1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit...

166
RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS “SIGURIA USHQIMOREKorrik 2017 Auditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë 10.04.2017. Faza studimore e auditimit nisi në datë 12.01.2017 me shkresën për njoftim-fillim auditimi nr. 29 prot. dhe përfundoi në datë 09.04.2017. Faza e terrenit të auditimit nisi në datë 10.04.2017 me programin e auditimit cituar më lart dhe përfundoi në 26.05.2017. Projekt-raporti i auditimit mori formë përfundimtare më 28.05.2017 dhe me shkresën nr. 29/2 prot., iu përcoll subjektit nën auditim: Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Pas respektimit të afatit për observacione nga palët e interesit, subjekti i audituara AKU me shkresën nr. 2915 prot., datë 29.06.2017, ardhur në KLSH me datë 04.07.2017 me nr. 29/3 prot., ka vlerësuar pozitivisht gjetjet dhe rekomandimet e trajtuara në Projektraport, të shoqëruara me disa sqarime dhe saktësime për çështje të veçanta. Më pas u procedua me hartimin e Raportit final të auditimit. Auditimi është kryer nga: 1. Gjovalin Preçi, Kryeauditues, përgjegjës grupi, 2. Ardian Simoni, Ekspert i jashtëm.

Transcript of 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit...

Page 1: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

RAPORT I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

“SIGURIA USHQIMORE”

Korrik 2017

Auditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë 10.04.2017.

Faza studimore e auditimit nisi në datë 12.01.2017 me shkresën për njoftim-fillim auditimi nr. 29 prot. dhe përfundoi në datë 09.04.2017.

Faza e terrenit të auditimit nisi në datë 10.04.2017 me programin e auditimit cituar më lart dhe përfundoi në 26.05.2017.

Projekt-raporti i auditimit mori formë përfundimtare më 28.05.2017 dhe me shkresën nr. 29/2 prot., iu përcoll subjektit nën auditim: Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Pas respektimit të afatit për observacione nga palët e interesit, subjekti i audituara AKU me shkresën nr. 2915 prot., datë 29.06.2017, ardhur në KLSH me datë 04.07.2017 me nr. 29/3 prot., ka vlerësuar pozitivisht gjetjet dhe rekomandimet e trajtuara në Projektraport, të shoqëruara me disa sqarime dhe saktësime për çështje të veçanta. Më pas u procedua me hartimin e Raportit final të auditimit.

Auditimi është kryer nga:1. Gjovalin Preçi, Kryeauditues, përgjegjës grupi, 2. Ardian Simoni, Ekspert i jashtëm.

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSPR/RAPORT “PERFORMANCA E KESH SHA”

Page 2: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Përmbajtja

1. RËNDËSIA E AUDITIMIT............................................................................................................51.1 Konteksti i problemit social..........................................................................................51.2 Strategjia e KLSH-së në auditimet e performancës............................................71.3 Auditime të mëparshme në këtë fushë.....................................................................81.4 Subjekti nën auditim......................................................................................................11

1.4.1 Hyrje.............................................................................................................................131.4.2 Politikat e institucionit/agjencisë......................................................................141.4.3 Pesha në buxhet dhe GDP....................................................................................141.4.4 Risqet e aktivitetit të subjektit...........................................................................161.4.5 Rëndësia e produkteve të subjektit.................................................................191.4.6 Feedback-u i subjektit në përfundim të auditimit......................................20

2. QASJA DHE DETAJE TË AUDITIMIT.......................................................................................212.1 Objektivi dhe problemi i performancës..................................................................21

2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës...........................222.1.2 Objektivi i auditimit................................................................................................23

2.2 Përkufizimet dhe terminologjia.................................................................................232.3. Kriteret...............................................................................................................................25

2.3.1 Kriteret e politikës..................................................................................................252.3.2 Kriteret e monitorimit dhe raportimi..............................................................252.3.3 Kriteret teknike........................................................................................................252.3.4 Kriteret e tjera/Praktikat më të mira..............................................................26

2.4. Piramida e pyetjeve audituese..................................................................................262.5 Skema e auditimit...........................................................................................................28

2.5.1 Qasja/Metodologjia audituese............................................................................282.5.2 Metodat & teknikat audituese...........................................................................28

2.6 Rezultatet e parashikuara...........................................................................................282.6.1 Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë.......................292.6.2 Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit...........292.6.3 Forma e publikimit.................................................................................................29

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE......................................................................303.1. A i ka shërbyer kuadri rregullativ dhe administrativ përmirësimit të sigurisë ushqimore?...............................................................................................................30

3.1.1 A funksionon plotësisht kuadri legjislativ për sigurinë ushqimore?...303.1.2 Sa i ka shërbyer sigurisë ushqimore funksionimi i organeve përbërëse të AKU?.............................................................................................................33

3.2. A ka ndikuar administrimi i burimeve njerëzore në veprimtarinë e AKU për arritjen e objektivave të tij?.......................................................................................39

3.2.1 A është efektive shpërndarja e inspektorëve sipas rajoneve dhe sipas sektorëve brenda tyre?.....................................................................................................403.2.2 A është administruar shërbimi civil në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë ushqimore?...........................................................................................................44

3.3. A ka ndikuar inspektimi në përmirësimin e nivelit të sigurisë ushqimore?................................................................................................................................48

3.3.1 A janë efektive inspektimet e ushqimeve të importuara?.......................50

2

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 3: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

3.3.2 A ka ndikuar inspektimi për produktet ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve?.........................................................................................563.3.3 A ka qenë efektiv penalizimi i subjekteve për të rritur nivelin e sigurisë ushqimore?...........................................................................................................65

3.4. A është mbështetur aktiviteti i AKU nga rrjeti i laboratorëve rajonal në funksion të rritjes së sigurisë ushqimore?...................................................................723.5 Siguria ushqimore dhe Agjenda 2030.....................................................................79

4. PËRMBLEDHJE E GJETJEVE, KONKLUZIONEVE DHE REKOMANDIMEVE......................824.1 Informacion përmbledhës...........................................................................................824.2 Anekset (literatura e përdorur, pasqyra etj.).......................................................96

5. GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE...........................................................99

3

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 4: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Lista e shkurtimeve

AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit BE Bashkimi Evropian

DAP Departamenti i Administratës PublikeDRAKU Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

EUROSAI

“European Organization of Supreme Audit Institutions”Organizata Evropiane e Institucioneve Supreme të Auditimit

GDP “Gross Domestic Product”, Prodhimi i Brendshëm Bruto

HACCP Hazard Analysis and Critical Control PointsAnaliza e Riskut dhe Pikave Kritike të Kontrollit

INSTAT Instituti i Statistikave

INTOSAI “The International Organisation of Supreme Audit Institutions”Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit

IPAInstrument for Pre-Accession Assistance Instrumenti për Ndihmë Para Anëtarësimit

IQT Inspektorati Qendror Teknik

ISSAI “International Standards of Supreme Audit Institutions”Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit

ISUV Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare KLSH Kontrolli i Lartë i Shtetit

MBUMKMinistria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

MBZHRAU

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

NKBA Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorruspion OMGJ Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht

OJF Organizata Jo FitimprurëseOJSH Origjinë JoShtazoreOSH Origjinë ShtazorePBB Prodhimi i Brendshëm BrutoPIK Pikat e Inspektimit Kufitar

QKB Qendra Kombëtare e BiznesitQKL Qendra Kombëtare e LicencimitQKR Qendra Kombëtare e Regjistrimit

RASF Rapid Alert System for Food and Feed

SWOT “Strengths, Weaknesses, Opportunities, Threats”Fuqitë, Dobësitë, Mundësitë, Kërcënimet

TVSH Tatim mbi Vlerën e Shtuar

4

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 5: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

VKM Vendim i Këshillit të Ministrave

1. RËNDËSIA E AUDITIMITAuditimi në përgjithësi, i konsideruar si një ekzaminim sistematik dhe i pavarur i dokumentacionit tërësor të një organizate dhe ai i performancës në veçanti, i cili ka të bëjë me auditimin e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit1, synon krahas të tjerave, për formalizimin e ekonomisë, për mirë-menaxhimin e financave dhe fondeve publike, për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe përdorimit të tyre, në luftë me abuzimin dhe shpërdorimin, vjedhjen dhe korrupsionin dhe keqpërdorimin e tyre.Tematika e performancës së institucioneve publike në shërbim të qytetarëve, siç është në këtë rast auditimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), nis me përzgjedhjen e propozimeve për auditim2 që në vitin 2016, në zbatim të Manualit të Auditimit të Departamentit të Performancës, i miratuar me urdhrin e Kryetarit të KLSH-së nr. 47, datë 30.04.2015. Auditimi i performancës së sigurisë ushqimore është gjithashtu dhe në vazhdën e disa auditimeve të tjera të KLSH, si: Performanca e IQT-së, fokusuar në cilësinë e naftës që hidhet në treg, Performanca e metrologjisë, në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me peshën dhe matjet etj., duke bërë të mundur në një lloj mënyre, trajtimin e çështjeve sociale që ndikojnë jetesën e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë.Gjithashtu, ky auditim është një vlerë e shtuar pasi i referohet prodhimit të njohurive dhe perspektivës në një objekt të ri auditimi: performancën e institucioneve publike në fushën e sigurisë ushqimore, në kushtet e mungesës së auditimeve të mirëfillta të performancës me këtë fokus.KLSH kontrollon, midis të tjerave, veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridik shtetërorë; nëpërmjet auditimeve, synon përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore, zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerjen si duhet të aktiviteteve administrative, si dhe informimin e autoriteteve publike dhe publikut, nëpërmjet publikimit të raporteve të tij. Kryerja e auditimeve bëhet në përputhje me standardet INTOSAI dhe me objektivat e Strategjisë për Zhvillim të EUROSAI 2011-2017, të cilat gjejnë pasqyrim në Strategjinë e Zhvillimit te KLSH 2013 - 2017, Manualin e Departamentit të Auditimit të Performancës, Indikatorët e Performancës etj.

1.1 Konteksti i problemit socialSiguria ushqimore dhe cilësia e tij janë thelbësore për shëndetin publik dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Përmirësimi i sigurisë ushqimore është i nevojshëm dhe ekziston, kur të gjithë njerëzit, në të gjitha kohët, kanë qasje fizike, sociale dhe ekonomike në ushqim të mjaftueshëm, të sigurt dhe ushqyes, i cili plotëson nevojat e tyre dietetike dhe preferencat kulturore që të

1 Ligji nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 3.2 Manuali i Auditimit të Performancës, fq. 24.

5

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 6: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

kenë një jetë aktive dhe të shëndetshme.3 Mjafton të cilësojmë se, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 200 sëmundje janë të përhapura nëpërmjet ushqimit, si dhe 1 në 10 njerëz sëmuret nga ngrënia e ushqimeve të ndotura dhe për pasojë 420,000 vetë vdesin çdo vit për këtë shkak. Edhe në vendin tonë, me gjithë mungesën e të dhënave statistikore, për shkak edhe të nivelit të dobët të sistemit shëndetësor, në vitin 2013 janë të evidentuara 2881 raste të helmimeve ushqimore (ose 93.9 raste për 100,000 banorë), të konsideruara si incidencë e lartë nga ana e Institutit të Shëndetit Publik.4 Në këtë mënyrë, rritja e nivelit të sigurisë ushqimore do të bëjë të mundur në masë të konsiderueshme parandalimin e pasojave të mësipërme.Shqipëria rezulton një vend dukshëm importues i produkteve, nënprodukteve ushqimore dhe i pijeve, të cilat të analizuara në dinamikë për periudhën 2012 - 2016, konstatohet se për një grup artikujsh si: mish, drithëra, bulmet, pije etj., janë rritur 8 % dhe brenda tyre, në vitin 2016 janë zhdoganuar mbi 3.2 milion ton drithëra, mbi 1 milion ton pije, mbi 780 mijë ton fruta dhe arra etj. 5 Kjo e bën dhe më të rëndësishëm për sigurinë ushqimore rolin dhe ndikimin e AKU në pikat e inspektimit kufitar dhe për pasojë edhe çështje auditimi.Megjithëse ndryshimet në jetën ekonomike dhe sociale të vendit tonë nisën pas çmontimit të ekonomisë së planifikuar në vitin 1991, përpjekjet e para të reformimit të sistemit të shëndetit publik, lidhur me prodhimin dhe konsumin e ushqimit, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve janë bërë pas pranimit të Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, në vitin 2000, e cila bëri të nevojshme ndryshimin e normave rregulluese të cilësisë dhe karakteristikat e sigurisë së prodhimeve ushqimore.Në dhjetor 2001, Komisioni Evropian paraqiti vizionin e vet për reformën legjislative të ushqimit6 duke i hapur rrugën evoluimit të legjislacionit në të gjitha vendet e BE-së. Hapi i parë në Shqipëri për harmonizimin e legjislacionit u hodh në vitin 2004, me miratimin e ligjit për shërbimin veterinar, i cili u fokusua në rregullat e kontrollit të kafshëve dhe produkteve shtazore, duke i vlerësuar si çështje të shëndetit publik, në një sistem të kontrolluar nga “ferma në pjatë”.Me ristrukturimin e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2006 (MBUMK), një ndër 4 drejtoritë e përgjithshme ishte dhe Drejtoria e Mbrojtjes së Konsumatorit. Kjo ishte përgjegjëse për të gjitha segmentet e nivelit të sipërm të zinxhirit ushqimor, të shkallëzuar nga mbrojtja e shëndetit të kafshëve dhe bimëve, deri te licencimi dhe kontrolli i ushqimeve të përpunuara, lëshimi i etiketave etj., pra çështje të sigurisë ushqimore, me përjashtim të kontrollit të përdorimit të fertilizantëve dhe impaktin e tyre në ndotjen e tokës. Në fund të vitit 2007 nisën përpjekjet për krijimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me mbështetjen e BE dhe me projekte zhvillimi të Kombeve të Bashkuara, me objektivin për krijimin e një institucioni që, mbështetur në disa

3 World Food Summit Declaration, 19964 Buletini i Institutit të Shëndetit Publik, 3-20145 www.instat.gov.al6 White Paper on Food Safety

6

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 7: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

struktura të tjera bashkëpunuese, të arrinte kapacitet të plotë në vlerësimin riskut, menaxhimin e krizave dhe komunikimin e riskut.Në mars të vitit 2008 ka hyrë në fuqi ligji nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për ushqimin”, duke rregulluar mbi të gjitha çështjet e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke përshkruar funksionet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të ngarkuar për të kryer të gjitha kontrollet mbi sigurinë ushqimore në zinxhirin e tij, nga “ferma në tavolinë”. Për herë të parë miratohen disa norma mbi sistemin e vetëkontrollit HACCP, që nuk ishin parashikuar në ligjin e vitit 1995, i cili nisi procesin e tranzicionit drejt centralizimit të të gjitha funksioneve kontrolluese tek AKU, edhe pse disa funksione ju mbesin inspektorëve veterinar, në ministri dhe shërbimit veterinar, në njësitë vendore.

Skema nr. 1 Nivelet e garantimit të sigurisë ushqimore

I. Niveli qendror

II. Niveli vendor

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSHDuke analizuar sigurinë ushqimore sipas niveleve, pavarësisht përfshirjes së dy institucioneve në nivel qendror dhe njësive lokale në pushtetin vendor, peshën më të madhe, rolin dhe përgjegjësinë kryesore e mban Ministria e Bujqësisë me Drejtorinë përkatëse, Drejtoritë rajonale të bujqësisë dhe Instituti i Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe kryesisht e veçanërisht AKU, si institucion i varësisë dhe i posaçëm i kësaj fushe.Si përfundim, performanca e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nëpërmjet veprimtarisë së specialistëve dhe inspektorëve në Drejtorinë e përgjithshme dhe ato rajonale, në pikat e kalimit kufitar, inspektimeve të operatorëve të biznesit ushqimor, si dhe kryerjes së analizave laboratorike të ushqimeve në treg dhe atij që ju shërbehet konsumatorëve në përgjithësi, ndikon ndjeshëm në parandalimin e dëmtimeve shëndetësore me origjinë ushqimore të popullatës dhe për pasojë, jetën ekonomike dhe sociale në vendin tonë.

1.2 Strategjia e KLSH-së në auditimet e performancësKLSH ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet ndërkombëtare në fushën e auditimit, duke u përpjekur në përvetësimin e praktikave më të mira, si dhe i është përshtatur zhvillimeve ekonomike brenda vendit, me qëllim që

7

SIG

UR

IA

USH

QIM

OR

EEE

MINISTRIA E BUJQESISË,

ZHVILLIMIT RURAL DHE

ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

NJËSITË E PUSHTETIT

VENDOR

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 8: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

të sigurojë shërbime publike optimale nëpërmjet përdorimit me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet të fondeve publike.Në këtë kuadër, KLSH, në përmbushje të funksionit të vet kushtetues, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI dhe Manualin Departamental të Auditimit të Performancës, i orientuar drejt modernizimit dhe rritjes cilësore profesionale të kapaciteteve njerëzore, strukturore dhe teknike, në të gjithë administratën publike, po e vë theksin, gjithnjë e më tepër, tek auditimi i performancës dhe roli këshillimor i tij. Auditimi i performancës ka të bëjë me auditimin e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit dhe përfshin: a) auditimin e ekonomicitetit, që nënkupton minimizimin e kostos së burimeve që përdoren në një veprimtari publike, duke mos cenuar cilësinë e tij; b) auditimin e efiçencës, që nënkupton optimizimin e raportit burime-rezultate të veprimtarisë publike, duke modifikuar proceset, strukturat dhe gjithë zinxhirin ekonomik të vlerës, në përputhje me standardet kombëtare e ndërkombëtare dhe praktikat më të mira; c) auditimin e efektivitetit, që nënkupton vlerësimin e rezultateve përfundimtare dhe objektivave të vendosura, në përputhje me politikat e subjektit të audituar.7

Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës përbën një nga sfidat më madhore të strategjisë së KLSH8. Nëpërmjet auditimeve të performancës vlerësohet, nëse synimet e politikave dhe skemat qeverisëse lidhen me problemet reale të shoqërisë dhe shqetësimet e palëve të interesit, duke dhënë një informacion shumë më të gjerë mbi ecurinë e të gjithë projekteve dhe programeve në entet publike të audituara. Edhe Komisioni Evropian ka vënë theksin në krijimin dhe rritjen e një funksioni të tillë të Institucioneve Supreme të Auditimit, si një parakusht për anëtarësim të vendeve, që aspirojnë t’i bashkohen familjes së madhe evropiane.KLSH është institucioni i vetëm që ka tagrin kushtetues për akses të pavarur në informacion, avantazhin për t’u dëgjuar direkt nga Kuvendi dhe profesionalizmin për të qenë i pavarur nga ndërhyrjet politike, qeveritare, të biznesit etj., duke bërë të mundur trajtimin e performancës së institucioneve publike në përputhje me misionin institucional. Gjithashtu, KLSH zotëron kapacitetet njerëzore dhe teknike për t’a realizuar me sukses auditimin, duke harmonizuar dhe bashkërenduar përvojat, formimin profesional, trajnimet, rezultatet, ekspertizën e jashtme etj., me eksperiencën e akumuluar nga auditimet e kryera më parë.Auditimi i performancës së sigurisë ushqimore, nëpërmjet shqyrtimit tërësor të aktivitetit të AKU në periudhën 2012-2016, ka ardhur si rezultat i strategjisë së KLSH për këtë lloj auditimi e rolin e tij në përmirësimin e qeverisjes, si dhe nga përpunimi dhe zbatimi i një sërë kriteresh. Janë përdorur kritere të tilla si: ndjeshmëria publike ndaj kësaj teme, ndikimi i drejtpërdrejtë në cilësinë dhe koston e jetesës së qytetarëve, të drejtën e konsumatorëve për të pasur një nivel të lartë sigurie ushqimore nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të institucioneve publike, vlerësimi i sigurisë

7 Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 3, pika 4.8 Strategjia e zhvillimit të KLSH 2013 - 2017, Objektivi nr. 3. “Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës”.

8

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 9: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

ushqimore si një fushë me risk të lartë etj.

1.3 Auditime të mëparshme në këtë fushëSipas dokumentacionit të vënë në dispozicion konstatohet se AKU në periudhën 2012-2016 është audituar nga: KLSH, Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave, Drejtoria e Auditimit të Brendshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Inspektorati Qendror, Komisioneri i Shërbimit Civil, Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit dhe Konsumatorëve dhe Sektori i Auditit të Brendshëm në AKU.a- Auditimet e Kontrolli të Lartë i shtetita.1) Kontrolli i Lartë i shtetit ka kryer auditimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë se veprimtarisë ekonomiko-financiare, për periudhën e aktivitetit të AKU nga 01.01.2012, deri më 31.12.2013, duke u përqendruar në zbatimin e buxhetit të shtetit, dispozitave ligjore për pagat, krijimin dhe përdorimin e të ardhurave, prokurimet, vlerësimin e auditit të brendshëm etj.Gjatë kryerjes së këtij auditimi është konstatuar se: nuk janë zbatuar kërkesat ligjore për vjeljen e gjobave; ka fonde të pamjaftueshme në blerjen e reagentëve dhe pajisjeve laboratorike; ka disa mangësi në mbajtjen e dokumentacionit justifikues financiar të shpenzimeve; nuk janë të regjistruara pronat e paluajtshme në emër të institucionit; ka mangësi në vlerësimin e punonjësve etj., të shoqëruar me një dëm ekonomik prej 187 mijë lekë.Në përfundim të auditimit janë rekomanduar: 2 përmirësime ligjore (dalje akti i Këshillit të Ministrave, në zbatim të ligjit, si dhe përcaktimin e standardeve ushqimore të çdo produkti në veçanti); 15 masa organizative, në lidhje me: miratimin e Rregullores e brendshme, programimin e fondeve buxhetore; mungesën e evidentimit të përgjegjësive, në rastet e dënimit me gjobë nga gjykatat; analizën e debi kredive dhe dokumentacionit të kontabilitetit; domosdoshmërinë e mjeteve të transportit, eliminimin e mangësive në prokurim etj; si dhe 2 masa për zhdëmtimi.a.2) Kontrolli i Lartë i shtetit ka kryer auditimin e përputhshmërisë në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë, për periudhën e aktivitetit nga data 01.01.2014, deri me 30.06.2015, duke u përqendruar kryesisht në të njëjtat çështje si në auditimin e mëparshëm. Nga ky auditim, në mënyrë të përmbledhur, kanë rezultuar mangësi në dokumentacionin e inspektimit, si procesverbale etj., nuk kryhen analiza për treguesit fiziko-kimikë të çdo produkti dhe të çdo nënprodukti, asgjësimi i produkteve bëhet në mungesë të procedurave, konstatohen largime nga puna të paligjshme, ka gjoba të pa hedhura në sistemin AKU-net dhe të pakontabilizuara, ka laboratorë të pa akredituar etj.Në përfundim të auditimit janë rekomanduar: 2 ndryshimi ligjore, si në auditimin e mëparshëm, 5 masa organizative, në lidhje me evidentimin e përgjegjësive për largimin nga puna pa shkaqe të përligjura, kontabilizimin e gjobave dhe hedhjen e tyre në AKU-net, mangësitë në procesverbalet e inspektimit etj. Gjithashtu janë rekomanduara dhe 6 masa disiplinore “vërejtje” dhe “tërheqje vëmendjeje” për 43 inspektorë. b) Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorruspion (NKBA) në Këshillin e Ministrave

9

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 10: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

NKBA në Këshillin e Ministrave ka zhvilluar një kontroll në AKU lidhur me zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative për garantimin e sigurisë ushqimore, për periudhën shtator 2013 - 16.09.2014, në drejtim të kontrollit zyrtar të ushqimeve, mbrojtjes së bimëve dhe shëndetit të kafshëve, unifikimin e praktikave të kontrollit, kryerjen e analizave laboratorike, analizë risku etj.Gjatë këtij kontrolli janë evidentuar mangësitë sipas sektorëve dhe praktikave dokumentare të shqyrtuara. Kështu për kontrollin zyrtar të sigurisë së ushqimeve janë konstatuar: mangësi të dokumentacionit në pikat e inspektimit kufitar (fotokopje e certifikatës së origjinës; fletë-analiza e pa përkthyer; mungesa të firmave etj.), lejimin e hyrjes së ushqimeve të pa autorizuara, nuk janë kontrolluar magazinat e furnizuesve të materialit mbjellës etj. Në dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve: mungesa të dokumentacionit shoqërues, dokumente të pa përditësuara dhe të pa noterizuara, mos përcaktimi shkaqeve të refuzimit etj. Lidhur me unifikimin e praktikave të kontrollit kanë rezultuar mangësi në disa urdhra dhe urdhëresa. Për analizat laboratorike janë konstatuar: mungesa e reagentëve, mungesë të standardeve për kryerjen e analizave etj. Gjithashtu është konstatuar se ka: mungesa të theksuara në procedurat e inspektimit, mungesë të funksionimit të bordit, mungesa e rregullores së brendshme, mangësi në funksionimin e komisionit të ankimimit të gjobave. Në përfundim të këtij kontrolli, NKBA ka rekomanduar dy masa organizative: strukturat e AKU duhet të marrin masa urgjente për përmirësimin e situatës, si dhe marrjen e masave përkatëse për korrigjimin dhe plotësimin e tyre. c. Drejtoria e Auditimit të Brendshëm të Ministrisë së Bujqësisë.Në prill 2015 ka kryer auditimin tematik në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK), mbi zbatimin e ligjshmërisë në fushën e sigurisë ushqimore për produktet e importuara: mish, qumësht dhe vezë. Gjatë këtij auditimi janë shqyrtuar me zgjedhje një numër i konsiderueshëm i praktikave të kryera nga ku kanë rezultuar mangësi në certifikatat shëndetësore, që shoqërojnë produktet me origjinë shtazore si: janë të pa unifikuara, nuk përmbajnë elementët bazikë për të garantuar sigurinë e produktit etj.; mosrespektim i afatit për shpërndarjen e vezëve të importit prej 21 ditë tek konsumatori; informacioni paraprak nuk përmban detaje mbi ngarkesën që importohet; procedura e marrjes së mostrës nuk bazohet në planin e hartuar për këtë qëllim, është shumë formale, mosmarrja e mostrave në Morinë për mungesë laboratori alternativ me pretendimin se nuk punonte laboratori rajonal i Shkodrës, lejimi i kryerjes së zhdoganimit edhe ne rastet e dyshimeve; mangësi në krijimin e kushteve optimale të punës për specialistët etj.Mbi këtë bazë janë rekomanduar: 25 masa organizative me afat “menjëherë”, lidhur me miratimin e certifikatave shëndetësore që shoqërojnë produktet e importuara: mish , qumësht dhe vezë; AKU të përgatisë procedurat standarde të kontrollit në PIK; hartimi i planit të marrjes së mostrave; të përcaktohet qartë laboratori alternativ etj.d. Inspektorati Qendrord.1) Inspektorati Qendror ka ushtruar kontroll mbi veprimtarinë inspektuese të AKU dhe DRAKU Tiranë në nëntor 2014, për periudhën e aktivitetit janar-tetor 2014, duke përzgjedhur 20 % të këtij dokumentacioni. Nga ky kontroll rezulton se, AKU nuk ka program vjetor inspektimi, por plan 6-mujor, të ndarë

10

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 11: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

në muaj, me listë subjektesh, për çdo drejtori rajonale; AKU nuk ka marrë paraprakisht mendimin e Inspektoratit Qendror; procesverbali ka te shoqëruar listën e verifikimit, pa dokumentacion tjetër shoqërues; nuk ka citim të saktë të bazës ligjore sipas shkeljes së konstatuar; inspektorët e Drejtorisë së përgjithshme nuk identifikohen me autorizim pranë subjekteve; në DRAKU Tiranë janë konstatuar tre autorizime të ndryshme, brenda së njëjtës datë, autorizimet nuk janë për listë subjektesh, shtyrja e afateve nuk është bërë me autorizim, procesverbalet nuk kanë bashkëlidhur gjithë dokumentacionin justifikues, janë lënë detyra pa afate kohore për korrigjim, një numër i konsiderueshëm rastesh kur subjektet janë gjetur të mbyllura etj., në rastin e dënimit me gjobë inspektori nuk ka vendosur gjobë për shkeljen e konstatuar, por për mosrealizim detyrash etj., mbi bazën e të cilave janë rekomanduar 22 masa për eliminimin e këtyre mangësive, por që nuk kanë përcaktuar afat për zbatimin e tyre.d.2) Në datën 06.09.2016, Inspektorati Qendror ka kryer kontroll mbi veprimtarinë inspektuese të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU dhe DRAKU Tiranë, të periudhës janar-qershor 2016. Nga ky auditim është konstatuar se: AKU nuk i ka laboratorët e autorizuar për kryerjen e analizave, kryerja e inspektimeve nga inspektorët e Drejtorisë së përgjithshme janë në kapërcim të detyrave tyre për verifikimin e licencimit të subjekteve, mungojnë standardet ushqimore të çdo produkti në veçanti, nuk ka procedurë për asgjësimin e produkteve, nuk janë përfunduar akoma aktet nënligjore etj. Për përmirësimin e situatës inspektuese janë rekomanduar 12 masa organizative, por si edhe më parë, nuk janë specifikuar afate për secilën prej tyre.

e) Komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil.Komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil ka kryer një kontroll, mbi zbatimin e ligjit për procesin e administrimit të shërbimit civil, në korrik të vitit 2016, nga data 26.02.2014. Gjatë kësaj mbikëqyrjeje janë shqyrtuar problemet në lidhje me statusin e punonjësve aktual, respektimin e kërkesave ligjore për përshkrimin vendit të punës, miratimin e planit vjetor të pranimit në shërbimin civil, rekrutimet dhe lëvizjet paralele, transferimet, pezullimet, vlerësimet, masat disiplinore etj. Nga mbikëqyrja ka rezultuar se: mungon Rregullorja e brendshme e institucionit; 3 % e vendeve të punës (12) janë plotësuar nga nëpunës të emëruar përkohësisht pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 153/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar; në dy raste janë deklaruar në periudhë prove (më pak se një vit punë), kur në fakt kanë pasur mbi një vit punë; ka pasur pozicionin e punës punonjës në pritje për 2 raste në plotësimin e kriterit të diplomës; nuk ka përfunduar procesi i përshkrimit të punës për të gjitha pozicionet e punës; punonjësit në periudhë prove nuk kanë kryer ciklin e detyrueshëm të trajnimeve në ASPA; mangësi në shqyrtimin e masave disiplinore; parregullsi në rastin e vlerësimit të rezultateve në punë etj. Në përfundim të kësaj mbikëqyrjeje, Komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil ka marrë vendimin nr. 100, datë 13.09.2016, duke rekomanduar: 11 masa për revokim, ndryshim dhe nxjerrje akti të deklarimit të statusit të punësimit; përfundimin e procesit të hartimit të përshkrimeve të punës; kryerjen e trajnimit të detyrueshëm të punonjësve, plotësimin e dosjes së personelit etj. f) Komisioni Evropian

11

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 12: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit dhe Konsumatorëve, në periudhën 07-14 maj 2014, ka kryer një auditim për vlerësimin e sistemeve të kontrollit për administrimin e prodhimit të vezëve dhe prodhimin e vezëve për eksport në Bashkimin Evropian. Raporti arrin në përfundimin se, sistemi i kontrolleve zyrtare është zbatuar në mënyrë të kënaqshme nga autoritetet kompetente dhe ofron garanci, se vezët e klasës B janë prodhuar në përputhje me rregullat e BE-së.Megjithatë sistemi i certifikimit kërkon të thellohet, në mënyrë për të siguruar që zyrtarët të vërtetojnë se janë të aftë, që të vërtetojnë se vezët e klasës B të destinuara për t'u eksportuar në BE, përmbushin të gjitha kërkesat e përfshira në certifikatat veterinare. Në përfundim të këtij auditimi janë dhënë 3 rekomandime, në lidhje me njohjen e legjislacionit të BE për këtë fushë, specialistët të kenë njohuritë e nevojshme për kërkesat e eksportit të vezëve, si dhe sigurinë për certifikatat veterinare, që të jenë në linjë me Rregulloren përkatëse të BE-së.g) Sektori i Auditit të brendshëm i AKUSektori i Auditit të Brendshëm ka kryer një numër të konsiderueshëm auditimesh, në periudhën 2012-2016, të cilat janë kryesisht auditime të plota dhe të pjesshme, por që nuk mungojnë dhe auditimet tematike, të ushtruara veçanërisht në DRAKU, si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU. Duhet theksuar, se Sektori i Auditit të Brendshëm në AKU, gjatë kësaj periudhe, nuk ka qenë i angazhuar në auditime të performancës, por vetëm në ato të përputhshmërisë, ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare.Çështjet e trajtuara gjatë auditimeve kanë qenë të ndryshme, në varësi të llojit të auditimit (i plotë, pjesor apo tematik), por në përgjithësi ato kanë përfshirë: - Vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe të menaxhimit të riskut;- Informacionet financiare, të drejtimit dhe operacionale; - Menaxhimin dhe ruajtjen e aseteve; - Veprimtaritë e kryera nga Drejtoritë Rajonale të AKU-së;- Arritja e objektivat kryesore të përcaktuara në programet dhe planet e punës etj.Në programimin e subjekteve dhe të tematikave të auditimit, Sektori i Auditit të Brendshëm në AKU është mbështetur në kriteret e mëposhtme: • Përfshirja në planin e auditimit e subjekteve që mbartin risk më të lartë;• Rëndësia e subjekteve dhe e drejtimeve të auditimit;• Përcaktimi i frekuencës së auditimit, prej jo më pak se një herë në dy vjet; • Marrja në konsiderate e rezultateve përfundimtare të auditimeve të mëparshme etj.Nga këto auditime kanë rezultuar të meta dhe mangësi të karakterit drejtues, menaxhues, ekonomik dhe financiar, rezultatet e të cilëve janë paraqitur rregullisht në raportimet gjashtë mujore dhe vjetore në Njësinë Qendrore të Harmonizimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Auditimit në Ministrinë e Financave. Kështu janë konstatuar: mangësi të karakterit rregullativ të procedurave të inspektimit; në ruajtjen dhe administrimin e aktiveve; mungesë bashkëpunimi me institucionet e tjera; trajnime të kufizuara të stafit që vepron në strukturat e veprimtarisë inspektuese; përfitime të padrejta,

12

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 13: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

kryesisht në udhëtime e dieta, shpenzime karburanti etj.; mosfunksionimi i kontrollit të brendshëm; mungesa e bashkëpunimit midis DRAKU-ve dhe strukturave në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së; dobësi të sistemit të menaxhimit financiar (mbledhja e të ardhurave); menaxhim jo efikas i burimeve njerëzore; mosnjohje nga ana e punonjësve e teknologjisë së informacionit, të prokurimeve publike etj.Mbi bazën e gjetjeve për secilin auditim janë dhënë rekomandimet përkatëse për marrjen e masave për përmirësimin e veprimtarisë së strukturave të audituara. Auditimet mbulojnë periudha të veçanta, pa siguruar një vazhdimësi auditimi; në pjesën më të madhe janë tematike me çështje sporadike të rastit; janë të varfër në gjetje dhe rekomandime, pasi në të shumën e rasteve kërkohet zbatimi i kuadrit rregullator; përgjithësisht dhe kryesisht përfshijnë çështje të karakterit financiar dhe të përputhshmërisë, me elementë të shkëputur performance etj. Në këtë mënyrë arrihet në përfundimin, se me gjithë numrin e madh të institucioneve shtetërore që kanë ushtruar auditim, kontroll dhe/ose mbikëqyrje në AKU, asnjëri prej tyre nuk ka zhvilluar auditime të mirëfillta performance për të arritur në përfundime mbi nivelin e sigurisë ushqimore në vendin tonë. Një gjë e tillë është konfirmuar dhe nga observacionet e AKU, me nr. 29/3 prot., datë 04.07.2017, duke e vlerësuar maksimalisht nga ana e tyre rekomandimet e këtij auditimi, si dhe angazhimin në planifikimin edhe të auditimeve të perfomancës.

1.4 Subjekti nën auditimAKU është krijuar me VKM Nr. 1081 datë 21.10.2009, me mbështetjen financiare dhe ekspertizë të BE, duke filluar që nga viti 2007, periudhë në të cilën kanë filluar hapat e parë të konceptimit të këtij institucioni. Zyrtarisht ka nisur funksionimin me inaugurimin e tij më 20.05.2010, pra një institucion me një historik aktiviteti relativisht të ri dhe në përpjekje për të qenë sipas kërkesave të bashkëkohore.

Skema nr. 2 Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë, që ndikojnë sigurinë ushqimore

13

MINISTRIA E BUJQESISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

DREJTORIA E POLITIKAVE TË

SIGURISË USHQIMORE DHE MBROJTJES SË

KONSUMATORIT(11)

Sektori i Cilësisë, Sigurisë Ushqimore

dhe Mbrojtjes së

Sektori i Mbrojtjes së Bimëve (3)

Sektori i Produkteve Ujore

AUTORITETI KOMBETAR I

USHQIMIT- 3 Drejtori në nivel qendror;- 12 Drejtori Rajonale në të cilat përfshihen dhe: 13 pika të inspektimit kufitar 7 laboratorë

DREJTORITË

RAJONALE TË

BUJQËSISË

INSTITUTI I SIGURISË SË USHQIMIT

DHE VETERINARISË

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 14: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSHAKU është në varësi të Ministrisë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, e cila duhet të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, për të krijuar besim dhe garanci për produktet ushqimore në vendin tonë në mbrojtje të konsumatorit. AKU ka në përbërje 3 drejtori në

Skema nr. 3 Struktura organike e AKU në qendër dhe në Rajone

14

BORDI

DREJTORI I PERGJITHSHEM

Drejtoria e Menaxhimit të

Riskut dhe Koordinimit të

Drejtoria e Vlerësimit dhe Komunikimit të

Riskut (13)

Drejtoria e Shërbimeve

të Brendshme

Sektori i Buxhetit

dhe Financës

Sektori i inspektimit të ushqimit, ushqimit për kafshët me OJSH dhe

Sektori i inspektimit të ushqimit, Ushqimit për

kafshët me OSH dhe

Sektori i inspektimit mbrojtjes së bimëve dhe

inputeve bujqesore

Sektori i koordinimit dhe mbështetjes së laboratorëve

Sektori i koordinimit të inspektorëve në PIK

(4)

Sektori i marrëdhënieve dhe koordinimit

institucional

Sektori i kërkimit shkencor

dhe dokumentacionit

Sektori i sistemit të informimit

të shpejtë dhe

Sektori i marrëdhënieve me publikun dhe

ndërgjegjësimit të

Sektori i Teknologjisë

së Informacionit

Sektori i Burimeve

njerëzore dhe

Sektori juridik (4)

Sektori i Auditit të

Brendshëm (3)

Komiteti Shkencor dhe

Kryeinspektori Rajonal

Sektori i inspektimit të ushqimit, Ushqimit për kafshët me OJSH dhe

operatorëve të biznesit

Sektori i inspektimit të ushqimit, Ushqimit për

kafshët me OSH dhe operatorëve të biznesit Sektori i inspektimit

mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore

Sektori i shërbimeve laboratorike

Sektori i Kontrollit në pikat e inspektimit kufitare

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 15: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSHdhe dy sektorë, në nivel qendror dhe 12 drejtori rajonale. Siç vërehet dhe nga skema e mësipërme në nivel Drejtorie të përgjithshme dhe atë Rajonale, brenda tyre janë në përbërje sektorët, të cilët për Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimit dhe Drejtoritë Rajonale pothuajse janë njëlloj me nga 6 sektorë: për inspektimin e ushqimeve me origjinë shtazore; për inspektimin e ushqimeve me origjinë joshtazore; inspektimin e mbrojtjes së bimëve etj. Aktualisht AKU ka 13 Pika të Inspektimit Kufitar, përgjegjëse për kontrollin e bimëve dhe produkteve bimore, gjësë së gjallë, nënprodukteve të kafshëve dhe ushqimin me origjinë shtazore dhe jo, të shpërndarë në 9 Drejtori rajonale, si dhe 11 laboratorë rajonalë, të cilët kryejnë analiza të sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore9, në 7 drejtori rajonale.Në AKU pothuajse në të gjithë periudhën 2012 - 2016 kanë qenë të punësuar 423 persona, nga të cilët 403 prej tyre janë pjesë e shërbimit civil, në pjesën më të madhe të tyre (355 pozicione ose 88%) i përkasin nëpunësve civil të kategorisë ekzekutive, inspektor dhe/ose specialist.10 Numri i punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme është 63 veta ose 15 % dhe pjesa e tjetër prej 360 punonjësish janë të punësuar në Drejtoritë rajonale.11 AKU është themeluar si pjesë përbërëse e një programi për të krijuar dhe garantuar sistemin e sigurisë ushqimore dhe në këtë mënyrë, është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri, në përmbushje të kërkesave ligjore, ekonomike dhe sociale, si dhe autoriteti kompetent me funksione inspektuese për menaxhimin në nivel kombëtar të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit, mbrojtjes së bimëve dhe shëndetit të kafshëve.

1.4.1 HyrjeSubjekti që auditohet është AKU me të gjitha Drejtoritë rajonale, i ngritur në tetor 200912 dhe funksionimi i të cilit ka filluar në prill të vitit 2010. Kjo në për puthje me VKM përkatëse të organizimit të funksionimit të këtij autoriteti pasi, organizimi i AKU-së, deri në funksionimin e plotë të tij, të kryhej me tre faza. Faza e parë ka përfshirë një periudhë katër mujore, gjatë së cilës është emëruar drejtori i përgjithshëm dhe bordi, si dhe është bërë rekrutimi i

9 http://www.bujqesia.gov.al/al/programi/siguria-ushqimore10 Raport “Për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil në AKU”, Tiranë, shtator 201611 Urdhër i Kryeministrit nr. 119, date 10.03.2014 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”.12 VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”

15

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 16: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU-së. Faza e dytë ka përfshirë periudhën, nga muaji i pestë deri në muajin e dymbëdhjetë, gjatë së cilës janë emëruar drejtorët e drejtorive rajonale të AKU-së, është bërë rekrutimi i punonjësve, janë siguruar mjediset e nevojshme të punës, si dhe në fazën e tretë janë ndërmarrë veprimet përgatitore dhe është bërë transferimi i funksioneve, në fushën e kontrollit të shëndetit të kafshëve dhe të mbrojtjes së bimëve, nga strukturat ekzistuese të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, tek AKU-ja. Duhet theksuar, se gjatë kësaj kohe struktura organike dhe numri i punonjësve të AKU nuk ka pësuar ndryshime thelbësore.

AKU vepron në bazë të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, i cili është ligji i posaçëm në kuadër të sigurisë ushqimore në vend. Kuadri rregullator në fushën e sigurisë ushqimore është mjaft më i gjerë se sa kaq. Mjafton të themi se ligji i mësipërm vë detyrë nxjerrjen e rreth 40 akteve nënligjore (VKM, Urdhra, Urdhëresa, Udhëzime, Rregullore etj.) për Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Bujqësisë etj. Veç këtyre, veprimtaria inspektuese e AKU-së duhet të bazohet në ligjin Nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, që ndërthuret me ligjin Nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” i ndryshuar.

AKU është institucion publik që kryen veprimtari inspektuese, teknike dhe shkencore, në përputhje me ligjin për ushqimin dhe ligjet e tjera specifike, për sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë, për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe për mbrojtjen e bimëve13 dhe ka për objekt të veprimtarisë analizimin e riskut për ushqimin dhe ushqimin për kafshë.

AKU do të jetë një instrument për monitorimin intensiv të sektorit të ushqimit dhe do të ofrojë udhëzimet dhe rregullimet relevante për operatorët e këtij sektori.14 Ky është institucioni përgjegjës përkontrollin e produkteve të ushqimit, produkteve ujore, produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore, bimëve, produkteve bimore, si dhe inputeve bujqësore, si dhe për kontrollin e lëndëve të para të përdorura në industrinë e ushqimit, si dhe produktin përfundimtar.15

Objektivi strategjik i qeverisë është garantimi në shkallën më të lartë i shëndetit të qytetarëve shqiptarë dhe perfeksionimi i sistemit të mbikëqyrjes dhe garantimit të sigurisë ushqimore, për t’i shërbyer mbrojtjes sa më të mirë të shëndetit të konsumatoreve nga sëmundjet/dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore ose shtazore, duke garantuar konkurrence të ndershme në treg të operatorëve të biznesit ushqimor.16

13 Ligji nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, neni 6114 Strategjia për mbrojtjen e konsumatorit 2003-2017, fq. 2215 Strategjia Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjen e Tregut, 2020 fq. 916 www.bujqesia.gov.al/al/programi/siguria-ushqimore

16

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 17: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

1.4.2 Politikat e institucionit/agjencisëQeveria shqiptare i konsideron politikat për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit si një prioritet i rëndësishëm, nën përgjegjësinë e MBZHRAU për krijimin e kuadrit ligjor dhe koordinimin e harmonizimit të legjislacionit me kuadrin ligjor të BE-së, si dhe të strategjisë për zbatimin e këtyre politikave dhe legjislacionit të fushës.17

AKU vepron në lidhje me:- Procesin e vlerësimit të riskut; planifikon, bashkërendon dhe realizon kontrollin zyrtar; siguron unifikimin e praktikave të kontrollit të sigurisë së ushqimore; bashkërendon veprimtarinë e laboratorëve të autorizuar të sistemit të kontrollit zyrtar, në fushën e ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe mbrojtjes së bimëve në shkallë vendi.- Kryerjen e kontrolleve paraprake, për të vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor dhe mbrojtjes së bimëve.- Ndalimin në mënyrë të përkohshme ose të përhershme, të veprimtarisë së operatorëve të biznesit të ushqimit dhe të atij të ushqimit për kafshë në fazat e prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe tregtimit të ushqimit, apo ushqimit për kafshë, kur vërtetohet se ushqimi, ose ushqimi për kafshë dhe operatorët përkatës të biznesit nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.- Kryerjen e studimeve shkencore, të nevojshme për vlerësimin e riskut në fushën e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.- Dhënien e mbështetjes teknike, administrative dhe shkencore, për të siguruar veprimtarinë e komitetit shkencor dhe të paneleve shkencore.- Informimin e publikut për fushën e sigurisë së ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.18

1.4.3 Pesha në buxhet dhe GDPSipas të dhënave të Ministrisë së Financave për buxhetin e shtetit, për periudhën 2012 - 2016, bujqësisë i janë akorduar mesatarisht 260,650,000 mijë lekë në vit, ose mesatarisht 2.84 % e shpenzimeve buxhetore gjithsej, por me një luhatje të konsiderueshme dhe me prirje në rritje, pothuajse e dyfishuar në fund të periudhës.Brenda buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, për programin e sigurisë ushqimore janë shpenzuar mesatarisht në vit, për këtë periudhë, 1,826,024 mijë lekë, ose mesatarisht 0.7 % e buxhetit të ministrisë përgjegjëse për zbatimin e programit. Në këtë mënyrë shpenzimet për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit zënë një peshë të papërfillshme në shpenzimet buxhetore në shkallë vendi, për më tepër që në këtë program, përveç AKU, përfshihen dhe Drejtoritë e bujqësisë në 12 qarqe, si dhe ISUV. Duhet vënë në dukje, se shpenzimet buxhetore për këtë program nuk kanë ndjekur të njëjtën

17 Njëlloj si 1618 www.aku.gov.al

17

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 18: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

prirje të rritjes së tyre, siç ka ndodhur me buxhetin e përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, pasi në vitin 2016 janë rritur 50 %.

Grafiku nr. 1 Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Programi për sigurinë ushqimore 2012-2016

Burimi: Të dhëna të Ministrisë së Financave të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHGjithashtu, shpenzimet për investime (kapitale) në programin për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit zënë mesatarisht 24 % të totalit, me një përqendrim më të madh në vitet 2013-2014, në pjesën më të madhe nga investimet e huaja, mesatarisht 64.4 %.Buxheti i AKU në periudhën 2012-2016 zë mesatarisht 0.2 % të programit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit, pjesë e të cilit është si institucion. Megjithëse shpenzimet gjithsej për AKU (për shkak të fondeve buxhetore të akorduara) kanë ardhur në rritje, prej 10 % në vitin 2016, krahasuar me 2012, ndodh e njëjta gjë për pagat, por investimet rriten vetëm 0.7 %, duke njohur rritje të konsiderueshme në vitet 2013 dhe 2014. Rritja e shifrës së investimeve në këtë periudhë, është rezultat i pagesës së TVSH-së për disa projekte të përfunduara në infrastrukturën e ndërtimeve për disa zyra të Drejtorive Rajonale të AKU, pra që nuk përfshijnë investime në pajisje laboratorike dhe asete të tjera. Tabela nr. 1 Shpenzimet gjithsej dhe ato për paga dhe investime të AKU 2012

- 2016 (në lekë)

Emërtimi 2012 2013 2014 2015 2016Shpenzime gjithsej

407,172,828

411,176,737

439,241,555

444,630,465

441,745,325

Paga 310,677,4

27 313,254,

853 312,400,

668 304,847,

054 345,288,

372

Investime 5,267,160 4,969,659

69,800,000

107,248,907

3,432,000

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHGjithashtu, duke analizuar në vite raportin e shpenzimeve për paga dhe investime, konstatohet se ato për investime zënë vetëm 12 %, përqindje e cila rritet për shkak të cilësimeve të mësipërme. Duhet theksuar, se gjatë kësaj periudhe AKU ka përfituar nga disa projekte dhe programe:

18

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 19: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Programi IPA 2009, me Projektin “Konsolidimi i sigurisë ushqimore ne Shqipëri” 2011 - 2014; - Programi IPA 2010, “Punime për ndërtimin dhe rehabilitimin e zyrave rajonaleve dhe laboratorëve të AKU” 2012 - 2015; - Programi IPA 2013, me instrumentin e ri Menaxhim i Decentralizuar: “Ristrukturimi dhe forcimi i rrjetit laboratorik të sigurisë ushqimore dhe veterinare në Shqipëri”.Projektet menaxhohen nga Ministria e Integrimit dhe MBZHRAU, ndërsa AKU është përfituese e rezultateve të tyre. Në këtë mënyrë, AKU nuk disponon të dhëna mbi vlerën dhe ecurinë e tyre, aq më tepër dhe objektet ndërtesa, pjesë e këtyre programeve, janë marrë në dorëzim nga Ministria e Bujqësisë.Megjithëse është e vështirë të përcaktohet pesha që zë sektori ushqimor në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), bujqësia, pyjet dhe peshkimi zënë mesatarisht 19.7 % në periudhën 2012 -

Grafiku nr. 2 Raporti mesatar i pagave dhe investimeve në përqindje, ndaj shpenzimeve gjithsej

të AKU, në periudhën 2012-2016

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH2015, megjithëse jo të gjithë treguesit prej tyre janë të lidhua me ushqimin19, duke zënë vendin e parë në 19 zërat përbërës të PBB. Në fakt pesha e sektorit ushqimor në përbërje të PBB rritet akoma më tej, nëse merret në konsideratë dhe kontributi në industrinë përpunuese, tregtia me shumicë dhe me pakicë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor etj., të cilët përmbajnë elementë të ushqimeve me origjinë shtazore dhe joshtazore.

1.4.4 Risqet e aktivitetit të subjektitGrupi i auditimit, listimin e risqeve me të cilat ndeshet AKU në realizimin e përgjegjësive të veta i ka paraqitur nëpërmjet analizës SWOT. AKU zhvillon kryesisht aktivitet inspektues dhe analiza laboratorike të ushqimeve, nëpërmjet një strukture organike me nëpunës publikë, bazuar në ligjin për ushqimin dhe ligjet e tjera specifike, për të garantuar sigurinë ushqimore në shkallë vendi.

Tabela nr. 2 Analiza SWOT për auditimin e AKU

Fuqitë (S) Dobësitë(W)

19 www.instat.gov.al19

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 20: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Ligji “Për Ushqimin” me ndryshimet e mëvonshme.

Adaptimi i kuadrit ligjor të BE-së. Ngritja dhe funksionimi i Autoritetit

Kombëtar të Ushqimit. Ngritja e bordit të AKU. Ngritja e Komitetit shkencor dhe

paneleve shkencore. Të dhëna mbi subjektet e biznesit

ushqimor dhe shpërndarjen e tyre në rajone.

Hartimi i planit vjetor të inspektimit.

Paraqitja dhe aprovimi i programeve vjetore dhe buxheteve sipas afateve të përcaktuara.

Vlerësimi dhe menaxhimi i riskut. Paraqitja dhe monitorimi i

veprimtarisë inspektuese të DRAKU-ve.

E drejta dhe detyra për kryerjen e inspektimeve.

E drejta për penalizim të subjekteve që nuk operojnë në përputhje me ligjin

E drejta e ankimimit të gjobave Kryerja e analizave laboratorike në

rastet e dyshimeve për sigurinë ushqimore.

Vlerësimi i kostove të kryerjes së analizave laboratorike.

E drejta për të informuar konsumatorin për sigurinë ushqimore dhe rezultatet e inspektimeve.

Krijimi i sistemit AKU-net. Sistemi i informimit të shpejtë për

ushqimin dhe ushqimin për blegtorinë sipas ligjit të ri (RASFF).

Teknologji bashkëkohore në sajë të investimeve në industrinë ushqimore.

Globalizimi i ekonomisë dhe qarkullimi i mallrave.

Inspektimi dhe kontrolli i ushqimeve të importuara.

Kompleksiteti i ligjit për ushqimin për detyrimet e nxjerrjes së një numri të konsiderueshëm aktesh nënligjore.

Vonesat në adoptimin e plotë të kuadrit ligjor të BE.

Mungesa e eksperiencës së mirëfilltë institucionale në fushën e sigurisë ushqimore.

Mungesa e funksionimit të bordit dhe Komitetit shkencor dhe paneleve shkencore.

Mungesa e bashkëpunimit me organet tatimore, QKR e QKL për informacionin mbi operatorët e biznesit ushqimor.

Mungesa e miratimit të planit vjetor të inspektimit nga Ministria e Bujqësisë.

Mungesa e një sektori të statistikës për përpunimin e të dhënave

Mos-analizimi e të dhënave të monitorimit të inspektorëve.

Zbatimi me mangësi i procedurës, afateve dhe dokumentacionit të inspektimit.

Mungesa e kontabilizimit të gjobës. Deformimi në veprimtarinë e

komisionit të shqyrtimit të ankimimeve.

Pajisje laboratorike të vjetra, të parinovuara që shkaktojnë kufizime në treguesit e analizave.

Buxhet vjetor i pamjaftueshëm për shpenzimet individuale të analizave.

Mospërcaktimi i procedurave për mbrojtjen e mjedisit gjatë asgjësimit të ushqimeve jashtë standardeve përkatëse.

Mos-reflektimi në tarifat e analizave laboratorike të ndryshimeve në kostot historike të tyre.

Informacioni i dobët në ndërgjegjësimin e konsumatorëve mbi të drejtat e tyre.

Roli dhe influenca e dobët e OJF-ve. Infrastruktura e dobët për sistemin

AKU-net. Mos-përditësimi i faqes zyrtare të

AKU. Kufizimet e buxhetit në investime. Aplikim i kufizuar i sistemeve të

20

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 21: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

vetëkontrollit. Menaxhim dhe komunikim i dobët i

riskut. Akoma në fuqi standardi shqiptar i

vitit 1987. Pa përputhshmëri me rregulloret

ndërkombëtare mbi ushqimin. Etiketim jo i plotë në gjuhën shqipe. Monitorim i dobët i produkteve të

importuara në lidhje me sigurinë.Shanset (O) Kërcënimet (T)

Rritje e ndërgjegjësimit për sa i përket sigurisë dhe cilësisë në të gjitha nivelet.

Potenciali i inovacionit në industrinë ushqimore.

Implementim i ligjit bashkëkohor “Për Ushqimin” dhe përmirësimi i mëtejshëm i tij.

Rritje e influencës së AKU pas ngritjes së cilësisë me trajnimet e stafit.

Potenciale përmirësimi në laboratorët me trajnimin e stafit.

Mbështetje me financime shtetërore Projektet e BE-së dhe të tjerë në

vijim, si dhe mbështetje ndërkombëtare.

Adoptimi i standardeve të BE-së për ushqimin.

Aksesi tek tregjet ndërkombëtare (përmirëson standardizimin).

Përpjekjet ndërsektoriale nga Ministritë e linjës

Mungesë e profesionalizmit dhe trajnimit të stafit në të gjitha nivelet.

Shoqërimi i inovacioneve të industrisë me deformime të nivelit të sigurisë

Performanca e kufizuar e ndikimit të konsumatorëve.

Largimet nga puna të inspektorëve dhe laborantëve të trajnuar.

Shpërndarje jo e drejtë e inspektoreve midis rajoneve dhe sektorëve.

Kufizime në buxhetim të AKU. Institucione të ndryshme te përfshira,

me mbivendosje të kompetencave. Mangësi në thithjen e përvojës

ndërkombëtare nga kapacitete të kufizuara të AKU

Përfarim i pamjaftueshëm i dokumenteve të BE-së në fushën e sigurisë ushqimore.

Zbatim i kufizuar i strategjive te reja nga palët e përfshira.

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSHBazuar në analizën SWOT, risqet aktivitetit të AKU në funksion të sigurisë ushqimore janë klasifikuar në dy grupe: brenda kontrollit menaxheria dhe jashtë kontrollit menaxherial, me renditjen e mëposhtme: a) Risqet brenda kontrollit menaxherial: - Mungesa e eksperiencës së mirëfilltë institucionale në fushën e sigurisë

ushqimore;- Mungesa e funksionimit të bordit dhe Komitetit shkencor dhe paneleve

shkencore; - Mungesa e bashkëpunimit me organet tatimore, QKR dhe QKL lidhur me

informacionin mbi operatorët e biznesit ushqimor;- Mungesa e një sektori të statistikës për përpunimin e të dhënave;- Mos analizimi e të dhënave të monitorimit të inspektorëve;- Zbatimi me mangësi i procedurës, afateve dhe dokumentacionit të

inspektimit;21

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 22: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Mungesa e kontabilizimit të gjobës;- Deformimi në veprimtarinë e komisionit të shqyrtimit të animimeve;- Mos reflektimi në tarifat e analizave laboratorike të ndryshimeve në kostot

historike të tyre;- Informacioni / arsimimi / ndërgjegjësimi i konsumatorëve mbi të drejtat e

tyre;- Roli dhe influenca e dobët e OJF-ve;- Aplikim i kufizuar i sistemeve të vetëkontrollit;- Menaxhim dhe komunikim i dobët i riskut;- Etiketim jo i plotë në gjuhën shqipe;- Monitorim i dobët i produkteve të importuara në lidhje me sigurinë;- Mungesë e profesionalizmit dhe trajnimit të stafit në të gjitha nivelet.- Shoqërimi i inovacioneve të industrisë me deformime të nivelit të sigurisë;- Largimet nga puna të inspektorëve dhe laborantëve të trajnuar;- Mangësi në thithjen e përvojës ndërkombëtare nga kapacitete të kufizuara

të AKU-së;- Zbatim i kufizuar i strategjive te reja nga palët e përfshira;.- Infrastruktura e dobët për sistemin AKU-net;- Mos-përditësimi i faqes zyrtare të AKU;

b)Risqet jashtë kontrollit menaxherial: - Kompleksiteti i ligjit për ushqimin për detyrimin e nxjerrjes së një numri të

konsiderueshëm aktesh nënligjore;.- Vonesat në adoptimin e plotë të kuadrit ligjor të BE;- Mungesa e miratimit të planit vjetor të inspektimit nga Ministria e

Bujqësisë;- Pajisje laboratorike të vjetra, të pa rinovuara që shkaktojnë kufizime në

treguesit e analizave;- Buxhet vjetor i pamjaftueshëm për shpenzimet individuale të analizave;- Mospërcaktimi i procedurave për mbrojtjen e mjedisit gjatë asgjësimit të

ushqimeve jashtë standardeve përkatëse;- Kufizimet e buxhetit në investime;- Akoma në fuqi standardi shqiptar i vitit 1987;- Pa përputhshmëri me rregulloret ndërkombëtare mbi ushqimin;- Performanca e kufizuar e ndikimit të konsumatorëve;- Shpërndarje jo e drejtë e inspektoreve midis rajoneve dhe sektorëve;- Kufizime në buxhetim të AKU;- Institucione të ndryshme te përfshira, me mbivendosje të kompetencave;- Përfarim i pamjaftueshëm i dokumenteve të BE-në fushë e sigurisë

ushqimore;- Zbatim i kufizuar i strategjive te reja nga palët e përfshira;

1.4.5 Rëndësia e produkteve të subjektitFuqizimi dhe konsolidimi i strukturave administrative të AKU, duke investuar në infrastrukturën e zyrave dhe laboratorëve rajonale te AKU për garantimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, legjislacioni i produkteve, i harmonizuar me atë evropian, që vendos kërkesa teknike të sigurisë, të cilat duhet të plotësohen përpara vendosjes së tyre në treg, është hapi i parë i

22

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 23: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

domosdoshëm për garancinë ligjore për nivelin e sigurisë së produkteve në tregun shqiptar, të njëjtë me atë të qytetarëve evropianë.Rritja e nivelit të sigurisë ushqimore në vend është e lidhur pazgjidhshmërisht me produktet e AKU, si rezultat i veprimtarisë së tij nëpërmjet kontrollit zyrtar të ushqimeve. Kontrolli zyrtar i ushqimeve përfshin një ose më shumë nga veprimtaritë në vijim: a) inspektimin; b) marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave; c) kontrollin e etiketës dhe të dokumentacionit zyrtar; ç) shqyrtimin e dokumentacionit për gjurmueshmërinë; d) shqyrtimin e sistemit të vetëkontrollit.20

Një nga veprimtaritë më të rëndësishme të AKU dhe që ndikon ndjeshëm në nivelin e sigurisë ushqimore, është procesi i inspektimit të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore dhe jo shtazore të operatorëve të biznesit ushqimor, mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore si dhe kryerja e analizave laboratorike. Kryerja e analizave laboratorike bëhet për tregues fizik, kimik dhe mikrobiologjik, me origjinë të mostrave nga importi i ushqimeve, nga kontrolli zyrtar dhe nga auto kontrolli. Veç këtyre, AKU kryen analiza të shëndetit dhe të mbarështimit të kafshëve, si dhe të mbrojtjes së bimëve.Shqipëria është një vend ku importohen një sasi e konsiderueshme ushqimesh, duke përbërë një fushë të rëndësishme kontrolli dhe inspektimi të AKU në pikat kufitare për: a) Kontrollin e përputhshmërisë së dokumentacionit shoqërues (certifikatë, njohja mbi bazën e marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe me vendet eksportuese, si dhe e certifikatës dhe/ ose dokumenteve të tjera me Urdhër të Ministrit të Bujqësisë;b) Kontrollin e sigurisë së ushqimeve të importuara, së bashku me marrjen e mostrave për analiza.Veç këtyre, AKU kryen kontrolle dhe inspektime zyrtare në të gjithë vendin në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore, si dhe zbatimin e ligjeve të kësaj natyre.Vlerësimit të riskut në bazë të proceseve shkencore, me qëllim identifikimin e dëmtuesit dhe karakterizimin e tij, vlerësimin e ekspozimit dhe karakterizimin e riskut, si dhe shkëmbimet e ndërsjella të komunikacionit dhe të mendimeve gjatë procesit të analizimit të riskut, përbën një nga produktet e rëndësishme të AKU që ndikon në nivelin e sigurisë ushqimore.Në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, AKU kryen kontrollin e dokumentacionit lidhur me etiketimin e produkteve ushqimore, të etiketave që paraqiten për notifikim, si dhe përditësimin e bazës së të dhënave të krijuar për këtë qëllim.AKU është përgjegjëse për organizimin dhe kryerjen e funksioneve të sekretariatit të komitetit shkencor dhe paneleve shkencore, si dhe për katalogimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e mendimeve shkencore lidhur me situatat e vlerësimit të riskut, mbi të cilat ato kanë shprehur një mendim përfundimtar. Duhet theksuar se politikat e sigurisë ushqimore janë kapitujt veçantë të Raport-progreseve të Komisionit Evropian për Shqipërinë, Në këtë mënyrë

20 Ligji nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, neni 38.23

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 24: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

nëse në vitin 2012 është cilësuar se në fushën e sigurisë ushqimore janë në një fazë të hershme (kjo pasi rregullat mbi aktivitetet e menaxhimit të riskut nuk janë miratuar dhe procedurat zbatuese nuk janë zhvilluar),21 në vitin 2016 është përcaktuar: “Nuk ka përparim në vlerësimin e riskut. Komiteti Shkencor dhe Panelet nuk janë mbledhur, për shkak edhe të mungesës buxhetore. Bashkëpunimi me institucionet e tjera të përfshira në menaxhimin e riskut mbetet i dobët”.22

1.4.6 Feedback-u i subjektit në përfundim të auditimitGjatë fazës studimore, drejtuesit, stafi dhe specialistët e AKU i janë përgjigjur në kohë takimit prezantues dhe atyre konsultuese e sqaruese, si dhe plotësimit të informacionit të kërkuar. Meqenëse në auditim është përfshirë një periudhë 5 vjeçare 2012-2016, si dhe për shkak të lëvizjeve të shpeshta të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, janë shfaqur vështirësi për dokumentacionin e viteve të fillimit. E njëjta gjë duhet thënë dhe për të dhënat statistikore mbi inspektimet të këtyre viteve, e shoqëruar kjo me mungesën e një sektori të statistikës pranë këtij institucioni.Konstatohet se edhe në nivel rajonal, inspektorët dhe specialistet janë treguar bashkëpunues dhe të hapur për çdo lloj informacioni dhe dokumentacioni të aktivitetit në fushën e sigurisë ushqimore. Auditimet e shumta dhe nga një numër i konsiderueshëm i institucioneve të jashtme, përfshirë dhe KLSH, ka rritur ndjeshëm transparencën dhe përgjegjshmërinë e punonjësve ndaj grupit të auditimit.

21 Progres Raporti 2012 për Shqipërinë, Komisioni Evropian.22 Raporti i vitit 2016 për Shqipërinë, Komisioni Evropian.

24

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 25: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

2. QASJA DHE DETAJE TË AUDITIMITRritja e vazhdueshme e nivelit të sigurisë ushqimore nëpërmjet veprimtarisë së AKU, është një problem social për mbarë popullatën, jo vetëm për shkak të mbrojtjes së shëndetit, por me ndikim në nivelin e mirëqenies dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, nëpërmjet konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Në këtë kuadër analizimi e veprimtarisë së AKU, në funksion të rritjes së sigurisë ushqimore, është një çështje komplekse dhe me një shtrirje të gjerë gjeografike dhe problematike. Për rrjedhojë, grupi i auditimit të KLSH do të aplikojë, sipas shtjellimit të pyetjeve dhe nënpyetjeve, qasje të ndryshme. Gjatë fazës studimore dhe në vijim janë grumbulluar dhe vazhdojnë të grumbullohen një numër i konsiderueshëm të dhënash numerike, si ato për: strukturën organike dhe menaxhimin e shërbimit civil në përgjithësi; numrin e inspektimeve sipas viteve, sektorëve, drejtorive rajonale, muajve dhe deri në nivel inspektori; numri i bizneseve të ndara sipas nivelit të riskut, rajoneve dhe sektorëve etj.; numri i operatorëve të biznesit ushqimor të rezultuar gjatë kontrollit me veprimtari në kundërshtim me ligjet; mostrat laboratorike; pyetësor etj., të cilat kërkojnë analiza të kujdesshme statistikore, për të arritur në konkluzione të sakta dhe të qarta. Në këtë mënyrë, ne do të përdorim qasjen sasiore.Gjatë auditimit të sigurisë ushqimore, ka dhe çështje të problemit social të cilat nuk mund të shprehen në mënyrë sasiore, si p.sh, ato që kanë të bëjnë me kuadrin rregullativ për përditësimin e tyre, funksionimin e bordit, komitetit shkencor, komisionit të ankimimit, analiza e riskut, funksionaliteti i laboratorëve, pyetësorët me pyetje të hapura etj., të cilat kërkojnë për analizë qasje cilësore, duke qenë më tepër një qasje problemore. Arritja në konkluzione korrekte mbi sigurinë ushqimore në vend, do të kërkojë që grupi i auditimit, për çështje të ndryshme gjatë shtjellimit të pyetjeve dhe nënpyetjeve, të përdorë edhe qasjen pragmatike, e cila është një miks, midis dy qasjeve të mësipërme. Duke audituar veprimtarinë e AKU për një periudhë pesëvjeçare (2012 – 2016), në funksion të sigurisë ushqimore, në bazë të të dhënave dokumentare dhe statistikore zyrtare, brenda dhe jashtë institucionit, intervistave, pyetësorëve, konsultave me ekspertë etj., nëpërmjet përdorimit të metodave sasiore, cilësore dhe mikse (pragmatike), do të krijohet mundësia e vlerësimit objektiv, të qartë, të pavarur dhe profesional të këtij problemi social.

2.1 Objektivi dhe problemi i performancësGjatë kryerjes së këtij auditimi të përformancës do të analizojmë shkallën e realizimit të objektivave të planifikuara, pra rezultatet e matura kundrejt synimeve dhe atje ku është e mundur edhe burimet e shpenzuara për të arritur këto objektiva. Kjo do të thotë se vend të rëndësishëm dhe kryesor në auditimin e sigurisë ushqimore do të zërë efektiviteti. Kështu, është detyrim ligjor nxjerrja e një numri të konsiderueshëm aktesh nënligjore nga institucione të ndryshme; procesi i administrimit civil përcakton kritere për rekrutimin, trajnimin vlerësimin e specialistëve dhe inspektorëve; inspektimet jo vetëm që duhet të jenë të planifikuar, por duhet të bazohen në risk, si dhe

25

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 26: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

të kryhen me cilësi; etj., kanë ndikim të ndjeshëm në problemin social të sigurisë ushqimore. AKU, duke qenë një institucion shtetëror buxhetor, përdor fonde nga buxheti dhe arkëton në buxhet të ardhura, nga tarifat për analizat e mostrave në laboratorët e saj, apo edhe nga vjelja e gjobave etj. Veç kësaj, AKU-së i vihet në dispozicion një strukturë organike e caktuar me specialistë, inspektorë dhe punonjës mbështetës, të cilët nëpërmjet zbatimit të ligjit, duke përdorur asetet përkatëse (laboratorë, automjete etj., synojnë përmirësimin e nivelit të sigurisë ushqimore. Këto bëjnë të nevojshme matjen e performancës së tyre nëpërmjet efiçiencës: minimizimit të input-eve (burimeve: financiare, njerëzore ose materiale), kur rezultatet janë të fiksuara, ose maksimizimin e rezultateve, kur input-et janë fikse.Duke qenë një veprimtari e gjithanshme e AKU për sigurinë ushqimore, për çështje apo elementë të veçantë brenda tyre, për matjen e performancës, grupi i auditimit do të përdorë ekonomicitetin: arritjen e një sasie dhe cilësie produkti të përshtatshëm, me çmimet më të ulëta të mundshme.

2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancësSiguria ushqimore është një disiplinë shkencore që përshkruan trajtimin, përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit në mënyrë që të parandalojnë sëmundje që vijnë prej ushqimeve, pra nënkupton atë që të mos shkaktojë efekte të dëmshme për shëndetin e njerëzve, kur ai është përgatitur dhe konsumuar në kushte të përshtatshme.Siguria ushqimore është mjaft e rëndësishme, pasi është e lidhur me shëndetin e popullsisë, duke shkaktuar sëmundje nga ushqimet e ndotura, ose me përmbajtje fiziko-kimike, bakteriale, virale etj., tej normave të lejuara, me pasoja të dëmshme në jetesën e qytetarëve. Ushqimi i pasigurt krijon një rreth vicioz të sëmundjes dhe kequshqyerjes, e cila ndikon veçanërisht tek fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët. Në kushtet e Shqipërisë, me sistem të dobët shëndetësor, mungojnë të dhënat statistikore mbi sëmundjet që vijnë prej ushqimeve, për numrin e personave të prekur, të trajtuar në kushte ambulatore dhe spitalore dhe të atyre që kanë humbur jetën për këtë shkak, të ndarë në zonë urbane dhe rurale. Mungesa e të dhënave të tilla e vështirëson analizën dhe përcaktimin e saktë të impaktit të veprimtarisë së AKU në nivelin e sigurisë ushqimore në vend, por megjithatë për rëndësinë e këtij aktiviteti mjafton të cilësojmë, se sëmundjet diarreike janë më të zakonshmet që rezultojnë nga konsumi i ushqimit të kontaminuar, duke shkaktuar çdo vit 550 milion njerëz të sëmurë dhe 230,000 vdekje23. Siguria ushqimore, për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, vazhdon të mbetet një sfidë e rëndësishme në boten e sotme. Përparimi i konsiderueshëm në forcimin e sistemeve të sigurisë ushqimore në shumë vende, ka bërë të mundur parandalimin dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë që vjen nga ushqimi. Megjithatë, vazhdojnë të mbeten ende rrezik rastet e sëmundjeve që vijnë prej ushqimeve, për shkak edhe të disa faktorëve si: rritja e volumit të tregtisë ndërkombëtare; shtrirja e detyrimeve

23 http://www.who.int/mediacentre/factsheets/fs399/en/26

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 27: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

ligjore në fushën e ushqimit midis shteteve; rritja e kompleksitetit të llojeve të ushqimeve dhe burimeve gjeografike të tyre; intensifikimi dhe industrializimi i prodhimit bujqësor dhe blegtoral; rritja e vëllimit të turizmit; metodat e reja të përpunimit të ushqimit; ushqimet dhe teknologjitë e reja, rritja e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve etj. Përveç mirëqenies shëndetësore, sëmundjet që vijnë nga ushqimi shkaktojnë probleme ekonomike dhe financiare për familjet shqiptare, pasi jo vetëm që rrisin shpenzimet mesatare për shëndetin, por në të njëjtën kohë rrisin shpenzimet për ushqim dhe pije joalkolike, duke marrë në konsideratë që shpenzimet për to zënë mesatarisht 52.3 % në strukturën e buxhetit të familjeve sipas grupeve kryesore të konsumit.24

Niveli ulët i sigurisë ushqimore shfaqet në pamundësinë e zvogëlimit dhe parandalimit të sëmundjeve me origjinë nga ushqimi, me pasoja në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, duke dëmtuar ekonominë, turizmin dhe tregtinë.Një ndër institucionet kryesore për të përmirësuar sigurinë ushqimore është AKU, i cili nëpërmjet veprimtarisë së tij, inspekton operatorët e biznesit ushqimor, duke synuar t’u krijojë kushte qytetarëve shqiptarë që të konsumojnë produkte po aq të sigurta, sa edhe qytetarët evropianë. Bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, pra për sigurinë ushqimore në Shqipëri, përcaktohen në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar. Sipas këtij ligji, kontrolli zyrtar i ushqimit dhe ushqimit për kafshë bëhet nga AKU, i cili përfshin dhe kryerjen e analizave laboratorike, kontrollin e etiketës dhe dokumentacionit zyrtar, si dhe shqyrtimin e gjurmueshmërisë e sistemit të vetëkontrollit.Në këtë mënyrë, funksionimi institucional me integritet dhe profesionalizëm i AKU-së do të garantojë konsumatorin, që produktet e përdorura janë të shëndetshme, me një siguri ushqimore të lartë, si dhe do të bëjë të mundur realizimin e prioriteteve strategjike për anëtarësimin në bashkësinë evropiane.

2.1.2 Objektivi i auditimitBiznesi ushqimor në tërësi duhet të ofrojë siguri ushqimore për konsumatorët. Por nëse ky sektor nuk kontrollohet, ose kontrollohet me cilësi të dobët, mbetet një shkak madhor për përhapjen e sëmundjeve dhe për pasojë në vuajtje njerëzore, si në kohën dhe paratë e shpenzuara për të sëmurët, ashtu edhe më keq, në rastet e vdekjeve prej këtyre komplikacioneve. Çështjet e sigurisë, për ushqimet e importuara dhe ato të prodhuara në vend, nëse ato janë të sigurta për konsumatorët, i janë ngarkuar me ligj në mënyrë të konsiderueshme AKU-së. Zhvillimi i një sistemi efektiv të sigurisë ushqimore, me besim të lartë nga grupet e interesit dhe shoqëria në tërësi, konsiderohet ende në fazën fillestare. Kostot direkte apo indirekte, që përballohen nga helmimi ushqimor dhe sëmundjet prej ushqimit janë tepër të larta edhe për vendet e zhvilluara, më se e kuptueshme për Shqipërinë, e konsideruar si vend në zhvillim. Për

24 http://www.instat.gov.al/al/themes/konsumi-i-familjeve.aspx27

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 28: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

këtë arsye, një sistem efektiv i sigurisë ushqimore është shumë i rëndësishëm, për të parandaluar dëmtimin e shëndetit të shkaktuar nga konsumi i ushqimit të pasigurt, si dhe për uljen e kostove që e shoqërojnë atë. Për më tepër, çështjet e sigurisë ushqimore janë akoma më të rëndësishme në vendet me të ardhura të ulëta, për shkak të zgjedhjes së kufizuar të konsumit.Meqenëse AKU është institucioni kryesor i ngarkuar drejtpërdrejtë në mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore, qëllimi i auditimit është për të identifikuar dobësitë dhe problemet në menaxhimin e sistemit të kontrollit të sigurisë së ushqimit dhe të dhënë rekomandimet përkatëse. KLSH e konsideron efektivitetin e veprimtarisë së AKU në rritjen e sigurisë ushqimore problemin kryesor të auditimit. Nëpërmjet shtjellimit të pyetjeve të auditimit, do të përpiqemi për të vlerësuar nëse janë adresuar në mënyrë të përshtatshme rreziqet e sigurisë ushqimore në kufi dhe brenda vendit, përfshirë dhe komunikimin me konsumatorët.KLSH do të mbulojë katër mekanizma kryesore të aktivitetit të AKU: kuadrin rregullativ, menaxhimin e burimeve njerëzore, inspektimin dhe analizat laboratorike, inspektimin dhe monitorimin, të cilët përcaktojnë pothuajse plotësisht nivelin e sigurisë ushqimore në vend. Pra, duke u fokusuar në drejtimet e mësipërme, për periudhën pesëvjeçare 2012-2016, synojmë të vlerësojmë se sa i ka përmbushur AKU objektivat e veta në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.

2.2 Përkufizimet dhe terminologjia “Auditim” është procesi i shqyrtimit objektiv dhe vlerësimi i pasqyrave

financiare të një organizate për të siguruar që të dhënat janë në përfaqësim të drejtë dhe të saktë të transaksioneve që ata pretendojnë se përfaqësojnë25.

“Siguri ushqimore” është garancia se ushqimi nuk shkakton efekte të dëmshme në shëndetin e njerëzve, nëse është përgatitur dhe konsumuar, sipas kushteve të përdorimit.

“Legjislacion ushqimor” janë ligjet dhe aktet nënligjore, që trajtojnë problemet e ushqimeve, në përgjithësi, dhe të sigurisë ushqimore, në veçanti.

“Kontroll zyrtar” është çdo kontroll për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë.

“Ushqim” ose “produkt ushqimor” është çdo substancë ose produkt i përpunuar, pjesërisht i përpunuar ose i papërpunuar, i përcaktuar të jetë ose, për ndonjë arsye, është i konsumueshëm për njerëz.

“Operator i biznesit ushqimor” është çdo person fizik ose juridik, i regjistruar për të kryer veprimtari, që lidhen me biznesin ushqimor, përgjegjës për të siguruar se kërkesat e ligjit të ushqimit janë arritur në biznesin ushqimor të kontrolluar prej tij.

“Risk” është mundësia e një efekti të kundërt në shëndet dhe ashpërsia e këtij efekti, si rrjedhojë e pranisë së një ose më shumë dëmtuesve në ushqim.

“Analizë risku” është një proces që ka lidhje me tre komponentë të

25 www.investopedia.com/terms28

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 29: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

ndërthurur me njëri-tjetrin, të cilat janë: vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe komunikimi i riskut.

“Vlerësim i riskut” është një proces i bazuar shkencërisht, me katër etapa: identifikimi i dëmtuesit, karakterizimi i dëmtuesit, vlerësimi i ekspozimit dhe karakterizimi i riskut.

“Menaxhim i riskut” është procesi, i ndarë nga vlerësimi i riskut,i vlerësimit të politikave alternative në këshillim me subjektet e interesuara, duke pasur parasysh vlerësimin e riskut dhe faktorët e tjerë të pranueshëm.

“Gjurmim” është aftësia për të gjurmuar dhe ndjekur një ushqim, ushqim për kafshë, kafshët që prodhojnë ushqim, ose substanca të përcaktuara, që janë ose priten të jenë të lidhura me një ushqim për njerëz ose kafshë, në të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit dhe të shpërndarjes.

“Faza të prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes” është çdo fazë, përfshirë importet dhe lëndët e para për prodhimin e ushqimeve, përfshirë ruajtjen, transportin, shitjen ose furnizimin e konsumatorit përfundimtar dhe, në mënyrë të ngjashme, importimin, prodhimin, ruajtjen, transportin, shpërndarjen, shitjen dhe furnizimin e ushqimeve për kafshë.

“Konsumator i fundit” është konsumatori i fundit i produkteve ushqimore, që nuk e përdor ushqimin si pjesë të biznesit ushqimor.

“Higjienë e ushqimit” është tërësia e masave dhe e kushteve të nevojshme për kontrollin e dëmtuesve, për të siguruar përshtatshmërinë për konsum njerëzor të një produkti ushqimor, duke pasur parasysh përdorimin e përcaktuar të tij.

“Kontaminant” ose “substancë e dëmshme” është një agjent biologjik, kimik apo fizik, ose kushte të ushqimit apo ushqimit për kafshë, me mundësi për të shkaktuar një efekt të kundërt në shëndet.

“Aditiv ushqimor” është çdo substancë, e cila normalisht nuk konsumohet, nuk është një përbërës tipik i ushqimit, nuk ka vlera ushqimore dhe është shtuar qëllimisht për të përcaktuar karakteristikat teknologjike dhe organo-leptike të ushqimit gjatë përgatitjes, trajtimit, përpunimit, formimit, paketimit, transportit ose ruajtjes.

“Cilësi e ushqimeve” janë karakteristikat e veçanta të ushqimit, të cilat kënaqin kërkesat e konsumatorit të fundit.

“Etiketim” është çdo fjalë, pamje, markë tregtare, emër tregtar, konfigurim apo simbol për një ushqim, që vendoset mbi çdo paketim, dokument, njoftim, etiketë, unazë ose mbajtëse, që shoqëron apo i referohet një ushqimi të caktuar.

“Ushqime të reja” janë ushqimet ose përbërësit ushqimorë, që nuk kanë qenë përdorur më parë për konsum njerëzor në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Stabiliment” është çdo mjedis, ku zhvillohet biznesi ushqimor dhe/ose biznesi ushqimor për kafshë.

“Kërkesat ligjore” janë kërkesat e përcaktuara nga një ligj, akti nënligjor apo një leje, licencë a autorizim dhe që janë të detyrueshme për t’u respektuar gjatë ushtrimit të një veprimtarie të natyrës tregtare,

29

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 30: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

ekonomike apo profesionale, përfshirë ato kërkesa të detyrueshme për t’u respektuar nga organet publike që ofrojnë shërbime publike.26

“Subjekti i inspektimit” është çdo person fizik apo juridik, privat apo publik, që ka, sipas ligjit, detyrimin të respektojë një kërkesë ligjore.

“Inspektim” është çdo formë kontrolli që organi publik kryen për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit.

“Inspektim rastësor” është ajo formë inspektimi, në të cilin subjekti i inspektimit është i përcaktueshëm, në mënyrë rastësore në bazë të veprimtarisë së caktuar që kryen.

“Inspektim i programuar” është inspektimi që kryhet në bazë të programit të miratuar të inspektimit për çdo inspektorat qendror apo vendor.

“Inspektimi në vend” është inspektimi që kryhet në vendin apo vendet e ushtrimit të veprimtarisë së subjektit të inspektimit.

“Ministri përgjegjës” është ministri që mbulon fushën shtetërore të veprimtarisë, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi për një funksion të caktuar inspektimi.

“Dënim administrativ” është masa e paralajmërimit, gjoba dhe çdo masë apo sanksion tjetër administrativ, pavarësisht nga emri i parashikuar nga ligji që rregullon një funksion inspektimi.

“Paralajmërimi” është dënimi administrativ që sanksionon shkeljet e një rëndësie të vogël të kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit dhe që ka për qëllim evidentimin e tyre dhe paralajmërimin e subjektit.27

2.3. Kriteret

2.3.1 Kriteret e politikës Prioritetet qeverisëse për Sigurinë ushqimore në Shqipëri; Strategjia ndërsektoriale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen

e tregut 2007-2013. Strategjia ndërsektoriale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen

e tregut, 2020. Strategjia ndërsektoriale për zhvillimin rural dhe bujqësor 2014-2020. Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe Plan-

Veprimi (2014-2020), Janar 2014. Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2016-2020, Mars 2015. Progres Raportet e Komisionit Evropian për Shqipërinë 2012-2016.

2.3.2 Kriteret e monitorimit dhe raportimi Raporte vjetore për vlerësimin e funksionimit të AKU në periudhën 2012-

2016. Raporte vjetore të Drejtorive Rajonale të AKU për periudhën 2012-2016.

26 Terminologjia e mësipërme është sipas ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, i ndryshuar27 Terminologjia e inspektimit është sipas ligjit nr. 10433, date 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”

30

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 31: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Raporte të Ministrisë së Bujqësisë mbi aktivitetin dhe problematikat e AKU.

Relacione, Analiza dhe Studime të AKU, MBZHRAU, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatave e Institucioneve Ndërkombëtare mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri.

2.3.3 Kriteret teknike Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës të Shqipërisë”,

i ndryshuar. Ligji nr. 8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të

Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Ligji Nr. 8480, date 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale te

administratës shtetërore dhe enteve publike”. Ligji Nr. 9720, datë 23.4.2007, "Për auditimin e brendshëm në sektorin

publik", i ndryshuar. Ligji Nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, i ndryshuar me ligjin nr.

74/2013, datë 14.02.2013). Ligji Nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i

ndryshuar. Ligji Nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në

Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ligji Nr. 10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”. Ligji Nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për Inspektimin në Republikën e

Shqipërisë”. Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së

Shqipërisë”. Ligji Nr. 114/2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”. VKM Nr. 173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga

detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit”.

VKM Nr. 1344, datë 10.10.2008 “Për miratimin e rregullave për etiketimin e produkteve ushqimore”.

VKM Nr. 538, datë 26.5.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”

VKM Nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, i ndryshuar.

VKM Nr. 760, datë 16.9.2015 “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshë përgjatë zinxhirit ushqimor”.

Urdhra, Udhëzime dhe Rregullore të dala në zbatim të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, i ndryshuar.

Urdhra, Udhëzime dhe Rregullore të dala në zbatim të VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, i ndryshuar.

31

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 32: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

2.3.4 Kriteret e tjera/Praktikat më të mira Auditime të performancës mbi sigurinë ushqimore nga përvoja e vendeve të tjera (në se ka).

2.4. Piramida e pyetjeve auditueseA ka qenë efektive veprimtaria e AKU për rritjen e sigurisë ushqimore në vend?1. A i ka shërbyer kuadri rregullativ dhe administrativ përmirësimit të sigurisë ushqimore?

1.1 A funksionon plotësisht kuadri legjislativ për sigurinë ushqimore?1.2 Sa i ka shërbyer sigurisë ushqimore funksionimi i organeve

përbërëse të AKU?2. A ka ndikuar administrimi i burimeve njerëzore në veprimtarinë e AKU për arritjen e objektivave të tij?

2.1 A është efektive shpërndarja e inspektorëve sipas rajoneve dhe sipas sektorëve brenda tyre?2.2 A është administruar shërbimi civil në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë ushqimore?

3. A ka ndikuar inspektimi në përmirësimin e nivelit të sigurisë ushqimore?3.1 A janë efektive inspektimet e ushqimeve të importuara?3.2 A ka ndikuar inspektimi për produktet ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve?3.3 A ka qenë efektiv penalizimi i subjekteve për të rritur nivelin e

sigurisë ushqimore?

4. A është mbështetur aktiviteti i AKU nga rrjeti i laboratorëve rajonal në funksion të rritjes së sigurisë ushqimore?

32

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 33: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Skema nr. 4 Paraqitja skematike e piramidës së pyetjeve audituese

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH

33

1.1 A i ka shërbyer kuadri rregullativ dhe administrativ përmirësimit të

sigurisë ushqimore?

1.2 A ka ndikuar administrimi i

burimeve njerëzore në veprimtarinë e AKU për arritjen e objektivave të tij?

1.3 A ka ndikuar inspektimi në

përmirësimin e nivelit të sigurisë

ushqimore?

1.1.1 A funksionon plotësisht kuadri

legjislativ për sigurinë

1.4 A është mbështetur aktiviteti

i AKU nga rrjeti i laboratorëve rajonal në funksion të rritjes

së sigurisë

1.1.2 Sa i ka shërbyer sigurisë

ushqimore funksionimi i

1.2.1 A është efektive shpërndarja e

inspektorëve sipas rajoneve dhe sipas

1.2.2 A është administruar

shërbimi civil në funksion të rritjes së

1.3.1 A janë efektive inspektimet e ushqimeve të importuara?

1.3.2 A ka ndikuar inspektimi për

produktet ushqimore në mbrojtjen e

1.3.3 A ka qenë efektiv penalizimi i subjekteve për të

rritur nivelin e

A ka qenë efektive veprimtaria e AKU për rritjen e sigurisë ushqimore në vend?

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 34: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

2.5 Skema e auditimit

2.5.1 Qasja/Metodologjia auditueseSiç është cilësuar dhe në çështjet e trajtuara më lart, për t’iu përgjigjur pyetjes kryesore nëpërmjet nënpyetjeve të dy niveleve të tjera, do të përdoren tre qasje: sasiore, cilësore dhe mikse; në varësi të të dhënave dhe dokumentacionit të grumbulluar dhe që përdoret gjatë shtjellimit të tyre.Paradigma kryesore e këtij auditimi është: “Rritja e nivelit të sigurisë ushqimore në vend bëhet e mundur nga veprimtaria efektive e AKU: nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të kuadrit të plotë rregullativ të harmonizuar, bashkërenduar dhe të përditësuar dhe me kërkesat e BE-së; nëpërmjet mirëmenaxhimit të specialistëve dhe inspektorëve të përgatitur profesionalisht dhe të trajnuar, si dhe nëpërmjet bazës laboratorike bashkëkohore dhe të besueshme.”Auditimi i aktivitetit të AKU, për periudhën 2012-2016, krijon mundësinë e evidentimit të prirjeve në realizimin e objektivave të veprimtarisë saj, duke krahasuar rezultatet me pritshmëritë në fushën e sigurisë ushqimore. Një analizë e tillë, deri në nivel sektori dhe Drejtorie Rajonale, do të bëjë të mundur arritjen e konkluzioneve të sakta e objektive dhe dhënien e rekomandimeve përkatëse të qarta.Aplikimi i këtyre qasjeve të auditimit (sasiore, cilësore dhe mikse) siguron një trajtim shterues të performancës së AKU në funksion të sigurisë ushqimore, një problem ky me karakter social dhe ekonomik, me ndikim në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

2.5.2 Metodat & teknikat audituese Analiza dhe krahasimi i akteve normative me situatën gjatë periudhës së

auditimit Analizë sasiore dhe cilësore e informacionit të ofruar nga AKU. Intervista me specialistë të AKU dhe të OJF të interesuara në fushën e

sigurisë ushqimore. Vizita në terren dhe vëzhgime të procedurave inspektuese. Rishikim dhe vlerësim i të dhënave statistikore dhe dokumentacionit të

grumbulluar gjatë fazës studimore. Konsulta me ekspertë të fushës, jashtë subjekteve të auditimit. Analizë sasiore dhe cilësore e veprimtarisë së drejtuesve, specialistëve

dhe punonjësve në përmbushje të detyrave për sigurinë ushqimore. Studim i auditimeve të ngjashme të kryera nga vendet e tjera.

2.6 Rezultatet e parashikuaraAuditimi i performancës së sigurisë ushqimore, duke u fokusuar në indekset e performances së burimeve njerëzore (numri gjithsej, shpërndarja midis sektorëve, lëvizjet, largimet, eksperienca, profesionet, trajnimet, testimet, vlerësimet etj.), rezultatet e inspektimeve në tërësi dhe sipas sektorëve (procedura dhe rezultatet), të analizave laboratorike (procedura e marrjes së mostrës dhe kryerja e analizave, numri, plotësimi i nevojave me përbërësit e nevojshëm etj.), të gërshetuara këto dhe me kuadrin rregullator përkatës e

28

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 35: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

asetet e nevojshme, si dhe të analizuara për një periudhë 5 vjeçare (2012-2016) parashikohet të ketë impakt social të gjithanshëm në shkallë vendi. Paraqitja e problematikave dhe prirjeve të ecurisë së nivelit të sigurisë ushqimore në shkallë vendi, do të mundësojë që jo vetëm të përmirësohet veprimtaria e AKU në tërësi, dhe kryesisht për inspektimin e operatorëve të biznesit ushqimor dhe besimin në rezultatet e numrit dhe llojit të analizave, në funksion të parandalimit të pasojave negative në jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve shqiptar.Megjithëse segmente të veçanta të AKU janë audituar, kontrolluar, mbikëqyrur dhe inspektuar, nga disa institucione të tjera shtetërore, nuk ka pasur auditime të performancës të fokusuara në nivelin e sigurisë ushqimore në shkallë vendi. Nëpërmjet këtij auditimi të performancës do të bëjmë më transparente veprimtarinë e AKU, gjë e cila do të rrisë përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien përballë opinionit të gjerë publik.

2.6.1 Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe QeverinëRezultatet e këtij auditimi të performancës do të kenë impakt për Kuvendin, pasi do t’i krijojnë mundësinë të njihet në mënyrë të detajuar dhe të veçantë për problematikën që ka shoqëruar performancën e AKU në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore, me ndikim në jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve të vendit tonë, duke ndihmuar në përmirësimin e legjislacionit përkatës.Raporti përfundimtar, në të cilin pasqyrohen gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet, do të ndikojë për Qeverinë, së pari për të nxitur përmirësimin e plotësimin e kuadrit të nevojshëm rregullator në fushën e sigurisë ushqimore, si dhe për të forcuar dhe bashkërenduar më mirë veprimtarinë inspektuese dhe atë të analizave laboratorike të AKU, në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë ushqimore në Shqipëri.

2.6.2 Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesitDuke audituar performancën e AKU, do të përpiqemi të bëjmë transparente veprimtarinë e institucioneve publike në shërbim të konsumatorëve dhe qytetarëve, nëpërmjet një vlerësimi mbi ecurinë dhe nivelin e sigurisë ushqimore në vend, duke rritur përgjegjshmërinë e institucioneve dhe nëpunësve publikë të kësaj fushe, përballë taksapaguesve dhe opinionit publik.Veç kësaj, duke evidentuar problematikat dhe mangësitë, që kanë shoqëruar veprimtarinë e AKU në periudhën 2012-2016, do të ndikojmë në përmirësimin e veprimtarisë së specialistëve dhe inspektorëve të AKU, nëpërmjet rekomandimeve përkatëse, me synim përmirësimin e nivelit të sigurisë ushqimore në të ardhmen, në vendin tonë.

2.6.3 Forma e publikimitNë përfundim të auditimit do të përgatitet Raporti Përfundimtar i Auditimit, i cili i dërgohet subjektit nën auditim Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucionit qendror epror Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

29

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 36: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Administrimit të Ujërave, si dhe Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Një përmbledhje e Raportit Përfundimtar të Auditimit do të publikohet në website-in e KLSH-së dhe rrjetet sociale të Departamentit të Auditimit të Performancës.Raporti Përfundimtar i Auditimit është pjesë dhe e Raportit të veprimtarisë vjetore të KLSH-së.Gjithashtu, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet do të jenë pjesë e workshop-eve periodike të Departamentit dhe KLSH-së. Pas vendimit të marrë nga Kryetari i KLSH-së për këtë auditim dhe dërgimit të Raportit dhe Rekomandimeve subjektit të auditimit, do të përgatitet një artikull për në medien e shkruar.

30

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 37: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE

A ka qenë efektive veprimtaria e AKU për rritjen e sigurisë ushqimore në vend?Gjatë kryerjes së këtij auditimi, i kemi dhënë përgjigje kësaj pyetjeje duke arritur në këtë mesazh auditimi: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka arritur të garantojë besimin e konsumatorëve për sigurinë ushqimore në vend, për shkak se:- kuadri rregullator është i paplotësuar, ka mbivendosje, dublime kompetencash dhe mungesë të ndarjes së përgjegjësive institucionale; - nuk ka funksionuar bordi, komiteti shkencor me panelet, si dhe drejtorët e përgjithshëm pas vitit 2016 janë emëruar në kundërshtim me kërkesat përkatëse ligjore;- ka shfaqur mangësi në administrimin e shërbimit civil, si dhe nuk ka një shpërndarje racionale të inspektorëve në rajone dhe sipas sektorëve brenda tyre;- ka kapacitete të dobëta inspektuese: nga largimet e paligjshme; mungesa e përputhjes së kritereve të formimit profesional; mungesa e trajnimeve, testimeve, kualifikimeve dhe për pasojë cilësi dhe numër i ulët e inspektimeve;- nuk janë trajtuar siç duhet masat administrative të dënimit me gjobë të subjekteve të gjendur në kundërshtim me ligjin;- pajisjet laboratorike në masë të konsiderueshme janë të amortizuara e jashtë përdorimit dhe laboratorë janë të paautorizuar;- mungojnë investimet në asete e infrastrukturën inspektuese, si dhe në pajisjet laboratorike me shtrirje në të gjithë vendin, të nevojshme dhe të domosdoshme për përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.

3.1. A i ka shërbyer kuadri rregullativ dhe administrativ përmirësimit të sigurisë ushqimore?Veprimtaria efiçiente e institucioneve publike në shërbim të qytetarëve varet në masë të konsiderueshme nga baza rregullative dhe funksionimi administrativ. Në këtë kuadër, rritja e sigurisë ushqimore nga veprimtaria e institucioneve përgjegjëse shtetërore realizohet në se ligjet janë të bashkërenduara dhe të harmonizuara me kuadrin rregullator evropian. Veç kësaj, ligjet duhet të jenë të plotësuar në kohë dhe me aktet e tjera nënligjore si vendime, urdhra, udhëzime, rregullore, marrëveshje etj., për t’i bërë sa më të dobishme gjatë zbatimit nga ana e nëpunësve publik. Thjeshtë dhe vetëm hartimi e miratimi i një kuadri rregullator nuk është i mjaftueshëm, në se nuk funksionojnë siç duhet strukturat administrative përkatëse, si dhe në se nuk janë të bashkërenduar mirë, me ndarje përgjegjësie të qarta institucionale, të harmonizuar dhe të plotësuar. Kështu, rritja dhe përmirësimi i sigurisë ushqimore në vend ndikohet ndjeshëm edhe nga mirëfunksionimi administrativ i bordit, komitetit dhe paneleve

30

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 38: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

shkencore, drejtorit të përgjithshëm të AKU dhe drejtorive e sektorëve brenda këtij autoriteti.

3.1.1 A funksionon plotësisht kuadri legjislativ për sigurinë ushqimore?Ligji nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, me ndryshimet e ligjit nr. 74/2013, datë 14.02.2013, ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesave të konsumatorit, nëpërmjet zbatimit të disa kërkesave, parimeve dhe detyrimeve të përgjithshme për higjienën, regjistrimin e treguesve, etiketimin, monitorimin, analizat laboratorike, menaxhimin e krizave dhe emergjencave etj., në të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve të destinuara për treg.Veç këtij, ka dhe ligje të tjera të cilat kanë për qëllim sigurinë ushqimore. Ligji nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, ka për qëllim midis të tjerave të sigurojë zbatimin e masave shëndetësore veterinare për produktet me origjinë shtazore, të prodhuara në fermë, lëndët e papërpunuara, kullotat etj. Gjithashtu, importi dhe eksporti i kafshëve të gjalla pavarësisht destinacionit për përpunim apo mbarështim, i nënshtrohet këtij ligji dhe duhet të kryhet nga inspektori veterinar në PIK, që në fakt kryhet nga inspektorët e AKU. Me observacionin e datës 04.04.2017, nr. 29/3 prot., pohohet kjo mënyrë pune nga ana e AKU.Strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore duhet, krahas të tjerave, të administrojnë tregjet e kafshëve të gjalla, të kryejnë shërbimin veterinar në mjediset e thertoreve dhe të njësive të therjes, për kontrollin shëndetësor të kafshës para dhe pas therjes, vulosjen e karkasave të mishit dhe lëshimin e certifikatës veterinare, që shoqëron mishin dhe nënproduktet e tij etj.28 Mjaftojnë të cilësojmë se në vitin 2014 kanë qenë 143 njësi të qeverisjes vendore pa mjekun veterinar,29 që do të thotë se referuar zinxhirit të sigurisë ushqimore një segment i rëndësishëm mbetet zbuluar. Gjithashtu, sipas ligjit nr. 7643, datë 2.12.1992 “Për inspektoratin sanitar shtetëror” i ndryshuar, inspektorati ka kompetenca që kontrollon zbatimin e ligjeve e të akteve nënligjore sanitare në sektorët shtetërorë, privatë, veprimtaritë e ndryshme të ushtruara nga persona fizikë e juridikë vendas e të huaj, midis të tjerave në objektet e prodhimit, të ruajtjes, magazinimit, transportimit e tregtimit të produkteve të të gjitha llojeve, duke bërë një mbivendosje me detyrat e përcaktuara për AKU në ligjin për ushqimin. Pra, në këtë mënyrë sistemi ligjor ka një lloj dublimi në përgjegjësinë e sigurisë ushqimore në vend. Kështu në se analizojmë procesin e përpunimit dhe tregtimit të mishit në përgjithësi, ai ndiqet nga tre institucione publike të pavarura dhe të pakoordinuar nga njeri tjetri: lëvizja e kafshëve është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë; therja duhet të kontrollohet nga pushteti lokal dhe pas daljes së produktit në treg është kompetencë inspektimi e AKU. Në këtë mënyrë,

28 Ligji nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, neni 5429 Raporti vjetor AKU 2014, faqe 12

31

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 39: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

përgjegjësitë ligjore në zinxhirin e sigurisë ushqimore, karakterizohen nga dublime, shmangie dhe mos-eficencë, me pasojë dobësim të strukturave që ndikojnë në mirëqenien social-ekonomike të qytetarëve shqiptar.Megjithëse pretendohet se kuadri rregullator për ushqimin është i arrirë, Komisioni Evropian ka evidentuar se legjislacioni për artikujt ushqimorë nuk është plotësisht në përputhje me acquis të BE-së dhe përmban dispozita të paqarta dhe jo-konsistente në lidhje me balancën e përgjegjësive ndërmjet organeve zbatuese.30

Ligji “Për Ushqimin” në vetvete ka raste që nuk përcakton qartë elementë të veçantë dhe të rëndësishëm të sigurisë ushqimore, siç është rasti i kërkesave për sistemin e vetëkontrollit në operatorët e biznesit ushqimor, neni 26, pika 7. Nëpërmjet përcaktimit në këtë pikë, ligji nuk siguron një përjashtim të qartë të operatorëve të biznesit ushqimor nga zbatimi i sistemit të vetëkontrollit, për të cilat citon se, bëhen për operatorë të veçantë të biznesit ushqimor, veçanërisht për operatorë të vegjël, kategori të veçanta operatorësh, në shitjen me pakicë dhe të prodhimit të produkteve tradicionale, me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, nëse garantohet arritja e një niveli të pranueshëm higjienik në zbatimin e sistemit të procedurave të vetëkontrollit. Pra, në këtë mënyrë e lë evazive grupin e subjekteve të cilat nuk kanë nevojë për kontroll të rregullt të kushteve higjienike të prodhimit, në çdo objekt, nëpërmjet zbatimit të procedurave parandaluese të sistemit të vetëkontrollit, sipas parimeve të sistemit të analizës së riskut dhe pikave kritike të kontrollit. Kjo tregon se vetë ligji ka nevojë për përmirësime në drejtim të një ndarje të qartë të detyrimeve dhe përgjegjësive të biznesit dhe institucioneve inspektuese (AKU), në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore në vend. Me observacionin e datës 04.04.2017, AKU mbështet konkluzionet e arrrituar më sipër. Kuadri legjislativ i sigurisë ushqimore në vetvete përfshin dhe nxjerrjen e akteve nënligjore, si VKM, udhëzime, urdhra, rregullore, marrëveshje etj. Referuar ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, AKU duhej të kishte në zbatim edhe 12 akte të Këshillit të Ministrave; 25 Udhëzime dhe urdhra të Ministrisë së Bujqësisë, përgatitja dhe propozimi i të cilave duhet të bëhet nga AKU, si dhe dy marrëveshje të Ministrisë së Bujqësisë me Ministrinë e Financave për shpenzimet e marrjes së mostrave, si dhe me Ministrinë e Mjedisit për kushtet dhe procedurat për dhënien e autorizimit, hedhjen në treg të ushqimit për kafshë, që ka në përbërje ose në përmbajtje OMGJ. Në fakt, Këshilli i Ministrave edhe aktualisht 9 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit për ushqimin, nuk ka nxjerrë aktet nënligjore për 7 prej tyre (nga 12 gjithsej), për çështje të rëndësishme si rregulloret e veçanta për ushqimet e reja, ushqimet me origjinë të përcaktuar, asgjësimi i ushqimeve të reja etj., gjë që tregon për mungesë vëmendjeje për plotësimin e kuadrit rregullator nga ana e Këshillit të Ministrave për një fushë kaq të rëndësishme të sigurisë ushqimore, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve. Duhet theksuar se qeveria nuk ka arritur objektivat e saj afat shkurtra të përcaktuara deri në fund të vitit 2015 për plotësimin e

30 Progres Raporti 2014 për Shqipërinë, Bruksel, më 8.10.201432

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 40: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

legjislacionit në të gjithë zinxhirin ushqimor në fushën e sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjes së bimëve, si dhe harmonizimi i tij me kuadrin rregullator evropian, për hartimin e 20 akteve nënligjore të kësaj fushe.31

Nga ana e Ministrisë së Bujqësisë nuk janë nxjerrë akoma aktet nënligjore për 13 nga 25 prej tyre ose 52 % të kërkesave të ligjit për ushqimin, për çështje të rëndësishme si masat kufizuese për nxjerrjen në treg të ushqimeve, ndalimin e veprimtarisë së biznesit ushqimor, produktet ushqimore tradicionale, mënyrën e paketimit dhe paraqitjes së jashtme të ushqimeve detyrat përgjegjësitë e AKU, për kushtet e veçanta të laboratorëve të analizave etj. Mangësi të tilla ngarkojnë me përgjegjësi drejtuesit e AKU dhe sektorin juridik në përbërje të Drejtorisë së shërbimeve të brendshme, pasi nuk kanë vepruar sipas kërkesave të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, neni 71/2 për t’i propozuar nxjerrjen e të gjithë akteve të tjera nënligjore. Sektori juridik në AKU nuk disponon të sistemuar kuadrin e plotë ligjor, pasi i është kërkuar sektorëve të tjerë në Drejtorinë e përgjithshme të shpreheshin për këtë çështje. Nga ana e tjetër, duket se ka inflacion dokumentesh të veçanta të një fushe të caktuar. Mjafton të themi se në periudhën 2011-2016 janë propozuar 82 modele certifikatash veterinare për lloje të ndryshme produktesh me origjinë shtazore dhe nga vende të ndryshme të botës, duke nisur me shkesën nr. 737/2 prot., datë 11.03.2011 Certifikata e mishit nga Brazili dhe duke përfunduar me Urdhrin nr. 552, datë 07.11.2016 “ Për miratimin e modelit të certifikatës veterinare për importin e mishit të shpendëve për konsum njerëzor nga Republika e Bullgarisë për në Republikën e Shqipërisë”. Gjithashtu, Ministria e Bujqësisë nuk ka arritur akoma në përgatitjen dhe nënshkrimin e një nga dy marrëveshjeve që janë kërkesë e ligjit për ushqimin: me Ministrinë e Mjedisit mbi kushtet dhe procedurat për dhënien e autorizimit për hedhjen në treg të ushqimit për kafshë që ka në përbërje ose në përmbajtje OMGJ.Si konkluzion: - Përgjegjësitë ligjore në zinxhirin e sigurisë ushqimore, karakterizohen nga dublime, shmangie dhe mos-eficiencë, me pasojë dobësim të strukturave që ndikojnë në mirëqenien social-ekonomike të qytetarëve shqiptar, të evidentuara në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, ligji nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992 “Për inspektoratin sanitar shtetëror” i ndryshuar.- Ligji “Për Ushqimin” në vetvete ka raste që nuk përcakton qartë elementë të veçantë dhe të rëndësishëm të sigurisë ushqimore, siç është rasti i kërkesave për sistemin e vetëkontrollit në operatorët e biznesit ushqimor, gjë që tregon se vetë ligji ka nevojë për përmirësime në drejtim të një ndarje të qartë të detyrimeve dhe përgjegjësive të biznesit dhe institucioneve inspektuese (AKU), në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore në vend.

31 Strategjia e mbrojtjes së konsumatorit dhe mbikëqyrjes së tregut 2014-202033

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 41: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Këshilli i Ministrave, 9 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit për ushqimin, nuk ka nxjerrë aktet nënligjore për 7 prej tyre nga 12 gjithsej si dhe qeveria nuk ka arritur objektivat e saj afat shkurtra të përcaktuara deri në fund të vitit 2015 për plotësimin e legjislacionit në të gjithë zinxhirin ushqimor në fushën e sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjes së bimëve, si dhe harmonizimi i tij me kuadrin rregullator evropian, për hartimin e 20 akteve nënligjore, ndërsa Ministria e Bujqësisë nuk ka nxjerrë akoma aktet nënligjore për 13 nga 25 prej tyre ose 52 % të kërkesave të ligjit për ushqimin. AKU në observacionin e datës 04.07.2017, me nr. 29/3 prot., ka sqaruar se nga a ana e saj janë bërë përpjekje për t’i paraqitur draftet përkatëse të akteve nënligjore Ministrit të Bujqësisë, por nuk ka pasur reagime për miratimin e tyre. Megjithatë, grupi i auditimit të KLSH evidenton se kuadri ligjor është akoma i paplotësuar.Për këtë rekomandojmë:1. Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim të ngushtë me AKU dhe palët e interesit, të paraqesë përmirësimet duhura në ligjin për ushqimin, me qëllim që të jetë në përputhje me “acquis” të BE-s, duke shmangë dublimet dhe mungesën e ndarjes së përgjegjësive dhe koordinimit të institucioneve shtetërore në zinxhirin e sigurisë ushqimore.

Brenda 6 mujorit të parë 20182. AKU, Sektori juridik në bashkëpunim me sektorët e tjerë, të përgatisë të gjitha projekt-aktet nënligjore që e detyron zbatimi i ligjit për ushqimin dhe t’ia propozojë për miratim Ministrit të Bujqësisë, me qëllim që të vihet në eficencë të plotë kuadri rregullator në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore në vend .

Brenda vitit 2017

3.1.2 Sa i ka shërbyer sigurisë ushqimore funksionimi i organeve përbërëse të AKU?Sipas ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, kontrolli zyrtar i ushqimeve, si një nga elementët më të rëndësishëm në përmirësimin dhe forcimin e sigurisë ushqimore në vend, kryhet nga AKU. Parimet e përgjithshme të veprimtarisë së AKU përcaktohen nga ligji i mësipërm, ndërsa organizimi dhe funksionimi i tij janë përcaktuar me VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” i ndryshuar.a) Një element shumë i rëndësishëm ligjor për funksionimin e AKU është Rregullorja e brendshme e institucionit. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, konstatohet se AKU vazhdon të funksionojë pa plotësuar akoma këtë kërkesë ligjore. Grupit të auditimit të KLSH i është dhënë një Draft-Rregullore, e cila nuk është e miratuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, siç e përcakton ligji për ushqimin, neni 61/9. Rregullorja e brendshme duhet të përcaktojnë kornizat për organizmin dhe funksionimin e brendshëm dhe marrëdhëniet ndërmjet niveleve të ndryshme të administratës së Drejtorisë së përgjithshme dhe Drejtorive rajonale, duke mbajtur në konsideratë natyrën dhe kushtet specifike të veprimtarisë së

34

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 42: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

AKU. Veç këtyre, kjo Rregullore do t’i shërbente AKU për vendosjen e një kuadri të qëndrueshëm mbi të cilat do të mbështetet veprimtaria e përditshme e punës së institucionit. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, grupi i punës i AKU ka përgatitur Draft-Rregulloren e brendshme me datë 19.01.2015, sipas një urdhri të Drejtorit të përgjithshëm të datës 17.12.2013 dhe me datë 23.01.2015 i është kërkuar Ministrit të Bujqësisë mbledhjen e bordit për miratim paraprak. Në këtë mënyrë, mos miratimi i Rregullores së brendshme ngarkon me përgjegjësi Drejtorët e përgjithshëm të AKU që nga krijimi saj. Megjithëse ligji për ushqimin në janar 2008 kërkon miratimin e rregullores së brendshme nga Ministri i Bujqësisë, VKM e tetorit të 2009 kërkon propozimin nga AKU dhe miratimin në bordin e tij, ka filluar funksionin në 20.05.2010 dhe me kalimin e 7 viteve AKU vazhdon të mos ketë Rregullore të brendshme, duke ja lënë spontanitetit veprimtarinë e përditshme për sigurinë ushqimore.

b) Në renditjen ligjore të organeve përbërëse të AKU, është vendosur bordi në vendin e parë. Roli i bordit është shumë i rëndësishëm, pasi është përgjegjës për të siguruar që AKU-ja kryen misionin dhe përmbush detyrat e ngarkuara nga ligji për ushqimin, në përbërje të të cilit janë 15 anëtarë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, aktiviteti i të cilëve është i lidhur me sigurinë ushqimore. Kriteret e emërimit dhe të shkarkimit, mënyra e funksionimit, të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të bordit janë përcaktuar me VKM nr. 1081, kapitulli i II. Në këtë vendim cilësohet se bordi i AKU-së mbikëqyr veprimtarinë e këtij autoriteti dhe i raporton Ministrit të Bujqësisë, si dhe të drejtat dhe detyrat e tij për miratimin: e rregullores së brendshme të funksionimit të AKU-së; objektivave strategjike dhe planeve të punës; raportit vjetor të vlerësimit të veprimtarisë; kërkesave të posaçme të vendeve të punës për rekrutimin e punonjësve etj. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, me VKM nr. 321, datë 05.05.2010 “Për caktimin e disa anëtarëve të bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, janë caktuar 8 nga 15 anëtarët e bordit. Në dokumente ndodhet një kërkesë e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU e datës 22.10.2014, drejtuar Ministrit të Bujqësisë mbi ngritjen dhe bërjen funksionale të Bordit të AKU-së, çka do të thotë se përmbi 4 vjet ky bord nuk ka funksionuar. Me VKM nr. 128, datë 11.02.2015 “Për caktimin e disa anëtarëve të bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, janë ndryshuar 8 nga 15 anëtarët e Bordit të përcaktuar në vendimin e mëparshëm. Më pas, Drejtori i Përgjithshëm i AKU i është drejtuar me 20.02.2015 Ministrit të bujqësisë për konfirmim të emrave të përfaqësuesve të tjerë të Bordit. Me Urdhrin e Ministrit të Bujqësisë nr. 231, datë 09.04.2015 janë caktuar 7 anëtarët e tjerë të bordit, duke u plotësuar sipas kërkesave të ligjit për ushqimin. Me datë 23.04.2015, Drejtori i përgjithshëm z. Afrim Bakaj, ka bërë njoftim për mbledhjen e parë të bordit të datës 07.05.2015. Sipas procesverbalit të mbledhjes së 13 anëtarëve të bordit, është diskutuar zgjedhja e Kryetarit të bordit, duke propozuar zj. Renata Kongoli, emëruar me shkresën e ministrit nr. 5626 Prot., datë 06.07.2015. Në vijim bordi nuk është mbledhur asnjëherë, megjithëse në dosje ndodhet një Urdhër i Drejtorit të

35

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 43: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Përgjithshëm të AKU z. Dritan Sejko me nr. 5058 prot., datë 09.12.2015 për mbledhjen e bordit të AKU-së.Bordi i AKU-së duhej të mblidhej të paktën 1 herë në 3 muaj (VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, kapitulli i II, pika 10), që do të thotë të ishte mbledhur mbi 25 herë dhe të kishte marrë vendime të rëndësishme mbi ecurinë e sigurisë ushqimore në vend. Aktualisht, të gjithë anëtarët e bordit janë në kushtet e ndërprerjes së mandatit, pasi nuk kanë marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e bordit për një periudhë vijuese 6-mujore. Në këtë mënyrë, edhe pas 7 vitesh aktiviteti të AKU-së, nuk funksionon bordi, organi më i rëndësishëm ligjor i tij, duke e lënë AKU të veprojë në kushtet e mungesës së rregullores e brendshme, pa objektiva strategjikë dhe plane pune të miratuara, me projektbuxhet pa kaluar në filtrin e Bordit, pa analizuar raportin vjetor të vlerësimit të veprimtarisë, pa miratuar kriteret e punësimit apo dhe projektplanin e menaxhimit të krizave. Në këtë mënyrë, institucionalisht privimin e sigurisë që AKU-ja kryen plotësisht detyrat e përcaktuara në ligjin për ushqimin. Sqarimi i bërë nga AKU me observacionin me nr. 29/3 prot., datë 04.04.2017 nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me konkluzionin e mësipërm. Kjo për faktin se planet e punës përpara se të miratohen në ministri, duhet të kalojnë filtrin dhe miratimin e bordit, gjë cila vihet theksi nga ana e KLSH.

c) Drejtori i Përgjithshëm drejton veprimtarinë e AKU-së në përputhje me legjislacionin në fuqi, e përfaqëson atë dhe vepron në emër të saj. Sipas përcaktimeve ligjore, kriteret e emërimit e të shkarkimit, si dhe kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm i AKU-së përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Bujqësisë. Gjatë periudhës së auditimit pesëvjeçar 2012-2016, Drejtori i përgjithshëm ka ndryshuar 5 herë me këtë renditje: Genc Juka, Artan Gjergji, Afrim Bakaj, Isuf Shehu dhe Dritan Sejko, me kohëzgjatje mesatare nga 8 muaj (Isuf Shehu) në pak më shumë se 2 vjet (Afrim Bakaj). Pra konstatohet se ka pasur lëvizje të shpeshta të Drejtorëve të Përgjithshëm të AKU, veprimtaria e të cilëve ka qenë përcaktuese në sigurinë ushqimore, për më tepër në mungesë të Rregullores se brendshme dhe të mosfunksionimit të bordit. Në të njëjtën kohë, lirimi ose shkarkimi i këtyre drejtuesve të AKU, nuk është demonstruar të ketë qenë i motivuar nga veprimtaria ligjore e tyre, në përputhje me kërkesat e VKM nr. 173, datë 7.3.2003.Kriteret që duhet të plotësojë Drejtori i Përgjithshëm i AKU janë të përcaktuara VKM nr. 1081, datë 21.10.2009, pikësëpari arsimi i lartë në drejtësi, ekonomi ose shkenca teknike, që lidhen me fushat, ku gjen zbatim ligji i ushqimit dhe përvoja në punë në administratën shtetërore, të paktën 5 vjet. Sipas të dhënave të website-t zyrtar të AKU32, Drejtori i Përgjithshëm z. Dritan Sejko nuk ka plotësuar eksperiencën në punë në administratën publike, pasi ka filluar punë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në maj 2013 dhe në momentin e emërimit shtator 2016 ka pasur pak më shumë se 3 vjet përvojë punë në administratën shtetërore. Gjithashtu dhe z. Isuf Shehu, sipas jetëshkrimit të depozituar në AKU në 32 http://aku.gov.al/?page_id=1746

36

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 44: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

momentin e emërimit ka pasur afërsisht 6 muaj aktivitet në administratën publike, nga 5 vjet të përcaktuara në kërkesat e VKM përkatëse. Pas vitit 2016, propozimet e Ministrit të Bujqësisë dhe emërimet nga Kryeministri të dy drejtorëve të përgjithshëm të AKU janë bërë në mungesë të plotësimit të kritereve të vendosura për përvojën në punë në administratën shtetërore më pak se 5 vjet, në kundërshtim me aktin nënligjor përkatës.

d) Komiteti shkencor dhe panelet shkencore të AKU-së kanë në përbërje ekspertë, të cilët duhet të përcaktojnë mendimin shkencor për qëllime të veprimtarisë së këtij autoriteti.33 Numri i paneleve, përbërja, funksionimi, të drejtat dhe detyrat e komitetit shkencor dhe të paneleve janë përcaktuar me Udhëzimin e Ministrit të Bujqësisë nr. 2, datë 14.02.2013. Në këtë mënyrë, për rreth tre vjet të veprimtarisë së sigurisë ushqimore në vend i ka munguar kuadri rregullator për mendimin shkencor, të përcaktuar në ligjin e posaçëm për ushqimin. Sipas këtij udhëzimi, pranë komitetit shkencor ngrihen dy panele: paneli i rreziqeve biologjike dhe ai i rreziqeve kimike, me funksion përgatitjen e mendimit shkencor për çështje konkrete për të cilat komiteti duhet të japë mendim. Komiteti ka në përbërje 7 anëtarë dhe panelet kanë në përbëje 6 anëtarë, mbledhjet e të cilit bëhen sa herë kërkohet të jepet mendim shkencor. Me Urdhrin e Ministrit të Bujqësisë nr. 187, datë 23.04.2014 është përcaktuar përbërja e Komitetit shkencor dhe paneleve, pra që do të thotë se 4 vjet pas fillimit të aktivitetit të AKU-së, mendimi shkencor nuk ka pasur të plotësuar infrastrukturën e nevojshme ligjore për këtë qëllim. Me urdhrin e Ministrit të Bujqësisë nr. 285, datë 02.06.2014 janë bërë ndryshime në komitetin dhe panelin shkencor të rreziqeve biologjike.Në dosje të dokumentacionit të veprimtarisë së komitetit shkencor ndodhet protokolli i mbledhjes së parë i datës 15.05.2014, i pa nënshkruar. Në këtë mbledhje pa rend dite janë prezantuar të pranishmit dhe kanë diskutuar mbi rëndësinë e aktivitetit të tyre për sigurinë ushqimore në vend. Ka një protokoll të mbledhjes së datës 27.05.2014 të pa nënshkruar, me agjendë takimi: diskutime rreth manualit të funksionimit të komitetit, zgjedhja e kryetarëve të paneleve dhe diskutim për mbetjet e bimëve. Ka pasur vetëm një diskutim nga anëtarët e paneleve shkencore, i cili ka propozuar ndryshime në manual për paqartësi dhe parregullsi, duke rënë dakord për ta përfunduar brenda 20 ditëve dhe për ta dërguar tek ministri, pra nuk janë diskutuar dy pikat tjera. Protokolli i mbledhjes së paneleve shkencore i datës 19.09.2014, i pa nënshkruar, me rend dite: diskutim rreth manualit, problematikat e lindura nga zbatimi udhëzimit nr. 12, datë 15.07.2014, si dhe për temat pasardhëse të paneleve shkencore. Kryetari i komitetit shkencor ka paraqitur mangësi të manualit, ndërkohë që Ministri i Bujqësisë ka shprehur shqetësim për standardin e miellit të importit për bukë. Në përgjigjen e tij z. Bakaj ka cilësuar se është bllokuar rreth 90 % e importeve të miellit me përqindje proteine nën nivelin e 12.5 %. Ministri ka theksuar se cilësia nuk është bazë për bllokim vetëm kur cenon sigurinë e konsumatorit. Ky problem ka lindur pasi nuk kemi standarde për të gjitha llojet e miellit

33 Ligji nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, neni 66/1.37

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 45: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

dhe është rënë dakord për krijimin e një grupi pune dhe nxjerrjen e udhëzimeve brenda 20 ditëve. Nga sa më sipër, si dhe sipas Progres Raportit 2012 të KE për Shqipërinë, konstatohet se nuk është ngritur ende Komiteti shkencor dhe panelet; rregullat mbi aktivitetet e menaxhimit të riskut nuk janë miratuar dhe procedurat zbatuese nuk janë zhvilluar; si dhe përgatitjet në fushën e sigurisë ushqimore janë në një fazë të hershme. Një gjë e tillë është evidentuar se nuk ka ndryshuar as në vitin 2015, pasi rregullat për organizimin, funksionimin dhe procedurat e Komitetit shkencor dhe paneleve nuk janë finalizuar akoma as këtë vit, duke munguar plotësisht mendimi shkencor në AKU.

e) Sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesave të konsumatorit arrihet në bazë të analizës së riskut, i cili është një proces që ka lidhje me tre komponentë të ndërthurur me njëri-tjetrin, që janë: vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe komunikimi i riskut. Në se vlerësimi i riskut bazohet në vlefshmërinë e të dhënave shkencore dhe të vendimeve të marra në mënyrë të pavarur, objektive dhe transparente; komunikimi i riskut siguron një informacion të shpejtë, në kohë, objektiv dhe të kuptueshëm, për ushqimin, dëmtuesit dhe risqet; menaxhimi i riskut siguron që masat parandaluese dhe ato të kontrollit, të marra për të parandaluar, zvogëluar ose eliminuar rreziqet për shëndetin e njerëzve, të lidhura me konsumimin e ushqimeve, të bazohen në rezultatet e vlerësimit të riskut. Ligji për ushqimin ngarkon AKU në kryerjen e vlerësimit, komunikimit dhe menaxhimit të riskut, si çështje mjaft të rëndësishme në ngritjen e nivelit të sigurisë ushqimore në vend.Në fakt AKU deri tani nuk ka kryer analizë risku, megjithëse ka Drejtorinë e Vlerësimit dhe të komunikimit të Riskut me 13 specialistë të ndarë në 4 sektor, asnjëri prej të cilëve nuk ka emërtim risku. Në mungesë të Rregullores brendshme që duhet të përcaktohen detyrat e secilës drejtori, sektor dhe specialist, grupi i auditimit analizoi përbërjen e dhe veprimtarinë e Sektori i kërkimit shkencor dhe dokumentacionit. Ky sektor ka në përbërje 3 specialistë me formim profesional bazë dietologe, kimi industriale dhe mjedisore si dhe përkthyese italishteje, pra pothuajse tërësisht jashtë fushës së ushqimit. Edhe nga përgjigjet e pyetësorit të performancës së specialistëve në Drejtorinë e përgjithshme të AKU, konstatohet se një specialiste nuk e ka fare në rrethin e aktivitetit të saj vlerësimin e riskut, si dhe në produktet e punës tyre janë pjesëmarrjet në grupe pune të ndryshme të AKU, pra që nuk kanë lidhje me veprimtarinë e vlerësimit dhe të komunikimit të riskut në fushën e ushqimit.Lidhur me sa më sipër ka reaguar me observacionet e datës 04.04.2017, me nr. 29/3 prot., duke mbështetur gjetjet dhe konkluzionet e grupit të auditimit të KLSH.Pra, mungon veprimtaria e mirëfilltë e AKU-s për analizën e riskut në nivel drejtorie, sektori dhe specialistësh, duke ulur performancën e veprimtarisë inspektuese dhe për pasojë përmirësimin e sigurisë ushqimore.

f) Veprimtaritë e prodhimit primar, të përpunimit, magazinimit, ruajtjes,

38

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 46: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

transportit, tregtimit me shumicë apo pakicë, përfshirë edhe në hapësira të lëvizshme dhe/ose të përkohshme, përfshihen në kategorinë e detyrimit të pajisjes me licencë. Sipas të dhënave të AKU, në periudhën 2012-2016 kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me licencë 1,936 operatorë të biznesit ushqimor, nga të cilët janë miratuar 60 % e tyre ose 1,159 subjekte. Lidhur me afatet e shqyrtimit të dokumentacionit për licencim nga ana sektorëve në AKU, auditi i brendshëm ka konstatuar shtyrje të afateve për shkaqe burokratike të lëvizjes së shkresave nga Drejtoria e Përgjithshme. Sipas VKM nr. 538, datë 26.5.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, duhet të pajisen me licencë subjektet e regjistruara me TVSH, dhe nuk licencohen subjektet e regjistruara si pagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël. Subjektet regjistrohen me TVSH, kur kalojnë kufirin minimal të qarkullimit prej 5 milionë lekë në një vit kalendarik,34 e dhënë kjo që ju përket vetëm organeve tatimore. Theksojmë se vetëm në vitin 2015 janë regjistruar për TVSH-në 15,830 tatimpagues35, në një kohë që kanë aplikuar për licencë në fushën e ushqimeve 409 subjekte, pra afër 3 % e tyre. Kështu, inspektorët e AKU nuk disponojnë të dhëna mbi vlerën e qarkullimit vjetor të subjektit, duke rrezikuar që operatorë të biznesit ushqimor të kenë të detyrueshme licencën, por që nuk ka mënyrë verifikimi nëse nuk bashkëpunohet me informacion nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, duke u cenuar kështu siguria ushqimore për këtë kategori subjektesh.Nëpërmjet observacionit të AKU, me nr. 29/3 prot., datë 04.04.2017, nuk cenohen konkluzionet e arritura më sipër nga grupi i auditimit të KLSH.g) Përcaktimi i sigurisë ushqimore arrihet edhe nëpërmjet informacionit që i jepet konsumatorit në etiketë, për parandalimin e efekteve të dëmshme, specifike për shëndetin nga një ushqim i caktuar ose nga një kategori ushqimesh.36 Kontrolli i etiketës te operatorët e biznesit ushqimor është një nga katër elementët e kontrollit zyrtar të ushqimeve që realizohet nga AKU, mungesa e së cilës ose e plotësimit të kërkesave të përgjithshme të saj, ndëshkohet me gjobë nga 100,000 deri në 300,000 lekë.Etiketa duhet të plotësojë disa kërkesa të përgjithshme si: emrin e produktit, listën e sasinë e përbërësve, datën dhe jetëgjatësinë minimale, si dhe duhet të jetë në gjuhën shqipe. Mënyra e etiketimit është përcaktuar me VKM nr. 1344, datë 10.10.2008, “Për miratimin e rregullave “Për etiketimin e produkteve ushqimore” i cili përcakton se: Operatorët e biznesit ushqimor të bëjnë notifikimin e etiketës për çdo produkt ushqimor, pranë drejtorive rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, të cilët njoftojnë Ministrinë e Bujqësisë. Me krijimin e AKU, notifikimi sipas këtij VKM duhet të kryhet pranë degëve rajonale të AKU. Drejtori i përgjithshëm z. Afrim Bakaj, me urdhrin nr. 04, datë 06.01.2015 për ndjekjen e procedurës së etiketimit, ka përcaktuar pranimin e kërkesës për etiketim në DRAKU dhe

34 VKM nr. Nr. 953, datë 29.12.2014 Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar35 Relacion për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar”36 Ligji nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, neni 11/b

39

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 47: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

përcjelljen në Sektorin e Mbikëqyrjes së tregut dhe informimit të shpejtë në drejtorinë e përgjithshme të AKU, duke ja caktuar kësaj të fundit verifikimin e përputhshmërisë së etiketave me legjislacionin përkatës. Veprimi mbi bazën e këtij urdhri është në kundërshtim me VKM nr. 1344, datë 10.10.2008, pika 3, pra Drejtori i përgjithshëm ka marrë kompetencat e Drejtorive Rajonale, duke sjellë si pasojë ulje të performancës së sektorëve në Drejtorinë e përgjithshme (nga angazhimi i këtij sektori për këtë çështje), rritje të kostos së kësaj veprimtarie (nga shërbimi që duhet të kryejnë specialistë e sektorit në DP), si dhe kosto në kohë dhe rezultate financiare të biznesit.Tabela nr. 2 Numri i subjekteve dhe etiketave të notifikuara sipas viteve në

periudhën 2012-2016

Emërtimi 2012 2013 2014 2015 2016

Subjekte 119 136 160 306 238Etiketa 872 897 787 2,230 1,469

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Mbi bazën e të dhënave të sektorit për vitin 2016, rezulton se sipas sektorëve në pjesën më të madhe (54 %) etiketat i përkasin operatorëve me origjinë shtazore, si dhe notifikohen pak më shumë se gjysma e tyre (51 %) nga ato të kërkuarat. Nisur nga fakti se rreth gjysmës së numrit të bizneseve nuk ju gjenden etiketat në përputhje me kërkesat ligjore, si dhe sipas komunikimit me specialistë të fushës në AKU, procedurat e miratimit të etiketave zgjasin në kohë deri edhe në një vit, i krijojnë vështirësi biznesit ushqimor. Në të njëjtën kohë, kjo metodë pune përbën një kërcënim serioz për sigurinë ushqimore, pasi subjektet e refuzuar mund të vendosin në treg ushqime etiketat të cilat janë në procedurë miratimi, ose duke mos u kontrolluar nga DRAKU mund të ndryshojnë kushtet e operatorit të biznesit ushqimor. Nga sa më sipër, procedura e notifikimit të etiketave nuk kryhet në përputhje me kërkesat e VKM përkatës nga Drejtoritë rajonale të AKU, por në tejkalim të kompetencave nga Drejtoria e përgjithshme. Kjo ka shkaktuar kosto shtesë për institucionin dhe biznesin, dhe çfarë është më e rëndësishmja duke cenuar nivelin e sigurisë ushqimore bazuar në përqindjen e lartë të refuzimeve të subjekteve dhe kohëzgjatjen e procedurës së notifikimit të etiketave.h) Shqipëria ka aspiratë bashkimin në familjen e madhe evropiane. BE-ja ka një nga standardet më të larta të sigurisë ushqimore në botë, të cilin e siguron edhe nëpërmjet shkëmbimit të informacionit ndërkufitar në vazhdimësi. Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për kafshë- RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), i krijuar në vitin 1979 nga Komisioni Evropian, siguron reagim me shpejtësi, kur rreziqet për shëndetin publik janë zbuluar në zinxhirin ushqimor. Në këtë mënyrë, AKU merr njoftimet që kanë lidhje me rrezikshmërinë ushqimore për produkte të

40

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 48: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

importuara, eksportuara ose që kalojnë transit nga vendi ynë dhe kryen veprimet e nevojshme për këtë qëllim.Me Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm nr. 385, datë 13.09.2011 “Për miratimin e rregullores për procedurën e komunikimit për rastet e njoftimeve të ardhura nga sistemi RASFF” ka pasur një përpjekje për përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend nëpërmjet informacionit të marrë nga ky sistem. Megjithëse nuk janë në numër të konsiderueshëm, auditimi i tyre është i nevojshëm, pasi angazhohen specialistë në këtë drejtim, si dhe ndihmon në efektivitetin e veprimtarisë së AKU në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vendin tonë.

Tabela nr. 3 Numri i rasteve RASFF sipas viteve në periudhën 2012-2016

Emërtimi 2012 2013 2014 2015 2016Raste të njoftuara nga RASFF 7 5 7 12 6

Burimi: Të dhëna https://ec.europa.eu/food/safety/rasff/, përpunuar nga grupi i auditimit të KLSHRastet e mësipërme kanë qenë për çështje të ndryshme të sigurisë ushqimore dhe me nivele të ndryshme risku, por të klasifikuar të rëndë dhe jo të rëndë (50% me 50%). Përmirësimi i sigurisë ushqimore mbi këtë bazë është i lidhur me punën konkrete që ndërmerret nga strukturat e AKU deri tek operatori i biznesit dhe mbylljen e plotë të ciklit. Bazuar në dokumentacionin e vënë në dispozicion dhe në rezultatet e auditimit të brendshëm për këtë çështje, konstatohet se në përgjithësi mungojnë vlerësimet e situatave të bazuara në inspektime të Drejtorive rajonale të AKU, duke mos e mbyllur plotësisht çështjen, e cila në këtë mënyrë cenon sigurinë ushqimore. Kjo vjen për shkak se Urdhri nr. 385, datë 13.09.2011 nuk ka një procedurë të qartë me afate, me detyra për sektorë e pozicione përgjegjës që nga marrja e njoftimit, komunikimi, marrja e masave, informacioni mbi rezultatet, të krijimit të një dosjeje të plotë, me qëllim përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.Për këtë çështje gjendet se, problematika që ka shoqëruar deri tani ndjekjen e informacionit të marrë nga sistemi RASFF dhe veprimtaria e kryer nga AKU nuk i ka shërbyer sa duhet sigurisë ushqimore, edhe për shkak të mangësive që paraqet rregullorja përkatëse e vitit 2011.Si konkluzion:- AKU zhvillon aktivitetin e tij pa pasur të miratuar Rregulloren e brendshme që nga fillimi i veprimtarisë së tij në maj 2010, në kundërshtim me ligjin për ushqimin dhe VKM për organizmin dhe funksionimin e saj, pasi megjithëse është përgatitur dhe propozuar nga AKU, nuk është miratuar në bord dhe as nga Ministri Bujqësisë, duke ja lënë spontanitetit veprimtarinë e përditshme për sigurinë ushqimore.Për këtë rekomandojmë:1. Ministri i Bujqësisë dhe AKU të marrin masat e nevojshme për hartimin dhe miratimin e Rregullores së brendshme, për të rritur përgjegjshmërinë

41

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 49: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

dhe llogaridhënien e stafit dhe specialistëve të AKU në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore në vend.

Brenda muajit shtator 2017- AKU ka zhvilluar aktivitetin e vet pa u mbikëqyrur nga bordi për çështje shumë të rëndësishme si: pa miratuar objektivat strategjikë dhe planet e punës, pa miratuar projektbuxhetin, pa analizuar raportin vjetor të vlerësimit të veprimtarisë, pa miratuar kriteret e punësimit apo dhe projektplanin e menaxhimit të krizave si dhe me raportim të kufizuar Ministrit të Bujqësisë, si rezultat i mos- funksionimit të bordit.Për këtë rekomandojmë:2. Ministri i Bujqësisë dhe AKU të marrin masat për funksionimin normal të bordit, duke nisur me një analizë të hollësishme të situatës për të vlerësuar veprimtarinë deritanishme të AKU, për të bashkërenduar punën me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera, të përfaqësuara në bord, si dhe për të kryer detyrimet e tjera ligjore.

Brenda muajit shtator 2017- Ka pasur lëvizje të shpeshta të Drejtorëve të përgjithshëm të AKU-së; pas vitit 2016 Ministri i Bujqësisë ka propozuar dhe Kryeministri ka emëruar në dy raste Drejtorin e Përgjithshëm në mungesë të plotësimit të kritereve të vendosura për përvojën në punë në administratën shtetërore më pak se 5 vjet, si dhe në përgjithësi shkarkimi i tyre është bërë në kundërshtim me VKM nr. 173, datë 7.3.2003, duke ndikuar negativisht në performancën e AKU në tërësi.- Komiteti Shkencor dhe Panelet shkencore janë ngritur me vonesë prej më shumë se 4 vjet si dhe akoma nuk janë në funksion, duke shkaktuar mungesë të mendimit shkencor për qëllime të veprimtarisë së AKU, dhe për pasojë një lloj frenimi në përmirësimin e sigurisë ushqimore. Për këtë rekomandojmë:3. Ministri i Bujqësisë dhe AKU të marrin masat e nevojshme për të bërë të mundur funksionimin normal të Komitetit Shkencor dhe Paneleve shkencore, duke i vënë në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm për çështje të veçanta për të cilat kërkohet mendim shkencor për qëllime të veprimtarisë së AKU, në kushtet e modernizmit të industrisë ushqimore dhe ekonomisë globale.

Brenda vitit 2017- Ka munguar veprimtaria e mirëfilltë e AKU-s për analizën e riskut në nivel drejtorie, sektori dhe specialistësh, duke ulur performancën e veprimtarisë inspektuese dhe për pasojë ndikimin në përmirësimin e sigurisë ushqimore.Për këtë rekomandojmë:4. AKU të përcaktojë specialistët, sektorin dhe drejtorinë përgjegjëse me detyra të qarta për analizën e riskut, si një proces që ka lidhje me tre komponentë të ndërthurur me njëri-tjetrin: vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe komunikimi i riskut, të bazuar në përvojën më të mirë rajonale dhe ndërkombëtare.

Brenda muajit shtator 2017

- AKU nuk disponon të dhëna mbi listën e operatorëve të biznesit ushqimor të regjistruara me TVSH të cilët kanë të detyrueshme licencimin, duke

42

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 50: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

rrezikuar zhvillimin e aktivitetit jo në përputhje me ligjin për ushqimin dhe për pasojë cenimin e sigurisë ushqimore në vend. Për këtë rekomandojmë:5. AKU të nënshkruajë një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të marrë një informacion zyrtar mbi listën e subjekteve me TVSH që veprojnë në fushën e ushqimeve sipas rajoneve dhe në vijim përditësimin vjetor të saj me shtesat dhe pakësimet e tyre.

Brenda vitit 2017- AKU e kryen procedurën e notifikimit të etiketave jo në përputhje me kërkesat e VKM nr. 1344, datë 10.10.2008, “Për miratimin e rregullave “Për etiketimin e produkteve ushqimore” nga Drejtoria e përgjithshme dhe jo nga Drejtoritë rajonale, duke shkaktuar kosto shtesë për institucionin dhe biznesin, si dhe rrezikun e mundshëm për të cenuar nivelin e sigurisë ushqimore, bazuar në përqindjen e lartë të refuzimeve të subjekteve dhe kohëzgjatjen e procedurës së notifikimit të etiketave.Për këtë rekomandojmë:6. AKU të revokojë urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm nr. 04, datë 06.01.2015 për ndjekjen e procedurës së etiketimit, për ta zhvilluar këtë veprimtari në drejtoritë rajonale në përputhje me aktet përkatëse nënligjore, duke ndikuar në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Brenda muajit shtator 2017- Veprimtaria e kryer deri tani nga AKU për ndjekjen e informacionit të marrë nga sistemi RASFF është shoqëruar me problematika, të cilat nuk i kanë shërbyer sa duhet sigurisë ushqimore, edhe për shkak të mangësive që paraqet rregullorja përkatëse e vitit 2011.Për këtë rekomandojmë:7. AKU të ndryshojë dhe të përmirësojë Urdhrin e Drejtorit të përgjithshëm nr. 385, datë 13.09.2011, duke përcaktuar një procedurë të qartë me afate, me detyra për sektorë e pozicione përgjegjës që nga marrja e njoftimit, komunikimi, marrja e masave, informacioni mbi rezultatet, të krijimit të një dosjeje të plotë, me qëllim përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend

Brenda muajit shtator 2017

3.2. A ka ndikuar administrimi i burimeve njerëzore në veprimtarinë e AKU për arritjen e objektivave të tij?Zhvillimi i një shërbimi publik efektiv, kompetent, të kujdesshëm dhe të fortë në kushtet e institucioneve të dobëta, është një nga sfidat më të rëndësishme për suksesin në vendet në zhvillim. Mënyra se si është strukturuar një institucion publik dhe se si operon brenda fushës përcaktuar, luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke e bërë që kapitali njerëzor të jetë kritik në cilësinë e administrimit dhe kryerjes së shërbimeve publike.Efektiviteti i administratës publike është në varësi direkt të burimeve njerëzore, prandaj duhet që zhvillimi i institucioneve publike të arrihet përmes modernizimit dhe përmirësimit të menaxhimit të burimeve njerëzore duke rritur efektivitetin e individëve dhe përmirësimin e performancës tyre.

43

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 51: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Gjatë auditimit të këtyre çështjeve, janë përfshirë si pjesë e fokusit të burimeve njerëzore aktivitetet e mëposhtme: zhvillimi i institucionit; marrëdhëniet e punonjësve: termat dhe kushtet e punësimit të stafit, diversiteti dhe barazia në punësim, paditë gjyqësore, disiplina dhe ankesat, aktivizimi i punonjësve dhe komunikimi me stafin, testimi dhe vlerësimi i gjendjes profesionale; planifikimi i fuqisë punëtore; analiza dhe përshkrimi i punës; rekrutimi dhe seleksionimi; zhvendosjet dhe transferimet; menaxhimi i performancës individuale; analiza e nevojave për trajnim, siguria, inspektimi etj.37

Mbi këtë bazë trajtohen disa tematika kyçe të cilat reflektojnë një funksion modern dhe të konsoliduar të burimeve njerëzore, për të garantuar në se janë punësuar njerëzit e duhur, në pozicionin e duhur, në kohën e duhur dhe në numrin e duhur. Një numër i konsiderueshëm indikatorësh primar si kostot e funksionimit të burimeve njerëzore, raporti i punonjësve ndaj stafit, ditë trajnimi për inspektor, vlerësime etj., si dhe indikatorësh sekondar si: kosto e stafit të kontraktuar, koha e humbur nga mosplotësimi i vendeve të punës, rastet e masave disiplinore etj., do të bëjnë të mundur arritjen e konkluzioneve te qarta, objektive dhe profesionale.

3.2.1 A është efektive shpërndarja e inspektorëve sipas rajoneve dhe sipas sektorëve brenda tyre?Bazuar në ligjin nr. 9863, date 28.01.2003 “Për ushqimin” i ndryshuar, AKU-ja kryen kryesisht veprimtari inspektuese38, krahas asaj teknike dhe shkencore, për sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë, për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe për mbrojtjen e bimëve.

Rëndësia e veprimtarisë inspektuese të AKU-së fuqizohet akoma më shumë në VKM për organizimin dhe funksionimin e saj, duke përcaktuar Drejtorin e Përgjithshëm të AKU-së kryeinspektori për fushën përkatëse të inspektimit, si dhe kryeinspektorët rajonal për të kryer kontrollet paraprake për të vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor, ushqimit për kafshë, shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjes së bimëve etj. Në këtë mënyrë nga numri i përgjithshëm i inspektorëve, ndarja e tyre midis sektorëve (për mallrat ushqimore me origjinë joshtazore, me origjinë shtazore dhe mbrojtja e bimëve, si dhe inspektorët PIK-ut) dhe shpërndarja e tyre midis rajoneve janë përcaktues në nivelin e sigurisë ushqimore, duke i marrë të mirëqenë faktorët e tjerë si përgatitja profesionale, trajnimi, përvoja, trajtimi, pajisja me asetet e domosdoshme për zhvillimin e inspektimit etj.

Duke analizuar numrin e inspektorëve në aktivitetin pesëvjeçar të AKU 2012-2016, vërehet se aktualisht është struktura e vitit 2014, me 285 inspektorë në drejtorinë e përgjithshme dhe në rajone, të cilët përbëjnë 67 % të numrit 37 Indikatorë të performancës, Tiranë, maj 201538 Ligji nr. 9863, date 28.01.2003 “Për ushqimin” i ndryshuar. neni 61

44

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 52: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

gjithsej prej 423 punonjësish të AKU. Nga shpërndarja e inspektorëve sipas sektorëve, i është dhënë prioritet sektorit të inspektimit me origjinë joshtazore, pasi ka numrin më të madh të inspektorëve (93), pastaj sektori i inspektimit me origjinë shtazore (82), ai i kontrollit të pikave të kalimit kufitar (65) dhe mbrojtja e bimëve me 44 inspektorë.

Nga ana e AKU, nuk u paraqit ndonjë studim në lidhje me kriteret që shërbejnë për shpërndarjen e numrit të inspektorëve sipas sektorëve dhe brenda tyre sipas rajoneve.Edhe pse numri i punonjësve gjithsej të AKU pothuajse nuk ka lëvizur pas vitit 2012 (me zvogëlimin me 2 punonjës në vitin 2016), konstatohet se numri i inspektorëve nga viti 2014 e në vijim, është zvogëluar me 13 persona.

Tabela nr. 4 Të dhëna krahasuese te inspektorëve sipas sektorëve të AKU 2016/2012

VitiGjiths

ej punonj

ës

Gjithsej inspekt

orë% Sektori i

OJSHSektori i

OSHSektori i

mbr. bimëve

Sektori i PIK

2012 423 297 70,

2 90 86 52 69201

6 421 284 67,5 93 82 44 65

Diferenca -13 -2,7 3 -4 -8 -4Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH

Një veprim i tillë vjen në drejtim të kundërt me zgjerimin e biznesit në përgjithësi dhe shtimin e numrit të operatorëve të biznesit ushqimor në veçanti, me mungesën e investimeve në asete për inspektorët, me mangësi në vlerësimin e riskut etj. Për më tepër që është zvogëluar numri i inspektorëve për sektorin e ushqimit dhe biznesit me origjinë shtazore, risku i të cilit është prioritar në krahasim me tre sektorë e tjerë.

Duke e konsideruar kohëzgjatjen e inspektimeve të përafërt, pavarësisht fushës së operatorit të biznesit ushqimor të grupuar sipas sektorëve, distancës së vendndodhjes së subjekteve për inspektim, shpërndarja racionale e inspektoreve midis tre sektorëve (OJSH, OSH dhe mbrojtjes së bimëve) duhet të bëhet mbi bazën e numrit të subjekteve dhe shpeshtësisë së inspektimeve të përcaktuara nga risku. Grupi auditimit analizoj të dhënat për numrin e subjekteve sipas sektorëve në vitin 2016 dhe i krahasoj me numrin e inspektorëve.

Grafiku nr. 3 Subjekte dhe inspektorë sipas sektorëve të AKU 2016

45

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 53: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHNumri mesatar në shkallë vendi më i vogël i subjekteve për inspektim në nivel AKU i përket sektorit të mbrojtjes së bimëve, prej 33 subjekte, 69 subjekte për sektorin me origjine shtazore dhe 151subjekte për sektorin e inspektimit të ushqimeve dhe operatoreve te biznesit ushqimor joshtazor. Pra nga kjo shpërndarje e inspektorëve, rezulton se ato të sektorit të operatorëve të biznesit ushqimor me origjinë joshtazore duhet të inspektojnë gati pesëfishin i subjekteve të sektorit të mbrojtjes së bimëve dhe mbi dy fish ato të sektorit me origjine shtazore. Raporte të tilla të shpërndarjes së inspektorëve sipas tre sektorëve, jo vetëm që i vendosin inspektorët ne kushte të pabarabarta lidhur me vëllimin e punës, por cenojnë sigurinë ushqimore nga performanca e inspektimit, pasi një ngarkesë e tillë për dy sektorë me ndikim të konsiderueshëm ul cilësinë e inspektimit.

Një analizë e tillë e thelluar në drejtoritë rajonale, e bën të plotë kuadrin e shpërndarjes së inspektorëve, duke marrë të mirëqenë numrin gjithsej në shkallë vendi sipas sektorëve në vitin 2016Sipas tabelës së mësipërme, për sektorin OJSH, inspektorët e Beratit duhet të inspektojnë pesëfishin e subjekteve të Kukësit, ose ato të Fierit dhe Korçës rreth dy herë më shumë se ato të Durrësit.

Tabela nr. 5 Të dhëna mbi subjektet për inspektorë sipas rajoneve dhe sektorëve 2016

Inspektorë aktualë

Subjekte të regjstruara

Subjekte për

inspektor

Inspektorë aktualë

Subjekte të regjstruara

Subjekte për

inspektor

Inspektorë aktualë

Subjekte të regjstruara

Subjekte për

inspektor1 Berat 6 1821 304 5 331 66 3 614 2052 Dibër 3 383 128 3 169 56 2 206 1033 Durres 8 791 99 8 432 54 4 356 894 Elbasan 8 1236 155 5 507 101 4 712 1785 Fier 6 1700 283 8 404 51 4 1010 2536 Gjirokaster 5 568 114 5 222 44 3 109 367 Korçë 7 1888 270 7 450 64 4 352 888 Kukes 4 257 64 4 111 28 2 99 509 Lezhë 4 585 146 3 310 103 2 252 12610 Shkoder 6 1109 185 5 365 73 3 399 13311 Tirane 22 2639 120 16 1530 96 5 820 16412 Vlorë 7 1059 151 7 840 120 3 318 106

Gjithsej 86 14036 163 76 5671 75 39 5247 135

Nr Rajoni

OJSH OSH Mbrojtja e bimëve

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSH46

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 54: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Megjithëse rajoni Tiranë ka numrin më të madh të subjekteve për inspektim, me përqendrim biznesi në zonat urbane, dhe me një terren përgjithësisht lehtësisht të përshkueshëm, inspektorët kanë mesatarisht 120 subjekte për inspektim, ose 30 % nën mesataren në shkallë vendi. Inspektorët e ushqimeve me origjinë shtazore (OSH) të rajonit të Gjirokastrës kanë ngarkesën më të ulët prej 44 subjektesh nga 75 shkallë vendi, ndërkohë që ato të Vlorës 3 herë më shumë, të Lezhës dhe Elbasanit pak më shumë se 2 herë etj. E njëjta situatë vazhdon dhe me diferencat në ngarkesën e inspektorëve të sektorit të mbrojtjes së bimëve, ku në rajonin e Gjirokastrës, secili prej 3 inspektorëve duhet të kryejnë inspektimin e mesatarisht 3 subjekteve në muaj, ndërkohë që në Fier kanë 5 herë më shumë subjekte. Në se konsiderohen të përafërta kushtet e tjera dhe shpërndarja e inspektorëve të bëhej mbi bazën e përqindjes së numrit të subjekteve të regjistruara sipas tre sektorëve të mësipërm, rezulton se në rajonin e Durrësit janë 7 inspektorë më shumë se ky raport, si dhe nga 6 inspektorë në Gjirokastër dhe në Kukës, pothuajse 10 % e numrit gjithsej. Shpërndarja aktuale e inspektorëve në rajone dhe brenda sektorëve me diferenca të theksuara në ngarkesën me subjekte midis tyre, jo vetëm që ul ndjeshëm performancën e tyre, por zbeh akoma më shumë ndikimin e inspektimit në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.Duke filluar nga data 10.03.2014, në Drejtorinë e përgjithshme të AKU është krijuar Sektori i Kontrollit në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) me 61 inspektorë Me urdhrin e Ministrit të Bujqësisë nr. 168, datë 24.05.2012 janë miratuar 13 pika të kalimit kufitar ku kryhet inspektimi veterinar, fitosanitar dhe i ushqimit. Sipas të dhënave të AKU për vitet 2015 dhe 2016 konstatohet se në PIK Qafë Morin Tropojë (DRAKU Kukës), Gorricë (Korçë) dhe Shëngjin (Lezhë) nuk është kryer asnjë lloj importi, eksporti apo transiti të produkteve ushqimore. Kjo do të thotë se duhet rishikuar urdhri i mësipërm i Ministrit të Bujqësisë për miratimin e PIK të kalimit të mallrave ushqimore, pasi këtë e dikton vetë biznesi që nuk i ka të nevojshme këto pika, duke mos i shfrytëzuar për një periudhë tre vjeçare. Gjithashtu, duhet rishikuar dhe struktura e Drejtorive Rajonale Kukës, Korçë dhe Lezhë lidhur me numrin e inspektorëve për PIK, pasi logjikisht shpërndarja e tyre është e lidhur dhe me numrin e PIK. Në DRAKU Lezhë ka një sektor të PIK me 3 inspektorë, që referuar strukturës organike duhet të jenë në Shëngjin, në një kohë që ka mbi 4 vjet që nuk kalojnë produkte ushqimore. Për më tepër që Lezha për nga numri i subjekteve ka nevojë për inspektorë në sektorët e OJSH dhe OSH, për të cilat i ka aktivizuar inspektorët e emëruar në PIK.Rritja e performancës së veprimtarisë inspektuese në PIK duhet parë dhe në këndvështrimin e praktikave të administruara në to. Kështu në PIK Tiranë (Rinas) sipas Strukturës organike janë 6 inspektorë, të cilët për vitin 2016 kanë inspektuar 478 praktika importi produktesh ushqimore, ose secili inspektor është paguar për sigurinë ushqimore të kontrollit të 80 praktikave në vit, në një kohë që në Shkodër janë po aq inspektorë dhe analizojnë afër 16,000 praktika të tilla. E njëjta gjë duhet thënë dhe për PIK Qafë Botë Sarandë me 300 praktika në vitin 2016. Inspektorët e pikat të kalimit kufitar

47

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 55: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

me shumë pak ngarkesë duhet në mënyrë të domosdoshme të integrohen në inspektimet e sektorëve tjerë, mundësi që ju krijohet edhe nga procedurat e importit për të cilat merret njoftimi 24 orë para mbërritjes së mallit.Si konkluzion:- AKU, nuk ka përgatitur dhe paraqitur Ministrit të Bujqësisë ndonjë studim në lidhur me kriteret që shërbejnë për strukturën dhe organikën në qendër dhe në qark, e cila miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë.39

- AKU, në periudhën e audituar 2012-2016, megjithëse pothuajse nuk ka ndryshuar numrin e punonjësve gjithsej, ka ndryshuar raportin midis specialistëve në qendër dhe inspektorëve në rajone, në dëm të këtyre të fundit, duke i zvogëluar në vitin 2014 me 13 inspektorë, duke vepruar në drejtim të kundërt me zgjerimin e biznesit në përgjithësi dhe shtimin e numrit të operatorëve të biznesit ushqimor në veçanti, me mungesën e investimeve në asete për inspektorët, me mangësi në vlerësimin e riskut etj. Për më tepër që është zvogëluar numri i inspektorëve për sektorin e ushqimit dhe biznesit me origjinë shtazore, risku i të cilit është prioritar në krahasim me tre sektorë e tjerë.- AKU nuk ka një shpërndarje racionale të subjekteve për inspektor sipas sektorëve në shkallë vendi, pasi sektori i mbrojtjes së bimëve ka 33 subjekte inspektimi për inspektor, 69 subjekte inspektorët e sektorit me origjine shtazore dhe 151subjekte për inspektor në sektorin e inspektimit të ushqimeve dhe operatorëve të biznesit ushqimor joshtazor, duke vendosur inspektorët në kushte të pabarabarta lidhur me vëllimin e punës, dhe për pasojë cenimin e sigurisë ushqimore nga performanca e inspektimit- Sipas strukturës dhe organikës aktuale, AKU ka shpërpjesëtime të konsiderueshme të numrit të inspektorëve midis rajoneve dhe sektorëve brenda tyre lidhur me ngarkesën e subjekteve për inspektim, pasi, p.sh për sektorin OJSH, inspektorët e Beratit duhet të inspektojnë pesëfishin e subjekteve të Kukësit, ose ato të Fierit dhe Korçës rreth dy herë më shumë se ato të Durrësit; ose në rajonin e Tiranës me numrin më të madh të subjekteve për inspektim, me përqendrim biznesi në zonat urbane, dhe me një terren përgjithësisht lehtësisht të përshkueshëm, inspektorët kanë mesatarisht 120 subjekte për inspektim, ose 30 % nën mesataren në shkallë vendi etj; sektori i inspektimit të operatorëve ushqimor me origjinë shtazore të rajonit të Gjirokastrës kanë ngarkesën më të ulët prej 44 subjektesh nga 75 mesatarisht në shkallë vendi, ndërkohë që ato të Vlorës 3 herë më shumë etj; e njëjta situatë vazhdon dhe me diferencat në ngarkesën e inspektorëve të sektorit të mbrojtjes së bimëve, ku në rajonin e Gjirokastrës, secili prej 3 inspektorëve duhet të kryejnë inspektimin e mesatarisht 3 subjekteve në muaj, ndërkohë që në Fier kanë 5 herë më shumë subjekte. Në se konsiderohen të përafërta kushtet e tjera dhe shpërndarja e inspektorëve të bëhej mbi bazën e përqindjes së numrit të subjekteve të regjistruara sipas tre sektorëve të mësipërm, rezulton se në rajonin e Durrësit janë 7 inspektorë më shumë se ky raport, si dhe nga 6 inspektorë në Gjirokastër 39 VKM nr. 1081, date 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” i ndryshuar, kreu IV, pika 1.

48

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 56: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

dhe në Kukës, pothuajse 10 % e numrit gjithsej. Një strukturë e tillë e shpërndarjes së inspektorëve në rajone dhe brenda tyre sipas sektorëve me diferenca të theksuara në ngarkesën me subjekte midis tyre, jo vetëm që ul ndjeshëm performancën e tyre, por zbeh akoma më shumë ndikimin e inspektimit në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.Për këto rekomandojmë:1. Ministria e Bujqësisë dhe AKU të ndërmarrin një studim të hollësishëm për strukturën dhe organikën e AKU, duke vendosur kritere të qarta mbi raportin e specialistëve në qendër dhe në rajone, shpërndarjen e inspektorëve në rajone dhe sipas sektorëve kryesisht mbi bazën e numrit të subjekteve për inspektim, territorit, prirjeve të zhvillimit të biznesit ushqimor, analizës së riskut etj., duke vënë në eficiencë të plotë burimet njerëzore në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore.

Brenda vitit 2017- Për vitet 2015 dhe 2016, konstatohet se AKU në PIK Qafë Morinë Tropojë (Kukës), Gorricë (Korçë) dhe Shëngjin (Lezhë) nuk është kryer asnjë lloj importi, eksporti apo transiti të produkteve ushqimore. Për këtë rekomandojmë:2. Ministri i Bujqësisë të rishikojë dhe të ndryshojë urdhrin nr. 168, datë 24.05.2012, për miratimin e pikave të kalimit kufitar ku kryhet inspektimi veterinar, fitosanitar dhe i ushqimit në përputhje me situatën konkrete, duke bërë të mundur rritjen e eficiencës së veprimtarisë inspektuese në fushën e ushqimit.

Brenda vitit 20173. Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me AKU të rishikojnë strukturën dhe organikën e Drejtorive Rajonale Kukës, Korçë dhe Lezhë lidhur me numrin e inspektorëve për PIK, të bazuar edhe në ecurinë në vite të numrit të praktikave të administruara sipas pikave të miratuara.

Brenda vitit 2017

3.2.2 A është administruar shërbimi civil në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë ushqimore?AKU është një institucion i administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, i cili përfshin dhe Drejtoritë rajonale, në përbërje të të cilit ka nëpunës civil. Nëpunësi civil kryen funksionin për ushtrimin e autoritetit administrativ, publik, në bazë të aftësisë dhe profesionalizimit, duke marrë pjesë në formulimin dhe zbatimin e politikave, monitorimin e zbatimit të rregullave dhe procedurave përkatëse. Administrimi i shërbimit civil duhet të garantojë qëndrueshmërinë në detyrë të nëpunësit civil dhe vazhdimësinë e shërbimit civil.40

Në periudhën pesëvjeçare objekt auditimi, deri në shkurt 2014, marrëdhëniet e punës janë rregulluar me ligjin nr. 7661, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar dhe më pas nga ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” ndryshuar. AKU është përfshirë në skemën e shërbimit civil me VKM nr. 142, datë 12.03.2014 “Për përshkrimin

40 Ligji nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” neni 549

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 57: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

dhe klasifikimin e institucioneve të administratës shtetërore dhe institucioneve të pavarura” i ndryshuar.Struktura dhe organika e AKU në periudhën 2012 - 2016 ka ndryshuar 5 herë, kryesisht në strukturë dhe shumë pak në numrin gjithsej të punonjësve. Në vitin 2012 në Drejtorinë e përgjithshme ishin tre drejtori: Menaxhimi riskut dhe koordinimi i inspektimit, Vlerësimi dhe komunikimi i riskut dhe ajo e Shërbimeve të brendshme (me disa sektorë brenda tyre), si dhe sektori i auditit të brendshëm. Drejtoritë rajonale janë klasifikuar me strukturë në dy grupe: me nga 5 dhe 6 sektorë si: administrata, inspektimi OJSH, inspektimi OSH, Inspektimi i mbrojtjes së bimëve, i shërbimeve laboratorike dhe për disa rajone edhe sektori i kontrollit në pikat e inspektimit kufitar. Gjithsej ishin 423 punonjës nga të cilët 55 veta në Drejtorinë e përgjithshme dhe 368 në drejtoritë rajonale, pra me një raport përafërsisht 1:7.Në vitin 2016, numri i përgjithshëm i AKU është 421, pra zvogëluar me 2 punonjës gjithsej në Drejtoritë rajonale, ndërsa struktura organike ka pësuar ndryshime. Kështu në Drejtorinë e përgjithshme janë përcaktuar 63 vetë dhe ato rajonale 358 punonjës. Në strukturë, në Drejtorinë e përgjithshme është shtuar sektori i koordinimit të inspektorëve në PIK në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe koordinimit të Inspektimeve, si dhe është shkëputur më vete Sektori i Buxhet Financës nga Drejtoria e shërbimeve të brendshme dhe nuk kanë pësuar ndryshime sektorët në Drejtoritë Rajonale. Në këtë mënyrë konstatohet se është përshtatur struktura e Drejtorive rajonale me sektorin e inspektimit të PIK-ut duke e ngritur atë dhe në Drejtorinë e përgjithshme. Lidhur me numrin gjithsej të punonjësve konstatohet një prirje negative e zvogëlimit të punonjësve që angazhohen direkt me inspektimet dhe analizat laboratorike, dy aktivitetet bazë të AKU që ndikojnë në nivelin e sigurisë ushqimorë, nga ulja e numrit të punonjësve gjithsej si dhe nga rritja e numrit të punonjësve në drejtorinë e përgjithshme, duke vepruar në drejtim të kundërt me zhvillimin biznesit (rritjen e numrit të operatorëve ushqimorë) ashtu edhe shtimin e numrit dhe vëllimit të importeve të produkteve ushqimore. Në se në vitin 2016 numri i punonjësve në drejtoritë rajonale është ulur me 10 vetë ose 30%, numri i subjekteve gjithsej është rritur 5 % dhe atyre importuese 19 % e bashkë me të dhe vëllimi i produkteve ushqimore të importuara. Një analizë më e detajuar brenda rajoneve, konstatohet se është shtuar në mënyrë të konsiderueshme numri i punonjësve në Tiranë (11), si dhe rritje të moderuar në Durrës (3), duke zvogëluar ndjeshëm numrin e punonjësve në Korçë (-6), Elbasan (-5), Berat (-4) etj., pa asnjë lloj studimi paraprak për të përcaktuar kritere për një shpërndarje sa më racionale. Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive bëhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur, dhe kandidati fitues emërohet nga njësia përgjegjëse (DAP). Ligji nr 152/2013, “Për nëpunësin civil” përcakton qartë se: “Çdo emërim në pozicion ekzekutiv, në kundërshtim me këtë nen, është absolutisht i pavlefshëm”, neni 23, pika 4. Duhet theksuar gjithashtu se nëpunësi, që emërohet për herë të parë në shërbimin civil, i nënshtrohet një periudhe prove që zgjat një vit nga data e aktit të emërimit. Sipas raportit të

50

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 58: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

mbikëqyrjes së ligjshmërisë në shërbimin civil në AKU nga Komisioneri i shërbimit civil i shtatorit 2016, për një periudhë dy vjeçare (nga data 26.02.2014 deri më 18.04.2016) 21 pozicione pune kanë rezultuar të lira, të cilat përbëjnë 5 % të punonjësve gjithsej. Veç kësaj 12 punonjës janë emëruar të përkohshëm, pas hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil. Në këtë mënyrë, ka munguar plotësisht performanca e 12 punonjësve, si dhe ka qenë e mangët ajo për 12 të tjerë, duke ndikuar negativisht në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend. Gjithashtu, është vepruar në kundërshtim me ligjin e nëpunësit civil me plotësimin e vendeve të punës me kontrata emërimi të përkohshme, duke cenuar qëndrueshmërinë në detyrë të nëpunësit civil dhe vazhdimësinë e shërbimit civil, duke ngarkuar me përgjegjësi Drejtorët e përgjithshëm të AKU.Një element shumë i rëndësishëm i performancës së nëpunësit civil është hartimi, njohja dhe nënshkrimi i përshkrimeve të vendeve të punës, problem ky që bëhet akoma më i rëndësishëm për AKU në kushtet e mungesës së Rregullores së brendshme. Sipas raportit mësipërm mbikëqyrës të Komisionerit, AKU nuk e ka përfunduar akoma procesin e nënshkrimit të përshkrimeve të punës vetëm nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, duke ndikuar në llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e nëpunësve publik të AKU.Grupi i auditimit të KLSH, bazuar në të dhënat e AKU konstaton se ka pasur lëvizje të shpeshta të drejtorëve të drejtorive dhe përgjegjësve të sektorëve në Drejtorinë e përgjithshme, si dhe drejtorëve rajonalë, kryesisht pas vitit 2013. Kështu, Drejtoria e menaxhimit të riskut ka njohur 5 drejtues dhe aktualisht është bosh që nga nëntori 2016; po kështu dhe për sektorin juridik dhe atë të inspektimit OJSH, përgjegjësit e të cilëve kanë lëvizur 5 herë gjatë periudhës 2012 - 2016; drejtori rajonal i Tiranës 4 herë, i Beratit 3 herë etj. Kjo ka sjellë mungesë qëndrueshmërie në drejtimin e drejtorive dhe sektorëve përkatës, ulje të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë, humbje të memories institucionale, mangësi në bashkërendim dhe koordinim etj., me pasoja të dëmshme në sigurinë ushqimore në vend. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion konstatohet se Ministri i Bujqësisë ka ndërhyrë në dy raste për lëvizjen e drejtuesve në Drejtorinë e përgjithshme dhe në Drejtorinë rajonale të AKU Tiranë. Kështu në tetor të vitit 2016 është kërkuar z. Granit Sokolaj, përgjegjësi i Sektorit të marrëdhënieve me publikun dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit për të punuar përkohësisht në ndihmë të kabinetit të Ministrit, duke vazhduar aktualisht edhe në prill 2017. Me shkresën e Ministrit të Bujqësisë nr. 2298 Prot., datë 23.03.2016, z. Taulant Kalo, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë është caktuar në mënyrë të përkohshme në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ISUV. Ministri i bujqësisë më datë 04.04.2016 ka caktuar në detyrë të përkohshme z. Armand Uruçi në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tiranë, në një kohë që ky pozicion pune përfshihet në skemën e shërbimit civil, për t’ju nënshtruar procedurave të konkurrimit dhe për të plotësuar kriteret përkatëse të eksperiencës në punë, shkollimit, konkurrimit, përzgjedhjes etj., i cili vazhdon aktualisht dhe në prill 2017. Në këtë mënyrë Ministri i Bujqësisë jo vetëm që është në tejkalim të kompetencave të veta, por njëkohësisht ka cenuar nivelin e sigurisë

51

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 59: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

ushqimore në rajonin më të rëndësishëm në vend atë të Tiranës, pasi me një caktim të tillë nuk siguron qëndrueshmëri dhe vazhdimësi të shërbimit publik në një fushë jetike për qytetarët. Veç kësaj, me marrjen në ministri të Përgjegjësit të Sektorit të marrëdhënieve me publikun dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit, ka dëmtuar komunikimin me konsumatorin, aq i rëndësishëm për të përmirësuar sigurinë ushqimore në vend, për më tepër që Ministria e bujqësisë është Institucion epror për AKU. Observacioni i subjektit të audituar nuk merret në konsideratë lidhur me këtë çështje, pasi në se nuk do të cenohej niveli i informimit të publikut me mungesën e përgjegjësit të sektorit, nuk kishte pse të vendosej në organikën e AKU.Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm i AKU z. Dritan Sejko, me shkresën nr. 3935 prot., datë 28.09.2016 ka emëruar z. Lorenc Rexho, në pozicionin e Drejtorisë Rajonale të AKU Vlorë, i cili vazhdon dhe në prill 2017 të jetë në këtë detyrë. Veprime të tilla janë jashtë kompetencave të drejtorit të përgjithshëm dhe ndikojnë negativisht në veprimtarinë inspektuese të AKU, pasi janë të lidhura me drejtimin, menaxhimin, cilësinë dhe efektivitetin e njërës prej fushave përcaktuese në përmirësimin e sigurisë ushqimore në tërësi dhe atë të një rajoni turistik në veçanti siç është Vlora. Çështjet e administrimit të shërbimit civil janë të lidhura me mënyrën e plotësimit të vendeve të lira të punës që krijohen në vijimësi, pasi në çdo rast duhet ti nënshtrohen procedurave të përcaktuara në kuadrin rregullativ të nëpunësit civil, në të kundërt emërime të tilla janë absolutisht të pavlefshme.41 Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, konstatohet se aktualisht janë 20 emërime gjithsej të bazuar në Kodin e punës, nga të cilat 7 në Drejtorinë e përgjithshme dhe 13 në Drejtoritë rajonale, , në kundërshtim me ligjin e për nëpunësin civil dhe VKM nr. 142, datë 12.03.2014, i cili e përfshin AKU në institucionet shtetërore të shërbimit civil. Veç këtyre, aktualisht janë urdhëruar nga Drejtori i Përgjithshëm lëvizje të brendshme për periudha të ndryshme gjithsej 14 raste (nga këto 4 në DP të AKU). Kjo do të thotë se inspektorët që lëvizin, paguhen në drejtori apo sektor të tjerë nga ai që zhvillojnë aktivitetin, duke ulur ndjeshëm performancën e tyre dhe për pasojë edhe atë të sigurisë ushqimore.Administrimi i shërbimi civil në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë ushqimore, është analizuar dhe në kuadër të largimeve nga puna, si në kuadër të largimit bashkë me to dhe të kapaciteteve profesionale të trajnuara, po ashtu dhe të kostos financiare për buxhetin e shtetit në shpenzimet për pagesat në rastin e largimeve të paligjshme. Sipas të dhënave financiare të AKU, të larguarit nga puna për të gjitha motivet (pension, dorëheqje, masë largimi etj.) dhe shumat financiare të paguara punonjësve të larguar nga punë në kundërshtim me ligjin jepet ne pasqyrën e mëposhtme.

Tabela nr. 6 Të dhëna mbi numrin mesatar të punonjësve dhe atyre të larguar 2012 – 2016

N Emërtimi 2012 2013 2014 2015 201641 Ligji nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, neni 23/4

52

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 60: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

r

1Numri mesatar i punonjësve 414 423 417 406 398

2Punonjës të larguar në numër 56 0 137 17 32

aPunonjës të larguar në

përqindje 13.5 0.0 32.9 4.2 8.0

3Për punonjësit e larguar lekë

863,412

4,007,540

20,330,717

23,311,121

29,773,576

bNë përqindje ndaj fondit të pagave 0.3 1.3 6.5 7.6 10.2

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHNga tabela e mësipërme konstatohet se në vitin 2014 është larguar 32.9 % e gjithë stafit dhe specialistëve të AKU, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve pa shkaqe të përligjura, e cila reflektohet në pagesat për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të largimit nga puna të cilat tejkalojnë 10 % të fondit të pagave gjithsej. Në periudhën e audituar 2012 - 2016 këto shpenzime arrijnë mbi 78 milion lekë, duke kaluar disa herë investimet e kësaj periudhe.Sipas të dhënave të Sektorit të burimeve njerëzore janë trajnuar një numër i konsiderueshëm i stafit dhe specialistëve të AKU, kryesisht në stafin e Drejtorisë përgjithshme dhe nga projektet BE që kanë shërbyer për ngritjen dhe konsolidimin e këtij institucioni

Grafiku nr. 4 Punonjës të trajnuar dhe të larguar 2016

0

50

100

150

200

250

2012 2013 2014 2015 2016

143

16

157

21

120

65

7

30

6

9

Punonjës të trajnuar telarguar në numërNumri i punonjesve tetrajnuar

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHNga grafiku i mësipërm, konstatohet se jo vetëm nuk kemi në vijimësi rritje të numrit të specialistëve të trajnuar, por largime të personave të trajnuar, kryesisht në periudhën 2012-2015, të cilët zënë 20 -45 % të tyre. Theksojmë se numri i trajnimeve dhe i pjesëmarrësve nga AKU është më i lartë, por shifrat e mësipërme janë për efekt të evidentimit të punonjësve të larguar.Grupi i adutimitë të KLSH shqyrtoj me vëmendje observacionin nr. 29/3 prot., datë 04.04.2017 për çështjen e mësipërme. Veprimet e paligjshme në administrimin e shërbimit civil nuk mund të justifikohen me ndjeshmërinë e lartë të misionit të AKU, pasi kjo “ndjeshmëri” është e pasqyruar në kuadrin legjislativ përkatës, dhe as me klauzolat e vendosura në urdhrat e emërimit. Titullari i njësisë publike vepron brenda hapësirës ligjore dhe jo në kundërshtim me ligjin për emërimet e urdhëruara dhe lëvizjet e brendshme.

Si konkluzion:

53

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 61: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- AKU për një periudhën shkurt 2014 prill 2016 ka pasur 21 pozicione pune të lira, të cilat përbëjnë 5 % të punonjësve gjithsej, si dhe 12 punonjës me emërim të përkohshëm, pas hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, duke munguar plotësisht ose pjesërisht performanca e një numri të konsiderueshëm specialistësh, duke ndikuar negativisht në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.- Në AKU ka pasur lëvizje të shpeshta të drejtorëve të drejtorive dhe përgjegjësve të sektorëve në Drejtorinë e përgjithshme, si dhe drejtorëve rajonalë, kryesisht pas vitit 2013. Kështu, Drejtoria e menaxhimit të riskut ka njohur 5 drejtues dhe aktualisht është bosh që nga nëntori 2016; sektori juridik dhe ai i inspektimit OJSH, përgjegjësit e të cilëve kanë lëvizur 5 herë gjatë periudhës 2012 - 2016; drejtori rajonal i Tiranës 4 herë, i Beratit 3 herë etj., duke sjellë mungesë qëndrueshmërie në drejtimin e drejtorive dhe sektorëve përkatës, ulje të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë, humbje të memories institucionale, mangësi në bashkërendim dhe koordinim etj.Për këto rekomandojmë:1. AKU të marrë masat e nevojshme për të rritur nivelin e bashkëpunimit me DAP, për të bërë të mundur në një kohë sa më të shpejtë plotësimin e vendeve të lira të punës dhe qëndrueshmërinë e nivelit drejtues, duke shtuar vëllimin e veprimtarisë inspektuese dhe për pasojë përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Vazhdimisht- AKU nuk e ka përfunduar akoma procesin e nënshkrimit të përshkrimeve të punës nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, duke ndikuar llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e nëpunësve publik të AKU, për më tepër që mungon dhe dokumenti zyrtar si Rregullorja e brendshme.Për këtë rekomandojmë:2. AKU të organizojë punën për përfundimin e procesit të nënshkrimit të përshkrimeve të vendeve të punës nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, dhe t’ju dorëzojë një kopje punonjësve të shërbimit civil në AKU.

Brenda muajit shtator 2017- Ministri i Bujqësisë, në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil, ka ndërhyrë në dy raste: për lëvizjen dhe emërimin e Drejtorit rajonal të AKU Tiranë që në prill 2016, si dhe të kalimit pranë kabinetit të tij të Përgjegjësi të Sektorit të marrëdhënieve me publikun dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit që nga tetori 2016, ndryshime të cilat vazhdojnë dhe aktualisht. - Drejtori i Përgjithshëm i AKU ka emëruar Drejtorin Rajonal të AKU Vlorë që nga shtatori 2016, si dhe 20 emërime të tjera gjithsej të bazuar në Kodin e Punës, nga të cilat 7 në Drejtorinë e përgjithshme dhe 13 në Drejtoritë rajonale, në kundërshtim me ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, sipas të cilit emërime të tilla janë absolutisht të pavlefshme. Veç këtyre, ka urdhëruar lëvizje të brendshme për periudha të ndryshme gjithsej 14 raste, duke ulur ndjeshëm performancën e tyre dhe për pasojë edhe atë të sigurisë ushqimore.Për këto rekomandojmë:

54

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 62: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

3. Ministri i Bujqësisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKU, duke bashkëpunuar ngushtë me DAP të marrin masat e nevojshme për vënien në eficiencë të plotë të ligjit për nëpunësin civil, duke rivendosur procedurat e konkurrimit, plotësimin e kritereve përkatëse, eksperiencës në punë, shkollimit, përzgjedhjes etj.,

Brenda muajit shtator 2017- AKU është karakterizuar me largime nga puna, të cilat kulmojnë në vitin 2014 me ikjen e afër 33 % të të gjithë stafit dhe specialistëve (gjithsej 137 persona) dhe bashkë me të dhe të kualiteteve të trajnuara, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve pa shkaqe të përligjura, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit nga pagesat për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore prej 29,773,576 lekë vetëm në vitin 2016 dhe mbi 78 milion lekë për të gjithë periudhën e audituar 2012-2016. Për këtë rekomandojmë:4. Ministria e Bujqësisë të kryejë një analizë të hollësishme në AKU mbi largimet nga puna pa shkaqe ligjore, ndjekjen e proceseve gjyqësore dhe evidentimin e personave përgjegjës sipas viteve, duke kërkuar ndëshkimin e tyre.

Brenda vitit 2017

3.3. A ka ndikuar inspektimi në përmirësimin e nivelit të sigurisë ushqimore?Inspektimi i operatorëve të biznesit ushqimor, bazuar në analizën e riskut, është një komponent vital i një sistemi modern të kontrollit të ushqimit. Inspektimi i ushqimit mbron konsumatorët, duke i siguruar që ushqimet e prodhuara ose të importuara brenda vendit trajtohen, ruhen, prodhohen, përpunohen, transportohen, përgatiten, shërbehen dhe shiten në përputhje me kërkesat e ligjeve dhe rregulloreve kombëtare. Përveç kësaj, inspektimi dhe verifikimi i eksporteve ushqimore nxit besimin në sigurinë dhe cilësinë e eksporteve, gjë që është thelbësore për tregtinë ndërkombëtare.Inspektimi është një prej elementëve përbërës të kontrollit zyrtar të ushqimeve, i cili kryhet në përputhje me rregullat e parashikuara në ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Kontrolli zyrtar i ushqimeve ka për objekt: vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e biznesit ushqimor; inspektimin e gjendjes shëndetësore të personelit dhe të higjienës së objekteve; lëndët e para; ushqimet; pastrimin; proceset; mënyrën e paketimit, etiketimin, dokumentet shoqëruese; origjinën etj.42 Masat e përgjithshme të administrimit të kontrollit zyrtar të ushqimeve merren nga AKU nëpërmjet veprimtarisë së inspektorëve, e cila është përcaktuar në ligjin për ushqimin, por që gërshetohet me rregullat e vendosura në ligjin për inspektimin.Formatet e akteve të procedurës së inspektimit (Procesverbal inspektimi dhe vendim përfundimtar, listë-verifikimi sipas sektorëve, akt bllokimi, akt-asgjësimi, listë-kontrolli e prodhimit të ushqimeve etj) janë miratuar dhe unifikuar me urdhra të Drejtorëve të përgjithshëm.Objekt i kontrollit zyrtar të ushqimeve nga ana e AKU janë operatorët e 42 Ligji nr. 9863, date 28.01.2003 “Për ushqimin” i ndryshuar; neni 41

55

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 63: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

biznesit ushqimor (çdo person fizik ose juridik) i regjistruar për të kryer veprimtari, që lidhen me biznesin e ushqimit. Kjo do të thotë se inspektorët e AKU janë të pafuqishëm ndaj bizneseve informal që veprojnë në fushën e ushqimit. Një përkufizim i tillë është shqetësuese për sigurinë ushqimore, po të mbajmë në konsideratë se ekonomia informale në Shqipëri vlerësohet të jetë mesatarisht 36 %,43 dhe që një pjesë e konsiderueshme e këtyre bizneseve i përkasin atyre të fushës së ushqimeve.Sqarimi i AKU me observacionin e datës 04.04.2017, forcon konkluzionet e arritura më sipër nga grupi i auditimit të KLSH.AKU si rregull duhet të hartojë programin vjetor të inspektimeve, për të cilin nuk ka informacion për bizneset e reja që mund të krijohen, pasi mungon shkëmbimi i informacionit zyrtar me Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Në këtë mënyrë mbetet jashtë inspektimit nga AKU të gjithë operatorët e biznesit ushqimor të cilat hapen të reja gjatë vitit kalendarik, duke theksuar se vetëm në vitin 2015 janë regjistruar 56,787 ndërmarrje44, nga të cilat 17% të tyre e përbën akomodimi dhe shërbimi ushqimor,të cilat rrjedhimisht përbëjnë risk ushqimor. Gjithashtu, duhet konsideruar dhe ulje të eficiencës së veprimtarisë së inspektimit në tërësi, rastet e mbylljes së bizneseve dhe mospasja e informacionit nga AKU, pasi një pjesë e tyre mundet të kenë qenë të programuara për inspektim. Kështu, sipas QKB në fund të vitit 2016, kanë rezultuar 9,912 biznese të çregjistruara, një pjesë e të cilëve kanë operuar në fushën e ushqimeve.

Tabela nr. 7 Të dhëna mbi subjektet gjithsej dhe ato të regjistruar në AKU 2015

Rajoni Subjekte aktive gjithsej (INSTAT)

Subjekte ushqimore të

regjistruar (AKU)

% AKU/INSTA

TBerat 7.205 1.815 25Dibër 2.850 705 25Durrës 13.125 1.295 10Elbasan 11.493 1.669 15Fier 19.199 2.615 14Gjirokastër 3.661 1.149 31

Korçë 11.609 1.646 14Kukës 1.543 410 27Lezhë 4.902 1.004 20Shkodër 10.299 1.458 14Tiranë 54.237 5.010 9Vlorë 12.165 2.090 17

Gjithsej 152.288 20.866 14Burimi: Të dhëna të INSTAT dhe AKU të përpunuara nga grupi i

auditimit të KLSHVeç këtyre, krijimi nga vetë AKU i një database për operatorët e biznesit 43 Përllogaritje të BERZH, Mars 201544 www.instat.gov.al

56

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 64: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

ushqimor, në mungesë të informacionit nga burimet zyrtare të regjistrimit, siç mund të jenë QKB dhe Drejtoritë rajonale tatimore bën që jo vetëm të jetë subjektive në varësi të inspektorit, por në të njëjtën kohë dhe çka është më e rëndësishme lënia jashtë inspektimit e operatorëve të biznesit ushqimor, duke cenuar sigurinë ushqimore në vend. Mjafton të përmendim që nga një analizë e thjeshtë e raportit të bizneseve objekt inspektimi të AKU dhe numrit gjithsej të bizneseve të rajonit ka një diferencë të theksuar. Kështu, në vitin 2015 nëse në DRAKU Gjirokastër, Kukës Berat e Dibër janë objekt inspektimi 25 - 31 % e subjekteve, në Tiranë dhe në Durrës janë vetëm 9 - 10 % e tyre, për më tepër që në këto dy rajone zhvillohet afër gjysma e biznesit në Shqipëri. Veç këtyre, sipas INSTAT, gjendja në fund të vitit 2015, ndërmarrjet aktive sipas ndarjeve të aktivitetit, vetëm: prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to, peshkimi dhe akuakultura, përpunimi i produkteve ushqimore, prodhimi i pijeve janë 25,072 subjekte dhe të regjistruara në AKU janë 4,206 subjekte më pak.Sipas të dhënave të AKU-net, 85 % numrit të operatorëve të biznesit ushqimor ju përkasin subjekteve tregtare të ushqimeve me origjine shtazore dhe joshtazore, 2 % prodhuesve, 5 % përpunuesve dhe 8 % ju përkasin subjekteve bimore dhe mbrojtjes tyre.VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” i ndryshuar, ka përcaktuar se Drejtoria e Përgjithshme bashkërendon kontrollin zyrtar të ushqimeve; siguron unifikimin e praktikave të kontrollit të sigurisë së ushqimeve, për të cilën ka dalë Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU nr. 102, datë 12.04.2012 i ndryshuar “Për kryerjen e procedurës se inspektimit”, si dhe Urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU nr. 115, datë 20.04.2012 i ndryshuar “Për miratimin e akteve të procedurës se inspektimit”

Si konkluzion:- Sipas ligjit për ushqimin, objekt i kontrollit zyrtar nga ana e AKU janë operatorët e biznesit të regjistruar për të kryer veprimtari, që lidhen me biznesin e ushqimit,45 duke i bërë të pafuqishëm ndaj bizneseve informale të kësaj fushe, dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë ushqimore, duke ditur që informaliteti vlerësohet të jetë mesatarisht 36 %.- Mungesa e përfshirjes në programin e inspektimeve nga AKU të bizneseve të reja ushqimore që krijohen gjatë vitit, ndikon në sigurinë ushqimore, duke theksuar se vetëm në vitin 2015 janë regjistruar 56,787 ndërmarrje, nga të cilat 17 % të tyre e përbëjnë akomodimi dhe shërbimi ushqimor, të cilat rrjedhimisht përbëjnë risk ushqimor. Gjithashtu mungesa e informacionit mbi numrin e subjekteve të biznesit ushqimore që mbyllen gjatë vitit, ul perfomancën e inspektimit dhe të marrjes së mostrave, pasi mund të kenë qenë të përfshira në program inspektimi dhe nuk ka se si të kryhet, për të cilën mjafton të citojmë se në fund të vitit 2016, kanë rezultuar 9,912 biznese të çregjistruara.Me shkresën nr. 29/3 prot., datë 04.07.2017, AKU ka propozuar edhe ndryshime dhe përmirësime ligjore në këtë fushë, realizimin e të cilave duhet ta bëjë të mundur nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë.45 Ligji nr. 9863, date 28.01.2003 “Për ushqimin” i ndryshuar; neni 3, pika 3.

57

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 65: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Për këto rekomandojmë:1. AKU të nisë dhe të bashkëpunojë ngushtë me organet tatimore, duke marrë pjesë dhe me grupe të përbashkëta për të luftuar informalitetin në biznesin ushqimor, si dhe të shkëmbejë zyrtarisht informacion periodik mbi numrin, listën dhe vend-ndodhjen e operatorëve të rinj dhe të mbyllur të fushës së ushqimit.

Nga shtatori i vitit 2017 dhe në vazhdim- AKU nuk ka një numër të saktë të operatorëve të biznesit ushqimor në rajone të cilat janë objekt inspektimi, pasi ka shpërpjesëtime të theksuara midis rajoneve të këtij biznesi ndaj numrit gjithsej. Kështu, në vitin 2015 nëse në DRAKU Gjirokastër, Kukës Berat e Dibër janë objekt inspektimi 25 - 31 % e subjekteve në totale, në Tiranë dhe në Durrës janë vetëm 9 - 10 % e tyre, për më tepër që në këto dy rajone zhvillohet afër gjysma e biznesit në Shqipëri. Veç kësaj, sipas INSTAT në fund të vitit 2015, vetëm ndërmarrje aktive të prodhimit bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to, peshkimi dhe akuakultura, përpunimi i produkteve ushqimore, prodhimi i pijeve janë 25,072 subjekte, në një kohë që AKU ka të regjistruara 4,206 subjekte më pak.Për këtë rekomandojmë:2. AKU të kërkojë dhe të marrë informacion periodikisht nga burimet zyrtare të regjistrimit të subjekteve me veprimtari në fushën e ushqimeve si QKB dhe drejtoritë rajonale tatimore, për të krijuar dhe përditësuar database të operatorëve të biznesit ushqimor, me qëllim përmirësimin e sigurisë ushqimore, nëpërmjet maksimizimit të numrit të objekteve të inspektimit.

Brenda vitit 2017 dhe vazhdimisht

3.3.1 A janë efektive inspektimet e ushqimeve të importuara?Siguria ushqimore në vend varet në mënyrë të konsiderueshme nga mbikëqyrja e sigurisë së ushqimeve të importit, pasi mallrat ushqimore duhet të nxirren në treg kur plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe/ose të atyre të përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare. Kontrolli i sigurisë së ushqimeve të importuara kryhet në pikat e inspektimit kufitar dhe konsiston në njohjen e certifikatës dhe dokumentacionit tjetër shoqërues, të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e vendit prej nga ato vijnë.46 Pikat e inspektimit kufitar janë pjesë administrative e drejtorive rajonale përkatëse të AKU-së dhe kryejnë kontrollin e ngarkesave të kafshëve të gjalla, bimëve dhe produkteve, që origjinojnë prej tyre, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.47 Në vijim ka dalë Urdhri i Ministrit të MBUMK nr. 262 datë 25.08.2010 “Për fillimin e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në fushën e kontrollit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë” dhe më pas kompetencat e plota janë marrë me Urdhrin e Ministrit të Bujqësisë nr. 229 datë 15.07.2011. Shtrirja e këtij shërbimi në Pikat e Kalimit Kufitar është miratuar me Urdhrin nr. 6 datë 25.01.2011 “Mbi miratimin e Pikave të

46 Ligji nr. 9863, date 28.01.2003 “Për ushqimin” i ndryshuar; neni 14 dhe 16 - 18.47 VKM nr. 1081, date 21.10.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” i ndryshuar, kreu I, pika 6.

58

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 66: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Kontrollit Kufitar ku kryhet inspektimi veterinar, fitosanitar dhe i ushqimit për njerëz dhe kafshë në Republikën e Shqipërisë”. Ndërsa, si strukturë inspektorët e PIK në nivel sektori ekzistonin në 9 drejtori rajonale sipas përfshirjes së pikave të kalimit kufitar, Sektori i koordinimit në Drejtorinë e përgjithshme të AKU është ngritur me Urdhrin e Kryeministrit nr. 119, datë 10.03.2014, brenda numrit aktual të punonjësve të AKU. Megjithëse janë miratuar procedurat e AKU, por bazuar në kuadrin e plotë ligjor, janë në proces hartimi i procedurat standarde të punës për inspektimin e ushqimit.48

Inspektori në PIK ushtron kontroll tek produktet ushqimore në tre drejtime kryesore: për dokumentacionin teknik, kontrollin (vlerësimin) fizik dhe marrjen e mostrave për analiza (fiziko-kimike, toksikologjike dhe mikrobiologjike) në mënyrë të planifikuar (monitorimi) dhe/ose në varësi të dyshimit të inspektorit. Autoritetet doganore duhet të kryejnë procedurat doganore për ngarkesat ushqimore, pasi inspektorët e ushqimit në PIK kanë dhënë miratimin për to. Inspektorët në PIK veprojnë sipas Urdhrit të Ministrit të Bujqësisë nr. 72, datë 15.03.2011, “Për miratimin e Akt-Kontrollit “Mbi inspektimin e produkteve ushqimore me origjinë joshtazore në pikat e inspektimit kufitar dhe lejimin për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në zhdoganimin e tyre” dhe Akt-Marrje Mostre”. Ky urdhër ka shfaqur probleme gjatë zbatimit në praktikë, pasi në dokumentet shoqëruese të produktit ushqimor janë përcaktuar certifikata e cilësisë, duke mos përcaktuar qartë termin “Raport Analizë”. E njëjta gjë duhet thënë dhe për dokumentin “Faturë doganore”, e cila duhet të përfaqësojë në vetvete faturën e mallit dhe jo atë doganore. Duhet theksuar se, AKU ka bërë përpjekje për rregullimin e kësaj anomalie, duke i kërkuar Ministrit të bujqësisë në vitin 2015 ndryshimin e këtij urdhri, problematika nuk ka marrë akoma zgjidhje.

Grafiku nr. 5 Numri i praktikave të administruara në PIK sipas llojit për 2015 dhe 2016

21,810

8,990

17,042

27,139

10,065

21,888

-

10,000

20,000

30,000

40,000

50,000

60,000

Numri i praktikave OJSH Numri i praktikave OSH Numri i praktikavefitosanitare

2015 2016

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit

Meqenëse sektori i koordinimit të inspektorëve në PIK në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU është ngritur dhe ka filluar funksionimin në tremujorin e dytë të vitit 2014, grupi i auditimit të KLSH analizoj në mënyrë të detajuar të dhënat për vitin 2015 dhe 2016. Ka një rritje të praktikave të kontrolluar në PIK prej 23.5 % ose 11,250 praktika, kryesisht në Morinë, Hani i Hotit,

48 Strategjia e menaxhimit te integruar të kufijve 2014 - 202059

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 67: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Kakavijë etj., si rezultat i rritjes së vëllimit të produkteve ushqimore të importuara.

Pothuajse se gjysma e praktikave të ushqimeve të importuara i përket e atyre të sektorit joshtazor (46 %), 37% atyre fitosanitare dhe mbrojtja e bimëve dhe në fund ato me origjinë shtazore. Nuk ka ndryshime të theksuara në pikat e kalimit kufirit në Rinas, Qafë Thanë, Bllatë, si dhe ka prirje të zvogëlohet në Vlorë. Analizuar sipas sektorëve, vërehet se prirja për rritje është afër 5 herë për sektorët e ushqimeve me origjinë shtazore dhe joshtazore në krahasim me atë mbrojtjes së bimëve.Veç këtyre konstatohet se ka prirje të rritet dhe numri i subjekteve importuese, pasi nga 1418 në vitin 2014 ka arritur në 1733 në 2015. Kjo tregon se vëmendja e sigurisë ushqimore në fushën e importit të produkteve ushqimore vazhdon të mbetet e një rëndësie të veçantë.Sipas të dhënave të AKU, në vitet 2015 dhe 2016 janë gjetur nga inspektorët një numër jashtëzakonisht i vogël i praktikave dokumentare jo në përputhje me ligjin: përkatësisht 7 dhe 4 praktika dokumentare.Element shumë i rëndësishëm i inspektimit në PIK i lidhur me sigurinë ushqimore në vend është marrja e mostrave e cila realizohet sipas planifikimit të marrjes së mostrës dhe vlerësimit të inspektorit të pamjes fizike të produktit ushqimor dhe mjetit të transportit. Në se planifikimi ka të bëjë me monitorimin, marrja e mostrave në varësi të gjykimit të inspektorit e bën shumë të rëndësishëm përshtatjen e profesionit të tij me origjinën e produktit: veterineri për ushqimet me origjinë shtazore, inxhinierin/kimistin e teknologjisë ushqimore joshtazore dhe agronomin për produkte fitosanitare dhe mbrojtjes së bimëve. Për këtë të fundit konstatohet se nuk ka asnjë studim për këtë qëllim, në varësi të numrit dhe të origjinës së praktikave të mallrave të importeve të produkteve ushqimore. Kështu, në Bllatë (DRAKU Dibër) inspektori veterinar ka kontrolluar për vitin 2016 vetëm 4 praktika të produkteve me origjinë shtazore; në Gjirokastër janë 2 inspektorë për produktet me origjinë joshtazore, kur për numrin e praktikave që hyjnë në PIK Kakavijë duhet të jetë dyfishi i tyre, si dhe janë 3 veterinerë që kontrollojnë gjysmën e praktikave të mallrave me origjinë joshtazore. E njëjta gjë konstatohet dhe për pikat e kalimit kufitar të Morinit, Qafë Thanë dhe Kapshticë. Mungesa e shpërndarjes së drejtë të profesioneve sipas origjinës së produkteve të importuara ul ndjeshëm performancën e inspektorëve dhe për pasojë ndikon sigurinë ushqimore në vend. Veç kësaj, negativisht kanë ndikuar dhe lëvizjet e inspektorëve në PIK, për të cilën mjafton të themi se në periudhën 2012-2016 është rekrutuar më shumë se gjysma e inspektorëve (53 %), kryesisht në 2013-2014, që përkon me vite zgjedhore.

Është e rëndësishme të evidentohet se në PIK ka mjaft inspektorë, profesioni i të cilit nuk përputhet me veprimtarinë kontrolluese. Kështu 6 zooteknikë (Durrës, Korçë, Gjirokastër, Kukës dhe Vlorë) duhet të inspektojnë mishin, gjënë e gjallë dhe produktet e tjera me origjinë shtazore; ose mësuesi i bio-kimisë apo të kimisë industriale duhet të inspektojnë mallrat e importuara joshtazore në Han të Hotit, Durrës, Vlorë dhe Kakavijë ose emërimi me kod

60

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 68: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

pune jashtë procedurave të shërbimit civil në Shkodër, që të gjitha cenojnë sigurinë ushqimore dhe nuk e përmirësojnë atë.

Duke filluar nga viti 2015 ka pasur një planifikim të numrit të mostrave që duhen marrë nga inspektoret për ngarkesat ushqimore që importohen. Sipas të dhënave në dispozicion në vitin 2015 nga 1407 mostra të planifikuara janë marrë dhe analizuar 2,084 ose 48 % më shumë dhe këto vetëm nga sektori OJSH. Ndërsa në vitin 2016, megjithëse të planifikuara dhe për sektorë e tjerë gjithsej 4333 mostra, janë marrë 2973 ose 69 % e numrit gjithsej, me diferencë më të madhe tek sektori OJSH.

Kjo diferencë sipas shpjegimeve të AKU ka ardhur kryesisht nga mungesa e reagentëve për kryerjen e analizave, por që në vetvete shpreh mangësi të planifikimit. Megjithëse sipas të dhënave vetëm nga një mostër sipas viteve ka rezultuar jashtë standardit (sektori i mbrojtjes së bimëve 1,030 kv grurë në Qafë Thanë dhe 480 kv plehra për bimësinë në Morinë), kjo demonstron se ka munguar monitorimi i plotë i produkteve ushqimore të importuara.

Grafiku nr. 6 Numri i mostrave të marra në PIK sipas sektorëve për 2015 dhe 2016

0 500 1000 1500 2000 2500 3000

OJSH

OSH

Mbrojtja e bimeve

OJSH OSH Mbrojtja e bimeve2016 2511 365 972015 2084 134 44

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimitNjë analizë më e detajuar në marrjen e mostrave sipas llojit të mallrave të importuara, tregon se në vitin 2016, për çdo një mijë ngarkesa (1 ngarkesë është konsideruar një praktikë) janë marrë dhe analizuar 93 mostra për produktet OJSH, 36 për ato me origjinë shtazore dhe 4 për produktet fitosanitare dhe të inputeve bujqësore. Krahasuar me vendet e tjera ky tregues është relativisht i lartë, pasi p.sh. në SHBA në gati nëntë milion ngarkesa ushqimore që hyjnë çdo vit, zyrtarët përkatës janë në gjendje të inspektojnë fizikisht në laboratorë vetëm 1 % të tyre,49 por analiza duhet shoqëruar dhe me faktorë e tjerë, kryesisht në ato që kufizojnë për shkak të aseteve laboratorike dhe kapaciteteve të tyre. Pikërisht, në inputet bujqësore dhe fitosanitare ku kanë rezultuar analiza jashtë standardeve dhe në ngarkesat me origjinë shtazore ku rreziku është më i madh, përfaqësimi është më i vogël, duke ndikuar në mënyrë pothuajse të pandjeshme sigurinë ushqimore.

49 http://www.zeriamerikes.com/a/a-30-2007-09-03-voa9-85638392/426636.html61

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 69: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Në kuadër të marrjes së mostrave, analizës dhe rezultateve duhen parë të lidhura ngushtë me infrastrukturën e tyre. Në se ekzistojnë kriteret dhe teknikat e marrjes së mostrave, elementë i rëndësishëm është cilësia e zbatimit të kësaj procedure, e cila është pasojë e kapaciteteve të formimit profesional, përvojës dhe trajnimeve të inspektorit, e cila lë shumë për të dëshiruar. Në vijim, vërehet se mungojnë asetet e domosdoshme të mbajtjes dhe transportimit të mostrës, duke i shtuar këtu dhe kohën nga momenti i marrjes së mostrës deri në dërgimin në laborator, e bëjnë këtë jo procedurë jo efektive dhe aspak të besueshme për konsumatorin si dhe bezdisëse për biznesin. Kështu p.sh, marrja e mostrave në Morinë (Kukës) mundëson kryerjen e analizave në Tiranë ose në Durrës, me mjete rrethanore dhe me transport publik. Për më tepër që mjaft raste, nuk shoqërohet me përgjigjen e analizave të mostrave të marra. Dhe të gjitha këto, bëhen problematike akoma më shumë në rastet e mungesës së energjisë elektrike dhe internetit për të siguruar akses të plotë në informacion. Veç këtyre, sipas përcaktimit ligjor, për sa kohë është marrë mostra dhe nuk kanë dalë akoma rezultatet e analizave, produkti i importuar nuk duhet të vendoset në treg, por që praktikisht kjo është e pamundur të zbatohet për shkak të mungesës së infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar dhe as në doganat e brendshme, duke ulur ndjeshëm besueshmërinë e rezultateve të këtyre analizave.Grupi i auditimit analizoj kontrollet inspektorëve në PIK dhe rezultatet e tyre për vitet 2015 dhe 2016, duke shfrytëzuar për këtë qëllim veprimtarinë e sektorit të koordinimit dhe Sektorit të auditit të brendshëm në DP të AKU si dhe auditime nga institucione të jashtme. Në mënyrë të përmbledhur problematika është në këto drejtime kryesore:a) Mallrat ushqimore të importuara duhet të shoqërohen me raport-analiza

të cilat kryhen në vendet e origjinës nga laboratorë të certifikuar, por që inspektorët e PIK nuk kanë dijeni mbi listën e tyre dhe për rrjedhojë, përbëjnë kërcënim për sigurinë ushqimore në vend. Kjo pasi fletë analiza mund të jetë kryer nga importuesi në laboratorë të pa certifikuar. Veç kësaj, kryesisht për mallrat me origjinë joshtazore, ka raste që raport analiza nuk është e përkthyer në gjuhën shqipe, element e i rëndësishëm në kushtet e inspektorëve me kapacitete formimi të kufizuara;

b) Fakti që inspektoret rajonale konstatojnë mallra pa etiketa në gjuhën shqipe, tregon se janë pikërisht inspektorë e PIK të cilët, kryejnë kontrolle të përcipta në këtë drejtim, duke lejuar vendosjen e mallrave në treg në kundërshtim me ligjin.

Një çështje e debatueshme në lidhje sigurinë e shëndetit të popullatës mbetet rrezatimi produkteve ushqimore gjatë procesit doganor të skanimit. Shoqata e transportuesve e konsideron procedurë të rrezikshme skanimin e kontejnerëve me produkte ushqimore që nuk ndodh në vendet e tjera të botës. Vetë AKU është pafuqishme të shprehet në këtë drejtim, pasi pretendon se një analizë e tillë e ka për detyrë ta kryejë Instituti i Fizikës bërthamore. Në këtë mënyrë, të gjitha çështjet e mësipërme kufizojnë mundësinë për të kryer inspektimin në mënyrë sa më korrekte në PIK dhe me ndikim në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

62

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 70: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Grupi i auditimit të KLSH i gjeti të bazuara një pjesë të konsiderueshme të observacioneve të AKU të datës 04.04.2017, lidhur me këtë çështje, të cilat gjejnë pasqyrim në trajtimin e mësipërm, me përjashtim të çështjeve të etiketës dhe raport-analizave nga laboratorë të certifikuar.Si konkluzion:- Urdhri i Ministrit të Bujqësisë nr. 72, datë 15.03.2011, “Për miratimin e Akt-Kontrollit “Mbi inspektimin e produkteve ushqimore me origjinë joshtazore në pikat e inspektimit kufitar dhe lejimin për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në zhdoganimin e tyre” ka shfaqur probleme gjatë zbatimit në praktikë, lidhur me përcaktimin për dokumentet shoqëruese të produktit ushqimor si “Certifikata e cilësisë” dhe “Faturë doganore”. Për këtë rekomandojmë:1. Ministri i Bujqësisë të ndryshojë Urdhrin nr. 72, datë 15.03.2011, “Për miratimin e Akt-Kontrollit “Mbi inspektimin e produkteve ushqimore me origjinë joshtazore në pikat e inspektimit kufitar dhe lejimin për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në zhdoganimin e tyre”, duke përcaktuar qartë emërtimin e dokumenteve te domosdoshme shoqëruese te mallrave ushqimore të importit.

Brenda muajit shtator 2017- Nga analiza në dinamikë e veprimtarisë së PIK konstatohet se nuk ka ndryshime të theksuara në Rinas, Qafë Thanë e Bllatë, si dhe ka prirje të zvogëlohet në Vlorë, ndërsa sipas sektorëve, vërehet se prirja në rritje afër 5 herë për sektorët e ushqimeve me origjinë shtazore dhe joshtazore në krahasim me atë mbrojtjes së bimëve. Veç këtyre konstatohet se ka prirje të rritet dhe numri i subjekteve importuese, pasi nga 1,418 në vitin 2014 ka arritur në 1,733 në 2015. - Shqipëria është dhe vazhdon të jetë një vend importues me vëllim të konsiderueshëm të produkteve ushqimore, çka e bën marrjen e mostrave një element shumë të rëndësishëm të inspektimit në PIK i lidhur me sigurinë ushqimore në vend. Megjithëse marrja e mostrave kryhet sipas planit dhe/ose në varësi të gjykimit të inspektorit, AKU nuk ka një përshtatje në numër dhe të profesioneve me origjinën e produkteve të importuara. Kështu, 6 zooteknikë (Durrës, Korçë, Gjirokastër, Kukës dhe Vlorë) duhet të inspektojnë mishin, gjënë e gjallë dhe produktet e tjera me origjinë shtazore; ose mësuesi i bio-kimisë apo të kimisë industriale duhet të inspektojnë mallrat e importuara joshtazore në Hanin e Hotit, Durrës, Vlorë dhe Kakavijë; në Bllatë (DRAKU Dibër) inspektori veterinar ka kontrolluar për vitin 2016 vetëm 4 praktika të produkteve me origjinë shtazore; në Gjirokastër janë 2 inspektorë për produktet me origjinë joshtazore, kur për numrin e praktikave që hyjnë në PIK Kakavijë duhet të jetë dyfishi i tyre, si dhe janë 3 veterinerë që kontrollojnë gjysmën e praktikave të mallrave me origjinë joshtazore; e njëjta gjë konstatohet dhe për pikat e kalimit kufitar të Morinit, Qafë Thanë dhe Kapshticë. Mungesa e shpërndarjes së drejtë të numrit dhe profesioneve të inspektorëve sipas origjinës së produkteve të importuara ul ndjeshëm performancën e inspektorëve dhe për pasojë ndikon sigurinë ushqimore.Për këto rekomandojmë:

63

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 71: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

2. AKU të bëjë një studim të detajuar për secilin PIK mbi nevojat aktuale dhe në perspektivë të numrit e punonjësve dhe strukturës së profesioneve për secilën prej tyre, për t’ia paraqitur Ministrit të Bujqësisë që t’i propozohet Kryeministrit struktura dhe organika. Kjo pasi, vëmendja e sigurisë ushqimore në fushën e importit të produkteve ushqimore vazhdon të mbetet e një rëndësie të veçantë.

Brenda vitit 2017- Periudha e aktivitetit të AKU 2012-2016 është karakterizuar nga largime të shumta dhe lëvizje të shpeshta të inspektorëve të PIK, për të cilën mjafton të theksojmë se është rekrutuar më shumë se gjysma e inspektorëve (53 %), kryesisht në 2013-2014, që përkon me vite zgjedhore, duke cenuar sigurinë ushqimore për shkak të performancës së ulët të inspektorëve në ketë sektor nga mungesa e qëndrueshmërisë, përvojës, trajnimeve, strukturës së zhdrejtë të profesioneve, ngarkesës etj.Për këtë rekomandojmë:3. AKU të sigurojë qëndrueshmëri të inspektorëve të PIK, duke i trajnuar për të shmangur largimet e dhe lëvizjet e paligjshme në funksion të rritjes së perfomancës dhe përmirësimit të sigurisë ushqimore.

Vazhdimisht- Marrja e mostrave në PIK për vitin 2015 është tejkaluar 48 %, ndërsa në 2016 nga 4,333 mostra, të planifikuara janë marrë 2,973 ose 69 % e numrit gjithsej, me diferencë më të madhe tek sektori OJSH. Shpjegimi i një planifikimi dhe realizimi të tillë të çon në arsyetimin se afër 1/3 e produkteve të hyra në Shqipëri nuk janë monitoruar, duke rrezikuar sigurinë ushqimore në vend.Për këtë rekomandojmë:4. AKU të hartojë procedura të veçanta të monitorimit nëpërmjet marrjes mostrave për produkte ose grup-produktesh sipas llojit, vëllimit, sasisë, rrezikshmërisë, përvojës së mëparshme etj., si dhe bazuar në praktikat e mallrave për çdo PIK të hartojë planin e marrjes së mostrave dhe të ndjekë vazhdimisht realizimin e tij, me qëllim mbulimin e plotë me monitorim të produkteve ushqimore të importuara dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Brenda vitit 2017- Në përgjithësi në të gjitha PIK mungon infrastruktura e domosdoshme për të garantuar siguri dhe besueshmëri në rezultatet e analizave të mostrave, pasi mungojnë pajisjet e nevojshme të inspektorit për marrjen, mbajtjen dhe transportimin e mostrës; mungesa e ambienteve të përshtatshme në PIK për mbajtjen e mallit të bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave; përqendrimi i laboratorëve në disa rajone shkakton kohë shtesë nga momenti i marrjes së mostrës deri në dërgimin në laborator (p.sh, marrja e mostrave në Morinë (Kukës) mundëson kryerjen e analizave në Tiranë ose në Durrës) etj.Për këtë rekomandojmë:5. AKU të kryejë një analizë të hollësishme mbi nevojat prioritare infrastrukturore për secilën PIK, të shprehura dhe në mjete monetare dhe mbi këtë bazë të hartojë një program të detajuar për të kërkuar dhe siguruar nga Ministria e Bujqësisë buxhetin përkatës, me synim monitorimin e plotë dhe të besueshëm të produkteve ushqimore të importuara.

64

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 72: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Brenda vitit 2017- Inspektorët e PIK nuk kanë dijeni mbi listën e laboratorëve të certifikuar për mallrat ushqimore të importuara, mbi bazën e të cilëve duhet të paraqitet raport-analiza e kryer në vendet e origjinës, duke cenuar besueshmërinë e saj dhe duke rrezikuar sigurinë ushqimore, aq më tepër kur raport analiza nuk është e përkthyer në gjuhën shqipe dhe në kushtet e inspektorëve me kapacitet e formim të kufizuara.Për këtë rekomandojmë:6. AKU të sigurojë nga burime zyrtare informacionin e nevojshëm mbi laboratorët e certifikuar për vendet e origjinës së produkteve ushqimore që importohen, duke njoftuar paraprakisht subjektet vendase importuese, dhe informacioni t’ju vihet në dispozicion të gjithë inspektorëve në PIK, për të forcuar sigurinë ushqimore në vend.

Brenda vitit 2017- Ka pasur disa raste që inspektoret rajonal konstatojnë mallra ushqimore të importuara pa etiketë në gjuhën shqipe, gjë që tregon për kontrolle të përcipta në PIK, të cilët lejojnë vendosjen në treg të mallrave në kundërshtim me kërkesat e ligjit për ushqimin dhe VKM përkatëse.Për këtë rekomandojmë:7. AKU të kryejë analiza të hollësishme për të gjitha rastet që inspektorët rajonal konstatojnë mallra ushqimore që vijnë nga importi me etiketa të pa përkthyera në gjuhën shqipe, për të evidentuar dhe ngarkuar me përgjegjësi inspektorin e PIK i cila ka lejuar hyrjen e atij produkti, duke mbrojtur të drejtën e konsumatorëve dhe përmirësuar sigurinë ushqimore.

Vazhdimisht

3.3.2 A ka ndikuar inspektimi për produktet ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve?Inspektimi në përgjithësi ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe të interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë. Inspektimi për produktet ushqimore kryhet nga inspektorët në drejtoritë rajonale, i cili nis me autorizimin e lëshuar nga Kryeinspektori rajonal, mbi bazën e programit të miratuar të inspektimit.50 Programi i inspektimeve duhet të mbajë në konsideratë kapacitetet ekzistuese si dhe nevojën për inspektime sipas riskut të subjekteve, dhe çfarë është më e rëndësishmja, programi i inspektimit duhet të miratohet nga Ministri Bujqësisë, pas marrjes së mendimit këshillimor nga Inspektorati Qendror,51 gjë e cila deri tani nuk është zbatuar.Sipas të dhënave të AKU, konstatohet se janë kryer inspektime nga Drejtoria e Përgjithshme, Sektori i inspektimit të ushqimit, Ushqimit për kafshët me OJSH dhe operatorëve të biznesit, si dhe Sektori i inspektimit të ushqimit, Ushqimit për kafshët me OSH dhe operatorëve të biznesit, kryesisht . Një veprimtari e tillë inspektuese nuk përfshihet në kuadrin e veprimtarisë së

50 VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” i ndryshuar, pika 8/2.51 Ligji nr. 10433, date 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 24/3

65

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 73: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Drejtorisë së Përgjithshme sipas VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” i ndryshuar, pasi vetëm Kryeinspektori (Drejtori rajonal) ka të drejtën e lëshimit të autorizimit për inspektim, si dhe ule performancën e këtyre sektorëve në drejtim të bashkërendimit dhe unifikimit të praktikave kontrolluese, procesin e vlerësimit të riskut etj.Kontrolli zyrtar i ushqimit duhet të kryhet rregullisht dhe në përputhje me përparësitë e përcaktuara në skemën e vlerësimit të riskut. Në fakt AKU kryen kontrolle rregullisht, por nuk ka skemë të vlerësimit të riskut, por një skemë të kategorizimit të subjekteve, në bazë kodi, nënkategorie dhe veprimtarie specifike të stabilimenteve në përgjithësi dhe jo të specifikuar në bazë të kushteve reale të përcaktuar specifikisht për secilin operator të biznesit ushqimor në bazë të historikut të tij. Kjo bëhet mbi bazën e një trajnimi të vitit 2012 “Vlerësimin e Riskut bazuar në kategorizimin e aktiviteteve”. Po në vitin 2012 është u punuar për kategorizimin e bizneseve me bazë risku duke u mbështetur në historikun e OBU-ve. Megjithëse AKU përdor një kategorizim me bazë risku të produkteve, për një përafrim më të madh me praktikat evropiane dhe për të siguruar një kontroll më të mirë të produkteve ushqimore është ndërmarrë një detyrë kaq e rëndësishme siç është dhe draftimi i një dokumenti që do të kategorizojë të gjitha bizneset me bazë risku dhe që do të përfundojë gjatë këtij viti.

Grafiku nr. 7 Inspektime gjithsej të AKU 2012 - 2016

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHGjatë vitit 2013 është bërë kategorizimi sipas madhësisë dhe largësisë për 10,006 subjekte në shkallë vendi sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU nr. 1293, datë 31.05.2013 “Për vlerësimin e plotë e korrekt të riskut për çdo operator të biznesit Ushqimor”. Duke përdorur këtë qasje, programimi inspektimeve mbi bazë risku, nuk ka arritur në përcaktimin e shpeshtësisë së inspektimit dhe ri-inspektimit me numrin e operatorëve në secilën kategori dhe për secilin rajon deri edhe në numrin mesatar të inspektimeve në ditë për inspektor. Veç kësaj duhet të ketë një raport të caktuar midis inspektimeve të planifikuara dhe atyre të paplanifikuara, që janë mbi bazën e dyshimeve, njoftimeve, ngjarjeve, sezoneve etj.Sipas të dhënave dhe dokumentacionit të vënë në dispozicion konstatohet se, në periudhën 2012-2016 ka një luhatje të theksuar të numrit të inspektimeve të kryera gjithsej me numrin më të vogël në (24,458) në vitin 2012 dhe më të lartë (39,199) në 2014, megjithëse në këtë vit kemi 13 inspektorë më pak dhe numrin më të madh të inspektorëve dhe specialistëve të larguar (137).

66

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 74: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Të gjitha këto tregojnë se AKU nuk ka realizuar planifikim inspektimesh mbi bazë risku, për më tepër që nuk ka një prirje për rritje të numrit të inspektimeve, duke ndjekur ritmet e zhvillimit të biznesit, përfshirë dhe atë ushqimor. Në se nga viti 2014 deri në 2016 ka një ndryshim të dukshëm prej rreth 7 mijë subjektesh, do të thotë më së paku për këtë numër biznesesh, siguria ushqimore ka qenë e rrezikuar. Gjithashtu, edhe rritja e konsiderueshme e inspektimeve në vitin 2016, duhet parë me rezerva, pasi mund të jetë në kurriz të cilësisë së tyre, nga numri i madh i largimeve të një viti më parë. Për më tepër që në se rritja e numrit të inspektimeve është një element i përmirësimit të sigurisë ushqimore, ndryshimet e konsiderueshme nga viti në vit tregojnë për fushata të kësaj çështjeje, në një kohë që është një problem në vijimësi.Grupi i auditimit e ka thelluar analizë e inspektimeve sipas sektorëve të AKU. Të dhënat tregojnë se në përgjithësi ka një vijimësi në rritje të numrit të inspektimeve nga sektori i mbrojtjes së bimëve, por me diferenca të theksuara në dy sektorët e tjerë.

Grafiku nr. 8 Inspektime gjithsej sipas sektorëve të AKU 2012 – 2016.

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHVeçanërisht në sektorin me origjinë joshtazore, i cili ka dhe numrin më të madh të inspektimeve vërehen luhatje nga viti në vit me diferencë mbi 3 mijë inspektime, ose së paku 1 mijë subjekte që nuk janë inspektuar në vitin 2015. Pothuajse e njëjta prirje evidentohet dhe tek sektori inspektimeve të operatorëve të biznesit me origjinë shtazore, pikërisht në dy sektorët me riskun më të lartë në sigurinë ushqimore. Shpërndarja e inspektimeve sipas muajve, deri në një nivel të caktuar shfaq jo vetëm në se veprimtaria e AKU është e vazhdueshme, por mungesa e një mesatareje të përafërt mujore ndikon në cilësinë e tyre, që të dyja me ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend. Grupit të auditimit të KLSH ju vunë në dispozicion inspektimet e kryera sipas muajve në vitin 2015 dhe 2016, pasi nga lëvizja e drejtuesve të sektorëve ishte pothuajse e pamundur sigurimi i të dhënave sipas muajve për vitet e tjera të periudhës së aktivitetit të shqyrtuar në auditim.

67

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 75: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Grafiku nr. 9 Inspektime gjithsej sipas muajve 2015 dhe 2016

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHNga grafiku i mësipërm, konstatohet lehtë se nuk ka asnjë lloj përpjekjeje nga ana e AKU për të garantuar në mënyrë të vazhdueshme një nivel të arsyeshëm të sigurisë ushqimore në vend, e lidhur kjo dhe me ndryshimin e Drejtorit të përgjithshëm gjatë kësaj periudhe. Kështu, në vitin 2016 saktësisht në periudhën pik të pushimeve qershor-gusht është numri më i ulët i inspektimeve, ose në vitin 2015 në periudhën shtator-dhjetor inspektimet bien në nivelin më të ulët, edhe për shkak të aktivizimit me grupet e tjera të inspektimeve, por që janë në dëm të besimit të sigurisë ushqimore.Grupi i auditimit të KLSH shqyrtoj për vitin 2016 inspektimet sipas muajve dhe sipas sektorëve, duke forcuar konkluzionet e mësipërme, kryesisht nga dy sektorët e me riskun më të madh të sigurisë ushqimore: inspektimi i operatorëve të biznesit ushqimor me origjinë joshtazore dhe shtazore, me theksim në këtë të fundit.Grafiku nr. 10 Inspektime gjithsej të AKU sipas muajve dhe sektorëve 2016

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHShqyrtimi dhe analiza e inspektimeve mesatare mujore nga grupi i auditimit të KLSH është vijuar deri në nivel DRAKU për vitet 2015 dhe 2016, e cila sigurisht varet nga numri inspektorëve dhe kapacitetet e tyre, por që shfaq një lloj prirjeje të secilit prej tyre. Kështu, ka rënie në rajonin e Tiranës, Vlorës Lezhës dhe Kukësit, në një kohë që kemi të bëjmë më zonën më të zhvilluar të vendit, si dhe me dy rajone të rëndësishme turistike, të cilët duke ulur numrin e inspektimeve, ulin nivelin e monitorimit të sigurisë ushqimore dhe për pasojë përmirësimin e saj. Një tregues i rëndësishëm që shpreh performancën e inspektimeve është dhe numri i inspektimeve mesatare për një operator biznesi sipas rajoneve. Diferencat theksuara midis rajoneve tregojnë se ose nuk është zbatuar frekuenca e inspektimeve për subjekt, ose ka inspektorë të tillë që janë mbi nevojat, duke bërë që në te dy rastet inspektimet të mos jenë në efiçiencë

68

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 76: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

optimale. Në se në Berat nuk arrihet të inspektohet mesatarisht 1 subjekt në vit, në Kukës inspektohet mesatarisht mbi 3 herë, në Dibër dhe në Durrës 2 herë për subjekt etj. Kjo shfaq midis të tjerave, se plani i inspektimeve nuk është i bazuar mbi riskun, për të pasur një frekuencë mesatare të inspektimeve për subjekt dhe për këtë shkak edhe nuk ndiqet në këtë mënyrë. Numri mesatar i inspektimeve për inspektor në shkallë vendi dhe sipas rajoneve shfaq aktivitetin e drejtpërdrejtë të AKU, pra performancën e inspektorëve në këtë rast në sasi. Grupi i auditimit të KLSH shqyrtoi të dhënat e inspektimeve sipas rajoneve për vitin 2016 të lidhur me numrin e inspektorëve. Gjatë kësaj analize, janë mesatarizuar dhe diferencat në kohë, në largësi dhe në cilësi të operatorëve të ndryshëm të biznesit ushqimor (me origjinë shtazore, mbrojtja e bimëve etj.), që do të thotë se janë shqyrtuar

Grafiku nr. 11 Inspektime mesatare për subjekt sipas rajoneve 2016

0.8

2.1 2.0

1.6 1.7 1.71.3

3.1

1.3 1.4 1.6

1.0

0.0

0.5

1.0

1.5

2.0

2.5

3.0

3.5

Ins pektime per s ubjek t

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHraportet inskenime/inspektorë për secilin rajon. Paraqitja grafike tregon dallime të konsiderueshme midis rajoneve, si dhe nga mesatarja në shkallë vendi. Kështu nëse mesatarisht një inspektor i AKU në vitin 2016 ka kryer 176 inspektime (përafërsisht 1 inspektim çdo 2 kalendarike), pesë rajone janë nën këtë mesatare, më e theksuar kjo në Gjirokastër (117), Vlorë (134) dhe Kukës (143). Megjithëse inspektorët kanë të njëjtën pagë, produkti i veprimtarisë tyre (inspektimi) është qartësisht i ndryshëm. Në se krahasojmë veprimtarinë e inspektorëve të Elbasanit me nivelin më të lartë prej 225 inspektimesh me nivelin më të ulët të Gjirokastrës 117, pra 108 inspektime ose krahasuar me mesataren janë 59 ditë kalendarike për të cilat inspektorët nuk kanë asnjë lloj produkti krahasuar me kolegët e tyre në shkallë vendi.

Grafiku nr. 12 Inspektime mesatare për inspektor sipas rajoneve 2016

163

201

159

225206

117

196

143172

193 181

134

0

50

100

150

200

250

Inspektime per inspektor

176

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHRezultatet e inspektimeve në shkallë vendi për periudhën 2012-2016 gjejnë shprehjen e tyre në numrin e paralajmërimeve, pezullimeve/bllokimeve dhe

69

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 77: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

gjobave të vendosura në raport me numrin e inspektimeve gjithsej, duke dhënë një panoramë edhe të nivelit të sigurisë ushqimore në vend. Megjithëse të dhënat e vitit 2012 duhen marrë me rezerva për shkak të problematikës në mbajtjen e tyre nga AKU, masat administrative të dhëna në raport me numrin e inspektimeve të kryera kanë njohur një rritje të vazhdueshme nga 3 % në vitin 2012 në 19 % në vitin 2016, me një thyerje 11% në vitin 2015. Në një far mënyre kjo shfaq dhe problematikën që shoqëron sigurinë ushqimore në vend, pasi mospërputhjet ligjore në rritje (masat administrative) të evidentuara në periudhën 2012-2016 tregojnë se nuk jemi në prirjen e duhur për përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.Duke analizuar sipas sektorëve masat administrative vijnë në rritje më shumë tek sektori i operatorëve të biznesit me origjinë joshtazore dhe atyre me origjinë shtazore, dhe janë të stabilizuara tek operatorët e mbrojtjes së bimëve dhe fitosanitare.Grupi i auditimit të KLSH i dha një rëndësi të veçantë analizës së ecurisë së strukturës së masave administrative në periudhën 2012-201, për vetë faktin se janë përcaktuese në përmirësimin e sigurisë ushqimore në tërësi. Sipas të dhënave të vëna në dispozicion konstatohet se gjithnjë e më shumë, inspektorët kanë prirje të zvogëlojnë ndjeshëm masat e gjobës dhe pezullimit/bllokimit duke shumëfishuar masat paralajmëruese.

Grafiku nr. 13 Struktura në përqindje e masave administrative 2012-2016

2012

2013

2014

2015

2016

23

68

83

89

90

54

19

10

4

3

23

12

8

8

7

Paralajmërime Bllokime Gjoba

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHNë periudhën pesëvjeçare në se ulet numri i pezullim/bllokimeve, dyfishohet numri i gjobave, ka një inflacion rritjeje të theksuar të numrit të paralajmërimeve. Kjo tregon jo vetëm ulje të cilësisë së inspektimit, por në të njëjtën kohë mosnjohje të ligjit bazë të sigurisë ushqimore të harmonizuar me atë të inspektimit, si dhe shfaq të gjitha mangësitë e kapaciteteve inspektuese: ndryshimeve të shpeshta, largimeve të shumta, mungesës së trajnimeve, formimit bazë profesional etj. Inspektorët, krahas ligjit për ushqimin dhe atij për inspektimin, duhet të zbatojnë urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së nr. 4385, datë 09.12.2015 ”Për procedurën e inspektimit dhe formulimin e vendimeve”, në pjesën e dytë të të cilit është përcaktuar formulimi i vendimit sipas situatave të ndryshme që mund të paraqiten. Konstatohet se ka një interpretim të gabuar dhe për pasojë keqpërdorim të dënimit administrativ “paralajmërim” (pika II/4). Ligji për inspektimin dhe ligji për ushqimin, nuk duhen marrë të ndarë por në harmoni dhe në bashkërendim të tyre. Në se, sipas ligjit nr. 10433, datë

70

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 78: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, “paralajmërimi”52 është dënimi administrativ që sanksionon shkeljet e një rëndësie të vogël të kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit, apo për të cilën ligji i posaçëm nuk parashikon dënimin përkatës administrativ, në fakt, ligji i posaçëm për ushqimin përcakton se, shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë nga inspektorët e AKU. Kjo do të thotë, se në rastin e inspektimit të operatorëve të biznesit ushqimor, nuk ka vend masa e paralajmërimit, pasi çdo element mospërputhjeje me ligjin përbën kërcënim serioz për sigurinë ushqimore. Grupi i auditimit të KLSH shqyrtoj numrin dhe strukturën e masave administrative sipas rajoneve për vitin 2015 dhe 2016. Sipas të dhënave të vëna në dispozicion, konstatohet se në përgjithësi ka prirje të rriten masat administrative në të gjitha rajonet, por që kanë një raport ndëshkimi (masa disiplinore) shumë më të ulët se mesatarja në shkallë vendi. Kështu, në Dibër janë ndëshkuar me gjobë vetëm 3 subjekte në vitin 2016 dhe asnjë në 2015, në Durrës 16 subjekte në 3,180 inspektime, në Korçë 8 gjoba ose 0.2 % e inspektimeve, në Vlorë 5 % e inspektimeve me masë administrative, kur mesatarja në shkallë vendi ishte 12 % etj. Këto diferenca të theksuara tregojnë për mungesë performance të veprimtarisë inspektuese në rajone të rëndësishme të vendit dhe për pasojë dhe të cenimit të sigurisë ushqimore. Efektiviteti i veprimtarisë inspektuese është i ndikuar dhe nga organizimi në sektorë. Me ndarjen e sektorit të inspektimit të ushqimit në sektorin e inspektimit të ushqimit me origjinë jo shtazore dhe në sektorin e inspektimit të ushqimit me origjinë shtazore, janë vështirësuar procedurat e inspektimeve pasi: në Operatorët e Biznesit Ushqimor (restorantet, stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të sallamit dhe nënprodukteve të mishit, të qumështit, markete dhe supermarket ushqimore, fast-foode, ushqimi social etj), të cilët prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë dhe tregtojnë produkte me origjinë shtazore, përdoren ose tregtohen edhe produkte me origjinë jo shtazore të tilla si aditivët, ngjyruesit ushqimorë, uji, konservantët, stabilizantët, emulsionet, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme të proceseve teknologjike. Këto operatorë biznesi ushqimor të lartpërmendur janë pjesë e procedurës së inspektimit të secilit prej sektorëve apo të dy sektorëve njëkohësisht. Gjithë kjo sjell ulje të cilësisë së inspektimeve, mbivendosje të funksioneve të sektorëve, pakënaqësi tek operatorët e Biznesit, prishje të zinxhirit të inspektimit për sa i përket gjurmueshmërisë së produkteve dhe si rrjedhim ulje të sigurisë ushqimore.Në lidhje me konkluzionin e mësipërm, AKU në observacionin me nr. 29/3 prot., datë 04.04.2017 e ka cilësuar efikas ndarjen aktuale në sektor. Theksojmë se ne kërkojmë kryerjen e një studimi pëhkatës, pasi sië e cilësoni dhe ju, në praktikë nuk mungon bashkëpunimi midis specialistëve të sektorit, çka në një far mënyre nënkupton shkrirjen e tyre në një të vetëm.Gjithashtu, konstatohet se nuk ka një procedurë të formalizuar për inspektimin e subjekteve të krijuara të reja gjatë vitit, si dhe për përfshirjen

52 Ligji nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 48/1

71

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 79: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

e tyre në planifikimin e inspektimeve të objekteve të reja. Edhe pse inspektorët duhet të jenë të vetëdijshëm se këto institucione kanë aplikuar për licencim dhe mund të hapen, inspektorët janë shumë të varur nga krijimi për t'i informuar ata kur nevojiten inspektime. Zbatimi i procedurës dhe arritja e rezultateve të inspektimit varet në mënyrë të konsiderueshme nga kapacitetet inspektuese: niveli dhe lloji i shkollimit, përvoja profesionale dhe veçanërisht ajo në inspektim, trajnimi i vazhdueshëm, testimi etj. Grupi i auditimit analizoj në mënyrë të detajuar inspektorët në drejtoritë rajonale dhe sipas tre sektorëve: OJSH, OSH dhe Mbrojtja e bimëve. Në vitin 2017 konstatohet se nga 202 inspektorë sipas organikës janë në fakt 192, dhe vende të lira 8 inspektorë, që të marrë me mesataren e numrit të inspektimeve të vitit 2016, AKU potencialisht nuk ka kryer edhe së paku 1450 inspektime të tjera. Numri më madh i vendeve të lira për inspektorë i përket sektorit OJSH dhe OSH si dhe në rajonin Gjirokastër (2) dhe nga një në rajonet e tjera. Pra, AKU nuk ka arritur të ketë numrin e inspektorëve të përcaktuar në organikë duke ndikuar në një numër më të vogël inspektimesh dhe për pasojë në sigurinë ushqimore, që në këtë mangësi përfshihet dhe Departamenti i Administratës Publike. Në cilësinë e auditimeve ndikon dhe emërimi me kod pune i inspektorëve, i cili në fillim vitin 2017 ishin 13 të tillë, pasi veprimtaria tyre nuk është në përputhje me ligjin për inspektimin për periudhën e provës dhe testimin fillestar.53 Duhet cilësuar se, mbi 44 % e inspektorëve janë punësuar rishtas pas vitit 2012, dhe kryesisht në 2013-2014. Veç këtyre, numri dhe cilësia e inspektimeve midis sektorëve dhe rajoneve cenohet akoma më shumë nga lëvizjet e brendshme, të cilat aktualisht janë 10 të tilla, kryesisht në sektorin OSH dhe në rajonet Berat, Korçë dhe Kukës. Duke e analizuar llojin e e shkollimit, vërehet se një pjesë e konsiderueshme nuk kanë lidhje me fushën e sigurisë ushqimore. Kështu, janë inspektorë 15 zooteknikë, madje edhe në sektorin OJSH (Dibër, Fier, Gjirokastër, Tiranë) dhe atë të mbrojtjes së bimëve në rajonin e Gjirokastrës. Në sektorin e mbrojtjes së bimëve janë inspektorë që kanë formim profesional për bio-kimi (2) në Dibër dhe Shkodër apo Inxhinier pyjor në këtë sektor në Lezhë. Në rajonin e Dibrës në sektorin OSH janë 2 inspektorë nga 3 gjithsej që kanë përfunduar studimet për kimi ushqimore, apo në Elbasan dhe Kukës për kimi industriale, në Tiranë për akua-kulturë. Situata më kaotike në lidhje me profesionet gjendet në sektorin OJSH i cili ka dhe numrin më të madh të inspektorëve prej 87, pasi ka një larmi profesionesh të përfshira në këtë sektor në rajone. Kështu në Gjirokastër janë të punësuar 3 mësues me bio-kimi, në të gjitha rajonet janë 9 inspektorë me kimi industriale, kur brenda këtij universiteti ka degë të posaçme për kimi ushqimore, si dhe 4 raste me formim universitar bio-kimi. Mangësia e përshtatjes së profesionit (formimit universitar) me subjektet objekt inspektimi ul ndjeshëm cilësinë e inspektimeve dhe për pasojë nuk jep ndikimin e pritur në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.Inspektorët në AKU rezulton se kanë pasur trajnime sporadike, përgjithësisht të përqendruara për specialistë e DP dhe shumë pak ato të rajoneve, si dhe kanë munguar kryesisht dhe veçanërisht ato për inspektimin e inspektorët.

53 Ligji nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 22

72

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 80: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Inspektorët e AKU nuk i janë nënshtruar trajnimit të detyrueshëm dhe testimit profesional fillestar përpara konfirmimit në përfundim të periudhës së provës dhe testimit periodik në bazë të një provimi që duhej të organizohej nga Inspektorati Qendror. Kjo jo vetëm që do të bënte më të përgjegjshëm inspektorët, por në rast të mos-kalimit periodik detyrimisht do të shkaktonte largimin nga detyra të inspektorëve.Veprimtaria inspektuese varet edhe nga mënyra se si bashkërendohet, koordinohet dhe unifikohet procedura dhe praktikat e inspektorëve nga sektorët përkatës në DPAKU. Rezulton se numri gjithsej prej 17 specialistësh për te tre sektorët është i plotësuar, por në një rast është emëruar me kod pune në sektorin OJSH dhe ka dy lëvizje te brendshme, nga të cilët një punonjës në sektorë jashtë drejtorie, duke ndikuar negativisht në rezultatet e veprimtarisë tyre. Grupi i auditimit ju drejtua me një pyetësor stafit të sektorëve përkatës në drejtorinë e përgjithshme mbi aktivitetin e gjithsecilit dhe rezultatet, komente mbi çështje te sigurisë ushqimore në vend, si dhe për problematika sipas gjykimit të tyre. Nga përgjigjet e marra konstatohet se: Sektori OJSH, përveç se ka një punonjës me kod pune ka pasur dhe dy lëvizje të tjera të caktuara jashtë sektorit; përgjegjësi i sektorit ka një periudhë të shkurtër 6 mujore qe do te thotë se është karakterizuar nga lëvizje të shpeshta; aktiviteti sipas tyre bazohet në përshkrimin e punës dhe në një dokument të pa miratuar zyrtarisht që është Rregullorja e brendshme; mungojnë planet e punës; produkt i punës tyre në përgjithësi nuk janë çështjet sipas përcaktimeve të tyre, por rutina burokratike e korrespondencës dhe inspektime për çështje të etiketimit, si dhe inspektimet në zbatim të planeve të veprimit sezonal. Gjithashtu konstatohet se inspektorëve të AKU në rajone ju mungojnë mjetet e transportit, pajiset e domosdoshme për ruajtjen dhe transportimin e mostrave, si dhe mbështetja me analiza laboratorike për çdo rajon, duke ulur ndjeshëm efektivitetin dhe pritshmëritë e veprimtarisë inspektuese në përmirësimin e sigurisë ushqimore.Bazuar në kontrollin e sektorëve të DP të AKU, përfshirë edhe atë të auditimit të brendshëm, si dhe shqyrtimin e dokumentacionit të inspektimit nga grupi i auditimit të KLSH, në mënyrë të përmbledhur karakterizohen nga problematika e mëposhtme:- Mangësi në plotësimin formatit të procesverbaleve të inspektimit, duke mos-përfshirë të gjithë problematikë e evidentuar tek subjekti i inspektuar, mungesë e listë verifikimit në praktikat e inspektimit, mospërputhje midis procesverbalin e inspektimit dhe listë verifikimit, si dhe mosrespektim të afateve ligjore për marrjen e vendimit pas kryerjes së inspektimit; - Lihen detyra të njëjta, nganjëherë edhe pa afate, pa respektuar afatet për rikontrolle për zbatimin e tyre, si dhe pa dhënë dënimet administrative për shkeljet e konstatuara të parashikuara në legjislacionin përkatës;- Neglizhencë në kërkesat ligjore lidhur me: sistemin e vetëkontrollit (HACCP), regjistrimin dhe mbajtjen e të dhënave për efekt gjurmueshmërie etj;- Nuk vendoset referenca ligjore për shkeljen e konstatuar dhe dënimin administrativ të dhënë.- Nuk plotësohen saktë raportimet mujore të inspektimeve në AKU-net;

73

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 81: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Ka pasur raste të mospërputhjes së planeve të punës me realizimet e tyre;- Ka mjaft raste që subjekteve me mangësi në plotësimin e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masën administrative të “paralajmërimit” etj. Megjithëse ka një Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU nr. 443, datë 01.12.2015 “Për procedurën e kontrollit të cilësisë së inspektimeve dhe formës së raportimit”, sipas të cilave i nënshtrohen kontrollit 12 % të praktikave të inspektimit në Drejtoritë Rajonale, rezulton se nuk ka dhënë ndonjë lloj efekti në performancën e inspektimeve. Kjo ka ardhur për shkak se, mjaft rajone kanë shfaqur dobësi dhe mangësi në hedhjen e inspektimeve në sistemin AKU-net; megjithëse janë mjaft inspektorë që paraqesin vazhdimisht të njëjtat mangësi gjatë inspektimeve, ndaj tyre nuk janë marrë masa qofte dhe fillimisht trajnuese dhe më pas disiplinore, si dhe sektorët e drejtoritë në DP nuk kanë evidentuar detyra për zbatim në eliminimin e problematikave të evidentuara gjatë këtyre kontrolleve, saktësisht për të bërë atë që kërkohet ligjërisht: bashkërendimin e kontrollit zyrtar dhe unifikimin e praktikave të kontrollit të sigurisë ushqimore, pasi ka pasur dhe levizje të shpeshta.Grupi i auditimit të KLSH analizoj me vëmendje observacionin e AKU nr. 29/3 prot., datë 04.04.2017 dhe në sqarimet për këtë çështje nuk jepen të dhëna që justifikojnë marrjen e masave për përmirësimin e gjendjes, për derisa vazhdojnë dhe përsëriten të njëjtat mangësi dhe tek të njëjtët inspektorë.Si konkluzion:- AKU, në periudhën 2012-2016, ka kryer inspektime me ndryshime të theksuara në sasi nga viti në vit: 24,458 në vitin 2012 (numrin më të vogël) dhe 39,199 në 2014 (shifra më e lartë) megjithëse në këtë vit kanë qenë 13 inspektorë më pak. Këto të dhëna tregojnë se jo vetëm që nuk ka planifikim inspektimesh në bazë risku, por gjithashtu nuk ka prirje të rritjes së numrit të inspektimeve, për të ndjekur ritmet e zhvillimit të biznesit, përfshirë dhe atë ushqimor, veçanërisht për rajonet e Tiranës, Vlorës, Lezhës dhe Kukësit. - AKU, në vitin 2016 ka inspektuar rreth 7 mijë subjekte më pak se në 2014, çka do të thotë më së paku se siguria ushqimore ka qenë e rrezikuar për këto operatorë. Gjithashtu, edhe rritja e konsiderueshme e inspektimeve në 2016 krahasuar me 2015, duhet parë me rezerva, pasi mund të jetë në dëm të cilësisë së tyre, nga numri i madh i largimeve të një viti më parë. Në këtë mënyrë, ndryshimet e konsiderueshme të numrit të inspektimeve nga viti në vit tregojnë për mungesë qëndrueshmërie në monitorimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore.- Luhatjet më të theksuara të inspektimeve vjetore vërehen veçanërisht në sektorin me origjinë joshtazore, i cili ka dhe numrin më të madh të inspektimeve, me diferenca mbi 3 mijë inspektime, ose së paku 1 mijë subjekte të pa inspektuara në vitin 2015. Pothuajse e njëjta prirje evidentohet dhe tek sektori inspektimeve të operatorëve të biznesit me origjinë shtazore, pikërisht në dy sektorët me riskun më të lartë në sigurinë ushqimore. Për këto rekomandojmë:1. AKU të organizojë inspektime cilësore të operatorëve të biznesit ushqimor në mënyrë të tillë që të ndjekin zhvillimin e biznesit në përgjithësi, për të

74

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 82: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

garantuar qëndrueshmëri në rritje të sasisë për çdo rajon, bazuar në vlerësimin e riskut sipas subjekteve dhe historikut të tyre, me qëllim që të përmirësohet siguria ushqimore në të gjithë sektorët e inspektimit.

Duke filluar nga viti 2017 e në vazhdim- AKU nuk është kujdesur që të ketë një numër të përafërt të inspektimeve mesatare mujore gjatë vitit, duke ja lënë fushatave dhe spontanitetit, e cila jo vetëm që ndikon në cilësinë e tyre, por ka ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend. Kështu, në vitin 2016 saktësisht në periudhën pik të pushimeve qershor-gusht është numri më i ulët i inspektimeve, ose në vitin 2015 në periudhën shtator - dhjetor inspektimet bien në nivelin më të ulët, edhe për shkak të aktivizimit me grupet e tjera të inspektimeve, por që janë në dëm të besimit të sigurisë ushqimore.Për këtë rekomandojmë:2. AKU, sektorët përkatës të kryejnë dhe të dokumentojnë analiza periodike mujore sipas sektorëve dhe rajoneve, për të ndjekur realizmin me cilësi të inspektimeve dhe rezultatet e tyre, me qëllim që të sigurohet një monitorim i vazhdueshëm gjithëvjetor i sigurisë ushqimore.

Çdo muaj- Ka diferenca të theksuara midis rajoneve për numrin e inspektimeve mesatare për një operator biznesi, çka tregon se ose nuk është zbatuar frekuenca e inspektimeve për subjekt në bazë risku, ose ka inspektorë që janë mbi nevojat, duke bërë që në te dy rastet inspektimet të mos jenë në efiçiencë optimale. Në se në Berat nuk arrihet të inspektohet mesatarisht një subjekt në vit, në Kukës inspektohet mesatarisht mbi 3 herë, në Dibër dhe në Durrës 2 herë për një subjekt etj. - Nga shqyrtimi i numrit të inspektimeve për inspektor në vitin 2016, konstatohet se ka diferenca të theksuara midis rajoneve. Në se mesatarisht një inspektor i AKU ka kryer 176 inspektime (përafërsisht 1 inspektim çdo 2 kalendarike), pesë rajone janë nën këtë mesatare, më e theksuar kjo në Gjirokastër (117), Vlorë (134) dhe Kukës (143), inspektorët e Elbasanit me nivelin më të lartë prej 225 inspektimesh, duke shfaqur produkte (inspektime) qartësisht të ndryshme me ndikim në sigurinë ushqimore. Për këto rekomandojmë:3. AKU, të hartojë programin e inspektimeve për çdo rajon bazuar mbi vlerësimin e riskut, si dhe të sigurojë një shpërndarje të drejtë të inspektorëve midis rajoneve dhe sektorëve brenda tyre, me qëllim që të shmangen diferencat si në frekuentimin e subjekteve për kontroll, ashtu dhe të ngarkesës për inspektorët, duke mbajtur në konsideratë veçoritë e tyre.

Duke filluar nga viti 2018- Masat administrative të dhëna në raport me numrin e inspektimeve të kryera kanë njohur rritje të vazhdueshme nga 3 % në vitin 2012 në 19 % në vitin 2016, me një thyerje 11% në vitin 2015, me gjithë diferencat midis rajoneve, duke shfaqur problematikën që shoqëron sigurinë ushqimore në vend, pasi mospërputhjet ligjore në rritje tregojnë se Shqipëria nuk është në prirjen e duhur për përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.- Në strukturën e masave administrative ulet numri i pezullim/bllokimeve, dyfishohet numri i gjobave, dhe janë me rritje të theksuar të numrit të paralajmërimeve, duke demonstruar jo vetëm ulje të cilësisë së inspektimit,

75

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 83: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

si rezultat i njohjes së përciptë të ligjit bazë të sigurisë ushqimore të harmonizuar me atë të inspektimit, dhe i mangësive të kapaciteteve inspektuese: ndryshimeve të shpeshta, largimeve të shumta, mungesës së trajnimeve, formimit bazë profesional etj. Rritja e numrit të paralajmërimeve ka ardhur si rezultat edhe Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së nr. 4385, datë 09.12.2015 ”Për procedurën e inspektimit dhe formulimin e vendimeve”, pasi ka një interpretim të gabuar dhe për pasojë keqpërdorim të dënimit administrativ “paralajmërim” (pika II/4). Për këto rekomandojmë:4. AKU të ndryshojë Urdhrin nr. 4385, datë 09.12.2015 në drejtim të interpretimit të saktë të ligjit për ushqimin lidhur me masën administrative të paralajmërimit, duke jua bërë të qartë inspektorëve rajonal dhe për pasojë t’i shërbejë forcimit të kontrollit dhe ashpërsimit të masave administrative ndaj subjekteve që veprojnë në kundërshtim me ligji në fushën e ushqimeve.

Duke filluar nga muaji shtator 2017- Janë vështirësuar procedurat e inspektimeve me ndarjen e sektorit të inspektimit të ushqimit në sektorin e inspektimit me origjinë jo shtazore dhe në atë me origjinë shtazore, pasi në operatorët e biznesit ushqimor (restorantet, stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të sallamit dhe nënprodukteve të mishit, të qumështit, markete dhe supermarket ushqimore, fast-foode, ushqimi social etj), të cilët prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë dhe tregtojnë produkte me origjinë shtazore, përdoren ose tregtohen edhe produkte me origjinë jo shtazore të tilla si aditivët, ngjyruesit ushqimorë, uji, konservantët, stabilizantët, emulsionet, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve teknologjike. Këto operatorë biznesi ushqimor të lartpërmendur janë pjesë e procedurës së inspektimit të secilit prej sektorëve apo të dy sektorëve njëkohësisht, duke sjellë ulje të cilësisë së inspektimeve, mbivendosje të funksioneve të sektorëve, ulje të performancës, pakënaqësi tek operatorët e biznesit, prishje të zinxhirit të inspektimit për sa i përket gjurmueshmërisë së produkteve dhe si rrjedhim ulje të sigurisë ushqimore.Për këtë rekomandojmë:5. AKU të kryejë një studim të hollësishëm dhe t’ia paraqesë Ministrit të Bujqësisë mbi strukturën organizative, duke krahasuar përparësitë dhe dobësitë e secilit prej varianteve të bashkimit të sektorëve të OJSH dhe OSH, në funksion të një kostoje sa më efektive inspektimi, për të përmirësuar sigurinë ushqimore në vend.

Brenda vitit 2017- AKU nuk ka arritur të ketë numrin e inspektorëve të përcaktuar në organikë për 8 persona, duke ndikuar në një numër më të vogël inspektimesh dhe për pasojë në sigurinë ushqimore, që në këtë mangësi përfshihet dhe Departamenti i Administratës Publike. Në cilësinë e auditimeve ka ndikuar dhe emërimi me kod pune i inspektorëve nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili në fillim vitin 2017 ishin 13 të tillë, ato të punësuar rishtas në 2013 - 2014 që janë mbi 44 % e numrit gjithsej, si dhe 10 lëvizje të brendshme. Veç këtyre, numri dhe cilësia e inspektimeve midis sektorëve dhe rajoneve cenohet akoma më shumë nga lëvizjet e brendshme, të cilat aktualisht janë të tilla, kryesisht në sektorin OSH dhe në rajonet Berat, Korçë dhe Kukës.

76

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 84: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Ka një numër i konsiderueshëm inspektorësh profesioni i të cilëve nuk ka lidhje me fushën e sigurisë ushqimore, pasi janë inspektorë 15 zooteknikë, madje edhe në sektorin OJSH (si Dibër, Fier, Gjirokastër, Tiranë) dhe atë të mbrojtjes së bimëve në rajonin e Gjirokastrës; në sektorin e mbrojtjes së bimëve janë inspektorë që kanë formim profesional për bio-kimi (2) në Dibër dhe Shkodër apo inxhinier pyjor në këtë sektor në Lezhë; në rajonin e Dibrës në sektorin OSH janë 2 inspektorë nga 3 gjithsej që kanë përfunduar studimet për kimi ushqimore, apo në Elbasan dhe Kukës për kimi industriale, në Tiranë për akua-kulturë. Situata më kaotike në lidhje me profesionet gjendet në sektorin OJSH i cili ka dhe numrin më të madh të inspektorëve prej 87, pasi ka një larmi profesionesh të përfshira në këtë sektor në rajone. Kështu në Gjirokastër janë të punësuar 3 mësues me bio-kimi, në të gjitha rajonet janë 9 inspektorë me kimi industriale, kur brenda këtij universiteti ka degë të posaçme për kimi ushqimore, si dhe 4 raste me formim universitar bio-kimi. Mungesa e përshtatjes së profesionit (formimit universitar) me subjektet objekt inspektimi ul ndjeshëm cilësinë e inspektimeve dhe për pasojë nuk jep ndikimin e pritur në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.Për këtë rekomandojmë:6. AKU të kryejë një analizë të hollësishme të situatës aktuale të inspektorëve në rajone, për të siguruar numrin e tyre sipas strukturës organike në funksion të realizimit të numrit të programuar të inspektimeve, si dhe të përshtatë shpërndarjen e tyre sipas sektorëve, për të rritur performancën e tyre dhe cilësinë e inspektimeve.

Brenda vitit 2017- Inspektorët në AKU rezulton se kanë pasur trajnime sporadike, përgjithësisht të përqendruara për specialistë e DP dhe shumë pak ato të rajoneve, si dhe kanë munguar kryesisht dhe veçanërisht ato për inspektimin e inspektorët, nuk i janë nënshtruar testimit profesional fillestar përpara konfirmimit në përfundim të periudhës së provës dhe testimit periodik në bazë të një provimi që duhej të organizohej nga Inspektorati Qendror. Kjo jo vetëm që do të bënte më të përgjegjshëm inspektorët, por në rast të mos-kalimit të testimit periodik detyrimisht do të shkaktonte largimin nga detyra të inspektorëve.Për këtë rekomandojmë:7. AKU të hartojë dhe të zbatojë një program vjetor trajnimesh për inspektorët, dhe në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të kryejë testimin periodik të inspektorëve dhe testimin profesional fillestar për inspektorët në periudhë prove.

Brenda vitit 2017- Inspektorëve të AKU në rajone ju mungojnë mjetet e transportit, pajiset e domosdoshme për ruajtjen dhe transportimin e mostrave, si dhe mbështetja me analiza laboratorike për çdo rajon, duke ulur ndjeshëm efektivitetin dhe pritshmërinë e veprimtarisë inspektuese në përmirësimin e sigurisë ushqimore.Për këtë rekomandojmë:8. AKU të kryejë një studim të detajuar mbi nevojat prioritare, duke hartuar një program veprimi për të siguruar gradualisht financimet e nevojshme për krijimin e kushteve normale të punës së inspektorëve, për rritjen e eficiences së veprimtarisë inspektuese.

77

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 85: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Brenda vitit 2017- Në dokumentacionin e inspektimit janë konstatuar mangësi në plotësimin formatit të procesverbaleve të inspektimit; lënia e detyrave të njëjta; regjistrimin dhe mbajtjen e të dhënave për efekt gjurmueshmërie etj; mos vendosja e referencës ligjore etj.- Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU nr. 443, datë 01.12.2015 “Për procedurën e kontrollit të cilësisë së inspektimeve dhe formës së raportimit”, sipas të cilit i nënshtrohen kontrollit 12 % të praktikave të inspektimit në Drejtoritë Rajonale, rezulton se nuk ka dhënë ndonjë lloj efekti në performancën e inspektimeve. Kjo pasi, mjaft rajone kanë shfaqur dobësi dhe mangësi në hedhjen e inspektimeve në sistemin AKU-net, si dhe një numër i konsiderueshëm i inspektorëve që paraqesin vazhdimisht të njëjtat mangësi, pa u ndëshkuar për ato mangësi.Për këto rekomandojmë:9. Drejtori i përgjithshëm, Drejtorët e Drejtorive dhe Përgjegjësit e sektorëve të kryejnë analiza mujore të inspektimeve sipas rajoneve, duke evidentuar përgjegjësitë e inspektorëve dhe propozuar drejtorëve rajonal masa disiplinore, në kuadër të bashkërendimit dhe koordinimit dhe në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore.

Çdo muaj

3.3.3 A ka qenë efektiv penalizimi i subjekteve për të rritur nivelin e sigurisë ushqimore?AKU, duke pasur veprimtari kryesore inspektimin e operatorëve të biznesit ushqimor për zbatimin e kërkesave të ligjit të posaçëm për ushqimin dhe akteve të tjera nënligjore të lidhura me to, në rastin e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë dhe masa të tjera plotësuese.54 Ligji për ushqimin ka përcaktuar rastet e vendosjes së gjobave, në vlera nga minimale deri në maksimale nga 1.5 deri në 4 fish të vlerës fillestare. Inspektori i AKU shqyrton shkeljet dhe sipas këtij ligji merr vendim përfundimtar për masën e gjobës. Gjithashtu, ushqimet që nuk plotësojnë kërkesat e këtij ligji dhe që janë bllokuar ose hequr nga tregu, duhet të asgjësohen me procesverbal të rregullt, sipas mënyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe shpenzimet përballohen nga operatori i biznesit ushqimor. Penalizimi i subjekteve i trajtuar në këtë nënpyetje lidhet me vendosjen e nga ana e inspektorëve të masës administrative me gjobë, për të cilat ligji për ushqimin ka parashikuar një mori rastesh si dënim kryesor, si dhe dënim plotësuese me heqje të licencës. Për këtë grupi i auditimit kërkoj të dhëna nga sektorët e inspektimit, i financës, juridik dhe nga sistemi AKU-net. Të dhënat e vëna në dispozicion për çështjen e gjobave rezultojnë me diferenca te theksuara në numrin dhe vlerën e gjobave, duke shfaqur mungesë bashkëpunimi të sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU dhe mungesë bashkëpunimi e koordinimi e tyre me sektorët dhe specialistët përkatës në rajone.

54 Ligji nr. 9863, date 28.01.2003 “Për ushqimin” i ndryshuar. neni 6878

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 86: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Skema nr. 4 Procedura dhe afatet e zbatimi të masës administrative dënim me gjobë

PO JO PO

JO

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH

Kështu sipas të dhënave të sektorëve OJSH, OSH dhe Mbrojtjes së bimëve numri i gjobave është nga 174 në 512, të hedhura nënsistemin AKU-net janë nga 47 në 387 dhe të kontabilizuara sipas sektorit të financës janë nga 47 në 526. Çështja e gjobave nuk është marrë në analizë nga ana e AKU për të gjithë periudhën 2012-2016, duke komprometuar në një farë mënyre përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend. Pas vendosjes së gjobës nga inspektori, procedura dhe afatet për ecurinë e mëtejshme paraqiten në skemën e mëposhtme.Për efekt auditimi mbi numrin e gjobave të rezultuara nga inspektimet dhe vlerën e tyre, grupi u auditimit të KLSH i është referuar të dhënave të marra nga sektorët OJSH, OSH dhe Mbrojtja e bimëve. Nga kjo konstatohet se nuk ka pasur një goditje vijuese të veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor në kundërshtim me ligjin për ushqimin në periudhën 2012-2016, me gjithë rritjen e konsiderueshme në vitin e fundit. Veç kësaj, vërehet se, megjithëse numri i gjobave është rritur pothuajse tre herë, vlera e tyre as nuk është dyfishuar, gjë që tregon se inspektorët janë të prirur drejt një kompromisi me subjektet në dëm të zbatimit të ligjit për ushqimin dhe për pasojë dhe në sigurinë ushqimore nga vendosja e gjobave minimale.Tabela nr. 8 Të dhëna krahasuese për gjobat dhe vlerën tyre sipas burimeve te ndryshme 2012-2016

79

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Vendimi ne vend ose në pamundësi në zyrë

njoftohet brenda 5 ditëve;Kërkohet zbatimi brenda 15 ditëve(Ligji nr. 8485, datë 12.5.1999,

neni 61)

Komisioni del me vendim brenda 1 muaji nga depozitimi i ankeses(Ligji nr. 8485, datë 12.5.1999, neni 141)

Kërkohet në Gjykatë nxjerrja e Urdherit të

ekzekutimit (Ligji nr. 10279, datë 20.5.2010, neni 30)

Zbatohet vullnetari

shtpër 10

Nuk zbatohet

vullnetarisht

Kontratë me Shërbimin Përmbarimor për

ekzekutimin e tyre (Ligji nr. 10279, datë

20.5.2010, neni 22/1)

Ankimohet brenda 1 muaji nga

njoftimi (Ligji nr. 8485,

Page 87: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Emërtimi 2012 2013 2014 2015 2016Gjoba sipas sektorëve 174 242 353 252 512

Vlera leke 27.920.000

36.475.000

15.740.000

27.700.000

52.695.000

Gjoba sipas AKU net 41 136 265 150 387

Vlera lekë 15.333.518

25.310.000

26.741.000

20.008.004

51.925.360

Të kontabilizuara 47 74 284 292 526

Vlera lekë 4.780.000 5.110.000

29.000.000

44.800.000

64.815.000

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHLidhur me observacionin e AKU të datës 04.04.2017, ritheksojmë se nuk mund te merren në analizë gjobat e kontabilizuara në vitin 2012, pasi nuk kanë qenë detyruese për kontabilizim, por të dhënat sipas sektorëve, të cilat janë trefishuar në numër dhe as dyfishuar në vlerë.Kundër vendimit të inspektorit, ligji i ka krijuar mundësi subjektit të penalizuar (operator biznesi dhe/ose veteriner zyrtar) të bëjë ankimim në përputhje me ligjin për inspektimin, i cili përcakton krijimin e njësie kolegjiale ankimimi në AKU. Në VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, i ndryshuar në mars të vitit 2013 është cilësuar se: Në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së duhet të krijohet komisioni i ankimit, i cili drejtohet nga kryeinspektori dhe ka në përbërje: a) një përfaqësues të njësisë që mbulon çështjet juridike; b) një përfaqësues nga sektori përkatës që mbulon çështjen e inspektimit që ankimohet; dhe c) dy specialistë të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme. Mungesa e dokumentacionit të sistemuar, të rregullt dhe të plotësuar nga Sektori juridik në Drejtorinë e përgjithshme të AKU, ka bërë që auditimi mbi ankimimet dhe shqyrtimet e tyre nga komisioni i gjobave të bazohet në dosjet e veprimtarisë tyre, raportet vjetore dhe të dhënave të sektorit të financës mbi gjobat. Kështu për vitin 2013,sipas raportit vjetor konstatohet se, në lidhje me ankimimet e paraqitura në AKU nga subjekte te ndryshme te cilat janë gjobitur nga ana e inspektorëve të Drejtorive Rajonale, Sektori juridik si pjese e komisionit të shqyrtimit të ankimimeve, ka shqyrtuar këto ankimime duke iu përgjigjur pretendimeve të tyre sipas legjislacionit në fuqi, pa u shprehur për numrin e tyre dhe problematikën përkatëse, e trajtuar si çështje e dorës dytë në krahasim me çështjet gjyqësore të ndjekura. Gjatë vitit 2013 (pas muajit mars), sipas dosjes të vënë në dispozicion komisioni ka shqyrtuar praktikat e ankimimeve për 14 raste, nga të cilat në 5 raste janë falur gjobat nëpërmjet vendimeve për rikontroll apo inspektim, që do të thotë 36 % e gjobave në numër dhe 18 % e tyre në vlerë. Duhet theksuar se nuk ka protokoll të mbledhjeve të komisionit,si dhe në përgjithësi nuk janë respektuar afatet e shqyrtimit të ankimimeve. Sipas raportit vjetor 2014, nga veprimtaria e sektorit juridik janë paraqitur 47 ankimimime, nga të cilat janë falur, revokuar ose ri-inspektuar 13 prej tyre (28%), të cilat në vlerë

80

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 88: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

përfaqësojnë 2,75 milion lekë. Në vitin 2015 janë paraqitur 76 ankimime, nga të cilët janë shqyrtuar vetëm 39 prej tyre (51.3%) gjë që tregon se komisioni nuk ka respektuar afatin ligjor për të dalë me vendime55. Nga ankimimet shqyrtuara, në 10 prej tyre (25.6 %) janë marrë vendime për heqjen e gjobave nëpërmjet ri-inspektimeve. Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion për vitin 2016, konstatohet se kanë qenë 237 ankimime, nga të cilët janë marrë në shqyrtim nga komisioni vetëm 9456 prej tyre ose 40 % e numrit gjithsej, nga të cilat 77 janë lënë në fuqi dhe 17 janë hequr (mbi 1/5) duke i falur ose ri-inspektuar. Një situatë e tillë, shpjegohet dhe me faktin e ndryshimit të shpeshtë të përbërjes së komisionit prej 3 herë brenda këtij viti, gjë e cila ka sjellë akumulim të ankimimeve dhe tejkalim të afateve të gjykimit, në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative. Me gjithë mungesën e të dhënave nga i njëjti burim, për periudhën 2012-2016 ka prirje të rritet numri i ankimimeve për masën administrative gjobë nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor duke kapur shifrën 46.3% në vitin 2016. Kjo tregon se pavarësisht mangësive në shqyrtimin e gjobave, biznesi është dyshues në saktësinë dhe cilësinë e inspektimeve të AKU. Nga marrja në shqyrtim e ankimimit të subjekteve, komisioni ka vendosur faljen e tyre nga 35 % në vitin 2013 në 18 % në vitin 2016, pra ka një prirje pozitive në forcimin e ndëshkimit administrativ me gjobë, që nga mënyra e funksionimit të komisionit, dokumentacionit dhe të dhënave të mbajtura, arrihet në përfundimin se tendenca pozitive e mësipërme është e rastësishme dhe jo si funksion i AKU për përmirësimin e sigurisë ushqimore. Nga auditimi i dokumentacionit të veprimtarisë së komisionit të ankimimit të AKU për periudhën 2012-2016, në mënyrë të përmbledhur konstatohet se: Komisioni i ankimit nuk është bërë publik me mjete të përshtatshme siç

kërkohet ligjërisht, duke e kthyer këtë në një veprimtari jo transparente dhe subjektive, e cila ndikon ndjeshëm për rritjen e nivelit të sigurisë ushqimore.

AKU nuk ka një database për gjobat që nga momenti i vendosjes nga ana e inspektorit dhe deri në arkëtimin e saj, për të analizuar procedurën dhe afatet e përcaktuara sipas ligjit. Kjo është e domosdoshme, pasi gradualisht historiku i AKU rritet dhe mjaft subjekte duhet t’i nënshtrohen edhe ligjit për inspektimin, për t’u dënuar drejtpërdrejt me një dënim tjetër kryesor administrativ, më të rëndë, kur përsërit shkeljen e kërkesave ligjore, siç mund të jetë masa e heqjes së licencës përkatëse, si dënim plotësues.

Meqenëse gjobat janë në vlera minimale deri në ato maksimale (50,000 lekë deri në 2,000,000 lekë), komisioni i ankimit në AKU nuk ka miratuar metodikën apo parime të tjera shtesë, mbi të cilat duhet të mbështetet inspektori për përcaktimin e vlerës së gjobës, për rastet e kundërvajtjeve për të cilat parashikohet i njëjti dënim, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”, neni 10/2.

Gjithashtu, aktiviteti i komisionit të ankimimit, në pjesën më të madhe të kohës nuk është zhvilluar mbi bazën e ligjit nr. 8480, date 27.5.1999 “Për

55 Raporti vjetor i veprimtarisë së AKU, 201556 Raporti vjetor i veprimtarisë së AKU, 2016

81

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 89: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, pasi nuk është e dokumentuar nëpërmjet procesverbaleve të mbledhjeve dhe vendimet nuk janë marrë nëpërmjet votimit.

Në përgjithësi nuk janë respektuar afatet e ankimimit, të shqyrtimit dhe të formës dhe rezultateve të vendimit të komisionit, të përcaktuara në ligjin nr. 10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

Mungesa e një procedure dhe moskontabilizimi i gjobave deri në vitin 2013, si dhe dokumentacioni i paplotë e i pasistemuar, kanë krijuar mundësinë e abuzimit me vjeljen e gjobave të vendosura e për pasojë në efektin e tyre për përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Komisioni i ankimit në periudhën janar-shtator 2016 është ngritur me 6 anëtarë nga 5 që përcakton VKM, duke ndryshuar përbërjen nga një në dy përfaqësues të sektorëve, duke ngarkuar me përgjegjësi Drejtorin e përgjithshëm z. Isuf Shehu. Pas kësaj periudhe nga Drejtori i Përgjithshëm z. Dritan Sejko është autorizuar Drejtor Drejtorie të veprojë si Kryeinspektor në vendim-marrjen e komisionit të ankimit të AKU. Kështu vendimet janë nënshkruar me autorizim nga Drejtori i Përgjithshëm tek Drejtori i Shërbimeve të Brendshme z. Lavdi Kajmaku dhe nga nëntori 2016 nga Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimit të Komunikimit të Riskut z. Besnik Jakaj. Një veprim i tillë është në kundërshtim me VKM nr. 1081, datë 21.10.2009, kreu I, pika 4.2: Në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së krijohet Komisioni i Ankimit të AKU-së, i cili drejtohet nga kryeinspektori...”, si dhe në kundërshtim me ligjin nr. 8480, date 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 2 dhe 3, pasi zëvendësimi i kryetarit është i përkohshëm dhe bëhet nga anëtari më i vjetër i komisionit.

Nga shqyrtimi dosjeve të veprimtarisë së komisionit të ankimimit vërehet prirja për sistemimin e dokumentacionit në vitin 2016, por përsëri është i shpërndarë, pjesërisht i plotësuar nga fillimi deri në fund etj. Për vitin 2014 janë vënë në dispozicion procesverbalet e 7 mbledhjeve të komisionit në periudhën shtator – dhjetor, të cilët paraqesin mangësi në drejtim të nënshkrimit, protokollimit, diskutimeve etj., duke ngarkuar me përgjegjësi kryeinspektorin z.Afrim Bakaj. Dokumentacioni në dosje nuk është i sistemuar që nga procesverbali i gjobës, njoftimi i subjektit, kërkesa, vendimi i komisionit, njoftimi i vendimit etj., duke e vështirësuar analizën e veprimtarisë së komisionit të ankimimit për këtë periudhë. Në përgjithësi veprimtaria e komisionit është karakterizuar nga shqyrtime me vonesë i ankimimeve jashtë afatit një mujor nga dita kur ankuesi ka marrë njoftim për aktin,57 duke vepruar me subjektivizëm, marrje vendimi pa u mbledhur komisioni në mënyrë të dokumentuar por duke ju drejtuar kryeinspektorit për mendim nga anëtarët e tjerë të komisionit, vendimet në përgjithësi nuk përmbajnë vlerën e dënimit me gjobë, në kundërshtim me ligjin nr. 10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet

57 Ligji nr.8485, date 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, neni 140

82

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 90: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

administrative”, neni 19/1/d; është marrë vendim ri-inspektim i subjektit në rastin e revokimit të masës, gjë që nuk është në përputhje me ligjin nr. 8485, date 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, neni 146, i cili përcakton lënie në fuqi, shfuqizimin/revokimin dhe ndryshimin e aktit administrativ, duke pranuar pjesërisht ankimin, si dhe ka raste kur janë ngritur komisione për verifikim ankese etj. Në dosjen e veprimtarisë së komisionit të ankimimit për vitin 2015, ka dy dokumente që mund të shërbejnë si protokolle të mbledhjeve (19.01.2015 dhe 04.03.2015), gjatë të cilave janë shqyrtuar 7 subjekte nga të cilët, për vetëm 2 janë lënë në fuqi dhe për të tjerët falje, revokim, ri-inspektim, shfuqizim, si dhe në një rast është kërkuar marrja e masave disiplinore për dy inspektorë.

Efekti i plotë i penalizmit të subjekteve me gjobë në përmirësimin e sigurisë ushqimore arrihet në se AKU ndjek me rigorozitet të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me kërkesë gjykatave për lëshim urdhër - ekzekutimi, kontraktimi i shoqërive përmbarimore për vjeljen e tyre, si dhe shkëmbimi i informacionit me sektorin e financës në Drejtorinë e përgjithshme dhe në rajone për të analizuar ecurinë e vjeljes se tyre.

Tabela nr. 9 Te dhëna për gjobat e vjela në periudhën 2012-2016

Emërtimi 2012 2013 2014 2015 2016Gjoba të kontabilizuara gjithsej 47 74 284 292 526

 Vlera e këtyre gjobave lekë

4.780.000

5.110.000

29.000.000

44.800.000

64.815.000

Gjoba të vjela ose në proces 17 57 171 170 190 Vlera e këtyre gjobave në

lekë1.110.

0003.485.

00015.965.5

0013.170.0

0012.980.

000Të paguara vullnetarisht

lekë135.00

0480.00

01.470.00

01.994.00

01.710.0

00Burimi: Të dhëna të Sektorit të financës të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit të KLSHPër mungesë të dhënash nga sektori juridik mbi zbatimin e procedurës së kërkesës së lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, ne audituam gjobat e vjela në numër dhe në vlerë në raport me ato të kontabilizuara. Sipas të dhënave të mësipërme, duke filluar nga viti 2013 ka prirje për rënie të nivelit numrit të gjobave të vjela e lidhur kjo drejtpërdrejtë me veprimtarinë sektorit juridik, për më tepër që vlera e tyre është akoma më e vogël, çka do të thotë se më shume mblidhen gjobat e vogla. Kështu në se nëpërmjet shërbimit përmbarimor në vitin 2013 janë velur 68 % e gjobave, në vitin 2016 janë grumbulluar tre herë më pak ose 20 % e vlerës së tyre. Nga ana e subjekteve paguhet vullnetarisht një përqindje shumë e vogël në vlerë që për periudhën 2012-2016 është mesatarisht rreth 5 %, që ka prirje të ulet ndjeshëm në 2.6 % në vitin 2016, për më tepër që në rajone si Tirana dhe Vlora nuk paguhet asnjë gjobë vullnetarisht. Kjo tregon se operatorët e biznesit ushqimor nuk e ndjejnë ndëshkimin me gjobë për shkak të mos ndjekjes në vijimësi të vjeljes

83

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 91: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

së gjobës nga ana e AKU. Duhet vënë në dukje se mangësitë në mbylljen e ciklit të plotë të penalizimit të subjekteve për të ndikuar në përmirësimin e sigurisë ushqimore, vijnë edhe për shkak të mungesës së specialistëve në këtë sektor, mungesën e përvojës dhe angazhimin me veprimtari rutinë gjatë kohës së punës.Efekti i penalizimit në përgjithësi të operatorëve të biznesit ushqimor të cilët nuk veprojnë në përputhje me ligjin për ushqimin do të ishte më i plotë në se, AKU do të evidentonte periodikisht nëpërmjet website-t të saj dhe komunikimit me medien rezultatet e inspektimeve me masa administrative, duke cilësuar rajonin, vendin, emrin e subjektit dhe shkakun e penalizimit. Deri tani AKU ka vepruar duke bërë të njohur numrin e inspektimeve dhe të masave administrative në përgjithësi, kryesisht pas vitit2016, me raste duke cilësuar emrin e subjektit që vepron në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shëndetit të popullatës duke dëmtuar sigurinë ushqimore në vend. AKU, në çdo rast duhet të mbajë në konsideratë që nuk përbën sekret tregtar informacioni, që duhet të bëhet publik në bazë të ligjit, që lidhet me shkeljen e ligjit, apo që duhet të publikohet në bazë të praktikave të mira tregtare e parimeve të etikës tregtare. Përhapja e këtij informacioni vlerësohet e ligjshme, nëse nëpërmjet këtij akti synohet të mbrohet interesi publik58. Cilësimi i emrit të operatorit të biznesit i cili prodhon, përpunon, transporton dhe vendos në treg ushqime që cenojnë sigurinë ushqimore, pra që penalizohen nga veprimtari në kundërshtim me ligjin e posaçëm për ushqimin, do ta bënte biznesin më të përgjegjshëm përballë konsumatorit, dhe njëkohësisht inspektorin më të saktë dhe më cilësor në veprimtarinë e tij inspektuese. Duhet mbajtur në konsideratë se konsumatori i sigurt, i informuar dhe i emancipuar është motori i zhvillimit të ekonomisë. Duhet theksuar se, megjithëse AKU ka një sektor të veçantë të marrëdhënieve me publikun dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit, nuk është vlerësuar nga ana e këtij autoriteti. Kjo pasi, përgjegjësi i sektorit (përkthyes i gjermanishtes) është marrë nga ministri në kabinetin e tij, por edhe dy specialistët e tjerë kanë formim profesional gjuhë-letërsi dhe punë sociale, pa asnjë lloj lidhjeje me sigurinë ushqimore, nga të cilat njëra me përvojë pune më pak se tre mujore. AKU ka observuar me shkresën nr. 29/3 prot., datë 04.07.2017 në lidhje me funksionimin e këtij sektori. Grupi i auditimit të KLSH e shqyrtoj me vëmendje dhe e konsideroj të drejtë rastet e informimit me emra të subjekteve ushqimore që veprojnë në kundërshtim me ligjin. Por mungesa e përgjegjësit të këtij sektori, lloji dhe niveli i shkollimit janë elementë bazë që ndikojnë në performancën e sektorit, e për rrjedhojë edhe në sigurinë ushqimore në vend.Me observacionin e datës 04.04.2017, Sektori i juridik në AKU është përpjekur të justifikojë mangësitë e mësipërme, por që nuk rezultojnë të jenë të bazuara ligjërisht dhe me dokumentacionin përkatës dhe mbi këtë bazë nuk janë marrë në konsideratë.Si konkluzion:58 Ligji nr. 9901, date 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, neni 18/2

84

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 92: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- AKU nuk ka pasur bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim të veprimtarisë së sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe me rajonet për çështjen e gjobave, pasi rezultojnë diferenca te theksuara në numrin dhe vlerën e gjobave për periudhën 2012-2016 sipas të dhënave të sektorëve OJSH, OSH dhe Mbrojtjes së bimëve numri i gjobave është nga 174 në 512, të hedhura në sistemin AKU-net janë nga 47 në 387 dhe të kontabilizuara sipas sektorit të financës janë nga 47 në 526. Në të njëjtën kohë kjo tregon se, çështja e gjobave nuk është marrë në analizë nga ana e AKU.- AKU nuk ka një database për gjobat që nga momenti i vendosjes nga ana e inspektorit dhe deri në arkëtimin e saj, për të analizuar procedurën dhe afatet e përcaktuara sipas ligjit, edhe për të analizuar historikun e subjekteve.Për këtë rekomandojmë:1. AKU të hartojë një program pune me afate dhe persona përgjegjës për të krijuar database-n e gjobave me të gjitha të dhënat e nevojshme, që të jetë produkt i bashkëpunimit të sektorëve dhe rajoneve, si dhe të kryejë analiza periodike mbi këtë çështje, për të rritur efektin e masave administrative të gjobitjes në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Brenda vitit 2017- AKU nuk ka pasur një ndëshkim vijuese të veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor në kundërshtim me ligjin, pasi numri i gjobave ka luhatje nga viti në vit: 174, 242, 353, 252 dhe 512 në secilin vit në periudhën 2012-2016, me gjithë rritjen e konsiderueshme në vitin e fundit. Veç kësaj, megjithëse numri i gjobave është rritur pothuajse tre herë, vlera e tyre as nuk është dyfishuar, gjë që tregon se inspektorët janë të prirur drejt një kompromisi me subjektet në dëm të zbatimit të ligjit për ushqimin dhe për pasojë dhe në sigurinë ushqimore nga vendosja e gjobave minimale.- Komisioni i ankimit në AKU nuk ka miratuar metodikën apo parime të tjera shtesë, mbi të cilat duhet të mbështetet inspektori për përcaktimin e vlerës së gjobës, për rastet kur gjobat janë në vlera minimale deri në ato maksimale.Për këto rekomandojmë:2. AKU, Komisioni i ankimimit të përgatisë dhe të shpërndajë tek inspektorët metodikën përkatëse për rrethanat dhe vlerësimin e tyre të veprimtarisë së subjekteve që gjendet në kundërshtim me ligjin në të cilat duhet të mbështetet inspektori, për rastin kur gjobat janë nga vlera minimale dhe maksimale.

Brenda muajit shtator 2017- AKU nuk ka bërë publik komisionin e ankimit me mjete të përshtatshme siç kërkohet ligjërisht, duke e kthyer këtë në një veprimtari jo transparente dhe subjektive, e cila ndikon ndjeshëm për rritjen e nivelit të sigurisë ushqimore- AKU dhe kryesisht Sektori juridik, nuk ka sistemuar dokumentacionin për gjobat e ankimuara, nuk e ka plotësuar rregullisht dosjet përkatëse, nuk ka protokoll të mbledhjeve të komisionit, në përgjithësi nuk janë respektuar afatet e shqyrtimit të animimeve, duke ulur ndjeshëm efektin e penalizmit të subjekteve në përmirësimin e sigurisë ushqimore.Për këto rekomandojmë:

85

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 93: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

3. AKU, të bëjë publik komisionin e ankimimit në website-n e saj zyrtar, si dhe të sistemojë dhe të plotësojë dosjet përkatëse te ankmimit, për të pasqyruar të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni sipas viteve.

Brenda muajit shtator 2017- Aktiviteti i komisionit të ankimimit, përgjithësisht nuk është zhvilluar mbi bazën e ligjit për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike, pasi nuk është e dokumentuar nëpërmjet procesverbaleve të mbledhjeve dhe vendimet nuk janë marrë nëpërmjet votimit; nuk janë respektuar afatet e ankimimit, të shqyrtimit dhe të formës dhe rezultateve të vendimit të komisionit; komisioni në vitin 2016 nuk ka pasur përbërje sipas VKM, si dhe është autorizuar një person tjetër në vend të Drejtorit të Përgjithshëm etj.- Në mjaft raste komisioni ka marrë vendim për ri-inspektim ose verifikim ankese, gjë që është në kundërshtim me kodin e procedurave administrative, i cili përcakton lënie në fuqi, shfuqizimin/ revokimin dhe ndryshimin e aktit administrativ, duke pranuar pjesërisht ankimin.- Megjithëse ka ndodhur që gjatë shqyrtimit është konstatuar mangësi nga ana e inspektorëve, duke vendosur shfuqizimin e aktit, drejtori i përgjithshëm nuk ka iniciuar marrjen e masave disiplinore për inspektorët përkatës. Për këtë rekomandojmë: 4. Drejtori i Përgjithshëm i AKU të marra masat e nevojshme për të zhvilluar aktivitetin e komisionit të ankimimit në përputhje me kuadrin ligjor, duke eliminuar të gjithë problematikën e evidentuar nga auditimi, me qëllim që të bëhet sa më efektiv në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Brenda muajit shtator 2017 dhe vazhdimisht- Duke filluar nga viti 2013, AKU ka prirje të ulë numrin e gjobave të vjela dhe vlerën e tyre, e lidhur kjo drejtpërdrejtë me veprimtarinë sektorit juridik, pasi në se nëpërmjet shërbimit përmbarimor në vitin 2013 janë vjelur 68 % e gjobave, në vitin 2016 janë tre herë më pak. - Subjektet e ndëshkuara me gjobë për periudhën 2012-2016 kanë paguar vullnetarisht një përqindje shumë të vogël që është mesatarisht rreth 5 % e vlerës, me prirje të ulet ndjeshëm në 2.6 % në vitin 2016, për më tepër që në rajone si Tirana dhe Vlora nuk paguhet asnjë gjobë vullnetarisht, gjë e cila tregon se operatorët e biznesit ushqimor nuk e ndjejnë ndëshkimin me gjobë për shkak të mos ndjekjes në vijimësi të vjeljes së gjobës nga ana e AKU, këto për shkak edhe të mungesës së specialistëve në këtë sektor, mungesës së përvojës dhe angazhimit me veprimtari tjetër rutinë gjatë punës.Për këtë rekomandojmë5. AKU, kryesisht sektori juridik të shmangë plotësisht problematikat në lidhje me ndëshkimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e ushqimit, për të mbyllur ciklin e plotë të penalizimit të subjekteve, me qëllim që të ndikohet në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Vazhdimisht- AKU i ka bërë të njohur konsumatorit herë pas here rezultatet e veprimtarisë së tij mbi numrin e inspektimeve dhe të masave administrative në përgjithësi, pa cilësuar emrin e subjektit që vepron në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shëndetit të popullatës.

86

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 94: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Për këtë rekomandojmë:6. AKU, të bëjë të njohur për publikun e gjerë jo vetëm numrin e inspektimeve, të masave të dhëna si bllokime, asgjësime, propozime për heqje licence etj., të ndëshkimeve administrative me gjobë etj., duke cilësuar emrin e operatorit të biznesit ushqimor që është gjendur me veprimtari të kundërligjshme, duke ndikuar në edukimin e biznesit dhe të konsumatorit, si dhe duke rritur përgjegjshmërinë e inspektorëve për inspektime.

Vazhdimisht

3.4. A është mbështetur aktiviteti i AKU nga rrjeti i laboratorëve rajonal në funksion të rritjes së sigurisë ushqimore?Në zbatim të detyrimeve ligjore të AKU, në veprimtarinë për kontrollin zyrtar të ushqimeve përfshihet dhe veprimtaria e marrjes se mostrave dhe kryerjes së analizave laboratorike, të cilat duhet të bëhen në laboratorët e autorizuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Lista e laboratorëve të autorizuar të kontrollit, ku përcaktohet tipi i laboratorit dhe analizat, që janë të autorizuar të kryejnë, miratohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit.59 Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, AKU i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë që me datë 24.03.2014 për autorizimin e laboratorëve rajonalë, por që nuk janë të autorizuar deri në momentin e kryerjes së auditimit.

Në VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e AKU-së” i ndryshuar, përcaktohet se, një nga funksionet e Drejtorisë së Përgjithshme është bashkërendimi i veprimtarisë së laboratorëve të autorizuar të kontrollit zyrtar të ushqimeve, si dhe sigurimi i kryerjes së analizave nga laboratorë të tjerë të akredituar, në rast të pamundësisë së kryerjes së tyre nga laboratorët e autorizuar të kontrollit zyrtar të ushqimit. Me Urdhrin e Kryeministrit Nr. 119 datë 10.03.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së AKU-së“ janë mbyllur laboratorët në Dibër, Elbasan, Lezhë, Kukës dhe Berat, të cilët kanë funksionuar deri në korrik 2014. Më pas, disa nga pajisjet e laboratorëve të Beratit u transferuan në Fier, si dhe një pjesë nga Lezha dhe Kukësi në DRAKU Tiranë me hapjen dhe aktivizimin e laboratorit të ri mikrobiologjik, pas vlerësimit konformitetit të kryer nga ISUV në mars të 2016.

Aktualisht, operojnë Sektorët e Shërbimeve Laboratorike të AKU për tre lloje laboratorësh: 1. Laboratori i sigurisë ushqimore, i cili përfshin: a) Laboratorin kimiko-fizik, i cili kryen kryesisht analiza në lidhje me treguesit cilësorë të produkteve ushqimore shtazore dhe jo shtazore, tregues të etiketimit, si dhe disa tregues analitik të sigurisë ushqimore; b) Laboratori mikrobiologjik i cili kryen analiza në lidhje me kriteret sigurisë së produkteve ushqimore dhe ato të proceseve të higjienës.

59 Ligji nr.9863, date 28.01.2003 “Për ushqimin” i ndryshuar, neni 4487

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 95: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

2. Laboratorin e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, i cili kryen analiza për diagnostikimin e sëmundjeve dhe parazitëve të ndryshëm në kafshët e gjalla kryesisht tek gjedhët, të imëtat dhe tek shpendët.3. Laboratorin e mbrojtjes së bimëve, i cili kryen analiza për diagnostikimin e dëmtuesve dhe parazitëve në bimë dhe produkte bimore kryesisht: drithëra (grurë, misër, oriz, fasule), pemët frutore, perime.

Tabela nr. 10 Struktura e shpërndarjes së laboratorëve sipas rajoneve

Lloji i laboratorëveTiranë

Durrës

Fier

Vlorë

Gjirokastër

Korçë

Shkodër

Laboratori i sigurisë ushqimore (kimiko-fizik dhe mikrobiologjik)

x x x x x x x

Laboratori i shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve

x x x x x

Laboratori i mbrojtjes së bimëve x x x

Burimi: Të dhëna të AKU, përpunuar nga grupi i auditimit.Me Urdhrin nr. 24 datë 30.01.2013, janë unifikuar procedurat, metodat dhe dokumentacioni i funksionimit të laboratorëve në fushën e sigurisë ushqimore, në fushën e shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjes së bimëve, si dhe për materialet mbjellës dhe shumëzues bimor.

Skema nr. 5 Skema e menaxhimit të sistemit te laboratorëve te kontrollit zyrtar

Burimi: Përgatitur nga grupi i auditimit të KLSH

88

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Laboratorët e referencës:1. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)2. Departamenti i mbrojtjes së

Sektori i kordinimit të laboratorëve

Sektorët e shërbimeve laboratorike në rajone (7)

1. Laboratori i sigurisë ushqimore (7)

- Laboratori kimiko-fizik- Laboratori

mikrobiologjik2. Laboratori i shëndetit dhe

Drejtoria e Menaxhimit të

Riskut dhe Kordinimit të

Page 96: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Qendra e Referencës ka vlerësuar në vitin 2014 laboratorët rajonal, kapacitetet e tyre profesionale, metodat dhe standardet me të cilat operojnë, burimet njerëzore, nevojat për trajnime si dhe shërbime të tjera duke dhënë udhëzime përkatëse me shkresën nr. 740 prot., datë 19.11.2014 “Mbi vlerësimin e laboratorëve rajonale të AKU”. Në mënyrë të përmbledhur ato kanë evidentuar mungesë stafi për laboratorët; mungesë trajnimesh dhe zhvillimit të testeve ndërlaboratorike; përditësim të metodave STAZH në përdorim sipas standardeve ISO dhe kërkesave të BE; etj. Duke filluar nga korriku 2016, në AKU po zbatohet Projekti “Ristrukturimi dhe forcimi i rrjetit të laboratorëve të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Shqipëri”, cili synon zhvillimin strategjik të shërbimit laboratorik dhe përmirësimin e cilësisë së testimit.

Numri i mostrave të marra dhe analizave të kryera shfaq besimin e konsumatorit për një siguri ushqimore të përmirësuar. Sipas të dhënave dhe dokumentacionit të vënë në dispozicion nga AKU, konstatohet se ka një prirje në rënie të numrit të mostrave të marra në periudhën 2012-2016, pasi ka një diferencë më të ulët prej 4,873 ose 27 % në krahasim me periudhën kur laboratorët ishin të shpërndarë në të gjitha rajonet, duke shfaqur një tendencë negative: ndërsa shtohet numri i operatorëve të biznesit ushqimor dhe përfshihen gjithnjë e më shumë ushqime të reja dhe tradicionale, si dhe modernizohet industria përpunuese ushqimore, numri i mostrave të marra bie.

Grafiku nr. 14 Ecuria e numrit të mostrave gjithsej për periudhën 2012-2016

17.484 17.995

15.858

12.472 13.122

10.000

12.000

14.000

16.000

18.000

20.000

2012 2013 2014 2015 2016

Analiza gjithsej

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimit

Në të njëjtën kohë vihet re dhe rënie e treguesve analitik për mostër nga 3.4 në vitin 2012 në 2.3 në vitin 201660, çka do të thotë se, ndërsa përsoset gjithnjë më shumë prodhimi, përpunimi, shpërndarja dhe tregtimi i llojeve të ushqimeve, treguesit e analizuar për një mostër bien, duke ulur ndikimin e veprimtarisë analizuese të AKU në sigurinë ushqimore në vend.Duke analizuar ecurinë e llojit të analizave, konstatohet se ka prirje për rënie të theksuar analizat për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, saktësisht një nga sektorët më të rrezikshëm të sigurisë ushqimore. Mjafton të themi se në vitin 2016 janë kryer 6 % e analizave të vitit 2012, ose në

60 Të dhëna të raporteve vjetore te performances se AKU, përpunuar nga grupi i auditimit të KLSH

89

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 97: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

shkallë vendi kryhen mesatarisht vetëm 2 analiza në 3 ditë. Specialistë e AKU justifikohen me faktin se ky është një tregues që duhet të ndiqet nga veterinerët e drejtorive të bujqësisë, por që në fund të fundit konsumatori cenohet në sigurinë ushqimore për këtë fushë. E njëjta gjë vërehet dhe në analizat për mbrojtjen e bimëve, të cilat kanë rënie të konsiderueshme, duke i bërë produktet ushqimore me origjinë bimore të rrezikshëm për shëndetin e popullatës, për shkak dhe të mbetjeve pesticide që ato mund të kenë. Ky problem bëhet akoma më i mprehtë pasi, bimët dhe frutat nuk janë objekt inspektimi gjatë fazës së prodhimit që të kenë gjurmueshmëri (p.sh. Certifikatë fito-sanitare), siç duhet të ndodhë dhe kërkohet ligjërisht me produktet me origjinë shtazore, e shprehur kjo dhe në rënien e numrit të analizave fiziko-kimike, ndonëse janë më masivet në llojin e analizave. Ndërsa kanë prirje të rriten analizat mikrobiologjike, kryesisht duke filluar nga viti 2016.Në lidhje me konkluzionin e mësipërm, AKU ka sqaruar se në mars 2017 Ministri i Bujqësisë ka nxjerrë një udhëzim për plan monitorimi të këtyre mbetjeve, por nuk sqarohet se si do behet ky monitorim, në se është plani i miratuar i inspektimeve për vitin 2017, nuk sqarohet në se janë kapacitete e nevojshme teknike dhe njerëzore laboratorike etj., për këtë qëllim, mospërfshirja e produkteve ushqimore me origjinë bimore në gjurmueshmërinë e zinxhirit ushqimor e bëjnë vulnerabël këtë veprimtari dhe me pasoja në shëndetin e popullatës. Megjithëse specialistët laborantë janë në pritje të analizave që sjellin inspektorët e terrenit dhe operatorët e biznesit ushqimor për vetëkontrollin, kjo nuk do të thotë që Sektori i koordinimit të laboratorëve në AKU të mos analizojë performancën rajonale dhe individuale të laboratorëve dhe laborantëve. Kështu në vitin 2016, në Vlorë janë 14 % e numrit të laborantëve dhe kryhen vetëm 6 % e numrit të analizave gjithsej, edhe pse ka dy laboratorë: për analiza fiziko-kimike dhe të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve.

Performanca e AKU në fushën e analizave laboratorike evidentohet duke analizuar origjinën e mostrave. Nga të dhënat e veprimtarisë së laboratorëve të AKU 2012 - 2016 vërehet se, pothuajse është përgjysmuar numri i mostrave që merren nga inspektorët në PIK, në një kohë që rritet vëllimi dhe praktikat e importeve: në 2016 janë rritur 23 % numri i praktikave të produkteve ushqimore të importuara, dhe mostrat e marra janë vetëm 24 % në strukturë. Kjo do të thotë se inspektorët në PIK më shumë përqendrohen në kontrollin dokumentar dhe fizik se sa në ato të verifikimit dhe monitorimit të përbërjes, kjo edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar.Mostrat që merren nga inspektorët e terrenit (kontrolli zyrtar) kanë prirje në rënie, ndonëse në vitin 2016 vërehet përmirësim, duke shfaqur të njëjtat mangësi si inspektorët e PIK. Në rajonin e Vlorës, megjithëse një zonë bregdetare, merret mesatarisht një mostër për çdo 20 inspektime, në një kohë që mesatarja në shkallë vendi është sa gjysma e tyre.

Grafiku nr. 15 Struktura e origjinës së mostrave për periudhën 2012-201690

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 98: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

4549

45

26 24 31

22 21 19 27 24

29 34

55 49

0102030405060

2012 2013 2014 2015 2016

Importi Kontrolli zyrtar Autokontrolli

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimitDuhet konsideruar prirje pozitive rritja e numrit të analizave të sjella nga subjektet lidhur me zbatimin e sistemit të vetëkontrollit (HACCP), megjithëse kjo nuk është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimtarisë së AKU, por e kërkesës ligjore për një kategori operatorësh të mëdhenj të biznesit ushqimor, për më tepër që në vitin 2016 ka një frenim të kësaj rritjeje.Grupi i auditimit të KLSH shqyrtoj dhe rezultatet e analizave për të parë ecurinë numrit të treguesve jo konformë me kërkesat ligjore të përcaktuara. Sipas të dhënave të vënë në dispozicion përqindja mesatare vjetore e katër llojeve të analizave (fiziko-kimike, mikrobiologjike, shëndeti i kafshëve dhe mbrojtja e bimëve) për periudhën 2012-2016, konstatohet se nuk ka një prirje në ulje të këtij treguesi.

Grafiku nr. 16 Ecuria e përqindjes së analizave jo konform në periudhën 2012-2016

2,5

3,8

2,8

1,8

2,3

1

1,5

2

2,5

3

3,5

4

2012 2013 2014 2015 2016

Perqindja e analizave jo konform

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimitKështu, rënia numrit të treguesve të dëmshëm për shëndetin të ushqimeve të vendosura në treg nga 3.8 % në 1.8 % nga 2012 në 2015 fillon e ngrihet përsëri në vitin 2016 në 2.8 %, çka do të thotë se nuk ka prirje të përmirësohet siguria ushqimore në vend. Veç kësaj, rezulton një lidhje e drejtpërdrejtë e numrit të mostrave të marra me treguesit e analizave jo konform me standardet, çka vërehet nga grafikët përkatës, duke përforcuar konkluzionin se prirja për përmirësimit e sigurisë ushqimore në vend është e kufizuar.

Analiza e treguesve të mostrave është thelluar dhe brenda llojit të tyre. Kështu në periudhën 2012-2016, kanë rezultuar jo konform standardeve mesatarisht 34.4 % e analizave të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, aq më keq që ka një prirje në rritje të konsiderueshme mbi 5 herë. Analizat mikrobiologjike të mostrave me origjinë shtazore dhe jo shtazore jo konforme janë mesatarisht 13.9 % për periudhën pesëvjeçare, pa evidentuar një prirje të caktuar, pasi ka luhatje të theksuar në vite, gjë që tregon se nuk

91

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 99: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

mund të flitet për përmirësim të sigurisë ushqimore, po t’i shtohet prirja e problematikës së kafshëve, konstatohet regres në këtë drejtim.

Grafiku nr. 17 Përqindja mesatare e analizave jo konform për periudhën 2012-2016

0,05,0

10,015,020,025,030,035,0

0,7

13,9

34,4

0,6

Perqindja mesatare e analizave jo konform

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimitDuhet theksuar se kryerja e analizave laboratorike varet në masë të konsiderueshme nga gjendja, ruajtja dhe shpërndarja e pajisjeve laboratorike në rajone. Megjithëse personeli për laboratorët është vetëm në 7 Drejtori Rajonale, pajisjet laboratorike janë dhe në 5 të tjera. Sipas një analize të hollësishme të situatës së pajisjeve laboratorike në shkallë vendi nga vetë AKU në gusht të vitit 2014, konstatohet se 31 % e pajisjeve ose 301 copë janë aktualisht në rajone për të cilat nuk ka laborantë, dhe janë dita-ditës në humbje të funksionit të tyre ose 46,600,025 lekë pajisje, 25% e vlerës gjithsej të aseteve laboratorike. Duke analizuar vlerën gjithsej të pajisjeve laboratorike 54 % ose 100,346,978 lekë janë në kushte që mund të përdoren nga 185,613,097 lekë gjithsej.

Figura nr. 1 Pajisje të dëmtuara në DRAKU Lezhë

Burimi: AKU, përpunuar nga grupi i auditimit të KLSH

Vlerat më të larta në 7 rajonet të cilët përdorin pajisjet laboratorike janë në Durrës, Vlorë dhe Shkodër, duke theksuar se vlera e pajisjeve laboratorike të Fierit që ka laborantë është sa gjysma e vlerës së pajisjeve të Beratit që gjenden të konservuara në këtë rajon.

92

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 100: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Veç këtyre, në vlerën e pajisjeve jashtë funksionit në pjesën më të madhe janë ato të pavëna në punë asnjëherë, një pjesë e konsiderueshme janë të dëmtuara dhe pastaj vijnë pajisjet jashtë përdorimit. Në DRAKU Durrës janë mbi 15 milion lekë pajisje të dëmtuara dhe të pavëna nëpunës që nuk dihet se për çfarë shërbejnë.Numri dhe cilësia e analizave varen veç të tjerave dhe kryesisht nga shpenzimet për reagentë që nevojiten për kryerjen e analizave sipas protokollit të tyre. Grupi i auditimit të KLSH analizoj prirjen e shpenzimeve të realizuara për laboratorët në tërësi dhe numrin e analizave të kryera për periudhën 2012-2016. Sipas të dhënave të vëna në dispozicion konstatohet se, ndërsa mbështetja financiare për shpenzimet për analizat laboratorike ka prirje të rritet ndjeshëm, numri i analizave të kryera gjithsej ka ardhur në rënie. Grafiku nr. 18 Ecuria e shpenzimeve për analiza krahasuar me numrin e tyre

2012-2016

-

10.000

20.000

2012 2013 2014 20152016

1.758

451 4.861

4.968 9.928

17.484 17.995

15.858

12.472 13.122

Shpenzime në mijë lekëNumri i analizave

Burimi: Të dhëna të AKU të përpunuara nga grupi i auditimitKështu, në se në vitin 2016 janë shpenzuar sa 4 vitet e tjera të marra së bashku, numri i analizave të kryera është pothuajse më i ulti, ose në vitin 2013 që janë blerë më pak materiale laboratorike është kryer numri më i madh i analizave për të gjithë periudhën 2012-2016, duke shfaqur mangësi të theksuara në besueshmërinë e rezultateve të analizave të kryera nga laboratorë e AKU. Veç numrit të mostrave, edhe për numrin e treguesve të analizave për mostër ka prirje në rënie nga 3.4 (më e larta) në vitin 2012 në 2.3 (më e ulta) në vitin 2016, që logjikisht duhet të bien kërkesat për reagentë dhe materiale konsumi për analiza, si dhe kufizohen treguesit e analizuar në kuadër të përmirësimit të sigurisë ushqimore.Subjekti i audituar ka observuar në lidhje me të dhënat e mësipërme me shkresën nr. 29/3 prot., datë 04.04.2017. Theksojmë dhe ju ribëjmë me dije se të dhëat e mësipërme janë marrë nga bilancet financiare të AKU, dhe nuk janë deklarative siç veproni ju në observacion. Gjithashtu, ne nuk kemi analizuar raportin e këkeses tuaj dhe të realizimit në fakt të bazës materiale për analiza, në të cilën ju zgjeroheni në observacion. Në këto kushte të dhënat dhe analiza e grupit të auditimit të KLSH është e drejtë dhe e paanshme. Raporti i punonjësve në sektor në Drejtorinë e përgjithshme nuk përputhet me llojet e laboratorëve, pasi, duhet së paku një veteriner për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Në mënyrë të kundërligjshme Drejtori i përgjithshëm i AKU, që nga data 14.10.2016 ka emëruar një specialiste mbi bazën e

93

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 101: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

kontratës së punës, duke ulur ndjeshëm performancën e këtij sektori në koordinimin dhe mbështetjen e laboratorëve rajonal, shto këtu dhe lëvizjet e shpeshta të drejtuesve të këtij sektori dhe shmangien e tyre në menaxhimin e këtij sektori. Gjithashtu, dhe në rajone konstatohet mospërputhje të profesioneve me llojin e analizave që kryhen. Kështu, në DRAKU Fier ka laborant zooteknik në një kohë që kryen vetëm analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, ose në Vlorë është laborant me biologji molekulare, ose në Korçë janë 2 agronomë nga 5 gjithsej, për mesatarisht 70 analiza në vit ose në Vlorë 1 veteriner ka kryer në vitin 2016 vetëm 12 analiza për mirëqenien e kafshëve. Kjo problematikë reflektohet dhe në performancën e specialistëve, pasi në DRAKU Fier, Vlorë dhe Korçë ka prirje të bie numri i analizave vjetore të kryera për një laborantë. Unifikimi i procedurave, metodave dhe dokumentacionit të funksionimit të laboratorëve ka nevojë për trajnime nga ana e ISUV të specialistëve të këtij sektori, gjë për të cilën është kërkuar nga AKU në vitin shtator 2014 dhe në dhjetor 2015. Sipas komunikimit me sektorin përkatës në AKU, pavarësisht numrit të madh të metodave sipas laboratorëve, ISUV i është përgjigjur për trajnime të kufizuara të cilat nuk plotësojnë nevojat e AKU për përmirësimin e kapaciteteve analizuese. Sipas një raporti të ISUV mbi testimet laboratorike dhe trajnimet rezulton se për metodën për diagnostikimin e brucelozës, nga 6 pjesëmarrës 2 laborantë nuk kanë kaluar testin dhe duhet të ishin trajnuar në këtë drejtim, si dhe në numërimet e ndryshme ka pasur raste që ose nuk kanë marrë pjesë ose dhe skualifikuar.

Si konkluzion:- AKU kryen analizat në laboratorë të paautorizuar akoma nga Ministri i Bujqësisë, i cili duhet të miratojë me urdhër listën e tyre, duke përcaktuar tipin e laboratorit dhe analizat, që janë të autorizuar të kryejnë, megjithëse i është kërkuar që me datë 24.03.2014, me pasoja në uljen e besueshmërisë së konsumatorit në veprimtarinë laboratorike të AKU. Për këtë rekomandojmë:1. Ministri i bujqësisë të kërkojë nga AKU gjithë dokumentacionin e nevojshëm për autorizimin e laboratorëve të AKU, për të përcaktuar tipin dhe analizat që duhet të kryejnë, të cilët plotësojnë kushtet për t’u miratuar me urdhër ministri.

Brenda muajit shtator 2017- Nga aktiviteti i laboratorëve të AKU në periudhën 2012 - 2016, konstatohet se ka prirje të rënies së numrit të mostrave të analizuara me 27 % (ose 4,873 mostra), në një kohë që rritet numri i operatorëve të biznesit ushqimor. dhe përfshihen gjithnjë e më shumë ushqime të reja dhe tradicionale, si dhe përsoset industria përpunuese ushqimore. - Ka rënie të treguesve analitik për mostër nga 3.4 në vitin 2012 në 2.3 në vitin 2016, çka do të thotë se, ndërsa modernizohet gjithnjë më shumë prodhimi, përpunimi, shpërndarja dhe tregtimi i llojeve të ushqimeve, treguesit e analizuar për një mostër bien, duke ulur ndikimin e veprimtarisë analizuese laboratorike të AKU në monitorimin e sigurisë ushqimore në vend.

94

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 102: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Në vitin 2016 për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve janë kryer 6 % e analizave të vitit 2012, ose në shkallë vendi kryhen mesatarisht vetëm 2 analiza në 3 ditë, megjithëse është një nga sektorët më me risk për sigurinë ushqimore. E njëjta gjë vërehet dhe në analizat për mbrojtjen e bimëve, të cilat kanë rënie të konsiderueshme, duke i bërë produktet ushqimore me origjinë bimore të rrezikshëm për shëndetin e popullatës, për shkak dhe të mbetjeve pesticide që ato mund të kenë. - Sektori i koordinimit të laboratorëve në AKU nuk ka analizuar performancën rajonale dhe individuale të laboratorëve dhe laborantëve, pasi në vitin 2016 në Vlorë janë 14 % e numrit të laborantëve dhe kryhen vetëm 6 % e numrit të analizave gjithsej në shkallë vendi edhe pse ka dy laboratorë: për analiza fiziko-kimike dhe të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve. - Rezultatet e analizave tregojnë se përmirësimi i sigurisë ushqimore në vend është i kufizuar, pasi me treguesit e analizave jo konform me standardet, pra të ushqimeve të dëmshëm për shëndetin, ka luhatje të theksuar. Në vitin 2012 kanë rezultuar 3.8 % e mostrave me tregues jashtë standardit, zbresin në 1.8 % në vitin 2015 dhe ngrihen në 2.8 % në 2016. - Në periudhën 2012-2016, kanë rezultuar jo konform standardeve mesatarisht 34.4 % e analizave të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, aq më keq që ka një prirje në rritje të konsiderueshme mbi 5 herë. Analizat mikrobiologjike të mostrave me origjinë shtazore dhe jo shtazore jo konforme janë mesatarisht 13.9 % për periudhën pesëvjeçare, pa evidentuar një prirje të caktuar, pasi ka luhatje të theksuar në vite, gjë që tregon se nuk mund të flitet për përmirësim të sigurisë ushqimore, po t’i shtohet prirja e problematikës së kafshëve, konstatohet regres në këtë drejtim.- Pajisjet laboratorike janë të shpërndarë në 12 rajone, ndërkohë që personeli i tyre është vetëm në 7 prej tyre, duke sjellë që një sasi dhe vlerë e konsiderueshme të mos përdoren dhe gradualisht të humbasin cilësitë e funksionimit për shkak të kushteve të ruajtjes, të cilët përfaqësojnë 31 % të tyre, si dhe një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve janë të dëmtuara, të pavëna nëpunës dhe jashtë përdorimit, duke bërë që aktualisht të jetë në përdorim 54 % e vlerës gjithsej të aseteve laboratorike.AKU me observacionet e datës 04.04.2017, nr. 29/3 prot., ka rënë parimisht dakord duke bërë dhe disa sqarime, të cilat nuk prekin thelbin e gjetjeve të këtij auditimi për këtë çështje.Për këto rekomandojmë:2. AKU të kryejë një analizë të hollësishme mbi aktivitetin e secilit laborator në drejtoritë rajonale përkatëse, duke evidentuar mangësitë dhe përgjegjësitë e specialistëve, me synim rritjen e numrit të mostrave të marra dhe treguesit e analizuar për mostër, duke krijuar mundësi për zgjerimin e monitorimit dhe rritjen e besueshmërisë së konsumatorit në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Brenda vitit 2017 dhe çdo tremujor- Mungon gjurmueshmëria për produktet bimore dhe frutore të vendosura në treg, si dhe kryerja e analizave përkatëse, duke rrezikuar konsumimin e tyre me mbetje minerale dhe pesticide, pasi nuk janë objekt inspektimi gjatë fazës së prodhimit. Për këtë rekomandojmë:

95

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 103: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

3. Ministria e bujqësisë dhe AKU të kryejnë një studim të hollësishëm që të krijohet mundësia e gjurmueshmërisë së produkteve bimore dhe frutore nëpërmjet Certifikatave fito-sanitare, për të vepruar siç kërkohet ligjërisht me produktet me origjinë shtazore.

Brenda vitit 2017- Është përgjysmuar numri i mostrave që merren nga inspektorët në PIK, në një kohë që rritet vëllimi dhe praktikat e importeve: në 2016 janë rritur 23 % numri i praktikave të produkteve ushqimore të importuara, dhe mostrat e marra janë vetëm 24 % në strukturë, çka do të thotë se inspektorët në PIK më shumë përqendrohen në kontrollin dokumentar dhe fizik se sa në ato të verifikimit dhe monitorimit të përbërjes.- Mostrat që merren nga inspektorët e terrenit (kontrolli zyrtar) kanë prirje në rënie, ndonëse në vitin 2016 vërehet përmirësim, por p.sh. në rajonin e Vlorës, megjithëse një zonë bregdetare, merret mesatarisht një mostër për çdo 20 inspektime, në një kohë që mesatarja në shkallë vendi është sa gjysma e tyre. - Nga analiza e raportit të financimit të shpenzimeve për kryerjen e analizave laboratorike me numrin e mostrave gjithsej, vërehet se nuk kanë pasur asnjë lidhje, pasi në vitin 2016 janë shpenzuar sa 4 vitet e tjera të marra së bashku dhe numri i analizave të kryera është pothuajse më i ulti, ose në vitin 2013 që janë blerë më pak materiale laboratorike është kryer numri më i madh i analizave për të gjithë periudhën 2012-2016, duke shfaqur mangësi të theksuara në besueshmërinë e rezultateve të analizave të kryera nga laboratorë e AKU. 4. AKU të kryejë një analizë të hollësishme për secilin laborator për të krahasuar shpenzimet e kryera sipas llojit të analizave dhe treguesve përkatës, duke evidentuar moszbatimin e protokolleve dhe përgjegjësitë përkatëse, me qëllim që të shmangen në të ardhmen mangësi të tilla, si dhe të vazhdohet periodikisht.

Brenda muajit shtator 2017 dhe vazhdimisht

3.5 Siguria ushqimore dhe Agjenda 2030Më 25 shtator 2015, 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara miratuan Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Agjendës 2030, një grup prej 17 objektivash me 169 synime që pritet të udhëheqin veprimet e qeverive, agjencive ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera gjatë 14 viteve të ardhshme(2017-2030). Agjenda ambicioze 2030 është sa një vizion global për njerëzit, për planetin dhe për prosperitetin afatgjatë, aq edhe plan pune konkret për qeveritë. Ajo e zhvendos botën në një kurs të qëndrueshëm dhe rezistent, duke sjellë transformimin në standardet e jetesës së qytetarëve dhe një tranzicion drejt rrugëve më përfshirëse, dinamike dhe të qëndrueshme për zhvillim.

Agjenda 2030 kërkon të forcojë paqen universale dhe te sigurojë liri më të madhe dhe mirëqenie ne bote. Të gjitha vendet dhe të gjitha palët e interesuara, duke vepruar në partneritet dhe në bashkëpunim, duhet ta

96

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 104: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

zbatojnë këtë plan të nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së. Objektivat dhe synimet e OKB-së po orientojnë dhe stimulojnë veprimet e qeverive kryesore dhe më të zhvilluara sot në botë. Në këtë kuadër, është përgjegjësi e administrimit publik që ato të shërbejnë si program pune për politikat qeverisëse dhe orientim themelor për Kuvendin.Agjenda 2030 kërkon një pjesëmarrje të plotë të qeverisë, ku secili vend i përshtatet OZHQ-ve globale në politikat dhe synimet e veta kombëtare, në varësi të rrethanave, kapaciteteve dhe prioriteteve të tij. Zbatimi nënkupton sigurimin e një angazhimi të qartë të raportimit dhe llogaridhënies, si dhe sigurimin e ekzistencës së një koordinimi te përshtatshëm dhe koherent midis niveleve të ndryshme të qeverisjes kombëtare dhe lokale.

Si një nga partneret më të besueshëm dhe themelor në suksesin e zbatimit të OZHQ-ve, Kombet e Bashkuara kanë INTOSAI-n, organizatën e komunitetit të institucioneve supreme të auditimit publik (SAI-ve). OKB kërkon nga INTOSAI të mbikëqyrë zbatimin e OZHQ-ve, për të thënë në kohë reale dhe me objektivitet se në ç’shkallë ato janë zbatuar dhe ne çfarë cilësie për qytetarët. Bazuar mbi kontributet e disa grupeve të punës të INTOSAI-t dhe mbi një hulumtim shkencor disavjeçar, kjo Organizatë, në Kongresin e saj të fundit INCOSAI i XXII-te në Abu d’Habi të Emirateve të Bashkuara Arabe në dhjetor 2016, identifikoi qasjet e duhura për monitorimin e zbatimit të OZHQ-ve nga ana e SAI-ve. OZHQ-të synojnë t'i japin fund varfërisë dhe urisë me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, menaxhimi i të cilëve lidhet ngushte me sigurinë ushqimore. Objektivat e Zhvillimit te Qëndrueshëm të Agjendës 2030 qe lidhen fort me sigurinë ushqimore janë:

Objektivi 2 : Fundi i urisë, arritja e sigurisë ushqimore dhe ushqimit të përmirësuar dhe promovimi i bujqësisë së qëndrueshme; dhe

Objektivi 12 Sigurimi i konsumit të qëndrueshëm dhe i modeleve të prodhimit

OZHQ-të e përfshijnë natyrshëm sigurinë ushqimore në objektivat e Agjendës 2030, duke sjellë vëmendje dhe një debat mbi sigurinë ushqimore, të ushqyerit dhe rezultatet tek shëndeti i njeriut. Siguria e ushqimit ka një ndikim të jashtëzakonshëm në të tre komponentët e Axhendës 2030. Sikurse shprehet Organizata Botërore e Shëndetësisë, “Sigurimi i ushqimit, ushqimi dhe siguria ushqimore janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme. Ushqimi i pasigurt krijon një cikël vicioz të sëmundjes dhe kequshqyerjes, veçanërisht duke prekur foshnjat, fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët61”. Sëmundjet që vijnë nga ushqimi i pasigurt pengojnë zhvillimin social-ekonomik, duke i tensionuar sistemet e kujdesit shëndetësor dhe duke dëmtuar ekonomitë kombëtare, turizmin dhe tregtinë”.Agjenda 2030 vendos një fokus i veçantë në ngritjen e kapaciteteve për të gjithë aktorët në zinxhirin agro-ushqimor, duke përfshirë fermerët, përpunuesit, shpërndarësit dhe shitësit, për të siguruar që ata të kenë burimet dhe njohuritë e nevojshme për të minimizuar rreziqet e konsumatorit në lidhje me sigurinë e ushqimit.61 http://www.agrifood.net/position-papers/165-mypow-food-safety-future-cfs-work/file

97

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 105: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Një sfidë e veçantë por e ndërlidhur e Agjendës është sigurimi i sigurisë ushqimore, duke garantuar që prodhuesit, duke përfshirë edhe ata të vegjël, të kenë qasje në tregjet lokale dhe rajonale dhe pa ndikuar negativisht në sistemet tradicionale të prodhimit dhe shitjes me pakicë, mbi të cilat varen shumë sidomos konsumatorët me të ardhura më të ulëta. Ndërhyrjet, politikat dhe programet specifike të të ushqyerit në të gjithë sistemet ushqimore - nga prodhimi në konsum - nuk mund të arrihen nëse siguria e ushqimit rrezikohet. Po ashtu, prodhimi i përgjithshëm i ushqimit nuk është i mjaftueshëm, nëse ushqimi nuk është i sigurt për të ngrënë.Veç këtyre, fermerët që kanë produkt të refuzuar për shkak të çështjeve të sigurisë ushqimore përballen me humbje të të ardhurave dhe ushqim të pasigurt, krijon një rrymë mbetjesh me pasoja mjedisore. Agjenda 2030 ka ndihmuar në avancimin e diskutimit të sistemeve ushqimore, duke zgjeruar kuptueshmërinë që prodhimi ushqimor dhe ushqimi janë të lidhura. Siguria e ushqimit citohet në OZHQ-të. Sipas kësaj Agjende, adresimi i lidhjes simbiotike të sigurisë ushqimore, të ushqyerit dhe shëndetit është i domosdoshëm. Përderisa standardet e sigurisë ushqimore diskutohen në nivel global, diskutimi i mënyrave për të përmirësuar sigurinë e ushqimit nëpërmjet ndërhyrjeve në prodhimin, ruajtjen, trajtimin dhe konsumin duhet nuk janë aq të kuptueshme dhe as të zbatueshme nga mbajtësit e vegjël.Zbatimi i Agjendës 2030 do të ndihmojë për:a) Identifikimin e proceseve të politikave për të përmirësuar bashkërendimin në sigurinë e ushqimit. Puna më e madhe aktualisht është e fokusuar në standardet e sigurisë ushqimore, të cilat janë thelbësore dhe duhet të mbështeten nga politika që mundësojnë përmirësime në të gjithë zinxhirin e vlerës së ushqimit;b) Zinxhirët e furnizimit të ushqimit tani kalojnë kufijtë e shumtë kombëtarë. Bashkëpunimi i mirë mes qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve ndihmon në garantimin e sigurisë ushqimore;c) Identifikimin e infrastrukturës kryesore siç janë zinxhirët e ftohtë, teknologjitë e magazinimit, kapacitetet më të mira të testimit, mbrojtja e bimëve dhe shëndeti i kafshëve për të përmirësuar sigurinë e ushqimit;d) Zhvillimi i grupeve bashkëpunuese të përqendruara në sigurinë e ushqimite) Të artikuluar ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimin, me fokus në të vegjlit, për të përmbushur standardet e sigurisë ushqimore;f) Përfshirjen e sigurisë ushqimore në programet e të ushqyerit në nivel global, me theks të veçantë në eliminimin e pengesave (OZHQ 2, Synimi 2.2);g) Nxitjen e edukimit për sigurinë e ushqimit sidomos në nivelet e ekonomive familjare dhe fermave.

98

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 106: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

4. PËRMBLEDHJE E GJETJEVE, KONKLUZIONEVE DHE REKOMANDIMEVE

4.1 Informacion përmbledhësSiguria ushqimore është thelbësore për shëndetin publik dhe zhvillimin ekonomik të vendit, përmirësimi i së cilës është i nevojshëm dhe ekziston, kur të gjithë njerëzit kanë qasje fizike, sociale dhe ekonomike në ushqim të sigurt, që plotëson nevojat dietetike dhe preferencat kulturore për një jetë aktive dhe të shëndetshme. Siguria ushqimore e cenuar dhe mungesa e përmirësimit të saj përbën jo vetëm një burim të mundshëm për përhapjen e më shumë se 200 sëmundjeve, por ushqimet e ndotura shkaktojnë vdekjen për çdo vit të 420,000 personave. Me gjithë mungesën e të dhënave statistikore për shkak të sistemit të dobët shëndetësor, vendi ynë konsiderohet me incidencë e lartë në këtë fushë, pasi në vitin 2013 janë të evidentuara 2,881 raste të helmimeve ushqimore ose 93.9 raste për 100,000 banorë. Përveç mirëqenies shëndetësore, sëmundjet që vijnë nga ushqimi shkaktojnë probleme ekonomike dhe financiare për familjet shqiptare, pasi jo vetëm që rrisin shpenzimet mesatare për shëndetin, por në të njëjtën kohë rrisin shpenzimet për ushqim dhe pije joalkolike, duke marrë në konsideratë që shpenzimet për to zënë mesatarisht 52.3 % në strukturën e buxhetit të familjeve sipas grupeve kryesore të konsumit. Fuqizimi i institucioneve

99

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 107: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

shtetërore që veprojnë në fushën e sigurisë ushqimore bën të mundur parandalimin dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë që vjen nga ushqimi, për më tepër që në mënyrë të vazhdueshme kërkohet implementimi dhe zbatimi i politikave evropiane për një nivel të lartë të sigurisë ushqimore.Megjithëse ndryshimet në jetën ekonomike dhe sociale të vendit tonë nisën pas çmontimit të ekonomisë së planifikuar në vitin 1991, përpjekjet e para të reformimit të sistemit të shëndetit publik, lidhur me prodhimin dhe konsumin e ushqimit, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve janë bërë pas pranimit të Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, në vitin 2000, e cila bëri të nevojshme ndryshimin e normave rregulluese të cilësisë dhe karakteristikat e sigurisë së prodhimeve ushqimore. Aktualisht, siguria ushqimore në vend duhet të garantohet në nivel qendror nga Ministria e Bujqësisë e Ministria e Shëndetësisë dhe në nivel vendor nga njësitë e pushtetit lokal. Ministria e Bujqësisë ka në strukturë Drejtorinë e Politikave të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe ka në varësi Drejtoritë rajonale të bujqësisë, Institutin e sigurisë së ushqimit dhe veterinare, dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).Përpjekjet për krijimin e AKU kanë nisur nga fundi i vitit 2007 nisën, me mbështetjen e BE dhe me projekte zhvillimi të Kombeve të Bashkuara, me objektivin për krijimin e një institucioni që, mbështetur në disa struktura të tjera bashkëpunuese, të arrinte kapacitet të plotë në vlerësimin riskut, menaxhimin e krizave dhe komunikimin e riskut të një efekti të kundërt në shëndet dhe ashpërsia e këtij efekti, si rrjedhojë e pranisë së një ose më shumë dëmtuesve në ushqim. Në mars të vitit 2008 ka hyrë në fuqi ligji nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për ushqimin”, duke rregulluar mbi të gjitha çështjet e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke përshkruar funksionet e AKU, të ngarkuar për të kryer të gjitha kontrollet mbi sigurinë ushqimore në zinxhirin e tij, nga “ferma në tavolinë”. Kështu, nisi procesi i tranzicionit drejt centralizimit të të gjitha funksioneve kontrolluese tek AKU, edhe pse disa funksione vazhdojnë t’ju mbesin inspektorëve veterinar në ministri dhe shërbimit veterinar në njësitë vendore.AKU është krijuar me VKM nr. 1081 datë 21.10.2009, por zyrtarisht ka nisur funksionimin me inaugurimin e tij më 20.05.2010, pra një institucion me një historik aktiviteti relativisht të ri, e cila duhet të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, për të krijuar besim dhe garanci për produktet ushqimore në vend, në mbrojtje të konsumatorëve. AKU ka në përbërje 3 drejtori në dhe dy sektorë në nivel qendror, si dhe 12 drejtori rajonale, me 421 persona të punësuar, nga të cilët 15 % në Drejtorinë e Përgjithshme dhe pjesa e tjetër në Drejtoritë rajonale.AKU ka për detyrë midis të tjerave: kryerjen e kontrolleve paraprake, për të vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor dhe mbrojtjes së bimëve; ndalimin në mënyrë të përkohshme ose të përhershme, të veprimtarisë së operatorëve të biznesit të ushqimit në fazat e prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe tregtimit, kur vërtetohet se ushqimi dhe operatorët përkatës të biznesit nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi; bashkërendimin

100

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 108: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

e veprimtarisë së laboratorëve të autorizuar të sistemit të kontrollit zyrtar, në fushën e ushqimeve dhe mbrojtjes së bimëve në shkallë vendi; procesin e vlerësimit të riskut; informimin e publikut për fushën e sigurisë ushqimore etj. Për realizimin e këtyre detyrave, AKU ka në dispozicion inspektorët e kontrollit të ushqimit dhe të mbrojtjes së bimëve në 13 pika të kalimit kufitar (pasi Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me importe të konsiderueshme të mallrave ushqimore); inspektorë në drejtoritë rajonale të ndarë sipas tre sektorëve: inspektimi i ushqimeve dhe operatorëve të biznesit ushqimor me origjinë joshtazore, inspektimi i ushqimeve dhe operatorëve të biznesit ushqimor me origjinë shtazore, si dhe sektori i inspektimit të mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore; si dhe pajisje laboratorike për kryerjen e analizave në 7 rajone etj. KLSH, në zbatim të detyrimit kushtetues për të kontrolluar veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore, kreu auditimin e performancës së AKU mbi përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të fondeve dhe pronës publike për periudhën e aktivitetit 2012-2016, në funksion të sigurisë ushqimore në vend, një temë e ndjeshme për opinionin publik dhe me ndikim të konsiderueshëm dhe të gjithanshëm tek konsumatorët. Ky auditim performance u përqendrua në disa drejtime të rëndësishme si: në se i ka shërbyer kuadri rregullativ dhe administrativ përmirësimit të sigurisë ushqimore; mbi ndikimin e administrimit të burimeve njerëzore në arritjen e objektivave të AKU; ndikimin e inspektimit në përmirësimin e sigurisë ushqimore; aktiviteti laboratorik në rritjen e sigurisë ushqimore dhe në mënyrë më të detajuar për secilën prej tyre, Duke audituar me objektivitet dhe skepticizëm profesional dokumentacionin e një periudhë aktiviteti pesëvjeçar të AKU, në komunikim të vazhdueshëm me stafin e tij; në konsultë me raporte, studime dhe informacione të lidhura ngushtë me sigurinë ushqimore në vend, si dhe literaturën bashkëkohore të fushës, grupi i auditimit të KLSH ka arritur në konkluzione të rëndësishme, duke dhënë rekomandimet përkatëse për përmirësimin e sigurisë ushqimore.Edhe OKB, në shtator 2015 ka miratuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030, të cilat janë të lidhura ngushtë me sigurinë ushqimore, me synim për t’i dhënë fund urisë, arritjen e sigurisë ushqimore dhe ushqimit të përmirësuar dhe promovimin e bujqësisë së qëndrueshme, si dhe sigurimin e konsumit të qëndrueshëm dhe i modeleve të prodhimit. OKB ka kërkuar nga INTOSAI të mbikëqyrë zbatimin e këtyre objektivave, për të thënë në kohë reale dhe me objektivitet shkallën e zbatimit të tyre. Për realizimin e kësaj kërkese, INTOSAI në dhjetor 2016, identifikoi qasjet e duhura për monitorimin e zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga ana e Institucioneve Supreme të Auditimit.Gjatë kryerjes së këtij auditimi, jemi përpjekur t’i japim përgjigje pyetjes kryesore: A ka qenë efektive veprimtaria e AKU për rritjen e sigurisë ushqimore në vend? dhe në përfundim ka arritur në këtë mesazh auditimi: _________________________________________________________________________

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka arritur të garantojë besimin e konsumatorëve për sigurinë ushqimore në vend, për shkak se:

101

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 109: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- kuadri rregullator është i paplotësuar, ka mbivendosje, dublime kompetencash dhe mungesë të ndarjes së përgjegjësive institucionale; - nuk ka funksionuar bordi, komiteti shkencor me panelet, si dhe drejtorët e përgjithshëm pas vitit 2016 janë emëruar në kundërshtim me kërkesat përkatëse ligjore;- ka shfaqur mangësi në administrimin e shërbimit civil, si dhe nuk ka një shpërndarje racionale të inspektorëve në rajone dhe sipas sektorëve brenda tyre;- ka kapacitete të dobëta inspektuese: nga largimet e paligjshme; mungesa e përputhjes së kritereve të formimit profesional; mungesa e trajnimeve, testimeve, kualifikimeve dhe për pasojë cilësi dhe numër i ulët e inspektimeve;- nuk janë trajtuar siç duhet masat administrative të dënimit me gjobë të subjekteve të gjendur në kundërshtim me ligjin;- pajisjet laboratorike në masë të konsiderueshme janë të amortizuara e jashtë përdorimit dhe laboratorë janë të paautorizuar;- mungojnë investimet në asete e infrastrukturën inspektuese, si dhe në pajisjet laboratorike me shtrirje në të gjithë vendin, të nevojshme dhe të domosdoshme për përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.

Konkluzionet dhe rekomandimet e këtij auditimi janë si më poshtë:

I.1 Për pyetjen: A funksionon plotësisht kuadri legjislativ për sigurinë ushqimore?- Përgjegjësitë ligjore në zinxhirin e sigurisë ushqimore, karakterizohen nga dublime, shmangie dhe mos-eficencë, me pasojë dobësim të strukturave që ndikojnë në mirëqenien social-ekonomike të qytetarëve shqiptar, të evidentuara në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, ligji nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992 “Për inspektoratin sanitar shtetëror” i ndryshuar.- Ligji “Për Ushqimin” në vetvete ka raste që nuk përcakton qartë elementë të veçantë dhe të rëndësishëm të sigurisë ushqimore, siç është rasti i kërkesave për sistemin e vetëkontrollit në operatorët e biznesit ushqimor, gjë që tregon se vetë ligji ka nevojë për përmirësime në drejtim të një ndarje të qartë të detyrimeve dhe përgjegjësive të biznesit dhe institucioneve inspektuese (AKU), në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore në vend.- Këshilli i Ministrave, 9 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit për ushqimin, nuk ka nxjerrë aktet nënligjore për 7 prej tyre nga 12 gjithsej si dhe qeveria nuk ka arritur objektivat e saj afat shkurtra të përcaktuara deri në fund të vitit 2015 për plotësimin e legjislacionit në të gjithë zinxhirin ushqimor në fushën e sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjes së bimëve, si dhe harmonizimi i tij me kuadrin rregullator evropian, për hartimin e 20 akteve nënligjore, ndërsa Ministria e Bujqësisë nuk ka nxjerrë akoma aktet

102

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 110: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

nënligjore për 13 nga 25 prej tyre ose 52 % të kërkesave të ligjit për ushqimin. Për këtë rekomandojmë:1. Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim të ngushtë me AKU dhe palët e interesit, të paraqesë përmirësimet duhura në ligjin për ushqimin, me qëllim që të jetë në përputhje me “acquis” të BE-s, duke shmangë dublimet dhe mungesën e ndarjes së përgjegjësive dhe koordinimit të institucioneve shtetërore në zinxhirin e sigurisë ushqimore.

Brenda 6 mujorit të parë 20182. AKU, Sektori juridik në bashkëpunim me sektorët e tjerë, të përgatisë të gjitha projekt-aktet nënligjore që e detyron zbatimi i ligjit për ushqimin dhe t’ia propozojë për miratim Ministrit të Bujqësisë, me qëllim që të vihet në eficencë të plotë kuadri rregullator në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore në vend .

Brenda vitit 2017

I.2 Për pyetjen: Sa i ka shërbyer sigurisë ushqimore funksionimi i organeve përbërëse të AKU?- AKU zhvillon aktivitetin e tij pa pasur të miratuar Rregulloren e brendshme që nga fillimi i veprimtarisë së tij në maj 2010, në kundërshtim me ligjin për ushqimin dhe VKM për organizmin dhe funksionimin e saj, pasi megjithëse është përgatitur dhe propozuar nga AKU, nuk është miratuar në bord dhe as nga Ministri Bujqësisë, duke ja lënë spontanitetit veprimtarinë e përditshme për sigurinë ushqimore.Për këtë rekomandojmë:3. Ministri i Bujqësisë dhe AKU të marrin masat e nevojshme për hartimin dhe miratimin e Rregullores së brendshme, për të rritur përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien e stafit dhe specialistëve të AKU në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore në vend.

Brenda muajit shtator 2017- AKU ka zhvilluar aktivitetin e vet pa u mbikëqyrur nga bordi për çështje shumë të rëndësishme si: pa miratuar objektivat strategjikë dhe planet e punës, pa miratuar projektbuxhetin, pa analizuar raportin vjetor të vlerësimit të veprimtarisë, pa miratuar kriteret e punësimit apo dhe projektplanin e menaxhimit të krizave si dhe me raportim të kufizuar Ministrit të Bujqësisë, si rezultat i mos- funksionimit të bordit.Për këtë rekomandojmë:4. Ministri i Bujqësisë dhe AKU të marrin masat për funksionimin normal të bordit, duke nisur me një analizë të hollësishme të situatës për të vlerësuar veprimtarinë deritanishme të AKU, për të bashkërenduar punën me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera, të përfaqësuara në bord, si dhe për të kryer detyrimet e tjera ligjore.

Brenda muajit shtator 2017- Ka pasur lëvizje të shpeshta të Drejtorëve të përgjithshëm të AKU-së; pas vitit 2016 Ministri i Bujqësisë ka propozuar dhe Kryeministri ka emëruar në dy raste Drejtorin e Përgjithshëm në mungesë të plotësimit të kritereve të vendosura për përvojën në punë në administratën shtetërore më pak se 5 vjet, si dhe në përgjithësi shkarkimi i tyre është bërë në kundërshtim me

103

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 111: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

VKM nr. 173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit”, duke ndikuar negativisht në performancën e AKU në tërësi.- Komiteti Shkencor dhe Panelet shkencore janë ngritur me vonesë prej më shumë se 4 vjet si dhe akoma nuk janë në funksion, duke shkaktuar mungesë të mendimit shkencor për qëllime të veprimtarisë së AKU, dhe për pasojë një lloj frenimi në përmirësimin e sigurisë ushqimore. Për këtë rekomandojmë:5. Ministri i Bujqësisë dhe AKU të marrin masat e nevojshme për të bërë të mundur funksionimin normal të Komitetit Shkencor dhe Paneleve shkencore, duke i vënë në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm për çështje të veçanta për të cilat kërkohet mendim shkencor për qëllime të veprimtarisë së AKU, në kushtet e modernizmit të industrisë ushqimore dhe ekonomisë globale.

Brenda vitit 2017- Ka munguar veprimtaria e mirëfilltë e AKU-s për analizën e riskut në nivel drejtorie, sektori dhe specialistësh, duke ulur performancën e veprimtarisë inspektuese dhe për pasojë ndikimin në përmirësimin e sigurisë ushqimore.Për këtë rekomandojmë:6. AKU të përcaktojë specialistët, sektorin dhe drejtorinë përgjegjëse me detyra të qarta për analizën e riskut, si një proces që ka lidhje me tre komponentë të ndërthurur me njëri-tjetrin: vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe komunikimi i riskut, të bazuar në përvojën më të mirë rajonale dhe ndërkombëtare.

Brenda muajit shtator 2017

- AKU nuk disponon të dhëna mbi listën e operatorëve të biznesit ushqimor të regjistruara me TVSH të cilët kanë të detyrueshme licencimin, duke rrezikuar zhvillimin e aktivitetit jo në përputhje me ligjin për ushqimin dhe për pasojë cenimin e sigurisë ushqimore në vend. Për këtë rekomandojmë:7. AKU të nënshkruajë një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të marrë një informacion zyrtar mbi listën e subjekteve me TVSH që veprojnë në fushën e ushqimeve sipas rajoneve dhe në vijim përditësimin vjetor të saj me shtesat dhe pakësimet e tyre.

Brenda vitit 2017- AKU e kryen procedurën e notifikimit të etiketave jo në përputhje me kërkesat e VKM nr. 1344, datë 10.10.2008, “Për miratimin e rregullave “Për etiketimin e produkteve ushqimore” nga Drejtoria e përgjithshme dhe jo nga Drejtoritë rajonale, duke shkaktuar kosto shtesë për institucionin dhe biznesin, si dhe rrezikun e mundshëm për të cenuar nivelin e sigurisë ushqimore, bazuar në përqindjen e lartë të refuzimeve të subjekteve dhe kohëzgjatjen e procedurës së notifikimit të etiketave.Për këtë rekomandojmë:8. AKU të revokojë urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm nr. 04, datë 06.01.2015 për ndjekjen e procedurës së etiketimit, për ta zhvilluar këtë

104

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 112: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

veprimtari në drejtoritë rajonale në përputhje me aktet përkatëse nënligjore, duke ndikuar në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Brenda muajit shtator 2017- Veprimtaria e kryer deri tani nga AKU për ndjekjen e informacionit të marrë nga sistemi RASFF është shoqëruar me problematika, të cilat nuk i kanë shërbyer sa duhet sigurisë ushqimore, edhe për shkak të mangësive që paraqet rregullorja përkatëse e vitit 2011.Për këtë rekomandojmë:9. AKU të ndryshojë dhe të përmirësojë Urdhrin e Drejtorit të përgjithshëm nr. 385, datë 13.09.2011, duke përcaktuar një procedurë të qartë me afate, me detyra për sektorë e pozicione përgjegjës që nga marrja e njoftimit, komunikimi, marrja e masave, informacioni mbi rezultatet, të krijimit të një dosjeje të plotë, me qëllim përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend

Brenda muajit shtator 2017 II.1 Për pyetjen: A është efektive shpërndarja e inspektorëve sipas rajoneve dhe sipas sektorëve brenda tyre?- AKU nuk ka përgatitur dhe paraqitur Ministrit të Bujqësisë ndonjë studim në lidhur me kriteret që shërbejnë për strukturën dhe organikën në qendër dhe në qark. - AKU, në periudhën e audituar 2012-2016, ka ndryshuar raportin midis specialistëve në qendër dhe inspektorëve në rajone, në dëm të këtyre të fundit, duke i zvogëluar në vitin 2014 me 13 inspektorë, për më tepër që është zvogëluar numri i inspektorëve për sektorin e ushqimit dhe biznesit me origjinë shtazore, risku i të cilit është prioritar në krahasim me tre sektorë e tjerë.- AKU nuk ka një shpërndarje racionale të subjekteve për inspektor sipas sektorëve në shkallë vendi, pasi sektori i mbrojtjes së bimëve ka 33 subjekte inspektimi për inspektor, 69 subjekte inspektorët e sektorit me origjine shtazore dhe 151subjekte për inspektor në sektorin e inspektimit të ushqimeve dhe operatorëve të biznesit ushqimor joshtazor, duke vendosur inspektorët në kushte të pabarabarta lidhur me vëllimin e punës, dhe për pasojë cenimin e sigurisë ushqimore nga performanca e inspektimit- Sipas strukturës dhe organikës aktuale, AKU ka shpërpjesëtime të konsiderueshme të numrit të inspektorëve midis rajoneve dhe sektorëve brenda tyre lidhur me ngarkesën e subjekteve për inspektim, pasi, p.sh për sektorin OJSH, inspektorët e Beratit duhet të inspektojnë pesëfishin e subjekteve të Kukësit, ose ato të Fierit dhe Korçës rreth dy herë më shumë se ato të Durrësit; ose në rajonin e Tiranës me numrin më të madh të subjekteve për inspektim, me përqendrim biznesi në zonat urbane, dhe me një terren përgjithësisht lehtësisht të përshkueshëm, inspektorët kanë mesatarisht 120 subjekte për inspektim, ose 30 % nën mesataren në shkallë vendi etj; sektori i inspektimit të operatorëve ushqimor me origjinë shtazore të rajonit të Gjirokastrës kanë ngarkesën më të ulët prej 44 subjektesh nga 75 mesatarisht në shkallë vendi, ndërkohë që ato të Vlorës 3 herë më shumë etj; e njëjta situatë vazhdon dhe me diferencat në ngarkesën e inspektorëve të sektorit të mbrojtjes së bimëve, ku në rajonin e Gjirokastrës, secili prej 3 inspektorëve duhet të kryejnë inspektimin e mesatarisht 3 subjekteve në

105

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 113: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

muaj, ndërkohë që në Fier kanë 5 herë më shumë subjekte. Në se konsiderohen të përafërta kushtet e tjera dhe shpërndarja e inspektorëve të bëhej mbi bazën e përqindjes së numrit të subjekteve të regjistruara sipas tre sektorëve të mësipërm, rezulton se në rajonin e Durrësit janë 7 inspektorë më shumë se ky raport, si dhe nga 6 inspektorë në Gjirokastër dhe në Kukës, pothuajse 10 % e numrit gjithsej. Një strukturë e tillë e shpërndarjes së inspektorëve në rajone dhe brenda tyre sipas sektorëve me diferenca të theksuara në ngarkesën me subjekte midis tyre, jo vetëm që ul ndjeshëm performancën e tyre, por zbeh akoma më shumë ndikimin e inspektimit në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.Për këto rekomandojmë:10. Ministria e Bujqësisë dhe AKU të ndërmarrin një studim të hollësishëm për strukturën dhe organikën e AKU, duke vendosur kritere të qarta mbi raportin e specialistëve në qendër dhe në rajone, shpërndarjen e inspektorëve në rajone dhe sipas sektorëve kryesisht mbi bazën e numrit të subjekteve për inspektim, territorit, prirjeve të zhvillimit të biznesit ushqimor, analizës së riskut etj., duke vënë në eficiencë të plotë burimet njerëzore në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore.

Brenda vitit 2017- Për vitet 2015 dhe 2016, konstatohet se AKU në PIK Qafë Morinë Tropojë (Kukës), Gorricë (Korçë) dhe Shëngjin (Lezhë) nuk është kryer asnjë lloj importi, eksporti apo transiti të produkteve ushqimore. Për këtë rekomandojmë:11. Ministri i Bujqësisë të rishikojë dhe të ndryshojë urdhrin nr. 168, datë 24.05.2012, për miratimin e pikave të kalimit kufitar ku kryhet inspektimi veterinar, fitosanitar dhe i ushqimit në përputhje me situatën konkrete, duke bërë të mundur rritjen e eficiencës së veprimtarisë inspektuese në fushën e ushqimit.

Brenda vitit 2017

II.2 Për pyetjen: A është administruar shërbimi civil në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë ushqimore?- AKU për një periudhën shkurt 2014 prill 2016 ka pasur 21 pozicione pune të lira, të cilat përbëjnë 5 % të punonjësve gjithsej, si dhe 12 punonjës me emërim të përkohshëm, pas hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, duke munguar plotësisht ose pjesërisht performanca e një numri të konsiderueshëm specialistësh, duke ndikuar negativisht në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.- Në AKU ka pasur lëvizje të shpeshta të drejtorëve të drejtorive dhe përgjegjësve të sektorëve në Drejtorinë e përgjithshme, si dhe drejtorëve rajonalë, kryesisht pas vitit 2013. Kështu, Drejtoria e menaxhimit të riskut ka njohur 5 drejtues dhe aktualisht është bosh që nga nëntori 2016; sektori juridik dhe ai i inspektimit OJSH, përgjegjësit e të cilëve kanë lëvizur 5 herë gjatë periudhës 2012 - 2016; drejtori rajonal i Tiranës 4 herë, i Beratit 3 herë etj., duke sjellë mungesë qëndrueshmërie në drejtimin e drejtorive dhe sektorëve përkatës, ulje të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë, humbje të memories institucionale, mangësi në bashkërendim dhe koordinim etj.Për këto rekomandojmë:

106

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 114: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

12. AKU të marrë masat e nevojshme për të rritur nivelin e bashkëpunimit me DAP, për të bërë të mundur në një kohë sa më të shpejtë plotësimin e vendeve të lira të punës dhe qëndrueshmërinë e nivelit drejtues, duke shtuar vëllimin e veprimtarisë inspektuese dhe për pasojë përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Vazhdimisht- Ministri i Bujqësisë, në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil, ka ndërhyrë në dy raste: për lëvizjen dhe emërimin e Drejtorit rajonal të AKU Tiranë që në prill 2016, si dhe të kalimit pranë kabinetit të tij të Përgjegjësi të Sektorit të marrëdhënieve me publikun dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit që nga tetori 2016, ndryshime të cilat vazhdojnë dhe aktualisht. - Drejtori i Përgjithshëm i AKU ka emëruar Drejtorin Rajonal të AKU Vlorë që nga shtatori 2016, si dhe 20 emërime të tjera gjithsej të bazuar në Kodin e Punës, nga të cilat 7 në Drejtorinë e përgjithshme dhe 13 në Drejtoritë rajonale, në kundërshtim me ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, sipas të cilit emërime të tilla janë absolutisht të pavlefshme. Veç këtyre, ka urdhëruar lëvizje të brendshme për periudha të ndryshme gjithsej 14 raste, duke ulur ndjeshëm performancën e tyre dhe për pasojë edhe atë të sigurisë ushqimore.Për këto rekomandojmë:13. Ministri i Bujqësisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKU, duke bashkëpunuar ngushtë me DAP të marrin masat e nevojshme për vënien në eficiencë të plotë të ligjit për nëpunësin civil, duke rivendosur procedurat e konkurrimit, plotësimin e kritereve përkatëse, eksperiencës në punë, shkollimit, përzgjedhjes etj.,

Brenda muajit shtator 2017- AKU është karakterizuar me largime nga puna, të cilat kulmojnë në vitin 2014 me ikjen e afër 33 % të të gjithë stafit dhe specialistëve (gjithsej 137 persona) dhe bashkë me të dhe të kualiteteve të trajnuara, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve pa shkaqe të përligjura, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit nga pagesat për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore prej 29,773,576 lekë vetëm në vitin 2016 dhe mbi 78 milion lekë për të gjithë periudhën e audituar 2012-2016. Për këtë rekomandojmë:14. Ministria e Bujqësisë të kryejë një analizë të hollësishme në AKU mbi largimet nga puna pa shkaqe ligjore, ndjekjen e proceseve gjyqësore dhe evidentimin e personave përgjegjës sipas viteve, duke kërkuar ndëshkimin e tyre.

Brenda vitit 2017

III. Për pyetjen: A ka ndikuar inspektimi në përmirësimin e nivelit të sigurisë ushqimore?- Sipas ligjit për ushqimin, objekt i kontrollit zyrtar nga ana e AKU janë operatorët e biznesit të regjistruar për të kryer veprimtari, që lidhen me biznesin e ushqimit, duke i bërë të pafuqishëm ndaj bizneseve informale të kësaj fushe, dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë ushqimore, duke ditur që informaliteti vlerësohet të jetë mesatarisht 36 %.

107

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 115: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Mungesa e përfshirjes në programin e inspektimeve nga AKU të bizneseve të reja ushqimore që krijohen gjatë vitit, ndikon në sigurinë ushqimore, duke theksuar se vetëm në vitin 2015 janë regjistruar 56,787 ndërmarrje, nga të cilat 17 % të tyre e përbëjnë akomodimi dhe shërbimi ushqimor,të cilat rrjedhimisht përbëjnë risk ushqimor. Gjithashtu mungesa e informacionit mbi numrin e subjekteve të biznesit ushqimore që mbyllen gjatë vitit, ul perfomancën e inspektimit dhe të marrjes së mostrave, pasi mund të kenë qenë të përfshira në program inspektimi dhe nuk ka se si të kryhet, për të cilën mjafton të citojmë se në fund të vitit 2016, kanë rezultuar 9,912 biznese të çregjistruara.Për këto rekomandojmë:15. AKU të nisë dhe të bashkëpunojë ngushtë me organet tatimore, duke marrë pjesë dhe me grupe të përbashkëta për të luftuar informalitetin në biznesin ushqimor, si dhe të shkëmbejë zyrtarisht informacion periodik mbi numrin, listën dhe vend-ndodhjen e operatorëve të rinj dhe të mbyllur të fushës së ushqimit.

Nga shtatori i vitit 2017 dhe në vazhdim- AKU nuk ka një numër të saktë të operatorëve të biznesit ushqimor në rajone të cilat janë objekt inspektimi, pasi ka shpërpjesëtime të theksuara midis rajoneve të këtij biznesi ndaj numrit gjithsej. Kështu, në vitin 2015 nëse në DRAKU Gjirokastër, Kukës Berat e Dibër janë objekt inspektimi 25 - 31 % e subjekteve në totale, në Tiranë dhe në Durrës janë vetëm 9 - 10 % e tyre, për më tepër që në këto dy rajone zhvillohet afër gjysma e biznesit në Shqipëri. Veç kësaj, sipas INSTAT në fund të vitit 2015, vetëm ndërmarrje aktive të prodhimit bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to, peshkimi dhe akuakultura, përpunimi i produkteve ushqimore, prodhimi i pijeve janë 25,072 subjekte, në një kohë që AKU ka të regjistruara 4,206 subjekte më pak.Për këtë rekomandojmë:16. AKU të kërkojë dhe të marrë informacion periodikisht nga burimet zyrtare të regjistrimit të subjekteve me veprimtari në fushën e ushqimeve si QKB dhe drejtoritë rajonale tatimore, për të krijuar dhe përditësuar database të operatorëve të biznesit ushqimor, me qëllim përmirësimin e sigurisë ushqimore, nëpërmjet maksimizimit të numrit të objekteve të inspektimit.

Brenda vitit 2017 dhe vazhdimisht

III.1 Për pyetjen: A janë efektive inspektimet e ushqimeve të importuara?- Urdhri i Ministrit të Bujqësisë nr. 72, datë 15.03.2011, “Për miratimin e Akt-Kontrollit “Mbi inspektimin e produkteve ushqimore me origjinë joshtazore në pikat e inspektimit kufitar dhe lejimin për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në zhdoganimin e tyre” ka shfaqur probleme gjatë zbatimit në praktikë, lidhur me përcaktimin për dokumentet shoqëruese të produktit ushqimor si “Certifikata e cilësisë” dhe “Faturë doganore”. Për këtë rekomandojmë:17. Ministri i Bujqësisë të ndryshojë Urdhrin nr. 72, datë 15.03.2011, “Për miratimin e Akt-Kontrollit “Mbi inspektimin e produkteve ushqimore me

108

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 116: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

origjinë joshtazore në pikat e inspektimit kufitar dhe lejimin për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në zhdoganimin e tyre”, duke përcaktuar qartë emërtimin e dokumenteve te domosdoshme shoqëruese te mallrave ushqimore të importit.

Brenda muajit shtator 2017- Nga analiza në dinamikë e veprimtarisë së PIK konstatohet se nuk ka ndryshime të theksuara në Rinas, Qafë Thanë e Bllatë, si dhe ka prirje të zvogëlohet në Vlorë, ndërsa sipas sektorëve, vërehet se prirja në rritje afër 5 herë për sektorët e ushqimeve me origjinë shtazore dhe joshtazore në krahasim me atë mbrojtjes së bimëve. Veç këtyre konstatohet se ka prirje të rritet dhe numri i subjekteve importuese, pasi nga 1,418 në vitin 2014 ka arritur në 1,733 në 2015. - Shqipëria është dhe vazhdon të jetë një vend importues me vëllim të konsiderueshëm të produkteve ushqimore, çka e bën marrjen e mostrave një element shumë të rëndësishëm të inspektimit në PIK i lidhur me sigurinë ushqimore në vend. Megjithëse marrja e mostrave kryhet sipas planit dhe/ose në varësi të gjykimit të inspektorit, AKU nuk ka një përshtatje në numër dhe të profesioneve me origjinën e produkteve të importuara. Kështu, 6 zooteknikë (Durrës, Korçë, Gjirokastër, Kukës dhe Vlorë) duhet të inspektojnë mishin, gjënë e gjallë dhe produktet e tjera me origjinë shtazore; ose mësuesi i bio-kimisë apo të kimisë industriale duhet të inspektojnë mallrat e importuara joshtazore në Hanin e Hotit, Durrës, Vlorë dhe Kakavijë; në Bllatë (DRAKU Dibër) inspektori veterinar ka kontrolluar për vitin 2016 vetëm 4 praktika të produkteve me origjinë shtazore; në Gjirokastër janë 2 inspektorë për produktet me origjinë joshtazore, kur për numrin e praktikave që hyjnë në PIK Kakavijë duhet të jetë dyfishi i tyre, si dhe janë 3 veterinerë që kontrollojnë gjysmën e praktikave të mallrave me origjinë joshtazore; e njëjta gjë konstatohet dhe për pikat e kalimit kufitar të Morinit, Qafë Thanë dhe Kapshticë. Mungesa e shpërndarjes së drejtë të numrit dhe profesioneve të inspektorëve sipas origjinës së produkteve të importuara ul ndjeshëm performancën e inspektorëve dhe për pasojë ndikon sigurinë ushqimore.- Periudha e aktivitetit të AKU 2012-2016 është karakterizuar nga largime të shumta dhe lëvizje të shpeshta të inspektorëve të PIK, për të cilën mjafton të theksojmë se është rekrutuar më shumë se gjysma e inspektorëve (53 %), kryesisht në 2013-2014, që përkon me vite zgjedhore, duke cenuar sigurinë ushqimore për shkak të performancës së ulët të inspektorëve në ketë sektor nga mungesa e qëndrueshmërisë, përvojës, trajnimeve, strukturës së zhdrejtë të profesioneve, ngarkesës etj.- Marrja e mostrave në PIK për vitin 2015 është tejkaluar 48 %, ndërsa në 2016 nga 4,333 mostra, të planifikuara janë marrë 2,973 ose 69 % e numrit gjithsej, me diferencë më të madhe tek sektori OJSH. Sipas shpjegimeve të AKU ka ardhur kryesisht nga mungesa e reagentëve për kryerjen e analizave, por sipas auditimit në shfaq mangësi të planifikimit, pasi shpjegimi i një planifikimi dhe realizimi të tillë të çon në arsyetimin se afër 1/3 e produkteve të hyra në Shqipëri nuk janë monitoruar, duke rrezikuar sigurinë ushqimore në vend.Për këtë rekomandojmë:

109

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 117: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

18. AKU të hartojë procedura të veçanta të monitorimit nëpërmjet marrjes mostrave për produkte ose grup-produktesh sipas llojit, vëllimit, sasisë, rrezikshmërisë, përvojës së mëparshme etj., si dhe bazuar në praktikat e mallrave për çdo PIK të hartojë planin e marrjes së mostrave dhe të ndjekë vazhdimisht realizimin e tij, me qëllim mbulimin e plotë me monitorim të produkteve ushqimore të importuara dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Brenda vitit 2017- Në përgjithësi në të gjitha PIK mungon infrastruktura e domosdoshme për të garantuar siguri dhe besueshmëri në rezultatet e analizave të mostrave, pasi mungojnë pajisjet e nevojshme të inspektorit për marrjen, mbajtjen dhe transportimin e mostrës; mungesa e ambienteve të përshtatshme në PIK për mbajtjen e mallit të bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave; përqendrimi i laboratorëve në disa rajone shkakton kohë shtesë nga momenti i marrjes së mostrës deri në dërgimin në laborator (p.sh, marrja e mostrave në Morinë mundëson kryerjen e analizave në Tiranë ose në Durrës) etj.Për këtë rekomandojmë:19. AKU të kryejë një analizë të hollësishme mbi nevojat prioritare infrastrukturore për secilën PIK, të shprehura dhe në mjete monetare dhe mbi këtë bazë të hartojë një program të detajuar për të kërkuar dhe siguruar nga Ministria e Bujqësisë buxhetin përkatës, me synim monitorimin e plotë dhe të besueshëm të produkteve ushqimore të importuara.

Brenda vitit 2017- Inspektorët e PIK nuk kanë dijeni mbi listën e laboratorëve të certifikuar për mallrat ushqimore të importuara, mbi bazën e të cilëve duhet të paraqitet raport-analiza e kryer në vendet e origjinës, duke cenuar besueshmërinë e saj dhe duke rrezikuar sigurinë ushqimore, aq më tepër kur raport analiza nuk është e përkthyer në gjuhën shqipe dhe në kushtet e inspektorëve me kapacitet e formim të kufizuara.Për këtë rekomandojmë:20. AKU të sigurojë nga burime zyrtare informacionin e nevojshëm mbi laboratorët e certifikuar për vendet e origjinës së produkteve ushqimore që importohen, duke njoftuar paraprakisht subjektet vendase importuese, dhe informacioni t’ju vihet në dispozicion të gjithë inspektorëve në PIK, për të forcuar sigurinë ushqimore në vend.

Brenda vitit 2017- Ka pasur disa raste që inspektoret rajonal konstatojnë mallra ushqimore të importuara pa etiketë në gjuhën shqipe, gjë që tregon për kontrolle të përcipta në PIK, të cilët lejojnë vendosjen në treg të mallrave në kundërshtim me kërkesat e ligjit për ushqimin dhe VKM përkatëse.Për këtë rekomandojmë:21. AKU të kryejë analiza të hollësishme për të gjitha rastet që inspektorët rajonal konstatojnë mallra ushqimore që vijnë nga importi me etiketa të pa përkthyera në gjuhën shqipe, për të evidentuar dhe ngarkuar me përgjegjësi inspektorin e PIK i cila ka lejuar hyrjen e atij produkti, duke mbrojtur të drejtën e konsumatorëve dhe përmirësuar sigurinë ushqimore.

Vazhdimisht

110

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 118: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

III.2 Për pyetjen: A ka ndikuar inspektimi për produktet ushqimore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve?- AKU, në periudhën 2012-2016, ka kryer inspektime me ndryshime të theksuara në sasi nga viti në vit: 24,458 në vitin 2012 (numrin më të vogël) dhe 39,199 në 2014 (shifra më e lartë) megjithëse në këtë vit kanë qenë 13 inspektorë më pak. Këto të dhëna tregojnë se jo vetëm që nuk ka planifikim inspektimesh në bazë risku, por gjithashtu nuk ka prirje të rritjes së numrit të inspektimeve, për të ndjekur ritmet e zhvillimit të biznesit, përfshirë dhe atë ushqimor, veçanërisht për rajonet e Tiranës, Vlorës, Lezhës dhe Kukësit. - AKU, në vitin 2016 ka inspektuar rreth 7 mijë subjekte më pak se në 2014, çka do të thotë më së paku se siguria ushqimore ka qenë e rrezikuar për këto operatorë. Gjithashtu, edhe rritja e konsiderueshme e inspektimeve në 2016 krahasuar me 2015, duhet parë me rezerva, pasi mund të jetë në dëm të cilësisë së tyre, nga numri i madh i largimeve të një viti më parë. Në këtë mënyrë, ndryshimet e konsiderueshme të numrit të inspektimeve nga viti në vit tregojnë për mungesë qëndrueshmërie në monitorimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore.- Luhatjet më të theksuara të inspektimeve vjetore vërehen veçanërisht në sektorin me origjinë joshtazore, i cili ka dhe numrin më të madh të inspektimeve, me diferenca mbi 3 mijë inspektime, ose së paku 1 mijë subjekte të pa inspektuara në vitin 2015. Pothuajse e njëjta prirje evidentohet dhe tek sektori inspektimeve të operatorëve të biznesit me origjinë shtazore, pikërisht në dy sektorët me riskun më të lartë në sigurinë ushqimore. Për këto rekomandojmë:22. AKU të organizojë inspektime cilësore të operatorëve të biznesit ushqimor në mënyrë të tillë që të ndjekin zhvillimin e biznesit në përgjithësi, për të garantuar qëndrueshmëri në rritje të sasisë për çdo rajon, bazuar në vlerësimin e riskut sipas subjekteve dhe historikut të tyre, me qëllim që të përmirësohet siguria ushqimore në të gjithë sektorët e inspektimit.

Duke filluar nga viti 2017 e në vazhdim- AKU nuk është kujdesur që të ketë një numër të përafërt të inspektimeve mesatare mujore gjatë vitit, duke ja lënë fushatave dhe spontanitetit, e cila jo vetëm që ndikon në cilësinë e tyre, por ka ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend. Kështu, në vitin 2016 saktësisht në periudhën pik të pushimeve qershor-gusht është numri më i ulët i inspektimeve, ose në vitin 2015 në periudhën shtator - dhjetor inspektimet bien në nivelin më të ulët, edhe për shkak të aktivizimit me grupet e tjera të inspektimeve, por që janë në dëm të besimit të sigurisë ushqimore.Për këtë rekomandojmë:23. AKU, sektorët përkatës të kryejnë dhe të dokumentojnë analiza periodike mujore sipas sektorëve dhe rajoneve, për të ndjekur realizmin me cilësi të inspektimeve dhe rezultatet e tyre, me qëllim që të sigurohet një monitorim i vazhdueshëm gjithëvjetor i sigurisë ushqimore.

Çdo muaj- Ka diferenca të theksuara midis rajoneve për numrin e inspektimeve mesatare për një operator biznesi, çka tregon se ose nuk është zbatuar frekuenca e inspektimeve për subjekt në bazë risku, ose ka inspektorë që

111

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 119: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

janë mbi nevojat, duke bërë që në te dy rastet inspektimet të mos jenë në efiçiencë optimale. Në se në Berat nuk arrihet të inspektohet mesatarisht një subjekt në vit, në Kukës inspektohet mesatarisht mbi 3 herë, në Dibër dhe në Durrës 2 herë për një subjekt etj. - Nga shqyrtimi i numrit të inspektimeve për inspektor në vitin 2016, konstatohet se ka diferenca të theksuara midis rajoneve. Në se mesatarisht një inspektor i AKU ka kryer 176 inspektime (përafërsisht 1 inspektim çdo 2 kalendarike), pesë inspektorë në rajone janë nën këtë mesatare, më e theksuar kjo në Gjirokastër (117), Vlorë (134) dhe Kukës (143), inspektorët e Elbasanit me nivelin më të lartë prej 225 inspektimesh, duke shfaqur produkte (inspektime) qartësisht të ndryshme me ndikim në sigurinë ushqimore. Për këto rekomandojmë:24. AKU, të hartojë programin e inspektimeve për çdo rajon bazuar mbi vlerësimin e riskut, si dhe të sigurojë një shpërndarje të drejtë të inspektorëve midis rajoneve dhe sektorëve brenda tyre, me qëllim që të shmangen diferencat si në frekuentimin e subjekteve për kontroll, ashtu dhe të ngarkesës për inspektorët, duke mbajtur në konsideratë veçoritë e tyre.

Duke filluar nga viti 2018- Masat administrative të dhëna në raport me numrin e inspektimeve të kryera kanë njohur rritje të vazhdueshme nga 3 % në vitin 2012 në 19 % në vitin 2016, me një thyerje 11% në vitin 2015, me gjithë diferencat midis rajoneve, duke shfaqur problematikën që shoqëron sigurinë ushqimore në vend, pasi mospërputhjet ligjore në rritje tregojnë se Shqipëria nuk është në prirjen e duhur për përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.- Në strukturën e masave administrative ulet numri i pezullim/bllokimeve, dyfishohet numri i gjobave, dhe janë me rritje të theksuar të numrit të paralajmërimeve, duke demonstruar jo vetëm ulje të cilësisë së inspektimit, si rezultat i njohjes së përciptë të ligjit bazë të sigurisë ushqimore të harmonizuar me atë të inspektimit, dhe i mangësive të kapaciteteve inspektuese: ndryshimeve të shpeshta, largimeve të shumta, mungesës së trajnimeve, formimit bazë profesional etj. Rritja e numrit të paralajmërimeve ka ardhur si rezultat edhe Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së nr. 4385, datë 09.12.2015 ”Për procedurën e inspektimit dhe formulimin e vendimeve”, pasi ka një interpretim të gabuar dhe për pasojë keqpërdorim të dënimit administrativ “paralajmërim” (pika II/4). Për këto rekomandojmë:25. AKU të ndryshojë Urdhrin nr. 4385, datë 09.12.2015 në drejtim të interpretimit të saktë të ligjit për ushqimin lidhur me masën administrative të paralajmërimit, duke jua bërë të qartë inspektorëve rajonal dhe për pasojë t’i shërbejë forcimit të kontrollit dhe ashpërsimit të masave administrative ndaj subjekteve që veprojnë në kundërshtim me ligji në fushën e ushqimeve.

Duke filluar nga muaji shtator 2017- Janë vështirësuar procedurat e inspektimeve me ndarjen e sektorit të inspektimit të ushqimit në sektorin e inspektimit me origjinë jo shtazore dhe në atë me origjinë shtazore, pasi në operatorët e biznesit ushqimor, të cilët prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë dhe tregtojnë produkte me origjinë shtazore, përdoren ose tregtohen edhe produkte me origjinë jo shtazore të

112

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 120: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

tilla si aditivët, ngjyruesit ushqimorë, uji, konservantët, stabilizantët, emulsionet, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve teknologjike. Këto operatorë biznesi ushqimor janë pjesë e procedurës së inspektimit të secilit prej sektorëve apo të dy sektorëve njëkohësisht, duke sjellë ulje të cilësisë së inspektimeve, mbivendosje të funksioneve të sektorëve, ulje të performancës, pakënaqësi tek operatorët e biznesit, prishje të zinxhirit të inspektimit për sa i përket gjurmueshmërisë së produkteve dhe si rrjedhim ulje të sigurisë ushqimore.Për këtë rekomandojmë:26. AKU të kryejë një studim të hollësishëm dhe t’ia paraqesë Ministrit të Bujqësisë mbi strukturën organizative, duke krahasuar përparësitë dhe dobësitë e secilit prej varianteve të bashkimit të sektorëve të OJSH dhe OSH, në funksion të një kostoje sa më efektive inspektimi, për të përmirësuar sigurinë ushqimore në vend.

Brenda vitit 2017- AKU nuk ka arritur të ketë numrin e inspektorëve të përcaktuar në organikë për 8 persona, duke ndikuar në një numër më të vogël inspektimesh dhe për pasojë në sigurinë ushqimore, që në këtë mangësi përfshihet dhe Departamenti i Administratës Publike. Në cilësinë e auditimeve ka ndikuar dhe emërimi me kod pune i inspektorëve nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili në fillim vitin 2017 ishin 13 të tillë, ato të punësuar rishtas në 2013 - 2014 që janë mbi 44 % e numrit gjithsej, si dhe 10 lëvizje të brendshme. Veç këtyre, numri dhe cilësia e inspektimeve midis sektorëve dhe rajoneve cenohet akoma më shumë nga lëvizjet e brendshme, të cilat aktualisht janë të tilla, kryesisht në sektorin OSH dhe në rajonet Berat, Korçë dhe Kukës. - Ka një numër i konsiderueshëm inspektorësh profesioni i të cilëve nuk ka lidhje me fushën e sigurisë ushqimore, pasi janë inspektorë 15 zooteknikë, madje edhe në sektorin OJSH (si Dibër, Fier, Gjirokastër, Tiranë) dhe atë të mbrojtjes së bimëve në rajonin e Gjirokastrës; në sektorin e mbrojtjes së bimëve janë inspektorë që kanë formim profesional për bio-kimi (2) në Dibër dhe Shkodër apo inxhinier pyjor në këtë sektor në Lezhë; në rajonin e Dibrës në sektorin OSH janë 2 inspektorë nga 3 gjithsej që kanë përfunduar studimet për kimi ushqimore, apo në Elbasan dhe Kukës për kimi industriale, në Tiranë për akua-kulturë. Situata më kaotike në lidhje me profesionet gjendet në sektorin OJSH i cili ka dhe numrin më të madh të inspektorëve prej 87, pasi ka një larmi profesionesh të përfshira në këtë sektor në rajone. Kështu në Gjirokastër janë të punësuar 3 mësues me bio-kimi, në të gjitha rajonet janë 9 inspektorë me kimi industriale, kur brenda këtij universiteti ka degë të posaçme për kimi ushqimore, si dhe 4 raste me formim universitar bio-kimi. Mungesa e përshtatjes së profesionit (formimit universitar) me subjektet objekt inspektimi ul ndjeshëm cilësinë e inspektimeve dhe për pasojë nuk jep ndikimin e pritur në përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.- Inspektorët në AKU rezulton se kanë pasur trajnime sporadike, përgjithësisht të përqendruara për specialistë e DP dhe shumë pak ato të rajoneve, si dhe kanë munguar kryesisht dhe veçanërisht ato për inspektimin e inspektorët, nuk i janë nënshtruar testimit profesional fillestar përpara konfirmimit në përfundim të periudhës së provës dhe testimit periodik në bazë të një provimi që duhej të organizohej nga Inspektorati Qendror. Kjo jo vetëm që do të bënte

113

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 121: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

më të përgjegjshëm inspektorët, por në rast të mos-kalimit të testimit periodik detyrimisht do të shkaktonte largimin nga detyra të inspektorëve.Për këtë rekomandojmë:27. AKU të hartojë dhe të zbatojë një program vjetor trajnimesh për inspektorët, dhe në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të kryejë testimin periodik të inspektorëve dhe testimin profesional fillestar për inspektorët në periudhë prove.

Brenda vitit 2017- Inspektorëve të AKU në rajone ju mungojnë mjetet e transportit, pajiset e domosdoshme për ruajtjen dhe transportimin e mostrave, si dhe mbështetja me analiza laboratorike për çdo rajon, duke ulur ndjeshëm efektivitetin dhe pritshmërinë e veprimtarisë inspektuese në përmirësimin e sigurisë ushqimore.- Në dokumentacionin e inspektimit janë konstatuar mangësi në plotësimin formatit të procesverbaleve të inspektimit; lënia e detyrave të njëjta; regjistrimin dhe mbajtjen e të dhënave për efekt gjurmueshmërie etj; mos vendosja e referencës ligjore etj.- Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU nr. 443, datë 01.12.2015 “Për procedurën e kontrollit të cilësisë së inspektimeve dhe formës së raportimit”, sipas të cilit i nënshtrohen kontrollit 12 % të praktikave të inspektimit në Drejtoritë Rajonale, rezulton se nuk ka dhënë ndonjë lloj efekti në performancën e inspektimeve. Për këto rekomandojmë:28. Drejtori i përgjithshëm, Drejtorët e Drejtorive dhe Përgjegjësit e sektorëve të kryejnë analiza mujore të inspektimeve sipas rajoneve, duke evidentuar përgjegjësitë e inspektorëve dhe propozuar drejtorëve rajonal masa disiplinore, në kuadër të bashkërendimit dhe koordinimit dhe në funksion të përmirësimit të sigurisë ushqimore.

Çdo muajIII.3 Për pyetjen: A ka qenë efektiv penalizimi i subjekteve për të rritur nivelin e sigurisë ushqimore?- AKU nuk ka pasur bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim të veprimtarisë së sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe me rajonet për çështjen e gjobave, pasi rezultojnë diferenca te theksuara në numrin dhe vlerën e gjobave për periudhën 2012-2016 sipas të dhënave të sektorëve OJSH, OSH dhe Mbrojtjes së bimëve numri i gjobave është nga 174 në 512, të hedhura në sistemin AKU-net janë nga 47 në 387 dhe të kontabilizuara sipas sektorit të financës janë nga 47 në 526. Në të njëjtën kohë kjo tregon se, çështja e gjobave nuk është marrë në analizë nga ana e AKU.- AKU nuk ka një database për gjobat që nga momenti i vendosjes nga ana e inspektorit dhe deri në arkëtimin e saj, për të analizuar procedurën dhe afatet e përcaktuara sipas ligjit, edhe për të analizuar historikun e subjekteve.Për këtë rekomandojmë:29. AKU të hartojë një program pune me afate dhe persona përgjegjës për të krijuar database-n e gjobave me të gjitha të dhënat e nevojshme, që të jetë produkt i bashkëpunimit të sektorëve dhe rajoneve, si dhe të kryejë analiza

114

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 122: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

periodike mbi këtë çështje, për të rritur efektin e masave administrative të gjobitjes në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Brenda vitit 2017- AKU nuk ka pasur një ndëshkim vijuese të veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor në kundërshtim me ligjin, pasi numri i gjobave ka luhatje nga viti në vit: 174, 242, 353, 252 dhe 512 në secilin vit në periudhën 2012-2016, me gjithë rritjen e konsiderueshme në vitin e fundit. Veç kësaj, megjithëse numri i gjobave është rritur pothuajse tre herë, vlera e tyre as nuk është dyfishuar, gjë që tregon se inspektorët janë të prirur drejt një kompromisi me subjektet në dëm të zbatimit të ligjit për ushqimin dhe për pasojë dhe në sigurinë ushqimore nga vendosja e gjobave minimale.- Komisioni i ankimit në AKU nuk ka miratuar metodikën apo parime të tjera shtesë, mbi të cilat duhet të mbështetet inspektori për përcaktimin e vlerës së gjobës, për rastet kur gjobat janë në vlera minimale deri në ato maksimale.Për këto rekomandojmë:30. AKU, Komisioni i ankimimit të përgatisë dhe të shpërndajë tek inspektorët metodikën përkatëse për rrethanat dhe vlerësimin e tyre të veprimtarisë së subjekteve që gjendet në kundërshtim me ligjin në të cilat duhet të mbështetet inspektori, për rastin kur gjobat janë nga vlera minimale dhe maksimale.

Brenda muajit shtator 2017- AKU nuk ka bërë publik komisionin e ankimit me mjete të përshtatshme siç kërkohet ligjërisht, duke e kthyer këtë në një veprimtari jo transparente dhe subjektive, e cila ndikon ndjeshëm për rritjen e nivelit të sigurisë ushqimore- AKU dhe kryesisht Sektori juridik, nuk ka sistemuar dokumentacionin për gjobat e ankimuara, nuk e ka plotësuar rregullisht dosjet përkatëse, nuk ka protokoll të mbledhjeve të komisionit, në përgjithësi nuk janë respektuar afatet e shqyrtimit të animimeve, duke ulur ndjeshëm efektin e penalizmit të subjekteve në përmirësimin e sigurisë ushqimore.Për këto rekomandojmë:31. AKU, të bëjë publik komisionin e ankimimit në website-n e saj zyrtar, si dhe të sistemojë dhe të plotësojë dosjet përkatëse te ankimimit, për të pasqyruar të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni sipas viteve.

Brenda muajit shtator 2017- Aktiviteti i komisionit të ankimimit, përgjithësisht nuk është zhvilluar mbi bazën e ligjit për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike, pasi nuk është e dokumentuar nëpërmjet procesverbaleve të mbledhjeve dhe vendimet nuk janë marrë nëpërmjet votimit; nuk janë respektuar afatet e ankimimit, të shqyrtimit dhe të formës dhe rezultateve të vendimit të komisionit; komisioni në vitin 2016 nuk ka pasur përbërje sipas VKM, si dhe është autorizuar një person tjetër në vend të Drejtorit të Përgjithshëm etj.- Në mjaft raste komisioni ka marrë vendim për ri-inspektim ose verifikim ankese, gjë që është në kundërshtim me kodin e procedurave administrative, i cili përcakton lënie në fuqi, shfuqizimin/ revokimin dhe ndryshimin e aktit administrativ, duke pranuar pjesërisht ankimin.

115

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 123: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Megjithëse ka ndodhur që gjatë shqyrtimit është konstatuar mangësi nga ana e inspektorëve, duke vendosur shfuqizimin e aktit, drejtori i përgjithshëm nuk ka iniciuar marrjen e masave disiplinore për inspektorët përkatës. - Duke filluar nga viti 2013, AKU ka prirje të ulë numrin e gjobave të vjela dhe vlerën e tyre, e lidhur kjo drejtpërdrejtë me veprimtarinë sektorit juridik, pasi në se nëpërmjet shërbimit përmbarimor në vitin 2013 janë velur 68 % e gjobave, në vitin 2016 janë tre herë më pak. - Subjektet e ndëshkuara me gjobë për periudhën 2012-2016 kanë paguar vullnetarisht një përqindje shumë të vogël që është mesatarisht rreth 5 % e vlerës, me prirje të ulet ndjeshëm në 2.6 % në vitin 2016, për më tepër që në rajone si Tirana dhe Vlora nuk paguhet asnjë gjobë vullnetarisht, gjë e cila tregon se operatorët e biznesit ushqimor nuk e ndjejnë ndëshkimin me gjobë për shkak të mos ndjekjes në vijimësi të vjeljes së gjobës nga ana e AKU, këto për shkak edhe të mungesës së specialistëve në këtë sektor, mungesës së përvojës dhe angazhimit me veprimtari tjetër rutinë gjatë punës.- AKU, i ka bërë të njohur konsumatorit herë pas here rezultatet e veprimtarisë së tij mbi numrin e inspektimeve dhe të masave administrative në përgjithësi, pa cilësuar emrin e subjektit që vepron në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shëndetit të popullatës.Për këtë rekomandojmë:32. AKU, të bëjë të njohur për publikun e gjerë jo vetëm numrin e inspektimeve, të masave të dhëna si bllokime, asgjësime, propozime për heqje licence etj., të ndëshkimeve administrative me gjobë etj., duke cilësuar emrin e operatorit të biznesit ushqimor që është gjendur me veprimtari të kundërligjshme, duke ndikuar në edukimin e biznesit dhe të konsumatorit, si dhe duke rritur përgjegjshmërinë e inspektorëve për inspektime.

Vazhdimisht

IV. Për pyetjen: A është mbështetur aktiviteti i AKU nga rrjeti i laboratorëve rajonal në funksion të rritjes së sigurisë ushqimore?- AKU kryen analizat në laboratorë të paautorizuar akoma nga Ministri i Bujqësisë, i cili duhet të miratojë me urdhër listën e tyre, duke përcaktuar tipin e laboratorit dhe analizat, që janë të autorizuar të kryejnë, megjithëse i është kërkuar që me datë 24.03.2014, me pasoja në uljen e besueshmërisë së konsumatorit në veprimtarinë laboratorike të AKU. Për këtë rekomandojmë:33. Ministri i bujqësisë të kërkojë nga AKU gjithë dokumentacionin e nevojshëm për autorizimin e laboratorëve të AKU, për të përcaktuar tipin dhe analizat që duhet të kryejnë, të cilët plotësojnë kushtet për t’u miratuar me urdhër ministri.

Brenda muajit shtator 2017- Nga aktiviteti i laboratorëve të AKU në periudhën 2012 - 2016, konstatohet se ka prirje të rënies së numrit të mostrave të analizuara me 27 % (ose 4,873 mostra), në një kohë që rritet numri i operatorëve të biznesit ushqimor. dhe përfshihen gjithnjë e më shumë ushqime të reja dhe tradicionale, si dhe përsoset industria përpunuese ushqimore.

116

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 124: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Ka rënie të treguesve analitik për mostër nga 3.4 në vitin 2012 në 2.3 në vitin 2016, çka do të thotë se, ndërsa modernizohet gjithnjë më shumë prodhimi, përpunimi, shpërndarja dhe tregtimi i llojeve të ushqimeve, treguesit e analizuar për një mostër bien, duke ulur ndikimin e veprimtarisë analizuese laboratorike të AKU në monitorimin e sigurisë ushqimore në vend.- Në vitin 2016 për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve janë kryer 6 % e analizave të vitit 2012, ose në shkallë vendi kryhen mesatarisht vetëm 2 analiza në 3 ditë, megjithëse është një nga sektorët më me risk për sigurinë ushqimore. E njëjta gjë vërehet dhe në analizat për mbrojtjen e bimëve, të cilat kanë rënie të konsiderueshme, duke i bërë produktet ushqimore me origjinë bimore të rrezikshëm për shëndetin e popullatës, për shkak dhe të mbetjeve pesticide që ato mund të kenë. - Sektori i koordinimit të laboratorëve në AKU nuk ka analizuar performancën rajonale dhe individuale të laboratorëve dhe laborantëve, pasi në vitin 2016 në Vlorë janë 14 % e numrit të laborantëve dhe kryhen vetëm 6 % e numrit të analizave gjithsej në shkallë vendi edhe pse ka dy laboratorë: për analiza fiziko-kimike dhe të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve. - Rezultatet e analizave tregojnë se përmirësimi i sigurisë ushqimore në vend është i kufizuar, pasi me treguesit e analizave jo konform me standardet, pra të ushqimeve të dëmshëm për shëndetin, ka luhatje të theksuar. Në vitin 2012 kanë rezultuar 3.8 % e mostrave me tregues jashtë standardit, zbresin në 1.8 % në vitin 2015 dhe ngrihen në 2.8 % në 2016. - Në periudhën 2012-2016, kanë rezultuar jo konform standardeve mesatarisht 34.4 % e analizave të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, aq më keq që ka një prirje në rritje të konsiderueshme mbi 5 herë. Analizat mikrobiologjike të mostrave me origjinë shtazore dhe jo shtazore jo konforme janë mesatarisht 13.9 % për periudhën pesëvjeçare, pa evidentuar një prirje të caktuar, pasi ka luhatje të theksuar në vite, gjë që tregon se nuk mund të flitet për përmirësim të sigurisë ushqimore, po t’i shtohet prirja e problematikës së kafshëve, konstatohet regres në këtë drejtim.- Pajisjet laboratorike janë të shpërndarë në 12 rajone, ndërkohë që personeli i tyre është vetëm në 7 prej tyre, duke sjellë që një sasi dhe vlerë e konsiderueshme të mos përdoren dhe gradualisht të humbasin cilësitë e funksionimit për shkak të kushteve të ruajtjes, të cilët përfaqësojnë 31 % të tyre, si dhe një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve janë të dëmtuara, të pavëna nëpunës dhe jashtë përdorimit, duke bërë që aktualisht të jetë në përdorim 54 % e vlerës gjithsej të aseteve laboratorike.Për këto rekomandojmë:34. AKU të kryejë një analizë të hollësishme mbi aktivitetin e secilit laborator në drejtoritë rajonale përkatëse, duke evidentuar mangësitë dhe përgjegjësitë e specialistëve, me synim rritjen e numrit të mostrave të marra dhe treguesit e analizuar për mostër, duke krijuar mundësi për zgjerimin e monitorimit dhe rritjen e besueshmërisë së konsumatorit në përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Brenda vitit 2017 dhe çdo tremujor- Mungon gjurmueshmëria për produktet bimore dhe frutore të vendosura në treg, si dhe kryerja e analizave përkatëse, duke rrezikuar konsumimin e tyre

117

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 125: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

me mbetje minerale dhe pesticide, pasi nuk janë objekt inspektimi gjatë fazës së prodhimit. Për këtë rekomandojmë:35. Ministria e bujqësisë dhe AKU të kryejnë një studim të hollësishëm që të krijohet mundësia e gjurmueshmërisë së produkteve bimore dhe frutore nëpërmjet Certifikatave fito-sanitare, për të vepruar siç kërkohet ligjërisht me produktet me origjinë shtazore.

Brenda vitit 2017

4.2 Anekset (literatura e përdorur, pasqyra etj.)a) Literatura e përdorur

- Buletini i Institutit të Shëndetit Publik, 3-2014- http://aku.gov.al/?page_id=1746- http://www.bujqesia.gov.al/al/programi/siguria-ushqimore- http://www.instat.gov.al/al/themes/konsumi-i-familjeve.aspx- http://www.who.int/mediacentre/factsheets/fs399/en/- http://www.zeriamerikes.com/a/a-30-2007-09-03-voa9-

85638392/426636.html- Indikatorë të performancës, Tiranë, maj 2015- Ligji nr. 10433, date 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e

Shqipërisë”- Ligji nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e

Shqipërisë”- Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë

të Shtetit”- Ligji nr. 9863, date 28.01.2003 “Për ushqimin” i ndryshuar- Ligji nr. 9901, date 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i

ndryshuar- Ligji nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” - Ligji nr. 8485, date 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative të

Republikës së Shqipërisë”, neni 140- Manuali i Auditimit të Performancës, fq. 24.- Përllogaritje të BERZH, Mars 2015- Progres Raporti 2012 për Shqipërinë, Komisioni Evropian.- Progres Raporti 2014 për Shqipërinë, Bruksel, më 8.10.2014- Raport Për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil

në AKU, Tiranë, shtator 2016- Raporti i vitit 2016 për Shqipërinë, Komisioni Evropian.- Raporti vjetor AKU 2014, faqe 12- Raporti vjetor i veprimtarisë së AKU, 2015- Raporti vjetor i veprimtarisë së AKU, 2016- Relacion për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.

9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar”- Strategjia e mbrojtjes së konsumatorit dhe mbikëqyrjes së tregut 2014 -

2020

118

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 126: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

- Strategjia e menaxhimit te integruar të kufijve 2014-2020- Strategjia e zhvillimit të KLSH 2013 2017, Objektivi nr. 3. - Strategjia Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe

Mbikëqyrjen e Tregut, 2020 fq. 9- Strategjia për mbrojtjen e konsumatorit 2003-2017, fq. 22- Të dhëna të raporteve vjetore te performances se AKU- Urdhër i Kryeministrit nr. 119, date 10.03.2014 “Për miratimin e

strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”.- VKM Nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e

Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”- VKM nr. Nr. 953, datë 29.12.2014 Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.

92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar

- White Paper on Food Safety- World Food Summit Declaration, 1996- www.aku.gov.al- www.bujqesia.gov.al/al/programi/siguria-ushqimore - www.instat.gov.al- www.instat.gov.al- www.investopedia.com/terms

b) Pyetësori mbi performancën e specialistëve në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU:Emri mbiemri…………………………………………………………………Pozicioni i punës………………………………………………………………Lloji dhe niveli i shkollimit……………………………………………………..Eksperienca në punë gjithsej (vite)……………………………………………......Eksperienca në AKU (vite)…………………………………………………......1. Në mënyrë të përmbledhur cilësoni çështjet më të rëndësishme, që ju i gjykoni,

ku konsiston veprimtaria juaj vjetore.2. A keni pasur plane pune mujore ose vjetore, ne se po a janë miratuar nga eprori

juaj direkt.3. Ku bazohet veprimtaria e juaj në AKU, cilësoni dokumentin dhe burimin e tij ku

mund të gjendet (rregullore, përshkrim pune të dhënë nga sektori i burimeve njerëzore etj.)

4. Cilësoni çështjet dhe sasinë e tyre të cilat janë produkt i punë suaj (të dokumentuara) për vitin 2015 dhe për vitin 2016.

5. Sa herë keni qenë në Drejtoritë Rajonale të AKU për vitin 2016, në cilat dhe për çfarë çështjeje keni shkuar?

6. Cili është komenti juaj për secilën prej çështjeve të mëposhtme: Bashkërendimin e kontrollit zyrtar të ushqimeve. Unifikimin e praktikave të kontrollit të sigurisë së ushqimeve. Bashkërendimin e veprimtarisë së laboratorëve të autorizuar. Sigurimin e kryerjes së analizave nga laboratorë të tjerë të akredituar. Procesin e vlerësimit të riskut në fushën e ushqimeve. Studimeve shkencore të nevojshme për vlerësimin e riskut në fushën e

sigurisë së ushqimit. Mendimin shkencor paraprak për nxjerrjen në treg të OMGJ-ve dhe/ose

ushqimeve të reja. Informimit të publikut për fushën e sigurisë së ushqimeve. Menaxhimin e burimeve njerëzore.

119

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 127: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

Informacionit në fushën e sigurisë së ushqimeve nga Drejtoritë Rajonale.7. Sa ditë trajnimi keni zhvilluar për vitin 2015 dhe vitin 2016, sipas tematikave

përkatëse dhe nga cili institucion janë zhvilluar.8. A jeni ndëshkuar me masë disiplinore ndonjëherë gjatë viteve 2015-2016, në se

po me çfarë mase.9. Cili ka qenë vlerësimi juaj 6 mujor ose vjetor për vitin 2015 dhe për vitin 2016.10.Sipas vlerësimit tuaj, rendisni tre problemet kryesore që konsideroni më të

rëndësishme për rritjen e sigurisë ushqimore në vend, si dhe rrugët për zgjidhjen e tyre.

c. Diagrama e lëvizjes së stafit dhe Drejtorëve rajonalë të AKU 2012 – 2016

120

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 128: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

5. GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE

121

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”

Page 129: 1. Rëndësia e auditimit · Web viewAuditimi është kryer në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 29/1 prot., datë

1. Gjovalin PREÇI, Kryeauditues, Përgjegjës i grupit të auditimit2. Ardian SIMONI, Ekspert i jashtëm

DREJTORI I DEPARTAMENTIT Rinald MUÇA

122

KONTROLLI I LARTË I SHTETITDEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSRAPORT “SIGURIA USHQIMORE”