Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

112
ALBANIAN UNIVERSITY FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI FINANCË-BANK MASTER NE MENAXHIM BANKAR PUNOI: UDHËHOQI: Katerina Kërri Anxhela Kasapi

Transcript of Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

Page 1: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ALBANIAN UNIVERSITY

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI FINANCË-BANK

MASTER NE MENAXHIM BANKAR

PUNOI: UDHËHOQI:

Katerina Kërri Anxhela Kasapi

Berat 2014

Page 2: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

FALENDERIM

Në rradhë të parë duam të falenderojmë nga zemra pedagogun tonë udhëheqës prof.

Marsel Sulanjaku, i cili na ka ndihmuar në mënyrë të pakushtëzuar .

Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pedagogët të cilët na kanë dhënë mësim gjatë

këtyre viteve.

Në mënyrë të veçantë falenderojmë familjet tona, pa përkrahjen dhe mbështetjen e të

cilëve nuk do të ishim këtu ku jemi sot.

PERMBAJTJA

ABSTRAKT...................................................................................................................5

2

Page 3: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

PËRKUFIZIME………………………………………………………………………6

KAPITULLI I PARE

HYRJE NE TREGUN E SIGURIMEVE...................................................................8

1.1 Historiku i zhvillimit te sigurimeve ne shqiperi.......................................................8

1.2 Vendet e Rajonit te Ballkanit.................................................................................17

1.2 Kompanite me te medha te sigurimit ne bote.........................................................21

1.4 Nje krahasim i nevojshem.....................................................................................24

1.5 Tregu i sigurimeve ne Shqiperi dhe pasojat e krizes globale.................................26

KAPITULLI I DYTE

PRODUKTET KRYESORE TE KOMPANIVE TE SIGURIMEVE NE SHQIPERI.........29

2.1 CFARE ESHTE SIGURIMI JETES......................................................................29

2.1.1 KOMPANITE KRYESORE TE SIGURIMIT TE JETES NE SHQIPERI........31

2.2 CFARE ESHTE SIGURIMI I JO-JETES.............................................................31

2.2.1 LLOJET KRYESORE TE SIGURIMIT TE JO-JETES.....................................32

2.3 RISIGURIMET....................................................................................................42

2.3.1 LLOJET E RISIGURIMIT JOJETËSOR ........................................................43

2.3.2 TSUNAMI DHE TERMETI NE JAPONI,NDIKIMI I TYRE NE TREGUN E

SIGURIMEVE DHE TE RISIGURIMEVE...............................................................47

2.4 ZHVILLIMET E FUNDIT NE SHQIPERI TE KOMPANIVE TE SIGURIMEVE

SHOQERORE.............................................................................................................48

KAPITULLI I TRETE

NJE ANALIZE E TREGUT TE SIGURIMEVE KOMBETARE.......................54

3

Page 4: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

3.1 PRIMET NGA SIGURIMET...............................................................................54

3.2 PAGESAT E DEMEVE.......................................................................................60

3.3 DEMET E PAGUARA NGA SIGURIMET ENDE TE ULETA.......................63

3.4 TREGU I SIGURIMEVE, DEMET PAGUHEN 2 HERE ME PAK SE NE

EVROPE..............................................................................................................64

KAPITULLI I KATERT

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME............................................................66

KONKLUZIONE......................................................................................................72

REFERENCA............................................................................................................75

4

Page 5: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

ABSTRAKT

Ekonomia ende në zhvillim e Shqipërise , është mjaft e brishtë dhe do të ishte mëse e

arsyeshme që ne këtë situatë delikate që po kalojmë, të lindë pyetja se në këtë jetë

dinamike dhe të mbushur me të papritura , të rrethuar nga pasiguria

“A duhet të sigurohemi?!”

Gjatë jetës mund të ndodhin ngjarje të paparashikuara të cilat sjellin pasoja të rënda

ekonomike për familjen. Këto ngjarje mund të jenë vdekje natyrore, vdekje

aksidentale, sëmundje apo gjymtime që shkaktojnë paaftësi për të punuar, djegie apo

vjedhje e pasurisë etj. Duke u siguruar, pasojat ekonomike që rrjedhin nga këto

ngjarje mbulohen nga kompanitë e sigurimeve.

Nga një këndvështrim më I gjerë,sigurimi I jetës plotëson një nga objektivat

financiare në jetën e njeriut,që është lënia e një pasurie brezave pasardhes.Pra

sigurimi I jetës është I barazvlefshëm me pasuritë e tjera të trashëgueshme

si,shtëpia,llogaritë në institucionet finaciare dhe biznesi.

Mbi sigurimet dhe teorine mbeshtetese .

natyra ekonomike dhe funksionet e sigurimit Sigurimi është mënyra për të siguruar

mbrojtje kundër humbjeve financiare që rezultojnë nga një shumëllojshmëri perilesh.

Me blerjen epolicave te sigurimit, individët dhe bizneset mund të marrinkompensim

për humbjet për shkak të aksidenteve rrugore, vjedhje tëpasurisë, zjarri dhe dëmtime

të stuhise, shpenzimet mjekësore, dhehumbje të të ardhurave për shkak të paaftësisë

ose vdekjes.Demshperblimi per humbjet gjenerohet nga fondi i sigurimeve.Sigurimi

është i arsyeshem, kur ngjarjet e sigurimit (rreziqet) shkaktonnevojë të

konsiderueshme për para.Si një kategori ekonomike nje siguracion paraqet

marrëdhënieveekonomike, duke përfshirë format dhe metodat e krijimit të fondit

tësigurimeve dhe përdorimin e tij në demshperblimin per ngjarjet esiguruara dhe duke

ndihmuar njerëzit, kur disa ngjarje ndodhin në jetën e tyre. Aleksandrov A. (1998)

përshkruan karakteret e meposhtme tëkategorisë ekonomike te sigurimit: .

•Prania e marrëdhënieve rishpërndarese; .

•Praninë e riskut te siguruar (dhe kriterin e vlerësimit të tij); .

•Organizimin e komunitetit të sigurimit nga nenshkrues dhesiguruesit; .

5

Page 6: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

•Kombinim individuale dhe interesave të sigurimit dhe grupit; .

•Përgjegjësi të bashkuar e të gjitha nenshkruesve për dëmin; .

•Përhapje e kufizuar e dëmit .

•Rishpërndarjen e dëmtimit në hapësirë dhe kohë; .

•Kthimin e pagesave të sigurimit; .

•Vetëmjaftueshmeri të veprimtarisësë sigurimit.

Për të sqaruar "Sa Sigurim duan individet" Jeffrey M. Perloff (2004) vënë dukje se

mënyra se si funksionon sigurimi është se një person qe kaantipati riskun apo firmë i

jep para për kompaninë e sigurimit nëgjendjen e mirë e natyrës, dhe kompania e

sigurimeve e transferonpara te i siguruar në gjendjen e keqe e natyrës. Transaksionit

lejon personin qe ka antipati riskun apo firmë të zhvendose disa ose të gjitharreziqet

drejt kompaninë e sigurimit.

Përkufizime

-Sigurimi është një sistem sipas të cilit individët, bizneset, oraganizatat e ndryshme të

cilët në këmbim të pagesës së shumës së parave (primeve), kanë të garantuar

kompensimin nga humbjet e ndodhura nga rreziqet duke u bazuar në disa kushte

specifike.

-Primet e arkëtuara quhet shuma e të gjitha primeve për të gjitha policat e lëshuara

nga një kompani sigurimesh gjatë vitit.

-Policë sigurimi është dokumenti legal që komapania e sigurimeve i ka lëshuar

mbajtësit të policës, i cili përshkruan kushtet dhe termat e sigurimit, ajo gjithashtu

quhet kontratë police ose thjesht kontratë.

-Mbajtësi i policës së sigurimit është personi i cili i paguan primin kompanisë së

sigurimit në këmbim të mbrojtjes së sigurimit, siguruar më parë sipas një policë

siguruese.

-Sigurimi i detyrueshëm është çdo lloj forme sigurimi që kërkohet detyrimisht me

ligj.

-Dëmi i paguar quhet kërkesa për pagesë e humbjes që mund të vijë në bazë të

termave të kontratës së sigurimit.

6

Page 7: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

-Sigurimet motorrike përfshijnë sigurimin e përgjegjësive ndaj palëve të treta TPL,

kartonin jeshil, sigurimin e vetë mjetit motorrik ose Kasko, policat provizore dhe

policat kufitare. Ndër to vetëm polica Kasko është sigurim vullnetar, të tjerat janë

sigurim i detyrueshëm. .

-Sigurimi i pasurisë është sigurimi që përcakton mbrojtjen financiare në rastin e

humbjes ose dëmit real si dhe sigurimi i pasurisë personale shkaktuar nga rreziqet si

zjarri, vjedhja, breshëri, eksplozioni, trazirat dhe rrëmujat civile, mjetet motorike,

vandalizmat dhe duhani. .

-Sigurimi i jetës dhe shëndetit jane sigurimet e përcaktuara si pagesë ndihmë në rast

sëmundjeje ose paaftësie të përhershme. Në këtë grup-sigurimi përfshihen tipe të

ndryshme të sigurimit si sigurimi nga aksidentet personale, sigurimi i jetes së

depozituesit, sigurimi i shëndetit në udhëtim, sigurimi i jetës së debitorit, sigurimi i

detyrueshëm i udhëtarëve.Këto janë sigurime vullnetare me përjashtim të sigurimit të

detyrueshëm të udhëtarëve. .

-Sigurimi nga aksidentet personale mbulon të siguruarin nga paaftësia e

përkohshme, paaftësia e përhershme dhe vdekja si pasojë e aksidentit.

-Sigurimi i detyrueshëm i udhëtarëve mbulon të siguruarin nga paaftësia e

përkohshme, paaftësia e përhershme dhe vdekja si pasojë e aksidentit gjate udhëtimit

me mjete transporti hekurudhor ose detar.

-Sigurimi i shëndetit në udhëtim mbulon të siguruarin për aksidentet personale,

shpenzimet mSigurimi i jetës së nxënësve dhe studentëve mbulon jetën e nxënësit apo

studentit nga rreziku i vdekjes, qoftë kjo aksidentale apo natyrore, vdekjen e prindit

ose ngeljen jetim të fëmijës, paaftësinë e përhershme, shpenzimet spitalore

farmaceutike si dhe disa sëmundje kritike.

-Sigurimi i jetës së depozitorit mbulon jetën e debitorit nga rreziku i vdekjes, qoftë

kjo aksidentale apo natyrorejekësore të ndihmës së shpejtë dhe shpenzimet e

riatdhesimit, kur i siguruari udhëton jashtë territorit të Shqipërisë

7

Page 8: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

KAPITULLI I PARE

“ Hyrje ne tregun e sigurimeve”

1.1 HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË SIGURIMEVE NË SHQIPËRI

Historia e tregut shqiptar të sigurimeve e ka origjinën e saj që para Luftës së Dytë

Botërore, periudhë në të cilën veprimtaritë e sigurimit kryheshin nga shoqërite

angleze, franca dhe më vonë edhe italiane. Periudha e pas Luftës së Dytë Botërore

deri më 1991: në kushtet e një izolimi të brendshëm të tregun e sigurimeve , ku

mbizotëruese ishin format e sigurimit te detyrueshem.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka ekzistuar para viteve 1999 , ku kompania e vetme

e sigurimeve ne treg ka qene INSIG , nje kompani shteterore. Por, në krahasim me

vendet e rajonit mund te themi se zhvillimi i tregut privat ka qene i mevonshem.

Pas vitit 1999, në këtë treg është vërejtur hyrja e disa kompanive të sigurimit privat, i

cili solli një rritje të konkurrencës në këtë treg. Gjatë këtyre viteve eshte krijuar baza

ligjore që rregullon të drejtat dhe obligimet mes të siguruarve dhe shoqërive te

sigurimit, janë zgjeruar llojet dhe tipet e mbulimit të sigurimit dhe janë krijuar kushtet

dhe mundësitë e risigurimit me shoqëri të huaja, duke mbrojtur ne kete menyre

intersat e te siguaruarve.

8

Page 9: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Etapat:

Periudha para Luftes II Botërore

o Viti 1944.   Kanë qenë shoqëritë angleze, franceze dhe ato italiane, që

ndihmuan në krijimin e një tradite të mirë për domosdoshmërinë e sigurimeve në

Shqipëri me ushtrimin e aktivitetit të tyre sigurues, të përqendruar në qytetet kryesore

të vendit, dhe kryesisht, në industri, ndërtesa, sigurimin e aksidenteve, të jetës dhe

fatkeqësive natyrore.

Periudha pas Luftes II Botërore deri më 1991

o Viti 1948. Filloi sigurimi i detyrueshëm i banesave shtetërore të dhëna

me qera dhe i pasagjerëve, sigurimi vullnetar i pasurisë, ndërtesave dhe pasurive të

paluajtëshme

o Viti 1949. Rifilloi sigurimi vullnetar i përzier dhe i thjeshtë i jetës.

o Viti 1950. Rifilloi sigurimi vullnetar i kulturave bujqësore dhe i

blegtorisë.

o Viti 1954. Filloi sigurimi vullnetar i jetës nga fatkeqësitë.

o Viti 1955. Filloi sigurimi vullnetar i sendeve shtëpiake.

o Viti 1957. Filloi sigurimi vullnetar i pasurisë së ish-kooperativave

bujqësore, organizatave e shtetasve dhe i gjësë së gjallë.

o Viti 1961. Filloi sigurimi i detyrueshëm i mallrave të importit, të

anijeve dhe transhiqipit (ish ndërmarrja e transportit ndërkombëtar).

o Viti 1965. Filloi sigurimi vullnetar i ndërtesave nga zjarri.

o Viti 1990. Filloi sigurimi i detyrueshëm i mjeteve të transportit, të

ndërmarrjeve dhe institucioneve.

Periudha pas muajit korrik të vitit 1991

Viti 1991. Krijohet kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri “INSIG”

SH.A. Instituti i Sigurimeve INSIG është krijuar në 31 Korrik 1991 me

miratimin e ligjit nga Parlamenti Shqiptar për krijimin e Institutit te

Sigurimeve, duke e ndarë atë nga Instituti I Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve. 

Filloi sigurimi i detyrueshëm i kulturave bujqësore  

o Viti 1992.

Rifilloi sigurimi nga zjarri i pasurisë;

U rivendos sigurimi vullnetar i aksidenteve personale;

9

Page 10: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

U rivendos sigurimi i udhëtarëve;

Filloi sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike;

U krijua Byroja Shqiptare e Kartonit Jeshil;

Viti 1994. Filloi sigurimi nga vjedhjet, sigurimi i shëndetit, sigurimi i parave në

udhëtim, sigurimi i ndërtimeve CAR (mbulim nga të gjitha rreziqet) , sigurimi i

makinerive.

Viti 1995. Filloi sigurimi i fitimit të munguar gjatë avarive të makinerive, sigurimi i

bankave.

Viti 1996. Filloi sigurimi i përgjegjësisë së produktit dhe publike, sigurimi TPL

(Përgjegjësi ndaj Palëve të Treta) për hotelet dhe restorantet, sigurimi në formën e

garancisë së ekzekutimit, sigurimi i pensioneve.

Viti 1999. Krijohet kompania e parë private e sigurimeve në Shqipëri "SIGMA"

SH.A. , e ndjekur pak muaj më vonë nga krijimi i kompanisë së sigurimeve "SIGAL"

SH.A. , aktualisht kompania më e madhe në tregun e sigurimeve në vend. Themelimi i

Shoqërisë së Sigurimeve "Sigma" SH.A. shënoi edhe fillimin e proçesit të

liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri, treg i cili ka evoluar dhe është

plotësuar përgjatë viteve si në gamën e produkteve që ofron ashtu edhe në mënyrën e

funksionimit të tij duke dhënë gjithashtu kontributin e saj si një ndër bizneset më të

fuqishme.

Viti 1999 - e në vazhdim. Zgjerohet konkurrenca në treg, por jo vetëm edhe rritja e

tij, nëpërmjet krijimit të kompanive të tjera private në fushën e sigurimeve si më

poshtë:

"ATLANTIK" SH.A.

"INTERSIG" SH.A.

"ALBSIG" SH.A.

"INTERALBANIAN" SH.A.

"EUROSIG" SH.A.

“SIGMA”SH.A

“SIGAL”SH.A

“SICRED”SH.A

“INSIG”

Në bazë të statistikave të fundit të AMF tregu i sigurimeve ështe i ndarë kështu midis

kompanive të sigurimit:

10

Page 11: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Ndarja e tregut - Sigurimi i Jo-Jetës / Market share - Non life

insurance 2012

Aspekti ligjor i sigurimeve të detyruara, vullnetare dhe suplementare në

Shqiperi.

Ne Shqipëri kemi tre lloj kontributesh:

A. Sigurim I Detyruar

B. Sigurim Vullnetar

Sigurim Suplementar.

A. Sigurimi i detyruar

Sigurimi I detyruar perbehet nga :

1-  Sigurimi për punëdhënësit dhe punëmarrësit.

2- Sigurimi për të vetëpunësuarit.

3- Sigurimi i fermerëve.

11

Page 12: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

4- Sigurimi I autoveturave (TPL

Vendos dhe grafikun me posht

Kush përfiton nga skema e sigurimit vullnetar?

Të gjithë shtetasit shqiptarë që:

1. Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë

përfitim nga skema e sigurimit të detyruar;

2. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit

të detyrueshëm;

3. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet

sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;

4. Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Çfarë përfitohet nga skema e sigurimit vullnetar?

1. Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e

12

Page 13: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas rastit, i:

- Pensionit bazë të pleqërisë;

- Pensionit të pjesshëm të pleqërisë;

- Pensionit të reduktuar të pleqërisë;

- Pensionit të invaliditetit;

- Pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

2. Personi i siguruar për vitin korent dhe që ka paguar kontribute deri në nivelin

maksimal, pasi plotëson kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet

shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas

llogaritjeve, i:

- Pensionit të pleqërisë mbi kufirin e pensionit bazë;

- Dyfishit të pensionit bazë të pleqërisë.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?

Me sigurim vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme:

I. Sigurim vullnetar për vitin korent.

II. Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.

III. Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

IV. Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korrent:

- Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;

- Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave te

paguara.

II . SIGURIM VULLNETAR PËR PERIUDHA TË KALUARA.

Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për periudhat e kaluara?

1. Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e

drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.

2. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve pasuniversitare.

3. Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të

detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojne ato nëpërmjet sigurimit vullnetar.

4. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për

13

Page 14: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë

shtetësinë.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara:

- Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension;

- Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura?

1. Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe

punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të

sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

2. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent.Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar

për më shumë të ardhura:

a) Personat e vetëpunësuar - sigurohen me pagë minimale mujore 16 820 lekë ose

shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me

21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 3 633 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;

b) Të punësuarit - sigurohen me pagë minimale mujore  16 820 lekë ose shumëfishi i

asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra

sigurim me kuotë fikse 3 633 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;

c) Punëdhënësit - sigurohen me pagë minimale mujore 16 820 lekë ose shumëfishi i

asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, dmth

sigurim me kuotë fikse 3 633 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura:

- Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;

- Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të

paguara.

IV. Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.Kush mund të paguajë

sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

1. Të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit.2. Ky sigurim bëhet nga të

vetëpunësuarit vetëm për vitin korent.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

- Paaftësi të përkohëshme në punë.

14

Page 15: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohëshme në punë fillon në ditën e 15 të

raportit mjekësor dhe zgjat jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës.

I. Sigurimet e jetes dhe jo-jetes per sigurimin e jetes shendetit , pasurise dhe

pergjegjesise se shtetasve shqiptare.

B. Sigurimi Suplementar

Ligji nr. 8097, datë 21.3.1996, i ndryshuar “Për pensionet shtetërore suplementare të

personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Kontributet që paguajnë personat e punësuar në fondin e sigurimit shtetëror

suplementar janë: .

- 4% të shumës bruto të listëpagesave, për personat e grupit të parë (të përcaktuar në

Ligjin nr. 8097, datë    21.3.1996, i ndryshuar); .

- 3% të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë, që permënden në

shkronjat “a”, “b”, “c”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij Ligji; .

- 2% të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë, ku përfshihen

specialistë dhe persona të tjerë në funksion, dhe sipas përcaktimeve të Këshillit të

Ministrave.

2) Ligji nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të

punonjësve të Universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve

Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera

kërkimore publike në RSH, të cilët kanë tituj shkencore”. .

Kontributet suplementare në zbatim të këtij Ligji janë: .

- 3.5% të pagës bruto mujore për personat me titull, të punësuar në institucione

publike;

- 7% të pagës bruto mujore, për personat me titull të punësuar në institucione

jopublike, të cilat derdhen në llogaritë e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore

çdo muaj, me të njëjtat rregulla dhe në të njëjtat afate, si edhe sigurimi i detyrueshëm

shoqëror.

3) Pagesat e kontributeve .

Punëdhënësi është i detyruar të mbajë nga paga bruto e punëmarrësve kontributin e

përcaktuar për këta persona sipas nenit 5, të Ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, dhe ta

derdhë atë në llogarinë e fondit të përfitimeve shtetërore suplementare.

Punëdhënësi detyrohet të paraqesë brenda datës 30 të muajit pasardhës:

15

Page 16: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

- listëpagesën e personave që përfitojnë nga ky Ligj; .

- pagën bruto; .

- shumën e kontributeve të ndaluara.

Skemën e sigurimit publik në Shqipëri është i drejtuar nga Instituti i Sigurimeve

Shoqërore / ISSH (Instituti i Sigurimeve Shoqërore). Ajo mbulon pesë degë të

sigurimeve shoqërore dhe llojet e sigurimit qe ajo mbulon janë të detyrueshme dhe

vullnetare. Tashme kompanite e sigurimeve jane duke zhvilluar tregun e pensioneve

private, e cila do ti jape mundesi per te ardhura suplementare gjate periudhes se

pensionit njerezve, e ne kete menyre ata te ruajne standartin e jeteses qe kishin para

daljes ne pension

Struktura e tregut të sigurimeve 2012

ROLI I RISIGURUESVE NE KRIJIMIN E TREGJEVE

Risiguruesit shpesh japin asistencë thelbësore për kompanitë e vogla në krijimin e

tregjeve . Ato trajnojnë stafin dhe ofrojnë norma, polica dhe procedura. Risiguruesit,

gjithashtu, imponojnë disipline mbi këto kompani te reja veçanërisht në tregjet që

krijohen. Janë risiguruesit ata qe u tregojnë atyre se çfarë rezervash të mbajnë dhe

çfarë primesh të vendosin. Ne vendet ku ka pak, ose kur nuk ka fare rregulla, ky është

një rol ekstremisht i rëndësishëm qe luhet nga risiguruesi.

16

Page 17: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Kompanitë e risigurimit tani nënkontraktojnë shume funksione siç është

dezinjimi i produkteve, strategjia e investimit me të gjithë formulat e saj aktuale, vetë

investimet, punën aktuare, nënshkrimin, e kështu me radhë. Prandaj risigurimi është

një metode për te pasur një partner teknik, ku ky i fundit nuk zotëron aktualisht

ndonjë aksion të kompanisë. Sigurimi mund te jete e vetmja industri që e ofron këtë

përqasje. Risiguruesi jo vetëm ofron transferimin e teknologjisë, por sheh edhe

pasuritë e tij qe rriten ose qe ulen ne raport me përvojën e kompanisë.

1.2Vendet e rajonit ballkanik

a. Zhvillimi i tregut sipas produkteve në tregun e sigurimeve në

Maqedoni.

17

Page 18: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Struktura e formimit të sigurimeve të jo-jetës për 2009 është I ngjashem me ate

për 2008. Shohim se peshen me te rendesishme ne te ardhurat e kompanive te

sigurimit ne Maqedoni per te dy vitet e ze Sigurimi I detyrueshem I makinave (TPL).

Ajo qe meriton vemendje eshte renia e primeve me 11% per TPL, si pjesa komponenti

me I rendesishem I te ardhurave nga sigurimet.

Sigurimi i detyrueshëm motorik është i rregulluar me Ligjin mbi Sigurimit te

Detyrueshem, i cili siguron mbrojtje më të mirë të viktimave në aksidentet e

trafikut përmes rritjes së sigurimit minimal, shumat e mbulimit  gradual të

tyre (nga fazat e para të përcaktuara me ligj),harmonizimin me sigurimin per shumat

e mbulimit të miratuar me direktivat e BE-së;  rregullore strikte të

kompetencave e Fondit të Garancisë; qasje të rreptë të rregullave nga përcaktimit të

primeve permes formimit e  një  Komisioni  për  sigurimin  TPL , jane vendimet do

të zbatohen sa më shpejt të jetë Republika e Maqedonisë qe te bëhet  anëtar me te

drejta te plota të Bashkimit Europian. Pervec sigurimit motorik , pjese tjeter e

rendesishme e sigurimeve te detyrueshme , qe mbulohen institucione shteterore eshte

ajo e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

Persa I perket llojeve te tjera te sigurimeve ,veme re se ato jane vullnetare dhe akoma

ne kete vend nuk eshte krijuar kultura dhe mungesa e nivelit te te ardhurave te

popullates , qe do te benin qe keto lloj sigurimesh te sillnin nivel me te larte te

ardhurash.

b. Zhvillimi i tregut sipas produkteve ne tregun e sigurimeve ne Mal te Zi.

Deri më 31 dhjetor 2009, në tregun e sigurimit malazez kane operuar 14 kompani si

agjenci sigurimi dhe 3 Agjentë – sipërmarrës qe  kryejne  operacione e agjencise,

ndërsa 3 shoqëri brokerimi kryejne operacione brokerimi në  sigurim.

Ligji mbi sigurimin e detyrueshëm ne Transport rregullon Sigurimin e

detyrueshëm lidhur me trafikun dhe percakton klasat e sigurimit te

detyrueshëm, kontrata e sigurimit të detyrueshëm, shuma e sigurimit  dhe tarifa e

sigurimeve, dokumentat Internacionale për ekzistencën e detyrimit sigurimit te

autove (kartoni jeshil) dhe sigurimit motorike kufitar .

18

Page 19: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Ligji percakton detyrimin dhe menyren per te themeluar  Shoqaten e  Siguruesve

të Malit të Zi.

Primi I paguar per person ne Malin e Zi ne vitin 2008 eshte rreth 93.67euro/person.

Ndersa ne 2009 ajo ka arritur ne 104.35 euro/person.

Ligji mbi sigurimin e detyrueshëm Transportit (OGRM 46/07) parashikon klasat e

sigurimit të detyrueshëm, si vijon:

- Sigurimi i aksidenteve të pasagjerëve në traffikun publik;

- Përgjegjësi   e palës së tretë të sigurimit të mjeteve motorike pronarët

ose shfrytëzuesit;

- Përgjegjësi   e palës së tretë të sigurimit të pronarëve të  aeroplanëve  apo

përdoruesve dhe

- Përgjegjësi   e palës së tretë e sigurimit te mbajtesve ujore apo  përdoruesit.

19

Page 20: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Në strukturën e primit bruto, sigurimi i detyrueshëm ze pjesën më të madhe të

49,20%, e cila u rrit me 20,90% në krahasim me 2008, ndërsa vetë  dëmshperblimi I

sigurimit te automjeteve dhe të sigurimit të aksidenteve ka rënë.  

Pjesën më të madhe në strukturën e sigurimit të detyrueshëm ,primi i sigurimit

te përgjegjësisë shkon per sigurimin e autove gjë që e bën 96,56% e totalit të sigurimit

të detyrueshëm për 2009. Primi I sigurimit të Autove në 2009 arriti  në  31.149 

milionë  euro.

Element tjeter i sigurimeve të detyrueshme janë dhe kontributet e sigurimeve

shoqërore dhe shëndetesore , që mbulohen nga institucion shtetëror.

Sigurimit vullnetar shëndetësor, i cili mbulon:

- Përfitim financiar për shkak të paaftësisë për punë;

- Kompensimi për shpenzimet e kujdesit shëndetësor e kontraktuar;

- Kombinimi i pagesave të referuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni;

Krijimi i fondeve të pensioneve vullnetare duhet të shoqërohet me zhvillimin e tregut

të  kapitalit  vendas  dhe  përmirësimin  e  njohurive financiare të popullsisë.

Vetëm pas këtyre hapave të pare  duhet te ndërmerren  reformat e tregut të punës

mund të  fillojë  dhe  një  stimulues, mjedisi miqësor për te krijuar biznesin.

Për njësinkronizim adekuat të reformave, është e nevojshme për të

vënë bashkë këshillat e përshtatshme apo grupe pune të përbërë  nga  përfaqësues

nga Ministria e Financave, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, rregullatorët e

tregut të kapitalit, dhe banka qendrore.

Pas Luftës Civile, ka pasur qindra mijëra të veja dhe jetimë, dhe qindra e mijëra e

veteranëve me aftësi të kufizuara. Kjo çoi në zhvillimin e një programi të pensioneve

bujare, me ngjashmëri interesante të zhvillimeve më vonë në Sigurimet Shoqërore.

Programi i parë kombëtar të pensioneve për ushtarët u miratua në fakt në fillim të

1776, para nënshkrimit te Deklaratës së Pavarësisë. .  

Në mes të viteve të 1890 dhe 1920, Shtetet e Bashkuara perjeton nje ndryshim të

rëndësishëm në strukturën e saj shoqërore. Revolucioni Industrial krijoi një Amerikë

më urbane,. Në fakt, në 1890, vetëm 28% e popullsisë jetonte në qytete. Me 1930 kjo

përqindje është dyfishuar pikërisht, në 56%. .  

20

Page 21: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Ky ndryshim,te jetuarit larg nga një mënyrë jetese agrare, ndryshoi rrenjesisht jetesen

e familjeve që dikur ishin rurale. Si pasojë e një kujdesi më të mirë për veten nga ana

shëndetësore, higjiena publike dhe zhvillimin e programeve efektive të shëndetit

publik, amerikanët filluan për të jetuar në mënyrë të konsiderueshme më të gjatë. Në

tre dekada, 1900-1930, mesatarja e jetës rritet afersisht me 10 vjet. Kjo ishte rritja më

të shpejtë në jetëgjatësi në historinë e regjistruar njerëzore.

Krijimi i sigurimeve shoqërore  .

Akti i Sigurimeve Shoqërore ka hyrë në fuqi nga Presidenti Roosevelt më 14 gusht,

1935. Përveç dispozitave të ndryshme për mirëqenien e përgjithshme, Ligji i ri krijoi

një program social të sigurimit të dizajnuara për të paguar punëtorët e moshës në

pension 65 ose më të vjetër të ardhura të vazhdueshme pas daljes në pension. 

Kush Përfitoi Fillimisht  .

Në fillim, shumica e grave dhe pakicat kombetare ishin përjashtuar nga përfitimet e

Sigurimeve Shoqërore. Kategorive të punës që nuk janë përfshirë ne akt- përfshirë

punëtorët në punë bujqësore, shërbimin e brendshëm, punonjës të qeverisë, dhe shumë

mësues, infermierë, punonjës në spital, bibliotekarët, dhe punonjës socialë. Në ditët e

tij të hershme, këto përjashtime përjashtohen gati gjysma e popullsisë të punës për të

përfituar nga sigurimet shoqërore. . 

Pagesa e parë në një shumë të vetme . 

Nga 1937 deri më 1940, pagesat për perfitim nga sigurimet shoqërore ishin në një

shumë të vetme të menjëhershme. Qëllimi i këtyre pagesave ishte që të sigurojnë disa

"payback" për ata njerëz që kanë kontribuar në program. Pagesa e parë e bërë për

sigurimet shoqërore ishte nga Ernest Ackerman,17 cent. .

Historia e Shpërndarjeve .

Në vitin 1940, përfitimet e paguara arritën $ 35 milion. Këto u rritën në 961.000.000 $

në vitin 1950, 11200000000 $ në vitin 1960, 31900000000 $ në vitin 1970, $

120.500.000.000 në vitin 1980, dhe $ 247.800.000.000 në vitin 1990. Gjithë të dhënat

janë në dollarë, të përshtatura për inflacion. Në vitin 2009, gati 51 milion amerikanë

morën $ 650.000.000.000 në përfitimet e Sigurimeve Shoqërore.

1.3Kompanitë më të mëdha të sigurimeve në botë

21

Page 22: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Turbullira financiare e vitit 2009 shkaktoi shumë ulje-ngritje në industrinë e

sigurimeve. Ne të gjithë duam të investojmë në një kompani që qëndron afer nesh,

prandaj, është gjithmonë mirë të dimë se kush janë udhëheqësit e botës në këtë fushë.

Në vijim është lista e dhjetë kompanive të sigurimit të lartë në përputhje me pjesën e

tyre të tregut. .

1. American International Group (AIG) .

SHTETI: United States .

Vlera e tregut: $ 172.240.000.000 .

American International Group, Inc (AIG), një udhëheqës botëror në sigurime dhe

shërbime financiare, është organizata kryesore ndërkombëtare e sigurimit me

operacione në më shumë se 130 vende dhe juridiksione. Kompanitë e AIG u sherbejnë

klienteve tregtarë ,instiucional dhe individual. Ata kujdesen per nje sigurimin ndaj

aksidenteve të pronave të jetës së çdo siguruesi. Përveç kësaj, kompanitë AIG janë

duke udhëhequr shërbimet e daljes në pension, shërbimet financiare dhe të

menaxhimit të pasurive në mbarë botën. Aksionet e zakonshme të AIG-së janë

regjistruar në Neë York Stock Exchange, si dhe në bursat në Paris dhe Tokio.

2. AXA Group. .

Shteti: France .

Vlera e tregut: $ 6612000000 .

Në vitin 1980, AXA nuk ekzistonte. Gjatë 20 viteve të ardhshme, Grupi do të rritet

për t'u bërë një ndër kompanitë më të mëdha nderkombetare.AXA ndjek me sukses

strategjinë e rrites së jashtme:.Sot AXA është i pranishëm gjeografikisht ne tregje të

ndryshme, me operacionet e koncentruara në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azi

Paqësorit.

3. Allianz Worldwide .

Shteti: Gjermania .

Vlera e tregut: $ 65550000000

Grupi Allianz është një nga ofruesit kryesorë të integruar të shërbimeve financiare në

mbarë botën. Me gati 155.000 punonjës në mbarë botën, Grupi Allianz u shërben rreth

75 milionë klientëve në rreth 70 vende. Nga ana e sigurimit, Allianz është lider tregu

në tregun gjerman dhe ka një prani të fortë ndërkombëtare.

22

Page 23: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

4. Manulife Financial .

Shteti: Canada .

Vlera e tregut: $ 50520000000 .

Manulife financiare është një udhëheqës kanadez bazuar ne grupin e sherbimeve

finaciare u sherben miliona klientëve në 22 vende dhe territore në tërë botën. Ata

ofrojnë mbrojtje financiare dhe produkteve të menaxhimit të pasurisë dhe shërbimeve,

për individin dhe grupin e konsumatorëve në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Azi.

Këto produkte dhe shërbime përfshijnë sigurimin individual te jetës, jeta e grupit dhe

të sigurimit shëndetësor,sherbimi I kudesit afat-gjate, produktet e pensioneve, fondeve

të përbashkëta dhe të produkteve bankare. Ata gjithashtu ofrojnë shërbime të

risigurimit.

5. Generali Group

Shteti: Italia

Vlera e tregut: $ 45450000000

Generali Group është një nga pjesëmarrësit më të rëndësishme të sigurimit financiar

global dhe produkteve të tregut.

Në vitet e fundit, Grupi ka bërë një kthim të rëndësishëm për tregjet europiane

qendroro-lindore dhe ka ngritur zyra në tregjet kryesore të Lindjes së Largët, ndër të

cilat Kina dhe India.

6. Prudential Financial

Shteti: United States

Vlera e tregut: $ 39,70 miliardë

Prudential Financial, Inc (NYSE: Pru), një udheheqes ne shërbimet financiare me

rreth $ 580.000.000.000 asete nën administrim , ka operacionet në Shtetet e

Bashkuara, Azi, Evropë dhe Amerikën Latine. , është përqendruar në ndihmen e rreth

50 milionë konsumatorëve individual dhe institucional qe të rrisin dhe të mbrojnë

pasurinë e tyre.

7. MetLife

shteti: United States

Vlera e tregut: $ 37940000000

23

Page 24: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

MetLife, Inc është ofruesi kryesor i sigurimit dhe shërbimeve të tjera financiare të

miliona konsumatorëve individual dhe institucional në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Jashtë SHBA, kompanitë MetLife kane operacione te drejtpërdrejta të sigurimit në

Azi, Paqësor, Amerikën Latine dhe në Evropë.

8. Aviva

Shteti: United Kingdom

Vlera e tregut: $ 33,10 miliardë

Aviva është një nga ofruesit kryesorë të jetës dhe të produkteve të pensioneve në

Europë dhe në mënyrë aktive në rritje afat-gjatë të kursimeve të bizneseve në Azi

Paqësor dhe Shtetet e Bashkuara. Aktivitetet e tyre kryesore janë kursimet afatgjata,

menaxhimin e fondeve dhe të sigurimit të përgjithshëm

9. Munich Re Group

Shteti: Gjermania

Vlera e tregut: $ 30990000000

Munich Re Group është një nga bartësit kryesorë në botë të rrezikut. Biznesi I tij

mbulon tërë zinxhirin e vlerës në sigurime dhe risigurime.

10. AEGON

Shteti: Hollande

Vlera e tregut: $ 26,40 miliardë

AEGON është një biznes ndërkombëtar, duke ofruar sigurimin e jetës, pensionet dhe

kursimet afatgjata dhe produkte të investimit të miliona konsumatorëve në mbarë

botën.Kompania ka operacione të mëdha në Shtetet e Bashkuara, Hollandë dhe

Mbretëria e Bashkuar, si dhe biznese të tjera në Azi, Amerikë dhe vende të tjera në

Evropë.AEGON është regjistruar në bursat e Amsterdamit, Londër, Neë York dhe

Tokyo.

1.4 Nje krahasim I nevojshem

Meqë kontributet për pensionet është një nga zërat më

të rëndësishme të sigurimeve të detyrueshme dhe

primet e paguara të sigurimeve janë të detyrueshme dhe

paguhen pranë ISSH ,ndërsa një pjesë e vogël janë

24

Page 25: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

pensione suplementare të tre fondeve private të

pensionit.

Prandaj , do te ishte e rendësishme të shikonim pozicionin e Shqiperise ne

raport me vendet e rajonit .

Normat e Kontributit për Pensionet në Vendet në tranzicion(2012)

Sic shihet edhe nga ky grafik , krahasuar me vendet e tjera Shqipëria është e

vendosur pothuaj ne mes , me nje norme prej 23.9%.

Nga kerkimet e bera kemi verejtur se reformat e sistemit shëndetësor në Republikën e

Maqedonisë janë zbatuar në të gjithë periudhën e tranzicionit. Zbatimi I reformave u

ndikua nga shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. 

Në anën e jashtme faktori më me ndikim ishin presionet e politikave dhe aktiviteteve

të projektit të financuar nga kreditë e Bankës Botërore. Këto projekte duhet të

inicionin ndryshime të caktuara në sistemin shëndetësor, por proceset u përballën me

shumë ndryshime të brendshme politike, ku grupe të ndryshme interesi luftonin. 

Faktori më i rëndësishëm i brendshëm për ndjekjen ose pengimin e reformave është

interesi i partive politike. Motivet politike për të fituar më shumë vota rezultuan në

kolaps të sektorit publik. Suksese të mëtejshme në reformat e sistemit shëndetësor do

të varen nga ndikimet e politikës mbi institucionet e kujdesit shëndetësor. Driten

jeshile e hapi miratimi i legjislacionit të ri për autonominë e ofruesve të zgjedhur të

kujdesit shëndetësor që do të transformojnë spitalet e zgjedhur në entitete

korporative.

25

0

5

10

15

20

25

30

35

Page 26: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Së fundi, propozimet ambicioze te qeverisë për të zgjatur paketën bazë që përfitojnë

dhe për të siguruar të gjithë të papunët duhet të pasohet me transferimin e fondeve

shtesë nga buxheti qendror. Përndryhe, qëndrueshmëria financiare e sistemit

shëndetësor social do të vihet në rrezik. Por, mund te themi se Maqedonia ka

plotesuar kerkesat e BE-se ne kete fushe edhe te tjera perderisa edhe eshte disa hapa

para Shqiperise ne procesin e saj ne Integrimin ne Bashkimin Europian.

Edhe ne Shqiperi ecuria e ketij sektori ka ecur pak a shume ne te njejten rruge. Edhe

pse krahasuar me Maqedonine , e cila ka pasur tensione te brendshme politike shume

here me te medha per shkak te perberjes se madhe etnike te popullsise. Persa i perket

Shqiperise ne kete linje duhet te kishte bere me shume ecuri , por koha ka treguar ne

cdo aspekt se deshira dhe vullneti i politikes ka qene i ulet per te bere reforma te

verteta, qe do te ndikonin teresisht zhvillimin e tregut te sigurimeve privat dhe

shteteror.

Meqe identifikuam se sigurimi per pensionet eshte nje nga zerat me peshe ne te

ardhurat nga sigurimet e detyrueshme , e rendesishme qe per te rritur nivelin e

pagesave per kete lloj sigurimi te identifikojme problemet me specifike qe ndikojne

nivelin e ketyre pagesave.tregon nje ecuri me te madhe ne reforma dhe realitet te

ketyre vendeve

1.5Tregu i sigurimeve ne Shqiperi dhe pasojate krizes globale

Kompanitë e sigurimeve në tregun shqiptar kanë vendosur që t’i kundërpërgjigjen

pasojave të krizës globale financiare me ofrimin e shërbimeve të reja për të gjithë

klientët. Sipas përfaqësuesve më kryesorë të këtij tregu në Shqipëri, kriza globale nuk

e ka prekur ende tregun e sigurimeve, por sigurisht që fitimet e kompanive nuk do t’i

shpëtojnë efekteve të saj. Një mendim të tillë ka edhe kreu i Bordit Mbikëqyrës të

kompanisë “SIGMA”, z. Christoph Wolf, i cili shprehet gjatë një intervistë dhënë për

mediat duke prezantuar produktet e reja që kjo kompani po ofron për tregun shqiptar.

Ai flet edhe mbi zgjerimin e tregut privat të pensioneve, ku kompania “SIGMA”,

pjesë e “Vienna Insurance Group” është duke përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe të

paketave që kompania ofron për klientët. Sipas Wolf, tregu i sigurimeve në vend është

zgjeruar gjatë dy viteve të fundit dhe këtë trend do të vijojë të ndjekë, sepse tashmë

26

Page 27: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

komuniteti i biznesit dhe vetë shoqëria shqiptare janë ndërgjegjësuar për rëndësinë që

ka sigurimi i jetës, shëndetit, apo pronës.  .

Çfarë risish ofron “SIGMA” në krahasim me kompanitë e tjera të sigurimeve në

vend? 

Që nga koha kur “Vienna Insurance Group” bleu “SIGMA”-n para dy vjetësh kishte

si synim të saj përmirësimin e shërbimeve ndaj klientit dhe futjen e produkteve të reja

në treg, duke përmirësuar cilësinë e stafit dhe punonjësve të kompanisë dhe duke

kontribuar për kulturën e sigurimeve në Shqipëri. Mbi të gjitha ne po përpiqemi që të

sjellim një ndryshim në atë që ofrojmë për tregun sigurimeve në Shqipëri, për të qenë

shumë më mirë se sa konkurrentët tanë dhe për të ofruar shërbimet e cilësisë shumë të

lartë, që është ajo që klientët tanë presin nga ne.  .

Cilat janë disa nga produktet e reja që ofron aktualisht “SIGMA”?  

Që prej vjeshtës së vitit të kaluar ne nxorëm në treg produktin e ri të sigurimit të

shëndetit për klientët. Kjo paketë mbulon sigurimin shëndetësor jo vetëm në Shqipëri,

por edhe jashtë saj. Në këtë momente produkti u ofrohet kompanive të mëdha këtu në

vend, që mund të sigurojnë punonjësit e tyre. Gjithashtu në fusha të tjera ne po

mundohemi të përmirësojmë produktet ekzistuese dhe të fusim në treg produkte të

reja, kryesisht në linjat e sigurimit vullnetar si për shembull sigurimi i shtëpisë i cili

për momentin nuk është dhe aq i përhapur në Shqipëri, si dhe sigurimin e pronës për

kompani të vogla dhe të mesme. .  

A ka ndryshuar pjesa juaj e klientelës gjatë këtyre viteve të fundit, në raport me

kompanitë e tjera?  .

Në krahasim me vende të tjera të rajonit ku ne operojmë, Shqipëria është akoma një

treg i vogël, megjithatë tregu po rritet dhe zhvillohet. Ne duam të marrim pjesë në

këtë rritje dhe të japim kontributin tonë në këtë proces. Kemi vënë re që të paktën në

periudhën e fundit se ka një rritje dhe më shumë klientë po e kuptojnë se vlera e

sigurimit është e madhe. Kjo jo vetëm në linjat e detyrueshme si kartoni jeshil, por

edhe në linjat vullnetare. .  

27

Page 28: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

A ka pasur efekte nga kriza globale tregu i sigurimeve në Shqipëri dhe në

veçanti i kompanisë suaj? .  

Kemi vënë re që të paktën deri tani tregu i sigurimeve dhe ekonomia në përgjithësi

nuk duket të jenë prekur nga kriza financiare, në krahasim me rënien që kanë pësuar

vendet e tjera. Pra nga njëra anë kjo është një gjë pozitive dhe nga ana tjetër nuk

mund të mohohen ato efekte që tashmë janë vënë re në Shqipëri. Tregu i sigurimeve

gjatë dy muajve të fundit është vënë nën presion për nivelin e çmimeve, të cilat

padyshim do të japin efektin e tyre në rezultatin e tregut të sigurimeve. Kompanitë

shqiptare dhe bizneset nuk janë të pritura aktualisht që të harxhojnë shumë për

sigurimet, një ndikim ky i drejtpërdrejtë dhe i dukshëm. Por ne si “SIGMA” po

përpiqemi që të bindim kompanitë shqiptare dhe klientët për përfitimet që kanë nga

sigurimet. Efektet do t’i shohim në fund, por ne parashikojmë që presionet e ushtruara

deri tani në çmime do të kenë efekt në përfitimet e kompanisë. . 

Sa është numri i klientëve të “SIGMA”-s dhe drejt cilave paketa janë më të

interesuar ata?  .

Janë rreth 50 mijë klientë të siguruar në kompaninë “SIGMA”. Ashtu si në të gjithë

tregun sigurimi i TPL-së është më i përhapuri, kështu që edhe një pjesë e madhe e

klientëve tanë është i orientuar drejt këtij produkti. Neve po përpiqemi që të

zgjerohemi në linja të tjera të biznesit përveç linjave jovullnetare. Ne po përpiqemi t’u

tregojmë klientëve që edhe shërbimi i ofruar në linjat e tjera të biznesit është me po aq

cilësi të lartë.  .

A është i zhvilluar tregu i pensioneve private dhe cili është mendimi juaj në lidhje me

legjislacionin në këtë fushë?  .

Ky treg është shumë i vogël aktualisht dhe i pazhvilluar, por pensionet private janë

një fushë shumë interesante. Ne kemi diskutuar edhe me Autoritetin e Mbikëqyrjes

Financiare dhe jemi të informuar rreth reformave që do të ndërmerren në këtë drejtim

në Shqipëri. “SIGMA” ka një fond privat të pensioneve dhe ne jemi të integruar në

këtë proces, pasi ofrojmë një produkt për pensionet private. Në të ardhmen, kur

reforma të jetë adoptuar dhe të përfshihet në shtyllën e dytë të skemës së

detyrueshme, siç është edhe në vende të tjera të rajonit, ky do të jetë akoma më

interesant edhe për kompaninë tonë, por edhe për kompanitë e tjera që të jenë më

aktive në këtë drejtim. Ne kemi fonde të tjera pensionesh private në vende të tjera.

28

Page 29: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Kemi marrë pjesë në të tilla diskutime për reforma të ngjashme në Bullgari, Rumani,

Kroaci që e kanë futur në shtyllën e dytë të skemës së pensioneve të detyrueshme.

Nëse autoritetet shqiptare vendosin të vënë në zbatim këtë reformë, ne jemi të

gatshëm që të marrim pjesë dhe të japim kontributin dhe eksperiencën tonë në tregun

privat të pensioneve. 

KAPITULLI I DYTE

“Produktet kryesore te kompanive te sigurimeve ne shqiperi”

2.1Cfarë është sigurimi i jetës

Sigurimi i jetës është një marëveshje midis të siguruarit dhe një siguresi. Sipas

kushteve të kontatës,siguruesi premton të paguajë një shumë të caktuar perfituesit

nëse i siguruari humbet jetën,si një shkembim për primet e paguara.

Sigurimi i jetës është një mënyrë finaciare unike,që mbështet përkujdesjen dhe

dashurinë për të afërmit.sigurmi i jetës siguron dhe përfitime personale,por përfitimi

kryesor është përkujdesja financiare,për ata që duan më shumë në jetë për ti ofruar

siguri e mirqënie në cdo situatë e pasiguri

Cilat janë përparësitë e posedimit të policës së Sigurimit të Jetës?

Sigurimi i Jetës ofron qetësi shpirtërore në planifikim e të ardhmes suaj dhe të

afërmve tuaj,

duke:

29

Page 30: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

1. Siguruar se në rast që juve papritmas ju ndodh diçka, të afërmit e juaj përfitojnë

mbështetjen e nevojshme financiare, ose ju gëzoni mbështetjen e merituar financiare

2. Ndihmuar në krijimin e një fondi të cilin mund ta shfrytëzoni për çfarëdo synimi që

keni planifikuar

3. Ndihmuar që të krijoni të ardhura shtesë pas pensionimit tuaj

4. Ndihmuar në financimin e shkollimit të fëmijëve tuaj

5. Mundësuar kthim më të lartë në investimet tuaja

6. Mundësuar zvogëlimin e obligimeve tatimore nga investimet tuaja

Pse kemi nevojë për Sigurimin e Jetës?

Arsyeja më e zakonshme që dikush ka nevojë të blejë sigurimin e Jetës, është që të

zëvendësojë të ardhurat e humbura kur ai të humbë jetën. Për shembull, le të themi se

Ju punoni dhe të ardhurat tuaja përdoren për t'Ju mbajtur Ju dhe familjen tuaj. Nëse Ju

humbni jetën, kush do të paguajë detyrimet tuaja? Atëherë mund të përdoret sigurimi i

Jetës që të mbështesë pjestarët e familjes që mund të lini pas.

Një përdorim tjetër i Sigurimit të Jetës është që të paguajë ndonjë hua që i Siguruari

mund të ketë lenë pa paguar për shkak të humbjes së jetës ose mbetjes i paaftë për

punë. Për shembull, hipotekat, kreditë për makinat, faturat mjeksore, dhe ndonjë

pagesë që shpesh lihet pezull kur dikush humbet jetën. Kjo mund të reduktojë burimet

për të cilat ka nevojë familja juaj. Sigurimi i Jetës mund të përdoret për të paguar këto

detyrime duke lënë të paprekura pasuritë e familjes.

Sigurimi i Jetës siguron likuiditet për pronat tuaja. Kur dikush humbet jetën, mund të

lerë disa pasuri të tundshme apo të patundshme. Pasuritë e tundshme mund të mos

jenë të mjaftueshme për të paguar të gjitha detyrimet tuaja, si dhe shpenzimet që

bëhen për shkak të vdekjes (siç janë funerali apo taksat). Asetet e patundshme mund

të shiten në mënyrë që të përmbushen këto detyrime. Kjo mund të shkaktojë një

humbje financiare sepse pasuritë tuaja do të shiten lirë në mënyrë që paratë të merren

30

Page 31: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

në kohë sa më të shpëjtë. Sigurimi i Jetës mund të parandalojë këto situata sepse

dëmshpërblimet jepen menjëherë pas vdekjes së të siguruarit.

Më në fund sigurimi i jetës mund të jetë një paketë investimi. Disa tipe të sigurimit të

jetës në realitet mund dhe t'Ju bëjnë të fitoni te ardhura si dhe Ju jep përfitimet e

përmendura më lart. Kjo Ju ndimon me objektivat financiare afatgjatë

Ne të gjithë kemi përgjegjësine për të mbrojtur ata që janë të varur nga ne me një

shumë të mjaftueshme të sigurimit të jetës. Sigurimi i jetës është garancia e sigurisë së

familjes tuaj. Sigurimi i jetës mund t'ju ofrojë të afërmëve që keni lënë vetëm, siguri

financiare për tërë jetën.

Sigurimi i jetës gjithashtu i ofron bizneseve nje kapital i cili është i domosdoshëm për

të mbijetuar në rast të humbjes së jetës së një të punësuari ose partneri shumë të

rëndësishëm.  

2.1.1Kompanite kryesore te sigurimit te jetes ne shqiperi

SICRED-sha Kompania e pare private e Sigrimit te Jetes

ne Shqiperi me shtrirje ne te gjithe vendin. Ofron te gjitha llojet e sigurimit te

individit si: sigurimin e jetes per shkaqe natyrore dhe aksidentale, sigurimin e jetes ne

udhetim, sigurimin e jetes se punonjesve, studenteve, sportisteve, debitorit,

depozituesit dhe sigurimin e familjes, sigurimin ndaj pa-aftesive te perkohshme dhe te

perhershme.

SIGAL LIFE-UNIQA GROUP AUSTRIA

ofron shërbimin e sigurimit te jetës

1. -Sigurimi I jetës me afat

Përmës këtij produkti familiaret e të siguruarit përfitojnë 100% të shumës së

sigurimit në formën e një shume të vetme dhe të menjëhershme,nëse I siguruari humb

jetën Brenda periudhës së sigurimit. Ky sigurim mund të kombinohet me mbulime

shtesë, si Sëmundje Kritike, Aksidente Personale, Sigurim Shëndeti "Cash Plan".

31

Page 32: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

2 -Sigurim shëndeti CASH PLAN

Përbën një formë të thjeshtësuar të sigurimit të shëndëtit dhe zakonisht ofrohet

sëbashku me sigurimin e jetës me afat

3. –Sëmundjet kritike

Shuma e sigurimit që përfiton I siguruari përms këtij produkti,i shërben atij për të

përballuar shpenzimet mjeksore, dhe disa nga shpenzimet e jetesës në një momënt të

vështire të krijuar si rezultat I invaliditetit dhe sëmundjes së rëndë.

Duhet thënë që kjo shoqëri ofron dhe një seri produktesh të tjera

2.2 Cfarë është sigurimi I jo-jetës

Sigurimi i jo-jetës përfshin gjithë shërbimet e sigurimit të cilat nuk përfshihen në

sigurimin e jetës (si sigurimi i pasurive të paluajtshme, sigurimi i shëndetit, i

automjeteve etj).

2.2.1 Llojet kryesore të sigurimit të jo-jetës

-Sigurimi i pasurisë dhe i biznesit

Sigurimi nga Zjarri dhe rreziqet shtesë

Ky sigurim mbulon (zjarrin, rrufenë, eksplozionin, rënien e objekteve fluturuese nga

lart). Ju mund ti shtoni këtij sigurimi dhe rreziqe të tjera natyrore si: tërmeti, stuhia,

përmbytje, breshëri, rëshqitja e tokës, thyerja e xhamave.

Sigurimi nga Vjedhja

Ky sigurim mbulon humbjen e pasurisë ose demtimin e saj gjatë vjedhjes.

Sigurimi nga të gjitha rreziqet ëe ndertim (CAR).

Eshtë një sigurim i rëndesishënm për kompanitë e ndërtimit. Ky sigurim mbulon të

gjitha rreziqet gjatë periudheë së ndërtimit.

32

Page 33: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Sigurimi nga të gjitha rreziqet në montim (EAR).

Eshtë një sigurim i rëndësishëm për kompanitë e montimit. Ky sigurim mbulon të

gjitha rreziqet gjatë periudhës së montimit.

Sigurimi i Makinërive (MI).

Ky sigurim mbulon nga të gjitha rreziqet, makineritë dhe pajisjet e bizneseve të

ndryshme.

Sigurimi i parave në kasaforte (CIS) dhe në udhetim (CIT)

Ky sigurim aplikohet për shoqërite financiare të cilat administrojnë, ruajnë dhe

transportojnë mjetet monetare. Mbulon humbjet ose dëmtimet e parave, ceqeve, etj.

Sigurimi i përgjithshem i Bankave (BBB)

Ky sigurim përdoret për të mbuluar dëmët që mund ti shkaktohen bankave apo

shoqërive financiare, si pasojë e gabimeve që mund të bejnë punonjësit e tyre.

PËRGJEGJËSITË

  Sigurimi i Pergjegjesise Civile

Eshtë një sigurim që mbulon të gjitha kërkesat e palëve të treta për dëmshpërblim si

rezultat i aktivitetit të të siguruarit (për të cilat ai është ligjerisht përgjegjës). 

Sigurimi i Përgjegjesisë së Produktit

Eshtë një sigurim që mbulon të gjitha kërkesat e paleve të treta për dëmshpërblim si

rezultat i përdorimit të produkteve të të siguruarit (për të cilat ai është ligjerisht

përgjegjës).

Sigurimi i Përgjegjesisë Profesionale

Eshtë një sigurim që mbulon të gjitha kërkesat e palëve të treta për dëmshpërblim si

rezultat i profesionit të të siguruarit (për të cilat ai është ligjërisht përgjegjës).

33

Page 34: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Sigurimi i Përgjegjësise së Punëdhënesit

Eshtë një sigurim që mbulon të gjitha kërkesat e të punësuarit për dëmshpërblim si

rezultat i urdhërave të dhëna nga punëdhënësi (i siguruari).

SIGURIMI I GARANCIVE

Sigurimi Garancisë së Ofertës 

Eshtë një sigurim i cili ofrohet për subjektet pjesmarrëse në tender.

Sigurimi i Garancisë së Kontratës

Eshtë një sigurim i cili i ofrohet subjekteve të shpallura fituese ne tender dhe

sigurojnë kontratën e sipërmarrjes, si dhe për kontrata të tjëra të ndyshme.

MJETET MOTORIKE

Pergjegjësine ndaj palëve të treta (MTPL). .

Eshtë sigurim i detyrueshëm sipas ligjit në fuqi, duke patur për qëllim, peëveç të

tjerash, mbrojtjen e interesave financiare të të siguruarit kundrejt kërkesave për

dëmshpërblim që vijnë nga palë të treta të dëmtuara në aksidente automobilistike. 

TPL

Eshtë sigurimi i detyrueshëm për të gjitha llojet e automjeteve që qarkullojnë në

Republikën e Shqipërisë. Me këtë lloj siguracioni mbulohen dëmet e palës së tretë,

ç’ka do të thotë se në rast se një person i siguruar i shkakton një dëm një të treti,

atëherë kompania ku ai ka prerë sigurimin është e detyruar të rimbursojë dëmin. Ky

lloj sigurimi quhet i detyrueshëm dhe pronarët e makinave duhet të jenë të siguruar

gjatë gjithë vitit, në të kundërt ligji parashikon penalitete të rënda deri në konfiskim të

makinës. Çmimi i primit të sigurimit të detyrueshëm TPL është 87 mijë lekë të vjetra

Kartoni Jeshil

Eshtë polica anologe që presin pronarët shqiptarë të automjeteve kur dalin jashtë

kufirit. Edhe ky lloj sigurimi është i detyrueshëm dhe të gjithë pronarët e automjeteve

nuk lejohet të kalojnë kufirin pa këtë lloj sigurimi. Kartoni jeshil është i detyrueshëm

të pritet për sa kohë automjeti do të qëndrojë jashtë kufirit. Për këtë ka disa tarifa, të

cilat variojnë nga 40 euro që është minimali deri në 2500 euro, që është për një kohë

të gjatë qëndrimi, por dhe për automjetet e rënda, të cilat kanë tarifa më të larta se

34

Page 35: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

automjetet e vogla. .  

Sigurimi Kufitar i mjeteve motorike. .

Eshtë sigurim i detyrueshëm për mjetet me targa të huaja, të cilat nuk janë të pajisura

me Karton Jeshil. Ky sigurim mbulon pergjegjësine e paleve të treta në teritorin e

Shqipërisë.

Sigurimi i vete mjetit motorik (Kasko).

Eshtë sigurim i plotë jo i detyrueshëm, i cili e siguron pronarin e automjetit nga të

gjitha llojet e dëmeve. Këtu hyjnë jo vetëm dëmet që mund t’i shkaktohen makinës

nga përplasjet, por dhe ato që mund të vijnë nga vjedhja, zjarri nga dëmtimet e

pjesshme. Sigurimi kasko nënkupton që gjatë një përplasje, kompania ku ke prerë

sigurimin mbulon jo vetëm dëmet e të tretëve, por dhe ato të personit të siguruar.

Duke patur parasysh nivelin e lartë të riskut që ka ky sigurim, primi për të është

vendosur në masën 1 deri në 4 për qind të vlerës së makinës së siguruar. 

Eshtë sigurimi i vetë mjetit motorik, i cili mbulon interesat financiare të të siguruarit

në rastet kur automjeti i tij, pëson dëme si pasoje: .

Aksidentet e trafikut / goditjet (Mbulimi i Niveli I) .

Rreziqet Mbulimi I + Natyrore (Coverage Niveli II) .

Mbulimi II + vjedhjes (III Niveli Coverage)

Polica kufitare  .

Eshtë lloji i sigurimit që pritet në kufi nga të gjitha automjetet me targa të huaja që

vijnë në Shqipëri dhe qëndrojnë për një periudhë provizore. Ky siguracion pritet për

automjetet me targa të huaja që qëndrojnë për një kohë të caktuar në territorin

shqiptar dhe është i detyrueshëm. Autoveturat që hyjnë në pikat doganore për të

qëndruar për një afat të shkurtër në Shqipëri, janë të detyruara të presin një kontratë

kufitare pranë një shoqërie siguruese, për aq ditë sa do të qëndrojnë në Shqipëri.

Tarifat e kontratave kufitare janë 34 euro për 15 ditë, deri në 62 euro për 45 ditë. 

SIGURIMI SHËNDETËSOR

35

Page 36: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

 Eshtë një sigurim që garanton dëmshpërblimin në rast se i siguruari pëson dëmtime

shëndetësore të shkaktuara nga ngjarje aksidentale, të papritura, të paparashikuara, të

dhunshme, që veprojnë nga jashtë dhe që shkaktojnë dëmtime fizike që janë

objektivisht të vërtetueshme.

Sigurimi i Shëndetit në Udhetim për personat që udhëtojne jashtë shtetit.

I destinuar për te gjithe ata që udhëtojnë jashtë shtetit për periudha të ndryshme

kohore (nga 3 ditë deri ne 365 ditë). Ky sigurim mbulon të gjitha shpenzimet

financiare si pasojë e aksidenteve, ndërhyrjeve mjeksore emergjente, riatdhesim, etj.

2.2.2 Kompanitë kryesore të sigurimit të jo-jetes në Shqipëri (vetem logot me

posht)

SIGAL holding sha. Eshtë një grup shoqërish që

ushtron aktivitet në fushën e sigurimeve të Jetës,të

Jojetës dhe të Risigurimeve. Ajo është shoqeria e parë

Holding e themeluar në shqiperi e shtrirë gjithashtu

në kosovë dhe në Maqedoni. SIGAL Holding zotëron

katër shoqëri sigurimi:SIGAL UNIQA GROUP

AUSTRIA, Shqipëri (Jo - Jetë dhe Risigurime), SIGAL LIFE UNIQA GROUP

AUSTRIA, Shqipëri, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA Kosovë (Jo -Jetë).

dhe UNIQA Maqedoni (Jo -Jetë). Nëpërmjet filialeve të saj, ajo është e vetmja

shoqëri në Shqipëri që ofron produkte për të gjitha klasat e sigurimeve të Jo-Jetës,

Jetës dhe Risigurimeve. Stafi i SIGAL Holding i përbërë nga rreth 300 punonjës dhe

400 agjentë ofron shërbim cilësor me mbi 50 degë të cilat mbulojnë plotësisht

territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

    Misioni i SIGAL Holding.

Objektivi kryesor i SIGAL Holding  është krijimi i stabilitetit për të gjitha palët e

interesuara: klientët dhe të siguruarit, aksionerët, punonjësit, agjentët, media,

administrata publike dhe Autoriteti Mbikqyrës, komuniteti lokal dhe shoqëria civile

në përgjithësi.

36

Page 37: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Në parimet e punës së saj, SIGAL Holding  është e angazhuar për të vepruar në

përputhje me parimet e ligjshmërisë, ndërshmërisë dhe korrektesës.

Misioni i SIGAL Holding në thelb të veprimtarisë ka zhvillimin e shërbimeve të

sigurimeve dhe atyre financiare si dhe të krijojë siguri dhe besim, duke kërkuar

gjithmonë më të mirën në interes të aksionerëve dhe të të siguruarve.

Vlerat me të cilat SIGAL Holding  identifikohet dhe punon janë dinamizmi,

përgjegjshmëria, shërbimi, përkujdesje ndaj klientit dhe rritja e vepmritarisë.

Të gjitha këto e bëjnë SIGAL Holding, kompaninë lider në tregun në të cilin operon

duke i dhënë "sigurimeve" përmasa dhe kuptime të tjera, ato të "Gjeneratës së Re". 

ATLANTIK "është një kompani të sigurimit me një

prestigj të lartë në tregun shqiptar .

.sigurimeve. "ATLANTIK" është kompani e tretë private

të sigurimit.  .

Kompania ka një rrjet të gjerë të degëve në të gjithë

vendin. Veprimtaria e kompanisë mbulon 100% të territorit shqiptar që ka Zyra

Qendrore në Tiranë dhe Drejtoritë Rajonale në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan,

Korçë, Berat, Kukësi, Lezha, Gjirokastra dhe Shkodra dhe 200 agjentët dhe agjencive.

 ATLANTIK ofron shërbimet e mëposhtme:

- Sigurimi i pronës

- Sigurimi shëndetësor

- Motor Sigurimi

- Sigurimit për aksidente

- Detare dhe sigurimin e mallrave

- Sigurimi i Përgjegjësive

- Sigurimi Inxhinierike

- Garancia dhe sigurimin e kredisë, etj

INTERSIG-kompani private e sigurimeve në

shqiperi,krijuar me vendim të komisionit mbikqyrës

37

Page 38: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

më datë 13.09.01. Eshtë shoqëri aksionere me kapital tërësisht shqiptar. Nga pikpamja

organizative Intersig e ka shtrirë aktivitetin e saj në tetë qytete në territorin e

shqipërisë. Ka aktualisht 9 degë që veprojnë në :

Tiranë,Durrës,Shkodër,Elbasan,Korcë,Gjirokastër,Vlorë,Fier,Berat

PRODUKTET bazë të sigurimeve janë:

-Sigurimi i aksidenteve dhe i shëndetit

-Sigurimi i përgjegjësive ndaj palëve të treta brenda vendit

-Sigurimet jashtë vendit me karton jeshil

-Sigurimi kasko

-Sigurimi i mallrave gjatë transportit detar,tokesor,ajror,

-Sigurimi I pronës nga zjarri ,tërmeti,përmbytja dhe vjedhja

-Sigurim i bizneseve dhe investimeve

-Sigurime të tjera

ALBSIG- Shoqëria është licencuar më

10.09.2004 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes

Financiare, Tiranë, Shqipëri, me Vendimin Nr.

45, datë 10.09.2004 në cilësinë e siguruesit të jo-

jetës (trajtim dëmesh). ALBSIG sha përfaqëson

bashkimin e kapitaleve të personave të

mirnjohur të bizneseve shqiptare .Ushtron veprimtarinë e sigurimit me seli në Tiranë

dhe nëpërmjet 14 degëve me shtrirje në të gjithë territorin e Shipërisë.

Produktet qe ofrohen

-Aksidente dhe shendeti

-Inxhinierike

-Garancitë

38

Page 39: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

-Malli ne tranport

-Mjetet monetare

-Motorike

-Përgjegjësite

-Prona

INTERALBANIAN- Kompania e

sigurimeve interalbanian e themeluar që

prej vitit 2004, operon në tregun e

sigurimeve të Jo Jetës me synimin kryesor

që të ndihmojë klientët të realizojnë projektet e tyre me produkte të dizenjuara

posaçërisht për mbrojtjen e biznesit dhe familjes nga të papriturat e jetës.

Deget e Interalbanian-Tirane,Fier,Durres,

Sarande,Shkoder ,Elbasan ,Lac ,Korce ,Berat, Lushnje, Pogradec, Gjirokaster

PRODUKTET- Sigurime automjeti,pasuri,shëndeti....Mjete motorike

pasuri,garanci,inxhinierike,përgjegjësi

SIGMA-SIGMA Sh.a, pjesë e Vienna Insurance

Group, është shoqëria e parë private e sigurimeve

në Shqipëri me të drejta të plota juridike për të

konkuruar në treg.

E liçensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për sigurimin e të gjitha kategorive

të sigurimeve të Jo-Jetës, filloi aktivitetin e saj më 03.02.1999. Në këto 10 vjet të

krijimit të saj kompania SIGMA aktualisht zë një pozicion të rëndësishëm në tregun

shqiptar të sigurimeve.

Themelimi i Shoqërisë së Sigurimeve Sigma Sh.a shënon edhe fillimin e proçesit të

liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri, treg, i cili ka evoluar dhe është

plotësuar përgjatë viteve si në gamën e produkteve që ofron, ashtu edhe në mënyrën e

funksionimit të tij duke dhënë gjithashtu kontributin e saj si një ndër bizneset më të

fuqishme.

39

Page 40: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

VIZIONI

Vizioni i Sigma-s Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group, është shprehur mjaft qartë,

që në hapat e para të aktivitetit në slloganin e saj të njohur “BESIMI JUAJ,

DETYRIMI YNË”. Për Sigma-n, pjesë e Vienna Insurance Group, do të thotë ofrimin

e produkteve dhe shërbimeve inovative duke u shërbyer në mënyrën më korrekte dhe

të sigurt interesave të klientëve, punonjësve dhe aksionerëve.

Me një drejtim, ndërtim dhe zhvillim mbi bazat e parimeve të etikës, të respektit, të

përgjegjësisë, të korrektësisë, të partneritetit dhe të punës në grup Sigma Sh.a ka

arritur të renditet si kompani lider në fushën e sigurimeve në Shqipëri, Maqedoni dhe

Kosovë. Këto parime, së bashku me kapitalin financiar dhe punonjësit tanë, janë fuqia

dhe siguria jonë. 

Eurosig Sh.është themeluar si një Kompani

Sigurimi në 16 Korrik të vitit 2004 me emrin

“DUKAGJIN-AL†� Sh.a. Aktivitetet e saj

kryesore përfshijne sigurimin e mjeteve motorrike,

pasurisë, shëndetit si dhe të produkteve të tjera të

sigurimit të aktiviteit të Jo-Jetës. 

Veprimtaria e kesaj kompanie si dhe i te gjithë kompanive të tjera që kryejnë aktivitet

në territorin e Shqipërisë rregullohet përmes ligjit nr 9267 “Për Veprimtarinë e

Sigurimeve, Risigurimeve dhe Ndërmjetesimit në Sigurime dhe Risigurime si dhe

mbikqyrësit të saj qe është Autoriteti Mbikqyrës Financiar (AMF). 

Instituti i Sigurimeve INSIG është krijuar në 31 Korrik

1991 me miratimin e ligjit nga Parlamenti

Shqiptar për krijimin e Institutit të Sigurimeve,duke e

ndarë atë nga Instituti i Arkave te Kursimit dhe

Sigurimeve.

INSIG është një emër familjar me mbi 130 000

kliente në cdo qytet dhe fshat të vendit.

INSIG mbetet Shoqeëia më e fuqishme në tregun e Sigurimeve në kushtet e

një konkurence të plotë dhe me një shtrirje rajonale në territorin

eShqiperise, Kosoves dhe Maqedonise.

40

Page 41: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Që nga krijimi i tij dhe deri ne vitin 2000 Instituti i Sigurimeve ka qene

Institucion shteteror.Viti 2000 do te shënonte fillimin e hapave për

privatizimin e Kompanise duke e kthyer atë në një shoqëri anonime,

mbeshtetur ne vendimin e Keshillit të Ministrave Nr.61 date 24/02/2000.

Linjat e jo-jetës

a -   Sigurime motorike

b -   Sigurime te Pronës

c -   Sigurime te Përgjegjësis

DEMET:

TPL..

Kasko..

Paaftesi e përkoheshme..

Paaftesi e përhereshme ..

Vdekje..

Në vitin 2010, të ardhurat nga sigurimet vullnetare* arritën në rreth 4 miliardë lekë,

ose 7% më shumë se të ardhurat e një viti më parë. Kjo rritje ndjehet si në sigurimet

vullnetare te JoJetës po ashtu dhe në sigurimet e Jetës.(Merr grafikun me poshte TE

SLITE 10 NE POWERPOINT

41

Page 42: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Në sigurimet vullnetare të Jo-Jetës me të ardhura rreth 3 miliardë lekë, vendin e parë e

zunë zjarri dhe dëmtimet në pronë me rreth 34.77%, të pasuara nga sigurimi kasko me

rreth 19.63%, sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 16.24% të të

ardhurave të këtij grupi dhe peshë më të ulët patën sigurimi i aksidenteve dhe

shëndetit. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit në 2010 arritën në

rreth 458 milionë lekë, ose rreth 22.06% më shumë se në vitin 2009. Peshën më të

madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 80% të të ardhurave të këtij grupi.

Futja e investitorëve të huaj në treg këto vitet e fundit, ka pasur ndikimet e veta në

drejtim të prezantimit të një game të re produktesh vullnetare, të cilat kanë gjetur

hapësirat e duhura në treg. Faktor tjetër që dha ndikimin e vet ne rritjen e volumit të

primeve të shkruara, të sigurimit të shëndetit në udhëtim ishte dhe liberalizimi i

vizave.

2.3 Risigurimet

Te gjitha kompanitë e sigurimeve përdorin risigurimin. Risigurimi ndodh atëherë kur

një kompani sigurimesh kalon një pjese te riskut qe ajo ka pranuar tek një kompani

tjetër sigurimesh apo tek një kompani e specializuar risigurimi. Asnjë kompani nuk

është aq e madhe sa te paguaje te gjitha kërkesat per siguracion kur bie një uragan,

kur çahet tubacioni i naftës apo kur një avion rrezohet. Sa me te kufizuar te jene

kapitali dhe teprica e kompanisë, aq me e vogël është mundësia e saj per te përballuar

një katastrofe. Kjo nënkupton qe kompanitë e vogla kane tendence te jene shume me

shume te risiguruara se sa ato te mëdhatë.

42

Page 43: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Kontrata ndërmjet dy kompani sigurimesh njihet si një marrëveshje risigurimi ose

bashke-sigurimi. Është quajtur marrëveshje dhe jo kontrate sepse kalon tej

koncepteve te një kontratave te biznesit ligjor. Marrëveshjet e risigurimit bazohen

nezhvillimin e biznesit ne mbi 300 vjet, prandaj edhe termat dhe mirëkuptimet janë te

mbështetura mbi normat e industrisë dhe mirëkuptimet, gjera te cilat nuk janë te

përfshira domosdoshmerisht ne një fjalor ligjor.

Marrëveshja fakultative është një organizim me ane te cilit një kompani jep

risiguruesit te gjithë informacionin per një policë dhe risiguruesi vendos se ne

ç’kushte ai dëshiron ta pranoje riskun, nëse e pranon, rast pas rasti.

Marrëveshja e risigurimit është një organizim me an te cilit risiguruesi pranon

riskun ne mënyrë automatike nga regjistruesi i drejtpërdrejte. Marrëveshja i

risigurimit i nënshtrohet limiteve dhe praktikave te nënshkrimit si dhe kushteve te tilla

si me poshtë vijon:

Siguruesi i drejtpërdrejtë pranon riskun deri ne nivelin e retencionit (ruajtjes)

te humbjes (i njohur si prioriteti). Kjo garanton qe siguruesi i drejtpërdrejte ka një

interes ne rezultatet e policës dhe e bën me te lehte per risiguruesin te pranoje pjesën

e riskut. Niveli i drejtpërdrejte i retencionit te siguruesit përfshin edhe çdo kërkese

siguracioni mbi limitin obligimeve terisiguruesit.

Pasi risigurimi te jete vendosur, siguruesi i drejtpërdrejtë ruan pjesën e tij te

riskut dhe nuk e risiguron atë diku tjetër, domethënë, ai vazhdon te ruaje interesin e tij

mbi policën.

Risigurimi është tek policat i shkruar në të njëjtin formular me të njëjtat

norma. Risqet përcaktohen mire pastaj dhe të dy palët i kuptojnë ato. Nëse siguruesi i

drejtpërdrejte ndryshon produktet e tij, atëherë do të ketë nevoje për të bëre një

marrëveshje të re ose për të amenduar marrëveshjen e tij ekzistues.

Do te ndiqen një grup rregullash te nënshkrimit për te cilat te dy palët bien

dakord.

Mund të ketë një kufi te masës se policës se sigurimit qe do te jete subjekt i

marrëveshjes automatike. Çdo risk mbi atë mase do tesigurohet ne baze

43

Page 44: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

fakultativeBiznesi, domethënë produkti, vjen nga një lloj i caktuar burimi te tille si

agjentet e drejtpërdrejtë te të siguruesit. Biznesi qe vjen nga përqasje te ndryshme te

marketingut, për shembull, nga agjente, brokera te pavarur, marketing i drejtpërdrejte,

ka te ngjare te ketë një eksperience te ndryshme

Risqet kufizohen në një zone të dhënë gjeografike.

2.3.1 LLOJET E RISIGURIMIT JOJETËSOR

Ka disa lloje risigurimi jo te jetës.

Çdo kompani ka një limit lidhur me atë se sa pjese te cilido risk mund te pranoje. Ky

quhet retencioni sipas riskut . Një kompani sigurimi e drejtuar mire do te cedojë

riskun mbi këtë prioritet tek një kompani tjetër e liçensuar sigurimi dhe risigurimi

dhe, ne fakt, mund te detyrohet te luaje rolin e organit te rregullave te sigurimit ose te

organit supervizor te sigurimit. Limiti i retencionit është një funksion i (a) oreksit te

kompanisë për luhatje ne fitime, (b) i masës se kapitalit dhe e tepricës se saj, (c) i asaj

se çfarë bën konkurrenca e saj dhe (d) i caktimit aktual te risigurimit.

Tabelat tregojnë tre metoda te ndryshme për ndarjen e riskut te një police te ceduar

nga A-ja ndërmjet kompanive risiguruese B,C,D,E,F. Lartësia e kuadratit tregon

shumen e humbjes se mundshme.

Eksesi i risigurimit te humbjes siguron çdo gjë mbi retencionin. Kjo siguron

mbrojtje kundër një kërkese shume te madhe pe siguracion. Kjo ilustrohet ne Figurën

Nr. 1 me sipër ku kompania A i mban humbjet deri tek prioriteti dhe kompania B

44

Page 45: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

risiguron çdo gjë mbi këtë shume deri ne limitet e specifikuara ne marrëveshjen e

risigurimit.

Risigurimi proporcional e ndan kontratën ndërmjet dy ose me shume kompanive

dhe ato bashkëndajnë primet, shpenzimet, kërkesat për siguracion, etj. Kjo jo vetëm

bashkëndan riskun, por ajo lejon ndihmefinanciare për fitimin e një produkti te ri. Kjo

ilustrohet ne Figurën Nr. 2 ku kompanitë A dhe B bashkëndajnë te gjitha humbjet ne

te njëjtin raport. Bashkësigurimi aplikohet kur përfshihen dy sigurues te drejtpërdrejte

dhe qe mund te ketë edhe një policë te vetme te shkruar sebashku nga dy kompani ku

secila merret drejtpërsëdrejti me te siguruarit.

Për risigurimin jo-proporcional (vendosi te 3 tabelat me lart) (Shih Tabelën 1)

përcaktimi i çmimit është futur tek primi i risigurimit. Për risigurimin proporcional

(pjesa e kuotave dhe linjat e tepricës1 – Tabela Nr. 2 ) vendosja e çmimit

ështëtekstuale ne komisionit e këmbimit qe i është paguar siguruesit te drejtpërdrejtë

për te mbuluar kostot e tij te përvetësimit dhe te administrimit.

Eksesi i risigurimit te humbjes ne rast katastrofe (Cat XOL) ose "sigurim nga

katastrofa” është risigurimi qe mbron kundër një ndodhie siç është uragani qe prek

disa polica sigurimi njëkohësisht. Mund te ketë edhe sigurim te specializuar ndaj

katastrofës siç është sigurimi nga tërmeti qe paguhet vetëm ne rastin e rënies se

njëtërmeti. Risigurimi ndaj katastrofës ndërhyn ne një nivel humbje te mbledhur ne

totale dhe zakonisht është i organizuar ne shtresëzime mbi këtë nivel ku ka një

kryesigurues te ndryshëm për çdo shtresëzim. Risiguruesit zakonisht nuk mbulojnë

meshume se sa një numër te caktuar ndodhish dhe shpesh kërkojnë pagimin e një

primi rehabilitimi për te vazhduar mbulimin mbas një ndodhie. Sigurimi i pjese se

kuotës shpesh përdoret për te mbuluar rastet e katastrofave kur si është relativisht me

pak i kushtueshëm ne krahasim me XOL (Eksesi i Risigurimit te Humbjes ne Rast

Katastrofe).

Risigurimi i Ndalimit te Humbjes mbron një kompani nga një luhatje e

pazakonshme ne eksperience. Për shembull, ka raste kur ne disa vite ndodhin disa

rrëzime avionësh. Risigurimi i ndalimit te humbjeve i ndalon humbjet e siguruesit te

drejtpërdrejtë ne një nivel te shprehur monetar ose ne një raport te caktuar humbje.

Zakonisht retencioni i ndalimit te humbjes se risiguruesit kufizohet edhe ne një

45

Page 46: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

shumete përcaktuar dhe ne një raport te eksesit ndaj prioritetit te siguruesit te

drejtpërdrejtë.

Risigurimi financiar organizohet për arsye financiare me shume se sa për arsye risku

– për shembull, për te rregulluar një bilanc. Ai merr emrin e vet sepse risku është i

mire-përkufizuar dhe i përcaktuar. Kompanitë e kuptojnë se risigurimi prek pasqyrat e

tyre financiare kështu qe ato punojnë ne krah te kundërt me rezultatet qe duan te

arrijnë ne kuadrin e një marrëveshje te përshtatshme. Kjo përfshin shume formulime

financiare, gjë për te cilën eksperienca ka treguar se jo gjithmonë është e ligjshme,

veçanërisht, nëse transaksioni nuk është pasqyruar saktësisht ne llogarite e siguruesit.

Kompanitë e sigurimit te përgjithshëm varen ne një mase te konsiderueshme tek

risigurimi, pasi përvojat e tyre te humbjeve mund te luhaten me mënyre radikale nga

njeri vit ne tjetrin ne vartësi te katastrofave natyrore, te motit, dhe te përqendrimeve te

riskut. Kështu qe është shume e rëndësishme qe kompanitë e sigurimit te përgjithshëm

te merren me risiguruesit te cilët mund te paguajnë kur atyre u kërkohet te paguajnë.

Një nga arsyet kryesore qe kompanitë e sigurimit te përgjithshëm dështojnë

është cilësia e dobët ose risigurimi i papërshtatshëm.

Rreziqet e kontraktuara dhe mbulimi me risigurim

Gjatë vitit 2010 shoqëritë e sigurimit kanë kontraktuar rreziqe, të cilat i përkasin si

sigurimit të pasurive të ndryshme, sigurimit të bankave, sigurimit të marinës e

aviacionit, sigurimit të Jetës, ashtu edhe sigurimit të përgjegjësive, siç është rasti i

ndërtimit të rrugëve të ndryshme gjatë gjithë territorit të vendit, apo sigurimit të

përgjegjësisë ndaj palëve të treta të drejtuesve të automjeteve si brenda territorit të

Republikës së Shqipërisë ashtu edhe në vendet e tjera anëtare të sistemit të Kartonit

Jeshil. Lidhur me këto rreziqe, Autoriteti ka monitoruar mënyrën e administrimit dhe

transferimit të rrezikut prej shoqërive të sigurimit, si nëpërmjet kontrollit mbi

dokumenta edhe nëpërmjet kontrollit pranë kompanive të sigurimit. Kompanitë

përdorin kapitalet e nevojshme dhe kryejnë diversifikimin e portofoleve të sigurimit,

si nëpërmjet bashkësigurimit, nëpërmjet kalimit në risigurim të portofoleve të

sigurimit në tërësi dhe mbulimin me risigurim fakultativ në kontrata të veçanta, në

46

Page 47: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

funksion të rritjes së kapacitetit të tyre dhe zbutjes së efekteve financiare prej dëmeve

të mëdha. Marrëveshjet risiguruese në porotofolet e sigurimit të Jo-Jetës kanë qenë si

të formës jo proporcionale të tipit Excess of Loss, ashtu edhe të formës proporcionale

të tipit Quota Share e Surplus. Ndërkohë, në sigurimin e Jetës, mbulimi me risigurim

është kryer nëpërmjet marrëveshjeve risiguruese të formës proporcionale të tipit

Surplus e të tipit Quota Share. AMF - Raport Vjetor 2010 AMF ka monitoruar

marrëveshjet risiguruese dhe kontratat fakultative të risigurimit në përputhje me

kërkesat ligjore të mbajtjes maksimale për rrezik dhe kritereve të lidhura me cilësinë e

risiguruesve. Primet e ceduara në risigurim për nëntëmujorin e vitit 2010 rezultojnë

969,859,582 lekë ose 16% e primeve te shkruara. Më shumë se 80% e partnerëve

risigurues të shoqërive të sigurimit kanë klasifikim më të lartë se BBB- në Standard &

Poors, nga ku mbi 50% kanë klasifikim më të lartë se A. Ndër pjesëmarrësit kryesorë

në këto programe risigurimi mund të përmendim Munich Re, Hannover Re, Sëiss Re,

Scor, Lloyd’s Syndicates, etj.

SIGAL UNIKA group Austria RISIGURIME

Eshte themeluar ne shkurt 2006,Sigal risigurime eshte risiguruesi I pare dhe i vetem i

kompanive shqipetare dhe rajonale te sigurimit Aktiviteti I risigurimit filloi menjehere

sapo Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare licensoi shoqerine per nje veprimtari te tille.

2.4ZHVILLIMET E FUNDIT TE KOMPANIVE TE SIGURIMEVE

SHOQERORE NE SHQIPERI

1-periudha janar-prill 2010

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - prill 2010 arritën rreth 2,732

milionë lekë, ose rreth 3 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë

periudhës janar - prill 2010 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 189,557

duke shënuar një ulje prej rreth 17.81 %, krahasuar me janar - prill 2009. Tregu

vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 91 % të

vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9 %. Parë

nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe

vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 53 % dhe primet e

shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 47 % të totalit të tregut. Rritja e

47

Page 48: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të

strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve

vullnetare.

Sigurimi i Detyrueshëm

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,278 milionë lekë, ose

rreth 13 % më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti Sigurim Kufitar gjatë periudhës janar - prill  2010 pati një rritje prej 19.56

% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 18.24 %

krahasuar me janar - prill 2009.

Produkti TPL e brendshme  gjatë periudhës janar - prill 2010 pati një ulje prej 2.5 %

për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një ulje prej 0.59 % krahasuar

me janar - prill 2009.

Ndërsa produkti Karton Jeshil pati një ulje me rreth 41.19 % për primet e shkruara

bruto, krahasuar me janar - prill 2009 dhe numri i kontratave pati një ulje prej 18.46

% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

Sigurimi Vullnetar

Në harkun kohor të pak viteve, tregu i sigurimeve gjendet me një strukturë të

përmirësuar në favor të sigurimeve vullnetare, që në janar - prill 2010 sollën 53 % të

primeve të sigurimit. Primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 1,454 milionë lekë, ose

22.77 % më shumë se në janar -  prill të vitit 2009, por me rreth 32.61 % ulje  të

numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të jo-jetës gjatë periudhës janar - prill 2010 patën rritje me rreth

24.49 % kundrejt periudhës janar - prill 2009.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 870 milionë

lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime në pronë me rreth 44.77 %  të

pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 38.36 % .

48

Page 49: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Në janar - prill të vitit 2010, sigurimet e përgjegjësisë kanë pasur një rritje me rreth

52.87 % krahasuar me periudhën janar - prill 2009.

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar - prill 2010 ndihet

një rritje prej 8.55 % e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 30.12 % të

volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me periudhën janar -

prill 2009.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën janar

- prill 2010 arritën në rreth 131 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.91 % në

krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Peshën më të madhe e mbajtën

sigurimet e shëndetit me rreth 77.27 % të të ardhurave të këtij grupi.

Primet nga sigurimet e jetës në janar - prill 2010 arritën 238 milionë lekë, ose rreth

14.72 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajve janar - prill 2010 u rritën me rreth 31.99 % krahasuar

me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto

u përket sigurimeve motorike me 546 milionë lekë, apo 86.38 % të totalit të dëmeve

të paguara bruto.

Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar në produktet e sigurimit motorik, meqenëse

ky lloj sigurimi ka dhe peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, të bie në sy një

rritje e vlerës së dëmit mesatar për këtë lloj sigurimi, paraqitur në tabelën e

mëposhtme

49

Page 50: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Për çdo të interesuar, Raporti Mujor Statistikor janar - prill 2010 përmban pasqyra të

detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve

të sigurimit, pjesëmarrjes

2-periudha janar-maj 2011

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar-maj 2011, arritën rreth 3,603

milionë lekë, ose 8.79% më shumë se në të njëjtën periudhë të  vitit të kaluar. Gjatë

periudhës janar-maj 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 512,876

duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më

parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth

87.80% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth

11.93% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.27%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së

tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të

sigurimit vullnetar zënë 56.57% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të

detyrueshëm zënë 43.43% të totalit të tregut

Sigurimi i Detyrueshëm

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,565 milionë lekë, ose

rreth 4.23% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

50

Page 51: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Produkti MTPL e brendshme  gjatë periudhës janar-maj  të vitit 2011 pati një ulje

prej 23.28% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej

0.79% krahasuar me periudhën janar-maj  të vitit  2010.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-maj  2011 pati një ulje prej 1.45% për

primet e shkruara bruto shoqëruar dhe me uljen e numrit të kontratave prej 11.21%

krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-maj  2011 pati një rritje prej 62.60% për

primet e shkruara bruto, shoqëruar dhe me rritjen e numrit të kontratave prej 41.37%

krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-maj të vitit 2011, arritën rreth 2,038

milionë lekë, ose 21.46% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë por

dhe me një katërfishim të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me  janar-majin

e vitit 2010.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-maj  2011  patën rritje me rreth

16.79%  kundrejt janar- majit të vitit 2010.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 929 milionë

lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 45.04%, të

pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 21.94% 

Në portofolin Zjarri dhe rreziqet shtesë gjatë periudhës janar-maj  të vitit 2011

ndihet një rritje prej 18.23% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth

13.82% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me janar-

majin e vitit 2010.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës

janar-maj 2011 arritën në rreth 420 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 141.98%

në krahasim me janar-majin e vitit 2010. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e

shëndetit me rreth 89.20% të të ardhurave të këtij grupi.

51

Page 52: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-maj  2011 arritën 430 milionë lekë,

ose rreth 42.83% më shumë se janar - maji  i vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-maj 2011 u rritën me rreth 9.17% krahasuar

me janar-majin e vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket

sigurimeve motorike me 709 milionë lekë, apo 78.44% të totalit të dëmeve të paguara

bruto.

në mijë lekë

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor  për periudhën janar-maj  2011, përmban

pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas

produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit ne treg, etj.

KAPITULLI I TRETE

“Nje analize e tregut te sigurimeve kombetare”

A. Primet nga sigurimet

B. Pagesat e demeve

3.1Primet nga sigurimet

PRIMET DHE REZERVA E E PRIMIT TE PAFITUAR

Kur një police shitet, primi i plote qe do te paguhet nga i siguruari quhet prim i

shkruar. Kështu primi bruto i shkruar, i cili është shuma e te gjithë primeve te

shkruar, përbën një matje te suksesit te shitjeve te kompanisë. Kompania zakonisht

dërgon një pjese primi pranë kompanive te risigurimit për t’u mbrojtur kundrejt

humbjeve ekstreme, duke e lënë primin neto te shkruar ne librat e vet. Primi neto i

shkruar ne raport me kapitalin dhe tepricën është matja e fuqise (ose aftësisë paguese)

te një kompanie te sigurimit te përgjithshëm. Përgjithësisht një kompani

52

Page 53: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

nuk duhet te shkruaje me shume se sa 2 deri ne 4 here kapital dhe teprice, por kjo do

te ndryshoje sipas linjës se biznesit. – sa me te paqëndrueshme qe te jene rezultatet e

klasës se biznesit, aq me shume kapital dhe teprice ( te quajtur kapital ekonomik)

duhen alokuar për atë klase për te kompensuar riskun shtese. Fuqia investuese e

lejueshme është e lidhur edhe me

masën absolute te kapitalit dhe te tepricës. Një kompani e vogël nuk ka një

shpërndarje te gjere te mjaftueshme te riskut dhe te një numri te madh te policave ne

mënyrë qe te jete ne gjendje te mbështetet ne përvojën e “mesatare”. Primi neto i

shkruar mbulon një periudhe te caktuar kohore e cila ndoshta shtrihet gjate periudhave

te ndryshme kontabël. Për këtë arsye primi neto i shkruar duhet amortizuar gjate te

gjithë periudhës kohore. Pjesa e cila aplikohet ne një periudhe te caktuar kohore është

konsideruar si “i fituar” ne këtë periudhe. Prandaj primet

neto te shkruara ndahen ne prime te fituara deri tani dhe pjesa tjetër e primit i cili

është konsideruar si “i pafituar”.

Kompania e vendos mënjanë këtë prim te pafituar duke krijuar ne këtë mënyrë një

shume te parashikuar qe quhet shuma e parashikuar si rezerve e primit te pafituar. Ne

ditën e pare, ne teori, do te ketë një shume e parashikuar si rezerve e primit te pafituar

e krijuar nga kompania e barabarte me 100% te primit (neto-ja e kostove te posedimit

dhe kostove administrative). Ne praktike shumat e parashikuara (dhe rezervat)

llogariten vetëm ne fund te periudhave kontabël.

Meqenëse këto prim-e janë për t’u aplikuar ne muajt e ardhshme ata do te jene pjese

e te ardhurave ne këta muaj. Me fjale te tjera, 1/12 e prim-it do te fitohet çdo muaj

dhe kjo shume do te shkoje për ne te ardhurat e kompanisë ndërkohë qe koha kalon.

Rezerva e prim-it te pafituar zakonisht llogaritet ne baze te proporcionalitetit. Për

shembull, një prim për një vit me datën 1 Tetor 2006 do te ishte 3/12 i fituar ne vitin

2006 dhe 9/12 do te ishte një rezerve primi e pafituar ne fund te vitit. Kjo 9/12 do te

fitohej ne vitin 2007.

Nëse kompjuterat janë te disponeueshëm, mënyra me e mire për te alokuar primet

ndërmjet te fituarës dhe te pafituarës është te veprohet ne baze ditore (1/365). Në

kohët e shkuara dhe ne ambientet e pakompjuterizuara mënyra me a zakonshmedo te

ishte ne baze mujore ose gjysme mujore (metoda e 1/24-s).

53

Page 54: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Primi i fituar është i barabarte me:

(a) primet e shkruar (neto-ja e risigurimit dhe një fond për kostot e shpërndarjes dhe

fikse), plus

(b) rezervën e primit te pafituar ne fillim te periudhës, minus

(c) primin e pafituar ne fund te periudhës.

Me fjale te tjera, primet qe futen ne pasqyrën e te ardhurave janë (a) ato qe janë

marre, plus (b) ato qe ishim marre ne periudhën e mëparshme, por qe e kishim vene

mënjanë tek rezervat e primit te pafituar për ta përdorur tani, minus (c) ato prime qe

ne duhet t’i vendosim mënjane për t’i përdorur ne periudhën pasardhëse

Një rritje ne shumen e parashikuar si rezerve e primit te pafituar përbën një shpenzim

te kompanisë kur llogarit fitimet. Nëse rezerva ka qene e larte dhe tani është ulur,

çlirimi i shumes se parashikuar si rezerve do te jete një shpenzimnegativ dhe do te

rrisë fitimet. Ne periudhat e ardhshme, primi i pafituar do te jete e gjitha ajo shume qe

është fituar për policat e trashëguara nga viti i mëparshëm kontabël. Kështu, shuma

eparashikuar si rezerve e primit te pafituar është, ne te vërtete, rezerva për kërkesat e

ardhshme te siguracionit.

Shembull: një prim për një vit te plote paguhet me 1 Korrik. Primi është 100 njësi,

komisioni është 15 njësi dhe kosto e menaxhimit e siguruesit është 15 njësi për vit.

54

Page 55: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Rezerva e primit te pafituar ne fund te vitit, bazuar ne primet neto te komisioneve,

është (100-30)/2 = 35.

Meqenëse shuma e parashikuar si rezerve e primit te pafituar shërben për pagimin e

kërkesave te ardhshme, nuk është gjithnjë e pranueshme për një kompani tallogarisë

ketë rezerve thjesht si një përqindje te primeve qe merren. Nëse është regjistruar një

bllok i keq biznesesh dhe humbjet pritet te kalojnë atë përqindje te primeve te

rezervës se atëhershme, atëherë rezerva duhet rritur respektivisht – shuma shtese

quhet një shume e parashikuar si rezerve për riskun e paskaduar (ose rezerve nëse

kërkesat shtese janë shume te pasigurta).

55

Page 56: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Primet në sigurimet e Jetës në vitin 2010 arritën në rreth 849 milionë lekë, ose rreth

17.30% më të larta se në vitin 2009. Sigurimi i Jetës vazhdon të jetë i lidhur ngushtë

me rritjen e nivelit të kredidhënies, kryesisht për individët. Ky fakt mbështetet dhe me

analizimin e produkteve, që patën ndikimin kryesor në rritjen e këtij tregu. Kështu

67.42% e rritjes ka ardhur nga portofoli “Jetë Debitori”, ku përfitues janë bankat e

nivelit të dytë, të cilat i akordojnë kredi individëve dhe rreth 16.24% e rritjes vjen nga

portofoli “Jetë me kursim”.

Rritja e primeve të shkruara bruto në portofolin e sigurimit “Jetë Debitori” është

17.97% më shumë se në vitin 2009, e shoqëruar kjo dhe me një rritje të numrit të

kontratave në masën 7.78%.

56

Page 57: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Tregu i sigurimeve vazhdon të njohë rritje edhe gjatë vitit 2010, ku vijuan të

ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhjetë shoqëri sigurimi, nga të cilat gjashtë shoqëri të

sigurimit të JoJetës, dy shoqëri të sigurimit të Jetës, një shoqëri kompozite e Jetës dhe

Jo-Jetës dhe një shoqëri e Jo-Jetës dhe veprimtari risigurimi.(merr grafikun poshte)

Në vitin 2010 primet e shkruara bruto kapën shifrën 8.2 miliardë lekë, ose rreth 4.18%

më shumë se shifra përkatëse e vitit 2009. Rritja e primeve në vitin 2010, është më e

ulët, krahasuar me rritjen në vitet paraardhëse (11.32%, 18.97% dhe 30.97%

përkatësisht 2009, 2008 dhe 2007). Rreth 7.3 miliardë lekë ose 88.98% e totalit të

volumit të primeve të tregut i takojnë sigurimeve të Jo-Jetës, 0.9 miliardë lekë ose

10.34% e totalit të tregut i takon sigurimeve të Jetës, ndërsa 0.06 miliardë lekë ose

0.67% e totalit të tregut i takon primeve nga aktiviteti i risigurimeve. Viti 2010

vazhdoi te zbusë raportin e strukturës së tregut të sigurimeve. Primet e shkruara bruto

të sigurimit vullnetar zunë 48.10% dhe ato të sigurimit të detyrueshëm 51.90% të

tregut.

3.2 Pagesat e demeve

Gjatë 5 viteve të fundit, raporti i dëmeve të paguara kundrejt primeve të

përfituara nga shoqëritë e sigurimeve ka ndryshuar sipas grafikut:

57

Page 58: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Burimi: AMF

Komentet dhe Analiza: ODA

Në 2010, në tregun e sigurimit të jo-jetës, raporti i dëmeve të paguara kundrejt

primeve të përfituara nga shoqëritë e sigurimeve ka qënë 30%. Kjo është llogaritur si

raport i dëmeve të paguara (2.2 miliardë lek) kundrejt primeve të përfituara (7.3

miliardë lek) gjatë vitit 2010. Këtu duhet theksuar se dëmet e paguara i përkasin vitit

58

Page 59: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

2010, por kontratat e sigurimit mund të jenë lidhur më parë, e për pasojë primet e

paguara lidhur me këto kontrata mund t’i përkasin viteve të mëparshme.

Ndërkohë në tregun e sigurimit të jetës, raporti i dëmeve të paguara kundrejt primeve

të përfituara nga shoqëritë e sigurimeve ka qënë më i ulët (rreth 8%). Kjo është

llogaritur si raport i dëmeve të paguara (72 milionë lek) kundrejt primeve të përfituara

(848 milionë lek) gjatë vitit 2010. Edhe në këtë rast primet e paguara lidhur me këto

kontrata mund t’i përkasin viteve të mëparshme.

Gjatë viteve niveli më i lartë i raportit dëme/prime është arritur në 2006 (32%) në

kategorinë e sigurimit të jo-jetës, dhe në 2009 (11%) në kategorinë e sigurimit të jetës.

Përsa i përket sigurimeve sipas klasave individuale të sigurimit të jo-jetës, raporti më i

lartë i pagesës së dëmeve rezulton në klasën “sigurimi i mjeteve motorrike” (kasko),

ku raporti është 76.5% në 2010. Ndërsa në sigurimin e jetës, raporti është më i lartë në

klasën e “sigurimit të jetës së debitorit ” ku raporti është 10.9% në 2010.

Tregu i sigurimeve është shumë i rëndësishëm sepse lejon kalimin e rreziqeve nga një

palë tek një tjetër. Pra individët dhe bizneset që nuk duan të mbajnë rrezik, mund t’ja

kalojnë atë një shoqërie sigurimi. Ky është një funksion thelbësor për funksionimin e

mirë të një tregu ekonomik dhe financiar në një vend.

Gjatë vitit 2010 shoqëritë e sigurimeve paguan rreth 2.29 miliardë lekë dëme, ose

rreth 32.26% më shumë se në 2009, ndërsa rritja e primeve të shkruara bruto ishte

4.18% krahasuar me një vit më parë. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i

përket sigurimeve të detyrueshme motorike me 1.45 miliardë lekë, apo 63.29% të

totalit. Pavarësisht rritjes në vlerë absolute të dëmeve të paguara bruto, raporti i ulët

dëme/prime tregon se tregu ka ende shumë për të bërë në drejtim të përmirësimit të

shërbimit ndaj klientit e publikut në tërësi.

Ndarja e tregut midis shoqërive të sigurimit

Gjatë vitit 2010, tregu shqiptar i sigurimeve të Jo-Jetës u nda ndërmjet

kompanive të

59

Page 60: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

sigurimeve: Sigal, Sigma, Insig, Atlantik, Interalbanian, Albsig, Intersig dhe

Eurosig.

Sigal udhëhoqi tregun me 30.71% të primeve të shkruara bruto.

3.3Demet e paguara nga sigurimet ende te uleta

Sipas te dhenave te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare totali i demeve te paguara

bruto nga shoqerite e sigurimeve ne gjysmen e pare te vitit 2010 eshte rreth 1 miliarde

leke ose 30 me shume se ne janar- qershor 2009 brbrPor kjo shifer megjithese ne

dukje ne rritje eshte 3 here me e vogel se vellimi i primeve te shkruara bruto Ne

periudhen janar-qershor 2010 te ardhurat nga primet e sigurimit arriten rreth 3974

miliarde leke Eksperte te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare thone se pjesa me e

madhe e demeve te paguara bruto u perket sigurimeve motorike me 861 milione leke

apo 8542 te totalit te demeve te paguara bruto brbrNumri i demeve te paguara eshte

rritur me 1540 dhe kap shifren 7478 nga te cilat 7441 deme jane paguar nga shoqerite

e sigurimit te Jo-Jetes 35 nga shoqerite e Jetes dhe 2 deme nga veprimtaria e

risigurimit Rritja ne vellimin e primeve shpjegojne ekspertet nuk u shoqerua me ritem

te ngjashem ne pagesat e demeve nga shoqerite e sigurimit duke shtuar se ky tregues

eshte larg sjelljes se tregjeve te rajonit e Evropes brbr Ekspertet thone se duke qene se

raporti demeprime ne nivel tregu vazhdon te mbetet ne nivele shume te uleta jane

ndermarre disa masa qe kane te bejne kryesisht me trajtimin e demeve bazuar ne

standardet e OECD licencimin e vleresuesve te pavarur te demeve ne sigurime brbrNe

kete drejtim sipas eksperteve vemendje e vecante po i kushtohet trajtimit te ankesave

te ndryshme krahas detyrimit te vendosur te shoqerive te sigurimit per mbajtjen e nje

baze te dhenash per ankesat e konsumatoreve e cila do te jete ne monitorim te

vazhdueshem nga Autoriteti masa te cilat pritet te sjellin efektet e tyre ne

permiresimin e cilesise se trajtimit te demeve dhe efektivisht ne rritjen e ketij raporti

3.4Tregu i sigurimeve, dëmet paguhen 2 here më pak se në Evropë

60

Page 61: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Megjithëse pagesat e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve janë përmiresuar në raport

me të ardhurat, ato mbeten sërish shumë më të uleta në krahasim me vendet e rajonit.

Sipas raportit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2009, raporti

dëme-të ardhura, në vendin tonë është 2.5 herë më i ulët se mesatarja evropiane.

Ndërsa në vendet e rajonit ky tregues është mbi 50 per qind, në vendin tonë jo më

shume se 30 %. Autoriteti thote së në këto kushte, ka ndërmarrë një sërë nismash për

të përmirësuar tregun. Raporti i ulët dëme-prime, pranohet edhe nga vetë kompanitë e

sigurimeve, te cilat thone se kjo i dedikohet kryesisht faktit se tregu i sigurimeve ne

Shqiperi, eshte ende i ri dhe i pazhvilluar. Tregu i sigurimeve ne Shqiperi perllogaritet

ne rreth 70 milione dollare ne vit, duke pasur treguesin me te ulet per fryme ne rajon,

gati 20 dollare, kur ne vendet e tjera, edhe ato te rajonit ky treguesi eshte disafish me i

larte. Per tregun e sigurimeve gjate dy muajve te pare te vitit mesohet se ne harkun

kohor te pak viteve, tregu i sigurimeve gjendet me nje strukturë të përmirësuar në

favor të sigurimeve vullnetare, që në janar - shkurt 2010 sollen 59 % të primeve të

sigurimit. Primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 812 milionë leke, ose 41.28 %

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se kompanitë e sigurimeve në Shqipëri

paguajnë pak dëme në raport me të ardhurat që marrin nga sigurimet e

detyruara. 

Në vitin 2008, raporti dëme-prime për sigurimet motorrike, që përbëjnë pjesën

dërrmuese të tregut, ishte 30 për qind. Edhe në vitin 2009, sipas AMF nuk pritet

ndonjë rritje e lartë e këtij treguesi. .

Raporti dëme-prime ne Shqiperi eshte 2.5 herë më i ulet nga mesatarja europiane.

Ndersa ne vendet e rajonit ky tregues është mbi 50 për qind.

Raporti i ulët dëme/prime pranohet edhe nga vetë kompanitë e sigurimeve, të cilat

thonë se kjo i dedikohet kryesisht faktit se tregu i sigurimeve në Shqipëri është ende i

ri dhe i pazhvilluar. .

Autoriteti thotë se në këto kushte ka ndërmarrë një sërë nismash për të përmirësuar

tregun.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri përllogaritet në rreth 70 milionë dollarë ne vit, duke

patur treguesin më të ulët për frymë në rajon, gati 20 dollarë, kur në vendet e tjera,

edhe ato të rajonit ky tregues është disafish më i lartë. 

61

Page 62: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Ndërkohë vetëm në vitin 2009, shifra zyrtare e aksidenteve me automjete u rrit 20

perqind, duke shënuar 1316, përkundrejt 1096 ne vitin 2008. Por një pjesë e

konsiderueshme e tyre nuk përfundojne në dyert e kompanive ku jane siguruar duke u

zgjidhur me pagesa nën dore nga vetë pronaret e makinave që konsiderohen shkaktarë

të aksidentit.

KAPITULLI I KATERT

62

Page 63: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Konkluzione dhe rekomandime

Qytetarët, më të ndërgjegjshëm për sigurimin e jetës, progres me 3.3 për qind

Katërmujori i vitit 2011 ka shënuar një rritje në tregun e sigurimeve në vend.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë publike shifrat e muajve të parë të këtij

viti, duke theksuar se sigurimi i jetës ka pasur trendin më të lartë të rritjes me rreth 3.3

për qind krahasuar me një vit më parë. Po ashtu, për shkak edhe të liberalizmit të

vizave, ka ardhur në rritje edhe sigurimet e shëndetit në udhëtim.

Rritja

Tregu i sigurimeve për katërmujorin e parë të vitit u rrit me 8.22%. Të dhënat zyrtare

të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare treguan se në muajin prill

sigurimet e rritën lehtë ritmin e rritjes. Impulsin vazhdon ta japë kryesisht tregu i

sigurimit të jetës, që u rrit me mbi 48% me bazë vjetore, ndërkohë segmenti i jo-jetës

u rrit me vetëm 4%. Sigurimi i jetës zë tashmë 12% të totalit të tregut, nga rreth 8.7%

që zinte një vit më parë. Fenomeni më tipik për tregun e sigurimeve është rritja shumë

e lartë e numrit të kontratave, që për katër muajt e parë të vitit arritën në 408 mijë, me

një rritje mbi dy herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit2010. 

Faktorët

Shpërpjestimi i thellë me rritjen prej vetëm 8% të volumit të primeve tregon se rritja

ka ardhur në kontratat me vlerë të vogël, kryesisht në ato të sigurimit të shëndetit në

udhëtim, kategori e lidhur ngushtë me udhëtimet jashtë vendit dhe me liberalizimin e

vizave. Vlera e dëmeve të paguara për katër muajt e parë të vitit ishte 683 milion lekë,

me një rritje prej rreth 8% krahasuar me një vit më parë. Norma e rritjes së dëmeve

është dukshëm më e ulët krahasuar me vitin 2010. Raporti mes dëmeve dhe primeve

ka rënë dukshëm në 23.2%, nga 28.3% që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më

parë. 

63

Page 64: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

“Sigurimi, do shpëtonte shtetin nga dëmshpërblimi i Shkodrës”

64

Page 65: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

Shteti do të ishte shumë më i lirë, nga ana financiare, për dëmet e përmbytjeve

në Shkodër, në rast se do të ishte siguruar. Në një intervistë për gazetën, Drejtori

i Përgjithshëm i SIGAL, shpjegon rastet si mund të sigurohen zona të veçanta

nga fatkeqësitë natyrore. Pse tregu i sigurimeve në Shqipëri është akoma larg

maksimumit të tij, dhe efektet që do të jepte në ekonomi zhvillimi i tij. Sa herë që

ka fatkeqësi natyrore lind edhe debati për sigurimin e pronës.Kjo ndodh te të

gjithë njerëzit, kur kanë fatkeqësi. Njeriu është i prirur drejt asaj që mua nuk

më ndodh gjë, për shkak të jetës normale që bën dhe për shkak të dëshirës

njerëzore që fatkeqësitë nuk duhet të jenë pjesë e vetja, nëse do thoshim kështu.

Shqipëria ka hyrë në një tranzicion të gjatë dhe kalimi nga një ekonomi

totalitare në një ekonomi tregu nuk mund të bëhet lehtë. E dyta, industria e

sigurimeve nuk ka ekzistuar dhe për pasojë ka predominuar te secili mendimi se

përgjegjësitë nuk janë individuale, por janë përgjegjësi të shtetit dhe kulti i

shtetit është ulur në mendjen e gjithsecilit. çfarëdo që të ndodhë, asnjeri nuk e

shikon përgjegjësinë te vetja por tek strukturat shtetërore. Shteti nga ana e tij ka

funksionet e veta dhe natyrisht edhe përgjegjësitë. Ekspertët e fushës së

sigurimeve janë të vetmit në industri të cilët prodhojnë ide por gjithmonë

kanalizohen nga ekspertët si interesa të ngushta biznesi dhe shikohen me xhelozi.

Atëherë vijmë tek pyetja juaj. Për këto njëzet vjet tranzicion kemi një industri

sigurimesh të konsoliduar me partnerë shumë të rëndësishëm ndërkombëtarë,

me një nivel të lartë shërbimi që ofron të gjitha llojet e sigurimeve që ofrojnë

tregjet e tjera moderne të sigurimeve. Ndryshimi konsiston në faktin se

Shqipëria ka një portofol sigurimesh prej 60 milion Euro, Maqedonia rreth 100

milion Euro, Mali i Zi 80 milion Euro,  Kroacia 1.2 miliard Euro dhe Sllovenia 2

miliard Euro. Shqipëria ka prim për frymë prej 10-15 Euro, ndërkohë që niveli i

Kroacisë është 300 -400 Euro për frymë, Sllovenia ka 1000 euro për frymë, Mali i

Zi dhe Maqedonia rreth 100 euro për frymë. Cilat janë shkaqet e një situate të

tillë? Mungesa e kulturës së sigurimeve; Fatkeqësitë konsiderohen përgjegjësi e

strukturave shtetërore, është traditë ndërhyrja e shtetit në raste të fatkeqësive

natyrore; Mungesa e legjislacionit në këtë fushë.Në rastin e fundit përmbytjet

sollën një dëm kolosal. A mendoni se sigurimi i pronës sot do të përballohej nga

kompanitë e sigurimit?Le të hidhemi tek ngjarja e ditëve të fundit  në rajonin e

Shkodrës. Ka një gjë interesante: për tregun e sigurimeve ajo ishte një ngjarje e

cilësuar si katastrofë dhe nëse do të ishte e siguruar do të konsiderohej si ngjarje

65

Page 66: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

sigurimi. Kush mund të sigurohej dhe si mbulohet ky sigurim? Do të ndalem në

disa detaje të rëndësishme: çfarë janë rreziqet katastrofike dhe si mbulohen ato

në sigurim? Ngjarje me përmasa të mëdha të kësaj natyre që shkaktojnë dëme

materiale dhe njerëzore si përmbytjet e shtëpive dhe kulturave bujqësore,

tërmetet, rrëshqitjet e dherave në qytete e fshatra, zjarret masive të pyjeve ,

breshri dhe stuhitë natyrore; të gjitha këto janë rreziqe që klasifikohen si rreziqe

katastrofike. A mbulohen në sigurim dhe si mbulohen? Bota ka vite që këto lloj

sigurimesh i ka bërë me ligj pasi ato ndikojnë negativisht në disa faktorë të cilët

mund të çojnë në përkeqësim të stabilitetit fiskal dhe performancës makro

ekonomike  duke detyruar qeveritë të prekin fonde të paparashikuara.

Gjithashtu, këto ngjarje kanë ndikim social në familjet e prekura pasi krijohen

humbje jo vetëm në pasuritë por edhe humbje të ardhurave nga punësimi në

biznese  të prekura. Për më tepër, ka edhe efekte ekonomike në biznese si

turizëm, bujqësi, transport, pyje etj.Në këtë pikë lind pyetja: çfarë zgjidhje ka?

Dy janë format më efikase për të mbuluar këto rreziqe katastrofike:Kur shteti

merr përsipër të mbulojë vetë këto katastrofa blen në tregjet ndërkombëtare të

risigurimeve ato që quhen “cat bond”. çfarë janë “cat bond”  dhe si shiten ato?

Këto janë produkte që kompanitë e risigurimeve iu shesin shteteve dhe shteti

merret me trajtimin e dëmeve. Një gjë e tillë ndodh në ato vende ku tregjet e

sigurimeve nuk janë efikase. Mënyra tjetër është sigurimi i detyrueshëm i çdo

familje për rreziqe që përmendëm më lart. Pra llogariten rreziqet potenciale të

një vendi në një vit dhe mbi këtë bazë bëhen edhe kërkesat për mbulim. Më

konkretisht, nëse Shqipëria ka një rrezik potencial prej 300-400 milion Euro në

vit, atëherë llogaritet se sa duhet të jetë çmimi i këtij mbulimi dhe mbi këtë bazë

caktohet edhe primi i sigurimit i cili varion nga 10 deri 70 Euro për familje.

Paguhet një herë në vit dhe mbulon të gjitha rreziqet që përmendëm më lart. Në

këtë mënyrë, shmanget përfundimisht përgjegjësia e shtetit dhe krijohet

pavarësia e çdo familjeje nga shteti.Duke qenë se në Shqipëri ka disa njolla të

territorit të cilësuara si më shumë të rrezikuara, a duhet vendosur një lloj

detyrimi për sigurimin e tyre? Le të flasim për gjëra që ka interes publiku i cili,

duhet thënë, është vërtet i pa informuar për mundësitë që të jep sigurimi i

pasurisë, jetës apo çdo gjëje që disponon dhe rreziqeve që nuk dihen ku janë dhe

si mund të vinë. Rreziku është rrezik prandaj quhet i tillë, nuk dihet koha,

shkaqet dhe efektet. Duke mos ditur këto por duke e njohur si fenomen i cili

66

Page 67: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

ndodh, duhet të mbrohemi. Por, më konkretisht,cilat janë këto rreziqe? Ato

klasifikohen në disa lloje por le të flasim për rreziqet natyrore ndaj të cilave

Shqipëria është potencialisht e rrezikuar.Përmbytjet, që sapo i kaluam edhe

mund të vinë përsëri në Veri dhe në Jug për shkak të lumenjve malorë të

furishëm që kemi dhe derdhjes në dete përmes zonave fushore. Ky është një

rrezik potencial i vazhdueshëm dhe i njohur nga gjithë tregjet

ndërkombëtare.Tërmeti, Shqipëria ka një cikël 10-vjeçar, më rrallë dhe më

shpesh, me një frekuencë jo të vogël dhe që harta e shfaqjes së tërmeteve

Shqipërinë e klasifikon si një zonë të rrezikshme. Breshëri,  është një tjetër

rrezik jo i vogël i cili në periudhën e verës—- për shkak të klimave që kemi është

i pranishëm herë pas here dhe dëmton jo pak kultura bujqësore e blegtorale me

dëme kolosale. Shembjet, e dherave për shkak erozionesh e zjarre masive në pyje

kullota janë gjithashtu një tjetër rrezik. Pra janë disa rreziqe potenciale dhe si të

tilla kërkojnë mbrojtje potenciale. Zgjidhjet për këtë i përmendëm më lart dhe

janë pikërisht sigurimet nga katastrofat. Mbrojtja dhe transferimi i këtyre

rreziqeve tek ata që merren me to është sukses i një menaxhimi të kujdesshëm.

Në rast se fatkeqësia është shkaktuar nga shteti pra, nga hapja e portave të

hidrocentraleve, edhe në këtë rast prona dëmshpërblehet nga kompanitë?Këtu

kemi të bëjmë me një katastrofë natyrore, edhe sikur të kemi të bëjmë me një

pakujdesi në administrimin e ujërave, përsëri do të kishim mbulim të dëmeve të

shkaktuara. Me çudisin opinionet dhe opinionistët diktatorë të cilët japin

konkluzione fikse dhe opinione fikse: “kjo është kështu sepse e them unë”. Le të

marrim për analogji një lloj sigurimi tjetër siç është sigurimi i përgjegjësisë së

anijes ku thuhet se edhe nëse anija përplaset për faj të kapitenit, është rast

sigurimi dhe si i tillë është i  pagueshëm. Pra kjo është katastrofë natyrore që

nuk ka rregullore në botë që e mbron pasi rregullorja përcakton në përgjithësi

rregullat se çfarë duhet bërë dhe jo në veçanti e rast pas rasti.Tregu i sigurimeve

në Shqipëri është i vogël. Për faj të operatorëve, konsumatorëve, mungesës së

legjislacionit apo...?Ka edhe plot faktorë të tjerë por do të thosha që të tre kanë

fajet e tyre sepse nuk kanë ndikuar te njëri-tjetri për ta zhvilluar industrinë e

sigurimeve. Por nëse do të kishim një industri të zhvilluar, vendi do të kishte

bonuse shumë të mëdha të cilat ia vlen t’i përmendim.Së pari do të kishte më

shumë likuiditete financiare, pra do të kishim më shumë para në sistemin

financiar. Le të marrim si shembull nëse Shqipëria do të kishte gjysmën e

67

Page 68: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

standardit të Kroacisë pra 200 euro për frymë, kush do të ishin përfitimet?Në

qarkullim do të ishin mbi 600 milion euro, nga të cilat 200 milion do të ishin

dëme të paguara pra një rinovim total i kësaj pasurie në këtë vlerë: shtëpi,

makina, anije dëme shëndetësore etj. 200 milion do të ishin rezerva teknike që

pasuroheshin çdo vit dhe që do të rriteshin çdo vit dhe mbanin bankat në gjendje

të mirë financiare. Si dhe 200 milionë do shkonin për shtetin dhe paga

punonjësish të industrisë.Pra do të kishim një sistem financiar të shëndoshë dhe

rezerva të bollshme për t’i dhënë shtetit hua dhe investime. Nuk duhet harruar

që industria e sigurimeve është njëra nga tre shtyllat e zhvillimit të ekonomisë së

një vendi. Mbështetja tek kjo industri dhe zhvillimi i saj çon vendin në një sistem

financiar të shëndoshe pasi ajo në fund të fundit bën rinovimin e ekonomisë bën

rinovimin financiar të jetës.A pati ndikim kriza ekonomike në industrinë e

sigurimeve? Natyrisht që po. Së pari frenoi zhvillimin e tregut. Ndërkohë që

rritja normale duhet të ishte 50%, në një treg si i yni shkoi vetëm 1.9%. Së dyti u

pakësuan të siguruarit dhe klientët kërkuan të mos sigurohen për mungesë

likuiditeti. Pati jo pak vonesa në pagesat e primeve. Ajo që thamë më lart,

mungesa e likuiditeteve u reflektua gjatë vitit të kaluar me ashpërsi në treg, çka

u monitorua mjaft keq nga bankat të cilat filluan të vrasin bizneset. Në vend që

të ulnin normat e interesit, bënë të kundërtën dhe dëmtuan të gjitha bizneset

menjëherë. Duke shtrenjtuar kreditë ato i bllokuan ato dhe aty ku pati mos-

shlyerje bënë gabimin e pafalshëm duke iu rritur interesat. Kjo bëri frenimin

total të tërheqjes ose tërheqje të sforcuar. Pra, dashur padashur biznesi u godit

rëndë për shkak të konsolidimit të kredive dhe përdorimit të termave skllavërues

ndaj biznesit nga bankat. E kundërta duhet të ndodhte, duheshin ulur interesat e

kredive dhe ndërtuar një strategji tjetër më pranë biznesit. Kjo krizë nuk ishte

fundi i botës, ishte një cikël që Shqipëria duhej ta kalonte pa e filluar pasi sistemi

financiar ishte i mbrojtur tërësisht për shkaqe që tashmë dihen, të tilla si

mungesa e “stock Exchange” apo prania e korporatave të mëdha apo bankave të

mëdha që pësuan dëme kolosale në vendet e tyre dhe në një vend të vogël si

Shqipëria do të shkaktonin humbje të mëdha.Sigurimet kanë një kosto, a janë

shqiptarët të përgatitur për këto kosto?Unë do të thosha që po madje mendoj që

jemi të vonuar. Le të bëjmë një analizë të vogël financiare të një familjeje.

Mendoj që ka rreth 1 milion familje në Shqipëri. Vetëm 10 për qind e tyre janë

në shtëpi të vjetra dhe jetojnë në fshat. Ndërkohë që rreth 40 për qind e

68

Page 69: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

familjeve kanë veturë dhe shpenzojnë rreth 200 Euro në muaj për karburant.

Mundësitë për një lloj sigurimi të tillë dhe sigurime të tjera janë por duhen

përmbushur dhe dy elementë të tjerë: kultura e sigurimeve dhe legjislacioni bazë

për sigurimet. Ne se këto dy faktorë do ecin shpejt përpara atëherë do kemi një

ekonomi të shëndoshe financiare.Ponari: Ka kosto minimaleLegalizimet, sigurim

i detyrueshëm me ligj të paktën për 5 vjetRasti më i debatueshëm për sigurimin e

pronës është ai i pronës së pa hipotekuar. Në shpjegimin e tij për gazetën, Avni

Ponari, tregon një mënyrë që mund të shmangte përgjegjësinë e shtetit, në zonat

e legalizuara me një kosto shumë të ulët. Nga ana tjetër, sigurimi i pronave në

zonat e legalizuara do të sillte edhe mbulimin e plotë të humbjeve për pronat e

dëmtuara në raste fatkeqësish. Por e gjitha kjo, edhe pse me një kosto të ulët, do

të dojë ndërhyrjen e shtetit. “Industria i ka propozuar qeverisë sigurimin jo më

pak se 5 vjet të gjitha banesave që shkojnë për legalizim.” Sipas kreut të SIGAL,

situatat treguan që shumë ndërtime janë bërë në zona të pastudiuara të

rrezikshme, në zona që mbartin rreziqe të ndryshme. Në se diçka ndodh nesër

me këto shtëpi të legalizuara pra në rrugë aksidentale të gjithë njerëzit  do t’i

drejtohen qeverisë. “Pyetja është: Pse shteti ta marrë ketë risk përsipër dhe pse

këta qytetarë të mos paguajnë se paku 5 vjet sigurim të detyrueshëm për ketë

shtëpi pa leje të ndërtuar. Kosto nuk është asgjë më tepër se një euro për

metër/katrorë në vit. Të gjithë me siguri janë të gatshëm ta paguajnë vetëm

mungon predispozicioni i administratës për ta bërë të detyrueshëm për secilin që

bën ketë legalizim.”

69

Page 70: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

KONKLUZIONE

Tregu shqiptar i sigurimeve përballet me vështirësi, si:

- Kompanitë shqiptare dhe individët aktualisht nuk janë të prirur për të

shpenzuar shumë për sigurim. Kjo për shkak të mungesës së informacionit,

mungesa e arsimimit, pamundësia financiare për shkak të nivelit të ulet te te

ardhurave te popullatës , mungeses se kultures per t’u siguruar etj

- Në Shqipëri, tregu i sigurimeve mbetet jo shumë i zhvilluar, me nje mesatare

shpenzimi prej 10 € / për frymë, ose 0,6% e PBB-së, ndërsa në vendet e

zhvilluara arrin 600USD/capita. Dhe paguhen vetëm 28% e demeve krahasuar

me të ardhurat, ndërsa ky raport duhet të jetë nga 50% në 80%.

- Tregu i sigurimeve është dominuar nga sigurimi i detyrueshëm . Tregu i

sigurimeve është i ndarë 53% e detyrueshëm dhe sigurimin vullnetar 47%, por

edhe në këto shifra nuk paraqesin gjendjen reale të sigurimit vullnetar, sepse

shumica e tyre janë në mënyrë indirekte të detyrueshme, siç kërkohet nga

bankat per kreditimet, por edhe të parashikuara nga qeveria në investime

publike.

- Ekzistenca e konkurrences se pandershme , kompanitë e sigurimeve ofrojnë

sigurime me çmime me të ulëta se ato të parashikuara nga ligji për të rritur

pjesën e tregut që ata posedojnë.

- Pavarësisht nga problemet që ka në këtë treg potencial, mundësitë ekzistojnë

për zhvillimin, rritjen dhe përsosjen e tij si një treg me karakteristikat e tij.

70

Page 71: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

PRIORITET PER ZHVILLIM

Tregu i sigurimeve në Shqipëri është një treg i larmishëm , ne të cilin operojnë

disa kompani që kanë një përhapje të gjerë gjeografike brenda vendit. 

Tregu i sigurimeve në Shqipëri është një treg i ri dhe modest, i fokusuar në

sigurimin e detyrueshem.

Vëllimin e sigurimit vullnetar e përfaqëson zhvillimi i një tregu të sigurimit, i

cili në Shqipëri është ende në nivele mesatare. Rritja e primeve të sigurimit

vullnetar vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me nivelin e kreditimit nga bankat

dhe hyrja e investitorëve të mëdhenj kryesisht në infrastrukturë.  

Legjislacioni është permiresuar mjaft dhe autoritetet mbikqyrëse duhet të

monitorojnë respektimin e tarifave të caktuara për primet, sepse përndryshe

një situatë të tillë, jo vetëm që zvogëlon besimin e kompanive të sigurimit te

klienti, por edhe i detyron ata të marrin në konsideratë sigurimin si një detyrim

ndaj shtetit dhe jo si një mjet, i cili do të shërbejë si mbrojtje, duke lënë më

shumë hapësirë për sigurimin vullnetar, si të nevojshme dhe të rëndësishem,

per nje te ardhme me te sigurte.

Nga studimi i rrjedhes historike te ngjarjeve te vendeve te ballkanit si

Maqedonia dhe Mali i Zi , qe mund te supozohen si ne te njejtat stade

zhvillimi te shoqerise , me perafersisht te njejten kulture , perafersisht te

njejtat nivele te ardhurash , por te diferencuara nga Shqiperia ne arritjen e

standarteve te kerkuara nga Bashkimi Europian mund te themi se reformat ne

sistemin e kontributeve shoqerore dhe shendetesore kane ecur me nje ritem me

te ngadalte dhe me me pak permiresime se vendet e permendura dhe sidomos

ne Shqiperi.

71

Page 72: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

REKOMANDIME

Tregu i sigurimeve nuk është një treg të liberalizuar plotësisht – RRITJE E

FIKASITETIT Konkurrenca, ulja e efikasitetit dhe shanset e marrëveshjeve të fshehta

sjellin rritjen e monopolit.

Liberalizimin i Primeve, veçanërisht në tregun e sigurimit të detyrueshëm do

të ndihmojë zhvillimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve në Shqipëri. Një

raportimit elektronik i kompanive të sigurimit do të mundësojë ekzistencën e një bazë

të të dhënave historike mbi dëmet, të cilat do të zbusë liberalizimin e mundshëm të

tarifave ose kalim te sigurimi i vërtetë "i bazuar në rrezik", e cila është e bazuar në

rrezikun e çdo të siguruari për të përcaktuar primin e tij dhe jo si deri me sot ku primet

i caktojne persona jokopetente duke rritur keshtu shkallen e riskut per kompanite dhe

ulje te nivelit te demshperblimeve per te siguruarit. 

Aktorë të ndryshëm në fushën e sigurimeve shteterore, kompanitë e

sigurimeve private , shoqatat duhet të përdorin format më të ndryshme të arsimit

për rritjen e njohurive mbi rëndësinë e sigurimit. Zbatimin e programeve efektive per

shperndarjen e informacionit për konsumatorët. Pra rritjen e nivelit kulturor mbi

sigurimet.

Dhe në fund kompanite e sigurimit duhet të luajnë sipas rregullave të lojës, me

ndershmëri dhe përgjegjësi, nga ana e konsumatorit të vetëdijshëm për rëndësinë e

sigurimit vullnetar dhe të detyrueshëm, duke ofruar një shumëllojshmëri të

produkteve dhe paketave, si per individët, dhe për bizneset

72

Page 73: Analiza e Tregut Te Sigurimeve Shoqerore

ANALIZË E TREGUT TË SIGURIMEVE SHQIPTARE

REFERENCAT

http://www.amf.gov.al/

WWW.ISSH.GOV.AL

www.sigal.com.al

www.sigma-al.com

www.insig.com.al

www.atlantik.com.al

www.intersig.com.al

www.albsig.com.al

www.interalbanian.com

www.eurosig.al

73