AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata...

10
REPUBLIKA E KOSOVi!.s - l'EiIYliJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY)l CONSTITUTIONAL COURT Prishtine , me 7 qershor 2018 Nr. ref.: RK 1251/ 18 AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. K1100/17 Parashtrues Miftar Gashi Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates Supreme te Kosoves, Rev. nr. 352/2016, te 16 marsit 2017 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES sit KOSOvES e perbere nga: Arta Rarna-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Alrniro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekirn Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare dhe Gresa Caka-Nirnani, gjyqtare Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Miftar Gashi (ne tekstin e rnetejrne:parashtruesi i kerkeses), i cili perfaqesohet nga Artan Qerkini, avokat nga Prishtina.

Transcript of AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata...

Page 1: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

REPUBLIKA E KOSOVi!.s - l'EiIYliJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY)l

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 7 qershor 2018 Nr. ref.: RK 1251/ 18

AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. K1100/17

Parashtrues

Miftar Gashi

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates Supreme te Kosoves, Rev. nr. 352/2016,

te 16 marsit 2017

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES sit KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rarna-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Alrniro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekirn Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare dhe Gresa Caka-Nirnani, gjyqtare

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte dorezuar nga Miftar Gashi (ne tekstin e rnetejrne:parashtruesi i kerkeses), i cili perfaqesohet nga Artan Qerkini, avokat nga Prishtina.

Page 2: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses e konteston Aktgjykimin e Gjykates Supreme, Rev. llf.

352/2016, te 16 marsit 2017, me te cilin ishte refuzuar si i pabazuar revizioni qe ai parashtroi kunder Aktgjykimit te Gjykates se Apelit ne Prishtine, Ac. llf.

3152/2014, te 5 shtatorit 2016.

3. Aktgjykimi i kontestuar i eshte dorezuar parashtruesit te kerkeses me 19 prill 2017·

Objekti i t;eshtjes

4. Objekt i <,:eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se aktgjykimit te lartcekur te Gjykates Supreme, me te cilin pretendohet se jane shkelur te drejtat dhe Iirite e parashtruesit te kerkeses te garantuara me nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta), si dhe nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ).

Baza juridike

5. Kerkesa bazohet ne nenin 113.7 te Kushtetutes, ne nenet 47 dhe 48 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, llf. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 29 te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: RregullOIja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

6. Me 18 gusht 2017, parashtruesi dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

7. Me 18 gusht 2017, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Almiro Rodrigues gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Ivan Cukalovic (kryesues), Bekim Sejdiu dhe Selvete Gerxhaliu-Krasniqi.

8. Me 23 gusht 2017, Gjykata njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhe i dergoi nje kopje te kerkeses Gjykates Supreme.

9. Me 17 maj 2018, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

10. Me 12 nentor 2008, Komisioni Disiplinor i Qendres Kryesore te Kujdesit Shendetesor Familjar ne Komunen e Ferizajt (ne tekstin e metejme: Komisioni Disiplinor) i vendosi (Vendimi llf. 226) masen disiplinore parashtruesit te kerkeses per 'ulje ne poziten e punes' , per shkak te dyshimit te bazuar te pervetesimit te nje 'pajisjeje' ne vend in e tij si 'teknik i dhembeve.

2

Page 3: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

11. Me 9 dhjetor 2008, parashtruesi parashtroi ankese prane Komisionit per ankesa ne Komunen e Ferizajt (ne tekstin e metejme: Komisioni per ankesa) kunder vendimit te siperpermendur per 'ulje ne pozite'.

12. Me 26 dhjetor 2008, Komisioni per ankesa (Vendimi 02 nr. 244) e refuzoi ankesen e lartcekur te parashtruesit dhe vertetoi vendi min e kontestuar te Komisionit Disiplinor.

13. Me 15 janar 2009, parashtruesi e njoftoi Komisionin per ankesa per mosgatishmerine e tij per te nenshkruar kontraten e re te punes per vendin e ri te punes ne sherbimin e autoambulancave dhe servisimit.

14. Me 26 janar 2009, parashtruesi parashtroi ankese ne Keshillin e Pavarur Mbikeqyres te Kosoves (ne tekstin e metejme: KPM) kunder Vendimit te Komisionit per ankesa.

15. Me 29 janar 2009, Drejtori i QKMF-se (njoftimi nr. 39/dos) e njoftoi parashtruesin se, meqe nuk pranoi te nenshkruante kontraten e punes per kryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo do te kuptohet se ai ka hequr dore nga marredhenia e punes dhe qe nga 1 shkurti 2009 ai do te hiqet nga lista e pagave.

16. Me 17 mars 2009, KPM-ja (Vendimi A. 02 (75) 2009) hodhi poshte si te pabazuar ankesen e parashtruesit dhe e vertetoi Vendimin e Komisionit per ankesa.

17. Me 13 mars 2009, parashtruesi i kerkeses parashtroi ankese te re ne KPM kunder njoftimit te lartpermendur (njoftimi nr. 39/dos te Drejtorit te QKMF), duke kerkuar qe te konstatohej se njoftimi ishte 'i pabazuar dhe i paligjshem'.

18. Me 25 mars 2009, KPM-ja (Vendimi A. nr. 02/(47) 09) pjeserisht aprovoi ankesen e parashtruesit te kerkeses dhe anuloi njoftimin e drejtorit te QKMF­se. KPM-ja e urdheroi QKMF-ne qe ne afat prej 30 (tridhjete) ditesh te ndermerr procedurat disiplinore kunder parashtruesit te kerkeses ne pajtim me rregullat ligjore per procedurat disiplinore.

19. Me 16 prill 2009, Komisioni Disiplinor (Vendimi nr. 66) i shqiptoi parashtruesit te kerkeses masen disiplinore "nderprerje te marriidhenies se punes ( ...) prej dates 17 prill 2009", sepse ai "ka bere shkelje te Kodit te Sje/ljes se Sherbyesve Civile te parapare ne Shtojcen e Rregullol·es se UNMIK-ut nr. 2001-36, per mosperji/lje te detyres, mospermbushje te udhezimeve te arsyeshme te dhena nga udheheqesi ose organi i punesimit si dhe mungesen e paautol·izuar ne pune".

20. Me 14 maj 2009, parashtruesi i kerkeses parashtroi ankese ne Komisionin per ankesa, duke kerkuar ndryshimin e Vendimit per shqiptimin e mases disiplinore ose anulimin e atij vendimi dhe kthimin e ~eshtjes per rishqyrtim.

3

Page 4: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

21. Me 2 qershor 2009, Komisioni per ankesa (Vendimi 02. nr. 2-7-4781) e refuzoi si te pabazuar ankesen e parashtruesit dhe vertetoi vendimin e Komisionit Disiplinor.

22. Me 26 qershor 2009, parashtruesi parashtroi ankese ne KPM, duke kerkuar qe vendimi i lartcekur te refuzohet si i pabazuar.

23. Me 14 dhjetor 2009, KPM-ja refuzoi si te pabazuar ankesen e parashtruesit dhe vertetoi vendimin e Komisionit per Ankesa.

24. Me 24 dhjetor 2009, parashtruesi parashtroi kerkesepadi ne Gjykaten e atehershme Komunale ne Ferizaj, duke kerkuar qe te shfuqizoje vendi met e mesiperme te Komisionit Disiplinor, Komisionit per Ankesa dhe KPM-se. Parashtruesi gjithashtu kerkoi rikthim ne vendin e punes te 'teknikut te dhembeve' ne Sherbimin e Stomatologjise te QKMF-se ne Ferizaj.

25. Me 2 qershor 2014, tani Gjykata Themelore ne Ferizaj (Aktgjykimi C. nr. 270/10) e refuzoi si te pabazuar padine e parashtruesit te kerkeses.

26. Me 16 gusht 2014, parashtruesi i kerkeses parashtroi ankese ne Gjykaten e •Apelit, duke pretenduar vleresim te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike, shkelje esenciale te se drejtes procedurale dhe zbatim te gabuar te se drejtes materiale. Megjithate, parashtruesi i kerkeses nuk ka ngritur asnje pretendim lidhur me te drejtat e tij te garantuara me nenin 31 te Kushtetutes, ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se per marrjen ne pyetje te deshmitareve dhe te drejten per qasje ne gjykate.

27. Me 5 shtator 2016, Gjykata e Apelit (Aktgjykimi Ac. nr. 3152/2014), e refuzoi ankesen e parashtruesit si te pabazuar dhe e vertetoi aktgjykimin e kontestuar te Gjykates Themelore.

28. Me 31 tetor 2016, parashtruesi i kerkeses paraqiti kerkese per revlZlon ne Gjykaten Supreme ndaj vendimeve te gjykatave te shkalles me te ulet. Parashtruesi kryesisht perseriti pretendimet e tij per vertetimin jo te drejte dhe jo te plote te gjendjes faktike, shkeljet esenciale te se drejtes procedurale dhe zbatimin e gabuar te se drejtes materiale. Megjithate, parashtruesi nuk ngriti pretendime ne lidhje me te drejtat e tij te garantuara me nenin 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se per marrjen ne pyetje te deshmitareve dhe te drejten per qasje ne gjykate.

29. Me 16 mars 2017, Gjykata Supreme (Aktgjykimi Rev. nr. 352/2016), refuzoi Sl te pabazuar revizionin e parashtruesit te kerkeses.

4

Page 5: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

30. Ne Jidhje me te drejten e tij per te degjuar dhe marre ne pyetje deshmitaret, parashtruesi i kerkeses pretendon "cenim te nje gjykimi te drejte dhe te paanshem", sepse "kur gjyqtari zevendesues ne lende (. . .) nuk ka degjuar serish des'hmitaret qe ishin degjuar jillimisht nga gjyqtari i zevendesuar". Pervec; kesaj, "gjyqtari ne shkalle te pare nuk ka degjuar dy nga deshmitaret fare per degjimin e te cileve kishte marre vendim ai vet".

31. Parashtruesi i kerkeses me tej pretendon se jane shkelur "parimi 1

drejtperdrejtshmerise dhe parimi i oralitetit (shqyrtimit gojor)".

32. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu pretendon se eshte shkelur e drejta e tij per qasje ne gjykate, sepse gjykatat e rregullta nuk e respektuan praktiken gjyqesore te GJEDNJ-se, e cila percakton se "mundesia e nje personi per te realizuar te drejten qe pretendon nuk varet vetem ngafakti nese kjo e drejte eshte parapare shprehimisht me te drejten vendore dhe gjithashtu nga ekzistenca e pengesave procedurale, te cilat pengojne ose kujizojne mundesine per te paraqitur kerkesen e tij ne Gjykatif'. (Fayed kunder Mbreterise se Bashkuar).

33. Parashtruesi i kerkeses me tutje insiston qe "nje proces gjyqesor i cili nuk iu jep mundesi te barabar·ta paleve per te shprehur e mbrojtur pretendimet e tyre, del haptazi jashte kujijve te procesit te rregullt ne kuptim te nenit 31 til Kushtetutes dhe nenit 6 te KEDNJ-se, duke cenuar "ende parimin e kontradiktoritetit. (:do prove e paraqitur nga pala e cila p"etendon se prova ne jjale prodhon pasoja juridike per te, duhet t'i nenshtrohet shqyrtimit sipas parimit te kontradiktoritetit, duke i dhene mundesi pales tjeter pe,' te shprehur pretendimet e saj, sepse ajo nuk mund te privohet arbitrarisht nga kjo e drejte".

34. Ne fund, parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata te konstatoje shkelje te nenit 31 te Kushtetutes ne Jidhje me nenin 6 te KEDNJ-se dhe ta deklaroje te pavlefshem vendi min e Gjykates Supreme.

Pranueshmeria e kerkeses

35. Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute, te parashikuara me Ligj dhe te specifikuara me tej me Rregullore te punes.

36. Ne lidhje me kete, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar. (. ..) 7. Individetjane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute,

5

Page 6: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me ligj".

37. Gjykata i referohet edhe nenit 49 [Afatet] te Ligjit, i cili percakton:

Neni49

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej 4 (kater) muajve. Afati filion te ece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor".

38. Ne lidhje me kete, Gjykata percakton se parashtruesi i kerkeses eshte pale e autorizuar, se i ka shteruar mjetet juridike dhe ka parashtruar kerkesen brenda afatit ligjor prej 4 (kater) muajsh.

39. Megjithate, Gjykata i referohet nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] te Ligjit, i cili parasheh:

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshte akti konkret i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshimn ta kontestoj".

40. Gjykata me tej merr parasysh rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (d) te Rregullores se punes, i cili parasheh:

(1) Gjykata mund ta shqyrtoje nje kerkese nese: (...) (d) kel'kesa arsyetohet prima facie ose nuk eshte qartazi e pabazuar.

(2) Gjykata do te deklaroje nje kerkese si qartazi te pabazuar, nese bindet se:

[ .. .] d) parashtruesi nuk deshmon ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij".

41. Gjykata duhet te vertetoje nese parashtruesi i kerkeses ka mbeshtetur pretendimet e tij kushtetuese, si<; parashihet me nenin 48 te Ligjit dhe specifikohet me tej me rregullin 36 (1) (b) dhe (2) (d) te RreguUores se punes.

42. Ne fillim, Gjykata i referohet nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] te Kushtetutes, qe percakton:

"Te drejtat e njeriut dhe lirite themelore te garantuara me kete Kushtetute, interpretohen ne harmoni me vendimet gjyqesore te Gjykates Evmpiane per te Drejtat e Njeriut".

43. Gjykata rikujton se parashtruesi i kerkeses pretendon shkeljen e te drejtave te tij per gjykim te drejte dhe te paanshem dhe per qasje ne gjykate, sepse "gjyqtari ne shkalle te pare nuk ka degjuar dy nga deshmitaretfare" dhe "nuk iujep mundesi te barabar·ta paleve".

6

Page 7: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

44. Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses nuk ka ngritur para gjykatave te rregullta, as shprehimisht dhe as ne menyre implicite, pretendimin e tij per mosdegjimin e deshmitareve dhe per shkeljen e pretenduar te se drejtes se tij per qasje ne gjykate. Keto pohime dhe pretendime jane ngritur per here te pare para Gjykates Kushtetuese.

45. Gjykata konsideron se ne pajtim me parimin e subsidiaritetit, nuk mund t'i vleresoje keto r;eshtje pa qene paraprakisht te ngritura dhe te vleresuara ne procedure te rregullt (Shih rastin e Gjykates Kushtetuese Kl89/15, parashtrues i kerkeses Fatmir Koci, Aktvendim per papranueshmeri, i 22 marsit 2016,

paragrafi 35).

46. Prandaj, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesit te kerkeses per degjimin e serishem te deshmitareve dhe per te drejten e qasjes ne gjykate jane te papranueshme.

47. Nga ana tjeter, Gjykata veren se gjykatat e rregullta kane vleresuar pretendimet e parashtruesit te kerkeses lidhur me faktet dhe ligjin ne fuqi.

48. Ne te vertete, Gjykata Themelore konsideroi se: (i) vendi met e Komisionit Disiplinor, Komisionit per Ankesa dhe KPM-se u moren ne pajtim me rregullat ligjore mbi procedurat disiplinore dhe administrative; (ii) refuzimi i parashtruesit te kerkeses per kontraten e re te bazuar ne Vendimin mbi uljen e pozites eshte vertetuar me deshmine e tre deshmitareve; dhe (iii) parashtruesi ose do te duhej ta kishte pranuar kontraten e re ose ta kishte kontestuar ate kontrate duke filluar proceduren ligjore, por jo duke e refuzuar ate haptazi. Gjykata Themelore arriti ne perfundimin se ligjvenesi ne r;eshtjet qe lidhen me organizimin me te mire te punes ka siguruar qe punedhenesit mund te ristrukturojne vendet e punes dhe te vendosin disipline ne pune ne menyre qe te permbushin 'realitetet e reja'.

49. Gjykata e Apelit gjithashtu ka gjetur se gjykata e shkalles se pare ka zbatuar ne menyre te drejte rregullat ligjore te se drejtes procedurale dhe materiale; procedurat disiplinore ne QKMF jane percaktuar ne pajtim me rregullat ligjore per procedurat disiplinore; parashtruesi refuzoi kontraten e re te punes ne baze te vendimit per ulje ne pozite; dhe refuzimi i parashtruesit te kerkeses per kontraten e re te punes u konfirmua nga deshmia e tre deshmitareve.

50. Gjykata Supreme me tej ka gjetur se gjykatat e shkalles me te ulet kane vertetuar drejt gjendjen faktike; kane zbatuar ne menyre te drejte rregullat ligjore te se drejtes procedurale dhe materiale; kane dhene arsyetime te mjaftueshme per te mbeshtetur vendimet e tyre; dhe procedurat disiplinore ne QKMF jane percaktuar ne pajtim me rregullat ligjore per procedurat disiplinore.

51. Gjykata veren se gjykatat e rregullta kane adresuar pretendimet e parashtruesit te kerkeses dhe kane shpjeguar ne menyre te plote veprimin e rregullave ligjore lidhur me proceduren disiplinore; marredhenia midis punedhenesit dhe punemarresit, duke perfshire lirine e akorduar ne r;eshtjet e organizimit te punes, disiplines dhe ristrukturimit te vendeve te punes; dhe rruget ligjore te

7

Page 8: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

hapura per parashtruesin e kerkeses per te kontestuar kontraten e re ne vend qe ta refuzoje ate plotesisht.

52. Perver; kesaj , Gjykata thekson se nuk eshte detyre e Gjykates Kushtetuese te merret me gabimet e faktit ose te ligjit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta gjate vleresimit te provave apo zbatimit te ligjit (ligjshmeria), perver; dhe per aq sa ato mund te kene shkelur te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria). (Shih rastin e Gjykates Kushtetuese Dr.

Klll8/I?, Sani Kervan dhe te tjeret, Aktvendim per papranueshmeri, i 16 shkurtit 2018, para. 40).

53. Gjykata veren se parashtruesit te kerkeses i eshte mundesuar zhvillimi i procedures bazuar ne parimin e kontradiktoritetit; se ai ka mundur qe gjate fazave te ndryshme te procedures te paraqese argumente dhe deshmi qe ai i konsideroi relevante per rastin e tij; se atij i eshte dhene mundesia qe te kontestoje ne menyre efektive argumentet dhe deshmite e paraqitura nga pala kundershtare; dhe se te gjitha argumentet, e paraqitura me kohe nga ai, qe ishin relevante per zgjidhjen e rastit te tij jane degjuar dhe shqyrtuar nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve te goditura ishin shtruar hollesisht; dhe se, ne perputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar ne teresine e tyre, ishin te drejta (Shih, rastin e GJEDNJ-se, Garcia Ruiz kunder Spanjes, kerkesa Dr. 30544/96, Aktgjykim i 21janarit 1999, paragrati 29).

54. Ne kete drejtim, Gjykata veren se Gjykata Supreme vleresoi se "theniet e paditesit te cekura ne revizion se aktgjykimi i goditw· dhe ai i gjykates se shkalles se pare jane marre me zbatimin e gabuar te se drejtes materiale (nenin 214 par. 1 pika (c) te LPK), kjo ngase, mbi bazenJaktike te vertetuar ne procedw·en e gjykates se shkalles se pare, gjykatat kane zbatuar drejt te dl·ejten materiale, kur kane gjetur se kerkesepadia e paditesit eshte e pabazuar, sepse me nenin 30.1 te Urdhereses Administrative nr. 2003/2 per zbatimin e Rregullores se UNMIK-ut nr. 2001/36 mbi Sherbyesit Civile te Kosoves jane parapare shke/jet e sjel/jes, denimit dhe procedura disiplinore, ndersa veprimet e te paditures kane qene konJorm nenit te cekur dhe zbatimit te procedurave ligjol·e".

55. Gjykata thekson se neni 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] i Kushtetutes, sikunder edhe neni 6 (E drejta per nje proces te rregullt) i KEDNJ-se, nuk i garantojne askujt rezultat te favorshem ne proces gjyqesor dhe as nuk parashohin qe Gjykata ta ve ne diskutim zbatimin e te drejtes materiale nga gjykatat e rregullta, ku kryesisht njera prej paleve titon dhe tjetra humb (Shih rastin e Gjykates Kushtetuese Dr. Kl142/15, Habib Makiqi, Aktvendim per papranueshmeri, i 1 nentorit 2016, para. 43).

56. Ne kete drejtim, per te evituar keqkuptimet nga ana e parashtruesve te kerkeses, Gjykata thekson qe "drejtesia" e kerkuar nga neni 31 i Kushtetutes nuk eshte drejtesi "permbajtjesore" (nje koncept qe eshte pjeserisht ligjor, pjeserisht etik dhe mund te aplikohet vetem nga gjyqtari i faktit), por eshte drejtesi "procedurale". Ne aspektin praktik kjo kuptohet si procedure e kundershtimit ne te cilen parashtrimet degjohen nga palet dhe ne te cilen palet jane te barabarta para gjykates (Shih rastin e Gjykates Kushtetuese Dr.

8

Page 9: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

Kl42/16, Valdet Sutaj, Aktvendim per papranueshmeri, 7 nentor 2016, paragraf 41; shih gjithashtu rastin e GJEDNJ-se Star Cate - Epilekta Gevmata dhe te tjeret kunder Greqise, Aplikacioni nr. 54111/07, Vendim i 6 korrikut 2010).

57. Gjykata konsideron se parashtruesi nuk pajtohet me rezultatin e rastit; megjithate, ky fakt nuk mund t'i sherbeje atij si baze per te ngritur nje kerkese te argumentueshme per shkelje te te drejtave dhe Iirive te garantuara me Kushtetute dhe KEDNJ (Shih, rasti i Gjykates Kushtetuese nr. Kl125/11, Shaban Gojnovci, Aktvendim per papranueshmeri, 28 maj 2012, paragrafi 28).

58. Prandaj, Gjykata gjithashtu konsideron se parashtruesi i kerkeses vetem numeron dhe ne pergjithesi pershkruan permbajtjen e dispozitave kushtetuese, pa deshmuar saktesisht shkeljen e tyre siC; parashihet me nenit 48 te Ligjit dhe siC; specifikohet me tej me rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (d) te Rregullores se punes.

59. Rrjedhimisht, kerkesa esbte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese, dhe eshte e papranueshme, siC; percaktohet me nenin 113.7 te Kushtetutes, parashihet me nenin 48 te Ligjit dhe specifikohet me tej me rregullin 36 (2) (d) te Rregullores

.. .. se punes.

9

Page 10: AKIVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata …gjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_100_17_av_shq.pdfkryeIjen e "detyrave te punes ne sherbimin e auto ambulances dhe servisimit", kjo

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 113.7 te Kushtetutes, nenit 48 te Ligjit dhe rregullave 36 (1) (d) dhe (2) (d), dhe 56 (2) te Rregullores se punes, me 17 maj 2018, njezeri

VENDOS

I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim pal eve;

III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 2004 te Ligjit;

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Gjyqtariraportues

Almiro Rodrigues

10