A.U.K Training and Development Institute OFERTË … of Advertising.pdf · Marketingu Digjital...

5
A.U.K Training and Development Institute OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Transcript of A.U.K Training and Development Institute OFERTË … of Advertising.pdf · Marketingu Digjital...

A.U.K

Training and Development Institute

OFERTË

Menaxhimi i Marketingut

Workshop

Rreth Trajnimit

Menaxhimi i marketingut është disiplina organizative e cila fokusohet në zbatimin praktik të marketingut, teknikat, metodat brenda ndërmarrjeve, organizimin, menaxhimin e burimeve të marketingut të firmës dhe aktiviteteve.

Globalizimi i ka shtyer companitë në marketing edhe përtej kufijve vendorë, duke e bërë të marketingun ndërkombëtar shumë të rëndësishëm dhe pjesë integrale e strategjisë së firmës. Për të krijuar një strategji efektive të menaxhimit të marketingut me kosto-efektive, kompanite duhet të njohin biznesin e tyre detajisht dhe tregun në të cilin ata veprojnë.

Në analizimin e këtyre çështjeve, disiplina e menaxhimit të marketingut shpesh përputhet me disiplinën lidhur e planifikimit strategjik.

Objektivat e Trajnimit

Ky trajnim ofron një hyrje në të gjitha aspektet e marketingut, duke përfshirë planifikimin strategjik të marketingut, hulumtimin e marketingut, planifikimin dhe zhvillimin e produktit, planifikimin e promovimit, distribuimin dhe çmimi. Siguron një kuptim në teoritë e variablave mix të marketingut, dhe një aplikim praktik në kontekst të proceseve të ciklit të menaxhimit të marketingut të hulumtimit, planifikimin, organizimin, zbatimin dhe kontrollin.

Ne fund te këtij trajnimi, pjesëmarrësi do te mësojë teknikat,

tendencat, komunikimin, sjelljet e marketingut. Ju do të mësoni si

të identifikoni qëllimet e lidhura drejtpërdrejtë me nevojat e

blerësve me interes, si të nxirrni në pah sa më shumë që është e mundur nga ekipi juaj, dhe si

të përdorni veglat e menaxhimit të marketingut për të përfunduar punën në kohë.

Dobitë e përfituara nga ky trajnim:

Analiza e Mjedisit të Brendshëm dhe të

Jashtëm

Udhëheqja e Nevojshme

Gjithcka mbi Marketingun

Tendencat e Marketingut

Brendimet, Strategjitë dhe Menaxhimi

Sjellja e Konsumatorit

Marketingu Digjital

Komunikimi i Integrimit të Marketingut

Produktet dhe çmimi

Kush mund të aplikoj?

Këtë trajnim mundë ta ndjekun kushdo që

ka interesim në menaxhim, marketing,

apo zhvillim të njohurive.

Të gjithë ata që në një pozitë të

marketingut, por nuk keni asnjë trajnim

formal në këtë lami.

Të gjithë ata që për një karrierë në fushën

e marketingut, por duhet të dini më

shumë në lidhje me atë që është i

përfshirë para se të bëjni një investim të

madh në arsimim të lartë.

Metodologjia e Trajnimit

Trajnimi është interaktiv dhe përfshin punëtori brenda trajnimit. Trajnimi ngërthen në vete edhe

punën ekipore të pjesëmarrësve dhe ekspozim ndaj rasteve të ndryshme të shitjeve apo të

klientëve të pakënaqur ku do të simulohen raste studimore në Kosovë dhe më gjërë.

Instruktori për këtë trajnim:

URAGAN ALIJA PTK

Posedon titullin MBA në Marketing dhe Shitje nga Danube

University Krems, dhe titullin Ekonomist i Diplomuar nga Fakulteti

Ekonomik në Universitetin ë Prishtinës. Z. Alija është i certifikuar

në Menaxhimin e Projekteve Profesionale (PMP) që 4 vite,

posedon Licencën Evropiane për Aftësi Afaristë në Biznes (EBC*L),

certifikim në Menaxhimin Strategjik të Shitjeve, Trajner i

certifikuar ndërkombëtarisht për Menaxhim të Projekteve, Kujdes

ndaj Konsumatorit, Marketing dhe Psikologji të Biznesit. Është

ligjërues korrespondent në A.U.K TDI, UBT, WIFI Austria dhe Odën

Ekonomike të Kosovës, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së

Shqipërisë. Z. Alija ka mbajtur trajnime për një numër të madh të

organizatave ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë dhe Shqipëri.

Ka më shumë se nëntë vjet përvojë në projektimin dhe përgatitjen e kurrikulave të trajnimit, ofrimit të

trajnimit dhe ndërtimit të kapaciteteve. Konsulent i pavarur për kompani të ndryshme në lëmine e

biznesit dhe të marketingut.

044 112 252| [email protected]

Kontakti

A.U.K Training and Development Institute

Rr. Dr. Shpëtim Robaj, n.n., Prishtinë 10000, R. e Kosovës

Tel +381 (0)38 608 608 ex: 600

Fax +386 (0)49 774 112

http:/www.auk.org/tdi

Orët kontaktuese

Përfundimi i suksesshëm i pakos kërkon 16 orë kontakti, 8 për secilin trajnim. Pasi që shumica e

kandidatëve janë duke punuar në punë profesionale, ligjëratat do të zhvillohen ditëve të shtunë

në mënyrë që mos t’ju shkëpusim nga puna. Ky model trajnimi është propozuar në mënyrë që

të lejojë kohë të mjaftueshme për pjesëmarrësit për të mësuar, punë në grupe dhe të lexoni

materiale. Ligjëratat do të mbahen në ndërtesën kryesore të AUK-ut.

Çertefikatë të Pjesëmarrjes

Pas përfundimit me sukses të trajnimit, kandidatët do të marrin

Çertifikatë të Pjesëmarrjes të lëshuar nga AUK Instituti për

Trajnim dhe Zhvillim. Certifikata e pjesëmarrjes lëshohet vetëm

nëse kandidati merr pjesë> 70% të ligjëratave.

Orari i propozuar

Orari i propozuar për këtë trajnim:

*orari mund të ndërrohet para fillimit të trajnimit

ORARI

MODULI DATA ORA INSTRUKTORI

Menaxhimi i Marketingut E Shtunë - 11 Korrik, 2015 09:00 – 17:00 Uragan Alija

Menaxhimi i Marketingut E Shtunë - 18 Korrik, 2015 09:00 – 17:00 Uragan Alija

Menaxhimi i Marketingut E Shtunë - 25 Korrik, 2015 09:00 – 17:00 Uragan Alija

Çmimi

Pagesa e ketij trajnimi mund te behet pernjehere ose ne keste.

AUK është një organizatë jo-fitim-prurëse me statusin e benefitit publik. Si i tillë, në këtë cmim nuk është përfshirë TVSH dhe ky është cmimi përfundimtar të cilin ju ose organizata juaj duhet të paguajë.

Pagesa e trajnimit mund te perfundohet duke perdorur keto informata:

Emri i Llogarise: A.U.K. Application and Tuition Numri i OJQ-se: 5200074-2 Numri Fiskal: 600191770 Numri i Llogarise: 150-109000-0540-557 Raiffeisen Bank – RBKO Emri i Bankes: Raiffeisen Bank Kosovo (RBKO)

Pershkrimi Pagesa e Plote

Trajnimi dhe materialet mësimore 185.00 €