AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP...

15
AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” PLANI I BIZNESIT 2011

Transcript of AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP...

Page 1: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I

PRISHTINËS”ADEM JASHARI”

PLANI I BIZNESIT – 2011

Page 2: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Tabela e përmbajtjes

Historiku i ANP”Adem Jashari”

Misioni

Qellimi

Objektivat

Projektet tjera për përmirësimin e sherbimeve Vlerësimi i performancës dhe aktivitetet q do te ndërmirren Vleresimi i përfomancës Vlerësimi në aspektin operativ dhe financiar Të hyrat

Shpenzimet

Projeksioni i pasqyrës së të ardhurave

Plani buxhetor 2011

Buxheti operativ 2011

Parashikimi i rrjedhës se parasë sipas buxhetit te rishikuar 2011

Plani Financiar

SWOT Analiza

Politika e Çmimeve Pagesa e shpenzimeve Siguria financiare Llogaritë e pagueshme Llogaritë e arkëtueshme Zhvlerësimi i aseteve Kontingjentet dhe detyrimet Teknologjia informative Plani i Zhvillimit të Stafit

Page 3: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Struktura Organizative

Historiku

Kontrata për partneritet publiko privat Nr. PPP-09-001-611e nënshkruar me 12.08.2010 në mes të Komitetit Drejtues Ndërministrorë të Qeverisë së Kosovës dhe Limak Kosovo J.S.C. në thelb përmban transferimin e kompetencave në menaxhimin dhe operimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës tek konsorciumi “Limak Kosovo”, i përbërë nga operator francez të aeroportit, “Aéroports de Lyon” dhe kompania turke e ndërtimit, “Limak Construction”, Po ashtu ne bazë të kësaj kontrate kërkohet që konsorciumit “Limak Kosovo” të bëjë investime për të modernizuar dhe zgjeruar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturë të re, përfshirë edhe ndërtimin e një terminali të ri,dhe 39,42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për koncesion.

Kontrata e PPP-së është ne fuqi nga data 04 Prill 2011, gjë që paraqet edhe ndryshime në strukturën organizative te ANP-së

Misioni

ANP “Adem Jashari “Sh. A, gjatë kësaj periudhe transitore do ta kryej misionin e saj duke i përmbush me sukses detyrat që janë të parapara dhe atë:

* Shërbimi i kontrollit te trafikut ajror (ATC), ku detyrë e këtij shërbimi është që të ofroj shërbimet në lidhje me :

a) Parandalimin e përplasjeve:

1)Midis Avionëve; dhe

2) Ne zonën e manovrimit midis avionëve dhe pengesave ; dhe

b) Mbajtja e rrjedhjes në rregull të trafikut

* Menaxhimi i trafikut ajror(ATM) – ka të bëjë me grumbullimin e funksioneve ajrore dhe tokësore (shërbimet e trafikut ajror menaxhimi i hapësirës ajrore dhe i rrjedhës së trafikut ajror) që kërkohet për të siguruar lëvizjen e sigurt dhe efiqiente të avionëve gjatë të gjitha fazave të operimit.

* Shërbimet e trafikut ajror(ATS)- ofrojn shërbime për informacion të fluturimit , shërbimin alert,, shërbimin këshillimorë të trafikut ajror (shërbimi i zonës se kontrollit, shërbimi i kontrollit gjatë afrimit dhe shërbimi i aerodromit)

* Dhe shërbimet tjera te navigacionit ajror – ku përfshihen, komunikimet , sistemet e survejimit dhe të navigacionit, shërbimet meteorologjike për navigim ajror, kërkim shpëtimi, shërbimet informative aeronautike.

Page 4: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Po ashtu gjatë kësaj faze transitore ANP”Adem Jashari” do të :

Vazhdoj me lidhjen formale midis Qeverisë dhe ANP-së , duke përfshirë kërkesat raportuese

Vazhdimi i lidhjeve formale në mes të ANP-së dhe rregullores për sigurinë e aviacionit dhe organizatat e hetimit të aksidenteve

Ndërtimi i një kornize rregullatore ekonomike

Identifikimi, vlerësimi dhe transferimi i aseteve

Struktura fillestare financiare

Kushtet e punësimit duke përfshirë rregullimet e pensionit

Stafi duke përfshirë mirëmbajtjen e lidhjeve të punës së mire gjatë periudhës së tranzicionit

Konsultimi me përdoruesit dhe palë të tjera të interesuara

Te siguroj Sherbime administrative siç janë: a) Sherbimet ekzekutive b) Sherbimet financiare c) Sherbimet e burimeve njerëzore etj.

Qellimi

Qellimi i planit te biznesit është të specifikojë kërkesat infrastrukturore dhe veprimet që duhet të ndiqen për një periudhë planifikimi nga ANP për të arritur strategjitë e saj afatgjate. Plani përshkruan objektiva specifike përmes së cilave qellimet do të arrihen.Plani përfshinë mjedisin e biznesit në të cilin organizata parashikohet të operojë dhe implikimet e tij. Konsideratë u ipet faktoreve politik, ligjor,ekonomik, social dhe teknik gjithashtu edhe zhvillimeve rajonale dhe globale të cilat mund te ndikojnë në ANP. Objektivat specifike i kemi ndarë në nivele dhe kosto sherbimesh dhe rekuperimi i kostove të lidhura me to, duke theksuar kush është përgjegjës dhe kush duhet të jap llogari për to. Plani gjithashtu identifikon objektivat kyçe me anë të të cilave do të matet performanca. Një planifikim i tillë nuk do të jete i orientuar vetem financiarisht por do të perfshijë qellimet përsa i përket sigurisë, natyres dhe nivelit të sherbimeve, kërkesen parashikuese per sherbime te tilla dhe kerkesat e përdoruesve. Plani identifikon projektet e investimit qe do te behen se bashku me implikimet e tyre financiare. Është e rendësishme që projekte të reja të përfshira në planin e biznesit i permbushin kerkesat operacionale dhe shoqerohen nga nje vleresim i situates financiare dhe ekonomike te projektit Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin/ efektshmerine e kostos, cilesinë dhe eficencen e sherbimit. Kjo tregon të kaluarën dhe tregon projektet e së ardhmes të bazuara në rezultatet e planit që po arrihet.

Page 5: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Plani merr në konsideratë parametrat e mëposhtëm:

Parashikimin e trafikut ajror;

Hamendësime të jashtme ekonomike (për shembull intereset etj.);

Numrin e stafit dhe kualifikimet në ndryshim, trajnimet, dhe aftesitë e punës të kërkuara për stafin;

Limitet mbi shpenzimet dhe/ose te pagesave te navigacionit ajror;

Ndryshimi i rregullimeve institucionale

Ndryshimet ne kosto (rrogat, shpenzimet operative);

Te ardhurat; dhe

Rezultati operues (siç matet nga ndryshimi midis parashikimit të të ardhurave dhe kostos). Objektivat

Objektiva tjera krahas ofrimit të shërbimeve , por duke mos kufizuar vetëm në keto, janë:

Të sigurojë jodiskriminim ne aplikimin e tarifave;

Të sigurojë që nuk ka tarifa tejët të larta ose praktika të tjera anti-konkuruese, apo abuzim të pozicionit dominues;

Të sigurojë transparencë si dhe disponim dhe prezantim të tërë të dhënave financiare të kërkuara për të caktuar bazën e tarifave;

Të vleresojë dhe inkurajojë efikasitetin dhe efektshmerinë në veprimtarinë e dhenësit të shërbimeve;

Të themelojë dhe rishikojë standardet, cilesinë dhe nivelin e sherbimeve të ofruara;

Të monitorojë dhe inkurajojë investime për të plotësuar kërkesat e së ardhmes;

Të sigurojë që të merren parasysh pikëpamjet e përdoruesve.

Page 6: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Hartimi i planit të biznesit dhe buxhetit është një pjesë e rendësishme të procesit të planfikimit dhe bënë të mundur objektivat e mëposhtme pavarësisht struktures organizative:

Planifikimi për të siguruar që kërkesat e së ardhmes janë të paraprira dhe të ofruara në kohë;

Koordinimi i komponenteve të ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror për të ofruar një shërbim efektiv;

Menaxhimi efektiv i faktorëve të prodhimit të perfshirë ne ofrimin e sherbimeve te navigacionit ajror; dhe

Kontrollë financiare mbi ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror për të siguruar qe kostoja e shërbimit përdoret në menyrë eficente dhe efektive.

Projektet tjera për përmirësimin e shërbimeve

Rrugët e reja ajrore: Hapja e linjave të reja ajrore me Shqipërinë është një projekt i lartë strategjik që do të jetë në të mirën e të dy palëve, nga këndvështrimi ekonomik, aktualisht një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet ANTA dhe ANP është arritur për të lehtësuar veprimtaritë e tashme, konsultimet dhe komunikimet ndërmjet Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA) dhe Aeroportit dërkombëtar të Prishtinës SH. A.(ANP) në lidhje me çështjet e linjave të reja ajrore.

Mbulimi me radio lidhje: Linjat më të shkurta dhe më shumë fluturime të drejtpërdrejta në dhe nga Prishtina është pikësynimi ynë. Gjithashtu, Aeroporti i Gjakovës shumë lehtë mund të hapet për operime civile dhe prandaj ne duhet të përmirësojmë dhe ngrisim nivelin e pajisjeve tona për 99% për të qenë në gjendje që të ofrojmë shërbim kompanive ajrore komerciale. Ne duhet që të instalojmë vende të reja për të pasur mundësi të zgjidhjeve rezervë gjithnjë sipas kërkesave dhe rekomandimeve nga ICAO dhe Eurocontrol Ne gjithashtu duhet të kemi parasysh që nëse, së shpejti, Gjakova bëhet një aeroport alternativ ne duhet të jemi në gjendje për të ofruar shërbimin. Duke pasur parasysh normalizimin e situatës në Kosovë, tani ne e mendojmë si të domosdoshme hapjen e korridoreve tjera përreth Kosovës, dhe normalizimin e rrjedhës së trafikut ajror.

Certifikimi i ofrimit te sherbimit te navigacionit ajror:

Vlerësimi i përformances dhe aktivitetet qe do te ndërmirren

Page 7: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Vleresimi i përfomancës Matjet e përformances dhe produktivitetit janë mjete menaxhimi të rendesishme për ofruesit, rregullatorët dhe përdoruesit e sherbimeve te navigacionit ajror kjo për faktin se mungesat e përformances mund te rezultojnë në kosto shtesë domethënëse për përdoruesit dhe ANP-në në terësi. Objektivi i matjes së përformances dhe produktivitetit është të përmirësojë përformancën dhe të minimizojë kostot. Metrikat e përformancës do të aplikohen në të gjitha aspektet e shërbimeve të navigacionit ajror, duke përfshirë ATM, MET dhe AIS. Vlerësimi i përformances se ATM do të përdoret për të pakësuar vonesat dhe për të përmirësuar sigurinë, efektivitetin e kostos dhe efiçencen e fluturimit. Metrikat e përformancës janë ndihmuese në vendosjen e qellimeve te organizatës ATM, per te identifikuar fusha qe kanë nevojë për vëmendje, për të përgatitur performanca financiare dhe operacionale dhe për të përmirësuar llogaridhënien për menaxheret .Po ashtu metrikat e përfomancës do të aplikohen edhe për MET dhe AIS. Përmes matjes së përformancës do të arrihet qellimi primar e që është vlerësimi dhe përmirësimi i përformancës gjatë kohës brenda ANP-së të shërbimeve të navigacionit ajror.

Vlerësimi në aspektin operativ dhe financiar

Ndryshimet thelbësore të struktures organizative te ANP-së, si dhe kalimi i një pjese të ANP-së nën menaxhimin e opeartorit te ri, përmes kontratës për Partneritet Publik Privat, domosdoshmerisht imponon ndryshime thelbësore edhe në strukturën buxhetore të pjesës së mbetur të ANP-së.

Analiza ekonomiko financiare e ketij plani fillon me përcaktimin e vëllimit të nevojshëm të mjeteve financiare për realizimin e atij projekti. Pra, bëhet planifikimi i vëllimit të investimeve. Planifikimi i vëllimit të investimeve bëhet sipas strukturës së tyre dhe përfshinë: asetet fikse, asetet e xhiros (likuide) dhe investimet tjera.

Sic shihen edhe ne grafikun e meposhtem, ne kete rishikim buxheti te propozuar, do të vërehën ndryshimet thelbesore si në pjesën e të hyrave, poashtu edhe në atë të shpenzimeve.

Page 8: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

TE HYRAT

Sipas kontrates se Partneritetit Publik Privat, si burime te hyrash per pjesën e mbetur te ANP-së, nga struktura aktuale e të hyrave eshte “Aproach Fee”, qe me 49.7% kontribuon ne totalin aktual të të hyrave nga aterimet (Landing Fee).

Ne këtë buxhet pjesa e të hyrave konsiston me relizimin real të të gjithë zërave deri ne momonetin e transferimit te kompetencave, nderkohe qe tarifes se aterimit i është shtuar 49.7% i projeksionit per pjesën e mbetur te vitit.

SHPENZIMET

Në të njejtën menyrë si në pjesen e të hyrave, edhe shpenzimet e projektuara në këtë buxhet të rishikuar, permbajnë totalin e shpenzimeve të realizuara, deri në momentin e transferimit nderkohë që i eshte shtuar vlera e riprojektuar pas diskutimeve me të gjitha departamentet.

Gjate perpilimit te ketij buxheti jemi meshtetur ne dy parime baze:

Mirëmbajtja e operimeve në nivele të larta të sigurisë;

Krijimi i një infrastrukture sa më të përshtatshme për krijimin e Agjencisë të Shërbimeve të Navigimit Ajror,

Si perfundim, shpenzimet e propozuara në këtë buxhet të rishikuar, përfaqesojnë minimumin e domosdoshëm për të mos rrezikuar kriteret e mësipërme.

-

5,000,000

10,000,000

15,000,000

20,000,000

25,000,000

30,000,000

35,000,000

Te hyrat Shpenzimet Fitimi neto

Realizimi 2010 Buxheti 2011 Buxh. Rishikuar 2011

Page 9: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Projeksioni i pasqyrës së të ardhurave

Projeksioni i pasqyrës së të ardhurave te paraqitur me poshtë na e jep informatën e parë të

rëndësishme mbi gjasat e punës së sukseshme të projektit. Në projekt është paraqitur kjo

pasqyrë për periudhen apo shekullin e eksploatimit.

Pasqyra e buxhetit 2011

PERSHKRIMI Aktual2009

Buxhet2010 Buxheti 2011

Rishikmi Buxhet-

2011

1 Taksa te pasaxhereve 11,836,674 12,127,987 13,415,120 3,142,055 10,273,065

2 Landing fee 3,974,413 4,137,478 4,576,585 2,713,611 1,862,974

3 Handling fee 7,099,945 7,440,535 8,230,193 1,910,787 6,319,406

4 Fluturime ushtarake 640,713 613,545 359,132 89,140 269,992

5 Kargo 329,082 342,340 362,638 71,019 291,619

6 Restoranet 816,356 840,757 884,195 194,593 689,601

7 Duty free 262,814 280,875 265,000 54,094 210,906

8 Parking 858,524 613,545 883,899 198,394 685,505

9 Qeraja 359,432 368,548 444,000 99,711 344,289

10 Reklama 258,782 335,633 393,000 116,623 276,377

11 Air BP 222,085 237,570 210,000 36,112 173,888

12 Air BP (kompenzimi) 139,569 140,000 120,000 31,357 88,643

14 CIP

50,000 15,000 972 14,028

15 Business Lounge

40,000 50,000 6,630 43,370

13 Te hyra tjera operative 44,324 75,000 50,000 6,603 43,397

Gjithsej te ardhura 26,842,713 27,643,813 30,258,761

8,671,701 21,587,060

Shpenzime

1 Paisje (91,770)

(183,000)

(156,600) (26,600) (130,000)

2 Mirembajtje (231,256) (597,300)

(734,000) (393,094) (340,906)

3 Energji elektrike (222,138) (170,000)

(260,000) (95,564) (164,436)

4 Karburante (297,695) (546,500)

(536,900) (271,173) (265,727)

5 De-icing (333,352) (325,000)

(284,000) (181,672) (102,328)

6 Furnizime restorani (249,360) (275,000)

(260,000) (70,313) (189,687)

7 Furnizime dhe pjese rezerve (220,781)

(636,000)

(587,200) (170,259) (416,941)

8 Riparime (30,671) (277,200)

(404,500) (222,226) (182,274)

Page 10: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

9 Udhetime jashte shtetit (289,994) (150,000)

(150,000) (65,000) (85,000)

10 Shpenzime administrative (69,634) (105,500)

(107,500) (57,501) (49,999)

11 Shpenzime zyre (15,375) (28,000)

(32,952) (11,607) (21,345)

12 Shpenzime IT (408,168) (567,600)

(557,912) (232,390) (325,522)

13 CARO (1,149,332) (1,257,000)

(1,319,850) (293,190) (1,026,660)

14 Telefona (116,693) (95,000)

(105,000) (27,940) (77,060)

15 Marketing & MP (461,406) (410,000)

(338,000) (208,986) (129,014)

16 Sigurime (345,933) (930,000)

(316,500) (327,128) 10,628

17 Shpenzime te zyres juridike (4,664) (15,000)

(15,000) (1,500) (13,500)

18 Konsultant (320,019) (185,772)

(190,772) (75,000) (115,772)

19 Pagat dhe kontributet (8,822,476) (7,882,661)

(8,974,616) (4,613,359) (4,361,257)

20 ICAA (598,267)

- - -

21 Trainime dhe shpenzime per staf (356,852)

(766,000)

(637,000) (328,391) (308,609)

22 Taksa komunale (148,244) (170,297)

(172,895) (52,272) (120,623)

23 Borxhi I keq (193,092) (150,000)

(150,000) (65,000) (85,000)

25 Shpenzime tjera operative (38,379) (200,000)

(200,000) (100,000) (100,000)

Gjithsej shpenzime (15,015,550)

(15,922,829)

(16,491,197) (7,890,165) (8,601,032)

FPTIZHA (Te ardhurat - Shpenzimet) 11,827,163

11,720,983

13,767,564 781,536 12,986,028

Amortizimi (3,422,538)

(3,757,634)

(4,500,000) (850,000) (3,650,000)

Shpenzime financiare (14,135)

(25,000)

(20,000) (7,500) (12,500)

Te hyra nga interesi 428,722

230,000

120,000 100,000 20,000

Programi nxites

(50,000) - (50,000)

Fitimi para interesit dhe tatimit 33% 29% 31% 0%

Interes per kredi (337,056)

(5,000)

- -

Tatimi ne fitim (10%) (1,129,920) (816,335) (931,756) 22222 (929,353)

Fitimi neto 7,352,236 7,347,014

8,385,808 21,632 8,364,175

Page 11: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Buxheti Buxheti bazohet ne vitin e parë te planit te biznesit dhe mbulon periudhen që i korrespondon vitit financiar. Ai do te rishikohet vetem kur rrethana te pasigurta dhe te paparashikueshme dalin gjate vitit buxhetor.. Buxheti perbehet nga dy pjesë: * nje buxhet qe parashikon të adhurat dhe shpenzimet duke perfshirë zhvlerësimin dhe interesat; * nje buxhet kapital që parashikon shpenzimet e kapitalit, duke shprehur në hollësi investime të propozuara për të përmiresuar asete ose për të marre asete të reja gjate vitit.

Buxheti eshte i përgaditur në linjë me sistem llogarites që përdoret për të regjistruar të ardhurat dhe shpenzimet.. Pjesët e buxhetit janë të qendrueshme me shumë nën-llogaritje ne sistemin llogarites. Buxheti eshte i formatuar ne atë mënyrë që është e lehtë të krahasohen rezultatet aktuale me rezultatet e buxhetuara në një periudhë një ose tre mujore. Shiko buxhetin e rishikuar per vitin 2011 te cilin po i’a bashkangjesim ketij plani të biznesit. Parashikimi i rrjedhes se parasë sipas buxhetit të rishikuar 2011

Rrjedha e parasë nga aktivitet operative

Paraja e mbledhur(Approach fee) 1,748,641

Paraja e paguar(per shpenzimet te rregullta)(4,397,948)

Paraja e mbledhur nga LL.A. 3,794,692

Paraja e paguar per LL.P. (2,022,095)

Kthimi i TVSH-së 411,976

Te hyrat nga interesi bankar 100,000

Rrjedha neto e paras nga aktivitet operative (364,733)

Page 12: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Rrjedha e parasë nga aktivitet investuese

Pagesa për projekte kapitale(7,343,017)

TVSH e paguar për projekte kapitale(1,174,883)

Rrjedha neto e parasë nga aktivitet operative (8,517,900)

Rrjedha e parasë nga aktivitet financuese 0

Rrjedha e neto e parasë për periudhën (8,882,633)

Gjendja e parasë ne fillim të periudhës 8,950,530

Gjendja e parasë në fund të periudhës 67,897

Projeksioni i rrjedhës së parasë

Pasqyra e rrjedhës se parasë së gatshme na jep nje informatë nga e cila shihet se kemi likuiditet që paraqet aftësinë e ANP-së që t’i përgjigjet obligimeve të ndryshme financiare në çdo kohë dhe pa problem kurdo që ato paraqiten. Likuiditeti mundëson realizimin e aktiviteteve investuese dhe në kryrjen e investimit me kohë, dhe paraqet kushtet e afarizimit të rregullt në ruajtjen e reputacionit te partneri me përgjegjësi dhe me bonitet të padiskutueshëm. Prandaj, nga pasqyra e rrjedhjes se parasë se gatshme se kemi vlerë neto pozitive gjatë rrjedhjes së tij financiare në mënyrë që mos të ndeshet me vështirësi financiare gjatë afarizmit të tij.

Plani Financiar Ne planin Financiar gjate vitit 2011 ANP”Adem Jashari” Sh. A do te bazohet nga analiza finanaciare e bërë nga menaxhmenti gjatë vitit 2010 për ta ruajtur konsistencën me vitet paraprake ,në kryesishtë fushveprimin e punës do të mbeshtesim ne prezentimet më poshtë:

Analizat( SWOT) Ne vijim SWOT analiza paraqet (fuqitë, dobësitë, mundësitë,kërcënimet):

Page 13: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Fuqitë • Punë e kualifikuar konkurruese

• Pozita gjeo‐strategjike • Anëtar në ECAA • Diaspora

• Kornizë moderne ligjore në kuadër të standardevetë UE‐së • Koncentrimin e kompanive të mëdha ajrore • Përmirësimet e reja në infrastrukturë Mundësitë • Zhvillimi i ardhshëm i tregut • Investuesit e pritshëm të jashtëm • Zhvillimi i veprimtarive komerciale • Zhvillimi i fluturimeve lidhëse • Liberalizimi i vizave • Integrimet Europiane • Hapja e rrugëve të reja ajrore dhe shkurtimi i kohës së fluturimit Dobësitë • Ekonomia e pazhvilluar, papunësi e madhe,çekuilibri makroekonomik dhe ngecje ekonomike

• Mungesa e lidhjes me korridorët e transportit pan‐Europian • Ligji i Prokurimit Publik • Përqindja e papunësisë Kërcënimet • Konkurenca (Aeroporti i Shkupit dhe Tiranës) • Mungesa e investimeve të jashtme • Vonesat në njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet nëpër botë • Kufizimet në viza • Përqindja e papunësisë • Zvogëlimi i vizitave nga Diaspora • Frenimet në politikat tregtare: tarifa të larta importi • Konkurrencë joligjore komerciale Si pjesë përbërëse vendimtare e infrastrukturës publike, aeroporti mund të luan një rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës .

Politika e Çmimeve

Në Marrëveshjen e Partneritetit Publik Privat Nr. PPP-09-001-611 për Operim dhe zgjerim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të nënshkruar midis Republikës së Kosovës dhe Limak Kosovo të datës 12 gusht 2010, te aneksi 12 pika 1 janë paraparë pagesat dhe tarifat e rregulluara aeronutike(Tarifat e qasjes)

Page 14: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Pagesa e shpenzimeve Gjatë vitit 2011 ANP planifikon që t’i kryej të gjitha pagesat e shpenzimeve të domosdoshme që paraqiten me rastin e funksionimit normal të veprimtarisë. Planifikimi i shpenzimeve për vitin 2011 është bazuar ne kërkesat e Divizioneve, gjegjësisht Departamenteve. Kërkesat e pranuara nga departamentet kane kaluar neper filtrime te shumta nga Menaxhmenti i ANP-së me qellim buxhetimin e vetëm atyre shpenzimeve qe janë të nevojshme, me qellim uljen e shpenzimeve deri në atë nivel qe nuk do te dëmtonte sigurinë buxhetore. Siguria financiare Sipas kontrates se Partneritetit Publik Privat, si burime te hyrash per pjesen e mbetur te ANP-së, nga struktura aktuale e të hyrave eshte “Aproach Fee”, qe me 49.7% kontribuon ne totalin aktual te te hyrave nga aterimet (Landing Fee).

Ne këtë buxhet pjesa e të hyrave konsiston me relizimin real të të gjithë zërave deri në momonetin e transferimit të kompetencave, nderkohë që tarifes së aterimit i është shtuar 49.7% i projeksionit për pjesën e mbetur te vitit.

Nga kjo shihet se kemi të adhura te sigurta qe garantojnë një siguri financiare.

Llogaritë e pagueshme ANP do te krijon procedura per njohjen LL/P, do te bëjë regjistrin e në baza akruale te LL/P. dhe do të trajtoj me efikasitet te besueshëm LL/P. Llogaritë e arkëtueshme

ANP do te krijon procedura për njohjen LL/A, do të bëjë regjistrin e në baza akruale te LL/A. dhe do të trajtoj me efikasitet te besueshëm LL/A. Zhvleresimi i aseteve ANP do te krijon procedura per trajtimin e zhvleresimit te aseteve duke krijuar procedura për trajtimin e zhvleresimive të aseteve, gjithmonë duke i marre parasyesh standardet ndërkombetare që merren me trajtimin e zhvlerësimit të aseteve( ligjet e aplikueshme në Kosovë, Moduli i ICAo-se, IFAC etj)

Kontingjentet dhe detyrimet Ndryshimet në strukturë organizative te ANP-së, si dhe kalimi i një pjese te ANP-së nën menaxhimin e opeartorit te ri, përmes kontratës për Partneritet Publik Privat, paraqet veshtirësi të natyrave të ndryshme gjatë kesaj periudhe tranzitore por me gjithëate ANP do te perpiqet që më të gjitha kompetencat te faktoret relevant të zgjedh këto çeshtje komplekse.

Page 15: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS”ADEM JASHARI” … · Plani i biznesit tregon që ANP është e mirëmenaxhuar duke ju referuar përformancës, duke përfshirë produktivitetin

Tatimi:

Regjistrimet si dhe librat e tatimeve do te mbahën me një përkushtim më të madh ashtu që ANP do të koordinoj punët me autoritetet tatimore për një azhuritet më të madh dhe për çdo paqartësi te merr masa efikase për eliminim e tatimeve shtesë apo gjobave nëse ekzistojnë.

Teknologjia informative ANP gjate vitit 2011 do të paiset me sistemin e centralizuar te TI- ve. Kjo nënkupton lidhjen e sigurt të të gjitha departamenteve dhe ekzistimi i një baze të të dhënave të vetme. Kjo të mundesohet përmes nje moduli softverik që do të krijohet , dhe njëkohësisht kjo krijon kushtet – standardet teknike të parapara për mirëmbajtje dhe siguri të ruajtjes së të dhenave.

Plani i Zhvillimit të Stafit Një prej faktorëve që esencialisht ndikon në performancën dhe zhvillimin efikas të ANP-së është edhe struktura organizative. Mjedisi i brendshëm i punës është faktorë influencues në funksionimin e kompanisë. Në këtë sferë përfshihet:

Struktura Organizative Gjate vitit 2011 do te implementohet Struktura e re Organizative e cila do te definon termat e komunikimit të autoritetit dhe do te bëjë koordinimin e roleve dhe marrëdhënieve të punonjësve të ANP-së. Në këtë rrafsh hyjnë edhe struktura e kontrollit, vlerësimit dhe raportimit. ANP”Adem Jashari” ka përgatitur skemën funksionale e cila përputhet me strategjinë zhvillimore sepse rolet dhe përgjegjësitë janë të specifikuara mirë, kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një agjenci të fuqishme dhe në trend të mirë zhvillimor. Struktura e re e përgatitur do të prodhoj efikasitet në përspektivën e menaxhimit të ANP-së.