Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Plas sherri Balla-Kryemadhi, bashkëshortja e Presidentit kërcënon deputetin socialist pas akuzave të tij se po bën zhurmuesen në Parlament Furtunë në ISSH, shkarkohen nga detyra 13 inspektorë dhe një drejtues dege, të gjithë punonjësit në monitorim për performancën Tirazhi 10000 kopje E Premte 8 Qershor 2018 Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP-at që pritet të arrestohen me ndihmën e FBI dhe DEA? Kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, Bashkim Dedja do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut.Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, KPK bëri më dije se seanca dëgjimore ndaj Dedjes do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa trupa... Bashkim Dedja del sot para komisionit të vetingut, ja si ka ndryshuar pasuria e kreut të Gjykatës Kushtetuese Faqe 7 Faqe 6 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Partitë në Shqipëri, si hareme të kryetarëve! Nga Riza HOXHA Nga Bardhyl BEJKO Nga Jorgo MANDILI Universitetet si “makineri moderne” që gjenerojnë dituri dhe qytetari Ç m i m i 2 0 l e k ë Të gjithë edukatorët e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë do të përfitojnë një rritje page duke filluar nga ky muaj. Ky ishte një nga vendimet e miratuara mes 12 pikave të rendit të ditës ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke iu dhënë kështu... Opozita ka vijuar ditën e djeshme me skemën e bllokimit të punimeve të Kuvendit. Protagonist ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka uzurpuar për rreth 1 orë e 30 minuta foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar... Këshilli Bashkiak miraton vendimet, rriten pagat për edukatorët, shtyhet taksa e pronës për banorët e Tiranës Opozita shkakton sërish kaos në Parlament, Basha dhe deputetët bllokojnë foltoren, akuza ndaj Ramës dhe Xhafajt Faqe 9 Faqe 8 Faqe 7 Faqe 3 Lulzim Basha mision të fshehtë 3 ditor në Gjermani kundër integrimit, takime me zyrtarë të lartë për të bllokuar hapjen e negociatave Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka shkarkuar dje 13 inspektorë të kon- tributeve në Drejtoritë Rajonale dhe një kryetar dege. Këtë vendim Ahmetaj e bëri të ditur gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, duke paralajmëruar se... Opozita, strategji të re me protesta shëtitëse Nis beteja për rihapjen e dosjes “Hajdari”, Izet Haxhia rrëfehet në gjykatë: Dua të ballafaqohem me Sali Berishën, ka tentuar eliminimin tim Izet Haxhia nisi dje betejën me drejtësinë për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit.Ash- tu sikundër ishte paralajmëruar, ditën e djeshmen orën 12:30 u zhvillua seanca e parë gjyqësore për këtë çështje në Gjykatën e Tiranës, ku u mor në shqyrtim kërkesa e ish-truprojës së Sali Berishës për t’u rigjykuar. Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-de- putetit të PD, Azem Hajdari... Faqe 4,5 Zbulohet takimi i fshehtë i agjentëve të CIA me agjentët jugosllavë më 1953 në Beograd, ja si u detajua plani për rrëzimin e Enver Hoxhës Nis shkrirja e LSI, çiftit presidencial Meta-Kryemadhi i ikën deputeti i parë, Robert Bitri zyrtarisht i pavarur Faqe 12,13 Faqe 6 Romeo Kara zbardh detajet e paktit për vrasjen e Izet Haxhisë: Të përfshirë Berisha e Meta, plani u zyrtarizua gjatë takimit në një hotel Pas braktisjes nga këshilltarët në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka nisur zyrtarisht dhe eksodi i largimeve në radhët e deputetëve. Deputeti i LSI, Robert Bitri ka dalë zyrtarisht... Faqe 2

Transcript of Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli...

Page 1: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Plas sherri Balla-Kryemadhi, bashkëshortja e Presidentit kërcënon deputetin socialist pas akuzave të tij se po bën zhurmuesen në Parlament

Furtunë në ISSH, shkarkohen nga detyra 13 inspektorë dhe një drejtues dege, të gjithë punonjësit në monitorim

për performancën

Tirazhi 10000 kopje E Premte 8 Qershor 2018

Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP-at që pritet të arrestohen me ndihmën e FBI dhe DEA?

Kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, Bashkim Dedja do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, KPK bëri më dije se seanca dëgjimore ndaj Dedjes do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa trupa...

Bashkim Dedja del sot para komisionit të vetingut, ja si

ka ndryshuar pasuria e kreut të Gjykatës Kushtetuese

Faqe 7

Faqe 6

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Partitë në Shqipëri, si hareme të kryetarëve!

Nga Riza HOXHA

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Jorgo MANDILI

Universitetet si “makineri moderne” që gjenerojnë

dituri dhe qytetari

Çmimi 20 lekë

Të gjithë edukatorët e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë do të përfitojnë një rritje page duke filluar nga ky muaj. Ky ishte një nga vendimet e miratuara mes 12 pikave të rendit të ditës ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke iu dhënë kështu...

Opozita ka vijuar ditën e djeshme me skemën e bllokimit të punimeve të Kuvendit. Protagonist ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka uzurpuar për rreth 1 orë e 30 minuta foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar...

Këshilli Bashkiak miraton vendimet, rriten pagat për

edukatorët, shtyhet taksa e pronës për banorët e Tiranës

Opozita shkakton sërish kaos në Parlament, Basha dhe deputetët bllokojnë

foltoren, akuza ndaj Ramës dhe Xhafajt

Faqe 9

Faqe 8

Faqe 7

Faqe 3

Lulzim Basha mision të fshehtë 3 ditor në Gjermani kundër integrimit, takime me zyrtarë të lartë për të bllokuar hapjen e negociatave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka shkarkuar dje 13 inspektorë të kon-tributeve në Drejtoritë Rajonale dhe një kryetar dege. Këtë vendim Ahmetaj e bëri të ditur gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, duke paralajmëruar se...

Opozita, strategji të re me protesta shëtitëse

Nis beteja për rihapjen e dosjes “Hajdari”, Izet Haxhia rrëfehet në gjykatë: Dua të ballafaqohem

me Sali Berishën, ka tentuar eliminimin timIzet Haxhia nisi dje betejën me drejtësinë për

të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ash-tu sikundër ishte paralajmëruar, ditën e djeshmen

orën 12:30 u zhvillua seanca e parë gjyqësore për këtë çështje në Gjykatën e Tiranës, ku u mor në shqyrtim kërkesa e ish-truprojës së Sali Berishës

për t’u rigjykuar. Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-de-putetit të PD, Azem Hajdari... Faqe 4,5

Zbulohet takimi i fshehtë i agjentëve të CIA me agjentët jugosllavë më 1953 në Beograd, ja si u detajua

plani për rrëzimin e Enver Hoxhës

Nis shkrirja e LSI, çiftit presidencial Meta-Kryemadhi i ikën deputeti i

parë, Robert Bitri zyrtarisht i pavarur

Fa

qe

12

,13

Faqe 6

Romeo Kara zbardh detajet e paktit për vrasjen e Izet Haxhisë: Të përfshirë Berisha e Meta, plani u zyrtarizua gjatë takimit në një hotel

Pas braktisjes nga këshilltarët në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka nisur zyrtarisht dhe

eksodi i largimeve në radhët e deputetëve. Deputeti i LSI, Robert Bitri ka dalë zyrtarisht...

Faqe 2

Page 2: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

2 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Prokuroria Rama-Xhafaj-Mar-ku, vuri në dispozicion të Agron Xhafajt, në mes të natës, prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nat-yrisht nuk guxuan të zbatonin ligjin, nuk guxuan të kërkonin asnjë provë, që zëri i regjistruar si kampion eksper-imental është apo jo i Agron Xhafajt. Së katërti, në një rekord të pathyer në të paktën këto 30 viteve, brenda natës së 15 majit 2018, Prokuroria e Tiranës

me urdhër të treshes Rama-Xha-faj-Marku, regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për kallëzim të rremë, hodhi shortin për caktimin e prokurorit, prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi ma-terialet fillestare, prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal, jo kundër Agron Xhafajt, por kundër denon-cuesve të Agron Xhafajt”, tha Basha dje në një konferencë shtypi.

BASHA AKUZA PËR XHAFAJN

Pakti detar me Greqinë alarmon Sali Berishën, mesazh Ilir Metës të ndërhyjë, akuza se po abuzohet me autorizimin

Ish-kryeministri Sali Berisha është shqetësu-ar sërish nga arritja e një pakti të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i takon kufirit detar. Pas seancës së djeshme parlamentare, Berisha doli në një deklaratë për mediat dhe lëshoi akuza të forta se po i falet territor shtetit grek. Por dje Berisha i dha dhe një mesazh Presidentit Ilir Meta që të ndërhyjë, pasi sipas ish-kryeministrit, grupi i negociatorëve po keqpërdor autorizimin e Pres-identit. Ai tha se Meta autorizoi negociata, ndërsa ata po mashtrojnë me bisedimet. “Aparaturat dhe programet e blera për matje, në mënyrë absolute nuk janë vënë në punë, pasi autoritetet greke

kanë thënë se nuk ka diskutim. Në një kohë kur nga Presidenti i Republikës, i është lëshuar grupit negociator, i është lëshuar ministrit që të fillojë negociatat. Meqenëse pala greke deklaron se nuk ka negociata, çakejtë si Skapi dhe spiun Muçol-lari bëjnë sikur negociojnë. Situatë më dramatike nuk ka”, tha Berisha. Më tej ish-kryeministri deklaroi se grupi shqiptar i negociatorëve ka vendosur që të falë shumë det dhe rezerva nën-tokësore. Ish-kryeministri u shpreh se Greqia i ka bërë të ditur palës shqiptare se nuk ka asnjë negocim për kufirin detar. “I ka dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen duke i thënë: Merreni

se kjo për këtë nuk ka asnjë koment. Kjo është marrëveshja që kemi rënë dakord në Greqi e që ju s’mund ta komentoni. Në këtë marrëveshje pala greke i ka bërë të qartë palës shqiptare se nuk mund të shqipërojnë fjalën “Ekiti” dhe fjalën “koncesione”. “Ekiti” që është një nga kërkesat fundamentale të Gjykatës Kushtetuese është rrëzuar nga qeveria greke. Disa anëtarë të deleg-acionit kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim. I kanë bërë letra shefave të tyre për brutalitetin dhe imponimin që kërkon pala greke të bëjë. Në marrëveshjen e dorëzuar nga pala greke, ishulli Oton merr fuqi të plotë si për ujërat

territoriale, ashtu edhe për zonën ekonomike, për atë ishull bëhej e gjithë zhurma. Pala greke ka bërë të ditur se ky ishull ka fuqinë si ishulli i Korfuzit. I kanë bërë letra Ramës e Bushatit. Një i pafytyrë që quhet Skapi dhe agjenti Muçollari në hije, arrijnë të falsifikojnë edhe minutat e diskutimeve, të bindin për të firmosur gjërat që janë deklaruar aty. Ndërsa nga Rama anëtarët e delegacionit, marrin kërcënime për largime nga puna”, tha ai. Berisha ka dhënë sinjale se PD marrëveshjen e detit mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, ajo duhej të shkonte që tani, por gjykata është jashtë funksionit.

PD nuk ndal tentativat për të bllokuar të ardhmen e vendit

Lulzim Basha mision të fshehtë 3 ditor në Gjermani kundër integrimit, takime me zyrtarë të lartë për të bllokuar hapjen e negociatave

Kliti TOPALLI

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka nisur lobimet e fshe-hta kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimit

Europian. Edhe pse ai dhe deputetë pranë tij shprehen në publik se opozita mbështet hapjen e negoci-atave, gazeta ka mësuar se Lulzim Basha gjatë 3 ditëve të fundit ka pasur një mision të fshehtë në Gjermani, ku ka tentuar të bindë deputetë dhe zyrtarë vendas që më 28 qershor të votojnë kundër hapjes së negociatave. Basha është nisur në Berlin ditën e hënë dhe është kthyer të mërkurën. Gjatë 3 ditëve ai mësohet se ka pasur takime me shumë emra me peshë në Bundestag dhe qeveri, ku ju ka bërë të ditur se Shqipëria nuk ka bërë sa duhet në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Burimit i thanë gazetës se vizita e Bashës erdhi sepse qeveria gjer-mane ka marrë vendimin të mbësht-esë hapjen e negociatave. Por që të zyrtarizohet vendimi duhet të bëhet votimi në Bundestag. Për këtë arsye Basha ka kontaktuar shumë prej skeptikëve dhe ka këmbëngulur se ministri Fatmir Xhafaj është i lidhur me krimin. Ai u ka prezantuar të gjitha faktet mbi vëllanë e tij. Shpre-sat e opozitës janë që deputetët të rrëzojnë propozimin për hapje ne-gociatash. Një burim i rëndësishëm në PD i tha gazetës se Basha është vënë në alarm nga frika e hapjes së negociatave. Një vendim i tillë do rrisë shumë pozitat e qeverisë dhe kryeministrit Rama, sidomos tani që janë afër zgjedhjet vendore. Por hapja e negociatave është një biletë për qeverinë dhe në zgjedhjet parlamentare të 2021, pasi do ketë argumente në fushatë. Ndërkohë që dhe reforma zgjedhore deri në atë kohë do ketë dhënë rezultate shumë mbresëlënëse. Nëse PS fiton zgjedh-jet vendore dhe akoma më tepër ato parlamentare, Basha e di se do të duhet të largohet nga drejtimi i PD dhe për këtë arsye ka nisur të nxijë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Diversioni i BashësBasha prej fundjavës që lamë pas

ishte “zhdukur” dhe kishte shumë mis-tere se ku ai ndodhej. PD u mundua ta mbante të fshehtë vizitën e kreut të

u shpreh disa herë i bindur se Gjer-mania nuk do pranojë hapje negoci-atash. “Të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca e krimit me pushtetin që është pengesa numër një për integrimin europian të vendit. Këtë shqetësim jua kanë shprehur fare qartë ditën e martë përfaqësuesit më të lartë gjermanë, përfaqësueses së Partisë Socialiste gjatë vizitës së

saj në Bundestag. Natyrisht më kanë informuar edhe mua. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Bunde-stagut, të Kancelarisë, të Elysee-së, të Binnenhof-it dhe të kancelarive të tjera europiane. Shumë më mirë se disa prej jush këtu natyrisht i pain-formuar nuk është as ai që nuk është dhe as ai tjetri aty. E dinë fare mirë se çfarë duhet të bëjnë”, tha ai.

PD, ndërkohë që dje doli dhe arsyeja, kjo pasi Basha ishte me një mision për të bllokuar negociatat. Mbi këtë çësht-je foli dje dhe kreu i grupit parlamen-tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit Parlamentar të mazhorancës dua t'i ripërsëris Grupit Parlamentar të PD dhe LSI që betejën e përbashkët në interes të Shqipërisë për të lobuar së bashku në interes të hapjes së ne-gociatave mund ta zhvillojmë së bash-ku, pavarësisht se jeni shumë vonë edhe pavarësisht përpjekjeve të kësaj fillim jave të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman. Jam shumë i sigurt që brenda Bundestagut gjer-man kemi mbështetjen e nevojshme për të vijuar këtë proces në funksion të 28 qershorit, por dhe pas 28 qer-shorit”, tha ai. Pas kësaj deklarate Basha u detyrua ta pranonte se ishte në Gjermani. Por vizitën e tij ai e shiti si mbështetje për negociatat. Edhe pse

Negociatat, Hahn: BE të eksportojë qëndrueshmëri

Teksa për pak ditë pritet dhe vendimi për çeljen e negociatave, në qarqet e BE-së qarkullojnë mendime të ndryshme nëse është apo jo koha për të hedhur këtë hap me vende si Shqipëria dhe Maqedonia. Por në një intervistë të fundit, eurokomi-sioneri për zgjerimin Johannes Hahn këmbëngul në faktin se BE duhet të eksportojë qëndrueshmëri dhe se zgjidhja më e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor është rruga e integrimit. “Një qetësi e qëndrueshme dhe stabilitet në Ballkanin Perëndi-mor është e mundur vetëm përmes integrimit në BE! Eksportimi i qën-drueshmërisë në vend të importimit të paqëndrueshmërisë është në in-teresin më të mirë të BE. Perspektiva e BE-së për këto vende është çelësi për qëndrueshmëri, siguri dhe pros-peritet në kontinent. Projekti i 1989, për ribashkimin e kontinentit, nuk do të jetë i plotë pa qytetarët e këtyre vendeve”, ka thënë Hahn për WDR Europa Forum.

Ambasadorja shqiptare krah presidentit TrumpPresidenti i Shteteve të Bash-

kuara të Amerikës Donald Trump ka shtruar iftar me rastin e muajit të Ramazanit, ku kanë marrë pjesë per-sonalitete të ndryshme nga e gjithë bota. Mes tyre e pranishme ka qenë edhe ambasadorja e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber. Ambasa-dorja Flaber ka thënë që gjatë darkës së iftarit janë diskutuar edhe mar-rëdhëniet e forta mes popujve tanë. “Sonte pata kënaqësinë e veçantë që të isha e ftuar në Darkën e Iftarit të shtruar nga Presidenti Trump, në Dhomën e Darkave Shtetërore të Shtëpisë së Bardhë. Pata nderin dhe privilegjin e madh që të isha pjesë e tavolinës së tij, së bashku me kolegët ambasadorë nga Jordania, Indonezia, Arabia Saudite, Bangladeshi. Prania e Presidentit, diskutimet tepër inte-resante, dhe interesi i tij për secilin nga vendet tona, janë një tregues i lidhjeve dhe marrëdhënieve të forta mes popujve tanë. Shqipëria sonte ishte e nderuar të kishte praninë dhe mundësinë e prezantimit të saj në atë tavolinë”, tha ajo.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, reagoi dje pas akuzave të Lulzim Bashës. “Avokati dhe varrmihësi i Babales, Lulzim Basha, ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysmë! 4 në Parlament, gjysmë në internet dhe 1 në kuzhinën e baltës së SHQUP-it. Në fakt ka qenë i njëjti fjalim, i përsëritur 5 herë e gjysmë dhe pa e zënë me gojë emrin e Babales, ai ka folur vetëm për fundin e paralajmëruar të “Babale-skan-

dalit”. Sepse tanimë edhe Lulzimi që e futi Babalen në gropën ku tani po bie vetë, e kanë kuptuar që të gjithë, e kanë marrë vesh se e gjithë historia është një sajesë e Saliut dhe e atij vetë... Por, një gjë të re e ka thënë sot Lulzim Basha dhe të mos ia hamë hakun se e tha qartë përmes rreshtave: Audio-përgjimi po manipulohet nga shteti italian me urdhër të treshes Rama-Xhafaj-Marku”, tha ai.

BALLA: BASHA E FUTI BABALEN NË GROPËN KU PO BIE VETË

Page 3: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadori amerikan,Don-ald Lu gjatë takimit me minis-trin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj shprehu dje mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe ministrin Xhafaj, në gjithë përpjekjet e tyre për t’ju dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri. Ambasadori Lu inkurajoi Ministrin Xhafaj dhe Policinë e Shtetit, për të vijuar edhe më me intensitet përpjekjet për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, pasi kjo sipas tij, është ajo çka qytetarët presin sot më shumë se çdo herë tjetër, nga Policia e Shtetit. Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe asistencën e SHBA-ve dhe Agjen-cive ligj zbatuese, për thellimin e rezultateve të deritanishme.

SHBA I JEP MBËSHTETJE

MINISTRIT XHAFAJ

Endri ARIZI

Ambasadori amerikan Donald Lu ka parala-jmëruar dje ndryshime të befasishme në Shqipëri

në sajë të operacioneve që do të ndërmerren nga task forca “Forca e Ligjit”, e cila ka në fokus korrup-sionin dhe krimin e organizuar. Pak javë para largimit nga vendi ynë, Lu ka pasur dje një takim kokë më kokë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Mësohet se takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht në përp-jekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë. Donald Lu deklaroi se asistenca e SHBA në luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe sigurisë do të rritet. Sipas një njoftimi të Min-istrisë së Brendshme, gjatë bisedës, ambasadori Lu shprehu dëshirën për të parë nga afër veprimtarinë e Task Forcës Speciale, të ngritur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Drejtuesit e TFS-së e njohën ambasadorin me organizimin e kësaj strukture, veprimtarinë dhe rezultatet e deritanishme, bash-këpunimin ndërkombëtar, duke u ndaluar më gjatë tek operacionet e përbashkëta me vendet partnere të kryera deri sot, si dhe ato që janë në proces. “Mënyra më efe-ktive për të pasur sukses, është ngritja e strukturave me përbërje oficerësh policie elitarë, prokurorë elitarë dhe bashkëpunim efektiv me Agjencitë e tjera ligj zbatues. Të njëjtën gjë jeni duke e bërë dhe ju këtu, në Shqipëri”, tha Donald Lu në takim. Por ambasadori lëshoi dje një mesazh të qartë për botën e krimit, politikën dhe të korrup-tuarit. Ai tha se FBI dhe DEA janë duke bashkëpunuar me njësinë task forcë, për më shumë rezultate. Madje Lu drejtoi dhe një mesazh ndaj politikës, duke thënë se nuk do arrijnë të ndikojë në operacionet e “Forcës së Ligjit”. Madje ai tha se ka politikanë të lidhur me krimin, por kjo gjë shumë shpejt do të ndry-shojë. Lu dje paralajmëroi katarsis në vend, pasi sipas tij, përmes op-eracioneve që do të ndërmerren me

jmërimi i ambasadorit? Ndërkom-bëtarët gjithmonë kanë thënë se e ardhmja do të ndryshojë nëse lufto-het korrupsioni në nivele të larta dhe ndërpriten lidhjet e politikës me krimin. Kjo do të thotë se FBI dhe DEA janë duke u përgatitur për goditje në nivele shumë të larta. Një burim i tha gazetës se të dyja këto njësi kanë sjellë ekspertë në Tiranë dhe ata janë duke gjurmuar paratë e pista. Mësohet se po bashkëpunohet me Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe përmes transfertave bankare po tentohet të shihen lidhjet mes disa politikanëve dhe botës së krimit. Ndërkohë po ashtu po nxirren emrat e korruptuar në radhët e Par-lamentit. Kjo do të thotë se “Forca e Ligjit” nuk do godasë vetëm nivelet e fundit të bandave, por pritet që të bien në rrjetë dhe disa politikanë që kanë lidhje me ta. Lu e bëri të qartë dje se ka lidhje të forta mes krimit dhe politikës dhe falë kësaj njësie

ato do priten.Akuzat ndaj Xhafajt

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka folur dje për herë të parë dhe në lidhje me çështjen e vëllait të min-istrit Xhafaj. Pas takimit që zhvilloi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ambasadori amerikan Donald Lu, përmes një postimi në “Facebook”, kërkoi nga organet ligjzbatuese që hetimi ndaj vëllait të ministrit Xhafaj, Agron Xhafajt të jetë i pavarur. “Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, merito-jnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, u shpreh ambasadori amerikan Donald Lu.

ndihmën dhe të ndërkombëtarëve do ndryshojë përfundimisht e ardhme e vendit, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë goditje në nivele VIP. “Jam i impresionuar nga veprimtaria juaj dhe nga fakti se nuk po i tundoheni lidhjeve të elementëve kriminalë me politikën. Keni mbështetjen tonë të plotë, të misionit ICITAP dhe Agjencive të tilla si FBI dhe DEA. Shpejt, Ju do të ndiheni krenarë sesi Task Forca Speciale do të ndryshojë të ardh-men e vendit”, theksoi ambasadori.

Kush rrezikohetFokusi i njësisë “Forca e Ligjit”

janë krimi i organizuar, lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsio-ni në nivele deputetësh, ministrash dhe gjyqtarësh apo prokurorësh. Por kush rrezikohet nga parala-

Deklaratat e Lu, Manjani: Prokuroria e pabesueshme

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Man-jani ka reaguar dje pas deklaratave të ambasadorit amerikan, i cili kërkoi një hetim të pavarur për çështjen e audio-përgjimit ku pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xha-faj. Përmes një postimi në Facebook, Ylli Manjani u shpreh se prokuroria është bërë e pabesueshme sepse është vënë në shërbim të vëllait të Agronit. “Prokuroria as palo kallëzimin e bërë natën nga Agroni, nuk e bëri dot deponim proçedural. Pra pa bërë veprimet e thjeshta hetimore, nxitoi të mbështeste deklarimet publike të Ramës për mos autenticitetin. As vetë Fatmiri nuk e priste këtë gjë, sepse ishte i bindur që takimi kishte ndodhur, ndaj e nisi vëllanë për gjithë natën në burg! Prokuroria tashmë është e pa besueshme sepse është tërësisht në shërbim të vëllait të Agronit. Shpejtësia mahnitëse me të cilën punoi Prokuroria natën, e bëjnë atë përfundimisht gazi i ditës! Ndaj, ka të drejtë Ambasadori Lu, kur kërkon “hetim të pavarur”, për këtë çështje!”, tha Manjani.

Panariti: Paratë e drogës po falimentojnë bizneset

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka lëshuar dje një sërë aku-zash në drejtim të qeverisë. Përmes një postimi në “Facebook”, Panariti deklaroi se në tregun shqiptar po qarkullon një valutë e lirë, që sipas tij vjen nga tregtia e drogës. Panar-iti theksoi gjithashtu se kjo valutë po thellon deficitin tregtar dhe po falimenton prodhuesit dhe bizneset. “Valute e lirë me tepri neper xhepa, çanta dhe thasë. Finalja operacionale e tregtisë së drogës. Me një sistem të vetin paralel financiar, kjo masë qarkulluese po pompon lekun për ti zënë vendin në shitblerje, e transak-sione! E pambështetur, nga prodhimi dhe eksportet po thellon deficitin tregtar dhe falimenton prodhuesit, bizneset. Askush nuk kupton asgjë!! Ose bëjmë sikur nuk kuptojmë! Si ta shpjegojmë që leku po tejnxehet, në një ekonomi në ngrirje të thellë!! Su-realizëm financiar”, u shpreh deputeti i LSI, Edmond Panariti.

Qeveria vijon lobimet në Berlin për negociatat, Gjonaj prezanton ecurinë e reformave, premton rritje të luftës ndaj korrupsionit

Qeveria shqiptare vijon lobimet për të bindur vendet skeptike të Bashkimit Europian sa i takon hapjes së negociatave. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Berlin për çështjen e negociatave, zhvilloi dje një sërë takimesh me personalitete të ndryshme të Bundestagut gjerman. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Gjonaj u prit në një takim në Ministrinë e Brendshme Federale gjermane nga Stephan Meyer, sekretar Shteti Parlamentar në Ministrinë e Brendshme Federale, si dhe në dy takime në Bundestagun gjerman nga Patrick Sensburg, kryetar i Komisionit për

Imunitetet, Zgjedhjet dhe Rregullat Procedurale si dhe z. Johannes Fechner, zëdhënës i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Mbrojtjen e Konsuma-torëve. Ministrja Gjonaj i njohu përfaqësuesit e këtyre institucioneve me zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por krahas kësaj çështjeje, gjatë këtyre takimeve u diskutua më së shumti propozimi i Komisionit të Bashkimit Europian për hapjen e pakushtëzuar të negociatave me Shqipërinë, si dhe reformat e thel-la që ka ndërmarrë Qeveria jo vetëm si detyrim në kuadër të këtij procesi, por sidomos për zhvillimin

europian të Shqipërisë. Ndërsa nga ana tjetër autoritetet gjermane, si edhe deputetët e Bunde-stagut, vlerësuan arritjet e Shqipërisë, veçanërisht rezultatet e para të Vetingut dhe në rastet e fillimit të ndjekjes penale ndaj zyrtarëve të lartë publikë, si dhe mbështetën fort vijimin e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria që garantojnë forcimin e shtetit ligjor, luftë kundër kriminalitetit, emigrimit të paligjshëm si dhe krijimin e kushteve për zh-villimin ekonomik dhe pjesëmarrjen në tregun e përbashkët europian. Sensburg u shpreh i gat-shëm për të mbështetur në çdo formë përpjekjet për promovimin e arritjeve të Shqipërisë jo vetëm

me zyrtarët publikë në Gjermani, por edhe me qytetarët e tjerë gjermanë për të kuptuar proceset e rëndësishme që po ndërmerr Shqipëria si dhe efektet që kanë këto procese edhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, Fechner, vlerësoi reformat e ndërmarra deri më tani duke theksuar se do t’ia përcjellë të gjithë kolegëve të tij rezultatet e prekshme të arritura si pasojë e këtyre reformave. Gjithashtu, Fechner ofroi gatishmërinë e tij, si dhe të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve për të ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

Diplomati amerikan: Ka politikanë të lidhur me krimin, “Forca e Ligjit” po u reziston presioneve

Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP-at që pritet të

arrestohen me ndihmën e FBI dhe DEA?Pak kohë më parë ambasadori amerikan Donald Lu

pati një takim me kryeprokuroren Arta Marku. Gjatë këtij takimi, ambasadori amerikan e inkurajoi Kryeprokuroren e Përgjithshme që të nxisë prokurorët të shënjestrojnë korrup-sionin e nivelit të lartë dhe kriminelët, përfshirë politikanët e lidhur me krimin, përfshirë Saimir Tahirin. Donald Lu

shprehu dëshirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Marku të ushtrojë përgjegjësitë e saj kushtetuese në mënyrë të pavarur dhe jopartiake. Ambasadori amerikan do të largohet këtë verë, por mësohet se SHBA nuk do të ndërpresë mbështetjen dhe do punojë për realizimin e reformës në drejtësi.

ANGAZHIMI AMERIKAN NË LUFTËN NDAJ KORRUPSIONIT

Page 4: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

4 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet dokumenti sekret i SHIK, Izet Haxhia nuk përmendet si bashkëpunëtor në vrasjen e Hajdarit, ja si u ekzekutua ish-deputeti i PD

Një fakt mjaft interesant që u përmend dje gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar për Izet Haxhinë ishte edhe shkresa që Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dërguar në vitin 1998 Pandeli Majkos dhe Presidentit Rexhep Mejdani. Në këtë dokument, të cilin gazeta ka arritur ta sigurojë, bëhet një përshkrim i plotë i ngjarjes së vrasjes së Azem Hajdarit, duke përmendur edhe autorët e dyshuar. “Nga disa burime të bes-ueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetrit, dyshohet se autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muharrem Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës”. Origjina e konflitikit mes këtij

grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafur Mazreku ndaj Azem Hajdarit me datë 18 shtator 1997”, thuhet në dokumentin sekret. Teksa shpjegohet i gjithë kalvari i vrasjeve që kishin ndodhur në Tropojë në 1998, në raportin e SHISH ndalet edhe tek dita e vrasjes së Azem Hajdarit. “Sipas informacioneve tona, ditën e ngjarjes, pra me 12 shkurt 1998, rreth orës 21:00, Azem Hajdari është ftuar me telefon për të biseduar. Azemi ka dalë nga zyrat i shoqëruar prej dy badigardëve të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza. Vrasja e tij është bërë nga një “Benz” me targa të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish-presidenti

Sali Berisha. Kjo makinë i është marrë Myftar Çulajt, pronar i një lokali me emrin “Tarzani”. Pas kryerjes së krimit e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës i kanë kërkuar që të shkojë në Tropojë për të marrë 30 milionë lekë. Myftari i trembur, ka ikur në Itali bashkë me vëllanë e tij. Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë, rreth orës 24:00, është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku dhe ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta, ish-shef i komisariatit Tropojë. Ky person dyshohet të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes

mes dy grupeve për të humbur gjurmët e krimit”, thuhet në shkresën e SHISH. Por mjaft interesant është fakti se përgjatë gjithë dokumentit, emri i Izet Haxhisë përmendet vetëm në momentin kur bëhet idenfikimi i vëllait të tij, Ismet Haxhia. “Në vendngjarje është ndodhur makina e Ismet Haxhisë - Shef i Qarkullimit Rrugor në Tropojë, vëllai i Izet Haxhisë. Kjo makinë është “Tipo” me targa “Policia 203”. Ismet Haxhia kish ardhur në Tiranë 2-3 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë”, thuhet në dokument. Pra, emri i Izet Haxhisë në asnjë pjesë të shkresës nuk përmendet si vrasës apo bashkëpunëtor në atentatin ndaj Azem Hajdarit.

Ish-truproja: Berisha ka bërë një marrëveshje ku kërkonte vrasjen time

Nis beteja për rihapjen e dosjes “Hajdari”, Izet Haxhia rrëfehet në gjykatë: Dua të ballafaqohem

me Sali Berishën, ka tentuar eliminimin tim

“Unë jam akuzuar për vrasjen dhe për ngjarjen 2-3 vite pasi kisha ikur në Turqi. Nuk i jam lar-

guar drejtësisë, por kam pasur arsyet e mija pse nuk kam marrë dot pjesë në procesin gjyqësor të zhvilluar në mungesë, ku unë jam dënuar me 25

vite burg. Ashtu erdhën rrethanat, por tani jam këtu për tu përballur me drejtësinë...

Mimoza IBRA

Izet Haxhia nisi dje betejën me drejtësinë për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, ditën e djeshmen orën 12:30 u zhvillua seanca e parë

gjyqësore për këtë çështje në Gjykatën e Tiranës, ku u mor në shqyrtim kërkesa e ish-truprojës së Sali Berishës për t’u rigjykuar. Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit të PD, Azem Hajdari. Duke argumentuar se ky dënim është dhënë në mungesë, Izet Haxhia, përmes avokatit të tij mbrojtës, Bash-kim Nikolla, kërkon që kjo dosje të rishqyrtohet. Edhe pse ishte përballja e tij e parë me një gjykatë shqiptare, Izet Haxhia u paraqit dje i qeshur, ndërsa u pa të shkëmbente edhe batuta me policët e të për-shëndeste të afërmit përtej xhamit. Izet Haxhia nji-het si një ndër akuzuesit më të fortë të Sali Berishës për sa i takon vrasjes së Hajdarit, akuza të cilat nuk munguan as gjatë seancës së djeshme. Në momen-tin që gjyqtari që kryesonte trupën gjykuese, Besnik Hoxha i dha fjalën, Haxhia lëshoi një deklaratë të fortë, ku kërkoi ballafaqim me ish-kryeministrin. “Unë jam akuzuar për vrasjen dhe për ngjarjen 2-3 vite pasi kisha ikur në Turqi. Nuk i jam larguar drejtësisë, por kam pasur arsyet e mija pse nuk kam marrë dot pjesë në procesin gjyqësor të zhvilluar në mungesë, ku unë jam dënuar me 25 vite burg. Ashtu erdhën rrethanat, por tani jam këtu për tu përballur me drejtësinë. Akuzuesi im është Sali Berisha, por ai nuk ka pranuar të dalë asnjëherë në gjykatë dhe të përballet me drejtësinë. Unë dua të ballafaqohem dhe përballem me denoncuesin tim”, tha Izet Haxhia.

Eliminimi fizikPo ashtu, ai zbuloi se ish-kryeministri ka

bërë një marrëveshje në hotel “Rogner”, ku ka planifikuar edhe vrasjen e Izet Haxhisë. I pyetur nga prokurori Petrit Bica se cilat ishin arsyet madhore që e kanë penguar Haxhinë të merrte pjesë në procesin e parë gjyqësor, ish-truproja theksoi se i rrezikohej jeta. “Shkak më madhor se siguria e jetës nuk mund të ketë. Mua më rrezi-kohej jeta. Denoncuesi im, Sali Berisha ka bërë një marrëveshje në hotel “Rogner”, ku kërkonte eliminimin fizik të disa personave, midis tyre, edhe timin. Disa i ka vrarë, por mua jo”, u rrëfye Izet Haxhia para trupës gjykuese.

Argumentet e avokatitNdërkohë, më herët gjatë seancës foli edhe

avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla, i cili paraqiti argumentet e tij se pse duhet të rihapet dosja “Hajdari”. Midis të tjerash, ai përmendi edhe një shkresë që Shërbimi Informativ Shtetëror (në atë kohë) SHIK i kishte drejtuar Pandeli Majkos dhe Presidentit Rexhep Mejdani në 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit. Teksa në këtë dokument bëhet përshkrimi i plotë i ngjarjes, sipas avokatit në asnjë pjesë nuk përmendet emri i Izet Haxhisë.

“Duke i qëndruar kërkesës tonë, ne kemi para-qitur edhe disa shtojca në lidhje me pse duhet të rihapet dosja “Hajdari”. Ne i referohemi nenit 42 të Kushtetutës, ku është përcaktuar e drejta për tu dëgjuar; i referohemi neneve respektive në Kodin e Procedurës Penale; praktikës së Gjykatës së Lartë. I mbrojturi prej meje në procesin gjyqësor të zhvilluar në mungesë nuk ka lëshuar prokurorë

për avokat mbrojtës dhe nuk ka patur dijeni. Po ashtu ne kërkojmë rihapjen e çështjes duke u ba-zuar tek garancia e dhënë nga shteti shqiptar për shtetin turk për rigjykim në vitin 2007. Bazohemi edhe tek shkresa që SHISH i ka dërguar Majkos dhe Presidentit Rexhep Mejdanit, ku përshkruhet e gjithë ngjarja e vrasjes, por nuk lexohet askund emri i klientit tim”, tha Bashkim Nikolla.

Ja çfarë përmban dokumenti sekret i SHIK Origjina e konfliktit: Origjina e konfliktit

mes grupit të përbërë nga Fatmir Muharrem Haklaj, Jaho Salih Mulosmani e Feriz Kër-naja dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafurr Mazreku ndaj Azem Hajdarit në datën 18 shtator 1997. PD pas kësaj ngjarje kërkoi të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i komisariatit të policisë në atë peri-udhë Fatmir Haklaj, nuk ju dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropo-jës, në atë kohë ka qenë oficer i Policisë Kufitare në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie.

Kalvari i vrasjeve në Tropojë në 1998: Në datën 5 janar 1998 në Qafë-Luzhë, Tropojë, vritet Shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklajt, së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua se ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi, nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari. Me datën 6 janar 1998 në fshatin Cernicë të Tropojës, vriten Avdyl Matoshi, Gjin Kolçubaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari, i cili kishte grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje, Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Akuzat për trafik armësh ndaj Haklajve dhe Hajdarit: Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti i ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzier edhe Azem Hajdari e Ahmet Kraniqi, ministër i Mbrojtjes i qeverisë së Kosovës. Në rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë arrestohet nga policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isa-medin Haxhiaj. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili sipas informacioneve tona ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memimë dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve. Ky fakt është marrë vesh nga Halili e Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998. Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autori i vjedhjes së fundit të Bankës së Tropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milionë lekë. Theksojmë se, ky grup në vazhdimësi ka shfaqur dëshirën për të vrarë edhe ish-presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni.

Prokurori i çështjes, Petrit Bica deklaroi ditën e djeshme gjatë seancës së zhvilluar për të marrë në shqyrtim kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes “Hajdari” se avokati mbrojtës Bashkim Nikolla nuk paraqiti asnjë provë për të kërkuar rihapjen e dosjes dhe se kërkesa e tij

ishte e pabazuar. “Kodi i Procedurës Penale ka pësuar ndryshime. Mbrojtësi nuk argumentoi asnjë kërkesë të dispozitës e cila kërkon që kërkuesi duhet të vërtetojë arsyet madhore të cilat nuk e lejuan të merrte pjesë në procesin gjyqësor”, u shpreh Petrit Bica.

Në fund të seancës së djeshme gjyqësore, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili është i njohur edhe për shqyrtimin e dosjeve të tjera të bujshme si “21 Janari” apo “Gërdeci”, vendosi që seanca të shtyhet për javën tjetër. Ai argumentoi se me qëllim që

edhe prokurori i çështjes, Petrit Bica të njihet me dosjen e plotë, seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet me datë 14 qershor në orën 12:00. Gjatë javës së ardhshme pritet që të vendoset nëse dosja për vrasjen e Azem Hajdarit do të rihapet, ashtu siç Izet Haxhia kërkon, apo jo.

ARGUMENTET E PROKURORIT

SEANCA E RADHËS, ME 14 QERSHOR

Page 5: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Izet Haxhia mbërriti në Tiranë më 8 maj. Pas disa javësh procedu-rash, ish-truproja i Sali Berishës u ekstradua nga Turqia dhe tani do të përballet me autoritetet shqiptare, pasi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e Azem Ha-jdarit. Haxhia mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 20:10 me një linjë ajrore turke dhe aty u prit nga policia dhe një grup special shoqërimi i Dre-jtorisë së Burgjeve. Ai po mbahet në burgun 302 në kryeqytet derisa të zh-villohen të gjitha seancat gjyqësore. Ministria shqiptare e Drejtësisë që në vitin 2007 ju drejtua me një shkresë autoriteteve turke, ku kërkonte ek-stradimin e tij, ndërsa ka garantuar rishqyrtim të dosjes, duke qenë se Haxhia u gjykua në mungesë.

EKSTRADIMI I IZET HAXHISË

Kliti TOPALLI

Juristi Romeo Kara ka hedhur dje dritë mbi pretendimet e Izet Haxhisë se ndaj tij është bërë një plan për ta eliminuar fizik-

isht. Dje nisi procesi gjyqësor ndaj tij dhe ish-truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, deklaroi se arsyeja e mosparaqitjes së tij në Shqipëri gjatë këtyre viteve ishte frika se do e vrisnin. Haxhia deklaroi se ndaj tij ka pasur një plan eliminimi, por pa dhënë detaje. Pas seancës ishte Romeo Kara, juristi që denoncoi aferën CEZ dhe njëherësh mik i familjes Haxhia, ai i cili hodhi dritë mbi deklaratën e Izet Haxhisë. Kara tha se bëhet fjalë për një takim të fshehtë mes Sali Berishë dhe Ilir Metës në hotel “Rogner”, ndërsa të pranishëm kanë qenë dhe Pandeli Mjako dhe Genc Pollo, ku është thurur një plan për ekzekutimin e disa peronave, mes të cilëve dhe Izet Haxhinë. “Di që është bërë një takim i përfolur midis Berishës dhe Ilir Metës, ku kanë qenë dhe të tjerë aty, mbase Majko me Pollon, apo edhe persona të tjerë. Prej andej thuhet se ka dalë një vendim i tillë, i marrë në forma jo ligjore mbase, ku është vendosur ekzekutimi i tij”, tha ai. Sa i takon një pakti të mundshëm mes presidentit aktual Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha pak pas vrasjes së Ha-jdarit, Haxhia ka folur dhe disa javë më parë. Ai tha se Meta dhe Berisha manipuluan procesin gjyqësor. “Dua të dalë e vërteta në dritë. Vrasësit e tij janë eliminuar. Ata që e kanë nxjerrë në pritë nuk janë dënuar. Grupi i 8 vetave si prokurorë kanë marrë nga 50 mln lekë shpërblim nga Berisha dhe Meta te banka e kursimeve me kredi të butë dhe këto para nuk janë shlyer më pas. Për çfarë drejtësie fla-sin ata? Pse nuk është diskutuar roli i grupit të ‘Rognerit’, i di mirë Klosi. Hajdari nuk doli nga zyra ime, por e Berishës, ai e nxori në pritë”, tha Haxhia pasi u vendos ekstradimi i tij nga gjykata turke.

Procesi ndaj HaxhisëJuristi Romeo Kara, ka folur dhe

për seancën e djeshme gjyqësore. Ai ka treguar disa prej arsyeve se përse çështja duhet të rigjykohet, duke deklaruar se Haxhia nuk ka lidhje me vrasjen e Hajdarit. “E shoh si një moment të përplasjes reale të së vërtetës me të pavërtetën, të djallë-

Po flas për avokatin e zotit Haxhia dhe vetë zotin Haxhia. Prokuroria paraqiti një pretendim mjeran për mua, pasi prej dhjetra vitesh janë bërë të ditura faktet dhe arsyet se përse duhet të rihapet ky proces. Nuk ka pasur një proces të drejtë. Ka pasur një proces të deformuar që në hetim dhe pastaj në proces gjyqësor”, tha ai. Romeo Kara u shpreh se ka fakte e prova të reja që detyrojnë gjykatën të hapë çështjen. Ai renditi disa nga parashikimet ligjore që parashtroi në seancë dhe avokati i Izet Haxhisë. “Pastaj kemi fakte të reja. Kemi garanci të dhëna nga vetë qeveria e Berishës, mbase në mënyrë hipokrite, ku jepte garanci për rihapjen e procesit në vitin 2007. Nga ministri i Drejtësisë Ilir Rusma-li, pra nga Ministria e Drejtësisë e

Berishës, nga Ministria e Jashtme e Berishës, të cilat nuk u realizuan në atë kohë, por desh zoti dhe u reali-zuan tani, nga të cilat ata nuk mund të heqin dorë apo të shmangen. Me garancitë e dhëna, me parashikimet e Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, me provat e reja, me mungesën që ka qenë evidente në gjykim. Me mungesën e një kërkese për të ardhur në gjykim Izet Haxhia, pasi nuk ekziston kurrë një kërkesë e tillë. Unë mendoj se plotësohen të gjitha kushtet, si me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, për hap-jen e gjykimit nga e para dhe të asaj që kërkoi zoti Haxhia, të ballafaqimit të tij me denoncuesin Sali Berisha. Të fjalës së tij karshi fjalës së Berishës, të argumenteve të tij karshi argument-eve të Berishës”, vijoi juristi.

zisë dhe hipokrizisë me çiltërsinë dhe forcës për të ardhur vetë, për të rrezikuar me burg vite të tëra jete vetëm për të siguruar të vërtetën. Seanca e parë ishte një seancë ku palët paraqitën pretendimet e tyre.

Lufta ndaj terrorizimit, Veliu takime në Slloveni

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano mori pjesë në konferencën kundër radikalizmit te dhunshëm. Në Brdo, Slloveni u zhvillua kon-ferenca përmbyllëse e projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapac-iteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt është pjesë e nismës, iniciativa kundër terror-izimit në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë morën pjesë Drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqe-donia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia. Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira si dhe u diskutua për të forcuar me tepër bashkëpunimin dhe koordin-imin në të ardhmen. Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantët e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeneve.

Rama nxjerr statistikat: Siguria është rritur

Siguria në vend është rritur dhe kjo faktohet edhe nga statis-tikat lidhur me numrin e vrasjeve. Duke sjellë një tabelë krahasuese të statistikave të numrit të vrasjeve për periudhën janar-maj nga viti 2010 deri më sot, kryeministri Edi Rama paraqet shifra konkrete për të faktuar situatën e sigurisë në vend. Në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës nga foltorja e Kuvendit sa i takon situatës së sigurisë, Rama pub-likoi një tabelë ku shihet trendi rënës i numrit të vrasjeve në vend. “Siguria në vend? ‘Shih e shkruaj’, thotë pop-ulli”, shkruan kryeministri, në rrjetin social “Facebook”, duke paraqitur këtë tabelë. Referuar kësaj tabele, në periudhën janar-maj të vitit 2010 regjistrohen 48 vrasje; në vitin 2011 kemi 41 vrasje; në vitin 2012 kemi 43 vrasje; në vitin 2013 regjistrohen 48 vrasje; në vitin 2014 regjistrohen 49 vrasje; në vitin 2015 kemi 21 vrasje; në vitin 2016 kemi 30 vrasje; në vitin 2017 kemi 25 vrasje dhe në vitin 2018 regjistrohen 19 vrasje.

Gjyqtari Edmond Islamaj dhe prokurori Dritan Prençi kalojnë vetingun, më 14 qershor jep sqarime Gentian Trenova

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, kanë kaluar procesin e vetingut. Dje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për ta, duke thënë se kanë rezultuar të pastër në të gjitha as-pektet. Të martën u mbajt seanca dëgjimore për të dy emrat. Sa i takon Islamajt, relatorja Genta Bungo deklaroi se nga kontrolli i trefishtë i vetin-gut rezultoi se të tre raportet e DSIK, ILDKPI dhe ai i KLD, e nxjerrin gjyqtarin e Lartë Edmond Islamaj të rregullt për të vazhduar udhëtimin në

gjyqësor. Pasuritë e tij, sipas ILDKPI dhe kon-trollit të mëtejshëm të KPK, janë të justifikuara, për sa kohë gjyqtari dhe bashkëjetuesja me të janë trashëgimtarë trojesh në Durrës. Skeda e pasurive të tij të justifikuara sipas organit të vetingut, përfshin një apartament, 1 mijë metra katrorë tokë në Karpen, dhe dy llogari bankare në total prej 25 mijë euro. Po ashtu, Bungo bëri me dije se edhe bashkëjetuesja e gjyqtarit ka trashëguar nga babai toka në Durrës, të cilat janë dhënë për ndërtim. Pasuritë dhe llogaritë e

gjyqtarit u konsideruan të justifikuara nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke lënë të nënkuptohet se gjyqtari i Lartë e kalon vetingun. Sa i takon prokurorit Prençi, edhe për të KPK ka kryer një hetim të thelluar, ku nuk ishte konstatuar probleme në të tre komponentët; pasuri, integritet dhe aftësitë profesionale. Sa i përket pasurisë, relatorja Bungo deklaroi se Dritan Prençi ka blerë në 2008 një apartament 70 m2 në Kashar, i likuiduar me kredi dhe një automjet në vlerën 50 mijë lekë. “Sipas KPK, në listën e pasurisë është

deklaruar: një apartament 74 m2 në Kashar, blerë në vitin 2008 i likuiduar me kredi 30 mijë euro. Autoveturë tip golf 1998 blerë në 2011, me 50 mije lekë dhe pas rregullimeve shkon 2 mijë euro. Si dhe tokë bujqësore e pandarë në pronësi të babait ndodhur në Reç të Dibrës”, deklaroi ajo gjatë se-ancës dëgjimore të martën. Dje KPK ka njoftuar se emri i radhës që do të dalë në seancë dëgjimore do të jetë prokurori i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Prençi. Ai është njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas hetimeve që u bënë në atë kohë për vrasjen e Hajdarit, rezultonte se një grup i organizuar nga Tropoja, kryesuar nga Fatmir Haklaj, me Jaho Mulosmanin, si dhe vëllezërit Ismet dhe Izet Haxhia, por edhe Naim Çangu ishin pjesë e kësaj ngjarjeje. Në momentin e vrasjes his-torike, tri makina janë pozicionuar pranë selisë së PD-së. Sipas prokurorisë, personi që e ka kontaktuar i fundit ish-deputetin Hajdari ka qenë Izet Haxhia. Ai ka takuar

Hajdarin dhe i ka thënë se një grup tropojanësh kishin ar-dhur për ta takuar. Azemi doli i shoqëruar nga dy truprojat e tij, Besim Çera dhe Zenel Neza. Por në ato momente, nga makina ka dalë fillimisht Fatmir Haklaj dhe më pas Jaho Mulosmani e Naim Çangu. Hajdari dhe ekzekutorët e tij fillimisht kanë shkëmbyer disa fjalë. Menjëherë pas kësaj, Fatmir Haklaj ka nxjerrë një automatik dhe ka qëlluar zjarr në drejtim të Hajdarit dhe truprojave të tij.

HETIMET PËR VRASJEN E HAJDARIT

Juristi i OSHE: Ja pse duhet të rihapet çështja ndaj Izet Haxhisë

Romeo Kara zbardh detajet e paktit për vrasjen e Izet Haxhisë: Të përfshirë Sali Berisha dhe Ilir Meta, plani u zyrtarizua gjatë takimit në një hotel

Page 6: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

6 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Furtunë në ISSH, shkarkohen nga detyra 13 inspektorë dhe një drejtues dege, të gjithë punonjësit në monitorim për performancënMinistri i Financave dhe Ekonomisë Arben

Ahmetaj ka shkarkuar dje 13 inspektorë të kon-tributeve në Drejtoritë Rajonale dhe një kryetar dege. Këtë vendim Ahmetaj e bëri të ditur gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, duke paralajmëruar se çdo muaj ata inspektorë që kanë performancën më të ulët do të shkarkohen. Ministri Arben Ahmetaj tha gjithashtu para drejtorëve Rajonalë të Siguri-meve Shoqërore se ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura çdo vit në favor

të buxhetit të shtetit. Sakaq, Ahmetaj tha se duke filluar nga sot në ç’do institucion do zbatohet një metodologji e re pune që do të ketë të bëjë me rritjen e performancës. “Kemi vendosur objektiva të matshëm performance për çdo inspektor. Çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët. Zinxhiri i përgjegjësisë nga drejtoret rajonale deri tek inspektoret në ter-ren. ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Rritja e performancës, do zbatojmë metodologji

të re pune. Ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontributet”, u shpreh ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Por ajo ç’ka bie në sy është se këto shkarkime kanë ardhur në kuadër të turit të llogaridhënies ku qeveria paralajmëroi se do ketë shkarkime ma-sive drejtorësh dhe ministrash nëse qytetarët janë të pakënaqur. Kujtojmë këtu se i pari që iku nga detyra ishte kreu i Hipotekës, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga ana e kryeministrit Rama për shkak të performancës së dobët. Por veç

këtij rasti, kryeministri Rama shkarkoi po ashtu edhe drejtorin e Inspektoratit të Punës në Berat, Shkëlqim Hadaj, ndërsa ka parala-jmëruar për shkarkim drejtoreshën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Anida Dhana. Sakaq, pak ditë më parë një furtunë e ngjashme si ajo e ISSH preku edhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, pasi u shkarkua 70 për qind e stafit. Shkak i largimit të tyre ka qenë pikërisht performanca e dobët e treguar gjatë ushtrimit të detyrës.

Nis shkrirja e LSI, çiftit presidencial Meta-Kryemadhi i ikën deputeti i parë,

Robert Bitri zyrtarisht i pavarur

Kryemadhi nis punën për ndalimin e eksodit të largimeve

se shpesh në komisionet parlamentare por edhe në seancat plenare ka pasur një moskoordinim veprimesh apo më saktë një distancim të deputetëve të LSI ndaj atyre demokratë.

Nis “shkrirja” e LSILëvizja Socialiste për Integrim

duket se po shkon e gjymtuar në zg-jedhjet vendore 2019. Kjo për faktin se gjatë 2-3 muajve të fundit LSI është braktisur nga mbi 50 këshilltarë, të cilët janë bashkuar me PS. Rasti më i fundit ishte Gjirokastra, ku dy këshilltarë

bashkuan votat me PS dhe shkarkuan kreun e këshillit bashkiakë. Por përveç largimit të këshilltarëve, një tjetër detaj që po tregon se po nis “shkrirja” e LSI është se sipas burimeve të gazetës, Kryemadhit në zgjedhjet vendore pritet t’i largohen dhe disa kryebashki-akë. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, është mësuar se Kryemadhi po punon fort për të bllokuar vijimin e eksodit të largimeve si në radhët e deputetëve, ashtu dhe në radhët e këshilltarëve apo kryebashkiakëve të LSI.

nuk i janë bindur urdhrave të saj sa i takon aksionit opozitar. Madje këta deputetë janë shfaqur indiferent edhe sa i takon bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Kjo për faktin “

Endri ARIZI

Pas braktisjes nga këshilltarët në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka nisur zyr-tarisht dhe eksodi i largimeve

në radhët e deputetëve. Deputeti i LSI, Robert Bitri ka dalë zyrtarisht deputet i pavarur duke braktisur kështu partinë e Kryemadhit. Edhe pse prej kohësh, deputeti Robert Bitri kishte shfaqur shenja rebelimi ndaj Kryemadhit, pasi shpesh nuk i bindej kreut të LSI në lidhje me aksionin opozitar, ai është larguar zyrtarisht nga LSI. Kjo për faktin se në faqen zyrtare të Parlamentit, deputeti Robert Bitri rezulton si deputet i pavarur, ndërsa LSI nga 19 deputetë është tkurrur me një deputet më pak. Por edhe pse gazeta e ka deklaruar një gjë të tillë prej kohësh, ajo ç’ka bie në sy është se Bitri pas dorëzimit të postit të kryetarit të LSI që mbante në Fier, në heshtje është larguar zyrtarisht nga LSI duke dalë i pavarur. Megjithatë duket qartë se pas largimit të Ilir Metës nga LSI, deputetët dhe këshilltarët nuk po i binden më Kryemadhit, sidomos pas aleancës me Bashën, dhe kanë fillu-ar zyrtarisht largimet nga kjo parti. Madje, përveç largimit të Bitrit, sipas burimeve të gazetës pritet që dhe disa deputetë të tjerë të LSI të largohen nga kjo forcë dhe të bashkohen më Partinë Socialiste ashtu siç bënë një numër i madh këshilltarësh nga radhët e LSI, të cilët pas braktisjes u bashkuan me socialistët. Veprime që po tregojnë se zyrtarisht ka nisur shkrirja e LSI.

Ja deputetët që nuk i binden Kryemadhit

Lëvizja Socialiste për Integrim prej disa kohësh është përfshirë nga një krizë e brendshme. Edhe pse kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka evituar këtë fakt, duke mos e pranuar, një krizë e tillë sa vjen dhe bëhet më e dukshme sidomos pas largimit të Robert Bitrit. Që prej daljes në opozitë dhe më konkretisht qysh në momentin që LSI faktoi aleancën opozitare me Partinë Demokratike disa deputetë të kësaj force nuk po i binden më Kryemadhit. Konkretisht bëhet fjalë për deputetët Vangjel Tavo, Nasip Naço, Lefter Koka, Agron Çela dhe Edmond Haxhinasto. Të gjithë këta deputetë gjatë gjithë kësaj leg-jislature në një farë mënyre, ashtu si dhe Bitri, janë treguar “rebel” ndaj Kryemadhit pasi disa herë radhazi

Deputeti i PD: Qeveria po fsheh trafikun e drogës

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, foli dje për tensionet në Kuvend si dhe planet e opozitës për t’iu kundërvënë qeverisë. I ftuar në një studio televizive, Strazimiri tha se nuk është opozita ajo që po pengon hapjen e negociatave por qeveria.“Të fokusohemi tek hapja e negociatave dhe te ata që po e pengojnë me qëllim. Mos mendoni se duke i fshehur ne gjërat, Evropa nuk i di. Nuk është atdhetarizëm të fshehësh trafikun e drogës. Keni partnerë tanët që flasin shumë qartë për të tillë fenomen. Fshehja e krimit qeveritar, nuk është patriotizëm. Unë nuk besoj se do shërbente që opozita të thoshte është lapsus i yni që dy ministra të Brendshëm janë marrë pak me drogë. Unë mendoj që nëse të gjithë këtu në fshatin tonë siç thotë kryeministri mendojmë se mund të gënjejmë Europën kjo është e pa-mundur. Janë 15 veprime hetimore që i ka bërë brenda 5 majit Prokuroria për zhveshjen e akuzave ndaj Agron Xhafajt”, u shpreh Strazimiri.

Kejdi Mehmetaj: Kryeministri nuk po punon për vendin

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka komentuar dje situatën se çfarë po ndodh në Parlament javët e fundit. E ftuar në nj studio televizive, deputetja Mehmetaj tha se Shqipëria është i vet-mi vend demokratik, ku mazhoranca bojkoton seancat plenare. Sipas saj kjo është anormale, dhe mazhoranca nuk mund të përballet me realitetin. “Duhet të jemi vend i vetëm i botës që parlamenti të braktiset nga mazhoran-ca. Nëse do të bënim siç thotë Ruçi, opozita duhet të fliste në orën 12 të natës. Pra opozita nuk mund të sillet sikur jemi në një parlament normal. Opozitës i ka ngelur në dorë të ngrejë zërin dhe të bëjë publike të gjitha fak-tet që ka në dispozicion. E enjtja e par-lamentit ato dy orë janë pak të vështira për tu menaxhuar dhe përballja është dhe më e fortë, dhe janë krerët e opozitës që marrin rolin kryesor. Në seancën e kaluar pati disa deputetë të LSI-së, edhe kur mazhoranca kishte bojkotuar. Askush nga ne nuk ndihet komod, pasi kemi një kryeministër që nuk punon por menaxhon skandalet”, tha Mehmetaj.

Pas braktisjes nga këshilltarët në radhët e Lëvizjes Socialiste për In-

tegrim, ka nisur zyrtarisht dhe ek-

sodi i largimeve në radhët e depu-tetëve. Deputeti i LSI, Robert Bitri ka dal zyrtarisht deputet i pavar-

ur duke braktisur kështu partinë e

Kryemadhit...

Aksioni i përbashkët i ndërmar-rë nga Partia Demokratike

dhe Lëvizja Socialiste për Integ-rim ka shfaqur qysh në fillim një pakënaqësi në radhët e deputetëve opozitarë. Kjo për faktin se një pjesë e deputetëve demokratë dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për In-tegrim edhe nuk janë unifikuar në qëndrimin e tyre. Madje një pjesë e tyre janë shprehur hapur edhe kundër vendimit për mosbindje civile. Një ndër këta ka qenë dhe deputeti i LSI, Robert Bitri, i cili tashmë ka dal deputet i pavarur. Bitri nga Kryesia e Kuvendit pak ditë më parë, gjatë një reagimi për mediat u shpreh hapur se Basha nuk është kryetari i tij dhe se nuk ndan të njëjtin mendim me ta për mosbindje civile. “Zoti Basha nuk është kryetar i partisë sime. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim”, u shpreh deputeti i LSI, Robert Bitri.

ROBERT BITRI: BASHA NUK ËSHTË KRYETAR I PARTISË SIME

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar

pak ditë më parë situatën brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë të dhënë për një media tjetër, Kryemadhi deklaroi se kryeministri Rama po ushtron presion ndaj deputetëve të LSI për t’i radhitur këta të fundit krah tij. Ndërsa sa i takon deputetëve rebelë brenda LSI, Kryemadhi tha se mosrakordimet me pjesën tjetër kanë qenë kryesisht për çështje teknike. “Nuk ka asnjë deputet të LSI që i bashkohet Edi Ramës. Sigurisht që ai ushtron presionet e tij, jo vetëm ndaj deputetëve të LSI por edhe të PD dhe PS. Edhe rastet e Tavos, Kokës dhe Çelës janë se nëse s’do merrnin pjesë në votime humbnin mandatin. Është thjesht çështje teknike. Por jo vetëm ata, çdo deputet i LSI është i lirë të mbajë qëndrimin që do, as Opozita për herë të parë është e konsoliduar”, tha ajo.

MONIKA KRYEMADHI: MUNGESA E KOORDINIMIT, PËR ÇËSHTJE TEKNIKE

Page 7: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë turit të llogaridhënies së qeverisë në Librazhd pak ditë më parë, ka dhënë një përgjigje në lidhje me akuzat e opozitës ndaj min-istrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas Ballës, në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por janë të përfshirë edhe gjyqtar të korruptuar, të cilët duke qenë se vetingu do t’i pastrojë nga sistemi i

drejtësisë. “Në inskenim ndaj Xhafajt janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, deklaroi Balla.

ÇËSHTJA “XHAFAJ”, BALLA AKUZA KRYEMADHIT

Bashkim Dedja del sot para komisionit të vetingut, ja si ka ndryshuar pasuria e kreut të Gjykatës KushtetueseKryetar i Gjykatës së Kushtetuese, Bashkim

Dedja do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyr-tare, KPK bëri më dije se seanca dëgjimore ndaj Dedjes do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa trupa do të përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. “Subjekti: Bash-kim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 2-të. Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia, Xhensila Pine”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndër-

kohë që dje është bërë publike edhe pasuria e kreut të Gjykatës Kushtetuese nga ana e rrjetet investigativ BIRN. Në raport BIRN i referohet administrativit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoratin i Lartë i Dekla-rimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetin-gut. Kështu, të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Bashkim Dedja zotëronte një pasuri prej 2.49 milionë lekësh në vitin 2003 - kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit

2017, pasuria familjare e tij rezulton të jetë rritur me 17.3 herë në krahasim me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 43.2 milionë lekëve. Të ardhurat familjare të krijuara gjatë viteve 2003-2017 janë në vlerën e 31.8 milionë lekëve dhe përbëhen në 85.4 për qind nga paga dhe shpërblime nga funksioni, 10.8 për qind nga paga e bash-këshortes, 2.6 për qind nga mësimdhënia dhe 1.2 % nga të ardhura të tjera. Pasuria familjare e gjyqtarit Dedja përbëhej në fund të vitit 2017 nga rreth 274,524 lekë llogari bankare, 200,000 lekë kursime në cash, 41,3 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme në vlerën 1.3

milionë lekë. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklaratat e gjyqtarit Dedja, ku njëra rezultoi me probleme. Ndërkohë, gjatë analizës u identifikua si “flamur i kuq”, mosmbulimi i shtesës së pasurisë në vitin 2013 në shumën 894,467 Lekë, pasi konstatohet se subjekti deklaron si burim për blerjen e apar-tamentit dhe garazhit një hua të marrë nga vëllai dhe kunati, por nuk saktëson sa është kjo shumë.

Plas sherri Balla-Kryemadhi, bashkëshortja e Presidentit kërcënon deputetin socialist pas akuzave

të tij se po bën zhurmuesen në Parlament

Kryemadhi sulmon Ballën: Rri urtë, s’jam marrë me motrën e gruan tënde

kut teatral të krimit të organizuar, të cilët më shumë se kushdo tjetër po tregojnë dhe po pasqyrojnë fytyrën e tyre të ma-kiazhuar me paratë e drogës dhe krimit të organizuar dhe ajo çka të bën më shumë përshtypje është që pafytyrësia e tyre arrin deri në kulmin saqë as kostumet, as veshjet e tyre të shtrenjta, nuk mund të mbulojnë dot as erën e keqe dhe as shëmtirën e tyre që kanë transformuar dhe deformuar këtë realitet politik për të cilin shqiptarët kanë 27 vjet që presin demokracinë”, tha ajo.

Kryetarja e LSI “thumbon” kryeministrin

Më herët, teksa kreu i Kuven-

dit Gramoz Ruçi deklaroi zyrtarisht mbylljen e seancës plenare, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është lidhur live nga ‘Facebook’-u i saj, ku të pranishëm në Kuvend ishin vetëm deputetët e opozitës. Ndërkohë që ishte duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, Kryemadhi pohoi se ai ishte bërë shumë qesharak dhe se ishte veshur me kopjativë. “Jam live nga Parlamenti. Kjo sallë është bërë shumë qesharake. Ka ngelur në dorë të një batakçiu si Rama që sot është veshur me kopjative pasi si ka ngel gjë tjetër, veçse të bëhet një kop-je e shëmtuar e krimit të organizuar”, nënvizoi Kryemadhi.

Rigels SELIMAN

Ndizet sherri mes Partisë Social-iste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deri më tani kemi parë përplasje mes social-

istëve dhe Partisë Demokratike, ndërsa ditën e djeshme nuk ka munguar edhe një konfrontim mes ish-dy partive aleate në qeverinë “Rama 1”. Jashtë ambienteve të Kuvendit, kryetarja e Lëvizjes Social-iste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla janë përplasur dje me njëri-tjetrin. Ka qenë fillimisht deputeti Taulant Balla, i cili referuar Kryemadhit u shpreh i keqardhur që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, duke theksuar se ky është fati i keq i opozitës. “Patjetër edhe ju të flisni, se ty ta zuri Luli vendin dhe s’kishe mundësi të flasësh. Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presiden-tit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Mirëpo, pasi Balla tha këtë, Kryemadhi ishte aty pas shpinës së tij edhe e dëgjoi, ndërkohë që ndërhyri. Teksa ishte duke rrahur shpatullat Ballës, kryetarja e LSI kërcënoi deputetin socialistë, duke i kërkuar që të rrijë urtë, pasi nuk mund ta imagjinojë dot se si mund të dalë. “Edukata ime është shumë e mirë, por mos u merr me çështje familjare se nuk e dimë si dalim pastaj. Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama, edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm ti zësh vendin Fatmir Xhafës”, deklaroi Kryemadhi, ndër të tjera në fjalën e saj.

Kryemadhi: Mazhoranca ka kapur drejtësinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, foli dje dhe brenda seancës. Ajo akuzoi mazhorancën qeverisëse se ka kapur drejtësinë. Sipas saj, paratë e drogës po përdoren për vetingun. “Faktikisht do bënte shumë mirë që të përballen me Drejtësinë, dhe nga prokurorë dhe gjyqtarë që janë kthyer tashmë të Re-formës në Drejtësi, duhet të kthehen në të pandehurit e saj, sepse paratë e drogës që përdorën për blerjen e 74 mandateve të shqiptarëve, ashtu po i përdorin edhe për të përfunduar vetingun apo dhe për të përfunduar reformën e nisur me konsen-sus për herë të parë me 140 vota, tashmë për ta kthyer në konsensusin e krimit të organizuar”, u shpreh Kryemadhi.

Mesi: Fuqizimi i gruas, themelor për zhvillimin shoqërisë

Fuqizimi i statusit të gruas në sho-qëri, familje, ekonomi, politikë e çdo fushë të jetës është dimension themelor për zhvillimin e një shoqërie të hapur, demokratike e të lirë. Kështu u shpreh dje, zv/kryeministrja Senida Mesi, teksa ishte e pranishme në lançimin e Institutit të Statistikave (INSTAT) “Burrat dhe Gratë në Shqipëri, 2018”, botim i cili vjen edhe me mbështetjen teknike e financiare të “UN Women” dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADC). Gjatë fjalës së saj, Mesi nënvizoi rëndësinë e statistikave dhe treguesve në këtë publikim. “Kjo jo vetëm që do t’u shërbejnë politikëbërësve në hartimin dhe monitorimin e politikave sektoriale e ndërsektoriale që hartohen për arrit-jen e barazisë gjinore, por do t’u vijë në ndihmë gjithashtu medias, shoqërisë civile dhe sidomos kërkuesve dhe akademikëve për të analizuar në një kontekst më të gjerë arritjet dhe sfidat në drejtim të barazisë gjinore në fusha të ndryshme”, tha ajo.

Korrupsioni, Peleshi: Asistencë nga

ndërkombëtarët Kryetarët e bashkive të Shqipërisë

dhe Danimarkës u bënë bashkë në Tiranë për të shkëmbyer eksperiencat e tyre. Kryetarët dhanë shembuj se si zgjidhjet inteligjente mund të lehtësojnë përditshmërinë e qytetarëve, duke thek-suar se evitojnë edhe korrupsionin. Syn-imi për të përqafuar ide inovative për një qytet në shërbim të qytetarëve ka bërë bashkë kryetarët e disa bashkive të Shqipërisë por edhe Danimarkës. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Gjatë fjalës së tij të shkurtër, deputeti i Korçës deklaroi se Shqipëria më konkretisht qytetarët, kanë shumë nevoja dhe pak mundësi, ndaj duhet të jemi inteligjentë. “ Nuk jemi vend i pasur, ne kemi shumë nevoja dhe pak mundësi dhe kjo është arsyeja kryesore pse duhet të jemi in-teligjentë, pse duhet të jemi kreativë që me pak të fitojmë shumë”, tha ai. Ndërsa ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jens Martin Alsbirk, tha se Shqipëria po im-plementon shumë ide që janë aplikuar edhe në vendin e tij.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka folur ditën e djeshme në Kuvend. Por ndryshe nga herët e tjera, Kryemadhi ka përdorur rrjetet sociale për t’u katapultuar tek audienca e saj. Duke folur live nga ‘Facebook’-u i saj, kryetarja e LSI ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se partia e saj do të denoncojë çdo skandal, ndërsa e ka etiketuar ekzekutivin si të lidhur me krimin. Megjithatë, ajo u bëri thirrje të gjithëve që ta marrin me

qetësi e vendosmëri. “Jo vetëm për ta denoncuar dhe ta demaskojmë këtë fytyrë monstruoze të krimit të organ-izuar, i cili ka uzurpuar jo vetëm qeverisjen por edhe parlamentin Shqiptar. Prandaj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, "me qetësi por me vendosmëri" për tu bindur dhe për tu ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe kundër këtij sistemi uzurpator, i cili ka uzurpuar jetën e shqiptarëve”, deklaroi ajo.

JA THIRRJA E KRYEMADHIT PËR QYTETARËT

Sa i takon seancës plenare, Kryemadhi deklaroi se edhe dje në Kuvend vazhdoi teatri i radhës i shfaqjes dhe cirkut teatral të krimit të organizuar. “Sot në Kuvend vazhdoi teatri i radhës i shfaqjes dhe cir-“

Edukata ime është shumë e

mirë, por mos u merr me çështje familjare se nuk e dimë si dalim pastaj. Rri urtë! Nuk të shpëton

Edi Rama, edhe nuk bëhesh dot

ministër i Brend-shëm ti zësh

vendin Fatmir Xhafës...

Page 8: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

8 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kuvendi shtyn miratimin e rezolutave për Autoritetin e Dosjeve dhe AMA, miratohen dy marrëveshje të rëndësishme

Në drejtimin e kryetarit, Gramoz Ruçi, Kuvendi zhvilloi dje punimet në seancë plenare, ku miratoi projektligjin “Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës” dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme. Seanca nisi punimet me shqyrtimin e raportit vjetor të veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2017, prezantimin e të cilit e bëri kryetari i AMA-s, Gentian Sala. Më pas, seanca vijoi punimet me shqyrtimin e projektligjit “Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke diskutuar në emër të

mazhorancës u shpreh pro këtij projektligji. “Është një vendim i rëndësishëm që Kuvendi i Shqipërisë merr sot për ngritjen e Fondit Shqiptar për Dias-porën i cili është në vijim të përpjekjeve tona. Më në fund pas 27 viteve, po bëjmë gjithçka që i kemi borxh shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, edhe shqiptarët të cilët janë kthyer në Shqipëri. Ua kemi borxh sepse jemi një komb ku më shumë se gjysma e popullit tonë jeton jashtë territorit e për vendimet që do të marrim për Shqipërinë duhet të përfshijmë edhe ata që janë sot në emigracion”, deklaroi Balla. Projektligji “Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e

Diasporës” u miratua me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Më pas me propozim të kryeta-rit të Kuvendit, për shqyrtimin e dy projektligjeve të tjera, seanca mori vendim për ndërprerjen e disku-timeve dhe kalimin në procesin e votimit. Projekt-ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Lokarnos “Për përcaktimin e një klasifikimi ndërkombëtar për disenjot industriale” u miratua me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa projektligji “Për aderimin e Re-publikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Vjenës “Për klasifikimin ndërkombëtar të elementeve

figurative të markave tregtare” u miratua me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Edhe kalendari 3 javor i punimeve të Kuvendit për periudhën 18 qershor-6 korrik 2018 u miratua me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Seanca, gjatë zhvillimeve të punimeve të saj, mori vendimin që raportimin vjetor të institucioneve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Këshillit Drejtues të RTSH dhe Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2017 të shqyrtohen në seancën pasardhëse. Punimet e seancës u mbyllën rreth orës 12:10.

Opozita shkakton sërish kaos në Parlament, Basha dhe deputetët bllokojnë foltoren, akuza ndaj Ramës dhe Xhafajt

Basha: Rama ka shkelur Kushtetutën me emërimin e Arta Markut në krye të prokurorisë

Rigels SELIMAN

Opozita ka vijuar ditën e djeshme me skemën e bllokimit të punimeve të Ku-vendit. Protagonist ka qenë

kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka uzurpuar për rreth 1 orë e 30 minuta foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos, debate dhe kakofoni në sallë. Basha qysh në krye të fjalës së tij, i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit të ndërpriste seancën, duke i kërkuar që të pranishëm në sallë të ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Madje, kreu i PD e quajti papërgjegjshmëri mungesën e tyre, duke shtuar se duhet të vijnë dhe të japin llogari për akuzat e opozitës në ngarkim të tyre. Por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Bashës, pasi kërkesa e tij ishte jashtë rendit të ditës dhe në shkelje me rregulloren e Parlamentit. Sipas tij, opozita duhet të bëjë kërkesë me shkrim për interpelancë me kryem-inistrin, siç e parashikon rregullorja e Kuvendit. Mirëpo, vendosmëria e Ruçit duke mos i hapur rrugë liderit të opozitës, për një moment solli irrit-imin e deputetëve demokratë, të cilët u mblodhën në foltore duke përsëritur të njëjtin skenar si katër javët e fundit, por këtë herë Basha i largoi opozitarët, duke qëndruar i vetëm në foltore. In-sistimi i Bashës për të mos u larguar nga foltorja, bëri që Ruçi të ndërpresë punimet e Kuvendit deri në rikthimin e normalitetit. Edhe rinisja e seancës nuk solli normalitetin në Kuvend. Ruçi i ndërpreu sërish fjalën Bashës duke ndërprerë punimet e Kuvendit edhe dy herë të tjera.

Basha akuza XhafajtMe rinisjen për të tretën herë të

seancës plenare, kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar sërish praninë e kryeministrit Edi Rama dhe hedhur një sërë akuzash ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Basha akuzoi Xhafajn si të lidhur me krimin e organizuar, ndërsa kërkoi largimin e tij. Sipas kreut të PD, një nga shkaqet e bllokimit të negociatave me BE-në, është mos largimi i Xhafajt nga Min-istria e Brendshme. “Kërkesa e kreut të grupit parlamentar të PD është e qartë për ju dhe qytetarët. Kjo seancë nuk mundet dhe nuk duhet të vazhdojë pa

praninë e të dyve këto. Llogaridhënia e tyre një detyrim moral dhe politik. Ndërkombëtarët dhe kancelaritë eu-ropiane ia kanë bërë të qartë kryemi-nistrit Edi Rama. Ai (i drejtohet Fatmir Xhafajt) duhet të largohet një orë e më parë dhe ky tjetri (Ramës), duhet të marrë përgjegjësi. Ka katër javë që skandali i vëllezërve Xhafaj, njëri kokë e krimit të organizuar në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë, dhe tjetri Ministër i Brendshëm që e mbron dhe i mundëson aktivitetin kriminal ka pushtuar vëmendjen e opinionit publik dhe natyrisht partnerëve tanë ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

Kreu i PD sulmon mazhorancënPo ashtu, Basha hodhi akuza

ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ka shkelur Kushtetutën me emërimin e Arta Markut në krye të prokurorisë. Madje, ai theksoi se mazhoranca ka dhunuar reformën në drejtësi, pasi sipas tij, Marku mbron krimin. “Z. Ruçi ju flisni për një real-itet që ekziston vetëm në kokën tuaj,

JA DEBATET MES MAZHORANCËS

DHE OPOZITËSSali Berisha: Ka pjellë ERTV-në

dhe nuk flet një fjalë, ç’punë ka ky të dalë para Parlamentit, a nuk përbën fyerje? Ku punonte përpara zotëria e tij, apo konflikti i interesit nuk in-tereson për ju. Si ndjehet dhe del këtu në Parlament, të paktën këtu mos e sillni, mbajeni atje. Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda në fushatën zgjedhore. E morët nga Top Channel dhe i dhatë AMA-n. Salaj nuk duhet të vinte këtu.

Edmond Spaho: Po e fusni vendin në një qerfull për shkak të emërimit të ministrave që janë lidhur në botën e krimit. E dini qëndrimin e opozitës prej kohësh dhe do të dëshironim për rëndësisë që ka hapja e negociatave do të donim të diskutonim me ministrin e brendshëm dhe të kryeministrit.

Lulzim Basha: Po, kam qenë në Berlin këtë të hënë e të martë, jo në vizitë klandestine siç thoni ju, as të paguar me milionat e drogës, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Ramës nga Berlini, jo vetëm që nuk ka shkuar drejt përmirësimit, por drejt përkeqësimit, që u lirua Saim-ir Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të shpëtuar vëllezërit Xhafaj.

Gramoz Ruçi: Mos flisni në emër të kancelarive të ndryshme europiane se flisni në emër të Gjermanisë, por në dijeninë time, dje qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Lulzim Basha: Ndaj dhe njëherë, duke mirëkuptuar pafuqinë tuaj, i bëj thirrje Ramës dhe Xhafajt të dalin nga vrima ku janë strukur, të vijnë të përballen me të vërtetën. Thërrit Edi Ramën dhe Xhafajn të përballen me opozitën dhe të vërtetën.

Gramoz Ruçi: Fuqia e një drejtuesi është rregullorja dhe Kushtetuta. Kësh-tu në zbatim të Kushtetutës, kryetari i Kuvendit ka detyrimin që ti sigurojë institucioneve, që sipas rregullores sot i raportojnë Kuvendit. Nëpërmjet uzurpimit të foltores të mos zbatohet. Kuvendi nuk është vendi i forcës, por i zbatimit të kushtetutës dhe ligjit. Lejoni këto institucione që të infor-mojnë Kuvendin.

Seanca plenare është karak-terizuar dje nga debate dhe akuzat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Vetë kreu i PD, Lulzim Basha bllokoi për 90 minuta foltoren e Kuvendit duke mos lejuar asnjë lig-jvënës që të flasë. Por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e shfrytëzoi autoritetin e tij, teksa i kërkoi opozitës të kon-tribuojë për hapjen e negociatave, ndërkohë që tha se Gjermania ka vendosur ta mbështesë Shqipërinë.

“Kontribuoni për hapjen e negociat-ave. Mos flisni në emër të kancelarive të huaja. Flisni për Gjermaninë por dje Gjermania ka vendosur në dijen-inë time ta mbështesë Shqipërinë. Duhet zbatuar rregullorja e Kuvendit që të ketë normalitet. Nëse ti do të japësh mesazhin se nuk ka normal-itet, ata më gjykojnë dhe mua dhe ju. Ju po privoni të drejtën e zbatimit të Kushtetutës nga ana e sallës së Kuvendit”, deklaroi Ruçi.

RUÇI THIRRJE OPOZITËS: KONTRIBUONI PËR NEGOCIATAT

as në këtë sallë, as në këtë vend në asnjë qytet, në asnjë fshat nuk vepron më as ligji, as Kushtetuta. Këtu në këtë sallë e keni “therur” Kushtetutën më 16 dhjetor për të emëruar kukullën tuaj në krye të Prokurorisë të Përg-jithshme duke dhunuar reformën në drejtësi, për të vënë në krye të proku-rorisë një njeri i cili të garantonte atë

që po ndodh; lirimin e Saimir Tahirit, shkatërrimin e hetimeve, provave, ekstradimin e paligjshëm të dëshmi-tarëve të çështjes për të bllokuar dhe mbrojtur me çdo kusht Agron Xha-fajn, Fatmir Xhafajn. Sepse kjo është e vetmja mënyrë se si mund të mbrohet kreu i kësaj pune, kreu i kësaj kupole Edi Rama”, nënvizoi Basha.

“Rama-Xhafaj-Marku” ndërmorën skenarin kriminal të shantazhit të dëshmitarëve dhe denoncuesve duke mos guxuar kurrë ndërmarrjen e veprimeve hetimore që zbar-dhin të vërtetën brenda 24 orëve. Prokuroria “Rama-Xha-faj-Marku” dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi ky, Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme përmes Agron Xhafajt, dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi

ky, Edi Rama, duke mos guxuar që ta zgjidhte ajo vetë laboratorin. Sepse laboratorin ajo vetë e kishte zgjedhur në Surrel, laboratorin e Surrelit, dhe analiza është bërë gati për tu shpallur duke injoruar çdo precedent të mëparshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët tanë, Byronë Federale të Hetimit që e përdorin si Jasminë kacavjerrëse për të mbuluar aferat”, deklaroi Basha.

BASHA: RAMA-XHAFAJ-MARKU, SHANTAZH “DËSHMITARIT X”

Page 9: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Këshilltarët opozitarë bojkotojnë mbledhjen, Fabian Topollaj: Gjashtë anëtarë kanë mandate të pavlefshme

Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokra-tike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim bo-jkotuan edhe mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ata ndoqën të njëjtën strategji, ndërsa argumentojnë se bojkotimi bëhet për shkak të paligjshmërisë së vendi-meve pasi gjashtë anëtarë kanë mandate të pavlefshme. Që në fillim të mbledhjes, anëtarët e grupit demokrat kundërshtuan disa pika të shtuara në rendin e ditës që sipas tyre nuk ishin diskutuar më parë në komisione. Këshilltari demokrat, Fabian Topollaj komentoi në një dalje

për mediat këtë qëndrim të opozitës. “Gjykata na dha të drejtë për një padi të dorëzuar nga ne për pavlefshmërinë e 6 mandateve, gjyka-ta shumë shpejt me të njëjtën arsyetim do të rrëzojë edhe çmimin e rritur të ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës. Është arithemtikë e thjeshtë, këshilli i bashkisë përbëhet nga 61 anëtarë, ndërsa vendimi për rritjen e çmimit të ujit është marrë nga 25 anëtarë të rregullt të anëtarëve të bashkisë. Gjykata do ta shpallë të pavlefshme rritjen e çmimit të ujit. Rritja e çmimit të ujit është i pavlefshëm dhe qytetarët nuk kanë

pse të paguajnë”, u shpreh ai. Këtë qëndrim të opozitës kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e komentoi si një veprim për të ardhur keq. Por nga ana tjetër, ai e ndali theksin edhe tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm për pushtetin vendor. “Ndjehem i keqardhur por sigurisht zgjedhjet ja ku janë vitin tjetër. Opozita nuk ka bërë asgjë për Tiranën. Ne tani po mbushim 3-vjetorin, vitin tjetër jemi prapë në zgjedhje dhe pyetja ime është si do të shkojnë zgjedhjet?”, tha Veliaj. Sakaq, Fabian Topollaj i vijoi rep-likat dhe akuzat ndaj kryebashkiakut edhe në

rrjetet sociale. Përmes një postimi, ai u shpreh se vendimi i Veliajt për rritjen e ujit është diçka e paligjshme, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mos paguajnë asgjë. “Çmimi i ujit në Tiranë nuk është rritur. Qytetarë të Tiranës, vendimi për rritjen e çmimit të ujit nga Veliaj është absolutisht i pavlefshëm, mos paguani diçka të paligjshme. Në cilësinë e këshilltarit bashkiak të Tiranës, sot kam nisur procedurat gjyqësore për anulimin e vendimit korruptiv të Veliajt për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë”, tha Fabian Topollaj.

Këshilli Bashkiak miraton vendimet, rriten pagat për edukatorët, shtyhet taksa e pronës për banorët e Tiranës

Ja disa nga vendimet e tjera të miratuara dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Mimoza IBRA

Të gjithë edukatorët e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë do të përfitojnë një rritje page duke filluar nga ky muaj. Ky

ishte një nga vendimet e miratuara mes 12 pikave të rendit të ditës ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke iu dhënë kështu edukatorëve mundësinë për të ardhura më të mira. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ar-gumentoi për këtë vendim se një gjë e tillë po vjen pas një premtimi të bërë. Ai shtoi se tani bashkia zotëron më shumë financa, ndërsa theksoi se vendimi për rritjen e pagës së eduka-torëve vjen edhe si një vlerësim për punën e jashtëzakonshme të bërë prej tyre. Sakaq, një tjetër vendim me rëndësi që u miratua ditën e djeshme nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës ishte edhe ai për të shtyrë taksën e pronës për qytetarët e Tiranës. Për të gjithë këta të fundit, taksa e pronës nuk do të ndryshojë derisa të bëhet gati kadastra fiskale dhe të vendoset se cili operator do ta grumbullojë atë. Me vendimin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të së enjtes, u mor vendimi që taksa e vjetër e pronës të mbetet në fuqi. Kjo do të thotë se qytetarët e Tiranës do të vazhdojnë të paguajnë për pronën 100 lekë çdo muaj në faturën e ujës-jellësit. Taksa e re për pronën duhej të kishte nisur të paguhej që në 1 prill. Ndërkaq, në mbledhjen e këshillit u miratuan edhe disa vendime të tjera të rëndësishme për qytetarët, si dhënia e ndihmës financiare për familje që janë përballur me fatkeqësi të ndryshme, plani i Tiranës së gjelbër vendosjen e disa instalacioneve në lulishtet e Tiranës, marrëveshjen e bashkisë me klubin e futbollit Tirana për situatën financiare. Ndërsa ditën e enjte do të hyjnë në punë 45 mijë biçikletat mo-bike me GPS.

Vendime të tjeraKëshilli Bashkiak i Tiranës në

mbledhjen e djeshme miratoi edhe vendimin për ngritjen e Këshillit Ar-tistiko-Kulturor të Tiranës. Në bazë të këtij vendimi ky këshill ka kar-akter këshillimor dhe vepron pranë Bashkisë së Tiranës për shqyrtimin, vlerësimin dhe miratimin e projek-

teve kulturore dhe sportive, që ato të jenë në përputhje me prioritetet e politikave kulturore të Bashkisë Tiranë. Gjithashtu këshilli do të ketë një rol vendimmarrës në përcaktimin e kalendarit vjetor të veprimtarive kulturore – artistike dhe sidomos të atyre që tani përbëjnë traditën e qytetit. Sipas vendimit, Këshilli Artistiko-Kulturor i Tiranës në për-bërje të tij do të ketë personalitete të spikatura nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, sportit dhe të shkencës. Midis emrave përbërës të këtij këshilli mund të përmendim emra të tillë të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak aku-zave për paratë e harxhuara për koncertin e Rita Orës dhe Ermal Metës. “Qershia mbi tortë ishin Rita Ora dhe Ermal Meta, dy histori suksesi shqiptare dhe një nga gjërat që më erdhi shumë keq është se pati një minorancë që mundohet të bëjë telendarin sa herë që ndodh diçka

e bukur. A ka mundësi që disa gjëra të bukura ne vetëm t’i lëmë të ndodhin edhe vetëm t’i vlerësojmë. Dhe nëse nuk duam të falenderojmë bashkinë vetëm ta kyçim sepse disa gjëra thjesht nuk duhen atakosur me këtë ballkanizmin që ne helmojmë çdo lloj gjëje që prodhon një të mirë. Bashkia e Tiranës, thesari është online, ka harxhuar 0 lekë, 0 qindarka”, u shpreh dje Veliaj.

KRYEBASHKIAKU: TË VLERËSOJMË GJËRAT E BUKURA Dalipi: Opozita do ta paguajë faturën në

zgjedhjet e ardhshmeKryetari i Këshillit Bashkiak të

Tiranës, Aldrin Dalipi komentoi ditën e djeshme qëndrimin e opozitës në mbledhjen e zhvilluar, ku u morën edhe disa vendime mjaft të rëndë-sishme. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se opozita e di vetë çfarë bën, por shtoi se ajo do ta marrë përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme vendore. Sipas tij, debati i zhvilluar në fillim të mbledhjes ishte i panevojshëm dhe i kotë, ndërsa theksoi se qytetarët dinë ta bëjnë vetë diferencën. “Unë mendoj që edhe për atë që debat që u bë sot, është i panevojshëm, nuk kam koment, por dua të them që çdo këshilltar që merr mandatin është i detyruar që të mbrojë interesat e atyre që e kanë votuar. Çdo kush që bën një gjë të kundërt nga kjo, fatura do të paguhet në zgjedhjet e ardhshme vendore. Besoj që qytetarët do të gjykojë secilin për vendimin dhe sjelljen dhe kontributin në këshillin bashkiak. Çdo lloj debati tjetër është shterpë”, u shpreh Aldrin Dalipi.

Vend-depozitimet e mbetjeve, Klosi:

Larg lumenjveMinistri i Mjedisit dhe i Turizmit,

Blendi Klosi publikoi dje disa rreg-ulla të reja për vend-depozitimet e mbetjeve, larg lumenjve dhe zonave të banuara. Rregullat e reja, të hartuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedis-it, i japin fund situatës aktuale me vend-depozitimet pranë lumenjve, trashëguar në 27 vite. Gjatë një takimi me donatorë, ku u prezantua Raporti Kombëtar për Zbutjen e Riskut në Vend-depozitim, Klosi u shpreh se sipas këtij masterplani që realizohet për herë të parë konstatohen 199 vend-depozitime. Nga këto vetëm 3 prej tyre kanë leje të mjedisore, ndër-sa 4 prej tyre kanë leje të para vitit 2011. Sipas raportit do të mbyllen 62 vend-depozitime, 44 do të rehabilito-hen dhe 93 të tjera do të zhvendosen. Të gjitha vend-depozitimet do t’i nën-shtrohen disa kritereve, si: largësia nga vendet e banuara dhe lumenjtë, të jenë të rrethuara dhe të kontrolluara.

Të gjithë edukatorët e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë do të përfitojnë një rritje page duke filluar nga ky muaj. Ky ishte një nga vendimet e miratuara mes 12 pikave të rendit të ditës ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke iu dhënë kështu edukatorëve mundësinë për të ardhura më të mira...mirënjohur si ai i aktorit dhe Artistit të Popullit, Robert Ndrenika, aktores Yllka Mujo, trajnerit të sportit të fut-bollit, Ylli Tomorri apo edhe piktorit Helidon Haliti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në prezantimin e këtij vendimi para Këshillit Bash-kiak theksoi se përfaqësuesit e këtij këshilli do t’i bënin nder çdo bashkie në vend. “Është një listë që ka edhe

një përfaqësim e mbulim të shumë fushave të artit. Jam i sigurt që është një këshill që do të japë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e mëte-jshëm të jetës kulturore të qytetit”, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e djeshme. Pjesë e vendimit të sotëm të Këshillit Bashkiak ishte edhe miratimi i pagesës së çdo anëtari me 4.500 lekë për çdo mbledhje.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak theksoi se në 4-mujorin e parë të këtij viti kryeqyteti është vizituar nga 300 mijë turistë, ndërsa shtoi se ka si synim që të arrihet deri në 1 mln të tillë në fund të vitit. “Vetëm në 4-mujorin e parë kemi pasur 300 mijë turistë në Tiranë, pra ende pa filluar stina e verës. Ambicia jonë është që Tirana të kapë 1 milion këtë vit. Pra, të kemi aq turistë sa kemi edhe banorë”, tha Erion Veliaj. Në funksion të turistëve dhe banorëve të kryeqytetit bash-kia do të vendosë në përdorim nga dita e nesërme edhe 4 mijë biçikleta të reja.

Veliaj: Të rritet numri i vizitorëve të Tiranës

Page 10: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

10 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ashtu siç pritej, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor ka sjellë një zhvlerësim të ndjeshëm të lekut kundrejt euros qysh ditën e djeshme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha europiane u këmbye me 125.25 lekë, në rritje me 0.83 pikë krahasuar me dy ditë më parë. Këshilli Mbikqyrës i Bankës Qendrore vendosi dje njëkohësisht uljen e normës bazë të interesit dhe nisjen e operacioneve të blerjes së valutës. Në një takim me mediat, drejtuesit e de-partamentit të Politikës Monetare dhe Operacioneve Monetare në Bankwn e Shqipwrisw, thanë se ky operacion do të ketë natyrë të përkohshme, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të lekut. Ekspertët nënvizuan sërish se ky operacion është vetëm në funksion të objektivit të inflacionit dhe se Banka Qendrore nuk ka si objektiv në vetvete të ndërhyjë në kursin e lirë të këmbimit valutor. Drejtuesit e Bankës së Shqipërisë refuzuan të jepnin hollësi lidhur me sasinë e valutës që do të blihet dhe me kohëzgjatjen e këtyre operacioneve.

KESH ka marrë ditët e fundit transhin e parë prej 118 milionë eurosh të një kredie prej 218 milionë eurosh të marrë nga BERZH. Kredia e BERZH ishte miratuar që në qershor 2016 me synim ristrukturimin e borxheve të vjetra. Disbursimi i kredisë u zgjat në kohë, pasi banka kishte vënë kushte për kryerjen e reformave ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë. Në prill të këtij viti, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri njoftoi se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi zyrtarisht plotësimin e të gjitha kushteve nga pala shqiptare për bërjen efektive të Marrëveshjes së Kredisë. Kësti i dytë i kredisë prej 100 milionë eurosh mund të disbursohet pranverën e vitit të ardhshëm, pasi duhet të plotësohen disa kushte për konsolidimin e sektorit energjetik, për të cilat do të kërkohet edhe pak kohë. Të ardhurat e kredisë do të përdoren për të rifinancuar dhe zgjatu overdraftet të garantuar me afat të shkurtër, të cilat KESH i ka marrë në bankat komerciale, si nevojë emergjente.

Projekti Trans Adriatic Pipeline, i cili parashikon transportimin e gazit azerbajxhan në Evropë, do të kontribuojë në zgjerimin e infrastrukturës së gazit në Evropën Juglindore. Kësh-tu u shpreh presidenti i TAP Walter Peeraer në një intervistë me mediat vendase. “TAP do të kontribuojë në zhvillimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së gazit në Evropën Juglindore, duke nxitur në fund të fundit rolet e vendeve si shpërndarës të energjisë”, pohoi. Ndërsa sa i përket posaçërisht Shqipërisë, ai u shpreh: “TAP mbetet i angazhuar për të kontribuar në Master Pla-nin e Gazit Shqiptar përmes ekspertizës teknike si dhe duke mundësuar dy pika dalje gazi”. Peeraer vuri në dukje se projekti do të kontribuojë drejtpërdrejt në prodhimet e brendshme bruto të tre vendeve (GDP) përmes miliona eurove në taksa. “Për më tepër, përveç investimit në këtë infrastrukturë të re të gazit, ne po investojmë mbi 55 milionë euro në projekte përgjatë dhe në dobi të komuniteteve tona fqinje”, tha presidenti i TAP.

BSH i jep frymëmarrje euros, monedha europiane fiton gati një pikë

KESH merr transhin e parë prej 118 milionë euro të kredisë së BERZH

TAP kontribuon në zgjerimin e infrastrukturës së gazit në Evropën Juglindore

VKM: Vlerësimi do t’i referohet mesatares së prodhimit të energjisë

Qeveria rrit kompetencat e AKBN në fushën e energjisë, i jep të drejtën e vlerësimit të

investimeve, monitorimi i prodhimit çdo 5 vjetQeveria ka vendo-

sur të rrisë kom-petencat e Agjen-cisë Kombëtare të

Burimeve Natyrore. Në një nga vendimet më të fundit të firmosur nga Këshilli i Ministrave përcaktohet qartë se monitorimi i prodhimit të energjisë nga AKBN do të bëhet një herë në 5 vjet. “Mon-itorimi i prodhimit të energjisë elektrike do të kryhet çdo 5 vjet dhe, për efekt penaliteti, vlerësimi do t’i referohet me-satares së prodhimit të en-ergjisë, duke filluar nga viti i parë i plotë financiar i vënies në punë të hidrocentralit””, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban datën 6 maj. AKBN ka për detyrë monitorimin e kontratave koncesionare për hidrocentralet. Qeveria i jep tashmë atributin këtij institucioni në varësi të Min-istrisë së Energjisë dhe Trans-porteve të ndjekë procesin e vlerësimit të investimeve të kryera për projektet e ndër-timit të kapaciteteve prod-huese të energjisë elektrike,

në bashkëpunim me ekspertë vlerësues të pavarur, të cak-tuar nga ministri përgjegjës për sektorin e energjisë. VKM thotë se autoriteti kontraktues do të miratojë raportin për-fundimtar të vlerësimit. Ndër-kohë, shpenzimet për pagesën

e ekspertëve vlerësues për llogaritjen e investimeve do të mbulohen nga subjekti që realizon projektin e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike.

Detyrat e AKBN Agjencia Kombëtare e

Burimeve Natyrore ka objekt të veprimtarisë zhvillimin, mbikqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve naty-rore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokar-

autorizimeve, në përputhje me ligjin, të cilat mundëso-jnë hyrjen në marrëveshjet hidrokarbure dhe kryerjen e operacioneve hidrokarbure, sipas marrëveshjeve të lidhu-ra; - Mbikëqyr veprimtarinë minerare, postminerare, hi-drokarbure dhe energjetike; Ndjek zbatimin e marrëve-shjeve të lidhura hidrokar-bure; Realizon monitorimin e zonave të shfrytëzuara, të rrezikut minerar dhe të mbylljes së veprimtarisë min-erare; Administron, eksk-luzivisht, të gjitha të dhënat parësore të sektorit hidrokar-bur dhe të dhënat, që lidhen me veprimtarinë minerare dhe postminerare; Promovon burimet e rinovueshme të en-ergjisë, si dhe propozon masa për rritjen e shfrytëzimit të energjisë në ciklin energjetik; Monitoron kontratat konce-sionare për hidrocentralet; Kryen, brenda fushës së ve-primtarisë së vet, oponencën teknike për projektet e kapac-iteteve prodhuese të energjisë elektrike etj.

bur dhe energjetik. Agjencia Kombëtare e Burimeve Naty-rore ka këto detyra dhe përg-jegjësi: Konsulton, propozon dhe bashkëpunon me struk-turat përkatëse të qeverisë për hartimin e politikave të saj në fushën e minierave, të hidrokarbureve dhe të en-ergjetikës; Zbaton politikat e qeverisë në fushën e mini-erave, të hidrokarbureve dhe energjetike; Siguron, brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën qeveritare për stu-dimet dhe projektet në fushën e veprimtarisë minerare, post-minerare, hidrokarbure dhe energjetike, të paraqitura nga subjektet, shtetërore a private, vendase ose të huaja. Për raste të veçanta mund të kërkojë asistencë të spe-cializuar; Promovon burimet minerare e hidrokarbure, negocion marrëveshjet hi-drokarbure dhe minerare, si dhe ndjek zbatimin e planeve të zhvillimit të tyre; Për-gatit dokumentacionin dhe praktikat e nevojshme për dhënien e lejeve, të licencave,

Company Profile: Balfin Group is among the largest pri-vate investment groups in Albania The Group`s investment portfolio embraces activities of real estate development, retail sales, commercial and industrial space manage-ment services, mining and metallurgy industry, customer financing, etc

AlbChromeis an affiliate of Balfin Group operating in the sector of Mining Industry.

Job position: Elbasan Ferrochrome Plant DirectorGrade Level: 5 BSDepartment: Elbasan Management Unit Location: Elbasan Ferrochrome PlantAlbChromeSummary: This position is responsible for the overall

development, design, implementation, and execution of met-allurgical and chemical processing operations and performs some of the following tasks:

Duties and Responsibilities:1. Responsible for Plant Operation, Profitability and

Commercial activities;2. Manages a team of Engineers and applies proper lead-

ership tools and methods;3. Develops regulations, policies, procedures and programs

applicable to the plant function and acts as a liaison with other agencies and organizations assisting or regulating Plant activities;

4. Develops and manages metallurgical operations and work practices that maximize operational efficiencies;

5. Evaluates current and potential processing methods, while giving advice on current best practices;

6. Monitor and analyze key metallurgical performance indicators of process operations and recommend cor-rective actions to the operations team;

7. Improve plant operating performance; reduce waste and delays; promote cost reductions; and

achieve a high level of operating efficiency;8. Execute cost saving and energy saving techniques/meas-

ures and modifications to achieve substantial reduction in O&M Expenditures and work within the budget;

9. Implement strict measures in operating procedures to optimize resource/capacity utilization;

10. Authorize planned preventive maintenance schedules of various machineries and instruments to increase machine up time and equipment reliability;

11. Proactively identify areas of obstruction/breakdowns and take steps to rectify the equipment through appli-cation of trouble shooting tools;

12. Assess the training needs of the various employees in co-ordination with the variousoperational department

heads and HR.13. Reviews results of all cost related studies, reports, etc.,

and makes recommendations for improvements;14. Monitors and analyses key metallurgical performance

indicators for processing operations and recommends corrective actions to the operations team;

15. Improves plant operating performance; reduces waste and delays; promotes costs reductions; achieves a high level of operating efficiency;

16. Introduces and implements cost and energy saving systems and measures;

17. Maintains a safe and efficient working environment;18. Interprets and reports rate change impact on inventories.19. Other management duties as necessary and as assigned.

Qualifications and Skills: Education:

University Degree in Metallurgy, a Master’s degree (e.g. MBA) would be highly desirable;

Work Experiences: Minimum 10 years of relevant experience, with min-

imum 8 years in a management position or a senior leadership role;

Strong business acumen of management. Minimum 8 years of people management / functional

leadership responsibility; Other Skills

Demonstrated commitment to safe working practices; High level of competency in the Metallurgical Industry; Sound experience in project management and budg-

eting, cost control, problem solving effective reporting methods;

Strong analytical skills, stress resistant; Self-motivator, capable of leading and motivating people; Good communicator, both oral and written; Language skills: Proficient in Albanian and very good

command of the English language (written and spoken). Knowledge of any other language would be an asset;

Work conditions: Balfin Group offers an attractive benefit package, includ-

ing a fair remuneration based on merit and performance evaluation.

Application Procedure:To apply for this position, please submit your CV be-

fore:15.06.2018, through the email address:[email protected]* All applications will be treated with strict confidentiality

according to the law No. 9887 set by the Albanian Parliament for the "Protection of Personal Data".

VACANCY

Page 11: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Putin: Perëndimi po përpiqet ta pengojë përparimin ekonomik të Rusisë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraVladimir Putin flet për Luftën e 3-të Botërore dhe Kupën e Botës

Andi LAMKO

Në një sesion televiziv prej afro katër-orësh, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paraqiti dje një panoramë

optimale të ekonomisë së vendit dhe tha se Perëndimi po përpiqet ta pengojë përparimin e saj, me anë të sanksioneve të motivuara nga shqetësimet egoiste të rivalëve. “Aku-zat e pafundme kundër Rusisë janë një mënyrë për të ndalur zhvillimin e Ru-sisë. Ata e shohin Rusinë si kërcënim, dhe e shohin se është bërë konku-ruese”, është shprehur ndër të tjera presidenti rus. Në lidhje me klimën botërore të konfrontimit Lindje-Perën-dim, Vladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara për prishje të balancave bërthamore dhe paralajmëroi për Luftën e Tretë Botërore. Duke iu përg-jigjur një shikuesi të shqetësuar, Putin bëri thirrje për mekanizma të reja të kontrollit të armëve dhe citoi aforizmin e Albert Einstein që ka thënë se “Lufta e Katërt Botërore do luftohet me gurë e shkopinj”. Putin tha se Rusia kishte krijuar armë që tejkalonin sistemet mbrojtëse të SHBA, të cilat i kishte zh-villuar pas daljes së Uashingtonit nga traktati anti-raketa balistike i vitit 2002.

Rivendosja e balancës së fuqisë“Frika nga shkatërrimi i plotë i

ndërsjelltë, i detyron fuqitë ushtarake të respektojnë njëra-tjetrën. Dalja e SHBA nga traktati kundër raketave balistike ishte një tentativë për ta prishur këtë barazi, por ne me përp-jekjet tona krijuam armë të reja dhe kemi rivendosur balancën e fuqisë”, tha Putin, duke shtuar se arsenali rus ishte i pajisur me armë të pathyeshme bërthamore si mjetet ujore pa pilot dhe

Ankaraja ndërpret marrëveshjen e refugjatëve me Greqinë

Negociatat tregtare, Kina blen 70 mld dollarë produkte nga SHBA

Marrëveshja e ripranimit të refugjatë nga Greqia në Turqi është pezulluar sot nga Anka-raja, prej çështjes së ushtarëve turq që kanë kërkuar azil në Greqi, njoftonin mediat turke. E përditshmja Daily Sabah citonte ministrin e jashtëm turk Mevlut Cavusoglu të thoshte se lëvizja ishte pasojë e refuzimit të gjykatave greke për ekstradimin e tetë ushtarakëve turq të puçit të verës 2016. “Kemi një marrëve-shje refugjatësh me BE, e cila po zbatohet. Por ka gjithashtu një akord bilateral me Greqinë

për ripranimet e tyre, e cila tashmë është pezulluar. Ne do të vazhdojmë punën me Greqinë pas vendimit përfundimtar të gjykatave”, tha Cavusoglu për gazetarët në Antalia. Daily Sabah citonte gjithashtu ministrin të tho-shte se qeveria greke dëshironte zgjidhjen e çështjes por gjyqësori i saj është vënë nën presion nga Perëndimi për të mos kthyer të kërkuarit për gjykim në Turqi. Zhvillimi i fundit vjen gjithashtu pas disa përplasjeve politike dhe incidenteve të përsëritura mes dy vendeve në detin Egje.

Kina ka propozuar dje blerjen e rreth 70 miliardë dollarëve mallra amerikane shtesë, me kusht që adminis-trata Trump të heqë dorë nga kërcënimet e tarifave doganore ndaj mallrave kineze, konfir-moi sot një zyrtar i qeverisë amerikane. “Ky propozim u bë gjatë seancës së tretë të nego-ciatave tregtare në fundjavë në Pekin mes zyrtarëve kinezë të drejtuar nga Liu He, këshilltari ekonomik i presidentit, Xi Jin-ping dhe një delegacioni amer-ikan të drejtuar nga sekretari

për Tregtinë, Wilbur Ross”, tha “Wall Street Journal”. “Shtesat do të përfshijnë blerjet shtesë të sojës, gazit natyror, naftës bru-to dhe qymyrit. Asnjë marrëve-shje përfundimtare nuk është nënshkruar mes dy palëve, nuk kemi më informacione për mo-mentin”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë. Ndërkohë, edhe ministria kin-eze e Tregtisë konfirmoi dje në Pekin në një konferencë shtypi se dy palët kishin diskutuar për propozime konkrete për zgjidhjen e konfliktit tregtar.

Ballkani Perëndimor, në veprim të bashkuar kundër emigracionit

Shtetet e Ballkanit Perën-dimor pranuan dje të krijojnë një qendër të përbashkët të dhënash dhe të koordinohen për krizën e emigracionit, për të parandaluar një tjetër fluks refugjatësh drejt Evropës Perëndimore. “Ne duhet të jemi të aftë të shikojmë nëse këta emigrantë kanë qenë më parë në Evropë. Më tej do të shikojmë nëse Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e agjencisë evropiane të kufijve FRONTEX”, tha ministri i sigurisë së Bosnies,

Dragan Mektiç. Mektiç shpjegoi se marrëveshjet e ripranimit të emigrantëve duhet të pranohen dhe se ishte e rëndësishme forcimi i agjencive mbrojtëse kufitare. "Ne duhet të mendo-jmë për kthimin e përbashkët të emigrantëve në vendet e treta dhe forcimin e shërbimit kufitar të çdo shteti”, shtoi ai. Në takim morën pjesë përfaqësues të vendeve të së ashtuquajturës rruga ballkanike e emigracionit që kalon mes Bosnjës, Kroacisë, Serbisë, Mali i Zi, Shqipërisë, Greqisë, Austrisë e Sllovenisë.

raketat e reja supersonike. Ai vazhdoi retorikën e Luftës së Ftohtë kur më tej i krahasoi sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, me politikat kufizuese të SHBA kundër asokohe BRSS. Gjatë programit katër-orësh Putin iu përgjigj 73 pyetjeve ngamë shumë se 2 milionë që ishin dërguar nga rezidentët e vendit. Eventi ishte i mirë-menaxhuar teksa herë pas herë ne ekranin e lidhjes direkte, shfaqeshin pyetje të sikletshme. “Përse ka para për tanke, bomba, avionë e ar-tileri, dhe nuk ka për njerëzit?” thuhej në një nga pyetjet, por prezantuesit nuk e përmendën fare. I pyetur për konfliktin në Siri, Putin tha se Rusia ishte mbyllur operacionet e luftimit por do të mbante trupat e saj në vend “për aq kohë sa kjo të jetë e leverdishme”, edhe pse në dhjetor ai kishte deklaruar se shumica e trupave do të ktheheshin në shtëpi.

Pyetjet e sikletshmeNdër pyetjet e ardhura për pres-

identin kishte mbi probleme nga më të ndryshmet, dhe kritikët e tij aku-zonin se sesioni i pyetje-përgjigjeve ishte vetëm një mënyrë që Putin të urdhërojë demonstrativisht zgjidhjet dhe të hedhë fajin te vartësit. Mediat opozitare thonin se ministrat dhe krerët e 85 rajoneve të Rusisë prisnin me ankth prapa kamerave gjatë gjithë programit, në rast se presidenti u telefononte. Lideri rus e humbi për pak pompozitetin kur dy prezantuesit nisën t’i bënin pyetje personale si “Kur keni nisur të besoni në Zot?” ndërsa kur u pyet se cila ishte barsoleta e fundit që kishte dëgjuar, Putin tha fillimisht se duhet ta mendonte, por u hodh menjëherë në sulm. “Me siguri duhet të jetë fakti që një nga gazetat e

BE i premton 1.5 mln euro fond Bosnje-Hercegovinës

Komisioni Evropian ka thënë se do t’i japë Bosnjë-Hercegovinës 1.5 milion euro, si ndihmë për t’u për-ballur me fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve që janë duke kaluar kufirin në rrugën e tyre drejt ven-deve të Bashkimit Evropian. Komi-sioneri Christos Stylianides, tha se ndihma ka për qëllim të ndihmojë me nevojat bazë të emigrantëve, si strehim, ushqim dhe mbrojtje. “Numri i migrantëve dhe refugjatëve që arrijnë në Bosnje-Hercegovinë është rritur dhe ne duhet të veprojmë menjëherë”, ka shtuar ai.

Sulm me tinguj, evakuohet konsullata

amerikane në KinëNjë punonjës në konsullatën

amerikane në Guangzhou dhe famil-ja e tij thuhet se janë evakuuar nga Kina pas simptomave neurologjike që pësuan pas dëgjimit të tingujve të çuditshëm. Uashingtoni thotë se po e merr seriozisht situatën, veçanërisht pas një situate të ngjashme me ambas-adën amerikane në Kube vitin e kaluar. DASH ka thënë se testet mjekësore konfirmuan se të paktën një punonjës i qeverisë amerikane në Kinë përjetoi të njëjtin lloj "incidenti mjekësor".

Presidenti afgan shpall armëpushimin

me talebanëtPresidenti afgan, Ashraf Ghani,

shpalli armëpushimin me kryengritësit talibanë deri më 20 qershor, që përkon më përfundimin e muajit të agjërimit, por tha se lufta kundër grupeve tjera militante si ISIS, do të vazhdojë. “Ky armëpushim është një mundësi për talibanët që të kuptojnë se fushata e tyre e dhunshme nuk po i përfiton zemrat dhe mendjet e afganëve, por po i tjetërson ato”, shkroi ai. Talibanët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2001 nga forcat e drejtuara nga trupat e SHBA.

Pas apelit të disa agjencive shtetërore dhe ambasadave të huaja, edhe Zyra e bashkimit Ev-ropian në Kosovë tha dje se dënonte incidentet ndëretnike të ditëve të fundit, të cilat megjithëse raste relativisht të vogla presionesh dhe plagosjesh ndaj anëtarëve të komunitetit serb, nuk duhet të tolerohen nga autoritetet. Në reagimin për mediat vendase, përfaqësuesit e BE thanë se mbështesnin qeverinë në zbatimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të gjitha komuniteteve. "Bashkimi Evropian dënon çdo veprim që tenton të intimidojë ose lën-dojë, dhe mbështet qeverinë, institucionet, partitë opozitare, shoqërinë civile dhe mediat për të krijuar një Kosovë ku respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhej në deklaratën e zyrës së BE.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Koçijançiç ka reaguar dje ndaj kërkesës së mediave, duke thënë se nuk dihet ende data se kur do të rinisë dialogu i normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Ajo ka shtuar se për aq sa di, takimi në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç, nuk ishte i planifikuar për dje dhe ka shtuar se kontaktet me të dyja delegacionet po vazhdojnë. Kocijançiç ka përsëritur se përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini informon rregullisht shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për ecurinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Takimi i fundit mes Thaçit e Vuçiç në Bruksel, i ndërmjetësuar nga Fed-erica Mogherini, u krye më 23 mars.

ZYRA E BE DËNON INCIDENTET E FUNDIT NDËRETNIKE NË KOSOVË MAJA KOCIJANÇIÇ: NUK KA DATË PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

njohura në Gjermani shkruante ditët e fundit se ‘Trump po e shtyn Evropën në duart e Putin’,” tha ai duke qeshur, ndërsa komentoi: “Nëse bashkë me këtë llogarisim shkakan e mëparshme se Rusia ka influencuar zgjedhjet në SHBA, e gjitha del mjaft qesharake”. Në një tjetër nga temat e diskutuara me presidentin ishte Kupa e Botës së futbollit në Rusi që nis javën e ard-hshme. Një pyetje e planifikuar nga trajneri i njohur rus Valery Gazzaev, u zgjerua më tej në urimet e trajnerit për shëndetin e Putin me anë të disa shenjtorëve ortodoksë. Por gjithsesi presidenti foli për trashëgiminë madhore që ka një turne si Kupa e Botës, dhe paralajmëroi se stadiumet e ndërtuara në 11 nuk duhet të mbet-en si elefantë të bardhë pas turneut, por të ndihmojnë në zhvillimin e një gjenerate të re futbollistësh.

Frika nga shkatërrimi i plotë i ndërsjelltë, i de-tyron fuqitë ushtarake të respektojnë njëra-tjetrën. Dalja e SHBA nga traktati kundër raketave balistike ishte një tentativë për ta prishur këtë barazi, por ne me përpjekjet tona krijuam armë të reja dhe kemi rivendosur balancën e fuqisë...

Page 12: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

12 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018 GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 13

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbulohet takimi i fshehtë i agjentëve të CIA me agjentët jugosllavë më 1953 në Beograd, ja si u detajua plani për rrëzimin e Enver Hoxhës

Në vitin 1953 CIA nisi një bash-këpunim me shërbimin se-kret jugosllav për të rrëzuar regjimin komunist. Vetë CIA

ka deklasifikuar një dokument ku treg-ohen detajet e një takimi të mbajtur në Beograd. Aty të dyja palët hodhën idetë për situatën në Shqipëri dhe rolin që kishte aty Bashkimi Sovjetik.

16-17 shkurt 1953Takimi Kubark-PBERM në Beograd

Inteligjenca e SHBA dhe Jugosl-lavisë koordinojnë politikat e zbulimit për Shqipërinë

Më 21 nëntor 1952, me besimin se një diskutim i barabartë me jugosllavët për çështjen e Shqipëri do të ishte i leverdishëm, nisëm organizmin e tij sipas instruksioneve të selisë kryesore të kundër-inteligjencës së CIA-s, Kubark. Në fillim inteligjenca jugosllave PBERM nuk e priti mirë idenë e një takimi të tillë, por në 16 janar 1953 ata ranë dakord për një takim tre-ditor në Lubjana ose në Za-greb, ku do të merrnin pjesë nga dy për-faqësues se secilës palë të inteligjencës. Rrjedhimisht PBERM pranoi që takimi të zhvillohej në Beograd, por Kubarka se një takim dy-ditor do të mjaftonte. Duke parë rëndësinë e madhe që si Kubark dhe FPBERM i dhanë këtij takimi, ato morën të gjitha masat e mundshme që takimi të mos bëhej i njohur për agjenci të tjera të inteligjencës. Dy për-faqësuesit e Kubark hynë në Jugosllavi me trenin Orient Express të së dielës 15 shkurt 1953, dhe arritën në Beograd në mëngjesin e 16 shkurtit. Takimet e para u zhvilluan në një atmosferë pozitive në një vilë në periferi të Beogradit që ishte vënë në dispozicion enkas për takimin. Pritja për agjentët e Kubark ishte e mirë-organizuar, kishte dy kamerierë dhe një kuzhinier. Agjentët nuk u vunë nën presion të hanin apo të pinin pa dëshirën e tyre. Ne supozuam se vila do të kishte qenë e pajisur me mikrofonë prandaj tregonim kujdes kur bisedonim mes nesh dhe thoshim gjëra që mund të sillnin vetëm reagime të mira nga ana e PBERM, nëse bisedat ishin vërtet të monitoruara.

Nisja e bisedësSesioni i parë nisi në ora 16.30

më 16 shkurt dhe zgjati deri rreth mesnatës, me disa pushime të vogla. Në ditën e dytë u mbajtën tre sesione, një para dreke dhe dy në mbrëmje, ku përveç përfaqësuesve të zakonshëm morën pjesë dhe tre anëtarë të tjerë të panjohur të PBERM, çka u kërkua nga të dyja palët prej statusit të tyre diplo-matik. Përfaqësuesit e rinj të PBERM u prezantuan me emra për të cilat Kubark nuk kishte të dhëna dhe supozohet se ishin të rremë, veçanërisht pasi dy prej tyre u prezantuan njëri si autoriteti më i lartë jugosllav në Shqipëri dhe tjetri si përfaqësues i PBERM që kishte marrë pjesë në një takim me ish-mbretin Zog. Në këtë dokument, të treve do i referohemi si “zoti B.”, “zoti C.” Dhe “zoti S.”, siç ishin dhe inicialet e tyre. Duke parë njohuritë e tyre të thella për zonën që po merrej në konsideratë, mënyrën autoritare të diskutimit dhe tendencës për të mos iu shmangur pyetjeve direkte të palës tonë, dukej se tre përfaqësuesit e PBERM ishin tejet kompetentë dhe të një niveli të lartë që e bënin takimin edhe më të vlefshëm. Diskutimet u kryen në gjuhën angleze dhe serbe. Agjenti ynë FPSAND përkthente nga anglishtja në serbisht fjalët tona për përfaqësuesit jugosllavë. Agjentët e PBERM flisnin serbisht dhe kishin përkthyesin e tyre, teksa ndërkohë agjenti ynë monitoronte përkthimin e bërë për ta. Përkthyesi jugosllav mori shumë komplimente për gjuhën e tij të rrjedhshme në anglisht. Megjithëse përkthimi ngadalësonte disi bisedën, kjo lejonte që të mbaheshin shënime të sakta për diskutimet. Sek-retari i grupit tonë mbajti rreth 76 faqe

Ja çfarë mendonin agjentët për Shqipërinë

parandalimin e zhvillimit të lëvizjeve të organizuara ose të fuqishme aq sa për tentuar marrjen e kontrollit. Gjatë vitit të kaluar rezistenca është shtuar dhe në vend qarkullojnë zhurma për rrëzimin e pushtetit. Humbja e besimit në projektet afatgjata të regjimit komunist është rritur, bashkë me pasigurinë personale brenda rretheve qeveritare. Kjo gjendje psikologjike nxitet nga vetë konflikti i brendshëm mes Hoxhës e Shehut, që është një fakt i pranuar gjerësisht nga masat dhe sjell pasojat e tij në të gjithë shtresat e administratës qeveritare, duke dobësuar strukturën e qeverisë dhe organizmin e partisë. Gjithashtu pa-kënaqësia është e përhapur mes forcave të ushtrisë, të cilat kanë një besnikëri ndaj regjimit, në rastin më të mirë të përgjysmuar. Edhe mes radhëve të Sigurimit, që konsiderohet si organi më besnik i pushtetit, ka elementë të njohur

të gatshëm për të punuar për rrëzimin e pushtetit të Hoxhës. Megjithë faktin se Shqipëria është një barrë ekonomike dhe një post ushtarak i pambrojtshëm, nuk ka dyshim se BRSS kërkon ta ruajë atë si anëtare të bllokut të saj, për arsye strategjike, politike dhe psikologjike. Duket se është e sigurt se pa ndihmën e vazhdueshme ekonomike sovjetike dhe mbështetjen politike e ushtarake, regji-mi i Hoxhës do të binte shpejt. Në këtë drejtim ka disa sinjalizime se Bashkimi Sovjetike nuk është i gatshëm të shkojë deri në fund për të mbajtur Shqipërinë me ndihma, veçanërisht nëse kjo do të sillte kërcënime për një luftë të tretë

botërore në të ardhmen e afërt. Ak-tualisht asnjë grup brenda apo jashtë Shqipërisë nuk është aq i fuqishëm për të pretenduar mbështetje nga shumica e shqiptarëve dhe në të ardhmen e afërt nuk pritet të dalë asnjë grup i tillë. Vendi ka një zhvillim politik primitiv dhe shqiptarët tradicionalisht i janë bindur drejtimit lokal fisnor. Prandaj enti ynë i Komitetit Shqipëria e Lirë përfaqëson një organizatë të vetme të partive më të madha jo-komuniste shqiptare, që mund të jetë me rëndësi thelbësore për diskutimet e të ardhmes së Shqipërisë. Aktualisht situata në Shqipëri është e tillë që as mund të injorohet dhe as

Në një pikë të bisedës zoti S. Prezantoi një ek-spoze të gjerë mbi situatën në Shqipëri, e cila zgjati nga ora 17.30 deri rreth orës 20.00. Në komentet e hap-jes ai tha se përfaqësuesit jugosllavë e konsiderojnë takimin shumë serioz prandaj janë përgatitur gjerësisht për të dhe shpreso-jnë që të arrihen konkluzione të sakta. Vlerësimi i PBERM jepet në paragrafët e mëposhtëm.

shënime me shkrim të shkurtuar dore, që ne më pas i konsultuam dhe i kthyen në shkrime të kuptueshme e të sakta. Përveç materialit në shënime, raporti ynë përfshin dhe materialet e parapër-gatitura që u prezantuan.

Sesioni i parë i bisedësSesioni i parë u hap nga përfaqësu-

esi i Kubark ... i cili shprehu gëzimin për mundësinë e diskutimit të çështjeve të Shqipërisë, ku të dyja palët mund të kenë rezultate të leverdishme. Ai vlerë-soi pritjen e ngrohtë dhe tha më tej se para nisjes së diskutimeve, përfaqësuesit e Kubark duan të sigurohen që dy palët të bien dakord mbi disa parime bazë të zhvillimit të takimit. Këto parime ishin: bisedimet të kryhen vetëm në nivel ag-jencish inteligjence, njohuri për takimin mund të kalohet te qeveritë respektive por jo te qeveri të tjera apo agjenci qe-veritare të tjera, dhe çdo marrëveshje që mund të arrihet në konferencë të ketë nevojë për miratim nga drejtoritë kryesore të agjencive të inteligjencës. Ai tha më tej se dy agjencitë kanë interes të përbashkët në Shqipëri për disa arsye, mes të cilave mund të jenë:

a.Shqipëria nën qeverinë aktuale është kthyer në një postë të Bashkimit Sovjetik që shërben si bazë e aktiviteteve armiqësore kundër vendeve të lira dhe miqësore, të cilat së bashku me SHBA po përpiqen të krijojnë një front të bash-kuar kundër agresionit sovjetik dhe të satelitëve të tij.

b.Në një pozitë të tillë gjeografike dhe politike, çdo ndryshim i gjendjes aktuale në Shqipëri mund të komplikojë marrëdhëniet mes fqinjëve të saj.

c.SHBA dhe Jugosllavia janë të dyja të interesuara dhe të shqetësuara për viktimat e imperializmit sovjetik; Kubark u shpreh dakord me deklaratën e fundit të Titos që cilëson se Shqipëria duhet të jetë e lirë dhe e pavarur.

d.Kubark dhe PBERM e dinë se dhe shërbime të tjera inteligjence janë përfshirë në aktivitete në lidhje me Shqipërinë

Me tej pala jonë u shpreh se shpresonte që takimi të çojë në lidhjen e një marrëdhënieje të ngushtë mes dy agjencive, me përfitime të ndërsjellta, me qëllim kuptimin më të saktë të situatës komplekse brenda Shqipërisë, përcaktimin e zonave të interesit re-ciprok. Përmirësimi i lidhjeve pritet të sjellë gjithashtu këmbim efektiv infor-macioni dhe rrjedhimisht koordinim të përpjekjeve për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Në këtë pikë përfaqësuesi ynë propozoi rishikimin e axhendës që të dy palët të ishin sa më të qarta

Vlerësimi i situatës në Shqipëri nga Kubark

Në Shqipëri ka pakënaqësi të gjerë në publik me regjimin aktual, por kontrolli i ashpër dhe masat brutale të shtypjes nga policia shtetërore të bazuara në sistemin e gjerë të informa-torëve, kanë rezultuar të suksesshme në

Page 13: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

12 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018 GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 13

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbulohet takimi i fshehtë i agjentëve të CIA me agjentët jugosllavë më 1953 në Beograd, ja si u detajua plani për rrëzimin e Enver Hoxhës

Ja çfarë mendonin agjentët për Shqipërinë

mund të ndahet nga interesat legjitime të vendeve fqinje si Jugosllavia, Greqia e Italia. Si rezultat i këtyre provave, ne deklaruam se besojmë se BRSS do të tentojë ta mbajë Shqipërinë si satelit për sa më gjatë që është e mundur. Moska do të vazhdojë mbështetjen e saj ekonomike për të realizuar këtë qëllim, si dhe për evituar provokimin e një lifte të tretë botërore. Në konkluzion ne themi se me mbështetjen aktuale sovjetike regjimi në Shqipëri ka fuqi të mjaftueshme të sigurojë mbijetesën, dhe opozicioni ndaj regjimit nuk mund të sigurojë suksesin e një revolucion të brendshëm spontan.

Pyetjet e agjentëvePas prezantimit të llogaritjeve të

mësipërme, zyrtarët e PBERM bënë disa pyetje, si më poshtë:

Zoti B: Ju keni studiuar pikat e dobëta të regjimit në SHqipëri, cilat mendoni se janë pikat e tij të forta?

Zoti C: Në rast se Bashkimi Sovjetik ndërpret ndihmat për regjimin e Hox-hës, si do të vinte shembja e tij? (përgjigja u shty për më vonë gjatë konferencës)

Zoti S: Sa i fortë është opozicioni në Shqipëri? (Kësaj pyetjeje përfaqësuesit tanë iu përgjigjën duke thënë se rreth 85 për qind e popullatës kundërshtojnë regjimin aktual, por ata janë të paorgan-

izuar dhe janë vetëm të aftë të kryejnë akte sporadike rezistence, kjo për arsye të sistemit të fuqishëm të informatorëve dhe për arsye të situatës së rëndë ekono-mike që detyron popullsinë të fokusojë të gjitha përpjekjet për të qëndruar gjallë.)

Zoti C: Si mund të përmbyset regji-mi i Hoxhës pa rezistencë të organizuar? (Përgjigja e kësaj pyetjeje ishte thjesht negative).

Zoti S: Nëse një përqindje kaq e lartë e popullatës janë në opozicion ndaj regjimit, përse të gjithë të parashutuari janë kapur? (Ne u përgjigjën se disa nga të parashutuari janë kapur por nuk mund të pranojmë se janë kapur të gjithë.)

Zoti C: Sipas vlerësimeve tuaja të përgjithshme, rezistenca është rritur në 1952, përse mendoni se ka ndodhur? (Përgjigja jonë ishte se llogaritja është bazuar në rritjen e tendencës së njerëzve në qeveri për të dyshuar, dhe në rritjen e vullnetit të njerëzve për të ndihmuar ag-jentët apo për akte sporadike rezistence)

Zoti S: A besoni se partitë përbërëse të Komitetit Shqipëria e Lirë, të cilat të gjitha janë formuar që prej Luftës së Dytë Botërore, kanë ende mbështetës të tyre në Shqipëri? (ne iu përgjigjëm kësaj pyetjeje në mënyrë pozitive, duke thënë se të gjitha partitë e përfaqësuara në Komitetin Shqipëria e Lirë janë formuar pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa partia Balli Kombëtar është formuar para Partisë së Punës).

Vlerësimi i situatës në Shqipëri nga PBERM

Në një pikë të bisedës zoti S. Prezan-toi një ekspoze të gjerë mbi situatën në Shqipëri, e cila zgjati nga ora 17.30 deri rreth orës 20.00. Në komentet e hapjes ai tha se përfaqësuesit jugosllavë e kon-siderojnë takimin shumë serioz prandaj janë përgatitur gjerësisht për të dhe shpresojnë që të arrihen konkluzione të sakta. Vlerësimi i PBERM jepet në

paragrafët e mëposhtëm. Për arsye të vendosjes së saj fizike Shqipëria dhe të minoritetit shqiptar në Jugosllavi, ne jugosllavët jemi në pozitë më të mirë të studiojmë dhe të njohim këtë popull. Në Shqipëri mbizotëron një sistem shoqëror primitiv patriarkal. Partia komuniste shqiptare dhe ajo jugosllave kanë pasur lidhje të ngushta dhe kjo duhet të konsiderohet faktor në çështjet e popullit shqiptar. Jugosllavia zotëron informacion dhe njohje jo vetëm të zyrtarëve të lartë të partisë shqiptare por të të gjitha shkallëve të hierarkisë. Njohja jugosllave e situatës shqiptare nuk vjen nga raportimet që dalin jashtë Shqipërisë, por prej viteve të tëra bash-këpunimi, dhe kjo na lejon të kuptojmë fenomenet individuale brenda partisë komuniste shqiptare. Prandaj mendësia jugosllave drejt Shqipërisë bazohet në këto faktorë. Fakti që shumë jugosllavë kanë luftuar në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, na jep njohuri të imtësishme mbi terrenin dhe kushtet lokale, prandaj jugosllavët nuk kanë nevojë të mbështet-en në informacionet e refugjatëve nga Shqipëria. Në këtë mënyrë informacioni ynë është i çliruar nga tendencat dhe anësitë që vijnë nga grupe të emigru-arish dhe individësh. Ky faktor duhet mbajtur parasysh në lidhje me pozitën e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë. Nëse ne e marrim në konsideratë situatën shqiptare veçmas nga ajo e satelitëve të tjerë, do të bënim gabim, pasi në shumë aspekte Shqipëria është e ngjashme me to. Prezantimi i PBERM do të paraqitet në dy pjesë, së pari me pikat e dobëta të regjimit komunist shqiptar dhe më pas me pikat e forta. Në llogaritjet tona ne do i referohemi regjmi të Enver Hoxhës, edhe pse mendojmë se Mehmet Shehu është po aq i rëndësishëm.

Pikat e dobëta regjimit HoxhaPavarësia dhe integriteti i Shqipërisë

janë të lidhura ngushtë me Jugosllavinë, nga e cila Shqipëria nuk është kërcënuar

kurrë. Shqiptarët janë shumë krenarë dhe të ndjeshëm sa i përket pavarësisë së tyre, pasi e gjithë historia e tyre është një përpjekje rezistence. Për ta pavarësia kombëtare vjen e para ndërsa pavarësia ekonomike është dytësore, siç ishte në rastin e pushtimit të Italisë, megjithëse ajo kishte ngritur nivelin e jetesës në vend me investimet e saj. Jugosllavia gjithmonë ka dëshiruar miqësinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, ashtu siç ka mbajtur politika miqësie me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, përkundër politikave kolonialiste të ndjekura nga fuqitë e mëdha. Si provë e miqësisë së Jugosllavisë ndaj Shqipërisë mund të citohet ndihma e dhënë nga Jugosllavia kundër dominimit turk, azili i dhënë për ish-mbretin Zog në Jugosllavi dhe asistenca politike e ekonomike e dhënë në vitet pas Luftës II Botërore. Çdo fuqi që ka pasur interesa pushtuese në Shqipëri ka tentuar fillimisht të prishë marrëdhëniet e saj me Jugosllavinë dhe është përpjekur ta izolojë atë, siç ka bërë Italia dhe aktualisht Rusia. Një situatë e ngjashme po zhvillohet aktualisht dhe në Bullgari. Pas vendosjes së pavarësisë së Shqipërisë, Jugosllavia ishte i vetmi vend fqinj i saj që nuk u përpoq ta kon-trollonte. Jugosllavia nuk është përp-jekur të kontrollojë asnjë nga fqinjët e saj, dhe kjo politikë ka lënë përshtypje të madhe të populli shqiptar dhe te besimi i tyre, si mes komunistëve dhe anti-komu-nistëve. Provë për këtë është dhe nisja e vrullshme e aktivitetit të grupeve an-ti-komunsite të emigracionit, vetëm pas prishjes mes Jugosllavisë e Shqipërisë në 1948. Miqësia me Jugosllavinë kon-siderohet nga shqiptarët si një garanci për lirinë e tyre. Konkluzioni ynë është se dobësia e regjimit të Hoxhës është një rezultat direkt i prishjes së vazhdimësisë së miqësisë me Jugosllavinë, ashtu siç ne mendojmë dhe për çështjen e Bullgarisë.

DobësitëDobësia e dytë e regjimit Hoxha

vjen nga pushtimi sovjetik në Shqipëri. Sovjetikët kanë kapur të gjithë struk-turën ekonomike, shoqërore, politike e ushtarake të vendit, dhe kjo e fundit duhet theksuar më shumë. Gjëja e parë që ata bënë në Shqipëri është të zgjidh-nin llogaritë me elementët patriotikë, duke likuiduar zyrtarë të lartë të partisë dhe qeverisë. Viktimat e këtij aktiviteti ishin mbrojtësit kryesorë të pavarësisë shqiptare të cilët përbënin pengesat kryesore për nënshtrimin e plotë të vendit nga BRSS. Ai provë për këtë ne përmendim faktin se Enver Hoxha është i vetmi anëtar i mbijetuar i komitetit të parë të partisë komuniste të Shqipërisë. Por ne besojmë se udhëheqësi i vërtetë i vendit është Mehmet Shehu, i cili ka vesimin e plotë të sovjetikëve dhe ka nën kontroll postet kyçe të partisë, qeverisë dhe ushtrisë. Ai ka kryer spastrime të gjera të të gjithë agjencive shtetërore. Kjo ngritje e Shehut është një taktikë sovjetike që nuk është parë vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet satelite me të preferuarit e Moskës ose me krijimin e klikave rivale në pushtet për të krijuar njëfarë balancimi të fu-qisë. Në këtë mënyrë ata mund t’i bë-jnë shantazh njërit grup apo tjetrit për të ruajtur vetë kontrollin e plotë. Në mënyrë të ngjashme, dhe në Bullgari ka pasur një lëvizje kombëtare çlir-imtare dhe aty u formuan dy grupime kryesore. Njëri ishte lëvizja çlirimtare dhe tjetri Bashkimi Sovjetik. I vetmi i mbi jetuar i rezistencës ishte Anton Jugov, i cili ishte pritur të likuidohej, por tani po ringrihet për t’u përdorur si kundërpeshë ndaj Çervenkov. Situ-ata të ngjashme janë krijuar gjithash-tu në Hungari, Sllovaki e Poloni. Kjo është taktikë standarde sovjetike që ruan përplasjet me qëllim forcimin e kontrollit. Në këtë mënyrë për të gjitha gabimet fajësohen individët që janë në proces likuidimi.

Duke parë rëndësinë e madhe që si Kubark dhe FPBERM i dhanë këtij takimi, ato morën të gjitha masat e mundshme që takimi të mos bëhej i njohur për agjenci të tjera të intelig-jencës. Dy përfaqësuesit e Kubark hynë në Jugosllavi me trenin Orient Express të së dielës 15 shkurt 1953, dhe arritën në Beograd në mëngjesin e 16 shkurtit. Takimet e para u zhvilluan në një atmosferë pozitive në një vilë në periferi të Beogradit që ishte vënë në dispozicion enkas për takimin...

Page 14: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

14 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Vrasja në Vlorë, vetdorëzohet njëri nga autorët e ngjarjes, në kërkim tjetri

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia: Pas konfliktit banal, të dyja palët tentuan të qëllojnë ndaj njëri-tjetrit

Hetimet, mbetje lëndësh narkotike në laboratorin e Çelmetajve

Para disa ditësh gjykata e Fierit vendosi masën e sekuestros preventive për të gjithë pronat dhe pasuritë vëllezërve Çilotaj, pasi dyshohet se janë krijuar me aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që në laboratorin e Vladimir Çilotajt në Mbrostar mësohet se janë gjetur mbetje të bimëve narkotike që ishin tharë aty më parë. Provat e siguruara nga prokuroria e Fierit kanë rrëzuar përfundimisht pretendimin e punëtorëve dhe të afërmve të vëllezërve Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj që deklaruan se brenda magazinës, veç bazës ushqimore për bagëtitë gjendej edhe një pulari. Ekspertët e kriminalistikës arritën në konkluzionin se një sasi mbetjesh organike të gjetura në laboratorin e Çilotajve i përkasin bimës kanabis sati-va dhe ishte e tharë. Kjo ka ngritur dyshimet se në këtë laborator mund të jetë kryer më parë tharja e kanabisit. Gjithashtu, nga krahasimi i pajisjeve të gjetura në labor-atorin e Çilotajve me ato të pularive është konkluduar se nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra-tjetrën.

Trafik kokaine nga Holanda në Itali, 63 vite burg grupit shqiptar

Gjykata italiane në Aosta dënoi me 63 vite burg grupin e shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit “Ilium” me akuzën e trafikimit të kokainës nga Holanda në Itali. Nga hetimet rezultoi se fitimi i këtij grupi kriminal, përfshirë dhe vlerën e drogës së sekuestruar shkonte më shumë se 2.5 milionë euro. Personazhi më i rëndësishëm i grupit, sipas hetuesve italianë, ishte shtetasi shqiptar, Gëzim Shoshi, i cili shkonte në Holandë dhe paguante për kokainën, e cila dërgohej më vonë në Itali. Të dënuarit janë Gëzim Shoshi, 57 vjeç me 21 vit burg dhe një mijë euro gjobë; 43 vjeçari Alfred Shabani u dënua me 11 vjet burg e një mijë euro gjobë, Lulzim Halili, 37 vjeç dhe Valentin Lleshi, 31 vjeç, u dënuan me 11 vjet burg dhe nga një mijë euro gjobë. Ndërsa shoferi i kamionit, shtetasi italian Mauro Kauco, 66 vjeç, u dënua me 9 vjet burg dhe 35 mijë euro gjobë. Gjithashtu gjykata italiane ka vendosur që shtetasit shqiptarë menjëherë pas përfundimit të dënimit të dëbohen nga Italia.

Përplasje në gjyqin e falsifikatorëve, kërkohet ndërrimi i gjyqtarit

Është shoqëruar me debate e përplasje seanca e sotme në Apelin e Krimeve të Rënda për grupin kriminal të falsi-fikatorëve të vizave e pasaportave, duke çuar në ndërprerje të seancës. Grupi i të pandehurve i përbërë nga 27 persona kanë kërkuar rivlerësim të masave të sigurisë, por gjyqtari Dhimitër Lara pa dhënë vendimin ju ka thënë të pande-hurve se për këtë ata duhet t’i drejtohen Gjykatës së Lartë. Kjo ka acaruar avokatin Ardian Visha, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Lara për vendim të paragjykuar. Kërkesa e avokatit për përjashtimin e gjyqtarit është marrë në shqyrtim nga kryetari i Gjykatës, Fehmi Petku. Grupi i të arrestuarve dërgonin klandestinë në SHBA, Kanada dhe Britani kundrejt 20 mijë eurove. Nga 17 të arrestuarit në Shqipëri, 2 janë efektivë policie, ndërsa goditja e grupit kriminal u bë në mes të muajit maj, pas një hetimi të gjatë. Grupi i të arrestuarve dërgonin klandestinë në SHBA, Kanada dhe Britani kundrejt 20 mijë eurove.

Elvis MYRTA

Një nga autorët e shpallur në kërkim për vrasjen e Vasil Dervishajt në Vlorë

është vetëdorëzuar në ko-misariat. Në arrati ka mbe-tur vetëm një autor. Është vetëdorëzuar në Policinë e Vlorës një nga dy autorët e dyshuar të ekzekutimit të 29 vjeçarit Vasil Dervishaj ngjarje e shënuar të hënën në mbrëmje. I riu mësohet se i është drejtuar vetë policisë vetëm disa orë pasi grupi hetimor zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga dy nga bash-këpunëtorë. 28-vjeçari me ini-cialet A. C., u paraqit në polici për të dhënë versionin e tij lidhur me krimin ndërsa nuk dihet nëse ka pranuar atë apo jo. Personi tjetër i shpallur në kërkim, 31-vjeçari me inicialet E. A. është ende në kërkim. Burime të policisë thanë se hetimi zbuloi se dy autorët dhe viktima ishin konfliktuar mes tyre një ditë më parë dhe kishin shkëmbyer fyerje në telefon. Kjo u vërtetua nga zbardhja e tabulateve telefo-nike. Për t’u sqaruar ata janë takuar pranë vendit të krimit. Vasil Dervishaj, kishte marrë një armë me vete. Po ashtu edhe autorët e krimit kanë qenë të armatosur dhe janë konfliktuar mes tyre përpara vrasjes. Ndërkaq uniformat blu sekuestruan një automjet Audi me targa shqiptare në të cilën gjendeshin edhe një palë targa italiane. Policia po ashtu gjeti një xhup dhe një kapuç që dyshohet se janë përdorur për ekzekutimin e Dervishajt. Oficerët e krimeve, po punojnë për kapjen e autorit të dytë të vrasjes, 31-vjeçarin me inicial-et E. A.. Një ditë më parë, poli-cia arrestoi Nekid Arapin, 21 vjeç dhe Amarildo Grembin, 28 vjeç, të dy nga Vlora. Sipas hetuesve ata kanë ndihmuar autorët e krimit të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë arrestimit të Grembit dhe Ara-pit, policia sekuestroi edhe dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë. Konflikti mes të rinjve nis dy ditë për-

para ngjarjes, pasi biznesmeni Dervishaj mësohet se kishte ndërhyrë pas sherrit të një të afërmi të tij me autorët. Shtetasi me inicialet A. C., 28 vjeç, i ndaluar dje në Vlorë si një nga ekzekutorët e dyshuar mësohet të jetë i afërm i per-sonit tjetër të dyshuar si autor E. A., 31 vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë. Ndërkohë, ata kanë debatuar edhe në telefon pak orë për-para se të ndodhte krimi me viktimën, ndërsa nga burime të besueshme mësohet se biznesmeni kishte shkuar të sqarohej me autorët mbrëm-jen kur u vra. Edhe viktima ka qenë i armatosur, pasi kallashnikovi i gjetur disa metra larg vendit të ngjarjes rezulton se i përket viktimës.

Pas vrasjes së biznesmenit 29-vjeçar, autorët kanë ten-tuar të ikin jashtë Shqipërisë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar vetëm lëvizjet e au-tomjeteve, por jo momentin e krimit. Vasil Dervishaj u qëllua me dy plumba, një prej të cilëve në kokë i cili i ka marrë edhe jetën në vend.

NgjarjaVrasja e rëndë ndodhi

tek ish-kombinati i peshkut në lagjen “Pavarësia”, ku i riu Vasil Dervishaj u qëllua disa herë me armë nga dy persona në mjetin e tij tip ‘Ford’ me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte. Të rinjtë kishin pasur një zënkë mes tyre për motive të dobëta, dy ditë përpara se të ndodhte ngjarja. Por

konflikti i tyre i ndodhur në lokalin e viktimës nuk është lënë me kaq. Ata kanë vazh-duar debatet mes tyre dhe nëpërmjet telefonit. Mbrëm-jen e 4 qershorit ata kanë lënë takim për tu sqaruar. Sipas burimeve policore dy të rinjtë sapo kanë parë Vasi Dervishi që afrohej drejt tyre me automjetin e tij, ata janë afruar drejt tij pa i thënë asnjë fjalë dhe e kanë qëlluar dy herë. 29-vjeçari ka marrë një plumb në kokë, i cili i ka shkaktuar vdekjen e men-jëhershme. Vasil Dervishaj, baba i një fëmije, ishte pro-nar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje. Viktima rezultonte person me prece-dent penal, pasi ishte dënuar më herët për trafik droge.

Sulmohet me granatë banesa e ish deputetit dhe ish shefit të policisë së Shkodrës

Një shpërthim i një granate ka tronditur mëng-jesin e djeshëm qytetin e Shkodrës. Persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë hedhur granata dore në shtëpinë e ish shefit të komisariatit të Shkodrës Shyqyri Çela. Njëra prej granatave ka shpërthyer, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Banesa ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit dhe ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Shyqyri Çela, u sulmua me 2 granata në të gdhirë të së enjtes. Brenda oborrit të banesës së ish deputetit, në lagjen “Partizani” u hodhën dy granata dore, prodhim të para viteve 1990, njëra prej të cilave

shpërtheu. Ngjarja u regjistrua rreth orës 03.00 të mëngjesit ku fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale në dyer e dritare. Në momen-tin e shpërthimit në banese ndodhej vetëm 63 vjeçari Çela, i kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton me familjen vetëm një muaj më parë. Në vendngjarje policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe granatën e dytë që nuk kishte shpërthyer. Shyqyri Çela ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk ka asnjë pretendim apo dyshim se pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje. Ai

ka qenë shef komisariati policie në fillimet e viteve 90-të në Shkodër dhe Peshkopi, ndërsa në vitin 1996 ai është zgjedhur deputet i Partisë Aleanca Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Dyshimet e policisë për këtë ngjarje lidhen me një konflikt që i vëllai ka patur në qendër të Shkodrës në vitin 1997. Vëllai i tij ka patur një konflikt duke shkëmbyer të shtëna me armë zjarri, me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”. Pas kësaj ngjarje dy vite më vonë Shyqyri Çela iku nga Shqipëria dhe jeton në SHBA. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

I riu mësohet se i është drejtuar vetë policisë vetëm disa orë pasi grupi hetimor zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga dy nga bashkëpunëtorë. 28-vjeçari me inicialet A. C., u paraqit në polici për të dhënë ver-sionin e tij lidhur me krimin ndërsa nuk dihet nëse ka pranuar atë apo jo. Personi tjetër i shpallur në kërkim, 31-vjeçari me inicialet E. A. është ende në kërkim...

Page 15: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Hakmarrje pas 20 vitesh, arrestohet porositësi i dy atentateve në Kurbin Policia e Kurbinit ka zbardhur dy ngjarjet

që kanë ndodhur rreth një vit më parë, ku shteta-sit me inicialet N. K., i është bërë atentat duke e plagosur me armë zjarri, ndërsa makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive. Gjatë op-eracionit të koduar “Kurbini”, policia lokale ka identifikuar personin që vitin e kaluar porositi 2 atentate me armë zjarri dhe lëndë eksplozive. Në pranga ra 57-vjeçari Fran Gjoka, ndërsa u ndaluan edhe 2 vajza nga Vlora që kishin fal-sifikuar dokumentet. Në operacionin e koduar “Kurbini”, uniformat blu arrestuan një 57-vjeçar që kishte porositur 2 atentate brenda një muaji dhe sërish shënjestra kishte arritur të shpëtonte.

Herën e parë Fran Gjoka do të eliminonte shteta-sin me inicialet N. K., duke përgatitur një atentat me tritol në makinë, ngjarje kjo e ndodhur më 18 korrik të vitit të kaluar. Shënjestra e atentatit shpëtoi dhe një muaj më vonë atij iu bë një pritë me armë zjarri, ku mori vetëm disa plagë. Për rastin e tritolit, Gjykata e Kurbinit kishte ven-dosur para 2 ditësh të lëshonte masën e arrestit për 2 vajza nga Vlora, 20 dhe 23 vjeçe, të cilat u kishin dhënë kartat SIM atentatorëve dhe fal-sifikuan dokumente. Dy vajzat kanë falsifikuar dokumentet duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, Fran Gjokë dhe ekzekutorin. Ndërkohë, identiteti i

personave që vunë tritolin në makinë dhe kryen një plagosje, nuk është bërë i ditur nga policia. Fran Gjoka do të merrte hak ndaj shtetasit me inicialet N. K, pasi në vitin 1997 ai kishte pla-gosur Gjokën dhe vrau 2 të tjerë, krime për të cilat kishte vuajtur dënimin me burg. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip BMË X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Ndalohet automjeti me kanabis, arratiset drejtuesi

Skuadra e policisë Shqiponja ka finalizuar këtë të enjte një operacion anti-drogë në kryeqytet ku ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi. Patrulla e policisë ka ndaluar një automjet tip “BMV” X5 me dy persona brenda, në “Rrugën Bardhyl”. Teksa automjeti luksoz ka ndaluar dhe dy punonjës policie po ushtronin kontroll, njërit prej tyre i janë venë pranga ndërsa sipas dëshmitarëve okular nga vendi i ng-jarjes, drejtuesi i automjetit ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap në mes të lagjes. E ndërsa efektivët e skuadrës shqiponja janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit, nga krahu tjetër është larguar i riu që ishte në pranga. Por ky i fundit është arrestuar vetëm pak minuta më vonë. Ndërkohë që policia është vënë në ndjekej të drejtuesit të mjetit tip “BMV”. Policia nuk bën me dije identitetin e dy trafikantëve për arsye hetimore.

Dërgonin ilegalisht shqiptarë në Angli, kapen 14 persona

Policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë të trafikimit të shqiptarëve si dhe të lëndëve narkotike drejt Anglisë. Në pranga kanë rënë 14 persona, ndërsa kapoja i bandës ishte një shqiptar. Spanja përdorej si pikë nisje i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm që në të shumtën e rasteve ishin shqiptarë. Nisja bëhej nga portet e Santanderit dhe Santurces. Të arrestuarit akuzohen për krime kundër të drejtave të qytetarëve të huaj dhe trafikun e narkotikëve. Nuk dihet ende identiteti i shqipta-rit që ishte truri i grupit, por ai banonte në Cantabria, aty ku strehonte përkohësisht edhe bashkatdhetarë të tij që më pas niseshin për në Angli. Shqiptarët hipnin në tragetet që niseshin nga Santander e Santurce drejt Britanisë së Madhe, të fshehur në kamionë mallrash. Grupi bashkëpunonte me disa shoferë spanjollë që fshihnin shqiptarët në mjetet e tyre dhe i çonin në Francë, prej nga shkonin më pas në Angli me traget. Shqiptarët paguanin deri në 6000 euro për emigracionin klandestin, ku një pjesë paguhej në Spanjë dhe pjesa tjetër kur mbërrinin në Angli.

Plagosja në lloto, pranga personit që ndihmoi autorin

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas për plagosjen e dyfishtë të mbrëmjes së djeshme para një pike bastesh sportive. Në pranga ka rënë Paolo Xhaferi, 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. Ai akuzohet për përkrahjen e autorit të krimit. “Ky shtetas ka transportu-ar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, shtetasin me inicialet K. Ll., i cili u shpall në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri shtetasit me inicialet V. B., dhe Xh. G., 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër”, thotë policia. Ndërkohë dy personat e plagosur, Xhelo Gerveshi, 52 vjeç dhe Valentin Buci, 36 vjeç, ndodhen në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorit Kristaq Llukani, 40 vjeç dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Tronditet Peshkopia, 26-vjeçari me probleme mendore qëllon për vdekje nënën dhe babain

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraQemal Sela: Ata që kam vrarë, nuk janë prindërit e mi

Elvis MYRTA

Një krim i dyfishtë brenda familjes tronditi para-diten e djeshme

qytetin e Peshkopisë. Djali emigrant i sapokthyer nga Anglia, zbrazi karikatorin e kallashnikovit, duke lënë të vdekur në vend babain dhe nënën e tij. Autori i këtij krimi makabër është Qemal Sela, 26 vjeç, i cili me një armë kallashnikov vrau nënën Zeqimete Sela, 50 vjeçe dhe babain Flamur Sela, 55 vjeç. Policia e arrestoi autorin pak minuta pas krimit tronditës. Gjithçka ndodhi në hotelin që shërben për personat të cilët frekuen-tojnë llixhat e Peshkopisë. Viktimat ishin pronarët e hotelit dhe shfrytëzonin njërën nga dhomat e ob-jektit si banesë. Emigranti 26-vjeçar hapi zjarr mbi prindërit duke i lënë të vdekur në vend. Më pas ai doli me armë në dorë nga hoteli ku u vu re nga një patrullë e policisë që ndodhej në zonë, pasi kishte dëgjuar të shtënat. Përballë tij, policët nego-ciuan dhe detyruan atë të hidhte armën. Menjëherë atij iu vunë prangat dhe u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Dibrës. Dyshohet se ai ka debatuar me dy prindërit e tij për shtëpinë që e kishin kthyer në hotel, pranë llix-have. Fqinjët janë shpre-hur se debati mes tyre kishte filluar që dje në orët e vona dhe kishte rinisur sot, duke përfunduar në një tragjedi. Sipas dësh-mive të fqinjave, familja është dëgjuar teksa deba-tonte mbrëmjen e djeshme, debat që ka vijuar edhe mëngjesin e djeshëm, debat i cili përfundoi në mënyrën më tragjike të mundshme. I riu, të cilin në Dibër e njohin shumë pak për shkak se është larguar që në moshën 19 vjeçare në Angli, thonë

se akuzonte prindërit se i kishin fshehur të ardhurat që ai kishte dërguar ndër vite. Ai akuzonte prindërit se paratë e tij, që i kishte sjellë nga emigracioni, ja kishin dhënë vëllait dhe motrës së autorit. Familja Sela kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave, dhe menaxhohej nga prindërit dhe vëllai e motra i autorit. Këta të fundit nuk ishin të pranishëm kur ndodhi krimi makabër. Dëshmi-tarë nga vendngjarja kanë rrëfyer tmerrin që kanë parë, duke thënë se i riu ka qëlluar fillimisht të atin dhe te dera e hotelit i ka marrë jetën edhe të ëmës. Ata pohuan se kanë parë tmerr me sy, teksa kanë parë gjithë ngjarjen kriminale. Për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, policia është duke pyetur autor-

in e krimit dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Autori: Ata që kam vrarë, nuk janë prindërit e mi

26-vjeçari Qemal Sela, i cili ditën e djeshme tronditi qytetin e Pesh-kopisë dhe mbarë vendin, duke ekzekutuar nënën dhe babain, dyshohet se është me probleme men-dore. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai është shfaqur në kushte të rënda psikologjike duke mohuar krimin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 26-vjeçari ka qenë në kus-hte të rënduar psikolog-jike dhe fliste përçarët. Ai ka qenë i bindur se nuk kishte vrarë dy prindërit e tij. “Ata që kam vrarë nuk janë prindërit e mi, pasi

unë i njoh mirë”, mësohet të ketë thënë Qemal Sela gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor. Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni, ndërsa para se të deportohej nga Anglia kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor. Këtë e kanë pohuar dhe të afërmit e familjes Sela. Nisur nga këto të dhëna dhe nga fakti se 26-vjeçari ndodhet në kushte të rënda psikologjike, pritet që ai të transportohet për në spitalin psikiatrik në Shkodër. Familja Sela banonte në katin e parë të një godine 4-katëshe në lagjen “Llixha”, të qytet-it të Peshkopisë. Katet e sipërme përdoreshin si hotel për njerëzit që për-dornin llixhat në qytetin e Peshkopisë.

Emigranti 26-vjeçar hapi zjarr mbi prindërit duke i lënë të vdekur në vend. Më pas, ai doli me armë në dorë nga hoteli ku u vu re nga një patrullë e policisë që ndodhej në zonë, pasi kishte dëgjuar të shtënat. Për-ballë tij, policët negociuan dhe detyruan atë të hidhte armën. Menjëherë atij iu vunë prangat dhe u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Dibrës...

Page 16: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

16 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Partitë në Shqipëri, si hareme të kryetarëve!

Opozita, strategji të re me protesta shëtitëse

Nga Riza HOXHA

Ne zgjedhësit, prej më shumë se një muaji nuk kemi dëgjuar një debat për të qenë nga

deputetët tanë. Jo për të na ndi-hmuar, (se për këtë atyre as u ka shkuar ndonjëherë ndërmend) po thjesht për të na treguar se ende rrojnë. Prej një muaji as zërin nuk ua kemi dëgjuar. Sepse e kanë kthyer edhe parlamentin në një bilardo, ku ne shqiptarët e shkretë e të stërvarfëruar kemi mbetur jashtë çdo vëmendjeje. Sa sot themi zëplotë: “Demokraci të kam dhjerë, s’të mora vesh njëherë”. Sepse me parti – hareme të kryetarëve, siç janë sot partitë politike në Shqipëri, asgjë e mirë nuk mund të vijë në këtë vend, të mbytur nga varfëria, krimi dhe korrupsioni.

E vërteta është se hymë në demokraci me shumë shpresa për një jetë më të mirë. Për veten dhe brezat e ardhshëm. Ëndërruam se vendi ynë do t’u ngjante vendeve të Evropës. Ëndërruam shumë, por … Ëndrrat tona mbetën “ëndrra në sirtar”. Sa sot, shqiptarët nuk u besojnë më. Ose u besojnë, sa u besohet ëndrrave. Kjo i ka bërë që t’ia mbathin ku të mundin. Me të vetmen dëshirë: Vetëm të largohen prej Shqipërie. Ndoshta edhe pse vetë ne shqiptarët jemi popull i çuditshëm. Ja, në zgjedhjet e vitit të kaluar ia dhamë votën masivisht PS-së. Edhe pse ajo është aktorja që po na humb krejtësisht shpresën për një jetë njeriu në vendin tonë. 4 vjet më parë i besuam se do të na ringjallte shpresën. Po më shumë na e hoqi edhe atë pak shpresë që na kishte mbetur. A nuk është kështu? Tashmë e dimë ne, e dinë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë se, ne shqiptarët të gjithë duam të ikim. Kudo, vetëm të ikim nga vendi ynë.

Shumica e shqiptarëve sot është e traumatizuar

nga çfarë po na bëjnë një grup i vogël oligarkësh, çfarë po na bën familja e pashpirt që qëndron pa luajtur vendit në pushtet prej afro 30 vitesh. Një oligarki e pashpirt që ka ngritur një gjysmë shtet, krejtësisht nepotiko –familjar. Dhe me një gjysmë shtet të tillë nuk mund të shkojmë askund, bile as në...

Të gjithë shqiptarët sot kanë një mendim solid për të ikur. Përmes llotarisë amerikane, kanadeze, apo ndonjë edhe duke marrë shtetësinë bullgare, që i mundëson hyrjen në çdo vend të BE-së. E kemi këtë dhuratë nga lukunia e 129 partive politike që prej afro 30 viteve na kanë mbirë në bahçen tonë, thjesht duke na varfëruar nga dita në ditë. Aq sa sot te ne është mbizotërues një lloj talebanizmi politik, që na kënaq ne të varfërve, një herë në 8 vjet, kur ndërrojnë karrigen kryetarët e partive. Sepse edhe partitë janë kthyer në lolo të kryetarëve.

Talebanizmi politik na ka mbërthyer aq sa ndjehemi të kënaqur dhe të zgjuar sa herë ndrys-hojmë partinë për një karrige. Sepse të gjithëve na është mbushur mendja se, partitë janë jo organizata politike, po hareme të kryetarëve. Ndërsa ne të tjerët u shërbejmë atyre duke u shtirë si skllevër, që luajmë rolin e caktuar nga kryepasaniku i partisë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Ndërsa kr-yepasaniku i partisë tashmë ka mbetur duke lëshuar tesera partie lloj-lloj eunukëve që po t’u kontrollosh xhepat, do të kuptosh se kanë teserat e 4 – 5 a më shumë partive.

Ekzistenca e anëtarësisë në 2, 3 a më shumë parti të një personi në këtë Shqipëri është një detaj

açik i vërtetë dhe jo i stisur. Në këtë derexhe e kanë sjellë politikën albaneze këta pasanikë të politikës albaneze që e kanë zhytur Shqipërinë në një ferr nga i cili të gjithë po përpiqen të largohen. Aq sa edhe vetë OKB na ka paralajmëruar me shqetësim se, brenda vitit 2100 Shqipëria do të mbetet me vetëm 860 mijë banorë. Një paralajmërim i dhimbshëm, për të cilin malukatët tanë të politikës vetëm heshtin. Sepse nuk u shkon mendja ta braktisin haremin politik që u vjen nga pas nga e hedhin hapin. Ky harem i politikës në një masë të madhe është aq i ndotur sa të gjithë besojmë se është e vështirë se mund të pastrohet një ditë. Një harem që është ushqyer vetëm me ligësi. Është kjo arsyeja që sot kërkohet së pari, pastrimi i politikës nga llumi i stërmadh që ia ka zënë frymën, pastrimi i politikës nga llumi i madh i maskarenjve që duam apo nuk duam, po na zë fry-mën e po na mbyt dalëngadalë. Për të shpëtuar veten dhe të ardhmen e brezave është e domosdoshme ushtrimin e një Vettingu mbi gjithë klasën politike, që sot për shumicën e shqiptarëve është zënë nga një lukuni maskarenjsh, prej së cilës ne nuk mund të kemi qoftë një ditë të bardhë.

Bota na qesh e na qan, sa herë na dëgjon duke u ankuar se kemi parlamentin më të dobët e më grotesk. Si nuk arritëm ta pastronim një herë këtë farë parlamenti ne shqiptarët? Jemi të bindur se një Vetting do të mundet, që me një fshesë të parë të pastronte më shumë se gjysmën e këtij parlamenti grotesk që kemi sot. Gjysmën? Ndoshta rreth 90 për qind të tij. Siç po na duket para syve gjatë këtij

Nga Bardhyl BEJKO

Protestuesit opozitarë kanë gjetur një formë të re të kundërshtimit të qeverisë. Krahas

luftës frontale në të gjitha dre-jtimet, me deklarata, opinione, postime, e-maile, kontakte ndërkombëtare, pezullimin e punimeve në kuvend, rrëmujës në komisione, përpjekjeve për t i mposhtur kundërshtarët politikë, çdo ditë zgje-dhin një formë të re. Atë të luftës politike të kom-binuar, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë. Të dhënë pas dukjes dhe jo përmbajtjes, opozitarët tanë i kushtojnë rëndësi stilit, sharmit, paraqitjes, formave të lëvizjes, simbolikave dhe jo brendisë. Si deri tani, opozita jonë është më shumë stilistike dhe patetike se serioze e me ambicje të thella për të fituar simpatinë e votuesve të Shqipërisë, të cilët janë ata që vendosin se kush do t`i drejtojë dhe do nënshkruajnë kontratën katër vjeçare për të udhëhequr vendin. Të nisur nga mendësia se pushtetin e vendos forca, protesta e revolta, përmes rrugës revolucionare për ta nuk ka më rëndësi nëse i votojnë apo i kundërshtojnë votuesit.

Opozita jonë rreket të na mbushë mendjen se beteja e vërtetë nuk është vota dhe kutia e votimit. As takimet me qytetarët. Nuk janë zgjidhjet. As bindja e shqiptarëve në platformat politike. Në rend të parë për ta, fatkeqësisht llogariten revoltat e kundërshtimi i gjithçkaje që iu dalin përpara. Se nuk ka nevojë të fitohet besimi i shtresave të gjera popullore dhe mbështetja e tyre, po përpjekjet për t`i shndërruar në kauzë edhe pretekste nga më banalet, si ato me “Babalet” e Baftjarët, përgjimet e filmimet, të cilat realisht e bëjnë veprimtarinë e opozitës, jo vetëm anemike po edhe shumë problematike. Për të krijuar idenë më shumë në kancelaritë europiane se këtu tek ne, konfliktet janë të ndezura dhe shpërthimet opozitare janë të përditshme. Nuk i ndal askush opozitarët të protestojnë. Po perceptimi që duan të reklam-ojnë se këtu vetëm mund të protestohet e as të jetohet e punohet është i gabuar. Edhe pse për të krijuar këtë iluzion, opozita është përfshirë në aksionin e saj të përditshëm, përsëri në gjykimin e shqiptarëve nuk është se ka marrë vlerësime pozitive. Ndryshe nga çdo opozitë në botë, këta tanët synojnë përmes shpikjeve origjinale e strategjisë më të re, përpiqen të zëvendësojnë protestat masive të cilat i kanë zhvilluar ndër vite,

muaji, çdo të enjte. Ku kemi parë se ne taksapaguesit shqiptarë po i paguajmë ato 140 myteberët e llumit vetëm për të na bërë pakëz estradë. Por pa na zgjid-hur ndonjë punë. Po janë thjesht për t’u pasuruar vetë. Askush prej shqiptarëve nuk ua di se ç’pasuri kanë. Aq sa edhe kur janë pyetur gjatë fushatave elektorale, i janë shmangur përgjigjes. Nuk u janë përgjigjur, pasi ata as turp nuk kanë. Sepse edhe gjatë fushatës dinë të thonë vetëm gënjeshtra.

Që Shqipëria të mund të shpëtojë nga llumi i politikës që po ia zë frymën, është e domosdoshme largimi i këtij llumi nga çdo qoshe Shqipërie. Bile duke nisur nga zgjedhjet më të afërta që po rrezi-kohen të nisin me të njëjtin kod zgjedhor që këta myteberë janë mësuar t’ia japin votën njëri tjetrit. Vetëm neve të mos na i lënë votat në dorë. Sepse e dinë mirë: vota në dorën e popullit vetëm në torbën e tyre nuk shkon.

Pas afro 30 viteve të mbytur në llumin e madh të kësaj hale klase politike, ka ardhur koha, që vetë ne shqiptarët të mund të nxjerrim në dritë disa të vërteta që përmes tyre do të mund të ndërtojmë së fundmi një shtet tamam dhe jo “një gjysmë shtet” siç ia kemi parë hajrin gjatë këtyre 30 viteve të kësaj pseudodemokracie që askund tjetër, veç kësaj Shqipërie, nuk është parë. Për të parë pakëz dritë nga e nesërmja, duhet të kryejmë përmes votës, pastrimin gjeneral të kësaj klase politike, gjë që nënkupton largimin thuajse të gjithë kësaj klasë që na e ka neveritur edhe jetën me drejtimin idiotesk të saj, të punëve nga më e thjeshta.

po tani mungojnë me miniprotestat me skuadra protestuesish, të cilët ndryshe nga lëvizjet me peshë e squllin dhe e vdesin vetë opozitën. Pro-testuesit, bij e bija të qytetit, që janë edhe lëvizje të natyrshme, janë zëvendësuar me protestues shëtitës. Delegatët protestues bredhin nëpër Shqipëri si pelegrinë. Ata i japin tonin, jo vetëm me pjesëmarrjen fizike, po edhe për gjetjet dhe simbolikat që përdorin. Protestues të migruar nga kryeqyteti. Një zbatim të kësaj strategjie, të rinjtë e FRPD-së e LSI-së të sinkronizuara nga selitë e partive në Tiranë ndjekin itinerarin e lëvizjes së kryeministrit Rama. Shkon Rama në Babrru. Të rinjtë e PD dhe LSI vijnë këtu. Ikën në Belsh. I gjen atje. Takohet me popullin në Elbasan. Për-ballë ka të rinjtë nga Tirana. Udhëton në Tepelenë, protestuesit shëtitës atje i gjen. Merr rrugën për në Vlorë. E ndjekin në sinkron. Bile edhe me dron. Takohet me popullin në Orikum, protestuesit i dalin përpara. Me pankarta. Me valixhe në duar. Me bluza me citime kundër qeverisë dhe kërkesës së përhershme, të ikë qeveria, të japë dorëheqjen Xhafa. Të largohet menjëherë Rama! Protestat i ngjajnë më shumë një pelegrinazhi dhe vetë protestuesit janë shndërruar në pe-legrinë shëtitës. Udhëtojnë kilometra të tëra për të qenë në krah të kryeministrit për t`i thënë: - Ja ku jemi! Këtu na keni! Këtu na gjeni! Sot. Nesër. Pasnesër. Çdo ditë. Çdo muaj, çdo vit. Nuk kemi frikë. Dhe kudo do t`u ndjekim dhe thirrja jonë do jehojë: Rama ik! Miniprotestat e opozitës po bëhen bajate. Ashtu sikundër edhe kauzat nga të cilat udhëhiqen. Problematikat në vendin tonë janë me shumicë. Këtu në Shqipëri ka aq shumë arsye për t`u revoltuar e protestuar. Po çuditërisht asgjë serioze nuk bën të vetën opozita jonë. Motiv të luftës së saj politike janë minore. Rëndësi i kus-htohet sensacioneve të mëdha. Bëhet zhurmë për të zgjuar mendjet e fjetura. Kauza që nuk thonë asgjë në brendi po vetëm kërcasin si misri mbi prush. Me këto praktika zor se ngre aksionet e saj opozita edhe kur në plan të parë nxjerr rininë dhe bën sikur këtu po ndodh çudia.

Shqiptarët prej vitesh përjetojnë panairin e kotësive opozitare. Dëgjojnë pa pushim thir-

rjet patetike. Përpjekjet për mobilizim tërësor popullor. Flitet sikur këtu nesër do ikin këta të qeverisë dhe do të vijnë ata të mirët, të drejtët, engjëllorët e opozitës. E për këtë thuren përralla të shumta. Tregohen histori me heronj të rremë. Heronj që ngjajnë me dordolecët e plakave në kopshte për të trembur zogjtë. Për këtë arsye gjatë tërë këtyre ditëve pas dështimit të protestës në 26 maj, e cila u prezantua si fundi i regjimit të krimit, si dita e madhe e përmbysjes dhe që përfundoi në një butafori boshe pa sens, nga e cila vetëm se u shkulën ca hekura dhe u lyen ca metër katror të ndërtesave qeveritare me vezë. Asgjë nga deklaratat e opozitës së ngrehosur nuk ndo-dhi dhe nuk mund të ndodhë as sot as mot derisa opozita ta thërrasi popullin fare kot. Më shumë përmes protestave shëtitëse duket sikur do të bëj ritin e ditës dhe t`u thotë militantëve”-Ja si ua bë-jmë pushtetarëve. Për të vijuar komedinë bashkë me tragjedinë është vënë në veprim protestuesi shëtitës. Ngado protestuesi jabanxhi. Protestues tipi i ri. I “deleguar” me mision të posaçëm, i cili më shumë se praninë fizike në tubime, atje ku shkel këmba e kryeministrit, kërkon të krijojë idenë se lufta kundër kësaj mazhorance nuk është në Tiranës, atje ku gatuhet strategjia dhe tërë takti-kat opozitare në furrat e selive partiake. Ajo është kudo. Pra pakënaqësia dhe kundërshtimi është flagrant mes shqiptarëve të cilët sipas opozitës mezi presin fërshëllimën e bilbilave të partive që e mbajnë veten për shpëtimtar për të shpëtuar nga mazhoranca e sotme, e cila vetëm i varfëron dhe i skllavëron. Është kjo arsyeja, që tërë këto ditë si Marathonomak të kohëve moderne, me pishtarin e urën e zjarrit në dorë, kërkojnë të ndezin kudo flakët e urrejtjes dhe anatemimit për të denigruar qeverisjen. Është për këtë arsye, që i shikon në marshime të pandalshme. Në vrapime. Në gara e sprinte për të qenë në finish, atje ku ndalet eskorta qeveritare. Për këtë, vrapon i riu i PD-së. Marshon i LRI-së. Vijnë pas ata të Agrares, ecin përpara të PBDNJ-së, marshojnë të demokris-tianes. Zbarkojnë protestuesit nga qyteti në qytet si vullnetarët e dikurshëm revolucionarët e viteve pesëdhjetë. Me të vetmin motivacion. Si

të godasin politikat e ditës. Të denigrojnë ata që i pengojnë sot në rrugën për pushtetin qendror dhe nesër në zgjedhjet lokale. Sa ngjiten në ma-let e Gramshit, zbresin rrufeshëm në Bregdet. Takon të njejtat fytyra. Parakalojnë të njëjtët të rinj, tipa të cilët kanë vetëm një detyrë. T`i dalin përballë kryeministrit, ta pengojnë, t`i kujtojnë se ata janë atje për atë, për t`i kërkuar me çdo çmim të heqi ministrin Xhafaj pastaj, gjithë të tjerët. Dhe oreksi vjen duke ngrënë. Pas Xhafajt dhe Xhafajt në seri. Të largohet jo vetëm ministri. Po së pari kryeministri. Tërë qeveria. Kjo është strategjia. Strategjia e protestave të zhvendosura nga një qytet në tjetrin nga një rrugë në rrugën karshi, lagje më lagje e fshat më fshat i ka bërë të mërzitshëm, jo vetëm ata që protestojnë, po më së shumti ata që i delegojnë. Gati po humbet prestigj edhe vet protesta. Është këmbëngulja e opozitës që kërkon të imponohet shumicës për të zbatuar në kohë rekord ultimatumet e saj. Po ajo që mbetet në mendjen e popullit, mungesa e seriozitetit të opozitës tonë. Në këtë aksion me protestues shëtitëse, bilanci opozitar, po e pëson si euro gjatë këtyre muajve të fundit me rënie në pikiatë. Ashtu si në bulevardin e Tiranës para Ministrisë së Brendshme, ku protestat janë të përditshme, ajo që bie në sy, është rrallimi i të rinjve dhe firasja përditë e militantëve. I gjithë ak-sioni opozitar është kufizuar në fjalime standarte nga kreu i FRPD dhe LRI-së. Vjersha të mësuara përmendësh nga tërë shqiptarët. Dhe në vend të tronditin qeverinë me veprime të tilla është shtuar pabesueshmëria tek aksioni opozitar. Protestat shëtitëse si dikur me agjitropin e famshëm të për-ballimit të mungesës së drithit të vizatuar në film-in “Përballimi” kërkojnë të na mbushin mendjen se protestuesit shëtitës dhe lëvizjet nga qyteti në qytet janë masivitet. Në realitet është vetëm miz-eribalitet. Mpakje e luftës kundër mazhorancës. Edhe pse përpjekjet e opozitës kohët e fundit për të shkundur nga supet përgjegjësinë e pengesave të ecjes së Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, pro-testat lëvizëse e protestuesit shëtitës, aksionet e përditshme më shumë se dëmin kundër qeverisë ia bëjnë të keqen Shqipërisë!

Page 17: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Universitetet si "makineri moderne" që gjenerojnë dituri dhe qytetari

Nga Jorgo MANDILI

Arsimi i lartë është trajtuar si një e mirë publike, që i ofrohet gjithë pub-

likut, por mund të përftohet vetëm nga ata që e Meritojnë dhe përmbushin Kriteret dhe, kurrsesi nga ata që nuk i për-ballojnë dot studimet univer-sitare, që nuk kanë as interes-in dhe as motivin për të kërkuar e hulumtuar. Këtu qëndron merita e klasës politike estoneze, e veçanërisht e menaxhimit të kësaj sfide prej Ministres së Arsim - Kërkimit, Raps Mailis, (me profilin virtuoz menaxherial të së cilës do njihemi më poshtë) e cila, me implementimin e ligjit të arsimit të lartë (i ngjashëm si i yni), ka krijuar një Model Universitar Modern me shkolla mendimi, institute kërkimi e qendra shkencore. Një model i suksesshëm, jo vetëm në Estoni, por në gjithë rajonin e Balltikut e më tej. Me vizione kurajoze, strategji të qartë, me konceptime të reja reformuese, me plan-vep-rim konkret e të detajuar dhe masa organiza-tive të mirëpërcaktuara, bazuar në përvojën euroatlantike, por të mbështetur edhe në traditën dhe kushtet specifike të vendit të vet, i transformoi universitetet në hapsira ku rafin-erohet liria e mendimit, liria e shprehjes, liria e të mësuarit. Nëpërmjet zbatimit të metod-ologjisë "mësim - kërkim - hulumtim dhe akomod-imit të tyre në mjediset e një kampusi universitar, i ktheu universitetet në hap-sira ku edukohet jo vetëm specialisti i aftë, por edhe qytetari i lirë me idealet e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Ky mision i edukimit universitar, i kon-ceptuar në të dy aspektet e tij: profesional dhe moral shtroi domosdoshmërinë e ndryshimit të logjikës dhe filozofisë së menaxhimit të universiteteve, të cilat nga ana e vet çuan në ristruk-turimin organizativ dhe përmbajtësor të tyre duke u dhënë një dimension të ri euroatlantik : krijimin e botës akademike si dije nga njëra anë dhe, si shkencë nga ana tjetër, që i trans-formuan ato në qendra kërkimi dhe ekspertize për produkte shkencore e shërbime të kuali-fikuara, të "marketuara" për secilin universitet, që i dallon ata njëri nga tjetri, duke mbuluar pothuajse të gjitha nevojat e tregut dhe sho-qërisë me këto produkte dhe shërbime. Në antitezë me universitetet tona, që nuk janë gjë tjetër, veçse institucione të "klonuara" që i vetmi "produkt" që prodhon është mediokriteti dhe i vetmi "shërbim" për brezin e ri është papunësia. - Edhe një veçori tjetër, që tregon racionalitetin dhe përgjegjshmërinë e klasës politike estoneze dhe e Ministrisë së Arsimit dhe Kërkimit, është pragmatizmi që kanë treguar me liberalizimin e arsimit të lartë, pavarësisht përfshirjes në procesin e Bolon-jës. Në disa specialitete si mjekësi, veterinari, farmaci, stomatologji, inxhinieri dhe sidomos në Mësuesi, kanë programe të integruara. Dhe jo si tek ne që liberalizimi i arsimit u bë me papërgjegjshmëri, me servilizëm politik dhe me miopi intelektuale, duke e zbatuar atë qorrazi "an block", pa i plotësuar kushtet e domosdoshme për zbatimin e parimeve të saj. Dhe tashmë ne "korrim atë që kemi mbjellë": shkolla dhe universitete private si "kërpudhat pas shiut", që sëbashku me indiferentizmin

i Biologjisë molekulare dhe qelizore, Instituti i Kërkimeve dhe Arteve Kulturore, Instituti i Psikologjisë, Instituti i Stomatologjisë, Instituti i Teknologjisë, Kolegji i Gjuhëve dhe Kulturave të Huaja, Instituti i Shkencave Sportive dhe Fizioterapia, Qendra e Ekologjisë dhe Shken-cave të Tokës, Akademia e Kulturës etj.

- centralizimit të godinave, dhe ato, të cilat nuk i shërbenin misionit universitar i shiti (ua lejon ligji i arsimit të lartë). Në të njëjtën kohë, shumë ndërtesa u rinovuan, u ristrukturuan dhe me përfshirjen brenda tyre edhe të kon-vikteve studentore, krijuan kampuset univer-sitarë, si domosdoshmëri për akomodimin dhe edukimin e studentëve si qytetarë.

Të njëjtën strukturë kanë pak a shumë edhe universitetet e tjera me njësi të mëdha mësimore - shkencore ku përfshihen kolegje, shkolla mendimi, institute kërkimi, qendra shkencore e hulumtimi, por më poshtë do të evidentojmë veçoritë e çdo universiteti si rrjedhojë e ristrukturimit që ende vazhdon, gjithmonë në funksion të përsosjes së perfor-mancës së tyre.

- Universiteti i Talinës (UT) në formën e tanishme u krijua më 18 mars 2005. Si rezultat i bashkimit të disa universiteteve dhe institucion-eve shkencore, iu nënshtrua një reforme struk-turore, ku 20 njësitë strukturore (trashëgimia e bashkimeve të shumta që çuan në themelimin e saj) u riorganizuan në gjashtë shkolla. Si rr-jedhojë i këtij riorganizimi, edukimi dhe hulum-timet në (UT) u përqendru-an në pesë fusha kryesore ndërdisiplinore: inovacionin arsimor, kulturën digjitale dhe mediatike, kompetencat kulturore, stilin e jetesës së shëndetshme, shoqërinë dhe qeverisjen e hapur. Secila prej fushave përfaqësohet nga një shkollë e Universi-tetit: Shkolla e Shkencave të Arsimit, Filmi Baltik, Me-diat, Artet dhe Komunikimi; Shkolla e Shkencave Hu-mane, Shkolla e Shkencave të Natyrës dhe Shëndetit, dhe Shkolla e Qeverisjes, Ligjit dhe Shoqërisë. Shkolla e Teknologjive Dixhitale është shkolla e gjashtë, duke kon-tribuar në të gjitha fushat.

Universiteti Teknologjik i Talinës (UTT) është një universitet modern dhe ndërkombëtar që jep njo-huritë dhe shkathtësitë më të reja të nevojshme për tregun e sotëm ndërkombëtar dhe konkurrues. Me theks të veçantë në ndërkombëtarizimin, ky universi-tet ka një trup të fortë multikulturor studentor (ka 1,400 studentë ndërkombëtarë nga mbi 90 vende), shumë profesorë ndërkombëtarë (11% anëtarë të stafit të huaj), bashkëpunim të madh me universitetet më të mira në botë. Programe PhD janë në dispozicion në gjuhën angleze.

- Universiteti Ndërkombëtar i Concordia Estonia (CIUE) është një universitet privat në Talin, i themeluar në vitin 1993. Në vitin 2003 Universiteti Concordia u bashkua me Audentët e Universitetit Ndërkombëtar, i cili ofron pro-grame të ngjashme akademike në gjuhët eston-eze dhe ruse. Edhe universiteti privat përfshin në strukturën e vet institute e qendra shkencore e hulumtuese të tilla si Instituti i Arkitekturës, Instituti i Ekonomisë dhe Teknologjisë Instituti i veshjeve dhe tekstilit, Instituti i Ndërtimit, Instituti i Logjistikës, Instituti i Teknologjisë, Qendra për Shkenca, Qendra për Shkencat Humane dhe Ekonomike.

Rezultat i riorganizimit të universiteteve kanë qenë përqendrimi jo vetëm i edukimit, por dhe i kërkimit në ato fusha që përfaqëso-heshin nga shkollat përkatëse të universitetit.

Si rrjedhojë edhe efiçenca e produktit shkencor për secilin universitet është mbresëlënëse. Pa u futur në hollësira po përmendim disa aktivitete të tilla. Psh, në Universitetin Tartu, aktualisht prodhohen më shumë se 3.300 botime shken-core çdo vit. Rreth gjysma e të gjitha botimeve nga shkencëtarët estonezë në revista (ato të mbuluara nga indekse citimi si "SCI Expand-ed", "SSCI" ose "A & HCI") janë shkruar nga autorët Tartu. Sipas administratës universitare, arritjet më të shquara të hulumtimit kanë qenë në fushën e biologjisë molekulare dhe qelizore, mjekësisë lazer, shkencës së materialeve, spek-troskopisë lazer, biokimisë dhe psikologjisë. Universiteti bashkëpunon me ndërmarrjet pri-vate dhe vepron si një bërthamë për zhvillimin e firmave spin-off (shembuj nga e kaluara e afërt përfshijnë Asper Biotech dhe të tjerë). TTÜ kryen kërkime bazë dhe të aplikuara të klasit botëror dhe zhvillon aplikacione të teknologjisë së lartë në shumë fusha: Kimi organike dhe analitike (Kimi), Bioteknologjia ushqimore dhe Neurobiologjia (Bioteknologji), Shkenca e Tokës (Gjeoiogjia), Hulumtimi i konvertimit të energjisë (Poëer Electronics), Materialet e qelizave diellore dhe tribomaterials (Material Sciences), Hulumtimi i sistemit kompjuterik dhe informacionit (TIK), Studimi i energjisë afër-zero (Inxhinieria Civile), Administrata publike (Shkencat shoqërore).

Po të këtij niveli janë edhe kërkimet e universitetit të Talinës dhe atij privat. Kanë një

reputacion ndërkombëtar si rrjedhojë e ofrimit të kur-rikulave në gjuhën angleze Universiteti Tartu ofron nga 75 kurrikula të ndryshme në nivelin bachelor, tre pro-grame studimi në gjuhën angleze: (Administrimi i Biz-nesit,, Mjekësia Shkencë dhe teknologji), nga 90 programe studimi në nivelin master, 20 programe ofrohen në gjuhën angleze. Më shumë se 100 gradë doktorature mbro-hen çdo vit, që përbën më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm në Estoni. Gjuha për shumicën e pro-grameve të doktoratës është gjuha angleze. Po kështu universiteti i Talinës, me pro-gramet e tij akademike dhe me një numër programesh dhe kursesh më të shkurtra të ofruara në gjuhën angleze, është duke u bërë universiteti më ndërkombëtar në rajonin

Baltik.Partneriteti ndërkombëtar me univer-

sitetet dhe rankimi i tyre është shprehja e qartë e reputacionit ndërkombëtar të tyre. Bashkëpunimi, sidomos me universitetet evropiane, është më i fokusuar në projekte të përbashkëta kërkimore, në zhvillimin e kurri-kulave dhe në rrjetëzimin. Në Estoni mobiliteti i studentëve dhe i stafit kryesisht është i organ-izuar sipas programit Erasmus. Universiteti Tallinn aktualisht mban mbi 50 marrëveshje ndëruniversitare me universitetet në Evropë, SHBA, Japoni, Kinë, Rusi dhe disa vende të tjera, si dhe mbi 600 marrëveshje shkëmbimi Erasmus me universitetet nga e gjithë Bash-kimi Evropian. Universiteti gjithashtu organ-izon Shkollat Verore dhe Dimërore, të cilat mbajnë rreth 300 pjesëmarrës nga 50 vende çdo vit. Universiteti i Teknologjisë së Talinës është universiteti i tretë në shtetet baltike. Në renditjen universitare të QS për Evropën Lin-dore dhe Azinë Qendrore 2016, UTT renditet i 30, duke e vendosur atë në mesin e dhjetë universiteteve teknike në rajon. UT renditet i 87 në renditjen universitare të QS EECA (Europa Lindore dhe Azia Qendrore).

në arsimin publik kanë çuar në degradimin e edukimit të brezit të ri dhe të gjeneratës së re. E vetmja "reformë" e saktë ka qenë dhe mbetet ajo e"altertekstit", që lidhet me fi(time)nancime marramendëse.

Po kështu, dizajnimi i kurrikulave në funk-sion të këtyre synimeve, (të përshtatura për çdo nivel arsimor me pritshmëri të mirëpërcaktuara të kompetencave, nëpërmjet kurseve, lëndëve dhe detyrimeve për diplomimin e tyre), e orien-toi të menduarin drejt inteligjencës interaktive të Piazhesë, duke realizuar zhvendosjen e madhe të edukimit nga inteligjenca platoniane ku fuqia e mendimit për arsyetim abstrakt është forma më e lartë e inteligjencës tek inteligjenca, e cila kultivohet nëpërmjet një procesi bashkëveprues të ndërlikuar, e cila nuk fillon as nga njohuritë që kam unë, as nga gjërat sikundër ato janë, por nga ndërveprimi mes tyre dhe vetëm duke organizuar ndërveprimin mes këtyre dy poleve që përfshijnë botën, argumentohet vetë intelig-jenca. Një zhvendosje e tillë i vuri “kufirin” një kurikule tradicionale 2500 vjeçare të Platonit dhe i hapi rrugën një kurikule të re, moderne, të shekullit të 21-të gurthemeli i së cilës nuk janë tashmë dijet akademike, por kompetencat (akademike dhe metodologjike) të kuptuara si kapacitete intelektuale për të bërë gjëra, për të nxjerrë një produkt të vetin.

Si rrjedhojë e vizioneve të tilla Estonia arriti të realizojë një ristrukturim radikal të universiteteve duke arritur të ketë një numër

të moderuar të universi-teteve publike dhe private. Gjithsej katër universitete: tre universitete të mëdhenj publikë dhe një universitet të madh privat. Universite-tet publike në Estoni janë Universiteti më i vjetër dhe më i madh Tartu, Universi-teti i Teknologjik i Talinës (UTT), Universiteti i Talinës (UT) dhe Universiteti privat Concordia (Ndërkombëtar i Audentëve) Me numër mesatar të studentëve për çdo universitet, nga 10000-15000 (bachelor) nga 3000-5000 (master), 800 – 1300 (doktoraturë), studentë të huaj me kurrikul në gju-hën angleze (1200-1500), staf akademiko-shkencor (1500-1700), staf adminis-trativ (1200-1500). I gjithë ky transformim radikal u arrit nëpërmjet:

- shkrirjes dhe bash-kimit të fakulteteve, shkollave të ndryshme, kolegjeve, instituteve kërkimorë e hulumtues, qendrave shkencore e kërkimore, bibliotekave, godinave, sallave e gjithçka që ishte në funk-sion të mësim - kërkim - hulumtimit dhe ako-modimit qytetar të studentëve.

- krijimit të njësive të mëdha kërkimore e didaktike, të quajtura divizione. Psh, universi-teti Tartu si rrjedhojë e një riorganizimi të tillë krijoi katër divizione të mëdha (Humanistika, Shkencat Sociale, Shkencat Natyrore dhe Mjekësi), duke shkurtuar të gjithë dekanët dhe administratorët e financiarët. Brenda kë-tyre divizioneve u përfshinë kolegje, shkolla mendimi, institute kërkimi, e qendra shken-core. Pa i përmendur të gjitha (rreth 30 të tilla), veçojmë disa për të krijuar një ide mbi shumëllojshmërinë e aktiviteteve mësimorë e kërkimorë brenda një universiteti. Përmendim disa, si Shkolla e Drejtësisë, Instituti i Mjekë-sisë Biomedicine dhe Instituti Detar i Estonisë, Instituti i Historisë dhe Arkeologjisë, Shkolla e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit, Insti-tuti i Mjekësisë Familjare dhe Shëndetit Publik, Instituti i Filozofisë dhe Semiotikës, Instituti i Edukimit, Instituti i Mjekësisë Klinike, Instituti

Po kështu, dizajnimi i kurrikulave në funk-sion të këtyre syni-

meve, (të përshtatura për çdo nivel arsi-mor me pritshmëri të mirëpërcaktuara të kompetencave, nëpërmjet kurseve, lëndëve dhe detyri-

meve për diplomimin e tyre), e orientoi të menduarin drejt in-teligjencës interak-tive të Piazhesë...

Në disa special-itete si mjekësi,

veterinari, farmaci, stomatologji, inxhin-ieri dhe sidomos në Mësuesi, kanë pro-

grame të integruara. Dhe jo si tek ne që liberalizimi i arsimit u bë me papërgjeg-jshmëri, me servi-

lizëm politik dhe me miopi intelektuale, duke e zbatuar atë qorrazi "an block"...

Page 18: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

18 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

“At Antonio Bellusci, historian, folklorist dhe etnograf shumë i

rëndësishëm i traditës arbëreshe dhe arvanite mbajti në Muzeun His-torik Kombëtar një leksion me temë “Skënderbeu ndër Arbëreshët” dhe bëri promovimin e tre librave me titull “Ricerche e studi tra gli Arberori dell’Ellade”; “Gli Arberori-Arvaniti un popolo invisibile” dhe libri “Antologji Arbëreshe- prozë dhe poezi gojore”. Përshëndetën aktivitetin At Antonio Bellusci, drejtori i Muzeut Historik Kom-bëtar, dr. Dorian Koçi, si edhe znj. Brizida Gjikondi dhe dr. Erion Kristo. I pranishëm në promovimin e librave dhe në leksionin me temë kushtuar Skënderbeut, At Antonio Bellusci tha mes të tjerave se Arbëreshët janë si një muzeum, ku lëviz shpirti i Skënderbeut. “Identiteti i arbëreshëve është një fenomen, fenomen i cili është një realitet. Arbëreshët e Italisë kanë ruajtur identitetin e Arbërisë. Komunitetet kanë ruajtur kujtimin historik të origjinës së vendit nënë. Jam shumë krenar që kam nënshtetësinë shqiptare dhe jam qytetar i vendit nënë të arbëreshëve”, pohoi mes të tjerave At Antonio Bellus-ci. Në fjalën e tij dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, ndër të tjera tha se muzeu është i nderuar të kishte në një aktivitet të tillë At Antonio Bellusci. Sipas tij, Muzeu Kombëtar ka në misionin e tij të promovojë trashëgiminë kulturore dhe historinë e Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit. “Arbëreshët jo vetëm e ruajtën gjuhën dhe kulturën, por kultivuan një histori të lavdishme politike, fetare, letrare, artistike dhe gjuhësore. Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka luajtur një rol vendimtar në kujtesën historike dhe në rrënjët identitare të popullit arbëresh. Ajo është ura lidhëse mes arbëreshëve dhe shqiptarëve dhe është një nga pikat e referimit që ka sot dhe që ka pasur gjithnjë kultura arbëreshe. Me mitin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut arbëreshët prodhuan një kulturë përtëritëse, pasi përmes figurës së tij u ndërtua dhe jetësua kultura dhe e gjithë kujtesa e kësaj popullate. Përfun-dimisht mund të themi se figura e Skënderbeut për kombin tonë dhe për arbëreshët përfaqëson figurën, që i jep kuptim të shkuarës dhe është themel për të ardhmen”, u shpreh dr. Koçi. Për të pranishmit u shfaq për herë të parë në Shqipëri edhe do-kumentari “Miti i Skënderbeut- Heroi kombëtar i shqiptarëve”. Në fund të takimit të pranishmit i drejtuan pyetje At Antonio Bel-lusci duke treguar një interes të madh për dijet e tij. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Piktorët pohojnë se kërkesat e tyre ndër vite nuk janë marrë parasysh

hallet tona sot. Meqë nuk duan të harxhojnë shumë para për artistët, ajo sallë të rregullohet nuk kërkon shumë buxhet. Veliaj duhet të mendojë për sallën e artit figurativ”, vijon piktori Adrian Devolli.

Salla e ekspozimit, ndihmë për artistët

Piktori Rakip Shabani tregon se mungesa e një salle e artit figurativ për artistët nga bashkia vijon të trego-jë që nuk ka vëmendje për aktivitetin krijues. “Çdo bashki, kryeqytet në botë ka sallën e saj për ekspozimet e veprave të artistëve. Në këto salla edhe shiten vepra të artistëve. Por përmes kësaj fiton dhe vetë bashkia, sepse një përqindje të buxhetit e mban ajo. Për artistët sa më shumë shpejt të jetë një projekt i tillë, dhe e përsëris gjithmonë bashkia del e fituar me ekspozitat që do të bëjnë artistët në këtë sallë”, tregon piktori Shabani. Piktori Arben Shira ndan të njëjtin mendim, sipas tij në Tiranë ka mjedise që shumë mirë mund të rreg-

ullohen për qenë funksionale për një sallë ekspozimi. “Tirana ka ndërtesa të ndryshme dhe të përshtatshme për ekspozita, piramida që është përdorur për panaire të librit për mendimin tim mund të shndërrohet dhe në një qendër të madhe të artit modern shqiptar me salla ekspozimi, por edhe ish fabrika të braktisura dhe të zënë abuzivisht mund të ristrukturohen për t’u ofruar aktiviteteve artistike. Galeria e artit është muze i shtetit, por kryeqyteti duhet të ketë vetë muze arti dhe salla ekspozimi ashtu siç e kanë shumë kryeqytete dhe këtë duhet ta bëjë bashkia”, pohon piktori Shira. Më herët përfaqësues të Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativ kanë bërë me dije se kanë kërkuar që te Pallati i Kulturës që dikur ka pasur sallën për aktivitete artistike, po aty të ishte një sallë për artistët e artit figurativ. Kjo sipas tyre ka qenë një kërkesë jo vetëm në ministri por në bashki vite më parë, por realiteti është që deri më sot asgjë nuk është bërë.

At Antonio Bellusci: Arbëreshët e Italisë kanë

ruajtur identitetin e Arbërisë

Artistët apel Veliajt: E turpshme që Tirananuk ka një sallë ekspozimi të artit figurativ

Julia VRAPI

Mungesa e sallave të ek-spozimit për piktorët është një problem shqetësues, që vijon prej

vitesh. Deri tani mungon një sallë ekspozimi, që të ishte nga Bashkia e Tiranës. Artistë të ndryshëm po-hojnë se kërkesat për këtë problem janë bërë që vite me parë, por deri tani asgjë nuk është zgjidhur. Të detyruar në këto kushte ata pohojnë se mundësi ekspozimi kanë vetëm sallën e MHK, dhe me sa munden te ndonjë sallë galerie private, por një sallë e ndërtuar nga bashkia për artistët e artit figurativ mungon. Në reagimet e tyre artistët i drejtohen kryebashkiakut, që të marrë zgjidhje ky problem. Piktori Adrian Devolli tregon se është e turpshme që Tirana nuk ka një sallë për artin figurativ nga bashkia deri tani. “Mendimi im është që këtu njerëzit janë të ndyrë, hipokritë. Kjo ka qenë një kërkesë madje që në kohën kur ishte në bash-ki kryetar Lulzim Basha dhe asgjë nuk u bë. Di që ka qenë dhe Shoqata e Artistëve Figurativ që ka bërë dhe kërkesë mes problemeve të tjera për mungesën e një salle ekspozomi në institucionet tona. Për artin figurativ nuk duan sot të bëjnë as dhe një sallë, dhe është në lënë në harresë. U premtua para zgjedhjeve bashkiake kur kandidonte Basha, madje u për-caktua dhe vendi diku nga pedonalja dhe asgjë. Kjo gjë vijon me mungesë salle dhe tani në kohën e Veliajt. Sot është e turpshme që është Tirana pa një sallë ekspozimi të kryeqytetit. Kryetarët ndër vite e dinë këtë gjë, por nuk duan. Bëjnë thjesht një zhurmë dhe kaq”, pohon piktori duke treguar se ishte një iniciativë e mirë ndërtimi i një salle në Fier dhe që ka emrin e një artisti të madh. Ai tregon se du-het që Bashkia e Tiranës të mendojë seriozisht për këtë problem, sepse artistët kur gjejnë dhe GKA dyer të mbyllura, është shumë problem për promovimin e krijimtarisë së tyre. “Në kushtet që jemi GKA është për një seleksionim politik privat për artistët kjo dihet. Kemi dhe sallën e MHK, por fatkeqësisht atje nuk ka kushte, sepse që të kthehet në sallë ekspozomi nuk duhen më shumë se 3-4 mijë euro që të rregullohet ndriçimi, por nuk duan. Ministria e Kulturës me Kumbaron fle gjumë dhe as do t’ia dijë ku janë

Derhemi: “Rrno për me tregue”, kryevepra e At Zef Pllumit

Festivali “I këndojmë lirisë” mbledh ansamblet popullore

Aktori Arben Derhemi sonte rikthehet në skenën e teatrit me monodramën “Rrno për me tregue” të At Zef Pllu-mit me regji nga Milto Kutali. Vepra vjen në skenë në datat 8-9-10 qershor në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar Eksper-imental “Kujtim Spahivogli” (salla Molier). “Në skenë për të gjithë ata që nuk kishin rastin ta shihnin kryeveprën e At Zef Pllumit”, tregon aktori Der-hemi. Më herët në kohën kur vepra erdhi premierë aktori gjatë prezantimit u shpreh se këtë shfaqje e kishin mbajtur

në kuadrin e dëshirës për të gje-tur komunikimin me njerëzit, kafshët, bimët, që françeskanët e kanë në thelbin e tyre. “At Zefi e ka shkruar aq bukur, sa do ishte e tepërt për të vijuar më tej”, thotë Derhemi, teksa shton se kjo është një vepër që i duhet shoqërisë shqiptare. Regjisori Kutali dhe aktori Der-hemi shprehen se shpresojnë që kjo vepër të shërbejë si motiv për debat, për një reflektim të shoqërisë shqiptare, që duhet të mendojë me kokën e vet dhe të kuptojë e të shohë brenda vetes, nëse është me të vërtetë i lirë.

Nata e parë e festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”, që në Klinë po zhvillon edicionin e 18-të nisi me paraqitjen në skenë të ansambleve popullore, grupeve e rapsodëve nga troje etnike shqiptare. Interesimi i spektatorëve për të qenë prez-ent në hapjen e festivalit ishte i madh. Hapësira ku simbolikisht ishte vendosur “Porta Trium-fale” mblodhi shumë qytetarë të Klinës e rrethinës, por edhe nga vise të tjera të Kosovës, Shqipërisë e diaspora si dhe personalitete të shquara të jetës politike, shoqërore e kulturore.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili u shpreh i privilegjuar që në vendlind-jen e Heroit të Kombit, Mujë Krasniqi, të hapte edicionin XVIII të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar me karakter tradicional “I këndojmë lirisë” Klinë 2018, për të vazhduar për tri net. “Që nga mbërritja e fry-mës së lirisë në Kosovë, përmes këtij festivali na janë krijuar mundësitë që të takohemi çdo vit në Klinë, t’i shkëmbejmë vlerat, traditat dhe kulturën”, tha mes të tjerave Elezaj.

Rritet interesi i turistëve për Parkun arkeologjik të Amantias

Një nga destinacionet krye-sore turistike për qarkun e Vlorës është parku arkeologjik i Aman-tias. DRRK Vlorë bën me dije se interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park vitet e fundit shënon rritje të dukshme. Për të garantuar një infrastrukturë normale dhe ak-ses në monumentet e atraksionet kryesore që ofron ky park, për vizitorët e interesuar, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, ka vijuar me rinovimin dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës orientuese dhe shpjeguese të parkut, mirëmbajtjen e monu-

menteve të vizitueshme së bashku me rrugëkalimet e itinerarit, që të çon drejt tyre. Për këtë sezon turis-tik, parku arkeologjik i Amantias ofron një mundësi interesante dhe atraktive në monumentet e saj unike si, stadiumi antik, bazilika paleokristjane, tempulli i Afërditës, varret monumen-tale të nekropolit verilindor etj. Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shek-ullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

U premtua para zgjedhjeve bashkiake kur kandidonte Basha , madje u për-caktua dhe vendi diku nga pedonalja dhe asgjë. Kjo gjë vijon me mungesë salle dhe tani në kohën e Veliajt...

Page 19: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“International Puppet Theatre Festival”, i zhvilluar nga Klau’s Film Assosiation me Teatrin Metrpol i dha qytetit ngjyra, freski, origjinalitet, larmishmëri dhe lojë nga teatro të ndryshme të botës. Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave sipas organizatorëve pati shumë rëndësi për shkëmbimin e eksperi-encave dhe jo vetëm. “Një falenderim i madh shkon për teatrot dhe kompanitë teatrore nga Kina, Turqia, Spanja, Rumania dhe Shqipëria, të cilat performuan çdo ditë në Teatrin Metropol dhe sheshin “Skënderbej” për të prezantuar forma të ndryshme për-dorimi dhe komunikimi nëpërmjet kukullave, shkëmbim ekspe-riencash, traditash dhe kulturash të vendeve të ndryshme. Një javë e kushtuar teatrit të kukullave dhe fëmijëve. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe ashtu siç kishim bindjen, kjo formë artistike e mahnitshme komunikimi, angazhoi pjesëmarrjen dhe imagjinatën e çdo grupmoshe”, bën me dije teatri. Drejtore-sha e Metropolit Joni-da Beqo në nisje të tij tha se ky festival vjen si rrjedhojë e një produkti trevjeçar në Teatrin Metropol, siç është platforma “Edukoj me teatër”, i cili bazohet në shtatë shtylla të rëndësishme të formimit të fëm-ijëve: karakter, ko-munikim, kreativitet, bashkëpunim, respekt, mendim kritik, qyte-tari dhe traditë. “Ky partneritet me Klau’s Film për festivalin vjen natyrshëm si rezultat i kësaj platforme. Ndaj në jemi entuziast për ballafaqimin dhe shkëmbimin e ek-speriencave të vlerave kulturore që këto shtete përfaqësojnë”, thotë Beqo, drejtoresha e Teatrit Metropol. Sipas drejtorit të festivalit, Klajd Ymeri, ky projekt pati si objektiv të njohë spek-tatorin dhe artistët e këtij zhanri në vend, me format e reja dhe konceptet bashkëkohore të vendeve të ndryshme në botë, duke krijuar mundësinë e kultivimit cilësor të këtij zhanri artistik dhe aq edukativ. “Festivali do të jetë i përvitshëm dhe vazhdimisht me trupa nga vende të ndryshme”, pohoi në nisje të tij drejtori artistik Ymeri. Trupat e përzgjedhura nga koordinatori regjisori Adonis Filipi, si përfaqësuese të vendeve përkatëse, prezantuan traditat specifike në këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm për artin tonë. Përveç shfaqjes, gjatë këtyre netëve festive në monitorë u përcollën imazhe të historisë apo arkitekturës së vendit përkatës, muzikë live nga orkestrantë, veshje tradicionale si dhe pjesë kulinarie.

Ti Institute në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Bukura prezantojnë krijimet me të rinjtë

në bashkëpunimet e reja, që do të kenë me institucionet private”, u shpreh dekani Isufi. Një event që pati shumë kujdesin dhe vëmend-jen e profesoreshës së Tekstilit dhe Modës Najada Hamza dhe Ardian Kapos si pedagog i modës, për pro-fesorin e arteve Genc Përmeti ishte me shumë rëndësi jo vetëm për studentët e arteve. “Ishte një model i krijimit të një projekti, duke u bazuar në veshjet tradicionale popullore, duke marr referim direket dhe duke i adoptuar sipas kontekstit bashkëko-hor, që ne operojmë në ditët e sotme. Event gjatë të cilit u bë dhe një seancë fotografie me krijimet e studentëve, duke nxjerrë tre imazhe, të stilistit, të veshjeve tradicionale dhe të asaj të adoptuar të kontekstit kohor në të cilën ne operojmë”, tha Përmeti.

Krijimi dhe vlerat E pranishme në event, kolek-

sionistja e njohur Linda Spahiu vlerësoi organizimin dhe theksoi rëndësinë, që kanë vlerat e traditës sonë. “Ajo që unë pashë në këtë takim ishte që krijimtaria e stu-dentëve më ngjau me gjenelialitetin e një fëmije, i cili luan në mënyrë gjeniale, sikur të ketë bërë shumë leksione. Ata nuk e dinë nëse janë

kaq të përgatitur apo kanë marrë kaq shumë njohuri për etnografinë apo kanë parë shumë objekte, apo është meritë e pedagogëve të tyre, por ama loja që ata kishin bërë me objektin origjinal dhe krijimin më pëlqeu pa masë. Kishte momente që unë jam habitur se si mund të arrish paradoksin artistik. Përshembull gjatë fotove pashë një kostum origjinal të veshjeve tipike të një gruaje myslimane, që paragjykon një grua të mbyllur. Gjatë fotove ajo merrte pozat e një agresiviteti dhe të një qëndrueshmërie, që binte në kontrast me kostumin, duke bërë pikëtakim. M’u kujtua një foto e Marubit e 1906 me motrat Keçi, që kanë një qëndrim gati monu-mental”, u shpreh koleksionistja Spahiu. Por me shumë interes sipas saj ishte dhe fakti që tregohej qa-rtë për interesin që kanë të rinjtë sot për motivet tona.“Këtu kishte kaq shumë lojë artistike brenda, që është njëkohësisht dhe infor-macion dhe ruajtje dhe mbrojte e trashëgimisë. Rinia e sotme kanë hapur antenat për të përthithur gjithë atë sistem estetik që vjen nga trashëgimia jonë”, u shpreh koleksionistja Linda Spahiu.

Festivali ndërkombëtar i kukullave, rëndësi për traditën dhe artistiken

Identitet, talent, fashion, në koleksionin për traditën shqiptare dhe bashkëkohorenJulia VRAPI

Ti Institute me mbështetjen dhe kujdesin e Austrian Development Coorpera-tion në bashkëpunim me

Fakultetin e Arteve të Bukura (dega Tekstil dhe Modë) bënë të mundur të jenë bashkë tradicionalja, talenti dhe kontemporania. Në eventin e organizuar mbrëmë në mjediset e Ti Institute veshjet me motive tradicionale punuar me mjeshtëri u përcollën me interes nga të pranishmit. Koleksionistë, njerëz të modës, pedagogë të universi-tetit të arteve vlerësuan krijimet. Gjithçka që u përcoll tregoi dhe njëherë rëndësinë, që kanë motive tona, tradicionalja dhe frymëzi-mi për krijimin. Identitet, talent, fashion. Çfarë na bën të vërtetë është identiteti, çfarë na bën të veçantë është talenti, çfarë na bën të pëlqyeshëm është fashion. Nga disa ditë të workshop-it të zhvil-luar në Akademinë e Arteve me degën e Tekstilit dhe Modës, dhe me ndihmën e Austrian Development Cooperation si dhe nën kujdesin e Ti Institute, frymëzuar nga antropo-logia e mjeshtërisë shqiptare Afërd-ita Eltari dhe Dorina Kolaj, që vesh madonat e kulteve të Italisë dhe bën të vishen gratë e vajzat e Berga-mos e Milanos me xhubletë e jelek shqiptar, së bashku me studentët e talentuar u prezantua një koleksion për të filluar rrugën e gjatë për një “made in Albania”. Në Ti Institute ky rrugëtim i bukur u përcoll edhe me një photoshoot live (teatral) me të gjithë miqtë dhe dashamirësit e identitetit, talentit dhe fashion. Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura Ardian Isufi vlerësoi këtë organizim dhe bashkëpunimin me Ti Institute. “Është një aktivitet i Ti Institute në bashkëpunim me Atel-ierin Tekstil Modë në Fakultetin e Arteve të Bukura. Një bashkëpunim ndërmjet një institucioni arsimor kulturor dhe një agjencie private për të realizuar një sfilatë, që lidhet me traditën shqiptare dhe motivet e veshjeve tona, duke i sjellë në një formë bashkëkohore. Ishte një workshop dhe event, ku studentët performuan vlerat e tyre më të mira sipas programit të studimit, por dhe duke i parë si dijzanera të rinj

Nexhmija Pagarusha rikthehet me një projekt muzikor

Dy premiera fantashkencë dhe histori në ekranin e kinemasë

Pas një kohe shumë të gjatë, diva e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha është rik-thyer me një projekt muzikor. “Mbushni gotat” titullohet kën-ga në të cilën ajo vjen në duet me Violetë Kukaj- Retkocerin. Kënga është realizuar edhe me videoklip, në të cilin shihen dy këngëtaret, të cilat janë në një kombinim perfekt me njëra-tjetrën. Për muzikën dhe tekstin është kujdesur Fehri Beqiri, ndërsa ka pasur edhe bashkëpunëtorë të shumtë të tjerë që e kanë bërë këtë projekt kaq madhor. Nexhmije

Pagarusha bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota”. “Bare-sha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tek-stin e poetit Rifat Kukaj. Por Pagarusha interpretoi edhe në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu ishte kujtuar që të reg-jistronte këtë koncert.

“Jurassic World” vjen sërish në ekranin e madh të kinemasë Millennium dhe sjell fantashkencën aventurën dhe aksionin, në kapitullin më të ri ë ngjarjeve të kësaj sage. Filmi është drejtuar nga J. A. Bayo-na dhe është vijim i “Jurassic World” (2015), duke u bërë ka-pitulli i pestë i serive “Jurassic Park”. Skenarin e filmit e ka shkruar Derek Connolly, reg-jisori i filmit Colin Trevorrows. Ngjarjet e filmit janë realizuar në një ishull të trilluar në Isla Nublar, në brigjet e Paqësorit të Amerikës Qendrore. Kur

vullkani i fjetur i ishullit fillon të zgjohet, Owen dhe Claire fil-lojnë një fushatë për të shpëtu-ar dinosaurët e mbetur. “Star Wars”, një tjetër sagë e njohur dhe mjaft e preferuar rikthe-het me kapitullin më të ri për fansat e vet. Një film uestern i hapësirës bazuar në karakterin Han Solo. Drejtuar nga një prej regjisorëve më të njohur, Ron Howard. Historia zë fill para ngjarjeve të “New Hope” dhe eksploron aventurat e Han Solo dhe Chewbacca, në një kërkim të ri ku bashkohet edhe Lando Calrissian.

Nis projekti i restaurimit të Muzeut të Kastriotëve në Sinë Ministria e Kulturës bën

me dije se ka nisur zbatimi i projektit të restaurimit dhe muzealizimit të Muzeut të Kastriotëve në Sinë të Bash-kisë Dibër. “Vlera të reja his-torike dhe muzeale për një turizëm kulturor të pasur edhe në Dibrën e mikpritjes, traditës dhe natyrës malore”, shkruan ministria. Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të njësisë administrative Arras Bashkia Dibër. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vi-tin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në

vitin 1985. Mungesa e mirëm-bajtjes së vazhdueshme si dhe shkaqet e agjentëve atmosferik përgjatë viteve kanë ndikuar në degradimin e objektit. Ndë-rhyrjet e parashikuara do të konsistojnë në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradi-meve, pastrime, lyerje dhe rior-ganizim të ndriçimit. Gjithash-tu, objekt i këtij projekti është edhe muzealizimi, riorganizimi i muzeut duke filluar që nga pajisjet përbërëse të mobilimit dhe deri të elementët, që do të ekspozohen dhe mënyra e ekspozimit të tyre.

Page 20: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

20 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Dinamiti” Florian Marku duelon sot në kafaz me serbin Dragisiç

Te Skënderbeu vendimi në lidhje me pjesëmarrjen ose jo këtë verë në eliminatoret e Champions pritet me interes edhe në planin personal nga shumë lojtarë. Një prej tyre është dhe Dejvi Bregu. Fati i vlonjatit është i destinuar për të qenë i ngjashëm me atë të Kristal Abazajt: Skënderbeu një pistë tranziti për t’u katapultuar në një kampionat të rëndësishëm jashtë vendit, por koha e transferimit varet nga fakti nëse skuadra korçare luan në Europë. Në rast se po, atëherë Bregu do të luajë edhe ndeshjet e Champions, duke ndihmuar Skën-derbeun dhe njëkohësisht shfrytëzuar vitrinën europiane për të rritur kuotat e tij. Nëse Skënderbeu nuk luan në Europë atëherë Bregu do të largohet.

KLUBI

TALENTI

Klubi verilindor u prishi punë krutanëve që kishin arritur akordin me sulmuesin paraditen e djeshme

Lojë e fortë në merkato, Kukësi i prish planet Kastriotit për Sebino Plakun

Adriatik BALLA

Merkato nisi zyrtarisht më 1 qershor dhe klubet në të gjitha kategoritë kanë nisur lëvizjet e tyre për

të plotësuar grupin me futbollistë cilësorë. Sidomos në vëmendje janë klubet që kanë siguruar pjesëmar-rjen në Ligën e Europës, pasi janë pikërisht skuadrat e tyre që do të ndeshen të parat në këto aktivitete me synimin e kalimit të paktën të një turi, por ka dhe ekipe si Skënderbeu dhe Kukësi që synojnë një vend në fazën e grupeve. Kukësi madje e ka nisur merkaton në mënyrë të fuqishme, pasi në harkun kohor të një jave ka bërë tri lëvizje të forta e domethënëse për vazhdimësinë. E thënë ndryshe, Kukësi është shfaqur si skuadra më aktive që në fillimin e merkatos, duke zyrtarizuar tre afrime. Verilindorët po shfaqin qartësisht ambiciet për të ndërtuar një skuadër kompetitive për Europën dhe të denjë për të rikthyer titullin. Për Nderim Nexhipin janë ditë impenjative, me Kukësin që ka gati edhe një tjetër goditje të rëndë-sishme. Kërkohet një sulmues dhe emri i parë në listë është ai i Sebino Plakut. 13 gola sezonin e kaluar me Kamzën për 33-vjeçarin ishte viti më i suksesshëm në planin personal që nga koha kur shpërthente te Dinamo 10 vjet më parë, dhe me aftësitë e tij Plaku ka bindur drejtuesit e Kukësit se është një investim i duhur dhe që mund të kthehet eficient pa humbur kohën e nevojshme që kërkon inte-grimi në skuadër apo përshtatja me ambientin e një emri të huaj. Kukësi i ka bërë Sebino Plakut ofertën e tij për ta marrë në gjirin e skuadrës ver-

ilindore dhe për momentin pret përg-jigjen e sulmuesit. Vetë futbollisti nuk është sekret që dëshiron një aventurë jashtë vendit, ndoshta në Norvegji, por, nëse bëhet fjalë për kampiona-tin shqiptar pa diskutim që Kukësi është një destinacion i preferuar dhe mundësitë janë reale që përgjigjja e tij për klubin verilindor të jetë pozitive. Gjithçka pritet të përfundojë këto ditë dhe java e ardhshme te Kukësi mund të nisë me një tjetër zyrtarizim të rëndësishëm, atë të Sebino Plakut. Ndërkohë, Laçi, një tjetër skuadër që ka pretendime të mëdha për sezonin e ri, ka nisur fushatën e tij të merkatos me pankinën, ku solli në krye të saj ish-futbollistin e njohur Besnik Pren-ga. Me një eksperiencë teknike në kategoritë inferiore në Kroaci, Prenga e ka marrë me vrull drejtimin e Laçit,

duke besuar se edhe në sezonin tjetër skuadra kurbinase do të luftojë për trofe dhe për zonën europiane. Në një intervistë për RTSH, ai ka tre-guar se si pranoi ofertën e Laçit dhe çfarë pretendon të bëjë në Superiore. “Ftesën e pranova me kënaqësi, nuk e mendova dy herë. Janë vite të tera që jam jashtë Shqipërisë, kam punuar jashtë, kam investuar shumë të vetja dhe kjo ishte mundësia për t’u kthyer në Shqipëri. Dëshiroja të ndihmoja klubin e Laçit dhe tifozët e zjarrtë me gjithë mundësitë që kam që ata të shohin një Laç fitues, kërkues për fitoren, që ka qëllime të sakta dhe dëshirën të ofrojë një futboll të bukur”, tha Prenga. Objektivi është ai i vazhdimësisë në majat e klasi-fikimit të Superiores, për të ecur në rrugën e sezonit të fundit. “Objektivi

Një nga lojtarët më të mirë shqiptarë, Elsied Hysaj, pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj meritoje vere. Shkak bëhet largimi i trajnerit Mauricio Sarri nga drejti-mi i kësaj skuadre dhe mundësitë e mëdha që ai të marrë drejtimin e Çelsit në Premier League. Nuk do të jetë e lehtë, por mediat italiane insistojnë që ai jo vetëm e ka arritur marrëveshjenbe, por pret të marrë me vete edhe mbrojtësin Elseid Hysaj, një futbollist të cilin ai e dëshiron në çdo skuadër ku drejton.

Edhe mediat italiane e pranojnë se Napoli do të ndryshojë shumë në strukturën e tij për sezonin e ard-hshëm, teksa largimi i trajnerit nuk ishte lëvizja e vetme e rëndësishme nga kjo skuadër. Tashmë e ardhmja e shumë prej futbollistëve titullarë të skuadrës napolitane, mbetet enig-më pasi janë duke u kërkuar nga skuadrat më të mira europiane. Në Itali nuk kanë dyshime për largimin e mbrojtësit shqiptar nga ekipi i Napolit, Elseid Hysajt. Në një pron-oncim për “Radio Kiss Kiss Napoli”,

gazetari italian, Diego de Luca është shprehur se Elseid Hysaj do të jetë futbollisti që do e ndjek Sarrin tek ekipi i Çelsit. “Nuk do të përfundoj vetëm trajneri Sarri tek ekipi i Çelsit. Sipas informacioneve që unë kam, atë do e ndjekë edhe një futbollist, Elseid Hysaj”, ka thënë gazetari italian. Mbetet të shihet nëse do të përmbushet apo jo ky skenar, por është fakt se Hysaj ka qenë para pak ditësh në Londër, por arsyeja e vërtetë e kësaj vizite nuk është zbuluar deri për mediat.

MBROJTËSI/ E konfirmojnë mediat italiane, Elseid Hysaj drejt Çelsit

Bregu po pret momentin e madh

të luajë në Champions

Kukësi bën blerjen e radhës, është

Maliqi nga Shkupi

dihet, ekipi i Laçit është një ekip që ka pasur vazhdimësi në vitet e fundit në futboll, një faktor i rëndësishëm i kampionatit shqiptar. Shpresojmë e besojmë që edhe këtë vit të jemi ekip që dhuron lojë dhe si i atillë besojmë që të jetë ekip në katër vendet e para në Shqipëri”, sqaroi Prenga. Prova e parë e rëndësishme është në Europë, ku synohet gjithashtu një paraqitje dinjitoze. “Dëshirojmë që në Europë të bëjmë paraqitje dinjitoze, t’i trego-jmë vetes por edhe të tjerëve që jemi ekip serioz, që japim maksimumin dhe dhurojmë lojë të bukur. Do u bëj thirrje tifozëve që të në përkrahin”, ishin fjalët e teknikut të ri, i cili pas pak ditësh do të fillojë punën në terren me skuadrën kurbinase. Laçi merr pjesë në Ligën e Europës si vend i katërt në kampionat.

Florian Marku do të ndeshet sot me rivalin serb Sladan Dragisiç, në një duel që luhet në kik-boks për duel europian pikërisht në palla-tin e sportit “Asllan Rusi”. “Mezi po e pres këtë duel përballë publikut tim. Është ndeshja ime e gjashtë dhe do të jetë fitorja ime e gjashtë. Kam pesë ndeshje, pesë fitore, të gjitha me “knock out”, kështu do të ndodhë edhe kjo. Rivalin e falënderoj që erdhi në Tiranë, ne jemi mikpritës, e presim me gjithë të mirat, por deri në momen-tin kur do të hyjmë në kafaz”, tha që në fillim Marku, i cili është gati për duelin e 8 qershorit ndaj serbit Sladan Dragisiç, në pallatin e sportit

Asllan Rusi. Në peshimin zyrtar të zhvilluar në Tiranë, luftëtari kuqezi u shfaq gati në aspektin fizik dhe psikologjik për sfidën e parë në karri-erë në Shqipëri, në disiplinën Mixed Martial Arts (Arte Marciale Mikse). Premtimi nuk ndryshon: nëse zgjedh të ndeshet me grushte, kundërshtari serb do të përfundojë në tapet prej raundit të parë. “Çdo duel ka vështirësitë e veta, i kushtoj të gjithë kundërshtarëve rëndësi. Unë ia gjej pikën e dobët rivalit dhe e marr gjithmonë atë që dua. Sladia ka thënë se me mua do të ndesh-et vetëm në këmbë dhe nëse dueli zhvillohet vetëm në grusht ju premtoj që Sladia do të jetë

në gjumë prej raundit të parë”, shtoi Marku. Dragisiç dhe trajneri i tij u befasuan nga inter-esimi i madh për sfidën, me serbin që vlerësoi përgatitjen e Florian Markut, por u shpreh se nuk ka frikë. “Kam respekt për kundërshtarin, Florian Marku është shumë i përgatitur dhe e meriton vlerësimin tim më të madh. Gjithsesi, unë e di që ai dëshiron ta fitojë këtë duel, por do të bëj maksimumin tim për ta ndalur. Këto lloj përballjesh nuk kanë lidhje me frikën. Nuk është hera e parë që ndeshem, por edhe pse kjo do të jetë një sfidë e veçantë, nuk mund të flitet për frikë nga ana e askujt”, tha sportisti serb.

Trajneri Georgios Armagos vlerësoi luftëtarin kuqezi, duke u shprehur krenar që më në fund Floriano do të duelojë në atdheun e tij. “Floriani është një luftëtar që stilin e tij të duelit e përshtat në bazë të përballjes dhe gjithçka e zgjidh në atë moment. Nuk kemi përgatitur ndonjë taktikë të veçantë, sepse Floriani është i mirë në disa lloj stile, të cilat i ndryshon gjatë përballjes dhe kam mjaft besim. Jam shumë krenar që më në fund Floriani do të ndeshet në Shqipëri”, tha Arma-gos. Nga ana e tij, Marku foli për bashkëpunimin e shkëlqyer me njeriun që e përgatit prej vitesh, si edhe për objektivat e së ardhmes.

Futbollistët shqiptarë që po larg-ohen nga Kategoria Superiore në dre-jtim të kampionateve të huaja, sa vjen e rritet ku duket se nuk ka mjaftuar vetëm largimi i Bilalit, Zhufos apo Muaremit drejt Maqedonisë pasi edhe shumë futbollistë të tjerë po ikin drejt Kosovës. Së fundmi, është radha e mesfushori të Laçit, Ndriçim Shtubi-na, për t’u larguar drejt Kosovës, ku pritet të bashkohet me Trepçën 89’, trajner i së cilës është Gugash Magani. Referuar raportimit të “Supersport”, Magani ka paraqitur një ofertë në dre-jtim të Shtubinës, ofertë e cila mund të merret në konsideratë nga shkodrani, duke qenë se bashkëpunimin me Laçin e ka mbyllur. Pra Kosova po na merr më të mirët.

MESFUSHORI

Merkato ka nisur e fuqishme dhe klubet janë në pritje të bëjnë goditjet e tyre të mëdha verore, por në Superiore gjërat duken të koklavitura. I vetmi klub që ka nisur lëvizjet me shpejtësi është Kukësi. Kështu, verilindorët zyrtarizuan një tjetër përforcim në kuadër të ndërti-mit të një skuadre konkurruese për pa-raqitjen në Kupat e Europës (Champions ose Europa League, në varësi të vendimit që do të japë KAS për Skënderbeun). Klubi verilindor ka nënshkruar me Edis Maliqin, mbrojtësin 23-vjeçar që vjen nga kampionati maqedonas. Edis Maliqi ka luajtur në 3 sezonet e fundit me Shkupin, një tjetër ekip shqiptar në Ligën e Parë të Maqedonisë që sezonin e ardhshëm do të të luajë në Europë.

Të gjithë po ikin nga Superiorja, edhe Shtubina

kalon në Kosovë

“Kukësi madje e ka nisur merkaton në mënyrë të fuqishme, pasi në harkun ko-hor të një jave ka bërë tri lëvizje të for-ta e domethënëse për vazhdimësinë. E thënë ndrys-he, Kukësi është shfaqur si skuadra më aktive që në fil-limin e merkatos...”

Page 21: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Lorenc Trashi: Kam marrë oferta nga klube të huaja, po pres lëvizjen

Sulmuesi me origjinë nga Koso-va, Valon Berisha, përflitej si një për-forcim i mundshëm në kampionatin anglez, ku shumë klube e kishin monitoruar ecurinë e tij te Salcburgu. Por në muajt e fundit, Sampdoria bëri hapa para duke i dërguar javën e kaluar një ofertë konkrete klubit austriak. Akordi mes palëve është arritur dhe Sampdoria ka rënë da-kord që të paguajë 8 milionë euro në arkat e Salcburg. Por mbetet të arrihet akordi me Berishën, i cili në këto momente ka preferuar që të lërë në pritje italianët. Arsyeja është se ai gjendet me pushime në bregdetin e Vlorës dhe dëshiron që të merret me futbollin vetëm pasi të ketë kaluar disa ditë i qetë me të afërmit e tij.

MESFUSHORI

SULMUESI

Mesfushori i Kombëtares pret të mësojë emrin e skuadrës së re, ku në horizont shfaqet Serie B

Memushaj mbetet pa ekip, Benevento pazar me Lacion

për ta huazuar te SalernitanaAdriatik BALLA

Lojtarët e kombëtares tonë po përpiqen të gjejnë destina-cionin e duhur për sezonin e ardhshëm dhe është fakt që një

pjesë e të rinjve e kanë bërë zgjedhjen e tyre tashmë, të bindur se do të kenë sukses. Ndër ta spikasin dhe lojtarët e dalë nga kampionati shqiptar, si Kristal Abazaj i Luftëtarit dhe Sindrit Guri i Kukësit, të cilët kaluan në kampionatin elitar të Belgjikës, i parti me ekipin e Anderlehtit dhe tjetri me ekipin e Ostendes. Ndërsa lojtarët titullarë në Kombëtare do të marrin ende kohë para se të vendosin përfundimisht, pasi kanë pretendime më të mëdha. Në këtë listë bëjnë pjesë futbollistë si Mavraj, Gjim-shiti, Kaçe apo dhe Memushaj, të cilët kanë një të ardhme të paqartë për shkak të mungesës së një ekipi të stabilizuar. Sa i takon vlonjatit Memushaj, ai është bërë “pingpong” ndërmjet tre klubeve, ku Lacio dhe Benevento po bëjnë pazar që ta çojnë te Salernitana në kategorinë e dytë italiane. Dhe gjasat që të ndodhë një lëvizje e tillë sipas mediave italiane është e madhe. Sipas vetë mediave italiane, Ledian Memushaj duket gjithmonë e më larg Beneventos, që kërkon ta përdorë në merkaton e verës për të marrë ndonjë lojtarë më cilësor. Orët e fundit ka një ide për kalimin e futbollistit të Kombëtares shqiptare te Salernitana, që ka pronar Klaudio Lotiton e Lacios. “Il Mattino” bën me dije se Lotito dhe Vigorito, presidenti i Beneventos, po bisedojnë për kalimin e sulmuesit Matia Sprokati te Benevento. Dhe për të bindur Lotito, drejtuesit e Beneventos, përveç ofertës financiare,

kanë ofruar edhe kartonin e mesfushorit kuqezi. Nga trajneri Stefano Kolan-tuono, Memushaj është konsideruar zgjedhja e parë për mesfushën e ekipit të sezonit të ri.

AlternativatDy ditë më parë, mediumet itali-

ane shkruanin se Peskara po e sheh si mundësi serioze afrimin e Memushajt sërish në gjirin e saj në Serie B, duke qenë e bindur se me vlonjatin mund të realizohen objektivat e skuadrës për të pretenduar ngjitjen në elitën e futbollit italian, pra në Serie A. Por dje ky version nuk shihej i realizueshëm, qoftë dhe për faktin se në dorë fatet e mesfushorit i ka Benevento, që po kujdeset të gjejë mënyrën e zgjidhjes së situatës për të fituar sa më shumë nga ana financiare. Nëse Lacio futet në lojë për të bërë

lëvizje të treta, duket se për Memushajn është zgjuar interesimi dhe kjo është pozitive, por është fakt nga ana tjetër se ai nuk ka një skuadër për sezonin e ri dhe kjo e dëmton objektivin e tij për të qenë lojtar titullar. Mesfushori i Kom-bëtares Shqiptare nuk do të nxitohet për të vendosur për më të mirin variant për karrierën e tij, plus që mosha nuk është se premton shumë. Gjithsesi, opsionet janë të hapura dhe Memushaj do të vendosë për të ardhmen në sezonin e ri në momentin e duhur. Ai ende ruan sharmin e një mesfushori punëtor, që di të bëjë mirë si fazën mbrojtëse, ashtu dhe atë sulmuese.

KombëtarjaTrajneri Kristian Panuçi ka lënë të

kuptohet se Memushaj futet në rangun e lojtarëve titullarë të Kombëtares, pasi,

Humbjet e përfaqësueses tonë ndaj Kosovës dhe Ukrainës kanë ndikuar në rënien e saj në klasifi-kimin mujor të FIFA-s për skuadrat nacionale, duke dëshmuar se ekipi po merr rrugën e tatëpjetës nën drejtimin e Kristian Panuçit. Kështu, dy humbjet në miqësoret e fundit me Kosovën dhe Ukrainën i kanë kushtuar Shqipërisë dy pozicione minus në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kuqezinjtë kanë rrëshqitur në vendin e 58-të, duke u parakaluar

nga ekipe të tilla si Sllovenia dhe Koreja e Jugut. Pritej një lëvizje e tillë në këtë klasifikim pas zhgënjimit të skuadra e Panuçit, që i mbylli testet me një golavarazh të frikshëm neg-ativ 1 gol i shënuar dhe 7 të pësuar. Nga ana tjetër buzëqesh Kosova, që fitoi plot 11 pozicione vetëm falë fitores 3-0 me në vëllazëroren me Shqipërinë. “Dardanët” fituan shumë pikë për faktin se Shqipëria ishte një kundërshtare shumë më e fortë ne letër. Skuadra e drejtuar nga Shalond

aktualisht është e 141-ta, nga e 152-ta që ishte një muaj më parë. Thuajse ruhet statuskuoja sa u përket 10 skuadrave më të mira në botë. Vazh-don të kryesojë Gjermania, e ndjekur nga Brazili, Belgjika, Portugalia dhe Argjentina. Ndryshimi i vetëm është rrëshqitja e Spanjës në vendin e 10-të, duke këmbyer vendet me Poloninë që ngjitet e 8-ta. Duke u kthyer te kuqezinjtë, duket se deri në shtator kur nis Liga e Kombeve nuk pritet përmirësim, por vetëm rënie.

Shqipëria humb dy vende në FIFA, fitorja ndaj kuqezinjve e ngjit Kosovën 11 pozicione

Sampdoria pret “po” nga Berisha,

kosovari gjendet në Vlorë

Xherdan Shaqiri pret ofertën finale të Liverpulit

për t’u larguar nga Stoke Siti

pikërisht në humbjen e rëndë kundër Ukrainës, pas ndeshjes, ai kujtoi se në këto sfida miqësore Shqipëria kishte luajture pa shtatë lojtarë të formacionit bazë dhe në këtë listë ai kishte parasysh edhe Memushajn, i cili duhet thënë se ka pasur një kontribut aktiv në kualifikue-sete dhe në Europianin e Francës. Me ardhjen e Panuçit nuk ka pasur shumë hapësira dhe sidomos kartoni i kuq i marrë në ndeshjen kundër Turqisë në muajin nëntor ka rezultuar terssjellës sepse prej atij momenti Memushaj nuk është paraqitur më në fushë për Kom-bëtaren, diçka e pazakontë gjatë viteve të fundit për një lojtar që nën De Biazin konsiderohej titullar i padiskutuar.

Mbrojtësi Lorenc Trashi theksoi dje se nuk e përjashton mundësinë e kalimit në një kampionat të huaj, pasi në adresë të tij kanë mbërritur oferta edhe nga jashtë. Në fillim Trashi ka folur në lidhje me se-zonin që lamë pas, duke e konsideruar si të dështuar, ndërkohë që ka përmendur të ardhmen e tij dhe një ftesë të mundshme nga tekniku i Kombëtares, Kristian Panuçi. “Për mua është një sezon zhgënjyes duke parë se kemi pritshmëri të larta. Nuk duhet të pretendojmë për vend të 4-t apo të 5-të, por për të dalë kampion dhe për të marrë pjesë në kupat e Europës. Objektiv i Par-tizanit duhet të jetë ky dhe sivjet nuk arritëm asnjërën nga këta të dyja prandaj e quaj të dështuar këtë sezon.

Është viti i 4-t që jam pjesë e Partizanit dhe nuk ishte një sezon i mirë, por në aspektin personal nuk e fus në sezonet më të dobëta”, u shpreh Trashi. Mesfushori foli dhe për deklaratat e publikuar në media se Partizani ka në gjirin e vet një grup gjeneralësh, gjë që ai e mo-hon. “Nga mediat dhe tifozët u cilësua se te Partizani ka një gardë të vjetër por në të vërtetë kjo nuk ka ekzistuar pasi në çdo ekip ka lojtarë më të vjetër që iu japin të rinjve më shumë kurajo”, shtoi Trashi. Futbol-listi i skuadrës së kuqe foli dhe për ofertat e ardhura në adresë të tij dhe të ardhmen në sezonin tjetër. “E ardhmja? Të tregohem i sinqertë, pas përfundimit të kampionatit kam biseduar me presidentin Demi dhe

i kam treguar që dua një transferim jashtë dhe më ka thënë që ka pasur disa oferta por do të shohim dhe do të vendosim”, vijoi Trashi në prononcimin e tij për “Supersport”. Në fund ka një mendim për Kombëtaren dhe mundësinë e marrjes së një ftese nga trajneri Kris-tian Panuçi. “Në aspektin individual shpresoj që në të ardhmen të jap më shumë për ekipin e Partizanit apo për çdo ekip tjetër. Duhet të kap 100 tim dhe t’i jap një sinjal Panuçit që të kem një ftesë të mundshme”, për-fundoi Trashi, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë të Partizanit, por as ai nuk u ka shpëtuar kritikave për dështimin e klubit të kuq në objektivat sezonale, prandaj dhe pritet një largim në këtë merkato vere.

Dy ditë pas kësaj miqësore, teksa futbollistët e Kosovës ishin duke u stërvitur në pritje të një takimi tjetër, Herolind Shala u largua për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale në dorë. Megjithatë kjo situatë e vështirë për mesfushorin e Kosovës ka kaluar dhe gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar. Në ditën e sotme ai është surprizuar nga Federata e Kosovës, teksa kreu i saj Fadil Vokrri së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të Federatës, Salihu-sekretari i FFK-së, Bakir Burri-anëtar i komitetit ekzekutiv të FFK-s dhe Dr. Murat Berisha, mjeku i përfaqësueses se Kosovës, e vizituan Herolind Shalën për ta parë më nga afër, pas sakri-ficës që ai bëri ndaj Shqipërisë.

TALENTI

Trajneri i Stoke Sitit, Gary Rouit, ka thënë se Xherdan Shaqiri, është i lirë për t’u larguar këtë verë nga klubi, por vetëm nëse Stoke merr ofertën e përshtatshme. Shaqiri javën e shkuar konfirmoi se dëshiron të largohet nga Stoke pas rënies nga Premier Liga, duke zgjuar interesimin e Liverpulit, Totenhemit e Sauthemptonit. Lojtari ka klauzolë prej 12 milionë funtesh për largim, por Rouit thotë se Stoke s’do ta shesë aq lirë 26-vjeçarin. “Asnjë lojtar nuk do të largohet nga klubi derisa klubi merr ofertën e mirë dhe të duhur për ta”, ka thënë Rouit. Më pas një ai kujtoi se lojtari ka të drejtën të lëvizë nëse klubi e sheh të arsyeshme nëse përmbushen kriteret financiare të transferimit.

Helidon Shala drejt rikuperimit, luajti ndaj

Shqipërisë me dorë të thyer

“Sa i takon vlonjatit Memushaj, ai është bërë “pingpong” ndërmjet tre klubeve, ku Lacio dhe Ben-evento po bëjnë pazar që ta çojnë te Saler-nitana në kategorinë e dytë italiane. Dhe gjasat që të ndodhë një lëvizje e tillë si-pas mediave italiane është e madhe...”

Page 22: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

22 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Kim Kardashian ndihmon gjyshen 63-vjeçare të lirohet nga burgu

1-Sëmundja e shekullit...2-Një nënë nga Gjirokastra...3-Ndrys-he i thonë shumëzuesit...4-Ka edhe lojra të tilla...5-Tani, për ata që banojnë në Elbasan...6-Literaturë italiane...7-Plënci i pulës...8-Ai drejton një manastir...9-“Mbreti” i Shekspirit...10-Flori...11-...Faria, tek filmi “Konti Montekristos”...13-Pengesë që ngrihet për një ujëm-bledhës apo për të penguar vërshimin e ujrave...14-Kryesundimtar i një krahine në kohën e Sulltanit...16-Sheshi i luftimit në boks...17-Lloj peshku liqeni me pika të kuqe...18-Jo i vërtetë...20-Janë me famë ato kubaneze...21-Fanku, regjizor dhe aktor...22-Një figurë gjeometrike...23-Fukara...24-Patrioti...Nivica...25-Qytet në Irak në jug të Bagdatit...26-...Bulba, një roman i Gogolit...27-Koha...29-I thuhet deles me lesh të zi...30-Këngëtarja popullore Greta...31-Nuk kan...33-Mjet sinjalizues për anijet...34-Bakër ose...35-Organizatë terroriste në Irlandë...36-Kishoti i Cervantes në Irlandë...37-U rrëzua...

1-Shkritmari Marko...4-Personazh tek filmi “Toka Jonë”...7-Fëmi-jë...12-Gjika e skenës...13-Lojë në fushën e shahut, i shquar...14-Aktori i Hol-livudit...Bedi...15-Urdhër me shkrim i qeverisë për forumet varëse...17-Shtet në Gadishullin Arabik me kryeyqtet Doha...18-Notë në pentagram...19-Reg-jizori Spartak...20-Janë dy ato të globit...21-Stacioni televiziv A1...22-Titull fisnik në një perandori...23-Shtëpia e pulës...24-Ndërtesa ku ushtron funk-sionet e saj një organ drejtues...25-Ai jeton në manastir...26-Grup njerëzish me mendime dhe interesa të përbashkëta...27-Një muaj i vitit...28-Lumë në Rusinë Lindore, rrjedh nga malet Vërkonjask dhe derdhet në Detin e Veriut...29-Adet, ves huq...30-Shkrimtari francez Emil...32-Pohojnë ital-ianët...33-Ish futbollisti shkodran Ragami...34-Është makinë metalpre-rëse...36-Ka për kryeqytet Sengali në Afrikë...37-Lumë në Gjermani...38-I porsa dalë nga fabrika...39-Një dijetar i madh romak...40-Është ndihmës mjeke në maternitet...41-Kofi...ish sekretar i OKB-së...

Pas lobimit të Kim Kardashian është liruar gjy-shja e dënuar me burgim të përjetshëm në Amerikë. Gjyshja 63-vjeçare e dënuar me burgim të përjet-shëm për drogë është liruar nga burgu pasi u fal nga presidenti Donald Trump. Alice Johnson vrapoi në lot drejt familjes së saj pasi doli nga burgu në Pickens County, Alabama. Rasti i saj u përhap kur Kim Kardashian West, e cila ka lobuar për lirimin e saj, u takua me z. Trump javën e kaluar. Shtëpia e Bardhë tha se Johnson ishte një e burgosur “model” dhe kishte punuar shumë për të rehabilituar veten. Ajo u burgos në vitin 1996 së bashku me 15 persona

të tjerë për pjesëmarrjen në një rrjet të shpërndar-jes së kokainës dhe u dënua me akuza për drogë dhe pastrim të parave në Tennessee. Por më në fund Johnson shkoi në shtëpi dhe ky ka qenë një moment mjaft emocionues për atë. Ylli i televizioneve Kim Karadashian pasi u njoh me rastin në rrjetet sociale ka lobuar për lirimin e 63-vjeçares duke përfshirë edhe avokatin e saj në çështje. Javën e kaluar ajo u takua me presidentin Trump, ku i kërkoi që Johnson të lirohej nga burgu. Kërkesa e saj u plotësua dhe tashmë një vepër e mirë është pohuar nga të gjithë lirimi i gjyshes 63 vjeçare.

Sëmundja e pijanecit

Pasi u vizitua nga mjeku, burri para se të largohej nga ambulanca i thotë mjekut:

- Doktor të lutem çfarë sëmundje kam?

Mjeku ia shpjegon:- Ti pi shumë dhe punon pak.Burrit ngaqë nuk i pëlqyen këto

fjalë, i thotë sërish mjekut:- Të lutem doktor, mund të ma

thuash emrin e sëmundjes në latinisht që t’ia them gruas?

DentistiBurrë e grua shkojnë të dy tek

dentisti sepse gruaja tërë natën ka pasur dhimbje tek njëra dhëmballë. Hyjnë tek dentisti dhe burri pyet për çmimin: - Sa kushton një heqje dhëmballe doktor?

Mjeku përgjigjet: - 30.000 me anestezi, 15.000 pa anestezi.

Burri pa e pyetur gruan i thotë dentistit: - Atëherë doktor, pa anestezi.

Mjeku i çuditur: - Me të vërtetë kurajoz.

Burri i drejtohet gruas duke i thënë: - Tani e dashur, ulu, mos lëviz, rri e qetë dhe hap gojën.

Fqinjët Dy fqinjë janë duke biseduar me

njëra- tjetrën:- Si është burri yt?- Mjaft mirë, e të mendosh se

vetëm dje ka dalë nga spitali:- Përse ishte shtruar?- U operua nga apandesiti- Po, çfarë është apandesiti?- Asgjë të heqin një gjë të vogël

të panevojshme për trupin e njeriut.- Me të vërtetë? Atëherë po shkoj

menjëherë të flas me burrin tim.

VeshjaNjë klient hyn në një dyqan ve-

shjesh, provon një bluzë që i pëlqen tepër, por që i rri pak e madhe dhe e pyet shitësin: - Më falni mund t’ju ndodhet ndonjë masë më e vogël, sepse më pëlqen shumë kjo bluzë, por më rri e madhe?

Shitësi i thotë: - Jo, zotëri, kjo është prerja e fundit që ka mbetur. Por, ju mos u merakosni shumë për madhësinë e saj, sepse pas dy tre larjesh ju siguroj që do ta keni fiks pas trupit.

k u l t u r e www.sot.com.al

8 5 6

3 4 8

6 2 7

2 7 8 1

1 2

1 5 3 9

9 5 7

6 3 4

5 4 2

8 1 6

1 3 4

2 9 5

4 8 5

8 1 6 9

7 2 3

2 3 9

9 3 6

1 4 2

8 2

2 6

4 6 1 8

1 8 9 6

6 4 5 3

5 3 6 7

4 9 7 5

2 3

3 1

Page 23: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

GAZETA SOT E Premte 8 Qershor 2018 23

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Sfera ekonomike do të jetë tepër e favorizuar për ditën e sotme. Nëse dëshironi të ar-gëtoheni bashkohuni me miqtë që kanë të njëjtin synim si ju.

23 shattor - 22 tetor

Duhet të kujtoni se e qe-shura është një terapi tepër e mirë kundër shumë të këqijave. Në dashuri jeni gati të zgjidhni për të ardhmen tuaj qetësisht.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Përdorni vendosmërinë dhe reflektimin ndaj situatave si armët fituese. Në jetën pri-vate parashikohen shqetësime për një person të dashur.

Jeni të pasigurt dhe pes-imistë. Bëni kujdes që të mos bëheni xheloz sidomos me partnerët e shenjës së Luanit, jo çdo gjë do të shkojë mirë.

Karakteri juaj luftarak ju lejon të arrini rezultate të mira në profesion. Mbrëmja para-qitet tepër e këndshme, kujdes nga grindjet e momentit.

Dashi Demi

Planetët janë në anën tuaj, shfrytëzoni këtë mundësi për të arritur qëllimet që keni. Hëna u jep mundësinë beqarëve për t’u njohur me persona interesantë.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Planetët sjellin të reja pozitive dhe janë sinjali sesa mirë po shkojnë gjërat deri më tani, kjo për personat që nuk kënaqen.

Me mbështetjen e Hënës disa takime mund të konsid-erohen një fakt përfundimtar për të ardhmen. Keni mundësi të shprehni dëshirat tuaja.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Dialogu me partnerin ju jep kënaqësi të mëdha. Nëse jeni me pushime argëtohuni pa masë, nëse keni mbetur në punë do ndihmoheni nga një person.

Boeing 777-300ER, prezantohet avioni me

dritare virtuale

Yjet në kontrast me njëri-tjetrin paraqesin tek ju një ditë të turbullt. Lërini mënjanë kujtimet e së kaluarës, jetoni të tashmen dhe çdo moment të saj.

Horizontal

Nuk duhet të lini ankthin dhe mërzitjen të jenë pjesë e lidhjes sentimentale. E dini mirë se qëndrimi larg partnerit nuk i zgjidh problemet e ditës.

Ditë speciale duke parë që Urani bëhet aleat me Diellin. Idetë tuaja më tepër se kurrë janë origjinale. Shumë nga dëshirat tuaja do të plotësohen.

Linja ajrore e Emirateve të Bashkuara ka zbuluar një suitë të re të klasit të parë në bordin e avionit të saj të fundit që përmban dritaret virtuale. Në vend që të shohin direkt jashtë, udhëtarët shohin imazhe të projek-tuara nga jashtë aeroplanit, duke përdorur kamerat me fibra optike. Linja ajrore thotë se hap rrugën për heqjen e të gjitha dritareve nga aeroplanët e ardhshëm, duke i bërë ato më të lehtë dhe më të shpejtë. Presidenti i linjës ajrore, Tim Clark tha se imazhet janë shumë më të mira se në syrin natyral. Dritaret virtuale mund të gjenden në kabinën e klasit të parë të avionit më të ri të Emirateve Boeing 777-300ER. Tim i tha BBC se qëllimi përfun-dimtar ishte që të kishte avionë pa dritare fare.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Janë parazitë të vegjël...6-...Pavllov, shkencëtar rus për shkencat e trurit...7-Dis-ponojnë...8-Cari i Rusisë...9-Shkrimtari turk Nesin në inic...10-Feudal polak i para-luftës...11-Starova i futbollit...12-Ndihmësi i ustait...16-Njëlloj si me u turpërue...18-Kocka e kofshës së këmbës...19-Ka edhe një të tillë fetar...20-Janë si magazinat...22-Pjanistja e talentuar Skënderi në inic...23-Gurët e bi-lardos...24-Kocka e çengelit...25-Ish aktori Hyskja...26-Breg shkëmbor i futur thellë në dete...27-Gadishull në jug të evropës...29-Janë konstruksione betoni për ndërtim...30-Kryetari i një manastiri...31-Janë kodra prej rëre në shkretëtirë...32-Grupi drejtues i një institucio-ni...33-Metropoli ynë...35-Mikhail...ish shahisti rus kampion...36-Ato duhen të ulen e të bise-dojnë...37-Largohu...38-Popullsi që kanë qenë në zonën perëndimore të Detit të Zi, nga këta e kanë prejardhjen rumunët e sotëm...39-Infor-macion Politik...40-Ish aktori...Fehmiu...41-Ag-jencia e lajmeve greke...42-Formacion i madh ushtarak...43-I moshuar...

1-Janë vajzat nga krahinat e veri-ut...2-Shkrimtari rus...Turgenjev...3-Shkrimtari amerikan Tomas...4-Aktorja australiane Kid-man në inic...5-Janë shëtitje të organizuara në disa vende, shumës...8-Kaçek prej lëkure ku mban ushqimet bariu...10-Janë me famë ato kubaneze...11-Mal në Librazhd...12-I thonë një tregu të mbuluar...13-Një opera të Pjetër Maskan-ji...14-Njëlloj si nr.19 horizontalisht...15-Alikaj e skenës në inic...16-Njëlloj si paradhënie...18-Met-al shumë i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbonin...20-Çitjane, brekushe që veshin gratë çame...21-...Brema, këngëtare sllave...23-Një qytet pothuajse në jug të vendit...24-Fshat i Fier-it...25-Njeri i mefshët, që s’para mbush....26-Pjesa e penxheres...28-Mikael...ish futbollist gjerman ka luajtur me Çelsin...29-Janë 114 Kapitujt e Kuranit...31-Jam në hall, në mëdyshje apo në...32-Përcakton normat e sjelljes...33-Kësulë prej cohe që mbajnë myzeqarët...34-Asn-jëçikë...36-Njëlloj si marrëveshje...38-E bukura e Butrintit...39-Gjika e skenës...40-Humoristi Mera në inic...41-Automjetet e Shqipërisë...

k u l t u r e www.sot.com.al

Shumë njerëz frikësohen prej gjarpërinjve, të tjerë do tmerroheshin vetëm të dëgjonin për ndonjë gjarpër me dy koka. Pikërisht një të tillë, që e kishte gjetur në oborr, Tanee Janusz nga Louisiana e Shteteve të Bashkuara, ka vendosur ta mbajë si kafshë shtëpi-ake. Nëna e tre fëmijëve e ushqen dhe kujdeset për File dhe Gumbo, të cilët “kanë personalitete krejt të ndryshme, por që ndajnë të njëjtin trup”. “Nuk janë aspak të njëjtë dhe më bëjnë presion, ndërsa mendoja se janë shumë më të shoqërueshëm. Megjithatë i dua shumë”, ka thënë Janusz. Si pasojë një deformimi gjenetik,që ndodhë kur embrionet nuk ndahen si duhet gjarpri i ka dy koka me nga një tru, por ndan të njëjtin sistem të frymëmarrjes dhe tretjes, në trupin e përbashkët.

Nëna e 3 fëmijëve mban në shtëpi gjarprin me dy kokë

Page 24: Ambasadori Donald Lu paralajmëron politikën, kush janë VIP ... · Mbi këtë çësht - je foli dje dhe kreu i grupit parlamen - tar të PS, Taulant Balla. “Si Kryetar i Grupit

24 GAZETA SOTE Premte 8 Qershor 2018

8,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Argjentina refuzoi të luajë miqësor-en e programuar në Jeruzalem ndaj

Izraelit, duke shkaktuar një incident në marrëdhëniet ndërkombëtare të sportit dhe sidomos duke vënë në siklet qeverinë botërore të futbollit, FIFA-n e cila mund ta penal-izojë federatën argjentinase për mospërmbushje të de-tyrimeve të saj. Tërheqja e Argjentinës ka vënë në lëvizje qeverinë e Izraelit, e cila ka nisur një fushatë diplomatike, për të kërkuar sqarime dhe për të ndëshkuar argjentinasit që nuk iu përmbajtën marrëve-shjes së ndërmjetësimit. Por kjo nuk është asgjë krahasuar me atë që shkruajnë mediat sportive në Buenos Aires e gjetkë, që thonë se pas këtij veprimi ekziston mundësia që Argjentina të përjashtohet nga Botërori i Rusisë. Shkak është mospërmbushja e de-tyrimeve në një duel miqësor që ishte datë e lirë për FIFA-n. “Duan të në nxjerrin jashtë Botërorit”. Është ky alarmi që vjen nga Argjentina, ku

SURPRIZA/ Barcelona kërkon kthimin e

Nejmar në “Kamp Nou”

PORTIERI 32 skuadrat që marrin pjesë në Botëror do të synojnë Kupën e Botës në Rusi, por mediat ndërkombëtare sjellin në vëmendje peshën e 4 ek-ipeve të bazuar në vlerën e lojtarëve dhe Franca zë vendin e parë. 1 mil-iard e 80 milionë euro. Është Franca përfaqësuesja më e kushtueshme e këtij Botërori. Lajmi publikohet nga “L’Equipe”, duke u bazuar te të dhënat e “Transfermarkt”. Vlerësimi është bërë në bazë të moshës mesatare që kanë skuadrat, vlera e lojtarëve, klubet

ku ata luajnë dhe kontratat që kanë me skuadrat respektive. Te “Gjelat” vlerën më të lartë e ka Mbape, i cili vlerësohet 120 milionë euro, ndërsa pas tij është Antuan Griezman me 120 milionë, teksa “gardiani” Mandana është lojtari me çmimin më të ulët, 2.5 milionë euro. Në vendin e dytë është Spanja. “La Roja” kap vlerën e 1 mil-iard e 40 milionë eurove. Pavarësisht se ka lojtarë si Neymar apo Kutinjo, Brazili mban vendin e tretë, me një diferencë të ndjeshme në krahasim

me dy vendet e para. Pesë herë kam-pionët e Botës kushtojnë 950 milionë euro. Gjermania e Lëv pozicionohet në vendin e katërt, me “Pancerat” që kapin shumën e 885 milionë eurove, ndërsa në vendin e pestë Anglia, vlera e “Tre Luanëve” është 874 milionë euro. 10-shja e parë plotësohet me radhë nga Belgjika, Argjentina, Portugalia, Uruguaji dhe Kroacia. Përfaqësuesja që merr pjesën në Botëror me vlerën më të vogël është ajo e Panamasë me vetëm 9.4 milionë euro.

SULMUESI KONTRATA BOTËRORI

E sigurt, Ronaldo do të largohet nga Reali i Madridit

Maroku shpreson të përsërisë Meksikë-1986

Kristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere. Është e bindur për këtë gazeta portugeze “Record” e cila flet për të ard-hmen e yllit luzitan vetëm 12 ditë pas finales së Champions League që kulmoi me deklara-tat e CR7-ës në fund të sfidës se të ardhmes së tij në Madrid i ka ardhur fundi. Gazeta por-tugeze zbulon edhe motivet se përse Ronaldo ka vendosur të largohet. Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik por më shumë me faktin se presidenti Perez nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i

Serie A po përpiqet të bëjë blerje të nivelit të lartë, por e ka të vështirë. Gjithsesi, Juventusi konfirmoi se ka blerë përfun-dimisht sulmuesin anësor bra-zilian, Daglas Kosta, nga Ba-jerni i Mynihut. Klubi bardhezi ka paguar 40 milionë eurot e përcaktuara në marrëveshjen me klubin gjerman, për të bërë të vetin mesfushorin që i bindi të gjithë në sezonin e tij të parë në Itali. Daglas Kosta ishte një nga lojtarët me më shumë driblime të tentuara dhe më shumë driblime të realizuara në Serinë A, duke dhënë një kontribut të rëndë-sishëm në titullin kampion të

Botërori ka skuadrat e vet pretendente, por ka dhe ekipe që synojnë surprizën e një prej tyre është Maroku. Gjasat për ta kaluar grupin për Marokun janë shumë të vogla, pasi në Grupin B, përballë do ta ketë edhe Portugalinë, Spanjën dhe Iranin. Ata duhet të fillojnë me fitore ndaj Iranit më 15 qershor në Saint Petersburg, për të rritur ndonjë gjasë kualifikimi, pasi dy ndeshjet e radhës janë me kategori të rënda. Kjo do të jetë paraqitja e pestë për Marokun në Kupë të Botës, por e para që prej vitit 1998 në Francë. Maroku në Kupën e Botës 1986 të zhvillu-

rinovuar kontratën në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që Ronaldo ka arritur me fanellën e bardhë të Realit të Madridit gjatë këtyre viteve.

bardhezinjve. Ai iu bashkua Juventusit verën e 2017-ës, me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, për shumën e 40 milionë eurove.

ar në Meksikë, bëri befasi pasi edhe pse e pati të pamundur kalimin e grupit, arriti të dalë në krye para Anglisë, Polonisë dhe Portugalisë.

Leo Mesi mori kërcënime me jetë dhe federata argjentinase u detyrua të anulonte miqësoren, gjë që irritoi Izraelin, por mund të sjellë penalizim edhe nga FIFA

“Ole” u referohet zhvillimeve të fundit, pas ndeshjes së an-uluar me izraelitët. Ekziston frika se ai vendim mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Mesit me shokë. E përditshm-ja argjentinase, përfaqësuesit e “COMTEC”, që kishte organ-izuar ndeshjen në fjalë, janë gati të nisen për në Zyrih, me qëllimin për t’i kërkuar FIFA-s përjashtimin e Argjentinës nga Botërori i Rusisë. Dhe arsyeja është fare e thjeshtë:

Anulimi i miqësores me Izrae-lin. Sipas shoqërisë që kishte marrë përsipër organizimin e miqësores, në këtë rast kemi të bëjmë me një “diskrimin-im fetar”. Këtë çështje po e ndjekin nga afër avokatët tashmë. Natyrisht, gjykata nuk mund të përjashtojë një përfaqësuese nga Botërori që e ka siguruar pjesëmarrjen nga një garë e ndershme zyrtare, por mund ta penalizojë me gjobë të rëndë federatën e Arg-

Argjentina rrezikon të përjashtohet nga Botërori, shkak anulimi i miqësores me Izraelin

Juventusi blen përfundimisht Dagllas Kostën

Barcelona vijon të jetë një klub i kërkuar dhe i preferuar për shumë lojtarë, teksa së fundmi qarkullojnë zëra në median spanjolle se Nejmar i ka shanset të rikthehet sërish në “kamp Nou” e madje këtë version e ka mbështetur dhe vetë sulmuesi Lionel mesi. Ylli argjentinas, ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish përkrah Nejmarit. Mesi, Nejmar dhe Luis Suarez, para dy vitesh përbënin njërën prej tresheve më të rrezikshme në botë. Por, largimi i brazilianit nga Barcelona drejt Paris Saint-Ger-mainit, ka lënë një zbrazëtirë në sulmin e Barçës. Mesi tregon se do të donte të luante përsëri me Nejmarin me fanellën bla-

ugrana, ndonëse një gjë e tillë duket e pamundur. Ai gjithashtu nuk pëlqen idenë që braziliani të transferohet te Real Madridi. “Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqente që Nejmari të rikthehej”, ka thënë Mesi. “Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike. Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente”, shprehet ai. I pyetur se çfarë mendimi ka për një transferim të mundshëm të Nejmarit te Reali, Mesi është përgjigjur, “të them të drejtën nuk do të më pëlqente aspak që ai të shkonte te Reali”.

jentinës dhe të lejojë ndeshjet e ardhshme pa tifozë, ose të ven-dosë sanksione të tjera. Frika tjetër e Argjentinës është vetë Izraeli, i cili mund të ndikojë nëpërmjet mekanizmave të tij politikë e diplomatikë për ta ndëshkuar kombëtaren e Arg-jentinës, për shkak se tërheqja e skuadrës së Mesit, u pa si fitore e madhe e Palestinës dhe e krahut konservator të lidershipit palestinez. Në fakt, zhvillimi i miqësores në Jeru-zalem, u pa nga myslimanët dhe Palestina si një provokim. Dhe për këtë shkak pati mjaft kërcënime që arritën kulmin ndaj yllit të skuadrës Lionel Mesi. Ky i fundit mësohet se ishte kryesori që insistoi që ndeshja të mos zhvillohej, për të mos lejuar agravimin e mëtejshëm të situatës, e cila dukej ne ndezur. Me këtë vep-rim duket se Mesi bëri për vete tifozët e futbollit në Lindjen e Mesme, me përjashtim të atyre izraelitë, që nuk do t’ia falin lehtë tërheqjen. Kujtojmë se Argjentina shihet favorite në grupin D në Botërorin e Rusisë, ku do të përballet fillimisht me Islandën, pastaj me Kroacinë e në fund me Nigerinë.

Franca kombëtarja më e shtrenjtë e Botërorit, vlen mbi 1 mld euro

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /