Albani Temë Diplome.docx

4
Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Niveli Bachelor: Temë Diplome Impakti i organizatave ndërkombëtare në zhvillimin e Shqiperisë Punoi: Alban Abazi Udhëhoqi: M.SC Eurona Leka Tetor 2015

Transcript of Albani Temë Diplome.docx

Page 1: Albani Temë Diplome.docx

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Niveli Bachelor:

Temë DiplomeImpakti i organizatave ndërkombëtare në zhvillimin e Shqiperisë

Punoi: Alban Abazi Udhëhoqi: M.SC Eurona Leka

Tetor 2015

Page 2: Albani Temë Diplome.docx

"Organizatat ndërkombëtare në zhvillimin e Shqipërisë"

Përmbajtja

Falenderimet…………………………………………………………...... .

Abstrakt…………………………………………………………………....

Kapitulli I

Organizatat Ndërkombëtare (ON)

1.1 Çfarë janë organizatat ndërkombëtare…………………………………...

1.2 Si u krijuan organizatat ndërkombëtare

1.3 Organizatat e Shekullit XXI

Kapitulli II

Shqipëria dhe Organizatat Ndërkombëtare

2.1 Historiku i Shqipërisë me ON-re

2.2 Raportet e (ON) në periudhën post komuniste (1990)

2.3 Fushat kryesore të Asistencës (ON) për zhvillimin e vendit

Kapitulli III

Organizatat kryesore me mision në Shqipëri

3.1 Misioni i FMN-së

3.2 Prezence e OSBE-së

3.3 Misioni i NATO-s

---------------------------------- Konkluzione

Bibliografia

Page 3: Albani Temë Diplome.docx

AbstraktRealizimi i këtij studim ka si synim shqyrtimin e impaktit që kanë pasur dhe kontributit

që kanë dhënë organizatat ndërkombëtare në zhvillimin e vendit tonë pas përmbysjes së regjimit

komunist.Fillimisht është përshkruar teorikisht pjesa përkufizuese e organizatave ndërkombetare

ndarjeve të tyre dhe historikut të zanafillës së organizatave ndërkombëtare.Më pas punimi

përqëndrohet në Shqipëri, duke trajtuar raportin që ka pasur Shqipëria me organizatat e huaja në

periudhën e sistemit komunist dhe më pas marëdhëniet e vendit tonë me organizatat

ndërkombëtare në periudhën post komuniste.Pas kësaj pjese teorike vazhdohet me përfitimet

konkrete dhe impakti që kanë pasur organizatat e ndryshme ndërkombëtare në zhvillimin e vendit

tonë,ku për arsye të numrit të shumtë te organizatave që kanë kontribuar në Shqipëri kam

përzgjedhur për të analizuar misionin e vetëm tre prej tyre,konkretisht FMN-në,OSBE-në dhe

NATO-n.

Për sa i përket metodologjisë së përdorur për realizimin e punimit mund të theksohet që

konceptimi i këtij studimi është bërë duke hulumtuar dhe referuar libra të ndryshëm

bashkëkohorë,materiale nga interneti të marra nga adresa zyrtare,artikuj,revista si dhe raporte

të organizatave të marra në studim në lidhje me ecurinë e zhvillimit të Shqipërisë.

Procesi i zhvillimit në Shqiperi u shoqërua me hapjen e ekonomisë dhe demokratizimit të

institucioneve dhe shoqërisë me ndihmën e shprehur nëpërmjet huave dhe fondeve të

organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore,Fondi Monetar Ndërkombetar,Fondacioni

Soros,Bashkimi Europian etj.Organizatat ndërkombëtare janë bërë pjesë e rëndësishme e

procesit të zhvillimit dhe demokratizimit të vendit dhe prania e tyre ndihet në çdo aspekt të jetës

politike dhe shoqërore.Nga zhvillimi i punimit del në pah teza që organizatat ndërkombëtare

kanë ndikuar në procesin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendit nëpërmjët kontributit

ekonomik dhe asistencës së tyre pothujse në cdo fushë.Zhvillimi e progresi i vendit është arritur

në sajë të investimeve te huaja në çdo aspekt qoftë politik,social,arsimor shëndetsor,shoqëri civile

etj.