1 pasqyra e te ardhurave

18
Bazat e Kontabilitetit Pasqyra e të Ardhurave Mësidhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa

Transcript of 1 pasqyra e te ardhurave

Page 1: 1 pasqyra e te ardhurave

Bazat e KontabilitetitPasqyra e të Ardhurave

Mësidhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa

Page 2: 1 pasqyra e te ardhurave

Pasqyra e të ardhurave• Është pasqyra e dytë, që bënë pjesë në grupin e

pasqyrave financiare, ndryshe quhet edhe pasqyra e fitim-humbjes.

• Kjo pasqyrë tregon rezultatin financiar të një firme për një periudhë kohore (mujore, tremujore apo edhe vjetore).

• Ajo përmbledh të ardhurat e krijuara dhe kostot (shpenzimet) e bëra për krijimin e këtyre të ardhurave.

• Diferenca në mes të ardhurës së krijuar dhe kostos paraqet pjesën e tretë pra të ardhurën neto apo profitin neto.

Page 3: 1 pasqyra e te ardhurave

• E ardhura – paraqet shumën e aseteve të krijuara përmes operacioneve në biznes.

• Shpenzimet – paraqesin shumën e aseteve të konsumuara gjatë operacionit të biznesit, përkatësisht rrjedhjet dhe obligimet e arritura nga prodhimi I mallrave dhe shërbimeve.

Shpenzimet ndahen në dy grupe:

a) Kostoja e mallit të shitur (KMSH) – është vlera blerëse e atij malli (vlera sa na ka kushtuar blerja e atij malli).

Page 4: 1 pasqyra e te ardhurave

KMSH në veti përmban: Stoqet Fillestareplus Të gjitha blerjet- Gjendja e mallit në fund të përiudhës

b) Shpenzimet operative - janë shpenzime të

përgjithshme që krijon cdo biznes por që nuk janë të lidhura me prodhimin e produkteve (KMSH)

- E ardhura neto

Page 5: 1 pasqyra e te ardhurave

Raporti i të ardhurave Ndërmarrja “X”, me 31.12.2009

I.Të hyrat nga shitja (Të ardhurat) 30.500€

II.Kostoja e mallrave të shitur 20.100€

III. Bruto fitimi (1-2) 10.400€

IV. Shpenzimet operative Shpenzimet administrative, 3.000€

Shpenzimet për hulumtim dhe zhvillim 1.200€

Shpenzimet e interesit 450€

Gjithsej shpenzime 4650€

V. Fitimi para tatimit (E ardhura) 5.750€

Tatimi mbi fitimin 10% 575€

VI. Neto fititmi (Të Ardhurat Neto) 6.325€

Page 6: 1 pasqyra e te ardhurave

Kur nga të ardhurat nga shitja e zbresim KMSH, e fitojmë bruto fitimin, ndërsa kur nga bruto fitimi i zbresim shpenzimet operative, atëherë fitojmë të ardhurat operative ose të ardhurat para taksave, dhe në fund fitimi neto fitohet kur nga të ardhurat para tatimit e zbresimi tatimin në fitim.

Page 7: 1 pasqyra e te ardhurave

1. Përpiloni pasqyrë të të ardhurave nëse i kemi këto të dhëna:

Të hyrat nga shitja, 37.436€

Kostoja e mallrave të shitur, 26.980€Shpenzimet administrative,

3.624€Shpenzimet për hulumtim dhe zhvillim, 1.982€Shpenzimet e interesit, 450€

Tatimi mbi fitimin 10%.

Page 8: 1 pasqyra e te ardhurave

Shembull

2. Përpiloni pasqyrë të të ardhurave nëse i kemi këto të dhëna:

Të ardhurat nga shitja 50.000€

KMSH 35.000€

Shpenzimet e marketingut 700€

Shpenzimet e pagave 9000€

Shpenzimet e qirasë 600€

Tatimi në fitim 10%

Në bazë të këtyre zerave, të gjendet bruto fitimi, të ardhurat para taksave dhe të ardhurat neto?

Page 9: 1 pasqyra e te ardhurave

Shembull 3. Përpiloni pasqyrë të të ardhurave nëse i kemi

këto të dhëna

Të ardhurat nga shitja 70.000€KMSH 50.000€Të ardhurat nga shërbimet 8100€Të ardhurat nga qiraja 1300€Shpenzimet nga konkursi 500€Shpenzimet e pagave 10000€Shpenzimet e qirasë 200€

Në bazë të këtyre zerave, të gjendet bruto fitimi, të ardhurat para taksave dhe të ardhurat neto?

Page 10: 1 pasqyra e te ardhurave

Shembull

4. Në ndërmarrjen Standard të hyrat nga shitja janë 402.000€, kthimi nga shitja 2000€, gjendja e mallit në fillim 30.000€, blerje të mallit 270.000€, gjendja në fund të përiudhës 67.000€.

Të gjendet KMSH dhe bruto fitimi?

Page 11: 1 pasqyra e te ardhurave

Shembull 5. Më poshtë janë dhënë llogaritë e zakonshme që

paraqiten në pasqyrat financiare. Përcaktoni se në cilat pasqyra ato shfaqen:

• Shpenzimet e marketingut,• Kostoja e mallit të shitur,• Të hyrat nga shitja,• Inventari i mallit,• E ardhura neto,• Rezervat e kapitalit • Fitimet e mbajtura,• Dëftesa të pagueshme,• Kredi afatgjata.

Page 12: 1 pasqyra e te ardhurave

Shembull

6. Nga të dhënat vijuese të kompanisë “Standard Benz” për vitin 2009, përpiloni pasqyrën e të ardhurave:

• E ardhura 165.000€,

• Kostoja e mallit të shitur 55.200€,

• Shpenzime të pagave 58.500€,

• Shpenzimet e qirasë 5.000€,

• Shpenzimet administrative 6000€,

• Tatimi në fitim 10%.

Page 13: 1 pasqyra e te ardhurave

Pasqyra e fitimeve të mbajtura

Kjo pasqyrë identifikon ndryshimet në fitimet e mbajtura nga një përiudhë te tjetra.

Pasqyra e fitimeve të mbajtura tregon balancën fillestare të fitimeve të mbajtura, të ardhurën neto të periudhës, zbritja për cdo dividentë të paguar dhe në fund balancën përfundimtare të fitimeve të mbajtura.

• E ardhura neto rezulton në rritjen e aseteve dhe ajo rrit fitimet e mbajtura, të cilat rrisin ekuitetin e pronarëve.

• Dividenta zvogëlon asetet dhe në mënyrë të njëjtë edhe fitimet e mbajtura, të cilat zvogëlojnë ekuitetin e pronarëve

Page 14: 1 pasqyra e te ardhurave

Një formë e pasqyrës së fitimeve të mbajtura duket kështu:

“Standard Benz”Pasqyra e fitimeve të mbajtura

Më 31.12.2009

Fitimet e mbajtura 12.01.2009 Plus: E ardhura Neto 3.785€Minus: Dividenta (600€)Fitimet e mbajtura me 12.31.2009 3.185€

Page 15: 1 pasqyra e te ardhurave

Pasqyra mbi ndryshimet e ekuitetit

• Tregon rrugën në të cilën e ardhura neto dhe shpërndarja e dividendave efekton në gjendjen financiare të kompanisë gjatë periudhës së caktuar.

Page 16: 1 pasqyra e te ardhurave

Pasqyra mbi ndryshimet e ekuitetit

Ndërmarrja “X”Pasqyra mbi ndryshimet e ekuitetit me 31.12.2009

Kapitali i kontribuar në fillim (2009) 5.000 E+ kapitali i investuar gjatë (2009) 25.000 E= kapitali i kontribuar në fund (2009) 30.000 E

Fitimi i mbajtur në fillim (2009) 60.000 E+ Neto fitimi 77.000 E - Shpërndarjet për dividendë (16.000) E= Fitimi i mbajtur në fund të vitit 153.000 E

Totali i kapitalit 183.000 E

Page 17: 1 pasqyra e te ardhurave

Shembull

1. Me të dhënat vijuese të kompanisë “X” gjeni totalin e kapitalit: kapitali i kontribuar në fillim ishte 3000€, kapitali i investuar gjatë vitit ishte 15.000€, fitimet e mbajtura në fillim të vitit ishin 30.000€, neto fitimi ishte 35.000€, në fund të vitit ju është shpërndar dividend pronarëve të kompanisë në vlerë prej 10.000€.

Page 18: 1 pasqyra e te ardhurave

2. Nga të dhënat e mëposhtme të kompanisë X përpilo pasqyrën e të ardhurave dhe pasqyrën e fitimeve të mbajtura:

• Shpenzime të reklamës 2.760€• Kostoja e mallit të shitur 37.820€• Shpenzime të qirasë 1.500€• Shpenzime të pagave 10.150€• Dividenta 12.400€• Fitime të mbajtura 156.540€• Tatimi në të ardhura 21.180€• Të ardhurat nga konsultimet 115.100€• Shpenzime administrative 7.250€