BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara...

9
BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor i Bankometrit është informimi i publikut me normat e interesit të kredive dhe produktet bankare, duke i vendosur ato në një pasqyrë krahasuese. Gjatë periudhës 2009-2011, nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha të normave kreditore apo produkteve bankare. Në rastet kur ka pasur ndryshime, ato nuk kanë qenë aq të mëdha sa për të bërë diferencën mes bankave. Çdo numër i Bankometrit përmban tabelat krahasuese për normat e interesit e kredive të ndryshme. Edhe këtë radhë kemi publikuar të dhënat më të reja për periudhën janar-gusht 2011 mbi normat e interesit të kredive, si: kredi personale, kredi për biznes, agro kredi, kredi për shtëpi, auto kredi, si dhe normat e interesit për depozitat bankare. Të dhënat për këto mund ti gjeni në anekset e bashkangjitura kësaj analize. Përveç të dhënave tabelare, praktikë e Bankometrit tashmë është edhe shtjellimi i një problemi të veçantë i cili ndikon në funksionimin e sektorit bankar. Numri 7 i Bankometrit është fokusuar në marrëdhëniet banka- gjykata. Deri më tani, në shtypin ditor por edhe në forume të ndryshme është diskutuar për atë se si sistemi jo adekuat gjyqësor ndikon në performancën e bankave. Ky mbetet një nga problemet më të mëdha me te cilat përballen bankat. Por në këtë analizë do të shohim edhe se si bankat ndikojnë në punën (apo efikasitetin) e gjykatave. Shkaqet që ndikojnë në normat e interesit Normat e interesit përcaktohen nga faktorë të shumtë, e ndër themeloret janë stabiliteti ekonomik dhe politik i vendit, e që fatkeqësisht Kosova nuk qëndron në nivelin e kënaqshëm. Qeveria e Kosovës nuk po bën shumë në përmirësimin e gjendjes aktuale. Një pjesë të fajit e bartin edhe vetë bizneset me ikjen nga tatimet, me çka po kontribuojnë në rritjen e rrezikut kreditor e cila po i mban të larta normat e interesit. Përmirësimi i ambientit të biznesit është faktor themelor për zvogëlimin e rrezikut kreditor, si një ndër përcaktuesit kyç të normës së interesit në kredi. Rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor medoemos do ta lehtësonte ekzekutimin e kolateralit dhe hipotekës. Duhet theksuar gjithashtu se Kosova përballet edhe me probleme në sistemin kadastral, sidomos me objektet e reja të ndërtuara, të cilat nuk janë të regjistruara në regjistrat kadastrale dhe si rezultat nuk

Transcript of BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara...

Page 1: BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor

BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor i Bankometrit është informimi i publikut me normat e interesit të kredive dhe produktet bankare, duke i vendosur ato në një pasqyrë krahasuese. Gjatë periudhës 2009-2011, nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha të normave kreditore apo produkteve bankare. Në rastet kur ka pasur ndryshime, ato nuk kanë qenë aq të mëdha sa për të bërë diferencën mes bankave. Çdo numër i Bankometrit përmban tabelat krahasuese për normat e interesit e kredive të ndryshme. Edhe këtë radhë kemi publikuar të dhënat më të reja për periudhën janar-gusht 2011 mbi normat e interesit të kredive, si: kredi personale, kredi për biznes, agro kredi, kredi për shtëpi, auto kredi, si dhe normat e interesit për depozitat bankare. Të dhënat për këto mund ti gjeni në anekset e bashkangjitura kësaj analize. Përveç të dhënave tabelare, praktikë e Bankometrit tashmë është edhe shtjellimi i një problemi të veçantë i cili ndikon në funksionimin e sektorit bankar. Numri 7 i Bankometrit është fokusuar në marrëdhëniet banka-gjykata. Deri më tani, në shtypin ditor por edhe në forume të ndryshme është diskutuar për atë se si sistemi jo adekuat gjyqësor ndikon në performancën e bankave. Ky mbetet një nga problemet më të mëdha me te cilat përballen bankat. Por në këtë analizë do të shohim edhe se si bankat ndikojnë në punën (apo efikasitetin) e gjykatave.

Shkaqet që ndikojnë në normat e interesit Normat e interesit përcaktohen nga faktorë të shumtë, e ndër themeloret janë stabiliteti ekonomik dhe politik i vendit, e që fatkeqësisht Kosova nuk qëndron në nivelin e kënaqshëm. Qeveria e Kosovës nuk po bën shumë në përmirësimin e gjendjes aktuale. Një pjesë të fajit e bartin edhe vetë bizneset me ikjen nga tatimet, me çka po kontribuojnë në rritjen e rrezikut kreditor e cila po i mban të larta normat e interesit. Përmirësimi i ambientit të biznesit është faktor themelor për zvogëlimin e rrezikut kreditor, si një ndër përcaktuesit kyç të normës së interesit në kredi. Rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor medoemos do ta lehtësonte ekzekutimin e kolateralit dhe hipotekës. Duhet theksuar gjithashtu se Kosova përballet edhe me probleme në sistemin kadastral, sidomos me objektet e reja të ndërtuara, të cilat nuk janë të regjistruara në regjistrat kadastrale dhe si rezultat nuk

Page 2: BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor

mund të përdoren si hipotekë. Edhe përmirësimi i raportimit financiar nga vetë bizneset, aplikimi i arkave fiskale, do të ndikonte pozitivisht në rritjen e besimit të bankave ndaj këtyre bizneseve duke ndikuar kështu në zvogëlimin e shpenzimeve për monitorimin e raporteve financiare të bizneseve nga bankat. Në të dhënat e Bankometrit të numrave të mëparshëm mund të shohim se të gjitha llojet e kredive që lëshohen në Kosovë kërkojnë së paku një bashkë-huamarrës apo garantues. Ndërsa varësisht nga lloji dhe shuma e kredisë bankat në Kosovë kërkojnë dhe kolateralin apo hipotekën, si siguri bankare për kthimin e kredisë. Raporti kolateral-kredi, respektivisht raporti i mbulimit të kredive me kolateral në Kosovë në vitin 2010 ishte 236.1% e që është ndër më të lartat në regjion (mesatarja në rajon ishte 126.6%)1

Marrëdhëniet Banka-Gjykata

. Për më tepër, në Kosovë vetëm 55% e vlerës së kredisë të dështuar mund të kthehet përmes kolateralit të lënë peng. Këtu gjykatat nuk kryejnë rolin e tyre si duhet dhe bankat e kanë të vështirë që të përfitojnë nga kolaterali. Rezultatet e lartpërmendura janë edhe faktorët kyç që vazhdojnë t’i mbajnë normat e interesit të kredive të larta.

Gjykatat përballen me probleme të shumta në zbatimin e aktgjykimeve drejtuar bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare. Instituti GAP ka vërejtur se vendimet e gjykatave që kërkojnë transferimin e mjeteve nga llogaria e debitorit (borxhliut) në llogarinë e kreditorit (borxh-dhënësit) ekzekutohen rrallë, apo fare, me gjithë faktin që këto vendime te gjykatave janë vendime definitive. Në tabelën e mëposhtme kemi paraqitur numrin e lëndëve të proceduara nga gjykatat ndërmjet viteve 2001-2009 dhe reagimet/përgjigjet e bankave. Vitet Lëndët Nuk ka

përgjigje nga banka

% Përgjigjet e bankave “klienti nuk ka xhirollogari në bankë”

%

2001 2 1 50 1 50 2002 6 5 83.33 1 16.67 2003 16 11 68.75 5 31.25 2004 30 20 66.67 10 33.33 2005 25 16 64 9 36 2006 49 31 63.27 18 36.73 2007 33 16 48.49 17 51.51 2008 61 21 34.26 40 65.74 2009 33 10 30.30 23 69.70 Gjithsejt 255 131 51.37 124 48.63 Burimi: Gjykata ekonomike e Republikës së Kosovës

1 BQK, Raporti Financiar

Page 3: BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor

Siç mund të shohim që nga vitit 2001 e tutje numri i lëndëve në gjykata drejtuar bankave ka qenë vazhdimisht në rritje. Fillimisht bankat nuk u janë përgjigjur fare aktvendimeve në gjykata. Me kalimin e viteve numri i bankave që u janë përgjigjur gjykatave mbi vendimet ekzekutive është rritur. Megjithatë bankat nuk shihet të jenë bashkëpunuese me gjykata, sidomos me Gjykatën Ekonomike të Kosovës e cila merret kryesisht me vendimet ekzekutive për bizneset, të cilat përfshijnë shuma ta mëdha të parave. Në përgjigjet e bankave kryesisht thuhet se “debitori (klienti i cili ka borxh) nuk ka xhirollogari në bankë”, apo se “debitori nuk ka mjete të mjaftueshme në xhirollogari për ekzekutimin e vendimit”2

Me qëllim të përmirësimit të raporti gjykata-banka dhe zbatueshmërisë efektive të dispozitave ligjore të Ligjit për Procedurën Përmbarimore , BQK më 26 janar 2011 lëshoi një udhëzim

. Sipas përfaqësuesve të gjykatave situata e tillë është e papranuar dhe joreale, meqenëse është e pamundur që bizneset e mëdha të mos kenë qarkullim në asnjërën nga bankat. Situatë e tillë figuron edhe nëpër gjykata komunale të cilat kryesisht merren me kredi të ekonomive familjare, por që në këto gjykata problem tjetër i rëndësishëm mbetet edhe shitja e kolateralit nga kredimarrësi. Meqenëse kolaterali nuk shënjohet si i tillë kredimarrësi mund ta shes atë me lehtësi, gjë që edhe ndodh, andaj kur kredimarrësi nuk është në gjendje të paguaj kreditë, kthimi i saj përmes kolateralit është pothuajse i pamundur. Gjithashtu, sipas gjykatave, problem është edhe mënyra e raportimit, e cila nuk është konform “Aktvendimit për Përmbarim”, në të cilin aktvendim thuhet se në rast që banka raporton se mungojnë mjetet në xhirollogarinë e debitorit, kërkohet të dërgohen edhe pasqyra e llogarisë bankare të debitorit së paku 30 ditë para datës së vendimit ekzekutiv të lëshuar nga gjykata kompetente.

3

2 Shih në Shtojcë shembujt e përgjigjeve të lëshuara nga disa banka. 3BQK, Vendimi 01-01/2011, “Udhëzimi mbi zbatimin e aktvendimeve për përmbarim duke debituar llogaritë bankare të klientëve

, e cila u fuqizua që nga muaji shkurt 2011, rezultatet e para e të cilave priten të vlerësohen në fund të këtij viti. Udhëzimi në fjalë parasheh njoftimin e BQK-së për çdo aktvendim të gjykatave si dhe përgjigje të detajuar nga banka për klientin dhe xhirollogarinë e tij përfshirë edhe transaksionet 30 ditë para datës së aktvendimit. Për më tepër neni 4.6 i këtij udhëzimi parasheh edhe ndëshkime për bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare nëse nuk i përgjigjen me kohë dhe në procedurë të rregullt gjykatave kompetente.

Page 4: BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor

Përfundim Normat e kredive mbeten të larta edhe më tutje. Bankat e kanë të vështirë të funksionojnë në një ambient afarist dhe politik i cili nuk respekton ligjet në fuqi dhe gjykatat nuk kryejnë punën e tyre. Por në anën tjetër, edhe bankat kanë shfrytëzuar këtë ambient, duke mos respektuar vendimet e gjykatave. Marrëdhëniet banka-gjykata duhet të përmirësohen. Bankat duhet të respektojnë vendimet e gjykatave; si dhe gjykatat të jenë më efektive në rastet kur kanë të bëjnë me kthimin e kredive apo kolateralin. Përmirësimi i marrëdhënieve banka-gjykata do ulte rrezikun për kthimin e kredive, e cila më pas do të mund të ndikonte në uljen e normave të interesit të kredive, nga e cila do të përfitonin të gjithë qytetarët. Institucionet publike nevojiten që t’u krijojnë bankave ambient të përshtatshëm të të bërit biznes. Disa nga fushat ku nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e shtetit janë: përmirësimi i sistemit kadastral, fuqizimi i Administratës Tatimore të Kosovës, reformimi i sistemit gjyqësor, etj. Në anën tjetër, edhe bankat duhet të respektojnë vendimet e institucioneve shtetërore. Bankat duhet të respektojnë vendimet e organeve gjyqësore dhe këtë duhet ta bëjnë sipas udhëzimeve të vendosura nga BQK.

Page 5: BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor

Shtojca 1: Një shembull i përgjigjes ndaj gjykatës nga ProCredit Bank

Page 6: BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor

Shtojca 2: Një shembull i përgjigjes ndaj gjykatës nga NLP Prishtina

Page 7: BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor

Shtojca 3: Një shembull i përgjigjes ndaj gjykatës nga Raiffeisen BANK

Page 8: BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor

Shtojca 4: Një shembull i përgjigjes ndaj gjykatës nga Banka për Biznes

Page 9: BANKOMETRI nr - GAP · 2016. 10. 17. · BANKOMETRI nr.7 Hyrje Instituti për Studime të Avancuara GAP po shënon vitin e tretë të monitorimit të sistemit bankar. Qëllimi parësor

Instituti për Studime të Avancuara GAP është një Think-Tank i themeluar në tetor të 2007 në Kosovë. Qëllimi kryesor i GAP-it është të tërheq profesionistë për të krijuar një ambient të zhvillimit dhe hulumtimit profesional, që haset në institucione të ngjashme në shtetet perëndimore. Kjo gjithashtu u ofron mundësi kosovarëve për hulumtimin, zhvillimin dhe implementim e projekteve me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Prioritet për këtë Institut është mobilizimi i profesionistëve në adresimin e sfidave ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Qëllimet kryesore të GAP-it janë të mbush zbrazëtitë në mes të qeverisë dhe qytetarëve, si dhe të mbushë zbrazëtitë në mes të problemeve dhe zgjidhjeve.

Instituti për Studime të Avancuara GAP përkrahet nga: