jetë në disa ndërtesa të vjetra. Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj asbestit kanë një rrezik më të madh ndaj kancerit. Disa njerëz janë të ekspozuar ndaj asbestit në punë ose gjatë rinovimeve të shtëpive.

Ekspozimi ndaj elementëve të tjerë Kontakti me përpunimin e çelikut, nikelit, kromit dhe qymyrgurit mund të jetë gjithashtu një faktor rreziku. Ekspozimi ndaj rrezatimit dhe ndotjeve të tjera të ajrit, të tilla si tymi, nafta, gjithashtu rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive.

Page 14: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor
Page 15: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Cilat janë mënyrat e trajtimit të kancerit të mushkërisë? Llojet e operacioneve më të shpeshta që bëhen për këtë

qëllim: • Lobektomi: Nxjerrja e një pjese të mushkërisë. • Pneumonektomi: Nxjerrja e njërës prej mushkërive. Këto

operacione gjithmonë e më tepër bëhen me video-torakoskopi. • Heqja e lëngut që mblidhet në hapësirën e kraharorit

(toraksit) dhe parandalimi i formimit përsëri të këtij lëngu; o Heqje të lëngut me kateter ose me tub toraksi o Përdorimi i një “by-pass”i midis toraksit dhe barkut .o Ngjitja e cipës së mushkërisë me lëndë kimike o Heqja e cipës së mushkërisë

• Për hapjen e rrugëve të frymëmarrjes kur janë të bllokuara nga tumori mund të përdoren një ose disa nga këto mënyra; o Elektrokoter o LAZER o Radiofrekuencë (RF) o Krioterapi o “Stent” trakeo-bronkiale

Page 16: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor
Page 17: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

LeucemiaLeucemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun.

Ekzistojnë dy lloje të leucemisë: ajo kronike dhe leucemia akute, të cilat bazohen kryesisht në atë se sa shpejt sëmundja paraqitet dhe përkeqësohet. Te leucemia kronike, përkeqësimi i sëmundjes zakonisht ndodh ngadalë, ndërsa te ajo akute, zakonisht përkeqësohet shpejt. Leucemia kronike Në fazat e hershme të leucemisë kronike, qelizat leucemike ende mund të bëjnë një pjesë të punës të qelizave të bardha normale. Njerëzit mund të mos kenë simptoma së pari. Mgjithatë, mjekët shpesh e kuptojnë se pacienti ka leucemi kronike gjatë ndonjë kontrolli rutinë – edhe kur nuk ka asnjë simptomë. Gradualisht, leucemia kronike përkeqësohet. Kur simptomat paraqiten, ato fillimisht janë të buta dhe përkeqësohen gradualisht. Leucemia akute Në rastin e leucemisë akute, qelizat leucemike nuk mund të bëjnë asnjërën prej punëve të qelizave të bardha normale të gjakut. Numri i qelizave leucemike rritet me shpejtësi, prandaj leucemia akute zakonisht përkeqësohet shpejt.

Page 18: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Shenjat e semundjes se leucemise •Nyja të ënjtura limfatike të cilat zakonisht nuk

shkaktojnë dhimbje •Ethe ose djersitje gjatë natës •Infeksione të shpeshta • Ndjenjë dobësie ose lodhje • Gjakosje ose nxirje të shpejtë •Rënie në peshë pa ndonjë arsye •Dhimbje në eshtra ose nyjë. Shumicën e rasteve këto simptoma nuk janë si

pasojë ekancerit.

Page 19: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

TRAJTIMI

1.Kirurgjia2.Radioterapi3.Kemoterapi

4.Trajnimi me lazer

Page 20: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Klasifikimi Diagnoza TrajtimiKLASIFIKIMI:

1.Adenokarcinom2.Adenocanthom3.Tumori karcinoid4.Tumori stromal5.Limfomat

DIAGNOZA-Eko-endoskopi-CT-tomografi e kompjuterizuar-Rezonanca magnetike-Pet-skaner

TRAJTIMI1.Mukozektomi endoskopike2.Trajtim kirurgjik3.Radioterapi4.Kemoterapi

Page 21: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Mire apo keq –malinje apo beninje A është i mirë apo i keq – malinje apo beninje? – pyetje që mundon shumë njerëz

ndërsa presin për vizitë tek mjeku, rezultatin e një skanimi ose biopsie.

Trupi i njeriut përbëhet nga triliona qeliza që rriten, ndahen, duke krijuar qeliza të reja, dhe vdesin. Gjatë viteve të hershme të jetës së një njeriu, qelizat ndahen më shpejt që të lejojnë personin të rritet. Më vonë, shumica e qelizave ndahen vetëm kur lind nevoja për të zëvendësuar qelizat e vdekura ose për të riparuar të dëmtuarat.

Kanceri fillon kur qelizat rriten jashtë kontrollit. Në vend që të vdesin, qelizat e kancerit vazhdojnë të rriten dhe të formojnë reja, të cilat pushtojnë indet e tjera ose rriten brenda tyre, diçka që qelizat normale nuk e bëjnë.

Çdo qelizë ka ADN-në e saj. Në një qelizë normale, kur ADN-ja dëmtohet, qeliza ose e riparon dëmin ose vdes. Në një qelizë kanceroze, ADN-ja e dëmtuar nuk riparohet dhe qeliza nuk vdes, por ndahet dhe krijon qeliza të reja për të cilat trupi nuk ka nevojë. Këto qeliza të gjitha kanë të njëjtën ADN abnormale si qeliza e parë që i krijoi. Njerëzit mund t’a trashëgojnë ADN jo-normale. Ndonjëherë dëmtimi i ADN-së mund të ndodhë për shkaqe të jashtme a mjedisore, si për shembull pirja e duhanit apo ekspozimi i tepruar në diell.

Por gjithësesi, saktësisht, shkaktari i vërtetë i kancerit ende nuk dihet. Në shumicën e rasteve, qelizat e kancerit formojnë tumore (ënjtje). Disa lloje kanceresh, si leucemia, rrallë formojnë tumore, por qelizat e kancerit shkojnë në gjak, organe dhe inde. Ndërsa kanceri përhapet, qelizat e kancerit udhëtojnë shpesh në pjesët e tjera të trupit ku fillojnë të rriten dhe të formojnë tumore të reja. Ky proces përhapjeje është quajtur metastazë (transferim – kalim i sëmundjes nga një pjesë e trupit në tjetrën).

Page 22: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor

Pa marrë parasysh se ku mund të përhapet, kanceri merr emrin e organit ku fillon. Për shembull, kanceri i gjirit që është përhapur në mëlçi, quhet kancer metastazik i gjirit dhe jo, kancer i mëlçisë. Gjithashtu, kanceri i prostatës që është përhapur në kocka, quhet kancer metastazik i prostatës dhe jo, kancer i kockave. Lloje të ndryshme të kancerit mund të veprojnë ndryshe. Për shembull, kanceri i mushkërive dhe kanceri i lëkurës rriten me ritme të ndryshme, si dhe u përgjigjen trajtimeve të ndryshme.

Jo të gjithë tumoret janë kancerozë. Tumoret jo-kancerozë quhen beninje, sepse janë lokalë dhe nuk kanë aftësi të përhapen, por mund të shkaktojnë probleme, mund të rriten duke shtypur organet e shëndetshme dhe indet pranë. Kur krijohet në tru, tumori beninjë mund të shkatërrojë struktura të tjera të trurit, duke rezultuar në paralizë, probleme në të folur, dhe madje edhe vdekje. Por tumoret beninje nuk pushtojnë indet e tjera, nuk përhapen në pjesët e tjera të trupit, dhe mund të trajtohen duke shmangur rrezikun për jetën.

Në përgjithësi, tumoret malinje rriten shumë më shpejt se tumoret beninje, por ka edhe përjashtime. Disa tumore malinje (kanceroze) rriten shumë ngadalë, ndërsa disa tumore beninje rriten me shpejtësi. Dhe ndërsa tumoret beninje mund të përsëriten pranë vendit të tumorit fillestar – tumoret malinje përsëriten në organe të largëta, të tilla si tru, mushkëri, mëlçi, eshtra, në varësi të llojit të kancerit.

Ekzistojnë edhe analiza (skanime, biopsi) që mund të bëhen për disa lloje kanceresh në mënyrë që të diagnostikohen sa më shpejt të jetë e mundur në fazë fillestare ose para se të jenë përhapur. Në përgjithësi, sa më herët një kancer të diagnostikohet dhe trajtohet, aq më të mira janë shanset për të mbijetuar.

Page 23: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor
Page 24: Biologji kanceri forme e rebelimit qelizor