+/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari...

12
Informacion Korrik - Shtator 2007 C I T I U S A L T I U S F O R T I U S Korrik - Shtator 2007 INFORMACIONE KOKSH EYOF BEOGRAD 2007 Mesazhi i Presidentit të KOKSH, z. Hysen Domi EYOF është një ngjarje më shumë rëndësi në të gjithë Eu- ropën për sportistët e rinj. Ky fes- tival u ideua për herë të parë nga Jacques Rogge, atëherë President i COE. Duke u bazuar në Kartën Olimpike, qëllimi i Olimpizmit është sporti i pastër dhe harmonik në një shoqëri dinjitoze dhe me sa më shumë vlera Olimpike. EYOF është një mundësi e madhe e cila i premton sportistëve të rinj sa më shumë njohje dhe shkëmbime kul- turore me pjesëmarrës nga shumë vende të Europës. Por përveçse nxit sportistët tanë të shkëmbejnë kulturën e popullit shqiptar me atë të vendeve të ndryshme Europi- ane, Festivali Eyof u jep mundësi atyre të ndjekin vlerat Olimpike dhe të jetojnë së bashku në Familjen Olimpike, rrethuar nga virtyte e cilësi të larta sportive. Le të shpresojmë që karriera sport- ive e tyre të jetë e suksesshme dhe që ëndrra e tyre për të marrë pjesë në Lojërat e ardhshme Olimpike të fillojë këtu.

Transcript of +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari...

Page 1: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Korrik - Shtator 2007

INFORMACIONE KOKSH

EYOF BEOGRAD 2007 Mesazhi i

Presidentit të KOKSH,

z. Hysen Domi

EYOF është një ngjarje më shumë rëndësi në të gjithë Eu-ropën për sportistët e rinj. Ky fes-tival u ideua për herë të parë nga Jacques Rogge, atëherë President i COE. Duke u bazuar në Kartën Olimpike, qëllimi i Olimpizmit është sporti i pastër dhe harmonik në një shoqëri dinjitoze dhe me sa më shumë vlera Olimpike. EYOF është një mundësi e madhe e cila i premton sportistëve të rinj sa më shumë njohje dhe shkëmbime kul-turore me pjesëmarrës nga shumë vende të Europës. Por përveçse nxit sportistët tanë të shkëmbejnë kulturën e popullit shqiptar me atë të vendeve të ndryshme Europi-ane, Festivali Eyof u jep mundësi atyre të ndjekin vlerat Olimpike dhe të jetojnë së bashku në Familjen Olimpike, rrethuar nga virtyte e cilësi të larta sportive. Le të shpresojmë që karriera sport-ive e tyre të jetë e suksesshme dhe që ëndrra e tyre për të marrë pjesë në Lojërat e ardhshme Olimpike të fi llojë këtu.

Page 2: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U SC I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Mesazhi i Shefi t të Misionit, z. Koço Mikerezi Si Shef Misioni dhe drejtues i delegacionit që ndoqi Shq-ipërinë në EYOF 2007, më lejoni të shpreh kënaqësinë time të veçantë që vendi ynë mori pjesë në një aktiv-itet kaq të rëndësishëm siç është Festivali Europian i Rinisë. Të gjithë pjesëmar-rësve iu ofrua një mundësi e mirë jo vetëm për të ga-ruar me sportistë nga vende të tjera, por iu dha edhe një mundësi e shkëlqyer për të testuar veten në lojë.Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga një skuadër e për-bërë prej 25 vetash, duke shpresuar se në vitet në vazh-dim ky numër do të jetë në rritje dhe se e tashmja do të krijojë mundësi dhe arritje të larta në të ardhmen. Përfi toj nga rasti të përgëzoj të gjithë sportistët që për-faqësuan Shqipërinë në Beograd, dhe shpreh bindjen time të plotë se suksesi do të jetë pjesë e aktivitetit të tyre në të ardhmen, duke përfaqësuar jo vetëm një del-egacion Shqiptar, por kulturën e një kombi.

EYOF krijoi mundësinë për atletët e rinj europianë të takohen në arenat sportive të Beogradit, duke nxitur shpirtin e miqësisë, fair play, tolerancës dhe vlerave të cilat bashkojnë njerëzit duke jetuar në vende të Konti-nentit të vjetër, më afër njëri-tjetrit dhe duke ndihmuar ata të bëhen qytetarë të Europës.EYOF i besohet plotësisht parimeve Olimpike, të cilat kanë për qëllim edukimin e të rinjve nëpërmjet spor-tit dhe në të njëjtën kohë, duke shmangur çdo diskri-minim e duke ngritur lart e më lart shpirtin e miqësisë, solidaritetit dhe fair play. Shumë ideale të pasuara nga e sotmja Europiane mund të njihen me këto parime të ideuara në mënyrë origjinale nga Pierre de Coubertin i cili ringriti Lëvizjen Olimpike dhe krijoi Lëvizjen Olimpike Ndërkombëtare.Festivali Olimpik Rinor Europian ishte arena Olimpike që mblodhi sportistët e rinj më të mirë të kontinentit të vjetër. Në një mjedis të ngrohtë, miqësore dhe entuzi-ast, sportistët e rinj konkuruan mes tyre mbi parimet e vërteta të Olimpizmit. Në këtë aktivitet Shqipëria u për-faqësua përkrah 48 vendeve Europiane me 14 sportistë në 7 disiplina sportive.

Page 3: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U SC I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”.Në datat 12 – 14 Shtator 2007, pranë Hotel Doro në Tira-në, KOKSH zhvilloi seminarin 3-ditor me temë: “Manax-himi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Seminari u drejtua nga z. Jim Myers, Drejtor i Kompanisë SaJa SRL, kompani Amerikano – Rumune e specializuar në trajnime të burimeve njerëzore dhe të marketingut e kër-kimeve sociale. Në këtë seminar morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello, Stafi i KOKSH, dhe përfaqësues të Federatave Sportive Shqiptare.Qëllimi i këtij seminari ishte përmirësimi i nivelit or-ganizativ dhe manaxhues në institucione të ndryshme sportive. Gjatë tri ditëve trajnim të avancuar, z. Myers foli mbi taktikat e Komunikimit, Delegimit, Ndarjes së

Seminari i Shefave te Misionit ne Pekin

Punës, Vendimmarrjes, Etikës, etj., duke u përqëndruar kryesisht në manaxhimin e përgjithshëm të të gjithë sek-torëve që formojnë strukturën e një institucioni. Në fund të seminarit u ndanë çertifi katat e pjesëmarrjes.

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello dhe Shefi i Misionit të Lojërave Olimpike, z. Fidel Ylli, morën pjesë në seminarin që u zhvil-lua në kuadrin e Lojërave Olimpike të Pekin 2008, në datat 06 - 10 Gusht 2007 në Pekin. Seminari përmabnte kryesisht nga prezantime të shumëllo-jshme në lidhje me përgatitjet në prag të Lojërave Olimpike 2008, të cilat do të zhvillohen në dt. 08 – 24 Gusht 2008. Sipas praktikës Olimpike, ky lloj seminari zhvillohet gjithmonë një vit përpara Lojërave Olimpike, me qëllim përmirësimin dhe progresin e përgatitjeve për këto Lojëra.Të mërkurën, dt. 08 Gusht 2007, u zh-villua ceremonia e përvitshme ”One Year Countdown”, e cila pati një suk-ses tepër të madh duke i dhënë startin numërimit të ditëve deri në fi llimin e Lojërave Olimpike të vitit të ardh-shëm.

Ftesa zyrtare “Pekin 2008”

Page 4: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U SC I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH i ftuar në mbledhjen e Komisionit Parlamentar

të MediasMë datë 10 Shtator 2007 u mblodh Komisioni për Eduki-min dhe Mjetet e Informimit Publik, për diskutimin e dy projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.Fillimisht u mor në shqyrtim projektligji “Për disa ndry-shime në Ligjin nr. 9376, dt. 21.04.2005, Për Sportin”, ku i ftuar ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello, i cili shprehu qëndrimin e tij, qëndrim i cili tashmë është bërë publik edhe nëpërmjet mediave të shkruara dhe elektronike.

Vullnetarët e KOKSH Keida Ushtelenca dhe

Andi Miraku në Olimpia, Greqi

Nga data 16 Qershor 2007 deri në datën 03 Kor-rik 2007, Keida Ushtelenca dhe Andi Miraku morën pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Akademia Olimpike Ndërkombëtare, në Olimpia të Greqisë, Sesioni Ndërkombëtar për të Rinj.Përgjatë 2 javëve shkëmbim eksperiencash, mendimesh dhe kulturash me të rinj nga e gjithë bota, vullnetarët e KOKSH patën mundësinë të përcjellin në vendin e lashtë Olimpia frymën e sportit shqiptar. Gjatë qëndrimit në Olimpia ata ndoqën gjithashtu leksione të përditshme mbi tema të ndryshme të Olimpizmit nga lektorë Amerikanë dhe lektorë të ftuar nga Pekini, vendi ku do të organizohen Lojërat Olimpike të vitit 2008.

Emi Kovaçi dhe Ardian Domi në Festivalin Sportiv Ndërkombëtar për të

Rinj, Aphrodisias – Laodikeia

Emi Kovaçi dhe Ardian Domi morën pjesë në Festiva-lin Sportiv Ndërkombëtar për të Rinj, i cili u zhvillua në Aphrodisias – Laodikeia, Deninzli, Turqi, në datat 04 – 12 Gusht 2007. Ky Festival u organizua nga Komiteti Olimpik Turk në bashkëpunim me Universitetin e Pamuk-kales dhe me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Rinisë dhe Sporteve të Ministrisë së Turizmit e Kulturës. Qëllimi i këtij festivali ishte zhvillimi i energjisë pozitive midis Artit e Sportit dhe bashkimi i shumë të rinjve nga e gjithë bota të lidhur me sportin.

Page 5: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U SC I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Më datë 11 Korrik 2007, pranë Amfi teatrit të Parkut Kombëtar të Liqenit Artifi cial të Tiranës, u organizua një aktivitet masiv me slloganin “ Të vrapojmë së bashku për një jetë sa më aktive dhe të shëndetshme”. Aktiviteti u organizua me nismën dhe mbështetjen e KOKSH, në bashkëpunim me Klubin e Vrapimit Tirana 2007.Në orare, ditë dhe vende të ndryshme shumë njerëz kanë vrapuar dhe nëpërmjet kësaj feste kanë arritur të mbledhin së bashku sportistë e sportdashës, të cilët janë përgëzuar për vlerësimet pozitive që kanë arritur në të ushtruarit sistematik të vrapimit në natyrë dhe inkurajimin e shumë të tjerëve nëpërmjet një shembulli unik e të rëndësishëm për jetën e secilit.

Dita Olimpike e Vrapimit, Tiranë

Takim në KOKSH me Kampionen Europiane të Qitjes, zj. Lindita KodraKampionati Europian i Qitjes u zhvillua në Granada të Spanjës, nga data 09 Shtator deri më datën 22 Shtator 2007. Sportistja shqiptare Lindita Kodra, e cila konkuroi në ush-trimin e qitjes me pistoletë 25m, zuri vendin e I-rë, duke nderuar Shqipërinë me Medaljen e Artë dhe titullin e Kam-piones së Europës në ushtrimin e zhvilluar.Me titullin e kampiones së Europës, Lindita Kodra është kualifi kuar në Lojërat Olimpike të Pekin 2008, duke qenë fi naliste dhe pretendente në këto Lojëra.Presidenti i KOKSH, z. Domi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Bello, pritën të hënën, datë. 17 Shtator 2007 pranë zyrave të KOKSH Kampionen Lindita Kodra dhe e përgëzuan për rezultatin e arritur, rezultat që nderon jo vetëm Lëvizjen Sportive Shqiptare, por të gjithë kombin tonë. Gjatë takimit janë shprehur falenderime e përgëzime të shumta nga Sek-retari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Qitjes, z. Koço Mikerezi dhe nga trajnerja, zj. Diana Mata.

Kryetari i Komisionit Mjekësor të KOKSH dhe Përfaqësuesi Shq-iptar i Agjencisë Ra-jonale të Antidopingut në Europë, z. Mel Os-treni, më datë 05 Shta-tor 2007 dha në zyrat e KOKSH një Konfer-encë për Shtyp në lid-hje me ngjarjet e fundit në FSHP. Ai theksoi se masa të rrepta priten të ndërmerren dhe se du-

Doping dhe shqetësimi i Sportit Shqiptar

kuri të tilla të hidhura dëmtojnë imazhin jo vetëm të Sportit Shqiptar, por edhe të Sportit Ndërkombëtar. Pasi ka shprehur keqardhjen e tij për sportistët e rezul-tuar pozitivë dhe për Lëvizjen Sportive Shqiptare, z. Ostreni ka theksuar se janë marrë e do të merren edhe në të ardhmen një sërë masash përpara aktiviteteve madhore me të cilët do të përballemi. Z. Ostreni ftoi MTKRS, Federatat e Klubet Sportive, sportistë e tra-jnerë, të bëhen pjesë e Lëvizjes Shqiptare e Botërore Antidoping, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla shqetësuese.

Page 6: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Promovimi i talenteve të rejaEmri : Albi

Mbiemri : SorraDatëlindja : 31.01.1990

Sporti : BoksDisiplina : Boks

Sportist : Në Klubin Sportiv TiranaTrainer : Skënder Kurti, Ismet Varfri

AKTIVITETE KOMBËTARE

• Kampion Kombëtar për U-15, në vitin 2006 (Shkodër)

AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE:Medalje Bronzi në Kampionatin Europjan U-15,

Qershor 2006 (Tiranë)Medalje Bronzi në Kampionatin Botëror U-15,

Gusht 2006 (Stamboll)

Emri : Riselda

Mbiemri : SelajDatelindja : 07.04.1993

Sporti : GjimnastikëDisiplina : Artistike

Pesha : 33Gjatësia :1.48

Sportiste në : Klubin Sportiv PartizaniTrainer : Ferdinant Mara

AKTIVITETE KOMBËTARE

Kampionat Kombëtar (rezultati 53.73)Kampionat Kombëtar (rezultati 51.60)

Tiranë më 7/8/2006

AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE:• Turne/Inter (rezultati 51.80) Bitola Maqedoni

( 5 medalje)

Page 7: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Emri : Leonard

Mbiemri : ZeneliDatëlindja : 10.02.89

Sporti : çiklizëmDisiplina : Rrugë

Pesha : 75Gjatësia : 1.65

Sportist : Në Klubin Sportiv TeutaTrainer : Nikollaq Hysi

AKTIVITETE KOMBËTARE:Kampionati Kombëtar (Rezultati Vendi 1)Vendi i zhvillimit të aktivitetit, Rrethi 63

Elbasan – PepërTirane – Korçë

Tiranë – ShkodërPërmet – Korçë

AKTIVITETE NDËRKOMBETARE:Vendi 2, Ballkaniku në Serbi

Emri :Gentian

Mbiemri : GerajDatëlindja : 07.02.1988

Sporti : MundjeDisiplina : Mundje e lirë

Pesha : 66 kgGjatësia : 1.70

Sportist: Në Klubin Sportiv TiranaTrajner: Ylli Agolli

AKTIVITETE KOMBËTARE:Kampionati Kombëtar, Vendi I (Tiranë)

AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE:Kampionati Botëror vendi 3 ( Antalia / Turqi)

Kampionati Europian ( mundje e lirë) vendi 5 (Tiranë)

Page 8: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Emri : Romela

Mbiemri : Begaj

Datëlindja : 02.11.1986Sporti : Peshëngritje

Disiplina : Shkëputje, Shtytje, Dy garëshPesha : 58

Gjatësia : 1.65Sportist : Në Klubin Sportiv Tirana

Trainer : Hektor Shaqiri

AKTIVITETE KOMBËTARE : Kampionati Kombëtar për të Rritur, 90 kg/106kg/196 kg

(Durres,4.3.2006) Renditja e dyta në kategorinë 63 kg. Kampionati Kombëtar për të Rinj 92kg/95kg/187 kg

(Gramsh 21.06.2006) Renditja: e para në kategorinë 58 kg. Kampionati Kombëtar për të Rinj 85kg/102kg/187kg (Vlorë 05.11.2006) Renditja: e para në kategorinë 63kg.

AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE: Kamp. Botëror për të Rinj ( rezultati 91/105/196), Kinë ne

26/05/2006, Renditja : Vendi i III-të shkëputje, kategoria 58 kg Kamp. Botëror për të Rritur ( 91/x/x)Santa Domenica

27/09/2006). Renditja: Vendi 5- te shkeputje,Kategoria 58 kg.

Emri : Taulant

Mbiemri : Cerepi

Datëlindja : 26.07.1987Sporti : Peshëngritje

Disiplina : Shkëputje, Shtytje, DygareshPesha : 85 kg - Gjatësia : 1.73

Sportist : Në Klubin Sportiv ElbasaniTrainer : Ilir Çela.

AKTIVITETE KOMBËTAREKampion Kombëtar për të Rinj (Gramsh, 21.06.2006)

Rezultati: 135/165/300.

AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE:Kampionati Botëror për të Rritur (Santa Domenica 27/09/2006).

Rezultati :150/173/365

Page 9: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Mbledhje e Komitetit Ekzekutiv

Të enjten, datë 13 Shtator 2007, u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv, në të cilën u diskutua ndër të tjera mbi: Ra-portin e Komisionit Mjekësor të KOKSH lidhur me rastet e fundit të përdorimit të Dopingut në Shq-ipëri, Propozimin për riformatimin e Komisionit të Etikës së KOKSH, Projektet e Mundjes, Çiklizmit dhe Olimpikut Special, si dhe Pjesë-marrjen e Shqipërisë në Eyof Beo-grad 2007.

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Teknik, zhvilluar më datë 02 Shtator 2007, ishin të pranishëm Presidenti i KOKSH, z. Hysen Domi, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello, kryetari i Komis-ionit Teknik, z. Fidel Ylli, anëtarët e tjerë të Komisionit, si edhe përfaqësues të Federat-ave të Ping – Pongut, Peshëngritjes, Notit dhe Atletikës. Temat kryesore për të cilat u diskutua gjatë mbledhjes ishin: Delegacioni shqiptar në EYOF Beograd, Bursat Olimpike “Pekin 2008” dhe Talentet e Reja. Në fjalën e tij, z. Domi tha se KOKSH do të mundësojë pjesëmarrjen e Shqipërisë në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, por që rezultatet e arritura duhet të përmirësohen me çdo kusht dhe se synimet e sportistëve në garat e ardhshme duhet të jenë serioze dhe afatgjata.

Mbledhja e KAS Të hënën, datë 02 Korrik 2007, u zhvillua mbledhja e KAS, nën drejtimin e z. Aldo Zadrima, me pjesëmar-rjen e z. Skënder Hyka dhe zj. Margarita Verria, në të cilën u mor në shqyrtim ankesa e paraqitur nga Sport Klub Erzeni ndaj Sport Klub Studenti.

Mbledhje AOSH Në mbledhjen e rradhës së AOSH, zhvilluar pranë zyrave të KOKSH, u diskutua kryesisht për planin e Akademisë për vitin 2007 – 2008 dhe përgatitjen e këtij të fundit, mbi projektin “Akademia Olimpike Lëvizëse” dhe Aplikimin në MASH. Ndër të tjera, Drejtori i kësaj Akademie, z. Arben Kaçurri, prem-toi se do të punohet gjatë për promovimin e Lojërave Olimpike të “Pekin 2008” nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe mjeteve promovuese, si: postera, fl etë-

Page 10: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Ambasadori Iranian në Shqipëri, z. Alibeman Eghbali Zarch, me kërkesën e tij, pati një takim me Sekretarin e Përgjith-shëm të KOKSH, z. Stavri Bello.Z. Eghbali Zarch uroi z. Bello për detyrat e tij dhe e përgëzoi për ecurinë pozitive të KOKSH. Ai tha se Sporti Shqiptar ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë në vëmendjen e tij, si dhe i përcolli z. Bello urimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Iranian. Z. Bello, pasi falenderoi z. Zarch për vlerësimin e dhënë ndaj Sportit Shqiptar e KOKSH, u shpreh i bindur se një bashkëpunim do të ishte i mirëpritur. Pasi foli për arritjet e Sportit Shqiptar vitet e fundit, z. Bello falenderoi Ambasa-dorin Iranian për vizitën në zyrat e KOKSH dhe u shpreh optimist për të ardhmen e këtij bashkëpunimi.

Të hënën, dt. 17 Shtator 2007, ora 10:00, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Hysen Domi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Stavri Bello, pritën pranë zyrave të KOKSH Ministrin e Plotëfuqishëm Italian dhe Funksionar i I-rë i Ambasadës Italiane në Shqipëri, z. Pierluigi Velardi, në kuadrin e kontributit që z. Velardi ka ofruar për Lëvizjen Sportive Shqiptare. Në përfun-dim të mandatit të tij disavjeçar, z. Velardi ka deklaruar se do të ruajë miqësinë me KOKSH dhe se do të vazh-dojë të ofrojë kontributin e tij në përmirësimin e Sportit në Shqipëri. KOKSH ka patur vazhdimisht bashkëpun-im frytdhënës me Ambasadën Italiane, ndaj dhe duke iu referuar këtij fakti, z. Velardi u shpreh i bindur se do të dëshironte që ky bashkëpunim të ishte gjithnjë në rritje.

Në datë 17 Shtator 2007, në zyrat e KOKSH, z. Alp Isikc, Sekretari i Parë i Ambasadës Turke në Tiranë, zh-villoi një vizitë me kërkesën e tij. Qëllimi i vizitës ishte mbështetja e kandidaturës së Turqisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2013. Ndër të tjera u bisedua edhe për bashkëpunimin dypalësh në fushën e sportit.Z. Bello i prezantoi Sekretarit të Parë konsideratën e tij dhe theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm me Komite-tin Olimpik Turk ka qenë mjaft i frytshëm.

Të dielën, dt. 22 Shtator 2007, Presidenti i KOKSH. z. Hysen Domi priti në mjediset e KOKSH delegacionin Italian të Rrethit Hipik Italian Mitrano – Brindisi, prej 25 vjetësh partner i Federatës Italiane të Hipizmit, i cili kryesohej nga Instruktori Federal, z. Francesco Ragione. Në takim ishin gjithashtu të pranishëm z. Arjan Rugji dhe zj. Mirbana Bilali.Fjalën e hapjes e mbajti z. Hysen Domi, i cili pasi falen-deroi të pranishmit, tha: ”Jemi të lumtur që na keni nderu-ar me ardhjen tuaj, pasi lidhjet tona miqësore me CONI-n kanë dhënë gjithmonë frytet e duhura”. Në fjalën e tij z. Ragione tha: ”Ky takim është i një rëndësie të veçantë, pasi Sporti i Hipizmit në Shqipëri është në një fazë zhvillimi dhe i duhet dhënë mbështetja e duhur për t’u përmirësuar”. Ai ofroi ndihmën e tij për zhvillimin e Sportit të Hipizmit dhe foli konkretisht mbi realizimin e shpejtë të disa projekteve.

Vizitë e Ambasadorit Iranian pranë KOKSH

Delegacioni i Rrethit Hipik Mitrano – Brindisi

Ministri i Plotfuqishëm Italian dhe Funksionar i parë i Ambasadës Italiane në Shqipëri, Z. Pierluigi Velardi, vizitë

në KOKSH

Delegacion i Ambasadës Turke në Tiranë takim në KOKSH

Page 11: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

Kongresi Europian i Bowling në Vienë

Përurohet stadiumi i parë i rërës

Për 50 ditë fl amuri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka valëzuar nga pika më e lartë e Stadi-umit të Plazhit. Flamuri Olimpik, së bashku me fl amurët e tjerë të të gjithë Europës, kanë përfaqë-suar kështu “Internacionalen” nga një ide e lindur dhe e përpunuar nga Shoqëria Shqiptaro – Italiane “Pro Albania”, me përfaqësues z. Massimiliano Vettraino, zj. Nexhmije Kotrri, z. Artan Pogoni, zj. Eda Çaushi dhe z. Ervin Koçi.Stadiumi i plazhit, i realizuar në një sipërfaqe prej 1.500 m², me tribuna për 1.500 persona, ka mirëpritur realizimin e garave amatoriale të lo-jërave në rërë të volejbollit, basketbollit, futbollit, tenisit e hendbollit, si një spektakël muzikor për të rinj. Ky stadium është shfaqur kështu si një kokteil natyral sporti, me muzikë e zbavitje, dhe ka ofruar një kontribut të vecantë në promovimin e Sportit.

Kampionati Ballkanik i Çiklizmit Në datat 30 Korrik 2007 - 02 Gusht 2007, me mbështetjen e MTKRS, KOKSH dhe Bashkisë së qytetit të Korçës, u zhvillua Kampionati Ballkanik i Çiklizmit në rrugë. Në kampionatin e ndarë në tre kategori, morën pjesë 9 Shtete të Ballkanit të për-faqësuar nga 200 sportistë. Është hera e dytë që ky qytet pret një aktivitet ballkanik pas Kampionatit Ballkanik të Peshëngritjes, zhvilluar kohë më parë.

Shqipëria merr pjesë në kampionatin Ballkanik të Badmintonit

Federata Shqiptare e Bowling mori pjesë në Kon-gresin Europian të këtij sporti zhvilluar në Vienë. Në këtë Kongres Federata Shqiptare e Bowling u përfaqësua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Bowling, z. Medi Bushati dhe Sekretari i Përgjith-shëm i Federatës, z. Astrit Kasapi. Disa nga çështjet kryesore që u shtruan në këtë Kongres ishin: du-kimi sportiv, kulalifi kimi i trajnerëve, rregulloret e ndryshme, përmirësimi i Veprimtarive Sportive Eu-ropiane në Bowling, etj.Delegacioni shqiptar pati gjithashtu një takim më Presidentin e Federatës Europiane të Bowlingut z. Addie Ophelders, i cili i uroi zyrtarisht mirëseard-hjen Shqipërisë në anëtarësimin e saj pranë Feder-atës Botërore të këtij sporti. Në takimin e zhvilluar të pranishmit shkëmbyen mendime e opinione të ndryshme mbi zhvillimin e sportit të Bowling në Shqipëri.

Nga datat 11 deri 15 Shtator 2007, me mbështetjen direkte të Komitetit Olimpik Rajonal Korçë, për herë të parë Shqipëria mori pjesë në Kampionatin Ballkanik të Badmintonit për U13 në Ohër të Maqedonisë. Ekipi përbëhej nga pesë lojtarë, ndër të cilët tri vajza dhe dy djem. Nga vajzat u fi tua një ndeshje teke me përfaqësuesen e Bosnje-Her-cegovinës dhe tri ndeshje dyshe me Serbinë dhe Bosnjen. Në nivelin e vajzave ekipi ynë la pas ekipet e Serbisë dhe Bosnjës, kurse në renditjen e përgjithshme ekipore u rendit i teti.

Page 12: +/+3( Informacion INFORMACIONEnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/... · Seminari “Manaxhimi Efektiv i Punës dhe Etika Organizative”. Në datat 12 – 14 Shtator

Informacion Korrik - Shtator 2007

C I T I U S A L T I U S F O R T I U S

E

g

Raiffeisen BANK Co-sponsor gjeneral iEkipit Olimpik Shqiptar në Lojërat Olimpike “PEKIN 2008”

Website KOKSH www.nocalbania.org.al

Komiteti Olimpik Kombëtar

Shqiptar ka tashmë faqen e

tij zyrtare Web, në të cilën

publikohen jo vetëm aktiv-

itetet dhe eventet aktuale të

KOKSH, por edhe aktivitetet e

mëparshme të rëndësishme të

arkivit. Kjo është një ngjarje

që merr rëndësi të veçantë,

pasi përveçse paraqet të

rejat e fundit të Institucionit,

u krijon mundësi të gjithë

sportistëve, sportdashësve e

të interesuarve për sportin, të

azhornohen dhe gjithashtu të

bëhen pjesë e KOKSH, duke

dhënë mendimet dhe idetë e

tyre në linkun përkatës.