Analize e nje vepre arti. Darka e fundit Leondardo Da Vinci.
-
Upload
antzela -
Category
Art & Photos
-
view
643 -
download
15
Transcript of Analize e nje vepre arti. Darka e fundit Leondardo Da Vinci.
Shkolla 9 vjecare:”Lasgush Poradeci”
Klasa:VII-A
Projekt
“Analize e nje vepre arti”
“Darka e Fundit.Leonardo Da Vinci.”
Punoi:Albina Maxharraj
Juliana Gurra
Eltion Xhepa
Rejdi Korcari
Jeta dhe vepra e Leonardo Da Vincit.
Leonardo da Vinçi
Leonardo di ser Piero da Vinci (origj. Leonardo da Vinci i njohur edhe si Da
Vinci ose Leonardo) lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2
maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da
Vinci ishte noter ndërsa e ëma Katerina një fshatare.
Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchios, në shitoren e të cilit njohu
bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij të hijshëm
me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t ndikuan te Leonardoja, por më pas
ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo. Ai është një ndër humanistët më të
mëdhenj ne kategorinë e artit. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të
rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha
fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i
madh në krahasim me kohën e tij.
Jeta
Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Por qarkullojnë një sasi pasaktësish e
thjesht fantazish, përfundim i pesë shekujsh studimesh të përafërta.
Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo" ("Leonardi").
Prandaj referohet një vepër e tij si "një Leonardo" e jo si "një da Vinç". Ndoshta, nuk
përdorte emrin e të atit - me të cilin përndryshe do të punonte (krijonte) në Firence – pasi
që ishte një bir i paligjshëm.
Leonardo lindi në 1452 në Vinçi. E dimë orën e datën e saktë falë një dokumenti të
shkruar nga gjyshi: "1452, lindi një nip i imi, biri i Ser Piero, im bir në ditën 15 prill të shtunën në orën 3 të natës. Pat emrin Lionardo. E pagëzoi prifti Piero di Bar tolomeo da
Vinci."
Thuhet se Leonardo (që jetoi 5 vjet me të ëmën) ra një herë nga krahët e saj dhe një herë
tjetër pas një viti nga ballkoni.
Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor nxënës në shitoren e Verrokios, ku
mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi të gjitha edhe nga Lorenco
di Kredi, në këto mënyra mund të referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh në Firence);
filloi shumë shpejt të vizatonte për vete në Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi
për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxënës.
Shtatëdhjetë ton bronz që u menduan për "Kalin e Madh", një gdhendje (statujë) kali e
Leonardos, u përdor në vend të tij për të prodhuar armët e nevojshme nga Duka për të
shpëtuar Milanon nga francezët e Karl VII në 1495.
Kur francezët u rikthyen nën udhëheqjen e Luigji VIII në vitin 1498, Milano ra pa luftë,
duke keshtu qe nuk mund te shpjegohen se si Leonardo Da Vinci mund ti bente pikturat
Leonardo mbeti në Milano për disa kohë, gjersa një ditë gjeti harkëtarët francez që
përdornin modelin e tij prej argjile në përmasa reale të "Kalit te Madh" si tabelë qitjeje
për ushtrim. La atëherë Milanon së bashku me Salai e me mikun e shpikësin Luka
Paqoli për Mantova, duke u zhvendosur dy muaj më pas në Venedik e kështu përsëri në
Firence në fund të prillit të 1500.
Clos Lucé në Francë, ku vdiq Leonardoja në vitin 1519
Në Firence hyri në shërbim të Çezare Borxhasë si arkitekt ushtarak e inxhinier.
Në 1506 u kthye në Milano, tani në duart e Masimiliano Sforcës pasi që mercenarët
zviceranë dëbuan francezët.
Këtu takoi Françesko Melci, që u bë një mik i dashur e shok gjer në vdekjen e Leonardit e për pasojë trashëgimtar i tij.
Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe
pse nuk pat shumë kontakte me ta.
Në 1515 François I i Francës (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa
kryesore e një luani mekanik për bisedimet e paqes që mbaheshin në Bolonja, mes
mbretit francez dhe Papa Leone X.
Në vitin 1516 hyri në shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i parë, inxhinier e
arkitekt i Mbretit ; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë Kështjellës së Ambuazës,
vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të
mirë.
Vdiq në kështjellën e Cloux (Kluks), afër Amboise në Francë në vitin 1519. Sipas
dëshirës së tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di Saint-Hubert
(Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise. Dukej që Leonardo nuk ka patur
kurrë lidhje të ngushta me gra. Në vitin 1476 u padit anonim për
kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale e lëshua për mungesë provash. Për
një farë kohe Leonardo mbeti nën mbikëqyrjen e "Zyrtarëve të natës", një lloj
"mbrojtësish moral të rilindjes".
Arte
Monna Lisa, (La Gioconda)
(1503-1506)
Darka e Fundit (1498)
Kali i Leonardos - Milano
Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e
vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive) që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në
pëlhurë, në vend të teknikes zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që
përfaqësonte për të një pengesë të madhe pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen
e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La
Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e Luvrës në Paris, pikturuar në vitet 1503 -
1506. Ajo do të përfaqësonte të gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por
mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja , e parashtruar nga studiues
gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të Muzeut të qytetin e Shën Pjetërit,
në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri : ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona
Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe
si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza ,
në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forlì.
Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhendjeve të tij kanë mbijetuar.
Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura të mëdhaja, me shumë shënime e skica,
vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara.
Në vitin 1481 iu vu detyrë vizatimi për një altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i të
diturve). Pas projektesh të mëdhaja e shumë skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe
Leonardo u nis për në Milano, ku kaloi shumë vite duke bërë plane e modele për një
gdhendje (shtatore) përkujtimore kali të bronztë të lartë 7 metra (Kali i
Leonardos Milano). Për shkak të luftës me Francën, projekti nuk u përfundua kurrë. Falë
një nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte të tija, një shtatore e ngjashme u
përfundua në Nju Jork në vitin 1999. shtatorja i është dhuruar qytetit të Milanos dhe
gjendet tani në hyrjen e Hipodromit të Troto-s të San Siro.
Ende kur ishte në Firence iu besua një afresk madhështor për një mur të Salone dei Cinquecento në Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit),
rivali i tij Michelangelo duhej të pikturonte murin përballë. Pasi pati bërë një larmi të
pabesueshme studimesh parapërgatitore të punës, la qytetin e murali nuk u mbarua për
shkaqe teknike për të cilat qe vetë përgjegjësi kryesor.
Pikturat e para
Madonna (1475)
Madonna Benois (1477)
Genevra de' Benci (1478)
Luftëtar (1472)
Madonna (1475)
Madonna Benois (1477)
Genevra de' Benci (1478)
Luftëtar (1472)
Shkencë dhe inxhinieri
Skice e makinës fluturuese
Leonardo da Vinci Studimet e embrionit
Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet e tij në fushën shkencore e
inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8.000 faqe
shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën. Leonardo ishte majtosh dhe shpesh
e përdorte shkrimin pasqyrë, pra shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së
tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i
përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike. Sipas Leonardos, shkenca është bija e përvojës. Ai qe i pari që përdori
atë që ne sot quajmë "metodë shkencore", jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në
kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shumë
dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Talesi nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe
Arkimedi tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që
Leonardo e quante arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë . Për këtë
Leonardos i njihet merita e jetësimit të metodës sshkencore. Gjatë jetës së tij, projektoi
një enciklopedi të madhe, që bazohet mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithatë,
pasi atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, Leonardoja dijetar
u injorua nga studiuesit bashkëkohanikë të tij.
Ai ishte i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve
dhe projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë edhe një helikopter që vihej në
lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar sepse do të ishte rrotulluar
rreth vetvetes) dhe një deltaplan por që ky do të kishte mundur të fluturonte.
"Piramida fluturuese" e Leonardos
Mori pjesë në shumë autopsi duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të
hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij)
qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekanikë: është i tiji projekti i parë i dokumentuar
mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet
1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495 - 1497
tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje
të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë
një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit). Kalorësi robot i
Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t´i dhënë shpirt një prej festave të Dukës së
Milanos, sidoqoftë nuk dihet se është realizuar ndonjëherë.
"Njeriu virtytian". Skicim i trupit njerëzor
Në vitin 1502 Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240
metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë civile për Sulltanin osman Beyazid II.
Parashikohej që ura të vendosej në grykën e Bosforit e njohur si Briri i Artë por nuk u
ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar
mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.
Por,midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës),vendi i njohur
turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj. Edhepse kishte bindjen se
lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.
Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të
dhëmbëzuara (njehsori i parë mekanik), një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një
mekanizëm me sustë dhe një tezgjah automatik i cili u ndërtua së fundi nga muzeu
kombëtar i shkencës dhe i teknikës dhe prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Rombikuboctedron nga Leonardo siç u shfaq në Divina Proporzione (Përpjesëtimi
Hyjnor) të Luka Paçolit, 1509
Në vitet që pasuan ai demonstroi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore,
nëpërmjet përdorimit pasqyrave konkave për ngrohjen e ujit.
Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën
diellore sepse ishte e mbuluar me ujë.
Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tija. Ata mbetën të
fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e
shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de
Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendon Leonardon jo të parin e
inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës
së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.
Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice
Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë
dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vincit janë sot pronë e familjes mbretërore
britanike.
Arkitekturë dhe urbanistikë
Skicë e një kishe në një plan qendror me kupola bulëzuese (pjesë nga një dorëshkrim)
Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte
urash. Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di
Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë
nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e
bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të
kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e
qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës. Si arkitekt
ushtarak Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të
mëdhenj të kohës së tij. Pas vitit 1500 do t´i përkushtoje vëmendje studimit të ujërave,
duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike.
Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave,
por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai i´u përkushtua projekteve - si bashkëkohës të
tjerë - në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele
rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët. Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në
këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë
kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.
Spikatës është realizimi i portit-kanal Çesantik, vendi i njohur turistik sot në krahinën e
Forli - Çesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Leonardo filozof
Përvoja dhe dëshmitë matematikore
Gjate rilindjes u zhvilluan forma te reja hulumtimesh, p.sh. teknika që
zëvendësoi magjinë dhe përkufizoi përbërjen e veprave zejtare. Artistë dhe inxhinierë
merreshin me projektimin e makinerive luftarake (në vend që të përhapnin njohuritë e tyre) për zotërinjtë e kohës, shpesh në luftë mes tyre. Në këto rrethana mori rendësi të
madhe qarkullimi i njohurive e u bë gjithnjë e më e fortë dëshira e njeriut për te
mbizotëruar dhe shfrytëzuar natyrën për qëllime kënaqësie dhe nevoja vetjake.
Leonardoja e përkufizonte vetveten "omo senza lettere" (njeri pa letra, arsim) për shkak
të formimit "mekanik" që mori në shitoren e Verrokios në Firence, ku zhvilloi përveç
veprimtarisë së tij si piktor, (gjë që e bëri të famshëm)
edhe skulpturën (gdhendjen), arkitekturën, rrobaqepjen, argjendarinë etj. Leonardo
theksonte me forcë vëzhgimin e kujdesshëm të natyrës, duke shënuar me saktësi gjithçka
që vëzhgonte dhe duke lënë kështu një sasi të pabesueshme shënimesh, por edhe duhet të
saktësohet që ai nuk mund të ushqente një dituri të sigurt e te saktë, nëse nuk do të kishte
kaluar më parë nëpërmes dëshmive matematikore. Ai besonte në të vërtetë se dukuritë e
natyrës do të mund te kuptoheshin vetëm nëse do të zbuloheshin arsyet, nuk mjaftonte të
vëzhgoheshin, për t´a thëne me fjalët e tija: "asnjë hulumtim njerëzor nuk mund të quhet
shkencë e vërtete, nëse ajo nuk kalon nëpërmes dëshmive matematikore". Për ketë arsye
Leonardoja vazhdoi në matematikëzimin e natyrës, apo në shoqërimin e dukurive natyrore me ligjet fizike, matematike dhe kimike. Ai i besonte diturisë matematikore pasi
që ajo ishte diçka e sakte, e sigurtë, dhe dallohej përkundrazi nga ata që kufizoheshin për
të risjellë diturinë dhe trashëgiminë e të lashtëve, ose nga magjistarët dhe alkimistët që
orvateshin të shpjegonin gjërat me arsye shpirtërore pa treguar saktësinë e pohimeve të
tyre.
Leonardo: Kohë moderne apo rilindje ?
Hulumtimi i Leonardos luhatej gjithmonë me eksperimentit dhe shënimit, paraqitet pra në
një varg shënimesh të shpërndara që ai i shkroi vetëm për vete, në të vërtete Leonardo
nuk e konceptonte shkencën si një kërkim botëror dhe bashkësor. Për ketë arsye qe
bashkërenditja mes shkencëtareve të kohës moderne do të ishte i pavend, edhe pse disa e
mendojnë një frymëzues i Galileo Galileit. Leonardoja nuk mund të vlerësohet si një
shkencëtar i mirëfillte, pasi që gjithçka që na ka mbërritur prej tij janë vetëm shënime jo
të rregullta, dhe nuk bashkëlidhen nga një mënyre e vërtete dhe e saktë shkencore, pra
Leonardoja nuk shpreh shkoqur (shpjegueshëm) cila është sipas tij mënyra për të përdorur në kërkimin shkencor. Megjithëkëtë duhet të pranohet që disa tipare të shkencës
moderne janë te dalluara qartë me Leonardon, si p.sh. nocioni i përvojës ose shoqërimi
teori-praktike.
Ndërsjella mes shkencës, teknikës dhe arteve
Da Vinci ishte krejtësisht i bindur që dituria nuk duhej të mbetej thjeshtë teorike, por të
zbatohej, apo të kthehej në teknologji. Njohuria lind nga përvoja dhe duhet të rikthehet
tek ajo, teknika është përdorimi i njohurisë, e vërtetuar nga teoritë e saja. Bindje tjetër e
Leonardos ishte që arti ec me hapa të njëjta me shkencën, pasi që arti është shprehje e
njohurisë. Ai në fakt gjithçka që vëzhgonte dhe e kthente në shënime, pastaj e përkthente
në rifigurime artistike. Piktura për të ishte njohuri, ishte shprehje cilësore e asaj që
shkencëtari shpreh me emërtime sasiore. Piktura për te ishte shkencë, madje ishte
shkenca më e rëndësishme! Kjo për arsye se piktorit, për t´ia arritur te futej në natyre dhe
t´a riparaqiste, iu desh të njihte shkenca të ndryshme si anatominë, gjeometrinë etj.
Leonardo studioi edhe mekanikë, gjë që i lejoi të kuptonte parimin e inercisë (plogështia, amullia), të përbërjes së forcave dhe rrafshit të lakuar (pikërisht me ketë ai u përpoq të
shpjegonte fluturimin e zogjve), ai kishte njohuri edhe rreth hidraulikës se zbatuar dhe
enëve komunikuese. Por risia e vërtete e Leonardos ishte që ai nuk pushoi së studiuari
këto gjëra, por kaloi në projektimin teknik; projektet e tij ishin kthyer mbi të gjitha te
hidraulika, përmirësimin e fortifikimeve dhe armëve, industri tekstile dhe
arte tipografike. Ai fitoi po ashtu rezultate të shumta në gjeologji, anatomi dhe fiziologji.
Projektimi ishte pikërisht rikthimi te përvoja për të cilën fliste Leonardoja, garancia që
teoritë e tij ishin të sakta dhe çasti themelor në të cilin shkenca, teknika dhe arti
bashkoheshin.
Kuriozitete
Tanku i Leonardos në Amboise
Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikëqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër të mbyllur në ideologjitë e
saj të rrepta. Duke menduar që një njeri mund sillej në morgje për të seksionuar trupat e
kufomave dhe kështu për të kuptuar më mirë anatominë, nuk përfundonte në të vërtetë
aspak e natyrshme. Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të
vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por nga i cili një
mbështetje që Leonardo të kishte zgjedhur për një besim pagan dhe që shfrytëzonte
institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, ishte shumë rrugë
për t´u bërë në luftën kundër keqkuptimeve.
Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej
çdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinçit", i Dan Brown (Den Braun), është shembulli
bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të
shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me
saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme. Për të
përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim
turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për
t´a shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë. Dihet në të vërtetë se ai ishte i magjepsur
nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).
Leonardo da Vinci - Krerë qesharakë
Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit personi i
ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është , të paktën sipas interpretimit të
paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në
kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore. Duke
u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të
vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo
(dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur).
Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga
romantizmi: më e fundit, p.sh. nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të
ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe te "Damës me jasminë" (Mona Liza) të
Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do të ishte
Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re. Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh
historik të mirënjohur, dhe që Leonardo vetë ka mundur t´a takonte, pasi pat
ndjekur Çezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës. Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një
hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund
te lexohet si një anagram (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të
pjellorisë Amon dhe L´Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.
Por pse gjithmonë Leonardoja ? Përse gjithë këto hamendje lidhur me kryeveprat e tija ?
Sigurisht ai ishte mjeshtër i madh në fushën e simbolizmit e disa përkime me sa duket të
fshehta, por në të vërtete krejt të dukshme për një sy te vëmendshëm, të pranishme në
veprat e tija, e mbështesin ketë, megjithëkëtë duket jo e mençur të mendohet për një
qëllim komplotist pas dijenish të tilla. Ajo që ushqeu flakën e këtij flakadani ka qenë mbi
të gjitha zbulimi i pjesëmarrjes se Leonardos ne një shoqatë të fshehtë të llojit mazonik,
të njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit ?), me të cilën janë lidhur shumë
gojëdhëna mes të cilave ajo e Gralit të Shenjtë, por menduar në një mënyre krejtësisht
ndryshe nga dijenia e përhapur popullore. Qëllimi i Parisë duket të ketë qenë ruajtja e një
sekreti që do të kishte mundur të shembte Krishterimin, apo në të vërtete zbulesën
që Krishti nuk ka pasur kurrë ndonjë pushtet ose fuqi hyjnore dhe që madje, duke qene
vdekatar, të jete martuar me Maria Maddalenën.
shtatore e Leonardo da Vinçit, vendosur në Galerinë Uffizi të Firences
Pasardhësit e sjellë nga prehri i saj do te kishin qenë pra Grali i Shenjtë i vërtetë që në
dokumentet e para shkruhet edhe Sangreal, nga e cila arsyeja gjuhësore mund t´a sjelle
Sang Real (Gjak Mbretëror). Nga ky "Gjak Mbretëror" të vendosur nga bijtë e Krishtit,
do të pasonte direkt dinastia e Merovingjit. Zbulesa të këtilla tronditëse përçohen nga
brezi në brez përmes tre te parazgjedhurish nga një Mjeshtër i Madh. Dhe është pikërisht
ky roli i fundit që Leonardo duket të ketë pasur mes viteve 1510 dhe 1519. Në listën e
Mjeshtërve të Mëdhenj të Parisë shfaqen emra të tjerë të dëgjuar si Nicholas
Flamel (1188-1220), Sandro Botticelli (1483-1510), Isaac Newton (1691-1727), Victor
Hugo (1844-1885) e Claude Debussy (1885-1918). Ka shume mundësi që Paria të ketë
ekzistuar, por është po aq i dyshimte funksionimi i tij. Historia e Sangreal-it të shtjelluar
këtu është sajuar në fakt në vitet 1950 nga një thashethemëtar me emrin Noël Corbu dhe
përhapur falë një shkrimtari te aftë, Gérard de Séde, qe u bazua mbi disa dokumente ardhura ne Bibliothèque Nationale (Bibliotekën Kombëtare të Parisit), sot të mbajtura të
gjitha si të rreme dhe të mbithurura (sajuara) të hapura në institutin e Parisit. Disa
fanatikë u kanë venë pak rendësi këtyre lidhjeve me Leonardon lidhur me Gralin e
Shenjtë e me Sindonin. Dhe ja shfaqet hamendja se fytyra mbi mbulesën e shenjte nuk
është tjetër veçse një portret i artistit mbi Krishtin. Nuk duhet të habitemi se një figurë si
e tija mund të ngjalle një kundrim të atille sa që të lulëzojnë përçartjet, si edhe, duke
përballuar temën e alkimisë, një lëndë tjetër të thelluar nga ai, ka një provë më të ulët
presa i përket atij, në kundërshtim me disa, të jetë e vërtetë dhe konkrete. Për të shmangur
nënën e kimisë ndodhte shpesh që ajo ngatërrohej me magjinë (siç ndodh edhe sot),
Leonardo u mor me ç’mitizimin e gurit të famshëm filozofik, duke mbështetur sa qe e
mundur faktin se, forcat e dobëta të vëna në lëvizje nga zjarri, i cili është nismëtar i
shndërrimeve, mund të sjellë në arritjen e një gjendjeje "nigredo" (zbutje e dukshme kaotike), të aftë të zgjidhë çfarëdo lloj lënde dhe të arrije pikën e "lëndës së parë" të
dëshiruar, në këtë rast pikërisht arin. Si përfundim, Leonardo është gjithmonë viktime e
një paradoksi: është e pabesueshme si një dijetar kaq i përkushtuar në artin e përvojës
shqisore, të ndodhet ende sot i zëne ne rrjetën e ndërthurur të fantazisë.
Biçikleta e projektuar nga Leonardo Da Vinçi
Në qershor të vitit 2000 Adrian Nikolas, arkitekt anglez, ka provuar piramidën fluturuese
të Leonardos (piramida fluturuese mund te shihet më sipër në "Shkencë dhe Inxhinieri")
duke u hedhur nga lartësia prej 3.000 metrash, dhe duke zbritur në tokë shendosh e mire
në token e Afrikës se Jugut (edhe pse, në lartësinë 600 metra ka hapur
një parashutë emergjence).
Leonardo da Vinci ka edhe një çmim kinematografik, jo dytësor, por mund të thuhet gati
të përfunduar në rrëfim, në filmin e Troizit dhe Beninjit me titull Non ci resta che piangere (Nuk na mbetet veçse të qahet): të dy protagonistët e takojnë në shtegtimet e
tyre në te kaluarën (i famshmi që përmendet shpesh njëmijë e katër, gati njëmijë e pese)
dhe mundohen t´i mësojnë disa gjëra të thjeshta e të përditshme për ne, p.sh. matjen
e zjarrmisë dhe lojën e letrave (fshesën).Por Leonardo nuk rrëfehet një gjeni i atillë që e
njohim ne.
Veprat
Madonna della melagrana (Zoja e shegës) (Madonna Dreyfus) (rreth 1469)
L'annunciazione (Shpallja/Lajmrimi) (1472)
Madonna del garofano (Zoja e karajfilit) (rreth 1473)
Ritratto di Ginevra Benci (Portret i Ginevra Benci (rreth 1474-1476)
Battesimo di Cristo del Verrocchio (Pagëzimi i Krishtit të Verrokios) (rreth 1475-
1478)
Madonna col Bambino (Zoja me fëmijën) (Madonna del Benois) (rreth 1478-1482)
San Gerolamo (Shën Gjerolamo) (rreth 1480)
Adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve) (1481-1482)
La Vergine delle rocce (Madonna con Bambino, San Giovannino e un angelo)
(Virgjëresha e shkëmbinjve / Zoja me fmi,Shën Gjoni i vogël dhe një
engjëllush) (1483-1486)
Ritratto di musico (Portret i muzikantit) (Franchino Gaffurio?) (rreth 1485)
La dama con l'ermellino (Dama me Hermelinë) (1488-1490)
Madonna Litta (Zoja mëkon) (1490-1491)
Ritratto di dama (Portret i damës) (La Belle Ferronnière) (rreth 1490-1495)
La Vergine delle rocce (Virgjëresha e shkëmbinjve) (1495-1508)
l'Ultima Cena (Darka e fundit) (1498)
Tronchi d'albero con rami, radici e rocce (Trungje pemësh me degë, rrënjë dhe
shkëmbinj) (1498)
Ritratto di Isabella d'Este (Portret i Isabella d'Este-s (1500)
Sant’Anna, la Madonna, il Bambino e San Giovannino (Shën Ana ,Zoja, fëmija dhe
Shna Gjoni i vogël) (Cartone di Burlington House) (1501?-1505)
Monna Lisa ose La Gioconda (1503-1506)
La scapigliata (rreth 1508)
San Giovanni Battista (Shna Gjoni pagëzor) (rreth 1508-1513)
Sant’Anna, la Madonna, il Bambino e l'agnellino (Shën Ana ,Zoja, fëmija dhe
engjëllushi) (rreth 1510-1513)
Bacco (Baku) (1510-1515?)
Leda (rreth 1515-1520) https://sq.wikipedia.org/wiki/Leonardo_da_Vin%C3%A7i
Analiza e Vepres.
Darka e Fundit
Darka e fundit nga Leonardo da Vinçit
Darka e Fundit sipas fese se krishtere është darka e fundit që Jezu Krishti kishte shtruar
për rrethin e tij të ngushtë te apostujve.
Kësaj darke i kanë kushtuar vëmendje jo vetem besimtarët por edhe artistë dhe
shkencëtarë të fushave të ndryshme. Kështu Leonardo da Vinçi në vitin 1498 pikturoi në
bazë të dhënave që kishte pikturën e tij të njohur me të njëjtin emër e që ruhet në "Santa
Maria delle Grazie" në Milano.
Kjo pikturë është edhe një temë kryesore te filmi '' The Da Vinci Code.''
Pse Da Vinci realizoi kete pikture?
Leonardo da Vinci punonte per Ludovico Sforza, Duka i Milanos, (1482-99). Duka i
kerkoi atij te paraqiste nje pikture religjioze te Krishtit ne 'Darken e fundit' perpara
kryqezimit.
Informacione mbi pikturen
Permasat e saj jane 460 x 880 cm (15 x 29 feet). Origjinalja ndodhet ne Konventen e
Santa Maria delle Grazie, ku ze nje siperfaqe te konsiderueshme murale. Me shkeputje
me ore te gjata, dhe punime disa minuteshe mbi pikturen, Leonardos iu deshen plot 3 vite
per ta perfunduar. Thuhet se zgjati kaq shume , per shkak te perdorimit te pasqyrave ne
realizimin e saj. Leonardi perdori pasqyrat per ti paraqitur apostujt dhe Krishtin ne nje
vend dhe ne nje menyre manipuluese , irreale. Kete e beri sepse Leonardo besonte se
Krishti nuk ekzistonte vertete, dhe per te mbrojtur veten nga Kisha Katolike, ai
i fshehu besimet ne pikture.
Darka e fundit eshte kaq e njohur, per vete faktin se Leonardo i paraqet apostujt dhe vete
Krishtin ne format humane, pa asnje elemet fetar ose mistik.
Apostujt
Nga e majta ne te djathte ne prespektiven e veshtruesit apostujt jane:
Bartolomeu, Xhejmsi i Vogel(Jakob) dhe Andreu formojne nje treshe.
Juda, Piteri dhe Xhoni/Maria Magdalena formojne treshen tjeter . Juda, ka ne dore nje
thes/qese te bardhe. Johni ka pamje femerore, shkak qe Dan Brown (autor i Kodi i Da
Vincit) e quan ate Maria Magdalena , gruaja qe kishte nje marredhenie sprituale me
Jezuin, e cila edhe e vajoi ate.
Krishti ne mes.
Thomasi, Xhejmsi i Madh, vellai i supozuar i Krishtit dhe Filipi . Filipi duket sikur po
kerkon pergjigje.
Matheu, Tadeu dhe Simoni jane grupi i fundit i tresheve.
Misteri
Portretizimi i vetvetes
Edhe pse disa dijetarë të kohës kishin dyshuar gjithmonë se piktori toskan kishte
portretizuar vetveten në një nga pikturat e tij, ashtu si kishin bërë para tij Andrea
Mantegna dhe Benozzo Gozzoli dhe ndoshta në kohën e vet edhe Mikelanxhelo, deri më
tani askush nuk kishte identifikuar piktura ose afreske ku kjo gjë të vërtetohej edhe për
Leonardon.
Por specialisti i arteve, Ross King, sugjeron se piktori i ‘Mona Lisa’ i ka dhënë
karakteristikat e tij fizike dy apostujve që gjenden në pikturën e famshme ‘Darka e
Fundit’, dhe pikërisht dishepujve Thomas dhe Jakobi i Vogël.
Vendosja ne tavoline
Leonardo i ka vendosur apostujt ne njeren ane te tryezes, si ne tryezen e spikerit. Eshte
nje vendosje e kujdesshme sikur dikush t'u kete thene: "Hej, burra, le te mblidhemi e te
dalim ne fotografi si shoke qe jemi. Nje foto te fundit para se te largohet Zoti." Por
sigurisht, nga leximi i pershkrimit biblik kuptohet se ata nuk ishin te ulur ashtu. Nje tipar
tjeter interesant i piktures Darka e Fundit eshte se Leonardo ka pikturuar nje zbukurim te
shekullit te pesembedhjete ne murin prapa. Kjo ne menyre te dukeshme reflekton kohen e
Leonardos dhe jo te shekullit te pare. Dhe nese vezhgon me kujdes do te vesh re se ne
pikturen e Leonardos perjashta eshte drite. Por sipas pershkrimit biblik, Darka e Fundit
eshte ngrene ne fakt ne mbremje dhe ndoshta naten vone.
Momenti
Thika- majtas shikohet nje dore qe mban nje thike, por trupi dhe personi nuk dallohen.
Ne pamje te pare mund te jete e Judes por ne fakt eshte e Xhonit/Maria Magdalenes.
V- Shkornja V, simbol i feminitetit formohes mes Krishtit dhe Xhonit, gje qe na ben te
mendojme se ne fakt aty ndodhet Magdalena.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Darka_e_Fundit