Bendi i Mirit

36
Ilina Jakimovska

description

Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

Transcript of Bendi i Mirit

Page 1: Bendi i Mirit

Ilina Jakimovska

Page 2: Bendi i Mirit
Page 3: Bendi i Mirit
Page 4: Bendi i Mirit

TË GJITHË JEMI TË BARABARTË

Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

www.sitesmeednakvi.org.mk

Page 5: Bendi i Mirit

Autor: ILInA JAkIMovSkAIlustrimet: The MIço

Page 6: Bendi i Mirit

Që kur isha i vogël doja të jem muzikant dhe të kem bandën time muzikore. Në shtëpi lëshoja muzikë me zë të lartë nga radioja, trokisja me kapakët e tenxhereve, godisja shishet dhe ëndërroja një ditë të kem instrumente muzikore të vërteta.

6

Page 7: Bendi i Mirit

Mësuesja Aleksandra që në klasë të parë vërejti se jam muzikal. Gjatë shfaqjes me rastin e fund vitit shkollor, më caktoi të këndoj një këngë. Mbrapa mjete Tina dhe Ana dy vajza të klasës, vallëzonin nën ritmin e muzikës, ndërkaq unë ndjehesha si yll i vërtetë, nën reflektor dhe në skenë të madhe.

7

Page 8: Bendi i Mirit

Miri më pyet:

- Çfarë do të thotë “yll” muzikor?

- Si janë yjet muzikore që i njeh?

- Do të doje ti ngjash ndonjërit prej tyre dhe pse?

Tina u regjistrua në shkollë të muzikës, dhe prindërit e saj i blenë piano elektrike. Shpesh e dëgjoja si luante në piano, për shkak se jetonim në ndërtesën e njëjtë, banesat i kishim pranë njëra tjetrës.

8

Page 9: Bendi i Mirit

Ajo ushtronte çdo herë në të njëjtën kohë, në orën 19, kur askush në ndërtesë nuk push-onte. Kështu ishte shkruar edhe në Rendin e shtëpisë, të ngjitur në tabelën e shpalljeve në hyrje të ndërtesës. Çdo herë fillonte në të njëjtën kohë, dhe në bazë të tingujve të pianos së saj e dinim saktë sa është ora.

9

Page 10: Bendi i Mirit

Miri më pyet:

-Vallë luan në ndonjë instrument muzikor?

- Nëse është në rregull muzikantët të ushtrojnë në shtëpi?

- Si është Rendi i shtëpisë në ndërtesën tënde ose në shtëpinë tënde?

- Përse nuk duhet të bërtasim, të hidhemi ose të bëjmë ndonjë zhur-më tjetër atje ku jetojmë?

Ndonjëherë me zhurmat e pianos përzihej një zë i kënd-shëm femëror, i cili dëgjohej nga banesa e njëjtë. Një dita nuk u durova, dhe nga ballkoni im përgjova në dre-jtim të banesës së Tinës. Ajo si përherë luante në pia-no, por afër i qëndronte një vajzë flokëkuqe e bukur, pikaloshe dhe me bishtaleca. Në dorë mbante stilolaps duke u sjellë kinse është mikrofon. Këndonte këngën, krejtësisht të njëjtë atë të cilën e këndova edhe unë gjatë shfaqjes!

10

Page 11: Bendi i Mirit

Pastaj kuptova se ajo është kushërira e saj, Marija, e cila jeton në pjesën tjetër të qytetit. Ajo dhe Tina shpesh paskan kënduar nëpër ahengjet familjare, por ju ka munguar edhe ndonjë instrument për të formuar gjithë bandën muzikore. Kisha dëshira të madhe tu bashkëngjitesha, por përveç kapakëve të mi dhe shisheve, nuk kisha asnjë gjë tjetër me çka do të mund të mbaja ritmin.

11

Page 12: Bendi i Mirit

Miri më pyet:

- Nëse e di çfarë do të thotë “zejtar - zanatçi”?

- Cilat zanate i njeh? Nëse dikush nga familja jote merret ose më herët është marrë me ndonjë zanat?

- Nëse do të kishe dashur të jesh zejtar, dhe çfarë do të kishe dashur të prodhosh?

Për fat të mirë Marijës ju kujtua gjyshe Rinisa. Ajo është fqinja e Marijës e cila jeton vetë, në shtëpi podrumi i së cilës është plot me instrumente. I ka lënë bash-këshorti i saj, i cili ka qenë zejtar - zanatçi, dhe i ka punuar me dorë, me material prej lëkure, druri dhe materiali tjetër. Ajo shpesh ankohej se askush nuk intereso-het për instrumentet, por megjithatë i vinte keq ti hidhte.

12

Page 13: Bendi i Mirit

Për ne kjo paraqiste një pasuri të vërtetë – tarabuka, bateri dhe dajre kishte sa të, të dojë zem-ra! E fshimë pluhurin që ju kishte rënë, dhe menjëherë filluam ti provojmë. Tingujt të cilët i prod-honin ishin fantastike!

13

Page 14: Bendi i Mirit

Kur dëgjoi se po formojmë bandë muzikore, gjyshe Rinisa u gëzua shumë. Aq më tepër kur kuptoi se kërkojmë dikë që do luajë në kitarë. Nipi i saj Petriti luajtka shumë bukur, por edhe ai nuk paska shoqëri të formojë bandë muzikore. Vetëm sa e përmendëm ai u paraqit në derë, me kitarën në kurriz të vendosur në këllëf special.

14

Page 15: Bendi i Mirit

Ai shpesh kthehej ta takojë gjyshen, sepse ajo është kujdesur për të kur ka qenë i vogël, njëkohësisht këtu edhe ushtronte. Fillimisht u befasua, pastaj edhe ai me gëzim pranoi të jetë pjesë e bandës tonë muzikore. Tani i kishim të gjitha instrumentet muzikore që na nevojiteshin: piano, bateri, kitarë dhe zërin e Marijës.

15

Page 16: Bendi i Mirit

Të gjithë ramë dakord të takohemi ditën tjetër saktë në ora 19, në garazhin para ndërtesës, të cilën prindërit e mi e përdornin për të mbajtur turshitë dhe për vegla auto – mekani-ke. Të gjithë erdhëm në kohë, në vendin për ku u morëm vesh, tek sheshi i lojërave para ndërtesës, përveç Marijës, e cila ishte me vonesë pothuajse dhjetë minuta.

16

Page 17: Bendi i Mirit

Kur erdhi më në fund duke iu marrë fryma dhe duke ngarë biçikletën, as që kërkoi falje, për atë që ne duhej ta prisnim. Unë nuk u ndjeva i gatshëm ta qortoja, por Tina me zë të ashpër i tha: - Herën tjetër mos u vono. Të gjithë deri në ora tetë e gjysmë duhet të jemi në shtëpi, pastaj kemi edhe detyrat e shtëpisë për të bërë. Nëse bëjmë muzikë bashkë do të duhen respektuar disa rregulla. Njëra prej tyre është – arritja në kohë. Marija e turpëruar hodhi shikimin në tokë dhe vetëm tha –Në rregull. Nuk do të përsëritet.

Miri më pyet:

- Pse është me rëndësi arritja në kohë, kur ke lënë takim me dikë?

- Vallë vonohesh në mëngjes për në shkollë? Çfarë ndodh atëherë?

- Çfarë duhet të bësh që të jesh i sigurt se nuk do të vonohesh (të çohesh më herët, të mbash me vete orë, të nisesh me kohë nga shtëpia)?

17

Page 18: Bendi i Mirit

Por pastaj u paraqit problem i ri. Pikërisht kur u bëmë gati të hymë dhe të realizojmë provën tonë të parë, një per-son i ri nga ndërtesa fqinje me shpejtësi të madhe hyri në parking dhe qëndroi pikërisht para garazhit, duke e shtyrë biçikletën të cilën Marija sapo e kishte lënë para hyrjes.

18

Page 19: Bendi i Mirit

Për fat të mirë askush nuk u lëndua, por me një pafytyrë-si të madhe kaloj pranë ne sikur nuk ekzistonim fare, duke biseduar vazhdimisht në celular. Aq shumë ishim të habitur nga veprimi i tij saqë askujt nuk i doli asnjë fjalë nga goja.

19

Page 20: Bendi i Mirit

Nuk kishim mundësi të hapim derën e garazhit që të hymë brenda, ndërsa rrota e prapme e biçikletës ishte shtrembëruar aq shumë saqë Marija iu desh në shtëpi të shkojë në këmbë.

20

Page 21: Bendi i Mirit

Ishim shumë të shqetësuar dhe të zemëru-ar. Në parking atë çast nuk ndodhej asn-jë nga personat më të moshuar i cili do të ishte dëshmitar i ngjarjes që ndodhi. Në fund gjithçka që mundëm të bëjmë ishte, vozitësit të pa ndërgjegjshëm ti lëmë një letër, të cilën e këputi Petriti nga fletorja e tij me nota muzikore. Në fletë shkruante:

E lamë nën fshirëset e xham-ave të makinës dhe shpre-suam se do ta lexonte.

Miri më pyet:

- Si ka vepruar personi i cili në mënyrë të tillë ka parkuar mak-inën?

- Vallë ndonjëherë të ka ndodhur ndonjë situatë e ngjashme, të mos mund të ecësh, kalosh nëpër tro-tuar nga makina të parkuara në mënyrë të pa ligjshme?

- Cili është veprimi më i mirë që duhet bërë në situata të këtilla? Kush duhet ti dënojë veprimet e tilla?

21

Page 22: Bendi i Mirit

Kështu në mënyrë të pa lavdishme, kaloi takimi jonë i parë. Por nuk u ç’inkurajuam. Herën tjetër mundëm të hymë në garazh, ndërsa brenda ishte shumë këndshëm për të kënduar. Filluam të formulojmë listë me këngët që i dinim të gjithë, që ti bëjmë pjesë të repertorit tonë. Kishte edhe këngë të cilat i kishim mësuar në shkollë, por edhe disa që i dinim nga kanalet e huaja muzikore. Mbi një raft i rendita instrumentet të cilat mi dhuroi gjyshe Rinisa.

22

Page 23: Bendi i Mirit

Makina e fqinjit nuk ishte në parking, kështu që menduam se ndoshta e ka lexuar mesazhin tonë dhe ka kuptuar se ka gabuar. Megjithatë, veprimin e tij të pa hijshëm dhe mungesën e shikimin derisa bisedonte të telefon mbrapa timonit, askush nuk mund ti harronte.

23

Page 24: Bendi i Mirit

Miri më pyet:

- Vallë, ndonjëherë prindërit e tu bisedojmë me celular derisa drej-tojnë makinën?

- Pse nuk është në rregull të bëhet kjo?

- Vallë të ka ndodhur, derisa e kalon rrugën në kalim për këm-bësorë, drejtuesit e makinave të mos ndalen?

- Si duhet të reagojmë gjatë situat-ave të tilla?

- Vallë duhet të ketë dënime për drejtuesit e makinave, të pa ndërg-jegjshëm?

Kaloi një kohë që nga ajo ng-jarje. Një mbrëmje derisa po bënim prova në garazh dikush trokiti në derë. Kur e hapëm derën jashtë qëndronte fqin-ji, me biçikletë. - Përshëndetje fëmijë, tha duke buzëqeshur, por si i turpëruar. - Unë quhem Sasho, jeton në ndërtesën afër ju. Erdha...erdha...t’ju kërkoj falje. Çdo herë kur ju dëgjoj si bëni muzikë, mendoj për ju dhe për atë që e bëra. Shpresoj do të pranoni këtë dhuratë në shenjë të një pendimi të vërtetë.

24

Page 25: Bendi i Mirit

Kur e hapëm derën deri në fund para ne qëndronte një biçikletë e kuqe sportive, e ngjashme me atë të Marijës, por krejtësisht e re dhe me një kordele të kuqe. - Edhe unë bleva një për vete. Kështu është më e sigurt se nuk do të parkoj diku gabi-misht. Por edhe biseda me celular është më e vështirë kur je me biçikletë, - tha, dhe të gjithë qeshëm.

25

Page 26: Bendi i Mirit

Gjithashtu na tregoj se punon në një televizion ku së shpejti do të fillojë një shou për zbulimin e talenteve të reja. Na ftoi të paraqitemi, meqë nëse ushtrojmë shumë, sigurt se do të fitojmë ndonjë nga çmimet. Këtë edhe e bëmë – performanca jonë është nesër dhe jemi shumë të shqetësuar. Nëse në televizorët tuaj shihni ndonjë grup me emrin “Pet bend”, ata jemi ne.

26

Page 27: Bendi i Mirit

Album për ngJyrosJe

27

Page 28: Bendi i Mirit

Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës,

Fletushka me vizatime “Bendi i Mirit” është pjesë e projektit arsimor Të gjithë jemi të barabartë i cili është dedikuar për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa është i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë. Fletushka me vizatime është material didaktik i cili Ju ofron qasje metodologjike për aplikim në mësimdhënie. Fletushka me vizatime është e dedikuar për nxënësit e klasëve të ulëta gjatë realizimit të përmbajtjeve mësimore nga lëndët “Njohja e mjedisit” dhe “Shoqëria”. Përmbajtjet e fletushkës me vizatime dhe metodologjia e dhënë janë në përputhje me programin mësimor të integruar me temën Të drejtat dhe përgjegjësitë në shoqëri.

28

Page 29: Bendi i Mirit

QASJA MeToDoLoGJIke GJATË APLIkIMIT TË FLeTUShkËS Me vIZATIMe “BenDI I MIRIT”

Tema: Të drejtat dhe përgjegjësitë në shoqëri. Qëllimet:-  E drejta të jetoj në ndërtesë, por edhe obligimi që të respektoj rendin shtëpiak-  Kam të drejtë të shkoj në shkollë, por edhe obligim të shkruaj detyrat e shtëpisë dhe të mësoj- Obligim që të mos i shqetësoj fqinjtë e mi duke dëgjuar muzikë me zë të lartë, trokitje, kërcim, por edhe të drejtë që yë moj më shqetësojnë- Të kujdesem për punët e miaklasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore

I (klasa e parë)

Njohja me mjedisin*Gjuha shqipe* (integ-rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm: - të dijë të respektojë më të vegjlit dhe të dijë se duhet të ndihmojë- të zhvillojë ndjenjë për tolerancë dhe besim, të zgjidh konf-liktet elementare me ndihmën e më të moshuarve- të merr pjesë në miratimin dhe implementimin e rregullave në klasë dhe në shkollë

vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Unë dhe të tjerët/ Unë me të tjerët

Shkolla ime/ Shkolla ime

Aktivitetet

Prezantimi i nxënësve: motivimi me lojë. Mësimdhënësi ju tregon se do të luajnë lojën Kape shkopin.1 Pjesa kryesoreGjuha shqipeTeknika: mësimdhënësi lexon fletushkën me vizatime me zë.2 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me vizatim. nJM: simulime, dramatizime, lojëra me role, lojëra sociale (për besim, për tolerancë)Bisedë për atë se çka ndodh nëse nuk respektohen rregullat. Bisedë për atë se çka është e drejtë, dhe çka e padrejtë në lojërat dhe aktivitetet dhe pse nuk duhet të jesh i padrejtë.Pjesa përfundimtare: teknika Mozaik3.Nxënësit e vlerësojnë orën me teknikën Semafor4.

1Loja: Kape shkopin. Mësimdhënësi paraprakisht duhet të kufizojë vendin në oborr ku do të luhet loja. Në mes të vendit të shënuar duhet të vendosen dhjetë shkopinj. Më pas, mësimdhënësi ju shpejgon lojën. Nxënësit ndahen në dy grupe, grupet merren vesh se kush do të vrapojë i pari, kush i dyti, dhe kështu deri te fëmija i fundit në grup. Në shenjën e mësimdhënësit nxënësit duhet të vrapojnë deri te shkopinjtë (vrapojnë nga një nxënës prej të dy grupeve) dhe ta marrin shkopin. Por, derisa e marrin shkopin nuk duhet të preken. Nëse preken, do të jetë pikë negative, ndërsa nëse nxënësi tjetër arrin që të merr shkopin pa e prekur nxënësin tjetër, kjo domethënë një pikë për këtë grup. Loja përfundon kur nxënësit do të arrijnë që të marrin të gjitha shkopinjtë pa u prekur. Fitues është grupi me më shumë shkopinj.

2Hapi 1. Lutni nxënësit që të ulen afër jush që të mund të shikojnë fletushkën me vizatime të cilën do ta lexoni. Krijoni atmosferë të këndshme dhe tregojuni fletushkëm me vizatime.Hapi 2. Lexoni titullin dhe tregojuni nxënësve ilustrimet. Kontrolloni se a thua njohin përmbajtjen e fletushkës me vizatime para se të lexoni tekstin.Hapi 3. Filloni me leximin e fletushkës me vizatime të nxënësve për tekstin respektiv. Gjithashtu, shpegoni atyre fjalët e panjohura me shembuj respektiv.Hapi 4. Bëni pushime derisa e lexoni dhe diskutoni për atë se çka mendojnë nxënësit se do të ndodh ose se si ata do të vepronin në situatë të ngjashme. Hapi 5. Diskutoni për atë që lexuat. Nxitni nxënësit me pyetje që të mendojnë për veprimet në fletushkën me vizatime dhe për ndodhitë të cilat janë të lidhura me temën.

3Aktivitet grupor Mozaiku. Secili grup fiton fotografi të përziera nga fletushka me vizatime. Nxënësit duhet mirë t’i shqyrtojnë dhe të përpiqen që t’i rendisin sipas radhitjes kronologjike.

4Teknika Semafor. Mësimdhënësi secilit nxënës i jep tre fletë me ngjyra të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Ngjyra e kuqe domethënë se nxënësi ka mësuar pak, ngjyra e verdhë që ka mësuar diçka dhe e gjelëbr domethënë se ka mësuar. Më pas mësimdhënësi ju parashtron pyetje, ndërsa nxënësit japin përgjigje për secilën pyetje me ngritje e fletave.

29

Page 30: Bendi i Mirit

klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore

II(klasa e dytë)

Njohja me mjedisin*Gjuha shqipe* (integ-rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm: - të respektojë shenjat e trafikut në situata reale- të njohë rregullat e sjelljes në shkollë- të kuptojën rëndësinë e fjalëve përgjegjësi dhe drejtësivërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Trafiku/ shenjat e trafikut (komunikacionit)Jeta dhe puna në shkollë/ Jeta dhe puna në shkollë

Aktivitete

hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin.Pjesa kryesoreGjuha shqipe: teknika Kuadratet. (Shtojca 1).nJSh: Mbikëqyrja dhe identifikimi i shenjave të trafikut në fotografi, slajde, maketa, filma dhe të tjera. Vizatim, modelim dhe përpunim i shenjave të trafikut prej materialeve të ndryshme.Bisedë për obligimet e tyre punuese, pse është e rëndësishme puna e tyre, si bashkëpunojnë midis tyre. Loja e roleve. Punëtoritë për përgjegjësi, drejtësi, privatësi.Pjesa përfundimtare – kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore

III (klasa e tretë)

Njohja me mjedisin*Gjuha shqipe* (integ-rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm:- të kuptojë se njerëzit të cilët jetojnë dhe punojnë së bashku hyjnë në marrëdhënie të caktuara midis tyre (dashuri, respektim, kujdes, besim, miqësi, bashkëpunim); - të kuptojnë rëndësinë e të mirëkuptimit të ndërsjelltë; vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Unë me të tjerët dhe të tjerët me mua / Unë dhe ti, ne dhe ju; Të drejtat dhe obligimet e mia

Aktivitete

hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin.Pjesa kryesoreGjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Shiritat me tregime (fjali/ dialogje)“5. Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde (Shtojca 2).nJSh: organizimi i punëtorisë me temën: “Ruaje shokun e vogël” me shfrytëzimin e tabelës T, përpunimi me pesë shtresa i definicionit miqësi. IKT – Konventa për të drejtat e fëmijëve.Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

5Тeknika: ”Shiritat me tregime (fjali)“

Hapi 1 – nxënësit punojnë individualisht ose ndahen në grupe dhe secili grup merr nga një kovertë me shirita me fjaliHapi 2 – nxënësit radhisin shiritat sipas renditjesHapi 3 – pasi që nxënësi ose grupi të radhitë shiritat, kërkoni që të lexojnë ata me zë, nëse dëshirojnë lejoni ata të përmirësojnë radhitjen lejohuni që të bëjnë atë.

30

Page 31: Bendi i Mirit

6Teknika “Ditari me shënime të dyfishta”

- Në “Ditarin me shënime të dyfishta” shënohet titulli, autori - Fletë individuale ose fletat nga fletorja ndahen vertikalisht në gjysmë- Në anën e majtë të fletës shkruhet citat nga teksti i cili i ka bërë më së shumti përshtypje nxënësit, ndërsa në anën e djathtë shënohen komentet e tyre/ japin vështrimin e tyre për citatin (porosia e autorit).

klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore

Iv (klasa e katërt)

Shoqëria*Gjuha shqipe* (integ-rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm: - të kuptojnë rëndësinë e fqinjve në jetë;- të nxiten dhe edukohen për marrëdhënie të mira fqinjësore- të respektojnë rregullat e bashkëjetesës, fqinjve dhe miqve;vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Venbanimet dhe lagjet/ Fqinjtë dhe mar-rëdhëniet fqinjësore

Aktivitete

hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin.Pjesa kryesoreGjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Poster ylli i tregimit (Shtojca 3). Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjego-hen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde.Shoqëria: përshkrimi i fqinjësisë (ushtrim me të shprehur gojor); leximi i bonton-it – ekstrakte për sjelljen e mirë të fqinjve së bashku me aplikimin praktik të tyre dhe tregimi i nxënësve për situata reale ata janë sjellur mirë/ jo mirë ndaj fqinjve. Zhvillimi i diskutimit lidhur me pyetjet: A thua vallë nga sjellja e tillë dikush ka qenë këndshëm i habitur ose i ofenduar, si janë ndje atëherë, çka kanë bërë për të përmirësuar situatën ose çfarë ka qenë përfitimi nga sjellja e mirë.Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor DDM (Shtojca 4).

klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore

v(klasa e pestë)

Shoqëria*Gjuha shqipe* (integ-rimi midis lëndëve dhe përmbajtjeve)

Qëllimi i përgjithshëm: Të respektojnë rregullat e miratuara në mjedisvërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor

Personaliteti në grup dhe në shoqëri / Rregullat e sjelljes në mjedis dhe përmbushja e obligi-meve

Aktivitete

hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin.Pjesa kryesoreGjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Ditari me shënime të dyfishta“.6Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde.Shoqëria: punëtoria për përpunimin e parrollave për sjellje të mirë në mjedisin shoqëror (Shembull, Ruaj higjienën në klasë dhe ruaj inventarin, Ec në shkollë në kohë, Bëhu mik i besueshëm dhe shok i mirë, Mos hudh mbeturina, mos i shkul drujtëm ruajë gjelbërimin, Ndihmoju pleqve dhe njerëzve të sëmurë, Mos ofendo askënd, Sillu ashtu siç dëshiron të sillen të tjerët me ty dhe ngjashëm). Të njëjtat të vendosen në vend të dukshëm në shkollë dhe oborrin shkollor.Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor DDM.

31

Page 32: Bendi i Mirit

ShToJCAT

Shtojca 1. kuadratet

vizatim ndjenja

Tinguj Lidhja me jetën

Shtojca 2. Fjalor në katër kënde

Fjalë e re Përshkruaj fjalinë në të cilën ndodhet fjala e re

Aplikoje fjalën e re në fjali tjetër Ilustrimi i fjalës

32

Page 33: Bendi i Mirit

Shtojca 3. Poster ylli në tregimin “Bendi i Mirit”

Cila ishte pjesa tuaj e preferuar/ e papreferuar prej tregimit?

Personazhi kryesor në tregim:ku po zhvillohet tregimi?

çka mësova me rëndësi nga tregimi? A thua kishte problem? Cili ishte problem? Si u zgjidh?

Shtojca 4.Shtojcë për vlerësimin e orës: Teknika DDM

Di (çka mendoj se di?)

Dëshiroj të dij (çka dëshiroj të dij?)

Mësoj (çka mësova?)

33

Page 34: Bendi i Mirit

Botues: oXo Ilindenska 43/10 Shkuptel: 02 3222303www.oxo.org.mke-mail: [email protected]

në lidhje me botuesin: Pece Taleski

Autor i tekstit: Ilina Jakimovska

Ilustrimet: The Miço

Autor i pjesës metodologjike: Snezhana Mirasçieva

Përktheu dhe lekturoi tekstin: vjosa Taipi

Përktheu pjesën metodologjike: Ismail krifca

Recensues: vesna horvatoviq

Redaktor:Ana Deskova

Përpunimi teknik: katerina nikolovska

Mbështetur nga:

Të gjitha të drejtat në lidhje me botimin e këtij libri me ilustrime i takojnë © ОХО 2014

CIP - Katalogizimi në publikim Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit",Shkup

821.163.3-93-34(084.11)

316.62(084.11)

JAKIMOVSKA, IlinaBendi i mirit / autor Ilina Jakimovska ; ilustrimet The Miço ;

[autor i pjesës metodologjike Snezhana Mirasçieva ; përktheu tekstin Vjosa Taipi ; përktheu pjesën metodologjike Ismail Krifca]. - Shkup :

OHO, 2014. - 33 faqe. : ilustrime ; 21 cm

Publikimi është pjesë e projektit: " Të gjithë jemi të barabartë"

ISBN 978-608-4645-31-3

1. Mirasçieva, Snezhana [autor]a) Kultura shoqërore - Libra me ilustrime

COBISS.MK-ID 96417802

Page 35: Bendi i Mirit

“BenDI I MIRIT” Autor: Ilina JakimovskaIlustrimet: The Miço

“koMeTA MAGJIke“Autor: nikolina Andova ShopovaIlustrimet: katerina nikolovska

“PoRTIeRI RIQI”Autor: Aleksandar ProkopievIlustrimet: Marjan Dimiq

“PËRRALLA PËR oTon, oTon Dhe oTon”Autor: Bistra GeorgievaIlustrimet: Monika karretero

“MIRI nUk I kReve oBLIGIMeT?”Autor: Biljana Petrevska MalinovaIlustrimet: The Miço

Libra tjera me ilustrime pjesë e projektit:

Page 36: Bendi i Mirit