97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla...

12

Transcript of 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla...

Page 1: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

TREGU I KUMBULLËS

Qershor, 2015

Page 2: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE STATISTIKAVEBUJQËSORE

ANALIZA E TREGUT TË KUMBULLËS

Qershor, 2015

Page 3: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

Parathënje

Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet në mënyrën më të mirë gjendjen etregut të kumbullës në Kosovë.

Në këtë analizë shtjellohen të dhënat e prodhimtarisë vendore, eksportit dhe importit tëkumbullës, çmimeve të kumbullës vendore si dhe atyre të importuara, madhësisë së tregut,mbështetjes së sektorit të kumbullës si dhe konkluzionet finale mbi këtë analizë.

E gjthë kjo analizë është punuar në mënyrë të detajuar nga Departamenti i AnalizaveEkonomike dhe Statistikave Bujqësore, dhe ka për qëllim të shërbej si një dokument i cili katë përmbledhura të gjitha të dhënat e tregut të kumbullës në Kosovë.

Page 4: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

Tregu i kumbullës

Kumbulla në Kosovë kultivohet në njëmasë të madhe. Në vitin 2013 rreth 22% esipërfaqes ishte mbjellur me kumbullpërkatësisht 1,843 ha apo 31% më shumë,krahasuar me vitin paraprak që ishte rreth

1,404 ha. Nëse shikojme të dhënat e pesëviteve të fundit shohim qartë se 2013 ështëviti në të cilin është kultivuar sipërfaqjamë e madhe me kumbull.

1 Prodhimtaria vendore

Bazuar në të dhënat e Agjensionit tëStatistikave të Kosovës prodhimtaria ekumbullës për vititn 2013 ishte 24,433 ton.Kosova ka importuar rreth 299 tonkumbull të freskët, ndërsa si kumbull të

procesuar ka importuar sasi shumë tëvogël prej 0.2 ton, që në përgjithësillogaritet të jetë 299.2 ton sasia ekumbullës së importuar.

2 Zhvillimi i tregtisë

Mund të themi se Kosova qëndron mjaftmirë sa i përket tregut të kumbullës dheplotësimit të nevojave vendore përkonsum. Në aspektin e tregtisë Kosova nëpriudhen 2005-2014, mesatarisht kaimportuar rreth 350 ton kumbull, duke

përfshirë importin e kumbullës së freskëtdhe importin në ekuivalentë të kumbullësndërsa ka eksportuar mesatarisht rreth 2ton e kjo ka qenë kryesisht eksport ikumbullës së freskët.

2.1 Importi i kumbullës

Në vitin 2013 Kosova ka importuar 299 tonkumbulla të freskëta që krahasuar me vitin2012 sasia e importuar është rreth 7% më eulët. Vlera e importit të kumbullës sëfreskët në vitin 2013 ka qenë 124,718 €.

Shikuar në aspektin kohor në vitin 2006ishte sasia më e madhe e kumbullës së

importuar për të arritur pikën më të ulëtnë vitin 2009. Pas një ngirjte në vitin 2010në periudhën pasuese deri në vitin 2013importi i kumbullës ka shënuar ngritje dherënie të lehta e kjo ka ndodhur nëvarshmëri nga disponueshmëria eprodhimit vendor.

Page 5: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

Figura 1: Import i Kumbullës 2005-2014, në metrik ton

Burimi: MBPZHR-DAESB

Në vitin 2013 vlera e importit të kumbullësnë total ka qenë 125 mijë €, dhe i tërëimporti ka qenë import i kumbullës sëfreskët. Gjatë kalkulimit të sasisë sëimportit të kumbullës si vit për kalkulim

nuk është përdorur viti kalendarik mirëpotë dhënat vjetore janë llogaritur nga muajiKorrik kur fillon sezona e vjeljes sëkumbullës deri në muajin Qershor të vitittjetër kur edhe fillon sezona tjetër.

Figura 2: Importi i kumbullës 2005-2014, në 1000 €

Burimi: MBPZHR-DAESB

Në vitin 2013 përkatësisht nga Korriku ivitit 2013 deri në Qershor të vitit 2014kumbulla e freskët është importuarkryesishtë nga Serbia (46%), nga

Maqedonia (39%), nga Shqipëria (10%) sidhe pjesa tjetër prej 5% nga vendet e tjerasi: Greqia, Italia, Turqia ejt.

Page 6: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

Figura 3: Importi i kumbullës së freskët 2013/2014 sipas vendeve

Burimi: MBPZHR-DAESB

2.2 Eksporti i kumbullës

Në vitin 2013 Kosova ka eksportuar 7.7 tonkumbulla dhe e tërë kjo sasi ka qenëkumbull e freskët që krahasuar me vitin2012 sasia e eksportuar është dukshëm mëe madhe. Në vitin 2012 për dallim nga viti2013 pjesa më e madhe e eksportit ka qenënë ekuivalent të kumbullës ndërsa rreth1.6 ton ka qenë kumbull e freskët. Ndërsa

nga Korriku 2014 deri në Mars 2015 nukka pasur eksport të kumbullës.

Shikuar ndër vite sasia e eksportuar kashënuar luhatje. Sasia më e madhe eekportit të kumbullës ka qenë në vitin2012 dhe vitin 2013. Viti 2012 ka qenë viti ivetëm kur Kosova ka pasur eksport nëekuivalent të kumbullës.

Figura 4: Eksporti i kumbullës 2006-2014 në metrik ton

Burimi: MBPZHR-DAESB

Vlera e eksportit të kumbullës në vitin2013 ka qenë 1,947 € që njëherit paraqet

Page 7: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

edhe vlerën më të lartë të eksportit. Përveçnë vitin 2013 eksport të kumbullës ka

pasur edhe në vitet 2006,2008 dhe 2012.

Figura 5: Eksporti i kumbullës 2006-2014 në 1000 €

Burimi: MBPZHR-DAESB

Në vitin 2013, përkatësisht nga Korriku ivitit 2013 deri në Qershor të vitit 2014kumbulla e freskët është eksportuarkryesisht në Suedi (62%), Gjermani (30%)dhe Mal të Zi (8%). Sasia e eksportuar e

kumbullës e paraqitur në figurën mëposhtë është eksport i kumbullës së freskëtdhe kryesisht është eksportuar gjatëmuajve Gusht dhe Shtator.

Figura 6: Eksporti i kumbullës së freskët 2013/2014 sipas vendeve

Burimi: MBPZHR-DAESB

Edhe në vitin 2012 sa i përket vendeve nëtë cilat është eksportuar kumbulla efreskët ka qenë strukturë pothuajse e

njejtë me vitin 2013 por që ështëeksportuar vetëm në Gjermani (80%) dheMal të Zi (20%).

2.3 Bilanci tregtar i kumbullës

Nga figura më poshtë shihet se vlera ebilancit tregtar ka qenë më e larta në vitin

2014 prej 193 mijë €, ndërsa nëse eshikojmë në aspektin e raportit në mes të

Page 8: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

eksportit dhe importit është një përqindjemjaft e ulët e mbulueshmërisë në të gjithavitet. Duke marr parasysh gjendjen epërgjithshme të tregut të kumbullës mundtë themi se përkundër përqindjes së

mbulueshmërisë shumë të ulët, ky tregqëndron mjaft mirë në aspektin ezhvillimit të përgjithshëm. Mbulueshmëriamë e lartë ka qenë në vitin 2013 me 1.56%.

Figura 7: Vlera e bilancit tregtar për kumbullën në 1000 €

Burimi: MBPZHR-DAESB

3 Çmimet e tregut

Tregut i kumbullës nuk është edhe aq imadh krahasuar me kulturat të tjera. Nëtregun tonë hasim dy lloje të varieteteve tëcilat janë: kumbulla prune dhe pozhegra,këto varietete gjinden në treg në sezona tëndryshme.

Sa i përket kulturës së kumbullës nëtregun tonë gjendet edhe kumbullavendore edhe ajo e importuar. Kumbullavendore gjindet në treg nga muajiKorrik/Gusht dhe në muajin Shtatorndërsa kumbulla e importuar gjindet nëtregun tonë gjatë tërë vitit.

3.1 Çmimet në tregun vendor

Kumbulla vendore fillon të jetë në treg ngafundi i muajit Korrik. Si varieteti prunapoashtu edhe varieteti i pozhegrës në tregjanë deri në muajin Shatator e më paszëvendësohen nga importi. Çmimet etregut të kumbullës për varietetinpozhegra sillen nga 0.69 € deri në 0.97 €,ndërsa ato të varietetit prune sillen nga

0.63 € deri në 0.97 €. Krahasuar me vitin2013 ku çmimet e kumbullës për të dyvarietet kanë qenë më të ulëta, ato tëvarietetit prune nga 0.45 € deri në 0.60 €,ndërsa ato të varietetit pozhegra nga 0.90 €deri në 0.53 € varësisht nga muaji, këtondryshime të çmimeve mund të vërehenedhe në figurën e paraqitur më poshtë.

Page 9: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

Figura 8: Çmimet vendore për kumbull 2013-2014

Burimi: MBPZHR-DAESB

3.2 Çmimet e importit

Kumbulla e importuar gjindet në treguntonë gjatë gjithë kohës e edhe kurkumbulla vendore është e pranishme nëtreg. Çmimet e importit të kumbullës nëKosovë për varietetin pozhegra janë sjellurnga 0.73 € në muajin Janar, duke vazhduarme këtë mesatare edhe në muajt e tjerëgjatë vitit deri në muajin Dhjetor kuparaqitet me çmim prej 4.88 €, ndërsa sa ipërket varietetit prune për vitin 2013çmimet janë sjellur nga 2.65 € në muajinJanar, duke shënuar zbritje në muajt kurkumbulla vendore është në treg në 0.76 €,

dhe duke vazhuar me ngritje në muajtpasues. Sa i përket vitit 2014 çmimet përvarietetin pozhegra fillojnë me një trend tërritjes në muajin Janar duke vazhduar menjë mesatare të tillë deri në muajt kur kemikumbull vendore në treg, çmimi i të cilaveështë 0.55 € dhe duke pasuar në muajt tjerëkur nuk kemi kumbull vendore, me çmimtë lartë si në fillim të vitit. Gjithashtu edhepër varietetin prune çmimet paraqiten metrend pothuajse të njejtë sikurse përvarietetin e pozhegrës.

Page 10: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

Figura 9: Çmimet vendore për kumbull 2013-2014

Burimi: MBPZHR-DAESB

4 Madhësia e tregut

Për dallim nga kulturat e tjera bujqësoreprodhimtaria e kumbullës në Kosovë ështëmë e mjaftushme në aspektin epërmbushjes së nevojave vendore.

Tregu i kumbullës në Kosovë në vitin 2013ishte 24,732 ton duke marrur parasysh

edhe importin dhe eksportin e kumbullëssë freskët dhe të procesuar. Kumbullapërmbush nevojat vendore për konsumme rreth 98%, një përqindje kjo shumë ekënaqshme për tregun tonë.

4.1 Mbështetja e prodhimtarisë së kumbullës

4.1.1 Pagesat direkte për kumbull

Sipas të dhënave statistikore në Kosovëjanë të mbjellura 8,342 ha me pemë të tëgjitha llojeve. Sa i përket kulturës sëkumbullës Ministria e Bujqësisë ka filluarnga ky vit të përkrah fermerët me pagesadirekte. Subvencionimi do të bëhet përsipërfaqe në vlerë prej 400 €/ha. Përfitues

do të jenë fermerët të cilët kanë të mbjellursë paku 0.50 ha me kumbull dhe që iplotësojnë kriteret e parashtruara sipasprogramit. Buxheti i planifikuar përpagesa direkte (subvencionimi) përpemishte egzistuese është 1,100,000.00 €.

4.1.2 Masat e zhvillimit rural që përkrahin sektorin e pemëve – kumbull

Prodhimtaria e pemëve në përgjithësiduke përfshirë edhe prodhimtarinë ekumbullës mështeten në kuadër të masës101. Në momentin e aplikimit përinvestime në sektorin e pemëve, aplikuesit

duhet të dëshmojnë ekzistimin esipërfaqeve në pronësi apo të marra meqira në Regjistrin e Fermave prej së paku 1ha për pemë farore. Sipërfaqja minimale engastrës për pemë drufrutore duhet të jetë

Page 11: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

0.35 ha. Në rast të investimeve në makineribujqësore dhe pajisje dhe/ose investimenë ndërtim dhe përmirësim të objekteve,investimi duhet të përputhet mekapacitetet prodhuese;

Investimet e pranueshme në sektorin epemëve – kumbulla janë:

-Investimet në ngritjen e pemishteve tëreja me madhësi minimale prej 1 ha përpemë frutore.

-Investimet në vendosjen e sistemeve tëujitjes në fermë sipas praktikave efikase tëujitjes.

-Investimet në prodhim të energjisë nëfermë nga burimet e ripërtëritshme.

-Investimet në vendosjen e rrjetave përmbrojtje nga breshëri.

-Investimet në makineri bujqësore dhepajisje për pemishte, për mbrojtje tëbimëve, për plehërim, për vjelje dhetrajtim pas vjeljes.

-Investimet në ndërtimin dhepërmirësimin e objekteve për aktivitetet epasvjeljes, objekteve për vendosjen emakinave dhe objekteve për vendosjen eprodukteve për mbrojtje të bimëve dheplehra artificiale.

Shkalla e përkrahjes publike - Vleraminimale e pranueshme për projekteveështë 10,000 € ndërsa vlera maksimale120,000 €. Përkrahja publike është nënivelin 60% të shpenzimeve tëpranueshme të investimit, ndërsapërkrahje shtesë prej 10% jepet përinvestime në zona malore dhe 5% përfermerë të rinj (40 vjeç apo edhe më tërinj). Shuma totale e ndarë për përkrahje

për pemë drufrutore në vitin 2015 është2,000,000 €.

Masa 103 - Kjo masë synon t'i përkrahëinvestimet në industrinë e përpunimit tëushqimit në pesë nën sektorë: përpunim tëqumështit, përpunim të mishit, përpunimtë pemëve dhe perimeve dhe prodhim tëverës.

Objektivat e përgjithshme të masës janë:Rritja e aftësisë konkurruese të sektoritagro - ushqimor përmes rritjes sëproduktivitetit dhe futjes së teknologjivedhe produkteve të reja; Përafrimi mestandardet e BE-së dhe përmirësimet nëmbrojtjen e mjedisit, sigurinë ushqimoredhe cilësinë e produkteve, mirëqenien ekafshëve dhe gjurmueshmërinë e zinxhirittë ushqimit dhe menaxhimin embeturinave; Forcimi i lidhjeve meprodhimin primar dhe prodhimi ienergjisë së ripërtërishme me qëllim tëruajtjes së mjedisit.

Objektivat e veçanta të sektorit tëpërpunimit të pemëve dhe perimeve sidhe rrushit të verës janë:

-Implementimi i standardeve kombëtaredhe atyre të BE-së (siguria ushqimore,cilësia);

-Përmirësimi i teknologjisë së përpunimitsi dhe objekteve të tjera përcjellëse (depotruajtëse/ftohëse) duke futurpajisje/teknologji të reja;

-Diversifikimi i prodhimeve;

-Përmirësimi i marketingut;

-Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve.

Page 12: 97*,: . 0:2':11 8 - Keshilla Bujqesorekeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/09/tregu-i... · 2015-09-22 · Analiza e tregut të kumbullës është një analizë që paraqet

Kriteret specifike të pranueshmërisë - Tëpranueshme janë investimet në sektorin epërpunimit të qumështit, mishit, frutave,perimeve dhe verës si dhe shpenzimet emarketingut për promovimin e tyre.

Shpenzimet e pranueshme të marketingutpër të gjitha nënmasat e masës 103 janë:

-Përgatitja dhe shtypja e katalogëve,fletëpalosjeve, broshurave, posterëve etj.për promovim të produkteve, por joshpërndarja e tyre.

-Prodhimi i audio dhe video spotevepromovuese, por jo shpërndarja /emetimii tyre medial.

-Vlera maksimale e shpenzimeve tëpranueshme për marketing është ekufizuar në masën 5% të investimeve tëpranueshme.

Si përfituesit e mundshëm janë subjektet tëcilat kanë zhvilluar aktivitetin e tyre nësektorin përkatës për së paku 2 vjet paradatës së aplikimit. Në rast të investimit nëqendrat grumbulluese dhe paketuese:

kapaciteti minimal i ruajtjes duhet të jetësë paku 500 ton të prodhimit.

Shpenzimet e pranueshme – Intensiteti ipërkrahjes publike është 50% eshpenzimeve të pranueshme, në rastin einvestimeve për trajnimin e mbetjeveintensiteti i përkrahjes është 60%. Pagesapër masën 103 bëhet në dy këste, pjesa eparë e përkrahjes publike në shumë prej50% të investimeve të pranueshme bëhetnë formë të paradhënies pas nënshkrimittë kontratës me përfituesin dhe pjesa tjetëre mbetur prej 50%, paguhet paspërfundimit të investimit të përgjithshëm.Vlera minimale e shpenzimeve tëpranueshme për projekt është 30,000 €,ndësa vlera maksimale e shpenzimeve tëpranueshme për projekt është 400,000 €.

Mjetet financiare sa i përket nënmasës103.3 përpunimi i pemëve dhe perimevejanë 1,400.000 € që është 28% e gjithsejshumës prej 5,000.000 € të ndarë përmasën 103.

5 Konkluzionet

Nga të gjitha të dhënat e paraqitura nëanalizën e tregut të kumbullës mund tëkonkludojmë se në Kosovë sipërfaqja embjellur me kumbull dhe prodhimtariaështë rritur në vazhdimësi gjatë viteve tëfundit.

Kumbulla plotëson rreth 98% të nevojavetë tregut, një sasi e vogël importohet nëperiudhën kur kumbulla vendore nukgjendet në treg. Me rritjen e mëtutjeshmetë sipërfaqes së mbjellur me kumbull do tërritej prodhimtaria dhe mundësia për

eksport të kumbullës dhe produkteve tësaj.

Në Kosovë pjesa më e madhe eprodhimtarisë së kumbullës orientohet nësektorin e përpunimit dhe atë jo vetëmindustrial mirëpo edhe në kuadër tëekonomive familjave.