Behram Ismaku

1014
1 FJALOR I DITÊS vend hyrjes Hartimit të këtij fjalori fjalësh e termash të ditës i hyra enkas për bashkatdhetarët tanë që gjendën në mërgatë. Ishte shtator i vitit 1992 kur puna me nxënës ishte i vetmi ngushllim për mësuesin. Ditët e para të kurbetit, ditë ogurzeza sa që vështirë mund të përshkruhen me fjalë. Ne larg shkollës shqipe, larg atdheut. Atëbotë, Kosova gjendej në vorbullën e luftës kundër barbarëve serbosllavë të viteve ‘90 sidomos në fund të milenjumit. Masmediat pasuruan edhe më fjalorin tonë me shumë terma e nocione me prejardhje të huaj: Lajmet në radio dhe tv, shtyp, shkrime publicistike, gazeta e revista letrare , internet e gjetiu. Nevoja ndihet përherë ndër mërgimtarë, për fjalor të këtillë, krahas punës edukative dhe arsimore në gjuhën amtare. Fjalori shpjegues për disa nocione, jo për të gjitha që ndihmon nxënësit, lexuesit të njihen më përafër me prejardhjen ( etimologjinë ) e vërtetë të

description

Fjalori

Transcript of Behram Ismaku

Page 1: Behram Ismaku

1

FJALOR I DITÊS Në vend të hyrjes Hartimit të këtij fjalori fjalësh e termash të ditës i hyra enkas për bashkatdhetarët tanë që gjendën në mërgatë. Ishte shtator i vitit 1992 kur puna me nxënës ishte i vetmi ngushllim për mësuesin. Ditët e para të kurbetit, ditë ogurzeza sa që vështirë mund të përshkruhen me fjalë. Ne larg shkollës shqipe, larg atdheut. Atëbotë, Kosova gjendej në vorbullën e luftës kundër barbarëve serbosllavë të viteve ‘90 sidomos në fund të milenjumit. Masmediat pasuruan edhe më fjalorin tonë me shumë terma e nocione me prejardhje të huaj: Lajmet në radio dhe tv, shtyp, shkrime publicistike, gazeta e revista letrare , internet e gjetiu. Nevoja ndihet përherë ndër mërgimtarë, për fjalor të këtillë, krahas punës edukative dhe arsimore në gjuhën amtare. Fjalori shpjegues për disa nocione, jo për të gjitha që ndihmon nxënësit, lexuesit të njihen më përafër me prejardhjen ( etimologjinë ) e vërtetë të

Page 2: Behram Ismaku

2

termave në përdorim. Për hartimin e këtij fjalori është përdorur një literaturë bukur e madhe. Lexues dhe shkrues të nderuar, fjalori është një det tepër i madh shprehjesh e nocionesh. Sa më shumë që t’i njohim këto, aq më mirë do t’i kuptojmë dhe analizojmë vetë veprat letrare, shkencore e gazetareske. Mund të shprehemi dhe të komunikojmë më mirë, shkruajmë më me lehtësi, por pa harruar dot se shqipja ka një fjalor të madh e shumë të pasur. Ne nuk jemi puristë, as nuk e pranojmë purizmin, e dimë se nuk ka gjuhë që nuk huazon, nuk ka ndonjë gjuhë të pastër në tërësi. Por, përherë si të parë duhet ta kemi fjalën me burim iliroshqiptar Sa komunikues dhe sa shkrues, reporterë, publicistë, kritikë e kush tjetër, në vend që të kursehen me këso termash e nocionesh, sikur garojnë në përdorimin e tyre, sikur duan ta ngrisin gjuhën në një shkallë më lartë midis gjuhëve të huaja. “Quo vadis intelektual”? bëhet pyetja, cilit fjalor po i kontribuojmë? Dukuri, kjo që më shumë varfëron se sa pasuron fjalorin tonë. Ç’ farë arsyetimi ! Të tilla shprehje e nocione ( inkorporohen përgjithësisht në gjuhët indoeurpiane ) duke filluar nga vendet me ekonomi standarde, krijimtari më të hershme dhe

Page 3: Behram Ismaku

3

më të zhvilluar letrare, filozofike, shkencore etj. Gjuha e sotme shqipe fjalorin e vet të pasur, ka nevojë ta ngritë e ta rritë përherë e më shumë, nga bijtë e vet letrarë, gjuhëtarë dhe shkecëtarë, drejt shqipës standarde. Kjo si çdo gjuhë tjetër pëson evolucion, formohet, ngrihet, rritet shkallë-shkallë krahas zhvillimit të tërësishëm të shoqërisë njerëzore, bashkë me zhvillimin ekonomik, kulturor, artistik e shkencor të vendit. Fjalori përherë pasurohet me fjalë të reja, pëson ndryshime me fjalë të cilat krehen, rregullohen e lëmohen duke iu nënshtruar disa parimeve gjuhësore si : parimit historik, morfologjik, fonetik dhe parimeve leksikore . Çdo kritikë, sugjerim i drejtë a korrigjim i gabimeve të mundshme lidhur me fjalorin do të jetë i mirëpritur nga autori. Behram Ismaku. 2001 01 01

. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç. ç

Page 4: Behram Ismaku

4

A trand fusha kur a rrxue bajlozi Me’i herë trimi shpatën ma ka nxjerrë“Gjergj Elez Alia A . ( a. a) lat. ad acta - në akte, në arkiv; hedh diçka si të parëndësishme. Abaci / a it. abbazia - manastir katolik me një abat në krye, treva ku shtrihet pushteti i abatit. Abandon /i fr. abandon - braktisje, lënje, lënje pas dore. Abanoz /i turq. abanoz - bimë e vendeve tropikale përdoret për mobilje e sende luksi. Abasidë /t dinastia e kalifëve arab 750-1517 me seli në Bagdad. Abazi /a lat. abasia - paaftësi për të ecur. Abat /i abateshë it. abatio - kryemurg dhe kryemurgeshë në një abaci; titull kishtar në Francë. Abak /u lat. abacus - arkit. pllakë katrore e stilit dorik. 2. një lloj numratoreje që e kanë përdorur grekët dhe romakët. Abalienacion /i lat. abalienatio - drejt. tjetërsim. 2. mjek . çrregullim psikik. Abazhur /i fr. abatjour - mbulesë qelqi, metali, plastmase etj. për ta mbledhur dritën e llambës elektrike në një drejtim dhe për të mbrojtur sytë nga drita e fortë.

Page 5: Behram Ismaku

5

Abdikim /i lat. abdicatio - heqje dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror (abdikim i detyruar). Abdikoj lat. abdicare - heq dorë nga froni. Abdomen /i lat. abdomen - anat. bark. Abdominal /e lat. abdominalis - barkore. Abduksion /i lat. abduktio - largim; mjek. largim, menjanim i gjymtyrës nga vija e mesme e trupit. Abej /i turq. abey - vëllai i madh. Aberracion /i lat. aberratio - menjanim, shmangie. 1. fiz. shpërndarja e rrezeve të dritës. 2. mjek. shmangie nga norma, nga gjendja e zakonshme. 3. biol. shmangie nga forma tipike. Abioenergji /a lat. abioenergia - mungesë e ushqimit. Abiofiziologji /a lat. abiophysiologia - biol. studim i proceseve inorganike në organizmat e gjallë. Abiogjenezë /a lat. abiogenesis - prejardhje; biol. origjina e lëndës së gjallë nga një lëndë pa jetë, krijimi i jetës nga materja pa jetë, vetëlindje. Abiologji /a lat. abiologia - biol. shkenca mbi natyrën e vdekur, anorganike. Abiostatik /a lat. abiostatica - shkenca mbi trupat pa jetë. Abiotik /e lat. abioticus - i pajetë, i paaftë për jetë. Abiotrofi /a lat. abiosis - humbje e aftësisë për të jetuar, gjendje pa jetë (abiozë).

Page 6: Behram Ismaku

6

Abis /i nlat. abis - humnerë, humnerë detare, oqeanike, abisal ose humneror, peshq të thellësive të mëdha, gropë humnerore. Ablacion /i lat. ablatio - heqje, largim; mjek. prerje, heqje, amputim. Ablativ /i lat. ablativua - gram. rasa rrjedhore. Abnegacion /i nlat. abnegatio - vetëmohim, punë plot vetëmohim, vetëmohim i lartë, luftoi me vetëmohim. Abondancë /a fr. abondance - bollëk, begati, shumicë; mirëqenje Abonent /i gjerm. abonnent, fr. abonner - pajtim, pajtoj; biltëpajtimi, blej një send me këste, një tel. mobil me kredi ( me abonent -pajtim me parapagim # kund. pa abonent - pa pajtim, pa parapagim, me të holla të gaçme ) pajtimtarët e shërbimit telefonik. Abonim /i abonohem fr. abonner – pajtim, pajtoj, pajtohem. Abort /i lat. abortus - mjek. bëri një dështim, ndërprerja, prishja e barrës, dështim, ajo dështoi, ajo nuk do të lind më, kështuqë e abortoi fëmijën e fundit. Abordazh /i fr. abordage - ndeshje e papritur e dy anijeve; sulm në anijen e armikut duke iu afruar.

Page 7: Behram Ismaku

7

Aborigjen /e nlat. aborigines - nga fillimi, përdoret për një popullsi vendëse, rënjësit ose anasit e australisë, romak etj. Abrakadabra lat. abracadabra - shenjë, fjalë pakuptim, formulë magjike në 11 rreshta në trajtë trekëndëshi, marrëzi; absurditet që përdorin fallëtoret për përfitime të veta duke ta sjellur një hajmali rreth qafës. 2. shprehjet “ hokus pokus / çiribu çiriba “ që tani përdoren diku, vetëm kur bëjmë shaka. Abrashe /ja turq. abras - prekë, pikël e murrme a e zezë në fytyrë të një femre. Abrazion /i lat. abrasio - gjeol. gërryerje; mjek. menjanimi i indit të sëmurë me anë të gërryerjes. Abreviaturë /a lat. brevis - i shkurtër, shkurtesë. Abrogim /i lat. abrogatio - drejt. shfuqizim i një ligji, shfuqizoj një vendim, një nen, një traktat. Abces /i lat. abscessus - mjek. i thatë, lungë, çiban. Absida /t lat. absida - emër i përbashkët për afelin, pika më e largët nga Dielli e orbitës së një planeti dhe perihelin skaji i kundërt i afelit. Absint /i fr. absinthe - pije alkoolike me erë pelini, vermut. Abshisë /a lat. abscissa - i prerë. 2. mat. njëra nga

Page 8: Behram Ismaku

8

koordinata që shërben për të përcaktuar vendin e një pike në një plan. Absolut /e lat. absolutus - hist. e padiskutueshme, e prerë, e pandryshueshme, e pakushtëzuar, e pakufizuar në sundim, në udhëheqje të një sistemi a të një njeriu, e plotë, e përkryer, sistem në të cilin pushteti i takon një njeriu, një perandori, një mbreti a një princi. 2. autokraci për sunduesin që pret e qep vetë, popullorçe një autokraci dikur kishte burri në familjen e vet. # kund. relative lat. s’ka gjë të përkryer. Absolutizëm /mi fr. absolutisme - lat. sistem sundimi absolut. 2. muz. kur dikush ka aftësi të dallojë me saktësi tingujt, veçan njëri-tjetrit, për te thuhet se ka vesh absolut e shumë kuptime tjera. “E bukura absolute” është vlera parësore, burimi prej nga merrnin vlerën e tyre të gjitha dukuritë estetike, në lëmin e arteve ky koncept lidhej me bukuri të dukshme të sendeve, objektive, përsosurinë e veprave artistike, jo rrallë të skajshme, në disa raste lidhej edhe me idealin e bukurisë absolute, pavarësisht nga realizimet konkrete të tij.

Page 9: Behram Ismaku

9

Absolvent /i lat. absolvens - jap fund, përfundoj; student i cili ka vërtetuar të gjithë semestrat e paraparë me planin mësimor, ende nuk ka dhënë prvimin përfundimtar, diplomën. Absolvoj lat. absolvere - përfundoj shkollimin universitar. Absorbim /i lat. absorbere - thith. 1. fiz. thithje, përthithje. Përthith dritën, ngjyrat, nxehtësinë, lëndë përthithëse, gazet e përthithura. 2. fig. okupim i tërësishëm me punë, mendime, e bëj timen (përvetoj) etj. Absorboj lat. absorbere - thith. 2. fig. okupoj me punë, me mendime, ka përthithur, ka përvetuar. Absorbent /i lat. absorbenens - kim. mjet përthithës. Abstenim /i lat. abstinere - shmangie, nuk i përmbahem; mospjesëmarrje në votim, qëndrim as po as jo gjatë votimit. Abstenoj lat. abstinere - nuk marrë pjesë në punë, shmagem. Abstinencë /a lat. abstinentia - të përmbajtur, përkore. Abstrakt /e lat. abstrakus - i shkëputur, tepër teorik e i papërcaktuar, i shkëputur nga realiteti, sendi , diç e menduar thellë dhe e ndarë nga materja, një hipotezë. # kund. konkret.

Page 10: Behram Ismaku

10

Abstraktoj lat. abstrahere - shkëpus; libr. veçoj me anë të të menduarit dhe përgjithësoj tiparet e lidhjet e ndryshme të sendeve e të dukurive, bëj abstraksion. Abstraksion /i lat. abstraction - shkëputje; jam i shkëputur nga ajo që është konkrete, shkëputem. Abstraktsionistët lat. abstrakus - thonë se arti ( pikturë e skulpturë ) nuk ka për detyrë të pasqyrojë jetën, por duhet të shprehë ndjenjat instiktive që gjoja flejnë në vetëdijen e artistit, Frojdizmi. 2. let. ai shkel rregulla gramatikore dhe letrare, pa figura, pa karaktere me ide të shkëputura dhe stil të errët, ata heqin dorë nga paraqitja e jetës reale duke krijuar vepra me kombinim ngjyrash, vijash e formash abstrakte si gjëra më vete, të shkëputura fare nga përmbajtja. Absurd /e lat. absurdus - i pakuptim; libr. që është në kundërshtim me arsyen e shëndosh e me logjikën, që është pa kuptim, jashtë mendjes. Absurditet /i lat. absurditas - ide absurde, marrëzi ajo që shkel haptazi rregullat e të menduarit logjik. 2. let. situata e personazhe absurde hasen në shumë gjini të letërsisë, ato shërbejnë tërthorazi për të vënë në pah normalitetin e gjërave, apo për të nënvizuar ndonjë ide. 3. këtë e hasim në sferën e komikës dhe te groteska Kamyja p.sh. te Miti i

Page 11: Behram Ismaku

11

Sizifit tregon ekzistencën absurde të jetës, mbi këtë bazë ka lindur edhe teatri i absurdit, ku luhen dramat e Beketit, Joneskos etj. apo kur situata e pazakontë merret si normale, që e sajon vetë autori përmes situatave të pazakonta e fantastike. Kadareja e bën të jetojë heroin e mitologjisë Prometeun dhjetëmijë vjet, deri në kohët moderne, duke thyer kështu të gjitha ligjet e jetës. Abuli /a lat. abulia - vullnet, dëshirë. 1. psik. mjek. humbje, mungesë e theksuar e vullnetit, pavendosmëri. Abuzim /i lat. abusivus - shpërdorim, shpërdorim i detyrës, lufta kundër shpërdorimeve. 2. përdorimi jashtë mase i pijeve a i barnave, teprim në të ngrënë, përdorim i tepruar i diçkaje. Abuzues /e lat. abusivus - shpërdorues, shpërdorim, , ka shpërdoruar detyrën , autoritetin, pozitën lufta kundër shpërdorimeve. 2. teproj, teprim, teprohet, e ka tepruar në të pirë me alkoole, teprime kundër shëndetit 3. abuziv, abuzive zëvendësohet sipas rastit me mbiemrin i paligjshëm, i tepruar si p.sh. veprime të paligjshme, përdorim i tepruar diçkaje etj. Acetat /i lat. acetum - uthull; kimi kripa e thartorit uthullor. Acetik /e lat. aceticus - uthullor, që ka të bëjë

Page 12: Behram Ismaku

12

thartorin uthullor. Acetilen /i lat. acetylenum - uthull; kim. gaz pa ngjyrë i përbërë nga karboni e hidrogjeni C2H2 që përdoret për ngjitje për ndriçim etj. Acetisal /i lat. shih aspirinë. Acetometër /ri lat. fr. acetometre - aparat për të matur thartinën e uthullës. Aceton /i lat. acetonum - uthull, kim. lëng i pangjyrë, i avullueshëm me erë të fortë që përdoret për prodhimin e lëndës shpërthyese, të mëndafshit artificial dhe si tretës për ngjitjet. Acetonemi /a lat. acetonaemia - uthull në gjak; mjek. prania e trupave acetonikë në gjak, sidomos te sëmundja e sheqerit. Acetonuri /a lat. acetonuri - mjek. prania e trupave acetonikë në urinë, sidomos te sëmundja e sheqerit. Acid /i lat. acidum - kim. thartor. Acidifikoj lat. acidificare - thartoj. Acidmetër /ri fr. acimetre - matës i aciditetit. Acidofil /e lat. acidophilus - acidedashës. Acidoj nlat. acidere - kthej në acid, thartoj. Acidozë /a lat. acidosis - mjek. tepricë acidesh në gjak dhe në indet e organizmit. Aciduri /a lat. aciduria - mjek. prani e acideve në urinë. Acitemi /a lat. acytemia - mjek. pakësim i numrit të

Page 13: Behram Ismaku

13

rruazave të gjakut. Ad acta lat. në akte, në arkiv, hedh diç si të parëndësishme. Adaktili /a lat. adactylia - gisht; mjek. mungesë e gishtave të duarve ose të këmbëve. Adaptim /i lat. adaptare - përshtatje, përshtat; përshtatën klubin për sallë shfaqjesh; përshtatur për fëmijë, në kodin e drejtës familjare u zëvendësua me fjalën shqipe birësoj, bëj birësimin e një fëmije, bijësoj një vajzë, vajzë e bijësuar ose mb. i adoptuar, adoptoj (adaptoj), adoptive i e birësuar. Adash /i turq. adas - emnak, njëemërsh, ai që ka të njëjtin emër me ty. Ad hoc lat. për këtë rast, me qëllim të caktuar. Adinami /a lat. gr. adynamia - mjek. i pafuqishëm, i paaftësi (adinamik). Ad literam lat. ad literam - fjalë për fjalë, tekstualisht. Administratë /a lat administratum - qeverisje, mbarështim. 1. sistem i organeve shtetërore krahas asaj ligjvënëse e gjygjësore. 2. njësi organizative e një sektori të ekonomisë të kulturës. 3. tërësia e punonjësve që veprojnë në aparatin ose në një organizatë punuese, administrimi, drejtimi, udhëheqja.

Page 14: Behram Ismaku

14

Administroj lat. administrare - drejtoj, qeveris, udhëheq, kryej detyrën e administratorit. Adekuat /e lat. adeaquatus - i barazuar, i krahasuar, i përshtatshëm, përkatës. Adenit /i lat. adenitis - mjek. gjëndër; pezmatim i gjëndrave limfatike. Adenoid /i lat. adenoideus - gjëndërngjashëm. Adenologji /a lat. adenologia - shkenca që studion gjëndrat. Adenomë /a lat. adenoma - ënjtje; mjek. tumor në gjëndra. Adenopati /a lat. adenopathia - mjek. sëmundje e gjëndrave limfatike. Adenosklerozë /a lat. adeoscelerosis - mjek. ngurtësi patologjike e gjëndrave limfatike. Aderent /e lat. adhaerens - i ngjitur, i bashkuar. Aderim /i lat. adhaerare - të bashkuarit me një pikëpamje ose me një lëvizje politike, shkencore, të bërët anëtar i një organizate ose një shoqate. Aderoj lat. qëndroj besnik, mbahem, bashkohem me një pikëpamje të një shoqate a institucioni shkencor, politik etj. Adesiv /i lat. adessivus - të qenët i pranishëm, aty; gjuh. në gjuhët ugrofine, rast që tregon se diçka gjendet afër dikujt ose ndonjë sendi. Adet /i turq. adet - zakon.

Page 15: Behram Ismaku

15

Adeziv /e, adezion lat. adhaesivus - mjek. ngjitës, bashkues, bashkim, ngjitje. Adio it. adio - lamtumirë! fjalë që përdoret kur të ndahemi për një kohë më të gjatë p. sh. lamtumirë e mirë mbetshi! Ose mirupafshim shokë të dashur! përdoret kur ndahemi për një kohë të shkurtër. Adjektiv /i lat. adjektivum - gram. mbiemër. Adjutant /i lat. adjutans - ndihmës; usht oficer ndihmës, oficer i caktuar pranë një komandanti ose pranë një shtabi për të kryer detyra ndihmëse. Adjunturë /a nlat. adjutantura - usht. detyrë, zyrë e adjutantëve. Adlerizëm /mi ( Alfred Adler1870-1937 ) doktrinë e psikologut austriak “Psikologjia individuale.” Admiral /i neolat. admiralis - komandant. Admiraliat /i lat. admiralis - komandant i detit; usht. komanda e përgjithshme e marinës. Admirativ /i lat. admirativus - gram. mënyra habitore. Admirim /i lat. admiror - mahnitem, çuditem, mbetem gojëhapur. Admiroj / admirues lat. admiror - mahnitem, çuditem, kam admirim për dikë ose për diçka, admirues i letërsisë, admirues i muzikës. Adneksit /i lat. adneksitis - bashkoj; mjek. pezmatim i adnekseve (shtojcave) të mitrës.

Page 16: Behram Ismaku

16

Adnominal /e lat. adnomen - gjuh. pranemëror. Adoloshencë /a lat. adolescentia - rini, djalëri, vashëri, vajzëri që i përket moshës nga pubertiteti deri në moshën e pjekurisë. Adonis /i gr. Adonis - mitologjinë e lashtë greke djalosh i bukur, bukurosh, kanakar i Afroditës, simbol i bukurisë dhe i pranverës. Adoptim /i lat. adoptare - drejt. birësimi, të bërët bir a bijë në shpiert, e një fëmije të marrë, fëmije pa prindër. 2. përqafoj, pranoj, ndjek një modë. Adrenalinë /a lat. adrenalinum - mjek. hormon i palcës së gjëndrave mbiveshkore. Adresar /i fr. adresse - libër adresash. Adresë /a fr. adresse - shënim mbi një zarfë a dërgesë që tregon emrin, vendin, nr. e rrugës të marrësit. Adsorbim /i fr. adsorber - ndajthithje. Adular /i lat. Mons Adula - emri i masivit në Alpe. 2. lloj minerali zbukurues. Adveksion /i lat. advectio - të shpënët, lëvizje horizontale e masës së ajrit, që përcillet me ndërrimin e temperaturës, të lagështisë etj. Advent /i lat. adventus - ardhje, arritje e sërishme e Krishtit katër javët e fundit para krishtlindjeve. Adverb /i lat. adverbium - gram. ndajfolje. Adversativ /e lat. gram. kundërshtore, lidhëz

Page 17: Behram Ismaku

17

adversative. Aed /i gr. aoidikos - poet endacak, si vetë Homeri që quhej aed gjenial, ata që recitonin poema të ndryshme mbi trimëritë e heronjve, thurnin vargje, dinin shumë gojëdhëna dhe u shtonin atyre shumë epizode të reja për t’i ruajtur, mbajtur gjallë traditat shekullore të popullit. 2. këngëtar, poet, sidomos i këngëve popullore të trimërisë te grekët e vjetër Aedi- ët homeri thuhet ka qenë aed gjenial, do të thotë, një poet, recitues, këngëtar i poemave të ndryshme, gojëdhanave të traditave e trimërive të popullit, heronjve e luftëtarëve… Aerenkimë /a lat. aerenchyma - bot. ind. ajërmbajtës. Aero gr. aero - ajror, i ajrit. Aeroautomobil lat. gr. aer-mobilis - automobil që edhe fluturon. Aerobik /e gr. aer bios - biol. mikroorganizma që nuk mund të jetojnë pa oksigjen të lirë. Aerodinamikë /a gr. aer-dinamikos - ajër i fuqishëm. 2. fiz. që studion ligjet e lëvizjes së ajrit e të gazeve të tjera, si dhe veprimin e tyre mbi trupat e ngurtë që lëvizin nëpër to. Aerodrom /i gr. aer-dromos - pistë vrapimi, vrapore; fushë aeroplanësh. Aerofagji /a lat. aerophagia - mjek. gëlltitje e ajrit,

Page 18: Behram Ismaku

18

sëmundje. Aerofite /t lat. aërophytus - bimë që rriten krejtësisht në ajër. # kund. gjeofitet. Aerofobi /a lat. aërophobia - frikë nga ajri. Aerofor /i lat. aërophorus - ajërmbajtës. Aerofotogrametri /a gr. aerphotosgramma - foto. nga aeroplani, për hartim planesh, harta topografike. Aerograf /i gr. aer grapho - përshkrim i ajrit. Aerogjen /i gr. aer genesis - zanafillë, që vjen nga ajri, që formohet me anë të ajrit. Aeroklub /i gr. klub, shoqatë për përparimin dhe popullarizimin e aviacionit civil. Aerolit /i gr. aer lithos - gur; astr. meteorit. Aerologji /a gr. aer logos - degë e meteorologjisë që merret me studimin e atmosferës. Aeromekanikë /a gr. aer mechanike - vegël makinë; fiz. degë që studion ligjet e lëvizjes dhe të ekuilibrit të trupave të gaztë. Aerometër /ri gr. aer metron - aparat për të matur dendësinë e trupave të gaztë. Aeromontator /i gr. it. aer montatore - punëtor që monton konstruksione aeroplanësh. Aeronaut /i gr. aer nautes - lundrues detar, ai që drejton një aerostat ose që fluturon me te. Aeropati /a lat. aëropathia - mjek. sëmundje nga

Page 19: Behram Ismaku

19

ndryshimi i shtypjes atmosferike. Aeroplan /i fr. aeroplane - mjet fluturues më i rëndë se ajri, avion. Aeroport /i fr. aeroport - aeroport i madh për nisje dhe pritje të aeroplanëve me udhëtarë ose mall, drejtim i fluturimeve. Aeroskop /i gr. aer skopeo - aparat për të matur sasinë e pluhurit në ajër. Aerosol /i fr. aerosol - mjet për pastrimin e ajrit. Aerostat /i fr. aerostat - av. mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz më të lehtë se ajri, që ngrihet e qëndron për një kohë të gjatë lart në hapësirë. Aerostatikë /a fr. aerostatique - fiz. shkenca mbi ekuilibrin e gazrave, sidomos të ajrit. Aerotaksi /a fr. aerotaxi - aeroplan për udhëtime të shkurtëra. Aeroterapi /a lat. aertherapia - mjek. kurim, mjekim me ajër. Aerotropizëm /mi gr. aer tropos - bot. lëvizja e bimës në drejtim të ajrit. Afagji /a lat. aphagia - mosgëlltitje, mjek. pamundësi për gëlltitje. Afaki /a lat. aphacia - thjerrëz; mjek. mungesë e thjerrëzës së syrit. Afarist /i it. affarista - spekulues, tregtar,

Page 20: Behram Ismaku

20

spekulator, sipërmarrës i madh, biznesmen privat që me mjete e mënyra të ndryshme përpiqet të nxjerrë sa më shumë fitime. Afazi /a lat. aphasia - të folurit; mjek. humbje e plotë ose e pjesshme e të folurit. Afebril /e lat. afebrilis - mjek. pa ethe. Afeksion /i lat. affectio - ndjenjë, ndikim, gjendje emotive, dashuri, dashamirësi, zemërngrohtësi nëne, dhemshuri; e luajti me me ndjenjë sonatën, e priti me shumë ngrohtësi. 2. mjek. gjendje jonormale trupore, mendore, sëmundje, vuajtje. Afekt /i lat. affectus - pasion i fortë emocion, ngashërim. Afektim /i lat. affectatio - sjellje, veprim jo i natyrshëm, i shtirur, të shtirët, shtirësi, llastim, spitullim. Afektues /e lat. emocionues, prekës, mallëngjyes, ngashëryes. Afektoj lat. affectare - shtirem, sillem jonatyrshëm. Afel /i gr. aphelios - diell; pikë në të cilën planeti në rrugën e vet eliptike gjendet më së largu nga dielli. Afelor /e gr. apheilos - që ka të bëjë me afelin, i afelit. Aferent /e lat. afferens - sjell, bie. 2. qendërsjellës, qendërafrues, qendërsynues, centripet, centripetal.

Page 21: Behram Ismaku

21

Aferë /a fr. affaire - punë e pahijeshme, e ndyrë, skandal. Aferist /e fr. ai që bën afera, është ngatërruar në ndonjë aferë. Aferezë /a gr. aphairesis - shuarje, zhdukje; një liri poetike që formohet kur hiqet një tingull ose një rrokje në fillim fjalës, kjo i shërben poetit për nevojat metrike të vargut, duke pakësuar një rrokje si p.sh. Naimi shkruan tek ” Bagëti eBujqësi “ Nat’atje ’shtë tjatër natë dhe dita tjatër ditë; rënja e tingullit ose e rrokjes në fillim të fjalës p.sh. Brahim <Ibrahim. Aferim! turq. aferim - të lumtë! Afinitet /i lat. affinitas - afri, kim. fuqi që bashkon, tubon në molekulë atomet e elementeve të ndryshme, afri kimike, afri gjuhësh, afri shpirtërore, afri llojesh. 2. gjuh. lidhje e afërt që buron nga prejardhja e përbashkët, afri, përputhje të ndërsjella mendimesh, ndjenjash. 3. mjek. prirje e veçantë për diçka, për t’u bashkuar me diç. 4. fig. simpati ndaj afrisë. Afirmativ /e lat. affirmativus - pohues, pohor, përgjigje pohuese, në mënyrë pohuese, fjali pohore, pjesëz pohore. Afirmim /i lat. pohim, vërtetim , pohoj drejtësinë.

Page 22: Behram Ismaku

22

Afirmuar /i, e lat. shkrimtar i mirënjohur, në zë... Afirmoj lat. affirmare - pohoj, vërtetoj, e bëj të njohur. Afishe /ja fr. affiche - fletë ku shkruhet njoftimi për një shfaqje, për një film, për një ndeshje sportive etj. e cila ngjitet në një vend të dukshëm. Afishoj fr. affiche - vë, ngjit një afishe, një lajmërim, një shpallje në një vend të dukshëm. Afoni /a lat. aphonia - pa zë, pa tingull; mjek. humbja e zërit. Aforist /i gr. aphoristikos - ai që shkruan aforizma. Aforizëm /mi gr. aphorismos - përkufizim, përcaktim, një gjykim ose një mendim i mprehtë, i shprehur shkurt, me fjalë të zgjedhura e kuptimplote; thënje e shkurtër që përmban një mësim të nxjerrë nga jeta: “Kush punon gëzon“ fj. urtë pop. Trupi shëndoshet me të punuar Mendja ndritohet me të mësuar N.Frashëri Afresk /u it. affresco - art. pikturë në mur që ekzekutohet mbi një suvanë që është ende e freskët. Afrikat /e lat. affricata - fërkoj; gjuh. bashkëtingëllore që nis të shqiptohet si shpërthyese dhe mbaron si bashkëtingëllore fërkimore. Afrodiziakë /t lat. aphrodisiaca - mjek. barna që

Page 23: Behram Ismaku

23

rrisin ndjenjat seksuale. Aftë /a lat. aphthae - ndizem, marrë flakë; fshikëz me lëng të bardhë a plagë e vogël, që del në cipën e gojës ose në gjuhë nga disa sëmundje. 2. veter. shap, sëmundje që shfaqet te gjedhi me fluska në gojë gji a thundër. AG lat. argentum - kim. simbol për argjendin. Aga /i turq. aga - titull më i vogël se beu; titull ushtaraku, titull pronari, titull nderi. Agalakti /a lat. agalactia - pa qumësht; mjek. mungesë qumështi pas lindjes. Agami /a lat. agamia - të qenët i pamartuar, beqari. 2. biol. aseksualitet, mungesë seksi. Agamogoni /a lat. agamogonia - biol. shumëzim aseksual, pa pllenim. Agjenci /a lat. agentia - degë e një instuticioni, sipërfaqësuese e një institucioni a shoqate në një vend tjetër, agjenci ajrore tregtare; institucion i pajisur me mjetet e nevojshme, që merr dhe përhap lajme, zyra e këtij instituti. Agjent /i lat. agens - përfaqësues, përfaqësues tregtar, punëtor, veprues i jashtëm, i brendshëm ( përgjegjës i një agjencie). 2. keq. do të përdoret fjala agjent ose spiun. 3. agjenti lat. shkaktari i një sëmundjeje ( agjent atmosferik ). Agjenturë /a nlat. agentura - qendër e organizuar

Page 24: Behram Ismaku

24

zbulimi a spiunazhi, që mbledh të dhëna të fshehta dhe që zhvillon veprimtari armiqësore kundër një vendi tjetër, përfaqësia. Agjitacion /i lat. agitatio - tund, lëviz; nxit veprimtari me gojë ose me shkrim, që ka për qëllim përhapjen e ngulitjen e ideve të parullave politike në masat e gjëra të popullit, për të ndikuar tek ato e për t’i vënë në lëvizje. 2. bised. përpjekje për t’i mbushur mendjen dikujt me fjalë, për ta bindur për diçka, me fjalë të zbrazëta e pa përmbajtje; agjitoj lat. trazoj. Agjitprop /i rus. agitprop - hist. seksioni që merrej me punën e agjitacionit e të propogandës në komitetet e partisë. Aglobuli /a lat. aglobulia - mjek pamjaftueshmëria e eritrociteve / rruazave të kuqe. Aglomerat /i lat. agglomeratus- copë a masë që del nga ngjeshja e kokrrizave të një minerali; shkëmb i shkrifët, i përbërë prej copash minerali të ngjeshura njëra me tjetrën. Aglomeroj lat. agglomerare - grumbulloj, bashkoj; spec. kokërrzoj. Aglutinina /t lat. agglutinina - ngjit, bashkoj. 2. mjek. kundërtrupëza që shkaktojnë përngjitjen e baktereve ose të qelizave. Aglutinim /i aglutinohet lat. aglutinus –

Page 25: Behram Ismaku

25

përngjitje, përngjitet. Agnosticizëm /mi ang. agnosticism - i panjohur; filoz. rrymë filozofike idealiste, që mohon mundësinë e njohjes së botës objektive dhe të ligjeve të zhvillimit të saj, agnosticisti. Agnozi /a lat. agnosis - panjohuri; mjek. paaftësi për të njohur sendet me anë të shqisave të parit, të prekurit a të dëgjuarit. Agoni /a lat. agonia - luftë; grahma e vdekjes, fryma e fundit para vdekjes, heqë. 2. fig. gjendje e rëndë dhe e pashpresë e dikujt, që është në mbarim, në shuarje. Agora /ja gr. agora - arkit. shesh publik në qytet. Agrafi /a lat. agraphia - mjek. gjuh. humbje e aftësisë për të shkruar. Agrar /e lat. agrarius - i arës, i fushës; bujqësor që ka të bëjë me pronësinë mbi tokën, me zotërimin dhe punimin e saj, reformë agrare. Agregat /i lat. aggregatus - i mbledhur, i bashkuar; tek. grup makinash të ndryshme, të lidhura në një sistem për të kryer një punë të përbashkët, grup veglash të një makine, që kryejnë së bashku një proces pune. 2. mineral. bashkimi i mineraleve të ndryshme në një shkëmb të vetëm. 3. bujq. lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga bashkimi i grimcave të veçanta dhe që nuk prishet në ujë.

Page 26: Behram Ismaku

26

Agregim /i lat. aggregatio - bashkim i agregateve. Agrement /i fr. agrement - pranoj, jap pëlqim. 1. dipl. pëlqimi që jep qeveria e një shteti për të pranuar përfaqësuesin diplomatik të një shteti tjetër. Agresinë /a lat. aggressina - mjek. lëndë e formuar nga bakteret patogjene që lehtëson futjen dhe përhapjen e tyre në organizëm. Agresion /i lat. aggressio - sulm, sulm i armatosur i një shteti kundër një shteti tjetër. mësymje. Agresor /i lat. aggressor - sulmues, goditës, ai që kryen një agresion. Agrikulturë /a lat. agricultura - bujqësi. Agro gr. agros - arë, fushë. Agrobiologji /a gr. agro-bio- logos / fushë-jetë-shkencë; shkenca që merret me ligjet e përgjithshme biologjike, të cilat veprojnë në rritjen e bimëve e të kafshëve të dobishme e që shërbejnë si mbështetje për bujqësinë e për blegtorinë. Agrobotanikë /a gr. agrosbotanik - fushë dhe bar; shkenca që merret me studimin e vetive morfologjike e fiziologjike të kulturave të bimëve. Agroekologji /a gr. agroekologi - shkenca mbi pozitën, vendosjen e sipërfaqeve bujqësore. Agrofizikë /a gr. agrophyssis - natyrë, fizikë bujqësore.

Page 27: Behram Ismaku

27

Agrogjeologji /a gr. agros logia - studion të dhënat nga bujqësia. Agrokimia gr. agros chemeia - shkenca që studion përbërjen kimike të tokave, përdorimin e plehrave, shfrytëzimin e lëndëve kimike për rritjen dhe për mbrojtjen e bimëve. Agrologji /a gr. agros logos - shkenca që studion tokën dhe proceset e tokës lidhur me të mbjella për të shtuar prodhimet bujqësore. Agromekanikë /a gr. agros mechaniche - fushë, makinë; dituria mbi makinat bujqësore, mekanika bujqësore. Agronomi /a gr. agronomia - shkenca që studion ligjet e punimit dhe të prodhimit bujqësor. 2. bazat shkencore të prodhimit bujqësor. Agronom /i gr. agrnomos - specialist në fushën e agronomisë. Agroteknikë /a gr. agros - arë dhe techne - shkathtësi; sistem i njohurive shkencore dhe i rregullave, që duhen zbatuar për rritjen e bimëve bujqësore. Agrume /t it. agrumi - i thartë; bot. emër përmbledhës për portokallet, limonët, mandarinat, nerënxat etj. kokrrat, frutat e këtyre drurëve: agrumishte, agrumore, agrumikulturë. Agzot /i turq. agiz out - barut i imët i armëve të

Page 28: Behram Ismaku

28

vjetra me strall. 2. fig. shkëndi, zjarr. Aheng /u turq. ahenk - harmoni, argëtim; bised. argëtim me këngë e valle popullore ( saze popullore ). 2. muz. këngë e valle popullore duke lënë anash ritet; keq. argëtim i shthurur. Ahmak /u turq. vjet. ahmak - torollak, toroman, budalla. Ajazmë /a gr. hagiasma - ujët e bekuar. Ajran /i turq. e vjet. ayran - dhallë. Ajnshtajnium /i kim. element kimik radioaktiv, nr. rendor 99 simb. E dhe Es sipas fizikanit të madh Albert Ajnshtajnit 1879-1955. Ajsberg /u sued. isberg - mal akulli. 2. gjeogr. bllok akulli polar që shkëputet nga balli i akullnajave dhe pluskon në oqean, deti. Akaci /e /a lat. acacia - drizë e butë, rogoveckë, robinjë, bredh, bagrem. Akademi /a gr. akademi - institucioni më i lartë shkencor, që merret me organizimin e drejtimin e punës shkencore dhe me kërkime e me studime për zhvillimin e shkencave dhe të arteve; shkollë e lartë pë disa degë të veçanta, ( akademia e arteve, akademia ushtarake ) etj. Akademik /u gr. që është anëtar i akademisë së shkencave. 2. akademike fig. që është tepër teorik e i stërholluar; diskutim akademik i ftohtë, pa

Page 29: Behram Ismaku

29

ndjenja, si gjuhë akademike. 3. shfaqje solemne me rastin e ndonjë ngjarjeje me rëndësi të veçantë. Akademizëm /mi fr. akademisme - trajtim thjesht teorik i çështjeve shkencore e mësimore; zbatim i ngurtë i kërkesave të një fushe të shkencës, të artit etj. 3. art. rrymë në artet figurative, që u përmbahet dhe ndjek rregulla e modele të ngurta klasike. ( Ky emërtim vjen nga shkolla e Platonit, e cila qe ngritur në Athinë në pyjet e Akademosit dhe thirrej Akademi, që tevona emri Akademi iu dha shumë shoqërive shkencëtarësh; akademitë e para të arteve lidhen me Leonardo Da Vinçin dhe me Bertoldon në Firence shek 15 ). Akantolizë /a lat. acantholysis - gjemb dhe zbërthim, tretje, shkatrrim; mjek atrofi dhe shkolitje e shtresës gjembore të lëkurës. Akantomë /a lat. acanthoma - gjemb, fryrje, ënjtje, tumor; mjek. karcinomë luspore birëzuese. Akantozë /a lat. acanthosis - trashje e shtresës gjembore të lëkurës. Akariozë /a lat.acariosis - këpushë; mjek. infektim prej këpushave, çrregullim. Akatiz /i lat. acathisia - mjek. paaftësi për të ndenjur. Akcent /i fr. akcent - theksi, theksi i fjalës, fjalë me theks, theks logjik, theks emocional, fliste me një

Page 30: Behram Ismaku

30

theks të huaj, theksi bie në rrokjen e fundit, theks i gjatë, theks i shkurtër. Akiezi /a lat. akyesis - periudhë e barrës. 2. mjek. sterilitet, shterpësi, pamundësi e lindjes normale. Akil /i gr. Achileus - heroi kryesor i Iliadës së Homerit ( thembra e akilit - pika më e dobët e dikujt ) Akili /a lat. achylia - pa lëng; mjek. mungesë e lëngjeve të stomakut dhe e fermenteve të tjera tretëse ( akili gastrike ). Akinezi /a lat. acinesia - pa lëvizje; mjek. palëvizshmëri, mungesë e lëvizjeve të vullnetshme. 2. neurozë e shoqëruar me simptome neurotike. Aklamacion /i lat. acclamatio - brohoritje ( zgjedhje me aklamacion ). Aklimatizim /i lat. acclimatisare - përshtat një klime të re, një mjedisi të ri, kushteve të reja. Akne lat. acne - mjek. term i sëmundjes së gjëndrave të lëkurës ( akne e rinisë ). Aknemi /a lat. acnemia - këmbë pa pulpë; mjek. atrofi e pulpës së këmbës. Akoli /a lat. acholia - mjek. mungesë e lëngut të tamthit. Akolit /i it. accolito - ndihmësshërbyes në solemnitet të kishës katolike. Akoma gr. akoma - ende, edhe, punon ende, ende

Page 31: Behram Ismaku

31

s’ je gati, s’ka ardhur ende, është ende i vogël, ende s’paska ikur. 2. edhe më i madh, në vend akoma më i madh etj. Akomodim /i lat. accomodare - përshtatje, rregullim për sy. Akompanjim it. accompagntio - muz. shoqërim. Akord /i fr. accord - pajtoj, përputh, përshtat; marrëveshje që bëhej me dikë për të kryer një punë, vë në akord telat e një vegle muzikore, harmoni. kanë pajtuar interesat, pajtimi i interesave, u janë përputhur interesat. 2. akordimi i kredive kohët e fundit - kreditë e dhëna kohët e fundit. Akreditiv /i fr. accreditif - fin. dokument i lëshuar nga një bankë, drejtuar një banke tjetër, për t’i paguar dikujt një shumë të hollash brenda një afati të caktuar, pagesë me akreditiv. Akreditoj fr. accrediter - caktoj dikë si përfaqsues diplomatik në një shtet tjetër Akreditimi fr. caktimi i një përfaqësuesi diplomatik në një shtet tjetër. Akribi /a gr. akribeia - ndërgjegjshmëri, përpikëri në punë, sidomos në atë shkencore. Akribometër /ri gr. akribes - i përpiktë; aparat për të matur saktësisht sende fare të vogla. Akrobacion /i it. acrobazia - eci në maje të gishtave, ushtrim gjimnastikor i vështirë, i ndërlikuar dhe me figura, që kërkon shkathtësi të

Page 32: Behram Ismaku

32

veçantë, forcë e guxim; art cirku ( akrobatik ) , keq pehlivanlluk i shkathtë e dredharak me synim mashtrues. Akrobat /i it. acrobata - aktori i kësa j gjimnastike që i kryen këto ushtrime, me sukses i kalon këto vështirësi; keq. veprim i shkathtë, dredharak që synon të mashtrojë, duke mbuluar a kapërcyer thelbin e çështjes, ndërhyrje akrobatike. Akrodermatit /i lat. acrodermatitis - mjek. pezmatim i lëkurës së gjymtyrëve. Akordini /a lat. acordynia - mjek. skuqje gjymtyrëve e shoqëruar me dhembje. Akrofobi /a lat. acrophobia - mjek. frikë nga lartësitë. Akrolit /i gr. akrolithos - art. statujë, së cilës koka dhe gjymtyrët janë nga mermeri, kurse pjesët tjera nga druri i praruar. Akromatik /e gr. achromatikos, a chroma - pa ngjyrë, i pangjyrë. Akromatinë /a lat. achromatinum - biol. pjesë e bërthamës së qelizës, e cila nuk ngjyroset. Akromatizëm /mi lat. achromatismus - 1. thyerje e rrezes pa u shpërbërë në ngjyrat përbërëse. 2. mungesë e ngjyrimit. Akromatocit /i lat. achromatocytus - mjek. rruazë e kuqe e çngjyrosur.

Page 33: Behram Ismaku

33

Akromatopsi /a lat. achromatopsi - mjek. paaftësi e plotë për të dalluar ngjyrat. Akromatozë /a lat. achromatosis - mjek. mungesë e pigmentit natyror. Akromegali /a lat. acromegalia - i madh, i skajshëm; mjek. rritje e tepërt e kokës, nofullave, gjymtyrëve, krahërorit. Akromikri /a lat. acromicria - mjek. zvoglim anormal i gjymtyrëve. # kund. akromegali. Akromion /i lat. acromion - shpatull; anat. skaj shpatullor. Akroneurozë /a lat. acroneurosis - mjek. neurozë e gjymtyrëve. Akronik /e gr. achronos - jashtëkohore. Akronim /i gr shkurtesat: OPB ( organizatë e punës së bashkuar ) Akroparastezi /a lat. gr. acroparesthesia - ndjesi; mjek. çrregullim ndjeshmërisë së gjymtyrëve. Akropol /i gr. akro polis - i lartë qytet; kështjellë e lartë e qyteteve të vjetra greke (Akropoli i Athinës) Akrostiku /ët gr. akrostihis - fillim vargu, quhet një krijim poetik, i trilluar nga retorikanët shek. 15. i kombinuar në mënyrë të atillë që shkronjat e para të çdo vargu të krijojnë vertikalisht emrin ose mbiemrin e poetit, të familjes, të dashurës së tij, fëmijës ose ndonjë fjalë a frazë që tregon

Page 34: Behram Ismaku

34

argumentin e poezisë. Akroter /i gr. zbukurime skulpturore në formë statuje që vendosen në majën e frontonit të ndërtesave. Akrotizëm /mi lat. gr. acrotismus - trokitje; mjek. mungesë pulsi, mosdëgjim i pulsit. Aksi lat. axis - bosht, bosht ideologjik, i dramës, i romanit, boshti i ngjarjeve, gjithë veprimi vërtitet rreth një boshti. 2. boshti i motorit ose strumbull biçiklete, strumbull i rrotave të qerres, boshti i tokës ndersa aksi i ordinatave, aksi i tunelit, aksi ose boshti i tokës. Akselerim /i lat. accelerator - fiz. përshpejtues, shpejtor, shpejtoj, akseleracion. Akselerograf /i lat. accelerare - mekanizëm që shënon shpejtësinë e lëvizjes ( akselerometër ). Akselerues /e fr. accelerer - përshpejtuese. Aksent /i lat. accentus - gram. theks. Aksentologji /a lat. pjesë e gjuhësisë që studion theksin. Aksept /i lat. acceptus /era - pranim, pëlqim, miratim. Akseptoj lat. acceptera - pranoj, tumir, miratoj diç, akseptoj diç. drejt. nënshkrim i kambialit nga debitori kryesor. Aksesor /i nlat. accessorius - plotësues, pjesë

Page 35: Behram Ismaku

35

plotësuese që i shtohet kryesores; art. sendet e vogla që plotësojnë në një shfaqje teatrale mjedisin e ngjarjes. Aksial /e lat. axialis - boshtor. Aksident /i lat. accidentis - fatkeqësi, ndodhji, ngjarje e papritur, aksident trafiku, rast i paparashikuar që mund t’i sjellë njeriut plagë ose vdekje. Aksiomë /a gr. axioma - parim ose përgjithësim i nxjerrë nga përvoja, që nuk ka nevojë për vërtetim, që merret si gjë e ditur, një e vërtetë e qartë e padiskutueshme, e pranuar prej të gjithëve. Aksion /i fr. action - veprim, veprime të përbashkëta, njeri i veprimit, hidhet në veprim, veprim i përqendruar për synime të caktuara, veprim në një vepër dramatike; usht. veprim luftarak i shpejtë kundër armikut; sport. veprim i shpejtë dhe i organizuar, që kryen gjatë ndeshjes një skuadër ose një lojtar i saj. Aksionist /i fr. action - vepruesi, aksione ose veprime. Aksonometri /a gr. axon - bosht; gjeom. matje e boshtit të trupave gjeometrikë. Akt /i lat. actum - veprim ose vepër, veproj, bëj punë me qëllim të caktuar, veprim i guximshëm, veprim kriminal. 2. zyrt. shkresë zyrtare, teat. akti i

Page 36: Behram Ismaku

36

parë, akti i dytë vijon të përdoret. 3. veprimi (akti) është një pjesë e përfunduar e një vepre dramatike ose e një shfaqjeje teatrale, romakët qenë ata që bënë ndarjen e shfaqjes në pesë akte, kjo ndarje kaloi pastaj në dramaturgjinë europiane të epokës së Rilindjes, sot nuk është i caktuar numri i akteve, ka edhe raste kur veprimi rjedhë pa u ndërpre fare, çdo akt ndahet në skena e në disa raste edhe në tabllo. 4. art. pikturë ose skulpturë akti paraqet trupin e njeriut lakuriq. Aktakuzë /a lat. actum accusatio - veprim padi; drejt. dokument që përmban të dhënat e akuzës së prokurorisë publike kundër një të pandehuri në gjyq. 2. fig. vepër që nxjerr në pah anët e errëta, të dobëta të një rendi shoqëror, të një organizate etj. dhe që i godet këto ashpër. Aktin /i gr. aktis - rreze; kim. element radioaktiv, nr. rendor 89, pesha atomike 277 simb. Ac lat. actinium. Aktinizëm /mi gr. actinisme - kim. ndërrim kimik me rreze ultravjollcë. Aktinografi /a fr. actinographe - shkenca mbi rrezet. Aktinolit /i fr. actinolithe - gur-rreze; mineral me ngjyrë të gjelbër dhe me përbërje penjëzore.

Page 37: Behram Ismaku

37

Aktinometër /ri fr. actinometre - fiz. instrument për të matur fuqinë nxehëse të rrezeve të diellit. Aktinomicet /e lat. actinomyces - rreze kërpudhë; biol. mikroorganizmi midis baktereve e kërpudhave që gjatë zhvillimit disa herë marrin formë rrezesh. Aktinoterapi /a lat. actinotherapia - rreze dhe kurim; mjekim me anë të rrezeve. Aktinoskopi /a lat. actinoscopia - rreze dhe shikim, shqyrtim; ekzaminim me anë të rrezeve rëntgen. Aktivator /i lat. activator - 1. kim. mjet që përshpejton ndonjë reaksion kimik. 2. kim. substancë që kryen aktivimin. Aktiv /i lat. activus - veprues, me fjalët veprues dhe i gjallë përdoret në të shumtën e rasteve; rol veprues, pjesëmarrje e gjallë, merr pjesë gjallërisht në… e jo merr pjesë aktive në…, grup punues, aktivi i rinisë ( veprimtarët e rinisë ), aktivi profesional. 2. gram. folje veprore. 3. fin. pjesë e bilancit që përfshin të gjitha vlerat materiale, të ardhurat dhe detyrimet, shuma e të hollave në arkë. 4. ai që vepron me gjallëri. # pasivi. Aktivizoj nlat. activisare - bëj që të veprojë gjallërisht, gjallëroj. Aktivist /veprimtar i dalluar. Aktivitet /i nlat. activitas - veprimtari, veprimtari

Page 38: Behram Ismaku

38

politike, veprimtari kulturore, pjesëmarrje e gjallë në një veprimtari, veprim i një force të natyrës, punë e një organi të trupit; fjala aktivitet vazhdon të përdoret edhe sot si term p. sh. aktivitet radioaktiv, aktiviteti i trurit, aktiviteti i Diellit etj. Aktor /i lat. actor - veprues, quhet kështu interpretuesi i një vepre dramatike, grekët e vjetër i emronin si protogonist, aktori i I, i II, i III, aktori koreut ( ata që formonin korin, korifei ai që i printe vallës ) e kështu me radhë sipas rolit që luanin; ai që luan një rol në shfaqje teatrale ose në filma kinematografik, trupa e aktorëve, ai që luan një rol me rëndësi në një ngjarje. Aktual /e lat. actualis - i sotëm, i tanishëm, i ditëve tona, i kohës sonë; që ka rëndësi të veçantë për kohën e sotme, që u përgjigjet kërkesave më të ngutshme të ditëve tona p.sh. në kushtet e tanishme, gjendja e sotme, detyrat e ditës etj. Aktualizoj fr. actualiser - lidh me të sotmen, ua përshtat kërkesave të ditëve tona; ndërsa ndajfolja aktualisht mund të thuhet si p.sh. sot, sot për sot, tani për tani, në kohën e sotme. Akuarel /i fr. aquarelle - bojë uji; art. bojë uji për të pikturuar, pikturë e bërë me bojëra uji. Akuarelist /i fr. aquarelle - piktor akuareli. Akuarium /i fr. aquarium - enë qelqi, ku mbahen

Page 39: Behram Ismaku

39

kafshë dhe bimë uji për studim ose për zbukurim ( akuarium me peshq ). Akumetri /a lat. acumetria - mjek. matje e aftësisë së dëgjimit. Akumulim /i lat. acumulatio – grumbulloj, grumbullim pjesë-pjesë në një sasi, shtimi pak nga pak në një vend; akumulim i energjisë - ka grumbulluar shumë energji, ka grumbulluar një përvojë të pasur, rëra e grumbulluar gjatë bregdetit; vijon të përdoret në ek. fondi I akumulimit, akumuloj mjete financiare. Akumulator /i lat. accumulator - grumbullues; fiz. aparat i posaçëm me pllakëza plumbi të zhytura në një lëng me acid sulfurik, që shërben për grumbullim dhe për ruajtjen e energjisë elektrike ( bateri akumulatorësh ). Akumuloj lat. acumulare - grumbulloj pak nga pak diçka për ta përdorur më vonë. 2. fin. grumbulloj pjesë-pjesë mjete financiare, akumuloj fonde, për zgjërimin e mëvonshëm të prodhimit. Akupresurë /a lat. acupressura - gjilpërë dhe shtypje; mjek. shtypja e enëve të gjakut me gjilpërë, duke e ngjitur me inde për të ndaluar hemorragjinë. Akupunkturë /a lat. gjilpërë dhe shpim; mjek. shpime me gjilpërë të posaçme për qëllime

Page 40: Behram Ismaku

40

mjekuese dhe diagnostike. Akusheri /a fr. accoucheur - ndihmoj gjatë lindjes; mjek specialist për lindjet, obstetër. 2. akusherja fr. mamia. Akustikë /a lat. acustica - dëgjimor; fiz. pjesë e fizikës që studion tingujt. 2. akustike me burim nga gr. e vjetër që ka të bëjë me dëgjimin e tingujve, dëgjimor, me akustikën, aparat akustik (dëgjimi), sallë akustike ( kumbuese ), nervi dëgjimor, ndersa zbulim zanor, në ushtri. Akut /e lat. acutus - i mprehtë, problem i mprehtë, kërkesë e mprehtë, po bëhet gjithnjë e më e mprehtë; mjek. që shfaqet dhe zhvillohet në mënyrë të menjëhershme e të rëndë ( për sëmundjet ), ethe akute, i acaruar, i ngutshëm, i rëndësishëm. Akuzativ /i lat. accusativus - gjuh. rasa e katërt e lakimit, rasa kallëzore. Akuzë /a lat. accusatio - padi; drejt. veprimtari e organeve kompetente, që ka për qëllim të vërtetojë para gjyqit fajësinë e dikujt. 2. pala që ngre padinë në një proces gjyqësor ( dëshmitar i akuzës ), akuzë e rëndë, faj që i ngarkohet dikujt. Akuzim /i lat. accusare - të hedhurit e fajit dikujt, të fajësuarit, të paditurit në gjyq. 2. akuzoj lat. i hedh fajin, padit; ngre akuzë ndaj të pandehurit, të paditurit

Page 41: Behram Ismaku

41

Alabastër /ri lat. alabastrum - lloj gjipsi i veçantë, shumë i bardhë ( vazo alabastri ) Alarm /i fr. alarme - kushtrim; usht. sinjal, urdhër që jepet për t’u bërë gati menjëherë, për të përballuar një rrezik të papritur; gjendje gatishmërie në rast rreziku ( kushtrim, alarm) ajror, sirena e kushtrimit (alarmit ) buria e kushtrimit. 2. shqetësim i madh përpara një rreziku të papritur ( shkaktoi alarm ose shkaktoi shqetësim të madh ). Alarmoj fr. alarmer - shqetësoj dikë me lajme të këqia, sinjalizoj. Albanologji /a albania gr. logia - shkencë; fushë e shkencës që merret me studimin e historisë së shqiptarëve, të gjuhës shqipe dhe të letërsisë e të kulturës shqiptare. 2. tërësia e studimeve që bëhen në këtë fushë ( sektori i albanologjisë ). Albanolog /u gr. logos - studiues në fushën e albanologjisë. Albanofil /i gr. philos - mik, i huaj që don dhe nderon popullin shqiptar, shqiptarofil. Albatros /i ang. albatross - zool. zog i madh i deteve të Australisë ( Diomedea exulans ). Albin /i lat. albus - i bardhë. Albinizëm /mi lat. albus<albinismus - mjek. mungesë e plotë e lindur e pigmentit në lëkurë dhe

Page 42: Behram Ismaku

42

në anekse të saj. Album /i fr. album - bardhësi; fletore e veçantë për fotografi, pulla postale, fletore për shënime e kujtime të veçanta. 2. një varg vjershash. 3. art. një varg melodish të krijuara nga një autor ose nga autorë të ndryshëm rreth temave të afërta. Albuminë /a lat. albuminum - të bardhët e vezës; kim. lëndë organike e përbërë, që gjendet me shumicë në të bardhën e vezës, në serumin e gjakut, që është pjesa më e rëndësishme, baza e ndërtimit, funksionimit të qenieve të gjalla. Albuminozë /a nlat. albuminosus - që përmban albuminë. Albuminurinë /a lat. albumen uron - mjek. albuminë në urinë. Ale /ja fr. alle - rrugë e gjërë e me gjelbrim anëve. Aleancë /a it. alleanza - besëlidhje, Besëlidhja e malësorëve, ( aleancë dypalëshe a shumë … ) Në mars 1444 në Kuvendin e Lezhës u fomua Besëlidhja e Lezhës, për bashkim të gjithë shqiptarëve në luftë kundër osmane Skënderbeu u zgjodh Komandant i përgjithshëm nga princërit shqiptarë. Aleat /i it. alleato - anëtari i një aleance, besëlidhës.

Page 43: Behram Ismaku

43

Aleat /e it. alleato - që bën pjesë në një aleancë ( shtete aleate përdoret edhe sot, aleancë). Alebardë /a fr. hallebarde - shtizë e gjatë, armë me një sopatë të vogël në maje ( ushtarë me alebarda ). Alebardist /i fr. hallebardier - hist. ushtari me alebardë. Alegori /a gr. allegoreo - flas tjetër, paraqes figurshëm, flas ndryshe, them diç që duhet kuptuar ndryshe, kjo është një metaforë e zgjëruar që me anën e një fjalie, fraze, strofe, fabule, përralle a vepre të tërë letrare tregon ndonjë tregim të mëshehur, me anë të saj shkrimtarët rrëfejnë art indirekt që s’kanë mundur ta thojnë direkt, në mungesë të lirisë së fjalës direkte, frikës nga sunduesi i kohës imagjinuan të folurit alegorik a indirekt si La Fonteni, Ezopi, Naimi, Çajupi, Noli - Për trimërinë që Pirroja e tregoi në luftë, ushtarët e thirrën ” shqipon malesh ” kurse ai atyre u tha: “Nëse unë jam shqipon, ju jeni krihët e mi ” Alegori e përzierë, alegori metaforë, alegori parabolë ose fabulë përdoret kur bëhet paralelizëm midis kafshëve dhe njerëzve, ajo pëlqehet vetëm kur është e bukur si p.sh. Noli kundër ngadhnjimit Zogist ” lehni laro, kaba hosana baraba” barabai sipas një legjende biblike ishte një vrasës

Page 44: Behram Ismaku

44

gjakëpirës, të cilin populli e fali dhe kërkoi që në vend të tij të kryqëzohet Krishti.” a çilë kafazi, bylbyl flutro!” bilbili është njeriu, sokoli - trimi, thëllëza - vasha në këngët pop. shqiptare, duhet kuptuar ndryshe, flas me alegori; kjo është një metaforë e vazhduar, një përshkrim ose tregim që nuk duhet kuptuar fjalë për fjalë siç është shprehur alegoristi, mbasi fsheh një mendim tjetër. Alegro it. allegro - muz. luaj në mënyrë të shpejtë e të gjallë ( luaj alegro ). Alegreto it. allegro<allegreto - muz. më ngadalë se alegro. Aleksandër Mojsiu lindi në Trieste, më 2 prill 1879 dhe vdiq më 22 mars 1935 në Vjenë. Moisi Moisiu i ati më 1860 ishte shpërngulur nga Durrësi në Trieste për shkaqe të njohura ekonomike, atje ishte njohtuar dhe martuar me Amali De Raden, nga familja De Rada, arbëreshe e Italisë të shpërngulur pas vitit 1468 vdekjes së Skënderbeut. Ai njihet si aktor i shek. 20, aktor më i njohur shqiptar dhe aktor me famë botërore. Beatriçe quhej e bija e tij. Aleksi /a lat. alexia - mjek. paaftësi për të lexuar shkaku i lëndimeve nervore qendrore. Aleksinë /a lat. alexina - mbroj; kim. substancë mbrojtëse në gjak.

Page 45: Behram Ismaku

45

Aleksocite /t lat. alexcyti - mbroj, qelizë, biol. qeliza që prodhojnë aleksinë. Alergji /a lat. allergia - tjetër veprim; mjek. sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë në të lëndë të huaja ( vuan nga alergjia ) Alergozë /a lat. allergosis - mjek. alergji e vazhduar. Alergen /i lat. allergenum - mjek. substancë antigjenetike që shkakton alergjinë. Alergjik /e lat. allergia - mjek. që vuan nga alergjia. Aleucemi /a aleucaemia - mjek. mungesë; pakësim i rruazave të bardha në gjak. Aleuron /i gr. aleuron - miell; biol. materie albumike në farat bimore, sidomos në ato që janë të pasura me yndyra. Alfa gr. alpha - shkronjë e parë e alfabetit grek. fiz. këndi alfa ose këndi i parë, të parin yll, të parën pikë, rrezet alfa. Alfë/a gr. alpha - fig. fillimi i diçkaje; alfa dhe omega gr. fillimi dhe fundi i diçkaje, gjëja themelore. Alfabet /i gr. alfa-beta - tërësia e shkronjave të një gjuhe, të radhitura sipas një rendi të caktuar ( alfabeti latin, alfa.grek )

Page 46: Behram Ismaku

46

Algë /a lat. alga - bot. bimë e thjeshtë që nuk ndahet në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në det ose në vende të tjera me ujë, leshterik ( algat e detit ). Algjebra ar. al gebr - mat. pjesë e matematikës që studion veprimet me numrat, duke i zëvendësuar këta me anë të shkronjave ( algjebra e lartë ) Algjezi /a lat. algesia - dhembje; mjek. ndjeshmëri e lartë e dhembjes. Algjezimetër /ri lat. algesimeter - aparat për matjen e ngacmimit që shkakton dhembjen. Algologji /a lat. gr. alga logia - shkencë që studion algat, algologu specialisti që studion algat. Algometër /ri lat. algometer - mjek. aparat për matjen e ndjeshmërisë ndaj dhembjes. Algozë /a lat. algosis - mjek. prania e algave në ndonjë pjesë të trupit. Ali Pashë Tepelena lindi në Tepelenë 1740 - 1822 Në moshën 18 vjeçare u bë sundimtar i Janinës, më 1786 u bë sundimtar i pashallukut të Janinës duke i zgjëruar pronat e tij deri në Greqinë e Mesme, përkrahi shumë tregëtinë, zejtarinë dhe arsimimin. Kundërshtoi urdhërat e Sulltanit duke hedhur poshtë edhe sundimin osman. Ai tani bëri thirrje për bashkim forcash në luftë kundër osmanëve. Në moshën 82 vjeçare u vra pabesisht

Page 47: Behram Ismaku

47

nga ushtria që kishte dërguar Sulltani më 1820, me Hyrshid Pashën në krye, pasi që u mbrojt 2 vjet rresht i rrethuar në kalanë e Janinës, duke u munduar ta zënë të gjallë, Aliu mbetet i vrarë më 25 janar 1982. Me 23 shkurt koka e tij u dërgua në Stamboll. Trupin ia varrosën në Janinë e kokën në Stamboll. Alibi /a lat. alibi - gjetiu, tjetërkund, ndodhja e një personi në një vend tjetër në çastin kur është kryer një krim, mungesa vlen si dëshmi se ai nuk ka marrë pjesë në atë krim, ai është dirigjuesi vetë, krimineli, organizuesi ( alibi e plotë ). Aligator /i it. aligatore - hardhucë; një lloj krokodili që jeton në Amerikën Veriore dhe Kinë. Alillujë /a hebr. lavdroni zotin, pasthirrmë në shërbesat kishtare. Alimentacion /i lat. alimentatio - të ushqyerit, mbajtje, ushqyerie Alimentoj lat. ushqej. Aline /ja lat. alinea - paragrafi, kryereshti, shih: paragrafi. Alisivë /a gr. alisiva - finjë; shtie rrobat në alisivë. Aliteracion /i lat. ad littera - pranë shkronjë, të përseriturit e disa tingujve të njejtë në fjalë të ndryshme brenda një a më shumë vargjesh për t’i dhënë gjuhës poetike një fuqi më të madhe

Page 48: Behram Ismaku

48

shprehëse ose për të prodhuar harmoni imitative; në poezinë tonë Noli e përdori me mjeshtri të madhe aliteracionin : ” O Bajram, bajrak i gjallë, more nam me gjak në ballë ” Alivani , alivanosie gr. rum. alivanta - të fikët, më bie të fikët, i ka rënë të fikët (i alivanosur), sot fjala alivanosje përdoret më tepër në letërsi. Alize /u fr. alize - meteor. erë e rregullt që fryn nga zona subtropikale drejt zonës ekuatoriale. Alkal /i lat. alcali - hi bimësh; kim. lëndë e tretshme në ujë, që del nga bashkimi i kripës me acid dhe që gjendet edhe në hirin e bimëve të djegura ( alkali i zi ). Alkaliterapi /a lat. alcalitherapia - mjekim me hi bimësh; mjek. mjekimi me anë të alkaleve. Alkaloid /i lat. alcaloidum - hi bimësh; kim. komponime azotike te bimët / kininë, kokainë, kofeinë, morfinë etj. të cilat si helme të forta përdoren në mjekësi. Alkalozë /a lat. gr. alkal osis - çrregullim; mjek. shtim i lëndëve alkaline bikarbonate në gjak dhe në lëngje të tjera të organizmit (alkalozë metabolike ) Alkimi /a n.lat. alchemia - shkencë e rreme e mesjetës, që synonte të zbulonte të

Page 49: Behram Ismaku

49

ashtuquajturin”gur filozofik” çudibërës me anën e të cilit kujtonte se do t’i shndërronte metalet e tjera në ar e argjend, se do të shëronte sëmundjet, do të ripërtrinte e do të zgjaste jetën etj. Alkohol /i lat. alcohol - pluhurizë; lëng pa ngjyrë, që ndizet e avullohet shpejt dhe që nxirret nga destilimi i verës, i lëngjeve të frutave të ndryshme, nga drithërat; përdoret në mjekësi, në industri, si pije e fortë dehëse. Alkoolizmi lat. alkoholismus - plhurizë; përdorim i tepruar i alkoolit, helmim kronik me alkool. Alkoolometri lat. alkohol metron - aparat matës i sasisë së alkoolit në një lëng. Alkovë /a fr. alcove - kamare e thellë në mur, musendër, dollap ku vihet shtroja e shtratit, arkit. vend i veçantë në dhomën e gjumit. 2. fig. dhomë gjumi. Allaturka turq. alaturka<fr. a la - sikur, në mënyrën turqe, orientale ( kafe allaturka, veshje allaturka ) # kund. allafrënga ( i bërë sipas mënyrës, modës të eu. perëndimore ) Almanak /u arab. al manah - kohë, masë, quheshin kështu disa tabela kalendarike që kishin të bënin me parashikimin e motit, më vonë dhe me pjesë letrare: tregime, anekdota, vjersha dhe kështu zuri të përdoret në përmbledhje veprash letrare e

Page 50: Behram Ismaku

50

artistike me përmbajtje të ndryshme, më 1764/1833 ” L’almanak des muses” në Paris, ai i F. Shilerit në Gjermani, në shqipe njihet ”Kalendari Kombiar” 1898/1928 dhe ” Korqa letrare” 1959 në Korçë. Alo ang. hallo - thirrje ose përgjigje në telefon, për të treguar se po dëgjohemi. Aloglot /e gr. allos glotta - tjetër gjuhë, i gjuhës tjetër. Alografi /a gr. allos grapho - shkrim i tjetërkujt, shkrim i huaj. Alogjen /e gr. allos genos - tjetër gjini, prejardhje; i huaj. Alogjik /e fr. alogique - jologjik, fjalë që i kundërvihet logjikës. Aloktoni gr. me prejardhje nga vendi tjetër. # autokton. Alopecia lat. alopecia - sëmundja e dhelprës; mjek. rënje e flokëve. Aloritmia lat. allorythmia - mjek. parregullsi e ritmit të zemrës. Alotransplantim /i lat. allotransplantatio - shpërngulje; mjek. transplantim i indeve nga një individ në një tjetër. Alotropi /a lat. allotropia - kim. trajta të shumta elementesh që ka qymyri, qymyr grafiti, diamanti .

Page 51: Behram Ismaku

51

Alpakë /a sp. alpako - fakfun, kuti, lugë , pirunë fakfuni, ose kuti alpake. Alpe /t lat. alpes - gjeogr. varg malesh të larta dhe të ashpra; bjeshkë, rrëzë alpeve, lule alpesh, krahinë alpine, brez alpin. Alpinizmi it. alpinismo - sport. i ngjitjes në male të larta. Alpinist it. sport. ai që merret me alpinizëm, kamp alpinistësh. Altar /i lat. alta ara - flijues i lartë; therore, rrasë mbi të cilën në kohët e lashta bëheshin flijime perëndive sipas paragjykimeve, simbol i flijimit, vend i ngritur në pjesën lindore të kishës nga predikohet prifti, simbol i sakrificës dhe flijimit ( ra në altarin e lirisë ). Alte /ja lat. althea - takër; bot. mëllagë uji ( althea officinalis ). Alteracion /i lat. alteratio - ndryshoj; mjek. ndryshim patologjik; gjuh. ndryshim në strukturën e fjalës. Alternancë /a lat. alternare ndryshoj, këmbej ( alternancë fonetike - ndryshim fonetik ). Alternativë /a lat. alternativus - rrugëzgjidhje, kur njeriu medomos do marrë njerën nga dy mundësi a rrugë zgjedhjeje, që përjashtojnë njera tjetrën ( gjenden para një alternative ) e mos të qendrojë

Page 52: Behram Ismaku

52

në pikën as-as. Alternativë e vetme kjo! Alternative lat. periodike, që ndodhë me radhë, ( rrymë alternative a periodike ), periodikisht. Alternator /i nlat. alternator - fiz. makinë elektrike për prodhimin e rrymës alternative. Alternimi lat. altenoj, ndryshim i renditjes, këmbim. Alternoj lat. alternare - ndryshoj, këmbej. Alternuar lat. i ndryshueshëm, që shfaqet me ndryshime, e me këmbime. Altimetër /ri nlat. fiz. lartësimatës i aeroplanëve në fluturim. Alto /ja lat. altus - i lartë, i thellë; muz. zëri i ulët e i thellë i grave ose i fëmijëve në të kënduar, zë më i lartë se tenori e më i ulët se sopranoja, ai ose ajo që këndon me këtë zë, vegël muzikore e altos me tela ose me frymë e regjistrit të ulët. Altoparlant /i it. altoparlante - aparat, zakonisht në trajtë hinke, që shërben për të përforcuar tingujt e për t’i përhapur larg ( flas me altoparlant, altoparlantët e rrugëve ); fig. ai që përhap idetë e mendimet e një tjetri. Altruizmi it. altruismo - njeri nga të dy, tjetri; gatishmëria për të flijuar të mirën vetjake për të mirën e të tjerëve, dëshira e synimi për t’i bërë

Page 53: Behram Ismaku

53

mirë tjetrit ( vepron me altruizëm ). # kund. egoizëm, Altruisti, me ndjenjë altruiste. Aludoj lat. alludere - përmend, cek dikë ose diçka pa u thënë emrat, bëj aluzion. Alumin /i lat. aluminum - shap, stipë; kim. Al. metal i bardhë , i butë e i lehtë, që përdoret në industri, për ndërtimin e aeroplanëve, servise alumini . Aluminozë /a lat. aluminosis - mjek. sëmundje kronike e rrugëve të frymëmarrjes, që haset në minatorët e aluminit. Aluvion /i lat. alluvione - gjeol. lyshtër, lymërishtë, lymi. Aluzion /i lat. alludo, alludere - hedh fjalën, t’i hedhësh fjalën ndokujt prej së largu; fjalë ose shprehje me kuptim të mbuluar, me aluzionin si figurë, ngjallim në mendjen e lexuesit a dëgjuesit idenë e një gjëje që nuk përmendet në mënyrë të drejtpërdrejtë për çka është fjala por, e vërteta tregohet në mënyrë të tërthortë; “ Mos u beso Danajvet edhe kur të bëjnë dhurata “ Aluzion /i në veprën e Migjenit dëshmon mungesën e lirisë së fjalës tek ” Kënga që s’kuptohet ” ai nuk di si ta pagëzojë vepren e vet ” këngë a vaj ç’je” lexuesi e kuptoi vepra e Migjenit si një këngë mjerimi që rridhte nga zemra e

Page 54: Behram Ismaku

54

popullit; aluzionet që bën Noli me poezitë e tij kundër regjimit A. Zogut. Aluvion, aluvional /e nlat. aluvion - lyshtër, lymishtë, lyshtrat e lumenjve, tokë a luginë lyshtërore. Alveolë /a lat. alveolus - hojëz, gropëza në kockat e nofullave, ku ngulen rrënjët e dhëmbëve; hojëz ( hojëzat ose alveolat e dhëmbëve ), flluska shumë të vogla në mushkëri ( hojëzat e jo alveolat e mushkërive); alveolar zëvendësohet me hojëzar, ndërsa në gjuhësi trysor, trysat a mishrat e dhëmbëve. Alveolit /i lat. alveolitis - mjek. pezmatim i periostit të foleve të dhëmbëve; pezmatim i alveoleve të mushkërive. Amalgamë /a lat. a malgama - zbutje; kim. lidhje e zhivës me një metal tjetër, përzierje e disa metaleve të shkrira në zhivë ( amalgamë plumbi ) ose amalgamë dialektesh, amalgamë ndjenjash. Amalgamoj lat. amalgama - përziej zhivën me një metal tjetër, ari, argjend etj. vesh me amlgamë një metal, plumbosje e dhëmbit me amalgamë. Amanet /i turq. emanet - porosi, testament; lë amanet të më ruhet një send, porosi që i jepet dikujt për të bërë patjetër një punë, dëshira ose porositë e fundit para vdekjes (çoj në vend amanetin)

Page 55: Behram Ismaku

55

Amasti /a lat. pa sisë; mjek. mungesë e njërit ose dy gjinjve, si cen i lindur. Amator /i lat. amator - që do; ai që është i dhënë pas diçkaje me ëndje e dashuri ( amator i muzikës popullore, am. teatri, grup amatorësh ), ai që merret me një degë të sportit a të artit pa e pasur si profesion, por duke pasur prirje për të. Amaurozë /a lat amaurosis - i verbër, i errët; mjek. verbim i plotë. Amazonë /a gr. amazones - pa gji; grua luftëtare që nuk martohej; mit. greke ishte një grua kalorëse e trimëreshë ( legjendat për amazonën ). Ambalazhë /a fr. ambalallage - letër, karton, pëlhurë, arkë etj. që përdoret për të mbështjellë e për mbajtur mallra të ndryshme që të mos dëmtohen ( shitje pa ambalazh, heq ambalazhin ). 2. fig. keq. veshje e jashtme që zbukuron dhe që mbulon të vërtetën. 3. ambalazhoj fr. paketoj, mbështjelli diç. Ambasadë /a fr.ambasade - përfaqësi diplomatike më e lartë që ka një shtet pranë një shteti tjetër ( këshilltar i ambasadës ); ndërtesa / selia e kësaj përfaqësie. Ambasador /i fr. ambasadeur - përfaqësuesi diplomatik i shkallës më të lartë që ka një shtet në shtetin tjetër, ambasador i jashtëzakonshëm e

Page 56: Behram Ismaku

56

fuqiplotë. Ambra it. ambra, turq. amber, fr. ambre - qelibar. Ambicie /a lat. ambitio - dëshirë e fortë dhe synim këmbëngulës për të bërë diçka me vlerë; keq. dëshirë e fortë për lavdi personale, për pozitë, pushtet ( ambicie e sëmurë ). Ambicioz /e lat. ambitiosus - që ka ambicie të madhe; shpirt ambicioz plane ambicioze; keq. që ushqen ambicie të sëmurë. Ambidekster /i nlat. ambidexter - dy, i djathtë; ai që përdorë të dy duart me të njëjtën lehtësi. 2. fig. njeri dyftyrësh, hipokrit. Ambient /i it. ambiente – mjedisi, mjedis rrethues, mjedisi familjar më mirë se sa ambient familjar, mjedis natyror; hapësira rreth një ndërtese që shërben për një veprimtari ( mjedis sportiv ). 2. fig. kushtet, rrethanat që ndikojnë për një gjendje shpirtërore të njeriut ( mjedis i ngrohtë, mjedis më mirë se sa ambient i zymtë ). 3. spec. lëndë që mbush një hapsirë dhe që me vetitë e saj ndikon mbi një trup. Ambientoj , ambientohem it. ambiente - mësoj, mësohem, bëj të mësohet me një mjedis, t’u përshtatet kushteve të jetësës në një mjedis të caktuar; ambiental zëvendësohet me fjalën mjedisor p.sh. kushte mjedisore; u ambientua

Page 57: Behram Ismaku

57

zëvendësohet me fj. u mësua me kushtet, u mësua me klimën kosovare. Ambigjene /ia lat. ambo-genus - dy gjini;i dygjinishëm. Ambiguitet /i fr. ambiguite - dykuptimësi, dykuptueshmëri. Ambiopi /a lat. gr. ambi opos - të parët me dy sy; mjek. shikim i dyfishtë. Ambitus /i lat. ambitus - muz. vëllim i toneve /prej më të ultit deri te më i larti/ te këngëtarët, instrumentet ose te melodia. Ambivalent /e fr. ambivalent, ambo valere - i dyvlershëm. Ambliopi /a lat. gr. amblyopia - jo i mprehtë; mjek. dobësim i të parit pa dëmtime organike të syrit. Ambrozi /a gr. abrosia - mit. gjellë mitike e perëndive greke në Olimp, buka e pavdekësisë. 2. gjellë e shijshme. Ambulancë /a it. ambulanza - qendër për vizita mjekësore dhe për mjekime të shpejta të të sëmurëve; makina e ndihmës së shpejtë, autoambulancë ( marr me ambulancë ). Ambulant /e it. ambulare - lëvizës, shetitës, bibliotekë shëtitëse, teatër a cirk shëtitës; do ta përdorim - pikë stinore ose pikë e përkohshme e jo pikë ambulante.

Page 58: Behram Ismaku

58

Amebë /a lat. amoibe - ndërrim, ndryshim; zool. kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që jeton në ujë dhe që ndryshon trajtën gjatë lëvizjes, amebiazë mjek.infektim nga ameba histolitike. Amebicid lat. amebacaedere - mbyt; lëndë që mbyt amebat. Ameburi /a lat. amoeburia - mjek. prania e amebave në urinë. Amendament /i fr. amendament - drejt. shtojcë ligjore, shtojcë që përmban një ndryshim të një ligji ose projektligji, të një vendimi me qëllim që të plotësohet a të përmirësohet, parashtrim ndryshimesh ( paraqit një amendament ). Amenorre /a lat. amenorrhoea - pa rrjedhë; mjek. mungesë, ndërprerje e menstruacioneve (amenorrja parësore, amenorrja dytësore). Americ /i sipas vendit Amerika kim. element radioaktiv, nr. rendor 95, pesha atomike 243 simb. Am i përket grupit të transuraneve<lat. Americum. Ametri /a gr. ametrik - pa matje; shpërpjestim, mospërshtatje, mosbarazim, papajtueshmëri. Ametropi /a lat. ametropia - mjek. përthyerje jonormale e rrezeve të dritës në sy. Amfiatrozë /a lat. gr. amphiarthrosis - mjek. nyjëtim me lëvizshmëri të kufizuar.

Page 59: Behram Ismaku

59

Amfib /ia lat. amphibia - që jeton në dy mënyra; biol. kafshë ose bimë që mund të jetojnë në tokë dhe në ujë usht. paisje e përshtatur për të hecur ose për t’u ulur në tokë dhe ujë, makinë amfibe, aeroplan amfib; kompani amfibe, sulm amfib. Amfibolik /e lat. gr. amphibiolikus - i dykuptimtë, i dyshimtë; mjek. me prognozë të dyshimtë. Amfibrak /u lat. amfibrachus - metrikë këmbë trirrokëshe e vargut, në të cilën rrokja e gjatë përfshihet midis dy rrokjeve të shkurtra /^^ --^^ /. Amfigoni /a lat. amphigonia - nga të dy anët, shumëzim seksual, lindje. Amfiprostil /i gr. amphiprostylos – arkitekturë, tip i kishës greke me dy shtylla në pjesët e ngushta. Amfiteatër /ri lat. amfitheatrum - godinë e hapët për shfaqje, me shkallë rreth e me një shesh në mes. Amforë /a lat. gr. amphoreus - shtambë me grykë të ngushtë dhe me dy veshë, në të cilën ruhej pija ( te grekët e romakët e lashtë). Amfoter /e lat. gr. amphoterus - që u takon të dy palëve, i ndërsjellë; kim. që ka dy veti njëkohësisht, të acideve dhe bazave. Amfotoni /a lat. amphotonia - mjek. ndjeshmëri e rritur e sistemit nervor parasimpatik dhe simpatik.

Page 60: Behram Ismaku

60

Amiant /i gr. amiantos - i pastër, asbest; min. mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet as nuk e përcjell rrymën elektrike dhe që përdoret për të bërë pëlhura e sende tjera të padjegshme, për pllaka izolimi, asbest, veshje amianti Amidon /i n.lat. amida - kim. lëndë në trajtë kokrrizash, që grumbullohet në farat e drithërave e të bishtajoreve, në patatet etj. dhe nxirret prej tyre si nisheste. Amieli /a lat. amyelia - pa palcë; mjek. mungesë e palcës së kurrizit si anomali zhvillimi. Amil /i lat. amylum - nisheste. 2. kim. amidon. Amiosteni /a lat. amyosthenia - mjek. mungesë force, dobësi e muskujve të gjymtyrëve. Amiotaksi /a gr. amyotaxsi- lëvizje të pavullnetshme, të çrregullta muskulare, ataksi. 2. mjek. mungesë e tonit muskular, miatoni. Amiotrofi /a gr. a myo trophia - muskul pa ushqim; mjek atrofi muskulare. Amitozë /a lat. amitosis - ndarja e drejtpërdrejtë e qelizës. Amnezi /a lat. amnesia - pa kujtesë; mjek. humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për shkak sëmundjesh.

Page 61: Behram Ismaku

61

Amnisti /a fr. amnistie - falje, ulje dënimi dikujt që më parë i ka dhënë gjyqi, që shpallet nga pushteti ligjvënës, amnistia humanitare për refugjatët në suedi pas marrjes të negativit I dhe II për këthim, amnisti e plotë, ia falë, ia ulë dikujt dënimin, amnisti individuale ose amnisti e pjesshme. Amnistuar /i fr. it. amnistiare - ai që ka përfituar nga një amnisti, me një ulje dënimi, një falje. Amon /i lat. amonium - kim. grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjene shumë kripërave ( nitrat amoni, sulfat amoni ). Amonjak /u gr. amonjakon - sipas emrit të perëndisë së Egjiptit të lashtë Amon; kim. gaz pa ngjyrë që del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin tretësira e këtij gazi në ujë ( thith amoniak, plehra amonjakor ) Amoral /e fr. amoral - i pamoralshëm; sjellje amorale; që mohon normat e moralit, normat njerëzore të mirësjelljes . Amorf /e lat. amorfus - i patrajtë , i paformë. 1. që nuk ka trajtë të përcaktuar e të qartë, që nuk ka organizim ose ndërtim të rregullt, i patrajtë ( masë e patrajtë e jo masë amorfe, organizatë amorfe, mbiemër amorf ). 2. kimi që nuk ka ndërtim kristalor; që ka lëndën me ndërtim jo të përcaktuar

Page 62: Behram Ismaku

62

( lëndë e paformë, mineral i patrajtë e jo lëndë amorfe, mineral amorf ) Amorfizëm /mi lat. amorphismus - të qenët i patrajtë, amorf. 2. min. të qenët jokristalor. Amortizator /i lat. amortisator - tek. pjesë e posaqme që shërben për të zbutur forcën e goditjeve ose të lëkundjeve në makina, aparatet, armët; fikatës (susta e amortizatorit) Amortizim /i lat. amortisare - ek. ulja pak nga pak e vlerës së fondeve themelore /të makinave, të ndërtesave . 2. tek. zbutje ose dobësim i forcës së goditjeve, të lëkundjeve, të zhurmës etj. në makinat e aparatet e ndryshme, fikatje ( amortizim i goditjeve ). Amortizoj lat. amotisare - ul vlerën e fondeve themelore. Ampeleografi /a lat. ampeleogrphi /a - shkenca mbi llojet e hardhisë së rrushit. Ampeleoterapi /a lat. ampeleotheraphia - mjek. kurim, mjekim me anë të rrushit, kurë e rrushit. Amper /i sipas emrit të fizikantit fracez Ampere 1775 – 1836 - fiz. njësi për të matur fuqinë e rrymës elektrike, shkurt. A. Amperazh /i fr. amperage - fuqia e rrymës elektrike e shprehur me amperë. Ampermetër /ri fr. aparat për të matur fuqinë e

Page 63: Behram Ismaku

63

rrymës elektrike. Amplifikim /i lat. amplificare - zmadhues; tek. përforcues. Amplifikoj, amplifikues lat. amplificare - zmadhoj, zgjëroj, përforcoj. 2. tek. përforcues, përforcimi i rrymës, përforcues i antenës. 3. por propogandë e fryrë, shpifje e stërfryrë. Amplituda lat. amplitudo - madhësi, gjërësi. 1. fiz. largësia midis pikës më të tejme që arrin një trup gjatë luhatjes dhe pikës kur ai qëndron në qetësi, hapi i lëkundjes, gjani. 2. fig. luhatje, lëkundje. Ampulë /a lat. ampulla - farm. 1. gyp i ngushtë i shkurtër qelqi me një zgjatim me majë dhe i mbyllur, që mban brenda bar të lëngshëm për injektim, rogjezë ( thyej ampulën ). 2. anat. pjesë e zgjeruar e formacioneve tubulare ( ampulë e zorrës së drejtë ). Amputim /i lat. amputare - mjek. prerje, heqje kirurgjike e një pjese ose e një gjymtyre. Amputoj lat. amputare - këput, pres, heq kirurgjikisht një pjesë, një gjymtyrë. Amulet /i nlat. amuletum- hajmali, nuskë. Amvonë /a gr. ambon - fet. altar i kishës ortodokse, vend i ngritur përpara altarit. An lat. pa, jo, mungesë ( parashtesë mohimi ).

Page 64: Behram Ismaku

64

Anaciditet /i lat. an acid - thartor; mjek. mungesë e acidit klorhidrik në lëngun e stomakut. Anacional /e lat. a natio - jokombëtar. Anadollak /u turq. Anadol - lindje. 1. banor turk i Azisë së vogël në feudalizmin osman, ushtar i pushtuesit osman. 2. fig. njeri i vrazhdë, i prapambetur. Anabaptist /i fr. anabaptiste - ripagëzoj; fet. pjesëtar i sektës fetare, e cila kërkon ripagëzimin e ithtarëve të vet në moshën madhore. Anabiotik /e lat. anabiotikus - rigjallërim; biol. në dukje pa jetë, por i aftë për të jetuar. Anabiozë /a lat. anabiosis - rigjallërim pas vdekjes aparente. Anabolizëm /mi lat. anabolismus - ngritje, ngjitje; biol. tërësia e reaksioneve të shkëmbimit / të metabolizmit / të lëndëve në organizëm, që i takojnë asimilimit apo sintezës dhe që çojnë drejt formimit të lëndëve të përbëra organike. # katabolizëm. Anaerob /i lat. anaörobia - mikroorganizëm që zhvillohet në mungesë të oksigjenit të lirë. Anaerob /e lat. anaërobe - biol. që jeton pa oksigjen. Anaerobiozë /a lat. anaërobiosis - biol. aftësi për të jetuar pa oksigjen.

Page 65: Behram Ismaku

65

Anafazë /a lat. anaphasis - parashtesë që tregon lëvizje të kundërt; biol. shkallë e ndarjes së zhdrejtë të qelizës. Anafilaksi /a lat. anaphylaxia - kundër mbrojtje; mjek. reaksion i fuqishëm i organizmit ndaj depërtimit të proteinave të huaja ose të substancave të tjera. Anaforë /a gr. anaphora - poet. përsëritje, rimarrje, është një figurë stil. që formohet duke përsëritur të njëjtin element, të njëjtën fjalë a shprehje në fillim të disa vargjeve ose frazave në një vepër artistike, që vijnë njeri pas tjetrit për t’i dhënë forcë shprehjes artistike në vepër : anës detit i palarë, anës dritës i paparë, Fan Noli Anafrodizi /a lat. anaphrodisia - padashuri; mjek. mungesë ose ndrydhje e epshit seksual. Anafrodiziakët lat. anaphrodisia - mjek. barna frenuese të epshit seksual ( Afrodita perëndeshë e dashurisë ). Anagrami /et gr. ana gramma - përtej shkronjë, krijohet me zhvendosjen e tingujve të një ose më shumë fjalëve p.sh. Sokoli - Kolosi, autorët e veprave e përdorin kur duan ta mëshehin emrin e tyre të vërtetë, pseudonim Ndoc Nikaj ( Nakdomonici ), Millosh Gjergj Nikolla ( Migjeni )

Page 66: Behram Ismaku

66

Anakolut /i gr. anakoluthon - pa lidhje; stil. ndryshim i befasishëm në ndërtimin gramatikor të një fraze, që bëhet për efekte stilistike. Anakondë /a sp. anaconda - zool. më i madhi gjarpër nga familja e boas (Eunectes murinus ) Anakoret /i gr. anachoretes - tërhiqem; njeri i vetmuar, që jeton larg njerëzve duke hequr dorë nga gëzimet e jetës, eremit, jeremi, oshënar. Anakreont /i gr. Anakreon - poet i Greqisë së lashtë /563-478 p.e. së re/, i cili qe autor këngësh të gëzuara të gostisë; Anakreontike gr. që këndon jetën e gëzuar, pa halle, gostitë, verën, dashurinë në stilin e Anakreontit ( poezi anakreonike ). Anakroni /zmi gr. anachronismos - ngatërrim i periudhave historike, vendosje e datave dhe ngjarjeve në kohë të gabuar ( # kund. kronologji-zëm ) mospajtim me realitetin, kur heronjt e një vepre të sotme përdorin shprehje dhe mendime të një epoke tjetër dhe ngjarja përshkohet nga ato zakone e rrethana siç ndodhi me Don Kishotin e Cervantesit, tip i njeriut anakronik, i atij që kërkon ta kthejë një kohë të kaluar, kohën e kalorësisë, e cila nuk përsëritet më. Anakronizmin mund ta përdorë me qëllim shkrimtari por sa mund të jetë aktual? edhe Shekspirit të madh i shpëtoi një

Page 67: Behram Ismaku

67

anakronizmë në tragjedinë ” Jul Cezari ” duke bërë fjalë për zbrazje topash, armë , krejt e panjohur në Romën e lashtë. Anakruzë /a gr. anakrusis - metrik. një ose më shumë rrokje në fillim të vargut, që nuk llogariten në metrin e vargut. Anal /et lat. annales - vepër ku shënohen ngjarjet historike nga viti në vit , vjetarët; tregime të përpikta ngjarjesh të paraqitura me renditje vit pas viti ( shënime kronologjike ) të përmendura janë ” Analet ” e historianit latin Kornel Tacitit; historiku i një fushe të veprimtarisë, i një organizate, analet letrare etj. Analgjetikë /a lat. analgetika /remedia - mjek. barna për qetësimin e dhembjeve. Analgjezi /a lat. analgesia - mjek. mungesë e ndjeshmërisë së dhembjeve. Analist /i fr. annaliste< lat. annales - shkrues i analeve. Analeptikë /t lat. analeptica - mjek. barna nxitëse të sistemit nervor qendror. Analfabet /i it. anafabeto - ai që nuk di të shkruaj as të lexojë. Analizë /a gr. analysis - zbërthim i të tërës në pjesë, i zbërthyeshëm, metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehet në pjesët e veta përbërëse, me

Page 68: Behram Ismaku

68

qëllim që të zbulohet ndërtimi i së tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve. 2. kim. analiza e ujit, përmbajtja, elementet përbërëse të ujit, analizë e gjakut, analiza e punës; gjuh. analizë e fjalës ose e fjalisë. 3. let. analiza e një vepre letrare, analiza e një poezie. # kund. sinteza që dmth. e pazbërthyeshme. Analitik /u gr. analytikos - zbërthej; ai që përdor metodën e analizës. # sintetike. Analizoj gr. analitikos - zbërthej, shqyrtoj një çështje, një punë . Analogji /a lat. analogia - ngjajshmëri, i ngjajshëm me një tjetër. 1. ngjashmëria që kanë sendet ose dukuritë e ndryshme ( analogji e plotë, analogji e jashtme, analogji gjuhësore). 2. logj. mënyrë arsyetimi, që mbështetet në disa tipare a anë të ngjashme të sendeve ose të dukurive të ndryshme ( për analogji ), analoge. Analogjik /e analoge lat. analogicus - e njejtë, e ngjashme diç. me arsyen, që mbështetet në baza të analogjisë, kur fjala e një gjuhe si në pikëpamje etimologjike ashtu dhe gramatikore i përgjigjet një fjale të gjuhës tjetër: ka ngjashmëri të plotë, kushte të ngjashme, rast i ngjashëm.

Page 69: Behram Ismaku

69

Anamnezë /a lat. anamnesis - të kujtuarit; mjek. historiku i sëmundjes, aftësia e të kujtuarit; biseda e të sëmurit që bëhet me mjekun. Anarki /a it. an archia - pa pushtet, gjendje ku mungon pushteti shtetëror i organizuar. 1. shoqëri e zhvillimit të lartë borgjez subjektiv, çrregullim, mohim i shtetit dhe i çfarëdo pushteti politik ligjor e të organizuar. 2. anarkia në prodhim it. pshtjellim në një fushë, mospërfillje, çrregullim, padisiplinë e plotë, secili është çka jo? anarkia ishte mohuese e autoriteteve dhe diktaturës së proletariatit . Anarkizëm /mi it. gr. anarchismo - rrymë politike e shoqërore oportuniste mikroborgjeze, që kërkon zhdukjen e çdo pushteti shtetëror, mohon diktaturën e proletariatit dhe rolin udhëheqës të partisë së tij, ka prirje për anarki. Anarkist /i it. anarchista - një pasues, prijës që udhëhiqet nga idetë e anarkizmit, ai që shkel pa përfillje rregullat dhe ligjet shoqërore. Anartri /a lat. anarthria - gjuh. keqnyjëtim /i. Anasarkë /a lat. anasarca - lart dhe trup; mjek. edemë e përhapur brenda indit lidhës të nënlëkurës. Anastomozë /a lat. anastomosis - bashkim, ngjitje. 1. mjek. komunikim ndërmjet dy enëve të gjakut

Page 70: Behram Ismaku

70

ose formacioneve të tjera tubulare. 2. bashkim kirurgjik i dy zgavrave të formacioneve tubulare. Anastrofë /a gr. anastrophe - gjuh. ndërrimi i vendit të fjalëve në fjali, rend i pazakonshëm i fjalëve në fjali. Anatemë /a gr. anathema - i mallkuar; fet. mallkim kishtar, shkishërim. Anatemizoj gr. anathemizo - shkishëroj, hedh anash, mallkoj si të papërshtatshëm. Anatoksinë /a lat. anatoksinum - veprim i kundërt, shigjetë me helm; mjek. toksinë e modifikuar nga të nxehtit që është e aftë të nxitë formimin e kundërtrupave. Anatomi /a lat. anatomia - pres, çaj; shkenca që studion ndërtimin e formën e organizmave të gjallë, si dhe zhvillimin e tyre, ndërtimi i organizmit të gjallë ose i organeve të tij, anatomia e njeriut, anatomia e zemrës. 2. fig. zbërthimi i diçkaje për t’i bërë një studim të imët, ndërtimi i diçkaje, i përcaktuar me anë të këtij zbërthimi ( anatomia e shoqërisë ), atllas anatomik lat. që ka të bëjë me anatominë. Anatomist gr. anatomicos - specialist në anatomi. Anatomizim gr. anatomizoj - zbërthim i hollësishëm. Andante /ja it. andante . muz. vepër muzikore ose

Page 71: Behram Ismaku

71

një pjesë e saj me kohë as shumë të shpejtë, as shumë të ngadaltë. Andarte /a gr. andartes - hist. çetat e komitëve grekë. Andragogji /a gr. aner, andros ago - shkencë mbi edukimin dhe arsimin e të rriturëve. Andragog /u gr. andros ago - specialist në andragogji. Androgjin /i gr. androgynos- dyseksor, deledash biol. qenje që ka të dy sekset, hermafrodit ose androgjin Android /i gr. andro idi - burrë , trajtë; automat në trajtën e njeriut, robot. Andronim /i gr. andronyma - gjuh. emri ose mbiemri i gruas i prejardhur nga emri ose mbiemri i burrit. Anekdotë /a gr. anekdotos - i pabotuar , është një rrëfim, tregim i shkurtër që ka si përmbajte një ngjarje sa interesante aq edhe tërheqëse, ngjarje kjo e vërtetë ose e trilluar me situata gazmore e me të papritura jo të zakonshme në jetë dhe që nuk është për t’u besuar shumë, te ne janë të njohura anekdotat që kanë si protogonist Nastradin Hoxhën si p.sh. ” Ha binish mish! ” anekdota popullore, anekdota historike. Aneks /oj lat. annexus - pjesë, shtojcë. 1. lidhë,

Page 72: Behram Ismaku

72

ngjit, ngjitje, bashkangjt një pjesë të tërës, pjesë plotësuese, ndërtesë që i shtohet pallatit kryesor, fabrikës , shkollës, dhomës, kuzhinë me aneks. 2.shtojcë që i ngjitet një dokumenti kryesor ( aneks analitik, aneks i ligjit ) Aneksoj fr. annexer - i bashkangjit një krahinë shtetit. Aneksuar /i fr. anex - që është pushtuar e bashkuar me dhunë. Anemi /a gr. haima, anemos - anemi, pagjakësi, pakësim rruazash të kuqe gjaku, dobësim i njeriut. Anemik /e gr. aneamicus - i pagjak, i zbehtë, i pafuqishëm, mungesë gjallërie, dobësi, pafuqi. Anemometër /ri gr. anemos metron - erëmbatës; aparat që mat shpejtësinë e erës. Anemona gr. anemome bot. fillikate, anemone. Anepigraf /i gr. an epigrphe - shkrim pa titull, mbishkrim. Aneretik /e lat. anerethicus - ngacmoj; mjek. që lehtëson ngacmimet, dhembjen. Anergji /a lat. anergia - pa energji; mjek. ulje e ndjeshmërisë ndaj antigjenëve specifikë; humbje e aftësisë për të kundër vepruar. Aneroid /i gr. anroidos - pa trajtë; fiz. barometër pa zhivë, aparat për të matur shtypjen e ajrit.

Page 73: Behram Ismaku

73

Anestezi /a lat. anaesthesia - pandjeshmëri, humbje e plotë a e pjesshme e dhëmbjes para operacionit, zhdukje e ndjeshmërisë si dhe dhembjes; anestezi e përgjithshme dhe anestezi lokale, vë në gjymë dikë me anestetik (medikament) ; anesteziologu anestezioi të sëmurin. Angazhoj fr. s’engager - zotohem, marrë një detyrë ose i jap një detyrë dikujt për ta kryer; usht. hyj në një luftë. Angazhim /i fr. engager - përfshirje; përfshihem në një punë a veprimtari të caktuar, zotohem për një punë, u zotua gjithë brigada, shkrimtar a artist i zotuar për një vepër, por zë një makinë, zunë a pajtuan disa muratorë, zënja me punë etj. Angialgji /a lat. angialgia - enëdhembje; mjek. dhembje e enëve të gjakut. Angiasteni /a lat. angiasthenia - mjek. dobësim i enëve të gjakut, humbje e tonusit të tyre. Angiektazë /a lat. angiectasia - mjek. zgjërim i enëve të gjakut. Angiografi /a lat. angiographia - mjek. rëntgenografi e enëve të gjakut. Angiokardiografi /a lat. angikardiogrphia - rëntgenografi e zemrës dhe e enëve të mëdha të gjakut. Angiokolecistit /i lat. angiocholecystitis -

Page 74: Behram Ismaku

74

pezmatim i fshikëzes dhe i kanaleve të tëmthit. Angiolit /i lat. angiolithus - mjek. gur i formuar në enët venoze. Angiologji /a lat. angiologia - shkenca që studion enët e gjakut. Angiomë /a lat. angioma - mjek. tumor i shkaktuar nga zgjërimi i enëve të gjakut ose i enëve limfatike. Angioneurozë /a lat. angioneurosis - mjek. çrregullim nga dëmtimi i nervave vazomotorë ose i qendrës vazomotore. Angiopatia lat. angioneurosis - mjek. sëmundje e enëve të gjakut dhe e enëve limfatike. Angulikan /e lat. anglikanus - fet. formë e protestantizmit mbizotëruese në Angli, prift anglikan; fe zyrtare në Angli e cila paraqet një kompromis midis kalvinizmit dhe katolicizmit. Anglistikë /a ang. shkenca që studion gjuhën dhe letërsinë angeze. Angstrem /i sipas fiz. Suedez Angström 1814-1874 shkurt. A. fiz. njësi për të matur gjatësinë e valëve të ajrit, pjesë e njëqindmiliontë e cm. Angjinë /a lat. angina - i zë frymën; mjek. sëmundje e cipës së grykës, që shfaqet me pezmatimin e saj dhe që zakonisht prek edhe bajamet ( vuan nga angjina ). Anhidremi /a lat. anhydraemia - mjek. mungesë

Page 75: Behram Ismaku

75

uji në gjak Anhidrid /i gr. anhydor - kim. oksid, i cili kur bashkohet me ujë jep një acid ( anhidrid karbonik, anhidrid sulfurik ) Anhidrik /e lat. anhydricus - pa ujë, që nuk përmban ujë. Anhidrit /i gr. an hydor - pa ujë; 2. min. shkëmb i bardhë, që është i përbërë nga sulfati i paujë i kalciumit dhe që kur bashkohet me ujë jep gjipsin. Anhidrozë /a lat. anhidrosis - pa djersë; mjek. pakësim i djersës. Anilinë /a port. anil - kim. lëng i helmët i pangjyrë dhe me erë të keqe, që nxirret nga katrani dhe që përdoret për përgatitjen e bojërave, barnave etj.( bojë aniline ). Animizmi fr. animisme, lat. anima - frymë, shpirt; formë e hershme e besimit në shpirt sipas dogmës fetare, fetarët primitiv citonin: të gjitha sendet kanë shpirtin e vet si dhe njeriu , përfytyrimi i tyre sikur janë të gjalla dhe marrin pjesë në shtjellimin e ngjarjeve. Animoj lat. i jap shpirt, e ngjalli dikë, film i animuar, fenomenet e natyrës si dhe çdo trup a send përshkruhen si qenje të gjalla që kanë shpirtin e vet që i jep jetë si dhe ato fantastike zanat, orët, shtojzovallet, besimi në to ishte që nga rendi fisnor edhe kjo si pasojë e

Page 76: Behram Ismaku

76

pafuqisë të njeriut të egër në luftë me natyrën sipas Leninit; mbeturinat e animizmit i shërbyen si figura poetike këngëtarit popullor ”Atëherë zanat Mujin po e zgjertojnë” i japin fuqi “Fuqia e Mujit” .Anion /i gr. anion - që lëviz; fiz. jon me ngarkesë negative. # kund. kation. Anirid /i lat. anirida - mjek. mungesë e plotë ose e pjesshme e iridës. Aniskuri /a lat. anischuria - mjek. mosmbajtje e urinës Anicitozë /a lat. anisocytosis - mjek. prani e rruazave të kuqe me madhësi të ndryshme. Anizokori /a lat. anisocoria - mjek. pabarazi e bebeve të syve. Anizometropi /a lat. anisometropia - mjek. ndryshim i fuqisë përthyerëse midis dy syve / gr. anisos - pabarazi. Ankand /i fr. encan - shitja, shitja e një pasurie ose e një sendi botërisht, duke ia dhënë atij që pranon ta blejë me çmimin më të lartë, ankand publik. Anketë /a fr. enquiete - pyetja e shumë njerëzve për të mbledhur të dhëna ose mendime për një çështje shoqërore, ekonomike, politike ( anketë gjuhësore, pjesëmarrësit e anketës, fletanketë,

Page 77: Behram Ismaku

77

pyetjet e anketës, mbush anketën) Anketues /i fr. që bën një anketë; drejton, plotëson një anketë. Ankilokili /a lat. ankylochilia - buzë shtrembër; mjek. ngjitje e buzëve me njëra tjetrën. Ankilostomë /a lat. ankylostoma - shtrembërim goje; mjek. krimb parazitë që është shkaktar i ankilostomiazës. Ankiloti /a lat. ankylotia - shtrembërim, ngjitje, mbyllje e kanalit të jashtëm të veshit. Ankilozë /a lat. ankylosis - i shtrembër; mjek. palëvizshmëri dhe fortësim jonormal i një kyçi. Ankorë /a it. ancora - det. spirancë anije, çengel, hekur. Ankorim /i it. ancorare - det. të hedhurit e spirancës. Ankorohem it. ancorare - hedh hekurin e anijes në fund të ujit për të qëndruar në një vend, lëshoj spirancën, ankoroj anijen në një vend, hedh hekurin. Anodë /a lat. anodus - fiz. elektrodë e polit pozitiv në një burim rryme elektrike ose e lidhur me polin pozitiv. # katodë ( pllaka e anodës, tensioni i anodës ). Anodini /a lat. anodynia - mjek. mungesë dhembje. Anofele /ja gr. anopheles - i dëmshëm; zool.

Page 78: Behram Ismaku

78

mushkonja e malarjes ( anopheles ). Anoftalmi /a lat. anophthalmia - mjek. mungesë e lindur e njërit ose e të dy syve. Anoksemi /a lat. anoxaemia - mjek. pakësim i oksigjenit në gjak / nën nivelin fiziologjik. Anoksi /a lat. anoxia - mjek. pakësim i oksigjenit në gjak dhe në inde. Anomali /a lat. anomalis - i pabarabartë, anormal; shmangie nga rregulli i zakonshëm, zhvillim jonormal, çrregullim, parregullsi. 2. shmagie nga një madhësi e një drejtim i përcaktuar a mesatar ( anomali optike,magnetike ). Anonim /e gr. anonymos - i paemër. 1. let. një vepër që nuk i dihet autori e quajmë anonime, apo të themi populli është autori i saj, krijimtaria popullore ( krijimtaria anonime), këngët lirike, epike dhe përrallat quhen si krijime anonime, letër anonime, vepër anonime, autor anonim. Anonsë /a fr. annonce - shpallje në gazetë, lajmërim. Anopsi /a lat. anopsia - mjek. cen i të parit. Anoreksi /a lat. anorexia - dëshirë, shije; mjek. mungesë oreksi. Anormal /e lat. anormalis - jo në rregull; bisedë që nuk e ka mendjen në rregull, që nuk përputhet me rregullat e përgjithshme, që kryhet ose

Page 79: Behram Ismaku

79

zhvillohet jo sipas normës së zakonshme, jonormale. 2. njeri jonormal ose njeri që iu është prishur mendja ( njeri anormal ). Anotacion /i lat. annotatio - shënim; shënim i shkurtër që sqaron përmbajtjen e librit ( bëj anotacione ). Anozmi /a lat. anosmia - pa nuhatje; mjek. mungesë e ndijës së nuhatjes. Ansambël /li fr. ensemble - së bashku, tok ; grup këngëtarësh, valltarësh, instrumentesh etj. që së bashku përgatisin dhe japin shfaqje artistike ( festivali i ansambleve ). 2 . njësi, pjesë a sende të bashkuara në mënyrë të lidhur e të harmonishme në një tërësi të përbërë ( ansambël arkitektural, ansambël skulptural ). Antagonist /i gr. antagonistes - kundërshtar i papajtueshëm i dikujt. 2. fiziol. lëndë ose organe të trupit si muskujt që kryejnë veprime e funksione krejt të kundërta me lëndë e organe të tjera: klasë antagoniste, personazh antagonist, muskuj antagonist. Antagonizëm /mi gr. antagonisma - luftë, kundërshtim, kontraditë e papajtueshme me dikë a diç tjetër. Antantë /a fr. entente - marrëveshje; hist. aleancë midis shteteve, Antanta e Madhe ( Aleanca midis

Page 80: Behram Ismaku

80

Anglisë, Francës e Rusisë në Luftën e Parë Botërore ). Antartik /u gr. anti arktos – kundër verior; gjeog. Zona e Polit të Jugut ( kontinenti antarktik ). Antediluvial /e lat. ante diluvium - parapërmbytje. Antenë /a lat. antenna - shulicë anijeje; elektr. përçues i lidhur me radion, me Tve a me një pajisje tjetër, i cili shërben për të përhapur ose për të kapur valë elektromagnetike ( antenë marrëse, antenë dhënëse radio pa antenë ). 2. dy brirth ndijimi që ka një lloj kandrre. Anteri /a turq. entari - këmishë nate e pëlhurës ose një veshje grash ose burrash që bahej mbi jelek me mëngë të gjata. Antevokalik /e lat. antevocalis - gjuh. parazanor. Anti gr. anti - kundër. Antialkoolik – antialcohol - kundër pluhurizë; që është kundër përdorimit të pijeve alkoolike. Antiasmatikë /t lat. gr. antiasthmatica - mjek. barna kundër astmës, shpirrë, astmë. Antibakterial /e lat. antibacerialia - kundërbakterial. Antibiotik /u lat. anti-biotica - kundër i gjallë; farm. lëndë kimike, që nxirret nga disa kërpudha, e cila ka vetinë të mbytë një varg mikrobesh e bakteresh ose të ndërpres zhvillimin e tyre dhe të

Page 81: Behram Ismaku

81

përdoret si bar mjekues, ka veti antibiotike. Antibiozë /a lat. antibiosis - kundërjetë; mjek. antagonizëm bakterial, kur dy mikrobe së bashku dëmtojnë njëri tjetrin. Anticiklon /i gr. anti kyklos - kundër rreth; meteor. përqendrim i një trysnie të lartë atmosferike, që vepron kundër zonave me trysni të ulët, ku ka ciklone dhe që zakonisht sjell mot të kthjellët ( anticiklon i lëvizshëm ). Anticipim /i at. anticipare - hershim; të bërit e diçkaje para kohës së zakonshme. Anticipoj lat. anticipare - herëshoj; bëj një punë heret diç para kohës së zakonshme. Antidatoj fr. antidater - vë një datë të mëparshme. Antidiabetik /ët lat. antidiabetica - farm. barna kundër sëmundjes së sheqerit. Antidialektik /e gr. anti dialektos - që është në kundërshtim me parimet e dialektikës. # kund. metafizike. Antidiarreikë /t lat. antidiarrhoicia - farm. barna kundër diarresë. Antidinikë /t lat. antidinica - farm. barna kundër marramendjes. Antidiurezë /a lat. antidiuresis - mjek. pakësim i sekretimit të urinës.

Page 82: Behram Ismaku

82

Antidot /i lat. antidotum - mjek. kundërhelm. Antiepileptikë /t lat. antiepileptica - farm. kundër epileptikët, barna frenuese të atakeve epileptike. Antifonë /a it. antifona - fet. strofë që këndohet në kishë përpara psalmit. Antikë /a turq. antika - i vjetër, i lashtë; sende ose punime artistike të rralla që çmohen për vjetërsi. Antik /e turq. lat. anticuus - periudhë që i përket një kohe të lashtë greke e romake, kulturë antike, kështjellë antike shumë e vjetër. 2. bised. stil shumë i vjetër, modë e vjetër, e çuditshme. 3. iron. njeri me sjellje antike ose të veçanta e të çuditshme. Antikitet /i lat. kultura e trashëgimi i kësaj bote, monumente dhe vepra arti të mbetura nga lashtësia. Antikuar /i lat. antiquarius - mbledhës, shitës i sendeve që çmohen për vjetërsi Antikuariat /i lat. antiquarius - dyqan ku shitën sende të vjetra e që çmohen për vlerën e tyre historike. Antilopë /a fr. antilope - zool. gjitar ripërtypës i egër i vendeve tropikale, që ka brirë të gjatë e lëkurë me qime të shkurtër dhe që vrapon shumë shpejtë ( lëkurë antilopësh ) Antimalarik /e gr. anti malaria - kundër ajrit të keq; kundërmalarik, barna, masa antimalarike.

Page 83: Behram Ismaku

83

Antimaterie /ja it. antimateria - fiz. kundërlëndë. Antimon /i nlat. antimonium - kim. metal i brishtë me ngjyrë si të argjendit, që përdoret në teknikë dhe në mjekësi, zakonisht në lidhje me metale të tjera; simb. Sb<lat stibium. Antinevralgjik /e lat. antineuragia - farm. bar që përdoret kundër nevralgjisë, shërben për mjekimin e nevralgjisë. Antinomi /a gr. antinomia - filoz. kundërshtim mes dy parimeve, dy tezave që përjashtojnë njëra-tjetrën. Antipati /a it. antipatia - ndjenjë që na largon nga një njeri a nga një send, i cili nuk na pëlqen ose nuk na tërheq. # kund. simpati, ( antipati e thellë, fletë me antipati ). Antipatriot /i it. Antipatriottico - kundërpatriot, kundëratdhetar. Antipiretikë /t lat. farm. barna që ulin temperaturën e lartë. Antipatik /e fr. antipathie - ndjenjë që na largon nga një njeri a nga një send, i cili nuk na pëlqen ose nuk na tërheq # kund. simpati; ai që të nuk të pëlqen, nuk të tërheq, ai që është i pakëndshëm është antipatik, ai ka zë , fytyrë antipatike. Antipod /i lat. gr. anti-podos - kundër-këmbë; emërtim për banorët në anë diametralisht të

Page 84: Behram Ismaku

84

kundërt të tokës. 2. fig. njerëz me botkuptime dhe karaktere të kundërta, njerëz që e kthejnë ditën natë e natën ditë. Antipodi fr. antipode - kundër këmbë; emërtim për banorët në anë diametralisht të kundërt të tokës. 2. fig. njerëz me botëkuptime dhe karaktere të kundërta, njerëz që e kthenë ditën natë e natën ditë. Antiptozë /a lat. antiptosis - kundër-rasë; gjuh. tërheqje në rasë. Antiseptik /e lat. antiseptica - kundër qelbëzim; farm. lëndë kimike për të pastruar plagët dhe për të ndaluar infektimin nga mikrobet. Antisizmik /e it. antisismico - që u qëndron lëkundjeve nga tërmeti ( ndërtime antisizmike ). Antispazmatikë /t lat. antispasmodica - kundër ngërç; farm. barna kundër ngërçit, kundër spazmës. Antispasmatik êt lat. antispasmodica - kundër ngërç; farm. barna kundër ngërçit, barna kundër spazmës. Antitoksinë /a lat. antitoxinum anti-toxikon - kundërhelm; mjek. kundër trupëza ndaj helmeve të mikroorganizmave. Antitezë /a gr. anti thesis - kundër vënie; logj. gjykim që i kundërvihet një teze, kundërtezë. 2. let. është një figurë stilistike, kundërtezë apo vënja

Page 85: Behram Ismaku

85

përballë e dy mendimeve, dy nocioneve dy aspekteve a dy figurave të kundërta për të ndriçuar më me forcë një ide kryesore, në letërsinë tonë Noli përdori me mjeshtri të rrallë antiteza të fuqishme kundër regjimit zogist: Antitoksinë /a lat antitoxinum - kundërhelm; mjek. kundërtrupëza ndaj helmeve të mikroorganizmave. Antitrag /u lat. antitragus - anat. pjesë e poshtme e llapës së veshit para hyrjes në kanal. Antituberkular /e lat. gr. antituberculosis - mjek. që shërben për të luftuar, për të mjekuar tuberkulozin. Antologji /a gr. anthos lego - lule mbledh, zgjedh; let. përmbledhje me pjesë të zgjedhura në prozë a poezi nga veprat e autorëve të ndryshëm, nga letërsia e një kombi ose disa kombeve, zgjedh vjersha, zgjedh proza, antologji e letërsisë së vjetër ( krestomaci ). Antonim /i gr. anti onoma - kundër emër; fjalë me kuptim të kundërt, kundërvënje e dy njësive leksikore, çift antonimesh e që shërbejnë për të krijuar antiteza: Antonomazi /a gr. antonomasia - zëvendsim emri; figurë retorike që zëvendson një emër të përveçëm me një emër të përgjithshëm, ose anasjelltas kështu p.sh. Demosten - orator i madh, Homeri - poet i

Page 86: Behram Ismaku

86

verbër, Skënderbeu - Luani i Krujës , Bajram Curri - Plaku i maleve. Antracit /i it. antracite - min. qymyrguri i llojit më të mirë, që ka ngjyrë të zezë e të ndritshme dhe që jep shumë nxehtësi 8000-9000 kalori. Antropo gr. anthropos - njeri ( parashtesë në kompozita ). Antropofag /u lat. anthropo phaugus - njeringrënës, kanibal. Antropofagji /a gr. anthropophagia - njeringrënje, kanibalizëm. Antropoid /i gr. anthropoeidos - majmun që i ngjan njeriut. Antropogjenezë /a lat. gr. anthropos-genesis -njeri, lindje, zhvillim; shkencë mbi krijimin dhe zhvillimin e njeriut. Antropoid /e gr. anthropoeidos - majmun që i ngjan njeriut, thuhet për majmunët, majmunët antropoid. Antropologji /a lat. anthropologia - njeri dhe dije; shkencë që studion veçoritë biologjike të njeriut si qenje e gjallë e natyrës. Antropolog /u it. antropologo - specialist në fushën e antropologjisë. Antropometri /a lat. degë e antropologjisë që studion madhësinë, peshën dhe përpjestimet e

Page 87: Behram Ismaku

87

trupit të njeriut. Antropomorf /e gr. anthro pomorphos - njeri, trajtë a formë; që ka formën ose pamjen e njeriut ( majmun antropomorf ). Antroponim /i lat. anthroponymum - njeri dhe emër; gjuh. emrat e përveçëm të njerëzve që studiohen nga gjuhësia. Antroponimi /a lat. anthroponimia - është degë e gjuhësisë që studion emrat e përveçm të njerëzve. Anuar /i lat. annuarium – vjetar, anuar statistikor Anuitet /i gjerm. annuität - vjetor i borxhit bashkë me kamatën. Anuloj nlat. annullare - zhduk, shfaros, prish , ndalon, shfuqizon. Anulim /i lat. anullare - drejt. shfuqizim i ligjit, prishje, anulim Anuri /a lat. anuria - mjek. mungesë e tajitjes së urinës. Anus /i lat. anus - anat. dalje e pasme, pasdalje, fundi i aparatit të tretjes. Aorist /i gr. aoristos - i pakufishëm, i papërcaktuar; gram. koha e kryerë e thjeshtë ( lexova, shkrova, fola ). Aortë /a lat. aorta - anat. arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës dhe që ushqen me gjak gjithë trupin (ngushtim i aortës).

Page 88: Behram Ismaku

88

Aortit /i lat. aorititis - mjek. pezmatim i aortës. Aortoptozë /a lat. aortoptosis - mjek. rënje poshtë e aortës së barkut. Aortalgji /a lat. aortalgia - mjek. dhembje e aortës. Aparat /i lat. aparatus - përgatit; mjet për matje në laboratore, në mjekësi, në radioteknikë ( aparat fotografik, aparat telefonik, aparat ftohës ). 2. fiziol. tërësia e organeve që kanë një lidhje ndërmjet tyre dhe kryejnë një funksion të caktuar në organizëm ( aparati i frymëmarrjes, aparati i tretjes, aparati i të folurit ). 3. tërësia e institucioneve në politikë shkencë a art : aparat shtetëror, aparati shkencor. Apartment /i it. appartamento - pjesë e një ndërtese banimi, që ka hyrje më vete dhe që përbëhet nga një ose disa dhoma, nga kuzhina, banjo etj; apartament hoteli, apartament me tri dhoma. Aparteid /i ang. apartheid<apart - veçmas, ndarazi; shprehje për politikën e diskriminimit racial në republikën Jugoafrikane. Apati /a lat. apathia - vuajte, sëmundje; gjendje plogështie shpirtërore, amulli shpirtërore ( apati e plotë, bie në apati, dal nga apatia ). Apatik /e lat. apathia - njeri i mpirë.

Page 89: Behram Ismaku

89

Apeks /i lat. apex - majë, kulm; majë e gjuhës, theks i mprehtë në mbishkrime. Apel /i fr. appel - thërras; thirrje emër për emër e nxënësve në shkollë ose e njerëzve në një mbledhje / për të parë kush mungon / bëj apel, apeli i mbrëmjes. 2. drejt. ankesë gjykatës më të lartë, kundër vendimit të gjykatës më të ulët ( bëj apel, gjykata e apelit, nënshkruaj apelin), thirrje. Apelim /i lat. apellare - të drejtuarit një organi më të lartë për të rishikuar vendimin e dhënë nga një organ më i ulët ( e drejta e apelimit ). Apendicit /i lat. appendicitis - zorra qorre; mjek. pezmatim i zgjatimit të vogël të zorrës së verbër dhe i vet zorrës së verbër ( apendiciti akut dhe apendiciti kronik ). Apendiks /i lat. appendix - zorrë shtojcë në formë krimbi në fillim të zorrës së trashë. Apendikular /e lat. apendicularis - anat. që i përket apendiksit. Apepsi /a lat. apepsia - mjek tretje e pamjaftueshme e ushqimit, mostretje. Aperientë /t lat. aperientia - hap; farm. barna laksative /pastruese të organizmit. Aperitiv /i lat. aperitiva - hap, çel; farm. mjete aperitive, barna që hapin oreksin, pije alkoolike që hapin oreksin.

Page 90: Behram Ismaku

90

Apetit /i lat. apetitus - oreks, shije në të ngrënë. 2. fig. dëshirë, pasion, lakmi; kam shije, kam oreks, kam apetit. Apicit /i lat. apicitis - mjek. pezmatim i majës së mushkërive. Apikal /e lat. apicalis - majë, kulm, që përket majës, major. Apikolizë /a lat. apicolysis - majë zgjidhje, çlirim, mjek. shkolitje e majës së mushkërive nga ngjitjet me anë të ndërhyrjes kirurgjike. Apikulturë /a lat. apicultura<apis - bletë, bletari, bletar, bletërritës, rritje e bletëve, kulturë bletarie. Aplazi /a lat. aplasia - pa zhvillim; mjek. mungesë e një organi, pazhvillim i një organi. Aplikacion /i lat. aplikatio – zbatim, aplikacion me kashtë ose zbukurime me kashtë, me tekstile, dërrasë duke vendosur mbi letër etj. Aplikativ /i lat. applicativus - gjuh. trajtë zbatimore, zbatimor. Aplikim /i lat. applicare – zbatimi, zbatim mekanik, zbatojmë norma të rea. Aplikoj lat. applicare – zbatoj, zbatoi forma të reja. Aplikuar lat. aplicare - i zbatuar, i aplikueshëm, i zbatueshëm, shkenca të zbatuara. Apnoe /ja lat. apnoea<a/pa - pafrymëmarrje;

Page 91: Behram Ismaku

91

mjek. mungesë e frymëmarrjes, mosfrymëmarrje. Apogje /u it. apogeo - larg tokës.1. astr. pika më e largët nga toka në orbitën e hënës ose të një sateliti artificial. # kund. perigje. 2. fig. shkalla më e lartë e lulëzimit, kulmi ( arrin apogjeun ). Apokolips /i gr. apokalypsis - zbulim, fundi, mbarim i botës sipas paragjykimeve të fesë së krishterëve, dita e apokalipsit ( dita e kjametit ). Apokaliptik /e gr. apokalyptikos - fet. fundi a mbarimi i botës sipas paragjykimeve të fesë së krishterë. Apokopë /a gr. apokope - cungim, rënje e një tingulli ose një rrokje në fund të fjalës, kjo merrej si një liri poetike:Apokrif /i gr. apokryphos - i fshehtë. 1. let. legjenda fetare të lashta me përmbajtje biblike, jokanonike, të cilat kisha nuk i pranon, sot me këtë emër quhet një vepër që nuk i dihet hartuesi i vërtetë, por konsiderohet si e shkruar nga një autor zakonisht i njohur p.sh. dyshohen si apokrife disa drama të Shekspirit. Apolitik /u gr. apolitikos - njeri i që shmanget nga jeta politike. Apolog /u gr. apologos - tregim; let. tregim alegorik me karakter moral, i përngjet fabulës, por tek apologu figurat janë më abstrakte dhe më pak

Page 92: Behram Ismaku

92

të zhvilluara se tek fabula; ku veprojnë e flasin kafshë e gjëra të pashpirta, të cilat zakonisht shembëllejnë ndonjë virtyt ose ves : pëllumbi - butësi e paqë, gjarpëri - tradhëti , dafina - lavdinë, shqipja - lirinë etj. Apologji /a gr. apologeomai - mbrohem, përligj vehten, mbrojtja e dikujt a diçkaje me fjalë ose me shkrim duke e lavdëruar a duke e përligjur një çështje, një teze, një të drejtë të mohuar, me anë argumentesh, përligj diç të gabuar e të padrejtë, apo të themi i bën apologjinë, në letërsinë botërore përmendet ”Apologjia e Sokratit ” nga filozofi gr. Platon, në shqipe apologjia e bukur nga Frangu i Bardhë ”Georgius Castriotus ” frangu ngrihet kundër boshnjakut Toma Maranoviq dhe mbron me argumente historike tezën e drejtë se Skënderbeu është shqiptar e jo boshnjak, siç ka pretenduar ndonjë pseudohistorian shovenist. Apolon /i mit. gr. Apollon - perëndi e diellit, e bukurisë, e poezisë, e muzikës në Greqi. 2. fig. njeri i bukur; astr. asteroid i vogël 1932 iu afrua tokës për 11 mi milion km. Apopleksi /a lat. apoplexia - mjek. pikë, damlla. Apostafat it. apposta fatto - nergut, enkas, qëllimisht, erdhi nergut ( enkas ) për ty. Apostat /i gr. apostates - ai që heq dorë nga një

Page 93: Behram Ismaku

93

besim, një ide. Apostazi /a gr. apostasia - heqje dorë nga një besim, fe, ide. Apostolik /e lat. apostolicus - i dërguari; fet. papnor ( delegat apostolik ). 2. që ka të bëjë me apos. i apostujve ( fj.apostolike ). Apostrofë /a gr. apostrofe - larg kthesë; let. shmangie, ndryshim drejtimi, formohet kur poeti i pushtuar nga ndonjë ndjenjë e thellë ndërpret ligjërimin e vet me dëgjuesin dhe i drejtohet një njeriu ose një sendi ( të personifikuar) të veçantë që mund të jetë afër ose larg, gjallë ose vdekur dhe shfren me te dufin e zemrës sikur t’i kishte të gjallë e të pranishëm: ”O Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë” Fan N oli Një lloj apostrofe është edhe nama ose invektiva. Apostull /i lat. apostulus<gr. apostolos - i dërguari; secili nga 12 nxënësit e Krishtit, që predikuan dogmat e tij sipas mitologjisë së krishterë; një libër fetar, ku tregohet veprimtaria e tyre. 2. apostulli është edhe mbrojtësi i një ideje, një doktrine ( apostulli lirisë ). Naim Frashërin e quajmë - apostull i kombit. Apoteozë /a gr. apotheosis - nga zoti, nga perëndia; hist. rit në Greqinë dhe në Romën e

Page 94: Behram Ismaku

94

vjetër me të cilin nderonin një hero, një perandor. 2. fig. lavdërimi i një njeriu a ngjarjeje etj. në mënyrë të ngritur e madhështore ( apoteozë poetike) Apozicion /i lat. appositio - gjuh. ndajshtim. Apozicional /e lat. appositio - ndajshtimore. Apraksi /a lat. apraxia - pa punë; mjek. humbje e aftësisë për veprime dhe lëvizje të përshtatura. Aproksimacion /i nlat. aproximatio - mat. përafrim. Aproksimativ /e lat. approximativus - i përafërt. Apropriacion /i lat. përvetësim. Aprovim /i it. miratimi. Aprovoj it. miratoj me kohë një projekt. Aprozeksi /a lat. aprosexia - pa vëmendje; mjek. humbje e aftësisë për të përqendruar vëmendjen. Aptializëm /mi lat. aptialismus - mjek. pakësim ose ndalim i prodhimit të pështymës. Apusti /a arum. apus -vend i ulët, i futur; shtrojerë (shtruherë) Ar /i lat. aurum - kim. flori simb. Au ( shufër, monedhë ari ) fill i praruar, që përdoret për qëndisje me ar. 2. Ari = 100m” (një ari tokë). Araba /ja turq. araba - karrocë kuajsh me katër rrota. Arabaxhi /u turq. arabaci - qerraxhiu që punonte

Page 95: Behram Ismaku

95

me araba. Arabeskë /a it. arabesco - arab; stoli me lajle në stilin arab, stolisje dekorative me anën e vijajave jofigurative gjëja se kurani e ndalon paraqitjen e figurës njerëzore, derisa vetë arabeska formohet nga kordele me fletë dhe lule, ndonjëherë me forma kafshësh e njerëzish ( teqja e Halvetit në Berat ); kjo gjendet edhe në artin grek e romak ( Leonardo da Vinçi e zbukuroi me arabeska Vatikanin. Arashkë /a sk. oraska - rrepë, panxhar sheqeri. Aranzhman /i fr. arrangement - rregullim, radhë, orar, marrëveshje. 2. muz. përpunimi i një kënge, frymëzimi. Aranzher /i fr. arangeur - udhëheqësi, parapërgatitësi, frymëzuesi. Aranzhoj fr. aranger - rregulloj radhisë, bëj marrëveshjen. Arbitër /ri fr. arbitre - sport. gjyqtar loje, arbitër kryesor, arbitër anësor; njeri i caktuar të cilit i jepet fuqi e plotë që të zgjidhë një çështje, për të dhënë mendimin përfundimtar. Arbitrar /e it. arbitrario - që caktohet rastësisht, që ta bëjë një çfarëdo zgjidhje. 2. që vepron a punon me kokë të vetën, tekanjoz që nuk përfill ligje as rregulla (arbitraritet burokrati)

Page 96: Behram Ismaku

96

Arendë /a lat. arrenda - qira; shfrytëzim i përkohshëm i një toke që ipet me qira dikujt sipas marrëveshjes (afat i arendës, afati i qirasë ) Arendatori lat. ai që merr diçka me qira. Arenë /a lat. arena - rërë; shesh i rrumbullakët dyluftimi, skenë akrobatike në mes të një cirku, stadiumi ose amfiteatri ku zhvillohen lojna, ndeshje ose përleshje, lëmë a veprimtari ku ndeshen palë e rryma të kundërta, jepen shfaqje akrobatike: arenë betejash, arenë ndërkombëtare . Areolë /a lat. areola - shesh i vogël; mjek. rreth i kuq rrotull vendit të pezmatuar. Areolar /e mjek. areolaris<areola - shesh i vogël, mjek. që i përket areolës, i areolës. Areometër /ri it. areometro - fiz. aparat për të matur dendësinë e lëngjeve. Argano /ja it. argano - çikrik; tek. lloj çikriku , i përbërë nga një cilindër që rrotullohet e mbledh një litar, i cili shërben për të ngritur a për të tërhequr pesha të rënda ( argano elektrike, argano ngritëse, argano tërheqëse ) Argas /i argasem gr. argasso - regj, regj lëkurën, iu argasën duart. Argjend /i lat. argentum - kim. metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të bardhë e të shkëlqyer, serm s. Ag (medale argjendi lugë argjendi, fill i larë me

Page 97: Behram Ismaku

97

këtë metal për qëndisje etj. ) Argjilë /a lat. argilla - deltinë;argjilë e kuqe, tokë argjilore Argjinaturë /a it. arginatura - pendë; pendë lumi, që ngritet anëve të lumit për t’u mbrojtur nga përmbytja. Argo /ja fr. argot - gjuh. gjuhë e veçantë e një rrethi të caktuar, të folme që i përdornin një grup i kufizuar njerëzish, zakonisht njerëz të një profesioni; njihen 3-4 argo: Dogançja e kallajxhinjve të Përmetit ( çoturi me fytylo- tasi me vaj). Purishtja e muratorëve të Oparit ( bimëz-vajzë; lyerme-balta). Dalipbebçja e belaxhinjve të Shëngjergjit ( e bardha - bora ). Çortishtja e muratorëve të Korçës ( kalikuq - zjarr ) këto argo kanë leksikun e tyre, duke u dhënë fjalëve kuptim metaforik, duke i shkurtuar nga përbërja fonetike, huazojnë fjalë nga gjuhë të huaja, flasin mbrapësht për t’u bërë më të pakuptueshëm, këto quhen edhe gjuhë të fshehta ( djegaguri - ditët e gushtit dhe korrikut; djegaqerrësi - janari muaj më i ftohtë; brymësi - muaj nëntor dhe dhjetor / zharkon /. Argon /i fr. argon - kim. simb. Ar. element kimik, gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë, që gjendet në ajrin e atmosferës dhe që përdoret zakonisht për mbushjen e llambave elektrike.

Page 98: Behram Ismaku

98

Argonaut /ët gr. argonautai - anije e lundërtar; mit. heronjtë grekë, të cilët nën udhëheqjen e Jasonit, me anijen e tyre Argo, shkuan në Kolkidë, në detin e zi për të shtënë në dorë bashkën e artë. Argument /i lat. argumentum - fakt, provë, argumentoj bindshëm. 2. arsyetim për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim, për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka, flas me argumente shkencore. 3. let. përmbledhje e përmbajtjes së një vepre letrare. Argumentim /i lat. argumentare - paraqit argumente për një çështje, vërtetoj, sjell prova e fakte, argumentoj bindshëm. Argus /i lat. Argus - bariu shumë i kujdeshëm e syqelë, personazh me 100 sy në mitologjinë greke, atë që vetëm tingujt e bukur të lyrës e vënë në gjumë dhe kështu humbi, ia vodhën thesarin. Arian /i lat. ariano - zotëri; hist. emër i përbashkët për popujt e lashtë, që flisnin në gjuhë indoeuropiane: gjuhë ariane, grupi arian etj. Arietë /a it. aria - melodi; muz. pjesë lirike për një zë; arie e vogël, operetë ose pjesë e një operete. Aristokraci /a gr. aristokratia - më i miri pushtet; shtresa më e lartë e feudalëve të një vendi, shtresa e fisnikëve të një vendi, pjesa më e privilegjuar e klasës sunduese në shoqërinë sunduese; hist. formë

Page 99: Behram Ismaku

99

qeverisje që pushtetin e ka një një grup i vogël fisnikësh me tituj të trashiguar. Aristokrate që lidhet me kl. e aristokracisë fisnore, sjellje e stërholluar aristokratike . Aritmetikë /a gr. arithmetikë - umër; pjesë e matematikës që studion vetitë e thjeshta të numrave dhe veprimet me ta ( katër veprimet e aritmetikës, rregullat e aritmetikës ). Aritmi /a lat. arythmia - pa ritëm, pa takt, joritmik, aritmik. 1. mjek. çrregullim i rrahjeve të zemrës. 2. muz. çrregullim i ritmit në një pjesë muzikore a koreografike, varg, muzikë aritmike. Arkadë /a fr. arkade lat. arcus - hark; anat. tëmth, harknajë. Arkaik /e gr. archaikos - i lashtë, i vjetër; diç e vjetruar e ruajtur nëpër arka nga rrjedh edhe vetë termi arkaike, që tani ka dalë nga përdorimi. Arkaizma /t gr. archaiser - janë fjalë, shrehje ose forma të vjetruara gramatikore që nuk jetojnë më në gjuhën e gjallë p.sh. gjellë ( jetë), fëdigë ( mundim ), pasiqë përdorimi i tyre e rëndon gjuhën, mjeshtri i fjalës mund ta përdori atë në veprat me karakter historik për ndonjë ton solemn apo komikë personazhi. Arkangjel /i lat. archangelus - kish. kryeengjulli. Arkebuz /i fr. arquebuse - hist. pushkë e vjetër me

Page 100: Behram Ismaku

100

fitil, që mbushej nga gryka. Arkeografi /a gr. archiographos - degë e shkencës që merret me përshkrimin dhe botimin e dokumenteve të vjetra shkrimore. Arkeologji /a gr. archaiologia - e vjetra shkencë; shkencë historike që studion kulturën dhe jetën e popujve në kohët e lashta, duke u mbështetur në monumentet e sendet që kanë mbetur prej tyre në tokë e që zbulohen me anë të gërmimeve ( muzeum arkeologjik, gjetje arkeologjike, kërkime ) Arketip /i lat. archetypum - tipi fillestar; shembulltyra e parë, origjinali, ekzemplari. Arkifonemë /a gr. archiphonema - tingull; kryefonemë. Arkimandrit /i gr. archimandrites - fet. titulli më i lartë për murgjit dhe kryetarët e manastireve në vend ku vepron kisha ortodokse. Arkipelag /u gr. archipelagos - gjeogr. grup ishujsh që ndodhen njëri pranë tjetrit. Arkitekt /i lat. architektus - ndërtues; specialist në arkitekturë, inxhinier projektues. 2. fig. ai që bën planin, përcakton detyrat themelore dhe tregon rrugët për arritjen e një qëllimi (arkitekt i revolucionit). Arkitektonikë /a gr. architektonike - art i ndërtimit; arkit. mënyra e ndërtimit të një vepre, në

Page 101: Behram Ismaku

101

të cilën pjesët përbërëse janë të lidhura mirë e bukur njëra me tjetrën në një të tërë dhe duke gëzuar tipare estetike. 2. mënyra e ndërtimit të një vepre letrare a muzikore, në të cilën elementet përbërëse janë në përpjestime të drejta dhe të lidhura mirë ndërmjet tyre (arkitektonika e veprës) Arkitekturë /a nlat. architectura - ndërtues; arti hapsinor i projektimit, i vendosjes dhe i zbukurimit të ndërtesave ose të veprave të tjera ( hapsira, vehet në dukje ana materiale dhe ana shpirtërore) 2. mënyra e vendosjes, ndërtimit të një vepre nga fillimi deri në mbarim, zbukurimit të ndërtesave, pallateve, katedraleve në pjesën e jashtme si ( arkitektura e qytetit ). 3. stil i veçantë në ndërtimin e zbukurimin e ndërtesave e të veprave tjera (arkitektura greke, arkitektura e sotme). Ç’është arkitektura? citojmë teorisienët: Platin “arkit. është ajo që mbetet në ndërtesë po i hoqe gurin” Shelingu “arkit. është alegoria e artit të ndërtimit”etj. Arkitrau it. architrave - kryetra në ndërtimtari; arkitra guri, arkitrarë për dyer e dritare. Arkiv /i lat. archivum - bashkia e qytetit; institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen, sistemimin dhe pjesërisht botimin e dokumenteve e të dorëshkrimeve me vlerë historike; ndërtesa e

Page 102: Behram Ismaku

102

këtij institucioni. 2. zyrë ku ruhen aktet dhe shkresat e një institucioni. 3. tërësia e dokumenteve dhe akteve të një njeriu ose të një org. që ruhen si akte me vlerë (arkiv i shkrimtarit) Arkivim /i lat. arshivare - vënje e akteve në arkiv. Arkivoj lat. arshivare - zyrt. vë, i fut në arkë shkresat.( arkivor - burim arkivor, fond arkivor ). Arkivol /i it. archivolto - arkë e të vdekurit, tabut, qivur. Arkivoltë /a it. archivolto - hark kryesor; arkit. harku kryesor që i bashkon dy shtylla. Arkond /i gr. archon - titull i lartë në qeverinë e Greqisë së lashtë, titull në hierarkinë feudale. Arktik /u gr. arktikos – verior, yllësia e arushës. 2. gjeog. zonë rreth polit të veriut, ( zona arktike, oqeani arktik ). Arktur /i lat. arcturus - astr. ylli A i yllësisë së Loparit, një nga yjet më të ndritshme të qiellit. Arlekin /i fr. arlequin - gaztor, komik, palaço, karagjoz. Arlekinadë fr. arlequinade - komedi, palaçollëk etj. Armatesë /a lat. armatura - min. veshje e brendshme e galerive në minjera e bërë me shtylla druri ose betoni, që shërben për të ndaluar shembjet.

Page 103: Behram Ismaku

103

Armatë /a it. armata - ushtëri; njësi e madhe ushtarake nga dy a më shumë truparmata. Armatim /i it. < armatos - paisje me armë. # kund. çarmatim. Armatos it. armare - fig. paisje me dije, me vegla, mjete etj. Armaturë /a lat. armatura - tel i hollë a i trashë, shufra hekuri që shërbejnë në ndërtimtari për ndërtim shtyllash, skelete, korniza, shufra të lidhura që shërbejnë për soleta, trarë, shtylla etj. Arme /ja gr. armi - shllirë me kripë, lëng shllire, kos ose qumësht me kripë për dimër, turshi me speca. Aromë /a fr. arome - erë e këndshme, amëshim ( aroma e luleve, verë me aromë ). Arpaxhik /u turq. arpacik - çepujkë, qepule. Arqitë /a sk. rakita – kanistra. 2. thupër e hollë shelgu për të thurur shporta, ( kosh arqite ). Arsenal /i fr. arsenal - depo, punëtori. 1. usht. depo armësh (arsenali i armëve, arsenali teknik) tërësia e mjeteve. që mbahen në një vend. 2. fig. fond, rezervë mjetesh për qëllime të caktuara Arsenik /u lat arsenicum - forcë; kim. simb. As element kimik i fortë e me ngjyrë të përhime, veti helmuese që gjendet në natyrë në shumë minerale ( bar minjsh ose arsenik plumbi)

Page 104: Behram Ismaku

104

Art /i lat. ars, artis - mjeshtëri; formë e pasqyrimit të botës nëpërmjet riprodhimit të realitetit në mënyrë krijuese me anë figurash artistike; veprimtaria krijuese artistike ( e shkruar dhe ajo gojore ); njeriu ndien nevojë për t’i shfaqur mendimet e ndjenjat e veta shpirtërore duke iu dhënë atyre trajtë të bukur nepërmjet të fjalës, vijës, tonit, ngjyrës, lojës e lëvizjes. 2.degë e veprimtarisë krijuese artistike ( artet e bukura, arti i kinematografisë, akademia e arteve ); let. pasqyrimi i jetës gjatë shekujve( trajtim artistik i mendimeve e veprimeve të njeriut si qenje shoqërore si dhe fenomenet e tjera të botës objektive) që përcillet nga perioda në periodë dhe epën vizione për të ardhmen më të ndritur, më të lumtur ( arti grek, arti mesjetar si pjesë e një kulture të caktuar); artistike ( vepër artistike ) quhet çdo hartim i mendjes së njeriut që është në gjendje të zgjojë ndjenjën e të bukurit, ndjenjën estetike, me të shprehurit e figurshëm si veçori e parë e artit letrar; 3. tërësia e rregullave dhe e metodave që kërkohen për ta kryer me mjeshtëri dhe në mënyrë të përsosur një vepër artistike; njohja e hollë e një pune dhe aftësia për ta kryer atë si duhet ( mjeshtëri arti i të shkruarit, qëndisjes).

Page 105: Behram Ismaku

105

Arti / Ç’është arti ? Krahas përpjekjes për ekzistencë, aktiviteti i njeriut, shpirtit të tij është zgjëruar edhe më. Njeriu ka ndie nevojën për të shfaqur e shprehur krejt çka ndiente e shihte duke u munduar që t’i jap mendimit e ndjenjave të veta trajtë të bukur nëpërmjet të fjalës, tonit, vijës, ngjyrës lojës e lëvizjes. Vepër artistike quhet çdo hartim i mendjes së njeriut që është në gjendje të zgjojë ndjenjën e të bukurit e cila ndryshe quhet edhe ndjenja estetike. Estetika ka të bukurit natyror dhe të bukurit artistik. E bukur quhet gjëja që ka një harmoni të përsosur në vetvete, ka një vlerë që na pëlqen shumë. Ideal quhet dëshira më e lartë e njeriut, realizimi i së cilës përfaqson kulmin e fatbardhësisë së tij. Artet janë: Artet statike ( vendore, të palëvizshme ) arkitektura, skulptura dhe piktura. Artet kohore janë: muzika dhe poezia. Artet tjera janë: teatri, zëri, mimika, gjestet, qëndrimi, filmi, baleti, pantonima.Artefakt /i ang. artefakt - shëmbëllim i rremë, mjeshtri. Arterie /a lat. arteria - dell; anat. enë gjaku që del nga zemra dhe shpërndan gjakun e pastër në gjithë pjesët e trupit ( arteria mushkërore ). 2. fig.

Page 106: Behram Ismaku

106

rrugë kryesore komunikimi, vijë për shpërndarjen e energjisë, ujit ( arterie kryesore, arterie ujore, arteriet e ekonomisë ). Arterializim /i nlat. arterialisatio - fiziol. shndërrim /në mushkëri/ I gjakut venoz në gjak arterial. Arteriosklerozë /a lat. arteriosclerosis - mjek. sëmundje e mureve të arterieve. Arteriostenozë /a lat. arteriostenosis - mjek. ngushtim i arterieve. Arteriotom /i lat. arteriotomia - mjek. prerje kirurgjike e arterieve. Arterit /i lat. arteritis - mjek. pezmatim i arterieve. Artezian /e fr. artesien - krahinë franceze me pusa e shek.12. Artet statike ( të palëvizshme: piktura, skulptura, arkitektura ). Artet kohore: muzika dhe poezia; artet tjera: teatri, zëri, mimika, gjestet, qëndrimi, filmi, baleti dhe pantonima. Artist /i lat. fr. artiste - mjeshtëri; ai që luan ose krijon me mjeshtëri një vepër arti: aktori i teatrit, këngëtari, muzikanti; ai që krijon vepra arti në pikturë, skulpturë, muzikë, letërsi, ai që merret me artet e bukura ( piktura, skulptura, arkitektura, muzika dhe letërsia ). 2. fig. mjeshtër i shquar në një punë ose në një lojë ( letërsi artistike, film

Page 107: Behram Ismaku

107

artistik, vepër artistike, program artistik, shije artistike, pjekuri artistike ); veti e njerëzve me prirje në fushën e artit ( talent artistik ).3. teori let. arti ka si burim të vetin njeriun natyrën dhe jetën në përgjithësi; faktor kryesor i tij është fati i njeriut në perioda të ndryshme të historisë. Arti për art fr. “l’art pour l’art “ u zbatua në praktikë për herë të parë në poezinë frënge 1830 /50 me themeluesin Teofil Gothier me parathënjen e romanit ”Zonjusha Mopen ” pëfaqësuesit e kësaj teorie duke zhveshur artin nga çdo përmbajtje ideore, kërkojnë nga artistët që nën maskën e formës së kulluar artistike të fshehin shërbimin që iu bëjnë klasave sunduese , nga ana tjetër tek disa u pa mohim i rolit njohës të artit, i funksionit të tij edukues për shpënjën përpara të shoqërisë, këta shkrimtarë bien në provim para përgjegjësisë historike të popullit kur, shkëputin artin dhe letërsinë nga interesat e popullit, sipas tyre arti ska të bëjë fare me kohë , probleme dhe kushtet e jetës, ky ”art i kulluar” i kundërvihej edhe romantizmit edhe përpjekjeve etike e politike për t’i shërbyer klasës sunduese. Më 1836 Kuzen dhe Gotie për herë të parë shprehen kërkesën e tyre për të pasur një art të lirë nga gjithçka joartistike, e në radhë të parë nga morali dhe politika. Floberi e Bodleri e

Page 108: Behram Ismaku

108

përdorën këtë parullë kundër ideologjisë, moralit borgjez, çlirim nga aristokracia oborrtare dhe kujdestaria kishtare. Sidoqoftë në historinë e artit motua “art për art” karakterizohet si shprehje e formalizmit dhe e estetizmit, si pasqyrim i një aristokratizmi ezoterik ( i fshehtë, i brendshëm, i rreptë ). Estetika e sotme borgjeze trumbeton me të madhe “artin e kulluar” dhe nën këtë parullë hipokrite përpiqet të maskojë karakterin e thellë klasor të “aritit për art”që ka për qëllim largimin e vemendjes së masave të shfrytëzuara nga problemet themelore të jetës, nga lufta që ato bëjnë për t’u çliruar nga zgjedha sunduese. Këtij ”artit të kulluar” i kundëvihen realistët Migjeni, Nonda Bulka në vitet 30-ta. Artificial /e lat. artificialis - mjeshtëri dore, e bërë nga njeriu. # kund. natyrore; mëndafsh artificial, lëkurë artificiale, dhëmb artificial, liqen artificial, satelit artificial etj. 2. fig. njeri që sillet në mënyrë jo të natyrshme, jo i çiltër, i rremë, i shtirë ( lot artificialë, buzqeshje artificiale, sjellje ). Artificialisht lat. artificialis - jonatyrshëm, në mënyrë artificiale, krijime nga punë e njeriut. Artifis /i lat. artifeks - mjet ose dredhi marifet që nga njëherë ngjall admirim, kur artisti bën një kakofoni atë e zhduk me një artfis të diksionit dhe

Page 109: Behram Ismaku

109

kjo mjeshtri duket plot e natyrshme, kjo është një shkathtësi për ta mbuluar një difekt në skenë etj. Artikular /e lat. articularis - anat. kyç, nyjë e eshtrave, vendi ku lidhën dy eshtra ( artikulacioni lat. nyjë e eshtrave ). Artikull /i lat. artikulus - pjesë; shkrim me përmbajtje publicistike a shkencore, që trajton një çështje të caktuar dhe që botohet në një gazetë, në një revistë ose në një përmbledhje ( artikull gazete, artikull shkencor, përmbledhje artikujsh, shkruaj një artikull ). Artikullshkruesi lat. autori i një artikulli. 2. artikull në një fjalor, që përfshin fjalën titull, shpjegimet dhe të gjitha të dhënat e tjera për të ( artikujt e fjalorit ). 3. drejt. shih nen /i ( artikulli i parë i ligjit ). Artikull /i it. articolo <lat. artikulus - lloj prodhimi, malli a sendi, i caktuar për t’u shitur (artikuj ndërtimi, artikujt industrialë, ushqimorë, artikuj për fëmijë, lista e artikujve, prodhoi një artikull të ri ). Artikuloj /i fr. articuler - nyjëtoj. Artikulim /i fr. articuler - nyjëtim ( i tingujve me organe të artikulimit buzë, gjuhë, dhëmb, gojë ). Artileri /a it. artiglieria - usht. tërësia e armatimeve luftarake, që përbëhen nga armë zjarri

Page 110: Behram Ismaku

110

të rënda ( topat, mortajat etj.) artileri kundërajrore, artileri kundërtanke, artileri reaktive. Artiljeri /a lat. artiglieria - ushtar artiljer me armë të rënda. Artist /i lat. është mjeshtri i një pune a loje, krijuesi që ka prirje, shije, talent artistik në një fushë të jetës, shkrimtari që shkruan dhe flet bukur dhe me mjeshtëri, ai që krijon vepra arti në lëmin e pikturës, të skulpturës, të muzikës etj., ai që merret me artet e bukura. E bukur quhet gjëja që ka një harmoni të përsosur në vetvete, ka vlerë që na pëlqen fort, vlerë ideale. Ideali është dëshira më e lartë e njeriut, realizimi i së cilës përfaqëson kulmin e fatbardhësisë së tij, përsosshmëri e vërtetë; Hegeli ” artisti të bukurit mund ta pasqyrojë direkt dhe indirekt, të bukurit artistik e vën për një shkallë më lartë nga të bukurit e natyrës, ajo është bukuri që lind në shpirt dhe rilind në te, ai është fryt i vetëdijes së njeriut për edukimin e brezit të ri”. Aktor është ai që e lot rolin në skenë, artisti i lëvizjes, mimikës, tonit dhe fjalës, mjeshtri i një vepre filmike, teatrale, baleti etj. Artizan /i fr. artisan - zejtar, zanatçi. Artizanat /i fr. artisanat - zejtari, prodhime artizanati: këpucë, frenj, plisa, hallka, qilima, stoli

Page 111: Behram Ismaku

111

bakri, argjendi, ari, kocke etj. Artrit /i lat. athritis - nyjë, kyç; mjek. pezmatim i kyqeve, cermë, përdhes, podagër (artriti kronik). Arumun /i rum. aroman - vllah, gjuhë arumune. Arrest /i it. arresto - paraburgim ( arrest shtëpie ) Arrivist /i fr. arriviste - karrierist. Arrogancë /a it. arroganza- sjellje e vrazhdë, fyese dhe përbuzëse ( arrogant ). Arrozi /a lat. arrosia - mjek. presion, brejtje e mureve të enëve të gjakut. AS it. asso - letër loje; simb. kim. për arsenikun; monedhë romake. As fig. njeri i shquar një një fushë të caktuar ( as i futbollit, as i kinematografisë, as i aviacionit ) Asamble /ja fr. assemblee - mbledhje e përfaqësuesve të zgjedhur të një vendi, si organ më i lartë ligjëvënës, kuvend (asamble kushtetuese). 2. mbledhje e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme në një organizatë ndërkombëtare ( asambleja e përgjithshme e organizatës së kombeve të bashkuara ). Asbest /i gr. asbestos - i pashuar; min. mineral i përbërë prej fijesh të holla, që i qëndron shumë veprimit të nxehtësisë e të acideve, që nuk e përçon rrymën elektrike dhe që përdoret gjerësisht në industri e në ndërtim ( veshje prej asbesti ).

Page 112: Behram Ismaku

112

Asbestozë /a gr. asbestosis – i pashuar; mjek. sëmundje e mushkërive nga thithja e pluhurave të asbestit. Aseps /i lat. asepsis - qelbëzim, kalbëzim; mjek. mungesë infeksionesh mikrobike, gjendje aseptike (pa mikrobe, steril). Asfalt /i fr. asphalte - min. lloj rrëshire e zezë, që ndodhet në natyrë në gjendje të ngurtë e që zbutet kur të ngrohet; përdoret për asfaltim të rrugës, serë. Asfiksi /a lat. asphixia - pa puls; mjek. ndalim i frymëmarrjes nga mungesa e ajrit me oksigjen ( vdiq nga asfiksia ). Ashensor /i it. ascensore - lift; mjet i mekanizuar për ngjitje dhe zbritje nga pallatet shumëkatëshe ( ashensor elektrik, ashensor minjere, kabina e ashensorit ) ashensoristi. Ashik /u turq. asik - kyç i këmbës, testembel ( lojë fëmijësh ), çelës i veglave muzikore me tel; dashnor, këngë ashikësh, zuri një ashik. 2. keq. njeri i dhënë shumë pas qejfeve. Ashikëri /a turq. dashuri, dashuri ashikësh sa për të kaluar kohën, këngë ashikërie. Ashure /ja turq. asure - ëmbëlsirë me grurë të zier e me sheqer, me arra, rrush të thatë. Asikroni /a fr. asynchrone - jo i njëkohshëm.#

Page 113: Behram Ismaku

113

sinkroni. Asistencë /a it. assistenza - libr. ndihmë që i jepet një të sëmuri ose një njeriu nevojtar. Asistoj nlat. ndodhem, gjendem, jam i pranishëm dhe jo marr pjesë. Asimilim /i lat. assimilatio, asimilare - tretë, përvetësoj mirë një mësim, thithë, shkrij një popull duke bërë të humbasë gjuhën dhe zakonet e tij, e bëj të ngjashëm me vetën. Â - nazale është asimiluar ose përngjashmohet në Ë në gjuhën tonë letrare, të normuar psh. nana - nëna, hana – hëna… Asimiloj lat. asimilare - biol. përvtësoj, tretë, shkrij ( asimiloj ushqimin, përveton mirë ushqimin, lëndët e përvetuara ). Asindet /i gr. asyndeton - i palidhur; gram. mospërdorim i lidhëzave midis fjalëve dhe fjalive, për të bërë që të spikatë më mirë fuqia shprehëse e mendimeve, radhitur njëri pas tjetrit . “Marshi i Barabajt” Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe; ti na çthure, na çkule, na zhduke çdo fe; varfëri, poshtërsi, robëri, ti na dhe; derbeder, ujk e derr: Hosana, baraba! Fan Noli Asistent /i lat. assistens - ndihmës i një mjeku, i një inxhinieri etj. gjatë kryerjes së një operimi ( mjek

Page 114: Behram Ismaku

114

asistent, asistent i regjisorit ). 2. titull fillestar i atij që merret me punë mësimore në një fakultet, ai që mban këtë titull. Asistoli /a lat. asystolia - jo tkurrje; mjek. paaftësi e zemrës për të kryer një tkurrje. Askarid /i lat. ascaris - zool. krimb që jeton si parazit në zorrët e fëmijëve, bubë, rre. Askaridozë lat. mjek. sëmundje që shkakton askaridi. Asket /i fr. ascetes - i vetmuari, që heq dorë nga gëzimet e jetës duke bërë një jetë të rëndë të ashpër, duke e munduar vetën me vuajtje , i mbështetur në doktrinën askete fetare ( jetë asketi, fytyrë asketi, përulje asketi ). Asketizmi fr. ascetisme - fet. doktrinë fetare që predikon të hequrit dorë nga gëzimet e jetës. Aski /a turq. aski - rrip llastiku, mëndafshi, vihet kraheqafë për të mbajtur pantallonat ose fundet ( mbërthej askitë ). Asociacion /i lat. associatio - lidhje, bashkim, shoqatë, shoqëri. 2. psik. shoqërim ( asociacion mendimesh ), mbiemri asociativ zëvendësohet me shoqërimor si p. sh. kujtesë shoqërimore, lidhje shoqërimore Asocial /e lat. asocialis - joshoqëror. Asonancë /a lat. assonantio - bashkëtingëllon; let. rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, që kanë

Page 115: Behram Ismaku

115

të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanoret fundore, kurse bashkëtingëlloret ndryshojnë, poezinë popullore: Librin për zemër e kanë zgjedhë, e të dy sytë mbajnë ngri në faqet plot dritë, ku ka derdhë shpirt i poetit zjarr’n e tij. Ll. Siliqi “Erë pranverore” Asortment /i it. assortimento - lloj i një prodhimi ose i një malli sipas madhësisë, formës, cilësisë, përdorimit etj. ( shtim i asortimenteve ); tërësia e llojeve të prodhimeve ose mallrave. 2. përcaktoj asortimentin /përfshirja e një artikulli në një lloj të caktuar të prodhimit. Aspekt /i lat. aspectus - pamje, shikim; pamje e pjesshme e diçkaje e paraqitur në një fotografi, në film etj.( aspekte nga jeta, aspekte nga ndeshjet). 2. anë, pikëpamje, vështrim ( aspekt kulturor, aspekt politik ). 3.gjuh. pamje ( aspekt i kryer, aspekt i çastësisë, aspekt i vijimësisë ). Aspër lat. asper - monedhë e vjetër argjendi. Aspermatizëm /i lat. aspermatismus - mjek. mungesë spermatozoidësh në spermë. Aspiratë /a lat. aspiratio - dëshirë e madhe, synim dhe shpresa për t’ia arritur një qëllimi të lartë ( aspiratat shekullore, realizoj aspiratat ).

Page 116: Behram Ismaku

116

Aspirant /i lat aspirans - gradë ushtarake midis kapterit dhe nëntogerit. 2. ai që dëshiron të arrijë një qëllim, ai që përgatitet për veprimtari shkencore pas mbarimit të një fakulteti, kandidat. Aspirantura lat. aspirantura - përgatitjet që bëjnë aspirantët në një institucion shkencor, stazhi i aspirantit. Aspirator lat aspirator - tek. thithës i ajrit nga organet e frymëmarrjes. Aspirim lat. aspirare - gjuh. frymëtim. Aspirinë /a lat. aspirinum - farm. lëndë kimike e bardhë e kristalore, që përdoret si hape kundër dhembjeve të kokës, për uljen e temperaturës ( pi një aspirinë ). Aspiroj lat. aspirare - dëshiroj, shpresoj, synoj të arrij një qëllim të lartë, diçka. Astar /i turq. astar - lloj pëlhure që përdoret për të veshur nga brenda rrobat, këpucët etj. ( astar mëndafshi, këpucësh ) Astati /ni lat. astatium - i lëkundshëm; kim. element radioaktiv i zbuluar më 1940, pesh. atomike 211, nr. rendor 85, simb. At. Astazi /a lat. astasia - mjek. paaftësi qëndrimi në këmbë. Asteozë /a lat. asteatosis - pa yndyrë; mjek. mungesë e yndyrës në lëkurë.

Page 117: Behram Ismaku

117

Asteni /a lat. asthenia - pa fuqi; mjek. mungesë e fuqisë trupore, dobësim. Astenomnezi /a lat. asthenomnesia - mjek. dobësim i kujtesës. Astenopi /a lat. asthenopia - mjek. dobësim i të parit i shoqëruar me dhembje në sy. Asterisk /u gr. asteriskos * yllëth. Asteroid gr. astr. planet i vogël që rrotullohet rreth Diellit ndërmjet orbitave të Marsit e të Jupiterit. Astigmatizëm lat. astigmatismus - mjek. çrregullim i të parit si pasojë e thyerjes jo të njëllojtë të dritës në të njëjtin vend të retinës, ku figura nuk del e qartë. 2. e metë e një sistemi optik që si shëmbëllim të një pike nuk na jep një pikë. Astmë /a lat. asthma - mjek. sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, gulç, gulçim, shpirrë, frymëz, nefes ( astmë e zemrës, astmë bronkiale, e ka zënë astma ). Astmatiku lat. asthmatikos - frymëzëni, gulçuesi ai që vuan nga astma. Astragac /i turq. asagaç - fund petësh piteje ose lakrori, byreku etj; dërrasë e rrumbullakët mbi të cilën tëhollin petë, qer, qehën ( holloj petë në astragac ). Astragali lat. astragalus - anat. kocka mbi thembrën që lidhet me tibien, talus.

Page 118: Behram Ismaku

118

Astrigjent /e fr. astringent - farm. barna tkurrëse, rrudhës. Astrale lat. astralis - yjor; poet. jolëndor, eterik. Astriti gr. astrites - zool. gjarpër i madh i verdhë e pikalosh që është shumë i shkathët. 2. fig. njeri i shkathët, trim e sypatrembur. Astro gr. astron - yll, yjësi. Astrofizikë gr. astrophysike - shkenca që studion trupat qiellor dhe hapësirën midis tyre, duke përdorur metodat e fizikës. Astrofobi gr. astrofobos - mjek. frikë nga yjet dhe hapësira qiellore. Astronautika gr. astronautike - shkenca që merret me fluturimet në hapsirën ndërmjet yjeve ose planeteve. Astronomi /a gr. astronomia - shkencë që studion trupat qiellor. Astronomike gr. fig. shumë i madh, i pallogaritshëm (shifra, çmime astronomike) Astrokopi gr. astronskopeo - dylbi për vëzhgimin e yjeve Astrologjia gr. astrologia - dituri e rreme që përpiqet të parashikoj fatin e njerëzve duke vëzhguar vendosjen e trupave qiellor. At /i turq. at - kalë; kalë shale, shaloj atin, at i kuq. At simb. kimik i astatit.

Page 119: Behram Ismaku

119

Atak /u fr. ataque - sulm, goitje, mësymje; mjek. krizë. Atakim /i, atakoj, atakohem, atakuar ( i,e ) nlat.-sulmoj, godas; p. sh. sulm i pabesë, goditje e papritur, kush është i sulmuari? Atanazi /a gr. pavdekshmëri. Ataraktikë /t lat. ataractica - gjakftohtësi; mjek. lëndë mjekuese që sjellin ekuilibrin psikik dhe nervor, që ulin tensionin psikik. Atashe /u fr. attache - dipl. nëpunës i ngarkuar për të drejtuar një fushë veprimtarie pranë një përfaqësie diplomatike ( atashe kulturor, atashe shtypi, atashe ushtarak ) Atashoj fr. atacher - lidh një institucion të vogël me një organizëm të madh, duke e vënë në vartësi të tij. Atavizmi it. atavismo - rishfaqje e disa vetive të të parëve të largët, pas disa brezash si formë trashigimie stërgjyshore, botëkuptime e mbeturina të kaluarës (atavizmat e botës së vjetër). Atebrinë/a lat. atebrinum - bar efikas kundër malarjes. Ateist /i gr. atheos - femohues, i pazot, i pafe si heretiku ( herezia ) që njihen si kundërshtarë të fesë, ai që mohon qenjen e çfarëdo perëndie, që i shërben luftës kundër fesë ( bindje ateiste, botëkuptim ateist, edukim ateist ), ateizmi.

Page 120: Behram Ismaku

120

Atelektazë /a lat. atelectasis - mjek. shtypje e pjesshme e mushkërive; kolaps i mushkërive te të rriturit. Atelie /ja fr. atelier - dhomë a sallë e posaçme, ku punon piktori, skulptori, fotografi etj. repart i kinostudios, ku përgatitën e përpunohen filmat, studio. p.sh. atelieja e piktorit, atelieja e Beratit, atelie shërbimesh, atelie këpucësh me porosi. 2. punëtori, punishte ku prodhohen veshmbathje dhe fjala atelie e panevojshme të përdoret; p.sh. rrobaqepësi për burra, këpucë me porosi etj. Atematik /e fr. athematique - gjuh. jotemore. Atemporal lat. a temporalis - kohë; jashtëkohor. Atena gr. Athena - mit. perëndeshë e urtësisë dhe e luftës. Atentat /i fr. atentat - sulm, sulmoj, provoj; përpjekje për të vrarë një njeri, një armik të popullit ( atentat me bombë ) 2. fig. përpjekje për të goditur diçka ( atentat kundër demokracisë ). Atentator /i it. attentatore - ai që bën një atentat. Ateromë /a lat. atheroma - tumor qull; mjek. cist i gjëndrrave të dhjamit. Aterosklerozë /a lat. gr. athere-qull, sklerozë-i thatë; mjek. sklerozë e arterieve të mëdha dhe të mesme. Aterozë /a lat. atherosis - ngurtësim i arterieve.

Page 121: Behram Ismaku

121

Aterrim /i fr. aterrir - ulja në tokë e aeroplanit. Aterroj lat. aterrare - zbres në tokë / për aeroplanin / Atestim /i lat. attestari - dëshmoj; zyrt. njohje zyrtarisht me anë të një dëshmie një gradë a një titull që i ipet dikujt pas mbarimit të një forme studimi a të një shkalle kualifikimi. Atestoj lat. atestari – dëshmoj, përcaktoj shkallën e aftësive profesionale dhe të përgatitjes politike, arsimore e kulturore të një punonjësi. Atetozë /a lat. athetosis - i paqëndrueshëm; mjek. lëvizje të ngadalshme, të pavullnetshme të gishtave të duarve e këmbëve Aticizëm /mi lat. atticismus - stil oratorik sipas oratorisë që është kultivuar në Atikë në shek. II p. e. së re. Atike lat. atticus - arkit. që ka të bëjë me atikën, i Atikës ( figurë atike ). Atil /a lat. Attila - tatë; mbreti i hunëve shek. V p. e. re. Atipik /e lat atypicus - jotipik, i pazakonshëm. Atireozë /a lat. athyreosis - mungesë ose funksionim i pamjaftueshëm i gjëndrës tiroide. Atitudë /a fr. attitude - pozë, sjellje; qëndrim, pozicion. Atkinë /a sk. atkinja - femra e atit, pelë shale. fig.

Page 122: Behram Ismaku

122

femër e aftë e shkathtë për punë. Atlant /i gr. shih Atlas; atlanti arkit. shtyllë kryesore që mban balkonin, ancakun. Atlantidë /a gr. Atlanti-idos – ishull legjendar në perëndim të Gjibraltarit, që sipas legjendës antike është fundosur në oqeanin Atlantik. Atlantik /u lat. atlanticus - oqeani midis Evropës, Afrikës, Amerikës e dy deteve polare (zona atlantike, klima atlantike). Atllas /i gr. atlas, antos - mit. titan që sipas mitologjisë greke mban mbi supet e veta kupë qiellore. 2. atllasi gr. përmbledhje hartash gjeografike, pasqyrash, skicash, grafikësh etj. me të dhëna për një fushë të shkencës ( atlas gjeografik, atlas botanik, atlas gjuhësor ). 3. atlasi gr. arrëza e qafës, rruaza e parë e qafës. Atlet /i lat. athleta - luftëtar; sportist që merret me atletikë, njeri me trup të lidhur, të zhdërvjellët e të shkathët, atlet i peshës së rëndë (atletikë e rëndë: ngritja e peshave, mundja , boksi ); ( atletikë e lehtë: vrapimet, kercime, hedhja e shtizës; mbath atletet - këpucë të lehta nga pëlhura e goma ). Atletizëm /mi fr. athletisme - sport. përgatitje e lartë fizike, forcë e shkathtësi trupore e arritur me ushtrime të vazhdueshme, atletikë. Atmiatri /a lat. atmiatria - avull, shërim; mjek.

Page 123: Behram Ismaku

123

mjekim i sëmundjeve me anë të avujve dhe të gazrave. Atmokauzë /a lat. atmocausis - avull, ajër djegie; mjekim, ndalim i hemorragjisë me anë të rrymës së nxehtë. Atmosferë /a gr. atmos sphaira - avull, frymë dhe sferë, glob, rruzull; masë ajri që mbështjell tokën dhe disa trupa tjerë qiellor ( atmosferë e lartë, shtresat e atmosferës, lagështia e atmosferës). 2. ajri i një vendi, i një hapësire ( atmosferë e rëndë ). 3. mjedisi që na rrethon ( atmosferë miqësore, atmosferë pune, helmon atmosferën ). 4. fiz. njësi matëse e trysnisë së gazrave e të lëngjeve, e barabartë me trysninë e 1 kg. në një sipërfaqe prej 1 cm2; shtypje, reshje atmosferike. Atoksik /e lat. gr. a-jo dhe toxikos - helmues; atoxicus - johelmues, jotoksik, lëndë atoksike. Atol /i ang. atoll - gjeogr. ishull koralesh /trajtë të një unaze / Atom /i gr. atomos - i pandashëm; grimca më e imët e çdo elementi kimik e cila përbëhet prej bërthamës dhe prej elektroneve ( atom hidrogjeni, bërthama e atomit, pesha e atomit ). Atomik /e gr. atomos - që i përket atomit, është vetë e atomit, që lidhet me përdorimin dhe shfytëzimin e energjisë bërthamore p. sh. central

Page 124: Behram Ismaku

124

atomik, bombë atomike, nëndetëse atomike, që ka të bëjë me armë me forcë të madhe shpërthyese. Atomistikë /a gr. shkenca mbi atomet, mbi strukturën e materies. Atomist /i gr. prodhuesi dhe specialisti për energji atomike. Atomizëm /mi rrymë filoz. çdo gjë është e përbërë prej atomesh. Aton /e fr. atone - pa zë, pa ton, gjuh. zanore e patheksuar, zanre atone. Atoni /a lat. atonicus - tendosje, fuqi që ka të bëjë me atoninë Atraksion /i n.lat. attraction - tërheqje, tërheq; sport apo në lojna zbavitëse, tërheqëse për të gjithë vizitorët, në vendet e argëtimit, diç që të lë përshtypje të madhe. Atraktiv /e lat. attractivus - tërheqës, zbavitës, argëtues i madh. 2. atraktiv mund të jetë një pamje natyre, një ujëvarje, një punim dore, një pikturë, një vizatim. Atrezi /a lat. atresia - pa vrimë; mjek. mungesë e lidhur ose mbyllje patologjike e ndonjë vrime, kanali ose zgavre të natyrshme: goja, anusi, vagjina etj. Atribuoi lat. atribuere - i vesh, i ngarkoj. Atribut /i lat. atributum - filoz. cilësi, veti

Page 125: Behram Ismaku

125

thelbësore e domosdoshme dhe e përhershme e një sendi a e një dukurie, cilësi që karakterizon një send a një dukuri ( atribut i një shoqërie) veti, tipar i përhershëm ( i jep atributin që i takon ). 2. zyrt. të drejtat e cilësitë për të kryer një detyrë ose funksion shtetëror ( me atributet e një qeverie ); gjuh. cilësori. Atributiv /i lat. attributivus - i cilësorit. Atrikozi /a lat. atricosis - pa qime, pa flokë; mjek. mungesë e lindur ose e fituar e flokëve. Atrium /i lat. atrium - arkit. parakthinë, paradhomë, parakurt. 2. anat. treme, paradhomë ( atriumet e zemrës ). Atrofi /a lat. atrophia - pa ushqim; mjek. dobësim, rrëgjim dhe mpirje e organeve a e indeve të veçanta të organizmit për shkak se u mungon ushqimi ose për shkak se qëndrojnë pa vepruar për një kohë të gjatë ( atrofi e muskujve ). Atrofik /e lat. atroficus - i pazhvilluar, i dobësuar. Atrofizim /i fr. atrophier - rrëgjimi, mpirje e një organi ose një indi të organizmit. Atrofizoj fr. atrophier - dobëson rrëgjon, mpin një ogan. 2. fig. e bëj dikë të humbas vetitë e mira, ia dobësoj aftësitë krijuese, i ndaloj zhvillimin (atrofizoj vullnetin, atrofizoj shpirtërisht ). Atropinë /a fr. atropine - i pashmangshëm; farm.

Page 126: Behram Ismaku

126

alkaloid helmues që përftohet nga helmarina (atropa belladonna). Atrologji /a lat. athrologia - degë e anat. që merret me studimin e kyçeve. Atropati /a lat. athropathia - mjek. sëmundje kyçesh. Atropod /e lat. athropodes - mjek. kyçet e këmbëve; zool. nyjoret. Artrotomi /a lat. athrotimia - mjek. prerje, hapje kirurgjike e kyçeve. Artrozë /a lat. arthrosis - mjek. sëmundje degjenerative e kyçeve. Atu /ja fr. atout - letër bixhozi që fiton mbi të tjerat. 2. mjet i volitshëm që përdoret për të fituar ose për të arritur diçka - është atu në duart e tyre Auditor /i lat. auditorium - vend dëgjimi, sallë ligjëratash, flas para një auditori, tërësisë së dëgjuesve shkencorë, politikë etj. Auditiv /e lat. auditivus - dëgjimor, mjete auditive, tip auditiv. Audiencë /a lat. audientia - dëgjoj; zyrt. pranimi i një personi, i një delegacioni nga kryetari i shtetit ose nga një përfaqësues tjetër për të biseduar në mënyrë zyrtare ( kërkoj audiencë, thërras në audiencë ). Aurorë /a lat. aurora - agim; perëndesha e agimit

Page 127: Behram Ismaku

127

te romakët, drita para se të lindi dielli, agu i mëngjesit. Aureolë /a lat. aureolus - kurorë e artë; fet. kurorë e ndritshme e pikturuar për qark kokave të shenjtorëve. 2. fig. shkëlqim, madhështi, brerore lavdie, brerore drite ( aureolë drite, aureolë e fitorës, aureola e ndërimit, madhështisë, aureolë e artë ). Aurë /a lat. aura - puhi, fllad; mjek. ndjenjë para fillimit të një ataku paroksizmal ( epilepsi ). Auskultim /i lat. Auscultare - dëgjoj me vëmendje, përgjoj; mjek. dëgjoj me vesh ose me stetoskop zhurmat, tonet e organeve të brendshme të trupit ( mushkërive, zemrës ). Auskultoj lat. auskultare - dëgjoj me vëmendje. Autarki /a gr. autarkeia - vetëkënaqësi; ek. sistem ekonomik sipas të cilit shteti synon të mbyllet brenda caqeve të ekonomisë së vet për plotësimin e të gjitha kërkesave. Autark /i gr. që bazohet në autarki ( ekonomi a shtet autarkik ). Autencitet /i fr. authenticite - karakteri autentik i një akti, i një dokumenti; vërtetësi, saktësi. Autentik /e fr. authentique - origjinale, që është i vërtetë, i saktë e i sigurt ( fakt autentik, burim autentik ), origjinal ( dokument autentik,

Page 128: Behram Ismaku

128

vepër autentike ); drejt. që përputhet plotësisht me origjinalin ( kopje autentike ). Auto gr. autos - vetë; autoambulancë, ( ndihma e shpejtë ), autobiografi (biografi e hartuar për unin ) autoblindë ( usht. automjet i blinduar, i pajisur me armë), autoboti- autocisterni ( automjet me një fuçi të madhe, cistern, rezervuar për bartjen e benzinës, ujit, e lëngjeve tjera ). Autodafe /ja fr. autodafe - hist. torturë e zjarrit urdhëruar nga Inkuizicioni, urdhër kishtar i kohës. Autodidakt /i fr. autodidacte -vetë i mësuar; ai që mëson vetë pa mësues, ai që bëhet specialist në një fushë të caktuar duke mësuar vetë pa ndjekur shkollë të rregullt. Autodrom /i gr. autodromos - fushë me pistë për stërvitje dhe gara sportive me automobila. Autograf /i fr. autographe -vetë shkruaj; nënshkrim që i merret një njeriu në një fushë për të mbajtur si kujtim, nënshkrim i autorit; teksti i një autori, shkruar me dorën e tij. Autogjen /e lat. autogenes - vetë gjini, prejardhje; që lind ose zhvillohet brenda trupit, i vetëlindur. Autointoksimi /a lat. autointoxicatio - mjek. vetëhelmim, helmim nga disa helme të paeliminuara që formohen në vetë trupin e njeriut. Autokinema /ja gr. autokinema - automjet me

Page 129: Behram Ismaku

129

paisje projektimi për të shfaqur filma në vende të hapura. Autoklavë /a lat. autoclavus - enë krejt e mbyllur e cila nën temperaturë dhe trysni të avullit, sterilizohen veglat mjekësore. Autokraci /a fr. autocratie - vetë sundoj; sistem qeverisjeje, në të cilin pushteti i lartë është në duart e një njeriu, të mbretit a të perandorit, vetësundim, absolutizëm ( autokracia cariste ). Autokrat /i gr. autokrates - vetësunduesi, sundim absolut. Autokritikë /a fr. autcritique - vetëkritik (autokritikë e shëndoshë). Autoktoni /a fr. autochtone - vendës, rrënjës, që është krijuar aty ku ndodhet: popull autokton, bimë autoktone. Automatik /e fr. automatique - që lëviz vetvetiu; që punon vetë me ndihmën e një mekanizmi pa pjesëmarrjen e njeriut. 2 armë që i qit predhat pa ndërprerje ( pushkë automatike). Automatikisht ( vetvetiu ), automatizmi ( makina, aparate automatike ). Automobilist /i it. automobilista - i lëvizshëm; veturë, makinë. Autonomi /a it. gr. autonomos - vetë ligj; krahinë autonome, që është e pavarur; e drejta për

Page 130: Behram Ismaku

130

vetëqeverim të një krahine në një shtet, (autonomi politike, autonomi kulturore). 2. mundësia për të punuar në mënyrë të pavarur. Autopilot /i gr. aparat për drejtimin automatik të aeroplanit. Autoplastikë /a lat. autoplastica - mjek. operacion plastik duke i marrë indet zëvendësuese nga organizmi i pacientit, vetëplastikë. Autoportret /i fr. autoportait - portret që i ka bërë vetës një piktor, skulptor, shkrimtar etj. Autopsi /a lat. autopsia - mjek. hapja e një kufome dhe shqyrtimi për të gjetur shkakun e vdekjes ose për qëllime studimi. 2. veter. që bëhet me shtazë të ngordhura (salla e autopsisë). Autoqefal /e gr. autos kephale - vetë kokë; fet. e pavarur për kishën ortodokse ( kishë autoqefale ). Autor /i lat. auctor - krijues, themelues; krijues i një vepre letrare ose i një vepre tjetër artistike, hartuesi i një punimi shkencor, i një projekti, i një shkrimi etj. autori i romanit, skulpturës, autor i një veprimi të caktuar, autor i golit, krimit. Autoritar /e lat. auctoritas - pushtet; që kërkon nënshtrim a bindje të verbër e pakundërshtim ndaj pushtetit në fuqi dhe autoriteteve ( regjim autoritar ); që ushtron me rreptësi autoritetin e vet, që kërkon bindje pa fjalë, që shpreh një urdhër të

Page 131: Behram Ismaku

131

prerë, që nuk lejon kundërshtim ( prindër autoritar, ton autoritar, në mënyrë autoritare ). Autoritarizmi lat. vetësundim, autokraci, absolutizëm. Autoritet /i lat. auctoritas - pushtet; nderim i fituar me punë, me meritë, me sjellje, me aftësi që pranohen nga të gjithë, që ngjallin bindje, besim (autoritet i madh, i njohur në një fushë arti a shkence etj.), autoritet i ligjit, e drejta për pushtet. Autorizim /i fr. autoriser - të dhënët fuqi të plotë për të kryer një punë; shkresë që tregon fuqinë e dhënë, dokument zyrtar që lejon dikë për të bërë një veprim a një punë (autorizim për shtëpi, autorizim për gjueti). Autorizoj fr. autoriser - i jap i lëshoj dikujt një autorizim; ngarkoj dikë zyrtarisht të kryejë një punë, lejoj dikë të bëjë diçka. Autoseroterapi /a lat. autoserotherapia - mjek. mjekim i të sëmurëve me serumin e gjakut të tyre. Autoterapi /a lat. autotherapia - mjek. mjekim i vetvetës, vetëmjekim. Autovaksinë /a lat. autovaccinum - mjek. vaksinë e përgatitur prej kulturave të mikrobeve të vet të sëmurit dhe që përdoret po për këtë. Autovinç /i gr. ang. autos vinch - çikrik; tek. vinç i vendosur në automjet (tërheq me autovinç).

Page 132: Behram Ismaku

132

Avancim /i lat. avancare - shkoj përpara, përparoj; afroj afatin e përfundimit të një pune, me shpejtë se afati i parashikuar ( avancoj planin, avancoj normat ). Avangardë /a fr. avant-garde - pararojë. Avantazh /i fr. avantage - epërsi , epërsi e madhe, krijon epërsi, shfrytëzon epërsinë, avantazh i përkohshëm, ruaj epërsinë. 2. përfitim, dobi e mirë, jo avantazhe materiale po përparësi materiale, përparësi ekonomike, ka përparësi, të dy projektet kanë përparësitë e veta, përparësi e dukshme etj. Avari /a avaria - tek. dëmtim i një makine, i një mekanizmi gjatë kohës së punës ose gjatë lëvizjes (avari e rëndë, avari e anijes) Avaz /i turq. avaz - melodi, këngë; motiv i një kënge (avaz i bukur, avaz fyelli). Aventurë /a it. avventura - ndodhi e papritur; ndodhi, ndodhi ose veprime të rrezikshme dhe pa parime të një njeriu avanturist p. sh. aventura erotike, jetë me aventura, roman aventurash, keq. punë e rrezikshme dhe e pamenduar, hidhet në aventura. 2 .avanturieri bën veprime të papeshuara, të rrezikshme, të pandershme ( tip avanturier, plan avanturier ). Avikulturë /a fr. aviculture - zog-kulturë; rritje e shpendëve. aviobombë, aviomodelist,

Page 133: Behram Ismaku

133

aviotransport, avion Avokat /i it. avvocato - drejt. jurist që jep ndihmë e këshilla për çështje të drejtësisë, që ndjek një çështje gjatë gjykimit si mbrojtës a si përfaqësues i një pale në gjyq ( avokat mbrojtës, zyra e avokatëve, fjala e avokatit, zuri avokat ) Axhë /a turq. xhaxha, ungj, mixhë. Axhustator /i it. agguistatore - punëtor që lëmon e përpunon me dorë veglat dhe pjesët e ndryshme të makinave në mënyrë që të vihen mirë në vendin e vet Azgan /e turq. që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm; shtathedhur ( djalë azgan, vajzë azgane ) 2. që është trim e sypatrembur, guximtar, i hedhur, i shkathët ( djem azganë ). Azil /i gr. asylia - siguri; vjet. institucion ku strehohen pleqtë që janë pa ndihmë ose të gjymtuarit, shtëpia e pleqve, ndërtesa e këtij institucioni ( azil i pleqve, shkoi në azil ). Në këtë kuptim është përdodur edhe fjala strehë: strehë varfnore; strehim p.sh. strehim politik, trehim ekonomik, humanitar etj. Azhur /i fr. ajour - qëndisje me vrima në pelhurë. Azhurnim /i fr. ajourner – përditësim, pëditësoj; shtyrje lojës për më vonë; plotësim i diçkaje me gjëra të reja nga it. aggiornare, aggiornamento –

Page 134: Behram Ismaku

134

rivështroj një punim duke e plotësuar me të dhëna të reja, duke sjellë në nivelin e sotëm të dijeve p. sh. azhurnoj zëvendësohet me fjalën e re shqipe /përditësoj referatin, përditësimi i të dhënave, përditësohemi me studimet e reja, botim i përditësuar, kontabilitet i përditësuar Azhurnohem fr. ajourner – përditësohem, njihem me të rejat e fundit të një çështjeje. Azhurnoj fr. ajourner - shtyj për një kohë tjetër lojën e shahut, punimet; e plotësoj dhe e pasuroj një punim, leksikon, raport etj. me të dhënat e fundit të një çështje, e sjellë një vepër në nivelin e sotëm të dijeve ( azhurnoj llogari, azhurnoj leksione ). Azimut /i fr. azimut - udhë; astr. këndi që formohet në pikën e vrojtimit ndërmjet rrafshit të meridianit dhe rrafshit pingul të trupit qiellor ose të sendit që vrojtohet ( azimuti i drejtimit, mate azimutin ); azimut në hartë, azimuti magnetik gjeodezie. Azot /i fr. azote - jo i gjallë; el. kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit; nitrogjen simb. N. azot i ajrit, azot i lëngshëm. Azotemi /a lat. azotemia - mjek. sëmundje që shkaktohet nga sasia e madhe e azotit në gjak, prani e tepërt në gjak: acid azotik, pleh azotik. që

Page 135: Behram Ismaku

135

ka azot. Azoturi /a lat. azoturia - mjek. prania e një sasie të madhe të azotit në urinë. Azurinë /a fr. azur - drita e tokës që bie në hënë Bajloz /i it. bailo - i ngarkuar me punë në vend të huaj; kështu quhej ambasadori Venedikas i emëruar në Turqi. 2. në letërsinë tonë popullore Bajlozi është një personazh negativ, pushtues që sjell fatkeqësi popullit, për të rritur fuqinë epike të heronjve, bajlozi zakonisht paraqitet me fuqi hipërbolike. Bakter /i lat. bacterium - shkopth; mikrob, mikrooganizëm njëqelizor. Bakteremi /a lat. bacterihaemia< gr. haima - gjak; mjek. prania e baktereve në gjak. 2. bakterial lat. i bakterit. Baktereologji /a lat. bacteriologia - shkencë që studion bakteret. Bakterioskopi /a gr. skopeo - shikoj; vëzhgim i baktereve në mikroskop. Bakterioterapi /a gr. therapi - kurim, mjekim; mjekim i sëmundjeve me anë të baktereve. Baktericid /i lat. cidere - vras; baktervrasës, që shkatërron bakteret. Bakteriofagë /t lat. bakteriofagum - virus i baktereve, bakterngrënës.

Page 136: Behram Ismaku

136

Bakteriolizë /a gr. lysis - tretje; kim. tretje e baktereve brenda ose jashtë organizmit të gjallë. Bakteriuria gr. uron - urinë; mjek. prania e baktereve në urinë. Bakteriolog /u lat. specialist në fushën e bakteriologjisë. Baladë /a fr. balar - vallëzoj. Balladë /a fr. balade - poemë e vogël tregimtare që jep një ngjarje historike, legjendare a heroike; në Mesjetë këto vepra poetike përcilleshin me muzikë, këngë dhe valle, trajtonin edhe tema dashurie; romantikët europian shkruan balada me subjekt historik a legjendar që përshkoheshin nga epizode prekëse e tragjike; në letërsinë tonë gojore e artistike kemi baladat e bukura si: ”Aga Ymeri, Konstandini e Doruntina, Atdheu dhe dashuria” e Çajupit. Balancë /a fr. balance - peshore, kandar, baraspeshë; përpjestim i njejtë i forcave në të dy anët, barazimi i shpenzimeve me të ardhurat; peshore e saktë, peshore farmacie, peshore elektronike. 2. fig. vë në peshore, balanca e forcave, nga rëndon kandari, baraspeshoj ngarkesën, por në fushë ekonomie vijon të përdoret si: balancoj shpenzimet me të ardhurat, balancimi i buxhetit.

Page 137: Behram Ismaku

137

Balansoj fr. balancer - baraspeshoj, drejtpeshoj dy anë me veprim të njejtë, i përgatisë për drejtpeshim rrotat e makinës, mbaj drejtpeshimin duke hecur. Balanit /i lat. balanitis - mjek pezmatim i kokës së penisit. Balast /i ang. ballast - barrë; ngarkesë e rëndë ( zhavorr, rërë, ujë etj.) që vihet në fund të anijeve që të zhyten në ujë aq sa duhet; hekurudh. barrë, ngarkesë e panevojshme. Balç /i krah. ushkur, brezëmbrek. Balenë /a it. balena - zool. kafshë gjitare shumë e madhe, që jeton në oqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj. Balerinë /a it. ballerino - kërcimtar në balet. Balet /i it. balleto - art i valleve me figura, që luhen në skenë nga disa veta; pjesë teatrale me valle e me lëvizje të figurshme, e cila shoqërohet me muzikë, ndërtesa, trupa e këtij institucioni. Baletmaestër /ri gjerm. mjeshtri i baletit, drejtuesi i këtij arti. Balestër /ra it. balestra - susta, që vihet midis boshtit e shtratit të automjeteve, të vagonave a të karrocave për të zbutur goditjet e lëkundjet gjatë udhëtimit. Balistikë /a fr. balistique - hedh; mjek. shkenca që

Page 138: Behram Ismaku

138

studion ligjet e lëvizjes së predhës brenda tytës së një arme ose gjatë fluturimit të lirë. Balistofobi /a lat. ballistophobia - mjek. frikë e madhe nga goditja e projektileve. Balistokardiogram /i lat. ballistokardiogrami - regjistrimi i bërë sistolave të zemrës. Ballaban /i turq. balaban - njeri me trup shumë të madh. Ballamar /i turq. palamar - litar i trashë, për të lidhur anijen në port që të mos lëvizë ose një mjet të madh me mall etj. Ballkan /i turq. balkan - kurorë malesh. Gadishulli Ballkanik ( Bullgaria, Greqia, ish Jugosllavia, Rumania, Shqipëria, pjesërisht Turqia ), ballkaniada e garave sportive. Ballo /ja it. ballo - mbrëmje vallëzimi, kërcim. Ballotë /a ven. balota - krah. stërfyc, pushkaliqe, kondak. Balneograf /i lat. balneum - banjë; përshkrim i banjave. Balneologji /a lat. shkenca që studion banjat dhe veprimin mjekues të tyre. Balneolog /u lat. balneologus - spec. për banjo. Balneoterapi /a lat. terapia - mjekim i sëmundjeve me banja.

Page 139: Behram Ismaku

139

Balonë /a fr. balone – flutureshë një lodër fëmijësh; p.sh. lëshojmë flutureshat, dita e flutureshave; por nëse themi Balon /i poçi që tani përdoret në tekstet shkollore; fjala është për një lloj ene e rrumbullakët që përdoret në laboratore, sot kjo fjalë zëvendësohet me /poçi laboratorik. Balotazh /i fr. ballottage - politikë, rivotim. Balsam /i it. balsamo - lëng i trashë si rrëshirë, me erë të mirë, që kullon nga disa drurë dhe që përdoret në teknikë e në mjekësi popullore për plagë dhe si qetësues. 2. fig. mjet që qetëson dhembjen. Banjo /ja e shtëpisë / bisedë psh. ka: një vaskë parceloni ngjyrë të bardhë, një dush zingu, një bojler, një lavaman mbi të cilin derdhën dy kanjela me ujë të nxehtë dhe të ftohtë, një oturak wc-je, një pasqyrë të futur në kornizë prej disa skedarësh, ku radhitet një kozmetikë e pasur, pasta, gëzhalla, brusha dhëmbësh, shampone, sapunë, krehër, aparate e brisqe rroje, gërshërë, pinceta, një bigudi që mbledh tufëzën e flokëve për t’i dredhur, tre peshqirë për sy, kostume banje për fëmijë dhe të rritur, bikini ( kostum banje për gra ), ca pelerina banje me shumë kopsa e mbërthojca të varura në një brezare.

Page 140: Behram Ismaku

140

Baptiser /i fr. kisht. baptiserie – përgëzimore; vend i posaçëm në kishë, ku bëhet pagëzimi si p.sh. pagëzimorja e Butrintit. Barazh /i fr. barge - pendë, pritë; pendë e lartë, pendë me gurë, ndërtoj prita (penda) në përrenjtë malorë. Barbarizëm /mi gr. barbaros - i huaj, jo grek, fjalë e shprehje të huaja që merren e futën në gjuhë shqipe pa ndonjë nevojë të madhe për to; po ka mjaft raste kur shkrimtarët i përdorin këto me qëllim, për arsye stilistike si p.sh. në satirat e Fan Nolit : Allalla, o rezil e katil, allalla! Shtroni udhën me hithër e me shtok… dhe fjalët ” kaba, hasana, baraba”. Barceletë /a it. barsoleta - gazmore, tregonin gazmore në “Hosteni” dhe te “Këndi i humorit” anekdota dallon nga kjo, nga se është si një tregim i shkurtër humori e lidhur me ngjarje nga jeta e njerëzve ndersa gazmorja është një histori zakonisht e sajuar. Bard /i është një fjalë kelte - këngëtar ose poet shtegtar që thurte këngë të ndryshme lavdie e trimërie krerëve të fiseve si ndër galët dhe gjermanët; në Mesjetë poetët e Irlandës këndonin tradita dhe gojëdhëna kombëtare; nga periudha e

Page 141: Behram Ismaku

141

Romantizmit edhe sot në mënyrë fig. bard quhet poeti i pavarur që me krenari shpreh ndjenjat, dëshirat dhe aspirata e një kombi. Në poemin e Gavril Darës së Ri ”Kënga e sprasme e Balës” Bardi Balë (poeti vetë) duke shëtitur buzë detit Jon, larg atdheut të tij, me mallë i këndon së kaluarës, vendlindjes së tij dhe dashurisë për Marën që fati i ndau në vegjëli dhe më nuk u panë; neg. “Mos u bë bard i huaj! Ti je shqiptar me gjak dhe me gjuhë!” Barelë /a it. barela - vig; e sollën me vig, e vunë në vig. 2. barelë (it. lettiga ) quhet edhe një shtrat me rrota për të bartur të sëmurët në spitale. Barestezi /a lat. baraesthesia - peshë-shqisë; mjek. ndjenjë e peshës ose e shtypjes. Barik /e gr. barys - i rëndë; meteor. që ka të bëjë me shtypjen atmosferike ( shkallë barike ). Barisferë /a gr. barysphaira - i rëndë-rruzull; gjeol. bërthama e tokës, qendra e tokës. Barit /i gr. barys - i rëndë; min. lloj minerali Ba SO4. Bariton /i gr. i rëndë; i thellë-ton, tingull; muz. zëri i burrit ndërmjet tenorit dhe basit. 2. këngëtari me këtë zë ose vegla muzikore. Barium /i gr. i rëndë; 2. kim. metal i butë ngjyrë argjendi që përdoret në industri e mjekësi simboli

Page 142: Behram Ismaku

142

Ba. Barkarolë /a it. barcarola - këngëtar i gondolierëve venecianë. 2. muz. kompozim me karakter melankolik. Barkë /a it. barca - lundër, varkë. Barograf /i gr. barys-grapho - i rëndë-shkruaj. 2. meteor. lloj barometri që shënon automatikisht ndryshimet e shtypjes atmosferike. Barogram /i gr. barysgrama - e rëndë shkronjë. 2. meteor. vijë e lakuar që shënon barografi. Barok /u it. barocco - stil në artin e shek. 16 / 17 larmi që quhej zbukurimi. Barometër /ri gr. baros metron - peshë, shtypje-masë. 2. fiz. vegël për të matur shtypjen atmosferike. 3. fig. masë, kriter për matjen e diç. Baron /i . baron - hist. titull i pronarëve feudalë, një shkallë më poshtë se konti. Baroskop /i gr. baros skopeo - peshë shikoj. 2. meteor lloj barometri për të matur dendësinë e ajrit, dazimetër. Barotraumë /a lat. barotrauma gr<peshë plagë; mjek. dëmtim i organeve nga ndryshimi i menjëhershëm i shtypjes atmosferike /veshi i mesëm, zgavrat e hundës, mushkëritë/. Barrikadë /a fr. barricade - pengesë në rrugë apo gjetiu me thasë rëre, gurë, dru, orendi etj. që

Page 143: Behram Ismaku

143

ngritën në rrugë, shesh qyteti për ta penguar dhe luftuar armikun; pengesë për të penguar kalimin e diçkaje, sport lojtarët para portës formojnë barikada me trup, këmbë e duar për ta ndaluar kalimin e topit te porta. Barrierë /a it. barriera - pengesë, ndalesë, veshtërsi; p.sh. pengesë e kapërcyeshme, nuk njeh pengesë, iu bë pengesë. Bas /i it. basso - i ulët; muz. zëri më i trashë i mashkullit. Bast /i turq. bahis - të lidhurit me kusht, kaull, short. Bastun /i ven. baston - shkop; kërroq pleqësh, shkop matës për lartësi të kafshës, bukë e gjatë dhe e hollë, tra i anijes. Bashibozuk /u turq. basbozuk - kokë prishur; hist. ushtar i trupave të parregullta turke. 2. keq. ushtar i çrregullt e i padisiplinuar. Batalion /i fr. bataillon - njësi ushtarake; pjesë e një regjimenti, që ka disa kompani të armëve të ndryshme. Basen /i fr. basen - pellg, , ultësirë, trevë që përfshinë një det të mbyllur reth ujërat e së cilës rrjedhin e mblidhen në një lumë p.sh. Pellgu i Matit, Pellgu i Adriatikut, i Egjeut etj. Bastard /i it. bastardo - melez, bastard, dobiç, i

Page 144: Behram Ismaku

144

lindur si dy racor; që del nga kryqëzimi i dy racave, i dy llojeve të ndryshme psh. mushku /a pasardhës i pelës dhe gomarit; qenit dhe ujkut; po qe se ndodhë martesa e shqiptares me italian, grek… do të lindi një fëmijë bastard, si ta quajmë të lindurin? fëmijë shqiptar apo fëmijë grek, keq. njeri i zvetnuar, i çoroditur, doç, kopil, diç me cilësi të këqia. Bazal /e nlat. basale – themelor ; parim themelor, lëndë themelore, dokument themelor por termi baz/ore mund të shqipërohet : sipërfaqe bazore, pjesa bazore, shtresa bazore. Beatriçe /ja personazh nga “Komedia Hyjnore”që në rini e dashuroi Dantea si të denjë dhe dinjitoze, ajo u martua me një tjetër që nuk ishte i denjë për te, pas pak Beatriçea vdes. Bedenë /a tela si dhëmb të vënë mbi mure, mure rreth një kështjelle, kalaje, pallati prapa së cilës mbroheshin luftëtarët, dhëmbëz ( mantel grash me bedena, shami me bedena ). Bedlend /i ang. badland - tokë e keqe; gjeog. reliev shumë i përthyer nëpër të cilin kalohet me vështirësi. Beduin /i ar. bädäviy - njeri që jeton në shkretirën arabe ose afrikane. Begati /a sll. bogati - pasuri, begati e tokës;

Page 145: Behram Ismaku

145

begatoj ose pasuroj, begatoj gjuhën, i sjell të mira, e bëj të pasur etj. Begeni /a turq. begenmek - e përfill, kam konsideratë; sillem me thjeshtësi, me nderim kundrejt të tjerëve, sillem me begeni. Behar /i turq. behar - pranvera dhe vera; dimër e behar, behar ose gojëmbël, gjellë me behare (erëza), beharoj (veroj). Be /u turq. bey - gradë usht. kolonel. Bejte /ja turq. beyit - vjershë, zakonisht me strofa prej dy vargjesh me rimë të puthur.

Bejtexhinjtë - fjala turke bejte - vjershë, këngë dhe bejtexhinj - vjershëtarë të shek. 18 - 19 Veprat e tyre ishin: Divani ( persisht ) përmbledhje poezish, prozash. Rubaia ( arab. katrena ) të shkurtëra, katër vargjesh me skemën e rimës aaba. Kasida ( arab. vjershë qëllimore ) vjershë e vjetër arabe, paraislame. Gazela ( arab. këngë ) këngë dashurie me tone elegjiake me rimë aaba ca…Distiku i fundit e jep emrin e autorit. Bekçi /u turq. bekçi - pojak, rojtar arash e vreshtash, pendar. Bekim /i lat. benedictio - të uruarit mbarësi e lumturi, rit kishtar, bekim martese, bekim pagëzimi, bekim i nënës, i jap uratën djalit.

Page 146: Behram Ismaku

146

Bekri /u turq. bekri - pianec, pirash, alkohlis, rakigji. Bektashizëm /mi turq. bektasi - fet. sekt fetar i besimit musliman, i krijuar në shek. 14 nga sheh Haxhi Bektash Veli, që kishte në dogmën e tij elemente të panteizmit; ( teqja e bektashinjve, komunitet bektashian, bektashiu-dervishi ). Bel /i turq. bel - kryqet, mesi, belhollë, fustan me bel 2. bel bujq. lopatë mihëse. 3.Bel. sipas emrit Aleksandër Graham Bel zbulues i telefonit 1874-1922 njësi logaritmike për matjen e fuqisë së tingullit. Bela /ja turq. bela - ngatrresë, hall, kokçarje ( ra në bela ); belaxhiu hy në ngatrresa, rrahje me njerëz nevojë e panevojë. Berilium /i lat. beryllium – kim. simb. Be. metal i lehtë ngjyrë argjendi që përdoret në industri. Berklium /i qyteti Berkley në Kaliforni ku është gjetur - kim. element transuranor i zbuluar më 1949 në SHBA pesh. atom. 243 nr. 97. Betatron /i gr. beta tron - grimca elek tron; fiz. aparat për shpejtimin e lëvizjes së elektroneve në zbërthimin e atomit. Bezistan /i turq. bezistan - treg i mbuluar. Bibercë /a turq. krah. piperore. Biberon/i biberon - thithë, cucullë, kapakëz për

Page 147: Behram Ismaku

147

foshnje. Bibël /la gr. biblia - libra; fet. dy libra themelorë: Dhjata e vjetër përmban dogma e mite të përbashkëta për fenë e hebrejve dhe për fenë e krishterë. Dhjata e re përmban vetëm dogma e mite të fesë së krishterë. Bibliofil /i gr. dashamir i librit, mbledhës i librave të rrallë të vjetër ose të rinj. Bibliografi /a gr. biblion grafo - libër shkruaj; tregues i literaturës së përdorur gjatë hartimit një punimi shkencor, një fjalori, një antologjie Bibliografi gr. bën klasifikimin sistematik të botimeve të ndryshme shkencore sipas lëndës, temave a sipas autorëve; këto studjuesve u shërbejnë si burim për studime shkencore, ka të tëra këso por, vlen të përmendet një bibliografi shqipe si përmbledhje tematike ”Kontribut për bibliografinë e studimeve folklorike- etnografike shqiptare” hartuar nga Q. Haxhihasani 1945 - 56. Bibliotekë /a gr. biblion theke - depo librash; institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e librave, të revistave e të botimeve të tjera, të cilat ua jep lexuesve përkohësisht për t’i lexuar ( biblioteka popullore – universitare )

Page 148: Behram Ismaku

148

Biceps /i lat. biceps - dykrerësh; anat. muskuli i llërës, zogu i krahut, zogthi i krahut. Biçki /a turq. biçki - thikë me presë si harku, që e përdorin lëkurëpunuesit. Bifilar /e lat. bi filum – fill, dyfijesh; kabllo ose tel dyfijesh. Bifokal /e lat. bifocalis - dyvatëror, syze dyvatërore. Biftek /u ang. beefsteak - thelë mishi nga brinjët e viçit a të kaut, e pjekur në skarë, në furrë. Bigami /a lat. bigamia - dy martesë; martesa e një burri me dy gra njëkohësisht. Bigorr /i maq. bigor - çmërs, bigorr dhëmbësh, bigorr muri, fundërrinë. 2. fig. poshtërsi. Bigudi /a fr. bigoudi - shkopth, gypi vogël metali, me të cilin femrat mbledhin tubëzen e flokëve për t’i dredhur. Biheviorizëm /mi ang. behaviorism - sjellje; psik. shkollë që psikologjinë e njeh si shkencë, objekti ekskluziv i saj janë sjelljet e individëve. Bikarbonat /i fr. bicarbonate - kim. dykarbonat, sodë buke; kripë e acidit karbonik që përdoret në bujqësi dhe industrinë ushqimore. Bikin /i ( ishull në Oqeanin Paqësor ) kostum banje grash, që përbëhet prej dy pjesëve.

Page 149: Behram Ismaku

149

Bikonkav /e nlat. bikonkavus - opt. dylugët (thjerëz konkave). # bikonvekse nlat. biconvexus - opt. i dymysët (th. konvekse). Bilabial /e lat. bilabialis - dybuzor; gjuh. bashkëtingëllore dybuzore ( bilabialet e shqipës p,b,m). Bilan /i turq. bilan - rripa ( dizgina ) të lidhur me frenin e kalit); gjerdan me para prej metali që e venë gratë në kokë ( kapuç me bilan – zenet ). Bilanc /i lat. bilanx - peshë me dy pjata, përfundimi që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet kur mbyllim një llogari të një ndërmarrje, shkolle etj. ( bilanci vjetor). Bilardo /ja it. biliardo - lojë me bila dhe me stekë, që luhet në një tryezë të posaçme sipas disa rregullave, tryezë me 6 vrima. Bilateral /e nlat. bilateralis - i dyanshëm, dypalësh; dipl. dyanshëm ose dypalësh ( marrëveshje bilaterale, ndihmë ose shkëmbime të dyanshme, marrëveshje ose kontratë dypalëshe ); gjuh. mjekësi përdorën si dyanësor; unilateral a njëanësor; multilateral a shumëanësor; paralizë njëanësore. Biliard /i fr. billiardo - mat. 1000 bilionë ( 1 me 15 zero ose 10 në fuqi15 ). Bilinë /a rus. bylina - ngjarje, këngë epike ruse.

Page 150: Behram Ismaku

150

Bilinguizmi /at lat. bilinguisme - dy gjuhësh, dygjuhësi; fjalë që përdoret në dy gjuhë dhe që kanë afri të madhe njëra me tjetrën si psh. sw. nat - shq. natë; tur. çerek - shq. çerek. Bilion /i fr. billion - mat. 1000 milion, 1 me 9 zero miliard. Bilioz /e biliferi lat. bilis< biliosis - tëmth, plot me tëmth. Bilur /i turq. billur - parcelan, enë biluri, kristali, xham i pastër shumë i kthjellët, i bardhë; fig. i bardhë si biluri etj. Bimbash /i turq. binbasi - major që komandon 1000 ushtarë. Binish /i turq. xhybe, pallto burrash a hoxhollarësh a grash. Binokël /li fr. binocle - dy sy; dylbi e shkurtër dyfishe për të parë me të dy sytë njëkohësisht, mikroskop binokular, dysyze, binokël teatri. Binom /i fr. binome - dyherë rregull; mat. shprehje algjebrike që përbëhet prej dy termash të bashkuara me shenjën plus ose minus (formula e binomit). 2. fig. dy dukuri a nocione që kanë lidhje të dyanshme. Bio gr. bios - jetë, jetësor. Bioaritmetikë /a gr. bio arithmetike - shkencë që merret me llogaritjen e zgjatjes mesatare të jetës së

Page 151: Behram Ismaku

151

njeriut. Biocenologji /a gr. biokoinologos - jetë e përbashkët; shkenca mbi bashkësitë njerëzore / bicenozat / Biodinamikë /a lat. byodinamica - jetë fuqi, forcë; shkencë mbi forcat që veprojnë në organizmat e gjallë. Bioenergjetikë /a gr. bio energeia - jetë fuqi; energjetika e të gjitha proceseve jetësore. Biofizikë /a gr. bio fyzis - jetë natyrë; shkencë që studion dukuritë dhe ligjet fizike tek organizmat e gjallë. Biogjenezë /a gr. genesis - lindje, zhvillim; prejardhje e jetës ose e organizmave të gjallë ( teori sipas së cilës organizmat e gjallë rrjedhin vetëm nga organizmat e gjallë ). Biolit /i gr. biolithos - gur i krijuar nga organizmat shtazorë e bimorë. Biografi /a gr. bios grapho - jetë shkruaj, hartues i një jetëshkrimi, përshkrimi i jetës dhe veprimtarisë së një personi të shquar në ndonjë lëmë të diturisë, artit a shkathtësisë, që shembulli i tij në jetë edukon brezin e ri, nxitë atë për vepra këso edhe më të mëdha për të ardhmen. Biografia e Naim Frashërit, Aleksandër Mojsiut, Eqrem Çabejt, Ismail Kadares, Dr. Ferid Muratit, Ibrahim Kodrës,

Page 152: Behram Ismaku

152

Rexhep Qosjes, Gongje Bojaxhiut. Biokimi /a lat. biochemia< gr. shkencë që studion proceset kimike tek organizmat e gjallë, kimi biologjike. Biologji /a lat < gr. biologia - jetë-shkencë; shkencë mbi qenje të gjalla. Bioluminishencë /a gr < lat. bios lumen – jetë dritë; proces i prodhimit të dritës te qenjet e gjalla, xixillonjë . Biond /e it. biondo - flokëverdhë, leshverdhë. Biondin /i biondinë /a it. njeri ose grua flokëverdhë; të dy fëmijët i ka flokëverdhë, djalë leshverdhë etj. Biopsi /a lat. gr. biopsis - jetëshikim; mjek. studim mikroskopik i pjesëve të marra nga organizmi i gjallë për qëllime diagnostike. Biosferë /a gr. bios sphaira - jetë lëmsh; zonë e rruzullit tokësor, në të cilën ka jetë; tërësia e qenjeve të gjalla që jetojnë në tokë, në ujë dhe në atmosferë. Biosintezë /a lat. biosythesis - jetë, bashkim dhe lidhje; kim. formim i përbërjeve kimike në organizmat e gjallë. Biosociologji /a gr. lat. biosociologi - shkencë mbi bashkësitë e qenieve të gjalla. Biotikë /a lat. bioticus - shkenca mbi jetën.

Page 153: Behram Ismaku

153

Bisilabik /e lat. bis sylabe - dy rrokje, gjuh. dyrrokësh. Bismut /i lat. bismuthum - kim. bimetal me ngjyrë të argjendtë, i shkriftë, përdoret për lidhje metalike. Bistur /i fr. bistouri /a - thikë kirurgu, neshter për operime. Bizant /i gr. Emri Perandorisë Romake Lindore-Byzantion art bizantin, stil bizantin në Perandorinë Mesjetare Bizantine. 2. fig. sjellje bizantine, dinake, hipokrite që merret me hollësi të tepruara e të kota ( sjellje bizantine ). Bizar /e fr. bizarre - i çuditshëm. Biznes /i ang. businnes - tregti, punë e leverdishme. Biznismen /i ang. businessman - afarist, tregtar. Bizon /i lat. bison - ka i egër i Amerikës Veriore ( Bos bison ). Bizhuteri /a fr. bijouterie - tërësia e sendeve të vogla prej lënde të çmueshme ose të punuara hollë, që përdoren si stoli ( bizhuteri ari ). Blanë /a sll. blana - bot. urra e drurit ( alburnum ) Blasfemi /a gr. blasphemia - sharje kundër zotit ose kundër fesë. Blastomë /a lat. blastoma filiz, tumor; mjek. tumor i përbërë kryesisht nga qeliza të papjekura dhe të padiferencuara, me pak ose pa stromë fare.

Page 154: Behram Ismaku

154

Blastomikozë /a lat.gr. blastomykosis - filiz, kërpudhë; mjek. infektim nga blastomicetet ( kërpudhat ). Blastulë /a nlat. blstula - biol. fshikë embrionale. Blefaradenit /i lat. blepharadenitis - kapak syri- gjëndërr; mjek. pezmatim i gjëndrrave të skajeve të syrit. Blefaredemë /a gr. aedema - tumor; mjek. ënjtje e kapakëve të syrit. Blefarit /i lat. blepharitis - pezmatim i kapakëve të syrit. Blefaroplastikë /a blepharoplasmus - spazmë ngërç. 2. mjek. operim i kapakëve të syrit dhe vetullave. Blefaropelgji /a gr. blepharopleagia - ngushtim; mjek. paralizë e kapakut të syrit. Blefaroptozë /a lat. blepharoptosis - rënja e kapakëve të sipërm të syrit. Blefarotomi /a mjek. blephao pthomia - prerje kirurgjike e kapakëve të syrit. Blenocistit /i lat. gr. blenocystitis - mjek. katarr kronik mukoz i fshikës urinare. Blenorinit /i lat. blennorhinitis<gr. mjek. katarr i mukozës së hundës. Blenoftalmi /a lat. blenophalmthia - mjek . pezmatim i cipës së syrit.

Page 155: Behram Ismaku

155

Blenadenit /i lat. gr. blenadenitis - jargë gjëndërr; mjek. pezmatim i gjëndrrave jargore. Blenotorre /ja lat. blenntorrhoea < gr. vesh rrjedhje; mjek. rrjedhje muskusi ( jargë nga veshi ) Blenuri /a lat. blennuria<gr. mjek. muskus /jargë në urinë /. Blic /i gjerm. blitz foto. llambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm, që përdoret gjatë fotografimit ( foto. me blic ). Blickrig /u gjerm. blitzkrieg - usht. betejë e rrufeshme. Blindazh /i fr. blindage - usht. strehim i fortë, ndërtesë që i qëndron zjarrit të altilerisë, shërben për mbrojtjen e forcave të gjalla (strehim i blinduar, frengji e blindazhit ). Blindë /a it. blinda - mburojë çeliku, me të cilën vishën makinat luftarake, anijet, trenat etj. koracë. Blindoj fr. blinder - vesh me blindë, koracoj, mburojë çeliku e një strehimi. Bllokadë /a it. bloccata - rrethim i plotë i një vendi, një ushtrie a i një kështjelle nga forcat e armatosura të armikut . Bllok /u fr. blok - copë e madhe e rëndë e një lënde që ka forma të rregullta (bllok mermeri, bllok betoni, bllok guri, bllok akulli. 2. mur me blloqe, grup ndërtesash, blloku i fidaneve, blloku i

Page 156: Behram Ismaku

156

vreshtave, bllok vizatimi, bllok biletash, bllok i motorit, bllok shtetesh ( bashkim ) etj. Bllokoj fr. bloquer - rrethoj një kështjellë; ndalim çarkullimi, lëvizjeje, ndalim malli, ndalim hyrje, ndalim i punës së një organi trupor; i bllokuar fr. i rrethuar plotësisht deri në fund. Blof /i ang. bluff - mashtrim në lojën e letrave për ta bërë kundërshtarin të besojë të kundërtën e gjendjes së vërtetë; fig. mashtrim. Blofoj ang. bluff - libr. mashtroj me diçka të paqenë, bëj blof. Blu /ja it. blu - ngjyrë qielli e mbyllur, ngjyra blu, sy blu. Bluzë /a fr. blouse - veshje e sipërme e hollë që arrinë deri në brez ( bluzë grashë, bluzë marinari, bluzë sporti ). 2. veshje e gjatë pune, që mbahet përsipër rrobave për t’u mbrojtur ( bluza e mjekut ). Boa at. boa - gjarpër i madh i Madagaskarit të Amerikës V. që ushqehet me kafshë ( boa constrictor). Bobinë /a fr. bobine - rrotkë; tek. masur a gyp i shkurtër, në të cilin mbështillet një fill, një tel, një shirit etj. ( bobinë filmi, bobinat e radios, bobinë tokëzimi ). Bobslej /i ang. bobsleigh - sport. saja me disa

Page 157: Behram Ismaku

157

ndenjëse për gara mbi akull. Bocë /a ven. bozza - enë qelqi për ujë e verë; shishe e vogël, bocë dylitërshe. Bodec /i sll. bodac - thumbac; thumb i hekurt i hostenit. 2. gozhdë ose thumb druri, që përdoret për të zhveshur misër. Bodrumi bised. dhomë shpesh me kthina poshtë katit përdhes të ndërtesës që kishte garazh me një makinë “volvo” me targë PR. Kthina tjetër e bodrumit që shërbente si qilar, kishte disa fuqi me tëmotjet (turshi) e dimrit, aty kishte edhe mjaft enë me qumësht, ajkë, gjalp, dhallë, kos, djathë ( napë djathi, copë a thërime djathi ) gjizë e bylmetra tjera. Kthina e dytë kishte një karrocë, një shat, një kazmë, një lopatë, një bel ( lopatë mihëse ), një grabujë, një sfurk hekuri me 4 dhëmbë, dy sfurqe druri me tre dhëmbë, një kosë, një drapër, një qekan, një sëpatë mykën me vrima, një plug me një plori, një me dy plore ( umi ), një përmendë, dhe një thërmi Bohemi /a lat Bohemia - hist. Çekia. Bohemistikë /a lat. bohemistica - filologjia çeke. Bohem /i fr. boheme - njeri i dhënë pas qejfeve, që bën jetë të çrregullt Bojkot /i ang. bayccot - ndërprerje e punës në shenjë protesti, për të realizuar një synim të

Page 158: Behram Ismaku

158

caktuar; bojkot për ngritje page. Bojler /i ang. boiler - kazan; tek. ngrohës elektrik uji, në banjo ose në kuzhinë. Boksit /i fr. bauxite - min. mineral që përmban më shumë alumin. Bolid /i gr. bolidos - astr. meteorit i ndritshëm që shpërthen gjatë kalimit të tij përmes atmosferës. Bolivar /i sipas luftëtarit Bolivari - monedhë e Venezuelës =100 centimosa. Bolimetër /ri gr. bol-metron / rreze-masë; fiz. aparat për të matur energjinë e rrezatimit termik. Bolshevik /u rus. bolshij - më i madh; anëtar i partisë bolshevike të themeluar nga V. I. Lenini. Bolshevizmi rus. teoria dhe taktika e lëvizjes revolucionare proletare për përmbysjen e kapitalizmit me revolucion dhe për kalimin në shoqërinë komuniste, që u përpunua nga V. I. Lenini. Bombardim /i it. bombardare - të gjuajturit me bomba nga ajri ose me artileri për ta shkatrruar një qytet, një vend. Bombardoj it. bombardare - gjuaj me bomba nga ajri. 2. fiz. godit me rreze atomet a qelizat e një trupi për të ndryshuar ndërtimin ose për qëllime të tjera. Bonifikim /i it. bonificare - të përmirësuarit e

Page 159: Behram Ismaku

159

kushteve natyrore të tokave bujqësore, duke hapur kanale për ujitje ( bonifikimi i moçaleve, inxhinjer bonifikimi ). Bonifikoj it. bonificare – përmirësoj kushtet natyrore duke hapur kanale për ujitje ose për kullim të një parcele. 2. thaj një knetë a një tokë moçalore për ta bërë të punueshme (kanal bonifikues). Bonton /i fr. bon ton - mirësjellje; rregullat e mirësjelljes. Boraçë /a boraks nlat. borax - kim. lëndë kristalore, që del nga bashkimi i acidit borik me sodë dhe që përdoret për të ngjitur metalet, për të prodhuar qelqin, për t’i dhënë shkëlqim parcelonit, mjekësi etj. Borat /i fr. borate - kripa e acidit borik. Bord /i ang. bordi - këshill, komision, grup personash që veprojnë si organ drejtues, qeverisës si p.sh. komisioni i privatizimit, këshilli drejtues i ndërmarrjesBord /i si fj. ndërkombëtare vie nga fr. bord - det. secila nga faqet anësore të anijes ose barkës (bordi i djathtë), sheshi i sipërm i anijes i pambuluar, anija në tërësi (bordi i anijes) pjesa e brendshme e

Page 160: Behram Ismaku

160

aeroplanit ose e mjeteve tjera të lundrimit ajror, bordi i raketës. Bordel /i fr. bordel - shtëpi publike (bordelloja). Bordero /ja fr. bordereau – listë pagash; nënshkruaj listën e pagave, fut në listën e pagave. Bordo /ja fr. bordeaux - lloj vere e qytetit Bordo në Francë. Bordurë /a fr. bordure - buzinë, buzë, kind, skaj, anë ; buzinë ( bordurë ) trotuari, buzinë e lulishtes. Boreal /e fr. boreal - agimi polar ( boreal ) verior, klimë boreale. Borgjezi /a it. borghese - klasa sunduese në shoqërinë kapitaliste, pjesëtar i klasës borgjeze. 2. keq. ai që lufton vetëm për mirëqenjen vetjake dhe që vë interesat e tij mbi interesin e përgjithshëm, mikroborgjez. Borgjez /e it. borghese - që u shërben qëllimeve të borgjezisë ( shtet borgjez, revolucion borgjez, moral borgjez, ideologji ). Bori /a turq. bori- trumbetë (boria e alarmit). Borit /i lat. borith - sapun dërstile. Borizan /i turq. boruzan - trumbetar ( borizani i çetës ).

Page 161: Behram Ismaku

161

Boronicë /a sk. borovnica - bot. qershizë, thrashegër, kokrra qershigle, reçel qershigle, shkurre qershize, rrush mali (vaccinum myrtillus - lëng boronice), mbledh qershiza etj. Borsë /a borseta ven. borsa - çantë; portofol, kuletë uji të ngrohtë, borsë uji të ngroht, çantë ose llastik uji, akulli etj. Borzilok /u maq. bosilek - bimë barishtore njëvjeçare, me lule të bardha, me gjethe të vogla me erë të këndshme; fizligen, sefergjen në saksi, oborr. Boskë /a ven. boscolo - kripanik, kripës, enë e kripës. Botanikë /a gr. botanike - bar, bimë; shkencë natyrore, që studion bimët. Botanist /i gr. botanikos - bimor ; specialist në fushën e botanikës. Botricefal /i lat. bothriceophalus - zool. parazit në zorrët e njeriut që shkakton një sindrom të ngjashëm me aneminë pernicioze. Botulizëm /mi lat. botulismus - sallam; mjek. helmim nga sallami /suxhuku , alantiazë. Bovë /a it. boa - bovë feneri, bovë sinjali ku lidhën a mbështeten anijet. Bozhur /e /ja sk. bozur - lulegjaku ( peonia

Page 162: Behram Ismaku

162

oficinalis ). Bracar /i ven. borsarol - vjedhës xhepash. Braç /i it. braccio - krah; muskul i krahut. Bradiartri /a lat. bradyarthria - i ngadalshëm; mjek. të folurit shkoqur, ngadalë. Bradikardi /a lat. bradycardia - mjek. ngadalësim i rrahjeve të zemrës / nën 60 rrahje në minutë. Bradikinezi /a lat. bradykinesia - mjek. ngadalësim i theksuar i lëvizjeve. Brahmë /a sanskr. Brahma, njëra nga tri perenditë indiane. Brahmanizmi sanskr. brahman - feja indiane. Brakial /e lat. brachium - krah; mjek. që i përket krahut. Brakialgji /a lat. brachialgia - krah dhembje; dhembje krahu. Brakicefal /e ang. brachycephalus - kokëshkurtësi. Brakidaktil /i lat. brachydaktylia - shkurtësi e gishtave. Brakipodi /a lat. brachypodia - mjek. këmbëshkurtësi. Bravo it. bravo - të lumtë!, ju lumtë, bravo të qoftë ( të shtrëngoj dorën t’ap dorën sa punë të mirë paske bërë )

Page 163: Behram Ismaku

163

Bravosë /a maq. brava - kyça, mbylla diç me bravë, bravosë derën, kyç. Bravurë /a it. bravura - shkathtësi e madhe, mjeshtri, zotësi. Bravuroz /e it. bravura - bërë me shkathtësi të madhe, origjinal. Brazdë /a sll. brazda – hullia p.sh. hullia e jetës, ka hapur një hulli të re, ecën në hulli të drejtë, hulli për ujitje, hulli are etj.Brefotrof /i lat. brephotropus - fëmija i posalindur ushqyes, vjet. shtëpia e foshnjës. Brekushe /t lat. braca - veshje e jashtme nga pëlhura a leshi e qepur si brekë të gjata e të gjëra ( brekushe pambuku ). Bremsberg /u gjerm. bremsbergu - aparat për të lëshuar barrën nëpër pjerrësirë. Breshanë /a it. brescia - pushkë me strall që mbushet nga gryka. Bretelë /a it. bretelle - aski, tirant, krahëza. Brigadë /a fr. brigade - usht. njësi ushtarake që përbëhet nga dy a tri regjimente ose LNÇ nga dy a më shumë batalione njësi e organizuar punëtorësh, që kryejnë një punë të caktuar; aksione vullnetare për kohë të caktuar ( brigada e rinisë ).

Page 164: Behram Ismaku

164

Brigadier /i fr. brigadier - udhëheqës i brigadës. Brigadist /i fr. brigadeur - anëtar i brigadës. Briketë /a fr. briquete - pluhur qymyri, tallashi, metali i kompresuar në formën e blloqeve të vogla. Briketoj fr. briqueter - qymyrgurin, fabrika e briketimit; briketuesi punon në briketore. Brilant /i fr. brilant - diamant pa ngjyrë, i prerë në disa faqe të lëmuara e të shkëlqyeshme, që përdoret zakonisht për stoli ( vathë brilanti, unazë me brilant ). Brilantinë /a fr. brillantine - pomadë me erë të mirë për t’i shkëlqyer flokët. Briofit /e gr. bryon-fyton - myshk-bimë; bot. emërtim për myshqet (briophyta). Briologji /a gr. bryon logos - myshk dije ; bot. dega që studion myshqet. Brixh /i ang. brigde - lojë me letra, që luhet nga katër veta. Brokë /a ven. broca - enë me grykë të gjërë e me një vesh që shërben për ujë, verë; enë druri 25 kgr. 2. brokë ven. gozhdë këpucësh. 3. brokë ven. gjungë, larë, pullë ( lis, dhi me broka ). Brom /i gr. bromos - erë e keqe; element kimik, jometal, i lëngshëm, i rëndë e helmues, avujt e të

Page 165: Behram Ismaku

165

cilit kanë kanë ngjyrë të mbyllët dhe erë të fortë e të rëndë simb. Br< lat. bromum. Bromatologji /a lat. bromatologia - shkencë që merret me ushqime dhe dietën. Bromatoterapi / a lat. bromatotherapia - përdorimi i ushqimeve në mjekimin e sëmundjeve. Bromidrozë /a lat. bromidrosis - djersë me erë të rëndë. Bromoform /i nlat. bromoformium - farm. lëng që përdoret si mjet kundër kollës së bardhë. Bronk /u lat. bronchus - gryk; anat. çdonjëra nga dy degët që ndahen nga trakeja, nëpër të cilat ajri shkon në mushkëri. Bronkadenit /i lat. gr. bronchadenitis - mjek. pezmatim i gjëndrrave limfatike bronkiale. Bronkektazi /a lat. bronchiectasia - mjek. zgjërim i bronkeve ose i bronkioleve, astma bronkiale. Bronkiole /t lat. bronchiolus - anat. degëzimet më të vogla të bronkeve. Bronkit /i lat. bronchitis - sëmurje e bronkeve, ( melqisë të bardhë si organ i frymëmarrjes ), brokit kronik dhe bronkit ngjitës. Bronkoblenorre /a lat. bronchoblenorrhea - mjek. bronkit kronik me këlbazë të shumtë.

Page 166: Behram Ismaku

166

Bronkofoni /a lat. bronchophonia - tingujt që dëgjohen në mushkëri me stetoskop. Bronkolit /i lat. gr. broncholithus - mjek. gur bronkial. Bronkolitiazë /a lat. broncholithiasis - mjek. formim i gurëve bronkialë. Bronkologji /a lat. bronchologia - mjek. degë që studion dhe mjekon sëmundjet e pemës bronkiale. Bronkopati /a lat. bronchopathia - sëmundje e bronkeve. Bronkopneumoni lat. bronchopneumonia - mjek. pezmatim i mushkërive dhe i bronkeve. Bronkokorre lat. bronchorrhoea - mjek. nxerrje mukusi nga rrugët e frymëmarrjes. Bronkoskop /i lat. bronchoscopium - aparat për shikim të brendshëm të bronkeve. Bronkospazmë lat. bronchospasmus - mjek. ngushtim spazmodik i hapsirës bronkiale (bronkiostenozë). Bronkotomi /a lat. bronchotomia - mjek. prerje e bronkeve. Brontofobi /a lat. bronchophobia - mjek. frikë nga bubullima. Brontometër /ri gr. brontemetron - aparat për të matur fuqinë e bubullimës.

Page 167: Behram Ismaku

167

Bronz /i it. bronzo - tungj, tuç, bakër. Bronzoj it. bronzare - lyej me bronz ose i bronztë , i tungjtë. Broshurë /a fr. brchoure - libërth i thjeshtë, me pak fletë të qepura me tel a me pe; pjesë e një libri të madh që botohet në këtë mënyrë. Brun /e it. brune – zeshkane, ngjyrgruri, nga turq. ezmere. Brutal /e it. brutalis - i vrazhdët, i ashpër, i egër; ( sjellje brutale, e ashpër, e egër e një njeriu, i panjeri, e priti me vrazhdësi, ndërhyri ashpër, egër, egërsisht, ashpërsisht). Brutalitet /i it. brutalitas - vrazhdësi, egërsi. Brushë /a ven. bruschia - furçë për pastrim. Bruto it. brutto - i keq; paketim me gjithë peshën e mbështjelljes / për mallrat / të dhëna bruto it.të papërcaktuara, të pavërtetuara. Naftë bruto it. naftë e papërpunuar, e papastruar. 2. fin. që është së bashku me shpenzimet e bëra /për fitimin e të ardhurat/. # kund. neto. Bucak /u sk. bucak - bucelë e vogël, kënaçe, fytak. Bucelar /i ven. bozzello - bucelabërës. Bucë /a sk. bűs - basi, plis dheu me bar, bukëbar. Buçet maq. bu´ci - gjëmon mali, ushton.

Page 168: Behram Ismaku

168

Budizmi sanskr. Budha - ndriçimtar, 580 / 480 p.e.re, themeluesi legjendar i budizmit Gautama Budha që e përhapi në Azi, Indi, Kinë, Japoni e Birmani, besimtar budist. Budë /a sanskr. buddha - ndriçimtar; themelues i budizmit.Bufer /i ang. buffer - hek. pajisje për pakësimin e forcës së përpjekjes midis vagonave. Bufon /i it. buffone - gaztori, njeri qesharak, keq. palaço, lalo. Bufonadë /a it. buffonata - shaka, farsë, shpoti, qësendi. Bukli /a sk. buklia - brokë uji e drunjtë, plloskë.Bukolikë /a gr. bukolikos - baritore, pastorale, idlike, lloj të poezisë antike që me idila dhe ekloga si forma të përhapura të kësaj gjinie, poetët Teokriti grek në shek. III dhe Virgjili latin në shek. I p. e. re. në mënyrë të idealizuar paraqitën jetën baritore; në poezinë shqipe ”Bagëti e buqësi” e Naim Frashërit është vepra më e shquar bukolike. Bulb /i lat. bulbus - qepore, kërcell i trash barishte ( bulbi i zambakut ). 2. anat. bulbi i trurit, bulbi i syrit; pjesë e fryrë e disa indeve, qepujkë e një organi, pjesa e fryrë e termometrit që mban zhivën. Buldozer /i ang. bulldozer - traktor me një thikë të

Page 169: Behram Ismaku

169

gjërë përpara që shërben për të gërryer, për të shtyrë dheun etj. Bulë /a it. bolla - flluskë e vogël ajri ( bulë ajri ); anat. pjesë e tultë e një organi ( bulë veshi, bulë gishti ). Bulim /i lat. bulimia - uri; mjek. pangopësi, grykësi, makutëri. Buletin /i fr. bulletin - njohtim i shkurtër zyrtar për një ngjarje të rëndësishme, për sëmundjen e ndonjë personaliteti etj.( buletinet e luftës, buletini meteorologjik, bul.shëndetësor ). 2. botim periodik i ndonjë institucioni, përmbledhje periodike studimesh ( buletin shkencor ). 3.vjet. fletëvotim( bul. i pavlerë ) Bulevard /i fr. boulevard – shëtitore, rrugë e gjërë me drurë anash në qytete të mëdha, shëtitore; mbrëjeve dalim në shëtitore. 2. por do të shkruhet ( letërsi bulevardi, gazetë bulevardi, diç e pavlerë). Bum /i ang. boom - ek. rritje e menjëhershme spekuluese e prodhimit në vendet kapitaliste ( bum i industrisë automobil.) Bumerang /u ang. boomerang - shkop i trashë, i përkulur e me majë, që kur hidhet me forcë, dredhon në ajër dhe kthehet përsëri tek ai që e ka

Page 170: Behram Ismaku

170

hedhur /përdorej si armë nga fiset austrialiane (goditi me bumerang). 2. goditje që jep dikush dhe e pëson vetë (iu kthye bumerang). Bundestag /u gjerm. Bundestag - parlamenti gjerman; dhoma e përfaqësuesve të parlamentit. Bundesver /i gjerm. bundeswehr - federatë armë; forcat e armatosura gjermane. Bunker /i ang. bunker - usht. vendstrehim me mure të trasha betoni dhe me frengji për ta goditur armikun, bunker kombajnash, bunk. qymyrguri etj. Buqetë /a fr. bouquet - tufë; tufë lulesh të lidhura e të rregulluara bukur, tufë lulesh, buqetë, tufë trëndofilash. Burlesk /e fr. burlesque - vjershë tregimtare për të qeshur, në të cilën tema e madhe e rëndësishme përshkruhet në mënyrë parodike; pjesë muzikore me karakter humoristik. Burmim /i turq. burma - vidhosje, shtërngim me burmë. Burnot /i turq. buruntu - bar hundësh; duhan i thatë, pluhur që thithet me hundë për të nxitur teshtitjen ( kuti burnoti ). Burokrat /ci fr. bureaucrate - nëpunës i lartë shteti që i shpërdoron të drejtat që ka, i zvarrit

Page 171: Behram Ismaku

171

çështjet; sistem drejtues me interes subjektiv, jomasiv që udhëheq nga zyret. Bust /i it. busto - art. skulpturë, që paraqet pjesën e sipërme të trupit të njeriut që nga mesi e lart ose kokën dhe një pjesë të krahërorit (bust mermeri). Butafori /a it. buttafuori - inspicient teatri; teat. sende e orendi të ndryshme që shërbejnë skenës. 2. fig. kushte e rrethana të jashtme të krijuara në mënyrë të rreme për të mashtruar dikë. Butan /i fr. butane - kim. lloj gazi, hidrokarbur i ngimë C4 H10. Butik /u fr. boutique - dyqan, tregtore me pakicë. Buton /i fr. bouton - pulla, sustë e ziles, shtyp sustën e ziles, ose shtyp sustën një mekanizmi për të vënë në lëvizje. Buxhet /i ang. budget - fin. plan financiar i të ardhurave dhe i shpenzimeve të një shteti (buxheti vjetor). 2. të ardhurat e një familje, të një njeriu etj. (buxhet familjar, buxhet vetjak). Byro /ja fr. bureau - organ që udhëheq me punën e ndonjë organizate /zakonisht politike; grup specialistësh që drejton veprimtarinë tekniko-shkencore në një institucion a një ndërmarrje ( byroja e projektimit ).

Page 172: Behram Ismaku

172

Byzylyk /u turq. bilezik - rreth prej metali të çmuar, prej kocke etj. që vihet si stoli në kyç të dorës a në llërë (byzylyk ari, byzylyk i fildishi); byzylyk (kyq) i dorës. CA lat. kim. simbol për kalciumin; mjek. shkurtim për karcinomën. Carpe diem lat.( lexo karpe diem ) - shfrytëzo kohën! përfito nga rasti! Casus belli lat. ( lexo kazus beli ) - shkas për luftë! Capinë /a it. cap in - mashë metali me një maje hekuri të kthyer për të lëvizur pjesë metalike të nxehta; për rrokullisje trupash druri. Cedim /i lat. cedere - drejt. lëshim. Cedoj lat. cedere - lëshoj, heq dorë nga një e drejtë ( ceduesi ). Cefe /u gr. kefeus - astr. yjësi në hemisferën veriore të qiellit. Cefeidë gr. sipas Cefeut - yll me shkëlqim të ndryshueshëm. Celebrim /i lat. celebrare - zyrt. regjistrim i martesës në zyrën e gjendjes civile. 2. festim, festoj. 3. kryerja e një shërbese fetare. Celebroj lat. celebrerare - kremtoj. Celetomi /a lat. gr. cele tome - mjek. prerje, hapje e hernisë. Celibat /i lat. celibatus - beqari; ndalim i martesës

Page 173: Behram Ismaku

173

së priftërnjve katolikë e murgjve ortodoks. Celsius /i sued. Celsius - shpikësi fiz. dhe astronom suedes A. Celsius 1701-1744, emërtim i shkallës në termometër; nesër dita është me diel, 20° C. nxehtësi. Celulë /a lat. cellula - qelizë. Celulare lat. cellularis - qelizor; biol. (patologji celulare). Celulit /i lat. cellulitis - pezmatim i indit qelizor të nënlëkurës, qelbëzim i tij. Celulozë /a gjerm. zellulose - lëndë që del nga përpunimi i drurit dhe përdoret për prodhimin e letrës. Celuloidi lat. gr. cellula eidos - lëndë celuloze që përdoret për të bërë shirita filmi. Cenobë /a lat. cenobium - biol. koloni organizmash qelizorë. 2. fet. kuvend manastiri, bashkim murgjësh. Cenobit /i gr. koinos bio - i përbashkët jetë; fet. rregulltar që jeton në manastir. Cens /i lat. census - vlerësim. 2. kërkesë e qytetarëve kapitalist për të penguar përdorimin e të drejtave popullore. Celulë /a lat. cellullaris - qelizë, qelizor dmth. që përbëhet prej qelizave; qeliza është njësia themelore më e thjeshtë, më e vogël nga e cila

Page 174: Behram Ismaku

174

ndërtohen indet e njerëzve, kafshëve e të bimëve. Censurë /a lat. censura - kontrolli para botimit të një vepre. Cesuron lat. censere - fshin ndalon botimin e një vepre letrare a publicistike; shqyrtim i përmbajtjes së veprës nga organi zyrtar për mos të qenë në kundërshtim me kërkesat. Censuroj lat. censere - vlerësoj përmbajtjen e veprave, letrave, telegrameve, para se të dorëzohen për botim. Censor /i lat. censor - nëpunës që shqyrton e kontrllon nga përmbajtja shtypin e botimet tjera para se të dalin në qarkullim, pjesët teatrore, filmat para se të shfaqen, ai që bën censurën. Centuar /i lat. centaurus - mit. greke përbindësh gjysma burrë /nga mesi e poshtë; astr. yjësi në hemisferën jugore të qiellit. Cent /i lat. centum - njëqind. Centibar /i cb. lat. centi bar - një e qindta pjesë e barit. Centigram /i cg. lat. centi grami - një e qindta pjesë e gramit ashtu për cl centilitër, cm centimetri. Centrafozë /a lat. centrum , gr. phos - qendër dritë; mjek. të ndierët e errësirës në qendrat e të parit të syrit.

Page 175: Behram Ismaku

175

Central /i lat. centrum - qendër (qendër elektrike). Centralizoj fr. centraliser - përqendroj; i centralizuar lat. i përqendruar, që është i përqendruar në duart e shtetit centralist (qendror), që mbështetet në parimin e centrlizmit Centralizëm /mi lat. centralis - pol. drejtim i përqendruar i të gjitha çështjeve shtetërore (centralizëm demokratik). Centralizim /i fr. centraliser - përqendrim nën një pushtet të vetëm shtetëror, nën një drejtim të vetëm, përqendron në duart e shtetit. Centrifugal /e lat. centrifugalis - qendërlargues. Centrifugë /a lat. gjerm. zentrifuge - tek. aparat për ndarjen mekanike të një lënde ose për heqjen e ujit nga një send a nga një përzierje me anë të rrotullimeve të fuqishme. Centrifugoj lat. centrum fugere - bëj ndarjen e lëndëve që përbëjnë një përzierje e që kanë dendësi të ndryshme ose heq ujin nga disa sende, duke i rrotulluar me shpejtësi në një centrifugë, perpunoj me centrifugë. Centripetë /centipetal /e lat. centripetalis - qendër synim; qendërsynues, qendërafrues. Centrofozë /a lat. gr. phos - dritë; mjek. të ndierët e dritës që lind në qendër të syrit Centrosferë /a lat. gr. centrum sphaira - qendër

Page 176: Behram Ismaku

176

top, lëmsh, toka. 2. gjeol. bërthama e tokës. Centrozomë /a lat gr. centrum soma – qendër trup; kokërrizë që gjendet në qelizë dhe që merr pjesë në ndarjen e saj. Centuri /a lat. centum - njëqind; hist. njësi prej 100 kalorsish në Romën e lashtë; ceturioni lat. komandanti i qindëshes. Cereber /i lat. cerberus - mit. qen i egër me tri kokë, rojtar i ferrit (i pamshirshëm). Cereale lat. cerealis – drithor. Cererale /t lat. cereralia<cereres – Cerera hyjneshë e pjellorisë në Romën e lashtë. Cerebelare lat. cerebellaris - truri i vogël; Cerebrale lat. cerebrallis - truri i madh. Cerebrastenia lat. cerebrasthenia - mjek. dobësi mendore ose dobësi tjtër që ldhet me dëmtimet e trurit. Cerebrospinal /e lat. cerebrospinalis - anat. që i përket trurit dhe palcës së kurrizit, truroshpinor, cerebrokurrizor. Ceremoni /a lat. cerimonia - forma festimi, kremtim riti, zakoni, lindje, vdekje, ngjarje fetare a shtetërore, veprime kremtuese e përkujtimore që ka për qëllim t’i jap solemnitet, ta bëjë më madhështore ngjarjen, festën, përkujtimin. 2. keq. bën ceremonira lat. sjellje që shoqërohet me etiketa

Page 177: Behram Ismaku

177

të tepruara e mënyrë të stërholluara. Ceremoniali lat. ceremonialis - tërësia e veprimeve që bëhen sipas një rendi të caktuar, me rastin e një ceremonie; libri i ceremonive. Cerera lat. Ceres - mit. e bija e Saturnit dhe e Opit, motra e Jovit, hyjneshë e pjellorisë dhe e bujqësisë /te krekët Demetra astr. më i madhi asteroid që u zbulua me 1 janar 1801. Cergatar turq. cergë atar - endacak, që nuk ka një vendbanim. Cerga turq. çerge - qilim i dhirtë; cegë merimange. Certifikatë /a lat. certificatum - vërtetim, dëshmi, (certifikatë mjeku, certifikatë e lindjes ). Cerumen /i nlat. cerumen - dyllë veshi. Cerviciti lat. cervicitis - mjek. pezmatim i qafës së mitrës. Cervikale lat. cervicalis - amat. qafor, i qafës, i zverkut. Cestode /t lat. cestoda - shirit; zool. lëvriza, shirita /krimba parazitë në zorrët e njeriut dhe të kafshëve/. Cetace /të lat. cetacaee - balenë; zool. rend i gjitarëve të detit si balena, delfini etj. Cezari ( Jull Cezari ) kryekomandant i Romës

Page 178: Behram Ismaku

178

lashtë. Cezurë /a lat. caesura - prerje, ndarje , pushim ritmik, pushim i zërit brenda vargut, ka për qëllim të theksojë më mirë ritmin, e ndan vargun në dy vija ( hemistik) p. sh. derdhet aq i egër // derdhet aq i qetë, posi mall-i vashës // që djeg më të fshehtë, L. Poradeci ”Kroj i fshatit tonë” CIA ang. Central Inteigence Agenci ( Agjenci qendrore Informative) institucion në SHBA që mbledh informata për mbrojtjen popullore. Ciani lat. cyaneus - kim. CN gaz i pangjyrë, i helmueshëm. Cianodermi lat. cyanodermia - ngjyrë blu e mbyllur e lëkurës. Cianopati lat. cianopathia - mjek përhapje e ngjyrës blu të mbyllur në lëkurë. Cianopsia lat. cyanopsia - mjek. cen në shikim, kur objektet në shikim dken sikur kanë ngjyrë blu. Ciceron /i lat. Cicero onis - më i madhi i oratorëve të Romës. 106-43 p. e. re. Ciceron it. cicerone - ai që u jep shpjegime vizitorëve në qytet, muze, ekspozitë etj. Cigarishte, cigare sp. cigarro – emri i një lloj duhani të grirë në Kubë pipë duhani, çibuk. Cikatricë lat. cikatrix - shenjë plage; cikatrizohet

Page 179: Behram Ismaku

179

ose përthahet. Cikël /li gr. kyklos - rreth, varg i plotë dukurish ose shndërrimesh, varg të dhënash a materialesh që formojnë një tërësi më vete, varg veprash artistike të një gjinie; varg veprash letrare në të cilat vepron i njejti hero, ose përshkohet nga mendime e ndjenja të përbashkëta dhe dukën sikur janë kapituj të së njejtës vepër; në letërsinë greke u krijua një cikël epopesh rreth luftës së Trojës ( cikli trojan ) me veprat Iliada dhe Odisea (Uliksi) dhe shumë poema që e plotësojnë; të gjitha së bashku formojnë një histori të pandërprerë që fillon me lindjen e Titanëve dhe mbaron me vdekjen e Uliksit; në let. tonë popull. njihet cikli i këngëve për Mujin dhe Halilin. Ciklike lat. cuclicus - rreth, rrethor, periodik; që përbën një të tërë të lidhur nga po ajo temë, nga po ai subjekt, nga po ata heronj etj. /për veprat artistike. 2.kim. sistem unazor, unazore. Cikliti lat. cyclytis - mjek. pezmatim i trupit ciliar në sy. Cikloektomia lat. cycloectomia - mjek. heqje kirurgjike e një pjese ciliare të syrit. Ciklofrenia lat. cyclphrenia - mjek. psikozë maniakodepresive. Ciklometri gr. kyklos metron - aparat për matje

Page 180: Behram Ismaku

180

rrotullimi rrotash auto. Cikloni ang. cyclone - rreth, erë e fuqishme dhe e shpejtë, me reshje të shumta; shakullinë, dredhë. 2. aparat thithës i pluhurit, për të pastruar ajrin. Ciklop /i lat. Cyclops - rreth sy; mit. gr. vigan me një sy në mes të ballit, katallan. 2. lloj gaforreje me një sy përpara (cyclopscoronatus); mjek. të qenët vetëm me një sy. Ciklopik, Ciklostili gr. kyklos stylos - thumb hekuri që shkruan mbi pllaka dylli. 2. makinë shtypi e thjeshtë për shumëzimin e shkrimeve. Ciklotroni fr. cyclotron - fiz. aparat elektromagnetik për përshpejtimin e grimcave pozitivisht të elektrizuara. Ciliare nlat. ciliaris - qerpik, qerpikor. Cimbiali lat. cymbalum - vegël muzikore, trapez me tela dhe shkoptha të drunjtë; çapare, çinele. Cimbocefalia lat. cimbocephalia - mjek. kokë në formë lundre, skafocefali. Cimë /a it. cima – det. litar i trashë anije. Cinik /u/e lat. cynicus <gr. kynikos - qen; që mban qëndrim përbuzës e tallës kundrejt normave të moralit. 2. që shpreh cinizëm, mospërfillës, përbuzës, i vrazhdë, njeri cinik, i pacipë Cinizmi lat. cynismus - doktrinë që predikonte mospërfilljen dhe përbuzjen e hapët të zakoneve, të

Page 181: Behram Ismaku

181

normave të moralit e zakoneve të shoqërisë, qëndrim i vrazhdë, i pacipë: qeshte me cinizëm, shpreh cinizëm, predikon mospërfillje dhe përbuzje të virtyteve dhe normave të njohura morale në shoqëri dhe pavarësi të njeriut. Cinkografi /a gjerm. cink-zink / grapho gr.shkruaj; repart i shtypshkronjës ku përgatiten klishetë nga zinku. Cinkotipi gjerm. gr. zink typos - gdhendje e figurave në pllaka zinku. Cinoreksia lat. cynorexia - qen oreks, shije; mjek. uri e tepruar, grykësi prej ujku. Cipë /a gr. cipa - lëvore e hollë që vesh çka; membranë, lëkurëz, shtresë e hollë. Cirkulus vitiosus lat. rreth i mbyllur, arsyetim i gabuar, gjendje pa rrugëdalje. Cirilik sk. çirilica - njëri nga dy alfabetet sllave. Cirk /u fr. cirque<lat. circus - rreth; vend ku jepen shfaqje nga akrobatët; gropë e formuar nga akullnajat, vullkanet; gropë në trajtë unaze në sipërfaqen e Hënës; cirkulare, rrethore, qarkore. Cirzomfali lat. cirzomphalus - mjek. zgjerim i venave rreth kërthizës. Cirrozë /a lat. cirrohosis - bojë portokalli; mjek. rritje e indit bashkues që shkakton ngurtësimin e një organi të trupit.

Page 182: Behram Ismaku

182

Cisti lat. cystis - fshikë, qeskë; mjek. fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në organet e trupit . Cistalgjia lat. cystalgia - mjek. dhembje në fshikën urinare. Cistektazia lat. cystsctasia - mjek. zgjërim i fshikës urinare. Cistektomia lat. cystectomia - mjek. heqje kirurgjike e fshikës urinare. Cisternë /a lat. cisterna - rezervuar uji: vagon, anije a mjet tjetër për të mbartur ujë, naftë etj. Cisterkë /u lat. cystercercus - zool. larvë e shiritit. Cistiti lat. cystitis - mjek. pezmatim i fshikës urinare. Cistomë lat. cystoma - mjek. tumor cistik. Cistoskopi lat. cystoscopium - mjek. aprat optik për shikimin e brendisë së fshikës urinare. Cistotomi lat. cystotomia - mjek. operacion i fshikës urinare. Citadelë /a it. cittadella - kala, kështjellë, lloj pirgu nga bëhen vrojtime, vëzhgime. Citat /i lat. citatum citare - cek, thërras, ndjell, përmend. 1. pjesë e shkurtër e nxjerrë fjalë për fjalë nga një vepër ose nga një tekst i shkruar. 2. riprodhimi fjalë për fjalë i një shprehje, mendimi, pjesë nga një vepër letrare ose shkencore, që autori

Page 183: Behram Ismaku

183

e sjell për të sqaruar ose përforcuar më mirë pohimet e veta; citate përdoren shpesh kur analizohen vepra letrare, citoj nga vjersha: E dashura mëmëdhe të dua kështu si je ”Robëria” A. Z. Çajupit . Citodiagnozë /a lat. cytidiagnosis - mjek. diagnozë citologjike ( qelizore ). Citofon it. telefon i brendshëm /që lidh apartmentin me hyrjen e godinës . Citogonia gr. kytos gone - qeliza lindje; biol. shumëzim i qelizave. Citogjene gr. kytogenesis - zanafillë; që krijon qeliza në trup. Citogjenetikë gr. kitogenet que - degë e biol. që studion ndërtimin dhe funksionet e qelizave nga pikëpamja e trashigimisë. Citokinezë /a lat. citokinesis - lëvizje; ndarje e qelizave. Citolizë lat. citolysis - zbërthim i qelizave për shkak të ndikimeve kimike, radioaktive. Citologjia lat. cytologia - studion ndërtimin dhe jetën e qelizës. Citometri lat. gr. cito metron - aprat për matjen e shpejtësisë. Citomorfozë gr. kytos morphe - tërësia e ndërrimeve të qelizave në një organizëm të gjallë.

Page 184: Behram Ismaku

184

Citoplazma lat. cytoplasma - biol. lëngu qelizor, pjesa thelbësore e qelizës. Citrati lat. citrus - limon; kim. kripa e acidit të limonit Civil /e lat. civilis - qytetar, qytetare, jo ushtarak. Civile lat. civilis - drejt. që ka të bëjë me gjendjen dhe të drejtat ligjore të qytetarëve në një shtet; jofetar, jokishtar, joushtarak. Claering ang. – kliring një lloj shkëmbimi i mallit me mall, domate me miell…tregu kliring...Civilizim lat. civilisatio - qytetërim, civilizoj. Cogito ergo sum lat. mendoj, pra ekzistoj; filoz. freng Dekarti.” Conditio sine qua non “ lat. kusht pa të cilin nuk bën; kusht i domosdoshëm.” Coram populo “lat. para publikut, hapur publikisht, botërisht. “Cum grano salis “lat. me mendje prehtësi.” Curriculum vitae” lat. rruga e jetës, jetëshkrim, biografi. Cucëll /a sk. cucla - thith, biberon, për foshnje. Çajnik /u tur. çajnik - gjymi i epër i çajit. Çakall /i turq. çakal - kafshë gjitare grabitqare e familjes së qenit, më e vogël se ujku që rron në Afrikën Veriore, Azi e Europën Juglind. Çakalloz turq. çakall - njeri kokëkrisur, i prishur. 2. fig. gjakpirës i pangopur (lehin si çakejtë). Çakëll /lli turq. çakil - gurë të thyer në copa të

Page 185: Behram Ismaku

185

vogla (fiçor), shtroj rrugën me çakëll; mur i bërë me gurë pa llaç (rrethoj me çakëll. Çaki turq. çaki - thikë, biçak, sojak, brisk. Çam /i turq. çam - bredhi, pishë; çamishte turq. bredhishtë. Çanak /u turq. çanak - enë balte për të zierë gjellë; misur, vegshi. Çantë turq. çanta - trastë për libra. Çaparet turq. çalpara - vegël muzikore nga dy pjata bronzi që përplasen njera me tjetrën; kastanjetë, tingëzat që i mbajnë në gishtat e duarëve valltarët. Çapkën /e turq. çapkin - bandill, bandille; djalë i hedhur, gazmor ca i shkujdesur, të prapë; me kapelë mbi njërin sy ( vajzë bandille ). Çark /u turq. çark - grackë, kurthë për minj, zogj ose kafshë të egra; këmbëza e armës për shkrepje baruti; vegël për të grirë duhanin. Çarshi turq. çarsi - treg i mbuluar. Çarteri ang. charter - letër, diplomë, kartë; kontratë mbi angazhimin e një anijeje ose e një aeroplani. Çartizmi ang. chatism - hist. lëvizja punëtore revolucionare e viteve 30-40 shek. 19 në Angli, për të drejtat e tyre, për gjendje ek. Çati turq. çati - pullaz, strehë; banesë, shtëpi.

Page 186: Behram Ismaku

186

Çatall turq. çatal - dhëmb i shtrembër, dhëmb nërlik, katarosh; këmbështrembër etj. Çaush turq. çavus - rreshter në ushtrinë osmane. Çerek u turq. çeyrek – ¼ e shinikut, 15’ t’orës. 40kg. masë drithi ose 24 okë. Çibuk /u tur. - çubuk - llullë, cigarishte, ÇifÇi /u turq. çifçi - hist. bujk pa tokë, që punonte në tokat e çifligarit (shfrytëzuesit, pronari trashëgues) feudal. Çifte /ja turq. çifte - armë zjarri me dy tyta. Çifuti turq. çifut , pers. xhihud, jehud - hebre; njeri koprrac. Çikriku turq. çikrik - çikrik pëlhure, çikrik pusi, rrotë për të nxjerrë ujë. Çiraku turq. çirak - shegërt, ndihmës zejtari. Çitjane /t turq. çintyan - dimi , brekushe grash të gjata e të gjëra prej basme, që ngushtohen te syri i këmbëve. Çivi turq. çivi - menteshë. Çoban /e turq. çoban - bari, bareshë, vllah; çobançe turq. në mënyrë baritore, vllahisht; çobanbash /e turq. kryeçoban. Çobanëri turq. çoban ri - tërësia e vllehve. Çoroditje turq. sll. ç-rodi – fis, prishje, bastardim, zvetnim, përdhosje, trullosje. Çudi /a sll. çudo - habi, mahnitje e madhe, e

Page 187: Behram Ismaku

187

jashtëzakonshme, sipas fesë , mrekulli. Çumë /a turq. çuma - mjek. murtajë. Çuran sk. çuran - gjeldet, misërok, biban. Çyçek turq. köçek - kërcimtar, valltar, balerin. Çyshtet pop. magjitë. Dadë /a turq. dada - grua që ushqen me gji fëmijën e dikujt tjetër; mendeshë. 2. emër përkëdhelës për gjyshën, nënën a motrën e madhe, dasmoresha që shoqëron nusen. Dadoja it. dado - kundërvidhë. Dafinë /a gr. dafne - shkurre me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të kendshme; fig. degë nga kjo bimë mesdhetare që mbahet si simbol i fitores dhe i lavdisë. Dai /u turq. dai - burrë trim e bujar. Dajeshë /a turq. dayi - e shoqja e dajës. Dajë /a turq. dayi - vëllai i nënës. Dakord nlat. dacord - po, pajtohem, pranoj, mirë, në rregull; jemi marrë vesh, jemi në një fjalë, jemi të një mendimi etj. Daktilim /i gr. daktil - mënyra e kumtimit të mendimeve te shurdhmemecët, me anë të gishtrinjve ( daktilologjia ). Daktilografi /a gr. daktylos grafo - gisht, shkruaj; mjeshtria e të shtypurit me makinë shkrimi. Daktiloskop /i gr. daktylos skopeo - gisht shikoj;

Page 188: Behram Ismaku

188

dega që merret me shqyrtimin dhe vështrimin e vijave të lëkurës në pjesën e brendshme të gishtërinjve, zbatohet në kriminalistikë për të zbuluar kriminelët sipas gjurmëve të gishtërinjve. Dalie /t sipas bot. suedez Dahl - bimë zbukuruese, gjeorgjinë. Daltonizmi ang. sipas kimistit anglez Dalton 1766-1844 i cili nuk i dallonte disa ngjyra ( daltonistët e shohin botën vetëm bardhë e zi ). 2. mjek. paaftësi e syve të njeriut për të dalluar disa ngjyra, sidomos ngatërrim i të kuqes me të gjelbrën. Damlloja turq. damia - mjek. mpiksja e gjakut në enët e trurit që shkakton humbjen e ndjenjave, pikë, infrakt; fig. fatkeqësi e papritur. Damperi ang. dump car - automjet bartës me karroceri lëvizëse për zhgarkim më të lehtë. Dantellë /a fr. dantelle - thurje e hollë me pe, me forma, me dredha e me zbukurime të ndryshme, që punohet me grep dhe që zakonisht qepet anëve të veshjeve, perdeve etj. Dartozë /a fr. dartrose - bot. sëmundja e patateve. Darvini /zmi sipas emrit të Darvinit 1809-1882 teori shkencore për zhvillimin historik të natyrës së gjallë, ligjet e zhvillimit të saj, si dhe origjinën e përsosjen e llojeve të ndryshme të organizmave

Page 189: Behram Ismaku

189

shtazorë e bimorë nëpërmjet selekcionimit natyror. Dativi lat. dativus - gjuh. rasa dhanore. De fakto lat. de facto - në të vërtetë. De gustibus ( et coloribus ) non est disputandum lat. për shije ( për ngjyra) nuk duhet të diskutohet; gjithkush ka shijen e vet. De lana caprina rixari lat. grindem për mustaqet e Çelos; kot së koti, për hiçin. De nihillo nihill lat. nga hiçi në hiç (Lukreci romak p. e.re) Denigrim /i lat. denigrare - errësoj; zvoglim a ulje me qëllim e vlerave të dikujt a të diçkaje, duke shpifur e duke folur keq për të; prozhmim, përgojim. Denigroj lat. denigrare - përgojoj, prozhmoj. De verbo ad verbum lat. fjalë për fjalë. Devalvim /i lat. devalvere - zhvlerësim, devalvoj, zhvlerësoj; devalvimi i monedhës së një shteti, rënje e vlerës. Devijim /i lat. deviare - shmangie; era e shmangu anijen nga lindja, nuk u shmang nga rruga e tij, shmangie nga drejtimi, shmangia e gjilpërës magnetike. 2. si folje ka kuptimin edhe dal ose largohem nga udha ose largoj, nxjerr nga udha etj. Devijoj lat. deviare - shmangem, dal, largohem etj

Page 190: Behram Ismaku

190

Deviacion lat. shmangie nga politika e një doktrine a partie; mjek. largim nga pika normale. Devizë /a fr. devise - monedhë e huaj që shërben si mjet pagese me shtetet tjera, që shkëmbehet me monedha tjera 2. fig. moto e jetës, rregulla themelore që ndjek dikush në jetë. Debakël /li fr. debacle - humbje dështim, pësim. Debia lat. debitum - borgj dikujt ose debitor ai që i ka borgj dikujt. Debat /i fr. debat - rrahje mendimesh midis dy vetave, dy a më shumë partive rreth një çështjeje; diskutim i gjërë, i hapur për një çështje me rëndësi. Debil /e ang. debility - dobësi, pafuqi. Debiloj ang. debilitate - dobësoj, ligështoj, shkalit. Debit /i fr. debit - prurje; p.sh. prurje e lartë, prurje në sekond, pus me prurje të lartë, prurje mesatare vjetore. Sasia e ujit që kalon në një kohë të caktuar nëpër një gyp ose… Debol, debolesë /a it. debol - dobësi, pafuqi, i dobët, i ligshtë; p.sh. ndien dobësi të madhe, i ligshtë nga sëmundja ( pafuqi ). Debutant it. deuttante - ai që paraqitet për herë të parë në skenë arti, sporti a letërsie para publikut (debutanti).

Page 191: Behram Ismaku

191

Debutoj (debutim) it. debuttare - filloi bëri hapin e parë në një lëmë të caktuar. Decemvir /i lat. decem vir - dhjetë burrë; një nga dhjetë anëtarët e Magjistraturës romake, që quhej decemvirat. Kolegjium prej dhjetë anëtarësh ” Decemviri legibus scribendis” hartuesit e ligjit në dhjetë tabela. Decemvirat /i lat. udhëheqësi dhjetë anëtarësh sipas hist. të vjetër romake. Decenie lat. decem - e barabartë me 10 vjet (një dekadë). Decentralizëm /mi lat. de centrlisme - shpërqendroj; shpërqendroj forcat, shpërqendrimi i mjeteve. 2. shqendërsoj ; shqendërsoj pushtetin etj. 3. zgjërim i së drejtës së organeve më të ulëta për të qeverisur vetë, shkëputje nga organet më të larta, mohim, dobësim i centrlizmit (pushtetit qendror). Deci lat. decem - dhjetë. Decibël /li lat. decibel dB (shkenctari Graham Bell) njësi e fuqisë së zërit, e dhjeta pjesë e një beli dB; fuqia e zërit të ulët është 8 -10 decibël. Decidoj, decizion, decizohet nlat. decider – vendos, vendoset, vendimtar, vendosmëri; vendosën të ruhet armëpushimi, mjekët vendosën ta operojnë, rol vendimtar, faktor vendimtar. Decimal /e lat. decimus - i dhjeti, e dhjeta, mat.

Page 192: Behram Ismaku

192

numër dhjetor, që ka për bazë numrin dhjetë: decimetër, decilitër, decigram. Dedikim /i lat. dedico, dedicare - kushtoj, kushtohet, kushtim, truaj, dedikoj; p.sh. librin e parë ua kam kushtuar shokëve të shkollës, ia ka kushtuar jetën artit, u kushtohet dëshmorëve të UÇK – ës Dedikasë /a nga fr. kushtim, detyrim; i detyrohet vullnetit dhe këmbëngujes (jo i dedikohet). Deduksion /i lat. deduktio - nxerrja e një përfundimi logjik nga e përgjithshmja në të veçantën, # Induksion nga e veç. në të përgjithshmen. Deduktoj lat. deductum - nxjerr një përfundim. Defektologji /a lat. defekctum logos - mjek. shkenca që merret me studimin e të metave të njeriut dhe me shërimin e tyre. Defenzivë /a fr. defensive - mbrojtje; qëndrim mbrojtës. Defetizëm /mi fr. defaitisme - plogështi, mungesë besimi, frikë deri në përfundimin e një aksioni, aksion lufte a veprimi. Defekt /i lat. defektum - cen, e metë, dobësim, mungesë; prishje e një makine a e një aparature. Deficit /i lat. deficere, deficit - mungesë malli a të hollash në krahasim me vlerën e mallrave të

Page 193: Behram Ismaku

193

shitura; teprica e shpenzimeve kundrejt të ardhurave në buxhet. Deficitare it. deficitario - që është në sasi të pakët, të pamjaftueshme, nuk prodhohet në sasi të madhe, që gjendet me vështirësi në treg. Defiloj fr. defile - parakaloj, në mënyrë të organizuar defilon ushtria. Defilim lat. parakalim nëpër rrugën kryesore të qytetit, defilim kundër dhunës. Definicion /i lat. definitio onis - përkufizimi; përkufizim i gjatë (i shkurtër ), jep një përkufizim, përkufizim i materjes. Definitiv /e lat. definitivus - përfundimtar; përgjigje përfundimtare, zgjedhje përfundimtare, u vendos përfundimisht. Deflacion /i lat. deflatio - fin. zvoglim i sasisë së monedhës në qarkullim. Deformim /i lat. deformare - shformim, shformoj, i shformuar; sëmundja ia kishte shformuar trupin, llamarina shformohet nga goditjet, shformim elastik, fytyrë e shformuar, shformim i metaleve, pamje e shformuar. 2.shtrembërim, shëmtim, prishje e formës së trupit ose diçkaje. 3. fig. shtrembërim i një fakti, shtrembërim i realitetit me qëllim. 4. shfytyroj, shfytyrohet ( prishet ) p.sh. mori një pamje të shfytyruar, prishi pamjen e

Page 194: Behram Ismaku

194

rregullt të fytyrës etj. Degazhim /i fr. degager - zhgarkim, lirim; sport. dëbim i topit nga portieri. Degazhoj fr. degager - zhgarkoj, liroj; sport. dëbon topin në fushë ( portieri ). Degjeneroj ( degjenerim ) lat. degenerare - zvetënoj, zvetnim, zvetënohet; humbas tiparet, karakteristikat e veta dalluese e thelbësore, humbas vetitë, cilësitë më të mira të llojit të vet, prishet, humbet; ndryshon karakterin, shmanget nga rruga e drejtë, ka pikësynim tjetër moral, shthuret; p.sh. u zvetënuan moralisht, zvetënim shpirtëror, zvetënim politik, njeri i zvetënuar, bënte një jetë të zvetënuar, zvetënim i racës. Degradim /i it. degradare - zhgradoj; të keqësuarit shkallë-shkallë të diç., të ulurit a prishja e vlerës. Degresiv /e lat. degresivus - ek. shpenzime degresive të cilat kur prodhimi shtohet, zvogëlohen përpjestimisht sipas njësisë së prodhimit. # kund. shpenzime progresive. Dehidrim /i lat. de hydro onis - mjek. heqje, largim i ujit, tharje, terje. Dehumanizim /i lat. de humanus - çnjerëzor. Dehumanizoj lat. de humanise - bëjë të humbas tiparet e vetitë njerëzore, e bëj të pashpirt, njeri kafshë.

Page 195: Behram Ismaku

195

Deizmi lat. deus - zot; filoz. doktrinë filozofike që e quan zotin krijuesin e parë të botës, por që pranon se, pas krijimit, bota zhvillohet sipas ligjeve të veta. De jure lat. de iure - ligjërisht, nga ana ligjore, me ligj, sipas rregullave, normave të përcaktuara me ligj. # kund. de fakto. Dekadë /a fr. decade - dhjetëditësh, dhjetëvjetësh, dhjetëveçar, periudhë dhjetëvjeçare; dhjetëvjeçari i kaluar. Dekadencë /a fr. dekadense - rënje, tatëpjetë, rrokullimë; p.sh. tatëpjeta e sistemit skllavopronar, tatëpjeta e qytetërimit babilonas, sollën një rënje të thellë etj. Dekadent /e fr. decadentisme - tatëpjetë, ( lat. decadens, decidere - rënje, bie poshtë ) rrymë borgjeze letrare ( me ligje të veta joreale ) që mohon realizmin, trashigiminë kulturore e artistike dhe mbron formalizmin; individualizëm dhe pesimizëm për t’i larguar masat punonjëse nga lufta klasore çlirimtare, dekadentët heqin dorë nga njohja e botës reale dhe pasqyrimi i saj në art me vërtetësi, e përqendrojnë vëmendjen tek ndjenjat subjektive dhe vetëm këto i njohin si themel e qëllim të artit; dekadentët përshkruajnë me ëndje gjendjet e sëmura shpirtërore, i këndojnë vdekjes

Page 196: Behram Ismaku

196

dhe jetës së shfrenuar, predikojnë pesimizëm, misticizëm, formalizëm, drejtime a shkolla dekadente të shek.xx si: futurizmi, kubizmi, surrealizmi, ekzistencializmi, abstrakcionizmi e plotë izma tjera, dekadentët qëndrojnë larg realitetit duke përdorur fjalë të rralla me një stil të stërholluar që errëson përmbajtjen, ndrisin individualizëm. Dekalumen /i gr. deka lat. lumen - dhjetë dhe dritë; fiz. njësi e matjes fotometrike e barabartë me dhjetë lumenë. Dekan /i lat. dekanus - ai që drejton një fakultet; hist. komandant i dhjetë ushtarëve romakë. Deklamim /i lat. deklamatio - shqiptim me zë të lartë, i shoqëruar me gjeste, që i bënin grekët dhe romakët në kohën e vjetër me nxënës të tyre. 2. sot e përdorim më tepër termin recitim që do të thotë lexim shprehës i një cope letrare. Deklaratë /a lat. declarata - pohim a njohtim me përgjegjësi që bën dikush me gojë a me shkrim; shpallje e qëndrimit zyrtar, që mban një qeveri, organizatë etj. për një çështje të caktuar; shpallje e disa parimeve, qëllimeve a kërkesave të rëndësishme të një shteti, partie etj. dokument zyrtar ku bëhet një shpallje e tillë. Deklaroj lat. declarare - libr. njohtoj botërisht,

Page 197: Behram Ismaku

197

shpall, pohoj diçka me përgjegjësi, bëj një deklaratë; deklaruesi lëshoi një deklaratë. Deklasoj fr. declasser - bart në një klasë më të ulët rikategorizoj, degradoj, e përjashtoj dikë nga klasa të cilës i takon.3 sport. mund, mposhtë kundërshtarin në gara sportive. I deklasuar fr. ka humbas tiparet thelbësore të klasës së vet. Deklinacion /i lat. deklinatio - gjuh. lakim sipas rasave, numrit e gjinisë. Dekodoj një kod fr. decoder - deshifroj një kod. Dekolonizim /i fr. dekoloniser - luftë e popujve të pushtuar për liri dhe pavarësi kombëtare. Dekolonizoj fr. dekoloniser - liroj një vend të huaj duke flakur politikën e kolonializmit. Dekolte /ja fr. dekollete - bluzë femrash me jakë shumë të hapur. Dekompozim /i fr. decomposer - shpërbërje, shpërbëj, shpërbëhet, zbërthim; p.sh. shpërbën ujin me anë të elektrolizës, prizmi shpërbën dritën e diellit, uji shpërbëhet në hidrogjen e oksigjen, shpërbërja e albumineve, lëndë të shpërbëra, kufoma të shpërbëra etj. 2. fig. sistem i shthurur, i kalbëzuar i rendit fisnor; si dhe dekompozoj, i dekompozuar. Dekompozoj fr. decomposer - shpërbëj, zbërthej. bën që të dekompozohet, shpërbëhet (të zbëthehet)

Page 198: Behram Ismaku

198

një lëndë organike. Dekoncentroj fr. deconcentrer - shpërqëndroj; largoj vëmendjen nga një gjë a një çështje e caktuar dhe e drejtoj në gjëra a çështje tjera. Dekoncentrim /i fr. deconcentrer - shpërqendrim vëmendjeje, i kujdesit nga një gjë e caktuar. Dekonspirim /i lat. dekonspirare - nxjerrje në shesh a zbulim para të tjerëve të vërtetën për vetveten; nxjerrje në shesh e një veprimtarie të fshehtë të dikujt a të vetvetës. Dekonspiroj lat. dekonspirare - tregoj a them diçka që duhet mbajtur e fshehtë, nxjerrë në shesh të fshehtën. Dekontaminim /i lat. decontaminare - menjanim, pastrim i ndotjes radioaktive, kimike etj. te njerëzit, kafshët, sendet etj. Dekontaminoj lat. shpërlaj nga ndotja radioaktive, kimike etj. Dekor /i lat. decoro - zbukurim. Dekoroj lat. decoro - zbukuroj, janë ndërtime ose pikturime që bëhen në skenë të teatrit për të paraqitur vendin, ambientin ku zhvillohet ngjarja; me zhvillimin historik të teatrit e dramaturgjisë, ndryshojnë edhe dekoret, në teatrin e Shekspirit për të paraqitur një vend kënaqeshin duke varur një tabelë që tregonte me dy tri fjalë se ku zhvillohej

Page 199: Behram Ismaku

199

ngjarja, sot arti i dekoreve të skenës zë vend të rëndësishëm në skenë, piktorët me talentin e tyre dekorues ndihmojnë për të zbuluar më thellë përmbajtjen e shfaqjes, skena tani ka dekore si t’ishin nga natyra e gjallë, dekore që me përkushtim të madh i ka punuar piktori. Dekoratë /a lat. decorata - medalje, urdhër që i jepet dikujt nga shteti si shenjë nderimi për shërbime të larta ose për merita të veçanta Dekorator /i it. decoratore - ai që përgatitë dekorin për një shfaqje teatrale, specialist dekori. 2. ai që bën sende zbukurimi; dekorativ - zbukurues. Dekoroj it. decorare - i jap dikujt një dekoratë për shërbime të larta ose për merita të veçanta (dekorimi). Dekovil /i shpikësi francez Decauville - tren i vogël që ecën mbi binarë të ngushtë dhe që shërben për të mbartur minerale a sende të ndryshme. Dekreshendoja it. dekrescendo - muz. shenjë për zvogëlimin gradual të intenzitetit të tonit ( pjesë e tekstit ). Dekret /i lat. decretum - akt, urdhër i shkruar i një organi të lartë të pushtetit shtetëror ose i kryetarit të shtetit, që ka fuqi ligjore.

Page 200: Behram Ismaku

200

Dekretoj lat. lëshoj një dekret, urdhëroj me dekret për diçka ( dekretuesi urdhëron ), vendos për diç me anë të një dekreti. Dekstrina fr. dextrines - kim. hidrat karboni që nxirret nga amidoni dhe përdoret për ngjitje, për dendësimin e ngjyrave etj. Dekstrozi fr. dextrose - kim. sheqer rrushi, sheqer amidoni, glykozë. Dekurajoj fr. decourager - shkurajoj, shkurajim, shkurajues, i shkurajuar; p.sh. mos u shkurajo! faktor shkurajues, sjell shkurajim, shkurajohet lehtë d.m.th. ia ndrydh guximin e dikujt, ia humb vullnetin dikujt, si dhe dekurajim dekurajues. Delegacion /i lat. delegatio - grup njerëzish, që dërgohet nga një qeveri, nga një organizatë, nga një institucion etj. për ta përfaqësuar atë pranë një qeverie, një organizate a një institucioni tjetër. Delegati lat. delegatus - përfaqësuesi i zgjedhur që do të marrë pjesë në një kongres etj. Delfin /i gr. delfinos - zool. gjitar deti i fuqishëm e i shpejtë, që jeton në tufë e ushqehet me peshq dhe që shpesh u vihet pas anijeve. Deliberativ /e nlat. deliberativ . vendimor; p.sh. votë vendimore etj. Delikat /e lat. delicatus - i butë në të prekur, i njomë; që thyhet lehtë, i brishtë, i hollë, i dobët

Page 201: Behram Ismaku

201

shumë i ndieshëm që duhet trajtuar me shumë kujdes. Delikatesë /a lat. delicatesse - libr. të qenët delikat, që mund të preket lehtë nga ndonjë sëmundje; sjellje e veprime me kujdes të veçantë. Delikt /i lat. delictum - faj, gabim i rëndë; përgjegjësi. Delikuent /i it. delinquente – fajtor. Delikuencë it. deliquenza - fajësi. Delirium /i lat. çmendje, çakërdisje, marrosje, shkallim. Deltë /a gr. delta - gjeog. rrafsh në trajtë trekëndëshi, në grykën e derdhjes së një lumi të madh. Deltoidi gr. gjeom. katërkëndësh i përbërë prej dy trekëndësh brinjënjëshëm me lartësi të ndryshme e me bazë të njëjtë të përbashkët. Demagogji /a gr. demos agein - popull udhëheq; mashtrim i masave punonjëse, me fjalë e me premtime; politikan me dy fytyrë, që ndryshe flasin ndryshe veprojnë, fjalë të bukura por të zbrazëta që mbulojnë të vërtetën. Demagogu gr. demos agein - popull udhëheq; ai që bën demagogji, shtrembërime, politikan. Demant /i fr. demanti - përgënjeshtrim. Demantoj fr. dementir - përgënjeshtroj.

Page 202: Behram Ismaku

202

Demokracion /i it. demarcazione - vijë kufiri midis dy shteteve fqinje a midis dy zonave; vijë ndarëse, kufi midis dy ushtrive në kohë armëpushimi. 2. fig. kufiri që ndan dy gjëra të kundërta që nuk mund të bashkohen njëra me tjetrën. Demarkoj it. demarcare - ndaj, bëj demarkacion. Demarsh /i fr. demarche - përçapje p.sh. përçapje të reja, të bëjmë edhe një përçapje, bëri përçapje pranë… 2. veprim diplomatik ndaj një shteti të huaj në shenjë proteste a mospajtimi me diçka. Demilitarizim /i fr. demilitariser - çmilitarizim. Demilitarizoj fr. demilitarer - çmilitarizoj. Demobilizoj fr. demobiliser - çmobilizoj. Demobilizim fr. demobilisater - çmobilizim. Demoduar fr. demode - jashtë modës, i vjetruar, që nuk veshet, nuk përdoret më.Demografi /a gr. demo gratia - popull dhe përshkrim, shpërndarja gjeografike, lëvizja dhe përbërja e popullit, shtimi, ndryshimet e tëra që evidencon statistika; demografike Demokraci /a gr. demokratia - popull sundoj; regjim, sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve të zgjëruara, ku shtetasit gëzojnë liri e të drejta të barabarta. 2. shtet ose vend që ka këtë sistem

Page 203: Behram Ismaku

203

politik. Demokrat /i gr. demos kratos - përkrahës i demokracisë; sistem pluralist shumëpartiak. Demon /i lat. doemon - mit. djalli, qenje mbinjerëzore me fuqi të mshehtë që sjellë të mira dhe të këqia njeriut, engjëll kryengritës që u dëbua nga parrajsa dhe u dërgua në ferr. 2. djall i gjelozisë, hakmarrjes që nuk e lë njeriun të qetë. 3. një ves i rrënjosur thellë në kokën e njeriut, djall e thrrasim dikë që ka prirje të këqia. Demonstratë /a lat. demonstrata - manifestim i masave të gjëra punonjëse nepër vende publike, që bëhet për të shprehur haptas një kërkesë politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar një padretësi. Demonstrimi lat. demonstrare - të tërhequrit e vëmendjes së dikujt; paraqitja në sy të të tjerëve haptaz, për t’u dukur. 2. lëvizje forcash ose manovra ushtarake që bëhen për ta frigësuar ose për ta mashtruar kundërshtarin. 3. konkretizim i mësimit në shkollë, për ta bërë atë sa më të gjallë e më të qartë, demonstruesi. Demontim /i fr. demonter - çmontim. Demontoj fr. demonter - çmontoj. Demoralizim /i fr. demoraliser - ligështoj, ligështim, ligështohem, i ligështuar p.sh. humbja

Page 204: Behram Ismaku

204

nuk e ligështoi skuadrën, u përpoqën ta ligështonin, mos e lësho veten! E kishte lëshuar zemra keq. frazeol. humbje guximi e morali për të vepruar, thyerje vrulli për punë p.sh. dukeshin të ligështuar. Demoralizoj fr. demoraliser - e bëjë dikë të bjerë moralisht, të humbas guximin për punë të ligështohet e ta lëshojë zemra. Denacionalizim /i fr. denationaliser - shkombëtarizoj. Denazalizim /i fr. denasaliser - çhundorëzim. Denazalizoj fr . desanaliser - çhundorëzoj. Denoncim /i fr. denoncer - njohtim i organeve përkatëse për diçka që kam gjetur, që kam zbuluar ose që kërkohet; kallëzim njohtim i organeve për veprimtari armiqësore; dipl. shpall si të pavlerë një traktat, të pafuqi një marrëveshje që kam pasur me një shtet tjetër. Denoncoj fr. denoncer - njoftoj organet përkatëse; bëj të njohur botërisht qëndrimin tim kundër një vendimi a veprimi të dikujt, hedh poshtë, dënoj botërisht, denoncuesi . Densitet /i fr. densitet - dendësi; dendësi e popullsisë, dendësi e lëndës, dendësi e gazit, dendësia e mjegullës etj. Dental /e lat. dentalis - dhëmbor; gjuh. tinguj dhëmbor t,d.

Page 205: Behram Ismaku

205

Dentist /i it. dentista - specialist, mjek dhëmbësh. Denjë ( i e ) it. degno - i denjë që meriton plotësisht të quhet i tillë; i ka të gjitha cilësitë për një detyrë, me nderim, me dinjitet, denjësisht. Department /i fr. departement - degë a seksion në një ministri; ministria në SHBA. 2. njësi administrative tokësore në Francë me në krye një perfekt ( prefekturë ). Depeshë /a fr. depeche - lajm i përcjellë në mënyrë sa më të shpejtë, telegram; fleta që përmban këtë lajmërim. 2. raport urgjent diplomatik. Depo /ja fr. depot - vend, ndertesë e veçantë ku ruhen mallra, pajime, armatim etj. për një kohë të gjatë. Deponimi lat. deponere - drejt. dëshmi; them në gjyq ose përpara organeve të tjera atë që di për dikë a për diçka, deponuesi. Depozitë /a lat. depositum - sasi lënde, mallrash e sendesh të ndryshme që grumbullohet në një depo për t’u ruajtur e për t’u përdorur më vonë; gjithçka që ruhet në vend të sigurt; fin. shumë të hollash e letrash me vlerë etj. që lihet për t’u ruajtur në një institucion financiar ( në një bankë, në një arkë kursimi ) Depozitoj lat. depositum - grumbulloj e ruaj; kursej në një bankë a një arkë kursimi, shumë të

Page 206: Behram Ismaku

206

hollash, letrash me vlerë, që lihet diku si garanci. Depozitim /i lat. depositum - grumbulloj, kursim të hollash në arkë, prodhim i grumbulluar. Depresion /i. depressio onis - mjek. lodhje e përgjithshme psikike, ngarkesë kur njeriu humbas guximin, demoralizim, rënja e presionit, dobësim, sëmundje patologjike, rënje shpirtërore e njeriut; gjogr. ultësirë nën nivelin e detit, gropore; fig. ek. amulli, rënie e ndjeshme e ekonomisë së një vendi. Deprimoj lat. deprimere - mjek. ndrydh shpirtërisht, e dërmoj moralisht, e demoralizoj. Deputet /i fr. depute - përfaqësues i popullit i zgjedhur me votim të përgjithshëm, i cili ka për detyrë t’u shërbej me ndërgjegje e besnikëri interesave të popullit, anëtar i parlametit, i asamblesë kombëtare etj. Der dymme hat glyck gjerm. budallasë i prin fati. Derdimen /i turq. derdimen - njeri i trashë nga mendja, leshko, torollak, teveqel, i papërfillshëm. Dermatologji /a gr. derma logos - lëkurë dije; degë e mjek. që studion dhe shëron sëmundjet e lëkurës. Dermatolog /u gr. dermatolog - mjeku specialit i lëkurës Dervish /i turq. dervis - fet. murg i sektit bektashian. 2. lloj misri me shumë qustaqe në kalli, lloj kërpudhe me bisht të gjatë, me kësulë. 3. zool.

Page 207: Behram Ismaku

207

çafkëlore. DES, UBI CONSISTAM, CAELUM TERRAMQUE MOVEBO lat. më jep një pikëqëndrim, ( atëherë ) do të lëviz edhe qiellin edhe tokën. ( latinizim i mendimit të shkenc. grek Arhimedi ). Desant /i fr. descente - usht. trupa të posaçme, që zbresin e zbarkojnë nga ajri në prapavijat e kundërshtarit për të kryer veprime të caktuara luftarake. Deshifrim /i fr. dechiffrer - zbërthej; zbërthim i një teksti të shkruar me shifra; të kuptuarit e shifrave dhe e përmbajtjes së një teksti të tillë, aftësi për të lexuar e për të kuptuar një tekst me alfabet, me shenja të panjohura. 2. fig. të zbërthyerit e diçkaje të paqartë, të errët, të fshehtë e të ndërlikuar. Deshifroj fr. dechifrer - bëjë të lexueshëm dhe të kuptueshëm një tekst. Dëshmor /i ai që vritet në luftë për liri e për drejtësi njerëzore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut. Dëshmorët e lirisë. Dita e dëshmorëve. Ra dëshmor. Dëshmor i gjuhës shqipe. Amaneti i dëshmorëve. Gjaku i dëshmorëve. 2. e vjet. dëshmi, dëshmoi, dëshmori. Deskriptiv /e nlat. deskriptve - përshkruese;punim përshkrues, gjeometri përshkruese, botanikë

Page 208: Behram Ismaku

208

përshkruese etj. Deskriptivizmi - karakter përshkrues p.sh. karakter përshkrues i këtij punimi, të largohemi nga karakteri përshkrues etj. Despot /i gr. despotes - hist. sundimtar me pushtet absolut e të pakufizuar; sundimtar feudal, titull i lartë në hierarkinë feudale, tiran. Despotizmi gr. formë e qeverisjes që bazohej në sundimin e një monarku, njeriu të vetëm me pushtet të pakufizuar e absolut; sundim i egër, arbitrar, tirani. Destinacion /i nlat. destination - vend i caktuar, vendmbërritje, drejtim p.sh. arriti në vendin e caktuar, pa (me) drejtim të caktuar, ka shkuar në vendarritje etj. Destinim /i, destinoj, i destinuar - përcaktim, përcaktoj, i përcaktuar, përcaktohen p.sh. programe që përcaktohen për rininë, orvatje që janë përcaktuar të dështojnë, sipërfaqe e përcaktuar për të lashta, mjete të përcaktuara për mbrojtjen nga zjarri, të përdoret sipas përcaktimit. Destrojeri ang. destroyer - anije shkatrruese lufte. Detaj /i fr. detail - imtësi, hollësi; hollësi artistike, hollësi të tepërta, hollësi e gjetur bukur, pa hyrë në hollësi; 2. element i dorës së dytë i parëndësishëm si; imtësitë e ngjarjes, imtësitë më të vogla.

Page 209: Behram Ismaku

209

Detajoj fr. detaier - përimtoj, përimtim, i përimtuar; drejtoria i përimton detyrat për çdo repart, të përimtohen planet për çdo muaj, grafik i përimtuar, në mënyrë të përimtuar etj. Detal /i it. dettaglio - tek. pjesë e veçantë a pjesë përbërëse e një makine a e një mekanizmi; imtësi, hollësi Detashment /i fr. detachement - usht. repart a nënrepart i përforcuar, që është ngarkuar me një detyrë të veçantë. 2. fig. grup njerëzish i bashkuar e luftarak, që zhvillon një veprimtari a kryen një detyrë të rëndësishme politiko-shoqërore. Detektiv /i ang. detective - agjent profesionist i policisë gjurmuese. Deterxhent /i ang. detergere - pastroj, laj; lëndë kimike, pluhur sapuni që përdoret për larje rrobash. Determinizmi lat. determinare - përcaktimi, përcaktues, vendimtar; faktorët që përcaktojnë fitoren, ka rol përcaktues, faktor vendimtar. 2. filoz. doktrinë sipas së cilës të gjitha dukuritë e ngjarjet kanë karakter ligjësor e kushtëzohen nga lidhje shkakësore objektive; determinizëm dhe determinist kanë karakter dhe përdorim ndërkombëtar, kështu edhe në gjuhën shqipe përdoren si p.sh. determinizmi materialist, filozofia

Page 210: Behram Ismaku

210

deterministe. Determinon fr. determinare - përcakton; determinimi fr. përcaktimi; determinues - përcaktues etj. Deus eks makina lat. deus ex machina - zoti nga makina; në teatrin grek e latin, zbritje në skenë e një perëndie (a një qenje tjetër të mbinatyrshme) me anë të një makine , për të zgjidhur konfliktin e tragjedisë; sot shkrimtari e përdorë si një mjet jobindës, ose vetëm sa për ta zbërthyer një situatë të ndërlikuar të veprës letrare. J. De Rade në ”Milosaot” konfliktin e veprës e zgjedhë duke thirrë një tërmet të madh në Shkodër, i cili do të rrënojë shtëpi e pasuri të klasës së lartë, do ta barazojë me klasën e ulët, dhe kështu në gërmadhat e atij tërmeti bëhet e mundur martesa e Milosaos ( bir dhespoti ) me Rinën e varfër ( bijë e kalogresë ), kjo rrëfen sa e vështirë ishte martesa e dy të rinjve të klasave të ndryshme, e vështirë ishte përzierja e oxhaqeve por, dashuria është ajo që mund çdo gjë! Devocion lat. devotio onis - përkushtimi; ndjenjë e pastër dhe e zjarrtë nderimi, dashurie e besnikërie që ushqej ndaj dikujt a diçkaje; përulje ndaj dogmave fetare ( dvotshmëri ). Devotshëm /mëria lat. devotus - përkushtim, i

Page 211: Behram Ismaku

211

përkushtuar; punon me përkushtim, përkushtim i madh, i thellë, i pakufi, i dashuruar, i zjarrtë, besnik deri në fund dhe i gatshëm për të punuar dhe realizuar synimin për dikë apo për diç. aktuale. 2. fet. besimtar që i përulet pakufishëm dogmës së një feje, kulti fetar. Dezertim /i fr. deserter - ikje pa leje dhe fshehurazi nga ushtria, nga fusha e betejës, shmangie shërbimit ushtarak; heqje dorë nga lufta ose një çështje e madhe, kalimi në anën e armikut. Dezertoj fr. deserter - iku. Dezhurn /i fr. dejour - nëpunës i shërbimit, punëtor i shërbimit ditor ose si neologjizëm përdoret- ditor; ditori i ndërmarrjes, ku është ditori sot, dorëzoj shërbimin ditor etj. Deziluzion /i fr. desillusion - zhgënjim, i zhgënjyer; e zhgënjeu sjellja e tij, zhgënjim i hidhur, zhgënjim nga realiteti, mbeti i zhgënjyer, njerëz të zhgënjyer në jetë, ndjenjat e zhgënimit (humbas shpresën e besimin që kisha te dikush a te diçka më parë; dal i gënjyer) nuk më del ashtu siç e mendoja por del keq;kur më del keq mbetem i deziluzionuar. Dezinfektim /i fr. desinfecter - zhduk, me lëndë kimike, shkatërroj mikrorganizmat e dëmshme ose

Page 212: Behram Ismaku

212

bartësit e tyre; pastroj një vend a një send nga mikrobet ose lëndët helmuese. Dezorjentoj fr. desorienter - çorjentoj. Dezorganizoj fr. desorganiser - çorganizoj. Dhaskal /i gr. didaskalos - mësues; mësues me njohuri të pakta, mësues i keq, i paaftë që e përdornin dhunën, shkopin. Dhiatë /a fet. secila nga dy pjesët e biblës: Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re; dëshira a porosia e fundit para vdekjes, amaneti testament “ua la me dhiatë pasurinë” dhiatësi ai që linte një dhiatë, një amanet. Dhe ndiheshe i pasur në varfërinë tënde, I lirë në robërinë tënde F. Arapi Diabet /i gr. diabetes - sëmundje e sheqerit; mjek. sëmundje që vjen nga paaftësia e organizmit për të përvetësuar sheqerin dhe që sgfaqet me shtimin e sheqerit në gjak e në ujët e hollë, i cili del në sasi të madhe. 2. sëmundje që vjen nga disa çrregullime të sistemit nervor qendror e të sekrecionit të brendshëm dhe që shfaqet me etje të madhe, me shtim të jashtëzakonshëm të ujit të hollë, i cili nuk përmban fare sheqer, albuminë etj. Diabolik /e nlat. diabolik - djallëzor, i djallëzuar;vështrim djallëzor, trill djallëzor, nënqeshje djallëzore etj.

Page 213: Behram Ismaku

213

Diademë /a gr. diadema - kurorë e çmuar mbretërish; kurorë e zbukuruar për gra me gurë të çmuar. Diafilm /i gr. dia ang. film që përmban një vagr fotografish të lidhura nga ana tematike dhe që projektohet për qëllime mësimore, shkencore etj. Diafragmë /a gr. diafragma - anat. cipë e hollë muskulore, mish i varfër; organ a pjesë e një organi në trajtën e kësaj cipe, që ndan dy hapësira, membranë. 2. opt. ajo kufizon hyrjen e tufës së rrezeve të dritës në objektivin e një mikroskopi, e një aparati fotografik etj. Diagnozë /a gr. diagnosis - mjek. përcaktim i sëmundjes së dikujt nga mjeku. 2. fig. njohja e thelbit dhe e shkaqeve të një gjendjeje a të një dukurie shoqërore sipas shenjave që shfaq. Diagonal /e lat. diagonalis - gjeom. që ndan në mënyrë të tërthortë një figurë, një rrafsh ose një trup, duke bashkuar dy kulme jo të njëpasnjëshme; që kalon sipas një diagonaljeje; që bëhet në këtë drejtim. Diagrami gr. diagramma - skicë që përdoret për të paraqitur grafikisht zhvillimet dhe ndryshimet e një dukurie ose të disa dukurive. Diakritik /e gr. diakritikos - dallues /e. Diakronia gr. diakronos - ndodhi, ngjarje që

Page 214: Behram Ismaku

214

ndodhin në kohë të ndryshme. Dialekt /i gr. dialektos - e folme; gjuh. variant i gjuhës së një populli: dialekti i gegërishtes dhe dialekti i toskërishtes. Dialektologji /a gr. dialekto logos - degë e gjuhësisë që merret me studimin e dialekteve. Dialektizma / krahinarizma gr. dialekt izëm - jashtë normës letrare. Dialektikë /a gr. dialektikos - filoz. shkenca që studion ligjet më të përgjithshme të lëvizjes e të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë dhe të mendimit; metodë shkencore e njohjes që i sheh sendet dhe dukuritë në lidhje e në varësi reciproke, në lëvizje, në ndryshim e në zhvillim të pandërprerë, që pranon kundërthëniet, unitetin e luftën e të kundërtave dhe i sheh këto si burimin e brendshëm të lëvizjes e të zhvillimit në natyrë, në shoqëri e në njerëzor. 2. proces i lëvizjes a i zhvillimit të diçk. Dializë /a gr. dialysis - zgjidhje, lirim, shkëputje, ndarje; mjek. ndarje e materieve jargëzore te osmoza. 2. humbje e fuqisë. 3. vdekje. Dialog /u gr. dialogos - bisedë që bëhet midis dy a më shumë vetave, bashkëbisedim; rrahje e një çështjeje nga dy a më shumë veta duke biseduar drejtpërdrejt, duke ballafaquar mendimet në shtyp, në një mbledhje etj. 2. let. vepër letrare e shkruar

Page 215: Behram Ismaku

215

në formë bashkëbisedimi. Diamant /i fr. diamant - min. gur i çmuar shumë i fortë, i tejdukshëm e me shkëlqim të madh, që është një lloj karboni kristalor i pastër dhe që përdoret për stoli e zbukurime; xhevahir, elmaz (vegël për prerje xhamash, majë diamanti) Diametër /i gr. diametros - gjeom. vijë e drejtë që bashkon dy pika të një rrethi a të sipërfaqes së një sfere duke kaluar nëpër qendër. 2. gjërësia më e madhe e një trupi cilindrik ose të rrumbullakët, vijë e drejtë horizontale e përfytyruar nga njëri skaj në skajin tjetër më të largët të një trupi, të një ene a të një hapsire me trajtë pak a shumë të rrumbullakët. Diametralisht gr. në drejtim të diametrit. 2. fig. krejt, plotësisht. Diapazon /i gr. dia pason hordon symfonia - harmoni në të gjithë telat; muz. tërësia e tingujve të një vegle muzikore ose të zërit nga më i ulëti deri te më i larti; vegël muz. e notës ( la ) 2. fig. vëllimi, gjërësia a kufijtë deri ku mund të shtrihet diçka. Diapozitiv /i fr. diapositive - fotografi a vizatim, zakonisht në xham ose në një lëndë tjetër të tejdushme, që projektohet në një pëlhurë për qëllime mësimore, për të dëshmuar diçka etj. Diarre /ja lat. diarrhoea - rrjedhje; mjek. Heqja ( shkuarja ) e shpeshtë e barkut gati si ujë.

Page 216: Behram Ismaku

216

Diasporë /a gr. dia spora - farë e ndarë; ndarje e një grupi etnik që jeton jashtë atdheut të vet, dhe i shpërndarë në vende të ndryshme; komunitet shqiptar në itali, greqi, misir, turqi, rumani, amerikë, sot gjermani, zvicër, skandinavi, australi. 2 . bot. pjesë e një bime që ndahet vetë e shumohet. Diastazë /a gr. diastazis - kim. ferment që katalizon zbërthimin hidrolik të amidonit. Diastolë /a gr. diastole - mjek. zgjerim ritmik i zemrës, sidomos i barkusheve, që kryhet prej sistolës. Diatermi /a gr. dia therme - nëpërmjet nxehtësisë; mjek. kurë që bëhet duke ngrohur tellë indet e organizmit me rrymë elektrike të frekuencës së lartë. Diatezë /a gr. diathesis - gjuh. kategori foljore, që shpreh marrëdhëniet e ndryshme ndërmjet veprimit dhe subjektit ose objektit të tij e që lidhet ngushtë edhe me fjalëformimin, me ndryshimin e kuptimeve e të përdorimeve të fjalëve; mjek. reaksion i organizmit ndaj ngacmimeve të jashtme ( prirje për t’u prekur nga ca sëmundje ) Diatome /ja fr. diatomee - i prerë më dysh; gjeol. algë e murrme njëqelizore mikroskopike, që rritet në ujëra të ëmbla . Diatribë /a lat. diatriba - kritikë e ashpër dhe e

Page 217: Behram Ismaku

217

hidhur; grindje e ashpër, pamflet satirik. Didaktikë /a gr. didaktikos - mësoj, jap mësim; pjesë e pedagogjisë që merret me përmbajtjen e me synimet e procesit mësimor, me metodat dhe me format e organizimit të të mësuarit në shkollë, teoria e të mësuarit në shkollë. Dierezë /a gr. diairesis - ndarje; gjuh. ndarje e dy zanoreve në dy rrokje; mjek. operacion me të cilin menjanohen dy pjesë, afrimi i të cilave do të ishte i dëmshëm. Dietë /a lat. diaeta - rregull në ngrënje e në të pirë, që i caktohet dikujt nga mjeku, pehriz; fin. shumë e caktuar parash që i jepet një punëtori për shpenzimet e ditës; meditje jashtë vendit të punës (dietetika merret me catimin e dietës në jetë) Diferncë /a lat. diferentia - ndryshim, dallim; ndryshim i madh, ndryshim i vogël, rritet dallim ose ndryshimi. 2. mat. ndryshesë algjebrike, ndryshesa e dy numrave, ndryshesat e arkës, mbetje. 3. tek. ndryshim potencial i efektshëm. Diferencial /i lat. diferentialis - tek. mekanizëm i veçantë që u jep rrotave shpejtësi të ndryshme; mat. rritja arbitrare e një madhësie të pavarur e të ndryshueshme. Diferncim /i lat. differentiare - dallimi midis dy a më shumë njerëzve, dy sendeve a dy dukurive;

Page 218: Behram Ismaku

218

veçim i diçkaje nga diçka tjetër, i një pjese nga një tërësi, veçim i diç që dallohet nga të tjerët. Diferencuar (i, e) lat. diferentiare - i veçar, i ndarë; që është dalluar prej të tjerëve nga tiparet, vetitë; i ndryshueshëm, i pabarabartë me të tjerët. Difez /ë /a it. difese - sport. mbrojtje e përforcuar, lojtarët mbrojtës, kanë mbrojtje të fortë etj.2. difensivë e difensiv. psh. Mbrojtje e mbrojtës; kaloi nga mbrojtja në mësymje, qendroi në mbrojtje, armet mbrojtëse, veprimet mbrojtëse etj. Difraksion /i fr. diffraction - fiz. dukuri që paraqitet kur një tufë drite kalon pranë një trupi të patejdukshëm ose nëpër ndonjë plasë; përthyerje e rrezeve të dritës. Difteri /a gr. membranë, lëkurë; mjek. sëmundje e rëndë ngjitëse; fyt i keq, grykët e bardha. Diftong /u gr. dyzanor; grup prej dy zanoresh që shqitohet si një rrokje e vetme (ua, ue, ye et). Difuz /e lat. diffusus – shpërhapës, shpërndarës; shërhapja e lëngjeve (gazeve), shpërhapja e rrezeve të dritës. Difuzion /i lat. diffusion - shpërhapje; koeficent i shpërhapjes, radiodifuzion (radiopërhapja), drejtoria e radiopërhapjes etj. Digital /e lat. digitalis / digitus - gishti; që destinohet me gishtrinj (sued. som avser fingrarna)

Page 219: Behram Ismaku

219

shifra në një dritare, për kanalizim programesh: orë digitale ose # orë analoge. 2. veprues gishti dhe trgues shifra në ekran, numri që lajmërohet në një tve, dekoder digital, antenë digitale, kamerë digitale, fotoaparat digital. Digë /a it. diga - pendë lumi, liqe artificial ku ndertohet një hidrocentral; rezevuar i madh uji. Digresion /i lat. digressio - shmangie, largim nga tema, qëllimi. Dikaster /i gr. dikasterion - ministri; institucion qendror i administratës shtetërore (dikasterial që lidhet me dikasterin). Diksion /i fr. diction - shqiptimi; mënyra e shqiptimit të fjalëve, rrokjeve, tingujve kur flasim, kur këndojmë, recitojmë. Diktat /i lat. diktatum - detyrim i dikujt ( një shtet i madh detyron një shtet më të vogël ) nga një tjetër për të vepruar në kundërshtim me vullnetin e vet; diktatori ep urdhër të prerë, pa përfillur askë, njeri i egër e i vrazhdë që mbështetet në diktaturë( pushtet i pakufizuar shtetëror që mbron interesat e klasës sunduese nga një grup njerëzish, nga një njeri, që urdhëron vullnetin e vet për ta kryer të tjerët pa i përfillur dëshirat, aspiratat as mendimet e tyre ). Diktoj lat. dictare - kërkoj medomos, urdhëroj dikë

Page 220: Behram Ismaku

220

për ta kryer atë që dua unë. 2. mësuesi dikton kurse nxënësit shkruajnë në fletoret e tyre. Dilemë /a gr. dilemma - dytezësh; logj. gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza, dy zgjidhje të kundërta, prej të cilave duhet zgjedhur vetëm njëra, pasi përjashtohet çdo zgjidhje e tretë. 2. gjendje e vështirë, kur dikush duhet të zgjedhë njërën nga dy mundësitë ose nga dy gjërat e kundërta që i paraqiten. Diletantizmi it. dilettantismo - amator; punë prej diletanti. 2. punë e cekët, e përciptë në fushën e shkencës, artit, teknikës, punë sharllatani, pa pasur përgatitje të veçantë. Diluvial /e it. diluviale - gjeol. që ka të bëjë me vërshimet. Diluvian /i it. lat. diluvium - vërshim; gjeol. lym i vërshimeve. Dimension /i lat. dimensio nis - përmasë; tri përmasat e një trupi, zmadhoj (zvogloj përmasat), epidemi me përmasa të jashtëzakonshme, ka marrë përmasa të gjëra etj. Diminutiv /i lat. diminutivum - zvogëlim; mat. vlerë që zvogëlohet vazhdimisht. Dimorfizëm /mi gr. dimorfe - dy trajta, dyformësh; bot. cilësia e organeve dytrajtëshe.

Page 221: Behram Ismaku

221

Dinamikë /a gr. dynamikos - pjesë e mekanikës që studion ligjet e lëvizjes së trupave në lidhje të ngushtë me forcat që veprojnë mbi ta; që zhvillohet me forcë të brendshme, forcë të shpejtë. 2. që bën lëvizje e veprime plot gjallëri, që është shumë i lëvizshëm, i gjallë e i shkathët, energjik. Dinamit /i fr. dynamite - forcë; lëndë plasëse, nitroglicerina e përzierë me dhe, përdoret për të çarë shkëmbinj, në industri lufte etj. Dinamo /ja fr. dynamo - forcë; makinë që shndërron energjinë mekanike në energji elektrike, gjenerator elektrik. Dinamomet /ër /ri gr. dynamometer - forcëmatës; forcëmatës me sustë, forcëmatësi i dorës etj.Dinasti /a gr. dynasteia - një varg monarkësh të së njëjtës familje, që kanë sunduar ose vazhdojnë të sundojnë në një vend njëri pas tjetrit; dera që sundon një vend brez pas brezi. Dinosaur /i gr. deinos sayros - i tmershëm zhapi, hardhje; kafshë zvarranike, e cila ka qenë rreth njëzet metra e gjatë dhe ka jetuar shumë kohë përpara shfaqjes së njeriut në botë. Dinjitet /i lat. dignitas - tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish ( nderi, krenaria,

Page 222: Behram Ismaku

222

bujaria, trimëria...) vetëdija që ka ai ose ata. 2. shfaqje e jashtme e kësaj vetëdije dhe këtij nderimi, cilësia a vlera e lartë e diçkaje që e bën atë të çmohet. Dinjitar /e lat. dignitario - funksion i lartë në hierarkinë feudale. Diodë /a gr. di hodos - llambë elektronike me dy elektroda ( me anodë dhe katodë ). Dioptri /a gr. dioptron - pasqyrë. 1. fiz. njësi matëse e fuqisë thyerëse të thjerrëzave. 2. mjek. njësi për matjen e aftësisë së të parit, numri i thjerrëzes që korrigjon shrregullimet e të parit. Dioqezë /a it. diocesi – qeverisje. 1. fet. peshkopatë e drejtuar nga peshkopi a prelati i një kishe. 2. hist. ndarje administrative në Romën e Vjetër. Diplomaci /a it. diplomazia - veprimtaria që zhvillon një qeveri nëpërmjet organeve të caktuara për të vënë në jetë politikën e jashtme të shtetit të vet; tërësia e organeve që merren me këtë veprimtari; mjeshtëri e stërholluar, takt i veçantë për të zgjidhur një çështje, për t’ia arritur një qëllimi. Diplomati fr. diplomate - nëpunës i lartë i

Page 223: Behram Ismaku

223

ngarkuar nga qeveria për ta përfaqësuar atë në marrëdhënjet me botën e jashtme (njeri i aftë)Direkt /e fr. direct - drejtpërdrejt, i drejtpërdrejtë; lidhje e drejtpërdrejtë, pjesëmarrje e drejtpërdrejtë. 2. si ndajfolje; nga fusha drejt në treg, emetim i drejtpërdrejtë i ndeshjesë etj. Direktivë /a fr. directive - udhëzim që jepet nga një organ drejtues për vijën që duhet ndjekur e duhet zbatuar në një punë a veprimtari. Dirigjim /i it. diriger - luajtje e rolit kryesor për organizimin e drejtimin e një pune a veprimtarie, drejtim. 2. muz. dirigjuesi dirigjon (drejton) një orkestër, një kor Disenjator /i lat. disegnatore - teknik i mesëm që bën vizatime zbukuruese në pelhura të ndryshme, që bën a kopjon skica detalesh ose makinash, vizaton plane për ndërtime të ndryshme etj. Disertacion /i lat. disertatio onis - studim i gjërë, që mbrohet përpara një këshilli shkencor për të marrë një gradë shkencore. Disfatë /a it. disfatta - shpartallim që pëson një ushtri në një luftë a betejë, thyerje e plotë, humbje e rëndë që pëson dikush në një ndeshje etj. 2. dështim në një punë, rënje e theksuar, humbje e ndjeshme.

Page 224: Behram Ismaku

224

Disfatist /i it. disfattista - ai që s’ka besim në përfundimin me sukses të një lufte a të një pune të rëndësishme, që trembet nga vështirsitë dhe ngjallë mosbesim e frikë te të tjerët. Disfatizëm /mi it. disfattismo - mungesë guximi, humbje etj. Dishepull /i it. discepolo - nxënës a pasues i një mendimtari, mjeshtri të shquar; ithtar që ndjek doktrinën e një tjetri. Disident /i lat. dissidens - mospajtues, quhet në kuptimin më të përgjithshëm, një person që ndahet nga një shoqëri, nga një bashkësi fetare, politike etj. ai që do të ndritë tani me vepra për ta zhdukur mjegullirën, mashtrimin, errësirën e kohës. Disidencë /a lat. dissidense - quhet kjo dukuri e ca intelektualëve shkrimtarë a artistë që mospajtueshmërinë e tyre me politikën e shtetit ( totalitar ) e kanë shprehur me gojë me shkrim, e kanë bërë publike , nuk mjafton vetëm mendërisht. 2. disidenti pas një kundërshtie të tillë publike ndaj shtetit që “ orientonte” artin detyrohej të ikë ose të burgosej S. Luarasi A. Pipa, M. Camaj.Disiplinë /a lat. disciplina - zbatim rregullash e ligjesh e kërkesash në një fushë veprimtari shoqërore; bindja, shprehia që fitojmë për t’iu

Page 225: Behram Ismaku

225

përmbajtur këtyre rregullave e kërkesave. 2. lloj i caktur sporti. Disiplinoj lat. disiplinoj - detyroj, vëj rregulla në zbatimin e kërkesave në një intitucion, në një ndërmarrje etj. Disk /u gr. diskos - sport. pllakë e rrumbullakët për hedhje; sferë e shtypur e një mekanizmi, kutia e fishekëve të mitralozit, automatit, pllakë gramafoni, kompjuteri; hieja rrethore e Hënës dhe Diellit. Diskim /i gr. diskoj - bujq. thërmimi i basave me disqe. Diskoj gr. diskoj - thërmoj arën e posa lëruar , pluguar. Diskotekë /a fr. discotheque - koleksion pllakash gramafoni a pllakash kompjuteri. 2. vendi ku ruhen pllakat e gramafonit. 3. lokal argëtimi e vallëzimi. Diskreditim /i it. diskreditare - humbje e nderimit, e dinjitetit, e emrit të mirë, ulje e vlerës së diçkaje. it. 2. e bëj që të humbas nderin, vlerën, besimin që ka pasur. Diskrepancë /a lat. discrepantia - papajtueshmëri, i papërmbajtur, që ndryshon nga dikushi a diç. pamaturi, ndryshim. Diskrepant /i lat. discrepantus - që vije i

Page 226: Behram Ismaku

226

papëlqyeshëm, ndryshon nga dikushi a diçkaja. Diskret /i lat. diskretus - dalloj, njoh; i matur, i besueshëm, i përmbajtur, që di të ruaj të fshehtën. Diskriminim /i lat. diskriminare - dallim dhe keqtrajtim i dikujt, duke mos e quajtur të barabartë me të tjerët, kufizim e mohim i të drejtave që i takojnë atij. Diskriminoj lat. diskriminare - e trajtoj keq dikë. Diskualifikim /i ang. to disqualyfi - shpallja si të padenjë a si të paaftë. 2. sport. ndalim i një skuadre të paraqitet në garë (si dënim për ndonjë delikt sportiv) Diskualifikoj ang. to disqualifi - e shpall të paaftë ose si të padenjë. 2. ndaloj një skuadër të paraqitet në garë. Diskurs /i fr. discours - bisedë; fjalë, fjalim. Diskutim /i lat. discutere - rrahje e një çështje me të tjerë, diskutoj lat. shkëmbej lirisht e hapur mendime për dikë për diçka. 2. e quaj të diskutueshme një çështje që duket jo e drejtë. 3. e , i diskutueshëm çështje jobindëse, jo plotësisht e vërtetë. Disleksi /a gr. dys leksis – mungesë fjale; mjek. vështirësi psikike në lexim; kur nuk kuptohet ajo që lexohet.

Page 227: Behram Ismaku

227

Dislogji /a gr. dys logos - e metë; mjek. çrregullim në të folur. Dislokim /i it. dislocare - vendos, vendosje, vendosem ; kanë vendosur raketa tokë ajër, trupat u vendosen në thellësi të pyllit, vendosje të reja trupash, vendos në një vend të caktuar forcat luftarake; përqendrim për stërvitje. Dislokoj it. dislocare - përqëndroj forcat luftarake, vendos. Dismenorre /ja lat. dys menos rrhoe - çrregullim në menstruacionet. Disnivel /i it. dislivello - ndryshim niveli. Disociim /i lat. dissociare - shpërbashkoj; kim. shpërbashkim. Disonancë /a it. dissonanza - muz. tingëllim i dy a më shumë tingujsh jo harmonishëm, që vret veshin, nuk tingëllojnë bukur. 2. let. rimë jo e plotë midis vargjeve, asonancë. 3. fig. mospërputhje mendimesh, pikëpamjesh etj. Dispanser /i ang. dispaensary - institucion që merret me mjekimin e disa sëmundjeve të rënda dhe me parandalimin e tyre, pallati mjek. Dispeçer /i ang. dispatcher - teknik që rregullon lëvizjen e mjeteve të transportit, shpërndarjen e lëndës së parë ose të prodhimit në një ndërmarrje.

Page 228: Behram Ismaku

228

2. aparat automatik që bën punën e këtij tekniku. Dispensë /a it. dispensa - tekst mësimor i shtypur me shaptilograf, dispensë e një lëde mësimore etj. Disponim /i lat. dispononere - kam, zotëroj; kam mjete të shumta, zotërojnë sipërfaqe të mëdha toke. 2. disponim ose dëshirë, gatishmëri; nuk ka dëshirë (gatishmëri), është i prirë ose i gatshëm për pajtim, për lojë, për bashkëpunim etj.Dispozicion /i it. disposizione - gjendje e dikujt që është i gatshëm ose i detyruar t’i sherbejë një tjetri. 2. të qenët nën urdhërat e dikujt, të qenët në pritje për të marrë një detyrë të re zyrtare. 3. dispozicioni (përgatitja me shkrim) e mësuesit për ta mbajtur një orë mësimore para komisionit kualifikues. Dispozitë /a lat. dispositus - drejt. pjesë e një norme juridike që përmban një rregull të caktuar të sjelljes; secila prej pikave të një ligji, të një urdhërese, të një rregulloreje a të një vendimi. Disproporcion /i nlat. dispropotion - shpërpjestim, shpëråjestoj; janë krijuar shpërpjestime të reja, shpërpjestime të caktuara, në mënyrë shpërpjestimore, zhdukja e shpërpjestimeve, ekonomi e shpërpjesëtuar etj. Distancë /a it. distanza - largësi, largesë; largësi e

Page 229: Behram Ismaku

229

madhe (e vogël), largesa ndërmjet dy pikave. 2. ndryshimi. Distancohem it. largohem, shkëputem nga dikush d,m,th. shpreh mospajtim etj. distancohem (nuk pajtohem me këtë). Distik /u gr. distichon - let. dyvargësh, dyrreshtor. 2. bot. elb distik. Distilim /i it. distillare - tek. shndërrimi i një lëngu në avull duke e ngrohur dhe pastaj duke e kthyer avullin përsëri në gjendje të lëngët; i distiluar it. i pastruar me anë distilimi. Distributor /i it. distributore - tek. mekanizëm i vogël, në një makinë, që shërben për të shpërndarë rrymën elektrike nëpër cilindrat, sipas radhës së punës së motorit, shpërndarës. Distrikt /i lat. districtus - ndarje e vogël administrative. Distrofi /a gr. dys trofe - mjek. sëmundje që shkaktohet nga varfëria, mungesa e ushqimit. Ditar /i krijohet nga shënimet e përditshme ose shënimet periodike që mban një person rreth ngjarjeve që ka jetuar ose pësuar vetë; kur rrethanat personale kanë lidhje me fakte të rëndësishme shoqërore, ditari ka vlerë artistike

Page 230: Behram Ismaku

230

p.sh. një këso forme ditari ka vepra ” Sikur t’isha djalë ”e Haki StërmillitDitiramb /i gr. dithyrambos - këngë solemne, lëvdatë e tepruar, lirikë e afërt me oden dhe hymnin; në Greqinë e vjetër ditirambi zuri fill tek tragjedia në formë dialogu, më vonë u bë një këngë plot gjallëri që përcillej me muzikë dhe valle, i këndohej për nder e në mënyrë madhështore Dionisit dhe Bakut, perëndisë së fushës, rrushit e të verës, Noli e quan Bajram Currin /Ditiramb i Dragobisë te vj.”Shpellë e Dragobisë”ndonjëherë ky term përdoret me ironi nga krijuesi Divan /i turq. divan - kanape; paradhomë, ballkon i shtëpisë . 2. let. përmbledhje poezish lirike orjentale të renditura sipas llojeve dhe formës. Divergjencë /a it. divergenza – mospajtim, mosmarrëveshje ; mosmarrëveshje ideologjike (politike), janë thelluar mospajtimet; mospërputhje e mospajtim në mendime dhe në veprime midis dy a më shumë njerëzve, palëve, mosmarrëveshje; prirje e ndryshme a e kundërt. 2. fjala divergjencë vazhdon të përdoret në matematikë si term shkencor divergjencat e vektorit; fiz. divergjencat e rrezeve. Divergjent /i it. divergente - që veçohet, largohet

Page 231: Behram Ismaku

231

nga drejtimi kryesor, nga preardhja e përbashkët. 2. që nuk pajtohet me një tjetër, që është krejt i ndryshëm. Diversion /i it. diversione - veprimtari dëmprurëse, kriminale e sabotuese e armikut. 2. usht. sulm kundër armikut nga vendi ku është drejtuar goditja kryesore. 3. ta dezorjentojë armikun që të fitojë kohë ose të shpëtojë nga një rrezik. Divizion /i it. divisione - usht. njësi taktike gjitharmëshe, që përbëhet nga disa regjimente ose brigada dhe nga reparte të posaçme. Divorc /i it. divorzio - zgjidhje e martesës në praktikën gjyqësore, kërkesë për zgjidhje martese. 2. në gjuhën bisedore përdoret fjala : ndarje, shkurorëzim, e drejtë shkurorëzimi midis dy bashkëshortëve, bënë divorc it. u ndanë, ka ndarë të shoqen, u ndanë me gjyq etj. Divulgim /i nlat. divugare – popullarizues; popullarizoj shkencën, vepër e popullarizuar, artikuj popullarizues etj. Dizenteri /a gr. mjek. mahisje ose zhvoshje e zorrëve që shkakton dhembje e heqje të shpeshta barku; barku i keq. Dizgjin /i turq. dizgin - fre kali, kapistër, rripa të gjatë

Page 232: Behram Ismaku

232

Docento disimus lat. duke mësuar të tjerët mësojmë edhe vetë. Docent /i lat. docens - jap mësim, titull shkencor më i ulët se ai i profesorit, i cili i jepet një pedagogu të një fakulteti; ai që merr a që mban këtë titull. Doganë /a it. dogana - institucion shtetëror, i cili merret me kontrollin e mallrave që hyjnë ose që dalin nga një shtet në një shtet tjetër, si dhe me caktimin e taksave të parashikuara për to. 2. pika ose vendi në kufirin shtetëror a në një aeroport, ku bëhen këto veprime; ndërtesa e këtij institucioni. 3. taksë shtetërore sipas ligjeve në fuqi për mallra që hyjnë ose dalin nga një shtet në një shtet tjetër. Dogmatik /e lat. dogmaticus - sipas dogmatëve një e vërtetë e padiskutueshme, koncept i verbër që nuk do studjuar por do vepruar sipas dogmave të caktuara Kur ani - fjala e zotit , dogma është mendim, ide, tezë themelore që një fetar duhet respektuar domosdo. Dogmatikë /a lat. dogmaticus - tërësia e dogmave të një feje; pjesë e teologjisë që merret me shpjegimin e dogmave fetare. Dogmë /a gr. dogma - mendim; tezë themelore e një feje, që duhet pranuar verbërisht nga

Page 233: Behram Ismaku

233

besimtarët dhe që është e detyrueshme për ta. 2. pikëpamje, ide, koncept etj. që merret si një e vërtetë që nuk pranon të studiuar as kundërshti; mbrotësi i kësaj teze, dogmatiku.Dok /u ang. dock - det. vend i posaçëm në një port për ngarkimin e shkarkimin e anijeve ose për ndreqjen e tyre. Doker /i ang. docker - punëtor i porteve detare për narkim e shkarkim. Doktor lat. doctor - grada më e lartë shkencore, disertacioni që mbrohet për të marrë këtë gradë; doktoroj lat. gradohem. Doktrinë /a lat. doctrina - mësim; teori shkencore ose filozofike, tërësia e parimeve teorike të një shkence a të një dege të saj. Doktrinarizëm /mi lat. doktrinar + izëm - pranim i një doktrine në mënyrë të verbër, mbrojtja e saj me këmbëngulje edhe kur është e gabuar edhe kur nuk mbështetet në realitetin e gjallë; doktrinar, të qenët doktrinar. Dokument /i lat. documentum - shkresë zyrtare që shërben për të dëshmuar ose për të vërtetuar diçka. 2. akt i të dhënave në një mbledhje, në një gjyq, procesverbal, shkrim a vizatim që dëshmon vlera historike. 3. dëftesë, certifikatë, librezë a fletë e

Page 234: Behram Ismaku

234

posaçme që i ipet dikujt nga një organ, letërnjoftim për identitet etj. Dokumentoj lat. dokument + oj - dëshmoj, vërtetoj; film dokumentar që paraqet ngjarje e fakte të vërteta nga jeta e nga veprimtaria e përgjithshme. Dokumentet e para të shqipës së shkruar Shek.xv ”Formula e pagëzimit” 1462 e shkruar në gjuhën latine, e përkthyer dhe e nënshkruar nga kryeipeshkvi i Durrësit Pal Engjulli ”Unë të pagëzonj p’r emnit Atit e t’Birit e t’Shpertit Shenjt” ”Fjalorthi i Arnold Vonharfit ” 1497 Ky kalorës gjerman gjatë udhëtimit për bregdetin shqiptar, ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit shënon 26 fjalë e 8 fraza e disa numërorë, për nevoja personale duke i vu pranë fjalën gjermane. boicke bukë vene verë kale kali oie ujë dreck dreq mische mish jat djathë krup kripë fijet fjetë myr mire dua dy jae jo sto po poyelle pulë elbe elb

Page 235: Behram Ismaku

235

meretzeven mirësevjen myreprama mirëmbrëma” Ungjilli i pashkëve ” shek. Xv Më 1930 Don Nil Borgia e fotokopjoi dorëshkrimin, mendohet e gjeti të shkruar shqip. Albanologu frëng Mario Roku e sheh si tekst të fundit të shek. 15. teksti greqisht – shqip, ka dy faqe. Faqja A është përkthime vjershash, faqja B është një këngë e pashkëve e bërë nga Ungjilli i Shën Mateut, i shkruar në dialektin toskë me alfabet grek. ” Pri Shin Matthe, Ungjilli.. Evag shintë e premte e madhe” Albanologu i madh Eqrem Çabej duke vlerësuar ”Mesharin” e Buzukut pohon se duhet ketë pasur libra shqip të shkruara edhe më heret se Meshari.Dolikocefal /e gr. dolichos kefale - i gjatë kokë; antrop. që e ka kafkën e kokës të gjatë e të ngushtë (për njerëzit). Dolmen /i fr. dol men - arkit. tryezë guri; përmendore prej gurësh të paluar në trajtë të ndonjë dollapi gjigant. Dolomit /i sipas frëngut Dolomieu, zbulues i kësaj substance nga kalciumi e magnezi që nevoitet për prodhimin e xhamit e të qeramikës etj. Dolli /a turq. dolu - plot shëndet; ngritje gotash në një dasmë a gosti në shenjë feste e shëndeti të mirë;

Page 236: Behram Ismaku

236

shendet! Dollibashi turq. dolli bas - drejtuesi i dollisë në pritje, dasmë a gosti. Domen /i fr. domaine – zotërim, zotërues, sundim, sundues: lufta e monopoleve për të sunduar, venediku ka zotëruar në Adriatik gjatë mesjetës; hist. tokë që ishte nën zotërimin e një pronari të madh, të një feudali, të një mbreti; zotërimet feudale, zgjëroi zotërimet e veta etj. 2. fig. lëmë, fushë e veprimtarisë së njerëzve. Dominim /i fr. domainer – zotërim, zotëroj, sundim, sundoj; tek ata zotëron ndjenja e atdhedashurisë, zotërimi (sundimi ) i Venedikut, zotërim i Europës nga Napoleoni; pozicione sunduese etj. Domkë /a turq. damga- xhungë, bullungë. Domuzi turq. domuz - derr, derri. Don Kishoti personazhi i romanit të Servantesit, një idealist i shkëputur nga jeta reale, rron me ëndërra dhe lufton më kot për ideale e qëllime të paarritshme sa që bëhet qesharak e për të ardhur keq.( Don Quijote de la Mancha )Don Zhuani sp. Donhuan - ( i Molierit ) burrë, djalë, një njeri avanturist që donte të përvetësojë shumë femra; personazh avanturash erotike që u

Page 237: Behram Ismaku

237

vjen rrotull femrave e që përdorë mënyra të ndryshme për t’i mashtruar ato. Dopio it. dopio - dysh ; shtrat dysh, tel dysh, racion dyfish etj. Dora Që ka mbledhur bar me vesë Dora Që me plug ka ngjallur vend Dora D. Agolli “Devoll, Devoll” Dorik /e gr. dorikos - që ka të bëjë me dorët a me trojet e banuara prej tyre, nga fiset kryesore në Greqinë e vjetër; stil dorik arkit. shtyllë pa bazë, që vjen e ngushtohet nga kreu. Dosje /a fr. dossier - zyrt. dy kapakë kartoni, lëkure etj. të lidhur bashkë, ku mbahen shkresa, dokumente të tjera, dosari. Dozë /a gr. dosis - dhënje; mjek. sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut. 2 . fig. sasi a masë e caktuar e diçkaje, sasi e vogël, çfarëdo. Dozoj gr. dosis - ndaj diç në doza të caktuara, përcaktoj një dozë . Draft /i ang. draft - treg. ( trata-trasati # rimesa ) kambial, tratë, një drafti i kushtetutës që ka të bëjë

Page 238: Behram Ismaku

238

p.sh. me emrimin e kryetarit, parlamentin, referendumin, gjykatën kushtetuese etj.Dragë /a ang. drag - anije e posaçme që ka pajisjet e nevojshme për të thelluar lumenjtë e portet detare, për të pastruar, gërryer kanalet, për shfrytëzimin e vendburimeve minerare. Dragamin /a fr. drague a mines - usht. që bëjnë pastrimin e ujit nga minat. Dragua /oi lat. drako - figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si një njeri shumë i fuqishëm, i cili luftonte me trimëri të rrallë me kuçedrën e rrezikshme derisa sa e vriste. Drakonian /e gr. Drakoni ishte një ligjëdhënës i ashpër i Athinës ( shumë i egër, i pamëshirshëm për një ligj ). Dramaturgji /a gr. dramaturgia - tërësia e krijimeve letrare dramatike të një ose më shumë shkrimtarëve; krijimet dramatike të një populli, të një vendi të caktuar, të një epoke në letërsinë botërore si p.sh. dramaturgjia greke dhe romake, dramaturgjia e lashtë, dramaturgjia shqiptare, Aristoteli thot: veprat dramatike nuk hartohen me qëllim që të lexohen, ato shkruhen nergut për t’u shfaqur në teatër, prandaj fjala nuk është i vetmi mjet shprehës i dramës. Dramaturgjia lindi në këtë kohë nga dialogët që zhvillonin me rastin e festave fetare e

Page 239: Behram Ismaku

239

bujqsore, lidhur me kultin ndaj zotit Dionis zakonisht tek komedia, tragjedia dhe drama. Dramaturg /u gr. dramaturgos - si autor veprash dramatike gjatë konkretizimit të personazheve të veta përdorë mjete, orendi, tinguj, dritë, rekuizita, aktorët e stërvitur me zërin, gjestet dhe mimikën që shfaqja të jetë sa më autentike me që vepra dramatike shijohet dhe vlerësohet nga kritikët me të shikuar drejtpërdrejt në skenë. Dramatike gr. dramatikos - let. që ka të bëjë me dramën e shkruar ose atë të paraqitur në skenë. 2. gjendje e vështirë, e rëndë e tronditëse që kërkon forcë morale për t’u kapërcyer; që shkakton vuajtje shpirtërore, fatkeqësi. 3. muz. zë këngëtari me një timbër të fuqishëm. Dramatizim /i gr. dramatizoj - let. përpunimi i një vepre letrare për t’u vënë në skenë, vënja në skenë e një vepre tregimtare. 2. zmadhimi i karakterit shqetësues të diçkaje, duke e paraqitur më tronditëse se që është në të vërtetë, më prekëse etj. Dramë /a gr. drama - veprim, ngjarje, një nga llojet kryesore të gjinisë dramatike që pasqyron jetën përmes veprimit në skenë të personazheve në formë dialogu a monologu, që zakonisht shkruhet në prozë, ku konflikti nuk merr një zgjidhje thjesht tragjike ose thjesht komike, përfundon me një

Page 240: Behram Ismaku

240

zgjidhje lumturie e optimizmi. Drama ” Nita ” e Josip Relës Nita radhitet ndër veprat më të realizuara artistike të këtij lloji. Në të dramaturgu ka trajtuar temën historike – shpërngulja e disa familjeve për në Zarë më 1726 nga Brisku e Shestani, dy fshatra rreth Liqenit të Shkodrës. Drama ka tri akte. Akti i parë paraqet atmosferën që ka dominuar në kohën e sundimit dhe shtypjes, shfrytëzimit nga turqit. Dhuna dhe masakri detyruan t’i lënë vatrat e veta shkret dhe të marin botën në sy. Subjektin e veprës autori e organizon në mënyrë mjaft interesante. Nitën e grabitur nga turqit e shpëton Zefi dhe kështu lindi dashuria midis dy të rinjve. Në aktin e dytë pasqyrohet jeta e arbëreshve pas vitit 1729 të vendosur në një fshat afër Zarës të cilit i dhanë emrin Arbnesh (arbanasi). Në atdheun e ri fillon të zhvillohet jeta e re por, pasojat e shpërnguljes ishin të rënda. Zefi mbetet në Shqipëri dhe përjetoi qaste të rënda të jetës. Nita me që ndahet nga Zefi nuk përfill dashurinë e të rinjve të tjerë, sepse nuk do t’i mbesë besnike Zefit. Sipas zakonit patriarkal vendosi dhe u shpall mashkull. Në aktin e lll Zefi pas shumë perpecive jetësore arriu të bashkohet me arbëreshët në Zarë, por s’mund të realizojë

Page 241: Behram Ismaku

241

ëndrrën e jetës, të bashkohet me Nitën. Nita bën vetvrasje sepse këshilli i pleqëve nuk lejonte thyerjen e zakonit që ajo përsëri të pranohet si femër dhe të martohej me të dashurin e saj Zefin. Ajo përfundon jetën në mënyrë tragjike, bie viktimë e patriarkalizmit. Zefi pas lajmit do të bëjë vetvrasje, por e shpëtojnë çastin e fundit dhe mbetet ta vazhdojë jetën me bashkatdhetarët e vet.Drama është një realizim i bukur në aspektin e formës dhe përmbajtjes artistike. Ajo shënon aspektin më të lartë që ka arritur drama jonë historike. Vepra ka të folmen e arbëreshve të Zarës. Ajo është mjaft e përshtatshme për skenë.Drastikë /a gr. drastikos - veprim i ashpër, vepron a punon fuqishëm, med. send a lëndë tepër e fortë për pastrim. Drastike gr. që vepron fuqishëm e me befasi, dukshëm i egër. Dremitje /a sk. dremit - fjetje duke ndenjur, kotje; fig. plogështi; dremitë sk. më zë një gjumë i lehtë ( fle për një qast ose dremitë liqeri, pylli, deti ) bëj një sy gjumë për njeriun. Drenazh /i fr. drainage - sistem kanalesh të mbuluara për të kulluar tokat. Dreni fr. drain - gyp për bartje nëntokësore të ujit; mjek. gyp qelqi ose gome për trajtimin ose për

Page 242: Behram Ismaku

242

kullimin e plagëve. Drenazhoj fr. drainager - ndërtoj një sistem kanalesh për kullim. Drenë /a fr. drain - spec. gyp i posaçëm me vrima që futet në kanale për kullim. 2. mjek. gyp qelqi a gome që u vihet plagëve për kullim. Dres /i ang. dress - petk, rrobë; veshje e hollë sportistësh, me ngjyrë të veçantë për çdo ekip. Dresoj fr. dresser - zbut, mësoj, ushtroj egërsira, shtazë të ndryshme që veprojnë verbërisht. Dresh /i gjerm. dresche - makinëshirëse e grurit. Dribloj ang. to drible - sport. tejkaloj kundërshtarin duke bërë zikzake me top në fushën e futbollit, i shmagëm kundërshtarit. Drogë /a it. droga - narkotik; farm. lëndë kimike ose me preardhje bimore, që përdoret si bar qetësues, gjumëdhënës. Drogohem it. drog - nakotizohem, mësohem ta përdorë narkotikën. Dualizmi lat. dualismus - dysore; doktrinë filozofike, e cila pohon se gjoja bota e të gjitha dukuritë e kanë burimin e tyre te dy baza fillestare të pavarura, që mohojnë njëra tjetrën te ( materja e idea, te qenja e ndërgjegjia ) dhe përpiqet të pajtojë kështu materializmin me idealizmin edhepse

Page 243: Behram Ismaku

243

ato kundërshtojnë njëra tjetrën. 2. fet. besimi se ekzistojnë dy baza fillestare ( emira dhe e keqja, drita dhe errësira, trupi dhe shpirti, tokësorja dhe qiellorja ); kuptimi i botës sipas kësaj filozofie. Dualist /i lat. dualis - dysor, ithtar e përkrahës i dualizmit. Dubël nd. fr. dubler – i, e dyfishtë, dyfishe, tel I dyfishtë por, lidhje dyfishe etj. Dublikat i, /a lat. dublicate littera - shkronjë e dyfishuar; zyrt. kopje e dytë e një dokumenti zyrtar, që ka fuqinë juridike të origjinalit. Dubloj fr. dubler – i dyfishtë, dyfishe , përdoret si një mbiemër p.sh. tel i dyfishtë, fije dyfishe, lidhje dyfishe. 2. si ndajfolje p. sh. e bëri dyfish. 3. bëj të njëjtën gjë për herë të dytë p.sh. teatër ; përgatit e luaj rolin e një aktori tjetër, aktorit të parë. Dudi /a turq. tud - grua zonjë; vajzë a grua shumë e bukur, zonjë e simpatike. Duduk /u turq. düdük - pipëz me lëvore shelgu ose me rabush qepe. 2. fig. njeri pa mend në kokë, i trashë nga mendja. Duel /i lat. duellum – dyluftim p.sh. e ftoi në dyluftim me shpatë, bënë dyluftim, rregullat e dyluftimit, fitoi në dyluftim. Duet /i it. duetto - muz. dy zëra.

Page 244: Behram Ismaku

244

Dumdum Indi sipas vendit dumdum - prodhim i parë plumbi me të çarë kryq, që ndahet në ca copa kur hyn brenda në trup. Dunë /a it. duna - kodër rëre që formohet nga era në shkretira. Duoden /i lat. duodenum - dymbëdhjetëgishtore. Dush /i fr. douche - mjet i posaçëm për të larë trupin. Duvak /u turq. duvak - etnogr. vel i hollë që përdorej për të mbuluar fytyrën e nuses ditën e martesës. Dybek /u turq. dibek - tundës i qumështit. Dyfeku turq. tüfek - pushka. Dylbi turq. dürbün - tejkëqyrës me dy thjerrëza. Dyndjet e huaja në vendin tonë: nga viti 400 – 500 gjermanët pushtuan vendet e gadishullit ballkanik dhe tokat shqiptare. nga viti 500 nga trojet shqiptare themeluan mbretërinë e tyre në Itali. Në vitin 550 – 700 ndodhi dyndja sllave Shqipëri Kosovë dhe bregdetin e Adriatikut.Shqiptarët para 1000 vjetësh ruajtën gjuhën ilire. Rreth 1000 vjet më par¨w shqiptarët Dynymi turq. dönüm - masë e sipërfaqes = 10 ari tokë. Dyqan /i turq. dükkan - shitore. Dystaban /i turq. düs taban - këmbësheshtë, rrafshe (për njeriun).

Page 245: Behram Ismaku

245

Dysheme /ja turq. döseme - patosi. Dyzen /i turq. düzen - aheng, qifteli e akorduar. Edukoj fr. eduquer - mësoj dikë si të sillet në familje e në shoqëri; që të jetë i sjellshëm e i njerëzishëm. Edukator /i lat. educator - mësues. Edukatë /a lat. educatio - tërësia e vetive shpirtërore, mendore, fizike e kulturore; vetitë morale, shijet, zakonet, botëkuptimet që fiton njeriu në jetë e në shkollë.Efektiv /i lat. effectivus - usht. numri i përgjithshëm i ushtarëve të një reparti, të një njësie ushtarake a të ushtrisë së një shteti; numri i përgjithshëm i aksionistëve të një aksioni nga një institucion. Efektiv lat. effectivus - efikas që të le përshtypje, i vërtetë, i përpiktë real, konkret; i përshtatshëm në një punë a detyrë zyrtare. Efektshëm lat. effectus - i dobishëm, i vlefshëm, i dëshir. Efelide /t gr. ephelis - prekë, njollë fytyre, pikë qukë, shenja të kuçrremta në trup që shkatohen nga dielli. Efemer /e gr. ephemeros - njëditëshe, i përkohshëm kalimtar, i shkurt mjek. ethe njëditëshe.

Page 246: Behram Ismaku

246

Efemerid /e gr. ephe hemera - kalendar ditor, shtyp periodik; vjetar i lëvizjeve të trupave qiellor. Efemeritet gr. eph hemera - jetëshkurtësi. Efidrozë /a gr. ephidrosis - mjek. djersitje e tepërt. Efikas /e fr. efficace - që sjell efekt të plotë e të sigurt, që jep rezultate, i suksesshëm. Efikasitet /i fr. efficacite - dobi, suksesshmëri. Efloreshencë /a lat. efflorescentia - lulëzoj; bot. lulëzim, periodë e gjelbërimit. 2. mjek. ekzantemë, lajmërim i puçrrave në lëkurë, shpërthim njollash. 3. kim. shpërthim kristalesh kripe. Efuzion /i lat. effussio - vërshim, derdhje. Egalizoj / egalizacion fr. egaliser - barazoj, barazim, sheshoj, rrafshoj. Ego /ja lat. ego - unë, tërësia e tipareve që e përbëjnë një njeri, veprën e një njeriu; uni i tij (egoja) vetëdashës. Egocentrik /e lat. egocentris - ai që di vetën kryesor dhe çdo kund gjykon me egon e vet. Egocentrizëm /mi fr. egocentrisme - botëkuptim sipas të cilit “uni” individual është qendër e çdo gjëje.Egoist /i fr. egoiste - njeriu që mendon vetëm për vete, interesat vetjake ven mbi interesat e shoqërisë, mikroborgjez.

Page 247: Behram Ismaku

247

Egotist /e fr. egotist - që e konsideron vetveten qendër të botës. Egotik /e lat. ego - që e do së tepërmi vetveten (egotizmi - egoizëm i tepruar) Egoizëm /mi fr. egoisme - vetëdashje, kult i unit, mendjemadh. Egjidë /a gr. aigidos - mit. ishte mburoja e Zeusit dhe Atinës ( patronazh ). Ejakulim /i lat. ejaculari - hedh, flak me forcë; derdhje, nxerrje jashtë e spermës, akt seksual normal. Ejektor /i lat. ejector - aparat për thithjen e avullit, të gazit dhe të ujit. Egzogami /a gr. exo gameo - jashtë martesë; etnogr. zakon shoqëror që ndalon martesën brenda gjinisë a fisit. # kund. Endogami që e liron këtë martesë, sot ende ruhet ndër kurdë. Ekzogjen /i lat. genes - lindës, që lind, që rrjedhë nga jashtë; helmim ekzogjen lat. helmim nga jashtë. # kund. endogjen. Ekzoinfektim /i lat. infectio - ndyrje, infektim; mjek. infektim nga jashtë, hyrje e baktereve nga burime të jashtme. EKG shkurtim për elektrokardiogramin. Ekinoderm /i gr. echinos derma - zool. jokurrizor

Page 248: Behram Ismaku

248

i detit i rrethuar me therra. Ekinokokozë /a gr. echinos kokos - iriq farë, bërthamë frutash; mjek. vetr. infeksion në formën e lavrave ( ekinokoku sëmundje që shkaktohet në zorrët e qenit ) dhe që mund të kaloj te shtazët tjera dhe te njeriu. Ekip /i fr. equipe - grup sportistësh, grup punonjësish. EQREM ÇABEJ 7gusht 1908 – 13 gusht 1998Eqrem Çabej lindi në Gjirokaster dhe vdiq në një klinikë të Romës, ku kishte vajtur për t’u mjekuar nga një smundje e rëndë. Gjatë kësaj periudhe, populli shqiptar ka përjetuar ngjarjet më të rëndësishme të historisë së tij shumë shekullore. Mësimet e para i mori në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Pas mbarimit të shkollës qytetëse, prefektura i dha një bursë për të vazhduar mësimet e mesme dhe të larta jashtë shtetit. Mori rrugën e mërgimit në kërkim të diturisë me 1921. Ai shkoi në Vjenë t’Austrisë Profesori i gjermanishtes e çmoi si nxënësin më të mirë të gjimnazit. Me 1926 mbaroi gjimnazin në Klagenfort t’Austrisë. I ati i Çabejt ishte një gjykatës i diplomuar në Stamboll. Ai e udhëzoi të

Page 249: Behram Ismaku

249

regjistrohet në mjekësi, nuk e pëlqei të regjistrohet as në shkollën e muzikës ”shkollë çemanesh”. Por më në fund nuk ia prishi të regjistrohet në – Dega e gjuhësisë në F.F të Univerzitetit të Vjenës që kishte një traditë të lavdishme. Atje kishte gjuhëtarë të njohur. Çabej si profesor e pat indoeuropjanistinP. Kreçmer, albanologun e dëgjuar N. Jokli, albanologun dhe historianin Karl Paç. Çabej studjoi indoeuropjanishtën. Ai zgjodhi për këtë qëllim temen ”Studime italo-shqiptare” ( italo - albanische studien). Disertacionin e mbrojti më 7 tetor 1933 para prof. Dr. Paul Kreçmerit, prof. Dr. Norbert Joklit dhe prof. Dr. Karl Paçit me sukses të shkëlqyeshëm. Profesorët kërkuan ta ndalin aty për aty si ligjërues në Universitetin e Vjenës. Një propzim i tillë nuk mund ta joshte Çabejn për të qëndruar në qytetin e bukur të Vjenës, as jeta në pasuri. Balta e mëmëdheut për Çabejn ishte më joshëse se sa bulevardet e bukura të Vjenës. E. Çabej u kthye në shërbim të atdheut në kohën më të nevojshme, kur 50% të popullsisë vuanin nga analfabetizmi dhe varfëria që kishte përfshirë më shumë se sa vendet tjera në Europë. Kjo ishte kohë kur mungonin tekstet mësimore. E. Çabej u emrua nëndrejtor i gjimnazit”Malet Tona” në Shkodër

Page 250: Behram Ismaku

250

dhe zhvilloi lëndën e letërsisë shqipe. Këshilli i Ministrave të asaj kohe vendosi që Çabejn ta transferoi si profesor në Gjirokastër nga viti 36-39. Me që në ceremoninë e vdekjes së Rilindasit Bajo Topulli , Ai vuri në dukje shpiertin e tij bujar prej një atdhetari të palodhur kombëtar. Fjalët na mësojnë shembujt na tërheqin thot një proverb i moqëm. ”Bajo Topulli prehu, në atdheun që e bëre dhe na le trashëgim, ne rinia të betohemi këtu para trupit tënd se do ta ruajmë qoft edhe me gjakun tonë. Më 1940 e transferuan në gjimnazin e Tiranës me që nuk u afronte, përshtati politikës fashiste. Autoritetet Italiane e larguan me lezet Çabejn nga Tirana në Romë. Ai shfrytëzoi rastin për të punuar ”Atllasin gjuhësor shqiptar” Pas çlirimit më 1944 Çabej u kthye në atdhe, mori me hov zhvillimin e shpejt t’arsimit, kulturës dhe shkencës. Më 1957 u themelua Universiteti i Tiranës me pedagogë: Aleksander Xhuvani, Eqrem Çabej, Kostaq Cipo, Aleks Buda, Dhimiter Shuteriqi, Mahir Domi e të tjerë … Veprat kryesore të Eqrem Çabejt janë:I Kreu i parë – jeta dhe vepra II Për historinë e gjuhës shqipeIII Studime etimologjikeIV Fonetika dhe gramatika historike

Page 251: Behram Ismaku

251

V Dialektologjia VI Autorët e vjetër VII Për shqipen e sotme VIII Folklor – Letërsi Selektae 1- Nga studime etimologjike në fushë të shqipes -.Çabej, përkthyes, kritik dhe letrar Shaban Demiraj ”Një jetë kushtuar shkencës” Ismail Kadare ”Libri për Eqrem Çabejn i bie në duar lexuesit shqiptar në një kohë që i duhet më shumë se kurrë. Sepse në orët plot trysni të një kombi, atëherë kur dikush rreket t’i sulmojë themelitë: gjuhën, artin, kulturën dhe mendësinë e tij, figura të tilla si ajo e Eqrem Çabejt ndriçohen edhe më fort, një lloj siç ndriçohen prej vetëtimave në kohë furtune malet e larta”Eklampsi /a gr. eklampsis - shkëlqim, shndritje; mjek. shtypje e lartë e gjakut te gratë shtatzëna e lehona (edemë e proteinuri). Eklatant /i fr. eclatant – plotësisht i qartë, i dukshëm, i pranishëm, jashtëzakonisht i shprehur; i shkëlqyeshëm, i shëndritshëm. Eklektizëm /mi fr. eclectisme - zgjedhje nga drejtimet e ndryshme filozofike, letrare, artistike, ajo që duket më e mira. 2. metodë metafizike, joparimore që përzien rregulla e ide shpeshherë të

Page 252: Behram Ismaku

252

kundërta ose të huazuara nga sisteme a shkolla të ndryshme filozofike, politike artistike etj.Eklips /i gr. eklipsis - humbje, errësim i një trupi qiellor ( eklips përkohësisht i hënës ). Eklipsis /i gr. ekleipsis - mjek. humbje e ndjenjave, errësim i vetëdijes. Ekliptikë /a ekleiptikos astr. rreth i madh i sferës qiellore, që paraqet trajektoren e qendrës se Diellit në sferën e yjeve; në këtë plan ekliptik shtrihet orbita e Tokës (lëvizje e saj brenda vitit rreth diellit). Eklogë /a gr. ekloge - zgjedhje, të zgjedhur<nga lat. një këngë baritore e ngjashme me idilën, për dallim idila është një tabllo e jetës fshatarake, ndërsa ekloga është një dialog ndërmjet barinjsh, “Bukoliket” e Virgjilit latin ngritën në poem baritor eglogë antike greke që ishte një përmbledhje copash letrare të zgjedhura; në shek.18 eklogat i vinin edhe në skenë të shoqëruara me muzikë dhe valle. Ekofrazion /i gr. echo fraza - mjek. gjendje e sëmurë, kur personi pa nevojë përsëritë fjalë të cilat i dëgjon në rrethin që jeton. Ekografi /a gr. echo + grapho - mjek. shprehi e sëmurë që disa fjalë në të shkruar të përsëriten

Page 253: Behram Ismaku

253

shumë herë. Ekograf /i gjerm. Echograf - aparat për matjen automatike e thellësive të detit. Ekologji /a gr. oikos - degë e biologjisë që studion marrëdhëniet e ndërsjella të qenjeve të gjalla të botës bimore e shtazore me mjedisin ku jetojnë. Ekologjik /e gr. oikos logos - që lidhet me mjedisin ku jetojnë qeniet e gjalla (ambientin).Ekonomi /a fr. economie - gjendja materiale dhe financiare e një vendi; tërësia e shkencave që studiojnë marëdhëniet në prodhim, gjendjen materiale e financiare të një vendi si dhe degët e ndryshme të veprimtarisë prodhuese, gjendja materiale e një familjeje, rregull a masë në shpenzime, kursim. Ekonomizoj fr. ekonomiser - shpenzoj me kujdes, me masë e më kursim, i pakësoj shpenzimet. 2. fig. kursej, kursim. Ekran /i fr. ecran - kinem.pëlhurë e bardhë në mur mbi të cilën shfaqen filma; ekran tv nga xhami, ekran kompjuteri etj. Ekranizim /i fr. ecraniser - realizimi filmik i një vepre letrare, dramatizimi; ekranizoj fr. bëj një film kinematografik nga një vepër letrare.

Page 254: Behram Ismaku

254

EKS lat. ex - në, ( e piu eks një gotë, deri në fund!) nga, prej, ish, etj. Ose eks me kuptim largimi a menjanimi: ishministër, eksministër, eksport, eks- ishkomunikim. Ekscedent /e lat. excedens - shfaros; mjek. brejtës që të ha. Ekscentrik /u lat ex centrum - njeri i çuditshëm, i çrregullt. Eksces /i lat. excessus - dalje, sulm, kundërvajtje, tepri, mospërmbajtje; mjek. shfaqje e diç në masë ekstreme, tepri. Ekselencë /a lat. excellentia - titull i atij që është në pozitë të lartë shtetërore; zotëri tejet i lartë. Eksikozë /a lat. exiccatus - thaj, ter; mjek. të qenët e organizmit pa ujë, dehidrim. Eksitus /i lat. exitus - mjek. mbarim, përfundim. Ekskavator /i ang. excavator - makinë vetëlëvizëse që shërben për të gërmuar dheun, rërën, ngarkuar, ngritur diç vozitësi /ekskavatoristi. Eksklamacion /i lat. exclamatio - thirrje, britmë, pasthirrmë. Ekskluziv /e lat. exclusivus - përjashtimor, përjashtues; i posaçëm, i veçantë, të drejta të vetme ( të drejta ekskluzive ose të drejta përjashtimore) , që i përket vetëm njërit duke i përjashtuar të tjerët;

Page 255: Behram Ismaku

255

që i përket vetëm një grupi duke mos i pranuar të tjerët që nuk kanë pozita të njëjta. Ekskluzivisht lat. esklusivus - përjashtimisht, posaçërisht vetëm për këtë; intervistë ekskluzive ( e posaçme ); # kund. inkluzive-përfshirje, përfshirës, që përfshinë; shumë e përgjithshme (inkluzive ), papërjashtimor, bashkëpërfshirës. Ekskremente /t lat. excrementum - mjek. fekalet, lëndë që nxirren jashtë nga organizmi, jashtëqitjet. Ekskret /e lat. excretus - mjek. ndarje, veçim, nxjerrje jashtë trupi e një lënde të padobishme. Ekspazionizmi lat. expansionissme ( lat. expandere - zgjëroj) zgjërim kufijsh nga një shtet pushtues, shtrirje me forcë. Ekspasionoj lat. expandere - politikë agresive pushtuese tokash. Eksokardial /e lat exokardiolis - jashtë zemrës; mjek. që ndodhet që shtrihet jashtë zemrës. Ekspeditë /a lat. expeditio - vajtja e një grupi prej disa vetash ( me mjete e me pajisjet e nevojshme ) në një vend të caktuar për qëllime kërkimore, studimore ose për të plotësuar detyra të veçanta; usht. operacion ushtarak i një ushtrie pushtuese. Ekspedtiv /e lat. expeditivus - i shkathët. Eksperiencë /a lat. experientia - përvojë pune.

Page 256: Behram Ismaku

256

Eksperiment /i lat. experimentum - provë që bëhet duke u mbështetur në të dhënat shkencore, për të njohur dhe për të studiuar ligjet dhe proceset e zhvillimit të dukurive të ndryshme në kushte natyrore ose në laborator. Eksperimentoj lat. experimentare - provoj diçka për qëllime kërkimore a studimore. Ekspert /i lat. ekspertus - me përvojë, specialist, i shkathët njohës i mirë i diçkahit. Ekspertizë /a fr. expertise - gjurmim që bëhet nga një ekspert. Ekspertoj lat. exspertus - gjurmoj, zbuloj etj. ekspertuesi. Eksplantim /i lat. ex plantare - kultivoj, mbjell, rrit; mjek. kultivim i indeve në terrene artificiale, jashtë organizmit (in vitro ). Ekspiracion /i lat. expiratio - nxjerr frymë, frymënxjerrje nga mushkëritë, vdes, jap shpirt. # kund. inspiracion. Ekspirator /i lat. ex spirare - mjek. aparat frymënxjerrës.Eksplicit /e lat. explicitus - i qartë, shprehës, i shprehur qartë, i shpjegueshëm. Eksplikacion /i lat. explicatio - shpjegimi, komentimi.

Page 257: Behram Ismaku

257

Eksplikativ /e lat. explicativus - që shërben për shpjegime, që shpjegon, sqaron, komenton. Eksploatim /i fr. exploiter - shrytëzim i dikujt, i punës së dikujt, përfitues. 2. nxjerrje e fitimit nga diçka, shfrytëzim i pasurive natyrore dhe i mjeteve të tjera. Eksploatoj fr. exploiter - shfrytëzoj mjete, pasuri, nxjerrë fitime, vlerën e tyre; eksploatori. Eksplorator /i lat explorator - kërkues, vëzhgues. Eksplozion /i lat. eksplosio - pëlcitje. Eksploziv /i lat. explozivus - lënda shpërthyese. 1. fig. temperament, agresiv. 2. fon. tingull shpërthyes. Eksponent /i lat. exponens - mat. tregues. Eksponoj lat. exponere - ekspozoj, vë në dukje, paraqes pllakën foto - filmike me anë të dritës. Eksport /i lat exportare - bartje dhe shitje e mallrave jashtë shtetit ( eksportim ). Eksportoj lat. exportare - shes mallra, çoj mallra jashtë shtetit. Ekspoze /u fr. expose - parashtresë. Ekspozicion /i lat. expositio - parashtrim, ekspozim, hyrje, pjesë hyrëse në veprën letrare a muzikore; ekspozim i pllakës ose filmit fotografik ndikimit të dritës.

Page 258: Behram Ismaku

258

Ekspozitë /a lat. expositum - tërësia e veprave të arteve figurative, e botimeve të ndryshme, e gjedheve, të prodhimeve industriale, bujqësore etj. të vendosura në një vend të dukshëm në mënyrë që të shihen nga njerëzit, vendi ku vendosen këto objekte. Ekspoziturë /a lat. expozitus - degë, filialë. Ekspozoj lat. exponere - vendos në ekspozitë vepra të arteve figurative, botime të ndryshme, gjedhe, prodhime industriale, bujqësore etj. për t’i parë njerëzit, ekspozuesi. Ekspres lat. expressus, gjerm. express - dërgim i shpejtë i letrës, telegramit pa u ndalur nëpër stacione; aparat ekspres kafesh, i shpejtë, urgjent; tren i shpejtë, transportues ekspres. Ekspresion, ekspresiv lat. expressif - shprehja, të shprehurit me ngjyrim emocional mjek. shprehje (dukje) e fytyrës që flet për gjendjen fizike dhe emocionale. 2. kir. shtrydh. Ekspresivitet /i lat. expressivite - ngjyrim fytyre, shprehësi, afektivitet, emocion Ekspresionizmi fr. expresionnisme - drejtim dekadent i artit borgjez shek. 20. që për qëllim kryesor të artit të letërsisë sipas tij duhet të jetë shprehje e botës së brendshme subjektive të

Page 259: Behram Ismaku

259

krijuesit. Ekspresor /i lat. expression - muskul shtypës (shtrydhës). 2. pincetë për shtypje, shtrydhje. Ekspromt /i fr. expromtus - vepër me karakter gazmor shek. 18. Ekspulsion /i lat. expulsio - mjek. dëbim, largim (ekspulsiv). Ekstazë /a lat. extasis - ngazëllimi, shkalla më e lartë e entuziazmit të njeriut, gjendje shpirtërore shumë e gëzueshme, dehje shpirtërore e jashtëzakonshme e njeriut që ka humbas vetëdijen, është shkëputur nga bota që e rrethon dhe bën veprim të çuditshëm përshkak se vuan nga ndonjë sëmundje nervore, për shkak të veprimit ngacmues të ndonjë ilaçi.Ekstensibiliteti lat. extensibilitas - mjek. aftësi për t’u shtrirë, për t’u zgjatur, elasticitet, epshmëri. Ekstension /i lat. extensio - shtrij; mjek. lëvizje me të cilën dy skajet e një pjese tërhiqen në drejtim të kundërt; shtrirje e nje gjymyre të thyer. Ekstensor /i lat extensor - mjek. muskuli shtrirës ose drejtues. Eksteroreceptor /i lat. receptus - pranoj; mjek. mbaresa nervore sensitive ( e ndijimit ) që përcjell

Page 260: Behram Ismaku

260

ngacmimet e ambientit të jashtë, që veprojnë në organizëm. Eksterritorialitet fr. exterritorialite - e drejta që gëzon një përfaqësues diplomatik në një shtet të huaj për të mos iu nënshtruar ligjeve të këtij shteti; ambasadat, legatat etj Ekstra lat. extra - i veçantë, i ndarë, i jashtëzakonshëm. 2. ndaras, jo rendomtë, veçanërisht ( kuptim-jashtë, i jashtëm ). Ekstraabdominal /e lat. extraabdominalis - mjek. që ndodhet jashtë barkut. Ekstracelular /e lat. exstracellularis - mjek. jashtëqelizor, që ndodhet jashtë qelizës. Extrakardial /e lat. extrakardialis - mjek. që ndodhet jashtë zemrës. Ekstrafetacion /i lat. exstrafetatio-jashtë fetusi, embrion, cipë. Ekstrakt /i lat. extraktus - heq, nxjerr; farm. formë farmaceutike galenike që përftohet nga përqendrimi deri në një shkallë të caktuar i tretësirave ekstraktive, kryesisht bimore; mund të jetë i lëngët, i butë, i thatë. Ekstrakti II lat. extraktum - kim. lëndë që nxirret nga bimët, nga kafshët etj. me anë të proceseve mekanike e kimike. 2. pjesë që nxirret nga një vepër

Page 261: Behram Ismaku

261

e shkruar dhe që pasqyron disa tipare dalluese të kësaj vepre. 3. fig. përmbajtja, bërthama e diçkasë. Ekstraordinar /i lat. i jashtëzakonshëm. Ekstrapektoral /e lat. extrapectoralis - krahëror; mjek. jashtëgjokësor. Ekstrasistolë /a lat.extrsystole - mjek. tkurrje e parakohshme e zemrës. Ekstrauterin /i lat. extrauterinus - që ndodhet jashtë mitrës. Ekstravagancë /a lat. extravagentia - duke bredhur; tepri, çuditëri, disekuilibrim(ekstrvaganti-i jashtëzakonshëm). Ekstravert /e lat. extra vertere - i shoqërueshëm, i dashur, që i do njerëzit. Ekstraverzion /i lat. extra vertere - përshtatje, të përshtaturit. Ekstrem /e lat. extremum - i skajshëm, njeri me ashpërsi të tepruar për diç apo për dikë; synim, kërkesë për të kryer veprime që kalojnë çdo masë në gjykimet e mendimet e veta, si ekstremisti. Ekstremizmi fr. extremisme – skajshmëri; tërësia e pikëpamjeve dhe synimeve më të skajshme, sidomos në politikë, prirje për të bërë kërkesa e për të kryer veprime që e kalojnë çdo masë.

Page 262: Behram Ismaku

262

Ekstrofi /a gr. ex strophe - këthesë; mjek. kthim nga jashtë i fshikës urinore. Eksudacion /i lat. exudatio - djersë; mjek. eksudati - lëng i pasur me proteine, që del prej enëve të gjakut dhe depozitohet në indet ose në sipërfaqe të indeve, zakonisht në raste pezmatimesh (eksudativi - që shkakton djersë) Ektodermë /a lat. ecto gr. derma - lëkurë; mjek. shtresa e jashtme embrionale. Ekuacion /i lat. aequatio - mat. barazim. Ekuator /i lat. aequator - barazoj, rrethi më i madh i tokës që e ndan tokën në dy gjysmësfera të barabarta; vendi më i nxehtë nga rrezet pingule të diellit. Ekuatorial /e lat. që shtrihet në ekuator. Ekuilibër /ri lat. equilibrium - baraspeshë, drejtëpeshim, akrobati duke hecur nëpër tel, qëndrim pingul, i paanueshëm; njeriu që vepron në mënyrë të matur, të peshuar mirë pa lëkundje dhe normale; raport i qëndrueshëm midis dy dukurive, nivel. Ekuilibrova lat. equilibrare - baraspeshova. Ekujlibroj lat. equilibrare - i vë në baraspeshë.Ekuivalent /e lat. equivalens - barasvlerës, diç që ka vlerë të barabartë me një tjetër.

Page 263: Behram Ismaku

263

Ekuivalencë /a lat. equivalens - barasvlerë. Ekuipazh /i fr. equipage - personeli që shërben në një anije, në një aeroplan (tërësia e njerëzve). Ekzagjerim /i lat. exaggeratio - zmadhim, teprim. Ekzagjeroj lat. exaggera - zmadhoj, teproj. Ekzakt /e lat. exactus - i saktë, i plotë, i përcaktuar. Ekzaktësisht lat. exactus - ndajf. saktësisht, pikërisht, tamam.Ekzaltim /i lat. exaltare - shqetësoj; shqetësim i tepërt, lavdrim, entuziazmim, gazmim, lartësim. mjek. gjendje mendore jo normale. Ekzaltoj lat. exaltare - shqetësohem së tepërmi, nxis, ndez, rrëmbej por edhe lavdëroj, ngre në qiell.Ekzaminim /i lat. examinare - vëzhgim, shqyrtim. Ekzaminoj lat. examinare - vërej, vëzhgoj, shqyrtoj, hulumtoj me vëmendje e hollësisht diç për ta kontrolluar, për të zbuluar veçoritë, tiparet e shenjat dalluese të saj, kontrolloj me kujdes. Ekzaminues /i lat. examen - hulumtues( ekzameni ) Ekzantemë /a gr. exanthema - lulëzohem, shfaqem nën lëkurë, mjek. erupsione në lëkurë, kukunjë, kurtesh, puçrra të imëta në lëkurë.

Page 264: Behram Ismaku

264

Ekzark /u gr. exark - mitropolit i kishës, udhëheqës i ushtrisë në Bizanti. Ekzarkia / ekzarkati gr. kishë e pavarur me në krye Ekzarkun. Ekzegjetikë /a gr. interpretim i teksteve të vjetra biblike.Ekzartikulacion /i lat. exarticulatio - mjek. ekzartikulim, heqje, largim, amputacion i një pjese të kyçit, amputacion në kyç. Ekzegjetikë /a gr. exetikos - interpretim i teksteve të ndryshme të vjetra, veçanërisht atyre biblike.Ekzekutim /i lat. exsecutio - zbatim i dënimit me vdekje; zbatim i një ligji, një vendimi, urdhëri a plani. 2. përmbarim i dhunshëm i vendimit të shtetit mbi pagesën e borxhit duke shitur pasurinë e borxhliut. 3. ekzekutorët. 4. mënyra e interpretimit të një vepre muzikore ( ekzekutimi ). Ekzekutiv /e lat. zbatimi dhe vënja në jetë e ligjeve. Ekzekutoj lat. zbatoj një urdhër, ligj a vendim, pushkatoj, var një të dënuar; kryesi i ekzekutimit është Ekzekutori. Ekzemplar /i lat. exemplar - tirazh; një copë ose një ekzemplar nga një vepër e shtypur. Ekzemplar lat. që shërben si model, si shembull.

Page 265: Behram Ismaku

265

Ekzemë/a lat. eczema - valoj, bunoj; mjek. sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me skuqjen e saj, me flluska a puçrra të lëngëta ose të thata. Ekzibicion /i lat. exhibitio - paraqitje publike, parashtrim i dokumenteve; sport. gara propoganduese, që kanë për qëllim të tregojnë shkathtësi në lojë. Ekzibicionist /i lat. ai që ka prirje për ekzibicione në ndonjë apo disa fusha të jetës. Ekzibicionizëm /mi lat. exhibitio - mjek. prirje e çuditshme seksuale, që shprehet te ekspozimi i pjesëve të trupit, pretendim për të vënë në pah vetën sidomos para gjinisë së kundërt. Ekzistencë /a fr. existence - jetesë, rrojtje; qenia në jetë. Ekzistoj fr. existence - jetoj, rroj, jam i gjallë; është në të vërtetë, është në realitet. Ekzistues /e fr. existence - që është a ekziston në kohën kur flasim.Ekzo gr . exo - jashtë. Egzobiologji /a gr. studion mundësitë e ekzistencës së qenjeve të gjalla jashtë toke, në planetet e sistemit diellor. Ekzodermë /a gr. exo derma - mjek. shtresa e jashtme e lëkurës.

Page 266: Behram Ismaku

266

Ekzodinamikë /a gr. exo - studion ndryshimet e shfaqura në korën e tokës nën ndikimin e ujit dhe nxehtësisë.Ekzoplazmë /a gr. plasma - krijesë; mjek. shtresa e sipërme ( jashtme ) e protoplazmës. Ekzorcizëm /mi lat. exorcista - fanatizëm fetar; zakon magjiko-fetar që synon largimin e shpirtërave të këqinj nga njeriu. Ekzorcist /i lat. exorcist - fanatik fetar. Ekzoterik /u gr. exoterikos - ai që nuk i njeh fshehtësitë e ndonjë bashkësie, sidomos në zbatimin e doktrinës filozofike e fetare; laik, joprofesionalist. Ekzosferë /a gr. ujë nga zonat jashtë sferës tokësore.Ekzotikë /a gr. exotikos - që ka ardhur nga vise të largëta dhe që nuk është i zakonshëm për vendet europiane; që ka të bëjë me natyrën dhe me kulturën, tradita dhe zakone të vendeve të largëta e pak të njohura. 2. fig. i rrallë e i veçantë me tipare që ngjallin habi. 3. diç që më së shpeshti vie nga vendet tropikale. Elaborat /i lat. elaboratum - punim, trajtim, kryej, përpunoj, elaboroj hollësisht me shkrim për një objekt, projekt. Elan /i fr. elan - vrull, hov, fuqi.

Page 267: Behram Ismaku

267

Elastik /e lat. elasticus - i përthyeshëm, i epshëm; që humbas dhe rimerrë formën fillestare, shtrihet dhe rrudhet përsëri; fig. që vepron sipas kushteve e rrethanave, i prirë për lëshime, jo i ngurtë, jo i prerë. Elasticitet /i lat. elastikus - përthyeshmëri. Eldorado sp. el dorado - vend magjik i bollëkut, për të cilin mendohej se gjendej diku në Amerikën Jugore, të cilë së pari e kanë kërkuar pushtuesit spanjollë. 2. fig. vend ku jetohet lehtë dhe mirë (parajsa tokësore) Elefant /i gr. elephantos - kafshë gjitare e viseve të ngrohta (Azisë, Afrikë) fil. Elefantiazë /a lat. elephantiasis - mjek. sëmundje, rritje e tepërt e ndonjë organi të trupit (duarëve, këmbëve me rastin e ndrydhjes së enëve limfatike).Elegancë /a lat. elegantia - njeriu që me modesti tregon se ka shie të hollë në veshje, sjellje dhe të shprehur; mënyrë e hieshme, elegante.Elegji /a gr. elegeia nga elelizo - lëshoj një thirrje rënkuese, trishtuese, një lloj poezie lirike me përmbajtje të trishtuar e mallëngjyese; mbiemri elegjiak d.m.th. i trishtuar, prekës a rrënkues, i përvajshëm e plot dhëmbje shpirtërore; elegjia si

Page 268: Behram Ismaku

268

një lloj i poezisë lirike shpreh pakënqësi ndaj padrejtësive njerëzore, mospajtim me gjendjen e rëndë dhe dallimet klasore, poeti i preokupuar nga ky realitet i hidhur shpreh në elegjitë e veta vuajtjet subjektive të jetës, vuajtje këto që në popull i ka sjellë një sundues; elegjia zuri fill me Tirteun në greqinë e lashtë që frymëzonte spartanët për luftë, pastaj vazhdoi elegjia me përmbajtje morale, politike, filozofike, dashurie me Katulin e Tibulin, në Europë me Gëten, Lamartinin, Haines; në shqipe janë të njohura “O moj Shqypni” elegji patriotike e Pashko Vasës, “ Shpella e dragobisë” elegji politike e F. Nolit, “Vaje” elegji dashurie e Çajupit.Elektoral /e fr. elektoral - që ka të bëjë me zgjidhjen e përfaqësuesve të popullit në organet e pushtetit e të drejtësisë, i zgjedhjeve. Elektor /i lat. elector - zgjedhës; anëtar i trupit zgjedhor. Elektricist /i lat. elektricitas - tenik që merret me rregullimin e pajisjeve dhe aparateve elektrike. Elektro lat. electro - çelibar. Elektricitet /i lat. elecricitas - ngarkesat elektrike dhe fushat elektromagnetike të lidhura me to.

Page 269: Behram Ismaku

269

Elektroakustikë /a lat. gr. electroakustike - muz. fushë e akustikës që studion dukuritë e shndërrimit të energjisë elektrike në zë, në tingull, me ndihmën e aparateve elektronike; merret edhe me studimin e metodave të matjes akustike me ndihmën e aparateve elektrike, si dhe të metodave fizike të inçizimit dhe reprodukimit të tonit, gjegjësisht të zërit. Elektrocefalograf /i lat. gr. mjek. regjistrim i impulseve të trurit me ndihmën e elektrodave që vendosen mbi sipërfaqen e trurit ose në brendësi të indit të trurit. Elektocefalogram /i lat. gr. mjek. aparat që bën regjistrimin e impulseve elektrike të trurit me ndihmën e elektrodave që vendosen mbi kokë, mbi sipërfaqen e trurit ose në brendësi të indit të trurit; traseja e regjistruar me anë të el.cefalografisë. Elektrodë /a gr. elektron hodos - rrugë; fiz. pjesa e një përcjellësi nga hyn ose del rryma elektrike me ngarkesë pozitive a negative në një pikë; secili nga dy përcjellësit prej grafiti a prej metali, që zhytën në banjën e elektrolizës. 2. tek. shufër metalike që përdoret për saldim me anë të energjisë el. Elektrodiagnostikë /a lat. gr. mjek. përdorimi i energjisë elektrike për qëllime diagnostike.

Page 270: Behram Ismaku

270

Elektrodializë /a gr. dialo - veçoj; ndaj materje nga tretësira në formë molekulesh ose jonesh.Elektromagnetizmi lat. fiz. shkenca mbi këto dukuri; ndikim i ndërsjelltë, magnetizmi i krijuar nën ndikim të rrymës elektrike. Elektromekanikë /a lat. gr. fiz. dije që studion përdorimin e rrymës elektrike në mekanikë. Elektron /i gr. elektron - çelibar. 1. fiz. çdonjëra nga grimcat shumë të vogla elementare me ngarkesë elektrike negative, që sillen rreth bërthamës së atomit (të përbërë nga protonet dhe neutronet) e cila ka ngarkesë pozitive. Elektronikë /a gr. shkenca që studion vetitë dhe lëvizjen e elektroneve në zbrazëti, në gaze ose në gjysmëpërçues; degë e teknikës që merret me prodhimin dhe shfrytëzimin e pajisjeve e të aparateve elektronike. Elektropunkturë /a lat. punctura - shpim; mjek. shpim i trupit me gjilpërë dhe lëshimi i rrymës elektrike në thellësi të tij ( galvanopunkturë ). Elektrorafinim /i fr. raffiner - pastrimi i metaleve me anën e elektrolizës. Elektroskop /i gr. skopeo - shikoj; fiz. instrument

Page 271: Behram Ismaku

271

me anë të të cilit konstatohet se a është i elektrizuar një trup dhe me çfarë elektriciteti. Elektrostatikë /a gr. degë që studion elektricitetin në gjendje qetësie (statike), renditjen e elektricitetit nëpër trupa, të elektrizuarit e trupave, ndikimi i ndërsjelltë i ngarkesës elektrike.Elektroteknikë /a gr. degë e teknikës që merret me prodhimin dhe me shfrytëzimin e energjisë elektrike për qëllime të ndryshme. Elektroterapi /a gr. therapia-kurim; mjek. përdorimi i rrymës elektrike për qëllime mjekësore. Elektrotermikë /a gr. therme - nxehtësi; tek. që merret me shndërrimin e energjisë elektrike në energji nxehtësie në reostate të ndryshme. Element /i lat. elementum - pjesë; secila nga pjesët që formojnë një të tërë; pjesa përbërëse e një mekanizmi a një aparati; filoz. pjesët përkatëse të natyrës ( toka, uji, ajri, zjarri ) secila nga 105 elementet kimike të njohura deri më sot. 2. fiz. mekanizëm i dobët për prodhimin e rrymës elektrike. Elementar /e lat. njohuri themelore, njohuri fillestare në shkencë, art etj. 2. fig. që kuptohet lehtë, e thjeshtë, e nevojshme ,e domosdoshme për

Page 272: Behram Ismaku

272

diç. Elevator /i lat. elevator - vinç, lift bartës, makinë për ngritjen e barrës, shkallë lëvizëse. Eliminim /i lat. eliminare - nxjerrje, zhdukje, menjanim, largim, heqje. Eliminoj lat. përzë nga shtëpia, heq, largoj nga loja pa të drejtë të vijojë më tej garat / ia humbas të drejtën.Elips /i gr. elleipsis - mungesë, shkurtesë, lënje jashtë e një ose më shumë gjymtyrësh gramatikore për arsye estetike, pa e dëmtuar qartësinë, kuptimin e fjalisë, mendimi të shprehet sa më shkurt, këtë figurë gramatikore stilistike e përdori Çajupi duke lënë jashtë foljet (është, janë ) malet me gurë , fushat me bar shumë, arat me grurë shumë, më tutje një lumë, “ Fshati im”Elitë /a lat. eligere fr. elite - zgjedh; pjesa më e lartë e më e privilegjuar e klasave, e shtresave a e grupeve shoqërore sunduese në vendet borgjeze përkundrejt klasave e shtresave të shtypura dhe njerëzve të thjeshtë; pjesa më e mirë e më e zgjedhur e një tërësie.

Page 273: Behram Ismaku

273

Elizion /i lat. elisio<elido - nxjerr jashtë; let. sinalefë ( shkrirje ) liri poetike, kur shkrihet në një rrokje të vetme zanorja fundore e një fjale me zanoren nistore të fjalës që pason, kështu vargu i Mjedjes del tetërrokësh e jo njëmbëdhjetërrokësh:”Gjama jote â porsi ankimi” Elmaz /i turq. elmas - diamant, xhevahir për të prerë xhama.Elokuencë /a lat. eloquentia, kjo nga eloquor - flas, them; shkathtësia në të folur, të shprehurit rrjedhshëm me fjalë e figura të zgjedhura për të vepruar në mënyrë bindëse tek lexuesi a dëgjuesi; flet rrjedhshëm, flet me elokuencë. Elokuent /i lat. eloquent - i qartë, i kuptueshëm, fjalëmbël. Elozh /i fr. eloge - lavdi, lëvdatë e tepruar që i bëhet dikujt, fjalë falenderimi, falenderim. Email /i fr. email - tek. smalt, vernik si qelqi, i tejdukshëm dhe me shkëlqim, që shërben për të lyer enë, keramikë, sende metali; për mbrojtje nga ndryshku, zbukurim etj; emaloj-lyej. Emancipim /i lat. emancipare - çlirim nga varësia e dikujt; që ka flakur besime e paragjykime të kota; që mendon, vepron si pjesëtar i një shoqërie të përparuar (emancipimi i femrës ).

Page 274: Behram Ismaku

274

Embargo /ja sp. embargo - drejt. masë që merr qeveria e një vendi për të ndaluar që të nxirren jashtë ose të sillen nga jashtë mallra, prodhime, valuta; ndalim i tregtisë me një shtet tjetër. 2. ndalon anijet e huaja të dalin nga portet e veta. Emblemë /a it. stemë. Emboli /a gr. embolion - pykë, e shtënë, e rrasur, gjë e futur. 2. mjek. bllokim i një arterie, vene nga një koagulim ose diç tjetër që vjen në rrymën e gjakut. Embrion /i gr. embryon - anat. organizmi i njeriut, kafshës në fazën fillestare, në anin (mitrën) e femrës ose në vezë. 2. biol. org. fill i bimëve në farën e tyre. 3. fig. zanafillë, fillesë, bërthamë, farë. Emergjent /e lat. emergere - u lajmërua, lajmërohet spontanisht diç që do intervenim të shpejtë, të menjëhershëm; me të lajmëruar në sipërfaqe duhet marrë masa intervenimi. Emetim /i lat. emittere - nxjerr jashtë, lëshon, përhap rreze a valë. 2.vë në qarkullim, nxjerr, prodhoj, emetim i programit tv Emfazë /a gr. emphasis - shfaqje, shfaqje emocionale; let. shprehi e theksuar emocionale në

Page 275: Behram Ismaku

275

të folur a në të shkruar, që arrihet me mjete të ndryshme retorike dhe me anë të intonacionit. 2. gjuh. theksim i posaçëm i disa tingujve, i një fjale ose i disa fjalëve për të vënë në dukje më shumë vlerën e rëndësinë e tyre; përdorim i tepruar i stilit të lartë në ligjërim. Emfatik gr. emphaticos - plot emfazë, i fryrë së tepërmi. Emigrim /i lat. emigratio - mërgimi; emigroj , mërgoj, Emigranti lat. mërgimtari; ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike a ekonomike, që është vendosur në një vend të huaj. Eminent /e lat. eminentis - i shquar, i dalluar, i përkryer, i përsosur, i shkëlqyer. Emirat /i turq. emir - vend ku sundon emiri. Emiri ar. titull aristokrat, udhëheqës, prijës, mbret, sundues. Emiratet arabe. Emisar /i lat. emissarius - njeri që dërgohet diku nga një shtet a nga një organizatë politike me detyra të posaçme, sidomos të fshehta. Emision /i lat. emissio - program lajmesh, bisedash, pjesësh muzikore që jepet nëpërmes radios a tv-së.

Page 276: Behram Ismaku

276

Emocion /i lat. emotio - ngashëria, tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme psikike të njeriut ( gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, turpi, frika etj.) që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm. Empiemë /a gr. empyema - i thatë; mjek. grumbullim qelbi në një zgavër të organizmit, sidomos në krahëror. Empirizmi gr. empeiria - filoz. rrymë filozofike që pranon si të vetmin burim të dijes përceptimin me anë të shqisave, përvojën e praktikën, që nënvlerëson, mohon krejt rëndësinë e të menduarit abstrakt dhe të përgjithsimeve teorike; metodë pune që mbështet përvojën pa përfillur njohuri shkencore. Empiristi gr. ai që grumbullon përvojë dhe shërbehet me te. Emulacion /i fr. emulation - metodë pune dhe veprimi në socializëm, e cila nxit me guxim e vullnet shpirtin krijues të masave të gjëra punonjëse, nëpërmes përhapjes së përvojës së më të mirëve. EN gr. në, brenda në, te. Enalagë /a gr. enallage - shndërrim kthesë; gjuh. përdorim i pazakonshëm i një forme gramatikore

Page 277: Behram Ismaku

277

ose i ndërtimit të fjalisë. En bloc fr. në tërësi. En fase fr. en fase - përpara, me fytyrë, sy më sy. En general fr. en generale - në përgjithësi, përgjithësisht, më së shpeshti, rëndom, zakonisht. Enharmoni /a gr. en harmonia - ton me emërtim ndryshe nga diatonika dhe krometika por që tingëllojnë njëjtë.Encefalit /i lat. encefalitis - kallje e trurit. Encefalografi gr. regjistroj; mjek ekzaminim rëntgenologjik i trurit. Encefalogrami gr. trasea nga rentgeni i trurit. Encefaloni gr. enkhephalon - brenda në kokë; mjek. encefali truri, masa e indit nervor që përmbushet në kafkë. Encefalopatia lat. encephalopathia - mjek. dhembje koke, marrje mendësh.Enciklikë /a lat. litterae encyclicae< gr. eqkyklikos - qarkore, letër qarkore, mesazh ( kumtesë drejtuar popullit ), zakonisht letërqarkore e papëve e dërguar për të gjithë katolikët, lajm; më 1836 Naum Veqilharxhi dha një Enciklikë ( letërqarkore ) që njihej si manifest i parë i lëvizjes tonë kombëtare dhe kishte të bëjë me shkrimin e gjuhës tonë arsimimin si dhe hapjen e diturisë.

Page 278: Behram Ismaku

278

Enciklopedi /a lat. encyclopaedia < deia - arsimim i përgjithshëm, vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë, të sistemuara në mënyrë të përmbledhur në trajtën e një fjalori. Encikloped lat. njeriu me njohuri të përgjithshme, pjestar i mendimtarëve përparimtarë francezë kah fundi i shek.18, titull i lartë i diturisë. Enciklopedik lat .arsimim i përgjithshëm arsimim i gjithanshëm; informim në fusha të ndryshme të dijes Endemi /a lat. endemia - vendës, i shtëpisë; mjek. sëmundje infektive që përhapet në një zonë të populluar, e pranishme në te për gjithë kohën, duke prekur vetën një numër të kufizuar njerëzish. Endemike gr. en demos - popull; i endemisë, i familjarizuar ( për sëmundjen ) që mbretëron, lidhet vetëm në një fushë të caktuar ( shtazë, bimë ). En detail fr. hollësisht. Endo gr. endon - brenda i brendshëm. Endodermë /a lat. gr. endoderma - lëkurë; shtresa e brendshme primare germinative embrionale, prej së cilës formohet indi epitelial i shumë mukozave.

Page 279: Behram Ismaku

279

Endogami /a gr. endon gameo - brenda martohem; zakon primitiv , në shoqërinë primitive, i cili lejonte martesës vetëm brenda gjinisë a fisit, ka ende këso rastesh në shtetet arabike. Endogjen /e lat. gr. endogenes - i lindur, me prejardhje, me origjinë; mjek. që lind që zhvillohet në organet e brendshme për shkaqe të brendshme. # kund. ekzogjen. Endokard /i lat. gr. endon kardia - brenda; membranë e brendshme e zemrës. Endokrin /e lat. gr. endo krino - sekretoj, kulloj; mjek. endokrinik që i përket sekretimit të brendshëm. Endokrinologji /a lat. gr. endo krinologi - mjek. shkencë që studion anatomi, fiziologji dhe patologji të gjëndrrave me sekretim të brendshëm. Endolimfë /a lat. gr. endolympha - brenda limfë; anat. lëng në veshin e brendshëm. Endometamorfozë /a gr. endo meta morphose - shndërrimet dhe ndryshimet që pësojnë shkëmbinjtë në brendinë e thellë të tokës në kushte të ndryshme. Endoplazmë /a gr. biol. citoplazma e brendshme e shumë qelizave, sidomos atyre vezore e parashtazorëve.

Page 280: Behram Ismaku

280

Endoskop /i lat. endoskopus - mjek. instrument që shërben për të shikuar në zgavrat e trupit. Endospermë /a lat. endosperma - bot. ushqim rezervë në farat e bimëve, që shërben për të ushqyerit e embrionit ( mugullit ). ENE ang. east – nort - east / lindje-veri-lindje. Eneolitik /u lat. aeneus - i bakërt , litos - guri; periudha ( koha e bakrit ). Energjetikë /a it. energetikos - degë e fizikës që merret me studimin e energjisë; degë e tek. që merret me shndërrimin dhe përdorimin e llojeve të ndryshme të energjisë; degë e ekonomisë popullore që merret me burimet e energjisë dhe me mënyrat e shfrytëzimit të saj. Energjikisht it. vendosmërisht. Energji /a it. lat. energia - filoz. një nga vetitë themelore të materies, masa e përgjithshme e formave të ndryshme të lëvizjes së materies. 2. fiz. trup, lëndë që ka aftësi, forcë për të bërë një punë praktike, burim force, gjallëri, fuqi vepruese. Energjik /e it. energiko - veprues, efikas, aktiv, i frytshëm; që ka shumë energji fizike e mendore, që shprehet e vepron me forcë, këmbëngulje që përdor në veprimtarinë e tij / i ashpër.

Page 281: Behram Ismaku

281

Enigmë /a lat. aenigma - enigmë, gjë e gjëzë thënje, fjalë e errët, e paqartë dhe e vështirë për ta kuptuar; enigmatike, gjë e gjëzë. Enigmatikë /a gr. ainigma - merret me hartimin dhe zbërthimin e enigmave, fjalëkryqëve e të ngjashme, i bën të qarta dhe të kuptueshme këto. Enigmatik lat. aenigma - i ngjet një enigme, i paqartë, i pakuptueshëm, mjaft i errët. Enizme /t lat. enyzme - farë, majë, tharm, brumë, fermente. Eol /i gr. Eol - mit. perëndia e erës te grekët e vjetër. Eolit /i gr. heos litos - agim gur; gjeol. epoka më e vjetër e gurit. Enkas nd. fr. en cas - qëllimisht, nergut, me qëllim që, disa e përdorin ( apostafat për ty, nergut ). Enkeleas /i hist. pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire që banonte në fushën e Korçës dhe rreth liqenit të Ohrit. Enkelease, mbiemri ( i enkeleasve ).Enklavë /a fr. enclave gr. en clavis - çelës; pjesë e vogël territoriale e një shteti që iu ka bashkuar një shteti tjetër, pasuri e rrethuar nga të gjitha anët me tokën e pronarit tjetër.

Page 282: Behram Ismaku

282

Enklitik /e lat. encliticus - ulëm, mbështetem; gram. fjalë që nuk ka theksin e vet, por që në të folur mbështetet në fjalën e mëparshme (enklitikja ) Enklizë /a gr. eklizio - mbështetje. Enologji /a gr. oinos logia - verë dhe shkencë; shkenca mbi verën, mbi perpunimin dhe ruajtjen e verës. Enolog /u fr. enorme - eks. i tepërt, mbi normë, diç i madh, kamion enorm. Entelogjenezë /a gr. entellomai - porisisë; mbarsje artificiale. Enteralgji /a lat. enteralgia - dhembje zorrësh, dhemb. barku. Enterik /e lat. entericus - mjek. i zorrës, që u përket zorrëve. Enterit /i lat. enteritis - mjek. pezmatim i mukozës së zorrëve. Enteron /i gr. entero - mjek. zorrë. Entitet /i fr. entite - filoz. qenësia, brendia e diçkaje, grumbull i veçorive, tërësia e ndonjë objekti; sistem gjuhësor. Entomologji /a gr. entomos logos - zool. degë e zoologjisë që merret me studimin e insekteve / insektologji.

Page 283: Behram Ismaku

283

Entomolog /u gr. entomos logos - hulumtues i insekteve. Entropi /a gr. entropein - fiz. vdekje e nxehtësisë.Entuziazëm /mi fr enthousiasme - frymëzim i lartë i njeriut, ndjenjë e fuqishme gëzimi e kënaqësie shpirtërore e bashkuar me dëshirën e zjarrtë me vullnetin dhe guximin për t’iu përveshur një pune a veprimtarie. Entuziast /e fr. enthousiaste - ngazëllyer, përkrahës i zjarrtë i diç Entuziazmoj fr. enthousiaste - i jap guxim, vullnet për ta kryer një vepër sa më me sukses e dinjitet.Enumeracion /i lat. enumeratio - numrim, numrim pjesësh të një tërësie që të lënë mbresë më të thellë tek lexuesit a dëgjuesit p.sh . Yjtë, hënën, hapsirën, Mëngjezë, diellin, dritën, “Jeta” N.F. EONR - Organizata Europiane e Hulumtimeve Nukleare. Eos gr. Heos - mit. e vjetër greke është quajtur perëndia e agimit. Eozik /u gr. eos zoe - agim dhe jetë; periodë e zhvillimit të tokës kur paraqiten shenjat e para të qenjeve të gjalla.

Page 284: Behram Ismaku

284

Ep /i gr. epos - let. lloj letrar nga më të lashtët ( këngë heroike ) ku përshkruhen të bëmat heroike të një njeriu ose të ndonjë ngjarjeje të njohur historike. Epanalepsë /a gr. let. figurë a shprehje që përsëritet në fillim a në fund të një periudhe etj.Epi gr. epos - parashtesë me kuptimin: mbi, sipër, te, tek, gjatë. Epicen /i gr. epikoinon - gjuh. emra të greqishtes së vjetër që përfshijnë dy gjini, emra me gjini të përbashkët, dygjinor. Epidemi /a lat. epi gr. demos - popull; mjek. sëmundje ngjitëse që përhapet shpejtë te shumë njerëz në një krahinë, në një vend a në disa vende. 2. fig. keq. dukuri që përhapet shpejt në një masë të madhe njerëzish. Epidemiolog /u lat. epidemiolog - mjeku special. Epidermë /a lat. epidermis gr. derma - lëkurë; bot. mbilëkurë. Epidiaskop /i gr. opt. aparat për projektimin e objekteve të patejdukshme (planeve, vizatimeve), diapozitivave në ekran. Epifizë /a lat. epiphysis - rritem; anat. skaj i zgjeruar, i artikular i koskave të gjata boshtore;

Page 285: Behram Ismaku

285

pjesa e një koske, e formuar në një pikë sekondare eshtërzimi, gjëndra pineale. Epiforë /a gr. epiphora - mbi mbajtës, rrjedhje, pjesë përmbyllëse e një vepre artistike, epilog, apoteozë, në poezi quhet epiforë strofa ose vargu i fundit që sherben si mbyllje, në fabula, kur mbyllja shpjegon moralin a mësimin që duhet nxjerrë “Fshatari dhe gjarpëri”e Çajupit; quhet epiforë edhe ai varg që përsëritet në fund të çdo strofe dhe kumbon si laitmotiv i temës së trajtuar p.sh.”Paraja” e H. Z. Kamberit “ ja di kimenë parasë “ Njerzt e poshtër e të liq, Nukë bëhen kurrë miq! A. Z. Çajupi mjek. rrjedhje jo normale lotësh, për shkak të ngushtimit të kanaleve lotuese. Epifonemë /a gr. epiphonema - thirrje; let. thirrje në trajtën e një aforizme, që vihet si konkluzion në fund të një ligjërimi. Epigastrik /e lat. epigastricus - anat. mbilukthor, mbibark Epigon /i gr. epigone - gjeneratë e re, brez i ri, pasardhës, i lindur më vonë, trashigimtar. 2. let. quhet një shkrimtar që imiton në mënyrë mekanike idetë, mjetet artistike të një tjetri.

Page 286: Behram Ismaku

286

Epiglotë /a lat. epiglotis - gjuhë; anat. kapak i laringut, lilth. Epigjenetikë /a gr. epi+ gjenetikë - shkenca që studion mekanizmat shkaktarë që ndikojnë në rritjen e individit. Epigjezë /a gr. epi genesis - pas lindje; filoz. koncept që shërben për të treguar zhvillimin embrional të organizmit. Epikardi lat. epikardium - mjek. fletë e brendshme që gjindet mbi sipërfaqen e zemrës ( miokardit ). Epigraf /i gr. epigraphe - mbishkrim, shkruaj, shënoj, vizatoj diç. mbi një gur varri, në pallate, në përmendore etj; epigrafe i quanin grekët e vjetër këto mbishkrime që bëheshin në kujtim të ndonjë ngjarje të shënuar; në letërsi është një citat i shkurtër i shkëputur nga vepra e ndonjë autori, citat a fjalë e urtë popullore, që vehet në krye të një vepre letrare ose në fillim të një kapitulli për të treguar frymën që e përshkon, idenë themelore që trajtohet aty; epigrafia është shkenca që merret me studimin e mbishkrimeve, mjeshtri i mbishkrimeve quhet epigrafist.Epigram /i gr. epigramma - mbishkrim në prozë ose në vargje që venin grekët e vjetër në një përmendore, në një statujë, në ballë të ndonjë

Page 287: Behram Ismaku

287

tempulli, për të shpjeguar qëllimin e rëndësinë e tyre njihet krijuesi antik Marciali latin; më vonë në letërsinë moderne me strofa të shkurtëra e të rimuara e lëruan këtë gjini shkrimtarë të mëdhenj si Volteri, Gëte, Hajne, Pushkini, Majakovski; epigrami u bë armë e fuqishme për të goditur veset, të metat, dobësitë e njerëzve, u bë që të shkruhej bukur, shkurt e të lexohej me ëndje, në letërsinë shqipe janë të njohura epigramet e F. Shirokës që godasin armiq e tradhëtarë t’atdheut; një vjershë e shkurtër satirike. Epikë /a gr. epikos - këngë trimërie; let. njëra ndër tri gjinitë kryesore të krijimtarisë letrareq që paraqet në formë tregimi, në vargje ose në prozë, ngjarje a vepra heroike e të lavdishme të një populli ose të një njeriu; tërësia e veprave të këtij lloji. Epiko-lirike gr. lyra - vegël muzikore. 2. let. që ka të bëjë me epikën dhe me lirikën, që ka karakter edhe epik edhe lirik.Epikurizmi fr. epicurisme ( Epikuri grek ) mësim i filozofit të vjetër grek Epikuri, sipas të cilit kuptimi i jetës së njeriut është çlirimi nga vuajtjet shpirtërore e dhëmbjet fizike, ( Epikuri ishte edhe simbol i stoicizmit, qëndrueshmërisë: kur ia

Page 288: Behram Ismaku

288

shtrëngojnë këmbët me morse përgjigjet “po më hanë pleshtat); prirje për kënaqësitë trupore, ndijore. Epikuriani gr. ithtari i epikurizmit. Epilepsi /a lat. epilepsia - mjek. punëhera, sëmundje e tokës, sëmundje e rëndë nervore që shfaqet me kriza të herëpashershme e të papritura, gjatë të cilave i sëmuri përpëlitet e nxjerr shkumë nga goja dhe humb pjesërisht a plotësisht vetëdijen. Epileptik mb. lat. epilepticus - nga ose i epilepsisë. Epilog /u gr. epilogos - kapitull i fundit ose pjesë përmbyllëse në një vepër letrare, ku jepet zgjidja e veprës a përfundimi i ngjarjeve që shtjellohen në të ose flitet për fatin e mëtejshëm të personazheve pasi ka kaluar njëfarë kohe që nga ngjarjet e treguara. 2. zgjidhje ose fundi i diçkaje. Epipleksi /a gr. epiplesso - mjek. paralizë e njërës anë të trupit. Epiqendër gr. lat. epi+centrum - burimi, vendi ku fillon dridhja e tokës. Epirot /i hist. pjesëtar i popullsisë ilire të Epirit, që shtrihet në jug të Vjosës deri në gjirin e ambrakisë(sot gjiri i Prevezës) Episkopi lat.

Page 289: Behram Ismaku

289

episcopatus - kisht. peshkop, dhespot; fiz. aparat për projektimin e objekteve të patejdukshme në pëlhurë( ekran )Episod/i gr. episodion - shtesë, shtim; secila nga ngjarjet që shtjellohen në një vepër letrare me karakter tregimtar e që kanë njëfarë mëvehtësie brenda kësaj vepre. 2. te grekët e vjetër episod qe një tregim aventurash, dramë vuajtjesh ose këngë lavdie kushtuar perëndive Dionisit...3. më vonë në poezinë dramatike, episod u quajt veprimi i shkurtër që thurej ndërmjet koreve të dramës. 4. sot shënon një nga ngjarjet e subjektit të veprës letrare qoftë ajo poemë, dramë, roman si p. sh. “Dasma” është një episod nga romani”Ata nuk ishin vetëm” i S. Spasses; një ndodhi e veçantë në vargun e ngjarjeve me rëndësi të një vepre është një episod. Episodike fr. episodique - një vepër ka një varg epizodesh, ngjarjesh.Epistomologji /a gr. epistemologia - logj. shkenca mbi dijen, mbi njohurinë, teoria mbi njohjen, gneseologjia. Epistolari lat. epistolarius - kleri, prifti katolik që në meshë lexon letër apostullore. Epistolë /a lat. epistola - letër, porosi e shkruar,

Page 290: Behram Ismaku

290

dërgesë në vargje etj. Epistrofe/u gr. epistrepho – kthej, rrotulloj; mjek. vertebra e dytë e qafës.Epistulë /a lat. epistula, epistole gr. letër, letër drejtuese personaliteteve të njohura të kohës në prozë ose në poezi, të njohura janë epistulat nga mendimtarët latinë Ciceroni, Seneka dhe poeti Horac; në kohët e reja epistula u quajtën edhe letrat përshkruese, morale, satirike të shkruara në vargje, të njohura janë epistulat e poetit freng Bualo, në shqipe epistula e Çajupit “Letër Spiro Dines”: Epitaf /i gr. epi taphos - mbi varr, mbishkrim në rrasën e varrit, shpeshherë në formë poetike, poeti grek Simonidi shkroi këtë epitaf ( në formë distiku elegjiak ) për heronjt e rënë në Grykën e Termopileve: O udhëtar, lajmëro qytetarët e atdheut tonë, Spartës, Se besnikë urdhërave të saj, jetën e dhamë në këtë vend Kur epitafi ka karakter satirik, përqesh të metat, veset, tradhëti “ Sipër vorrit të një grekomanit ” ( greku kishte shkruar) Këtu po kalbën kockat t’një shqiptari, Qi me mish e me shpirt punoi për Greqinë, Nevojë kem pasun për shërbim të qyqarit,

Page 291: Behram Ismaku

291

Me t’holla e ndera ja paguem dhepninë, Por...besë s’ka Greku n’at njeri që shet Atdheun, kombin dhe vllaznit e vet. . F.Shiroka”Zani i zemrës” Epitet /i gr. epithetos - gjë e shtuar, ndajshtim; fjalë përcaktuese që i shtohet emrit të një frymori a një sendi për ta cilësuar, për ta karakterizuar ndonjë aspekt të veçantë të tij ose për t’i dhënë ligjërimit forcë shprehëse e bukuri artistike; emër lavdate ose fyerje; gram. epiteti zakonisht është një mbiemër cilësor (ndajshtim) që lidhet me emrin e përcaktuar pa ndërmjetësimin e një foljeje; përdoret me qëllim që ta hieshojmë si p.sh. Naimi: ograja bleroshe, lisa të gjatë, fusha të gjëra, lumenj të kulluar, O Bajram - bajrak i gjallë. I.Kadare tek “Shekulli im” - atdheu im shtatlartë, plotë muskuj, pa bark e dhjamë, fytyrë-hequri, burrërori, Shamikuqi, i pathyeshmi, Madhështori. Epiteti lirik pasqyron qëndrimin e autorit ndaj fenomenit a sendit, tregon një veti që nuk e ka sendi në vetëvete, por ashtu i duket poetit, ai sikur do të flas me sendet p.sh. Noli tek “Fryn moj erë” Nga ata male, moj erë trime Pse je e mvrerët dhe e helmuar?

Page 292: Behram Ismaku

292

Poetët sidomos kur dojnë të gjallërojnë gjuhën e tyre poetike u kushtojnë rëndësi të posaçme epiteteve të zgjedhura. Epitezë /a gr. epithesis - mbivënje, let. figurë metrike, duke ia shtuar fjalës në fund një tingull, rrokje për plotësim vargu. Epitrop /i gr. epithrope fet. kujdestar, administrator i një kishe ortodokse. Epizoe /a lat. epizoa - mjek. parazit lëkure, i gjallë. Epizooti /a lat. epizootia - kafshë; mjek. përhapje e sëmundjeve infektive te kafshët, siç është epidemia tek njerëzit. Epokë /a gr. epoche - periudhë historike, që ka ngjarje e kthesa të mëdha. 1. gjeol. nëndarje e një periudhe gjeologjike. 2. astr. çast i caktuar nga ku fillon të njehësohet koha e lëvizjes së një trupi qiellor. Epope /ja gr. epopoiee - lloj i letërsisë epike, një poem i gjatë i poezisë epike, ku përshkruhen ngjarje fort të rëndësishme legjendare e historike që kanë të bëjnë me jetën e një populli, një kombi; varg ngjarjesh heroike me rëndësi historike e kombëtare, ajo shpreh në mënyrë fort të qartë virtytet, besimet dhe botëkuptimet e një populli, lënda e saj shquhet me një heroizëm të veçantë që

Page 293: Behram Ismaku

293

dallon epopenë nga llojet tjera të epikës, nga epopetë më të vjetra përmenden ”Marabharata” dhe”Ramajana” Indase e vitit 2000 e1000 para e.re, ”Iliada” dhe “Odisea” të Homerit grek, “Eneida” e Virgjilit latin “Kënga e Rolandit” ndër freng, në shqipe “Lahuta e Malcisë” e Gjergj Fishtës, “Histori e Skënderbeut” e N. Frashërit; heroi i epopesë duhet jetë i përmendur e zulmëmadh, krijuesi i epopesë gojore është vetë populli, ajo në pjesën dërmuese është pjellë e imagjinatës e traditës së popullit kuptohet këngëtarëve të tij më të talentuar, veti e epopesë është hipërbolizim i çështjes kombëtare, ajo ka një ose shumë heronj, që për heroizëm meritojnë lavdata, himne.Eposi dhe epika popullore gr epos - fjalë, tregim; tërësia e këngëve epike anonime e krijuar nga njerëz të pashkolluar por të talentuarë, këngëtarë të dalur nga gjiri i popullit që kanë treguar, thurë e kënduar të bëmat dhe trimëritë e heronjve legjendarë, eposi është një lloj i poezisë tregimtare që dallohet nga lirika dhe drama, shqipja ka epose të pasura si cikli i këngëve “ Muji dhe Halili” që numërohet edhe si kryevepër që u përket kulmeve të kësaj gjinie.

Page 294: Behram Ismaku

294

Epruvetë /a fr. eprouvette - enë e qelqtë në formë gypi, që përdoret për analiza kimike ( provëz, gyp ). EPUR SI MUOVE it. eppur si muove - megjiatë sillet! Ka klithur Galileu pas çdo lloj torture që iu ka bërë nga ana e inkuizicionit katolik për shkak të pohimit se toka sillet rreth diellit e jo anasjelltas. Eqrem Qabej, akademik , lindi në Gjirokastër më 7 gusht 1908 – 13 gusht 1998, gjuhëtari më i madh shqiptar, një jetë kushtuar shkencës thot studjuesi Ak. Shaban Demiraj. Erë /a lat. aera - periudhë e gjatë kohore, epike e historike. 2. epikë periudhë në njehsimin e kohës. Erari lat. aerarium - arka shtetërore, pasuria shtetërore. Erbium /i lat. erbium – kim. element kimik Er nr. rend. 68, pesha at. 167, 26 metal nga grupi i vendeve të rralla. Ereksioni lat. ereoctio - anat. drejtim, ngritje tendosje. Errata korige lat. errata corrige - titull i regjistrit të gabimeve të shtypit zakonisht vihet në fund të një libri.Erektor /i lat. erector - anat. muskul drejtues, ngritës. Erepsin /i gr. ereipo - fiziol. ferment i mukozës të

Page 295: Behram Ismaku

295

zorrës së hollë që zbërthen albuminet. Ergu gr. ergon - fiz. njësi për matjen e punës. Ergogram /i gr. ergon gramma - veprim shënim; mjek. paraqitje grafike e punës muskulare. Ergometrin /i lat. ergo metrin - kim. njëri nga alkaloidët e vrrugut të thekrës që ndal gjakderdhjen nga mitra pas lindjes. Eristikë /a gr. eritikos - polemizues; filoz. arti për të bërë debate, që lulëzoi sidomos në radhët e sofistëve grekë; kjo lindi si mjet për të kërkuar të vërtetën me anën e debateve dhe u nda më vonë në dialektikë e sofistikë. Eritemë /a lat. erythema - i kuq; mjek. skuqja e lëkurës nga zgjërimi i kapilarëve të lëkurës për shkaqe të ndryshme. Eritremi /a lat. erythraemia - i kuq gjak; mjek. rritje e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, për shkak të aktivitetit të tepruar të palcës eshtërore ( kurrizore ). Eritrizmi gr. erythros - i kuq ; një popull rendom me flokë të zeza, lindin individ me flokë të kuqe Eritro gr. erythros - i kuq. Eritrocit /i lat. gr. erythrocitus - e kuqe-qelizë; mjek. rruazë e kuqe e gjakut.

Page 296: Behram Ismaku

296

Eritrocitozë /a mjek. erythrocitosis - shtim i numrit të rruazave të kuqe të gjakut si pasojë e veprimit të një ngacmuesi të njohur. Eritrodemë /a lat. gr. erythroedema - flluskë e enjtur; mjek. sëmundje që prek fëmijët e vegjël. Eritrodermi /a gr. derma - lëkurë; mjek. skuqje jonormale e lëkurës. Eritrofobi /a lat. phobos - frikë; mjek. neveri ndaj ngjyrës së kuqe. Eritropi /a lat. erythropia <gr. opsis - shikim; mjek cen i të parit kur objektet duken me nuancë të kuqe. Eritrozë /a gr. erythros - i kuq; mjek. të kuqtë e lëkurës dhe mukozës. 2. rritje e indeve të cilat formojnë rruaza të kuqe të gjakut. Erkoshent ang. air-conditioned - aparat për rregullimin e temperaturës së përshtatshme të ajrit në ndonjë hapsirë. Erotematikë /a gr. erotema - pyetje; mjeshtria për të bërë pyetje, që përbëhet nga pyetje e përgjegje, bisedor, në formë dialogu. Erotikë /a gr. eroticos eros - dashuri epshore, që ka të bëjë me dashurinë seksuale, këngë ku i këndohet dashurisë, poezi lirike dashurisë, baladë dashurie, tingllimë dashurie; krijuesit e kësaj gjinie njihen nga antika si Anakreonti, Safoja, Shekspiri, Dantea, Gëte, Pushkini, në shqipe N. Frashëri,

Page 297: Behram Ismaku

297

Çajupi, Serembe, L.Poradeci dhe shumë të tjerë. Eretomani /a lat. erotomania - dashuri pasion; bindje e sëmurë se dashurohesh prej dikujt ose pasion për t’u dashuruar, dëshirë jonormale, e sëmurë. 2. pasion i ngritur patologjik seksual. Erozion /i lat. erosio - gjeogr. gërryerje që pëson sipërfaqja e tokës nga veprimi i ujërave, i akullit ose i erës; pasojë e këtij veprimi; mjek. gërryerje, brejtje. Eroziv/e lat. erosivus - që shkatërron, krijohet nën ndikimin e erozionit. Erudicion /i lat. eruditio - dije, njohuri e dije të thella në një fushë ose në disa fusha të shkencës, të kulturës e të jetës, që fitohet duke studiuar burime të ndryshme të shkruara, dokumente etj. dhe nga përvoja jetësore. Erudit /e lat. eruditus - që zotëron njohuri e dije të thella, që ka erudicion, njohuri, i gjithdishëm. Erupcion /i lat. eruptio onis - vërshim; gjeol. shpërthim i materjeve të ndryshme ( llavë, gurë vullkanik naftë etj.) nga brendia e tokës në sipërfaqen e saj. 2. fig. shpërthim ndjenjash. Eruptiv / e lat. erumpere - shpërthimor, vullkanik, magmatik. 2. fig. që shpërthen lehtë, eksploziv . Esad Mekuli lindi në Plavë më 17.12.1916. studimet për veterinari me sukses i kreu në

Page 298: Behram Ismaku

298

Beograd, shkruajti edhe artikuj shkencor lidhur me profesionin e vet të cilat i botoi nëpër gazeta të ndryshme të kohës që botoheshin në Beograd e Sarajevë e Prishtinë. Njihet si poet, përkthyes dhe shkenctar. Ka merita të mëdha në organizimin e jetës letrare e shkencore në Kosovë. Shkrimtar i viteve të `30 kohës së Migjenit, është përfaqësuesi më i spikatur i poezisë sociale dhe patriotike. Ka botuar shumë në gjuhë shqipe , serbokroate e maqedone. Është laureat i shpërblimit të dhjetorit, Avnoit për letërsi. Ka botuar nëntë vëllime me poezi. Më 1955 „Për ty“, „Dita e re“ 1966, „Avsha Ada“ 1971, „Zgjedhje poezish në gjuhë turke“ e shumë tjera . Esadi qe redaktor shumëvjeçar i revistës letrare“Jeta e re“. Ishte anëtar i pesë akademive të shkencave. Me rastin e 50 vjetorit të veprimtarisë krijuese të poetit botohet vëllimi Esat Mekuli me veprën “ Kush i pari bani ” pasqyron jetën e vështirë të vegjlisë , jetë e cila poetin e ka cyt, trasuar. „Brigjet“ Lexim dhe analizë e vëllimit “Brigjet“ . Ese /u gr. essai - sprovë, lloj artikulli ose studimi me karakter kritik ose publicistik, në të cilin trajtohet në një mënyrë origjinale ndonjë çështje letrare, filozofike, shoqërore, kulturore; eseja është edhe një vepër e përbërë prej disa artukujsh,

Page 299: Behram Ismaku

299

zakonisht të shkurtër e të ndryshëm, që trajtojnë një temë e që kanë një titull të përbashkët. Eseist /i gr. essayste - që ka një kulturë të gjërë dhe njohje të thellë të problemeve të cilat i shtjellojnë me një stil të zgjedhur letrar; esetë shkruhen më tepër mbi jetën dhe veprën e ndonjë shkrimtari ose mbi ndonjë problem shoqëror që paraqet interes të veçantë për kohën. Eseja lindi në Francë me M. Montenj “ Essais” 1580, kjo lloj proze është shumë e përhapur sot në europë, sidmos në letërsinë franceze dhe angleze. Eseist /i gr. autori i esve. Eseistikë gr. shkenca që studion esetë etj. Esencë /a lat. essentia - thelbi, qenësia e diçkaje, vetia më e rëdësishme e diçkaje; me këtë emër quheshin më parë parfymeritë, erëzat farmaceutike që ishin produkt i shtrydhjes, distilimit, avullimit të disa lëngjeve nga bimët me erë të mirë. Esencialisht lat. essenciale - me themel, thelbësisht, qenësisht. Esencial /e lat. essentialis - thelbësor, themelor, qenësor, pika më e rëndësishme. Esencializëm /mi lat. esential - drejtim në filozofinë bashkëkohore në Amerikë, i cili synon të mbajë të arriturat e kulturës perëndimore. Eses /i gjerm. SS përfaqësues i organizatës

Page 300: Behram Ismaku

300

famëkeqe fashiste gjermane (schutzstaffel-aradha mbrojtëse). Eshalon /i fr. eshelon - usht. skalion, pjesë e njësisë ushtarake a e forcave ushtarake në marshe, në transporte ose në rreshtin ushtarak, të radhitur në atë mënyrë që disa pjesë ecin njëra pas tjetrës. 2. eshalon është një kompozicion hekurudhor i udhëtarëve ose i bartjes. Eskadrilë /a gr. escadrille - usht. formacion i vogël i aviacionit luftarak për kryerjen e detyrave më të vogla taktike, formacion i vogël i anijeve luftarake. Eskadër /ra fr. escadre - njësi operative detare ( e përbërë nga anije luftarake ) e një shteti të vogël e udhëhequr nën komandën e një admirali. Eskadron /i fr. escadron - usht. njësia kryesore në kalorësi që i përgjigjet çetës në këbmbësori. Eskalacion /i ang. escalation - ngjitje me shkallë; ngjitje, përparim, rritje e përpjekjeve luftarake në përputhje me rritjen e mbrojtjes së kundërshtarëve. Eskalator /i ang. escalator - shkallë lëvizëse automatike në shtëpitë e mëdha tregtare. Eskivazh /i fr, esquivage - iki, aftësi për shmangie; sport. shmangie nga të rënat e kundërshtarit në boks. Eskont /i fr. eskonpte - bank. blerje e gjërave të kërkuara para arritjes së tyre; shtyrje e kamatave

Page 301: Behram Ismaku

301

gjatë pagesës së kambialit, të cilit ende nuk i ka dalur afati i pagesës. Eskortë /a fr. eskorte - përcjellje e armatosur, përmbrojtje. Esnaf /i turq. esnaf - hist. shoqatë e zejtarëve të pavarur nga mesjeta që bashkoheshin sipas profesionit ose në tregti. Esnaf turq. esnaf - i drejtë, fisnik, i ndershëm etj. Espadë /a sp. espada - shpatë për luftë me dema. Espadrila fr. espadrille - lloj këpucësh të lehta për verë. Espadroni sp. lloj i shpatës për ushtrime luftarake. Esperanto /ja fr. espere <lat. sperare - gjuhë artificiale e krijuar në shekullin e 19. mbi bazën e gjuhëve më të njohura të Europës për të shërbyer si një gjuhë ndërkombëtare; ka marrë emrin sipas pseudonimit të krijuesit të kësaj gjuhe, mjekut polak L.L. Zamenhof - Doktor Esperanto ( Doktor Plenus Spei ). Esperantisti fr. ai që e njeh dhe flet esperantisht. Esro ang. European Space Resarch Organization - Organizata Europiane për Hulumtime të Gjithësisë 1962. Establishment /i ang. establishment - krijim, themelim, enti, organi a institucioni erudit profesional, shkallë e ngritjes së lartë në një fushë

Page 302: Behram Ismaku

302

të ek. polit., kulturës, religjionit me karakter shtetëror, krijim i një qeverie, vendosje e një sistemi shtetëror në formën e institucionalizuar. 2. sot niveli i lartë i përgatitjes së një studiuesi sidomos në fushë të një shkence shoqërore (establishmenti i tij politik, filoz. ekonom.) Estetikë /a gr. aisthetike - ( aisthesis-ndjesi ), filoz. është shkenca që studion të bukurën në natyrë e në jetën shoqërore, ligjet e përgjithshme të krijimtarisë artistike e të përvetësimit estetik të realitetit dhe përmbajtjen; tërësia e pikëpamjeve që ka një krijues i veprave artistike, një artist a një dietar për artin në përgjithësi. Estetika si lëndë mësimore, ka rrugët dhe format e edukimit estetik, bukurinë dhe hijeshinë si veçori kryesore estetike; çdo bukuri në natyrë e çdo krijim i mendjes së njeriut që mund të zgjojë tek njeriu ndjenjën e të bukurit quhet estetike. Esteti është ai që ndjen, përcepton, studjon krijon, shijon, admiron, dallon dhe mbi të gjitha vlerëson të bukurën ( e bukur quhet gjëja që ka një harmoni të përsosur në vetëvete dhe ka një vlerë që na pëlqen shumë ). Esteziologji /a gr. aisthesis - ndjenjë; shkenca mbi ndijimet ( senzualitetin ). Estradë /a fr. estrade - parodi, gjini e vogël e artit

Page 303: Behram Ismaku

303

skenik me skeqe, këngë, numra akrobatikë, shfaqje argëtuese ku goditën si zakonisht të metat, dobësitë në punë, në jetë. Estradë fr. estrade - trupa që merret me këtë lloj arti, ndërtesa, binë e përgatitur nergut për skenë. Estrogjen /e gr. estros genan - që shkakton a stimulon ngacmime seksuale. Estromani /a gr. estros mania - tërbim dashuror, dëshirë e tepruar për dashuri. Etan /i gr. aitho - kim. hidrokarburant i tejngrirë i grupit të parafineve C 2 H6 , gaz pa ngjyrë, pa erë, paraqitet në gazrat e burimeve të naftës; përdoret në stabilimentet ftohëse për arritjen e temperaturave të ulëta, frigoriferë, ftohës etj. Etapë /a fr. etape - periudhë kohore, si pjesë e një procesi të gjatë, e cila ka disa veçori të caktuara dalluese, etapë kohore; sport. etapës së parë të garave i takojnë ose pjesë e largësisë që përshkohet gjatë një gare nga çiklistët. Etatizmi fr. Etatisme - shtet, shtetëzimi ( nacionalizim ) i jetës ekonomike e shoqërore të një vendi, sistem ekonomik ku vendos shteti, përkatësisht aparati byrokratik, zbatim i etatizmit. Etatizoj fr. etatiser - vërtetoj, verifikoj të hyra dhe të dala nga buxheti në llogari të qeverisë të shtetit. Etazhi fr. etage - kati i I II III.

Page 304: Behram Ismaku

304

Eter /i gr. aither - i pastër, shtresa e lartë e ajrit; kim. lëng kimik i pangjyrë, i avullueshëm C4H 10O përdoret në mjek. parfymeri etj. Eternit /i lat. aeternus - i përjetshëm; material ndertimi nga çimentoja e azbesti dhe që shërben për të mbuluar çatitë. Etezi /a gr. etesia - erëra të lehta të Mesdheut Etikë /a gr. ethos - zakon; filoz. shkenca që studion moralin, karakterin klasor e historik të tij, normat e sjelljes së njerëzve si një nga format e ndërgjegjës shoqërore, detyrat e tyre kundrejt njëri-tjetrit, atdheut, shtetit ; tërësia e normave. Etiketë /a fr. etiquette - copë e vogël letre a kartoni, që i ngjitet një malli a diçkaje tjetër për të treguar se cila fabrikë e ka prodhuar, çmimi, vendi ku dërgohet; shenjë që trego dikë a diçka. Etiketoj fr. etiqueter - ngjesë etiketat diçit. 2. fig. i vë shenjën për të keq dikujt. Etil /i fr. ethyle - kim. radikal njëvalent nga karboni e hidrogjeni C 2H3 gjendet në përbërje të bashkëdyzimeve org. Etilen /i fr. ethylen - kim. hidrokarbur pa ngjyrë C 2H4 me erë të dobët dhe helmues (etilik C2H3 që i përket etilit). Etimologji /a gr. etymologos - e vërtetë, fjalë; degë e gjuhësisë që studion prejardhjen e fjalëve të një

Page 305: Behram Ismaku

305

gjuhe, duke u mbështetur në historinë e saj e në lidhjet me gjuhët e tjera, prejardhja e një fjale. Etimolog /u gr. etymos logos - specialist në fushë etimologjie. Etimon /i gr. etimon - gjuh. rrënja ose fjala kryesore nga e cila e ka burimin fjala tjetër; forma e parë e fjalës nga e cila dalin fjalët e prejardhura. Etiologji /a gr. aitiologia - shkaku shkenca; mjek. dega që studion e hulumton shkaktarët e sëmundjeve të ndryshme. Etmoid /i gr. ethmos eidos - forma; anat. asht i imët. Etmolit /i gr. ethmos lithos - gur; magmë e forcuar në brendinë e korës së tokës (magmë është lëndë minerale që del nga brendi e tokës, vullkani). Etnark /u gr. ethnarshes - popull sundoj; zëvendës i mbretit. Etnarki /a gr. ethnos archia - popull sundoj; krahinë ku sundon etnarku. Etnik /e gr. ethnikos - që lidhet me një popull a me një komb të caktuar dhe me kulturën materiale e shpirtërore të tij. Etnikisht gr. ethnikos - që bazohet në një komb, një gjuhë me doke e zakone të njëjta. Etno gr. ethnos - popull, i popullit, i kombit. Etnobiologji /a gr. ethnos bios logos - shkenca që

Page 306: Behram Ismaku

306

studion veçoritë biologjike të një populli. Etnografi /a gr. ethnos grafos - shkencë historike që merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve, me kulturën e tyre materiale, shoqërore e artistike. Etnogjenezë /a gr. genesis - origjinë; prejardhja e një populli. Etnolizë /a gr. studim i ndarjes së grupeve të caktuara të njerëzve dhe kulturave nga bashkësitë e gjëra njerëzore e kulturore në epoka të caktuara kohore. Etnologji /a gr. etnhos logos - popull dhe fjalë, të folur, dije; shkencë që merret me studimin e origjinës dhe zhvillimin e popujve, kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore, ai që merret me këtë studim quhet etnolog. Etnos /i gr. ethnos - populli; tërësia e të gjitha veçorive të një populli që e bën popullin si të veçantë. Etnomuzikologji /a gr. ethnos+muzikologji - degë e muzikologjisë që studion folklorin muzikor. Etnopsikologji /a gr. ethnos psyche logia - popull shpirt shkencë; shkenca që merret me studimin e bashkësive të popujve a të fiseve, etnopsikologu. Etologji /a gr. ethnos logos - popull fjalë; filoz. shkenca që studion zakonet dhe shprehitë e

Page 307: Behram Ismaku

307

njerëzve. 2. zool. shkenca që studion mënyrën e jetës së organizmave të caktuar. Etydë /a fr. etude - studim arti a shkence, punim, vështrim. 2. muz. kompozim instrumental me mjeshtri, vlerë të dukshme. Eubiotikë /a gr. eu bios - mirë jetë; shkencë që studion mënyrën e drejtë të jetës. Eudemoni /a gr. eudaimonia - filoz. fat, fatbardhësi, lumturi. Eudiometër /ri gr. eudios metron - aparat për caktimin e pranisë së oksigjenit në ajër. Eufemizmi gr. euphesimsmos - shprehje e mirë, figurë që ka të bëjë me fjalë të zbutura, dashamirëse, që me hijeshi zëvendësojnë fjalën e rëndë, të keqe, të dhimbshme, të turpshme pa ia prishur kuptimin e parë, kuptimin e vërtetë të fjalës a frazës p. sh. në vend se ta quajmë një njeri me emër përtac - nuk i pëlqen fort puna, pianec - i pëlqen të ngrisë gota, gënjeshtar - të pasaktë, vdiç - u nda prej nesh, na la . nganjëherë eufemizmat përdoren edhe për qëllime satirike. Eufoni /a gr. eu phone - zë dhe tingull, bukurzani . Eufonik /e gr. bukur dhe tingull, bukurtingëllues,

Page 308: Behram Ismaku

308

bukurzanor shih! harmoni. Eufonium /i gr. euphonos - muz. bariton.Eufori /a gr. euphoria - durim, vetëkënaqësi, gëzim i tepruar, gjendje e sëmurë shpirtërore, sëmundje nervore, kur njeriu pushtohet nga ndjenja të forta gëzimi, kënaqësie e lumturie, si narkotik, pianec i madh, i bindur në parime të veta edhepse nuk janë objektive. Euforik /e lat. euphoros - i euforisë, që shkakton eufori. Eukinetikë /a gr. eu kineo - shkenca mbi shprehjen në lojën e baletit, ajo e lëvizjes së drejtë dhe të bukur. Eunuk /u gr. eunuchos - mashkull i tredhur që ruante gratë e haremit, i skopitur. Eupati /a gr. eupatheia - durueshmëria. Eupne /a gr. mjek. frymëmarrje normale. # kund. apnee. Eurekë /a gr. eureka - e gjeta! ia qëllova! pasthirrmë, klithje e Arkimedit matematikan e fizikan grek, i cili duke ndenjur në banjë, zbuloi ligjin se çdo trup i mbytur në lëng humbas nga pesha e vet, aq sa është pesha e shtrydhur e lëngut (ose gazit) me të. Eureka! thuhet kur dikush më në fund zgjidh ndonjë problem.

Page 309: Behram Ismaku

309

Euritmi /k gr. eu rythmos - ritëm, takt ; mjek. ritëm i rregullt, rrahje ritmike e zemrës, puls i rregullt, harmonik. Eustazi /a gr. eu stasis - gjendje; ngritje dhe zbritje e barabartë e sipërfaqes së detit. Eutanazi /a gr. eu thanatos - mjek. vdekje e lehtë, lehtësim i dhembjeve, vuajtjeve që i bëhet një të sëmuri që ska shërim. Eutimi /a gr. eu thymos - shpirt, frymë; mjek. gjendje e mirë shpirtërore. Eutoki /a gr. eu tokos - lindje; mjek. lindje e mirë, e rregullt, normale. Eutrofi /a gr. eu trophe - të ushqyerit; mjek. gjendje e të ushqyerit normal të organizmit. Evadim /i lat. evadere - ikje, largim, dalje, këcim, arratisje nga burgu; evadoj nga burgu lat. iki , largohem nga burgu. Evakuim /i lat. evacuare - largim, heqje, zbrazje, tërheqja dhe bartja e të plagosurëve dhe të smurëve nga fronti i luftës në prapavijë, shpërngulje e banorëve dhe tërheqja e të mirave materiale të rrezikuara nga armiku në kohë lufte ose me rastin e ndonjë fatkeqësie natyrore në kohë paqe. Evalvimi lat. evalvatio - përcaktimi i vlerës së diçkaje, vlerësimi.

Page 310: Behram Ismaku

310

Evazion /i lat. evasio - prapsje, tërheqje. Eventual /e fr. eventuel - i mundshëm, i rastit ose e rastësishme, e mundshme, që mund të ndodhë në kushte të caktuara. Eventual /isht lat. evenire - rastësisht, mundësisht. Eventualitet /i fr. eventualite - rast, mundësi. Evidencë /a lat. evidentia - pasqyrë, dukje, fletë regjistrimi, shënime a të dhëna që pasqyrojnë punën e bërë në një ndërmarrje a institucion. Evidencoj lat. evidens - regjistroj, mbaj shënim për diç. Evident /i lat. evidens - i qartë, i dukshëm, i saktë. Evokim /i lat. ex voco - prej thërres; rikujtim, ndjellje kujtimesh, ngjallje kujtimesh. Evokoj lat. evocare - ndjell, përmend, kujtoj, sjell ndër mend, rikujtoj. Evolucion /i lat. evolutio - filoz. pëson ndryshim; proces i zhvillimit të një sendi a dukurie nga një gjendje e ulët në një më të lartë dhe më cilësore. 2. biol. zhvillim shkallë-shkallë e i ngadaltë i bimëve dhe kafshëve nga një lloj në një tjetër më të përsosur, nga një gjendje në tjetrën, nga një fazë e zhvillimit në tjetrën. Evoluon /i lat. evolvere - kalon nëpër një varg ndryshimesh e zhvillimesh; gjuhë /â nazale evolon

Page 311: Behram Ismaku

311

dhe shkrihet në / ë : hanë – hënë, baj – bëj, asht - është. Evolucioni emergjent lat. emergere - ngrihet, del për sipër, duket qartë, ndryshim që duket qartë. Evolucionon lat. evolutio - zhvillohet, i nënshtrohet zhvillimit. Evolues /e lat. evolvere - zhvillimor, evoluon zhvillohet shkallë-shkallë. Exat. ex - jashtë, prej, nga mungesë, humbje. Exo gr. nga jashtë. Ezofag /u gr. aisophagos - kapërcell që qon ushqimin në stomak. Ezopik /e gr. aisopeios - spirituoz, mendjehollë, gaztor, mahitar. 2. i shëmtuar, i keq. Ezotropi /a lat. esotropia - mjek. syshtrembër. Fabulë /a lat. fabula - përrallë ose tregim i shkurtër që ka si personazhe kafshë bimë a sende, fjalët dhe veprimet i kanë me kuptim alegorik dhe japin një mësim nga përvoja e jetës; marrëdhënjet midis njerëzve shprehen tërthorazi, me alegori duke i veshur kafshët ose sendet me të gjitha tiparet e njerëzve, shpesh ka përmbajtje didaktike, mësim moral që merr fund moral, Ezopi grek në shek. VI para e. r. pastaj Fedri romak lëruan fabulën, në mënyrë alegorike me anë figurash, lavdëruan vendosmërinë e njeriut në luftë me të keqen,

Page 312: Behram Ismaku

312

trimërinë, sinqeritetin, modestinë, punën që njeriu kryen me respekt, është i njohur La Fonteni frëng, fabulist të shek. 17. në shqipe shkruan dhe përshtaten fabula nga gjuhë të huaja Naimi,Çajupi, Bulka, Xanoni, Kristo; disa fabula i quajnë edhe renditjen e ngjarjeve në mënyrë kronologjike në një vepër letrare ( shih tek subjekti i veprës ). Fajancë /a fr. faince - qeramikë e një deltine të përzier me gjips që përdoret për të bërë enë kuzhine, sende tjera. Fajkua /oi lat. falko - zool. shpend grabitçar me bisht të bardhë, skifter, petrit. 2. fig. njeri i shkathët trim e guximtar. Faksimil /e lat . faksimile - model, kopje, fotokopjim i dorëshkrimeve, bëj të ngjashëm si ai mëparshmi, riprodhim dokumenti në mënyrë identike nga origjinali me anë të shtypit, fotografimit a vizatimit. Faksimilet botohen nganjëherë së bashku me veprat për të treguar shkrimin e autorit ose për të vënë në dukje fazat e procesit krijues, duke vënë re korrigjimet e prishjet e bëra në tekst nga vetë dora e autorit. Fakt /i lat. factum - diç e vërtetë, , ndodhi e vërtetë, dëshmi e vërtetë apo diç tjetër që shërben për të argumentuar një mendim, një tezë për të arritur deri në përfundim, dëshmitë pra që na

Page 313: Behram Ismaku

313

shërbejnë për të mbështetur akuzën ose për të kundërshtuar atë. Faktik /e lat. faktum - i vërtetë, real. Faktoj lat. facere - vërtetoj me fakte, argumentoj diç. Faktor /i lat. factor - rrethanë a forcë lëvizëse që ndihmon të kryhet një punë, të arrihet një përfundim; fakt që përcakton rrugën e zhvillimit të një dukurie a diç tjetër; mat. një numër i plotë, jo nr. një, që kur shumëzohet me vetëveten ep një, nuk ep prodhim. Fakultativ /e lat. fakultas - mundësi; i mundshëm në kushte të caktuara, jo i domosdoshëm, i rastësishëm, jo i detyrueshëm. Falangë /a gr. phalanx - dredhi ushtarake. 1. fig. krijim i një ideje të re, fashizmi spanjoll. Falimentim /i it. fallimento - dështim, dështoi, bankotoi, humbi një ndërmarrje, falimentoi një ndërmarrje sepse shpenzimet janë më të mëdha se sa fitimi. Fals /e lat. falsus - i rremë. Falsifikoj lat. falsificare - shtrembëroj të vërtetën, falsifikues. Fanar /i it. fanale - fener ( feneroj it. jap sinjale me fener) Fanatik /izëm lat. fanatikus - njeri dogmatik që

Page 314: Behram Ismaku

314

verbërisht dhe me këmbëngulje mbron fenë a një ide tjetër; zell i tepruar lidhur me fenë, ai që mbron dhe zbaton me ngulm pa lëshime një mendim a diçka të vetën; fanatizmi lat. besim i verbër dogmatik fetar, zell i tepruar në vepra fetare, që vepron e jeton sipas mendimeve e zakoneve prapanike, njeri i lidhur me mish e me shpirt për diçka. Fantastik /e gr. phantastikos - pjellë e fantazisë, e pabesuar, e jashtëzakonshme. Fantastikë /a gr. phantastikos - rezultat i fantazisë, një gjë që është krijuar në imagjinatë, e menduar, e çuditshme, joreale. Fantazmagori /a gr. phfantasmagori - magji, halucinacion, shkathtësia e të treguarit të fantazmës me anën e veglave optike. Fantazi /a gr. phantasia - përfytyrimi, paraqitje, figurë, fuqi e përfytyrimit, aftësi e ndërgjegjës për të krijuar figura shqisore ose logjike mbi bazën e transformimit të mbresave të marra nga realiteti, fluturim i lirë i mendimit, gjë e shpifur nga mendja, që nuk është e vërtetë dhe që nuk mund të realizohet, copë muzikore në formë të lirë. Fantazi krijuese - aftësia e shkrimtarit për t’i paraqitur faktet, objektet, njerëzit, me gjallëri dhe forcë të atillë sa të na duket sikur i shohim, sikur i

Page 315: Behram Ismaku

315

kemi para sysh, me karakteristikat e tyre të veçanta, si gjëra konkrete e të njohura; fantazia është forma më e lartë dhe më e fuqishme e imagjinatës krijuese, është veti e gjenisë krijuese të poetëve dhe shrimtarëve të mëdhenj. Fantazma gr . phantasma - hije që na përhihet, që na fanitet; diç që përfytyrohet si paralajmëruese e një të keqeje, diç që ndjell një të keqe, hije e keqe. Fantazoj gr. phantasma - ëndërroj, trilloj, sajoj, përfytyroj diç të bukur e të këndshme që nuk është por dëshiroj të jetë, trilloj të paqena që nuk kanë ndodhur e nuk mund të ndodhin në të vërtetë. Far /i nga ujdhesa Faros - fener elektrik, dritë automobili. Farad /i fiz. Michael Faraday fizikan dhe kimist anglez 1791-67 njësi për matjen e kapacitetit elektrik. Faradizëm /mi nga Faradai - mjekim me anë të rrymës së alternuar me freguencë të vogël. Farise /u gr. pharisaeus - mis i partisë religjioze politike te ebrejt, filistinë. 2. fig. hipokrit, dyftyrësh. Farmaceutikë /a lat. farmaceutik mjek. degë e mjekësisë që merret me përgatitjen, përpunimin e me ruajtjen e barnave. Farmaceutik /u lat. farmaceutik - përdoret si bar

Page 316: Behram Ismaku

316

mjekues ose parandalues i një sëmundje. Farmaci /a lat. pharmacia - barnatore. Farmacist /i gr. pharmakon - barnatar i specializuar. Farmakologji /a gr. pharmakon - bar, ilaç, helm. 2. fig. thuhet për çdo gjë që është e hidhur a shumë e kripur, djathi ishte. 2. shkenca që studion barnat. Farmakos /i gr. farmak+os - helmoj, i bëj të keqen dikujt. Farmakolog /u gr. pharmakon logos - bar dije; specialist në farmaceutikë. Farsë /a lat. farsa - një lloj komedie e shkurtër, shaka, tallje, pjesë teatrale në një akt me përmbajtje komike plot bufonada, nganjëherë edhe vulgare „Dredhitë e Skapenit“ të Molierit me elementet që ka, si dhe shumë komedi të teatrit freng njihen si farsa. Fasadë /a fr. façade - arkit. faqja e përparme e një ndërtese, ana e jashtme, ballinë, parëse e pallatit, e shtëpisë. 2. fig. pamje e bukur. 3. keq. pamje që të gënjen, që fsheh të keqen a të shëmtuarën. Fashikull /i lat. fasciculus - shtypshkr. pjesë libri a reviste, që përbëhet nga disa fletë 4, 8, 16; secila nga pjesët e një vepre, që botohet pjesë-pjesë në

Page 317: Behram Ismaku

317

libra të vegjël ose si broshura. Fashist /e it. fascista - anëtar i fashizmit ( formë e diktaturës së hapët terroriste të borgjezisë imperialiste) që ka për qëllim të shtypë lëvizjen revolucinare të proletariatit dhe të masave të gjëra punonjëse, të zhdukë nga rrënjët demokracinë, të pushtojë me luftë vende të tjera, Itali fashizmi u shfaq më1922, në Gjermani 1933 pastaj në Spanjë, në Japoni etj. Fat /i lat. fatum - koncept fetar mbi një forcë të mbinatyrshme që përcakton të mira e të këqia, ngjarje, fate e çdo hap të njeriut në jetë. Fatalizëm /mi fr. fatalisme - filoz. fet. koncept sipas të cilit çdo gjë që ndodh në realitet duke e përfshirë edhe jetën e njeriut, është e përcaktuar nga një vullnet i plotfuqishëm e hyjnor, nga fati. Fatal /e lat. fatalis - që pëmbys, fatalitet ose fatkeqësi. Faturë /a it. fattura - dëftesë që përmban llogarinë e një malli të shitur, kuitancë. Faturoj it. fatturare - shënoj në një dëftesë sasinë dhe çmimin e një malli që shitet ose blihet, bëj faturën. Faull /i ang. foul - sport. gabim. Faunë /a lat. fauna - shtazëri.

Page 318: Behram Ismaku

318

Favor /i lat. favor - një e mirë ( në të mirën tënde ) një nder që i bëhet tjetrit, hatër, pajë, anë ( në favor tënd ). Favorit /i lat. i preferuar, i dashur. Favorizoj fr. favoriser - anoj, i mbaj pajë, hatër. Favorshëm lat. favor - i dobishëm për njeriun, dikë tjetër. Fazë /a gr. phasis - pjesë jo e gjatë kohe në zhvillimin e një veprimtarie, të një procesi, të një dukurie etj. shkallë e veçantë në zhvillimin e diçkaje. 2. biol. shkallë e veçantë në jetën e një organizmi; sport. etapë. 3. astr. fazat e ndërrimit të pamjes së Hënës. 4. El. faza I II ; pjesa e një rakete , fazore /ndryshim. FE kim. simbol kimik për hekurin. Febrifugë /a lat. febris fugare - vë në ikje, dëboj; mjek. mjete kundër etheve. Fedeizmi lat. fides - besim; filoz. doktrinë që shtrembëron shkencën për të mbrojtur dogmat fetare, për të vënë shkencën në varësi të fesë. Fëbe /a gr. phoibos - astr. satelit i nëntë i Saturnit i zbuluar në vitin 1898 nga Pikeringu. Fërnet /i it. fernet - një pije alkoolike me shije të hidhur e me veprim tonik. Federatë /a it. federato - bashkim; shtet i formuar nga disa shtete të vogla, bashkim shtetesh në një

Page 319: Behram Ismaku

319

federatë. 2. që lidhën me mënyrën e qeverisjes të një federate. Fejton /i fr. feuilleton nga feuille - fletë, artikull me karakter satirik që botohet zakonisht në shtypin periodik dhe vë në pah të metat dhe dobësitë në jetën e përditshme të njerëzve, u përdor në Francë në shek. e 18. për herë të parë në formë artikujsh kritikë në lidhje letërsi e shkencë; në shqipe fejtoni u lërua gjatë L. N. Ç -ës nga SH. Musaraj gati si një pamflet, demaskon tradhëtarë e okupatorë të vendit edhe sot fejtonin e hasim në shtypin periodik dhe shërben për të goditur të meta negative në shoqëri. Fekale /t lat. fecali - agrokim. jashtëqitjet e njeriut. Fekondim / i lat. fecundation - biol. bashkangjitja e qelizave frytore të femrës me ato të mashkullit, frytdhënja është fëmija që do të zhvillohet në mitrën e nënës dhe pas nëntë muajsh lindja e bebës së vocërr. 2. fekondimi lat. kryqëzimi i qelizave nga sperma e dy gjinive. Feminizëm /mi fr. feminisme - femra; lëvizja e grave për t’u barazuar me të drejta si meshkujt. Feminist /i fr. feministe - bandill, gruar, çapkën. Fener /i gr. phanarion; let. fanar. 1. llambë ndriçimi me vajguri, me bateri. 2. udhërrëfyes për

Page 320: Behram Ismaku

320

anijet, për trenat etj. Feniks /i lat. phoenix - zog përrallor, simbol i ringjalljes së pandërprerë, sipas mitologjisë popullore ishte një zog që kishte vetinë të ndizej dhe të ringjallej përsëri nga hiri i vet. 2. fig. me këtë emër thirret një njeri shumë i shquar dhe me veti të jashtëzakonshme në një fushë të veprimtarisë. Fenol /i gr. phaino-oleum - ndriçoj vaj; kim. acid fenik, mjet për dezinfektim. Fenologji /a gr. phaino logos - ndryshimet e bimës gjatë vjetit në lidhje me ndryshimin e klimës njëkohësisht. Fenomen /i gr. phainomenon - i shfaqur, i jashtëzakonshëm, i veçantë, me prirje dhe aftësi të jashtëzakonshme. Fenomenal /izmi gr. phainomenon - filoz. rrymë idealiste subjektive me tezën se objekti i drejtpërdrejtë i njohjes është vetëm ndijimi. Ferman /i turq. ferman - dekret a urdhër me shkrim i sulltanit në Perandorinë Osmane për një gradim, për një dekorim, për një shpërblim ( për një dënim iron ), dokument zyrtar, dëshmi. Feri /a fr. feerie - zanë, shtojzovalle, xhindët. 2. pjesë teatrale me personazhe fantastike. Fermel /e turq. fermene - jelek i gjatë grash i

Page 321: Behram Ismaku

321

qëndisur me ari. Ferment /i lat. fermentum - kim. farë, majë, tharm. Fermentoj lat. fermentare - tharmëtoj. Fermer/i fr. fermier - fshatar. Fermë /a fr. ferme - bujq; ndërmarrje gjedhesh, pulash shpendësh. Fermium /i Fe kim. element radioaktiv, që prodhohet artificialisht, nr. rendor e ka 100. Fes /i turq. fes - kapuç i kuq ( i zi ). Festë /a it. festa - e kremte, ditë pushimi. Festim /i it. festa - mënyra e të kremtuarit. Festoj it. kremtoj. Festival /i fr. festival - festë publike, ku tregohen forcat e një dege të artit ( muzikor, folklorik, sportiv ). Fetish /i fr. fetiche - idhull; gur, dru me pamje njeriu që besimtarët i falën me përulje. Fetishizoj fr. fetich+izoj - i vesh një sendi veti a fuqi magjike e të mbinatyrshme, e adhuroj atë si hyjni dhe i përulem verbërisht, e shenjtëroj një send, i falem me përulje. 2. fig. e hyjnizoj e adhuroj, i besoj dhe i përulëm diçit verbërisht, e shndërroj diçka në fetish ( turq. dini dinar thuhet për ata njerëz a matrapazë që botën dhe çdo gjë tjetër e shikojnë nëpërmjet parasë).

Page 322: Behram Ismaku

322

Feud /i lat. feudum - çifligar; pronar i madh tokash i rendit feudal, përfaqësues, pjesëtar i klasës sunduese, shfrytëzues i pamëshirë i klasës së ulët (bujkorobit). Feudal /i lat. feodalis - pronar i tokës dhe shfrytëzuesi i bujkorobit. Feudalizëm /mi lat. rendi, sistemi ekonomik e shoqëror i mjeteve të prodhimit, rendi shfrytëzues e sundues. Feudo-borgjeze lat. feodalis it. borghese - shpreh e mbron interesat e feudalëve e të borgjezisë kur (marrëdhëniet feudale gërshetohen me marrëdhëniet kapitaliste). Fiasko /ja it. fiasco - dështim i plotë në një punë, dështoi. Fibër /ri lat. fibra - mjek. fill, fije, pejzë. Fibrinë /a lat. fibrina - mjek. një lloj proteine që formohet në gjak në çastin kur ky pikset. Fibrozë /a lat. fibrosis - shumicë, bollëk; mjek. formim patologjik i indit fijor, shndërrim në ind fibroz, prirje për formim të indit fijor (degjener. fibroid-fibrosis reperitonealis) Fibulë /a lat. fibula - togzë, mbërthecë, karficë; anat. koska e jashtme dhe më e vogla e dy koskave të kërcirit. Fidan /i turq. fidan - mënjollë; fidanishte turq.

Page 323: Behram Ismaku

323

mënjollishte. Fideizëm /mi lat. fides - filoz. doktrinë reakcionare që shtrembëron shkencën për të mbrojtur dogmat fetare, për ta vënë shkencën në vartësi të fesë, ithtar i kësaj është fideisti. Fifa fr. Federation Internationale de Fotball Association -Federata Ndërkombëtare e Futbollit. Figurë /a lat. figura - dukja, pamja e dikujt a e diçkaje; pasqyrim i diçkaje nga bota e brendshme / nga bota e jashtme në vetëdijen e njeriut. 2. qëndrim që merr dikush kur luan një valle a balet. 3. mat. pjesë e një rrafshi e kufizuar me një vijë të mbyllur, tërësi pikash e vijash, vizatim, skicë, ilustrim; gjuh. figurat stilistike. 4. let. art. realizim artistik që mishëron veçori tipike të jetës shoqërore, figurë shahu. 5. muz. fig. ritmike, melodike etj. Figuroj lat. figurare - jap formën, formoj, imagjinoj, stolis, parafytyroj, zbukuroj. Figurshëm lat. figur+shëm - gjuh. që nuk përdoret në kuptimin e vertetë drejtpërdrejt, po në një kuptim të prejadhur, i cili lidhet me të parin nëpërmjet ngjashmërisë, krahasimit që shpreh diçka nëpërmjet një figure. Figurativ /e lat. figurativus - që pasqyron me figura e në mënyrë të gjallë e konkrete diç nga

Page 324: Behram Ismaku

324

realiteti, i figurshëm. Fiks /e lat. fixus - ekzakt, i prerë, i caktuar me përpikëri, pikërisht. Fiksoj fr. fixer - ngul, mbërthej, caktoj orën, ditën. Fiksues /e fr. fiksoj - ngulitës. Fiksim /i fr. fiksoj - trillim, sajim. Fiktiv /e lat. fiktivus - i menduar, i shtimë, fals, falëse etj. Fil /i turq. fil - zool. elefant; shah. oficer i bardhë ( i zi ). Filantrop /i gr. philanthropos - njeridashës, altruist # kund. mizantrop. Filantrpizëm /mi gr. philos antropos - mik i njeriut; njeridashje, njerëzi, humanitet. Filharmoni /a gr. philos harmonia - barazi zërash, orkestër simfonike që organizon koncerte dhe përhap muzikë. Filateli /a fr. philatelie lirim nga tatimi; 2. mbledhje pullash poste për koleksion; studimi i tyre për të njohur vlerën e tyre historike, klasifikimi për t’i ruajtur. Filaturë /a it. filatura - tjerrje, të tjerrurit. Fildish /i turq. fildisi - dhëmb elefanti, vlen për stoli të ndryshme. Fildishtë turq. fildisi - karficë, dorezë, stoli, dhëmb fildishi.

Page 325: Behram Ismaku

325

Filetë /a it. filetto - thelë e hollë mishi, e prerë nga dy anët e shtyllës kurrizore të një kafshe, peshkut etj. pa hala, thela. Filetaturë /a it. filettatura - tegel, të qepurit tegel, petë tegeli. Filetoj lat. filettare - tjerr; tek. punoj vijaskat e vidhës. Filial /i lat. filialis - degë; i bankës, i bibliotekës etj. Filigran /i it. filigrana - telish Filipikë /a Filipi mbret i Maqedonisë - kështu quheshin në fillim ligjëratat e famshme të gojtarit grek Demosteni të vitit 349 deri më 338 para erës së re kundër Filipit, mbretit të Maqedonisë, i cili rrezikonte pavarësinë e Greqisë. Filiteizëm /mi gjerm. philister - mikroborgjez, dyftyrësi, shpirtngushtësi etj. Filistin /i gjerm. philister - njeri me horizont të ngushtë mikroborgjez dhe me sjellje hipokrite. Film /i ang. film - shirit celuloidi, pllakë e tejdukshme që përdoret për të riprodhuar diçka në fotografi, kinematografi, mjekësi. 2. shfaqje që regjistrohet në një shirit të tillë dhe jepet në ekran, vepër kinematografike; shirit me pamje të ndryshme për konkretizim mësimi. Filmoj ang. film - kinem. regjistroj pamje ose

Page 326: Behram Ismaku

326

skena në një film kinematografik, marr në film. Filo gr. philos - që e do dikë a diçka, që ka dashuri për diç a për dikë: filoshqiptar, filokomunist, filogrek etj. Filokserë /a gr. phillon xeros - shojzë e thatë; zool. kandërr që dëmton rëndë hardhitë. Filologji /a gr. philologia ( filos - mik, logos -fjalë) me këtë term përfshihen shkencat që merren me studimin e gjuhës, letërsisë, kulturës së popujve të ndryshëm, duke u mbështetur kryesisht në studimin dhe interpretimin kritik të veprave letrare e historike të epokave të ndryshme. 2. si shkencë lindi në shek.17.18. kur filologët klasikë përveq studimit të monumenteve të shkruara të botës antike, gjuhës e letërsisë antike studjonin historinë, të rdejtën, filozofinë, besimin e popujve të lashtë; në shek.19. me zhvillimin e vetëdijes kombëtare të popujve të Europës, mori hov të ri studimi i gjuhëve dhe i letërsive kombëtare. 3. kështu lindi filologjia romane, gjermane. Filologji /a gr. philologia - tërësia e shkencave që studiojnë gjuhën dhe krijimtarinë letrare të një populli. Filologu gr. philologos - specialist, arsim të lartë në filologji. Filozofi /a gr. phileo-sophia - dua dije, mençuri;

Page 327: Behram Ismaku

327

shkenca mbi ligjësitë e përgjithshme të qenies dhe të mendimit, të njohjes njerëzore. Filozof /i gr. philosophos - mendimtar që merret me problemet filozofike, njeri i ditur, që gjykon në mënyrë të thelluar dhe me urtësi, specialist me arsim të lartë në filozofi. Filozofoj gr. gjykoj duke i parë çështjet nga pikëpamja filozofike. 2. iron. flas në mënyrë abstrakte, duke përdorur arsyetime të ndërlikuara e fjalë të mëdha, por pa ndonjë vlerë. Filtër /ri lat. filtrum - kullore. Filtrim /i lat. filtroj - kullim. Filtrues /e lat. filtrues - kulluese. Filxhan /i turq. filcan - kupë e vogël e kafe. Final /e lat. finalis - fundi, përfundimtar; pjesa e fundit e një vepre muzikore a teatrale. Finalist /i lat. final ist - pjesëmarrës në garat e fundit. Finalist /e lat. final ist - sport. pjesëmarrëse në garat e fundit. Financë /a it. finanza - mjetet monetare që ka një shtet, gjendja e tyre, qarkullimi i tyre dhe veprimet që kryhen me to. 2. degë e administratës shtetërore që merret me këto mjete e veprime. Financoj it. finanziare - e ndihmoj me të holla dikë, jap dikujt mjete të nevojshme për diç .

Page 328: Behram Ismaku

328

Fin a finesë/a fr. fin < finesse - i imtë, i hollë; hollësi imtësi. Finok /u, e fr. finoque - mendjehollë e dinak, që vepron me dhelpëri e djallëzi, finok, finoke, ishte finok. 2. njeri i hollë nga mendja e dinak, finok i madh njeri, dhelprak e i djallëzuar. 3. finoku bot. lloj maraqi i butë me erë të mirë, me gjethet e poshtme të mishta e të mbledhura si qepë, që hahen ose përdoren në mjekësi: finok i zier ( i skuqur ), sallatë ( gjellë ) me finok. Finokri /a fr. të qenët finok, dinakri, dhelpëri etj. Firmë /a it. firma - nënshkrim; ndërmarrje industriale a tregtare e cila prodhon ose shet mallra me markën e vet. Firmoj it. firmare - nënshkruaj. Fiskal /e lat. fiscalis - lëndë e arkës shtetërore, i arkës shtetërore, mbrojtje e të drejtës shtetërore, te ne advokat. Fiskal /e lat. fiscalis - që i takon arkës shtetërore, në dobi të arkës shtetërore, viti fiskal, i mbledhjes borxheve, obligimeve, të ardhurave shtetërore. Fistulë /a lat. fistula - mjek. kanal i panatyrshëm që formohet më së shumti vetvetiu, rrallëherë pas operacionit, nëpër të cilin rrjedhë lëngu fiziologjik ( qumështi, pështyma ) e patologjik ( qelbi ). Fishek /u turq. fisek - gëzhojë metali mbushur me

Page 329: Behram Ismaku

329

barut e me plumb dhe me kapsolle te fundi. Fizikë /a gr. physis - shkencë natyrore, që studion vetitë më të përgjithshme të materies si dhe ligjet e format themelore të lëvizjes e të ndryshimit të saj. Fizik /e gr. physis - që ka të bëjë me trupat, me lëndën, me natyrën që janë në të vërtetë dhe kapen me anë të shqisave ( toka, klima, bota bimore e shtazore ). Fizikan /i gr. physis - spec. në fushën e fizikës. 2. fizikisht nga pikëpamja fizike, nga ana lëndore, sipas shkencës fizike, pikëpamja e trupit e shëndetit. Fiziologji /a gr. physis-logos - natyrë-shkencë; shkencë natyrore që studion ndërtimin dhe veprimtarinë jetësore normale të organizmave të gjallë ose të një organi të tyre. Fiziolog /u lat. physis logos - specialisti në fushë të fiziologjisë. Fizioterapi /a physis therapia - mjek. mjekimi me faktorë natyrorë ( me anë të dritës, të nxehtësisë, me ujëra minerale, me ajër klimatik, instrumente elektrike etj.) Fjeld /i norv. fjeld - rrafshlartë malore e të mbuluara me kësula akulli. Fjord /i norv. Fjord - gjeogr. gji deti, i thellë e i ngushtë me brigje të thepisura.

Page 330: Behram Ismaku

330

Flagrancë /a it. flagranza - çasti kur dikush kapet në vend duke kryer një faj ose një gabim të rëndë. Flagrant /e it. flagrante - që duket sheshit, i hapët, që nuk mund të mohohet (për një veprim jo të mirë). Flaut /i it. flauto - muz. vegël frymore në trajtën e një fyelli me 14 vrima. 2. flautisti it. muzicienti i flautës. Flamur /i flamurë/t flamuj/t pëlhurë e hollë e lehtë me forma e me ngjyra të ndryshme, që vihet në një shtizë dhe është simbol i një shteti, i një kombi, i një organizate, i një ushtrie. 2. figura e këtij simboli e qëndisur ose e vizatuar diku: Flamuri kombëtar, flamuri kuqezi, pëlhurë e kuqe si gjaku me një shqiponjë të zezë në mes. 3. ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e derdhur të heronjve për liri, në mbrojtje të popullit dhe atdheut; shqiponja ngjyrëzezë simbolizon sakrificën, flijimin e heronjve, martirëve, dëshmorëve për liri të atdheut. 4. fig. me flamur lidhën idetë themelore që frymëzojnë njerëzit dhe u tregojnë rrugën që duhet të ndjekin në jetën e në veprimtarinë e tyre. Flamuri ideal i lartë frymëzues, Flamuri i Skënderbeut, Flamur i lirisë, Himni i flamurit, Betohemi përpara flamurit. Flamuri shërben edhe si shenjë, për t’i tërhequr vëmendjen dikujt.

Page 331: Behram Ismaku

331

Flamurtari është prijës i luftës, prijës i fitorës e mbrojtës i fitorës, prijës i së resë bashkëkohore, ai u qëndron në ballë stuhive, në ballë veprave të mëdha. Flamurin shqiptar e qëndisi Marigona. Ngrit flamurin e lirisë! Ngrit flamurin e fitores!Flegmatik /e gr. phlegman - psikol. që i shfaq ndjenjat e mendimet dhe që vepron në mënyrë të qetë, të matur e të ngadaltë, që është i përmbajtur në të folur e në veprime; i shtruar e gjakftohtë. Flit /i ang. flit - helm i lëngshëm që përdoret për të shfarosur mizat etj. Flirt /i ang. flirt - dashuri për humbje kohe pa qëllime serioze. Florë /a lat. flora - bimësia. # kund. fauna - shtazëria. Flotë /a fr. flotte - usht. tërësia e anijeve luftarake tregtare të peshkimit etj; forca detare e një shteti. Fluid /e lat. fluidus - mjek. i rrjedhshëm, që rrjedhë, i lëngët. Fluks /i lat. fluxus - rrjedhje; fiz. hiperemi aktive arteriale. Fluor /i lat. fluere - kim. F. element kimik, gaz ngjyrë të gjelbër në të verdhë dhe me erë të fortë. Flur on lat. fluer - kim. shkëputet nga trupi që e përmban dhe përhapet në ajër një lëndë e gaztë. Fluoroshencë /a it. fluoroscenza - fiz. dukuria e

Page 332: Behram Ismaku

332

disa materieve, të cilat nën ndikimin e rrezeve të padukshme të dritës ( ultravjollce ) lëshojnë dritë të dukshme e të theksuar; kjo dukuri ( fluoroshencë ) zgjatë vetëm në kohën e rrezatimit të materies, porsa ajo të pushojë, pushon edhe dukuria e fluoroshencës. Fluror /e lat. fluere - i avullueshëm. Fob gr. phobeomai - urrejtës; kundërshtar i dikujt, frakofob. Fobi gr. frikë, mosdurim; aerofobi, bakterofobi, fotofobi etj. Fobosi gr. phobos - astr. sateliti i parë i Marsit, i zbuluar në vitin 1877 nga astronomi A. Holl. Fokë /a gr. phoke - zool. gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë, lëkurën të mbuluar me qime të shkurtra, që ushqehet me peshq dhe që gjuhet zakonisht për t’i marrë dhjamin e lëkurës. 2. fig. njeri i trashë e i ngathët që mezi lëviz. 3. mjek. sëmundje me ethe e mahisje lëkure, të kuqtë e madh. Foks /i ang. foxtrot - vallëzim i shpejtë në çifte. Folklor /i ang. folk lore - popull, dituri, kulturë, tërësia e krijimeve artistike gojore ( anonime ) të përcjellura brez pas brezi: rite, këngë, valle, doke të një populli. 2. ky term lindi në shek.19 në Europën perëndimore dhe u përhap gjërësisht në

Page 333: Behram Ismaku

333

terminologjinë shkencore për të shënuar krijimtarinë popullore; folkloristi grumbullon dhe stjudion këto si p.sh. Frano Bardhi 113 proverba, Thimi Mitko “Bleta shqiptare” J. De Rade, Z. Jubani, Kamarda, G. Majer, J. G. Hahni, H. Pederseni. Folkloristika ang. shkenca që merret mbledhjen sistemimin dhe studimin e krijimtarisë artistike të një populli, shkenca për folklorin. Fond /i fr. fond - ek. fin. tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim; tërësia e këtyre mjeteve që shërbejnë si burim dhe si rezervë kryesore për diçka, fond; pasuria e leksikut në gjuhë, fondi i fjalëve të një gjuhe. 2. fig. pasuri e çmuar. Fonderi /a it. fonderia - shkritore, uzinë ku derdhen në kallëpe metali ose xhami. Fonditor /i fr. fonditore - punëtori, shkrirësi. Fonemë /a gr. phonema - gjuh. njësia më e vogël e sistemit tingullor të një gjuhe, e cila shërben për të ndërtuar fjalët dhe bën të dallohen veshjet tingullore të fjalëve të ndryshme. Fonetikë /a gr. phonetikos - gjuh. tërësia e mjeteve tingullore të një gjuhe, ndërtimi tingullor i një gjuhe. 2. degë e gjuhësisë, që studion mjetet tingullore të një gjuhe, ndërtimin tingullor të saj dhe zhvillimin e tij ose sistemin e tingujve të

Page 334: Behram Ismaku

334

artikulluar në përgjithësi. Fonograf /i gr. phone grapho - aparat që regjistron reprodukon zanoret. Fonogram gr. phone gramma - regjistrim zëri në pllakë, në një film, ndërlidhje telefonike kur dëgjohemi në largësi. Fonologji /a gr. phone logia - gjuh. shkenca që studion sistemin e fonemave të një gjuhe dhe ndryshimet e tyre d.m.th. sistemin e tingujve të një gjuhe nga pikëpamja e përdorimit të tyre shoqëror në procesin e kumtimit midis njerëzve. Fonotekë gr. phone theke - ose diskoteka dhe gramoteka janë të incizuara në shiritin e magnetofonit të arkivit. Fontanë /a lat. aqua fontana - burim, krua, shadërvan, ujëhedhës etj. Foragjere /t it. foraggiera bujq. bimë barishtore ( jonxhë, misër, tërshërë etj.) ushqim për kafshë ose për shpendët. Formacion /i lat. formatio - shkollë, etapë e caktuar në zhvillimin historik e shoqëror të njerëzimit. 2. rend ekonomik. 3. filoz. gjeol. tërësia e shtresave të tokës. 4. usht. nënrepart të së njëjtës armë, repart, tërësi repartesh. 5. mënyra e vendosjes ose e rreshtimit të një grupi njerëzish të organizuar në një punë të caktuar.

Page 335: Behram Ismaku

335

Formal /e lat. formalis - që ka të bëjë me formën, sa për sy e faqe, që është sa për t’u dukur, sa për formë, mbështetet vetëm te forma dhe nuk e merr parasysh përmbajtjen, formalist. Formalisht lat. formal+ isht - sa për sy e faqe. Format /i it. formato - përmasat e një libri, reviste, gazete gjatësia dhe gjërësia e faqes së radhitur. Formular /i it. formulario - fletë me disa kërkesa që duhet të mbushet me të dhënat e nevojshme. Formulë/a lat. formula - pohim i shkurtër që përmbledh në mënyrë të prerë një ide, një parim; përkufizim i shkurtër e i përpiktë, tërësi shenjash e simbolesh. Formuloj it. formulare - shpreh me gojë a me shkrim një mendim, një parim, një rregull shkurt, çartë e në mënyrë të përpiktë. Fortifikatë /a it. fortificata - usht. vend i fortifikuar ( vend me mure mbrojtëse ) mure të trasha prej betonarmeje për mbrojtje nga zjarri, nga armiku. Fortifikoj it. fortificare - ndërtoj mure, llogore, kulla pozicione zjarri për t’u mbrojtur, ngre fortifikata në një vend, në një qytet për të forcuar mbrojtjen. Forum /i lat. forum - mbledhje e gjërë e anëtarëve të një organi drejtues të zgjedhur, të një partie a

Page 336: Behram Ismaku

336

organizate tjetër, si edhe vetë ky organ. 2. hist. shesh i mbledhjeve të gjëra të popullit në Romën e Vjetër ku zhvilloheshin gjyqe e panaire. Fosforoshencë /a it. fosforoscenza - veti e trupave të cilët për një kohë të gjatë i janë ekspozuar rrezeve të diellit, shndrisin në errësirë; shkëndijat e disa organizmave ( xixillojë ) Fosfat /i it. fosfato- kim. kripë e acidit fosforik, pleh kimik. Fosfor /i Ph gr. phosphoros - element i thjeshtë kimik, helmues, që gjendet në disa minerale, në kocka, në indet e bimëve e të kafshëve. 2. fosforite kim. kripë e acidit fosforik që shërben si lëndë e parë për prodhimin e superfosfatit. Fosforike gr. phosphoros - që shërben si lëndë e parë për prodhimin e supërfosfatit, që ndritë vetiu në errësirë. Fosil /i lat. fossilis - skeleti i një kafshe, eshtra të mbetura, gjeol. mbeturinë e një kafshe ose bime parahistorike, që është mbuluar në tokë dhe është ruajtur në trajtë të ngurtësuar. Fosilizohet / fosilizoj lat. kthehet në fosil, bëhet fosil, skelet i një kafshe a bime që ngurësohet (fosilizohet) s’ndryshohet më. Foto gr. phos, photos - dritë, pjesë e parë e disa fjalëve të përbëra. 2. spec. fotografi, fotoaparat,

Page 337: Behram Ismaku

337

fotokopje, fotoreporter. Fotoamator /i gr. fotoamatore it. amatore, njeri që mirret me fotografim nga dëshira, jo që e ka profesion. Fotokorespodent /i gr. fotokorrespondens - publicist që i ep fotografi një gazete nga vendi ku gjendet. Fotometër /ri gr. photometron - vegël e përsosur që vlen për të matur intenzitetin e dritës. Fotometri /a gr. photos metron - fiz. pjesë e optikës që mat dritën. Foton /i gr. photon - fiz. grimcë elementare e dritës. Fotoreporter /i fr. photos-reporteur - fotograf që është ngarkuar të ndjekë ngjarjet me anë të fotografive, të cilat botohen në një gazetë, në një revistë letrare. Fotostudio /ja gr. lat. foto-studium - studio ku shfaqen fotografitë. Fototekë /a gr. phos, phohos-theke - arkivi ku ruhen fotografitë. Fototerapi /a gr. foto-therapeia - mjekim, të mjekuarit me anë të dritës, sidomos nën ndikimin e rrezeve të kaltra dhe rrezeve ultraviolete. Fototipi /a gr. phototypos - punimi i klishesë me anë të procesit fotokimik.

Page 338: Behram Ismaku

338

Fototropizëm /mi gr. photos tropos - rrotullim; rritja e organit bimor në drejtim të dritës. Fragment /i lat. fragmentum - copë , pjesë e marrë veçmas prej diçkaje, pjesë e një vepre artistike, pjesë nga jeta dhe veprimtaria e dikujt. Fragmentoj lat. Fragment + oj - ndaj në pjesë të tërën, një vepër letrare. Fragmentar /e lat. fragmentarium - libr. është një vepër e paplotë, ka të mbledhura disa fragmente. Fragolë /a it. fragola - bot. man i tokës, dredhëz, luleshtrydhe. Frak /u fr. frac - pallto e zezë burri. Fraksion /i fr. lat. fraktio - përçarje, grup përçarës, grup i organizuar njerëzish, anëtarë të një partie politike, të cilët zhvillojnë në parlament një veprimtari të vetësishme, që për çështje të veçanta, ka pikëpamje të ndryshme me vijën e përgjithshme të partisë dhe hapur bën përpjekje brenda partisë. 2. fraksionizmi është veprimtaria përçarëse brenda një partie politike. Frakturë /a lat. fractura - shkronjë gotike, shkrim gotik; mjek. thyerje e koskave Françeskan /e it. fracescano - fet. murg i një urdhëri reaksionar katolik, të themeluar në shek. 13 ( kuvend kishe ) Frangu fr. franc - monedhë e Francës, Belgjikës e

Page 339: Behram Ismaku

339

Zvicrës. FRANG BARDHI ( 1606 – 1643 ) lindi në Kallmet të Zadrimës, studioi në Kolegjin e Loretos, pastaj në atë të Propogandës Fide në Romë. Punoi një fjalor “ Dictonarium latinoepiroticum “ ” Fjalori latinisht - shqip ” që u botua më 1635 ”Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ”, Proverba, etj. Frazeologji /a it. fraseologia - të shprehurit dhe dituri; gjuh. tërësia e togjëve dhe e thënjeve a e shprehjeve të qëndrueshme të një gjuhe, të cilat janë të pandashme nga ana leksikore, periudhë. Frazeologji gjuhësore it. pjesë e leksikologjisë që studion njësitë e tilla të një gjuhe a të një grupi gjuhësh . 2. njësi frazeologjike a tog i qëndrueshëm fjalësh ose thënje e shprehje e qëndrueshme që ka tiparet dalluese të frazeologjisë. 3. tipat e njësive frazeologjike: togfjalësh frazeologjik, fjalor frazeologjik, muz. pjesë e shkurtër e një vepre muzikore e që shpreh një mendim të plotë muzikor, frazë muzikore ( melodike ). 5. keq. stil frazeologjik ( stil i zbrazët ). Frazaman /i gr. phrasis - ( njeri i frazave që flet me fjalë të mëdha e bombastike ). Frazoj fr. fraser - flas fjalë boshe; fjalë e shprehje që dukën të bukura, por fshehin a shtrembërojnë të vërtetën ( frazeologji demagogjike ).

Page 340: Behram Ismaku

340

Frazë /a gr. phrasis - tërësi fjalësh, të lidhura me njëra tjetrën sipas rregullave gramat. të një gjuhe, të cilat shprehin një mendim të plotë. Frekuencë /a lat. frequentia - denduri; të përsëriturit, shpejtësia e përdorimit, e goditjeve etj. denduri e lartë ose e ulët e rrymës, tingujve. Frekuentuesi lat. frequentare - përsëritje e shpeshtë e provave. Frekuentoj lat. frequentare - shkoj shpesh në prova. Fregatë /a it. fregata - anije e shpejtëluftarake, shqiponjë deti. Frezë /a it. fresare - punoj në frezë një metal a një dru, i jap formën e duhur duke punuar në frezë. 2. shkrifëroj, thërmoj arën.Frëngji /a turq. frengi - dritare e vogël në muret e kullave. 2. usht. dritare e vogël e tankut e bunkerit. Frigoterapi /a it. frigor therapia - mjek. mjekim, kurim me të ftohtë. Frikativ /e fr. consonne fricative- fon. bashkëtingëllore fërkimore. Froidizëm /mi rrymë reaksionare idealiste në psikologjinë e filozofinë borgjeze që ka marr emrin sipas Zigmund Frojdit 1856/1939 mjek psikiatër, psikolog austriak ( psikoanalizë ).

Page 341: Behram Ismaku

341

Front /i lat. frontis - ballë. Frontal /e lat. frontalis - ballë për ballë, luftë frontale / luftë ballë për ballë. 2. trupa ushtarake të armatosura, forca vepruese që qendron në vijën sulmuese në luftë ballë për ballë me armikun. 3. vendi ku janë përqëndruar njerëz për një aksion në një fushë të caktuar, në bujqësi, rrugë, ndërtim. Frontal /e lat . frontalis - ballor. Frontalisht lat. fromtal+isht - në mënyrë ballësore; fiz. zonë kalimtare midis dy masave ajrore me veti fizike të ndryshme atmosferike, i ngrohtë, i ftohtë; organizatë e gjërë masive që lufton për vend, pavarësi kombëtare ( fronti kombëtar ). Frontispic /i lat. frontispicium - ballinë. Fruktozë /a. fructus - kim. sheqeri i frutave. Frustrim /i lat. frustratio – jonormal, e sëmurë, teket përsonale ( vetanake ) në rrethana aktuale, të cilat nuk mund t’i përmbushë individi, qëllimet as dëshirat e tija frustruese, qëllimkëqia. Frutari /a lat. fructus-dyqan pemësh, pemtari, frutikulturë. Fruton lat. jep pemë. Frutore /ja lat. fructus - enë prej qelqi, plastike që përdoret për të mbajtur pemë në tryezë.

Page 342: Behram Ismaku

342

Ftiziatër /ri gr. phthisis - tuberkuloz, specialist për sëmundjen e tuberkulozit të mushkërive. Fumarolë /a it. fumarola - gjeogr. dalje gazi dhe avujsh nga krateret e vullkaneve, nga rrjedhat e lavës. Fundament /i lat. fundamentum - themel, bazë e diç. Fundamental /e lat. fundamentalis - themelore. Funeral /i lat. funeralis - vdekje, mort, kufomë, xhenaze, ceremoni e përmotshme që bëhet kur varroset dikush, funeral zyrtar, morën pjesë në funeral. Funeral /e lat. funeralis - e mortshme. Funksion /i lat. functio - zyrt. veprim i kryer prej një nëpunësi, puna që bën një vegël, një mekanizëm; veprimtaria a puna që kryen shteti ose një organ, roli që luan gjuha në shoqëri. Funksionar /i fr. fonctionnaire - zyrtar. Funksionoj fr. fonctioner - veproj, bëj një punë. Furor /e lat. furor – tërbim, zemërimi, dhunë. Furore scribendi lat. shkresë budallaqe. Furor poeticus lat. zemërim poetik, sulm. Fusnotë /a gjerm. fusnnote - shënim në fund të faqes. Futur /i lat. futurus - gram. koha e ardhshme. Fuzion /i lat. fusio - shkrirje, tretje, bashkim

Page 343: Behram Ismaku

343

tingujsh. Fuzionoj fr. fusionner - bashkoj, shkrij. Gafë /a fr. gaffe - pakujdesi, gabim, proçkë; fjalë a shprehje e thënë fare pa vend, gabim trashanik. Gagarel /i it. gaga - njeri që vishet pas modës, kokoroshi krekoset. Gajde /ja turq. gayda - vegël muzikore me frymë. Gajdexhiu turq. gaidaci - muz. pop. ai që i bie gajdës. Gajushë /a sk. gaj - pyll me driza e shkurre të dendura në një vend moçalik, shkurret, grehull. Gajtan /i turq. gaytan - shirit, gjalmë i përdredhur prej mëndafshi, leshi a pambuku, ari a argjendi me të cilin qendisen e stolisen veshjet kombëtare. Galaktagogë /a lat. galactagoga - mjek. mjete që nxisin sekretimin e qumështit te lehona. Galaktapostemë /a lat. galactapostema - mjek. absces i gjëndrave të qumështit. Galaktikë /a gr. galaktos - qumësht; rruga e qumështit, kashta e kumtrit. 2. tërësi a numër i madh yjesh që formojnë një sistem më vete. Galaktiski /a gr. galactischia - qumësht; mjek. ndalim i sekretimit të qumështit. Galaktocelë /a lat. galactocele - mjek. tumor, cista e qumështit. Galaktometër /ri lat. gala metron - masë për

Page 344: Behram Ismaku

344

dendësinë e yndyrës së qumështit. Galaktorre /a gr. galactorrhoea - mjek. rrjedhje e vetvetishme e qumështit nga gjëndërat (poligalaktia). Galaktozë /a lat. galactosa - biokimi sheqeri i qumështit me fermentim. Galaktosemi /a lat. galactosaemia - mjek. helmim nga qumështi, për shkak të shfaqjes në gjak të acidit laktik. Galaktoterapi /a gr. gactotherapia - mjek. kurim me qumësht, me gji të nënës. Galaktozimë /a gr. galaktozyme - mjek. pije e ushqyeshme me qumësht pele. Galaktozuri /a gr. galactosuria - prania e galaktozës në urinë. Galenë /a gr. galene - xehe plumbi, që përmban squfur e plumb, sulfid i plumbit. Galeri /a fr. galerie - 1. teatër, vendi më i lartë i një teatri. 2. let. varg portretesh. 3. min. rrugë nën dhe në një minjerë, vendi ku ekspozohen vepra arti. Galetë /a it. galleta - bukë e rreshkur, pite e pjekur dyherë, peksimet. 2. gëzhoja e krymbit të mëndafshtë. Gali /a lat. Gallia - Franca e sotme. Galicizëm /mi fr. gallicisme - mënyrë e të shprehurit të gjuhës frënge.

Page 345: Behram Ismaku

345

Galikanizëm /mi fr. gallicanus - rrymë e kishës katolike frënge shek. 15-19 peshkopët synonin pavarësi më të madhe ndaj papës. Galium /i lat. gallium - kim. Ga. metal i butë dhe i helmët, ngjyrë argjend, që shkrihet lehtë, tek. përdoret në vend të zhivës. Galinac /e fr. gallinaces - zool. gallinaces - familja e pulave. Galion /i fr. galion lloj anije lufte a tregtie; makinë për pastrimin e borës në rrugë. Galofil /i gr. philos - mik. adhurues i galëve, çdo gjëje që është frënge (gale), frankofil. Galofob /i gr. phobos - frikë; ai që urren frëngët dhe çdo gjë që është frënge. Galokorë /a lat. galocore - drita, bebja e syrit; mjek. symacë, me bebën e syrit të zgjatur. Galoman /i lat. galluamania - ithtar i frëngve. Galop /i, galopon fr. vrapim me kërcim i kalit, vrapon me të katra, trok. Galvanizëm /mi sipas it. Luigj Galvanit fiz. shfaqje elektrike e tensionit të ulët që përftohet prej kontaktit të ca metaleve të ndryshme. 2. galvanizoj it. tek. vesh një send metalik duke e zhytur në një lëng, i cili përshkohet prej rrymës elektrike, për ta ruajtur nga ndryshku. 3. galvanizmi it. mjek. përdorimi i rrymës elektrike të galvanit për qëllime

Page 346: Behram Ismaku

346

mjekuese, operimi. Gambit /i fr. gambit - shah. hapje e lojës, duke sakrifikuar pionin për të arrijtur pozitë më të mirë. Gamen /i fr. gamin - rrugaç, bandill, maskara. Gametocit /e gr. gameto cyti - mjek. qeliza seksuale të papjekura, faza paraardhëse e gametave. Gametogoni /a lat. gametogonia - lindje, shumëzim me anën e gametave. 2. mjek. cikli i zhvillimit të parazitit të malaries te njeriu. Gametogjenezë /a gr. gamos genesis - zanafillë, lindje. 2. biol. procesi i zhvillimit të qelizave mashk. e fem. në gjëndrat seksuale. Gamonomani /a gr. gameo mania - patologj. dëshirë e sëmurë për t’u martuar. Gamonomi /a gr. gameo nomos - etn. shkenca që merret me doket, zakonet e martesës, dasmës. Gandizëm /mi doktrinë filozofike dhe politike e udhëheqësit të popullit indian Mahatma Gandit, e mbështetur në parime etike religjioze, që predikon të hequrit dorë të forcës në luftë për çlirim. Ganec /i sk. goni - ndjek, mit. figurë e përrallave popullore, përfytyrohet si një burrë shumë i dobët, i cili u tregon udhën shtrigave dhe i ndihmon ato: shtrigan, pris shtrigash, keq. kodosh. Ganë /a it. gancio - gremç; gërryes druri nga

Page 347: Behram Ismaku

347

metali i mprehtë e me majë për të gdhendur. Gangliomë /a lat. gr. ganglioma - tumor i nyjeve limfatike. Ganglit /i lat. ganglitis - nyje; mjek. pezmatim i ganglioneve. Ganglion /i lat. ganglion - ënjtje nyjesh. Ganglioz /e lat. gangliosus - me shumë gangle, shumë nyje. Gangrenë /a lat. gangraena - shkatërrim i indeve i një pjese të organizmit, kalbëzim nga që nuk ushqehen me gjak, vdekje indesh. Gangrenor /e lat. gangraena - që të shkatërron dalëngadalë. Gangster /i ang. gangster - pjesëtar i bandave të kriminelëve; kriminel, vrasës i pamshirshëm. Gangsterizëm /mi lat. gangster+izëm - banditizmi. Ganimed /i astr. sateliti më i ndritshëm i Jupiterit dhe më i madhi nga të gjithë, veç Kalistos, me diametër prej 5150 km. Ganimed /i lat. mit. djali i Troit, shërbyes i Jovit. Garancë /a , garant /i, garanci /a, Garantoj fr. grantie - siguroj, sigurim, sigurues, dorzani; që është e sigurt, e plotë e pacenueshme. Gard /i fr. garde - sport. qëndrimi mbrojtës në lojën e boksit. Gardë /a fr. garde - repart i posaçëm i përbërë

Page 348: Behram Ismaku

348

nga trupa të zgjedhura ushtarake, që mbahen për t’u mbrojtur a për të ruajtur udhëheqësit e lartë të një vendi. 2. roje trupore, garda rinore ose garda e brezit të ri, gjenerata. Gardian /i ang. guardian - rojtar burgu, ushtar i gardës ( gardisti ) Garë /a it. gara - takim, ndeshje sportive, gara, konkurrencë. Gasifikim /i lat. gasificatio - kim. shndërrimi nga gjendja e ngurtë a e lëngët në gjendje të gaztë (zakonisht për lëndë djegëse). 2. mjek. formim gazërash. Gastro gr. gaster - stomak, bark; mjek. pezmatim i stomakut ( gastriti gr. gastritis ). Gastralgji /a lat. gastralgia - shtangime stomaku, dhembje stomaku. Gastradinami /a lat. gastradynamia - mjek. dobësi funksionale e stomakut ( gastrastenia ). Gastrektomi /a lat. gastrectomia - mjek. heqje kirurgjikale e stomakut. Gastrocelë /a lat. gastrocele - herni, tumor e një pjese të stomakut. Gastrohepatik /u lat. gastrohepaticus - . mjek. që i përket stomakut dhe mëlçisë së zezë. Gastrokolik /e lat. gastrocolikus - që i përket stomakut dhe zorrëve.

Page 349: Behram Ismaku

349

Gastroksi /a lat. gastroxia - i thartë, i mprehtë. 2. mjek. sekretim i shtuar i acidit klorhidrik nga stomaku. Gastromalaci /a lat. gastromalacia - zbutje jonormale e mureve të stomakut. Gastropelgji /a lat. gastropelgia - mjek. paralizë e mureve të stomakut. Gastroptozë /a lat. gastroptosis - mjek. rënje, ulje, shkarje poshtë e stomakut. Gastrorre /a lat. gastrorrhoea - . mjek. rrjedhje me shumicë e lëngut gastrik. Gastrospazmë /a lat. gastrospasmus - ngërth; mjek. tkurrje konvulsive ( spazmatike ) e mureve të stomakut. Gastroskop /i lat. gastroscopia - shikoj; mjek. aparat për shikimin e anës së brendshme të stomakut që nëpërmes kapërcellit futet në stomak. Gastrostomi /a gr. gastro nomos - prerje, hapje; mjek. krijim kirurgjikal i fistulës gastrike, gojë për ushqim në mënyrë artificiale, në rast bllokimit të ezofagut. Gatofobi /a lat. catus gr. phobos - frikë; mjek. sëmundje ( obsesion ) e shkaktuar nga frika prej macës. Gavetë /a it. gavetta - usht. gavetta - enë alumini e ushtarit për ushqim në fushë. Gavrosh /i fr. personazhi i romanit “Të mjerët” e

Page 350: Behram Ismaku

350

Viktor Ygoit, djalosh i zgjuar, trim dhe bujar, që sillet rrugëve. Gazeli /et arab. ghazäl, tur. gazel - vjershë ose këngë lirike arabo perse që i këndonte dashurisë, verës, miqësisë, gëzimeve të jetës dhe natyrës së bukur duke shprehur ndjenjat e brendshme poeti. 2. që përbëhej nga distikë ( dyvargësh ) me rimë e që në distikun e fundit poeti zinte në gojë emrin e vet dhe shprehte një mendim që shërbente si mbyllje e vjershës, ( gazelit )... kujdes! 3. turq. gazal, gazelë - dhi e egër e Azisë . Gazetë /a it. gazzetta - botim i përditshëm ose periodik që përmban artikuj e shkrime për një ose shumë fusha të jetës ek. pol. kulturore e shoqërore. Gazetari /a it. gazzeta - veprimtari publicistike në një gazetë , revistë, mjeshtëri gazetari. Gazë /a fr. gaze - Gaza vend në Siri - rrjetëz; pëlhurë e hollë pambuku e sterilizuar, përdoret për lidhje plagësh. Gazelë /a turq. gazel - dhi e egër e Azisë. Gazel /i turq. gazel - let. lloj kënge, vjershe lirike dashurie arabo-persiane, dyvargëshe me rimë, ku i këndohet dashurisë, gëzimeve të jetës, natyrës etj. Gazogjen /i lat. gr. gas+genos – origjinë, prejardhje; aparat për të prodhuar me karbit një lloj gazi që përdoret për ngjitjen e metaleve

Page 351: Behram Ismaku

351

( gjenerator gazi ). Gazometri /a fr. gazometrie - kim. analizë që i bëhet gazit Gefirobi /a gr. gephyra phobos - urë frikë; mjek. sëmundje psikopatike e shkaktuar prej frikës duke kaluar mbi ujë ose mbi urë. Gejzer /i ang. geyser - gjeogr. burim me ujëra të nxehta ose me avuj uji, që shpërthejnë herë pas here si shatërvan, në zonat vullkanike. Geko /ja gjerm. gecko - hardhucë helmuese e vendeve të nxehta të Arabisë. Gel /i fr. gel - akull, ngricë; kim. masë xhelatinoze. Gelazëm /mi gr. gelao - qeshem; mjek. të qeshurit artificial, zakonisht te njerëzit e sëmurë psikikisht. Gemë /a lat. gemma - gur i çmueshëm për unaza. Geminacion /i lat. geminatio - dyfishim bashkëtigëllores si p.sh. ss, tt, rr mbassi, pritte, punna, zjarr etj. ( geminatë ). Geriatri /a gr. geron eiatria - plak shëron; mjek. degë që studion sëmundjet e pleqëve dhe plakjen në përgjithësi. Geront /i quhej njeriu mbi 60 vjet në Greqinë e Vjetër. Geruzi /a gr. gerusia - këshill i pleqëve, organ suprem në Greqinë e Vjetër.

Page 352: Behram Ismaku

352

Germanium /i lat. germanium - min. metal i fortë, ngjyrë argjendi, kristalor i thyeshëm, gjysmëpërques në radioteknikë, i përhaur në natyrë të gjermanisë, simb. Ge. GESTAPO /ja gjerm. Geheime Staats Polizei - Polici shtetërore e fshehtë e Gjermanisë naziste, e formuar pas ardhjes në pushtet të partisë nacionalsocialiste, me qëllim që të luftonte kundërshtarët e nazizmit. Gestozë /a lat. gestare - mjek. sëmundje e shkaktuar nga shtatëzënia, që manifestohet me vjellje e me vështirësi të tjera. Gete /t it. ghetta - çorapë të gjata deri në brez për vajza e gra; çorapë pa shputa deri në gju, që mbathin sportistët. Geto /a it. ghetto - lagje, zonë e veçuar në një qytet, ku janë të detyruar të jetojnë njerëzit që i takojnë një race a një feje të caktuar, të cilët përbuzen e përndiqen nga klasat sunduese e nga shteti. Gërb /a sk. grba - kërdhokull. Gërdi /a sk. grditi - krupë, më bën të vjellë, më shtie krupën, më neveritet. Gërnetë /a it. cornetta - muz. klarinetë. Gibon /i ind. gibbon - zool. lloj majmuni antropomorf nga Azia Juglindore me gjymtyrë të

Page 353: Behram Ismaku

353

para shumë të gjata. Giotinë /a fr. guillotine - mekanizëm për prerjen e kokës së të dënuarëve me vdekje. 2. për herë të parë është ndërtuar në Francë, më 1892 me propozimin e J. I. Guillotin-it. Gilgamesh /i personazh që del nga përrallat sumere, asirase e babilonase; mbreti i sumerëve, të cilit i këndohet në epin me të njëjtin emër 2000 vjet para erës sonë. 2. fig. simbol i njeriut të cilin e përcjell sekreti i pashmangshëm i vdekjes. Gizë /a it. ghisa - metal shumë i fortë në përpunim, por i thyeshëm, me ndërtim kokrrizor, që del nga lidhja e hekurit me një përqindje të caktuar karboni. Glabelë /a lat. glabella, glaber - pa qime, i lëmuar; mjek. shtegu i ballit, vend pa qime ndërmjet vetullave, lulja e ballit. Gjedh /e ja /et bised. - model; diç që merret a mbahet si shembull për të bërë një tjetër të ngjashëm me te, shembull, tip, model. 2. monstër e një lënde, e një cohe, e një malli si shembull. Gjen /i gr. genos - biol. element përbërës i kromozoneve të bërthamës qelizore, që është përçues i tipareve të trashëgueshme në organizmin pasardhës. Gjenealogji /a gr. genealogia - hitori e

Page 354: Behram Ismaku

354

prejardhjes së një fisi a një familjeje njëri pas tjetrit, degë ndihmëse e historisë, që studion vazhdimësinë e brezave të një fisi. 2. biol prejardhja e njeriut, kafshës a bimës studimi në perioda. Gjeneral /i it. generale - titull më i lartë ushtarak. 2. kryekomandant i ushtrisë së një shteti. Gjenerallejtënant /i it. general laitent - shkalla e dytë e gradës së gjeneralit. 2. ushtarak që mban këtë gradë. Gjeneralkolonel /i it. general colonelo - usht. shkalla e tretë e gradës së gjeneralit. Gjenerator /i it. generatore - tek. makinë që shërben për të prodhuar rrymë elektrike, duke shndërruar një energji tjetër në energji elektrike. 2. aparat që shërben për të shndërruar lëndën djegëse në gaz të djegshëm, gazogjen. 3. elektr. pajisje e posaçme për prodhimin e valëve ose lëkundjeve me qëllime të ndryshme. Gjenetikë /a gr. genetikos - degë e biologjisë, që studion zhvillimin e organizmave nga pikëpamja e trashigimisë së tipareve dhe e ndryshimit të tyre. Gjenezë /a gr. genesis - lindje, preardhja ose ngjizja fillestare e diçkaje, zanafilla, nisma, krijimi fillestar i diçkaje. Gjeni /u lat. genius - shkalla më e lartë e e fuqisë,

Page 355: Behram Ismaku

355

mprehtësisë mendore, aftësisë dhe e talentit të njeriut në një fushë të veprimtarisë krijuese; aftësi e jashtëzakonshme (gjenial, talent i veçantë, i jashtëzakonshëm). Gjenocid /i lat. geno cidere - vrasje njeriu, shfarosje e pjesshme ose e grupeve të veçanta kombëtare, shfarosje e plotë e një populli ( etnocid ). Gjeo gr. ge - tokë. Gjeodezi /a it. geodesia - shkenca që studion trajtën e Tokës, që përcakton përmasat e saj dhe që merret me matje të ndryshme të sipërfaqes për të pasqyruar në plane dhe në harta. Gjeofizikë /a gr. geo fizike - studimi i vetive fizike të tokës, i magnetizmit dhe i elektricitetit të saj, i lëvizjeve të korës, i meteorologjisë dhe i proceseve fizike në tokë, që bëhet nga një varg shkencash. Gjeografi /a gr. geo grafos - tokë shkrim; shkenca që studion kushtet natyrore, në të cilat jetojnë njerëzit, shpërndarjen e popullsisë e të burimeve natyrore, vendosjen e zhvillimin e prodhimit, si edhe ndarjet e veçoritë shtetërore në vendet e ndryshme të botës a në krahinat e një vendi. Gjeokimi /a gr. geo kimi - shkenca që studion përhapjen e elementeve kimike në koren e tokës. Gjeologji /a gr. geo logos - shkenca që merret me

Page 356: Behram Ismaku

356

studimin e ndërtimit, të përbërjes, të formimit e të zhvillimit të kores së tokës, me historinë e trajtave të ngurosura të jetës organike në tokë dhe me kërkimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme; veçoritë e ndërtimit të shtresave të tokës, të skëmbinjve ose të një vendi. Gjeometër/ri gr. geometri - tekniku që merret me matjen e sipërfaqeve të të tokës dhe me matjet e nevojshme për ndërtimet. Gjeometri /a lat. gr. geometria - degë e matematikës që studion format e marrëdhëniet e trupave në hapësirë, vetitë e tyre dhe mënyrat e matjes së tyre; trajta e ndërtimit të diçkaje si sipërfaqe ose si vëllim në hapësirë. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ( 1405 – 1468 heroi ynë legjendar , me rastin e festës së flamurit, 28 Nëntor 2001 u vendos mbi një bazament - piedestal në qendër të Prishtinës nga i cili duke vëzhguar përreth me krenari përshëndet kosovarët dhe Kosovën heroike , Kosovën e lirë dhe demokratike. E mërkura në orën 15 Ndërsa personazhi i Sënderbeut - heroit tonë legjendar qe idol i bashkimit të forcave shqiptare për fitore, frymëzim për luftë çlirimtare dhe

Page 357: Behram Ismaku

357

mbrojtjen e lirisë, qe i njohur për Ballkan dhe Europë. Më 28 Nëntor 1443 si fitimtar ngriti flamurin e lirisë në Krujën heroike. Gjest /i lat. gestus - lëvizja e duarve a e kokës për të njohtuar dikë nëpërmes shenjave ose që shoqëron të folurit e njeriut. 2. e bëme, dëshmi për qëllimet dhe plotësim i shprehjes. Gjigant /i it. gigante - vigan, trupmadh dhe me fuqi të veçantë, punëmadh, njeri që shquhet për vepra madhështore në art dhe shkencë. 2. mit. qenje mitologjike me shtat jashtëzakonisht të madh e me fuqi të mbinatyrshme. Gjinekologji /a gr. gyne - grua; mjek. degë e mjekësisë që merret me studimin e organizmit të femrës si nënë, të veçorive të ndërtimit e të veprimtarisë së organeve gjinore si edhe me studimin e me mjekimin e sëmundjeve të tyre. Gjon Buzuku shek. 16. “ Meshari” libër i shkruar midis 20 marsit 1554 dhe 5 janarit 1555 vepra e parë e shqipës së shkruar në gegërishten veriore. Nuk dimë se kur dhe ku lindi, ku vdiq, çfarë studimesh kreu dhe ku punoi. Më 1740 librin e zbuloi Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova dhe mendohet të jetë shtypur në Venedik me alfabet latin.

Page 358: Behram Ismaku

358

Gjyle /ja turq. güle - sport. lëmsh, predhë, rruzull metali për hedhje në gara sportive. Gjyzlykë /t turq. gözlik - syze. Glacial /e lat. glacialis - akull; gjeol. koha e akullit, epoka; mjek. i akullt, i ngrirë si akull, i ngjan akullit. Glaciologji /a lat. glacieslogia - shkenca mbi akullin. Glaciolog /u lat. glaciologos - eksperti i akullnajave. Gladiator /i lat. gladiator<gladius - shpatë, thikë, luftëtar profesional, luftëtar arene te romakët, për ndonjë çështje jetike; hist. gladiatori ishte një rob lufte ose një skllav që në Romën e vjetër e mbanin dhe stërvitnin për ta dërguar në luftë për vdekje me skllevër a robër të luftës apo me kafshë të egra në arenën e cirkut; kusar, bandit e quanin në shenjë përbuzje. Gladiolë /a lat. gladiolo - bimë si luleshpatë. 2. mjek. trupi i koskës së gjoksit. Glagolitik /e sk. glagolica - alfabeti sllav i krijuar shek. IX. Glans /i lat. glans - maja e organit gjenital të mashkullit. Glaukomë /a lat. glaucoma - mineral me ngjyrë të gjelbër. 2. mjek. sëmundje e brendshme e syrit që

Page 359: Behram Ismaku

359

shkaktohet nga ngritja e tensionit deri te verbimi. Glazurë /a gjerm. glasur - vernik, rrëshirë për t’u dhënë shkëlqim, për të ruajtur orenditë nga vjetrimi Glentis /i gr. glene - bebza e syrit; mjek. sëmundja, kallja e bebzës së syrit. Glenoidal /i lat gr. glenoidalis - zgavër e ngjashëm; mjek. gropë, zgavër kyqesh që I ngjan zgavrës. Gletë /a sk. gleto - daltë për gdhendje guri ose druri. Gleukometër /ri gr. gleukos metron - njësi për matjen e sheqerit në verë Gli /a lat. glia - zamkë; mjek. zamkë, ind nervor si zamka ( neuroglia ). Glicerinë /a gr. glykys - i ëmbël; lëng i trashë pa ngjyrë dhe pa erë, me shije të ëmbël, nxirret nga yndyrnat, përdoret në mjekësi, kozmetikë, teknikë etj. Glif /i gr. glyfo - arkit. vija të skalitura në ornament. Glikemi /a lat. glycaemia - sheqer-gjak; mjek. përmbajtja e sheqerit në gjak. Gliko gr. glykys - reçel, i ëmbël. Glikogjen /i lat. gr. glycus genes - që lind, që prodhon; mjek. një polisakarid që është karbohidrati kryesor në organizmin e njeriut dhe

Page 360: Behram Ismaku

360

kafshës. Glikogjenezë /a lat. gr. glycogenesis - mjek. formimi ose sinteza e glikogjenit; prodhimi i sheqerit sidomos te fëmijët, anomali kronike e metabolizmit. Glikogjenolizë /a lat. glicogenolysis - mjek. zbërthim i glikogjenit dhe transformim i tij në glykozë. Glikolizë /a lat. glycolysis - shkrirje; mjek. zbërthim i karbohidrateve në organizëm në përbërës më të thjeshtë. Glikopeksi /a gr. glykys peksis - e ëmbël piksje; mjek. ngjitje e sheqerit në gjak, piksje. Glikopeni /a gr. glykus penia - i ëmbël mungesë; mjek. mungesë e sheqerit në gjak. Glikopoezë /a lat. gr. glycopoesis - mjek. formim i sheqerit në mëlçinë e zezë prej glikogjenit. Glikorraki /a lat. gr. glyco rrhachia - shylla kurrizore e shpinës; mjek. prania e glykozës në lëngun e palcës së kurrizit. Glikozuri/a gr. glykus uron - mjek. prania e sheqerit në urinë. Glinë /a sk. glina - argjilë, deltinë e bardhë a e kuqe. Gliomë /a lat. gr. glioma - tumor nga indi i glisë në fazën e zhvillimit.

Page 361: Behram Ismaku

361

Gliosarkomë /a lat. gr. gliosarcoma - tumor; mjek. tumor malinj i indit lidhës. Gliozë /a lat. gliosis - mjek. sëmundje e neurolgjisë me prani të gliomave. Glipotekë/a gr. glypho theke – lug+vitrinë; koleksion punimesh të gdhendura në gur. Glisadë/a fr. glissade - rrëshqitje; lëshim pjerrtas i aeroplanit në tokë. Glistër /ra sk. glista - zool. krimb unazor i shiut, plehit, tokës; karrem. Glob /i lat. globus - top, sferë, rruzull, lëmshi i tokës, bota. Global /e isht lat. globus - i përgjithshëm, tërësor, i plotë. Globalizim /i lat. realizim i planit vetëm në sasi jo dhe në cilësi. Globinë /a lat. globulus - kim. lloj albumini, pjesë përbërse e hemoglobinës. Globinuri /a lat. globinuria - mjek. prania e globulinave në urinë. Globucelular /e lat. globucelularis - mjek. qeliza sferike, të rrumbullakta. Globoid /i lat. globus eidos - top formë; trup i rrumbullakët. Globomielomë /a lat. globomyeloma - palca e kurrizit, ënjtje, tumor, herni.

Page 362: Behram Ismaku

362

Globtroter /i ang. globe trotter - dëshirë e njeriut për ta shëtitur botën. Globul /i lat. globulus - rruazë gjaku, droçkë, fluskë. Globulicid /i lat. globulicidus - vrasës; mjek. që shkatrron rruazat e kuqe të gjakut. Globulinë /a lat. globulinum - kokërr, topth; kim. lloj albumine, që gjendet në gjak, në tambël, vezë dhe bimë bishtajore. Glomerul /i lat. glomerulis - mjek. nyje, lëmsh; grumbull enësh kapilare ose fibrash nervore. Glomerulonefrozë /a lat. glomerulonephrosis - mjek. sëmundje e veshkave, dëmtim i tubulave veshkore. Glomus /i lat. glomus - mjek. nyje sferike enësh, lëmsh vaskular Glorifikim /i lat. glorificatio - let. madhërim. Glorifikues /i it. glorificare - ai që madhëron diçka a dikë. Glosalgji /a lat. glossalgia - mjek. dhembje gjuhe Glosar /i lat. glossarium - gjuhë; gjuh. fjalor i fjalëve të rralla i një dialekti. Glosë/a gr. glossa - fjalë e rrallë, lokucion; mjek. gjuhë si organ. Glosit /i lat. glossitis - mjek. pezmatimi gjuhës. Glosocelë /a lat. glossocele - herni, dalje jashtë

Page 363: Behram Ismaku

363

gojës e gjuhës, rritje, sëmundje inflamatore. Glosopati /a lat. glossopathia - vuajtje; mjek. sëmundje gjuhe. Glosopirozë /a lat. glossopyrosis - mjek. djegie e gjuhës. Glosopelgji /a lat. glossoplegia - goditje, paralizë e nervit gjuhës. Glosorrafia lat. glossorraphia - qepje; mjek. qepje e gjuhës, suturë. Glososkopi /a lat<gr. glossoscopia - mjek. këqyrje, shikim, ekzaminim i gjuhës. Glosospazmë /a lat<gr. spasmos - ngërç; mjek. konvulsion gjuhe në raste epilepsie, histerie. Glosotomi /a lat<gr. glossotomia – mjek. prerje, incizion i gjuhës. Glosotriki /a lat<gr. trichos - qime,flok ; mjek. gjuhë leshtake. Glotal /e fr. glottal < glotta - gjuhë; tingull shtegthor. Glotë /a gr. glotta - gjuhë; mjek. organ i zërit, fejzat në laring. Glotidektomi /a lat.<gr. glottidectomia - mjek. prerje e glotës. Glotogoni /a gr. goni - lindje; zanafilla, prejardhja e gjuhës dhe të folurit njerëzor; shkenca mbi prejardhjen e gjuhës.

Page 364: Behram Ismaku

364

Glotograf /i gr. glotta grapho - gjuhë shkruaj; aparat për studimin e zërit të njeriut. Glotokronologji /a gr. chronos - kohë; logos- dije dhe glota - gjuhë; gjuh. metodë krahasimtare që merret me statistikën e fjalëve; leksikostatistikë. Glotolog /u gr. glotta logos - studiues i gjuhës . Glotologji /a gr. glotta logos - gjuhësia. Glukagon /i lat<gr. glucagonum - shpie, çoj; mjek. faktor hiperglicenik dhe glikogjenolitik që prodhohet në pankreas në raste hipoglicemi a rritjes së hormonit të hipofizës përparme. Glykokortikoid /e lat. glucocorticoida - mjek. hormone të shtresës së jashtme të gjëndrës mbiveshkore. Glukozë /a lat. glucosa - i ëmbël; biokim. lëndë e ëmbël nga grupi i monosaharideve, që gjendet kryesisht në frutat e pemëve; sheqeri i rrushit. Glukozid /e lat. glucosidum - mjek. grup lëndësh organike me prejardhje bimore; kombinim i sheqerit me alkoolet, fenolet dhe elementet e tjera organike. Glukozuri /a lat.<gr. glucosuria - prani e glykozës në urinë. Glutinë /a lat. glutinum - ngjitës bimor që përftohet edhe nga eshtrat e shtazëve. Gnatagji /a lat<gr. gnathalgia - mjek. dhembje në

Page 365: Behram Ismaku

365

nofullën e poshtme. Gnatankilozë /a mjek. gnathankylosis - palëvizshmëri e nofullës së poshtme. Gnatit /i lat . gr. gnathitis - mjek. pezmatim i nofullës Gnatoplastikë /a lat. gr. gnathoplastica - mjek. kirurgji plastike e nofullës. Gnatoskizë /a lat. gr. gnathoschisis - mjek. çarje në nofullën e poshtme. Gnatospazmë/a lat. gnathospasmus - mjek. ngërç në nofullën e poshtme. Gneis /i gjerm. gnessis - gjeol. lloj shkëmbi vullkanik kristalor me materie të përzier kuarci, feldspati dhe mikje. Gnomë /a ( poezi gnomike ) gr. gnome - sentencë, fjalë e urtë, lloj poezie që lulëzoi në Greqinë e vjetër me përmbajtje filozofike, morale e familjare dhe jepte këshilla praktike se si duhej të sillej njeriu, me përfaqsues Teogniti dhe Soloni. Gnomon /i gr. gnomon - orë diellore, instrument për caktimin e kohës përmes hijes së diellit; orë diellore. Gnomonikë /a fr. gnomonique - mjeshtria e konstruksionit të orës së diellit. Gnoseologji /ke gr. gnosis logia - filoz. shkencë njohjesh, burimesh; filoz. shkencë që tregon

Page 366: Behram Ismaku

366

burimet e njohjes, format dhe metodat,teoria e njohjes. Gnoseolog /u gr. gnosis logia - filoz. teoriku, eskperti i procesit Gnothi seauton gr.” njihe vetveten! “ sipas Sokratit. Gnostikë /a gr. gnostikos - filoz. rend religjioz që fenë e mbështet në dituri. Gnozë /a gr. gnosis - rrymë filoz. idealiste ( mistike ). 2. sekt që përpiqej të kryej sintezën e krishtërimit me doktrinën izraelite dhe filozofinë pagane. Gnuja fr. gnou - buall Afrike Gogol /i sk. gogol - figurë përrallash që përfytyrohet si e tmerrshme, sipas përrallave popullore dordolec are apo kopshti për të trembur shpezët dëmtues. 2. pediceps cristatus lat. lloj shpendi ujës. Golar /e gr. galarion - lugë e madhe e kuzhinës; garuzhdë. Golgeter /i ang. goal gatter - sport. golashënues. Golgotë /a gr. golgotha - trekëmbësh, vend i ekzekutimit me vdekje, një kodër e vogël në Jerusalem ku është kryqëzuar Krishti. 2. fig. vuajtje, torturë, travajë. Goliat /i hebr. Goliath - mit. udhëheqës i madh

Page 367: Behram Ismaku

367

filistin, të cilin sipas Biblës e ka vrarë Davidi i vogël në dyluftim. 2. fig. njeri i madh dhe i fortë, kolos, gjigant. Gomorë /a njëri nga dy qytetet legjendare në Palestinë, që sipas Biblës bashkë me Sodmën kanë qenë shkatërruar në zjarr e squfur për shkak të mëkateve të korrupcionit moral të popullsive të tyre; fig. tmerr, lebeti, llahtari, drithmë, trishtim. Gonade /t lat. gonadis<gr. gone - lindje, farë, spermë; anat. gjëndërat kryesore seksuale ( vezoret dhe herdhet ) të organizmave shtazore, ku formohen dhe zhvillohen qelizat seksuale ( vezët dhe spermatozoidet ), gonakritia-spermatorre. Gonagër /ra lat. gonagra - mjek. podagra e kyçit të gjurit. Gonalgji /a lat. gonalgia - mjek. dhembje e gjurit. Gonartrit /i lat. gonarthritis - kyç gjuri; mjek. pezmatim i kyçit të gjurit. Gonartrokraci /a lat. gonathrocace - prishje, dalje jashtë përdorimit; mjek. sëmundje inflamatore e kyçit të gjurit. Gonartromenigjit /i lat. ganarthromeningitis - mjek. pezmatimi i cipës sinovale të kyçit të gjurit. Gonartrotom /i lat. gonarthrotomia - mjek. çarje , prerje, hapje kirurgjikale e kyçit të gjurit. Gone /ja gr. gony - L ( këndmatës, skuadra ) .tek.

Page 368: Behram Ismaku

368

vegël për matjen e këndeve horizontale, që e përdorin muratorët ose zdrukthëtarët. Gonekboli /a lat. gonecbolia - derdhje e spermës. Gonepoezë /a lat. gr. gonepoesis - formim i farës, i spermës. Gong /u malajzisht - muz. shufër metali për goditje një vegle muzikore; sport. disk prej metali, sinjal fillimi në lojën e boksit . Gongronë /a gr. gongros - mjek. gungë, mulla; sëmundje që manifestohet me të ajurit e arterieve, fytit, etj. gushat. Gonide /t lat. gonidium - bot. qelizat e algës që jetojnë në simbiozë me kërpudha dhe formojnë likenet. Gonidini /a lat. gonydynia - mjek. dhembje në kyqet e gjurit. Gonikampsë /a lat. goniocampsis - mjek. shtrembërim ose përkulje jonormale e atikulacionit të gjurit. Goniokraniometri /a lat. gr. gonicraniometria - kafka e kokës; mjek. matje e këndeve skajeve të kafkës. Goniometri/a lat. goniometer - këndmatës. Gonit /i lat. gonitis - gju; mjek. inflamacion i nyjeve të gjurit (pezmatim i kyçit të gjurit) . Gonocitolit /i lat. gonocystolithus - mjek formimi i

Page 369: Behram Ismaku

369

gurit në qeskën e spermës ( vesica seminalis ). Gonocistopiozë /a lat. gr. gonocystopiosis - qelbëzimi i qeskës së spermës. Gonokokë /a lat. gonococcus - lloj bakterieje, shkaktare e gonoresë. Gonopoezë /a lat. gr. gonopoesis - farë; mjek. formim i spermës. Gonorre /ja lat. gr. gonorrhoea - mjek. sëmundje ngjitëse, inflamatore, puruelente, që prek cipat mukoze gjenitale e që transmetohet me anë kontaktesh seksuale. Gonostile /t lat. gr. gonostyli - mjek. shufra të holla medikamentoze në bazë amidoni, kakoje etj. për futje në kanalin urinor. Gonxhe /ja turq. gonce - bot. lule që s’ka çelur ende, burbuqe; gonxhimi ose mugullimi, të bulëzuarit e bimëve. Gordian /i qytet në Azinë e Vogël; mit. nyje gordiane - që e kishte lidhur mbreti frigias Gordioni “ zgjedhën për bigën e qerres” kush mund ta zgjidhte këtë nyje të fortë, mund të bëhej mbret i Azisë, s’mundi askush ta zgjidhë, Aleksandri i Maqedonisë e preu me shpatë. Goren /i bullg. erë veriu, borë. Gorgonë /a gr. Gorgo mit. e vjetër greke, qenje e tmershme femërore me mbaresa shtazore, me hundë

Page 370: Behram Ismaku

370

të shtypura, me dhëmbë të qitur jashtë dhe me gjarpërinj në vend të flokëve; prej shikimit të Gorgonës njerëzit janë gurëzuar. 2. zool. kafshë të vogla detare të familjes zoofite, jetojnë në koloni. Gorillë /a zool. majmun pa bisht, që rron në pyjet e Afrikës Perëndimore dhe që i ngjan njeriut. Gorricë /a sll. gornica - dardhë e egër, dardhukël. 2. fig. i papjekur, gjepura . Gosti /a sll. gostija - mikëpritje. Gotë /t hist. - fis gjerman. Gotik /e lat. gothicus - stil me harqe të thyera; gotishtja gjuhë gjermanike. Gracje /t lat. graetiae - mit. hiroshet, hyjneshat e bukurisë: Aglaia, Talia, Eufrosina. Gracioz /e lat. graciosus - i dashur, gjentil, i njerëzishëm. Gradacion /i lat. gradatio - shkallëzim, shkallë-shkallë. 2. muz. lartësim, fuqizimi e ngritja e tingullit. Gradë /a lat. gradus - hap, shkallë; njësi e matjes së temperaturës, shtypjes atmosferike; gjeom. njësi e matjes së këndit ose harkut, e barabartë me 360 pjesë të rrethit simb. 0 gjeogr. 360 pjesë të paralelit a të meridianit, gradë ushtarake, shkallë muzikore, shkalla më e lartë e shkollimit shkenc a artistik. Gradualisht lat. gradualis – shkallë - shkallë.

Page 371: Behram Ismaku

371

Grafemë /a fr. grapheme - shkruaj; gjuh. shkronjë, paraqitja shkrimore e tingullit. Grafi /a fr. graphie - shkrimi, gjuh. tërësia e shenjave të shkrimit që përdoren në një gjuhë. Grafikë /a gr. grapho - shkruaj; art. gjini figurative, me vija të holla e të trasha pa përdorur ngjyra; vepër në pikturë. Grafit /i gr. grpho - mineral, lloj i karbonit të kristalizuar ( për fishta lapsi ). Grafolog /u gr. graphologos - ekspert për të dalluar dorëshkrimin e dikujt dhe që shpjegon cilësitë e njeriut në bazë të dorëshkrimit të tij. Grafospazmë /a lat. graphospasmus - mjek. ngërç i gishtrinjve nga shkrimi, shtangim i muskujve. Gram i gr. gramma - njësi peshe . 2. grami lat. bimë barishtore shumëvjeçare me kërcej të nyjëzuar dhe zvarritës, krah. pirrovinë. Gramore /t lat. gramen - bot. familje bimësh njëthelbore. Gramafon /i gr. grapho mania - shkruaj marrëzi; tëbim, shkrimtar pa talent krijues, shkruan shumë, por veprat e tij nuk kanë ndonjë vlerë artistike; pasion a prirje e sëmurë që kanë për të shkruar disa, fatkeqësisht iu mungon aftësia krijuese, bëjnë punë të kota dhe pa dobi, jonormale. Gramatikë /a gr. grammatike - degë e gjuhësisë

Page 372: Behram Ismaku

372

që studion tërësinë e rregullave, trajtave të fjalëve në gjuhë dhe të lidhjes së fjalëve në fjali ( morfologji e sintaksë ). Graminac /e lat. graminaceae - bot. drithëra ( graminoid ). Gram-kalori /a gr. calor - njësi për matjen e sasisë së nxehtësisë. Gram-molekulë /a gr. molekul - kim. pesha molekulare shprehur në gram. Granatë /a it. granata - usht. predhë altilerike e mbushur me lëndë plasëse. 2. sport. mjet në trajtën e një shisheje që atleti përpiqet ta hedhë sa më larg në garat sportive, granatieri; usht. granatahedhësi që hidhte bomba ( granata ) në ushtri. Granceolë /a it. grancevola - zool. gaforre e madhe detare. GRAND lat. grandis< fr. grand - titull i lartë aristokratik në Spanjën e dikurshme. Grandioz /e lat. grandiosus - madhështor, solemn, monumental. Grandoman /i lat. grndo mani - e madhe dëshirë; megaloman, mendjemadh, pasion i sëmurë, madhërim i vetvetes. Grand prix fr. grand prix - shpërblimi më i madh që i ndahet dikujt për arritje të jashtëzakonshme në ndonjë fushë të caktuar shoqërore.

Page 373: Behram Ismaku

373

Granil /i lat. granum - kokërr; lëndë ndërtimi, gurë të të vegjël të thyer me çimento etj. me të cilin shtrohen dyshemetë. Granit /i fr. granit - gur ( shkëmb ) i fortë me prejardhje vullkanike i përbërë nga kristale kuarci, mike me kristale . fig. UÇK - ja shkamb graniti ( d.m.th. e fortë si gur graniti ). Granulë /a lat. granulum - zvogëlim; kokërrizë, mjek. kokërrizë në protoplazmën e shumë qelizave, pilulë e vogël me peshë 0,03-0,05-0,1g. etj. Granulim /i lat. granulum - kokërrzimi i lëndës. Granulocit /e lat. granulocyti - qeliza që përmbajnë granula. Granulomë /a lat. granuloma - ënjtje, tumor i përbërë nga indi kokërrizor, granuloj /thërmoj. Gratis lat. gratis - falas. Graviditet /i lat. graviditas - mjek. shtatzëni. Gravitet /i lat. gravitas - fiz. fuqi e peshës, rëndesë. 2. astr. tërheqja reciproke ndërmjet trupave makroskopikë e mikroskopikë, gravitacioni i Tokës. Gravitoj fr. graviter - anoj kah qendra, prirem kah. Gravurë /a fr. gravure - art. i gdhendjes mbi sipërfaqen e sheshtë të një sendi të fortë prej metali, guri a druri për të zbukuruar atë. 2. vizatim ose mbishkrim në sipërfaqet e sheshta të një tobjekti.

Page 374: Behram Ismaku

374

Grejder/i ang. grader - mekanizëm për mirëmbajtjen e rrugëve, për pastrimin e dheut dhe borës. Grekomani /a lat. graecus mania - pasion i sëmurë, adhurim i tepruar i çdo gjëje që është greke. Grevë /a fr. greve - ndërprerje punës për një kohë të caktuar që organizohet nga punëtorët, me qëllim që t’u përmbushën kërkesat e tyre; greva e vitit ’99 e minatorëve të Trepçës. Gri fr. gris - që ka ngjyrën e hirit, i hirtë, i përhirtë, gri. Grifë /a it. grifone - mit. kafshë e madhe që përfytyrohej si përbindësh me krahë, me trup luani dhe me kokë shqiponje. 2. zool. gryps fulvus shpend i madh grabitqar. Grilë /a fr. grille - roleta, grila dritaresh, grila burgu, gril, skarë për fërgim, thurimë, parmak me shufra hekuri që shërben si derë, mur ndarës. Griloj it. grillare - mbyll dritaren me kanat. Grimasë /a fr. grimace - përqeshje, ngërdheshje, kërveshje; shtrembërim i pavullnetshëm ose me qëllim i tipareve të fytyrës që shpreh një ndjenjë ( dhembje, neveri, përbuzje etj ). Grim /i fr. grime - mjete kozmetike (kremi, lapsat me ngjyra, mustaqet, mjekrra) që pëdoren për të

Page 375: Behram Ismaku

375

ndryshuar fytyrën e dikujt pamjen e dikujt në përshtatje me rolin që luan aktori. 2. mjeshtri e përdorimit të mjeteve të kozmetikës, makijazh. Griniç /i ang. Grenvich - paralagje e Londrës, përmes së cilës, në vendin ku gjendet observatoriumi i vjetër, kalon meridiani fillestar i Tokës. Grivol /i fr. gris - kalë me qime të përhime. Griz /i gjerm. gries - miell i bluar trashë, lloj mielli. Grizetë /a fr. grisette - vajzë e varfër e cila përpiqet që me sjelljet e saj të tërheq vëmendjen e mashkullit. Griz /u fr. grisou - min. gaz eksploziv, gaz thëngjillor i minjerës. Grof /i gjerm. graf - titull aristokratik në shoqërinë feudale kont, beg. Gro /ja fr. gros - pjesë kryesore. Groplan /i fr. gros plan - i madh plan; detaj i zmadhuar, foto. e vetëm një objekt, një pamje e zmadhuar. Grosist /e gjerm. grossist - tregtar i madh. 2. grosiste që shet mallra me shumicë. Grosso modo lat. në vija të përgjithshme, pa hy në detaje. Groteks /e it. grottesco - qesharak, i pazakonshëm;

Page 376: Behram Ismaku

376

paraqitja në mënyrë të theksuar komike ose qesharake e aspekteve të ndryshme të realitetit, duke përdorë hipërbolën për smadhim a zvoglim dhe duke ua ndryshuar formën gjërave në mënyrë fantastike, duke u dhënë formë të shëmtuar, gjërat e tmerrshme t’i paraqes si qesharake. 2. me groteskën artisti i fjalës vijës tregon qëndrimin që mban ndaj realitetit, e zbulon pikëpamjet e botkuptimin e vet, Shqedrini rus në “Historia e një qyteti” citoj “ Do t’ju shkatërroj! . S’do t’ju duroj! “ Groteska popullore shqipe : “I ka mustakët sa dy desh galana. . Lak përmjetin gjokut po ia bën.” Gubere /ja hung. guba - xhurdi, gunë, tallagan; pelerinë e gjatë deri në gjunjë. Gubë /a turq. kuba - zgjebja e dhenve, rënje leshi. Guerilë /a sp. guerila - luftë e vogël, njësi e vogël me forca jo të mëdha, me goditje të befasishme kundër armikut. 2. Guerilat kosovare: guerila drenicase, ajo preshevase që më vonë u shndërruan në ushtri të plota duke zhvilluar luftë frontale, guerila e fshatarëve dhe barinjve spanjoll. Guerre a outranse fr. luftë për jetë a vdekje. Gurman /i fr. gourmand - lakmues, makut, grykës,

Page 377: Behram Ismaku

377

llupës, në të ngrënë tërpian. Gutacion /i lat. gutta - të avulluarit e bimëve në formë pikash sidomos natën. Gutural /e lat. guturallis - tingull grykor, laringal (k,g,h) Guvernator /i it. guvernatore - drejtor i një banke popullore a i një themelate, zyrtar i lartë provincial a departmenti. GWh shenjë për 1.000.000 kilovat-orë. Hafëz /i tur. hafiz - titull më i ulët i klerikëve myslimanë, titull që i takon atij që e di përmendësh kuranin. Hafije /a turq. hafiye - spiun, fjalë me përdorim të vjetër. Hajdut /i turq. haydud - hajn, vjedhës, cub, kaçak. Haxhiografi /a gr. hagios grafos - i shenjtë dhe shkruaj, me këtë emër autorët e vjetër, sidomos ata të mesjetës që merreshin me përshkrime të shenjtorëve dhe me tema fetare. 2. let. hagjiografike përdoret edhe si sinonim për letërsi fetare. Halofit /e gr. halos - kripë, fyton-bimë; bimë që rritet në vende të pasura me kripë, sidomos pranë brigjeve detare. Halogjen /i gr. halos-genesis – kripë e sajuar; secili nga katër elementet kimike ( jodi, klori,

Page 378: Behram Ismaku

378

fluori, bromi ) që kur bashkohen me hidrogjenin, japin acide të paoksigjenuara dhe që gjenden në natyrë vetëm si kripra. Halucinacion /i lat. hallucintio nis - përfytyrim i njeriut të smurë, çrregullim mendor, kur njeriut i paraqitën sende të paqena, flet në kllapi, kur është i tronditur shpirtërisht. Halveti /u turq. Halveti - fet. sekt fetar mysliman, sipas të cilit njeriu duhet të jetojë i vetmuar, larg botës; pasues i këtij sekti. Han /i tur. han - bujtinë, ndërtesë afër rrugës apo në qytet, ku flinin udhëtarët, kalonin natën qoftë edhe me qerre e kuaj. Haraq /i turq. harc - taksë; detyrim që i paguente një shtet një shteti tjetër kur mundej prej prej tij a kur pranonte t’i nështrohej atij; taksë e veçantë që jepte në të holla ose në natyrë popullsia jomyslimane gjatë kohës së pushtimit feudal ushtarak osman. Harem /i turq. harem - banesë e veçantë e grave dhe e dashnoreve të përfaqësuesve të shtresës së pasur muslimane; gratë dhe dashnorët e muslimanëve që rrinë në një banesë të veçantë. Hark /u lat. harkus - armë e bërë me një shufër druri a metali të përkulur dhe me një fill të fortë të lidhur në dy anët, që sherben për të hedhur

Page 379: Behram Ismaku

379

shigjetën. 2. muz. hark i violinës, qark. Harmoni /a gr. harmonia - lidhje, ndërtim i rregullt; në art është lidhje organike e pjesëve përbërëse të një vepre; letërsi kuptojmë njësinë e ( unitetin ) kompozicionit; subjeti i veprës në renditje ngjarjesh e figurash bëhet me harmoni, zgjedhja dhe renditja e fjalëve, frazave, e që kësaj i kanë dhënë rëndësi shkrimtarë të mëdhenj në botime të ndryshme. Hasan Prishtina – 1873 – 1933 lindi në Vushtrri, nga klika zogiste u vra tradhëtisht me të ulur në kafenen ”Astora” të Selanikut më 14 gusht 1933, njëri ndër aktivistët më të shquar të kryengritjes shqiptare të vitit 1912. Ai kishte të kryer Fakultetin e shkencave politike - juridike në Stamboll, qe ideologu i shtetit shqiptar me Ismail Qemailin. . Hasër /a tur. haser - rrogoz, thurinë lini që na shërben sidomos në plazhë për ulje, shtrirje mbi te, një rrogoz vend. Hasta la vista sp. hasta la vista - mirupafshim!, është një pasthirrmë spanjolle, titull i romanit të Petro Markos. Haxhi e Haxhillëk turq. hacilik - fet. shtegtim që bëhet nga besimtarët muslimanë e të krishterë në vendet e ashtuquajtura të shenjta ( Mekë e Jerusalem ); lutja fetare që bëhet me këtë rast.

Page 380: Behram Ismaku

380

“Haxhi” titull që i jepet myslimanit ose të krishterit që ka shtegtuar ( vizituar ) njërën nga këto dy vende të shenjta. Hebre /u. hebraeus - pjesëtar i një populli që banonte në Palestinë deri në shekujt e parë të erës sonë dhe që më pas u shpërnda në vende të ndryshme të botës - çifut, hegjemonizëm Hedonizmi /me libr. - këtë emërtim e kanë marrë ato doktrina filozofike, që e çmojnë ëndjen si një parim moral ose që e vlerësojnë kënaqësinë si qëllim parësor të jetës, ky u zhvillua në kohën e Rilindjes kundër asketizmit në fushën e zakoneve e të dokeve ( kënaqësi estetike ) shek. 18/20 Niçe teor.”dalldisë“ Hegjemoni /a gr. hegemonia - të qenët në krye, në udhëheqje e në drejtim të një grupi shtetesh a klasash ose të një lëvizjeje politike e shoqërore; roli udhëheqës, epërsia a sundimi mbi shtete e klasa të tjera. Hegjemonist /i gr. hegemonia - prirje për epërsi, sundim mbi të tjerët. Hekatombë /a gr. hekaton - therore 100 demash a kafshësh, gjakderdhje e madhe në Greqinë e lashtë. Heks, heksa, hekza gr. shënon numrin gjashtë. Heksagon /i gr. gjashtëkëndësh.

Page 381: Behram Ismaku

381

Heksagram /i “yll i Davidit” me gjashtë cepa. Heksameron /i gr. heks hemera - gjashtë ditësh. Heksametër /ri gr. heks metron - let. varg gjashtëkëmbësh. Heksapod /i gr. heks podos - zool. kandër me gjashtë këmbë. Hekta, hekto gr. hekaton – njëqind. Hektar /i 100 ari. Hektik /e gr. hektikos - ethe të gjata (hektike). Hektogram /i 100 gr. Hektolitër 100 litra. Hektometër /ri 100m. Hektar /i gr. hekaton lat. area - njëqind ari ose një hektar masë e sipërfaqes së tokës, që është e barabartë me 10.000 metra katrorë, një ari ka dhjetë metra katrore. Hektogram /i gr. hekaton dhe gramma - masë peshe e barabartë me 100 gramë. Hektolitër /ri gr. hekaton litra - masë për lëngje, masë vëllimi për lëngje e barabartë me njëqind litra. Hektometër /ri gr. hekaton metron - masë gjatësie = 100 metra. Helen /i. hellenes - pjesëtar i popullsisë së Greqisë së lashtë. Helenistike - periudha pasklasike greke shek. III-II para erës së re, që lidhet me filologjinë

Page 382: Behram Ismaku

382

( helenistikën ) e grekëve të vjetër. Helikë /a gr. heliks - pjesë e anijes, aeroplanit, një ventilatori, një motori a një aparati tjetër. 2. që përbëhet nga katër fletë të kryqëzuara në një bosht që rrotullohen me shpejtësi për të pastruar ajrin, për të ftohur diçka etj. Helio gr. helios - diell. Heliocentrik /e gr. helios centrum - dielli është qendër rreth të cilit rrotullohen planetët. 1. Sistemi heliocentik i botës. Heliograf /i gr. helios grafo - aparat, teleskop për të fotografuar Diellin. Heliografi /a gr. helios grafo - astr. degë që studion Diellin. Heliometër /ri gr. helios metron - instrument që mat diametrin e trupave qiellorë dhe largësinë midis tyre. Heliostat /i gr. helios statos - aparat që përqendron rreze dielli në një pikë. Helioterapi /a gr. helios therapia - mjekimi me rreze dielli. Heliotropizëm /mi gr. helios tropos - bot. veti e sa bimëve që kthehen nga rrezja e diellit. Helium /i gr. helios - He. element kimik, nuk ndizet, pa erë, i rrallë në atmosferë, i tejdukshëm, i lehtë e pa shije.

Page 383: Behram Ismaku

383

Helmetë /a it. elmetto - përkrenare metali për ta mbrojtur kokën ( luftëtari, motoristi, biçiklisti, minatori ) nga goditjet. Helvetik /e lat. helveticus - zvicerane. Hem, hema, hemo gr. gjak. Hematologji /a gr. haima logos - gjak dhe shkencë; shkenca që merret me studimin e gjakut. Hemadenozë /a gr. adenos - gjëndër; mjek çdo sëmundje e enëve të gjakut. Hemagogë /a gr. haema gogos - shkakton; barna që shtojnë nxerrjen e gjakut në menstruacionet. Hematogjen /e gr. haima genes - që krijon gjak, gjakformues, i formuar nga gjaku, me prejardhje gjaku. Hematokraci /a gr. haima krateo - pushtet që mbahet sipas fisit e gjakut. Hematologji /a gr. haima logos - shkenca që mirret me studimin e gjakut. Hematozë /a gr. haimatosis - shndërrim në gjak i lëngjeve ushqyese. Hematur /i gr. haima uron - nxerrja e gjakut me urinë. Hemisferë /a gr. hemisis sfaira - gjysmërruzulli i tokës. Hemofil /i gr. haima filia - mjek. sëmundje e trashiguar gjaku, sepse ai mpikset me vonesë.

Page 384: Behram Ismaku

384

Hemoglobinë /a gr. haima globus - lëndë organike , që përbën pjesën kryesore të rruazave të kuqe të gjakut, i jep ngjyrën e kuqe qon oksigjenin në indet e organizmit dhe merr dioksid karbonin. Hemogram /i gr. haima gramma - kuadri i gjakut, rrezulltatet. Hemorragji /a gr. rrhoe - rrjedh; mjek. rrjedhje e gjakut nga enët e gjakut, gjakderdhje. Hemorroide /t gr. haima rrhoe - zgjerim i venave në fund të zorrës së trashë që shkakton rrjedhje gjaku; majasëll. Hemostazë /a gr. haima stasis - ndalesë; mjek. ndalim i gjakderdhjes, i hemorragjisë ose ndalim qarkullimi i gjakut në një pjesë të trupit. Hemoterapi /a gr. haima therapeia - mjekim; dhënje gjaku, transfuzioni. Henc /i ang. hand’s - prekje topit me dorë, gabim në futboll dhe në hokej përveç portierit që e ka të drejtën. Hendikep /i ang handicap - pengesë, vështirësi në përgjithësi, njeri me cene, me të meta trupore. Hepat, hepato gr. hepatos - mëlqi e zezë. Hepatit /i gr. hepatitis - mjek. pezmatim i mëlqisë së zezë. Hepatogjen /e lat. hepatogenes - mjek. që lind në mëlqinë e zezë, me prejardhje nga mëlqia e zezë.

Page 385: Behram Ismaku

385

Hepatolit /i lat. gr. hepatholitus - mjek. gur mëlqie, gur tëmthi. Hepatopati /a lat. gr. hepatopathia - mjek. sëmundje e mëlqisë së zezë në përgjithësi. Hepiend /i ang. happy end - përfundim i lumtur në romane, filma, teatër etj. Herbarium /i lat. herbarium - bimëtore; bot. koleksion bimësh të thara për qëllime studimi. Herbicid /i lat. herba -bimë dhe cidere-zhduk; lëndë kimike helmuese, që përdoret për të zhdukur barërat e këqia në arat e mbjella me të lashta. Herbivore /t lat. herba vorare - kafshë barngrënëse. Herc /i fiz. gjerm. Hertz 1857-94 njësi e dendurisë së dridhjeve e barabartë me një lëkundje në një sekondë. Hz. Herezi /a gr. hairesis - doktrinë fetare kundër dogmatizmit kishtar, të fesë sunduese, shkelje e këtyre pikëpamjeve e normave duke mbështetur e pasur në thelb qëndrimin revolucionar të masave popullore në luftë kundër sundimit feudal. Heretik /u gr. hairetikos - kundërshtar ( i ndjekur ) i kishës nga mesjeta. Hermafroidit gr. i biri i Hermesit dhe Afërditës me dy sekse, dy gjini ( bimë a kafshë ) deledash. Hermetik /e gr. Hermesi filozof mitologjik i Egjiptit

Page 386: Behram Ismaku

386

të cilin grekët e lashtë e konsideronin si krijues të të gjitha fshehtësive shkencore dhe babë të alkimisë. Hermetikizëm /mi gr. hermetik izmi - të qenët shumë i errët e i pakuptueshëm për shkak të gjuhës së vështirë ose të ideve e figurave të paqarta. Hermetikisht gr. hermetik isht - mbyllur sa s’kalon asgjë. Herni /a lat. hernia - mjek. sëmundje që shkaktohet nga shkarja e një organi të brendshëm ose e një pjese të tij nëpër një të çarë në një vend tjetër të barkut a nën lëkurë; qeska e formuar nga organi që ka shkarë në këtë mënyrë, dhjami. Hero /i gr. heros - trim, guximtar dhe burrë me plot dinitet, ai që ka krye një vepër të lartë trimërie, e vetmohimi në luftë për popull dhe atdhe, ai që ka dhënë jetën në luftë kundër pushtuesve, tradhëtarëve e mercenarëve. 2. ai që mishron vetitë dhe tiparet kryesore dhe më pozitive të popullit, të mjedisit ku jeton, të një epoke. 3. ai është një njeri filantrop që njerëzit e kanë shembull frymëzimi, kurdoherë që paraqitet nevoja për mbrojtje të popullit dhe atdheut, shkrimtari i jep rolin kryesor në vepërën e vet si forcë aktive që luan rol vendimtar në përmbajtjen ideore të veprës. Heroike lat. trimërore që shkon deri në vetmohim për të mirë, për mbrojtje të vendit dhe popullit ,

Page 387: Behram Ismaku

387

frymë heroike, shpiert heroik, akt heroik; heroi përfaqëson njeriun më përparimtar të kohës dhe zgjon tek lexuesi dëshirën për ta imituar heroin e një epoke p.sh. ka heronj të ndryshëm, hero lufte, hero i veprës, hero i gjithësisë, heroi i filmit. 3. heroikisht gr. luftoi ( qëndroi ) heroikisht. Vdiq ( ra ) heroikisht. 4. heroizmi gr. trimëri e pashoqe që shkon deri në vetëmohim për popull dhe atdhe. Lum ai që vdes për atdhe, për popull, për liri. Ai vdes për të lindur, në mesin e martirëve të Kosovës së kuqe. Historia kombëtare në analet e saj, emrin e tij e shënon me shkronja të arta në faqen e bardhë për të ndritur si një shkëndi rrugën e ardhmërisë. Ai është hero, Ai ka dy jetë, atë që ia fali Kosovës martire, popullit të vet dhe jeta me këngë që do të jehon e qëndron përherë në zemrat tona, në shpirtin tonë. Heronjt nuk vdiqën, ata iu bashkuan diellit t’na ndrisin përherë. Ata u lindën në shkamb bashkë me armën. U mbush malësia Kosovare me luftëtarë. Prin Adem Jashari !

Hetero gr. heteros - tjetër, i ndryshëm / i dytë, i dyfishtë. Heterogami /a gr. hetero gamia - bashkim i dy

Page 388: Behram Ismaku

388

elementeve të ndryshme seks. Heterogjen /e gr. heteros genos - tjetër gjini; që ka veti a tipare të ndryshme nga burimi e nga përmbajtja, që përbëhet prej njësish a prej pjesësh të ndryshme nga natyra e tyre, që është formuar prej llojesh të ndryshme, i përzier. # homogjen. Het – trik /u ang. hat trick - kapelë dredhi (aftësi, mjeshtëri) sport. dhuratë kapele në lojën e kriketit, tani shënimi i tre golave në futboll prej të njëjtit lojtar në të njëjtën ndeshje. Hexhër /ra ar. hixhre - fillim i llogaritjes së epokës myslimane 16. VII. 622 e.r. emërtimi ka të bëjë me vitin kur Muhamedi kishte shkuar nga Meka në Medinë. Heziton lat. paramendon, duhet punuar në të mirë të ndonjë çështjeje me rëndësi (pa hezituar, pa paramenduar) Hiat /i /et lat. hiatus<hiare - hapem, çahem, hap gojën; gjuh. ndeshje, takim i dy zanoreve në brendi të një fjale ose ndërmjet dy fjalëve të shqiptuara përnjëherë. 2. let. liri poetike që krijohet atëherë kur në një varg, dy rrokje ( njëra në fund dhe tjetra në fillim të fjalës që ndjek ) nuk shkrihen në një të vetme, megjithëse e para mbaron dhe e dyta fillon me zanore # kund. elizioni. 3. hiati bëhet sidomos kur zanoret janë të theksuara dhe nuk është mirë të

Page 389: Behram Ismaku

389

bëhet elizioni Fan Noli “Rent, or Marathonomak” Ja , arrive, ua the /ç’gas e ç’helm qe kjo myzhde/ .4. mjek. plasë e madhe, grykë, hapje, vrimë. Hibrid /e lat. hybrida - zool. që ka dalë nga kryqëzimi i dy llojeve a i dy racave të afërta ( për bimët dhe kafshët ) dhe nxjerrë një lloj a një racë me veti e tipare të reja. Hidër /ra gr. hydra - kafshë e vocërr jokurrizore, me trupin si qese e zgjatur, që ka në njërën anë gojën me disa fije të holla e të përkulshme dhe që jeton në ujëra të qeta të lumenjve ose pellgje. 2. mit. përbindësh ose gjarpër i madh me shumë koka që duhet goditur vazhdimisht (si armikun ) sepse prap nxjerrë kokë për të vepruar. 3. fig. forcë armiqësore. Hidr, hidra, hidro, gr. hydro - ujë, ujor, që ka të bëjë me ujin. Hidrocefal /i gr. kefale - truri; mjek. hidropizi e trurit.Hidraulikë /a gr. hydraulikos - shkenca që studion ligjet e lëvizjes së ujërave, si dhe mundësitë e zbatimit të tyre në lëmin e ekonomisë. Hidrik /e gr. hidr ik - ujor. Hidrant /i gr. hidro ant - gyp ujësjellsi deri në cisternë, që përdoret në raste zjarri ose pastrimi rrugësh.

Page 390: Behram Ismaku

390

Hidrocentral /i gr. hhydro centralis - qendër e prodhimit të energjisë elektrike, Hidrofil /i gr. që thith ujin dhe rron nga uji, lagështidashës. Hidrofobi /a gr. hydro phobia - frika nga uji, Hidrofor /i gr. hydro foreus - aparat që sjell ujë . Hidroenergjetikë /a gr. që lidhet me forcën e ujit për prodhimin e energjisë elektrike; shfrytëzon forcën e rënies së ujit për prodhimin e energjisë elektrike. Hidroelektrikë /a gr. hydro elektrikos - që ka të bëjë me prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, shpërndarjen dhe me shfrytëzimin e saj. Hidrogjen /i gr. hydro genesis - kim. elementi më i lehtë kimik, zakonisht në trajtën e një gazi pa ngjyrë, pa erë e pa shije, që kur bashkohet me oksigjenin, formon ujin; simboli është H. Hidrografi /a gr. grafia - shkrim; degë e gjeografisë që studion dhe përshkruan ujërat në sipërfaqen e tokës; Hidrologji /a gr. logia - shkenca që studion ujërat e rruzullit tokësor, vetitë e tyre dhe qarkullimin e ujit në natyrë. Hidrokarbur /i gr. karbur - bashkim kimik nga hidrogjeni e karboni.

Page 391: Behram Ismaku

391

Hidroksid /i gr. oksid - trup që del nga bashkimi kimik i oksidit të një metali me ujin. Hidrolabilitet /i gr<lat. hidrolabilis - i lëkundshëm, i paqëndrueshëm; mjek. humbje e aftësisë së organizmit për të rregulluar sasinë e ujit në inde. Hidrolizë /a gr. hydrolysis - zbërthim, shpërbërje; kim. zbërthim i bashkimeve joorganike me anë të ujit ose i bashkimeve organike me anë të acideve a të alkaleve të holluara me ujë. Hidrologji /a gr. hydro logos – shkencë që studion ujërat dhe qarkullimin e tyre në natyrë. Hidrometeorologu gr. hydro meteoros ogos - specialist i ujërave dhe kohës. Hidrosferë /a gr. hydrosfaira - tërësia e ujërave që shtrihen dhe lëvizin mbi sipërfaqen e tokës. Hidroteknikë /a gr. hydrotechnike - studion vlerat e burimeve ujore, kjo si degë e teknikës bën ndertime të posaqme për të shfrytëzuar burimet e ujërave ose për të penguar dëmet që mund të sjellin ato. Hidroterapi /a gr. hydrotherapeia - mjekimi duke përdorur ujërat natyrore. Hidrometeorologji /a gr. meteoros - pezull; fushë studimesh e kërkimesh që merret me problemet e hidrologjisë e të meteorologjisë; të ujërave dhe

Page 392: Behram Ismaku

392

kohës. Hidroplan /i gr. hydro aeroplan - aeroplan me pajisje të posaçme që ulet në ujë. Hidrostat /i gr. hydro statos - i ngrehur, më këmbë; tek. sferë qeliku për kërkime e studime në thellësitë e deteve dhe të oqeaneve. Hienë /a gr. hyaina - zool. kafshë e egër gjitare, mishngrënse e grabitqare, që jeton në shkretirat e Afrikës dhe Azisë dhe që ushqehet me kërma. 2. fig. njeri gjakpirës, vrasës i ndyrë grabitqar, i pamëshirshëm. Hierarki /a gr. hieros-arkos – botë-sundoj; rendi i titujve, i gradave ose i përgjegjësive në administratën civile, ushtarake e fetare, nga më të ulëtat deri në më të lartat, sipas lidhjeve dhe varësive që kanë ndërmjet tyre. 2. organizimi shoqëror, i cili ndërtohet mbi bazën e këtij rendi titujsh e gradash që kanë nëpunësit sipas pushtetit, varësisë a të drejtave. 3. shkallëzimi i dukurive të veçanta të një veprimtarie kur njera është më e lartë se tjetra që ndjek. Hierarkik /e gr. hieros archeo - botë sundoj; që i nënshtrohet hierarkisë, që bëhet sipas një hierarkie. Hieroglif /et gr. hieros glyfo - botë gdhend a skalit; figurë a shenjë simbolike, që përdoret në shkrimin e

Page 393: Behram Ismaku

393

disa gjuhëve për të shënuar një nocion, një rrokje ose një tingull. 2. fig. shkrim i pakuptueshëm ose që lexohet me shumë vështirësi. Hife /t gr. hyfe - ind; bot. fije gjethi pa klorofil, pjesë përbërëse e micelit të kërpudhave. Hifomicete /t lat.<gr. hyphomicetes – ind kërpudhë; grup mykrash. Higjenë /a gr. hygiainein - jam shëndosh; rregulla dhe masa praktike që sherbejnë në ruajtje dhe përmirësim të shëndetit; degë e mjekësisë që studion se në ç’mjedis, në ç’kushte dhe në ç’mënyrë duhet të jetojë a të punojë njeriu për të ruajtur shëndetin. Higjenik /e gr. higjienë+ik - i pastër. Higjenizoj gr. higjienë+izoj - pastroj e krijoj kushte të mira higjenike për të penguar përhapjen e sëmundjeve.Himen /i gr. hymen - sipas mit. perëndia e martesës. 2. hymen, mukozë, cipë e hollë e virgjërisë, në hyrje të vagjinës. Himn /i gr. hymnos - këngë kushtuar atdheut dhe kombit. Himni gr. është një këngë lirike në të cilën poeti lavdon diç që zgjon admirimin e tij. Më heret himni ishte me karakter fetar, bëheshin këngë e lëvdata

Page 394: Behram Ismaku

394

perëndisë sidomos në Indi, Egjipt e Japoni. Më vonë himni mori një kuptim të ri. Himni kombëtar, himn me plot frymëzime poetike e patriotike, u bë simbol i njësisë së një shteti dhe filloi të lërohet në atë mënyrë që të mund të këndohet nga ana e korit duke e shoqëruar me muzikë. Sot himne të tilla kanë të gjitha kombet. Himnizoj gr. himn+izoj - ngris lart dikë, i thuri këngë, lavdata, ikëndoj një himn, kështu quhej një këngë e lashtë solemne, lavdi heronjve legjendarë ose perëndive. 2. në shek. e 19 himn u quajt një këngë solemne kushtuar heroizmit kombëtar dhe shtetit. Himnizim /i gr. himnizoj - thurje lavdesh. Hipërbolë /a gr. hyperballo - smadhim tej masës; është një trop me të cilin frymorë, sende e fenomene paraqiten të zmadhuara tej masës në këngë legjendare: Sa herë burri frymë po ngreh. T’tana dyert me i herë po çilën. 2. gjeom. lakore që përftohet nga prerja e një koni të dyfishtë me anë të një rrafshi, i cili shkon paralel me boshtin e konit. Hipërbolizoj gr. hyperbolis - zmadhoj tej mase. Hipërbolik / e gr. hyperbolikos - i zmadhuar. Hipi /të ang. hip - mërzi e madhe, zymnim,

Page 395: Behram Ismaku

395

depresion i sëmurë, njerëz endacakë, zhelana me rrjedhë nga shtresa sunduese që mohojnë nevojën e luftës kundër një sistemi gjakëpirës. Hipik /e gr. hippikos - sport që zhvillohet me kuaj. Hipizëm /mi gr. hipik+izmi - tërësia e garave dhe ushtrimeve që bëhen me kuaj, kalorsi. Hipodrom /i gr. hyppo dromos - kalë rrugë; është fusha ku bëhen vrapime dhe ushtrime me kuaj. Hipnotik /e gr. hypnotikos - gjumësjellës, bar që të vë në gjumë, bar hipnotizues, bindje e thellë që të magjeps. Hipnotizmi ang. hypnotisme prej gr. hypnosis - degë e shkencës që studion mënyrat e hipnotizimit të njerëzve dhe kafshëve, ka njeri që të hipnotizon me anë të sugjestionit, të vë në gjumë dhe sillet me njeri sipas vullnetit të vet. Hipnotizoj gr. hypnotiser - ndikoj fort mbi dikë dhe lë përshtypje aq të thellë në te, sa shtanget, magjepset, e mjekoj nga ndonjë smundje me anë të hipnozës. Hipnozë /a gr. hypnos – gjumë; është gjendje e afërt me gjumin, forca, mjeshtria, mënyra bindëse që të sjellë gjumë. 2. njeriut ia humb vullnetin me përshtypje të thella e ndikim aq sa ai vepron në mënyrë të verbër. Hipnotik /e gr. hypnotikos - gjumësjellës, njeri

Page 396: Behram Ismaku

396

qëndodhet në gjendje hipnoze. 2. i hipnotizuar i shtangur, i magjepsur, i vënë në gjumë me sugjestion, apo gjysmë i fjetur. Hipodermë /a gr. hypo derma - nën lëkurë; mjek. shtresa e indeve të nënlëkurës, larvat që jetojnë nën lëkurën e kafshëve përtypëse. Hipodrom /i gr. hypos dromos - kalë,rrugë a shteg; fushë ku bëhen vrapime dhe ushtrime me kuaj. Hipo gr. e ulët, nën # Hiper lartë, mbi, përmbi. Hipokrit /e gr. hypokrites - njeri që shtiret sikur është i smurë dhe i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët, dyftyrësh, shtiracak që nuk e zbulon fytyrën e vërtetë me qëllim mashtrues për ta sendërtuar gënjeshtrën e vet me sukses. Hipokrizi /a gr. hypokrisis; ves i të keqit, mashtruesit, që hiqet sikur është i mirë, i virtytshëm i dashur me qëllim që të gënjejë të tjerët. # çiltëri, sinqeritet. Hipoksemi /a gr. hypo-oksigenium-haima - gjak; mjek. përmbajtja e ulët e oksigjenit në gjak. Hipologji /a gr. hyppos logos - shkenca që merret me studimin e kuajve, fiziologjinë, klasifikimin mbajtjen, ruajtjen e tyre etj. Hipomnezi /a gr. hypo mnesis - kujtesë, dobësim i kujtesës dhe i të gjitha elementeve përbërëse të kujtesës.

Page 397: Behram Ismaku

397

Hipopepsi /a gr. hypo pepsis - tretje e ushqimit, mjek. tretje e pakësuar, e pamjaftueshme e ushqimeve. Hipopiezi /a gr. hypo-piesis - shtypje; mjek. ulje e shtypjes së gjakut që nuk është simptomë e ndonjë sëmundje tjetër. Hipoplazi /a gr. hypo - plasis - formim, krijim; mjek. zhvillimi jo i plotë i indeve, i organeve, i një pjese të tyre ose i tërë organizmit. Hiporeks /i gr. hyp oreksis - dobësim shije, oreksi. Hipostazë /a gr. hypo stasis - grumbullim i gjakut në këmbë. Hiposteni /a gr. hypo asthenia - humbja e fuqisë. Hipotekë /a gr. hypotheke - kapare, a të holla peng në shoqërinë kapitaliste, huamarrësi duhej lënë peng një pasuri të patundshme që siguronte shlyerjen e huasë, pastaj siguronte të drejtën për huamarrje. 2. zyra që kryente këto veprime qe një hipotekë. Hipotekoj gr. hypotheke - lë peng, kaparisi diç. Hipotension /i gr. lat. hypo-tensio - mjek. tension i ulët i gjakut, shtypja e ulët e gjakut. Hipotezë /a gr. hypothesis - mendim i pranuar përkohësisht e në mënyrë paraprake si i vërtetë. 2. përfundim që nxirret në shkencë mbi bazën e disa të dhënave për të shpjeguar dukuri të ndryshme, por

Page 398: Behram Ismaku

398

që ende nuk është vërtetuar plotësisht me anë të provës; çdo hamendje e pandehje që bëhet për diçka është hipotezë. # teorema. Histeri /a gr. hysterikos - i tërbuar , i vuajtur shfrenuar nga smundje mendore e shpirtërore. 2. smundje nervore që shoqërohet herëpasherë me britma, lot, dridhje, të qeshura . 3.fig. i tërbuar, i papërmbajtur, veprimtari e ethshme në luftë kundër dikujt. Histerik gr. hysterikos - i papërmbajtur, që vuan nga histeri. Histori /a lat. historia - bota, jeta, realiteti në zhvillimin e tyre të pandërprerë. Proverbi latin thotë ”Historia magistra vitae est” ( historia është mësuesja e jetës ) kjo regjistron me pedantëri në analet e saj ngjarje, vende, data, fakte dhe shifra; rrëfen me besnikëri të kaluaren historike dhe të tanishmen bashkëkohore. 2. shkenca që studion lindjen dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore nëpër periudha, epoka. Historik /u lat. historicus - përshkrim i vargut të ngjarjeve dhe i të dhënave që lidhen me lindjen dhe zhvillimin e një veprimtarie të një institucioni, të një njësie ushtarake, historik, varg ngjarjesh.

Page 399: Behram Ismaku

399

Histori, data historike : Më1878 në Kongresin e Berlinit shtrohet çështja shqiptare- Ky Kongres ishte farë e zezë për fillimin e L.I. Botërore. Më 1912-13 Konferenca e Ambasadorëve në Londer 55% e tokave etnike shqiptare u jepen Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi rreth 60% të popullit shqiptar mbesin jashtë kufijve të Shqipërisë që si shtet krijohet më 1912.-Më 1919 Konferenca e Paqës në Paris ia zgjati jetën 34 vjet perandorisë osmane në ballkan.-Më 1945 shumë vise shqiptare u lanë jashtë kufijve të Kosovës si: Bujanovci, Presheva, Medvegja-Më 10 qershor 1878 u themelua Lidhja Shqiptqre e Prizrenit që shënon fazën më gjallëruese të veprimit politik dhe atdhetar të R.K.SH. -Më 1879 Pashko Vasa boton në gjuhën frënge vëllimin ”E verteta mbi Shqipërinë dhe shqipëtarët” që ishte platforma e parë politike e Lidhjes së Prizrenit. -Më 1898 Sami Frashëri botoi projektin ”Shqipëria që ka qenë ç’është dhe çdo bëhet”k u përshkruhet gjendja politike dhe kulturore dhe paraqet kërkesat për liri dhe pavarësi, sheston më organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar si shtet i formuar mbi parime të demokracisë Europjane.-Më 1815 në Kongresin e Vjenes, studjues të shumtë njohin prejardhjen shqiptare nga Ilirët me 1

Page 400: Behram Ismaku

400

miljon musliman 750 mijë ortodoks dhe 250 mijë katolikë(P.Vasa) - Evlia Qelebiu –udhëpërshkruesi turk thot turqit e humbën emrin e shqipërisë shkaku i humbjeve në kohën e Skënderbeut.-Më 1844 Projekti i Ilija Garashaninit emrat e sllavëve të jugut i mbulon me emrin serbët -Bashkimi i të gjithëve në Serbinë e madhe--Akti i parë ishte coptimi i tokave shqiptare që me 3 mars 1878 në qytezën Shën Stefan afër Stambollit –Të njejtin vit e bëri dhe Bërlini.-Më 1912, 34 vjet më vonë Kongresi i Londres.-Më 11-12 qershor 1999 në orën 12…të natës NATO hyri në Kosovë.-Më 5 mars 1998 barbari serb rrethoi kullën e Jasharajve për herë të tretë.Xha shabani dha kushtrimin ”Liri ose vdekje” Luftë e ashpër ku gjetën vdekjen shumë shqeh, por aty biejnë edhe disa anëtarë të familjes jashari për mos të vdekur kurrë. Do të mbetet datë e shënuar në histori,kjo e enjte e trimave që ishin bërë tmerr për Beogradin. -Vetëm ai që rrezikon jeton i lirë thonë latinët.HOC ANNO ( këtë vit ) HOC LOKO ( në këtë vend ) HOC MENSE ( këtë muaj ) HOC SENSU ( në këtë kuptim )

Page 401: Behram Ismaku

401

HOC ERAT IN VOTIS ( kjo ishte në dëshirat e mia - poeti i Romës së vjetër Horaci) HOC ERAT DEMONSTRANDUM ( kjo duhej të demonstrohej ) HODIE MIHI, CRAS TIBI ( lat. sot për mua , nesër për ty ). HOKUS - POKUS lat. hoc est corpus - ky është trupi i “ magjistarit “ mendohet që këto janë fjalë latine të zvetnuaranga prifti katolik kur i shqipton me rastin e kungimit, fjalë me të cilën paralajmërohet rezulltati i ndonjë marifeti, dredhi, mashtrim i suksesshëm në përgjithësi. Homazh /i fr. hommage - nderim i veçantë që i bëhet një njeriu ose kujtimit të tij në shenjë dashurie e mirënjohje të thellë. 2. ceremonia që bëhet për këtë quhet homazh HOMO lat. homo novus - njeri iri, fillestar. Homo primigenius lat. paranjeri. Homo rusticus lat. njeri malok, i paqytetruar. Homo sapiens lat. njeri i ditur, njeri shkencor. Homoseksual /e gr. lat. prirje jo e natyrshme, martesa femër me femër ose anasjelltas. HOMO HOMINI LUPUS EST lat. “njeriu për njeriun është ujk “ fjalë e filozofit të shquar Hobs, pikëpamjet kapitaliste në lidhje me marrëdhënjet njerëzore.

Page 402: Behram Ismaku

402

Homo lat. homo - njeri, homo - i njejtë, i ngjashëm. Homografi /a lat. homo grapho - shkruaj; gjuh. fjalë që shkruhen në të njejtën mënyrë. Homogjen /e gr. homos genes - i njejtë, që lind e që ka prejardhje të njejtë; që përbëhet nga njësi, pjesë të së njejtës farë, tipare a veti të njejta për nga natyra a nga prejardhja e tyre. # hetero genes gr. tipare të ndryshme, veti të ndryshme. Homonim /i gr. homo nymos - i njejtë dhe emër; fjalë që shkruhen e shqiptohen një lloj por kanë kuptime të ndryshme si p.sh. verë ( pije ) dhe verë ( stinë ); ka ( folje ) dhe ka ( emër kafshe ). 2. në letërsi shfytëzohet për qëllime satire ose pë të krijuar rimë si: Testembili qesh e lot, qesh e lot, çke moj vashë, që qan me lot - folklor homonimi lot ka kuptim të ndryshëm si p. sh. lot - loton, lot - luan, lot - qan; hutë dhe huti – shpend ( pushkë me një fishek ), brezare sinonim për varëse rrobash, lehë e punuar perimesh. 2. homonimia është përputhje tingullore e dy a më shumë njësive të ndryshme gjuhësore. 3. homonimik që ka të njejtin titull a të njejtin emër me një tjetër. HONORIS CAUSA lat. për nderim, në shenjë nderimi që dëshirojmë t’i shprehim dikujt. Hordhi /a turq. horda - bandë e egër gjakatare,

Page 403: Behram Ismaku

403

bashkim shtetëror i fiseve endacake turke, barbare. Horizont /i gr. horizon, horizontos - vija rrethore më e tejme në hapësirë deri ku arrinë vështrimi ynë, vija ku duket sikur kur puqet qielli me tokën ose me sipërfaqen e ujërave, hapësira sa sheh syri ynë. 2. rrethi i dijeve a njohurive të dikujt”ai ka horizont të gjërë diturie”. 3. anët e horizontit: veri, jug, lindje, perendim. 4. gjeol. horizont nëntokësor i minjerës Trepça. Hormon /i ang. hormone - nxit, tërheq; fiziol. lëndë që prodhohet nga gjëndërat me sekrecion të brendshëm dhe që ushtron një ndikim të rëndësishëm në proceset e ndryshme të organizmit. 2. hormonoterapia mjekimi me hormone. Horoskop /i gr. hora - skopi - orë-shikoj, përshkrim pa baza shkencore i “fatit” të njeriut, i mbështetur kinse në pozicionin e yjeve në momentin e lindjes së secilit. Hortikulturë /a lat. hortus-cultura - kopsht dhe rritje; kopshtari. Horribile dictu ( lat. është e tmerrshme të thuhet ). Horribile visu, ( lat. është e tmerrshme të shikohet) Horribile auditu ( lat. është e tmerrshme të dëgjohet ) Hosan /a hebr. hosianna - shpëto; klithje me të cilën çifutët, sipas Biblës përshëndetnin Krishtin

Page 404: Behram Ismaku

404

kur hyri solemnisht në Jeruzalem. Hoxhë /a turq. hoca - titull musliman për atë që kryen shërbime fetare. 2. hoxheshë turq. e shoqja e hoxhës. Huligan /i ang. hooligan - rrugaq, keqbërës, bandit. Human /e lat. humanus - njerëzor, dashamirë i njeriut, i denjë për njeriun, i mëshirshëm, filantrop. 2. ai që ndihmon njeriun, ia lehtëson jetën atij, ai që ka këto tipare, ide njerëzore e fisnike është humanitar. Humanist /i lat. humanista - është përfaqsues dhe përkrahës i humanizmit, përkushtues i ideve të tij, ai mban qëndrim njerëzor e fisnik, tregon dashuri të thellë, kujdes për mirëqenjen njerëzore. Humanizëm /mi u quajtë lëvizja përparimtare e kohës së Rilindjes që ishte kundër shtypjes feudale e errësirës kishtare dhe luftonte për mbrojtjen e të drejtave, të lirisë së mendimit e personalitetit të njeriut, me ndjenja, dashuri e kujdes për mirëqenjen njerëzore; humanist - et ishin shkrimtarë, artistë dhe dietarë të epokës së Rilindjes, ata që studiuan dhe përhapen artin, kulturën e botës antike greke e romake; shkrimtarët e kësaj epoke në qendër të vëmendjes venin njeriun,

Page 405: Behram Ismaku

405

me interesat, gëzimet e hidhërimet e tij, prandaj dhe u quajtën humanistë. HUMANIZMI DHE RENESANSA Rilindja s’pari lindi në Itali shek. 15. për bazë pati ndryshimet ek. shoqërore që ndodhën në atë kohë. Epoka e Rilidjes me intersim të madh anon me konceptet materialiste në shkencë dhe filozofi. Njihet me elemente realizmi në letërsi dhe art përkundër kishës që shtermbëronte kulturën antike. Rëndësi historike Rilindja ka në krijimin e një kulture të re laike, të çlirojë njeriun nga autoriteti i kishës feudale dhe i fesë. Ideologjia mesjetare llogariste njeriun një mysafir të përkohshëm në këtë botë, e lente pa shpresa, në epokën e Rilindjes njeriu u bë vetë qendër e studimit nga ana shkencore, filozofike artistike e letrare. Shek. 15 dhe 16 solli udhëtimin e kolombës, zbulimi i kontinenteve, zbulimi i shtypshkronjës, formimi i kombeve, gjuhës së kombeve. Krijimtaria folkloristike e masave të gjëra. Letërsia italiane e Renesansës: Mateo Boiardo ”Orlandi i dashuruar” dhee poezia kalorsiake e Renesansës shek. 15. Lodviko Ariosta ”Orlandi i tërbuar” Nikollë Makiaveli ”Sundimtari” Reformacioni i martin Luterit në Gjrmani. Renesansa angleze:

Page 406: Behram Ismaku

406

Tomas Mori ”Utopia”, Viliem Shekspiri: Poemat dhe sonetet, Tragjeditë, Kronikat historike, Komeditë. Epoka e artë e letërsisë spanjolle Miguel De Servantesi ”Don Kishoti i Mançës”, ” Novelat shembullore Renesansa në Francë : Fransua Rable ”Gargantua dhe Pantagrueli”Humor /i lat. humor - lagështirë, lëng trupor; shaka thumbuese dhe qesharake që godet një të metë por nuk lëndon; thumbim i lehtë, shaka që i bëhet dikujt. 2. let. formë e komikës që pasqyron anët qesharake të sendeve, të fenomeneve njerëzore ndryshe nga satira përqeshen e vehen në lojë veqori, të meta të veçanta të njeriut pa shprehur urrejtje a zemrim, duke e bërë lexuesin a shikuesi të qeshë , Humorist /i lat. humorista - është krijuesi, aktori i veprës , ka raste kur humori kalon në ironi dhe e bën lexuesin të mendojë më thellë për të metat dhe dobësitë e kritikuara në mënyrë të tërthortë. Humoreskë /a fr. humoresque - është tregim me përmbajtje qesendie, shprehet me ton të lehtë e tallës edhe në këngë. Hyri /a turq. huri - bukuroshe, që parafytyrohej sikur rrinte në parajsë për të bërë më të lumtur shpirtat e njerëzve, virgjiresha e parajsës. 2. folk.

Page 407: Behram Ismaku

407

Hyria e detit si figurë e përrallave gjysma peshk e gjysma grua, bukuroshe e pashoqe. Ibidem Ib ose Ibid lat. po aty, po në atë vend, në të njëjtin vend, në të njëjtën vepër, në të njëjtën faqe të ndonjë libri. 2. këtë e përdorin hartuesit e antologjive , shumë veprave tjera.Ide /a gr. idea - koncept pasqyrimi në ndërgjegjën e njeriut, botën e tij objektive, synim, mendim, parim themelor, koncept i veçantë në procesin e njohjes së realitetit. Idet e Marsit lat. Idibus Martiis d.m.th. 15 mars të vitit 44 p. e, r. është vrarë Kaj Jul Cezari, prijës ushtarak dhe burrë shteti romak ( idet te romakët quhej dita 15 e marsit, korrikut, tetorit )Ideal /i lat. idealis - pikësynim kryesor në sendërtimin e dëshirës së njeriut, qëllim i lartë me vlerë të përsosur bindëse që udhëheq luftën, punën mendërisht. Idealist /i lat. ideal ist - botëkuptim filozofik. # kund. materjalist lat. botëkuptim shkencor. Ideal /e lat. idealis - diç e përsosur e menduar edhe më e bukur se që është, shembull, model për të tjera. Idealiziëm /mi fr. idealisme - filoz. përfytyrim a paraqitje e diçkaje shumë më të mirë e më të bukur

Page 408: Behram Ismaku

408

nga që është në të vërtetë, zbukurim. Idealizoj fr. idealiser - e mendoj dikë a diçka si të përsosur, e kthej në shembull të përkryer, e quaj si ideale. Identik /e lat. identicus - i njëjtë me një tjetër, krejt i njëllojtë me një tjetër. 2. që është po ai, identik me atë. Identitet /i lat. identitas - barazi a ngjashmëri e plotë e një dukurie a sendi me një dukuri a send tjetër, të qenët identik, njëjtësi, përputhje e plotë. 1. të qenët i veçantë nga të tjerët dhe i njëjtë vetëm me vetvetën në disa tipare që shërbejnë për t’u njohur pa vështirësi si i tillë, të qenët po ai; mat. barazimi. 2. njeriu dhe foto e tij; letërnjohtim identiteti. Ideo gr. idea - ide; që shpreh anën ideore të një nocioni. Ideoartistik /e gr. ideo artistik - që lidhet me anën ideore dhe me anën artistike. Ideoestetik /e gr. ideo estetik - që lidhet me anën ideore dhe me anën estetike. Ideografi /a gr. ideo grapho - lloj shkrimi me të cilin paraqiten fytyra në vend të shkronjave, siç shkruanin fenikasit e vjetër. Ideolog /u gr. ideologos - ai që përpunon ose shpreh, përçon dhe mbron ideologjinë e një klase, të një grupi shoqëror, të një partie, të një sistemi

Page 409: Behram Ismaku

409

politiko-shoqëror. 2. përfqsues i një ideologjie. Ideologji /a gr. ideo logia - sistem idesh e pikëpamjesh, politike, filozofike, juridike, estetike, morale e fetare që shprehin interesat, qëndrimin e kërkesat e një klase, të një grupi shoqëror, partie etj. si pjesë e supërstrukturës dhe që pasqyrojnë në fund të fundit marrëdhënjet ekonomike. 2. botëkuptim ideor që lidhet me një ideologji, idetë kryesore të një vepre artistike, shfaqje etj. Id est lat. d.m.th . ( i , e ). Ideshmëri /a gr. ideo - qëndrim i shëndosh ideologjik, shprehja, përhapja, mbrojtja e ideve përparimtare e revolucionare, tërësia e ideve të një vepre letrare, të një shfaqje artistike etj. 2. pasuri ideore. Idil /i gr. eidyllion - let. krijim i vogël në vargje, krijim me subjekt dashurie, skenë dashurie baritore, që paraqet jetën e barinjve në gji të natyrës në mënyrë të idealizuar pa brenga pa kokëçarje, pa trazime jetë e qetë dhe e lumtur, ngjarje e vogël dashurie. 2. fig. ironi. dashuri e madhe, e fortë midis dy vetave ose dy palëve, thuhet kështu me qëllim përgojimi. Idio gr. idios - i vet, i tij; i veçantë, personal, specifik, jo i zakonshëm, që nuk shkaktohet artificialisht.

Page 410: Behram Ismaku

410

Idioglosë /a gr. idio glosa - gjuh. të folurit e panyjëtuar, shqiptim jo i drejtë i tingujve grykorë, pa ndryshim anatomik të organeve. Idiograf /i gr. idio grafo - shkruaj; nënshkrim, firmë, dora e vet. Idiolatri /a gr. idio latreia - vetëdashje, egoizëm. Idiomë /a gr. idioma - shprehje origjinale, e ngurosur tërësisht a pjesërisht në gjuhë, që nuk mund të përkthehet fjalë për fjalë në gjuhë të tjera. 2. përngjitje, njësi frazeologjike p.sh. i bie më qafë, sy ndër sy, se ha turpin me bukë, më mori në qafë, hedh hi syve, i fikën derën, pra një fjalë e veçantë që përdoret në kuptim të figurshëm vetëm në një gjuhë e që nuk ka përkthim të drejtpërdrejtë në gjuhë tjera. 3. let. përdorimi i idiomave gjallëron gjuhën dhe shërben për individualizimin e personazheve, veprës i ep ngjyrë lokale, popullore, kombëtare Idiomotor /i gr. psikomotor. 2. refleksi idiomotor refleksi i vëmendjes. Idioneurozë /a gr. mjek. çrregullim në funksionet e nervave, neurozë idiopatike. Idiopat /i gr. idiopathos - sëmundje, vuajtje; mjek. sëmundje primare, që lind në mënyrë të pavarur, që nuk varet nga sëmundje të tjera, as simpatike as traumatike.

Page 411: Behram Ismaku

411

Idiosinkrazi /a gr. ido synkrasis - përzierje; ndjeshmëri individuale e veçantë ndaj disa barnave, proteinave, gjellërave etj. Idiotizmi gr. idiotismos - të folur të veçantë; letërsi përdoren për individualizimin e personazheve ose për t’i dhënë ngjyrë lokale veprës letrare, janë fjalë më shumë që përdoren në ndonjë nëndialekt. 2. quhen edhe provincializma a dialektizma. Idiot /i gr. idiotes - i paditur, injorant; mjek. njeri me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja, ai që vuan nga idiotësia, sillet e flet si idiot, budallallëk. Idiotësi /a gr. idiotes - mjek. mungesë e rëndë e zhvillimit mendor, që nga lindja. Idis redibis numquam peribis in bello lat. orakulli i Delfit Pitia ia kishte thënë një pyetësi; fjalia është e dykuptimshme; nëse vëhet presja pas ( redibis ) d.m.th. “do të shkosh, do të kthehesh, nuk do të vritesh kurrë në luftë” .mirëpo nëse presja vëhet pas ( numquam ) d.m.th. # kund. “do të shkosh, kurrë nuk do të kthehesh, do të vritesh në luftë” gramatikanët e marrin këtë fjali si shembull tipik për të treguar se ç’rëndësi ka vendi i presjes në një tekst. Idol / i lat. idolum – idhull, statujë, figurë që simbolizon hyjni në vendet fetare; 2. njeri që e

Page 412: Behram Ismaku

412

adhurojnë dhe e nderojnë të tjerët deri në përulje. Ignoti nulla curatio morbi lat. s’ka mjekim për sëmundjen e panjohur. Ignipunktutë /a lat. ignis punctura – zjarr shpim; mjek. shpim me gjilpëra me maje të nxehtë, të skuqur për mjekim. Igumen /i gr. igumenos - udhëheqës; kryetar i një manastiri të murgjve ortodoksë. Ikonë /a gr. eikon - figurë, fytyrë; figurë e një shenjti të krishterë, e pikturuar mbi një dërrasë a mbi një copë druri. 2. i zbehtë në fytyrë, i tretur, i ngrirë e pa gjallëri, i pajetë. Ikongraf /i gr. eikon graphos - piktor ikonash. Ikonografi /a gr. eikon grphia - degë e pikturimit dhe studimit të ikonave. Ikonom /i gr. eikonomos - fet. titulli më i ulët në hierarkinë fetare ortodokse, prift i thjeshtë. Ikonostas /i gr. eikono stasis - perde druri, e latuar dhe e stolisur me ikona, mbajtëse ikonash. Iksi lat. X - shkronjë e alfabetit latin. 2. mat. madhësi e panjohur. 3. fiz. simbol i një lloj rrezesh e grimcash. 4. iks njeri mënyrë e papërcaktuar. 5. iks vepra e sende të papërcaktuara etj. Iktologji /a gr. ichtys logos - peshk; zool. degë që merret me studimin e peshqve.

Page 413: Behram Ismaku

413

Ilaç turq. ilac - lëng, pluhur, hape, melhem etj. Ilaritet /i lat. hilaritas - të qeshura; gaz që shpërthen kur dikush tallet me dikë a me diçka ose kur dikush sillet, vepron e flet në mënyrë qesharake. Ilativ /e lat. illativus - shkak; gjuh. lidhëz ilative ( lidhëz shkakore ), fjali ilative ( fjali shkakore ) Ilegal /e lat. illegalis - që jeton vepron e lufton kundër regjimit e rendit në fuqi, duke jetuar e vepruar në fshehtësi të madhe, botime fshehurazi që janë jashtë ligjit nga regjimi në fuqi. # kund. legale ( hapur, sheshit ). Ilegjitim /e lat. illegitimus - drejt. i jashtëligjshëm, joligjor. Ilik /u turq. ilik - vrimë kopse, lak për të mbajtur varur diç. 2. brez pantollonash ku futet rripi, syth në një rrjetë. Ilir, ilirët ishin ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe Europës, ishin të parët tanë. 100 mi vjet më parë e popullonin Ballkanin. Iliri quhej vendi i të parëve tanë, vendbanimi i tyre ishin kryesisht kështjellat si ajo e Durrësit, Therandës, Ulqini, Ulpiana, Shkodra, Apollonia, Bylisi, Dimali të ndërtuara në vende më të larta Fiset kryesore ilire ishin taulantët, enkeleasit, dalmatët, ardianët, dardanët, molosët,, epirotët,

Page 414: Behram Ismaku

414

albanët, liburnët et. Ilixhe /ja turq. ilica - banjë e ujërave të nxehta. Iluminizëm /mi fr. illuminisme - rrymë ideologjike, politike e shoqërore në Europë shek.17 /18 që shprehte idetë e synimet e borgjezisë përparimtare dhe që drejtohej kundër feudalizmit, fesë e kishës, por që duke u nisur nga pikëpamja idealiste, se gjoja ndërgjegja luan rolin vendimtar në zhvillimin e shoqërisë, predikonte se të gjitha të këqijat e shoqërisë mund të zhduken e se zakonet, normat e moralit, jetesa mund të ndryshohen duke rrënjosur tek të gjithë idetë e së mirës e të së drejtës, duke përhapur arsimin, kulturën e dijet shkencore dhe duke vendosur kështu “ mbretërinë e arsyes”, ndriçim. 2. përhapja e diturisë, kulturës dhe arsimit në gjuhën amtare, edukim i ndjenjës kombëtare, përparim i shoqërisë në luftë kundër errësirës e prapambeturisë. Iluminist /i fr. iluministe - përhapësi i diturisë, arsimit te ne në shek. 19 . Iluministe fr. ndriçim, rrymë që ka për ide përhapjen e diturisë, arsimin dhe kulturën në popull si ideolog, shkrimtar, shkencëtar që apin vepra për ta zhdukur në shoqëri errësirën, prapambeturinë Hovin e zhvillimin e pati në gjysmën e dytë të shek. 18. kur shoqëria nga tri

Page 415: Behram Ismaku

415

shtresa të privilegjuara : Aristokracia Klerikët Borgjezia që kishte platformën e vet ideologjike, të krijuar nga filozofët që kishte në radhët e veta: Volteri, Didroi, Rusoi, Bufoni, Monteskje…pikënisja e kësaj filozofie ishte lufta kundër sistemit feudal, me parimet liri, barazi, vëllazërim. Krijimtaria e iluministëve i drejtohej popullit, me një frymë sa më të përshtatshme, sa më të thjeshtë që të mund ta përvehtësojnë më lehtë turmat e gjëra popullore. Iluministët e quanin vetën ”Qytetarë të mbarë botës”. Ata i dhanë krijimtarisë së tyre karakter kozmopolit ( teori borgjeze reaksionare, që duke shuar e duke kaluar ndjenjat me karakter kombëtar, veprat e tyre të jenë me karakter botëror, të shtetit të botës ). Ilustrim /i lat. illustrare - vizatim, skicë a fotografi me zbukurime të ndryshme që jepen në një revistë, në një libër etj. për ta bërë përmbajtjen më të qartë, më tërheqëse e më të kuptueshme, shembull që shërben për ta sqaruar më mirë një mendim, një ide, një ligjëratë etj. Ilustroj lat. illustrare - pajis me vizatime një revistë, libër etj. sjell shembuj për ta sqaruar një mendim.

Page 416: Behram Ismaku

416

Iluzion /i lat. illusio-onis - përceptim, përfytyrim, mendim i gabuar a i shtrembëruar që kemi krijuar për dikë a diçka pa e njohur mirë të vërtetën, për shkak të metave shqisore a rrethanave, dukje e gënjeshtërt. 2. fig. shpresë e kotë me të cilën gënjejmë vetën, ëndërr e zbrazët. Iluzionist /i lat. illusion ist - artist cirku që me shkathtësi e shpejtësi, me gënjeshtra krijon te spektatorët përshtypje të gabuara, gjëra të paqena që të duken si të vërteta. Imagjinar /e lat. imaginarius - e pavërtetë, joreale, diç që vetëm merret me mend, është pjellë e mendjes që përfytyrohet e që mendohet si e vërtetë, që duket ose që bëhet si e vërtetë. # kund. i vërtet, real, objektiv . Imagjinatë /a it. immaginata< immaginare - përfytyrimi, e marr me mend, pjellë e mendjes, trillim, sinonim ka fantazinë, proces psikik për të krijuar në vetëdije figura të reja. 2. psik. aftësia e njeriut për të krijuar, zbuluar a shpikur diç të re në bazë të përvojës së fituar dhe njohurive të grumbulluara gjatë jetës. Imagjinoj it. immaginare - e marr nëpër mend, e përfytyroj, e zë se. Imanent /e lat. immanens< immanere - qëndron në, qëndron brenda; që e përmban vetë sendi a

Page 417: Behram Ismaku

417

dukuria, që është në natyrën e vet sendit a të vetë dukurisë, që buron dhe që kushtëzohet nga vetë kjo natyrë e nga ligjet e brendshme, pavarësisht nga rrethanat, kushtet e ndikimet e jashtme. Imazh /i fr. image - shëmbëlltyrë, pamje; i figurshëm, figurë a shëmbëlltyrë e një njeriu, e një sendi a një dukurie etj. që riprodhohet në mendjen tonë në bazë të përceptimeve dhe të përshtypjeve të mëparshme pa qenë aty vetë ky njeri, ky send, kjo dukuri etj. 2. përfytyrim i përafërt i dikujt, pamje që na sjell diçka parasysh, figurë që mishëron diçka. 3. let. fig. artistike që ndërtohet me alegori, me metaforë, krahasime. Imbecil /i lat. imbecillis - budalla, me të meta mendore. Imediat /e lat. immediatus - në qendër të vëmendjes me të marrë informim; i menjihershëm, i ngutshëm, i pandërmjetëm, punë a problem më i afërt për të intervenuar, i drejtpërdrejtë, punë që nuk pret, aty për aty, flakë për flakë. Imigrim /i lat. immigrare - vendosje në dhe të huaj për të punuar e jetuar përherë atje. Imigroj lat. immigrare - vij e vendosem në një vend të huaj. Imigrant /i lat. imigrans - i huaj, i ardhur. Imitim /i lat. imitari - bërje diçka pikë për pikë si e

Page 418: Behram Ismaku

418

bën ose si e ka bërë një tjetër, riprodhim në mënyrë të përpiktë a shumë të ngjashme i lëvizjeve, i sjelljeve, i veprimeve etj. të një tjetri, shërbim. 2. diçka që është bërë sipas shëmbllimit të një tjetre. Imitoj lat. imitera - bëj si një tjetër, kopjoj orgjinalin, krijoj një vepër letrare, artistike duke pasur si model veprën e një krijuesi tjetër. Imoral /e lat. immoralis - i pandershëm, që sillet a vepron në kundërshti me kërkesat e moralit, imoral. 2. imoraliteti pandershmëri, të qenët imoral, i pandershëm. Imperativ /i lat. imperativus - gjuh. urdhërore, mënyra urdhërore p.sh. shko!, nisu!, puno!, mëso! Tani, vetëm tani, në kohën e tashme. Imperfekt /i lat. imperfektum - gjuh. e pakryera, koha e pakryer e foljeve: punoja, mësoja, shkoja etj. Imperializëm /mi ang. imperialism - faza më e lartë dhe e fundit e kapitalizmit, që karakterizohet nga përqëndrimi i prodhimit e i kapitalit në duart e monopoleve të mëdha e nga sundimi i oligarkisë financiare, nga krizat dhe nga kontradiktat, lufta e papajtueshme ndërmjet vendeve të mëdha kapitaliste për të siguruar lëndë të para e tregje, për të eksportuar kapitalet, për të pushtuar vende të tjera, për të rindarë botën dhe për të shfrytëzuar

Page 419: Behram Ismaku

419

deri në palcë popujt e tjerë. 2. kapitalizëm monopolist, formë e organizimit ekonomik, politik e shtetëror në këtë fazë të lartë e të fundit, parazitare. Implementim /i lat. implementum - plotësimi, gjëra ndimëse, implementim i planit vjetor. Implementum contraktus - përfundim i kontratës. Implikim /i lat. implicare - përfshirje; lidhje, ngërthim, nënkuptim. Implikoj lat. implicare - përfshij, nënkuptoj; jokal. përfshin në vete, ngërthen, përmban. Impiant /i it. impianto - tek. tërësi veglash e pajisjesh në një fabrikë, në një laborator, në një repart që shërbejnë për të kryer një punë të caktuar. Imponim /i lat. imponere - ndjellje respekti; shkaktim admirimi. Imponoj lat. imponere - vendos, shkaktoj, lë përshtypje të fortë, ndjell respekt, hiqem për të madh, për i zoti si kush që edhe ai, ata t’i përgjigjen kërkesës sime, sipas meje më e mira, më aktualja etj. Importim /i lat. importare - mallra që blihen jashtë shtetit, sjellja e tyre ne vendin tonë për plotësimin e nevojave. Importoj lat. importare - blej mallra të ndryshme jashtë shtetit dhe i sjell për nevojat e vendit . #

Page 420: Behram Ismaku

420

kund. eksportoj. Impotencë /a lat. impotentia - mjek. mungesë fuqie, dobësi, i paaftë sidomos seksual; person impotent, impotente. Impozant /e fr. imposant - i madhërishëm, madhështor; që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me madhështinë e vet, të bën ta admirosh e ta nderosh, që shquhet për madhërinë e vet. Impresionizëm /mi fr. impressionisme - përshtypje; let. art. rryma e parë formaliste në artin borgjez, e cila mohon përmbajtjen shoqërore dhe ideshmërinë e artit e të letërsisë, shkëputet nga traditat e shëndosha kombëtare dhe në vend që të pasqyrojë në mënyrë të thellë botën e jetën reale, synon të paraqitë botën subjektive, ndijimet iluzionet vetjake të artistit a shkrimtarit. Imprimaturë /a lat. mund të shtypet, e lejonte censura botimin e një vepre, epte pëlqimin për botim, redaktori etj. Improvizim /i lat. improvisare - krijim aty për aty, pa qenë i përgatitur që më parë, paparashikuar, papritur. 2. krijoj diç aty për aty, flakë për flakë pa ndonjë përgatitje paraprake. Improvizoj lat. improvisare - krijoj diç papritur; trilloj nga mendja aty për aty, krijim art. vjershë, valle. 2. sajoj pa qenë i përgatitur.

Page 421: Behram Ismaku

421

Impuls /i lat. impulsus - shtytje, goditje; hov, vrull, nxitje, forcë e brendshme që të vë në lëvizje ose veprim, të shton dëshirën e zellin për një punë, frymëzim i i menjëhershëm dhe i papritur. 2. fiz. valë e rrymës elektrike, e dritës që vie shpetjtë dhe ndërpritet. 3. fiziol. shtysë nervore që përhapet menjëherë nëpër sistemin nervor dhe nxitë lëvizje të një organi trupor. Impulsiv /e lat. impulsivus - i papërmbajtur, që flet a vepron pa menduar. Imun /e. immunis - i lirë; mjek. që ka imunitet, që është i mbrojtur nga sëmundjet ngjitëse, që është i pandjeshëm ndaj sëmundjeve ngjitëse. Imunitet /i lat. imunitas mjek. veti mbrojtëse që ka një organizëm për t’u bërë ballë disa mikrobeve ose për të mos u dëmtuar nga disa helme, për mos t’u prekur nga një sëmundje. 2. drejt. imunitet i një ambasadori, si përfqësues i shtetit të vet, e drejtë e veçantë për mos t’iu nënshtruar disa ligjeve shtetërore të një vendi; e drejtë që e gëzon edhe një deputet në bazë të kushtetutës për mos t’u arrestuar, për mos t’u prekur penalisht, paprekshmëri etj. Imunizoj fr. immuniser - mjek. e bëjë që një organizëm të fitojë veti e aftësi mbrojtëse, të përballojë mikrobe, helme, i jap imunitet.

Page 422: Behram Ismaku

422

In absentia lat. në mungesë të, meqë mungon. In aternum lat. përherë, për gjithë jetën. In agone lat. në luftë; mjek. në agoni, në gjendje agonie, duke dhënë shpirt. Inat /i turq. inat – bised. ndjenjë shqetësimi që pushton dikë, humbje e gjakftohtësisë, mëri etj. In camera caritas lat. në besë, në katër sy. Incest /i lat. incestum - turp; marrëdhënje seksuale midis personash që janë të afërt nga gjaku dhe nuk mund të bëjnë martesë ligjore. In medias res lat. në mjedisin e gjërave; troç, në sy, hapur. Ino gr. is, inos - fill, fije, fibër. 2. i fibrës, prej fibrës. In status quo ante lat. në gjendjen e mëparshme, pa ndonjë ndryshim. Instilacion /i lat. instillatio onis - mjek. futje, injektim pikë-pikë në trup i lëngjeve në ndonjë zgavër të organizmit ( klizma me pika ). In vino veritas lat. e vërteta është në verë ( alcohol ) Involvoj lat. involvere - përziej, ndërlikoj, ngatërroj dikë në një çështje; jam involuar … ose jam i zhytur thellë në borxh; mbështjell, ndërlikoj strukturën e fjalisë; zhytëm në një çështje si bashkëveprues, mbaj në vetëdije, sjell përfundime etj.

Page 423: Behram Ismaku

423

Inaugurim /i lat. inaugurare - përurim, ceremoni zyrtare me fillimin e ndërtimit apo mbarimit të një fabrike, shkolle, pallati, rruge. 2. kremtim i vënies në punë a në përdorim të diçkaje, festim i fillimit të saj, përurim. Inauguroj lat. inaugurare - përuroj. Incident /i lat. incidens - ndodhi e papritur, zakonisht e padëshirueshme, që pengon punën ose që dëmton gjendjen a ecurinë e rregullt të punëve. 2. ndodhi e vogël që mund të sjellë pasoja të rënda në marrëdhëniet midis dy a më shumë shteteve Incizim /i lat. incisare - regjistrim në shirit magnetofoni, disk gramafoni, cd e disqe kompjuteri i këngëve, valleve, filmave etj. Incizoj lat. incisare - regjistroj në shirita e disqe të ndryshme fjalime etj. Incognito lat. incognitus - i panjohur; fshehurazi, me tjetër emër. 1. njeri që fshehet duke mbajtur një emër të huaj, me që dëshiron të mbetet i paindetifikuar realisht. Indeks /i lat. index - tregues; mat. shenjë, numër ose shkronjë që u vihet përbri shkronjave të shprehjeve për t’i dalluar. 2. indeks i studetit ku vihen notat e marra në provim. Independencë /a it. indipendenza - pavarësi, luftë pavarësie.

Page 424: Behram Ismaku

424

Indetifikim /i lat. indetificare - njëjtësim, njëjtësoj, vënje e shenjës së barazimit të plotë midis dy gjërave, i përqas dhe i quaj të njejta dy gjëra. Indetifikoj lat. indetificare - arrij ta zbulojë një njeri, frymor a send në bazë të gjurmëve të lëna ose në bazë të dhënave të ndryshme që posedoj, një bimë a kafshë në bazë të klasës, të llojit ku bën pjesë, moshës, afrisë me qenje e sende, zbuloj atë që më duhet për të vërtetuar diç. Indici lat. indicium – shenjë që na udhëzon diç, mundësi supozimi. 2. shenjë simptomatike, pikënisje e një dyshimi. Indiferent /e lat. indifferens - i ftohtë, që rri mënjanë, moskokëqarje, mosinteresim për punën shoqërore, sidomos për gjëra që nuk janë vetjake, nuk i bën përshtypje asgjë, nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve. 2. indiferencë mospërfillje. Indigo /ja lat. indicus - kolor, bojë indiane, kopiativ, letër karboni. Indigjen /i it. indigeno - vendas, pjestar rrënjës i një popullsie. # kund. ardhës. Indigjen /e it. indigeno - ka lindur aty ku edhe jeton, është krijuar aty ku ndodhet. # kund. ardhur nga largu. Indikacion /i lat. indikationis - paralajmërim,

Page 425: Behram Ismaku

425

shenja të sëmundjes kur pacienti do mjekim ose barna, udhëzime për ta përballuar sëmundjen. Indinjatë /a it. indignata - zemëratë, urrejtje për diç të padrejtë; urrej, indinjoj. Individ /i lat. individus - i veçantë, i posaçëm, i pandashëm; një njeri më vete, pjestar i veçantë i shoqërisë, i një grupi ku ai bën pjesë etj. 2. fshatar, bujk zejtar që nuk është anëtar i ndonjë ekonomie, ndërmarrje, koperative zejtarësh. Individual /e lat. individualis - që lidhet vetëm me një njeri, që është pronë e një individi, vetjake etj. Individualist /i lat. individualis - ai që vë interesat e veta mbi ato shoqërore. Individualizoj lat. individualiser - veçoj një individ nga të tjerët me karakteristikat që ka. 2. art. e dalloj një personazh, një mjedis nga të tjerët nëpërmjet veçorive që i ka vetëm ai, ajo etj. 3. let. paraqitja e personazhit të veprës letrare si një individ që dallohet mirë nga të tjerët, si një qenje e gjallë me tipare të veçanta fizike e morale; pasqyrimi i jëtës me ngjarje konkrete, zbulon atë që është tipike për një kohë për një shoqëri, tipizimi ndihmon individualizimin e personazheve në një vepër, në një skenë, bën që te duken si të njerëz të gjallë, ngjarje të vërteta ( kurse tipi. pa indiv. dhe anasjellas, japin skena të thata e trumbetuese të

Page 426: Behram Ismaku

426

autorit ) vlen të përmendet poemi “Hanko Halla “ e Ali Asllanit. Indoeuropian /e lat. indo-europeanus - indoeuropiane; familje e madhe gjuhësh të cilat i kanë disa veçori gjuhësore të ngjashme, të afërta si shqipja, greqishtja, indishtja, iranishtja, armenishtja; gjuhët romane si 1. gjuh. latine, ( itale, portugale., romake, frënge ) 2. gjuhët gjermanike si ( baltike, sllave, kelte etj.) që ka të bëjë me këto gjuhë, që studion këto gjuhë. 3. gjuhë të afërta me ca veçori të përbashkëta. Indolencë /a lat. indolentia - pandjeshmëri e dhembjeve, plogështi, pushim i dhembjes; indiferentizëm, joaktiv ndaj punës e ndaj botës që e rrethon. Indolent /i lat. indolent - i ngathët, i plogët indiferent; mjek. i padhembshëm, që nuk shkakton dhembje, indiferente. Induksion /i fr. induction - logj. mënyrë arsyetimi, që niset nga e veçanta për të nxjerrë të përgjithshmen, nxjerrja e një përfundimi logjik. # kund. deduksioni . Induktiv /e lat. inductivus - që ka të bëjë me induksionin si mënyrë arsyetimi. Induktoj lat. inductere - nxjerrë një përfundim logjik duke kaluar nga tezat e veçanta në teza të

Page 427: Behram Ismaku

427

përgjithshme. 2. prodhimi i rrymës elektrike me anë të induksionit ( aparati, elektromotori etj. ) Industri /a lat. industria - degë e ekonomisë kombëtare që merret me nxjerrjen e pasurive nëntokësore, me shfrytëzimin e burimeve të ndryshme energjetike, me përpunimin e lëndëve të para dhe me gatitjen e prodhimeve të ndryshme; tërësia e uzinave, kombinateve, e minjerave që shërbejnë për prodhimin e madh e të mekanizuar të mirave materiale në përgjithësi ose për nevoja e qëllime të veçanta, industrializoj. Inerci /a lat. inertia - fiz. plogëti. 2. fig. plogështi. Inert /e lat. iners – i plogët. Inert /i lat. iners - i plogët, pa dëshirë veprimi a pune. Infantil /e lat. infantilis - foshnjor, fëmijëror që ka mbetur pa u zhvilluar mirë nga ana fizike e mendore. Infatilizëm /mi lat. infatilismus - pengesë në zhvillimin e organizmit. Infektim /i. infection - ngjitje e një sëmundjeje, marrja e mikrobeve a e baktereve, përhapje tek të tjerët e mikrobeve a e baktereve që shkaktojnë sëmundje, prajë. 2. fig. dhënje e diç të keqe dikujt në mënyrën e jetesës dhe të të menduarit, infektoi. Infektiv /e lat. infectivus - ngjitëse, repart i

Page 428: Behram Ismaku

428

sëmundjeve ngjitëse Infektoj lat. infecter - i ngjit dikujt një sëmundje. Inferior /e lat. inferior - më i vogël ,më i pavlefshëm; i nënshtruar, në një shkallë më të ulët se tjetri, i dorës së dytë, dytësor, dytësore. 2. fig. më i dobët, i cilësisë më të keqe. Infermier /i it. infermiere - punonjës i shërbimit mjekësor me detyra ndihmëse në spitale e ambulanca, motër medicinale. Infiltrim /i lat. infiltrare - grumbullim në inde i lëndëve jonormale.1. gjendje patologjike e indeve e shkaktuar nga prania e disa lëndëve jonormale për to. 2. fig. depërtim a futje e ngadalshme e elementëve të huaj në një organizatë, infiltroj. Infinitezimal /e fr. infintesimal - mat. sasi tepër e vogël, tejet. Infinitiv /i lat. infinitivus - gjuh. paskajore, një nga format e pashtjelluara të foljes, e cila shpreh një veprim a një gjendje në mënyrë të përgjithshme, pa u lidhur me një kohë a vetë të caktuar ( për të punuar, për të studiuar, për të shkruar etj. ) mat. është një vijë , drejtëz e pafund, paskajshmëri, infinite. Inflacion /i lat. inflatio onis - ek. vënja në qarkullim e një sasie më të madhe kartëmonedhash se sa janë nevojat e vërteta të qarkullimit të

Page 429: Behram Ismaku

429

mallrave, që sjell si pasojë zhvlerësimin e kartëmonedhës, ngritjen e çmimeve e uljen e fuqisë blerëse të punonjësve dhe që i shërben pasurimit të mëtejshëm të një grushti monopolistësh. Inflamacion /i lat. inflammatio - pezmatim, mahisje e një pjese trupi ,organi, e një plage etj. Influencë /a lat. influentia - ndikim. Influencoj lat. ndikoj. In folio it. libro in foglio - format i botimit të një libri, albumi, reviste, fleta e të cilit është paluar dyfish. Informacion /i lat. informatio onis - njohtim që marrim, të dhëna për një ngjarje, lajm për dikë a diç; veprimtari që synon të marrë e të japë njohtime për dikë për diçka. Informatë /a lat. informata - njohtim që marrim gjatë hetimit për të zbuluar të vërtetën. Informativ /e lat. informativus - që shërben për të dhënë njoftimet e nevojshme, të dhënat e kërkuara që përmban informata. Informator /i lat. informator - ai që mbledh të dhëna fshehtas për të zbuluar të vërtetën ( jep dhe merr informata ). Informim /i lat. informare - njoftim, kumtim, për një gjë.

Page 430: Behram Ismaku

430

Informoj lat. njoftoj për diçka, jap të dhëna, lajmëroj dikë. Informatikë /a lat. informare - shkenca që merret me studimin e shfrytëzimit të të dhënave për të arritur rezultate sa më të mira në ekonomi, në shkencë, në teknikë ( është zhvilluar në kohë të fundit duke i vënë në veprim makinat elektronike si mjete për përpunimin dhe trajtimin e të dhënave ) Informbyro /ja fr. bureau d’informations - zyra e informacionit; organ këshilldhënës i partive komuniste të Francës, BRSS, Jugosllavisë, Italisë, Çekosllovakisë, Hungarisë i themeluar më 1947 me seli në Beograd me qëndrime për të mbrojtur frontin socialist në botë, më 1948 ky këshill kaloi dhe u vendos me seli në Bukuresht. Infra lat. infra - nën, poshtë, rreze infra të kuqe; fiz. rreze të padukshme të nxehtësisë me gjatësi më të madhe valore se sa gjatësia e valëve të rrezeve të dritës; këto rreze mundësojnë fotografimin natën. Infrakostal /e lat. infracostalis - mjek. që ndodhet nën brinjë, poshtë brinjës. Infraksion /i lat. infraktio onis - thyerje jo e plotë e koskës. Infrakt /i lat. infractus - mjek. vdekja e një indi a e një pjese të një organi kur prishen ose kur mbyllen enët që e ushqejnë me gjak.

Page 431: Behram Ismaku

431

Inframaksilar /e lat. inframaxillaris - mjek. që ndodhet nën nofullën e sipërme. Infraorbital /e lat. infraorbitalis - mjek. që është poshtë gropës së syrit. Infrapatelare lat. poshtë kupës së gjurit. Infraskapular /e lat. mjek. nënshpatullor. Infrasternal /e lat. infrasternalis - mjek. nën drrasën e gjoksit. Infratemporal /e lat. infratemporalis - nëntëmblor. Infraumbilikal /e lat. infraumbilicalis – nënkërthizë Infrastrukturë /a lat. infrastructura - ek. nënstrukturë, bazë e nevojshme ekonomike dhe organizative e ndonjë veprimtarie me shkallë të lartë zhvillimi ( rrjeti i qarkullimit, rrugët, binarët, kanalizimi, ujësjellësi, rryma, parqe, spitale, shkolla dhe përfshirja e fuqisë punëtore etj. 2. emërtim i përgjithshëm për objektet ushtarake ( aeroportet, kazermat ). Infuz /i lat. infuzum - mjek. ekstrakt ujor i parimeve aktive të nxjerra prej bimëve mjekësore. Infuzion /i lat. infusio onis - injektim me sasi të mëdha i një lëngu ( tretja fiziologjike në plazmë, zëvendësues gjaku etj ). zakonisht në venë, pikë-pikë. 2. farmaceutikë barna që përgatiten duke zier pjesët e ndryshme të bimëve ( ekstraktim ).

Page 432: Behram Ismaku

432

Ingranazh /i fr. engrenage - hibridizim; tek. rrotë e dhëmbëzuar që shërben për të përçuar lëvizjen në një mekanizëm, sistem rrotash të dhëmbëzuara që ngërthehen njëra me tjetrën dhe që përçojnë një lëvizje. 2. sistem i brendshëm pjesësh, bashkëveprues i diçkaje, mekanizmi. Inhalacion /i lat. inhalatio onis - mjek. thithje e gazrave, e preparateve dhe e lëngjeve të pulverizuara për qëllime mjekimi ( inhalator për frymëmarrje, astmatik etj.). In honorem lat. për nder të. Inicial /e lat. initialis - fillestar, i fillimit, nistor, i parë. Iniciale /t lat. initiales, initum - shkronjat e para të emrit e të mbiemrit të një personi N. F. Naim Frashëri. Iniciativë /a lat. initiativa - nismë, fillim, shtysë, nxitje për të ndërmarrë një punë. Iniciator /i lat. initiator - ai që fillon i pari, një punë a një veprimtari, nismëtari që jep shtysën e parë diçkaje, që nxit të tjerët të ndërmarrin diçka, vetvepruesi. Injektim /i lat. injectare - mjek. futje me gjilpërë nën lëkurë, në muskul a në enët e gjakut e një bari të lëngshëm, e gjakut etj. për mjekim a për qëllime të tjera.

Page 433: Behram Ismaku

433

Injeksion /i lat. injectio onis - gjilpërë me këtë lëng. Injektoj lat. injectare - shtie me gjilpërë nën lëkurë në muskuj a në enët e gjakut një lëng, një gaz etj. Injorancë /a lat. ignorantia - padituri, mungesë arsimi; trashtinë, padije. 2. keq. njohje e cekët zakonisht në një fushë të dijes për një dukuri. 3. injorancë it. ignoraza - trashamani . Injorant /i it. ignorante - njeri i paarsimuar, i paditur, që i kupton sendet keq, që nuk i kupton fare gjërat, i kufizuar, i cekët për ndonjë fushë të dijes. Inkandeshent /e it. incandescente - spec. i nxehur aq shumë sa zbardhet, bëhet i ndritshëm, kur nxehet shumë ndriçon. Inkapsulim /i lat. inkapsulatio - mjek. mbulesë, cipë që mbështjell një kapsulë. Inkarnim /i lat. incarnatio - pikt. ngjyrë nga fytyrë e njeriut, e kuqe e qelur që përgjason mishit; mjek. cytësi, protein, ushqyesi ndihmës, thelbi i zhvillimit të muskulaturës. Inkarnues /e lat. shtatmadhështor, shtatmadhëria, azgan / e, shtathedhur/a, shtatselvia, si p.sh. Monaliza inkarnim ( përgjasim ) i bukurisë dhe shtatmadhërisë; fotografia, përgjasimi ose figurimi i ndonjë ideje nga krishtërimi, Jesusi inkarnim i

Page 434: Behram Ismaku

434

perëndisë ( besimit ), Sokrati inkarnim i menqurisë, i esencës së menqurisë, Ciceroni inkarnim i gojtarisë ( ligjërimit ), Erosi inkarnim i dashurisë. Inkasant /i it. inkassante - arkëtar institucioni, arkëtar që mbledh të holla për arkën e një institucioni, sidomos në terren; inkasant rryme në dy fshatëra, në dy lagje të qytetit . Inkluzive lat. inclusio – bashkangjitje në, përmbajtje në vete e një grupi, përllogari në vete, nënkuptim. Inkluzuar lat. inkorporuar në , që përmban në vete, që nënkuptohet në vete, mbyll në vete një njeri ose një grup. Inkludoj lat. in claudere - mbyll, mbyllem në vete, nënkuptoj, përllogaris në vete. Inkoherncë /a lat. incohaerentia - renditje e papërshtatshme, prishje e lidhjes së zakonshme logjike të të menduarit. Inkompatibil /e lat. incompatibilis - i papajtueshëm, që nuk shkon bashkë me diçka. 2. Inkopabilitet lat. papajtueshmëri, mospajtim, mospranim. Inkriminim /i lat. incriminari - padi, akuzë, fajësim. Inkriminoj lat. incriminari - drejt. padit, fajësoj,

Page 435: Behram Ismaku

435

akuzoj. Inkubacion /i lat. incubatio onis - spec. koha që kur mikrobet a bakteret hyjnë në një organizëm deri kur shfaqen shenjat e para të sëmundjes, periudha gjatë së cilës sëmundja zhvillohet pa u vënë re, në mënyrë të fshehur. 2. qëndrimi i vezëve të pulës në inkubator, deri sa qelin zogjtë e vegjël ( me pulën klloçkë ose me inkubator ). Inkubator /i lat. incubator - aparat me temperaturë dhe lagështi të përshtatshme për mbajtjen e foshnjeve të lindura para kohe. 2. makinë e posaçme ku vihen vezët në të ngrohtë për të nxjerrë zogj të vegjël. Inkuizicion /i lat. inquisitio onis - hist. organizatë terroriste policore e gjyqësore e kishës katolike, e themeluar në shek. 13 që ndiqte, burgoste e zhdukte mizorisht njerëzit përparimtarë, zbulues, shkencëtarë që hidhnin poshtë dogmat fetare dhe dilnin kundër sundimit të kishës (inkuizicioni e dogji tmerrësisht, në turrë të druve Xhordano Brunen për zbulim të sistemit heliocentrik ( toka ... sillet rreth diellit ). Inkurajoj it. incorare - jap zemër e guxim dikujt, trimëroj, kurajoj, gjallëroj dikë, i jap shtytje, e përkrahi, e mbush me besim për ta kryer një punë , një studim. 2. e bëj ta ndiej vetën më të sigurt, e

Page 436: Behram Ismaku

436

gjallëroj dhe e nxitë për diçka. # kund. shkurajim. Inkursion /i lat. incursio - sulm i thellë i papritur armikut nga prapavija, qendrave të banuara të tij. Inogjen /e gr. inogenes - mjek. që lind në indet. Inogjenezë /a gr. inogenesis - mjek. formim i indit fijor. Inokos /e sk. inokosan - vetjak, personal, individual; që kryhet nga një njeri i caktuar; organ i pavarur ( organ inokos,vetjak ). Inokulim /i lat. inokulatio onis - futje e një mikrobi patogjen në trupin e shëndoshë të individit, duke shkaktuar sëmundje të lehtë që pasohet nga imuniteti (material, mikrob infektiv e serumit në indet e gjallesave). Inorganik /e lat. inorganicus - kim. joorganik. Inovacion /i lat. innovatio onis - risi, dukuri e re, diçka që hyn e re në jetë. Inozit /i gr lat. ino situs - i vendosur; mjek sheqer që gjendet në muskuj, në bimë C12H18O6; lëndë organike kristaline që ngjan me sheqerin. Insekt /i lat insectum - kandërr. Insektar /i lat. insektarium – arkë për të rritur insekte, zakonisht për qëllime studimi. Insekticid /i lat. insecticidus - kim. lëndë që shfaros, helmon insektet, mbytës për ( mizat, mushkonjat, pleshtat, çimkat ) insektvrasës.

Page 437: Behram Ismaku

437

Inseminim /i lat. inseminatio onis - mjek. futje e spermës në vagjinë me rrugë artificiale. Insensibil /e lat. insensibilis - i pandjeshëm, pandieshmëri i pakapshëm për shqisat, që nuk ndjen, që i mungon ndjeshmëria, pasensibilitet . Insensibiliteti lat. mungesë e ndjeshmërisë, pandjeshmëri. Insert /i lat. inseratum - lajm, informatë e shkurtër nëpërmes radios, televizionit. 2. shënim i shkurtër në gazetë. Insinuatë /a lat. insinuare - trillim shpifës për të fajsuar dikë për të keq, për t’a nënshtruar dikë me dhelpëri, për të gënjyer dikë, bën romuze, rrenë të mëdha . Insitim /i lat. insistere - kambëngulje, ngulmë, kërkesë me kokëfortësi për diç. Insistoj lat. insistere - ngulmoj, ngul këmbë, kërkoj me kokëfortësi. In situ lat. në vendin e vet, normalisht. Insolacion /i lat. insolatio onis - djellëzim, mjekim me banja dielli ose edhe goditje nga dielli për shkak të qëndrimit gjatë. Inspektim /i lat. inspectare - mbikëqyrje, kontrollim duke dhënë udhëzime të duhura. Inspektoj lat. inspectare - konstatoj si është gjendja në një shkollë, në një ndërmarrje.

Page 438: Behram Ismaku

438

Inspirim /i lat. inspirare - frymëzim, frymëzoj; natyra e bukur në lartësi malore, breg detit, pranë liqenit, lumit, më josh, më tërheq, më frymëzon ta shkruaj një vjershë të bukur apo ta këndojë një këngë, frymëzimi nuk le të qetë p. sh. poetin 2. mjek. të marrurit frymë, faza e parë e frymëmarrjes. Inspirator lat. inspirator - frymëzues.Instalim /i lat. installare - vendosje e aparateve, makinave të ndryshme në vendet ku ato duhet të punojnë, uzinë, fabrikë, laborator etj. Instancë /a lat. instantia - shkallë e veçantë ( instancë e veçantë, shkallë e lartë, instancë e lartë ) shkallë e veçantë shtetërore, administrative që ka në dorë zgjidhjen e një çështjeje. 2. shkallë e veçantë e një procesi gjygjësor e që ka të drejtë të zgjidhë një çështje gjygjësore. Instikt /i lat. instinctus - biol. aftësi e lindur dhe e trashiguar te çdo lloj i qenjeve të gjalla, që bën organizimin të veprojë në mënyrë të pavetëdijshme për t’iu përshtatur mjedisit e për t’iu përgjigjur ndryshimeve të tij. 2. shtysë e vetvetishme që nxitë kafshët e njerëzit të kryejnë lëvizje e veprime të pavetëdijshme, prirje, dëshirë që e bën njeriun të mbajë një qëndrim, një sjellje, një mënyrë të

Page 439: Behram Ismaku

439

caktuar. 3. fig. nuhatje. Instiktiv /e lat. instictivus - që vie, kushtëzohet nga instikti, vetiu. Instilator /i lat. instillator - mjek. piktore, gyp i vogël qelqi që shërben për të hedhur barnat me pika. Institucion /i lat. institutio onis - organizëm shtetëror a shoqëror, që zhvillon veprimtarinë e vet në një fushë të caktuar të ekonomisë, të shkencës, të arsimit, të kulturës, të politikës. 2. drejt. mënyrë jetese ose sjellje që është e rregulluar sipas disa ligjeve, normave zakoneve të vendosura brez pas brezi te një popull. Institut /i lat. intitutum - shkollë që përgatitë specialistë në degë të ndryshme të ek. të shkencës, kulturës, teknikës etj. Instruksion /i lat. instructio onis - udhëzim që duhet ndjekur, shpjegime e sqarime që jepen për një çështje, për një punë etj. përmbledhje rregullash e udhëzimesh që duhet zbatuar. 2. usht. seminar, përgatitje të veçanta në një shkollë ushtarake, në një kurs etj. Instruktiv /e lat. instructivus - udhëzues, shpjegues. Instruktoj lat. instruere - udhëzoj, mësoj dikë si duhet kryer një punë.

Page 440: Behram Ismaku

440

Instruktor /i lat. instructor - punonjës në komitetin e partisë, të rinisë që udhëzon, ndihmon organizatat në disa çështje, bazë në punën e tyre. 2. instruktor ai që jep mësim për të përvetësuar një mjeshtëri, një stërvitje si p.sh. instruktor për patentshofera. Instrument /i lat. instrumentum - vegël, vegël muzikore, instrumentist. 2. vegël, mjet etj. Insuficiencë /a lat. insufficientia - i pamjaftueshëm; mjek. funksion i pamjaftueshëm i një organi ( mosmbyllja e plotë e valvulave, kllapave të zemrës ) dobësi funksionale. Insuflacion /i lat. insuflatio onis - mjek. futja e ajrit në mushkëri për frymëmarrje artificiale. Insuflator /i lat. insuflator - mjek. aparat i vogël për fryrje, ajri, pluhuri, gazi etj. Insulinë /a lat. insulinum - mjek. hormon me natyrë proteinike që formohet në ishujt e langerhansit në pankreas dhe që derdhet në gjak. Intabulim /i lat. intabulare - shënim, shënoj, regjistrim në tabulë ( në tapi ) 2. kadastrim, shënim në kadastër, intabuloj. Integral /i lat. integralis - tërësor; mat. madhësi tërësore e vështruar si shumë e pjesëve të veta pambarimisht të vogla. Integrim /i lat. integrare - lidhje e pjesëve ose e

Page 441: Behram Ismaku

441

anëve të diçkaje në një të tërë, përfshirje e diçkaje në një të tërë si pjesë përbërëse dhe e pandarë e saj. 2. bashkim a shkrirje në një të vetme. # çintegrim. Integritet /i lat. integritas - të qenët një i tërë dhe i paprekshëm. 2. tërësi tokësore, që përbën një njësi të vetme, të pandarë e të paprekshme. Integroj lat. integrare - bashkoj a shkrij në një tërësi të vetme, disa pjesë, disa anë etj. Intelekt /i lat. intellektus - aftësi mendore për të arsyetuar e për të gjykuar, forca e arsyes a e gjykimit; shkalla që ka arritur njeriu në zhvillimin mendor. Intelektual /i lat. inellectualis - që merret kryesisht me punën mendore. Intelektualizëm /mi, intelektualist lat. < fr. intellectualisme - keq. ai, ata që vuajnë nga intelektualizmi, mundohen të jenë ata që nuk janë, intelektualizmi borgjez. Inteligjencë /a lat. intelligentia - aftësia mendore për të njohur, për të kuptuar e për të menduar, zgjuarësi. Inteligjenci /a lat. intelligentia - intelektualët e një vendi, shtresa intelektuale.

Page 442: Behram Ismaku

442

Intencë /a lat. intentio - qëllim, objektiv. Intendencë /a lat. intendantia - usht. repart a seksion i posaçëm që merret me furnizimin e trupave dhe me anën ekonomike e finansiare në përgjithësi. 2. zyra e këtij reparti. Intendent /i it. intendente - ai që kujdeset për furnizimin e trupave dhe për anën ekonomike e financiare në përgjithësi; ai që bën punën e ekonomit e të llogaritarit në ushtri, përgjegjës i intendencës.Intensifikim /i it. intensificare - bëj më të fortë e më të thellë, i rrit vrullin, e fuqizoj, e bëj më intenziv; shtoj, rritë dendësoj shumë. Intensitet /i lat. intensitas - shkallë e lartë force, energjie, vrulli etj. me të cilën bëhet diçka në mënyrë të shpejtë e të thellë, fuqi veprimi, të qenët intensiv. 2. forca e diçkaje, fuqia që lëviz. 3. fiz. sasi, forcë, ngarkesë e rrymës elektrike që kalon nëpër qark në një njësi kohe, forcë e fushës elektrike ose magnetike. Intenziv /e lat. i dendur e i fuqishëm, i thellë; që siguron rendimente të larta me organizim sa më të përsosur të punës.

Page 443: Behram Ismaku

443

Inter lat. inter - midis, ndër, ndërmjet. Inter arma silent musae lat. gjatë luftës muzat heshtin ( gjersa lufta vazhdon, nuk përparon as shkenca, as arti ). Inter arma silent leges lat. gjatë luftës ligjet heshtin; lufta nuk njeh, nuk respekton ligjet. Interdental /e lat. interdentalis - fon. ndërdhëmbor; tingull që shqiptohet duke kaluar një pjesë e ajrit midis dhëmbëve. Inter nos lat. ndërmjet nesh! Le të mbesë ndërmjet nesh! Interogativ /i lat. interrogativus - gjuh. pyetës, trajtë pyetëse. Interpelancë /a it. interpellanza - kërkesë e posaçme që i bëhet qeverisë ose një ministri të saj në shtetet borgjeze nga ana e deputetëve të parlamentit që të dhënë shpjegim për një çështje Inter Paesentes lat. ndërmjet të pranishmëve, prej atyre që janë të pranishëm. Interpol /i fr. Organisation internationale de police criminelle - Organizatë ndërkombëtare e policisë kundër kriminelëve. Inters /i lat. interesse - prirje drejt dikujt a diçkaje që na pëlqen, që na tërheq, dëshirë për t’u afruar

Page 444: Behram Ismaku

444

me të, për ta njohur më mirë. 2. gjë që sjell dobi, përfitim, fitim që sigurohet nga një kredi, nga një kamatë etj. Interesant /e fr. interesant - që të tërheq vëmendjen, të pëlqen, që të ngjallë interesim ( vëmendje, kujdes, interes etj.) Interferncë /a ang. interference - ndërhyrje, përzierje në përgjithësi. 2. fiz. përforcim ose dobësim reciprok i valëve ( zanore, elektrike, të dritës ) kur ato ndeshen, pengesa në emetimin e programit të radios apo të televizionit, përzierje me emisionet e stacioneve tjera. 3. gjuh. elemente të huaja gjuhësore që përzihen në një gjuhë. Interier /i fr. interieur - pjesa e brendshme e një banese e një lokali, rregullimi dhe mobilimi. 2. fotografim i kuadrove filmike brenda një lokali, jo në natyrë. Interkalar /e lat. intercalaris - astr. dita e 29 e shkurtit që paraqitet në vitin e brishtë, një herë në katër vjet. 1. mjek. i ndërkallur, që ndodhet midis dy tjerëve, ditë pa ethe pa temp. 2. fin. kamatë interkalare lat. pjesë e fitimit që merr banka prej ditës së akordimit të kredisë deri në ditën e shlyerjes së faturave në atë kredi ( ndërmjetkamatë)

Page 445: Behram Ismaku

445

Interkontinental /e lat. intercontinentalis - ndërkontinental, që shtrihet, bëhet ose kalon ndërmjet kontinenteve të ndryshme. Interkostal /e lat. intercostalis - mjek. ndërbrinjor, që ndodhet ndërmjet brinjëve. Interlud /i lat. interludium - art. shfaqje e shkurtër a numër i vogël humoristik që luhet ndërmjet akteve të një pjese teatrale. 2. muz. Intermexo ( pjesë e vogël muzikore që luhet me vegla zakonisht ndërmjet aktetve a skenave të një opere ); skeç muzikor, humoristik. Intermaksilar /e lat. intermaxillaris - mjek. që ndodhet ndërmjet nofullave të sipërme. Intermitent /e lat. intermittens - që shfaqet me ndërprerje, me intervale, që ndërpritet e shfaqet përsëri. Intermuskular /e lat. intermuscularis - mjek. ndërmuskular, që ndodhet midis muskujve. Intern /e lat. internus - i e brendshme, punë, gjëra interne, tregti interne, smundje interne. Internist /i lat. internistus - mjek i smundjeve të brendshme. Internim /i lat. internare - fut, dënoj, mbyll brenda një njeri të rrezikshëm, në vend të caktuar ku kontrollohet nga policia dhe ku ka liri të

Page 446: Behram Ismaku

446

kufizuar. Internoj lat. internare - e syrgjynos, e dërgoj të dënuarin në internim, pa pasur të drejtë që të largohet që andej. Internacional /e fr. internationale - ndërkombëtar. 1. bashkim ndërkombëtar i njerëzve që kanë pikëpamje e synime të përbashkëta. 2. himni ndërkombëtar i proletarëve. 3. gjuh. ndërkombëtarizmat që përdoren në një gjuhë ose fjalët internacionale. Internat /i fr. internat - konvikt i studentëve. Interpretim /i lat. interpretari - shpjegim, shkoqitje; shpjegoj a shkoqit diçka të errët e të vështirë për të tjerët, ashtu si e kuptoj ose si e mendoj unë. 2. jap mendimet, dëshirat, kërkesat e një tjetri, flas në emër të një tjetri duke u bërë zëdhës i tij, luaj një rol në dramë ose luaj një pjesë muzikore, këndoj një këngë a luaj një valle në një shfaqje. Interval /i lat. intervallum - koha ndërmjet dy ngjarjeve, dy dukurive a dy veprimeve, largësi a hapësirë midis dy sendeve, midis dy pikave. 2. muz. ndryshimi i një tingulli nga një tjetër që është më i lartë a më i ulët .

Page 447: Behram Ismaku

447

Intervaskular /e lat. intervascularis - ndërvaskular; mjek. që ndodhet ndërmjet enëve të gjakut. Intervencion /i lat. interventi onis - ndërhyrje me dhunë e një shteti në punët e brendshme të një vendi për ta pushtuar atë, për qëllime ek. pol. usht. etj. Intervencionist /i lat. interventio onis - ndërhyrës. Intervenoz /e lat. intervenosus - mjek. ndërnervor, që ndodhet ndërmjet venave. Intervistë /a. intervista - bisedim që bën një udhëheqës politik a shoqëror, një njeri i shquar, një përfaqësues zyrtar etj. me një gazetar për çështje të rëndësishme; që botohet në shtyp ose jepet në radio ose televizion, intervistoj dikë. Intervokal /e lat. intervocalis - ndërzanore, që gjendet ndërmjet zanoreve ( bashkëtingëllore ). Intestinal /e lat. intestinalis - mjek. që u përket zorrëve, i zorrëve. Intim /e lat. intimus - më i brendshmi, më i thelli; që ka të bëjë me dëshirat, ndjenjat, mendimet vetjake, botën e brendshme që i takon një njeriu, ose një rrethi të caktuar. Intimitet /i fr. intimite - fshehtësira që i takon

Page 448: Behram Ismaku

448

vetëm një njeriu ose një rrethi të ngushtë njerëzish ( dashuri intime midis dy vetave ). Intoksikim /i lat. gr. intoxicare – brendahelmoj; helmim i organizmit të njeriut ose të një qenje të gjallë, intoksikoj. Intonacion /i it. intonazione - ngritja, ulja e zërit, thekësimi a mënyra e shqiptimit të fjalëve, melodija, ritmi i të folurit. 2. muz. tingëllim i veçantë i një pjese muzikore. Intonoj it. intonare - ia them këngës; luaj me vegla muzikore himnin e një shteti. Intra lat. intra - në brendinë, brenda, përbrenda, midis, ndërmjet. Intraabdominal /e lat. intraabdominalis - mjek. që ndodhet në bark, brenda në bark. Intraartikular /e lat. intraarticularis - brenda në kyçe (artikulacione). Intrakardial /e lat. intrakardialis - që ndodhet brenda në zemër. Intracelular /e lat. intracellularis - brendaqelizor. Intrakranial /e lat. intracranialis - brenda kafkës së kokës. Intrakutan /e lat. intracutaneus - brenda lëkurës.

Page 449: Behram Ismaku

449

Intra muros lat. ndërmjet ( katër ) mureve, fshehtas. Intramuskular /e lat. intramuscularis - mjek. brendamuskular. Intrasigjent /e lat. intransigente - papajtueshmëri. Intranzitiv /e lat. intransitivum - gjuh. folje jokalimtare. Intravenoz /e lat. intravenosus - brendavenor. Intravital /e lat. intravitalis - në, gjatë jetës. Intrigë /a lat. intrigo - pabesi, vënje në kurthë e dikujt për qëllime jo të ndershme, punë tinëzare e pabesë që dikush e bën për të arritur qëllimet e tij, kurdis një intrigë për dikë. Intrigoj lat. intrigare - kurdis një intrigë për dikë. Intrigant /i lat. intrigante - ngatrrestari, qëllimkeqi, ai që vepron fshehurazi për ta futur në kurthë dikë, për ta dëmtuar dikë. 2. let. një varg veprimesh të ndërlikuara, ngjarje të ngatërruara që zbulojnë qëllimet e kundërta të personazheve të një vepre letrare dhe ndikojnë në rrjedhën e zhvillimit të subjektit të veprës.Introduktë /a lat. introductio - parathënje, hyrje në një vepër. 1. muz. pjesa hyrëse e një vepre muzikore, në operë, simfoni, sonatë: janë të njohura introduktat e Fan Nolit.

Page 450: Behram Ismaku

450

Introvert /e lat. introversus - psik. i mbyllur në vetvete, që rri i veçuar e si mënjanë, i tërhequr. Intubacion /i lat. intubatio - mjek. futje e gypave të veçantë nëpërmjet gojës në laring, në rastin e stenozave akute laring. Intuitë /a it. intuito - përvojë, aftësi e njeriut e fituar nga përvoja, për ta njohur realitetin dretpërdrejt në bazë të dijeve të grumbulluara që më parë, aftësi për të kuptuar diç shpejt, leht, drejt e me mprehtësi në bazë të përvojës që ka pasur ndonjë arsimim tjetër. Intumeshencë /a lat. intumescentia - mjek. fryrje, enjtje për shkak të grumbullimit të konsiderueshëm të lëngut në palcën e kurrizit, zgjerim, trashje. Invadim /i lat. invasio invadere - sulm i papritur, vërshim i forcave të huaja në një vend. 2. invadim, shpërngulje e madhe njerëzish duke vërshuar një vend të caktuar. 3. mjek. hyrje a depërtim i mikrobeve të zakonshme ( saprofile ) në organizëm, hyrje e mikrobeve patogjene që shkaktojnë sëmundje ngjitëse, infektime etj. Invalid /i lat. invalidus - që ka humbur pjesërisht ose tërësisht aftësinë për punë nga ndonjë sëmundje a gjymtim.

Page 451: Behram Ismaku

451

Invaliditet /i lat. invaliditas - paaftësi e plotë. Inventar /i lat. inventarium - tërësia e sendeve në një objekt. Invektivë /a lat. invectivus - namë /a /ët. Invencion /i lat. gjeturia gjatë hartimit në veprën letrare.Inventar /i lat. inventarium - tërësia e sendeve, e orendive dhe e materialeve të ndryshme, që i përkasin një ndërmarrje, një institucioni etj. që janë pronë e dikujt ose që i ka në ngarkim dikush. 1. materiale të nevojshme dhe të domosdoshme për diçka. 2. regjistrim një për një i mallrave të një depoje a të një dyqani bashkë me çmimin duke kontrolluar gjendjen e tyre, lista që përmban këtë inventarizim. Inventarizoj it. inventariare - regjistroj në inventar të gjitha sendet që ka një ndërmarrje. Inventiv /e lat. inventivus - shpikës, që ka shpirt apo aftësi shpikëse, zbulues, Invers /e lat. inversus - kthej, përmbys, ndërroj; mjek. i kthyer mbrapësht, përmbysur, shtrembëruar. 2. i anasjellët me drejtim të përkundërt. Inverzion /i lat. invertio onis - kthesë, këthim nga ana tjetër. 1. gjuh. anasjellë, vendosje e përemrit vetor prapa foljes ( punon ti ). 2. mat. renditje e

Page 452: Behram Ismaku

452

përmbysur e madhësive ose drejtim i përkundërt i ndryshimit të madhësive. Investim /i lat. investitio< fol. investire - vënje, vë një shumë parash, lë një shumë parash a kapital në një ndërmarrje, për ta përdorur për zhvillim ekonomik, për ndërtim, për rritjen e përtritjen e mjeteve në prodhim, për qëllime ushtarake, kapital. Investoj lat. investire - vë një shumë parash a një kapital në një ndërmarrje industriale, që investohet për diç, për ndërtime, për rritjen e nmjeteve të prodhimit etj. Inxhi /të turq. incü - margaritar, perlë, rruaza, stoli, zbukurime. Inxhineri /a it. inginieria - fushë e veprimtarisë ekonomike ku punojnë inxhinjerët, shkurt. inxh. Inxhinjer /i it. inginiere - specialist në një fushë të teknikës, industrisë a të mbrojtjes që drejton, bën planet dhe ndjek zbatimin e tyre në ndertime të ndryshme. Ipso fakto lat. vetvetiu; në mënyrë të pavarur, nga vetë faktet, në rrethana të natyrës; pa shtysë të jashtme. Ipsilon /i (Y) gr. ypsilon - mat. fiz. shenjë e një madhësie të panjohur.

Page 453: Behram Ismaku

453

Ira lat. ira - zemërim; në mit. romake quhej perëndia e zemrimit, e mllefit dhe e hakmarrjes. Iridë /a gr. iris, iridis - ylberi; mit. greke lajmëtare e hyjnive, personifikim i ylberit. 2. anat. irida e syrit që rrethon beben dhe rregullon hapjen e mbylljen e saj sipas forcës së dritës. Ironi /a gr. eironeia - shtirje, dredhi, tallje, qesendi me dikë a diçka. 1. kjo si figurë stilistike sajohet kur një mendim a ndjenjë e shprehur është në kundërshti të plotë, me atë çka ne mendojmë, me atë çka është në të vërtetë; lavdon atë që është për t’u qeshur, atë që është për t’u përbuzur, tall atë që është për t’u lavduar: koprracin e quajmë dorëlirë, trimin - frikacak ose në të folurit e zakonshëm ironinë e shprehim me ton të zërit a me kontekst “Bukur e paske bërë!”, ”Na kënaqe!”, “Kokë e mençur, por mëkat se e mbajnë dy këmbë” let. ironia është një mjet i fuqishëm për të shprehur zemrim, urrejtje, përbuzje, e përdorin shumë shkrimtarët e mëdhenj. Ironik /e gr. ai që e ka zakon të qesendisë, tallet.Irracional /e lat. irrationalis - e palogjikshme, e paarsyeshme. 1. filoz. që nuk mund të shpjegohet nga arsyeja e nga logjika njerëzore. # kund. racionale. 2. mat. shprehje irracionale është

Page 454: Behram Ismaku

454

shprehje që përveq katër veprimeve arith. përmban edhe atë të rrënjës katrore, nuk mund të paraqiten në trajtën e një raporti të dy numrave të plotë; që nuk është as i plotë as thyesor .Irredentist /i it. Irredentista - ai që luftonte për bashkim krahinash të banuara me popuj që itakojnë një gjuhe një kombi ( italia irredenta - italia e paçliruar 1878 ) lëvizje politike e nacionalistave italianë për bashkimin e krahinave nën sundimin austrohungarez. Irredentizëm /mi it. irridentismo - ishte programi i tyre politik, program për bashkim krahinash. Istikam /i turq. istihkam - llogor, llogore ushtarake, kanale luftarake që hapen nga ushtria në raste ushtrimesh ushtarake ose në rast lufte kundër armikut. Itis gr. itis - prapashtesë që tregon pezmatim ose mahisje. 1. nephritis gr. nefrit, pezmatim i veshkave. Isa Boletini ( 1864 – 1916 ) lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, pop. e quanin luan i Shqipërisë, i ngjashëm me Garibaldin e Italisë, me Hudin anglez. Ismaili Q. dhe Isa B. ishin një diell i Shqipërisë që luftuan me mish e shpirt për tërësinë e atdheut shqiptar, dy markant sa të mëdhenj aq të

Page 455: Behram Ismaku

455

dashur për kombin, 1912 ngritën flamurin kombëtar në Vlorën heroike. ”Unë jam mirë kur është mirë Shqipnia ”citonte Isa Boletini. Ismail Qemaili Vlorë më 1912 Shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Ngriti flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare në mes. ” Djemtë e mij bëra pasuri t’ ia lija Shqipërisë. Po ju lë një atdhe amanet. ”Lamtumirë !” Izo gr. isos - i njëjtë, i barabartë, i ngjashëm ( parashtesë ). Izogami /a gr. iso gamos - martesë; bot. formim i vezës me shkrirjen dhe me bashkimin e gametave të njëjta. Izolant /i it. isolante - el. lëndë që nuk përcjell rrymën elektrike, nxehtësinë, lagështinë ose zërin dhe që përdoret për izolim ose për të bërë pajisje izoluese. Izolator /i it. isolatore - jopërques i rrymës elektrike. Izolim /i it. isolare - veçim, shkëputje e plotë e një vendi nga vendet tjera, mbështjellje a veshje e një sendi me një shtresë veçuese. Izohipsë /a gr. iso hypsos - e njejtë lartësi; gjeog. vija të cilat në hartën gjeografike i lidhin vendet me lartësi të njëjtë.

Page 456: Behram Ismaku

456

Izomeri /a gr. iso meros - e njëjtë pjesë; kim. dukuri në kimi kur disa lidhje organike e kanë të njëjtën përbërje të elementeve kimike, mirëpo dallohen ndërmjet veti me cilësi fiziko-kimike për shkak të radhitjes së ndryshme të atomeve në molekulë. Izometrik /e gr. isometros - masënjënjëshëm /me. Izotop /i gr. iso-topos - i njëjti vend; lloj atomi i një elementi kimik, me bërthamë të njëllojtë me atomet e tjera të këtij elementi, por që dallohet prej tyre nga masa atomike. 2. trup i thjeshtë i të njëjtit rend me një trup tjetër në tabelën e elementeve kimike, po që dallohet prej tij nga masa e ndryshme atomike.Jakë /a turq. yaka - qafëz e një veshjeje. Jakëz turq. yaka - llabane, kapuç bariu nga leshi i dhisë. Jakatar /i turq. yaka tar - mjeshtri i jakave. Jakobin /i fr. jacobin - demokrat revolucionar, anëtar i shoqatës politike pariziene në kohën e Rev. Borgj. Fr. shek.18. Jasemin /i turq. yasemin - lule me erë, fletë ylli, kacavarëse e vendeve të nxehta. Jatagan /i turq. yatagan - lloj shpate që ngjishej

Page 457: Behram Ismaku

457

në brez. Jelek /u turq. yelek - krahol pa mëngë. Jeniçer /i turq. yeni çeri - i ri ushtar; ushtar këmbësor i trupave të zgjedhura osmane. 2. një i ri i marrë nga vendet e pushtuara prej turqisë, ishte stërvitur e përgatitur për luftë. J E R O N I M D E R A D E ( 1814-1903 )De Rade u lind në Maki, fshat i vogël në Kalabri. Ai është një figurë e ndritur poliedrike, hartues i më se 24 veprave që u përkasin lëmenjve të ndryshëm të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Patriot i kulluar i atdheut të të parëve, nga ku synon krenarinë kombëtare. Veprat kryesore që i shkroi: Më 1839 poemi ”Serafina Topia”. Më 1832 ”I mërguari i Krujës”. Më 1866 ”Parimet e estetikës”. Më 1866 ”Lashtësia e kombit shqiptar”. Rapsodi të një poeme arbëreshe”. Më 1873 ”Skenderbeu i pafan”. Më 1883 ”Fjamuri i arbërit” revistë. Më 1894 ”Pellazgë e shqiptarë”. ”Konferencë mbi gjuhën shqipe”. Më1889”Autobiologjia”Tragjed”Sofonisba” Më 1898 ”Një pasqyrë e jetës njerëzore”.

Page 458: Behram Ismaku

458

Jezuit /i lat. Jesus fr. jesuite - murg i urdhërit fetar katolik të ashtuquajtur”Shoqata e Jesuit” 2. fig. njeri shumë i keq, i djallëzuar dhe i egër, që hiqet si i mirë e i butë për të mashtruar të tjerët, njeri dinak e hipokrit, i pabesë, dyftyrësh që përdor edhe mjetet më të ulëta për të arritur qëllimet e veta Jezuit /i lat. hipokrit e kusar, i pamëshirë, lajkatar e mashtrues. Jon /i gr. ion - që ecën, që lëviz; atom a molekulë që ka humbas elektrone ose që ka marrë elektrone të tepërta. 2. atom ose grup atomesh me ngarkesë elektrike. Jonizim /i gr. jon+izoj - shndërrim i atomeve e i molekulave pa ngarkesë në thërmija me ngarkesë elektrike pozitive ose negative. 2. formimi i joneve në një mjedis, dukuria e shndërrimit të atomeve a të molekulave në jone, prania e joneve në një mjedis, jonizoj. Jonisferë /a gr. sfaira-rruzull; shtresa më e sipërme e atmosferës, që fillon në një lartësi prej më shumë 80 km. dhe që përmban shumë jone e elektrone të lira. Jubilar /e lat. jubilarius, jubile - përvjetor , kremtimi i një përvjetori të rëndësishëm, i një

Page 459: Behram Ismaku

459

ngjarjeje të shënuar, që i përket një jubileu. Jubile /u lat. jubilaeum - përvjetor i rëndësishëm i jetës së dikujt, i një ngjarje të shënuar etj. kremtim që bëhet për këtë përvjetor, zakonisht në rrumbullakësim vitesh p.sh. dhjetëvjetori, njëqindvjetori, jubileu. Judë /a hebr. juda, prej Jehuda - njëri nga dishepujt e Krishtit i cili sipas Biblës, kishte tradhëtuar mësuesin e vet, këtej edhe kuptimi: tradhëtar e shpiun i poshtër, ai që e shet edhe babanë a vëllanë e vet. Junior /ët lat. junior - më i ri; sport. lojtarë të rinj deri më 18 vite. Junta sp. Junta - reaksionar borgjez që ka marrë pushtetin me dhunë dhe në emrin e një këshilli, asambleje shtyp e shfrytëzon egërsisht popullin. Juri /a ang. jury - grup njerëzish që përbëjnë një komision, i cili ka për detyrë të vlerësojë e të shpallë fituesit në një garë, në një konkurs etj. gjyqtaria në një garë, ndeshje sportive. 2. drejt. grup njerëzish në vendet borgjeze që vendosin për fajësinë e të pandehurit. Juridik /e lat. juridicus - që lidhet me normat e me ligjet e së drejtës, të një shoqërie, si dhe me shpjegimin, me studimin e me zbatimin e tyre,

Page 460: Behram Ismaku

460

ligjor, që lidhet me drejtësinë dhe me të drejtën, i drejtësisë e i së drejtës. Juridikisht lat. juridik + isht - me ligj; në bazë të rregullave dhe normave juridike, nga ana ligjore. Juridiksioni lat. juridiction - e drejtë e një organi për të bërë një gjyq, për të zgjidhur një çështje, për të ushtruar një veprimtari të caktuar. 2. vendi, rrethi brenda të cilit një organ ka të drejtë ta ushtrojë detyrën. Jurispudencë /a lat. jurispudentia - shkencat e drejtësisë; drejtësia si speciale a si profesion. Juristi lat. jurista - specialist me arsim të lartë në fushën e drejtësisë. Justifikoj lat. justificare - përligj, shfajësoj. Justifikim /i lat. justificare - përligjie. Justifikueshëm lat. justificare - i përligjshëm. Juta ang. jute- bot. bimë; bimë aziatike për fije litarësh dhe pëlhura të trasha, fijet që nxirren nga lëvorja e kësaj bime. Juvenili /a lat. juvenilis - vepra nga mosha e re e autorit. Kabare /ja fr. cabaret - lokal nate, lokal ku pinë, lokal ku këndojnë e vallëzojnë. Kabinet /i fr. cabinet - dhomë e veçantë në një institucion, që ka mjetet dhe paisjet e duhura për

Page 461: Behram Ismaku

461

studim p.sh. kabineti i kimisë, kabineti i fizikës, kabineti shtetëror është tërësia e ministrave që përbëjnë qeverinë e një shteti. Kabinë /a fr. cabine - kthinë e vogël që shërben si vend pune për një njeri. Kabllo /ja fr. cableau - tel i trashë shumë fijesh i veshur me një shtesë mbrojtëse, kabllo elektrike.Kaçak /u turq. kaçak - cub, njeri që ikte nga shtëpia në mal dhe luftonte sunduesin dhe padrejtësitë. Kaçamaku turq. kaçamak - përvlak, mëmëligë me miell misri. Kaçavidë /a it. cacciavite - vegël që shtrëngon vidat dhe ansjellas. Kaçkavall /i it. caciocavallo - lloj djathi i fortë e me shumë lyrë që bëhet në trajtë të veçantë nga qumështi i delës. Kadastër /ri fr. cadastre - regjistër ku shënohen të dhënat për sipërfaqen e tokës për bujqësi, livadhe, male, tokë e papunuar. 2. zyra e këtyre dokumentave është kadastri, Kadastroj fr. kadastrer - bëj regjistrimin e një toke p.sh. toke të blerë. Kadencë /a it. cadenza - muz. kthesë në mbyllje të një farze muzikore. 1. pjesë e koncertit që

Page 462: Behram Ismaku

462

instrumentisti luan me fantazi pa e shoqëruar orkestra. 2. ritëm me theks në vargjet e poezisë. 3. fig. pësëritje e zhurmave, lëvizjeve a goditjeve që vijnë rregullisht njëra pas tjetrës. Kadet /i fr. cadet - nxënës i shkollës së mesme ose akademisë ushtarake. Kadi /u turq. kadi - gjykatës civil e fetar në kohë e sundimit osman ( gjykim sipas sheriatit, zakonsht ai ishte një hoxhë ). Kadife /t turq. kadife - lloj pëlhure e trashë me fije nga mëndafshi, perde kadife. Kadril /i fr. quadrille - valle çiftësh, përballë njeri tjetrit. Kafaz /i turq. kafes - thurimë me shufra hekuri për zogj, kafshë apo edhe për sende tjera. Kaike /ja turq. kayk - lundër e vogël me lopata. Kajmak /u turq. kaymak - ajkë. Kajmekam /i t urq. kaymakam - nënprefekt ( i një krahine ) Kakao /ja sp. cacao - pemë tropikale, përherë e blertë, përdoret për çokolada dhe pije tjera. Kakofoni /a gr. kakophonia - keqtingëllim. Kaktus /i gr. kaktos - fik deti me gjethe gjithnjë të gjelbra e gjembore, fryte që hahen, që duron shumë thatësirën. 2. është edhe lule zbukurimi.

Page 463: Behram Ismaku

463

Kakuminal /e lat. cacuminalis - gjuh. bashkëtingëllore që nyjëtohet me majë të gjuhës. Kala /ja turq. kale - kështjellë vend i sigurt për mbrojtje, i rrethuar me mure. 2. fig. diç tepër e madhe, e ndërtuar nga punë e përbashkët e një populli, pikëmbështetje e sigurt. Kalandër /ra lat. calandra - lloj laureshe, insekt gruri a orizi. 2. makinë që u jep shkëlqim një stofi a një pëlhure. 3. makinë për të kthyer a petëzuar një metal, kalandroj. Kaldajë /a it. caldaia - ngrehinë me kazana me avull me tërë pajisjen, ngrohtore industriale. Kalem /i turq. kalem - laps shkrimi, pip shartimi i hardhisë, shkop i vogël, maja e dhëmbit të sharrës. Kalemgji /u turq. kalemci - gazetar. Kalendar /i lat. calendarium - sistem i ndarjes së kohës, ditë, muaj, vite, periudha kohore; libër që ka të bëjë me kohën nga 1 janari - 31 dhjetor. Kalibër /ri it. kalibro - vegël e posaçme për të matur diametrin e një gypi, grykës së armës së zjarrtë. Kalibroj it. kalibrare - i jap formën a madhësinë e duhur një detaj a një predhe. Kalif /i turq. halife - sundues, pasardhës i muhamedit, titull sulltanësh.

Page 464: Behram Ismaku

464

Kaligraf /i gr. kalligrapheo - bukurshkrim, art. bukurshkrimi. Kalikozë /a lat. chalicosis - mjek. pluhurr guri i thithur nga njeriu. Kalinoplastikë /a lat. chalinoplastica - mjek. plastikë kirurgjike e cepave të gojës. Kalk /u fr. calque - letër, pëlhurë e tejdukshme që përdoret për të kopjuar skica, vizatime të ndryshme duke vën pëlhurën mbi figurën që duam ta kopjojmë. Kalk fr. në gjuhë dmth. përkthim bukfal, fjalë për fjalë nga një gjuhë e huaj në gjuhën shqipe, jo origjinal. Kalkozë /a lat. chalcosis - bakër; mjek. depozitm i bakrit në inde. Kalk /u fr. calque - 1. letër a pëlhurë e tejdukshme për të kopjuar vizatime të ndryshme . 2. gjuh. fjalë ose shprehje që krijohet me përkthim bukfal, joorigjinal si do shqipja. Kalkulacion /i lat. calculatio - llogari, parallogari. Kalkuloj lat. llogaris; fig. përllogaris. Kalkulativ /e lat. që llogaritet, i caktuar, vërtetuar, i themeluar në kalkulime.

Page 465: Behram Ismaku

465

Kallaj /i turq. kalay - kim. simb. Sn. metal i butë që përdoret për shkëlqimin e enëve, në veçanti enëve të bakrit, kallajxhiu. Kallam /i gr. kalamos - bimë shumëvjeçare e vendeve të lagështa, përdoret për të mbuluar çati. 2. bot. shavar, kundje, masur për penjë, pipth, fyell, pipëz, gëzhojë plumbi, kërciri i këmbës që mbulon çarapa. Kallamar /i gr. kalami+ar - kuti ku mbahet ngjyra e shkrimit, shishe. Kallame /ja gr. kalami - kërcilli i misrit; arë e korrur me misër apo me grurë , hamullore, tallishtë, kallamishtë, hamullishtë. Kallauz /i turq. kilavuz - udhëheqës, dashi i kopesë, mblesi, çelësi kopil, kunj për të hapur vrima, keq. njeri i paguar... Kallëp /i turq. kalip - shabllon, skemë, model; që sherben për punimin, formën që dëshirohet , modelin e një sendi pa e lodhur kokën dhe zbatohet verbazi p.sh. shabllon këpucësh, tjegullash. Kallumë /ja turq. gropë wc. Kallogjer /i gr. kalo geros - i bukur plak, murg ortodoks, njeri që bën jetë të mbyllur, ai që është shkëputur nga jeta e gjallë, njeri që bën shërbime fetare në kishë.

Page 466: Behram Ismaku

466

Kallogre /a gr. kallogre - murgeshë ortodokse, grua e vetmuar pa fëmijë, pa t’afërm, korbë, grua e mjerë që është për t’u mëshiruar.Kalodermi /a lat. chalodermia - rrudhja e lëkurës. Kalori /a it. caloria - nxehtësi, sasia e kalorive që jep një ushqim. 2. fiz. njësi matje. Kalorifer /i it. calorifero - radiator për ngrohje të shtëpisë me avull ose me ujë. Kalimetër /ri it. caloria metron - aparati që mat sasinë e nxehtësisë që ka një trup. Kalvinizëm /mi fr. sipas emrit Jan Calvini - doktrinë fetare e protestantëve perëndimor: Francë Angli, Gjermani, Holandë, Skandinavi, Skoci, Hungari. Kalori /a it. caloria, lat. calor - nxehtësi; fiz. njësi e matjes së nxehtësisë, sasia e kalorive që jep një ushqim.Kamare /ja turq. kamara - dollap servisesh, në mur për kafe dhe qaj, xhezve, filxhan (zakonisht dollap dy anëve t’oxhakut në odë burrash) musendra muri për servise, të varura në mur, kthinë, kabinë në vapor. Kamatë /a it. kamatos - fitim; fajde, pjesë e fitimit që merr shteti ose banka për një kredi të lëshuar

Page 467: Behram Ismaku

467

dikujt, interes. Kambanë /a it. campana - zile, mjet tingëllues në kisha. Kambrik /u ang. cambric sipas qytetit Cambrai në Francë - pëlhurë liri a pambuku e bardhë që përdoret për çarçafë, përveshje të brendshme. Kamerë /a lat camera - dhomë e errët e zbrazët, aparat foto. Kameri /a turq. kameriye - tarracë e katit të dytë për lule. Kamarier /i it. camariere - punëtor restorani që u shërben me gjellë e me pije njerëzve. Kamë /a turq. kama - thikë me dy tehe, që mbahet në kllëf, armë brezi. Kambial /i it. kambiale - dokument detyrimi, dëftesë, dokument financiar që detyron dikë ta shlyejë shumën e parave të marra hua, në afat të caktuar, ta paguaj një shumë ose shumën e parave për mallrat e blera me kredi.Kameleon /i lat. camoeleon - zvarranik, luan që zvarritet për tokë, zool. zvarranik nga vendet e ngrohta, bari i ngjashëm me hardhinë, që ndërron ngjyrën e lëkurës në përshtatje me ngjyrën e vendit, mjedisit ku ndodhet; kamaleon e quajmë edhe

Page 468: Behram Ismaku

468

njeriun dyftyrësh apo shumë faqesh që ndërron qëndrimin për mbrojtjen e interesave të veta.Kameraman /i ang. Cam man – mjeshtër që fotografon me kamerë, skena të ndryshme për film ose për tve; kamera është aparati marrës i foto. tve. dhe foto kinomatografike.Kamikaz /ët jap. piloti japonez, vetvrasës i cili bashkë me aeroplanin ( torpedo ) plot eksploziv hidhet mbi anijen e armikut (“Erë perëndie” Fortunë që shek.13. e shpëtoi Japoninë nga invazioni i flotës mongole )Kamillaf /i gr. kamelauke - kapela e priftit dhe e murgut ortodoks në trajtë cilindri. Kaminë /a gr. kaminos - furrë ku piqen tjegulla, tulla, furrë gëlqerore. 2. grumbull sendesh, stivë, pirg. Kamion /i fr. camion - makinë që bartë sende të rënda. 2. kamioneta gr. për të vogla. Kamomil /i lat. camomilla - mjek. lule e kësaj bime njëvjeçare nevoitet si bar qetësues i nervave, që përgatitet duke zier me ujë lulet e thara të kamomilës. Kamosh /i it. camoscio - lëkurë e butë me push nga njera anë, përdoret për këpucë, çanta.

Page 469: Behram Ismaku

469

Kamp /i it. campo - vendqëndrim i përkohshëm, zakonisht me çadra, qendër pushimi për të rinj a punëtorë, pushimore, kamp burgu etj. Kamuflazh /i fr. camuflage - kamuflimi; 1. maskimi i një sendi duke mbuluar e ndërruar ngjyrën që mos të diktohet. 2. fig. mënyrë për të fshehur qëllimet e veprimet dikushi.Kampion /i it. campione sport. titull që i ipet vendit të parë në një garë, një ekipi, një sportisti. Kampionati it. kur ekipi a sportisti i vendit të parë dhurohet me një kupë, një flamur etj.Kamuflim /i fr. camuflage, camoufler - maskim, maskoj një send, ia ndërroj ngjyrën, e bëj që mos të diktohet nga të tjerët, veprim , formë, mënyrë a mjet që përdorë dikush për t’ i mëshehur ose për të maskuar veprimet e qëllimet e tij. Kamufloj fr. maskoj, fshehi që mos të dallohet një send, mos të zbulohet etj.Kanal /i lat. canalis - hendek i hapur për të ujitur, vjaskë (lugu), kanal tv. me valë të veçanta. Kanalizoj lat. canaliser - i jap drejtim të caktuar një pune. Kanape /ja fr. canape - divan dërrase pa dyshek, ndenjëse e gjatë për ulje. Kanarinë /a it. canarino - zool. zog këngëtar sa

Page 470: Behram Ismaku

470

trumcaku i shkathtë e që këndon bukur. 2. vajzë, këngëtare e bukur.Kanape /a fr. canape - nim, divan, ulëse e gjatë nga dërrasa ku ulën disa veta, kanape apo divan ode për ulje. Kancelar /i lat. cancellarius - kryeministër në gjermani. 2. kancelari quhet zyra e tij. Kancer /i lat. cancer - mjek. bullungë që shfaqet në trupin e njeriut, tumor i keq që shkatrron indet e organet për rreth. Kandelë /a it. candela - aparat për ndezjen e motorit me pëlcitje. Kandidat /i lat. kandidatus - personi i propozuar për një organ të lartë të pushtetit. Kandil /i turq. kandil - bishtuk që bën dritë, mjet i thjeshtë ndriçimi, drita e dobët e këtij mjeti, fitilaq, shandan, kandila makine. Kangjellë /a gr. kangeli - parmak me shufra hekuri për të rrethuar një oborr, një lulishte, një këso porte. Kanistër /ra gr. kanistron - enë e thurur nga xunkthi, shportë që sherben për bukë, pemë, thurima nga kalli gruri për zbukurime.

Page 471: Behram Ismaku

471

Kanibal /i sp. canibal - njeringrënës, gjakatar i egër dhe mizor; ai që i përket fazës më të ulët të zhvillimit njerëzor. Kanibalizëm /mi sp. Canibal izëm – hist. njerëzit përdorin si ushqim mishin e njeriut, njerëzit e fazës së egërsisë, fazë e egërsisë së madhe, barbarizëm, kanibalizëm. Kanoni /et gr. kanon - rregull , në estetikën antike kanone quheshin disa përpjestime të shprehura në numra që i përdorte skulptori ose piktori, në epokën e Rilindjes antike trupi ideal i njeriut duhej të ishte 7,5 deri në 8,5 më i gjatë se koka e tij. Shkrimtari kanonet si rregulla fikse detyrohej t’i ndjekë për ruajtje të tri njësive p. sh. dramatike: njësi veprimi, kohe dhe vendi, meqë këto shkëpusin artin nga kërkesat e gjalla të jetës, nuk kanë ndonjë përsosmëri , dihet se çdo model i nxjerrë nga jeta ka një përmbajtje të caktuar historike dhe konkrete.Kanonierë /a it. cannoniera - usht. anije e vogël lufte. Kanotazh /i fr. kanotage - sport. vozitje barkash. Kantautor /i it. kant autare - këngëtar që i këndon këngët të cilat i ka shkruar dhe kompozuar vetë. Kantinë /a it. cantina - vend i freskët ku ruhen pijet.

Page 472: Behram Ismaku

472

Kantier /i lat. cantiere - vendndërtimi i anijeve. Kanton /i fr. canton - njësi e vogël administrative, krahinë autonome në Francë. Kanun /i turq. kanun, gr. kanon - përmbledhje ligjesh e normash të trashiguara brez pas brezi të pashkruara që mbron interesat e sunduesit, kanunizoj rregulla që duhet zbatuar në mënyrë dogmatike. 2. kanunore a rregullore, statut. Kaolin /i kin. kao ling - kodër e lartë në Kinë e pasur me argjil, lëndë e parë për prodhimin e parcelonit. Kaos /i lat. chaos, prej gr. haos - pështjellim i madh, rrëmujë, çrregullim i plotë, kaotike, e paorganizuar. Kaotik /e it. caotico - që është pështjellim i madh, që bëhet pa rregull e pa organizim, i rrëmujshëm. Kapacitet /i lat. capacitas atis - 1. mundësi që ka një enë, një dhomë për të zënë sasi të caktuar. 2. fuqia e një makine, e një motori për të bërë një punë. 3. aftësia mendore a krijuese e dikujt etj. Kapedan /i it. capitano - komandant trim me shpirt luftarak i një ushtrie. 2. kapiten i anijes. 3. hist. bajraktar. Kapelë /a it. capello - kësulë, shapkë me strehë.

Page 473: Behram Ismaku

473

Kapë /a it. cappa - kapelë, grumbull duajsh drithi të vënë në këmbë, stivë, kapule, kapicë. Kapilar /e lat. capillaris - anat. gypa të hollë gjaku sa qimja. Kapital /i lat. capitalis - pasuria, parat, mjetet e prodhimit nga të cilat nxjerrë përfitime kapitalisti. Kapitalizëm /mi lat. kapital+ izmi - formacion, sistem ekonomiko shoqëror ku mjetet e prodhimit janë pronë private, shteti tatimon me mbivlerën pronarët. Kapiten /i fr. capitaine - komandanti i një anijeje a aeroplani, gradë ushtarake e pilotit, marinarit. 2. sport. udhëheqësi i një ekipi. Kapitull /i lat. capitulum - secila nga pjesët kryesore të një libri. Kapitullim /i lat. capitullare - dorëzim armikut, humbje e besimit para pengesave, fatkeqësive. Kapllan /i turq. kapllan - tigri në përrallat popullore. Kaprolli /ja lat. capreolus - zool. dythundrak me brirë i familjes së drerëve me qime të kuqërreme ( kaprolli mashkulli i sorkadhes ) Kapotë /a it. cappotto - pallto dimri.prej stofi të trashë, pallto ushtarake. 2. mbulesë e metaltë që

Page 474: Behram Ismaku

474

hapet e mbyllet dhe mbron një mekanizëm nga pluhuri, nga lagështira.Karabina /ja tur. karabina - kulm, shtëpia u vu nën kulm, vuri karabina. 2. ndërtesë që i janë bërë muret e çatia, por nuk është suvatuar, nuk i janë vënë dyerë e dritare, ndërtesë e pambaruar plotësisht. Karabinjer /i it. carabiniere - xhandar italian, ushtar i zgjedhur i kambësorisë, i paisur me karabinë ( pushkë e lehtë e me tytë të shkurtër ), qitës i mirë me karabinë.Karafil /i turq. karanfil - bot. bimë barishtore me lule të bukura ngjyra të ndryshme e erë të këndshme. Karajfilja it. Carlo figlio ( Karli dhe i biri ) - pushkë e gjatë që shkrehej me strall. Karakoll /i turq. kara kol - i ziu ushtar; vendroja e ushtarit në kufi. Karakush /i turq. karakus - sëmundje e kyqeve të këmbëve te kali, enjëtje. Karamboll /i fr. carambole - fjalë inde, goditja e dy bilave me bilën e parë në lojen e bilardos. 2. përplasja e dy makinave, dy vetave. Karakter /i lat. character, gr. haracter - shenjë dalluese, tipar, është tërësia e veçorive shpirtërore

Page 475: Behram Ismaku

475

( psikike ) të njeriut që shfaqen tek ai në rrethana të ndryshme njerëzore, në veprimtarinë e tij, qëndrimi i tij personal kundrejt fenomeneve të jetës, sjellja dhe vlerësimi që u bën atyre. Karakteri lat. ka për veçori këmbënguljen, vullnetin, vendosmërinë për t’ia arritur një qëllimi, ka qëndresë e burrëri. 3. në letërsi karakter quhet figura e njeriut me tipare individuale e shoqërore të theksuara me saktësi të madhe p.sh. Skënderbeu në poemin “Kënga e sprasme e Balës” heroi që pasqyron shpiertin, aspiratat, dëshirat, doket, zakonet, dashurinë për liri, luftat heroike të një populli ka karakter kombëtar. 4. karakter klasor lat. kur arti ishte i lidhur, peng i bindjeve të klasës sunduese. Karakteristik /e fr. carteristique - është njeriu që shquhet , dallohet me tiparet e veta të veçanta në lloin e vet, veçorikëto që i përgjigjen karakterit të një njeriu të një populli të një epoke. Karakteristikë /a fr. caracteristique - tërësia e vetive fizike e morale, të sjelljes e të veprimtarisë së dikujt, që e dallojnë atë nga të tjerët, përshkrim i tipareve të jashtme, dhe veçorive të përgjithshme morale në esencë . 2. kur njeriu ndërronte vendin e punës, konkuronte të gjejë punë, me dokumente

Page 476: Behram Ismaku

476

duhej ta kishte karakteristikën e vërtetuar nga vend i punës. Karakterizoj fr. caracteriser - jap tiparet fizike e morale për dikë, përshkrimi a përcaktimi i karakterit të dikujt. Karantinë /a it. quarantina - vend i veçuar ku bëhet kontrollimi shëndetësor i të sëmurëve për të parandaluar ndonjë epidemi.Karbon /i lat. carbo onis - kim. element kimik, jometal, cimb. C. laps karboni për vizatim, letër karboni. Karbonizoj fr. karboniser - kthej në qymyr, e shpërbëj duke e djegur në temp. të lartë, përpunoj, ngop me gaz karbonik një lëng, tretësirë. Karburant /i it. carburante - naftë, benzinë, lëndë djegëse. Kardan /i it. Cardano shpikësi italian - cardano tek. nyjë mekanike në motor që mundëson lëvizjen në të gjitha drejtimet. Kardio lat. cardia - zemër, që ka të bëjë me zemrën. Kardiodem /i gr. kardia demia - dhjamosje e zemrës. Kardiograf /i gr. kardia grapho - shkruaj; aparat që regjistron rrahjet e zemrës.

Page 477: Behram Ismaku

477

Kardiogram /i gr. kardia gramma - shenjë; paraqitja grafike e punës së zemrës. Kardiolog /u gr. logos - dije; mjeku specialist i zemrës. Kardiologji /a gr. pavijon i posaçëm i zemrës. Kardiopat /i gr. pathos sëmundje - sëmundje e papërcaktuar e zemrës. Kardiofob /i gr. phobos - frikë patologjike nga sëmundjet e zemrës. Kardioplegji /a gr. pelge - goditje, plagë, dëmtim në zemër. Kardioterapi /a gr. therapia - mjekim i zemrës. Kardiovaskular /e lat. vasculum - enët e gjakut dhe zemrës. Karikator /i it. krehër fishekësh. . Karikaturizoj it. karikatur izoj - bëj karikaturën e dikujt. Karizmë /ma nlat. Carisma - forcë personale, fuqi vetanake, i plotfuqishëm. Karizmatik /e lat. carisma tik - më i forti, më i përligjshëm, si sot Tomi Bleri anglez në prag të mileniumit lll. Karikaturë /a it. caricatura - lloj i artit figurativ që kritikon, demaskon të metat, anët negative në

Page 478: Behram Ismaku

478

sjellje, veprime të dikujt, një paraqitje e deformuar dhe e zmadhuar, që në mënyrë qesharake godet të metat që bien në sy më tepër, nëpërmes një vizatimi, një pikture, një skene ose një vepre letrare. 2. karikaturën autori ka si një armë të fuqishme për të demaskuar të meta dhe dobësi; ndonjëherë ai ka për qëllim vetëm shakanë pa të keq. Karikaturizoj it. carikatur izoj - bëj qesharake apo të vajtueshme diç me veprën e krijuar, në krahasim me atë që duhet të ketë.Kartelë /a it. cartella - dy fletë letre me të dhëna për një njeri, a për një mall. Kartëmonedhë /a it. carta moneta - letër me vlerë për blerjen dhe shitjen e mallrave, biletë banke. Kartpostale /ja fr. carta postale - kartolinë që mund t’i dërgohet dikujt pa zarf. Kartotekë /a fr. carte + theke - vend ku mbahen kartela të radhitura, të sistemuara nepër skedare, dollape. Kartuq /i it. cartuccia - karton i kuq. Karter /i ang. carter - enë për vajin e motorit, mbështjellës metalik për të mbrojtur një aparat. Karvan /i pers. karvan - varg njerëzish, kuajsh. Karrierë /a it. carriera - kohë e zgjatjes në një pozitë, profesion, gradim i shpejtë, karrierizmi synim për të zënë poste.

Page 479: Behram Ismaku

479

Karrocë /a it. carroza - karrocë dore, karrocier, karroja për kuaj e qe, karropunues. Kasaturrë /a it. casiatore - thikë, shpatë, bajonetë e gjuetarit. Kaskë /a fr. cassa - helmetë, kapelë metali, kaskat blu të mbrojtjes. Kashai /a turq. kasagi - kruese e metali për kuaj.Kasaturrë /a lat. cacciatore - shpatë, bajonetë, thikë që përdorej në gjueti.Kata gr. kata - fj. form. poshtë, nën, gjatë. Katabolizëm /mi lat. catabolismus - shkatërroj, hedh poshtë, zbërthim i lëndëve organike në qeliza, disimilim. Katakizëm /mi gr. kataklysmos - përmbytje, vërshim i papritur, fatkeqësi e madhe a kthesë e papritur që sjell përmbysje e shkatërrime në masë, katastrofë, shembje dheu . Katakomb /i it. catacomba - galeri, tunele, shpella të nëndheshme me origjinë nga Roma e vjetër, labirinthe, vend i errët, i mbyllur, i heshtur ku lehtë hyhet e vështirë është për të dalur, shërbejnë për tu fshehur gjatë luftës me kundërshtarin; Shpellë e Dragobisë ishte katakomb i BajramCurrit me shokë.

Page 480: Behram Ismaku

480

Katadioptri /ke gr. kata dioptrika - shkencë që ka të bëjë me ndalim a reflektim drite; optik. lëndë qelqi që ofron dhe zmadhon objektet: qelq, pasqyre, syza. Kataklizëm /i gr. kataklysmos - përmbytje, vërshim, përmbysje e madhe dhe e papritur, shembje e një pjese të dheut. 2. fakeqësi e madhe që sjell pa pritur shkatrrime, përmbytje në masë, katastrofë, shkatrrim ekonomik i vendit. Katalepsi /a lat. catalepsia - mpirje, shtangje e trupit, e pjesëve të veçanta, që shoqërohet me humbjen e aftësisë për lëvizjet e vullnetshme. Katalizator /i lat. catalysator - nxitës, përques i një qëllimi a pikësynimi; lëndë që ndryshojnë shpejtësinë e reaksioneve kimike, pa u ndryshuar vetë. Katalog /u lat. katalogos - libër, regjistër emrash me nr. tel. katalog i një ndërmarrje tregtare i ilustruar me shpjegime e foto. Katallan /i lat. catalanus, sp. catalano ( banor i Katalonisë ) - mit. ciklop; figurë e përrallave popullore, parafytyrohej si njeri i egër me shtat vigan me një sy në ballë, që hante njerëz. Katamnezë /a lat. catamnesis - kujtoj; mjek.

Page 481: Behram Ismaku

481

grumbullimi i të dhënave mbi të smurin nga ndërprerja e mjekimit. Kataplazmë /a lat. cataplasma - lyej; procedura e vendosjes të disa formave farmaceutike në vendin e sëmurë. Katapleksi /a lat. cataplexia - goditje; mjek. ngrirje, shtangie që vërehet pas disa ngacmimesh ose frikësimesh të forta. Katapultë /a lat. catapulta – hist. armë e vjetër me gurë, trarë të mprehur shigjetë, me lëndë djegëse zift, katran etj. mjet për shkëputjen e pilotit automatikisht nga aeroplani në rast rreziku. Katarr /i lat. catarrhus - rrjedhë; pezmatim me eksudat e cipave mukozë, veçanërisht i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, i stomakut. Katarakt /i gr. katarraktes - ujëvare; mjek. perdja e syrit që pengon të parit. Katastrofë /a lat. catastrofa - tronditje, fatkeqësi e madhe e papritur me dame materiale dhe të vdekur, vërshimi, tërmeti. 2. let. dramat me pasoja tragjike për heroin. Katatoni /a lat. catatonia - ngreh, tendos; mjek. palëvizshmëri, sindrom i ngrirjes motorike, që sjell habi, eksitim.

Page 482: Behram Ismaku

482

Katarsë /a gr. katharsis - spastrim, dlirje, sipas Aristotelit gjendje shpirtërore që krijohet tek spektatorët kur ndjekun zhvillimin e ngjarjeve të tragjedisë, e cila u ngjall keqardhje për vuajtjet e heroit, frikë e dhembshuri për fatin e tij. 2. katarsa gr. është qëllimi i tragjedisë, me ngjarje tronditëse e prekëse të saj, ka synim moral dhe edukues, duke e kthjelluar dhe spastruar shpirtin e spektatorit.Katedër /ra gr. kathedra - vend i ngritur në një sallë, klasë për atë që ligjëron. 2. shkolla, dhoma e një grupi pedagogësh. Katedralë /a lat. kathedralis - fet. kryekishë në një qytet me peshkopin e vet. Kategori /a gr. kategoria - grupi, lloji; filoz. nocion kryesor, thelbësor që pasqyron realitetin objektiv, që është formuar gjatë procesit të ndërlikuar historik në bazë të praktikës shoqërore materja, lëvizja, koha etj. 2. emërtim i përgjithshëm i një klase me tipare të përbashkëta. 3. shkallë e vlerësimit të aftësisë a kualifikimit të punonjësve, sipas cilësisë së punës që bëjnë marrin edhe shpërblimin. Kategorik /e gr. kategorikos - që shprehet në mënyrë të prerë e të qartë, i pakundërshtueshëm, që shpreh vendosmëri. Kategorizim /i gr. kategoriser - klasifikimi i

Page 483: Behram Ismaku

483

sendeve, i aftësive, ndarja në grupe e sendeve. 2. bëj vlerësimin e aftësisë. Katekizëm /mi lat. catechismus - fet. shtjellim i dogmës së krishterë me pytje dhe përgjigje, libri fetar që përmban këtë shtjellim. Kateter /i gr. katheter - mjek. tub i zbrazët që futet në fshikën urinare për ta zbrazur ose për ta larë atë. Katodë /a gr. katodos - fiz. elektrodë e polit negativ. # kund. anodë ose poli pozitiv. Katran /i turq. katran - zift. që përdoret për lyerje litarësh katranosa ose e lyeva. Katolicizëm /mi fr. katolicisme - feja e krishterë që përfaqësohet nga kisha katolike, që ka si qendër Vatikanin dhe drejtohet nga papa; feja katolike, katolik/u , katolikët. Katrahurë /at bised. rrëmujë, zallamahi, katrahurat e jetës, u bë katrahurë. Katraligu /ët njeri shumë i keq, keqbërës Katralojë /a bised. dëfrim me këngë e muhabet, qejf; mbaroi ajo katralojë. Katronetë /a bised. lodër që lëvizë mbi 4 rrotë. Katërçipërisht / nga të gjitha anët, drejtimet, në mënyrë të gjithanshme, të qartë e të plotë; studioj

Page 484: Behram Ismaku

484

( analizoj ), vërtetoj e provoj katërçipërisht, vërtetim i katërçptë, pohim i, fytyrë etj.Kauboj /i ang. cowboy - bari, trim i Amerikës Veriore, kalorës që i ruan bagëtinë, i hipur në kalë u sillej për rreth, avanturist i perëndimit të egër Kauzë /a lat. causa - çështje e madhe, e drejtë që mbron me këmbëngulje interesat e një klase.Kauçuk /u indisht. kao çou - lotët e drurit, lëndë e përkulshme që kullon nga trungu i disa drurëve, lëng druri që rritet rreth lumit Amazon, nxirret nga nafta, qymyrguri etj. Kauter /i lat. cauter - mjek. instrument metalik që skuqet dhe shërben për djegie të plagëve. Kauzë /a lat. causa - çështje e madhe dhe e drejtë; tërësia e interesave të një klase, që i mbron me këmbëngulje. Kavalier /i it. cavaliere - djalë i ri, burrë bujar, që me mirësjellje dhe elegancë shoqëron vajza e gra në valle. 2. ai që u paguan grave pije, dorëdhënë. Kavernë /a lat. caverna - mjek. zbrazëti e vogël që bëhet në mushkëri a ndonjë tjetër organ të trupit nga tbc. Kazermë /a vendosur një repart ushtarak. Kazino /ja it. casino - lokal argëtimi, sallë leximi,

Page 485: Behram Ismaku

485

kumorhane. Kazuistikë /a lat. casuistica - grumbullimi dhe studimi i rasteve të sëmundjeve. Kazus /i lat. casus - rast i sëmundjes bashkë me rrethanat. Kefalodini /a lat. kephalodinia - marramendje, marrje mendësh, rrotullim. Kefalofimë /a lat. kephalophima - mjek. tumor në kokë. Kefalografi /a lat. kephalographia - mjek. incizim, grafi e kokës. Kefalologji /a lat. kephalologia - mjek. studim për kokën dhe sëmundjet. Kefalomiozit /i lat. kephalomyositis - pezmatim i muskujve të kokës. Kefalonkus /i lat. kephaloncus - tumor në kokë. Kefalopat /i lat. kephalopathia - mjek. dhembje koke.Keilit /i lat. cheilitis - mjek. pezmatim i buzëve. Keirologji /a lat. cheiro logia - dorë; mjek. bisedë me shurdhmemec, me shenja, me duar. Kemozë /a gr. chemosis - mjek. ënjtje e cipës lidhëse të syrit. Kep /i ang. cape - shkëmb i madh i thepisur me një ose disa maja të mprehta, thep, cep. 2. gjeogr.

Page 486: Behram Ismaku

486

breg shkëmbor që zgjatet në det, hundë toke në det. 3. çekan majth për kosë, për guri etj. Këngë /t një lirikë me origjinë të lashtë, disa strofa me refren, mësoheshin përmendsh, këndoheshin me melodi në raste pune, feste a dasme, ninulla, këngë për heronj dhe ngjarje historike, krijuesi ishte një i talentuar anonim, populli që e këndoi dhe e përcolli vazhdimisht gojë pas goje brez pas brezi. 2. poetë të frymëzuar nga kjo filluan krijimtarinë e shkruar ( artistike ).Kibernetikë /a ang. cybernetics - shkencë që studion ligjet ose veçoritë e përgjithshme të drejtimit në organizmat e gjallë e të makinave si edhe metodat e mundësitë teknike për të lehtësuar punën e njeriut, duke zëvendësuar disa nga veprimet e tij mendore e praktike me anë të aparateve e të paisjeve të ndërlikuara automatike. Kibernetikë /a ang. cybernetics - shkencë që ka si objekt studimin matamatik të funksionimit të sistemeve materiale të vetëdrejtuara ( pavarësisht nëse janë sisteme natyrale, sociale ose teorike ) si dhe gjetjen e metodave dhe mundësive teknike për të lehtësuar punën e njeriut, duke e zëvendësuar disa nga veprimet e tij mendore e praktike me anë të aparateve e të pajisjeve automatike.

Page 487: Behram Ismaku

487

Kieziologji /a gr. kyesiologia - shkenca që merretme studimin dhe dukuritë e shtatëzënisë. Kilanogiom /a lat. chylangioma - mjek. tumor i enëve limfatike të zorrëve. Kilemi /a lat. chylaemia - prani e kilusit ose qumshtit në gjak. Kilotë /a fr. culottes - të mbathura sportive, pantallona prej gjuri e poshtë të ngushta. Kiloton /i gr. =1000 tonelata. Kilovat /i KW gr. = 1000 wat njësi e matjes së fuqisë së rrymës elektrike. Kilus /i lat. chylus - lëng si qumësht i cili formohet në zorrë nga ushqimet që treten dhe përmban të gjitha lëndët që thithen nga organizmi. Kimi /a lat. chimia - shkenca që studion përbërjen e ndërtimin e lëndëve, vetitë e tyre dhe shndërrimin e tyre në një lëndë tjetër. 2. përbërja cilësore, kimike e një lënde 3. lëndë mësimore që jep këto njohuri të kësaj shkence të nevojshme në shkollë, tekst që përmban këto njohuri. Kimoterapi /a gr. chemi theraphi - mjekim i sëmundjeve ngjitëse me preparate kimike që veprojnë mbi mikroorganizma patogjene duke mos dëmtuar organizmin.

Page 488: Behram Ismaku

488

Kinema /ja gr. kinema - lëvizje, pallat me aparat kinematografik ku shfaqen filma. Kinematografi /a gr. kinema grapho - art i marrjes në film të pamjeve a të figurave të ndryshme dhe riprodhimit të tyre në ekran me anën e një aparati të posçëm, prodhim i filmave. Kinetikë /a gr. kinetikos - energjia që prodhohet nga lëvizja e një trupi, që lidhet me lëvizjen, energji kinetike ose energji e lëvizjes. 2. degë e mekanikës teorike, që përfshin dinamikën dhe statikën. King size ang. “masë mbretërore,” emërtim i një lloji të caktuar cigaresh luksoze amerikane. Kininë /a farm. pluhur që nxirret nga lëvorja e drurit të kinës në Peru përdoret si hape a kokërr kundër smurjes së malarjes. Kinkaleri /a it. chincaglieria - dyqan çikërrimash, sende të vocrra. Kinoklub /i gr. kino club - klub i paisur me një sallë për shfaqje filmash. Kinokronikë /a gr. kino chronica - kohë; gjini e artit kinematografik, që paraqet në film ngjarje nga jeta dhe nga veprimtaria e punonjësve. Kinostudio /ja gr. kino studio - institucion kulturo artistik, ku punojnë skenaristë, regjisorë, aktorë,

Page 489: Behram Ismaku

489

operatorë etj. për prodhimin e filmave kinematografikë, ndëmarrje e prodhimit të filmave. Kinoteatër/ri gr. kino theatrum - pallat që shërben për teatër dhe filma. Kinotekë /a gr. kino theke - arkiv kinematografik, ku ruhen filmat e vjetër. Kiosk /u turq. kösk - dyqan i vogël gazetash e çikërrimesh. Kiper /i gjerm. kipper - vetëzhkarkues, mjet me karroceri lëvizëse për zhgarkim. Kiragra gr. cheiragra - dhembja e duarëve, kiralgjia. Kirartrit /i gr. cheirartritis - pezmatim i kyçit dhe i gishtërinjve të dorës. Kiromegali /a gr. cheirmegalia - zmadhim jonormal i dorës. # kund. kiromikri. Kirurg /u lat. chirurgus - mjek i specializuar për kirurgji. Kirurgji /a lat. chirurgia - operimi, mjekim i sëmundjeve me anë të operimit. Kistit /i gr. kysthitis - pezmatim i vagjinës. Kitarragji /a gr. kyttarrhagia - gjakderdhje, hemorragji nga alveola e dhëmbit. Klan /i ang. klan - familje, hist. grup shoqëror nga njerëz të një gjaku në bashkësinë primitive, fis. 2.

Page 490: Behram Ismaku

490

keq. grup njerëzish me interesa vetjake. Klasifikim /i lat. classificare - ndaj në klasë, në kategori frymorë a sende, klasifikoj. Klasicizëm /mi fr. classicisme - drejtim letrar e artistik që kishte model artin antik me një sistem rregullash estetike, dominoi gjatë shek. 17- 18 Me fjalën klasis – në lëmin e kulturës nënkuptohet trashigimia e vlerave kulturore dhe letrare. Sipas Eskilit dramaturgut antik, arti dhe letërsia klasike kishin mbështetje në arsyen e shëndoshë. Faktorët që e bën të çfaqet: 1. kontributi i humanistëve për çlirimin e mendjes së njeriut nga metodat skolastike ( njeri i shkëputur nga jeta e gjallë ) dhe obskurantiste (errësi, padituri, mohues i shkencës) kishtare. 2. nevoja për një paqë dhe stabilizim të përgjithshëm, pas luftërave qytetare e fetare. Kjo arrihej nga një pushtet qendror absolut – monarkia absolute franceze. Mund të përmendim rolin e veçantë të ministrit të Dinastisë burbone, Kardinali” fuqiplot Rishel që bashkë me Shaplen formoi Akademinë fraceze 1635. letërsia u quajtë letërsi oborrtare. Si mbështetje e klasicizmit ishte filozofia racionaliste e Rene Dekartit. Vepra e Dekartit Studime mbi metodën” 1637 dhe parimi i ndryshimit univerzal. Dekarti përjashtonte funksionin e shqisave, parimi i të ndarit të

Page 491: Behram Ismaku

491

vështërsive. Përfaqësuesit: Malerb, D’Obinjak, Shaplen Klasicizmi si drejtim kryesor stilistik në letërsinë frënge të shek. 17. Baza racionaliste e Klasicizmit dhe filozofia e Rene Dekartit, La Fonteni ” Përrallëzat” . Tragjedia klasiciste Pjer Kornei ”Sidi”, ”Horaci”. Komedia e Zhan Rasinit ”Andromaka”, ”Fedra”, ”Ifigjenia në Aulidë” Molieri ”Tartufi”, ”Koprraci”, Mizantropi”, ”Don Zhuani” Klasicizmi te anglezët Xhon Milton ”Parajsa e humbur” te spanjollët ”Jeta është ëndërr” drame e Kalderon de la Barkës…Letërsia në shek e 18 vazhdon me Daniel Defo ”Robinson Kruso”, Xhonaton Suift “Udhëtimet e Guliverit” Sentimentalizmi në letërsinë angleze me Robert Bërns e Riçardsonin. Klasika gjermane dhe lëvizja letrare më i njohuri është Johan Walfgang Gëte me “Vuajtjet e djaloshit Verter”, “Fausti” dramat dhe poeat, dhe Fridrih Shiler me dramat “Vilhelm Teli”, “Hajdutët”, “Intrigë dhe dashurii”

Klasik /e fr. classique - shembull, model për kohën; që është krijuar prej një klasiku ose prej klasikëve, që është bërë model e ka krijuar traditë, i përsosur, tipik, karakteristik, më i miri në lloin e vet; që lidhet me artin dhe kulturën antike greke e romake, që i takon një periudhe të zhvillimit të

Page 492: Behram Ismaku

492

lartë; letërsi klasike model më i miri në llojin e vet, tipik, karakteristik që ka krijuar traditë ku përfshihen vepra që e ruajnë aktualitetin. Klasik /u fr. clasique - krijues i kësaj doktrine a shkence, është autori i veprave shkencore, letrare, artistike, që kanë një përmbajtje të thellë ideore dhe një formë të përsosur, janë thesare të kulturës kombëtare a botërore dhe përbëjnë modele në fusha përkatëse: vepër klasike, gjuhë klasike metodë klasike, elemente klasike, muzikë a balet klasik, shembull a model klasik, shkrimtar klasik (shkrimtarë të let. vj. greko-romake).Klauzulë /a it. clausola - një nga pikat e veçanta të një traktati, në një marrëveshje në një kontratë; dispozitë e veçantë që i shtohet një marrëveshje a neneve të një traktati. Klauzurë /a it. clausura - mbyllje, provim me shkrim përfundimtar në fakultete e shkolla të larta. Klavikulë /a lat. clavicula - anat. hekës, prerja e heksit për të lehtësuar lindjen e fëmijës tepër të shëndosh quhet klavikulotomi. Kleptomani /a gr. klepto mania - vjedhja, sëmundje, apo si ves për të vjedhur, kobar e anormal. 2. mjek. dëshirë për vjedhje që mbështetet

Page 493: Behram Ismaku

493

në të meta psikike. Kler /i gr. kleros - shërbyesi fetar, kleriku. Klerikalizëm /mi fr. clerecalisme - sundimi i kishës në jetën politike.Klient /i it. it. cliente - blerësi, myshteriu, ai që blen diçka, gjithnjë në të njejtin dyqan. Klikë /a fr . clique - keq. grup i vogël njerëzish me një ambicje interesi a qëllimkeq. Klimakterium /i lat. climacterium - riprodhues i aktivitetit seksual. Klimatoterapi /a gr. klimo therapia - shërimi i sëmundjes me klimë të përshtatshme. Klimë /a gr. klima - moti në një vend me të tëra dukuritë atmosferike shi, borë, erë; mjedisi që na rrethon. Klinikë /a gr. klinikos - që viziton në shtrat; institucion i veçantë ku vizitohen e mjekohen të sëmurët dhe zhvillohet një mësim e punë shkencore e mjekësisë. Kliring /u ang. clearing - fin. sistem i shlyerjes së llogarive me anë të mallrave, të cilat i japin njëri tjetrit, dy shtete me marrëveshje tregtare. Klishe /ja fr. cliché - pllakë prej metali a druri ku është gdhendur një reliev, një figurë a një foto. Kallëp për t’u riprodhuar një botim, a shumë këso

Page 494: Behram Ismaku

494

figurash; keq. ide që përsëritet. Klitor /i lat. clitoris - kathic i vagjinës së femrës. Klizmë /a gr. klysma - pompë pastrimi që fut lëngje në zorrën e trashë. Klishe /ja fr. cliche - pllakë prej metali a druri, kallëp ku është gdhendur në reliev një figurë a një fotografi për t’u riprodhuar shumë këso figura në një botim ( klishe – kallëp ), figura e riprodhuar në shtyp; keq. ide, mendim, shprehje, që është përdorur shpesh dhe përsëritet njësoj.Kloazma gr. chloasma - pigmente të femrës shtatëzënë. Klonik /e lat. clonicus - ngërçi konvulsiv. Klor /i gr. chloros - i blertë, Cl element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë e me veti helmuese e dezinfektuese. Kloremi /a lat. cloraemia - pakësim i hemoglobinës ( rruezave të kuqe të gjakut ). Klorhidrik /e gr. chloros hydor - tretësirë nga klori dhe hidrogjeni acidi klorhidrik. Klorofil /i gr. chloros phyllon - i blertë dhe gjeth pigment që u jep ngjyrë gjetheve ndihmon për të përvetësuar karbonin shndërron trupin e bimës edhe me veprim të energjisë diellore.

Page 495: Behram Ismaku

495

Kloromë /a gr. chloros oma - tumor në rritje periostale, kuadri leucemik i gjakut. Klorur /i it. kim. kripë që fitohet nga bashkimi i acidklorhidrikut me një bazë. Kloun /i ang. artist cirku, qesharak me lëvizje dhe veprime, keq. palaço Klub /i ang. shoqatë a organizatë e punonjësve të një profesioni, art, kulturë, argëtim etj. Ko, kom, kon lat. cum, con, com, cor fjalëformuese me kuptimin - me dhe bashkë. Koagulim /i lat. coagulare - piksje e gjakut. Koaguloj lat. coagulare - ngrij, piks gjakun shndërroj një substancë organike në gjendje të lëngët ose të ngurtë. Koautor /i lat. ko autor - bashkautor. Koalicion /i lat. coalitus - lidhje ( bashkim ) mes partish, shtetesh për të mbrojtur interesa të njëjta.Kobalt /i gjerm. kobalt - Co metal ngjyrë argjend, më i fortë se hekuri e që shkrihet në temp. të lartë. Kobër /ra port. Cobra capela - gjarpër me syze, qafë të larme e helmues, një gram i helmit të kobrës mjafton t’i mbyti 50 veta. Koçobash /i turq. kocabasi - kryeplaku i fshatit.

Page 496: Behram Ismaku

496

Kod /i fr. code - përmbledhje e sistemuar e normave juridike, rregulla, udhëzime në një fushë të caktuar që duhet zbatuar. 2. sistem shenjash telefoni, telegrafi, radio (kodeks). Kodifikoj fr. codificare - përpunoj, sistemoj, përmbledh në një kod një tërësi rregullash e udhëzimesh që duhen zbatuar në një fushë të caktuar. Kodoj fr. coder - përcjell, jap a shkruaj një njohtim a një urdhër, me ndihmën e një kodi, shifroj. Koeficient /i lat. coefficiens - mat. numër para një shprehje algjebrike ose para një formule kimike që tregon se sa herë duhet të rritet vlera e shprehjes ose e pjesëve të formulës. 1. numër që tregon se sa herë duhet të rritet një madhësi e panjohur a e ndryshueshme. 2. madhësi që përcakton një cilësi a veti të një trupi. Kofin /i gr. kofinos - kosh me purteka për të bartur pemë. Kofoterapi /a lat. cophotherapia - mjekim i të shurdhëve. Koine /a gr. koine - njësimi i gjuhës nga dialektet. Koitus /i lat. coitus - bashkim; akt seksual, ndërzim, kopulim, ethje.

Page 497: Behram Ismaku

497

Kogito ergo som “ mendoj pra ekzistoj “ moto e R. Dekartit. 1596/1650 filoz. racionalist francez.Kohezion /i lat. cohaesio onis - fiz. cohaesio - forcë që bashkon, forca që mban të bashkuara fort molekulat e një trupi. Koherent /i lat. cohaerens - i bashkuar i ngjitur për ide, mendim parimor që nuk bie në kundërshtim me vetvetën. Koherencë /a lat. cohaerentia - libr. bashkim idesh, lidhje përputhje e plotë parimore.Koincidencë /a lat. coincidentia - përputhje e ngjarjeve në të njejtën kohë ose përputhje e rastit, bashkëpërkues. Koincident /i lat. coincidens entis - përputhet, që përkon me, koincidon me kohën, bashkëveprues.Kok /u lat. cocus - mjek. qelizë bakteriale e vogël sferike. Kokainë /a sp. cocaina - lëndë, narkotikë helmuese që përdoret në mjekësi për anestezi lokale ose si narkotik, nxirret nga fletët e një shkurreje tropikale Kokakolë /a ang. coca-cola pije freskuese e SHBA shek. 19. me një pjesë të vogël të kafeinës. Kokardë /a fr. cocarde - shenjë metalike në kapelën zyrtare.

Page 498: Behram Ismaku

498

Kokësi ang. coke - lëndë djegëse e ngurtë, ka trajtën e qymyrit me pore përftohet nga distilimi i thatë i qymyrit, i torfës, përdoret në industrinë e metalurgjisë. Koksidiozë /a “latisos spora hominis” sëmundje qymyri. Koktej ang. coctail - pritje e thjeshtë ( zyrtare ) me pije të ndryshme, pije e përzierë liker, verë, konjak. Kolaboracionist /i it. collaborazionista - tradhëtar, ai që bashkëpunon me pushtuesin dhe tradhëton atdheun e vet. Kolagogë /a lat. lëndë mjekuese që lehtëson zbrazjen e fshikës së tëmthit, kalimin e tëmthit në zorrë. Kolalgji /a lat. colalgia - zorra e trashë, dhembje në zorrë e trashë. Kolangjit /i lat. cholangitis - pezmatim i kanaleve të tëmthit. Kolaudim /i , kolaudoj it. collaudare - spec. kontrolloj një makinë a aparat para se t’ia fillojë punës me të. Kolazh /i fr. collage - kallorisje e letrës ose e pëlhurës me ngjitës për të penguar thithjen e ngjyrave; pikturë prej letre lara-lara ose prej ndonjë materiali tjetër.

Page 499: Behram Ismaku

499

Kolacistit /i lat. cholecystitis - pezmatim i fshikës së tëmthit. Kolecistopat /i lat. cholecytopathia - sëmundja e tëmthit. Kolocistotem /i lat. cholecystotomia - prerja e fshikës. Koleg /u lat. collega - libr. shok i një profesioni, kryesisht që merret me punë mendore, shok pune. Kolegj /i it. collegio - shkollë e lartë në perëndim e SHBA. 2. drejt. këshill i posaçëm pranë një gjykate të lartë. Kolegjial /e it. collegiale - grup njerëzish që mbështeten në parimin e kolegjialitetit, në punë të përbashkët, kolektive. Kolegjium /i it. kollegium - organ këshillues a drejtues i një institucioni: kolegjiumi i mjekëve. Koleksion /i fr. collection - grumbullim i sendeve, bimëve me kritere të caktura: koleksion pulash, gazetash, bimësh kafshësh të një lloji ose që kanë lidhje ndërmjet tyre. Kolektiv /i lat. collectivus - grup njerëzish që punojnë në një ndërmarrje a institucion, kanë qëllime të përbashkëta, të organizuar për të kryer detyra të caktuara. # kund. individuale.

Page 500: Behram Ismaku

500

Kolektivisht lat. kolektiv isht - së bashku, bashkërisht. Kolektivizoj fr. collectiviser - e bëj pronë të përbashkët. Kolektor /i lat. collektor - spec. ai që sistemon monstra të ndryshme gurësh, mineralesh, bimësh. 2. pjesë e rrumbullakët e dinamos a e makinës elektrike, që shërben për shndërrimin e rrymës së ndryshueshme në rrymë të vijueshme. 3. gyp i madh kanalizimi ku derdhen shumë gypa anësorë. Kolendër /ra lat. calendarum - etnogr. këngë ritesh që këndonin fëmija për Vit të Ri, këngë kulaqesh në festa e krishtlindje. Kolerë /a lat. cholera - rrjedh; mjek. shfaqet me ënjtje e qelbëzim zorrësh, me vjellje dhe dhembje barku, është sëmundje ngjitëse, koleroide e ngjashme me kolerën. Kolikë /a lat. colica - mjek. dhembje të forta barku. Kolipostë /a fr. colis postal - pako poste, me peshë të caktuar. Kolon /i lat. colonus - hist. skllav, fshatar i lirë që merrë një copë tokë për ta punuar duke paguar taksa. 2. popullsi e shtetit pushtues që hyn në toka të huaja dhe i punon e i shfrytëzon ato.

Page 501: Behram Ismaku

501

Kolonel /i it. colonello - gradë ushtarake. Kolonë /a it. colonna - shtyllë; varg njerëzish, automjetesh, kuajsh që lëvizin në një vijë, njëri pas tjetrit. Koloni /a lat. colonia - vend i pushtuar nga armiku, humbas pavarësinë dhe shfrytëzohet egërsisht nga armiku, popullsi e ndjekur jashtë vendit të vet , punon dhe jeton në një vend të huaj. Kolonizoj fr. coloniser - e pushtoj një vend të huaj dhe e populloj. Kolonjë fr. eau de cologne - tretësirë në alkool e me erë të mirë, përdoret për t’u lyer ose pas rrojës. Kolor /i lat. color - ngjyrë ose kolorit bashkim harmonik i ngjyrave që përdoret për të bërë një tabllo, një gravurë. Kolos /kolosal /e lat. colosus colosalis - libr. njeri i madh, njeri vigan, njeri i shkencës a artit tepër i njohur, madhështor, i jashtëzakonshëm. Koll /i it. colla - tretësirë a lëndë e bardhë ngjitëse, e përgatitur me nisheste e me lëndë të tjera kimike, që përdoret për të ngrirë jakat e këmishave; kollarisi, ngrij jakat, fortësoj.Komandant /i it. comandante - ushtarak që komandon një njësi ushtarake, komandant skuadre a brigade në aksionet rinore vullnetare.

Page 502: Behram Ismaku

502

Komandë /a it. comando – organ udhëheqës që komandon , urdhër i prerë që u jepet ushtarëve. Komandoj it. organizoj ose drejtoj një skuadër. Komandosë /t port. comandos - anëtarë të një organizate ose të një ushtrie, që dërgohen në një shtet armik a në një vend tjetër për qëllime dëmprurëse, për sabotime etj. Komasacion /i lat. commasatio - bashkim i arave të shpërndara në një sipërfaqe të pashkëputur, për qëllime të shfrytëzimit më ekonomik të tokës. Kombinezon /i fr. combinaison - këmishë e brendshme grash, zakonisht prej pëlhure të hollë e me rripa që kalojnë mbi supe.Kombinat /i lat. kombinatus - i bashkuar, ndërmarrje e madhe industriale e cila përfshinë disa uzina e fabrika që lidhen ndërmjet tyre nga prodhimi dhe nga procesi teknologjik. 1. bashkimi i disa ndërmarrjeve të një dege të industrisë, ndërtesat e kësaj ndërmarrje. 2. makinë e ndërlikuar që kryen disa punë, Kombinati Trepça etj. Komedi /a lat. comedia - fshat dhe këngë; lloj i gjinisë dramatike, që ka vepra me subjekt gazmor, godet, përqesh vese dhe sjellje të këqia të njerëzve, shfaqja e kësaj vepre në skenë tek shikuesi sjell

Page 503: Behram Ismaku

503

situata komike, konflikti përfundon i lumtur në dobi të personazheve pozitive. # kund. tragjedia . Komediograf /i lat. comediographos - quhet hartuesi i komedive. ”Komedia 14 vjeç dhëndër ”” AZÇPersonazhet: Zoti Vangjel – plak i pasurZonja Tanë - gruaja e Vangjelit Gjini djali i tyre Marigoja nuse e tij Zonja Kote kusherirë e Tanës, Zonja Briri një lehonë, Prifti, Nuni, Brodani, Abazi krushq, gra, burra, çupa djemë. Komedi e vjershëruar me katër skena Çajupi thumbon rrept zakonin prapanik të martesave në moshë të papërshtatshme. Kjo ishte një dukuri që përsëritej shpeshherë nëpër fshatra. Komedia mbështetet në këngën popullore Çajupi duke shfrytëzuar këtë temë krijoi një komedi ku humori e satira arrin një shkallë mjaft të lartë. Në komedi shihet gjuha e individualizuar dhe e tipizuar e personazheve. Vlen përmendur Tanën si fjalamane dhe qëndrimin e saj si grua. Dialogët janë të shkurtër dhe nxisin dinamizmin e veprimit të komedisë.

Page 504: Behram Ismaku

504

Komemoracion /i lat. commemoratio nis - tubim solemn për të shprehur nderim të veçantë një njeriu të vdekur; tubim solemn në shenjë përkujtimi të një përvjetori të rëndësishëm. Koment /i lat. commentum - intërpretim, shpjegimi e vlerësimi që bëhet rreth një ngjarje shoqërore politike, mendime e vërejtje rreth një ngjarje, një vepre a një vendimi. 2. let. koment është shpjegimi e vlerësimi që i bëhet një teksti, një kapitulli për të ndriçuar pjesët e errëta të tekstit. Komentet /i lat. mund të sqarojnë çështje gjuhësore, ndërtime frazash ose fjalë të rralla, emra vendesh a personazhesh historike; mund të përgënjeshtrojnë ose të kundërshtojnë ndonjë mendim a pikëpamje të autorit që komentuesit nuk i duket e drejtë; komentet shënohen në fund të çdo faqeje, në fund të çdo kapitulli ose në fund të çdo vepre. 3. koment letrar quhet analiza e një vepre me vlerat e saj artistike, përmbajtjen, figurat e ndryshme dhe veçoritë e stilit të shkrimtarit. Komentues /i lat. komentoj - ai që vlerëson e zbërthen një shkrim a një tekst që të kuptohet më mirë përmbajtja e tij, ai që interpreton në radio a në shtyp. Komentoj lat. commentari - vlerësoj a zbërthej një

Page 505: Behram Ismaku

505

vepër, shpjegoj a interpretoj, pais me shpjegime një tekst. Komik /u gr. komicos - aktor komedish, që luan role komike, që ka të bëjë me komedinë, i komedisë, që të bën të qeshësh me përmbajtjen e saj qoftë ajo pjesë letrare, teatrale a filmike. 2. veçori e botës emocionale që përshkon një vepër letrare a artistike, që buron nga mospërputhja ndërmjet asaj që paraqitet dhe të vërtetës ndërmjet fjalëve dhe veprave, duke krijuar pamje e situata qesharake, situata absurde ku demaskohen të meta dhe vese, shkrimtari i mvesh me petkun e humorit , dallim nga satira dhe groteska që figurat e tyre me demaskime arrijnë deri në karikaturë. Komikja i afron situatat me tragjikën: komeditë ” Koprraci” “ Tartufi” të Molierit V. Gete e bënin më tepër të qante se sa të qeshte, kurse Bajroni shprehej ”qesh për punët e njerëzve veç pse s’mund të qaj” Komisar /i it. commissario - shef i një sekcioni të policisë; usht. udhëheqës i punës politike në një njësi ushtarake, përgjegjës kryesor në komandë që merret me edukimin politik e luftarak, udhëheqës brigadash me punë vullnetare në akcione, nëpunës i lartë shtetëror. Komisarjat /i it. commissariato - organ shtetëror që kryesohet nga një komisar, zyra e komesariatit të

Page 506: Behram Ismaku

506

policisë. Komod /e it. comodo - i përshtatshëm, i rehatshëm, komod. Komodinë /a it. comodino - dollap i vogël me sirtar që vendoset pranë shtratit për imtësira vetjake; krevat me komodina anësh. Komo /ja it. como - dollap i ulët me sirtarë për ndrresa, çarçafë etj. komo me pasqyrë, vë në sirtarët e komos etj. Komparativ /e lat. comparativus - krahasim, metodë krahasuese; metodë e studimit historik krahasues, në shkencën e gjuhës dhe letërsisë, ngjashmëria që vërehet ndërmjet disa veprave letrare të popujve të ndryshëm shpjegohet nga komperativistët me anë të teorisë së “subjekteve shtegtuese“ këtë lloj studimi e lëroi E. Çabej. 2. teori komparativi ose krahasimi sajohet kur një send e krahasojmë me një tjetër, me qëllim që ta njohim më mirë a sqarojmë më bukur pop. “Ma ka shtatin si selvi, ballin si inxhi gojën si kuti etj.“ që një gjë e panjohur ose e errët të bëhet e kuptueshme: X si mjellmë e plagueme. Kompensim /i lat. compensare - zhdëmtim, humbjen e kompensoj me shpërblim; treg. përllogaritje e kërkesave reciproke për të paguar borxhin; barazim i llogarisë së borxheve dhe

Page 507: Behram Ismaku

507

kërkesave. Kompensoj lat. compensare - sjell në masën e barazimit, barazoj, shpaguaj, zhdëmtoj. Kompetencë /a lat. competentia - njohuri, aftësi, dije të thella që ka dikush në një fushë, aftësi që i siguron të rdejtën e zgjidhjes së një problemi, një çështjeje në bazë të ligjeve, rregullave në fuqi, kompetencë e një zyrtari të caktuar nga shteti. Kompiutor /i ang. computor - aparat elektronik që përdoret për llogaritje automatike. Kompleks /i lat. complexus - tërësi elementesh, sendesh, dukurish, veprimesh që plotësojnë njera tjetrën, të lidhura e të gërshetuara mirë, grup këngëtarësh me zërin e instrumentet. 2. mjek. tërësi e shenjave të sëmundjes. Komplet /i lat. complet - kostum. 2.numër i plotë, i tërë, të gjithë njerëzit. 2. të gjitha vëlimet e një vepre, numrat e një reviste.Komplikim /i lat. complicare - ngatërroj. 2. ndërlikohet sëmundja. Kompliment /i fr. compliment - lajkë, fjalë e mirë që i thuhet dikujt ndër sy, lavdata në thojza. Komplot /i fr. complot - marrëveshje e fshehtë e një grupi njerëzish në dëm të shtetit, pabesi vrasje a dëmtimi dikujt. Komplotoj fr. comploter - dëmtoj shtetin qeverinë

Page 508: Behram Ismaku

508

a dikë. Komponent /i lat. componentum - pjesë përbërëse, përbërës, secila pjesë nga një e tërë. Komposto /ja it. composta - ëmbëlsirë e lëngshme, me pemë të thata ose të njoma të ziera për pak kohë në ujë me sheqer. Kompozitor /i it. compositor - ai që krijon vepra muzikore, ai që kompozon. Kompresë /a it. leckë e lagur, që vihet të sëmurit mbi kokë, trup. Kompresori it. paisje që shërben për të shtypur ajrin, avullin me gazrat, ngjeshës. 2. mjek. muskuli shtërngues. Komprometim /i it. njollosje e dikujt para të tjerëve, përlyerje me punë jo të ndershme. Kompromis /i lat. lëshim, marrëveshje që arrijnë dy palë kundërshtare duke i bërë lëshime njera tjetrës, pajtim me lëshime. Komshi /u turq. komsi - fqinj. Kompozicion /i lat. compositio onis - bashkim, rregullim 1. let. ndërtim i brendshëm i një vepre letrare, muzikore a artistike, me synim zbulimi të idesë së veprës, mënyra e ndërtimit dhe vendosja e pjesëve përbërëse të veprës, subjekti, personazhe, ngjarje, prolog e epilog. 2. kompozicioni bëhet sipas llojit të veprës.

Page 509: Behram Ismaku

509

Komunë /a fr. commune – njësi administrative lokale ; ndërtesa ku qëndron administrata lokale ( organ shtetëror ) që përfshinë disa fshatra, një krahinë. Komunale fr që lidhet me ekonomi dhe ndërtimtari brenda komunës. Komunikacion /i lat. sistemi i rrugëve tokësore, ujore, ajrore; tërësia e mjeteve që sigurojnë lëvizje, import, transport. Komunë /a fr. commune – bashkësi; njësi administrative lokale që përfshin zakonisht një krahinë, disa fshatra, organ shtetëror lokal kjo bënte bashkim ekonomik , kulturor … të qytetarëve. Komuna e Parisit e formuar më 18 mars 1871 ishte shtet i masave punonjëse pas fitorës së revolucionit 1871 përpjekja e parë në botë për të vendosur diktaturën e proletariatit. Komunikatë /a it. comunicato - njohtim zyrtar për çështje të rëndësishme kombëtare ose ndërkombëtare, që bëhet botërisht nepërmes të shtypit radios. Komunikoj it. comunicare - njohtoj, kumtoj, lajmëroj. Komunitet /i lat comunitas - grup njerëzish të një kombi që i lidhin interesat; bashkësi, komunë, grup njerëzish që kanë të njëjten fe dhe njihet nga shteti,

Page 510: Behram Ismaku

510

bashkësi njerëzish për të siguruar jetësën në sistemin primitiv. Kon /i lat. conus - trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur. Koncentrat /i it. concentrato - libr. ushqim i thatë për njerëz, i përpunuar me mënyra të ndryshme, që përdoret për gatime të shpejta. 2. bujq. krunde, gëzhutash që rritë peshën e shpezëve dhe shtazëve. Koncentrik /e lat. concentricus - gjeom. bashkëqendror; me qendër të përbashkët, që ka të njëjten qendër. Koncepcion /i lat. conceptio onis - mendim, ide, plan i paramenduar po jo i përfunduar, parafytyrimi i parë i një njeriu, artisti, nocion. 2. mjek. zënje, fekondimi i vezës. Koncept /i lat. conceptus - marr, kap, kuptoj; tërësia e pikëpamjeve dhe mendimeve të njeriut për një çështje, mendim paraprak. Konceptim /i lat. concetio - shestimi si dhe Konceptoj lat. shestoj, kap; arrij të formoj një koncept të qartë për sende a dukuri të botës reale. Koncert /i it. concerto - shfaqja e një vepre muzikore ose një programi artistik të larmishëm me këngë, valle. Koncesion /i lat. concessio - marrëveshje midis dy shteteve për shfrytëzimin e një pasurie natyrore,

Page 511: Behram Ismaku

511

krijimi i një ndërmarrje industriale. Koncil /i lat. concilium - kuvend, kuvend kishtar. Konciz /e lat. i shkurt në mendime, i prerë dhe i kuptueshëm. Kondak /u turq. kundak - qytë pushke, automatiku. Kondensator it. condensator - dendësoj, aparat në makinat me avull, që ftoh avullin për ta kthyer në ujë. 2. aparat për grumbullimin e energjisë elektrike. 3. thjerrëz që mbledh rrezet në një pikë të caktuar. Kondensoj lat. condensare - dendësoj, rras. 2. mjek. trash. Kondensim /i it. condensare - dendësim. 2. mjek. trashje. Kondicion /i lat. conditio onis - kusht, konditë. 2. gjendje fizike e shpirtërore e dikujt. Kondicio sine kva non lat. kusht pa të cilin nuk mund të veprohet, të flitet. Kondicional /i lat. condicionalis - mënyra kushtore. Konditë lat. conditio onis - kusht. Kondro gr. chondros - kërc, i kërcit, kërcesh. Kondrit /i lat. chondritis - mjek. pezmatim kërci. Kondrektom /i lat. chondros ektomia - prerje kirurgjike e kërcit. Kondromë /a lat. chondroma - kërc tumor - rritje e

Page 512: Behram Ismaku

512

indit kërcor. Kondomë fr. condom – këllef penisi për ruajtje nga ndonjë sëmundje infektuese ose përdorim i tij kundër shtatzanisë. Konduktor /i lat. conduktor - shoqërues i trenit, autobusit, biletëshitësi. Konfederatë /a lat. confederare - bashkim, bashkim i disa shteteve që ruajnë njëfarë pavarësie, nën një pushtet qendror të përbashkët. 2. bashkimi i disa organizatave shoqërore në një të vetme, federatë, bashkim. Konfeksion /i fr. confection onis - qepje rrobash, rrobaqepësia, fabrikë rrobesh. 2. dyqani ku shiten rroba të gatshme. Konfer lat. confer - cf. me kuptimin - krahaso! shih te! Konferencë /a lat. conferentia - mbledhje e gjërë me karakter kombëtar, me përfaqësues të ndryshëm, politikë, shkencorë, letrarë. Konferenca e Bujanit mbajtur më 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944 në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës ( Tropojë ) ku morën pjesë 43 delegat shqiptarë dhe 6 serb e malazez. Kryetar Mehmet Hoxha. Në te bënin pjesë Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Rifat Berisha, Zekiria Rexha, Xheladin Hana, Hajdar Dushi. PKJ më 28 mars 1944 lëshoi

Page 513: Behram Ismaku

513

letrën kundër vendimeve të konferencës. Ajo nuk njohti formimin e Këshillit Nacionalçlirimtar, nuk pranoi vetvendosje për Kosovën, as bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, iu bë hile kosovarëve PKSH ja e la në heshtje këtë padrejtësi të madhe. Konferenca e Mukjes mbajtur më 1 dhe 2 gusht 1943 Abas Kupi u përpoq të arrijë bashkëpunim midis Frontit Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar në luftë kundër pushtuesit PKSH me E. Hoxhën hodhi poshtë këtë konferencë duke urdhëruar asgjasimin e A. Kupit i cili iku në SHBA. ku dhe vdiq më 1976. Konfesion /i lat. confessio onis - fet. besim fetar, një i penduar kërkon falje para priftit për mëkatet e menduara e të bëra. Konfident /i lat. confidens - besnik, sqarim i besueshëm, për dikë , person i besueshëm në të dhëna. Konfiguracion /i lat. configuratio onis - gjeog. pamje, formë e një terreni. 2. mjek. forma e përgjithshme e trupit. 3. kim. vendosja e atomeve në molekulë. Konfiskoj lat. confiscare - marrë pa shpërblim pronën e pasurisë një të dënuari, ndaloj shitjen e një gazete. Konfiskim /i lat. confiscare - marrje pa shpërblim,

Page 514: Behram Ismaku

514

shndërrim në pronë shteti. 2. kontrabandë, ndalim i shitjes së një gazete. Konflikt /i lat. confliktus - ndeshje, përleshje; mosmarrëveshje e thellë midis dy njerëzve a dy palëve, acarim marrëdhënjesh midis dy shtetve që qon deri në luftë të armatosur. 2. let. ndeshja e personazheve me synime të kundërta në një vepër letrare, të cilën e përdor shkrimtari për të zbuluar veçoritë e karakterit të tyre njerëzor. Konformist /e ang. conformist - libr. pajtim vetëm me fjalë, me mendimet, veprimet e sjelljet e dikujt, sa për sy e faqe me interesat e shumicës ose më të fortëve. Konfrontim /i lat. confrontare - ballafaqim, mosmarrëveshje, krahasim, konflikt p.sh. ballafaqoj mendimet, ballafaqimi i së resë me të vjetrën ose konfrontoj a përqas, konfrontim a përqasje. Konfrontativ /e në gjuhësi e shkenca tjera është zëvendësuar me termin shqip – përqasës, studim përqasës. Konfuz /e lat. confusus – i pështjelluar, i turbullt, i hutuar , i ngatërruar, , i trullosur, i habitur, jo i qartë në mendime si shprehje të ngatërruara, shkaktoi pështjellim të madh, rrëmujë e madhe, gjendje e pshtjelluar etj. Konfuzion /i lat. confusio onis - hutim; mjek.

Page 515: Behram Ismaku

515

turbullim, gjendje mendore me përzierje mendimesh, paqartësi mendore. Konglomerat /i fr. conglomerat - gjeol. shkëmb i përbërë nga gurë a shtresa gurësh të ndryshëm, të bashkuar me argjilë, okside hekuri etj. 2. bashkim mekanik, i rastit dhe i dobët i sendeve a i dukurive të ndryshme; përzierje e parregullt. Konglutinim /i fr. conglutinatio onis - mjek. bashkëngjitje, lidhje. Kongregacion /i lat. bashkim i kuvendeve kishtare, vëllazëri, shoqatë fetare, kuvend, mbledhje. ngulje, gjer në fund e një vije të caktuar, të qenët konseguent, karakteri konsekuent, parimor. Konsenzus /i lat. consensus - marrëveshje, ujdi ndëmjet dy a më shumë palëve për një çështje me detyrime reciproke, 2.rrogë me konsensus ( marrëveshje ) që bënte klasa politike në ish jugosllavi. Kongres /i lat. congressus - mbledhje e gjërë me karakter kombëtar a ndërkombëtar, ku marrin pjesë përfaqsues të organizatave politike, shoqërore e shkencore etj. ose përfaqsues të shteteve të ndryshme të cilët marrin vendime për probleme themelore me rëndësi të veçantë. 2. organi më i lartë i një organizate shoqërore. 3. organi

Page 516: Behram Ismaku

516

legjislativ në SHBA dhe në disa vende tjera, kongresisti është anëtar i kongresit. psh. Kongresit të Berlinit Kongresi i Manastirit u mbajtë në nëntor të vitit 1908 për të vendosur Alfabetin me të cilin do të shkruhej shqipja, nga ky vit shqipja ka alfabetin e saj të ngjashëm me atë latin, Kongresi i Elbasanit mbajtur më 1909 ku morën pjesë 35 përfaqsues nga shoqëritë e klubet shqiptare, aty u vendos që në Elbasan të hapet shkolla e mesme normale ( pedagogjike )kjo ndodhi më 1dhjetor 1909.Mësuesit e parë të kësaj shkolle ishin Luigj Gurakuqi ( ishte edhe drejtor i parë i kësaj shkolle.Aleksandër Xhuvani dhe Sotir Peci. Kongresi i Përmetit mbajtur më 24 maj 1944 vendosi të ndalohej hyrja e mbretit Zog në Shqipëri, Ballin demaskon dhe lufton si një organizatë të rrezikshme dhe reaksionareE. Hoxha – ne vemi drejtë likuidimit të Ballit – Pushtetin do ta udhëheq PKSH me E:H. në krye.. Kongruencë /a lat. congruere - përputhje, barazi; ngjashmëri ndërmjet dy gjërave, dy dukurive, pajtim i plotë. Kongjestion /i lat. congestio onis - mjek. grumbullim jonormal i gjakut në një pjesë të trupit. Koniozë /a lat. coniosis – pluhur; pluhurosje,

Page 517: Behram Ismaku

517

sëmundje e shkaktuar nga thithja e pluhurit. Koniukturë /a nlat. conjunctura - gjendje e rrethanave që kanë të bëjnë me një çështje, një dukuri , e krijuar brenda një kohë të caktuar në fusha të jetës shoq. politike , ekonomike ( lëvizja e çmimeve, kursi i letrave me vlerë, fitimet etj. koniukturë e mirë ose rast i volitshëm për fitime , konjukturë e keqe, e papërshtatshme ), gjendja në tregun ekonomik në krahasim me ofertën dhe kërkesën . Konjugacion /i lat. conjugatio - gram. zgjedhim i foljeve nëpër veta (unë punoj, ne punojmë, ata punojnë etj.) Konkav /e lat. concavus - fiz. thjerrëz e lugët, mjek. i zgavruar, i lugët. # konveks. Konklavë /a lat. conclave - dhomë e mbyllur me çelës, këshill, kuvendi i kardinalëve tubohen për të zgjedhur papën e ri. Konkluzion /i lat. konklusion onis - përfundimi. Konkordat /i lat. concordatum - marrëveshja e papës me një shtet tjetër. Konop /i lat. conopeum - litar, tërkuzë. Konotacion /i fr. connotation - gjuh. ngjyrim, nuancë p.sh. fjala borë ofron konotacionet: bardhësi, ftohtë, acar, ngricë, gunë, kapelë. Konveks /e lat. convecsus - fiz. thjerrëz e

Page 518: Behram Ismaku

518

përkulur, e përmbystë. Konkret /e lat. concretus - lëndor, mund të kapet me anën e shqisave, që ekziston realisht. 1. reale, i qartë, i përcaktuar mirë. 2. gjuh. emërton një send të kapshëm me shqisa. Konkretisht lat. realisht. # abstrakte lat. IdeoreKonkurrencë /a fr. concurrence - garë a përpjekje për t’ia kaluar dikujt tjetër; gara midis dy ndërmarrjeve për të rritur çmimet ose anaselltas me qëllim përfitimi. Konkurent /i fr. concurrens entis - ai që merrë pjesë në një konkurs bashkë me një tjetër për inkuadrim, konkurrencë në një garë sportive. Konkurroj fr. concurrere - marrë pjesë, hy në një garë. Konkurs /i lat. concursus - garë ndërmjet disa pjesëmarrësve për të provuar e zhvilluar dijet ose për të çuar përpara krijimtarinë në një fushë të arsimit, të kulturës e të arteve; sipas disa kërkesave e sipas një kualifikimi, me konkurs shpallën vende të zbrazta ( vakante ) të punës në një institucion a ndërmarrje shoqërore. Konsensus /i lat. Consensus – ujdi, marrëveshje midis dy a më shumë palësh për një çështje me detyrime reciproke.2. rrogë me konsensus...

Page 519: Behram Ismaku

519

Konsekuencë /a lat. consequentia - libr. pasojë, rrjedhim, ndjekje me me vendosmëri, me këmbë Konservator /i lat. consevatore - koncepte të vjetruara, që mbrojnë të kaluaren e prapambetur pa e përfillur të sotmen përparimtare. Konservatorizëm /mi lat. conservatorismo - mbështet të kaluaren e prapambetur duke penguar ecjen përpara, ecjen me kohën. Konservë /a it. conserva - turshi, mish, pemë a perime që ruhen për një kohë më të gjatë në enë të mbyllura. Konservoj it. conservare - përpunoj në mënyrë të veçantë një send, e ruaj për më gjatë. Konsideratë /a it. considerata - mendim, gjykim a pikëpamje që kemi për dikë ose diçka, nderim a mendim i mirë për dikë. 2. arsye nga nisemi për të vepruar ose për të kryer diçka. Konsiderueshëm /mi lat. mjaft i madh, i rëdësishëm, me respekt. Konsilium /i lat. consilium - këshill, konsultë, mbledhje e mjekëve, kolegj i mjekëve lidhur me një operacion. 2.consilium medicorum lat. konsiliumi i mjekëve. Konsistencë /a it. consistenza - dendësi, shkallë dendësie, qëndrueshmëri. Konsolidoj lat. consolidare - forcoj, rregulloj,

Page 520: Behram Ismaku

520

këndell diç. Konsolidim /i lat. përforcim, rregullim; mjek. forcon, shëron. Konsonant /i lat. consonans antis - bashkëtingëllore. Konsonant /e lat. constans antis - i qëndrueshëm, këmbëngulës, i përhershëm, i pandryshueshëm, e pandrysh. Konstantë /a fr. constante - vlerë e pandryshueshme, numër i pavarur nga numrat e ndryshëm. Konspekt /i lat. conspektus - përmbledhje e shkurtër me shkrim, që përfshin çështjet kryesore të përmbajtjes së një vepre, të një libri, të një lënde mësimore kur është fjala për një konspekt të arsimtarit të historisë, të gjuhës dhe letërsisë. Konspekt /i lat. conspektus - përmbledhje e shkurtër me shkrim, që përfshinë çështjet kryesore të përmbajtjes së një vepre, të një libri, të një artikulli a të një programi mësimor. Konspiracion /i lat. conspiratio onis - fshehtësi, veprim i fshehtë, tërësi e mënyrave dhe metodave që përdorë një organizatë ilegale për të mbajtur të fshehtë veprimtarinë dhe anëtarët e saj. Konspirativ/ e konspirator /i lat. conspirativus - ilegal.

Page 521: Behram Ismaku

521

Komplotist /i lat. complot ist - ai që mban të fshehtë veprimtarinë e një organizate ilegale. Konstatim /i fr. costater tio - vënje re, diktim i një fakti, i një gabimi; vërtetim i gjendjes së diçkaje. Konstatoj fr. constater - vëj re, diktoj një fakt, vërtetoj të qenët e diçkaje, gjendjen. Konstitucion /i lat. constitutio nis - ndërtimi, rregulimi; anat. ndërtim i trupit, struktura e trupit. Konstitucional /e lat. constitutionalis - drejt. kushtetues; anat. që ka të bëjë me ndërtimin e trupit. Konstitucionalizëm /mi lat. constitutionalisme - drejt. sistem kushtetues që përfill interesat e popullit nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Konstipacion /i lat. constipatio onis - mjek. kapsllëk. Konstitutiv /e lat. constitutivus - përbërës, që është si element përbërës ( i kushtetutës ), si subjekt përbërës. 2. i përcaktuar, i vërtetuar, objektiv e thelbësor. Konstruktiv /e lat. constructivus - ndërtim ndërtese, apo i një mekanizmi të brendshëm duke treguar edhe rrugët e konstruktimit të diç. # kund. destruktive lat. rrënuese. Konstruksion /i lat. constructio onis - tek. ndërtim i brendshëm, mënyra e ndërtimit të një projekti a të

Page 522: Behram Ismaku

522

një mekanizmi me mjete e paisje në tërësi. 2. mjek. ndërtimi i trupit të një qenje të gjallë, forma e tij. Konstruktor /i lat. constructor - personeli që bën skema, plane ndërtimi. Konsull /i lat. consul - dipl. përfaqësues zyrtar i një shteti, në një qytet të një shteti tjetër, që është ngarkuar të mbrojë interesat e bashkatdhetarëve pranë autoriteteve lokale e interesat tregtare të shtetit të vet dhe të merret me legalizimin e dokumenteve, me veprime të gjedjes civile, me lëshimin e pasaportave, të vizave etj. Konsullatë /a lat. consulatus - dipl. agjenci zyrtare e një shteti në qytetin e shtetit tjetër që siguron dhe mbron interesat e shtetasve të vet, ndërtesa e kësaj agjencie. Konsultë /a it. consulta - mbledhje me specialistë a me përfaqësues të ON një dege të caktuar të shkencës, të arsimit, të prodhimit, ku shtrohen e rrihen probleme dhe shkëmbehen mendime e përvoja për një punë. 2. mjek. takimi i mjekëve specialistë për të shkëmbyer mendime për gjendjen e një të sëmuri dhe për mënyrën e mjekimit të tij. Konsultativ /e lat. consultativus - libr. këshillimor. Konsultim /i lat. consultatio - këshillim midis prof. me student rreth një çështjeje. Konsultoj / konsultohem lat. consultare - këshilloj

Page 523: Behram Ismaku

523

e këshillohem. Konsultor /e lat. konsult ore – këshillimore, këshillimore për gra shtatzëna. Konsumim /i konsumoj it. consumatore - përdor, shpenzim, shpenzoj, harxhoj. 2. mjek. tretje, dobësim. Konsumi it. consumo - ek. përdorim i të mirave materiale, një sendi për të plotësuar nevojat vetjake, shpenzimi për nevojat e përditshme. Konsumator /i it. consumatore - ai që përdor dhe harxhon, shpenzues. 2. ai konsumon alkool, pi. Kont /i it. conte - hist. titull aristokrat më ilartë se i baronit. Kontabël /e fr. comptable - fin. që ka të bëjë me kontabilitetin, llogari, i llogarisë. Kontabilitet /i fr. comptabilite - teoria e praktika e llogaritjes në të holla e vlerave ekonomike në prodhim, në shpërndarje dhe në konsum. 2. mbajtja e llogarive për prodhim, shpenzim, çarkullim mallrash në një ndërmarrje, degë e administratës që merret me këto llogari, kontabiliteti lëndë mësimore etj. Kontakti lat. contactus - libr. takim i dy a më shumë vetave. Kontaktoj fr. contacter - takoj dikë, jam në lidhje, miqësi me dikë.

Page 524: Behram Ismaku

524

Kontaminim /i lat. contaminare - përlyerje, fëlliqje e diç. me mikrobe. 2. mjek. plaga, ushqimi, materiali kirurgjik, helmim, fëlliqje radioaktive e njerëzve, armëve, pajimeve, e objekteve. Kontaminoj lat. contaminare - ndyej. # kund. dekontaminimi - pastroj Kontanjer /i ang. container - arkë e posaçme për të transportuar ushqim në gjendje të freskët. 2. sanduk mallrash a mbeturinash. Kontra lat. contra - kundër, kundrejt, pjesë e parë e fjalëve të përbëra, një fjalëformuese p.sh. Kontrabas /i it. contrabbasso - muz. violina e basit. Kontracepsion /i lat. contraceptio - mjek. shmangie e mbetjes me barrë. Kontrabandë /a it. contrabbando - futja a nxerrja e mallrave, brenda kufirit shtetëror fshehurazi, duke përdorur mënyra joligjore për t’i shpëtuar kontrollit doganor apo edhe kontrollit të shtetit brenda kufijve, kontrabandisti. Kontradiktë /a lat. contradicta - mospajtim a mospërputhje mendimesh, arsyetimesh ose fjalësh, kundërshti në mendime, në një tezë, mosmarrëveshje ndërmjet njerëzve a ndërmjet palëve, mungesë harmonie. 2. filoz. kategori e dialektikës, që shpreh lidhjen e luftës ndërmjet

Page 525: Behram Ismaku

525

anëve a prirjeve të kundërta ndaj sendeve a dukurive në natyrë dhe shoqëri, në mendimin njerëzor. Kontradiktor /i lat. contradictorius - kundërthënësi që bie në kundërshti me një tjetër ose me vetveten, kundërshton atë që ka thënë më parë. Kontraktues /e fr. contrakter - lidh kontratë ( marrëveshje me shkrim ) me një ndërmarrje për shitjen apo blerjen e një malli apo diç tjetër. 2. shitblerje me kushte dhe detyrime të pranuara nga të dy palët. Kontraktoj fr. contracter - libr. lidh kontratë për diçka, këtë lidhje e bën kontraktuesi. Kontrakturë /a lat. contractura - mjek. shkurtim, tkurrje ( e vazhduar ose spazmodike ). Kontrapunkt /i lat. contra punctum - pikë, përballë pikës; muz. dy a më shumë melodi të lidhen e të tingëllojnë me një harmoni. Kontrarevolucioni lat. contrarevolutio onis -kundërrevolucion Kontrast /i fr. contrase - libr. kundërshti, gjë e kundërt. 1. dallim shumë i madh midis dy a më shumë sendeve, njerëzve ose mendimeve të tyre që arrin deri në kundërvënje, kundërshtim a kontraditë që shprehet hapur dhe qartë, foto. dallim

Page 526: Behram Ismaku

526

i theksuar i ngjyrave, që arrin deri në ngjyra të kundërta dhe që bën më te qartë figurën në një pikturë, foto. në ekranin e tve –së. 2. let. mjet artistik që qëndron në të vënit ballë për ballë të figurave artistike, karaktereve tabllove, ndjenjave, ideve, tipareve të kundërta, kur shkrimtari do të spikasë më mirë një figurë të caktuar, i vë përballë një tip me cilësi të kundërta; për dallim nga antiteza me shprehje e mendime të veçanta, kontrasti ka një vështrim shumë më të gjërë se vë ballë për ballë figura artistike, tabllo të tëra, përshkrime të gjata etj. ” Bukuria që vret” prozë e migjenit , hijeshia e natyrës shërben si një sfond i bardhë nga ku spikat me forcë jeta e zezë e malësorit në vitet e 30 -ta. Kontratë /a it. contratto - drejt. marrëveshje me shkrim ndërmjet dy palëve, dy ndërmarrjeve, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet ligjore të tyre, dokumenti që përmban këtë marrëveshje. Kontraversë /a fr. contraverse - grindje, mosmarrëveshje në lidhje me një çështje. Kontravers /e fr. contraverse - e diskutueshme, e kontestueshme. 2. mjek. i drejtuar në anën e kundërt. Kontribut /i it. contributo - ndihmë, ndihmë në forma e mënyra të ndryshme që jep secili për të

Page 527: Behram Ismaku

527

kryer një punë a një vepër të dobishme në shoqëri. 2. pjesëmarrja e dikujt në një punë dhe vlera e punës që ka kryer, shuma e të hollave që jep për një shpenzim të përbashkët. 3. kontributi që jep dikush në fushën e shkencës, të artit a të lehtësisë. Kontribuoj lat. contribuere - jap ndihmën time, krijoj diçka me vlerë në një fushë të dijës. Kontroll /i it. controllo - shqyrtim si është kryer një punë, rishikim i fakteve dhe dokumenteve, mësuesi kontrollon njohuritë e nxënësve, mjeku kontrollon gjendjen shëndetësore të sëmurit. Kontrolloj it. controllare - shqyrtoj edhe njëherë, rishikoj, provoj, aparat kontrollues. Kontuzion /i lat. contusio onis - mjek. - goditje, shtypje pa lëndime të pjesëve të jashtme të trupit. Konvaleshencë /a it. convalescenza – këndellje, shërim, mjek. rrugë shërimi të sëmurit deri në fillim të punës, konvaleshent Konvejer /i ang. conveyer - tek. transportues, makinë bartëse. Konvektor /i lat. convector - mbart; aparat për ngrohjen e një lokali ( kalorifier ). Konventë /a lat. conventio - marrëveshje mids dy a më shumë shteteve për shkëmbime në fushën tregtare, kulturore a politike, konventë ndërkombëtare, Konventa e Gjenevës 1952.

Page 528: Behram Ismaku

528

Konvergjencë /a it. convergenza - libr. ecje drejt afrimit me një tjetër, bashkimit. # kund. divergjencë. Konvertibil /e it. convertibile - ek. që mund të shndërrohet në, që mund të ndryshohet, treg konvertibil. Konvertim /i, konvertoj lat. convertere - ndryshoj kushtet e huas shtetërore duke ulur përçindjen; këthej në një njisi të përbashkët. Konvertor /i lat. convertor - adaptor që mundëson pranim të programit tve. Konverzacion /i lat. conversatio onis - bisedë midis dy a më shumë vetash, komunikim. 2. pyetje dhe përgjigje. Konveks /e lat. convexus - fiz. i përkulur, thjerrëz konvekse. # konkave. Konvikt /i lat. convictus - shtëpia e studentave. Konvulsion /i lat. convulsio onis – mjek. ngërç, spazmë. Konvulsiv /e lat. convulsivus - mjek. ngërç, që përcillet me ngërçe, ngërth, spazmë, spazmatik. Konvulsion /i lat. convulsio onis - mjek. ngërç spazma. Konvulsibilitet /i lat. convulsibilitas - mjek. prirje për ngërç. Kooperim /i lat. cooperari - bashkëpunoj me dikë

Page 529: Behram Ismaku

529

për prodhime më të mëdha. Kooperoj lat. cooperari - lidhem, bashkëpunoj me një tjetër. Kooptim /i lat. cooptare - drejt. futja e anëtarëve të rinj në një organ për të plotësuar vendet e lira, emërtimi ( pranimi ) i tyre pa bërë zgjedhje të reja. Koordinatë /a lat. coordinata - spec. madhësi, të dhëna të përpikta për të gjetur vendin ku ndodhet dikush a zhvillohet një veprim p.sh. nuk ia di koordinatat. Kordinator /i fr. cordinateur – harmonizues, kur një grup rrah një çështje me rëndësi, zgjedh kordinatorin që bashkërendit mendimet dhe vie në përfundim të kërkuar. Koordinim /i lat. coordinare - bashkërenditja, harmonizimi. Koperton /i it. copertone - goma e jashtme e rrotës së biçikletës, makinave, pjesa e jashtme e topit të futbollit që mbështjell e mbron kamerdaren. Kopil /i turq. kopil - finok, dinak shejtan, i lindur jashtë martese. 2. filiz i ri, rrënjë e një peme. Kopulacion /i lat. copulatio onis - akti seksual, fekondimi, shkrirja e plotë e dy qelizave ( bashkim i). Kooperativë /a lat. cooperativa - dyqan, pikëshitje e mallrave në sistemin socialist.

Page 530: Behram Ismaku

530

Kor /i lat. chorus - grup i organizuar këngëtarësh, aktorësh, pjesë muzikore që këndohet me grup njerëzish me disa zëra dhe që kanë një drejtues, grup aktorësh në dramaturgjinë e vjetër greke që vallëzonin e këndonin këngë lirike në skenë e që udhëheqeshin nga korifeu. Koral /i lat. corallium - lëndë gëlqerore e formuar nga skeletet e ca shtazëve shumëqelizore të palëvizshme ( popilëve ) që jetojnë së bashku në det ngjitur nëpër shkrepa; stoli të ndryshme bëhen nga kjo lëndë. Kordel /i turq. kordele - shirit mëndafshi, shirit flokësh, shirit i një pakoje. Kordit /i lat. chorditis vocalis - mjek. tejza zëri, pezmatim tejzash zëri. Kordomë /a lat. chor doma / tejzë tumor - mjek. që lind nga mbeturinat e kordës së shpinës. Kordon /i it. cordone - fije të një filli, litari, qostek ore, radhë a varg njerëzish, tel elektriku me dy fije të veshura. Koreferat /i lat. correferatus - kumtim plotësues ( referat i dytë ). Koreklizë /a lat. coreclisis - mjek. mbyllje e bebës së syrit me një cipë të rreme. Korife /u gr. koryfe - kreu, kryetari, pris; drejtuesi i korit në dramaturgjinë e vjetër greke, i cili

Page 531: Behram Ismaku

531

tregonte në skenë për jetën e heroit. 2. njeri shumë i shquar i një lamije arti, shkence, korifeu i shkencës Korium /i lat. corium - lëkurë; mjek. lëkurë e vërtetë, shtresa nën epidermë. Korner /i ang. corner - kënd; kënd në fushën sportive. Kornizë /a it. cornice - paravaz i fotografisë, i dritares, kuadër. Kosovë /a - vend i pjerrtë, emër me etimologji ilire : kos ( i pjerrtë ), o ( është ), vë ( vënd ) Kostum /i it. costume - komplet teshash për gra a burra ( xhaketë me pantollona a xhaketë me fund për gra ). Korparmatë /a it. corpo - trup, armata - ushtri; hist. njësia më e madhe në ushtri, truparmatë apo korparmatë. Korporatë /a it. corporato - esnaf, bashkesë, bashkim tregtarësh a zejtarësh të një vendi ose të një krahine, në një organizatë për të mbrojtur më mirë interesat e tyre: korporata e zejtarëve, korporata e energjisë elektrike, esnaf në rendin feudal. 2. organizatë punonjësve të njëjtit profesion për të mbrojtur interesat e tyre, në shoqërinë kapitaliste. Korpus /i lat. corpus - trup; ndërtesa kryesore në një grup ndërtesash; usht. njësi e armatosur

Page 532: Behram Ismaku

532

luftarake, operativ strategjike që përbëhet nga divizione e disa brigada, komisari si komandant korpusi: korpusi i makinës ( trupi, mekanizmi, pjesa kryesore e makinës ), korpusi i folklorit shqiptar ose tërësia e veprave të kësaj fushe. Korrekt /e lat. correctus - ndreqje, njeriu që me përpikëri, me kohë kryen detyrat që merr. Korrektoj lat. korrektoj - ndreq gabimet gjuhësore në një shkrim ( korrekturë lat. korrigjim ) .Korrektor /i lat. corrector - ndreqësi i gabimeve, punonjës i një shtypshkronje a i një shtëpie botuese, i cili ndreq gabimet e shtypit; ai që ndreq gabimet gjuhësore në një shkrim. Korrekturë /a lat. correctura - korrigjimi, procesi i korrigjimit dhe i përmirësimit të gabimeve. Korrelacion /i lat. correlatio - lidhje, bashkëlidhje bashkëmarrëdhënje lidhje ( lidhja midis dy a më shumë palëve, sendeve, poleve, fushave të shkencës, artit ). Korrespodencë /a lat. correspodentia - letërkëmbimi midis dy a më shumë vetave. 2. studim privat, jo i rregullt, Korrespodent /i lat. correspodens - bashkëpunëtori i një gazete, reviste, i radios, i një agjencie telegrafike, që dërgon lajme e artikuj nga vendi ku gjendet.

Page 533: Behram Ismaku

533

Korridë /a sp. corrida - garë, luftë me dema, që mbahet e ruhet në Spanjë prej shek. 15. sot është shumë aktuale atje. Korridor /i it. corridore - hajat, treme me parmakë, korridor. Korrozion /i lat. corrozio onis - brejtje, gërryerje, ndryshku. Korroziv /e lat. corrosivus - brejtës, që gërryen, që ndryshket. Korruptim /i lat. corruptum - prishje morale, marrje e rrugës së keqe; ryshfetit, shkelje ligjesh për shërbime të caktuara, korrupcioni. Kortezh /i fr. kortege - korteu, vargan njerëzish që marrin pjesë në një ceremoni solemne apo vargan i një ceremonie tjetër. Kosto /ja it. costo - shpenzimet, kosto e jetesës it. shpenzimet që i duhen njeriut për të jetuar; kostoja e lartë, kosto e ulët, kosto e mesme. Kozeri /a fr. causerie - artikull qesharak i një gazete. Kozmik /e gr. kozmosi - gjithësia, hapsira qiellore. Kozmodrom /i gr. kozmo drom - vendfluturimi i anieve koz. Kozmografi /a gr. kozmo grafo - shkencë e trupave qiellor.

Page 534: Behram Ismaku

534

Kozmonaut /i gr. kozmos nauta - ai që bën fluturime kozmike. Kozmopolizëm /mi gr. kozmopolit izëm - teori borgjeze që lufton shtetin kombëtar duke kërkuar një shtet botëror me qëllim që të përligj nënshtrimin e sundimin e popujve . Kramp /i lat. crampus - mjek. ngërç, kontraktim muskular. Kranimetri lat. cranium metron - mjek. matja e kafkës. Kras /i lat. krasis - përzierje e lëngjeve në trupin e njeriut. 2. let. shkrirje e dy fjalëve në një duke humbur rrokjen e fundit. Krater /i gr. krater - gjeog. gryka e vullkanit që vie si hinka dhe derdhet lava. Kreacion /i lat. creatio onis - krijim i ri, origjinal, zbulim i ri, shpikje. Kreativ a kreator /i fr. creativus, creator - krijues. Kredi /a lat. creditum - marrje të hollash nga banka me kusht të pagimit me këste ose pak nga pak. 2. kreditor # debitor. Krem /i fr. crème - pastë për kozmetikë, ilaq lëkure, ajkë, qumësht, mazë, kajmak. Kremator /i lat. crematorium - furrë ku digjën e bëhen hi të vdekurit.

Page 535: Behram Ismaku

535

Kredo lat. credo - besoj. Krenoterapi /a lat. crenotherapia - mjekimi me ujë mineral. Krep /i fr. crepe - fes i zisë. Kreshme /t lat. quaresima - fet. kremte e të krishterëve që u ndalon besimtarëve të vet të hanë bukë me mish e bylmet, kreshmet e mëdha prej 7 javësh para pashkëve, kreshmet e vocrra prej gjashtë javësh para krishtlindjeve, kreshmet e gushtit, dyjavët e para të gushtit. Kretin /i fr. cretain - idiot. Krezëm /mi lat. quaresima - fet. vaje katolike. Kreistezi /a lat. crayesthasia - ndjeshmëri jonormale ndaj të ftohtit. Krestomaci /a gr. chrestomatheia - dobi-mësoj; sinonim me antologji, ( krestomacia mbledh pjesë shkencore, historike shpjegon më thellë e më gjërësisht tekstin / antologjia më shumë me pjesë letrare ) përmbledhje studimesh të zgjedhura letrare a shkencore nga autorë të ndryshëm që bëhet sipas një programi të caktuar mësimor. “Krestomaci e Historisë së Kohës së Mesme “ tekst për shkolla të mesme. Krifë /a sk. grivna - dorëza të misrit të korrur, jele, kreshtë. Krik /u it. cricco - tek. mjet që shërben për të

Page 536: Behram Ismaku

536

ngritur pesha të automjeteve, për ndërrimin e rrotave. Krikëll /a sk. krigla - gotë e madhe qelqi me një dorëz, gotë birre. Krimoterapi /a lat. chrymotherapia - mjekim me të ftohta. Kriolit /i gr. kryos lithos - gjeol. gur xeheje gjysmë i çmuar. Krim /i lat. crimen - veprim që kryhet në kundërshti me ligjet në fuqi, që ka pasoja të dëmshme, të rrezikshme për shtetin dhe shoqërinë, që dënohet në bazë të kodit penal. 2. vrasje, djegie, shkatrrime e veprime çnjerëzore që bëhen nga persona, regjime antipopullore. Kriminal /e lat. criminalis - diç që është në kundërshti me arsyen e shëndoshë dhe qëndrimin e njeriut të drejtë e të ndershëm. Kriptogam /e gr. krypto gameo - bimë që nuk qelin lule. Kriptograf /i gr. krypto grafo - shkrim i fshehtë që lexohet vetëm në bazë të shifrës së njohur. Kriptogram /i gr. krypto gramma - shkrim a tekst i shkruar me shenja të fshehta, duhet gjetur “çelësin”pastaj duke ua ndërruar vendin shkronjave të gjendet kuptimi. Kriptologji /a gr. krypto logos - shkenca që merret

Page 537: Behram Ismaku

537

me me deshifrimin e shenjave të fshehta. Kripton /i gr. krypto - kimi kr. element nga grupi i gazeve fisnik, peshë atomike 30.7. Kristal /i gr. krystallos - akull; gur natyror shumëfaqësh, i tejdukshëm me peshë dhe pamje të qelqit, përpunohet me plumb dhe silikate potasi, përdoret për të bërë zbukurime, qelqurina. Kristalizim / kristalizoj gr. cristalliser - i jap trajtë kristali, e bëj të qendrueshëm. 2. teori. i jap një formë një drejtim të përcaktuar mirë një ideje, një procesi të zhvillimit. Kristalografi /a gr. crystallos grafo - dega që studion kristalet. Krisht /i gr. christos - i lyer; fet. themelues i krishtërimit. Kritikë /a lat. criticus - shoshitja e analiza që i bëhet një pune, një veprimi ose sjelljes së dikujt, duke vlerësuar anët e mira dhe kryesisht duke zbuluar e duke vënë në dukje të metat e gabimet, në shoqëri, familje me qëllim që të ndreqen për të ecur përpara. 1. studim shkencor që analizon a shqyrton një vepër letrare, artistike ose shkencore për të vënë në dukje vlerat e saj, si dhe të metat, gabimet e zbrazësitë me qëllim që këto të shmangen e të ndreqen, artikull a studim kritik. 2. let. degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret me

Page 538: Behram Ismaku

538

analizën e gjithanshme të veprave letrare e artistike duke i vlerësuar ato nga ana ideore e artistike në bazë të parimeve të caktuara, duke vënë në dukje anët e mira dhe dobësitë e tyre në lidhje të ngushtë me kërkesat ideore e artistike të kohës. 3. kritikoj lat. gjykoj, sheshoj, vlerësoj. 4. kritike lat. që shpreh kritikë; që lidhet me një gjendje, e cila kërkon kujdes të veçantë, që lidhet me çështje të rëndësishme, vështirësi për t’u kaluar, të rrezikshme etj. 5. kritiku gr. ai që merret me kritikë letrare, ai që analizon një vepër letrare, artistike a shkencore, gjykues a vlerësues i një vepre duke u bazuar në disa parime. Kritizer /i gjerm. kritisieren - kritikë me mani vend e pa vend pa arsye të shëndosha. Krizë /a gr. krisis - gjendje e rëndë ekonomike, falimentim, shkatrrim i prodhuesve të vegjël, ngritje çmimesh, shtim papunësie. 2. krizë financiare gr. zhvleftësim i arit dhe keqësim i qarkullimit të tij, që qon në luftë të ashpër midis kapitalistëve për zonat e valutës, krizë politike, krizë qeveritare gr. dorëheqja e një qeverie, zëvendësimi i saj me qeverinë e re. Kroki /a fr. croquis - art. skicë, maket. Krokodili lat. crocodilus - një rrëshqanor i madh me trup, 6m. i gjatë me lëkurë të fortë , kokë të

Page 539: Behram Ismaku

539

shtypur, dhëmb të fortë rron në ujërat tropikale. 2. lotë krokodili gr. lotë të rremë e dinak që lëshon dikushi, me qëllim që të mallëngjejë e të mashtrojë të tjerët. Krol /i ang. craw - sport. lloj noti duke zhytur kryet në ujë dhe duke këmbyer radhazi krahët e këmbët. Krom /i gr. chroma - Cr. metal i fortë ngjyrë hiri e shkëlqim argjend, nuk ndryshket dhe përdoret për të veshur sende të metalta. Kromafinomë /a lat. chromaffinoma - tumor prej qelizash të indeve kromafine. Kromanjon /i fr. chro magnon - vend në Francë ku në shek.19. u zbuluan mbeturinat e paraardhsit të njeriut nga epoka e paleolitit. Kromatik /e lat. chromaticus - ngjyrë, i ngjyrosur. Kromatodizopsi /a gr. chromatodydys - mungesë, çrregullim; mjek. përceptim jo normal i ngjyrave. Kromatozë /a lat. chromatosis - mjek. pigmentim, ngjyrim i tepërt i lëkurës. Kromaturi /a lat. chromaturia - mjek. urinë me ngjyrë jonormale. Kromim /i gr. kromoj - veshje e sendeve nga metali me një shtresë të hollë kromi për t’i ruajtur nga ndryshku, kromoj ose lyeva.

Page 540: Behram Ismaku

540

Kromofagë /a lat. chromophagi - mjek. qeliza që thithin pigmentin e flokëve. Kromofil /e lat. chromophilus - send që ngjyroset lehtë. Kromofobi /a lat. chromophobus - ngjyroset me vështirësi. Kromoterapi /a gr. chromo therapia - mjekimi me anë të ngjyrave. Kromozom /e lat. chromosoma - biol. trupa të qelizave me rol trashigimie qysh nga lindja. Kronikë /a lat. cronica - kohë, vepër ku janë shënuar vit për vitë ngjarjet historike, përmbledhje ngjarjesh historike, fakte e ngjarje të jetës të renditura njëra pas tjetrës, sipas kohës kur kanë ndodhur. 2. let. vepër letrare me temë historike, në të cilën autori ndjek me përpikëri rendin kohor, kino filmi dokumentar me ngjarje të renditura sipas kohës, një rubrikë e gazetës kushtuar ngjarjeve e lajmeve të përditshme. Kronologji /a lat. chronologia . renditje ngjarjesh historike vit pas viti. Kronologjia në historinë kombëtare nga iliria : Mbreti Bardhyli 2500 vjet më parë, formoi mbretërinë e parë ilire me bashkimin e fiseve, me qendër në Ohër, ku jetonte fisi i enkelasve, ai

Page 541: Behram Ismaku

541

rimori nga tre mbretër maqedonas tokat ilire të pushtuara më parë. “ Glauki, mori pushtetin me fisin e taulatëve, shteti ilir zhvillohet shumë, nxori monedhën e vet. zhvilloi tregtinë me shumë shtete të ballkanit, artin dhe kulturën në Bylis, Dimal, Shkodër, Lezhë Ulqin “ Longari, 2300 vjet më parë, krijoi mbretërinë dardane, që shtrihej nga kosova deri te Nishi, Kukësi , kishte ushtri të fortë dhe të organizuar mirë. ishte fitimtar në lufta me armiq, pastaj mbretëruan “ Pirroja i Epirit 2300 më parë, bashkoi rreth vetës të gjitha fiset Epirote. Pirro i shkolluar në Egjipt për shkathtësi lufte, në moshën 22 vjeçare kthehet në atdhe dhe zën fronin mbretëror, të cilin e mbajti plot 25 vjet. Ishte mik dhe i dashur për ushtarët, Ata e quanin “shqipon malesh” Pirro përgjigjej “ ju jeni krihtë e mij” Pirroja ishte i pathyeshëm në luftë me armikun, edhe kur e humbas ushtrinë në luftë Ai luftën e fiton vetëm, nga këtu mbetet të thuhet “ Si fitorja e Pirros” Ai me 30. 000 luftëtarë dhe 300 elefantë për 7 vite mbajti të pushtuar Italinë, kur u kthye në Epir pas një viti vritet në një qytet të Greqisë befasisht. “ Agronit, mbretëria ilire e tij para 2200 vjetësh, nga fisi i ardianëve, me një ushtri të

Page 542: Behram Ismaku

542

fuqishme mori tokat e taulntëve, labeatëve e dardanëve, mori Shkodrën dhe Lezhën, nga lumi Nerona ( Neretva ) në veri deri te Vjosa në jug. “ Teuta mori mbretërinë e të shoq Agronit, zgjëroi kufijtë e mbretërisë, me luftë fitoi nga Epirotët dhe dardanët, i liroi robërit e zënë në Epir. Me flotën e saj të njohur mori Korfuzin duke shkatrruar flotën greke, me këtë flota ilire njihej si flota ndër më të fuiqishmet në Mesdhe. Roma nuk e shikonte me sy të mirë sundimin ilir që shtrihej edhe në Itali.Pas 62 vjetësh lufte në kohën e mbretërisë Gencit romakët mundën ushtrinë ilire, shkatrruan 70 qytete, I kthyen në skllevër 15000 njerëz, grabitën arin dhe argjendin mbretit Genc. Ilirët duke mos mujt ta durojnë sundimin e rëndë romak Në vitin 6, rrokën armët dhe nisën luftën “ Baton si një udhëheqës i shquar. Nga viti 9 – 400 iliria luftoi vazhdimisht kundër ushtrive romake, mirëpo ilirët nuk arritën të fitojnë lirinë. - Nga viti 400 – 500 gjermanët që jetonin në veri të Europës pushtuan gadishullin Ballkanik edhe trojet shqiptare, në fund vitit 500 u larguan në Itali. Ata shfrytëzonin vendet më të pasura me xehe…

Page 543: Behram Ismaku

543

- Nga viti 550 – 700 në ballkan ke dyndjet sllave nga veriu, serbe e kroate. Vendosja e tyre në Ballkan ngushtoi vendbanimin shqiptar. Shqiptarët si popull i lashtë i përballoi katrahurat duke ruajtur gjuhën, doke e zakone ilire 1000 vjet më parë. - Rreth 1000 vjet më parë gadishulli Ballkanik ishte nën sundimin e Perandorisë së Bizantit ku bënin pjesë shqiptarët, grekët, bullgarët, rumunët serb etj.kryeqytet kishte Stambollin (Konstandinopojën ) ” Princi Progon 1190 zotëronte tokat nga Durrësi në Dibër, ai formoi shtetin shqiptar me kryeqytet Krujën, duke i mbetur jashtë kufijve mjaft vende të banuara me shqiptarë.” Princi Dhimitër më 1208 Shqipëria bëhet e pavarur gjatë sundimit të tij, nga P. Bizantine, zhvillohen fshatra e qytete në këtë kohë, shqiptarët bën marrëdhënie me shtetet e Europës Perendimore. - Nga viti 1350 princi Topiaj jetonte në Krujë, ” Muzaka në Berat, ”Ballsha në Shkodër dhe Ulqin, Dukagjinët në Lezhë, Zenevizi në Gjirokastër. Çdo familje princërore kishte simbolet e saj. Flamurin dhe stemën. Topiajt ( luanin ), Balshajt ( kokën e ujkut), Dukagjinasit (shqiponjën e zezë me një kokë

Page 544: Behram Ismaku

544

në fushë të bardhë ) Kastriotët ( shqiponjën e zezë dykrenare mbi fushë të kuqe ) Tri principatat e mëdha shqiptare pas vitit 1350 ishin: ” Principata e Karl Topisë” me qendër në Durrës, i cili nënshtroi princërit më të vegjël, por nuk arriti në bashkimin e tokave shqiptare në një shtet . - Gjergj Balsha i II me qendër në Shkodër dhe Ulqin u vra në luftë. Pa arritur qëllimit për bashkim në një shtet. - Gjin Bua Shpata me qendër në Artë sot në Greqi, i nënshtroi princërit e vegjël shqiptarë, por u pengua nga sulmi i ushtrive osmanen ë viset shqiptare. Këta princër formuan shtetet e tyre, por nuk arritën të formojnë një shtet të vetëm shqiptar. Në shek. 14 të vend ilirisë erdhi arbëri, lufta, kultura , shkolla arbëreshe që bëhej nëpër kisha me alfabet latin mësuesi ishte vet prifti.. Në arbëri dalloheshin tri familje të mëdha feudale të përmendura më parë. Më 1371 turqit filluan t’i pushtojnë vendet e ballkanit njërën pas tjetrës, në betejën e lumit Maricë thyen princërit e Ballkanit të bashkuar kundër sundimit turk.në atë bashkim bënte pjesë edhe kryezoti i Vlorës Aleksandri. – Më 27 qershor 1389 Sulltan Murati me një ushtri thej forcat e Ballkanit dhe vazhdoi pushtimin mëtutje nëpër krahina të ndryshme të Shqipërisë. Osmanët

Page 545: Behram Ismaku

545

dëbonin nga vendi, vritnin, merrnin nizam, merrnin peng fëmijët e çka jo. Por sulltani u vra me thikë nga Millosh Kopiliqi, u vra edhe despoti serb Car Llazari. Arbëri jetonte në zonat ë thella malore, përballonte më lehtë armikun. Më 1432 Gjergj Arianiti mundi keq ushtrinë osmane, duke e futur atë në luginën e lumit Shkumbin, në këtë luftë morën pjesë të gjithë burra, gra, fëmijë.. - Principata e Kastriotëve, me origjinë nga Hasi i Kukësit Pal Kastrioti gjyshi i Skënderbeut, - Gjon Kastrioti babai i Skënderbeut, Kjo pricipatë zgjëroi kufijtë deri detin Adriatik, detin Egje te Gostivari në Maqedoni dhe kufizohej me Princ. e Arianitëve në jug, Princ. e Dukagjinëve dhe Topiajve Osmanët morën Krujën në fund të vitit 1414, Gjoni kishte katër djem Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergji më i vogli. Gjoni i dha peng bijtë e tij Sulltanit, me qëllim që një ditë do t’i kthehen dhe ta bëjnë shtetin shqiptar . Skënderbeu i kthehet Shqipërisë, dy vëllezër iu kishin vra, Stanishin e kishte ende gjallë. Skënderbeu mbajti të lirë Shqipërinë për 25 vjet me radhë duke fituar në lufta kundërosmane, më 28 Nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve në Krujën heroike, sot flamuri kombëtar. – Më 2 mars 1444 në Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu i bashkoi

Page 546: Behram Ismaku

546

shqiptarët për të luftuar kundër pushtuesve osmanë krijoi besëlidhjen shqiptare duke u bërë komandant i saj Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Kishte një ushtri të përhershme prej 8000 ushtarësh dhe 15 mijë vullnetarësh, Ai korri fitore pas fitorës. Shqiptarët u bën të njohur në Europë, për këto suksese shkruajtën shumë Europianë. Ushtria e Besëlidhjes në fushën e Torviollit të Dibrës, qe fitore e bindshme. Ajo forcoi besimin, Skënderbeu korri 24 fitore në luftë me ushtrinë osmane. Tri fitore të mëdha i pati para Krujës. Më 1468 Skënderbeu vdiq, Shqipëria bie nën sundimin osman, shumë shqiptarë emigruan për More, Itali.. Skënderbeu 1405 – 17 janar 1468 Vojsava ishte nëna e tij, motrat ishin Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe e vogla Mamica. Donika ishte gruaja e Skënderbeut e bija e Komnenit. Gjoni i biri dhe Skënderbeu i Ri ishte nipi i Gjergj Kastriotit. Pas vdekjes së Skënderbeut 1468 Donika ishte shpërngulur në Itali. Pushtetin e morën Nikollë dhe Lekë Dukagjini. Donika kthehet në Shqipëri me Gjonin , dhe nipin Skënderin e ri , me shpresë e gëzim të madh e pritën shqiptarët por, lufta e tyre nuk pati sukses. Osmanët pushtuan trojet shqiptare, popullsia u ndoq e masakrua, Durrësi, Shkodra,

Page 547: Behram Ismaku

547

Berati, Kruja, Lezha u këthyen në fshatra, mase 200 mijë veta mërguan për Italinë e jugut. Kronist /i it. cronista - kohë; autori që bën kronikën e një gazete a reviste. Kros /i ang. cross countri - sport. vrapim me shumë pjesëmarrës që bëhet zakonisht në vende të hapura me pengesa natyrore dhe në lartësi malore. Kroshe /u fr. crochet - sport. goditje me pjesën e përparme të boksit. Krup /i ang. croup - fyt i keq; difteri, pezmatim i grykës, mukozës së fytit. Ksantofil /i gr. ksantos fyllon - gjeth i verdhë; pigment i verdhë i gjetheve. Ksenofil /i gr. ksenos fileo - dua, adhuroj; mirëdashës i të huajit. Ksenofob /i gr. ksenos fobeo - i huaj frikësohem; ai që urren çdo gjë të huaj, që nuk pranon asgjë të huaj. Ksenologji /a gr. ksenos logos – e huaj dije; shkenca që studion dukuri të fshehta ( okultizëm ). Ksilograf /i gr. ksilon grafon - dru shkruaj; art i gdhendjes në dru. Ksilologji /a gr. ksilon logos - dru shkencë; shkenca që studion llojet e drunjve.

Page 548: Behram Ismaku

548

Ksenofil /i gr. ksenos fileo - adhuron të huajtë. # kund. ksenofob ai që urren të huajtë, frikësohet nga ata i urren ata. Kuadër /ri it. quadro - grup profesional, kuadri arsimor. Kualifikim /i lat. qualificare - përgatitje profesionale në një degë të shkencës artit, kulturës, prodhimit. Kualitativ /e lat. qualitativus - cilësor. Kuantitativ /e lat. quantitativus - sasior. Kuartet /i lat. quartetto - muz. katër zëra, 4 vegla, 4 muzikanë. Kub /i lat. cubus - gjeom. trup gjeometrik me 6 faqe dhe 6 katrore të barabarta; 2m kub (vëllim). Kuestionar /i it. questionario - pyetësori. Kuesturë /a it. questura - poskomanda, gjindarmëria italiane. Kuintal /i fr. quintal - 100 kgr. peshë. Kuintesencë /a it. quintessenza - baza, thelbi i diçkaje. Kuisling /u norv. Vidkun Quisling - shërbëtor i të huajt, tradhëtar me damkë, kundër popullit të vet. Kuarc /i gjer. quarz - stralli, gurë stralli, ( pop. brincë e cila në fërkim me unor çeliku prodhon xixa , për ndezje cigareje, zjarri), mineral pa ngjyrë, i fortë dhe i patretshëm, kristal që ka

Page 549: Behram Ismaku

549

gjashtë cepa të ndritshme, gjendet në natyrë si një masë e ngjeshur në trajtë guri.Kuisling /u mbiemri i majorit Norvegjes i cili në shërbim të gjermanëve nënshtroi Norvegjinë; tradhëtar me damkë, kukull. Vidkun Kuisling.Kult /i lat. cultus - adhurim i tepruar i dikujt, gjunjëzim para tij; nuk ka kult për asnjë president, për asnjë njeri.Kult /i lat. cultus - sherbesë fetare për nder të një hyjnie sipas besimeve të kota; adhurim i tepruar para dikujt, gjunjëzim. Kultivator / i lat. cultivator - tek. makinë me plorë për prashitje. Kultivoj lat. cultivare - libr. mbjell një bimë a një pemë. Kulturë /a lat. cultura - të arriturat e një populli në përgjithësi shkencë, art. 2. shkalla e zhvillimit që ka arritur një popull. Kulturoj lat. kultur oj - i jap edukatë të shëndoshë dikujt. Kuluar /e fr. couloirs - grup njerëzish të një mjeshtrie, rrethet. Kumri /a turq. kumru - zool. pëllumbesha me pendla si të kuqe. Kuotë /a lat. quota - lartësi mbidetare e shënuar

Page 550: Behram Ismaku

550

me një numër. Kupe /t fr. coupe - kabinë treni për udhëtarë. Kupolë /a it. cupola - arkit. kube. Kupon /i fr. coupon - copë letre nga blloku i biletave, faturave, latë me vlerë, çek, faturë. Kupë/a lat. couppa - enë e thellë prej qelqi, errumbullakët, vazo qelqi a metali që ipet dhuratë një ekipi sportiv. Kuplet /i fr. couplet - let. muz. këngë satirike. Kuprit /i fr. cuprite - bakër, xehe bakri. Kurajë /a it. coraggio - guxim. Kuran /i arab. kur an - fjala e zotit që duhet të lexohet, libër që përmban dogmat e fesë muslimane dhe legjenda të ndryshme mitike. Kurbet /i turq. gurbet - dheu i huaj, mërgimi në dhe të huaj për bukën e gojës, çështje politik etj. Kurim /i lat. curare - mjekoj, shëroj; kura që i këshillon mjeku dikujt, bëj kura për të shëruar një sëmundje apo për të përmirësuar gjendjen shëndetësore. 2. mbikëqyr vazhdimisht një të sëmurë dhe i këshilloj kura për t’u shëruar. Kurim /i lat. cura - barna, mjete sipas këshillave; mjekim, shërim, kuroj, këshilloj. Kurs /i fr. cours - mësim në një kohë të caktuar, vit mësimor. Kursiv /e gjerm. kursiv - shkrim shtypi i pjerrtë si

Page 551: Behram Ismaku

551

ai i dorës. Kurtizan /e fr. courtisane - zonjë e oborrit mbretëror, femër e përdalë, dashnore elegante. Kurtizane /ia fr. courtisane - zonjë e oborrit mbretëror, femër me moral të ulët, femër e përdalë, dashnore elegante Kusar /i hung. kusar - hajn, plçkitës, grabitës me dhunë, kusarisht /hajdutçe, merret me kusari. Kushinetë /a it. cuscinetto - tek. dy rrathë çeliku të petëzuar në makinë që shërbejnë për lehtësim rrotullimi. Kushtetues /e që shpallet me kushtetutë, që e përmban kushtetuta, që është në përputhje me kushtetutë, që bazohet në kushtetutë; e drejta kushtetuese, garanci kushtetuese, shtet kushtetues, monarki kushtetuese regjim shtetëror ku pushteti i monarkut është i kufizuar nga kushtetuta. 2. që miraton kushtetutën e një vendi, ligjvënës. Asamble kushtetuese. Kuvend kushtetues. Kongres kushtetues, kongres që miraton normat themelore për krijimin e një organizate, partie, shoqate. Kushtetutë /a ligji themelor i një shteti, që përcakton rendin politik, ekonomik e shoqëror të tij, sistemin e zgjedhjeve, organet e larta dhe lokale të pushtetit shtetëror e të administratës shtetërore, organizimin e mbrojtjes së vendit e të forcave të

Page 552: Behram Ismaku

552

armatosura, të gjykatave e të prokurorisë si dhe të drejtat e detyrat themelore të shtetasve; kushtetutë e re, shpallja e kushtetutës, miratimi i kushtetutës; Kuzhinë /a fr. bisedë: kuzhinë me musendra të bukura, lavatriqe, frigorifer, ftohës, enëlarës, tryezë me karriga, një napë e qëndisur mbi tryezë, një poç të kristaltë elektrik, dritare me grila, perde të varura në brezare argjendi, kishte pjata, lugë, pirunë të kromosur, një garuzhdë, një gjymë me një çajnik përmbi, një servis me salcë ( domatesh e specash të shtypur ) nga njëra anë melmesa ( biberi të kuq, të zi, biber aromatikë, biber të sertë e të ëmbël në anën tjetër një servis bocash me erëzinë për gjellëra, një kripanik dhe lloj-lloj gotash, brisqe, thika, ca biule për të thithur lëngje, gëzhalla ose rrëmojca për t’i pastruar dhëmbët nga çmërsi, ca copë pëlhure ( pecetë për bukë, fshiu buzët me pecetë, e mbështolli me pecetë ) Pece /ja për t’i fshirë gotat, enët, pece e lagur etj. Kuvendi i Lezhës / u mbajt më 2 mars 1444 në lezhë. Në këtë kuvend Skënderbeu mblodhi të gjithë princat shqiptarë , ku u vendos krijimi i besëlidhjes për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në luftë kundër regjimit osman. Komandant i përgjithshëm i besëlidjes u zgjodh Skënderbeu, 25 vjet rresht udhëhoqi me ushtrinë e tij duke

Page 553: Behram Ismaku

553

korrur në 24 beteja fitore Këto beteja e bën të njohur në mbarë Europën.“ lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu mes jush” citoi Skënderbeu me të kthyer nga Turqia.. përherë kishte 8000 ushtarë t’armatosur me shpata, mburoja, heshta e shigjeta. Në rast lufte befasonin edhe 10 – 15 mijë ushtarë vullnetarë. Tri fitoret e Krujës rrëfenin Krujën si vendin e vëtëm të lirë në Ballkan. Shqiptarët u bën të njohur në Europë. Lufta kishte synim mbrojtjen e atdheut, të gjuhës, për zakone e kulturë shqiptare.Kyretazh /i fr. curetage - pastrim i mitrës pas dështimit. Kyri /u fr. sipas emrit Curie; fiz. njësi për matjen e veprimit të substancës radioaktive.Labia lat. labia< labial - buzë , buzore, zanore buzore. Labiale /t lat. labialis - buzoret. Labializoj lat. labialiser - gjuh. shqiptoj tinguj me buzë. Labil /e lat. labilis - i luhatshëm. # stabil lat. i qëndrueshëm. Labilitet /i lat. labilis - pavendosmëri, luhatje. Labiodentale /t lat. gjuh. shqiptimi i tingujve buzoro dhëmborë. Labionazale /t lat. labialis nasalis - buzohundore

Page 554: Behram Ismaku

554

Labiovelare /t lat. labiovelaris - buzoprapaqiellzor. Labirint /i gr. labyrinthos- situatë, pozitë nga e cila vështirë gjendet rrugëdalja, Laborant /i lat. laborans - bashkëpunëtor shkencor ose teknik i cili punon në laborator. Laborator /i lat. laboratorium - lokal për kryerjen e punëve të ndryshme shkencore e teknike. Laburist /i ang. laburist - ithtar i partisë punëtore angleze. Lagunë /a it. laguna - kënetë, si liqen, i ndarë nga deti në rërë. Laik /u gr. laos - popull, turmë, laikos gr. i popullit, popullor, i turmës a i masës së gjërë; joprofesionalist, profan, person i papërvojë e aftësi profesionale në një shkencë, art etj., dikur person që nuk i përket klerit. Laike gr laos, që nuk është fetar, nuk është kishtar, që nuk ka përmbajtje fetare, që nuk merret me fenë, që nuk i përket fesë e klerit. # kund. fetar. Laikët e shqipës janë bejtegjinj si Nezim Berati e H. Z. Kamberi me veprat si shembull vlen vjersha “Paraja” Laitmotivi /et gjerm. leiten ose leitmotiv - drejton, udhëheq ose motivi themelor që përshkon mbarë veprën muzikore, një temë e plotë që përsëritet

Page 555: Behram Ismaku

555

sidomos në opera, sa herë që del një personazh i caktuar, përshkruhet një fenomen një ide, një situatë; let. mendimi kryesor në një vepër letrare, mendimi që përsëritet dhe vihet në dukje vazhdimisht nga autori shembull vlen “Korbi” poezi e E. Poe përkthyer bukur nga F. Noli, onomatopea “kurrë më” përsëritet në fund të çdo strofe, kjo kumbon si një laitmotiv që e mundon poetin për humbjen e njeriut të dashur; laitmotivi është idea qëllimi themelor që udhëheq veprimtarinë e dikujt. Lakeu fr. laquais - shëbëtor me uniformë; fig. lajkatar, çanaklëpirës. Lakonizëm /mi gr. lakonismos - shprehje e shkurtë dhe e qartë ( si vepronin lakonët, spartanët në Greqinë e lashtë ) . Lakonik /e gr. i shkurtë, i përmbledhur, thelbor; ai që flet e shkruan shkur dhe prerë. Lakonizmi takohet sidomos ndër proverba, aforizma e mbishkrime; janë të njohura shprehjet lakonike të filozofëve grek “ panta rhei “ çdo gjë rrjedh Herakliti, gr. gnothi seauton “ njihe vetveten “ e Sokratit. Lakrimogjen /e lat. lacrima-genos – lot-sjellës, gaz lotsjellës. Laktat /i. lactis - qumësht; kim. kripëra të thatorit

Page 556: Behram Ismaku

556

(acidit) të qumështit. Laktoflavina fr. mungesë e vit. B në qumësht, perime, vezë që shkakton dëmtimin e syve, lëkurës. Laktoz /i lat lactis - qumësht; sheqer i qumështit të sisorëve. Lambik /u it. lambicco - enë me muslluk për të larë duart e sytë. Lambiazë /a mjek rus Lambli -. sëmundje ngjitëse e zorrëve, zakonisht tek fëmijët, e shkaktuar nga lambliet. Lambli /e rus. Lambli - parazitët e zorrëve. Lamelë /a it. lamella - pllakë e hollë metali, brisk rroje, zhiletë; siguresë elektrike; lamela e një hoteli, pallati. Lamë /a peruan. llama - deve pa gungë, kafshë ngarkese. Landër /ra lat. nerium oleander - bot. shkurre e helmuese me erë të mirë, fletë të blerta e lule të kuqe. Lanet /i turq. lanet - djall, dreq. Lanolinë/a lat. lesh-vaj; yndyrë nga leshi i deleve që përdoret në farmaceutikë e kozmetikë. Lanser /i fr. lancer - gyp për lansim, hedhjen e torpedave. Lapidar /i lat. lapidaris - përmendore e ngritur për të përjetësuar një ngjarje të shënuar.

Page 557: Behram Ismaku

557

Lapilë /a lat. lapillus - guralec. Lapsus /i lat. lapsus - gabim, lajthitje, më rrëshqiti këmba. Lapsus kalami lat. gabim shkrimi. lapsus lingua lat. lajthitje në të folur, rrëshqitje. Largo it. largo - muz. shenja pë temp më të ngadalshëm. Laring /u gr. laryx - fyti, gabzher, laringu. Laringal /e lat. laryngos - fyt, gabzher, gurmaz; gjuh. grykore. Laringolog /u mjek. laryngo logos - spec. për sëmundjet e fytit Laringoskop /i lat. laryngo skopeo - mjek. pasqyrë për shikim të fytit. Laringjit /i lat. laryngitis - pezmatim i mukozës së bronkeve, i laringut. Larvë /a lat. larva - maskë, fantazmë, vegulli; zool. kandërr uji sapo ka dalë nga veza. Larvicid /i lat. larva cidere - mjet për zhdukjen e insekteve . Laser /i ang. light amplification by stimulated emission by radiation - fiz. burim drite i cili prodhon dritë shumë të fortë monokromatike. Laso /ja sp. lazo - litar i lidhur si sy në fund, përdoret si lak për të zënë kafshë. Lateks /i gr. latex - lëng që nxirret nga trugu i

Page 558: Behram Ismaku

558

drurit tropikal, nga nxirret kauçuku. Latent /e lat. latens - që rri i fshehur, i pashfaqur, i mbuluar. 2. sëmundje latente lat. që mezi i bëhet diagnoza. Lateral /e lat. lateralis - anësor; tinguj lateralë, tinguj anësorë që shqiptohen duke kaluar ajri anës së gjuhës kur ajo puqet me dhëmbë ose me qiellzën e fortë. Latifond /i lat. latifondium - pronë e madhe toke që është në duart e të pasurëve dhe që punohet me bujq të shfrytëzuar. 2. latifondi lat. pronar i madh tokash, pronar latifondi. Laureat /i lat. laureatus - i kurorëzuar me dafinë, lar, letrar, artist, person që fiton çmimin e parë dhe më të lartë në një konkurs. Lavaman /i it. lavamano<lavaboja, lat. lavabo - do të laj; squll për pastrimin e syve, duarëve, lavapjatë. Lavë /a it. lava - lavor; lëndë minerale që del e shkrirë dhe shumë e nxehtë nga krateret e vullkaneve e pastaj ngrin. Lecitinë /a gr. lekitos - të verdhët e vezës, bashkime kimike me farërat e bimëve që përdoren në medicinë dhe kozmetikë. Legal /e lat. legalis - ligjore, legalizoj, e bëj ligjore, të njohur, e vërtetoj hapur, që lejohet nga

Page 559: Behram Ismaku

559

ligjet në fuqi. kund. # ilegale lat. joligjore, e panjohur, e pavërtetuar, e fshehtë. Legalisht lat. legal isht - ligjërisht. Legalizim /i fr. legaliser - ligjësimi; të vërtetuarit e një dokumenti nga ana e pushtetit, nënshkrimi i dokumentit. Legatë /a lat. legatio - përfaqësi diplomatike e përhershme e një shteti pranë një shteti tjetër, e cila është në një shkallë më e ulët se ambasada dhe drejtohet nga një ministër fuqiplotë. Leguminoz /e lat. lagiminosae - bot. bishtajore. Legjendë /a lat. legenda ( legere - lexoj ) ajo çka duhet të lexohet, tregim i trilluar, përrallë, gojëdhënë mbi një ngjarje historike. 2. shënime që i shtohen një harte, plani, grafikoni a ndonjë mbishkrim monedhe,medalje. Let. një tregim fatastik, që mbështetet në një ngjarje historike, reale p.sh. legjenda e kështjellës “Rozafat” të Shkodrës flitet për rrethanat e ndërtimit të saj; legjendat kanë origjinë nga koha e lashtë dhe shpesh paraqesin njeriun në luftë me natyrën, luftë për ta kuptuar dhe nënshtruar ambientin që e rrethon; legjendat u kanë shërbyer ca shkrimtarëve si mbështetje artistike p.sh “Fausti” i Gëtes, poema“Scodra”, poema “Argjiro” e Kadaresë. Let. anonime kemi legjenda për Skënderbeun si

Page 560: Behram Ismaku

560

hero kombëtar. 2. shënime që i shtohen një harte a grafikoni. Legjion /i lat. legionis - rom. njësi ushtarake dhe luftarake rreth 6000 vetash; mizëri, turmë, mori njerëzish në parakalim. Legjionar /i lat. legionarius - hist. ushtar i legjionit romak. Legjislacion /i lat. legislatio - ligjdhënës; pushtet ligjdhënës ( tërësia e ligjeve të një shteti ). Legjislativ /e ang. legislative - ligjvënësi, hartuesi i ligjeve . Legjislaturë /a lat. legislatura - koha e caktuar me ligj për kryerjen e një veprimtarie të një organi përfaqësues ligjvënës. Legjitim /e lat. legitimus - i bazuar në ligj, ligjor, e drejtë ars. Legurë /a it. legatura - lidh, bashkoj përzierje metalike hekuri, bronzi, çeliku, mesingu(lidhje, eliazh me anë shkrirjes)

Page 561: Behram Ismaku

561

Leksemë /a fr. lexeme - gjuh. fjalë, shprehje si njësi themelore e gjuhës, e të folurit ( p.sh. punë + ojmë = leksemë + morfemë. Leksikon /i gr. leksikon - fjalor; fjalor ku shpjegohen kuptimet e ndryshme të fjalës. Leksikologji /a gr. leksikon logia - fjalor shkencë; shkenca që studion leksikun e gjuhës. Leksikolog /u gr. leksik logos - spec.në fushën e leksikologjisë. Leksion /i lat. lectio - orë mësimi, njësia mësimore Lektor /i lat. lector - lexues; redaktor gjuhësor i dorëshkrimeve; mësimdhënës që mban leksione gjuhësore në univesitet, i mësimeve praktike të gjuhëve të gjalla. Lekturoj lat. lekturë oj - bëj redakturën gjuhësore të një dorëshkrimi ( redaktoj ). Lekturë /a lat. lectura - të lexuarit dhe redaktura gjuësore e teksteve në dorëshkrim. Lekturë për letërsi të vjetër botërore :Epi ”Gilgameshi”, ”Marabharata” ”Ramajana”, Bibla”Nga klasika: Sofokliu ”Antigona”Virgjili ” Eneida” Homeri ”Iliada”Nga humanizmi europian :Dante Aligeri ”Ferri” Petrarka ”Kanonciere” Bokaçio ”Dekameroni” Shekspiri ”Romeu dhe

Page 562: Behram Ismaku

562

Xhylieta” Molieri ”Tartufi” Servantesi ”Don Kishoti” M. Barleti ”Histori e jetës dhe të bëmave të Skënderbeut”Lekturë nga lirika popullore ( 1784 – 1844 )Nga Antologji e letërsisë shqipe lexoni!Shumë u desh vasha me triminTë fala katunditMbeç mor shok mbeçKënga e G. Tërbeshit Ninullat Ritet e motmotitKëngë puneKënga e Vitit të RiKëngë dasmashKëngë dashurie Lekturë nga epika populloreKënga Gjergj Elez AliaSkënderbeu dhe MiloshiniKënga Mic SokoliNga epika në prozëDedë Alia dhe KatallaniMuji dhe martesa e HalilitLekturë nga liriko - epika :Kënga Aga Ymeri Konstantini vogëlithLlojet e përziera liriko epike

Page 563: Behram Ismaku

563

Fabula Balada Poemi Llojet letrare shkencore: Ditari, kronika, reportazha, biografia, fejtoni, memoaret, udhëpërshkrimi, autobiografia. Lekturë për vitin e I – II gjimnazAli Abdihoxha ”Një vjeshtë me stuhi” Dritëro Agolli “Komisari Memo”R. Tagora “ Kopshtari”H. Sylejmani ”Fëmijët e lumit tim”Sterio Spasse ” Novela”Jakov Xoxe ”Lumi i vdekur”Ismail Kadare ” Poezi”E. Gjerqeku ”Poezi”Lekturë për vitin e III - IV gjimnazHaki Stërmilli ” Sikur t’isha djalë”Petro Marko ”Horizont”Nonda Bulka ”Thumba pa helm”Dhimitër Shuteriqi ”Tregime të zgjedhura”Ernest Hemiguej ”Të keshë e të mos keshë”Ramiz Kelmendi “Heshtja e armëve” Rexhep Qosja“Vdekja më vjen prej syve të tillë”Dhimitër Xhuvani “Tregime të zgjedhura”Rexhai Surroi “Orteku”Shefqet Musaraj “Para agimit”

Page 564: Behram Ismaku

564

Sotir Andoni ”Novela të zgjedhura”Albert Kamy ”I huaji”Pablo Neruda ”Përmbledhje poezish”Ismail Kadare ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”Lekturë nga gjuha :Fonetikë: Metafonia, apofonia, asimilimi, palatalizmi, rotacizmiFonetika diferenciale – dallimet midis gjuhës së shkruar dhe gjuhës së folur.Fonologji – fonema object i studimit, variantet, tiparet, kundërvënjet, fonema dhe tingulli, fonema dhe grafema, sistemi fonologjikMenjanimi i fjalëve të huaja e dialektore, pjesët e ligjëratës ilustrim me shembuj, hartimet letrare dhe gazetareske, orë letrare, recitime, dramatizime dhe …Lekturë nga letërsia e huaj / Lexoni dhe shkruani për veprat e lexuara nga letërsia e huaj Homeri ”Odisea” Eskili ”Prometheu i mbërthyer” Sofokliu ”Edipi mbret” , ”Antigona” Shekspiri ”Hamleti” Servantesi ”Don Kishoti i Mançës” GËTE ”Vuajtjet e Verterit të Ri” dhe ”Fausti” TEMAT GREKE /ATHINA : Afrodita, Arketipi, Dionisi, Narcisi, Labirinti,

Page 565: Behram Ismaku

565

Prometeu, Feniksi TEMAT BIBLIKE / JERUSALEMI: Abrahami, Adami, Eva, Apokolipsa, Kaini, Jezusi, Krishti, Satana TEMAT LETRARE : Antigona, Don Zhuani, Fausti, Hamleti, Don Kishoti, Akili, Ifigjena, Edipi, Odiseu TEMAT HISTORIKE Cezari, Napoleoni, Aleksandri i Madh, Kolombi, Pirro etj. TEMAT VENDORE Babiloni, Edeni, Elderado, Makonda, Evropa, Dablini, Kruja, Prizreni TEMAT E HERONJVE Diktatori, Liberatori, Rilindja, Dekadenca, Revolucioni etj. TEMAT E KOHÊS Pranvera, vera, vjeshta, dimri, rinia, pjekuria, pleqëria, vdekja, dashuria, flijimi etj. TEMAT SHQIPTARE flijimi, besa, rilindja, gjakmarrja Tema historike Ilirët, Skënderbeu, Lidhja e Prizrenit TEMA LETRARE Ura e Shenjtë, Konstandini e Doruntina, Ago ymeri TEMA TÊ PÊRHERSHME Rilindja, hroi kombëtar, Himni kombëtar….Lemur /i lat. lemures - gjysmëmajmun, siç janë edhe maki, makaku, magoti që jeton në pyjet

Page 566: Behram Ismaku

566

Madagaskar, Afrikë dhe Azi. Lenicion /i lat. lenition - butësi, i zbutur; gjuh. zbutje fonetike. Lentë /a rus. lenta - shirit mëndafshi në të cilin mbahen dekoratat më të larta. Lenticele /t it. lenticello - bot. vrimat në peridermë, në indin epidermal sekondar. Lepidodentron /i gr. dru i periudhës karbonike, mbeturinat janë gjetur në qymyrguri. Lepidopterë /t gr. lepidos pteron - zool. fluturat. Lepidoste /u gr. lepidos osteon - lloj peshku halës më i madh se 1m . Leptocefal /e gr. leptos kefale - i hollë kokë - larva e ngjalës, që e ka kokën të ngushtë. Letargji /a gr. lethe argia - harresë-mosveprim, pushim, të ndenjurit. 2. biol. gjymë i thellë dimëror i disa gjallesave, topitje, plogështi, ngathtësi e madhe, gjendje e fjetur,letargji. Letërsi /a lat. littera - etimol. germë e një alfabeti që lidh letërsinë si një nga llojet e artit me shkrimin, me veprat letrare dhe veprat gojore; letërsia si art i fjalës së shkruar që zhvillohet hap pas hapi, kohë pas kohe, që shkrimtari përmes figurave artistike shpreh idetë dhe ndjenjat e veta që burimin e kanë te jeta shoqërore derisa shkencëtari pasqyron realitetin me anë

Page 567: Behram Ismaku

567

përgjithësimesh e konceptesh; letërsia artistike që burimin e ka nga letërsia gojore ka gjininë epike ose tregimtare ( romanin, tregimin, novelën) , gjininë lirike ( oden, sonetin, elegjinë, satirën ) dhe gjininë dramatike ( tragjedinë, komedinë, dramën etj.) derisa llojet i ndajmë në nënlloje e zhanre:romani ka romanin historik, romanin fantastik etj; ode ka nënlloje odë patriotike, ode dashurore; komedia ka komedinë e karakterit dhe komedinë e zakoneve etj. LETËRSIA ANTIKE GREKO - ROMAKE Veçoritë e letërsisë klasike greko-romake Krijuesit e letërsisë antike janë grekët dhe romakët. Në kohën e lashtë të sistemit shoqëror skllavopronar, filloi lulëzimi i kësaj letërsie të quajtur letërsi klasike. Klasike quhen veprat letrare ose artistike që për vlerën e tyre meritojnë të merën si model. Pa sistemin skllavopronar shkruante Engelsi nuk do të ekzistonte shteti i atëhershëm grek. As arti, as shkenca e as Perandoria romake. Pa helenizmin dhe pa perandorinë romake nuk do të ishte as Europa moderne me artin, kulturën e shkencën e saj. Nga kjo del se Greqia dhe Roma janë djepi i zhvillimit të kulturës në Europë. Pra kjo letërsi do të studiuar. Grekët dhe Latinët i kanë vu bazat e

Page 568: Behram Ismaku

568

letërsisë Europiane. Kjo letërsi u zhvillua në mënyrë të vetvetishme, pa ndjekur modelet e një letërsie tjetër. Burimet e saj të para qenë krijimet e ndryshme të folklorit dhe letërsisë gojore. Letërsia klasike greke ka filluar në shek. 9 para epokës së re. Letërsia latine nisi të lulëzojë nga shek. 3 para epok. së re, në gjurmët dhe në shembullin e saj. Letërsia antike greke sipas karakterit dhe veçorive të saj ndahet në dy periudha të mëdha:Periudha e letërsisë klasike dhe Periudha e letërsisë pasklasike. LETËRSIA KLASIKE ishte fryt i shprehjes së shoqërisë skllavopronare, në kohën e formimit dhe lulëzimit të saj. Ajo zgjati disa shekuj dhe mori fund në kohën e Aleksandrit të Madh. Kur Ai e pushtoi greqinë dhe kjo kulturë mori hovin e zhvillimit edhe jashtë kufijve grek si në Raguzë, Padovë, Venedik e gjetiu. Këtë periudhë e karakterizon një zhvillim i hovshëm i poezisë epike dhe lirike. Kjo përfshinë kohën nga fillimet gjer në luftërat persiane shek. 11 gjer vitin 500 para epokës së re. Periudha helene ose jonike - dorike dhe e letërsisë antike, që zgjatë nga periudha e luftërave persiane deri në pushtimin e Maqedonisë vitit 500 -300 para e. së re.

Page 569: Behram Ismaku

569

LETËRSIA PASKLASIKE GREKE Kjo shpreh raportet e shoqërisë skllavopronare në rënie e sipër. Kjo u themelua nga shek. 4 para erës sonë gjer në fund të kohës së vjetër. Fazë të cilën e karakterizon zhvillimi i hovshëm i poezisë dramatike dhe proza. Poezia epike ishte e njohur edhe më parë tek babilonasit me ”Gilgameshin” e pastaj veprat epike të aedit popullor grek Homerit. Iliada dhe Odisea epose të cilat trajtojnë lëndë nga cikli i miteve heroike mbi Luftën e Trojës, për çka është shkruar edhe më parë. Kjo që vë në diskutim se eposet janë unitariste, homerike apo eposet janë pluraliste nga aedë grekë.

Page 570: Behram Ismaku

570

Letërsia e vjetër shqiptare Populli ilir, shqiptar si një ppopull me kulturë më të lashtë në Europë, me një letërsi të pasur anonime, mjerisht të shkruar vonë duke u bazuar në dokumente dhe në vepra të letërsisë së vjetër shqipe që kemi deri më sot. Shkrimtarë dhe shkenctarë tanë apin mendime për shkrime më të vjetra të shqipës së lashtë. Nga shek. i 12 flitet për filozofin e quajtur Thoti, ne presim në të ardhmën ta njohim atë dhe veprën e tij nga studiues e gjurmues. Pastaj për arkitekt Aleks Torrketa nga Durrësi, shumë i njohur për arkitekturat e bëra duke filluar nga Raguza deri në Vatikan të Italisë. Shën Jeronimi i njohur në kulturën e huaj si dhe shumë të tjerë. Murgu gjerman Brokardi i vitit 1332 citon: “ Shqiptarët, ndonëse kanë një gjuhë krejtësisht tjetër nga latinët, në librat e tyre përdorin alfabetin latin ”. Shqipja e shkruar tani dëshmohet vetëm nga shek. i 15 në kohën e Skënderbeut. Humanizmi u lind dhe uzhvillua së pari në Itali ( Ky një shkas që veprat shqip i kanë të shkruara më shumë me alfabet latin) ku u shkolluan për priftërinj edhe humanistët tanë të parë në fillim shek. 15. si Gjon Gazulli emër i njohur në kulturën e Raguzës. Leonid Tomeu ( 1456 -1531 ). Mikel Maruli ( shek. 15) me origjinë shqiptare, nga një familje e

Page 571: Behram Ismaku

571

shpërngulur nga Moreja në Itali (njihet me pezitë malli për vendlindjen dhe ato të dashurisë. Dhimitër Frëngu (1443-1625) shquhet si historian me veprën e tij për Skënderbeu botuar më 1535. Marin Beqikemi (1448-1526) u njoh si profesor i retorikës, vepra për dy rrethimet e Shkodrës nga osmanët më 1474 dhe 1478. Marin Barleti (1460-1513) nga Shkodra figura më e madhe e humanizmit shqiptar e shek. 15 dhe 16. Veprat ”Rrethimi i Shkodrës” (1504) dhe ”Historia e jetës e të bëmave të Skënderbeut” shkruar latinisht dhe botuar në Romë rreth vitit 1508 – 1510 por e përkthyer dhe e lexuar në gjuhë të ndryshme të botës, duke bërë të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në EuropëLeucemi /a gr. leukos haima - i bardhi gjak; mjek. sëmundje gjaku me ç’rast shkaktohet shtimi i madh i leukocitëve në dëm të eritrociteve. Leukocite /t gr. leukos kytos - rruazat e bardha të gjakut. Eritrocite /t krah. rruazat e kuqe të gjakut. Leukocitozë /a gr. leukos kytos - rruazë, enë e zgavërt; mjek. sëmundje me shtim të rruazave të bardha të gjakut. Leukorre /a lat. leucorrhoea - mjek. teshat, menstruacionet te femrat.

Page 572: Behram Ismaku

572

Levend /i turq. levend - burrë, djalë shtathedhur, trim e i fuqishëm. Levë /a it. leva - fiz. lloz, ngritës; shufër që ka një pikëmbështetje dhe shërben për të ngritur, a për të lëvizur më lehtë trupat e rëndë”gjema pikën mbështetëse do ta lëvizi tokën” thot. A. Levirat /i lat. levir - kunat (martesa me gruan ve të vëllait) krah. sororat. Liberal /e lat. liberalis - liridashës, të menduarit dhe të vepruarit e lirë. Liberalizoj fr. liberaliser - e bëj më tolerant, qëndrim i butë ndaj gabimeve, dukurive negative, ideologjive armiqësore. Liberalizëm /mi fr. liberalisme - liridashje, të menduarit e lirë. 2. ai që bën lëshime ndaj të metave dhe gabimeve, i butë, tolerant. 3. teoria dhe praktika e lirisë së pakufizuar të tregut, tolerancë e tepruar. Liberator /i lat. liberator - çlirues, shpëtimtar. 2. aeroplan bombardues i SHBA në L. II. Botërore. Liberte, Fraternite, Egalite, fr. ( liri, vëllazërim, barazi ) devizë e Revolucionit borgjez francez 1789. Libido /ja lat. libido - shtirë, babëzi, lakmi e madhe; epsh, pasion sexual. Libret /i it. libretto - librezë; let. art. teksti letrar i

Page 573: Behram Ismaku

573

një vepre muzikore që luhet në skenë. 2. tekst opere ose baleti. Licencë /a lat. licentia - autorizim, leje për përdorimin e shpikjesë së huaj. Lice /u lat. lyce - gjimnaz në Athinën e vjetër në të cilin filozofinë e jepte Aristoteli. 2. liceisti lat. nxënës i liceut. Licitacion /i lat. licittion - shitblerje publike e një gjëje me anë ankandi ( kush e paguan më tepër mund ta blejë ). Licitoj lat. licitari - shes, blej me ankand publik, qes në ankand publik. Licitues lat. licitoj - ai që merr pjesë në një ankand publik. Lider /i ang. laeder - udhëheqës, prijës i një partie politike. Liderizëm /mi ang. lider izëm - ambicje, dëshirë për t’u dalluar si politikan. Lidhja e Prizëreni Lidhja e dytë e Prizërenit mbajtur më 16 shtator 1943 ku morën pjesë përfaqsues nga Kosova, Dibra, Ulqini, Struga, Tuzi. Lidhja udhëheqej nga patrioti i njohur Bedri Pejani Në programin e saj kishte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në Prizëren të formohej një organ ekzekutiv për bashkim dhe mbrojtjen e vendit

Page 574: Behram Ismaku

574

Lift /i ang. lift - ashensor i pallateve shumëkatësh, liftboj shërbyes. Ligament /i lat. ligamentum - anat. lidhëse, zgjatim i fortë prej indesh, që bashkon pjesët e veçanta të skeletit ose organe të veçanta të trupit. Ligaturë /a lat. ligare - lidh, bashkoj, bashkangjit, bashkimi i dy a më shumë shkronjave në një shkronjë, në një shenjë grafike. 2. muz. vija e lakuar që i lidh notat, lakore. 3. mjek. fill, pe që përdoret në kirurgji për lidhjen e enëve të gjakut, aliazh përzierja e bakrit ose plumbi që i shtohet arit apo argjendit për ta bërë më të fortë. 2. ligroinë benzinë e rëndë që nxirret nga destilimi i naftës. Likuid /e lat. liquidus - bank. që i ka skaduar koha për pagesë. 2. që shndërrohet lehtë në para të gatshme. 3. treg. me të holla të gatshme (në dorë, i sigurt) gjuh. l, ll, r, rr. likuidet. Likuidimi lat. liquidus - shlyerja e borxhit, huasë, llogarisë. 2. zhdukje, asgjasim i armikut, ekzekutim me vdekje, eliminoj . Liliputë /t - shkurtabiqët, ishull i trilluar ”Udhëtimet e Guliverit “ të Sviftit 1726. liliputanët e vegjël, të pavlerë, sa grima. Limfë /a lat. lympha - ujë; fiziol. lëng i pangjyrë ose i verdhë, i ngarkuar me globule të bardha, që

Page 575: Behram Ismaku

575

qarkullon brenda enëve limfatike, gjak i bardhë. 2. bot. lëng që qarkullon brenda trupit të bimëve. Limfocit /i lat. lympho kytos - lloj rruazash të bardha gjaku. Limit /i lat. limes - caku, kufiri, shkalla më e lartë ose e më e fundit e diçkaje, skaji i fundit deri ku arrijmë diç. 2. fig. shkalla më e lartë që synojmë ta arrijmë. 3. mat. cak, madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t’i afrohet shumë një madhësi e ndryshueshme. 3. gjuh. plotës limitativ lat. plotës kufizimi ( ai ishte i fortë nga trupi ). Limitim /i lat. caktim pagese ose caktim çmimi, afat i caktuar. Limitoj lat. limitare - caktoj çmimin. Limitativ /e lat. limitativus - i kufizuar. Limnolog /u gr. limne - liqen; shkencëtar që merret me studimin e ujërave tokësore. Limnologji /a gr. limne logos - ujë i ndejur, i amullt, liqen. 2. biol. degë që studion qenjet e gjalla në ujërat tokësore. Linç /i ang. lynch - zakon sipas të cilit njerëzit bëjnë gjyq vetë, vrasin pa gjyq personat që akuzohen ose dyshohen për një krim, njeriu ekzekuton vetë. Linçon ang. lynche - var, e vret, djeg dikë pa i bërë gjyq, ekzekuton dënimin me vdekje, siç

Page 576: Behram Ismaku

576

vepronin bandat raciste e fashiste në SHBA dhe vende tjera borgjeze, për të asgjasuar njerëz të zi, revolucionar. Linear /e lat. linearis - vijor; që është në formë të vijës së drejtë, që është me vija, që ka trajtën e një vije. 2. mat. që shtrihet në vijë të drejtë, që përllogaritet në rrafshin horizontal (i gjatësisë). 3. fiz. shpejtësia e lëvizjes së pikave, që përcaktohet sipas gjatësisë së rrugës që bëhet brenda një njësie kohore. Linguistikë /a fr. linguistique - gjuhësi; shkenca që studion gjuhën si dukuri shoqërore, ligjet e rregullsitë e sistemit të saj, përdorimin e saj dhe zhvillimin historik. Linguist /i fr. linguiste - studiuesi i gjuhës. Linotip /i ang. linotype - makinë shtypshkrimi (tipografike) që i radhit shkronjat në rreshta të plotë plumbi e jo me fjalë të veçanta, siç bën monotipi. Linotipsit /i ang. linotype - tipogr. punëtor shtypshkronje që i radhitë shkronjat në linotip. Linjit /i lat. lignum - dru; lloj qymyrguri ngjyrë kafeje të mbyllur. Liparit /i min. lloj shkëmbi vullkanik, i ngjan granitit (sipas ishullit Lipari në detin Tirren). Lipazë /a lat. lipasa - dhjamë, yndyrë; ferment që

Page 577: Behram Ismaku

577

nxit zbërthimin e yndyrës në glicerinë ( gjendet në pankreas, në farën e ricinit ). Lipemi /a lat. lipaemia - yndyrë në gjak; mjek. rritja e yndyrës në gjak. Lipoid /i gr. lipos eidos - formë; yndyrë në gjak. Lirë /a gr. lyra - muz. vegël muzikore. 2. let. simbol frymëzimi nga vije shprehja lirikë. Lirikë /a gr. lirikos - gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, përshtypjet, shqetësimet, dëshirat e përjetimet e tjera të poetit që prekin në shpirt. 2. lirika gr. tërësia e veprave të kësaj gjinie,vetë fjala vjen nga lira - lirikë një vegël muzikore e shoqëruar me këngë te grekët e vjetër, poezia lirike më e vjetër është ajo popullore duke filluar nga këngët e punës, dasmës, rite…nga kjo doli lirika artistike ( e shkruar), në çdo vepër lirike ne shohim edhe njeriun e një epoke të caktuar, të një rendi shoqëror, njohim ato fenomene që kanë prekur ndjenjat e poetit, lirika zhvillimin e madh e pat pas romantizmit, kur autori filloi t’i shpreh ndjenjat vehtjake, subjektive. Lirizëm /mi fr. lyrisme - një poezi ka lirizëm, kur poeti i frymëzuar thellë na beson ndjenjat e veta më intime, përvojën vetjake, flet me një ton të lartë e të entuziazmuar, plot afsh e hov lirik psh. “Andrra e

Page 578: Behram Ismaku

578

jetës” e Mjedjes, I. Kadare “ Përse mendohen këto male” etj. Liriko – epike gr. lyriko epique - poezi vepër; vepër letrare artistike në vargje ku gërshetohen forma epike me atë lirike, poezia liriko-epike kanë të bëjnë veprimet, qëndrimet e personazheve, bashkë me përshtypjet që i lindin vetë poetit nga rrethanat e jetës, kështu lirika gërshetohet me paraqitjen epike tregimtare të ngjarjeve p.sh. Bajroni“Çajld Harold”De Rade“ Milosaot” Lirizmi fr. kur poeti i frymëzuar thellë na beson ndjenjat e veta më intime, përvojën vetjake e shpreh me ton të lartë të entuziazmuar, plot afsh e hov lirik.Litera lat. littera - shkronjë; ad literam lat. fjalë për fjalë. Literaturë /a lat. litteratura - shkrim, tekst i shkruar. 2. let. tërësia e veprave artistike të shkruara në poezi a në prozë, të një populli ose të popujve në përgjithësi. 3. lista e veprave të shfytëzuara gjatë hartimit të një teksti. 4. tërësia e veprave të botuara mbi një shkencë etj. Litiazë /a lat. lithiasis - gur; mjek. formim i ngurtësuar në disa organe të sëmura brenda në trupin e njeriut ( në veshkë, në mëlqi, në tamth etj.)

Page 579: Behram Ismaku

579

Litium /i gr. lithos - gur; simb. Li kim. metal alkalik më i lehti nga të gjitha metalet, pesha atomike 6.939 nr. rend. 3. Litoglif /i gr. lithos glypho - gurgdhendës. Litograf /i gr. lithos grapho - mjeshtri e shkrimeve dhe figurave në gurë. Litologji /a gr. lithos logia - shkenca që studion shkëmbinjtë, gurët. Litomorf /i gr. lithos morphe - gur trajtë; gur që ka marr pamjen e njeriut a një kafshe. Litosferë /a gr. lithos sphaira - gur gjyle ose sferë; korja e gurtë e tokës, e trashë rreth 120 km. Litotë /a gr. litotes - thjeshtësim, pakësim, zbutje. 2. let. figurë retorike, kur poeti, shkrimtari shkruan pak, shkurt me qëllim që pjesën tjetër e le që të kuptohet më shumë. # kund. hipërbola. Litotomi /a gr. lithos tome - gur prerje; mjek. ndërhyrje kirurgjike, prerje, për heqjen e gurëve nga fshika urinare. Liturgji /a lat. liturgia - shërbesë, flijim; fet. shërbesa kryesore që bëhet në kishë, zakonisht në mengjes ose paradreke. Livandë /a it. livanda - bot. gjysmëshkurre që bën lule të kaltra me erë të mirë; vaj livande që përdoret në mjekësi dhe kozmetikë. Livër /ra lat. livra - peshore në farmaci.

Page 580: Behram Ismaku

580

Livrim /i fr. livrer - treg. i jap dikujt një mall që është paguar, porositur më parë. Lizë /a gr. lysis - zgjidhje; mjek. ulje graduale e temp. nga ethet. # kund. kriza. Lizezë /a fr. liseus - lexuese; shirit libri nga mëndafshi që shërben për të shënuar vendin, faqën ku e kemi ndërpre leximin. Lizinë /a lat. lysina - tretje, zbërthim; aminoacid C6H14O3 përbërje e shumë albumineve, pjesë përbërëse e qenësishme e ushqimit. 2. lizina kim. materje në serumin e gjakut që i tretin bakteriet ose eritrcitet. Lizofrom /i gr. lysos - tretës; treg. dezinfektues i përbërë nga tretja e sapunit e formolit. Lizol /i gr. lysis olum - tretje-vaj; mjet dezinfektues helmues që përftohet nga metani. Llahtari /a bised. tmerr, ankth i madh, frikë e madhe; e mori llahtari - u tremb shumë, u tmerrua. 2. llahtaris bised. e tmerroi, e frikësoj shumë dikë. 3. ulërimë e llahtarshme, ikën të llahtarisura, u llatarisën nga tërmeti, thirri me llahtari etj.Llamje /a gr. mit. figurë e besimeve popullore, si një gjarpër shumë i madh, i ngjashëm me kuçedrën. LIamarinë /a gr. lamarina - teneqe e trashë e veshur zakonisht me zing.

Page 581: Behram Ismaku

581

Lob /i ang. lob - hedhja e topit mbi portjerin në portë; tenis. hedhja e topit lart mbi kundërshtarin që vrapon kah rrjeta; njera nga pjesët e mushkërive. 2. lobi ang. lobby - paradhomë, kthinë “femra për të gjithë.” 3. njeri a grup njerëzish që njohin punë e jetë politike amerikane, pa të cilën nuk mund të kryhet asgjë me rëndësi. Lobektomi /a gr. lobos ektome - thelë, pjesë e prerë; operacion duke hequr njërën nga dy pjesët e mushkërive. Lobelinë /a kim. sipas em. të mjekut Lobel - alkaloid i lëngut që nxirret nga bima Libelia inflata kim. që avullohet e i vjen era si duhanit; përdoret në mjekësi në formë injeksioni si mjet për nxitjen e frymëmarrjes. Log. ( logaritmi ) ang. aparat për matjen e shpejtësisë së anijeve. Logaritëm /mi lat. logarithsmus - të folurit, llogari, përpjestim . 2. mat. treguesi i fuqisë, në të cilin duhet të ngrihet një numër i caktuar (që quhet bazë) për të dhënë një numër tjetër. Logjikë /a gr. logos - arsye, mendim; shkenca që studion ligjet e mendimit dhe format e tij. 2. logjike gr. e arsyeshme. Logjistikë /a gr. logistikos - i shkathët në llogaritje, në vlerësim; shkathtësia e llogaritjes me

Page 582: Behram Ismaku

582

anë të shkronjave, aftësia e nxjerrjes së përfundimeve. 2. usht. shkenca që merret me studimin e kohës e të hapsirës që janë të nevojshme për kryerjen e një lëvizjeje taktike. Logoped /i gr. logos pedeia - të folurit në edukim; arsimtar i cili punon në largimin e të metave dhe të çrregullimeve të të folurit. Logopedi /a gr. logo paidos - mjek. shkenca që merret me studimin dhe me mjekimin e defekteve të të folurit. Logotipi /a gr. logos typos - fjalë figurë; shtypja, riprodhimi me anën e klisheve në një botim. Lojal /i gr. lojal - ligjor, i drejtë, besnik, i ndershëm. Lojalitet /i gr. lojal itet - përpikëri në punë, në kryerjen e detyrave të veta. Lokacion /i lat. locatio - vend i caktuar objektesh ekonomike, grup ndërmarrjesh apo të një dege tjetër. Lokal /i lat. lokalis - pallat, sallë, dhomë për shërbime të ndryshme zyrtare ekonomike, kulturore, restoran, kafe ose bar-bufe. Lokal /e lat. locus - vend; që vepron e jeton në një rreth, fshat, krahinë që është karakteristikë e një vendi të caktuar. Lokalist /i lat. lokal ist - ai që mbyllet në krahinën

Page 583: Behram Ismaku

583

e vet, nuk del jashtë caqeve të saja. Lokalitet /i lat. localitas - qendër e vogël banimi. Lokalizma /t lat. localis - e folme e një fshati a vendi të caktuar që dallon nga tjerat të folme. Lokalizoj lat. localiser - e përqendroj, e kufizoj në një vend të caktuar, e pengoj të përhapet. Lokativ /i lat. lokativus - rasa vendore që lidhet me lidhëzat: ku, tek, kudo, ngado tregon vendin e ndodhisë, veprimit për diçka a për dikë etj. Loco citato lat. në vendin e cekur. Lokomocion /i lat. locus motio; mjek. ndërrimi i vendit, kalimi nga një vend në tjetrin. Lokomotivë /a it. locomotiva - makinë elektrike ose me avull, që tërheq vagonat e trenit mbi binarët e hekurudhës. Lokomotor /i it. lokomotore - lokomotivë elektrike. Loksodrom /i gr.loxo - rrugë e tërthortë; vija e imagjinuar në rruzullin tokësor e cila i pret të gjitha meridianet në të njëjtin kënd. Lokucion /i lat. locutio - flas. Lokus delikt /i lat. locus delicti - vendi ku është kryer vepra penale. Longjitudinal /e it. longitudinale - që ka të bëjë me gjatësinë e diçkaje, gjatësor, i gjatësisë. Loran /i ang. longrange navigation - lundrim i gjatë; aparat në anije e aeroplana që kap

Page 584: Behram Ismaku

584

radiosinjalet dhe me ndihmën e tyre përcakton pozitën e vet momentale të lundrimit ose të fluturimit. Lord /i ang. lord - titull i trashëguar i aristokracisë së lartë angleze ose titull i atyre që kanë detyra të larta shtetërore. 2. ai që e mban këtë titull: lordi i admiralitetit. Lubrifikim /i it. lubrificare - lyej; lyrësim, të lyerit me vaj a me një lëndë tjetër të butë pjesët e një makine, të një mekanizmi etj. Lucid /e lat. lucidus - i qartë, i kthjellët, që është i aftë për të gjykuar mirë dhe drejt, i qartë në mendime e gjykime. Luciditet /i lat. lucidus - qartësi, kthjelltësi, aftësi, vetëdije . Lucifer /i lat. Ylli i Mëngjesit, planeti Afërdita. 2. prijës, shef i djajve. 2. fig. dreqi vetë. Luks /i lat. luxus - shkëlqim, jetë në pasuri me sende veshje e stoli tepër të shtrenjta, jetë luksoze. Luks /i lat. lux Lx. dritë; njësi matëse e ndriçimit. Luksacion /i lat. luxatio - ndrydhja e ashtit në nyje. Lumbago /ja lat. lumbus - kryqe, kërbishte; mjek. dhembja e kryqeve, që shfaqet si pasojë e ftohjes.

Page 585: Behram Ismaku

585

Lumen /i lat. lumen - dritë, shkëlqim; njësia matëse për forcën e dritës, Lm. 2. fig. mendje e ndritur, kapacitet. Lumikon /i lat. aparat që foto edhe në errësirë të plotë, përdoret sidomos në radioskopinë mjekësore. Luminal /i lat. lumen - dritë; farm. pluhur i bardhë e kristalor, përdoret në mjekësi si mjet qetësimi. Luminishencë /a it. luminiscenza - fiz. emërtim i të gjitha llojeve të ndriçimeve, që nuk përftohen me rritjen e temperaturës, por nga shumë shkaqe të tjera. Lunar /e lat. luna - hëna. Lunaut /i lat. luna nautes - fluturues në hënë. Luntë /a gjerm. lunte - fitil, fitil për të ndezur minën ose dinamitin. Luping /u ang. looping - akrobacion me aeroplan. Lupulin /i lat. humulus lupulus - sumbullare; fara të sumbullares që përdoren për t’i dhënë shije dhe erë birrës. Lupus /i lat. ujk. 2. mjek. plagë e hapur, tuberkulozi i lëkurës. Luster /i fr. lustre - llambadar (paisje që shërben për të mbajtur llampat e dritës) lluster, poç elektrik. Luteci /a lat. Parisi.

Page 586: Behram Ismaku

586

Luterian /i i krishterë që ndjek doktrinën e Martin Luterit protestant. Made ang. made in - i punuar, i prodhuar në një vend, ( shenja në mall që tregon prejardhjen e atij malli ). Madërgonë /a lat. madragona oficinalis - bar i trashë e helmues. 2. fig. ferrë, diçka e keqe që të pengon e të mërzit. Madrasë /a it. materasso - dyshek me qime kali, me bar deti, me lesh, shilte për karroca. Madrigal /i fr. vjershë e shkurtër, këngë lirike, hartim i shkurtër poetik me origjinë baritore, me një përmbajtje të lehtë që shpreh ndjenja dashurie, humor a kompliment ndonjë personi, të cilin poeti e paraqet me virtyte të larta e të zmadhuara; ky gjendet i përdorur në poezinë frënge e itale shek. 14-15 me një e më shumë strofa në vargje të rimuara. 2. muz. kompozicion vokal shumëzërësh. Maestro / ja it. maestro - titull nderi i artistëve të muzikës, kompozitor, dirigjent i shquar. Mafes /i turq. mafez - shami koke. Mafi /a it. mafia - organizatë e fshehtë plaqkitësash e themeluar në Itali më 1860 ( Sicili ). Mag /u lat. magus-falltar, shpjegues i ëndrrave, magjistar. Magazinë /a it. magazzino - depo ku mbahen

Page 587: Behram Ismaku

587

mallra e sende të ndryshme. Magmë /a gr. magma - brum; lëndë minerale e shkrirë dhe e trashë si brum, e zjarrtë, ajo që del nga thellësia e tokës kur shpërthejnë vullkanet. Magnal /i lat. magnalium - kim. aliazh i magnezitit dhe aluminit. Magnasferë /a fr. magna sphaira - gjeol. shtresë e magnës në tokë. Magji /a magjistar lat. magicus - çudibërës, që të magjeps e të bën për vete, të tërheq, të josh me të pavërteta. 2. fig. aftësi e jashtëzakonshme që ka dikush për ta tërhequr e për ta bërë për vete dikë. Magjistër /ri lat. magister - mjeshtër, mësues, mësimdhënës i shkathtësive të lira. 2. magjistër i shkencave lat. ai që e ka shkallën e parë të shkencave dhe të studimeve universitare. Mr. ph. farmacist i diplomuar në farmaci. Magjistraturë /a lat. magistratus - shkalla e tretë e studimeve në fakultet, provimi për titullin e magjistrit. Magjistral /i /e /ja lat. magistralis - kurorë sonetash; mësuesi, mjeshtërore. 2. kryesore nga gjërat e dorës së dytë. 3. ligne magistrale fr. linja kryesore në rrjetin rrugor, hekurudhor, automobilistik. Magnet /i gr. magnetis lithos - gur nga Magnea në

Page 588: Behram Ismaku

588

greqi; mineral hekuri ose çeliku, që ka vetinë të tërheq sendet prej hekuri ose prej qeliku. 2. vegël e motorëve me ndezje të brendshme. Magnetizim /i fr. magnetiser - bartja magnetike në një metal. Magnetodetektor /i gr. magnet detektor - aparat komunikac. ajror që shërben për zbulimin e nëndetseve të kundërshtarit. Magnetofon /i gr. magnes phone - zë; fiz. aparat me shirit magnetik të tingujve. Magnetograf /i gr. magnet grapho - aparat për shënimin automatik të ndryshimeve të dukurive magnetike. Magnetometri gr. magnet metron - fiz. aparat për matjen e forcës së fushës magnetike ose të momentit magnetik. 2. hulummtim i mineraleve me anë të avionit. Magnetoskop /i gr. magnet skopeo - shikoj; fiz. aparat për regjistrimin dhe riprodhimin e programeve televizive në shirit magnetik. Magnetoterapi /a gr. magneto therapia - mjek. mjekimi, shërimi me anë të magnetit. Magnetron /i gr. magnet elektron - llambë elektrike, shërben për prodhimin e radiovalëve tepër të shkurtëra. Magnezit /i fr. magnesite - min. mineral, karbonat

Page 589: Behram Ismaku

589

i magnezit, xehe e magnezit. 2. përdoret për përgatitjen e shamotit për t’i veshur furrëlartat. Magot /i hebr. magot ose magog zool. lloj majmuni pa bisht, jeton në Afrikën Veriore dhe zbutet lehtë. Magreb ar. al’magrib – perëndim; emërtim për vendet arabe në Afrikën V. ( Maroku, Algjeria, Tunizia dhe Libia ). Maharaxh /a sanskr. maha raxha - sundues i madh; titull i sundimtarëve të Indisë. Majdanoz /i turq. maydanos - bot. barishtë me gjethe që kanë erë të këndshme, përdoren si erëza në gjellë të ndryshme. Majonez /ë /a fr. mayonnaise - lloj salce e fortë që bëhet duke e rrahur të verdhët e vezës në vaj, uthull, sinap, limon, biber dhe kripë; përdoret për t’i hedhur sipër peshkut të zier, sallatës dhe për të shoqëruar mezet prej mishi. Majoritet /i lat. maior - shumica, shumica e votave, të fituarit me shumicë votash, të lënët e kundërshtarit në pakicë. # kund. minoriteti. Majorizoj lat. major izoj - mund kundërshtarin duke fituar votat. Majshor /i kim. lidhje metalike: bakër-zink-nikel. Majuskulë /a l at. majusculus - shkronjë e madhe. # kund. miniskulë ( tipi më i vjetër i alfabetit grek e

Page 590: Behram Ismaku

590

latin). Makabre nga fr. danse macabre – lojë e vdekjes, valle e vdekjes qoftë e paraqitur në vizatime foto alegorike në mure varresh , motiv arti etj. Makara /ja turq. makara - rrotë. fiz. lloz, masur, rrotë pejsh. Maket /i fr. maquette - model, skicë; modeli i një vepre arti, i një ndërtese a i një grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj. i zvogëluar ose me madhësi natyrore. 2. libër i hartuar në dorë të parë. Makiavelizëm /mi it. sipas em. të Makiavelit - parime politike sipas të cilave për krijimin e një pushteti të fortë në shtet, lejohet përdorimi i të gjitha mjeteve pavarësisht nga çdo kriter moral. Makijazh /i fr. maquillage - fytyra e një aktori e rregulluar me kozmetikë, krem, lapsa e ngjyra për ta marrë pamjen e dikujt që dëshiron ta paraqes në skenë. Makinacion /i it. machinazione - dredhi, intrigë, trillim, dallaver. Makineri /a fr. machinerie - tërësia e makinave në një fabrikë, në një uzinë etj. të nevojshme për një punë të përbashkët, punë të caktuar. 2. fig. sistem, rregullim nga i cili varet puna e një ndërmarrjeje apo e një organizmi shoqëror. Makro gr. makros - i madh. # kund. mikro gr. i

Page 591: Behram Ismaku

591

vogël. Makrobiozë /a gr. makros bios - e gjatë jetë; pjesë e mjekësisë që studion mjetet dhe mënyrët për zgjatjen e jetës së njeriut. Makrocite /t lat. macrocyti - qeliza të mëdha, eritrocitët ose rruazat e kuqe të gjakut. Makrofaunë /a gr. makros faunë - degë që studion botën shtazore që shihet edhe me sy. Makrokozmos /i gr. makros kosmos - gjithësia, makrobota. # kund. mikrokozmosi. Makrosë /a gr. makros - anat. cipë e mishtë si sfungjer, që mbështjell e ushqen pjellën te gruaja shtatzënë ose te femrat barrësa të gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me te, shtrat. 2. cipa e gjelbër që zënë përsipër ujërat e ndenjura; lëmyshk, makë, strap, dylli i veshit. Makrosporë /a gr. makros spora - bot. farë, organi gjenital femëror te bimët farëzhveshura. Makrostrukturë /a gr. lat. struktura e ndonjë materiali që shihet edhe pandihmën e ndonjë mjeti optik. Maksi lat. maximus - më i madhi. # mini nocion i kundërt. Maksimal /e lat. maximalis - më i madhi a më i larti, i shkallës më të sipërme a i cakut më të tejmë, i madh, i lartë a i thellë sa më nuk bëhet. # kund.

Page 592: Behram Ismaku

592

minimale. Maksimum /i lat. maximum - sasia më e madhe, shkalla më e lartë, caku i mëtejmë i diçkaje; gjithçka është e mundshme. # kund. minimumi. Maksimum /i # minimumi lat. shkalla më e lartë. # më e ulët. Maksimë /a lat. maxima - më i madhi, më i larti, më i vlerti; mendim i shprehur shkurt, fjalë e urtë, parim, rregull, princip të cilit dikush i përmbahet në jetë, një lloj epigrame. 2. muz. nota më e gjatë, që vlen sa tetë nota të plota. Maksuell /i ang. maxvel - Mx. njësi për matjen e rrymës magnetike. Makthi /et bot. bari si trëndelina, rritet në grunaja dhe bën lule të verdha a të bardha e me erë si të mjaltit. 2. makthi - ët është këlysh lepuri, lepurush. 3. makthi anat. cipë e mishtë si sfungjer, që ushqen e mbështjell pjellën te gruaja shtatzënë ose te femrat barrësa të gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me të, shtrat. 4. makthi në folklor ose ankth. 5. mit. folklorike figurë e përrallave popullore, që përfytyrohet si njeri, i cili gjoja vjen natën e të zë frymën, por, po ta kapësh, mund të të japë çdo gjë që i kërkon në atë çast, të rëndët e dheut. Makulaturë /a it. maculatura - përlyej, ndyej, ndrag; fletët e letrave që qiten nga përdorimi në

Page 593: Behram Ismaku

593

shtypshkronjë ose gjatë shumëzimit të materialeve. 2. letrat ose librat e qitura nga përdorimi e që dërgohen në fabrikën e letrave për përpunim, si lëndë e parë. 3. fig. literaturë e pavlerë, vepër që nuk ka kurrfarë vlere. Malarie /a it mala aria - ajër i keq; mjek. sëmundje e rëndë ngjitëse që e përhapin mushkonjat ( anophles maculipennis ) shfaqet me ethe të forta e me të dridhura dhe me temp. të lartë deri 40 C. Malicioz /e lat. malitiosus - shpirtlig, dashakeq, smirëzi, resetar. Maligan /i sipas emrit të francezit Maligan - aparat për përcaktimin e sasisë së alkoolit në verë; shkalla e fortësisë së verës. Maligne / malinje lat. maligne - i keq, shkatërrues, vdekjeprurës ( tumor malign ). Malonik /e kim. acid karbonik HOCC. CH2.COOH materje e kristaltë e bardhë e cila kalon në gjendje të lëngët në 135/136 gradë C. Maltazë /a fr. maltose - kim. enzim i cili e hidrolizon maltozën në dy molekula glykoze; gjendet në shumicën e indeve bimore e shtazore. Maltozë /a gjerm. malt - lloj sheqeri që përfitohet gjatë zbërthimit të amidonit me rastin e përgatitjes së elbit për të bërë birrë.

Page 594: Behram Ismaku

594

Maltretim /i fr. maltraiter - keqtrajtim, bezdisje, mundim; maltretoj fr. e mundoj dikë, kam qëndrim të keq ndaj dikujt. Maltusianisëm /mi ang. malthusianism - sipas emrit të klerikut anglez Maltus, teori borgjeze që mundohet të tregojë se varfëria dhe mjerimi i masave punonjëse janë si pasojë e shtimit më të shpejtë të popullsisë se sa prodhimi i mjeteve për jetesë. 2. popullsia rritet sipas progresionit gjeometrik, mjetet e jetesës sipas progresionit aritmetikor. Mall /i turq. mall – ekonomi, produkt i punës, pasuri që mund të shitet ose blihet; pasuri private a shtetërore. Mandapostë /a it. mandato di posta - dokument zyrtar që vërteton se një zyrë postare ka marrë një shumë të hollash, të cilat i dërgohen me postë dikujt tjetër në një drejtim të caktuar. 2. dërgim të hollash me anë të zyrave postare, shërbimi postar që kryhet për këtë qëllim. Mandarinë /a sp. pemë ( citrus – nobilis ). Mandat /i lat. mandatum - drejt. fuqi e plotë, autorizim që i jepet dikujt për të vepruar ose për të ushtruar një të drejtë gjatë një kohe të caktuar. 2. dokument zyrtar që vërteton këtë të drejtë. 3. dokument përkatës i deputetit.

Page 595: Behram Ismaku

595

Mandatar /i lat. mandatarius - përfaqësues i plotëfuqishëm, i autorizuar. Mandril /i lat. Mandrillus sphing - zool. majmuni afrikan me bisht të gjatë. Manekin /i fr. manequin - kukull e madhe prej druri, plastike etj. e cila përdoret për të provuar a për të paraqitur ( ekspozuar ) rroba të gatshme. 2. kukull me gjymtyrë të lëvizshme, që u shërben piktorëve e skulptorëve si model. 3. ai ose ajo që u paraqit blerësve modele të ndryshme rrobash, duke i veshur vetë në trup. 3. fig. njeri pa karakter, që bëhet lodër në duart e dikujt tjetër. Manë /a ar. mann - bimë mjekuese me lëng të ëmbël, shërben si bar mjekuese për të dalë jashtë dhe për të pastruar stomakun dhe zorrët. Mangan /i gjerm. mangan - kim. metal shumë i fortë, që gjendet në natyrë në trajtë oksidi me peshë atomike 54.93 nr. rend. 25, pesha specifike 7,2 simb. Mn. Mani /a gr. mania - tërbim; entuziazëm ( bibloman ). mjek. gjendje psikike e sëmurë e një njeriu. Manastir /i gr. monasterio - institucion fetar, me prona e ndërtesa banimi rreth një kishe, ku jetojnë murgj a murgesha. Mandall /i turq. mandalla - copë dërrasë a metal

Page 596: Behram Ismaku

596

me të cilin mbyllej dera nga brenda, mbylleshin kapakët e musendrave, dollapëve. Mani /a lat. mamakus - tërbim, huq, ves; mjek. ngulitje e mendjes për diçka pa arsye. 2. zakon i çudishëm i një njeriu, dëshirë e tepruar për diç sa që mbetet edhe qesharak për të tjerët; maniak, maniake. Manierizëm /mi fr. manierisme - mënyrë; shkollë artistike perendimore. 2. adhurime për zbukurime të tepruara, për shkëlqimin e jashtëm të veprave artistike. Manifakturë /a lat. manus faktura - dorë, punoj; mënyrë kapitaliste e prodhimit të punës, punë në industrinë e madhe me makina, ku përdoren kryesisht veglat e dorës. 2. stofra a pëlhura nga fabrikat e tekstileve, shitore manifakture. Manifest /i lat. manifestus - deklaratë me shkrim me karakter programor e një organizate politike që shpall parimet e veta themelore. 2. deklaratë me shkrim e organit më të lartë shtetëror me rastin e një ngjarjeje me rëndësi të jashtëzakonshme. Manifestim /i lat. manifestoj - marshim i madh nëpër rrugë për të shprehur përkrahjen politike apo protestën kundër dikujt; veprimtari masive artistike, shfaqje e diçkaje. Manifestoj lat. manifestare - shprehi, ua them

Page 597: Behram Ismaku

597

haptas një mendim. Manikotë /a it. manicotto - gryka e një gypi, pjesa hyrëse e hapur për mbushje në balonë. Manikyr /i fr. manicure - kujdesi për thonjtë e duarëve, mjetet. Manipulim /i fr. manipuler - vënja në rregull, ndreqja me kujdes ose përpunimi i diçkaje. 2. fig. mashtrim i stërholluar e dredharak. Manipuloj fr. manipuler - ndreq, rregulloj. 2. fig. mashtroj. Manivelë /a fr. manivelle - dorezë, dorak, shufër hekuri a druri që shërben për të rrotulluar me dorë diç. Manometër /ri gr. manos metron - i rrallë; fiz. aparat për matjen e shtypjes së trupave të lëngëta ose të gazta në lokale të mbyllura. Manovër /ra it. manovra - usht. lëvizje e forcave ushtarake në kohë paqeje. 2. veprime teknike për kundër goditje armikut në rast lufte. 3. sport. lëvizje për të arritur një qëllim të caktuar, shkathtësi. Manovroj it. manovrare - bëj ushtrime, vë në lëvizje një anije, një tren; përdor gjithfarë mënyrash për t’ia arritur qëllimit tim të caktuar. Mansardë /a fr. mansarde - papafingo; dhomë e vogël në çati, kulm.

Page 598: Behram Ismaku

598

Manto /ja fr. manteau - pallto e lehtë grash, manteli. Manual /i lat. manual - doracak, libër doracak, e dorës; libër që përmban në mënyrë të përmbledhur njohuritë themelore të një fushe të caktuar të shkencës, të artit etj. Marangoz /i it. marangone - zdrukthëtar. Maraskë /a it. marasca - bot. kopër, barishtë e egër. Maratonë /a gr. vrapuesi Maraton - garë vrapimi e gjatë 42km. e 195 metra. 2. fig. bredhje e gjatë për t’ia dalë në krye një pune, punë që kërkon përpjekje shumë të madhe dhe kohë të gjatë. Maratonik /u gr. marato ik - kohë e gjatë p.sh. diskutime maratonike. Maratonist /i gr. maraton ist - sportist që merr pjesë në garën e maratonës, vrapues i maratonës. Mareograf /i fr. maree grapho - aparat matje për baticat dhe zbaticat e ujit të detit. Mareogram /i fr. maree gramma - shenja, vija e cila tregon rezultatet e matjes me mareograf. Mareshal /i fr. marechal - grada më e lartë në hierarkinë ushtarake në armatat e disa vendeve. 2. oficeri që mban këtë gradë. Margarinë /a fr. margarine - lëndë ushqimore, gjalpë bimor.

Page 599: Behram Ismaku

599

Margaritar /i sipas ishullit Margarita në Karaibe - përlë, inxhi, gur i çmuar i bukur dhe me vlerë shumë të madhe; diç me bukuri të jashtëzakonshme. Margjinë /a it. margine - anë e pashkruar e librit. Margjinal /e it. marginale - e shkruar në anë të faqes; fig. anësor, joqenësor, i dorës së dytë, i lënë anash. Marifet /i turq. marifet - shkathtësi për t’ia dalë një pune për të zgjidhur diçka; keq. hile, marifet i djallëzuar. Marinadë /a fr. marinade - peshk i kripur në uthull të zierë, me melmesa. Marinar /i it. marinaro - detar. Marinë /a it. marina - flota detare; tërësia e mjeteve të lundrimit, forcave detare të një shteti.

MARIN BARLETI historian dhe humanistKa lindur rreth viti 1450 në Shkodër. Deri tani numërohet si historiani i parë i popullit shqiptar. Fare i ri , më 1478 me armë në dorë luftoi kundër forcave osmane. Kjo qëndresë, ky heroizëm shqiptar i kohës shprehet edhe në veprat e tij Më 1504 boton në Venedik veprën ”Rrethimi i Shkodrës” Midis viteve 1508 – 1510 boton në Romë veprën ” Historia e jetës dhe e bëmave të

Page 600: Behram Ismaku

600

Skënderbeut” shkruar në latinisht, u ribotua tri herë dhe u përkthye në shumë gjuhë të botës. Marionetë /a fr. marionette - Maria e vogël; kukullë, figurë, e cila paraqet një njeri a një kafshë, vepron në skenë duke u vënë në lëvizje prej një njeriu të fshehur për të dhënë kështu një rol të caktuar. 2. fig. ai që është vegël në duart e të tjerëve.3. qeveri, qeveritar që vetëm sa për sy e faqe ka në dorë pushtetin në një vend. Markant /e fr. marquant - që bie në sy, i dalluar, i shquar, i rëndësishëm. Marketing /u ang. marketing - hulumtimi sistematik i tregut me qëllim të shitjes së një prodhimi, tërësia e veprimeve dhe e masave që ndërmerrën në kuadrin e ndërmarrjes me qëllim të plasmanit sa më të mirë të mallit. Markë /a - gj. mark - monedhë e Gjermanisë dhe Finlandës. Markë /a fr. marque - shenjë që tregon cilësinë, kualitetin e një sendi të prodhuar si madein germani, markoj fr. shënoj. Marksizëm /mi emër sipas emrit të Karl Marks 1818 /1883 krijues e themelues i kësaj doktrine revolucionare të klasës punëtore, shkenca materialiste për ligjet e përgjithshme të zhvillimit të

Page 601: Behram Ismaku

601

natyrës, të shoqërisë dhe të mendimit njerëzor. Marmelatë /a fr. marmelade - lloj pekmezi, që bëhet me pemë të grira e të ziera me sheqer. Maronit /i em. sipas patriarkut Maron, pjesëtar i një sekti të kishës katolike në Liban, Siri etj. Mars /i lat. Mars - mit. rom. perëndi lufte, i biri i Jupiterit, te grekët Aresi; marsi planet, marsi muaj i tretë i vitit. Marsejezë /a fr. Marseillaise - himni shtetëror i Francës. Marsh /i fr. marche - ecje ritmike ushtarake, ecje në një parakalim. 2. ndërrues shpejtësie te makinat. 3. ik, shko ! Marshoj fr. marcher - eci përpara, eci me hap të rregullt. Marshrutë /a fr. marche routa - rrugë; drejtim i ecjes së ushtrisë, avionit, automobilit etj. rrjedha e udhëtimit nga vendi i nisjes deri te caku. 2. udhëzim për udhëtim. Martir /i gr. martyros - dëshmor, ai që vuan shumë dhe gjatë, jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë. Martirizohet gr. martyriser - sfilitet shpirtërisht dhe fizikisht për çlirimin a mbrojtjen e atdheut, për drejtësinë shoqërore etj: gjaku i martirëve, martirët e lirisë, m artirët e atdheut, përkujtim i

Page 602: Behram Ismaku

602

martirëve të rënë për atdhe, dha jetën si martir, tokë martire, popull martir. 2. martirizova dikë, e përndjeka jashtë mase e me egërsi, e mundova fizikisht e shpirtërisht. Masakër /ra fr. massacre - vrasje në masë dhe në mënyrë mizore; shfarosje në masë, kasaphanë, kërdi, mizori. Masazh /i fr. massage - fërkim i pjesëve të trupit me duar e me aparate të posaçme për të nxitur qarkullimin e gjakut, për qëllime mjekimi. Masë /a fr. massif - grumbull njerëzish, malesh, sasi e madhe e diçkaje Masiv /e fr. massif - që përfshin shumë njerëz, shumë grupe masive. Masivitet /i fr. masiv itet - pjesëmarrja e gjërë e popullit në një veprimtari. Masivizoj fr. masiv izoj - përhap në masë, e bëj pronë të masave të gjëra. Maskara /i turq. maskara - njeri i poshtër, i pandershëm e i pacipë. Maskaradë /a fr. mascarade - mbrëmje dëfrimi ku pjesëmarrësit maskohen me rroba jo të zakonshme, në parakalim. 2. mashtrim qesharak që bëhet për të fshehur të vërtetën. Maskotë /a fr. mascotte - nuskë, hajmali, send që i sjell njeriut fat.

Page 603: Behram Ismaku

603

Maskë /a fr. masque - ajo që e vë dikush në fytyrë për mos t’u njohur nga të tjerët. Maskoj fr. masquer - fsheh një send a veprim, i ndërroj veshjen. Mastabë /a ar. mastaba - arkit. varr në formë piramideje. Masmedia /t ang. amerik. masmedia - që përfshinë mjetet e komunikimit masiv: shtyp, radio, tve, net, kinema d.m.th. ato mjete që kanë mundësi të transmetojnë një mesazh të çfarëdo lloji në një numër të madh individësh, në të njëjtën kohë. # kund. telefoni dhe telegrami numërohen si komunikim personal, jomasiv. Mastalgji /a lat. mastalgia - mjek. dhembje e gjijve te femrat. Mastikë /a gr. mastiche - pije alkoolike e fortë, me erë, uzo. Masur /i turq. masura - kaqan misri, misërishte, gjep me fije që vendosen në një makinë endëse. Mat /i pers. mat. - i vdekur, vdiq. 2. mat pozicion, pozitë pa rrugëdalje, kapitullim. Matador /i sp. matador - vrasës; luftëtari kryesor në luftën me dema. 2. njeri i aftë, i dalluar në punën e vet. Matara /ja turq. matara - pagur për qumësht e ujë.

Page 604: Behram Ismaku

604

Matematikë /a gr. mathematikos - shkencë që studion madhësitë, raportet sasiore dhe format hapsinore ( aritmetikë, algjebër, gjeometri ) Material /i lat. materialis - çdo send që përdoret si lëndë e parë për të prodhuar, ndërtuar diç. 2. të dhëna, fakte, burime, dokumente që shërbejnë si mbështetje a dëshmi për studime, për hartim të veprave shkencore ose për qëllime të ndryshme. Material /e lat. materialis - filoz. që i përket realitetit objektiv, lëndor që kapet me shumë shqisa, që ka të bëjë me sende, prodhime, vlera, para që plotësojnë nevojat për të jetuar; kultura materiale është tërësia në një periudhë historike, mjetet materiale ( paraja ). Materialist /i fr. materialiste - ai që shkon gjithnjë nga përfitimi material. Materializëm /mi lat. materialis - botkuptim filozofik shkencor që pranon se materia është parësore dhe ekziston pavarësisht, jashtë ndërgjegjës së njeriut. 2 .materializmi dialektik si forma më e lartë ( filozofia e marksizëm - leninizmit ) e materializmit. Materie /a lat. materia - lëndë; filoz. lëndë që tregon realitetin objektiv; ekziston jashtë ndërgjegjës së njeriut. Maternitet /i fr. maternite - shtëpia e lindjes.

Page 605: Behram Ismaku

605

Matine /a fr. matinee - shfaqje filmi, koncerti që mbahet paradite. Matrapaz /i turq. tregtar i vogël pa dyqan që blen mallra të ndryshme dhe i shet me çmim më të lartë. 2. fig. njeri pa parime që bën shumë orvatje për të mashtruar dikë në shitblerje. Matriarkat /i lat. mater - mëmë dhe archo - sundoj; formë e hershme e shoqërisë njerëzore, kur rolin drejtues në gjithë jetën ekonomike, shoqërore e familjare e luante gruaja, mëma. Matricë /a fr. matrice - kallëp prej metali për shtypjen e monedhave, medaleve, vulave; shtyshkr. amzë, amë, kallëp. Matrikull /i lat. matricula - istë, regjistër; emra kafshësh të një ferme blegtorale, një arsenali ushtarak (regjistri i armëve) Matronim /i lat. matronyme - mbiemër i krijuar nga emri i nënës ( p.sh. Hasimja nga Hasime ). Matuf /i turq. matuh - plak që ka humbur kujtesën dhe shkathtësinë e të menduarit, i rrëgjuar nga mendtë, trutharë, që është bërë si fëmija . 2. matufos dikë, ia marr mendtë me gjithfarë dokrrash, trullos. Maturë /a lat. maturus - i pjekur, i arrirë, i aftë; provimi përfundimtar kur nxënësi e kryen një

Page 606: Behram Ismaku

606

shkollë të mesme, pjekuria. Maunë /a it. maona - barkë e madhe me fund të sheshtë, shërben për të bartur mallra nëpër lumenj, porta etj.Mauzole /u lat. mausoleum - arkit. e Mazut /i rus. mazut - lëng i trashë veshtullor, me ngjyrë të errët e të zezë, nxirret nga kullimi i naftës dhe përdoret si lëndë djegëse. Mecen /i lat. Maecena - mbrojtës i artit, shkencës dhe letërsisë; Meceni ka qenë ministër dhe mik i perandorit August, person i rëndësishëm dhe mjaft i pasur që ndihmonte poetët si Horaci dhe Virgjilin, njeri me shije të zhvilluar në art dhe shkencë. 2. mecenati privat lat. ushtrohet nga persona të veçantë Thoma Turtulli vitet ’30 ngriti një bibliotekë të bukur në Korçë; ekziston dhe një mecenat shtetëror për artist. Meç /i ang. match - sport. ndeshje futbolli, shahu Medale /ja fr. medaille - dekoratë, pllakë metali që i jepet dikujt për merita në luftë, sport, në punë etj. Medalon /i fr. portret i gdhendur në skulpturë i rrethuar nga një kornizë, në të cilën futet një portret, fituesit i varet në qafë.

Page 607: Behram Ismaku

607

Medicinë /a lat. medicina - shkenca që merret me mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, me studimin e sëmundjeve të ndryshme, me parandalimin dhe mjekimin e tyre, ilaç, bar. Medikament /i lat. medicamentum - ilaç, bar. Mediokër /ri lat. mediokris - i rëndomtë për njerëzit, që nuk shquhet për ndonjë cilësi të veçantë, me njohuri nën mesatare nga cilësia, i papërfillshëm nga sasia, vepër mediokri, e dobët pa ndonjë vlerë të veçantë. Mediokritet /i lat. mediocritas - aftësi e kufizuar e dikujt, njeri i pazoti, punë prej mediokri.Mediokër /ri lat. mediokris - që ka aftësi të kufizuara, që nuk shquhet për ndonjë zotësi të veçantë që është poshtë mesatares, i papërfillshëm, tepër i rëndomtë, as i mirë as i keq. 2. punë prej mediokriti ! Meditacion /i lat. mediocris - mendim, të menduarit, të rënët në mendime të thella. Meditativ /e lat. meditativus - mendimtar, i kredhur në mendime. Meditoj lat. meditari - mendoj, mendohem. Mediteran /i lat. mediterranaus ( medius-terra ) - i mesëm dhe tokë Mesdheu.

Page 608: Behram Ismaku

608

Mediteran /e lat. mediteran - që laget nga ujërat e mediteranit dhe ka klimën e tij. 2. gjegr. që është nga të gjitha anët i rrethuar me tokë, i veçuar nga oqeanet ( për dete ).Mediteran /i lat. Mediterraneus - Mesdheu që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë, i veçuar nga oqeanet. Meditoj lat. meditari - mendohem, mendoj, bie në mendime të thella, kredhëm në mendime. Meditacion /i lat. mediokris - mendim, të menduarit, të qenët i kredhur në mendime. Meditativ /e lat. meditativus - mendimtar, që ka rënë në mendime.Medium /i lat. medium - i mesëm; midis ku ndodhet dikush a diçka. 2. person i përshtatshëm për eksperimente hipnotizimi. 3. mjek. mbështetje për kultivimin e baktereve. Medrese /ja turq. medrese - shkollë e mesme ose e lartë për të përgatitur hogjollarë e myderrizë. Medium /i lat. medium - i mesëm, midisi ku ndodhet dikush a diçka; person i përshtatshëm për eksperimente hipnotizimi. 2. mjek. mbështetje ( bazë ) për kultivimin ( zhvillimin ) e baktereve, gram. folje pësore p.sh. hidhem, gëzohem, kollem.

Page 609: Behram Ismaku

609

Meduzë /a gr. Medusa - njëra nga tri motrat e Gorgonit, e cila në kokë vend të flokëve ka gjarpërinj 2. zool. meduza kandil deti. Mega gr. megas - i madh; një milion herë më i madh p. sh. megaherc, megaton, megametër; fiz. M =10 në fuqinë 6.. Megafon /i gr. i madh zë, tingull; altoparlant, aparat që rritë, forcon zërin për të përhapur atë në largësi. Megaherc /i gr. mega herc, simboli MHz milion herca. Mega gr. megas, megale - i madh, pjesë e parë e disa termave me kuptim - një milion herë më i madh - shënohet me M =10 në fuqi me 6 ( milion ). Megafon /i gr. megas phone - i madh zë; autoparlant, aparat që shërben për të forcuar zërin dhe përhapur atë në largësi. Megaherc gr. milion herca MHz. Megaton gr. milion tonë. Megavat gr. milion vat, njësi elektrike MW. Megavolt gr. milion volt, njësi elektrike MV. Megomi gr. njësi e rezistencës elektrike e cila ka një milion oma MO. Megalografi /a gr. mega rgapho - të vizatuarit e sendeve në madhësinë e tyre natyrale.

Page 610: Behram Ismaku

610

Megalit /i gr. megas lithos - blloqe të mëdha guri që kanë shërbyer si gurë varri. Megalografi /a gr. mega grapho - të vizatuarit e sendeve në madhësinë e tyre natyrale. Megalomani /a gr. megalo mani - mendje madh; mendjemadhësi, që vuan nga kompleksi i të madhit, mendjemadhësisë ( marrëzi ). Megalomani /a lat. megalomania - mendjemadh, që vuan nga kompleksi i të madhit, grandoman. Megalomani /a lat. megalomania - mendjemadh; kompleks i të madhit, shkallitje, marrosje, mendjemadhësi.Megaton /i gr. megas ton - milion ton; megavati Mw - milion vat; megavolti MV milion volt; megomi MO gr. njësi e rezistencës elektrike e cila ka një milion oma. Mejhane turq. meyhane - kafene a pietore e mbajtur keq. Mekam /i turq. mekam - varr i një shenjtori në tyrbe. Mekanikë /a lat. mecanicus - degë e fizikës që studion ligjet e lëvizjes së trupave në hapësirë dhe forcat që shkaktojnë këtë lëvizje; mekanika si lëndë mësimore në shkollë dhe tërësia e makinave

Page 611: Behram Ismaku

611

bujqësore ose makineria. 2. mekanika qiellore; astr. degë që studion lëvizjen e trupave qiellorë. 3. fig. e pamenduar shumë, që bëhet në mënyrë të vetvetishme. Mekanikisht lat. mekanik isht - me ndihmë të një mekanizmi jo me dorë. Mekanizëm /mi lat. mechanisma - tërësia e veglave që e përbëjnë një makinë ose një pjesë të makinës; ndërtimi i brendshëm i një aparati, mënyra se si zhvillon veprimtarinë e vet një shtet; tërësia e veprimeve që kryhen kur ndodh një dukuri fizike, kimike. Mekanizim /i lat. zëvendësimi i punës së dorës me makina Mekanik /u lat. mecanikus - teknik a punëtor i përgatitur për ta ndreq një makinë. 2. tek. me paisje që mirëmban një makinë lëvizje, tërësia e mjeteve e makinave në bujqësi, makineri. Mekanoterapi /a fr. mecanotherapie - mjekimi me mjete mekanike (masazhë, gjimnastikë etj). Melaninë /a fr. melanine - pigment i zi që gjendet në protoplazmën e qelizave në formë kokrrizash, nga sasia e këtij pigmenti varet ngjyra e syve, e lëkurës dhe e flokëve. Melanit /i gr. melanos -granit i zi. Melanizmi fr. melanisme - paraqitja e ngjyrës së

Page 612: Behram Ismaku

612

zezë te disa shpezë e kafshë ( peshq ose flutura ) të cilat zakonisht nuk janë të zeza. # kund. albinizëm. Melankoli /a gr. melas chole - vrer i zi, trishtim i thellë, gjendje e rëndë e zymtë shpirtërore. Melankolik /e lat. gr. melancholicus - i trishtuar që të ngjallë melankoli. Meleq /ja turq. melek - ëngjëlleshë; mit. orët e malit, zanat e malit.Melanomë /a lat. melanoma - i zi dhe tumor, mjek. tumor malinj i zi ose i murrmë, tumor me qeliza të pigmentuara, me melaninë. Melasë /a fr. melasse - lëng që mbetet si fundërrinë gjatë përpunimit të pangjarit të sheqerit; përdoret për të nxjerrë alkool etj. Melez /i turq. melez - që lind nga kryqëzimi i dy rasave të ndryshme, hibrid, bastard. Melhem /i turq. melhem - bar plagësh, balsam, ilaç.Melodi /a lat. melodia - varg tingujsh harmonikë, ëmbëlsi tingujsh, të qenët melodik. Melodik /e fr. melodique - melodi harmonike e ëmbël për veshin. Melodramë /a it. melodrama - këngë veprim; fjala

Page 613: Behram Ismaku

613

e personazheve shoqërohet me muzikë e me këngë, dramë që të mallëngjen me të qara e të qeshura. Melograf /i lat. melos grapho - instrument që automatikisht i shënon, regjistron meloditë. Melos /i gr. melos - këngë, të kënduarit, melodi. Melografi /a gr. melos grapho - regjistrues i melodive popullore; instrument i cili automatikisht i shënon meloditë. Membranë /a lat. membrana - anat. biol. cipë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ të frymorëve, një farë, qelizën etj. lëkurëz. 2. fiz. fletë , mbulesë e hollë prej gome a prej metali që vesh aparate e mekanizma të ndryshëm. Memorandum /a lat. memorandum - referati, kumtesa e ndonjë institucioni për çështje të caktuara; dipl. notë që një qeveri i dërgon një qeverie për t’i shprehur pikëpamjet e veta për një çështje të caktuar(notë diplomatike). Memorje /ja memorial lat. memoriale - kujtesë, libër i kujtimeve. Memuare /t fr. memoires - kujtime; një nga llojet e letërsisë narrative, ku autori flet për jetën dhe ngjarjet historike në të cilat ka marrë pjesë ose ka qenë dëshmitar.

Page 614: Behram Ismaku

614

Menaxher /i ang. menager - organizues ose ndërmjetësues në organizimin e ndeshjeve ose të meçeve sportive. 2. drejtor ose udhëheqës teknik në fabrikë. Menaxheri /a fr. menagerie - kafshët e egra në kopshtin zoologjik, në cirk etj. vend ku mbahen kafshë të egra; fig. keq. njerëz. Mendelejevium /i Md. sipas em. Mendelejevit kimistit rus element i ri kimik, numër tabelar101. Mengene /ja turq. mengene - vegël prej druri a prej metali, që përdoret për të shtrënguar diçka, morëse. Menigjit /i lat. gr. meninx - cipë e trurit; mjek. pezmatim e qelbëzim i cipës së trurit. Menigokok /u lat. menigococcus - një lloj mikrokoku ( kokërrizë ) shkaktar i menigjitit. Mensë /a lat. mensa - lokal me vetësherbim ku hanë bashkarisht nxënësit a studentët e një konvikti, ushtarët e një njësie, punëtorët e një ndërmarrje etj. Menstruacione /t lat. mensis - muaj; periodë e paraqitjes së gjakrave te femrat. Mental /e lat. mentalis - shpirtëror; sëmundje mendore, mentale. Mentalitet /i lat. mentalis - mundësi, mënyra se si

Page 615: Behram Ismaku

615

mendon dhe e kupton dikush botën që e rrethon; tërësia e pikëpamjeve e zakoneve dhe e shprehjeve të veçanta të një njeriu, të një grupi shoqëror a të një populli, që pasqyrojnë mënyrën e tij të të menduarit. Mentor /i sipas em. të Mentorit legjendar, edukatorit të Telemakut të Odiseut edukues, drejtues, këshilldhënës, mbrojtës; udhëheqës me rastin e përgatitjes së magjistraturës ose të disertacionit të doktoratës. Mercenar /i lat. mercenarius - ushtar i shitur me para në shërbim t’armikut ose pushtuesve të vendit të vet. 2. mercenar a ushtar i shitur me rrogë në sherbim të një ushtrie të huaj Merceologji /a lat. mercis logia - mall dituri; treg. tërësi dijesh për mallrat si objekt i tregtisë.Mereqep /i arab. murakkab - bojë shkrimi, ngjyrë shkrimi. Mergeli miner. boksit, përzierje natyrale e deltinës dhe gurit gelqeror; lëndë e parë themelore për prodhimin e çimentos. Meridian /i lat. meridianus - gjeogr. mesditës, gjysmërreth në sipërfaqen e tokës që bashkon dy polet dhe e pret pingul ekuatorin

Page 616: Behram Ismaku

616

Mërgatë /a bised. njerëzit e mërguar në dhe të huaj, si mërgata shqiptare e Misirit; mërgimtar, vuajtja e mërgimit, ditët e mërgimit, mërgim i përkohshëm ( i përjetshëm ), mërgohem nga atdheu im për shkaqe ekonomike, politike, dënim, ndjekje që i bëhet dikujt të shkoj e të jetojë në një vend të huaj por për shpendët citojmë shtegtuan shpendët, zogjtë.Merinos /i sp. merinos - racë dhensh me prejardhje nga Afrika e Veriut dhe Spanja që kanë lesh të hollë e shumë të butë. Meritor /e lat. meritorius - i qenësishëm, vendimtar, kompetent, i plotëfuqishëm. Merkur /i lat. mercurius - kim. zhivë Hg metal i lëngët në temperaturë të zakonshme; mit. perëndi e tregtisë, plante. Merkurat /i kim. bashkime të zhivës (merkurit) që nuk përmban oksigjen. Mermer /i turq. mermer - lloj guri gëlqeror, kristalor, i forte me ngjyra të ndryshme; arkit. përdoret në ndërtimtari. Merotopi /a lat. merotopia - pjesë e vend; mjek. rregullim i zhvendosjes së koskave që formojnë kyçet; rregullim i përdredhjeve, i luksacioneve.

Page 617: Behram Ismaku

617

Mesapët / fis ilir në Italinë Jugore i shpërngulur para erës së re.Mesazh /i fr. message - kumtesë, lajm, letër a ligjëratë me të cilën një udhëheqës i drejtohet popullit të vet, ( anasjelltas një udhëheqës i dërgon një udhëheqësi të shtetit tjetër ). Mesing /u gjerm. messing - kim. aliazh i bakrit dhe i zingut; përdoret për prodhimin e sendeve, aparateve, makinave etj. Mesditës /i lat. gjysëmrreth në sipërfaqen e Tokës që bashkon dy polet dhe e pret pingul ekuatorin; vijë në hartë që paraqet këtë gjysmërreth; astr. rrafsh që kalon nëpër pikën e zenitit, nëpër qendrën e sferës qiellore dhe nëpër polet e tokës. Mesofil /i gr. mesos phylon - i mesëm gjethe; bot. shtresa e mesme e indit të gjethes së bimës. 2. zool. lloj kafshe që jeton në lagështi e nxehtësi mesatare (në pyje e livadhe) si mesofiti. Mesokarp /i gr.mesos karpos - i mesëm frytë; pjesë e lëngshme e mbështjllësit të frytit. Mesozo /ja gr. mesos - i mesëm; format kalimtare të organizmit ndërmjet njëqelizorëve dhe shumëqelizorëve. Mesozoik /u gr. mesos zoon - gjeol. koha e mesme e

Page 618: Behram Ismaku

618

zhvillimit të kores së Tokës; që ka tri periudha: trias, jura dhe kreta; fundërresa mesozoike. Meshin /i fr. maroquin - lëkurë e hollë prej bagëtish të imëta që përdoret për këpucë, dorëza etj. Meta gr. meta - parashtesë; në mes, midis, ndërmjet, mbi, kah, mbrapa, përbri. Metabazë /a gr. meta baino - kaloj në një send tjetër; logj. sipas Aristotelit gabim logjik që bëhet me rastin e argumentimit, kur nga një lëmë kuptimore kalohet në tjetrën. 2. poet. figurë me anën e së cilës poeti i drejtohet ndonjë sendi jo të gjallë. Metabolë /a gr. metabole - lojë fjalësh. Metabolik /e gr. metabole - i shndërrueshëm. Metabolizmi gr. metabole - tërësia e shndërrimeve kimike e biologjike që kryhen në organizmin e qenjeve të gjalla gjatë shkëmbimit të lëndëve; shkëmbim i lëndëve në organizëm. Metadon /i gr. kim. preparat kimik që shërben për shërimin e narkomanëve. Metafizë /a gr. pjesë e ashtit që kalon nga diafaza në epifazë, në të cilën ashti rritet për së gjati. Metafon /i gr. meta fone (umlaut )- dukuri fonetike që shfaqet me shndërrimin e vokalit në ndonjë

Page 619: Behram Ismaku

619

rrokje nën ndikimin e tingullit që gjendet para ose pas atij vokali.Metafizikë /a gr. meta fizika - metodë joshkencore e njohjes, doktrinë idealiste; i merr sendet e dukuritë e realitetit të shkëputura jashtë lidhjeve të ndërsjella, jashtë procesit të zhvillimit e të ndryshimit dhe pa kontradikta të brendshme. 2. doktrinë filozofike idealiste, që kërkon të zbulojë thelbin më të thellë të çdo qenjeje jashtë përvojës e pavarësisht prej saj. # kund. dialektika doktrinë materjaliste, metodë shkencore. Metaforë /a gr. metaphora - tejbartje; let. është një figurë stilistike që i jep fjalës një kuptim të ri ose një send e emërojmë me emrin e një sendi tjetër, shprehje me kuptim të figurshëm e ngjashmëri që i afrohet krahasimit p.sh. krahaso fjalitë ! Agroni është gacë e mbuluar . Agroni është si gacë e mbuluar . metafora emër: dhepëri - dinakëri, petriti - trim me fletë; metafora folje: qeshet natyra, vlon deti, u veshën lisat. Aristoteli metaforën e quajti mbretëreshë të tropeve, që pasuron thesarin e gjuhës, i jep bukuri stilit sidomos në poezi. Metaforik /e gr. metaphora - që ka shumë metafora, figura e krahasime.

Page 620: Behram Ismaku

620

Metafrazë /a gr. metaphrasis - përkthim, përshkrim; të kthyerit e fjalës me një kuptim tjetër; përkthim i përpiktë nga një gjuhë në një gjuhë tjetër. Metagjenezë /a gr. meta genesis - krijim, lindje, formim biol. ndërrim i gjeneratave d.m.th. rasti kur ndonjë kafshë ose bimë shumëzohet alternativisht në mënyrë seksuale ose aseksuale. Metal /i lat. metallum - xehe; kimi trup i fortë i qëndrueshëm përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe elektricitetit si: hekuri, ari plumbi, alumini, bakri etj; argjendi, ari dhe platini quhen metale të çmueshme ( fisnike ). Metalizoj fr. metaliser - veshi me një shtresë metali një send. Metalor /e lat. metal or - që përmban metal, i metaltë. Metaloid /i gr. metallon eidos - formë , jometal. Metalurgji /a lat. metallurgia - shkenca që merret me mënyrat e prodhimit të metaleve, lidhjet dhe përpunimi i tyre. Metameri /a gr. meta meros - ndarje e trupit të kafshës në një varg metamerash (segmentesh) d.m.th. njësi të barabarta, struktura.

Page 621: Behram Ismaku

621

Metamorfizëm /mi fr. metamorphisme - gjeol. ndryshime në strukturën e shkëmbinjve nga dukuritë fizike e kimike. Metamorfozë /a gr. meta morphosis - zool. kalim nga një stad në stadin tjetër të zhvillimit të disa kafshëve, ndryshim i rëndësishëm që pësojnë ato me atë rast. 2. fig. ndryshim i madh e i dukshëm që pëson dikush a diçka. Metan /i fr. methane - pije e fermentuar; kim. gaz natyror i thjeshtë, pa ngjyrë e pa erë, më i lehtë se ajri; formohet nga shpërbërja e lëndëve organike nëpër këneta e miniera qymyrgurore dhe që ndizet lehtë; gaz që formohet nga bashkimi i karbonit me hidrogjenin. Metani /a gr. metanoia - gjunjëzim para një shenjtori, nënshtrim, pendim, bëj metani. Metanol /i kim. metil-alkool - alkooli më i thjeshtë, lëng i pangjyrë e shumë i helmueshëm, nxirret me destilimin e thatë të drurit ose sintetikisht; përdoret si tretës për përfitimin e masës plastike, si antifriz etj. Metaplazmë /a gr. lat. metaplasso - transformim; biol. pjesë e qelizës prej materjes jo të gjallë (inorganike). Metastazë /a gr. metastasis - shpërngulje,

Page 622: Behram Ismaku

622

shndërrim, transformim. 2. mjek. mbartja e shkaktuesit të sëmundjes nga njëra anë te tjetra anë me anë të gjakut ose limfës, te tumorët malinj.Metatezë /a gr. methatesis - ndërrim vendi; gram. vendkëmbim, ndërrim vendi i dy tingujve a i dy rrokjeve brenda së njëjtës fjalë p.sh. pështoj për shpëtoj etj. Metazoarë /t gr. meta zoon - shumëqelizor. # protozoaret/ njëqelizorët. Metempsikozë /a lat. metempsychosis - kalimi i shpirtit nga një trup në tjetrin, besimi se shpirti pas vdekjes së dikujt shkon në qiell spastrohet nga mëkatet dhe kthehet e vendoset në trupin e ndonjë planeti, kafshe ose të ndonjë bime citojmë vargun ”Qesh hënë, ishnja diell, dash, njeri etj“ N. Frashëri. Meteor /i gr. meteoros- rri pezull; trup i vogël qiellor, i cili hyn me shpejtësi të madhe në atmosferën tokësore dhe nga fërkimi me ajrin thërmohet, digjet duke lënë pas një bisht, yll me bisht. Meteorit /i gr. meteor - trup i ngurtë që bie nga hapësira qiellore në tokë. Meteorograf /i gr. meteoroni - instrument i cili

Page 623: Behram Ismaku

623

automatikisht i regjistron dukuritë atmosferike si temperaturën, lagësirën, shtypjen atmosferike etj. Meteorolog /u gr. meteorologos - specialist në fushën e meteorologjisë. Meteorologji /a gr. meteorologikos - shkenca që studion gjendjen fizike të atmosferës dhe dukuritë që zhvillohen në atmosferë. Metioninë /a kim. njëra nga aminoacidet që përmban squfur, cistein e cistin; përbërës squfuror i albumineve, përdoret si ilaq për shërimin e mëlqisë së zezë, të anemisë të djegieve etj. Metis /i fr. metis - pasardhës nga martesa e dy individëve të racave të ndryshme, përzierje indusësh e amerikanësh Metisim /i fr. metisage - kryqëzimi i dy racave të kafshëve. Metodë /a gr. methodos - tërësia e parimeve teorike, rregullave praktike, mjeteve dhe mënyrave që përdoren për të studiuar e për të shpjeguar diçka, për t’ia arritur një qëllimi të caktuar.Metodik /e lat. methodicus - që vepron në mënyrë sistematike, sipas një metode a sipas një plani të përcaktuar më parë, i rregullt. Metodikë /a gr. methodike - tërësia e metodave, e rregullave dhe e mënyrave që përdoren në një fushë

Page 624: Behram Ismaku

624

të caktuar të veprimtarisë për të studiuar diçka ose për të kryer një punë, sistem metodash, mënyrash a parimesh shkencore; teoria e dhënies së një lënde mësimore në shkollë. Metodologji /a gr. methodos logia - filoz. teoria mbi metodën e përgjithshme të njohjes shkencore; tërësia e metodave që përdoren në shkenca të veçanta a në një fushë të caktuar të shkencës. Metonimi /a gr. metonymia - ndërrim i emrit; let. përdorim i një fjale a një shprehjeje në vend të një tjetre; fjalë a shprehje e përdorur me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë mënyrë. Metrazh /i fr. metrage - gjatësia në metra e diçkaje, sipërfaqe e shprehur në metra katrore, tekstil që tregohet me metër; dyqan tekstili. Metresë /a fr. maitresse - dashnore, mikeshë. Metrit /i lat. metritis - pezmatim i mitrës. Metrikë /a gr. metrike - let. teoria që mëson rregullat e ndërtimit të vargjeve dhe të strofave, tërësia e masave të vargut, bazë e ndërtimit të vargjeve është ritmi. 2. muz. teoria mbi tonet. Metro /ja fr. metro - hekurudhë e nëndheshme në disa qytete të mëdha. Metrologji /a gr. metron logia - teoria mbi masat

Page 625: Behram Ismaku

625

dhe peshat. Metropol /i lat. metropolis - qytet mëmë; qytet kryesor i një shteti. Metropolitan /i lat. metropolitanus - që ka të bëjë me metropolin, me kryeqytetin e një shteti. Mevlud /i turq. mevlid - historia e lindjes së Muhametit e thurur në vargje, libri i mevludit; mevludin nga turqishtja në gjuhën shqipe e përkthej Tahir Efendi Popova. Mezodermë /a gr. mesos derma - i mesëm dhe lëkurë, anat. fletëz e mesme e embrionit të organizmave shumëqelizore nga e cila zhvillohen eshtrat, muskulat, veshkët, organet seksuale. Mezolit /i gr. mesoslithos - i mesëm dhe gur; gjeol. periudha kalimtare në mes të kohës më të vjetër paleolitit dhe më të re të gurit neolitit. Mezon /i gr. mezo - elektron; fiz. elektron i rëndë në masë afërsisht 200 herë më të madhe nga masa e elektronit të zakonshëm. Mezoskaf /i gr. mesos skaphos - lundër; mjet lundrimi për hulumtime shkencore në thellësitë mesatare detare. Mezosopran /i it. mezzosoprano - muz. zë femre ndërmjet sopranit e altit.

Page 626: Behram Ismaku

626

Mezozoik /u gr. mesos zoon - kafshë; gjeol. koha e mesme e zhvillimit të kores së tokës. Mëzdrak /u turq. mizrak - flamur; heshtë me majë të mprehtë, shtizë, topuz. Mialgji /a lat. mialgia - muskul dhembje; dhembje në një ose disa muskuj, dhembje muskulore. Miatoni /a lat. myatonia - mësheftësi e muskujve, tonit. Miazë /a gr. miia - mizë, sëmundje e shkaktuar nga mizat. Miazmë /a gr. miasma - ndyrësi; mjek. term që tregon burimet e infeksionit.Micel /i lat. mycelium - kërpudhë me inde shumë të holla. Mide /ja turq. mide - stomak, oreks, dëshirë për të ngrënë. Migracion /i lat. migratio - shpërngulje e popullsisë, dyndje, shtegtim shpendi. Migroj lat. migrare - ndërroj vendbanimin. Migrenë /a lat. hemicrania - gjysmë kafkë; mjek. dhembjet e herëpashershme, të forta në një anë të kokës. Mikado /ja jap. mi kado - derë e lartë; titull i perandorit japonez. Mikë /a lat. mica - mineral vullkanik si qelqi,

Page 627: Behram Ismaku

627

përdoret si veçues në pajisjet elektrike, për furra etj. Mikologji /a gr. mykos logos - kërpudhë dije; shkenca mbi kërpudhat. Mikro gr. mikros - i vogël. # kund. makro. Mikroanalizë /a gr. mikros analiza - analiza e pjesëve më të imëta të materies organike e inorganike. Mikrob /i lat. microbium - mjek. organizëm shumë i imët njëqelizor, bakter; diç që bren përbrenda, krimb; fig. njeri që s’na ndahet, që shqetëson si mikrob. Mikrobar /i gr. mikro baros - shtypje, peshë, një e milionta pjesë e barit. Mikrobarometër /ri gr. mikros barometër - barometër i cili me matjen e zmadhuar tregon ndryshime të vogla të gjendjes në shtyllën e zhivës. Mikrobiologji /a gr. mikros biologji - shkenca që studion mikroorganizmat, mikrobet. Mikroborgjez /e gr. mikros borgjez - borgjez i vogël, që shpreh interesat e veta mbi të tjerët. Mikrobus /i fr. microbus - autbus i vogël për 10 - 15 veta, kombi.

Page 628: Behram Ismaku

628

Mikrocit /e gr. mikros kytos - qelizë, mjek. eritrocite diametri i të cilave është nën 6 mikronë. Mikroekonomi /a gr. mikro ekonomi - pjesë e ekonomisë e cila studion dukuritë e veçanta ekonomike; çmimet e disa mallrave, mekanizmin e tregut, ndarjen e të ardhurave etj. Mikroelement /i gr. mikro element - kim. el. kimike si: bakri, bori, jodi, flori etj. që gjenden në trajtë gjurme në organizmat shtazore e bimore. Mikrofaunë /a gr. lat. mikro faunë - kafshët më të imëta që mund të shihen vetëm me mikroskop. Mikrofili /a gr. mikro fyllon - dukuria e gjetheve të imëta te disa bimë. Mikrofilm /i gr. mikro film - film fotografik me të cilin fotografohen dokumente tepër të zvogëluara (libra, dorëshkrime të vjetra etj.). Mikrofon /i gr. mikro phone - aparat që ndërron lëkundjet elektronike dhe që shërben për të përforcuar zërat e për t’i përçuar në largësi. Mikrofotografia gr. mikro fotografi - fotografim me ndihmën e mikroskopit. Mikrograf /i gr. mikro graphos - të shkruarit vetëm me shkronja të vogla; përshkrim i trupave të vogël. Mikrokimi /a gr. mikro kimi - degë e kimisë e cila merret me analizën e një numri mjaft të vogël

Page 629: Behram Ismaku

629

mostrash. Mikroklimë /a gr. mikro klimë - klima e një vendi të vogël. Mikrokozmos /i gr. mikros kosmos - mikrobotë, bota e madhësive shumë të vogla, botë e atomeve, elektroneve etj. # kund. makrobotë. Mikrolinguistikë /a gr. mikros linguistike - pjesë e gjuhësisë që studion marrëdhëniet e ndërsjella të dukurive në sistemin gjuhësor (tingujt, format, sintaksën). Mikrolitë /a gr. mikros lithos - kristale të imëta mikroskopike. Mikrometër /ri gr. mikros metron - aparat për matjen e largësive shumë të vogla ose të këndeve . Mikrometeorologji /a gr. mikros meteorlogi - shkenca mbi proceset fizike në shtresën më të ulët të ajrit, në kufirin e poshtëm të atmosferës. Mikron /i gr. mikron - një e mijta pjesë e milimetrit. Mikroorganizëm /mi gr. microorganismus - mikrob, organizëm mikroskopik. Mikropaleontologji /a gr. mikros paleontologji - degë paleontologjisë që i studion objektet e vogla të fosilizuara ( alget, foraminiferet ).

Page 630: Behram Ismaku

630

Mikrosekondë /a gr. mikros sekunda - një e milionta pjesë e sekondës. Mikroskop /i gr. lat. mikros skopeo - shikoj, mjet optik i cili përdoret për të zmadhuar ose për të parë trupa të vegjël që nuk mund të shihen vetëm me sy. Mikroskop elektrik gr. që zmadhon deri në një milion herë. Mikrotoponomastikë /a gr. mikro toponomastike - shkenca mbi emrat dhe kuptimet e emrave të disa pjesëve të terrenit, si arat livadhet kullosat, zabelet. # kund. makrotoponomastika. Mikser /i ang. mixer - aparat për përzierjen e lëngjeve, pijeve; punëtori i cili i përgatitë këto pije në bar. Milenjum /i lat millenium - mijëvjeçar; periudhë kohe e gjatë prej njëmijë vjetësh. Miliamper /i lat. mile ampere - një e njëmijta pjesë e amperit dhe kështu : milibar (shtypjes atmosferike), miligram, milimetër, mililitër, milimikron. Militant /i lat. militare - luftarak; njeri me karakter luftarak, veprimtar, që të mobilizon në luftë për arritjen e një qëllimi të lartë.

Page 631: Behram Ismaku

631

Militarizim /mi lat. vendosja e regjimit ushtarak në një shtet. 2. sistem shtetëror ushtarak, me pushtet ushtarak. Milje /a lat. mille - njëmijë; njësi e matjes së gjatësisë së rrugëve, e barabartë rreth njëmijë hapa ( 1 km e gjysmë, sipas vendeve e sipas shteteve. Milje detare ( nautike ) = 1852 m 1/60 e gradës së meridianit ( mesditësit ). Milje gjeografike 7,420 m. Mimikë /a gjerm. mimik - mjeshtria e të shprehurit të ndjenjave vetëm me anë të lëvizjeve të pjesëve të fytyrës, gjesteve; shprehja e gjendjes shpirtërore me këtë mënyrë. Mimikri /a gr. mimikos - imitim, biol. përshtatja e disa kafshëve ose e bimëve, për nga forma e ngjyra, me rrethin ku jetojnë me qëllim mbrojtjeje. Mimozë /a lat. mimosa - dru i viseve të ngrohta, me gjethe të holla e përherë të blerta, që qel në fund të dimrit lule të imta me ngjyrë të verdhë e erë të mirë. Minator /i it. minatore - punëtor që punon në minjerë, xehtar, minatorët e Trepçës; ushtari minavënës, që vë mina.

Page 632: Behram Ismaku

632

Mineral /i lat. mineralis - xeheror, xehe; lëndë joorganike ose bashkim kimik natyror, që gjendet e ngurtë a e lëngët në koren e tokës, nga nxirret për nevoja të ndryshme. Mineralizimi lat. mineraliser - të ngopurit me kripëra minerale, shndërrimi në minerale. Mineralog /u fr. mineral logos - specialist në mineralogji. Mineralogji /a fr. mineralis logia - degë e gjeologjisë, shkenca mbi mineralet që studion mineralet. Mini lat. shkurt (minimumit):minimodë, minifustan, minifund Miniatural /e fr. miniature - përmasa tepër të vogla. Miniaturë /a lat. miniature - pikturë e vogël. 2. art. skicë, tabllo, portret. 3. muz. skeç, skenë e vogël, maket i një qyteti. Miniaturist /i fr. miniaturiste - autori i këtyre lloj veprave. Minimal /e lat. minimalis - më i vogli, më i ulëti ndër të tjerët, sa më s’bëhet. # kund. maksimale. Minimizoj fr. minimiser - i paraqes shumë të vogla. Minimum /i lat. minimum - sasia, shkalla më e

Page 633: Behram Ismaku

633

vogël ose më e ulët ndër të tjerat, që shënon sasi. # kund. maksimum. Ministër /ri lat. minister - shërbëtor, fr. anëtar i qeverisë që drejton një ministri, sekretar shtetëror, ministër fuqiplotë dipomatik, i dërguari i jashtëzakonshëm pranë qeverisë së një vendi tjetër, i një shkalle më të ulët se ambasadori, fem. ministreshë. Ministri /a lat. ministerium - organ qendror i administratës shtetërore. Minjerë /a it. miniera - gropë e gërmuar thellë në tokë; pus, galeri ku nxirren minerale, xehe; burim i pasur nëntokësor. Minodedektor /i lat. mjet për zbulimin e minave. Minoj fr. miner - i vë minat një vendi të caktuar, e hedh në erë me eksploziv. Minoritar /i it. minoritario - pjesëtar i një pakice kombëtare që jeton në një vend a shtet tjetër. Minoritet /i lat. minoritas atis - pakicë kombëtare. Minotaur /i gr. minotaurus - dem; mit. përbindësh i mitologjisë greke, gjysmë njeri, gjysmë dem, për dënim se kishte vrarë të birin, mbreti i Kretës Minosi e mbylli në një labirint dhe e ushqente me

Page 634: Behram Ismaku

634

mish njeriu; e mbyti Tezeu me ndihmën e Arianës, të binë e Minosit. Minuet /i fr. minuet - valle frenge që kërcehet me ritëm të ngadalshëm. Minuskula lat. minuskulus - lloj shkronjash shumë të vogla në shkrimin e lashtë latin e grek. # majuskula. Miodini /a gr. myos odyne - mjek. dhembje muskulare. Miokarditis /i gr. myos kardia - mjek. pezmatim i muskulit të zemrës. Miolitik /u gr. mios lithos - gjeol. koha e mesme e gurit. Miologji /a gr. myos logia - anat. shkenca mbi muskujt. Miom /i gr. myos - muskël; mjek. lloj tumori bening, paraqitet më shpesh në an. Miop /i gr. myops - dritëshkurtër, shkurtpamës. Miozë /a gr. myein - mbyll; mjek. ngushtim i bebës së syrit.Mirakull /i lat. miraculum - çudi, gjë e çuditshme; lloj i dramës kishtare mesjetare. Mirazh /i fr. mirage - opt. dukuri e rreme që shkaktohet nga përthyerja e rrezeve të dritës;

Page 635: Behram Ismaku

635

vegim, përshtypje e rreme nga kjo dukuri, pamje a dukje mashtruese, iluzion. Miro /ja gr. myros - kisht. vaj aromatik , vaj i shenjtë, vaj i bekuar. Miros /je gr. myros - lyej me vaj të bekuar një besimtar të krishterë; ceremonia e lyerjes me miro , mirosja.Mis /i ang. miss - zonjë, mbretëresha e bukurisë. Mision /i fr. mission - dërgoj; detyrë e përkohshme me përgjegjësi, puna që ngarkohet ta bëjë dikush. 2. përfaqësi e përhershme diplomatike e një shteti në shtetin tjetër për detyra të posaçme kishtare, grup priftërinjësh që dërgohen nga qendra në vende të ndryshme për të përhapur dogmën fetare. Misionar /i it. missionario - ai që ngarkohet me detyrë të posaçme për të përhapur një ideologji, një doktrinë. Mister /i gr. mysterion - diç e panjohur dhe shumë e fshehtë; fshehtësi e fshehtë, i pakuptueshëm për të tjerët, diç që nuk kuptohet a mezi kuptohet ( misterioze ). Misticzëm /mi gr. mistikos - i pakuptueshëm; fr. botkuptim idealist fetar, që ka si bazë besimin te fuqitë hyjnore e të mbinatyrshme.

Page 636: Behram Ismaku

636

Mistifikues /i gr. shtrembërues, zhgënjyes, mashtrues, falsifikues. Mistikë /a gr. mistikos - i fshehtë i pakuptueshëm, mistike etj. Mistifikim /i gr. mysterion - bëj fshehtësi; let. ndodh nganjëherë që shkrimtari, për modesti a për ta tërhequr më tepër lexuesin, ia mveshin një autori të panjohur veprën e tyre ose bëjnë sikur e kanë zbuluar në ndonjë arkiv të harruar, te “Kënka e Sprasme e Balës” G. Dara i Riu na paraqet si këngë popullore të hartuar prej një rapsodi të quajtur Balë. Mit /i gr. mythos - tregim, përrallë, rrëfim i trilluar, i shtrembëruar nga ajo që është e vërtetë, përrallë, gojëdhënë a tregim fantastik i thurur rreth ndonjë dukurie të natyrës ose të jetës shoqërore; njeriu primitiv duke dashur t’i shpjegojë dukuritë natyrore, trilloi në vetëdijen e tij një varg krijesash fantastike, të cilat i quajti hyjni; mbeturinat e miteve të lashta i gjejmë edhe sot në traditat popullore, legjenda dhe rite të ndryshme ”Miti i Sizifit”, “Miti mbi Luftën e Trojës” etj. Miti si një tregim që paraqet në formë alegorike një ngjarje me rëndësi historike ose një fenomen të natyrës; në mitet rreth perëndive dhe heronjve

Page 637: Behram Ismaku

637

pasqyroheshin idetë primitive të njerëzve në lidhje me botën që i rrethonte, vërehen përpjekjet e para për të shpjeguar fenomenet e pakuptueshme të natyrës e të shoqërisë; mitet janë të lidhura ngushtë me besimin, fenë; subjektet e miteve janë të larmishme, në disa prej tyre bëhen përpjekje për të shpjeguar zanafillën e gjithësisë, të njeriut, të kafshëve, të bimëve, të fenomeneve të natyrës ( p.sh. miti biblik i përmbytjes ), në disa mite greke pasqyroheshin fenomene të jetës shoqërore mbi amazonat, kujtime të periudhës së materiarkatit; subjektet mitologjike janë shfrytëzuar shpesh nga shkrimtarë, poetë, piktorë, skulptorë, kompozitorë etj; mitet kanë të bëjnë më shumë me histori perëndish, legjendat më shumë me histori të vërtetë njerëzore të zbukuruar e mjegulluar nga fantazia popullore.Mitë /a sk. shuma e parave që i jepej shkuesit, familjes së nuses, ryshfet. Miting /u ang. meeting - mbledhje e gjërë popullore, zakonisht kushtuar çështjeve politike. Mitofobi /a gr. mythos phobeomaia - frika nga tregimet e trilluara, frika nga rrenat. Mitomani /a gr. person trillues i tregimesh e

Page 638: Behram Ismaku

638

rrenash të ndryshme që mandej edhe vet u beson atyre e frikohet nga to. Mitologji /a gr. mythologia - tërësi e miteve; përmbledhje mitesh, një nga llojet e krijimtarisë gojore popullore në fazën fillestare të zhvillimit të çdo populli, tregime përrallore në lidhje me zanafillën dhe jetën e perëndive, të gjysmëperëndive të heronjve të antikës; shumë vepra letrare të antikitetit mbështeten në mitologji. Mitropoli /a gr. mater polis - mëmë polis; qendër kishtare e një zone ku shtrihet pushteti fetar i peshkopit ortodoks, selia e peshkopit. Mitropolit /i gr. meter polites - titullari i mitropolisë, peshkop ortodoks që ushtron pushtet fetar në një mitropolit. Mizantrop /i gr. misanthropos - urrej njeri; njeri i mbyllur në vetvete e i zymtë, të cilit i pëlqen të rrojë i vetmuar, larg njerëzve, ai që nuk i do, ai që urren njerëzit dhe shoqërinë. Mjellmë /a zool. shpend i madh uji, shtegtar me pendla të bardha; mjellmë e butë, e bukur, e bardhë; fig. grua e bukur, e re, e urtë. *Kënga e mjellmës libr. vepra e fundit e një talenti shkrimtari, piktori, kompozitori, shfaqja e fundit e

Page 639: Behram Ismaku

639

një krijuesi ( sipas legjendës se gjoja mjellma këndon vetëm një herë, përpara vdekjes ).Mjeshtak /u ose baxhanaku, sejcili nga burrat që i kanë gratë motra, janë mjeshtakët.Mobil /e lat. mobilis - i gatshëm për lëvizje; gjendje mobile, gatishmëri luftarake. Mobilizim /i lat. usht. shpallje mobilizimi; vënja në gatishmëri të plotë luftarake, thirrje nën armë e shtetasve, nxitje organizimi për t’iu përveshur një pune. Mobilie /t it. mobilia - orendi shtëpie, zyreje, që mund ta lëvizim lehtë. Mobilier /i it. mobiliere - mjeshtri i mobileve. Mobilim /i it. mobiloj - pajisja me mobilie. Mobiloj it. mobiliare - pajis me mobilie.Modal /e lat. modus - mënyrë; mënyrore, gjuh. që shërben për të shfaqur a shprehur qëndrimin vetjak. Modalitet /i lat. modus - mënyra se si ndodh, ngjan ose mendohet diçka; logj. shkalla e saktësisë së një gjykimi. Modë /a fr. mode - diçka e kohës; tërësia e shijeve, dëshirave, zakoneve tek njerëzit brenda një kohe të caktuar në veshje, në sjellje, në mënyrën e

Page 640: Behram Ismaku

640

jetesës; diç. që është përhapur gjërë e ndiqet nga shumë vetë në një kohë të caktuar. Modifikim /i lat. modificare - ndryshimi i trajtës së diçkaje pa ia ndërruar thelbin, natyrën ose ndërtimin themelor, të bërit e ndryshimeve të pjesshme me qëllim përmirësimi ose për ta bërë të përshtatshme për një qëllim tjetër. 2. biol. ndryshim jo i trashëguar, ndryshim nga faktorët e ambientit. Modiste /ja fr. modiste - rrobaqepëse për gra, që ep modele. Model /i fr. modele - shembull; diç e punuar veças dhe merret si shembull për të bërë disa të tjera si ajo, gjedhe. 2. kallëp për të prodhuar sende në seri, skema e zvogëluar e një sendi a e një objekti. 3. art. njeriu, sendi përpara piktorit ose skulptorit për të krijuar një vepër artistike; njeri a diç që shquhet për cilësi të larta, që merret si shembull nga të tjerët. Modelim /i fr. modelare - përgatitja e modelit të diçkaje për ta prodhuar pastaj. Modelisti fr. modeliste - mjeshtri i modeleve, manekine. Modeloj fr. modelare - bëj skemën ose figurën me vija të trasha në një tabllo a vizatim.

Page 641: Behram Ismaku

641

Moderato it. moderato - muz. mesatarisht, shenja e tempit.Modern /e fr. moderne - bashkëkohore; që ka të bëjë me epokën me kohën tonë, prodhimi sipas fjalës së fundit të teknikës e shkencës, që është e tipit më të ri dhe u përgjigjet kërkesave të sotme, send a njeri që përfaqëson të renë. Modest /e fr. modeste - i thjeshtë; që sillet me thjeshtësi a që jeton thjesht, që nuk mburret me aftësitë e zotësinë që ka, që nuk parashtron kërkesa të tepruara, jeton thjesht e pa luks, që nuk ka ndonjë vlerë a rëndësi të madhe, dhuratë modeste, e pakët e vogël. 2. modestia të qenët i thjeshtë, kryeulët.Modul /i lat. modulus - masë; madhësi themelore (bazë) e përcaktuar. 2. arkit. masa themelore për përcaktimin e lartësive dhe distancave. 3. mat. fiz. gjatësia e vektorit, kallëp, model, diametri i monedhës metalike. Modulator /i lat. modulari - aparat për ekzekutimin e modulimeve, rregulluesi, harmonizues, përshtatës. Modulim /i lat. modulari - dredhule, ngritje dhe ulje e zërit. 2. fiz. ndërrim i amplitudës dhe i

Page 642: Behram Ismaku

642

pastërtisë së dridhjeve elektrike, të dritës, të zërit, mekanike . Moduloj lat. modulari - mat, peshon, harmonizoj, ndërroj tonin. Modus /i lat. modus - formë, trajtë, pamje, dukje. 2. mënyra e krijimit, e mendimit ose e ngjarjes, mënyra e të gëzuarit, të fituarit të ndonjë të drejte: masë, takt, sjellje, qëndrim; konkludim silogjistik në logjikë. Modus facienti lat. mënyra se si bëhet a kryhet një punë. Modus vivendi lat. mënyra jete. Mokasine /t ang. moccasin - mbathje të lehta lëkure. Moj syzeza buzëgaz, ku je rritur me naz (-e ) këngë poplloreMolekulë /a fr. molecule - i imët. 2. fiz. kim. grimca më e imët e një lënde, që përbëhet nga atome dhe që mund të veçohet e të ruajë vetitë kimike themelore të kësaj lënde. Moler /i gjerm. maler - bojaxhiu. Molos /i hist. - fis epirot. Molusk /u lat. molluscus - i butë; zool. butak, kafshë pa skelet.

Page 643: Behram Ismaku

643

Moment /i lat. momentum - çast, grimë, minutë, rast; kohë e shkurtër në të cilën ndodh, kryhet diçka. Momental /e lat. momentum - që kalon shumë shpejtë, i çastit, kalimtar. 2. fiz. moment rrotullues. Monark /u gr. monarches - vetë sundoj; sovran, sundues në monarki, mbajtës i fronit a i kurorës. Monarki /a gr. monarchia - formë e qeverisjes me në krye monarkun. Monarkizmi gr. monarchi - doktrinë politike reaksionare që përkrah e mbron monarkinë, sistem i shteteve monarkike. Monarko-fashist /i gr. monark dhe fashist, ai që mbron regjim Mondan /e fr. mondain - njeri salonesh; që lidhet me jetën plot dëfrime të shtresave të larta, me shijen e këtyre shtresave, që bën një jetë të zbrazët e pa kuptim, që i pëlqejnë dëfrimet e kësaj bote. Mondovizion /i fr. mondavision - shikoj botën; transmetim i foto. në mes dy pikave më të largëta të rruzullit me anën e satelitëve telekomunikativë. Monedhë /a lat. moneta - para prej metali, para. Mongoz /i lat. zool. lloj majmuni, shih lemur.

Page 644: Behram Ismaku

644

Monitor /i lat. monitor - këshilldhënës, këshilltar juridik; nxënës i cili i mëson shokët e vet. 2. tek. aparat në studion televizive shërben për të provuar fotografinë e televizorit. 3. nëpunës i cili i dëgjon rregullisht radiostacionet e huaja dhe informon për to. 4. njeri ose grup informues për zgjedhjet. Monizëm /mi fr. monisme - i vetmi; doktrinë filozofike e cila pohon se bota dhe të gjitha dukuritë kanë vetëm një fillesë a bazë, materien ose idenë. # kund. dualizmi. Mono gr. monos - i vetëm, një. Monoandri /a gr. mono andros - gruaja gëzon vetëm një burrë. # poliandri. Monodi /a gr. mono ode - stil i të kënduarit pa përcjellje vokale, muzikore. Monodramë /a gr. monodrame - dramë në të cilën luan vetëm një person. Monofobi /a gr. monos phobos - frikë nga vetmia. Monoftong /u gr. monos phthongos - tingull njëzanor. # kund. diftongu. Monogami /a gr. monos gamos - martesa e burrit me një grua. # kund. poligami. Monogoni /a gr. monos goneia - shumëzim me anë të ndarjes, pa fekondim ( mbarsje ).

Page 645: Behram Ismaku

645

Monogjenezë /a gr. monos genesis - një lindje a një prejardhje. 2. bot. shumëzim aseksual; teori e cila sypozon se zhvillimi i të gjithë organizmave fillon nga një qelizë. 3. evolucioni i formave të rea bëhet vetëm në një vend a periudhë. Monohidrat /i gr. monos hidrat - kim. acid sulfurik pa ujë e përftuar nga sulfuri, përdoret në ind. kimike. Monografi /a fr. mono graphia - vetëm një shkrim; studim i gjërë e i hollësishëm shkencor, që trajton një çështje a një tezë të veçantë.2. monografike që i kushtohet një çështjeje; një punim letrar a shkencor, në të cilin trajtohet një problem i veçantë si “Shqypnia e Shqyptarët” e V.P. Monogram /i gr. monos gramma - germat e para të emrit e të mbiemrit p.sh. Migjeni. Monoideizëm /mi gr. mono idea - “fiks-ide” një ide; psikol. gjendja shpirtërore abnormale kur një përjetim psikik ide a përfytyrim e mundon dikë vazhdimisht, e kaplon, si hiqet prej mendjes. Monokarpik /e gr. mono karpos - fryt njëfarësh. Monokël /li gr. lat. monos oculus - xham i rrumbullakët optik vetëm për një sy, që përdoret në vend të syzave.

Page 646: Behram Ismaku

646

Monokin /i gr. monos bi kini - lloj kostumi banje pa jelekun e gjinjëve, pelerinë banje. Monokolor /i gr. monos kolor - njëngjyrësh. # kund. polikolor. Monokolon /e gr. monokolon - prej një gjymtyre të pandarë, të vetme. 2. let. poezi që nuk ndahet në strofa, përbëhet nga vargje me sasi rrokjesh të barabarta, me rimë të puthur ose të kryqëzuar, të kësaj forme janë rapsoditë gojore; “Histori e Skënderbeut” e N. F. “Heronjt e Vigut” K . J. Monokotiledon /e gr. monos kotiledon - bot. grup bimësh spermatofite, në të cilat embrioni që ndodhet brenda në farë, ka një kotiledon të vetëm. Monokrat /i gr. monos krateo - ai që sundon vetë, nuk e ndan pushtetin me askënd. Monokristal /i gr. monos kristal - trup kristalor i përbërë vetëm prej një kristali. Monokrom /i gr. kromi - ngjyrë foto. e bërë nga një ngjyrë. Monoksid /i gr. monos oxys - i thartë, i athtë; kim. oksid me një atom të oksigjenit në molekulë. Monokulturë /a gr. lat. monos cultura - bujq. bimë bujqësore që mbillet e rritet për shumë vjet me

Page 647: Behram Ismaku

647

radhë në të njëjtin vend; specializim i vendit për mundësi të mbjelljes të kulturës së njëjtë bimore. Monolit /i gr. monolithos - gur i vetëm; copë a shkëmb guri, përmendore a diç e gdhendur në një copë të tillë; lëndë të ngurta që janë shkrirë në një bllok të vetëm; që është si një trup i bashkuar fort, që përbën një masë të vetme të pandarë. Monolog /u gr. monos logos - i vetmi flet: kuvendim i një personaszhi ( të një vepre letrare ) me vetveten. 2. skenë teatri në të cilën një personazh flet me vete, duke shprehur mendimet më të fshehta e më intime, që nuk mund t’ia besojë një tjetri; shpjegon veprimet e personazhit, shkaqet që e shtyjnë të veprojë në një drejtim të caktuar, sidomos kur është i pushtuar nga pasione, ndjenja e mendime kontradiktore “monologu i famshëm i Hamletit” të Shekspirit dhe të klasicistëve tjerë; romantikët e braktisen monologun, sepse u dukej si diçka që nuk ngjet në realitet ( kjo pjesë dramatike me një personazh, një akt, me një skenë të vetme ) Monom /i gr. monos nomos - rregull, ligj. 2. mat. shprehje algjebrike ku veprimi i fundit nuk është as mbledhje as zbritje. Monomani /a gr. monos mania - një çmendi, shkallitje. 2. mjek. instikt i sëmurë për kryerjen e

Page 648: Behram Ismaku

648

veprave të paarsyeshme, shpesh të rrezikshme: piromania, narkomania, kleptomania. Monometalizëm /mi gr. monos metal - sistem valutor në të cilin si monedhë përdoret vetëm m. ari ose m. argjendi. # kund. bimetalizëm. Monomorfemë /a gr. monos morphe - një, e vetme formë; gjuh. njësi gjuhësore e ndonjë kuptimi leksikor, e cila nuk mund të ndahet në më shumë morfema. Mononuklearë /t gr. lat. monos nukleus - bërthamë; mjek. rruaza të mëdha të bardha të gjakut, me bërthamë të madhe të rrumbullakët. Mononukleozë /a gr. monos nucleus - mjek. shtimi i numrit të monocitëve në gjak. Monopati /a gr. mono pathos - sëmundje; të munguarit e ndjenjës për dhembjen e ndjenjat e të tjerëve. # kund. simpatia. Monopetal /e gr. monos petalon - bot. bimë me një petël ( fletë ) të kurorës së lulës. Monoplan /i gr. monos planum - aeroplan me një palë krahë. Monopol /i gr. mono polion - shes, bëj tregti; e drejta që ka vetëm dikush për të prodhuar diçka, për të treguar një mall ose për të përdorur a

Page 649: Behram Ismaku

649

shfrytëzuar diçka. 2. bashkim i madh kapitalistësh që kanë për qëllim të vendosin sundimin e vet në një fushë të ekonomisë; zotërim a sundim i plotë i dikujt në një fushë të caktuar. Monopolist /i gr. monopoli - kapitalist me pasuri monopol. Monopolizoj fr. monopoliser - pol. vendos , kam të drejtën vetëm unë të sundoj a zotëroj vetëm unë në një fushë të caktuar. Monopolizëm /i gr. monopoli - të vënët nën kontroll; vendosja e monopolit në një fushë të ekonomisë. Monopterë /a gr. monos pteron - zool. kafshë me një palë krahë. Monorimë /a gr. monos rima - rimënjëjtë; vjershë në të cilën fjalët e fundit të vargjeve rimojnë njësoj. Monosakarid /i gr. mono sachar - sheqer; kim. hidrat, karbonik i thjeshtë i laktozës. Monosilabik /e fr. monosillabique - fjalë vetëm njërrokëshe si p.sh. gj. kineze; një fjalë, një rrokje. Monoteist /i fr. monotheisme - një zot; fet. ai që beson vetëm në një perendi; një zot që ka krijuar botën, ithtar i monoteizmit. # kund. politeizmi. Monotip /i gr. monos typos - shtypshkronjë makinë radhitëse, që i derdh shkronjat veç e veç; krah.

Page 650: Behram Ismaku

650

linotip. Monoton /i gr. monotonos - të qenët në të njëjtin ton, me të njëjtin intonacion, që përsëritet në të njëjtën mënyrë; i mërzitshëm pa ndryshime pa larmi. Monsinjor /i it. monsignore - titull në hierarkinë katolike. Monstrum /i lat. monstrum - përbindësh, shkërba; bastard, shëmtim. Monstruoz /e lat. monstruosus - që ka përmasa tepër të mëdha e tipare tepër të shëmtuara; i llahtarshëm, që është si përbindësh, që është me egërsi të madhe, i pamëshirë, i poshtër e i pabesë. Monstruozitet /i lat. monstruosus - përbindshmëria. Monsun /e ar. mausin - erërat periodike në Azinë Juglindore. Montazh /i fr. montage - montim; të zgjedhurit e të bashkuarit e disa pjesëve në një të vetme sipas një qëllimi, kriteri të caktuar; trajta përfundimtare e një filmi duke zgjedhur pjesë; dhe duke hequr pjesë që s’duhen filmit. Montoj fr. monter - ngjes, bashkoj pjesë të veçanta të një makine, të një aparati, duke i lidhur e duke i mbërthyer ato një montues.

Page 651: Behram Ismaku

651

Monument /i lat. monumentum - përmendore, monument, ndërtesë, urë a vepër tjetër arti, e vjetër e me vlera artistike ose historike. 2. vepër e shkruar me vlerë të veçantë historike, shkencore, kulturore etj. Monumental /e lat. monumentalis - madhështore. Moped /i lat. moped - lloj motoçiklete e lehtë, e tipit të ri. Moral /i lat. moralis - doke, zakone; ndershmëri, tërësia e parimeve, e normave dhe rregullave që përcaktojnë sjelljen dhe veprimtarinë e njeriut në shoqëri. 2. qëndrimi i njeriut sipas këtyre parimeve, normave. Moral /e lat. moralis - që lidhet me nderin, me sjelljen e ndershme ose të pandershme të dikujt; mësim ose përfundim logjik që nxjerrim nga një ngjarje a nga diçka tjetër, parim ; qëndron lart moralisht, i fortë, i pathyeshëm.Morbid /e lat. morbidus - i sëmur, që sëmuret, që i përket sëmundjes, që shkakton sëmundje, patologjik. Morbiditet /i lat. morbiditas - përqindja e të sëmurëve nga një sëmundje në një trevë, qytet. Morë /a lat. mora - fon. njësi e gjatësisë tingullore që afërsisht i përgjigjet gjysmës së rrokjes së gjatë.

Page 652: Behram Ismaku

652

Morenë /a fr. moraine - gjeol. gurët që i sjellin akullnajat. Morfemë /a fr. morpheme - gjuh. njësia më e vogël e kuptimshme në përbërjen e fjalës, e cila është mbartëse e kuptimeve leksikore ose e kuptimeve gramatikore. Morfinë /a mit. gr. sipas emrit të perëndisë Morfeu. 2. kim. lëndë që formohet nga opiumi. 3. mjek. përdoret për të qetësuar dhembjet e të sëmurëve a për t’i vënë ata në gjumë, ampulë a gjilpërë me këtë lëndë. Morfinist /i morfinë - ai që përdor morfinën si kënaqësi. Morfogjenezë /a fr. morphogenese - formimi i trajtave të qenjeve të gjalla ( të organizmave ). Morfograf /i gr. morpho grapho - shkenca mbi format e tokës, terrenit, sipërfaqes. Morfologji /a gr. morphe logia - gjuh. pjesë e gram. që merret me studimin e trajtave të fjalëve, si dhe të kategorive gramatikore të tyre; sistem i trajtave, i formave të një gjuhe; studjuese e fjalës në përbërjen e ndërtimin e saj. Morfosintaksë /a gr. morphe sintaksa - gram. dega

Page 653: Behram Ismaku

653

që studion morfemat bashkë me funksionet e tyre në fjali. Mors /i sipas emrit të S. Morsit - kod, alfabet a sistem i komunikimit me telegraf; aparat telegrafik që përdoret për transmetimin e njoftimeve me anë të këtij kodi a alfabeti. Mortajë /a it. mortaio - usht. armë zjarri me grykë të shkurtër. Mortajist /i it. ushtarak që di të luftojë me mortajë. Mortalitet /i lat. mortalitas - vdekshmëri, numri i të vdekurëve brenda një periudhe të caktuar ose në krahasim me numrin e lindjeve a me numrin e të sëmurëve.#kund. nataliteti. Mostër /ra it. mostro - pjesë e vogël prej diçkaje, që nxjerrim, marrim dhe ia tregojmë dikujt, për ta analizuar për ta studiuar; gjedhe, figurë, vizatim, send për ta bërë edhe një. Motel /i ang. motorits hotel - shkurt. motel a hotel në autostradë me garazh e me stacion servisi. Motet /i lat. motetum - muz. kompozim vokal shumëzërësh me instrumente ose pa to. Motiv /i lat. motivum - nxitje, shtysë, prototipi për të vepruar; shkaku që nxit e vë në lëvizje dikë për të bërë diçka, arsyeja që shtyn për një veprim ose për

Page 654: Behram Ismaku

654

një qëndrim a sjellje të caktuar. 2. art. let. pjesa më e thjeshtë përbërëse e subjektit të një vepre letrare a artistike, që shërben si bërthamë organizuese e saj; idea kryesore tek e cila mbështetet një krijim artistik, tema e tij, fill që përshkon veprën letrare që nga fillimi deri në fund. Motivacion /i lat. motivatio - tërësia e arsyeve dhe argumenteve për të përligjur, treguar se diç. është e drejtë, vërtet e pranueshme. Motivim /i lat. motiver - përligja është paraqitja e ngjarjeve, e karaktereve, e rrethanave në një vepër letrare në mënyrë bindëse, të besueshme për lexuesin; veprimet e personazheve duhet të përligjen dmth. lexuesi duhet të bindet se në rrethana të caktuara ato personazhe do të vepronin ashtu e jo ndryshe; duhet përligjur edhe gjuha e personave veprues, ata duhet të flasin sipas shkallës së tyre kulturore, sipas situatës në të cilën ndodhen, sipas kohës etj; pa një motivim të mirë të ngjarjeve të paraqitura, të gjuhës së personazheve etj. vepra del artificiale, jobindëse dhe e mërzitshme. Motivoj lat. motiver - shpjegoj dhe arsyetoj diç që e quaj të drejtë, të vërtetë të pranueshme, argumentoj për të përligjur një veprim.

Page 655: Behram Ismaku

655

Moto /ja it. motto - qëllim a synim i rëndësishëm, ide a parullë që nxit dhe e udhëheq dikë në jetë ose që e shtyn përpara në një veprimtari. 2. fjalë e urtë, varg apo citat i shkurtër në fillim të një vepre letrare, që tregon idenë kryesore të saj. Motobarkë /a it. motobarca - anije, barkë me motor, motoçikletë etj. Motodrom /i lat. moto dromos - (rrugë a fushë garash me motoçikleta). Motokros /i it. moto kros - terren me pengesa. Motonautikë it. moto nautikos - gara me barkë motorike: motopark, motopompë, motor. Motor /i lat. motor - makinë e posaçme që punon me lëndë djegëse, me rrymë etj. dhe që ve në lëvizje makina e aparate të ndryshme. Motoskaf /i it. motoscafo - barkë motorike e shpejtë. Mozaik /u lat. mosaico - muza; figurë, zbukurim, portret etj. që bëhet me copëza shumëngjyrëshe guri, mermeri, xhami, metali etj. të cilat vendosen e ngjiten njëra pranë tjetrës mbi një shresë të fortë, larmi trajtash, llojesh, pjesësh të ndryshme që përbëjnë një tërësi. 2. bujq. sëmundje bimësh me njolla. Mucik /e lat. mucus - kim. jargë, jargore, thartinë. Mucinë /a lat. mucinum - jargë, sekrecion i

Page 656: Behram Ismaku

656

mukozës, që sekretohet në gjëndrat e lëkurës. Mucilagjë /a lat. mucilagionosus - mjek. mjete jargore, barëra me prejardhje bimore ose shtazore që përmbajnë mjaft jargë, sekrecion i mukozës. Mukat /i lat. mucus - jargë, kripë jargore. Mukoide /t lat. mucus eidos - jargë, lëndë albuminoide e grupit të glykoproteineve. . Muhaxhir /i turq. muhacir - refugjat; ai që largohet nga vendbanimi i tij dhe që vete në një vend tjetër, ardhacak. Mukozë /a lat. mucosa - cipë e hollë, që vesh faqet e brendshme të disa organeve të trupit. Mulat /i sp. mulato - i linduri nga nëna zezake e babai i racës së bardhë. Muline /ja fr. muliner - tjerr, fije pambuku a mëndafshi, lëmsh, masur, këmbëz me fije të tilla që përdoret për qëndisje. Mulla /i turq. mulla - titull i hoxhës së shkolluar dhe me autoritet. Mumi /a pers. mumya - kufomë e balsamosur e njeriut që ruhet për një kohë të gjatë pa u prishur. Mumifikoj lat. mumificare - balsamoj trupin e një të vdekuri. Municion /i lat. munitio - tërësia e predhave të ndryshme për armët e zjarrit granata, bomba,

Page 657: Behram Ismaku

657

mina etj. Murgë /a lat. amurca - llum i vajit, fundërrinë vaji, lëng i errët ulish. Musaka /ja turq. musaka - gjellë me patate, patëllxhane me mish të grirë. Multi lat. multus - shumë, më tepër. Multicelular /e lat. multi celule - shumëqelizor. Multidimensional /e lat. multi dimensione - shumëdimensional, tepër i madh, përmasa. Multikolor /e lat. multicoloris - shumëngjyrësh. Multilateral /e lat. multilateralis - i shumëanshëm. 2. marrëveshje multilaterale lat. marrëveshje ku marrin pjesë më shumë se dy nënshkrues. Multimilioner /i lat. multus milioner - shumë milionë. Multinacional /e lat. multi nacionalis - shtet shumë kombësh. Multipleks /i fr. multiplexe - i shumëfishtë, kompleks, tv - e transmetim i drejtpërdrejtë. Multiplikativ /e lat. multiplicativus - shumëzues, që shërben për të shumëfishuar. Multiplikim /i lat. multiplicatio - xhirimet filmike të vizatimeve ose të kukllave që paraqesin momente të ndryshme të lëvizjes . 2. fiz. mënyrë e posaçme e matjes së tensionit, mat. shumëzim.

Page 658: Behram Ismaku

658

Multiplikoj lat. multiplicare - shumëzoj. Multipolar /e lat. multi polaris - shumëpolësh. Musendër /ra turq. musandra - dollap i madh, në të cilin vihen dyshekët, jorganët dhe rroba të tjera; musendër e vogël për servise të kafës, musendër e madhe për jorganë e dyshekë, vë, fut në musendër. Musketar /i it. fr. mousquetaire - ushtar i armatosur me pushkë. Musketë /a fr. moscheto - pushkë a shpatë e mesjetës. Muskulaturë /a lat. musculus - tërësia e muskujve të trupit të njeriut a të kafshës. Mustang /u ang. mustang - zool. kalë gjysmë i egër i prerisë amerikane. Mustardë /a it. mustarda - lloj salce, që bëhet me farë sinapi. Mushama /ja turq. musamma - petk i sipërm i qepur si pardesy a si mantil, shushuritës, pelhurë e lyer me lëndë të posaçme që nuk e lëshon ujin, nuke e përshkon uji. Mushelkalk /u fr. muschelkalk - mineral. gjeol. gëlqeror guaskash. Mushtulluk /u turq. mustuluk - sihariq, lajm i gëzuar lindje a fejese; peshqesh, dhurata e nuses për familjen e burrit.

Page 659: Behram Ismaku

659

Mutacion /i lat. mutare - ndërroj; ndryshimi i zërit tek fëmijët në moshën e pjekurisë seksuale, pubertetit. 2. gjuh. ndërrim i vendit të tingujve. Mutaf /i turq. mutaf - plaf, shkorsë, cergë, mbulesë prej leshit të dhisë që i hidhet kalit nën shalë. Muzë /a mit. gr. musa - zanë; muza te Homerit, dhe secila nga nëntë hyjneshat, të bijat e Zeusit e të Mnemozinës, që përkrahnin degët e artit e të shkencës sipas mit. greke. 2. poet. burimi i frymëzimit poetik, frymëzimi për të krijuar poezi, këngë dhe të gjitha artet që lidhen me poezi ( për artet plastike nuk kishte muzë ); krijimtaria e dikujt me veçoritë e veta dalluese, e veçantë. Muzat besohej se banonin, së bashku me Apolonin, në malet Parnas, Pind, sidomos në helikonë; poetët epikë, përpara se të fillonin tregimin i drejtoheshin me një thirrje muzës, për t’i frymëzuar dhe ndihmuar gjatë shtjellimit të epopesë ( invokacion ) Sot në këtë kuptim nuk përdoret më, për analogji, është quajtur muzë një grua, historikisht e vërtetë, që ka luajtur rol në frymëzimin e një poeti, apo përgjithësisht të një artisti, shkrimtari. Muze /u gr. museion - tempull i muzave, kështu quhej një pjesë e pallatit të Ptolemeut në Aleksandri, institucion që mbledh, ruan e paraqit

Page 660: Behram Ismaku

660

në ekspozita vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës, sende, objekte e materiale me vlerë historike e shkencore etj. me qëllime studimi , për të ruajtur kujtesën kombëtare e më tej atë njerëzore, qoftë nga dëmtimet, vandalizmat e mundshme të kohës, për përhapjen e vlerave kulturore, për formimin e një shije të mirë e të drejtë; muzeu është ndërtesa e këtij institucioni, muzeologu është specialisti, muzeologjia është shkenca që studion muzetë.Muzikë /a gr. musiki - që ka lidhje me nëntë muzat, frymëzuese të këngës, ose përgjithësisht të arteve të gjuhës, disiplinat histori, filozofi, astronomi për deri sa janë mendime që shprehen me fjalë. 2. sot muzika është vetëm art i tingujve duke lënë anash gojtarinë, art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet, mendimet me anë të tingujve. 3. tërësia e veprave të këtij arti, melodia e një vepre muzikore. Muzikalitet /i gr. musike - tingëllim i ëmbël që kënaq veshin. Muzikologji /a gr. musiko logia - shkenca që studion hitorinë dhe kulturën muzikore të popujve. Myderriz /i turq. müderriz - prof. i teologjisë në medrese ose në universitet; specialist i njohur i fesë

Page 661: Behram Ismaku

661

islame. Myrg /u fr. murgue - mineral. njësi për rrezistencë në ventilator. Myshteri /u müsteri - turq. klient. Myzhde /ja turq. mujde - sihariq, lajm i gëzueshëm, dhuratë për lajmin e gëzuar që sjell dikush. Mynafik /u turq. münafik - hipokrit, intrigant, kallzimtar, ngatrrestar. Nacional /e lat. nationalis - kombëtar, atdhetar që ka të bëjë me kombin dhe veçoritë e tij, vendin dhe shtetin, nacionaliteti lat. të qenët pjestar i një kombi. Nacionalizoj fr. nationaliser - shndërroj në pronë shtetërore tokën, shtetëzoj një ndërmarrje. Nacionalist /i fr. nationaliste - atdhetar, patriot, njeri me ndjenja të forta kombëtare(nacianale) Nacionalitet /i lat. të qenët pjesëtar i një kombi. Nacionalizëm /i fr. nationalisme - ideologji reaksionare, e cila i vë interesat e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, e ndien vetën eprore në dëm të popujve të tjerë, nacional-socializmi ishte nazizmi, hitlerizmi, nazifashizmi. Nadir /i dhe Zenit /i turq. Nadir nga gjeog. pikë e përfytyruar në kupën e qiellit nga ana e kundërt e

Page 662: Behram Ismaku

662

zenitit. Zenit /i rrugë, drejtim, vlug, kulm, ar. sämt - pika më e lartë në kupën e qiellit që ndodhet drejt mbi kokën e vrojtuesit; pika më e lartë qiellore vetëm në brezin tropikal nga ku rrezet lëshohen pingul mbi tokë. Naftalinë /a it. naftalina - kim. lëndë që nxirret nga katrani e qymyrgurit dhe që përdoret për të ruajtur rrobat nga mola, bar mole, bar tenje; përdoret për përgatitjen bojrave artificiale. Naftë /a gr. naphtha - vajguri; kim. lëndë djegëse që nxirret nga nëntoka që përmban benzinë, vajguri, parafinë. Nagant /i m. pistole me mulli të kalibrit të madh.

N A I M F R A S H Ë R I ( 1846 – 1900 )Poeti duhet të jetë syri, veshi dhe shpirt i njeriut Kush e lexon Naimin në zemër e mbjell bukurinë e tokës e të qiellit, dashurinë për atdhe dhe popull, bujarinë dhe krenarinë kombëtare. „Dituria bënë njeriun njeri, kurse trimëria mban lirinë e mëmëdhenë, ta kujtojmë trimin legjendar Skënderbe“. „Liria mund të vijë vetëm me anë të luftës së armatosur kundër pushtuesit“

Page 663: Behram Ismaku

663

Vdekjes së këtij apostulli të shqiptarizmës Çajupi i kushtoi këtë elegji: Vdiq Naimi vdiq Naimi Moj e mjera Shqipëri Mëndje larti zemër trimi Vjershëtori si Ai…

Naiv /e lat. naivus - njeri i patëkeq dhe i padjjallëzuar; njeri që nuk ka përvojë nga jeta, beson lehtë çdo gjë që i thuhet, i mungojnë njohuritë. Naivitet /i fr. naivite - mendime naive, thjeshtësi e çiltër e natyrshme që e karakterizon padituria. Nanizëm /mi gr. nannos - shkurtabiq; mjek. zhvillim jonormal trupor, por me zhvillim normal të vetive seksuale e shpitërore. Napalm /i ang. naphtenik palmitic - lëndë me fuqi të madhe djegëse; bombë me napalm që shkakton flakë deri më 2000 oC. Napolitankë /a it. lloj ëmbëlsire e lyer me çokollatë nga Napoli. Narcis /i lat. narcissus - njeri i dashuruar me vetveten; mit. greke: djalosh i bukur i cili kur e pa fytyrën e vet në ujë, u dashurua me vetveten dhe nga ajo dashuri vdiq, perënditë e shndërruan në

Page 664: Behram Ismaku

664

lulen narcis. 2. kompleks të narcisit lat. sot ka ai që shikohet shumë në pasqyrë, kujdes i tepruar që dikush i kushton pamjes së vet ( psikoanalizë njihet si autoerotizëm ose narcisizmi ). 3. fig. narcis i menduar lat. poeti i këndon botës për rreth dhe bota atij. Narkolepsi /a lat. narcolepsia - zënje, shtangem; mjek. nevojë e papërmbajtur për të fjetur. Narkomani /a lat. gr. narcomania - sëmundje që fitohet nga përdorimi i lëndëve narkotike, prirje e sëmurë për të përdorur vazhdimisht narkotikët, me pasoja të rënda për shëndetin dhe për sjelljen e njeriut në shoqëri. Narkotik /u gr. narkotika - lënda që nxirret nga disa bimë si hashashi etj; që vepron mbi sistemin nervor dhe e vë njeriun në gjumë. Narkoman /e lat. narcomania - njeri i sëmurë, i dehur nga përdorimi i narkotikëve. Narkotinë /a fr. narcotine - kim. njëri prej alkaloidëve kryesorë të opiumit, përdoret si ilaç kundër kollit. Narkozë /a fr. narcose - mjek. humbje e përgjithshme ose e pjesshme e ndjeshmërisë që shkaktohet me anë të narkotikëve, gjendje shumë e thellë e pa ndjenja nga veprimi i lëndëve narkotike,

Page 665: Behram Ismaku

665

përdoret për ta vënë në gjumë të thellë e pa ndjenja një të sëmurë. Narkotizoj gjerm. narkotiseren - e vë në gjumë, i trullos mendjen. Narval /i sued. narhval - zool. lloj balene me dhëmb të gjatë 2-3 m. jeton në Atllantikun Verior. Narracion /i lat. narratio - tregim, të treguarit. Narrativ /narrator lat. narrativus, narrator - tregimtar, të treguarit, kallëzimtar. NASA ang. National Aeronautics and Administration - Drejtoria Nacionale /amerikane / për Astronautikë / kozmonautikë / dhe kërkime kozmike. Natalitet /i lat. natalis - që i përket lindjes, lindshmëri, numri i lindjeve në një vend brenda një periudhe të caktuar ose në krahasim me numrin e vdekjeve gjatë një kohe të caktuar. Natar /natare let. mendjehollë në vepra, për çdo lloj vepre. NATO ang. North Atlantic Treaty Organisation - Organizata e Paktit veriatlantik ( Atlantiku Verior ) NATO më 11 / 12 qershor 1999 në orën 24… hyri në Kosovë dhe në aleancë me U Ç K - ën ndoqën barbarin serb nga Kosova për gjithmonë.

Page 666: Behram Ismaku

666

Navigacion /i lat. navigare<navigation - lundrimi, lundroj. Natrium /i lat natrium - kim. metal i butë, ngjyrë argjendi që nxirret nga kripa e gjellës pesh. atom. 22,997, nr. rend. 11 pesh. spec.0,93 pika e vëlimit 880 oC shkrirja 97,5 o C s. Na Natyralizëm /mi lat. natyralismus - drejtim letrar dhe artistik i gjysmës së dytë të shek. 19, që paraqiste me imtësi dhe në mënyrë sa më besnike natyrën dhe jetën ( veprat letrare pa bërë përgjithsimin dhe tipizimin e tyre ). 2. drejtim në shkencë i cili natyrën e konsideron si të vetmin realitet. Natyralizim /i fr. natyraliser - dhënja e shtetësisë një të huaji; bot. përshtatja e bimëve një ambienti, një mjedisi tjetër. Natyralizoj fr. natyraliser - jap shtetësinë një të huaji, natyralizohem i përshtatem ambientit të ri të një vendi. Natyrizëm /mi fr. natyrisme - mjek. shërim me barëra natyrore. NATYRALIZMI Kah vitet 1860 – 80 në romanet e natyralistëve tema shoqërore zëvendësohet nga përshkrimi i jetës së përditshme, të zakonshme në vend të kontraditave themelore shoqërore

Page 667: Behram Ismaku

667

( teoria e Zolajt ) Në romanet natyraliste tema shoqërore zëvendësohet nga përshkrimi i jetës së përditshme, natyralistët mbizotërojnë faktin duke pasqyruar jetën në të gjitha detajet e saj të parëndësishme, në vend që të paraqesin gjëra të veçanta, të zakonshme, gjëra të ditës bashkë me kontraditat shoqërore.Vepra letrare e Emil Zolës ”Zherminali ” Gi de Mopasani me proza e tij Floberi ”Zonja Bovari” Henrik Ibsen drama ”Armiku i popullit” Tomas Mani ”Bregu magjik” ,Budenbrokët” Realizmi dhe natyralizmi amerikan Uolt Vitmeni ”Fije bari” Teodor Drajzer ”Një tragjedi amerikane” Ernest Heminguej ”Plaku dhe deti”, ”Të kesh e të mos kesh”,”Për kë bien kambanat”Nauplius /i gr. sipas emrit Nauplios zool. forma e parë e larvës së gaforreve, vetëm me tri palë këmbë e një sy. Nautikë /a lat. nauticus - detari; shkenca që merret me mjeshtrinë e lundrimit nëpër det, të drejtuarit e anijeve, shkenca mbi detarinë. Nautofobi /a gr. nausphobos - mjek. frikë, si sëmundje nga lundrimi me anije (nautomani gr. çmendje, frikë që e ndiejnë marinarët nga uji dhe anijet).

Page 668: Behram Ismaku

668

Navigacion /i lat. navigatio - lundrim, mjeshtria e të drejtuarit të anijeve. 2. shkenca mbi lundrimin ( sot kjo fjalë përdoret edhe për navigacion ajror, fluturim aeroplanësh). Navigator /i lat. navigator - lundërtar, detar, marinar, tani edhe aviator. Navllo /ja lat. naulum - shuma e të hollave që jepet për të udhëtuar me anije. Nazal /e fr. nazales - gjuh. hundor, që shqiptohet me hundë, hundorësi, shqiptim nazal (hundor) i ndonjë tingulli, tingull nazal. 2. nazale fr. zanore ose bashkëtingëllore hundore. Nazalizim /i fr. nasaliser - hundorëzim, kalimi i ndonjë tingulli gojor në hundor. Nazalizoj fr. nasaliser - shqiptoj një tingull me hundë. Nazik /e turq. nazik - që është i hijshëm, me përmasa të harmonishme e të këndshme, por jo të mëdha, i hollë e i brishtë; ka kërkesa të stërholluara ushqim,veshje, naze-naze. Nazizëm /mi it. shkurt. nacionalsocializmi; fashizmi gjerman, forma më e egër e diktaturës së borgjezisë imperialiste, që u vendos në Gjermani para Luftës së Dytë Botërore: nazist gjerman, anëtar i partisë naziste.

Page 669: Behram Ismaku

669

Nëntor /i Xl - njihet si muaj i festave tona të mëdha ; Dita e flamurit, festa gjithëkombëtare; 28 Nëntor 1443 Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ngriti flamurin tonë kombëtar në Krujë, 28 Nëntor 1912 Ismail Qemaili ngriti flamurin në Vlorë, 28 Nëntor 1997 u legalizua UÇK – ja . 28 Nëntor 1955 lindi heroi legjendar Adem Jashari kryekomandanti i UÇK- ës. Ne / kim. simbol i neonit. Nebuloz /e lat. nebulosus - i mjegullt, që është i paqartë, i errët e i pakuptueshëm, i vogël, i turbullt, që nuk është i përcaktuar qartë ose plotësisht i vërtetë, i përpikët. Nebulozë /a lat. nebulosus - astr. mjgullnajë, grumbul i madh trupash qiellorë në hapësirat ndërmjet tyre. Nefrit /i lat. nefritis - veshkë; min. shkëmb i fortë që përdoret për ndërtim shtyllash e statujash. Nefrozë /a lat. gr. nephrosis - mjek. sëmundje degjeneruese e veshkave. Negacion /i lat. negatio - mohim, mospranim, kundërshtim, mospajtim. Negativ /e lat. negativus - mohues. # pozitive. që pengon, nuk ndihmon, i dëmshëm i pavlerë. 2. mat. minus, mjek. tregon që nuk ka baktere, nuk është i

Page 670: Behram Ismaku

670

prekur nga një sëmundje. 3. elektr. poli negativ, negativ i filmit fotografik. negativisht në mënyrë mohuese. Negator /i lat. negator - mohuesi. Negatron/i lat. negathron - fiz. elektron negativ, grimcë. Negër /ri it. negro - zezak. Negligjencë /a it. negligente - pakujdesi, moskujdes moskokëçarje, mospërfillje. Negrospiritual /i ang. nigro spirituel - këngë kishtare e amerikës, e sinkopuar rëndë, ritual tipik zezak. Nekro gr. nekros - i vdekur. Nekrobiozë /a lat. gr. nekrobiosis - e vdekur jetë; procesi i vdekjes së ngadalshme, i vdekjes së shkallëzuar, të qelizës ose të indit që i paraprin nekrozës së vërtetë. Nekrofobi /a gr. nekros phobos - frika nga i vdekuri, nga kufoma. Nekrograf /i gr. nekros grapho - shkrimtar që shkruan jetëshkrimin e njerëzve të vdekur. Nekrolatri /a gr. nekros latreia - hyjnizim, adhurim i të vdekurve Nekrologji /a gr. nekrologos - fjalë, fjalim; përkujtim i shkurtër, që zakonisht botohet në shtyp

Page 671: Behram Ismaku

671

për një njeri, i cili ka vdekur pak kohë më parë, fjalim mortor / hartim nekrologu. Nekropol /i gr. nekropolis - “qyteti i të vdekurve”arkeol. varrezë e kohëve të vjetra. Nekropsi /a gr. nekropsis - vizita mjekësore zyrtare që i bëhet të vdekurit. Nekrotomi /a gr. mjek. prerja, hapja e kufomës që të konstatohet shkaku i vdekjes; nxerrja e fëmijës së vdekur nga barku i nënës. Nerkoz /ë gr. nerkosis - i vdekur, i tharë; mjek. vdekje e pjesëve të indit shkak i ushqimit të dobët. Nektar /i gr. nektar - lëng i ëmbël, që nxjerrin lulet e disa bimëve dhe që e thithin bletët për të bërë mjaltin; mit. pije e posaçme që e përdonin perënditë, ajka e diçkaje si pjesa më e zgjedhur. Nektarium /i gr. nektar - gjëndra që tajit një lëng të ëmbël, nektar për t’i joshur insektet. Nematode /t lat. nematoda - skrajat cilindrike Neo gr. neos - i ri . Neobarok /u port. barroco - margaritar i çrregullt; muzikë neoklasike e polifonisë. Neofit /i gr. neophytos - i mbëltuar rishtas; ai që ka përqafuar pak kohë më parë një besim, një fe, rishtas një fe a doktrinë politike.

Page 672: Behram Ismaku

672

Neofobi /a gr. neos fobos -frikë, nga çdo gjë e re e panjohur, sëmundje.Neogjen /i gr. neo genes - rrënjë lind; gjeol. periudha më e vonshme e terciarit ( miocen dhe policen ). Neohegelizmi gr. neo - rrymë që inspirohet nga filozofia konzervatore e Hegelit, posaçërisht filoz. mbi të drejtën shek. 19 - 20 Europë, Amerikë. Neokolonializëm /mi gr. neo - politika e vendeve imperialiste e kapitaliste, që ka për qëllim të ruajë sundimin mbi ish kolonitë nëpërmes të ashtuquajturës “ndihmë” ekonomike, duke përdorur forma të reja të shfrytëzimit ekonomik dhe të ndërhyrjes e të shtypjes politike. Neolatin /e gr. neos latin - që ka preardhjen nga latinishtja ose që është krijuar mbi bazën e saj si (gjuh. itale, frënge, rumune), që është pasardhës i romakëve, që ka lindur në qytetërimin romak. Neolit /i gr. neoliti - periudha e gurit; perioda e fundit e kohës së gurit, gjatë së cilës armët dhe veglat janë bërë prej gurit të lëmuar. Neologjizëm /mi gr. neos logos - fjalë, të ri folur; gjuh. fjalë ose shprehje që ka hyrë rishtazi në gjuhë

Page 673: Behram Ismaku

673

për të shënuar një send a një dukuri të re dhe që ende ndihet si e tillë. Neomicin /i gr. neos mykos - kërpudhë; kim. atibiotik i izoluar më 1949 nga kërpudha strptomices fradiae, ndikon kundër mikrobeve të tuberkulozit dhe baktereve të zorrëve. Neon /i gr. neos - i ri; element kimik, gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë, që përdoret zakonisht në llambat për ndriçim, simboli Ne. 2.neone gr. llambë ndriçimi me këtë gaz, drita e bardhë e këtij gazi. Neoplasticizëm /mi gr. neos plassein - pikturë abstrakte me elemente gjeometrike. Neoplazmë /a gr. neos plasma - e dalë, të dala në pjesë të ndryshme të trupit ose në organe, tumor. Neopozitivizëm /mi gr. neos poztivizëm - drejtim që mohon rolin e filozofisë, propogandon idealizimin në filozofi dhe shkencë. Neopren /i fr. neoprene - lloj gome artificiale ( sintetike ) që fitohet me polimerizim. Neorealizëm /mi gr. neos realizëm - filozofi e artit italian, drejtim që konsideron se ndijimet janë i vetmi element i botës. Neozoik /u fr. neozoique - qenje e gjallë; etapa më e re e zhvillimit të tokës që ndahet në terciarin dhe kuarternarin.

Page 674: Behram Ismaku

674

Nepentes /i lat. nepenthes - bot. lloj bime tropikale insektngrënëse. Neper /i sipas J. Neperit skocez - fiz. masë për matjen e vibracioneve elektrike dhe akustike, simb. N. Nepotizëm /mi lat. nepotis - nip; vendosja e farë e fisit në pozita të larta shtetërore, mbështetja, mrojtja, të ndihmuarit e farefisit. Neptun /i lat. Neptunus - kim. element artificial radio-aktiv, simboli Np, nr. rend. 93. Nerv /i lat. nervus - tufë fijesh të holla, që lidhin trupin dhe palcën e kurrizit me shqisat ose me organet e tjera të trupit dhe që shërbejnë për të përçuar ngacmimet në dy drejtimet; aftësia për t’u bërë ballë ngacmimeve të jashtme, që varet nga gjendja e sistemit nervor, gjendja e përgjithshme e njeriut. 2. fig. forcë e brendshme, thelbi i diçkaje. Nervozë /a lat. nervosus - që ka ndjeshmëri të lartë, të sëmurë ndaj ngacmimeve të jashtme, gjendje shpirtërore, shqetësim. Nervoz /e lat. jo i qetë. Nervozizmi lat. gjendje e acaruar e nervave, nervozoj. Nervurë lat. nervure - sistem nervor, bot. tërësia e dejve të një gjethi.

Page 675: Behram Ismaku

675

Nestor /i gr. Nestor - një nga heronjtë grekë në luftën e Trojës, plak i mençur e me përvojë, anëtari më i mençur i një rrethi. Neshter /i turq. mester - thikë e hollë operimi në mjek. popullore. Neto it. netto - i pastër; malli pa enën, thesin, ambalazhin ose mjetin e transportit. # kund. bruto. 2. fin. neto që llogaritet pa ndalesat e zbritjet e ndryshme ( të ardhurat mujore ). Neuralgji /a lat. neuralgia - nerv dhembje. 2. mjek. sëmundje nervore e cila zakonisht shfaqet me sulme në ca pjesë të trupit. Neuralgjik /e lat. neuralgia - shumë e ndjeshme. Neurasteni /a lat. neurastenia - dobësi; mjek. çrregullim i sistemit nervor që shfaqet me lodhje, ndjeshmëri, dhembje koke, ikje e gjumit, humbje e apetitit. Neurastenik /u lat. neurasthenicus - i sëmuri nga nervat. Neurektemi /a lat. neurectomia - mjek. operim i një pjese të një nervi me qëllim të neuralgjisë. Neurit /i lat. neuritis - nerv; anat. fije e qelizës nervore e cila përçon ngacmimet deri te organi që reagon ( pezmatim ).

Page 676: Behram Ismaku

676

Neurolog /u lat. neuron logos - mjek. specialist për sëmundjet nervore. Neuromë /a lat. neuroma - mjek. edalë, nerv, tumor që shkakton dhembje. Neuron /i gr. neuron - anat. qelizë nervore. Neuropati /a gr. neuron pathos - sëmundje e nervave. Neuropatologji /a gr. patos - sëmundje; shkenca që merret me studimin e sëmundjeve të sistemit nervor. Neuropatolog /u gr. neuron pathos logos - specialisti, mjeku i sëmundjeve të nervave. Neuropsikiatri /a gr. psyche - shpirt: 1. neurologjia gr. shkenca mbi sëmundjet nervore. 2. Psikiatria gr. shkenca mbi sëmundjet psikike e mendore. Neuropsikiatri mjeku specialist. Neurozë /a lat. neurosis - sëmundje e sistemit nervor, që shfaqet me çrregullimin në funksionin e organeve të ndryshme ose në gjendjen psikike, pa cenime të dukshme të trupit ose të atyre organeve. Neuropterë /ët gr. neuron pteron - krah; zool. insekte me katër palë krahë të tejdukshme e me rrjetë (neuroptera).

Page 677: Behram Ismaku

677

Neutralizoj fr. neutraliser - asnjanësoj, e bëj një shtet neutral, i heq mundësinë të veprojë kundër nesh, të dobësuarit e fuqisë. 2. kim. i heq një veti karakteristike, i heq vetitë acide një baze për ta bërë asnjanëse. Neutral /e lat. që nuk merr anën e asnjërës nga palët ndërluftuese, nuk i përket asnjërës palë, zonë neutrale kufitare. 2. fiz. që nuk ka ngarkesë as pozitiv as negativ. 3. kim. që nuk jep as reaksion acid, as reaksion bazik. Neutron /i lat. neutrum - as njëri as tjetri; fiz. grimcë pa ngarkesë elektrike, që bën pjesë në bërthamën e atomit; është zbuluar më 1932 përdoret për bombardimin e uraniumit. Neutrum /i gr. neutrum - gjinia asnjanëse. Nevralgji /a gr. neuron algos - pjesë e ndieshme dhembje, pezmatim i një nervi. Nevrasteni /a gr. neuron asthenia - dobësi ; sëmundje e sistemit nervor. Nevrik /e gr. neuron - nerv, që zemërohet shpejt për çdo gjë. Nevrikosur gr. i zemëruar, i acaruar. Nevruz /i turq. nevruz - dita e parë e pranverës; festë fetare e bektashinjve, që kremtohet më 21 mars, fillim i pranverës.

Page 678: Behram Ismaku

678

Nihil lat. nihil - asgjë, kurrgjë, asnjë send, as as etj. Nihilist /i lat. nihil ist - ai që mohon në tërësi traditat, vlerat kulturore dhe morale të një shoqërie; ai që mban një qëndrim mohues ndaj çdo gjëje. Nihilizëm /mi lat. mohim i plotë i parimeve e i normave morale, i vlerave kulturore, i traditave i çdo gjëje. Nikel /i fr. nickel - metal i petëzueshëm me shkëlqim argjendi, përdoret për të përgatitur qelik special, për të veshur sendet prej metali, simb. Ni. pesh. atom. 58,69 nr. rend. 28. Nikeloj fr. nickeler - vesh me nikel një send nga metali. Nikelinë /a fr. kim. aliazh i bakrit dhe i nikelit. Nikotin ë /a lat nicotinum - sipas J. Nikot ambasador francez në Portugali, i cili më 1560 e solli duhanin prej Lisbonës në Francë. kim. lëndë e helmët me erë të keqe, që gjendet në gjethet e duhanit dhe që vepron si ngacmues mbi sistemin nervor. Niktalopi /a lat. nictalopia - individ i cili e ka aftësinë e të shikuarit në terr.

Page 679: Behram Ismaku

679

Niktofobi /a gr. nyx phobos - mjek. frika nga nata, terri. Nimfë /a gr. nymphe - vajzë e bukur; mit. greke e romake perëndeshë e një shkalle më të ulët, që banonte në ujëra, pyje dhe male. 2. shpellë e bukur pushimi. Nimfomani /a gr. nymphe mania - pangopsi seksi. 2. sëmundje shpirtërore psikike kur epshi mund logjikën, tepri, tërbim. Niob /i gjerm. Niobium - Niobe e bija e Tantalit. 2. kim. metal pesh. atom.92,91 nr. rend.41 simb. Nb. shumë i rëndë, i rrallë. Nisheste /a turq. nisasta - amidon për gatitjen e ëmbëlsirave. Niton /i lat. nitere - shkëlqej; kim. element pesh. atom. 222 nr. rend. 86 simboli Nt. gaz Nitrat /i fr. nitrate - kripë guri; kim. kripë e acidit nitrik, nitrat amoni, pleh azotik trajtë kokërrizash të bardha që tretet lehtë në ujë. Nitrifikim /i lat. nitrificatio - kim. shndërrimi i amonjakut në nitrate, nën ndikimin e baktereve në dhe. Nitrik /e lat. nitrique - azotike, acid nitrik, helmues,gërryes. Nitrim /i gr. nitron – kripë guri - formimi i

Page 680: Behram Ismaku

680

përbërjeve nitrike, zëvendësimi i hidrogjenit në substancat organike me nitrogjen. Nitrocelulozë /a fr. nitrocellulose - kim. masë pejzore e bardhë që ndizet shpejt, nitrat celuloze, përdoret për prodhimin e koloidit, celuloidit të filmave, ngjitëseve dhe të barutit pa tym, pambuk shpërthyes. Nitrofosfat /i gr. nitro fosfat - kim. përzierje e nitratit të natriumit dhe të supërfosfateve, përdoret si pleh artificial. Nitroglicerinë /a gr. nitro glicerinë - kim. lëng i trashë me ngjyrë të verdhë që del nga bashkim i glicerinës me acidin nitrik që shpërthen kur ngrohet ose goditet, përdoret si lëndë plasëse dhe në mjekësi. Nitrogjen /i gr. nitro genes - lindje, prejardhje; kim. azot. Nizam /i turq. nizam - hist. rekrut, ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e turqisë. No / simbol i nobeliumit. Nobelium /i kim. element, aktinid, nr. rend. 102, përftohet në mënyrë artificiale, sipas fizikantit suedez Alfred Nobel autori i 400 veprave shkencore. Çmimi Nobel qe nga 27 09 1895 kur zbuluesi i dinamitit, njihet edhe si kimist suedez. Alfred Nobeli 1833-1896 pas vdekjes la si

Page 681: Behram Ismaku

681

testament që kamata e pasurisë së tij prej 44 milion frënga t’u ndahet si dhurata njerëzve të mëdhenjë që brenda vitit të kaluar i dhanë njerëzimit vepra nga fushë e kimisë, fizikës, letërsisë, medicinës dhe njerëzve që kontribuojnë paqës në botë ( fr. nobles - kush është nobelist, duhet të ketë edhe qëndrimin e Nobelit ). Nocion /i lat. notio - filoz. formë themelore e mendimit, në të cilën pasqyrohen tiparet më të përgjithshme dhe më thelbësore të sendeve e të dukurive të realitetit objektiv, koncept. 2. përfytyrimi ose mendimi që kemi për diçka, njohuri e thjeshtë ose fillestare, ide. Nokaut /i ang. knoc - goditje që deklason kundërshtarin. Nokdaun /i ang. knock down – goditje që trullos kundërsht. Nokturno lat. nocturnus - i natës, nate; muz. kompozim lirik, serenadë, këngë nate e cila luhet e shoqëruar me instrumente. Nomad /i lat. nomadis - kullotë; pjesëtar i një populli pa vendbanim të qëndrueshëm, endacak, shtegtar. Nomenklaturë /a lat. nomenclatura - tërësia e emërtimeve ( kryesisht të sendeve konkrete) në një fushë të shkencës, të teknikës a të prodhimit; llojet

Page 682: Behram Ismaku

682

e caktuara të mallrave ose sendeve, që ka për detyrë të prodhojë një ndërmarrje, tërësia e shërbimeve, tërësia e vendeve, në të cilat një organ i lartë ka të drejtë të emërtojë e të heq kuadrot e institucioneve varëse, organikë. Nominal /e lat. nominalis - që i përgjigjet vlerës monetare të shënuar në monedhë, e jo asaj reale. 2. që ekziston vetëm për nga emri ( emërtimi ) në letër, e jo edhe në realitet;çek nominal, emëror. Nominalisht lat. nominal isht - sa për sy e faqe, formalisht, vetëm eh. Nominalizëm /mi fr. nominalisme - filoz. drejtim që nocionet e përgjithshme ( univerzale ) janë vetëm fjalë, jashtë vetëdijes njerëzore, nocionet nuk ekzistojnë po sendet e ndryshme materiale ”njeriu” nuk ekziston fare, ekziston vetëm emri. Nominativ /i lat. nominativus – gramatikë quhet rasa emërore. Non gratta lat - të padëshiruar , persona non gratta. Nonsens lat. non sensus - pa kuptim, pa gjykim, marri, çmenduri, budallallëk, fjalë boshe. Non stop ang. non-stop - vazhdimisht, pareshtur, vijimisht.

Page 683: Behram Ismaku

683

Nonshalant /e fr. nonchalnt - moskokëpërqarje, plogëti, pakujdesi, ngathtësi. Normal /e lat. normalis - në rregull, i shëndosh nga ana mendore, e zakonshme. # kund. anormal. Norman /i lat. nortmanus - pjesëtar i fiseve skandinave, normanëve. Normë /a lat. norma - rregull e caktur ligjore e morale për sjelljen e njeriut në jetë, shoqëri , punë etj. obligim që t’i përmbahet. 2. gjuh. tërësia e rregullave që e përcaktojnë përdorimin e mjeteve të gjuhës letrare në mënyrë të njëllojtë për të gjithë pjesëtarët e një kombi, përdorimi i mjeteve gjuhësore që është rregulluar e është pranuar nga të gjithë pjesëtarët e një kombi. 2. formë e normuar e ngulitur, letrare. Nosit /i m. zool. pelikan shpend i madh e i bardhë uji, që ka sqep të gjatë me një qese të lëkurtë nën të ku mban gjahun. 2. fig. sakrifikues i vetës, për t’i shpëtuar zogjtë hap gjoksin që ata të ushqehen me mishin e saj. Nostalgji /a gr. nostos algos - malli për dikë a për diçka. Nostalgjik /e gr. nostos algos - kthim dhembje; i përmallshëm, malli për atdhe, dhembje. Nostrifikim /i lat. nostificare - njoh; njohje ligjore

Page 684: Behram Ismaku

684

e diplomës së fituar në një vend të huaj. Nostrum /i it. nostromo - det. nënoficer i një anije, i cili kujdeset për nevojat, pajisjet e detarëve. Noter /i fr. notarire - këshilltar ligjor i ngarkuar për kryerjen e disa veprimeve juridike;. 2. drejt. zyrë ndihme juridike, noteri ka të bëjë me hartimin e disa dokumenteve juridike, me vërtetimin ligjor të akteve, nënshkrimin e dokumenteve të ndryshme, noterinë. Notes /i lat. notare - shënoj; fletore shënimesh, bllok xhepi. Notifikoj lat. notificare - shpall, deklaroj. 2. bank. njohtoj borxhliun, debitorin, për skadimin e afatit kambialit. Notifikim /i lat. notificatio - informatë që i lëshohet borxhliut nga ana e kredituesit mbi protestimin e kambialit të skaduar. 2. sqarim juridik midis dy shteteve. Novacion /i it. novazione - metodë e re në prodhim ose në teknikë; diçka e re e përparimtare në fushën e shkencës a të artit në krahasim me traditën. Novator /i lat. novator - ai që paraqit dhe vë në jetë mënyra, metoda ose ide të reja e përparimtare

Page 685: Behram Ismaku

685

në një fushë të prodhimit, të shkencës, të artit etj. risi. Novelë /a it. novella - i ri; tregim i gjatë, që përshkruan një ngjarje nga jeta; një lloj tregimi më i shkurtër se romani. 1. novela në teori është një vepër e vogël e epit në të cilën përshkruhet një ngjarje e veçantë e jetës së njeriut dhe gjendjes së tij shpirtërore me numër të kufizuar personazhesh pa kaluar në hollësi të ngjarjeve të mëparshme apo më të vona se ngjarja kryesore; novela si gjini ka lindur në Greqi në shek. 2 /4 të ep. re. Zhvillimin e saj të duhur e hasim në Epokën e Rilindjes shek. 16. Itali, me krijuesin e saj Bokaçio.“Dekameroni” si përmbledhje e novelave të tij demaskon klerin e të pasurit e kohës së tij, ajo përmban një ngjarje e dy personazhe, veprimi i saj zhvillohet në një vend dhe në kohë të caktuar. 3. novela e gjatë meqë paraqet një periodë më të gjatë të jetës së njeriut mund të kalojë një ngjarje me më shumë personazhe përveq heroit kryesor për të paraqitur një anë të jetës në mënyrë më të plotë por jo si në roman. Të njohura janë novelat e Gramenos “E puthura “ dhe “Oxhaku” ose te Migjeni “Studenti në shtëpi”. 2. drejt. plotësim i ri që i bëhet ligjit,

Page 686: Behram Ismaku

686

Novitet /i lat. novitas - diç e re, risi në art, kulturë, shkencë, diçka që paraqitet, ekspozuar për herë të parë, libër i ri i posapublikuar. Nozologji /a dhe patologjia lat. nosologia - shkencat mbi sëmundjet. Nuancë /a fr. nuance - ndryshim i hollë ndërmjet sendeve të të njëjtit lloj a të të njëjtës kategori, ngjyrim, diçka që fare pak ndryshon nga diçka tjetër, premisë ndjenje, disponim. Nuancoj fr. nuanser - ndaj, veçoj, dalloj ndryshimin, ndërroj ngjyrën. Nubil /e lat. nubilis - i aftë për martesë. Nudist /i fr. nudiste - lakuriq, cullak. Nudizëm /mi fr. nudisme - zhveshje e plotë lakuriq në plazhet publike e gjetiu , bindja se kjo është e dobishme dhe e arsyeshme. 2. nuditeti fr. figura lakuriqe.Nuklear /e lat. nucleare - shih! atomike, bërthamore, bombë, fizikë nukleare (bërthamore) Nukleus /i lat. nucleus - fiz. pjesët përbërëse të bërthamës atomike, emri i përbashkët i neutroneve dhe protoneve, bërthamë. Nulti / mb. nulti meridian - meridian prej të cilit fillon numrimi i gjatësive gjeografike ( kalon nëpër

Page 687: Behram Ismaku

687

Grinuiç skaj Londrës ). 2. nulti orë, ora e mësimit që mbahet para se të fillojnë orët e rregullta të ditës. Nun /i nunë /a - kumbara / nrikulla, e, i një fëmije; e veshi nuni me rastin e ditëlindjes. Numizmatikë /a fr. numismatique - para monedhë; shkenca që merret me studimin e monedhave, medaljeve në periudha të ndryshme historike, tërësia e monedhave të një periudhe historike. Nunciatë /a lat. Annunziata – vangjelizmoi, kremte fetare e të krishterëve, që bie me 25 mars. Nus gr. nus - mend, intelekt (shkallë e zhvillimit mendor) aftësi mendore, forcë për të arsyetuar dhe gjykuar. Anaksagora “shpierti i botës “, Aristoteli - shpirti që mendon, me të cilin njeriu dallohet nga shtaza.O tempora, o mores - O kohë o zakone, klithi Ciceroni kundër bashkëkohësve të zvetnuar. Oturak /u turq. enë, karrigë veceje, ndenjëse që shërben për t’u ulur fëmijët, të sëmurët etj. për ta krye nevojën, oturak banje. Oazë /a gr. oasis - vend i thelluar me ujë e me gjelbërim në mes të shkretirës. 2. fig. vend i

Page 688: Behram Ismaku

688

kufizuar qëshquhet për begati, gjelbërim, lulëzim a për diç. tjetër nga mjedisi përreth. Obduksion /i lat. obductio - mjek. hapja e trupit të vdekur për qëllime shkencore ose për të vërtetuar shkakun e vdekjes. Obduktoj lat. obducere - heq, shpie; mjeku që bën obduksion.Obelisk /u gr. obeliscos - përmendore prej graniti, prej mermeri në trajtën e një shtylle katër faqe, që lart nga maja vjen duke u ngushtuar. Objeksion /i lat. obiectio - vërejtje, kundërshtim, vështrim kritik. Objekt /i lat. objectum - send, mjet, çdo gjë materiale. 2. gram. kundrinë. 3. syri i njeriut drejtohet në objektiv, në një send, aparati optik drejtohet për ta goditur objektivin, e goditëm objektivin me predhën e parë. Objektiv /e gr. objectivus - i paanshëm, pasubjektivizëm, bota që vërtet ekziston pavarësisht ndërgjegjës, objektive. # kund. subjektive. Objektiv /i lat. objectivus - sendi ku drejtohet syri. 2. fig. synimi që kemi. 3. aparati optik. 4. filoz. bota e jashtme.Obligator /i lat. obligatorius - detyrës, për të kryer një çështje në përputhje me normat morale,

Page 689: Behram Ismaku

689

juridike, politike. Obligoj lat. obligare - lidh; detyroj. Obliteracion /i lat. obliteratio - asgjasim i biletave, shlyerje e shkronjave. 2. harresë ose shlyerje nga mendja. 3. mjek. bllokimi i enëve të gjakut.Observator /i lat. ob-servare - vëzhgoj, njeriu vëzhgues, vrojtues. 2. astr. qendër shkencore për studime astronomike, meteorologjike. 3. ndërtesa e kësaj qendre me gjithë paisjet e nevojshme. Observoj lat. ob servare - vëzhgoj,vrojtoj si dhe observacion, observim apo vrojtim astronomik. Obsesion /i lat. obsesio /nis - rrethim, blokadë, kaplim i mendjes a idesë. 2. mjek. mjekim patologjik i psikikës. Obsignacion /i lat. obsignatio - drejt. vulosje juridike e një dhome ose e një gjëje. Obskurantizëm /mi lat. obscuransmus - qëndrim regresiv, qëndrim negativ ndaj shkencës arsimit dhe kulturës; errësi, padituri, prapambeturi arsimore e kulturore. Obskurantist /i lat. obskurans tis - njeriu negativ, i errët në mendime, i prapambetur.Obstetrikë /a lat. obstreticia - degë e mjekësisë që merret me problemet e shtatëzënisë të posalindjes,

Page 690: Behram Ismaku

690

të lindjes normale, patologjike. Obstetër /ri lat. obstetor - mamia, mjek obstetër. Obstinacion /i lat. obstinatio - kryeneçësi, kokëfortësi, qëndresë. Obstinant /e lat. obstinatus - kryeneç, ai që vepron krye në vete. Obstipacion /i lat. obstipatio - kapsllëk, shtërzim barku; mbullje e zorrës së trashë. Obstruksion /i lat. obstructio -thurje, mbyllje, bllokim, pengim i një organi, i një kuvendit; mjek. zënje e një organi, bllokim. Obstruksionist /i lat. obstructio - ai që pengon zgjidhjen e një çështj në parlament (obstruksionizmi). Obturacion /i lat. obturatio/nis - mjek. mbyllje e një kanali ose e një organi në trajtë të gypit. Obus /i fr. obus - armë e rëndë artilerike që hedh predhat në vijë të lakuar. Obvencion /i nlat. obventio /nis - drejt. kontribut me vullnet; tatimi. O. C. opus citatum lat. vepër e cituar. Odaliskë /a fr. odalisque - robëreshë ose shërbëtore haremi, dashnore, grua pa kurorë e një turku të privilegjuar.

Page 691: Behram Ismaku

691

Ode /ja gr. ode - në letërsinë antike quhej çdo këngë e poezi e shoqëruar me muzikë, vjershë lirike që shpreh ndjenjat e dashurisë, të gëzimit, këngë solemne kushtuar një personaliteti të shquar a një ngjarje historike të shënuar. Odeon /i gr. odeion - sallë koncertesh; ndërtesë e rrumbullakët për shfaqje muzikore te grekët e vjetër. Odë /a turq. oda - dhomë pritje, oda ekonomike. Odioz /e lat. odiosus - i neveritshëm, i pështirë, i urryer, i gërditshëm. Odise /ja gr. Odysseia - mbreti i Itakës, eposi i Homerit. 2. fig. bredhje, avantura të jashtëzakonshme.Odontologji /a lat. odontologia - shkenca mbi dhëmbët e mbi sëmundjet e tyre. Odontolog /u lat. specialisti i sëmundjes së dhëmbëve. Odontoterapi /a lat. mjekimi i dhëmbëve.Ofendim /i lat. ofendere - fyej, fyerje. Ofendues /i lat. ofendere - fyesi, ai që fyen dikë. Ofendoj lat. ofendere - fyej dikë. Ofensivë/a it. offensiva - usht. mësymje e njësive të mëdha për në luftë a beteja; sulm me goditje të mëdha luftarake.

Page 692: Behram Ismaku

692

Ofertë /a it. offerta - propozim për çmimin e mallit që shitet, nxerrja e një malli në treg për ta shitur. Ofertoj lat. oferre - shes, paraqes, propozoj a bëj ofertë. Oficer /i lat. officarius - kuadër ushtarak nga grada nëntoger deri te gjenerali. Oficiel /e fr. officiel - zyrtar.Ofiçinë /a it. officina - puntoria, ofiqar - nëpunës, ofiq; lokal i veçantë ku bëhen punime të ndryshme mekanike. Ofidiologji /a gr. ophis - gjarpër; shkenca që merret me studimin e gjarpërinjve. Ofiolatri /a gr. ophis latreia - adhurimi i gjarpërinjve. Ofiq /i lat. officium - detyrë, nëpunësi; nofkë, emër për tallje. Ofiqar /i it. officiale - nëpunës shtetëror, i ngarkuar me një detyrë të caktuar. Ofis /i ang. office - zyrë. Ofsajd /i ang. offiside - sport. pozitë jashtë lojës, pozitë e palejueshme që lojtari bën para portës së kundërshtarit. Oftalami /a lat. ophtalamia - mjek. pezmatim i syve. Oftalamografi /a lat. ofthalamos graphia -

Page 693: Behram Ismaku

693

përshkrim i syve. Oftalaoskop /i lat. ophtalmoscopium - aparat për shikimin e pjesës së brendshme të syrit. Oftamolog /u lat. ophtalmologus - mjeku specialist i syve.Ogiç /i sk. ugiç - dash, përçor, manar, qengj që i shkon pas bariut. Ograjë /a sk. ogradja - vend i rrethuar me gardh ku kullotë bagëtia. Ogur /i turq. ugur - fat, shenjë e mirë që parashikon fat. Ogurbardhë / a turq. fatbardhë, ogurzi fatzi; ogurzezë.OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara (UNO). Okluzioni nlat. occlusio/nis - mbyllje, pengesë. Okluziv /e lat. që pengon, tingull pëlcitës i bashkëtingëlloreve mbylltore.Okej ang. okay o.k. në rregull. Okarinë/a it. ocarina - instrument muzikor me frymë, nga parceloni me 10 bira. Okë /a turq. okka - njësi e vjetër peshe rreth një kgr. e një çerek, enë që zë një okë, 1282 gram peshë.

Page 694: Behram Ismaku

694

Oksid /oj fr. oxyde - i thartë, i ashpër, ndryshku; bashkimi i O2 me një metal apo. Oksford /i ang. oxford - goditja e topit me thembër. Oksifoni /a gr. oxys phonia - muz. zë i mprehtë, i hollë dhe kumbues. Oksigjen /i lat. oxygenium O - i thartë krijim, gjenezë ; kim. gaz pa ngjyrë, pa erë, pa shije, që përbën 1/5 e ajrit . Oksihidrat /i kim. gr. oxys hidrat - kim. bashkimi i O me ujë. Oksimoron /i gr. oxis moros - figurë stili me kuptime të kundërta p.sh. vjedhës i ndershëm, një budalla i urtë; një i vdekur i gjallë, heshtje zëmadhe. Oksiopi /a lat. oxyopia - symprehtësia. Oksiton /e gr. oxys tonos - fjalë me theks fundor. Oktan /i gr. okto - tetë, kim. bashkim i karbonit me oksigjen, përbërës i naftës dhe benzinës; një molekulë oktan përmban tetë atome karboni. Oktant /i lat. octans – I /8 e rrethit, këndi 45 shkallësh, instrument këndmatës. Oktavë /a lat. octavus - varg prej 8 notash. Oktet /i lat. octo - grup muzikor prej 8

Page 695: Behram Ismaku

695

instrumentesh dhe 8 këngëtarësh. Oktogon /i lat. octo gony - 8 këndësh.Okulacion /I lat. oculatio/ nis - shartimi, zbutja e bimëve. Okular /i lat. ocularis - qelqi i instrumenteve optike për shikim. Okulist /i lat. oculus - mjek specialist i syve. Okulistikë /a lat. oculus it. oculistica - dega e mjekësisë që studion sëmundjet për sy. Okultacion /i lat. occultatio nis - astr. zënja e një trupi qiellor nga një tjetër. Okupator /i lat. occupator - pushtues. Okupim /i lat. occupare - pushtim. Okupacion /i lat. occupatio nis - marrje, pushtim i teritoreve të huaja. 2. fig. zënja me një problem, brenga. Olegemi /a lat. oligaemia - anemi, pagjakësi, pakësim i gjakut. Oligocen /i fr. oligocene - epokë e tretë e zhvillimit të korës së tokës, shtresa qymyri të murrmë. Oligofreni /a lat. oligophrenia - prapambetje mendore, psikike; mendjengushtësi. Oligomerë /t gr. oligosmeros - zool. kafshë trupi i të cilave ka pak nyje.

Page 696: Behram Ismaku

696

Oleum /i lat. oleum - thartirë e tymosur që përdoret në industrinë kimike, kopjim foto. Oligarki /a gr. oligarchia - sundim i një vendi nga një pakicë skllavopronarësh dhe aristokratësh, sundim ekonomik dhe politik, qeveri oligarkike. Oligopol /i, oligopson /i fr. oligopole - treg. situatë tregtare kur pak shitës e kanë në dorë tërë prodhimin. Oliguri /a lat. oliguria - mjek. pakësim i bërjes së shurrës, për shkak të sëmundjes.Olimp /i gr. Olympos - mal në Thesali të Greqisë ku, sipas mitologjisë greke rronin perënditë. 2. kulmi, zeniti, arritja më e lartë, në Olimp të shkencës. Olimpiadë /a gr. olympiados - lojëra olimpike , garë e madhe sportive nga shumë lloje të sportit e që mbahen çdo katër vjet. Olivë /a lat. oliva - bot. ulli, trupi dhe fyti i ullirit. Olivikulturë lat. ullishte.Om /i Ohm, emri i fizikantit gjerman; fizikë - njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike Om. Omartrit /i lat. omarthritis - mjek. pezmatimi i supit. Ombrellë /a fr. ombrelle - çadër dore.

Page 697: Behram Ismaku

697

Ombrometër /ri gr. ombros metron - aparat për matjen e shiut, reshjeve. Omëletë /a fr. omelette - gjell. ve e tundur dhe e fërguar. Omfalit /i lat. omphalitis - mjek. kërthizë, pezmatim i kërthizës së foshnjës. Omikron /i gr. ö-mikron - O e vogël, shkronja e 15 e alfabetit grek. Ominoz /e lat. ominosus - i kobshëm, ugurzi, ogurzi.Omne minium nocet lat. çdo gjë që është e tepërt dëmton. Omnia mea mecum porto lat. çdo gjë që është e imja e bart me vete ( kjo është fjalë e urtë e dietarit grek Bijantit, për të cilin pasuria më e madhe ishte mençuria e tij ). Omnia praeclara rara lat. gjërat e shkëlqyeshme janë të rralla. Omnia vincit amor lat. dashuria fiton çdo gjë. Omnibus lat. omni - të gjithë; autobus me shumë karriga. Omnibus-film lat. omnibus film - film artistik prej disa tregimesh të një ose disa autorëve që kanë një motiv ose një personazh të përbashkët.

Page 698: Behram Ismaku

698

Omnipotencë /a lat. omnipotentia - mundësi e përgjithshme. gjithëmundësi, plotfuqi. Omnium cocensu lat. me pajtimin e të gjithëve. Onagër /ri gr. onagros - gomar i egër i Azisë. 2. aparat lufte i romakëve për hedhjen e gurëve. Onani /a lat. onania - vetëkënaqësi jonatyrore e epshit seksual, pa partner duke i ngacmuar organet seksuale (sipas biblikut Onan që vepronte kështu - krah. masturabacion ). Ondulacion /i fr. ondulation - valëzim flokësh, dredha-dredha, valë-valë. Ondulator /i fr. ondulateur - tek. aparat për matjen e valëve ose të valëzimeve. Onduloj fr. onduler - valëzoj, dredhi flokët te flokëtari, i onduluar ose i valëzuar. Onikofagji /a lat. onychophagia - thua dhe brej; mjek. epsh i njeriut për t’i brerë, hëngër thonjët. Oniks /i gr. onyx - gur i çmuar, shërben për stolisje. Oniki /a lat. onychia - rritja, hurja e thoit në mish. Oniomani /a lat. oniomania - marrëzi, çmenduri, ves a epsh i blerjes së gjërave me nevojë e panevojë.

Page 699: Behram Ismaku

699

Onirizëm /mi lat. onirismus - gjumë a ëndërr; mjek. gjendje e turbullt psikike si në ëndërr a në agoni. Oniromant /i gr. oineiro manteia - shpjegim a profetizim njeriu, shpjeguesi a profetizuesi i ëndrrave. Onkolog /u lat. oncologus - tumor dhe dije; mjeku specialist për sëmundjet e tumorëve. Onkologji /a lat. oncologia - dega që studion tumorët. Onkolgjik /e lat. oncologicus - shkeca e tumorëve ose klinika.Onomastikë /a gr. onomastikos - emërtues, degë e gjuhësisë që studion emrat e përveçëm si dhe toponomastikë - emrave gjegrafik (onomatologjia). Onomasiologji /a gr. onomasia - emërtimi, shkenca që studion emërtimet e frymorëve e sendeve, zanafillën dhe kuptimin e emrave. Onomastikon /i gr. onomastikon - fjalorthi i emrave të përvçëm, patronimeve ( llagapeve ), emrave gjeografikë, mbiemrave e emrave familjarë, fisi, çdo nofkë, çdo emër vendi e uji etj. Onomatope /ja lat. onomatopeia - imitoj, bëj; tinguj imitimi sendi, frymori a dukurie etj. mjau, kikiriku, ciu-ciu, ham-ham.

Page 700: Behram Ismaku

700

Ontogjenezë /a lat. ontogenesis - procesi i zhvillimit të qenies që nga zanafilla deri te pjekuria e plotë e saj; historiku i qenies që nga fillimi deri te mbarimi. Ontologji /a lat. ontologia - shkenca që studion qeniet.OO gr. oon - ve, vezë; parashtesë e kompozitave. Ooforit /i lat. oophoritis - mjek. pezmatim i vezoreve. Ooforopati /a lat. ooforopathia - sëmundja e vezoreve. Oogami /a gr. oon gamia - martesa, pjellja, bashkimi i qelizave vezore me spermatozoid. Oogoni /a lat. oogonia - lindje, qeliza e vezëve , qeliza e kërpudhave. Oogjenezë /a lat. oogenesis - krijim, lindje; zhvillimi i embrionit, i ovullës vezore. Oologji /a lat. oologia - shkenca që studion vezët e shpendëve. Oospora gr. embrioni i vezëve. OP. shkurt lat. opus - vepër. Opal /i gr. mineral pa formë me ngjyra si o2h2o një gur i çmuar. Opeli / një markë automobilash, sipas krijuesit të fabrikës Adam Opelit. Operacioni lat. operatio /nis- mjek. operim,

Page 701: Behram Ismaku

701

ndërhyrja e kirurgut me thikë ose mjet tjetër operimi në trupin e një të sëmuri për ta shëruar; operacion luftarak ose luftë e organizuar me qëllime strategjike; veprimi që bëhet për ta prodhuar një makinë. Opera et studio lat. me përjekje dhe me zell. Opera selekta lat. vepra të zgjedhura. Operatikë /a lat. operationio nis - usht. teoria dhe shkathtësia e përgatitjes dhe e bërjes së operacioneve ushtarake. Operativë /a lat. operativus - që vepron, usht. që ka të bëjë me veprime luftarake ose me operacione, veprime financiare; praktik, veprues që ndërmerr operacione me iniciativë. 2. detyra që merr i zgjidhë shpejtë në mënyrë operative. Operator /i lat. operator - veprimtar, veprues, punëtor i përgatitur për një profesion të caktuar. 2. kinem. kinooperator, ai që inçizon një film, ai që shfaq një film në kinema. 2. mjek kirurg që bën operacione. Operetë /a it. operatta - operë e vogël, vepër muzikore. Operë /a it. opera - vepër, vepër muzikore që luhet në skenë me orkestër, këngëtarë dhe balet, program operistik.

Page 702: Behram Ismaku

702

Opinion /i lat. opinio nis - mendimi, mendim i përgjithshëm për dikë; mendim që mbizotëron në një kolektiv , mendim publik. Opium /i lat. opium - lëng hashashi, lëng i trashë qumështor me veti helmuese, dehëse, gjumëdhënëse; nxirret nga kokrrat e hashashit, ruhet në trajtë pluhuri dhe përdoret në mjekësi. 2. që turbullon mendjen e njeriut, pengon për t’i parë gjërat ashtu siç janë. Oponencë /a lat. opponens - recension, mendimi kritik për vlerën e një vepre shkencore letrare. Oponent /i lat. opponentis - ndajvënje, recension, mentori që është caktuar për të dhënë vlerësimin kritik të një vepre. Oportun /ist lat. opportunus - i volitshëm përshtatshëm, i lëkundshëm. 2. njeri pa parime që bën lëshime kundërshtarit, armikut për interesa personale të çastit, ai që ha me dy lugë, ai që shko me fituesin. Opoterapi /a lat. opotherapia - mjekimi i të sëmurëve me anë të ekstrateve të gjëndrrave ose të indeve të kafshëve. Opozicion /i lat. oppositionis - kundërvënje një tjetri, një njeriu ose opcioni, një trupi qiellor me një tjetër.

Page 703: Behram Ismaku

703

Opozitë /a lat. oppositum - kundërvënje; parti që me veprimtarinë e saj i kundërvihet pozitës, partisë që ka pushtetin; që i kundërvihet qeverisë për ta marrë vetë pushtetin dhe udhëheqjen, opozitarët e parlamentit, ajo që zhvillon një veprimtari të tillë është opozita. # kund. pozita.Optacion /i lat. optatio /nis - dëshirë; zgjedhje e shtetësisë sipas dëshirës. Optant /i lat. optantis - është ai që gëzon këtë të drejtë. Optativ /i lat. optativus - dëshirorja, mënyra dëshirore e foljes.Optikë /a gr. optikos - pamor, pamje; degë e fiz. që studion dritën si dhe ligjet e të pamurit, tërësia e aparateve ose e instrumenteve që janë të paisura me thjerrëza të ndryshme. Optik /u lat. optikos – pamor; specialisti i optikës. Optimal /e fr. optimal - më i miri moment, më e mira kohë për të bërë diçka; afat optimal, i përshtatshëm. Optimist /i fr. optimiste - besim në suksese, përfundime; besim se gjithçka do të përfundojë mirë e më mirë. Optimizëm /mi lat. optimisme - të qenët në qejf, qëndrim plot gjallëri e gëzim në jetë e në punë,

Page 704: Behram Ismaku

704

prirja për të shikuar anët e mira. Optimum /i lat. optimum - ajo që është më e mira, më e përshtatshme. Optometri /a lat. optikos metria - matja dhe konstatimi i forcës pamore. Opulencë /a lat. opulentia - pasuri e madhe, salltanet, shkëlqim në stoli. 2. plëngprishje. Opulent /i lat. opulentus - i pasur; poseduesi i pasurisë, plëngprishësi. Opus /i lat. opus - veprat lerare, veprat shkencore, të gjitha veprat e një shkrimtari, artisti ose shkencëtari. 2.opusi letrar i veprave të Kadaresë. 3. muz. opusi i veprave të kompozitorëve Kosovarë.Oqean /i gr. okeanos - hapsirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet midis kontinentesh: Oqeani Paqësor, Oqeani Indian: sasi e pamasë: oqean lotësh, fëmijësh. Oqeania gr. grupi i ujëdhesave në Oqeanin e Qetë të cilin e përbëjnë Melanezia, Mikronezia dhe Polinezia. Oqeanolog /u specialist i oqeanisë.Ora pro nobis lat.” Lutu për ne! “ Oratori /a lat. orator - gojtaria, mjeshtria e të folurit.

Page 705: Behram Ismaku

705

Oracion /i lat. oratio /nis - të folur, bisedë, oratori. Orakull /i lat. oraculum - profeci, hyjnia që profetizonte; ai që paraqet mendimet e parashikimet e veta si të vërteta.2. dikur priftërinjtë paganë që parashikonin të ardhmen dhe folnin në emër të hyjnive. Oral /e fr. oral - gojor, i gojës, zanore orale, zanore gojore. Orangutang /u - majmun i Sumatrës pa bisht që i ngjan njeriut. Oranzheri /a fr. orangerie - portokallishte, kopshti, serra në xhame e portokajve. Orbis terrarum lat. globi tokësor, toka, bota. Orbitë /a lat. orbita - vërragë e rrotës, rrugë; astr. rruga që përshkon në hapsirë një trup qiellor natyror ose artificial, Orbita e Tokës. 2. rrugë e lakuar që përshkohet nga diçka. 3. orbita e elektronit, rrethi i veprimit të dikujt, diçkasë. 4. anat. zgavra e syrit a gropa e kokërdhokut (orbita e syrit ).Orden /i lat. ordo - rend ; shenjë a pllakëz prej metali me ndonjë simbol në te, që i ipet dikujt për merita : në luftë, në punë,në gara sportive etj. Ordinancë /a it. ordinanza - ushtarak pranë një oficeri të lartë a pranë një komande për të kryer

Page 706: Behram Ismaku

706

disa detyra ndhmëse. Ordinacion /i lat. ordinatio nis - vendi, dhoma ku i viziton mjeku të sëmurët.Ordinar /i lat. ordinarius - i rregullt, i zakonshëm, i përditshëm, që ka titull profesional; profesor ordinar i universitetit. Ordinarius lat. titull i mjekut që është në krye të një reparti. Ordinatë /a it. ordinata - mat. njëra nga koordinatat, që shërbejnë për të përcaktuar vendin e një pike në rrafsh ( tjetra quhet abshisë ). Ordinoj lat. ordinare – pranoj; marr të sëmurët në mjekim për t’i shikuar e për t’u dhënë barna.Oreks /i gr. oreksis - uri, shije, ëndje, dëshirë për të ngrënë; etje për të pasur diçka. 2. dëshirë lakmi për t’ia arritur diçkaje. Orendi /të sll. ordie - vegël; sende, paisje, mobile shtëpie, për zyre: trueza, musendra, vitrina. Oreol /i fr. aureole - i artë, i praruar. 2. nimbus a kurorë e pikturuar për kokën e një të shenjt për famë, autoritet.Orfe /u gr. Orpheus - këngëtar nga mit. greke me zë të jashtëzakonshëm, i cili me këngën e bukur lëvizte drunj e gurë, zbuste egërsirat. Organ /i gr. organon - mjet a aparat. 1. fiziol.

Page 707: Behram Ismaku

707

pjesë e trupit të qenjeve të gjalla, bimëve që kryejnë një funksion të caktuar: organi i të dëgjuarit, organi i tretjes. 3. organ shtetëror ose institucion shtetëror. 4. gazeta ose një revistë periodike organi botues. Organik /e gr. organikos - që u përket organeve nga bota e gjallë, që ka lidhje gjenetike me qenje të gjalla, që është formuar nga mbeturinat e bimëve ose të kafshëve, lëndë organike. Organikisht gr. organikos - në lidhje të ngushtë e të natyrshme. Organizëm /mi lat. organismus - trupi, të gjitha organet që ka Organizatë /a fr. organisation - ndërtim, strukturë; bashkim politik, ekonomik që ka qëllime të caktuara, kryejnë veprimtari të rregullt në bazë të statutit , rregullores e normave të caktuara shoqërore. Organizoj fr. organiser - ndërmarr një punë dhe bëj përgatitje të nevojshme që të realizohet. Organo /ja it. organo - muz. vegël muzikore me frymë. Organografi /a gr. organon graphia - përshkrimi i organeve. Organologji /a gr. organon logia - shkenca që studion organet e qenjeve të gjalla.

Page 708: Behram Ismaku

708

Organon /i gr. organon - filoz. mjet për njohjen e së vërtetës. Organoterapi /a gr. organon therapia - mjekimi i të sëmurëve me organe të kafshëve ose me ekstrakte të këtyre organeve. Orgazmë /a gr. orgasmos - ejakulacioni, kulmi i kënaqësisë seksuale. Orgule /t gr. organon - muz. instrumenti më i madh muzikor me frymë që mbahet në kisha katolike e protestane. Orgji /a lat. orgia - festë e hareshme kushtuar Dionisit, dëfrim i shfrenuar duke pirë e duke kënduar. Origami /a gr. origami – shkathtësi për të bërë figura të llojllojshme nga letra në Japoni. Orient /i lat. oriens - lindja si anë e horizontit, orientale a lindor, vendet e lindjes, orjentalist studjues, dietar i gjuhëve orientale Lindja e largët ( India ). Oriental /e lat. orientalis - vendet orientale; gjuhët orientale ( sanskrite, turke, arabe, persiane ) Orientalistikë /a lat. orientalis - shkenca që merret me studimin e popujve, vendeve dhe gjuhëve orientale. Orientim /i fr. s’orienter - përcaktim i vendit dhe i drejtimit sipas shenjave në natyrë ose sipas anëve

Page 709: Behram Ismaku

709

të horizontit; pikat e orjentimit. Orientoj lat. s’orienter - drejtoj, udhëzoj, i tregoj rrugë që duhet ndjekur. Orientohem lat. s’orienter - gjej rrugën sipas anëve të horizontit ose me busollë. Origjinal /i lat. originalis - burimor, fillestar; dorëshkrim i parë i një vepre, trajta e parë e një dorëshkrimi. 2. vepra burimore e një autori e papërkthyer e paribotuar a kopjuar nga një tjetër. 3. shtypshkr. dorëshkrim a kopje e shtypur me makinë që shërben si bazë për radhitjen e tekstit. 4. shkrimtar origjinal që ka mënyrën e vetë të krijimit, ide origjinale, sjellje dhe qëndrime të veçanta të dikujt jo të zakonshme: njeri origjinal. Origjinë /a lat. originis - fillim, burim, lindje, krijimi i diçkaje, prejardhje, zanafillë, origjina e njeriut, popullit. Oriz /i gr. oryzon - bot. bimë njëvjeqare e vendeve të ngrohta me të cilën bëjmë pilaf. Orion /i gr. orion - mit. gr. gjuetar, div njeri i madh e i bukur. 2.grumbulli i 136 yjeve në qiellin verior, që shihen me sy. Orkan /i sp. huracan - erë shumë e fortë uragan, ciklon. Orkestër /ra gr. orchestra - muz. tërësia e muzikantëve, tërësia e veglave kur luhet një vepër

Page 710: Behram Ismaku

710

muzikore, vendi ku vendosen veglat e muzikantët. Orkestral /i gr. orchestra fr. orchestral - grupi orkestral. Orkestrion /i gr. fr. orchestrion – muz. instrument që imiton zërin e orkestrës. Orkestroj fr. orchestere - muz. luaj një vepër muzikore. Orkide /ja fr. orchide - pamje, dukje; bot. lule zbukurimi e vendeve të nxehta. Orkit /i lat. orchis - vezë, mjek. pezmatim i vezoreve. Orl /i sll. orl - zool. shqiponjë, shqipe. Orman /i turq. orman - pyll, dru, raft, dollap për libra, rrobe. Ornament /i lat. ornamentum - zbukurim piktural, grafik ose skalitës në dru, në ndërtesa , në pëlhura e të tjera ( artizanate ). Ornitofil /i gr. ornis philos - zog a shend i dashur, mik ose bimë ornitofile. Ornitofobi /a gr. mjek. frika nga shpendët. Ornitolog /u lat. ornithologus - eksperti i shpendëve. Ornitozë /a lat. ornithosis - mjek. dhimbja virale që i shkaktohet njeriut nga shpendët, zogjtë, pëllumbat e papagajt. Oro gr. oros - kodër, bjeshkë.

Page 711: Behram Ismaku

711

Oronim /i gr. emër kodre ose bjeshke. Orograf / i/a gr. specialisti që merret me orografi ose përshkrimin e kodrave, bjeshkëve, relievit të tokës. Orogjenezë /a gr. orogenesis - lindje, krijimi dhe formimi i maleve. Orometri /a gr. oros metron - shkenca që merret me matjen e lartësive, maleve. Ortikon /i gr. orthos - gyp i katodës në kamerën e tv, tipi i përsosur i ikonoskopit. Orto gr. orthos - i sheshtë, i rrafshtë. Ortodoks gr. orthodoksos - besimplotë, besim i vërtet, dogmatik, kishë ortodokse, që i përmbahet me kokëfortësi një gjëje. Ortodokës /i gr. fe e krishterë që lindi dhe mbizotërojë në Perandorinë Bizantine përball katolicizmit të përhapur në botën perëndimore. Ortodromë /a gr. orthos dromos - av. det. pika më e shkurtë që lidhë dy vende kryesore, loksodroma. Ortoepi /a gr. orto epos - drejtshqiptimi i fjalëve në një gjuhë letrare. Ortofonometër /ri gr. orto phone metron - aparat për matjen e drejtshqiptimit të fjalëve të belbanëve. Ortofreni /a gr. orto phren - shpirt; shkenca që merret me studimin e zhvillimit shpirtëror a psikik. Ortogon /i gr. orto gonia - drejtkëndësh, gjeom.

Page 712: Behram Ismaku

712

kënddrejtë. Ortogonal /e gr. orto gonia - trekëndësh kënddrejtë. Ortografi /a gr. orto graphia - gjuh. dretshkrimi, sistem rregullash për t’i shkruar drejt fjalët e një gjuhe letrare. Ortogjenezë /a gr. orto genesis - fill, krijim, lindje; zhvillim i drejtë i qenjeve të gjalla. Ortoid /i gr. orto eidos - gjeom. katërkëndësh. Ostrokromatizim /i gr. orto chromatos - ngjyrë ; vetia e pllakave foto. e filmave për të marrë saktësisht ngjyrat e spektrit e për t’i transmetuar ashtu si i sheh syri i njeriut. Ortometër /ri gr. orthos metria - matje e drejtë. Ortopedi /a lat. ortho pedia - fëmijë; mjek. degë e mjekësisë që merret me studimin e shtrembrimeve të eshtrave e muskujve, në fillim ishte vetëm për fëmijë tani edhe për të rritur. Ortoskop /i lat. orthoscopium - lloj dylbie për të marrë në shenjë. Ortotonik /e gr. orthos tonos - gjuh. shqiptimi drejtë i fjalëve me theks të qëndrueshëm. OS gr. kim. osmium. Osarium /i lat. ossarium - eshtër; varrezë me eshtra, ose me pluhurin e të djegurëve. Oscilacion /i lat. oscillatio nis - dridhje, lëkundje,

Page 713: Behram Ismaku

713

luhatje e trupave që mund të tunden. Oscilim /i lat. oscillo oscillare - dridhje, luhatet. Oscilograf /i fr. oscillographe - fiz. instrumenti që regjistron dridhjet elektrike. Oscilogram /i fr. oscillograme - fiz. paraqet vijat e dridhjeve të diçkasë. Oseinë /a lat. osseinum – anat. materja, lënda që përmban ashti. Osifikacion /i lat. ossificatio onis - eshtërzimi i një sendi, këthimi i një send në asht. Oskar /i hero; sipas producentit Oskar, figurë e bronztë, një kalors i holivudit i mbështetur mbi dorezën e shpatës, figurë e praruar sipas producentit oskar. 2. akademia e artit dhe shkencës së holivudit jep shpërblime për arritje më të suksesshme të filmit joamerikan. Osman /i turq. ar. utman - zog i kuqedrës, i dragoit. Osman / emri i sulltanit të parë turk, Perandoria Osmane në turqi. Osmium /i lat. osmium - metal me erë OS me peshë atomike 190,8 përdoret për tela të poçeve. Osmozë /a gr. osmos - shtyrje, shtypje; thithja e një lënde nga një tretësirë, nëpërmjet një cipe me vrima shumë të vogla; bën shtypje për të kaluar membranën.

Page 714: Behram Ismaku

714

Ostalgji /a lat. ostalgia - dhembje e eshtrave. Osteolog /u gr. osteon lat. osteologus - mjek specialist për sëmundjet e eshtrave. Osteomë /a lat. osteoma - tumor eshtrash. Osteomielit /i lat. osteomyelitis - inflamacion eshtrash. Osteoplastik ë /a lat. osteoplastica - operacion plastik i eshtrave. Osteoporozë /a lat. osteoporosis - vrimat që paraqiten në eshtra te pleqtë. Ostereosintezë /a lat. osteosynthesis – mjek. ngjitja e eshtrave me tela, shufra hekuri. Osteomalaci /a lat. osteomalacia - mjek. zbutje eshtërash. Ostentativ /e lat. ostentativus - i qartë, konkret, lavdidashës. Ostit /i lat. ostitis - mjek. pezmatim i eshtrave. Ostlandi < gjerm. Estonia, Letonia, Lituania, Bellorusia gjatë okupimit nazist gjerman. Ostracizëm /mi gr. ostrakismos - dëbim me tulla nga kuvendi popullor në Athinë, për të fituar votimet. Otalgji /a lat. otalgia - mjek. dhembje e veshit. OTC ang. Organizata e Bashkimit Tregtar. Ovacion /i lat. ovatio nis - duartrokitje, e priten me ovacion, me duartrokitje me brohoritje, thirrje

Page 715: Behram Ismaku

715

publike. Oval /e lat. ovalis - vezë, vezore. 2. gjeom. elips, vijë e lakuar. Ovarial /e lat. i vezoreve. Ovarit /i lat. ovarialis - ovarik, i vezoreve, inflamacion i vezoreve, dhembje e vezoreve mjek. ovarialgji. Ovogjenezë /a lat. ovogenesis - procesi i krijimit të vezëve nga qelizat e vezorëve; mjek. konstatimi ose përcaktimi i seksit sipas vezës. Ovoskop /i lat. ovum skopeo - aparat elektrik për të vëzhguar freskinë e vezëve dhe zhvillimin gjatë kohës së inkubacionit. Ovulacion /i lat. ovum latio nis - koha e ngrohjes, klloqkës deri në dalje të zogut nga veza. Ozenë /a lat. ozaena - mjek. dhembja e mukozës së hundës, që shkakton një erë të keqe. Ozon /i gjerm. Ozon - kundermon, lëshon erë. 2. kim. O3 gaz oksidues me erë të fortë, shërben për pastrimin a dezinfektimin e plagëve ose sendeve tjera. Ozonator /i gr. ozo - kim. aparat për përftimin e ozonit. Ozonometër /ri gr. ozein metron – kundërmon; kim. aparat që mat sasinë e ozonit në ajër. Ozostomi /a gr. ozein - kundermon, i vjen era;

Page 716: Behram Ismaku

716

mjek. era e pakëndshme e gojës. Pablo Picasso 1881 – 1973 Spanjë qe piktor me famë botërore, pikturës moderne. Pacient /i lat. patiens - i smuri që ka shkuar të vizitohet te mjeku. Pacifizëm /mi fr. pacifisme - paqe, paqësor; rrymë politike që predikon paqe midis popujve, tendencë për eliminim të luftës. Paçe /ja turq. paça - gjellë e lëngshme me copa të vogla mishi, gjellë mëngjesi. Padron /i it. padrone - pronari i një pasurie. Padishah /u turq. padisah - titull i sulltanit Osman. Paftë /a turq. pafta - kopsë për dritare e dyerë, kopsë çifte. Pagan /e lat. paganus - fshatar, njeri i pashkolluar, Paganizëm /mi lat. paganismus - rrymë e atyre që besojnë në shumë zotëra, hyjni. # kund. monoteist lat. besimi në një zot. Pagodë /a port. Pagoda - faltore e Budistëve, figurë e ndonjë shenjëtori. Pajton /i fr. phaeton - karrocë me katër rrota dhe me baestra, mjet për udhëtime. Paketë / a fr. paquet - kuti e vogël prej kartoni; pako /ja e cigareve.

Page 717: Behram Ismaku

717

Pakt /i lat. pactum - traktat, marrëveshje midis dy shteteve të mëdha për çështje politike. Palaço /ja it. pagliaccio - qesharak, njeri i ulët i pakarakter. Palad /i it. palad - kim. Pd. metal që shërben për instrumente precize dhe si katalizator. Palafit /i fr. palaffite - shtëpi e ndërtuar mbi ujë , zakonisht me hunj, për t’u mbrojtur nga kafshët dhe armiqtë. Palatal /i lat. palatum - qiellzore, tingull qiellzor ose palatal. Paleo gr. palaios - i vjetër, i hershëm. Paloantropologji /a gr. paleo antrpologi - shkenca që studion racat e njerëzve. Paleografi /a gr. paleo grafi - shkenca që studion shkrimet, historinë e gjuhës. Paleolit /i gr. paleo lithos - periudha më e hershme e kohës së gurit. Palestër /ra gr. palaistra - sallë e madhe e paisur me vegla të posaçme për të zhvilluar ushtrime gjimnastikore. Palinodi /a lat. palinodia - mohim i një vjershe tallëse me një lëvdatë të re. Palmetë /a fr. palmette - kabinë, odë e vogël në anije. Palombar /i it. palombaro - zhytësi që punon nën

Page 718: Behram Ismaku

718

ujë me një veshje teshash të posaçme. Pallamar /i turq. palamari - litar i trashë për të lidhur anijet, litar i spirancës. Pallangë /a turq. palangri - llozi i derës, secila nga lopatat e dërstilës. Pallat /i lat. palatium - ndëtesa shumëkatëshe, dikur e një perandori a mbetërie. Pallë /a turq. pala - shpatë me dy presa, shul lloz dere, plor. Pamflet /i fr. pamphlet - shkrim i shkurtër satirik me temë aktuale që godet ashpër një njeri a një shfaqje të jetës shoqërore e politike, ai që shkruan këta është paamfletisti. Pan gr. pan - gjithë, mbarë: panshqiptare, gjithëshqiptare, mbarëshqiptare. Panair /i turq. panayir, gr. panegyris – treg i madh ku shiten mallrat, pazar i madh, ekspozitë prodhimesh bujqësore nga krahina, vende të ndryshme, panair i librit, një kësi lloj tregu në të kaluaren bëhej një herë në vit nëpër fshatra të mëdha me rastin e një feste fetare. Pancir /i gjerm. panzer - parzmore, veshje nga metali, e gjatë deri në brez që mbronte luftëtarët ndër luftëra. Panegjirist /i lat. panegyricus - ai që shkruan lavdata (panergjike)

Page 719: Behram Ismaku

719

Panik /u gr. Pan emër i zotit <frikë e madhe që zë një turmë ndoshta edhe pa arsye. Pankartë /a fr. pancarte - transparencë, fletë kartoni e ngjitur në një shkop me parulla atuale në demonstratë, miting a ndonjë manifestim tjetër. Pankreas /i gr. pan kreas - mish, gjëndërr e zgjatur, nën stomak në të majtë. Panlogjizëm /mi gr. pan logos - filoz. ajo që ekziston është racionale, dhe se ajo që është racionale ekziston. Panoramë /a gr. pan horama - pamje e natyrës që rrok syri, pejzazh. Panteon /i lat. pan theon - gjithë perëndishëm, tempull fetar a ndërtesë e vjetër madhështore ku ruhen eshtrat e njerëzve më të shquar të një kombi a të një vendi. Panteizëm /i ang. pantheism - botkuptim filozofik që sheh natyrën si mishërim të zotit. Pantofël /la gjerm. pantofel - heqla prej lëkure a plishi që mbathën brenda nëpër shtëpi, papuqe turq, gjurmashka të sheshta, lehtosha. Papat /i it. papato - pushtet, autoritet papnor. Papë /a lat. papa - titulli më i lartë në kishën katolike; kreu i kishës katolike dhe i Vatikanit. Papirus /i gr. papyros - kallam i vendeve të nxehta që shërben për letër.

Page 720: Behram Ismaku

720

Paradë /a fr. parade - parakalim i trupave ushtarake. Paradentozë /a lat. paradentosis - sëmundja kronike e mishit të dhëmbëve. Paradigmë /a gr. paradeigma - model fjalësh; tërësia e trajtave gramatikore që merr një fjalë. Paradoks /i gr. paradoksos - i papritur, mendim që bie në kundërshtim me atë që deri sot është pranuar si e vërtetë; e pabesueshme në fillim por që e ka arsyen e vet dhe mund të jetë e vërtetë. Paradoksal /e gr. paradoks - jo i zakonshëm, i çuditshëm. Parabolë /a lat. parabolicus - mat. vijë e lakuar e hapur me pika të barazlarguara nga qendra. Parafango /ja it. parafango - fletë e metaltë në trajtën e një gjysmë rrethi , që mbulon nga sipër rrotën e makinës, të biçikletës etj. Parafizë /a gr. paraphysis - njomëz, fidan, filiz, lastar, bisk. Parafoni /a gr. parafoni - çrregullim tigujsh, çrregullin zëri. Parafrazë /a gr. paraphrasis - fjali a shprehje që jep në mënyrë përshkruese kuptimin e një fjale a të një shprehjeje të caktuar. 2. përkthim i lirë dhe i zgjeruar i një vepre, i një vjershe. Parafrazoj gr. paraphraser - përsëritë me fjalët e

Page 721: Behram Ismaku

721

mia mendimin e një tjetri. Paragraf /i gr. paragrapho - nënndarje e një kapitulli, e një ligji & pjesë e një teksti të shkruar që përfshin fjalitë nga njëra tek tjetra, kryerresht, kryeradhë me një shenjë të posaqme si ( & ) Parajsë /a gr. paradeisos< pers. pairidaeza - kopsht me lule, vend në qiell, ku çdo gjë është e bukur dhe e shkëlqyer, atje jetojnë shpirtat e të vdekurëve që nuk kanë bërë mëkate sa ishin të gjallë në këtë botë. # kund. ferri, vend ku shpirtat e vdekur vuajnë shumë për mëkatet që i kanë bërë në të gjallë të kësaj bote, sipas mëkateve që i kanë bërë. Purgatori, vendi, ura e purgatori ku ndodhën shpirtrat e atyre që nuk kanë bërë aq shumë faje sa të shkojnë në ferr; ura për ca mëkate midis ferrit dhe parajsës. Parakinezi /a gr. para kinesis - mjek. pengesa në lëvizje, ecje. Paralaks /i gr. parallaxis - astr. këndi nga i cili shikohet diametri ose orbita e tokës. Paralel /i gr. parallelos - secili nga rrathët e përfytyruar të lëmshit të tokës, që shkojnë paralel me ekuatorin në të dy anët e tij deri te polet dhe që shërbejnë për të përcaktuar gjërësinë gjeografike; vijë a drejtëz paralele me një tjetër që sa do që zgjatën nuk takohen njera me tjetrën.

Page 722: Behram Ismaku

722

Paralitik /u gr. paralytikos - që është i sëmurë nga paraliza, që ka ngecur në vend, i amullt. Paralogji /a gr. para logos - pengesa në logjikë dhe në të gjykuarit e shëndoshë gjatë të folurit. Paralizë /a gr. paralysis - mpirje, shtangje e trupit apo pjesë a gjymtyrë të trupit, humbje e aftësisë për të lëvizur, vepruar, humbja e ndjeshmërisë ndaj ngacmimeve, e paralizoj, e ndal në vend, e ngrin, ia humbas mundësinë të veprojë lirisht e gjallërisht. Parametër /ri gr. para metron - masë, mat. madhësi që ruan vlerën e saj të pandryshueshme vetëm në kushtet e një detyre a të një problemi të dhënë. 2. fiz. treguesi i njërës prej vetive themelore të një sendi, të një makine, të një sistemi a të një dukurie, të cilat përcaktojnë, gjendjen, regjimin e punës. Paramnezi /a lat. paramnesia - mjek. humbja e plotë ose e pjesërishme e kujtesës. Paranojë /a gr. paranoia - çmendje, mjek. kompleksi i ndjenjës, sëmundje e rëndë mentale, çrregullim i rëndë psikik. Parantezë /a fr. parenthese - secila nga kllapat e vogla që përdoren për të futur brenda një frazë, disa fjalë nga që nuk lidhën drejpërdrejt me ndërtimin e saj sintaksor. 2. fjalët ose fjalitë e tilla që futen në kllapa.

Page 723: Behram Ismaku

723

Parapsikologji /a gr. para psyche logia - pjesë e psikologjisë e cila merret me dukuritë që bazohen në proceset psikike e intelektuale që i përkasin: okulizmi e spiritizmi. Paraselen /i gr. para selene - harku i ndritshëm rreth Hënës. Parasilabik /e lat. parasyllabe - fjalë që ka numër të njëjtë rrokjesh. Parashutë /a fr. mjet i bërë prej pëlhure të hollë që shërben për t’u hedhur nga një aeroplan, parashutisti. Paravent /i it. paravento - stendë, perde e lëvizshme, si ndarje në ndonjë lokal, që shërben për t’i ndërruar rrobat etj. Parazit /i lat. parasitus - qenje e gjallë që rron mbi trupin e një qenje tjetër, ai që nuk punon por jeton në kurrizin e tjetërkujt, ai që bën një jetë të zbrazët e të kotë. Parcelë /a fr. parcelle - pjesë, një copë tokë e ndarë, parcelë për ndërtim. Parceloj fr. parceller - ndaj tokën në ngastra, brezare, lehë për ta punuar. Parcial /e fr. parcialis - i pjesëshëm. Paremiografi /a gr. shënim i fjalëve t’urta popullore. Paret /i it. parete - arkit. muri ndarës i një

Page 724: Behram Ismaku

724

dhome. Parforfe fr. parforfe - dënim i një ekipi për shkak të mosardhjes ose të ndërprerjes së lojës të paarsye. Parfum / i, parfumeri /a fr. parfumerie - kozmetikë. Paritet /i lat. paritas - barazi, pjesëmarrje e barabartë. Parku ang. kopsht me bimë, lule drunj, lodra e mjete të ndryshme për pushim e argëtim; autopark. Parkingu ang. vend parkimi për automobila. Parkometri ang. kohë parkimi i makinës. Parnas /i gr. parnas - malë në Greqi ku besohej se banonte Apolloni perëndia i poezisë dhe mbrojtësi i artit bashkë me 9 zanat si mbrojtëse t’arteve të bukura dhe të diturisë; fig. poetët e një populli ose parnasian. Parodi /a gr. parodia - imitim qesharak, satirik i një vepre letrare duke kritikuar anët e dobëta të saj e që zakonisht shoqërohen me muzikë. Parodizoj gr. parodi - imitoj stilin e një vepre letrare, e vë në lojë anën e dobët të saj, imitojë në mënyrë komike. Paroksiton /e gr. krah. paraoksiton - rrokja e fundit e theksuar. Paronim /i gr. paronymos - fjalë e afërme me një

Page 725: Behram Ismaku

725

tjetër për nga forma dhe tingulli p. sh. ara - arra, drita-dita, mali-malli; fjalë që janë formuar nga e njëjta rrënjë: punë-punim-punoj, punishte-punëtori. Particip /i lat. participium - pjesorja, trajtë e pashtjelluar e foljes. Participim /i lat. participare - pjesëmarrja, participoj ose marr pjesë së bashku me të tjerët në një punë. Partikull /a lat. particula - gram. pjesëz, fjalëz e pandryshueshme e ligjëratës si po, sidomos, mbase etj. Partikular /e lat. particularis - pjesor, i pjesës së dikujt; e drejta partikulare a pjesore mbi pronësinë, mbi një trashëgim. Partikularizëm /mi fr. particularisme - ndarje, përqarje, prirje për t’u ndarë. Partizan /i fr. partisan - ithtar, pasues i një çete; luftëtar LNç Partner /i ang. partner - ai që merr pjesë së bashku me të tjerë në një lojë, në një ndeshje, në një shfaqje etj. 2. keq. marrëveshje mes dy vetave. Parullë /a fr. parole - fjalë ose fjali e caktuar sipas një marrëveshjeje, fjali nxitëse me përmbajtje politike që mbahet fshehtë e që shpreh një kërkesë a detyrë të ditës, ide a parim, thirrje që bëhet nga

Page 726: Behram Ismaku

726

populli në një demonstratë, manifestim, marrëveshje e mshehtë në ushtri. Pasagjer /i it. passeggero - udhëtar në një mjet. Pasaportë /a it. pasaporto - letërnjohtim i posaçëm për udhëtime jashtë shtetit; dokument me të cilin paiset një makinë për përdorim. Pasate /t it. passare - kaloj, erëra të përhershme që fryjnë prej rrethit tropik kah ekuatori. Pasazh /i fr. passage - mbikalim, urë për kalimin e automjeteve e të këmbësorëve mbi një kryqëzim rrugësh a hekurudhash; fragment nga teksti i një libri, i një artikulli. Pasim /i fr. pas imi - hap; të ndjekurit e dikujt, shembulluit të atyre që ecën para nesh. Pasion /i fr. passion - dëshirë, prirje, dashuri e madhe, vrull i brendshëm për diç që të tërheq, e pëlqen shumë; i kushtohet me shpirt diçkaje. Pasiv /i lat. passivum - ai që rri e nuk merr pjesë në ndonjë veprimtari; nuk vetëvepron, i plogët, jo i gjllë, nuk mer pjesë në ndonjë prces, diç e shuar. Pasvitet /i lat. pasiv - mungesë e gjallërisë. Pasterizoj fr. Lluj Pasteri ngrohja dhe ftohja e menjëhershme e lëndëve ushqimore, për t’i ruajtur një kohë më të gjatë 100 gradë. Pastel /i it. pastello - laps i butë pikturash. Pastetë /a it. pastteta - gjellë e gatuar me mish të

Page 727: Behram Ismaku

727

grirë e makarona, konzervë. Pastë /a gr. paste - qull elbi; pastë dhëmbësh, pastë rroje, pastë xhamash. 2. pastë ëmbëlsire ose krem si zbukurime Pastëshutë /a pastiçoja it. pasta asciuta - gjellë makaronash. Pastiqeri /a it. pasticceria - ëmbëltore. Pastoral /e lat. pastoralis - baritore, bukolike, që paraqet jetën e bukur në gji të natyrës. Pasues /i krah. ndjekësi ose përkrahësi i ideve, pikëpamjeve të dikujt, ithtari. që vjen pas dikujt a diçkaje. Pasus /i lat. passus - hap, paragrf, pjesë e shkurtër e një teksti. Pasha /i turq. pasa - titull, qeveritar civil i një krahine, një sanxhaku ose i disa sanxhaqeve p.sh. Ali Pashë Tepelena. Patentë /a it. patente - i hapur; dokument autorësie për një shpikje. 2. dokument i një kursi për ushtrimin e një mjeshtrie; patentë shoferi. Paternalizëm /mi ang. paternalism - grupe shoqërore a kombe të tëra që trajtohen si të mitura dhe presin ndihmë atërore nga ata që janë më të zhvilluar. Patetik /e gr. pathetikos - shfaqje e zjarrtë dhe e ngritur e ndjenjave; ton patetik, patosi, frymëzim i

Page 728: Behram Ismaku

728

ngritur. Patinazh /i fr. patinage - rrëshqitje mbi akull, sport garash mbi akull. Patinë /a fr. patin - quhen këpucët e këtij sporti. Patinim /i fr. patiner - lëmuarja e fushës. Patllak e / ja turq. patlak - revole, gjashtare. Pato gr. pathos - vuajtje, sëmundje. Patofiziologji /a gr. pathos logia - mjek. degë që studion çrregullimet e funksionit të indeve dhe tërë organizmit. Patogjen /i lat. pathogenes - lind, krijohet, zë fill, nis jetën një baktere a mikrob që shkakton sëmundjen. Patogjenezë /a lat. pathogenesis - mënyra e zhvillimit të një sëmundje. Patologji /a gr. pathos logia - shkenca që studion shenjat e para të një sëmundjeje, shkaqet dhe zhvillimin e saj. Patriark /u gr. patria archos - prijës, kryetar fisi në bashkësitë primitive, krytar i familjeve të mëdha. 2. titull i kryetarit të kishës ortodokse, patriku a patriarku, njeri që sillet si sundimtar në familje a në një vend, njeri me pushtet të pakufizuar. Patriarkal /e lat. patriarchalis - njeri i lidhur me zakone të vjetruara, të cilave u ka shkuar koha, por ai nuk heq dorë nga ato zakone të jetës sa të

Page 729: Behram Ismaku

729

vjetruara aq të prapambetura; pushtet i kryefamiljarit, burrit ndaj gruas dhe anëtarëve tjerë në familje. Patriarkalizëm /mi lat. patriarkal izmi - sundim i plotë i burrit mbi gruan dhe anëtarët tjerë në familje ose edhe në marrëdhënjet shoqërore të patriarkatit periudhë e fundit e komunitetit primitiv. Patrikanë /a gr. patrichia - selia e patriarkut, kisha, zona, sistem i drejtimit të kishës ortodokse. Patriot /i lat. patriota - atdhetar, atdhedashës. Patriotizëm /mi fr. patriotisme - atdhetarizmi. Patron /i fr. patron - gëzhoja metalike në të cilën ndodhet predha, plumbi a ndonjë lëndë shpërthyese, kapsollë metalike e mbushur me barot. 2. pjesa metalike e fytit ku vendoset poçi elektrik, patrona për stilograf. 3. patroni mbrojtës i robërve romak, mbrojtës i shtëpisë a familjes. Patronazh /i fr. patronage - mbrojtje, përkrahje, kujdes për dikë nga një organ më i lartë shtetëror. 2. patronazh mjekësor fr. shërbimi mjekësor i organizuar që u bëhet në shtëpi të sëmurëve. Patronim /i gr. pater-onoma - mbiemër i formuar nga emri i babait: Gjonaj nga Gjon, Metaj nga Met, Balaj nga Balë. Patrullë /a fr. patrouille - trupë e vogël, roje ushtarake, policore, anije që vëzhgon, bën zbulime,

Page 730: Behram Ismaku

730

ruajtje objektesh. Pauzë /a gr. pausis - pushim i shkurtër; muz. pushim midis notave, pushim gjatë të lexuarit. Pavijon /i fr. pavillon - repart, sallë e ndarë sipas llojit të sëmundjeve në spital. Pecetë /a it. pezzeta - copë pëlhure të cilën e vemë përpara kur hamë që të mos ndotemi, peshqir. Peçe /ja turq. peçe - cipa me të cilën gratë muslimane mbulonin fytyrën. Pedagog /u gr. paidagogos - mësuesi. Pedagogji /a gr. paidagogia - shkenca që merret me edukimin e fëmijëve dhe të rinjve. Pedal /i lat. pedalis - levë, lloz i biçikletës. Pedant /i fr. pedant - snobist, njeri formalist që merret me imtësira, për ta treguar vetën se është dikushi, ndaj gjërave më me rëndësi, më të mëdha dhe më logjike, ai është një i verbër, truthar e naiv 0,20 i përlyer nga mendja e shëndosh. Pedatrofi /a gr. paidos atrofi - ushqim i dobët i fëmijëve. Pediatri /a lat. paediatria - degë e mjekësisë që merret me sëmundjet e fëmijëve dhe mjekimin e tyre, pavion, spital i veçantë për fëmijë të sëmurë. Pediker /i lat. pedikure - njeri që merret me kujdesi, mirëmbajtjen e këmbëve, presi i thonjëve, ai që merret me pedikurë.

Page 731: Behram Ismaku

731

Pedologji /a gr. paidos logos - shkenca që merret me studimin e fëmijëve, zhvillimin trupor e shpirtëror (psikik) të tyre. 2. pedon logos – shkenca që studion përbërien e tokës. Pedopatologji /a gr. pais patologji - shkenca që merret me studimin e të metave psikike, me fëmijët jonormal në veçanti. Pegaz /i gr. pegasos - sipas mit. kalë me fletë, ka hyrë në poezi si simbol frymëzimi, frymëzim poetik. Pehar /i turq. pehar - potir, lugë e madhe, garuzhdë, qepshe. Peizazh /i fr. paysage - nję pamje nga natyra, ajo që rrok syri, atë që na del para sysh, piktura, vizatimi paraqet një pejzazh të marrë nga fshati, pęrshkrimi i natyrës në një vepër letrare. Peizazhist /i fr. peysagiste - shkrimtari, piktori, përshkruesi , krijuesi i pejzazheve të natyrës. Pekblendë /a gjerm. pechblende - miner. rrëshirë uranore nga e cila nxirren lëndë radioaktive. Pektinë /a gr. pektikos - lëndë ngjitëse e pemëve të pjekura mirë. Peksimet /i tur. peksimet - galetë, copë e bukës e pjekur dy herë, e rreshkur.Pelagër /ra lat. pellagra - lëkurë; mjek. sëmundje lëkure që shkaktohet nga mungesa e disa

Page 732: Behram Ismaku

732

vitaminave. Pelegrin /i lat. kish. pelegrinus - i huaj, ai që shkon në vendet e shenjta, haxhi. Pelegrinazh /i fr. pelegrinage - hagjillëk, udhëtimi në vende të shenjta që bëjnë pelegrinët. 2. fig. vajtja e një numri të madh njerëzish në një vend historik. Pelenë /a sll. pelena - shpargër. Pelerinë /a fr. pelerine - pallto prej stofi të hollë, pa mëngë e me kapuç, e cila hidhet krahëve. Pelikan /i lat. pelicanus - shpend uji me sqep të gjatë, me një qese gjahu, shpend i madh uji. Pelikulë /a lat. pelicula - lëkurëz, shtresë e jashtme plazmatike e shtazëve njëqelizore. Pelin /i turq. pelin - barishtë e hidhur, përdoret për pije në mjekësi, e hidhur si pelin. Pellazg /u gr. pelasgoi - parahelenët; popullsi që banonte kryesisht në pellgun e Egjeut dhe në krahinat jugore të ballkanit para helenëve e ilirëve.Penal /e lat. poenalis - dënim që lidhet me veprime të rrezikshme për shtetin kundërvajtje, krime që janë në kundërshti me ligjet në fuqi. 2. lidhet me përcaktimin e masës së dënimit. Penologji /a lat. poena logos - degë e kriminologjisë e cila merret me studimin lindje,

Page 733: Behram Ismaku

733

zhvillim, zbatim dhe rrezulltate të arritura në edukimin e të dënuarit. Penalti /a ang. penalty kick - sport. njëmbëdhjetëmetërsh para portës së kundërshtarit, dënimi më i rëndë brena një loje të futbollit. Penel /i it. penello - furçë e hollë piktorësh. Penetroj lat. penetrare - depërtoj, arrij të depërtoj, futëm diku duke kapërcyer pengesat. Penë /a it. penna - maje që shkruan. Penicilinë /a ang. penicilin - antibiotik i fortë, që nxirret nga disa lloj këpurdhash mykore dhe që përdoret për mjekimin e disa sëmundjeve të rënda ngjitëse; sasi e tij që shtihet në trup me një gjilpërë. Penis lat. penis - anat. organ seksual i mashkullit. Pension /i lat. pensio - pagesë; pagesë për një invalid, të moshuar në punë; pagesa mujore e një pensionisti, punëtori që ka dalë në pension. Pentagon /i gr. pente goni - pesëkëndësh; Ministria e Mbrojtjes Popullore në Vashington / administrata supreme ushtarake e SHBA-ve. Pentalogji /a, trilogji /a gr. pesë ose tri drama, vepra që për nga përmbajtja përbëjnë një tërësi. Pentodë /a gr. pente hodos - llëmbë me pesë elektroda. Penjuar /i fr. peignoir - rrobe mëngjesi, rrobe dhome.

Page 734: Behram Ismaku

734

Perandor /i lat. imperatore - sundoj; titull i lartë i një monarku – sunduesi që sundon shumë vende, a një monarki e madhe që përfshin shumë vende dhe që sundohet nga një perandor. Perceptim /i lat. perceptum - psikol. pasqyrim sendesh e dukurish në vetëdijën e njeriut, forma e njohjes shqisore të realitetit objektiv. 2. mënyra se si dikush sheh a kupton diç. Perceptoj lat. perceptum - rrok në vetëdije dhe në shqisa një tërësi objektive. Perçe /ja turq. perçe - balluke, tufë flokësh që linin burrat në majë të kokës, jelja e kalit, krifë, xhufka e misrit. Perdah /u turq. perdah - shkëlqim, lustrim, politurë. 2. vegël suvatimi për mure, për rrafshim të suvanës, përdahu i qeleshepunuesit. Përdllehem /i fj. bisede, gjej ngushllim. Përçasje /a bisedë, krahasim, krahasoj.Perfeksion /i fr. perfection - përsos, përkryej, të qenët i përsosur në llojin e vet, e përmirësoj deri në përkryerje. Perfekt /i lat. perfectum - koha e kryer. Perfid /e lat. perfidus - dinak, dhelpër, i pabesë. Perforacion /i lat. perforatio - prerja e një organi për ta nxjerr më lehtë fëmijën e vdekur nga barku i nënës, pa e lënduar mitrën.

Page 735: Behram Ismaku

735

Perforator /i lat. perforator - aparati shpues për perforacion. Perfuzion /i lat. stërpikja e gjakut e shkaktuar në mënyrë artificiale.Pergamenë /a em. sipas qytetit Pergam në Azi - lëkurë kafshësh e përpunuar posaçërisht për të shkruar mbi te ; dokument a libër i shkruar në këtë mënyrë, pergamena shqipe me shkrimin e vet ndër më të hershmet në Europë thuhet se ka arritur të përhapet deri në skandinavi 2000 vjet më parë nga shenjtorët shqiptarë Shën Lauri, Shën Albani, Shën Niketa, kjo dëshmi e lashtë e librit shqip; “ Çfarë lloj libri ke, të tillë e ke fenë! “ nën okupimin romak e bizantin shqiptarët e përhapën një përgamenë shkrimi me përmbajtje të krishterë, jo me armë e dhunë, atë mundësi e kishin vetëm perandoritë e mëdha; këto lëkura të trasha (pergamena) u sollën popujve besimin, njërën nga fetë që kishin në përmbajtje pergamenat ; më vonë u përdorën si lëkurë për lidhje librash (fenë e solli sunduesi ose libri, doktrina e gjetur s’pari nga një popull). Pericikël /li gr. peri ciklus - bot. shtresë rizogjene ku e kanë origjinën rrënjët. Pericistit /i lat. periciptitis - pezmatim i këmishës

Page 736: Behram Ismaku

736

së barkut (peritoneum). Peridentit /i lat. peridentitis - pezmatimi i lëkurzës së mishit të dhëmbëve. Peridermë /a gr. peri derma - lëkura, indi mbrojtë, indi lëkuror mbrojtës i organeve të vjetra. Periferi /a gr. periphereia - rreth e qark, rreth e rrotull diçkaje, lagjet të ndërtuara jashtë qyteti, jashtë qendrës, vija që kufizon një figurë, pjesë anësore të një vendi, buza e diç. Periferik /e gr. periferi - që është jashtë qendrës, joqenësor. Perifrazë /a gr. periphrasis - përshkrim i tërthortë, sajohet kur shprehim një ide me shumë fjalë, në vend që ta themi me një fjalë emrin e natyrshëm të asaj ideje, sendi; përdoret për të dhënë tabllo më të bukura dhe më të plota p.sh. / u nda prej kësaj bote /vdiq ; flas gjatë për diçka që mund të shprehem më shkurt, flas me perifraza ; kjo jep fuqi të madhe kuptimit abstrakt dhe zhduk monotoninë e stilit që shkaktohet nga përsëritja e fjalëve a sinonimeve. 2. keq. përdorimi i tepërt i këtij tropi errëson, bën qesharak stilin: Edhe Gjergjit reni tek i ka ardhë, Me lot faqet trimit m’iu kanë mbush. (Gjergji filloi

Page 737: Behram Ismaku

737

të qajë) 2. perifrazoj ose e them, e shtjelloj të njëjtën gjë me fjalë të tjera Periglot /i lat. periglotis - anat. mbështjellëse lëkurore gjuhës. Perigon /i gr. peri gone - gjini; bot. lule me fletëza të kuqe, e përbërë vetëm nga këto fletëza të kurorës dhe kupës. Perigje /u gr. peri ge - tokë; astr. pika më e afërt nga Toka në orbitën e Hënës a të një sateliti artificial. # kund. apogjeu. Perihel /i gr. peri helios - pika kur Toka gjendet më së afërmi Diellit. Perikard /i lat. pericardium - cipa që mbështjell zemrën. Perikap /i gr. peri karpoos - fryti, bot. mbështjellësi i farës. Perilimfë /a gr. lat. peri lympha - lëngu në brendi të veshit, në mes pjesës së tij ashtore e të lëkurës. Perimetër /ri gr. perimetron - gjeom. vija e lakuar ose e thyer që kufizon një figurë gjeometrike, vija që përcakton kufijtë më të mëdhenj të një trupi. 2. aparat pamor.Periodë /a lat. periodus - periudhë kohore; fiz. koha gjatë së cilës kryhet një lëkundje e plotë ose cikli i një dukurie; kim. sistemi periodik i

Page 738: Behram Ismaku

738

elementeve. Periodik /u gr. periodikos - që del kohë pas kohe, herë pas here sipas një rregulli, në kohë të caktuara; vepër a fejton që del një herë në javë, njëherë në muaj. Periodizoj lat. ndaj në periudha të caktuara kohore një proces zhvillimi. Periost /i lat. periosteum - anat. mbështjellëse lëkurore e ashtit. Periostit /i lat. peri osteon - koskë; mjek. pezmatimi i ashtit. Peripatetik /u /ët gr. per pateo - endem; shkencëtarë shetitës të shkollës së Aristotelit që zhvillonin mësimin në sheti. Peripeci /a gr. peripeteia - kthesë; ngjarje e papritur, zakonisht e keqe, pengesë a vështirësi e papritur, që na del përpara e që duhet zgjidhur e kapërcyer, me mundime, me vuajtje, zgjidhje. Periqendër /ra gr. peri qendër - pika në orbitën e trupit qiellor më afërt me trupin qendror rreth të cilit rrotullohet.Periskop /i gr. peri skopeo - shikoj; aparat i posaçëm që shërben për të parë nga nëndetësja, llogorja etj. Perisper /i perisperma gr. peri sperma - farë;

Page 739: Behram Ismaku

739

mbështjellëse e kokrrës së farës. Peristaltikë /a gr. peristaltikos - fiziol. tkurrja dhe zgjërimi i lukthit dhe zorrëve deri në jashtëqitje. Peristil /i gr. peristylos - krah. kolonadë; arkit. shesh, ndërtesë a përmendore e rrethuar me shtylla. Peritiflit /i gr. peri tyflos – i verbër; apendiciti ose pezmatim i zorrës qorre. Periton /i gr. peritonaion - anat. riza që mbështjell zorrët e barkut, cipa e dhjamtë. Peritonit /i gr. peritonainon - cipa e barkut; mjek. inflamacion i cipës së barkut, pezmatimi i zorrëve. Perititus /i lat. tussis clangosa; mjek. kolla e mirë, e bardhë a e ëmbël; sëmundje ngjitëse zakonisht deri më shtatë vjeç, shfaqet me një kollë të fortë e të gjatë. Perkusion /i lat. percussio - trokitje rrahje me gisht nëpër trup të pacientit nga mjeku, vizitë mjekësore. 2. kontroollim i një shtëpie nga organet e sgurimit për të gjetur gjurmët e fajit. Perlë /a fr. perle - margaritar.Permanent /e lat. permanens - i përhershëm, i vijueshëm, permanent, i vazhdueshëm pa ndërprerje: lejeqendrim permanent ose lejeqendrim i përhershëm i një familje në suedi.

Page 740: Behram Ismaku

740

Permutacion /i lat. permutatio - ndërrim, ndryshim, këmbim. 2. elementet 1 e 2 kanë vetëm dy permutacione: 1 . 2 dhe 2. 1. Peron /i fr. perron - platformë stacioni. Perpentum mobile lat. fiz. mjet, mekanizëm ideal i imagjinuar, i cili do të punonte pa përdorimin e forcës (energjisë). Persekutim /i lat. persequi - përndjekje me mjete dhune, për ta detyruar dikë të heq dorë nga pikëpamjet e veta, mjete përgjimi, shtypje për mos ta lënë të qetë, për ta nënshtruar dikë. Persiatje /t teori let. mendim i thellë për diç, për vepra, përsias ose mendoj thellë deri të arrij te e vërteta. Person /i lat. persona - njeriu, njeriu vetë, individi. Persona non grata lat. person i padëshiruar. Personal / vetiak. Personalitet /i lat. perso itet - tërësia e veçorive psikike të njeriut. Personazh /i fr. personage - vehtje, individualitet i krijuar nga shkrimtari në një vepër letrare, film, sidomos për persona veprues të dorës së dytë, pas heroit kryesor, personazhit pozitiv të veprës. Personazh /i negativ - karakterizohet nga tipare

Page 741: Behram Ismaku

741

negative, pikëpamje reaksionare, morali egoist dhe sjellje të dobët shoqërore me të meta, vese, tradhëti etj. p.sh. Ballaban Pasha në poemin “Kënga e sprasme e Balës” G. Dara i Riu. Personel /i fr. personnel - tërësia e punonjësve që kryejnë një veprimtari të njejtë e të përbashkët në një institucion a ndërmarrje; në spital është personeli i mjekëve etj. Personifikim /i lat. persona facere – vetë bëj, mishërim, gjedhe; të paraqiturit e diçkasë si qenje njerëzore, mishërimi i një kafshe me veti, cilësi e tipare njerëzore, të veshurit e një sendi me tipare njeriu, diç që përfaqëson në mënyrë të plotë, të përsosur një njeri, një send; teori sajohet kur sendeve të pashpirt, ideve abstrakte ose dukurive natyrore u japim cilësi të njeriut, si të ishin ato të gjalla, shpirtëzohen; poeti zhvillon dialog me te, ndan hidhërimin dhe gëzimin si me njerëz të gjallë p.sh. O moj borë, borë e re, pop., O liri e shenjtëruar N. Frashëri, E la morden tuj kositun N. Mjedja, Ç’thotë ajo e ve e gjorë (grua e ve person. Shqipërinë) F.Noli. Personifikimi është monoton dhe pa arsye artistike citojmë: gjethet lotonin e lisat merrnin frymë, uji ëndërronte, fusha etj.

Page 742: Behram Ismaku

742

Perspektivë /a lat. perspektiva - e ardhmja e dikujt apo atij që ka mundësi të mira zhvillimi e përparimi e që është parashikuar jo për sot por të ardhmen. Pertubacion /i lat. pertubatio - çrregullim, pshtjellim, rrëmujë, prishja e rrjedhës normale të dukurive. 2. qarkullim jonormal i planeteve nën ndikimin tërheqës të planeteve tjera. Pervers /e lat. perversus - i çoroditur në marrëdhënje seksuale i panatyrshëm, perversioni a zvetnimi i epshit seksuale në mënyrë jo të natyrshme.Peshqesh /i turq. peskes - dhuratë. marrin pjesë të gjithë anëtarët e një organi udhëheqës, organi më i lartë i një org. a partie në periudhën midis dy kongreseve. Peshqir /i turq. peskir - peshqir për sy, për banjo, rizë .Pesimist /i lat. pessimus - më i keqi, njeri me qëndrim plot mërzi e trishtim, mosbesim në vetvete, me parandjenja të këqia, me dobësi, me pengesa për të zgjidhur probleme dhe për të hecur përpara, që shpreh pasiguri në jetë. # optimist. Pesticid /i lat. pesti cida - kolerë mbytës; mjet kimik për t’i luftuar sëmundjet bimore, dëmtorët.

Page 743: Behram Ismaku

743

Petard /i fr. petard - kuti me eksploziv për shembjen e bedenave, binareve 2. bombë nga kartoni e baruti etj. Peticion /i lat. petitio - kërkesë e shkruar, që i drejtohet nga një grup njerëzish, një organi të lartë shtetëror etj. Petrefakt /i lat. petr factum - ngurësim, mbeturina të ngurosura bimësh e shtazësh. Petrifikim /i lat. Pet rificatio - bëj gur, shkëmb, ngurësimi. Petrodollar /i lat. p. dollar - dollar i fituar nga shitja e naftës. Petrografi /a lat. p. grafi - shkruaj; degë që merret me studimin, shtresimin, përbërjen minerale të gurëve. Petrokimi /a lat. petro kimi - shkencë që merret me studime të lëndëve industriale: nafta, gazi dhe nënproduktet e tyre.Pianino /ja it. pianino - muz. piano e vogël me tela të vendosur vertikalisht. Pianisimo it. pianissimo – me ton, me zë shumë të ulët. Pianist /i it. pianista - muzikant që i bie pianos, me piano. Piavicë /a sll. pijavica - shushunjë, ushujza.

Page 744: Behram Ismaku

744

Piedestal /i fr. piedestal - mbështetje e lartë nga guri i latuar, mbi të cilin vihet një statujë, një shtyllë, një përmendore etj. 2. shtyllë në të cilën akrobati i tregon shkathtësitë e tij në cirk, pozitë e lartë shoqërore, bazament. Pietet /i lat. pietatis - përshpirtje, dhembje e thellë ndaj dikujt; përdëllim mallëngjim. Pietizëm /mi lat. pietas - lëvizje fetare protestane kundër filozofisë iluministe. Piezoelektricitet /i fr. gr. piezien - shtyp, trus; dukuri e ngarkesës elektrike te disa kristale, kur kristali i kuarcit fërkohet me një copë të leshtë. Piezometër /ri fr. piezometre - aparat që shërben për matjen e shtypjes. Pigme /u gr. pygmaios - i pëlqyer, nga pygme - grusht, shuplakë. 2. fig. njeri shpirtvogël, zemërngushtë. Pigment /i lat. pigmentum - ngjyrë lëkure tek gjallesat, tek njeriu që grumbullon pigmente ka ngjyrë të bukur lëkure. Pigmentoj lat. pigment - ngjyrosi lëkurën. 2. kim. lëndë ngjyrosje. Pikador /i sp. picador - luftëtar në ndeshjen me dema që zakonisht i hipur në kalë mban një shtizë në dorë.

Page 745: Behram Ismaku

745

Pikant /i fr. piquant - i fortë, shije ngacmuese; gjellë me shumë melmesë, me shije. 2. plot hijeshi, i lezetshëm, tërheqës. Pikaresk /e sp. picaresco - avanturier, fundërrina e shoqërisë. Piketë /a fr. piquet - kunja druri që ngulen në tokë për ndarjen e një trualli në parcela, sinorët, sll. megjat. Piketim /i fr. piketoj - ose të ngulurit e piketave në tokë. Piknik /u fr. piquenique - sheti e organizuar në grup jashtë qytetit, për pushim, dëfrim në natyrë duke marr edhe ushqimin me vete. Piko fiz. si pjesë e parë e fjalëve të përbëra, është një e bilionta pjesë e fjalës bazë. (pF. Pikofaradi e bilionta e faradit.) Pikola it. piccolo - i vogël; muz. flaut i vogël, harmonikë goje, çuplinë. Pikpapir /i gjerm. pichen - rrëshinoj; letër ngjitëse, letër e lyer me ngjitës, rrëshinë, zamkë. Pikrat /i gr. pikros - i athët, kim. acid i pikrinit, që nxirret nga bima Digitalis purpurea, lëndë kristalore e helmët me ngjyrë të verdhë e cila përdoret si eksploziv.

Page 746: Behram Ismaku

746

Piksidë /a gr. pyxidis - kuti për stoli dhe kozmetikë; në kishën e krishterë është një enë e vajit të bekuar, hostie, relikt. Piktograf /i lat. pictus graphia - lloj më i vjetër i shkrimit që bëhej me vizatime të ndryshme. 2. shtypshkr. shumëzim i tekstit të vizatuar me fotokopjim. Piktogram /i lat. pictus gramma - simboli i fjalës ishte figura e objektit; shkrimi i hershëm me figura. Pikturë /a lat. pictura - arti i paraqitjes së natyrës nëpërmes vijave dhe ngjyrës. 2. përshkrim i diçkaje në mënyrë të gjallë dhe të qartë me mjetet e gjuhës.3. piktori mjeshtri i pikturës që pikturon me anë vijash e ngjyrash sende të natyrës. Pilokarpinë /a fr. pilocarpine - medikament për shërimin e syve; për kultivimin e flokëve që nxirret nga bima pilokarpus microphullis në jugoamerikë. Pilot /i fr. pilote - ai që drejton aeroplanin ose një mjet fluturues. 2. ai që drejton një anije gjatë një udhëtimi, anije që hyn në port ose del nga porti. Pilotazh /i fr. pilotage - është mjeshtria dhe teknika e drejtimit të aeroplanëve; drejtimin e anijeve kur hyjnë në port.2.pilotim të drejtuarit e një mjeti detar ose ajror.

Page 747: Behram Ismaku

747

Pilulë /a lat. pila - top i vogël, hape, ilaq, bar në trajtë e një kokrre të vogël që merret nga barnatorja. 2. pilulë e hidhur diç e keqe, e hidhur që i vjen dikujt nga jashtë. Pinakotekë /a lat. pinacotheca - galeri pikturash, g. publike. Pincë /a it. pinza - dara të vogla me buzë të zgjatura për nxerrje gozhdash të vogla. 2. mjek. mashë e hollë e kirurgut gjatë një operacioni; pinceta për rregullim vetullash. Pinpong /u ang. sport - tenis tryeze. Pinguin /i lat. pinguis - shpend uji i Antartikut, nuk fluturon por zhytet në ujë dhe noton mirë. Pion /i fr. pion - shah. figurë shahu, ushtar. 2. keq. e përdorë si pion, si do ai. Pionier /i fr. pionnier - ai që hedh hapat e para në një fushë të panjohur, ndër të parët çan, vë themelet e diçkaje në shkencë a kulturë. 2. anëtar i organizatës që përfshin fëmijët nga mosha 7-15vjeç. Piperazinë /a lat. piper - kim. C4 H10 N 2. bazë org. që përdoret për vullkanizim në industrinë e gomës. 2. mjek. si mjet kundër glistrave të zorrëve. Piperinë /a lat. piper - C17H19N1 kim. alkaloid që i jep shije karakteristike piperit.

Page 748: Behram Ismaku

748

Pipë /a sp. pipa - çibuk, llullë, cigarishte për të pirë duhan. Piranometër /ri, pirheliometri, solaniometër gr. instrument për matjen e intenzitetit të rrezatimit të diellit mbi sipërfaqen e tokës. Pirazol /i fr. pyrazol - bashkim heterociklik C3 H4 N2, derivat kimik shërben për ilaqe aminopirin, antipirin. Pireks /i lat. pyros ex - zjarrëduruese, vlen për sende që vijnë në kontakt drejtpërdrejt me zjarrin.Pirat /i lat. pirata - kusar deti, bërës i krimeve në det kundër udhëtarëve, agresor që dhunon tokën, ujërat dhe hapësira të caktuara, pushtim. 2. plaqkitje, vjedhje letrare. Piramidë /a gr. pyramis - gjeom. trup gjeometrik që ka për bazë një trekëndësh a një shumëkëndësh dhe me faqe anësore aq trekëndësha dybrininjishëm sa brinjë ka baza, të cilat bashkohen lart në një kulm. Piramidon /i gr. piramis - farm. ilaq për uljen e temperaturës dhe zbutjen e dhembjeve. Pirg /u gr. pyrgos - kullë e lartë zakonisht e rrumbullakët, kala vëzhgimi, vrojtim për mbrojtje nga armiku. Pir /i turq. pir – lezet; e ka zakon, e ka për piri, i

Page 749: Behram Ismaku

749

shkon për piri, i shkon për shtati, nuk mund të sillet e veprojë ndryshe. Piridoksinë /a fr. piridoxine - vitamina B , lëndë kristalore që gjendet në drithëra, mishëra dhe tharm (majë). Pirit /i gr. pyrites - mineral që përdoret për përgatitjen e acidit sulfurik, sulfuri i hekurit.Piro gr. pyros - zjarr. Pirofobi /a gr. pyros fobi - sëmundje e frikës nga zjarri. Piroforik /e gr. pyros forik - që ndizet, digjet lehtë. Pirogalol /i gr. kim. trioksibenzen C6H3(NO31) pluhur kristalor, shërben për zhvillimin e foto. për ngjyrosjen e flokëve si dhe dermatologji. Pirogen /i gr. pyros genesis - me prejardhje nga zjarri, nga magma e zjarrit. Piroterapi /a lat. pyros theraphia - të sëmurit i ipet për t’ia mbytur shkaktarët e sëmundjes me një temperaturë artificiale që ka ilaqi pirogen. Pirogë /a fr. pirogue - lundër indiane. Pirograf /i gr. mjeshtëria e gdhendjes në dru dhe lëkurë. Piroksenë /t gr. pyros ksenos - zjarr i huaj; përbërje kimike që kanë shkëmbinjtë eruptivë. Piroksilin /i gr. pyro xilon - materjal eksploziv që

Page 750: Behram Ismaku

750

përftohet nga palca e drurit me ndihmën e acidit sulfurik dhe azotit; përdoret për minim dhe përgatitjen e barotit pa tym. Pirolatri /a gr. pyros latreia - adhurim, hyjnizim i zjarrit. Pirolizë /a gr. pyros lysis - zbërthim, shpërbërje e një substance me anën e nxehtësisë.Piroman /i gr. pyro mania - tërbim, njeri me prirje të sëmurë për të ndezur zjarre, për të futur zjarr, në male etj. Pirometër /ri gr. pyro metron - aparat për matjen e temperaturave të larta. Pirop /i gr. pyropos - me fytyrë të përflaktë; min. granit i kuq. Pirosferë /a gr. pyros sphaira - top, gjyle rruzull; brendia e zjarrtë e tokës nën litosferë. Piroteknikë /a gr. pyro technike - degë e lëndëve shpërthyese, e fishekzjarreve. Piruetë /a fr. pirouette - rrotullim i plotë rreth vetës duke qëndruar në majën e një këmbe ( balet ), rrotullim i kalit në këmbet e prapme në vend, balet në akull; pop. frrojkë. Pisoar /i fr. shurrëtore publike burrash që gjendet në Wc. Pistë /a fr. piste - rrugë vezake; vend i posaçëm i

Page 751: Behram Ismaku

751

shtruar me çimento ose me pllaka: pistë aeroplanësh, pistë çikletash. Pistil /i lat. pistilum - organi femëror i lulës, që përbëhet nga vezorja, shtyllëza dhe kreza. Pistoletë /a fr. pistolet - armë zjarri me karikator. 2. tek. çekan automatik me turjelë shpuese. Piston /i it. pistone - stërfytës, çep, lëfyt, pjesë e një pompe a motori që lëvizë e puthitur brenda një cilindri. Pishinë /a lat. piscina - pellg i madh me ujë të pastër i ndërtuar ( basen ) për larje, notim, gara. Pitekantrop /i gr. pithekoos anthropos - majmun njeri; njeriu më i lashtë që është zbuluar i cili ruante ende tiparet e majmunëve antropomorfë por kishte fituar aftësinë e qëndresës në dy këmbë. Piton /i gr. python - zool. gjarpër i madh e pa helm i viseve tropikale. Pitoresk /e fr. pitoresque - piktor, mjeshtër i pikturës, përshkrim. Pixhin inglish, ang. pidgin-english - kinez. business - biznis. Pizhame /t pers. pixhama - veshje nate e lehtë dhe e gjërë, që ka xhaketë dhe brekota të gjata. Pjacë /a it. piazza - sheshi i një qyteti, pazar, treg.

Page 752: Behram Ismaku

752

Placentë /a lat. placenta - çelës. 1. anat. shtrat, cipë e mishtë që mbështjell dhe ushqen pjellën (bebën) e shtatëzënës dhe në lindje del jashtë bashkë me bebën. 2. mugulla e farës sipas botanikës. Plafon /i fr. plafond - tavani. 2. fig. limiti, pika kulminante në buxhet, limiti maksimal, pika më e lartë. Plagoskop /i gr. plagos skopeo - anë shikim; aparat që tregon drejtimin e erës dhe anët e horizontit. Plagjiaturë /a lat. plagium - vjedhje, grabitje njerëzish; let. pjesë e vjedhur letrare, plagiat. Plan /i lat. planum - vizatim që paraqet në shkallë të zvogluar sipërfaqen e një shteti; hartë, skicë, vizatim që paraqet planin e një ndërtese. 2. fig. shënim për synimin që duam ta arrijmë. Plani global ( vjetor ) në shkollë, plani mujor, plani javor dhe plani ditor i mësimit në shkollë, tërësia e mjeteve dhe mënyra e zhvillimit të një pune a veprimtarie brenda kohës së paraparë me plan. Planifikoj lat. planare - bëj me kohë planin për atë që kam ndër mend të kryej, e vë në plan.3. plan /i lat. zdrukth i madh për rrafshim dërrasash.

Page 753: Behram Ismaku

753

Planet /i lat. planeta – bredhës; astr. trup qiellor që rrotullohet rreth Diellit dhe merr prej tij dritën dhe ngrohtësinë. Planetoid /i gr. planeteos eidos - planet i vogël, asteroid. Planiglob /i lat. planum globus - shesh, rrafshinë; harta gjeografike që paraqet mbarë rruzullin tokësor si rrafshinë. Planimetri /a lat. planus metron - gjeom. masë për sipërfaqet e paraqitura në rrafshe. Planoj lat. planare - zdrukthoj, rrafshoj, sheshoj një dërrasë. Planshet /i fr. planchete - gjeod. çanta e hartave gjeodezike, astron. Plantacion /i lat. plantatio - ekonomi e madhe bujqësore me të mbjella: kafe çaj, pambuk ose lloje të tjera. Plasdarm /i fr. place darmes - zona e përgatitjeve ushtarake. Plasman /i fr. placement - të gjeturit e një vendi, të një pune; investim, shitje e një malli në treg. Plasoj fr. placer - vë, vendos dikë në një vend, i gjej një punë diku; investoj kapital, shes mallin. Plasmod /i lat. shkaktuesi i malarjes. Plastelinë /a it. plastilina - lëndë plastike e butë

Page 754: Behram Ismaku

754

për punëdore, modelime, e përzierë me deltinë dhe dyll yndyrë etj.Plate /ja fr. plateau - i rrafshët; pjesa më e ulët e sallës në teatër a kino (ku ulën shikuesit) përballë skenës. Platformë /a fr. plate forme - podium a vend më i lartë, pak më i ngritur në një stacion hekurudhor, shesh pushimi. 2. platforma fr. një tërësi parimesh, kërkesash, pikëpamjesh politike, ideologjike, në bazë të cilave vepron një parti, partia në pushtet, një grup i organizuar njerëzish duke kërkuar realizim të asaj që përmban platforma; usht. vendprojektili a lansimi i armeve të zjarrta në llogore. Platin /i sp. platina - argjend metal i butë për stolira Pt. Platonik /e gr. që ka të bëjë me filozofin grek Platon, i cili ekziston vetëm në imagjinatë, dashuri platonike. Plazmë /a gr. plasma - themelatë, bio. pjesë e lëngët e gjakut pa rruazat. Plazmod /i lat. plasmodium - zool. gjallesë njëqelizore, parazit që shkakton malarjen. Plazmolizë /a gr. plasma lysis – shkrirje, tretje; zbërthim i protoplazmës, krijesës ( lëng i trash e pa

Page 755: Behram Ismaku

755

ngjyrë që ndodhet rreth bërthamave të qelizave të gjallesave dhe që është lënda themelore ku zhvillohen proceset jetësore ).Plazmë /a gr. plasma - themelatë; biol. pjesë e lëngët e gjakut, pa rruazat e gjakut. Plazmod /i gr. plasma - zool. gjallesë njëçelizore, parazit i vogël që shkakton malarjen. Plazh /i fr. plage - ranishtë, buzë deti, liqeni. Plebe /u lat. plebs - popull; hist. njeri i vegjëlisë pa të drejta politike në Romën e Vjetër. Plebishit /i lat. plebscitum - turmë, masë, populli mbarë që votojnë për një çështje me rëndësi të veçantë, vendosin për një çështje politike ( referendum ).Plebishit /i lat. plebs scitum - popull vendim, konkluzë; votim i përgjithshëm që bëhet për të vendosur për një çështje politike me rëndësi të veçantë, referendum. Plebishitar /e lat. plebs - masiv, i votuar nga populli, turma. Plejadë /a gr. pleiades - grup njerëzish të shquar në një fushë të veprimtarisë gjatë një periudhe të caktuar: Plejada e Rilindasëve, Plejada e poetëve bashkëkohorë.

Page 756: Behram Ismaku

756

Plejadë /a gr. pleiades - grup njerëzish të shquar në një fushë të veprimtarisë, gjatë një periudhe të caktuar. 2. plejada e Shkrimtarëve të Rilindjes Kombëtare. Plejboj ang. play boy - luaj djalosh; lojë zbavitëse e një të riu që ka para, djalosh që zbavitjen e ka qëllim kryesor. Pleksus /i lat. plexus - anat. pleksus solaris , thurje, gërshetim i nervave ose i enëve të gjakut. 2. sport. boks - rënje , goditje në pjesën sipër barkut.Plenar /e lat. plenarius - mbledhje e një organizate në të cilën marrin pjesë të gjithë anëtarët e organizatës. Plenum /i lat. plenum - i plotë; mbledhje në të cilën marrin pjesë të gjithë anëtarët e një organi udhëheqës, organizate për periudhën midis dy kongreseve, dy konferencave.Plenar /e lat. plenarius - mbledhje në të cilën marrin pjesë të gjithë anëtarët e një organizate, të një komiteti /i. Plenum lat. plenum - i plotë; mbledhje ku marrin pjesë të gjithë anëtarët e një organi udhëheqës të një partie, të një organizate shoqërore. 2. organi më i lartë në organizatë për periudhën midis dy kongreseve ose dy konferencave.

Page 757: Behram Ismaku

757

Pleonazëm /mi gr. pleonasmos - i tepërt, me bollëk; fig. stilistike që përbëhet nga disa fjalë me kuptim të njëjtë ose shumë të afërt p. sh. plak i vjetër e i thyer në moshë, klysh i vogël, zogëz e vogël. Pleurë /a gr. pleura - anat. secila nga dy cipat e holla që i mbështjellin mushkëritë dhe anët e zgavrës së gjoksit. Pleurit /i gr. pleuritis - mjek. mahisja e asaj cipe të mushkërive. Plural /i lat. pluralis - i shumtë; gram. shumësi i emrave, pluraliatantum lat. ( syze, pantallona, gërshërë, darë ). 2. pluralis modestis lat. ne thot një shkrimtar në vend unë.Pluralizëm /mi lat. pluralis - sistem shumë partiak i pavarur në një shtet demokratik. # kund. monizmi lat. sistem një partiak ( komunizmi në shtetin socialist ). Pluskuamperfekt /i lat. plusquamperfekt - gram. koha e kryer e plotë. Plutokraci /a gr. plutokratia - sundimi politik nga shtresa më e pasur. Pluton /i gr. Plutoni - mit. e vj. gr. perëndia i nëntokës; astr. planeti i nëntë i Sistemit Diellor. Plutonium /i lat. plutonium - kim. metal që nxirret

Page 758: Behram Ismaku

758

në mënyrë artificiale nga mineralet e uraniumit, ka veti radioaktive dhe përdoret për të përftuar energji bërthamore simb. Pu nr. rend. 94. Pluviografi lat. aparat për matjen e të reshurave. Pllakat /i lat. placatum - mjet propogande, reklamë e vizatuar me përmasa të mëdha, për agjitacion. Pneumatik /u gr. pneumatikos - rrotë gome (llastiku) e mbushur me ajër auto. avioni. Pneumë /a gr. pneuma - frymë, frymëmarrje, jetë, shpirt. Pneumograf /i lat. pneumographium - aparat i cili shënon grafikisht zgjërimin e krahërorit me rastin e frymëmarrjes. Pneumokok /u lat . pneumococcus - mjek. bakter që shkakton pneumoninë, sëmundjen e mushkërive, mahisja e mushkërive. Pneumokonjozë /a gr. pneuma konios - mjek. sëmundje nga thithja e pluhurit, sedimentimi i tij në mushkëri. Pneumolizë /a lat. pneumolysis - mjek. ndërhyrja kirurgjike, prerja e cipës së mahisur të mushkërive. Pneumoni /a lat. pneumonia - mjek. sëmundja e mushkërive, mahisje e hojzave të tyre, ftohje. Pneumatologji /a gr. pneumon logia - mjek. dega e mjek. që studion organet e frymëmarrjes.

Page 759: Behram Ismaku

759

Pneumatoraks lat. pneumathorax - mbledhja e ajrit në zgavrën e gjoksit në mes të cipës së mushkërive dhe të mushkërive. 2. futja ( pompim ) me qëllim e ajrit në zgavrën e gjoksit si mjekim kundër tuburkulozit.Podium /i lat. podium, podion - vend i ngritur në klasë ku rri mësuesi, vend në skenë, vend në shesh, kënd në stadion. Pedometër /ri gr. podos metron - aparat që i numron hapat. Poem /i gr. poiema - hartoj, bëj, një vepër lirike a epike e shkruar në vargje, vepër muzikore zakonisht me karakter lirik; let. vepër poetike tregimtare në vargje me përmbajtje epike që tregonte për jetën dhe bëmat e heronjve legjendarë, të njohura si“Iliada” dhe “Odisea”greke, “Eneida” romake, “Milisaot” në shqipe. Poen /i fr. point - sport. pikë, për shënim fitoreje. Poentë /a fr. pointe - mendimi kryesor i shprehur përmbledhtas në fund të fjalimit, të vjershës.Poetikë /a lat. poetica - degë e shkencës për letërsinë që merret me studimin e teorive të krijimtarisë letrare. 2. tërësia e mjeteve artistike dhe veçoritë e stilit të një shkrimtari ose të një

Page 760: Behram Ismaku

760

drejtimi letrar. Poetizoj fr. poetiser - zbukuroj, e paraqes diç shumë të bukur e poetike. 2. me fjalën “poetikë” kuptojmë nganjëherë veçoritë e stilit të një shkrimtari, tërësinë e mjeteve artistike që ai përdor në veprat e veta, në këtë vështrim themi: poetika e Naimit, poetika e De Radës etj.Poezi /a gr. poiesis - krijimtari, ndërtim vargjesh, në një kuptim të gjërë, me këtë term përfshihet e gjithë krimtaria letrare artistike, që e pasqyron realitetin me anë të figurave artistike (shih! letërsi). 2. me një vështrim më të ngushtë dhe më të përhapur quhen poezi veprat letrare në vargje, duke i kundërvënë me veprat jo në vargje, në prozë, vjershë, frymëzim, frymë lirike e shprehjes të bukur e fisnike, diç që ndikon në ndenjat e zemrën e njeriut, që të frymëzon e të rrëmben. Poezia dramatike - Me këtë poezi dramaturgu pasqyron jetën e njeriut me anë të veprimit që zhvillohet mbi skenë. Drama gr. punë, veprim. Derisa në poezinë epike poeti pasqyron jetën e njeriut duke përdorur si mjet tregimin e ngjarjes që është zhvilluar në të kaluaren. Në poezinë dramatike veprimi zhvillohet para nesh, në kohën e tashme, pastaj në te nuk hasim të folmen e shkrimtarit apo tregimin e tij, por tërë përmbajtja e

Page 761: Behram Ismaku

761

saj zhvillohet dhe shprehet permes personazheve, rolin e të cilëve e interpretojnë besnikërisht aktorët. Ne duke dëgjuar monologët dhe dialogët e tyre, duke vërejtur me vëmendje punët dhe sjelljet e tyre kuptojmë përmbajtjen e dramës. Zakonisht në çdo vepër dramatike gërshetohen elemente lirike dhe epike. Derisa nëpërmjet poezisë lirike autori shpreh botën e tij shpirtërore në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në veprën dramatike autori plotësisht e shpreh vetën duke u dhënë liri veprimi personazheve, aktorëve, të cilët i shprehin në skenë mendimet, ndjenjat dhe përjetimet e veta, si të ishin ata vetë autorë të tekstit. Kështu narracioni (tregimi) dramatik në skenë vepron më fuqishëm në vetdijen tonë se sa nëpërmes fjalës së autorit. Aristoteli – veprat dramatike nuk hartohen me qëllim që të lexohen; ato shkruhen nergut për t’u shfaqur në teatër, prandaj fjala nuk është i vetmi mjet shprehës i dramës.Gjatë konkretizimit të personazheve të veta dramaturgu përdor mjete, orendi, tinguj, dritë, rekuizita, kurse aktorët përdorin zërin, gjestet dhe mimikën. Dramatika ka njësinë e veprimit, njësinë e kohës dhe njësinë e vendit. Teatri ka mjete të nevojshme dhe punëtorët profesionalë për realizimin me sukses të veprës dramatike në skenë:

Page 762: Behram Ismaku

762

regjisori, skenaristi, rekuizitori, kori, dekoratori, aktorët, vallëzuesit, orkestra, sufleri. Ndihma iterpretuese, deklamacioni ose toni e folmja e aktorit. Mimika – shprehjet në fytyrë dhe sytë e aktorit. Gjestet – lëvizjet e gjymtyrëve. Regjisori - është interpretues i idesë dhe mendimit të dramaturgut. Ai udhëzon, korrigjon dhe stërvit aktorët që interpretimi të jetë sa më origjinal, më i natyrshëm. Ai jep edhe idenë për dekor, rekuizita, dritë, tinguj e skenë. Ndihma teknike - ka të bëjë me përgatitjen e kostumeve, maskave të ndryshme për të shprehur më lehtë tipare e karaktere të personazheve. Skenografi - ka për detyrë ( që në bazë të tekstit të dramaturgut dhe sugjerimeve të regjisorit, bindjes së vet ) të përgatisë dekorin e skenës rreth të cilit jetojnë, lëvizin e veprojnë personazhet. Nëpërmes dekorit paraqitën pjesë qyteti, fshati, fushe, pylli, rruge, shtëpish, zyre… Skenari - përfshin efektet që prodhohen me anë të mjeteve teknike për të emituar dukuri të ndryshme natyrore, kohët e ndryshme të ditës, dritë, terr, tinguj, bubullimë, stuhi, shi, borë, erë, hënë, valë deti etj.

Page 763: Behram Ismaku

763

Një akt - mund të ketë disa skena. Para së gjithash drama duhet të jetë e mirë, e përgatitur bukur, artistike për të pasur sukses dhe aktualitet. Komedia gr. come ode – fshat dhe këngë gazmore që përqeshin veti negative të njerëzve, të shoqërisë. Ajo buron nga karakteret e situat komike. Jo nga ndeshje të forta me pasoja tragjike. Përfundimi i konfliktit është i lumtur, në dobi të personazheve pozitive. Në letërsinë tonë të sotme shigjetat e komedisë sulmojnë të vjetrën konzervative që përpiqet të mbijetojë. Tragjedia gr. tragos ode – cjap dhe këngë, kjo është më e vjetra dhe kryesorja për t’u shfaqur në skenë. Konflikti i kësaj përfundon në katastrofë, me vdekjen e heroit që has në pengesa të pakapërcyeshme nga forcat e errëta.

Poezia lirike u zhvillua sidomos në shek. 7-6-5 në kohën e Periklit, përforcimit të shtetit grek. Poetë lirikë qenë shumëherë aristokratë, politikaj që poezitë e tyre i përcillnin me lojë, lyra e fyej. Në fazën e shek. 5-4 u njohën mirë skulptura, piktura dhe arkitektura. Pogrom /i rus. pogrom - ndjekje e organizuar me vrasje në masë e pakicave kombëtare ose kundër njerëzve përparimtarë.

Page 764: Behram Ismaku

764

Pojak /u sk. poljar - rojtar i arave e i vreshtave në fshat; pendar, bekçi, korrier fshati. Pojatë /a sk. pojata - kasolle bagëtish e mbuluar me dushk; treme, hajat. Pol /i gr. poly - shumë. # kund. mono. Poliacid /i gr. poly acid - kim. acid shumëbazik. Poliandri /a gr. poli andros – shumë burra; grua me shumë burra. # kund. poligami. Polietilen /i gr. poli etilen - masë plastike e parafinës sintetike. Polifoni /ke gr. polifoni - këngë me shumë zëre, shumëzërësh. Pol /i gr. polis - bosht, secili nga dy skajet e boshtit të përfytyruar të tokës, poli verior, jugor; fiz. secili nga dy skajet e kundërta të një qarku elektrik. Polaritet /i lat. polaritas - fiz. kundërti e plotë midis ( – e +). polarizimi i rrezeve ose të ndarët në dy pole të kundërta e valëve elektromagnetike, polarizimi ndarja e njërëzve në dysh. Polarizoj fr. polariser - fiz. el. bëj polarizimin e rrezeve të dritës a valëve el.magnetike, bëj që të ndahen dy të kundërta. Polaroid /i lat. polaro eidos - opt. xham i posaçëm që nuk reflekton dritë.

Page 765: Behram Ismaku

765

Polemikë /a gr. polemikos - luftë, debat, rragatë, diskutim i gjallë, që zhvillohet midis dy a më shumë njerëzve, palëve, partive; kur ndeshen pikëpamje të kundërta ose rrihen çështje politike, shkencore etj. 2. let. vepër në të cilën mbrohet ose rrëzohet me argumenta në dorë, një tezë politike, shkencore a letrare. “Georgius Castriotus” e Frano Bardhit është një polemikë e fuqishme e shek.17. që lufton tezën e gabuar të Toma Marjanoviqit i cili mohonte kombësinë shqiptare të Skënderbeut; polemika zakonisht ka stil të rrëmbyer, luftarak, me protesta e sarkazëm të fuqishëm. Polen /i lat. pollen - pluhur mielli në mulli, bot. pluhur, pjalm Polenizim /i lat. polen - bot. pjalmim. Poleograf /i gr. polis grapho - shkencë që studion qytete. Poligon /i gr. poly gonia – shumëkëndësh. 2. stërvitore për çitje, poligon ndërtimor. Poligraf /i gr. poly grapho - shkrimtar që shkruan shumë gjini. 2. makinë që shumëfishon shkrimet. Poligjenezë /a gr. poly genesis - lindje; teori që shpjegon lindje njerëzish nga lloje të ndryshme të majmunit njeri (antropomorf) Poliglot /i gr. poly glotta - ai që di shumë gjuhë.

Page 766: Behram Ismaku

766

Poliglotik /e gr. shumëgjuhësor, që shprehet në shumë. Poliklinikë /a gr. poly klinike - institucion mjekësor me shumë klinika, reparte, ku mjekët specialistë mjekojnë të sëmurët pa i shtruar në spital. Polikrom /i gr. poli chroma - shumëngjyrësh, ngjyrosje me shumë ngjyra e sendeve të ndryshme. Polikulturë /a gr. poli cultura - kultivim; kultivim i disa llojeve të lashtave. # kund. monokulturë. Polimasti /a gr. poly mastos - sisë; gratë me më shumë se dy sisa. Polimenorre /ja lat. polymenorrhaca - ca rrjedh; mjek. menstruacione të shpeshtuara. Polimeri /ke gr. polymeria - shfaqja e formave të ndryshme të elementeve kimike, shumëpjesësh. 2. organ trupor me 6 gishta, tri veshkë etj. Polimetri /a gr. poly metria - muz. shumë taktesh.Polineurit /i lat. polyneuritis - mjek. mahisje e nervave. Polinom /i gr. poly nomos – rend, rregull, ligj; mat. dy a më shumë monome të lidhura me shenjën (+ ose -) p.sh. a+b - c+d shumëgjymtyrësh. Poliomielit /i lat. poliomyelitis - mjek. sëmundja ngjitëse e trurit dhe e palcës së kurrizit, sjell

Page 767: Behram Ismaku

767

paralizimin e gjymtyrëve. Poliopi /a lat. polyopia - mjek. shfaqje abnormale kur njeriu nga një objekt sheh dy a më shumë sosh. Polip /i gr. polypus - shumëkëmbësh të ujit, oktapod; mjek. e dalë në mukozë ose nën lëkurë, hundë, zorrë, mitër që mund shndërrohet në kancer. Polisemi /a gr. poly sema - shumëkuptimësi; gjuh. fjalë me më shumë kuptime p.sh. kokë është pjesë e trupit, njësi për të numëruar bagëtinë, njeri i mençur, zhardhoku i një bime etj. Polisilabik /e gr. poly sylabe - gram. shumërrokësh. # kund. monosilabik, njërrokësh. Polisindet /i gr. polysyndeton – lidhëse; poet. grumbull, shumicë lidhëzash, një figurë gramatikore që formohet duke përsëritur lidhëzën bashkërenditëse ( këpujore ose veçuese ) përpara disa emrash, mbiemrash a foljesh, me qëllim që, duke u lidhur bashkë e duke u ngjeshur idetë njera pas tjetrës i japin më tepër forcë shprehjes: Yll a hënë nuk shihej, as ditë, as dritë, as diell. N. Frashëri “Histori e Skenderbeut”Polistrofik /e gr. poly strofe - shumë dhe strofa; poezia që ka strofa shumë llojesh: “Andrra e jetës”

Page 768: Behram Ismaku

768

e N. Mjedjes. Polisintezë /a gr. poli synthezis - formim i një tërësie nga disa pjesë të veçanta. Politbyro /ja sk. byroja politike - organ ekzekutiv i komiteteve qendrore të disa partive komuniste, byroja politike. Politeizëm /mi gr. poly theos - besimi në qenjen e shumë perëndive. # kund. monoteizmi besimi në një zot. Politeknikë /a gr. politeknikumi - shkollë profesionale që përgatit nxënës në shumë degë të teknikës, prodhimit; shkollë e lartë teknike, fakulteti teknik. Politesë /a fr. politesse - mirësjellje, bonton, bujari, fisnikëri, njerëzi, shije e hollë. Politikë /a gr. polis politikos - shtet qytetar; është arti i së mundshmesë, një ideologji edukimi që ka të bëjë me rendin ekonomik dhe shoqëror të një vendi, veprimtaria e pushtetit shtetëror të një vendi dhe në marrëdhënjet ndërkombëtare; filoz. supërstruktura; keq. qëndrime joparimore dhelprake . Politizim /i fr. politiser - i jap karakter politik, e bëj që të përshkohet më shumë nga fryma politike dhe ideologjike.

Page 769: Behram Ismaku

769

Politurë /a lat. politura - lustrim, shkëlqim i jashtëm i mobileve për ta mëshehur të vërtetën. Poliuri /a lat. polyuria - shumë shurrë; mjek. shenjë e diabetit ose e sëmundjes së veshkëve. Polivalencë /a gr. poly valentia - kim. dyzimi i elementeve kimike me një me një atom me një valencë ose me shumë sish. Polkë /a çek. polka - valle çeke. Polonium /i lat. polonia - kim. element radioaktiv Po nr. rend. 84 pesha at. 210 e kanë zbuluar Pjer e Mari Kyri. Poltron/i fr. poltron - njeri pa karakter, frikacak, çanaklëpirës Poltronë /a it. poltrona - ndenjëse prej dërrase, ose prej purtekash të holla, me mbështetëse shpine, kolltuk. Pomadë /a fr. pomade - një lloj kremi erëmirë, përdoret në kozmetikë, për mirëmbajtje lëkure. Pomologji /a lat. pomum logos - shkencë e pemtarisë. Pompadur /i fr. em.Pompadour - stil mode femrash, valle frënge e saloneve. Pompoz /e it. pomposo - bujë, bombastikë që bëhet me bujë për të krijuar përshtypje jashtë mase, bukuri. Ponçi ang. verë e nxehtë me sheqer.

Page 770: Behram Ismaku

770

Pon /i ang. pony - zool. lloj kali shumë i vogël. Ponograf /i gr. ponos grapho - lodhje shkruaj; aparat për matjen e ndjeshmërisë, dhembjes. Pontifikat /i lat. pntificatus - kreu, pushteti i Papës. Ponton /i fr. ponton - lloj lundre. Pop-arti ang. popular art - arti popullor. Por /i gr. poros - vrimë në lëkurë . Porcelan /i it. porcellana - lloj argjili për enë, farfuri. Porcion /i lat. portio - enë e ushtarit , që merr ushqimin që i takon. Poriomani /a lat. pariomani - udhëtoj; pasion i sëmurë për udhëtim.Pornografi /a gr. porno-grapheia - lavire-përshkrim, grua, femër e përdalë; paraqitja e shëmtuar e pa pikë turpi e marrëdhënjeve seksuale në arte, letërsi, romane, filma, tve kompjuter, fotografi, vepra me përmbajtje të tilla; let. romane novela, tregime të dashurisë vulgare. Porotë sk. porota - 24 betarë, dëshmitarë betohen për të pafajshmin që akuzohej me krim për një shkelje të kanunit.

Page 771: Behram Ismaku

771

Port /i lat. portus - gji deti i ndërtuar, ku mund të hyjnë anijet. Portare /ja lat. porta - lesë, portë oborri a kopshti, hidra, hyrje tuneli. Portë /a lat. porta - porta e oborrit, dera kryesore. Porto it. porto - taksë postare a pulla postare. Portofol /i it. portofoglio - çantë xhepi e lëkurës, qese. Portret /i fr. portrait - fotografi, vizatimi, piktura a skulptura e fytyrës së një njeriu ose të një grupi njerëzish; let. përshkrimi i pamjes së jashtme të një njeriu së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale, përshkrimi i një sendi a dukurie. 2. fig. tërësia e tipareve karakteristike, më të përgjithshme që përbëjnë një figurë njeriu dhe që e dallojnë nga të tjerat. Portretist /i fr. portraitiste - piktori, vizatuesi, krijues i portretit. Portretizoj fr. portraiturer - përshkruaj pamjen e jashtme të një njeriu, duke i dhënë tiparet më karakteristike, më të përgjithshme të tij. Possesiv /e lat. possesivus - gram. përemër pronor.Post lat. post - pas, prapa. Postskriptum /i P.S. shtojca ( në letër) pasi të jetë kryer letra.

Page 772: Behram Ismaku

772

Post festum lat. post festum - pas festës. Postament /i lat. postamentum – pjesa e poshtme, bazë e një konstruksioni. Postblok /u it. posto di bloco - polici ose roje e posaçme ushtarake që kontroollon hyrjen dhe daljen e njerëzve, materjaleve. Postë /a it. posta - institucion që merret me dërgimin e letrave, pakove nga një vend në tjetrin dhe i shpërndan ato. Postier /i fr. postier - letërshpërndasi. Postulat /i lat. postulatum - tezë mendim i pranuar si i vërtetë pa u provuar, kërkesë. Postum /i lat. posthumus - i lindur pas vdekjes së të jatit. 2. i botuar pas vdekjës së shkrimtarit. Potasë /a. potasse - lëndë kimike për prodhimin e plehrave kimike dhe sapunit. Potencë /a lat. potentia – fuqi, forcë, aftësi, mundësi, për t’u mbarsur. Potencial /i lat. potentialis - forcë që ushtrohet mbi një trup, energjia që hagjohet për të bërë një punë; tërërsia e mjeteve që zotëron një shtet, potenciale e mundshme. Potenciometër /ri lat. potentia metron - instrument për matjen dhe krahasimin e forcës së elektromotorëve.

Page 773: Behram Ismaku

773

Potir /i gr. poter - kupë, gotë prej argjendi a qelqi për të pirë verë. Potpuri /a fr. pot puri - varg këngësh e vallesh me melodi e motive të ndryshme. Poture /t turq. brekushe të gjëra( poshtë të ngushta) burrash. Pozicion /i lat. positio - vendi që zë dikush a diç në mes qenjesh a sendesh, pozicion mbrojtës. Pozitë /a lat. positum - vendi ku ndodhet dikush, gjendja e dikujt, pozitive # kund. negative ( + / - ) e dobishme. # kund. e dëmshme. Pozitron /i m. fiz. elektron pozitiv i bërthamës atomike. Pozë /a fr. pose - qëndrim i dikujt para aparatit fotografik. Pozoj fr. poser - qëndroj si model para një piktori; tregoj vetën në mënyrë të caktuar, marr një pozë të caktuar. Pragmatik /e gr. pragmatikos - veprues, rregullore pune, dispozita, status që shërben për rregullimin e marrëdhënjeve ndërmjet dy palëve kontraktuese. Pragmatizëm /mi gr. rrymë e idealizmit subjektiv që mohon realitetin objektiv dhe kriter të së vërtetës ka përfitimet e çastit (joparimor).

Page 774: Behram Ismaku

774

Praktik /e gr. praktikos - konkrete, veprimtari konkrete, që ka të bëjë me mjedisin ku punon e jeton njeriu; përvetësimi i një mjeshtrie. # kund. teoria. Praktikant /i gjerm. praktikant - nëpunës fillestar. Praktikoj gr. practiser - ushtroj. Praktikum /i gr. practicum - mësim në shkollë të lartë. Praktikë /a gr. praktikos - veprimtaria e gjithanshme e njeriut për shndërrimin e natyrës dhe shoqërisë. Pre lat. prae - para, mbi (prefiks). Preadoleshencë /a lat. prae adolescentia – dy vjet para, parapuberteti. Preambulë /a lat. praeambulum - hyrja, parathënja, pjesa hyrëse e një akti. 2. fig. bishtnim, shmangie nga biseda. Precedencë /a it. precedenza - ngjarje, rast që ka ndodhur më parë dhe mund të merret pas si shembull, si mbështetje, si justifikim për rastet tjera të ngjashme, rast që hap rrugë për të tjerat. Precesion /i lat. praecesio - paraprirje. Precioz /e lat. preciosus - i çmueshëm, vlerë e madhe, elegante, mondane. Preciz /e lat. praecisus - e saktë, e përpiktë,

Page 775: Behram Ismaku

775

makinë precize. Precizitet /i lat. precisus – saktësi, përikëria. Predelikuencë /a lat. prae delinquere - gaboj, bëj një faj; drejt. nën moshën 14 vjeç nuk zbatohen masa edukuese me gjyq penal për kryerjen e një vepre penale. Predestinim /i lat. pre destinatio - paracaktimi. Predestinoj lat. predestinare - parathem, paracaktoj që më parë ç’rrugë do të ndjeku, ia them që më parë si do të bëhet dhe çfarë do të ndodhë. Predestinuar /i lat. predestinare - i paracaktuar, që do të ndodh a do të bëhet në mënyrë të pashmangshme siç është thënë (si e ka caktuar fati a fuqitë mbi natyrore) predeterminim. Predikat /i lat. praedicatum - gjuh. kallëzuesi. Predikator /e lat. praedicator - katedra nga predikon prifti. Predikim /i lat praedicare - shpjegim, ligjërim, fjala e priftit para besimtarëve në kishë e lidhur me mësimet e fesë ( doktrinës kishtare ). Predikoj lat. praedicare - ligjëroj nga doktrina kishtare. Predimenzionoj lat. pre dimentation - i

Page 776: Behram Ismaku

776

stërmadhuar, tepër. Predispozitë /a lat. praedispositio - prirje e natyrshme, aftësi e natyrshme që ka dikush për diçka. Predominant /e lat. predominant - që ka epërsi, mbiztërues, superior. 2. predominoj mbizotëroj, kam përparësi, i dorës së parë. Predominoj fr. predomainere – mbizotëroj, mbisundoj; në brigadë mbizotërojnë gratë, mbizotërojnë ngjyrat e zeza ose mbisundojnë ende praktikat e vjetra etj. Prefekturë /a lat. praefectura - hist. organ i pushtetit shtetëror; njësia më e madhe e ndarjes administrative, zyra e këtij organi shtetëror. Prefekt /i lat. praefectus - hist. kryetari i prefekturës në disa vende, nëpunës qeveritar. Preferencë /a lat. praereferantia - privilegj, i jap përparësi, privilegj, favorizim. Preferoj lat. praeferre - parapëqej lehtësi në shkëmbimin tregtar midis dy shteteve preferenciale. 2. kontratë preferenciale lat. kontratë me privilegje. Preferencial /e it. preferenziale - kontratë e lidhur midis dy shteteve, tarifë e privilegjuar, me përparësi.

Page 777: Behram Ismaku

777

Preferoj lat. parapëlqej. Prefiks fr. praefixe - parashtesë ( stër-gjysh ). # kund sufiks . prefiksal ose parashtesor, prehistoria a parahistoria. Prejudikim /i lat. paraejudcium - gjykim i parakohshëm, paragjykim, mendim i formuar që më parë për dikë a për diçka pa e njohur mirë (ndoshta i gabuar); konkluzion gjyqësor në të cilën palët mbështetën në rastet e ngjashme të mëvonshme. Prejudikoj lat. praejudicare - bëj diç me paragjykim, gjykoj diçka sipas bindjes që kam formuar që më parë, ndikoj negativisht duke gjykuar për dikë me paramendim. Prelat /i lat. praelatus - zyrtar i lartë kishtar, kardinal, peshkop, abat. Preliminar /e lat. praeliminaris - paraprak, parapërgatitore, fillestare, marrëveshje preliminare, e papërfunduar, marrëveshje paraprake. Prelud /i lat. praludium - muz. lojë para koncertit.Premi /a lat. praemium - shpërblim për punën e bërë mbi normën e caktuar, shpërblimi më i lartë në lojën e lotarisë. Premier /i fr. premier - i pari, kryeministër, kryetari i qeverisë.

Page 778: Behram Ismaku

778

Premierë /a fr. premiere - shfaqja e parë e një pjese teatrale, një filmi, një baleti, një estrade; shfaqja që ipet për herë të parë. Premisë /a lat. praemissa - logj. parakusht; shenja e parë e diç, e thënë më parë në rrethana fillestare nga e cila nxirret një përfundim(kusht paraprak). Premolarë /t lat. praemolare – anat. dhëmballët e para. Preokupim /i lat. praeoccupatio - merak, hall, shqetësim për diç. Preparat /e lat. praeparatum - bar, ilaq i gatitur në laborator, lëndë kimike për eksperimentime. Preparator /i lat. praeparator - laborant. Prepotencë /a lat. praepotentia - forcë. Prepotent /i lat. praepotens - keq. që përdor forcën për të detyruar një tjetër çka do vetë. Prepozicion /i lat. praepositio - parafjala. Prerogativë /a lat. prerogativa - privilegj, amnisti, e drejtë ekskluzive e kryetarit të shtetit, shpallja e amnistisë. Presbiatri /a lat. presbys iatreia - degë për shërimin e sëmundjeve të pleqërisë. Presbiopi /a lat. presbys opos - largpamësia nga pleqëria. Presbiroja fr. presse bureau - zyrë shteti nga ipen

Page 779: Behram Ismaku

779

informatat publike për botën e jashtme dhe të brendshme. Presbit /i gr. presbytes - dritëgjatë, largpamësi. # kund miopi. Presidencë /a fr. presidence - kabineti , zyra e kryetarit. President /i fr. presidens entis - kryetari i një shteti republikan Presion /i fr. pression - trysni, shtypje, ndikim kundrejt dikujt për ta detyruar të veprojë ashtu si dëshiron një tjetër. Presing / u ang. pressing – që vërsulet shpejtë, emërtim për sulmin në përgjithësi, sidomos për taktikën e vërsuljes, pengim i sulmeve të kundërshtarit qysh në fillim.Preskonferencë /a fr. ang. konferencë shtypi, bisedë e një funksionari me pëfaqësuesit e shtypit mbi një ngjarje me rëndësi. Prestigj /i it. prestigio - nderim i fituar, ndikim që ka dikush. Pretekst /i lat. praetextus - shkak i rremë ku kapet dikush; vjegë për ta fshehur të vërtetën. Pretencë /a lat. drejtësi - fjala e prokurorit, ligjërata në gjyq.

Page 780: Behram Ismaku

780

Pretendim /i lat. pretendere - mëtimi, synim, bëj një kërkesë të tepruar dikujt, gjëja se më takon, pretenduesi ose mëtuesi. Pretendim /i lat. pretendere - pretendoj, bëj një kërkesë të tepruar pa të drejtë, për diç që nuk të takon me të drejtë. 2. mëtues, lakmues, që bën kërkesa për t’u privilegjuar. Preterecion /i lat. praeteritio - kalim përtej, një figurë retorike që krijohet kur, ai që shkruan ose flet, shpall se nuk do ta thotë një gjë të tillë, por në të vërtetë e shpreh qartë p.sh.” nuk po i zë në gojë të gjitha ato që hoqa atëherë për ta shpëtuar Skënderin nga rreziku, nuk po përmend netët pa gjumë që kalova pranë shtratit të tij.” Pretori lat. kryegjykatës. Preventivë /e lat. praeventivus - parandalues i së keqës, i një smundje, tërësia e masave paraprake që merrën për të penguar diç; preventiva prej shumë mjetesh të bëra gati për qëllimin. Prezent /i lat. praesens entis - gram. koha e tashme; prezent a i pranishëm në një mbledhje. Prezentoj lat. praesentare - praqes të pranishmit. Prezervativ /i fr. preservatif - mjet preventiv, kondomë, këllëf penisi nga goma për mbrojtje nga

Page 781: Behram Ismaku

781

sëmundjet ngjitëse, terapi kundër lindjes, pengesë shtatzënie apo një lloj aborti që bëjnë disa femra. Primadonë /a it. prima donna - zonja e parë; artiste e merituar ose kryesore e operës. Primar /e lat. primarius - parësor për nga radha, i dorës së parë, më i rëndësishëm. Primarius /i lat. primarius - shef i një reparti të spitalit, mjek autoritativ. Primat /i lat. primatus - parësori, vendi i parë e kryesori. Primitiv /e lat. primitivus - send i vjetër që i ka kaluar koha, që i takon rendit të lashtë. Primitiv /e lat. primitivus - njeri që sot jeton, por mendon si në kohët e para, njeri i paarsimuar. Princip /i lat. principum - parim, rregull a tezë themelore, ide drejtuese, pikëpamje bindëse, përfundim i përgjithshëm në çështjet kryesore, në thelb parimisht dhe teorikisht. Princ /i, princeshë /a lat. princeps - i biri apo e bija e mbretit. Principatë /a lat. principato - hist. shtet i vogël në mesjetë që sundohej nga një princ.Prioritet /i lat. prioritas - përparësi, të qenët i pari në krahasim me të tjerët, në hartimin e një studimi, në kryerjen e një pune, diç i rëndësishëm dhe me

Page 782: Behram Ismaku

782

vlerë më të madhe. Prishtinë /a fj. e vjetër shqipe, sipas një të dhëne poullore, prish dhe tia ose lymi i ujit vërshues, vitin 1947 u bë kryeqytet i Kosovës dmth. pas Prizrenit Privat /e lat. privatus - i veti, vetjak; ek. ai që ushtron një zeje a mjeshtri më vete; që është pronë e vete, jo shoqërore, as e shtetit, mbështetet në mjetet e prodhimit dhe pronën vetjake, është jozyrtare. 2. që nuk është punonjës i ndonjë ndëmarrje shoqërore, që është pronë individuale. Privatizoj lat. privatus - konsideroj diç private, vetjake, joshoqërore, privatisht. # kund. zyrtarisht.Privilegj /i lat. prvilegium - e drejtë e veçantë që ka dikush e që nuk e gëzojnë të tjerët, psh. fëmijët janë më të privilegjuar.Privim /i lat. privatio - privim lirie, marrje e lirisë, dënim, mbajtja në burg e të dënuarit për një kohë të caktuar. Prizëm /mi gr. prisma - trup gjeometrik shumëfaqësh; këndi i vështrimit të diçkaje, instrument, matës i këndeve.Pro lat. pro - për. Probabilitet /i lat. probabilitas - teoria e gjasave; e të mundshmës për të realizuar diç të caktuar. 2.

Page 783: Behram Ismaku

783

teoria se çdo njohuri e fituar mbi botën është vetëm e mundshshme (relative) se shkenca këto njohuri i arrin në mënyrë të pjesërishme, si të mundshme e jo absolute. Problem /i gr. problema - detyrë shkencore që duhet zgjidhur, problemore ose e ndërlikuar, problemi është njëçështje kontestuese që do studiuar. Procedoj lat. procedere - ndjek një rrugë a metodë të caktuar sipas normave juridike duke bërë hetimin dhe gjykimin e çështjeve civile dhe penale ndaj atij që ka vepruar në kundërshtim me ligjet dhe normat juridike në fuqi. Procedurë /a lat. procedura, procedere - shkoj përpara, përparoj, ecuria, ndjekja e një rruge a metode për të kryer një punë, ka një ecuri të caktuar. Procedoj lat. procedere - ndjek një rrugë. Procedim /i lat. procedere - mënyra e veprimit për të kryerë një punë që dikush ka vepruar në kundërshti me ligjet.Proces /i lat. processus - ecuria, ndryshim i pandërprerë i diçkaje sipas ligjesh të caktuara, zhvillimi dhe shndërrimi i diçkaje, vija e zhvillimit nëpër etapa të ndryshme, varg veprimesh e

Page 784: Behram Ismaku

784

ndryshimesh; rruga që ndiqet, mënyra që përdoret për të bërë diçka. 2. gjykimi i një çështjeje në gjyq sipas ligjit, tërësia e veprimeve gjyqësore kur shqyrtohet a gjykohet një çështje. Procesion /i lat. procesio - kish. vargon njerëzish që hecin ngadalë në festat fetare. Proceverbal /i fr. proces verbal - fletë, fletore ku shënohen ato që thuhen a vendosen në një mbledhje, në një gjyq. protokoll. Prodekan /i lat. prodecanus - zëvendës i dekanit. Producent /i lat. producens - prodhuesi. Produkt /i lat. productus - prodhim; send me vlerë, mjet, vegël që përgatitet në një fabrikë, në një ndërmarrje. 2. lëndë kimike, industriale që nxirret në mënyra të ndryshme, prodhime bujqësore. 3. çdo gjë që prodhohet a mjeshtrohet nga njeriu, pjellë e mendjesë ose punës së njeriut. Produktiv /e lat. productus - rezulltat frytdhënës i punës së njeriut, pjellori, përfundim. Produktivitet /i fr. productivite - prodhimtari, rendiment, pjellori, sasia e prodhimit breda një kohe të caktuar që jep një makinë.Profan /e lat. profanare - ai që nuk ka njohuritë e nevojshme në një fushë, që nuk e njeh atë fushë, laik.

Page 785: Behram Ismaku

785

Profanizim /i lat. profanare - përdhunimi. Profanizoj lat. profanare - përdhunoj, shëmtoj diç të shenjtë. Profazë /a gr. pro phasis - biol. shkalla e parë në ndarjen direkte të qelizave. Profesion /i lat. professio - veprimtaria kryesore e njeriut në një fushë, mjeshtria, artizanati. Profesional /e it. professionale - kuadër i kualifikuar. # kund. amator, diletant. Profesor /i profesoreshë lat. professor - tituj arsimorë, shkencorë. Profet /i lat. propheta - pejgameri, i dërguar i perëndisë; ai që parathotë se çdo të ndodhë në të ardhmen, profeci. Profil /i fr. profil - pamja e fytyrës së një njeriu, kur shikohet brinjazi; pamje anësore e një sendi 2. paraqitja e një sipërfaqje a një sendi në rrafshin pingul; prerje pingule e një sipërfaqeje a një sendi 3. drejtimi kryesor i veprimtarisë së dikujt; tërësia e tipareve themelore të diçkaje. Profilaks /i lat. prophylacticus - parandalues i sëmundjes, i prishjes së një sendi, parambrojtësi. Profilograf /i fr. profil grapho - aparat për kontrollimin e rrugës, rrafshimin e saj. Profit /i fr. profit - fitimi, levërdia, mbivlera.

Page 786: Behram Ismaku

786

Profilaks /i gr. profylaxis - masë paraprake, parandalues i përhapjesë së sëmundjeve, masa paraprake për të mbrojtur një mekanizëm, një aparat nga prishja.Prognozë /a gr. prognosis - parashikim për një dukuri; ngjarje, prognozë sportive e futbollit; mjek. parashikimi i sëmundjes sipas disa të dhënave. Prognozoj gr. prognos - parashikoj, marr me mend që më parë. Program /i gr. programma - tërësia e detyrave të parashikuara për t’i plotësuar në të ardhmen, plan i gjërë që parashikon një veprimtari të ardhme, ecuria deri në plotësim; tërësia e pjesëve që luhen në një koncert, tërësia e emisioneve në radio, tve. Programatik /e gr. programma - parashtrimi i tezave, parimeve themelore për të tashmen dhe për të ardhmen, programoj, planifikoj. Progres /i lat. progressus - përparim, prirje e përgjithshme zhvillimi, kalim në një shkallë më të lartë. Progresist /e lat. progres - përparimtar, progresiv. # kund. regresiv. Progresion /i lat. progressio - mat. varg numrash që vijnë duke u rritur a duke u zvogluar sipas një

Page 787: Behram Ismaku

787

rregulle 11, 14 etj.2. progresion gjeometrik ndryshim i njëjtë 2, 5, 8, 11, 14. ose me herc 2, 4, 8 16, 32. Prohibitiv /e lat. prohibitivus - pengon, ndalon diç. doganë që me lartësinë e saj e bën të pamundur importin e mallrave të huaja, parandalon. Prohibicion /i lat. prohibitio - ndalim i prodhimit shitjes së pijeve alkoolike. Proskripcion /i lat. nga Roma e Vjetër, dënim me vdekje jashtë ligjit, pa formalitet gjyqësor.Projeksion /i lat. projectio - gjeom. paraqitja e një pike, një drejtëze, një figure gjeometrike në një sipërfaqe të rrafshët sipas një boshti të dhënë. 2. paraqitja e zmadhuar në ekranin e filmit, e diapozitivave etj. me aparate të posaçme, projektim: projekt buxheti, projekt deklerata për shqyrtim ose miratim, projektdiplomë për t’u mbrojtur nga një student, projektdirektivë për shqyrtim a miratim. Projekt /i lat. projectus - plani, vizatimi , skema e diç, e një ndërtese, një ure që do të ndërtohet, teksti i parë i një dokumenti, plani që parshtrohet për shqyrtim a miratim, shestim.

Page 788: Behram Ismaku

788

Projektim /i lat. projectio - paraqitja në letër e planit të një ndërtese, të një ure etj. të bërit e projektit të diçkaje.Projektkushtetutë /a lat. project kushtetutë - projekti i një kushtetute që paraqitet për shqyrtim a miratim. Projektligj /i lat. projekt ligj - projekti i një ligji që paraqitet për shqyrtim a miratim. Projektoj lat. projectare - paraqes në letër planin e një ndërtese. 2. shfaq në ekran me përmasa të zmadhuara një film, një figurë, bëj mend, shestoj. Projektor /i lat. projector - një llambë e fuqishme elektrike, që shërben për të lëshuar një tufë rrezesh drite të fortë në një drejtim të caktuar. 2. aparat i posaçëm që shërben për të shfaqur një film. Prjektplan /i lat. project plan - që shtrohet për shqyrtim, projektrezolutë, projektstatut, projektraktat që shtrohen për shqyrtim a miratim. Projektues /e lat. projectare - ai që merret me projektime banesash urash a diç tjetër. 2. shfaq një film në ekran, një diapozitiv.Proklamatë /a it. proclamato - shpallje me përmbajtje të rëndësishme politike, në të cilën kryesisht bëhet thirrje për diçka. Proklamoj it. proclamare - shpall, njoftoj

Page 789: Behram Ismaku

789

botërisht; bëj një kumtesë zyrtare. Proklitik /e gr. proklinein - gram. i patheksuar. Proklizë /a gr. proklinein - vë përpara; gram. pozita e një fjale para një fjale tjetër në fjali. Prokopi /a gr. prokopi - mall, pasuri, mbarësi. Prokurë /a lat. procura - drejt. akt zyrtar kur dikush ngarkon një njeri për ta përfaqësuar para ligjit ose për të vepruar në emër të tij; dokumenti që vërteton këtë akt përfaqësimi. 2. autorizim me shkrim për kryerjen e punëve tregtare. Prokurori /a lat. procuratura - organ shtetëror që ka për detyrë të kontrollojë zbatimin e përpiktë të ligjeve; zyra a ndërtesa ku punon ky organ. Proleps /i gr. prolepsis - grabitje; vënja e një pjese të fjalisë përpara - ku nuk e ka vendin për nga ndërtimi sintaksor. 2. poet. të përmendurit e dukurive që do të ndodhin më vonë si të ishin duke ndodhur tani; krah. anticipim; proleptik , prolepsit.Proletar /i lat. proletarius - qytetar i klasës më të ulët në Romën e vjetër, punëtor i shfrytëzuar me mëditje në shoq. kapitaliste që nuk ka asnjë mjet prodhimi. Proletar /e lat. proletarius - që frymëzohet nga idealet e proletariatit dhe i pasqyron ato. Proletarizoj fr. proletariser - këthej dikë në

Page 790: Behram Ismaku

790

punëtor me mëditje, lë pa mjete prodhimi; bëj që të mendoj e jetoj si proletar.Proliferim /i lat. proles ferre - fëmijë trashigimtar, baj, mbart, sjell; bot. bulëzim, mugullim, të mbirët; biol. shtim, shumëzim i qelizave me ndarje. Proliks /e lat. prolixus - që flet e shkruan gjatë, shprehet me shumë fjalë në mënyrë të stërholluar e jo në mënyrë të prerë.Prolog /u gr. prologos - hyrje në një vepër letrare; parabisedim, paraloja para aktit të parë në dramën antike greke. 2. let. prolog quhet çdo hyrje në një vepër letrare që ka si qëllim ta vejë në dijeni lexuesin mbi disa ngjarje që kanë ndodhur më parë e nuk trajtohen në vepër por lidhen me të tërthorazi; në letërsinë moderne prologun e takojmë në roman, në dramë p.sh. tek poemi “Fausti” i Getës. # kund. epilogu gr. përfundimi. Prolongim /i lat. prolongare - zgjatje e afatit të pagesës, shtyrje; vazhdim i një gjendje juridike. Promemorie /a lat. pro memoria - përkujtesë, dokument, shënime të dhëna një eprori për t’i përkujtuar gjendjen dhe çështjen që duhet zgjidhur. Promenadë /a fr. promenade - shëti, shëtitore. Promil /i lat. pro mille - një e njëmita pjesë; 0/00.

Page 791: Behram Ismaku

791

Promovoj lat. promovere - përuroj, shpalli dikë për dr. shkencash, akademik, kandidatin që mbrojti me sukses disertacionin, promovoi një lloj vepre. Promovent /i lat. promovens - kandidati. Promocion /i lat. promotio - shpallja për dr. Promotor /i lat. promotor - ai që jep shtypjen e parë një pune; nxitësi kryesor. Pronaos /i gr. pronaios - parafaltore, pjesa e përparme e faltoreve të vjetra. Pronominal /e lat. pronominalis - përemër, përemëror. Proparaoksiton /e fr. proparoxytone - fjalë me theks në rrokjen e tretë parafundore. Propile /u gr. propylaia - hajat, korridor, paradhomë; arkit. derë hyrje monumentale / para Akropolisit në Athinë.Propogandë /a lat. propoganda - veprimtari e gjërë, përhapje e një ideje të caktuar, një doktrine nëpërmes shtypit e radios. 2. përpjekje për t’i mbushur mendjen dikujt me fjalë, për ta bindur për diçka, agjitacion. Propan /i fr. propane - kim. C3H3 gaz johelmues që del nga nafta dhe përdoret për ndriçm, djegie.

Page 792: Behram Ismaku

792

Proporcion /i lat. proportio - përpjestim, marrëdhënje të caktuara ndërmjet pjesëve përbërëse të diçkaje brenda së tërës; marrëdhënie mase a madhësie ndërmjet pjesësh ose gjërash që kanë lidhje njera me tjetrën. Proporcional /e lat. proportionalis - përpjestimor, simetri, që është i përpjestueshëm, përmasa ndërmjet pjesëve dhe së tërës. # disproporcion ( shpërpjestim ). fig. madhësi e diçkaje, përmasa a shkalla e zhvillimit deri ku ka arritur një gjë. 2. mat. barazia ndërmjet dy marrëdhënjeve sasiore a numerike. Propozoj fr. proposer - parashtroj , jap mendimin dikujt për diç. që të shqyrtohet dhe të tumiret, miratohet; kandidat për drejtor. Propozim /i fr. propozer - dhënja, parashtrimi i mendimit që i bëhet dikujt për diçka që ta shqyrtojë e ta miratojë; kërkesa që bën trimi një vashe për t’u fejuar. Propulsion /i lat. propulsio - fiz. forcë shtytëse për vënien në lëvizje të një trupi; mjek. sëmundje marramendthi duke anuar përpara. Prosekturë/a lat. prosectura - mjek. reparti ku bëhet autopsia e kufomës. Pro renata lat. medikament - sipas nevojës -Proskripcion /i lat. proscriptio - gjykim

Page 793: Behram Ismaku

793

jashtëligjor; dënim me vdekje pa formalitete gjyqësore që bëheshin në Romën e Vjetër, një linç që gjykon e ekzekuton vetë, ndalon. Prospekt /i lat. prospectus - pamje, horizont; program që jep planin, përshkrimin e një vepre; skicë plani paraprak i një objekti, i një rruge i një qyteti. 2. paraqitja e shkurtër e përmbajtjes kryesore të një vepre. 3. fletushkë, reklamë, shesh, rrugë e gjërë. Prospektiv /e lat. prospectivus - largpamës, parashikues i ngjarjeve në të ardhmen. Prosperitet /i lat. prosperitas - sukses, përparim, lulëzim ek. mirëvaj, arrij qëllimin me përfundim të mirë. Prosperoj lat. prosperare - përparoj, arrij sukses, përfundoj mirë , arrij qëllimin. Prostatë /a lat. prostates - mbrojtës, gjëndra gjinore e mashkullit të kanalit të shurrëderdhjes, nën fshikëzën e ujit (shurrës) që prodhon lëngun e spermës. Prostitutë /a it. prostituta - kurvë, lavire, putanë, vajzë a grua e përdalë, femra që shet moralin për para; ajo që merret me prostitucion. Prostitucion /i lat. prostitutio - dukuri e shëmtuar kur gratë shesin trupin e tyre për të siguruar mjete e jetesës, kurvëri. Proshutë /a it. proschutto -

Page 794: Behram Ismaku

794

kofshë derri e kripur dhe e tharë në tym. Protagonist /i gr. protagonistes - konkurues, pjesëmarrës në lojrat publike; personazhi kryesor i një vepre letrare, personazhi pozitiv, heroi kryesor, aktori që luan rolin kryesor në një vepër teatrale, në një ngjarje a në një veprimtari tjetër; protogonisti në veprat letrare tregimtare ose dramatike, zakonisht i kundërvihet antagonistit (personazhit negativ) p.sh. prtogonistët e romanit “Sikur të isha djalë” janë Dija dhe Shpendi. Protalie /a lat. prothallium - bot. kërcelli i fierit. Proteid /i gr. proto eidos - kim. albumina të përbëra, që përmbajnë edhe molekula që për nga natyra e tyre nuk janë albumina. Proteinë /a lat. proteinum - kim. biokim. lëndë organike që gjendet në organizmat e gjalla e në bimë dhe është e domosdoshme për jetën e tyre. Protektor /i lat. protector - mbrojtës, përkrahës; shteti i cili merr nën protektorat një shtet tjetër. Protektorat /i it. protectorat - mbrojtës, përkrahës, formë e varësisë së shtetit nga një shtet tjetër më i madh ose forcë ndërkombëtare, vendi që ndodhet në një varësi të tillë; NATO. protektori - mbrojtësi, përkrahës i Kosovës; shteti i cili merr nën protektorat (mbrojtje) një shtet tjetër. Protestantizëm /mi fr. protestantisme - emërtim i

Page 795: Behram Ismaku

795

përbashkët për disa besime të krishtera që u shkëputën nga kisha katolike romake pas reformës së shek. 17. Protestë /a lat. protestari - kundërshtoj; kundërshti e vendosur për një padrejtësi, kundër një veprimi të paligjshëm; shprehje në mënyrë të prerë e mospajtimit me diçka. Protestoj lat. protestari - ngre zërin kundër padrejtësisë. Protetikë /a fr. prothetique - degë e mjekësisë që merret me zëvendësimin e gjymtyrëve a pjesëve të tjera të trupit me pjesë artificiale nga druri ose plastika. Protezë /a gr. prothesis - mjek. pjesa artificiale e trupit: dorë, dhëmb, protezë këmbe ose këmbë druri artificiale. Protokoll /i lat. protocollum - procesverbali, regjistër në të cilin shënohen shkresat e një zyre; zyra ku mbahet ky regjistër; marrëveshje, shkëmbimet ek. kult. e shkencore midis dy palëve; dokumenti që përmban pikat e kësaj marrëveshjeje; protokolloj ose regjistroj. Proton /i ang. proton - fiz. secila prej grimcave të vogla që kanë ngarkesë elektrike pozitive të barabartë me ato të elektroneve dhe që përbëjnë së bashku me to bërthamën e atomit.

Page 796: Behram Ismaku

796

Protoplazmë /a gr. protos plasma - krijesë; biol. lëng i trashë e pangjyrë, që ndodhet rreth bërthamës së qelizave të kafshëve e të bimëve dhe që është lëndë themelore ku zhvillohen proceset jetësore. Prototip /i gr. proto typos - tip i parë, fillestar, njeriu i vërtetë që mishëron tiparet kryesore të një grupi njerëzish; prototipi, shkrimtarit i shërben si pikënisje në veprën letrare. Protozoar /e gr. protos zoon – qenje e gjallë, njëqelizore. Protuberancë /a lat. protuberantia - gërbë, gungë, bullungë, xhungë. Provë /a it. prova - e dhënë për të vërtetuar, për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka : fakt, dëshmi, argument; vërtetim në praktikë i të dhënave, eksperiment për të vërtetuar të dhënat, veprimet paraprake. Provëz /a lat. prova - gyp qelqi, epruvetë e shkallëzuar që përdoret për punë laboratorike. Proverb /i lat. proverbium, fr. proverbe - fjalë e urtë, është një mendim moral i shprehur me pak fjalë, ndonjëherë në formë alegorike; krijime nga talentët popullor që shprehin dashuri për atdhe, liritrimëri, punë, besë, drejtësi por edhe urrejtje kundër sunduesve, parazitëve, tradhëtarëve...

Page 797: Behram Ismaku

797

- I përtuari, i mjeruari. - Lumi fle, hasmi s’fle. Provincializëm /mi fr. provincialisme - krahinë, ambient provicial, sjellje, zakone, shije, shprehje e ngushtë e kufizuar dialektizëm, mënyrë e të folmes dhe sjelljes së një njeriu nga një krahinë që është e panjohur për të tjerët, trajtë dialektore, idiotizëm, ngushtësiProvisor /e lat. provisor - e përkohshme, spital provizor për shërimin e të smurëve, spital i përkohshëm, si ai i minatorëve të Trepçës kur dolën nga zgafella për grevën e vitit 1989. Prozë /a lat. prosa oratio - të folurit e drejtpërdrejtë, të zakonshëm, formë e ligjërimit të lirë që e hasim në romane, tregime, novela. Prozaik /e lat. prozaicus - prozë që i mungon fryma poetike; ka edhe prozë poetike që i afrohet deri diku poezisë me shprehje. Prozodi /a gr. prosodia - let. vargje ritmike, metrike. Psalm /i gr. psalmos - i bie telit, këngë kishtare hebreje; Psalmet e mbretit David. 150 sosh në Dhiatën e vetër. Psalt /i lat. psalterium - ai që psal a këndon psalme, psaltiri pjesë e dhjatës. Pseudo gr. pseudos - i rremë.

Page 798: Behram Ismaku

798

Pseudopatriot /i gr. psudo patriot - atdhetar i rremë. Pseudodemokraci /a gr. pseudo demokrati - demokraci e rreme. Pseudofilozof /i gr. pseudo philosophia - ai që e mban vetën si filozof. Pseudografi /a gr. pseudo graphia - falsifikim i dorëshkrimeve. Pseudonim /i gr. pseudonimos - emër i rremë, është emri i trilluar i një shkrimtari, i një autori të veprës së shkruar , artistike a shkencore; me këtë ai fshehë emrin e vërtetë. Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla),Chri-chri (N. Bulka). Psik /e/ ja gr. psyche - shpirt; pasqyrë e madhe, e lëvizshme dhome. Psikiater /i lat. psiciater - mjek i specializuar për mjekimin e smundjeve psikike a mendore. Psikikë /a lat. psychicus - bota shpirtërore, tërësia e përjetimeve shpirtërore si pasqyrim i realitetit objektiv në ndërgjegjën e njeriut. Psiko gr. psyche - fjalëformuese e emrave që kanë të bëjnë me psikikën. Psikopat /i gr. psychopatia - i sëmuri nga psika, çrregullimet në psikë. Psikoped /i gr. psycho paidos - psikiatri për fëmijë. Psikoterapeut /i gr. psikoterapi - mjekimi me anë

Page 799: Behram Ismaku

799

të hypnozës. Psikologjizëm /mi gr. psyche logia - si mentalizmi një drejtim filozofik që shpjegon dukuritë shoqërore e historike me psikologjinë e njeriut. Psikozë /a gr. psychosis - shpirt; mjek. sëmundje psikike, çrregullim a dëmtim psikik. Psikopatologji /a lat. psychopathologia - degë e psikologjisë që studion çrregullimet dhe dëmtimet psikike. gjerm. Themelues i kësaj teorie bashkëkohore Sigmund Frojdi që shkëput psikikën nga gjendja materiale duke e paraqitur atë si shfaqje të pasioneve e të instinkteve të pandërgjegjshme. 2. metodë për mjekimin e sëmundjeve nervore e psikike. Psikasteni /a lat. psychasthenia - mjek. neurozë mosbesimi, pasigurie të plotë në vetvete, depresion prirje ndaj ideve fikse. Psikologji /a lat. psykologia - shkenca që merret me studimin e dukurive psikike të njeriut. 2. tërësia e proceseve psikike që lidhen me veprimtari të caktuar e me kushte të caktuara të jetës së njeriut; tërësia e veçorive të botës shpirtërore të njeriut, formimi shpirtëror. Psikolog /u lat. specialisti që ka aftësi të kuptojë shpejtë e drejt gjendjen shpirtërore të një njeriu.

Page 800: Behram Ismaku

800

Psilozë /a gr. psilosis - qerosje, qerosë; mjek. rënja e qimeve të trupit; mungesa e qerpikëve; gjuh. mos shqiptimi i ” h “ (spiritus aspera). Ptero gr. pteron - krah, pupël fluturimi; diç që ka krihë e pupla, majë, teh p.sh. pterodaktil, helikopter Ptialinë /a gr. ptyalon - pështymë; kim. ferment i pështymës që amidonin e shndërron në sheqer. Ptomainë /a lat. ptomainum – rënje, i rënë në luftë; helmi që përftohet me rasti e prishjes, kalbjes së kufomave. Ptozë /a ptosis - rënje, lëshim, zbritje; mjek. rënja më poshtë e veshkës a e një organi të stomakut. Pubertet /i lat. pubertas - mosha kur fëmija kalon në fazën e adoloshencës, fillimi i periudhës së pjekurisë seksuale. Publicistikë /a lat. publicista< poublicistique fr. tërësia e shkrimeve që trajtojnë çështje politiko shoqërore të kohës. Publicist /i lat. publicista - ai që shkruan për çështje politiko shoqërore, ai që merret me publicistikë: fejtone, reportazhe, recensione. Publicitet /i lat. publicitas - përhapja e një lajmi, reklamë e bujshme për të marrë hov më të madh dhe për ta bërë të njohur botërisht. Publik /u lat. publicum - populli mbarë; publikisht, hapur,

Page 801: Behram Ismaku

801

them botërisht. Publikoj lat. publicare - e bëj të njohur, e shpall për publikun; publikisht a botërisht. Puç /i gjerm. putsch - grushtshtet që organizohet në fshehtësi, përpjekje për të marrë pushtetin me këtë rrugë. Puding /u ang. pudding - ëmbëlsirë që bëhet me miell, sheqer dhe vezë; pudroj ang. i vë një shtresë të hollë pudre diçkaje. Puls /i lat. pulsus - rrahje, goditjet e gjakut në kyqin e dorës, të rrahurit e zemrës, lëvizja ritmike e valëve të gjakut. Pulpë /a lat. pulpa - mish, tul; mishi i dhëmbëve, tul pemësh. Pumë /a peru. Puma - zool. kafshë e egër, mishngrënëse me lëkurë gëzof ngjyrë hiri në të kuqrremtë si macja e egër, luani. Punkt /i lat. punctum - pikë, cimbidhje usht. pozitë, bazë vend. Punkturë /a lat. punctura – mjek. nxjerrja jashtë e lëngjeve nga trupi I të sëmurit me shiringë (gjilpërë) gjak, qelb etj. Purgator /i lat. purgatore - sipas besimeve fetare; ura e purgatorit, vendi ku shpirtrat e të vdekurve pastrohen nga mëkate të lehta për të vajtur në parajsë.

Page 802: Behram Ismaku

802

Purgativ /i lat. purgativum - mjek. bar, ilaq që pihet për pastrimin e stomakut e të zorrëve, amel.Purist /i lat. purus - i pastër, njeri me angazhim të tepruar për ruajtjen e pastërtisë së gjuhës amtare; ai që përpiqet ta heq nga gjuha e vet çdo fjalë me prejardhje të huaj. Purpurt lat. purpur/a - ngjyrë e kuqe e ndezur ose e mbyllur por e ndritshme; pelhurë, cohë me këtë ngjyrë, veshje e sipërme e bërë me këtë cohë. Puro /ja lat. purus - i pastër; cigare e mbështjellë me gjethe të hollë duhani. Pusi /a turq. pusi - pritë që i bëhet dikujt për ta vrarë, për ta plaçkitur në befasi, mashtrim, pabesi. Pusht /i turq. pust - keq. avaturist, maskara, i përdalë. Putanë /a it. puttana - grua, vajzë e përdalë, lavire. Qeli /a lat. cella - kthinë e murgut në manastir, kthinë burgu. Qelizë /a lat. cella - njësia themelore më e thjeshtë nga e cila ndërtohen indet e njeriut, kafshëve, bimëve. Qeman /e turq. keman - violinë. Qemer /i turq. kemer - hark guri që vehet mbi dyer, dritare.

Page 803: Behram Ismaku

803

Qeramidhë /a gr. keramis - tjegull. Qipariz /i gr. kyparisos - selvi; dru mesdhetar përherë i gjelbër. Qivur /i kivur - arkivol, tabut. Qorrfishek /u turq. qorr fisek - fishek pa plumb; fishekzjarr. Qos /i /ja turq. qose - burr pa qime në faqe. Qosh /e turq. köse - cep, kënd. skaj. Qylah /u turq. külah - qeleshe dervishi, karrule. Qymez /i turq. kümes - kotec pulash. Qyrk /u turq. kürk - pallto dimri. Qualis vir talis oratio lat. çfarë është njeriu, të tillë e ka edhe bisedën. Qabe/ja ar. Kabä - katror; ndërtesë në trajtë katrore që gjendet në oborrin e xhamisë kryesore në Mekë, vend i shenjtë ku shkojnë besimtarët muslimanë për haxhilluk. Qatip /i turq. katip - nëpunës zyreje që shkruante letra me dorë Qehaja /i turq. kehaya - sherbëtor a kujdestar i pasurisë së beut që shfrytëzonte fshatarët, përfqësues i një esnafi. Rabat /i it. rabatto - pjesë përbërëse e çmimit të shitjes së një malli, e cila shërben për të mbuluar shpenzimet e qarkullimit të ndërmarrjes tregtare dhe për të siguruar një fitim; zbritje nga çmimi i

Page 804: Behram Ismaku

804

shitjes së një malli me rastin e blerjes së tij. Rabdomant /i gr. rhabdos manteia - shkop profeti; shkop magjik i profetit, që ka formën e tfurkut, shërben për zbulime të pasurive nëntokësore dhe paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen. Rabin /i hebr. Rabbi - mësues; meshtar hebraik (izraelit), dijetar. Rabinat /i hebr. rabbi - mësues; titulli, zyra e rabinit. Rabinizëm /mi hebr. rabbi - shkenca që mirret me studimin e religjionit izraelit. Rabush /i sk. vjetër rabus - çetele; shkop i prerë tërthort, që i jepej një pjesë myshteriut që sillte leshin te bojaxhiu, pjesa tjetër lidhej për hallkat e lleshit, për mos ta përzier atë me të tjera leshra / ra në rabush (qetele), pëlqyen dy pjesët njëra me tjetrën, tani vërtetohet hallkat e leshit i merr pronari i vërtetë. Rabulë /a gr. sofizma - bërja e paqartë e gjërave me qëllim. Racë /a fr. race - farë, soj i kafshëve. Racial /e fr. racial - që ka të bëjë me racën e njerëzve, dallimet ekzistuese me të mira, të këqia. Racizëm /mi fr. teori dhe politikë reakcionare, e cila mbështetet në ndarjen e njerëzve në raca, duke

Page 805: Behram Ismaku

805

e mbiçmuar njërën dhe nënçmuar e përbuzur tjetrën. Racional /e lat. rationalis - i arsyeshëm, e logjikshme, diç e mbështetur në arsye ( ratio ); ai që punon duke u mbështetur në arsye. Racionalizim /i fr. rationalisme - përmirësim i një pune sa më mirë, racionalizoj a përmirësoj. Racionalizëm /mi fr. rationaliser - mbështetet vetëm në arsyen njerëzore duke i përjashtuar të tjarat praktikë, mistikë e fe duke përdorur metoda më perparimtare. Radar /i ang. Radio dedektion and ranging - shkurtim i valëve; aparat që shërben për të përcaktuar vendin e ndodhjes së një objekti me anë të valëve të shkurtra të radios. Radial /e lat. radius - rreze, rrezor. Radiator /i lat. radiator - pajisje për ngrohje banesash me ujë a avull. 2. pajisje për ftohjen e motorëve. Radikal /e lat. radix - rrënjë, rrënjësore; që kërkon reforma rrënjësore, ekstremist. Radiks /i lat. radix - rrënjë, themel, bazë. Radio lat. radio radius - rreze; tek. radioaparat për të marrë e për të dërguar në largësi tinguj, fjalë e sinjale, duke i kthyer në valë elektromagnetike, radiomarrëse e radiodhënëse, valët e radios

Page 806: Behram Ismaku

806

Radioaktiv /e fr. radioactiv - rreze veprues; fiz. rreze depërton nëpër të gjitha materiet. Radioaktivitet /i fr. radioactivite - fiz. vetia që e kanë disa elemente kimike për të lëshuar rreze të padukshme gjatë zbërthimit të bërthamave të atomeve. Radioantenë /a lat. radio antene - tek. përçues i valëve elektromagnetike. Radioastronom /i lat. radio astronomi - e rrezatimeve radioaktive të trupave qiellorë dhe me reflektimin e radiovalëve nga objektet e hapsirës ndërplanetare dhe të atmosferës së lartë. Radiodifuzion /i lat. radio diffusio - rrjeti i radiostacioneve Radiodramë /a gr. radio drama – veprim; dramë e përshtatur dhe e emetuar me anë të radios. Radiofar /i fr. radio phare - aparat për transmetimin e sinjaleve të dritës, të anijeve, aeroplanëve. Radiofoni /a gr. radiophonie - transmetimi ose përhapja e tingujve me anë të radioaparateve. Radiogjenetikë /a lat. radio gjenetikë - shkenca që merret me dukuritë e trashëgimisë e të ndryshimeve të gjallesave nga ndikimi i rrezeve jonizuese. Radiologji /a lat. radio logia - shkenca që merret me studimin e me shfrytëzimin praktik të rrezeve të

Page 807: Behram Ismaku

807

ndryshme, e sidomos të atyre X e Y gama për qëllime mjekësore, teknike. Radiogoniometër /ri lat. radio goniometer - aparat që shërben për ta drejtuar avionin në qiell prej tokës. Radiograf /i fr. radiographie - foto e rëntgenit, filmi që bëhet me anë të rrezatimit ( në organet e brendshme). Radiogram /i gr. radio gramma - mjek. foto e punuar me aparatin e rëntgenit. Radiometër /ri lat. radion metron - fiz. aparat që e shndërron energjinë e rrezeve të nxehtësisë në lëvizje mekanike. Radioraportues /i lat. radio raportues - ai që jep raporte nga radio. Radioreportazh /i fr. radio reportage - lajmërimi, raportimi që jep një gazetar për një radiostacion, reportazh i radios. Radioreporter /i lat. radio reporter - raportuesi, gazetari që mbledh shënime dhe që përgatit lajme për radio. Radiorevistë /a lat. radio reviste - pasqyrë e programit të radios, ditari i radios. Radiosistem /i gr. radio systema - tërësia e rrjetit radiodifuziv.

Page 808: Behram Ismaku

808

Radioskop /i lat. radioscopia - shikimi, vizitë me rëntgen. Radiosondë /a fr. radiosonde - aparat që shërben për të vëzhguar shtresat e larta të atmosferës (temperaturën, shtypjen, lagështinë). Radioteknikë /a fr. radiotechnique - shkenca që merret me ndërtimin e me ndreqjen e pajisjeve të radios. Radiotelefon /i fr. radiotelephonie - aparat radiotelefonik. Radioteleskop /i fr. radiotelescope - aparat për vëzhgimin e valëve kozmike në radioastronomi. Radiotelevizion /i fr. radiotelevision - qendër e përbashkët e radios dhe televizionit. Radiotransmetim /i u zbulua më 1909 nga Markosi Anglez, më 1919 filloi transmetimi në largësi shtet me shtet etj. Radiovalë /a lat. radio valë - valë elektromagnetike që përhapet në hapësirë, përdoret në radioteknikë, vjen edhe nga trupat qiellorë, radiovalë kozmike, marrja e radiovalëve. Radium /i fr. radium - kim. element shumë radioaktiv, simb. Ra pesh. atom.226,05 nxirret nga disa metale të uraniumit, përdoret edhe në mjekësi për rrezatime etj. e zbuluan më 1898 Pjerre e Marie Curie.

Page 809: Behram Ismaku

809

Radius /i lat. radius – shkop, rreze e rrethit, shkop. gjysma e diametrit të një rrethi, largësia e lëvizjes ose përhapjes së diçkaje. Radon /i m. kim. element radiaktiv, gaz fisnik me pesh. atom.. 222 nr. rend. 86 simb. Rn. krijohet nga shkatërrimi radioaktiv i radiumit. RAF ang. Rojal Air Force – Forcat Ajrore Mbretërore (angli). Rafal /i fr. rafale - batare, e shtënë e pareshtur me armë zjarri. 2. fig. rrëmujë, rafal fjalësh. Rafineri /a fr. raffinerie - pastrim; fabrikë, uzinë ku bëhet pastrimi i disa lëndëve (naftës, i vajit, i sheqerit etj.) Rafinim /i fr. raffiner - pastrimi i një lënde nga pjesët e huaja, kullim i një lënde, duke e përpunuar në mënyrë të posaçme. Raft/i turq. raf - dollap, sergjen, dërrasë e ngjitur për muri. Ragbi ang. Ragby - qytet anglez; sport. lojë midis dy skuadrash me top në trajtë vezake me nga 13 ose 15 lojtarë. Raguj /a fr. ragout - gjellë mishi me salcë e erëza e përzierë. RAI it. radioagenzia italiana - radiotelevizioni italian. Raj /a turq. raya - kope, nënshtetas; hist.

Page 810: Behram Ismaku

810

nënshtetas jomusliman në Perandorinë Osmane; fshatar i varfër, shtresat e varfëra e të shtypura. 2. fig. njeri i nënshtruar, sherbëtor e puthador i dikujt. . Reichtag /u gjerm. - parlamenti gjerman. Rajon /i fr. trevë, krahinë, zonë e ndarë e një vendi me zyra e ndërtesat e veta. Rajter /i ang. Rauter , agjenci gjysmëzyrtare gazetareske angleze. Raketë /a gjerm. rekete - furkë, çikrik, qerthull; fishekzjarr, mjet luftarak me motor reaktiv për hedhje predhash, bombash; raketë bërthamore;raketodrom, raketoplan. Rakitik /u lat. rachiticus - shtylla, palca e kurrizit, njeriu që vuan nga kjo sëmundje eshtrash. Rakitizëm /mi lat. rachis – mjek. sëmundje e fëmijëve nga eshtrat, në mungesë të lëndëve minerale (vitamina D, kripërat e gëlqeres). Ralantir /i fr. ralentir - zvogëlim i shpejtësisë së aeroplanit. 2. kinemat. fjalë për prjektim të ngadalësuar. Rang /u fr. rang - rresht, rend, gradë, pozitë, kategori, lloj etj. Ranglistë /a gjerm. rangliste - renditje sendesh në një regjistër sipas vlerës. Rapid /e lat. rapidus - i shpejtë, i rrëmbyeshëm.

Page 811: Behram Ismaku

811

Raport /i fr. raport - njohtim , marrëdhënje midis dy shteteve; parashtresë me shkrim ose me gojë që i bëhet një organi më të lartë për një çështje, një eprori, kumtesë që lexohet para një organizate për punën e kryer si dhe detyrat. Raportoj fr. rapporter - njotoj me shkrim a me gojë haptas ose fshehurazi. Raptus /i lat. raptus - rrëmbim, vrull, rreptësi; shenjë e sëmundjes psikike. Raritet /i lat. raritas - rrallësi e jashtëzakonshme. Rapsodi /ët gr. rhapsodos - thurës kënge, ode, këngëtar shetitës në Greqinë e lashtë, krijon dhe këndon këngë epike e legjendare rreth heronjve, perendive; pjesë nga poema e Homerit, te ne këngë kreshnike për Mujin e Halilin. Ratë /a lat. rata - këst; afate të caktuara për ta paguar një borxh. Ratifikoj lat. ratificare - dipl. miratoj zyrtarisht nëpërmjet organit më të lartë shtetëror një traktat a një marrëveshje, dhënja e fuqisë ligjore të një traktati a marrëveshje ligjore; miratoj zyrtarisht një marrëveshje. Ratio legis lat. arsyeja, domethënja e ligjit. Ratione conscientiae lat. racione sipas ndërgjegjës. Ratione officci lat. racione sipas detyrës.

Page 812: Behram Ismaku

812

Re lat. ri; reproductio a riprodhim, reorganizoj a riorganizoj. Reagim /i lat. re agere - përgjigje ndaj një ngacmimi të jashtëm, me gojë, me shkrim e kundërveprim, efekti reagues kundërshtoj, ndryshoj veprimin sipas vërejtjes që më bëhet. Reaksion /i lat. reactio nis - kundërveprim, reagim. Reaksionar /i fr. reactionnaire - ai që përkrah reakcionin, kundërshtar i përparimit shoqëror e përkrahës i reaksionit, prapambetjes. Reaktiv /e lat. reactivus - kundërveprues; kim. lëndë që merr pjesë në një reaksion kimik dhe që jep mundësi të zbulohet prania e një lënde tjetër; tek. aeroplani me motor reaktiv, fluturojnë dy reaktivë, predhë reaktive, motor reaktiv, shkaktohet nga kundërveprimi i rrymave të gazeve, të cilat dalin me forcë prapa, që shfrytëzon forcën shtytëse të gazeve, që punon me reaksion, lëndë reaktive. Reaktivitet /i lat. reactivitates - veprim i përsëritur. 2. fiz. kundërforcë, forcë kundërvepruese. Reaktor /i lat. reactionis - tek. pajisje në të cilën bëhet zbërthimi i bërthamave të atomit të një lënde për të përdorur energjinë që çlirohet, reaktor bërthamor; tek. pajisje, aparat në të cilin bëhet një reaksion kimik për të prodhuar diçka.

Page 813: Behram Ismaku

813

Real /e lat. realis res - i sendit, send; bota reale ose bota e vërtetë, vlera të vërteta, praktike që mund të zbatohen në jetën objektive. 2. mat. numra realë dhe nr. imagjinarë. Realist /i lat. realis - njeri që mer parasysh kushtet, rrethanat e jetës së vërtetë dhe vepron me to, njeri praktik, art realist. Realisht lat. real isht - me të vërtetë, realiteti ose vërtetësia, realizatori ose sendërtuesi, zbatuesi. Realizëm /mi lat. realismus - let. metodë e pasqyrimit artistik, letrar të jetës, sipas së cilës artisti ose shkrimtari riprodhon jetën dhe karakteret e njerëzve me vërtetësi; drejtim letrar artistik që ndjek he zbaton parimet e pasqyrimit të jetës reale; aftësia për të kuptuar qartë dhe drejt të vërtetën objektive, realitetin ekzistues . Realizmi si drejtim dhe si metodë letrare, realizmi kritik Honore de Balzak dhe vepra e tij letrare ”Xha Gorio”, ”Evgjeni Grande” Anri Stendal ”E kuqja dhe e zeza”, ”Manastiri i Parmës” Çarls Dikensi ”David Koperfildi” , ”Oliver Tuisti” Nikollaj Gogoli drama ”Revizori” romani ”Shpirtëra të vdekur” Ivan Turgenjev ”Etër dhe bijë”, ”Shënimet e një gjahtari” , ”Rudini” Leon

Page 814: Behram Ismaku

814

Tolstoi ”Lufta dhe paqja”, ”Ana Karenina”, ”Ringjallja” Fj. Dostojevski ”Idioti”, ”Krim dhe dënim”, ”Vëllezërit Karamazov” Anton Çehovi ”Kopshti i qershive” ”Pulëbardha”, ”Tri motrat” Mihail Shollohovi ”Fati i njeriut” , Majakovski, Jesenini etj. Realizoj fr. realiser - sendërtoj, zbatoj; vë në jetë a kryej një punë me sukses. Realizues /i fr. realiser - sport. lojtari që shënon gol, ai që sendërton, zbaton diçka në jetë, realizon. Reambulacin /i lat. reambulatio nis - rishikim i sinorëve, ( megjave ) hartave gjeografike në terren. Reaminacion /i lat. reanimatio nis - shpirt; mjek. kthim në jetë, ringjallje e organizmave të vdekur (reanimatologjia si shkencë). Rebalanc /i fr. re balance - ri peshojë; vënje përsëri në peshojë, riekujlibër, drejtpeshim përsëri. 2. fin. rishqyrtim i mjeteve financiare, rindarja e buxhetit për disa nevoja të paparapara. Rebel /i lat. rebellis - kryengritës kundër pushtetit në fuqi, i panënshtruar, i pabindur, njeri rebel, ushtri rebele, rebeloj. Rebus/i lat. res, rebus - gjë, send, i gjërave. 2. gjë e gjëzë ose kashelashë, në të cilën paraqitet një gjë

Page 815: Behram Ismaku

815

me vizatime, me shifra me shkronja ose me shenja të tjera në fjali, e cila duhet gjetur. 3. fig. një gjë e vështirë për të kuptuar e për ta zbërthyer, diçka me përmbajtje të ngatërruar, që duhet zgjidhur. Rebusoid /e lat. rebus eidos - pamje, dukje; lloj rebusi në të cilin shkronjat që mungojnë lexohen pas çdo gjëje (figure). Rebus sic stantibus lat. deri sa janë kështu gjërat, në rrethana ose kushte të tilla. 2. drejt. kontrata ose traktati që bëhet në rrethana të caktuara / nëse ato rrethana ndryshojnë kontrata, traktati nuk vlen më. Recensent /i lat. recensens - vlerësues, kritik, shqyrtues i ose praqitësi kritik i një vepre letrare, shkencore ose muzikore. Recension /i lat. recensio nis - vëzhgim kritik i një vepre letrare a shkencore, tablloje a filmi; autori për rrethanat e hartimit dhe botimit të veprës, për problemet që trajtohen në te, për idetë dhe formën artistike, për rëndësinë edukative të saj etj. Recensim /i lat. recensere - shqyrtimi kritik i një vepre duke vënë në dukje përmbajtjen, anët e mira dhe të metat e saj. Recensoj lat. recensere - vlerësoj me shkrim në mënyrë kritike. Recensor /i lat. recensor - recensent, vlerësues, sh. recensues.

Page 816: Behram Ismaku

816

Recensues /e lat. recensere - autori i një recensioni, vlerësuesi a shqyrtuesi, kritik i një vepre. Recent /e lat. recens recentis - i ri, i sotëm, i tashëm. Recepcion /i lat. receptio nis - pranim, zyra, këthina e pranimit të mysafirëve në një hotel, pritje, marrje, vendosje. Recepcioner /i fr. receptionaire - regjistruesi, pranuesi i mysafirëve në një hotel. Receptor /i lat. receptor - marrës, pranues; aparat që merr, pranon e transmeton ngacmime, doreza e telefonit. 2. fiziol. pjesa e fundit e fijeve nervore, që shërben për të marrë ngacmimet e jashtme, mbaresat nervore në shqisat. Recepturë /a lat. receptura - përgatitja, bërja e barnave sipas udhëzimeve të mjekut, si dhe mënyra e përdorimit të barnave nga i sëmuri për t’u mjekuar. Reces /i lat. reccesus - kthim nga mbetja e pagimit. Recesiv /e lat. recessivus - fig. i fshehur, i padukshëm. Recetë /a lat. fr. recette<recepta - mjek. fletë e vogël ku mjeku shënon barnat, mënyrën si të përgatiten në farmaci dhe si të përdoren nga i

Page 817: Behram Ismaku

817

sëmuri për t’u mjekuar. 2. udhëzim për mënyrën se si përgatitet, gatuhet a bëhet diç. tjetër. Recidiv /e lat. recidivus - që shfaqet përsëri, rishfaqja e një vesi, një sëmundje, kthimi i një dukurie të kaluar, zakonisht negative. 2. drejt. përsëritja e lëndës për të cilën është dënuar më parë në gjyq. Recidivizëm /mi lat. recidivus - ribërje e një krimi nga një person. Recipient /i lat. recipiens - marrës, ai që pranon; mjek. i sëmuri që merr transfuzionin e gjakut. 2. kim. enë që shërben për të mbledhur materiet e lëngëta dhe të gazta. Reciprok /e lat. reciprokus - i ndërsjellë, i dyanshëm; që bëhet ndërmjet dy anëve a palëve shkëmbyerazi, lidhje reciproke, besim, dëshirë reciproke, shkëmbim midis dy palëve. 2. gjuh. grinden, goditen, përqafohen, pësojnë dy anët. Recitim /i, recitoj lat. recitare - them me zë, në mënyrë shprehëse dhe artistike një poezi a një copë proze të mësuar përmendësh. Redaksi /a lat. redakti onis - rregullim, grup personash, ekspertësh që përgatisin një gazetë një revistë për botim ose emisionet e radiotelevizionit për transmetim. 2. një ndërmarrje botuese a një

Page 818: Behram Ismaku

818

institucion që shqyrtojnë dhe përgatitin për botim një libër ose një përmbledhje shkrimesh. Redaksional /e lat. redactio nis - vepër që është hartuar nga redaksia. Redaktoj lat. redactus - ndreq, rregulloj, përgatit një vepër për botim ose për emetim në radiotve. Redaktuar /i lat. redactus - është përgatitur, i rregulluar për botim nga këshilli redaktues. Redaktim /i lat. redactus - rregullimi, përpunimi, ndreqja e një vepre duke i dhënë trajtën përfundimtare për t’u botuar. Redaktor /i lat. redactor - ai që përgatit një shkrim për botim; redaktori është dhe anëtar i redaksisë së një gazete, një libri, radiotve-së. Redigjim /i, redigjoj lat. redigere - redaktim dhe redaktoj. Redistribucion /i lat. re distribucion - rindarje e mallit, e mjeteve financiare, ndarje e përsëritur etj. Reduksion /i lat. reductio nis - kthim prapa, rikthim, reduktim Reduktim /i lat. reductum - biol. pakësim ose thjeshtim në ndërtimin e organeve të disa qenjeve të gjalla. 2. pakësim i numrit të punonjësve të aparatit shtetëror. 3. gjuh. dobësim i një fjale ose tingulli, përgjithësisht pakësim, zvogëlim, dobësim, rrëgjim. i reduktuar a i pakësuar, i dobësuar.

Page 819: Behram Ismaku

819

Reduktor /i lat. reductor - ai që kthen; tek. mekanizëm që pakëson shpejtësinë e rrotullimeve të pjesëve të një aparati. 2. kim. mjet me të cilin lirohen metalet prej oksigjenit, prej kripës, prej squfurit etj. Referat /i lat. referatus - kumtoj, tregoj; kumtim i gjërë me shkrim për dikë ose për diçka. 2. raport i hollësishëm që mbahet para një mbledhje, para një organi për një çështje. Referencë /a fr. reference – kumtim a njohtim për dikë a diçka, shënim a vlerësim mbi punën e dikujt. 2. treg. rekomandim, porosi, këshillim. Referendum /i lat. ad referendum - ajo që duhet thënë; votim i drejtpërdrejtë i tërë popullit për një propozim ligjor ose për një çështje shoqërore me interes të veçantë popull, kombëtar. Referent /i lat. referens entis - kumtoj, tregoj, them. 1. nëpunës i cili ndjek veprimtarinë e një sektori të ngushtë, që i është besuar dhe që herë pas here njofton organin më të lartë për gjendjen e sektorit të tij. 2. ai që mban një referat. Referoj lat. referre - paraqes me shkrim a me gojë gjendjen e një pune, mbaj një referat.Refleks /i lat. reflecsus - kthej prapa; fiziol. kundërveprim i pavetëdijshëm i organizmit të gjallë ndaj një ngacmimi. 2. kthim rrezesh nga pasqyrja,

Page 820: Behram Ismaku

820

reagim i menjëhershëm, jehonë. Refleksion /i lat. reflexio nis - kthim prapa; persiatje, mendim i gjithanshëm dhe i gjatë për diçka. 2. fiz. kthim a pasqyrim i dritës. Refleksiv /e lat. reflexivus – i kthyer prapa; gram. folje vetvetore, që tregon se veprimin që bën edhe e pëson kryefjala Reflektim /i lat. reflectere - kthim i diçkaje në drejtim të kundërt; persiatje, mendim i thellë për diç.. Reflektor /i lat. reflector - fiz. pajisje që shërben për të drejtuar dritën në një drejtim të caktuar, të dëshiruar me anë të një pasqyre të lugët a sipërfaqe tjetër të lëmuar, sipërfaqe reflektuese. Reformë /a lat. reforma - ndryshim, shndërrim; ndryshim i thellë dhe i tërë që bëhet në një fushë të veprimtarisë shoqërore pa u rrënuar themelet e tij, ndryshim rrënjësor i një formacioni, rendi ekonomik, bujqësor; reforma agrare etj. Reformim /i lat. reformare - ndryshimi rrënjësor i diçkaje, shndërrimi. Refrakcion /i lat. refractio nis - fiz. thyerja e rrezeve të dritës. Refraktar /e lat. refractarius - zjarrdurues, rrezistues që nuk pranon ndryshime, kundërshton ndikimet, diç të re.

Page 821: Behram Ismaku

821

Refraktiv /e lat. refractivus - fiz. që shkakton thyerjen e dritës. Refraktor /i lat. refractor - instrument optik që shërben për të përforcuar të parit gjatë vëzhgimit të trupave qiellorë dhe për fotografimin e tyre. Refren /i ose përkthesa fr. refrain - përsëritje; varg ose strofë që përsëritet me ndërprerje të rregullta sidomos në këngët popullore : Me ngadalë vallenë . Onuse, o lule ! . Se na ngrite pluhurin, . O nuse, o lule! Refugjat /i it. refugiato - ai që ikë nga vendi i vet për t’i shpëtuar një fatkeqësie a një dënimi; i ikur, i shpërngulur. Refundim /i lat. refundere - kthim prapa i të hollave që janë marrë, rikonpensim. Refuzoj lat. refusare - hedh poshtë, nuk pranoj, kundërshtoj. Regatë /a it. regatta - gara, vrapime në ujë me barka, anije me vela. Reglazh /i fr. reglage - rregullim i instrumenteve, i pajisjeve, i makinave, i armëve etj.

Page 822: Behram Ismaku

822

Regletë /a fr. reglette - vizore që vihet midis rreshtave në shtypshkronjë, për zgjërim, për distancë rreshtash. Regjenerator /i lat. regenerator - tek. pajisje që shërben për të nxehur ajrin me anë të gazrave në furrat e larta për shkrirjen e metalit e të qelqit; përtritës, rimëkambës, shndërrues, riprodhues. Regjeneroj lat. regenerare - përtërij, rimëkambi, rikrijoj, e sjell përsëri në gjendje të mirë. Regji /a fr. regie - udhëheqja, kino mjeshtria dhe puna e regjisorit, vënja në skenë e një filmi. Regjisor /i fr. regisseur - organizuesi i një filmi, shfaqje për skenë. Regjencë /a , regjent, regji lat. regens - sundim, sundimtar, mbret (lat. rex). Regjim /i lat. regere - qeveris, sistemi, rendi i një vendi. Regjiment /i it. regimento - njësi ushtarake prej disa batalonesh. Regjinë /a lat. regina - mbretëresha, emër femre e krishterë. Regjion /i lat. regio nis – krahinë, shih rajon. Regjistër /ri lat. registrum - fletore e madhe ku shënohen emra, shifra e fakte; admin. libri që mbajnë zyrat e gjendjes civile, në të cilin shënohen të dhënat e plota për çdo shtetas.

Page 823: Behram Ismaku

823

Regres /i lat. regressus - kthim prapa; gjendje e pazhvilluar e kundërt me përparimin (progresin). 2. rënje, zbritje, ulje niveli drejt. kompenzim, dëmshpërblim (regresiv # progresiv). Rehabilitim /i lat. rehabilitare - riaftësoj; kthimi i të drejtave, të cilat dikujt i janë hequr gabimisht, kthim i emrit, nderit ose pozitës së dikujt. 2. mjek. riaftësimi i një personi për punë, i cili e ka humbas aftësinë nga lëndimi ose sëmundja. Reinkarnacion /i fr. reincarnation - lindje për së dyti, rilindje, ringjallje, kthimi i shpirtit në trup sipas besimit të budistëve. Reinkorporoj fr. re incoporer - ri bashkoj; të ribashkoj diç me një trup tjetër, bashkangjes, trupëzoj prapë, diç e domosdoshme për të jetuar më mirë. Reis turq. reis - kryetar, prijës i fesë islame në një vend. Reisyl-ulema /ja ar. räisul-uläma - prijës dietar shteti islam. Rek /u gjerm. reck - sport. shufër hekuri, ushtrimesh gjimnastikore. Reket /i ang. racquet - dorëz eliptike për të goditur topin-tenis. Rekapitulacion /i lat. rekapitulatio - përsëritje e shkurtër e përmbajtjes së një libri ose vepre tjetër,

Page 824: Behram Ismaku

824

pasqyrim, paraqitje e përmbledhur. Rekapituloj lat. recapitulare - përmbledh, pasqyroj shkurt përmbajtjen e një vepre. Reklamacion /i lat. reklamatio – protestë me zhurmë; treg. ankesë, vërejtje për një mall të dërguar ose për një shërbim të bërë, për shkak të një të mete përkitazi me cilësinë, me sasinë . 2. admin. ankesë kundër një vendimi, akti etj. Reklamë /a lat. reclamare - bërtas, kundërshtoj me zë; bëj bujë për ta bërë sa më të njohur një mall, një shfaqje te masat e gjëra, me pllakat, me gojë, me shkrime, me vizatime, nëpërmes radios, tve etj. me qëllim që të tërhiqen më tepër blerës ose shikues. Reklamim/i fr. reclamare - lavdrim i një malli për të tërhequr sa më shumë blerës (reklamim malli fr. kthim prapa i një malli në mungesë të cilësive të nevojshme). Reklamist /i fr. reclam ist - ai që bën reklama dhe lëvdata veti. Reklamoj fr. reclamare - lavdëroj një mall duke ia theksuar cilësitë e mira, kualitetin. 2. sport. kërkoj të quhet e pavlefshme një ndeshje, e zhvilluar pa rregulla të duhura. Reklinacion /i lat. reclinatio - operacion i rrjetës së syrit.

Page 825: Behram Ismaku

825

Rekomand /e fr. lettre recommandee - i, e porositur, i dërguar me porosi ( për një dërgesë postare ) Rekomandoj fr. recommander – porosit; e këshilloj, e porosit dikë si të veprojë, i jap mendim të mirë në punë, bashkëpunim, mendim me shkrim për tu pranuar diku, për ta përkrahur a për ta ndihmuar dikë. Rekomandim /i fr. recommander - këshilloj si duhet të veprojë dikë për një çështje, porosit , jap mendim të mirë për cilësitë profesionale të dikujt. Rekomandues /i fr. recommandere - ai që jep këshilla, porosi. Rekonpensim /i fr. recompenser - dëmshpërblim, dëmshpërblej, pagimi i dëmit të bërë, zhdëmtimi, larja. Rekompensoj fr. recompenser - marr hak për dënimin që më ka bërë dikush. Rekonstruksion /i lat. reconstructio - rindërtimi i një objekti a mekanizmi. 2. ndërtim rishtas, përmirësim ndërtimi, meremetim i përmendoreve, i monumenteve, rekonstruktoj. Rekonstruksionalizm /i lat. re constructio nis - teori idealiste sipas së cilës edukata është mjet me anë të të cilit mund të shndërrohet bota. Rekonvaleshencë /a, rekonvaleshent lat.

Page 826: Behram Ismaku

826

reconvalescentia - këndellje përmirësim shëndeti, që shërohet pas një sëmundjeje Rekonversion /i lat. re conversio – kthim prapa, në gjendjen e mëparme, rikthim i një sendi siç ka qenë më parë. Rekord /i ang. record - suksesi i madh që është arritur në diçka, e veçanërisht në sport; suksesi më i lartë, më i madh që është arritur ndonjëherë në një fushë, shpejtësi rekorde, prodhim rekord. Rekordist /i ang. ai që ka arritur sukseset më të mëdha në një fushë prodhimi a pune, rekordmeni. Rekreacion /i lat. rekreatio nis - këndellje, freskim, pushim, përtritje. Rekreator /i lat. recreator - rikrijues, ai që sajon përsëri. Rekreativ /e lat. recreativus – rikrijues; kreativ / krijues. Rekriminacion /i lat. recriminatio nis - kundërakuzë, akuzim reciprok, fjalësim kundër njëri-tjetrit. Rekrudeshencë /a lat. recrudescentia - riashpërsim i sëmundjes, pezmatim. Rekrut /i it. recluta - përtritje, me rini, gjeneratë e re, ai që posa është thirrur për të kryer shërbimin ushtarak.

Page 827: Behram Ismaku

827

Rekrutoj fr. recruter - thërras për ta dërguar ushtar, plotësoj radhët ushtarake. Rektifikim /i lat. rectificare - drejtim, drejtoj, ndreqje. 2. mat. shndërrimi i lakoreve në drejtëza kim. distilimi i një lëngu. Rektifikoj lat. rectificare - ndreq, drejtoj. Rektor /i lat. rector, regere - drejtoj; ai që drejton një universitet ose një shkollë tjetër të lartë, prift katolik që drejton kishat e një famullie. Rektorat /i fr. rectorat - trupi drejtues i një universiteti a shkolle të lartë, rektori, prorektori e nëpunësit. Rektoskop /i lat. rectoscopia - instrument për shikim të zorrës së trashë. Rekuiem /i lat. requies et requiem - paqe dhe prehje; përkujtim që i kushtohet të vdekurit në kishën katolike, muzikë me karakter dhembje, për të vdekurin. Rekuizicion /i, rekuizimi lat. requisitio nis - detyrimet, marrja e drithit…për nevojat ushtarake në rast lufte. Rekuizit /ë lat requisitum - kërkesë, nevojë; sende të nevojshme për një shfaqje. 2. sport. topi, brekët, këpucët etj. Rekurs /i lat. recursus - rikthim, ankesë gjyqit shk. së dytë. regres.

Page 828: Behram Ismaku

828

Rekursiv /e lat. recursivus - rikthim; gjuh. tingull buz.laring. Relacion /i lat. relatio nis - parashtresë që i japim një organi epror, raport marrëdhënje, lidhje, krahasim. Relaksacion /i lat. relaxationis - lehtësim, pushim, këdellje 2. drejt. lehtësim, zbutje ose falje e dëmtimit 3. mjek. molisje, plogështi a indolencë apo relaksim, i relaksuar. Relata refero lat. relata refero - kallëzoj, tregoj, flas; flas ashtu si kam dëgjuar ( d.m.th. nuk dëshmoj për vërtetësinë e kumtimit). Relativ /e lat. relativus - e mundshme, i varur, lidhor, e kufizuar në krahasim me një gjë tjetër, kushtëzohet, varet nga një gjë tjetër për të qenë e plotë e përsosur, sipas Ajnshtajnit është një teori shkencore, të gjitha botëkuptimet tona kanë karakter relativ, është një doktrinë që mbështetet në mundësi objektive të njohurive në bazë të dijes tonë relative, brenda kohës dhe hapsirës gjërat ndryshojnë, e mundshme, e ndryshueshme. # kund. absolute. Relativizëm /mi fr. relativisme - teori shkencore sipas së cilës të gjitha botëkuptimet tona kanë karakter relativ, doktrinë që mbështetet në

Page 829: Behram Ismaku

829

mundësinë objektive të njohurive në bazë të dijes sonë relative.Relevant /e lat. relevans tis - e rëndësishme, e vlershme, qenësorja, ajo që është me vlerë të veçantë. Relief /reliev /i fr. relief - gjeogr. që nuk është i rrafshtë 2. tërësia e formave në sipërfaqen e tokës, pamje me male kodra, lugina, lumenj, dukje, spikatje, paraqitja e zvogëluar e sipërfaqes së tokës në harta etj. Religjion /i lat. religio nis - besim, fe, bestytni, konfeksion. Religjioz /e lat. religiosus - besimtar, fetar që beson në dogmat e një feje, pranon se ka perëndi. 2. njeri religjioz, çështje religjioze. Relikt /i lat. reliktus - i mbetur, mbeturinë nga koha e lashtë deri në ditët tona ( organizëm a send), Rel /i ang. rally - mbledhje takim, gara sport. me auto, avionë, motoçikleta etj. Relikuia /r lat. reliquiae rum - mbeturinë, eshtërat e shenjtërve të vdekur. shkurt. R.I.P. shkrim mbi varreza katolike “ reliquiescat in pace “ mbetesh në paqe! i këndohet të vdekurit ditën e varrimit. 2. arkë ku ruhen sende të shenjta, të çmuara.

Page 830: Behram Ismaku

830

Remigroj lat. re migracion - këthim në atdhe # migrimi lat. shkuarja. Remigracion /i lat. re migracion - kthimi i emigrantëve në atdhe. # kund. emigracion. Remilitarizoj fr. remilitariser - riarmatosi ushtrinë. Reminishencë /a lat. reminiscentia - rikujtesë, rikujtim më kujtohet, kujtim i paqartë, dukuri që sjell diçka ndërmend. 2. rikujtoj fëmijërinë time, rikujtoj një të kaluar, pjesë e një vepre të huaj që merret simbas mbajtjes mend. Remont /i fr. remonte - ndreqja e një mjeti të punës, të cilit është prishur diçka. 2. meremetim, rregullim, ujdisje etj. Remorkazh /i fr. remorquage - tërheqje e një automjeti, e një anijeje a mjeti tjetër me mall. Remorker /i fr. remorqueur - det. anije tërheqëse me motor. Ren /i gjerm. sipas lumit Ren - element kimik, simb. Re. nr. rend.75, pesh. atom. 186,22metal bojëhiri zbuluar 1925. Renome /ja fr. renommee - emër i mirë, autoritet, famë, reputacion. Renovim /i lat. renovatio - përtëritje e një sendi me pjesë të reja, duke ia hequr të vjetrat. Renovoj lat. renovare - përtërij, ndreq një send me pjesë të re.

Page 831: Behram Ismaku

831

Rende /ja pers. rende - gri, lëmoj, mjet metali me vrima e dhëmbëza për të grirë perime fruta etj. Rendiment /i it. rendimento - efekt prodhimi, prodhueshmëri, bereqeti etj. Renegat /i lat. renegatus - mohues, mohoj; tradhëtar që kalon nga partia e vet në partinë kundërshtare, lëshim i popullit të vet duke u lidhur me armikun, klikë renegate, qëndrim prej renegati, mohim i bindjes së mëparshme. Renesancë /a fr. renaissance - rilindje, përtëritje, rindërtim; lëvizje politike dhe kulturore në Europë shek.14-16 e pajisur me një ideologji përparimtare për atë kohë, ringjallje e kulturës dhe artit të lashtësisë, duke u mbështetur në to, te ne Rilindja Kombëtare Shqiptare. Rentabël /rentabile fr. rentable - ek. që jep të ardhura, të cilat sigurojnë njëfarë fitimi, që sjell rentë, që ka levërdi, ekonomi rentabile. Rentabilitet /i fr. rentabilite - ek. leverdi, prodhim me levërdi Rentë /a fr. rente - të ardhurat në të holla që merr pronari i një toke, pasurie ose kapitali pa bërë punë. 2. fitimi që merr ai me përqindje, duke ia dhënë dikujt pronën për shfrytëzim të përkohshëm. Rentier /i fr. rentier - që merr rentë, ai që jeton me

Page 832: Behram Ismaku

832

të ardhura nga renta, ato që merr si rentë ( përqindjet nga një kapital ). Rëntgen /i gjerm. Röntgen - sipas emrit të fiz. V.K. Röntgen 1845-1923 shpikës i rrezeve rëntgen, të padukshme, valë elektromagnetike shumë të shkutra që mund të përshkojnë tej për tej trupat dhe që përdoren për të parë pjesët e brendshme të tyre, rreze x - aparat për fotografimin e një organi me rreze rëntgen, për shikim mjekësor, rëntgenizimi, rëntgenografi. Rëntgenoterapi /a lat. roentgenotherapia - rrezatimi i organizmit, mjekimi me rreze x, rreze rëngen. Reoskop /i gr. rheos skopeo - fiz. matësi i korentit, rrymës. Reostat /i gr. rheos istemi - elektr. aparat që shërben për të rregulluar forcën e rrymës elektrike, duke ndryshuar rezistencën elektrike. Repart /i it. reparto - ndarje; ndarje në një ndërmarrje prodhimi, tregtie sipas llojit të punës; ndarje në një spital sipas nevojave të veçanta për mjekim, reparti kardiologjik. Reparaturë /a lat. reparare - ndreqje, reparacion/ përtëritje. Repatriacion /i lat. riatdhesim i qytetarëve të zënë

Page 833: Behram Ismaku

833

rob lufte. Reperkursion /i lat. rrefuzim, reflektim rrezesh; jehonë e zërit. Repertor /i it. repertorio - tërësia e veprave që luan një grup muzikor, teatri. 2. regjistri i sendeve të një fushe. Repetitor /i lat. repetitor - ai që u përsërit nxënësve të dobët lëndën e shpjeguar, përsëritës i lëndës së kaluar. 2. tek. mjet, pajisje që shërben për të përsëritur një veprim teknik. Replantacion /i lat. replantatio - fidan i ri. 2. mjek. rivënje artificiale e dhëmbëve të hequr etj. Replikë /a fr. replique - kundërpërgjigje, përgjigje e menjëhershme pa pritur mbarimin e diskutimit të një tjetri. 2. teat. fjalët që i thotë një aktor pas një aktori tjetër si përgjigje, kundërpërgjigje. 3. let. përgjigje e mprehtë që një personazh i veprës letrare i jep një personazhi tjetër, replika i jep gjallëri dialogut, dramacitet e që më shumë e hasim në veprat dramatike, janë të mprehta replikat midis dy trimave (në këngën legjendare “ Gjergj Elez Alia”) që para se të ndeshen e therrin njeri tjetrin me fjalë. Reportazh /i fr. reportage - gjini letrare e publicistikës , që pasqyron një punë në një fushë të caktuar ose ngjarje nga jeta e përditshme. 2.

Page 834: Behram Ismaku

834

gazetari ( reporteri ) mbledh material për ngjarje a lajme të vërteta, apo që i ka parë vetë, i bën gati për botim apo u sjell mjeteve për informim, radios apo në tve. Repozicion /i lat. repositio - mjek. rivendosje e ashtit të thyer, të nxjerrë, rivënje e një organi të trupit të njeriut në vend të vet. Represalie /reprezalje lat. repressalia - kundërmasa e një shteti ndaj tjetrit, përgjigje e luftës me luftë, e dhunës me dhunë, hakmarrje. Represiv /e lat. repressivus - që ka të bëjë me represionin, dhunën, dënimin, i ndëshkimit. Reprezentacion /i fr. representation - përfaqësi; shpenzimet që i bëjnë organizatat e punës, institutet, bashkësitë shoqërore me rastin e takimeve me delegacione dhe me mysafirë të ndryshëm. 2. sport. skuadra e zgjedhur e një vendi. Reprezentoj fr. representer - përfaqësoj një shtet, një organizatë. Reprizë /a fr. reprise - teat. përsëritje e një pjese teatrale, e një baleti. 2. muz. përsëritje e temës kryesore të një pjese muzikore, tve, përsëritje e një pjese të incizimit filmik, që paraqet një moment interesant. Reproducent /i lat. reproducens - ai që riprodhon diçka, riprodhues.

Page 835: Behram Ismaku

835

Reproduksion /i lat. reproductio nis - riprodhim, ripunim.2. shumëzim i foto, fotokopjime, i vizatimeve, i teksteve. Reproduktoj lat. reproducere - riprodhoj, fotokpjoj ose shumëzoj një tekst, Reproduktor /i lat. reproductor - tek. altoparlant, zëdhënës, që rritë, përforcon zërin etj. Reptilë /t lat. reptilia - zvarrit, zool. zvarranikët, rrëshqanorët. Republikë /a lat. res publica - gjë botërore, gjë e të gjithëve; që ka formë shtetërore republikën, qeverisjen, kryetarin e republikës i cili nuk gëzon privilegje personale. 2. bised. kapelë burrash, borsalinë, sheshir etj. Repulsion /i, repulsiv lat. repulsivus - refuzim, mospranim, që nuk pranon; dështim, mosukses. 2. fig. neveri, antipati, gërdi. Reputacion /i lat. reputatio <reputare - mendoj, shqyrtoj. 2. famë, emër i mirë, autoritet, kishim reputacion (autoritet). Rerën /rna gjerm. Röhre - furra e shporetit (furra e sobës së shporetit). Resekcion /i lat. resectio - prerje, heqje; operacion kirurgjik i një organi.

Page 836: Behram Ismaku

836

Res dubia lat. gjë e dyshimtë. Res iudicata / res judikata lat. gjë e gjykuar, vendim i prerë. Res, non verba lat. vepra e jo fjalë d.m.th. më shumë vepër më pak fjalë. Resor /i fr. ressort - kompetencë, fusha e veprimit të dikujt. Resorbim /i, resorpcion, absorbim lat. thithje, tharje. Respekt /i lat. respectus - nder, nderim; qëndrim me nderim ndaj dikujt a diçkasë. Respektoj lat. respektare - nderoj, kam konsideratë ndaj dikujt, zbatoj një parim a një rregull. Respektiv /e lat. respectivus - gjegjës, përkatës /respektivisht, gjegjësisht, përkatësisht i përgjigjet një gjëje tjetër. Respicient /i lat. respiciens - mbikëqyrës, referues që kujdest merr parasysh. Respiracion /i lat. respiratio - frymëmarrje; avullim. Respirator /i lat. respirator - pajisje llastiku që shërben të vendoset në gojë e hundë, kundërgaz për t’u mbrojtur nga lëndë helmuese ose për të marrë frymë në ujë.

Page 837: Behram Ismaku

837

Responsivitet /i lat. responsivitas - përgjigje; mjek. reagim përgjigje e organizmit ndaj ngacmimeve. Restaurim /i lat. restaurare - rimëkambje, e ndreq si më parë që ka qenë. 2. rindërtimi. Restauracion /i lat. restauratio nis - rindërtoj, ndreq, kthim në gjendje të rregullt, si më parë. 2. pol. rivendosje e një regjimi të përmbysur, kthim në pushtet përsëri. Restauroj lat. restaurare - rimëkambi, sjellë prap në gjendje të mirë. Restaurues /i lat. restaurare - i veprave të artit dhe ndërtimeve të vjetra që janë me ndonjë vlerë të njohur histor. Restitucion /i lat. restitutio nis - rivendosje, këthim i të drejtave të mëparshme, rindërtim, ndreqje e një objekti etj. Resto /ja lat. resto - tepron, mbetet tepër; pjesa që mbetet nga një shumë ( të hollash, teprica, kusuri ) nga një tërësi. Restrikcion /i lat. restrictio nis - kufizimi, ngushtimi, pakësimi, shtërngimi. Restriktiv /e lat. restrictus - shtërngues, që kufizon, ngushtues. Resul /i ar. räsul - i dërguar, ndajshtim i Muhamedit, përfaqësues.

Page 838: Behram Ismaku

838

Retencion /i lat. retentio nis - mbaj, ruaj; psik. aftësi e mbajtjes mend, mosharrimi. Retiçencë /a lat. reticentia - heshtja; let. figurë e sintaksit poetik me anë të së cilës shkëputet ligjërata, me qëllim që lexuesi, duke marrë me mend atë që është lënë, ta përqendrojë vëmendjen mbi gjënë e nënkuptuar. Retikul /i retikulimi lat. reticulum - rrjetëz e enëve të gjakut. Retinë/a lat. retina - rrjetë; rrjetëza e syrit, nervit pamor, cipa e syrit. Retinopati /a lat. retinopathia - mjek. sëmundjet e retinës së syrit. Retor /i retorikë /a gr. rhetor, rhetorike - gojëtar /i, oratoria; dija që merret me shkathtësinë e të folurit të bukur e të rrjedhshëm; mjeshtria e gojtarisë. Retorik /u gr. rhetorikos - gojtari, oratori që është bërë zakon ta quajmë edhe cicero. Veprat kryesore “Retorika” e Aristotelit në Greqi dhe veprat “ Mbi oratorinë” dhe “Oratori” të Ciceronit në Romë. Sot nuk praktikohet retorika si më parë , disa elemente të saj janë trashëgua në stilistikë. 2. fig. keq. retorizëm gr. frazeologji , gojëtari, stil i fryrë. Retorizëm /mi lat. rhetor - folës, me stil të fryrë. 2. let. figurë që përdoret për t’i dhënë më tepër

Page 839: Behram Ismaku

839

gjallëri stilit, një stili të fryrë. 2. që është me fjalë e shprehje të mëdha e të bukura me figura të tepruara por pa përmbajtje të thellë; boshe dhe e varfër në mendime. Pyetje retorike, por pa pritur përgjigje e Pjetër Budit, për t’i dhënë fuqi vargut emocional: “Ku janë ata pleq bujar? që qenë para ne, e ata trima sqimatarë, të çpejtë si rrufe?” Retortë lat. retorta - enë e gjatë prej qelqi që shërben për të bërë analiza kimike.Retro lat. retro - prapa ose pas, një fjalëformuese që u paravihet disa fjalëve. Retrograd /e lat. që ecën prapa, harrimi i ngjarjeve ose anemneza. Retroaktiv /e lat. retroactus - prapaveprues, që ka fuqi veprimi edhe për kohën e kaluar. Retrofleks /e lat retro flexus - mjek. i kthyer prapa, i përmbysur; gjuh. regresiv radhitje e kundërt, anasjelltas thuhet për një fjalëformuese. Retropulsion /i lat. retropulsio nis - prapalëvizje, mjek. ecje jo normale. Retroraketë /a lat. retro raquete - motor reaktiv që vepron në drejtim të kundërt të lëvizjes së raketës dhe frenon raketën. Retrospekcion /i lat. retrospectio nis - shikim prapa, vështrim në të kaluaren, retrospektiv. Retroversion /i lat. retroversio nis - ripërkthim i

Page 840: Behram Ismaku

840

një vepre nga origjinali. Retrovizor /i fr. retroviseur - pasqyra e makinës që i shërben shoferit për shikim prapa.Retrospektivë /a lat. retrospektivus - që merret me vështrimin e gjërave të kaluara, prapavështrues, shikim prapa, në të kaluarën. Retur /i fr. retour - biletë kthimi, returbiletë. Retushim /i fr. retouche - ndreqje e hollë e me një mjeshtri: e një fotoje, filmi, vizatimi, pikture a shkrimi me qëllim përmirësimi. Retush /i fr. retouche - ndreqja, përmirësimi i diç me hollësi. Retushoj fr. retouche - përmirësoj.Reumatisëm /mi lat. rheumatismus - rrjedhë, rrymë; mjek. sëmundje që shfaqet në kyqet e gjymtyrëve, në eshtra, në muskuj ose në pjesë tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje dhe me ënjtje. Reumatoid /i lat. rheumatoidum - dhembje e kyqeve që shfaqet gjatë një sëmundjeje të përgjithshme. Reumatologji /a lat. rheumatologia - mjek. degë e mjekësisë që merret me sëmundje reumatike. Reumë /a gr. rheuma /rheumatos - reumatizëm, rrjedhë, rrymë.

Page 841: Behram Ismaku

841

Revalorizim /i fr. revaloriser - rivlerësim, çmoj përsëri. Revalorizoj fr. revaloriser - rivlerësoj, përmirësoj vlerën e një gjëje, i jap vlerën që kishte më parë. Revalvacion /i lat. revalvatio nis - rikthimi a përmirësimi i vlerës për një monedhë, valutë a mall etj. Revizor /i lat. revisor - rishikim, rishikoj, mbikqyrje, kontrollim finansiar. Revizion /i fr. revision - shqyrtim dhe kontrollim i një veprimtarie, rishikim i një gjendje për të bërë ndryshimet e nevojshme, mbikëqyrës. Revizionizëm /mi fr. revisionisme - rrymë oportuniste që rishikon të ndryshojë parimet themelore të Marksizëm-Leninizmit. Revizionoj fr. revizion oj - rishikoj. Revizor /i lat. revisor - rishikues, mbikëqyrësi, kontrollues financiar. Revokoj lat. re voco - thërras që të kthehet prapa, heq të drejtën dikujt për të vazhduar detyrën për të cilën është zgjedhur, shfuqizoj një akt juridik. # kund. i parevokueshëm lat. dorëheqja nga posti pa kthim ( një drejtor gëzon të drejtë të jep dorëheqje të parevokueshme nga posti, pa iu rrefuzua).

Page 842: Behram Ismaku

842

Revolucion /i fr. revolution - përmbysja me dhunë e një rendi shoqëror që sjell në fuqi një klasë të re përparimtare dhe që vendos një rend të ri shoqëror, politik e ekonomik; përmbysje e sistemit të vjetër, kthesë rrënjësore në fushat e jetës. Revolucionar /i fr. revolutionaire - luftëtari i vendosur që merr pjesë në lëvizje ose në luftën revolucionare. Revy /ja fr. revue - pasqyrë, paraqitje, rishikim, revistë, botim periodik me shkrime, me ilustrime dhe me punime të ndryshme; paraqitja e modeleve më të reja të rrobave; usht. kontrollim i njësive ushtarake. Revyal /e fr. revue - i revistës, që ka të bëjë me revistën, botimin revyal; paraqitja e modeleve më të rea. Rex lat. mbret “Rex regnat et non gubernat” Mbreti mbretëron, e nuk drejton (nuk merret me punë të vogla).Rezervat /i lat. reservatum - të ruajtur, ajo që është e ruajtur; trevë e caktuar e një vendi, në të cilin ndalohet gjuetia, dëmtimi i bimëve që të ruhet në gjendje natyrore. 2. fshehtësi zyrtare, shkrim, letër rezervate (sekrete).

Page 843: Behram Ismaku

843

Rezervë /a fr. reserve - ruaj, kursej; ajo që është për të ruajtur dhe përdoret më vonë, kur është nevoja, ruaj ushqim, mall, ushtri rezervë, lojtarë rezervë, makinë rezervë, njeri me rezervë, me dyshim. Rezervoj fr. reserver - ruaj e mbaj diç për vete, në vete; ushqim a mall që e ruajmë për më vonë. 2. fig . flas me dyshim për diç a për dikë.Rezidencë /a fr. residence - vendqëndrim; vendi ose pallati ku qëndron përherë qeveria, kryetari i shtetit ose një zyrtar i lartë, seli. 2. pallat i caktuar për një delegacion të lartë, oborr mbretëror. Rezident /i lat. residenti - përfaqësuesi diplomatik, që jeton në një shtet tjetër. 2. agjent që punon fshehtë për vendin e vet dikund në një shtet tjetër. Rezidencial /e lat. residentia - që ka të bëj me rezidencën. Rezidium /i lat. residium - diç. e mbetur; kim. mbeturinë nga djegia, nga avulli, fundërri; mjek. pasojë e mbetur nga sëmundja, lëndimi (pakësimi i fuqisë). Rezignacion /i lat. resignatio nis - dorëzim dikujt ose fatit, nënshtrim i dikujt dëshirës së perëndisë a të zotit, pajtim me fatin, indiferencë e plotë. Rezistencë /a it. resitenza - fiz. qëndrueshmëria e një trupi për të përballuar një forcë që ushtrohet

Page 844: Behram Ismaku

844

mbi të: elektr. përçues me një qëndresë të caktuar kundrejt rrymës elektrike, qëndresa kundër një sulmi të armatosur etj. Rezistoj lat. resistere - qëndroj, kundërshtoj, përballoj një force të madhe, një sulmi, një shtypje etj. Rezolutë /a it. risoluto - vendim me shkrim që merret në fund të punimeve të një kongresi, një konference (rezolucion). Rezon /i fr. raison - arsye, shkak; gjykim, kuptim, mençuri. Rezonancë /a fr. resonance - rikumbon, jehon. Rezonant /e lat. resonantis - fiz. rikumbues që përhap e që përforcon tingujt; rezonatori fiz. rikumbues. Rezonim /i fr. raisonner - arsyetmi, gjykimi, meditimi. Rezonoj fr. raisonner - gjykoj, mendoj thellë etj. Rezultant /ja fr. resultante - forcë veprimi të dy a më shumë faktorëve; veprimi i së cilës është i barabartë me veprimin e njëkohshëm të disa forcave të tjera mbi një trup. Rezultat /i lat. resultatum - përfundimi, suksesi, psoja, rrjedhimi i veprimit. Rezulton lat. resultare - kërcen, del, jehon si rezultat i diçkasë, pason.

Page 845: Behram Ismaku

845

Rezusfaktor /i lat. rhesus-factor – tip gjaku si veti trashigimore, mospërkimi i së cilës shkakton komplikime gjatë transfuzionit të gjakut dhe gjatë zhvillimit të frytit, foshnjës. Rezyme /ja fr. resymer – përmbajtja e shkurtër e bërë një libri, përmbledhje e shkurtër sintetike. Rezymoj fr. resumer - përmbledh shkurt e sintetikisht, nxjerr përmbajtjen e shkurtër të një libri. Ricin /i lat. ricinus comunis - bot. bimë barishtore, shkurre me lule e vendeve të ngrohta; mjek. bar për jashtëqitje. Riel /i monedhë Kamboxhiase. Rigël /li yll i ndritshëm i Orionit. Rigid /e lat. rigidus - i shtangët, i ngurosur, i rreptë. Rigjeneroj it. rigenerare - riprodhoj, rikrijoj, rimëkambi përsëri, përtërij prapë. Rigjenerim /i it. rigenerare - rikrijim, i përtrirë, rilind etj. Rikompensoj lat. ri compensare - dëmshpërblej përsëri. Rikonstruktoj lat. ri constrctionis - rindërtim i brendshëm i një ndërtese a makine. Rimeso/ja it. rimesso - fletë e hollë druri, e lëmuar

Page 846: Behram Ismaku

846

që u ngjitet orendive përmbi. Rimesoj it. rimesso - vesh orenditë. Rigoroz /i it. rigoroso - i fortë, i rreptë, i ashpër, i pamëshirshëm, i pakompromis, i ngurtë. Rigoroz /isht it. rigoroso - rreptësisht, ashpër. Rigorozitet /i it. rigorosita - mungesë kompromisi p.sh. e profesorit në provime.Rilindja / kalk nga it. rinascimento ose fr. Renaisance – lëvizje e gjërë ideologjike dhe kulturore në Europën Perëndimore gjatë shek. 14 – 15. kur dijetarët duke lënë anash prangat fetare, në qendër të vëmendjes venin njeriun, me interesat, gëzimet e hidhërimet e tij, prandaj u quajtën edhe humanistë; kjo filloi në Itali me Petrarkën 1304-74 pastaj u përhap në shtetet tjera të Europës; në shqipe është i njohur Marin Barleti me “Historinë e Skënderbeut”heroit tonë kombëtar dhe më heret 1420-1505 njihet skulptori arkitekti Aleks nga Durrësi ( Aleks Durrsaku ).Rilindja Kombëtare Shqiptare nis me vitet 30 -40 të shek. 19. dhe vjen deri në shpalljen e pavarësisë 1912. Më 1878 kur turqia u mund në luftë me Rusinë, atëbotë shqiptarët formuan “Lidhjen Shqiptare të Prizërenit” që ishte një organizatë e parë politike, që në programin e saj shprehu

Page 847: Behram Ismaku

847

interesat gjithëkombëtare, njohjen tonë si komb dhe shtetin demokratik shqiptar si dhe mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut. Rimë /a fr. rime - let. përputhje e plotë e rrokjeve të fundit të dy a më shumë vargjeve; rimon fr. përputhet rima e vargjeve. Rimorkio it. rimorchio - vagonetë që i ngjitet makinës për të bartur mallra ose rimork /u. Rinacionalizmi /oj fr. shndërroj tokën në pronë shtetërore përsëri, shtetëzoj prapë një ndërmarrje a pasuri (rinacional.). Rinalgji /a lat. rhinalgia – mjek. dhimbja e hundës ose e një pjese të saj. Riniti gr. inflacion, ftohje e hundës. Rinofonia lat. të folurit me hundë. Rinologu gr. mjeku i specializuar për sëmundjet e hundës. Rinoplastika lat. zbukurim i hundës me anë të kirurgjisë. Rinoskopi lat. aparat për shikim të hundës. Ringla gjerm. rrotull, pllakë e hekurt e mbi shporetit. Rinoqeronti it. kafshë gjitare, barngrënëse me trup të madh që në hundë dy brirë, hundëbri jeton në Afrikë e Azi. Riparim/i lat. reparare – meremetoj, ndreqi,

Page 848: Behram Ismaku

848

meremetim etj. Rit /i lat. ritus – doke, ceremoni; tërësia e zakoneve që bëhen sipas një rregulli të ngulitur tradicional për raste të caktuara, ceremoni; tërësia e veprimeve të një kulti fetar, rregull fetar. Ritëm /mi gr. rhythmos - përsëritje e rregullt e rrokjeve në një varg; muz. lëvizja e rregullt dhe zgjatja e tingujve, që bëhet në përputhje me njësitë e caktuara të kohës, lëvizja e rregullt në një valle, që përputhet me muzikën, shpejtësia me të cilën bëhet një punë ose zhvillohet një proces, me ritëm bëhen rrahjet e zemrës, tiktaket e orës, sinonim me kadencën. Ritransmetim /i fr. lat. ri-transmissio – përforcim i valëve të radios a të televizionit për t’i dërguar më larg. 2. dhënje e dytë, përsëritje e një programi të radios a të televizionit. Ritransmetoj lat. jap, përsërisë, ritransmetoj një program. Ritransmetues lat. aparat ritransmetues, që shërben për ritr. Ritual /i lat. ritualis – tërësia e riteve, që bëhen gjatë një ceremonie fetare, tërësia e veprimeve, që bëhet në mënyrë të rregullt për të kryer diçka, ceremoni. Rituale lat. që bëhet sipas një riti, që i përket ritit,

Page 849: Behram Ismaku

849

festë rituale. Rivaksinim /i lat. vaksinim për së dyti (lia e lopëve-variola vaccina) lëndë kundër lisë, sot kundër çdo sëmundje ngjitëse. Rival /i lat. rivalis –shemër (ortake), kundërshtar, dy veta me merita si të njëjta garojnë për diç, një pronë, një dashuri, njëri duhet të dalë fitues. Rivalizoj lat. hahem me dikë për të shtënë në dorë një pronë, një grua. Rivaliteti lat. kundërshti, marrëdhënie kundërshtare, rival me një tjetër për të njëjtën gjë. Rivendikimi it. kërkesa për t’iu kthyer diçka, që e di se i përket me ose pa të drejtë. Rivierë /a it. riviera – breg, breg deti me pamje të bukur natyrore, bregdet. Rivistë /a it. rivista – shikim, kontroll; rreshtim i trupave ushtarake për inspektim para fillimit të një parade a të një veprimi tjetër; rojë nderi e rreshtuar për të pritur a për të përjellë një personalitet të shquar. Rizë turq. peshqir sysh. Rob /i sk. humbësi i lirisë. Robëroj sk. i heq lirinë dikujt. Robinsonadë /a sipas Robinson Krusos, i cili ka jetuar 28 vjet vetëm në një ujdhesë në Oqeanin e Qetë; jeta në vetmi të plotë, ngjarje aventuriere.

Page 850: Behram Ismaku

850

Roboranci, roborancë lat. barna për të këndellur, për të përforcuar organizmin (roboranti). Robot /i çek. fjalë e dramës utopiste e shkrimtarit Karel Çopekut; aparat automatik, njeri-makinë që kryen ca veprime të ndërlikuara në mënyrë të pavullnetshme duke zëvendësuar njeriun në disa fusha. Rodenticidët gr. helm kundë minjve. Rodium /i lat. rodium – trëndafil; element kimik, metal i bardhë nr rend. 45, pesh. atom102,91 s. Rh. Roitje sk. luzmë e bletës. Roitin sk. luzmojnë bletët. Rokënrol /i ang. rock’n roll and roll – shkundje, dridhje e sjellje, kërcim sipas taktit 4/4 me një ritëm të ashpër dhe me lëvizje të lira të kërcimtarit. Rokoko /ja fr. stolisje, lulëzime të tepruara. Roli fr. role – teat. pjesë e një vepre, që përmban fjalët e një personazhi, që aktori i thotë në skenë, në film etj. Roleta gjerm. rrotulloj, mbyll grilën e dritarës. Rolë, rrotull stofi gjerm. top letre, pëlhure, stof i mbështjellë Rolfilmi kalem që i vehet aparatit foto. Rolomobil fr. trotinet lëvizës. Rolshuet sport. patina me rrota, katroneta. Romake, shifra I=1, X =10, L=50, C=100, D=500.

Page 851: Behram Ismaku

851

Romane /a lat. romanus - romake, popull roman, gjuhë romane që i përket një populli, gjuhë romane: familje gjuhësh që rrjedhin nga latinishtja popullore si: gjuha itale, frënge, spanjolle, portugeze, rumune. Romanistikë /a lat. romanus – shkenca që merret me studimin e gjuhëve, të letërsisë dhe të kulturave romane. Romancë /a fr. romance – pjesë e vogël muzikore me karakter lirik, që është krijuar sipas fjalëve të një vjershe dhe që këndohet duke shoqëruar me vegla; let. vjershë e shkurtër kryesisht lirike. Roman /i fr. roman lat. romanus - romak; në fillim vepër letrare e gjatë zakonisht e shkruar në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjërë ngjarjesh dhe karakteresh të njerëzve, duke spikatur një prej tyre; teori të let. është një hartim i gjërë i epit në të cilin pasqyrohet një proces i ndërlikuar i jetës, që ka të bëjë me jetën e heroit dhe personazheve tjera, fatet dhe interesat e të cilëve ndeshën njëri me tjetrin. Romani synon të pasqyrojë jetën e njeriut në mënyrë të gjithanshme duke përmbledhur shumë ngjarje, shumë epizode, shumë personazhe (protogonistë e antagonistë) fatet dhe interesat e të cilëve ndeshën njëri me tjetrin. Roman në shek. 12 / 13 quanin kallëzimin e shkruar në njërën nga

Page 852: Behram Ismaku

852

gjuhët romane ( frënge, itale, portugeze ) për ta dalluar nga veprat që në atë kohë shkruanin në gjuhën latine. Romani si gjini filloi vonë në letërsinë shqipe,„Shkodra e rrethueme“,„Fejesa në djep“ 1918 nga Ndoc Nikaj, „Pushka e tradhtarit“ Zef Arapi, „Lulja e kujtimit“ 1920 Foqion Postolit, „Sikur t’isha djalë“ 1921 Haki Stërmillit. „Fëmijët e lumit tim“, Hivzi Sylejmani „Thumba pa helm“ Nonda Bulka. Në vitet 50 – 60 „Gjarpijt e gjakut“ 1958 Adem Demaçi, „Heshtja e armëve“ Ramiz Kelmendi . Pas Luftës së Dytë Botërore, romani filloi të lërohej nga shumë autor dhe mori rrugën e zhvillimit të mirëfilltë : „Pse“ Sterio Spasses „Lumi i vdekur“ Jakov Xoxe, „Gjenerali i ushtrisë së vdekur „ Ismail Kadares, tematikë e këtyre veprave lufton konzevatizmin duke ruajtur nderin dhe dinitetin kombëtar, heroizmin, dashurinë për liri, popull dhe atdhe, duke luftuar vëllavrasjet dhe tradhëtarët e kombit… Romantizmi fr. romantisme - drejtim letrar i shek.19 i cili e vinte në radhë të parë kultin e individit e të ndjenjës, ku i ipet përparësi imagjinatës, fantazisë kundrejt arsyes. Romantizmi lindi si lëvizje çlirimtare kundër feudalizmit dhe shtypjes nacionale, i frymëzuar nga Revolucioni Borgjez

Page 853: Behram Ismaku

853

Francez. Romantiku nëpërmes figurave dhe subjekteve si pjellë e fantazisë, kundërshtonte realitetin e hidhur të kohës duke i kënduar një jete të lumtur për të ardhmen, këndonte ashtu si i këndonte zëri i zemrës së tij, disi si në romane dhe jo si është në realitet. Romantizmi për kohën ishte si një utopi por, përpiqej të ngjallte shpresa për një transformim të rendit dhe të shoqërisë në të ardhmen. Krijuesit të pakënaqur me realitetin e kohës nëpërmjet fantazisë në veprat e tyre filluan t’i këndojnë një realiteti më të mirë, ashtu si e parafytyronin ata dhe jo të jetë zbatues i rregullave dhe ligjeve të kohës. Romantikët preferojnë fantazinë që mundëson depërtimin në botën e brendshme të njeriut në parafytyrim edhe për botën e nesërme. Për romantikun shkrimi për të parendomtat dhe të paçartat ishte më i rëndësishëm, më i larmishëm, për atë preferonin Mesjetën e fantazisë me elemente mistike, elemente heroizmi, elemente përrallore, me mrekulli që joshin për natyrën e bukur . Idealizon të kaluarën, ëndërron të ardhmen duke i kënduar një jete të lumtur e ideale. Romantizmi zhvillimin e pati në gjysmën e parë të shek. 19. si përpjekje për konsolidimin e rendit borgjez, ishte protest i përpjekjeve të reaksionit

Page 854: Behram Ismaku

854

feudal për të rivendosur pozitat e humbura. Luftërat e Napoleonit, koalicioni i pashembëllt i ”Lidhjës së shenjtë” midis Austrisë, Francës e Gjermanisë. Lëvizjet nacionalçlirimtare të popujve në Poloni e Ballkan. Romantizmi shprehi pakënaqësinë e shtresave të ndryshme shoqërore, duke aluduar me të shprehur për një realitet të ri, që duhej zëvendësuar atë. Tiparet e romantizmit: të mohuarit e realitetit, revoltimi ndaj rrethit shoqëror, dëshira për jetë më të lirë, më të lumtur e më të plotë. Romantikët e venë në veprim fantazinë krijuese, të vështruarit e realitetit nga këndi i tyre personal.Romantikët reaksionarë dhe romantikët përparimtarë, Romantizmi në Gjermani Vëllezërit Shlegel, Henri Hajne ”Ata Troll”, ”Deti i Veriut”…Romantizmi në Francë: La Martini, Alfred de Myse, Shatobrioni, Viktor Ygo dhe veprat e tij ”Legjenda e shekujve”, ”Ndëshkimet ” poema, ”Të mjerët”, ”Katedralja e Parisit” Romantizmi anglez Uollter Skot ”Ajvanhoi” Xhorxh Gordon Bajron ” Shtegtimet e Çajld Haroldit” poema ”Don Zhuani ” Shelly lirika ”Prometheu i çliruar” Romantizmi në Rusi A.S: Pushkini me veprat ”Eugjni Onjegini” M. Lermontovi ”Trimi i kohës sonë”.

Page 855: Behram Ismaku

855

Romantizmi në Itali Ugo Foskolo ”Varrezat”poem Xhakomo Leopardi lirika e proza, A: Manxoni ”Të fejuarit” Romantizmi në Amerikë Edgar Alan Poe Harrier Beçër Stou ”Kasollja e Xha tomit” dhe romantikët Shandor Pëtefi, Mihal Eminesku etj. Romantiku fr. që është ëndërrues e shumë i ndieshëm shpirtërisht, që përshkohet nga romantizmi, që ngjall romantizëm, që është fantastik, joreal. 2. gjendje shpirtërore dhe mendore e njeriut që ëndërron një gjë të mirë e të zbukuruar dhe një jetë të idealizuar në natyrën me mrekullira. Naim Frashëri me poemin “ Bagëti e bujqësia”etj. Romuz /i turq. shpoti, shaka me thumb, të folur alegorik. Rondel /i fr. unazë që vendoset nën dadot ose kokat e vidhave që të shtrëngohen më mirë. Rostbif ang. mish gjedhi i pjekur në skarë, ky mish pjeket në rosticeri. Roshtil /i hung. rostely - skarë. Rotacizëm /mi fr. rotacisme - shndërrimi i shkronjës n - r midis dy zanoreve psh. syni / syri, peni / peri etj. Rozë /a lat. rosa - trëndafili. Rotacioni lat. rrotulloj, sjellje e një trupi rreth e

Page 856: Behram Ismaku

856

rrotull boshtit të vet, ndërrim reciprok i pozitës. Roto -letra lat. letër në topa të mëdhenj, gazeta etj. Rotori it. pjesë e një makine, aparati, e cila rrotullohet atëherë, kur funksionon makina. Rozetë /a fr. rosette - zbukurim, ornament; arkit. që ka formën e trëndafilit, shenjë që vihet në mëngë të majtë si një dekoratë. Rozë /a lat. rosa - trëndafil, emër femre krishtere. Rregullator /i lat. regulator - rregullues, ai që rregullon; tek. aparat që shërben për të bërë një mekanizëm ose një mjet tjetër të punojë sipas një rregulli të caktuar, rregullues. Rrobë/a it. roba - veshje, kostum; lëvere (ndrresat e brendshme të njeriut). Rrobull /i lat. robur - bot. pishë mali. Rrogoz /i sll. rogoz - hastra. Rrufjan /i lat. ruffiano - kodosh, njeri që ndërmjetëson në punë të poshtra, njeri i prishur, paturp. Rruzare lat. rosarium - fet. tespihe, varg me rruaza. Rubai rubairat - pers. strofë katër vargjesh, vargu i parë, i dyti dhe i katërti rimojnë ndersa i treti është i lirë; poezi lirike të popujve të Lindjes “Rubairat” poetit pers. Omar Khajamit.

Page 857: Behram Ismaku

857

Rubeolë /a lat. rubeola - mjek. sëmundje infektive e fëmijëve, fruth. Rubë /a sk. kind, leckë, arnë, copë pëlhure. Rubin /i it. rubino - i kuqrremtë, lloj guri i çmuar, unazë e rubintë. Rudë sk. lesh deleje i dredhur, i shkurt e i butë. Rubrikë /a lat. ruber - i kuq; kapitull, pjesë e një gazete, një reviste me përmbajtje të caktuar: rubrika kulturore, rubrika sportive, rubrika ekonomike etj. 2. në kohë të vjetër tituj librash, ligje që më parë shkruheshin me ngjyrë të kuqe.Rufai /u ar. Rufai - Ahmed Er, krijues i këtij sekti, tarikat i dervishëve, sekt fetar mysliman, ithtar i këtij sekti. Ruleti fr. rrotëz e lojës në bixhoz me një sferë, rruzull që rrokulliset mbi një pllakë me numra. ruloti fr. qerre cirku, rimorkio që sherben për të banuar, të cilën e tërheq makina, automobili. Rural /e lat. ruralis - i fshatit, fushë fshati. Ruralizmi lat. drejtim letrar që pasqyron jetën fshatare. Rusofob /i gr. ruso fobia - urrejtës i rusëve. # kund. rusoman. Rusalka mit. sllave zanë e ujit ose e malit. Rusicat gr. festë ortodokse që festohet 25 ditë pas pashkëve, duke bërë kuleq për këtë rit.

Page 858: Behram Ismaku

858

Rusofil gr. dashamir i rusëve. # kund. rusofob. Rusomania gr. adhurim i tepruar për rusët. Ruspe it. ruspo - flori, monedhë floriri e Venedikut. Ruten /i lat. rutenia element kimik, nr. rend. 44, pesh. atom. 101,1 pesh. spec. 12,25 simb. Ru metal ngjyrhiri i lehtë i shkëlqyeshëm. Rutë /a hebr. ruth - mikeshë, grua e mirë, stërgjyshja e mbretit David. Rutili lat. rutilius – i kuqërremtë, mineral, dioksid titani Ti 02 xehe titani shumë i fortë. Rutilizmi lat. skuqje flokësh, dukuri. Rutinë /a fr. routine - eksperiencë, shkathtësi që arrihet gjatë përvojës në punë. Rutinier /i fr. ai që ka shkathtësi dhe aftësi, që i ka fituar duke shikuar të tjerët, por vetë nuk ka aftësi personale për ta zhvilluar më tutje të renë, progresiven, nuk ka njohuri të thella p.sh. kësi mjeku, kësi kontabilisti me përvojë por i pashkolluar që nuk janë studios (si empirikët). Sabotim /i fr. saboter - pengoj, çrregulloj, prish, dëmtoj; paisje për të penguar prodhimin a mbarëvajtjen në një fabrikë a gjetiu me dashje apo fshehurazi por gjithsesi qëllimkeq. Sadist /i fr. sadiste - kriminel, mizor, njeri që kënaqet dhe jeton duke i shkaktuar tjetrit dhembje, mundime.

Page 859: Behram Ismaku

859

Sadizëm /mi fr. mjek. çrregullim i sëmurë psikik, dhunim, egërsi e stërholluar. Sagë /at skand. mesjet. saga - tregim mitologjik, legjendë në vargje, gojëdhënë në prozë që lindi në Islandën e hershme. Sagje/ja gr. kosh për të zënë peshq. Sakarinë /a gr. kim. pluhur i bardhë kristali qindra herë më i ëmbël se sheqeri. Sakaroz /e gr. sheqer pangjari.Sakral /e nlat. sacralis - gjëra të shenjta, libër liturgjie, punë kishtare, punë të shenjta, anat. eshtra të vjetra njerëzish etj. Sakrament /e nlat. sacramentum - punë të shenjta, betimi kur hy në kishën e krishterë, kopar, kaucion .2. sakramentale diç fillestare, më e lashta, paraqenësi, zanafillë, karakter origjinar, bashkësi zanafillore, sistem primitiv etj. Sakrificë /a lat. sakrificare - flijoj, therorizoj, bëj fli, bëj theror, flijim I vetvetes, flijoi rininë për atdhe dhe popull. Sakriligj lat. dhunim, cenim i gjërave të shenjta e të paprekshme fetare. Saksofon /i gr. saksofon - vegël muz. me frymë prej tunxhi. Sakson /i ang. sakson - popull i vjetër gjerman i Anglisë.

Page 860: Behram Ismaku

860

Salicilat /i OH.C6.H4.COOM. lat. kim. natyrë e pasur me kripë, kripore. Salamon /i lat. peshk i madh i detit të ftohtë, me mish të kuq, të shijshëm. Salto /ja it. këcim, kapërcim, hedhje. Salt Strategic Arms Limitation Treaty lat. Traktati për Kufizimin e Armëve Strategjike. Sallam /i it. suxhuk. Salon /i it. salon - odë e miqëve, galeri arti e ekspozitash. (sallon fr. odë, galeri, flokëtari, çajtore). Salcë /a it. lëng, qull domatesh i zier , që i jep shije gjellës. Saldim /i it. vendi ku është bërë ngjitja e dy pjesëve metalike me oksigjen ose me elektrik. Saldo /ja it. ndryshimi midis të ardhurave dhe shpenzimeve në llogarinë e një ndërmarrje. 2. ndryshimi ndërmjet importit dhe eksportit të një shteti i shprehur në të holla. Sanatorium /i lat. qendër shëndetësore në një vend me klimë të mirë, me paisje për shërim të sëmurëve nga TBC . Sandviç /i ang. dy copë buke që kanë mbrenda ca djathë, sallam, peshk etj. emrin e mori sipas lordit Xh.

Page 861: Behram Ismaku

861

Sandviç. Sanitar /e fr. sanitaire - shëndetësor, që ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit, higjienës; që ka të bëjë me shërbimin mjekësor në ushtri. Sanksion /i lat. sanctio - masë ndëshkimore për shkeljen e një ligji, mosplotësimin e një detyre. 2. masa me karakter ekonomik, politik ose ushtarak që merrën nga një shtet kundër shtetit tjetër për ta detyruar të zbatojë marrëveshjen ose t’u nënshtrohet kushtevet (sanksioneve) e të përulet. Sanksionim /i lat. detyrim për t’u zbatuar ligji. Sanksionoj lat. e bëj, miratoj përfundimisht një vendim. Sanskrite /shte gjuhë e vjetër indoeuropjane që është përdorur si gjuhë letrare në Indi të lashtë. Sanxhak /u turq. njësi administrative, krahinë e vogël me një sanxhakbej dhe një mytesarif në krye. Sanxhaku i Jeni Pazarit ( Dibrës ). Saraj /e turq. pallat madhështor i bejlerëve dhe bajraktarëve, kullë e madhe zyrtare. Sarkazëm /mi gr. sarkasmos, sakazo - kafshoj mishin; ironi therrëse dhe e hidhur, e shprehur me plot urrejtje e përbuzje; krijues e orator e përdorin shpesh në fjalën, në veprën e tyre satirike duke demaskuar të metat e parazitëve të ndryshëm etj. citojmë satirën e Çajupit me disa të

Page 862: Behram Ismaku

862

tjera:”Sulltani” Jam sulltan, mbret i vërtet, shoq të tjerë s’kam në jetë gjakatar e zemërderr, nga frika më bëjnë nderë. F. Noli “fyt i Floqit po pëllet, hallvaxhiun e pamë mbret” Çajupi “Kur bëre derr e arinë, ç’deshe që bëre Turqinë” Sarkofag /u gr. arkë guri a mermeri ku vendoset i vdekuri për t’u varrosur ose për t’u ruajtur i balsamosur. Satelit /i lat. astr. trup qiellor që rrotullohet rreth një planeti a një ylli; sateliti aparat i paisur, i lëshuar në orbitë rreth Tokës ose një trupi tjetër për qëllime shkencore; keq. satelit quhet klika, shteti që në mënyrë të verbër dhe pa parime ndjek një shtet tjetër më të madh satelitor. Saten /i fr. pëlhurë e hollë pamuku a mëndafshi që shërben për astare. Satirë /a lat. satira - ironi e hidhur, që fshikullon, godet të metat, veset dobësitë e njerëzve, veprat e tyre duke përdorur ironi dhe sarkazëm; gjini letrare që përfshinë këto vepra me frymë lirike e didaktike që kalon caqet e humorit, demaskon të meta indivduale dhe shoqërore, komedi, tregime romane si “Don Kishoti” i Servantesit. Satisfaksion /i lat. satifactio – kënaqësi, gjen kënaqësi, kënaqësi e plotë, ndien kënaqësi, është një kënaqësi për mua. 2. shpagim si p.sh. kërkon shpagim për fyerjen që i

Page 863: Behram Ismaku

863

është bërë (kërkon t’i vihet nderi në vend ). 3. përgjigje e mjaftueshme e dikujt para gjyqit a popullit, në rastin e cenimit nderit të dikujt, ekzistencës, krimit dhe të ngjashme, kjo më parë shfaqej sidomos me hilet në dyluftime; falje, arsyetim i dëmeve a krimeve të bëra. Satrap /i gr. satrapeia - sundimtar me pushtet të pakufizuar i një krahine në Persinë e vjetër, shtypës dhe shfrytëzues i pamëshirë, despot që nëpërkëmbë çdo të drejtë njerëzore pa dhe për interesa të veta subjektive; fig. madhor, i pashëm si despot që udhëheq me forcë por pa ndonjë titull. Savan /i sp. pëlhurë e bardhë për qefin të vdekurit, çarçaf, cipë për të mbuluar diç. Savant /i fr. savante – i ditur, diturak, dituror p.sh. shoqëri diturore, vepër diturore, shprehje diturore, një ndër dijetarët më të shquar të Rilindjes, shoqëri të diturish etj. Saxhak /u turq. trekëmbësh për të vënë enët mbi zjarr. Saze /ja turq. instr. për muzikë goje; sazexhiu, shair, ahenxhiu.Se të qante, kur të qeshnin; Se të veshte kur të xhveshnin. F.Noli Seancë /a fr. seance - secila nga pjesët e kohës

Page 864: Behram Ismaku

864

gjatë të cilave vazhdon pa ndërpre punimet një kongres, një sesion, një mbledhje ose një organ i mbledhur për të shqyrtuar çështje të ndryshme. Seanca është periudhë kohore e caktuar, që nevoitet për të bërë një punë, në të cilën marrin pjesë disa herë me radhë. Secesonist /i lat. seccesio - njeri, grup (ideologji të vet) i ndarë politik nga një përbërje e madhe. Sedilj /e, a it. sedilje - ndenjëse, ndenjëset e autobusit, ndenjësja e shoferit, ndenjëse e butë, Segment /i lat. gjeom. pjesë e drejtëzës e kufizuar nga dy pika; pjesë e një organi që dallohet nga të tjerat. Sejmen /i turq. mercenar, një shërbëtor i beut. Sekondë /a it. 1/60 pjesë e minutës. Sekondar /e lat. secondar - dytësor , e dorës së dytë p.sh. materia është parësore, kurse ndërgjegja është dytësore, rrugë dytësore, kanale dytësore (krahasojmë: sekondare, primare). Sekondant /i it. dëshmitari, ai që vente si ndërmjetës për njërin nga dy veta që bënin dyluftim; ai që merr pjesë si ndihmës a si ndërmjetësi i një bokseri. Sekrecion /i lat. secretion - lëng që rrjedh nga një ind ose nga një organ, prodhohet nga gjëndrra dhe derdhet në gjak, sekretim.

Page 865: Behram Ismaku

865

Sekret /e lat. sekretus - fshehtësi, e mëshehtë; ushtria ka seretet e veta, njeriu ka sekrete; sekret policor, ushtarak; metodë, punë sekrete; punë që e njeh vetëm ndonjë specialist. Sekretar /i lat. secretarius - nëpunës që merret me punë të përditshme në një organizatë punonjëse, shkresa, hartime, regjistrime, letërkëmbime etj., njeri që ndihmon një zyrtar me përgjegjësi për të krye punë të ndryshme; njeri i ngarkuar me një detyrë në një organ shtetëror, njeri që merret me ndjekjen dhe zbatimin e detyrave në një organ shtypi a institucion, ai që mban procesverbalin. Sekretariat /i lat. secretariatum - organi që udhëheq, kontrollon, bashkërendon gjithë veprimtarinë e një org. pol. shoqërore. Sekser /i fj. vjetër - ai që merrej me punën e ndërmjetësit për shitblerjet ose për dhënien e marrjen me qira të shtëpive; bënte punën e sekserit, shpërblimin që merrte sekseri për ndërmjetësimet në shitblerje; i japin kapar sekserit etj.Seksion /i lat. sectio, secare - degë ose ndarje e veçantë e një institucioni shtetëror, që kryen detyra të caktuara; zyrat e kësaj dege, një nga ndarjet e punimeve të një kongresi, një konfernce, një mekanizëm që merret si diçka më vete. Sekt /i lat. secta - grup i vogël besimtarësh me

Page 866: Behram Ismaku

866

një dogmë të veçantë, që janë shkëputur nga një bashkësi e madhe fetare ose që dallohen brenda saj. 2. grup i ngushtë e i mbyllur personash me interesa të veçanta dhe i shkëputur nga masa. Sektar /e fr. sectaire - keq. njeri i ngushtë e i njëanshëm. Sektarizëm /mi fr. sectarisme – keq. shkëputje e lidhjeve me masat duke u mbyllyr brenda interesave të ngushta të një grupi, frymë sektare, qëndrim sektar. Sektor /i lat. sector - gjeom. pjesë e rrethit, që përfshihet ndërmjet dy rrezeve dhe harkut të tyre; pjesë e një sipërfaqeje toke, nëndarje ose ndërmarrje prodhimi, transporti etj. sipas lëmit të punës. 2.sektorët kërkimor e shkencor sipas lamisë përkatëse. Sekuestroj lat. secuestrare - ndaloj me rrugë ligjore shfrytëzimin e një prone vetjake, e kthej në pronë shteti, pasurinë e një të dënuari ose diç të siguruar në mënyrë të paligjshme. Seleksionoj fr. seleksioner - përzgjedh, përzgjedhje, përzgjedhës, i përzgjidhur; p.sh. përzgjedhin mallrat për shitje, përzgjidhen farat për mbjellje, përzgjedhje e futbollistëve më të mirë, zgjedh në bazë të një kriteri të caktuar gjërat, individët më të dalluar, futbollistët më të mirë,

Page 867: Behram Ismaku

867

aktorët më të njohur, këngëtarët më shquar, Selekta lat. selecta - vepra të zgjedhura. Selvi /a turq. selvi - bot. qiparis. Semafor /i it. semaphore - shenjëdhënës në udhëkryqe ose vende të ngritura bregdetit për t’u dhënë shenja me dritë anijeve. Semantikë /a gr. semantikos - përmbajtje kuptimore e njësive të gjuhës, kuptim leksikor i fjalëve dhe i shprehjeve. Semasiologji /a gr. semasia logos - studion përmbajtjen kuptimore të njësive të gjuhës, leksikore të fjalëve e të shprehjeve dhe ndryshimet e tyre. Semestër /ri lat. sex mensis - gjysëmvjetor ose 6 mujor. Seminar /i lat. seminarium - mësim praktik ose teorik që zhvillohet në shkolla të larta pedagogjike, ku studentët vijnë të përgatitur për lëndën e një teme, përgjigjën e diskutojnë rreth saj; mësime në grupe me kohë të caktuar. Senat /i lat. senatus - hist. organi më i lartë i pushtetit shtetëror në Romën skllavopronare, kuvend i lartë, organ qeveritar në SHBA. anëtari i senatit është senatori. Senzacion /i lat. sensatio - ndijim , ndijim pamor, dëgjimor, ndijim i të prekurit, të nuhaturit, mbresa,

Page 868: Behram Ismaku

868

përshtypje e madhe që le një ngacmim i botës së jashtme mbi shqisat e njeriut, ngjarje, lajm, prirja për të vënë mbi çdo gjë kënaqësinë e shqisave dhe epsheve. 2. bujë, përshtypje të madhe, bëri bujë, rend pas gjërave të bujshme, ngjarje e bujshme, lajm i bujshëm etj. Sensacional /e lat. sensationalis - që të lë mbresa të forta,i jashtëzakonshëm. Sens /i nlat. sens - ndjenjë; p.sh. ndjenja e së bukurës, ndjenja e humorit, ndjenja e kritikës, ndjenja e kohës. 2. drejtim ose kah; p.sh. drejtim - lëvizjes, - forcës, kahu - rrotullimit, me kahe të kundërta. Sensibil /e mb. nlat. sensibilitet - ndjeshmëri, i ndjeshëm p.sh. njeri i ndjeshëm, ndjeshmëri e ulët, humbet ndjeshmërinë por edhe aparat i ndjeshëm, pllakë e ndjeshme, ndjeshmëria e filmit, ndjeshmëria e aparatit. etj. Seancë /a lat. sententia - mendim i shprehur në pak fjalë, që përmban një të vërtetë jetësore ose morale. Sentimentalizëm /mi fr. sentimentalisme < sentiment - ndjenjë; që preket shumë shpejtë në ndjenja, tepër i ndieshëm, qëndrim zemërbutë, që niset nga ndjenjat dhe jo nga vlerësimi objektiv i realitetit. 2. let. drejtim letrar i gjysmës së dytë të

Page 869: Behram Ismaku

869

shek.19. që u shpalli luftë rregullave të ngurta e kufizimeve të klasicizmit, duke i hapur rrugë romantizmit, u kundërvehet me poezinë e ndjenjave të natyrës duke i paraqitur gjërat në mënyrë të idealizuar, me pasqyrimin e botës së brendshme të njeriut. 3. sentimentalisti i mbështetur në ndjenja shkruan përshkruan njeriun dhe natyrën me shumë ndjenja e zbukurime, duke i paraqitur gjërat në mënyrë të idealizuar; lind romani psikologjik dhe të ashtuquajturat “komedi lotuese” franceze që përshkohen me ndjenjat më intime, të ndërtuara mbi konflikte individuale, familjare, shoqërore ku heronjt flasin në vetën e parë dhe rrëfejnë sentimentalizëm. Senzualizëm /mi lat. sensoilisme - drejtim filozofik sipas të cilit ndijimet janë burimi i vetëm dhe i mjaftueshëm i njohjes; keq. prirja për të vënë mbi çdo gjë kënaqësinë e shqisave dhe të epsheve. Sepal /e nlat. sepalis - nënpetla, petlat dhe nënpetlat e lulës. Separat /i lat. separatum - një pjesë e veçantë e punimit që është nxjerr nga revista apo libri. Separatizëm /mi fr. separatisme - përpjekje për shkëputje nga një bashkësi e organizuar politike, ekonomike; shkëputja nga një shtet për të fituar pavarësinë kombëtare.

Page 870: Behram Ismaku

870

Septem artes liberales lat. shtatë artet e lira = trivium - gramatikë, retorikë, dialektikë 3 + 4 dhe kuardivium - aritmetikë, gjeometri, astronomi, muzikë = 7. Septik /e gr. septikos - i, e dyshimtë. Serenatë/a fr. serenade - këngë e shoqëruar me vegla muzikore, kitar e mandolinë që këndohet nën dritaret e së dashurës së zemrës; pjesë muzikore e shkurtër për zëra ose për vegla. Seri /a lat. series - varg gjërash të njëjta, të ngjashme ose me një tipar të përbashkët; sërë, varg dukurishë të pandërprera që i lidh diç; mat. tërësi numrash ose madhësish të renditura sipas një rregulli të caktuar. Serum /i lat. serum - mjek. lëng me ngjyrë të verdhmët, që veçohet kur mpikset gjaku ose nga limfa dhe që përpunohet për ta përdorur si mjet për ndalimin e disa sëmundjeve. Servil /i lat. servilis - puthador, përulës, shpirtrob, lajkatar shpirtskllav, që bën lajka të fuqishmëve, të pasurëve për tu hyrë në zemër, për përfitime vetjake. Serrë /a it. serra - perimore e mbuluar; ngrehinë e lehtë e mbuluar me xham ose me lëndë plastike të tejdukshme. Sesion /i ang. sesion - secila nga mbledhjet e

Page 871: Behram Ismaku

871

herëpashershme të një organi përfaqësues a të zgjedhur, ditët sa zgjatë një mbledhje e tillë, mbledhje me referate e kumtesa shkencore; periudhë e caktuar për dhënjen e provimeve në një shkollë të lartë. Set /i ang. set - sport. secila nga ndarjet e një ndeshje volejbolli, tenisi, pingpongu etj. sipas një numri të caktuar pikësh. Sezon /i, sezonale mb. fr. sesonale - stinë, stinor, p.sh. stina e shirave, veshje të stinës, prodhime stinore, punëtor stinor etj. Sferë /a gr. sphaira - mat. rruzull, trup i rrumbullakët, që i ka të gjitha pikat e sipërfaqes të baraslarguara nga qendra e vet, send që ka trajtën e një rruzulli, topi; lëmë brenda kufijve të së cilës zhvillohet një veprimtari, sferike ose rruzullore. Sfinski gr. sphinx - mit. përfytyrohet si qenje me krahë shpendi, me kokë e gji gruaje, me trup luani ose qeni e me bisht gjarpëri dhe që u jepte udhëtarëve kalimtarë gjëza të vështira dhe i gëlltiste ngaqë nuk mund t’i zgjidhnin dot; trupore nga guri luan me kokë gruaje që simbolizonte fuqinë e faraonit, njeri që nuk i kuptohen qëllimet as mendimi. Sfond /i it. sfondo - tabllo mbi të cilën bëhet piktura; fusha me një ngjyrë, mbi të cilën shkruhet,

Page 872: Behram Ismaku

872

endet a qëndiset diçka me ngjyrë tjetër; fusha, pika më e largët , për dallim gjërash nga syri i shikuesit; fig. kushtet themelore, gjendja a mjedisi historik brenda të cilit zhvillohet a bëhet diçka. Sfungjer /i lat. euspognia officinalis - kafshë deti shumëqelizore që ka skelet me vrima, ka veti për ta thithë ujin, përdoret për të larë tabela, enë, dhe trup. Shabllon /i gjerm. schablone - kallëp tullash, tjegullash, kopjim mekanik e jokrijues, i verbër, model sipas të cilit bëhen sende me me formë e përmasa të njëjta. 2. fig. kopjim mekanik. 3. vegël kontrolli, formulë. Shah /u pers. shah - mbret; Shah Mani ish mbret i Persisë, nga e mori emrin loja e shahut, një tabelë me 64 katrorë dhe 32 figura me vleftë të ndryshme. Shajak /u turq. sayak - stof leshi i përpunuar në avlëmend dhe i shkalur në shkaltore ( dërstilë ose valanicë ). Shall /i turq. sal - copë e endur me mëndafsh a lesh që e hedhim rreth qafës. 2. shami e kuqe e pionerit, shami e aksionit, e luftëtarit. Shallvare /t turq. salvar - panallona të gjëra lart e të ngushta nga fundi i këmbëve, që i veshnin burrat në disa krahina. Shampanjë /a fr. champagne - krahinë frënge; lloj

Page 873: Behram Ismaku

873

vere e bardhë që shkumëzon. Shans /i fr. chance - gjasë, rast, fat. Shantazh /i fr. chantage - shtrëngim që i bëhet dikujt për të plotësuar një kërkesë të papranueshme; shantazhisti vepron Shaptilograf /i gjerm. schapiri grapho - shtypshkr. makinë e posaçme që shërben për të riprodhuar në shumë kopje një shkrim të shtypur më parë në ndonjë letër dylli ose në një fletë të hollë alumini. Shaptilografoj gjerm. shumëzoj një shkrim me anë të shaptillografit. Sharlatan /i fr. charltan - mashtrues i paturpshëm; batakçi që përfiton nga padija ose nga mirëbesimi p.sh. mjeku sharllatan. Sharmant /e fr. joshëse. Sharzh /i fr. charge - peshë let. paraqitja e fenomenit, sendit, e ndonjë tipari të jashtëm ose e karakteri, në një formë të shtrembëruar, qesharake e karikaturale. Shef /i fr. chef - përgjegjës, epror i një dege prodhimi, një sektori etj. Shegert /i turq. sakirt - çirak. Sheh /u turq. seyh - fet. i pari i një sekti musliman ose i një teqeje të këtij sekti. Sheik /u turq. seyh - i pari i një fisi te poujt arabë. Sheriat /i turq. seriat - e drejta fetare islamike

Page 874: Behram Ismaku

874

gjatë sundimit osman. Sherif /i ang. sheriff - funksionar i ngarkuar me ruajtjen e rendit dhe me zbatimin e vendimeve të gjyqeve në një çark administrativ në SHBA. Shevar /i sk. bot. kallam, plish, shqirrë. Shestimi /et ose konceptimi - shestim, shestoj planin e një pune, përvijoj planin a mënyrën e kryerjes së një pune; ideja për mënyrën si bëhet diçka, qëllimi, synimi; shestim i mirë, shestoj dredhi, shestim djallëzor; përvijim në mendjen e shkrimtarit; në letërsi është ideja e përgjithshme që lind në imagjinatën e shkrimtarit në lidhje me përmbajtjen dhe formën artistike të veprës letrare; mund të themi se është zgjedhja e temës dhe e subjektit të veprës që do të shkruhet; shestimi i një vepre nuk përftohet nga rasti por varet nga kërkesat që shtron epoka në të cilën jeton shkrimtari, nga interesat e klasës që ai përfaqëson; konceptimi i një vepre është i lidhur ngushtë me botëkuptimin e shkrimtarit, me përvojën e tij jetësore, me prirjet individuale, me ambientin ku jeton, sidomos me njohjen e jetës, si shtysë për të konceptuar një vepër letrare duket nganjëherë sikur kanë vepruar disa rrethana të rastit: një udhëtim, njohja me ndonjë person, një ngjarje tronditëse në jetën personale; konceptimi sado që

Page 875: Behram Ismaku

875

duket se vjen përnjëherë, në të vërtetë është përgatitur nga një mori fatorësh që kanë të bëjnë me gjithë jetën e shkrimtarit . Shifrant /i fr. chifrant - ai që shifron një tekst ose zbërthen një tekst të shkruar me shifër. Shifrar /i lat. libri që përmban shifrat dhe vlerat e tyre për njoftime të fshehta me shifra; Shifroj fr. kthej në shifra tekstin e një njoftimi të fshehtë. # kund. deshifroj. 2. fin. shënoj me anë të një shifre, i vë një numër, e quaj me këtë numër. Shimpanzë /ja gjerm. schimpanse - zoo. majmun i madh, që i ngjan më shumë njeriut dhe që është më i zhvilluar e më i zgjuar se majmunët tjerë. Shirit /i turq. serit - rrip i hollë e i ngushtë prej pëlhure, metali ose letre; përdoret për punë të ndryshme, për zbukurime, në teknikë etj. zool. livrizë. Shkencë /a lat. scientia - dituri, njohuri, përvojë; sistem dijesh e njohurish për ligjet e natyrës, zhvillimi në një fushë a një degë të dijës, shkencat natyrore: fizikë, kimi, matematikë, gjeo. etj. Shkollë /a lat. schola- fjalë për fjalë, lexim, shpjegim i veprave shkencore; ndërtesa a instituti ku ipen mësime. Shkolla e para shqipe dhe alfabeti – Naum Veqilharxhi 1797 – 1866 dalloi kombin nga feja,

Page 876: Behram Ismaku

876

hodhi poshtë të thënën – kush është musliman është turk Më 1887 hapi shkollën e parë shqipe në Korçë me Pandeli Sotirin mësues. Më 1909 u hap edhe në Prizëren, me mësuesin e parë Mati Logorecin. Populli e quante K. Kristoforidhin – Babai i gjuhës shqipe – Shok /u fr. choc. gjerm. schock - goditje, sulm, atak. 1. tronditje shpirtërore, plagë e rëndë, operacion që ta humbas vetëdijen. 2. shok traumatik, shok psikik; shokim fatëkeqësi, e papritur, shok dhomë etj. Shoqëritë patriotike dhe kulture, përhapja e shtypit dhe shkollës shqipe Shoqëria e pare kombëtare u krijua në Stamboll, më 1979, nga Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto. Ajo u quajt“ Shoqëria e të shtypurit të shkronjave shqip” ( Shoqëria e Stambollit ) kryetar i saj u zgjodh Sami Frashëri. Degë të kësaj shoqërie u ngritën në Bukuresht “Drita”, “Dituria” në Sofje “Dëshira”, në Egjipt etj. Në Amerikë “Besa-Besën” krijuan shoqëria e mëgimtarëve në Boston më 1907, me kryetar Fan S. Nolin. Shoqëritë e formuara brenda në Shqipëri “Bashkimi” 1899 dhe “Agimi” 1901 të formuara në Shkodër e që dhanë një ndihmesë në lërimin e

Page 877: Behram Ismaku

877

gjuhës. Në Elbasan “Vllaznia”, “Përparimi” në Korçë e tjera në Manstir e Janinë. Shoqëria e Bukureshtit më 1886 themeloi shtypshkronjën e saj, që botoi veprat e Naimit dhe rilindësve tjerë. Më 1848 De Rada botoi gazetën e parë ”Arbëreshi i Italisë” (L’albanese d’Italia”) gjer më vitin 1912 u botuan 50 gazeta e revista. Rol të veçantë luajtën “Zëri i Shqipërisë” (Ifoni tis alvanias” botuar më 1879 -’80 në Athinë nga Anastas Kullurioti dhe “Fjamuri i Arbërit” nga De Rada. “Drita” më vonë “Dituria” më 1884-’85 e shoqërisë së Stambollit. ”Shqiptari” i Nikolla Naços në Bukuresht 1888 – 1903, ”Albania” 1897 – 1909 e Faik Konicës që doli në Bruksel e pastaj në Londër, ”Drita” 1901-1909 e Shahin Kolonjës në Sofje, ”Koha”1911-1926 e M. Gramenos në Korçë, Në të njejtën kohë ”Kombi” e Sotir Pecit , ”Dielli” që drejtonte Noli në Amerikë, ”Rrufeja” e Thanas Tashkos dhe Jani Vruhos si (organ satirik). Shkolla shqipe ide e zgjimit kombëtar. Me nismën e shoqërive patriotike u hap shkolla në Korçë më 1887. Mësonjëtorja e parë shqipe, u hap në Kolonjë e Pogradec. Më 1909 shkolla e parë shqipe në Prizëren me mësues Mati Logorecin, po këtë vit u hap Normalja e Elbasanit dhe hapja e shkollave shqipe më nuk pati të ndalë. Mësuesit e

Page 878: Behram Ismaku

878

parë të shqipës ishin Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Gjerasim Qiriazi, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani Përpjekjet e para për një lëvizje të gjërë kulturore me synim politik nisin me Rilindësit si Naum Veqilharxhi, Thimi Mitko, Hoxhë Tasini, Ismail Qemaili me shokë; Kristoforidhi Samiu, J. Vretoja, P. Vasa Naimi etj. hartuan librat shkollore. Duke ndie nevojën e madhe për një alfabet shqip më 1908 Kongresi i Manastirit tumiri alfabetin që ne përdorim edhe sot, u hoq nga përdorimi alfabeti i Stambollit. Shovinizëm /mi fr. chauvinisme - nacionalizëm borgjez që shfaqet në trajtën më reaksionare e më të shfrenuar, që shpall epërsinë e një kombi mbi kombet tjera dhe që nxitë e ndez armiqësinë, grindjet e urrejtjen ndërmjet kombeve e racave të ndryshme. Shovinist /i fr. zbatuesi i kësaj teorie më barbare Shprapnel /i ang. chrapnel - predhë thërrmuese e artilerisë, e mbushur me saçme plumbi, që shpërthen në ajër dhe që përdoret për asgjësimin e forcave të gjalla. Shtab /i gjerm. stab - organ i drejtimit të trupave pranë komandës së një njësie a reparti ushtarak. 1.

Page 879: Behram Ismaku

879

oficerët që e përbëjnë këtë organ. 2. vendi ku është vendosur ky organ. 3. organi drejtues i një aksioni.Shtëpi /a moderne bised. - ndërtesë banimi, p.sh. shtëpi dykatëshe me bodrum dhe katin përdhes, e suvatuar me suvanë, një trotuar përreth, ka një arkitekturë tepër të bukur, shkallare me parmakë, ballkon gjithashtu, kulm me tjegulla të bardha, dritare me grila, dyer të mira, sallonin, tri dhoma për fjetje. Në sallon ka troseta lëkure (nim, divan, kanape), një vitrinë të bukur të stolisur me servise të ndryshme, vazo me lule, korniza me foto. portrete të varura në mur, një krevat me dy komodina në dhomë të fjetjes të lidhura me një dirigjues që rregullon pozitën e krevatit. Në mur ka të ngjitura priza, shtegpriza të reja në të cilat spinat kyçën e çkyçen lehtë dhe sigurt. Në dyer të hyrjes një komodë me këpucë, heqla, pantofla, lehtosha, gjurmashka. Aty pranë një garderobë me dy pallto, ca xhaketa për meshkuj, xhaketë për femëra, pantollona me krahëza, ca shami koke, brekota, funde, bluza dekolte (pa mangë), bluzë me aski, përparëse ( mësalle ) cekulka ( biçikliste ), çitjane ( kule ), një kurorë e bardhë nusesh. Siderurgji /a it. siderurgia - degë e industrisë së rëndë që merret me shkrirjen e mineralit të hekurit,

Page 880: Behram Ismaku

880

me derdhjen e gizës së qelikut dhe me pëpunimn e tyre të parë, metalurgji e zezë.Sifon /i gr. siphon - gyp i lakuar në trajtën e shkronjës S, që vendoset shtrirë aty ku shkarkohen ujërat e zeza ose të papastra, për të ndalur daljen e erës së keqe me anë të ujit që mbetet në lakesën e poshtme të gypit. 2. S-sifoni gjendet nën karrigën e wc, ndenjëse wc që shërben për tu ulur, oturaku. Sifiliz /i lat. siphilis - mjek. sëmundje veneriane ngjitëse dhe e rëndë, që zgjatë shumë kohë. Sigël /la lat. sigillum – shkurtesë:PR. ( Prishtinë ), nënshkrim me iniciale H. C. ( Hasan Karcelli ), vulosi një dokument zyrtar; shkurtim i një ose më shumë fjalëve që shënojnë një emër të përveçëm a një emërtim tjetër; trajta e shkurtuar e emrit të një njeriu që vihet në fund të një dokumenti, nënshkruaj një marrëveshje para se të tumiret nga organi i plotfuqishëm. Siglim /i lat. zyrt. sigillum - vulë në libër. Silazh /i fr. ensilage - ushqim për kafshë, bimë të grira tharmëtohet ne gropa të mbuluara. Silabë /a gr. syllabe - rrokje. Silabik /e gr. syllabikos - që ka të bëjë me rrokjen, që formon rrokje; poet. vargu që matet me numrin e rrokjeve ( silabave ).

Page 881: Behram Ismaku

881

Silen /i lat. Silenus - i biri i Merkurit, hyjni pyjore, Katul. Silikat /i fr. silicate - emërtim i përgjithshëm i siliceve (mineral, pluhur shkambor si kristale) përdoret për ndërtim. Silikozë /a lat. silicosis - strall, gur zjarri mjek. sëmundje e mushkërive që vie nga thithja e pluhurit. Silogjizëm /mi lat. syllogismus - mënyrë arsyetimi formal, sipas së cilës duke u mbështetur mbi dy gjykime të dhëna si premisa, nxirret një gjykim i tretë si përfundim. Silogjistikë /a lat. syllogisticus - shkencë për nxjerrjen e silogjizmave. Silos /i sp. silo - hambar, depo e madhe katërkëndëshe ose si kullë e rrumbullakët që përdoret për grumbullimin e për ruajtjen e drithërave ose të lëndëve të copëzuara, të grira a si pluhur, gropë ose kullë për silazhim ( barëra të grira ). Siluetë /a fr. silhouette - hieja e errët e diç. që del mbi një fushë të ndritur, të bardhë; vijat anësore të diçkaje që duket nga larg jo shumë qartë, vizatim me një ngjyrë që paraqet vijat anësore të dikujt. Silur /i it. siluro - usht. predhë me motorr, mekanizëm drejtues për të goditur nëndetëset.

Page 882: Behram Ismaku

882

Siluroj it. silurare - usht. aktivizoj, minoj. Silvikulturë /a lat. silviculture - pylltar, pylltari, p. sh. zhvillimi i pylltarisë, kurs për pylltari, . Simbiozë /a gr. simbiosis - bashkëjetesë ndërmjet dy qenjeve, dy bimëve të gjalla në mbrojtje, dhënje ushqimi njëra tjetrës; marrëdhënje, lidhje të ngushta midis dy popujve fqinjë.Simbol /i gr. symbolon - shkronjë ose shenjë e caktuar, shenjë dalluese ose konvencionale; simboli është paraqitja e figurshme e një objekti, përdoret në mënyrë konvencionale për të paraqitur një element, një fenomen, një madhësi të caktuar, një njësi matjeje. 2. send, qenje, dukuri a veprim që është zgjedhur nga tradita shoqërore sipas disa tipareve të veçanta për të paraqitur në mënyrë të kapshme një mendim, një ide, një ndjenjë, mishërim i një ideje a një ndjenje; let. figurë me domethënje të dyfishtë, në të cilën përgjithësohen dukuri të rëndësishme të realitetit, që mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve e sendeve; në teori simboli sajohet kur një ide abstrakte ose një dukuri e konkretizojmë duke zëvendësuar me ndonjë gjësend i cili merr një kuptim të caktuar, simboli duhet përdorur me kujdes ndryshe dëmton veprën artistike dhe lindin paqartësi :

Page 883: Behram Ismaku

883

flamuri - kombin, stema - shtetin, çekani dhe drapëri - klasën punëtore, lyra - muzikën, kryqi - krishërimin, gjysmëhëna - muhamedizmin, dafina - simbol i lavdisë, zambaku -i pastërtisë, pëllumbi - i paqës, guri - qëndresën, kulla - kombin, ura - bashkimin, bilbili - poetin, thëllëza - vajzën, luani - trimërinë, justici me shpatë e peshojë - drejtësinë; me simbole sygjerohet një ide ose një gjendje shpirtërore që prek dhe mallëngjen: merimanga - lajka, dredhi, bleta - harmoni, punë, xixilloja - frymëzimi, ngjyra e kuqe - barazi, e zeza - fatkeqësi, e verdha - vdekje, e bardha - paqe, e gjelbëra - gjallëri. Simbolet gr. simbolis - janë krijuar nga tradita dhe historia, disa lidhen me besim dhe rite të vjetra, mit. bijat e Zeusit simbolizojnë: Kaliopa - poezinë epike,

Page 884: Behram Ismaku

884

Melpomena - tragjedinë, Talia - komedinë, Erosi - dashurinë, Terpsikora vallën, Urania – astronominë. Euterpa mit. Gr. –muzën e këngës Simbolike gr. me vlerë të një simboli, vlerë e vogël, modeste, simbolike, vetëm si simbol i diçkaje, ka atë që përfaqëson. Simbolizmi gr. krijimtari dekadente antirealiste e shek. 20. që mbështetet në simbole; fenomenet e kësaj bote i shikojnë si simbole të botës së përtejme dhe artin si mjet për të depërtuar në atë botë, me kuptim idealist e mistik, errësi e pakuptim. Simbolizmi fr. symbolisme - drejtim letrar dekadent i shek.19. që shpalli simbolin si bazë të krijimtarisë artistike duke i dhënë kuptim idealist e mistik; fenomenet e kësaj bote i shikonte si simbole të botës” së përtejme “dhe artin si mjet për të depërtuar në atë botë, shpesh janë të pakuptueshëm Simetri /a gr. symmetria - harmoni përpjesëtimesh; vendosja e pjesëve të një tërësie në mënyrë të atillë që të kënë përputhje të plotë madhësie, trajte, përmasash në lidhje me një pikë, me një bosht ose me një rrafsh. 2. rregullsi në vendosjen e në ndërthurjen e gjërave në mënyrë të caktuar, duke

Page 885: Behram Ismaku

885

ruajtur disa përpjestime e masa; trupi që mund të ndahet në dy pjesë të barabrta është simetrik. Simfoni /a gr. symphonia - muz. vepër e madhe muzikore për orkestër, e përbërë prej katër pjesësh që quhen kohë; fig. ndërthurje e rregullt dhe e këndshme e shumë tingujve, ngjyrave që krijojnë një tërësi të harmonishme. Simfonik /e fr. symphonique - muzikë klasike simfonike me harqe, me vegla fryme, me goditje, orkestër e madhe. Simfonist /i fr. symphoniste - komponuesi i simfonisë.Simpati /a gr. sympathia - dashuri natyrore; ndjenjë pëlqimi, mirëdashje Simpatik /e gr. sympathes - që ngjall ndjenjën e simpatisë, i këndshëm, i dashur. Simpatizoj fr. sympathiser - e dua dikë, përkrah, tumiri idetë dikujt. Simpozium /i ang. symposium - mbledhje studiuesish të një fushe të caktuar për të rrahur shkencërisht një çështje të veçantë me interes të përbashkët. Simptom /ë /a gr. symptoma - mjek. dukuri, shenjë e jashtme, me të cilën shfaqet një sëmundje dhe që e ndihmon mjekun për ta përcaktuar; fig. shenjë e

Page 886: Behram Ismaku

886

jashtme që na jep mundësi të kuptojmë a të parashikojmë diç.Simulim /i lat. simulans / simulare - shtiak, shtiret ose shtirem si i sëmurë për t’iu shmangur ndonjë pune në shoqëri apo dikund tjetër; ai që rrenën përpiqet ta tregojë si të vërtetë për ta mbuluar krimin e bërë. Simultant /i lat. simulans - ai që vuan nga një sëmundje për t’iu shmangur punës, shtiak. Simuloj lat. simulare - krijoj prova të rreme.Sinagogë /a gr. syngoge - faltore e besimtarëve çifutë, kuvendi fetar çifut, vendi i zgjedhjeve, shkolla çifute, për mashkullin thuhet faltori , sinagogu. Sinalefë /a gr. synalaipho - shkrirje; let. është një liri poetike, kur shkrihet në një rrokje të vetme zanorja fundore e një fjale me zanoren nistore të fjalës që pason. Sinap /i gr. sinapi - barishtë me lule të verdha e fara të athta, përdoret në mjekësi për të gatitë mustardën. Sindikatë /a fr. sindicat - organizatë punëtorësh të një dege të prodhimit; bashkim monopolistësh të mëdhenj, të cilët bien në marrëveshje për të caktuar çmimet e tregut, kushtet për shitjen e

Page 887: Behram Ismaku

887

mallrave, për rregullimin e lëndëve të para etj. me qëllim që të sigurojnë sa më shumë fitime. Sindikalist /i fr. syndicaliste - drejtuesi ose aktivisti i një sindikate. Sindikalizëm /mi fr. syndicalisme - rrymë mikroborgjeze në lëvizjen e punëtorëve që mohon luftën e proletariatit për të drejtat e tyre ose luftën revolucinare për pushtet. Sinekdokë /a gr. synekdoche - let. përdorimi i një fjale emërtuese duke i dhënë një kuptim më të gjërë ose më të ngushtë, duke përmendur pjesën për të tërën ose të tërën për pjesën, njëjësin për shumësin p.sh. shqiptari në vend të fj. shqiptarët, fshati - fshatarët. Singular /i lat. singularis - gram. njejës. Singulari tantum lat. vetëm njëjësi. # kund. plurali lat. shumësi. Sinkretizim /mi. gr. bashkim a përzierje; gjuh. shkrirja e disa rasave në një rasë; let. bashkim formash në artin popullor si p.sh. përciellja ( bashkimi ) e këngës me lyrë; elemente të ndryshme të një sistemi filozofik e fetar; ia përshtas kohës ose më mirë të themi përshtatja e tonit dhe e fotografisë në tonfilm Sinkrofazotron /i gr. makinat dhe paisjet për

Page 888: Behram Ismaku

888

shpejtimin e lëvizjes së grimcave të elektrizuara për shpejtësi të madhe. Sinjal /i fr. signal - shenjë e caktuar që jepet me tinguj me drita etj. për të njoftuar nga larg diçka, për të dhënë një urdhër, për t’u marrë vesh në lidhje me diçka; sinjal për rrymë të fortë, sinjal fillimit të punës, kushtrim, sinjal i shqisave mbi sistemin nervor. Sinjalizoj fr. njohtoj diç. jo në rregull. Sinjikativ /e nlat. signicative - kuptimpltë, domethënës; p.sh. vështrim kuptimplotë (domethënës), në mënyrë kuptimplote (domethënëse), është kuptimplotë ose domethënës.Sinkronizim /i fr. syncroniser - bëj që të ndodhin a të zhvillohen në të njëjtën kohë dy a më shumë veprime ose dukuri të ndryshme; bëj që të përputhen, pëlqej zërin përkatës me figurat e një filmi, programi tve. Sinkronik /e fr. syncronique - i njëkohshëm, Sinkroni /a fr. syncronique - njëkohësi. Sinod /i gr. synodos - mbledhje ose kuvend i klerit të një dioqeze për të rrahur e vendosur çështje të ndryshme të lidhura me veprimtarinë e kishës. 2.

Page 889: Behram Ismaku

889

organi më i lartë i një kishe ortodokse autoqefale, i përbërë nga kryetari i saj dhe nga disa peshkopë.Sinonim /i gr. synonymos - shprehje, ndërtim, fjalë me kuptim të njejtë ose shumë të afërt me kuptimin e një fjale, të një ndëtimi a të një shprehje tjetër, gjuha e zhvilluar ka shumë sinonime, këto e pasurojnë gjuhën p.sh. udhë e rrugë, trim e guxim, filloj e nis, zë e kap, qetësi e prehje, duroj e bëj durim, ose vajzë<çupë, çikë, cucë, gocë, vashë; botë, bucele, shtambë, knatë dheu, brengë< hall, lerti, telashe, gajle; shqetësim, merakos, andrallosa, shqetësim<mërzi, bezdi; ballinë< parëse, fasadë; derdimen<torollak, leshko, teveqel, kopil<dobiç, doçi; fortunë<stuhi, duhi, shtërgatë, tufan; bukla<nusja e lalës, bishtfurkë; patë<çanak,misur, sahan, endem<sorollatem,torollisem; shaka<tallje, shpoti, hoka; shikoj<shoh, këqyr, vërej, dalloj; krahëza<tiranda, aski. përgojoj<prozhmoj, denigroj. Shkrimtari që don të japë nuancat më të holla të mendimit, të ndjenjave zgjedh me kujdes sinonimet, me nuancë stilistike dhe përshtatshmëri për ta bërë shprehjen të fuqishme dhe bindëse, më me figura të përsosura dhe ide më të qarta.

Page 890: Behram Ismaku

890

Sinoptikë /a gr. synoptikos - meteor; shërbim meteorologjik që që merret me studimin e motit dhe me parashikimin e ndryshimeve të tij; sinoptik gr. i ndërtuar në atë mënyrë që të jep mundësi të rrokën me një vështrim anët dhe aspektet e ndryshme të një dukurie a të një gjëje; ka të bëjë me parashikimet e motit. Sinqeritet /i it. sinceritet - i çiltër, i hapur, çiltëri, çiltërisht; shoqe e çiltër, po të flas hapur, po ta them çiltërisht, çiltërsisht etj.Sintagmë /a gr. syntagma - togfjalësh, gjuh. njësi sintaksore që merr pjesë në ndërtimin e fjalisë dhe që përbëhet nga dy a më shumë fjalë kuptimplota, të cilat kanë lidhje të ngushta gramatikore e kuptimore njëra me tjetrën p.sh. detyra të mëdha, bukë gruri, mot me diell; togfjalësh i qëndrueshëm, i pandashëm, i lirë, togfjalësh frazeologjik, ecin tog ( së bashku në grup ); togfjalësh emëror, mbiemëror, foljor, ndajfoljor, përcaktues a thirror, i varur, i pavarur etj. Sintaksë /a gr. syntaxis - gjuh. pjesë e gramatikës, që studion mënyrat si lidhen fjalët në togfjalësha ose në fjali dhe vetë fjalitë ndërmjet tyre. 1. lënda që jep njohuritë e kësaj pjese të gramatikës në shkollë. 2. mënyra se si lidhen fjalët në fjali dhe

Page 891: Behram Ismaku

891

fjalitë ndërmjet tyre. 3. veçoritë e përdorimit të pjesëve të ndryshme të ligjëratës në fjali; ndërtimi i fjalive në një gjuhë.Sintezë /a gr. metodë studimi, me të cilën anët e veçanta përmbledhen e përgjithësohen me që llim që të vështrohen sendet dhe dukuritë si një tërësi e vetme e pandarë, me lidhje e marrëdhënie ndërmjet pjesëve të tyre përbërëse. # analizë. 2. përgjithësim. 3. kim. proces i prodhimit të lëndëve të ndryshme kimike nga bashkimi i elementeve ose i përbërësve të tyre më të thjeshtë. Sintetizëm /mi gr. mënyra e të menduarit që bashkon, shkrin në një të tërë të dhënat e analizës. Sintetizues /e gr. sintetizoj përmbledh me anë të sintezës, përgjithësoj dhe paraqit përmbledhazi anët më të rëndësishme dhe më themelore.Sinus /i lat. mat. këndi i ngushtë në trekëndëshin kënddrejtë, është raporti i katetit përballë me hipotenuzën. Sinusit /i lat. sinusitis - mjek. pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. Sionizmi hebr. sion - kodër në Jerusalem, lëvizje, nacionalistët çifutë themeluan shtetin e vet në Palestinë me Theodor Hercin 1860 / 1904. Sirenë /a gr. mjet alarmi që lëshon zë të mprehtë

Page 892: Behram Ismaku

892

për të paralajmëruar diç., një grua e bukur dhe tërheqëse; grua ose zog me bisht si peshk aq sa me joshje i mbyste marinarët. Sistem /i gr. systema - rregull veprimi, metoda dhe mënyra e rregullt, sipas së cilës i vemë, i ndërtojmë gjërat; tërësi institucionesh, rendi shoqëror, tërësi shkëmbinjësh që janë formuar gjatë një periudhe gjeologjike, tërësia e njësive administrative, metodë pune. Sistematik gr. që punon vazhdueshëm dhe me rregull sipas një plani. Sistematikë /a gr. biol. degë që studion bimët dhe kafshët sipas tipareve të tyre të ngjashme, afrisë e ndarjes në grupe, tipe, klasa, familje etj.Situatë /a lat. situs – gjendje; gjendje ndërkombëtare, gjendja e brendshme, gjendja në front, ishte në gjendje të vështirë. 2. vend, pozitë a një tërësi kushtesh, rrethanash të caktuara në të cilat zhvillohet një konflikt në jetë ose në një vepër artistike; gjendja (situata ) varet nga raportet në shoqëri, kontradiktat, prirje a botëkuptime me qëllime të kundërta; kemi gjendje (situata ) komike, dramatike, tragjike sipas llojeve të letërsisë artistike apo sipas ndodhive në jetë.

Page 893: Behram Ismaku

893

Sizmologji /a gr. seismos - tërmet; degë e gjeofizikës që merret me studimin e termeteve e të lëkundjeve të ndryshme të korës së tokës si dhe me studimin e ndërtimit të brendshëm të tokës në bazë të këtyre lëkundjeve. Sizmike gr. ka të bëj me tërmete e lëkundje,vrojton e regjistron, kërkon gjetjen e mineraleve të dobishme nga shpërthimet. Sizmografi gr. vegël e posaqme që shërben për të shënuar lëkundjet e korës së tokës a të një trupi tjetër qiellor nga tërmetet ose shpërthimet; sizmologuSkalion /i it. scaglione - usht. pjesë e njësisë ushtarake, e cila është shtrirë në thellësi të frontit për të hyrë në luftim, për të marshuar sipas komandës. Skandal /i gr. shkelje e turpshme e ligjeve, e rregullave, e moralit shoqëror, që merret vesh nga të gjithë; zhurmë e pahijeshi e msdhe që ngjall zemrimin e mos pëlqimin e të tjerëve. Skandaloze gr. vepër e turpshme dhe e palejueshme. Skarlatinë /a lat. mjek. sëmundje ngjitëse që u bie kryesisht fëmijëve dhe që shfaqet me dhembje në grykë, me ethe dhe me njolla të kuqe në trup, prej të cilave bie lëkura në trajtë luspash, fruth i zi.

Page 894: Behram Ismaku

894

Skeçi /et ang. scetch - pjesë e shkurtër teatrale në një akt, zakonisht me përmbajtje të lehtë, komike, me situata skenike të papritura e zbavitëse; skeqet jepen më tepër në estradë e në cirk, si të veçanta ose bashkë me programin.Skedë /a it. scheda - kutia; lloj kartoteke, raft me kutia të gjata ku ruhen disa të dhëna /skeda për t’u gjetur më lehtë. Skedari it. tërësia e të dhënave, e skedave të plotësuara. Skedoj it. nxjerr në skeda lëndën e një materiali që studioj, notesi.Skemë /a gr. schema - formë; vizatim që paraqet në mënyrë të thjeshtësuar e pa hollësi vijat kryesore të diçkaje, vendosjen e pjesëve dhe lidhjet e tyre gjatë punës në një pajisje, plani sipas të cilit është ndërtuar diçka, duke paraqitur në një vizatim me anë shenjash të posaçme. 2. vijat e përgjithsme të drejtuese në bazë të cilave bëhet një lëvizje një veprim, plani i i përgjithshëm i një vepre të hartuar letrare, paraqitja tepër e thjeshtësuar e një dukurie ose realitetit, mënyrë e të menduarit ose formulë e gatshme që përdoret për të paraqitur diçka pavarësisht nga veçoritë e saj. Skematike gr. paraqitje e thjeshtë sipas skemës.

Page 895: Behram Ismaku

895

Skematikisht gr. sipas një sistemi a mënyre të paraqitura. Skematizëm gr. thjeshtësim i tepruar i gjërave dhe dukurive, pa depërtuar në thelbin dhe veçoritë e tyre.Skenë /a lat. scaena<gr. skene në teatër është vendi ku lozin aktorët. 2. tërësia e dekoreve që paraqesin natyrën e vendit ku zhvillohet veprimi. 3. epizod i veçantë i një akti me të njëjtat personazhe. Termi skenë takohet edhe si epizod i një vepre tregimtare, liriko epike ; një pamje nga natyra a një ngjarje e jetës që zhvillohet para syve tonë. Skenari it. scenario - teksti letrar me ngjarje, dialogje e monologje të personazheve që sherben si bazë për një film artistik. Skenike lat. kur shfaqja teatrale, lidhet me skenën, i skenës, që përputhet me kërkesat e teatrit dhe të mjeshtrisë së aktorit, që është i papërshtatshëm për skenën. Skenografi gr. piktori që përgatitë skenat për një shfaqje teatrale, muzikore. Skenografia gr. mjeshtria e përgatitjes së skenave për shfaqjet teatrale; tërësia e skenave që përdoren në një shfaqje teatrale a muzikore, në një film etj.

Page 896: Behram Ismaku

896

Skeptër /i lat. skeptrum - shkop i posaçëm, i gdhendur e i stolisur me gurë të çmuar e me ar, që e mbanin në dorë mbretërit si simbol të pushtetit e të sundimit të tyre.Skepticizëm /mi gr. skepsis - dyshim, mosbesim, rrymë filozofike idealiste që vë në dyshim mundësinë e njohjes së saktë të botës të vërtetës objektive nga ana e njeriut; mosbesim ndaj dikujt a diçkaje; mosbesim për vërtetësinë a për kryerjen e diçkaje; skeptiku shfaq mosbesim për gjithçka, ithtar i rrymës së skepticizmit në filozofi. Skicë /a it. schizzo - vizatim që paraqet vetëm vijat kryesore të diçkaje dhe që mund të plotësohet më pas. 2. vizatimi me pak vija i një vepre artistike, i një ndërtimi, i një makine etj. që përmban të dhënat e nevojshme për përgatitjen e plotë të tyre; plani paraprak i një vepre letrare në vijat kryesore 3. let. përshkrim i shkurtër faktesh e ngjarjesh, të jetuara a të para drejtpërdrejt nga autori, që përshkruhen me një stil të thjeshtë e të rrjedhshëm njerëz, ngjarje, fenomene reale, të vërejtur nga shkrimtari; në skicë mund të përmenden emrat e vërtetë të përsonave, të vendeve ku është zhvilluar ngjarja, jepen të dhëna statistikore e shifra zakonisht në shtypin periodik, pasqyrohen persona dhe rrethana,

Page 897: Behram Ismaku

897

skica duhet ta ruajë karakterin përgjithësues, duke u ndalur në fenomene që janë më tipike për kohën dhe ambientin. Skicografi it. që merret me përgatitjen e skicave dhe të vizatimeve teknike, skicon, skicoj. Skizofreni /a lat. schizofrenia - mjek. i sëmuri mendor, i paaftë për të vepruar në përputhje me realitetin, çrregullim, rënje psikike, dyzime të botës së brendshme të sëmurit; skizofren.Sklerozë /a gr. sklerosis - mjek. ngurtësimi i një organi të trupit ose i një indi për shkak të prishjes së pjesës që kryen funksionin përkatës dhe të zëvendësimit të saj me ind lidhës. Sklerotizohem gr. prekem nga skleroza, bëhet si i ngurt një organ i trupit, një ind i trupit. 2. humbas aftësinë për t’iu përshtatur kushteve të reja të punës.Skllav /i lat. sclavus - njeri pa asnjë mjet prodhimi dhe pa asnjë të drejtë, meditës i një pronari i cili mund ta blente e ta shiste skllavin kudo e kurdo, zezak që përdorej si kafshë pune, njeri që ka humbur lirinë, rob; njeri që u nënshtrohej verbërisht vullnetit dhe dëshirave të dikujt.

Page 898: Behram Ismaku

898

Skofi /a, skofia 3,( fr. finnesse - imtësirë, hollësirë, subtile); sjellje e hollë, me kulturë, me edukatë të mirë, që duhet trajtuar me kujdes të veçantë Skofiar/e që është i butë dhe i ëmbël në sjellje, që ruhet të mos cenojë të tjerët me fjalë a me veprime.Skolastikë /a gr. skolastikos - shkollë, filozofi idealiste e mesjetës që shpjegon dhe argumenton dogmat e kishës me arsyetime abstrakte të logjikës formale. Skolastiku gr. njeri i shkëputur nga jeta e gjallë dhe që kapej pas formës së jashtme në dëm të thelbit të gjërave; pedant me arsyetime të thata e të pafrytshme, pa marrë parasysh të dhënat e përvojës e të praktikës, që u jep rëndësi gjërave të vogla, të dorës së dytë. Skorbut /i lat. mjek. sëmundja që shfaqet me dobësi trupore të përgjithshme, me rrjedhje gjaku nga mishi i dhëmbëve në mungesë të vitaminave në ushqim, vuan nga skorbuti. Skriptorium /i lat. shkruesore; dhomë për kopjimin e librave në manastiret mesjetare.Skuadër /ra it. squadra - usht. njësi bazë e reparteve ushtarake, njësi e togës 10 / 15 vetash me një ushtar të vjetër a oficer në krye; njësia më e

Page 899: Behram Ismaku

899

vogël e një brigade pune, kompanije fëmijësh; sport. Grup lojtarësh që marrin pjesë në ndeshje si përfaqësues të një vendi, të një klubi, të një shoqërie. Skuadër /ra kënd 90 shkallësh që e përdorin muratorët në ndërtim, këndmatësi i këndeve të drejta.(L ). Skuadrile it. njësi e përbërë nga një numër i caktuar aeroplanësh ose anijesh të vogla luftarake. Skuadron /i it. njësit kalorsish ushtarak që i përgjigjet kompanisë së kambësorisë.Skulpturë /a lat. sculptura - arti i krijimit të statujave, të busteve e të veprave të tjera artistike me vëllim, duke i gëdhendur në mermer, në gur, në dru, në metal etj. ose duke i mbajtur me një lëndë; tërësia e veprave artistike të një krijuesi, të një periudhe a të një drejtimi. Skulpturore lat. që ka hijeshinë e një skulpture. Sllallom /i norv. slad loom - sport. zbritje e shpejtë me ski në një vend të pjerrët me kthesa të njëpasnjëshme, që shënohen në të dy anët me flamuj të vegjël të ngulitur në tokë. Sllavistikë /a sk. fushë e shkencës që merret me studimin e historisë së sllavëve, të gjuhës sllave dhe të

Page 900: Behram Ismaku

900

letërsisë e të kulturës sllave; tërësia e studimeve që bëhen në këtë fushë.Slogan /i ang. slogan - parullë e zbrastë ose mashtruese, frazë e shkurtër që përseritet për të propoganduar diç. Snajper /i ang. sniper - qitës i aftë, që shtie me përpikëri të madhe, zakonisht me një pushkë me dylbi. Snob /i /sti ang. snob - mendjemadh, shije e smurë, prirje e smurë për të ndjekur mënyrën, sjellet, modën e stërholluar të një shtrese të lartë, për të pëlqyer vetëm pse janë të huajat pa shikuar vlerën e vërtet të tyre; ky njeri (snobi) është një varfanjak me tru të vogël e bark të madh dua të them përbuz njerëzit e thjeshtë, respekton të pasurit e të fuqishmit. Snobizëm /mi ang. prirje e sëmurë për të ndjekur mënyrën e jetesës, modën e huaj të stërholluar. Social /e lat. socialis - shoqëror. Socialist /i lat. socialis - ithtar i socializmit si sistem dhe i ideve socialiste, i vendosjes së pronës shoqërore mbi mjetet e prodhimit. 2. anëtar i një partie reformiste socialiste.

Page 901: Behram Ismaku

901

Socializim lat. socialisation - shoqërizm, shoqërizuan tokat, shoqërizuan veglat, shoqërizim i forcave prodhuese etj. Socializëm /mi lat. socialis - rend shoqëror që vendoset pas përmbysjes së borgjezisë, të klasave shfrytëzuese me anë të revolucionit proletar e që mbështetet në diktaturën e proletariatit që ka si bazë të marrëdhënjeve në prodhim pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit dhe të zhduk shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, duke zbatuar parimin“nga secili sipas aftësive, secili sipas punës” faza e parë e komunizmit. 2. teoria për zhdukjen e kapitalizmit dhe për ndërtimin e shoqërisë socialiste.Sociologji /a fr. sociologie - shoqëri dhe shkencë; shkenca që studion dukurinë dhe anët e ndryshme të jetës së shoqërisë, të grupimeve të ndryshme shoqërore e të marrëdhënieve në shoqëri. Sociolog /u fr. specialist i fushës së sociologjisë. Sociometri /a lat. që ka si objekt studimi marrëdhënjet reciproke sociologjike në grupet e vogla të njerëzve. Sodë /a lat. lëndë, pluhur i bardhë i tretshëm në ujë, e cila nxirret nga kripa dhe përdoret në

Page 902: Behram Ismaku

902

prodhimin e sapunit, në industrinë e letrës gjamit. 2. pluhur i bardhë i tretshëm në ujë, që përdoret në mjekësi dhe gjelltari. Sodik /e fr. që ka vetinë të gërryejë, të brejë, të djegë a të prishë indet e gjalla; që veti të brejë një lëndë tjetër. Sodium /i lat. natriumi Na.Sofizëm /mi gr. sophisma - arsyetim, përfundim që duket logjik nga ana e jashtme, por që në thelb është i paramenduar me qëllim për ta shtrembëruar të vërtetën. Sofist /i gr. mjeshtër, i ditur, mësues anëtar i një grupi dietarësh, filozofësh a gojtarësh në Greqinë e vjetër që rrëzonin të vertetën dhe të drejtën për ta sendërtuar rrenën ose edhe anasjelltas, një doktrinë joparimore.Sol /i it. solo muz. notë e pestë në pentagram që fillon nga do. Solar /i lat. diell; lëng si vaj i zi që nxirret nga përpunimi i naftës dhe që përdoret si lëndë djegëse për motorët me djegie të brendshme, për vajim etj. Solfatare /ja it. gjeogr. shpërthim gazash me origjinë vullkanike, nga sulfataret dalin zakonisht me sasi të madhe gaz karbonik dhe hidrogjen i sulfuruar; prej tyre formohen grumbullime

Page 903: Behram Ismaku

903

fundërresash squfuri dhe mineralesh tjera. Solfezh /i fr. muz. ushtrime muzikore për të stërvitur zërin, duke i emëruar notat e duke kënduar sipas tingullit të shënuar; njohuri fiilestare muzikore. Sofër /ra turq. tryezë për të ngrënë bukë; një mori njerëzish.Solecizmi /at gr. soloikismos - Soles një qytet, koloni e populluar nga banorë të Athinës, të cilët duke qenë larg atdheut, kishin filluar ta bastardhonin gjuhën amtare; solecizmat janë gabime të vërteta gramatikore të cilat duhet menjanuar me çdo kusht, sidomos në gjuhën e shkruar p.sh. pava ( duhet thënë pashë ), këta punë ( këto punë ) jam kenë ( kam qenë ); solecizmat nga dialektizmat është vështirë për t’i dalluar, por gjuha letrare nuk i pranon asnjërën as tjetrën.Solid /e lat. solidum - i ngurtë, i fortë, i qëndrueshëm; dije të qëndrueshme ( të shëndosha ), mbështetje e shëndoshë; si term fizi. Soliditet d.m.th. i ngurtë, trup i ngurtë fr. solidite - vendosmëria, themelorja, qëndrueshmëria. 2. vlera, sinqeriteti, besnikëria.

Page 904: Behram Ismaku

904

Solidari /zoj fr. solidaire - tumiri, shpreh miratim, bashkoj idetë me dikë, mbështet një qëllim të përbashkët me të tjerët për përkrahje, ndihmë dikujt që ka nevojë. Solidar /e fr. që pajtohet me të tjerët, solidarizohet; obligohet për detyra të përbashkëta. Solidarësi /a fr. lidhja midis njerëzve me interesa të përbashkëta, duke ndihmuar njëri tjetrin.Solist /i it. artist (këngëtar, muzikant a valltar ) që e luan a këndon vetëm një pjesë në një shfaqje ose që luan një pjesë kryesore, i shoqëruar nga të tjerët, artist që këndon, luan solo. Solo /ja it. muz. vetëm; muzikë ose valle nga një njeri pa e shoqëruar të tjerët. Solomon /i hebr. mbret legjendar, hebraik, i biri i Davidit dhe dhe trashigimtar i tij, themelues i tempullit të Jerusalemit, mendimtar, poet i mundshëm i ” këngëve mbi këngë”. 2. fig. sundues dhe gjykatës i zgjuar. Solançak /u rus. tip toke me 1% a më shumë kripe të terur.Solstic /i lat. solstitium - astr. secila nga dy periudhat e vitit kur Dielli ndodhet në pikën më të largët nga Ekuatori. Solstici veror është më 22 qershor dita më e gjatë

Page 905: Behram Ismaku

905

e vitit; Solstici dimëror 22 dhjetor nata më e gjatë e vitit. Solucion /i lat. kim. tretësirë. 2. fig. vendosi për diç, zgjedh, një pyetje për t’iu përgjigjur, një lami. 3. drejt. pagesa e borxhit.Somnabulizëm /mi fr. eci në gjumë; mjek. somnabuli ai që vuan nga kjo sëmundje, çrregullim kur njeriu ngrihet nëpër gjumë dhe bënë lëvizje e veprime të ndryshme në mënyrë të pavetëdijshme. Sonant /e fr. sonnante - bashkëtigëllore e tingullt. Sonatë /a it. vepër muzikore me ndërtim të posaqëm prej dy veglash tri ose katër pjesësh. Sondim /i fr. rrugë dhe mënyra të terthorta për të njohur gjendjen, mendimet a qëndrimet për diç. hetime paraprake. Sondë /a fr. paisje për të bërë shpime të holla në tokë, gyp i gjatë me një kokë që rrotullohet nga një motor; mjek. vegël në trajtën e një gypi dhe dritë, për të hetuar një sëmundje, paisje e posaçme që lëshohet në ujë ose që ngrihet në ajër me qëllime studimi. Sondisti sondon me sondë.Sonet /i it. sonnetto - tingull i vogël në vështrimin këngë e shkurtër, vjershë 14 vargjesh, dy strofa katër vargjesh dhe dy të fundit tre vargjesh.

Page 906: Behram Ismaku

906

Soprano /ja it. zëri më i lartë i grave në të kënduar, këngëtare që ka këtë zë. SOS ang. Save Our Souls - shpëtoni shpirtërat tanë! ( sinjal ndërkombëtar i kërkesës së ndihmës në raste rreziku ).Sovranitet /i it. sovranita - e drejta që gëzon çdo popull e çdo shtet për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të pavarur për çështjet e veta dhe për marrëdhëniet me shtete të tjera, pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje, urdhëri ose kontrolli nga të tjerët. Sovran /e it. që gëzon sovranitet. Sovran /i fr. ishte kryetari i një shteti me regjim monarkik, mbret ose perandor. Spahi /u turq. feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një timar, pronë e tokës dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh; spahilluku a shërbimi i spahiut dhe të drejtat e tij ndaj fshatarëve.Spaletë /a it. spalet - supore; p.sh. ia hoqi suporet e oficerit.Spartan /i banor i Spartës në Greqinë e lashtë, qytetarët e së cilës stërviteshin me disiplinë të

Page 907: Behram Ismaku

907

rreptë për të duruar kushte të vështira jetese. Spartakiadë /a sipas analogjisë me olimpiadë, gara sportive, në të cilat marrin pjesë një varg skuadrash e shoqërish të përfaqësuara me lloje të ndryshme sporti; spartane që bën jetë të qëndrueshme përballë vështirësive. Spat /i norv. mineral i kritalizuar, i thyer në copa ka trjtën e rrombit. Spazmë /a gr. mjek. tkurrje e menjëhershme, e zgjatur dhe e pavullnetshme e një muskuli ose e një organi, që shoqërohet me dhembje ose me çrregullime. Spazmatik /e gr. që ka të bëjë me spazmën.Special /e fr. që dallohet për diç. të jashtëzakonshme, i veçantë; i posaçëm e me cilësi, që lidhet me një degë të veçantë të shkencës a të teknikës. # kund. i zakonshëm. Specialist /i fr. njeri me aftësi të veçanta në një fushë të shkencës a në një mjeshtri, zanat. Specializim /i fr. mësim i thelluar në shkencë ose art. Specifik /e lat. specificare - që është karakteristik dhe i veçantë për një send, për një dukuri a për një njeri, një grup që dallohet nga të tjerët, tip i veçantë, i posaçëm. 2. mjek. tuberkuloz e sifilis të shkaktuar nga mikrobe të njohura që luftohen me

Page 908: Behram Ismaku

908

barna të posaçme. Specifikë /a lat. specificare - tërësia e veçorive, veçoria dalluese e një sendi. Specifikoj lat. specificare - dalloj diç. të veçantë ndër të tjerët, i rendit sendet duke i shënuar në dokumente përkatëse. Spedicion /i it. spedition - dërgesa; p.sh. zyra e dërgesave, transporti i dërgesave, mjetet e dërgesave etj. Spektakël /li lat. spectaculum - shfaqje të mrekullueshme, pamje, ajo çka shikohet; art. gjithçka që paraqitet para syve, kudo në teatër, balet, kino, në fushë sporti, ndeshje; shfaqje që përgatitet enkas për t’u parë nga shikuesit (spektatorët) p.sh. shfaqje e bukur sportive, artistike, muzikore, koreografike etj. 2. vende për shikuesit (vende spektakolare, të bukura, të shkëlqyera, të mrekullueshme). Spektator /i lat. spectator - shikues, vrojtues; ai që shkon për të parë një shfaqje, një film, një ndeshje në stadium. 2. keq. vështrues i një ngjarje pa u shqetësuar vetë, soditës, sehirxhi. Spektër /ri lat spectrum - fiz. brez me ngjyrat e ylberit që përftohet nga kalimi i rrezeve të dritës

Page 909: Behram Ismaku

909

nëpër një prizmë ose nëpër një lëndë tjetër e cila i thyen rrezet; brez vijash, rripash e ngjyrash karakteristike, që përftohet nga rrezatimi i një trupi i një lënde të nxehur tepër dhe që përdoret për të caktuar përbërjen kimike të trupave. 2. shkallëzim i vlerave që mund të marrë një madhësi e caktuar. 3. mjek. tërësia e sëmundjeve dhe e mikrobeve për të cilat vepron një bar, fusha e veprimit të një bari.4. fushë krijimi a veprimi e një shkrimtari a shkencëtari. Spekulator /i lat. speculator - matrapaz, shtrembërues i të vërtetës, i fakteve etj. në dëm të dikujt, duke fituar mirëbesimin nga të tjerët, duke përdorur metoda të stërholluara shfrytëzuese.Spermatozoid /e lat. spermatozoidum - spermë, farë, farash; lëng që prodhojnë gjëndrat gjinore të mashkullit. Spiker /i ang. speaker - folës, folëse; p.sh. folës i radios, folësja e lajmeve të mbrëmjes; ai që jep lajmet, lexon programet në radio ose në televizon, folës. 2. ai që njofton numrat e programit në një shfaqje artistike. Spinaq /i it. spinacio - barishtë njëvjeçare me gjethe të mëdha që dalin nga rrëza e kërcellit;

Page 910: Behram Ismaku

910

gjethet e njoma përdorën për lakror e për gjella të ndryshme. Spirale /ja lat. spiralis - mat. lakore që bën një sërë rrotullimesh rreth një pike a një boshti duke u zgjeruar në mënyrë të njëtrajtshme; tel me përdredhje të shumta në trajtën e kërmillit, që ngjitet a zbret në trajtë spiralje. Spirant /i fr. spirante - bashkëtingëllore frymëtore, si: f, s, z, sh. zh. Spiritual /e lat. spiritus - shpitëror; p.sh. lidhje shpirtërore, bota shpirtërore, varfëri a pasuri shpirtërore, frymë, shpirt, ithtar i spiritizmit. Spiritist /i lat. fr. spiritus - ai që mund të vendos gjëja se do flas me shpirtat e të vdekurëve ( spiritualizmi besim i kotë, gjëja se mund bisedohet me shpirtat e të vdekurve ).Spital /i lat. hospitalis - qendër e posaqme me mjekë; pallati i kësaj qendre ku shërohen të sëmurët. Spiun /i it. spione - ai që mbledh të dhëna e dokumente sekrete në një vend për llogari të një shteti tjetër, ai që merret me spiunazh, agjent i fshehtë i policisë që ndjek dhe gjurmon veprimtarinë e njerëzve revolucionar (spiunazhi ushtarak ose sekreti )

Page 911: Behram Ismaku

911

Spiunoj lat. spionare - përgjoj, gjurmoj fshehurazi për t’i njohtuar policinë, them atë që e ka thënë dikush, i njohtoj eprorët.Spontan /e lat. spontaneus - i vetvetishëm; veprime të vetvetishme, greva të vetvetishme, demonstrata të vetvetishme, pa ndonjë shtytje, ndërhyrje nga jashtë kur bëhet ndonjë protestë spontane e në mënyrë të paorganizuar, që i mungon drejtimi i ndërgjegjshëm. 2. bot. bimësi e vetvetishme, fidani mbiu vetë. # kund. fidanin e kultivoi bujku. Spontanisht lat. spontaneus - vetëvetiu; lindi vetvetiu, pa shtytje nga jashtë.2 . spontanitet p.sh.vetvetishmëria e frymëzimit poetik, karakteri i vetvetishëm i veprimeve. Sponsori /i ang. sponsor – financues i një programi radioteleviziv, botimi, festivali a projekti me rëndësi : Shoqata “Vicianum”me seli në Malmö bën finansimin për ndonjë vepër në botim, garantues, mbrojtës.Sporadik /e gr. sporadikos - i rastësishëm; shembuj të rastësishëm ( të rrallë ), raste të rralla ( jo të rendomta, jo të veçuara, jo të rregullta ) që shfaqet në mënyrë të rastit herë pas here, jo në mënyrë të rregullt.

Page 912: Behram Ismaku

912

Spore /ja gr. spora - biol. myku i bimëve të farëzhveshura, këpurdhat. 2. qeliza të veçanta të disa mikroorganizmave me qendrueshmëri të lartë. Spostim /i it. spostare - zhvendosje; zhvendos tryezën, zhvendosen forcat, zhvendos ose heq vëmendjen, e gjeta të zhvendosur etj. Sportel /i it. sportello - dritarëz. Sport /i ang. sport - veprimtari për kalitjen e trupit. Sprovë /a lat. sprova - provë jete, vështërsi, përmbajtja e njeriut para fatkeqësive, rasteve tragjike e të ndryshme, qëndresa, karakteri. 2. punim dhe studim që trajton një çështje shkencore, shoqërore me një vështrim të përgjithshëm, pa synuar të japë zgjidhje të plotë përfundimtare .3. provë, sprovohem apo mat forcat për të kryer një gjë të vështirë, u qëndrojë rrethanave të ndryshme. Sprovoj lat. sprova - vuaj një fatkeqësi, përjetoj, kaloj një përvojë, gjej mënyra t’i dalë mbëanë me dikë a diçka.Squfur /i lat. S. sulphur - element kimik , jometal, shumë i përhapur në natyrë, me ngjyrë të verdhë si të limonit, i thërmueshëm, ndizet lehtë dhe ka erë të rëndë, përdoret në industrinë kimike dhe në mjekësi etj.

Page 913: Behram Ismaku

913

Squfuroj lat. sulphur oj - spërkat me squfur hardhitë ose pemët për t’i mbrojtur nga disa sëmundje.Stabiliment /i it. stabilimento - një ose disa ndërtesa të pajisura me mjetet e duhura për të punuar a prodhuar diçka; pjesë e veçantë e një ndërmarrjeje prodhimi. Stabilitet /i lat. stabilitas - qëndrueshmëri. Stabilizator /i fr. stabilisateur - spec. pajisje që përdoret për të menjanuar lëkundjet e tensionit dhe për t’iu dhënë rrymë të qëndrueshme aparateve të ndryshme elektrike tv, radio; pjesa fundore e një predhe, rakete që shërben për të drejtuar lëvizjen. Stabël, stabilitet, Stabilizim /i fr. stabiliser - qëndrueshmëri, i qëndrueshëm; çmim i qëndrueshëm, kohë e qëndrueshme, rrymë e qëndrueshme, urë e qëndrueshme, faktor qëndrushmërie, qëndrueshmëri ekonomike, politike. Stabilizohem /i fr. stabiliser - ngulem diku, zë vend pune për kohë të përhershme. Stabilizoj lat. stabilisera - rregulloj duke ia menjanuar gabimet. Stad /i lat. stadis - fazë, etapë, periudhë kohore. Stafidhe /ja gr. staphyle - rrush i thatë.

Page 914: Behram Ismaku

914

Stafilokok /u gr. staphylekokos - pezmatim bajamesh nga bakteret e rrushit. Stalaktit /i gr. stalaktos - hell i gurtë, që varet nga kubeja e një shpelle dhe që është krijuar nga uji gëlqeror, i cili pikon poshtë. Stallë /a it. stallum - ahur kuajsh, lopësh etj. Stampë /a it. stampa - spec. kallëp metali me përmasa të caktuar, me derdhje, prerje, shtypje me anë të cilës prodhohen seri sendesh. 2. makina e stampimit, stampimi. Standard /i ang. standard - nivel. send i përgatitur me përmasa, trajtë e cilësi të caktuara, i cili shërben si gjedhe për mallrat që prodhohen në seri, tërësia e kërkesave për një lloj prodhimi me cilësi për një nivel të caktuar; prodhoj sipas një standardi. Stare decisis et non quieta movera lat. t’u përmbahemi gjërave të vendosura - e të mos i lëvizim të qetat. Start /i ang. start - sport. nisje; nisja e çiklistëve ( vrapuesve ) vija ku rreshtohen sportistët dhe prej nga nisen për të filluar një garë, vendnisje e çiklistëve, (starti i nisjes ose shenja e nisjes). # kund. vendarritje, arritje, nisje e një gare sportive, nisje e një pune me rëndësi, start fluturimi ose vija

Page 915: Behram Ismaku

915

e fluturimit, vija e nisjes. Startoj ang. to start - filloj, nis . Statik /ë /a gr. statikos - fiz. e palëvizshme, në gjendje qetësie në vend ose në baraspeshë; qëndron në vend i ngulitur e nuk lëviz, nuk ndryshohet nuk zhvillohet, i ngurtë, i ngrirë, skulpturë. # kund, dinamikë . Statikë /a gr. statike - studion gjendjen e trupave në baraspeshë dhe ndryshimet nën veprimin e forcave që nuk sjellin lëvizje. Statujë /a lat. statua - trupore, shtatore. Statist /i it. statist - shtetar, burrë shteti; Ismail Qemaili ishte një shtetar i shquar.Statistikë /a lat. statisticus - shkencë që studion ndryshimet sasiore në zhvillimin e shoqërisë, të ekonomisë, të kulturës etj. duke mbledhur të dhëna numërore për to, të cilat grupohen e përpunohen me metoda të veçanta. 2. tërësia e të dhënave numërore të mbledhura nga një fushë e jetës, e ekonomisë etj. lista me këto të dhëna. Statistikor /e lat. statistik or - që ka të dhëna numërore për diçka.Status quo lat. status quo - ruajtja e gjërave në gjendjen e tanishme, gjendjen që gjenden pa

Page 916: Behram Ismaku

916

përspektivë, në politikë, në kulturë art. Status quo ante bellum lat. që shënon gjendjen e gjërave para luftës. Status nascendi lat. gjendje lindjeje, formimi. Statujë /a lat. statua - shtatore, trupore; shtatore mermeri, guri a bronzi, shtatorja e Skënderbeut, trupore e ngurtë etj. Statut /i lat. statutum - përmbledhje parimesh, rregullash e normash, sipas të cilave ndërtohet dhe zhvillon veprimtarinë e vetë një organizatë politikeose shoqërore, një shoqatë etj. 2. vjet. rregullorja që drejtonte jetën dhe veprimtarinë e një esnafi zanatçinjsh; kanunore, statuti themeltar - kushtetuta. Staxhionoj it. stinoj; mbaj një lëndë për një kohë në kushte të caktuara, sidomos temperature e lagështie, që të fitojë cilësi të reja më të mira. Stazh /i fr. stage - pëvoja e punës, puna praktike në një fushë, mjeshtri, specialitete; koha nga fillimi kur dikush merret me një punë deri në pension.Stearinë /a gr. stear - lëndë e yndyrshme mjaft e trashë, me ngjyrë të bardhë, që nxirret nga dhjami i kafshëve dhe që përdoret për të bërë qirinj, për prodhimin e sapunit et Stelë /a lat. stela - shtyllëz ose pllakë guri nga

Page 917: Behram Ismaku

917

mermeri me një mbishkrim dhe shpesh e zbukuruar me figura në reliev, që i kushtohej kujtimit të një të vdekuri, një perendie etj. Stemë /a gr. stemma - shenjë dalluese me figura simbolike që përfaqëson një shtet, një qytet, një parti, një familje etj. dhe përdoret në vulat, në mbishkrimet zyrtare, në monedha etj. Stenografi /a fr. stenographie - mënyrë për të shkruar me shpejtësi ligjërimin e dikujt, duke përdorë shkurtime të thjeshtuara për fjalët dhe shenjat e posaçme. Stenografoj fr. stenographier - shkruaj shpejtë fjalët e dikujt me stenograf, stenografimi etj. Stenoram /i fr. stenogramme - tekst i shkurtuar me stenografi.Stepë /a rus. step - vend fushor pa drurë, me bimësi të varfër barishtore dhe me klimë të thatë; që rritet në stepe ose stepori.Stereo gr. stereos fr. stere - i fortë, i dendur, trupor, vendor diç në përshtatshmëri me rrethin plot, tregon forcë; ndërsa në hapësirën e zbraztë e humbas forcën p.sh. shkathtësia dhe fuqia e delfinit në ujë shumë e madhe; jashtë ujit shumë e vogël, e ngathët ( francezët sterin e përdorin si njësi për

Page 918: Behram Ismaku

918

matjen e trupave të thatë, sidomos druve = 1 m. kub.) Stereometri /a lat. stereometria - hapësirë e zbrazët; pjesë e gjeometrisë, që studion figurat dhe trupat gjeometrikë në hapësirë. ang. stereoscope - vegël optike e cila dy figura të rrafshta të një objekti ( fotografuar në kënde të ndryshme ) i shkrinë në një figurë me ç’rast shikuesi fiton përshtypje plastike sikur të shikonte me të dy sytë objektin real në hapsirë. Stereoskopi /a ang. stereoscopy - shikoj; mënyra tridimenzionale e fotos. Stereofoni /a gr. stereo - trup, vend, phone zë; te filmat zëdhës, sistem ky që sjell zë nga shumë anë, vende, me rastin e kyqjes për shfaqje të filmit. 2. nuk vije zëri vetë nga një anë sikur te filmat me zë të zakonshëm por nga shumë anë, ca zëra Stereotip /e gr. stereo typos - shabllon, klishe, kallëp, ekzemplar i shtypur, formë prej plumbi e cila përdoret në makinat e shtypit për botime me tirazh të madh. 2. përserit të shtypurit vazhdimisht pa asnjë ndryshim, si më parë . Steril /e lat. sterilis - mjek. shterp, shterpë ; lule shterpë, dele shterpë, shkëmb shterp (që nuk përmban minerale të dobishme) 2. që është i pastër

Page 919: Behram Ismaku

919

e pa asnjë mikrob, pasi është zier në temperaturë të lartë ose është përpunuar me mënyra të veçanta. Sterilitet /i lat. shterpësia te lopët, shterpësia e luleve, e tokës. Sterilizoj lat. pastroj nga çdo mikrob e bakter, duke e zier a përpunuar biol. i heq aftësinë për t’u riprodhuar, shterpëzoj. Sterlinë /a monedhë angleze.Stetoskop /i gr. mjek. vegël e përbërë nga një gyp i hollë, i degëzuar për të dy veshët, me të cilën mjeku dëgjon zhurmat e krahërorit për të hetuar sëmundjet e mushkërive e të zemrës.Stigmatizoj fr. stigmatiser - dënoj me turp para gjithë botës, mbaj qëndrim të prerë mohues ndaj dikujt a diçkaje duke e demaskuar hapur, damkos; stigmatizues që dënon me forcë, që damkos botërisht. Stihi /a gr. dukuri e vrullshme dhe e papërmbajtur, që zhvillohet vetiu dhe që nuk mund të drejtohet sipas dëshirës; vrull i i brendshëm, forcë shpirtërore e papërmbajtur. 2. figurë e përrallave që parafytyrohet si qenje me krahë, që nxjerr flakë nga goja ose si një gjarpër që ruan thesaret e fshehura nën dhe. 3. njeri me përmasa tepër të mëdha e të parregullta ose diç tjetër.

Page 920: Behram Ismaku

920

Stil /i lat. stilus - shkop i vogël me majë të mprehtë, me të cilin latinët shkruanin mbi pllaka të lyera me dyll dhe në tabela shkrime të bukura, bukurshkrime; tërësia themelore e veçorive ideoartistike që bien më tepër në sy në krijimtarinë e një shkrimtari dhe përsëriten pak a shumë në të gjitha veprat e tij; stili është rrjedha e fuqisë së brendshme të një shkrimtari dhe mënyra e të shprehurit të mendimeve. Stili prozator sajohet atëherë kur qëllimi kryesor i veprës është didaktik, kur shkrimtari i drejtohet kryesisht arsyes. Stili poetik sajohet kur qëllimi kryesor i veprës është të zgjojë adhurim për të bukuren. Stili shkencor ka të bëjë me shprehje të saktë, me shprehje e fraza stili i publicistikës dinamik dhe komunikues, që i afrohet më tepër gjuhës së folur e të zakonshme. Stili i lartë ose sublim është i pasur me figura, me ritëm të thekësuar, periudha të gjëra e madhështore. Stil epik, lirik, stil dramatik e sa stile tjera, sidoqftë në kohën bashkëkohore stilistika si degë e teorisë së letërsisë po i braktisë përherë e më tepër këto klasifikime formale dhe i vihet më tepër studimit të stilit të veçantë të çdo shkrimtari, për të zbuluar

Page 921: Behram Ismaku

921

anët e ndryshme të personalitetit dhe rrugën e zhvillimit të artit të tij. Stilisti lat. është mjeshtër në përdorimin e mjeteve të gjuhës letrare sipas kërkesave të stilit përkatës, studiues i stilit; stili është mënyra se si vepron a si sillet dikush. Stilistikë /a lat. degë e gjuhësisë që studion stilet e ligjërimit, mjetet dhe veçoritë shprehëse të gjuhës, ndërtimin gjuhësor në një vepër artistike për të arritur forcën shprehëse. Stilizoj lat. i jap tipare dalluese një stili të caktuar, imitoj një stil, përpunoj një krijim, një punim artistik. Stilograf gr. stilokalem, stilolaps si mjete për të shkruar.Stimul /i lat. stimulus - shtysë, nxitje; shërben si shtysë, i dha një nxitje të fuqishme, mjet a shkak që nxit për ta gjallëruar një veprimtari, shtyn dikë që të punojë më me vrull. Stimuloj lat. stimulera - nxit punën krijuese, e nxit materialisht, kafeja është një nxitës i njohur, nxit vullnetin në punë duke ua rritë të ardhurat punëtorëve, duke u krijuar kushte më të mira pune .

Page 922: Behram Ismaku

922

Stisje /a gr. stis - ndërtoj, ngre, krijoj, bëj, hartoj, sajon, thur; krijoj një vjershë. 2. e ka sajuar vetë këtë histori, kishte thurur një plan djallëzor etj. Stjuardesë /a ang. stevardess - shërbyese në aeroplan, anije. Stof /i gjerm. stoff - cohë e plotë, e endur prej leshi, pambuku etj. që përdoret zakonisht për veshje të sipërme.Stoik /e gr. stoikos - doktrinë përballimi ndaj sprovave, fatkeqësive dhe vështërsive të jetës, gjakftohtësi dhe durim dhembjesh si të stoikut. Epikurit grek kur ia shtypin këmbët me diotinë ai ankohej se po e hanë pleshtat, veti e stoikut. Stoicizëm /mi gr. doktrinë filozofike e periudhës së lashtë greko romake, që pranonte botën e jashtme materiale, por predikonte etikën idealiste si nështrim ndaj fatit dhe e kërkonte lumturinë te jetesa në përputhje me natyrën e duke mposhtur ndjenjat. 2. qëndresa me durim dhe gjakftohtësi para fatkeqësive, sprovave e vështirësive të ndryshme të jetës. Stomak /u gr. stomachos - lukthi; pjesa kryesore e aparatit tretës të njeriut dhe të kafshës, ndodhet në pjesën e sipërme të barkut me formë të një traste muskulore, në të cilën bluhet ushqimi.

Page 923: Behram Ismaku

923

Stomatolog /u gr. stoma logos - mjek specialist për lukthin. Stomatologji /a gr. stoma logos - gojë dhe shkencë; degë e mjekësisë, që merret me studimin dhe mjekimin e sëmundjeve të gojës e të dhëbëve. Stonoj it. stone . nuk shkon, nuk përshtatet, nuk tingëllon mirë.Stop ang. stop! - ndalo!, qëndro në vend! përdoret si komandë a sinjal me kuptim ndalimi/stopimi. Stopoj ang. stop - ndaloj a ndërpres.Strat /i lat. stratum - shtresë e ulët e reve, pa kontura, që i ngjan mjegullës. Strateg /u gr. ushtarak specialist në fushën e strategjisë; komandant që drejton veprime të gjëra luftarake të njësive të mëdha ushtarake, komandant i aftë. 2. udhëheqës organizator i shquar politik në kohë lufte dhe ndërtimi; komandant epror me fuqi ushtarake dhe civile në perandorinë bizantine. Strategji /a lat. arti dhe shkenca e përgatitjes, drejtimit të veprimeve të gjëra luftarake, me njësi të mëdha ushtarake ose të luftës në tërësi; mjeshtria e përcaktimit dhe plani i përgjithshëm i organizimit të forcave dhe zbatimi i tyre srategjik. 2. veprimi dhe qëllimi i një partie, lufta e saj politike e

Page 924: Behram Ismaku

924

shoqërore për një periudhë kohore.3. sport. plani i përgjithshëm i një loje për të arritur fitoren mbi kundërshtarin Stratigrafi /a lat. degë e gjeologjisë, që merret me studimin e shkëmbinjëve të kores së tokës, duke i shikuar këta nga mënyra si janë shtresuar dhe në ç’periudhë janë formuar. Stratosferë /a lat. shtresë e atmosferës në lartësinë mbi dhjetë km. nga sipërfaqja e detit dhe me një trashësi mesatare afër 30 km.Streptokok /u gr. streptos kokkos - farë, drithë, kokërr; mjek. lloj bakteresh në trajtë rruzulli, që kanë prirje të vendosen varg njëri pas tjetrit dhe që shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Strofë /a gr. qerthull; let. tufë prej disa vargjesh, nga të cilat përbëhet një vjershë a një poem. Struggle for life ang. luftë për jetë.Strukturë /a lat. struktura - përbërja, ndërtim i brendshëm i një ndërtese, shtyllat që e mbajnë atë ndërtesë, mënyra e vendosjes së pjesëve përbërse të organeve, njerëzve sipas gjinisë ose sipas kombësisë, sendeve, dukurive si shprehje e unitetit të formës me përmbajtjen. Strukturalizëm /mi lat. drejtim në shkencën

Page 925: Behram Ismaku

925

bashkëkohore (biol. antrop. linguistikë, sociol. filoz. ), i cili parasheh që të dhënat e një fushe shkencore të studiohen si element që varen prej tërësisë (strukturës) të cilën e përbëjnë. Studio /ja it. studio - dhomë e sallë e posaçme ku punon piktori, skulptori, fotografi etj. 2. dhomë e posaçme në një radiostacion ose televizion, e paisur me mjetet e nevojshme për përgatitjen e dhënien e emisioneve a të programeve të ndryshme. Studioj it. marr njohuri të reja në një fushë të dijës duke lexuar libra e materiale nën drejtimin e një mësuesi, mësoj në mënyrë të thelluar; merrem me një punë kërkimore e shkencore për të zbuluar ligjet e rregullsitë.Sub spe rati lat. nën shpresën e ratifikimit. Substancë /a lat. substantia - thelb, lëndë; lëndë organike, lëndë radioaktive, ose lëndë ekzistuese, esencë, qenie, të qenët; thelb i përhershëm, e shoh çështjen në thelb por substancë lëndore (shpirtërore); substancial /e (thelbësore) çështje thelbësore, t’i hyjmë çështjes në thelb (substancë ). Subjekt /i lat. subjektus - njeriu si qenje njerëzore me aftësi mendore dhe vepruese në natyrë, si njohës i botës, një grup njerëzish, një institucion, sistemi apo tërësia e ngjarjeve, konflikteve e

Page 926: Behram Ismaku

926

veprimeve, karaktereve midis njerëzve, simpatitë dhe antipatitë e tyre në një vepër letrare, përmbajtja e një vepre letrare. Subjektiv /e lat. vetjake, që mbështetet në mendimet dhe dëshirat e veçanta të një njeriu, sint. Subjekti lat. kryefjala; objekti lat. kundrina. Sublim /e lat. sublimis - që do të thotë i ngritur në ajr, i lartë kur është fjala për stilin, i madh thuhet për moralin e personave dhe veprimet e tyre, diç e lartë dhe e shkëlqyeshme. Substantiv /i lat. substantivum - gram. emër. Subvencion /i lat. të hollat që jep dikuj, një dege të ekonomisë shteti për të ndihmuar e për të lehtësuar veprimtarinë ose për të mbuluar shpenzimet e ndryshme. Subvencionoj lat. ndihmoj, jap të holla një dege të ekonomisë, e mbaj me subvencione. Subverziv /e lat. subversivus - keq. përmbysje, që ka për qëllim të dëmtojë, të përmbysë rendin, pushtetin ligjor në fuqi nëpërmjet veprimtarisë së fshehtë, përpjekje subverzive. Suficit /i lat. suficit < suficere - diç tepron, teprica e të hollave në krahasim me vlerën e mallrave të shitura, teprica e të ardhurave kundrejt shpenzimeve në buxhet; suficitar që del me fitime, që i ka të ardhurat më të larta se shpenzimet. #

Page 927: Behram Ismaku

927

kund. deficit - mungesë. Sufiksal /e fr. suffixal - prapashtesore sufiksi ose prapashtesa. Sufler /i fr. suffleur - pëshpëritës i fjalëve nga një vend i padukshëm, psh. nga prapaskena sufleri e ndihmon aktorin e shfaqjes duke ia përkujtuar, nxënësi i pëshpërit nxënësit si të përgjigjet. Sugjerim /i lat. suggerere - këshilloj; këshillë, mendim a ide që japim dikujt se si të veprojë, si të bëjë, si të zgjidhë diç. Sygjeroj lat. këshilloj dikë për atë që dëshiron ta arrijë, i shtie në mend diçka, t’i lindë një ide për të zgjidhur diç. Sugjestion /i lat. suggestio - ndikohem, i nënshtrohem para vullnetit të dikujt ( anasjella ) që të veprojë ashtu si do ai mbi ndjenjat , mbi vullnetin tim, që të veprojë në një mënyrë të caktuar, të kujton , të shtie ndër mend diç. mungesë e pavarësisë time në mendime dhe gjykime, ose anasjelltas; kur pyetja ka përgjigje të gatshme; mësuesi pyet: a fluturon zogu? – po, zogu fluturon, përgjigjet nxënësi. Sui generis lat. origjinal, në gjininë e vet. Sukses /i lat. # kund. dështimi. Sulfamid /i fr. farm. një hap prej kësaj lënde, përdoret për të ndaluar zhvillimin e shumimin e

Page 928: Behram Ismaku

928

mikrobeve. Sulfat /i fr. kim. kripë e acidit sulfurik me një element tjetër. Sulfur /i lat. shih squfuri. Suitë /a fr. suite - njerëz të një personaliteti, rrethi i ngushtë i tij, ndihmës e shoqërues të tij, të gatshëm për të plotësuar urdhërat, dëshirat e tij; suita e një lideri partiak. Supë /a fr. soupe - gjellë e hollë me lëng mishi. Suplementar /e lat. suplementarius - shtesë plotësuese, si ndihmë, si plotësim a përmirësim diç.që bëhet mbi planin e parasikuar ose të zakonshëm. Super lat. mbi; supërfuqi, mbifuqi, supërstrukturë (mbiprodhim), mbifitim, mbipopullim; mbiprodhim i mallrave, Superstrat /i lat. superstratus - mbishtresë. Superficial /e nlat. superphicialis – i sipërfaqshëm, i përciptë; njohuri të përcipta, studim i sipërfaqshëm, shtresë sipërfaqësore. Superfosfat /i lat. supephosphatum - pluhur plehu kimik. Supërstrukturë /a lat. super struktur - tërësia e pikëpamjeve pol. jurid. ek. filoz. morale e fetare që lindin mbi bazën e rendit ekonomik, të marrëdhënieve në prodhim të një shoqërie të

Page 929: Behram Ismaku

929

caktuar. 2. tek. pjesa e sipërme e një ndërtimi, ajo që është e ndërtuar sipër diçkaje. Superior /e nlat. superiori – epror, epërsi, eprore; organet eprore, oficer epror, epërsi teknike, epërsi e dukshme, ndjenja e epërsisë, urdhërat e eprorëve, komanda eprore etj. Supersticion /i nlat. superstition - besëtytni, besim i kotë; lufta kundër besëtytnive (besimeve të kota ), besëkotësi; mb. supersticioz përdoren fjalët , njeri bestytë (njeri beskotë ). Suportim /i nlat. supportare - mjek. përballim, durim, e duroi; suportoj (e përballoi operacionin, nuk e duroi dot temperat. Supozim /i lat. supositio - e zë se, besoj, dyshoj se, nënkuptoj; e zëmë se është e barabartë, shkon me hamendje, tregon një hamendje, një dyshim. 2. nënkuptoj, parakuptoj (supozoj ). Suprem /e lat. suprematum - zyrt. shkallë më e lartë, rangu më i lartë, shteti suprem nga i cili varën të tjerët, organet e epërme (supreme), kryekomandanti I përgjithshëm (suprem), i fundit. Suprimim /i lat. supprimatum - heqje, i hequr, heq, hiqet, u mbyll, u shkri; ky ligj është hequr (suprimuar), heqja e një vendimi, u mbyll, u shkri një ministri (u suprimua). Surdopedagogji /a lat. shkollë për edukimin e

Page 930: Behram Ismaku

930

fëmijëve të shurdhër. Surrealizëm /mi fr. mbirealizëm; rrymë antirealiste dekadente e artit borgjez shek. 20. që mohon rolin e arsyes, burim të vetin ka ëndrrat e sëmura kllapitë dhe pasqyron botën fare të shtrembëruar. Surprizë /a fr. sourprise – e papritur; ardhja e tij qe e papritur, një e papritur (surprizë ) e këndshme, e hidhur . Survejim /i fr. sourveier – mbikëqyr, vëzhgoj, përgjoj; vëzhgonin lëvizjet e armikut, e përgjonin nga një vend i fshehtë, e mbajtën nën mbikëqyrje (survejim ). Syrgjyn /i turq. surgun - i internuar, i mërguar, i detyruar të jetojë në një vend tjetër, vend jashtë atdheut, jetoi i syrgjyrosur, vdiq i syrgjyrosur; jetoi në atdhe të huaj, vdiq në atdhe të huaj. Tabakozë /a lat. tabacum - duhan; mjek. tabakosis pilmonum / tavakozë e mushkërive e shkaktuar nga thithja e vazhdueshme e pluhurit të duhanit ose helmim nga duhani e sidomos nga pluhuri i duhanit. Tabllo /ja fr. tableau - pikturë në pëlhurë, në letër, në dërrasë etj. që varet në muri; një pamje që na shtrihet parasysh. 2. let. art. pjesë e një vepre dramatike ose një ndarje e një akti, në të cilën

Page 931: Behram Ismaku

931

ndërron dekori, pamje. 3. pjesë muzikore artistike. Tabor /i turq. njësi ushtarake me njëmijë veta në ushtrinë osmane; batalion, nr. i madh njerëzish. Tabu /ja ang. taboo - i ndaluar, i shenjtë; diç e paprekshme, që ndalohet të cenohet a të zihet në gojë. Tabuizoj ang. ndaloj. Tabuizuar /i ang. i ndaluar. Tabullarasë /a lit. tabelë a rrasë e pastër.1. truri i bebës, sipas Xhon Lokut gjendja shpirtërore e njerëzve, vetëdijes nëse nuk i është nënshtruar ndikimit të botës materiale. 2. fig. padije e plotë. Tabure /ja fr. taburet - karrigë e ulët pa mbështetëse, ulëse. Tafefobi /a gr. frikë - varr; mjek. frikë nga varrosja për së gjalli. Tagmë /a gr. grumbull i molekulave. Tajm-aut ang. sport. ndërprerje e shkurtër e lojës, pushim. Tajm kiper / i ang. sport. orë për matje të saktë të kohës.Tak /u fr. taquet - shkop i bilardos. Takifagi /a gr. të ngrënë tepër shpejt. Takifazi /a gr. mjek. të folurit shpejtë. Takifreni /a gr. veprimtari e tepruar shpirtërore. Takikardi /a gr. mjek. punë e shpejtuar e zemrës

Page 932: Behram Ismaku

932

(termigrafi 100 e më tepër goditje në minut). Takilogji /a gr. mjek. sëmundje shpirtërore që manifestohet me të folur tepër të shpejtë për çdo gjë, pa lidhje. Takimetri /a gr. matje e distancave topografike të shënuara në harta topografike; incizim i shpejtë i tokave. Takipneja lat. mjek. frymëmarrje e shpejtuar. Takografi /a gr. regjistrim i shpejtësisë së qarkullimit të gjakut. Takometër /ri gr. aparat për matjen e shpejtësisë së automobilave. Taksë /a lat. taxa - shumë e të hollave e caktuar me ligj që i paguhet organeve shtetërore për shërbime të ndryshme, rendom në formë pullash postale. Taksoj lat. caktoj tatimin për diç, ngjes pullë postale mbi ndonjë akt të shkruar, caktoj vlerën për diç. Taksonomi /a gr. biol. degë që studion klasifikimin e qenjeve të gjalla në bazë të ngjashmërive, gjinive e afrive. Takt /i lat. tactus - kujdes në veprime, sjellje e maturi në të folur; kujdes e pjekuri, përmbajtje kur i qortojmë të tjerët. 2. takti lat. njësi muzikore metrike, takti e ritmi në të folur, pjesa më e shkurtër

Page 933: Behram Ismaku

933

e frazës. Taktikë /e gr. taktika e luftës metoda, mënyra, mjetet dhe organizimi ose strategjija e forcave në luftën e përgjithshme të revolucionit; përdorimi i këtyre mënyrave e metodave për të plotësuar një qëllim të caktuar. Taktikë /a gr. arti i përgatitjes dhe zhvillimi i betejës luftarake. 2. shkenca për këtë përgatitje të betejës luftarake; taktikisht kujdesshëm dhe me vëmendje. Taktizoj gr. veproj sipas planit të paramenduar. Taktil /i lat. tactilis - mjek. shqisa e të prekurit. Taktikë /a gr. takticos - metoda, mënyra, forma e organizimit të një lufte; kujdesshëm e me vëmendje. 2. tërësia e veprimeve për t’arritur një qëllim të caktuar, guerile, partizane, frontale.Talalgji /a lat. talalgia - thembër dhembje, mjek. dhembje në sipërfaqen e poshtme të thembrës. Talar /e lat. talaris - që i përket thembrës. Talamus /i gr. thalamos - anat. pjesë e substancës së përhitur të trurit që përmban qeliza nervore dhe gjendet nën membranën e palcës në pjesën e përparme të boshtit të kurrizit. Talantropi /a gr. talanton-trop - mjek. dridhje e syve. Talasemi /a lat. thalassaemia - anemi hemolitike e

Page 934: Behram Ismaku

934

lindur, vërehet sidomos te fëmijët e pellgut të Mesdheut. Talasfobi /a lat. mjek. frikë patologjike nga deti. Talasoterapi /a lat. mjek. klima detare dhe banjo si mjet kurativ (mjekues). Talent /i lat. talentum - dhunti, zotësi, aftësi e veçantë që ka një njeri në një fushë të caktuar për të bërë diçka në mënyrë krijuese leht e shpejtë; i shquar dhe krijues, i talentuar. Tali /a mit. gr. njëra nga nëntë muzat, mbrojtësja e artit teatral, sidomos e komedisë. Talisman /i gr. pers. hajmalia si mjet shërues për njerëz dhe kafshë; sipas besimeve të kota. Talium /i Ti lat. el. kimik i ngjashëm me plumbin, përdoret për prodhimin e xhamave optikë. Talamund /i hebr. libër i shenjtë i religjionit çifut. Talofit /e gr. bimë me rrënjë, kërcell dhe gjeth. # Talusi gr. bimë te të cilat nuk vërehen rrënja, kërcyelli dhe gjethi. Talon /i fr. kupon, thembër, takë. Tambur /i fr. tambour - daulle e vogël, që i bihet me shkopinj. Tamburin /i it. defi. Tampon /i fr. tampon - shtup prej pambuku ose gaze. Tamponim /i fr. mjek. futje shtupash në ndonjë

Page 935: Behram Ismaku

935

plagë trupi për ndaljen e hemorragjisë ( gjakderdhjes) ose për thithjen e sekrecioneve të ndryshme. Tanatofobi /a lat. thanatophobia - mjek. frikë patologjike nga vdekja. Tanatologji /a gr. shkenca mbi natyrën dhe shkaqet e vdekjes. Tanatomani /a gr. pasion i sëmurë për vrasje ose vetvrasje; i kapluar me idenë e vdekjes. Tandem /i ang. biçikletë me dy ulëse; kaloshin, karrocë e lartë me dy rrotë që e tërheqin dy kuaj. 2. makinë çifte me dy cilindra për shtypje të lartë e të ulët. 3. bashkim, union, lidhje e dyshit etj. Tangar /i turq. mangalli. Tango /ja sp. vallëzim çiftësh që bëjnë një hap nga njëra anë dhe dy nga ana tjetër sipas ritmit. Tangjent /i lat. tangens - gjeom. funksion trigonometrik; raport i ndërsjelltë i katetve. Tangjentë /a lat. vijë e drejtë që e prek rrethin nga jashtë vetëm në një pikë; drejtëz që ka të përbashkët vetëm një pikë me rrethin ose një lakore. Tanin /i fr. lëng i hidhur që del nga lëvoret e disa bimëve. 2. mjek. përdoret për të ndaluar gjakun, për të prerë heqjen e barkut. 3. në industri për të regjur lëkurët.

Page 936: Behram Ismaku

936

Tantal /i gr. mit. i biri i Zeusit, babai i Pelopës e Niobës, mbret në Frigji i cili qe dënuar për shkak se ka zbuluar fshehtësitë e Zotërave me të cilët ka qenë shok; është hudhur në ujë deri në fyt ndërsa nuk ka mundur ta shuajë etjen, nga kjo del shprehja “duroj mundimet e Tantalit” kim. Ta . tantali metal që përdoret për prodhimin e instrumentave kirurgjikale etj. Tao kin. Lao - zoti i të gjitha ndryshimeve mendja dhe shkenca; çka fillon nga Taoja atje do të kthehet (taoizmi). Tapetë /a lat. tapetum - shtrojë për dysheme; veshjë për mure; tapetuesi punon në tapiceri. Tapi /a turq. tapu - dokument zyrtar mbi pronën, arën, truallin, shtëpinë e juaj. Tarator /i turq. lloj sallate me tranguj të rinj, kos dhe hudhër. Tarifë /a it. tariffa - pagë, tabelë pagash, paga e punëtorit në përputhje me kualufikimi që i bëhet nga shteti; çmimet e caktuara të sendeve, mallit; tarifor që ka të bëjë me tarifën e cila i paguhet dikujt. Tarikat /i turq. rrugë; fet. sekt i veçantë fetar i muslimanëve; bised. grup i ngushtë njerëzish me mendime, qëllime dhe interesa të njëjta me shehun në krye.

Page 937: Behram Ismaku

937

Tarsorrafi /a lat. mjek. operacion i syrit a kapakëve të syrit. Tartar /i lat. turq. banor i Tartarisë, banorë të Siberisë, Krimesë, që formonin shtetin “Hordhia e Artë” shek.13/15 pjesëtar i fiseve turke e mongole; kalors i postës në kohën e pushtimit osman. Tartar /i gr. ferri. Tarracë /a it. pjesa e dalë e një kati e shtruar me pllaka a çimento, brezare. Tarracoj gr. shtroj me gurë, kalldrëm. Tasqebap /i turq. specialitet i mishit të pjekur. Tatuazh /i fr. tatuage - vizatim figurash në lëkurë të njeriut. Taulant /i hist. Taulantët ishin një fis ilir që banonte në trojet bregdetare midis lumenjve Mat e Vjosë. Taumatologji /a gr. shkenca mbi çuditë , mrekullitë Tauromaki /a gr. lufta me mëzetër. Taurofobi /a gr. frika nga mëzetërit. Taurus /i gr. mëzat, dem. Tautologji /a gr. përsëritje e panevojë e një mendimi, por jo me të njëjtat fjalë. Tavernë /a fr. pijetore jo shumë e madhe në katin podrum të një ndërtese. TBC shkurt. tuberkulozi.

Page 938: Behram Ismaku

938

Teatër /i lat. teatrum - lloj i artit dramatik; vepra letrare dramatike, aktorë dhe skena ku shfaqen pjesë dramatike, luajtja e saj me aktorët, institucioni që merret me këtë veprimtari. 2. vendi ku zhvillohen veprimet, arenë. Teatrolog /u lat. eksperti për artin teatral. Tebaizëm /mi gr. opium. Teba qytet i Greqisë së lashtë ku prodhohej opiumi në sasi të mëdha; mjek. helmim kronik nga opiumi. Teferiç /i turq. freski, piknik; vend me hije, freski e ujë ku bëhen shëtitje për t’u dëfryer e prehur. Teget /i aus. ngjyrë e kaltër e mbyllët e pëlhurës sipas emrit W. Tegetthofit, admiralit austriak 1866. Teizëm /mi gr. theos - zot; fet. besimi në ekzistencën e një zoti si krijues i botës. # kund. ateizmi. Tejp-muzikë /a ang. emërtim i popullarizuar për muzikën elektronike dhe sintetike. Teknikë /a fr. technique gr. techne - aftësi, art; tërësi makinerish, paisjesh e veglash për një punë. 2. fushë e veprimtarisë së njeriut, që lidhet me studimin, me prodhimin dhe përsosjen e metodave të prodhimit. 3. shkalla e zotërimit të këtyre mënyrave, metodave, zotësia e diturisë në një mjeshtri. Teknik /u fr. specialist i një dege të teknikës me

Page 939: Behram Ismaku

939

mjeshtëri e art. Teknikum /i lat. technicum - shkollë e mesme profesionale që përgatitë teknik të mesëm. Teknokraci /a gr. sundoj; tërësia e teknokratëve që fetishizon ( e paraqet vetën idhull të teknikës e çdo gjëje të arritur ) rolin e inteligjencies, specialistëve teknik. 2. nënvlerëson rolin e masave punonjëse, mënyrë e të menduarit borgjez. Teknologji /a gr. techne logia - tërësia e njohurive , dijeve për mënyrat e përpunimit fizik e kimik, pjesërisht dhe mekanik të lëndëve të para, të materialeve të ndryshme. 2. metodat që zbatohen në një lloj pune ose në procese të caktuara të prodhimit. 3. përshkrim i këtyre mënyrave dhe metodave në udhëzues, grafikë etj. Teknologjik /e gr. mënyrat e pëpunimit fizik e kimik; procesi, zbatim i metodave në një lloj pune, një lloj prodhimi. Tekst /i lat. textus - fjalë a fjali e një vepre. 1. përmbajtja e shkruar ose e shtypur e një vepre, një dokumenti, e një akti etj. materiale të shtypura për mësim a studim. 2. libra, dispensa me këso materialesh. Tekstologji /a lat. shkencë ndihmëse historiko-filologjike që ka për detyrë të përcaktojë tekstin e saktë, autentik të një vepre letrare, të një dokumenti

Page 940: Behram Ismaku

940

dokumenti historik ose të një botimi shkencor, për studime shkencore. Tekstualisht lat. fjalë për fjalë, bukfalisht, që i përmbahet tekstit. Tekstili lat. textilis - tërësia e pëlhurave, e bezeve, e stofrave; textile, industria e përpunimit të stofrave. Teksturë /a lat. textura - pëlhurë. 1. gjeol. pozita e shkëmbinjve në koren e tokës, përbërje, strukturë, lidhje, bashkim. Tekstiformë /e lat. çati, mbulesë, pullazor. Tektologji /a gr. shkencë që studion ndërtimin e organizmave. Tektonikë /a gr. tektonike - degë e gjeologjisë që studion lëvizjet dhe ndryshimet në koren e tokës. 2. dukuritë nën veprimin e forcave të brendshme tokësore, lëvizjet tektonike. Tektonofizikë /a gr. degë e gjeofizikës që studion deformimet e shkëmbinjve, nën ndikimin e fuqive natyrore. Tekturë /a lat. tectus - i mbuluar; një shirit letre që ngjitet mbi ndonjë tekst që duhet të përmirësohet. Telalgji /a lat. thellalgia - thith i gjirit. 2. mjek. dhembje në thithin e gjirit. Telazë /a lat. të ushqyerit me gji. Telautograf /i gr. instrument që reprodukon tekstin

Page 941: Behram Ismaku

941

e shkruar, fotografinë, vizatimin, hartën në largësi p.sh. në tabelë, në mur etj. Tele gr. tele - larg, në largësi. Teledirgjim /i gr. dirigjim nga larg i ndonjë fluturakje kozmike. Teledramë /a gr. vepër dramatike e përshtatur për televizion. Telefaks /i gr. lajmi, porosia e pranuar dhe e reprodukuar me anën e radiogramit. Teleferik /u fr. mjet për mbartjen e udhëtarëve ose e lëndëve të ndryshme nga një vend në një vend tjetër; skiatorët në lartësi malore. Telefon /i gr. lloj i ndërlidhjes me tel e me rrymë elektrike midis dy njerëzve. Telefoto /ja gr. foto e filmuar dhe transmetuar me anë të televizionit. Telegrafi /a gr. teknika e dhënies së njoftimeve në largësi të mëdha, me anë të sinjaleve të dritës ose sinjaleve elektrike. Telegrafoj gr. jap njohtim me telegraf, dërgoj një telegram ( fletë që përmban njoftimin ose lajmin ). Telekamerë /a gr. aparat për incizim televiziv. Telekardiografi /a gr. mjek. regjistrim i pulsit në largësi. Telekardiogram /i gr. trajektore e pulsit në shirit e marrë në largësi nga pacienti.

Page 942: Behram Ismaku

942

Telekardiofon /i gr. instrument për bartjen e tingujve të zemrës në largësi. Telekino /ja gr. shirit filmik në televizion. Telekomadoj gr. e drejtoj nga larg me anë të mjeteve, aparateve të posaçme, me anë të sinjaleve të caktuara. Teleks ( shkurtesa për telefon ekspres ) shenja për lajmet gazetareske të marra me anë të telefonit. Telemekanikë /a gr. shkencë mbi drejtimin e mekanizmave në largësi. Telemetri /a gr. matje nga largësia, matje e largësisë. Telencefal /i lat. anat. tru fundor. Telencefalon /i lat. pjesa e përparme e trurit primar Teleobjektiv /i gr. tek. pjesë e një aparati optik, e përbërë nga një ose më shumë thjerrëza, që shërben për t’i parë ose për t’i nxjerrë në mënyrë të zmadhuar e me imtësi sendet që ndodhen larg. Telepati /a gr. ndjenjë, ndodhi; pikëpamje e pambështetur shkencërisht, sipas së cilës mund të kuptosh mendimet dhe ndjenjat e dikujt tjetër në largësi, pa u takuar pa u parë me të. Teleprinter /i gr. tele ang. printer - makinë telegrafike e shkrimit për marrje e dhënie të

Page 943: Behram Ismaku

943

njoftimeve të shkruara në largësi me anën e energjisë elektrike. Teleskop /i gr. vegël e posaçme, me thjerrëza të mëdha e me pasqyra, që zmadhon shumë dhe që shërben për të shikuar trupat qiellorë, për vëzhgime astronomike. Telespektator /i gr. shikues i programit televiziv. Telofazë /a gr. biol. faza e fundit e ndarjes së qelizës. Tëlstar /i ang. yll; emri i satelitit të parë amerikan për transmetimin e radioemisioneve dhe emisioneve televizive në largësi disa mija kilometra, i vendosur në orbitën e tokës 10 korrik 1962 nga baza e lansimit Kejp Kanaveral në SHBA. Telur /i lat. kim. element kimik, jometal Te; përdoret për foto. Tematikë /a gr. thematikos - tërësia e temave dhe çështjeve të cilat shtrohen, pasqyrohen, studiohen, shqyrtohen ose zgjidhen në një plan a program pune, në një vepër, në një shkrim, në një mbledhje, në një bisedë. Tematik /e gr. që i kushtohet një teme ose një tematike ( disa temash ). Temë /a gr. thema - anë e jetës, dukuri e rëndësishme që pasqyrohet në një vepër artistike

Page 944: Behram Ismaku

944

ose bëhet objekt kërkimi e studimi në një vepër shkencore. 2. çështje, rreth së cilës jep mendim a flet dikush, ajo që përcakton a përshkon përmbajtjen e një bisede. 3. gram. pjesa e fjalës pa mbaresat. TEMA Lexoni dhe shkruani për veprat e lexuara nga letërsia e huaj Homeri ”Odisea” Eskili ”Prometheu i mbërthyer” Sofokliu ”Edipi mbret” , ”Antigona” Shekspiri ”Hamleti” Servantesi ”Don Kishoti i Mançës” Gëte ”Vuajtjet e Verterit të Ri” dhe ”Fausti”Temat greke /Athina : Afrodita, Arketipi, Dionisi, Narcisi, Labirinti, Prometeu, FeniksiTemat biblike / Jerusalemi : Abrahami, Adami, Eva, Apokolipsa, Kaini, Jezusi, Krishti, SatanaTemat letrare: Antigona, Don Zhuani, Fausti, Hamleti, Don Kishoti, Akili, Ifigjena, Edipi, OdiseuTemat historike: Cezari, Napoleoni, Aleksandri i Madh, Kolombi, Pirro etj.Temat vendore : Babiloni, Edeni, Elderado, Makonda, Evropa, Dablini, Kruja, PrizreniTemat e heronjve: Diktatori, Liberatori, Rilindja, Dekadenca, Revolucioni etj.

Page 945: Behram Ismaku

945

Temat e kohës Pranvera, vera, vjeshta, dimri, rinia, pjekuria, pleqëria, vdekja, dashuria, flijimi etj. Temat shqiptare flijimi, besa, rilindja, gjakmarrjaTema historike Ilirët, Skënderbeu, Lidhja e PrizrenitTema letrarer e Shenjtë, Konstandini e Doruntina, Ago ymeriTema të përhershme Rilindja, hroi kombëtar, Himni kombëtar….Temjanicë /a sk. një kupë me tre zingjirë të bashkuar sipër në një dorëz, shërben për të djegur temjanin (rrëshirë bimësh me erë dhe tym) në kishën e krishterë.Temp /i it. tempo - shkalla e shpejtësisë së lëvizjeve, të zhvillimit të diçkaje; ritëm, ritëm në një valle, muzikë etj. Temper /i it. teknikë e pikturimit; pikturë e bërë me këto ngjyra. Temperament /i lat. tërësia e vetive të njeriut, tipet e veprimtarisë së lartë nervore, shkalla e ngacmueshmërisë, gjallërisë së njeriut që shfaqet në veprime e kundërveprime, në lëvizje, në fjalë, i cilësuar sipas veçorive psikike. 2. aftësi për t’u pushtuar leht nga një gjendje e lartë shpirtërore, i gjallë, dinamik, i zhdërvjellët.

Page 946: Behram Ismaku

946

Temperaturë /a lat. shkallë e nxehtësisë së kohës, atmosferës në një kohë të caktuar; shkallë e nxehtësisë së trupit të njeriut a kafshës kur është sëmurë. Temporal /e lat. kohore; mjek. që i përket kockave të tamthave, tamthor. Tempull /i lat. templum - faltore; fig. vend që i ngjall dikujt nderim të thellë, diç e shenjtë, e paprekshme. Tempullar /i lat. kalorës fisnik i një urdhëri katolik në mesjetë. Ten /i fr. teint - ngjyrë fytyre, ngjyrë lëkure, karnacion. Tendë /a it. tenda - mbulesë pëlhure për mbrojtje nga dielli a shiu, strehë e mbështetur mbi shkopinj. Tendencë /a it. tendenza - prirje, cak, synim, dëshirë, drejtim që dikush e ndjek me paramendim në pikëpamjet e veta. Tendencioz /e it. që ka prirjen të sillet në një mënyrë të caktuar, synim a qëllim i njëanshëm, tendencioz. 2. let. fryma tendencioze e një vepre artistike, drejtim i caktuar ideologjik. Tender /i ang. tenda - kujdestar, rojë, makinist. 2. barkë, anije furnizimi, vagon ndimës i lidhur me lokomotivën me qymyr apo diç tjetër. 3. tender /i

Page 947: Behram Ismaku

947

butë. 4. tender /ofertë, propozim. 5. tender age /moshë mitare e njomë, e butë. 6. tender / përkujdesje, vëmendje. 7. fig. delikate. Tenalgji /a lat. tendo - dhembje në dej. Tendinit /i lat. pezmatim i dejve ( tejzave ). Tenektomi /a lat. prerja, operacion i dejve ( i tendineve ). Tenidozë /a lat. mjek. teniazë, infektim me shirita, prani e tenjave në zorrët e njeriut, helmintiazë. Tenifugë /a lat. medikament kundër tenjave, shiritave. Tenifobi /a lat. frika nga infektimi me shirita. Teno jap. tenno - sundues qiellor; titull zyrtar i mbretit japonez. Tenor /i it. tenore - muz. zëri më i lartë a më i hollë i burrit, vegël muz. me frymë që i përgjigjet këtij zëri, kësaj shkalle. Tension /i lat. tensio - shtrij, nderje tendosje, shtypje, presion, voltazh. 2. anat. tensori - muskuli që tendos, shtrirës. Tenografi /a lat. qepje e tendimit, suturë. Tenostozë /a lat. koskëzim i dejve, i dejzave. Tenotomi /a lat. prerja e tendineve. Tenis /i ang. sport. lojë me raketa ndërmjet dy lojtarëve.

Page 948: Behram Ismaku

948

Tentoj lat. tentare - përpiqem, rrekem, orvatem, provoj. Tentativë /a lat. drejt. veprim që ka synuar drejt kryerjen e një vepre penale, por kur kjo nuk është arritur të kryhet. Tensimetër / ri lat. instrument për matjen e fuqisë së avullit. Tenjë /a gr. lidhëse, shirit, lentë; mjek. krimb parazit në formë shiriti. Teodolit /i fr. theodolite - vegël me dylbi që përdoret në gjeodezi, në astronomi, në aviacion për të matur kënde. Teofagji /a gr. religjion - zoti gjendet në disa lloje të ushqimit. Teogoni /a gr. ekzistencë; mësim për prejardhjen e perëndive. Teokraci /a gr. pushtet fetar e politik i klerit, prijës shteti fetar. Teologji /a gr. theologia - tërësia e mësimeve skolastike fetare për zotin, për hyjnitë dhe për historinë e një feje, tërësia e dogmave të kësaj feje, degë që merret me studimin e këtyre dogmave. Teolog /u gr. specialist për teologji, ai që ka mbaruar shkollë për teologji.

Page 949: Behram Ismaku

949

Teomani /a gr. pasion i tepruar fetar, marrëzia kur i sëmuri paramendon veten zot. Teoremë /a gr. theorema - mat. e vërtetë shkencore, e cila duhet provuar me arsyetime e me veprime të ndryshme, rregull në matematikë, që duhet pranuar e duhet vërtetuar. Teori /a gr. theoria - përgjithësim mendor i përvojës, që lind nga praktika, që pasurohet e vërtetohet në praktikë e që pasqyron dukuritë thelbësore dhe ligjet e zhvillimit të natyrës, të shoqërisë e të mendimit; dije e fituar nga jeta dhe e përgjithësuar që zbulon shkaqet e thella të sendeve e të dukurive, si dhe lidhjet e marrëdhënieve ligjësore ndërmjet tyre. 2. tërësia e parimeve, tezave dhe përgjithësimeve, që formojnë një shkencë a një degë të saj. Teorizoj gr. përgjithësoj përvojën e fituar nga praktika dhe dijet e përvetësuara të saj; keq. flas me fjalë të mëdha për diç, bëj teori kot më kot (teorizim). Teozofi /a gr. mençuri e perendisë, të njohurit e zotit, gjoja nëpërmjet përceptimit të drejtpërdrejtë shpirtëror dhe zhytjes në vetvete dhe në botën abstrakte (metafizike).

Page 950: Behram Ismaku

950

Tepi ang. tap - aparat përgjimi për bisedat telefonike. Tepih /u gr. lloj qilimi. Teqe /ja turq. tekke - manastiri, ndërtesa e dervishëve bektashinj, shehut, për ceremoni fetare të një tarikati; fig. vend i shenjtë. Teramicin /i lat. terra tokë dhe mykes - kërpudhë; mjek. antibiotik që ndikon në shumë bakterie. Terapeutikë /a lat. gr. therapeutika - shërbej, kujdesem; mjek. shkencë mbi terapinë, mbi mjekimin e të sëmurëve. Terapi /a gr. therapia - mjek. mjekimi i sëmundjeve të brendshme vetëm me barna ose me mënyra të tjera pa operacion. Teratologji /a lat. shkenca që studion çrregullimet e zhvillimit embrional ( frytit ) gjymtimet. Teratogjenezë /a gr. teras genesis - fillesa e frytit të deformuar. Teratomë /a lat. tumor prej indesh e organesh të parregullta. Tercet /i muz. kompozim me tre zëra ose tri instrumente. Tercinë /a lat. trevargësh. Terebel /i lat. mjek. turjelë për shpuarjen e kafkës.

Page 951: Behram Ismaku

951

Term /i fr. terme - emërtim i përcaktuar mirë dhe i përpiktë i një nocioni të një fushe të shkencës, të teknikës, të artit që shprehet me një fjalë ose me një togfjalësh. 2. mat. numër a gjymtyrë përbërëse e një raporti. Termal /e fr. burim i ujit të nxehtë nga nëntoka, banja me ujë mjekimi. Termanestezi /a fr. mosdallimi i temperaturës, e nxehtë, e ftohtë. Termestezi /a fr. dallimi i temp. Termikë /a lat. shkenca mbi nxehtësinë. Termin /i lat. terminus - kufi, përfundim, afat, periudhë e caktuar, term. Terminal /e lat. terminalis - i fundit, kufitar, stacioni, fillim ose mbarim i vijës së transportit hekurudhor, rrugor a ajror. Terminator /i lat. vija kufitare, ai që kufizon, kufizues. Terminologji /a lat. gjuh. tërësia e termave të një fushe të shkencës, të teknikës, të artit; termave të një gjuhe. Termo gr. thermos - nxehtësi, i nxehtësisë. Termoanemometër /ri gr. instrument meteorologjik për matje temperaturës dhe erës.

Page 952: Behram Ismaku

952

Termobatigraf /i gr. aparat për matjen e thellësisë së ujit në det. Termocentral /i gr. central që prodhon energji elektrike me lëndë djegëse. Termofor /i gr. gomë me ujë të valë. Termokauter /i gr. instrument për kalljen e lythave. Termolizë /a gr. kim. zbërthimi i ujit në hidrogjen e oksigjen. Termometër /ri gr. vegël për matjen e temperaturës. Termoplegji /a lat. goditje, paralizë, nga nxehtësia, nga dielli, ethe termike.Terpentinë /a lat. lëng, rrëshirë me erë në mjek. përdoret për pastrimin e njollave kim. për përgatitjen e bojërave të ndryshme. Terren /i fr. terrain - reliev, truall, copë toke, fushë sport. Territor /i fr.vend brenda kufijve të caktuar, shtet, krahinë.Terror /i lat. terror - dhunë e egër që zbaton një regjim, tmerr, llahtari, dhunë deri në asgjasimin fizik të njeriut, frikësim, terroristi është shtypës i pamëshirshëm deri në realizimin e qëllimit të vet.

Page 953: Behram Ismaku

953

Terrorizoj lat. përdor dhunën e egër, frikë, asgjasim, nënshtrim.Test /i ang. test - provë, eksperiment, detyrë, një varg pyetjesh me të cilat verifikohet inteligjenca e dikujt, aftësia ose dija. 2. mjek. provë, reaksion, eksperiment. Testament /i lat. testamentum - amanet, dëshirë që lë njeriu me fjalët e fundit para vdekjes. 1. drejt. dokument zyrtar që bën trashigimlënësi, njeriu me vullnetin e tij, i lë pas vdekjes pasurinë vetjake dikujt tjetër. 2. fet. dhjatë, vepër e një shkrimtari a shkencëtari vitet e fundit të jetës, testamentari. Testikul /i lat. testiculus - gjëndërr seksuale e mashkullit që prodhon spermatozoidet. Tetani /a lat. tetania<tetanosi - ngërç, shtangie, ngrirje. 2. mjek. sëmundje që karakterizohet me shtimin e ngacmimeve neuromuskulare, me atake. Tetanus /i lat. tatanus-shtrij, ngreh tendos; mjek. spazmë tonike e vazhdueshme e një muskuli. Tetra gr. tetra - katër. Tetraciklinë /a gr. mjek. antibiotik i fuqishëm në hape. Tetradrit /i gr min. xehe bakri. Tetraftong /u gr. gram. rrokje e përbërë nga katër

Page 954: Behram Ismaku

954

vokale. Tetragon /i gr. gjeom. katërkëndësh. Tetrakord /i gr. muz. varg diatonik prej katër tonesh. Tetrapelgjia mjek. paralizë e katër gjymtyrëve. Tetrapod gr. katërkëmbësh. Tetrastil /i gr. ndërtesë katër shtyllash. Teutonizëm /mi ang. gjermanizëm, teutoni - gjerman i vjetër. Tezaurim /i gr. arkë; grumbullim i të hollave të vjetra. Tezë /a fr. thesis - gjykim, parim, pikëpamje; ide që shtrohet si e vërtetë dhe mbrohet me anë të disa argumenteve, përfundim teorik i idesë, punim shkencor për arritjen e shkallës së doktoraturës. Tezgjah /u turq. vegjë, avlimend. Teziponoe gr. frymëmarrje artificiale. Tiar /a lat. kurora e papës Thjeshtër /ri, thjeshtra bised. - djali ose vajza që gjen gruaja e dytë e një burri nga gruaja e parë e tij ose djali a vajza që sjell gruaja me vete te burri i dytë; gjeti dy thjeshtër ( postërk ). Tiflit /i lat. typhlitis - zorrë e verbër, mjek. pezmatim i zorrës së verbër.

Page 955: Behram Ismaku

955

Tiflogji /a gr. mjek. shkencë që studion verbërimin dhe të verbërit. Tiflopedagog /u gr. mësues i shkollës për fëmijë të verbër. Tifo /ja gr. typhos mjek. sëmundje ngjitëse nga uji i papastër, ushqimeve etj. Tifoabdominal /e gr. tifo e zorrëve, ethe tifoide. Tifoekzantemik /e gr. tifo e morrit. Tigan /i turq. enë metali me bisht për fërgim. Tigon /i gr. hibrid - kryqëzim i tigrit dhe luanit. Tiketë /a ang. ticket - etiketë, pusullë, biletë, fishe, skedë.Tildë /a fr. tilde ( ~ ) shenjë grafike, përdoret për mos të përsëritur fjalët, në sp. lexohet si / nj p.sh. senor - senjor. Timar /i turq. hist. vend, tokë me madhësi të ndryshme, me të ardhura vjetore deri 20000 akçe që u jepej në zotërim feudalëve spahinj, sipas shërbimit që ata i sillnin P.Osmane.Timbër /ri fr. timbre - cilësia a ngjyra e veçantë e një vegle muzikore a një zëri të njeriut që dallon nga të tjerët. Timokrati /a gr. sundimi i të pasurit, që varet nga pasuria.

Page 956: Behram Ismaku

956

Timon /i it. pjesa me të cilën drejtohet diç; një makinë, një anije, drejtim, udhëheqje. Timpan /i lat. tympanon - daulle e veshit. Tionemia lat. thionaemia - përmbajtja e lartë e squrfurit në bark.Tip /i lat. typus - lloj, model, pamje e një njeriu tiparet e veçanta që e dallojnë atë nga të tjerët. Tipik /e lat. typicus - simboli, shembullira , personazhi mishëron në vete veçoritë kryesore të një grupi; valle tipike rugovase, veshje tipike. Tipografi /a gr. shtypshkronjë. Tipologji /a gr. klasifikim i sendeve, i gjuhëve, i dukurive të ndryshme sipas tipareve thelbësore të përbashkëta, ndarja e tyre në tipa; tipologjike, sipas veçorive tipike të grupit .Tip-top ang. tiptop - i shkëlqyeshëm, i dalluar, i shquar. Tirani /a fr. tyrannie - sundim që vinte në fuqi me dhunë në Greqinë e Vjetër, sundim shtypës e barbar, despotizëm. Tirazh /i fr. tirage - shtypshkr. sasia e copëve të librit, një gazete, një reviste që shtypën, botohen njëherësh.

Page 957: Behram Ismaku

957

Titanik /e gr. titan - vigan, përfytyrohej si njeri trupmadh i shquar me aftësi dhe fuqi të mbinatyrshme që luftonte edhe perënditë. Titan /i gr. heroik, me dhunti të jashtëzakonshme në kulturë, shkencë etj. 2. titani në kim. metal i bardhë i cili përdoret në industri për të bërë vagonë, auto. simbol.Ti. Titanit /i gr. titan - mineral, silikat i titanit e kalciumit përdoret për stoli; lloj i eksplozivit të fortë. Titull /i lat. titulus - emër nderi, emër i atij që ka një gradë shkencore, titulli i një libri, i një vepre. 2. drejt. dokument i pronësisë të një malli nga ana e dikujt. Titulloj lat. i vë titullin një vepre. Togë /a lat. toga - gunë, pallto burrash pa mëngë që vishej në Romën e lashtë. Tokologji /a lat. mjek. shkencë për lindjen e fëmijëve, akusheri. Tokomani /a lat. mjek. marrëzi e lindjes . Toksemi /a lat. helmim gjaku i lokalizuar. Toksik /e lat. toxicus - që u përket helmeve. Toksikomani /a gr. sëmurje, pasion i njeriut për helme dhe narkotikë. Toksikozë /a lat. mjek. helmim i organizmit.

Page 958: Behram Ismaku

958

Toksinë /a lat. lëndë e helmët që prodhohet nga disa mikrobe parazite në trup të njeriut a kafshës.Tolerancë /a lat. tolerantia - durim, zemërgjërësi, të përmbajturit, mjek. aftësi për të duruar; tolerant lat. i durueshëm. Tombolë /a it. lojë si llotaria. Ton /i ang. njësi peshe = 1000 kgr. ose me 10 kuintalë. Tonazh /i fr. sasia e toneve që mund të mbajë një mjet transporti. Tonelatë /a it. ton 1000 kg. Ton /i gr. tingulli i zërit kur flasim, lartësi e caktur, forca e zërit. Tonemë /a fr. gjuh. elementi theksues tonik, i cili vetvetiu është i mjaftueshëm për të dalluar dy fjalë të njëjta ose dy forma. Tonometër /ri gr. aparat për matjen e tensionit të gjakut dhe presionit brenda në sy. Tonsil /i lat. tonsillae - mjek. bajamet. Topaz /i gr. gur, mineral i çmuar me kristale që shërben për stolira unaza, vathë, gjerdanë etj. Topikë /a gr. topikos - shkencë mbi të dhënat, shfrytëzim të dhënash; mjek. melhem për lyrje lëkure.

Page 959: Behram Ismaku

959

Topografi /a gr. gjeol. paraqitja e tokës, relievit në hartë me shkallë të zvogëluar.Toponim /i gr. topo onima - emër vendi, deti, krahine, qyteti, fshati, lumi, përroi, mali, are. Toponomastikë /a gr. shkenca mbi prejardhjen dhe kuptimin e emërtimeve të vendeve. Topuz /i turq. shkop hekuri me kokë të rrumbullakët me thumba kaherë përdorej si armë lufte, shkop i daullës. Tor /i mit. nordike -zoti i rrufesë. Torakalgji /a lat. tharakalis - gjoks, krahëror; mjek. dhembje në kafazin e krahërorit. Torako gr. gjoks. Torakoskop /i lat. shikoj, studioj, këqyrë; mjek. ekzaminim diagnostik i krahërorit. Torakotomi /a lat. operacioni. Toraks /i gr. thorax - kafaz i krahërorit. Toreador /i sp. luftëtar me mëzetër, i cili lufton duke kaluruar mbi kalë. Toreutikë /a gr. arti i gdhendjes së pikturave në dru, në gur ose në metal, skalitje, gdhendje, gravurë. Torium /i lat. kim. el. Th. metal me radioaktivitet të dobët, Torit /i nord. zoti i luftës në mit. skandinave.

Page 960: Behram Ismaku

960

Torando /ja sp. furtunë, erë e fortë në ishujt perëndimor indian e Am. Ver. Torno /ja lat. makinë me paisje për prerje, shpime. Torpid /e lat. mjek. i ngathtë, apatik, jo i shkathët. Torturë /a lat. tortura - dhunë e rëndë trupore, mudime për ta detyruar të flasë e të zbulojë të fshehtat, vuajtje shpirtërore, cfilitje.Torzo /ja it. torso - trupore e cunguar; statujë nga e cila është ruajtur vetëm trupi, pa krye, pa duar dhe pa pjesën e poshtme të këmbëve, shtatore e dëmturar. 2. vepër letrare a shkencore e jo e plotë ose e dëmtuar.Total /i lat. totalis - i tëri, i plotë, i përgjithshmi; tërësia e diçkaje, shuma e përgjithshme. 2. kinem. term filmik që do të thotë se artisti është gjiruar në lartësinë e tërë trupit. Total /e lat. tërësore. Totalisht lat. tërësisht, plotësisht. Totalitarizëm /mi it. dhe fr. sistem i qeverisjes në të cilin shteti ka pushtetin në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Totem /i ind. mit. kafshë a send që adhurohej a adhurohet nga disa fise primitive si diçka e shenjtë, si themelues, mbrojtës i fisit, formë e rendit fisnor.

Page 961: Behram Ismaku

961

Totemizëm /mi ind. organizim fisnor besonte e bazohej në Totema. Traditë /a lat. trditio - trashigimi. 1. pasuri shpirtërore, zakone virtyte që janë formuar historikisht në jetën e një populli dhe që ruhen, pikëpamje që trashëgohen e zhvillohen më tej si një thesar i çmuar nga një brez në tjetrin , zakon që është krijuar për të bërë diçka, që ngulitet duke u përsëritur vazhdimisht; përvojë e pasur dhe e mirë në jetën dhe punën e një institucioni që trashigohet, zhvillohet më tej, përcillet nga brezi në brez. 2. let. art. trashigim i arritjeve më të mira, më përparimtare që kanë lënë brezat e kaluara në këto dy fushë. Trafaret /i it. trfaretto - shpim, stampë; model i bërë në kartone, për një riprodhim mekanik të vizatimit, model i kopjuar. 2. let. përsëritje mekanike e figurave të përshkrimit të mëparshëm. Trafik /u lat. traficum - lëvizja e njerëzve a e mjeteve të ndryshme në rrugë tokësore, detare e ajrore, qarkullimi, rrjeti i qarkullimit. Trafo-stacion /i shkurt. për stacionin transformatorik; pajim i cili rrymën elektrike të një

Page 962: Behram Ismaku

962

tensioni të caktuar e shndërron në rrymë të tensionit tjetër. Tragjedi /a gr. tragoidia - cjap dhe këngë. 1. lloj i gjinisë dramatike që përfshin veprat, të cilat përshkohen nga tragjikja dhe kanë në bazë një konflikt të brendshëm ose një hero tragjik. 2. vepër nergut për t’u shfaqur në skenë. 3. fig. ngjarje e përgjakshme, e rëndë e tronditëse fatkeqësi që bëhet shkak i një vuajtje të thellë shpirtërore a morale. Heroi i tragjedisë përfaqëson forcat më përparimtare që luftojnë kundër forcave të errëta të dënuara nga historia por që vazhdojnë ende të jenë pengesë vdekjeprurëse për ata që ecin përpara, heroi i tragjedisë me gjithë luftën që bën për idealin, për populin, kthesat e mëdha që bën, vetë humbas jetën tragjikisht në luftë me sunduesin, pa e shijuar lirinë, lumturinë e jetës; si model karakteri tragjik mund të përmendim Prometeun, që për hir të lumturisë së njerëzimit nuk nguron të hyjë në luftë të pabarabartë me Zeusin e gjithfuqishëm të mitologjisë antike”Prometeu i lidhur”Eskili. Tragjik /e gr. që të mallëngjen, të prek thellë, tmerron, trondit.Tragjikomedi /a gr. vepër dramatike në të cilën lidhen në mënyrë organike situatat tragjike me ato

Page 963: Behram Ismaku

963

komike; pëzihen gjëra të hidhura e serioze me ato qesharake, të cilat të bëjnë të mallëngjehesh dhe të qeshësh njëkohësisht; ka fund të gëzuar Tragjikomike (personazh e situatë) si p.sh. Don Kishoti, heroi i romani të M. Cervantesit, është një hero tragjikomik në kuptimin e plotë të fjalës; në qëndrimin e tij lexuesi sheh fatin tragjik të njeriut anakronik, të shkëputur nga realiteti shoqëror-historik brenda të cilit jeton; nga ana tjetër lexuesi nuk mund ta përmbajë gazin para situatave qesharake që krijohen nga veprimet e Kalorësit me Fytyrë të Mvrejtur.Trajekt /i lat. trajectus - anije transporti, feribot. Trajektore /ja lat. trajectoria - vija që përshkon një pikë lëndore kur lëviz në hapsirë. 2. rruga që përshkon gjylja, predha, plumbi nga çasti i shkëputjes deri te pika e ndalimit. Trajner /i ang. trainer - sportist me përvojë, që ka për detyrë të stërvitë një skuadër futbolli, basketbolli, volejbolli etj. t’i mësojë lojën dhe ta përgatisë për ndeshje. Trake /ja lat. trachea - gabzher, ryll, skërfyell. Trakelektomi /a lat. mjek. grisje e grykës së mitrës. Trakelit /i lat. ndezja e grykës së mitrës.

Page 964: Behram Ismaku

964

Trakeoskopi /a lat. mjek. shikim në gabzher. Trakeoskenozë /a ngushtim i gabzherit. Trakeotomi /a lat. mjek. hapje e një vrime në gabzher për frymëmarrje. Trakifoni /a gr. të ngjizurit e zërit. Trakomë /a lat. mjek. sëmundje e syve, sëmundje ngjitëse dhe e rëndë.Trakt /i lat. tractus - fletë e shtypur a broshurë e vogël, që përmban thirrje, parulla e çështje politike të kohës dhe që ngjitet në mure ose shpërndahet zakonisht fshehurazi. Traktat /i lat. tractactus - vepër shkencore ku trajtohet një problem me rëndësi në një fushë. 2. marrëveshje, lidhje midis dy shtetesh, ose midis dy palësh për çështje politike, ekonomike. Tramontanë /a it. erë e veriut që fryn në Mediteran. Trampolinë /a it. dërrasë e përkulshme e vendosur mbi pishina për të kërcyer prej saj në ujë. Tramvaj /i ang. tren elektrik 2-3 vagonësh që ec mbi binarë brenda një qyteti. Trans /i lat. trans - përtej, përtej qendre, në anën tjetër. Transferoj lat. shkëpus, largoj dikë me vendim

Page 965: Behram Ismaku

965

zyrtar nga një punë duke dërguar në një tjetër, jashtë qendrës së tij të punës. 2. transi ang. gjumë, hipnozë, fig. ekstazë.Transaksion /i lat. marrëveshje me ujdi, punë ekonomike. Transatlantik /e lat. tejatlantik, përtej Atlantik. Trascedent /e lat. diç jashtë përceptimeve tona, jashtë përvoje, shumë e lartë. Transformoj lat. transformare - ndërroj, shndërroj, ndryshoj. Transformim /i lat. ndryshim i veçorive, i gjendjes nga e mëparshmja: trasformimi i femrës shqiptare krahasuar me dje, shndërrimi, emancipimi i saj, transformimi i fshatit sot. Transfuzion /i lat. derdhje, zbrazje, vërshim; mjek. bartje e gjakut nga një individ në individin tjetër drejtpërdrejti me anë të inekcionit. Transformotor /i lat. fiz. aparat që shërben për ta ngritur a për të ulur tensionin e rrymës elektrike ose për të matur atë. Transfiguroj lat. shndërrim, shpërfytyroj, metamorfozë.Transhe /ja fr. tranchee - hendek me ledh të ngritur në njerën anë, që hapet zakonisht gjatë

Page 966: Behram Ismaku

966

vijës së zjarrit në luftë me armikun (istikam); gropë e veshur me çiment a baltë, ku ruhet ushqimi i bagëtisë.Transit /i lat. transito - ndalesë e shkurtër në një vend, në një port, aeroport; gjatë udhëtimit nga një vend në një tjetër për të pushuar ose për të marrë lëndë djegëse, ushqime. 2. qëndrimi për pak kohë në një shtet, gjatë udhëtimit për në një shtet tjetër, kalimthi. Transitor /i lat. kalimtar. Transitiv /e lat. transitivus - kalimtare. Transit /i lat. kalimthi, ndalesë e shkurtër në një vend për pak kohë sidomos gjatë udhëtimit në kufi. foljet transitive gram. foljet kalimtare. # kund. intransitive / jokalimtare. Transkribim /i lat. transkribere - bartje nga një p.sh. nga teksti grek në atë latin; përshkrim i saktë i tingujve të shqiptuar me shkronja dhe me shenja të tjera. Transkriptim /i lat. tejshkrim, kopja që është e tejshkruar. Transkriptoj lat. kthej në shkrimin e sotëm një tekst të shkruar me shkronja e me shenja që ndryshojnë nga sistemi i sotëm i shkrimit. 2. gjuh. shënoj tingujt e të folurit me të gjitha dallimet e

Page 967: Behram Ismaku

967

holla të shqiptimit duke përdorur disa shenja të veçanta. 3. muzikë përshtat për një vegël a për një zë tjetër një vepër muzikore që është shkruar për një vegël a për një zë të caktuar. Translacion /i lat. translatio - transmetim i fjalimit, i muzikës, të përkthyerit; drejt. bartje, kalimi i një të drejte. lat. përkthyes, interpret. Transliterim Translativ /e /i lat. bartje e shkronjave të një teksti në shkronja të tjera; tejshkronjëzim. Transmetoj lat. transsmitere - kumtoj diç, nga njëri tek tjetri nëpërmes televizionit, radios. 2. transmetoj një ndeshje sportive, një koncert, një shfaqje ose një program tjetër. Transmetim /i lat. kumtim i dretpërdrejtë. Transmision /i lat. transmissio - tek. përçimi i lëvizjes nga një vegël në një tjetër, nga një motor në një makinë etj. me anë të mekanizmave të posaçëm. Transoqeanik /e lat. tejoqeanik. Transparent /i lat. transparens - fotografi ose mbishkrim, i shkruar zakonisht në pëlhurë që mbahet në përcjellje. 2. foto. ose mbishkrim i shkruar a i gdhendur në material të tejdukshëm, me drita pas.

Page 968: Behram Ismaku

968

Transparent /e lat. i tejdukshëm, i kthjellët, i qartë, i shkëlqyeshëm. Transpirim /i lat. transpirare - fryj, marrë frymë, nxjerrë, lëshoj. 2. mjek. djersitje. Transplantim /i lat. transplantare - vë, shartoj, ndërroj një bimë, e bartë nga një vend në një tjetër (e ngul, e mbjell në një vend tjetër). 2. transplantuar /i shartuar. Transponoj lat. transponere - bart, zhvendos, shpërngul; muz. kthej në një melodi ose komponim, tonalitet tjetër.Transport /i fr. transport - degë e ekonomisë që përfshinë mbartjen e mallrave dhe lëvizjen e udhëtarëve nga një vend në një tjetër me automjete, me trena, me aeroplanë, me anije etj. Transportoj fr. bart mallra. Transpozicion /i lat. transpositio - gjuh. tejvendosje. 2. mat. tejbartje e ndonjë gjymtyre të barazimit a ekuacionit prej njerës anë në tjetrën. Transudim /i lat. transudare - mjek. kalim i plazmës së gjakut ose i ndonjë lëngu tjetër nëpërmjet membranave. Transudoj lat. djerësij, lagu me djersë.

Page 969: Behram Ismaku

969

Transverzale /ja fr. transversal - heq mënjanë, kthej në anën tjetër. 2. mjek. gjërësor, e tërthortë në krahasim me boshtin e trupit. 3. gjeom. drejtëz diagonale (e tërthortë) që pret dy a më shumë drejtëza, me të cilat shtrihet në të njëjtin rrafsh. Trap /i hol. trap - vijë që hap plori, hendek në tokë, gropë patatesh, udhë e ngushtë në mal, dhiare, shteg. 2. mjet lundrimi; shkallë anije, rrota, ski, kapak aeroplani ushtrues. Traper /i ang. trapper - gjuetar veriamerikan, që gjuan egësirat me lëkurë të çmueshme. Trapez /i gr. gjeom. katerkëndësh që ka dy brinjë të kundërta paralele dhe jo të barabarta. Trapiantim /i it. artisje. Trapist /i fr. rregulltar, mis i një urdhëri fetar katolik.Trasant /i it. treg. lëshues kambiali a çeku. Trasat /i it. ai që ka për të paguar një kambial. Trase /ja fr. vendi nëpër të cilin kalon një rrugë një kanal; rrugë e ngushtë me dhe të ngjeshur, me truall të fortë ku shtrohen binarët për tren. 2. vend i pashtruar ende që është hapur për rrugë automjetesh.

Page 970: Behram Ismaku

970

Traumë /a gr. trauma - mjek. tronditje e fortë shpirtërore, që pëson dikush kur i ndodh një fatkeqësi, diç e papritur, plagë shpirtërore, lëndim i rëndë e një pjese të trupit; çrregullim i plotë. Traversë /a it. traversa - tërthorëse, kryqësore. Travestë /a it. travestire - vepër letrare e këthyer në tekst humoristik. Travestoj it. seriozën e kthej në tallje. Tredimensional /e lat. që ka tri dimensione: gjatësi, gjërësi, lartësi ose thellësi. Tregim /i fol. tregoj një ngjarje. 2. let. vepër e vogël letrare në prozë, në të cilën përshkruhen zakonisht në një vijë një çast ose një ngjarje me rëndësi nga jeta e një heroi a personazhi pa dhënë në mënyrë të hollësishme se ç’ka ka ndodhur më përpara a më pas: tregim historik, humoristik, fantastik, tregim në vargje etj.Trelateral /e lat. treanësor, trellojësh. Tremestër /ri lat. tremujori. Tremor /i lat. tremor - dridhje të pavullnetshme, lëkundje të lehta. Tremorf /e lat. me tri fytyra, treformësh. Tremol /i it. tremolo - muz. përsëritje e shpejtë e të njëjtit ton.

Page 971: Behram Ismaku

971

Trend /i ang. trend - tendencë, prirje e përgjithshme; kah, drejtim i përhershëm; tendenca e lëvizjes së çmimeve, kërkesave, punësimit. Trening /u ang. training - sport. ushtrime, stërvitje, përgatitje fizike e trupit për gara sportive. Trepan /i fr. trepan - kirur. instrument për shpimin e eshtrave, turjelë për shpimin e gurëve, makinë shpuese. Trepsologji /a gr. studim i mënyrës së të ushqyerit. Tretman /i fr. traitement - mënyrë veprimi, mënyrë trajtimi, mënyrë shërimi, procedim. Trezor /i fr. tresor - visar, thesar, pasuri, kasafortë, kasë, banka si vend i caktuar ku ruhen të hollat dhe gjërat me vlerë. Triadë /a fr. triade - trizë, tri fytyra, tri objekte bashkë; mjek. treshe, bashkim i tri simptomeve. Triarki /a gr. pushtet; sundim i tre vetëve. Triazh /i fr. triage - treg. mbeturinat, ajo që mbetet pas zgjedhjes; mall i cilësisë së dobët. Tribadizëm /mi gr. tribados - homoseksualitet midis grave, krah. dashuri lesbike. Tribometër /ri gr. tribo metron - aparat për matjen e fërkimit.

Page 972: Behram Ismaku

972

Tribun /i lat. tribunus - veprimtar i madh që me fjali të zjarrta e me shkrime të fuqishme mbron të drejtat e popullit, lufton për një çështje të madhe, hist. titull romak. Tribunë /a it. tribuna - vend i ngritur në krye të një salle, ku rri presidiumi dhe ku flet ai që mban një fjalim; pjesa qendrore e një stadiumi të mbuluar, tribuna ku rrinë të ftuarit gjatë një parakalimi.Tricikël /li fr. tricycle - mjet me tri rrotë, motoçikletë. Trier /i fr. trieur - makinë për pastrimin dhe ndarjen e farërave. Trifogen /i gr. (CI13CO)2CO. helm i ngjyrërave. Triftong /u gr. gram. rrokje me tri zanore, trezësh. Trigami /a gr. mënyrë e jetesës një burrë me tri gra ose anasjelltas. Trigon /i gr. gjeom. trekëndësh. Trigonometri /a gr. mat. degë e mat. që studion lidhjet ndërmjet brinjëve e këndeve të trekëndshit, vetitë e funkcioneve të këndeve të ngushta në një trekëndësh kënddrejtë dhe lidhjet midis tyre. Trikinë /a gr. thrix - qime lat. trichina spiralis - skrajë e imët që jeton si parazit në zorrët dhe

Page 973: Behram Ismaku

973

muskujt e njerëzve, shtazëve dhe shkakton sëmundje të rëndë ( trikinozë e zorrëve ). Triko /ja fr. tricot - veshje e hapur përpara e thurur me ose pa mëngë. Trikofag /i gr. mjek. prirje e sëmurë e disa personave që të hanë flokët e veta. Trikomikozë /a lat. mjek. sëmundje e flokëve që shkaktohet nga kërpudhat. Trikoskop /i gr. mjek. kontrollim i qimeve. Trikotazh /i fr. tricotage - ndërmarrje që punon veshje me thurje nga leshi a pambuku; tërësia e veshjeve që bëhen me këto copa me thurje. Trikotomi /a gr. trefish, ndarje në tri kategori. Triler /i ang. roman, tregim, film tmerri e llahtarie. Trilogji /a it. gr. trilogia - let. tri vepra letrare a muzikore të një autori që kanë lidhje midis tyre dhe përshkohen nga një ide nga një subjekt. Trimurët sanskr. treshi hyjnor në religjionin e indusve të vjetër: Brami - krijuesi, Vishnu - ruajtësi, Shiva - krijuesi e shkatërruesi. Trinom /i gr. mat. rend dhe rregull; shprehje algjebrike që përbëhet prej tri gjymtyrësh të bashkuara me shenjën plus ose minus. Trio /ja it. muz. grup prej tre muzikantësh.

Page 974: Behram Ismaku

974

Tripanozë /a gr. trypanon soma - mjek. sëmundje e gjumit Triper /i gjerm tripper - sëmundje e rëndë venerike, të cilën e shkaktojnë gonokokët. Tripsinë /a gr. thrypto - mjek. ferment i pankreasit; zbërthen albuminet dhe prodhimet e zbërthimit të tyre jo të plotë. Triptik /u gr. tritychos - trefish pasaportë për kalimin e automjeteve motorike përtej kufirit pa pagesë dogane; let. roman tri pjesësh, foto. prej tri pjesësh. Triptot /i gr. gjuh. trirasësh, emrat që kanë lakim vetëm në tri rasa. Tritol /i gr. tritos - lëndë shpërthyese, në trajtë kristalesh, përdoret për të mbushur predha, mina; më i fortë se dinamiti. Triumf /i lat. triumphus - fitore, ngadhnjim; fitore e madhe që arrihet në luftë a në betejë të lavdishme kundër armikut, gëzim i fitores. Triumfal /e lat. ngadhnjyes Triumfoj lat. fitoj. Trivial /i lat. trivialis - i thjeshtë, i rëndomtë, joorigjinal, banal, vulgar. Trivium lat. tria via - rrugë, shkallë e ulët e

Page 975: Behram Ismaku

975

shkollimit në kohën e mesme ku mësoheshin gj. latine, retorika dhe dial. Trofe /u lat. trophacum - kupë, medalje që fiton sportisti a një skuadër; flamur që i merrej armikut në luftë dhe mbahej si shenjë fitoreje. Troglodit /i gr. troglodytes - njeri i shpellës, i kohës së gurit Afrikë dhe Azi; fig. njeri që jeton në banesë të nëndheshme. Trokle /ja lat. trochlea - çikrik, rrotkë, makara. Trokokardi /a lat. trachocardia - zhvendosje e zemrës nga lëvizjet rreth. Trol /i sued. troll - mit. shkurtabiq, magjistar. Trolejbus /i ang. autobus me rrymë elektrike që transporton udhëtar nëpër qytete të mëdha. Tromb /i lat. thrombus - mjek. koagul, droçkë gjaku e mpiksur. Trombocit /e lat. thrombocytus gr. kytos - qelizë, rruazë; mjek. koagul, pllakëza të gjakut. Trombocitozë /a mjek. rritja e nr. të trombociteve. Trombopen /i mjek. pakësimi i nr. të trombociteve në gjak. Trombozë /a gr. thrombosis - mjek. mbyllje, zënje e enëve të gjakut me rastin e koagulimit.

Page 976: Behram Ismaku

976

Trop /i lat tropus - let. fjalë a shprehje që përdoret me kuptim të figurshëm për t’i dhënë ligjërimit fuqi shprehëse më të madhe; gjeogr. territoret e brezit tropik. Tropikal /e lat. që rritet në tropik. Troposferë /a fr. troposphere - shtresë më e ulët e atmosferës, gjendet ndërmjet sipërfaqës së Tokës dhe stratosferës në trashësi prej 11 km. Tropopauzë /a fr. tropopause - shtresë e ajrit në kufi ndërmjet troposferës dhe stratosferës. Trotil /i kim. tritol - eksploziv me të cilin mbushën predhat në altilerinë bregdetare dhe në minat detare. Trotinet /i fr. dërrasë me dy rrotë dhe me drejtues në rrotën e parë, shtyhet me këmbë. Trotuar /i fr. këmbësore, pjesa e ngritur përgjatë dy anëve të një rruge e shtruar në pllaka, me gurë etj. në të cilën hecin këmbësorët. Trumbetar /i it. borizan, ai që i bie trumbetës. Trubadurët fr. vjershëtorë të mesjetës frënge, sonete, pastorale. Truizëm /mi ang. e vërtetë e ditur, banalitet. Trumbetë /a it. bori, zëri që nxjerr kjo vegël bronzi në formë hinke përdoret për sinjale në ushtri; trumbetoj it. jap alarm.

Page 977: Behram Ismaku

977

Trumbë /a it. lloj pompe që futet në pus dhe me anë të një dorëze nxjerr ujë; tufë, grumbull. Tualet /i fr. wc. nevojtore. Tub /i it. tubo - gyp metali a çimentoje i hapur nga të dy anët nëpër të cilin kalojnë lëngje, gazëra, avuj etj. Tuberkulë /ja lat. tuberculum - gungëz, zhardhok, gërbë. Tuberkular /e lat. tubercularis - mjek. që i përket sëmundjes së tuberkulozit. Tuberkuloz /i lat. tuberculosis - mjek. sëmundje ngjitëse e kronike që shkaktohet nga një mikrob i quajtur “bacili i kokut” dhe që prek mushkëritë ose ndonjë organ tjetër të trupit; ndishku, kolla e keqe. Tuberoze /t lat. tuberosus - mjek. me gunga, me të ngritura, me sipërfaqe të ashpër.Tulipan /i pers. bot. bimë e egër ose e butë e familjes së lilanëve, me lule të bukur në formë laleje. Tulium /i kim. Tm element kimik i Skandinavisë “Thules” si është quajtur dikur Gadishulli Skandinav. Tullupan /i turq. shami koke e bardhë, çemer. 2. copë pëlhure për të kulluar djathin, rakinë.

Page 978: Behram Ismaku

978

Tumane /t turq. çitjane, dimi. Tumor /i lat. tumor - fryhem, ënjtje; mjek. ënjtje, fryrje, zmadhim patologjik. 2. neoplazmë masë indi të ri që rritet në mënyrë të pavarur nga indi për rreth dhe që s’ka funksion fiziologjik. Tunel /i ang. rrugë e hapur nën tokë që del tejpërtej një kodre, mali; galeri, rrugë e rrethuar nga dy anë me drunj të mëdhenj e të dendur. Turbinë /a it. turbina - rrotë me bisht të fortë, që vërvitet me anë të forcës së ujit, avullit, gazit që të vë në lëvizje gjeneratorin. Turbogjenerator /i it. gjenerator që lëviz turbinat me avull a me gaz. Turboreaktor /i it. motor me veprim reaktiv. Turbulencë /a lat. turbulentia - lëvizje kaotike, e parregullt. Turbulent /i lat. i shqetësuar, i zëshëm, i papërmbajtur. Turist /i fr. touriste - njeriu që shetit në vende të bukura e të panjohura për kënaqësinë e vet. Turistik /e fr. vend që të tërheq me gjëra të rralla e me bukuri natyrore. Turizëm /mi fr. udhëtimi që organizohet nga grup njerëzish në vende të ndryshme, me qëllim argëtimi e pushimi.

Page 979: Behram Ismaku

979

Turli /a turq. gjellë që pëgatitet me përzierje të perimeve të ndryshme, gjithëfarë. Turn /i fr. tournee - ndërresa, zëvendësim, turni i shoferit t’autobusit, ndërresa e një grupi punëtorësh me t’mëparshmin Turne /u fr. shëtitje nga vendi në vend me radhë i një trupe sportive a i një trupe teatrale. Turnir /i fr. ndeshje, garë. Turshi /të turq. konzervim i perimeve për dimër. Tutelë /a lat. tutela - kujdestar i rreptë, që ndrydh lirinë e veprimit të mendimit a të sjelljes të dikujt. Tutkun /i turq. i humbur, i trashë nga mendja. Tutori /a lat. tutor - mbrojtës, drejt. kujdestari keq. kujdes i tepruar për t’ia ndrydhë lirinë dikujt. Tvist /i ang. tweed - lëviz; lloj peri a pëlhure e pambukët, i endur në makinë. 2. lloj loje, vallje e gjallë, pije e përbërë nga rakia, birra dhe vetë. Tvang /u ang. twang - shqiptim hundor.Tyl /i fr. pëlhurë për perde, tis. Tyrbe /ja turq. türbe - ndërtesë e vogël si përmendore mbi varrin e një njeriu, i cili sipas dogmave të fesë myslimane, quhej i shenjtë ( në vendet ku vepron feja muslimane ). Tryezë /a gr. trapeza - tavolinë.

Page 980: Behram Ismaku

980

Ugiç /i turq. dash i madh me kumborë që prin kopesë, përçor 2. qengj që mbahet në shtëpi dhe i vete pas të zotit, manar. Ulcerë /a lat. ulcera ulcus - puçërr që del në sipërfaqen e lëkurës ose në cipën e ndonjë organi dhe që mbyllet me vështirësi; sëmundje që shkaktohet nga dalja e këtyre puçrrave, sidomos në stomak. Uliks /i lat. Ulixes - emër latin i Odisesë. Ultima ratio lat. argumenti i fundit, arg. vendimtar.Ultimatum /i lat. ultimatum - kërkesë e prerë dhe e padiskutueshme; notë diplomatike që i dërgon një shtet , shtetit tjetër lidhur me një marrëveshje, mosrespektimi mund të sjelli përdorim dhune, luftë.Ultra lat. ultra - tepër, tej masës, më i skajshmi; është një fjalëformuese që përdoret veçan para disa mbiemrave Ultraacid /i lat. tepër thartor. Ultra liberal lat. liberal reaksionar. Ultragamë /a lat. rreze që vinë nga kozmosi. Ultramikroskop /i lat. mikroskop që sheh gjërat shumë të imta.

Page 981: Behram Ismaku

981

Ultraviolet /e lat. rreze ultravjollcë, rreze të padukshme që kanë gjatësi vale më të shkurtër se rrezet vjollcë dhe që shtrohen përtej tyre në pjesën e padukshme të spektrit të dritësUmbriel /i astr. sateliti i dytë i Uranit, i zbuluar nga Laselli më 24 tetor 1851. Umlaut /i gjerm. metafoni lat.kthim i (a / e ).UNESKO ang. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë e Kulturë. Unifikoj lat. unificare - njësoj, bashkoj. Unik /e lat. i vetëm, vetëm një, s’ka tjetër të ngjashëm me te. Unitarizëm /mi fr. tërësi e një sendi, bashkim, harmoni. Unifikoj lat. unificare - bashkoj, njësoj. Unifikuar /i lat. i njësuar, i bashkuar. Uniformë /a lat. veshje qepur njësoj; uniformë ushtarake, policore, mjek.etj.Unik /e lat. unicus - i vetëm, që është një , nuk ka të ngjashëm me një tjetër, përbën një të tërë të pandarë; të përqendruarit në një drejtim të vetëm.Unitet /i lat. unicus - njësi, lidhje e ngushtë në një të tërë të pandarë, të vetme. 2. pikëpamje, qëllime,

Page 982: Behram Ismaku

982

interesa të përbashkëta; përputhje e plotë e anëve të ndryshme. Univers /i lat. universum - gjithësia. Universal /e lat. universalis - e përgjithshme, që përfshin gjithçka, ka të bëjë me gjithçka, e rëndësishme për gjithë botën, kryen punë të shumta dhe ka aftësi për të njohur dhe kuptuar çdo gjë; doktrinë fetare, zoti mbi të gjitha. Universal /e lat. i gjithanshëm i përgjithshëm. Universalizoj lat. përgjithësoj diçka. Universiadë /a lat. sport. gara të gjithmbarshme. Universitet /i lat. tërësi; shkollë e lartë që përfshin shumë fakultete, ku përgatiten shumë specialistë për degë të ndryshme shkencore dhe artistike, shoqërore, filoz. fetare.Uragan /i fr. ouragan - erë shumë e fuqishme dhe e shpejtë që lëviz si vorbull ajri dhe që shoqërohet me kohë të keqe e reshje të shumta; stuhi e madhe me erë dhe me shi. Uranium /i lat. uranium - kim. metal shumë i rëndë, me ngjyrë të bardhë si të argjendit, që ka veti radioaktive dhe përdoret për të fituar energji bërthamore simb. U .

Page 983: Behram Ismaku

983

Urbanizëm /mi fr. urbanisme - sistem ndërtimi, disiplinë që përbëhet nga arti, shkenca dhe teknika dhe që ka për objekt rregullimin e qyteteve. Urbanizoj fr. i jap një qendre të banuar tiparet e një qyteti, e kthej në qytet. Urbanistikë /a fr. teoria dhe praktika e ndërtimit, rregullimit të qyteteve sipas një plani të caktuar.Urgjencë /a lat. urgentia - ndihmë, nevojë e ngutshme, akute e domosdoshme që i jepet një të sëmuri të sapoardhur. Urgjent /e lat. rast akut i menjëhershëm, i ngutshëm. Urinë /a lat. urina - shurrë. Urgjencë /a lat. urgentia - nevojë shumë e ngutshme dhe e domosdoshme, të qenët i ngutshëm, ndihmë e shpejtë që i jepet një të sëmuri të sapoardhur; vendi, salla ku jepet ndihma e shpejtë. Urgjent /e lat. duhet të kryhet pa vonesë, intervenim i menjëhershëm.Urologji /a gr. mjek. degë që merret me sëmundjet dhe mjekimin e organeve të ujit. Urolog /u gr. mjeku specialist. Uterius /i lat. uterus - ani i bebës të palindur te shtatëzënja.

Page 984: Behram Ismaku

984

Utilitar /e fr. utilitarist /izëm - i dobishëm, levërdi e çastit, ajo që shërben për diç, doktrinë idealiste që udhëhiqet nga dobia praktike, që sjell një përfitim praktik atypëraty. Utilitarizëm /mi fr. doktrinë filozofike e morale idealiste, sipas së cilës sjellja dhe veprimet e njerëzve udhëheqin e drejtohen vetëm nga dobia dhe levërdia e çastit; drejtim që niset vetëm nga dobia e ngushtë, prakticizëm i ngushtë.Utopi /sti gr. utopos - vend që nuk ndodhet kund; ëndërr, ëndërrues i zbraztë, fantazi e parealizueshme, teori që nuk bazohet në ligjet objektive as në kushte reale të shoqërisë. 2. një përfytyrim i shkrimtarit për një vend me rend shoqëror ideal ( që paraqet një utopi - një ëndërr që nuk realizohet dot) Uvertyrë /a fr. ouverture - muz. pjesë për vegla, që luhet në fillim të një opere, të një baleti, të një filmi etj. si hyrje: fillimi i një diçkaje; veprim që paraprin diçka.Uzinë /a fr. usine - ndërmarrje e madhe industriale e mekanizuar, ku prodhohen mjete prodhimi a makineri ose ku përpunohet lëndë e parë.

Page 985: Behram Ismaku

985

Uzurë /a lat. usura - kamatë, fajde, interes. Uzurpator /i lat. usurpator - zaptues i parrugë. Uzurpoj lat. rrëmbej në mënyrë të paligjshme pushtetin ose të drejtat e dikujt; marr në duart e mia pushtetin duke përdorur forcën a dredhinë. Vadium /i lat. drejt. garancë, dorëzani, të holla që lihen garacë për diç. Vadimonium /e lat. garancë, afat i gjykimit, ardhje në gjyq. Vadë /a sk. vijë për ujitje në kopsht, rrëkajë, çurg. Vagabond /i it. rrugaq, avanturier që sillet rrugëve punë e pa punë, sillet keq vepron e dëmton shoqërinë. Vagon /i ang. pjesë e trenit që e tërheq lokomotiva. Vagonli /a ang. vagon gjumi. Vagonetë /a fr. vagon i vogël për bartjen e materialit ndërtimor, të xeheve etj. Vagonist /i ang. vagonshtyrës. Vagjinë /a lat. këllef femre. Vaidskrin /i ang. pëlhurë e gjërë kinematografike. Vakant /e lat. vacus, vacare - i lirë, liroj, i zbrazët, vend i lirë i punës, i paplotësuar, vend vakant për të cilin duhet shpallur konkurs. Vakëf /i turq. vend fetar i shenjtë.

Page 986: Behram Ismaku

986

Vaksina BCG fr. Bilie de Calmettet Guerin - mjek. vaksinë me bacilet kundër TBC -së. Vaksinë /a lat. variola - lia e lopës produkt biologjik që përgatitet kundër sëmundjeve ngjitëse; injektim i vaksinës për të formuar e fituar imunitet. Vaksinodiagnostikë /a lat. injektim vaksinash bakteriale për qëllime diagnostike;vaksinohem për mbrojtje nga sëmundjet. Vakum /i lat. hapësirë e zbrazët, boshllëk pa ajër dhe pa gazra të tjera. Vakum-aparat /i lat. aparat për destilimin e lëngjeve të ndieshme nën presionin e zvogëluar dhe temperaturën e ulët. Vakum-metër aparat për matjen e rrallësisë së ajrit ose gazit. Vakuolë /a lat. mjek. hapësirë ose kavitet i vogël në protoplazmën e qelizave. Valanicë /a sk. shkaltore, dërstilë për të shkalur gjëra, stof nga leshi i punuar në avlemend. Valencë /a lat. kim. vetia që ka atomi i një elementi kimik për t’u bashkuar me një numër të caktuar atomesh të elementeve të tjera, lidhja ndërmjet atomeve. Valerianë /a lat. barishtë nga rrënjët e së cilës

Page 987: Behram Ismaku

987

përgatitet ilaq kundër sëmundjeve të zemrës, kundër etheve. Valid /e nlat. validus, validare - vërtetim, i vërtetuar, vërtetoj, i vlershëm plotësisht, akt juridikisht i vlershëm, i dokumentuar, dokument valid, pasaport valid. Valiu turq. qeveritar i lartë i një vilajeti të Perandorisë Osmane edhe sot në Turqi. Valorizi /i fr. treg. verifikimi i vlerës së të hollave. Valigje /ja it. çantë udhëtimi e lëkurës. përmirësim ose rritje e çmimeve të mallit, të valutave, të letrave me vlerë në mënyrë artificiale për të konfirmuar a pajtuar vlerën e re të ndryshueshme dhe për të kompenzuar humbjet e bestorëve për shkak të rënies së valutave. Valorizoj fr. jap vlerë më të madhe mallit a letrave me vlerë. Vals /i fr. muz. lloj vallëzimi në çifte duke u rrotulluar e lëvizur këmbët tri herë në një anë e tri herë në anën tjetër. Valutë /a gjerm. para e shteteve tjera që përdoret në tregtinë e jashtme a që qarkullon në tregun ndërkombëtar; fin. ek. njësia bazë e sistemit monetar të një vendi.

Page 988: Behram Ismaku

988

Valvular /e lat. fletë dere; mjek. kllapat e zemrës ose të enëve (valvulat). Vampir /i fr. ger. vampir - lugat që zgjohet natën nga varri, hije që rrezikon njerëzit e gjallë, u thithë gjakun (gojdh. pop.). Vandal /i lat. ai që prish e shkatërron në mënyrë barbare monumente arti e kulture dhe çdo gjë me vlerë; njeri i egër dhe i pamëshirshëm. Vandalizëm /mi lat. barbari, mizori. Vapor /i it. vapore - avullore; anije me avull. Variabil /e lat. variabilis - i ndryshueshëm, i llojllojshëm, i nduarnduershëm. Variabilitet /i lat. ndryshueshmëria, llojllojshmëria. Variacione /t lat. ndryshimet në anët e dorës së dytë të diçkaje, pa prekur atë që është kryesore ose thelbësore, ndryshim në disa tipare jo të qenësishme; ndërrim i veprimeve, i punës a i mënyrës së jetës së përditshme për të larguar monotoninë, larmi; muz. ndryshim melodie.Variant /i fr. variante - lloj tjetër, mënyrë tjetër për të bërë diç. motërzim, formë e re për të bërë diç më efikase; lëvizje ose mënyrë e ndryshme veprimi në një lojë, në një stëvitje ushtarake etj. Varice /a lat. mjek. zgjërim i çrregullt i një vene të

Page 989: Behram Ismaku

989

gjakut. Varicel /a lat. mjek. li e dhenve. Variet /e lat. shfaqje artistike me numra të ndryshëm dëfryes, skeçe, valle, këngë, akrobatikë. Varietet /i lat. nëndarje brenda llojit, nëntip, nënlloj mjek. devijim. Varikocelë /a lat. tumor në venat spermatike. Variktonomi /a lat. mjek. prerja e nyjeve varikoze të venave. Variks /i lat. venë e zgjëruar në këmbë. Variolë /a lat. variola vera - lia, sëmundje epidemike ngjitëse me origjinë virusale që rrezikon jetën e njeriut. Variometër /ri lat. shërben për mbajtjen e aeroplanit në fluturim horizontal. Vasal /i lat. njeri përulës, varësi e plotë e një feudali të vogël nga feudali i madh ose princi, mbreti. Vas /a sport. gara skijimi 86 km gjatësi, që mbahen në Suedi në shenjë kujtimi Gustav I Vasën 1532 më vonë mbret i Suedisë. Vaser-vagë /a gjerm. libellë, planimetër për përcaktimin e drejtimit horizontal. Vaskular /e lat mjek. enor, që u përket enëve të gjakut, që përmban enë.

Page 990: Behram Ismaku

990

Vaskularizim /i lat. formim enësh të reja gjaku, shtim enësh gjaku. Vaskulit /i lat. mjek. pezmatim i enëve të gjakut ose i enëve limfatike. Vaskuloz /e lat. që ka shumë enë gjaku. Vasodilator /i lat. enëzgjërues. Vaskonstrikor /i lat. enëngushtues.Vat /i ang. W fiz. njësi e matjes së fuqisë, që i përgjigjet një pune prej një xhauli të kryer në një sekondë, emrin e ka marrë nga Xhems Vati zbulues i makinës me avull 1736 / 1819. Vatmetër /ri gjerm. elek. Instrument për matjen e forcës së rrymës elektrike. Vatsekond /i Ws. njësi për matjen e punës dhe energjisë elektrike. Vaterpolo /ja ang. sport. lojë me top në ujë; dy skuadra me nga 7 notarë. Vatikan /i it . Vaticano - shteti i papës; pallati dhe vendqëndrimi i papës në Romë; pushteti i papës. Vazektomi /a lat. mjek. tredhje e mashkujve, menjanim i kanaleve spermike për të penguar frytnimin. Vazo /ja it. enë prej balte, prej qelqi, prej parcelani për lule, saksi.

Page 991: Behram Ismaku

991

Vazodilatacion /i lat. mjek. zgjërim i enëve të gjakut. # kund. vazokonstruksioni. Vede /t sanskr. veda - dije; libra të vjetër të Indisë me lutje, këngë fetare, filozofi etj. Vedetë /a it. anije vëzhguese detare. Vegjetabil /e lat. bimore, me origjinë bimore, që është përftuar nga materiet bimore. Vegjetacion /i lat. rritje, gjallimi, zhvillimi i bimëve. Vegjetarian /e ang. njeri që ushqehet me bulmete pa ngrënë mish; sistemi nervor vegjetativ fiziologji, pjesë e sistemit nervor, që drejton veprimtarinë e organeve të brendshme dhe rregullon shkëmbimin e lëndëve në organizëm. Vegim /i let. rruga për në cak e poetit midis gjësendeve në natyrë. Veksacion /i lat. drejt. torturë, mundim, shtypje, trajtim. Vektor /i lat vector - segment që ka një drejtim dhe një kah të caktuar, madhësi që përveç vlerës numerike, ka edhe një drejtim dhe kah të caktuar në hapësirë. mjek. bartës i sëmundjeve infektive (miza, mushkonja, këpusha) nga i sëmuri te i shëndoshi. Vektorkardiograf /i lat. aparat për muskujt e zemrës.

Page 992: Behram Ismaku

992

Veladon /i it. veladone - petk fetar, pelerinë e zezë prifti, veshje e jashtme prej stofi të zi, e gjatë deri në fund të këmbëve dhe me mëngë të gjëra, që mbajnë priftërinjtë katolikë; petk fetar në vendet ku mbretëron kisha katolike. Velodrom /i fr. sport. pistë për gara çiklistike. Velter /i kategoria ang. kategori boksi midis 62 e 67 kg. Venerë /a lat. Veneris - astr. planetë; mit. venera ( hylli i dritës) romake perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë, te grekët Afërdita. Venerian /e lat. mjek. sëmundje që përhapet me anë të organeve gjinore, mjeku specialist quhet venerologu. Venet /i lat. emërtimi më i lashtë për sllavët në burimet historike. Venë /a lat. anat. enë gypore e gjakut nëpër të cilën qarkullon gjaku nga trupi deri në zemër; bot. degë e nervit të gjethit. Venografi /a lat. rëntgenografia e venave me ndihmën e lëndëve që krijojnë kontrast; regjistrim i pulsit venoz.Veni vici vidi lat. “erdha, pash, fitova” fjalët e Cezarit në senatin romak, me të cilat ka shpallur fitoren e vet të shpejtë në betejën afër Celës vitin 4/

Page 993: Behram Ismaku

993

p.e. sonë; sot këto fjalë përdoren kur dikush dëshiron të thotë se ka arritur diç. shumë shpejtë.Ventil /i gjerm. vidhë për mbylljen e kalimit të gazit nëpër gyp. Ventilator /i ang. ajrues; një helikë që vë në lëvizje ajrin me anë rrotullimi dhe freskon; instrument për ajrosje. Ventiloj gjerm. ajros. Ventoz /e lat. i fryrë, i enjtur. Venteral /e lat. barkor. Ventrikul /i lat. barkushet e zemrës. Verandë /a ang. ballkonvere. VERBA VOLANT, SKRIPTA MANENT lat. “fjalët fluturojnë, gjërat e shkruara mbeten” Verbi lat. verbum - gram. folje. Verbal /e lat. gojor, me fjalë verbalisti, me fjalë frazamani, fjalëbosh, llafazan. Verbalizëm /mi lat përdorim i tepruar i fjalëve.Verifikim /i lat. provoj vërtetësinë a saktësinë e diçkaje duke e kontrolluar parë e studiuar; vërtetoj diç. Vermicidë /a lat. asgjasoj, vras krimba; mjete medikamentoze që përdorën kundër krimbave, glistrave. Vermis /i lat. krimb.

Page 994: Behram Ismaku

994

Versifikacion /i lat. vargënim, vjershim, dija mbi vargjet. Version /i fr. mënyra se si përshkruajmë a shpjegojmë një ngjarje a një fakt; mjek. kthesë, rrotullim i fetusit në mitër. Vertebral /e lat. vertebralis - unazor, kurrizor, rruazor. Vertebër /ra lat. vertebra - unaza e shtyllës kurrizore te njeriu e te kafshët. Vertigo /ja lat. vertigo - mjek. marramendje. Vertikal /e lat. verticalis - pingul. # kund. horizontal. Vestibul /e fr. vestiboule - paraderë, parakthinë në ndërtesat e mëdha publike mjek. treme, hyrje, veshi i zemrës etj. Veteran /i lat. veteranus - i vjetër; luftëtar i vjetër e me përvojë, atdhetar i vjetër, pjesëmarrës në shumë luftëra e beteja kundër armikut, punonjës i vjetër e me merita të mëdha në një fushë të caktuar: veteranët e luftës, veteranët e arsimit. Veterinë /a lat. veterina - mjekësia e kafshëve si degë dhe si praktikë. Veterinar /i lat. veterinaris - mjek i kafshëve shtepiake.

Page 995: Behram Ismaku

995

Veterinari /a it. tërësia e shkencave për sëmundjet e kafshëve shtëpiake dhe mjekimin e tyre, parandalimin e sëmundjeve që bën një veteriner (specialist në veterinari). Veto /ja lat. veto - ndaloj; e drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër më të ulët, e drejta e kryetarit të shtetit për të hedhur poshtë një vendim të senatit, të parlamentit etj. Veturë it. vetur - automobil, makinë. Vezikë /a lat. vesica - qeskë, fshikës, organ membranor që shërben si depo për sekrecionet; përdoret si term i përgjithshëm në nomenklaturën anatomike. Vezikal /e lat. vesicalis - qeskë që i përket fshikës urinare. Vezikatorë /t lat. mjek. lëndë medikamentore kur shfaqen flluska, vezikula. Vezikocelë /a lat. vesicocelis - tumor, herni e fshikës urinare. Vezikular /e lat. vesicularis - fshikore. Vezir /i turq. vezir - nëpunës më i lartë qveritar; titull i lartë në perandorinë osmane, titull i pashallarëve vendës që kanë sunduar në Shkodër dhe në Janinë shek. 18 - 19.

Page 996: Behram Ismaku

996

Via lat. via - rrugë, kalim, shteg, vijë kalimi. Viadukt /i ang. viaduct - ndërtim urash mbi vende të lugëta, mbi kalim ose urë me qemer. Vibracion /i lat. vibratio - dridhje, lëvizje lëkundëse; mjek. tundje e trupit si masë terapeutike; lloj masazhi. Vibrafon /i lat. vibrafon - mjet el. për zmadhimin dhe vibrimin e tonit, përdoret në xhez dhe në muzikë argëtuese. Vibroj lat. vibrare - dridhem. Vibrograf /i lat. aparat që regjistron dridhjet në mënyrë automatike. Vibrogrami lat. vijat e regjistruara nga vibrografi. Vibrotraumë /a lat. mjek. dëmtime patologjike, ndryshimet në organet ose në indet si rrjedhim i troditjeve, gjatë punës me pistoletë, me kompresor.Vice lat. vice - zëvendës, ndihmës, viceadmiral, viceministër. Vic /i gjerm. witz - barcoletë, shaka spirituoze, kallëzim gaztor, mahi. 2. mashtrim, yçkel, dredhi, hile, marifet. Vicioz /e lat. anormal, me cen, i prishur, i çoroditur, i parregullt. Vice versa lat. përkundrazi, anasjelltas, përkundër.

Page 997: Behram Ismaku

997

Vicium /i lat. vitium - e metë, cen, mungesë, gabim, mashtrim, Vicium kordis lat. vitiumcordis - e metë e zemrës, ceni i zemrës. Vigjilencë /a lat. vigilare - zelli, syqelë, syhaptësi, kujdes, vëmendje e madhe për t’u ruajtur nga një rrezik apo për ta zbuluar me kohë një veprim të dëmshëm, një veprimtari armiqësore; përgjim, vëzhgim, mbikëqyrje . 2. ndjenjë pa gjumë, zgjuar, roje, vigjilim, vendrojë. Vigjiloj lat. rri syçelët. Vigjilje /a lat. vigilia - dita para një feste, diç që i paraprin afrimit të një ngjarje, në prag të festës.Vikar /i lat. vicarius - prift ( kler ), ndihmës famulltari ose i ndonjë personaliteti të lartë të kishës. Vikariat /i lat. kohëzgjatja e kësaj detyre, funksioni kishtar, zëvendësimi. Vikend /i ang. week - fundi i javës, e shtuna dhe e diela si ditë pushimi, vikendi i javës. Viking /u nord. luftëtar trim në detra, emër i banorëve gjermanikë të Skandinavisë shek. 8 - 11 janë të njohur për të keq si kusarë. Vikont /i fr. fisnik sipas pozitës në mes të grofit dhe

Page 998: Behram Ismaku

998

baronit. Viktimë /a fr. victime - theror, fli; dha jetën, u flijua për flamur, popull, atdhe. Viktori /a lat. Victoria - perëndesha, hyjnesha e fitorës te romakët e vjetër, fitore, ngadhënjim. 2. demonstruesit në parakalim ngrisin dy gishtrinj lart në formën e shkronjës ( v) e në shenjë fitoreje.Vilajet /i turq. vilayet - hist.ndarje e madhe administrative në perandorinë osmane, që kishte në krye një vali. Vilë /a it. villa - shtëpi e bukur, e rrethuar zakonisht me kopsht dhe e pajisur mirë; shtëpi e ndërtuar në një vend të bukur, buzë deti, buzë liqeni, lartësi malore për të kaluar pushimet verore. Vinç /i tek. makinë e fuqishme, me një krah të gjatë metali, që është i lëvizshëm, shërben për të ngritur, për të ngarkuar e për të shkarkuar pesha të rënda; vinçieri e drejton vinçin. Vinkulacion /i lat. vincula - lidhje, ndërlidhje, bashkim; kufizim i të drejtave për disponimin e letrave me vlerë dhe bartja e tyre në personin tjetër. Vinkuloj lat. ndaloj bartjen e letrave me vlerë te tjetri pa miratimin përkatës.

Page 999: Behram Ismaku

999

Vinjetë /a fr. vignette-vizatim zbukurimi një libri zakonisht në fillim ose në fund të tekstit. 2. etiketë.Violë /a lat. viola një lloj lule, lule vjollce Violencë /a it. violenza - dhunë, forcë, fuqi. Violent /e it. i papërmbajtur, i vrullshëm, i dhunshëm, i egër. Virazh /i fr. av. kthesë, rrotullim i përnjëhershëm, lëshim i rrëmbyeshëm qarkor i aeroplanit. Virilitet /i lat. virilitas - burrëri, të qenët burrë që e dallojnë nga femra ( mjekrra, mustakët, zëri i trashë ). Virman /i fr. virement - bartje e kredisë buxhetore prej një pozicioni në tjetrin te e njëjta parti, ose prej një partie te tjetra të të njëjtës parallogari. 2. tregt. nivelim, rrafshim ( transaksion ), likujdim i llogarisë nëpërmjet të bartjes së kërkesës prej një llogarie në tjetrën me regjistrim të thjeshtë. Virmanoj fr. hedh një shumë nga një kapitull në një kapitull tjetër. Virtual /e lat. virtus - i aftë për ndikim, potencial, i mundshëm. 2. kryelart, mburravec. Virtuoz /e fr. virtuel - aftësi, forcë për të vepruar hapur, që mposhtë vështirësitë. Virtuozitet /i fr. cilësi e një virtuozi, muz. është specialisti që ekzekuton pa vështirësi partitura deri

Page 1000: Behram Ismaku

1000

te më akrobatiket. 2. kusht për interpretim të mirë që josh. 3. let. dhunti e shkëlqyer në përdorimin e një gjuhe të bukur me vlera letrare e poetike deri në akrobacion ( lëvizjet e përpikta të një balerine virtuoze ). Virus /i lat. virus - helm, mikroorganizmi më i vogël që njihet deri me sot, i cili rritet e zhvillohet vetëm në qenjet e gjalla dhe shkakton sëmundje ngjitëse, infektive. Virusal /e lat. helmues. Viskozë /e lat. ngjitës që ngjitet; viskoza lat. masë ngjitëse që përfitohet na celuloza. Vital /e lat. vitalis - jetik, që i përket jetës. Vitalitet /i lat. jetë, gjallëri, të qenët gjallë. Vita brevis, ars longa lat. jeta është e shkurtër, arti është jetëgjatë. Vitae non scholae discimus lat. mësojmë për jetë e jo për shkollë ( Seneka ). Vivar /i lat. vivarium - vend për mbajtjen e kafshëve eksperimentale. Vivipar /i lat viviparus - shtazë që lind klysh të gjallë. # kund. ovipari, lindin nga vezët. Vizë /a lat. visa - pasaportë, shënim zyrtar me vulë të posaqme për të kaluar kufirin. Vizion /i fr. vegim, përceptim me organet e shikimit, fotografi e imagjinatës.

Page 1001: Behram Ismaku

1001

Vizionar /i lat. vegimtar, largpamës. Vizitë /a fr. vajtje për të parë dikë ose diç. në një vend. Vizual /e lat. visualis - që i përket shikimit ( optik ) Vllah /u ët – vllahi quhej rumania e vjetër dikur, vëllehët jetonin në shumë vende të ballkanit dhe bregdetin e adriatikut, si popullatë romane, ata flisnin një dialekt të gjuhës rumune. përfaqësues i përgjithshëm i feudeve vllehe ishte igumani i manastirit Vokal /e lat. vocalis - zanor, zanore, shkronjë e zëshme, # konsonante (bashkëting. e shurdhët). Vokalizëm /mi lat. sistemi i zanoreve. Vokalizim /i lat. shqiptimi i zanoreve gjatë të folurit. Volt /i fr. volte - fiz. njësia bazë për matjen e tensionit të rrymës elektrike. Voltamper /i fr. VA shërben për matjen e fuqisë elektrike. Volum /i lat. kapacitet, vëllim. Voluminoz /e lat. që ka vëllim të madh, i vëllimshëm. Vomitus /i lat. të vjellurit. Votë /a ang. vote - e drejta për të shfaqur mendimin lirisht për dikë; votoj ang. jap votën time

Page 1002: Behram Ismaku

1002

simpatizuesit tim, e drejtë e pamohueshme. Vozitës /si sk. shoferi e vozitë (nget ) makinën.Vox popolo vox Dei lat. ”zëri ipopullit është zëri i zotit ” Vokabular /i lat. fjalor, leksik. Vokativ /i lat. rasa thirrore. Voki – tok /i ang. radiotelefon ( transmetues ) i SHBA 1933. Volens nolens lat. deshe s’deshe. Vulgar /e lat. vulgaris - i pahieshëm në sjellje dhe në të folur, i shtrembëruar, trashanik, vrazhdësi, banalizëm i thjeshtë popullor, harbutëri pa karakter shkencor, i ulët e që thjeshtësohet jashtë mase për ta kuptuar masa e gjërë, populli Vulgarizoj lat. vulgaris – shtrembëroj, popullarizoj keq deri me fjalën më të pahieshme, kundërshtoj. Vulnerabilitet /i lat. vulnerabilitas – të plagosur, të ofenduar, të cenueshëm, të kundërshtueshëm 2. fig. i dobët, plogështi. Vulnerabil /e nlat. cenueshmëri, prekshmëri, i lëndueshëm, pozicion i pambrojtur, i zbuluar, i plogësht. Vulnerim / i lat. plagëshërues, mjetet për mjekim diç që mund të ushqehet, mbrohet e kurohet. Western /e ang. western - perëndimor, filma t’egër amerikan, heronjt e tyre janë indianë, kaubojtë

Page 1003: Behram Ismaku

1003

kolonizues, sherifi dhe avanturat. 2. Vesta te romakët e vjetër perëndesha e vatrës, e qetësisë dhe e ndershmërisë familjare. Xhakon /i gr. shërbëtor, kishtar ai që ndjek një shkollë fetare për t’u bërë prift; titull kishtar më i ulët se prifti në kryerjen e shërbesave fetare ( aty ku vepron kisha katolike). Xhakoni /a gr . titulli, puna e xhakonit, seminari që i jep këtë titull. Xhakovento /ja it. giacca - xhaketë e re, pallto, vintiakë. Xhaketë /a it. ang. jacket - lloj kostumi solemn; ka marrë emrin Jacques de Beauvois, kreatori i njohur i modës frenge të shek. 19. Xhan /i turq. Can - shpirt, përdoret kur i drejtohemi një të vogli ose një njeriu të dashur me përkdheli; shpirt, zemër etj. Xhanan /i can. i dashur, shpirtmirë, zemërartë, i meshirshëm. Xhandar /i fr. polic i ish Jugosllavisë. Xhandameri /a fr. trupa ushtarake të ish Jugosllavisë. Xhaul /i ang. fiz. njësi për matjen e punës ( energjisë ) të rrymës elektrike 0, 102 kg /m shkurt. ( J ) term i fiz. ang. Xhaulit (Joulea 1818 - 1889 ).

Page 1004: Behram Ismaku

1004

Xhaz /i ang. jazz - muz. lloj orkestre e përzierë me vegla frymore me goditje të lehta; muzikë amerikane që karakteristikë ka ritmin e shthurur. Xhelat /i turq. vrasës mizor, var, pret e vret; njeri gjakatar. Xhelozi /a it. geloso - ziliqar, smirëzi. Xhelozoj it. pse ai ka sukses në mësime apo diç. tjetër, e unë jo, nuk kam sukses; që vuan nga xhelozia, zili. Xhemat /i turq. bashkësi fetare muslimane; bashkësi njerëzish të cilët së bashku kryejnë ritet fetare në xhami. Xhemper /i ang. lloj bluze e thurur prej leshi ose pambuku me ose pa mëngë. Xhentëlmen /i ang. njeri i fisit bujar; zotëri, njeri fisnik, me sjellje të mirë e të kulturuar. Xherah /u turq. ai që bënte synet fëmijët. Xhep /i turq. qese që lihen në pantollona ose në gjaketë, pallto Xhevahir /i tur. cevahir - diamanti; diçka shumë e çmuar dhe shumë e bukur. 2. gur i çmueshëm që përdoret për stolira si unaza. Xheza /ja turq. ceza - ndëshkim, dënim, gjobë, gjobitje. Xhikë /a turq. amvise e mirë edhepse grua e vogël nga shtati. 2. titull që u jepej zonjave muhamedane

Page 1005: Behram Ismaku

1005

në toskëri, fjalë me të cilën nusja thërriste motrën e burrit kunatën e madhe. Xhin /i ang. gin - lloj pije e fortë alkoolike. Xhip /i ang. jeep - automobil ushtarak për t’u ngjitur nëpër vende kodrinore Xhiro /ja it. giro - rrotullim, shëti. 2. fin. sasia e mallrave që shet një njeri ose ndërmarrje tregtare brenda një kohe të caktuar, e shprehur në të holla. 3. qarkullim. Xhirokilometër /ri gr. instrument për caktimin e këndit të pjerrtë ose të gjatë të ngritjes së aeroplanit para fluturimit Xhiroj it. rrotulloj, qarkulloj, filmoj; kaloj të holla e dokumente nëpërmes bankës Xhirollogari /a it. giro - llogari rrjedhëse. Xhiroskop /i gr. gyroskopeo - fiz. aparat që tregon rrotullimin e tokës rreth boshtit të vet. Xhol /i ang. joker. Xhubletë /a it. veshje prej shajku të zi, të trashë e të fortë, pa mëngë, me mes të ngushtë e me fund të gjërë si kambanë e valëzuar. Xhuboks /i ang. lloj aparati automatik i cili këndon melodi të zgjedhura kur në të futën para metali. Xhumhuriet /i turq. republikë; hist. popull, kuvend, tubim, mbledhje; shtet me rregullim

Page 1006: Behram Ismaku

1006

republikan. Xhung /ël ang. pyll tropikal i pakalueshëm me kafshë të egra si p.sh. në Indi. Xhura /ja turq. fyell i shkurtër i bariut. Xhuxh /i turq. shkurtabiq. Xhybe /ja turq. veshje e sipërme e gjatë dhe e lirshme për burra dhe gra, e lëshuar deri afër këmbëve që e bajnë disa popuj të lindjes. 2. pallto e gjatë e hoxhollarëve dhe e dervishëve. Zahire /ja turq. zahire<ar. dähirä - tëmotjet, turshitë, sende ushqimore që i përgatisim dhe i konzervojmë në vjeshtë, konzervojmë për një kohë më të gjatë, ushqim për dimër. Zakon /i sll. zakon - mënyrë veprimi, sjellje që është ndjekur e është përsëritur vazhdimisht nga dikush. 2. rregull a normë në mënyrën e jetesës (në sjellje, veshje, në shoqëri) e që zbatohet si ligj i pashkruar nga populli, nga një fis, nga një klasë shoqërore dhe që trashëgohet brez pas brezi. Zallahi /a gr. zalagei - rrëmujë e madhe, zhurmë, shamatë, pështjellim, gurgule. Zamare /ja ar. fyell i bariut, pipëz, fyell kallami. Zambak /u ar. lulëshpatë (lilium candidum)Zaratustra gr. hist. predikues dhe filozof iranian midis shek. 6 / 7. para erës sonë. 2. themelues i besimit të vjetër persian (mazdaizmit).

Page 1007: Behram Ismaku

1007

Zend avest /a pers. libra të shenjtë të persëve të vjetër në të cilat janë paraqitur mësimet filozofike e religjioze të Zaratustrës. Zende /a pers. gjuhë e vjetër iranike me të cilën është shkruar libri i shenjtë Zend-Avesta religjioze e Zaraturstrës. Zen-budizëm /mi sanskr. - Zen ( meditim ) , drejtim budist në Japoni që me meditim kërkon të krijojë forcën e dobishme jetësore dhe vetëzotërimin më të madhë dhe në këtë mënyrë të bashkohet me Budin. Zarf /i turq. ngjitë pullën mbi zarf, mbyll një letër në zarf, ngjit pullën! fut shkresën në zarf ! Zbaticë /a venec. sbatizza - rënje e nivelit të ujit, tëkurrje; tërheqja e detit duke u larguar prej bregut, që përsëritet dy herë në ditë. # kund. batica ose bymimi, ngritja e nivelit të ujit, afrim kah bregu. Zemzem /i turq. zämzäm - burim, pus në afërsi të Qabesë në Mekë, ujë që sjellin haxhinjt nga ky vend i shenjtë. Zenit /i ar. sämt - rrugë, drejtim , vlug, kulm, majë. 1. astr. pika më e lartë në kupën e qiellit që ndodhet drejt mbi kokën e vrojruesit. 2. pika më e lartë që arrin dielli në kupën qiellore, vetëm në

Page 1008: Behram Ismaku

1008

brezin tropikal. # kund. nadiri zenitor astr. rrugë, drejtim që ka të bëjë me zenitin.Zerde /ja tur. zerde - lloj ëmbëlsire që bëhet me ujë dhe oriz, sheqer ose me pekmez. Zerdeli /a turq. kumbull e verdhë me erë të këndshme me bërthamë të hidhur, kokërrat e kësaj peme ( pemë e afërt me kajsinë ), ” zerdeli e pilaf bashkë!” Zero /ja fr. mat. zero - shenjë që shpreh mungesën e plotë të çdo madhësie, sasie a çdo vlere të caktuar, shenjë që përdoret për të treguar vargun e numrave, rendin e njësive: njëshe, dhjetëshe; tregon vlerën 0 C, një hiç. Zeolit /i gr. mineral që krijohet nga plasaritjet e shkëmbinjve vullkanikë. Zeus /i gr. zeus - zoti i madh, zoti i zotrave, zoti më i madh i qiellit dhe tokës, kështu quhej në mit. e vjetër greke, te romakët Jupitri, zoti i zotërve dhe i njerëzimit. Zhake /ja gjerm. säge - sharrë e madhe dore, që përdoret nga dy veta prerë dru. Zhakë /a gjerm. sack - lloj thesi i trashë prej liri a prej kërpi. Zhalon /i fr. kunj druri, hu, shkop, që përdoret për të treguar kufijtë e arave, rrugën /këmbalec.

Page 1009: Behram Ismaku

1009

Zhanër /ri fr. genre - nënlloj, ( jo lloj, jo gjini ) stil, mënyrë që përdoret zakonisht në vend të termit nënlloj në arte dhe letërsi. 2. gjini, lloj, kategori, tip, ton, mënyrë, stil. Zhargon /i, argo fr. jargon - e folme karakteristike, e veçantë e me shprehje jo të zakonshme gjuhësore të një grupi njerëzish që nuk don të kuptohen lehtë nga të tjerët ose fare nga masa e gjërë p.sh. në Rusi e Francë shtresat e larta përdornin një zhargon të quajtur ” gjuhë sallonesh ” e kuptueshme vetëm për rrethin e ngushtë. 1. zhargonet në vepra letrare përdoren me kursim, elementet e zhargonit i takojmë në gojën e personazheve, në imitime kur shkrimtari do thekësuar me ngjyra më të forta përbërjen klasore si psh.” Shpirtra të vdekur ” të Molierit. 2. argot fr. e folme e mbrapshtë e fjalëve nga një grup njerëzish, e ngjashme me zhargonin. Zhegër /ra gr. zeogra - tevlik, kulari i kaut, kular i zgjedhës. Zheton /i fr. jeton - shenjë, emblemë, pllakëz metali ose plastike që zëvendëson njësinë e parasë në ndonjë lojë, në menzën e studentëve apo në raste tjera. 2. zhetoni si njësi matëse e tekstit në shtypshkronjë. Zhigol /i fr. gigolo - valltar argëtues, ai që

Page 1010: Behram Ismaku

1010

vallëzon e argëton për para disa gra të pasura, dashnor i paguar. 2. valltar i paguar, profesionist i cili luan në vende publike me femrat mysafire. Zhile /ja ar. jelek, triko pa mëngë; një lojë me letra. Zhilet /i sipas shpikësit Gillette - brisk rroje. Zhivë /a sk. kim. metal i lëngët me ngjyrë të bardhë e i shkëlqyeshëm si argjendi, merkur, ëngjërdhi simb. Hg. Zhongler /i fr. artist cirku keq. njeri që merret me dredhi, punon e vepron. Zhugan /i pers. zgjebe, njeri zgjebarak. Zhurnal /i fr. journal - film i shkurtër që shfaq ngjarje të reja e më të rëndësishme botërore; shfaq ( reklamon ) zhanre zakonisht para se të fillojë filmi kryesor. Zhurnalist /i fr. journaliste - gazetar, ai që shkruan në gazetë, ai që punon në gazetari. Zhurnalistikë /a fr. punë gazetarie, gazetari, publicistikë, shtypi, gazetat ditore. Zhvertebror /i lat. invertebrata - biol. pakurrizor. Zhypon /i fr. jupon - fund i gjërë grash a vajzash, fund, fustë; këmishë e brendshme për gra ose për vajza. Zift /i turq. katran, lloj rrëshire shumë e zezë, bitum, serë; lëndë e helmët, zgjyrë duhani, nikotinë.

Page 1011: Behram Ismaku

1011

Zinxhir /i turq. vargua, verigë, hallkat e një vargoi. Zimologji /a lat. tharm, brumë, ferment kim. degë e dijës që merret me studimin e fermentimit të lëndëve organike. Zimozë /a lat. tharmi ose kim. fermentimi. Zigomë /a lat. mollëz, harku i mollëzave të faqeve, asht fytyre. Zink /u gjerm. kim. metal me ngjyrë të bardhë në të kaltër, që nuk ndryshket, petëzohet lehtë dhe përdoret për veshjen e çelikut, për enë kuzhine, në industrinë elektrike etj. simb. Zn. Zmalt /i it. lëndë e qelqtë dhe e patejdukshme, me përbërje kallaji e antimoni, përdoret për lyerjen e enëve të ndryshme prej dheu, metali e qelqi për mbrojtje dhe zbukurim, vernik, llak. 2. zmaltoj it. lyej. Zonë /a lat. brez; brez toke që ka klimë, bimësi,lagështi krahinë, vend, hapësirë që dallohet për veçoritë natyrore dhe klimatike, vend i kufizuar ku zhvillohet ndonjë veprimtari . Zoo fj. form. lat. zoo<zoon – kafshë, gjë e gjallë, pjesa e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin : gjë e gjallë, që i përket kafshës a shtazës. Zograf /i gr. piktor ikonash të kishës nga mesjeta.

Page 1012: Behram Ismaku

1012

Zolaizm /i fr. natyralizmi letrar i Emil Zolës 1840/902 Zooantropi /a lat. mjek. bindje e të sëmurit psikik se është kthyer në kafshë. Zoocenozë /a gr. bashkësi shtazore. Zooerasti /a gr. shtazëri, sodomi; marrëdhënje të njeriut me shtazën (sex). Zoofarmakologji /a gr. mjek. shkencë që studion barërat shëruese për kafshë. Zoofili /a lat. afinitet, dashuri, pasion mjek. prirje patologjike për perversion me kafshë. Zoofag /u gr. kafshë mishngrënëse. Zoofit /i gr. kafshë detare trupi i së cilës i përngjan bimës. Zoofitologji /a gr. shkencë që zoofitet. Zoofob /i lat. mjek. frikë patologjike nga kafshët. Zoofori /a arkit. kornizë me figura kafshësh. Zoogjen /i gr. krijim; mineral i krijuar prej kalbjes së trupit të kafshëve. Zoohigjienë /a gr. shkenca që studion kushtet në të cilat mbahen, ruhen rritën shtazët. Zookimi /a gr. studjon proceset kimike në organizmin e shtazëve Zoolit /i gr. kafshë e ngurosur. Zoologji /a lat. shkenca e natyrës që studion botën shtazore.

Page 1013: Behram Ismaku

1013

Zoolog /u lat. specialist në fushë të zoologjisë. Zoomorf /e gr. gjë a send që ka formën e kafshës. Zoomorfi /a gr. të pikturuarit e njeriut ose bimës në formën e kafshës në artin e mesjetës. Zoonim /i gr. emëri i kafshës. Zoonozë /a lat. mjek. sëmundje infektive që prek zakonisht kafshët, por që u transmetohet edhe njerëzve. Zoopark /u gr. kopshti zoologjik, ku mbahen shtazët e egra. Zoopsi /a lat. mjek. halucinacione vizive, kur të sëmurit i duket se shikon kafshë. Zoopsikologji /a gr. shkencë që studion dukuritë shpirtërore të kafshëve. Zoosporë /a gr. farë, fryt; qelizat e lëvizshme të shumë algave e kërpudhave që shumohen pa fekondim. Zooteknik /e gr. shkathtësi, zhdërvjelltësi, mprehtësi, art që ka të bëjë me zootekninë. Zootekniku gr. specialisti i mesëm ose i lartë. Zootokësinë /a lat. shigjetë e helmatisur, helm; mjek. lëndë helmuese me origjinë shtazore. Zootomi /a gr. anatomia e kafshëve, prerja e kafshëve. Zooveteriner /i lat. mjek i kafshëve; specialist në zooteknikë dhe në veterinari.

Page 1014: Behram Ismaku

1014

Zumpara /ja pers. letër gërrithëse me të cilën lëmojmë sende druri, metali etj. Zumparim /i pers. fërkimi. Zurna turq. dasmë; fyell me një pipëz të dyfishtë prej kallami me 8 vrima, syrle. Zylyfe /ja turq. cullufe. Zymbyl /i turq. trëndafil me erë të mirë që lulëzon në fillim të pranverës. Zyrifa /ja turq. cim, qëndisje, stolisje.

Zz. Gabimet e lëshuara në brendi të fjalorit do t’i nxjerrim në një letër shtesë që do t’i bëjmë fjalorit para botimit F U N D