· 2 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Disertacion...

259
TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI TË DREJTËN PËR ARSIM NË SHQIPËRI ECURIA E KËSAJ TË DREJTE NË PËRPUTHJE ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE DHE LEGJISLACIONIN EVROPIAN KANDIDATJA: UDHËHEQËSI SHKENCOR: MSC. HELIONA MIÇO PROF. DR. ARDIAN NUNI TIRANË, 2019

Transcript of  · 2 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Disertacion...

  • TEMË

    PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE

    “DOKTOR”

    NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI TË DREJTËN PËR ARSIM NË

    SHQIPËRI

    ECURIA E KËSAJ TË DREJTE NË PËRPUTHJE ME STANDARDET

    NDËRKOMBËTARE DHE LEGJISLACIONIN EVROPIAN

    KANDIDATJA: UDHËHEQËSI SHKENCOR:

    MSC. HELIONA MIÇO PROF. DR. ARDIAN NUNI

    TIRANË, 2019

  • 2

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    UNIVERSITETI I TIRANËS

    INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

    Disertacion i paraqitur nga:

    Msc. Heliona Miço

    Në kërkim të gradës shkencore

    “DOKTOR”

    “Studime Europiane dhe Integrim Europian”

    TEMA:

    NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI TË DREJTËN PËR ARSIM NË

    SHQIPËRI

    ECURIA E KËSAJ TË DREJTE NË PËRPUTHJE ME STANDARDET

    NDËRKOMBËTARE DHE LEGJISLACIONIN EVROPIAN

    UDHËHEQËS SHKENCOR:

    PROF. DR. ARDIAN NUNI

    Mbrohet më dt. ......./........./...........

    1. ………………………………………….. Kryetar

    2. ………………………………………….. Anëtar (oponent)

    3. ………………………………………….. Anëtar (oponent)

    4. ………………………………………….. Anëtar

    5. ………………………………………….. Anëtar

    Tiranë 2019

  • 3

    © 2019, E drejta e autorit: Heliona MIÇO

    Ndalohet çdo prodhim, shitje, shpërndarje, fotokopjim, përkthim, shfrytëzim, përdorje dhe/ose

    çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo forme,

    pa lejen përkatëse me shkrim të autorit.

  • PËRMBAJTJA E LËNDËS

    LISTA E SHKURTIMEVE .................................................................................................... i

    PARATHËNIE ....................................................................................................................... ii

    HYRJE ................................................................................................................................. xii

    KAPITULLI I

    HISTORIKU I TË DREJTËS SË ARSIMIT

    1.1 Zhvillimi historik i të drejtës për arsim në aspektin ndërkombëtar ............................. 1

    1.2 E drejta për arsim në vitet 1912-1939 dhe tiparet e saj ............................................... 7

    1.3 Ndryshimet në të drejtën për arsim gjatë periudhës 1944-1991 ................................ 20

    KAPITULLI II

    E DREJTA PËR ARSIM NË AKTET NDËRKOMBËTARE DHE EVROPIANE

    2.1 Natyra e të drejtës për arsim ...................................................................................... 44

    2.2 Instrumente ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara .................... 48

    2.3 Instrumentet e miratuara nga Këshilli i Evropës për të drejtën për arsim ................. 62

    2.4 E drejta për arsim sipas Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian .... 70

    2.5 Përmbajtja thelbësore dhe normative e të drejtës për arsim dhe elementët përbërës të saj...............................................................................................................................74

    2.6 Natyra e detyrimeve të shtetit ndaj realizimit të të drejtës për arsim ........................ 82

    KAPITULLI III

    ECURIA E TË DREJTËS PËR ARSIM NË SHQIPËRI PAS VITEVE ‘90

    3.1 Zhvillimi i të drejtës për arsim në periudhën e tranzicionit ...................................... 87

    3.2 E drejta kushtetuese për arsim, si garanci kushtetuese për të drejtën e edukimit ..... 90

    3.3 E drejta për të marrë arsimim bazë dhe të detyruar ................................................... 98

    3.4 E drejta për arsim të mesëm të përgjithshëm dhe profesional................................. 104

    3.5 E drejta për arsim të lartë ........................................................................................ 111

    3.6 E drejta për arsim gjithëpërfshirës .......................................................................... 122

    3.7 Liria në të drejtën për arsim .................................................................................... 141

  • 4.3 Detyrimet shtetërore ndaj të drejtës për arsim sipas kuadrit ligjor shqiptar............ 191

    PËRFUNDIME .................................................................................................................. 202

    BIBLIOGRAFIA ................................................................................................................ 208

    KAPITULLI IV

    ASPEKTE PRAKTIKE TË TË DREJTËS PËR ARSIM

    4.1 Arsimi i disponueshëm dhe i arritshëm si të drejta të pasqyruara në kornizën ligjore aktuale ........................................................................................................................ 149

    4.2 Legjislacioni mbi arsimin e pranueshëm dhe të adaptueshëm ................................ 174

  • i

    LISTA E SHKURTIMEVE

    AFP Arsimi dhe Formimi Profesional

    ASCAL Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

    ASCAP Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar

    BE Bashkimi Evropian

    DAR/ZA Drejtoria Arsimore Rajonale/ Zyrë Arsimore

    ECTS Sistemi evropian për grambullim dhe transferim të krediteve

    GJEDNJ Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

    IAL Institucion i Arsimit të Lartë

    IEVP Institucion i Ekzekutimit të Vendimeve Penale

    ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës

    ISHA Inspektoriati Shtetëror i Arsimit

    IZHA Instituti i Zhvillimit të Arsimit

    KEDNJ Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

    KE Këshilli i Europës

    KSHK Korniza Shqiptare e Kualifikimeve

    MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës

    MASR Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë

    MSA Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

    OECD Organizata e Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik

    OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara

    OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

    PBB Prodhim i Brendshëm Bruto

    PISA Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve

    TIK Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

    UNESCO Organziata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara

    UNICEF Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

  • ii

    PARATHËNIE

    “Edukimi...është çelësi që çel dyert e gjithë të drejtave të njeriut” shprehet Katarina

    Tomasevski, Reportja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Arsimin. Citimi i saj reflekton

    bindjen që edukimi është një e mirë e paçmueshme me rëndësi themelore për jetën e njeriut. Ai

    është më shumë se sa të mësuarit e leximit, shkrimit dhe llogaritjeve. Edukimi i jep njeriut

    mundësi të barabarta për të zhvilluar aftësitë e tij, duke e veshur atë me ndjenjën e

    përgjegjësisë morale dhe sociale, për ta bërë një anëtar të dobishëm të shoqërisë. Edukimi e

    bën njeriun të ndërgjegjshëm për vlerat kulturore dhe shpirtërore të komunitetit të tij, duke i

    transmetuar këto vlera nga një gjeneratë në tjetrën. Edukimi konsiderohet ndryshe si parakusht

    për të bërë të mundur që individi të ushtrojë të drejtat dhe detyrimet e tjera të tij që rrjedhin

    nga statusi i tij i qytetarit. Sot, edukimi është një nga detyrat kryesore të shtetit, pasi lidhet me

    mësimin dhe drejtimin e njeriut drejt prirjes së tij dhe përgatitjen e tij, nëpërmjet fitimit të

    njohurive dhe aftësive, me qëllim që të përballojë sfidat e jetës së përditshme.

    Termi “edukim” mund të përkufizohet në mënyra të ndryshme. Sipas M’Bow, në

    kuptimin e gjerë, edukim do të thotë “të gjitha aktivitetet të cilat një grup njerëzish i

    transmetojnë tek pasardhësit e tyre, ndryshe një grup njohurish e aftësish dhe një kod moral të

    cilat bëjnë të mundur që grupi të ekzistojë”1. Kuptimi i gjerë i termit “edukim” jepet edhe në

    nenin 1 të Rekomandimit të UNESCO “Për Edukimin për Mirëkuptim Ndërkombëtar,

    Bashkëpunim dhe Paqe dhe Edukimin lidhur me Të drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut”

    (1974). Sipas këtij neni “edukim do të thotë i gjithë procesi i jetës sociale nëpërmjet të cilit

    individët dhe grupet shoqërore mësojnë të zhvillojnë me vetëdije për të mirën e komuniteteve

    kombëtare dhe ndërkombëtare, të gjithë kapacitetin e tyre personal, qëndrimet, prirjeve dhe

    njohuritë. Ky proces nuk është i kufizuar në ndonjë veprimtari të veçantë”2. Në kuptimin e

    ngushtë sipas M’Bow, edukim apo arsimim do të thotë “udhëzime të dhëna brenda një sistemi

    arsimor kombëtar, provincial apo lokal qoftë publik apo privat”. Gjithashtu edhe Konventa e

    UNESCO “Kundër diskriminimit në arsim” e 1960, në nenin 1, pika 2 e përcakton edukimin si

    “të gjitha llojet dhe nivelet e arsimimit, duke përfshirë aksesin për arsim, standardin dhe

    cilësinë e arsimit, dhe kushtet në të cilën ai ofrohet”. Dallimi ndërmjet kuptimit të gjerë dhe

    kuptimit të ngushtë të termit “edukim” është dhënë gjithashtu edhe nga Gjykata Evropiane e

    të Drejtave të Njeriut, si më poshtë:

    “edukimi i fëmijëve është i gjithë procesi nëpërmjet të cilit, në çdo shoqëri, të rriturit

    përpiqen për të transmetuar besimin e tyre, kulturën dhe vlerat tek të rinjtë, ndërsa

    mësimdhënia apo instruksionet i referohet në mënyrë të veçantë transmetimit të njohurive dhe

    zhvillimit intelektual”3.

    E drejta e edukimit, e cila do të trajtohet në këtë punim lidhet kryesisht me kuptimin e

    ngushtë të termit edukim, me mësimdhënien që merret në institucione të posaçme, me mësimin

    formal në arsimin para universitar (arsimin bazë dhe arsimin e mesëm) dhe atë të lartë. Nisur

    nga literatura ndërkombëtare gjerësisht e studiuar, gjatë punimit është përdorur si termi “e

    1 M’Bow, A. (1979). Introduction, The child’s right to education, edited by Gaston Mialaret UNESCO, (Paris:

    Imprimerie des Presses Universitaries, 1979), f. 11 2 http://unesdoc.unesco.org/images/0011/001140/114040e.pdf#page=144 3 Çështja: Campbell and Cosans v. United Kingdom, Judgement of 25 February 1982, Publications of the European

    Court of Human Rights, Series A, Vol. 48, par. 33

  • iii

    drejta e edukimit”, ashtu edhe termi “e drejta për arsim”. Është e nevojshme të theksohet që

    të dy termat mbartin të njëjtën vlerë. Duke qenë se në terminologjinë e legjislacionit vendas

    gjendet termi “e drejta për arsim”, është mbajtur ky term gjatë referimit dhe analizimit të të

    drejtës së arsimit në Shqipëri.

    Punimi ka për qëllim të paraqesë një panoramë të përgjithshme mbi të drejtën për

    arsim, si një nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në kuadrin shqiptar duke patur si

    referencë kuadrin ligjor ndërkombëtar dhe atë evropian.

    Objekti i studimit të punimit është ecuria e të drejtës për arsim në Shqipëri krahasimisht

    me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian. Punimi ndalet shkurtimit në

    historiku i të drejtës për arsim, analiza e të cilit do të shërbejë për të kuptuar më mirë mënyrën

    e zhvillimit të së drejtës për arsim deri në ditët e sotme, si në aspektin ndërkombëtar ashtu dhe

    në atë kombëtar.

    Studimi do të analizojë kuptimin e të drejtës për arsim në Shqipëri: e drejta për arsim

    si një e drejtë themelore në kuadër të të drejtave kushtetuese, e sanksionuar tashmë në të gjitha

    ligjet dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të Kushtetutës dhe në zbatim të saj, duke e parë

    krahasimisht me të drejtën për arsim si një e drejtë ndërkombëtare, e garantuar nëpërmjet

    traktateve ndërkombëtare, për t’i dhënë një pamje më të plotë analizës dhe ecurisë së kësaj të

    drejte në Shqipëri.

    Punimi ka për qëllim të analizojë përmbajtjen e të drejtës së edukimit në aspektin

    ndërkombëtar, duke evidentuar dhe analizuar instrumentet ndërkombëtare që kanë ratifikuar

    këtë të drejtë dhe duke u ndalur te tiparet dhe veçoritë e kësaj të drejte, që e bëjnë atë të

    respektueshme, të realizueshme dhe të zbatueshme. Shpërfaqja e të drejtës në aspektin

    ndërkombëtar do të shërbejë si kriter krahasimi dhe vlerësimi i të drejtës për arsim në Shqipëri.

    Punimi ka për qëllim gjithashtu të analizojë dhe të zbërthejë të drejtën për arsim në

    Shqipëri. Ai ndalet fillimisht në sfondin historik të së drejtës dhe evidenton tiparet kryesore

    karakteristike të saj sipas periudhave të ndryshme kohore, referuar kuadrit ligjor kryesor të

    kohës, analizë e cila shërben për të hedhur dritë mbi mënyrën e zhvillimit të së drejtës për

    arsim pas viteve ’90. Më tej analizohet legjislacionin vendas mbi të drejtën për arsim, duke

    evidentuar tiparet karakteristike të kësaj të drejte, krahasimisht me veçoritë e saj të

    sanksionuara në instrumentet ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, duke vendosur

    theksin jo vetëm tek progresi, por dhe tek problematikat e hasura në legjislacion dhe gjatë

    zbatimit të tij.

    Nëpërmjet punimit synohet të hidhet dritë mbi përmbajtjen normative të të drejtës për

    arsim dhe mbi detyrimet korresponduese të shtetit, duke evidentuar tiparet dhe veçoritë e kësaj

    të drejte. Kjo pasqyrë do të shërbejë për krahasimin e ecurisë dhe zhvillimit të kësaj të drejte

    në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian.

    Në këtë punim e drejta për arsim si një e tërë trajtohet duke u ndalur në pjesët përbërëse

    të saj, të tilla si: e drejta për të marrë arsimim bazë dhe të detyruar; e drejta për arsim të

    mesëm të përgjithshëm dhe profesional, si dhe e drejta për arsim të lartë. Përgjatë punimit

    evidentohen parimet dhe standardet që veshin të drejtën për arsim në legjislacioni shqiptar, të

    parashikuara në instrumentet ndërkombëtare, duke shërbyer si shtylla bazë të shpërfaqjes së

    të drejtës për arsim. Këto shtylla shërbejnë për të analizuar tiparet dalluese të kësaj të drejte,

    duke i hulumtuar këto tipare në legjislacionin përkatës përgjatë kohës. Çështje të tjera

    gjithmonë në funksion të objektit të studimit të trajtuara përgjatë punimit janë edhe e drejta

    për arsim për grupe shoqërore të veçanta si p.sh., për shtresat e margjinalizuara, për fëmijët

  • iv

    e familjeve në nevojë, fëmijët romë, fëmijët që punojnë, fëmijët e rrugës; fëmijët e pakicave

    kombëtare; fëmijët e ngujuar për shkak të gjakmarrjes; fëmijët jashtë kujdesit prindëror;

    fëmijët në konflikt me ligjin; fëmijët me aftësi të kufizuar etj.

    Punimi trajton elasticitetin e të drejtës për arsim pas viteve ’90, (në kuptimin e shtrirjes

    së kësaj të drejte, duke iu përshtatur individëve, situatave, periudhave kohore, politikave etj.,)

    tiparet kryesore dhe aspektet praktike të kësaj të drejte në periudhën aktuale. Ai ndalet

    gjithashtu te liria për të drejtën për arsim, duke hedhur dritë mbi lirinë për hapjen e

    institucioneve arsimore private parauniversitare dhe universitare, si dhe lirinë e prindërve në

    zgjedhjen e arsimimit të fëmijës në përputhje me bindjet fetare, filozofile dhe ideologjike të

    tyre. Në fund punimi trajton detyrimin e shtetit për realizimin e të drejtës për arsim duke

    evidentuar nevojat dhe përgjegjësitë për realizimin e kësaj të drejte. Të dhënat statistikore të

    paraqitura në punim, të marra nga burime zyrtare, shërbejnë si pasqyrë e realizimit të të

    drejtës për arsim në Shqipëri, në periudha të ndryshme dhe në të njëjtën kohë si mbështetje për

    analizën e të drejtës për arsim. Për analizën e përmbushjes së detyrimeve shtetërore për

    realizimin e të drejtës për arsim kanë shërbyer raportet e institucionit të Avokatit të Popullit,

    të Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi, progres raportet e Komisionit Evropian për

    Shqipërinë, si dhe raportet specifike të bëra nga Kombet e Bashkuara për Shqipërinë. Rastet e

    trajtuara kanë shërbyer për reflektimin e shtrirjes të së drejtës për arsim në Shqipëri. Punimi

    përfundon me konkluzionet përkatëse dhe sugjeron rekomandime për sanksionimin më të mirë

    të së drejtës për arsim, me qëllim përafrimin e saj me standardet ndërkombëtare.

    Përgjatë studimit është përdorur një ndërthurrje e literaturës vendase me atë të huaj,

    duke filluar nga statutet dhe kuadri ligjor në fuqi për periudha të ndryshme historike si: 1912-

    1939, 1944-1990 dhe veçanërisht periudhën pas viteve ’90; me instrumentet ndërkombëtare

    dhe ato evropiane që kanë sanksionuar të drejtën e edukimit në rrafshin ndërkombëtar; me

    studime, artikuj dhe revista që lidhen me analizat historike të zhvillimit të së drejtave të njeriut,

    me analiza historike që lidhen me zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe kryesisht të drejtën e

    edukimit për Shqipërinë, me analiza dhe punime kërkimore të autorëve të huaj, por edhe vendas

    përsa i përket natyrës së të drejtës dhe detyrimeve përkatëse shtetërore; me kuadrin ligjor në

    fuqi që sanksionon të drejtën për arsim në Shqipëri si dhe kuadrin ligjor që lidhet në mënyrë

    jo të drejtpërdrejtë me këtë të drejtë; me studime cilësore dhe sasiore që tregojnë zhvillimin e

    të drejtës për arsim në Shqipëri në periudha të ndryshme kohore, me raporte të institucioneve

    që monitorojnë të drejtat e njeriut në rang vendi dhe në aspektin ndërkombëtar si: Avokati i

    Popullit, Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, progres raportet e Komisionit Evropian

    për Shqipërinë, si dhe raportet specifike të bëra nga Kombet e Bashkuara për Shqipërinë.

    Punimi hedh dritë mbi nivelin e adoptimit të instrumenteve ndërkombëtare në fushën e

    të drejtës për edukim në Shqipëri duke evidentuar nevojën për përmirësim në drejtim të

    realizimit holistik të të drejtës së edukimit. Përgjatë punimit shtrohen për diskutim tezat

    kërkimore të mëposhtme:

    1) Si sigurohet mbrojtja e të drejtës së edukimit në legjislacionin ndërkombëtar dhe atë evropian?

    2) Çfarë rruge ka ndjekur ecuria dhe evoluimi i së drejtës për arsim prej formimit të shtetit shqiptar në ditët e sotme?

    3) Si është siguruar sanksionimi i të drejtës për arsim dhe sa i ka realizuar shteti detyrimet e tij në lidhje me implementimin e kësaj të drejte në nivel kombëtar?

  • v

    4) Sa e përafruar me legjislacionin ndërkombëtar dhe standardet evropiane është kjo e drejtë?

    Nëpërmjet analizës që i bëhet të drejtës së arsimit, kemi bindjen se përmirësimi i kësaj

    të drejte është i nevojshëm, jo vetëm për përafrimin sa më të plotë me legjislacionin

    ndërkombëtar dhe atë evropian, por kryesisht për t’i shërbyer sa më mirë fëmijëve dhe të gjithë

    individëve me qëllim edukimin dinjitoz të tyre.

    Studimi përqendrohet në mbrojtjen e të drejtës së edukimit në aspektin ndërkombëtar dhe atë

    vendas. Ai ndalet edhe në çështje të trajtuara në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut

    lidhur me të drejtën për arsim, si dhe në çështje të trajtuara nga institucionet shtetërore që

    kanë objekt të tyre monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Studimi kryesisht ka

    përfshirë analizën e burimeve ligjore dhe doktrinale, të cilat janë mbështetur me raste studimi

    dhe statistika. Të gjitha këto kanë demostruar nevojën për të thelluar kërkimin e burimeve

    ligjore që kanë fokus të drejtën e edukimit, këtë të drejtë themelore komplekse, kaq të nevojshme

    për progresin e përgjithshëm të njerëzimit dhe në mënyrë të veçantë, të çdo individi.

    Punimi është një përpjekje për të dhënë një kontribut modest në pasurimin e studimeve që

    lidhen me të drejtën për arsim dhe rëndësinë e saj.

    Objektivat që kërkohet të arrihen nëpërmjet këtij punimi lidhen me përgjigjen e pyetjeve

    kërkimore. Për këtë qëllim, gjatë punimit është përdorur një përzierje metodologjish, duke

    përfshirë grumbullimin dhe studimin e literaturës së duhur për realizimin e punimit shkencor,

    parashtrimin e kornizës ligjore ndërkombëtare dhe asaj vendase, diskutimet dhe analizat mbi

    instrumentet ndërkombëtare dhe mbi përmbajtjen dhe tiparet e të drejtës për arsim dhe

    interpretimin e burimeve ligjore në kuadër të garantimit dhe realizimit të kësaj të drejte.

    Metoda hulumtuese është përdorur për kërkimin, gjetjen, përzgjedhjen dhe studimin e

    literaturës së nevojshme për punimin e disertacionit. Identifikimi i literaturës përsa i përket

    analizës së të drejtës për arsim në Shqipëri ka qenë i kufizuar, kryesisht në kornizën ligjore në

    fushën e arsimit. Nëpërmjet kësaj metode është bërë përshkrimi dhe evidentimi i ecurisë së të

    drejtës për arsim dhe njohjes që i është bërë kësaj të drejte në planin ndërkombëtar dhe atë

    vendas.

    Një tjetër metodologji e rëndësishme e përdorur përgjatë punimit ka qenë metoda

    analitike. Analiza ligjore përfshin kuptimin e thjeshtë të instrumenteve ligjore, qëllimin për të

    cilin janë krijuar, peridhën historike përkatëse dhe interpretimin e bazuar në vlerat që ato

    transmetojnë. Analiza ligjore është e gërshetuar me analizën historike, për të evidentuar

    ecurinë e të drejtës për arsim sipas kontekstit historik përkatës. Sfondi historik ka shërbyer për

    të kuptuar zhvillimin e të drejtës së arsimit deri në periudhën aktuale. Metoda analitike është

    përdorur për të analizuar legjislacionin vendas në fushën e të drejtës së arsimit, duke filluar

    me periudhën 1912-1939, periudhën 1944-1990 dhe duke u ndalur në mënyrë të detajuar në

    periudhën pas viteve ’90 deri në situatën aktuale, për të treguar sesi kjo e drejtë sankionohet,

    mbrohet dhe garantohet nga shteti. Metoda analitike, duke u vendosur në qendër të punimit

    ekzaminon bazën teorike të së drejtës së arsimit, tiparet dhe zbatueshmërinë e saj, duke

    analizuar të gjithë parametrat që përbëjnë këtë të drejtë si dhe aktorët e përfshirë. Nëpërmjet

    analizës ligjore, të tërthortë dhe të detajuar janë parashtruar natyra, tiparet dhe karakteristikat

    e të drejtës së arsimit që mbartin instrumentet ndërkombëtare, të cilat do të shërbejnë si një

    pasqyrë për të drejtën për arsim në Shqipëri. Kjo analizë do të shërbejë për të kuptuar shtrirjen

    e kësaj të drejte dhe përgjegjshmërinë përkatëse në rast shkelje, dhunimi apo mos realizimi të

    saj. Përveç trajtimit doktrinar, kjo analizë thellohet në të drejtën në veprim, duke e parë atë jo

  • vi

    vetëm në mënyrë horizontale përgjatë ecurisë kohore, por në mënyrë të shumëfishtë si një e

    drejtë që lëviz më mënyrë të vazhdueshme së bashku me të gjithë elementët e saj përbërës.

    Në vijim të punimit është përdorur edhe metoda krahasimore. Kjo metodë është

    mbështetur në krahasimin e instrumenteve ndërkombëtare, evropiane dhe standardeve

    ndërkombëtare të krijuar nga organizmat ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut, me

    legjislacionit shqiptar në fushën e te drejtës për arsim, kryesisht në periudhën kur Shqipëria i

    ka ratifikuar aktet përkatëse ndërkombëtare dhe i ka bërë pjesë të ligjit vendas. Kjo metodë ka

    synuar të paraqesë evidentimin e tërësisë së të drejtës për arsim në Shqipëri në raport me çfarë

    kërkohet nga kuadri ndërkombëtar ligjor, duke dashur të ndalet në aspektet jo të plota të

    sanksionimit, mbrojtjes dhe realizimit të të drejtës për arsim. Nëpërmjet kësaj metode,

    analizohet legjislacioni përkatës shqiptar përballë atij ndërkombëtar, duke theksuar detyrimet

    përkatëse shtetërore ndaj të drejtës për arsim dhe problematikat lidhur me realizimin e saj.

    Së fundi, metoda interpretuese ka zënë gjithashtu një vend domethënës përgjatë

    punimit. Me anë të kësaj metode është bërë interpretimi i kuadrit ligjor ndërkombëtar dhe atij

    vendas me qëllim ecurinë, zhvillimin dhe kuptimin e të drejtës së arsimit, për t’u thelluar në

    atë që kjo e drejtë dhe personat të cilëve iu atribuohet, kanë nevojë. Siç e theksuam, metodat

    vijnë të ndërthurrura me njëra tjetrën, me qëllim paraqitjen në mënyrë holistike të analizës që

    i bëhet të drejtës së arsimit dhe gjetjeve përkatëse.

    Punimi ndahet në katër kapituj të ndryshëm. Kapitulli i parë “Historiku i të drejtës së

    arsimit” fillimisht ndalet në zhvillimin historik të të drejtës së edukimit në aspektin

    ndërkombëtar, ecurinë e saj, momentet kur e drejta thirret në marrëdhëniet e njeriut me shtetin,

    kalimi gradual i përgjegjësisë së edukimit nga kisha dhe prindërit tek shteti, duke u ndalur në

    sanksionimin dhe mbrojtjen e të drejtës së edukimit në kontekstin e të drejtave ndërkombëtare

    të njeriut.

    Në kapitullin e parë trajtohen momentet kur arsimi filloi të bëhej çështje publike dhe

    përgjegjësi e shtetit si dhe momentet se si trajtohen të drejtat e njeriut në instrumentet klasike

    për liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tilla si Bill of Rights 1689 në Angli, Deklarata Amerikane

    e Pavarësisë 1776 dhe Deklarata e të drejtave të njeriut dhe qytetarit 1789. Punimi gjithashtu

    trajton rritjen në mënyrë graduale të rëndësisë së të drejtës së edukimit, duke u përfshirë

    fillimisht në kushtetutat e shteteve të ndryshme dhe më pas duke u pranuar ndërkombëtarisht,

    si një nga të drejtat themelore të njeriut, në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut në

    1948.

    Kapitulli më pas vazhdon me trajtimin e të drejtës për arsim në Shqipëri dhe për këtë

    qëllim trajtimi fillon nga momenti i formimit të shtetit shqiptar, periudha 1912-1939, duke

    trajtuar aspekte të përgjithshme që lidhen me sfondin historik të Shqipërisë, prej shpalljes së

    pavarësisë në 1912 deri në 1939 në prag të Luftës së Dytë Botërore, si parakusht për zhvillimin

    e të drejtës së edukimit në Shqipëri. Trajtimi do të vijojë evidentimin e përmbajtjes së të drejtës

    së arsimit në bazë të analizës së legjislacionit në fuqi të asaj kohe, duke filluar me statutet si

    dokumentet ligjore më të rëndësishme për të evidentuar sanksionimin për herë të parë të të

    drejtës për arsim dhe duke vazhduar me analizën e legjislacionit në fuqi në lidhje me

    përmbajtjen e të drejtës.

    Analiza legjislative fillon me urdhëresat e dala prej vitit 1913, duke vijuar përgjatë

    kohës me Statutin Organik të Vidit, ligjet dhe rregulloret e periudhës 1920 (të dala pas

    Kongresit Arsimor të Lushnjës), Statutin Themeltar të Republikës së Shqipërisë (1925), Statutin

  • vii

    Themeltar të Mbretërisë Shqiptare (1928), legjislacionin arsimor përkatës, duke u ndalur në

    Ligjin Organik të Arsimit të vitit 1933.

    Në pjesën e tretë, kapitulli trajton zhvillimin e të drejtës për arsim në Shqipëri përgjatë

    viteve 1944-1991, duke bërë fillimisht lidhjen me periudhën e mëparshme dhe një analizë të

    shkurtër të të drejtës së arsimit dhe duke vijuar me ecurinë e zhvillimit të të drejtës së arsimit,

    duke u ndalur në momentet më të rëndësishme që i dhanë hov zhvillimit të saj.

    Kapitulli vijon me trajtimin e përmbajtjes së të drejtës për arsim, duke u ndalur në aktet

    më të rëndësishme ligjore si Statuti i RPSH (mars 1946), ndryshimet e bëra në të apo

    Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (dhjetor 1976). Trajtimi i së drejtës

    së edukimit prek edhe reflektimin e kësaj të drejte në legjislacionin e brendshëm. Analiza që i

    është bërë të drejtës për arsim lidhet me elementët përbërës të kësaj të drejte dhe trajtimin e

    tyre përgjatë zhvillimit kohor. Për këtë qëllim janë marrë nivele të ndryshme të arsimit dhe

    janë trajtuar përgjatë ecurisë së kohës, duke u nisur nga fakti që ciklet e ndryshme të arsimit

    nuk vinin të gjitha nga i njëjti start. Kapitulli është trajtuar në sintezë me vetë zhvillimin e të

    drejtës për arsim e cila përgjatë regjimit komunist i jepte përparësi niveleve të ndryshme

    arsimore nisur nga nevojat e vendit. Analiza është ndalur në aspektin social të së drejtës për

    arsim, në aspektin liberal, si dhe në të drejtën për arsim të lartë, si një pjesë e të drejtës që

    kishte munguar në Shqipëri deri në ato momente. Shifrat dhe statistikat e përdorura në punim

    janë një pasqyrë e zhvillimit të të drejtës për arsim nga aspekti sasior, në rang vendi dhe

    gjithashtu kanë shërbyer për të pasqyruar zhvillimin e aspekteve të veçanta të kësaj të drejte.

    Në vijim analiza vazhdon me tiparet kryesore të të drejtës për arsim përgjatë regjimit

    komunist, të mbështetura këto me aspekte të ndryshme të kuadrit ligjor të kohës duke evidentuar

    të përbashkëtat dhe të veçantat e kësaj të drejte me standardet ndërkombëtare të periudhës

    përkatëse.

    Kapitulli i dytë “E drejta për arsim në aktet ndërkombëtare dhe evropiane” jep një

    panoramë të mbrojtjes së të drejtës së edukimit nga instrumentet legjislative ndërkombëtare.

    Këtu përmenden dhe shkurtimisht diskutohen një sërë instrumente ligjore ndërkombëtare dhe

    evropiane të miratuara nga Kombet e Bashkuara dhe agjenci të specializuara të saj siç është

    UNESCO dhe ILO, që mbrojnë të drejtën e edukimit, në rang ndërkombëtar, si dhe instrumente

    të përgatitura nga Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe Organizata për Siguri dhe

    Bashkëpunim në Evropë.

    Gjatë trajtimit të mbrojtjes së të drejtës së edukimit nga instrumentet ndërkombëtare,

    pak fjalë janë thënë edhe për organet që janë të angazhuara me supervizimin e çdo instrumenti

    ndërkombëtar. Diskutimi nis me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948,

    e cila i njeh çdo individi të drejtën e edukimit. Kjo përbën njohjen e parë të të drejtës për arsim

    në një instrument ndërkombëtar. Neni 26 i Deklaratës është rikonfirmuar dhe detajuar nga

    nenet 13 dhe 14 të Paktit Ndërkombëtare “Për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore”.

    Ndërsa neni 13 njeh në përgjithësi të drejtën për edukim dhe përcakton detyrime të

    përgjithshme të shteteve palë në ndjekjen dhe realizimin e të drejtës për edukim, neni 14

    artikulon detyrime specifike shtetërore në lidhje me arsimin fillor.

    Nenet 13 dhe 14 janë dispozita gjithëpërfshirëse. Në realitet, ato janë nga dispozitat

    më të trajtuara të Paktit Ndërkombëtar “Për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore”.

    Dhe jo vetëm kaq, nenet 13 dhe 14 mund të konsiderohen si një kodifikim i të drejtës për edukim

    në të drejtën ndërkombëtare. Diskutimi vazhdon me Paktin Ndërkombëtar “Për të Drejtat

    Civile dhe Politike” i cili përmban një dispozitë përkatëse për të drejtën e edukimit. Neni 18,

  • viii

    pika 4, i Paktit mbron të drejtën e prindërve për të siguruar që edukimi fetar dhe moral i

    fëmijëve të tyre është në përputhje me bindjet e tyre.

    Në vijim janë diskutuar edhe: Konventa Ndërkombëtare “Për eleminimin e të gjitha

    formave të diskriminimit racial” (1965), Konventa “Për eleminimin e të gjitha formave të

    diskriminimit ndaj grave” (1979), si dhe Konventa kundër Diskriminimit në Arsim (1960).

    Diskutimi është ndalur në Konventën për të Drejtat e Fëmijës të 1989. Edhe nenet 28 dhe 29

    të Konventës, sikundër dhe nenet 13 dhe 14 të Paktit “Për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe

    Kulturore” mund të konsiderohen si një kodifikim i të drejtës për edukim në të drejtën

    ndërkombëtare. Megjithatë disa prej dispozitave të Konventës për të drejtat e fëmijës janë

    formuluar me terma në të dobët në krahasim me dispozitat e Paktit “Për të Drejtat Ekonomike,

    Sociale dhe Kulturore”. Në të njëjtën kohë, Konventa për të Drejtat e Fëmijës paraqet elemente

    të reja që i shtohen mbrojtjes së të drejtës për edukim, siç parashikohet në Paktin “Për të

    Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore”.

    Më pas diskutimi kalon në rang rajonal, duke vijuar me Konventën Evropiane për të

    Drejtat e Njeriut, Protokollin e Parë të saj (1952) ku ndalet në njërën anë në natyrën dhe

    qëllimin e së drejtës së edukimit dhe në anën tjetër në aspektin e lirisë që gjendet në përmbajtje

    të kësaj të drejte. Më tej trajtohet Karta Sociale Evropiane e ndryshuar, Karta e të Drejtave

    Themelore të Bashkimit Evropian dhe instrumente të tjera ndërkombëtare të Këshillit të

    Evropës. Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian trajtohet në lidhje me të drejtën

    për akses në edukim, mundësinë për arsim të detyruar falas, lirinë për të ngritur institucione

    arsimore në përputhje me legjislacionin vendas, si dhe respektin ndaj bindjeve të prindërve në

    edukim. I gjithë diskutimi hedh dritë mbi spektrin e legjislacionit ndërkombëtar që sankionon

    të drejtën e edukimit ndaj subjekteve përfituese të të drejtës, si dhe detyrimet shtetërore

    përkatëse për ta bërë të realizueshme të drejtën e edukimit.

    Përgjatë kapitullit janë trajtuar edhe aspekte të përgjithme për natyrën e së drejtës të

    edukimit, karakteristikat dhe veçoritë e kësaj së drejte, për përmbajtjen thelbësore dhe

    normative të saj, duke u ndalur në fund në natyrën e detyrimeve shtetërore për realizimin e të

    drejtës së edukimit. Diskutimi është fokusuar në trajtimin e së drejtës së edukimit si një e drejtë

    fuqizimi. Vetëm me gëzimin e së drejtës për arsim është e mundur të gëzohen një sërë të drejtash

    të tjera të njeriut. Një tjetër çështje e përfshirë në analizë lidhet me tiparet dalluese të të drejtës

    së edukimit, duke e parë atë herë si të drejtë individuale edhe si të drejtë kolektive, herë si liri

    herë si të drejtë, me karakter universal dhe multidisiplinar. Punimi analizon karakterin

    universal të së drejtës së edukimit, duke dalluar mes vlefshmërisë universale dhe pranimit

    universal të saj, si dhe ndërmjet universalitetit formal dhe atij material.

    Një çështje tjetër që i është kushtuar vëmendje është përmbajtja themelore dhe

    normative e së drejtës e cila ndalet tek tiparet e disponueshmërisë, të qasjes, të pranimit dhe

    të adaptimit. Këto tipare, përveç zbërthimit konceptual, trajtohen të mishëruara në përmbajtjen

    thelbësore dhe normative të së drejtës për edukim, në lidhje me të drejtën për arsim fillor, të

    drejtën për arsim të mesëm dhe atë profesional, të drejtën për arsim të lartë, si dhe të drejtën

    për arsim themelor. Një vend të veçantë zë edhe analiza e natyrës së detyrimeve të shtetit për

    realizimin e së drejtës së edukimit. Trajtimi i tyre është bërë duke u nisur nga ndarja e tyre në

    detyrime për të respektuar, detyrime për të mbrojtur dhe detyrime për të realizuar, si dhe në

    detyrime pozitive dhe negative shtetërore. Trajtimi i detyrimeve shtetërore, të parashikuara në

    instrumentet ndërkombëtare është zbërthyer sipas tipareve të disponueshmërisë, qasjes, të

    pranueshmërisë dhe të përshtatshmërisë, të atribuara të drejtës së edukimit, duke i

  • ix

    konkretizuar në mënyrë specifike detyrimet shtetërore. I gjithë diskutimi i përfshirë në këtë

    kapitull është bërë në kuadër të analizës së të drejtës së edukimit të parashikuar në instrumentet

    ndërkombëtare përkatëse.

    Kapitulli i tretë “Ecuria e të drejtës për arsim në Shqipëri pas viteve ‘90” pasqyron

    zhvillimin e të drejtës për arsim pas viteve ’90 në Shqipëri, duke filluar me një panoramë të

    kësaj të drejte gjatë periudhës së tranzicionit për në demokraci. Në këtë kontekst janë

    evidentuar elementët e rinj që ka veshur e drejta për arsim në dallim nga periudha e sistemit

    monist. Analiza e kuadrit ligjor që evidenton të drejtën për arsim fillon me Kushtetutën e

    Republikës së Shqipërisë, nxjerr në pah detyrimet ligjore që burojnë nga traktatet dhe

    konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria dhe ndalet specifikisht në çdo aspekt i

    të drejtës për arsim. Komponentët e së drejtës për arsim, duke filluar nga arsimi bazë dhe i

    detyruar deri në e drejta për arsim të lartë janë trajtuar në mënyrë të detajuar duke shpërfaqur

    zhvillimin e të drejtës nëpërmjet ecurisë së legjislacionit përkatës. Përgjatë kapitullit është

    analizuar e drejta për të marrë arsim bazë dhe të detyruar, si një nga pjesët përbërëse më të

    rëndësishme të të drejtës për arsim. Zhvillimi i kësaj pjese të të drejtës jo vetëm është

    evidentuar, po është analizuar në gërshetim me problematikat e ngritura në mënyrë të

    herëpashershme nga instanca ndërkombëtare dhe kombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut.

    Me të njëjtën qasje është analizuar edhe komponenti i të drejtës për arsim të mesëm të

    përgjithshëm dhe profesional. Analiza nuk është ndalur vetëm në aspektin legjislativ, por është

    shtrirë edhe në realizimin apo boshllëqet në realizimin e së drejtës për arsim të mesëm të

    përgjithshëm ose profesional, si në aspektin ligjor (rastet kur është e nevojshme të plotësohet

    korniza aktuale ligjore), ashtu edhe në aspektin e mungesës së vullnetit për zbatimin e

    legjislacionit në fuqi.

    Në vijim të kapitullit është trajtuar komponenti i të drejtës për arsim të lartë, ku analiza

    është përqendruar në shqyrtimin e përparësive që kanë fituar individët pas viteve ’90 për të

    gëzuar këtë të drejtë. Analiza e çdo komponenti të së drejtës është bërë krahasimisht me

    standardet e sanksionuara në instrumentet ndërkombëtare në fuqi, duke shërbyer njëkohësisht

    si tregues matës për njohjen dhe garantimin e kësaj së drejte. Punimi është ndalur në mënyrë

    të veçantë në të drejtën për arsim gjithëpërfshirës, duke evidentuar domosdoshmërinë për

    elasticitet të të drejtës për arsim, për t’u përshtatur me situata të veçanta të atyre që u

    atribuohet kjo e drejtë.

    Punimi ka evidentuar aksesin në të drejtën për arsim të shtresave të margjinalizuara,

    fëmijëve të familjeve në nevojë, fëmijëve romë, fëmijëve që punojnë, fëmijëve të rrugës, të

    pakicave kombëtare, fëmijëve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes, fëmijëve jashtë kujdesit

    prindëror, atyre në konflikt me ligjin si dhe fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në pjesën e fundit të

    kapitullit është trajtuar liria në të drejtën për arsim, duke e analizuar sipas kuadrit ligjor

    vendas dhe atij ndërkombëtar. Liria është parë si në këndvështrimin e lirisë që u takon

    prindërve të zgjedhin për fëmijët e tyre institucionin arsimor në përputhje me bindjet

    ideologjike, filozofike dhe fetare, ashtu dhe në mundësinë që kanë individët apo entitetet

    juridike të hapin institucione arsimore private. Trajtimi që i është bërë lirisë brenda kuadrit të

    kësaj të drejte ka evidentuar si aspektet pozitive, ashtu edhe problematikat që lindin nga

    mungesa e kontrollit të shtetit përgjatë ushtrimit të lirisë në të drejtën për arsim.

    Kapitulli i katërt “Aspekte praktike të të drejtës për arsim” ndalet në aspektet praktike

    dhe tiparet e të drejtës për arsim të inkorporuara në legjislacionin shqiptar në fuqi, duke bërë

    analizën e tyre, si dhe të detyrimeve përkatëse shtetërore për të respektuar, mbrojtur dhe

  • x

    realizuar të drejtën për arsim. Tiparet e të drejtës për arsim janë analizuar në kuadër të të

    drejtës që vepron dhe elementëve të saj përbërës. Katër tiparet bazë të pranuara

    ndërkombëtarisht që e kthejnë arsimin në arsim të disponueshëm, të arritshëm, të pranueshëm

    dhe të adaptueshëm janë analizuar në kontekstin e kornizës ligjore në fuqi, duke evidentuar

    nga njëra anë shpërfaqjen legjislative të të drejtës dhe nga ana tjetër mungesat apo pengesat

    që vështirësojnë realizimin e saj. Gjatë kapitullit shtrohen për diskutim elementët konkrete që

    e bëjnë arsimin të disponueshëm, siç janë aspektet financiare, mjediset e duhura arsimore,

    standardet infrastrukturore, mësuesit dhe formimi i tyre, problemet ligjore që hasin gjatë

    formimit dhe ushtrimit të profesionit dhe ndryshimet që kanë ndodhur në profesonin e mësuesit

    përgjatë zhvillimit të të drejtës për arsim. Në këtë këndvështrim është trajtuar edhe liria në të

    drejtën për arsim, e ndërthurrur me arsimi privat si mekanizëm për ushtrimin e kësaj të drejte.

    Vëmendje të posaçme i është kushtuar aksesit në arsim ose ndryshe arsimit të arritshëm

    duke u ndalur në aksesi gjeografik, aksesi ekonomik dhe ofrimi i të drejtës për arsim pa

    diskriminim. Gjatë evidentimit të këtij tipari është analizuar kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi

    krahasimisht me standardet ndërkombëtare, duke evidentuar masat e marra nga shteti për ta

    bërë arsimin të arritshëm. Analiza ligjore shoqërohet me gjetje të studimeve të ndryshme të

    bëra në fushën e të drejtës për arsim. Aksesi ekonomik është analizuar jo vetëm në ofrimin e

    arsimit falas por edhe në ndihmën ekonomike që ofron shteti me qëllim për ta bërë të drejtën

    për arsim sa më të arritshme.

    Në lidhje me tiparin e pranueshmërisë, analiza ndalet fillimisht në përmbajtjen e

    arsimit duke përfshirë kurrikulën dhe metodat e mësimdhënies, për të evidentuar sanksionimin

    e tyre ligjor lidhur me elementët e cilësisë dhe përshtatshmërisë. Analiza është ndalur në

    përfshirjen e elementëve bashkëkohorë në kurrikul, siç është sanksionimi i kompetencave dhe

    përdorimi i efektshëm i TIK në institucionet arsimore. Në vijim të tiparit të përshtatshmërisë

    është trajtuar respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në procesin e

    mësimdhënies dhe të nxënit, si dhe metodat pedagogjike të përdorura në institucionet arsimore,

    duke u ndalur tek cilësia e mësuesve si profesion i rregulluar. Në vijim të këtij tipari është

    trajtuar edhe siguria në institucionet arsimore si në lidhje me aspektin fizik ashtu edhe me

    aspektin shëndetësor. Këtu është pasqyruar edhe bashkëpunimi ndërmjet mësuesve, nxënësve

    dhe prindërve si dhe pjesëmarrja e prindërve në organizmat që funksionojnë në rang shkolle.

    Përgjatë këtij elementi janë analizuar edhe aspektet ligjore të standardeve të cilësisë që

    shërbejnë për ta bërë të pranueshme të drejtën për arsim.

    Përgjatë kapitullit të katërt analiza ndalet tek tipari i përshtatshmërisë sipas parimit që

    shkolla i përshtatet fëmijëve duke mbajtur në vëmëndje interesin më të mirë të fëmijës. Analiza

    është ndalur në përshtatjen e kurrikulës sipas nevojave të fëmijëve, marrjen në konsideratë të

    rasteve të veçanta dhe të larmishme, në të cilat e drejta për arsim duhet të vijë e përshtatur

    sipas nevojave të fëmijëve dhe veçanërisht për fëmijët romë, grupet e margjinalizuara, fëmijët

    që kanë braktisur shkollën, fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kthehen në Shqipëri, etj. Punimi

    ka evidentuar nevojat që dalin gjatë rrugës nga të gjitha palët e përfshira në proces, për ta

    bërë arsimin e adaptueshëm (shkolla, mësuesit, prindërit, komuniteti, paketa kurrikulare etj.).

    Në fund të kapitullit janë trajtuar detyrimet shtetërore ndaj të drejtës për arsim, duke i

    analizuar fillimisht në kontekstin e instrumenteve ndërkombëtare dhe në vijim në mënyrë më të

    detajuar sipas sanksionimit të tyre në legjislacionin vendas. Detyrimet shtetërore janë

    analizuar në vijim të tipareve të të drejtës për arsim, duke evidentuar rast pas rasti nevojën

    për plotësimin e të drejtës nga korniza ligjore në fuqi.

  • xi

    Në fund të punimit janë paraqitur përfundimet që janë mbështetur te analiza e

    përmendur përgjatë disertacionit. Ato, veç të tjerave, theksojnë aspektet progresive të bëra

    përgjatë kohës, duke u ndalur te nevojat që dalin për përmirësimin e përmbajtjes të së drejtës

    për arsim drejt përafrimit me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian.

    ***

    Sё fundi, e ndiej tё domosdoshme qё tё falenderoj udhёheqёsin shkencor, Prof.Dr.

    Ardian Nuni, i cili më ka dhёnё njё ndihmё tё vazhdueshme e tё pakursyer, sa herё qё ka qenё

    e nevojshme, pёr tё realizuar punimin me kёrkesat dhe cilёsinё e duhur. Po kёshtu, falenderoj

    edhe pedagogёt e Institutit të Studimeve Evropiane, veçanërisht Prof. Dr. Ilira Caushi dhe

    Prof. Dr. Migena Leskoviku qё me fjalёn e me kёshillat e tyre më kanё ndihmuar shumё e ma

    kanё bёrё punёn më tё lehtё.

    Do të doja të shprehja gjithashtu falënderimet e mia ndaj të gjithë atyre që më dhanë

    në mënyra të ndryshme ndihmesën e tyre në përgatitjen e këtij punimi, duke veçuar Prof. Ass.

    Sonila Boçi dhe Dr. Manjola Zaçellari (Lumani).

    Së fundi, falenderoj familjen time, e cila, në mënyrë të pandërprerë, më ka ndjerë dhe

    më ka mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

  • xii

    HYRJE

    Sot jetojmë në një botë me ndryshime të shpejta dhe gjithnjë e më të ndërvarura, ku

    dijet dhe inovacioni janë nxitësit kryesorë të zhvillimit. Në një mjedis global, edukimi si një

    nga të drejtat themelore të njeriut është veshja e individit përballë shoqërisë, për ta bërë atë të

    aftë të përballojë sfidat e jetës, për t’i dhënë atij mundësi për të bërë më të mirën me jetën e tij

    dhe për të thyer pengesat e varfërisë, diskriminimit dhe pabarazisë sociale. Sipas Kombeve të

    Bashkuara, arsimi është një e drejtë që e gëzojnë të gjitha qeniet njerëzore. Prej vitit 2000,

    OKB ka promovuar “Objektivi i Zhvillimit të Mijëvjeçarit” për të realizuar arsimin fillor,

    universal falas për të gjithë, pavarësisht nga gjinia, deri në vitin 2015. Dhe këtu shtrohet pyetja:

    Ndërsa strategjia e edukimit e UNESCO për periudhën 2014-2021 synon të sigurojë në mënyrë

    të barabartë dhe gjithëpërfshirëse arsimin cilësor dhe të mësuarit përgjatë gjithë jetës deri në

    2030, çfarë duhet të marrë përsipër shteti për të bërë të mundur përhapjen e arsimit cilësor, pa

    diskriminim, të pranueshëm dhe të mundshëm për përshtatje, për të gjithë?

    Shteti duhet të luajë rolin kryesor për reforma ligjore dhe institucionale, deri në

    realizimin e objektivit për të shpërndarë edukim për të gjithë individët, pasi arsimimi ka një rol

    të pazëvendësueshëm në jetën e qenieve njerëzore. E drejta për arsim është një nga të drejtat

    më të rëndësishme të njeriut sepse shërben si përforcuese e të drejtave të tjera kur është e

    garantuar dhe si përjashtuese për gëzimin e tyre, në rast se mohohet.4 Nëpërmjet arsimimit

    individët kapërcejnë disnivelet e skajshme ekonomike dhe përgatiten për të marrë pjesë në

    mënyrë të plotë në komunitetin e tyre. Rëndësia e kësaj të drejte është e pamohueshme, jo

    vetëm pasi është një nga të drejtat themelore të njeriut, por mbi të gjitha pasi ka karakteristikat

    e një të drejte instrument, nëpërmjet të cilës realizohen të drejtat e tjera të njeriut. Ajo është një

    nga të drejtat bazë sepse luan një rol të rëndësishëm në përparimin dhe zhvillimin e njerëzve

    dhe të vetë shtetit. Arsimimi ka një ndikim thelbësor në aftësitë dhe potencialet e individëve

    dhe komuniteteve për të arritur zhvillimin, si dhe suksesin social dhe ekonomik. Arsimimi

    siguron njerëzit me njohuri dhe informacion, si dhe kontribuon në ndërtimin e ndjenjës së

    vetëvlerësimit dhe vetëbesimit dhe drejt realizimit të potencialit të çdo individi.

    E drejta për arsim është artikuluar në mënyrë të qartë në Deklaratën Universale të të

    Drejtave të Njeriut dhe më pas përpunuar në Konventën kundër Diskriminimit në Arsim, në

    Paktin Ndërkombëtar “Për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore” dhe në traktate të tjera

    ndërkombëtare dhe rajonale. Akti i shteteve nëpërmjet të cilit shprehin angazhimin në nivel

    ndërkombëtar për respektimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtës së edukimit, gjeneron

    pritshmëri për realizimin e saj në nivel kombëtar. Shtetet duhet të marrin masa normative për

    të promovuar edukimin, të shoqëruara këto nga masa ekonomike dhe sociale për të lejuar

    fëmijët dhe të rinjtë të përfundojnë kursin e nisur në fushën e edukimit drejt arsimit të lartë.

    Neni 13 i Paktit Ndërkombëtar “Për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore”

    thekson nevojën për të njohur të drejtën për arsim përtej aspektit simbolik të njohjes së natyrës

    thelbësore të të drejtës, duke u ndalur në vlerat e brendshme që kjo e drejtë mbart. Për më

    shumë, neni 29 i Konventës për të drejtat e fëmijës, thekson si nevojën për të njohur dinjitetin

    njerëzor ashtu edhe të drejtat e patjetërsueshme për çdo fëmijë, ashtu edhe nevojën për të krijuar

    mjedise të përshtatshme arsimore për të promovuar dhe kthyer në model këtë të drejtë.

    4 Tomasevski, K. (2003). Education denied. Costs and remedies, Zed Books LTD. 2003, fq. 1

  • xiii

    Përfitimi pa pagesë i arsimimit nga ana e çdo individi, apo ofrimi i arsimimit të

    përballueshëm dhe me cilësi të lartë duhet të jetë i siguruar nga shteti. Shteti është bartësi i

    detyrimeve lidhur me njohjen, sanksionimin dhe realizimin e të drejtës për arsim. Dështimi për

    të përmbushur këto detyrime përbën shkelje të të drejtave themelore të njeriut, duke e kthyer

    shtetin në përgjegjësin kryesor.

    Të drejtat përmbajnë detyrime korresponduese dhe duhet të shoqërohen nga qasje në

    mjete juridike për mohimet dhe shkeljet e pretenduara. Qeveritë janë të detyruara për çdo rast

    të sigurojnë të drejtat e njeriut për popullin e tyre dhe kjo vlen edhe për të drejtën për arsim.

    E drejta e edukimit nuk mund të shkëmbehet me vlerë monetare, në të kundërt ajo do

    të kthehej në një të mirë që tregtohet nga shteti. Ata që nuk mund të paguanin, nuk do të

    përfitonin të mirën. Duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare po ashtu edhe në ato vendase,

    edukimi është një nga të drejtat themelore të njeriut, përfitimi falas, pa diskriminim në edukim

    për të gjithë duhet të sigurohet nga shteti. Dhe në rast se shteti nuk e siguron, ai ka dhunuar një

    të drejtë themelore të njeriut dhe duhet të përballet me pasojat.

    E drejta për arsim, si të gjitha të drejtat e tjera ekonomike, sociale dhe

    kulturore, përfshin detyrime të rëndësishme pozitive të shtetit. Duke qenë se të drejtat

    ekonomike, sociale dhe kulturore janë të drejta që lidhen me kushtet e jetesës dhe të punës së

    një personi, ato priren të garantojnë për individët një standard të përshtatshëm jetese. Shtetet

    janë të detyruar të ndërmarrin hapa aktivë, deri në maksimumin e burimeve të tyre të

    disponueshme, për t'i realizuar këto të drejta në mënyrë progresive. Njëkohësisht është njohur

    gjerësisht se investimi në arsim është një katalizator që çon në një jetë më cilësore për individët

    në shoqëri dhe kombin në përgjithësi. (Banka Botërore 1996; UNESCO 2011b)

    Edhe pse ligji ndërkombëtar e ka përcaktuar të drejtën për arsim si një nga të drejtat

    themelore të njeriut prej 1948 me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, duke i

    atribuuar një sërë tiparesh dhe karakteristikash, në Shqipëri legjislacioni shqiptar mbi të drejtën

    për arsim është veshur me ato karakteristika, vetëm pas viteve ’90 me rënien e sistemit

    diktatorial. Me ratifikimin e marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare, Shqipëria ka marrë

    përsipër realizimin e të drejtës për arsim në përputhje me detyrimet që burojnë nga instrumentet

    ndërkombëtare dhe respektimin e lirisë në edukim. E drejta për arsim e gjen veten të

    inkorporuar në ligjin themelor te shtetit, në Kushtetutë dhe më pas gjerësisht në legjislacionin

    e brendshëm. Nuk mjafton vetëm sanksionimi me ligj i të drejtës për arsim, nëse ajo nuk

    shoqërohet me krijimin e kushteve të nevojshme të cilat shoqërojnë dhe veshin këtë të drejtë,

    të tilla si: institucione dhe programe arsimore funksionale dhe në numër të mjaftueshëm për të

    gjithë, të shoqëruara nga struktura të favorshme, kushte higjieno-sanitare të përshtatshme,

    mësues të trajnuar dhe të mirë paguar, pajisje mësimore dhe mjete laboratorike, kompjutera

    dhe pajisje informatike, kurrikula dhe metoda të mësimdhënies pluraliste dhe të pranueshme,

    në përputhje me interesin më të lartë të fëmijës/studentit, arsim të individualizuar sipas

    nevojave të komunitetit, monitorim dhe vlerësim të performancës së mësuesve dhe nxënësve

    për të vlerësuar rezultatet, etj.

    Njohja në aspektin ndërkombëtar e të drejtës së edukimit, si dhe përfshirja e kësaj

    njohjeje në legjislacionin vendas kanë ndikuar për përshtatjen e të drejtës për arsim dhe

    plotësimin e përmbajtjes së saj me standardet ndërkombëtare me parimet e vendosura në

    legjislacionin përkatës evropian.

    Studiues të ndryshëm e kanë trajtuar gjerësisht në punimet e tyre shkencore dhe

    kërkimore të drejtën për arsim në aspektin ndërkombëtar. Kërkimet e tyre kanë qenë të

  • xiv

    shumëllojshme dhe të larmishme, duke trajtuar aspekte të ndryshme të të drejtës për arsim,

    nëpërmjet gërshetimit të analizave historike dhe zhvillimit të të drejtës për arsim me zhvillimet

    e shteteve, përsa i përket mbrojtjes dhe sanksioninit të kësaj të drejte në legjislacionin vendas,

    rajonal dhe ndërkombëtar.

    Fillimisht filozofët e shquar Xhon Loku (1632-1704) dhe Zhan Zhak Ruso (1712-78)

    në shkrimet e tyre kanë trajtuar konceptet moderne të të drejtës për arsim, të cilën e kanë parë

    të lidhur me familjen, në kuadër të përgjegjësisë së prindit për të edukuar dhe arsimuar fëmijët

    e vet. Ndërsa Ruso ka avancuar në qasjen e tij, ku nëpërmjet vëmendjes që tregonte për të

    drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ndalej tek rëndësia e të drejtës për arsim në zhvillimin e

    individit, të botëkuptimit të tij dhe të shoqërisë5. Ndërsa Marksi dhe Engelsi në shkrimet e tyre

    theksojnë rëndësinë e arsimimit, si mjet për t’i dhënë klasës punëtore një mundësi dhe një jetë

    më të mirë duke perceptuar shtetin si rregullatorin kryesor për të vënë në jetë këtë mundësi6.

    Nga ana tjetër, revolucioni francez dhe ai amerikan kanë ndikuar në zhvillimin e kësaj

    të drejte. Sipas studiueses Morgan, revolucioni francez nëpërmjet idesë së barazisë theksoi

    nevojën për arsimimin publik të shtrirë në popullatë, në kundërshtim me idealin grek të

    arsimimit sipas të cilit edukimi nuk ishte për shumicën e popullsisë7. Pavarësisht ecurisë së të

    drejtës për arsim deri në fillim të shek 20, mund të pohojmë që vetëm pas Luftës së Dytë

    Botërore, kjo e drejtë mori rëndësinë e duhur dhe vëmendjen e nevojshme jo vetëm në

    legjislacionin vendas të shteteve por mbi të gjitha në atë ndërkombëtar.

    Miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, në vitin 1948, nga

    Organizata e Kombet e Bashkuara në të cilën shpallej dhe pranohej ndërkombëtarisht e drejta

    për arsim, i vendosi shtetet përpara detyrimeve ndërkombëtare për t’ i dhënë kësaj të drejte

    rëndësinë e merituar. Nga ana tjetër, sanksionimi i kësaj të drejte në rang ndërkombëtar, i hapi

    rrugë studiuesve të ndryshëm të analizonin këtë të drejtë duke evidentuar tiparet dhe

    karakteristikat e saj, elementët përbërës dhe aspektet më të mira për t’i marrë si shembuj vendet

    në zhvillim.

    Një analizë të detajuar të të drejtës për arsim në sferën ndërkombëtare e ka bërë

    studiuesi Klaus Beiter8. Në analizën e bërë prej tij rezulton që e drejta për arsim njihet si një

    nga të drejtat themelore të njeriut në një sërë kushtetutash të shteteve të ndryshme. Por, kjo e

    drejtë është njohur dhe pranuar si e tillë edhe në nivel ndërkombëtar nga një sërë organizatash

    ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara apo Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e

    Kombeve të Bashkuara (UNESCO), ashtu edhe në nivel rajonal, siç është Këshilli i Evropës.

    Për më shumë studiuesi Beiter e trajton këtë të drejtë në kuadrin e detyrimeve shtetërore që

    dalin për ta bërë atë të zbatueshme, ku veç detyrimeve negative që mbart, e drejta për arsim

    përfshin një sërë detyrimesh pozitive, duke i lënë mundësi politikave shtetërore dhe

    legjislacionit të garantojnë ushtrimin e kësaj të drejte. Sipas Beiter, e drejta për arsimim ka dy

    5 Jean-Jacques Rousseau. (1762). Emile 6 Kellner, D. (2006). Marxian Perspectives on Educational Philosophy: From Classical Marxism to Critical

    Pedagogy. E mundshme për t’u gjetur në:

    7 Morgan, A. (2012). The protection of the right to education, in the international, European and inter-American

    human rights system, LL.M Short Thesis, Central European University, Hungary March 30, 2012 8 Beiter, K. (2006), “The Protection of the Right to Education by International Law: Including a Systematic

    Analysis of Article 13 of the International Covenant on Economic, Social and Cultural Rights;”. International

    Studies in Human Rights, Vol 82, Martinus Nijhoff Publishers. Leiden/Boston.

  • xv

    aspekte: aspektin shoqëror dhe lirinë në arsim. E para kërkon që shtetet të ndërmarrin hapa

    aktivë që synojnë realizimin e së drejtës së arsimit, ndërsa kjo e fundit kërkon që ata të

    respektojnë zgjedhjen e lirë të arsimit dhe lirinë për të ngritur dhe drejtuar institucione arsimore

    private.

    Raportuesja e Parë e Kombeve të Bashkuara për të drejtën për arsim, Katarina

    Tomasevski, një aktiviste për një kohë të gjatë e të drejtave të njeriut dhe studiuese ligjore, e

    ka trajtuar të drejtën për arsim në mënyrë shumë të prekshme dhe fryëmëzuese, së pari duke

    theksuar rëndësinë e arsimit si e drejtë universale dhe së dyti, duke e konkretizuar atë me

    elementë të përmbajtjes dhe detyrimet përkatëse shtetërore për të mundësuar qasje të barabartë

    në arsim, standarde të cilësisë, eleminimin e diskriminimit dhe një mori çështje të lidhura. Ajo

    ka vlerësuar që të drejtat universale të fëmijës duhet të shkojnë paralelisht me detyrimet

    universale shtetërore duke siguruar një mori përvojash të përbashkëta shtetërore që mund të

    përdoren si shembuj të praktikës më të mirë në implementimin e të drejtës për arsim.

    Në librin e saj “Arsimi i mohuar: Kostot dhe mjetet juridike”, botuar në 2003, ajo ofron

    një sintezë dhe shtrirje të analizës që i bëhet të drejtës për arsim. Kapitujt përqendrohen në

    kuptimin e së drejtës së arsimit, koston e arsimit, politikat e Bankës Botërore, strategjitë globale

    të arsimit, universitetin, barazinë gjinore, arsimin e veçuar dhe përjashtimin nga e drejta për

    arsimim në terma të përgjithshëm. Libri eksploron historinë e së drejtës për arsimim dhe ofron

    një kritikë të fortë të kornizave, politikave dhe institucioneve mbizotëruese të zhvillimit të kësaj

    të drejte, duke patur si qëllim kryesor ofrimin dhe vënien në dispozicion në mënyrë të plotë të

    të drejtës për arsim për cdo individ9.

    Studiues të tjerë janë ndalur në elementët e veçantë të të drejtë për arsim. Në trajtimin

    që i ka bërë të drejtës për arsim, studiuesja Quinan është ndalur në pjesëmarrjen dhe rolin e

    aktorëve jo-shtetërore gjatë zbatimit të kësaj të drejte, si dhe në aspektin e privatizimit si pjesë

    e të drejtës për arsim10.

    Profesorja e të drejtës Gracienne Lauwers në librin e saj “Pabarazia në arsim” është

    ndalur në parimin e barazisë në të drejtën për arsim11, duke vlerësuar transformimin e shkollave

    në Evropë dhe pjesëmarrjen në rritje të studentëve të pakicave kombëtare në to. Studimi ka

    trajtuar pabarazitë dhe mungesën e cilësisë për studentët e pakicave kombëtare si pjesë të

    munguara të të drejtës për arsim. Libri e ka parë të drejtën për arsim të lidhur ngushtë me

    statusin social-ekonomik dhe aftësitë gjuhësore dhe nëpërmjet evidentimit të praktikave më të

    mira, ka shërbyer për të dhënë rekomandime lidhur me politikat për të luftuar këto probleme

    që prekin shumë sisteme arsimore në Evropë dhe në mbarë botën.

    Ndërsa profesori i të drejtës Fons Coomans gjatë studimeve të tij është ndalur në

    konceptin e elementëve bazë të të drejtës për arsim si pjesë e të drejtave ekonomike, shoqërore

    dhe kulturore, dhe nëpërmjet evidentimit të elementëve përbërës të kësaj të drejte, ai thekson

    9 Klees, S. and Thapliyal, N. (2007). “The right to education: The work of Katarina Tomasevski”. Comparative

    Education Review. Vol. 51, No. August 8, 2007, DOI: 0010-4086/2007/5104-0004 10 Quinan, E. (2015). “Right to education: A comparative analysis of the use of rights talk by Indian non-state

    actors”. A thesis submitted in conformity with the requirements for the degree of Master of Arts Graduate

    Department of Leadership Higher and Adult Education Ontario Institute for Studies in Education University of

    Toronto 11 Lauwers, G. (2008). Inequality in education, First Edition. Wolf Legal Publishers. Editor: J. de Groof, H. Fussel,

    G. Lauwers (eds.). ISBN: 9789058504517

  • xvi

    detyrimet shtetërore që burojnë nga instrumentet ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për

    harmoni drejt realizimit të drejtës për arsim.

    Sipas një studiuesi tjetër Jan De Groof, e drejta për arsim, nisur nga arsyet politike dhe

    ideologjike dhe nga vetë zhvillimet teorike mbi arsimin dhe shoqërinë është kthyer në një

    disiplinë moderne shkencore që nuk mund të kufizohet brenda kufijve të një vendi12. Duke

    kapërcyer kufijtë dhe vendet del i domosdoshme krahasimi si një mënyrë e re për të zbuluar se

    ku shtrihen politikat arsimore të vendeve dhe për të përmirësuar legjislacionin mbi të drejtën

    për arsim. Në këtë mënyrë e drejta për arsim vesh dimensionin ndërkombëtar nëpërmjet

    progameve dhe praktikave legjislative duke u prirur drejt fuqizimit të këtij dimensioni në të

    ardhmen.

    Sot e drejta për arsim vjen e veshur me tiparin e diversitetit dhe gjendet e inkorpuruar

    në struktura të ndryshme arsimore. Në këtë mënyrë ajo reflekton traditat dhe kulturat e popujve

    të ndryshëm, duke konservuar vlerat përgjatë kohës. Dimensioni evropian i arsimimit përfshin

    një përpjekje për të promovuar më shumë “unitetin në diversitet”, ndërsa ndërkombëtarizimi

    dhe edukimi i shoqërisë ka nevojë për një revolucion ligjor.

    E drejta për arsimi është sanksionuar përmes kornizave normative siç është Deklarata

    Universale e të Drejtave të Njeriut (1948), Pakti Ndërkombëtare “Për të Drejtat Ekonomike,

    Sociale dhe Kulturore” (1966), Konventa për të Drejtat e Fëmijëve (1990) dhe Konventa e

    UNESCO-s kundër diskriminimit në arsim (1960). E drejta për arsimi është riafirmuar për

    grupe të veçanta të popullatës, përfshirë vajzat, fëmijë me aftësi të kufizuara, refugjatë dhe

    njerëz indigjenë. Për më tepër, organizatat ndërkombëtare kanë miratuar politika që kanë

    mbështetur të drejtën ndërkombëtare për arsim të tilla si: Arsimi për të Gjithë (EFA) dhe

    Synimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG) (UNESCO, 2000; UNDP, 2014). Këto politika

    kanë shërbyer për të treguar rëndësinë e pamohueshme të të drejtës për arsim, për individin,

    për shoqërinë dhe për vetë zhvillimin global.

    Kërkimet e studiuesve të huaj në këtë fushë kanë shërbyer si burim i zgjeruar literature

    për të mbështetur analizën e bërë për të drejtën për arsim në Shqipëri.

    Kërkimi shkencor mbi këtë temë ka ndjekur strukturën e përbërë prej: hyrjes, kapitujve,

    përfundimeve dhe rekomandimeve të vendosura në fund të punimit të temës së doktoratës.

    Qëndrimet shkencore, si dhe përzgjedhjet e legjislacionit janë studiuar dhe analizuar në mënyrë

    krahasimore, duke pasqyruar fillimisht standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian

    nga njëra anë dhe duke evidentuar me vështrim kritik përfshirjen e të drejtës për arsim në

    legjislacionin shqiptar.

    12 De Groof, J. (1994). Subsidiarity and Education, Aspects of Comparative Educational Law. ACCO, Leuven,

    fq. 14

  • 1

    KAPITULLI I

    HISTORIKU I TË DREJTËS SË ARSIMIT

    1.1 Zhvillimi historik i të drejtës për arsim në aspektin ndërkombëtar

    E drejta e edukimit është shfaqur vonë në historinë e lirive dhe të drejtave të njeriut.13

    Është për t’u habitur që sanksionimi dhe mbrojtja e të drejtës së edukimit nuk ka ecur paralelisht

    me rëndësinë që mbart kjo e drejtë për zhvillimin e qenieve njerëzore. Sipas Volios, (1979, f.

    19) është kjo e drejtë e cila thirret në marrëdhëniet e njeriut me shtetin dhe që i përket çdo

    qenieje njerëzore, por në kontradiktë më rëndësinë që mbart, shfaqet vonë me pamjen dhe

    karakteristikat që gëzon në kohët e sotme.

    Megjithatë e drejta e njeriut për arsimim nuk ka qenë plotësisht e njohur në kontekstin

    e të drejtave ndërkombëtare të njeriut, deri pas Luftës së Dytë Botërore, nën kujdesin e

    Kombeve të Bashkuara14. Për të kuptuar përmbajtjen normative bashkëkohore të kësaj të drejte

    është e domosdoshme që të gjurmohet zhvillimi historik i të drejtës së edukimit dhe objektivat

    e saj.

    Përpara periudhës së iluminizmit, edukimi ka qenë përgjegjësi kryesore e prindërve dhe

    e kishës. Kishat në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol kryesor

    në sigurimin e edukimit deri vonë në shekullin e 18-të…zakonisht në bashkëpunim me elitën

    vendase (De Swaan, 1995, cituar në Glenn dhe De Groof, 2002, f. 28)15. Kisha organizonte

    programin mësimor, sistemin e testimit dhe vlerësimit dhe i drejtonte studentët përgjatë

    studimeve të tyre. Manastiret kanë qenë forca më e qëndrueshme në arsim. Pavarësisht se

    djemtë që dërgoheshin atje i përkisnin shtresës së fisnikërisë dhe jo domosdoshmërisht kishin

    interes në jetën klerike, pjesa më e madhe e programit të shkollës ishte e fokusuar në të mësuarit

    e leximit dhe shkrimit latin, si dhe në përgatitjen e nxënësve për t’u bashkuar me radhët e

    kishës.16 Të pakët ishin mbretërit si Charlemagne apo ndryshe Karli i Madh17 të cilët

    mbështetën artin dhe letrat. Karli i Madh zgjeroi numrin e shkollave, si dhe manastiret

    Episkopale, duke përmirësuar cilësinë e arsimit në masë të madhe përmes ndikimit të dijetarëve

    të cilët mësuan në shkollën e pallatit.

    13 Volio, F. (1979). “The child’s right to education: a survey”. In: The child’s right to education, edited by Gaston

    Mialaret UNESCO, (Paris: Imprimerie des Presses Universitaries, 1979), f. 19 14 Hodgson, Ch. The role and purposes of public schools and religious fundamentalism: An international human

    rights perspective. Marrë nga http://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ979441.pdf 15 Glenn, Ch. dhe De Groof, J. (2002) “An Historical Overview”, Finding the right balance, Freedom, Autonomy

    and Accountability in Education, Vol II, Lemma Publishers – Utrecht 16 "Medieval Education and the Role of the Church." Arts and Humanities Through the Eras. Marrë në datë 09 Tetor 2016 nga Encyclopedia.com: http://www.encyclopedia.com/humanities/culture-magazines/medieval-

    education-and-role-church 17 [Charlemagne (742-814), apo Karli i Madh, ishte mbret i frankëve, 768-814, dhe perandor i Perëndimit, 800-

    814. Ai themeloi Perandorinë e Shenjtë Romake, stimuloi jetën ekonomike dhe politike evropiane dhe nxiti

    rilindjen kulturore të njohur si Rilindja Karoliniane.]

    http://www.encyclopedia.com/humanities/culture-magazines/medieval-education-and-role-churchhttp://www.encyclopedia.com/humanities/culture-magazines/medieval-education-and-role-church

  • 2

    Në periudhën e Mesjetës, dallimi ndërmjet arsimit fillor dhe atij të mesëm ishte i

    paqartë. Sapo nxënësit mësonin të shkruanin dhe të lexonin, si dhe të kryenin veprime të

    thjeshta matematikore, ishin gati të kalonin në Shkollën latine. Monopoli i kishës mbi shkollën

    latine qëndroi për një kohë më të gjatë në krahasim me shkollat fillore. Reforma gregoriane

    tentoi që qendra e arsimit të mbetej në shkollat e manastireve. Kisha kishte juridiksionin e saj

    mbi shkollat dhe studentët. Fillimisht arsimi ishte falas dhe profesorët nuk paguheshin, por kjo

    situatë nuk vazhdoi gjatë, duke qenë se profesorët kërkonin të jetonin nëpërmjet punës që

    bënin. Si rrjedhojë në fund të shek. XII rritet mjaft numri i profesorëve të lirë dhe studentëve

    dhe si pasojë lindën universitetet të cilat ishin nën autoritetin e papës.18 Në fund të periudhës

    së mesjetës, sipërmarrje private filluan të hapnin shkolla profesionale, për të mësuar gjuhët,

    llogaritjen dhe artin e shkrimit të letrave.19 Përgjatë mesjetës, shteti shumë rrallë luante rol për

    të inkurajuar hapjen apo për të kontrolluar shkollat.

    Vetëm në shekullin e 16-të, shtetet filluan të tregonin në disa raste interes në edukim

    dhe kjo për disa arsye: Së pari, të frymëzuar nga autorët klasikë, humanistët mbronin idenë që

    cilësia e jetës mund të përmirësohej, nëse përmirësohej edukimi qytetar dhe moral i njerëzve.

    Kështu përgjegjësia për të hapur dhe kontrolluar shkollat binte mbi shtetin. Së dyti, feja dhe

    edukimi moral synonin të afirmonin autoritetin e mbretit dhe të shtetit. Në luftën kundër

    herezisë dhe mosmarrëveshjeve politike, sovranët kthyen sytë nga edukimi. Ata e dinin që

    mësuesit ishin propaganduesit e ideve të reja dhe “që kur Monarkia u shpall pushtet absolut20

    tregonte interes për metodikën që formonte mendjet dhe zemrat e njerëzve” (De Ridder

    Symoens, 1994, cituar në Glenn dhe De Groof, 2002, f. 30).21 Kjo tendencë për të shkëputur

    arsimin nga kontrolli i kishës erdhi në rritje veçanërisht në kohën e sundimit të Luigjit XIII në

    Francë gjatë periudhës 1610-1643, ku në bazë të politikave të kardinalit Rishelie, shkenca dhe

    letërsia u vunë nën kontrollin e shtetit.22

    Gjatë shekullit të 18-të, u rrit ndjeshëm roli i shtetit në drejtimin dhe përmirësimin e

    shoqërisë. Kjo, pasi individi dhe të drejtat e njeriut filluan të merrnin një konceptim relativisht

    të ri.23 Një aspekt i rëndësishëm i ndërhyrjes së qeverisë në shoqëri ishte nëpërmjet promovimit

    të shkollimit, herë në bashkëpunim, herë në konkurrencë me shkollimin e siguruar nga

    institucionet fetare (Schmale & Dodde, 1991, cituar në Glenn dhe De Groof, 2002, f. 33).

    Gradualisht po ngriheshin departamente shtetërore që trajtonin çështjet e edukimit, sikundër në

    Prusi dhe në vende të tjera, të shoqëruara nga tendenca legjislative në disa prej shteteve për të

    influencuar shkollimin.

    Besimi që shteti ishte përgjegjës për të mirën e përbashkët luajti një rol të rëndësishëm

    përgjatë periudhës së Iluminizmit24. Arsimimi filloi të bëhej çështje publike dhe përgjegjësi e

    shtetit vetëm me shfaqjen e shtetit laik modern. Në fillim të shekujve XVI dhe XVII, filozofët

    18 Anastasi, A. (2004). Historia e institucioneve. Shtëpia botuese e librit universitar, Tiranë, f. 237 19 Glenn, Ch. dhe De Groof, J. (2002). “An Historical Overview”, Finding the right balance, Freedom, Autonomy

    and Accountability in Education, Vol II, Lemma Publishers – Utrecht, f. 29-30 20 Në Francë, vendosja e pushtetit absolut të mbretit u bë më e qartë në kohën e sundimit të mbretërve Henrik IV

    (1589-1610) dhe Luigj XIII (1610-164). 21 Glenn, Ch. dhe De Groof, J. (2002) “An Historical Overview”, Finding the right balance, Freedom, Autonomy

    and Accountability in Education, Vol II, Lemma Publishers – Utrecht 22 Anastasi, A. (2004). Historia e institucioneve…, f. 290-291 23 Po aty, f. 347 24 Glenn, Ch. dhe De Groof, J. (2002) “An Historical Overview”, Finding the right balance, Freedom, Autonomy

    and Accountability in Education, Vol II, Lemma Publishers – Utrecht, f. 33

  • 3

    e shquar Xhon Loku (1632-1704) dhe Zhan Zhak Ruso (1712-78) në shkrimet e tyre aludojnë

    drejt koncepteve moderne të të drejtës së njeriut për arsimim25. Sipas Lokut në “Traktati i Dytë

    i Qeverisë” natyra i vesh prindërit me pushtet atëror për të mirën e fëmijëve të tyre gjatë

    moshës së fëmijërisë, për të kompensuar mungesën e aftësive dhe njohurive të nevojshme nga

    ana e fëmijëve për të menaxhuar veten dhe të mirat e tyre.26 Edhe Zhan Zhak Ruso në veprën

    e tij “Emile”27 i referohet detyrimit prindëror për të edukuar fëmijët deri sa ata të jenë në gjendje

    që të përdorin në mënyrë të plotë liritë dhe aftësitë e tyre”28 Sipas Rusoit “Ne kemi lindur të

    dobët, ne kemi nevojë për fuqi; të pashpresë, ne kemi nevojë për ndihmë; të pamend, ne kemi

    nevojë për arsye. Gjithçka që na mungon në lindje, gjithçka që ne kemi nevojë kur bëhemi

    njerëz, është dhuratë e edukimit.” Rusoi vë theksin në roli i prindërve si kujdestarë të lirisë së

    fëmijëve të tyre, e cila sipas Volio korrespondon me të drejtën e kujdestarisë së edukimit.29

    Vepra e Rusoit ishte një reaksion ndaj edukimit pedant i cili injoronte interesat dhe prirjet e

    nxënësit30. Fokusi në liritë e njeriut gjatë shek. 17 dhe 18 i dha këndvështrim tjetër rëndësisë

    së edukimit në formimin e personalitetit dhe pavarësisë së natyrshme të çdo qenieje njerëzore.31

    Edukimi po perceptohej të kishte me një rëndësi jetike për jetën e njeriut dhe si i tillë po

    konceptohej si e një e drejtë natyrore për njeriun.

    Nën influencën e periudhës së Iluminizmit, ku të drejtat e njeriut po merrnin një

    perceptim të ri në dritën e parimeve të lirisë dhe barazisë, revolucioni francez dhe ai amerikan

    kontribuuan në formimin e edukimit si një funksion publik (për përfitimin e shumicës së

    qytetarëve)32. Arsimimi publik perceptohej si mjeti për të realizuar idealet e barazisë dhe

    demokracisë, ideale në të cilat këto revolucione u mbështetën33 duke kthyer përmbys

    perceptimin e arsimimit të ofruar në Romën dhe Greqinë e lashtë, ku sipas Volios34, edukimi

    ishte ekskluzivitet vetëm i pakicës apo ndryshe i një klase sociale të caktuar. Marrja përsipër

    nga ana e shtetit e ofrimit të arsimimit publik, e kthente edukimin në mjet për të realizuar

    barazinë dhe liritë e njeriut, duke e shndërruar atë një të mirë që mund të realizohej nga shumica

    e njerëzve dhe në mjet për iluminizmin e qytetarëve.

    Megjithatë, instrumentet klasike për liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tilla si Bill of

    Rights 1689 në Angli, Deklarata Amerikane e Pavarësisë 1776 dhe Deklarata e të drejtave të

    njeriut dhe qytetarit 178935 në Francë nuk përmendin të drejta të lidhura specifikisht me të

    25 Doracaku për të Drejtën e Arsimimit me Njerëzit e Rinj. Viti 2002. Cedex Strasbourg: Publikim i Këshillit të

    Evropës, www.etc-graz.at/typo3/fileadmin/user_upload/.../education.pdf 26 John Locke. (1689-1690). The Second Treatise of Government. 27 Jean-Jacques Rousseau. (1762). Emile. 28 Hodgson, Ch. The role and purposes of public schools and religious fundamentalism: An international human

    rights perspective. Marrë nga http://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ979441.pdf 29 Morgan, A. (2012). The protection of the right to education, in the international, European and inter-American

    human rights system, LL.M Short Thesis, Central European University, Hungary March 30, 2012, f. 6 30 Gutek, G. (1995). A history of the Western Educational Experience, Second edition, Waveland Press, Inc, fq.

    164 31 Anastasi, A. (2004). Historia e institucioneve…, f. 350-351 32 Beiter, K. (2006), “The Protection of the Right to Education ..., f. 21 33 Hodgson, Ch. The role and purposes of public schools and religious fundamentalism: An international human

    rights perspective. Marrë nga http://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ979441.pdf, f. 4 34 Volio, F. (1979). “The child’s right to education: a survey”. In: The child’s right to education, edited by Gaston

    Mialaret UNESCO, (Paris: Imprimerie des Presses Universitaries, 1979). f. 19 35 Anastasi, A. (2004). Historia e institucioneve…, f. 317, 350-351

    http://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ979441.pdfhttp://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ979441.pdf

  • 4

    drejtën e edukimit.36 Këto instrumente ishin të përqendruara kryesisht në njohjen dhe

    promovimin e të drejtave politike dhe civile të njeriut siç mund të jenë liria e shprehjes, e drejta

    e besimit, liria nga arrestimet arbitrare, e drejta e jetës dhe siguria e njeriut, e drejta e pronës

    dhe e drejta e votës37. Shteti shihej si një rrezik potencial për liritë individuale dhe si i tillë, ai

    duhej të mos ndërhynte në çështjet e shoqërisë civile. Në këtë këndvështrim, e drejta e edukimit

    nuk shihej e shoqëruar nga detyrimi i shtetit për të siguruar edukimin. Sipas Beiter38, në

    shekullin e 19 në përputhje me konceptin liberal të të drejtave të njeriut, ishin prindërit ata që

    kishin detyrën kryesore për t’u dhënë fëmijëve të tyre edukim të përshtatshëm. Detyrimi i

    shtetit ishte të sigurohej që prindërit kishin realizuar detyrimet e tyre. Përfshirja e shtetit në

    sferën e edukimit shihej si e rrezikshme. Megjithatë i takonte sërish ndërhyrjes së shtetit që të

    ulte dominimin e kishës dhe të mbronte të drejtat e fëmijëve nga prindërit e tyre.

    Periudha e Iluminizmit dhe Revolucioni Francez të kombinuara së bashku kanë çuar

    drejt fundit ofrimin, menaxhimin dhe kontrollin e arsimimit nga entitete fetare të ndryshme

    duke parë si alternativë marrjen nën kontroll të shkollave nga ana e shtetit39. Në këto hapa të

    parë drejt rritjes së rolit të shtetit në realizimin e të drejtës së edukimit për të gjithë fëmijët,

    detyra e shtetit për të realizuar këtë të drejtë mbetej gjithsesi plotësuese. Të tillë e shihte edhe

    Xhon Stjuart Mill në traktatin e tij “Për lirinë”, i cili theksonte sa më poshtë:

    “Mendoni, për shembull, rastin e arsimit. A nuk është gati një aksiomë e qartë, se shteti

    duhet të kërkojë dhe të detyrojë realizimin e arsimit, deri në një standard të caktuar,

    për çdo qenie njerëzore që ka lindur qytetar i tij? Por kush është ai që nuk ka frikë për

    të njohur dhe për të pohuar këtë të vërtetë? Vështirë se dikush do të mohojë se kjo është

    një nga detyrat më të shenjta të prindërve (ose, siç njihet nga ligj dhe është përdorur

    deri tani, të babait), pas nxjerrjes së qenies njerëzore në jetë, për t’i dhënë asaj qenieje

    një arsimim të përshtatshëm, për të realizuar mirë rolin e tij në jetë në drejtim të të

    tjerëve dhe ndaj vetes.”40

    Sipas këndvështrimit të Dogson mbi formimin e të drejtës së edukimit si e drejtë

    themelore e njeriut, dy ishin zhvillimet që ndihmuan në konceptimin e kësaj të drejte:

    socializmi dhe shfaqja e liberalizmit.41 Shkrimet e Marksit dhe të Engels e perceptonin shtetin

    si një institucion atëror dhe bamirës, qëllimi kryesor i të cilit ishte të siguronte mirëqenie

    ekonomike dhe sociale për të gjithë komunitetin nëpërmjet ndërhyrjeve pozitive shtetërore dhe

    rregullave. Ata theksonin që pa arsimim klasa punëtore ishte e destinuar të jetonte mes punës

    së rëndë dhe vdekjes, ndërsa nëpërmjet arsimimit ata kishin një mundësi për të krijuar një jetë

    më të mirë. Shtrirja e arsimit publik për klasën punëtore ishte një nga kërkesat kryesore të

    lëvizjes socialiste.42 Të drejtat për arsim po formuloheshin për të mbrojtur idetë e lirisë së

    36 Hodgson, Ch. The role and purposes of public schools and religious fundamentalism: An international human

    rights perspective. Marrë nga http://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ979441.pdf, f. 4 37 Beiter, K. (2006), “The Protection of the Right to Education ..., f. 22 38 Po aty, f. 22 39 Igwe, S. (1977). Temë doktorate. Church, state and education in Eastern Nigeria (1847-1975), University of London, July 1977, f. 51 40 John Stuart Mill, (1859), On liberty, Batoche Books, Kitchener, Ontario, 2001, f. 96-97 41 Morgan, A. (2012), The protection of the right to education, in the international, European and inter-American

    human rights system, LL.M Short Thesis, Central European University, Hungary March 30, 2012, f. 7 42 Kellner, D (2006). Marxian Perspectives on Educational Philosophy: From Classical Marxism to Critical

    Pedagogy. E mundshme për t’u gjetur në:

    http://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ979441.pdf

  • 5

    shkencës, kërkimit dhe mësimdhënies ndaj ndërhyrjes së Kishës dhe shtetit. Sipas Nowak, 1995

    cituar në Hudgson, f. 543, pavarësisht dyshimit ndaj rrezikut për përfshirje të tepruar të shtetit

    në çështjet arsimore, liberalizmi mbështeste ndërhyrjen shtetërore për të ulur dominancën e

    kishës dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve të tyre. Në këtë mënyrë nevoja

    për një arsim laik ishte në koherencë me këto dy zhvillime.

    Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19, e drejta e edukimit gjeti mbështetje në akte të

    brendshme të shteteve që mbronin të drejtat e njeriut. Shumë shtete filluan të miratonin

    legjislacionin, nëpërmjet të cilit përcaktohej e detyrueshme pjesëmarrja në shkollë. Këto masa

    shoqëroheshin me zvogëlimin e numrit të orëve të punës në ditë për fëmijët, me qëllim që të

    krijohej mundësia që fëmijët të frekuentonin shkollën. Kushtetuta e Perandorisë Gjermane e

    184944 përmbante një seksion të titulluar “Të drejtat themelore të popullit gjerman”, në të cilën

    kishte të sanksionuar 7 nene (nenet 152-158) lidhur me të drejtën për arsim. Arsimimi ishte

    afirmuar si një funksion i shtetit dhe i pavarur nga Kisha. Për t’u vlerësuar është fakti që

    Kushtetuta kishte njohur gjithashtu edhe të drejtën e të varfërve për arsim falas. Nga ana tjetër

    Kushtetuta kishte ngarkuar me detyrë prindërit dhe kujdestarët që të mos i li