ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva...

31
Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 1 ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE 3 0re TEMA 7:STRUKTURA E KAPITALIT DHE AFTESIA PAGUESE Prof.As.Dr.Ingrid Shuli

Transcript of ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva...

Page 1: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 1

ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE 3 0re

TEMA 7:STRUKTURA E KAPITALIT DHE AFTESIA

PAGUESE

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli

Page 2: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 2

Permbajtja

� Analiza e aftesise paguese � Rendesia e struktures se kapitalit. Shkaku per

marrjen borxh. � Problemet e vleresimit ne analizen e struktures

se kapitalit. � Perberja e struktures se kapitalit dhe aftesia

paguese. Interpretimi i treguesve te struktures se kapitalit.

� Treguesit e aftesise paguese bazuar tek aktivet. Mbulimi i aktiveve ne analizen e aftesise paguese.

Page 3: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 3

Permbajtja

�Analiza e shkalles se mbulimit te borxheve

me te ardhurat e veprimtarise.

�Rendesia e mbulimit te fitimit. Treguesit

perkates. Ilustrim me shembuj.

�Risku dhe kthimi i struktures se kapitalit.

Page 4: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 4

Analiza e aftesise paguese

�Aftësia paguese,

�shkalla e likuiditetit të aktiveve dhe

�niveli i perfitueshmerise se aktivitetit që ajo zhvillon

�përcaktojnë në një masë shumë të madhe mbijetesën dhe ecurinë e njesisë ekonomike në kohë

�Ndërmjet nivelit të perfitueshmerise të veprimtarisë së njesisë ekonomike dhe aftësisë së saj paguese ekziston një lidhje e ndërvarësi e rëndësishme: �Për periudha afatgjata, aftësia paguese varet shumë nga

niveli i perfitueshmerise së veprimtarisë.

�Për periudha afatshkurtra aftësia paguese ndryshon në mënyrë të pavarur nga niveli i perfitueshmerise.

Page 5: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 5

Analiza e aftesise paguese

� Analiza e aftësisë paguese të një njesie ekonomike si për periudhat afatshkurtra dhe për ato afatgjata duhet të përcaktojë: �Cila është aftësia e një njesie ekonomike për shlyerjen

në kohë të detyrimeve të saj.

�Sa me efektivitet i përdor njesia ekonomike aktivet e saj afatshkurtra.

�A është optimale struktura dhe niveli i aktiveve afatshkurtra të njesisë ekonomike.

�Si e trajtojnë të tretët (furnitorët, kreditorët, huadhënësit) njesinë ekonomike objekt i analizës, sa i besojnë asaj.

Page 6: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 6

Rëndësia e struktures së kapitalit

� Struktura e burimeve të kapitalit analizohet bazuar në të dhënat e pasivit të bilancit, të ndara në dy grupe: � në burime të veta ose ndryshe në kapitale të veta dhe

� në burime të huajtura ose kapitale të marra borxh.

� Burimet e veta përfaqësojnë bazën e kapitalit të themelimit dhe të

funksionimit të çdo njesie ekonomike. � Pavarësisht nëse burimet e veta janë siguruar nga një pronar

individual apo nga një grup aksionerësh, ato përfaqësojnë burime kapitale të përhershme.

� Krahas burimeve te veta zhvillimi i aktivitetit të njesisë ekonomike

bëhet duke përdorur dhe burime të huajtura në formën e huave bankare, emetimit të obligacioneve dhe krijimit të detyrimeve ndaj furnitorëve dhe kreditorëve të ndryshëm.

Page 7: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 7

Rëndësia e struktures së kapitalit

�Njesia ekonomike duhet të ruajë disa raporte mes kapitaleve të veta dhe të huajtura.

�Kështu, kur kostoja e kapitaleve të huajtura

është më e ulët se kthimi në kapitalin e zakonshem të vet - ROE (%i < ROE),

atëherë çdo njesi ekonomike ka leverdi të të

përdorë në një masë të caktuar kapitale të huajtura.

Page 8: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 8

Shkaku për marrjen borxh

�Përdorimi i kapitaleve të huajtura ka kufij të

caktuar. Këta kufij përcaktohen nga dy faktorë: �(1) nga niveli më i ulët i kostos së kapitalit të huajtur në

krahasim me kthyeshmërinë e kapitalit të vet.

�(2) nga besimi i huadhënësve ndaj njesisë ekonomike huamarrëse.

Page 9: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 9

Shkaku për marrjen borxh

�Me kombinimin optimal të kapitaleve - ruajtja e një strukture të kapitaleve të veta dhe të huajtura që siguron: �nga njera anë rritje të perfitueshmerise së kapitaleve të

njesisë ekonomike huamarrëse dhe

�nga ana tjetër një shlyerje të garantuar të kapitaleve dhe të interesave që u takojnë huadhënësve.

�Problemi i parë i analizës së strukturës së burimeve të kapitaleve të njesisë ekonomike është studimi i raporteve faktike ndërmjet kapitaleve të veta dhe kapitaleve të huajtura.

Page 10: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 10

Problemet e vleresimit ne analizen e struktures se kapitalit.

�Për llogaritjen dhe analizën e raporteve që

krijohen ndërmjet grupeve të ndryshme të

burimeve dhe të aktiveve të një njesie

ekonomike ka mjaft rëndësi

�vlerësimi i drejtë,

�me kritere të njejta si i elementeve të aktivit të

pasivit.

Page 11: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 11

Përbërja e Strukturës së kapitalit

dhe aftësia paguese

�Risku bazë para të cilit ndodhet njësia me

një levë të konsiderueshme financiare,

është risku i gjendjes së pamjaftueshme të

likuiditeteve.

�Borxhi përfaqëson një angazhim për të

paguar shpenzimet fikse në formën e

interesave dhe principalin.

Page 12: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 12

Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit

� Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet.

� Detyra e analizes eshte te mase shkallen e riskut qe rezulton nga struktura e kapitalit te kompanise.

�Raporti i Leves Financiare:

� Totali Aktivit

� Kapitali Aksionar

� Sa me e madhe te jete pjesa e aktiveve e financuar nga kapitali, aq me i ulet eshte raporti i leves financiare.Ne rastin e shoq Univers eshte e kunderta.

Page 13: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 13

Matja e efektit te leves financiare

� Npm indeksit te Leves Financiare:

� Kthimi ne Kapitalin e Zakonshem =

� Kthimi ne Aktive

� Nese ky indeks eshte me i madh se 1 kjo tregon efekte te

favorshme nga leva, ndersa kur eshte me i ulet se 1 efekti i leves eshte i pafavorshem.

� Kthimi ne Aktive = EAN + Interesa (1-%Tatim)/Aktivet

� Kthimi ne Kapital = EAN/Kapitali aksionar

� Indeksi leves = Kthimi ne aktive/Kthimi ne kapital

Page 14: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 14

Përbërja e Strukturës së kapitalit

dhe aftësia paguese

�Një tregues direkt i matjes së riskut të marrjes borxh – �parashikimi i burimeve të hyrjes së parave dhe

të daljes së parave të përshtateshme

�për të përballuar kushtet e pagimit të borxhit.

�Këto parashikime bëhen për situatën më të pafavorshme ekonomike.

�Ky parashikim bëhet nga këndvështrimi i kreditorit dhe është një test sigurie për të.

Page 15: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 15

Përbërja e Strukturës së kapitalit dhe aftësia paguese

� Një tregues i njejtë i riskut financiar për njesitë ekonomike është përbërja e strukturës së kapitalit të saj. Analiza e përbërjes kryhet duke ndërtuar një pasqyrë me përmasë të njejtë të detyrimeve dhe kapitalit, sipas bilancit.

� Fig.Struktura e kapitalit të Shoq. Telefonike: Analiza me përmasë të njejtë

� Detyrimet afatshkurtra 428.000 19.0%

� Detyrimet afatgjata 500.000 22.2%

� Kapitali aksionar:

� Aksione të preferuara 400.000 17.8%

� Aksione të zakonshme 800.000 35.0%

� Primi i kapitalit 20.000 0.9%

� Fitimi i pashpërndarë 102.000 4.5%

� Totali i kapitalit aksionar 1.322.000 58.8%

� Totali detyrimeve dhe kapitalit 2.250.000 100.0%

Page 16: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 16

Përbërja e Strukturës së kapitalit dhe aftësia paguese

� Një avantazh i analizës me përmasë të njejtë të strukturës së kapitalit –

� përcaktimi i madhësisë relative të burimeve të financimit për njesinë ekonomike.

� Për shoqërinë Telefonike shohim se aktiviteti i saj është financuar më tepër me kapitalin e vet, kështu:

� 35% me aksione të zakonshme dhe

� 17.8% i ka financuar me aksione të preferuara,

� 4.5%, fitimi i pashpërndarë

� 22.2% i ka financuar me detyrime afatgjata dhe

� 19% me detyrime afatshkurtra.

� Analiza me përmasë të njejtë përdoret edhe për të bërë krahasime midis njesive ekonomike që i takojnë një dege.

Page 17: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 17

Raportet e Strukturës së kapitalit dhe aftësia paguese. Shembull

� Bilanc Kontabel i Shoq Univers per vitet ’04-’05 (mln leke)

� 2005 2004

� Aktive afatshkurtra:

� Arka dhe ekuivalentët 30.2 17.7

� Investime ASH me kosto, e cila

� përafrohet me vl.tregut - 0.6

� Inventarë 422.3 473.9

� Llog. të arkëtueshme pa zbritjet 691.1 629.9

� Aktive të tjera afatshkurtra 114.5 359.2

� Llog. të arkëtueshme të tjera dhe Investime 79.1 63.5

� Ndërtesa, terrene, makineri, pajisje 1.914.6 1.745.6

� Minus: zhvlerësimi i akumuluar 681.9 591.5

� Aktivet e qendrueshme të trupëzuara neto 1.232.7 1.154.1

� Aktive qendr patrupezuara, neto nga amortiz. 446.2 627.2

� Totali aktiveve 3.016.1 3.326.1

Page 18: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 18

Raportet e Strukturës së kapitalit dhe aftësia paguese Shembull

� Bilanc Kontabel i Shoq Univers per vitet ’04-’05 (mln leke) � 2005 2004

� Detyrime afatshkurtra 926.9 1.138.5

� Detyrime afatgjata 701.2 740.3

� Detyrime të tjera 115.5 100.3

� Tatim fitimi i shtyrë 366.7 327.7

� Aksione të preferuara 4.8 1.8

� Aksione të zakonshme 420.0 420.0

� Primi AZ 7.2 12.9

� Fitimi i pashpërndarë 1.047.5 1.164.7

� Rregullimi kumulativ i këmbimit (52.9) (29.3)

� Kompensim i të shtyrave (168.0) (164.1)

� AZ thesari (352.8) (386.7)

� Total i kapitalit aksionar 901.0 1.017.5 � Total i Detyrimeve dhe i Kapitalit Aksioner 3.016.1 3.326.1

Page 19: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 19

Raportet e Strukturës së kapitalit dhe aftësia paguese. Shembull

� Raporti Totali i detyrimeve ndaj totalit të kapitalit plus detyrimet (i cili quhet

edhe raporti i borxhit total): � Totali i detyrimeve = 926.9(a) + 701.2(b) + 115.5(c) + 366.7(d) = 2,110.3 = 0.70

� Totali i Kapitalit 99.3(e) + 806.5(f) + 2,110.3(g) 3,016.1

� (e) Aksione të preferuara në qarkullim (100 – 0.7 = 99.3)

� Ky tregues shpreh peshën specifike të detyrimeve ndaj totalit të kapitalit plus detyrimet, pra do të thotë që detyrimet zënë 70% të pasivit të shoqërisë.

� 2 – Raporti Detyrime totale mbi Kapitalin Aksioner - Raporti Detyrime totale mbi Kapitalin Aksioner llogaritet:

� 2,110.3 = 2.33 here

� 99.3 + 806.5

� Ky raport tregon se totali i detyrimeve të shoqërisë Univers është 2.33 here më i lartë se kapitali aksionar, ose financimi me kredi është i barabartë me 2.33 lekë për çdo 1 lekë financim me kapitalin e vet.

Page 20: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 20

Raportet e Strukturës së kapitalit dhe aftësia paguese. Shembull

� 3 – Kreditorët preferojnë më shumë treguesin e kundërt të këtij raporti.

� Ky raport, pra kapitali aksionar ndaj detyrimeve totale, llogaritet: � Kapitali aksionar = 905.8 = 0.43

Detyrime totale 2,110.3

� Kreditorët e interpretojnë këtë raport si: çdo lekë borxh mbulohet nga 0.43 lekë kapital. Në rastin tonë, koeficienti 0.43, nuk është i kënaqshëm për kreditorët, ata nuk janë të garantuar për kthimin e plotë të huave të tyre.

� 4 – Detyrimet afatgjata ndaj kapitalit aksioner – Ky raport mat lidhjen e huave afatgjata (zakonisht të përcaktuara si detyrime afatgjata) me kapitalin aksioner. Nëqoftëse ky raport tejkalon 1:1, tregon financime më të mëdha me hua afatgjata se sa me kapital aksionar.

� Ky raport zakonisht quhet raporti detyrime mbi kapitalin dhe llogaritet:

� Detyrime afat gjata = 2,110.3 – 926.9* = 1.31

� Kapitali aksionar 905.8

� *(926.9 janë detyrimet afatshkurtra)

Page 21: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 21

Shembull

� 5– Kapitali aksionar me vlerën e tregut – Praktika kontabël vë theksin mbi vlerësimin me kosto historike dhe jo mbi vlerën e tregut. Vlera kontabël e kapitalit mund të ndryshojë shumë nga vlera e tij e tregut.

� Përdorimi i çmimeve të aksioneve nxitet nga fakti që tregu siguron një përafërsi të vlerës së kapitalit. Po kështu, përdorimi i çmimit mesatar të tregut pakëson ndikimin e ndryshimit të çmimeve kalimtare.

� Mund të llogaritet raporti i Detyrimeve totale ndaj Kapitalit duke përdorur çmimin mesatar vjetor të tregut të aksioneve të zakonshme për shoqërinë Univers.

� Detyrime totale = 2,110.300.000 = 0.52

� AZ me vl tregu + AP me vl kontab 73,328,721* x 53.32** + 4,800,000***

� = 2.110.300.000/3.909.887.404 + 4.800.000 = 0.52 h

� *Numri i aksioneve të zakonshme në qarkullim

� **Çmimi mesatar vjetor i tregut (renditja është 41.45 – 64.88)

� ***AP me vlerë kontabël (vlerën e tregut nuk e disponojmë)

� Nëse krahasojmë raportin 0.52 që u gjet duke përdorur vlerën e tregut të kapitalit me 2.33 llogaritur duke përdorur vlerën kontabël, interpretimi ynë është që raporti me vlerën e tregut është më i favorshëm për shoqërinë.

Page 22: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 22

Analiza e shkallës së mbulimit të borxheve me të ardhurat e veprimtarisë � Për studimin e aftësisë paguese afatgjatë

llogarisim treguesit që karakterizojnë shkallën e mbulimit: �të barrës së pagesave që shkaktohen nga një

madhësi e caktuar huaje,

�me të ardhurat neto që realizon njesia ekonomike gjatë aktivitetit të saj.

� Madhësia e arkëtimeve neto -shuma e fitimeve para zbritjes së tatimeve,

� Madhësia e barrës së pagesave - shumë e elementeve të ndryshëm (të shpenzimeve për interesa, të shumës së kësteve të shlyerjes etj.).

Page 23: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 23

Analiza e shkallës së mbulimit të borxheve me të ardhurat e veprimtarisë �Treguesi i shkallës së barrës së borxhit,

është koeficienti i mbulimit të shumës vjetore të interesave me fitimin neto. Ky tregues llogaritet:

� Fitimi para zbritjes së tatimeve + Interesat vj të paguara

� Interesat vjetore të paguara

�Ky raport shpreh nr e hereve që kjo njesi ekonomike me fitimet e saj mbulon shumën e interesave vjetore.

Page 24: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 24

Analiza e shkallës së mbulimit të borxheve me të ardhurat e veprimtarisë

�Treguesi i dytë i mbulimit të barrës

së borxheve nëpërmjet këtij raporti:

� Fitimi para zbritjes së tatimeve + Interesat vjetore =

� Interesat vjetore + Këstet vjetore të shlyerjes së huave

�Një raport më i vogël se 1 do të thotë

një fluks paraje negativ.

Page 25: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 25

Analiza e shkallës së mbulimit të borxheve me të ardhurat e veprimtarisë

� Mbulimi i elementëve të ndryshëm të barrës së borxheve mund të bëhet edhe duke u nisur nga madhësia e shtesës neto të kapitalit punues të njesisë ekonomike gjatë një periudhe njëvjeçare.

� Në praktikë nuk ekziston gjithmonë barazimi i plotë midis madhësisë së fitimit të realizuar nga aktiviteti i njesisë ekonomike dhe madhësisë së shtesës neto të kapitalit punues, sepse:.

�- Fitimi realizuar mund të përdoret nga njesia ekonomike jo vetëm për shtimin e elementeve të kapitalit punues që përdoren për shlyerjen e detyrimeve afatshkurtra e afatgjata,

�- Shtesa e elementeve të aktiveve të qendrueshme, nuk mund të përdoret menjëherë për shlyerjen e detyrimeve.

Page 26: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 26

Shtesa neto e kapitalit punues

�Shtesa neto e kapitalit punues mund të llogaritet:

� a) me anën e metodës së krahasimit të arkëtimeve që ndikojnë në shtimin e kapitaleve dhe të gjithë pagesave që shkaktojnë pakësimin e këtyre kapitaleve.

� b) Shtesa neto e kapitalit punues me anë të metodës së korrigjimit të fitimit para tatimit llogaritet,

�me shtimin e shpenzimeve të njesisë ekonomike që nuk shkaktojnë kryerje pagesash e dalje mjetesh monetare dhe

�pakësimin e shumës së arkëtimeve që nuk rrjedhin nga aktiviteti i njesisë ekonomike (në rast se këto arkëtime janë përfshirë në fitimin e njesisë ekonomike).

Page 27: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 27

Rëndësia e mbulimit të fitimit

� Kur borxhi paguhet, treguesit e strukturës së kapitalit përmirësohen kur kërkesat vjetore për para për pagimin e interesave mbeten fikse apo rriten.

� Fitimet afatgjata janë burimet më të mëdha të

likuiditetit, aftësisë paguese dhe kapacitetit të huamarrjes.

Page 28: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 28

Lidhja e të ardhurave me shpenzimet fikse

� Treguesi i mbulimit të të ardhurave përqëndrohet në lidhjen: � borxhe dhe shpenzime fikse që lidhen me to,

� të ardhurat e njesisë ekonomike për të përballuar këto shpenzime.

� Komisioni i letrave me vlerë kërkon që raporti Të ardhura me Shpenzimet fikse të paraqitet në regjistrat e evidentimit të letrave me vlerë të borxhit.

� Ky raport llogaritet: � Të ardhura në dispozicion për shpenzime fikse

� Shpenzimet fikse

� Llogaritja e këtij raporti është e komplikuar për vetë faktin se duhet percaktuar cfare do të përfshihet në numërues dhe në emërues.

Page 29: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 29

Llogaritja e të ardhurave në dispozicion të mbulimit të shpenzimeve fikse � Ndryshimet mes të ardhurave sipas kontabilitetit rritës dhe fluksit të parave

nga operacionet. � P.sh, disa elementë të të ardhurave si:

� fitime të pashpërndara të shoqërive bija,

� shitjet me kredi, � nuk gjenerojnë hyrje të menjëherëshme të parave (fluks hyrës), megjithatë shoqëritë

mëma mund të përcaktojnë dividendë për shoqëritë bija që kontrollojnë.

� Disa shpenzime si: � zhvlerësimi, amortizimi, harxhimi dhe � shpenzimet për tatime të shtyra nuk kërkojnë dalje të parave (flukse dalëse).

� Shpenzimet fikse në lidhje me borxhet shlyhen me para dhe jo nga “fitimi”.

� Analiza percakton se e ardhura neto e parregulluar nuk është një matës i mirë i parave në dispozicion për të mbuluar shpenzimet fikse.

Page 30: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 30

Rregullimi i te ardhures neto

�Dividentët e preferuar – nuk zbriten nga

fitimi, sepse pagesa e këtyre dividendëve

nuk është e detyrueshme.

�Fitime për aksionerët e pakicës (interesat

e pakicës) –zakonisht zbriten nga të

ardhurat në dispozicion për shpenzimet

fikse.

Page 31: ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE - ikub.al · Karakteristikat e borxhit dhe te kapitalit Leva financiare eshte perdorimi i borxhit per te rritur fitimet. Detyra e analizes eshte te mase

Prof.As.Dr.Ingrid Shuli 31

Llogaritja e raportit të fitimit me shpenzimet fikse

� – Formula konvencionale për llogaritjen e këtij raporti është:

� (a) Fitimi para tatimit nga operacionet e vazhdueshme plus (b) Shpenzimet e interesit plus (c) Amortizimi i shpenzimeve të borxhit dhe skontimi apo primi plus (d) Pjesa e interesit të shpenzimeve të qerasë operative plus (e) Kërkesat e shumicës që zotëron shoqëria bijë për dividentët e aksioneve të preferuara, të rregulluar me tatimet plus (f) Shuma e interesave të kapitalizuara paraprakisht të amortizuara gjatë periudhës minus (g) Fitimi i pashpërndarë për më pak se 50% e zotëruar nga bijat apo filialet.

� (h) Totali i interesave të llogaritura plus (c) Amortizimi i shpenzimeve të borxhit dhe skontimi apo primi plus (d) Pjesa e interesit të shpenzimeve operative të rentës plus (e) Kërkesat e mazhorancës që zotëron shoqërinë bijë për dividentët e aksioneve të preferuara, të rregulluar me tatimet