13 Liria e Shprehjes

11
Valon Murati Janar 2016, Prishtinë

description

Mbrojta Nderkombater e te drejtave te njeriut

Transcript of 13 Liria e Shprehjes

Page 1: 13 Liria e Shprehjes

Valon MuratiJanar 2016, Prishtinë

Page 2: 13 Liria e Shprehjes

Liria e të shprehurit si e drejtë civile dhe politike

Liria e të shprehurit i takon korpusit të të drejtave civile dhe politike dhe i ka rrënjët në luftën për liritë individuale të shek. 18 dhe 19.

Xhon Stjuart Mill në veprën Mbi Lirinë konstatoi se liria e shtypit është “njëra ndër siguritë kundër qeverisë tiranike dhe të korruptuar”.

Volteri duke trajtuar lirinë e shprehjes ka thënë: “Zotëri, unë nuk i ndaj mendimet me ju, por unë do ta rrezikoj jetën time për të drejtën tënde që t’i shprehësh ato”.

Page 3: 13 Liria e Shprehjes

Liria e të shprehurit si e drejtë civile dhe politike

Liria e fjalës dhe e të shprehurit njëra ndër katër liritë e proklamuara në vitin 1941 nga presidenti Rusvelt.

Liria e shprehjes, e opinionit si dhe e informimit ka pasur një rëndësi të veçantë gjatë Luftës së Ftohtë.

Në këtë kohë një rol të veçantë kanë luajtur Zëri i Amerikës, Evropa e Lirë, DW, BBC, Radion France International etj.

Edhe liria e shprehjes, mbajtjes së opinionit si dhe e përcjelljes së informatave në raste të caktuara dhe specifike mund t’i nënshtrohen kufizimeve të caktuara. Gjithashtu për shkak të ndjeshmërisë së tyre ato duhet të realizohen me një përgjegjësi të ndjeshme.

Liria e shprehjes mund të vihet në kundërshtim sidomos me të drejtën për privatësi dhe lirinë e besimit.

Page 4: 13 Liria e Shprehjes

MedietRoli i medieve në realizimin e lirisë së të shprehurit është

qenësor.Mediet mund të kenë rol të dyfishtë:

Të promovimit të lirisë së shprehurit, duke informuar publikun e gjerë për problemet qenësore të shoqërisë dhe duke krijuar hapësirë për të komentuar dhe kritikuar politikat dhe veprimet e institucioneve publike.

Mediet mund të jenë mjet në funksion të propagandës shtetërore , që realisht mund të mbyll hapësirat për pengimin e lirisë së shprehjes, mbajtjes së opinionit dhe shkëmbimit të informatave.

CensuraVetë-censura Interneti – sot ka ndërruar krejtësisht të konceptuarit

tradicional të medieve dhe të shpërndarjes dhe marrjes së informatave. Sot mbi 2.2 miliardë njerëz kanë qasje në internet.

Page 5: 13 Liria e Shprehjes

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut

Neni 19

Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së opinionit dhe të shprehjes, që nënkupton lirinë për të pasur opinion pa ndërhyrje si dhe të drejtën për të kërkuar, për të marrë dhe për të përhapur informata dhe ide përmes çfarëdo mediumi dhe pavarësisht nga kufijtë.

Page 6: 13 Liria e Shprehjes

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike

Neni 191. Gjithkush ka të drejtë të ketë opinion të vetin pa ndërhyrje nga të tjerët.2. Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të kërkuar, marrë dhe përhapur informata dhe ide të çdo lloji, pa marrë parasysh kufijtë, qoftë me gojë, me shkrim, në formë të shtypur apo artistike, apo përmes mjeteve të komunikimit të zgjedhura prej tij.3. Ushtrimi i të drejtës së paraparë në paragrafin 2 të këtij neni mbartë me vete detyra dhe përgjegjësi të veçanta. Ai mund t’i nënshtrohet kufizimeve të caktuara, por ato duhet të jenë të parashikuara me ligj dhe të domosdoshme:a) Me qëllim të respektimit të të drejtave apo reputacionit të të tjerëveb) Me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare apo të rendit publik, të shëndetit dhe moralit publik.

Page 7: 13 Liria e Shprehjes

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike

Neni 201. Çdo propagandë që nxit luftë ndalohet me ligj.2. Çdo thirrje për urrejtje kombëtare, racore apo fetare që nxit diskriminimin, armiqësi apo dhunë ndalohet me ligj.

Në Komentin e Përgjithshëm Nr. 34 rreth nenit 19, Komiteti i të Drejtave të Njeriut ka interpretuar gjerësisht të drejtat dhe kufizimet që rrjedhin nga ky nen.

Ndër të tjera Komiteti konstaton se ”Liria e opinionit dhe e shprehjes janë kushte të domosdoshme për zhvillimin e plotë të personit. Ato janë qenësore për çdo shoqëri. Ato përbëjnë gurin themeltar për çdo shoqëri të lirë dhe demokratike….Liria e shprehjes është një kusht i domosdoshëm për realizimin e principeve të transparencës dhe llogaridhënies që janë qenësore për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”

Page 8: 13 Liria e Shprehjes

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Neni 10 – Liria e shprehjes1. Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë

përfshin lirinë e opinionit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione ose mendime pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të vendosin një regjim autorizimesh për institucionet e radiodifuzionit, të kinemasë, ose të televizionit.

2. Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve dhe sanksioneve të parashikuara me ligj që, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masat e nevojshme për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e informatave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.

Page 9: 13 Liria e Shprehjes

Rastet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e NjeriutLingens vs. AustrisëCastells vs. SpanjësGodwin vs. Britanisë së MadheSunday Times vs. Britanisë së Madhe

Page 10: 13 Liria e Shprehjes

Mekanizmat zbatues, kontrollues dhe monitorues

Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-sëRaportuesi Special mbi Promovimin dhe

Mbrojtjen e Lirisë së Opinionit dhe të Shprehurit

Gjykata Evropiane e të Drejtave të NjeriutAsociacionet profesionale të gazetarëveOJQ-të si Neni 19, Reporterët pa Kufij,

Amnesty International, Human Rights Watch etj.

Page 11: 13 Liria e Shprehjes

Kushtetua e KosovësNeni 40 1. Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes

përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.

2. Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në bazë të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

Neni 41 – E drejta e qasjes në dokumente publike, neni 42 – Liria e Medieve.