3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë...

8
Jeta mes përndjekjeve, spiunimeve, smirës e intrigave RILINDASI Viti III - Nr:6 E diel, 10 shkurt 2013 RREFEJ BABANE TIM SELMAN RIZA Kryeredaktore: Admirina PEÇI A i kishte tipare dalluese prej shkencëtari që prej viteve të hershme të rinisë së tij. Dhe po, mjaft dominante ishin edhe tiparet e tij prej atdhetari. Por këto tipare, duket ia vështirësuan e ja komplikuan jetën Selman Rizës, një kritik i pashoq gjuhësor e një gjuhëtar që shkencën nuk e ngatërronte kurrë me politikën. “...Pas ndëshkimit me burg dhe internim prej pushtuesve fashistë për rreth dy vjet, lidhet me qën- drimin e hapur kundër pushtuesit. Më pas, si udhëheqës i veprim- tarisë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, burgoset për shtatë vjet në Shqipëri dhe Kosovë nën pushtimin serb. Regjimi Enverist, në vitin 1948, ia dorëzoi Selman Rizën autoriteteve serbe, për të kaluar i prangosur prej burgut të Tiranës në atë të Prishtinës. In- telektuali me përmasa europiane, kalonte prej këtyre burgjeve pa- Poetizimi pa rrëfyer, stilizimi i gjendjes shpirtërore, kujtime fragmentare, ndjesi, detaje të vyera për rrëmtaren, krijojnë atmosferën që realizohet në hapësira të vogla, në narrema vetjake të Anna Koves... L ibrat e Anna Koves, me poezi dhe prozë, konturojnë tashmë prolin e një autoreje. Me librin që u ofron së fundi lëçitësve ajo dëshmon se jo vetëm koketëron me letërsinë, por format e shprehjes artistike i ka zgjedhur si forma të ekzistencës së saj dhe të komunikimit me botën. Tashmë krokitë e saj psikologjike-poetike kanë autorësinë e saj, janë tejet të personalizuara dhe gati kapin trajtat e një ditari intim. Baudelaire thoshte: “Të shkruajmë një libër për jetën tonë me kushtin që të jemi absolut- isht të çiltër, do të krijonim një kryevepër.” Tekstet e Anna Koves janë analiza të intimitetit të një femre, analiza dhe sondime të thella në psikologjinë e saj, zbulime të pjesëve gati të padukshme të per- sonalitetit të autores, duke qenë se proza e shkruar prej saj mund të konsid- erohet si prozë poetike, më saktësisht mund të themi të heroit lirik.Feminiteti është postura ekzisten- ciale, është kuintesenca ontologjike, është çelësi për të kuptuar tekstin e saj, e bash prej kësaj gjendjeje buron në formën më të natyrshme të mund- shme krijimi i prozës po- etike. Faqja e prozës së autores është mbushur plot brishtësi, plot de- likatesë, plot me gjeste sugjestionuese; të gjitha përjetimet, përvoja ero- tike, por dhe trajtat... L irika e shqiptarit Sali Bashota, njëri nga penat më të shquara të bashkëkohësisë së jug- lindjes europiane, është ajo e një poeti të jashtëza- konshëm. E trajtuar nga perspektiva e një kon- cepti të dhembjes e të durimit kosovar, krijim- taria letrare e kësaj ane të kontinentit veçohet në përgjithësi përmes një etosi nën horizontet e të cilit ajo shndrit si një vlerë shpirtërore e historisë në frymën e së cilës gjallëron, në formë të kondensuar, gjë që i detyrohet një epoke (Mircea Vulcănescu). Koncepti përmes të cilit tentojmë t’i trajtojmë po- ezitë e Sali Bashotës, par- alajmëron faktin se Eu- Sali Bashota, i pranuar njëzëri, përbën një prol të spikatur të poezisë moderne shqipe, qoftë për guracionin, qoftë për plasticitetin e saj, qoftë për strukturën poetike, gjuhën, për kumtet e saj etj. Papa Kristo Negovani gravura që tregon kronikën e vrasjes Ana Kove, formula magjike drejt një bote parajsore Bashota, poetikja mes metazikës, historisë e bashkëkohësisë Dr. Luan Topçiu Dan Anghelescu RREFIMI I TE BIRIT PER RRAFSHIN JETESOR, PROFESIONAL DHE BOTIMEIN E VEPRAVE E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com ropa është jo vetëm Perën- dim, por edhe Lindje, dhe, plus kësaj, siç pohojnë ana- listët, nënvizon edhe nevo- jën e domosdoshme për të portretizuar ekzistencën e një proli shpirtëror të përbashkët. Na ofrohet kështu një gamë e kup- timeve të ekzistencës së një „dimensioni funda- mental”, ajo që reklamon „mjaft qartësi shkëlqim- tare dhe sidomos sinteza të rikoperueshme”, duke hapur perspektivën e një ksimi të mundshëm në një çelës estetik. Të projektuara në spektrin e ballkanitetit, poezitë e Sali Bashotës mbajnë shenjat e përjetimeve të papërsëritshme të ngjar- jeve nëpër të cilat kuptohet historia e shqiptarëve.... Një biograme të dhëna të reja mbi mar- tirin e gjuhës shqipe. Nga përpjekjet për gjuhën e shkollën shqipe, tek veprimtaria atdhetare që ngjalli reagime të forta në qa- rqet shoviniste e deri tek vrasja makabre... faqe 18-19 faqe 16-17 ralele në mbarë treguesit si “krimi- nel ndërkombëtar-lufte”, ashtu si dhe patriotë të tjerë kosovarë....Këto fjalë të Emin Rizës, djali i gjuhëtarit Selman Riza, na zbulo- jnë një pjesë të vogël të llesave të dramnës së shkencëtarit të njohur. Ai na rrëfen për rrafshin jetësor, profesional dhe botimin e veprave që la dorëshkrim babai i tij, na rrëfen përndjekjet, spiunimet, smirën dhe intrigat, që iu bënë një jetë të tërë, të cilat, pavarësisht, nuk ia prenë hovin e studimeve dhe kërkimeve gjuhësore. Selman Riza pati shumë ulje- ngritje në jetën e tij, disfata të mëd- ha jetësore e profesionale. A mund ta përmbledhim në një përgjigje se çfarë e karakterizon veprën e Selman Rizës në rrafshin jetësor? Në fushën e albanologjisë, apo veprimtarisë kërkimore të gjuhë- sisë, historisë dhe krijimtarive lëndore e gojore të etnosit iliro- shqiptar, Selman Riza zë një vend të veçantë... vijon në faqen 14-15 Admirina Peçi Mariapaola Vergallito S ot flasim për gastronomi. Kulaçi është një ëmbëlsirë tipike e traditës gastronomike arbëreshe të Shën Kostand- init Shqiptar. Që nga shek- I pasur me vezë, përgatitet me materiale të thjeshta (miell gruri, vaj, sallo, maja, kopër), për të ekzaltuar jetën dhe Ring- jalljen, duke evokuar shpërndar- jen tradicionale të vezëve... Arbëreshët/ Shën Kostandini dhe simbologjia e kulaçit ulli XVI, përgatitja e kësaj buke është e lidhur sidomos me cer- emonitë martesore dhe festimet e Pashkës. Ajo karakterizohet nga një simbolizëm i fortë fetar, që ve- pron mbi ndërtimin dhe ruajtjen e etnicitetit arbëresh. faqe 20 faqe 19 Në foto: Selman Riza dhe faksimile e dorëshkrimit et mbi qëndrimin e Selman Rizës mbi diskutimin në sektor mbi punimin “NYJAT E SHQIPES” allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Transcript of 3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë...

Page 1: 3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë ndihmesën e jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Jeta mes përndjekjeve, spiunimeve, smirës e intrigave

RILINDASIViti III - Nr:6 E diel, 10 shkurt 2013

RREFEJ BABANE TIM SELMAN RIZA Kryeredaktore: Admirina PEÇI

Ai kishte tipare dalluese prej shkencëtari që prej viteve të hershme të rinisë së tij. Dhe

po, mjaft dominante ishin edhe tiparet e tij prej atdhetari. Por këto tipare, duket ia vështirësuan e ja komplikuan jetën Selman Rizës, një kritik i pashoq gjuhësor e një gjuhëtar që shkencën nuk e ngatërronte kurrë me politikën.

“...Pas ndëshkimit me burg dhe internim prej pushtuesve fashistë për rreth dy vjet, lidhet me qën-drimin e hapur kundër pushtuesit. Më pas, si udhëheqës i veprim-tarisë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, burgoset për shtatë vjet në Shqipëri dhe Kosovë nën pushtimin serb. Regjimi Enverist, në vitin 1948, ia dorëzoi Selman Rizën autoriteteve serbe, për të kaluar i prangosur prej burgut të Tiranës në atë të Prishtinës. In-telektuali me përmasa europiane, kalonte prej këtyre burgjeve pa-

Poetizimi pa rrëfyer, stilizimi i gjendjes shpirtërore, kujtime fragmentare, ndjesi, detaje të vyera për rrëfi mtaren, krijojnë atmosferën që realizohet në hapësira të

vogla, në narrema vetjake të Anna Koves...

Librat e Anna Koves, me poezi dhe prozë,

konturojnë tashmë profi lin e një autoreje. Me librin që u ofron së fundi lëçitësve ajo dëshmon se jo vetëm koketëron me letërsinë, por format e shprehjes artistike i ka zgjedhur si forma të ekzistencës së saj dhe të komunikimit me botën. Tashmë krokitë e saj psikologjike-poetike kanë autorësinë e saj, janë tejet të personalizuara dhe gati kapin trajtat e një ditari intim. Baudelaire thoshte: “Të shkruajmë një libër për jetën tonë me kushtin që të jemi absolut-isht të çiltër, do të krijonim një kryevepër.” Tekstet e Anna Koves janë analiza të intimitetit të një femre,

analiza dhe sondime të thella në psikologjinë e saj, zbulime të pjesëve gati të padukshme të per-sonalitetit të autores, duke qenë se proza e shkruar prej saj mund të konsid-erohet si prozë poetike, më saktësisht mund të themi të heroit lirik.Feminiteti është postura ekzisten-ciale, është kuintesenca ontologjike, është çelësi për të kuptuar tekstin e saj, e bash prej kësaj gjendjeje buron në formën më të natyrshme të mund-shme krijimi i prozës po-etike. Faqja e prozës së autores është mbushur plot brishtësi, plot de-likatesë, plot me gjeste sugjestionuese; të gjitha përjetimet, përvoja ero-tike, por dhe trajtat...

Lirika e shqiptarit Sali Bashota, njëri nga

penat më të shquara të bashkëkohësisë së jug-lindjes europiane, është ajo e një poeti të jashtëza-konshëm. E trajtuar nga perspektiva e një kon-cepti të dhembjes e të durimit kosovar, krijim-taria letrare e kësaj ane të kontinentit veçohet në përgjithësi përmes një etosi nën horizontet e të cilit ajo shndrit si një vlerë shpirtërore e historisë në frymën e së cilës gjallëron, në formë të kondensuar, gjë që i detyrohet një epoke (Mircea Vulcănescu).Koncepti përmes të cilit tentojmë t’i trajtojmë po-ezitë e Sali Bashotës, par-alajmëron faktin se Eu-

Sali Bashota, i pranuar njëzëri, përbën një profi l të spikatur të poezisë moderne shqipe, qoftë për fi guracionin, qoftë për plasticitetin

e saj, qoftë për strukturën poetike, gjuhën, për kumtet e saj etj.

Papa Kristo Negovani gravura që tregon kronikën e vrasjes

Ana Kove, formula magjike drejt

një bote parajsore

Bashota, poetikja mes metafi zikës, historisë

e bashkëkohësisë

Dr. Luan Topçiu Dan Anghelescu

RREFIMI I TE BIRIT PER RRAFSHIN JETESOR, PROFESIONAL DHE BOTIMEIN E VEPRAVEE-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

ropa është jo vetëm Perën-dim, por edhe Lindje, dhe, plus kësaj, siç pohojnë ana-listët, nënvizon edhe nevo-jën e domosdoshme për të portretizuar ekzistencën e një profi li shpirtëror të përbashkët. Na ofrohet kështu një gamë e kup-timeve të ekzistencës së një „dimensioni funda-mental”, ajo që reklamon „mjaft qartësi shkëlqim-tare dhe sidomos sinteza të rikoperueshme”, duke hapur perspektivën e një fi ksimi të mundshëm në një çelës estetik.Të projektuara në spektrin e ballkanitetit, poezitë e Sali Bashotës mbajnë shenjat e përjetimeve të papërsëritshme të ngjar-jeve nëpër të cilat kuptohet historia e shqiptarëve....

Një biografi me të dhëna të reja mbi mar-tirin e gjuhës shqipe. Nga përpjekjet për

gjuhën e shkollën shqipe, tek veprimtaria atdhetare që ngjalli reagime të forta në qa-rqet shoviniste e deri tek vrasja makabre...

faqe 18-19faqe 16-17

ralele në mbarë treguesit si “krimi-nel ndërkombëtar-lufte”, ashtu si dhe patriotë të tjerë kosovarë....”

Këto fjalë të Emin Rizës, djali i gjuhëtarit Selman Riza, na zbulo-jnë një pjesë të vogël të fi llesave të dramnës së shkencëtarit të njohur. Ai na rrëfen për rrafshin jetësor, profesional dhe botimin e veprave që la dorëshkrim babai i tij, na rrëfen përndjekjet, spiunimet, smirën dhe intrigat, që iu bënë një jetë të tërë, të cilat, pavarësisht, nuk ia prenë hovin e studimeve dhe kërkimeve gjuhësore.

Selman Riza pati shumë ulje-ngritje në jetën e tij, disfata të mëd-ha jetësore e profesionale. A mund ta përmbledhim në një përgjigje se çfarë e karakterizon veprën e Selman Rizës në rrafshin jetësor?

Në fushën e albanologjisë, apo veprimtarisë kërkimore të gjuhë-sisë, historisë dhe krijimtarive lëndore e gojore të etnosit iliro-shqiptar, Selman Riza zë një vend të veçantë... vijon në faqen 14-15

Admirina Peçi

Mariapaola Vergallito

Sot flasim për gastronomi. Kulaçi është një ëmbëlsirë

tipike e traditës gastronomike arbëreshe të Shën Kostand-init Shqiptar. Që nga shek-

I pasur me vezë, përgatitet me materiale të thjeshta (miell gruri, vaj, sallo, maja, kopër), për të ekzaltuar jetën dhe Ring-jalljen, duke evokuar shpërndar-jen tradicionale të vezëve...

Arbëreshët/ Shën Kostandini dhe simbologjia e kulaçitulli XVI, përgatitja e kësaj buke është e lidhur sidomos me cer-emonitë martesore dhe festimet e Pashkës. Ajo karakterizohet nga një simbolizëm i fortë fetar, që ve-pron mbi ndërtimin dhe ruajtjen e etnicitetit arbëresh.

faqe 20

faqe 19

Në foto: Selman Riza dhe faksimile e dorëshkrimit që fl et mbi qëndrimin e Selman Rizës mbi diskutimin në sektor mbi punimin “NYJAT E SHQIPES”

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: 3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë ndihmesën e jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 10 shkurt 2013

14 SH.com INTERVISTA

GJUHËTARI PËRBALLJET

BABAI IM SELMAN RIZA Jeta mes përndjekjeve,

spiunimeve, smirës e intrigaveJeta e tij dinamike, pleksur me realitetet nën tre diktatorët zemërzinj, Duçe, Enver Hoxha, Tito, pandarë e lidhur me fushën e gjuhësisë shqipe, madje edhe copëzueshëm, në rrethana

thuajse në kufi jtë e pamundësisë, shprehin bashkëlidhjen e Selman Rizës me kërkimin

ADMIRINA PEÇI

vijon nga faqja 13

...në atë të gjuhësisë. Siç pohonte, me synimin ngulmues për saktësi, ai ishte studiues i morfologjisë së shqipes që prej fi llimit të shkrimit të saj dhe deri më sot. Më tej rreth viteve 1970, pas përjashtimit zyrtar prej veprim-tarisë kërkimore, të pashembullt për një shoqëri normale dhe unike, madje edhe në atë bolshevike, ai nuk iu nda veprimtarisë kërkimore. Tashmë ai e shtriu atë edhe në fushën e një kërkimi të ri për të hedhur bazat e një shkence të re të formuar prej dy degësh komplementare “intelektolog-jisë” dhe “komunikativistikës”. Krahas, ai nuk rreshti së menduari, siç e provon vepra e fundit “Mendime të shkëputur të një vazhde së vetme” botuar pas vdekjes, më 2009, prej shtëpisë botuese Dukagjini në Kosovë.

Studiuesi Selman Riza, për disa ar-sye është një fi gurë e jashtëzakonshme, mbështetur në jetën e tij të zotëruar fortas, prej profesionalizmit dhe patri-otizmit. Në dyemërshin profesional-izëm-patriotizëm, ai pa ngurrim i dha përparësinë e duhur të dytit. Ndëshkimi me burg dhe internim prej pushtuesve fashistë për rreth dy vjet, lidhet me qëndrimin e hapur kundër pushtuesit. Më pas, si udhëheqës i veprimtarisë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, gjatë enverizmit, apo bolshevizmit të skajmë, ai burgoset për shtatë vjet në Shqipëri dhe Kosovë nën pushtimin serb. Regjimi Enverist, në vitin 1948,

ia dorëzoi Selman Rizën autoriteteve serbe, për të kaluar i prangosur prej burgut të Tiranës në atë të Prishtinës. Intelektuali me përmasa europiane, kalonte prej këtyre burgjeve paralele në mbarë treguesit si “kriminel ndërkom-bëtar-lufte”, ashtu si dhe patriotë të tjerë kosovarë. Bashkëjetues me të, pas moshës 18 vjeçare, shpesh, madje dhe sot mendoj dhe çmoj si rrallësi të karakterit njerëzor, qëndresën e Selman Rizës, kaluar dy vjet në burgjet dhe internimet e fashizmit dhe shtatë vjet në ato të enverizmit dhe titizmit, shembullorë për çnjerëzinë e tyre. Më tej, edhe pas kthimit në Shqipëri, me këmbënguljen e tij në vitin 1955 dhe punësimin në Institutin e Gjuhësisë, atij nuk iu ndanë përndjekjet, gjur-mimet dhe spiunimet, shoqëruar me smira mizore mjeshtërish të intrigave dhe poshtërsive, kuptueshëm në poste drejtuese. Viti 1967, shënoi ndalimin e veprimtarisë kërkimore të Selman Rizës dhe botimeve të punimeve të tij,

pas veprimeve, qartësisht synuese për poshtërim dhe shpërfi llje.

Po në rrafshin profesional ç’mund të thuhet për Selman Rizën?

Njohës intim i Selman Rizës, si bir i tij, pa qenë gjuhëtar, mund të pohoj pamëdyshje se ai shfaqet në fushën kërkimore të gjuhësisë shqiptare, apo në albanistikë, siç shprehej ai, me tipare qartësisht individuale. Kjo mëvetësi, shprehej në konceptet e tij, përgjithësisht të vetëformuara, natyrisht mbështetur edhe mbi ar-ritje metodologjike bashkëkohore, me synimin e qartë për të arritur, apo siç pohonte ai për t’iu afruar sa më pranë të vërtetave. Për dy arsye bashkëplotësuese, arritjet fi llestare në fushën e gjuhësisë shqiptare dhe përgjithësisht niveli mesatar i studi-uesve e bënin një studiues të formuar dhe lartsynues si Selman Riza, sa kritik për arritjet paraardhëse, aq edhe novator për këndshikimet e reja. Kuptueshëm, veçanërisht në shqyrtimin kritik të trajtesave pararendëse, ai është njëherazi i thelluar dhe i prerë, për të ndaluar, sipas tij, pasaktësitë, apo gabimet e llojeve dhe thellësive të ndryshme. Besojmë ngultas se ky qëndrim, as për së largu nuk duhet mbajtur si vetëpohim, por thjeshtë si mishërim i synimit për t’iu afruar të vërtetave. Kuptueshëm, niveli i tij profesional dhe konsiderimi i punës dhe më gjerë njohjes së dukurive si thelbësore, e shfaqin të tillë këtë studiues. Do të pohonim se prirjet e tij qartësisht rinuese (novatore), lidhen edhe me fondin e gjerë të kulturës franceze të cilën ai e kishte përvetësuar duk-shëm. Kështu vetia e bashkëlindur kërkuese, gjeti te shkolla franceze hapësirat e synuara në rrafshet praktike, pra metodike dhe me-todologjike. Risitë e studiuesit Selman Riza, shfaqen nëpërm-jet një gjuhe qartas vetjake, me sintaksë dhe terminologji syn-uese drejt saktësisë, njëherazi shprehëse të një mendësie në disa këndvështrime të veçantë. Është rasti për të pohuar se kjo mendësi, shpesh ka qenë objekt konsiderimesh që prej atyre shpërfi llëse deri tek ato lartësuese, do të thoshim në përputhje me nivelin profe-sional dhe kulturor të shpre-hësve të tyre, shpesh me implikime jashtëshkencore.

Selman Rizës i është botuar pas vdekjes monografi a për pesë autorët më të vjetër të shqipes (2002) në Shqipëri.

Kur fl asim për botimin veprave të studiuesit Selman Riza për gjuhën shqipe, duhet të theksojmë ndihmesën e jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe posaçërisht gjuhëtarit të shquar Rexhep Isma-jli. Me nismën dhe vijimësinë prej profesionisti të përkushtuar, Rexhep Ismajli është realizuesi i botimit të veprave gjuhësore të Selman Rizës, në pesë vëllime, duke fi lluar i pari në vitin 1996 dhe përfunduar i pesti në vitin 2009.

Krahas gjuhësisë, siç për-mendëm, Selman Riza është mar-rë me fi lozofi në kuptimin e kërki-meve të karakterit përgjithësues

në fushën e mendimit, siç e provon vepra e tij e fundit, botuar gjithashtu në Kosovë më 2009.

Jeta e tij dramatike, apo e truar, siç pohonte ai në porosinë e fundit, lidhet edhe me hum-bjen e disa veprave të rëndë-sishme. Kohësisht, po përmendim së pari, monografi në Elena Gjika (Dora d’Istraia), shkruar më 1936, për mbrojtjen e doktoraturës në Fakultetin e Filozofi së së Univer-sitetit të Vjenës. Kopja e vetme e shtypur e mbetur e këtij punimi, humbi në rrethana të paqarta. Në vitin 1944, Selman Riza hartoi mon-ografi në, me rreth 200 faqe, “Mbi çështjen nacionale të Kosovës”, në vijim të veprimtarisë si frymëzues dhe drejtues i Lëvizjes irredentiste, që kërkonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo vepër, dorëzuar një shtëpie botuese në Tiranë, nuk u botua dhe prej saj nuk mbeti asnjë gjurmë. Edhe monografi a “Hyrje në

mesatar i studi-iues të formuar lman Riza, sa raardhëse, aq

këndshikimet m, veçanërisht k të trajtetë njëherapër të ndalapo gabimtë ndrysh

ky qëndrimhet mbajtuhtë si mishëar të vërtettij profesi

ës dhe mëgsi thelbësostudiues. De tij qartësdhen edheturës franrvetësuar e bashkëlinkolla francnë rrafshke dhe mestudiuesin nëpërm

vetjake, meologji syn-njëherazi

ndësie në ë veçantë. ohuar se ka qenë

h që preji tek ato shim në n profe-ë shpre-sh me ncore.

risht save azi i luar,

met e hme. m, as ur si ërim tave. ional gjerë

ore, e Do të sisht e me

nceze duk-ndur ceze het e-it -e

kan dhe stilist”, botuar në “Revista pedagogjike”, Tiranë 3/1973. Jeta e tij dinamike, pleksur me realitetet nën tre diktatorët zemërzinj, Duçe, Enver hoxha, Tito, pandarë e lidhur me fushën e gjuhësisë shqipe, madje edhe copëzueshëm, në rrethana thu-ajse në kufi jtë e pamundësisë, shpre-hin bashkëlidhjen e Selman Rizës me kërkimin. Në këtë kontekst, botimet e Selman Rizës në revista shkencore, krahas monografive, kryesisht për gjuhësinë shqipe, kanë ecuri të veçantë. Ato janë botuar së pari dhe kryesisht në Shqipërinë politike dhe gjerësisht në Kosovë. Për arsyet e njohura të vetëmbylljes së Shqipërisë enveriste dhe trajtimit të tij si kundërshtar i regjimit, deri më 1967 mbikqyrtas dhe më pas sheshazi, ai nuk pati mundësi të bot-onte jashtë vendit. Nëse do të klasi-fi konim botimet e Selman Rizës, për arsyet e lartpërmendura, kjo renditje, gjithashtu paraqet veçanti deri në unikale. Kështu botimet në Shqipëri, në gjalljen e tij, i përkasin dy periud-have asaj të viteve 1930-1944 dhe të viteve 1955-1967. Rifi llimi i botimeve të veprës së Selman Rizës në Shqipëri, i përket periudhës, pas përmbysjes së enverizmit më 1990. Në Kosovë, botimet e veprave të Selman Rizës fi llojnë që në vitin 1951 një artikull në gazetën “Jeta e re” me titull, “Problemi gjuhësuer dhe zgjidhja e tij”, për të vazhduar pandërprerë, ende dhe sot.

Botimet e Selam Rizës, lidhen edhe me fi llesën e gjinisë së mono-

grafi së gjuhësore shqiptare me veprën “Tri monografina

albanologjike” të vitit 1944. Më tej, në vi-

tin 1953 ai botoi në Kosovë, një monografi për Diftoret e sh-q ipes , për të vijuar në Shqipëri për Pronoret e shqipes dhe E m r a t n ë shqipe, dhe në vitin 1994 n ë m o n o -grafinë për foljet, vepër e përfun-duar që në vitin 1967. K r a h a s ,

Ai la shumë vepra në dorëshkrim, e kjo ëpr shumë arsye që lidhen me jetën e tij në diktaturë. Ç’mund të thuhet për botimin e veprave të Selman Rizës?

Pa synuar të jetë origjinal me çdo kusht, si pohonte vetë Selman Riza, ai qe i tillë edhe në fushën e publikimit të veprave të tij. Situatat jashtëshkencore, kryesisht politike, si dhe shfrytëzimi deformues i tyre, veçanërisht në gjysmëshekullin en-verist, qenë përcaktuese në pengesa deri në heqjen e së drejtës së botimit për studiuesin sa të palodhur, aq edhe veprakrijues. Artikulli i parë i Selman Rizës “Serbët dhe kosovarët” është botuar më 1 tetor të vitit 1930 në të përjavshmen “Shqipëria e re” të Ko-stancës, me nënshkrimin “Një djalë kosovar”. Artikulli i fundit, në të gjallë të tij, është “Kostaq Cipoja gramati-

Në vitin 1955 dhe punësimin në Institutin e Gjuhësisë, atij nuk iu ndanë përndjekjet, gjurmimet dhe spiunimet, shoqëruar me smira mizore mjeshtërish të intrigave dhe poshtërsive

Viti 1967, shënoi ndalimin e veprimtarisë kërkimore të Selman Rizës dhe botimeve të punimeve të tij, pas veprimeve, qartësisht synuese për poshtërim dhe shpërfi llje

Page 3: 3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë ndihmesën e jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 10 shkurt 2013

INTERVISTA

Replika e Selman Rizës me Çabejn e Mahir Domingjuhësinë e përgjithshme”, hartuar

gjatë viteve kur Selman Riza ishte shef i Seksionit të Gjuhësisë në In-stitutin Albanologjik të Prishtinës, në vitet 1953-1955, ka humbur.

Natyrisht Selman Riza e ndjente thellë dëshpërimin për mosbotimin e veprave, fryt i një mundi mbin-jerëzor, shpesh në rrethana të vështira. Mund të pohojmë se kjo padrejtësi, e cila dëmtonte atë dhe fushën kërkimore të gjuhës shqipe, qëndronte paralelisht me mbetjen e Kosovës nën thundrën çnjerëzore serbe. Pak muaj para vdekjes ai më pat shqiptuar: sa kohë që në Kosovë kemi shumicën dërmuese të popullsisë shqiptare, nuk duhet t’i humbasim shpresat. Pas rreth 11 vjetësh Kosova u çlirua dhe në 100 vjetorin e lindjes së tij më 26 nëntor 2009, eshtrat e tij u prehën përfundimisht në Gjakovë. Kështu u krye porosia e tij e shkruar më 23.12.1973: “Mbjetjet e një jete të truar, padallim gjithë bashkëkom-basvet të mi, dëshiroj të më prehen atje ku kam lindur: NË KOSOVËN SHQIPTARE”.

Pas gjithë kësaj pasyre që bëmë më lart, a mund të themi se në ç’shkallë është njohja dhe vlerësimi i veprës së Selman Rizës sot?

Për t’iu përgjigjur saktë dhe ngjeshurazi pyetjes suaj do të thosha se njohja është ende e pakët dhe për pasojë vlerësimi thuajse i mangët. Njohja me jetën e Selman Rizës, madje edhe për profesionistët e rinj të fushës së gjuhësisë shqiptare i përket kryesisht periudhës pas viteve 1990. Rifillimi i botimit të veprave të tij në Shqipëri dhe vazhdimi, madje me ritme të shpejtuara dhe synime ezauruese në Kosovë, po e bëjnë përherë e më të njohur fi gurën dhe veprën e Selman Rizës. Është rasti për të theksuar botimin e Engjëll An-gonit “Selman Riza, gjuhëtar dhe atdhetar i shquar”, botuar në vitin 1999 dhe atë të akademikut Rex-hep Ismajli “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, botuar në vitin 2009. Këto botime, mbështetur në fakte, shtjellojnë jetën dhe veprën, thuajse të panjohur të Selman Rizës. Krahas një sërë gjuhëtarësh dhe intelektualësh shqiptarë, kanë shtjelluar jetën e tij plot brenga dhe pengesa deri në çnjerëzore. Pa qenë specialist i fushës, do të pohoja se për disa arsye, kryesisht pseudopolitike, veçanërisht fi gura e Selman Rizës dhe kryesisht vepra e tij, presin traj-timet e tyre për ndihmesat në fushën e kërkimeve albanistike. Gjuha shqipe, thelbi i etnisë së stërlashtë iliro-arbëresho-shqiptare, pret zhvil-limet e duhura, në të cilat ndihmesa e gjuhëtarit Selman Riza do të jetë e pranishme, sepse të vërtetat i qëndro-jnë kohës. Më lejoni të pohoj se unë, që as për së largu nuk i afrohem Selman Rizës si studiues dhe atdhedashës, sot jam akademik, ndërsa ai mezi siguroi një pension të vogël, sepse iu njohën vite pune vetëm 16 vjet, duke pasur vetëm titullin “profesor”.

Teksti i mëposhtëm i zbard-hur sipas dorëshkrimit të

Selmna Rizës botohet për herë të parë. Ai ëhstë marrë nga arkivi familjar i Rizës, së bahsku em dy faksimile dhe prezanton qëndrimin e Selman Rizës mbi dis-kutimin në sektor mbi pun-imin “NYJAT E SHQIPES” paraqitur në cilësinë e disert-acionit për doktorat. “RILIN-DASI” falenderon z.Emin Riza për këtë dokument që na dëshmon karakterin e pazakontë të tij si replik-ues, që shpesh e vendosi nën një hije të kudndodhur përndjekjeje. Ad.Pe.

Në foto: Faksimile e dorëshkrimit që fl et mbi qëndrimin e Selman Rizës mbi diskutimin në sektor mbi punimin “NYJAT E SHQIPES” paraqitur në cilësinë e disertacionit për doktorat

Qëndrimi i Selman Rizës mbi diskutimin në sektor mbi punimin “NYJAT E SHQIPES” paraqitur në

cilësinë e disertacionit për doktorat.

Është e vërtetë se punimi i paraqitur prej meje në cilësinë e disertacionit për

doktorat, u pranua nga Sektori.Por, nëvëndqë të pranohej

me një pohim të plotë (e pse jo) me një hov të ngjashëm me hovin me të cilin u pat pranuar punimi i profesor Cabejt, përkundrazi (me një përjashtim të vetëm i atë të shokut Spiro) u pranua krejt ndryshe; e pikërisht me një mënyrë të vakur, me një qën-drim të qulltë e gatigati me një ndërgjegje të keqe.

Përmëtepër ky pranim i këtillë u përsuall nga një varg vërejtjesh, rezervash e gatigati kushtesh.Tonin e dha oponenti i parë, shefi i Sektorit, profe-sor Mahir Domi, i cili mbasi u shqiptua mbi (tekstualisht): “mungesat e anët e dobta” të punimit, bëri në konkluzion edhe kërkesa (tekstualisht) “rishikimesh, thjeshtimesh e plotësimesh” të tij;

Ai ngriti objeksionet e më-pashëm kundër ndërtimit të veprës “në formën e dy puni-meve të mvehtësishëm; kundër “rimarrjes të trajtimit” në pjesën e dytë e madje edhe në të parën; kundër zhvillimevet të shpërpjesëtuar mbi autorët e ndryshëm si dhe kundër përf-shirjesh së disa autorëve të parëndësishëm etj.

P a s t a j a i t e k u n ë shpërmiratoi në një anë ten-dencën për të operuar më fort me arsyetime thjesht logjikë se sa me materiale gjuhësorë të pasur; e n’anë tjetër epërsinë e kontributit negativ për cvërtetimin e tezavet të tjetërkujt mbi kon-tributin pozitiv për argumen-timin e tezave vehtjake.Më tutje ai ripohoi mospajtimin e vet me nënvlerësimin nga unë të trajtuesvet mbassamianë vendas të nyjavet të shqipes, me qëndrimin t’im tepër të ashpër ndaj Bogdanit, e më përgjithësisht me tërë frymën

t’ime polemizuese që (tekstu-alisht) “nuk u dashka të cfaqet n’atë formë”.

Mënëfund ai kërkoi që unë nyjat e shqipes t’i vësh-tronj në planin ballkanologjik. Nuk përmenda shprehimisht kërkesën e vetkuptueshme të bib-liografi së, e cila megjithëkëtë do të jetë tek unë nga më të reduktu-arat, meqë për natyrë të punimit kritiko-kritikë vetë tabela e lëndës është një lloj bibliograie.

Tani, ja qëndrimi i im kundrejt këtyre kritikave dhe kërkesave.

1) Dualizmi kompozicional i veprës përligjet në teori dhe i shërben praktikës. Rimarrjet e trajtimeve nuk janë përsëritje të papuna përmëtepër ato si vëllim janë cpërfi llshme. Shoku Spiro në cilësinë e oponentit të dytë ushqip-tua kundër heqjes së autorëve të parëndësishëm.

Kërkesës për një rivlerësimit më pozitiv së trajtimevet mbas-samianë vendas së nyjave të shqipes sidhe kërkesës më të përgjithshëme për një akademi-zim të mëtejshëm të mënyrës së të shprehurit t’im unë tashmë e kam dhënë gjithë satisfaksionin e mundshëm.

Me këtë rast do të ripohonj se unë kryesisht jam kritik gjuhësor, e jo gjuhëtar e për një kritik qoftë gjuhësor qoftë jo-gjuhësor vlera shkencore nuk është gjithëcka: për një kritik rëndësi gati të barabartë ka edhe efi kasiteti pikërisht i kritikës; e ky efi kasitet nuk arrihet dot pa një minimum lirie shprehjeje.

Si kritik gjuhësor kam caktuar vehtes një detyrë të dyanshëme; e pikërisht në një anë detyrën për të crrënjosur nga ndërgjegja e albanistëve vendas kompleksin e inferioritetit ndaj albanologëvet

pretendimin se unë, duke bërë studimin e tij mbi nyjat e shqipes objekt të një kritike jo vetëm hap-tazi negative por edhe energjik-isht shpërmiratuese, paskam provokuar atë.

Por unë këtë pretendim të tij e gjej jo vetëm jo të drejtë por edhe jo serioz.

Është e vërtetë gjithashtu se prof. Cabej edhe dy shtojcat e pat karakterizuar si tejpagëzimi punim historiko-kritik në cikël skicash historiko-kritike sa i përshtatet veprës, aq është tipik për vetë autorin.

Edhe me të vërtetë, unë, nuk jam më pak gjuhëtar se sa kritik gjuhësor. Kjo është kaq e vërtetë saqë mësë-forti ka qenë pikërisht shpërmiratimi energjik i këtyre veprave i tezave të tjetërkujt që mënë-fund më ka shpënë tek konceptimi i përkatëses kundërtezë vehtjake.

Përse rolit t’im si kritik gjuhësor unë i kam dhënë një rëndësi shumë më të madhe sesa punës s’ime si gjuhëtar të themi prodhues. Sepse nga botimi më 1944 e tëhu në monografi nat unë vetëvetishëm i kam caktuar këtë qëllim të jetës të dyfi shtë b a s h k ë n d i h m o j për në një fazë të parë për ngritjen

mundësisht revolu-cionare të nivelit herë modest herë mediokër herë mizerabël në trajtimin gramatikor shkallës e jo vetëm shkallës të gjuhës s’onë nga autorët t’anë.

Tani, mbas jo më pak se 30 vjet studim serioz dhe prodhimi aktiv gjuhësor të pavëllimshme, kam arritur në një fazë të tretë: të bashkëndikimit sa më vendim-tarisht në kristalizimin e një rryme te re në të gjitha degët e gjuhësisë shqiptare albanis-tikës, jo pa synyar te krijimi i një strukture mendimtarie të mvehtësishme dhe në fushën e gjuhësisë së përgjithshme.

Pra nuk jam gjuhëtar ob-jektivist positivist i jashtëpar-tishmërishëm, por jam gjuhëtar tendencioz ideologjikisht i difer-encuar, e madje luftarisht i ide-ologjizuar.

Në këto rrethana, kur tërë veprimtarët e un si gjuhëtar bart vulën jo me ngjyrosje të fortë por me qartësi të thellë të një qën-drimmarrjeje ideologjike e madje të një angazhimi militant a është e drejtë që të pritet prej meje preokupim vetëm për saktësinë shkencore, e jo njëherazi edhe për efektshmërinë e shprehjes së kësaj redaksie shkencore.

të huaj; e n’anë tjetër detyrën për t’i bërë albanistët vendas sa më egzigjentë si përnga saktë-sia shkencore e vecantë ashtu përnga vërtetësia metodologjike e përgjithshëme.

Gjuha e kritikës, e sidomos e kritikës militante, nuk mund të mos ndryshojë rrënjësisht nga gjuha e një ekspozeje neutrale.

Tani, për t’u bindur se mënyra si kam ushtruar unë të drejtën përkatësisht detyrën e kritikës gjuhësore, ka qenë në përgjithësi mjaft korrekte ndoshta mjaftas që prej kësaj pikëpamjeje të krahasohet kapitulli i im azhur-nues me përgjegjen e profesor Cabejt, në të cilën ky i fundit ka lejuar vehtes jo vetëm mënyrat akademikisht të palejueshme të të shprehurit por njëherazi dhe vlerësimet më nihilistë të mbarë prodhimtarisë s’ime 9-vjecare si kritik gjuhësor e si gjuhëtar jo në një fushë okazionale e marzhinalen por në profi lin tim professional të ngushtë të morfologjisë historike dhe aktuale të gjuhës shqipe.

Është e vërtetë se në mbled-hjen e mëparshëme profesor Cabej këta ekscese të shprehjes dhe të vlerësimit i motivoi me

Page 4: 3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë ndihmesën e jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 10 shkurt 2013

16 SH.com

PATRIOTI BIOGRAFIA

HISTORI

PAPA KRISTONEGOVANI Gravura që tregon kronikën e vrasjes

Një biografi me të dhëna të reja mbi martirin e gjuhës shqipe. Nga përpjekjet për gjuhën e shkollën shqipe, tek veprimtaria atdhetare që

ngjalli reagime të forta në qarqet shoviniste e deri tek vrasja makabre...

NIKO KOTHERJA

Në evokim të luftës për çlirim kombëtar me pushkë dhe penë, luftës për shkollën

shqipe, përjetësimit të saj në libra, botime e shkrime, në rradhën e personaliteteve tona me përmasa kombëtare, padyshim që një vend nderi e respekti i takon fi gurës së shquar të shkrimtarit patriot e klerikut atdhetar, martirit të gjuhës shqipe Papa Kristo Negovani. Origji-nar nga zona e Kolonjës, Kristoja është lindur në verën e vitit 1875 në fshatin shqiptar të Negovanit, toponim ky të cilin Harallambi, babai i Papa Kristos e përdori si mbiemrin e famijes së tij. Në atë kohë, Negovani numëronte rreth 300 familje shqiptare, të shpërngu-lura nga fshati Plikat i Ersekës në vitin 1861. Gjatë viteve 1888 deri

më 1891 Kristoja vazhdoi shkollën e mesme në Athinë. Por në vitin 1891, shovinistët grekë me anë kusarësh i vranë të atin, Harallambin, për ndjenjat e tij patriotike, duke i rrëmbyer edhe kursimet monetare të familjes. Kristoja u detyrua të lerë mësimet që ndiqte në Athinë dhe u kthye pranë familjes, mes gjëmës që i shkaktoi dora gjakatare dhe fi lloi të punojë si mësues i thjeshtë i gjuhës greke në fshatin Leskovec, që ndodhej në atë zonë. Pas një viti, më 1893 e shohim mësues të greqishtes në fshatin Bellkamen. Por të ardhu-rat ekonomike ishin tepër të pakta. Kështu, Kristoja vendos që të shkojë në qytetin Braila të Rumanisë në vitin 1894, me qëllim që të mësonte profesionin e drugdhendësit. Në këtë ambjent të ri, ku ndihej atmosfera

e shoqërive shqiptare me karakter patriotik, Kristoja përqafoi idetë patriotike, u bë pjesë e shoqërisë së atjeshme të shqiptarëve “Shpresa” dhe u angazhua në veprimtaritë e saj. Duke studiuar me vëmendje zh-villimet aktuale politiko-shoqërore të kohës, u mendua që në propa-gandimin e gjuhës shqipe, një rol kryesor të luante edhe feja, përmes së cilës liturgjitë që deri atëhere mbaheshin në greqisht, të jepeshin në shqip. Me këtë detyrë të shenjtë dhe me mbrojtjen e Zotit, Kristoja kthehet në Negovan, ku u shugurua prift dhe fi lloi të lexojë ungjillin në shqip, të meshojë në gjuhën shqipe e të përhapë të shkruarit e shqipes. Viti 1897 shënon kthimin e tij në Ne-govan dhe vënien në jetë të detyrës

kanë qenë të pakta orët kur Papa Kristoja jepte edhe mësimin e shqipes, në fëmijë e të rritur. Abe-taret e gjuhës shqipe dhe librat e tjerë në shqip, të cilat ai i solli nga Rumania, i shpërndau në Negovan e Bellkamen, e deri në Follorinë e Kostur. Gjuha shqipe fi lloi të zinte rrënjë të shëndosha në këto zona falë punës së palodhur të Papa Kristos. Interesant është fakti që kleriku patriot në kthimin e tij nga Rumania, arriti të sigu-ronte gërma latine me të cilat shtypeshin e botoheshin tekstet në shqip. Në mungesë të teksteve të shqipes, Papa Kristoja, në fl etoret që përdornin nxënësit, shtypte dhe shumëfi shonte mësimet. Kështu veproi ai edhe në përkthimin në

shqip të pjesëve të Ungjillit, të cilat më pas i fl iste në kishë.

Në aktivitetin e Papa Kristos për zhvillimin e shkollës dhe gjuhës shqipe shënohet edhe çelja e shkollës shqipe të natës në Ne-govan, ku numri i nxënësve nuk ishte më pak se 100.

Veprimtaria patriotike e patri-otit shqiptar shqetësoi Mitropoli-tin e Kosturit, i cili në vitin 1899 e thirri në Kostur, ku pasi mohoi ekzistëncën e gjuhës shqipe, e kërcënoi klerikun atdhetar sh-qiptar se do e pushonte nga detyra e priftit dhe do e shkrishtëronte. Përgjigjja e shqiptarit Papa Kristo ishte: “Unë do të vazhdoj të punoj për gjuhën e nënës edhe nëse ju nuk do të më lejoni të jem prift.

Të mbuluar nga gjaku e të shqyer, këta dëshmorë të gjuhës sonë u lanë të dergjen mbi kodër, për t’u treguar të tjerëve se ky është fundi që andartët grekë u përgatitin punëtorëve të gjuhës shqipe. Dhe ky nuk është rasti i vetëm që na tregon historia.

BotimetShumë shkrime të Papa Kristos janë botuar në shtypin e kohës, sido-mos në numrat e përvitshëm të revistës “Kalendari Kombëtar”, gjithashtu edhe në or-gane të tjera shtypi

Gravure e kohes ku tregohet vrasja e papa Kristos

patriotike. Njëkohësisht, për inter-esin patriotik të shqiptarëve dhe për mos rënien në sy të kishës greke, vazhdoi të punojë edhe si mësues i greqishtes. Gjatë kësaj kohe nuk

Page 5: 3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë ndihmesën e jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 10 shkurt 2013

shqipe “Drita” në Sofje, shkrim me të cilin uron shqiptarët për hyrjen e vitit të ri 1905. Të nesërmen, duke u gdhirë e diela e 12 shkurtit 1905, andartët grekë me ndihmën e kusarëve dhe të dërguarve të dhespotit, shkuan në Negovan. Në errësirën e natës, ashtu si shpirti i tyre, ata rrëmbyen nga shtëpia Papa Kriston, vëllain e tij Papa Theodhosin si dhe katër veprimtarë të tjerë, punëtorë të gjuhës shqipe nga Bellkameni dhe i nxorrën në bregun në të dalë

të Negovanit. Duke i tërhequr zvarrë nga rrobat priftërore dhe nga mjekra e gjatë, andartët e pamëshirshëm dhe gjakësorë provuan forcën e tyre me thika, hanxharë e sopata mbi trupin e martirit të gjuhës shqipe, atdhe-tarin Papa Kristo Negovani, i cili nuk i kishte kaluar të 30 vitet e jetës së tij. Të njëjtin fat patën edhe të tjerët... Të mbuluar nga gjaku e të shqyer, këta dëshmorë të gjuhës sonë u lanë të dergjen mbi kodër, për t’u treguar të

tjerëve se ky është fundi që andartët grekë u përgatitin pu-nëtorëve të gjuhës shqipe. Dhe ky nuk është rasti i vetëm që na tregon historia. Petro Nini Lu-arasi, Papa Llambro Ballamaçi, Spiro Kosturi e shumë të tjerë janë dëshmorët e rënë martirë nga andartët grekë dhe veglat e tyre.

Gjëma e vras jes së Papa Kristo Negovanit helmoi zem-rat e shqiptarëve kudo nëpër kolonitë e tyre në botë. Nek-

rologji të shumta u botuan në shtypin shqiptar të kohës mbi këtë figurë të shquar të lëvizjeve për çlirim kombëtar. Në ndi-hmë të jetimëve të klerikut atdhetar, shumë organe shtypi të shqiptarëve çelën shtyllën e “Ndihmëtarëve në të holla për jetimët e Papakristos”, mbledhjen e fondeve për botimin e librave që ai kishte përgatitur si dhe të hollat për përgatitjen e varrit të dëshmorit kombëtar. Për këtë ngjarje të tmerrshme, patriotët e

shprehën hidhërimin e tyre edhe me vjersha. Për këtë shkruan Mihal Grameno, nën pseudonimin “Guri i Cjapit”, poezinë “Mbi varr të dëshmorit Papakristo”; shkroi Petro Nini Luarasi, nën pseudon-imin “Petro Raullasi”, poezinë “Vajtim për dëshmorët e Nego-vanit”; u dëgjua zëri i shqiptarëve të Italisë përmes elegjisë që botoi arbëreshi Zef Skiroi me titull “Vrasja e Negovanit”. Një nga krijimet e veçanta kushtuar kësaj ngjarjeje makabre i takon Loni Logorit. Në mars 1906 ai shkroi elegjinë “Papakriston e vranë”:

“Papakriston e vranë/ S’ra për të asnjë këmbanë/ Dhe malet e Shqipërisë/ Dhe shpellat e malë-sisë/ Thërresin an’ e mbanë/ Pa-pakriston e vranë/ Merrni gjaknë, thirrnë pyet aty pranë/ Dhe malet buçitnë, merrni gjakën thanë”.

Numrin e saj të datës 14 shkurt 1905, gazeta “Drita” që botohej nga Shahin Kolonja në Sofje, u rrethua nga një shirit i zi, me titullin kryesor: “E madhe gjëmë”. Aty botohen tre kronika rreth vrasjes së Papa Kristos.

* * * * * * * * * * *Papa Kristo Negovani në gjallje

të vet arriti të botonte pesë libra në gjuhën shqipe. Pasqyra e plotë e librave të Papa Kristos, të cilat u botuan, për bëhet nga: “ His-tori e Dhjatës së Vjetër”, Buku-resht 1899; “ Vjershë shkresë-toreja”, Sofje 1899; “ Hijejëtore istori”, Sofje 1903; “ Prishja e Hormovës”, Sofje 1903; “I vogli dhonat argjëndi”, Sofje 1904; “I

HISTORI

Duke i tërhequr zvarrë nga rrobat priftërore dhe nga mjekra e gjatë, andartët e pamëshirshëm dhe gjakësorë provuan forcën e tyre me thika, hanxharë e sopata mbi trupin e martirit të gjuhës shqipe, atdhetarin Papa Kristo Negovani, i cili nuk i kishte kaluar të 30 vitet e jetës së ti

Do të vazhdoj të punoj për shkollën e gjuhën shqipe pasi ne jemi sh-qiptarë e jo grekë apo bullgarë.” Kjo është përplasja e parë me autoritetet e Mitropolisë greke, të cilat do të vazhdonin herë pas here deri sa hanxharët dhe sopatat do të realizonin pushimin e veprimtarisë patriotike të priftit shqiptar. Duke parë aktivitetin e tij në dobi të çështjes shqiptare, kundër Papa Kristos u vunë osmanët, qarqet shoviniste greke dhe Patrikana e Stambollit. Për t’i mbyllur gojën shqiptarit ata i prene fletë-ar-restin Papa Kristos në nëntor të vitit 1904 në Manastir, ku kishte shkuar në hotel “Liria” për të marrë pjesë në një mbledhje me karakter patriotik. Pas burgosjes për dy muaj në burgjet e Janinës, Papa Kristo Negovani u kthye në fshatin e vet, ku vazhdoi rrugën e shenjtë që kishte nisur vite më parë.

Ditën e 10 shkurtit të vitit 1905, ditën e kremtimit ortodoks të Shën Harallambit, kleriku at-dhetar kendon në shqip Ungjillin në kishën e Negovanit. Në këtë ceremoni ndodhej edhe dhespot Karavangjeli. I gjendur i pafu-qishëm për të ndalur veprimtarinë atdhetarë të Papa Kristos, thuhet se Karavangjeli, para se të dalë prej kishës, i është drejtuar shqip-tarit me fjalët: “Mos të gjettë viti tjetër mes të gjallëve!”. Më datën 11 shkurt 1905, Papa Kristoja shkruan një artikull me karakter patriotik me titull “Mot i ri fat-bardhë” dhe ia dërgon gazetës

drunjti kryq”, Sofje 1906; “Bën-jatë të shënjtorëve dërgimtarë”, Sofje 1905; “Istori shkronja e Plikatit”, Selanik 1909; “Kryqi i margaritartë”, Korçë 1910.

Shumë shkrime të tjera të Papa Kristos janë botuar në shtypin e kohës, sidomos në numrat e përvitshëm të revistës “Kalendari Kombëtar”, gjithash-tu edhe në organe të tjera shtypi. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij u dogj pas bastisjes që bënë andartët grekë në kohën kur kryen ekzekutimin e tij më 1905. Ndërsa shumë të tjera kanë humbur në Bukuresht dhe në Sofje, ku u dërguan për t’u botuar. Këto mungesa përbëjnë një boshllëk nën dritën e trajtimit të veprës laike ose jo të Papa Kristo Negovanit. Gjithashtu, sipas botimeve të kohës kuptojmë që ka përkthyer e përshtatur në shqip fabula nga La Fonteni dhe Ezopi, të cilat i ka ndërtuar në strukturën e dialogut me rimë.

Edhe pse i nderuar me titul-lin “Mësues i Popullit” fi gura e atdhetarit Papa Kristo Negovani sot përndiqet nga një heshtje e nënvlerësim, duke mos u përmen-dur emri i tij nëpër shkrime apo studime, duke mos iu kushtuar kësaj figure të shquar asnjë kro-nikë televizive apo në shtypin e shkruar apo vepër përkujti-more. Dhe si për ta çuar deri në fund këtë mëri të çuditshme ndaj tij, ende sot, në ish-fshatin Negovan, sot të greqizuar, esh-trat e martirit të gjuhës shqipe nuk kanë asnjë shenjë dalluese, përveç një kryqi të vjetër guri e të thyer, kryq i cili iu vendos var-rit të tij që në vitin 1905. Asnjë shënim identifi kues nuk ndodhet sot në vendin ku prehet Papa Kristoja ndërsa në shtëpinë e tij të rrafshuar, sot është vendosur si për injorim një kosh hedhurinash nga ana e komunës Flamuria, emri i sotëm i Negovanit. Një apel vjen nga të gjithë intelektualët e ditëve të sotme, të Korçës dhe Shqipërisë që eshtrat e dëshmorit të gjuhës shqipe Papa Kristo Negovani të vendosen në Shqipëri, me ras-tin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, pse jo në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Korçës, në parcelën e patriotëve të Rilindjes Kombëtare, vend ku kleriku patriot doemos që do të prehet i qetë pranë bashkëluftëtarëve të çështjes, së cilës ai i fali gjithçka, për Shqipërinë që luftoi dhe u përpoq aq shumë, deri në grahmat e fundit të jetës.

Në foto: (Majtas) Papa Kristo Negovani (Lart) Papa Theodhos Negovani, vëllai i Kristos

Page 6: 3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë ndihmesën e jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 10 shkurt 2013

18 SH.com

BOTIM I RI

KRITIKA

Këto ditë Editura Limes, e cila është një nga shtëpitë më të

njohura botuese në Rumani e botoi librin me kritika dhe studime letrare me titull “Sali Bashota preţuit de scriitorii români /Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë”, përkthyer nga Baki Ymeri dhe me parathënie të Luan Topçiut. Në këtë botim trajtohet krijimtaria poetike e Sali Bashotës në gjuhën rumune, përkatësisht libri me poezi, “Exilul Sufl etului” (“Ekzili i Shpirtit”) dhe libri me proza poetike “Ploaia fara Tine” (“Shiu pa Ty”). Në parathënien e librit, studiuesi dhe kritiku letrar Luan Topçiu, ndër të tjera, thotë, se “kur fl itet për poezinë bashkë-kohore shqiptare, posaçërisht për atë të arealit kosovar, në ansamblin e përgjithshëm të poezisë moderne që shkruhet në gjuhën shqipe, nuk mund të mënjanohet një nga poetët më të rëndësishëm të saj Sali Ba-shota. Ai, i pran-uar njëzëri, për-bën një profi l të spikatur të po-ezisë moderne shqipe, qoftë për fi guracionin, qoftë për plastic-itetin e saj, qoftë për strukturën poetike, gjuhën, për kumtet e saj et j . Më tutje, Topçiu thekson se “vetë fakti që poezia e tij ka zgjuar interes-imin e kaq studi-uesve dhe poetëve të këtij vendi, me poetë të mirënjohur në gjithë botën dhe me tradita të shquara, është një fakt që fl et vetvetiu. Kjo përzgjedhje me tekste kushtuar poezisë së tij është një dëshmi e interesit dhe vë-mendjes, jehonës dhe rezonancës që ka krijuar poezia e tij në gjuhën rumune, e rikënduar me besnikëri nga përkthyesi i talentuar i poezisë shqipe Baki Ymeri”.Për krijim-tarinë poetike të Sali Bashotës në gjuhën rumune në këtë vepër studimore, mendimet e tyre i kanë paraqitur kritikë, studiues, eseistë, profesorë të mirënjohur univer-sitarë, siç janë: Dan Anghelescu, Alexandru Condeescu, Octavian Soviany, Marius Chelaru, Florentin Popescu, Ioan N. Roşca, Aurelian Chivu, Octavian Mihalcea, Monica Mureşan, Dumitru Velea, Magda Grigore, Mihai Antonescu, George Gibescu, Lucian Gruia, Daniel Marian, Vasile Moldovan, Victoria Milescu, Ilie Olaru Delavulpeşti, Victor Sterom, Marin Codreanu, Cristian Fulaş, Gelcu Maksuti, Adrian Majuru, Dragoş Ciobanu, Elena Niţu etj.

Kritika letrare rumune për

poezinë e Sali Bashotës

SALI BASHOTAPoetikja midis metafi zikës,

historisë dhe bashkëkohësisëDAN ANGHELESCU

Lirika e shqiptarit Sali Bashota, njëri nga penat më të shquara të bashkëkohësisë së juglindjes europiane, është ajo e një

poeti të jashtëzakonshëm. E trajtuar nga pers-pektiva e një koncepti të dhembjes e të durimit kosovar, krijimtaria letrare e kësaj ane të kontinentit veçohet në përgjithësi përmes një etosi nën horizontet e të cilit ajo shndrit si një vlerë shpirtërore e historisë në frymën e së cilës gjallëron, në formë të kondensuar, gjë që i detyrohet një epoke (Mircea Vulcănescu).

Koncepti përmes të cilit tentojmë t’i traj-tojmë poezitë e Sali Bashotës, paralajmëron faktin se Europa është jo vetëm Perëndim, por edhe Lindje, dhe, plus kësaj, siç pohojnë analistët, nënvizon edhe nevojën e domos-doshme për të portretizuar ekzistencën e një profi li shpirtëror të përbashkët. Na ofrohet kështu një gamë e kuptimeve të ekzistencës së një „dimensioni fundamental”, ajo që reklamon „mjaft qartësi shkëlqimtare dhe sidomos sinteza të rikoperueshme”, duke hapur perspektivën e një fi ksimi të mund-shëm në një çelës estetik.

Të projektuara në spektrin e ballkanitetit, poezitë e Sali Ba-shotës mbajnë shenjat e përjeti-meve të papërsëritshme të ngjarje-ve nëpër të cilat kuptohet historia e shqiptarëve në Kosovë. Dhe, faktik-isht, në këtë pjesë të botës, historitë janë përplasmërisht të ngjashme, sidomos përmes tragjizmit të tyre pothuajse endemik. Në mbështetjen e horizonteve, mbi të cilat kultura e mundëson kuptimin tonë, bëhet i dukshëm përcaktimi ontologjik i përkushtimit human. Kështu ngjet që hapjet e operuara përmes studi-meve të literaturës komparative, nxjerrin në pah një aleatizëm të kuptimeve që konfi gurojnë ekzist-encën e veçantë, një forma mentis të shpirtit të Europës Jug-Lindore, duke konsoliduar kështu një kategori të pa-kontestueshme tipologjike. Të konsideruara në këtë mënyrë, poezitë e Sali Bashotës plaso-hen në pikënyjen e asaj që Mircea Vulcanescu e quan mbërthimi i metafi zikës me historinë, unitet i mistershëm shprehjesh ekspresive nga të cilat fanitet tonaliteti, dimensionet dhe qëndrimet që vihen në proksimitetin e sublimacionit për të cilin fl iste Immanuel Kanti në esetë e periudhës parakritike. Prania e ritmeve, shpesh herë të tmerrshme, të një ndjeshmërie të veçantë me një fakturë tejet të brishtë, të një mekanizmi subtil dhe kompleks, në të cilin fanitet apo kundrohet „spektakli” i botës, përmbyllet përmes konfi gurimit të ajrit aq special të qytetërimeve të motshme, ende persistente nën tokë, që kanë depërtuar në Leant. Ndoshta, në këtë kontekst, duke u bazuar në një ngjashmëri të dukshme, Maria Gimbutas pohon më 1971 ekzistencën e asaj The Old European Civilization, duke nënkup-tuar përmes kësaj amze aureolën nga e cila kanë lindur fi lozofi a, shkenca dhe artet.

Biografi e Dan Anghelescut

Poet,esiest dhe profesor universitar. U lind më 2 maj 1945 në Braila. Është

anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, i Lidhjes së Gazetarëve Pro-fesionistë të Rumanisë, drejtor/fondator i revistave Carmina Balcanica, editor i revistës letrare Lumină lină (Gra-cious Light/ Drita e Qetë) në Neë York si dhe korrespondent i gazetës Lumea Românească /Romanian Ëorld (Bota Rumune), SHBA. Ka kryer Konzerva-toriumin e Muzikës “George Enescu” (dega Mizikologji dhe Kompozicion) në Jash të Moldovës.

Debuton me poezi më 1969, në re-vistën Iasul literar (Jashi letrar). Merret me veprimtari të ndryshme publicistike: kronika muzikore, intervsta, kronika letrare, reçensione, poezi, ese, të botu-ara në revista të ndryshme rumune. Debutim editorial më 1970 (Qielli në ujë, poezi). Vëllime tjera: Bota si puhi (1980), Makineria për traversimin e shpirtit në vjeshtë (1983), Poema (1989), Gurëzimi i memorjes (1998).

Më 1990, së bashku me Dinu Giu-rescu dhe Tudor Marascu (regjisor), ka themeluar teatrin e parë privat në Rumani, si dhe revistën Scorpion, ndërsa më 1999 revistën Axa, duke qenë kryeredaktor i saj. Më 2007 ka qenë ko/iniciatori i Festivalit Internac-ional të Poezisë “Balcanica” (Brailë), si dhe kryetar i jurisë në edicionin e parë. Aktivitete tjera: Anëtar fondator, nën/kryetar i Patronatit Nacional Ru-mun (1990), nën/kryetar, komponenta patronale, në Komisionin për Arsim, Kulturë dhe Hulumtim, në kuadrin e Këshillit Ekonomik dhe Social të Ru-manisë. Është anëtar i kolegjiumit të udhëheqjes në European Foundation for the Improvement of Living and Ëorking Conditions – Dublin .

Të konsideruara mbi një background të këtillë, poezitë e Sali Bashotës më sjellin në kujtesë disa nga sintagmat e hasura shpesh në studimet dhe esetë e ballkanologjisë të cilat, duke fi lluar nga viti 2008 (së bashku me Mihaela Albu dhe Marius Chelaru), i kam publikuar në revistën Carmina Balcanica: nje-riu elegjiak i jug-lindjes europiane, perimetri i kulturës elegjiake, posteriteti i perandorisë romake, tragjika e sentimentit të historisë etj. Por, në nënvizimin e pranisë së tyre, po citojmë një fragment poetik: „Në sheshin e Dardanisë/ Kaq shekuj rri me poetët e mëdhenj/ Dhe asgjë nuk them për të nesërmen...” Në të vërtetë, çka mund të thuhet për një të nesërme kur më 2 gusht 1998, poetit i qe ndezur shtëpia, biblioteka dhe dorëshkrimet: „Dhe tani digjen librat/ Nëna vajton mbarimin e shpirtit tim/Në parajsën ku fl e trishtimi/ Hynë barbarët duke e tërhequr zvarrë atdheun/ Lamtumirë vargje të push-katuara/ Shkronja të djegura, dorëshkrime të

përgjakura/.../ Ferri është më i bukur/ Se jeta/ Lamtumirë trishtim/ Dhe tani digjen librat...”

Dhe ja, i befasuar nga kjo poezi e mrekul-lueshme, krejt dramatizmi jo i një historie, por i të gjitha historive nën të cilat është jetuar, apo nën të cilat ende jetohet edhe këtu. Të gjitha janë pranishme në poezinë e sotme, me të cilat edhe preokupohen poetët e mëdhenj. Ja, poeti ndjen se rri me shekuj në të njëjtin dialog: „Lexuesi im/Po piqen mollët e pikëllimit në kopsht/ Edeni prapë ai i moçmi plot vrer/.../ Dielli i Zi lëshon rrezet e ferrparajsës të ngroh/ Plot shkëlqim qenien tejkohore me shpirt në fyt/ Dikush e fërkon fytyrën thikë të ndryshkur/ Shtëpia merr formën e Ilionit lashtësisht prehen trupat/ Oborri mbushet me gjak të derdhur det fëmi-jët kthehen/.../ Me arkivolin e zi mbi supe ku kalben dorëshkrimet/ Plot letra të përgjakura vallëzuese lexuesi im i gjallë/.../ Vetëm për një lutje/ Është zog në kafaz për dheun tonë...”

Këto shprehje që gërshetojnë gjendjen funerale të një peizazhi të brendshëm, pa-

ralelisht me përfytyrimet e brishtësisë së një sistemi të tërë vlerash, marrin frymë nga një mendim i stërmundur mbi të tanishmen. Thuajse secila poezi nga libri i Sali Bashotës fsheh në vetvete edhe njëfarë kthimi në shtjel-lat e tringëllimit, thuajse duke mos u shuar kurrë, duke u ndërlidhur me melo-sematikën e stërlashtë të atyre lamentove pas shembjes së perandorisë romake, që nënkupton ak-tualisht perandorinë serbe. Një shembje të cilën Perëndimi ende nuk e ka kuptuar, duke e përkrahur gjatë kohë frenezinë utopike përmes së cilës Europa Lindore qe përplasur në kthetrat e bolshevizmit. Brishtësia dhe letërsia e tij, gjatë gjithë kohëve posedon një eksperiencë shpirtërore, një traditë të

Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë, Editura Limes, Bukuresht, 2012

Page 7: 3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë ndihmesën e jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 10 shkurt 2013

TRADITA VLERA

Sod fl jasmi për gastronomin. Kulaçi ësht nj’ëmbelsir tipik dhe i Shën Kostand-

init. Gatimi i ksaj buks, xha ka shekulli XVI, ish i lidhur çerimonies e martesës e festavet e Pashkvet, e ish e karakterizuar ka nj’simbolloxhi rrellixhos shum e fort, çi ndihni e ndihen për t’mbahet rrënja arbëreshe.. Ësht i bër me kokové dhe me dica shurbise ndrishe (miell karuzelje, val, tlier, brum t’ardhur e mraj t’eger), për t’festohet jeta e Krishtit çi u ngjall, e dhe tue dhën m’klish gjindjes, menatet e Pashkvet, kokové t’ziera kullurartur t’kuqe çi do t’kujtonjen se Krishti u ngjall. Xha ndë Mes-

jetë, kur ishin Kreshmet, gjindjat agjirojn kokovet si misht, pse bënur ka pulat. Kokovet çi bëjn pulat, ndër kto gjasht jav, ja ipin zotit çi bekoni e spëndoni t’diellen e Pashkvet m’klish. Pra, kush mirr kto kokové, ja ip miqvet dhe gjirivet për urim.

Kur ësht dita nuses, kulaçi ësht i gatuar ka gjirit e dhëndrrit, t’ënjten më par çi martohen me rit grek-ortodos. Për ktë fest, kulaçi ësht i rrutulluam, dhe nj’mest ka nj’sjet me kater krah, çi do t’buthtonjen fuqin e martesës.

Përkthimi: Maddalena Scutari

SPECIALE

Shën Kostandini e simbolloxhia e kulaçit

mendimit dhe një sensibilitet, shumë më ndry-she nga ajo e Perëndimit. Natyra violente që fshihet në erupcionin modern të arsyes, speci-fi kë e botës perëndimore, apo ajo e suprema-cisë absolute e mendimit të llogaritur (das rechnende Denken), siç e pagëzon Heidegger, kanë ekzagjeruar afi rmimin e individit në defavorizim të integrimit, arsyen në disfavor të intuitës, shkencën në disfavor të mendimit meditativ (das bessinnliche Nachdenken).

Këto zhvillime unilaterale kanë prekur një bazë të fuqishme në nivel moral, social, ekologjik dhe shpirtëror. Kontrasti që i diferen-con këto dy anë të botës europiane refl ekton në sfond ekzistencën e dy tipave të qytetërimeve të ndryshme. Dhe, duke u nisur prej këtu, ka gjasë që historiani Tony Judt ta dijë mirë se ç’thotë atëherë kur pohon se ideja e qytetërimit europian, në esencë civilizimi perëndimor i shekullit XX-të, s’ka qenë tjetër veçse një iluzion i rremë. Kultura Faustike e mileniumit të dytë (pas Kr.), triumfi i mendimit teknik, plot mad-hështi e pasion ndërmjet të gjitha kulturave sa kanë qenë mbi dhe, është dëshmuar si një nga kulturat më tragjike. Osëald Spengler e ka konsideruar këtë si një nga problemet e qytetërimit (!?), e kuptuar si një mbarim dhe shtangim i shpirtit. Shenja fa-tale? Shpupurisja e ideve për atdhe, traditë, kulturë dhe vlera tradicionale. Pasojat direkte: ardhmëria nuk do të strehojë një popull, por vetëm një masë semidoktësh, në tubime radi-kale, marksistë që vetëkonsid-erohen si mendimtarë dhe po-etë, gjithçka duke kulminuar me një „formë komplet të re, të cilës i mungon ardhmëria”, e pavlefshme për ekzistencën humane. Dhe po ai Spengler formulon një përfytyrim lapi-dar dhe dantesk: „historia e njeriut është tragjike në totalitetin e saj. Ndërkaq, mëkati dhe shembja e njeriut faustik janë më të mëdha se çdo gjë tjetër që mund të kenë parë ndonjëherë Eskili dhe Shekspiri”.

Ja, edhe një grilë të mundshme mbi theme-let e së cilës mund të kuptohet e shpjegohet tragjizmi i poezive të Sali Bashotës! Nuk është i çuditshëm dhe brengosës fakti se, në fi llim të mileniumit, Sali Bashota shkruan: “Poezi/ Zog i pikëlluar në kuvli/ Kush tha tashmë nëna vajton/.../ Shpirti i mbërthyer në vargje rënkon/ A do t’i varrosim përnjëherë fjalët në det/ Sëpatë e ndryshkur dyshimin e pret.../ Nëpër natën e vetmisë rojet numërojnë yjet në shi/ Fjalët e humbin kuptimin tek shkëlqejnë plot magji”. Por, ja edhe poezia Fillimi i vet-misë, thuajse jo më shumë se një rikthim në lirikë, dukshmërisht personale, e pohimeve spengleriane: “Çdo shekull ka viktimën e vet/ Kurriza kurriza kurriza të thyer/.../ Dhe lule mbi varre/ Dhe varre mbi lule” etj.

Është, po ashtu, e qartë se tensionet dhe brenga e spikatur e këtyre poezive, të përku-jtojnë tërmetet dhe krizën shpirtërore të bashkëkohësisë, por, jo më pak, ato justifi kojnë shtojcën turbulluese dhe aktuale të formuluar nga Arnold Toynbee: „History is again on the move” (Historia gjendet përsëri në lëvizje). Për të thënë gjithçka që duhet thënë, ja dhe një poemë tjetër, me një titull të veçantë e të rëndësishëm për ngjarjet e shekullit të po-sakonsumuar: Fshirja e kujtesës: „Arti tani nuk ka kuptim do të jetojmë vetëm me qiellin/ Muret e ekzistencës sime xhungël e djegur/ Sëmundjet e trupit nuk shërohen mushkëritë kalben/ Kur shndërrohemi në hije të gjalla”.

Edhe këtu, porsi në tekste tjera, del në pah në forma dhe tingëllima të ndryshme, lajtmotivi dramatik i vdekjes: „Ti tashmë ke vdekur/ Je bërë ëndërr e tretur/ Larg librave të djegura nga barbarët/ Gërmadha e hirit ngrihet në qiell/ Pluhuri bëhet kob/ Ti tashmë ke vdekur/ Arkivoli i dorëshkrimeve përplaset te porta/ Tehu që këput lutjen e fundit/.../ Myku i fjalës që fshehet në një fantazmë...”.

Natyrisht, poezitë japin përfytyrimin e një bote të ndodhur ndërmjet shpartallimit të papërcaktuar, apo ndërmjet dy botëve dhe dy fateve. Por, meqë e pashmangshmja ngjet, ar-rijmë në idenë e një fati që përshkruan në hollësi turbulluese shortin e përjetimeve ku njeriu nuk është gjë tjetër veçse: la poussière humaine, pluhur njerëzor i shpupurisur mes Lindjes se Perëndimit, që nuk i përket asnjërit e as tjetrit, por shkilet nën këmbë edhe nga njëra, edhe nga tjetra palë. Janë njerëz që dinë një gamë gjuhësh, por asnjëra s’është e atyre që përkulen mbi dy altarë, por para asnjërit nuk përkulen me krejt qenien. Janë viktimat e shpërndarjes fatale të njerëzve të ndarë në besimtarë të Zotit dhe në paganë, përjetësisht ndërmjetësues që mbajnë

me vete një sasi të hatashme hamendjesh e dyshimesh, njohës të mirë të Lindjes e të Perëndimit, të zakon-eve dhe traditave, por të ndarë e të dyshuar edhe në këtë, edhe në botën tjetër. Atyre u përshtaten fjalët që i ka shkruar tani e para gjashtë shekujsh, i madhi Xhalal al-Din Rumy: Ngase mua nuk më njeh vetvetja. As i krishterë nuk jam, as he-bre, as mysliman. As nga Lindja nuk jam, as nga Perëndimi, as nga toka e as nga deti.

I vendosur që nga lashtësia në trojet e pazh-dukshme të poetit, Sali Ba-shota na thotë se struktura esenciale e vlerave të botës

është e destinuar të durojë sot shpërbërje e shthurje shkatërrimtare. Përfytyrimi i botës paraqitet me një shëmbëlltyrë të panjohur e të huaj, të papërfshirë në atë normalitet të mirëkuptimit që, thuajse deri vonë, i përkiste Njerëzores. Në plan të parë fanitet diçkaja në brendi të së cilës Hannah Arendt, në fi llim të gjysmës së dytë të shek. XX, identifi kon „pa-pajtueshmërinë neveritëse ndërmjet pushtetit real të njeriut modern (më i madh se kurrë më parë, aq i madh saqë njeriu do ta vënte nën shenjë të pyetjes vetë ekzistencën e universit të vet) dhe pamundësisë së njerëzve modernë për të jetuar në një botë në të cilën vetë fuqia e tyre e ka stabilizuar dhe për të kuptuar rëndësinë dhe kuptimin e kësaj bote.” Jemi të tentuar të themi se pyetjet paradoksale që përplasen në poezitë e Sali Bashotës të shpiejnë në mendimin se duket se fl asin për të njëjtën gjë: „... Unë dhe poetët luajmë me artin e gjakut/ Vetëm rolet e toponimeve i ndërrojmë/ Sa shumë qenkemi thinjur mbi vargje/ As kafshët e egra nuk do t’u marrin erë/ Për ilaç të shpirtit të tyre që shumë duron/ Në Sheshin e Revolucionit e mbyllim dhembjen..../ Të gjitha fjalët shqiptohen syrgjynërisht/ Për kafshët e buta që butë e hanë botën në sy”...

(Nga vepra me studime: Sali Bashota preţuit de scriitorii români/Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë, Editura Limes, Bukuresht, 2012, f.106-111)

Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri

Shën Kostandini dhe simbologjia e kulaçit

Sot fl asim për gastronomi. Kulaçi është një ëmbëlsirë tipike e traditës gas-

tronomike arbëreshe të Shën Kostandinit Shqiptar. Që nga shekulli XVI, përgatitja e kësaj buke është e lidhur sidomos me cer-emonitë martesore dhe festimet e Pashkës. Ajo karakterizohet nga një simbolizëm i fortë fetar, që vepron mbi ndërtimin dhe ruajtjen e etnicitetit arbëresh.

I pasur me vezë, përgatitet me mate-riale të thjeshta (miell gruri, vaj, sallo, maja, kopër), për të ekzaltuar jetën dhe Ringjalljen, duke evokuar shpërndarjen tradicionale të vezëve të ngjyrosura, gjatë të dielës së Pashkëve. Në Mesjetë, në fakt, ndalohej të haje vezë, ushqim me origjinë nga kafshët, gjatë javëve të agjirimit të kreshmës. Vezët e prodhuara nga pulat gjatë atyre gjashtë javëve, duhej patjetër që të konsumoheshin shpejt, ndaj beko-heshin në kishë gjatë meshës së të dielës së Pashkës dhe më pas u faleshin miqve dhe të afërmve, si urim për frytshmëri.

Në rastin e ceremonive martesore, kjo tortë përgatitet dhe konfeksionohet nga të afërmit e dhëndrrit, të enjten para dasmës, që në Shën Kostandinin Shqiptar zhvil-lohet me ritualin greko-bizantin. Në këtë rast brumi ka formë të rrumbullakët, me një gërshet që formon katër krahë, si simbol i lidhjes martesore.

MARIAPAOLA VERGALLITO

Page 8: 3JMJOEBTJ allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di ... · gjuhën shqipe, duhet të theksojmë ndihmesën e jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 10 shkurt 2013

20 SH.com

LIBRAT E RINJ

BIBLIOTEKE

ANA KOVEFormula magjike drejt

një bote parajsorePoetizimi pa rrëfyer, stilizimi i gjendjes shpirtërore, kujtime

fragmentare, ndjesi, detaje të vyera për rrëfi mtaren, krijojnë atmosferën që realizohet në hapësira të vogla, në narrema vetjake të Anna Koves...

Tupja sjell “Delikatesa” të David FoenkinosDelikatesaAutor: David FoenkinosPërktheu: Edmond TupjaLloji: RomanBotoi:PegiFaqe: 193Çmimi:800 lekë

DR. LUAN TOPÇIU

Librat e Anna Koves, me poezi dhe prozë, konturojnë tashmë profilin e një au-

toreje. Me librin që u ofron së fundi lëçitësve ajo dëshmon se jo vetëm koketëron me letërsinë, por format e shprehjes artistike i ka zgjedhur si forma të ekzistencës së saj dhe të komunikimit me botën. Tashmë krokitë e saj psikologjike-poetike kanë autorësinë e saj, janë tejet të personalizuara dhe gati kapin trajtat e një ditari intim. Baude-laire thoshte: “Të shkruajmë një libër për jetën tonë me kushtin që të jemi absolutisht të çiltër, do të krijonim një kryevepër.”

Tekstet e Anna Koves janë analiza të intimitetit të një femre, analiza dhe sondime të thella në psikologjinë e saj, zbulime të pjesëve gati të padukshme të per-sonalitetit të autores, duke qenë se proza e shkruar prej saj mund të konsiderohet si prozë poetike, më saktësisht mund të themi të heroit lirik.

Feminiteti është postura ekzist-enciale, është kuintesenca on-tologjike, është çelësi për të kup-tuar tekstin e saj, e bash prej kësaj gjendjeje buron në formën më të natyrshme të mundshme krijimi i prozës poetike. Faqja e prozës së autores është mbushur plot brishtësi, plot delikatesë, plot me gjeste sugjestionuese; të gjitha përjetimet, përvoja erotike, por dhe trajtat e saj të ëndrrës janë të shënjuara nga psikika femërore. E kujdesshme ndaj dashurisë, e matur në të gjitha lëvizjet e saj, me brishtësinë dhe elegancën gjinore prozatorja mbush me par-fum femëror gjithë tekstet e saj. Gjestikulacionet poetike, veprimi, logjika e personazheve kryhen nga lëvizje të fshehta plot mister dhe natyrshmëri.

Heroina lirike është e veshur me fi nesën femërore dhe e vendosur në mënyrë kontrastive pranë një elementi të kundërt, mashkullor, viril, shumë herë jo i pranishëm në faqet e prozës së saj, por asnjëherë mungesor në substancë, plot forcë e vitalitet - në një lojë ballafaqimi të të kundërtave anima–animus.

Karakteristika përcaktuese e artit të prozës së saj është es-tetizmi, i afi shuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë sesa në poezinë e saj. Edhe pse vepra ka karakter narrativ në parim, relatimi është në mënyrë konstante i frakturuar përmes inserteve deskriptive. Në të gjithë shtrirjen e tij rrëfi mi është ornamentuar me fi gura stilistike.

Poetizimi pa rrëfyer, stilizimi i gjendjes shpirtërore, kujtime frag-mentare, ndjesi, detaje të vyera për rrëfi mtaren, krijojnë atmosferën që realizohet në hapësira të vogla, në narrema vetjake të Anna Koves. Shfaqen dhe këtu kashtisje lirike, lëvizje shpirtërore, por autorja i drejton emocionet, në shumicën

e rasteve me qartësi, i intelek-tualizon ato. Përçapjet stilistike, orkestrimi i kujdesshëm i fjalës dhe i ndjenjave, fjala dhe fraza e qëmtuar e afrojnë më shumë me poezinë dhe me lirizmin e saj.

Figuracioni poetik shkëlqen, e bën tekstin të pulsojë dhe lex-uesin të përjetojë dhe ndiejë edhe duke lexuar vetëm fragmente të kësaj proze. Fraza degëzohet me elegancë, duke u integruar

çdo pjesë e saj në një ritëm të ngjashëm me një frazë muzikore. Ndjenja erotike në pjesën më të madhe fi ltrohet në ujërat e ëndr-rës. Anna Kove do dhe e ruan këtë gjendje, do vizualitetin e ëndrrës

dhe të zhgjëndrrës; do brishtësinë e ëndrrës, të papërsëritshmen e ëndrrës. Shqetësimi i saj duket se mbetet frika për shkërmoqjen e saj nga zgjimi; ajo përpiqet ta kon-turojë atë me një fi nesë të rrallë me të gjithë pasurinë tonale e lineare. “Vetëm unë e di si do të dukesh, çfarë vështrimi do të kesh në sy, lëvizjen e parë të buzës lart, tin-gullin e parë, fjalën e parë ende pa lëvizur. Hapin e parë... Po rrëzohem. Do të çohem përsëri. Ti po më pret, si të mos çohem?! Je forca ime ti. Afrohu! E shtrën-goj fort dorezën e derës, që tash mban edhe peshën e trupit tim gati të fi kur nga mungesa jote. Vërtitja e fundit e këtij metali pa shpirt dhe në krahët e... Oh, më ke sjellë verë të kuqe?! Vera ka shpirt gruaje. E para shishe vere e kësaj bote është zbuluar në një sarkofag pranë trupit të një gruaje 16 shekuj më parë. Paska dhe një pusullë në grykën e shishes! «Ti ke shpirtin e verës. Le ta pimë sot! 25 prill 1525.»” Përmes këtij fi ltri onirik proza poetike zhvishet nga agresiv-iteti, nga ashpërsia e të qenit e drejtpërdrejtë dhe vishet me ndjenja të stërholla, me detaje të një përkatësie të papërsëritshme plot sensualitet. Detaji është be-fasia dhe provokimi më i madh për lëçitësin. Përmes formulave magjike që na ofron poetja, na kaplon dhe na shtyn në një botë parajsore, të mbushur me flatra, me fluturime, me ndjesi erotike, që të çojnë në një dehje të përgjithshme.

Përjetimet, fragmentet janë si një kaleidoskop i personalitetit të saj, që në përthyerje të ndry-shme lexohen më shumë frag-mente të pasqyrave të vetëdijes femërore; më shumë ngjyra, që në gjendje statike nuk lexohen dot. Prozat poetike të Anna Ko-ves janë të mbytura në lirizëm, në poezi e muzikë, në përjetime të stërholla, të gjitha të fi ltruara nga vetëdija e një krijueseje që i beson ekonomisë gjuhësore për të pikturuar gjendje shpirtërore në thellësinë e tyre.

Në foto: Autorja Ana Kove dhe kopertina e librit

“Nimfa e pemës së humbur

Delikatesa” nga David Foenki-nos është libri i fundit i përk-

thyer nga Edmond Tupja, të cilin ai e sugjeron për festën e “Shën Valentinit”. Romani francez është një histori dashurie mbi aftësinë e zemrës për t’u ripërtërirë e për të gjetur një agim të ri edhe mbas humbjes më të madhe. Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush

nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet... “Foenkinos përdor sas-inë e duhur të humorit në këtë histori dashurie joortodokse për

të zbutur kthetrat e tragjedisë”, shkruan The Ëashington Post. David Foenkinos është autor i dhjetëra romaneve të përkthyera në tridhjetë gjuhë të botës. Sipas gazetës “Le Figaro”, “Delikatesa” e bëri atë një nga pesë autorët më të shitur në Francë në 2011. Ky është romani i tij i parë i sjellë në shqip nga botimet “Pegi”, i cili ka fi tuar dhjetë çmime letrare, është përkthyer në 30 gjuhë të botës dhe është ekranizuar në fi lmin me të njëjtin titull, ku në rolin kryesor aktron Audrey Tautou.