25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin...

29
-TË FESTIVALI I 3 NDËRKOMBËTAR I MUZIKTARËVE TË RINJ 25-30 MARS 2008 Salla e Kuqe - Prishtinë / Republika e Kosovës festival PRISHTINA www.prishtinadamfest.com

Transcript of 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin...

Page 1: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

-TËFESTIVALI I 3 NDËRKOMBËTAR I

MUZIKTARËVE TË RINJ

25-30 MARS 2008 Salla e Kuqe - Prishtinë / Republika e Kosovës

festival

PR

ISH

TIN

A

www.prishtinadamfest.com

Page 2: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

Koordinator

Faton ISUFI

Udhëheqës i teknikës dhe incizimet e

koncerteve

Blerim KROMA

Falënderojmë bashkëpunëtorët

Mendi MENGJIQI

Valton BEQIRI

Remzi LIMANI

Misbah KAÇAMAKU

Elizabeta QARRI – MUSLIU

Erëmira ÇITAKU

Ylber ASLLANAJ

Mojca SEDEU

Maja CANACEVIC

Jana ANDREEVSKA

Luan DURMISHI

Ylber BARDHI

Agron SHUJAKU

Jeta DUMNICA

Petrit DOMI

Trimor DHOMI

Bekim LUMI

Amanta ISTREFI

Xhemil GJINI

Teoman UKÇA

Alban BEQIRAJ

FILHARMONIA E KOSOVËS

FILHARMONIA E MAQEDONISË

Festivali organizohet nga QENDRA e ARTIT

MUZIKOR DAM në bashkëpunim me

Fakultetin e Arteve dhe Pallatin e Rinisë

www.prishtinadamfest.com

www.dam-festival.com

+377 44/ 555-404 & 116-795

+386 49/ 555-404 & 116-795

Fakulteti i Arteve

rr. Nënë Tereza pa numër

10000 Prishtinë

Republika e Kosovës

Festivali Ndërkombëtar i Muziktarëve të Rinj

DAM realizohet me mbështetjen financiare

të sponsorit gjeneral tradicional

BANKA EKONOMIKE

Festivali mbahet nën patronazhin e

Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sponsor të festivalit:

Banka Ekonomike

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Programi Zviceran për Kulturë Pro Helvetia

Pallati i Rinisë

GTZ

Kuvendi Komunal i Prishtinës

Pro Reklam

Kolegji Universitar Victory

ID caffe

Puntor't Social

Koha DITORE

Kohavision - KTV

TMK

SHPK

Pro 4

QAP “Euro Dituria”

Drejtor

Dardan SELIMAJ

Menaxhere

Yllka REXHEPI

Bordi i festivalit

Yllka REXHEPI

Dafina ZEQIRI

Dardan SELIMAJ

Themeluese e festivalit

Qendra e Artit Muzikor DAM

Katalogu i festivalit

Dardan SELIMAJ

Yllka REXHEPI

Përkthyes

Fadil BAJRAJ

Dizajni & realizimi grafik

Page 3: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

EDITORIAL

Unë ende kam një ëndërr

840 minuta muzikë i paraprijnë edicionit të 3-të të

festivalit ndërkombëtar të muziktarëve të rinj DAM, të parit

në Republikën e Kosovës. Edhe një ëndërr u realizua, në

qiell të hapur rreth 30 muziktarë interpretuan veprën

“Vexation” të kompozitorit francez Erik Satie duke

realizuar kështu interpretimin e parë të kësaj vepre në

kryeqytetin tonë. Festivali DAM i krijuar nga muziktarë të

rinj më 2006 vazhdon si gjithmonë të prezantojë frymën e

re dhe të sjellë gjithmonë risi në skenën muzikore të

Prishtinës. Në gjashtë mbrëmje këtë herë në sallën e

kuqe të kryeqytetit do të shkelin e prezantohen më

shumë se 200 muziktarë të rinj që vijnë nga shkolla të

ndryshme si: Akademia e Muzikës në Krakov (Poloni),

Universiteti i Arteve në Cyrih (Zvicër), Akademia e

Muzikës në Zagreb (Kroaci), Fakulteti i Muzikës në Shkup

(Maqedoni), Akademia e Arteve të Bukura në

Tiranë (Shqipëri) dhe natyrisht Fakulteti i

Arteve, dega e muzikës në Prishtinë (Kosovë).

Edhe kësaj radhe me pjesëmarrjen e tyre

festivalin e kanë nderuar emra të njohur të skenës

muzikore si Jan Pilch, Mendi Mengjiqi, Mojca

Sedeu, Petrit Çeku, Alexandre Dubach, Toshio

Yanagisawa etj. Ky edicion po mundësohet me ndihmën

e donatorëve dhe partnerëve të festivalit por gjithashtu

edhe me ndihmën dhe përkrahjen e Fakultetit të Arteve,

Pallatit të Rinisë dhe Shkollës së Muzikës “Prenk

Jakova”. Këtë edicion do të interpretohen rreth 50 vepra

premierë të kompozitorëve shqiptar dhe atyre botëror,

përfshirë këtu vepra të kompozitorëve të rinj.

Fatmirësisht përkundër gjithë vështirësive ëndrra

“DAM 3” me gjithë sakrificat po jetësohet.

Megjithatë UNË ENDE KAM NJË ËNDËRR...

Page 4: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

04

DAM “Vexation”. Çka dhe pse?Besoni ose jo, iniciativa për të realizuar interpretimin e

veprës “Vexation” nuk ka qenë e lehtë. Kjo vepër, e

gjatë dy rreshta duhet të përsëritet 840 herë për tu

realizuar. Që të luhet ky motiv kaq herë me sukses,

duhet që interpretuesi të përgatitet jashtëzakonisht

shumë dhe të arrijë përpara interpretimit një qetësi të

thellë shpirtërore. Kjo pjesë muzikore në një faqe të

vetme që mbanë titullin “Vexation”, ka bërë që një

vepër e çuditshme për piano të shndërrohet në pjesë

legjendare në analet e muzikës eksperimentale. Vepra

nxiti kureshtjen më 1949 kur Henri Sauguet, një mik i

Satie, përpara se të vdiste ia tregojë veprën John

Cage-it. Fillimisht Cage e cilësoi veprën si interesante

për nga koncepti por të parealizueshme në interpretim.

Megjithatë në shtator të vitit 1963 Cage organizojë

performancën e plotë të veprës në Teatrin “Pocket” të

New York-ut. Që nga ajo kohë, “Vexation” është luajtur

nga një numër i konsiderueshëm njerëzish dhe

grupesh. Ata që luajnë e kanë mjaft të vështirë t'i

evitojnë gabimet, edhe pse pjesa përsëritet gjatë gjithë

kohës. Interpretuesit shpesh herë kanë probleme me

koncentrimin. Ka pasur shumë pyetje që është dashur

t'i parashtrojmë vetes përpara se të vendosim të marrin

një iniciativë të tillë. Ku ta realizojmë? Kur? Si? Pse? Me

ju thënë shkurt e shqip, kemi ndjerë se është koha që

kjo vepër të realizohet më në fund edhe në Kosovë, ani

pse 45 vjet pas premierës botërore. Kur menduam se

me kë mund ta realizojmë nuk e kishim problem, pati

shumë të interesuar. Sa për datën, jo pa qëllim është

zgjedhur 24 marsi, kjo për të shënuar interpretimin e

kësaj vepre në përvjetorin e nëntë të bombardimeve të

10:00h

840 minuta muzikë/Plateja e

Ministrisë së Kulturës

Erik Satie

Vexation

Pjesëmarrësit

1.Adem Hasani-piano

2.Agron Shujaku-piano

3.Amanta Istrefi-violonçel

4.Arbnor Krasniqi-piano

5.Artemida Qarri-piano

6.Astrit Stafai-oud

7.Daniela Nasteva-piano

8.Dukagjin Muhaxheri -

saksofon

9.Edon Ramadani – piano

10.Elena Trajanova-piano

11.Erëmira Çitaku – flaut

12.Ilir Bajri-piano

13.Jeta Dumnica-piano

14.Liburn Jupolli-piano

15. Lekë Salihu-piano

16. Misbah Kaçamaku-piano

17.Neritan Hysa-piano

18.Pranvera Hoxha-piano

19.Riad Ymeri-tenor

20.Verica Divitarova-piano

21.Visar Kuçi-violinë

22.Valton Beqiri-piano

E hënë, 24 mars 2008

DAM VEXATION

Page 5: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

05

NATO-s kundër regjimit serb, të parin në Kosovën e

pavarur. Këtë 24-sh zhurmat e aeroplanëve dhe

bombave, muziktarët i zëvendësuan me muzikën e Erik

Satie. Ndoshta askush nuk ka durim që të dëgjojë të

plotë interpretimin e veprës por edhe po ta bënit ia

vlen, në fund të fundit është muzikë e jo zhurmë

aeroplanësh a bombash.

U lind më 1866. Është kompozitor dhe pianist francez.

Mësimet e para muzikore i mori në organo e më pas

vazhdojë studimet për kompozim dhe piano. Nga

babai është francez ndërsa nga e ëma skocez. Ka nisur

të kompozojë më 1884, dhe gjithnjë është nënshkruar

si Erik Satie ndonëse emri i vërtetë i tij është Alfred Éric

Leslie Satie. Në fund të shekullit XIX ai shpesh herë në

krijimet e tij nënshkruhej edhe si Virginie Lebeau dhe

François de Paule.

Satie ka lënë pas vetes një bagazh të pasur krijues dhe

vlerësohet për gjuhën e veçantë muzikore ndonëse

shpeshherë ajo cilësohej si bizare. Satie ishte një figurë

komplekse dhe pararendës i zhvillimeve të rrymave të

ndryshme muzikore veçanërisht asaj minimaliste dhe

repetitive.

Disa nga veprat e tij janë: “Trois Gymnopedies” për

piano, “Trois morceaux de poire” për katër duar në

piano, “Messe des Pauvres”, poema simfonike

“Socrate”, baleti “Relache”, “Vexation” etj.

Satie ishte mik i mirë i dy emrave të njohur të muzikës,

Debussy dhe Ravel. Erik Satie vdiq më 1925.

Erik Saite “E quaj veten Erik Satie,

sepse kështu më quajnë

edhe të tjerët”

Page 6: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

06

Andy Pappe

“Cadance” për 2 perkusionistë

Soren Monrad

Zavanna për 6 perkusionistë

* * *

Fakulteti i Artit Muzikor - Shkup, Maqedoni

Sonant Percussion Ensemble:

Jovica Georgievski, Atanas Aleksov, Marko Markovski,

Goran Mitrev, Filip Krstevski, Milos Kraljevski, Metodija

Meskovski, Damjan Zifovski, Egzon Leka, Igor

Stevkovski, Vlatko Gorgievski, Patris Berisha, Asim

Gashi & Mojca Sedeu-drejtoreshë artistike

Nesim Maxhuni - solist

David Mancini

Suitë për daulle dhe ansambël perkusionesh

20:00h

Hapja e festivalit / Salla e Kuqe

Ilir Bajri

Rike, rike DAM

Vepër dedikuar festivalit DAM

20:15h

Koncert perkusionesh /

Salla e Kuqe

Akademia e Muzikës –

Krakov, Poloni

Crakow Percussion Group:

Wiktoria Chrobak, Damian

Mielec, Rafa³ Tyliba, Dariusz

Bury, Sebastian Caputa, Dawid

Fortuna & Jan Pich-drejtor

artistik

Mendi Mengjiqi

“Shota” për 6 perkusionistë

Zhang Xiaofu

“Visage” për 6 perkusionistë dhe

elektronikë

Anna Ignatowicz

“Passacaglia” për vibrafon dhe

marimba

E martë, 25 mars 2008

RIKE, RIKE DAM

Page 7: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

07

Ilir Bajri

Është i lindur më 1969 është kompozitor me vokacion

kryesor muzikën xhaz. Si xhaz pianist është prezantuar

në Itali, Spanjë, SHBA etj. Shkruan muzikë për teatër

dhe film. Gjithashtu është sprovuar në fushën e

muzikës elektroakustike. Veçohen kompozimet

“Vijëzimi”, “Përtej“, “I-Turn-U”, “Influencat” etj. Është

themelues dhe drejtues i “Quasi Fusion Orchestra”,

ansambël ky i cili debutojë në festivalin DAM më 2006.

Gjithashtu është drejtor i “Prishtina Jazz Festival”,

ngjarje kjo e cila promovon emra të njohur të kësaj

rryme muzikore në Kosovë.

Jan Pilch

Është i lindur më 1956. Ka mbaruar studimet në

Akademinë e Muzikës në Krakov në klasën e profesorit

J. Stojko. Si solist dhe anëtarë i ansambleve të

ndryshme ka marrë pjesë në festivalet më të

rëndësishme të muzikës bashkëkohore (Warszawska

Jesieñ, Poznañska Wiosna, Musica Polonica Nova -

Wroc³aw, Audio-Art - Kraków, Shtutgart) si dhe në

festivale të tjera në Dresden, Nurnberg (Musik des XX

Jahrhunderts), Munih, Moskë, Kjoto, Sendai dhe Tokio.

Ai është nderuar me medaljen “Polymnia” për

interpretimin e veprës “Variants” të kompozitorit K.

Moszumañska-Nazar, në festivalin “Poznañska Wiosna

Muzyczna” më 1980. Është themelues dhe anëtarë i

ansamblit “Cracow Percussion Group”, asociacionit

artistik “Muzyka Centrum” dhe ansamblit “Mr. Bober's

Friends Group”. Pilch ishte anëtarë i “Laboratorium

Page 8: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

08

Jazz Group” dhe trios “Crossover”, të cilët kanë

bashkëpunuar ngushtë me “MW2 Group”, Orkestrën

Simfonike të Filharmonisë së Krakovit, Orkestrën

Giovanile në Lançano (Itali), Operën Factory në Cyrih,

Orkestrën Kamertale në Bazel dhe mjuzikëllin “Macet”.

Ai ka një numër të madh incizimesh në radio të

muzikës xhaz dhe asaj moderne e po ashtu edhe

incizime të interpretimeve premierë të veprave të

kompozitorëve: K. Moszumañska-Nazar, B. Schaeffer,

H. Kulenty dhe R. Szeremeta. Ai ka dhënë po ashtu orë

gjatë kurseve ndërkombëtare për muzikë moderne në

Shtutgart, Schwaz, Kazimierz nad Wis³¹, Radziejowice

etj. Në vitet 1994-1996 ishte solist i Orquestra

Filarmónica de Gran Canaria. Ndërsa aktualisht është

profesor në Akademinë e Muzikës në Krakov.

Cracow Percussion Group

Ky grup përbëhet nga student dhe muziktarë të

diplomuar në Akademinë e Muzikës në Krakov.

Repertori i këtij ansambli kryesisht përbëhet nga vepra

të literaturës bashkëkohore të shkruara për linja të

ndryshme instrumentesh duke filluar nga “Marimba

Spiritual”, pastaj “Koyote Dreams” ose “Koncerti për

Timpane” e deri tek pjesët ku ndjehet fryma e muzikës

xhaz si “Koncerti për daulle dhe ansambël

perkusionesh” nga John Beck. Ky ansambël ka dhënë

koncerte në disa festivale muzikore në Poloni si festivali

i perkusioneve “Burimet dhe Inspirimi”, Festivali

Ndërkombëtar i Kompozitorëve në Krakov, Festivali

Vjeshtor i Varshavës dhe të tjerë.

Mendi Mengjiqi

Është kompozitor kosovar. Kreu studimet në Krakov të

Polonisë në klasën e Z. Bujarskit kurse studimet post-

diplomike në klasën e K. Penderecki. Zhvillojë një

aktivitet intensiv 10 vjeçar pikërisht në këtë vend. Si

Penderecki ashtu edhe kompozitorët e tjerë polak

ndikuan në gjuhën shprehëse në kompozimet e

Mengjiqit. Veprat i janë ekzekutuar në Shqipëri, ish-

Jugosllavi, Austri, Finlandë, Gjermani, Poloni, Sllovaki,

Ukrainë, Kore, Lituani, Meksikë, SHBA etj. Në

kompozimet e tij vërehen orientimet drejt strukturave

tradicionale muzikore shpesh të bazuar në ritmin e

folklorit kombëtar. Në mesin e veprave të shumta

Page 9: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

09

veçohen: “Shota” për 6 perkusionistë, Oratoriumi i

dimensioneve të mëdha “Homagium Matri Teresiae”,

“Music in the Circle” për kor, “Tillagynad Gunnel o

Tage Svensson” dhe “Pashko Berisha” për orkestër

harkor, “Donum Musicum” për orkestër simfonik,

sonata “Interrotta” për trio frymor, Valle për 5

perkusionistë dhe piano etj. Duhet cekur se oratoriumi

“Homagium Matri Teresiae” është vepër e porositur nga

Universiteti Jagelovsky për shënimin e 600 vjetorit të

këtij institucioni. Premiera e kësaj vepre është

interpretuar në katedralen “Shën Katarina” ndërsa të

ardhurat nga koncerti u janë dedikuar refugjatëve

kosovar më 1999.

Mojca Sedeu

Pas mbarimit të studimeve në Fakultetin e Artit Muzikor

në Shkup të Maqedonisë, specializoi për perkusione në

Akademinë Shtetërore të Muzikës “Pancho Vladigerov”

në Sofie të Bullgarisë në klasën e prof. dr. Dobri Paliev.

Studimet post-diplomike po ashtu i mbarojë në

Akademinë “Pancho Vladigerov” e po ashtu edhe

thirrjen magjistër e mori në të njëjtin institucion dhe tek

i njëjti pedagog. Prej vitit 1993 e deri më sot është

timpaniste në Filharmoninë e Maqedonisë. Që nga viti

1998 është profesoreshë në drejtimin e perkusioneve

dhe muzikës së dhomës. Është prezantuar nëpër

koncerte në vende të ndryshme si: Serbi, Kroaci, Mal të

Zi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Kanada, Gjermani, dhe

Angli. Sedeu është nderuar me çmim në garat

ndërkombëtare për instrumentist dhe kompozitor

“Muzika dhe Bota” si dhe është fituese e çmimit special

të Shoqatës së Kompozitorëve Bullgar. Gjithashtu ajo

ka fituar çmimin “Georgi Bozikov” për paraqitjen e saj

në SOKOM 2006. Është themeluese e “Sonant Paliev

Studio” dhe ansamblit të perkusioneve “Sonant”.

Sonant Percussion Ensemble

Ky ansambël është formuar më 1998 nga udhëheqësja

artistike dhe themeluesja e tij Mojca Sedeu. Anëtarët e

këtij ansambli janë student të Fakultetit të Artit Muzikor

në Shkup. Pas prezantimit në Maqedoni ata kanë pasur

edhe një sërë suksesesh në arenën ndërkombëtare.

Ansambli është laureat i disa çmimeve. Anëtarët e këtij

ansambli kanë më se 20 çmime speciale si solist.

Page 10: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

10

Kushtrim Gashi

“Quasi Kaba & Dance” për klarinetë dhe piano

Astrit Mustafa – klarinetë

Fjolla Avdiu – piano

Liburn Jupolli

“Jo Në”

Liburn Jupolli – piano

John Williams

“The Schindler’s List”

Arta Prekadini-violinë

Adem Hasani-piano

Sergei Prokofiev

“Marshi nga dashuria e tre portokajve”

Erlinda Gashi-violinë

Neritan Hysa-piano

Pietro Mascagni

“Intermezzo Simfoniko” nga opera

Cavallaria Rusticana

Vjosa Hoxha – violë

Besarta Guri – piano

Giacomo Puccini

Aria “Tu, tu piccolo iddio…” nga opera Madame

Butterfly

Donika Ukshini - soprano

Agron Shujaku –piano

20:00h

Koncert /Salla e Kuqe

Fakulteti i Arteve, dega e

muzikës – Prishtinë, Kosovë

Fahri Beqiri

“Vendi im”

Okteti plus

Drinor Zymberaj

“Moment” për violonçel

dhe piano

Dedikuar Adonis Gjinit

Adonis Gjini - violonçel

Drinor Zymberaj – piano

Arbenita Lubishtani

“Baladë” për piano

Adem Hasani –piano

Arbenita Lubishtani

“1 lule e vyshkur” për zë dhe

piano

Delina Hajra – soprano

Arbnor Krasniqi – piano

Kreshnik Aliçkaj

“Bona Fide” për violinë dhe

piano

Visar Kuqi – violinë

Adem Hasani – piano

E mërkurë, 26 mars 2008

KONCERT MARATONË

Page 11: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

11

Mendi Mengjiqi

“Music in Colors”

Dedikuar Valton Beqirit

Fjolla Avdiu - piano

Pierre Max Dobuis

Ansambël klarinetash

Ilire Avdiu – klarinetë

Artan Rifati –klarinetë

Fatbardh Gashi –klarinetë

Florian Thaqi – klarinetë

Astrit Mustafa – bas klarinetë

John Cage

4'33''

Okteti plus

Giuseppe Verdi

Aria “Recondita armonia” nga

opera “Tosca”

Riad Ymeri – tenor

Agron Shujaku – piano

* * *

Heitor Villa - Lobos

“Prelude” nr. 1

Gjulian Bytyqi – kitarë

Leo Brouwer

“Danza Cubana” për dy kitara

Elvis Bytyqi – kitarë 1

Gjulian Bytyqi – kitarë 2

Gioachino Rossini

“Tema me variacione” për

klarinetë dhe orkestër

Ilire Avdiu – klarinetë

Valton Beqiri – piano

Franz Doppler

Rondo et Andante

Kaltrina Krasniqi - flaut 1

Visar Mehmeti - flaut 2

Lekë Salihu - piano

Page 12: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

12

Okteti Plus U formua në prill të vitit 2005 me iniciativën e disa prej anëtarëve, nën udhëheqjen e Ylber Asllanaj. Dy muaj pas formimit Okteti plus mbajti koncertin promocional i cili u prit shumë mirë nga kritika.Aktiviteti i Oktetit Plus është i shtrirë në tërë Kosovën dhe më gjerë duke filluar nga festivalet ndërkombëtare në vend si: Dam festival, Re Musica etj. Okteti është prezantuar edhe në festivale jashtë vendit si: “Ditët e muzikës shqiptare” dhe “Ditët e muzikës maqedonase” në Shkup – Maqedoni si dhe në “Festivalin e Muzikës së Dhomës” në Tiranë. Okteti ka edhe bashkëpunim të ngushtë me ansamble të ndryshme si: ansambli i këngëve dhe valleve “Shota”, “Big Bandi” i RTK-së pastaj edhe zyrat ndërlidhëse në Kosovë si dhe pjesëmarrja në të gjitha manifestimet kushtuar figurave të njohura kombëtare. Veçori e këtij ansambli është pjekuria vokale dhe llojllojshmëria e programit (stileve), ku kujdes i veçantë i kushtohet afirmimit të muzikës shqiptare në përgjithësi. Të gjithë anëtarët e këtij ansambli janë anëtarë të Korit të Filharmonisë-Opera e Kosovës.

Agron Shujaku Është pianist nga Prishtina. Diplomoi më 1997 në Universitetin e Prishtinës në drejtimin e pianos në klasën e prof. Lejla Pula. Pati paraqitje të shumta në skenën kulturore gjatë asaj kohe si: dy koncerte recitale, “Java e Bach-ut”, “Festivali Internacional i Muzikës Kamertale”, “Tingujt e Flautit”, “Dam Festival” dhe koncerte tjera të ndryshme. Është profesor i pianos në SHMM “Prenkë Jakova” dhe vijon studimet e magjistraturës në klasën e prof. Todor Svetiev në Universitetin “Sv. Kiril i Metodij” në Shkup.

Adonis Gjini U lind më 1985 në Prizren. Pas mbarimit të shkollës së mesme të muzikës “Lorenc Antoni”në këtë qytet regjistroi Fakultetin e Arteve – dega e muzikës ku vazhdon studimet në vitin e tretë për violonçel në klasën e prof. Antonio Gashi. Ka mbajtur master-kurse me Natalia Gutmann dhe Xavier Phillips.

Donika Ukshini Është e lindur më 1984 në Prishtinë. Kreu shkollën e mesme të muzikës “Prenkë Jakova” në vendlindje. Është absolvente në Fakultetin e Arteve - dega e muzikës në klasën e prof. Merita Juniku. Gjatë studimeve ka marrë pjesë në disa koncerte. Gjithashtu është anëtare e korit të Filharmonisë - Opera e Kosovës.

Page 13: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

13

Fjolla Avdiu Mësimet e para për piano i nisi në moshën 8 vjeçare me Florita Raifin. Më pas vazhdon studimet në SHMM “Prenk Jakova” në Prishtinë me Misbah Kaçamakun. Aktualisht studion në Fakultetin e Arteve në klasën e pianistes Valbona Petrovci. Kjo është hera e dytë që prezantohet në Festivalin DAM.

Arbnor KrasniqiU lind më 1987 në Prizren. Shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës i kreu në vendlindje në klasën e prof. Nexhibe Elezi dhe Misbah Kaçamaku. Aktualisht është student i vitit të dytë në Fakultetin e Arteve-dega e muzikës në klasën e prof. Valbona Petrovci. Ka mbajtur një koncert recital në vitin 2005 në Prizren dhe është paraqitur në shumë koncerte kolektive.

Riad YmeriU lind në Prishtinë më 1983, kreu shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” kurse tani vijon studimet në Fakultetin e Arteve të këtij qyteti. Studion solo-këndimin në klasën e pedagoges Merita Juniku - mexosoprano. Është anëtarë i “Filharmonia - Opera e Kosovës” dhe ansamblit vokal “Okteti Plus”. Është prezantuar në një numër të konsiderueshëm koncertesh si solist dhe anëtarë ansambli. Ka fituar çmimin e dytë në garat ndërkombëtare të muzikës klasike “ARS Kosova 2006”. Ndërsa ka ndjekur master-kurse me tenorët Enzo Tei dhe Josif Gjipali.

Visar Mehmeti U lind në Ferizaj më 1988. Shkollën e ulët dhe të mesme e kreu në Ferizaj në klasën e prof. Suela Bruti. Tani është student i vitit të dytë në Fakultetin e Arteve në klasën e prof. Venera Mehmetagaj - Kajtazi. Është prezantuar në festivale dhe koncerte të ndryshme.

Kushtrim GashiU lind më 1984 në Drenas. Shkollën e mesme të muzikës e kreu në Prishtinë. Aktualisht vijon studimet për kompozim në Fakultetin e Arteve - dega e muzikës në klasën e prof. Mendi Mengjiqi. Veprat e tij janë interpretuar nëpër disa festivale në Kosovë e Shqipëri.

Delina Hajra U lind më 1984 në Prishtinë. Shkollën e ulët dhe atë të mesme të muzikës i kreu në Prishtinë. Vazhdojë studimet në Fakultetin e Arteve - drejtimin e pedagogjisë së përgjithshme muzikore. Më vonë zgjeron studimet edhe në drejtimin e solo-këndimit në klasën e prof. Ahmet Dërguti.

Page 14: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

14

Drinor ZymberiPas mbarimit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë vazhdoi studimet në Fakultetin e Arteve - drejtimin e kompozimit në klasën e prof. Mendi Mengjiqi në Prishtinë. Ishte pjesëmarrës në disa manifestime si festivali DAM, Re Musica dhe garat për kompozitor “Pre-Art” në Cyrih, ku mori çmim nderi. Disa nga veprat e tij janë: “Elegji” për kuartet harqesh, “Poem of the Waves” për flaut, obo, harmonikë dhe kontrabas, “Lento” për flaut, perkusione dhe piano, “Visionary Bells” për ansambël kamertal, “Muzikë e zogjve” për orkestër kamertal etj.

Kreshnik Aliçkaj U lind në Pejë më 1982. Shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” e kreu në Prishtinë. Diplomoi në Fakultetin e Muzikës në drejtimin e pedagogjisë së përgjithshme muzikore. Më pas vazhdojë studimet për kompozim në klasën e profesorit Mendi Mengjiqi. Aktualisht është në vitin e tretë të studimeve. Në vitin akademik 2007/2008 është i angazhuar si asistent në Fakultetin e Arteve. Mori pjesë në festivalin Re Musica 2006/2007 dhe në festivalin DAM 2007. Deri më tash Aliçkaj ka kompozuar disa vepra si: “Dy për dy” për flaut e piano, “Something for you” për piano me katër duar, “Trio frymor” për flaut, klarinetë, fagot; “Po këndon bilbili verës” për kor mix, “Bona Fide” për violinë e piano, “Kuartet harqesh” etj.

Arbenita LubishtaniU lind më 1985. Shkollën e mesme të muzikës e kreu në Ferizaj, drejtimi i përgjithshëm. Është absolvente në Fakultetin e Arteve-drejtimi i pedagogjisë së përgjithshme muzikore. Aktualisht vijon studimet në kompozim në klasën e prof. Zeqirja Ballata.

Vjosa Hoxha U lind më 1986 në Prizren. Kreu shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës për violë në vendlindje. Tani vijon vitin e tretë të studimeve në Prishtinë në klasën e prof. Blerim Grubi. Kaltrina KrasniqiU lind më 1987 në Libi. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Prizren në klasën e prof. Nora Rrema Alishani. Tani është studente në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në klasën e prof. Venera Mehmetagaj - Kajtazi. Mori pjesë në gara, koncerte dhe festivale të ndryshme.

Page 15: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

15

Besarta Guri U lind në Prizren më 1987. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prizren në klasën e prof. Lule Elezi. Tani është studente në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në klasën e prof. Valbona Petrovci. Mori pjesë në koncerte dhe festivale të ndryshme.

Elvis BytyqiU lind më 1978 në Prizren. Shkollën e ulët të muzikës e kreu në Prizren në klasën e prof. Shefqet Hoxha. Vazhdojë mësimet për kitarë tek prof. Luan Sapunxhiu. Aktualisht studion në Fakultetin e Arteve në klasën e prof. Xhevdet Sahatçiu. Ka marrë pjesë në master kurset e kitaristëve si: Wolfgang Weigl, Ehat Musa, Arnaud Dumond etj. Punon si pedagog i kitarës në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren. Gjulian BytyqiU lind më 1985 në Prizren. Shkollën e ulët dhe të mesme për kitarë i kreu në Prizren në klasën e prof. Luan Sapunxhiu. Aktualisht vazhdon studimet për kitarë në klasën e prof. Xhevdet Sahatçiu.Ka marrë pjesë në shumë koncerte dhe aktivitete të ndryshme muzikore. Liburn Jupolli U lind më 1989. Që në moshën 12 vjeçare nisi të interesohej për kompozim. Ka punuar për një kohë me kompozitorët Valton Beqiri dhe Mendi Mengjiqi. Ka mbajtur master-kurse me Peter Sheppard Skaerved, Nigel Clarke, Stefan Wirth etj. Ka shkruar disa vepra mes së cilave mund të veçojmë: “In memoriam” për piano, “Fluturimi në suaza të Alan Fordit” për ansambël kamertal, “Eta Carinae” për violinë etj. Është anëtarë i xhaz kuartetit “OM” ndërsa vazhdon mësimet për piano në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Visar Kuqi

U lind më 1983 në Prishtinë. 9 vjeç fillojë të mësojë

violinën. Shkollën e ulët dhe atë të mesme të muzikës i

kreu në Prishtinë në udhëheqjen e prof. Sihana

Badivuku. Studimet i kreu në “Fakultetin e Muzikës” në

Mynster të Gjermanisë nën udhëheqjen e prof. Helge

Slaatto-s. Ishte pjesëmarrës i shumë koncerteve në

Gjermani. Është anëtarë i Filharmonisë së Kosovës që

nga viti 2001. Përveç muzikës serioze është i

angazhuar edhe në projekte të ndryshme të muzikës

xhaz në Kosovë dhe Gjermani. Ishte pjesëmarrës në

Festivalin Münsterland 2006 ku interpretojë “Kadencën”

e kompozitorit Mendi Mengjiqi si dhe vepra të

kompozitorëve Milko Kelemen e Uros Rojko.

Page 16: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

16

20:00h

Trio Koncert / Salla e Kuqe

Universiteti i Arteve - Cyrih, Zvicër

Trio TRIFOGLIO

Annina Woehrle-violinë

Flurin Cuonz-violonçel

Beat Kermanschah –piano

Joseph Haydn

Trio Hoboken XV 26

Allegro

Adagio

Tempo di Minuet

Johannes Brahms

Trio c-mol op. 101

Allegro energico

Presto non assai

Andante grazioso

Allegro molto

* * *

Dafina Zeqiri

“Dialog” për violinë e piano

19.15h

Koncert / Salla e Kuqe

Fakulteti i Artit Muzikor –

Shkup, Maqedoni

Henryk Wieniawski

“Polonaise” No.1

Manuel Ponce

Arr. Jascha Heifetz

“Estrellita”

Sofija Nikoska – violinë

Jana Pavlovska – piano

Josef Suk

“Chant d'amour”

Momcilo Kufojanakis – violinë

Viktor Mitrevski - piano

Frederik Chopin

“Baladë” nr. 3

Jana Pavlovska – piano

Johannes Brahms

“Valle hungareze” nr. 17

Frosina Bogdanoska – violinë

Jana Pavlovska – piano

E enjte, 27 mars 2008

3 KONCERTE

Page 17: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

17

Adolf Stahli

“La Nuvola”

Arr. A. Dubach

Niccolo Paganini

“Nel cor piu non mi sento”

Emmerich Kalman

“Grafin Mariza”

Arr. A. Dubach

Niccolo Paganini

3 Kapriço

Julius Fycik

“Florentiner Marsch”

Arr. A. Dubach

Heinrich Wilhelm Ernst

“Die lezte rose”

Frank Martin

Trio për piano, violinë dhe

violonçel

Allegro moderato

Adagio

Gigue: Allegro

21:30h

Koncert Recital/ Salla e Kuqe

Alexandre Dubach – violinë

Zvicër

Mysafir i festivalit

Johann Sebastian Bach

Ciaccona BWV 1004

Giacomo Rossini

Fantazia për Wilhelm Tell

Arr. A. Dubach

Niccolo Paganini

3 Kapriço op.1

Page 18: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

Annina Woehrle

U lind në Cyrih të Zvicrës më 1986. Pas mësimeve të

para private me Barbara Bolliger vazhdojë mësimet në

“Zurich Konservatorium Klassik und Jazz“ në klasën e

Simone Zgraggen-it. Më 2001 vazhdon mësimet në

shkollën e mesme të arteve dhe sporteve “Raemibuehl”

në Cyrih, ku u diplomua më 2006. Më 2003 fitojë

çmimin e parë në garën “Schweizer

Jugenmusikwettbewerb” në kategorinë e muzikës

kamertale, dhe një vit më vonë fitojë çmimin e parë si

soliste. Për shtatë vjet ajo ishte anëtare e Orkestrës

Simfonike të të Rinjve në Cyrih, ndërsa dy vjetët e

fundit është koncert mjeshtre e kësaj orkestre. Annina

Woehrle ka ndjekur master-kurse me A.van Wijnkoop,

S.Shipps, Viktor Pikaysen, Cobus Swanepoel dhe

György Pauk. Që nga 2005 studion në klasën e Ulrich

Groener në Universitetin e Arteve në Cyrih.

Flurin Cuonz

U lind në Winterthur të Zvicrës më 1986. Në vendlindje

mori mësimet e para në violonçel me Alfred Felder. Më

vonë vazhdojë studimet me Rebecca Firth derisa

ndiqte mësimet në shkollën e mesme të arteve dhe

sporteve “Raemibuehl” në Cyrih ku u diplomua më

2006. Në garën “Schweizer Jugenmusikwettbewerb”

është nderuar me dy çmime të para, një në kategorinë

për muzikë kametale dhe tjetrin si solist. Flurin Cuonz

përveç tjerësh ka ndjekur master-kurse me Alexander

Rudin dhe Martin Löhr. Që nga 2005 studion me

Thomas Grossenbacher në Universitetin e Arteve në

Cyrih.

Beat Kermanschah

U lind në Cyrih të Zvicrës më 1986. Deri më moshën 8

vjeçare kur edhe nisi të ndjekë mësimet e para në

piano, mësonte vet, duke luajtur në tastierë sipas veshit

dhe duke improvizuar në të. Në moshën 12 vjeçare ai

kompozojë muzikë për disa shfaqje për fëmijë dhe

pjesë për të rritur. Ai ka performuar edhe në një

orkestër cirku ku ishte edhe “juggler”. Mësimet e

mesme i mbaron në shkollën e arteve dhe sporteve

“Raemibuehl“ në Cyrih në klasën e Daniel Knecht.

Kermanschah ka mbajtur koncerte në Zvicër, Itali,

Gjermani dhe Spanjë. I shoqëruar nga Orkestra e të

Rinjve e Cyrih-ut në tetor të vitit 2005 ai luajti koncertin

e dytë për piano e orkestër të Chopin-it në një turne

nëpër Kanada përkatësisht në Montreal, Toronto, Otavë

18

Page 19: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

dhe Kuebek. Më 2005 fitojë çmimin e parë në garën

“Schweizer Jugenmusikwettbewerb” në Llugano. Që

nga mosha 17 vjeçare ai ndjek studimet në klasën e

Konstantin Scherbakov në Universitetin e Arteve në

Cyrih.

Dafina Zeqiri

Kreu studimet në degën e kompozimit në Fakultetin e

Arteve të Universitetit të Prishtinës në klasën e prof.

Mendi Mengjiqi. Ka marrë pjesë në manifestime të

ndryshme muzikore në Budapest, Prishtinë, Tiranë,

Shkup etj. Ishte pjesëmarrëse në koncertin e

organizuar për nder të ditëlindjes së Mbretëreshës së

Britanisë së Madhe, Elizabeth II, nga Ambasada

Britanike në Shkup. Aty u nderua me mirënjohje

falënderimi nga ambasadori britanik në Maqedoni,

Robert Chatterton Dickson. Duhet të veçohet

pjesëmarrja në koncertin C-A-L Athelas Sinfonietta

Copenhagen në Danimarkë më 2007. Është asistente e

lëndës Harmoni në Fakultetin e Arteve të Universitetit të

Prishtinës. Veprat ju interpretuan nga: Peter Sheppard

Skaerved, Steffen Schleiermacher, Jean Jacques Balet,

Anne Moreau, Anna Klett, Hege Waldeland, Lorenc

Radovani, Marisa Hatibi, Arian Paço, Gëzim Belegu,

Mjaltin Zhezha, Ardita Bufaj, ansambli harkor i

Akademisë Muzikore së Shkupit etj.

Alexandre Dubach

Mësimet e para në violinë Alexandre Dubach i mori në

moshën 7 vjeçare. Ai ka studiuar me Ulrich Lehmann,

Nathan Milstein dhe Salvadore Accardo. Si nxënës i

dalluar ka fituar diploma për angazhimin dhe

virtuozitetin e tij nga Konservatori i Fribourg-ut. Dubach

ka interpretuar koncertin për violinë të Mendelssohn-it

me Orkestrën Cyrih Tonhalle nën drejtimin e Armin

Jordan kur ishte vetëm 15 vjeç. Që nga ajo kohë është

paraqitur si solist me orkestrat më të njohura nëpër

Evropë dhe më gjerë. Ai gjithashtu ka dhënë recitale

deri në Pekin dhe Shangai. Ka qenë mysafir në një

numër të konsiderueshëm festivalesh. Alexandre

Dubach ka fituar një numër të madh të çmimeve të

para, i pari ndër ta ishte kur Dubach kishte vetëm 9 vjet

në garën EXPO në Lausane 1964. Suksese të tjera

nëpër gara përfshihen edhe ato në Senigallia,

Gernsbach, Freiburg dhe Vercelli. Çmimi i parë në

garën prestigjioze “Primo Rudolfo Lipizer” in Gorizia

është përcjellë me një numër të madh koncertesh.

19

Page 20: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

Agustín Barrios

Mazurka apasionata

Chôro de Saudade

Un Sueño en la Floresta

Isaac Albéniz

Sevilla

Malagueña

Joaquín Rodrigo

Elogio de la Guitarra

Allegro

Andantino

Allegro

20:00h

Koncert recital/Salla e Kuqe

Akademia e Muzikës – Zagreb,

Kroaci

Petrit Çeku – kitarë

Johann Sebastian Bach

(Arr. Valter Deshpali)

Suita I për violonçel solo,

BWV 1007

Prélude

Allemande

Courante

Sarabande

Menuet I, II

Gigue

Giulio Regondi

3 Etyde

Nr. 4 në E-dur: Adagio

cantabile

Nr. 6 në d-mol: Andante

Nr. 10 në A-dur: Allegretto

moderato

20

E premte, 28 mars 2008

2 KONCERTE

Page 21: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

Petrit Çeku

U lind 1985 në Prizren. Shkollën e ulët e mbarojë nën

udhëheqjen e kitaristit Luan Sapunxhiu. Më 2002, ai

vazhdojë edukimin e tij muzikor në Zagreb të Kroacisë

në udhëheqjen e Xhevdet Sahatçiut. Ka fituar çmimin e

parë në “All-Croatian Competition” në Dubrovnik më

2003 e po ashtu edhe në garën ndërkombëtare për

kitarë “Anna Amalia” në Weimar, Gjermani. Ka fituar

edhe një sërë çmimesh të tjera më rëndësi. Më 2004

vazhdojë studimet në klasën e kitaristit Darko Petrinjak

në Akademinë e Muzikës në Zagreb. Petrit Çeku ishte

kitaristi i vetëm i cili në garën ndërkombëtare të

muziktarëve të rinj “Ferdo Livadiæ” në Samobor të

Kroacisë, fitojë me vendim unanim të jurisë. Ai po ashtu

ka fituar çmimin vjetor “The Croatian Music Youth” në

vitin 2005. Petrit Çeku është nderuar me medaljen e

argjendtë në “Parkening Competition” të organizuara

në Malibu të Kalifornisë dhe çmimin e dytë në

“Printemps de la guitare” në Charleroi të Belgjikës më

2006. Fitorja në garat “Pittaluga” në Alessandria të

Italisë (2007), bëri që Çeku të pozicionohet ndër

kitaristë më të mirë të gjeneratës së re.

Çeku ka marrë pjesë në master-kurse të drejtuara nga

Manuel Barrueco, Zoran Dukiæ, Carlo Marchione, Ehat

Musa, Scott Tennant dhe Ana Vidoviæ. Për disa vjet ka

ndjekur shkollën verore për instrumente me harqe, nën

udhëheqjen e violonçelistit të njohur Valter Deshpali.

Petrit Ceku aktualisht jeton në Zagreb të Kroacisë.

21

Page 22: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

21:45h

Koncert/Salla e Kuqe

Akademia e Arteve të Bukura –

Tiranë, Shqipëri

Kuarteti harkor AMOS

Lorin Lepuri-violinë

Albi Binjaku-violinë

Arlinda Prepapuca-violë

Ilijard Shaba-violonçel

Franz Schubert

“Vdekja dhe virgjëresha”

Dafina Zeqiri

“Telegoni”

Dorian Cene

“Crescendo”

22

E premte, 28 mars 2008

Page 23: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

Kuarteti “AMOS”

U formua në vitin 2003. Në këtë vit kuarteti mori

mësimet e para të lojës në muzikën e dhomës në

shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” nën drejtimin

e pedagogut Kujtim Vorpsi. Në këtë shkollë kuarteti

interpretoi në shumë aktivitete shkollore dhe jashtë

shkollore. Në repertor kuarteti ka vepra të

kompozitorëve klasik, romantik dhe bashkëkohor. Po

ashtu kuarteti është marrë dhe ka ekzekutuar edhe

repertor të muzikës së lehtë të huaj dhe shqiptare të

gjitha trevave. Kuarteti aktualisht studion ne Akademinë

e Arteve nën drejtimin e pedagogut Prof. Arjan Paço.

Gjatë studimeve të larta kuarteti ka marrë pjesë në

Festivalin e Kompozitorëve të Rinj.

Dorian Çene

U lind më 1980. Ka mbaruar studimet për kompozim në

Akademinë e Arteve në Tiranë. Pas përfundimit me

sukses të studimeve i vazhdon ato në Accademia

Internazionale delle Arti në Romë të Italisë. Është

nderuar me disa çmime ndërsa disa nga veprat e tij

janë: Miniatura për piano, Temë me variacione për

mexosoprano dhe piano me temë nga “Balada e

murosjes”, “Pentakromotoni” për orkestër harqesh dhe

timpan , Duo për violinë dhe violonçel, “Concersation”

për klarinetë dhe violonçel, “Crescendo” për kuartet

harqesh, Trio për klarinetë, violonçel dhe

piano,“Search” për tetë instrumente, Poemë simfonike

për orkestër, “Radix” për orkestër simfonike.

“Promenade” për 9 instrumente.

23

Page 24: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

Neritan Hysa

Është i lindur më 1987. Shkollën e ulët dhe të mesme

të muzikës i kreu në Prizren në klasën e profesorëve

Lule Elezi e Misbah Kaçamaku. Në vitin 2002 u

shpërblye me çmimin e tretë n¸ Festivalin

Mbarëkombëtar “Pianisti i ri” në Tiranë. Aktualisht është

student i Fakultetit të Arteve në Prishtinë në klasën e

prof. Valbona Petrovci.

20:00h

Koncert recital 3/

Salla e Kuqe

Neritan Hysa – piano

Sergei Prokofiev

Sonata nr.3 op.28

Allegro tempestoso

Moderato

Allegro

Frederic Chopin

Baladë nr.1 op.23 g-mol

Franz Liszt

Vallée d'Oberman nga “Vitet e

shtegtimit”

(Aneés de Pélerinage)

Franz Liszt

Rapsodi spanjolle

E shtunë, 29 mars 2008

KONCERT PIANISTIK

24

Page 25: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

E diel, 30 mars 2008

KONCERT PËMBYLLËS

19:30h

Koncert orkestral / Salla e Kuqe

Filharmonia – Opera e Kosovës

Orkestra e Filharmonisë Opera e Kosovës

Dirigjent Toshio Yanagisawa - Japoni

Edvard Grieg

Suita Holberg op.40 për orkestër harqesh

Praeludium

Sarabande

Gavotte

Air

Rigaudon

Antonin Dvoøák

Simfonia nr.9 e-mol

“NGA BOTA E RE”

Adagio - Allegro molto

Largo

Scherzo: Molto vivace - Poco sostenuto

Allegro con fuoco

25

Page 26: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

Unë ende kam një ëndërr...

Punëtoritë

25 mars 2008 11:00hSalla e KuqeJan Pilch - Poloni Mojca Sedeu - Maqedoni

27-28 mars 2008 11:00hSalla e Fakultetit të Arteve - dega e muzikësAlexandre Dubach - Zvicër

29-30 mars 200811:00hSalla e Fakultetit të Arteve - dega e muzikësPetrit Çeku - Kosovë / Kroaci

Page 27: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

Sponsor Gjeneral Tradicional

Ministria e KulturësRinisë dhe Sportit

Pallati i Rinisë

KOLEGJI UNIVERSITAR

VICTORYPRISHTINË

ID caffe

Page 28: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku

Llogaritë:

Llojet e kredive:

Shërbimet tjera:

Kartelat:

- Llogari rrjedhëse në EUR,USD,CHF - Llogari kursimi- Llogari kursimi për fëmijë- Llogari të pagës- Depozita me afat

- Kredi për biznese - Kredi të vogla - Kredi private - Kredi konsumuese - Kredi për bujqësi - Kredi për vetura - Kredi për renovimin e shtëpive dhe banesave - Mbitërhejqe për biznese - Kredi të mbuluara me Kesh ( Cash Cover Loans )

- Procesim të pagave- Pagesa vendore dhe ndërkombëtare- Gjendje të llogarisë- Urdhëresa automatike për pagesë- Western Union- Kos-Giro- Këmbim të valutave- Sms Banking

- American Expres - Bexcard -ju mundëson të keni çasje në llogarinë tuaj gjatë 24 orëve, gjatë gjithë javës. Mund të shfrytëzoni rrjetin tonë të ATM-ve në mbarë Kosovën për tërheqjen e parave tuaja.

Page 29: 25-30 MARS 2008 - DAM Festival Pristinadamfest.com/pdf/DamFestPrishtina2008-SQ.pdf8.Dukagjin Muhaxheri - saksofon 9.Edon Ramadani – piano 10.Elena Trajanova-piano 11.Erëmira Çitaku