A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të...

14
Prishtinë, 26.02.2015 HlcKos-out 0301/15 Rasti Dejanoviq/Dejanović, Bojkoviq/Bojković Gjykata Supreme e Kosovës i ka liruar dy serbë nga akuzat për krime të luftës të dhunimit të një të miture shqiptare A N A L I Z A Gjykata Supreme e Kosovës, me një trup gjykues me përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Nesrin Lushta 1 , në datën 30 shtator të vitit 2014, ka sjellë aktgjykimin 2 , me të cilin të akuzuarit Jovica Dejanoviq/Dejanović dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković, prapë lirohen nga akuzat për kryerje të veprës penale të dhunimit si krim i luftës kundër popullatës civile 3 , në rastin i cili ka pasur të bëjë me dhunimin e shqiptares gjashtëmbëdhjetëvjeçare nga Kosova në datën 14 prill të vitit 1999 gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë. Ky vendim i Gjykatës Supreme të Kosovës ka pasuar pas seancës së panelit ankimor të kësaj gjykate në shkallën e tretë, nga fundi i muajit shtator. Gjykata, me këtë rast, ka shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës të datës 27 maj të vitit 2014, me të cilën ata (pas aktgjykimit të shkallës së parë lirues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 17 prill të vitit 2013), janë shpallur fajtor për dhunim si krim i 1 Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarët ndërkombëtar Esma Ertrezi (gjyqtare raportuese) dhe Willem Brouwer. 2 FDH Kosovë, në kohën e punës në analizën e procedurës penale Prokurori kundër Jovica Dejanoviq/Dejanoviqit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković, nuk ka qenë në mundësi për ta siguruar vendimin zyrtar të gjykatës, për ç’arsye nuk është në gjendje për ta bërë shikimin në arsyet, me të cilat është udhëhequr gjykata e shkallës së tretë në sjelljen e vendimit të saj. Sipas njohurive të caktuara, aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk iu është dorëzuar as palëve në procedurë deri nga mesi i muajit dhjetor të vitit 2014. Sipas nenit 369 të Ligjit mbi Procedurën Penale të Kosovës (LPPK), gjykata është e obliguar për të përpiluar aktgjykimin me shkrim në afat prej 30 ditësh nga dita e shpalljes së tij. Në rastin kur është fjala mbi lëndët serioze, kurse me lejen e kryetarit të gjykatës, afati për sajimin e aktgjykimit me shkrim, me lejen e kryetarit të gjykatës, mund të shtyhet deri në 60 ditë. 3 Të paraparë dhe të dënueshme me nenet 22 dhe 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LP i RSFJ); po ashtu e dënueshme edhe sipas neneve 23 dhe 120 të ligjit, i cili në Kosovë ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës (Ligji Penal i Kosovës - LPK). Vepra penale është e dënueshme edhe sipas ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e vendosjes në shkallën e tretë, përkatësisht neneve 152, paragrafët 1 dhe 2.1 në lidhje me nenet 16 dhe 32 të Ligjit Penal të Republikës së Kosovës (LPRK).

Transcript of A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të...

Page 1: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

Prishtinë, 26.02.2015 HlcKos-out 0301/15

Rasti Dejanoviq/Dejanović, Bojkoviq/Bojković Gjykata Supreme e Kosovës i ka liruar dy serbë nga akuzat për krime të luftës të dhunimit të një

të miture shqiptare A N A L I Z A Gjykata Supreme e Kosovës, me një trup gjykues me përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Nesrin Lushta1, në datën 30 shtator të vitit 2014, ka sjellë aktgjykimin2, me të cilin të akuzuarit Jovica Dejanoviq/Dejanović dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković, prapë lirohen nga akuzat për kryerje të veprës penale të dhunimit si krim i luftës kundër popullatës civile3, në rastin i cili ka pasur të bëjë me dhunimin e shqiptares gjashtëmbëdhjetëvjeçare nga Kosova në datën 14 prill të vitit 1999 gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë. Ky vendim i Gjykatës Supreme të Kosovës ka pasuar pas seancës së panelit ankimor të kësaj gjykate në shkallën e tretë, nga fundi i muajit shtator. Gjykata, me këtë rast, ka shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës të datës 27 maj të vitit 2014, me të cilën ata (pas aktgjykimit të shkallës së parë lirues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 17 prill të vitit 2013), janë shpallur fajtor për dhunim si krim i

1 Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarët ndërkombëtar Esma Ertrezi (gjyqtare raportuese) dhe Willem Brouwer.

2 FDH Kosovë, në kohën e punës në analizën e procedurës penale Prokurori kundër Jovica Dejanoviq/Dejanoviqit dhe

Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković, nuk ka qenë në mundësi për ta siguruar vendimin zyrtar të gjykatës, për ç’arsye nuk është në gjendje për ta bërë shikimin në arsyet, me të cilat është udhëhequr gjykata e shkallës së tretë në sjelljen e vendimit të saj. Sipas njohurive të caktuara, aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk iu është dorëzuar as palëve në procedurë deri nga mesi i muajit dhjetor të vitit 2014. Sipas nenit 369 të Ligjit mbi Procedurën Penale të Kosovës (LPPK), gjykata është e obliguar për të përpiluar aktgjykimin me shkrim në afat prej 30 ditësh nga dita e shpalljes së tij. Në rastin kur është fjala mbi lëndët serioze, kurse me lejen e kryetarit të gjykatës, afati për sajimin e aktgjykimit me shkrim, me lejen e kryetarit të gjykatës, mund të shtyhet deri në 60 ditë. 3 Të paraparë dhe të dënueshme me nenet 22 dhe 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të

Jugosllavisë (LP i RSFJ); po ashtu e dënueshme edhe sipas neneve 23 dhe 120 të ligjit, i cili në Kosovë ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës (Ligji Penal i Kosovës - LPK). Vepra penale është e dënueshme edhe sipas ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e vendosjes në shkallën e tretë, përkatësisht neneve 152, paragrafët 1 dhe 2.1 në lidhje me nenet 16 dhe 32 të Ligjit Penal të Republikës së Kosovës (LPRK).

Page 2: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

luftës kundër popullatës civile. Me anë të aktgjykimit të cekur, Gjykata e Apelit dy të akuzuarve ia kishte shqiptuar dënimet me burg.4 Pas takimit në seancën e mbajtur të panelit ankimor të Gjykatës Supreme të Kosovës, të akuzuarit, me vendim të veçantë të gjykatës, janë liruar nga paraburgimi, i cili ka qenë i caktuar me anë të një vendimi të veçantë të Gjykatës së Apelit dhe i cili ka rezultuar pas shqyrtimit të dënimit me burgosje. Hetimet Hetimet penale kundër të dyshuarve Jovica Dejanoviq/Dejanović dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković janë hapur me vendim të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) të datës 19 gusht të vitit 2012. Ato, me një vendim të ri të datës 22 tetor të të njëjtit vit5 janë zgjeruar me një pikë shtesë të aktakuzës në lidhje me të dyshuarit. Gjatë hetimeve, disa herë janë dëgjuar e dëmtuara, të dyshuarit, si dhe shumë dëshmitarë. Hetimet janë iniciuar me deklaratat e të dëmtuarës V.K. Menjëherë pas rastit, deklaratën e parë ajo ua ka dhënë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët kanë vepruar në zonën, në të cilën është ndodhur vendbanimi i saj. Pas kësaj, ajo mbi rastin, në muajin tetor të vitit 1999, i ka informuar edhe pjesëtarët e KFOR-it. Në bazë të deklaratave të tilla si dhe deklaratave të marra gjatë hetimeve të ngritura nga mesi i muajit maj të vitit 2012, PSRK në muajin nëntor të vitit 2012 e ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarve, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ata në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë kanë kryer vepra penale në drejtim të të cilave ndaj tyre janë ngritur hetimet penale. Atyre iu është vënë në barrë nga një vepër penale e krimit të luftës kundër popullatës civile6, përkatësisht janë akuzuar për dhunim të së miturës V.K. Ata, po ashtu, janë akuzuar edhe për nga një vepër penale siç është pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuar i armëve7. Konfirmimi i aktakuzës

4 Të pandehurit Dejanoviq/Dejanović gjykata e Apelit ja shqiptoi dënimin me burg prej 12 vjetësh kurse Bojkoviqit/Bojkovićit dënimin me burgim prej 10 vite. 5 FDH Kosovë nuk ka qenë në gjendje të analizojë vendimet e cekura për shkak të pamundësisë së shikimit në to. 6 Po aty 3, si dhe për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe neneve 4 dhe 5 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977. 7 Të paraparë dhe të dënueshme me nenin 328 të LPK.

Page 3: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

Me vendimin e datës 26 nëntor të vitit 2012, gjyqtari për konfirmim të aktakuzës, aktakuzën e PSRK të datës 12 nëntor të vitit 2012 ia ka kthyer prokurorit të lëndës me urdhrin që të njëjtën ta plotësojë në afat prej tri ditësh. Vendimi ka përmbajtur instruksione që në përshkrimin e veprave penale, me të cilat ngarkohen të akuzuarit, të përfshihet edhe përshkrimi i veprimeve, të cilat ata i kanë ndërmarrë derisa e kanë kryer veprën penale të dhunimit. Me ndryshimin e aktakuzës së PSRK të datës 29 nëntor të vitit 2012, sipas së cilës është hapur shqyrtimi kryesor, të akuzuarve iu janë vënë në barrë të njëjtat vepra penale. Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë Dejanoviq/Dejanović ngarkohet se në cilësi të pjesëtarit të policisë serbe dhe i armatosur me pushkë, në ditën kritike e ka rrëmbyer viktimën nga shtëpia e saj familjare në fshatin Stanoc i Ultë (disa anëtarë të familjes së viktimës kanë qenë të pranishëm në momentin e rrëmbimit të saj); e ka dërguar në një vend të panjohur në afërsi të fshatit Babimoc/Babin Most; e ka detyruar në forma të ndryshme të marrëdhënies seksuale kundër vullnetit të saj; si dhe e ka kërcënuar me thikë. Sipas pretendimeve nga aktakuza, i akuzuari i dytë Bojkoviq/Bojkoviq po ashtu në të njëjtën ditë e ka dhunuar të miturën V.K., në atë mënyrë që, i armatosur me revole, e ka nxjerrë viktimën nga automobili, të cilin në ditën kritike e ka vozitur i akuzuari i parë, e ka dërguar në një shtëpi të papërfunduar në afërsi, e ka hedhur në dysheme dhe e ka detyruar kundër vullnetit të saj në marrëdhënie seksuale. Në pajtim me ligjin, i cili ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës, gjyqtari për konfirmim, pas pranimit të aktakuzës pjesërisht të ndryshuar të datës 29 nëntor, në datën 14 dhjetor të vitit 2012 e ka mbajtur seancën, dedikuar vlerësimit të saj. Gjatë seancës, janë shqyrtuar bazueshmëria dhe ligjshmëria e saj, dhe është analizuar edhe pranueshmëria e provave. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre i kanë kundërshtuar pohimet e aktakuzës si dhe provat, mbi të cilat ajo ka qenë e bazuar, duke i propozuar gjykatës që të njëjtën ta hedh si të pabazuar, kurse provat si të papranueshme, sepse, sipas pohimeve të mbrojtësve, kanë qenë të siguruara në kundërshtim me rregullat ligjore. Së shpejti pas seancës, në të cilën janë shqyrtuar aktakuza dhe pranueshmëria e provave, është bërë ndryshimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Ndryshimet kanë hyrë në fuqi në datën 01 janar të vitit 2013. Sipas ligjit të ri mbi Procedurën Penale të Republikës së Kosovës (LPPRK), si dhe interpretimit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës nr. 56/2013 të datës 23 janar të vitit 2013, gjyqtari për konfirmimin e aktakuzës, i cili është kompetent për vlerësimin e ligjshmërisë së saj dhe pranueshmërinë e provave, në të njëjtën kohë është edhe gjyqtarë i procedurës paraprake, i cili udhëheq me lëndën deri në aktgjykimin e shkallës së parë.

Page 4: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

Në pajtim me ndryshimet e cekura të ligjit, kjo ka pasur kuptimin se në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkovićit gjyqtari për konfirmim nuk e ka pasur më për obligim që në rastin konkret të sjellë vendim formal mbi konfirmimin e aktakuzës, por vendimin për kundërshtimet e të akuzuarve ndaj aktakuzës, kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe (pa)pranueshmërinë e provave. Me qëllim që procedura t’i përshtatet ndryshimeve të ligjit, gjykata ia ka dhënë mbrojtjes së të akuzuarve mundësinë që aktakuzën dhe provat t’i kundërshtojnë me prova dhe me parashtresa të reja. Për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme mbajtja e dëgjimit të parë pas aktakuzës8, sepse është mbajtur seanca e konfirmimit. Duke qenë se të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre nuk kanë sjellë prova të reja si dhe se nuk e kanë kundërshtuar në mënyrë plotësuese aktakuzën dhe provat e prezantuara, kryetari i trupit hetimor me vendimin e datës 5 shkurt të vitit 2013 e ka refuzuar kërkesën mbi hedhjen e aktakuzës dhe të kundërshtimeve në lidhje me papranueshmërinë e provave, të prezantuara gjatë seancës së konfirmimit të aktakuzës. Me vendim janë analizuar dhe hollësisht janë vlerësuar të gjitha kundërshtimet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve. Duke i refuzuar vërejtjet e mbrojtjes dhe të të akuzuarve, gjyqtari i procedurës paraprake ka gjetur se aktakuza është e mbështetur me mjaft prova, të cilat e mundësojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat, kurse pas provave, të cilat do të paraqiten në shqyrtimin kryesor, do të vendoset mbi fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve. Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre janë ankuar ndaj vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake. Gjykata e Apelit i ka hedhur këto ankesa me vendimin e datës 16 mars të vitit 2013. Shqyrtimi kryesor Pas vendimit të gjykatës së apelit mbi aktakuzën, kanë qenë të krijuara kushtet për hapjen e shqyrtimit kryesor para gjykatës së shkallës së parë. Shqyrtimi është hapur në datën 4 prill të vitit 2013 para trupit gjykues ndërkombëtar të gjykatës në Mitrovicë, me të cilin, si gjyqtar që ka vendosur mbi aktakuzën, ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Timo Vuojolahti.9 Trupi gjykues gjatë shqyrtimit kryesor ka mbajtur tetë (8) seanca. Gjatë shqyrtimit, me anë të video konferencës është dëgjuar e dëmtuara V.K., e cila nuk jeton më në Kosovë. Janë dëgjuar, po ashtu, dhjetë (10) dëshmitarë të prokurorisë, një (1) dëshmitar me propozim nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve

8 Veprim procedural i paraparë me ligjin e ri.

9 Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarët ndërkombëtarë Mariola Pasnik dhe Dariusz Sielicki.

Page 5: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

si dhe një (1) dëshmitar i thirrur nga ana e gjykatës sipas detyrës zyrtare. Gjatë shqyrtimit, janë prezantuar edhe shumë prova materiale, të propozuara nga ana e palëve në procedurë. Shqyrtimi kryesor ka qenë i hapur për publikun, me përjashtim të dëshmisë së të dëmtuarës me anë të video konferencës10. Të akuzuarit, në deklaratat e tyre para panelit hetimor, i kanë kundërshtuar pretendimet e aktakuzës. Gjatë kohës sa ka zgjatur shqyrtimi kryesor (për të cilin mund të thuhet se në aspektin kohor ka qenë shqyrtimi më i shkurtë lidhur me akuzat për krimet e luftës – i udhëhequr prej datës 4 deri në datën 17 prill të vitit 2013), të akuzuarit janë gjendur në arrest shtëpiak. Në gjykatë kanë qenë të pranishëm në përcjellje të policisë. Sjellja e tyre kryesisht është bërë me vonesa, gjë që shpesh ka çuar deri te vonimi i seancave me orë të tëra. Gjatë shpalljes së aktgjykimit nuk ka qenë i pranishëm i akuzuari Dejanoviq/Dejanović. Aktgjykimi është shpallur në prani të mbrojtësit të tij, të të akuzuarit të dytë si dhe prokurorëve, të cilët gjatë shqyrtimit kryesor e kanë përfaqësuar aktakuzën. Gjatë shqyrtimit kryesor, prokuroria, me anë të aktakuzës të ndryshuar në datën 10 prill të vitit 2013, e ka precizuar aktakuzën në përputhje me ndryshimet e ligjit penal. Me anë të ndryshimit qartësohet se vepra penale, me të cilën ngarkohen të akuzuarit, parashihet dhe është e dënueshme edhe sipas Ligjit Penal, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013 (neni 153 në lidhje me nenin 31 të LPRK), dhe se vepra penale pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim i paautorizuar i armëve është e dënueshme me nenin 374 të të njëjtit ligj. Aktgjykimi i shkallës së parë Sipas aktgjykimit të shpallur në datën 17 prill të vitit 2013, gjykata e shkallës së parë, në bazë të provave të paraqitura gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor, jashtë çdo dyshimi ka vërtetuar se në datën 14 prill të vitit 1999 viktima është rrëmbyer nga shtëpia e saj në fshatin Stanovc i Ultë/Donji Stanovac. Rrëmbimi është kryer nga ana e një mashkulli të uniformuar, pastaj viktima dy herë është dhunuar në vende të ndryshme rreth dhe në fshatin Babimoc/Babin Most: së pari nga rrëmbyesi i armatosur, e së shpejti edhe në lokacionin tjetër nga tjetri, nga mashkulli më i vjetër dhe i armatosur.

10

Në përputhje me nenin 295, paragrafi 2 i LPPK, vëzhguesve të FDH Kosovë iu është mundësuar prania e tyre në seancën e mbyllur për publikë.

Page 6: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

Gjykata në aktgjykim i ka analizuar në mënyrë të hollësishme provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, posaçërisht duke pasur parasysh procedurën e identifikimit të të akuzuarve nga ana e viktimës dhe e dëshmitarëve okular. Sipas provave të siguruara gjatë hetimeve dhe të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, viktima disa herë e ka identifikuar të akuzuarin Dejanoviq/Dejanović si dhunuesin e parë të saj. Këtë e kanë bërë edhe shumë dëshmitarë okularë, të cilët kanë qenë të pranishëm kur në ditën kritike është rrëmbyer viktima nga shtëpia e saj. Të akuzuarin e dytë Bojkoviq/Bojković, si person më të vjetër i cili ka çaluar, e ka identifikuar vetëm viktima. Megjithëkëtë, gjatë vlerësimit të provave, gjykata e shkallës së parë ka gjetur se procedura e identifikimit (posaçërisht identifikimet e para të bëra me anë të fotografive) nuk është bërë në mënyrën e paraparë me ligj. Edhe pse të gjithë dëshmitarët para identifikimit e kanë bërë përshkrimin fizik të të akuzuarve, sipas përfundimit të gjykatës atyre është dashur t’iu tregohen fotografi nga koha e ngjarjeve kritike. Po ashtu, dëshmitarëve është dashur t’iu tërhiqet vëmendja: se në një varg fotografish, të cilat iu tregohen, mund të jenë por edhe mund të mos jenë fotografitë e kryerësve; se nuk ekziston obligimi që dikush detyrimisht duhet të identifikohet; si dhe dëshmitarët duhet t’i shohin fotografitë një nga një, derisa gjatë asaj kohe personi zyrtar, i cili bënë identifikimin nuk duhet të di se kush është i dyshuari. Në bazë të analizës së hollësishme të provave, gjykata e shkallës së parë ka gjetur se të akuzuarin e parë Dejanoviq/Dejanović gjatë hetimeve, por edhe në shqyrtimin kryesor, e kanë identifikuar viktima dhe dëshmitarët e tjerë (anëtarët e familjes dhe kushërinjtë), të cilët kanë pohuar se të akuzuarin e kanë parë në ditën kritike kur është rrëmbyer viktima. Ata kanë pohuar se edhe në ditën paraprake e kanë parë të akuzuarin, kur me një grup të personave të armatosur ka qenë në fshatin e tyre dhe në afërsi të shtëpisë së viktimës, me qëllim që t’iu urdhërojnë refugjatëve, të cilët banonin në fshat, që nga ai të largohen. Për shumë arsye, gjykata nuk ka mundur që si provë të pranojë këtë identifikim të të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović për shkak të lëshimeve, të cilat janë bërë në procedurën e identifikimit. Këto arsye gjykata i ka përkufizuar si ndikimi i faktorëve psikik në procedurën e identifikimit; mospërmbajtje, nga ana e hetuesve, obligimeve ligjore me rastin e identifikimit me anë të fotografive; lëshim që personi zyrtar, i cili e bënë identifikimin, nuk duhet të di se kush është i dyshuari; si edhe se ka kaluar një kohë e gjatë nga ngjarjet dhe se kujtesa njerëzore zbehet. Sipas gjykatës, të gjitha këto arsye e kanë zvogëluar vlerën dëshmuese të identifikimit. Përkundër faktit të pakundërshtueshëm se i akuzuari i parë në periudhën kritike ka qenë i mobilizuar në afërsi të vendit ku ka jetuar viktima, se e ka pasur uniformën, se në kohën kritike ka poseduar automjetin e llojit dhe me ngjyrën të cilin në deklarata e cekin viktima dhe disa dëshmitarë, gjykata ka vlerësuar se ka së tepërmi dyshime se i akuzuari i parë Dejanoviq/Dejanović e ka rrëmbyer dhe e ka dhunuar viktimën.

Page 7: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

Në lidhje me përgjegjësinë e mundshme penale të të akuzuarit të dytë Bojkoviq/Bojković lidhur me akuzën se ka kryer krim të luftës, gjykata ka gjetur se provat në lidhje me përgjegjësinë e tij penale i ofron vetëm viktima, përkatësisht se ajo është i vetmi dëshmitar, i cili ka mundur për të përshkruar se çka ka bërë i akuzuari Bojkoviq/Bojković në ditën kritike. Viktima e ka përshkruar Bojkoviq/Bojković si person të vjetër, të moshës prej 60 deri 70 vjeçare. Gjykata ka gjetur se viktima në faza të ndryshme ka dhënë vlerësime të ndryshme të moshës së të akuzuarit të dytë (prej 50 deri 60, prej 60 deri 70 vjet) dhe se gjithnjë ka pohuar se bëhet fjalë për një person të vjetër. Edhe në lidhje me të akuzuarin e dytë gjykata ka gjetur se procedura e identifikimit të tij gjatë hetimeve është bërë në kundërshtim me rregullat ligjore: në vargun prej tetë (8) fotografish të treguara dëshmitarit, vetëm njëra ka qenë fotografi e një personi të vjetër, gjë që, sipas gjetjeve të gjykatës, përbënë shkelje të rëndë të praktikës së identifikimit të mirë. Në gjykatën nuk ka pasur ndikim as edhe fakti se viktima para procedurës së identifikimit e ka përshkruar të akuzuarin Bojkoviq/Bojković si një person të vjetër i cili ka çaluar: "Gjatë seancës, në kuadër të shqyrtimit kryesor të datës 11 prill të vitit 2013, gjykata ka kërkuar nga i akuzuari të ecë nëpër gjykatore. Edhe pse gjykata nuk ka vërejtur çfarëdo mënyre evidente të çalimit, ka mundur të hetohet mënyra e ecjes së tij. Megjithëkëtë, duhet të theksohet – nuk është e pazakonshme që njerëzit e moshuar të çalojnë dhe të kenë një lloj të ecjes së çuditshme."11 Për këtë arsye gjykata ka gjetur se metoda e identifikimit në rastin Bojkoviq/Bojković nuk është kryer në përputhje me nenin 255 të LPPK, posaçërisht nga ana e hetuesit të parë. Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë prova të reja, për të cilat mund të konsiderohet se shkojnë në dobi të aktakuzës, por ekziston dyshimi se i akuzuari Dejanoviq/Dejanović njëmend e ka rrëmbyer dhe e ka dhunuar të dëmtuarën V.K., sepse procedura e foto identifikimit, e kryer në mënyrë joprofesionale, ka shkaktuar që ajo ta humb vlerën dëshmuese. Për këto arsye, sipas gjetjeve të gjykatës, nuk është provuar jashtë dyshimit se i akuzuari Dejanoviq/Dejanović dhe Bojkoviq/Bojković e kanë kryer veprën, për të cilën të dytë në mënyrë individuale janë të akuzuarën në pikën 1 të aktakuzës (krim i luftës kundër popullatës civile) dhe ata janë liruar nga aktakuza. Në lidhje me aktakuzën nën pikën 2 ndaj të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović , gjykata, në bazë të provave ka vërtetuar se plumbat i kanë takuar të akuzuarit. Pasi që ai si polic ka qenë i autorizuar për të bartë armën dhe rrjedhimisht të posedojë municionin përkatës, gjykata ka konstatuar se

11

Faqe 45, paragrafi i parë i aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 17 prill të vitit 2013, versioni në gjuhën

angleze.

Page 8: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

nuk ka pasur prova se municioni i konfiskuar nuk i ka takuar armës së tij zyrtare. Për këto arsye, i akuzuari Dejanoviq/Dejanović është liruar nga akuza edhe në lidhje me këtë vepër penale. Në lidhje me akuzën nën pikën 2 të aktakuzës të fundit të muajit nëntor të vitit 2012 në lidhje me të akuzuarin Bojkoviq/Bojković , jashtë çdo dyshimi është provuar se i akuzuari, në datën 27 shtator të vitit 2012, pa autorizime valide dhe në mënyrë të paligjshme ka poseduar pushkën M70AB2, tre karikatorë dhe 69 copë të municionit. I akuzuari Bojkoviq/Bojković është shpallur fajtor për pronësi, kontroll, mbajtje dhe përdorim të paautorizuar të armës nga neni 374 i LPRK. Ky ligj ka qenë në fuqi në kohën e sjelljes së aktgjykimit dhe ka qenë më i favorshëm për kryerësin. Për këtë vepër i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh, me kusht që të mos kryen ndonjë vepër penale në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh. Gjykata ia ka llogaritur Bojkoviq/Bojković kohën e kaluar në arrest shtëpiak prej datës 27 shtator të vitit 2012 deri në datën 17 prill të vitit 2013 në dënimin e shqiptuar. Me aktgjykim po ashtu është urdhëruar konfiskimi i armës, e cila është gjetur tek të akuzuarit me rastin e bastisjes në datën 27 shtator të vitit 2012. Në bazë të analizës së aktgjykimit të shkallës së parë, FDH Kosovë e vlerëson se gjykata e ka bazuar dhe e ka arsyetuar aktgjykimin lirues të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile me identifikimin e kryer në mënyrë joprofesionale të të akuzuarve gjatë hetimeve policore dhe prokuroriale, përkatësisht me faktin se nuk është provuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit, secili individualisht, janë kryerës të këtij krimi makabër. Është i pakundërshtueshëm fakti se vepra penale është kryer, përkatësisht se e mitura V.K. ka qenë e rrëmbyer nga shtëpia e saj dhe se pas kësaj ka qenë e dhunuar nga dy persona. Për vërtetimin e përgjegjësisë, për gjykatën ka qenë thelbësore, megjithëkëtë, identifikimi i kryerësve. Sipas aktgjykimit, pa marrë parasysh se edhe e dëmtuara e edhe të gjithë dëshmitarët para identifikimit të kryer i kanë përshkruar të dyshuarit, në identifikimin pozitiv të kryerësve nga viktima dhe dëshmitarët kanë ndikuar edhe faktet: se fotografia e të akuzuarit të parë në një varg fotografish ka qenë e shënjuar me një gjurmë nga kapëset, të cilën nuk e kanë pasur fotografitë e tjera; se fotografia e të akuzuarit në vargun e fotografive në bazë të të cilave është kryer identifikimi ka qenë e vetmja fotografi e personit të vjetër; se fotografitë e të akuzuarit duhet të jenë të ngjashme me pamjen e tij në kohën e veprës penale; si dhe se identifikimet nga fazat e mëhershme kanë pasur ndikim në identifikimin e mëvonshëm. Me gjithë faktet se disa prova të veçanta të paraqitura kanë shkuar në dobi të aktakuzës, se shumë dëshmitarë e kanë identifikuar të akuzuarin e parë Dejanoviq/Dejanović si personin i cili e ka rrëmbyer viktimën, si dhe se shumë pohime të të akuzuarve para gjykatës nuk kanë qenë bindëse, gjykata, në vlerësimin përfundimtar të provave ka vlerësuar se ato nuk kanë qenë të mjaftueshme që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

Page 9: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

FDH Kosovë e respekton dhe e mbështet të drejtën ligjore të gjykatës për vlerësim të lirë të provave. Një vlerësim i tillë dhe një aktgjykim i tillë nuk munden dhe nuk guxojnë të mbajnë kundërthënie: gjykata sjellë shumë prova të cilat janë në favor të aktakuzës, por në fund mbizotërojnë provat, të cilat shkojnë në dobi të të akuzuarve. Po ashtu, për gjykatën nuk kanë pasur rëndësi faktet të cilat kanë mundur të ndikojnë në mënyrë negative ose që ta çrregullojnë memorien e viktimës, duke e bërë të pasigurt dhe jo bindëse: se viktima ka qenë e mitur në kohën kur është dhunuar; se ajo ka kaluar nëpër një ferr të llojit të vet; si dhe se vendimi i saj i guximshëm që, përkundër traditës patriarkale kosovare, e cila nuk e inkurajon pranimin publik të grave të dhunuara se ndaj tyre është kryer kjo vepër penale, ajo të dëshmojë në gjykatë në thelb përbënë përsëritje të këtij ferri. Gjykata, aktgjykimin lirues në tërësi e bazon në gabimet në procedurën e identifikimit të të akuzuarve gjatë hetimeve. Kjo, megjithëkëtë, nuk e liron nga përgjegjësia që ta përsëris ose që të bëjë identifikimin direkt në gjykatore ose që, madje, të insistojë në këtë rast në rekonstruktimin e dhembshëm, por të dobishëm, të krimit dhe në ballafaqimin e drejtpërdrejtë të viktimës me të akuzuarit. FDH Kosovë e konsideron jashtëzakonisht të papërgjegjshëm trajtimin, rëndësinë dhe kohën, të cilën gjykata ia ka kushtuar një vepre penale jashtëzakonisht të rëndë, e cila ka ndodhur gjatë kohës së luftës dhe e cila ka qenë pjesë e një aktiviteti sistematik dhe paraprakisht të planifikuar për terrorizimin e popullatës shqiptare dhe detyrimin e saj që të largohet nga Kosova. Të akuzuarit nuk mund të shpallen fajtor vetëm në bazë të dyshimit të tyre dhe akuzimit se janë fajtorë. Gjykata, megjithëkëtë, në këtë rast ka pasur punë me një vepër specifike penale, të cilën në përgjithësi dhe kryesisht, për shkak të traditës patriarkale, është shumë e vështirë për ta provuar si dhunim, sepse mungojnë provat kryesore (dëshmia e viktimës ose provat materiale me të cilën do të mbështetej). Në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkovićit , një gjykatë kosovare në raste shumë të rralla e ka viktimën e dhunimit, e cila është e gatshme për të folur para gjykatës, e cila pohon se i njeh kryerësit dhe e cila është e gatshme të angazhohet në zbulimin e fajtorëve dhe në dënimin e tyre. Gjykata, megjithëkëtë, nuk e ka shfrytëzuar këtë për ndriçimin e një krimi të rëndë deri në fund, por, deri tash në procedurën më të shkurt penale për një krim të luftës, vendos që vendimin për lirimin nga përgjegjësia të të akuzuarve ta bazojë në dyshimet në autenticitetin e identifikimit të kryerësve gjatë hetimeve. Për FDH Kosovë është e pashpjegueshme që gjykata mos të shqyrtojë, të mos merr parasysh dhe të mos e respektojë vendosmërinë e viktimës dhe të familjes së saj që të vërtetën ta çojnë deri në fund, pa marrë parasysh çmimin, të cilin do ta paguajnë ata në një ambient konzervativ, ku dhunimi konsiderohet turp i viktimës dhe i familjes së saj. Thjesht, gjykata është dashur të përgjigjet në pyetjet nëse është e mundshme që viktima në mënyrë të pabazuar të dyshoj ndaj të akuzuarve dhe veten pa arsye ta vendos në shtyllën e turpit, që në midiset patriarkale, siç është ai kosovar, është i rezervuar për viktimat e dhunimit.

Page 10: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

Procedura ankimore Ndaj aktgjykimit lirues të gjykatës së shkallës së parë, zyra e prokurorisë Speciale ka deponuar ankesë, duke e kundërshtuar të njëjtën për shkak të vlerësimit të gabuar ose të paplotë të gjendjes faktike dhe për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale. Prokuroria ka propozuar që gjykata e apelit ta ndryshojë aktgjykimin në pikat 1 dhe 3 ose ta hedh dhe lëndën ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim. Ndaj pjesës ndëshkuese të aktgjykimit është ankuar mbrojtësi i të akuzuarit Bokoviq/Bojković me propozimin që akuzat kundër klientit të tij të hidhen për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit mbi Amnistinë. Mbrojtësit e të akuzuarve kanë deponuar edhe përgjigjen ndaj ankesës së prokurorisë. Zyra e Prokurorisë së Apelit e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale po ashtu e ka propozuar miratimin e saj dhe pranimin e provës shtesë të Prokurorit Special, që e mbështet deklaratën e viktimës. Duke vepruar në lidhje me ankesat dhe përgjigjet ndaj ankesës të prokurorit dhe pas seancës së panelit të përzier ankimor të mbajtur në datën 27 maj të vitit 2014, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares12, Gjykata e Apelit ka sjellë aktgjykimin me të cilin ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë P./nr. 13/2013 të datës 17 prill të vitit 2013. Në aktgjykimin e ndryshuar të shkallës së parë, Gjykata e Apelit: - me zbatimin e Ligjit mbi Amnistinë, e ka hedhur aktakuzën nën pikën 2 në lidhje me të akuzuarin Bokoviq/Bojković , që ka të bëjë me akuzën për pronësi të palejuar, të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve; - e ka anuluar aktgjykimin lirues në lidhje me të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović dhe Bokoviq/Bojković në drejtim të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile; - i ka shpallur fajtor të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović dhe Bokoviq/Bojković për dhunimin e të miturës shqiptare gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë; - i ka shqiptuar dënimet me burgosje: të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović Dejanoviq në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh, kurse të akuzuarit Bokoviq/Bojković në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh. Pa caktimin e seancës dëgjimore, Gjykata e Apelit, pas seancës së mbajtur të panelit ankimor dhe në bazë të analizës së provave të materialeve të lëndës, ka konstatuar se provat e siguruara janë të mjaftueshme që jashtë çdo dyshimi të përfundohet se të akuzuarit janë fajtor për veprat me të

12

Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja ndërkombëtare Annamaria Meiser dhe gjyqtari vendor Xhevdet Abazi.

Page 11: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

cilat ngarkohen. Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata e Apelit në këtë lëndë i ka dhënë një dimension të ri procesit të identifikimit të kryerësve nga ana e viktimës dhe e dëshmitarëve të tjerë, duke potencuar se viktima dhe dëshmitarë pa hezitim e kanë identifikuar Dejanoviqin/Dejanovićin edhe pasi që kanë kaluar aq shumë vite. Kjo, sipas gjykatës, e ka rritur autenticitetin e identifikimit. Gjykata e Apelit nuk ka qenë në pajtim me pikëpamjen restriktive të gjykatës së shkallës së parë, sipas të cilës procedura e identifikimit në mënyrë të besueshme mund të kryhet vetëm njëherë, përkatësisht se besueshmëria e identifikimit mund të vihet në pyetje nëse të njëjtat fotografi iu tregohen dëshmitarëve në distanca të shkurta kohore. Sipas Gjykatës së Apelit, identifikimi nuk mund të vihet në pyetje në rastin kur dëshmitarët në bazë të fotografive të ndryshme me sukses e bëjnë identifikimin dhe atë madje edhe pas një periudhe të gjatë kohore. Vlera e një identifikimi të tillë fiton në peshë posaçërisht kur të kihet parasysh se me kalimin e kohës kujtesa zbehet. Duke e cekur faktin se të gjithë dëshmitarët para procedurës së identifikimit i kanë dhënë përshkrimet e personave, të cilët është dashur t’i identifikojnë si dhe se ato përshkrime iu janë përshtatë të akuzuarve, Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj i ka kundërshtuar edhe pretendimet e gjykatës se fotografitë e të akuzuarve kanë qenë të shënjuara, përkatësisht se fotografia e të akuzuarit Bojkoviq/Bojković ka qenë e vetmja fotografi e një personi të vjetër në mesin e të tjerëve të ri. Gjykata e Apelit, vendimin e saj e ka bazuar edhe në vlerësimin se identifikimet e të akuzuare nga dëshmitarët kanë qenë të besueshme. Sipas saj, Gjykata Themelore i ka shkelur normat e procedurës penale në pikëpamje të procedurës së identifikimit, duke insistuar në kritere, të cilat nuk kanë qenë të parapara në udhëzimet procedurale në kohën e kryerjes së këtyre veprimeve hetimore. Gjykata e Apelit ka gjetur se paneli ankimor i Gjykatës Themelore me rastin e identifikimit ka vënë standarde, të cilat nuk bazohen në ligjet kosovare (personi i cili e kryen identifikimin nuk duhet ta di se kush janë të dyshuarit). Në fund dhe në lidhje me identifikimin, Gjykata e Apelit ka gjetur se në procedurën e identifikimit nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat të përcaktuara me dispozita ligjore, me të cilat rregullohet procedura e identifikimit, por ka vlerësuar se lëshimet nuk janë të një natyre të tillë sa që rezultatet e identifikimit t’i bëjnë të paqena ose të pabesueshme. Gjykata e Apelit në analizën e përgjegjësisë penale të të akuzuarve ka shkuar më larg se sa gjykata e shkallës së parë, duke e marrë parasysh kontekstin në të cilin është kryer vepra penale e dhunimit. Sipas gjykatës, vepra penale, me të cilën të akuzuarit ngarkohen, është kryer në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, në kontekstin e fushatës masive kundër popullatës civile kosovare dhe në shenjë të kaosit të gjithmbarshëm dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë nga ana e forcave të armatosura të Serbisë. Gjykata ka konstatuar se i akuzuari Dejanoviq/Dejanović ka qenë rezervist, i stacionuar në afërsi të vendbanimit të viktimës,

Page 12: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

se dy herë ka qëndruar në vendbanimin e viktimës, se e ka rrëmbyer viktimën, e ka dhunuar dhe e ka mundësuar që ajo të jetë e dhunuar edhe nga personi tjetër. Me rastin e llogaritjes së dënimit, Gjykata e Apelit në mënyrë të hollësishme i ka analizuar rregullat ligjore, arsyet për shqiptimin e dënimit, rrethanat nën të cilat është kryer vepra penale e posaçërisht faktin që vepra penale ka ndodhur në kontekstin e fushatës masovike kundër shqiptarëve në Kosovë. Në këtë kontekst, sipas gjykatës, vajza e re dhe e pambrojtur është rrëmbyer nga shtëpia e saj dhe në pamundësi që të bëjë as farë rezistence ajo është detyruar në marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e armës. Kjo, sipas gjykatës, e tregon pandershmërinë më të madhe ndaj qenies njerëzore dhe dëshmon për karakterin e kryerësve. Sipas gjetjeve të panelit ankimor, dënimet e shqiptuara janë proporcionale me veprimet e të akuzuarve, janë të mjaftueshme dhe adekuate, do të kenë rol parandalues, e shprehin pakënaqësinë shoqërore për shkeljen e vlerave të mbrojtura shoqërore dhe do të kenë ndikim në përforcimin dhe respektimin e ligjit. Edhe pse ka qenë fjala për një aktgjykim jo të plotfuqishëm, aktgjykimi i shqiptuar për të akuzuarit ka përfaqësuar dënimin e parë të shqiptuar në Kosovë për dhunim si krim i luftës kundër popullatës civile13, i kryer gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Ky fakt ka një rëndësi të posaçme nëse kihet parasysh se gjatë kohës së konfliktit të armatosur kanë ndodhur shumë dhunime, por për ato dhunime, me gjasë për shkak të arsyeve të cekura më përpara nga ana e viktimave, fare nuk është folur ose fare pak është folur. Vendosja në shkallën e tretë Ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin janë shpallur fajtor të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović dhe Bojkoviq/Bojković dhe janë dënuar me dënime afatgjata me burgosje, të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre janë ankuar në Gjykatën Supreme të Kosovës si në një gjykatë të shkallës së tretë. Në ankesa kundërshtohet aktgjykimi në të gjitha bazat e parapara me Ligjin mbi procedurën penale, kërkohet që Gjykata Supreme ta ndryshojë aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, ta refuzon si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale, konfirmimin e aktgjykimit

13

Sipas të dhënave të FDH Kosovë, të cilat i posedon nga konflikti i armatosur në Kosovë për dhunimin si një krim të luftës janë

ngritur tri aktakuza, gjithsejtë të akuzuar 4 persona, janë sjellë tri aktgjykime liruese. Me aktakuzën e katërt edhe një person është

akuzuar për tentim dhunim, që, siç pretendohet, ka ndodhur në datën 15 maj të vitit 1999 dhe ky është liruar. Akuza e fundit nuk

ka qenë e lidhur me konfliktin e armatosur si dhe veprimet e të akuzuarit nuk janë kualifikuar si krime të luftës, edhe pse gjatë

hetimeve është vërtetuar se në periudhën kritike i akuzuari ka qenë i mobilizuar nga ana e forcave të armatosura, tentim dhunimi

ka ndodhur siç pretendohet në kohën e konfliktit të përzgjatur intern.

Page 13: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

(lirues) të shkallës së parë ose anulimin e të njëjtit dhe që lënda të kthehet në gjykatën e apelit ose në gjykatën e shkallës së parë për të vendosur prapë për te. Me seancën e gjykatës së shkallës së tretë, në të cilën janë shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkovićit, ka kryesuar gjyqtari vendor14. Kjo ka qenë një risi e madhe në gjyqësorin kosovar, sepse nga gjysma e dytë e vitit 2000 për lëndët në krimet e luftës kanë qenë të mandatuar gjyqtarët ndërkombëtar si kryetar të paneleve hetimore ose ankimore. Gjatë seancës së panelit ankimor, në të cilën janë shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, gjyqtari raportues15 në mënyrë shumë të hollësishme e ka prezantuar rastin. Mbrojtësit dhe të akuzuarit me atë rast kanë sjellë argumentet e tyre kundër aktgjykimit të gjykatës së apelit dhe i kanë përsëritur propozimet të prezantuara në ankesat e tyre. Të akuzuarit kanë theksuar se nuk janë fajtorë, se në kurrfarë mënyre nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale me të cilën ngarkohen dhe e kanë propozuar lirimin e tyre nga akuzat. Prokurori shtetëror16 e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale, duke i propozuar gjykatës që aktgjykimin e shkallës së dytë ta konfirmoj në tërësi. Vëzhgime përmbyllëse të FDH Kosovë FDH Kosovë, deri në fund të vitit 2014 nuk ka qenë në mundësi për të siguruar aktgjykimin me shkrim të Gjykatës Supreme të Kosovës në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkovićit, si dhe nuk ka qenë në mundësi që të njihet me arsyet me të cilat është udhëhequr gjykata e shkallës së tretë me rastin e sjelljes së aktgjykimit të përsëritur lirues në këtë lëndë. Pa marrë parasysh arsyetimin dhe vlerësimet, të cilat gjykata e shkallës së tretë i ka shfrytëzuar si bazë për lirimin e të akuzuarve, FDH Kosovë konsideron se vendimet diametralisht të kundërta të instancave të ndryshme gjyqësore në një të njëjtën lëndë dhe në bazë të provave identike (të cilat në formë dhe në numër identik kanë qenë në dispozicion

14 Deri te ndryshimi ka rezultuar për arsye se në mesin e vitit 2014 kanë hyrë në fuqi ndryshime në kompetencat e Misionit të EULEX-it. 15 Gjyqtarja ndërkombëtare Esma Ertrezi, gjyqtare me një praktikë afatgjatë të suksesshme si gjyqtare civile. 16 Kryeprokurore e Misionit të EULEX-it, Jaroslava Novotna.

Page 14: A N A L I Z A · veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyrtohen të gjitha rrethanat,

të paneleve gjyqësore në të tria shkallët) hutojnë dhe krijojnë pasiguri në praktikën gjyqësore. Tri vendime të ndryshme në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkovićit, përkatësisht vlerësime të ndryshme të provave dhe të gjendjes faktike në dispozicion mbi përgjegjësinë eventuale të të dy akuzuarve, tregojnë dhe manifestojnë mungesën e një politike të qartë gjyqësore dhe ndëshkimore kundër dhunimeve si një nga veprat më të rënda penale, të kryera gjatë luftës në Kosovë. Procedura e rregullt penale në këtë rast ka përfunduar. Mbesin vetëm mjetet e jashtëzakonshme juridike, në të cilat viktima dhe familja e saj vështirë se do të kenë forcë për t’u lëshuar pas mossuksesit të tyre në procedurën e rregullt gjyqësore. Drejtësia ka mbetur e shkurtuar, kurse viktima dhe të dëmtuarit të pakënaqur. E njëjta mund të thuhet edhe për të gjitha viktimat e dhunimit dhe familjet e tyre. Që e tëra të jetë edhe më e rëndë, porosia, të cilën gjykimi në këtë lëndë ua ka drejtuar viktimave të tjera të dhunimit është se nuk ia vlen t’i dhurohet besimi gjyqësorit kosovar me kushtin që të jenë të anatemuara në midiset e tyre. Krahas të gjitha kufizimeve, të cilat mund t’i krijojë mungesa e shikimit në vendimin e gjykatës së shkallës së tretë, analiza e deritashme e kësaj lënde çon deri tek dy përfundime. I pari ka të bëjë me mossuksesin e deritashëm të gjyqësorit kosovar për të zbuluar të vërtetën, për të vërtetuar përgjegjësinë dhe për të dënuar kryerësit e shumë dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, gjë që do të çonte edhe deri te ndriçimi i planit monstruoz që përmes goditjeve ndaj femrave shqiptarët të detyrohen të shpërngulen nga Kosova. I dyti ka të bëjë me shanset gjithnjë e më të vogla që këto krime të hetohen kurse kryerësit të dënohen, sepse koha po kalon, kujtesa po zbehet, kurse viktimat pas këtij gjykimi kanë gjithnjë e më pak kohë të mbetur dhe kanë edhe më pak shpresë që drejtësia në rastet e tyre mund të jetë ndonjëherë e kënaqur.