1 - Te Ardhurat Kombetare

23
Studime postdiplomike Punim seminarik Punim seminarik Tema: ” Tema: ” Të ardhurat kombëtare -nga vijnë dhe ku shkojnë PËRMBAJTJA Page | 1

Transcript of 1 - Te Ardhurat Kombetare

Page 1: 1 - Te Ardhurat Kombetare

Studime postdiplomike

Punim seminarik Punim seminarik

Tema: ”Tema: ” Të ardhurat kombëtare-nga vijnë dhe ku shkojnë

PËRMBAJTJA

Hyrje…………………………………………………..…….……….. 3

I. Çka e përcakton prodhimin total të të mirave

dhe shërbimeve………………………………………………...4

II. Si janë të shpërndara të ardhurat kombëtare

në faktorët e prodhimit……………………………..……......4-7

Page | 1

Page 2: 1 - Te Ardhurat Kombetare

III. Çka e përcakton kërkesën për të mira dhe

shërbime…….....7-10

IV.Çfare e çon oferten dhe kërkesen per te mira dhe

sherbimet drejt ekuilibrit……………………………….…10-14

Pwrfundimi …………………………………………………………15

Bibliografia ………………………………………………………....16

HYRJE

Variabla më e rëdësishme makroekonomike është GDP. Siç dimë GDP-ja mat outputin total kombëtar të të mirave dhe shërbimeve si dhe të atdhurat totale të tyre. Për ta vlerësuar rëndësinë e GDP-së mjafton vetëm të hedhim sy në të dhënat ndërkombëtare, krahasuar me homologët e tyre të varfër, popujt me nivel më të lartë të GDP-së për person ka çdo gjë më mirë. Një GDP e madhe nuk siguron se të gjithë qytetarët vendit jane të lumtur, por mund të jetë mjeti më mirë për lumturi që makroekonomistët mund të japin. Gjatë këtij kapitulli do të mundohemi tu përgjigjemi katër pyetjeve rreth burimeve dhe përdorimit të GDP-së kombëtare si:

➤ Sa shumë firmat prodhojnë? Çka i përcakton të ardhurat e përgjithshme kombëtare?

Page | 2

Page 3: 1 - Te Ardhurat Kombetare

➤ Kush I merr të ardhurat nga prodhimi? Çfarë shume shkon për të kompensuar punëtorët dhe sa për pronarët e kapialit?➤ Kush e blen ouputin e ekonomisë? Çfarë shume harxhojnë amviseritë për konsum, sa për investime dhe sa blen shteti për qëllim public?➤ Çka e ekuilibron kërkesën dhe ofertës për të mira dhe shërbime? Çka e siguron që sasia e dëshiruar e shpenzimeve në konsum, investime dhe shpenzime qeveritare është e barabartë me nivelin e prodhimit?

I. Çka e përcakton prodhimin total të të mirave dhe shërbimeve?

Output-i I të mirave dhe shërbimeve të një ekonomie(GDP-ja) mvaret nga (1) sasia e input-it, I quajtur Faktorët e prodhimit dhe (2) aftësitë për të kthyer inputin në output, e përfaqësuar nga Funksioni I prodhimit.

Faktorët e prodhimit Faktorët e prodhimit janë inpute që përdoren të prodhuar të mira dhe shërbime.

Dy faktorët më të rëndësishëm janë kapitali dhe puna. Siç dime kapitali paraqet grup mjetesh që punëtorët përdorin ndërsa puna koha që njerëzit e harxhojnë duke punuar.Me K do ta shënojmë kapitalin ndërsa me L punën. Do të supozojmë se ekonomia ka sasi fikse të kapitalit dhe punës. Këtë mund ta shkrujamë kështu K K gjegjësisht L=L

Page | 3

Page 4: 1 - Te Ardhurat Kombetare

Ku vija mbi simbolin tregon se secila variabël është fikse në një nivel. Poashtu do të supozojmë se të gjithë faktorët e prodhimit janë të shfrytëzuara maksialisht pra se asnjë burim nuk është humbur.

Funksioni I prodhimit Teknologjia e prodhimit e disponueshme përcakton sa output është prodhuar nga

një sasi e dhënë e kapitalit dhe punës. Këtë teknologji të disponueshme ekonomistët e shprehin nëpërmjet funksionit të prodhimit. Nëse me Y e shënojmë sasinë e outputit, funksionin e prodhimit mund ta shkruajmë si mëposhtë i cili njëherit edhe tregon se outputi është funksion i kapitalit dhe punës. Y=F(K,L)

Funksioni I prodhimit pasqyron teknologjinë e disponueshme për kthimin e kapitalit dhe punës në output. Nëse dikush do të zbulonte ndonjë mënyrë më të mire për të prodhuar një të mirë, rezultati do të ishte më shumë outpute nga sasia e njëjtë e kapialit dhe punës. Pra, ndryshimet teknologjike ndryshon funksionin e prodhimit.

Oferta e të mirave dhe shërbimeve Tani mund të shohim se faktorët e prodhimit dhe funksioni I prodhimit së bashku

përcakton sasinë e të mirave dhe shërbimeve të ofruara, që edhe përfaqëson outputin e ekonomisë. Matematikisht mund ta shprehim Y = F(K L)= Y. Pasi që supozuam se oferta e kapitalit dhe punës dhe teknologjia është fikse, output është gjithashtu fiks.1

II. Si janë të shpërndara të ardhurat kombëtare në faktorët e prodhimit

Totali i outputit i ekonomisë në tërësi barazohet me totalin e të ardhurave. Sepse faktorët e prodhimit dhe funksioni i prodhimit së bashku e determinojnë totalin e outputit të prodhimeve dhe shërbimeve, të cilat gjithashtu përcaktojnë të ardhurat kombëtare. Nga diagrami circular-flow kuptohet se këto të ardhura kombëtare qarkullojnë nga firmat te familjet nëpërmjet tregjeve të faktorëve të prodhimit. Në këtë pjesë do të analizojmë se si funksionojnë tregjet e faktorëve të prodhimit dhe do të mundohemi të kuptojmë shpërndarjen e të ardhurave. Do të analizojmë Teorinë Moderne se si të ardhurat kombëtare janë të shpërndara në mes të faktorëve të prodhimit. Kjo teori, e quajtur ndryshe Teoria Neoklasike e shpërndarjes, sot pranohet nga pjesa më e madhe e ekonomistëve.

Çmimet e FaktorëveShpërndarja e të ardhurave kombëtare determinohet nga çmimet e faktorëve.

Çmimet e faktorëve janë shumat e paguara të faktorëve të prodhimit – pagat e punëtorëve dhe rentat e pronarëve të kapitalit. Çmimi të cilin e pranon çdo faktor varet nga oferta dhe kërkesa për at faktor. Por për të kuptuar çmimet e faktorëve dhe shpërndarjen e të ardhurave duhet shqyrtuar kërkesa për faktorët e prodhimit. Pasiqë kërkesa për faktorë përbëhet nga mijëra firma të cilat përdorin punën dhe kapitalin, atëherë do të analizojmë se si një firmë tipike do të vendosë se sa nga këta faktorë të punësojë.

1 Mankiw.N.G. (2003), Macroeconomics.5th Thomson Learning, London, f.46

Page | 4

Page 5: 1 - Te Ardhurat Kombetare

Pasiqë thamë se çmimi që pranon çdo factor varet nga oferta dhe kërkesa dhe nëse supozojmë se oferta për faktorë është konstante atëherë lakorja e ofertës është vertikale. Pikprerja e lakores së ofertës dhe lakores së kërkesës përcakton çmimin ekuilibrues të atij faktori të prodhimit.

Vendimet me të cilat përballet një firmë kompetitive Qëllimi kryesor i firmave kompetitive është maksimizimi i profitit. Profiti paraqet të ardhurat minus kostot, që është ajo pjesë e cila u mbetet pronarëve të firmave pasiqë të paguajnë kostot e prodhimit. Të ardhurat janë P x Y, çmimi i shitjes i të mirës shumëzuar për sasinë e asaj të mire që prodhon firma. Kostot paraqesin punën W x L, ku W paga dhe L sasia e punës. Kostot e kapitalit R x K, ku renta e kapitalit R dhe K paraqet sasinë e kapitalit.

Profit = Të Ardhurat - Kosto e Punës – Kosto e Kapitalit= PY - ËL - RK

Për të parë se si profiti varet nga faktorët e prodhimit, do ta përdorim funksionin e prodhimit Y=F(K,L)

Profit = PF(K,L) – WL – RKKy ekuacion tregon se profiti varet nga çmimi i prodhimit P, çmimi i faktorëve W dhe R, dhe nga sasia e faktorëve L dhe K. Firmat competitive e amrin çmimin e produktit dhe çmimin e kapitalit si të gatshëm dhe atyre u mbetet të zgjedhin sasainë e punës dhe kapitalit që do t’ua maksimizoje profitin.

Kërkesa e firmes për faktoreSa më shumë punëtorë firma do të punësojë aq më shumë prodhime do të

prodhojë. Produkti margjinal i punes (MPL) është sasia e outputit që firma mer me angazhimin e një një njësie shtesë të punës, duke e mbajtur sasinë a kapitalit fiks. Ja se si mund ta praqesim funksionin e prodhimit duke e përdorur MPL:

MPL = F(K,L+1) – F(K,L)

Page | 5

Page 6: 1 - Te Ardhurat Kombetare

Shumica e funksioneve të prodhimit kanë trend të zvogëlimit të produktit margjinal: duke e mbajtur sasinë e kapitalit fiks, produkti margjinal i punës ulet me ritjen e sasisë së punëtorëve.

Ritja e të ardhurave nga njësia shtesë e punës varet nga dy variabla: produkti margjinal i punës dhe çmimi i outputit. Pasiqë një njësi shtesë e punsë prodhon MPL sasi të outputit dhe çdo sasi e outputit shitet për çmim P, të ardhurat shtesë do te jenë P x MPL. Kostot shtesë të punësimit të një njësie shtesë të punës është paga Ë. Pra, ndryshimi në profit nga punësimi i një njësie shtesë të punës është:

Δ Profit = Δ Të Ardhura – ΔKosto = (P x MPL) – W

Pra, firma do të vazhdojë të punësojë punëtorë të ri deri atëherë kur njësia e ardhshme nuk do të jetë profitabile për firmën, dhe ajo është, deri sa MPL do të bjerë deri në atë pikë ku e ardhura shtesë do të barazohet me pagën:

P x MOL = WGjithashtu mund ta shkruajmë edhe si

MPL = W/PVendimet që i mer firma se sa kapital të huazojë i bën në të njëjtën mënyrë se sa punëtorë të punësojë. Produkti margjinal i kapitalit (MPK) është sasia shtesë e outputit firma që e mer nga njësia shtesë e kapitalit, duke e mbajtur sasinë e punës konstante:

MPK = F(K+1,L) – F(K,L)

Ritja e profitit nga huazimi i një njësie makinerike, është të ardhurat shtesë nga shitja e outputit të asaj makine minus renta e asaj makine:

Δ Profit = Δ Revenue – Δ Kost = (P x MPK) – R

Për të maksimizuar profitin, firma vazhdon të huazojë capital derisa MPK barazohet me çmimin e rentës:

MPK = R/P

Page | 6

Page 7: 1 - Te Ardhurat Kombetare

Firmat Kompetitive për maksimizimin e profitit të tyre e ndjekin një regull të thjeshtë nga i cili do të caktojnë se sa punëtorë të punësojnë dhe se sa kapital të huazojnë. Firma kërkon faktorë të prodhimit derisa prdukti margjinal i atij faktori barazohet me çmimin real të faktorit.

Shpërndarja e të Ardhurave KombëtareNëse të gjitha firmat në ekonomi janë kompetitive dhe që maksimizojnë profitin,

çdo faktor i prodhimit është paguar për kontributin margjinal në procesin e prodhimit. Roga reale e pagur çdo punëtori është baraz me MPL, dhe renta reale e paguar për çdo pronar të kapitalit barazohet me MPK. Totali i pagesave reale për punëtorët është MPL x L, dhe totali i pagesave reale për pronarët e kapitalit është MPK x K.Të ardhurat të cilat ngelen pasiqë firmat t’i paguajnë faktorët e prodhimit është Profiti Ekonomik i pronarëve të firmave. Profiti ekonomik real është:

Profiti Ekonomik = Y – (MPL x L) – (MPK x K)Pasiqë ne duam të masim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare, atëherë do ta rindërtojmë ekuacionin:

Y = (MPL x L) + (MPK x K) + Pofiti EkonomikNe tani mund t’i përgjigjemi pyetjes se si është e shpërndarë e ardhura ekonomike në mes të firmave dhe familjeve. Çdo faktor i prodhimit paguhet sa produkti margjinal i tyre, dhe këto pagesa e përbëjnë totalin e outputit. Totali i outputit ndahet në mes të pagesave të kapitalit dhe pagesave të punës, që varen nga produktiviteti margjinal i tyre.

III. Çka e përcakton kërkesën për të mira dhe shërbime ?

Pasi që e pamë se çka e përcakton nivelin e prodhimit dhe si të ardhurat nga prodhimi shprëndahen tek punëtorët dhe pronarët e kapitalit. Tani vazhdojmë udhëtimin tonë në diagramin qarkor rrjedhës duke analizaur se si output nga prodhimi përdoret. Më parë indentifikuam katër komponentat e GDP-së

➤ Konsumin (C)➤ Investimet (I )➤ Shpenzimet qeveritare (G)➤ Neto exporti (NX).2

Diagrami I qarkut rrethor përmban vetëm tre të parat. Për thjeshtëzim supozojmë se ekonomia është e mbyllur. Ekonomia e mbyllur ka tre përdorime për të mirat dhe shërbimet që I prodhon. Këto tre komponenta të GDP-së janë të pasqyruara në llogarinë e të ardhurave kombëtare

Y C I G. Konsumi

Kur ne hamë ushqim, vishemi(mbathemi) ose kur shkojmë të shikojmë ndonjë film ne konsumojmë disa outpute të ekonomisë. Të gjitha format e konsumit së bashku e

2 MankiwG. & Taylor M (2003), Economics, Thomson Learning, London, f.483

Page | 7

Page 8: 1 - Te Ardhurat Kombetare

përbëjnë 2/3 e GDP-së.Për arsye se konsumi është shumë I madh, makroekonomia ka tërhequr shumë energji për të studiuar se si amviseritë vendosin sa të konsumojnë.

Amviseritët pranojnë të hyra prej punës së tyre dhe prej pasurisë kapitale që kanë, paguajnë taksa sistemeve qeverisëse-shtetit, pastaj vendosin se sa nga ato te hyra te tatimuara ti konsumojnë dhe sa të kursejnë.Si që kemi diskutuar ne seksioni 3-2,të hyrat të cilat shtëpiakët marrin barazojnë outputet(prodhimet) në ekonomi Y. Qeveria pastaj taksat nga shtëpiakët përbejnë një shumë T. Ne përcaktojmë të hyrat pas kemi paguar të gjitha taksat Y-T ,si të hyra të disponueshme. Shtëpiakët ndajnë te hyrat e dsiponueshme nga konsumi dhe kursimet. Ne pranojmë se konsumi mvaret në mënyrë direkte nga niveli I të hyrave të disponueshme. Sa më të mëdha të jenë të hyrat e disponueshme aq ma I madh do jetë konsumi. Pra C=C(Y-T)

Ky ekuacion vërteton se konsumi është funksion I të hyrave të disponueshme. Lidhja në mes të konsumit dhe të hyrave të përgjithshme quhet Funksioni I konsumit.Prirja margjinale e konsumit(MPC) është shuma nga e cila konsumi ndryshon kur të hyrat e disponueshme rriten për 1$.MPC është në mes zeros dhe 1: 1dollar ekstra në të hyra rrit konsumin,por më pak se 1 dollar.Pra,nëse shtëpiakët sigurojnë 1dollar ekstra të hyra,ata kursejnë një pjesë te tyre.Për shembull nëse MPC është 0.7 atëherë shtëpiakët harxhojne 70cent nga çdo dollar shtesë I të hyrave të disponueshme për të mira dhe shërbime dhe kursejnë 30cent.Figura 3-5 ilustron funksionin e konsumit.Pjerrësia e funksionit të konsumit na tregon se sa rritet konsumi kur të hyrat e disponueshme rriten për 1dollar.Pra,pjerrësia e funksionit të konsumit është MPC.

Investimet

Të dyja edhe firmat edhe shtëpiakët blejnë të mira investuese. Firmat blejnë të mira investuese ti vendos ata në rezervat kapitale dhe te zevëndësojë kapitalin egzistues kur ai te konsumohet ose vjetrohet. Shtëpiakët blejnë shtëpi të reja të cilat gjithashtu janë pjesë e investimeve. Sasia e të mirave investuese që kërkohet nvaret nga norma e interesit,e cila mat koston e fondeve të përdorura për investime financiare. Që një project të jetë profotabil patjetër duhet të kaloj kostot e saja. Nëse normat e interesit zmadhohen,rriten atëherë shumë pak projekte investuese janë profitabile dhe sasia e të mirave investuese të kërkuara bie apo kërkesa për ato investime bie.

Për shembull konsiderojmë se një firmë a duhet të bëj studimin e normave të interesit në ekonomi,ekonomistët dallojnë normën nominale dhe reale të interesit.Ky ndryshim është relevant kur niveli I çmimeve të përgjithshme ndryshon. Norma nominale e interesit është ajo normë e cila si zakonisht paraqitet:është norma e interesit

Page | 8

Page 9: 1 - Te Ardhurat Kombetare

për të cilën investitorët paguajnë për të marrë uha para.Norma reale e interesit është ajo normë e interesit e rregulluar për efektet e inflacionit.Nëse norma nominale e interesit është 8% dhe norma e inflacionit 3%,atëherë norma reale e interesit është 5%.Ne mund ta përmbledhim kët diskutim me një ekuacion I lidhur me investimet I dhe normës reale të interesit r: I=I(r)

Shpenzimet qeveritare

Shpenzimet qeveritare janë komponenti I tretë I kërkesës për të mira dhe shërbime. Qeveria federale blen armë, predha dhe shërbime për të punësuarit qeveritarë. Qeveria locale blen libra për bibliotekë,ndërton shkolla dhe mëditjet e mësuesve. Qeveria në gjitha nivelet ndërton rrugë dhe bën punë tjera publike. Gjithë këto transakcione përbëjne shpenzimet qeveritare për të mira dhe shërbime,të cilat llogarisin 20%të GDP-së ne SHBA.

Këta shpenzime janë vetëm një lloj I shpenzimeve qeveritare. Lloj tjetër janë transferi I pagesave të shtëpiakëve si edhe ndihmat sociale për të varfërit dhe sigurimi social për të moshuarit. Ndryshe nga shpenzimet qeveritare, transferi I pagesave nuk është bërrë për këmbim të ndonjë outputi ekonomik si të mirrat dhe shërbimet. Prandaj nuk janë të përfshira në variablën G.

Transferi I pagesave efekton në kërkesën për të mira dhe shërbime në mënyrë indirekte .Transferi I pagesave janë e kundërta e taksave: ata I rrisin të hyrat e disponueshme të shtëpiakëve vetëm se taksat I reduktojnë të hyrat e disponueshme.

Pra, një rritje në transferin e pagesave të financuara me një rritje në taksa I bëjnë të hyrat e disponueshme të pandryshuara. Ne tani mund të kontrollojmë definicionin tonë të T të barazojmë taksat minus transferin e pagesave. Të hyrat e disponueshme Y-T, përfshinë të dyja impaktin negativ të taksave dhe impaktin të transferit të pagesave..

Nëse shpenzimet qeveritare barazohen duke minusuar taksat nga transferi I pagesave, atëherë G=T dhe qeveria ka një Buxhet të balancuar. Nëse G tejkalon T, qeveria do të kaloj në deficit buxhetor,e cila financohet nga emetimi I borxhit-kjo është,duke marrë hua nga tregjet financiare. Nëse G është më e vogël se T atëherë qeveria kalon në tepricë buxhetore e cila mund të përdoret për të parapaguar borxhet.

Këtu ne nuk mundohemi të shpjegojmë procesin politik e cila të drejton te politikat fiskale,-kjo është në nivelin e shpenzimeve qeveritare dhe taksave si variabla egzogjene.Për të treguar se këto variabla janë fikse jashtë nga modeli jonë I të hyrave kombëtare ne shkruajmë:

G=GT=T

Page | 9

Page 10: 1 - Te Ardhurat Kombetare

IV. Cfare e çon oferten dhe kërkesen per te mira dhe sherbimet drejt ekuilibrit?

Ne e filluam analizen me studimin e ofertes për të mira dhe sherbime dhe sapo diskutuam edhe kerkesen per keto te mira dhe sherbime. Si mund te sigurohemi se të gjithe keto shuma ose rrjedhje ne diagramen rrethore te balancohen? Me fjalë te tjera si mund te jemi te sigurte se shuma e konsumit, investimeve dhe shpenzimeve qeveritare e barazon sasine e autputit të prodhuar? Ne do ta shohim në kete model klasik se norma e interesit luan rol vendimtar në ekuilbrimin e kerkeses dhe ofertes.

Janë dy mënyra për të menduar në lidhje me rolin e normës se interesit ne ekonomi. Ne mund te marrim në konsiderate sesi norma e interesit ndikon mbi kerkesen dhe oferten per te mira dhe sherbime, ose mund te marrim ne konsiderate se si norma e interesit ndikon ne kerkesen dhe oferten per fonde te huajtshme. Sic do te shohim te dy keto qasje jane dy ane te se njejtes medalje.

Ekuilibri ne tregun e te mirave dhe sherbimeve: Kerkesa dhe oferta per prodhimin e nje ekonomie

Ekuacionet e mepshtme përmbledhin diskutimin për kerkesen per te mira dhe sherbime

Y = C + I + GC = C(Y-T)

I = I(r)G = GT = T

Kerkesa për prodhimin e nje ekonomie vjen nga konsumi, investimet dhe shpenzimet qeveritare. Konsumi varet nga të ardhurat e disponueshme, investimet varen nga norma reale e interesit, shpenzimet qeveritare dhe taksat jane variabla ekzogjene qe vendosen nga politikeberesit fiskalë.

Le ti shtojme kesaj analize ate qe kemi mesuar per oferten per te mira dhe sherbime. Pamë qe faktoret e prodhimit dhe funksioni i prodhimit percakton sasine e autputit te ofruar në nje ekonomi: Y = F(K, L) = Y

Tani le te kombinojme keto ekuacione duke përshkruar kerkesen dhe oferten për autputin. Neqoftese zevendesojme funksionin e prodhimit dhe funksionin e investimit ne identitetin e llogarise se te ardhurave kombetare, do te perfitojme

Y = C(Y – T) + I(r) + GMeqense variablat G dhe T jane fiks dhe niveli i prodhimit Y ështe fiks nga

faktoret e prodhimit dhe nga funksioni i prodhimit, mund te shkruajme:Y = C(Y- T) + I(r) +G

Ky ekuacion tregon se oferta e autputit e barazon kerkesen per te, e cila ështe e barabarte me shumen e konsumit, investimeve dhe shpenzimeve qeveritare.

Page | 10

Page 11: 1 - Te Ardhurat Kombetare

Veme re se norma e interesit eshte varibli I vetem që akoma nuk e kemi percaktuar në ekuacionin e fundit. Sa me e larte te jete norma e interesit, aq me te ulta do te jene investimet dhe si rrjedhim me e vogel kerkesa per te mira dhe sherbime C + I + G, nëqofte se norma e interesit eshte shume e larte, investimet jane shume te vogla dhe kerkesa e autputit eshte me e ulet se oferta. Nese norma e interesit eshte shume e ulet, investimet jane shume te larta dhe kerkesa e tejkalon oferten per prodhim. Në normen ekuiliber te interesit kerkesa per te mira dhe sherbime barazon oferten.

Ekuilibri në tregjet financiare:Oferta dhe kerkesa per fonde te huajtshme

Meqense norma e interesit ështe kostoja e huamarrjes si dhe e ardhura ose kthimi per huadhenesit ne tregjet financiare, ne mund te kuptojme me mire rolin e normes se interesit duke menduar per tregjet financiare. Per kete rishkruajme barazimin e llogarise se te ardhurave kombetare: Y – C – G = I

Termi Y – C – G eshte autputi i mbetur pasi eshte kenaqur kerkesa per te konsum si dhe për shpenzime qeveritare. Atë e quajme kursimi kombetar ose thjesht kursim (S). E shkruar si me siper shohim se kursimet barazojne investimet.

Per te kuptuar plotesisht kete identitet ne duhet te ndajme kursimet kombetare ne dy pjese, njera pjese qe perfaqeson kursimet e sektorit privat dhe pjesa tjeter qe perfaqeson kursimet qeveritare. (Y – T – C ) + ( T – G) = I

Termi (Y – T – C ) jane te ardhurat e disponueshme minus konsumi, pra kursimet private. Termi ( T – G) jane te ardhurat qeveritare minus shpenzimet qeveritare, pra kursimet publike.

Per te pare se si norma e interesit con tregjet financiare drejt ekuilibrit zevendesojme funksionin e konsumit dhe funksionin e investimeve ne barazimin e llogarise se te ardhurave kombetare: Y – C(Y – T) – G = I(r)

Me poshte kemi parasysh se G dhe T si dhe Y janë fikse:

Y – C(Y – T) – G = I(r)

S = I(r)Ana e majte e ketij ekuacioni tregon se kursimet kombetare varen nga te ardhurat

dhe variablat e politikes fiskale T dhe G. Për vlera fikse te G dhe T, kursimet kombetare gjithashtu jane fikse. Ana e majte e ekuacionit tregon se investimet varen nga norma e interesit (r).

Ne grafikun e meposhtem jepen kursimet dhe investimet si funksion i normes se interesit.

Page | 11

Page 12: 1 - Te Ardhurat Kombetare

slide 0CHAPTER 3 National Income

Ekuilibri ne tregun e fondeve tehuajtshme

r

S, I

I (r)

( )S Y C Y T G

Ekuilibri I normes reale teinteresit

Niveli ekuiliber I investimeve

Nga grafiku mund te themi se kursimet perfaqesojne oferten per fonde te huajtshme, kurse Investimet jane kerkesa per fonde te huajtshme. Meqense investimet varen nga norma e interesit, atehere edhe kerkesa per fonde te huajtshme do te varet nga norma e interesit.

Në normen ekuiliber te interesit deshira e familjeve per te kursyer barazon deshiren e firmave per te investuar dhe sasia e ofruar e fondeve te huajtshme barazon kerkesen per keto fonde.

Ndryshimi në kursime: Efektet e politikes fiskale.

Ne mund te perdorim modelin tone për te shpjeguar efektet e politikes fiskale ne nje ekonomi. Kur qeveria ndryshon shpenzimet e saj ose nivelin e taksave, kjo do te ndikoje kerkesen per autputin e ekonomise per te mira dhe sherbime dhe do te ndryshoje kursimet kombetare, investimet dhe normen ekuiliber te interesit.

Nje rritje ne shpenzimet qeveritare. Supozojme se qeveria do te risë shpënzimet qeveritare per nje sasi ΔG , ndikimi i menjehershem do te ishte nje ritje ne kerkesen per te mira dhe sherbime per sasine ΔG. Por meqense autputi total eshte fiks, nje ritje ne G duhet te shoqerohet me nje ulje ne ndonje kategori tjeter te kerkeses. Meqense te ardhurat e disponueshme Y – T nuk kane ndryshuar si dhe konsumi C nuk ka ndryshuar, atehere nje ritje e shpenzimeve qeveritare duhet te shoqerohet me nje renie ne nivelin e investimeve ne te njejten sasi.

Qe te kemi ulje te investimeve duhet te ritet norma e interesit. Kështu pra nje ritje ne shpenzimet qeveritare shkakton ulje te investimeve si dhe ritje te normes se interesit. Pra ky eshte eshte efekti croëd aut i shpenzimeve qeveritare ndaj investimeve.

Te kthehemi pak ne tregun e fondeve te huajtshme. Meqense nje ritje ne shpenzimet qeveritare nuk eshte shoqeruar me nje ritje taksash, qeveria financon shpenzimet shtese nepermjet huamarrjes- kjo nenkupton ulje te kursimeve publike. Sic tregohet ne grafik, nje reduktim ne kursimet kombetare shkakton zhvendosjen e kurbes se ofertes per fonde te huajtshme majtas. Ne nivelin fillestar te normes se interesit, kerkesa per fonde te huajtshme e tejkalon oferten, keshtu qe niveli ekuiliber i normes se interesit do te ritet deri ne piken ku lakorja e kerkeses pret lakoren e re te ofertes. Keshtu pra nje ritje ne shpenzimet qeveritare shkakton ritje te normes se interesit nga r1 ne r2.

Page | 12

Page 13: 1 - Te Ardhurat Kombetare

slide 1

Ndryshimi i kursimeve, efektet e politikes fiskale

r

S, I

1S

I (r)

r1

I1

r22. …shkakton rritje te

normes reale teinteresit…

2. …shkakton rritje tenormes reale teinteresit…

I2

3. …shkakton uljete sasise se investimeve.

3. …shkakton uljete sasise se investimeve.

1. Nje ulje ne niveline kursimeve

1. Nje ulje ne niveline kursimeve 2S

Ulja e taksave. Supozojme nje ulje taksash per ΔT. Ndikimi i menjehershem i nje ulje te takses eshte ritja e te ardhurave te disponueshme si dhe ritja e konsumit. Te ardhurat e disponueshme riten me nje sasi ΔT, kurse konsumi ritet me nje sasi te barabarte me ΔT shumezim prirjen marxhinale per konsum MPC. Sa me e madhe te jete MPC aq me i madh do te jete ndikimi i uljes se takses ne konsum.

Meqense autputi i ekonomise eshte fiks, nje ritje e konsumit duhet te shoqerohet me nje ulje ne investime. Qe investimet te bien, norma e interesit duhet te ritet. Pra ulja e taksave ashtu si dhe shpenzimet qeveritare shkakton efektin croëding out te investimeve si dhe shkakton rritje te normes se interesit.

Meqense taksat ulen, te ardhurat e disponueshme riten me ΔT, konsumi ritet me ΔT x MPC, kursimet kombetare S te cilat jane te barabarta me Y – C – G , bien me te njejten sasi me te cilen eshte ritur konsumi. Ashtu si ne grafikun e mesiperm nje ulje ne kursime zhvendos lakoren e ofertes per fonde te huajtshme majtas, e cila e rit normen ekuiliber te interesit si dhe e ul sasine e investimeve. ( Efekti croëding out).

Ndryshimet në kerkesen per investime

Në ketë pjese do te shqyrtojme pasojat e nje ndryshimi ne kerkesen per investime. Nje nder arsyet e ritjes se kerkeses per investime eshte nje inovacion teknologjik. Le te supozojme se dikush ben nje shpikje psh hekurudha ose kompjuteri. Përpara se ai te marre perfitime nga zbulimi, ne fillim ai duhet te beje disa investime. Keshtu nje inovacion teknologjik con ne ritje te kerkeses per investime.

Kerkesa per investime mund te ndryshoje gjithashtu sepse qeveria mund te inkurajoje ose dekurajoje investimet nepermjet ligjeve mbi taksat. Per shembull supozojme se qeveria te rit te taksen e te ardhurave personale dhe perdor te ardhura shtese per te caktuar nje ulje taksash per ata qe investojne ne kapitale te reja. Te tilla ndryshime ne ligjet mbi taksat i bejne projektet investive me profitabile dhe ashtu si inovacionet teknologjike risin kerkesen per investime.

Grafiku i mëpshtem tregon efektin e ritjes se kerkeses per investime. Nje ritje ne kerkesen per investime shkakton zhvendosjen e kurbes se kerkeses djathtas lart nga I1 në I2. Ajo që eshte surprize ne te gjithe kete eshte se sasia e investimeve nuk ndryshon, kjo per faktin se oferta e fondeve te huajtshme ose kursimet kombetare i kemi konsideruar

Page | 13

Page 14: 1 - Te Ardhurat Kombetare

fikse. Nje ritje ne kerkesen per investime vetem do te shkaktoje ritjen e normes ekuiliber te interesit3.

slide 2

Nje rritje ne kerkesen per investime

Nje rritje ne kerkesen per investime…

r

S, I

I1

S

I2

r1

r2

…shkaktonrritjen e normes se interesit…

Por sasia ekuilibere investimeve nukdo te ndryshoje, sepse oferta per fonde te huajtshmeeshte fikse.

Ne do te arrijmë ne nje tjeter perfundim nese modifikojme funksionin e konsumit, dhe anen e kundert te tij kursimin, ne mënyre që ai te varet nga norma e interesit. Meqense norma e interesit eshte kthimi nga kursimi, sa me e larte te jete norma e interesit aq me e madhe do te jete deshira per te kursyer, si rezultat i kesaj me pak do te konsumohet dhe me shume do te kursehet dhe lakorja e kursimit do te jete me pjeresi ritese dhe jo fikse sic kemi supozuar deri tani.

Me nje kurbe ritese te kursimeve, nje ritje ne kerkesen per investime do te shkaktonte njekohesisht ritjen e normes ekuiliber te interesit, por edhe nje ritje te sasise ekuiliber te investimeve njekohesisht, sic tregohet ne grafikun me poshte.

slide 3

Nje rritje ne kerkesen per investimekur kursimet varen nga r

r

S, I

I(r)

( )S r

I(r)2

r1

r2

Nje rritje ne kerkesen per investime rrit r, poashtu shkakton qe territen kursimet duke lejuar keshtu edheinvestimet qe territen.

Nje rritje ne kerkesen per investime rrit r, poashtu shkakton qe territen kursimet duke lejuar keshtu edheinvestimet qe territen.

I1 I2

3 Mankiw.N.G. (2003), Macroeconomics.5th Thomson Learning, London, f. 65

Page | 14

Page 15: 1 - Te Ardhurat Kombetare

PËRFUNDIMI

Gjatë këtij punimi tentaum që nëpërmjet një modeli të sqarojmë prodhimin, shpërndarjen dhe alokimin të të mirave dhe shërbimeve në ekonomi.

Vërejtëm se outputi ose produkti final është I përcaktuar nga Sasitë e kapitalit dhe punës së ekonomisë

Niveli I teknologjisë.

Ndërmarrjet konkuruese angazhojnë faktor derisa produkti margjinal I tyre barazohet me çmimin. Nëse funksioni I prodhimit ka kthim constant të shkallës, atëherë të ardhurat nga puna dhe të ardhurat plus të ardhurat nga kapitali barazohen me të ardhurat totale(outputin).

Outputi I një ekonomie të mbyllur përdoret për:

Konsum

Investime

Shpenzime qeveritare

Norma reale e interesit përshtatet për të barazuar kërkesën për

dhe ofertën e

Të mirave dhe shërbimeve

Fondeve të hujatshme

Një ulje e kursimeve kombëtare shkakton që norma e interesit të rritet dhe të ulen investimet. Ndërsa një rritje e kërkesës për investimeve shkakton rritje të normës së interesit por nuk ndikon në nivelin e ekuilibrit të investimeve nëse oferta e fondeve të huajtshme është fikse.

Page | 15

Page 16: 1 - Te Ardhurat Kombetare

BIBILOGRAFIA

Mankiw.N.G. (2003), Macroeconomics.5th Thomson Learning,

London, UK

MankiwG. & Taylor M (2003), Economics, Thomson Learning,

London, UK

Ahmet Mançellari, Sulo Hadëri, Dhori Kule, Stefan Qirici, Hyrje në

ekonomi, Tiranë 2002

http://en.wikipedia.org/wiki/national_income

Page | 16