140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për...

101
UNIVERSITE STUD DEPARTAMENT PUNI PËRDOR TË AGJENC PËR ZHVIL Mentori: Prof. Ass. Dr. Driton BALAJ Kryetar i Komisionit: Prof. Aso Anëtar i Komisionit: Prof. Dr. G ETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI EKONOMIK DIMET POSTDIPLOMIKE MASTER TI: BANKA, FINANCA DHE KONTABILIT IM I DIPLOMËS PËR MASTER TEMA: RIMI I FONDEVE NË MIRËBESIM CISË KOSOVARE TË PRIVATIZIMI LLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS Kandidati: J Avni J. JASHARI, [email protected] oc. Dr. Skender AHMETI Gazmend LUBOTENI 30 Janar 2014 TET IT S , CA, CFE, IS om

description

ABSTRAKT________________________________________Ky punim i diplomës Master hulumton mundësinë e përdorimit të fondeve në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.Buxheti i Kosovës është i ulët në krahasim me shtetet e rajonit dhe Republika e Kosovës ka nevojë për fonde shtesë të cilat do të përdoreshin për zhvillim më të hovshëm ekonomik.Fondet në mirëbesim të privatizimit dhe likuidimit nuk janë duke u përdorur për zhvillimin ekonomik të Kosovës për shkak të kufizimeve të legjislacionit në fuqi. Ky punim i diplomës Master dëshmon se është i mundshëm përdorimi i fondeve në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe atë duke filluar që në vitin 2014, pra tre vite më herët dhe në shuma më të mëdha sesa që pritet pas përfundimit të procesit të privatizimit dhe likuidimit. Shumat të cilat mund të përdoren për projekte kapitale janë rreth 377 milion euro siç shpjegohet në kapitujt e fundit të punimit. Rekomandimet kryesore janë: 1) të përpilohet Plani i Veprimit ndër-institucional për të përgatitur ndryshimet ligjore përkatëse; 2) të bëhen ndryshime dhe plotësime të Ligjit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit; 3) të bëhen ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë; 4) të themelohet Komiteti Drejtues i Projekteve Kapitale; 5) të menaxhohen me kujdes: rreziku i pajtueshmërisë, rreziku i transakcioneve, rreziku strategjik, rreziku i menaxhimit dhe rreziku i reputacionit; dhe 6) të ketë raportime të rregullta financiare para Kuvendit.ABSTRACTThis Master thesis researches the possibility to use the trust funds of the Privatisation Agency of Kosovo for the economic development of the Republic of Kosovo. Budget of Kosovo is low in comparison to states in the region and the Republic of Kosovo is in need for additional funds that would be used for a speedier economic development.The privatization and liquidation trust funds are not being used for the economic development of Kosovo due to barriers in the laws in force. This Master thesis proves that it is possible to use the trust funds of the Privatisation Agency of Kosovo for the economic development of the Republic of Kosovo and that starting from year 2014, i.e. three years earlier and in larger amounts that it is expected at the end of the privatisation and liquidation process. The amounts that can be used for capital projects is around 377 milion euros as outlined in the last chapters of thesis. The main recommendations are: 1) to prepare the inter-institutional Action Plan for preparing the respective amendments to the law; 2) to make changes and additions in the Law of the Privatisation Agency of Kosovo; 3) to make changes and additions in the Law on Public Financial Management and Accountability; 4) to establish the Steering Committee of Capital Projects; 5) to carefully manage: compliance risk, transactions risk, strategic risk, management risk and reputation risk; and 6) to have regular financial reporting to the Assembly.

Transcript of 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për...

Page 1: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

UNIVERSITETI

STUDIMET POSTDIPLOMIKE MASTER

DEPARTAMENTI: BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET

PUNIM

PËRDORIMI

TË AGJENCISË

PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË

Mentori:

Prof. Ass. Dr. Driton BALAJ

Kryetar i Komisionit: Prof. Asoc.

Anëtar i Komisionit: Prof. Dr. Gazmend

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI EKONOMIK

STUDIMET POSTDIPLOMIKE MASTER

DEPARTAMENTI: BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET

PUNIM I DIPLOMËS PËR MASTER

TEMA:

PËRDORIMI I FONDEVE NË MIRËBESIM

TË AGJENCISË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT

PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS

Kandidati:

BALAJ Avni J. JASHARI, CA, CFE, IS

[email protected]

Asoc. Dr. Skender AHMETI

Prof. Dr. Gazmend LUBOTENI

30 Janar 2014

PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

DEPARTAMENTI: BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET

ARE TË PRIVATIZIMIT

ËS

, CA, CFE, IS

[email protected]

Page 2: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari

UNIVERSITETI

STUDIMET POSTDIPLOMIKE MASTER

DEPARTAMENTI: BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET

DEKLARATA E PLAGJIATURËS

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim diplome për Master me titull: “

fondeve në mirëbesim të Agjencisë

të Kosovës” është shkruar prej meje, nuk është prezantuar asnjëherë para një institu

tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar

përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç rasteve të cituara dhe

referuara.

Avni J. JASHARI, CA, CFE, IS

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të

vni J. Jashari

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI EKONOMIK

STUDIMET POSTDIPLOMIKE MASTER

DEPARTAMENTI: BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET

DEKLARATA E PLAGJIATURËS

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim diplome për Master me titull: “

fondeve në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për zhvillimin ekonomik

është shkruar prej meje, nuk është prezantuar asnjëherë para një institu

tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk

përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç rasteve të cituara dhe

, CA, CFE, IS 30 Janar 2014

për zhvillimin ekonomik të Kosovës

ii

PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

DEPARTAMENTI: BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim diplome për Master me titull: “Përdorimi i

are të Privatizimit për zhvillimin ekonomik

është shkruar prej meje, nuk është prezantuar asnjëherë para një institucioni

tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk

përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç rasteve të cituara dhe

Page 3: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari iii

Çdo qenie njerëzore duhet të shikohet sipas asaj se çka ka të mirë, sepse asnjë prej nesh,

jo, as edhe një, nuk është i përkryer; dhe po t’i donim vetëm ata që janë të përkryer, kjo

botë do të ishte shkretëtirë për dashurinë tonë. 1

Every human being must be viewed according to what it is good for; for none of us, no, not

one, is perfect; and were we to love none who had imperfections, this world would be a

desert for our love.

(Thomas Jefferson) 2

Nëse diçka shkon keq, ata që e kanë aftësinë për të vepruar, e kanë edhe përgjegjësinë për

të vepruar.

If there’s something wrong, those who have the ability to take action have the responsibility

to take action.

(Thomas Jefferson)

Sa herë të kam thënë se kur të eliminosh të pamundurën, çfarëdo që ka mbetur, sado që

duket e pamundshme, duhet të jetë e vërteta?

How often have I said to you that when you have eliminated the impossible, whatever

remains, however improbable, must be the truth?

(Sir Arthur Conan Doyle)3

1 Përkthimet e kuotimeve janë nga autori i temës.

2 Thomas Jefferson (13 Prill 1743 – 4 July 1826) ka qenë njëri prej Etërve Themelues të Shteteve të

Bashkuara të Amerikës, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë (1776) dhe Presidenti i tretë i Shteteve të

Bashkuara të Amerikës (1801–1809). Jefferson vlerësohet si një prej presidentëve më të mëdhenj të SHBA-ve 3 Sir Arthur Ignatius Conan Doyle (22 Maj 1859 – 7 Korrik 1930) ka qenë shkrimtar Britanik, më së shumti i

njohur si krijues i personazhit Sherlock Holmes.

Page 4: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari iv

ABSTRAKT

Ky punim i diplomës Master hulumton mundësinë e përdorimit të fondeve në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Buxheti i Kosovës është i ulët në krahasim me shtetet e rajonit dhe Republika e Kosovës ka nevojë për fonde shtesë të cilat do të përdoreshin për zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Fondet në mirëbesim të privatizimit dhe likuidimit nuk janë duke u përdorur për zhvillimin ekonomik të Kosovës për shkak të kufizimeve të legjislacionit në fuqi.

Ky punim i diplomës Master dëshmon se është i mundshëm përdorimi i fondeve në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe atë duke filluar që në vitin 2014, pra tre vite më herët dhe në shuma më të mëdha sesa që pritet pas përfundimit të procesit të privatizimit dhe likuidimit.

Shumat të cilat mund të përdoren për projekte kapitale janë rreth 377 milion euro siç shpjegohet në kapitujt e fundit të punimit.

Rekomandimet kryesore janë: 1) të përpilohet Plani i Veprimit ndër-institucional për të përgatitur ndryshimet ligjore përkatëse; 2) të bëhen ndryshime dhe plotësime të Ligjit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit; 3) të bëhen ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë; 4) të themelohet Komiteti Drejtues i Projekteve Kapitale; 5) të menaxhohen me kujdes: rreziku i pajtueshmërisë, rreziku i transakcioneve, rreziku strategjik, rreziku i menaxhimit dhe rreziku i reputacionit; dhe 6) të ketë raportime të rregullta financiare para Kuvendit.

ABSTRACT This Master thesis researches the possibility to use the trust funds of the Privatisation Agency of Kosovo for the economic development of the Republic of Kosovo.

Budget of Kosovo is low in comparison to states in the region and the Republic of Kosovo is in need for additional funds that would be used for a speedier economic development.

The privatization and liquidation trust funds are not being used for the economic development of Kosovo due to barriers in the laws in force.

This Master thesis proves that it is possible to use the trust funds of the Privatisation Agency of Kosovo for the economic development of the Republic of Kosovo and that starting from year 2014, i.e. three years earlier and in larger amounts that it is expected at the end of the privatisation and liquidation process.

The amounts that can be used for capital projects is around 377 milion euros as outlined in the last chapters of thesis.

The main recommendations are: 1) to prepare the inter-institutional Action Plan for preparing the respective amendments to the law; 2) to make changes and additions in the Law of the Privatisation Agency of Kosovo; 3) to make changes and additions in the Law on Public Financial Management and Accountability; 4) to establish the Steering Committee of Capital Projects; 5) to carefully manage: compliance risk, transactions risk, strategic risk, management risk and reputation risk; and 6) to have regular financial reporting to the Assembly.

Page 5: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari v

TABELA E PËRMBAJTJES

DEKLARATA E PLAGJIATURËS ................................................................................................... ii

ABSTRAKT ....................................................................................................................................... iv

ABSTRACT ....................................................................................................................................... iv

LISTA E SHKURTESAVE ............................................................................................................. viii

PËRMBAJTJA E SHKURTËR E PUNIMIT TË DIPLOMËS MASTER .......................................... x

HYRJE ................................................................................................................................................. 1

a) Përkufizimi i problemit/temës që hulumtohet ..................................................................... 1

b) Qëllimet e hulumtimit .......................................................................................................... 3

c) Burimet e të dhënave ........................................................................................................... 4

d) Rekomandimet kryesore ...................................................................................................... 5

e) Kontributi shkencor-praktik i hulumtimit ............................................................................ 6

1. VËSHTRIMI TEORIK I PRIVATIZIMIT .................................................................................. 7

1.1. Përkufizimi i privatizimit .................................................................................................... 7

1.2. Qëllimi i privatizimit ........................................................................................................... 8

1.3. Metodat e privatizimit ....................................................................................................... 11

1.4. Të ardhurat nga privatizimi i ndërmarrjeve në disa shtete të Evropës............................... 16

1.5. Të ardhurat nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore në shtetet e Evropës Juglindore ... 18

1.6. Mësimet e nxjerra nga privatizimi në botë ........................................................................ 20

2. PROCESI I PRIVATIZIMIT DHE LIKUIDIMIT NË KOSOVË ............................................. 22

2.1. Procesi i privatizimit dhe likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore ...................................... 22

2.2. Kostoja e procesit të privatizimit dhe likuidimit ............................................................... 37

2.3. Shpenzimet në emër të llogarive të likuidimit ................................................................... 44

2.4. Vonesat në përfundimin e procesit të privatizimit dhe likuidimit ..................................... 44

3. RAPORTIMI FINANCIAR PËR FONDET NË MIRËBESIM ................................................. 45

3.1. Fondet në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ............................................. 45

3.2. Procedurat bankare dhe llogaritë bankare të fondeve në mirëbesim ................................. 46

3.2.1. Llojet e llogarive të AKP-së në BQK ................................................................................ 48

3.3. Autorizimet në llogaritë bankare të fondeve në mirëbesim ............................................... 51

Page 6: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari vi

3.4. Plani kontabël i fondeve në mirëbesim .............................................................................. 54

3.5. Raportimi financiar – pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim ................................. 55

4. PËRDORIMI AKTUAL I FONDEVE NË MIRËBESIM NGA AKP ...................................... 58

4.1. Baza ligjore aktuale për investimin e fondeve në mirëbesim nga AKP-ja ........................ 58

4.2. Interesi në llogaritë rrjedhëse ............................................................................................ 59

4.3. Investimet në depozitat kohore në Bankën Qendrore të Kosovës ..................................... 62

4.4. Depozitat kohore në bankat komerciale të Kosovës .......................................................... 63

4.5. Investimet në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës ................................ 63

5. MODALITETET E PËRDORIMIT NË TË ARDHMEN TË FONDEVE NË MIRËBESIM PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS ........................................................................... 64

5.1. Rrjedha e parasë për kostot e privatizimit dhe likuidimit deri Dhjetor 2016 .................... 65

5.2. Modalitetet e përdorimit të fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës . 69

5.3. Shpërndarja e investimeve sipas rajoneve nga të cilat janë gjeneruar të ardhurat e privatizimit dhe likuidimit ............................................................................................................. 73

5.4. Përparësia e përdorimit të fondeve në mirëbesim për nga aspekti kohor .......................... 74

6. NDRYSHIMI I LEGJISLACIONIT PËR TË MUNDËSUAR PËRDORIMIN E FONDEVE NË MIRËBESIM PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS .............................................. 76

6.1. Ndryshimi i ligjit të AKP-së .............................................................................................. 77

6.2. Ndryshimi i Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë ....................... 78

7. SFIDAT DHE RREZIQET E PËRDORIMIT TË FONDEVE NË MIRËBESIM PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS .................................................................................... 79

7.1. Sfidat aktuale ..................................................................................................................... 79

7.2. Sfidat në të ardhmen .......................................................................................................... 80

7.3. Rreziqet e identifikuara ..................................................................................................... 80

7.4. Garancitë e nevojitura për kreditorët e Ndërmarrjeve Shoqërore ...................................... 82

7.5. Përkrahja për të mundësuar ndryshimet në legjislacion .................................................... 82

8. PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET ............................................................................. 83

LITERATURA .................................................................................................................................. 86

PUBLIKIMET SHKENCORE DHE HULUMTIMET ..................................................................... 86

DOKUMENTET ............................................................................................................................... 87

FAQET VIRTUALE TË INTERNETIT ........................................................................................... 88

BURIME TJERA............................................................................................................................... 88

Page 7: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari vii

LISTA E TABELAVE DHE FIGURAVE

Tabela 1: Analizat e privatizimeve në disa shtete të Evropës ........................................................... 17 Tabela 2: Analizat e privatizimeve në Evropën Juglindore sipas të ardhurave ................................. 18 Tabela 3: Analizat e privatizimeve në disa shtete të Evropës Juglindore sipas sektorëve ................ 19 Tabela 4: Tabela e shitjeve nga AKM (2002 – 2008) ....................................................................... 27 Tabela 5: Tabela e shitjeve nga AKP (2008 – 2013) ......................................................................... 29 Tabela 6: Shitjet nga AKM dhe AKP (Qershor 2002 – Shtator 2013) .............................................. 31 Tabela 7: Shitjet përgjatë viteve Qershor 2002-Shtator 2013 ........................................................... 32 Tabela 8: Raporti i shitjeve sipas regjioneve Qershor 2002 – Shtator 2013...................................... 34 Tabela 9: Pagesat ndaj punëtorëve të NSH-ve .................................................................................. 36 Tabela 10: Kostoja e procesit të privatizimit dhe likuidimit në Kosovë ........................................... 37 Tabela 11: Burimet e financimit për kostot e tërësishme dhe për pagat / kompenzimet ................... 39 Tabela 12: Raporti i kostove kundrejt të ardhurave .......................................................................... 40 Tabela 13: Raporti i pagave për personelin dhe konsultantët ............................................................ 41 Tabela 14: Numri i personelit dhe konsultantëve .............................................................................. 42 Tabela 15: Kostoja e personelit vendor, ndërkombëtar dhe konsultantëve ....................................... 42 Tabela 16: Pozitat e autorizuara për të nënshkruar transferet bankare .............................................. 51 Table 17: Plani grupor kontabël i fondeve në mirëbesim .................................................................. 54 Tabela 18: Llojet e raporteve të pasqyrave financiare të fondeve në mirëbesim .............................. 56 Tabela 19: Interesi i gjeneruar në llogaritë rrjedhëse ........................................................................ 59 Tabela 20: Interesi i gjeneruar në depozitimet kohore ...................................................................... 62 Tabela 21: Kosto minimale për financimin e privatizimit dhe likuidimit deri më 2016 ................... 68 Tabela 22: Shpërndarja e të ardhurave dhe investimeve sipas rajoneve: .......................................... 74 Tabela 23: Nenet që duhet ndryshuar në ligjin e AKP-së ................................................................. 77 Tabela 24: Nenet që duhet ndryshuar në ligjin MFPP:...................................................................... 78

Figura 1: Shitjet nga AKM – Qershor 2002 deri Qershor 2008 ........................................................ 28 Figura 2: Shitjet nga AKP – Nëntor 2008 deri Shtator 2013 ............................................................. 30 Figura 3: Shitjet nga AKM dhe AKP – Qershor 2002 deri Shtator 2013 .......................................... 32 Figura 4: Shitjet përgjatë viteve 2002- 2013 ..................................................................................... 33 Figura 5: Shitjet e Ndërmarrjeve të Reja - Qershor 2002 deri Shtator 2013 ..................................... 35 Figura 6: Shitjet e aseteve gjatë procesit të likuidimit - Janar 2006 deri Shtator 2013 ..................... 35 Figura 7: Shitjet sipas rajoneve në Kosovë Qershor 2002 – Shtator 2013 ........................................ 35 Figura 8: Pagesat punëtorëve të NSH-ve – Janar 2004 deri Shtator 2013 ......................................... 36 Figura 9: Interesi në llogaritë rrjedhëse – Korrik 2003 deri Shtator 2013 ......................................... 61

Page 8: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari viii

LISTA E SHKURTESAVE

AKM Agjencia Kosovare e Mirëbesimit AKP apo Agjencia Agjencia Kosovare e Privatizimit ATK Administrata Tatimore e Kosovës BD Bordi i Drejtorëve BQK Banka Qendrore e Republikës së Kosovës BSPK Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës DHPGJSK Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës KUVENDI Kuvendi i Republikës së Kosovës

LMFPP Ligji i Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë MF Ministria e Financave

NP Ndërmarrjet Publike NSH Ndërmarrjet Shoqërore OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara PCN Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar PSSP Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të

Bashkuara QEVERIA Qeveria e Republikës së Kosovës SHTYLLA E IV-të Unioni Evropian – Shtylla e Katërt e Misionit të Kombeve të

Bashkuara në Kosovë (UNMIK EU Pillar IV) THESARI Thesari në Ministrinë e Financave

UNMIK United Nations Interim Administraton Mission in Kosovo (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë)

USAID United States Agency for International Development (Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar)

ZCN Zyra Civile Ndërkombëtare

Page 9: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari ix

FALËNDERIMET:

Falënderimet më të larta i kam për Zotin e Madhërishëm që më ka dhënë mendjen dhe më

ka mundësuar të punoj këtë punim. Vetëm Atij i lutem dhe prej Tij kërkoj ndihmë.

I falënderoj prindërit e mij që më kanë edukuar, për besimin që kanë treguar dhe që nuk

kanë kursyer asgjë për shkollimin tim.

Ky punim nuk do të ishte i mundur pa mirëkuptimin e bashkëshortes sime dhe fëmijëve,

përkrahjen e parezervë të tyre që më kanë dhënë si gjatë kohës së studimeve Master ashtu

edhe gjatë punimit të temës së diplomës Master.

I falënderoj Kryetarin e Komisionit prof. Dr. Skender Ahmeti dhe Anëtarin e Komisionit

prof. Dr. Gazmend Luboteni për vrojtimet profesionale dhe kritikat e mirëfillta. Këshillat e

tyre kanë qenë të vlefshme dhe më kanë ndihmuar të pasuroj këtë punim.

Falënderime të posaçme kam për mentorin tim prof. Dr. Driton Balaj për përkrahjen

profesionale, diskutimet e frytshme, bashkë-punimin e treguar dhe kritikat konstruktive

lidhur me këtë punim të diplomës Master. Ai më ka ndihmuar të mbaj drejtimin e duhur në

këtë punim. Përkrahja dhe këshillat e prof. Dr. Driton Balaj kanë mundësuar që ky punim

të jetë në nivelin e prezentuar këtu.

Avni J. JASHARI, CA, CFE, IS

Page 10: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari x

PËRMBAJTJA E SHKURTËR E PUNIMIT TË DIPLOMËS MASTER

Punimi ndahet në tetë kapituj me radhitjen e mëposhtme ku edhe është paraqitur

përmbledhja e shkurtër:

Hyrje:

Në hyrje është paraqitur përkufizimi i problemit dhe temës që hulumtohet, qëllimet e

hulumtimit, burimet e të dhënave, rekomandimet kryesore dhe kontributi-shkencor praktik i

punimit.

Kapitulli 1. Vështrimi teorik i privatizimit

Në këtë kapitull është paraqitur vështrimi teorik i privatizimit duke e ilustruar edhe me

shembuj konkret. Paraqiten përkufizimet e privatizimit, qëllimet e përdorimit të programit

të privatizimit, metodat më të njohura të privatizimit të përdorura në botë si dhe mësimet e

nxjerra nga privatizimet e ndërmarrjeve.

Shpjegohen dhe analizohen të ardhurat e privatizimit në disa shtete të Evropës si dhe në

shtetet e rajonit si dhe bëhen disa analiza sektoriale të të ardhurave të privatizimit.

Kapitulli 2. Procesi i privatizimit dhe likuidimit në Kosovë

Në këtë kapitull shpjegohet procesi i privatizimit dhe likuidimit në Kosovë për nga aspekti

i të ardhurave e jo nga aspekti ligjor. Të dhënat e të ardhurave paraqiten në dy periudha: në

periudhën Qershor 2002 deri në Qershor 2008 (Agjencia Kosovare e Mirëbesimit) dhe të

Page 11: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari xi

dhënat e të ardhurave në periudhën Korrik 2008 deri Shtator 2013 (Agjencia Kosovare e

Privatizimit). Është paraqitur edhe përmbledhja e të ardhurave të tërësishme të privatizimit

nga Qershor 2002 deri më Shtator 2013. Poashtu, paraqitet realizimi i të ardhurave për nga

shpërndarja regjionale e Ndërmarrjeve Shoqërore.

Në fund të kapitullit shpjegohet kostoja e realizimit të procesit të privatizimit dhe likuidimit

si dhe vonesat e mundshme në përfundimin e procesit të privatizimit dhe likuidimit.

Kapitulli 3. Fondet në Mirëbesim – kontabiliteti dhe raportimi financiar

Në këtë kapitull shpjegohen fondet në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,

procedurat bankare të fondeve në mirëbesim, përshkrimet e llojeve të ndryshme të fondeve

në mirëbesim, plani kontabël i fondeve në mirëbesim dhe llojet e tabelave financiare të

paraqitura në pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim. Në fund shpjegohet mënyra e

pagesës së kostove të likuidimit të parapara në nenin 40 të shtojcës së ligjit të AKP-së.

Kapitulli 4. Përdorimi aktual i fondeve në mirëbesim nga AKP

Në këtë kapitull shpjegohet përdorimi aktual i fondeve në mirëbesim nga Agjencia

Kosovare e Privatizimit bazuar në legjislacionin në fuqi.

Së pari shpjegohet baza ligjore për investimin e fondeve në mirëbesim duke vazhduar më

tej me llojet e investimeve që bëhen aktualisht si për shembull: interesi i gjeneruar në

llogaritë rrjedhëse në Bankën Qendrore të Kosovës, investimet në depozitat kohore në

Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet në depozitat kohore në bankat

komerciale të Kosovës dhe shqyrtimi i mundësisë së investimeve në letrat me vlerë të

Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Page 12: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari xii

Kapitulli 5. Modalitetet e përdorimit në të ardhmen të fondeve në mirëbesim

për zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës

Në këtë kapitull shpjegohet së pari nevoja për mbulimin e kostove të privatizimit dhe

likuidimit deri në Dhjetor 2016. Paraqiten në formë tabelare shumat minimale të nevojshme

të AKP-së për financimin e aktiviteteve të privatizimit dhe likuidimit.

Shpjegohen modalitetet e përdorimit të fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të

Republikës së Kosovës duke i përmbledhur këto në 6 (gjashtë) grupe kryesore.

Në fund të kapitullit rekomandohet që të bëhet shpërndarja e investimeve sipas rajoneve

nga të cilat janë gjeneruar të ardhurat e privatizimit dhe likuidimit si dhe shpjegohet

përparësia e përdorimit të fondeve në mirëbesim për nga aspekti kohor.

Kapitulli 6. Ndryshimi i legjislacionit për të mundësuar përdorimin e

fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Në këtë kapitull shpjegohet se cila aspekte të ligjit duhet të plotësohen dhe të ndryshohen

në mënyrë që të përgatitet baza e duhur ligjore për të mundësuar përdorimin e fondeve në

mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në përgjithësi është identifikuar se duhet ndryshuar ligjin e AKP-së dhe Ligjin për

Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë me ç’rast në njërën anë do të

mundësohej bartja e fondeve tepricë në mirëbesim në llogarinë dedikuar në Ministrinë e

Financave, ndërsa në anën tjetër do të ofroheshin garancitë e duhura ligjore që

Qeveria/Ministria e Financave do të kthente në AKP ato fonde të cilat do të mjaftonin për

të paguar kostot e privatizimit dhe të likuidimit si dhe për të mundësuar pagesën e

kreditorëve në afatet e duhura gjatë procesit të likuidimit. Këto fonde duhet t’i kthehen

AKP-së pa asnjë kushtëzim nga Ministria e Financave/Qeveria në momentin kur bëhen

kërkesat për kthim të mjeteve nga AKP-ja.

Page 13: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari xiii

Kapitulli 7. Sfidat dhe rreziqet e përdorimit të fondeve në mirëbesim për

zhvillimin ekonomik të Kosovës

Në këtë kapitull shpjegohet sfidat aktuale dhe të ardhshme të përdorimit të fondeve në

mirëbesim për zhvillimin ekonomik si dhe nevoja e koordinimit për zbatimin e projekteve

kapitale të financuara nga fondet në mirëbesim, duke pasur parasysh edhe shpërndarjen e

duhur të investimeve krahasuar me përqindjen e realizuar nga privatizimi i Ndërmarrjeve

Shoqërore.

Janë paraqitur edhe rreziqet e ndryshme që mund të ndikojnë në përdorimin e fondeve në

mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këto rreziqe janë: Rreziku i

pajtueshmërisë; Rreziku i transakcioneve; Rreziku strategjik; Rreziku i menaxhimit; dhe

Rreziku i reputacionit.

Kapitulli 8. Përfundimet dhe rekomandimet

Në kapitullin e fundit janë dhënë përfundimet kryesore dhe rekomandimet kryesore që

dalin nga hulumtimi i temës së diplomës. Rekomandimet kryesore janë që të ndryshohen

dhe plotësohen ligjet përkatëse për të siguruar garancitë ligjore të nevojitura nga Qeveria e

Republikës së Kosovës, të përpilohet Plani i Veprimit ndër-institucional për të përgatitur

ndryshimet ligjore përkatëse, të themelohet Komiteti Drejtues i Projekteve Kapitale, të

menaxhohen rreziqet e identifikuara si dhe të ketë raportim të rregullt financiar para

Kuvendit të Kosovës për projektet e financuara nga fondet në mirëbesim.

Page 14: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 1

HYRJE

a) Përkufizimi i problemit/temës që hulumtohet

Zhvillimi ekonomik është prioritet kryesor për Republikën e Kosovës si një shtet i ri.

Duke pasur parasysh se Buxheti i Republikës së Kosovës është i ulët në krahasim me

shtetet e rajonit, Republika e Kosovës ka nevojë për fonde shtesë të cilat do të përdoreshin

për zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Procesi i privatizimit në Republikën e Kosovës ka filluar në Qershor 2002 me themelimin e

ish-Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit me Rregulloren UNMIK-ut nr. 2002/124

Procesi i privatizimit ka vazhduar, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me hyrjen në

fuqi të ligjit nr. 03/L-067

të datës 13

Qershor 2002 e ndryshuar me Rregulloren nr. 2005/18 të datës 22 Prill 2005 dhe e

ndryshuar me Rregulloren nr.2008/16 të datës 20 Mars 2008.

5 për themelimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit më 15

Qershor 2008, i ndryshuar me ligjin nr. 04/L-0346

Shitjet e para janë realizuar në Maj 2003 dhe vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Prej të gjitha

mjeteve të akumuluara prej 643 milion euro nga shitjet (shitjes së Ndërmarrjeve të Reja

prej 571.1 milion dhe shitjes së aseteve gjatë likuidimit prej 71.9 milion), deri më tani

që ka hyrë në fuqi më 21 Shtator 2011.

4 Me rregulloren nr. 2002/12 e UNMIK-ut është themeluar Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM). http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2002regs/RA2002_12.pdf 5 Ligji nr. 03/L-067për themelimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. http://gazetazyrtare.rks-gov.net/Documents/2%20gazeta%20zyrtare%20shqip%20ARIAL%2030.pdf 6 Ligji nr. 04/L-034 për ndryshimin e ligjit nr. 03/L-067për themelimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit http://gazetazyrtare.rks-gov.net/Documents/GZK-19-SHQIP.pdf

Page 15: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 2

vetëm 28.9 milion euro i janë transferuar Qeverisë së Republikës së Kosovës nga “fondet

tepricë”7 të likuidimit dhe atë në Korrik 2012.8

Të gjitha fondet në mirëbesim mbahen në llogaritë bankare në Bankën Qendrore të

Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur dhe nuk ka llogari bankare të hapura në bankat jashtë

Kosovës për të mbajtur fondet në mirëbesim të privatizimit dhe likuidimit.

Gjendja e llogarive në mirëbesim të AKP-së më datën 30 Shtator 2013 ka qenë 569 milion

euro9

Rreth 200 Ndërmarrje Shoqërore ende nuk janë prekur nga privatizimi, ndërsa edhe rreth

300 Ndërmarrje Shoqërore pritet të futen në procesin e likuidimit gjatë vitit 2014. Procesi i

likuidimit zgjatë më pak se dy vjet.

, një pjesë e të cilave përdoren për të mbuluar kostot e privatizimit, pagesat për 20%-

in e punëtorëve dhe shpenzimeve të likuidimit, ndërsa pjesa dërrmuese mbahet për të

paguar kërkesat e kreditorëve gjatë procesit të likuidimit dhe mbetja e fondeve në fund të

procesit të likuidimit do të transferohet në Buxhetin e Kosovës.

Procesi i shitjes së Ndërmarrjeve të Reja pritet të përfundoj gjatë vitit 2014, ndërsa shitjet e

aseteve në procesin e likuidimit pritet të përfundohet gjatë vitit 2015.

Hulumtimi i mundësisë së përdorimit të fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të

Kosovës, parashikimi se çfarë shuma mund të përdoren si dhe modalitetet e përdorimit në

të ardhmen janë problemet që hulumtohen/përkufizohen në këtë punim.

7 Fondet Tepricë definohen në nenin 19.3 të ligjit 04/L-034 të AKP-së nr. Sipas nenit 19.3, “fondet tepricë” janë fondet e përcaktuara dhe të deklaruara nga AKP si “Fonde Tepricë” deri në shtatëdhjetë e pesë përqind (75%) të çdo të ardhure që e tejkalon maksimumin e vlerës së përllogaritur të grumbulluar të pretendimeve përkatëse të kreditorit dhe interesave të pohuara të pronësisë pronësisë, dhe menjëherë i transferon ato Fonde Tepricë “para publike” dhe trajtohen në pajtim me LMFPP të cilat do të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të vendit, me aprovim të Kuvendit të Kosovës. 8 Pasqyrat financare të fondeve në mirëbesim të AKP-së për periudhën e përfunduar më 31 Dhjetor 2012. 9 Pasqyrat financare të fondeve në mirëbesim të AKP-së për periudhën e përfunduar më 30 Shtator 2013. http://www.pak-ks.org/?page=1,9

Page 16: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 3

b) Qëllimet e hulumtimit

Hulumtimi orientohet kryesisht në rolin, rëndësinë dhe mundësitë e modaliteteve e

përdorimit të fondeve në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për zhvillimin

ekonomik të Kosovës.

Qëllimi i punimit të temës së diplomës është hulumtimi i metodave dhe mundësive të

përdorimit sa më të shpejtë në aspektin kohor të fondeve në mirëbesim të Agjencisë

Kosovare të Privatizimit për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës e të mos pritet

deri në përfundimin e procesit të likuidimit në fund të vitit 2016.

Janë përdorë burime të të dhënave që janë në dispozicion për publikun në mënyrë që të

arrijmë të përmbushim objektivin kryesor të temës së diplomës e që është që të dëshmohet

në bazë të hulumtimit, analizave financiare dhe statistikore se është i mundshëm përdorimi

i fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Janë përdorë analizat statistikore për të krahasuar të dhënat e periudhave të ndryshme të

gjenerimit të të ardhurave të privatizimit dhe likuidimit.

Metodat e hulumtimit që janë përdorë, por nuk jam kufizuar janë:

• Metoda e shqyrtimit teorik;

• Metoda statistikore (kuantitative); dhe

• Analiza e të dhënave të mbledhura.

Duke analizuar pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim, pasqyrën e rrjedhën së parasë,

të dhënat numerike, tabelat dhe grafikonet jam munduar të gjej zgjidhje lidhur me

përdorimin e fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës edhe para

përfundimit të procesit të privatizimit dhe likuidimit.

Gjatë hulumtimit është analizuar situata aktuale e përdorimit të fondeve në mirëbesim,

perspektiva e mundësive, sfidat dhe rreziqet e përdorimit në të ardhmen të fondeve në

mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Page 17: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 4

Marrë parasysh interesin publik të qytetarëve të Kosovës për zhvillim më të hovshëm

ekonomik si dhe nevojën e gjenerimit të fondeve shtesë për investimet kapitale të

planifikuara dhe investimet kapitale që mund të planifikohen në periudhën 4 vjeçare, është

e qartë se duhet gjetur zgjidhje për përdorimin më të shpejtë të fondeve në mirëbesim

(krahas zhvillimit të procesit të privatizimit dhe likuidimit).

Studimi do të ofroj një pasqyrë të amandamentimit apo plotësimeve që do të duhej të

bëheshin në legjislacionin aktual në mënyrë që të mundësohet përdorimi i fondeve në

mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Pyetjet më të rëndësishme, në të cilat ky studim jep përgjigje janë:

• A është e mundshme të përdoren fondet në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të

Republikës së Kosovës?

• A do të përmirësohet mirëqenja e qytetarëve përmes rritjes së investimeve kapitale

përmes fondeve në mirëbesim?

• A i përmirëson financat qeveritare përdorimi i fondeve në mirëbesim për projektet

kapitale?

• Cilat janë efektet e përgjithshme të përdorimit të fondeve në mirëbesim për

projektet kapitale?

c) Burimet e të dhënave

Janë dy lloje të burimeve të të dhënave: primare dhe sekondare. Të dhënat primare janë të

dhënat të cilat mblidhen për studimin përkatës nga hulumtuesi në mënyrë direkte me anë të

instrumenteve siç janë hulumtimet, intervistat dhe të dhënat burimore. Prandaj, të dhënat

primare i japin hulumtuesit të dhëna më të sakta dhe koherente.

Të dhënat sekondare, në anën tjetër, janë të dhënat të cilat mblidhen nga studimet

shkencore të të tjerëve, literaturat shkencore, publikimet shkencore e hulumtimet.

Page 18: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 5

Në këtë punim të diplomës janë përdorë burime të ndryshme të referimit:

• Burimet e të literaturës shkencore lidhur me procesin e privatizimit në përgjithësi si

dhe literaturës profesionale që adresojnë privatizimin;

• Burimet e literaturës metodologjike që ndihmojnë për përzgjedhjen e qasjes së

duhur gjatë studimit;

• Burimet e studimeve hulumtuese lidhur me procesin e privatizimit në Evropë dhe

ndikimet e tyre në çështjet ekonomike;

• Burimet e të dhënave ekzistuese, kryesisht burime të AKM-së dhe AKP-së të cilat

janë bërë publike përmes raportimeve vjetore dhe të pasqyrave financiare.

d) Rekomandimet kryesore

Në këtë punim të diplomës do të paraqiten rekomandime konkrete dhe të zbatueshme në

praktikë. Gjithashtu, do të paraqiten edhe barrierat, sfidat e rreziqet me të cilat mund të

ballafaqohet përdorimi i fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Për këtë arsye, jepen disa rekomandime kryesore për të mundësuar përdorimin e fondeve

në mirëbesim në njërën anë dhe sigurinë që i duhet AKP-së që të jetë në gjendje të paguaj

kreditorët e NSH-ve në afatin e duhur.

Rekomandimet kryesore janë:

1. Të përpilohet Plani i Veprimit ndër-institucional për të përgatitur ndryshimet ligjore

përkatëse;

2. Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të

Privatizimit;

Page 19: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 6

3. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe

Përgjegjësitë;

4. Të themelohet Komiteti Drejtues i Projekteve Kapitale;

5. Të menaxhohen me kujdes të madh rreziqet e identifikuara: rreziku i

pajtueshmërisë; rreziku i transakcioneve; rreziku strategjik; rreziku i menaxhimit;

dhe rreziku i reputacionit; dhe

6. Të ketë raportim të rregullt financiar para Kuvendit të Kosovës lidhur me zbatimin

e projekteve kapitale që do të financohen nga fondet në mirëbesim.

e) Kontributi shkencor-praktik i hulumtimit

Ky studim do të ketë rëndësi shkencore dhe praktike për përdorimin e fondeve në

mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Studimi ofron një analizë statistikore lidhur me mundësinë e përdorimit të fondeve në

mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, realizimi i së cilës është i

mundur edhe në praktikë me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kuvendit

të Republikës së Kosovës, spektrit të gjërë politik dhe përkrahjen edhe të shoqërisë civile.

Page 20: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 7

1. VËSHTRIMI TEORIK I PRIVATIZIMIT

Në këtë kapitull është paraqitur vështrimi teorik i privatizimit duke e ilustruar edhe me

shembuj konkret. Paraqiten përkufizimet e privatizimit, qëllimet e përdorimit të programit

të privatizimit, metodat më të njohura të privatizimit të përdorura në botë si dhe mësimet e

nxjerra nga privatizimet e ndërmarrjeve.

Shpjegohen dhe analizohen të ardhurat e privatizimit në disa shtete të Evropës si dhe në

shtetet e rajonit si dhe bëhen disa analiza sektoriale të të ardhurave të privatizimit.

1.1. Përkufizimi i privatizimit

Privatizimi është transferimi i pronësisë së ndërmarrjes, në tërësi ose pjesërisht, nga shteti

në pronën private, duke mundësuar kështu ndërrimin e pronarit të kapitalit.

Privatizimi është një faktor që luan rol serioz në rritjen ekonomike të një vendi, nëse kryhet

siç duhet.

Procesi i privatizimit mund të jetë një mënyrë efektive për mundësimin e ndryshimeve

fundamentale strukturore duke formalizuar dhe përcaktuar të drejtat e pronës, të cilat direkt

ndikojnë në nxitje të fuqishme individuale10

Privatizimi është politikë ekonomike e aplikuar gjerësisht. Nuk mund të kontestohet se

privatizimi ka dhënë përfitime të rëndësishme ekonomike duke rritur profitabilitetin dhe

efikasitetin në ndërmarrje, duke rezultuar në burime financiare për qeveritë e zëna ngushtë

.

10 Adnan Filipovic. Impact of Privatisation on Economic Growth. Issues in Political Economy, Vol. 14, August 2005. http://org.elon.edu/ipe/Adi%20final.pdf

Page 21: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 8

dhe duke u dhënë sinjale kreditorëve, investitorëve dhe donatorëve lidhur me seriozitetin

dhe kredibilitetin e qeverisë për ndërrimet në regjimet ekonomike.11

1.2. Qëllimi i privatizimit

Qëllimi kryesor i privatizimit është krijimi i të drejtave efektive private në mënyrë që të

rritet efikasiteti i ndërmarrjeve.12

Privatizimi me gjasë është pjesa e reformës ekonomike e cila është studiuar më së shumti

në botë, duke filluar nga aspekti ekonomik i tij, qeverisja korporative pas privatizimit,

ndikimeve makroekonomike, mikroekonomike, fiskale dhe interesit të shtetit për të

privatizuar.

Në vështrimin e proceseve të privatizimit në Evropë, por edhe në kontinentet tjera, mund të

vërehet se në thelb privatizimi është përdorë si pjesë e reformave ekonomike të një shteti, si

mënyrë e transformimit të pronës shtetërore (ose pronës shoqërore në disa shtete post-

komuniste) në pronën private.

Shtetet e përqafojnë programin e privatizimit në mënyrë që të zvogëlojnë ngarkesën

financiare në qeveritë e tyre, të rrisin mirëqenjen ekonomike të qytetarëve si dhe në

përgjithësi të minimizojnë ndikimin shtetëror në udhëheqjen e ndërmarrjeve.

Prandaj, privatizimi konsiderohet si një instrument politik që shton vlera në një ndërmarrje.

11 John Nellis (2005). “Privatization in developing countries: A summary assessment”. Distinguished Lecture Series 24. A publication of The Egyptian Center for Economic Studies. Faqe 32. http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=983188 Qasur herën e fundit më 30 Nëntor 2013. 12 Investment Funds in Mass Privatisations and Beyond. Evidence from the Czech Republic and Russia. Katharina Pistor and Andrew Spicer. Faqe 1. http://www.cid.harvard.edu/hiid/565.pdf?origin=publication_detail.

Page 22: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 9

Përcaktuesit13

• Preferencat politike;

e privatizimit janë:

• Vështirësitë buxhetore;

• Origjina ligjore e shteteve;

• Likuiditeti i tregut të aksioneve; dhe

• Konkurrueshmëria dhe efikasiteti.

Sipas një studimi të Bankës Botërore, si qëllime14

• Reduktimi i të dalave buxhetore, përkatësisht zvogëlimi i detyrimeve të buxhetit të

shtetit (subvencioneve dhe i pagesës së borxheve të ndërmarrjeve shoqërore);

të privatizimit numërohen, përveç tjerash

edhe elementet në vijim:

• Lirimi i shtetit nga barra e qeverisjes së ndërmarrjeve;

• Inkurajimi i zhvillimit të sektorit privat dhe përmirësimi i kushteve të përgjithshme

të ekonomizimit;

• Përmirësimi i konkurrencës në treg; dhe

• Tërheqja e shtetit nga disa aktivitete ekonomike dhe rritja e shfrytëzimit racional të

masave të ekonomisë politike.

Një qëllim tjetër i privatizimit, siç ka qenë rasti në Britaninë e Madhe në periudhën e

Margaret Thatcher15, është edhe lehtësimi i problemeve të udhëheqjes së politikës së

pagave në sektorin publik dhe ulja e inflacionit, për shkak se “asnjë demokraci në botë nuk

ka mbijetuar inflacionin në vazhdimësi më të lartë se 20%”.16

13 Shah, Rashid, Ullah, Ahmed (Qershor 2009). “The impact of privatization”. Faqe 10.

http://www.bth.se/fou/cuppsats.nsf/all/a9529602471e0e4ac12575ec0037c500/$file/Impact%20of%20Privatization%20on%20PTCL%20Performance%20and%20Development%20Final.pdf 14 Hamdi Podvorica (2004), Procesi i Tranzicionit dhe Privatizimit të pronës në disa shtete të Evropës Qendrore, Juglindore dhe në Kosovë. 15 Margaret Hilda Thatcher, Baronesha e Kesteven, (13 Tetor 1925 – 8 Prill 2013), politikane e Partisë Konservative dhe Kryeministre (1979-1990) e Britanisë së Madhe, gruaja e parë Kryeministër në Evropë. 16 Margaret Thatcher, fjalimi në Universitetin Roosevelt (22 Shtator 1975), http://www.margaretthatcher.org/document/102465 (qasur më 30 Tetor 2013).

Page 23: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 10

Një prej argumenteve kryesore të Margaret Thatcher ishte se asnjë qeveri nuk duhet

përfshihet në biznis.17 Prandaj, privatizimi ishte i ndërlidhur thellë në idetë e thaqerizmit.18

Objektivë e rëndësishme e privatizimit në Britaninë e Madhe ishte krijimi i demokracisë

pronar/kapital. Për këtë arsye, metoda më e përhapur e privatizimit ishte shitja e aksioneve

përmes ofertave publike, posaçërisht pas privatizimit të suksesshëm të British Telecom në

vitin 1984.

19

Globalisht, programi i privatizimit në Britaninë e Madhe shërbeu si katalizator edhe për

shtetet tjera duke vazhduar me një liberalizim ekonomik në tregjet botërore.

20

Cili është interesi i shtetit në programin e privatizimit?

Sa duhet të përfshihet shteti në ekonomi21 përmes privatizimit? Privatizimi është vetëm një

pjesëz në universin “liberalizimi kundrejt proteksionizmit”, por edhe ashtu, marrë në

konsideratë përhapjen e privatizimit në botë, pa dyshim është një prej reformave më të

përdorura universale në reformat pro-tregut (që edhe mund të jetë, për shkak se në

përgjithësi privatizimi shpie në përfitimet e menjëhershme për qeverinë: të hyrat nga

shitjet)22

.

17 P.M. van Hilten, (Qershor 2013). “Reshaping the Economy. The Causes and Consequences of Margaret Thatcher’s Privatisation Programme”. Faqe 27. https://openaccess.leidenuniv.nl/handle/1887/21731 18 Thaqerizmi do të thotë avokimi për pavarësi më të madhe të individit ndaj shtetit; një përfundim të ndërhyrjes së tepërt të qeverisë në ekonomi, duke përfshirë privatizimin e ndërmarrjes shtetërore dhe shitjen e të gjitha banesave përdoruesve të tyre; zvoglimin e shpenzimeve në shërbime sociale si kujdesin mjekësor, edukimin dhe banimin; kufizimin në shtypjen e parave në pajtim me doktrinën monetare të ekonomisë; dhe kufizimet ligjore për sindikatat. http://www.britannica.com 19 P.M. van Hilten, (Qershor 2013). “Reshaping the Economy. The Causes and Consequences of Margaret Thatcher’s Privatisation Programme”. Faqe 47. 20 Po aty. Faqe 48. 21 Karina Knaus, Korrik 2010. “The Privatisation of Public Utilities”. University of Vienna. Faqe 5. http://othes.univie.ac.at/11544/1/2010-07-19_0525630.pdf Qasur më 27 Nëntor 2013. 22 Po aty. Faqe 5.

Page 24: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 11

1.3. Metodat e privatizimit

Privatizimet e para kanë ndodhur në forma të ndryshme qysh në kohën e Greqisë antike,

Perandorisë Romake, Kinës në kohët antike dhe në Britaninë e Madhë në privatizimet e

tokave.

Në shekullin XX, privatizimet e para kanë ndodhur në Gjermani me shitjen e shumicës së

aksioneve të Volkswagen në vitin 1961. Por, momentumi i vërtetë i privatizimit në

shekullin XX ka filluar në Britaninë e Madhe në vitet ‘80 nga Qeveria e Margaret Tatcher.

Japonia, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania janë pesë shtetet që më së shumti

kanë shitur aksione të zakonshme të ndërmarrjeve shtetërore në historinë botërore. Qeveritë

e këtyre vendeve, në dy dekadat e fundit të shekullit XX, kanë bërë privatizime me anë të

metodës së shitjes së aksioneve dhe kanë inkasuar $285 miliardë dollarë me 120

privatizime të shitjes publike të aksioneve të zakonshme të ndërmarrjeve shtetërore.23

Nëse kombinohet këtu edhe shitja e rreth 400 ndërmarrjeve në 56 vende tjera, privatizimi

me anë të shitjes së aksioneve ka gjeneruar të hyra tjera rreth $400 miliardë për qeveritë

kombëtare në kontinentet e ndryshme. Këto shitje kanë pasur ndikim të theksuar në

ekonomitë kombëtare dhe kanë transformuar tregun ndërkombëtar të kapitalit.

Por në anën tjetër, qeveritë e disa shteteve të ish-bllokut sovjetik kanë qenë të detyruara që

të shesin ndërmarrjet shtetërore me anë të metodës së shitjes përmes vauqerëve ose shitjes

direkte përshkak të pamjaftueshmërisë së kapitalit në tregjet lokale dhe frikave se asetet e

privatizuara do të blihen nga të huajtë e pasur. Mirëpo, në shumë raste këto privatizime

janë kritikuar për shkak të favorizimeve në shitjen e aseteve posaçërisht kur blerës kanë

qenë anëtarë të nomenklaturave të kaluara qeveritare. Për këto arsye, këto dy metoda të

23 William L. Megginson and Jeffry M. Netter. The University of Georgia. Equity to the People: The Record on Share Issue Privatization. Faqe 2. Publikuar nga Privatisation International (London). http://faculty-staff.ou.edu/M/William.L.Megginson-1/prvintxt.pdf Qasur herën e fundit më 5 Nëntor 2013.

Page 25: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 12

privatizimit janë mjaft të kritikuara, përkundër privatizimeve në shtetet perëndimore ku

qeveritë janë kritikuar në raste të rralla.24

Metodat e privatizimit të përdorura në botë janë të ndryshme, por më kryesoret janë:

1. Privatizimi i aksioneve – shitja e një numri të caktuar të aksioneve investitorëve

strategjik;

2. Privatizimi i aseteve – shitja e një ndërmarrjeje të tërë ndonjë investitori;

3. Privatizimi me anë të vauqerëve – shpërndarja e aksioneve për qytetarët;

4. Privatizimi prej së poshtmi – krijimi i një ndërmarrje të re nga ndërmarrja e vjetër

(psh korporatizimi dhe shitja e mëpastajme); dhe

5. Privatizimi intern – blerja e ndërmarrjes nga punëtorët apo menaxhmenti.

Përhapja e programeve të privatizimit në botë ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Sipas

shënimeve të Bankës Botërore në databazën e privatizimit, vetëm në vitet 1998-200825

Më pak se 5% e ndërmarrjeve janë privatizuar me anën e metodës së shitjes së aksioneve,

ndërsa 95% të tyre janë shitur duke përdorur metodën e shitjes direkte - ankand apo tender

(siç është procesi i privatizimit në Kosovë) dhe metodës së privatizimit përmes vauqerëve

(siç është metoda e privatizimit në shtetet e ish-bllokut sovjetik).

janë

privatizuar 10,197 ndërmarrje me gjithsej të hyra prej 773.3 miliardë dollar amerikan.

Në shumicën e shteteve të ish-bllokut sovjetik procesi i privatizimit është bërë përmes tre

programeve privatizimit:

• Modeli i tregut të lirë;

• Modeli i tregut të kufizuar; dhe

• Modeli i tregut të rregulluar.

24 Po aty. 25 Burimi: Banka Botërore – databaza e privatizimit. Llogaritjet janë përpunuar nga autori.

Page 26: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 13

Për shembull Rusia dhe Republika e Çekisë përmes programit masiv të privatizimit kanë

privatizuar një numër tejet të madh të ndërmarrjeve në një periudhë të shkurtër kohore.

Modeli i tregut të lirë të privatizimit masiv në Rusi dhe Çeki ka qenë i suksesshëm në

transferimin e shpejtë të një numri të madh të ndërmarrjeve nga pronësia shtetërore në

pronësinë private. Megjithatë, suksesi i një procesi të privatizimit nuk mund të matet vetëm

me shpejtësinë e transferimit të pronës gjatë privatizimit, por duhet gjithashtu të vlerësohen

efektet e një privatizimi masiv në rezultatet ekonomike dhe politike26

Në rastin e Rusisë privatizimi ka pasur edhe efektet e veta negative meqenëse një prej

veçorive të privatizimit masiv në Rusi ka qenë marrja e kontrollit të ndërmarrjeve nga

personat e brendshëm dhe atë deri në 65% të aksioneve të ndërmarrjeve të privatizuara.

, posaçërisht efektet e

privatizimit masiv në rezultatet ekonomike dhe politike përtej privatizimit.

27

Shpesh i cituar si një prej tregimeve të suksesit të privatizimit në vendet në tranzicion të

Evropës Lindore, programi i privatizimit në Republikën Çeke ka rezultuar në gati 75% të

kapacitetit prodhues të transferohet në sektorin privat gjatë kuartalit të parë të vitit 1995

28

Privatizimi në Çeki është kryer përmes tre metodave

.

29

a) Restitucioni i pronës;

:

b) Privatizimi në shkallë të ulët (i njësive të vogla ekonomike); dhe

c) Privatizimi në shkallë të lartë (masiv).

26 Katharina Pistor and Andrew Spicer. (2006) “Investment Funds in Mass Privatisations and Beyond. Evidence from the Czech Republic and Russia.” Faqe 11. http://www.cid.harvard.edu/hiid/565.pdf?origin=publication_detail 27 Po aty. 28 Jan Hanousek and Evzen Kocenda (2003). The Impact of Czech mass privatization on corporate governance. Journal of Economic Studies. Vol. 30 No. ¾. Faqe 1. http://www.researchgate.net/publication/46546239_The_impact_of_Czech_mass_privatisation_on_corporate_governance. Qasur herën e fundit më 28 Nëntor 2013. 29 Po aty. Faqe 1.

Page 27: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 14

a) Restitucioni i pronës: Me anë të restitucionit iu kanë kthyer asetet atyre të cilëve iu

kanë konfiskuar këto asete nga regjimi komunist pas vitit 1948. Kanë qenë rreth

200,000 kërkesa për kthim të tokës bujqësore si dhe rreth 70,000 banesa iu kanë kthyer

pronarëve. Ndërsa, pronarëve të pronave industriale iu është mundësuar që të marrin

aksione kur të privatizohen si dhe të blejnë aksione tjera në kushte të favorshme dhe pa

konkurrencë me blerësit tjerë.

b) Privatizimi në shkallë të ulët është marrë kryesisht me shitjen e njësive të vogla

ekonomike dhe atë vetëm qytetarëve çek. Deri në fund të vitit 1993 janë shitur rreth

30,000 njësi ekonomike me rreth 1.1 miliard euro30

c) Programi i privatizimit masiv në Çeki kishte filluar në vitin 1991

.

31

• Ndërmarrjet për privatizim në valën e parë me pesë runde të ofertimit (988

ndërmarrje) dhe në valën e dytë me gjashtë runde të ofertimit (676 ndërmarrje);

dhe ishte ndarë në

tre pjesë:

• Ndërmarrjet për privatizim pas pesë viteve; dhe

• Ndërmarrjet për t’u likuiduar.

Sllovenia ka qenë e njohur për privatizimin e brendshëm32

30 Konvertuar nga 30.4 miliard kruna çeke sipas kursit të vitit 1995.

, me anë të cilit shumica e

aksioneve iu janë shitur investitorëve institucional (fondi pensional), ndërsa të tjerat iu kanë

shitur punëtorëve. Kjo metodë e privatizimit krijon nxitje, mirëpo jo aq shumë sa krijojnë

privatizimet kur ndërmarrjet u shiten investitorëve strategjik. Në rastin e privatizimit të

brendshëm, blerësit e rinj nuk i kanë resurset për të investuar dhe ristruktuar ndërmarrjet.

http://www.oanda.com/currency/historical-rates/ 31 Vala e parë e privatizimit kishte ndodhur në periudhën e Republikës së Çekosllovakisë, ndërsa vala e dytë e privatizimit kishte ndodhur pas ndarjes së Çekisë dhe Sllovakisë. Vala e dytë përfundoi në vitin 2004. 32 Privatizimi i brendshëm quhet metoda e privatizimit, sipas së cilës aksionet e ndërmarrjes u shiten punëtorëve apo Menaxhmenti.

Page 28: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 15

Sipas raportit të Bankës Botërore (2002) 33

Pas përfundimit të komunizmit, Hungaria ishte vendi me borxhet më të mëdha në rajon. Për

këtë arsye, vlen të përmendet procesi i privatizimit në Hungari. Hungaria filloi shitjen e

ndërmarrjeve shtetërore investitorëve strategjik duke përfshirë edhe investitorëve të huaj. Si

rezultat, hyrja e kapitalit të huaj mundësi rritjen e të hyrave për shtetin si dhe avansimin e

teknologjisë. Sipas Bankës Botërore (2002)

pikërisht kjo metodë e privatizimit e përdorur në

Slloveni ka rezultuar në mungesën e investitorëve strategjik dhe një sukses të kufizuar të

privatizimit në Slloveni.

34

Përderisa vendet e Azisë Lindore (Kina, Tajlanda, Malajsia dhe Indonezia) e kanë

përqafuar privatizimin si pjesë të politikës ekonomike të tyre që nga viti 1991, deri në vitin

1997 në vendet e Afrikës të hyrat nga privatizimi kanë qenë 2.5 mld USD, kurse në vendet

diktatoriale dhe në mbretëritë e Lindjes së Mesme nuk ka pasur privatizim fare, normalisht

për të mbajtur kontrollin diktatorial apo mbretëror në zhvillimin ekonomik të vendeve të

tyre.

, një faktor i rritjes ekonomike në fund të

shekullit XX për Hungarinë ishte metoda e përdorur e privatizimit.

Por, në disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore edhe ka pasur privatizime të

kufizuara ku rreth USD 29.9 miliard janë mbledhur nga 136 transakcione të shitjeve, por

kjo paraqet vetëm rreth 6.6% të shitjeve të vendeve në zhvillim.35

33 World Bank. The First Ten Years: Analysis and Lessons for Eastern Europe and the Former Soviet Union. Washington, D.C.: The World Bank, 2002. http://www- wds.worldbank.org/external/default/ WDSContentServer/ WDSP/IB/2002/02/09/000094946_02012504134954/Rendered/PDF/multi0page.pdf 34 Po aty. 35 Raporti i Bankës Botërore për privatizimin në vitet 2000-2008.

Page 29: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 16

1.4. Të ardhurat nga privatizimi i ndërmarrjeve në disa shtete të Evropës

Në këtë nënkapitull shpjegohet dhe analizohen të ardhurat e privatizimit në disa shtete të

Evropës si dhe bëhen disa analiza sektoriale të të ardhurave të privatizimit.36

Janë analizuar të dhënat për të ardhurat e privatizimit në 22 shtete

37

1. Shuma e të ardhurave është 167 miliardë dollarë amerikan (USD

të Evropës (për të cilat

ka të dhëna në faqen virtuale të Bankës Botërore) dhe janë nxjerrë këto përfundime:

38

2. Numri i shitjeve është 6685;

);

3. Mesatarja e një shitje është 24.9 milion USD

4. Më së shumti shitje kanë pasur këto shtete: Turqia 39.3 mld39

5. Më së paku shitje kanë pasur këto shtete: Mali i Zi 21.5 milion USD, Moldavia 47.6

mln

USD, Polonia 28.2

mld, Hungaria 21.7 mld, Republika Çeke 18.2 mld dhe Rumania me 13.2 miliard;

40, Bjellorusia 327.4 mln, Shqipëria 509.1 dhe Kosova41

me 869.9 milion USD.

36 Duke u bazuar në të dhënat e Bankës Botërore për privatizimin në vitet 1988-1999 dhe 2000-2008. http://rru.worldbank.org/Privatization/ Qasur herën e fundit më 18 Korrik 2013. Përpunimi i të dhënave në tabelat Bankës Botërore për të ardhurat nga privatizimi në këto shtete janë bërë nga autori i temës së diplomës. 37 Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Gjorgjia, Hungaria, Kosova, Latvia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumani, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina. 38 USD – United States Dollars. Valuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 39 Mld - miliard 40 Mln - milion 41 Në mungesë të informatave në faqen virtuale http://rru.worldbank.org/Privatization/ të Bankës Botërore, shënimet për Kosovën janë marrë nga Pasqyrat Financiare të AKP-së dhe janë konvertuar në USD.

Page 30: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 17

Lidhur me të dhënat sektoriale të të ardhurave të privatizimit janë nxjerrë këto të dhëna:

Tabela 1: Analizat e privatizimeve në disa shtete të Evropës

Sektori Shuma e shitjeve

(transaksioneve) USD

Numri i shitjeve

(transaksioneve)

Infrastruktura 69,684,009,976 522

Financiar 28,924,445,548 333

Kompetitive 23,794,024,763 307

Prodhimi 17,103,388,059 2,009

Energjia 16,708,713,327 75

Shërbime 4,017,553,335 1,548

Të tjera 3,451,757,925 1,742

Metale dhe Minerale 3,390,274,074 149

GJITHSEJ $ 167,074,167,006 6,685

Nga analizat vërehet se më së shumti të ardhura janë krijuar nga shitja e ndërmarrjeve në

sektorin e infrastrukturës, sektorin financiar si dhe sektorin kompetitiv, ndërsa më së paku

janë krijuar të dhëna në sektorin e shërbimeve, sektorin e metaleve e mineraleve dhe

sektorin “të tjera”.

Më së shumti ka pasur njësi të shitjeve/transaksioneve në sektorin prodhim, sektorin “të

tjera” dhe sektorin e shërbimeve, ndërsa më së paku njësi të shitjeve në sektorin e energjisë,

sektorin e metaleve e mineraleve dhe sektorin kompetitiv.

Lidhur me numrin e njësive të shitjeve/transaksioneve (prej të cilave janë gjeneruar të

ardhura nga shitjet) janë nxjerrë këto të përfundime:

• Më së shumti njësi kanë shitur: Rumania 1225, Kosova 1051, Hungaria 1039,

Maqedonia 561 dhe Polonia 540 njësi të shitjes; dhe

• Më së paku njësi kanë shitur: Mali i Zi 1, Bjellorusia 3, Bosna dhe Hercegovina 11,

Sllovenia 15 dhe Moldavia 16 njësi të shitjes.

Page 31: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 18

1.5. Të ardhurat nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore në shtetet e Evropës

Juglindore

Në këtë nënkapitull shpjegohet dhe analizohen të ardhurat e privatizimit në disa shtete të

Evropës Juglindore si dhe bëhen disa analiza sektoriale të të ardhurave të privatizimit.

Tabela 2: Analizat e privatizimeve në Evropën Juglindore sipas të ardhurave

35% e shitjeve në Evropë

Gjithsej 58,786,414,540 4,513 13,026,017

Shteti Gjithsej

[USD]

Numri i shitjeve

(transaksioneve)

Mesatarja për

njësi të shitjeve

Hungaria 21,704,402,654 1,039 20,889,704

Rumania 13,216,968,104 1,225 10,789,362

Serbia 7,164,665,171 102 70,241,815

Bullgaria 6,761,553,580 389 17,381,886

Kroacia 4,744,189,157 46 103,134,547

Maqedonia 1,437,085,656 561 2,561,650

Sllovenia 1,344,900,000 15 89,660,000

Bosnja dhe

Hercegovina 964,454,355 11 87,677,669

Kosova 869,910,562 1,051 827,698

Shqipëria 509,155,301 57 8,932,549

Moldavia 47,630,000 16 2,976,875

Mali i Zi 21,500,000 1 21,500,000

Janë nxjerrë këto përfundime për të ardhurat e privatizimit në këto 12 shtete të rajonit (për

të cilat ka të dhëna në faqen virtuale të Bankës Botërore):

1. Shuma e të ardhurave është 58.8 miliardë dollarë amerikan (USD);

2. Numri i shitjeve është 4,513;

3. Mesatarja e një shitje është 13 milion USD;

Page 32: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 19

4. Më së shumti shitje kanë pasur këto shtete: Hungaria 21.7 mld, Rumania 13.2 mld

dhe Serbia me 7.1 miliard dollarë; dhe

5. Më së paku shitje kanë pasur këto shtete: Mali i Zi 21.5 milion USD, Moldavia 47.6

mln, Shqipëria 509.1 dhe Kosova me 869.9 milion USD.

Analizat sektoriale të të ardhurave të privatizimit janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Tabela 3: Analizat e privatizimeve në disa shtete të Evropës Juglindore sipas sektorëve

Sektori Shuma e shitjeve (transaksioneve) [USD]

Infrastruktura 26,098,531,915

Financiar 11,595,728,689

Prodhimi 7,162,239,023

Energjia 5,638,205,570

Kompetitive 3,455,167,484

Shërbime 2,408,305,399

Të tjera 1,737,877,460

Metale dhe Minerale 690,359,001

GJITHSEJ $ 58,786,414,540

Sipas analizave shihet se më së shumti të ardhura janë krijuar nga shitja e ndërmarrjeve në

sektorin e infrastrukturës, sektorin financiar si dhe sektorin e prodhimit, ndërsa më së paku

janë krijuar të dhëna në sektorin e metaleve e mineraleve, sektorin “të tjera” dhe në

sektorin e shërbimeve.

Numri i madh (1,051) i njësive të shitjes në Kosovë ka të bëj me faktin se 33% e njësive

(345 shitje të aseteve) janë shitur gjatë procesit të likuidimit të NSH-ve, ndërsa 67% janë

shitur si Ndërmarrje të Reja (gjithsej 706 shitje).

Page 33: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 20

1.6. Mësimet e nxjerra nga privatizimi në botë

Pse duhet të privatizohen ndërmarrjet? Për shkak se pronësia është përcaktuese e

rëndësishme e performancës së ndërmarrjes.42

Ndërhyrjet politike, sëmundje e zakonshme dhe vdekjeprurëse e ndërmarrjeve shtetërore,

tentojnë të rishfaqen dhe reformat e ndërmarrjeve shtetërore kanë tendencë të shkojnë

prapa

43

Të pranuarit se reformat e ndërmarrjeve shtetërore janë të kufizuara dhe të paqëndrueshme,

duke shtuar këtu edhe ngarkesën fiskale për subvencionimin e humbjeve, ka shtyrë shtetet

që kanë vështirësi financiare që të zgjedhin privatizimin si një prej reformave ekonomike

duke shkaktuar në shumë raste deficite buxhetore.

44,

siç është për shembull rasti i privatizimeve të paralajmëruara për vitin 2013/2014 të 15

ndërmarrjeve më të mëdha të Sllovenisë45

Sipas teorive të privatizimit, investimet direkte të huaja në nivele të larta mund të

lehtësojnë dhe të rrisin efektivitetin e privatizimit si një politikë të rritjes ekonomike.

.

46

Të dhënat nga rastet e studiuara tregojnë se ndikimi (negativ) i privatizimit në varfëri dhe

shpërndarjen e të ardhurave, në shumë raste është i ulët dhe shumë më pak negativ sesa që

mund të jetë përshtypja.

47

42 Kikeri and Nelli (1992). “Policy Views from the Country Economics Department”. Outreach no.3. Faqe 1.

Rrjedh pyetja pra, se pse privatizimi është aq shumë i papëlqyer?

Sikur për shumë çështje ekonomike, pjesa më e madhe e sqarimeve është se përfitimet e

privatizimit janë të shpërndara (edhepse në segmente jo të organizuara të publikut, ku

përfitimet mesatare janë të ulëta për konsumatorin e ndikuar, ndërsa përfitimet masive

mund të shihen në afat të mesëm), ndërsa kostot janë të koncentruara (punëtorët e

http://www.worldbank.org/html/prddr/outreach/or3.htm Qasur herën e fundit më 28 Nëntor 2013. 43 Po aty. 44 Po aty. 45 Bankën e dytë më të madhe, telekomin, aeroportin dhe kompaninë ajrore Adria Airways. 46 Adnan Filipovic. “Impact of Privatisation on Economic Growth”. Issues in Political Economy, Vol. 14, August 2005. http://org.elon.edu/ipe/Adi%20final.pdf 47 John Nellis (2005). “Privatization in developing countries: A summary assessment”. Distinguished Lecture Series 24. A publication of The Egyptian Center for Economic Studies. Faqe 26. http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=983188 Qasur herën e fundit më 30 Nëntor 2013.

Page 34: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 21

përjashtuar nga puna, burokratët në ministritë mbikqyrëse, menaxherët dhe anëtarët e

bordeve të ndërmarrjeve shtetërore që largohen nga puna si dhe konsumatorët të cilët kanë

blerë shërbime me çmime të subvencionuara)48

Mund të përfundohet se kur privatizimi kryhet siç duhet, atëherë do të jetë i suksesshëm.

.

Janë tetë mësime49

1. Privatizimi do të jetë më i suksesshëm kur përcjellet me program më të madh të

reformave që promovojnë efikasitet;

se si privatizimi mund të bëhet siç duhet:

2. Rregullimi ligjor është qenësor për privatizimin e ndërmarrjeve që kanë

monopole;

3. Shtetet mund të përfitojnë prej privatizimit të menaxhmentit pa pasur nevojë të

privatizojnë asetet;

4. Shitja e ndërmarrjeve të mëdha kërkon përgatitje të konsiderueshme;

5. Transparenca është qenësore për sukses ekonomik dhe politik;

6. Qeveritë duhet të kenë vëmendje të posaçme për zhvillimin e një rrjete të sigurtë

sociale;

7. Ekonomitë e ish-shteteve socialiste duhet të privatizojnë në të gjitha mënyrat e

mundshme që inkurajojnë konkurrencën dhe ato duhet të eksperimentojnë me të

gjitha metodat e mundshme që shkojnë përtej qasjes rast-pas-rasti të privatizimit;

dhe

8. Në ndërrimin e përzierjes publike-private në çfarëdo ekonomie, privatizimi do të

jetë nganjëherë më pak i rëndësishëm sesa krijimi i bizneseve të reja. Vendet

mund të ngrijnë apo të përmbahen në zgjerimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe të

inkurajojnë rritjen e sektorit privat dinamik përmes hyrjes së lirë në treg, siç ka

qenë rasti në Korenë Jugore apo në Kinë.

48 Po aty. Faqe 27. 49 Kikeri and Nelli (1992). “Policy Views from the Country Economics Department”. Outreach no.3. Faqe 1. http://www.worldbank.org/html/prddr/outreach/or3.htm

Page 35: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 22

2. PROCESI I PRIVATIZIMIT DHE LIKUIDIMIT NË KOSOVË

Në këtë kapitull shpjegohet procesi i privatizimit dhe likuidimit në Kosovë për nga aspekti

i të ardhurave e jo nga aspekti ligjor. Të dhënat e të ardhurave paraqiten në dy periudha: në

periudhën Qershor 2002 deri në Qershor 2008 (Agjencia Kosovare e Mirëbesimit) dhe të

dhënat e të ardhurave në periudhën Korrik 2008 deri Shtator 2013 (Agjencia Kosovare e

Privatizimit). Është paraqitur edhe përmbledhja e të ardhurave të tërësishme të privatizimit

nga Qershor 2002 deri më Shtator 2013. Poashtu, paraqitet realizimi i të ardhurave për nga

shpërndarja regjionale e Ndërmarrjeve Shoqërore.

Në fund të kapitullit shpjegohet kostoja e realizimit të procesit të privatizimit dhe likuidimit

si dhe vonesat e mundshme në përfundimin e procesit të privatizimit dhe likuidimit.

2.1. Procesi i privatizimit dhe likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore

Qëllimi i temës së diplomës është që të shpjegohet procesi i privatizimit dhe të likuidimit

nga ana financiare – të ardhurat e këtij procesi. Prandaj, këtu nuk është fokusi në çështjet

ligjore të procesit të privatizimit, transformimit të pronës shoqërore dhe efekteve të tij në

ekonominë e Kosovës deri në këtë periudhë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë më 18 Qershor 1999 dhe vendosjes së administratës

ndërkombëtare përmes Rezolutës nr. 124450

50 Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

, është biseduar mjaft për procesin e

privatizimit në Kosovë dhe metodat e mundshme të zhvillimit të këtij procesi të

rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

http://www.un.org/en/ga/search/view_doc.asp?symbol=S/RES/1244(1999)

Page 36: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 23

Bisedat për procesin e privatizimit janë zhvilluar më së shumti në nivelet e larta të

UNMIK-ut, Kombeve të Bashkuara në New York, Shtyllës së IV-të e UNMIK – Unioni

Evropian dhe të Departamentit Administrativ të Tregtisë dhe Industrisë 51

Pas gati tre vjetësh vonesash (llogaritur nga çlirimi i Kosovës në Qershor 1999), procesi i

privatizimit në Kosovë filloi me themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit në

Qershor 2002 me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2002/12

. Gjithashtu, janë

mbajtur edhe konferenca të ndryshme ku kontributet e tyre janë munduar t’i japin edhe

partitë politike, forumet e ndryshme dhe institutet hulumtuese në Kosovë. Gjatë këtyre tre

viteve ishte punuar në krijimin e bazës ligjore për privatizimin në Kosovë, i cili nuk do të

prejudikonte statusin e Kosovës.

52 të datës 13 Qershor 2002 e

ndryshuar me Rregulloren nr. 2005/1853 të datës 22 Prill 2005 dhe e ndryshuar me

Rregulloren nr.2008/1654

Procesi i likuidimit ka filluar me aprovimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/48

të datës 20 Mars 2008.

55

51 Departamenti Administrativ i Tregtisë dhe Industrisë themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/63 të datës 7 Dhjetor 2000. DTI ishte përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të çështjeve që kanë të bëjnë me tregti dhe industri në Kosovë.

për

Riorganizimin dhe Likuidimin e Ndërmarrjeve dhe Pasurive të tyre me Autorizimin

http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2000regs/RA2000_63.htm 52 Me rregulloren nr. 2002/12 e UNMIK-ut është themeluar Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM). http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2002regs/RA2002_12.pdf 53 Rregullorja nr. 2005/18 është aprovuar me qëllim të rifillimit të procesit të privatizimit pas pezullimit 18 mujor nga Tetor 2003 deri në Prill 2005 për shkak të frikave nga ndërkombëtarët për përgjegjësinë e zyrtarëve të UNMIK-ut. http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2005regs/RA2005_18.pdf Për më shumë informata për procesin e privatizimit deri në Qershor 2008 shih studimin e Rita Augestad Knudsen (2010), ”Privatizimi në Kosovë – Projekti Ndërkombëtar 1999 – 2008”, Instituti i Norvegjisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Qasur herët e fundit më 14 Korrik 2013. http://english.nupi.no/Publications/Books-and-reports/2010/Privatization-in-Kosovo-The-International-Project-1999-2008 54 Rregullorja nr. 2008/16 është aprovuar me qëllim të ndryshimit të neneve përkatëse për emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, duke përcaktuar që anëtarët e Bordit do të jenë ekspertë me përvojë të nominuar nga Qeveria (e jo si më parë në rregulloren nr. 2002/12 kur tre Ministra ishin anëtarë të Bordit). http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2008regs/RA2008_16.pdf Qasur herët e fundit më 14 Korrik 2013. 55Rregullorja nr. 2005/48 e datës 21 Nëntor 2005. http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2005regs/RA2005_48.pdf

Page 37: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 24

Administrativ të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit dhe Urdhëresës Administrative nr.

2007/0156

të UNMIK-ut për zbatimin e rregullores së UNMIK-ut 2005/48.

Mirëpo, pas themelimit të ish-AKM-së në Qershor 2002 pati edhe vonesa tjera. Vonesa e

parë ishte 11 mujore (Qershor 2002-Maj 2003) derisa u përgatiten aktet nënligjore,

rregullat e tenderit si dhe politikat operacionale të AKM-së në mënyrë që të mundësohen

shitjet e para, ndërsa vonesa e dytë ishte prej Tetor 2003 deri Prill 2005 kur nga pjesëtarë të

administratës ndërkombëtare u pezullua57

procesi i privatizimit deri në aprovimin e

Rregullores nr. 2005/18 të UNMIK-ut më 22 Prill 2005.

Procesi i privatizimit deri në Qershor 2008 (përfundimin e mandatit të AKM-së58

) ishte

udhëhequr nga UNMIK-u59

, ndërsa pas Qershorit 2008 udhëheqet nga vendorët bazuar në

ligjin e AKP-së.

Bordi i Drejtorëve është organi më i lartë i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe ka

kompetencë të plotë mbi Agjencinë. Bordi i Drejtorëve përbëhet nga tetë (8) anëtarë, prej të

cilëve pesë (5) anëtarë vendor emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe tre (3)

anëtarë ndërkombëtar emërohen nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar60

në përputhje me

ligjin për themelimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Planin Ahtisaari61

.

56

Urdhëresa Administrative e UNMIK-ut nr. 2007/1 e datës 3 Janar 2007.

http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2007ads/ADA2007_01.pdf 57

UNMIK-u kishte mëdyshje lidhur me imunitetin e personelit ndërkombëtar që udhëhiqte procesin e

privatizimit dhe për këtë arsye u pezullua procesi i privatizimi. Ky proces nuk rifilloi përderisa u bën

ndërrime kadrovike në AKM dhe në Shtyllën e IV-të të UNMIK-ut. 58

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit ka përfunduar mandatin pa një pranim – dorëzim të detyrave te agjencia

pasardhëse Agjencia Kosovare e Privatizimi e themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 59

Rita Augestad Knudsen. (2010) “Privatizimi në Kosovë – Projekti Ndërkombëtar 1999 – 2008”. Instituti i

Norvegjisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Faqe 66-67, fusnota 366 (versioni në Anglisht).

Shih edhe Zaum 2007, f. 164-165. 60

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën (PCN), i përkrahur nga Zyra Civile Ndërkombëtare

(ZCN),ka qenë Përfaqësuesi Special i Unionit Evropian (European Union Special Representative) për Kosovë

(emëruar nga Këshilli i Unionit Evropian – the Council of the European Union), i riemëruar nga Grupi

Drejtues Ndërkombëtar - the International Steering Group for Kosovo si PCN sipas planit të Ahtisarit. PCN

ishte “autoriteti final në Kosovë sa i përket interpretimit” të Planit dhe ka mundur, në princip, të anulonte

vendimet ose ligjet e aprovuara nga autoritetet e Kosovës ose të vendos sanksione ndaj zyrtarëve publik të

cilët nuk i përmbahen Planit. PCN i ka raportuar Grupit Drejtues Ndërkombëtar. Mandati i PCN ka

Page 38: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 25

Pagesa e parë e parave në fondet në mirëbesim nga shitjet e Ndërmarrjeve të Reja është

bërë më 28 Korrik 2003, ndërsa pagesa e parë nga shitja gjatë likuidimit është bërë më 3

Janar 2006.

Procesi i privatizimit në Kosovë është bërë duke përdorë dy metoda:

• Shitjen e Ndërmarrjeve të Reja që janë krijuar nga Ndërmarrjet Shoqërore; dhe

• Shitjen e aseteve gjatë procesit të likuidimit të NSH-ve.

Pretendimet e kreditorëve shqyrtohen gjatë procesit të likuidimit të Ndërmarrjeve

Shoqërore.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është themeluar me Ligjin mbi Agjencinë

Kosovare të Privatizimit (ligji Nr. 03/L-067 aprovuar nga Kuvendi i Republikës së

Kosovës) dhe që ka hyrë në fuqi me 15 Qershor 2008, i ndryshuar me ligjin nr. 04/L-034 që

ka hyrë në fuqi më 21 Shtator 2011.

Ligji i AKP-së zbaton dispozitat përkatëse të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e

Statusit të Kosovës të datës 26 Mars 2007 (Shtojca VII, Neni 2), së cilit i është referuar

edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 143 i Kushtetutës së Republikës së

Kosovës)62

përfunduar më 10 Shtator 2012, ndërsa ligji nr. 04/L-115 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që kanë të Bëjnë më Përfundimin e Mbikqyrjes Ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës. Sipas ligjit nr. 04/L-115, mandati i anëtarëve ndërkombëtar të Bordit të Drejtorëve përfundon më 31 Gusht 2014.

deri në amandamentimin e Kushtetutës sipas Vendimit të Kuvendit të

Republikës së Kosovës Nr.04-V-436 më 7 shtator 2012 (të publikuar në Gazetën Zyrtare të

http://gazetazyrtare.rks-gov.net/Documents/Ligji%20per%20N.P%20e%20ligjeve%20per%20perfundimine%20e%20mbikqyrjes%20se%20Pavarsise%20(shqip).pdf. 61 Presidenti Ahtisaari ishte Përfaqësues Special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën dhe më 26 Mars 2007 kishte dhënë “Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës”. http://www.unosek.org/unosek/en/statusproposal.html 62 Kushtetuta e Republikës së Kosovës http://gazetazyrtare.rks-gov.net/Documents/Kushtetuta%20e%20Republikës%20së%20Kosovës-2.pdf dhe amandenti i Kushtetutës më 5 Shtator 2012 në http://gazetazyrtare.rks-gov.net/Documents/Ligji%20për%20amandamentimin%20e%20Kushtetutës%20së%20Republikës%20së%20Kosovës%20(shqip).pdf

Page 39: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 26

Republikës së Kosovës më 7 Shtator 2012) për amandamentimin e Kushtetutës së

Republikës së Kosovës me ç’rast neni 143 është fshirë nga Kushtetuta.

Rregullorja 2005/48 për likuidimin e NSH-ve ka qenë në fuqi deri më 21 Shtator 2011 kur

është aprovuar ligji i ri nr. 04/L-034 për AKP-së përshirë edhe Shtojca e ligjit nr. 04/L-034

për Agjencinë Kosovare të Privatizimit sipas së cilës do të ushtrohet procesi i likuidimit të

NSH-ve në bazë të procedurave të përcaktuara e të parapara në këtë shtojcë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të

Mirëbesimit dhe ligji parasheh që të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kosovare të

Mirëbesimit sa i përket Ndërmarrjeve Shoqërore transferohen tek Agjencia Kosovare e

Privatizimit. Ndërmarrjet Publike që më parë ishin nën kompetencat e AKM-së u

transferuan nën kompetencën e Ligjit për Ndërmarrjet Publike në Kosovë të vitit 2008.

Në pajtim me ligjin mbi themelimin e AKP-së, aktiviteti kryesor i AKP-së është privatizimi

i aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) përmes metodave të shitjes së Ndërmarrjeve të

Reja dhe shitjes së aseteve gjatë procesit të likuidimit.

Aktivitet tjetër i AKP-së është administrimi, ristrukturimi dhe likuidimi i Ndërmarrjeve

Shoqërore.

Agjencia Kosovare e Privatizimit i administron Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë dhe i

mban këto Ndërmarrje në mirëbesim. Si administruese e besuar, AKP është e ngarkuar

edhe me "ruajtjen dhe rritjen"63

e vlerave të NSH-ve.

63 Neni 6 i ligjit nr. 04/L-034 të AKP-së.

Page 40: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 27

2.1.1. Të dhënat e të ardhurave të privatizimit dhe likuidimit për periudhën nga

Qershor 2002 deri Qershor 2008 (AKM):

Edhepse AKM ishte formuar në Qershor 2002, shitjet e para të Ndërmarrjeve të Reja janë

realizuar në Maj 2003. Prej Majit 2003 e deri në përfundimin e mandatit të ish-AKM në

Qershor 2008 janë realizuar 352.5 milion euro të ardhura nga privatizimi përmes shitjes së

418 Ndërmarrjeve të Reja (të themeluara nga 244 Ndërmarrje Shoqërore) dhe 11 milion

euro të ardhura përmes shitjes së 36 aseteve të NSH-ve gjatë procesit të likuidimit. Gjithsej

të ardhurat nga shitjet nga privatizimi dhe likuidimi gjatë periudhës së AKM-së janë 363.7

milion euro.64

Gjatë kësaj periudhe punëtorëve të NSH-ve u janë paguar 15.6 milion euro, kostoja

65

Tabela 4: Tabela e shitjeve nga AKM (2002 – 2008)

e

privatizimit dhe likuidimit gjatë kësaj periudhe ka qenë 49.7 milion euro. Janë vendosur në

likuidim 120 Ndërmarrje Shoqërore, por asnjë NSH nuk është likuiduar dhe si rezultat as

Qeverisë së Kosovës nuk i është transferuar mbetja e fondeve të likuidimit në mirëbesim

deri në përfundimin e mandatit të AKM-së.

Shitja e Ndërmarrjeve

të Reja

Shitja e aseteve gjatë likuidimit

Gjithsej [EUR]

Shitjet nga AKM Qershor 2002 deri Qershor 2008 352,585,477 11,095,529 € 363,681,006

Numri i shitjeve të nënshkruara 418 36 454

64 Burimi i të dhënave: Pasqyrat Financiare të AKP-së për periudhën e përfunduar më 30 Shtator 2013. Të gjitha të dhënat në tabela dhe figura në këtë punim janë përpunuar nga autori në bazë të llogaritjeve, statistikave dhe krahasimeve të shënimeve financiare të pasqyrave financiare të publikuara të AKP-së dhe ato të raportuara në Ministrinë e Financave apo në Kuvendin e Kosovës. 65 Kostoja e procesit të privatizimit dhe likuidimit shpjegohet në nënkapitullin 2.2.

Page 41: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 28

Qershor 2002 deri Qershor 2008 (AKM): Kostot e privatizimit dhe likuidimit 49,683,219 Koment

përqindja e shpenzimeve në krahasim me të ardhurat

0.0% Nuk ka shpenzime të fondeve në mirëbesim në periudhën e AKM-së.

përqindja e shpenzimeve në krahasim me të ardhurat

sa 13.7% e të ardhurave

Nëse nuk do të kishte burime tjera të financimit të aktiviteteve, por do të përdoreshin vetëm fondet në mirëbesim për të financuar aktivitetet e AKM-së.

Figura 1: Shitjet nga AKM – Qershor 2002 deri Qershor 2008

2.1.2. Të dhënat e të ardhurave të privatizimit dhe likuidimit për periudhën nga

Nëntor 2008 deri Shtator 201366

Prej Nëntorit 2008

(AKP):

67

66 Agjencia Kosovare Privatizimit nuk e ka të kufizuar mandatin. Data 30 Shtator 2013 përmendet si datë referuese për datën e fundit të raporteve financiare të publikuara.

e deri më 30 Shtator 2013 janë realizuar 218.6 milion euro të ardhura

nga privatizimi përmes shitjes së 285 Ndërmarrjeve të Reja (të themeluara nga 140

67 Edhepse ligji i AKP-së ka hyrë në fuqi më 15 Qershor 2008, AKP ka hyrë në zyret e veta më 26 Gusht 2008 me një staf profesional prej 30 zyrtarësh, pasi të gjithë zyrtarëve të AKM-së u ishin ndërprerë kontratat gjatë Qershorit 2008. Zyret Rajonale të AKP-së janë funksionalizuar në Nëntor 2008 kur edhe kanë filluar shitjet e para nga AKP.

352,585,477

11,095,529

Shitja e Ndërmarrjeve të Reja Shitja e aseteve gjatë likuidimit

Page 42: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 29

Ndërmarrje Shoqërore) dhe 60.8 milion euro të ardhura përmes shitjes së 320 aseteve të

NSH-ve gjatë procesit të likuidimit. Gjithsej të ardhurat nga shitjet nga privatizimi dhe

likuidimi janë 279.4 milion euro.

Gjatë kësaj periudhe punëtorëve të NSH-ve u janë paguar 61.6 milion euro, kostoja e

privatizimit dhe likuidimit gjatë kësaj periudhe ka qenë 39.7 milion euro (540,890 euro

janë paguar tatime në Administratën Tatimore të Kosovës nga aktivitetet e rregullta gjatë

procesit të likuidimit), ndërsa janë paguar 45,140 euro për kreditorët e NSH-ve. Janë

vendosur në likuidim 158 NSH tjera, ndërsa janë likuiduar 4 Ndërmarrje Shoqërore. Në

vitin 2012 i është transferuar Qeverisë së Kosovës shuma prej 28.9 milion euro si “fonde

tepricë” të fondeve në mirëbesim të likuidimit.

Tabela 5: Tabela e shitjeve nga AKP (2008 – 2013)

Shitja e Ndërmarrjeve

të Reja

Shitja e aseteve gjatë likuidimit

Gjithsej [EUR]

Shitjet nga AKP Nëntor 2008 deri Shtator 2013 218,584,386 60,812,143 € 279,396,529

Numri i shitjeve të nënshkruara 285 320 605

Shtator68 2008 deri Shtator 2013 (AKP): Kostot e privatizimit dhe likuidimit

39,760,724 Koment

përqindja e shpenzimeve në krahasim me të ardhurat

5.9% e fondeve në mirëbesim janë shpenzuar në fakt (nga tarifa administrative dhe fondet në mirëbesim) gjatë periudhës së AKP-së.

përqindja e shpenzimeve në krahasim me të ardhurat

sa 14.2% e të ardhurave

Nëse nuk do të kishte burime tjera të financimit të aktiviteteve, por do të përdoreshin vetëm fondet në mirëbesim për të financuar aktivitetet e AKP-së.

68 Shpenzimet e para pas themelimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë ndodhur në Shtator 2008.

Page 43: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 30

Figura 2: Shitjet nga AKP – Nëntor 2008 deri Shtator 2013

2.1.3. Të dhënat e të ardhurave të privatizimit dhe likuidimit për periudhën nga

Qershor 2002 – Shtator 201369

Prej Qershorit 2002 deri më 30 Shtator 2013 janë realizuar 571.2 milion euro të ardhura

nga privatizimi përmes shitjes së 703 Ndërmarrjeve të Reja (të themeluara nga 384

Ndërmarrje Shoqërore) dhe 71.9 milion euro të ardhura përmes shitjes së 356 aseteve të

NSH-ve gjatë procesit të likuidimit. Gjithsej të ardhurat nga shitjet nga privatizimi dhe

likuidimi janë 643.1 milion euro

(AKM dhe AKP):

70

Sipas analizave, rrjedh se AKM ka realizuar 57% të të ardhurave nga shitja e Ndërmarrjeve

të Reja dhe shitja e aseteve të likuidimit, ndërsa AKP ka realizuar 43% të të ardhurave.

.

Gjatë kësaj periudhe punëtorëve të NSH-ve u janë paguar 77.2 milion euro, kostoja e

privatizimit dhe likuidimit gjatë kësaj periudhe ka qenë 89.4 milion euro (540,890 euro

69 Të dhënat paraqiten vetëm për periudhën deri më 30 Shtator 2013 marrë parasysh që këto janë të dhënat e fundit të cilat janë publikuar në pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim të AKP-së. 70 Interesi i gjeneruar prej 34.7 milion (deri 30 Shtator 2013) në llogaritë bankare të fondve në mirëbesim nuk është i përfshirë në këto llogaritje.

218,584,386

60,812,143

Shitja e Ndërmarrjeve të Reja Shitja e aseteve gjatë likuidimit

Page 44: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 31

janë paguar tatime në Administratën Tatimore të Kosovës nga aktivitetet e rregullta gjatë

procesit të likuidimit), ndërsa janë paguar 45,140 për kreditorët e NSH-ve. Janë vendosur

në likuidim 278 NSH dhe janë likuiduar 4 Ndërmarrje Shoqërore.

Në vitin 2012 i është transferuar Qeverisë së Kosovës shuma prej 28.9 milion euro si

“fonde tepricë” të fondeve në mirëbesim të likuidimit.

Në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve për shpërndarje të kërkesave të kreditorëve

është shuma prej rreth 47 milion euro, të cilat nuk mund të shpërndahen për shkak të

mungesës së një anëtari ndërkombëtar të Bordit të Drejtorëve.

Tabela 6: Shitjet nga AKM dhe AKP (Qershor 2002 – Shtator 2013)

Shitja e Ndërmarrjeve

të Reja

Shitja e aseteve gjatë likuidimit

Gjithsej [EUR]

Shitjet nga AKM dhe AKP Qershor 2002 deri Shtator 2013 571,169,863 71,907,885 € 643,077,748

Numri i shitjeve të nënshkruara 703 356 1059

Qershor 2002 – Shtator 2013 (AKM dhe AKP): Kostot e privatizimit dhe likuidimit 89,443,943 Koment

përqindja e shpenzimeve në krahasim me të ardhurat

2.6% e fondeve në mirëbesim janë shpenzuar në fakt (nga tarifa administrative dhe fondet në mirëbesim).

përqindja e shpenzimeve në krahasim me të ardhurat

sa 13.9% e të ardhurave

Nëse nuk do të kishte burime tjera të financimit të aktiviteteve, por do të përdoreshin vetëm fondet në mirëbesim për të financuar aktivitetet e AKM-së dhe AKP-së.

Page 45: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 32

Figura 3: Shitjet nga AKM dhe AKP – Qershor 2002 deri Shtator 2013

2.1.4. Të ardhurat e privatizimit dhe likuidimit për periudhën nga Qershor 2002

– Shtator 201371

Të dhënat në tabelën 4 tregojnë shitjet përgjatë viteve të Ndërmarrjeve të Reja dhe të

aseteve gjatë procesit të likuidimit.

(AKM dhe AKP) të shpërndara sipas viteve:

Tabela 7: Shitjet përgjatë viteve Qershor 2002-Shtator 2013

Viti Shitja e Ndërmarrjeve të Reja

Shitja e aseteve gjatë likuidimit

Gjithsej [EUR]

2002 - - -

2003 23,722,057 - 23,722,057

2004 7,535,657 - 7,535,657

2005 77,555,231 - 77,555,231

2006 156,043,172 1,912,440 157,955,613

2007 88,343,991 6,065,108 94,409,099

2008 17,800,220 2,652,096 20,452,316

71 Të dhënat paraqiten vetëm për periudhën deri më 30 Shtator 2013 marrë parasysh që këto janë të dhënat e fundit të cilat janë publikuar në pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim të AKP-së.

571,169,863

71,907,885

Shitja e Ndërmarrjeve të Reja Shitja e aseteve gjatë likuidimit

Page 46: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 33

2009 41,187,382 7,399,977 48,587,358

2010 70,817,683 10,547,667 81,365,350

2011 53,071,601 22,788,676 75,860,277

2012 16,710,740 11,326,556 28,037,297

Jan-Sep 2013 18,382,128 9,215,364 27,597,492

Gjithsej € 571,169,863 € 71,907,885 € 643,077,748

Të dhënat në formë të diagramit për shitjet gjatë periudhës së privatizimit dhe likuidimit

nga AKM dhe AKP paraqiten më poshtë.

Figura 4: Shitjet përgjatë viteve 2002- 2013

Nga diagrami i mësipërm mund të shihet se ka rënje të të ardhurave të privatizimit gjatë

vitit 2004 për shkak të pezullimit të procesit të privatizimit nga ndërkombëtarët si dhe gjatë

vitit 2008 për shkak të pezullimit të shitjeve nga AKM gjatë gjysmës së parë të vitit 2008

dhe kohës së konsolidimit të AKP-së në gjysmën e dytë të vitit 2008.

-

20,000,000

40,000,000

60,000,000

80,000,000

100,000,000

120,000,000

140,000,000

160,000,000

180,000,000

2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013

Shitja e Ndërmarrjeve të Reja Shitja e aseteve gjatë likuidimit

Page 47: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 34

Shitjet më të mëdha janë realizuar gjatë vitit 2006 dhe atë 157.9 milion euro72

Gjatë periudhës së AKP-së (2008-2013) shitjet më të mëdha janë realizuar në vitin 2010

dhe atë 81.3 milion, ndërsa shitjet më të ulta janë realizuar në vitin 2008 dhe atë 20.4

milion euro dhe në vitin 2012 me 27.5 milion euro për shkak të mungesës së Bordit nga

Gusht 2012 deri në Shkurt 2013.

, ndërsa

shitjet më të ulta gjatë vitit 2004 dhe atë vetëm 7.5 milion euro, kjo për shkak të pezullimit

të procesit të privatizimit.

2.1.5. Të ardhurat bazuar në shpërndarjen e Ndërmarrjeve Shoqërore në

rajonet e Kosovës për periudhën Qershor 2002 – Shtator 2013:

Në tabelën 8 është paraqitur realizimi i të ardhurave të privatizimit duke krahasuar me

regjionet e Kosovës në të cilat kanë qenë të lokalizuara Ndërmarrjet Shoqërore. Nga tabela

shihet se mund të shumti ka realizim të të ardhurave në regjionin e Prishtinës (39% e të

ardhurave), ndërsa më së paku në regjionin e Mitrovicës (6% e të ardhurave). Sipas

hulumtimit, në regjionin e Mitrovicës ka më së paku shitje për shkak të pengesave të

caktuara të shkaktuara edhe nga mospajtimi i pakicës Sërbe lidhur me privatizimit në atë

pjesë së Kosovës (edhepse ka blerje edhe nga Serbët në atë pjesë, por këto janë simbolike).

Tabela 8: Raporti i shitjeve sipas regjioneve Qershor 2002 – Shtator 2013

Shitjet Ndërmarrjet e Reja

Shitjet gjatë likuidimit Gjithsej

Regjioni € 571,169,863 % €71,907,885 % € 643,077,748 % Prishtina 216,590,790 38% 32,995,225 46% 249,586,015 39% Peja 97,446,889 17% 7,843,328 11% 105,290,216 16% Prizren 89,656,990 16% 6,453,118 9% 96,110,108 15% Gjilan 137,098,509 24% 15,055,102 21% 152,153,610 24% Mitrovica 30,376,686 5% 9,561,112 13% 39,937,798 6%

72 Disa nga ndërmarrjet e mëdha që janë shitur në vitin 2006 janë: Feronikeli, Ramiz Sadiku, Fabrika e Birrës në Pejë dhe Hotel Grand.

Page 48: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 35

Figura 5: Shitjet e Ndërmarrjeve të Reja - Qershor 2002 deri Shtator 2013

Figura 6: Shitjet e aseteve gjatë procesit të likuidimit - Janar 2006 deri Shtator 2013

Figura 7: Shitjet sipas rajoneve në Kosovë Qershor 2002 – Shtator 2013

-

50,000,000

100,000,000

150,000,000

200,000,000

250,000,000

SHITJET E NDERMARRJEVE TE REJA Qershor 2002 - Shtator 2013

Prishtina

Peja

Prizren

Gjilan

Mitrovica

-

10,000,000

20,000,000

30,000,000

40,000,000

SHITJET GJATE LIKUIDIMIT Janar 2006 - Shtator 2013

Prishtina

Peja

Prizren

Gjilan

Mitrovica

-

50,000,000

100,000,000

150,000,000

200,000,000

250,000,000

Prishtina Peja Prizren Gjilan Mitrovica SHITJET E NDERMARRJEVE TE REJA … SHITJET GJATE LIKUIDIMIT …

Page 49: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 36

2.1.6. Pagesat për punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore

Pagesa e parë për punëtorët73

Tabela 9: Pagesat ndaj punëtorëve të NSH-ve

e NSH-ve është ekzekutuar më 2 Nëntor 2004 për punëtorët e

NSH Termosistemi. Deri më tani AKP ka paguar rreth 77.3 milion euro për 38,535

punëtorë të 278 NSH-ve, ndërsa në fondin në mirëbesim për punëtorët janë ende edhe 28.9

milion euro të cilat pritet të shpërndahen pas shqyrtimit të ankesave në Dhomën e Posaçme

të Gjykatës Supreme të Kosovës. Deri në këtë moment janë në pritje të shqyrtimit edhe 232

lista të punëtorëve të NSH-ve me rreth 6,500 ankesa.

Pagesat nga AKM % Pagesat

nga AKP % Gjithsej [EUR]

Transferuar punëtorëve 15,652,903 20% 61,613,411 80% € 77,266,314

Transferuar në llogaritë në mirëbesim për punëtorët 138,462 0.5% 28,829,060 99.5% 28,967,522

Figura 8: Pagesat punëtorëve të NSH-ve – Janar 2004 deri Shtator 2013

73 Punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore paguhen duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/13 të datës 9 Maj 2003 për të’i paguar punëtorëve shumën prej 20% të shitjes gjatë privatizimit dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2004/45 të datës 19 Nëntor 2004 për të paguar 20% të shitjes gjatë likuidimit.

15,652,903

61,613,411

Pagesat nga AKM Pagesat nga AKP

Page 50: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

2.2. Kostoja e procesit të privatizimit dhe likuidimit

Efektet në proceset e privatizimit dhe likuidimit në Kosovë nuk mund të maten vetëm për nga realizimi i të ardhurave dhe

shpërndarjeve për punëtorët dhe kreditorët, por duhet pasur parasysh edhe koston për realizimin e këtyre të ardhurave, pra koston

e shitjes së Ndërmarrjeve të Reja dhe shitjes së aseteve gjatë procesit të likuidimit.

Në tabelën në vijim janë paraqitur kostot për periudhën Qershor 2002 deri më 30 Shtator 201374

. Kostot janë financuar nga

burime të ndryshme: Buxheti i Kosovës, Donatori Unioni Evropian, të Hyrat e Dedikuara të AKP-së dhe Fondet në mirëbesim.

Tabela 10: Kostoja e procesit të privatizimit dhe likuidimit në Kosovë

Periudha Qershor 2002 deri Shtator 2013 Financuar nga: Buxheti i Kosovës, Unioni Evropian, të Hyrat e Dedikuara të AKP-së dhe Fondet në mirëbesim

Viti Administrata nga Buxheti i

Kosovës

Administrata paguar nga EU-UNMIK

Pagat për personel /

konsultantë

Shërbimet ligjore Auditimi Administrimi

i NSH-ve Privatizimi Likuidimi

Likuidimi nga fondet

në mirëbesim

GJITHSEJ

2002 19,773 209,599 1,928,135 - - 75,154 - - 2,232,661

2003 348,748 209,599 4,183,054 - - 153,056 80,765 - 4,975,223

2004 666,861 112,063 6,730,045 - - 724,845 325,391 - 8,559,205

74 Kostot për personelin e AKM-së deri Qershor 2008 (për ndërkombëtar) janë paguar edhe nga USAID (për një numër më pak se 5 punëtorë), por në mungesë të informatave burimore këto të dhëna nuk paraqiten këtu. Për periudhën deri në Qershor 2008, kostot e financuara nga EU për personelin vendor dhe ndërkombëtar janë paguar direkt nga Shtylla e IV-të e UNMIK-ut dhe në mungesë të informatave burimore, kjo kosto është e llogaritur me numrin e personelit shumëzuar me mesataren e pagave për personelin vendor (1,074 neto në muaj) dhe ndërkombëtar (7,000 në muaj) sipas informatave në dispozicion të autorit.

Page 51: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 38

Viti Administrata nga Buxheti i

Kosovës

Administrata paguar nga EU-UNMIK

Pagat për personel /

konsultantë

Shërbimet ligjore Auditimi Administrimi

i NSH-ve Privatizimi Likuidimi

Likuidimi nga fondet

në mirëbesim

GJITHSEJ

2005 299,447 133,945 5,835,015 187,446 61,178 589,941 1,711,789 77,976 8,896,737

2006 243,404 1,886,392 7,364,934 40,785 103,979 588,010 1,763,439 240,379 15,139 12,246,461

2007 118,659 110,423 6,656,371 72,361 109,735 224,203 1,155,842 275,977 301,712 9,025,283

Janar-Qershor 2008

67,764 106,276 2,996,123 9,441 36,188 53,717 220,255 49,091 208,794 3,747,649

Korrik-Dhjetor 2008

119,448 - 568,630 2,745 - 52,702 196,317 6,628 - 946,470

2009 974,575 - 4,167,554 50,567 103,208 166,675 971,728 62,469 214,072 6,710,847

2010 1,250,999 - 5,146,114 14,535 205,736 200,006 554,682 564,512 1,176,358 9,112,943

2011 1,083,497 - 5,931,773 5,304 107,401 153,423 454,470 656,193 86,629 8,478,689

2012 1,163,873 - 4,617,573 18,616 40,777 324,966 518,655 571,337 1,459,960 8,715,756

2013 769,479 - 2,222,913 8,848 - 199,121 330,811 244,312 2,020,535 5,796,018

Gjithsej 7,126,526 2,768,297 58,348,234 410,648 768,203 3,505,818 8,284,145 2,748,873 5,483,199 89,443,943

Page 52: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 39

Viti Administrata nga Buxheti i

Kosovës

Administrata nga EU-UNMIK

Pagat për personel /

konsultantë

Shërbimet ligjore Auditimi Administrimi

i NSH-ve Privatizimi Likuidimi

Likuidimi nga fondet

në mirëbesim

GJITHSEJ

AKM Qershor 2002 Qershor 2008

1,764,656 2,768,297 35,693,677 310,033 311,081 2,408,926 5,257,482 643,423 525,644 49,683,219

AKP Korrik2008 Shtator 2013

5,361,870 - 22,654,557 100,615 457,122 1,096,892 3,026,664 2,105,450 4,957,554 39,760,724

Gjithsej 7,126,526 2,768,297 58,348,234 410,648 768,203 3,505,818 8,284,145 2,748,873 5,483,199 89,443,943

8.0% 3.1% 65.2% 0.5% 0.9% 3.9% 9.3% 3.1% 6.1%

Përmbledhja e kostove të procesit të privatizimit dhe likuidimit dhe të pagave për personelin dhe konsultantët për periudhën

Qershor 2002 deri më 30 Shtator 2013 është paraqitur në tabelën në vijim:

Tabela 11: Burimet e financimit për kostot e tërësishme dhe për pagat / kompenzimet

BURIMI i FINANCIMIT PËR TËRË KOSTOT BURIMI i FINANCIMIT PËR PAGA / KOMPENZIME

Burimi i financimit Kostoja % e kostos

totale Burimi i financimit Kostoja % e kostos

totale Buxheti i Kosovës 20,236,095 23% Buxheti i Kosovës 1,582,676 3%

Unioni Evropian 52,774,845 59% Unioni Evropian 50,006,548 86% Të hyrat e Dedikuara 10,949,804 12% Të hyrat e Dedikuara 6,759,010 12%

Nga fondet në mirëbesim 5,483,199 6% Nga fondet në mirëbesim - 0% GJITHSEJ 89,443,943 GJITHSEJ 58,348,234

Page 53: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Tabela 12: Raporti i kostove kundrejt të ardhurave

Kostot e

privatizimit

dhe likuidimit

të ardhurat nga privatizimi dhe likuidimi

Qershor 2002-

Shtator 2013 89,443,943 643,077,748

Përqindja 2.6% e fondeve në mirëbesim janë shpenzuar në fakt (nga

tarifa administrative dhe fondet në mirëbesim).

Përqindja sa 13.9% e të

ardhurave

Nëse nuk do të kishte burime tjera të financimit të

aktiviteteve, por do të përdoreshin vetëm fondet në

mirëbesim për të financuar aktivitetet e AKM-së dhe

AKP-së.

Në përgjithësi janë nxjerrë këto përfundime nga analizat statistikore të kostos së

privatizimit dhe likuidimit për periudhën Qershor 2002 – Shtator 2013:

• kostoja totale deri 30 Shtator 2013 është 89.4 milion euro75

apo:

o 13.9% e të ardhurave të privatizimit dhe likuidimit (nëse nuk do të kishte

burime tjera të financimit të aktiviteteve, por do të përdoreshin vetëm fondet

në mirëbesim për të financuar aktivitetet e AKM-së dhe AKP-së);

o 2.6% e fondeve në mirëbesim janë shpenzuar në fakt (nga tarifa

administrative dhe fondet në mirëbesim);

• 56% e kostove apo 49.7 milion euro janë shpenzuar në periudhën e AKM-së;

• 44% e kostove apo 39.7 milion euro janë shpenzuar në periudhën e AKP-së.

• Unioni Evropian ka financuar 59% të kostos së privatizimit dhe likuidimit apo 52.7

milion; dhe

• Unioni Evropian ka financuar 86% të pagave/konsultantëve apo 50 milion euro.

75

Për të arritur deri te kostot e procesit të privatizimit dhe likuidimit deri në fund të vitit 2016 duhet shtuar

edhe: a) rreth 4 milion shpenzime për Tetor-Dhjetor 2013; b) kostot operative të AKP-së për 2014-2016 në 21

milion; dhe c) kostot e përafërta të likuidimit rreth 20 milion. Kjo e shpie koston e përafërt të procesit të

privatizimit dhe likuidimit deri në rreth 135 milion euro.

Page 54: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 41

Tabela 13: Raporti i pagave për personelin dhe konsultantët

Qershor 2002 deri Shtator 2013: Financuar nga Buxheti i Kosovës, Unioni Evropian dhe të Hyrat e Dedikuara të AKP-së

Viti Pagat nga Buxheti i Kosovës

Pagat nga EU-

UNMIK

Pagat nga të hyrat e dedikuara

Pagat nga donatori

EU

Konsultatë/Emëruarit nga EU

Paguar nga ZCN

GJITHSEJ PAGAT

2002 23,279 1,904,856 - 1,928,135

2003 17,948 3,809,712 355,395 4,183,054

2004 15,392 6,003,864 710,789 6,730,045

2005 10,554 5,093,664 730,797 5,835,015

2006 2,048 5,848,296 1,514,591 7,364,934

2007 1,638 4,988,736 1,665,997 6,656,371 Janar-Qershor 2008

819 2,545,920 449,384 2,996,123

Korrik-Dhjetor 2008

21,533 425,430 121,667 568,630

2009 152,478 2,430,813 1,292,263 292,000 4,167,554

2010 189,165 2,952,686 1,292,263 712,000 5,146,114

2011 1,147,824 1,151,411 1,348,276 1,292,263 992,000 5,931,773

2012 3,384,687 1,076,886 156,000 4,617,573

2013 2,222,913 - 2,222,913

Gjithsej 1,582,676 30,195,048 6,759,010 7,157,206 10,380,628 2,273,667 58,348,234

3% 52% 12% 12% 18% 4%

Viti Pagat nga Buxheti i Kosovës

Pagat nga EU-

UNMIK

Pagat nga të hyrat e dedikuara

Pagat nga donatori

EU

Konsultatë/Emëruarit nga EU

Paguar nga ZCN

Gjithsej PAGAT

AKM Qer 2002 - Qer 2008

71,676 30,195,048 - - 5,426,953 - 35,693,677

AKP Korrik 2008 - Shtat 2013

1,511,000 - 6,759,010 7,157,206 4,953,675 2,273,667 22,654,557

Gjithsej* 1,582,676 30,195,048 6,759,010 7,157,206 10,380,628 2,273,667 58,348,234

Page 55: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 42

Tabela 14: Numri i personelit dhe konsultantëve

NUMRI i PERSONELIT DHE KONSULTANTËVE NË AKM DHE AKP

Qershor 2002 deri Shtator 2013:

Financuar nga Buxheti i Kosovës, Unioni Evropian dhe të Hyrat e Dedikuara të AKP-se

1 2 3=1+2 4 5=3+4

Viti Vendor Ndërkombëtar Personeli Konsultantët /

Të Emëruarit GJITHSEJ

2002 74 34 108 3 111

2003 74 34 108 3 111

2004 154 48 202 14 216

2005 128 41 169 12 181

2006 168 44 212 23 235

2007 172 33 205 33 238

Janar-Qershor

2008 180 33 213 26 239

Korrik-Dhjetor

2008 162 0 162 - 162

2009 261 0 261 21 282

2010 277 0 277 30 307

2011 275 0 275 24 299

2012 272 0 272 24 296

2013 259 0 259 3 262

Tabela 15: Kostoja e personelit vendor, ndërkombëtar dhe konsultantëve

KOSTOJA E PERSONELIT VENDOR, NDËRKOMBËTAR DHE KONSULTANTËVE

Periudha Qershor 2002 deri Shtator 2013

Financuar nga Buxheti i Kosovës, Unioni Evropian dhe të Hyrat e Dedikuara të AKP-së

1 2 3=1+2 4 5=3+4

Viti Vendor Ndërkombëtar Personeli Konsultantët /

Të Emëruarit GJITHSEJ

2002 500,135 1,428,000 1,928,135 - 1,928,135

2003 971,660 2,856,000 3,827,660 355,395 4,183,054

2004 1,987,256 4,032,000 6,019,256 710,789 6,730,045

2005 1,660,218 3,444,000 5,104,218 730,797 5,835,015

2006 2,154,344 3,696,000 5,850,344 1,514,591 7,364,934

2007 2,218,374 2,772,000 4,990,374 1,665,997 6,656,371

Page 56: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 43

Janar-Qershor 2008 1,160,739 1,386,000 2,546,739 449,384 2,996,123

Korrik-Dhjetor 2008 446,963 - 446,963 121,667 568,630

2009 2,583,291 - 2,583,291 1,584,263 4,167,554

2010 3,141,851 - 3,141,851 2,004,263 5,146,114

2011 3,647,510 - 3,647,510 2,284,263 5,931,773

2012 3,384,687 - 3,384,687 1,232,886 4,617,573

2013 2,222,913 - 2,222,913 - 2,222,913

GJITHSEJ 26,079,939 19,614,000 45,693,939 12,654,295 58,348,234 Vendor Ndërkombëtar Personeli Konsultantët /

Të Emëruarit

PAGAT PËR PERSONELIN KOSTOJA

Vendor 57% e pagave Punëtorë 78% e kostos së pagave

Ndërkombëtar 43% e pagave Konsultantët / Të Emëruarit 22% e kostos së

pagave

Në përgjithësi janë nxjerrë këto përfundime nga analizat statistikore të kostos së pagave për

personelin dhe konsultantët:

• Për paga të personelit dhe konsultantëve (AKM dhe AKP) janë paguar EUR 58.3

milion apo 65% e të gjitha kostove të privatizimit dhe likuidimit (€ 89.4 mil):

o Për personel janë paguar EUR 45.7 milion apo 78% e kostos së pagave;

Për personelin vendor EUR 26.1 milion apo 57% të pagave;

Për personelin ndërkombëtar EUR 19.6 milion apo 43% të pagave;

o Për konsultantë (projekte në formë të asistencës teknike) janë paguar 12.6

milion të kostos së pagave apo 22% e kostos së pagave;

• 61% e kostos së pagave apo 35.7 mil euro janë shpenzuar në periudhën e AKM-së;

• 39% e kostos së pagave apo 22.6 mil euro janë shpenzuar në periudhën e AKP-së.

Page 57: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 44

2.3. Shpenzimet në emër të llogarive të likuidimit

Financimi i kostove të likuidimit bëhet duhet u bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve

të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Qershor 2012.

Sipas vendimit në fjalë, financimi i kostove të likuidimit (nenet 40.1.1.1 dhe 40.1.1.3 të

Shtojcës së Ligjit të Agjencisë) bëhet si në vijim:

a) Tarifa fikse e Autoritetit të Likuidimit paguhet përkohësisht nga llogaria bankare e

tarifës administrative të Agjencisë në Bankën Qendrore të Kosovës. Në momentin e

caktimit të saktë të kostos fikse proporcionalisht për secilën ndërmarrje shoqërore në

likuidim, atëherë llogaria e tarifës administrative të Agjencisë kompenzohet nga llogaria

bankare e ndërmarrjes në likuidim;

b) Tarifa variabile (për kërkesat e shqyrtuara) e Autoritetit të Likuidimit dhe kostot tjera të

paraqitura në kostot 1.1 dhe 1.3 të nenit 40.1 të shtojcës së ligjit nr. 04/L-034 paguhen

nga fondet e ndërmarrjes në likuidim. Në rast se ende nuk ka fonde të mjaftueshme në

llogarinë bankare të likuidimit, atëherë tarifa variabile paguhet përkohësisht nga llogaria

bankare e tarifës administrative të Agjencisë në BQK. Në momentin që do të ketë fonde

të mjaftueshme në llogarinë e likuidimit, atëherë llogaria e tarifës administrative të

Agjencisë kompenzohet nga llogaria e ndërmarrjes në likuidim.

2.4. Vonesat në përfundimin e procesit të privatizimit dhe likuidimit

Përveç nevojës për punë sa më efikase në AKP, janë edhe disa faktorë të jashtëm që

ndikojnë në përfundimin më të shpejtë (apo vonesën në anën tjetër) të procesit të

privatizimit dhe likuidimit të NSH-ve. Këto janë:

• Puna e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për:

o shqyrtimin e ankesave të punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore lidhur me

listat e punëtorëve për 20%;

o shqyrtimin e ankesave të kreditorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore gjatë

procesit të likuidimit; dhe

• Përfundimi i shqyrtimit të padive të ndryshme nga palët e treta ndaj AKP-së.

Page 58: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 45

3. RAPORTIMI FINANCIAR PËR FONDET NË MIRËBESIM

Në këtë kapitull shpjegohen fondet në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,

procedurat bankare të fondeve në mirëbesim, përshkrimet e llojeve të ndryshme të fondeve

në mirëbesim, plani kontabël i fondeve në mirëbesim dhe llojet e tabelave financiare të

paraqitura në pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim. Në fund shpjegohet mënyra e

pagesës së kostove të likuidimit të parapara në nenin 40 të shtojcës së ligjit të AKP-së.

3.1. Fondet në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Fondet në mirëbesim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë ato të ardhura që dalin nga

çdo veprim i AKP-së sipas nenit 6 (administrimi), nenit 8 (shitjet) dhe nenit 9 (likuidimi) të

ligjit të AKP-së dhe mbahen në mirëbesim për përmbushjen e kërkesave të kreditorëve dhe

pronarëve të ndërmarrjes dhe i nënshtrohen dispozitave të zbatueshme të ligjit të AKP-së

dhe shtojcës së ligjit të AKP-së që rregullon procesin e likuidimit.

Përveç llogarisë së tarifës administrative76 të AKP-së, llogarisë së donatorit, kapitalit

themeltar77 të AKP-së, fondit rezervë78

76 Tarifa administrative e AKP-së është definuar në nenin 21 të ligjit të AKP siç vijon: “Të gjitha të ardhurat e Agjencisë do të jenë të ardhura të dedikuara të Agjencisë sipas nenit 64 të LMFPP-së. Përveç kësaj, pesë përqind (5%) e të gjitha të hyrave të pranuara si rrjedhojë e çfarëdo shitje në të kaluarën apo të ardhmen, transferimit, privatizimit, likuidimit apo mënyrave tjera të disponimit me cilëndo ndërmarrje apo aset, pavarësisht nëse është bërë nga agjencia apo paraardhësja e saj, do të jetë tarifë administrative e Agjencisë për të mbuluar shpenzimet e veta të përgjithshme administrative dhe operative; dhe ajo tarifë do të jetë pjesë e të ardhurave të dedikuara të Agjencisë.”

të AKP-së, të gjitha llogaritë tjera të hapura nga

77 Kapitali Themeltar i AKP-së definuar në nenin 21 të ligjit të AKP siç vijon: “Agjencia do të ketë kapitalin themeltar në shumë prej dhjetë milionë (10.000.000) Euro, prej të cilave një milion (1.000.000) Euro do të paguhen me të holla të gatshme ose në natyrë; pjesa e mbetur mund të kërkohet nga Bordi në kohën dhe në shumën e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të Agjencisë. 78 Sipas procedurave bankare të AKP-së, Fondi Rezervë i AKP-së përdoret për të mbajtur depozitat e konfiskuara nga ofertuesit gjatë procesit të privatizimit dhe shitjeve gjatë likuidimit. Në fondin rezervë barten

Page 59: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 46

AKP kategorizohen si llogari në mirëbesim që kanë të bëjnë me aktivitetet e AKP sipas

nenit 6, 8 dhe 9 të ligjit të AKP-së.79

AKP-ja udhëheq dhe i kontrollon shpenzimet dhe të hyrat e fondeve në mirëbesim përmes

llogarive në mirëbesim të hapura në Bankën Qendrore të Kosovës. AKP-ja bën transferin e

pagesave pasi të jetë bërë autorizimi i urdhër-transfereve bankare sipas Procedurave

Bankare

80

Pagesat nga fondet në mirëbesim kërkojnë aprovimin e Bordit të Drejtorëve dhe votën

pozitive të tre anëtarëve ndërkombëtar, përveç transaksioneve për aktivitetet e përditshme

të Agjencisë nga fondet në mirëbesim të cilat kërkojnë aprovimin e personelit të autorizuar

sipas procedurave bankare

të AKP-së dhe atë me nënshkrime kolektive të së drejtës së nënshkrimit.

81

.

3.2. Procedurat bankare dhe llogaritë bankare të fondeve në mirëbesim

Procedurat bankare të AKP-së janë aprovuar në versionin e saj të fundit në Qershor 2012.

Procedurat bankare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (“Agjencia”) kanë të bëjnë me

nevojat bankare të Agjencisë që ndërlidhen me veprimet e Agjencisë sipas ligjit. Këto

procedura bankare rregullojnë çështjet të cilat kanë të bëjnë me transaksionet që

shkaktohen si rezultat i aktiviteteve që ndërmerren nga Agjencia në përputhje me ligjin Nr.

04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

të hyrat dedikuara nga (a) Tarifa e dorëzimit të ofertave në privatizim; (b) Tarifa e dorëzimit të ofertave në shitjet gjatë likuidimit; (c) Depozitat e konfiskuar ndaj ofertuesve që janë tërhequr nga procesi i ofertimit; (d) Tarifa e dorëzimit të ofertave në komercializim; (e) Interesi i fituar në llogarinë e depozitave të privatizimit; dhe (f) Interesi i fituar në llogarinë e depozitave të likuidimit. 79 Shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare të fondeve në mirëbesim, Shënimi 4, faqe 6. 80 Procedurat bankare në versionin e parë janë aprovuar në vitin 2003, janë ndryshuar 5 herë (Gusht 2007, Dhjetor 2007, Shtator 2008, Shtator 2011 dhe Qershor 2012). 81 Po aty. Faqe 10.

Page 60: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 47

Në përgjithësi këto procedura rregullojnë aktivitetet e menaxhimit të llogarive bankare të

Agjencisë dhe janë përgatitur për të shërbyer si udhëzues për Menaxhmentin dhe

personelin e Agjencisë për:

• Transaksionet që kanë të bëjnë me procesin e shitjes;

• Transaksionet që kanë të bëjnë me procesin e likuidimit;

• Transaksionet që kanë të bëjnë me llogaritë e fondeve tjera që mbahen në

mirëbesim në emër të Ndërmarrjeve Shoqërore deri në procesin e likuidimit;

• Operimin e llogarive bankare të Agjencisë; dhe

• Personelin e Agjencisë që bën miratimin/autorizimin e transaksioneve bankare.

Procedurat e veprimeve bankare të shitjes dhe likuidimit bëhen në përputhje me Politikat

Operative të Agjencisë, Rregullat e Tenderit për shitjet dhe procedurat e likuidimit të

nxjerra kohë pas kohe nga Agjencia.

Të gjitha të ardhurat e Agjencisë mbahen në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës

(BQK) në llogari të ndryshme bankare, duke i konsideruar edhe të ardhurat e dedikuara

sipas nenit 21 (2,3,4) të Ligjit mbi AKP-në. Nuk ka pasur dhe nuk ka llogari bankare të

hapura në bankat jashtë Kosovës për të mbajtur fondet në mirëbesim të privatizimit dhe

likuidimit.

Të gjitha llogaritë e mirëbesimit mbahen si llogari bankare të veçanta (të ndara) në Bankën

Qendrore të Kosovës (BQK), ndërsa në bankën komerciale mbahen të hapura llogaritë që

mbajnë gjysmën e kapitalit themeltar82

Prej Korrikut 2003 deri në periudhën raportuese janë hapur 1,635 llogari bankare që kanë të

bëjnë me Ndërmarrjet Shoqërore. Prej tyre janë mbyllur 139 llogari dhe 1,496 llogari janë

ende aktive në BQK.

të Ndërmarrjeve të Reja të cilat vendosen në proces

të privatizimit me spin off të rregullt.

82 Sipas ligjit të vjetër për Shoqëritë Tregtare, gjysma e kapitalit themeltar (kapitali prej €2,500 e më vonë €2,000) të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar mbahet në llogari bankare. Me ligjin e ri nuk kërkohet që të deponohet kapitali themeltar në bankë.

Page 61: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 48

3.2.1. Llojet e llogarive të AKP-së në BQK

Përveç llogarisë së tarifës administrative të Agjencisë, llogarisë së donatorit, kapitalit

themeltar të Agjencisë, fondit rezervë të Agjencisë, të gjitha llogaritë tjera të hapura nga

Agjencia kategorizohen si llogari në mirëbesim që kanë të bëjnë me aktivitetet e Agjencisë

sipas nenit 6, 8 dhe 9 të ligjit të Agjencisë.

Llogaritë e privatizimit: Përdoren për të mbajtur paratë nga të shitjet gjatë privatizimit me

metodën e spin off-it (transferimit të aseteve) kur edhe krijohen Ndërmarrjet e Reja.

Llogaritë e likuidimit: Përdoren për të mbajtur të ardhurat nga procesi i likuidimit.

Llogaritë e parave të NSH-ve në mirëbesim: përdoren për të mbajtur paratë e NSH-ve në

mirëbesim të AKP, në rastet kur AKP vendos se NSH nuk ka kapacitete për të mbajtur këto

të holla.

Llogaritë e parave të komercializimit: përdoren për të mbajtur paratë e paguara nga

qiratë e kontratave të komercializimit të nënshkruara gjatë vitit 2000 nga UNMIK.

Llogaritë e parave të punëtorëve në llogaritë në mirëbesim: (transferuar prej llog. të

privatizimit dhe likuidimit): Në rastet kur ka ankesa në listat e punëtorëve, mirëpo numri i

ankesave është i ultë, që nga viti 2010 AKP e bën shpërndarjen e parakohshme të 75% (nga

Gusht 2013 shpërndahen 90%) të 20%-it që u takon punëtorëve dhe pjesën e mbetur të

parave që u takojnë punëtorëve të NSH-se specifike i mban në këto llogari. Paratë në këto

llogari mbahen ndaras për NSH-të në fjalë dhe mund të transferohen prej llogarisë së

privatizimit apo të likuidimit.

Paratë e mbetura u transferohen punëtorëve kur të gjitha ankesat në listat e punëtorëve

shqyrtohen nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

Page 62: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 49

Llogaria e depozitave të privatizimit: Përdoret për të mbajtur depozitat e paguar nga

ofertuesit gjatë procesit të ofertimit në privatizim. Kjo është një llogari e përkohshme nga e

cila u kthehen depozitat ofertuesve të pasuksesshëm. Pasi të nënshkruhet kontrata e shitjes,

depoziti i ofertuesit të suksesshëm transferohet në llogarinë e privatizimit të hapur

veçanërisht për Ndërmarrjen e Re që privatizohet. Në rastet kur ofertuesit tërhiqen nga

ofertat e tyre, depozitat e këtyre ofertuesve konfiskohen dhe transferohen në llogarinë e

fondit rezervë të AKP-së, përveç në raste të kërcënimeve kur këto duhet të konfirmohen

nga autoritetet përkatëse ligjore.

Llogaria e tarifave për dorëzimin e ofertave në privatizim: Përdoret për të mbajtur

tarifat për dorëzimin e ofertës të pakthyeshme të ofertuesve gjatë procesit të privatizimit.

Llogaria e depozitave të likuidimit: Përdoret për mbajtjen e depozitave të paguara nga

ofertuesit gjatë shitjeve të aseteve të NSH-ve gjatë procesit të likuidimit. Kjo është një

llogari e përkohshme nga e cila u kthehen depozitat ofertuesve të pasuksesshëm. Depoziti i

ofertuesit të suksesshëm transferohet në llogarinë bankare të likuidimit e hapur për

likuidimin e NSH-ve përkatëse. Në rastet kur ofertuesit tërhiqen nga ofertat e tyre,

depozitat e këtyre ofertuesve konfiskohen dhe transferohen në llogarinë e fondit rezervë të

AKP-së, përveç në raste të kërcënimeve kur këto duhet të konfirmohen nga autoritetet

përkatëse ligjore.

Llogaria e tarifave për dorëzimin e ofertave në likuidim: Përdoret për mbajtjen e

tarifave për dorëzimin e ofertës të pakthyeshme ndaj ofertuesve gjatë procesit të likuidimit.

Llogaria për dorëzimin e ankesave për shqyrtim nga Komisioni i Shqyrtimit të

Ankesave për likuidim: ka mbajtur depozitat e paguar nga kreditorët për shqyrtimin e

ankesave që kreditorët i deponojnë në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave83

83 Me ligjin e ri të AKP-së, ky komision është shuar dhe të gjitha ankesat në procesin e likuidimit dorëzohen direkt në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

procesin e likuidimit.

Page 63: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 50

Llogaria e Kapitalit Themeltar të AKP-së: Mbahet kapitali themeltar i AKP-së. Ky

kapital është paguar nga Buxheti i Republikës së Kosovës (BRK).

Aktualisht vetëm 1 milion EUR është paguar nga Buxheti i Kosovës gjatë mandatit të ish-

Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Shuma prej 9 milion EUR sipas ligjit mbi AKP-në do

të paguhet sipas nevojës dhe kërkesës së AKP-së.

Llogaria e Fondit Rezervë të AKP-së: Përdoret për të mbajur depozitet e konfiskuar nga

ofertuesit gjatë procesit të ofertimit në privatizim dhe shitjeve gjatë likuidimit. Gjithashtu,

në këtë llogari barten të hyrat dedikuara nga:

• Tarifa e dorëzimit të ofertave në privatizim

• Tarifa e dorëzimit të ofertave në shitjet gjatë likuidimit

• Depozitat e konfiskuar ndaj ofertuesve që janë tërhequr nga procesi i ofertimit

• Tarifa e dorëzimit të ofertave në komercializim

• Interesi i fituar në llogarinë e depozitave të privatizimit; dhe

• Interesi i fituar në llogarinë e depozitave të likuidimit.

Llogaria e tarifës administrative të AKP-së: Në këtë llogari transferohet tarifa

administrative e Agjencisë sipas ligjit për themelimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Llogaria e parave të donatorit: Mban paratë e donatorit në raste kur paratë kanalizohen

ndërmjet llogarive të AKP-së. Aktualisht është vetëm një llogari bankare që mban të hollat

për një projekt të realizuar vite më parë nga ish-AKM-ja.

Llogaritë e depozitimeve kohore: Mban paratë që AKP transferon nga llogaritë

individuale në llogaritë për depozitim kohor. Prej këtyre llogarive bankare, pas

autorizimeve me shkrim nga AKP, Banka Qendrore e Kosovës i transferon paratë në

depozitime kohore për periudhat e caktuara të maturitetit.

Page 64: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 51

3.3. Autorizimet në llogaritë bankare të fondeve në mirëbesim

Gjendja e llogarive bankare të fondeve në mirëbesim sa i përket Ndërmarrjeve Shoqëore

më 1 Korrik 2008 ishte 393 milion euro.

Të drejtat e nënshkrimit të llogaritë bankare në fondet në mirëbesim janë e drejtë kolektive

e nënshkrimit sipas tabelës në vijim:

Tabela 16: Pozitat e autorizuara për të nënshkruar transferet bankare

Përshkrimi i llogarive në të cilat vlen autorizimi

Të katërtit: Drejtori Menaxhues Të dy Zëvendës Drejtorët Menaxhues dhe Drejtori i Financave dhe Buxhetit

Të gjitha llogaritë e hapura sipas procesit të privatizimit, Paratë e NSH-ve në mirëbesim, llogaria e tarifës administrative, llogaria e kapitalit themeltar, llogaria e depozitave të ofertave gjatë procesit të shitjeve, llogaria e tarifës për dorëzimin e ofertave të shitjeve, llogaria e fondit rezervë të Agjencisë, llogaritë në mirëbesim për paratë e punëtorëve dhe Paratë e donatorëve. Të gjitha llogaritë e hapura sipas procesit të komercializimit, llogaritë e administrimit direkt të mbajtura drejtpërdrejtë në llogaritë e Agjencisë, llogaritë që kanë të bëjnë me monitorimin e spin-ofit special.

Të pestit: Drejtori Menaxhues Të dy Zëvendës Drejtorët Menaxhues Drejtori i Financave dhe Buxhetit dhe Zyrtari i Rastit i Autoritetit të Likuidimit

Të gjitha llogaritë e hapura sipas procesit të likuidimit të NSH-ve.

Zyrtari Çertifikues84

84 Zyrtari Çertifikues është pozitë e emëruar sipas nenit 14 të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

i Agjencisë nënshkruan çdo transaksion pas verifikimit dhe pasi që të

jetë siguruar se transaksioni në fjalë përmban të gjitha elementet e duhura në përputhje me

ligjin, politikat dhe procedurat e Agjencisë. Pas Zyrtarit Çertifikues nënshkruajnë edhe

zyrtarët tjerë të autorizuar sipas procedurave bankare.

Page 65: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 52

Gjatë periudhës së AKM-së (Qershor 2002-Nëntor 2007), të drejtat e nënshkrimit për

fondet në mirëbesim të privatizimit dhe likuidimit kanë qenë kolektive: Zëvendës Drejtori

Menaxhues i AKM-së për NSH-të dhe Drejtori i Financave85

Ky ndryshim i procedurave bankare nënkuptonte hezitimin e administratës ndërkombëtare

që në gjashtë mujorin e fundit të mandatit të AKM-së të drejtën e nënshkrimit në fondet në

mirëbesim ta kishin vetëm vendorët (pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës).

. Ndërsa, duke qenë në dijeni

se institucionet e Kosovës planifikonin të shpallnin Pavarësinë, atëherë në nivele të larta

ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe shtyllës së IV-të u bisedua lidhur me kontrollimin e

fondeve në mirëbesim pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për këtë arsye, në Nëntor

2007, si e drejtë e nënshkrimit kolektiv në llogaritë bankare u shtua edhe pozita e Drejtorit

Menaxhues (që ishte pozitë ndërkombëtare deri në fund të mandatit të AKM-së) me anë

ndryshimit të procedurave bankare të AKM-së.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës kishte aprovuar ligjin për themelimin e Agjencisë

Kosovare të Privatizimit që ishte aprovuar nga Kuvendi më 21 Maj 2008, ishte publikuar

në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 1 Qershor 2008 dhe hynte në fuqi më 15

Qershor 2008.

Duke parë këtë situatë, UNMIK-u vendosi të bllokonte fondet në mirëbesim të privatizimit

që ishin të depozituara në Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës (siç quhej deri më 15

Qershor 2008)86. Për këtë arsye, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të

Kombeve të Bashkuara mori Vendimin Ekzekutiv87 nr. 2008/2688

85 Nga Qershor 2002 e deri në Dhjetor 2005, Drejtori i Financave ka qenë pozitë ndërkombëtare, ndërsa Zëvendës Drejtori i Financave ka qenë pozitë vendore. Që nga muaji Janar 2006 Drejtori i Financave ka qenë pozitë vendore.

më 13 Qershor 2008 (dy

ditë para hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës) dhe Vendimin Ekzekutiv

86 Me ligjin nr. 03/L-074 të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës më 5 Qershor 2008 e të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 15 Qershor 2008, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ishte themeluar si subjekt i pavarur juridik dhe pasardhëse e Autoritetit të Bankave dhe të Pagesave të Kosovës dhe e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës. Ligji nr. 03/L-074 është ndryshuar me ligjin numër Nr. 03/ L-209 të Kuvendit të Republikës së Kosovës të shpalluar më 27 Korrik 2010. 87 Vendimet e PSSP-së të quajtura “Vendime Ekzekutive” janë vendime me të cilat anulohen sipas principit ultra vires vendimet e autoriteteve lokale apo qendrore. Shih Reviwing Governmental Acts of the United Nations in Kosovo, nga Rebecca Everly. http://www.germanlawjournal.com/pdfs/Vol08No01/PDF_Vol_08_No_01_21-38_SI_Everly.pdf 88 Në disponim të autorit të temës së diplomës.

Page 66: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 53

nr. 2008/3289

Qëllimi i këtyre vendimeve ekzekutive të PSSP-së ishte që UNMIK-u të kontrollonte

fondet në mirëbesim edhe pas themelimit të AKP-së, ashtu që të autorizuarit nga AKP në

llogaritë bankare të fondeve në mirëbesim të mos kishin qasje në këto llogari bankare, nëse

këta të autorizuar nuk do të ishin të emëruar në pajtim me ligjin e aplikueshëm e që do të

shpalleshin (!) me anë të rregulloreve të UNMIK-ut

më datën 16 Korrik 2008 me të cilin ndryshohet vendimi ekzekutiv numër

2008/26.

90

Bordi i Drejtorëve të AKP-së e mbajti mbledhjen e parë inauguruese më 26 Gusht 2008 me

ç’rast u emëruan dy Zëvendës Drejtorët Menaxhues si dhe u aprovuan procedurat bankare,

ndërsa më 1 Shtator 2008 Kryetari i Bordi të Drejtrorëve në emër të Bordit të Drejtorëve

caktoi Drejtorin e Financave dhe Buxhetit. Më këtë u plotësua kushti ligjor për AKP-në që

të merrte nën kontroll të plotë fondet në mirëbesim të procesit të privatizimit dhe

likuidimit.

dhe sipas rezolutës 1244 të Këshillit

të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më 4 Shtator 2008, AKP i deponoi nënshkrimet e personave të autorizuar të AKP-së në

fondet në mirëbesim dhe përkundër Vendimit Ekzekutiv nr. 2008/32 të PSSP-së, Banka

Qendrore e Republikës së Kosovës e përmbushi obligimin e vet ligjor dhe i pranoi si ligjore

autorizimet e të autorizuarve të AKP-së të dhëna nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së.

Me këtë veprim AKP mori nën kontrollë të plotë fondet në mirëbesim (401.1 milion euro

deri më 1 Shtator 2008), përkundër vendimeve të UNMIK-ut për të penguar këtë proces.

Ky edhe mund të llogaritet si suksesi i parë i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ku rol të

rëndësishëm ka luajtur edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

89 Në disponim të autorit të temës së diplomës. 90 Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ligjet e aprovuara nga Kuvendi i Republikës dekretohen nga Presidenti i Republikës.

Page 67: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 54

3.4. Plani kontabël i fondeve në mirëbesim

Plani kontabël91

Plani kontabël përmban 512 lloje të transakcioneve të mundshme sipas neneve 6, 8 dhe 9 të

ligjit të AKP-së. Prej tyre, 324 kode kanë të bëjnë me llogaritë rrjedhëse (102 hyrëse,

ndërsa 222 dalëse nga llogaritë rrjedhëse), ndërsa 188 kode kanë të bëjnë me transferet

hyrëse dhe dalëse lidhur me investimet që AKP i bën me anë të depozitimeve kohore në

Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

i fondeve në mirëbesim është i dizajnuar nga Departamenti i Financave

dhe Buxhetit i AKP-së dhe përmban llojet e mundshme të transfereve hyrëse dhe dalëse

nga fondet në mirëbesim.

Plani grupor92

Table 17: Plani grupor kontabël i fondeve në mirëbesim

kontabël i fondeve në mirëbesim është paraqitur në tabelën e mëposhtme.

Lloji i llogarisë Hyrje Dalje

Llogaritë rrjedhëse

hyrjet e rregullta në llogarinë rrjedhëse

daljet e rregullta nga llogaritë rrjedhëse

Llogaritë rrjedhëse

hyrjet nga llogaria rrjedhëse tek depozita me afat

daljet nga llogaria rrjedhëse tek depozita me afat

Depozitat kohore hyrjet në depozitën me afat daljet nga depozitat me afat

Depozitat kohore

hyrjet e interesit rrjedhës në llogarinë e depozitave me afat

daljet e interesit rrjedhës në llogarinë e depozitave me afat

91 Pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim të AKP-së. Plani kontabël. Faqe 70 të pasqyrave financiare. Neni 6 i ligjit të AKP-së ka të bëj me fushëveprimin e kompetencave administrative të AKP-së, neni 8 ka të bëj me themelimin e korporatave (Ndërmarrjeve të Reja) dhe shitjes së aksioneve të tyre, ndërsa neni 9 ka të bëj me likuidimin e NSH-ve kryer nga AKP. 92 Plani kontabël me të detajet e të gjitha hyrjeve dhe daljeve të mundshme mund të gjendet në faqen 70 të pasqyrave financiare të fondeve në mirëbesim.

Page 68: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 55

3.5. Raportimi financiar – pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim

Ligji i AKP-së nuk e përcakton mënyrën e raportimit financiar të fondeve në mirëbesim,

por përmban kushtet e përgjithshme të raportimit financiar.93

Pasqyrat Financiare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) përgaditen sipas SNKSP

(Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik) të bazuar në para të

gatshme - Raportimi Financiar sipas parimit të kontabilitetit të bazuar në para të gatshme.

Prandaj, pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim përgatiten duke u bazuar në obligimet

raportuese që dalin nga “Rregullorja e Kornizës Raportuese të Pasqyrave Financiare të

Fondeve në Mirëbesim” të përgatitur nga Departamenti i Financave dhe Buxhetit të AKP-

së dhe aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së në Shkurt 2011.94

Sikur është përcaktuar në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik,

shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare të fondeve në mirëbesim janë pjesë përbërëse

për kuptimin e pasqyrave financiare dhe duhet të lexohen së bashku dhe në ndërlidhje me

pasqyrat financiare.

Pasqyrat financiare të AKP-së nënshkruhen nga Drejtori Menaxhues i AKP-së dhe Drejtori

i Financave dhe Buxhetit.

Periudha raportuese e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në pasqyrat financiare është prej

1 Janar deri më 30 Shtator për raportimin nëntëmujor dhe prej 1 Janar deri më 31 Dhjetor

për raportimin vjetor financiar.

93 Neni 20 i ligjit të AKP-së për Raportet, Buxhetin dhe Llogaritë. 94 Rregullorja e Kornizës Raportuese e Pasqyrave Financiare të Fondeve në Mirëbesim të AKP-së. Para aprovimit të kësaj rregulloreje, pasqyrat financiare janë përgatitur në bazë të Parimeve të Kontabilitetit të Pranuara Përgjithësisht dhe praktikën më të mirë.

Page 69: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 56

Raportet financiare që paraqiten si pjesë përbërëse të pasqyrave financiare janë paraqitur në

tabelën e mëposhtme.

Tabela 18: Llojet e raporteve të pasqyrave financiare të fondeve në mirëbesim

1. Pasqyra e gjendjes së llogarive bankare në BQK sipas llojit të fondeve në mirëbesim

2. Pasqyra përmbledhëse e rrjedhës së parasë për transaksionet me palët e treta dhe transaksionet e brendshme për periudhën 2003-2013

3. Detajet e Pasqyrës së Rrjedhës së Parasë së Gatshme për periudhën Korrik 2003 – Dhjetor 2013 për transaksionet me palët e treta

4. Pasqyra përmbledhëse e rrjedhës së parasë për transaksionet me palët e treta dhe transaksionet e brendshme për periudhën Janar – Dhjetor 2013

5. Detajet e Pasqyrës së Rrjedhës së Parasë së Gatshme për periudhën Janar – Dhjetor 2013 për transaksionet me palët e treta

6. Përmbledhje e hyrjeve dhe daljeve nga privatizimi

7. Raporti i shitjeve sipas regjioneve

8. Përmbledhje dhe detajet e hyrjeve dhe daljeve në likuidim (sipas regjioneve)

9. Përmbledhje e pagesave për 20%-in e punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore

10. Raporti i interesit të fituar në llogaritë bankare dhe numri i llogarive bankare

11. Numri i transaksioneve për vitet e ndryshme fiskale

12. Raporti Përmbledhje e Informatave për Menaxhmentin (PIM-MIS) – Raporti i krahasimeve vjetore

13. Pasqyra financiare e llogarive të privatizimit

14. Pasqyra financiare e llogarive të likuidimit

15. Pasqyra financiare e llogarive të parave në mirëbesim të NSH-ve

16. Pasqyra financiare e llogarive të komercializimit

17. Pasqyra financiare e llogarive të parave në mirëbesim për 20%-in e punëtorëve

18. Pasqyra financiare e llogarisë së depozitave (ofertuesit) të privatizimit

19. Pasqyra financiare e llogarisë së tarifave (ofertuesit) të privatizimit

20. Pasqyra financiare e llogarisë së depozitave (ofertuesit) të likuidimit

Page 70: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 57

Tabela 18: Llojet e raporteve të pasqyrave financiare të fondeve në mirëbesim

21. Pasqyra financiare e llogarisë së tarifave (ofertuesit) të likuidimit

22. Pasqyra financiare e llogarisë së ankesave në likuidim

23. Pasqyra financiare e llogarisë së Kapitalit Themeltar të Agjencisë

24. Pasqyra financiare e llogarisë së Fondit Rezervë të Agjencisë

25. Pasqyra financiare e llogarisë së donatorit

26. Pasqyra financiare e llogarisë së tarifës administrative të Agjencisë

27. Pasqyra financiare e llogarive të depozitimeve kohore

28. Raporti i detyrimeve

29. Raporti i detyrimeve kontigjente

30. Raporti – Përmbledhja e llogarive të arkëtueshme

Page 71: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 58

4. PËRDORIMI AKTUAL I FONDEVE NË MIRËBESIM NGA AKP

Në këtë kapitull shpjegohet përdorimi aktual i fondeve në mirëbesim nga Agjencia

Kosovare e Privatizimit bazuar në legjislacionin në fuqi.

Së pari shpjegohet baza ligjore për investimin e fondeve në mirëbesim duke vazhduar më

tej me llojet e investimeve që bëhen aktualisht si për shembull: interesi i gjeneruar në

llogaritë rrjedhëse në Bankën Qendrore të Kosovës, investimet në depozitat kohore në

Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet në depozitat kohore në bankat

komerciale të Kosovës dhe shqyrtimi i mundësisë së investimeve në letrat me vlerë të

Qeverisë së Republikës së Kosovës.

4.1. Baza ligjore aktuale për investimin e fondeve në mirëbesim nga AKP-ja

Në nenin 18.3 të ligjit të AKP-së theksohet “në përputhje me kritere të arsyeshme të

investimit, fondet të cilat mbahen në mirëbesim nga Agjencia do të investohen në letra me

vlerë dhe instrumente tjera financiare të klasifikuara nga agjenci ndërkombëtare të

klasifikimit si letra me vlerë dhe instrumente financiare për investim.”

Siç shihet nga neni 18.3 i ligjit të AKP-së, në bazën aktuale ligjore investimi i fondeve në

mirëbesim është tejet i kufizuar.

Megjithatë, Bordi i Drejtorëve të AKP-së i ka aprovuar investimet në depozitimet kohore

në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në shuma të pacaktuara (varësisht nga

parashikimet e rrjedhës së parasë së AKP-së) si dhe në shuma të caktuara në depozitimet

Page 72: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 59

kohore në bankat komerciale të Kosovës (por vetëm në ato banka të cilat e kanë

klasifikimin95

e caktuar të kreditor.

4.2. Interesi në llogaritë rrjedhëse

Interesi i fituar në llogaritë rrjedhëse të AKP-së paguhet nga Banka Qendrore në fund të

çdo muaji. Nga tabela shihet se interesi në llogaritë rrjedhëse ka pasur vazhdimisht rritje

deri në Tetor 2008 (3.25% vjetor), kur edhe ka filluar gradualisht të zbritet norma e

interesit. Norma e interesit në llogaritë rrjedhëse paguhet në baza mujore në normën e

njëjtë siç paguhet edhe për institucionet tjera publike që kanë llogari rrjedhëse në BQK.

Tabela 19: Interesi i gjeneruar në llogaritë rrjedhëse

Periudha interesi vjetor Agjencia

11 Korrik 2003 - 31 Dhjetor 2003 0.50% ish-AKM

1 Janar 2004 - 31 Dhjetor 2005 1.00% ish-AKM

1 Janar 2006 - 26 Mars 2006 1.25% ish-AKM

27 Mars 2006 - 9 Korrik 2006 1.50% ish-AKM

10 Korrik 2006 - 10 Shtator 2006 1.75% ish-AKM

11 Shtator 2006 - 30 Nentor 2006 2.00% ish-AKM

1 Nentor 2006 - 31 Janar 2007 2.25% ish-AKM

1 Shkurt 2007 - 1 Maj 2007 2.50% ish-AKM

2 Maj 2007 - 3 Korrik 2007 2.75% ish-AKM

4 Korrik 2007 - 31 Dhjetor 2007 3.00% ish-AKM

1 Janar 08 - 30 Qershor 2008 3.00% ish-AKM

95 Kriteret financiare për investimin në bankat komerciale janë aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së në Gusht 2013, por deri më tani vetëm një shumë e kufizuar prej 20 milion është e depozituar për afatin e maturimit 12 mujor.

Page 73: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 60

1 Korrik 2008 - 8 Gusht 2008 3.00% AKP

9 Gusht 2008 - 17 Tetor 2008 3.25% AKP

18 Tetor 2008 - 10 Dhjetor 2008 2.50% AKP

11 Dhjetor 2008 - 17 Dhjetor 2008 1.75% AKP

18 Dhjetor 2008 - 31 Dhjetor 2008 1.25% AKP

1 janar 2009 - 22 Janar 2009 1.25% AKP

23 janar 2009 - 19 mars 2009 0.50% AKP

20 mars 2009 - 12 Korrik 2009 0.25% AKP

13 Korrik 2009 - 31 Dhjetor 2009 0.10% AKP

1 Janar 2010 - 31 Dhjetor 2010 0.10% AKP

1 Janar 2011 - 26 Prill 2011 0.10% AKP

27 Prill 2011 - 26 Korrik 2011 0.35% AKP

27 Korrik 2011 – 22 Nëntor 2011 0.60% AKP

23 Nëntor 2011 – 14 Dhjetor 2011 0.35% AKP

15 Dhjetor 2011 – 31 Dhjetor 2011 0.10% AKP

1 Janar - 10 Prill 2012 0.10% AKP

11 Prill - 11 Korrik 2012 0.05% AKP

12 Korrik 2012– 31 Dhjetor 2012 0% AKP

1 Janar 2013 – 30 Shtator 2013 0% AKP

Page 74: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 61

Figura 9: Interesi në llogaritë rrjedhëse – Korrik 2003 deri Shtator 2013

Nga figura shihet se interesi në llogaritë rrjedhëse ka qenë më i larti gjatë periudhës Korrik

2007 deri Tetor 2008 (nga 3% deri 3.25% vjetore), ndërsa pas kësaj periudhe interesi ka

rënë vazhdimisht. Që nga 12 Korrik 2012 e deri më 30 Shtator 2013, interesi në llogarinë

rrjedhëse është zero.

0.00%

0.25%

0.50%

0.75%

1.00%

1.25%

1.50%

1.75%

2.00%

2.25%

2.50%

2.75%

3.00%

3.25%

3.50% 11

Kor

rik

2003

- 31

Dhj

etor

200

3 1

Jana

r 20

04 -

31 D

hjet

or 2

005

1 Ja

nar

2006

- 26

Mar

s 20

06

27 M

ars

2006

- 9

Korr

ik 2

006

10 K

orri

k 20

06 -

10 S

htat

or 2

006

11 S

htat

or 2

006

- 30

Nen

tor

2006

1

Nen

tor

2006

- 31

Jana

r 20

07

1 Sh

kurt

200

7 - 1

Maj

200

7 2

Maj

200

7 - 3

Kor

rik

2007

4

Korr

ik 2

007

- 31

Dhj

etor

200

7 1

Jana

r 08

- 30

Qer

shor

200

8 1

Korr

ik 2

008

- 8 G

usht

200

8 9

Gus

ht 2

008

- 17

Teto

r 20

08

18 T

etor

200

8 - 1

0 D

hjet

or 2

008

11 D

hjet

or 2

008

- 17

Dhj

etor

200

8 18

Dhj

etor

200

8 - 3

1 D

hjet

or 2

008

1 ja

nar

2009

- 22

Jana

r 20

09

23 ja

nar

2009

- 19

mar

s 20

09

20 m

ars

2009

- 12

Kor

rik

2009

13

Kor

rik

2009

- 31

Dhj

etor

200

9 1

Jana

r 20

10 -

31 D

hjet

or 2

010

1 Ja

nar

2011

- 26

Pri

ll 20

11

27 P

rill

2011

- 26

Kor

rik

2011

27

Kor

rik

2011

– 2

2 N

ënto

r 20

11

23 N

ënto

r 20

11 –

14

Dhj

etor

201

1 15

Dhj

etor

201

1 –

31 D

hjet

or 2

011

1 Ja

nar

- 10

Prill

201

2 11

Pri

ll - 1

1 Ko

rrik

201

2 12

Kor

rik

– 31

Dhj

etor

201

2 1

Jana

r 20

13 –

30

Shta

tor 2

013

Page 75: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 62

4.3. Investimet në depozitat kohore në Bankën Qendrore të Kosovës

Duke filluar nga 24 Gusht 2010, AKP ka bërë depozita afat shkurtra të fondeve në

mirëbesim në periudha të ndryshme të maturitetit prej 1 muaj deri 12 muaj në BQK.

Në pajtueshmëri me vendimin e Bordit të Drejtorëve, të gjitha transaksionet e depozitave

kohor janë autorizuar së bashku nga Zëvendës Drejtori Menaxhues për Koordinimin e

Likuidimit dhe Drejtori i Financave dhe Buxhetit.

Prej 24 Gusht 2010 deri më 17 Korrik 2012 (maturimi i depozitit të fundit), AKP ka

investuar 44 depozita kohor në BQK (4.5 herë ka qenë qarkullimi i fondeve; norma

mesatare e interesit 0.79% vjetore), prej të cilëve të gjithë depozitat kanë maturuar.

Pas datës 27 Mars 2012 e deri në Shtator 2013 nuk ka pasur investime në depozita kohor

për shkak të normave tepër të ulëta të interesit të ofruar nga Banka Qendrore e Republikës

së Kosovës, ndonjëherë edhe me normë negative të kthimit. Siç shpjegohet nga BQK, kjo

ka ardhë si rezultat i krizës financiare botërore që ka prekur dhe tregun e parasë

(investimeve afatshkurtra) të Euro Zonës. Ashtu siç tregojnë dhe të dhënat e publikuara nga

Banka Qendrore Evropiane "ECB" se shkalla e kthimit të normave të interesit në tregun e

parasë ka shkuar përafërsisht deri në zero.

Në Shtator 2013 AKP ka bërë investimin në depozitat kohore në BQK për periudhën

gjashtë (6) mujore më normë vjetore të interesit prej është 0.12% për shumën 20 mil euro.

Tabela 20: Interesi i gjeneruar në depozitimet kohore

Periudha 24 Gusht 2010 - 31 Dhjetor 2012

Jan - 31 Dhjetor 2012 viti 2011 24 Gusht 2010 -

31 Dhjetor 2010

Kamatat në depozita 7,083,728 2,380,146 4,394,852 308,730

Interesi që do të fitohet nga depozitimi kohor 6 mujor i Shtatorit 2013 që maturon në Mars

2014 është €11,866.

Page 76: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 63

4.4. Depozitat kohore në bankat komerciale të Kosovës

Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e datës 29 Gusht 2013 ka marrë vendim që AKP të filloj

me investimin në depozitat kohore në bankat komerciale të Kosovës, në ato banka të cilat

kriteret financiare të AKP-së. Shuma e cilat lejohet të investohet është jo më shumë se 10%

e fondeve në mirëbesim.

Deri në periudhën e përfundimit të kësaj teme të diplomës, AKP ka investuar shumën prej

20 milion në depozita kohore në njërën prej bankave komerciale. Interesi i ofruar është në

bazë të kushteve të tregut. Për shkak se informatat për këto investime nuk janë shpalosur

ende në pasqyrat financiare, atëherë autori i temës së diplomës nuk ka autorizim që të

shpalos normën e ofruar të interesit.

4.5. Investimet në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës

AKP është duke shqyrtuar mundësinë ligjore të investimit në letrat me vlerë të Qeverisë së

Republikës së Kosovës. Për këtë planifikohen bisedimet përkatëse me Ministrinë e

Financave që të shqyrtohet edhe gatishmëria tyre për të pranuar këto investime.

Varësisht prej interesimit të Ministrisë së Financave për këto investime në letrat me vlerë,

AKP do të angazhoj një kompani ligjore e cila do të ofronte këshilla ligjore për të

mundësuar këto investime marrë parasysh kufizimet në ligjin e AKP-së sa i përket

investimeve vetëm në ato instrumente financiare që kanë vlerësim kreditor ndërkombëtar.

Page 77: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 64

5. MODALITETET E PËRDORIMIT NË TË ARDHMEN TË FONDEVE NË

MIRËBESIM PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS

Në këtë kapitull shpjegohet së pari nevoja për mbulimin e kostove të privatizimit dhe

likuidimit deri në Dhjetor 2016. Paraqiten në formë tabelare shumat minimale të nevojshme

të AKP-së për financimin e aktiviteteve të privatizimit dhe likuidimit.

Shpjegohen modalitetet e përdorimit të fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të

Republikës së Kosovës duke i përmbledhur këto në 6 (gjashtë) grupe kryesore.

Në fund të kapitullit rekomandohet që të bëhet shpërndarja e investimeve sipas rajoneve

nga të cilat janë gjeneruar të ardhurat e privatizimit dhe likuidimit si dhe shpjegohet

përparësia e përdorimit të fondeve në mirëbesim për nga aspekti kohor.

Arsyet që qeveritë në vazhdimësi zgjedhin t’i shesin ndërmarrjet shtetërore është mjaft i

qartë. Qeveritë i shesin ndërmarrjet investitorëve privat duke shpresuar se performanca jo e

kënaqshme e këtyre ndërmarrjeve mund të përmirësohet me disiplinën e pronësisë private.

Objektivat specifike të artikuluara të programeve të privatizimit shpesh janë shumë

ambicioze dhe shumica e tyre pasqyrojnë ato të theksuara nga Qeveria Thatcher e Britanisë

së Madhe gjatë viteve ’80. Këto janë: (1) rritja e të hyrave për shtetin; (2) promovimi i

efikasitetit të ekonomisë; (3) ulja e ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi; (4) promovimi i

pronësisë më të gjërë të aksioneve; (5) dhënja e mundësisë për të konkurruar (në treg); dhe

(6) zhvillimit i tregut kombëtar të kapitalit.96

96 William L. Megginson and Jeffry M. Netter. (1997) The University of Georgia. Equity to the People: The Record on Share Issue Privatization. Faqe 2. Publikuar nga Privatisation International (London).

http://faculty-staff.ou.edu/M/William.L.Megginson-1/

Page 78: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 65

Edhepse këto objektiva shpesh duken joreale në kohën kur propozohen, tri studime

empirike – ekzaminimi i 133 kompanive të privatizuara nga 33 shtete – të gjitha në mënyrë

të qartë dokumentojnë përmirësime të theksuara statistikore dhe ekonomike në

performancën operative dhe fuqinë financiare të ndërmarrjeve të privatizuara.97

Ky punim i temës së diplomës fokusohet në hulumtimin e mundësisë për rritjen e zhvillimit

ekonomik për Republikën e Kosovës përmes përdorimit të fondeve në mirëbesim të

privatizimit. Kjo jo vetëm me përdorimin e fondeve të mbetura pas procesit të likuidimit të

cilat edheashtu i transferohen Buxhetit të Kosovës, por në përdorimin e fondeve në

mirëbesim krahas (paralel) zhvillimit të procesit të privatizimit dhe likuidimit.

5.1. Rrjedha e parasë për kostot e privatizimit dhe likuidimit deri Dhjetor 2016

Për të paraqitur modalitetet e përdorimit të fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik

të Republikës së Kosovës, së pari është analizuar nevoja aktuale e parasë për të mbuluar

kostot e privatizimit dhe likuidimit deri në Dhjetor 2016.98

AKP ka në llogaritë bankare të fondeve në mirëbesim 569 milion euro

99

AKP duhet të ketë gjithnjë në dispozicionin këto fonde:

, mirëpo sipas

analizave të bëra në këtë hulumtim, jo të gjitha këto mjete janë të nevojshme në periudhën

afatshkurtër të pagesave (12 muaj) për aktivitetet e AKP-së sa i përket procesit të

privatizimit dhe likuidimit.

1. Tarifa administrative e AKP-së për të mbuluar aktivitetet operative të AKP-së;

2. Shumat e nevojshme për të paguar 20% për punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore;

97 Po aty. Shih gjithashtu tabelën 1 të studimit si dhe Ahmed Galal, Leroy Jones, Pankaj Tandon and Ingo Vogelsand, Welfare. 98 Varësisht prej vonesave të mundshme të shqyrtimit të ankesave në Dhomën e Posaçme e Gjykatës së Supreme të Kosovës për listat e punëtorëve për 20% si dhe ankesave të kreditorëve, është e mundshme që të ketë nevojë për financim të AKP-së edhe pas Dhjetorit 2016. 99 Pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim për periudhën e përfunduar më 30 Shtator 2013.

Page 79: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 66

3. Shumat e nevojshme të pjesës së 20%-it të punëtorëve të cilat mbahen në mirëbesim

nga AKP deri në shqyrtimin e ankesave nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme

të Republikës së Kosovës;

4. Fondi Rezervë i AKP-së;

5. Kapitali Themeltar i paguar nga Buxheti i Kosovës;

6. Llogaritë e depozitave të ofertave;

7. Llogaritë e tarifave për dorëzimin e ofertave;

8. Shumat e përcaktuara nga llogaritë e privatizimit dhe llogaritë e likuidimit për të

cilat ende nuk janë nënshkruar kontratat;

9. Shuma e paraparë për të mbuluar kostot e likuidimit sipas nenit 40 të shtojcës së

ligjit të AKP-së përfshirë edhe koston e Ofruesit e Shërbimeve Profesionale100

10. Shumat e aprovuara për kreditorët për 138 Ndërmarrje Shoqërore

për

çështjet e likuidimit; 101

11. Parashikimi për pagesat ndaj Administratës Tatimore të Kosovës lidhur me

zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për barrët tatimore të vendosura në

asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore; dhe

(që pritet të

shpërndahen gjatë vitit 2014);

12. Kostot 1.1 dhe 1.3 (përveç Autoritetit të Likuidimit) të nenit 40 të shtojcës së ligjit

të AKP-së.

Të gjitha fondet tjera në mirëbesim të cilat nuk i nevojitet AKP-së për të ekzekutuar

transferet rrjedhëse, janë fonde të cilat mbahen nga AKP deri në kohën e ekzekutimit të

këtyre transfereve (pagesat e kreditorëve dhe transferimi në Qeverinë e Kosovës të mbetjes

së fondeve pas përfundimit të procesit të likuidimit). Kjo kohë mund të jetë përgjatë viteve

2015 deri 2017, varësisht kur nevojitet të ekzekutohen këto transfere. 100 Sipas nenit 2.1.13 të Shtojcës së Ligjit të AKP-së, Ofrues i Shërbimeve Profesionale, do të thotë një individ apo subjekt i angazhuar në ofrimin e shërbimeve profesionale për Agjencinë lidhur me procesin e likuidimit. 101 Në këtë rrjedhë të parasë nuk janë paraparë pagesat për kreditorët e Ndërmarrjeve Shoqërore (rreth 440 NSH tjera) për të cilat ende nuk janë marrë vendimet për pretendime në kërkesat e kreditorëve.

Page 80: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 67

Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja: pse duhet të mbahen këto mjete nga AKP kur nuk

shfrytëzohen për momentin (përtej gjenerimit të interesit nga investimet e mundshme në

depozitimet kohore apo në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës)?

Në vend të kësaj, këto fonde do të mund të përdoreshin nga Qeveria për investimet e

ndryshme kapitale dhe projekte tjera për përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Është e kuptueshme që AKP ka obligim ligjor të mbaj fondet në mirëbesim për pagesën e

kreditorëve dhe pronarëve të NSH-ve102

Por, në anën tjetër, Qeveria ka obligim që të shfrytëzoj të gjitha mundësitë ligjore për

rritjen e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është

kompetencë kushtetuese e Qeverisë që të mundësoj zhvillimin ekonomik të vendit

dhe si rrjedhim AKP, si institucion publik i

themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është në fakt ruajtëse e interesave të

Ndërmarrjeve Shoqërore si dhe garanton që kreditorët (për të cilët janë aprovuar kërkesat

nga Autoriteti i Likuidimit) do të paguhen në momentin kur të vie koha e pagesës.

103.

Republika e Kosovës promovon mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj duke inkurajuar

zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik104 dhe krijimin e vendeve të punës105

Prandaj, qëllimi i këtij hulumtimi është që të shqyrtoj mundësitë dhe modalitetet që

Qeveria të përdorë fonde shtesë (përveç të hyrave tatimore dhe doganore) për zhvillimin

ekonomik të Kosovës.

.

102 Shih nenin 8 dhe 9 të ligjit të AKP-së. 103 Neni 93.2 i Kushtetutë së Republikës së Kosovës http://gazetazyrtare.rks-gov.net/Documents/Kushtetuta%20e%20Republikës%20së%20Kosovës-2.pdf 104 Po aty. Neni 119.4 105 Po aty. Neni 120.2

Page 81: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 68

Në tabelën e mëposhtme paraqiten shumat e nevojshme për financimin e aktiviteteve të

privatizimit dhe likuidimit deri në vitin 2016.

Tabela 21: Kosto minimale për financimin e privatizimit dhe likuidimit deri më 2016

30 Shtator 2013

Gjendja e llogarive të fondeve në mirëbesim 568,411,512.75

1 Tarifa administrative e AKP-së për të mbuluar aktivitetet operative dhe administrative të AKP-së; 20,234,911

2 Shumat e nevojshme për të paguar 20% për punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore 28,360,458

3

Shumat e nevojshme të pjesës së 20%-it për punëtorët të cilat mbahen në mirëbesim nga AKP deri në shqyrtimin e ankesave nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës;

29,165,699

4 Fondi Rezervë i AKP-së 1,203,459 5 Kapitali themeltar i paguar nga Buxheti i Kosovës 1,109,549 6 Llogaritë e depozitave të ofertave 2,113,766 7 Llogaritë e tarifave për dorëzimin e ofertave 338,974

8 Shumat e përcaktuara nga llogaritë e privatizimit për të cilat ende nuk janë nënshkruar kontratat 12,726,412

9 Shuma e paraparë për të mbuluar kostot e likuidimit sipas nenit 40 të shtojcës së ligjit të AKP-së përfshirë edhe koston e Ofruesit e Shërbimeve Profesionale për çështjet e likuidimit

16,720,790

10 Shumat e aprovuara për kreditorët për 138 Ndërmarrje Shoqërore (që pritet të shpërndahen gjatë vitit 2014) 47,035,909

11 Parashikimi për pagesat ndaj Administratës Tatimore të Kosovës lidhur me zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për barrët tatimore të vendosura në asetet e NSH-ve.

30,000,000

12 Kostot 1.1 dhe 1.3 (përvec Autoritetit të Likuidimit) të nenit 40 të shtojcës së ligjit të AKP-së. 1,900,000

SHUMA E MJETEVE QË DOMOSDO DUHET MBAJTUR NË LLOGARITË E AKP-së 190,909,926

FONDET TË CILAT PËRKOHËSISHT MUND TË PËRDOREN PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS 377,501,586

Page 82: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 69

Në shumën prej 377 milion euro, nuk është e përfshirë shuma prej rreth 47 milion euro që

duhet të jetë në dispozicion gjatë vitit 2014 për pagesën e kreditorëve të 138 NSH-ve për të

cilat ka përfunduar shqyrtimi i kërkesave106 nga Autoriteti i Likuidimit107

Nga shuma prej 377 milion euro, përgjatë viteve 2015-2017 pritet të paguhen kreditorët e

ndërmarrjeve tjera (440 NSH) në likuidim për të cilat do të vendoset për kërkesat kreditore

në të ardhmen nga Autoriteti i Likuidimit.

.

Pra, siç shihet nga analizat, AKP është duke mbajtur për momentin një shumë të parave

prej rreth 377.5 milion euro, të cilat nuk i duhen për shpërndarje deri në vitet 2015-2017.

5.2. Modalitetet e përdorimit të fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik

të Kosovës

Siç theksuam edhe në kapitullin për vështrimin teorik të privatizimit, cili është interesi i

shtetit në privatizim? Në rastin e Kosovës mund shtrohet pyetja se cili është interesi i shtetit

në procesin e privatizimit në Kosovë (përveç transformimit të pronës shoqërore në pronë

private dhe pagesën e kreditorëve)?

Sa duhet të përfshihet një qeveri në ekonomi përmes privatizimit? Siç kemi thënë në fillim,

“privatizimi është vetëm një pjesëz në universin “liberalizimi kundrejt proteksionizmit”,

por edhe ashtu, marrë në konsideratë përhapjen e privatizimit në botë, pa dyshim është një

prej reformave më të përdorura universale në reformat pro-tregut (që edhe mund të jetë, për

shkak se në përgjithësi privatizimi shpie në përfitimet e menjëhershme për qeverinë: të

hyrat nga shitjet)”.

106 Raporti i AKP-së për pagesën e kreditorëve të NSH-ve në likuidim për të cilat ka përfunduar shqyrtimi i kërkesave të kreditorëve, por për momentin nuk mund të shpërdahen për shkak se mungon një anëtar ndërkombëtar i Bordit të Drejtorëve. Sipas ligjit të AKP-së nenin 14.7 pagesat për kreditorët duhet të aprovohen nga shumica e kualifikuar (pesë anëtarë) e tetë anëtarëve të Bordit dhe duhet të ketë aprovimin e tre anëtarëve ndërkombëtar. Prej Majit 2013, në Bordin e AKP-së mungon një anëtar ndërkombëtar që kishte dhënë dorëheqje. 107 Sipas nenit 2.1.8 të ligjit të AKP-së, Autoriteti i likuidimit do të thotë AKP apo personi(at) i autorizuar nga Agjencia dhe i caktuar nga Bordi sipas këtij Ligji që të veproj si Autoritet i Likuidimit i një Ndërmarrje në procedurë të likuidimit.

Page 83: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 70

Fondet Tepricë definohen në nenin 19.3 të ligjit të AKP-së. Sipas nenit 19.3, “fondet

tepricë janë fondet e përcaktuara dhe të deklaruara nga AKP si “Fonde Tepricë” deri në

shtatëdhjetë e pesë përqind (75%) të çdo të ardhure që e tejkalon maksimumin e vlerës së

përllogaritur të grumbulluar të pretendimeve përkatëse të kreditorit dhe interesave të

pohuara të pronësisë pronësisë, dhe menjëherë i transferon ato Fonde Tepricë “para

publike” dhe trajtohen në pajtim me LMFPP të cilat do të shfrytëzohen për zhvillimin

ekonomik të vendit, me aprovim të Kuvendit të Kosovës”.

Pra, sipas ligjit aktual, fondet tepricë të likuidimit mund të përdoren për zhvillimin

ekonomik të Kosovës.

Nga fillimi i procesit të privatizimit, Qeverisë së Kosovës i janë transferuar vetëm 28.9

milion nga fondet tepricë dhe atë në Korrik 2012.

Në anën tjetër, theksuam më lartë se privatizimi shpie në përfitimet nga të hyrat e shitjeve

dhe këto të hyra mund dhe duhet të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të Kosovës e jo

të mbahen nga AKP deri në fund të procesit të privatizimit dhe likuidimit.

Shtrohet pyetja: pse Republika e Kosovës, si shtet Sovran dhe i Pavarur, nuk mund të

përdorë fondet në mirëbesim të privatizimit dhe likuidimit për zhvillimin ekonomik,

sikurse kanë bërë dhe bëjnë shtetet tjera?

Republika e Kosovës duhet të ketë mundësinë e përdorimit të fondeve në mirëbesim për

zhvillimin ekonomik, por e ka edhe obligimin ligjor108

108 Neni 17 i ligjit të AKP thekson se “As Republika e Kosovës dhe as Buxheti i Konsoliduar i Kosovës nuk janë përgjegjëse për detyrimet e Agjencisë”. Pra, Republika e Kosovës nuk është përgjegjëse për obligimet e Ndërmarrjeve Shoqërore lidhur me detyrimet ndaj kreditorëve.

(përmes AKP-së si institucion

publik i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës) që kreditorët dhe pronarët e

Ndërmarrjeve Shoqërore të mund të paguhen nga fondet në mirëbesim të ndërmarrjeve

përkatëse në likuidim.

Page 84: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 71

Hulumtimi në këtë punim tregon se është i mundshëm përdorimi i fondeve në mirëbesim të

privatizimit dhe likuidimit, por për këtë duhet pasur ndryshime dhe plotësime të ligjit të

AKP-së dhe të ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Pas plotësimeve të këtyre dy ligjeve, fondet në mirëbesim të AKP-së (pas transferimit në

llogarinë e dedikuar në Thesar109

Qeveria duhet të bëj analizat e duhura kosto-përfitim para se të përcaktohet se cilat projekte

duhet financuar.

) do të duhej të përdoreshin për ato investime kapitale dhe

aktivitete tjera që kanë përfitime ekonomike apo që janë në interesin publik të qytetarëve të

Republikës së Kosovës.

Analiza kosto-përfitim u lejon politikëbërësve që të përpiqen të bëjnë atë që tregjet që

fuksionojnë mirë edhe e bëjnë – shpërndarjen (alokimin) e burimeve për një projekt për aq

kohë sa përfitimi margjinal shoqëror e tejkalon koston marxhinale shoqërore. Ky është

përdorimi praktik i ekonomisë sociale për të vlerësuar projektet potenciale.110

Investimet ku mund të përdoreshin fondet në mirëbesim janë:

1. Investime kapitale që kanë përdorim afatgjatë: për shembull ndërtimi i rrugëve

përdorimi i të cilave do të ishte me pagesë;

2. Ndërtimi i parkingjeve në qytete të ndryshme të Kosovës, nga i cili do të

gjeneroheshin të ardhura të rregullta;

3. Ndërtimi i shkollave të gjelbërta në secilin qytet (me ç’rast do të kishte kursime të

energjisë);

4. Investimet publiko-private për projektet kapitale të cilat kanë përfitime ekonomike

për Kosovën si dhe interesin publik;

109 Thesari është Thesari siç definohet në nenin 4 të Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar me ligjin numër nr. 04/L-194 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr. 03/l-221 dhe nr. 04/l-116. 110 Harvey Rosen and Ted Gayer (2013). Public Finance. 10th edition.

Page 85: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 72

5. Investimi në ndërtimin e kapitalit njerëzor:

a. Ekzaminuesve të Çertifikuar kundër Mashtrimeve111

(të investohet në

çertifikimin e zyrtarëve të ndryshëm që merren me zbatimin e ligjit, psh.

Hetuesit Special, Prokurorët Special, hetues të Agjencisë kundër

Korrupsionit, hetues të Njësisë për Inteligjencë Financiare, agjent të

Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë të ngarkuar me parandalimin e krimit

ekonomik dhe shpërlarjes së parave);

b. Vlerësuesve të Çertifikuar të Aseteve (procesi i privatizimit dhe likuidimit

të NSH-ve në Kosovë ka akumuluar një përvojë të rëndësishme edhe në

ndërtimin e kapaciteteve njerëzore) 112

; dhe

c. talenteve të rrallë në fusha të ndryshme shkencore (për shembull

identifikimi i talenteve mund të bëhet përmes testeve të specializuara që në

shkollimin e hershëm. Këta talentë duhet të dërgohen pastaj në shkollim

superior në ndonjërën prej 20 universiteteve më të mira në botë për

administrimin e biznesit sipas renditjes që bën Financial Times113

. Duhet të

ketë obligim kontraktual që këta ekspertë të kthehen në Kosovë pas

përfundimit të studimeve universitare); dhe

6. Investimi në projektet e ndryshme për stimulimin e bujqësisë në Kosovë.

111

Ekzaminuesit e Çertifikuar kundër Mashtrimeve (Certified Fraud Examiner-CFE) janë ekspertë të

çertifikuar në parandalimin, zbulimin dhe hetimin e mashtrimeve. Me rreth 70,000 anëtarë, Asociacioni i

Ekzaminuesve të Çertifikuar kundër Mashtrimeve (ACFE me seli në SHBA) është organizata më e madhe në

botë kundër mashtrimeve dhe ofrues kryesor i trajnimit, edukimit dhe çertifikimit kundër mashtrimeve.

Momentalisht në Kosovë janë të çertifikuar vetëm autori i temës së diplomës dhe dy persona tjerë që punojnë

në PTK. http://www.acfe.com/about-the-acfe.aspx 112

Forum 2015, “Dilemmas and Backwards in a Fast Track Privatisation of POEs in Kosovo”.

http://kfos.org/wp-content/uploads/2011/10/Privatization_ENG.pdf “Gjatë procesit të privatizimit të NSH-ve

është akumuluar përvojë e rëndësishme dhe janë zhvilluar kapacitetet njerëzore”. Këto kapacitete mund të

zhvillohen edhe më tej duke investuar në profesionistët e AKP-së dhe profesionistëve tjerëve në Kosovë që të

çertifikohen në lëminë e vlerësimit të aseteve – një profesion që mungon në Kosovë. Kjo mund të bëhet duke

financuar trajnimet dhe çertifikimet për këto programe të çertifikimit. 113

Global MBA Ranking 2013. http://rankings.ft.com/businessschoolrankings/global-mba-ranking-2013

Page 86: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 73

Sipas analizave të bëra në këtë hulumtim, Qeveria duhet të siguroj (përmes plotësimeve

ligjore) që fondet në mirëbesim nuk do të përdoren për:

• çështje të ekspropriimit (shpronësimit) të lokacioneve ku priten të zhvillohen

projektet kapitale. Kostot e ekspropriimit duhet të barten nga Qeveria apo Komuna

varësisht se për çfarë projekti bëhet fjalë;

• pagesën e shërbimeve ligjore lidhur me paditë e mundshme ligjore lidhur me

zbatimin e projekteve kapitale; dhe

• Pagatë e koordinatorëve të projekteve dhe zyrtarëve tjerë të cilët merren me

zbatimin e projekteve kapitale.

5.3. Shpërndarja e investimeve sipas rajoneve nga të cilat janë gjeneruar të

ardhurat e privatizimit dhe likuidimit

Shpërndarja e të mirave publike duhet të bëhet në mënyra të cilat nuk i favorizojnë zona të

caktuara të banimit, por që përfitimet t’i gëzojnë shtresat e gjëra të shoqërisë dhe zona të

ndryshme banimi.

Në rastin e investimeve në projektet kapitale (nga fondet në mirëbesim), një mënyrë e

shpërndarjes së investimeve do të ishte që shpërndarja rajonale e investimeve të jetë në

proporcion me përqindjen e realizimit të të ardhurave nga privatizimi dhe likuidimi nga

shitja e ndërmarrjeve shoqërore në rajonet përkatëse.

Të tabelën e mëposhtme është paraqitur shpërndarja e të ardhurave sipas rajoneve në

Kosovë si dhe shpërndarja e mundshme e investimeve në rajonet përkatëse.

Page 87: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 74

Tabela 22: Shpërndarja e të ardhurave dhe investimeve sipas rajoneve:

TË ARDHURAT

Deri 30 Shtator 2013 Shpërndarja e mundshme

e investimeve REGJIONET 643,077,748 % 377,501,586 Prishtinë 249,586,015 39% 146,512,793 Gjilan 152,153,610 24% 89,317,706 Pejë 105,290,216 16% 61,807,804 Prizren 96,110,108 15% 56,418,868 Mitrovicë 39,937,798 6% 23,444,416

5.4. Përparësia e përdorimit të fondeve në mirëbesim për nga aspekti kohor

Me përdorimin e fondeve në mirëbesim të AKP-së nga Qeveria e Kosovës, do të ketë këto

efekte pozitive:

• Rritja e bruto produktit vendor;

• Rritja e buxhetit vjetor përmes rritjes së të hyrave financiare nga privatizimi;

• Rritja e investimeve kapitale;

• Reduktimin e borxhit qeveritar (letrat me vlerë nuk do të kishte nevojë të

përdoreshin nga Qeveria, prandaj do të kursehej në interesin e paguar); dhe

• Përparësia në aspektin kohor të investimeve.

Përderisa aspekti makroekonomik dhe buxhetor nuk janë lëndë e këtij punimi, mund të

theksohet se përfitimi nga aspekti kohor i investimeve është i rëndësishëm të shqyrtohet më

gjërë.

Analizat në këtë punim të temës së diplomës tregojnë se Qeveria e Kosovës mund të

përdorë fondet në mirëbesim për projekte të rëndësishme kapitale duke filluar prej vitit

2014, në vend se paratë të mbahen nga AKP e të mos përdoren për efekte të rritjes

ekonomike përmes investimeve në projektet kapitale.

Page 88: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 75

Nëse fondet në mirëbesim vazhdojnë të mbesin të papërdorura në ekonominë e Kosovës,

atëherë çfarëdo fonde të mbetura pas përfundimit të procesit të likuidimit do t’i

transferoheshin Qeverisë së Kosovës përgjatë viteve 2014 deri më 2016 (në rastin më të

mirë të mundshëm), por ndoshta edhe gjatë vitit 2017 në rast se ka vonesa në procesin e

privatizimit dhe likuidimit.

Prandaj, ndryshimi i bazës ligjore do të nënkuptonte që Qeveria do të mund të përdorte

377.5 milion të fondeve në mirëbesim prej 3 (tre) deri 4 (katër) vite më herët për shkak se

përdorimi i fondeve në mirëbesim do të fillonte gjatë vitit 2014 në vend se të fillonte pas

përfundimit të likuidimit të NSH-ve të caktuara përgjatë viteve 2014-2017.

Prandaj, është më se i qartë rekomandimi se është më mirë të plotësohet baza ligjore tani

dhe të përdoren rreth 377.5 milion për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sesa të pritet deri

në fund të procesit ku sipas një diskutimi shumë konservativ, përmendet se rreth 80 milion

euro do të jetë shuma e tërësishme që në fund të procesit do t’i transferohet Qeverisë së

Kosovës.

Page 89: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 76

6. NDRYSHIMI I LEGJISLACIONIT PËR TË MUNDËSUAR PËRDORIMIN E

FONDEVE NË MIRËBESIM PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS

Në këtë kapitull shpjegohet se cila aspekte të ligjit duhet të plotësohen dhe të ndryshohen

në mënyrë që të përgatitet baza e duhur ligjore për të mundësuar përdorimin e fondeve në

mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në përgjithësi është identifikuar se duhet ndryshuar ligjin e AKP-së dhe Ligjin për

Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë me ç’rast në njërën anë do të

mundësohej bartja e fondeve tepricë në mirëbesim në llogarinë dedikuar në Ministrinë e

Financave, ndërsa në anën tjetër do të ofroheshin garancitë e duhura ligjore që

Qeveria/Ministria e Financave do të kthente në AKP ato fonde të cilat do të mjaftonin për

të paguar kostot e privatizimit dhe të likuidimit si dhe për të mundësuar pagesën e

kreditorëve në afatet e duhura gjatë procesit të likuidimit. Këto fonde duhet t’i kthehen

AKP-së pa asnjë kushtëzim nga Ministria e Financave/Qeveria në momentin kur bëhen

kërkesat për kthim të mjeteve.

Nga analizat e bëra të bazës aktuale ligjore, mund të vërehet se përdorimi i fondeve në

mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës është i mundshëm vetëm nëse

bëhen ndryshime dhe plotësime në ligjin e AKP-së dhe në Ligjin mbi Menaxhimin e

Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Ndryshimet e këtyre ligjeve formojnë bazën e duhur ligjore për:

• Përdorimin e fondeve në mirëbesim nga Qeveria e Kosovës; dhe

• Garancinë e duhur për kreditorët e Ndërmarrjeve Shoqërore se ata do të paguhen

brenda afateve të parapara ligjore gjatë procesit të likuidimit.

Page 90: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 77

Ndryshimet dhe plotësimet përkatëse ligjore duhet të sigurojnë që çfarëdo transferimi i

fondeve në mirëbesim nga AKP në llogarinë e dedikuar të Thesarit duhet të konsiderohet

vetëm si transferim i “përkohshëm” për Qeverinë e Kosovës dhe se këto fonde duhet të

kthehen në AKP përgjatë viteve 2015-2017 në kohën e pagesave për kreditorët apo pagesat

tjera përkatëse.

6.1. Ndryshimi i ligjit të AKP-së

Për të mundësuar përdorimin e fondeve në mirëbesim nga Qeveria e Kosovës,

rekomandohet të ndryshohen dhe plotësohen nenet e mëposhtme të ligjit të AKP-së:

Tabela 23: Nenet që duhet ndryshuar në ligjin e AKP-së Neni Emri i nenit që duhet ndryshuar faqe

2.2.1 Synimi dhe qëllimi 2 2.2.4 Synimi dhe qëllimi 2 2.2.5 Synimi dhe qëllimi 2 3.1.23 Përkufizimet 3 8.1 Themelimi i korporatave; shitja e aksioneve 7 14.7 Procedurat e Bordit 10 15.2.7 Përgjegjësitë e Bordit 11 18.3 Detyrimet dhe Përgjegjësitë e Agjencisë 13 19.2 Politikat financiare, Identifikimi dhe transferimi i Fondeve Tepricë 14 19.3.4 Politikat financiare, Identifikimi dhe transferimi i Fondeve Tepricë 15

Përveç më sipër, ligji i AKP-së duhet të plotësohet edhe me një nen tjetër me të cilin

rregullohet çështja e transferimit të përkohshëm të fondeve në mirëbesim në Qeverinë e

Kosovës dhe kthimit të tyre në kohën kur është e nevojshme për pagesën e kreditorëve të

Ndërmarrjeve Shoqërore dhe pagesave tjera përkatëse të kostove të privatizimit dhe

likuidimit.

Page 91: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 78

6.2. Ndryshimi i Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë

Për të mundësuar transferimet e përkohshme të fondeve në mirëbesim në Qeverinë e

Republikës së Kosovës, rekomandohet të ndryshohet dhe plotësohet edhe Ligji i

Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) në mënyrë që të garantohet

kthimi i fondeve në mirëbesim në AKP që nevojiten për pagesën e kreditorëve të

Ndërmarrjeve Shoqërore dhe pagesave tjera përkatëse të kostove të privatizimit dhe

likuidimit.

Kthimi i këtyre fondeve në AKP duhet të kenë prioritetin më të lartë në listën e prioriteteve

për pagesa që momentalisht janë përcaktuar në nenin 38.3 të LMFPP.

Tabela 24: Nenet që duhet ndryshuar në ligjin MFPP: Neni Emri i nenit faqe

38.3 Pagimi, Prioritetet 32

PJESA IX: Kufizimet në Huamarrje, Garantime, Huadhënie, Kapitalizim, Grante dhe Subvencione 39

Garancitë që kërkohen nga Qeveria e Kosovës me anë të ndryshimit të Ligjit MFPP janë:

1. Qeveria e Kosovës të ketë obligim absolut dhe të pa kushtëzuar të Kosovës për të

kthyer transferet e përkohshme të fondeve në mirëbesim në AKP brenda 7 ditësh

kur të dërgohet kërkesa e AKP-së në Ministrinë e Financave; dhe

2. Kërkesat e AKP-së drejtuar Ministrisë së Financave për kthimin e fondeve në

mirëbesim duhet të përbëj ankesën e parë kundër llogarisë së përgjithshme të

Thesarit që nënkupton llogarinë në cilën deponohen të gjitha të ardhurat publike në

BQK dhe nuk do t’i nënshtrohen asnjë ankese tjetër. Pra, do të ketë prioritetin më të

lartë të mundshëm në listën e pagesave sipas Ligjit MFPP.

Page 92: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 79

7. SFIDAT DHE RREZIQET E PËRDORIMIT TË FONDEVE NË

MIRËBESIM PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS

Në këtë kapitull shpjegohet sfidat aktuale dhe të ardhshme të përdorimit të fondeve në

mirëbesim për zhvillimin ekonomik si dhe nevoja e koordinimit për zbatimin e projekteve

kapitale të financuara nga fondet në mirëbesim, duke pasur parasysh edhe shpërndarjen e

duhur të investimeve krahasuar me përqindjen e realizuar nga privatizimi i Ndërmarrjeve

Shoqërore.

Janë paraqitur edhe rreziqet e ndryshme që mund të ndikojnë në përdorimin e fondeve në

mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këto rreziqe janë: Rreziku i

pajtueshmërisë; Rreziku i transakcioneve; Rreziku strategjik; Rreziku i menaxhimit; dhe

Rreziku i reputacionit.

7.1. Sfidat aktuale

Për të mundësuar investimin e fondeve në mirëbesim të AKP-së për projektet kapitale,

duhet pasur koordinim të plotë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, në

rradhë të parë të Qeverisë, Kuvendit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sfidë tjetër e

identifikuar është edhe pajtimi i spektrit të gjërë politik për këtë projekt.

Është e këshillueshme që të ketë edhe konsultime me Fondin Monetar Ndërkombëtar për

nga aspekti i stabilitetit buxhetor të Kosovës gjatë tre-katër viteve të ardhshme, ndoshta

duke ri-negociuar edhe marrëveshjen lidhur me bilancin bankar që Ministria e Financave

është e obliguar të mbaj në Bankën Qendrore të Kosovës.

Page 93: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 80

7.2. Sfidat në të ardhmen

Sfidat e paraqitura në të ardhmen e të identifikuara gjatë punimit të temës së diplomës dhe

për të cilat duhet pasur kujdes të posaçëm janë:

• Koordinimi i duhur zbatimit të projekteve kapitale: duke filluar nga përgatitja e

duhur e nevojave, procedurave të prokurimit e deri të zbatimi i projekteve dhe

raportimi;

• Shpërndarja/diversifikimi e investimeve (krahasuar me përqindjen e realizuar nga

privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore); dhe

• Raportimi financiar për kthimin e investimeve (për shembull rekomandohet të ketë

raportim tre mujor në Kuvendin e Kosovës për investimet kapitale të investuara me

fondet në mirëbesim.

7.3. Rreziqet e identifikuara

Rreziqet që mund të ndikojnë në përdorimin e fondeve në mirëbesim për zhvillimin e

ekonomik të Kosovës janë:

1. Rreziku i pajtueshmërisë;

2. Rreziku i transakcioneve;

3. Rreziku strategjik;

4. Rreziku i menaxhimit; dhe

5. Rreziku i reputacionit.

Rreziku i pajtueshmërisë – Përdorimi nga Qeveria i fondeve në mirëbesim për zhvillimin

ekonomik duhet të jetë në përputhje me ligjet (ligji i AKP-së dhe LMFPP që duhet të

ndryshohen dhe plotësohen si dhe ligjin e prokurimit publik). Kjo duhet të bëhet në mënyrë

që të sigurohet se nuk do të ketë padi ligjore apo të minimizohet mundësia e padive ligjore

gjatë zbatimit të projekteve.

Page 94: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 81

Rreziku i transakcioneve – transakcionet për pagesat që ekzekutohen për projektet

kapitale duhet të jenë në përputhje të plotë me kontratat e prokurimit. Regjistrimet në

kontabilitet për këto projekte kapitale duhet të bëhen në kohë dhe raportimet financiare në

Kuvendin e Kosovës të bëhen së paku në çdo tre muaj.

Kontratat duhet të ekzekutohen nga kompani të specializuara dhe serioze, performanca e të

cilëve duhet të monitorohet rregullisht nga organet mbikqyrëse të projekteve.

Rreziku Strategjik – rreziku strategjik është në funksion të përputhjen me qëllimet

strategjike të një organizate, burimet e përdorura në përkrahjen e këtyre qëllimeve dhe

cilësinë e zbatimit.114

Qeveria duhet të investoj në projekte kapitale të cilat përputhen me strategjinë përkatëse

për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Rreziku i menaxhimit – rreziku i menaxhimit është në funksion të përgjegjësive të

zyrtarëve të cilët do të bëjnë zbatimin e projekteve të financuara me fondet në mirëbesim.

Përgjegjësia për të zbatuar projektet kapitale të financuara me fondet në mirëbesim duhet të

jetë e nivelit të lartë. Koordinatorët e projektit dhe zyrtarët të cilët zbatojnë këto projekte

duhet të kenë përgjegjësinë dhe detyrimin e njëjtë për mirëbesim, kujdes dhe diligjencë

sikurse sikurse që kanë zyrtarët, menaxhmenti dhe personeli i shoqërive aksionare sipas

Ligjit për Shoqëritë Tregtare.115

Rreziku i reputacionit – Suksesi i Qeverisë do të varet edhe nga aftësia e Qeverisë për të

menaxhuar në mënyrë efikase rrezikun e pajtueshmërisë, rrezikun e transaksioneve,

rrezikun strategjik dhe rrezikun e menaxhimin, të ndërlidhura këto me përdorimin e

fondeve në mirëbesim për financimin e projekteve kapitale.

114 Comptroller’s Handbook. Collective Investment Funds. (2005). Office of the Comptroller of the Currency. Administrator of National Banks. Faqe 9. http://www.occ.gov/publications/publications-by-type/comptrollers-handbook/collective-investment-funds.html 115 Ligji për Shoqëritë Tregtare - Ligji Nr. 02/L-123 i ndryshuar me ligjin nr. 04/L-006. http://www.gazetazyrtare.com/e-gov/index.php?option=com_content&task=view&id=267&Itemid=28&lang=sq

Page 95: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 82

Në rast se këto rreziqe nuk menaxhohen siç duhet, atëherë vjen në shprehje rreziku i

reputacionit të Qeverisë në veçanti dhe të Kosovës në përgjithësi.

Çështjet që mund ta rrisin rrezikun e reputacionit janë: kontestet ligjore, produktet jo të

përshtatshme, performanca e dobët e projekteve, kualiteti i dobët i mallrave dhe iniciativat

e dobëta strategjike të projekteve zhvillimore.

7.4. Garancitë e nevojitura për kreditorët e Ndërmarrjeve Shoqërore

Sipas ligjit të AKP-së, AKP është e obliguar që të paguaj kreditorët e Ndërmarrjeve

Shoqërore në likuidim për ato shuma të cilat janë shpallur si të pranueshme nga Autoriteti i

Likuidimit. Në rast se nuk ka para të mjaftueshme, atëherë kreditorët paguhen

proporcionalisht116

Nuk mund të përdoren fondet e një NSH-je për të paguar kreditorët e një NSH-je tjetër.

nga fondet në mirëbesim të NSH-së përkatëse.

Prandaj, duhet pasur kujdes të veçantë që AKP të sigurohet me bazë të mjaftueshme ligjore

se Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë në gjendje të kthej shumën e caktuar të

mjeteve që do të mundësonte pagesën e kreditorëve në kohën e duhur. Për këtë duhet të

ketë garanci ligjore dhe këto doemos duhet të përcaktohen në ligjin e AKP-së dhe ligjin për

Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

7.5. Përkrahja për të mundësuar ndryshimet në legjislacion

Marrë parasysh interesin publik që investimet nga fondet në mirëbesim të bëhen sa më parë

që është e mundshme, duhet të ketë përkrahje politike nga Qeveria e Republikës së

Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, i gjithë spektri politik dhe shoqëria civile në

Kosovë për të mundësuar dhe përkrahur ndryshimet dhe plotësimet përkatëse ligjore.

116 Neni 41.4 i Shtojcës së ligjit të AKP-së. Faqe 38.

Page 96: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 83

8. PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET

Në kapitullin e fundit janë dhënë përfundimet kryesore dhe rekomandimet kryesore që

dalin nga hulumtimi i temës së diplomës. Rekomandimet kryesore janë që të ndryshohen

dhe plotësohen ligjet përkatëse për të siguruar garancitë ligjore të nevojitura nga Qeveria e

Republikës së Kosovës, të përpilohet Plani i Veprimit ndër-institucional për të përgatitur

ndryshimet ligjore përkatëse, të themelohet Komiteti Drejtues i Projekteve Kapitale, të

menaxhohen rreziqet e identifikuara si dhe të ketë raportim të rregullt financiar para

Kuvendit të Kosovës për projektet e financuara nga fondet në mirëbesim.

Sipas ligjit të AKP-së, AKP është e obliguar që të paguaj kreditorët e Ndërmarrjeve

Shoqërore në likuidim për ato shuma të cilat janë shpallur si të pranuara nga Autoriteti i

Likuidimit. Në rast se nuk ka para të mjaftueshme, atëherë paguhen proporcionalisht nga

fondet në mirëbesim të NSH-së përkatëse.

Prandaj, është e kuptueshme që AKP ka obligim ligjor të mbaj fondet në mirëbesim për

pagesën e kreditorëve dhe pronarëve të NSH-ve dhe si rrjedhim AKP, si institucion publik i

themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është në fakt ruajtëse e interesave të

Ndërmarrjeve Shoqërore si dhe garanton që kreditorët (për të cilët janë aprovuar kërkesat

nga Autoriteti i Likuidimit) do të paguhen në momentin kur të vie koha e pagesës.

Por, në anën tjetër edhe Qeveria ka obligim që të shfrytëzoj të gjitha mundësitë ligjore për

rritjen e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është

kompetencë kushtetuese e Qeverisë që të mundësoj zhvillimin ekonomik të vendit.

Republika e Kosovës promovon mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj duke inkurajuar

zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Page 97: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 84

Ky hulumtim ka treguar se ekzistojnë mundësitë dhe janë identifikuar modalitetet që

Qeveria të përdorë fondet në mirëbesim të privatizimit dhe likuidimit për zhvillimin

ekonomik të Kosovës.

Privatizimi shpie në përfitimet nga të ardhurat e shitjeve dhe këto të hyra mund dhe duhet

të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të Kosovës e jo të mbahen nga AKP deri në fund

të procesit të privatizimit dhe likuidimit.

Prandaj, në rastin e Kosovës cili është interesi i shtetit në procesin e privatizimit (përveç

transformimit të pronës shoqërore në pronë private dhe pagesën e kreditorëve)?

Shtrohet pyetja: pse Republika e Kosovës, si shtet Sovran dhe i Pavarur, nuk mund të

përdorë fondet në mirëbesim të privatizimit dhe likuidimit për zhvillimin ekonomik,

sikurse kanë bërë dhe bëjnë shtetet tjera. Republika e Kosovës duhet të ketë mundësinë e

përdorimit të fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik, por e ka edhe obligimin

ligjor117

Analizat në këtë punim të temës së diplomës Maser tregojnë se Qeveria e Kosovës mund të

përdorë fondet në mirëbesim për projekte të rëndësishme kapitale duke filluar prej vitit

2014, në vend se paratë të mbahen nga AKP e të mos përdoren për ndonjë efekt të rritjes

ekonomike përmes investimeve në projektet kapitale.

(përmes AKP-së si institucion i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës)

që kreditorët dhe pronarët e Ndërmarrjeve Shoqërore të mund të paguhen nga fondet në

mirëbesim të ndërmarrjeve përkatëse në likuidim.

Ndryshimi i bazës ligjore do të nënkuptonte që Qeveria do të mund të përdorte rreth 377.5

milion të fondeve në mirëbesim prej 3 (tre) deri 4 (katër) vite më herët për shkak se

përdorimi i fondeve në mirëbesim do të fillonte gjatë vitit 2014 në vend se të fillonte pas

përfundimit të likuidimit të NSH-ve të caktuara përgjatë viteve 2014-2017.

117 Neni 17 i ligjit të AKP thekson se “As Republika e Kosovës dhe as Buxheti i Konsoliduar i Kosovës nuk janë përgjegjëse për detyrimet e Agjencisë”. Pra, Republika e Kosovës nuk është përgjegjëse për obligimet e Ndërmarrjeve Shoqërore lidhur me detyrimet ndaj kreditorëve.

Page 98: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 85

Prandaj, rekomandimi kryesor qëndron se më mirë është që të ndryshohet dhe të plotësohet

baza ligjore dhe të përdoren rreth 377.5 milion për zhvillimin ekonomik, sesa të pritet deri

në fund të procesit (viti 2017) ku sipas një diskutimi konservativ, përmendet se rreth 80

milion euro do të jetë shuma që në fund të procesit do t’i transferohet Qeverisë së Kosovës

deri në përfundimin e procesit të likuidimit.

Për të mundësuar përdorimin e fondeve në mirëbesim për zhvillimin ekonomik të

Republikës së Kosovës jepen këto rekomandime kryesore:

1. Të përpilohet Plani i Veprimit ndër-institucional për të përgatitur ndryshimet ligjore

përkatëse;

2. Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të

Privatizimit;

3. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe

Përgjegjësitë;

4. Të themelohet Komiteti Drejtues i Projekteve Kapitale;

5. Të menaxhohen me kujdes të madh rreziqet e identifikuara: rreziku i

pajtueshmërisë; rreziku i transakcioneve; rreziku strategjik; rreziku i menaxhimit;

dhe rreziku i reputacionit; dhe

6. Të ketë raportim të rregullt financiar para Kuvendit të Kosovës lidhur me zbatimin

e projekteve kapitale që do të financohen nga fondet në mirëbesim.

FUND

Page 99: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 86

LITERATURA

1. Bennet, Austrin, Maw &Urga. (2004) “Privatization Methods and Economic Growth in

Transition Economies”;

2. Hamdi Podvorica (2004). “Procesi i transicionit dhe privatizimit të pronës në disa shtete të

Evropës Qendrore, Juglindore dhe në Kosovë”;

3. Harvey Rosen dhe Ted Gayer. (2013, botimi 10) “Public Finance”, McGraw Hill-International

Edition;

4. Selman Selmanaj (2006). “Globalizimi dhe Tranzicioni”.

PUBLIKIMET SHKENCORE DHE HULUMTIMET

1. Adnan Filipovic. “Impact of Privatisation on Economic Growth”. Issues in Political Economy,

Vol. 14, August 2005;

2. Office of the Comptroller of the Currency. (2005). Administrator of National Banks.

Comptroller’s Handbook. Collective Investment Funds;

3. Forum 2015. (2009). “Dilemmas and Backwards in a Fast Track Privatisation of POEs in

Kosovo”;

4. Forumi 2015, Privatizimi në Kosovë – përparime dhe ngecje. Statusi i Pronës Shoqërore,

Kontestet dhe Privatizimi, 2004;

5. Jan Hanousek and Evzen Kocenda (2003). “The Impact of Czech mass privatization on

corporate governance”;

6. John Nellis (2005). “Privatization in developing countries: A summary assessment”.

Distinguished Lecture Series 24. A publication of The Egyptian Center for Economic Studies;

7. Karina Knaus (2010). “The Privatisation of Public Utilities”. University of Vienna;

8. Katherina Pistor and Andrew Spicer (2006). “Investment Funds in Mass Privatisation and

Beyond”. Harvard Institute for International Development and Wharton School of the University

of Pennsylvania.

9. Kikeri and Nelli (1992). “Policy Views from the Country Economics Department”;

Page 100: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 87

10. P.M. van Hilten, (Qershor 2013). Reshaping the Economy. The Causes and Consequences of

Margaret Thatcher’s Privatisation Programme;

11. Rebecca Everly (2012). “Reviewing Governmental Acts of the United Nations in Kosovo”.

Cambridge University;

12. Riinvest (2001). Ndërmarrjet Shoqërore dhe Privatizimi i tyre. Raport studimor;

13. Rita Augestad Knudsen (2010). “Privatisation in Kosovo: The International Project 1999-2008”.

Norwegian Institute of International Affairs;

14. William L. Megginson and Jeffry M. Netter (1997). The University of Georgia. Equity to the

People: The Record on Share Issue Privatization;

15. World Bank. Privatisation Database 1988-1999 dhe 2000-2008;

16. World Bank. The First Ten Years: “Analysis and Lessons for Eastern Europe and the Former

Soviet Union”. Washington, D.C.: The World Bank, 2002.

DOKUMENTET

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës;

2. Ligji nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare, i ndryshuar me ligjin nr. 04/L-006;

3. Ligji nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar me

ligjin numër nr. 04/L-194 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048, të ndryshuar

dhe plotësuar me ligjet nr. 03/L-221 dhe nr. 04/L-116;

4. Ligji nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit;

5. Pasqyrat Financiare të Fondeve në Mirëbesim të AKP-së për periudhën e përfunduar më 30

Shtator 2013;

6. Pasqyrat Financiare të Fondeve në Mirëbesim të AKP-së për periudhën e përfunduar më 31

Dhjetor 2012;

7. Rregullorja e Kornizës Raportuese e Pasqyrave Financiare të Fondeve në Mirëbesim të AKP-së

(2012);

8. Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2000/63 për themelimin e Departamentit Administrativ të Tregtisë

dhe Industrisë.

Page 101: 140130 Avni J. Jashari_MASTER thesis_TEMA E DIPLOMES MASTER_Përdorimi i Fondeve në Mirëbesim për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Përdorimi i fondeve në mirëbesim të AKP-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Temë e diplomës për Master: Avni J. Jashari 88

9. Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2004/45 të datës 19 Nëntor 2004 për ndryshimin e Rregullores nr.

2003/13 mbi transformimin e së drejtës për përdorimin e pronës së patundshme në Pronësi

Shoqërore;

10. Rregullorja e UNMIK-ut numër 2002/12, e ndryshuar, për themelimin e Agjencisë Kosovare të

Mirëbesimit);

11. Rregullorja për Tregun Primar dhe Sekondar të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së

Kosovës;

12. Vendimi Ekzekutiv nr. 2008/26 data 13 Qershor 2008 i PSSP-së të UNMIK-ut;

13. Vendimi Ekzekutiv nr. 2008/32 data 16 Korrik 2008 i PSSP-së të UNMIK-ut.

FAQET VIRTUALE TË INTERNETIT

1. “Papers and links” section in the privatization portion of the World Bank’s Rapid Response Unit

http://rru.worldbank.org/PapersLinks/

2. Agjencia Kosovare e Privatizimit: www.pak-ks.org

3. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës: http://gazetazyrtare.rks-gov.net

4. Gazeta Zyrtare e UNMIK-ut (UNMIK Official Gazette):

http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/Econtents.htm

5. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

http://www.un.org/en/ga/search/view_doc.asp?symbol=S/RES/1244(1999)

BURIME TJERA

Burim i fundit është përvoja 20 vjeçare e punës e kandidatit, në veçanti përvoja 14 vjeçare me

financat e Ndërmarrjeve Publike dhe Ndërmarrjeve Shoqërore në përgjithësi, në administrimin

financiar të fondeve në mirëbesim të privatizimit dhe likuidimit dhe në përgjithësi përvoja në

procesin e privatizimit dhe likuidimit në Kosovë.