10 - e-Bug | England Home

11
10 Seksioni i përhapjes së infeksionit ka për qëllim që të mësojë nxënësit se si higjiena e mangët e duarve, higjiena respiratore dhe kujdesi jo i mirë ndaj ushqimit mund të shaktojë përhapje të mikrobeve dhe sëmundjeve. Pjesa 2.3, Higjiena e ushqimit i mëson nxënësit se sa lehtë mund të përhapen tek njerëzit mikrobet potencialisht të dëmshme në ushqimet e papërpunuara. Nxënësit luajnë rolin e kuzhinierit të klasës dhe përgatisin një sanduiç imagjinar të pulës. Në këtë aktivitet nxënësit do ta shohin me plotë kuptimin e fjalës se sa larg i kanë përhapur mikrobet e dëmshme! Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 1b, 2a, 2b, 2c, 2d, 2e, 2f, 2g, 2h, 2i, 2j, 2k, 2l Sc2: 2g, 5f Njësia mësimore Njësia 6 Mikroorganizmat Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta Rezultatet e mësimit Të gjithë nxënësit do të mësojnë se: Mikrobet mund të ndodhen në ushqimin tonë dhe mund të transferohen te njerëzit Gatimi i mirë i ushqimeve mund t’i mbys mikrobet e dëmshme Bakteret shumohen shumë shpejtë Nxënësit më të aftë do të mësojnë se: Frigoriferi e ndalon rritjen e mikrobeve, por nuk i mbyt ato

Transcript of 10 - e-Bug | England Home

Page 1: 10 - e-Bug | England Home

10

Seksioni i përhapjes së infeksionit ka për qëllim që të mësojë nxënësit se si higjiena e mangët e duarve, higjiena respiratore dhe kujdesi jo i mirë ndaj ushqimit mund të shaktojë përhapje të mikrobeve dhe sëmundjeve. Pjesa 2.3, Higjiena e ushqimit i mëson nxënësit se sa lehtë mund të përhapen tek njerëzit mikrobet potencialisht të dëmshme në ushqimet e papërpunuara. Nxënësit luajnë rolin e kuzhinierit të klasës dhe përgatisin një sanduiç imagjinar të pulës. Në këtë aktivitet nxënësit do ta shohin me plotë kuptimin e fjalës se sa larg i kanë përhapur mikrobet e dëmshme!

Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 1b, 2a, 2b, 2c, 2d, 2e, 2f,

2g, 2h, 2i, 2j, 2k, 2l Sc2: 2g, 5f

Njësia mësimore Njësia 6 – Mikroorganizmat

Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta

Rezultatet e mësimit

Të gjithë nxënësit do të mësojnë se:

Mikrobet mund të ndodhen në ushqimin tonë dhe mund të transferohen te njerëzit

Gatimi i mirë i ushqimeve mund t’i mbys mikrobet e dëmshme

Bakteret shumohen shumë shpejtë Nxënësit më të aftë do të mësojnë se:

Frigoriferi e ndalon rritjen e mikrobeve, por nuk i mbyt ato

Page 2: 10 - e-Bug | England Home

Mikrobet e dëmshme të gjetura në ushqim mund të shkaktojnë helmimin e ushqimit; ato mund të jenë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse – ndonëse rrallë. Simptomat e helmimit me ushqim mund të zgjasin me ditë të tëra dhe përfshijnë dhimbje në bark, barkqitje, vjellje, mundim (nauze) dhe ethe. Simptomet zakonisht shfaqen papritmas, por mund të shfaqen edhe disa ditë pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar. Simptomat zakonisht përmirësohen vetvetiu. Në ushqim mund të ketë edhe mikrobe të mira. Këtu janë disa shembuj të mikrobeve të mira, të këqija dhe shumë të këqija që shoqërohen me përdorimin e ushqimit. Mikrobet e dobishme mund të përdoren për të përfituar ushqime dhe pije, p.sh. maja Saccharomyces cerevisiae përdoret për ta bërë bukën dhe birrën. Llaktobacilet përdoren për ta prodhuar jogurtin dhe djathin. Mikrobet e dëmshme mund të shkaktojnë helmim me ushqim p.sh. bakteret Salmonella, E. coli dhe Campylobacter shpesh gjinden në mish të papërpunuar dhe mund të shkaktojnë barkqitje dhe vjellje te njerëzit,madje ndonjëherë edhe vdekje. Mikrobet që prishin ushqimet zakonisht nuk i bëjnë dëm njerëzve. Në përgjithësi janë mykra ose baktere, p.sh. kërpudha Rhizopus stolonifer shkakton mykjen e bukës dhe bakteria Pseudomonas mund të shkaktojë çngjyrosjen e gjelbër të proshutës dhe mishërave të tjerë. Si ta parandalojmë helmimin me ushqim dhe ta zgjasim qëndrueshmërinë e ushqimit? Shumica e mikrobeve që gjinden në ushqim rriten më së miri ndërmjet 5-40oC, në vende të ngrohta dhe me lagështi. Në përgjithësi, nuk ju pëlqejnë vendet shumë të ngrohta dhe mbyten në temperatura mbi 70oC. Në temperatura më të ulta, nën 5oC, shumica e baktereve shumohen shumë ngadalë, ose aspak. Disa baktere do të vdesin, por tjerat mbijetojnë dhe rifillojnë të shumohen nëse kthehen kushtet e ngrohta. Kjo është arsyeja që i ruajmë ushqimet në frigorifer dhe pjekim mishin para ngrënies. Nganjëherë, mikrobet e dëmshme në ushqim mund të përhapen edhe në ushqimet e tjera, si p.sh. përmes duarve ose pajisjeve të kuzhinës dhe shkaktojnë sëmundje pas ngrënies të këtyre ushqimeve. Ky fenomen njihet si kontaminim i kryqëzuar.

Pluhuri me xixa ose xheli për flokë me xixa mund të përdoren në vend të Glo Gel. Është me rëndësi që xixat të përhapen lehtë nga një burim te tjetri. Xixa me ngjyra të ndryshme mund të përdoren për të përfaqësuar mikrobe të ndryshme

Kanella dha vaji mund të përdoren gjithashtu

2.3 Përhapja e infeksionit Higjiena e ushqimit

Fjalët kyçe Kontaminimi i kryqëzuar Mikroorganizmi Patogjeni

Materialet e kërkuara Për nxënës Kopje e SW 1 Kopje e SW 2 OSE SW 3

Për grup Kopje e SH 1 Kopje e SH 2 Glo Gel ose pudër UV llampë File pule të bëra me

plastelinë ( Receta mund të gjindet në pjesën 1.1)

Letër zbukuruese (gjelbërt dhe kuq) ose ushqime plastike lodra

Pjata letre Thika plastike Zona e furrës

Shëndeti dhe siguria Duhet patur kujdes që të

mos gëlltitet Glo Gel

Mos shikoni direkt në dritën UV

Kujdes me nxënësit të cilët mund të kenë lëkurën e ndjeshme

Informata themelore

Sugjerim alternativ

1. Nga një kopje e SW 1 dhe SW2 OSE SW 3 për çdo nxënës. 2. Formësoni një file pule nga plastelina për secilin grup dhe

mbuloni me GLO Gel ose pudër. 3. Përcaktoni një zonë të furrës/mikrovalës për secilin grup. Kjo

mund të jetë ndonjë lodër në formë furre ose edhe një letër A4 e shënuar si furrë.

4. Preni letrat zbukuruese në shirita për t’u dukur si marulla dhe domate ose siguroni lodra plastike ushqimore.

Përgatitje e avansuar

Page 3: 10 - e-Bug | England Home

1. Shpjegoni nxënësve se disa mikrobeve ju pëlqen që të rriten në vende të lagështa dhe të

ngrohta, si p.sh. në brendi të trupit tonë dhe se kur ndodhen në ndonjë vend që ju pëlqen ato rriten dhe shumohen! Por atyre nuk ju pëlqejnë vendet shumë të ngrohta ose shumë të ftohta. Tregoni klasës se për këtë mësim ata do të shikojnë se si mikrobet e dëmshme mund të hyjnë në trupin tonë nëpërmjet ushqimit të cilin e hamë!

2. Pyetni nxënësit se a e dijnë pse e gatuajmë ushqimin ose pse e ruajmë atë në frigorifer. Shpjegoni se futja e ushqimeve në frigorifer vetëm e ngadalëson ose ndërpren rritjen e mikrobeve, por nuk i shkatërron ato. Mikrobet do të rriten sërish kur të dalin nga frigoriferi. E vetmja mënyrë për t’i mbytur mikrobet është me gatim të ushqimit derisa, të bëhet shumë i nxehtë dhe i zier plotësisht. Kjo ndodh për shkak se temperaturat shumë të larta i mbysin mikrobet e dëmshme.

3. Diskutoni me klasën se cilat ushqime përmbajnë më së shumti baktere të dëmshme. Tregoni klasës foto të ushqimeve të ndryshme (SH 1) dhe kërkoni mendimin e tyre se cilat ushqime përmbajnë më së shumti baktere të dobishme/padëmshme dhe cilat ato të dëmshme.

Përgjigjet

Frutat dhe perimet: Të dobishme/padëmshme – ekzistojnë shumë mikrobe në tokë të cilat ndihmojnë në rritjen e të mbjellave por nuk kanë efekt të dëmshëm tek njerëzit.

Qumështi: Mikrobe të dobishme – qumështi i freskët përmban bakteret Lactobacillus, të cilat na ndihmojnë që ta tresim ushqimin.

Jogurti: Mikrobe të dobishme – jogurti gjithashtu përmban bakteret Lactobacillus, të cilat na ndihmojnë që ta tresim ushqimin.

Buka: Mikrobet e dobishme/padëmshme – maja Saccharomyces cerevisiae ndihmon në ardhjen e bukës.

Pula e pagatuar: Mikrobe të dëmshme – pula e pagatuar mund të përmbajë bakteret Salmonella, E. coli ose Campylobacter, të cilat mund të shkaktojnë helmime me ushqim te njerëzit.

Salsiçe të pagatuara: Mikrobe të dëmshme – mishi i pagatuar mund të përmbajë bakteret Salmonella ose E. coli të cilat mund të shkaktojnë helmime me ushqim te njerëzit.

4. Tregoni nxënësve se si duhet të ruhen këto ushqime në frigorifer, p.sh. mishi në raftin e poshtëm. Një lojë interneti që iu ndihmon të mbajnë në mend këto është në www.e-bug.eu.

1. Ky aktivitet bëhet në gupe me 2 – 3 nxënës. Tregoni nxënësve që ata do të përgatisin një

sanduiç imagjinar të pulës. Tregojuni zonën e zierjes.

2. Para se të fillojnë aktivitetin pyetni nxënësit se si mendojnë që duhet të përgatitet sanduiçi i pulës bazuar në njohuritë e fituara në klasë. Ata mund të ndjekin udhëzimet në SH 2.

3. Kur të kompletohet detyra pyetni secilin grup se sa kanë qenë të mirë në mbajtjen e pastërtisë në kuzhinë. Shpjegoni nxënësve se ‘pula e pagatuar’ ka qenë e lyer me një xhel special që përfaqëson bakteret e dëmshme. Ata nuk kanë mundur ta shohin xhelin sepse në jetën reale ata nuk mund të shohin as bakteret e dëmshme.

4. Ndriçoni zonën testuese me Glo Gel në duart tuaja me dritë UV që nxënësit të shohin se si funksionon. Pastaj shkoni te secili grup dhe shihni sa baktere të dëmshme kanë përhapur nëpër kuzhinat e tyre dhe ushqimet që do t’i hanë.

5. Pyetni nxënësit se çka është dashur që të bëjnë që të sigurojnë se bakteret e dëmshme nuk do të kalojnë në sanduiç ose përbërësit e tjerë, p.sh. t’i lajnë duart dhe bankat pas prekjes së pulës së pagatuar.

2.3 Përhapja e infeksionit Higjiena e ushqimit

Hyrje

Aktiviteti kryesor

Page 4: 10 - e-Bug | England Home

2.3 Përhapja e infeksionit Higjiena e ushqimit

1. Jepni nxënësve nga një kopje SW 1 për ta kompletuar.

2. Kontrolloni sa e kanë kuptuar nxënësit mësimin duke i pyetur:

a. Pse kanë qenë të përhapura bakteret e dëmshme kudo nëpër kuzhinë? Bakteret e dëmshme janë përhapur nëpër tërë zonën e përgatitjes së ushqimit nga duart e nxënësve, sepse ata nuk i kanë pastruar duart pas prekjes së mishit të pagatuar.

b. Pse është e rëndësishme që të lahen duart para dhe pas gatimit? Mund të jenë të pranishme bakteret e dëmshme në duart tona dhe ekzistojnë shumë baktere të dëmshme në sipërfaqe të mishit të pagatuar, shumë nga të cilat mund të shkaktojnë helmime me ushqim.

c. Si mund ta parandalojmë përhapjen e mikrobeve të dëmshme? Ekzistojnë shumë mënyra me të cilat mund ta parandalojmë përhapjen e mikrobeve të dëmshme gjatë përgatitjes së ushqimit

i. Lani duart rregullisht kur përgatisni ushqim, posaçërisht pas prekjes së mishit të pagatuar dhe para prekjes së ushqimeve të cilat duhet të konsumohen të gjalla, p.sh. perimet në sallata.

ii. Përdorni dërrasa të veçanta për prerjen e mishit të pagatuar, të gatuar, perimeve, bukës etj.

iii. Përdorni thika të veçanta për mish të pagatuar dhe të gatuar.

d. Nëse dikush e han sanduiçin e kontaminuar çfarë mund të ndodhë? Me siguri do të sëmuren nga helmimi me ushqim.

e. Pse në pulën e gatuar zakonisht nuk ka baktere të dëmshme? Ne e gatuajmë mirë pulën për të mbytur bakteret e dëmshme që jetojnë aty. Temperaturat e larta të gatimit i mbysin bakteret e dëmshme.

f. Pse e ruajmë ushqimin në frigorifer? Në frigorifer është ambienti i ftohtë (4oC). Në temperatura të ulëta, nën 5oC, shumica e baktereve shumohen shumë ngadalë ose aspak. Disa baktere do të vdesin, por shumë mbijetojnë dhe mund të shumohen sërish nëse rikthehen kushtet e ngrohta.

3. Pyetni nxënësit nëse janë të habitur se sa shumë gjëra kanë prekur në kuzhinën e tyre gjatë përgatitjes së sanduiçit. Rikujtojuni se nëse ushqimi do të ishte i kontaminuar me baktere të dëmshme, atëherë ata do t’i përhapnin këto mikrobe të dëmshme në tërë kuzhinën.

Plenare

1. Ky aktivitet mund të bëhet individualisht ose në grupe me 2 – 4 nxënës.

2. Furnizoni nxënësit me SW 3.

3. Nxënësit duhet të identifikojnë 9 mënyra me të cilat grupi nuk ka qenë i kujdesshëm në përhapjen e infeksionit dhe të japin arsye për secilën mënyrë.

Aktiviteti plotësues

Page 5: 10 - e-Bug | England Home

1. Mishi i pagatuar duhet të ruhet në raftin e poshtëm të frigoriferit ose në pjatë për të parandaluar që gjaku dhe mikrobet e dëmshme të pikin dhe t’i kontaminojnë ushqimet tjera.

2. Temperaturat normale e frigoriferit (2–5oC) e ndalojnë rritjen dhe shumimin e mikrobeve. Nëse lihet dera e frigoriferit hapur, atëherë frigoriferi do të ngrohet dhe do të lejojë rritjen dhe shumimin e mikrobeve deri në sasi sa do të bëhen të rrezikshme.

3. Lëpirja e lugës mund të përhap mikrobet e dëmshme nga goja në ushqim ose anasjelltas, nga ushqimi në gojë.

4. Përdorimi i faculetës për të mbuluar gojën gjatë kollitjes dhe teshtitjes ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksionit.

5. Qimet dhe mukusi në brendësi të hundës ndihmojnë në kapjen e mikrobeve të padëshiruara të cilat i marrim gjatë frymëmarrjes. Sekrecionet nga hunda mund të përmbajnë shumë mikrobe të dëmshme, të cilat mund të përhapen në ushqim ose te njerëzit tjerë me duart tona.

6. Vezët e pagatuara mund të strehojnë baktere të dëmshme si Salmonella, të cilat mund të çojnë në infeksion të zorrëve nëse gëlltiten.

7. Të gjitha prerjet dhe puçrrat duhet të mbulohen gjatë gatimit të ushqimit, për të parandaluar përhapjen e mikrobeve nga gjaku në ushqim.

8. Lapsi ka mundur të vie në kontakt me mikrobe të dëmshme në dhomë dhe futja e tij në gojë mund të përhap këto mikrobe në gojë ose zorrë.

9. Dihet se mizat mund t’i bartin mikrobet potencialisht të dëmshme, nga një burim në tjetrin.

9. Insects can spread infection onto our food. If a fly’s last meal was from the waste bin, the bad microbes can stick to the fly’s mouth and transfer onto our food when they land there!

Rezultatet

Spjegimi i rezultateve

1

2

3

6

7

8

9

2.3 Përhapja e infeksionit Higjiena e ushqimit

4

5

Page 6: 10 - e-Bug | England Home

Frutat dhe perimet

Cilat nga ushqimet e mëposhtme kanë mikrobe të dobishme/padëmshme dhe cilat të dëmshme?

Qumështi

Buka Jogurti

Salsiçet Pula

Page 7: 10 - e-Bug | England Home

Preni pulën në copa më të vogla

dhe vendoseni në pjatë.

Vendoseni pulën në furrë.

Përgatitni bukën për sanduiç dhe kur të jeni

gati nxirrni pulën nga furra.

.

Vendosni shtresat e sallatës dhe

pulës në sanduiç dhe shërbeni në

pjata.

Të gjithë uluni rreth bankave të

gatshëm për të ngrënë.

Preni marullën, domatet dhe tranagujt dhe filloni përgatitjen e sanduiçit tuaj.

Page 8: 10 - e-Bug | England Home

Never wash raw meat as

this could splash harmful

microbes onto other foods.

Gjithmonë lani duart pas punës

me mish të pagatuar.

Pas përgatitjes së sanduiçit këtu i pashë bakteret:

Në sanduiç

Në pulë

Në zonën e përgatitjes

Në duart e mia Vende tjera

1. Çka mund të ndodhë nëse nuk i lajmë duart pas prekjes së pulës së pagatuar?

______________________________________

2. Si mund ta parandalojmë përhapjen e mikrobeve nga pula e pagatuar në rrethinë?

______________________________________

3. Nëse dikush do ta hante sanduiçin me mikrobe, çfarë do të mund të ndodhte?

______________________________________

1. Imagjinoni sikur

bakteret në duart

tuaja janë të

ngjyrosura me të

kaltër dhe ju do të

lini një shenjë të

kaltër saherë që

prekni diçka.

2. Në hapësirën e

dhënë vizatoni

kuzhinën tuaj. Bëni

një shenjë të kaltër

në çdo gjë që do të

preknit për ta bërë

një sanduiç.

Mos e lani mishin e pagatuar sepse

kjo mund t’i spërkas mikrobet në ushqimet tjera

Page 9: 10 - e-Bug | England Home

A mund të rrumbullakoni 9 gjëra që nuk duhet t’i bëjnë nxënësit në këtë kuzhinë dhe pse?

Page 10: 10 - e-Bug | England Home

A mund të rrumbullakoni 9 gjëra që nuk duhet t’i bëjnë nxënësit në këtë kuzhinë dhe pse?

Page 11: 10 - e-Bug | England Home