AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21...

10
REPUHLlKA E KOSOVtts · PEnY&l1I1KA K OUO - RIW I BU( 01 KOSOVO GJYKATA KUSHTETUES Y T ARH" Cy.n: CONSTnrrnnONAL OURT Prishtine, me 21 shkurt 2019 Nr. ref.:RK 1328/19 AKTVENDIM PER P APRANUESHMERI ne rastin nr. KI52/18 Parashtrues Zoran Stanisic Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, Pall. nr. 1160/2017, te 18 dhjetorit 2017 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Zoran me adrese te perhershme ne Beograd, Republika e Serbise (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses). 1

Transcript of AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21...

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

REPUHLlKA E KOSOVtts · PEnY&l1I1KA K OUO - RIW IBU( 01 KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUES Y T ARH" Cy.n:

CONSTnrrnnONAL OURT

Prishtine, me 21 shkurt 2019 Nr. ref.:RK 1328/19

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI52/18

Parashtrues

Zoran Stanisic

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, Pall. nr. 1160/2017, te 18 dhjetorit 2017

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga Zoran Stanisic~, me adrese te perhershme ne Beograd, Republika e Serbise (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses).

1

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses e konteston Aktgjykimin e Gjykates se Apelit Pall. nr. 1160/2017, te 18 dhjetorit 2017.

Objekti i C;eshges

3. Objekt i <;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te kontestuar, me te cilin pretendohet se i jane shkelur te drejtat dhe Iirite e parashtruesit te kerkeses te garantuara me nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], nenin 32 [E Drejta per Mjete Juridike] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqesore e te Drejtave] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta), si dhe nenin 6 [E drejta per nje proces te rregullt] dhe nenin 13 (E drejta per zgjidhje efektive) te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ).

Baza juridike

4. Kerkesa bazohet ne nenin 113.7 te Kushtetutes, nenin 47 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 32 te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

5. Me 31 maj 2018, Gjykata miratoi ne seance administrative plotesim­ndryshimin e Rregullores se punes, e cila u publikua ne Gazeten Zyrtare te Republikes se Kosoves me 21 qershor 2018 dhe hyri ne fuqi 15 (pesembedhjete) dite pas publikimit te saj. Rrjedhimisht, gjate shqyrtimit te kerkeses Gjykata i referohet dispozitave juridike te Rregullores se re ne fuqi.

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

6. Me 6 prill 2018, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

7. Me 11 prill 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtaren Snezhana Botusharova gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Almiro Rodrigues (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Gresa Caka-Nimani.

8. Me 16 prill 2018, Gjykata njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhe i dergoi nje kopje te kerkeses Gjykates se Apelit.

9. Me 16 qershor 2018, gjyqtareve Snezhana Botusharova dhe Almiro Rodrigues u skadoi mandati i gjyqtareve, ndersa gjyqtareve Altay Suroy dhe Ivan Cukalovic mandati i gjyqtareve u skadoi me 26 qershor 2018.

10. Me 9 gusht 2018, Presidenti i Republikes dekretoi gjyqtaret: Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Radomir Laban, Remzie Istrefi-Peci dhe Nexhmi Rexhepi.

11. Me 22 gusht 2018, Kryetarja e Gjykat(:~s caktoi gjyqtaren Selvete Gerxhaliu­Krasniqi gjyqtare raportuese.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Bekim Sejdiu (kryesues) Gresa Caka-Nimani dhe Bajram Ljatifi.

13. Me 15 tetor 2018, parashtruesi i kerkeses dorezoi ne Gjykate nje shkrese ne te cilen ai paraqiti ankesat ndaj punes se autoriteteve legjislative dhe ekzekutive ne Kosove.

14. Me 16 janar 2019, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

15. Me 7 korrik 2011, parashtruesi i kerkeses paraqiti kallezim penal ne Policine e Kosoves (ne tekstin e metejme: Policia) dhe ne EULEX, per shkak te dyshimit te bazuar se personi S. P. e kishte kercenuar disa here ne telefon, me c;ka pretendohet se ai ka kryer vepren pen ale te kanosjes nga neni 161, paragrafi 4, i Kodit Penal te Kosoves (ne tekstin e metejme: KPK).

16. Me 29 shtator 2011, parashtruesi i kerkeses ishte njoftuar nga Policia se te gjitha informatat qe ai i kishte dhene ne lidhje me kercenimin, i ishin prezantuar Prokurorit Publik Komunal, i cili ishte pergjegjes per shqyrtimin e bazueshmerise se kallezimit te tij penal.

17. Ne nje dite te pacaktuar, parashtruesi i kerkeses u informua nga Prokurori Publik se ne rastin e tij do te punonte Prokurori i Prokurorise Komunale ne Prishtine, si dhe Prokurori i Prokurorise se EULEX-it.

18. Me 8 nentor 2012, permes postes elektronike, Prokuroria e EULEX-it informoi parashtruesin e kerkeses per hedhjen poshte te kallezimit penal kunder personit S.P., duke deklaruar se "nuk ka dyshim te bazuar se personi S. P. ka kryer vepren penale per te cilen eshte akuzuar."

19. Ne njoftimin e tij, Prokuroria e EULEX-it deklaroi se parashtruesi i kerkeses kishte te drejte qe ne cilesi te "paditesit subsidiar" te vazhdoje me ndjekjen penale te S.P.

20. Me 16 nentor 2012, parashtruesi i kerkeses, ne cilesi te paditesit subsidiar, inicioi padi pen ale private prane Gjykates Themelore - Departamenti i Pergjithshem - Divizioni Penal (ne tekstin e metejme: Gjykata Themelore) kunder personit S. P.

21. Ne baze te shkresave te lendes, Gjykata konstaton se ne periudhen prej 16

nentorit 2012 deri me 28 qershor 2017, Gjykata Themelore ka caktuar dis a seanca gjyqesore, por ato jane shtyre per shkak te mungeses se te paditurit dhe mbrojtesit te tij. Gjithashtu ne kete periudhe, dy here ishin zevendesuar gjyqtaret ne kete rast.

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

22. Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses ne kete periudhe disa here ishte ankuar me shkrim tek organet legjislative dhe ekzekutive ndaj punes se gjyqesorit ne Kosove dhe parashtruesi i kerkeses dis a here i dergoi urgjenca Kryetarit te Gjykates Themelore ne te cilat kerkoi qe c;eshtja e tij te trajtohej.

23. Me 29 qershor 2017, Gjykata Themelore mbajti seance ne lidhje me padine e paditesit subsidiar (parashtruesi i kerkeses). Ne seancen e Gjykates Themelore moren pjese parashtruesi i kerkeses si padites subsidiar si dhe i padituri S.P. Pas leximit te propozim akuzes, i padituri u deklarua i pafajshem dhe konstatoi para gjykates se kishte ndodhur parashkrimi i ndjekjes penale.

24. Te njejten dite, gjyqtari individual, nxori Aktgjykimin K. nr. 3799/2012 ku konstatoi se ne rastin konkret ishte paraqitur parashkrimi absolut i ndjekjes penale te te paditurit S. P. Ne arsyetimin e vendimit, gjykata theksoi:

"Sipas dispozites ligjore te nenit 90 paragraji 1, nen paragraji 5 i KPK, parashkrimi ndodh ne periudhen kohore prej 3 (tre) viteve nga koha e kryerjes se vepres penale e ne baze te se ciles mund te shqiptohet denimi me burgim mbi 1 vit.

Ne baze te nenit 90 paragraji 1 pika 6 te KPK, parashkrimi i vepres penale ndodh ne C;do rast kur kalon dyfishi i kohes se afatit te parashkrimit relativ ne pajtim me nenin 90 paragraji 1 pika 5 e KPK. Prandaj, pasi qe ne rastin konkret qe nga koha e kryerjes se vepres penale Kanosje nga neni 161 paragrafi 4lidhur me paragrajin 2 te KPK, me daten 29.06.2011

dhe deri me daten 29.06.2017 kane kaluar me shumese 6 vite . Kjo eshte kohe e mjaftueshme e parapare me Ligj per parashkrim te ndjekjes penale".

25. Me 19 gusht 2017, parashtruesi i kerkeses parashtroi ankese ne Gjykaten e Apelit kunder aktgjykimit te Gjykates Themelore.

26. Me 18 dhjetor 2017, Gjykata e Apelit nxori aktgjykimin PAL nr. 1160/2017, me te cilin refuzoi padine e paditesit subsidiar (parashtruesit te kerkeses) si te pabazuar. Ne aktgjykim, Gjykata e Apelit konstatoi se:

"Paditesi subsidiar ne ankese nuk ka precizuar arsyet e ankeses, por nga permbajtja gjykata konstaton se ankesa bazohet ne shkelje esenciale te procedures penale dhe te kodit penal. Sipas vleresimit te kesaj gjykate, pretendimet ankimore te paditesit subsidiar jane te pabazuara. Gjykata Themelore ka vepruar ne menyre te drejte· kur e ka reJuzuar me aktgjykim padine subsidiare te paditesit subsidiar si te parashkruar.

Nga shkresat e lendes rezulton se personi S. P. me padi subsidiare akuzohet per vepren penale Kanosje nga neni 161 paragraji 1 lidhur me paragrajin 2 te KPK, sipas dispozites ligjore te nenit 90 paragraji 1 dhe nen paragraji 5 i KPK parashihet se per vepren penale e cila eshte e denueshme mbi nje vit se ndjekja penale nuk mund te ndermerret kur kane kaluar 3 vite nga koha e kryerjes e vepres penale. Per vepren penale

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

Kanosje nga neni 161 paragraji 4 lidhur me paragrajin 2 te KPK eshte parapare denimi me 3 muaj deri ne 3 vite burgim dhe se sipas padise subsidiare del se vepra penale e lartcekur eshte kryer me daten 25, 26, 27, 28 dhe 29 06.2011."

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

27. Parashtruesi i kerkeses pretendon se i jane shkelur te drejtat dhe lirite e tij kushtetuese, te garantuara me nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], nenin 32 [E Drejta per Mjete Juridike] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqesore e te Drejtave] te Kushtetutes, si dhe nenin 6 [ E drejta per nje proces te rregullt] dhe nenin 13 (E drejta per zgjidhje efektive) te KEDNJ-se, pasi qe gjykatat nuk vepruan ne perputhje me padine e tij subsidiare per te percaktuar nese kunder tij ishin kryer vepra te renda penale dhe cili person ishte pergjegjes per kete.

28. Parashtruesi i kerkeses pretendon se, se pari Prokuroria e EULEX-it, dhe pastaj edhe prokuroria vendore refuzuan ta ndjekin te pandehurin, ndersa ai si padites u udhezua qe te ndjeke penalisht personin pergjegjes ne cilesi te paditesit subsidiar. Megjithate, gjykatat ne fund perfunduan proceduren per shkak te parashkrimit absolut te ndjekjes penale, e cila ishte paraqitur pa fajin e tij.

29. Parashtruesi i kerkeses me tej thekson se me nJe veprim te tille te instrumentalizuar nga gjykata dhe organet e tjera shteterore atij i ishte shkelur: a) e drejta per qasje ne gjykate, b) e drejta per nje vendim gjyqesor te arsyetuar, c) parimi i barazise se paleve ne procedure, d) e drejta per gjykim brenda nje kohe te arsyeshme. Ne mbeshtetje te pretendimeve te tij, parashtruesi i kerkeses kishte cituar disa raste te praktikes se GJEDNJ-se dhe praktikes gjyqesore te kesaj gjykate.

30. Parashtruesi kerkon nga Gjykata qe ta deklaroje kerkesen te pranueshme, te konstatoje se ka pasur shkelje te neneve 31, 32 dhe 54 te Kushtetutes, si dhe shkelje te nenit 6.1 dhe nenit 13 te KEDNJ-se, te anulohen vendimet e Gjykates Themelore dhe Gjykates se Apelit dhe te obligohet Prokuroria Publike Themelore qe sipas detyres zyrtare te perfshihet ne ndjekjen penale te te pandehurit.

31. Parashtruesi gjithashtu kerkon qe ne emer te demit shumevje<;ar material dhe jomaterial, t'i paguhet shuma prej 84,500 euro.

Vleresimi i pranueshmerise se kerkeses

32. Gjykata se pari shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe te parapara me Rregullore te punes.

33. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, qe percaktojne:

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

[ .. .]

7- Individetjane te autorizuar te ngrene shkelj"et nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me ligj.

[. ..]. "

34. Rrjedhimisht, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses eshte pale e autorizuar qe konteston aktin e autoritetit publik, perkatesisht, Aktgjykimin e Gjykates se Apelit, PAL nr. 1160/2017, te 18 dhjetorit 2017. Megjithate, ne menyre qe Gjykata te marre parasysh te gjitha pretendimet e parashtruesit te kerkeses, ai duhet te percaktoje nese parashtruesi i kerkeses i ka shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj.

35. Gjykata me tej shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka plotesuar kriteret e pranueshmerise sic; eshte percaktuar me tej ne Ligj dhe ne Rregullore te punes. Ne lidhje me kete, Gjykata se pari i referohet neneve 48 [Saktesimi i kerkeses] dhe 49 [Matet] te Ligjit, qe percaktojne:

Neni 48 Saktesimi i kerkeses

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshte akti konkret i autoritetit pubUk te dUn parashtruesi deshiron ta kontestoj.

Neni 49 Afatet

Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afati filion te ece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor. Ne te gjitha rastet e tjera, afati filion te ece ne diten kur vendimi ose akti eshte shpallur publikisht.. . .JJ

36. Sa i perket permbushjes se ketyre kritereve, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses qartesoj saktesisht te drejtat e garantuara me Kushtetute dhe KEDNJ, te cilat pretendohet se jane shkelur, ne pajtim me nenin 48 te Ligjit dhe ka dorezuar kerkesen brenda afatit ligjor prej 4 (kater) muajve te percaktuar ne nenin 49 te Ligjit.

37. Gjykata gjithashtu i referohet rregullit 39 (1) (b) dhe (3) (b) te Rregullores se punes,

Rregulli 39 [Kriteret e pranueshmerise]

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

,,(1) Gjykata mund ta konsideroje nje kerkese te pranueshme nese: (b)jane shteruar te gjitha mjetet efektive f. ..J

[ ...J (3) Gjykata mund ta konsideroje nje kerkese te papranueshme nese ndonje nga kushtet ne vijim eshte i pranishem:

[ ...J (b) kerkesa nuk eshte ratione materiae ne pajtim me Kushtetuten;"

38. Ne lidhje me kete, ne pajtim me rregullin 39 (1) (b) dhe (3) (b) te Rregullores se punes, Gjykata duhet te vertetoje nese parashtruesi i kerkeses i ka shteruar te gjitha mjetet juridike, dhe nese kerkesa e parashtruesit eshte ratione materiae ne pajtim me Kushtetuten.

39. Gjykata, para se gjithash, veren se parashtruesi ne kerkese i referohet shkeljeve te disa neneve te Kushtetutes dhe KEDNJ-se, megjithate vet thelbi i ketyre pretendimeve per shkelje rrjedh nga shkeljet e pretenduara te nenit 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes dhe nenit 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te KEDNJ-se. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu ngriti edhe c;eshtjen ne lidhje me kompensimin material dhe jo­material ne gjykate.

Pretendimet per shkelje te nenit 31 [E drejta per gjykim te drejte dhe te paanshemJ te Kushtetutes dhe nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te KEDNJ-se

40. Gjykata rikujton qe neni 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] i Kushtetutes, ne pjesen perkatese te paragrafit te dyte te tij percakton:

,,(:dokush gezon te drejten per shqyrtim publik te drejte dhe te paanshem lidhur me vendimet per te drejtat dhe obligimet ose per cilendo akuze penale [.. .J".

41. Gjithashtu, neni 6 (E drejta per nje proces te rregullt), paragrafi 1 i KEDNJ-se, ne pjesen perkatese, percakton:

,,(:do person ka te drejte qe <;eshtja e tij te degjohet drejtesisht, publikisht ne lidhje me te drejtat dhe detyrimet e tij te natyres civile e <;do akuze penale ne ngarkim te tij [ ...J".

42. Pervec; kesaj, neni 53 i Kushtetutes, percakton:

"Te drejtat njeriut dhe lirite themelore te garantuara me kete Kushtetute, interpretohen ne harmoni me vendtmet gjyqesore te Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut".

43. Gjykata, para se gjithash, veren se parashtruesi i kerkeses me 7 korrik 2011,

paraqiti kallezim penal ne institucionet perkatese kunder personit S.P. per t'i mbrojtur te drejtat e tij.

7

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

44. Megjithate, pavaresisht asaj qe Prokuroria e EULEX-it mori parasysh dhe shqyrtoi pretendimet e tij per ekzistimin e vepres penale, Gjykata veren se kallezimi penal i tij eshte hedhur poshte.

45. Nga kjo njedh se institucionet kompetente kane marre ne shqyrtim bazueshmerine e pretendimeve per ekzistimin e vepres penale, por qe ne fund kane konstatuar "se nuk ka dyshim te justijikuar qe personi S.P., ka kryer vepren penale per te cilen eshte akuzuar [ ...Jpor ndjekja kunder S.P. mund te vazhdoj me padi subsidiare."

46. Rrjedhimisht, parashtruesi i kerkeses ngriti padi subsidiare kunder pales se trete ne cilesine e prokurorit subsidiar.

47. Lidhur me kete, Gjykata veren se ne rastin konkret, pretendimet kryesore ankimore te parashtruesit ne kerkesen lidhur me gjykimin e drejte, kane te bejne ekskluzivisht me proceduren penale qe ai ka iniciuar kunder pales se trete, perkatesisht S.P., ku parashtruesi i kerkeses e paraqiti veten ne cilesine e prokurorit subsidiar. Aktakuza penale e parashtruesit te kerkeses kunder pales se trete u hodh poshte nga gjykata e shkalles se pare dhe Gjykata e Apelit, me arsyetimin se "padia e tij subisidiare ne pajtim me dispoziten ligjore te nenit 90 paragraji 1 nenparagraji 5 i KPK-se ishte e parashkruar."

48. Ne lidhje me kete, Gjykata i referohet praktikes se Komisionit Evropian per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: Komisioni), sipas se ciles Konventa nuk garanton te drejten e inicimin te procedures penale kunder paleve te treta, pervec; kesaj, neni 6 i KEDNJ-se nuk i referohet veprimeve te cilat kane per qellim inicimin e procedurave yer;.ale kunder paleve te treta (shih, Vendimin e Komisionit Istvanne REKASI kunder Hungarise, Kerkesa nr. 31506/96 , e 25 nentorit 1996).

49. Rrjedhimisht, duke marre parasysh principin e lartpermendur lidhur me rastin konkret, Gjykata konsideron se kur lexohet neni 31 i Kushtetutes, ne kuptimin e nenit 6, paragrafi 1 i KEDNJ-se, njedh se shprehja "per ifaredo ndjekje penale" qe perdoret ne nenin 31., duhet kuptuar si "ifaredo kallezim penal te paraqitur kunder parashtruesit te kerkeses." Ne kete menyre, pretendimi i parashtruesit te kerkeses per shkeljen e se drejtes per gjykim te drejte nuk mund te bie ne kuader te fusheveprimit te titullit "si ifaredo ndjekje penale" qe gjendet ne nenin 31 te Kushtetutes.

50. Perve<; kesaj, ne lidhje me te drejtat dhe obligimet, Gjykata rikujton Aktgjykimin e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: GJEDNJ) ne rastin Perez kunder Frances (nr. 47287/99, Aktgjykimi i 12 shtatorit 2004), ku ne paragrafet 70 dhe 71 theksohet:

,,70. Konventa nuk jep asnje te drejte per te ndjekur penalisht palet e treta ne menyre te pavarur, apo per te denuar per nje veper penale: por qe ushtrimi i kesaj te drejte duhet te jete e pandashme nga ushtrimi i nje te drejte te viktimes per te ushtruar te drejten per procedure civile ne te drejten vendore, edhe ne qofie se kjo eshte vetem per te siguruar demshperblim simbolik ose per te mbrojtur nje te drejte civile si<; eshte e drejta per nje "reputacion te mire" [ ...J."

8

Page 9: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

71. Gjykata arrin ne perfundim se nje ankese civile e pales bie ne kuader te fusheveprimit te nenit 6 § 1 te Konventes, perve~ ne rastet e permendura ne paragra./in e meparshem". [theks i shtuar]".

51. Gjykata pervec; Aktgjykimit te cekur Perez kunder Frances te GJEDNJ-se, i referohet edhe praktikes se saj gjyqesore ne rastin KI97/14, Velibor Jokie, Aktvendimi per papranueshmeri, ku konkludon se "GJEDNJ nuk siguron te drejten e ndjekjes ose denimit te nje pale te trete per nje veper penale. As Kushtetuta nuk ofron nje te drejte te tille. " (shih, Aktvendimi per papranueshmeri ne rastin KI97/14, Velibor Jokie i 8 dhjetorit 2015, paragrafi 38).

52. Duke marre parasysh se procedurat ne te cilat ankohet parashtruesi nuk kane te bejne me percaktimin e ndonje te drejte dhe obligimi te parashtruesit, rrjedh se pretendimi i parashtruesit te kerkeses per shkelje te drejtes se tij per gjykim te drejte nuk bie ne kuader te fusheveprimit te titullit "te drejtat dhe obligimet" , te perfshira ne nenin 31 te Kushtetutes, dhe rrjedhimisht Gjykata nuk do te leshohet me tej ne analizen e pretendimeve te tjera ankimore te parashtruesit lidhur me shkeljet e pretenduara te Kushtetutes dhe te KEDNJ­se.

53. Gjykata konsideron se ankesa e parashtruesit te kerkeses lidhur me proceduren penale kunder pales se trete, ne kete rast S.P., nuk bie ne kuader te drejtes per gjykim te drejte nga neni 31 i Kushtetutes dhe neni 6 paragrafi 1 i KEDNJ-se, rrjedhimisht kerkesa e parashtruesit nuk eshte ratione materiae ne pajtim me Kushtetuten .

C;eshtja lidhur me kompensimin material dhejo-material

54. Gjykata nuk mund te mos vereje, se parashtruesi i kerkeses gjithashtu ngriti c;eshtjen ne lidhje me kompensimin material dhe jo-material.

55. Ne lidhje me kete, Gjykata veren se Gjykata Themelore ne Aktgjykimin K. nr. 3799/2012, ishte marre me kerkesen per kompensim te parashtruesit te kerkeses, duke deklaruar se "me qellim te realizimit te kerkeses pronesore juridike, udhezohen ne procedure te rregullt civile" .

56. Duke pasur parasysh qe parashtruesi i kerkeses nuk ka specifikuar ne kerkese nese, per te realizuar kerkesen e tij, ai ka ushtruar mjetet juridike qe i kishte ne dispozicion, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses nuk i ka shteruar te gjitha mjetetjuridike te parapara me ligj.

57. Prandaj, ky pretendim i parashtruesit te kerkeses hedhet poshte nga Gjykata ne pajtim me rregullin 39 (1) (b) te Rregullores se punes.

58. Si perfundim, Gjykata konstaton se kerkesa e parashtruesit nuk eshte ne pajtim me rregullat 39 (1) (b) dhe (3) (b) te Rregullores se punes.

9

Page 10: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/02/ki_52_18_av_shq.pdf12. Me 21 shtator 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin e ri shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese e Kosoves, ne pajtim me nenin 113.1 dhe 7 te Kushtetutes, nenit 47 te Ligjit dhe te rregullave 39 (1) (b) dhe (3) (b) te Rregullores se punes, me 16 janar 2019, njezeri

VENDOS

I. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. TUA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20-4 te Ligjit;

IV. Ky aktvendim hyn ne fuqi menjehere.

10