ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eu · Kosova ka BPV vjetore për kokë banori prej...

16
ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN Ringjallja e ekonomisë

Transcript of ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eu · Kosova ka BPV vjetore për kokë banori prej...

ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËNRingjallja e ekonomisë

RINGJALLJA E EKONOMISË | 3

MBËSHTETJA E BIZNESEVE NË KOSOVË

Në vitin 1999, Bedri Kosumi, një fermer nga Komuna e Vushtrrisë themeloi një ndërmarrje të vogël tregtare të quajtur “Pestova”. Sot Pestova është një fabrikë moderne për prodhime të patates, është agjent ekskluziv për marka të ndryshme të makinerisë dhe të farës Agora, si dhe partner dhe forcë ngasëse për shumë fermer lokal.

Ky është vetëm një prej bizneseve të shumta anekënd Kosovës që ka përfituar nga miliona euro të investuara nga BE-ja. E tëra ka filluar në vitin 2006, kur ndihma për planifikim dhe hulumtim të biznesit ishte më së e nevojshme për z. Kosumi i cili aplikoi për projektin e financuar nga BE-ja MR/SHKB.

Shkurtesa do të thotë Menaxhim të Rimëkëmbjes dhe Shërbime Këshilluese për Biznese. Më pas, kur ndërmarrja e tij ishte e qëndrueshme, ai u kualifikua për përkrahje edhe më intensive sipas MR-së. I ndihmuar nga të dytë z. Kosumi zhvilloi projekte të fuqishme që tërhoqën 1.9 miliona euro nga fondi i ndërsjellë i kapitalit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të investuar në pajisje më të mira dhe për zhvillim të produkteve dhe tregjeve të reja.

BE-ja është duke investuar mjaft shumë në ndërtimin e ekonomisë së Kosovës e cila edhe pse e vogël është ekonomi mjaft e hapur.

Kosova ka BPV vjetore për kokë banori prej rreth 1,500 euro, që është më pak se gjysma e BPV-së së secilit vend tjetër në rajon, sipas Bankës Botërore. Importet zënë rreth 60% të BPV-së. Eksporti është i neglizhueshëm, kryesisht hekurishte dhe nikel.

Pjesa më e madhe e të hyrave në Kosovë përbëhet prej dërgesave nga kosovarët që jetojnë jashtë vendit dhe nga donacionet. Ngritja prej 3% gjatë dy viteve të kaluara është kryesisht rezultat i privatizimit dhe nga bizneset e shkallës së vogël të shitjes me pakicë, është ngritje tepër e ngadaltë për të mundësuar që BPV-ja të kap hapin me vendet fqinje. Më e rëndësishmja është papunësia prej 40% që është një problem i rëndë që po nxitë emigrimin.

Prandaj ekziston nevoja urgjente për rritje ekonomike për krijimin e më shumë vendeve të punës. Për këtë arsye Kosova dëshiron që të zhvillojë sektorin privat të dominuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM).

¹Sipas RKSKB 1244/1999

4 | RINGJALLJA E EKONOMISË

PSE BIZNESET KANË NEVOJË PËR PËRKRAHJE?

Fillimi i biznesit është njëra prej gjërave më sfiduese që mund të bëjë një ndërmarrës. Përkrahja ndihmon

Në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2008-2010, Qeveria pranon se themelimi dhe rritja e ndërmarrjeve të reja të vogla ka tendencë që të krijojë më së shumti vende të reja të punës. Prandaj krijimi i kushteve për lulëzimin e bizneseve fillestare dhe NVM-ve është prioritet. BE-ja po punon shumë të arritur pikërisht këtë synim. Qasja e saj në shumë aspekte përfshinë sigurimin e:

• Qasjes më të lehtë në financa • Aftësimit dhe kualifikimit më të mirë për punëtorët dhe menaxherët • Përputhjes me standardet ndërkombëtare, duke iu ndihmuar kompanive që të kenë qasje në tregje; • Një sistemi të taksave që është i favorshëm për rritje • Procedurës dhe sistemeve që sigurojnë transparencë më të madhe, së paku në tenderët e prokurimit publik • Infrastrukturës që funksionon, dhe • Përkrahjes për ndërtimin e kapaciteteve qeverisëse qendrore dhe lokale

për të krijuar politikat dhe strategjitë e nevojshme nga bizneset për të shfrytëzuar maksimalisht pasurinë kryesore të Kosovës, rininë e saj

Një anketë e zhvilluar në vitin 2006 gjeti 50% e bizneseve fillestare që punojnë me forca të veta, dështojnë brenda dy viteve të para, përderisa shumë prej tyre mbijetojnë po që se pranojnë përkrahje teknike dhe financiare. Edhe firmat e themeluara kanë nevojë për vëmendje. Anketat dhe intervistat tregojnë se shumica e kompanive ekzistuese në Kosovë kanë nevojë për përkrahje në një varg masash që kërkohen për t’i bërë ato konkurruese, përfshirë:

• Hulumtimin e tregut dhe planin e biznesit • Riorganizimin dhe ristrukturimin • Themelimin e sistemeve financiare • Zbatimin e standardeve të BE-së • Planifikimin strategjik

Për këtë arsye gjatë dekadës së fundit, BE-ja ka financuar një numër projektesh duke ofruar kështu përkrahje të drejtpërdrejtë për bizneset. Këto përkrahje janë të dy llojeve.

NVM-të KRIJOJNË MË SË SHUMTI VENDE TË REJA PUNE

RINGJALLJA E EKONOMISË | 5

FILLIMI I FUNKSIONALIZIMIT TË TYRE

Vetëm mikro-ndërmarrjet kanë krijuar 1500 vende pune me orar të plotë dhe 1014 mundësi për vende

pune sezonale apo me orar të pjesshëm

Lloji i parë i projektit fokusohet në ofrimin e grantit të drejtpërdrejtë për përkrahje me financim pa kompensim për të nxitur rritje në rajonet e varfëra dhe të margjinalizuara. Këtu përfshihen: › Programi për Stabilizimin e Komunitetit (PSK). Fillimisht ka pas për qëllim 18 fshatra në 10 komuna, deri në vitin 2008 dhe mbuloi

200 fshatra në 23 komuna, duke u përqendruar kryesisht në komunitetet pakicë. PSK-ja ka përkrahur 648 projekte për mikro-ndërmarrje, duke blerë pajisje dhe duke i mundësuar ndërmarrësit që të themelojnë biznese të vogla që nga mbajtja e bletëve deri tek punëtoria për tapiceri apo dyqane për riparim të pajisjeve elektrike. PSK-ja gjithashtu ka ndihmuar në financimin e 165 projekteve në komunitetet e vogla që kishin mungesë të shërbimeve siç është shërbimi me minibus apo rrjeti i ujësjellësit.

› Zbutja e varfërisë për komunat e margjinalizuara (ZVKM). Edhe pse i ngjashëm me PSK, ky projekt prej 3 milion euro ka pasur për qëllim komunitetet

më të rrezikuara, pavarësisht prej origjinës etnike. Në mes të vitit 2006 dhe 2009, ZVKM ka dhënë grante për 211 individë dhe 19 grupe të ndryshme nga komunitetet. Asistencë është ofruar gjithashtu edhe për Qendrat rajonale për biznes (QRB). Këto ofrojnë shërbime falas interneti; ndihmojnë në zhvillimin e propozimeve afariste dhe të tregjeve hulumtuese; ofron trajnim dhe shërbime të marketingut dhe për promovim të produkteve. ZVKM-ja gjithashtu ka organizuar një panair biznesi për përfituesit e granteve dhe për palët e interesuara.

› Fondi për agro-përpunim & ringjallje industriale (FAIR). I nisur në vitin 2007, FAIR ka përkrahur kompani të rëndësishme prodhimi, agro-

përpunimi apo kompani me shërbime për zhvillim, potencial për eksport apo zëvendësim të importit në pesë komuna në veri të Kosovës. Bizneset e reja dhe në zgjerim e sipër janë këshilluar për biznes dhe kanë pranuar grante në vlerë në mes 50,000 dhe 200,000 euro për investime të reja, përderisa bizneset kanë mbuluar 25% të vlerës totale. Më shumë se 2.3 miliona euro u janë dhënë 17 përfituesve me 5.3 miliona euro në investime. Produktet kanë përfshirë salsiçet, orenditë, kartonët e vezëve (nga letra e ricikluar) dhe syzet me dioptri. Tetë firma tani ofrojnë produkte të cilat më parë ishin importuar.

› Programi për përkrahje të krijimit të vendeve të punës I nisur në vitin 2006, ky projekt ka shpenzuar 5 milion euro për të krijuar mundësi punësimi

në komunën e Mitrovicës dhe Zveçanit duke themeluar biznese të reja apo duke i zgjeruar ato ekzistueset. Grantet janë përdorur për të rinovuar objektet ekzistuese dhe pajisjet si dhe për sigurimin e objekteve të reja të infrastrukturës, kryesisht për zhvillimin e skemës për NVM-të. Projektet e përkrahura kanë përfshirë ndërtimin e vendeve për bizneset e vogla për prodhim, tregun e bagëtive; tregun shumetnik dhe një park biznesi në jug të Mitrovicës; një treg me kioska dhe zhvillim të brigjeve të lumit në Mitrovicën e veriut, dhe një kompleks biznesi si dhe një treg ndërkombëtarë për shitje me shumicë në komunën e Zveçanit.

6 | RINGJALLJA E EKONOMISË

ZHVILLIMI I MJEDISIT AFARIST

E ndihmuar në çdo aspekt të biznesit të modës

Lloji i dytë i projektit për përkrahje të bizneseve fokusohej më shumë në sigurimin e ndihmës së ekspertëve sesa në sigurimin e financimit dhe këto projekte kanë qenë të hapura për të gjitha kompanitë në secilin rajon. Këto projekte synonin promovimin e zhvillimit të ndërmarrjeve, modernizimin dhe punësimin duke vënë në cak ndërmarrjet kryesore, sidomos ato me potencial për eksport. Projektet e rëndësishme përfshijnë:

› Shërbimet për këshillim të bizneseve (SHKB). Kjo u mundëson firmave që të kenë qasje në ndihmën e këshilltarëve vendor, për

shembull me analizën e hulumtimit të tregut, zhvillimin e markës, apo paraqitjen e sistemeve cilësore për menaxhim. BE-ja ka bartur 50% të shpenzimeve. Që nga viti 2010, SHKB-ja ka ndihmuar rreth 252 kompani në Kosovë

› Menaxhimi i Rimëkëmbjes (MR). Deri në vitin 2010, Pestova ishte vetëm njëra ndër 45 firmat kosovare

përfituese. MR, që i vihet në dispozicion vetëm kompanive me së paku 50 punëtorë dhe me qarkullim vjetor prej 1 milion euro dhe potencial për zhvillim të qëndrueshëm, ka për qëllim që të siguroj zhvillimin apo mbijetesën e tyre përmes përmirësimit të performancës, zgjerimit të tregjeve dhe shtimit të konkurrencës. Kompanitë mund të marrin këshilla falas nga këshilltarët ndërkombëtarë për kohë të gjatë.

Përkrahja e projektit zakonisht përfshinë: • Zhvillimin e strategjive për shitje dhe marketing • Shqyrtimin e mundësive për eksport • Ristrukturimin e organizatës dhe • Tërheqjen e financave

Krenare Rugova, njëra ndër dizajneret e reja më të mira në Kosovë ka marrë një grant prej mbi 100.000 euro për makina të rrobaqepësisë. Por ajo është entuziazmuar në veçanti nga këshillat që ka marrë nga ekspertët ndërkombëtarë. “Kam mësuar aq shumë në veçanti nga kjo e dyta”, thotë ajo. Ai e mësoi Krenaren jo vetëm lidhur me materialet dhe teknikat e qepjes dhe se si të trajnojë rrobaqepëset e saj, por edhe si të caktoj çmimet, si t’i organizoj linjat e saj të prodhimit dhe si t’i organizoj koleksionet e saj. “Ai me ka ndihmuar në secilin aspekt të këtij profesioni”, tha ajo. Sot, koleksionet e saj janë tepër të njohura në vend dhe gradualisht edhe jashtë vendit. Së pari në Evropë dhe tani edhe në Kanada.

SJELLJA E EKSPERTËVE

“Ne pa dyshim do t’ua rekomandonim SHKB/MR ndërmarrjeve tjera ... dhe çdonjërit që dëshiron të konkurroj në tregun rajonal” tha Butrint Batalli, menaxher i përgjithshëm i IVOVA-së

JANË PAK EKSPERTË NË TË GJITHA FUSHAT E BIZNESIT

RINGJALLJA E EKONOMISË | 7

Qasja në agjencitë e kualifikuara për

përkrahje të bizneseve dhe në aftësim janë vitale

Por për ta zgjeruar një biznes dhe për të konkurruar në ekonominë globale, nevojitet më shumë sesa ndihma e drejtpërdrejtë. Këtu nevojiten politika të mira.

Politikat në nivel kombëtar, për shembull: • Zbatojnë kornizën ligjore që mundëson bizneset që të konkurrojnë dhe të modernizojnë teknologjinë e tyre • Sigurojnë shërbime më të mira përkrahëse për biznese • Zhvillojnë një kulturë për ndërmarrësi • Ofrojnë siguri për cilësinë e produkteve, dhe • Sigurojnë qasje në financa me norma konkurruese

Qeveria është në dijeni për këtë. BE-ja është duke ndihmuar. Ka shpenzuar 3 milion euro në “ndërtimin e kapacitetit” në Ministrinë për Tregti dhe Industri (MTI) të Kosovës. Kjo do të thotë se ka aftësuar MTI-në për të miratuar politikat e duhura, strategjitë, ligjet dhe kornizat rregullative, duke përmirësuar konkurrencën e NVM-ve dhe duke e përvijuar Kosovën me Aktin Evropian për Biznese të Vogla. Kjo nënkupton gjithashtu edhe bisedimin në secilën fazë me institucionet e sektorit privat, asociacionet në sektorin e biznesit dhe NVM-të, për të siguruar marrjen parasysh nevojat kryesore të biznesit.

Por niveli rajonal është gjithashtu i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi përkrahës për biznese. Për këtë arsye në vitin 2008 BE-ja ka ndihmuar në themelimin e pesë Agjencive ndërkomunale për zhvillim rajonal në Kosovë.

Të përkrahur nga projekti i BE-së për Zhvillim Ekonomik Rajonal (ZHER), agjencitë për zhvillim rajonal kanë hartuar strategjitë për zhvillimin rajonal, duke i analizuar nevojat vendore dhe duke u këshilluar me partnerët vendor. Ata kanë punuar edhe me partnerët vendor për të ndihmuar në dizajnimin e projekteve. Me 7.4 milion euro të financimit nga BE-ja për AZHR gjatë vitit 2010, ato që janë miratuar gjer tani përfshijnë projektet për: themelimin inkubatorëve të biznesit për përkrahje të ndërmarrësve vendor; zhvillim të potencialit për turizëm; dhe themelimi i qendrave për grumbullim të produkteve bujqësore që mundëson fermerët të ruajnë, ftohin dhe përpunojnë produktet për shitje gjatë tërë vitit, në vend se t’i shesin ato gjatë sezonit me çmime tejet të ulëta.

AZHR-të gjithashtu kanë ndihmuar partnerët lokal që të bëjnë propozime për financim për projektet e BE-së për shembull projekti për Zhvillim Rural.

ZHVILLIMI I MJEDISIT AFARIST

RINGJALLJA E EKONOMISË

RINGJALLJA E EKONOMISË

10 | RINGJALLJA E EKONOMISË

Anketa e Bankës Botërore 2009 mbi ndërmarrjet tregon se 28% të firmave të mëdha të Kosovës shohin mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Për të tërhequr investime që rezultojnë me vende pune për punëtorë të kualifikuar dhe të ardhura të mira, Kosova ka nevojë për një fuqi punëtorë të arsimuar dhe të kualifikuar. BE-ja gjithashtu po punon në këtë drejtim. BE-ja ka derdhur resurse në përmirësimin e cilësisë së shkollave dhe arsimit, përfshirë skemat për të përvijuar kualifikimet dhe standardet me normat ndërkombëtare; ka ndërtuar kapacitetin e Ministrisë së arsimit; ka modernizuar kurrikulumet dhe planet mësimore; si dhe ka zhvilluar aftësitë për trajnimin e mësimdhënësve. BE-ja gjithashtu ka ndërmarrë iniciativa të cilat drejtpërsëdrejti adresojnë nevojat për kualifikime nga ana e bizneseve, përfshirë zhvillimin e:

• Trajnimeve për ndërmarrësi në shkollat për aftësim dhe arsim profesional • Programe të stazhimit dhe aftësimit trajnuese për të ndihmuar ngritjen e aftësive dhe për të joshur njerëzit e papunë, dhe • Trajnimeve në vend të punës për të përmirësuar aftësitë e atyre që janë të punësuar

Një iniciativë afatgjatë dhe e nevojshme është KOSVET V, e cila përkrah zhvillimin e një sistemi për sigurinë e cilësisë, akreditimin dhe kualifikimet, në veçanti në arsimin dhe aftësimin profesional. Kjo iniciativë do të ndihmoj që kualifikimet kombëtare të Kosovës të jenë në përputhje me Kornizën Evropian të Kualifikimeve dhe se kualifikimet e punëtorit të njihen këtu dhe jashtë vendit.

Një shembull më aktual është KOSVET VI, një projekt që ka për qëllim të ndihmoj të rinjtë e papunë. Një mënyrë është që tu ofrohet atyre trajnim në vend të punës prej 3 muajsh në kompanitë që kanë vullnet t’i mbajnë ato trajnime. Trajnerët janë vendorë dhe ndërkombëtarë. Si të trajnuarit dhe ashtu edhe firmat kanë përfituar nga trajnimet e mbajtura për nevojat e kompanisë. KOSVET VI gjithashtu ofron një program trajnues 20 ditor për të papunët që dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre, duke iu ofruar atyre bazat për marketing, shitje, financa dhe planifikim të biznesit. Kjo është e rëndësishme sepse shumë njerëz e fillojnë biznesin pa kurrfarë plani, përderisa planifikimi i duhur në masë të madhe i përmirëson gjasat për sukses.

ZHVILLIMI I SHKATHTËSIVE

BUJQËSIA – NJË RAST I VEÇANTË Një projekt prej 2 miliona euro për sigurinë e ushqimit ka rritur potencialin komercial dhe të eksportit të sektorëve të bujqësisë dhe agrobiznesit duke e përmirësuar kontrollin e shëndetit të kafshëve, sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, sipas standardeve të BE-së dhe kërkesave teknike. Projekti i ka sjellë nën një ombrellë institucionet e fragmentuara me mandat të kontrollimit të ushqimit dhe i ka bërë rregulloret më efikase dhe më të kuptueshme. Në të kaluarën janë zbatuar standardet e ndryshme për sigurinë e ushqimit të cilat rezultuan në dyfishime, mospërputhje dhe konfuzion. Në përgjithësi pritet që industria e ushqimit do të rris konsumin vendor dhe eksportin përderisa produktet ushqimore nga Kosova do të përmbushim kërkesat shëndetësore dhe ato të sigurisë së ushqimit. Projekti gjithashtu do të ndihmoj punësimin rural;do të zvogëloj rrezikun nga sëmundjet që burojnë nga ushqimi dhe do të përmirësojë sistemin për kontrollim të shëndetit të kafshëve. Për më tepër, falë kontrolleve më të rrepta, do të ketë më pak rrezik nga përhapja e sëmundjeve të kafshëve dhe më pak rrezik nga kompensimet e larta të ankesave.

RINGJALLJA E EKONOMISË | 11

Investitori do të pyes: A do të ketë ndërprerje të

energjisë elektrike?

Përkrahja për infrastrukturën përfshinë strategjitë, politikat dhe ligjet e duhuraPor punëtorët e kualifikuar dhe menaxhmenti ndërmarrës nuk mjaftojnë. Ju duhet edhe infrastruktura e mirë. Investitorët potencial do të pyesin: A do të ketë ndërprerje të rrymës? Sa janë rrugët e mira? A mund të kemi qasje në tregjet përtej kufirit? BE-ja ka ndihmuar mjaft shumë edhe këtu.

Për shembull, BE-ja ka investuar 430 milion euro për t’i ofruar Kosovës një sistem të qëndrueshëm të energjisë elektrike gjatë dekadës së fundit. Ky investim ka mbuluar çdo gjë, që nga riparimet emergjente dhe riparimet e termocentraleve, minierave të thëngjillit dhe sistemeve rajonale të ngrohjes, gjer te investimet masive në sistemin e distribucionit dhe importeve gjatë dimrit në vitin 1999 dhe 2000 duke përmirësuar faturimin dhe inkasimin, duke promovuar efiçiencën në energji si dhe trajnimin e auditorëve. Rezultati: Sot, furnizimi me energji elektrike mund të konsiderohet si i besueshëm.

BE-ja gjithashtu ka investuar edhe në rindërtimin e rrugëve dhe urave dhe në përmirësimin e kalimit të kufirit. Kosova është një vend i vogël, pjesa më e madhe e së cilës është afër kufirit. Atje ku ekziston një bashkëpunim i mirë ndërkufitarë, kufijtë paraqesin mundësi. Atje ku nuk ka, paraqesin stagnim. Për këtë arsye, BE-ja ka themeluar programin për bashkëpunimin ndërkufitarë për të promovuar dhe vendosur bashkëpunimin dhe integrimin shoqëror dhe ekonomik me vendet fqinje.

MË SHUMË PUNË E MË PAK FJALËEkziston “infrastruktura” e llojit ligjor dhe administrativë. Me qëllim që NVM-të të lulëzojnë, kjo infrastrukturë duhet të funksionoj rrjedhshëm, drejtë dhe pastër. Kjo do të thotë:

• Një sistem i gjykatave që zgjidh kontestet në mënyrë të paanshme, të shpejtë dhe më pas me vendosmëri me dhe me efikasitet i zbaton vendimet e tij • Një sistem të ankesave administrative dhe juridike që funksionon shpejt • Një sistem i prokurimit publik qe i jep tenderët në mënyrë të drejtë dhe transparente • Sistemet e tatimeve dhe taksave doganor që janë efektive dhe që udhëhiqet në bazë të rregulloreve të qarta • Administratë që nuk përfshinë shumë burokraci • Legjislacion që është i qëndrueshëm së brendshmi

PËRKRAHJA NË INFRASTRUKTURË

PËRKRAHJA PËR INFRASTRUKTURË PËRFSHINË STRATEGJITË, POLITIKAT DHE LIGJET E DUHURA

12 | RINGJALLJA E EKONOMISË

ZVOGËLIMI I PENGESAVE DREJT SUKSESIT

Është e qartë se Kosova ka ende rrugë për të bërë. Anketa e fundit e Bankës Botërore me 270 ndërmarrje tregon se vetëm 45% prej tyre i shohin gjykatat si të paanshme përderisa 73.4% shohin korrupsionin si pengesë të madhe, siç e shohin 33% në tërë rajonin. Por përpjekje janë duke u bërë. Dhe BE-ja po e kryen pjesën e saj.

Një shembull i rëndësishëm është projekti për përkrahje për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i cili ka zhvilluar procedura të inspiruara nga BE-ja për të ndërtuar kompetencë dhe nder moral, dhe më pas ka përdorur ato për të shqyrtuar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët.

Përmbylla e suksesshme e procesit të riemërimit ka hapur një kapitull të ri për shërbimin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës. Përfshirja e drejtpërdrejtë e pesë gjykatësve dhe prokurorëve në punën e Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial (KPGjP) ka siguruar që procesi i përzgjedhjes së gjykatësve dhe prokurorëve në të ardhmen të bëhet në bazë të procedurave të vendosura. Projektet tjera të financuara nga BE-ja kanë të bëjnë me:

› Përkrahje për Qeverinë Lokale:Kjo përfshinë trajnimin e zyrtarëve të qeverisë lokale dhe analizën sistematike për përputhshmëri të 94 ligjeve që ata duhet të zbatojnë.

› Përkrahje për Doganat dhe Administratën Tatimore:Një projekt në këtë fushë ka për qëllim që t’i sjell këto institucione të Kosovës në linjë me standardet e BE-së për efikasitet, transparencë dhe përdorim të lehtë. Masat përfshijnë: thjeshtësimin e procedurave për eksport-import dhe formalitetet doganore; aplikimi i teknikave moderne/mbledhja e inteligjencës dhe informatave, vlerësimi i rrezikut, etj. për luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar në kufij; ndihma në krijimin e Njësisë për Hetimin e Mashtrimeve në Tatim.

› Përkrahje për Institucionet Anti-Korrupsion:Ky projekt ka kontribuar në përpilimin e legjislacionit kyç në Kornizën kombëtare për anti-korrupsion. Kjo përfshinë katër ligjet aktualisht në përpilim, ai mbi Agjencinë Anti-Korrupsion, mbi Deklarimin e Pasurisë, mbi Konfliktin e Interesit dhe mbi Financimin e Partive Politike. Projekti gjithashtu ka ndihmuar edhe me ndryshimet e neneve përkatëse të Kodit Penal të Kosovës.

Kosova është një vend i vogël, pjesa më e madhe e së cilit është afër kufirit. Atje ku ekziston një bashkëpunim i mirë ndërkufitarë, kufijtë paraqesin mundësi.

Atje ku nuk ka, kjo paraqet stagnim. Për këtë arsye, BE-ja ka vendosur programin për bashkëpunimin ndërkufitarë për të promovuar dhe vendosur bashkëpunimin dhe integrimin shoqëror dhe ekonomik me vendet fqinje.

RINGJALLJA E EKONOMISË | 13

MIRATIMI I STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE

› Përputhja me Standardet e BE-së në Prokurim Publik:Ky është një projekt me vlerë prej 1.9 miliona euro për të ndihmuar në zhvillimin e sistemit të prokurimit publik të Kosovë, që siguron transparencë dhe përputhshmëri dhe standardet aktuale të BE-së. Kjo nuk është vetëm çështje morale. Nëse ryshfeti vendos se kush e fiton tenderin, kontraktuesi nuk është doemos kandidati më i mirë dhe shpeshherë i nxjerr shpenzimet duke mos i përmbushur siç duhet detyrat e projektit.

› Hartimi i një Kornize për vlerësim, standardizim, testim dhe cilësi (VSTC):Ky projekt ka përkrahur Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në zhvillimin e institucioneve përgjegjëse për kontrollim të cilësisë së produkteve dhe sigurinë e tyre. Kosova ka miratuar disa Standarde Evropiane, ka përshtatur rregulloren për prodhime ndërtimore me kërkesat e BE-së falë BE-së, laboratorët tani janë në gjendje që të kontrollojnë sigurinë e masave përkatëse (litrat, kg, etj.) të produkteve. › Ndihmë për Zyrën për Pronësi Industriale dhe të Drejta Autoriale:Ky projekt është duke kontribuar që të përvijojë legjislacionin aktual për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale me kërkesat e cilitdo partner tregtar për marrëveshje efektive tregtare. Ky projekt po përkrah jo vetëm zhvillimin e Zyrës për të Drejta të Pronësisë Industriale brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, por ka ndihmuar gjithashtu në themelimin e zyrës për të Drejta Autoriale brenda Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

› Përkrahje për Investime dhe promovim të Eksportit. Eksporti pothuajse nuk kontribuon fare në BPV-në e Kosovës. Kjo duhet të ndryshohet: baraspesha e mirë e tregtisë është vitale për çdo ekonomi. Për të arritur këtë nevojiten: tregtia, investimet dhe promovimi i eksportit. Gjer tani janë përkrahur një numër projektesh, përfshirë:

› Projekti për promovim të investimeve, i dizajnuar për të fuqizuar institucionet që promovojnë investime vendore dhe të huaja. Ky projekt ka përfshirë punën për të ndërtuar Agjencinë për Import dhe Eksport që ofron të gjitha shërbimet përkatëse, që është efektive dhe e fuqishme, dhe të koordinojë kontaktet e drejtpërdrejta në mes bizneseve kosovare dhe partnerëve të huaj. Kjo ka rezultuar me së paku 20 investime të qëndrueshme dhe partneritete në mes të kompanive kosovare dhe atyre të shteteve anëtare të BE-së.

› Projekti për zhvillim të mëtutjeshëm për zhvillim të tregtisë në Kosovë i cili do të ndihmojë që politikat tregtare të jenë në përputhje me rregullat dhe praktikat ndërkombëtare.

DREJT SË ARDHMES Infrastruktura ekonomike ka bërë rrugë të gjatë që nga viti 1999. Ende ka rrugë të gjatë për tu bërë, por jo vetëm. Në të ardhmen, ashtu sikurse në të kaluarën, infrastruktura ekonomike do të ketë përkrahjen e fuqishme të Bashkimit Evropian.

“Ky botim është hartuar me ndihmën e Bashkimin Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetme e Zyrës Ndërlidhëse të BE-së në Kosovë dhe në asnjë mënyrë nuk konsiderohet se pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.”

KONTAKTIZyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë

A. Rruga Kosova 1 (P.O. Box 331)Prishtinë, KOSOVË

T. +381 38 51 31 200 F. +381 38 51 31 304

E. [email protected]

W. www.delprn.ec.europa.eu