1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial...

244
H y r j e Legjislacioni proçedurial penal në Republikën e Shqipërisë pësoi ndryshime rrënjësore me miratimin e Kodit të Proçedurës Penale, me ligjin Nr 7905 datë 21.03.1995 duke e rradhitur atë në sistemet proçeduriale demokratike me karakter akuzator, me barazi të plotë të palëve në gjykim e me të drejta me të zgjeruara të organeve të ndjekjes penale gjatë hetimeve paraprake, të cilat verifikohen e kontrollohen nga ana e gjykatës. Ky legjislacion bazohet në parimet demokratike të dhënies së drejtësisë, të cilat sigurojnë proçedime penale të drejta e të barabarta, duke siguruar mbrojtjen e lirive themelore dhe interesave të ligjëshme të shtetasve si dhe forcimin e rendit juridik e zbatimin e Kushtetutës e legjislacionit në tërësi. Veçori e proçesit tonë penal është karakteri i pastër akuzator, me barazi të plotë të palëve në fazën e gjykimit çështjes, me të drejta më të gjëra të organit të ndjekjes penale gjatë hetimit paraprak, të drejta këto të cilat verifikohen, kontrollohen e miratohen nga ana e gjykatës për veprimet dhe disponimet kryesore proçedurale. Nga ana e ekspertëve dhe hartuesve shqiptar të projektit të Kodit të Proçedurës Penale, janë marrë e përdorur si model, normat jurike të legjislacionit proçedurial penal të shtetit italian, i cili rezultonte me kodin më të ri të proçedurës penale në Europën Perëndimore 1 . Themelet e teorisë së provave dhe proçesit të provuarit janë hedhur nga romakët e lashtë që në vitin 149 para epokës re, me ligjet “Lex Calpurnia”, “Lex Julia judicium publicium” që sanksionuan dhe parashikuan rregullat e para proçeduriale të shkruara, për më tepër që ato njohën dhe themeluan sistemin më demokratik proçedural penal, atë akuzator . “..romanët kanë qënë popull me aftësi të jashtzakonshme në jurisprundencë, studiues të ndryshëm i kanë konsideruar aftësitë e romanëve si një dhuratë misterioze të zbritur nga qielli ..2 . Legjislacioni penal dhe ai proçedural penal vihen në mbrojtje të interesave të gjithë shoqerisë, nga këto legjislacione parashikohen veprat dhe sanksionet penale, rregullat proçeduriale të hetimit, gjykimit e dënimit të autorëve, ekzekutimit vendimeve penale, të drejtat e detyrimet e organeve dhe subjekteve proçeduriale penale. ヒshtë detyrë kushtetuese e ligjore e organeve të ndjekjes penale, të cilat nën autoritetin dhe në emër të shtetit të luftojnë kriminalitetin, duke ushtruar ndjekjen penale ndaj autorëve të veprave penale në përputhje të plotë me Kushtetutën, me legjislacionin penal dhe me konventat ndërkombëtare në mbrojtje të drejtave e lirive themelore të individit. Legjislacioni proçedurial penal në vetvete përbëhet nga tëresia e gjithë rregullave proçeduriale që normojnë e rregullojnë gjithë proçesin penal, duke vendosur një ekuilibër sa më të drejtë midis mbrojtes së interesave të shoqërisë duke luftuar me efektivitet kriminalitetin, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, zhvillimin e një proçesi penal duke respektuar e mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të individit. Një nga institutet më të rëndësishme të së drejtës proçedurale penale është ai i “provave penale dhe proçesit të provuarit” i cili me të drejtë është konsideruar si instituti bosht i kësaj të drejte . Rëndësia e provave penale dhe e proçesit të provuarit përcaktohet nga vetë qëllimin dhe përmbajtja e legjislacionit penal. Instituti i provave penale dhe proçesit të provuarit, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me përmbajtjen dhe detyrën e kësaj shkence, me atë që quhet proçesi i zbulimit dhe i të provuarit të së vërtetës në proçesin penal. 1 Kodi i procedurës penale Italiane është miratuar në datë 22.09.1988 dhe ka hyrë në fuqi në 01.01.1989. 2 T.Monset “Historia e Romës” botim i vitit 1936.

Transcript of 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial...

Page 1: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

H y r j e

Legjislacioni proçedurial penal në Republikën e Shqipërisë pësoi ndryshime rrënjësoreme miratimin e Kodit të Proçedurës Penale, me ligjin Nr 7905 datë 21.03.1995 duke erradhitur atë në sistemet proçeduriale demokratike me karakter akuzator, me barazi të plotë tëpalëve në gjykim e me të drejta me të zgjeruara të organeve të ndjekjes penale gjatë hetimeveparaprake, të cilat verifikohen e kontrollohen nga ana e gjykatës. Ky legjislacion bazohet nëparimet demokratike të dhënies së drejtësisë, të cilat sigurojnë proçedime penale të drejta e tëbarabarta, duke siguruar mbrojtjen e lirive themelore dhe interesave të ligjëshme të shtetasvesi dhe forcimin e rendit juridik e zbatimin e Kushtetutës e legjislacionit në tërësi.

Veçori e proçesit tonë penal është karakteri i pastër akuzator, me barazi të plotë tëpalëve në fazën e gjykimit çështjes, me të drejta më të gjëra të organit të ndjekjes penale gjatëhetimit paraprak, të drejta këto të cilat verifikohen, kontrollohen e miratohen nga ana egjykatës për veprimet dhe disponimet kryesore proçedurale. Nga ana e ekspertëve dhehartuesve shqiptar të projektit të Kodit të Proçedurës Penale, janë marrë e përdorur si model,normat jurike të legjislacionit proçedurial penal të shtetit italian, i cili rezultonte me kodin mëtë ri të proçedurës penale në Europën Perëndimore 1.

Themelet e teorisë së provave dhe proçesit të provuarit janë hedhur nga romakët elashtë që në vitin 149 para epokës re, me ligjet “Lex Calpurnia”, “Lex Julia judiciumpublicium” që sanksionuan dhe parashikuan rregullat e para proçeduriale të shkruara, për mëtepër që ato njohën dhe themeluan sistemin më demokratik proçedural penal, atë akuzator.“..romanët kanë qënë popull me aftësi të jashtzakonshme në jurisprundencë, studiues tëndryshëm i kanë konsideruar aftësitë e romanëve si një dhuratë misterioze të zbritur ngaqielli ..” 2.

Legjislacioni penal dhe ai proçedural penal vihen në mbrojtje të interesave të gjithëshoqerisë, nga këto legjislacione parashikohen veprat dhe sanksionet penale, rregullatproçeduriale të hetimit, gjykimit e dënimit të autorëve, ekzekutimit vendimeve penale, tëdrejtat e detyrimet e organeve dhe subjekteve proçeduriale penale. Është detyrë kushtetuese eligjore e organeve të ndjekjes penale, të cilat nën autoritetin dhe në emër të shtetit të luftojnëkriminalitetin, duke ushtruar ndjekjen penale ndaj autorëve të veprave penale në përputhje tëplotë me Kushtetutën, me legjislacionin penal dhe me konventat ndërkombëtare në mbrojtje tëdrejtave e lirive themelore të individit.

Legjislacioni proçedurial penal në vetvete përbëhet nga tëresia e gjithë rregullaveproçeduriale që normojnë e rregullojnë gjithë proçesin penal, duke vendosur një ekuilibër samë të drejtë midis mbrojtes së interesave të shoqërisë duke luftuar me efektivitetkriminalitetin, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, zhvillimin e një proçesi penal dukerespektuar e mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të individit.

Një nga institutet më të rëndësishme të së drejtës proçedurale penale është ai i“provave penale dhe proçesit të provuarit” i cili me të drejtë është konsideruar si institutibosht i kësaj të drejte. Rëndësia e provave penale dhe e proçesit të provuarit përcaktohet ngavetë qëllimin dhe përmbajtja e legjislacionit penal. Instituti i provave penale dhe proçesit tëprovuarit, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me përmbajtjen dhe detyrën e kësaj shkence, meatë që quhet proçesi i zbulimit dhe i të provuarit të së vërtetës në proçesin penal.

1 Kodi i procedurës penale Italiane është miratuar në datë 22.09.1988 dhe ka hyrë në fuqi në 01.01.1989.2 T.Monset “Historia e Romës” botim i vitit 1936.

Page 2: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

1

E vërteta është tërësia e të gjithë njoftimeve që vijnë dhe lidhen me një ngjarje tëcaktuar (veprën penale) dhe që janë këto njoftime (këto prova) mbi bazën e të cilave do tëvendoset në përputhje me përcaktimet e normave juridike të ligjit penal material dhe atijproçedural penal. Vetë proçesi i të provuarit ka si detyrë zbulimin e kësaj të vërtete mbi bazëne të cilës do të merret çdo vendim gjatë gjithë proçesit penal, gjatë dhe në përfundim tëhetimeve, gjatë dhe në përfindim të gjykimit, nga ana e organeve proçeduese.

Rregullat proçedurale mbi burimet dhe provat penale, marrjen, administrimin,verifikimin e çmuarja e tyre, mjetet e kërkimit të provave dhe në tërësi proçesi i të provuarit,janë parashikuar nga dispozitat e titullit IV të K.Pr.Penale, të cilat burojnë dhe janë nëpërputhje të plotë me Kushtetutën, K.E.Dr.Njeriut dhe aktet ndërkombëtare, ato përbëjnëbazën ligjore në të cilën është mbështetur e ndërtuar teoria jonë e provave në proçesin penal.

Në literaturën juridike nga autorë të ndryshëm kjo e vërtetë është përkufizuar si evërteta apsolute, relative, materiale, objektive, e vërteta thelbësore etj.. Megjithatë erëndësishme është të themi se kjo e vërtetë në proçesin penal, zbulohet e provohet nëpërmjetfakteve e provave penale të cilat evidentohen, administrohen, shqyrtohen e verifikohen gjatëgjithë proçesit penal, nga ana e organeve proçeduse, sipas kompetencave të përcaktuara ngaligji proçedural penal, por edhe nga subjektet e tjera që marrin pjesë në këtë proçes. Mbifaktet e provat, janë përdorur terma të ndryshme rreth emërtimit të provës penale të tilla si;nocioni fakt, rrethanë, e dhënë, fakt kriminal, fakte që duhet ti provosh, fakt që provon njëtjetër fakt, prova-argument, mjet i provës, dëshmi, njoftim etj...

Në përmbajtje veprimtaria e organeve proçeduese ka si qëllim njohjen sa më mirë tëkushteve dhe të rrethanave në të cilat ka ndodhur një vepër penale e caktuar si dhe në tërësiçdo fakt apo e dhënë që lidhet me të. Kjo në vetvete përbën atë që quhet njohje e cilarealizohet nëpërmjet shqyrtimit dhe verifikimit të të gjithë fakteve dhe të dhënave që lidhenme veprën penale. Në këtë rast njohja realizohet nga subjektet e proçedimit penal, si produkt iproçesit llogjik bazuar në eksperiencën, kulturën, njohuritë e tyre intelektuale e profesionale.

Pavarësisht rrethit të gjërë të marrjes së njoftimeve, në proçesin penal objekt dheqëllim i njohjes janë vetëm ato fakte dhe rrethana të cilat lidhen me veprimet dhe qëndrimet enjeriut në një ngjarje konkrete, e ndodhur në një vend dhe kohë të caktuar, veprime këto tëcilat nga ligji penal material janë konsideruar si vepër penale.

Objekti i të provuarit në proçesin penal. Njohja në proçesin penal ka si objekt tëprovuari të gjitha njoftimet që lidhen me elementët e figures së veprës penale, marëdhënietshoqërore që ka cënuar, koha, vendi, mënyra kryerjes, rrethanat, pasojën dhe lidhjenshkakësore me të, autorin, bashkëpunimin, rrezikshmërinë, fajësinë dhe formën e fajit,motivet dhe qëllimin në kryerjen e saj dhe çdo gjë që lidhet dhe është në interes të zgjidhjes sëdrejtë të çështjes penale. Sigurisht që organi proçedues është në pamundësi të perceptojë nëmënyrë të drejtpëdrejtë veprën penale pasi ajo ka ndodhur kohë më parë, por edhe nëserastësisht do të ndodhej aty përsëri nuk do të mundte të vendoste për shkaqe që tashmë janë tënjohura.

Nëpërmjet këtyre njoftimeve, provave që administrohen krijohet e gjithë mundësia eriprodhimit në mënyrë abstrakte të asaj që ka ndodhur, veprës penale me tërë elementëtpërbërës të saj, dhe në përfundim të këtij proçesi dalin në konkluzione të cilat e formalizojnëvendimarrjen e tyre në akte e vendime konkrete.

Në teori dhe praktikë bëhen klasifikime të ndryshme në lidhje me provat, kjo në varësitë llojit të njoftimit që ato japin, të raportit që ato kanë më njëra tjetrën dhe të rëndësisë që atoparaqesin për objektin e të provuarit, konkretisht; fakte të cilat japin njoftime relevante (tërëndësishme) dhe jo relevante (indicje), fakte të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, fakt kryesorprovues dhe ndihmës. Megjithatë jo çdo njoftim mund të ketë vlerën e provës penale, që ai të

Page 3: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

2

jetë i tillë duhet detyrimisht të përmbajë të tre elementët, të cilët janë cilësuar edhe sielementët e domosdoshëm të provës penale.

Ky punim pasqyron trajtime të hollësishme teorike dhe interpretuese të provave penaledhe të proçesit të provuarit sipas legjislacionit aktual proçedural penal, bazuar në Kushtetutë,dhe K.E.D.Njeriut. Trajtimet e thelluara teorike dhe interpretuese, janë bazuar në kërkiminshkencor të lidhur ngushtë me praktikën gjyqësore të zbatimit të këtij legjislacioni, qëndrimete mbajtura nga praktika gjyqësore, kryesisht Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese në vitet 2001 -2012 si dhe Gjykata e Strasburgut. Vëmendje e veçantë i është kushtuar të gjitha provavepenale, kuptimit, objektit, veçoritë, rregullat proçedurale të marrjes, administrimit, verifikimitdhe çmuarjes së tyre gjatë gjithë proçesit penal si dhe të drejtat dhe detyrimet e palëve në këtëproçes. Në këtë punim është trajtuar edhe instituti i sigurimit të provës si dhe ai i mjeteve tëkërkimit të provave, institute këto të lidhura ngushtë me provat penale dhe proçesin e tëprovuarit.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar trajtimeve, orientimeve dhe konkluzioneveshkencore të autorëve të njohur të së drejtës proçedurale penale, vendas dhe të huaj mbiprovat penale dhe proçesin e të provuarit, kryesisht të autorëve italianë, kjo për shkak tëpërputhjes që kanë legjislacionet proçedurale penale në institutet e trajtuara.

Duhet thënë që trajtimet dhe interpretimet e thelluara teorike në këtë drejtim, për mëtepër të ilustruara me arsyetimet dhe qëndrime konkrete të praktikës gjyqësore kanë munguarderi tani. Provat penale dhe proçesi i të provuarit sipas këtij Kodi nuk janë trajtuar einterpretuar në mënyrë të plotë, madje as në komentarin e tij botuar nga grup autorësh.Zbatimi në praktikë i dispozitave ligjore mbi provat, mjeteve të kërkimit të provave dheproçesin e të provuarit nga subjektet proçedurale ka njohur dhe treguar problematikën më tërëndësishme në raport me instutitutet e tjera të së drejtës proçedurale penale. Terminologjia epërdorur në këtë punim është mbështetur dhe kushtëzuar nga terminologjia e përdorur ngaligjvënësi në dispozitat e K.Pr.Penale.

Kapitulli I-rë Zhvillimi historik i provave penale dhe proçesi penal.

Kriminaliteti si dukuri shoqërore negative ka egzistuar që me lindjen e shtetit, dhe çdoshoqëri në etapa të caktuara të zhvillimit të saj, ndaj sjelljeve që vinin në kundërshtim meinteresat e saj, ka reaguar e mbajtur qëndrime të caktuara. Historiku i zhvillimit të proçesitpenal, provave penale, mjeteve të kërkimit të provës dhe legjislacionit proçedural penalparaqet jo vetëm rëndësi historike, por edhe për të kuptuar e njohur më mirë këtë proçes.Provat dhe proçesi i të provuarit, kanë njohur zhvillime sipas marëdhënieve shoqërore,kushteve politike, ekonomike e sociale që kanë egzistuar në etapa të caktuara të zhvillimit tëshoqërisë sonë.

I. 1. Provat penale dhe proçesi penal në të drejtës zakonore shqiptare.

Në tërësinë saj e drejta zakonore shqiptare, pasqyron treguesit e zhvillimit tëmarëdhënieve shoqërore e ekonomike shumëvjecare të popullsisë shqiptare e cila në atë kohëishte e organizuar në fise, bajraqe, pashallëqe, krahina e principata. “E drejta zakonoreshqiptare është një e drejtë popullore e pashkruar, e trasmetuar brez pas brezi nga traditat

Page 4: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

3

gojore që ka shërbyer për rregullimin e marëdhënieve juridike gjatë shekujve në vendin tonë3.

Mungesa e pushtetit qëndror dhe të drejtës shkruar, për një kohë të gjatë, kakushtëzuar krijimin e normave të sjelljes apo normave zakonore (dokeve) të cilat në kushtetkonkrete që kanë egzistuar e funksionuar kanë rregulluar marëdhëniet shoqërore në atë kohë.“Të dhënat për format fillestare të gjykimit apo rregullave proçedurale që kanë lindur efunksionuar në trevat shqiptare janë të pakta, tek ne vijnë si trashëgimi brez pas brez” 4.

Gjatë kësaj periudhe janë aplikuar sipas njësive të organizimit shoqëror e zonave tëcaktuara të banimit, norma zakonore të cilat janë emërtuar si Kanuni i Lekë Dukagjinit,Skënderbeut, Labërisë etj... Për nga rëndësia, zbatimi me i gjërë dhe të dhënat më të plota qëdisponohen 5, përgjithsisht do të trajtomë provat dhe proçesin e të provuarit sipas Kanunit tëLekë Dukagjinit. “Studiues vendas dhe të huaj që janë marrë me të drejtën zakonoreshqiptare apo me institute të veçanta të saj janë përqëndruar kryesisht në Kanunin e LekëDukagjinit, kjo edhe për faktin se Kanuni i Labërisë në përmbajtje të tij përputhet me të” 6.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u shkrua nga patrioti e shkencëtari i shquarShtjefëm Gjeçovi fillimisht me botimet në revistën “Hylli i dritës” në vitet 1913 deri në vitin1929. Pas vrasjes së Gjecovit në vitin 1929 ai u botua në vitin 1933 në Shkodër nga etëritfrançeskanë dhe me parathenie të At Gjergj Fishtës. “Ligjet dhe kanunet i atribuohen Lekës,duket qartë se ato janë më të hershme sesa shekulli XV, koha kur ai ka jetuar. Leka kambledhur ligjet egzistuese, kurse ligjet të tijat mund të jenë vetëm ato që kanë ndryshuar endaluar zakonet e vjetra Ligjet në malet shqiptare ushtrohen e zbatohen nga një kuvendpleqsh. Çdo fis vetëqeveriset. Zakonet ndryshojnë sipas krahinës” 7.

Në Kanunin e Lekë Dukagjinit njihej si organ gjyqësor Këshilli i Pleqve ose Pleqësiae cila përbëhej nga krerët e fiseve si dhe njerëz të ndershëm të asaj zonës, krahinës. “NëKëshillin e pleqve merrnin pjesë vetëm burra në moshë madhore, sipas mendimit që gratë e tërinjtë nuk mund të pleqnojnë, apo gjykojnë drejt” 8 . Gjykimi kryesisht, nga pleqësiaparashikohej vetëm në rastet e kapjeve në flagrancë dhe i dëmtuari nuk kishte të afërm. Përzhvillimin e gjykimit duhej të të kishte padi gojore nga i dëmtuari ose përjashtimisht, padia“ex officio” kur autori kapej në flagrancë apo i dëmtuari nuk kishte të afërm 9.

Pleqësia kishte karakter patriarkal e fisnor, ajo gjykonte çështje pa proçedurë formalepor sipas një riti të trashëguar në breza. Pleqësia vihej në levizje vetëm kur ankohej pala edëmtuar, në këtë rast përfaqësuesi i familjes, fisit të dëmtuarit. Më së shumti ështëparashikuar e praktikuar sipas Kanunit të Labërisë, ku pleqësia, kryesisht mund të investohejedhe pa kërkesën e të dëmtuarit. “Praktika e zbatimit të Kanunit të Labërise njihte edhe rastekur pleqtë investoheshin vetë për të hetuar e gjykuar një konflikt që sillte pasoja në shkallë tëgjërë. Kjo veçori e kanunit i jepte karakter pothuajse publik funksionit të gjyqit të pleqve dhekufizonte të drejtën e disponimit material të konfliktit nga ana e palëve, që ishte tipar kryesori proçesit me karakter akuzator” 10.

3 “Historia e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri” pjesa e II-të, botim i vitit 1994.4 Dr. Ejup Sahiti “Argumenti në proçedurën penale” Prishtinë, botim i vitit 1999 .5 Dr. Prof. Aleks Luarasi “E drejta zakonre Shqiptare” botim i viti 1994. Në këtë punim pasqyrohet se 1) Kanuni i Lekë Dukagjinit ështëburimi kryesor i të drejtës zakonore shqiptare. 2) Gjendet i grumbulluar dhe i ruajtur në mënyrë gati të plotë, në 12 volume.6 Ismet Elezi “Edrejta zakonore e labërisë “ fq 12 botim i vitit 1994 .7 Edith Durhan “Brenga e Balkkanit dhe vepra të tjera për shqipërinë dhe shqiptarët” botim i vitit 1990, fq 117, 118 .8 Koço Nova “E drejta zakonore shqiptare” pjesa I, botim i vitit 1989, fq 5 .9 Koço Nova “Proçedura Penale, pjesa përgjithshme” botim i vitit 1966, fq 11.10 “Historia e shteti dhe drejtës në Shqipëri, proçesi gjyqësor”, botim i vitit 1994, fq 40.

Page 5: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

4

Gjykimi që zhvillonte pleqësia ishte i karakterit akuzator, në gjykim të hapur e publiknë të cilin dëgjonte atë që akuzon, më pas të akuzuarin si dhe merrte provat mbi bazën e tëcilave vendoste. Gjithë ky proçes bëhej pa rregulla të përcaktuara ai ishte verbal (i pashkruar) edhe vendimi nga pleqësia jepej me gojë. Ndaj vendimeve të pleqësisë nuk kishtedhe nuk parashikohej mjet ankimi, ai ishte i ekzekutueshëm menjëherë pas shpalljes tij.

Me mjaft rëndësi ishte apostulati në paragafin e 1002 të K.L.Dukagjinit. që “plak mbiplak, gjyqë mbi gjyqë dhe be mbi be nuk mund të ketë”. Nga kjo thënie gjërësisht e përdorurrrjedhin njëkohësisht elementë mjaft të rëndësishëm të së drejtës zakonore, ai i ndalimit tëgjykimit dy herë për të njëjtën vepër penale, mohimi në përgjithësi i institutit të ankimit ndajvendimit pleqësisë si dhe mbi provat indirekte, dëshminë indirekte dhe vlerësimin e saj.“Karakteri akuzator i proçesit pasqyrohej jo vetëm në faktin se ai fillonte me iniciativën e tëdëmtuarit por edhe me detyrimin që akuzuesi kishte të drejtën të kryente hetime, të zbulonteautorin dhe të mblidhte provat” 11.

Sipas Kanunit njihej e drejta e të dëmtuarit për të hetuar duke mobilizuar të gjithëfisin, mik pas miku si dhe të pajtonte edhe persona të specializuar (kapucar) për të hetuarrreth personave që kishin shkaktuar veprën apo dyshoheshin si të tillë. Kjo e drejtë i takonteedhe vetë pleqësisë por që aplikohej ne raste te ralla. E drejta e të dëmtuarit për të kërkuar ngapleqësia zgjidhjen dhe gjykimin e çështjes ishte e lidhur detyrimisht me lëshimin e pengut,apo thënë ndryshe me lënien e një pengu, send me vlerë apo shume në të holla si garanci përgjykimin nga pleqësia. “Në fillim bëhej përpjekje për ta zgjidhur çështjen brenda fisit,katundit, bajrakut. Në qoftëse kjo nuk arrihej, atëhere nga i dëmtuari kërkohej lëshimi ipengut dhe gjykimi nga pleqësia, ose siç quhet tani celja e padisë. Palës që kërkonte lëshimine pengut duhej ti pergjigjej pala tjetër, për ndryshe ishte i detyruar me u mshelë, mbyllur nështëpi” 12.

Kapucari ishte person ne përvojë në këtë drejtim por edhe i njohur si njeri i ndershëm,ai zhvillonte hetime, zbulonte e merrte provat rreth akuzës së ngritur nga akuzuesi dhe nëpërgjithësi mbetej i fsheftë. Kapucari caktohej nga akuzuesi dhe shpërblehej për veprimtarinëe tij. Shpërblimi i kapucarit paguhej nga i akuzuari nëse ai shpallej fajtor nga pleqësia, në tëkundër paguhej bashkarisht nga i akuzuari dhe akuzuesi, vlera e shpërblimit nuk mund të ishtemë e lartë se e dëmit të shkaktuar. “Kapucar ngarkoheshin gjurmues me përvojë , tëndershëm dhe identiteti i tij mbahej i fsheftë. Kur provat e paraqitura nga kapucari ishinbindëse për gjyqin e pleqve, çështjes i jepej fund dhe i akuzuari ngarkohej me faj” 13.

Pleqësia zakonisht përbëhej në numër të ndryshëm anëtarësh (kryesisht 12 anetarë) eqë varionte sipas rëndësisë së çështjes. Palët në konflik kishin të drejtën e përzgjedhjes sëanëtarëve të pleqësisë. Pleqësia duhej detyrimisht ta zgjidhte çështjen me votat e të gjithëanëtarëve të saj, në mënyrë unanime, në të kundërt vetë ata kërkonin që të merreshin pleq tëtjerë për zgjidhjen e çështjes.

Proçesi i gjykimit rezultonte në procedurë formale ku fillimisht akuzuesi paraqisteprovat e veta dhe bënte interpretimin e tij, më pas i jepej fjala të akuzuarit i cili deklaronteqëndrimin e tij para pleqësisë. Nëse nuk pranonte akuzën e bërë jepte provat (nëse kishte) dheshpjegimet rreth faktit për të cilin ai akuzohej. Pleqësia kur gjykonte çështjen, zgjidhte njëkryepleqtar për drejtimin e gjykimit, ajo ulej në formë gjysmë rrethi dhe palët vendoseshin nëtë dy anët e saj. Vendimin e pleqësisë e deklaronte, shpallte kryepleqtari, vendim ndaj të cilitzakonisht nuk mund të ankoheshe. Bazuar në provat ajo vendoste nëse personi i akuzuar ishte

11 Koço Nova “E drejta zakonore shqiptare” botim i vitit 1989 .12 Pal Doçi “Mënyra e zgjidhjes çështjeve gjyqësore sipas kanunit”. Drejtësia Popullore, Nr 4, viti 1968, fq 49.13 “Historia e shteti dhe së drejtës në Shqipëri” botim i viti 2001, fq.279, grup autorësh.

Page 6: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

5

apo jo fajtor dhe sanksionin, dënimin ndaj tij. Ajo gjykonte si çështjet civile edhe ato penale,kryesisht të çështjeve që lidheshin me jetën, dëmtimet trupore, çështjet pasurore, të kishës, tëmartesës etj.. Dënimet që jepeshin zakonisht ishin materiale, por aplikoheshin edhe dënime tëtilla si përzënia nga fshati, djegja e shtëpisë, lënia në gjak etj..

Barrën e provës e kishte ai që akuzonte, akuza apo padia ishte gojore dhe bëhej parapleqësisë. Pleqësia pasi dëgjonte palët vendoste se çfarë provash do të merrte dhe si do tëvepronin palët. Meqenëse proçedura penale që zhvillonte pleqësia ishte e tipit akuzator, barrae provës i takon paditësit, akuzuesit, i cili me padinë gojore para pleqësisë duhej të paraqisteedhe provat ku e bazonte padinë 14. Si prova që përdoreshin nga ana e pleqësisë, sipas Kanunittë Lekë Dukagjinit njiheshin; pohimi i të akuzuarit, dëshmia e dëshmitarit, kapja nëflagrancë, mendimi ekspertit, njohja e sendeve, sendet e shkresat.

a) pohimi i të akuzuarit. Pohimi i të akuzuarit konsiderohej si provë nga ana epleqësisë se akuza e ngritur nga akuzuesi qëndron, ajo në përgjithesi nuk verifikonte saktësinëe pohimit, në momentin që ajo bëhej nga i akuzuari ajo e shpallte atë fajtor dhe vendostesanksionin ndaj tij. “Nga ana e pleqësisë pohimi i plotë apo i pjesëshëm i të akuzuarit ishteprovë e plotë e cila i jepte fund proçesit duke e konsideruar faktin të provuar” 15. Përjashtimnga ky rregull ishte kur nga provat e tjera rezultonte se ishte një person tjetër autori dhepohimi i të akuzuarit bëhej me qëllim fshehjen e autorësisë së një personi tjetër. “Praktika ezbatimit te kanunit ka njohur raste kur vetë i dëmtuari nuk ishte i bindur në vërtetësinë epohimit të akuzuarit për të shmangur nga përgjegjësia personin më të aftë të familjes, apo kurishte i shtyrë apo i paguar nga dikush tjetër” 16. Në këto raste pleqësia e merrte pohimin e tëakuzuarit me rezervë. Në raste kur nuk kishte pohim të pandehurit, apo kapje të tij neflagrancë, nga ana e pleqësisë i kërkohej të akuzuarit të betohej para pleqësisë dhe më paskalohej në dëgjimin e provave. Betimi i të akuzuarit ishte një akt solemn i cili në këto rastevlerësohej nga pleqësia, ai mund të shoqërohej me betimin edhe të njerëzve të tjerë të njohurtë akuzuarit. “Në gjyqet para pleqve, burri i paditur për krim duhet të betohet mbi gur përpafajësinë e vet e ta flakë (hedhë) atë në sy të gjykatësve, pleqve” 17. Nga ana e pleqësisëndaj të akuzuarit nuk mund të përdorej asnjë lloj shtërngimi fizik apo torturë për të marrëpohimin nga i akuzuari, pavarësisht rëndësisë së çështjes dhe provave që kishte pleqësia. Nërastet kur akuzuesi nuk bindej mbi vërtetësinë e thënieve apo deklarimeve të akuzuarit parapleqësis e drejta zakonore parashikonte porotën, benë e përbashkët të një numri të caktuarpersonash, betarësh, burrash (jo më pak se 4 dhe jo me shumë se 24) të cilët bënin benë parapleqësisë dhe pastronin nga çdo dyshim të akuzuarin mbi vërtetësine e thënieve te tij. Këtapersona, “porotikët” caktoheshin nga pleqsia dhe i akuzuari ndër njerëzit më të njohur dhemë të ndershëm. Në rastet kur i akuzuari bënte pohime të plota dhe të sinqërta para pleqësisëdhe të dëmtuarit, kjo vlerësohej shumë si nga pleqësia ashtu edhe nga i dëmtuari, duke ulurmjaft masën e dënimit, shpërblimit apo llojin e tij, deri në deklarimin e faljes nga i dëmtuari.

b) dëshmia e dëshmitarit. Kjo provë lidhej drejtpërdrëjtë me institutin e besës apobenë e atij që dëshmonte para pleqësisë. Në të tre kanunet beja zinte vend qendror, rregullatdhe zgjidhjet në lidhje me bënë kanë qënë të njëllojta 18. Beja bëhej në mënyrë individualenga personi përpara se të jepte shpjegimet para pleqësisë, dëshminë apo njohuritë e tij. Ajobëhej si nga dëshmitari, nga akuzuesi, i akuzuari, eksperti etj.. Gjeçovi ka përkufizuar se”Beja e shqiptarit ka dy punë parasysh a) i nënshtrohet perëndisë, në dëshmi të së vërtetës b)

14 Dr. Ejup Sahiti “Argumenti në proçedurën penale” Prishtinë, botim i vitit 1999 .15 Prof. Dr. Ismet Elezi “Normat e së drejtës zakonore shqiptare” fq 18.16 Koço Nova “E drejta zakonore shqiptare” botim i viti 198917 Edith Durhan “Brenga e Ballkanit dhe vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët”, botim i vitit 1990, fq 527.18 Prof. Dr. Ismet Elezi “E drejta zakonore e Labërisë në planin krahasues” faqe 191, botim i vitit 1994 .

Page 7: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

6

i nënshtrohet randimit të ndëshkimit të përjetshëme të gjobës së vonshme kah kanuja 19.Pleqësia e konsideronte si provë çdo dëshmitar mashkull në moshë madhore, pa të metapsiqike e fizike, i cilit nuk e kishte humbur nderin publik. Dëshmitari në ketë rast dëshmontepër atë që kishte parë apo dëgjuar mbi fjalën e tij të nderit duke bërë be sipas një formule dheceremonie të caktuar. “Në procedurë të pleqësisë, kur i qaset betimit, beja e ka forcën eprovës së plotë, e cila e zgjidh cështjen konkrete” 20. Ai nuk kishte detyrimin të paraqitej parapleqësisë e të dëshmojë, por nëse ai dëshmon dhe rezulton se dëshmia e tij është e rreme ainjollosej si “rrens” dhe humbte nderin publik. Dëshminë e dëshmitarit si provë, kishte tëdrejtë ta kërkonte akuzuesi dhe i akuzuari, por mund të vendoste ta mirrte kryesisht edhe vetëpleqësia, e pa ndërvarur kjo nga pëlqimi i palëve. “Dëshmitari nëse pranonte të dëshmonteishte i detyruar të dëshmonte të vërtetën që dinte, kishte parë apo konstatuar, ai dëshmontembi fjalën e tij të nderit” 21. Dëshmitari dëshmonte para pleqve pa prani të personave të tjerëme përjashtim të rasteve kur kërkonte vetë ta jepte dëshminë në prani të palëve, publikisht. Nërastet kur dëshmitari e kishte të pamundur të paraqitej para pleqësisë ishte parashikuar qëpleqësia të shkonte dhe ta dëgjonte atë atje ku ai ndodhej. Pleqësia administronte në formën edëshmisë me betim edhe shpjegimet e dhëna nga ana e kapucarit i cili shpjegimet e tij ishoqëronte edhe me prova në lidhje me fajësine e të akuzuarit. Në cilësinë e dëshmitarit ngapleqësia dëgjohej edhe dëshmia e ndjekësit të gjurmëve dhe kapucarit. Ata shpjegonin nën beçfarë kishte zbuluar, konstatuar dhe çfarë provash, gjurmësh të autorit kishte gjetur etj..

c) kapja në flagrancë. Kapja në flagrancë e autorit të veprës penale konsiderohej siprovë e plotë nga ana e pleqësisë dhe nuk kishte nevojë per hetime e prova të tjera. Këto ishinrastet kur i dëmtuari apo persona të tjerë kapnin autorin gjatë kryerjes veprës ose menjëherëmbas saj. Ata kishin të drejtë ta lidhnin duke i privuar lirinë e ta dorëzonin në autoritetetpërkatëse. Kjo provë vlerësohej si provë e plotë, ajo shoqërohej edhe me dëshmitë epersonave të cilët e kishin kapur autorin në flagrancë. Gati me të njëjtën vlerë provuesekonsderohej edhe rasti kur një dëshmitar dëshmonte para pleqësise në be se kishte parëautorin duke kryer krimin, por që nuk kishte mundur ta kapte atë në flagrancë për arësye tëndryshme. “Kur autori kapej në flagrancë nuk kishte vend për hetime të mëtejshme. Në këtërast i dëmtuari kishte të drejtë ta lidhte fajtorin dhe t’ia dorëzonte pleqve, të cilët veproninsipas kanunit” 22. Për tu siguruar mbi saktësinë e thënieve të palëve, pleqtë edhe më pasmund të thërrisnin dhe të ripyesnin palët për të dhënë shpjegime të tjera. Është e kuptueshmese në kushtet e kohës nuk mund të flitet për proçesverbale ose vendime të shkruara.

d) mendimi i ekspertit. Ekspertimi si provë merrej nga ana e pleqësisë në rastet kurduhej të përcaktohej vlera e dëmit të shkaktuar nga vepra penale apo për njohuri të tjera tëfituara nga individi, mjeshtëria në punë apo eksperienca jetësore. Dëmi, pasoja në këto rastemund të ishte materiale (vlera e bagëtive të helmuara, e shtëpisë djegur ...) ose fizike, nëpërcaktimin e dëmtimeve trupore tek të dëmtuarit. Ekspertët jepnin mendimin e tyre parapleqësisë e jepnin me gojë, zakonisht pa praninë e palëve apo personave të tjerë. NëK.L.Dukagjinit paragrafi 935, 936 është parashikuar ekspertimi në rastet e humbjes së fëmijësnga gruaja shtatzënë e për më tepër edhe për seksin e fëmijës humbur, ku dhe dënimi,dëmshpërblimi ishte i ndryshëm. “Praktika ka njohur rastin e një eksperti popullor përzbulimin e autorëve të vjedhjeve, kryesisht bagëtisë në baze të ndjekjes së gjurmëve të

19 Kanuni i Lekë Dukagjinit, paragrafi 163, 179, Tiranë botim i vitit 1989,fq 152-166.20 Kanuni i Lekë Dukagjinit paragrafi 1044 - 1078, botim Tiranë 1989 .21 Dr. Ejup Sahiti “Proçedura gjyqësore në të drejtën zakonore” – botim 1999.22 Dr.Prof. Ismet Elezi “E drejta zakonore shqiptare” botim i vitit 2001 fq 277.

Page 8: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

7

vjedhësve dhe bagetive të vjedhura” 23. Ekspertët që caktonte pleqësia ishin persona të cilëtnë bazë të eksperiecës tyre përcakton vlerën e dëmit shkaktuar. Për ekspertët parashikoheshintë njëjtat rregulla si për dëshmitarët, ata nuk ishin të detyruar ta kryenin këtë detyrë, por nësee kryenin duhej ta bënin me drejtësi. Në botimin e K.L.Dukagjinit trajtohet edhe një rast,çështje e cila është zgjidhur nga këshilli i pleqve në bazë të parashikimeve të kanunit.Veprimet e kryera nga këshilli i pleqve për zgjidhjen e çështjes janë mjaft domethënësë, atopërbajnnë elementë të një ekspertimi mjekoligjor dhe sidomos të një eksperimenti gjyqësor.“Në K.L.Dukagjit bëhet fjalë edhe për një rast “mjeko ligjorë” të ekspertimit të një gruaje ecila kishte humbur fëmijën për shkak të qitjes me armë” 24.

e) njohja e sendit. Njohja si provë përdorej nga pleqësia për të provuar pronësinë e njësendi ose të një vepre penale që lidhej me atë send, i cili mund të ishte një armë e ftohtë,zjarri, send i vjedhur etj... Në këto raste personi që e posedonte duhej detyrimisht tëshpjegonte burimin e marrjes tij. Nëse ai nuk e provonte si e kishte marrë, fituar, apo ngapersona të tjerë, përgjegjësia i takonte atij dhe sendi i kthehej pronarit. Kjo provë lidhej eplotësohej edhe me njoftime të tjera, dëshmitë e dëshmitarëve që kishin njohuri tëmëparëshme mbi sendin, objektin dhe kujt i përkiste etj.. Këtë institut e gjejmë edhe në Kodine Hamurabit në nenet 9-11 në të cilin poseduesi i sendit në konflikt ishte i detyruar tëprovonte origjinën e posedimit të sendit.

f) sendet dhe shkresat. Sendet si prova mund të përdoreshin kur ato i përkisninpersonit të akuzuar për të provuar kryerjen nga ai të veprës penale ose së paku praninë e tij nëvendin e ndodhjes ngjarjes. Të tilla mund të ishin sende që diheshin nga persona të tjere sekujt i përkisnin. (Veshjet e ndryshme, opingat, jeleku, arma etj..) Këto sende i dorëzoheshinpleqësisë e cila i vlerësonte ato si prova duke pyetur për to edhe personat që i kishin gjeturato. Shkresa si provë ka qënë mjaft e rrallë kjo për shkak të analfabetizmit theksuar si dhefaktit që në atë periudhë njerëzit i kryenin punët pa asnjë formalitet. Megjithatë në rastet ekonflikteve nëse kishte të tilla nga ana e pleqësisë ato përdoreshin si prova. “Në gjykimin epleqve, si rregull nuk kishte marrje provash publikisht. Prova të tilla klasike, si dëgjimi ithënieve të dëshmitarëve, pyetja e ekspertëve etj, nuk merreshin gjatë gjykimit publikisht” 25.

Ndërsa si mjete për kërkimin e provave në K. e L.Dukagjinit, njiheshin; këqyerja evendit ngjarjes, këqyerja e dëmit dhe e të dëmtuarit, ndjekja e gjurmëve dhe vëzhgimi ifshehtë. a) këqyerja e vendit ngjarjes. Si mjet për kërkimin e provës, ajo bëhej nga ana epleqësisë e cila për ta kuptuar më mirë se si kishte ndodhur ngjarja, shkonte vetë në vendin kukishte ndodhur dhe e këqyerte atë. Zakonisht përdorej në ato raste kur palët kishinkundërshtime rreth mënyrës se si kishte ndodhur ngjarja. Në rastet kur pleqësia donte tëkrijonte përfytyrim të qartë mbi vendin ku kishte ndodhur ngjarja ajo e kryete vetë këtëveprim duke këqyrur vendin e krimit, shtëpinë e djegur, bagëtinë e helmuar etj, Kjo ndodhtenë rastet kur palët mbanin qëndrime të ndryshme në lidhje me vendin dhe ndodhjen e veprës.

23 Ismet Elezi “E drejta zakonore e Labërisë në planin krahasues” në fq 191 tregohet rasti i V.M. ekspert popullor nga fshati Fterrë iSarandës i cili kishte mundur që në bazë të aftësive të tij të zbulonte mjaft vjedhje të ndodhura në fshatrat Kuç, Golem, Zhulat etj.. Njohuritëe këtij individi në lidhje me karakteristikat e gjurmëve të kafshës, bagëtisë vjedhur apo të autorit, të lëna nga vendi ku ishte kryer vjedhja derinë fshatin e autorit apo shtëpinë e tij shërbenin për zbulimin e autorëve të vjedhjes e gjetjen e bagëtisë apo mallit të vjedhur. Ky ekspert dukendjekur gjurmët arrinte në fshatin e autorit e më pas në shtëpinë e tij apo në vendin ku ai kishte çuar bagëtinë apo sendet e vjedhura .24 Doc. Bashkim Çuberi “Mjekësia Ligjore”, botim i vitit 1981, fq 12. Rasti në fjalë lidhet me konfliktin e shkaktuar për shkak të humbjesfëmijës nga një grua shtatzënë e cila futet për të ndarë dy burra që po tentonin të qëllonin me armë njëri tjetrin. Nga Këshilli i pleqve uvendos të kryej një lloj ekspertimi apo më shumë të themi eksperimenti hetimor, për aq sa mund të quhet i tillë. Pleqtë provuan duke zbrazurdy armë në afërsi të një ene të mushur me qumësht. Nga qitjet me armë zjarri ena e qelqit u thye, plasi. Në këtë rast Këshilli i Pleqve vendosiqë “gruaja me shtat të xanë ashtë si maza e tamlit (qumshtit)”. Në këtë rast u arrit në konkluzionin se gruaja ka humbur fëmijën, dështoi përsh kak të krismave të armëve dhe personat që kishin qëlluar ishin fajtorë.25 “Historia e shtetit dhe drejtës në Shqipëri” botim grup autorësh, i vitit 2001, fq 282 .

Page 9: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

8

b) këqyerja e dëmit dhe e të dëmtuarit. Pleqësia për të konstatuar shkallën e dëmtimit tëshkaktuar, duke u ndihmuar edhe nga një person me përvojë në këtë drejtim, këqyrte nëmënyrë të drejtpërdrejt personin e dëmtuar apo të plagosur. Kryesisht ky mjet kërkimi provebëhej nga individë, ekspertë me njohuri në fushën apo objektin që këqyrej, verifikohej apopërllogaritej si dëm apo dëmtim. Pleqësia mund të shkonte vetë në vendin e ngajrjes, nëvendin e dëmit apo atje ku ishte i dëmtuari. Ajo mund të këqyrte një shtëpi të djegur, bagëtitëe helmuara, personin e plagosur etj.. c) ndjekja e gjurmëve. Si mjet për kërkimin e provave,ndjekja e gjurmëve përdorej kryesisht në rastet e vjedhjeve të ndryshme, të bagëtisë, mallit,prerjes së druve në pyllin e tjetrit, plagosjes, vrasjes etj.. Këtë mjet prove mund ta përdortepleqësia duke dalë vetë për të parë e ndjekur gjurmët, i dëmtuari vetë ose persona të ngarkuarprej tij. Ky mjet prove konsistonte në ndjekjen e gjurmëve të autorëve nga vendi ku kishtendodhur vrasja apo vjedhja deri në vendin që ato të çonin. Në rast se gjurmët të çonin në njëlagje apo fshat (pa mundur të çonin në shtëpinë e autorit) atëherë përgjigjej fshati kupërfundonin gjurmët. Ky mjet kërkimi prove njihet dhe parashikohet në të tre kanunet 26.Ndjekja e gjurmëvë përdorej edhe nga ana e personave të caktuar nga i dëmtuari, të cilët përshkak të eksperiencë që kishin në këtë drejtim zbulonin autorin dhe siguronin edhe sende apoprova materiale. Në këtë rast akzuesi kërkonte nga pleqësia të dëgjohej dëshmia e ndjekësit tëgjurmëve. Edhe i dëmtuari apo kapucari mund ta aplikonte këtë mjet kërkimi prove. d)vëzhgimi i fshehtë. Si mjet për kërkimin e provës zakonisht përdorej nga kapucari i cili siperson i specializuar në këtë drejtim vëzhgonte në mënyrë të fshehtë për të zbuluar autorin eveprës, për të gjendur sendet e vjedhura apo prova materiale. Për të kryer vëzhgimin e fshehtëatë e ndihmonte fakti që zakonisht identiteti i kapucarit nuk dihej. Vëzhgim të fshehtë mundtë bënte edhe vetë i dëmtuari.

Këshilli i pleqve në përfundim të gjykimit largonte palët dhe personat e tjerë dhefillonte diskutimin e brendëshëm (i cili ngjason me diskutimin e gjyqtarëve në dhomën ekëshillimit) për marrjen e vendimit. Ky proçes mund të vazhdonte me orë të tëra, pleqtë mundtë ripyesin dëshmitarët, ekspertët, të këshilloheshin me pleq të tjerë etj, deri në arritjen e njëkonkluzioni, vendimi sa më të drejtë i pranuar nga të gjithë anëtarët e këshillit. Duhetnënvizuar fakti që në të drejtën tonë zakonore, në të tre kanunet, konstatohen rregulla gati tënjëjta për mjetet e kërkimit provave, për provat, marrjen e vlerësimin e tyre si dhe në tërësipër proçesin e të provuarit. “Në të drejtën tonë zakonore konstatohen qartë tiparet dheorigjinaliteti i saj shqiptarë, me gjithë ndikimet e pashmangshme të së drejtës zakonore tëhuaj” 27.

E drejta zakonore shqiptare e përbërë nga Kanunin e Lekë Dukagjinit 28, Kanuni iLabërisë 29, Kanuni i Skënderbeut e kanune të tjera me fushë veprimi më të kufizuar, nëaspektin procedural penal kanë gati parashikime të njëjta, ato përbëhen nga të njëjtat parimedhe institute themelore, çka provon idenditetin e saj shqiptarë 30 . “Këto norma juridike

26 Shtjefën Gjeçovi, K.L.Dukagjinit, botim i vitit 1933, në nenin 187 parashikohej se “Gjurma e vume, gjaja e gjetun” ndërsa në nenin 188përcaktohet se “Gjurma e prume brenda katundit, po smund e hetoi cubin, i zoti i gjasë e lyp me katund e katundi do përgjigjet. Gjurma eprume brenda lagjes së katundit, po su hetue cubi, ajo lagje do tia lajë gjanë të zotit. Gjurma e prume brenda rrethit të shtëpisë, të oborrit apovathit, ajo shpi do tia lajë gjanë të zotit.27 Koço Nova “E drejta zakonore në shqipëri” botim i vitit 1989, fq 68 .28 Në Kanunin e Lekë Dukagjinit përcaktohej vlera e plotë e kapjes në flagrancë, pohimi i autorit, gjetja e sendit vjedhur apo e gjurmëve,beja e bërë para pleqve me vlerë të njëjtë dhe të madhe në të tre kanunet etj...29 Kanuni Labërisë rregullime të ngjashme me ato të K.L.Dukagjit por me specifikime kryesisht në lidhje me ekpertët, apo siç quheshinekspertët popullor me praktikë të sukseshme, dëshmia me be, shpegimet e të akuzuarit nën be etj...30 Në Kanunin e Skënderbeut rëndësi të veçantë i jepej dëshmisë së dëshmitarit si provë duke bërë trajtime të hollësishme, por edhe përshpjegimet e të akuzuarit, sidomos mohimin nën be, porotën etj.. (art.2202-2216, 2479, 2448-2586, 2587-2664, 2705-2727)

Page 10: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

9

(ndonëse në shumicën e tyre të pa shkruara) të vendosura nga pleqtë jo vetëm janëtrashëguar brez pas brezi, por ato kanë evoluar në raport me kushtet historike, ekonomike eshoqërore. Edrejta zakonore nuk është veçori vetëm e popullit tonë por edhe popujve të tjerëtë Europës e më gjërë” 31.

Në raport me kushtet historike, sociale e ekonomike ajo ka luajtur rol mjaft tërëndësishëm e pozitiv në parandalimin dhe uljen e nivelit të kriminalitetit, arbitraritetit dhedhunës.

I. 2. Provat penale dhe proçesi penal në periudhën e pushtimit turk.

Në Shqipëri mbas pushtimit turk ashtu si në të gjithë Perandorinë Osmane u vendosdhe fillojë të funksionojë e drejta e sheriatit, si pjesë e së drejtës islame e cila e kishte burimine saj në Kur’an, Ixhma dhe Hadith. Normat e sheriatit mbështeteshin në ideologjinë fetareislame, ai përmbante norma me karakter penal e proçedural penal. “Në kohën e perandorisëTurke një pjesë e krahinave shqiptare kishin autonomi lokale apo siç mund ta quajmëndryshe, vetqeverisje lokale brenda perandorisë turke dhe nën sovranitetin e lartë tëSulltanit” 32.

Në këto kushte vazhdoi të zbatohej e drejta zakonore shqiptare për konfliktet midispjesëtarëve të zonave të caktuara dhe gjykimin e konflikteve vazhdonte ta bënte pleqësia.“Ishte e natyrshme që përpara ligjit të zymtë turk të sheriatit, shqiptarët ti riktheheshinkanunit të tyre mijëvjecar ashtu siç qe, shkëmb i pagdhendur mirë, i përgjakshëm vërtet, pordinjitoz në trajtimin e tij” 33.

Legjislacioni osman konsiderohej nga pushtuesi si shprehje e vullnetit të zotit, kylegjislacion vazhdoi të funksiononte deri në fund te shekullit 19, edhe në kohën epashallëqeve të mëdha si ai i Shkodrës, Janinës. “Edhe pas ligjësimit të Pashallëkut tëJaninës nga Ali Pashë Tepelena (1788) nuk u prek organizimi i drejtësisë, por zbatohejsheriati dhe kanunametë si dhe urdhëresat e Ali Pashait” 34. Porta e lartë organizoi sitemingjyqësor me gjyqtarë myslimanë (kaditë) profesionistë, të cilët gjykonin në qëndrat kryesoretë vendit. Kaditë kishin si objekt gjykimi çështjet e rëndësishme dhe ato që lidheshin meinteresat e vetë adminsitratës osmane, si për çështjet e brendëshme të krahinave autonome dheato të cilat kërkoheshin vullnetarisht që gjykimin ta bënte kadiu. “ Ata gjykonin si gjyqtarëprofesionistë, gjykonin të vetëm, bazuar në të drejtën e sheriatit dhe precedentin gjyqësorëdënimet ishin të papërcaktuara, ato jepeshin nga kadiu sipas bindjes tij” 35. Duhet thënë sesistemi proçedurial gjatë kësaj periudhe ka patur karakter inkuizitor me elementë të pakët tësistemit akuzator, gjykimi zhvillohej nën drejtimin e kadiut sipas rregullave bazuar nëpraktikë llogjikës dhe bindjes tij.

Për efekt studimi dhe ndryshimeve të rëndësishme që u bënë të drejtës osmane, mbasreformave të Tanzimatit, kjo periudhë ndahet në faza, në atë para këtyre reformave si dheperiudhën mbas viteve 1878. Në periudhën e parë njihej e drejta e “organeve të sheries,këshillit sherjes” e policisë si organe hetimi dhe organeve të administratës ushtarake tëkryenin hetime e të grumbullonin prova të cilat konsideroheshin të tilla nga ana e kadiut nëgjykimin e çështjes. Në këto raste për ngjarje të rënda i akuzuari burgosej. Në këtë periudhënuk kishte legjislacion proçedurial penal dhe proçesi i hetimit e gjykimit padive penale bëhëj

31 “Historia e shtetit dhe drejtës në Shqiperi” grup autorësh, botim i vitit 1994, fq 4 - 5 .32 Doc. Vangjel Meksi “Autonomia e lokale e krahinave shqiptare gjatë pushtimit Osman” botim i viti 1965, Drejtësia Popullore, Nr 6 .33 Ismail Kadare “Eskili ky humbës i madh” botim i vitit 1990, fq 109 .34 Ismet Elezi “E drejta zakonore e labërisë...” botim i sipërcituar, fq 41 .35 Dr. Prof. Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në shqipëri” botim 1997.

Page 11: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

10

pa rregulla proçeduriale të caktuara. “Shqyrtimi i çështjeve penale e civile bëhej nga Kadiu icili gjykonte i vetëm pa anëtarë. Kadiu ishte i detyruar t’u përmbahej disa rregullaveelementare mbi formulimin e kërkesave dhe të pretendimeve të palëve dhe provave qëduheshin paraqitur nga palët. Për kryerjen e veprimeve proçedurale nuk kishte afate. Kadiukishte detyrë të përpiqej që çështjen ta përfundonte brenda një seance. Barrën e provës ekishte akuzuesi me përjashtim të rasteve kur të akuzuarit, pandehurit i gjendej një send, armë,objekt në banesë për të cilin ishte i detyruar të shpjegonte. Në këto raste lejohej edhepërdorimi i torturës për të detyruar të akuzuarin për të treguar origjinën e sendit, armësetj”...36.

Normat e sheriatit të mbështetura në ideologjinë fetare të islamizmit, të perpunuaranga dijetarë, nuk mund të mos ushtronin ndikimin e tyre në sjelljen e njerëzve dhe popullsisëshqiptare, rrjedhimisht edhe në të drejtën tone zakonore, pa përjashtuar këtu ndikimetreciproke, sidomos për gjakmarrjen e institute të veçanta. “Karakteristikë e kësaj periudheishte mungesa e procedurës formale të gjykimit dhe papërcaktueshmëria e dënimeve, të cilatmund të jepeshin nga Kadiu sipas bindjes tij dhe interesave që përfaqësonte” 37 .

Në këtë periudhë përdoreshin si prova në proçesin penal; pohimi i të pandehurit–ikrar,dëshmia e dëshmitarit – shehade, beja, ekspertimet–sahibul mesail, sendet, shkresat edokumentet.

a) pohimi i të pandehurit – ikrar. Që pohimi i të pandehurit të konsiderohej si provë eplotë nga ana e kadiut duhej që i akuzari të ishte madhorë (mukellef) dhe nuk ishte i sëmurëmendor(akil). Në rastet e pohimit të akuzuarit, kadiu i kërkonte atij që pohimin ta përsëristedisa herë me qëllimin që të kuptonte plotësisht përmbajtjen, rëndësinë dhe pasojat e pohimittij. Pohimi duhej që të jepej duke treguar para kadiut edhe si e kishte kryer veprën penale,arësyet, kohën e mjaft rrethana të tjera për ta bërë këtë pohim bindës. Të akuzuarit nuk ikërkohej të betohej apo bënte benë, me përjashtim të rasteve kur akuzohej për vjedhje.“Pohimi i të akuzuarit duhet të bëhej para kadiut, nga personi madhorë, i shëndoshë ngamendja dhe të shoqërohej me indicje” 38.

Akuzuesi kishte të drejtë që në prani të kadiut ti kërkonte të akuzuarit për vjedhje që tëbënte be që nuk e kishte kryer vjedhjen për të cilën ai e akuzonte. I akuzuari nëse nukpranonte të bënte be, ai konsiderohej se e kishte kryer vjedhjen që akuzohej. Në këto raste kyi akuzuar nuk dënohej me burgim, por duhej që të kthente sendin e vjedhur ose vleftën e tij.“I pandehuri për vjedhje që nuk pranonte të bënte benë detyrohej nga kadiu që të kthentesendin ose kundërvleftën e tij, por nuk dënohej” 39.

Sipas të drejtës së sheriatit ishte e ndaluar përdorimi i dhunës për nxjerrjen e pohimitndaj të akuzuarit, por rastet e përdorimit të saj kanë qënë mëse të zakonshme. Në këtëperiudhë është përdorur gjërësisht tortura, dhunimet fizike të akuzuarve të cilat sillnin shpeshedhe vdekjen e të akuzuarve. “Tortura përdorej si mjet për marrjen e pohimit nga ana ekomandantëve ushtarakë e imamë në rastet e akuzave me karakter politik, fetar apo në rastete të akuzuarve për krime dhe ngjarje të rënda” 40. Pyetja e të pandehurit bëhej si nga kadiuashtu edhe nga akuzuesi, ekspertet etj, ai mund edhe të ballafaqohej me dëshmitarë të cilëtkishin dëshmuar dhe kishte kontradita me shpjegimet e dhëna nga i akuzuari. “Pohimi i të

36 Doc. Grigor Gjika “Institucionet osmane dhe pashallëqet feudale shqiptare” botim viti 2001 fq 205, 206.37 Prof Dr Ismet Elezi “Historiku i zhvillimit legjislacionit penal në Shqipëri” botim i vitit 1997.38 Doc Grigor Gjika “Institucionet osmane dhe pashallëqet feudale shqiptare” botim 2001 fq 206 .39 “Historia e shteti dhe drejtës në Shqipëri – e drejta Osmane” grup autorësh, botim i viti 2001 .40 Fikret Karcic “Historia e drejtës sheriatit” botim i vitit 1994.

Page 12: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

11

akuzuarit si provë nga kadiu vlerësohej në raport me provat e tjera duke u mbështetur nëparimin proçedurial që më mirë të gabohet në falje se sa në ndëshkim” 41.

b) dëshmia e dëshmitarit – shehade. Kjo provë gjatë kësaj periudhe në raport meprovat e tjera, ka qënë më e aplikuara. Në tërësinë e saj kjo e drejtë e mbështet proçesin e tëprovuarit në këtë provë. Dëshmitari ishte i detyruar të dëshmonte për sa kishte parë në mënyrëtë drejtpërdrejt ose për ato që kishte mësuar nga të tjerët, duke dhënë edhe identitetin e tyre sidhe mënyrën e marrjes njoftimit nga ai. “Sipas të drejtës së sheriatit në rastet kur dëshmitarinuk ka perceptuar vetë të dhënat që dëshmon, pranohej edhe dëshmia e tij e bazuar nëindicjet e thashetheme” 42 .

Megjthatë duhet thënë se dëshmia indirekte zakonisht nuk pranohej si provë. por ajoshërbente për të pyetur personin nga i kishte dëgjuar apo marrë njoftimin për ato qëdëshmonte. Ajo pranohej si provë në raste kur burimi i parë kishte vdekur apo nuk mund tëpyetej pasi ishte larguar në krahina të largëta etj... Veç kushteve të mësipërme dëshmitariduhej që të dëshmonte se ai nuk kishte interes në çështjen apo të kishte mosmarrëveshje,armiqësi me atë që gjykohej. Për krimet e parashikuara në kur’an, femra nuk mund të ishtedëshmitare dhe të dëshmonte para kadiut. Si dëshmitar para kadiut konsiderohej edhe idëmtuari nga vepra penale i cili kishte kallëzuar autorin për veprën penale dhe dëshmonterreth atyre që ai dinte dhe kishte konstatuar. “Kadiu ishte funksionar i ngarkuar me realizimine drejtësisë në emër te Sulltanit që konsiderohej si gjyqtari më i lartë. Në gjykimin eçështjeve penale kadiu caktonte llojin dhe masën e dënimit “ 43.

Kadiu përpara se të merrte dëshminë e dëshmitarit kryente verifkimin e personalitetittij (tezkijje - kullimi i dëshmitarit). Kadiu e kryen këtë (në mënyrë të fshehtë) nëpërmjet njënëpunësi të tij i cili hulumtonte në vendlindjen, vendbanimin, vendin e punës, xhami etj.. rrethpersonalitetit të dëshmitarit. Për ta konsideruar të provuar fajësinë duhej që të dëshmonin sëpaku dy dëshmitarë, për krime të caktuara me karakter moral jo më pak se katër dëshmitarë nëtë kundërt akuza mbetej e paprovuar. Për këtë provë e drejta e sheriatit, bazohej në pariminfetar se dëshmitari betohet në Kuran e dëshmon para zotit i cili i di dhe i shikon të gjitha.

Nëse rezultonte se dëshmitari kishte bërë dëshmi të rreme kjo konsiderohej vepërpenale dhe ai dënohej duke dëmshpërblyer vlerën e dëmit, si dhe burgosjen e tij. Kydëshmitar gjithashtu nxirrej publikisht në sheshin e qytetit, kazasë dhe tregohej publikishtfakti që ai kishte bërë dëshmi të rreme. Ai nuk mund të paraqitej më si dëshmitar para kadiutedhe për raste apo çështje të tjera. Dëshmitari përpara se të jepte dëshminë duhej të bëntejemin (benë, betimin) i cili ishte i detyrueshëm dhe jo vetëm për të, por për çdo palë nëproçes. Jemini, beja hëhej për allah, zotin, përsëritej disa herë. Ajo aplikohej zakonisht nërastet kur nuk kishte prova të plota por indicje, dyshime të forta e në këtë rast lejohej që tëbëheshin jemine edhe nga persona të tjerë në favor të një pale. “Beja, jemini i bërë ngadëshmitari apo pala synonte të përforconte dhe krijonte bindjen tek kadiu se deklarata,thëniet e tyre ishin të vërteta, betuesi në çdo rast ndillte mallkim për veten nëse nuk tregontetë vërtetën” 44.

Aspekt interesant në këtë drejtim vlerësohet parashikimi për verifikimin e të kaluarësdhe personalitetit të dëshmitarit dhe të marëdhënieve apo konflikteve që mund të kishin palëtnë proçes. Sipas të drëjtës së sheriatit kërkohej detyrimisht dëshmia e dy dëshmitarëve si edhee indicjeve apo provave të tjera për të deklaruar fajtor të akuzuarin. “Ndër parimet kryesore tësheriatit, aty ku flitej për të drejtat e të tjerëve, thuhej se Sheriati ka ndaluar rreptësisht, e ka

41 Dr. Ejup Sahiti, “Argumenti në proçedurën penale” Prishtinë botim i vitit 1999 .42 Koço Nova “E drejta zakonore në shqipëri” botim i vitit 1989 .43 Doc. Grigor Gjika “Institucionet osmane dhe pashallëqet feudale shqiptare” botim i viti 2001, fq 207 .44 Dr. Ejup Sahiti “Argumenti në proçedurën penale” Prishtinë botim i vitit 1999 .

Page 13: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

12

ba harram, grabitjen, vjedhjen, ryshfetin, tradhëtinë, falsifikimin, fajden... Po ashtu Sheriatika ndaluar rreptësisht gënjeshtrën, shpifjen, mërinë, dinakërinë, etj, sepse këto u sjellin dëmtë tjerëve” 45.

c) sendet, shkresat dhe dokumentet. Sendet (buyŝte-deneyler) të cilat gjendeshin nëvendin e ngjarjes apo që lidheshin me veprën penale e autorin, i paraqiteshin kadiut nga palaqë akuzonte apo përfaqsonte akuzën. Kadiu bënte verifikimet e nevojshme dhe i vlerësonteato në raport me personat që i kishin dorëzuar provat. Këto sende të cilat mund të ishin tëautorit, armët e krimit, sendet e vjedhura, plackitura etj.. mund të gjendeshin edhe si rezultat ikontrollit të ushtruar në banesën e personit të dyshuar apo të vendit.

Shkresat (evraklar) si prova janë përdorur kryesisht në proçeset civile, por në raste tëpakta ato janë përdorur edhe në proçeset penale. Në rastet e dokumenteve në gjuhë tëndryshme nga turqishtja e vjetër, kadiu kishte të drejtë të caktonte një përkthyes përpërkthimin e dokumentit i cili bënte përkthimin gojor para kadiut në gjykim. Megjithatëshkresat si dokumentat janë përdorur pak në proçeset penale të asaj kohe, për shkak tëanalfabetizmit si dhe formalitetit të marëdhënive.

d) mendimi i ekspertëve – sahibul mesail. Mendimi i ekspertëve si provë merrej mevendim të kadiut i cili caktonte dhe thërriste ekspertin për të dhënë mendimin e tij në gjykim.Ekspertët kryesisht ishin ata individë të cilët plotësonin kushtet për të qënë dëshmitar, përshkak të njohurive të tyre profesionale dhe të eksperiecës që kishin. Ata caktoheshin siekspertë nga kadiu edhe mbi kërkesën e palëve. Si ekspertë caktoheshin ata persona të cilëtkishin njohuri mjekësore për përcaktimin dëmtimeve trupore, njohuri ekonomike për dëmetmateriale etj...

Çmuarja e provave nga ana e kadiut, bëhej sipas bindjes tij të brendëshme krijuar ngaproçesi i gjykimit në të cilin kadiu kishte rol aktiv. “Në çështjen e çmuarjes provave,megjithëse në proçedurën e sheriatit kishte disa karakteristika të sistemit të provave formale,kadiut i siguroheshin mundësi të shumta për të vepruar sipas bindjes së tij, pa qënë i detyruarta motivonte hollësisht këtë bindje” 46. Pavarësisht presionit që ushtrohej nga ana e pushtuesitosman e drejta zakonore vazhdonte të zbatohej gjërësisht. Kjo edhe për shkak të autonomisëqë kishin krahina të shumta të vendit tonë gjatë kësaj periudhe. “Gjatë pushtimit turk kanëgëzuar privilegje dhe imunitete krahina të tëra shqiptare që nga Kosova deri në Çamëri. Këtokrahina zbatonin të drejtën dokësore shqiptare duke patur organet e veteqeverisjes shqiptarepër zgjidhjen e të gjitha konflikteve” 47.

Sa i takon mjeteve të kërkimit të provave nuk kishte proçedurë konkrete të përcaktuar,provat mund të zbuloheshin e merreshin në mënyra nga më të ndryshmet. Mënyra e marrjestyre nuk kushtëzonte vlerën e provave, provat i paraqiteshin kadiut në gjykim. Ishte kadiu ai icili i vlerësonte ato për të përcaktuar fajësinë e personit të akuzuar. Në fundin e shekullit 18-të dhe fillim të shekullit 19-të, konstatohet rënia e ndikimit të pushtetit qëndrorë tëperandorisë dhe fuqizim të ndikimit dhe pushtetit të feudalëve shqiptarë. Në këtë periudhëthemeluan sundimin e tyre disa pashallëqe ku më kryesorët ishin Pashallëku i Shkodrës dhe aii Janinës, të cilët patën ndikimin dhe jetëgjatësinë më të madhe dhe autonomi më të zgjeruar.

Pavarësisht autonomisë dhe jetëgjatësisë veprimit tyre në këtë periudhë nuk patizhvillime në lidhje me të drejtën e për më tepër atë proçedurale penale pasi vazhdoi tëzbatohej legjislacioni i Perandorisë Osmane. Veçori e kësaj periudhe ishte se pashai siautoriteti më i lartë kishte pushtet apsolut në veprimtarinë e gjithë pashallëkut, natyrisht edhe

45 Prof. Dr. Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri” botim i viti 1997 fq 15 .46 Doc.Grigor Gjika “Institucionet osmane dhe pashallëqet feudale shqiptare” botim i vitit 2001, fq 207 .47 Vangjel Meksi “Privilegjet e imunitet e krahinave autonome shqiptare gjatë pushtimit turk” Drejtësia Popullore Nr 6, viti 1965 .

Page 14: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

13

për proçeset, gjykimet dhe vendimet gjyqësore. “Gjatë periudhës së egzistencës sëPashallëkut të Shkodrës mbeti në fuqi e veproi legjislacioni i pushtetit osman. Në Pashallëkune Janinës, Ali Pasha nuk preku organizmin e drejtësisë që ai gjeti por ai kishte të drejtën erishikimit të vendimeve gjyqësore, shqyrtonte dhe zgjidhte vetë edhe kryesisht konfliktet civilee penale” 48.

Hapa të rëndësishëm e themelorë për zhvillimin e shtetit dhe së drejtës gjatë pushtimitosman u hodhën në periudhën e dytë, në fund të shekullit 19-të si rezultat i reformave tëTanzimatit. Në vitin 1878 u miratu Kodi Penal, në vitin 1878 (viti 1274 sipas kalendarit vjetërturk) u miratua Kodi i Proçedurës Penale, të cilët përdorën si model legjislacionin penalfrancez të Napoleonit. U krijua sistemi i gjykatave shtetërore (nizamijet) të cilat vepronin nëbazë të ligjeve të reja. Në to parashikohej dhe njihej ndarja e pushteteve, pavarësia egjyqtarëve, e kadive në dhënien e vendimit, e drejta e mbrojtjes me avokat, oralitetit, zhvillimii gjykimit në mënyrë publike, kontradiktoritetIt, çmuarja e provave bëhej sipas bindjesbrendëshme të gjyqtarit, kadiut, u njoh e drejta e ankimit etj.. Në vetvete ky kod përfaqësontesistemin e përzier, atë inkujzitor gjatë hetimeve paraprake dhe me elementë akuzator gjatëgjykimit të çështjes.

Ky Kod u zbatua edhe në shqipëri jo vetëm gjatë pushtimit turk por edhe pas shpalljessë pavarësisë dhe krijimit të Qeverisë Vlorës, periudhës Mbretërisë Shqiptare deri pas tëçlirimit vendit. Duhet thënë se ky legjislacion proçedural penal ishte i plotë me të gjithanormat dhe institutet e një legjislacioni modern. Nga kjo pikëpamje ai shënonte një hap tërëndësishëm drejt përparimit të shoqërisë sepse jo vetëm largohej nga Sheriati por ai vinte nëthemele parimet e së drejtës demokratike borgjeze. “Legjislacioni penal Otoman i kësaj koheshënoi arritje të rëndësishme në përsosjen e legjislacionit në tërësi dhe në drejtim të luftëskundër kriminalitetit” 49.

Në këtë kod u përcaktua në mënyrë të qartë subjektet që ushtronin ndjekjen penale,prokurori, gjyqtari hetues, policia gjyqësore, komisarët e policisë e oficerët e xhandarmërisë.Veprime proçeduriale kryenin edhe nënprefektët, kryetarët e bashkive, komunave, rojtarët efshatit, pyjeve etj, por ata kishin kompetenca të kufizuara hetimore në raport me prokurorinapo gjyqtarin hetues. Prokurori ushtronte dhe drejtonte ndjekjen penale, ndërsa hetimetkryheshin kryesisht nga ana e gjyqtarit hetues, i cili ngarkohej nga prokurori për kryerjen ehetimeve. Në ngjarje të rënda, veprime hetimore kryente në mënyrë te drejtpërdrejtë edhe vetëprokurori. Në nenin 8 të kaptinës parë përcaktohej se “Policia gjyqësore ngarkohet megjurmimin e delikteve e kontravencioneve, mbledhjen e provave dhe dorëzimin e autorëvegjykatave të ngarkueme me dënimin e tyre”.

Në këtë kod u bënë përcaktime të qarta mbi provat e llojet e tyre. Si provë mund tëshërbente çdo njoftim që lidhej me veprën penale, autorin, pasojën dhe që shërbente për tëzbuluar të vërtetën. Në të u përcaktuan rregullat proçeduriale të marrjes e administrimitprovave nga ana e subjekteve të proçedimit penal. Për marrjen e administrimin e provave nëkëtë Kod parashikoheshin në mënyrë të qartë të drejtat dhe detyrimet e subjekteve qëushtronin ndjekjen penale për gjetjen e administrimin e provave. Në nenin 16 të kaptinës tretëparashikohej se policia gjyqësore “...do të mbajnë proçes verbal për të konstatue, natyrën,rrethanat, kohën dhe vendin ku janë kryer deliktet dhe kontravencionet, si dhe provat dheindicjet që kanë mundun të mbledhin. Do të ndjekin sendet e tërhequna në vende ku do jenëçue dhe do ti sekuestrojnë”.

48 Doc. Grigor Gjika “Institucionet osmane dhe pashallëqet feudale shqiptare” botim i vitit 2001, fq 218, 227.49 Prof. Dr. Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri” botim i viti 1997, fq 18 .

Page 15: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

14

Po në këtë dispozitë parashikohej e drejta e policisë për kryerjen e kontrollit dukeparashikuar detyrimin e dokumentimit të këtij veprimi me proçesverbal si dhe praninë epersonave publikë gjatë kryerjes kontrollit. Në paragrafin e dytë të nenit 16 parashikohej se“..por nuk mund të hyejnë nëpër shtëpi, dyqane, fabrika dhe të tjera ndërtesa, as edhe nëvende të gardhnueme, përveç se në prani qoftë të kryeplakut, anëtarit pleqësisë, nënprefektit,kryetarit komunës. Proçesverbali që do të mbahet do të jetë nënshkrue ose do të vuloset prejatij në prani të të cilit asht ba ..”

Në këtë legjislacion parashikohej detyrimi i çdo subjekti që kryente veprime të parahetimore e proçeduriale që të gjitha aktet e kryera dhe provat e marra të dorëzoheshinmenjëherë tek Prokurori. “Prokurori do të marrë në dorzim armët dhe çdo gjë që ka shërbyerose ka qënë e destinuar për kryerjen e krimit ose deliktit si dhe çdo gjë që ka qënë produkt ityre, ashtu dhe çdo gjë tjetër që mund të shërbejë për zbulimin e së vërtetës. Do ti kërkojë tëdyshuarit që të shpjegojë mbi të gjitha sendet e gjetuna dhe të mbajë proçesverbal” 50.

Nga përmbajtja e kësaj dispozite del qartë se prokurori si subjekt që drejtonte hetimine veprave penale nuk kishte asnjë kufizim në lidhje më marrjen, sekuestrimin e provave nëinteres të cështjes. Si pjesë e sistemit inkuizitor një pjesë e provave penale formoheshin qëgjatë fazës hetimeve, ato merreshin e administroheshin nga ana e gjyqtarit hetues ose ngaprokurori dhe shërbenin si të tilla në proçesin e gjykimit. Në këtë legjislacion u parashikuaforma ligjore e dokumentimit të veprimeve proçeduriale në akte formale të shkruara nëgjuhën turke (turqishtja e vjetër). Gjithashtu u parashikuan të drejtat dhe detyrimet e palëvenë proçes si dhe garancitë proçeduriale të personave të dyshuar apo të akuzuar.

Si prova në proçesin penal parashikoheshin; dëshmia (në të cilën përfshihej edhedëshmia e të dëmtuarit) shpjegimet e të akuzuarit, provat materiale e ato shkresore(dokumentet) si dhe ekspertimi teknik. Në këtë kod nuk janë trajtuar në insitute më vetemjetet e kërkimit të provave sikurse janë trajtuar provat, por në dispozita të veçantaparashikohen si mjete të kërkimit provave ; këqyrja e vendit ngjarjes, vendeve e personave,kontrolli vendit të banimit, dyqaneve e vendeve të tjera dhe sekuestrimet.

Këqyrja e vendit ngjarjes konsiderohej veprim i rëndësishëm proçedurial. Ajo kryhejsi rregull nga ana e gjyqtarit hetues apo nga prokurori i shtetit. Prokurori vihej në dijeni përngjarjen që kishte ndodhur, ai urdhëronte gjyqtarin hetues që të shkonte në vendin e ngjarjes etë kryente çdo veprim proçedurial, të merrte në pyetje personat që kishin qënë në vendin engjarjes apo kishin dijeni, duke i dokumentuar ato në proçesverbal. Në raste të veçanta, përkrime të rënda ai mund ta kryente vetë këqyrjen e vendit të krimit. Për këtë mjet kërkimiprove ky kod parashikonte se; “Në rastet e ngjarjeve të flagrancës për të cilat ligji materialparashikonte dënim të rëndë, prokurori shkonte vetë në vendin e ngjarjes, kryente veprimedhe merrte deklarata nga personat që kishin dijeni. Aktet dhe proçesverbalet, ja kalontegjyqtarit hetues i cili mund të kryente edhe veprime të tjera plotesuese” 51. Në këtë kodparashikohej gjithashtu e drejta që kishte prokurori apo gjyqtari hetues që në këqyjen e vendittë krimit, të merrte në këqyrje persona të cilët kishin njohuri teknike për të sqaruar natyrëndhe rrethanat e krimit. “Në rastet e vdekjeve të dhunshme merrej një mjek për të përcaktuarshkakun e vdekjes. Proçesverbalet e mbajtura nënshkruheshin edhe nga dy dëshmitarë tëpranishëm ose nga komisari i policisë nënprefekturës, kryetari komunës, kryeplaku etj..” 52.

Për kontrollin si mjet për kërkimin e provës në nenin 33 të këtij kodi parashikohej “në qoftëse natyra e krimit është e tillë që provat mund të dalin nga shkresat ose sendet e tjera

50 Neni 32 i Kodi Pr.Penale i vitit 1878, Proçedura Penale Otomane në fuqi në Shqipni (përkthim) Bibloteka Kombëtare.51 Neni 55 i K.Pr.Penale Osmane vitit 187052 Nenet 40, 41 të K.Pr.Penale Osmane viti 1878

Page 16: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

15

në posedim të akuzuarit, prokurori duhet të shkojë menjëherë në shtëpinë e tij për të bërëperkuizimet (kontrollet) e këtyre sendeve “ Nga përmbajtja e kësaj dispozite rezulton se edhenëse nuk ishin rastet e flagrancës, prokurori kishte të drejtën e kryerjes së kontrollit ose t’iadelegonte atë gjyqtarit hetues. “gjyqtari hetues nëse urdhërohet prej prokurorit, do të shkojënë banesën e të pandehurit për të bërë perkuizimet e shkresave dhe sendeve dhe në përgjithsitë gjitha gjërave që do ti quajë të dobishme për shfaqen e së vërtetës. Gjyqtari hetues mundetgjithashtu, me shkue në të gjitha vendet e tjera ku prezumohet të jenë fshehur sende për tëcilat flitet më sipër“ 53.

Marrja e sekuestrimi i provave në këtë kod parashikohej konkretisht se; “sendet egjetura gjatë perkuizimit (kontrollit) qoftë shfajësonjëse për të dyshuarin, sekuestrohen ngaprokurori ose gjyqtari hetues, (rojtarët e katundeve e pyjeve vetëm në rastet e veprave penalebujqësore apo pyjore) me proçesverbal në të cilin duhet të nënshkruaj edhe i akuzuari” 54.Ndërsa në nenin 35 parashikoheshin rregullat proçeduriale se si veprohej me sendet esekuestruara, për ruajtjen, administrimin e vulosjen e tyre nëse ishte e mundur. Për të siguruartë drejtat proçeduriale të dyshuarit dhe palëve, veprimet e mësipërme bëheshin në prani tëdyshuarit (nëse dëshironte) ose një personi të besuar, të personit që posedonte sendin etj..

Në këtë kod në kapitullin e parë të titullit III, parashikohej edhe nuliteti(pavlefshmërisa) e veprimeve hetimore, akteve, vendimeve, dhe që lidhej me respektimin erregullave proçedurale për marrjen e administrimin e provave nga organet kompetente.

I. 3. Provat penale dhe proçesi penal gjatë viteve 1912 – 1953.

Më lart nënvizuam faktin që normat proçeduriale penale të parashikuara ngalegjislacioni proçedurial turk, mbi mjetet e kërkimit provave, provat penale dhe proçesin e tëprovuarit, vazhduan të zbatoheshin edhe gjatë funksionimit të Qeverisë së Vlorës deri nëçlirimin e vendit, kjo në mungesës të legjislacionit në këtë drejtim (neçessitas causa).“Kështu me vendim të Qeverisë Vlorës u vendos që do të zbatohej legjislacioni egzistues ishtetit turk. Gjykatat vazhduan të ndiqnin rregullat e organizimit gjyqësor të perandorisëosmane dhe zbatonin ligjet materiale e proçeduriale turke” 55.

Qeveria e Vlorës me ligjin datë 13.05.1913 “Për organizimin gjyqësor” (Kanuni izhurisë) dhe me akte të tjera qeveritare, vendosi ngritjen dhe organizimin e gjykatave në çdonënprefekturë (si gjykata të shkallës parë) me kompetencë gjykimin e çështjeve civile epenale (të dëmeve, deliktet dhe kontravencioneve). “U vendos që gjykimet të bëhen në gjuhënshqipe, pavarësisht se ky vendim nuk u zbatua menjëherë për shkak të mos njohjes së gjuhësshkruar shqipe nga ana e gjyqtarëve, kadive” 56 . Në kanunin e dëmeve, parashikohejproçedura që duhej ndjekur në rastet e dëmeve të shkaktuara dhe masat që merreshin në këtërast si dënim dhe mënyra e zbatimit tij. Më pas për organizimin gjyqësor kanë dalë ligje edekrete të cilat nuk mundën të kishin jetëgjatësi për shkak të mungesës pushtetit qëndror dhefillimit të Luftës I-rë Botërore.

Megjithatë mund të veçojmë ligjin themelorë datë 10 prill 1914 “Mbi statusin organiktë Shqipërisë” ky ligj u hartua nga ana e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit i cili ishtengarkuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës. Në këtë ligjë shpallej statusi organik i

53 Neni 82 i K.Pr.Penale Osmane viti 1878. Në këtë dispozitë parashikohej e drejta që prokurori kishte për t’ia deleguar të drejtën që aikishte për të kryer kontrollin edhe nëse nuk ishin rastet e flagrancës, të drejtë të cilën e kishte sipas nenit 33 të këtij kodi.54 Neni 34 i këtij kodi.55 Nonda Papuli ”Organizimi i shtetit të parë shqiptar” Drejtësia Popullore, Nr 5, botim i vitit 1962, fq 32.56 Irakli Nocka “Gjyqtarët e Shqipërisë gjatë gjysmëshekullit” Drejtësia Popullore Nr 5, botim i vitit1962 .

Page 17: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

16

Shqipërisë si Principatë Kushtetonjëse, sovrane dhe e trashëgueshme nën garancinë e 6 fuqivetë mëdha dhe të gjitha pushtetet realisht i takonin princ Vidit. Në këtë kohë u organizuasistemi gjyqësor i cili përbëhej nga këto hallka gjyqësore; Këshilli i pleqve, gjykatat e paqit,gjykata e shkallës parë dhe gjykata e apelit. “Sipas këtij statusi, neni 159 parashikonte sesistemi i organeve gjyqësore, përbëhej nga këshilli i pleqve, gjykatat e paqit, gjykatat eshkallës parë dhe gjykatat e apelit. Në statut parashikohej edhe mënyra e formimit,funksionimit dhe kompetencat e tyre” 57.

Nga ana e pushtuesve austrohungarezë në vitin 1916 u organizuan gjykata e shkallës I-rë në nënprefektura dhe një gjykatë apeli në qytetin e Shkodrës. Nga pushtuesit italianë nëmaj të vitit 1919 u organizuan gjykatat paqtuese dhe ato të shkallës parë në qarqet e Durrësit,Elbasanit, Beratit e Shkodrës, ndërsa në zonat malore vazhdonte të zbatohej e drejta zakonore.

Riorganizimi i hallkave gjyqësore filloi pas Kongresit të Lushnjes, ku me Dekretin eKëshillit të Naltë datë 11.01.1921 u vendos organizimi i sistemit gjyqësor i cili përbëhej nga18 gjykata paqtuese, 7 gjykata të shkallës parë dhe një gjykatë diktimi. Në ligjin e datës27.01.1923 u sanksionuan parimet kryesore demokratike siç ishin ato të pavarsisë gjyqtarëve,sigurimi i të drejtës së mbrojtjes në proçes, i bindjes së brendëshme të gjyqtarëve, karakteritpublik të gjykimeve etj..

Si akt i rëndësishëm nënligjor ishte “Rregullorja e detyrave të policisë” miratuar ngaMinistri i Brendëshëm në datë 20.02.1921 në të cilën u bënë parashikime të karakteritproçedural penal për policnë gjyqësore, kryesisht për mjetet e kërkimit të provave. Në të ndërtë tjera përcaktohej se “çdo punonjës policie, me të marrë vesh ngjarjen, shkon me të shpejtëatje dhe bën këqyerjen e vendit, njofton kryetarin, prokurorin, hetuesin e mjekun ligjor dhevetë vazhdon punën për hetimin e ngjarjes duke e rrethuar atë me xhandarë. Fiksimin eautorëve, mjeteve të krimit, fotografimin e vendit, përshkrimin e fytyrës kur nuk gjendetfotografia e autorit. Mbajtja e proçesverbalit është e detyrueshme në vendin e ngjarjes, përdëshmitarët, lajmëtarët, pohimet, dokumentat, shenjat” 58. Për këtë periudhë me rëndësi ishteedhe manuali “Mbi hetimet fillimtare” me autor Josif Haxhimima, botuar nga ana e MinistrisëDrejtësisë ne vitin 1924 dhe dërguar për përdorim të detyrueshën për të gjitha organet epolicisë, hetuesisë dhe prokurorisë 59. Në këtë manual përcaktoheshin detyrat e “ndëpunësvetë policisë drejtësisë dhe konkretisht “..të nisunit në vendin ku ka ndodhun faji, mbikontrollimin që i bahet të pandehunit, mbi pohimin, mohimin e të pandehunit, pyetjen epësuesit të fajit (dëmtuarit) konfiskimin e veglave fajtore, aktesh e letrash etj..”

Me dekret-ligj “Ligji ndëshkimorë për faje politike” datë 23.12.1925 u krijua Gjykatae Posaçme Politike e cila ishte në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrit Brendëshëm.Kompetencat e saj ishin në kundërshtim me legjislacionin proçedurial penal osman si dhefrymën ë legjislacionit që egzistonte në atë periudhë e sidomos atë pasues. Këtu mjafton tireferohemi kompetencave që ju njohën kësaj gjykate dhe varësisë së drejtpërdrejt të saj nganjë organ ekzekutiv sikurse ishte Ministria e Brendëshme. “Ajo mund të kontrollonte banesëne çdo shtetasi, sa herë që e çmonte të nevojshme ose të dobishme, të internonte çdo tëdyshimtë, të ndalonte nxjerrjen e gazetave, vendimet e saj ishin të formës prerë dhemiratoheshin nga Ministri i Brendshëm” 60.

57 Nonda Papuli ”Organizimi i shtetit të parë shqiptar” Drejtësia Popullore, Nr 5 botim i vitit 1962, fq 33.58 Në nenet 16 – 22 të “Rregullore e detyrave të policisë” fq 2 , datë 20.02.1921.59 Josif Haxhimima “Mbi hetimet fillmtare” ”Mbrothësia” Kristo P. Luarasi .Ky manual kishte karakter teorik, ishte pregatitur për tjuardhur në ndihmë funksionarëve të policisë dhe prokurorisë në kryerjen e veprimtarisë proçedurale. Ky manual u aplikua në mënyrë tëdetyrueshem deri në vitin 1929. Duhet thënë që në këtë periudhë ky manual luajti rol të rëndësishëm në veprimtarinë e këtyre organeve dherritjen e nivelit tyre.60 “Historia e Shtetit dhe së Drejtës në Shqipëri” grup autotësh, botim i vitit 2001, fq 372 .

Page 18: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

17

Sipas dekret-ligjit 61 datë 02.05.1925 “Për organizimin e gjykatave të drejtësisë”sistemi gjyqësor u organizua sipas ndarjes administrative të atëhershme. Në çdo nënprefekturëu ngritën gjykatat e shkallës parë, ndërsa në qëndrat e prefekturave u ngritën e funksionuangjykatat e apelit, si dhe një gjykatë diktimi me qendër në Tiranë. Në dispozitat e para të këtijdekret-ligji titulluar “Formimi i gjykatave” përcaktohej se “Gjyqet e drejtësisë ndahen në a)gjyqet e shkallës parë b) gjyqet e apelit dhe perveç këtyne në Kryeqytet ka dhe nji GjyqDiktimi. Në qendrën e çdo prefekture e nënprefekture formohet nga nji gjykatë e shkallësparë. Në qendrat e prefekturave formohet nga nji gjykatë apelit” 62.

Ne nenet 10,11,12,13 të këtij ligji përcaktoheshin kompetencat e gjykatave të shkallësparë dhe të apelit. Ky dekret-ligj përcaktonte si subjekte proceduriale që ushtronin ndjekjenprokurori dhe gjyqtari hetues. Më pas ky organizim u ndryshua në periudhën e mbretërisë meligjin “Mbi organizimin e Drejtësisë 63” datë 07.02.1929 ku u krijuan gjyqet e paqit nënënprefektuara, gjykatat e shkallës parë të cilat ndaheshin në gjykatat fillore dhe gjykatatkolegjale si dhe gjykata e Diktimit me qendër në Tiranë. “Gjyqësia në çashtjet penale e civileadministrohet prej; Gjykatave të paqit, gjykatave të shkallës parë të cilat ndahen në gjykatafillore e kolegjale si dhe gjykata e diktimit në dy dega civile e penale 64“

Në nenet 17,21,36,37,39,40 të këtij ligji përcaktohej organizimi i gjykatave të paqit, tëshkallës parë si dhe kompetencat lëndore dhe tokësore të këtyre gjykatave. Ne nenin 22përcaktohej se pranë çdo gjykate të shkallës parë ushtronte funksionet një prokuror shteti dhenjë gjyqtar hetues. Kompetencat e prokurorit dhe gjyqtarit hetues përcaktoheshin në nenet 44-47 të këtij ligji (kaptina e IV). “Gjatë periudhës nga viti 1925 deri në vitin 1932 u bë emundur të vendosen themelet e një legjislacioni të ri shqiptar, mbështetur në parimet e sëdrejtës europiane e sidomos atë italian e francez” 65.

Gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare u hartua dhe miratua Statuti Themeltar iMbretërisë Shqiptare dhe një sërë aktesh ligjore ku më të rëndësishmet ishin Kodi Penal 66

ligja mbi aplikimin e Kodit Penal 67, Kodin Civil, ligjin “Për organizimin e gjykatave tëdrejtësisë” datë 01.04.1929, ligjin datë 05.06.1931 “Për ushtrimin e avukaturës “ etj.. StatutiThemeltar i Mbretërisë u miratua nga Asambleja e dytë Konstituante më 01.12.1928 në tëcilin u parashikua ndarja e pavarësia e pushteteve. Në kapitullin e III të tij parashikoheshinparimet proçeduriale, ai i pavarësisë gjykatës, bindjes brendëshme, gjykimit publik, mbrojtjesme avokat etj.. “Gjyqtarët në të dhanunin e vendimeve janë të pamvarun dhe udhëhiqen vetëmprej ligjës e ndërgjegjes tyne.. ” 68 .

U njoh dhe parashikua e drejta e mbrojtjes së detyrueshme me avokat për krimet(deliktet) që parashikonin dënim me burgim mbi tre vjet edhe nëse këtë nuk e kërkonte ipandehuri. “Gjykimi i të pandehunit përpara gjykatave, mbi një delikt që sjell nji ndëshkimkundra lirisë personale, maksimumi i të cilit kalon tre vjet, nuk mund të bahet veç se measistencën e nji avokati mbrojtës, t’emnuem prej të pandehunit vetë. Në rast se i pandehuni

61 Botuar në fletoren zyrtare Nr 19 datë 11.05.192562 nenet 1, 2, 3, 4 të ligjit datë 02.05.1925 “Mbi organizimin e gjykatave të drejtësisë”.63 Botuar në fletoren zyrtare Nr 6 të vitit 1929 .64 Neni 15 i ligjit “Mbi organizimin e Drejtësisë” datë 07.02.1929 .65 “Historia e shtetit dhe së Drejtës në Shqipëri” grup autorësh, botim i viti 2001, fq 387 .66 Kodi Penal u aprovua nga Dhoma Legjislative në datë 28.05.1927, ai u dërgua për aprovim me shkresën Nr 83/1 datë 28.05.1927 tëKryesisë Senatit. Ky kod fyri në fuqi në date 01.01.1928 sipas përcaktimit të nenin 561/3 të këtij kodi.67 Miratuar nga Dhoma Legjislative në datë 28.05.1927, përbërë nga 48 nene, ai u dërgua për aprovim me shkresen Nr 83/2 datë 28.05.1927të Kryesisë Senatit, me dekret datë 03.06.1927 u dha aprovimin miratimi tij.68 Art 118 i Statusit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare.

Page 19: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

18

nuk emnon avokat mbrojtës, këtë e emnon gjykata simbas ligjës” 69. Po në këtë artikullparashikohej se kur pandehuri akuzohej për kryerjen e një krimi që sipas ligjit materialparashikonte dënim me burgim mbi tre vjet, pyetja e të pandehurit në çdo fazë bëhetdetyrimisht me prezencën dhe asistencën e avokatit të pandehurit. “Pyetja e të pandehunit nërastet kësodore në gjykata, hetuesi, mund të bahet me asistencën e avokatit mbrojtëst’emnuem prej të pandehunit“ 70.

Në këtë Statut parashikohej gjithashtu edhe detyrimi i gjykatave për arsyetimin evendimeve gjyqësore si dhe dhënien e tyre bazuar në ligjë e në prova 71. Në këtë kapitull nëartikujt 135 – 137 parashikohej organizimi e funksionimi i Gjykatës Diktimit (Gjykatës Lartë)e cila gjykonte si shkallë e parë veprat penale të kryera nga subjekte të administratës lartështetërore e oborrit mbetëror. Në pjesën e dytë, titulli i VI-të i këtij Statuti, parashikoheshin“të drejtat e qytetasave”, konkretisht të drejtat kushtetuese si, liria e fjales dhe e shtypit,paprekshmëria e jetës dhe e shëndetit, pronës, banesës dhe fshehtësia e korespondencës,parashikime këto të cilat lidheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë me burimet e provave dhemjetet e kërkimit tyre në proçesin penal. Më konkretisht parashikohej se “Banimi është ipadhunueshëm. As nji e hyme me pahir në banim nuk mund të bahet, veç kur dhe si urdhnonligja. E drejta e pronsis për çfardo lloj pasunie që të jetë, asht e padhunueshme” 72.

Gjithashtu parashikohej që kontrolli i korespondencës apo kryerja e përgjimevetelefonikë, telegrafike etj.. mund të bëhej vetëm kur hetohej për krime të rënda ose në rastet tëtjera të jashtzakonshme dhe konkretisht; “Mfshehtësia e letrave dhe e korrespondencëstelegrafike dhe telefonike, është e padhunueshme, përveçse në rat lufte, mobilizimi,kryengritje dhe në hetime mbi delikte të randa 73” Në lidhje me sekuestrimin parashikohej se“Konfiskimi asht i ndaluem dhe s’mund të bahet veçse simbas ligjës me vendim gjyqi 74”

Hetimet drejtoheshin nga ana e prokurorëve të shtetit të cilët vareshin ngaKryeprokurori i Shtetit, dhe të gjithë prokurorët vareshin nga Ministri i Drejtësisë. Hetimetkryheshin nga gjyqtarët hetues të cilët në përfundim i dërgonin të gjitha materialet hetimoreprokurorit shtetit. Prokurori më pas vendoste për mënyrën e përfundimit hetimeve, nëse edërgonte për gjykim, formulonte akt-gjykimin në të cilën pasqyronte edhe provat mbi të cilate bazonte akuzën konkrete . Veprimet e para hetimore kryheshin nga organet e ministrisëkompetente (art 132/2 policia, gjendarmëria apo edhe nga rojet e kufinit...).

Gjatë kësaj periudhe, rol mjaft të rëndësishëm ka luajtur Gjykata e Diktimit (Gjykata eLartë) dhe sidomos vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Gjykatës së Diktimit që bëriinterpretime dhe krijoi praktikë gjyqësore. Praktika gjyqësore dhe vendimet e Këshillit tëPërgjithshëm të Gjykatës së Diktimit ishin të detyrueshme për tu zbatuar nga shkallët e tjeratë gjyqësorit në çështje analoge. Po ti referohesh vendimeve të Gjykatës së Diktimit në këtëperidhë konstatohet nivel i lartë profesional, arsyetime të zgjeruara e shkencore të cilat ishinprodukt i gjyqtarëve të shkolluar në universitet perëndimore. Praktika gjyqësore e Gjykatës sëDiktimit në këtë periudhë përbën burim të rëndësishëm të së drejtës proçeduriale penale.Praktika gjyqësore e kësaj gjykate zbatohej nga ana e gjykatave të tjera pavarësisht nivelittyre profesional që në përgjithësi ishte i ulët. “Ndryshe nga periudha e viteve 1912-1928

69 Në Art 128 i Statusit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare parashikohej detyrimisht që për krimet, deliktet, mbrojtja e të pandehurit të bëhejme avokat.70 Artikulli 128 paragrafi dytë i Statutit.71 Art 125 i Statutit...72 Artikulli Nr 196 dhe 198 i Statuti Themeltar të Mretërisë Shqiptare i vitit 1928.73 Artikulli Nr 201 i Statutit, në këtë artikull parashikohej edhe përgjegjësia e personave të cilët cënojnë fshehtësinë e letrave,korespondencës apo të çdo lloj komunikimi.74 Artikulli Nr 208 Statusit ..

Page 20: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

19

vendimet e Gjykatës Diktimit në vitet 1929 deri në vitin 1939 tregojnë për rritje të ndjeshmetë nivelit gjykimit, arsyetimit të vendimeve, cilësisë tyre, arsyetimi juridik është i saktë” 75.

Legjislacioni penal i kësaj periudhe përbëhej kryesisht nga Kodi Penal si dhe një sërëligjesh me karakter proçedurial si ligji “Mbi aplikimin e Kodit Penal”, ligji “Mbi ndjekjen dhegjykimin e nëpunësve të shtetit” ligji “Mbi disa gjykime të posaçme në çështje penale” etj..Karakteristikë e veçantë e Kodit Penal ishte se në të u parashikuan mjaft dispozita proçeduralepenale të cilat normonin e rregullonin institute të së drejtës proçedurale penale. Parashikimetnë pjesën e parë të tij trajtonin e rregullonin institutin e ekstradimit 76 ekzekutimit tëvendimeve penale, ndjekjen penale, disponimin për provat materiale etj.. Në nenin 94 të këtijkodi përcaktohej mënyra e ushtrimit të ndjekjes penale në raport me ankimin e të dëmtuaritnga vepra penale. Duhet nënvizuar fakti që për një numër të madh veprash penale, kryesishtkontravencionet (kundravajtjet), në dispozitat e pjesës posaçme, përcaktohej mënyra eushtrimit ndjekje penale kryesisht apo mbi ankimin e të dëmtuarit. Ndësa në nenin 98 rastetkur detyrimisht kërkohej autorizim për fillimin e ndjekjes penale. Në nenet 239, 240, 243 dhe246 të këtij kodi parashikohej dhe përcaktohej qartë përgjegjësia penale e dëshmitarëve,kallëzuesve, ekspertëve e dragomanëve (përkthyesit) për kryerjen e një ekspertimi, dhënien edëshmisë, kallëzimi apo përkthimi të rremë 77. Me mjaft rëndësi ishin parashikimet e bëra nënenin 247 dhe 248 të këtij kodi ku përjashtohej nga detyrimi, dëshmitari për të dëshmuarfakte e rrethana prej të cilave rezulton përgjegjësi e tij penale apo ndaj persona që ishin gjini eafërt me dëshmitarin 78.

“Përjashtohet nga ndëshkimi i fajit të parapamë në nenin e ma sipërm; 1) Ay që po tëthoshte të vërtetën do t’ekspozonte me doemos vehten ose njanin nga gjinia e afërme e tij nënjë dam të randë ose në nderim. 2) Ay që për shkak të cilësinave personale të veta, të cilat iapat deklarue gjyqit, nuk duhej të detyrohesh për me dëshmue ose duhej që ti bahesh e dijtunse kishte të drejtë m’u heq nga dëshmia” 79. Neni 248 përjashtonte nga përgjegjësia penalepër dëshmi të rreme, dëshmitari i cili para se të përfundojë proçesi i hetimit apo gjykimit tëçështjes, dëshmon përsëri duke treguar të vërtetën. “Përjashtohet nga ndëshkimi për fajin eparapamë në nenin 246, ay që tue dëshmue në një padi penale, kthen nga e rremja dhe tregontë vërtetën para se të marrin fund hetimet me vendim për ndalim gjyqi, ose para se t’i epetfund gjyqit, ose para se gjyqi të shtyhet për tjetër ditë për shkak të dëshmisë rrenacake” 80...

Gjatë kësaj periudhe u hodhën themelet e shtetit te ri modern, bazuar në parimet e tëdrejtës demokratike borgjeze, bazuar në të drejtën kontinentale sidomos ato franceze dheitaliane. Duke marrë si model legjislacionin penal italian u miratua Kodi Penal Ushtarak përkohë paqe i cili hyri në fuqi në 19.06.1932. Ky kod përbëhej nga 244 dispozita i ndarë nëpjesën e përgjithshme dhe të posaçme. Në ligje të veçanta u parashikuan rregulla proçedurialepenale për ndjekjen penale të nëpunësve, shërbimin mjeko ligjor etj.. 81.

Në këtë periudhë u nënshkruan mjaft marrëveshje me shtete të tjera por për ngarëndësia si dhe fakti që edhe sot është në fuqi dhe i zbatueshëm, vlerësojmë se duhet të

75 Prof. Dr. Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri” botim 1997 fq 56.76 Nenet 6, 7, 9, 22, 37.. të K.Penal të vitit 1928.77 Nnenet 239, 240 të këtij kodi.78 Pavarësisht faktit që nuk pati legjislacion të mirfilltë proçedurial penal për burimet, provat dhe proçesin e të provuarit dhe vazhdoi tëfunksionojnë dispozitat proçeduriale të K.Pr.Penale të shtetit Turk, vitit 1878 në vetevet këto parashikime të bëra në ligjin penal materialbënin rregullime të drejtpërdrejta edhe për të drejtën proçeduriale.79 Neni 247 i Kodit Penal të vitit 1928 të Mbretërisë Shqiptare.80 Neni 248 i Kodit Penal të vitit 1928 të Mbretërisë Shqiptare.81 Këtu përmendim ligjin “Mbi ndjekjen penale e gjykimin kundra nëpunsave civil të shtetit” datë 24.10.1928, ligjin datë 19.05.1928 “Mbipushimin e përvjetshëm të gjyqeve drejtësis” ligji datë 21.07.1928 “Mbi shërbimin mjeksuer për këqyerjet mjeko ligjore” etj....

Page 21: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

20

trajtohet Traktati i ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky u nënshkrua në datë01.03.1933, nga Mbreti Zog dhe Presidenti i Sh.B.A. Franklin D. Ruzvelt në të cilin gjejmë tënormuar e rregulluar mjaft mirë institutin e ekstradimit midis dy shteteve 82. Në artikullin eparë faqe 2,3 të këtij bëhen parashikime e rregullime në lidhje me subjektet e ekstradimit pakushtëzuar shtetësinë 83 e tyre por që ndaj subjektit ekstradimit duhet detyrimisht të ketë njëvendim gjyqësorë arresti apo dënimi me burgim, si dhe prova në lidhje me fajësinë e tyre 84.Në artikullin e dytë parashikohen rastet e veprave penale për të cilat lejohet ekstradimi nganjëri shtet tek tjetri, ndërsa në artikullin e tretë parashikohet që nuk lejohej ekstradimi përkrime me karakter politik 85 . Ky parashikim tregon për standartin e lartë dhe kujdesin etreguar nga ana e Sh.B.A. në respektim të drejtave dhe lirive themelore të njeriut tësanksionuara në Kushtetutën Amerikane. E themi këtë për faktin se legjislacioni penal i kohësmbretërisë dhe praktika gjyqësore ka njohur proçese me karakter politik që kishin si qëllimdhe eleminuan kundërshtarët politikë të pushtetit të kohës dhe Mbretit Zog.

Mjaft intersante janë parashikimet e bëra në artikullin e katërt ku përcaktohej detyrimiqë për të ekstraduarin do të ushtrohej ndjekje penale apo do të vuhej dënimi vetëm për akuzënapo dënimin për të cilin ishte pranuar ekstradimi. Ndërsa në artikullin e pestë parashikohejmoskryerja e ekstradimit për efekt parashkrimi të ndjekjes penale, të dënimit apo të arësyevetë tjera ligjore sipas legjislacionit të shtetit kërkues të ekstradimit 86. Në artikullin e X, XIparashikohej proçedura dhe autoriteti gjyqësor, gjykatave të vendit që pranonte kërkesën përekstradim si dhe aktet dhe provat e domosdoshme, vendimet gjyqësore në origjinal dhe provate fajësisë tij. Për sendet dhe provat e sekuestruara të arrestuarit për ekstradim ato i jepeshinshtetit kërkues kur lidheshin me kryerjen e krimit, produkt i tij apo në lidhje me fajësinë 87.Ky traktat vazhdon të jetë në fuqi dhe zbatohet edhe sot, sepse parashikimet e bëra në këtëtraktat vijnë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacion tonë proçedural. Praktika gjyqësoreka njohur mjaft raste të zbatimit tij në praktikë për realizimin e ekstradimeve midis dy shtetve.Megjithatë gjatë kësaj periudhe nuk u hartuan apo të miratohej legjislacion i mirëfilltëproçedurial penal e për më tepër që të normonte e rregullonte institutin e provave dhe proçesitprovuarit.

Si konkluzion i përgjithshëm duhet thënë se për këtë periudhë legjislacioni penal luajtirol të rëndësishëm kundër kriminalitet, arbitraritetit dhe dhunës. Megjithatë zbatimi dhefunksionimi i tij në praktikë ka treguar që nga ana e monarkisë dhe vetë Mbretit Zog, ai është

82 Ky traktat është firmosur edhe nga Ministri i Drejtësisë Mbretërisë Shqiptare Djafer Vila si dhe Sekretari i Shtetit i Sh. B.AmerikesHerman Bernstein. Ky traktat përbëhej nga 13 artikuj. Çdo artikull ka në përmbajtje të tij dispozita të veçanta me parashikime e rregullime tëhollësishme të marëdhënieve të ekstradimit midis dy shteteve, detyrimet e sejcilës palë si dhe proçedurën që ndiqet, krimet për të cilatlejohet ekstradimi, autoriteti që e vendos e miraton atë, afatet, etj….83 Në lidhje me shtetësinë në artikullin e tetë të traktatit përcaktohej mungesa e detyrimit për ekstradimin e shtetasve tyre. “Simbasstipulatave të këtij traktati asnjëra nga Palet e Nalta Kontraktuese nuk do të jetë e detyruar të ekstradojë shtetasit e vet, vec kur shtetësia ështëmarrë pas kryerjes deliktit..”84 Në artikullin e dytë të këtij traktati parashikohet se “ ..ektsardimi do të kryhet .. me konditë që ky dorëzim do të kryhet vetëm pas asishprovash fajtorije që sipas ligjevet të shtetit ku i arrtisuni të ..ketë krye deliktin.85 Në artikullin e tretë parashikohet se “Dispozitat e këtij traktati nuk japin të drejtën të kerkohet ekstradimi për ndonjë delikt me karakterpolitik, as për vepra që kanë lidhje me kësi deliktesh (krimesh).86 Artikulli 5 “Një kriminal nuk mund të dorëzohet sipas këtij traktati kur për shkak parashkrimi ose arsye ligjore tjetër, simbas ligjeve tështetit kërkues..”87 Në artikullin X “ çdo send që i gjendet kriminalit të arratisur në kohën e arrestimit tij, qoftë sende që rrjedhin nga delikti, qoftë se mund tëpërdoren si material prove në provimin e deliktit, me sa të jetë e mundur do të dorëzohen së bashku me personin në kohën e ekstradimit tij”Artikulli XI “ Arrestimi i të arratisurit bëhet në konformitet me ligjet e shteteve respektive, pas shqyrtimit do të vendoset sipas ligjës dheprovavet, që ekstradimi do te akordohet…

Page 22: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

21

përdorur për forcimin e pushtetit tij absolut, mënjanimit apo në disa raste edhe eleminimin ekundërshtarëve të tij politikë.

Me pushtimin fashist të Shqipërisë, organizimi gjyqësorë u la ai që ishte, por ungritën edhe Gjykatat Ushtarake të cilat e kryenin veprimtarinë proçeduriale sipaslegjislacionit proçedural të pushtuesit. Kompetencat e këtyre gjykatave, përveç krimeve tëluftës u shtrinë edhe në disa vepra të tjera penale, siç ishte ajo e mbajtjes armëve,kundërshtimit të përfaqësuesve shtetërorë etj.. “Gjykata Ushtarake Italiane, përvec krimeve tëluftës, mori në kompetencë gjykimin e armëmbajtjes pa leje e vepra të tjera pasi nuk kishinbesim në gjyqtarët shqiptarë” 88 .Hetimi i veprave penale në kompetencëe të gjykatësushtarake kryhej nga organet e specializuara të karabinjerisë, policisë militare si dhe ato tëadministratës ushtarake, ndërsa organet egzistuese të hetimit vazhduan ta ushtrojnë aktivitetine tyre si më parë. Duhet theksuar se kompetencat e këtyre organeve, dhe të gjykatës, në mjaftraste shkeleshin dhe nuk respektoheshin nga ana e administratës ushtarake fashiste. Ankimet ebëra nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve në atë kohë tek autoriteti më i lartë, mëkëmbësi iMbretit V.Emanueli, nuk merreshin në konsideratë.

Në këtë periudhë nga ana e pushtuesve italianë u morën masa të menjëhershme përriorganizimin e funksionimin e strukturave ligjzbatuese kryesisht të strukturave policore tëcilave ju njohën edhe atributet e policsë gjyqësore. Dekretin datë 31.08.1939 “Mbi trupën earmatosur të policisë” bënte parashikime në lidhje me atributet e policisë gjyqësore përkryerjen e veprimeve të para hetimore, duke përdorur mjetet e kërkimit provave dhe marrjen etyre. Ky dekret u ndryshua tre vjet më pas me dekret-ligjin “Mbi atributet e autoriteve mefunksione policie”. Në këtë dekretligj parashikoheshin si subjekte proçeduriale që kishin tëdrejtë të kryenin veprime të para hetimore edhe, kryetarët e komunave, rojet e burgjeve,bashkive, pyjeve, tagrambledhësit. Në të përcaktohej se e gjithë veprimtaria e oficerëve dheagjentëve të policisë gjyqësore kryhej bazuar në urdhëzimet e Prokurorit Përgjithshëm tëMbretit.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Gjermania naziste pas kapitullimit të Italisë, hetimet ekrimeve të luftës dhe ato me karakter politik u kryen nga Gestapoja dhe strukturat ushtaraketë pushtuesit, por që për këtë periudhë nuk disponohet dokumentacion mbi proçedurën endjekur në marrjen dhe administrimin e provave. Gjatë periudhës së pushtimit fashistfunksionuan të njëjtat rregulla proçeduriale penale. Legjislacioni penal material për krimet eluftës dhe ato ushtarake u ndryshua me hyrjen në fuqi të Kodit Penal Ushtarak në datë01.12.1941 deri në kapitullimin e Italisë. Ndërsa Kodi Penal i Mbretërisë Shqiptare mbeti nëfuqi dhe u zbatua edhe gjatë pushtimit fashist deri në hartimin dhe hyrjen në fuqi tëlegjislacionit pas luftës dytë botërore. “Kodi Penal i viti 1928 dhe ai Ushtarak u zbatuan sirregulla juridike derisa nuk vinin në kundërshtim më parimet e shtetit të ri të vendosur nëShqipëri edhe pas vitit 1944” 89.

“Si përfundim për këtë periudhë mund të themi se nga pushtuesit fashist për krimet qëhetoheshin e gjykoheshin nga strulturat e tyre është ndjekur veprimtari agresive dhe ajo eterrorit në shkelje flagrante të drejtave dhe lirive të akuzuarve. Për veprat e tjera penale,organet gjyqësore dhe ato të prokurorisë në Shqipëri, në pjesën më të madhe, u përpoqën tëruanin e mbronin parimin e ligjshmërisë në gjykimet penale, të zbatonin me korrektësilegjislacionin penal të shtetit shqiptar, ndërsa zbatimi i dekreteve të pushtuesit u ishte lënë mëtepër në kompetencë gjykatave ushtarake të pushtuesit” 90.

88 Irakli Nocka “Gjyqtarët e Shqipërisë gjatë gjysëmshekullit”, Drejtësia Popullore Nr 5 viti 1962 fq 3789 Prof. Dr. Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri” botim i vitit 1997 fq 47.90 Prof. Dr. Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri” botim i vitit 1997 fq 64

Page 23: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

22

Gjatë kësaj periudhe në zonat e çliruara apo që zotëroheshin nga forcatnacionalçlirimtare, u organizuan e funksionuan edhe gjyqet partizane të cilat bëheshin pakurrfarë formaliteti dhe gjykoheshin nga partizanë të caktuar nga komanda. Objekt i këtyregjykimeve ishin kryesisht veprat të tilla si tradhëtia, spiunimi, dezertimi, imoraliteti, vjedhja eplaçkitja etj.. ndërsa për cështje të thjeshta ato zgjidheshin e gjykoheshin nga këshillatnacionalclirimtar. “Në këtë periudhë në zonat e cliruara, pushteti gjyqësorë nga dita në ditëkalonte nga gjykatat në duart e Këshillave Nacionalçlirimtar apo të njësive të forcavepartizane” 91.

Në këtë periudhë funksionoi dhe u zbatua Rregullorja e Këshillave Nacionalçlirimtaree cila përcaktonte krimet dhe subjektet që do të bëheshin objekt i ndjekjes penale dhe dënimittyre nga gjykatat partizane. Kjo rregullore buronte nga rezoluta e Konferencës së Pezës edatës 16.09.1942 në të cilën përcaktohej se “Në zonat e çliruara këshillat nacionalçlirimtarëkishin detyrë të mbanin rregullin e qetësinë, të luftonin kriminalitetin, tradhëtarët e spiunët, tëpajtonin gjaqet ...” Kjo rregullore mbeti në fuqi edhe pas Konferencës e dytë tëK.Nacionalçlirimtar, mbajtur në Labinot në datë 05.09.1943. “Në luftën kundër kriminalitetitnë përgjithësi dhe vrasjeve në veçanti kanë vepruar aktet e Shtabit PërgjithshëmNacionalçlirimtar, veçojmë urdhërin “Mbi organizmin e pushtetit ushtarak në prapavja dukeorganizuar komandat e qarkut, krahinave, të rojeve partizane” datë 04.08.1943” 92.

Nga dokumentacioni që gjendet në arkiv për këtë periudhë, kryesisht qarkoret eKomiteti Antifashist N.Çlirimtar, gjenden mjaft raste të cilat tregojnë për gjykimin pa asnjëproçedurë ndaj individëve të dënuar me vdekje dhe të akuzuar për krime të rënda si spiunazh,bashkëpunim apo vënie në shërbim të pushtuesit, dezertim nga rradhët e forcave partizane,agjitacioni kundër L.N.Çlirimtare etj... “Dihet se për shkak të rrethanave të luftës nuk mundtë aplikohej dënimi me burgim. Në zonat e çliruara nuk kishte burgje. Nga dokumentat del sekonfiskimi i pasurisë vendosej nga gjykata partizane sipas rastit konkret 93. Nga Komanda ePërgjithshme e U.N.Çlirimtare në nëntor të vitit 1944 u miratua “Rregullorja e funksionimit tëgjyqeve ushtarake”. Në të përcaktoheshin strukturat ushtarake gjyqësore dhe kompetencat etyre.

Sa i takon provave dhe proçesit të provuarit ky institut nuk njihej dhe nuk zbatohej jovetëm për faktin se nuk kishte dhe nuk zbatohej asnjë proçedurë formale, por personat të cilëtkryenin rolin e gjyqtarëve, prokurorit apo hetuesit, nuk kishin njohuri profesionale e juridike.

Në këto raste gjykimi kishte karakter thjeshtë llogjik dhe bazohej në urdhërat dheorientimet e komandës partizane. Vendimet e këtyre të ashtëquajturave gjykata, ishin tëpaankimueshme, ato ekzekutoheshin menjëherë nga forcat partizane. Përjashtime ka patur nërastet e dënimeve me vdekje për të cilat nëse egzistonte mundësia, ankimi gjykohej edhe ngagjyqi i lartë ushtarak. Për këtë periudhë duhet thënë që këto proçese luajtën rol të rëndësishënkundër pushtuesit dhe bashkëpuntorëve të tij gjatë luftës. Por kjo periudhë u karakterizua ngaabitrariteti ekstrem i Partisë Komuniste dhe komandantëve të njësive partizane përeleminimin e kundërshtarëve politikë, duke dhënë vendime të pa drejta, të pabazuara nëprova, dënime të shumta me vdekje edhe për vepra penale jo të rënda. Kjo rregullorefunksionoi deri në miratimin nga Kryesia e K.A.Nacionalçlirimtar të ligjit datë 14.01.1945“Mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake” në të cilin përcaktoheshinsubjektet e krimeve të luftës apo sikurse u quajtën armiqtë e popullit si dhe ligji Nr 59 datë17.05.1945 “Mbi organizimin e përkohshëm gjyqësor”. Me këto ligje u sanksionuan dhe u

91 Irakli Nocka “Gjyqtarët e Shqipërisë gjatë gjysmëshekullit” Drejtësia Popullore Nr 5 viti 1962 fq 37.92 Dr. Prof. Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri” botim i vitit 1997 fq 70.93 Dr. Prof Ismet Elezi “Mbi nocionin e krimeve në dokumentat e Luftës Nacionalclirimtare” Drejtësia Popullore Nr 6 viti 1967 fq 33.

Page 24: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

23

ngritën gjykatat popullore të cilat përbëheshin nga gjyqtarë profesioniste dhe jo të tillë tëzgjedhur nga organet e pushtetit lokal.

Për këtë periudhë nuk mund të flitet për legjislacion proçedurial në kuptimin emirëfilltë të tij, kjo periudhë u karakterizua nga shkelje të rënda të drejtave dhe lirivethemelore të individëve që akuzoheshin dhe sidomos kundërshtarët politikë apo persona tëcilët konsideroheshin kriminelë lufte, bashkëpunëtorë të regjimeve të kaluara apo sisabotatorë të pushtetit popullorë.

Nuk pati asnjë rregullim ligjor specifik për provat penale, mjetet e kërkimit të provavedhe proçesin e të provuarit. Organet ndjekjes dhe ato të gjurmimit pa kurrfarë proçedureformale e ligjore, kryenin kontrolle e sekuestrime sipas urdhrave të komandave, forcave tëndjekjes apo në mënyrë krejt sporadike sipas vlersimit tyre subjektiv. Kjo periudhëkarakterizohet nga shkelje e rënda të lirive dhe të drejtave të njeriut, arbitrariteti dhe dhunësekstreme, ushtruar nga ana e organeve shtetërore, duke u justifikuar si diktaturë e punëtorëve,popullit, proletariatit për arritjen dhe ruajtjen e fitoreve të luftës dhe të rendit ri shoqëror.“Shteti në këtë periudhë për realizimin e funksionit të tij shtërngues, që përbente funksioninkryesor, përdori ligjet penale, që karakterizoheshin nga ashpërsia e jashtzakonshme, si dheaparatin hetimor e gjyqësor, si komponent kryesor të aparatit shtetëror, për përdorimin edhunës” 94.

Mjaft proçese penale të montuara me prova e fakte të fallsifikuara u ndërmorën ndajfigurave politike, publike dhe intelektualëve të njohur të kohës. Këtu mund të përmendimproçesin penal ndaj 28 deputetëve apo sikurse u quajt grupi i deputetëve, proçeset penale ndajklerikëve, sidomos klerit katolik etj.. “Faktet e zbuluara vitet e fundit në kushtet edemokracisë pluraliste, tregojnë se disa nga procest gjyqësore të asaj kohe, ishin tëpabazuara në prova dhe disa nga ata që akuzoheshin për krime kundër shtetit, ishin tëpafajëshëm, si psh proçesi gjyqësor kundër ish deputetëve etj..duke shkelur rëndë ligjin tëdrejtat dhe liritë e njeriut deri të drejtën për të jetuar” 95.

Në 14.03.1946 Asamblea Kushtetuese miratoi Statutin, Kushtetutën e R.P.Shqipërisë ecila më pas shërbeu si burim kryesor i legjislacionit penal e proçedural penal. Ndonëse nënenin 19 të këtij statuti parashikohej se “Asnjeri nuk mund të dënohet për një vepër penale qënuk ishte parashikuar shprehimisht si faj prej ligjit dhe me dënime që nuk janë caktuar prejkëtij ligji”. Dënimi mund të jepej nga gjykata në bazë të këtij ligji” Ky parim i rëndësishëmpothuajse nuk u zbatua dhe në mjaft raste u shkelën rëndë të drejtat dhe liritë themelore tënjeriut. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullorë Nr 392 datë 24.01.1947, neni 3 i tijpërcaktonte se “dispozitat e mëparëshme vlejnë si rregulla juridike, kur nuk vijnë nëkundërshtim me frymën e re demokratike dhe aktet ligjore të pushtetit popullor”.

Organizimi gjyqësor u bë në shkallë Nënprefekture, Prefekture dhe në Gjykatën eLartë. Gjykata e Lartë përbëhej nga dhjetë anëtarë e organizuar në dy kolegje si dhe Këshilli iPërgjithshëm, në të cilin bënin pjesë të gjithë anëtarët e saj. Ndryshime e rregullime ligjore ubënë edhe me ligjin Nr 1284 datë 09.06.1951 në të cilin u përcaktua zgjedhja e gjyqtarëve dhendihmës gjyqtarëve nga populli me votim, u përcaktuan dhe u kufizuan kompetencat egjykatave ushtarake. Gjykatat popullore gjykonin në shkallë të parë, u krijuan gjykatat eqarqeve të cilat gjykon si shkallë e dytë, ndërsa për krime të rënda si gjykata të shkallës parë.

Duhet thënë që në tërësi i gjithë legjislacioni i miratuar mbështetej në legjislacionin evendeve lindore, kryesisht atë rus, ai ishte në funksion të politikës së partisë shtet. Edhe atopak rregulla formale që u parashikuan në praktikë pothuajse nuk zbatoheshin në mënyrë të

94 Prof. Dr.Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri” botim i vitit 1997 fq 78.95 Prof. Dr. Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri” botim i vitit 1997 fq 82.

Page 25: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

24

veçantë për krimet kundër shtetit. Proçeset penale të asaj kohe u karakterizuan nga shkeljeflagrante të lirive dhe të drejtave themelore të individit deri edhe të drejtën e jetës. Kjogjendje vazhdoi deri në miratimin e hyrjen në fuqi të Kodit të Proçedurës Penale të vitit 1953,miratuar me ligjin Nr 1650 datë 30.03.1953 të Kuvendit Popullor të R. P. të Shqipërisë.

I. 4. Provat penale dhe proçesi i të provuarit sipas K.Pr.Penale të vitit 1953

Kodi i Proçedurës Penale është aprovuar me ligjin Nr 1650 datë 30.03.1953 tëKuvendit Popullore. Ky kod përbëhej nga 364 nene, hyri në fuqi në datë 01.06.1953. Këtijkodi i janë bërë ndryshime me ligjin Nr 1776 datë 03.12.1953 dhe me ligjin Nr 2805 datë04.12.1958, dhe ka qënë në fuqi deri në datë 01.04.1980 me hyrjen në fuqi të KoditProçedurës Penale miratuar me ligjin Nr 6069 datë 25.12.1979. Ai përfaqësonte sistemininkuizitor, megjithatë duhet thënë që për herë të parë u përcaktuan në mënyrë të qartë e tëplotë rregullat proçeduriale penale që rregullonin tërë proçesin penal, pavarësisht ndikimevedhe instituteve të veçanta me karakter politik e klasorë si pjesë e filozofise së shtetit totalitar.

Organizimi gjyqësor sipas këtij kodi parashikonte, gjykatat e rretheve e ato ushtarakenë shkallë të parë, në shkallë të dytë nga gjykata e qarqeve si dhe Gjykata e Lartë (neni 25) ecila gjykonte për disa çështje si gjykatë e shkallës dytë e për çështje ligjshmërie, dhe sigjykatë e shkallës parë për çështje të caktuara që lidheshin kryesisht me subjektin qëproçedohej dhe për krime të caktuara 96. Në nenet e pjesës së parë të këtij kodi u parashikuanparimet kryesore proçeduriale, ai i ndalimit të gjykimit dy herë për të njëtën vepër, ai igjykimit me dyer të hapura, i barazisë së palëve në gjykimin e çështjes, parimi i prezumimitpafajësisë, provave gjyqësore, ku për herë të parë u parashikua që gjykata e jep vendimin nëbazë të provave që merren e shqyrtohen në seancën gjyqësore, detyrimet dhe të drejtat esubjekteve proçeduriale etj...97.

Ndjekja penale drejtohej nga prokurori i cili kishte të drejtë të kryente vetë hetime sidhe të ndihmohej nga organet e tjera të hetimit e gjurmimit, nën drejtimin dhe kontrollin eprokurorit. Në këtë kod parashikohej që ndjekja penale në mënyrë të drejtpërdrejtë, ushtrohejedhe nga vetë gjykata në rastet kur ajo e çmonte këtë gjatë gjykimit të çështjes si dhe tëcaktonte edhe masë sigurimi ndaj të pandehurve edhe kryesisht 98 . Prokurorët ishin tëorganizuar në shkallë të parë në prokuroritë e rretheve, në shkallë të dytë në prokuroritë eqarqeve dhe prokurorët e Prokurorisë Përgjithshme. Hetuesia si organ që kryente veprimtarinëhetimore nën drejtimin e prokurorit, ishte e organizuar pranë prokurorive të rretheve, hetuesite sigurimit shtetit, hetuesit e qarkut dhe hetuesit pranë Prokurorisë Përgjithshme. Ndajveprimeve të organeve të hetuesisë njihej e drejta e ankimit tek prokurori, për prokurorin tekprokurori më i lartë dhe ndaj vendimit të gjykatës në gjykatën me të lartë 99. Fillimi i çështjespenale mund të bëhej edhe kryesisht nga Prokurori, Hetuesi si dhe vetë Gjykata. Veprime tëpara hetimore kryenin organet e gjurmimit (organet e sigurimit shtetit, policisë,inspektoriateve të kontrollit etj..) si dhe organet e hetuesisë.

Dispozitat proçeduriale mbi provat parashikoheshin e rregulloheshin nga nenet 60-85të këtij kodi si dhe nga dispozita të shpërndara në kapituj të tjerë të tij. Në nenin 60 të tijpërcaktohej kuptimi i provave penale, ndërsa në nenin 61 përcaktoheshin llojet e provave dhe

96 Nenet 24, 25 të këtij kodi97 Nenet 5, 7, 8, 10 dhe 13 të këtij kodi98 Në nenin 67 të këtij kodi parashikohej se gjykata kishte të drejtë që të merrte të pandehur një dëshmitar madje edhe ta arrestonte atë nësallën e gjykimit duke vendosur ndaj tij edhe masë sigurimi.99 Parashikimet e nenit 100 paragrafi i tretë i këtij kodi.

Page 26: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

25

konkretisht; thëniet e dëshmitarëve, të pandehurve, mendimet e ekspertëve, provat materiale edokumentat me shkrim si dhe proçesverbalet e veprimeve hetimore e gjyqësore.

Përgjimet, vëzhgimet, fotografimet dhe filmimet e fshehta ndonëse aplikoheshin ngaana e organeve të gjurmimit dhe hetimit nuk parashikoheshin si burime apo prova në proçesinpenal. Këto mjete kërkimi provash aplikoheshin nga hetuesia e sigurimit të shtetit dhe organete gjurmimit për krimet kundër shtetit dhe njoftimet, provat që rezultonin nuk mund tëpërdoreshin në proçesin penal. Aplikimi i këtyre burimeve bëhej në kuadrin e veprimtarisëoperative, të fshehtë, ato rregulloheshin me akte nënligjore të nxjerra nga Ministria eBrendëshme si dhe vendime të Byrosë Politike të partisë shtet.

Në dispozitat vijuese të këtij kodi përcaktoheshin rregullat proçeduriale në lidhje mezbulimin, marrjen administrimin, verifikimin e çmuarjen e provave. Në këto dispozitaparashikohej se asnjë provë nuk kishte vlerë të paracaktuar, çmuarja e provave bëhej ngagjykata pasi i kishte marrë e verifikuar në shqyrtimin gjyqësor të çështjes 100.

Ky kod parashikonte rregullat proçeduriale të dëshmisë si provë, detyrimet edëshmitarëve, rastet e papajtueshmërisë së dëshmitarit (me të meta fizike e psiqike) etj.. Nuknjihej në asnjë rast e drejta për të mos dëshmuar për shkak të lidhjes me të akuzuarin apo përshkak të ruajtjes së një sekreti profesional. Për më tepër që si dëshmitar mund të thirrej edhevetë mbrojtesi i të pandehurit për krimet kundër shtetit sipas kodit penal të fuqi 101 . Nëkapitullin e XII të pjesës dytë të këtij kodi parashikoheshin rregullat proçedurale të pyetjes sëdëshmitarëve dhe ekspertëve 102 . Në këto parashikime dëshmitari ishte i detyruar tëdëshmonte rreth çdo fakti e rrethane që lidhej me hetimin, paralajmërohej për përgjegjësinëpenale në rast dëshmie të rreme apo refuzimi për të dëshmuar. Ballafaqimi dhe rezultatet e tijnuk njiheshin si burim e provë më vete, por në nenin 161/2 të këtij kodi njihej e drejta që“Hetuesi në rast nevoje bën ballafaqimin midis dëshmitarëve”. Bëheshin parashikime tëkarakterit formal në lidhje me formën e shkruar të aktit të dëshmisë, mënyra si proçedohej nërastet e dëshmitarëve shurdhmemecë, ruajtjen e sekretit etj..

Thëniet dhe shpjegimet e të pandehurve parashikoheshin si prova për vetë tëpandehurin si dhe për të pandehur të tjerë. Megjithatë në këtë dispozitë ishte parashikuar që ipandehuri nuk mund të detyrohet të flasë, parashikim ky i cili pothuajse nuk zbatohej nëpraktikë. Për më tepër që në nenin 138 parashikohej se “pyetja e të pandehurit fillon duke eporositur të tregojë gjthçka di për çështjen. Pasi të ketë folur të pandehurit i drejtohen pyetje.Në proçesverbal përshkruhen thëniet e tij, pyetjet e bëra dhe përgjigjet e dhëna nga ipandehuri”.

Kjo periudhë është karakterizuar nga shkelje të rënda të drejtave të pandehurve,ushtrimi i dhunës fizike e psikike aplikohej rëndom gati në të gjitha proçeset hetimore. Duhetthënë se pavarësisht parashikimeve ndaluese në dispozitat proçedurale penale 103 si dhe ato tëligjit penal material 104 kjo gjendje vazhdoi deri në fillimet e proçeseve demokratike në vend.

100 Në nenet 62,63 të këtij kodi përcaktohej se asnjë provë nuk ka vlere të paracaktuar, gjykata i vlerëson ato pasi i ka shqyrtuar gjatëgjykimit dhe sipas bindjes saj të brendëshme.101 Në nenet 68 të këtij kodi parashikohej detyrimi i çdo personi për të dëshmuar rreth çdo fakti e rrethane që ai kishte dijeni pa asnjëkufizim, pavarësisht se mund të dëshmonte në dëm të interesave të afërmeve tij, shkelte sekretin profesional apo dëshmia mund të silltepërgjegjësi penale edhe për të. Detyrohej që edhe mbrojtesi i të pandehurit, avokati , për krimet kundër shteti nenet 61-78 të k.penal ishte idetyruar të dëshmonte çdo gjë që ai dinte pavarësisht faktit se ai i kishte mësuar ato në mirbesim nga vetë i pandehuri.102 Në nenet 160 – 172 të këtij kodi parashikohej marrja e dëshmisë dhe ekspertimit si provë në proçesin e hetimit, prova këto të cilatmerreshin formalisht nga gjykata në gjykimin e çështjes dhe kishin vlerë si të tilla.103 Në nenin 136 të këtij kodi parashikohej se “Hetuesi nuk ka të drejte të nxjerrë thenie e pohime nga i pandehuri me anë të dhunës,kanosjes dhe masave të tjera të tilla”104 Ushtrimi i dhunës gjatë hetimeve për të bërë deklarata apo pohime përbënte vepër penale sipas kodit penal të kohës.

Page 27: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

26

Gjatë kësaj periudhe rastet e ushtrimit të dhunës dhe përdorimit të torturës ndaj të akuzuarveishin të shpeshta ato justifikoheshin me qëllimin e luftës ndaj kundërshtarëve të pushtetitpopullorë, sabotatorëve, armiqve të popullit etj.. 105.

Në këtë kapitull parashikohej e rregullohej ekspertimi si provë në proçesin penal. Nëkëto dispozita parashikohej e drejta e organeve të hetimit dhe gjykimit për të disponuarkryejen e këtij veprimi proçedurial, detyrimin për kryerjen e ekspertimit nga ekspertët,përgjegjësia e tyre, si dhe shpërblimi për punën e kryer nga ata apo dhe nga dëshmitarët nëproçes 106. Në marrjen e administrimin e kësaj prove nuk parashikohej detyrimi i njoftimit tëakuzuarit apo e drejta e tij për të shtruar pyetje për ekspertimin. Në nenin 167 parashikohej senga i pandehuri mund të kërkohej që në ekspertim të merrte pjesë edhe një ekspert i caktuarprej tij. Pranimi i kësaj kërkese varej nga vendimarrja e hetuesit të çështjes.

Dëshmia dhe mendimi i ekspertëve si provë penale rregullohej nga nenet 160 – 172 tëK.Pr.Penale. Kjo provë formalizohej nëpërmjet proçesit të pyetjes dëshmitarit dhe pyetjes sëekspertit. Dëshmitë merrnin vlerën e provës që gjatë fazës hetimeve, ato jepeshin përparahetuesit që hetonte çështjen, ndërsa mendimi i ekspertëve merrej përgjithësisht nga proçesi ipyetjes me proces verbal por edhe me akt të veçantë të hartuar nga eksperti. Në rastet eekspertimeve me disa ekspertë bëhej me akt të shkruar ekspertimi, po nuk parashikohejdetyrimi i dhënies me shkrim nga ana e ekspertëve. Gjykata gjatë gjykimit të çështjes,administronte si provë thëniet e dëshmitarëve dhe të ekspertëve të dhëna gjatë hetimeve aponë mënyrë të drejtpërdrejtë në gjykim.

Kuptimi i provave materiale jepej në nenin 77, në të cilat përfshihej çdo send,dokument që lidhje me çështjen. Rregullat për marrjen, administrimin e dokumentimin eprovave materiale nga subjektet, kryesisht ato të karakterit teknik, përcaktoheshin në mënyrëtë përgjithshme. Nuk parashikohej asnjë garanci për personat që këto prova ju merreshin apo ikishin patur në disponim 107. Nuk njihej e drejta e ankimit të veçantë nga poseduesit apopronarit të sendit për të kundërshtuar marrjen (sekuestrimin) e sendit, dokumentit etj.. Nënenin 80 të tij parashikohej detyrimi i gjykatës që në vendimin përfundimtar të vendoste edhepër provat materiale, duke konfiskuar e kaluar në favor të shtetit sendet e mjetet e kryerjeskrimit si dhe çdo përfitim të nxjerrë nga vepra penale apo të premtuar.

Mjetet e kërkimit të provave, kontrollet, sekuestrimet dhe këqyrjet, parashikoheshinnga dispozitat e kapitujve XIV dhe XV të këtij kodi 108. Kontrollet, sekuestrimet e këqyrjetkryheshin nga hetuesi pa kurrfarë rregullash proçeduriale e garancish për personat qëcënoheshin nga këto mjete kërkimi. Nga hetuesi disponohej lirisht dhe pa asnjë kufizim mevendim për kryerjen e tyre. Rezultatet e kontrolleve, këqyerjeve e sekuestrimevepasqyroheshin në proçesverbalet përkatëse të përpiluara nga hetuesi në prani të personave tëbesuar.

Sipas këtij kodi parashikohej e drejta e gjykatës që gjatë gjykimit mund të kryentesekuestrimin ose këqyrjen e sendeve dhe provave materiale. Në dispozita të veçanta

105 Kryerja e veprimeve duke mbajtur të pandehurit në qeli me temperaturë të ulët apo të lartë, mbajtja lidhur për orë të tëra, lidhja nëkarrike apo vende të tjera, mungesa e ujit të pijshëm, ushqimit, lagia me ujë, detyrimi për të mos fjetur apo përdorimi i teknikave të simulimitmbytjes në ujë etj, për më tepër të kryera në mënyrë të përsëritur e të vazhdueshme aplikoheshin kryesisht ndaj të pandehurve të akuzuar përkrimet kundër shtetit.106 Në nenet 70, 71 të këtij kodi parashikohej e drejta e organeve të hetimit e gjykimit të vendosnin kryerjen e ekspertimit dhe caktoninekspertë me njohuri teknike.. .107 Në nenin 78, 79 të këtij kodit, sendet e dokumentat provë materiale sekuestroheshin nga kontrollet e organeve të gjurmimit, hetuesisëetj.. pa asnjë kufizim ligjor.108 Në nenet 173 deri 194 të përfshira në kapituj 14, 15 bëhen parashikime në lidhje me kontrollin, sekuestrimin e provave materiale,këqyerjet e personave, dokumentave, sendeve, vendeve etj..

Page 28: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

27

parashikohej që nga gjykata mund të bëhej edhe këqyrja në vend e vendit, objektit etj... Përkontrollin si mjet kërkimi nuk ka patur parashikime ligjore që të kryhej nga ana e gjykatësgjatë gjykimit çështjes. Rregullat proçeduriale të gjykimit në shkallë të parë parashikoheshinnga dispozitat proçeduriale të kapitullit XX, nenet 225 - 272 të këtij kodi. Duhet thënë që nëproçesin e gjykimit të drejtat e palëve në proçes kanë patur tendencën e ekuilibrimit të tyre,por që praktikisht nga gjykata vlerësoheshin provat e marra dhe të administruara nga organete hetuesisë gjatë hetimit të çështjes.

Aktet ligjore të nxjerra gjatë viteve 60 mbi suprimimin e Ministrisë së Drejtësisë, meDekretin Nr 4277 datë 20.06.1967, ligji “Për organizimin gjyqësorë në RPSh” Nr 4406 datë24.06.1968 sollën regres të dukshëm në marrëdhëniet proçedurale penale dhe në vetë proçesetpenale, në shkelje të rëndë të drejtave proçedurale të personave të akuzuar e duke i hapurrrugë arbitraritetit dhe abuzimit, sidomos të organeve të hetimit. Miratimi i ligjit Nr 5139 datë30.01.1974 “Mbi unifikimin e organeve të hetuesisë” jo vetëm që krijoi kushte për rritjen eabuzimit dhe shkeljen e mëtejshme të drejtave dhe lirive të shtetasve por mënjanoi organin eprokurorisë në kryerjen dhe drejtimin e hetimeve, duke e përqëndruar hetimin në organet eMinistrisë Brendëshme.

Pavarësisht sa më sipër, legjislacioni penal i kësaj periudhe luajti rol të rëndësishëmnë themelimin e një proçesi penal modern, me rregulla proçedurale qartësish të përcaktuara,ato ndikuan në uljen e kriminalitetit, sidomos krimit të vrasjes, vjedhjes etj.. Në raport melegjislacionin proçedurial të vitit 1980 ai rezultonte më i plotë në parashikimin e institutevedhe proçedurave rigorozisht të përcaktuara. Kishte karakter shumë më demokratik se aipasues i vitit 1980, kjo e pasqyruar sidomos në të drejtat dhe detyrimet proçeduriale tësubjekteve si dhe në tërësi të proçesit penal.

I. 5. Provat penale dhe proçesi i të provuarit sipas K.Pr.Penale të vitit 1980.

Kodi i Proçedurës Penale miratuar me ligjin Nr 6069 datë 25.12.1979 hyri në fuqi nëdatë 01.04.1980. Ai zëvendësoi Kodin e mëparshëm të Proçedurës Penale të vitit 1953, dheishte i ndarë në pjesën e përgjithshme dhe pjesën e posaçme 109 (në të cilën përfshihej hetimie gjykimi). Në dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij kodi u përcaktuan; përmbajtja,detyrat, bazat, parimet dhe subjektet e legjislacionit proçedurial penal. Ky kod si dhe i gjithëlegjislacioni i asaj periudhe u mbështet në Kushtetutën e vitit 1976. Ai përbënte regres tëdukshëm në krahasim me legjislacionin egzistues, ishte shprehje e qartë e shkeljes së tëdrejtave e lirive themelore të shtetasve, legjitimonte pabarazinë e subjekteve proçeduriale meligj. Karakteristikë e këtij Kodi janë parashikimet e mangëta dhe të përgjithshme që bëhendisa instituteve, duke u lënë rrugë të lirë veprimeve arbitrare pa kurrfarë proçedure, pa asnjëdetyrim të parashikuar për organin proçedues për njoftimin e palëve që cënohen, të detyrimitpër ti vënë në dijeni, të drejtën e ankimit etj...

Parashikimet në këtë kod vinin në kundërshtim të plotë me standartet demokratike tëproçeseve penale, të shprehura në veçoritë e mëposhtme;

109 Ky kod përbëhej nga 200 dispozita, në pjesën e përgjithshme përcaktohej përmbajtja, detyrat dhe parimet e legjislacionit pr. penal,subjektet, orgazimi i gjykatave, afatet, provat dhe masat e sigurimit. Në pjesën e posaçme parashikoheshin faza e hetimit dhe gjykimit tëçështjes si dhe ekzekutimit të vendimeve.

Page 29: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

28

• Sanksionoi me ligj varësinë e gjykatës, prokurorisë dhe organeve të hetimit ngapartia shtet. Në nenet 3 e 4 të këtij kodi u njohën parimet e udhëheqjes nga politika e partisë,lufta e klasave, vija e masave etj.. 110.

• Nuk njohu as formalisht parimet demokratike të proçesit penal atë të barazisë sëpalëve, prezumimin e pafajësisë, mbrojtjen me avokat, oralitetin, provave gjyqësore etj..

• Përjashtoi prokurorinë nga kryerja dhe drejtimi i veprimtarisë hetimore, hetimet jungarkuan organit të hetuesisë me të drejta të pakufizuara e të pakontrolluara jo vetëm ngaprokuroria por edhe nga gjykata 111.

• Gjykata nuk kishte asnjë të drejtë proçeduriale për të vendosur mbi veprimet epaligjshme të organeve të hetimit gjatë hetimit të çështjeve, çdo ankim ndaj veprimeve apovendimeve të hëtuesit shqyrtoheshin po nga organet e hetuesisë.

• Nuk njihej e parashikohej pavlefshmëria e akteve apo provave, si rezultat iveprimeve proçeduriale të kryera në mënyrë të paligjshme apo në kundërshtim me ligjin. Nënenin 14 të tij u parashikua e drejta formale e pjesëmarresve në proçesin penal për të paraqiturprova, kërkuar plotësimin e hetimeve, ankimit ndaj vendimeve të hetuesit e gjykatës 112.

Kuptimi i përgjithshëm i provave parashikohej në nenin 15 të këtij kodi i cilikonsideronte provë të gjitha të dhënat që merreshin në formën e parashikuar nga ky kod dheqë shërbenin për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, fajësinë ose jo të pandehurit,personalitetin e tij si dhe pasojën e ardhur nga vepra penale. Si burime të provave sipas nenit16 konsideroheshin thëniet e dëshmitarëve, pandehurve, mendimet e ekspertëve, provatmateriale dhe dokumentat. Marrja dhe çmuarja e provave, parashikohej bëhej nga hetuesidhe gjykata bazuar në ligjë dhe ndërgjegjen e tyre juridike socialiste 113, në të nuk përcaktohejasnjë detyrim apo formë proçeduriale e detyrueshme për tu ndjekur e zbatuar në marrjen etyre dhe se çmuarja bazohej në bindjen e brendshme të hetuesit e gjykatës 114.

Dëshmia si provë parashikohej e rregullohej nga nenet 19, 20 dhe 21 të këtij kodi. Ajomerrej e formohej që gjatë hetimit të çështjes, dëshmitari dëshmonte para hetuesit dhegjykatës. Parashikohej detyrimi i dëshmitarit për të dëshmuar si dhe përgjegjësia penale nërastin e dëshmisë rreme apo të mos dhënies së dëshmisë. Dëshmitarët e mitur duhej tëpyeteshin në prani të një arsimtari apo përfaqësuesi ligjor. Përjashtoheshin të dëshmoninpersonat me të meta fizike e psiqike. Në nenet 80 dhe 81 ishin përcaktuar rregullat e marrjesnë pyetje të dëshmitarëve dhe të drejtat e dëshmitarit. Në këto dy dispozita përcaktohej qëdëshmitarët pyteshin nga hetuesi apo gjykata veç e veç dhe për fakte e rrethana që kanë lidhjeme çështjen që hetohet apo gjykohet. Në nenin 31 bëheshin parashikime për pyetjen edëshmitarit shurdhmemec 115. Thëniet e tyre dokumentoheshin në proçesverbalin e pyetjes sëbashku me pyetjet e bëra dhe sqarimet e dhëna nga dëshmitari. Duke qënë pjesë e sistemitinkuizitor, dëshmia si provë formohej që në momentin e marrjes së saj nga hetuesi dhe

110 Në nenet 2, 3 dhe 4 të këtij kodi përcaktohen detyrat, bazat dhe parimet e legjislacionit proçedural penal ku përcaktohet se “Legjislacioniproçedural penal udhëhiqet nga politika e partisë punës… ka për detyrë të mbrojë shtetin socialist, partinë e punës.. udhëhiqet nga parimi iluftës klasave, ligjshmërisë socialiste etj..”111 Në nenet 6, 7 të këtij kodi përcaktoheshin kompetencat e organit të prokurorisë dhe hetuesisë ne proçësin penal. Në këto parashikimeorgani i prokurorisë gjatë hetimit të ceshtjeve nuk kishte asnjë të drejtë proceduriale, për të kontrolluar, ndryshuar, kryer apo drejtuarveprimtarinë hetimore.112 Ndonëse në nenin 15 të këtij kodi parashikohej se “Provat janë të gjitha të dhënat që merren në formën e parashikuar nga ky kod, dhe qëvërtetojnë….” Ndërsa në nenin 143 parashikohej se nga gjykata në gjykimin e çështjes ka të drejtë të marre çdo provë ….”113 Nenet 17 dhe 18 të këtij kodi.114 Në nenin 17, 18 të këtij kodi gjykata dhe hetuesia kanë të drjetë të marrin nga çdo subjekt dhe çdo shtetas, provat që ndodhen pranëtyre…ata i çmojnë provat sipas bindjes pas shqyrtimit tyre…115 Në këtë dispozitë paragrafi i dytë bëhen parashikime në lidhje me pyetjen e dëshmitarit shurdhmemec ku parashikohet e drejta për tuasistuar e ndihmuar nga një person që kupton shenja të tilla, interpretët.

Page 30: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

29

administrohej si e tillë edhe nga gjykata në gjykimin e çështjes, me vlerë të njëjtë sikursedëshmia e dhënë në seancë gjyqësore.

Thëniet e të pandehurve konsideroheshin prova në proçesin penal, në këtë cilësi atapyeteshin pasi u ishte njoftuar akuza. Në mënyrë flagrante lejohej pyetja edhe e të pandehurvetë mitur pa praninë e mbrojtësve 116, duke parashikuar mundësinë e pranisë së një arsimtariapo personi tjetër që mund ta ndihmojë të miturin në pyetje. Sipas nenit 23 thëniet e tëpandehurit konsideroheshin si prova penale si çdo provë tjetër pavarësisht shpjegimeve dheqëndrimit tij në seancë gjyqësore. Pyetja e të pandehurit bëhej sipas përcaktimeve të nenit 78të këtij kodi, në të nuk parashikohej në mënyrë taksative e drejta e tij për të mos dhënëshpjegime dhe për të mos u përgjigjur pyetjeve. Në nenin 136/3 të këtij kodi parashikohej edrejta e gjykatës për të lexuar thëniet e dëshmitarve duke i administruar ato si prova, kur ipandehuri nuk ka pranuar të japë shpjegime.

Ekspertimi si provë parashikohej e rregullohej nga nenet 25 e 26 të këtij kodi. Në topërcaktohej se ekspertimet kryheshin nga specialistë të institucioneve shtetërore të cilët kishinnjohuri teknike e shkencore. Në ndryshim nga kodi i mëparshëm, përcaktohej detyrimi qëekspertët mendimin e tyre duhet ta jepnin me shkrim, konkluzionet e të cilëvekonsideroheshin si prova në proçesin penal. Në nenin 82 përcaktoheshin rastet e disponimittë gjykatës për kryerjen e ekspertimit. Në këto dispozita parashikohej detyrimi për të njoftuartë pandehurin për kryerjen e këtij ekspertimi si dhe të drejtat e të pandehurit për kërkuarpërjashtimin e ekspertëve, caktimin e ekspertëve të tjerë si dhe shtruar pyetje të tjera përekspertimin. Të drejta këto të cilat kishin thjesht karakter formal, zbatimi i tyre ishte mjaft irrallë në praktikë kjo edhe për shkak të nivelit intelektual, mungesës së asistencës dhembrojtjes me avokat etj..

Duhet thënë që për ekspertimin dhe sekuestrimin si burime provash, parashikimetligjore janë tërësisht të mangëta, të përgjithshme dhe linin vend për kryerjen e veprimeveabuzive në shkelje të drejtave të akuzuarve e subjekteve të tjera. Forma e dhënies sëkonkluzioneve nga ana e ekspertëve përcaktohet në nenin 26 të kodit. Ata mund të merreshinnë pyetje pas kryerjes së ekspertimit për të sqaruar rrethana të tjera ose të vendosej kryerja enjë ekspertimi të ri 117 . Në nenin 83 përcaktoheshin detyrimet e ekspertit për kryerjen eekspertimit teknik dhe dhënien e rezultateve të ekspertimit.

Provat materiale dhe dokumentet janë parashikuar e rregulluar nga nenet 27 -30 tëkëtij kodi, në to jepej kuptimi i tyre si prova në proçesin penal, marrja e trajtimi i tyre(disponimi) dhe rastet kur nga gjykata disponohej me vendimin përfundimtarë mbi fatin etyre. Si prova materiale mund të ishte çdo materie, send, dokument, objekt që lidhej meçështjen, autorësinë, pasojën dhe çdo rrethanë tjetër me interes për hetimin e gjykimin 118.

Rezultatet e ballafaqimit në këtë kod nuk kanë qënë të parashikuara si prova tëveçanta në proçesin penal. Megjithatë në nenin 84 të K.Pr.Penale parashikohej e drejta ehetuesit (në hetim) apo gjykatës në gjykimin e çështjes të ballafaqonte dëshmitarët , tëpandehurit apo dëshmitarin me të pandehurin kur kishin thënie të kundërta. Në nenin 136/1 tëkëtij kodi parashikohej që gjatë gjykimit të çështjes, gjykata dëgjon në mënyrë tëdrejtpërdrejtë thëniet e të pandehurit, dëshmitarëve, ekspertëve dhe shqyrton dokumentat,këqyr sendet dhe provat materiale.

116 Në nenin 22 të këtij kodi parashikohej detyrimi vetëm për të pandehurit që nuk kishin mbushur moshën 16 vjeç të pyeteshin në prani tënjë arsimtari ose një personi tjetër …117 Në neni 26 përcaktohej se “ekspertët mendimin e tyre e japin me shkrim ata pas kësaj mund të merren në pyetje, kur shihet e nevojshmemund të urdhërohet një ekspetim i ri.118 Në nenin 27 përcaktohej se “Prova materiale jane sendet që kanë shërbyer si mjet për kryerjen e veprës penale ose mbi të cilat gjendengjurma të saj, ose veprimeve të pandehurit, si dhe çdo send tjetër që mund të shërbejë për hetimin dhe gjykimin e çështjes.

Page 31: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

30

Në kundërshtim me parimet kryesore proçeduriale të sanksionuara në të gjithalegjislacionet proçeduriale penale demokratike, parashikohej në mënyrë sa allogjike aq edhetë çuditëshme rastet kur nga gjykata proçedohej me leximin e thënieve të pandehurve edëshmitarëve në rastet kur;

• I pandehuri gjykohej në mungesë apo nuk jepte shpjegime para gjykatës.• Dëshmitari ndodhej me banim larg vendit të gjykimit apo kur kishte shkaqe të

arësyshme për të mos u paraqitur për shkak të punës e angazimeve të tjera.• Kur ishte vendosur largimi i të pandehurit apo dëshmitarit nga salla e gjykimit sipas

nenit 142 të këtij kodi.Mjetet e kërkimit të provave, parashikoheshin në kreun e V, nenet 85 -96 të këtij kodi.

Në këto dispozita parashikohej si mjete kërkimi provash edhe paraqitja për njohje dheeksperimenti hetimor. Në nenin 85 , 86, 88 dhe 89 të tij parashikohej kontrolli si mjet përkërkimin e provave, kushtet, mënyra e kryerjes dhe llojet e tij. E drejta për të vendosur e kryerkontrollin i takonte hetuesit dhe gjykatës, mjafton që të disponoheshin të dhëna tëmjaftueshme se në një vend apo person ndodhej një send apo dokument me rëndësi përzgjidhjen e çështjes, apo për të zbuluar persona të fshehur apo kufoma. E drejta e hetuesit përkryerjen e kontrollit ishte vetëm në rastet e ngutëshme ndërsa në rastet e tjera duhej qëvendimi i tij të miratohej nga prokurori. Si garanci formale në këtë proçes, ishte parashikuarqë kryerja e kontrollit bëhet në prani të personit që kontrollohej, dy dëshmitarëve dhe të njëanëtari të këshillit popullor të lagjes. Gjatë kontrollit të vendeve e personave kur rezultoninsende e dokumente që lidhen me çështjen, ato sekuestroheshin nga hetuesi apo gjykata mevendim për sekuestrimin e tyre 119.

Sekuestrimet e sendeve e provave materiale e dokumentave vendoseshin nga hetuesiose gjykata, objekt sekuestrimi ishte edhe korespondenca post-telegrafike dhe çdo sendmbajtja e të cilit ishte e ndaluar pavarësisht se nuk kishte lidhje me çështjen.

Këqyrja, paraqitja për njohje dhe eksperimenti hetimor ishin parashikuar nga nenet94, 95 dhe 96 të këtij kodi. Në to përcaktohej e drejta e hetuesit dhe e gjykatës që për të marrëe administruar prova të reja apo për të sqaruar rrethana të çështjes të kryente këqyerjen evendit të ngjarjes, kufomës, personave, objekteve, dokumenteve, si dhe kryerjen e proçesitnjohjes së personave e sendeve apo të eksperimentit hetimor 120 . Kryeja e veprimeve tëmësipërme detyrimisht bëhej në praninë e dy dëshmitarëvë si dhe të ekspertit me njohuri tëposaçme në fushën e teknikës dhe shkencës. Gjatë veprimeve të mësipërme bëheshinskicimet, fotografimet e nevojshme, kryerja e këtyre veprimeve pasqyrohej në proçesverbalinpërkatës të këqyerjes, paraqitjes për njohje apo të eksperimentit hetimorë. Edhe në këtë kodpër vëzhgimet, përgjimet, fotografimet dhe filmimet e fshehta nuk kishte asnjë parashikim,ndonëse ato aplikoheshin gjerësisht nga ana e organeve të policisë dhe të hetimit, sidomos përkrimet kundër shtetit.

Ky kod pësoi ndryshime me kalimin e viteve, të cilat nuk e ndryshuan karakterin dhepërmbajtjen e tij. Ndryshimet me ligjin Nr 6801 datë 01.09.1983 si dhe të Dekretit Nr 7177datë 20.11.1987, të cilat njohën dhe përmirësuan pozitën proçeduriale të prokurorit dukenjohur të drejtën e tij për të ushtruar kontroll ndaj hetimeve të kryera nga ana e organit tëhetuesisë, ishin të mangëta dhe nuk patën efekt në praktikë. Ndryshime thelbësore këtij kodiju bënë pas viteve 90, me ligjin Nr 7386 datë 08.05.1990 dhe ligjin Nr 7541 datë 18.12.1991“Për avokatinë në R.Shqipërisë” etj.. U njoh e drejta e mbrojtjes së të pandehurve me avokat,si dhe u njohën ligjërisht të drejtat dhe detyrat e mbrojtësve profesionistë në proçeset penale.

119 Në nenin 92 të këtij kodi parashikohej formalizimi i kontrollit dhe sekuestrimit.120 Neni 94/1 të kodit me titul këqyrja, paraqitja për njohje dhe eksperimenti hetimor.

Page 32: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

31

Bazuar në ligjin themelor Nr 7491 datë 29.04.1991 “ Për dispozitat kryesoreKushtetuese” u bënë ndryshimet të rëndësishme me ligjin Nr 7536 datë 17.12.1991 “Për disandryshime në K.Pr.Penale”. Me këtë ligj u shfuqizuan të gjitha dispozitat proçedurale penaleme karakter politik e klasor. Në të u përcaktuan përmbajtja, detyrat, bazat dhe parimet elegjislacionit proçedural penal me karakter demokratik. U njoh parimi i prezumimit tëpafajësisë të pandehurit, e drejta e gjykatës në dhënien e vendimit në mënyrë të pavarur dhebazuar në ligj dhe prova 121.

Ligji Nr 7574 datë 24.06.1992 “Për organizimin e drejtësisë dhe disa ndryshime nëkodet e proçedurës penale e civile” sanksionuan organizimin e sistemit gjyqësor në gjykata tërretheve, apelit dhe gjykatën e Kasacionit. Funksionet e gjykatës dhe të organeve të tjera tëhetimit u përcaktuan në përputhje me standartet ndërkombëtare demokratike. Në nenin 12 tëkëtij ligji organi i prokurorisë u njoh si organi që drejtonte e kontrollonte hetimet si dheushtronte vetë ndjekjen penale, hetuesia u organizua pranë dhe nën drejtimin e prokurorisë.Vendimet përfundimtare mbi pushimin, pezullimin e hetimeve apo dërgimin e çështjes përgjykim, detyrimisht miratoheshin nga prokurori, që me vendim vendoste mbi pavlefshmërinëose jo të veprimeve dhe akteve të hetuesit dhe policisë, mbi kërkesën e palëve apo edhekryesisht. U njoh e drejta e ankimit e të pandehurit dhe mbrojtësit tij, ndaj vendimit përcaktimin e masës së sigurimit arrestit në burg, si dhe afati i gjykimit të këtij ankimi nga ana egjykatës 122.

Ndryshimet e mësipërme si dhe ato të bëra me ligjin Nr 7717 datë 02.06.1993 “Përdisa ndryshime në K.Pr.Penale të R.Sh.” sanksionuan të drejtat e garancitë e të pandehurvedhe mbrojtësve tyre në proçesin penal. U njoh e drejta e mbrojtësit të realizojë mbrojtjenjuridike që në fazën e ndalimit, arrestimit apo të thirrjes përsonit për tu marrë në përgjegjësipenale, si dhe e drejta e tij për të komunikuar lirisht dhe privatisht me të pandehurin, qoftëedhe i arrestuar apo ndaluar si dhe mbrojtja e detyrueshme e të pandehurit të mitur 123.

Në këtë ligj u bënë rregullime edhe sa i takon provave dhe mjeteve të kërkimit tëprovës, duke rritur garancitë proçedurale të personave të proçeduar. Në nenin 3 të tij, u njohdetyrimi i njoftimit paraprakisht të mbrojtësit për kryerjen e nje veprimi proçedural me tëpandehurin, e drejta e mbrojtësit që gjatë proçesit të pyetjes ti drejtojë pyetje dëshmitarëve, tëpandehurit, si dhe në përfundim të hetimeve të njihet me të gjitha materialet dhe aktet eçështjes penale. Për kontrollin u njoh gjykata, si i vetmi autoritet për të vendosur kryerjen ekontrollit të banesës, me përjashtim të rasteve në flagrancë, menjëherë pas kryerjes së krimit,ose kur rezultonte rrezik për jetën dhe shëndetin e personave, të pasurisë apo për parandalimine kryerjes së një krimi 124. Gjithashtu u përcaktua se sekuestrimi i korespondencës dhe të çdomjeti komunikimi privat, behet me vendim të gjykatës. Në realizimin e këtij sekuestrimidetyrimisht duhet të ishte i pranishëm një përfaqësues i zyrës përkatëse që dispononte aporealizonte komunikimin dhe korespondencën 125.

121 Nenet 1 – 4 të ligjit Nr 7536 datë 17.12.1991 “Për disa ndryshime në Kodin e Proçedurës Penale nëRepublikën e Shqipërisë”122 Në nenin 15 të këtij ligji, i pandehuri dhe mbrojtësi kishin të drejtën e ankimit në gjykatë, ndaj masëssigurimit të arrestit, miratuar nga prokurori, gjykata brenda 7 ditëve detyrohej të merrte ne shqyrtim këtë anikim,gjykimi i të cilit bëhej në prani të prokurorit, të pandehurit dhe mbrojtësit tij.123 Në nenet 1, 2, 3 të ligjit të mësipërm, bënë ndryshime esenciale në nenet 9, 10 dhe 14 të kodit egzistues tëproçedurës penale..124 Neni 7 i këtij ligji ndryshoi tërësisht parashikimet e nenit 85 të K.Pr.Penale të cilin e kemi trajtuar më lart nëlidhje me kontrollin.125 Neni 8 i ligjit mësipërm, ndryshoi përmbajtjen e nenit 87 të K.Pr.Penale ekzistues, mbi sekuestrimin ekorespondencës, dispozitë e cila është trajtuar më lart në lidhje me lloj sekuestrimi.

Page 33: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

32

Megjithë këto ndryshimem të rëndësishme me karakter demokratik në fillim të viteve90, duhet thënë se sistemi proçedurial penal që funksionoi deri ne vitin 1995, me hyrjen nëfuqi të kodit ri, në tërësinë e tij kishte karakter të pastër inkuizitor dhe me pabarazi të palëvenë të gjitha fazat e proçesit penal, sidomos gjatë hetimit.

Kapitulli – II-të Kuptimi dhe objekti i provavenë proçesin penal

Rregullat proçedurale mbi burimet dhe provat, marrjen, administrimin, verifikimin eçmuarja e tyre, mjetet e kërkimit të provave dhe në tërësi proçesi i të provuarit, janëparashikuar nga dispozitat e titullit IV të K.Pr.Penale 126, të cilat burojnë dhe janë në përputhjetë plotë me Kushtetutën, Konventën E. Dr. Njeriut dhe aktet ndërkombëtare, ato përbëjnë nëvetvete bazën ligjore në të cilën është mbështetur e ndërtuar teoria jonë e provave në proçesinpenal.

Kuptimi i provave penale dhe proçesit të provuarit, pësuan ndryshime rrënjësore memiratimin e K.Pr.Penale, ligjin Nr 7905 datë 21.03.1995, duke e bërë atë pjesë të sistemeveproçedurale akuzatore, të aplikuara gjërësisht në vendet e Europës Perëndimore. Veçori eproçesit tonë penal është karakteri i pastër akuzator, me barazi të e plotë të palëve në fazën egjykimit çështjes, me të drejta më të gjëra të organit ndjekjes penale gjatë hetimit paraprak, tëdrejta këto të cilat verifikohen, kontrollohen e miratohen nga ana e gjykatës për veprimet dhedisponimet kryesore proçedurale. Instituti i provave dhe proçesit të provuarit, është ngainstitutet më të rëndësishme të së drejtës proçeduriale penale. Ai me të drejtë ështëkonsideruar si “instituti bosht” i kësaj të drejte, sepse ky institut lidhet me vetë përmbajtjendhe detyrat e kësaj shkence, me atë që quhet proçesi i zbulimit dhe i provuarit të së vërtetësnë proçesin penal.

II. 1 - Kuptimi i provave penale

Kuptimi i provës penale jepet në nenin 149 të K.Pr.Penale, dispozitë në të cilënpërcaktohen edhe elementët përbërës të saj 127 . Nga kuptimi që i jep provës penale,legjislacioni ynë, mund të bëjmë përkufizimin e mëposhtëm; provë penale konsiderohet çdonjoftim, e dhënë, fakt apo rrethanë, që lidhet me një vepër penale të caktuar, që merret prejburimeve të njohura dhe parashikuara nga ligji proçedural, në përputhje me rregullat ecaktuara prej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, pasojat eardhura prej saj, fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjësisë tij, sidhe çdo njoftim me interes për zgjidhjen e drejtë të çështje.

Provë penale është njoftimi që rrjedh dhe merret nga burimi i provave, burime këto tëpërkufizuara dhe të njohura si të tilla nga legjislacioni proçedural penal. E themi këtë pasi nëjo pak raste burimi i provave me vetë provat penale njësohet, dhe në disa raste ato edhengatërrohen. Në mjaft vendime gjyqësore ndeshemi me koncepte e interpretime të gabuarambi njoftimin si provë në proçesin penal, burimet e provës, mjetet e kërkimit të provave etj..

126 Nenet 149 deri 226 të K.Pr.Penale, në këto dispozita përcaktohet në mënyrë të qartë kuptimin dhe objektin eprovave, marrja, verifikimi dhe çmuarja e tyre, llojet e provave dhe mjetet e kërkimit provave në proçesin penal.127 Në nenin 149 të K.Pr.Penale nga ligjvënësi është bërë përkufizimi dhe kuptimi i provës penale, ngapërmbajtja e kësaj dispozite rezultonë tre elementë, pa egzistencën e të cilëve njëkohësisht, prova humbetkuptimin e saj si provë në proçesin penal.

Page 34: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

33

Për këtë arsye vlerësojmë të përkufizohet se dëshmitari, i pandehuri, eksperti, veprimii njohjes, ballafaqimit, eksperimenti etj., janë burime të provës penale, ndërsa njoftimet dhe tëdhënat që japin apo merren prej këtyre burimeve janë provat penale që njeh legjislacioniproçedural, apo thënë ndryshe njoftimi që këto prova japin mbi të vërtetën në proçesin penal.“Proçesverbali i paraqitjes për njohje datë 21.02.2004 nga gjykata çmohet si provë nëproçesin penal në kuptim të kërkesave të nenit 149 të K.Pr.Penale. Kjo provë jep njoftime përrrethana që lidhen me veprën penale, është marrë prej burimeve të parashikuara nga ligjiproçedural në përputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe shërben për të vërtetuar kryerjenose jo të veprës penale nga i gjykuari A.P” 128. Ky njoftim del e merret nga organi proçeduesnëpërmjet kryerjes së veprimeve proçedurale të tilla si pyetja e dëshmitarit, të pandehurit,palëve private, ekspertit, kryerja e njohjes, ballafaqimit, eksperimetit si dhe aplikimi i mjetevetë kërkimit provës ndaj burimeve të vetë provës penale.

E vërteta është tërësia e të gjithë njoftimeve që vijnë dhe lidhen me një ngjarje tëcaktuar (veprën penale) dhe që janë këto njoftime ato mbi bazën e të cilave do të vendoset nëpërputhje me përcaktimet e normave të ligjit penal material dhe atij proçedural penal. “Tëgjesh të vërtetën do të thotë të njohësh faktet dhe rrethanat mbi të cilat gjykata do tëmbështesë vendimin e saj, ashtu siç janë në realitet. Njohja e drejtë dhe e saktë e fakteve dherrethanave është kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjeve penale” 129. Vetëproçesi i të provuarit ka si detyrë zbulimin e kësaj të vërtete mbi bazën e të cilës do të merretçdo vendim gjatë gjithë proçesit penal, gjatë dhe në përfundim të hetimeve, gjatë dhe nëpërfundim të gjykimit nga ana e organeve të proçedimit penal 130.

Në literaturën juridike, nga autorë të ndryshëm kjo e vërtetë është përkufizuar si; evërteta absolute, relative, materiale, objektive, e vërteta thelbësore etj.. Megjithatë erëndësishme është të themi se kjo e vërtetë në proçesin penal, zbulohet e provohet nëpërmjetfakteve e provave penale të cilat evidentohen, administrohen, shqyrtohen e verifikohen gjatëgjithë proçesit penal, nga ana e organeve proçeduse, sipas kompetencave të përcaktuara ngaligji proçedural penal, por edhe nga subjektet e tjera që marrin pjesë në këtë proçes. Ngaautorë të ndryshëm mbi faktet e provat, janë përdorur terma të ndryshme rreth emërtimit tëprovës penale të tilla si; nocioni fakt, rrethanë, e dhënë, fakt kriminal, fakte që duhet tiprovosh, fakt që provon një tjetër fakt, prova-argument, mjet i provës, dëshmi, njoftim etj...“Përderisa organet hetimore e gjyqësore shqyrtojnë në çdo rast konkret një ngjarje që kandodhur në të kaluarën, i vetmi mjet për zbulimin e kësaj vepre mund të jetë shqyrtimi ikujdesshëm i të dhënave të faktit që lidhen me të dhe njohja në bazë të këtyre të dhënave tëditura e rrethana të paditura të krimit” 131.

Në përmbajtje veprimtaria e organeve proçeduese ka si qëllim njohjen sa më mirë tëkushteve dhe të rrethanave në të cilat ka ndodhur një vepër penale e caktuar si dhe në tërësiçdo fakt apo e dhënë që lidhet me të. Kjo në vetvete përbën atë që quhet njohje e cilarealizohet nëpërmjet shqyrtimit dhe verifikimit të të gjithë fakteve dhe të dhënave që lidhenme ngjarjen, veprën penale. Në këtë rast njohja realizohet nga subjektet e proçedimit penal, siprodukt i proçesit llogjik e intelektual, bazuar në eksperiencën jetësore, kulturën dhe njohuritë

128 Mbi vlefshmërinë si provë të njoftimit që rrjedh nga paraqitja për njohje e dokumentuar në proçesverbalin eparaqitjes për njohje, sipas kërkesave të nenit 149 të K.Pr.Penale, arsyetuar në vendimin Nr 865 datë 21.12.2005të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.129 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 4 botim i vitit 1962.130 Në proçesin penal gjatë fazës hetimeve paraprake ky disponim merret kryesisht nga Prokurori por edhe ngagjykata mbi kërkesat dhe ankimet e palëve, ndërsa në gjykim nga gjykatës me vendime të ndërmjetme apopërfundimtar.131 A. A. Starçenko “Veçoritë e proçesit të njohjes në shqyrtimin gjyqësor” Drejtësia Popullore Nr 6 botim i vitit1962, fq 68 .

Page 35: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

34

e tyre juridike, shkencore e profesionale. “Si çdo njohje, shqyrtimi i rrethanave të çështjespenale zhvillohet sipas ligjeve të njohjes, duke respektuar rregullat dhe metodat llogjike tëzbulimit të së vërtetës” 132.

Pavarësisht rrethit të gjërë të marrjes së njoftimeve në proçesin penal, objekt dheqëllim i njohjes janë vetëm ato fakte dhe rrethana të cilat lidhen me veprimet dhe qëndrimet enjeriut në një ngjarje konkrete, e ndodhur në një vend dhe kohë të caktuar, veprime këto tëcilat nga ligji penal material janë konsideruar si vepër penale. Pavarësisht nga koha e kryerjessë veprës penale, rrethanave, kujdesi i treguar nga autori për të fshehur gjurmët në kryerjen esaj, faktet dhe të dhënat që lidhen me objektin e të provuarit janë realitet në çdo vepër penale,prandaj rëndësi ka që ato të gjenden dhe të administrohen nga burime dhe në mënyrën ekërkuar nga ligji.

Objekti i të provuarit në proçesin penal. Njohja në proçesin penal ka si objekt tëprovuari të gjitha njoftimet që lidhen me elementët e figurës veprës penale, marëdhëniet që kacënuar, rrethanat, pasojën dhe lidhjen shkakësore me të, autorin, rrezikshmërinë, fajësinë dheformën e fajit, motivet dhe qëllimin në kryerjen e saj dhe çdo gjë që lidhet dhe është nëinteres të zgjidhjes së drejtë të çështjes penale. Objekti i të provuarit (thema probandi), përshkak të rëndësisë që ka trajtohet në mënyrë të hollësishme në pjesën e dytë të këtij kapitulli.

Qëllimi i njohjes është që nëpërmjet njoftimeve që merren të vërtetohet në mënyrëbindëse ekzistenca ose jo e elementëve të mësipërm, duke arritur në konkluzione llogjike.Sigurisht që organi proçedues është në pamundësi të perceptojë në mënyrë të drejtpëdrejtëveprën penale pasi ajo ka ndodhur kohë më parë, por edhe nëse rastësisht do të ndodhej atypërsëri nuk do të mundte të vendoste për shkaqe që tashmë janë të njohura. Organet eproçedimit penal duke përdorur mjetet e kërkimit të provave dhe nëpërmjet burimeve tyre,arrijnë të marrin njoftime të cilat përbëjnë atë që quhet provë penale.

Nëpërmjet këtyre njoftimeve, provave që administrohen krijohet e gjithë mundësia eriprodhimit në mënyrë abstrakte të asaj që ka ndodhur, të veprës penale me tërë elementëtpërbërës të saj, dhe në përfundim të këtij proçesi dalin në konkluzione të cilat e formalizojnëvendimarrjen e tyre në akte e vendime konkrete. “Prova është burimi nga i cili organiproçedues krijon bindjen mbi ekzistencën e faktit. Të vërtetosh një fakt do të thotë tëkonstatosh se a ekziston ai fakt apo jo apo të konstatosh a ka ekzistuar fakti në një kohë tëcaktuar apo nuk ka ekzistuar. Proçesi i të provuarit, realizohet me ndihmën e provave, të cilati parashtrohen gjykatës nëpërmjet mjeteve të provës” 133.

Në teori dhe praktikë bëhen klasifikime të ndryshme në lidhje me provat, kjo në varësitë llojit të njoftimit që ato japin, të raportit që ato kanë më njëra tjetrën dhe rëndësisë që atoparaqesin për objektin e të provuarit, dhe konkretisht; fakte të cilat japin njoftime relevante (tërëndësishme) dhe jo relevante (indicje), fakte të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, fakt kryesorprovues dhe ndihmës. Megjithatë jo çdo njoftim mund të ketë vlerën e provës penale, qënjoftimi të jetë i tillë duhet detyrimisht që ai të pëmbajë njëkohësisht tre elementë, të cilëtjanë cilësuar edhe si elementët e domosdoshëm të provës penale.

Elementët e provës penale. Në nenin 149 të K.Pr.Penale, jo vetëm jepet kuptimi iprovave në proçesin penal, por në këtë dispozitë bëhet edhe rregullimi i duhur ligjor, dukepërcaktuar elementët e saj, kushtet dhe kriteret ligjore që një provë të konsiderohet si e tillë nëproçesin penal. Këto prova detyrimisht, duhet të merren prej burimeve të ligjëshme, nëmënyrën e parashikuar nga ligji proçedurial penal dhe ti nënshtrohen shqyrtimit gjyqësornëpërmjet proçesit të verifikimit, vlerësimit e çmuarjes së tyre.

132 Botim i sipërcituar, “Veçoritë e proçesit njohjes në shqyrtimin gjyqësor” faqe 69.133 Dr. Ejup Sahiti “Argumenti në proçedurë penale” botim i vitit 1999, fq 115.

Page 36: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

35

Në lidhje me elementët e provës penale sipas përcaktimeve të nenit 149 nga Kolegjet eBashkuara të Gjykatës Lartë është arsyetuar se; “provat jo vetëm që duhet të përmbajnënjoftime mbi fakte e rrethana që lidhen me veprën penale.., por ato duhet të jenë marrë prejburimeve të parashikuara nga ligji proçedural penal, në përputhje me rregullat e caktuaraprej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar...” 134. “shpjegimet e të dëmtuarës në seancëngjyqësore për sigurimit provës, ky Kolegj çmon, se ato kanë vlerën e provës në kuptimin që ijep asaj (provës) neni 149 i K.Pr.Penale, pasi janë marrë në përputhje me të gjitha kërkesatqë ligjvënësi ka parashikuar....” 135.

Që një provë të jetë e vlefshme 136 për tu marrë dhe vlerësuar në proçesin penal, ajoduhet detyrimisht të ketë njëkohësisht tre elemetët e mëposhtëm;

1 - Të japë e të pasqyrojnë njoftime e të dhëna rreth fakteve dhe rrethanave të kryerjessë një vepre penale të caktuar dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprëspenale, pasojat e ardhura prej saj, fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën epërgjegjësisë tij.

2 - Të merren prej burimeve të njohura e parashikuara nga ligji proçedural penal.3 - Këto prova duhet detyrimisht që të merren e administrohen sipas rregullave të

parashikuara nga ligji proçedurial në dispozitat të veçanta për secilën provë.Elementët e mësipërm lidhen me qëllimin që ka proçesi penal si dhe respektimit e

standarteve demokratike te garantuara nga Kushtetuta, aktet ndërkombëtare dhe legjislacioninë tërësi. “Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhuar nëmënyrë të paligjshme” 137.

Elementi i parë i domosdoshëm që njoftimi të jetë provë penale është përmbajtja esaj, të cilën ligjvënësi e ka përkufizuar si objekt i provave. “faktet dhe njoftimet që kanë lidhjeme akuzën, fajësinë e të pandehurit, caktimin e masave të sigurimit, dënimin dhepërgjegjësinë civile, si dhe faktet nga të cilat varet zbatimi i normave proçedurale” 138. Nëseprova nuk jep njoftime në lidhje me objektin e të provuarit në proçesin penal, ajo nuk mund tëjetë provë penale, ndonëse mund të jetë marrë nga burimet ligjore dhe sipas rregullave tëpërcaktuara nga ligji proçedural. Në këtë rast ajo mund të japë njoftime për proçese të tjeraadministrative, familjare etj..

Në rastet kur një provë nuk jep njoftime që lidhen me objektin e të provuarit, praktikagjyqësore ka mbajtur qëndrim duke mos e marrë atë në administrim, dhe nëse ajo është marrëe ka kosideruar si provë të papërdorshme për proçesin penal, pasi i ka munguar lidhja meobjektin e të provuarit. Më konkretisht nga praktika gjyqësore përmenden rastet e mëposhtme;“vërtetimet e paraqitura nga i gjykuari, ku pleqësia e fshatit Peshkëpi është shprehur se igjykuari ka ardhur të banojë në këtë fshat në qershor 2005, gjenden nga ky Kolegj si tëpapërshtatshme në formatin ligjor për të provuar vendbanimin apo vendqëndrimin e tëgjykuarit,.. aq më pak që këto akte nuk mund të provojnë se i gjykuari ka përdorur apo jo

134 Vendimi Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Nr 6 datë 11.10.2002, mbi unifikimin e praktikësgjyqësore në lidhje me kuptimin e provës penale, në kërkesat për rishikim e cila në këtë rast duhet edhe të jetëprovë e re.135 Arsyetim në vendimin Nr 637 datë 21.09.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, në lidhje me vlerën eprovës penale e cila lidhet me objektin e të provuarit është marrë nga burimet e provës penale dhe sipasrregullave të parashikuara nga ligji.136 Në kuptimin që i ka dhënë Kushtetuta në nenet 30, 31, 32, 33 dhe 42, K.E.Dr.Njeriut në nenet 3, 5 dhe 6 sidhe Pakti Ndërkombëtar i të drejtave civile dhe politike në nenet 14 dhe 15 .137 Kushtetuta e R.Shqipërisë në neni 32/2 ka vendosur standart të lartë demokratik sa i takon marrjes, vlerësimitdhe çmuarjes provave në proçesin penal, madje duke tejkaluar edhe ato të parashikuara në K.E.Dr.Njeriut si dhePaktin Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike te O.K.B.138 Parashikimet e bëra nga neni 150 i K.Pr.Penale.

Page 37: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

36

banesën e blerë prej tij para një viti” 139. “Qëndrimi i gjykatave në drejtim të marrjes së disadokumentave nuk është i drejtë.. nga studimi i të cilave nuk del qartë se për çfarë bëhet fjalënë këto dokumenta .. gjykata nuk ka mundur të sqarojë se në ç’rrugë janë marrë atodokumenta, vërtetësinë e tyre, kohën..” 140.

Elementi i dytë lidhet me detyrimin e marrjes së këtij njoftimi nga burimet e njohuranga ligji proçedural penal. Ligji proçedural penal ka njohur si burim prove; dëshmitarin, tëpandehurin, palët private, eksperimentin, ekspertimin dhe provat materiale e dokumentare.Çdo njoftim i cili nuk është marrë nga burimet e mësipërme të provës penale penale,pavarësisht vlerës dhe cilësisë tij nuk mund të ketë vlerën e provës në proçesin penal. Këtumund të përmendim të dhënat dhe njoftimet që merren për shkak të veprimtarisë operativenga ana e organeve të policisë, rreth veprës penale dhe autorësisë saj. Këto të dhëna dhenjoftime duhet t’i shërbejnë organit proçedues që në përputhje me kërkesat e ligjit t’imaterializojnë ato duke aplikuar mjetet e kërkimit të provës si dhe burimet e provës për tëmarrë dhe administruar njoftimin, apo thënë ndryshe provën penale. Nga praktika gjyqësorepërmendim rastin e njoftimit të marrë jo nga burimet e provës të njohura nga ligji dhekonkretisht; “Informacioni policor i marrë në rrugë operative nuk rezulton të jetëmaterializuar në ndonjë provë penale e cila t’i jetë servirur gjykatës për të provuar dyshimine arsyeshëm për caktimin e masës së sigurimit. Informacioni policor që të ketë vlerë nëgjykimin kundër një personi, duhet që të jetë shndërruar në një nga format proçedurale tëpërmendura në kapitullin e provave dhe akteve proçedurale” 141.

Kur njoftimi ndonëse lidhet me objektin e të provuarit, nuk është marrë nga burimetligjore të njohura nga ligji proçedural penal, praktika gjyqësore ka mbajtur qëndrim duke mosi konsideruar këto njoftime me vlerën e provës penale, dhe konkretisht; “Informacioni qëorganet e policisë kanë marrë nga burimi i tyre konfidencial (informatori R.F.) mund tëshërbenin për organizimin e punës operative policore ose që organi i ndjekjes penale tëregjistronte proçedimin, të cilat do të çonin në krijimin e provave, por kurrsesi nuk përbejnëprovë penale, në gjykim, qoftë edhe në fazën e caktimit të masës sigurimit..” 142. “epikriza elëshuar nga mjeku.. për gjendjen shëndetësore të pandehurit.. është dokument i cili nukplotëson kërkesat e nenit 149 të K.Pr.Penale, për të qenë provë në kuptimin që duhet të ketëprova për tu përdorur si e tillë.., në këtë rast janë rezultatet e ekspertimit mjeko ligjor tënjohura nga ligji ..” 143.

Elementi i tretë ka të bëjë me respektimin e kërkesave të ligjit proçedural mbimënyrën e marrjes së njoftimit, të provës nga ana e subjekteve proçedurale. “PosaçërishtGjykata Kushtetuese është shprehur se, në nenin 32/2 të Kushtetutës të R.Shqipërisëparashikohet se askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura nëmënyrë të paligjshme. Ky parim i rendësishëm është trajtuar edhe nga Gj.E.Dr.Njeriut si

139 Arsyetim në vendimin Nr 292 datë 11.06.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, mbi mungesën e njoftimitqë japin vërtetimet e kryeplakut fshatit në lidhje me posedimin e banesës nga i gjykuari, pra mungesën e elemntitnë lidhje me objektin e të provuarit.140 Mbi provat dokumentare të cilat nuk lidhen me objektin e të provuarit në çështjen konkrete, si dhe mungesëne elementëve të tjerë të provës, arsyetuar në vendimin Nr 77 datë 20.12.2006 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.141 Mbi njoftimet që nuk janë marrë prej burimeve të provës penale, arsyetuar në vendimin Nr 96 datë04.04.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë.142 Arsyetim në vendimin Nr 125 datë 04.06.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, mbi marrjen e njoftimit jonga burimet ligjore të provës penale të parashikuara nga ligji, në rastin konkret nga një informatory i policisë. Nërastin object gjykimi kjo nuk mund të konsiderohet as provë për të bazuar dyshimin e arëyeshëm në caktimin emasës sigurimit sipas kërkesave të nenit 228 të K.Pr.Penale.143 Arsyetim në vendimin Nr148 datë 28.12.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku ndër të tjeraarsyetohet në lidhje me burimin e provave penale.

Page 38: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

37

pjesë përbërëse e proçesit të rregullt ligjor dhe veçanërisht në drejtim të respektimit tëdrejtave të njeriut..” 144.

Në dispozitat e titullit IV të K.Pr.Penale, përcaktohen rregullat e përgjithshme tëmarrjes së provave penale sipas llojit tyre, ndërsa për marrjen e tyre gjatë gjykimit të çështjesjanë bërë parashikimet e seksionit III të Titullit VII të këtij Kodi. “Mënyra e marrjes provaveka rëndësi thelbësore për zhvillimin e drejtë të proçesit penal. Sigurimi i paligjshëm i provësdhe pranimi (marrja) i saj nga trupi gjykues nuk mund të mos nënkuptojë që proçesi ishte iparregullt. Asnjë gjykatë nuk ka mundësi që pa dëmtuar dhënien e “përmasës së duhur tëdrejtësisë”, të mbështet në prova që janë marrë jo vetëm me metoda të pandershme, por mbitë gjitha, që janë marrë edhe të kundërligjshme” 145.

Mosrespektimi i kërkesave të ligjit proçedural në marrjen e kësaj prove (njoftimit),pavarësisht se ai lidhet me objektin e të provuarit dhe është marrë nga burime ligjore tëprovës, ajo nuk mund të përbëjë provë penale të vlefshme për proçesin penal. Këtë qëndrimka mbajtur edhe praktika gjyqësore, në veçanti Gjykata e Lartë, dhe konkretisht; “deklaratat etre shtetasve të dhëna para noterit nuk mund të konsiderohen prova penalene cilësinë dhekuptimin që i jep neni 149 i K.Pr.Penale ...” 146 . “qëndrimi i gjykatave mbi marrjen eprovave dokumentare të paraqitura nga mbrojtja ka qenë i gabuar. Nga studimi idokumentave nuk mund të sqarohet se në ç’rrugë ato janë marrë si dhe vërtetësia e tyre...”147. “nga gjykata e shkallës së parë nuk është pranuar me të drejtë kërkesa e mbrojtjes përmarrjen e disa shkresave të lëshuara nga autoritetet e shtetit grek, bazuar në nenet 149 dhe151/4 të K.Pr.Penale..” 148.

Praktika gjyqësore gjyqësore në mjaft raste është ndeshur me kërkesën e palëve përadministrimin në cilësinë e provës të deklaratave noteriale, deklarimeve të bëra nga subjekteproçedurale apo persona të ndryshëm para noterit, deklarime këto në lidhje me objektin e tëprovuarit në proçesin penal. Ligjvënësi në parashikimet e nenit 149 të K.Pr.Penale nuk e kakonsideruar deklaratën noteriale në cilësinë e provës në proçesin penal. E themi këtë pasithëniet e dëshmitarëve, të pandehurve, dëmtuarve apo personave të tjerë merren dheadministrohen nga ana e organeve proçeduese dhe jo nga subjekte të tjera të cilat ligjiproçedural nuk i ka njohur si të tillë. Në këtë rast deklaratës noteriale i mungon elementi (itretë) i domosdoshëm, ai i marrjes dhe administrimit në formën dhe mënyrën e kërkuar ngaligji proçedural. Në rastin konkret deklarimi, kallëzimi, thëniet e të pandehurit, palëve privateetj.. nuk janë marrë nga policia gjyqësore apo prokurori (në hetim) apo nga gjykata nëgjykimin e çështjes, në formën e kërkuar nga ligji dhe në respektimim të kërkesave të tij.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në një çështje me objekt rishikimin evendimit gjyqësor të formës prerë, në lidhje me vlerën e deklaratave noteriale ka arsyetuar se“..tre deklaratat noteriale nga pikëpamja e formës proçedurale të marrjes tyre, nuk janëprova në kuptimin që i jep provës penale ligjvënësi. Fakti që tre deklarimet janë redaktuar

144 Arsyetim në vendimin Gjykatës Kushtetuese Nr 14 datë 03.05.2011 me kërkues L.M145 Arsyetim në vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr 14 datë 03.05.2011 me kërkues L.M vendim në të cilinështë vendosur shfuqizimi i vendimit të gjykatës së shkallës parë, gjykatës së apelit dhe Gjykatës së Lartë mbideklarimin fajtor të kërkuest për kryerjen e një krimi të rëndë.146 Vendim Nr 6 datë 11.10.2002 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në lidhje me mosrespektimin erregullave proçedurale në marrjen e deklarimeve të shtetasve, pasi ligji ka njohur dhënien e tyre para policisëgjyqësore, prokurorit apo në seancë gjyqësore..147 Vendim Nr 777 datë 20.12.2006 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.148 Mbi mosrespektimin e rregullave për marrjen e provave dokumentare të lëshuar nga autoritet e huaja, nërastin konkret, të nenit 509 të K.Pr.Penale, arsyetuar në vendimin Nr 169 datë 02.04.2008 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë. Në këtë vendim është arsyetuar se bazuar në këtë kërkesë nga gjykata disponohet marrja ekëtyre provave sipas rregullave të parashikuara nga ligji nëpërmjet letërporosisë.

Page 39: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

38

apo autentifikuan nga ana e noterit nuk sjell asnjë ndryshim, pasi deklarimet e bëra paranoterit nuk u japin atyre cilësinë e provës në kuptimin e nenit 149 të K.Pr.Penale” 149.

Duhet thënë se pavarësisht se përmbajtja e deklaratës noteriale ka lidhje tëdrejtpërdrejtë me objektin e të provuarit dhe kjo deklaratë është marrë nga burime të ligjshmetë njohura nga ligji si të tilla (dëshmitari, deklaruesi i dëmtuari..) ato nuk mund të kenëcilësinë e provës në proçesin penal pasi janë marrë dhe administruar jo në formën dhemënyrën e kërkuar nga ligji. Në vazhdimësi këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika gjyqësoredhe konkretisht; “me të drejtë gjykatat nuk kanë pranuar si provë deklaratën noteriale tëdëmtuarës, jo vetëm për faktin se ajo vjen ndesh me sa e dëmtuara ka pranuar në kallëzimdhe në deklarimet e dhëna, por deklarata noteriale nuk përbën provë, pasi sipas nenit 151 tëK.Pr.Penale, provat gjatë hetimeve paraprake merren nga organi që proçedon dhe nëgjykimim nga gjykata mbi kërkesën e palëve” 150.

Mungesa e një prej elementëve të mësipërm e bën provën të pavlefshme dhe nukmund të përdoret nga gjykata për dhënien e vendimit përfundimtar, pasi ose nuk mund të jetëprovë penale në përmbajtje të saj 151 ose nuk është marrë nga burimet e provës të njohura ngaligji proçedural penal 152, apo nuk mund të përdoret si e tillë, pasi nga ana formale në marrjene administrimin e saj nuk janë respektuar dispozitat proçedurale penale 153. Ligjvënësi kasanksionuar në nenin 151/4 të K.Pr.Penale, parimin e përgjithshëm në të cilin përcaktohet seprovat e marra në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji nuk mund të merren e tëpërdoren në proçesin penal. Papërdorshmëria e tyre ngrihet në çdo fazë të proçesit penal, mbikërkesën e palëve apo edhe kryesisht nga organi proçedues.

Ligjivënësi sa i takon llojit dhe vlerës së provave penale në raport me fazën në të cilënato janë marrë i ka klasifikuar në; prova penale të marra gjatë fazës së hetimit paraprak dheprovat e penale gjyqësore të marra në seancë gjyqësore nga gjykata mbi kërkesat e palëveapo kryesisht. Në nenin 151/1 të K.Pr.Penale, përcaktohet se gjatë hetimeve paraprake, provatmerren nga organi që proçedon, në rastin konkret nga policia gjyqësore dhe prokurori.“hetimi i çështjes, marrja e provave që i përkasin çdo çështje penale dhe paraqitja e tyrepara gjykatës është detyrë e organit të prokurorisë, ndërsa vlerësimi i tyre përfundimishtbëhet nga gjykata e cila me vendim zgjidh çështjen” 154. Një një çështje tjetër arsyetohet se;“në mënyrë të gabuar nga gjykatat arsyetohet se deklarimet e bëra nga disa persona gjatëhetimit paraprak e të pranuara për lexim në gjykatë nuk merren të besueshme, sepse provaformohet në gjykatë... në nenin 151/1 theksohet se gjatë hetimeve paraprake, provat merrennga organi që proçedon.. (në këtë rast nga policia gjyqësore e prokurori si organ proçeduesgjatë hetimit paraprak)” 155 . Parashikimet e bëra në nenet 362, 369, 370 dhe 371 të

149 Vendimi Nr 6 datë 11.10.2002 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë.150 Arsyetim mbi faktin se deklarata noteriale nuk ka cilësinë e provës penale për shkak se nuk është marrë nëformën dhe mënyrën e kërkuar nga ligji, vendimi Nr 49 datë 18.02.2009.151 Ndonëse prova është marrë prej burimeve ligjore të provës dhe në përputhje me rregullat e parashikuar ngaligji procedural, ajo provë nuk jep asnjë njoftim për çështjen dhe nuk lidhet me objektin e të provuarit, pasi osenuk ka elemetë provues ose nuk lidhet me atë ngjarje apo fakt kriminal, por me fakte e rrethana të tjera, sikursemund të jetë një provë në proçesin civil, administrativ etj.. .152 Ndonëse prova lidhet drejtpërdrejtë me objektin e të provuarit dhe jep njoftime për veprën penale, autorin etj..si dhe ky njoftim, provë është marrë në përputhje me rregullat e parashikuar nga ligji procedural, njoftimi nukështë marre nga burimet e provës penale të njohura nga ligji.153 Këtu janë rastet që ndonëse prova ka lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e të provuarit në çështjen konkretedhe prej burimeve të provës, ajo është marrë e administruar në kundërshtim me rregullat proçedurale penale,mosrespektimi i të cilave ka sjellë pavlefshmërinë e saj.154 Arsyetim në vendimin Nr 154 datë 29.03.2006 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.155 Arsyetim mbi marrjen e provave penale gjatë hetimeve paraprake nga policia gjyqësore dhe prokurori, bërënë vendimin Nr 13 datë 18.01.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me të gjykuar V.L.

Page 40: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

39

K.Pr.Penale, nuk e cënojnë karakterin akuzator të sistemit tonë proçedural, pasi këto prova tëmarra gjatë hetimeve paraprake i nënshtrohen shqyrtimit dhe verifikimit të gjykatës nëpraninë dhe kundërshtimet e palëve.

Provat penale gjyqësore. Për shkak të standartit të lartë kushtetues 156, ligjvënësi nëneni 3 dhe 380 të K.Pr.Penale, ka njohur e sanksionuar parimin e provave gjyqësore nëproçesin tonë penal, duke i dhënë këtij parimi, për shkak të rëndësisë tij, të njëjtën vlerë meparimin e pavarësisë së gjykatës. Nga ky parim rrjedh edhe një elementi i katërt, i cili sëbashku me tre elementët e tjerë është i domosdoshëm që provat penale të kenë edhe vlerëngjyqësore, të cilat janë të vetmet prova që përdor e bazohet gjykata në dhënien e vendimitpërfundimtar dhe zgjidhjen e çështjes. Që prova penale të ketë vlerën gjyqësore ajo duhet tëmerrët në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gjykata në seancë gjyqësore. Kjo provë formohet nëseancë gjyqësore dhe i nështrohet proçesit të verifikimit e shqyrtimit saj nën debatinkontradiktor të palëve në proçes. “Njoftimet dhe të dhënat mbi të cilat formohet dhe bazohetnjë vendim gjyqësor, marrin formën dhe vlerën e provës në gjykim, vetëm pasi kanë kaluar mëparë testin e dialektikës së debatit gjyqësor, i cili i vendos në një shkallë barazie akuzën dhembrojtjen. Publiciteti, oraliteti dhe kontradiktoriteti sigurojnë garanci dhe kontroll nëkuptimin më të plotë të fjalës mbi formimin e provës, në ndryshim të qartë me sa ndodhte nësistemin e mëparshëm proçedural” 157.

Ky element është mjaft i rëndësishëm pasi ai kushtëzon vendimarrjen e gjykatës nëzgjidhjen e çështjes. Gjykata për të marrë vendimin përfundimtar, nuk mund të përdorë provatë tjera veç atyre që janë marrë e verifikuar gjatë shqyrtimit gjyqësor. “Marrja e provavesipas legjislacionit proçedural, merr një kuptim të ri bazuar ne sistemin akuzator.. provatparaqiten dhe marrin vlerën e tyre në debatin gjyqësor..” 158. “Ashtu siç parashikohet nënenet 31/d, 32/2 të Kushtetutës, askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënavetë mbledhura në mënyrë të paligjëshme, gjithsecili ka të drejtën të bëjë pyetje dëshmitarëve tëpranishëm, të kërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, ekspertëve apo personave të tjerë, të cilëtmund të sqarojnë faktet, në mënyrë që ti jepet mundësia e kundërshtimit tyre,domosdoshmërisht që qëndron në thelb të shqyrtimit të provave” 159.

Në formimin e bindjes së brendëshme të gjykatës në dhënien e drejtësisë penale, rolinkryesor e themelor e luajnë provat gjyqsore. Kjo bindje e brendëshme e gjyqtarit formohetgjatë proçesit të marrjes, verifikimit e shqyrtimit të provave në seancë gjyqësore, sipasshkallës së vërtetësisë dhe fuqisë së tyre provuese. Nga dispozita proçeduriale nenet 3 e 380 tëK.Pr.Penale, rrjedh një element mjaft i rëndësishëm që qëndron në themel të sistemitakuzator, ai i provave gjyqsore në proçesin penal, si të vetmet prova penale mbi bazën e tëcilave gjykata mund të vendosë në dhënien e drejtësisë penale, duke respektuar njëkohësishtparimin e pandërmjetësisë së gjykatës në marrjen e provave, barazisë së armëve dhekontradiktoritetit, në ndryshim thelbësor me legjislacionin e kaluar. Respektimi i parimeve tëmësipërme qëndron në themel të vetë proçesit të rregullt ligjor, parashikuar nga Kushtetuta,K.E.Dr.Njeriut dhe Pakti Ndërkombëtar i Drejtave Civile dhe Politike 160.

Një provë penale e marrë gjatë fazës së hetimeve paraprake nga prokurori, ndonëseprej burimeve dhe sipas rregullave të parashikuara nga ligji, nuk mund të jetë dhe nuk mund

156 Parashikimet e neneve 30, 31, 32, 33 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës Shqipërisë.157 Paolo Ielo “ Il Dibattimento” (Debati gjyqësor) Il Nuovo Processo Penale, botim i vitit 1991, fq 97.158 Vendimi Nr 7 datë 27.04.2005 i Gjykatës Kushtetuese.159 Arsyetim i Kolegji Penal i Gjykatës Lartë në vendimin Nr 14 datë 04.02.2009 me të gjykuar R.Sh akuzuar përkrimin e parashikuar nga neni 283/a/3 të kodit penal.160 Neni 42 i Kushtetutës, 3, 5 dhe 6 të konventës dhe nenet 14 dhe 15 të Paktit Ndërkombetar të Drejtave Civiledhe Politike të O.K.Bashkuara.

Page 41: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

40

të konsiderohet provë gjyqësore në proçesin penal, nëse ajo nuk merret dhe nuk i nënshtrohetshqyrtimit gjyqësor sipas rregullave të parashikuara nga ligji proçedural. Kjo për faktin se imungon elementi i katërt, ai i marrjes së kësaj prove nga ana e gjykatës në mënyrë tëdrejtpërdrejtë në debatin gjyqësor në praninë dhe kundërshtimet e palëve me të drejta tëbarabarta. Në rastet e domosdoshme 161 kur palëve u lind nevoja që një provë penale e marrënë fazën e hetimeve, ti japin vlerën e provës gjyqësore, ligjvënësi 162 ka parashikuar institutine sigurimit të provës në proçesin penal, institut ky i ri në legjislacionin tonë proçedural penal.Për shkak të rëndësisë që paraqet në lidhje me provat dhe proçesin e të provuarit është trajtuarnë kapitull më vete.

Në përfundim duhet të nënvizojmë faktin se kuptimi i secilës nga provat penale,rregullat mbi marrjen administrimin dhe verifikimin e tyre në proçesin penal është trajtuar nëmënyrë të hollësishme në kapitullin e III të këtij punimi.

II. 2. Objekti i të provuarit (thema probandi)

Qëllimi që ndjek i gjithë proçesi penal është që nëpërmjet fakteve e provave që merrene administrohen nga organet proçeduese të vërtetohet në mënyrë bindëse ekzistenca ose jo eveprës penale, përgjegjësisë ose jo të autorëve të saj dhe në tërësi të gjitha fakteve errethanave që lidhen me një vepër penale të caktuar. Organi proçedues është në pamundësi tëperceptojë në mënyrë të drejtpëdrejtë veprën penale kur ajo ndodh, por edhe nëse rastësisht dotë ndodhej aty përsëri nuk do të mundte të vendoste për shkaqe që tashmë janë të njohura.

Organet e proçedimit penal duke përdorur mjetet e kërkimit të provave dhe nëpërmjetburimeve tyre, arrijnë të marrin njoftime të cilat përbëjnë atë që quhet provë penale. “Vetëkrimi qëndron në të kaluarën, organi proçedues nuk mund të perceptojë në mënrë tëdrejtpërdrejtë me anë të shqisave anët kryesore të këtij krimi. Përderisa organet hetimore egjyqësore shqyrtojnë në çdo rat konkret një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën, i vetmi mjetpër zbulimin e kësaj vepre (ngjarje) është shqyrtimi i kujdesshëm i rrethanave të faktit qëlidhen me të dhe njohja në bazë të këtyre të dhënave të ditura e rrethanave të paditura tëkrimit” 163. Njohja në proçesin penal ka si objekt të provuari të gjitha njoftimet që lidhen meelementët e figurës së veprës penale, marëdhëniet që ka cënuar, kohën, vendin, mënyrën ekryerjes, rrethanat, pasojën dhe lidhjen shkakësore me të, autorin, bashkëpunimin,rrezikshmërinë, fajësinë dhe formën e fajit, motivet dhe qëllimin në kryerjen e saj, faktet ngatë cilat varet respektimi i ligjit si dhe çdo gjë që lidhet dhe është në interes të zgjidhjes sëdrejtë të çështjes penale.

Sikurse kemi arsyetuar, që një provë të jetë e vlefshme 164 në proçesin penal, ajo duhetdetyrimisht të ketë njëkohësisht elementët e saj përbërës, të cilët janë trajtuar në pjesën e parëtë këtij kapitulli. Elementi i parë i domosdoshëm që njoftimi të jetë provë penale ështëpërmbajtja e njoftimit, i cili duhet detyrimisht të këtë lidhje dhe të japë njoftime për objektin etë provuarit. Nga ligjvënësi në nenin 150 të K.Pr.Penale është përcaktuar objekti i provave nëproçesin penal, dhe konkretisht “janë objekt prove faktet dhe njoftimet që kanë lidhje me

161 Kur prova e administruar nuk mund ose rrezikohet të merret gjatë shqyrtimit gjyqësor.162 Parashikimet e bëra nga nenet 316 – 322 të K.Pr.Penale.163 A.A.Straçenko “Veçoritë e proçesit të njohjes në shqyrtimin gjyqësor” botuar në Drejtësia Popullore Nr 6 evitit 1962, fq 68.164 Në kuptimin që i ka dhënë Kushtetuta në nenet 30, 31, 32, 33 dhe 42, K.E.Dr.Njeriut në nenet 3, 5 dhe 6 sidhe Pakti Ndërkombëtar i të drejtave civile dhe politike ne nënet 14 dhe 15 .

Page 42: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

41

akuzën, fajësinë e të pandehurit, caktimin e masave të sigurimit, dënimin dhe përgjegjësinëcivile, si dhe faktet nga të cilat varet zbatimi i normave proçedurale”.

Nga përcaktimi i bërë objektit të provave penale në legjislacionin proçedural penal,këto fakte e prova mund t’i klasifikojmë sipas grupimeve të mëposhtme;

1. Fakte që provojnë kryerjen e veprës penale. Janë ato fakte të cilat në radhë tëparë japin njoftime e provojnë nëse ka ndodhur apo jo vepra penale, apo siç quhet ndryshefakti kriminal. Pra nëse ka ndodhur apo jo sjellja kriminale e individit, sjellje, veprime emosveprime të cilat nga ligjvënësi janë konsideruar dhe parashikuar si vepër penale nëdispozitat e ligjit penal material. Këto prova quhen ndryshe si prova të fillimit ose jo tëproçedimit penal. Fakte të cilat provojnë ekzistencën apo jo të veprës penale, dhe nëse ajorezulton të ketë ndodhur edhe kohën, vendin ku ka ndodhur vepra penale si ka ndodhur etj..Një provë e tillë mund të jetë p.sh. konkluzioni i ekspertimit mjeko-ligjor në rastin e vdekjessë papritur të një personi. Provë për të provuar nëse jemi apo jo para veprës penale të vrasjes,ndër të tjera janë rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjorë, që provojnë nëse vdekja ka qënënatyrale apo ka qënë rezultat i dhunës, helmimit nga faktorë subjektiv etj..

Këto janë prova që provojnë kryerjen ose jo të veprës penale, ndryshe janëkonsideruar edhe si provat parësore, mbi bazën e të cilave fillon edhe proçesi penal. Këtoprova njëkohësisht mund të japin edhe njoftime për autorësinë, pasojën dhe elementë të tjerëtë objektit të provuarit, sikurse mund të jetë edhe koha e kryerjes veprës penale. Referuarpraktikës gjyqësore mund të përmendim rastin e mëposhtëm;“nga konkluzionet e ekspertimitmjeko-ligjor rezulton se viktimës i janë shkaktuar 6 plagë, 3 prej të cilave tejshkuese,..sishkak i vdekjes, eksperti ka arritur në konkluzionin se ka qenë shoku i rëndë traumatiko-hemoragjik i shkaktuar nga qitja me armë zjarri, drejtimi i qitjes ka qenë nga prapa-para. nëlidhje me kohën e vdekjes së viktimës, ka rezultuar se ajo është shkaktuar para 5 deri në 6 orënga momenti i gjetjes kufomës në vendin e ngjarjes” 165.

Në qoftë se marrim rastin e një vdekje të menjëhershme, është rezultati i ekspertimitmjeko-ligjor, prova që provon nëse ajo ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe se vepra penale evrasjes nuk ka ndodhur. Në këto kushte nuk mund të flitet më për elementë të tjerë të objektittë provuarit, për autorësinë, shkallën e fajësisë, akuzën apo cilësimin ligjor të veprës penale.Në të kundërt nëse nga konkluzionet e ekspertimit mjeko ligjor rezulton se personit i ështëshkaktuar vdekja si rezultat i dhunës (me mjete të forta, armë zjarri etj..) shkaktuar ndaj tij,kjo provë provon se jemi para kryerjes së veprës penale të vrasjes. Në këtë rast objekti i tëprovuarit zgjerohet, organet e proçedimit duhet të zbulojnë e administrojnë fakte e prova tëtjera të cilat shërbejnë për sqarimin e gjithë elementëve që lidhen me veprën penale tëndodhur, autorin e kryerjes saj, mënyrën e kryerjes, rrethanat, mjetet e përdorura, qëllimin,motivet etj., fakte e prova këto të trajtuara në grupimin e dytë.

Nga praktika gjyqësore përmendim shkurtimisht rastet e provave të cilat provojnë nësevepra penale ka ndodhur opo jo, dhe konkretisht; “nga shqyrtimi i fakteve dhe provave,rezultoi se asnjëra prej tyre nuk provoi në asnjë rast kërcënimin e të gjykuarit ndaj .., aq mëtepër seriozitetin e kanosjes, që të çonte në përfundimin e ekzistencës së elementëve të veprëspenale të parashikuar nga neni 83/a të k.penal..” 166 . “nga ekspertimi mjeko-ligjor karezultuar e provuar se viktima D.Gj është qëlluar me armë zjarri, me një plumb të vetëm nganjë distancë më shumë se 40 cm me vrimë hyrje zonën zigomatike të majtë.. dëmtime këto të

165 Arsyetim në vendimin Nr 902 datë 27.10.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, në të cilin arsyetohet sekonkluzioni i ndodhjes faktit criminal, vrasjes së viktimës M.L, vrasje e cila është realizuar nëpërmjet përdorimittë armës zjarrit.166 Mbi faktet që provojnë se vepra penale e kanosjes nuk ka ndodhur, arsyetuar nga vendimi Nr 993 datë17.11.2010 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.

Page 43: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

42

cilat i kanë shkaktuar vdekjen..” 167 . “ në dhomën e gjumit janë gjendur një sasi ekonsiderueshme qeskash të mbushura me lëndë në ngjyrë kremi.. si dhe makinëri përpërzierjen, peshimin e presimin e lëndës narkotike. Mostrat e dërguara për ekspertimpërmbajnë heroinë, marihuanë që në bazë të ligjit klasifikohen në grupin e lëndëve narkotiketë ndaluara nga ligji..” 168.

2. Fakte që provojnë kryerjen nga autori të veprës penale dhe cilësimin e sajligjor. Kur jemi para një vepre penale, objekt i të provuarit janë faktet dhe provat të cilatprovojnë kryerjen ose jo të vepres penale nga autori. Këto prova kanë rëndësi thelbësore përgjithë proçesin penal sepse ato lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me dy parimet kryesore tëproçedurës penale atë të prezumimit të pafajësisë dhe të barrës së të provuarit në proçesinpenal. Zakonisht të njëjtat fakte e prova japin njoftime si për autorësinë në kryerjen e veprëspenale ashtu edhe për cilësimin ligjor të saj. Kjo për faktin se elementët dhe njoftimet që japinkëto prova janë të ndërthurur me njëra tjetrën.

Sikurse kemi thënë rrethi i njoftimeve në proçesin penal është i gjërë, por objekti dheqëllim i njohjes janë vetëm ato fakte dhe rrethana të cilat lidhen me veprimet dhe qëndrimet enjeriut, individit në një ngjarje konkrete, e ndodhur në një vend dhe kohë të caktuar, veprimekëto të cilat nga ligji penal material janë konsideruar si vepër penale. Pavarësisht nga koha ekryerjes veprës penale, rrethanave etj., kujdesi i treguar nga autori për të fshehur gjurmët nëkryerjen e saj, faktet dhe të dhënat që lidhen me objektin e të provuarit janë realitet në çdovepër penale, rëndësi ka që ato të gjenden dhe të administrohen nga burime dhe në mënyrën ekërkuar nga ligji.

Për ta ilustruar, të tilla prova nga praktika jonë gjyqësore mund të përmenden rastet emëposhtme; “..dëshmitë e dëshmitarëve okularë.. në të cilat kanë dëshmuar se “..kam parëH. Në krahun tim të djathtë me armë në dorë duke gjuajtur në drejtim të viktimës..po kështukanë deklaruar edhe dëshmitarët A.Rr, P.Rr dhe K.Rr që në përgjithësi përputhen me njëratjetrën si dhe me proçesverbalin e vendit të ngjarjes, eksperimentit, aktin e ekspertimitbalestik të gëzhojave ..” 169. “konkluzionet e ekspertimit mjeko ligjor mbi dëmtimet e freskëtatë membranës së himenit, dhe se e dëmtuara është zhvirgjëruar para 3-4 ditësh së bashku medëshminë e të dëmtuarës, kanë provuar kryerjen e veprës penale nga i pandehuri, ndryshenga sa ka shpjeguar i pandehuri mbi njohjen dhe marëdhëniet që ai ka pretenduar se ka paturkohë më parë me të” 170. “nga prova shkencore, akti i ekspertimit daktiloskopik vërtetohettërësisht jo vetëm fakti që i pandehuri ka hyrë në brendësi të ambienteve të agjensisë, dukerrëzuar tërësisht pretendimet dhe thëniet e tij se ai nuk ka hyrë asnjëherë brenda saj, atoprovojnë autorësinë e tij dhe kryerjen e krimit të vjedhjes ...” 171.

167 Arsyetim në lidhje me shkakun e vdekjes së viktimës, në këtë rast prova që provon se krimi i vrasjes me armëzjarri është akti i ekspertimit mjeko ligjor, arsyetuar nga vendimi Nr 55 datë 22.02.2012 të Kolegjit Penal tëGjykatës Lartë.168 Në këtë rast provat materilae të cilat kanë provuar së bashku me rezultatin e ekspertimit kryerjen e krimit tëparashikuar nga neni 283 të k.penal, arsyetuar në vendimin Nr 24 datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal GjykatësLartë.169 Arsyetim në vendimin Nr 614 datë 09.06.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi provat, dëshmitë edëshmitarëve që provojnë autorësinë e të gjykuarit H.B në kryerjen e krimit vrasjes me armë zjarri.170 Ekspertimi mjeko ligjor dhe dëshmia e të dëmtuarës si prova që kanë provuar së bashku me provat e tjeraautorësinë e kryerjes së krimit nga i pandehuri, prova këto të cilat kanë rrëzuar pretendimet dhe alibinë e tëpandehurit, bërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 541 datë 26.05.2010.171 Prova që ka provuar autorësinë e të pandehurit në kryerjen e krimit, atë të vjedhjes, provuar nga gjurmët elëna nga ai në brendësi të vendit të ngjarjes, zyrave të agjensisë së këmbimit valuator si dhe të rrëzimit të alibisësë tij nëpërmjet konkluzioneve shkencore të ekspertimit daktiloskopik, arsyetuar në vendimin Nr 300 datë31.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 44: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

43

Në këtë kategori provash, përfshihen edhe ato që japin njoftime në lidhje me cilësiminjuridik të veprës penale sipas dispozitave të veçanta të pjesës posaçme të ligjit penal material.Këto prova mund ta bëjnë cilësuese ose lehtësuese (për efekt të parashikimeve specifike tëpjesës posaçme të K.Penal) veprën penale të kryer nga i pandehuri. Më konkretisht prova tëcilat e cilësojnë ose lehtësojnë fajësinë e të pandehurit janë ato prova të cilat provojnë p.sh. qëi pandehuri krimin e vrasjes e ka kryer me paramendim ose jo, krimin e ka kryer nëbashkëpunim, me pasoja të rënda, më shumë se një herë etj..

Prova në lidhje me cilësimin ligjor të veprës penale, nga praktika gjyqësore mund tëpërmenden; “gjykata me të drejtë ka vendosur deklarimin fajtor të akuzuarit për krimin evrasjes me paramendim.. kjo akuzë provohet nga dëshmia e I.C, ku ajo ka dëshmuar se ipandehuri e ka kryer veprën pasi ajo e kishte vënë në dijeni që i dëmtuari e kishte sharë dhekërcënuar në telefon për lidhjen e saj jashtë martese me të pandehurin, fak ky që përputhetedhe me tabulatet telefonike dhe sms.. paramendimi provohet edhe nga fakti i sigurimit armësnga i pandehuri, pritja në afërsi të banesës derisa i dëmtuari të afrohej..” 172. Në një rasttjetër është arsyetuar se;“kasaforta e vjedhur dhe e transportuar disa km larg ambienteve tëagjensisë, e gjendur dhe administruar si provë materiale me peshë 167 kg, provon faktin sekrimi i vjedhje është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, ndryshe sa ka pretenduar ipandehuri..” 173. Duke ju referuar shembujve të mësipërm këto prova provojnë jo vetëmautorësinë në kryerjen e krimit por edhe elementë të tjerë të rëndësishëm për objektin e tëprovuarit dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes penale.

3. Fakte që provojnë fajësinë ose jo të autorit të veprës penale. Këto provaprovojnë nëse autori i veprës penale është apo jo fajtor në kryerjen e veprës penale. Pra nëseështë kryer në një nga format e fajit që parashikon instituti i përgjegjësisë penale në ligjinpenal material. Faktet të cilat provojnë fajësinë e të akuzuarit në kryerjen e veprës penale,prova këto të cilat vlerësohen e çmohen nga prokurori gjatë hetimeve paraprake dhe ngagjykata në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes. Nga praktika gjyqësore mund tëpërmenden fakte e prova të cilat kanë provuar fajësinë ose jo të pandehurve në kryerjen eveprës penale, dhe konkretisht; “veprimet e paligjëshme të gjykuarit nuk mund tëkonsiderohen si ushtrim i tagrave të përfaqësimit të sindikatës në gjykimin civil, pasi ngaprovat dhe materiale të sekuestruara në kushtet e flagrancës si dhe rezultatet e përgjimeveprovohet fajësia e kryerjes krimit,.. i gjykuari asnjëherë nuk e ka lidhur shumën e sekuestruarme interesat e sindikatës...” 174. “Nga akti i ekspertimit toksikologjik .. ka rezultuar se iakuzuari është përdorues kronik i lëndëve narkotike, konsumon deri në 10 cigare në 24 orë ...nuk u provua kështu mbajtja apo ofrimi për shitje i lëndës narkotike nga i gjykuari dhe sesasia e lëndës narkotike ka rezultuar e vogël për përdorues kronikë, me të drejtë gjykatatkanë pushuar çështjen në ngarkim të gjykuarit” 175. “ nga proçesverbali i sekuestrimit të

172 Mbi provat që kanë provuar kryerjen e krimit të vrasjes me paramendim nga i pandehuri, arsyetuar nëvendimin Nr 25 datë 09.02.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.173 Arsyetim në vendimin Nr 300 datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në lidhje me njoftimin edhënë nga prova materiale, kasaforta e cila nuk mund të trasportohej nga një person i vetëm, për kryerjen nëbashkëpunim të krimit të vjedhjes.174 Mbi provat që kanë provuar fajësinë e të gjykuarit F.M në kryerjen e krimit të korrupsionit pasiv, marrjes sëshumës 40.500 euro për të hequr dorë nga gjykimi civil që zhvillohej midis të dëmtuarit dhe Sindikatës që aipërfaqësonte, pretendimet e të pandehurit se ai shumën e ka kërkuar për interesa të sindikatës janë rrëzuar ngaprovat e administruara të cilat kanë provuar fajësinë në kryerjen e krimit nga i pandehuri, arsyetuar në vendiminNr 934 datë 03.11.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.175 Mbi proven, konkluzionin e ekspertimit toksikologjik ku i pandehuri ka rezultuar përdorues kronik i lëndësnarkotike si dhe të provës materiale në sasi të vogël, të cilat nga gjykata janë konsideruar prova për të vendosurpushimin e çështjes për shkak se i pandehuri lëndën narkotike e ka mbajtur për përdorim personal në sasi të

Page 45: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

44

armëve të zjarrit dhe municionit, fakti që i pandehuri nuk dispononte leje për mbajtjen earmës zjarrit dhe municionit, të lëshuar nga organi kompetent shtetëror, si dhe vetë thëniet etë pandehurit, rezultoi e provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale..” 176.

Janë këto prova mbi bazën e të cilave gjykata vendos të deklarojë fajtor ose jo tëpandehurin për veprën penale objekt gjykimi. Për të kuptuar rëndësinë e këtyre provavemjafton ti referohemi nenit 4 të K.Pr.Penale, mbi parimin e prezumimit të pafajësisë, çdo ipandehur prezumohet i pafajshëm gjersa nuk është vërtetuar fajësia e tij (nga provat penalegjyqësore) me vendim gjyqësor të formës prerë. Çdo dyshim për akuzën (nëse këto prova janëtë pakonfirmuara, të dyshimta dhe kontradiktore..) që i është bërë të pandehurit çmohet nëfavor të tij. “Në përputhje me kërkesat e nenit 152/2 të K.Pr.Penale, gjykata e shkallës parë,dëshmitë indirekte që vlerësohen si indicje të dëshmitarëve janë kontradiktore të pasakta dhekanë mospërputhje me provat e tjera të marra në gjykim... parimi themelor i të drejtës, isanksionuar në nenin 4 të K.Pr.Penale, se çdo dyshim për akuzën çmohet në favor tëpandehurit..” 177 . Në mjaft raste nga këto prova dhe fakte përcaktohet edhe roli i tëpandehurve në kryerjen e veprës penale, për ta ilustruar mund të përmendim rastin emëposhtëm nga praktika gjyqësore; “nga tërësia e provave të administruara në gjykim,.. karezultuar tërësisht e provuar se kanë qenë dy të gjykuarit Mema të cilët kanë siguruar lëndënnarkotike dhe kanë organizuar dhe pregatitur trafikimin e saj, ..ata kanë kërkuar ndihmën e tëgjykuarit tjetër E. të cilit i kanë kërkuar fshehjen e më pas trafikimin e saj jashtë kufiritshtetëror” 178.

4. Fakte që lidhen me përgjegjësinë penale, civile dhe dënimin e të pandehurit.Janë fakte të cilat e ngarkojnë ose e përjashtojnë nga përgjegjësia penale apo civile tëpandehurin. Këto prova, provojnë ekzistencën ose mungesën e shkaqeve ligjore që engarkojnë apo e përjashtojnë nga përgjegjësia penale të pandehurin. Këto prova japin njoftimenë lidhje me respektimin e kushteve dhe kritereve të parashikuara në kreun e II-të, pjesa epërgjithshme e K.Penal, mbi përgjegjësinë penale ose jo të personit në kryerjen e veprë penale179. Mungesa e përgjegjësisë penale në kryerjen e veprës penale provohet nga këto njoftime eprova të cilat merren e administrohen nga organet proçeduese, ato çmohen së bashku meprovat e tjera për të vendosur nëse personi duhet të përgjigjet penalisht apo jo. E tillë mundjetë mosha e të pandehurit për efekt të zbatimit të kërkesave të përgjithshme të legjislacionitpenal, apo mosha e të dëmtuarit për efekt të cilësimit ligjor, provë kjo e formalizuar në provëdokumentare, shkresore (çertifikata e lindjes në të cilën pasqyrohet mosha e të pandehurit),ose rezultati i ekspertimit psiqiatrik (i cili provon që i pandehuri nuk ka përgjegjësi penale

vogël sikurse e përjashtin nga përgjegjësia penale neni 283/1 i k.penal, arsyetuar në vendimin Nr 20 datë20.01.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.176 Në këtë rast provë fajësie është fakti i provuar se i pandehuri nuk dispononte leje për mbajtjen e armëve tëzjarrit, si dhe thëniet e tij që armet ishin lënë në banesë nga vetë ky i pandehur, arsyetuar në vendimin Nr 300datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.177 Arsyetim në vendimin Nr 342 datë 14.04.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë.178 Arsyetim ku nga provat dhe faktet ka rezultuar e provuar roli i dy të pandehurve N.M dhe E.M nëorganizimin e trafikimit lëndës narkotike, vendimi Nr 17.datë 21.12.2010 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.179 Në nenin 12 të K.Penal, parashikohet mosha për përgjegjësi penale (për krimet 14 vjeç, ndërsa përkundravajtjet penale 16 vjeç). Neni 13 përcakton mungesën e përgjegjësisë penale nëse nga veprimet dhemosveprimet e personit nuk ka lidhje shkakësore me ardhjen e pasojës ose mundësinë e ardhjes saj, neni 17përcakton mungesën e përgjegjësisë penale të personit i cili në kohën e kryerjes krimit nuk ka qenë ipërgjegjshëm për shkak të gjendjes tij mendore, psikike. Neni 19/1, 20/1 dhe 21/1 përcakton mungesën epërgjegjësisë penale të personit kur ai ka vepruar në kushtet e mbrojtjes nevojshme, në nevojë ekstreme, ose nëpërmbushje të detyrës tij…..

Page 46: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

45

për shkak të gjendjes psiqike, papërgjegjshmërisë para igjit penal në kohën e kryerjes veprëspenale) 180 etj..

Nga praktika jonë gjyqësore mund të përmenden shkurtimisht rastet e fakteve dheprovave të cilat kanë provuar ose jo përgjegjësinë e të pandehurit në kryerjen e veprës penaledhe konkretisht; “konkluzionet e aktit ekspertimit Nr 327 ka provuar faktin se të gjykuaritjanë përdorues të lëndës narkotike, akti ekspertimit Nr 327/1 provon faktin se ata janëpërdorues kronik të saj deri në 10 cigare canabis në 24 orë, referuar sasisë lëndës narkotikeka rezultuar e vogël për persona përdorues kronikë të saj, me të drejtë gjykatat kanë vendosurpushimin e çështjes në ngarkim të gjykuarit” 181. “ i gjykuari ka pretenduar se marëdhënietme të dëmtuarën i ka kryer me vullnetin e saj kohë më parë.., në të kundërt ka rezultuar eprovuar nga kallëzimi dhe dëshmia e të dëmtuarës, nga konkluzionet e ekpertimit mjeko-ligjor(dëmtimet e freskëta) dhe dëshmia e dëshmitarit M.M..” 182 . “nga aktet e provat eadministruara në gjykim rezulton e provuar se i gjykuari B.H ka qenë vetëm i pranishëm nëkryerjen e krimit të vrasjes së L.P, duke qëndruar në makinë dhe pa kryer asnjë veprim, faktky që provohet nga dëshmia e dëshmitarit okular A.C, të dëshmitarëve E.Gj, Sh.P dhe H.S, tëcilët përjashtojnë të gjykuarin B nga veprimet e tre të gjykuarit e tjerë..” 183.

Në këtë kategori provash përfshihen edhe ato prova mbi bazën e të cilave nga ana egjykatës, vlerësohet lloji dhe masa e dënimit që duhet t’i caktojë të pandehurit si sanksionpenal. Kur provohet fajësia dhe përgjegjësia penale e të pandehurit në kryerjen e veprëspenale, gjykata e deklaron atë fajtor dhe cakton dënimin penal në respektimin të dispozitavetë pjesës së përgjithshme dhe brenda kufijve ligjor, sipas pjesës së posaçme të K.Penal 184.

Në caktimin e llojit dhe të masës së dënimit, sipas nenit 47/2 të K.Penal, gjykatamerr parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës, të pandehurit, shkallën e fajësisë si dherrethanat lehtësuese e rënduese që kanë konkuruar në rastin objekt gjykimi. Në këtë rastgjykata në caktimin e dënimit bazohet pikërisht në njoftimet që këto prova japin dhe që lidhenme objektin e të provuarit, më poshtë përmendim disa nga rastet e praktikës gjyqësore dhekonkretisht; “nga aktet dhe provat shkresore ka rezultuar e provuar se i gjykuari ka nëngarkim dy fëmijët e mitur T dhe K, ku e mitura K. është invalide dhe ka nevojë për kujdes tëvazhdueshëm.. mbi bazën e të cilave ky kolegj çmon se ndodhemi para kushteve tëparashikuara nga neni 59 i k.penal, duke pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim” 185.“Kolegji Penal bazuar në aktet dhe provat në lidhje me llojin e lëndës narkotike, faktin qëvepra penale ka mbetur në tentativë si dhe parashikimet e neneve 23 dhe 47 të k.penal në

180 Prova shkresore, çertifikata e zyrës së gjendjes civile provon faktin se i pandehuri ka qenë në moshën nën 14vjeç kur ka kryer veprën penale dhe në këto kushte ai nuk mund të akuzohet, të deklarohet fajtor dhe as tëdënohet për kryerjen e një vepre penale pasi nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale. Ttë njëjtën vlerë kaakti i ekspertimit psikiatrik kur konkludon se i pandehuri është i papërgjegjshëm para ligjit për shkak tësëmundjes psiqike, pasi nuk ka kuptuar rëndësinë e veprimeve si dhe veprën e kryer, pasojën etj…181 Mbi mungësën e përgjegjësisë penale sipas parashikimit të nenit 283/1 të K.Penal kur lënda narkotike mbahetpër përdorim vetjak dhe në sasi të vogël, e provuar nga konkluzionet e ekspertimeve si dhe provat e tjera,arsyetuar në vendimin Nr 20 datë 20.01.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.182 Mbi faktet e provat të cilat kanë provuar përgjegjësinë e të pandehurit, arsyetuar nga vendimi Nr 541 datë26.05.2010 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.183 Mbi mungesën e përgjegjësisë në veprimet e të pandehurve të tjerë e provuar me dëshmitë e disadëshmitarëve, arsyetuar në vendimin Nr 17 datë 13.01.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.184 Në nenin 47 të K.Penal, parashikhet mënyra e caktimit të dënimit penal ndaj të pandehurit të deklaruar fajtorpër kryerjen e një vepre penale.185 Mbi faktet e provat që vlerësohen nga gjykata në lidhje me aplikimin e nenit 59 të K.Penal, pezullimin eekzekutimit të dënimit me burgim, arsyetuar në vendimin Nr 300 datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatëssë Lartë.

Page 47: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

46

lidhje me masën e dënimit të gjykuarit, çmon se duhet ta ulë atë..” 186. “sa i takon masësdënimit që do të caktohet ndaj të gjykuarit, veç faktit që vepra ka mbetur në tentativë,marëdhëniet gjinore të tij me të dëmtuarën, normalizimin e marëdhënieve midis tyre, sikurserezulton nga aktet e administruara, rrethana këto ekzistenca e të cilave bënë që të jenë tëpranishme disa rrethana lehtësuese, prandaj ky Kolegj çmon të caktojë dënim nën minimuminligjor..” 187.

Çdo individ që pëson dëm material nga vepra penale, ka të drejtë të ngrejë padi civilenë proçesin penal ndaj autorit të veprës penale dhe të kërkojë kthimin e pasurisë aposhpërblimin e dëmit. Kur nga kryerja e veprës penale është shkaktuar dëm material, lind edhepërgjegjësia civile e të pandehurit në proçesin penal. Që të provohet përgjegjësia civle e tëpandehurit, shërbejnë faktet e provat të cilat provojnë që i pandehuri veç përgjesisë penale, kaedhe përgjegjësi civile si p.sh. të kthimit të sendit të vjedhur apo vlerën e saj, të shpërblimitdëmit shkaktuar nga vepra penale etj.. Në nenin 150 të K.Pr.Penale, është përcaktuar se objekti provave penale janë edhe faktet të cilat japin njoftime në lidhje me përgjegjësinë civile 188 tëautorëve të kryerjes së veprave penale. Në këtë rast ligjvënësi ka parashikuar rastet kur objekti proçesit penal është edhe zgjidhja e padisë civile, kërkuar nga ana e të dëmtuarit nga veprapenale sipas parashikimeve të neneve 61 dhe 62 të K.Pr.Penale. Gjykata në këtë rast bënzgjidhjen e padisë civile në proçesin penale sipas nenit 68 të këtij kodi nëpërmjet marrjes,verifikimit dhe çmuarjes së këtyre provave në unitet me provat e tjera penale. Fakte të tillajanë rezultatet e ekspertimit ekonomik të cilat përcaktojnë vlerën në lekë të dëmit shkaktuarnga vepra penale, vlerën e sendit vjedhur etj..

5. Fakte e prova që lidhen me masat e sigurimit. Në dispozita të veçanta tëK.Pr.Penale, në nenet 227-250 parashikohen rregullat e përgjithshme mbi masat e sigurimitpersonale, llojet e tyre, kushtet dhe kriteret e caktimit tyre nga ana e gjykatës gjatë proçesitpenal. Vlerësimi i gjykatës në caktimin e masave të sigurimit bazohet në fakte e prova qëkushtëzojnë caktimin ose jo të një mase sigurimi. “Askush nuk mund t’u nënshtrohet masavetë sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të individit nuk egziston një dyshim i arësyeshëmi bazuar në prova se ai është autor i veprës penale” 189. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës sëLartë, në këtë drejtim kanë unifikuar praktikën gjyqësore duke arsyetuar se; “..për caktimin emasës së sigurimit është e nevojshme që provat, direkte apo indirekte, të jenë të tilla që tëbëjnë të duket e mundshme përgjegjësia e të hetuarit a të gjykuarit në lidhje me akuzën engritur ndaj tij “ 190.

Ky parashikim i ligjvënësit buron nga neni 27/c i Kushtetutës dhe neni 5/2 pika “c’ tëK.E.Dr.Njeriut. “Në pajtim të plotë me neni 5/1 gërma “c” dhe pikën 3 të këtij neni tëK.E.Dr.Njeriut, neni 228 i K.Pr.Penale ka përcaktuar kushtet dhe kriteret e caktimit tëmasave të sigurimit. Eshtë theksuar kushti i rëndësishëm sipas të cilit askush nuk mund t’unënshtrohet masave të sigurimit personal, në qoftëse në ngarkim të personit nuk ekziston një

186 Vendimi Nr 810 datë 15.09.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.187 Arsyetim mbi provat të cilat kanë dhënë njoftime në lidhje me masën e dënimit dhënë të pandehurit, arsyetuarnga vendimi Nr 11 datë 16.01.2008 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.188 Në nenin 150 të K.Pr.Penale parashikohet se “ janë objekt prove faktet që kanë lidhje me … dënimin dhepërgjegjësinë civile …”189 Ligjvënësi në nenin 228/1 të K.Pr.Penale ka përcaktuar se askujt nuk mund ti caktohet masë sigurimipersonale nëse ndaj tij nuk egziston dyshimi i arësyeshem i bazuar në prova se është autor i kryerjes së veprëspenale për të cilën kërkohet caktimi i masës sigurimit. Kjo dispozitë është në përputhje me garancitë kushtetuesetë nenit 27/2 pika “c” të Kushtetutës, K.E.Dr.Njeriut dhe P.Nd.Dr.C.P. të O.K.B.190 Arsyetim në vendimin Nr 7 datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, mbi faktet eprovat në të cilat bazohet dyshimi i arësyeshëm për caktimin e masës sigurimit.

Page 48: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

47

dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova” 191. Janë këto fakte e prova të cilat kushtëzojnë tëdrejtën e Prokurorit për të kërkuar caktimin e një mase sigurimi personale ndaj një individi, sidhe njëkohësisht të drejtën e Gjykatës për ta caktuar atë. Gjithashtu janë faktet e provat ato qëshërbejnë për të përcaktuar edhe llojin e masës së sigurimit në raport me shkallën e nevojavetë sigurimit, rrezikshmërisë veprës penale dhe të autorit, si dhe elementë të tjerë të cilëtpërsëri vlerësohen nga gjykata bazuar në këtë kategori provash penale. “Është pranuartashmë si nga teoria dhe praktika gjyqësore shqiptare, se dyshimi i arsyeshëm nënkuptonbindjen që krijohet nga provat e marra e të shqyrtuara në përputhje me kërkesat e ligjit, tëcilat në unitetin e tyre tregojnë se vepra penale ka ndodhur dhe se ajo është kryer nga ai qëakuzohet” 192.

Në praktikën gjyqësore, mungesa e këtyre provave për të provuar ekzistencën edyshimit të arsyeshëm se personi është autor i veprës penale, ka kushtëzuar vendimarrjen egjykatës për moscaktimin e masës së sigurimit personal dhe konkretisht; “gjykatat vendimet etyre i kanë bazuar në indicje, ndërkohë që neni 228/1 i K.Pr.Penale parashikon se askush nukmund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekzistonnjë dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova. Duke përdorur fjalën “prova” ligjvënësi ka paturparasysh përcaktimin që është bërë në nenin 149 të K.Pr.Penale..” 193.“Nga aktet e dosjesgjyqësore nuk rezulton që në ngarkim të këtij shtetasi të ketë dyshim të arësyeshëm, bazuar nëndonjë provë, që ai të jetë autor i veprës penale për të cilën heton organi i akuzës dhe kakërkuar caktimin e masës sigurimit” 194. “Nuk mund të përdoret si provë për caktimin emasës sigurimit vendimi i një gjykate të huaj që ka caktuar masë sigurimi mbi dyshime tëarsyeshme.. janë objekt prove faktet që kanë lidhje me caktimin e masave të sigurimit dhe jonjë vendim i marrë nga gjykata tjetër për caktimin e masës sigurimit..” 195.

Në nenin 245/ç të K.Pr.Penale, në mënyrë specifike ligjvënësi ka parashikuar rastetkur gjykata mund të caktojë një masë sigurimi me afat, afat i cili shërben për të garantuarmarrjen e një prove të caktuar apo për të verifikuar vetë vërtetësinë e provës penale. Në këtërast qëllimi i caktimit të masës së sigurimit me afat është verifikimi i vërtetësisë ose marrjessë këtyre provave, të përkufizuara në këtë grupim. Për shkak të veçorive, të karakterit dhe tëpasojave të ndryshme që ka dhe që sjell secila masë sigurimi, gjykata në caktimin e saj duhettë vlerësojë faktet dhe provat në të cilat mbështet kërkesën prokurori si dhe pretendimet e tëpandehurit e mbrojtësit tij në seancën gjyqësore të caktimit masës sigurimit. Është nëdetyrimin e kërkuesit, prokurorit që të provojë ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm duke eprovuar me fakte e prova dhe jo e të pandehurit për të provuar mungesën e këtij dyshimi dhetë sjellë prova për të provuar se nuk është autor i veprës penale. Në përgjithësi faktet e provatqë përdoren për caktimin e masave të sigurimit nga gjykata, janë prova të marra eadministruara gjatë fazës hetimeve së paraprake, pasi edhe kërkesat për caktimin e masave tësigurimit zakonisht bëhen nga prokurori në këtë fazë të proçesit penal.

191 Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 3 datë 27.09.2002 mbi masat e sigurimit.192 Arsyetim mbi provat mbi të cilat krijohet bindja gjykatës në ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se personiështë autor i veprës penale për të cilën kërkohet dhe caktohet masë sigurimi, arsyetuar në Vendimin e Kolegjevetë Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 3 datë 27.09.2002.193 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr125 datë 04.06.2008, mbi kuptimin e provavepenale që provojnë ekzistencën e dyshimit të arsyeshmë se ndaj individit që caktohet masë sigurimi personaleështë autor i veprës penale.194 Mbi mungesën e provave për të provuar ekzistencës e dyshimit arësyeshëm, arsyetuar në vendimin Nr 29 datë13.02.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.195 Mbi provat në të cilat bazohet dyshimi arsyeshëm për caktimin e masës së sigurimit, nuk mund të shërbejëvendimi i gjykatës që ka caktuar masën e sigurimit si provë e mjaftueshme për caktimin e saj nga një tjetërgjykatë, arsyetuar nga vendimi Nr 66 datë 07.07.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 49: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

48

6. Faktet e tjera nga të cilat varet zbatimi i normave proçeduriale penale.Legjislacioni proçedural përbëhet nga tërësia e normave proçedurale, ato përcaktojnë erregullojnë ndër të tjera juridiksionin dhe kompetencat e subjekteve proçedurale, rregullat mbimënyrën e marrjes, administrimit të provave, burimet dhe mjetet e kërkimit provës, aktet,njoftimet, afatet etj.. Gjykata si i vetmi organ i cili realizon dhënien e drejtësisë penale, përzgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve dhe që lidhen me respektimin ose jo të normavejuridike proçedurale, bazohet në këto prova të cilat lidhen me objektin e të provuarit. Lidhjanë këtë rast qëndron në faktin se këto fakte e prova provojnë rrethana të rëndësishme përproçesin penal, pavarësisht se lidhja në këtë rast nuk është e drejtpërdrejtë. Palët gjatë gjithëproçesit paraqesin para gjykatës, ankime apo kërkesa me objekt apo përmbajtje nga më tëndryshmet. Nga palët objekt kundërshtimi apo ankimi mund të jetë kompetenca e hetimit apogjykimit, juridiksioni, kundërshtimi i veprimeve në lidhje me mënyrën e marrjes dheadministrimit të provave, të sekuestrimit, të kryerjes së përgjimit, të kontrollit etj..

Është detyrim ligjor i palës që sjell e kërkon para gjykatës marrjen e një prove, tëvërtetojë që kjo provë është marrë prej burimeve që njeh ligji proçedural penal si të tilla.Ashtu sikurse kjo palë duhet të provojë që në marrjen e administrimin e këtij fakti e provepenale ka zbatuar rregullat proçedurale penale për marrjen e administrimin e saj. Respektimiapo jo i normave juridike pasqyrohet e provohet nga aktet proçedurale të kryera nga organiproçedues gjatë marrjes e administrimit të provave. Veprimet proçedurale të palëve në proçes,formalizohen në akte proçedurale apo dokumenta shkresore, të cilat dokumentojnë mënyrëndhe burimin e marrjes së provës si dhe zbatimin (ose jo) të rregullave proçedurale të marrjessaj.

Gjithashtu janë fakte e prova penale që lidhen me zbatimin e normave proçeduraleedhe ato fakte të cilat japin njoftime për kompetencën, juridiksionin, rastet epapajtueshmërisë, mbrojtjen e të pandehurit në proçes dhe legjitimimin e palëve, afatet dheraportet e normuara të palëve në proçes etj…

Kapitulli - III-të Llojet e provave penale

Llojet e provave penale janë ndarë e përcaktuar nga ligjvënësi duke ndjekur si kriterburimin nga rrjedh njoftimi si provë dhe raporti që ka burimi i njoftimit me subjektinproçedural penal. Njoftimet që vijnë nga provat gojore, ligjvënësi ka njohur e përcaktuar;dëshminë, thëniet e të pandehurit, rezultatet e ballafaqimit dhe shpjegimet tekniko-shkencoretë ekspertëve. Bazuar në llojin e provës dhe burimin që e jep atë, është bërë edhe rregullimiligjor i tyre me norma juridike të veçanta. Në këtë rast ligjvënësi ka përcaktuar e normuarkuptimin e secilës provë, marrjen, shqyrtimin, vlerësimin, çmuarjen dhe vlerën e tyre nëproçesin penal.

Legjislacioni aktual proçedural penal ka njohur e normuar si prova në proçesin penal;dëshminë, thëniet e të pandehurve dhe palëve private, ballafaqimet, njohjet, eksperimentin,ekspertimin, provat materiale dhe dokumentat. Nga ligjvënësi kujdes i veçantë është treguarpër respektimin e të drejtave dhe detyrimet të subjekteve të proçedimit penal dhe burimeve tëprovave penale, në përputhje me standartet kushtetutese dhe aktet ndërkombëtare. Në mënyrëtë veçantë në Konventën E. Dr. Njeriut të Këshillit Europës dhe Paktin Ndërkombëtar tëDrejtave Civile dhe Politike të O.K.B-së.

Page 50: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

49

III. 1 – Dëshmia 196

Dëshmia si provë penale gjyqësore është në vetvete njoftimi gojor i një personi, idokumentuar në proçesverbal, i cili dëshmon në mënyrë të drejtpërdrejtë para gjykatës, dukedhënë njoftime mbi fakte e rrethana që lidhen me ngjarjen penale të ndodhur, autorësinë,veprimet e autorëve, mënyrën si ka ndodhur ngjarja e rrethana të tjera që lidhen me këtëngjarje dhe në tërësi me objektin e të provuarit. Me anë të shpjegimeve gojore dëshmitari, medëshminë e tij riprodhon atë çfarë ai ka parë, dëgjuar apo konstatuar.

Parë në aspektin historik të zhvillimit e të trajtimit të kësaj prove, mund të themi mebindje se themelet e rregullave proçedurale, u hodhën në Kodin e Proçedurës Penale Franceztë Napoleonit 197 të cilat u përdorën edhe si modele për të drejtat proçedurale penale tështeteve të Europës Kontinentale. Dëshmia është prova më e vjetër që ka njohur proçedurapenale dhe lloji më i përhapur i provave penale gjyqësore. Nuk gjendet asnjë sistemproçedural apo sistem provash që të mos ketë parashikuar dëshminë e dëshmitarit si provë nëproçesin penal.

Rëndësia e kësaj prove ka qënë dhe mbetet evidente, dëshmia e dëshmitarit edhe sotmbetet aktuale në legjislacion, teorinë proçedurale dhe praktikën gjyqësore. Jo rrallë ajoparaqitet edhe si provë e vetme direkte, me njoftime të drejtpërdrejta në proçesin penal. Ështëe kuptueshme se njoftimet dhe të dhënat që jep dëshmitari në dëshminë e tij, vlerësohen siprovë e pakushtëzuar, pavarësisht nëse ajo rezulton në interes të akuzës së ngritur apo tëinteresave të akuzuarve.

Në tërësi nga legjislacionet proçedurale moderne dhe nga praktika gjyqësore kjo provëkonsiderohet si transmetim i gjallë i njoftimeve nga personat që kanë parë ngjarjen tekpersonat që do të vendosin e gjykojnë për ngjarjen e ndodhur, kjo i jep veçori specifike kësajprove. Dëshmia e dëshmitarit si provë ka rëndësi të madhe për të zbuluar të fshehtat qëpërmban në vetvete ngjarja kriminale, ajo është provë që luan rol të rëndësishëm në formimine bindjes së brendshme të gjykatës në dhënien e drejtësisë penale.

Njoftimet e kësaj prove lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me dy elementët më tërëndësishëm për proçesin e të provuarit, atë të anës objektive si dhe të anës subjektive tëfigurës së veprës penale. Më konkretisht dëshmitari dëshmon para gjykatës të dhëna që ai i kaperceptuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me shqisat e tij, në vendin ku ka ndodhur ngjarja osepas saj në mënyrë të rastësishme. Ky person mund të jetë edhe i dëmtuar nga ngjarja endodhur apo nga vepra penale.

Cilësia e dëshmisë është e ndryshme në dëshmitarë të ndryshëm, jo vetëm për shkak tëshkaqeve të mesipërme por edhe të faktit që aftësitë dhe rëndësia e kushtuar nga dëshmitariështë e ndryshme. “Shkenca ka vërtetuar që shkalla e perceptimit varet edhe nga rëndësia evëmendjes që i kushtohet fenomenit, të aftësisë llogjike, të aftësive për të ruajtur e riprodhuar,që janë të ndryshme në individë të ndryshëm” 198. Të dhënat që jep dëshmitari kanë karaktersubjektiv pasi lidhen me aftësinë e tij të perceptimit, shkallën e intelektit, aftësitë psiko-fiziketë kujtesës etj., Cilësia e dëshmisë është e ndryshme edhe në varësi të shkallës dhe mundësisëtë marrjes së njoftimit nga dëshmitari si dhe të qëndrimit tij subjektiv. Ajo lidhet memundësinë që dëshmitari ka patur për të perceptuar ngjarjen dhe rrethanat e tjera që lidhen metë apo me qëndrimin, ndërgjegjen, sinqeritetin, përgjegjësinë që i ka kushtuar apo që ndjendëshmitari.

196 Në nenin 153 të K.Pr.Penale ligjvënësi ka përcaktuar kuptimin, objektin dhe kufijtë e dëshmisë si provë nëproçesin penal.197 Cod d’instructione criminelle i vitit 1808198 Sterni “Probleme psikologjike” botim i vitit 1958, përkthim . .

Page 51: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

50

Rregullat e përgjithshme mbi dëshminë. Në legjislacionin tonë proçedural penal,dëshmia si provë parashikohet në dispozitat e kreut II-të (sek I) të Titullit IV të K.Pr.Penale199. Në këto dispozita përcaktohet qartë objekti, kufijtë, llojet, zotësia për të dëshmuar si dhetë drejtat e detyrimet e dëshmitarit. Sipas legjislacionit tonë 200 prova e dhënë nga dëshmitarinëpërmjet dëshmisë tij për shkak të burimit të marrjes së njoftimit nga dëshmitari, direkt apoindirekt, mund të jetë e drejtpërdrejtë apo indirekte e prejardhur ose e tërthortë.

Dëshmitari është një person fizik i pazëvendësueshëm, ai nuk është subjekt iproçedimit penal, duke qënë burim prove dëshmia e dhënë prej tij dhe e marrë nga ana egjykatës në përputhje me ligjin konsiderohet edhe si provë e paanshme. Ai është një individ icili në rrethana të rastësishme e spontane është njohur (ose rezulton që ka lidhje dhe ka marrënjoftime) me fakte e rrethana në interes dhe të dobishme për zgjidhjen e çështjes penale.

Objekti dhe kufijtë e dëshmisë. Objekti i dëshmisë si çdo provë tjetër përcaktohetnga parashikimet e nenit 150 të K.Pr.Penale. Por për shkak të veçorive dhe rëndësisë qëparaqet kjo provë, nga ligjvënësi 201 janë parashikuar kushte dhe kritere specifike, në të cilatpërcaktohet se dëshmitari mund të pyetet e të dëshmojë vetëm për;

a - Faktet objekt prove që lidhen dhe janë në interes të zgjidhjes së drejtë të çështjespenale në të gjithë elementët e saj.

b - Për mardhëniet që ekzistojnë midis dëshmitarit dhe palëve, me dëshmitarët e tjerëapo për rrethana të cilat lidhen me vërtetësinë dhe besueshmërinë e dëshmisë tij.

c - Për fakte që shërbejnë për përcaktimin e personalitetit të pandehurit në lidhje meveprën penale dhe shkallën e rrezikshmërisë së tij shoqërore. Ndërsa për personalitetin e tëdëmtuarit vetëm në rastet kur akuza ndaj të pandehurit duhet të çmohet në raport meqëndrimet dhe sjelljet e të dëmtuarit.

d - Për fakte të caktuara e që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me konstatimet e tijdhe jo ato të dëgjuara në publik 202 apo të jenë rezultat i vlerësimt të tij subjektiv.

Praktika ka njohur raste kur nga ana e gjykatës ndonëse dëshmia e një dëshmitarin nukka patur asnjë lidhje me objektin e të provuarit ajo është marrë e vlerësuar nga ana e gjykatësnë cilësinë e provës, sikurse është rasti i mëposhtëm; “dëshmia e A.L nuk mund ta çontegjykatën e apelit në përfundimin se i pandehuri Gj.T nuk e kishte kryer krimin, për sa kohë kysubjekt (dëshmitar) nuk është përmendur nga asnjë nga provat e administruar në gjykimin eçështjes në gjykatën e rrethit gjyqësor, prova këto të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë mepërfshirjen në kryerjen e krimit nga i gjykuari” 203.

Dëshmitari nuk mund të dëshmojë për qëndrimin moral të pandehurit me përjashtim tërasteve kur dëshmia vlen për sqarimin e rrethanave konkrete objekt i të provuarit apo përpërcaktimin e rrezikshmërisë shoqërore të pandehurit. Në praktikën gjyqësore në jo pak rastemerren e administrohen njoftime të cilat ndonëse kanë lidhje me objektin e të provuarit,marrja e tyre rezulton të jetë në kundërshtim me kërkesat e ligjit.

199 Nenet 153-165 të K.Pr.Penale200 Parashikimet e nenit 153/1,2,3 të K.Pr.Penale.201 Neni 153/1,2,3 përcakton detyrimin për ta pyetur dëshmitarin dhe marrë njoftime vetëm për të dhëna mekarakter konstatues e objektiv dhe jo ato që lidhen me vlerësimin subjektiv të dëshmitarit.202 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 62 datë 14.02.2007 ka arsyetuar se “…thëniet e dëshmitaritR.L. se vëllait të tij Sadik L. i kanë gjuajtur dhe vrarë “ të fisit gjutaj” mes të cilësve edhe i pandehuri, i gjykuari,bazuar në nenin 154/4 të K.Pr.Penale nuk mund të përdoren si provë pasi ky dëshmitar sqaron se ai i ka dëgjuarnga një grup njerëzish mbas ngjarjes, pa qënë në gjendje të tregojë apo japë burimin nga të cilët ka marrë dijenimbi faktet që ka dëshmuar..”203 Arsyetim mbi marrjen e dëshmisë së A/L e cila nuk kishte lidhje me objektin e të provuarit, arsyetuar nëvendimin Nr 808 datë 15.09.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 52: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

51

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 51 datë 22.02.2012 në çështjen metë gjykuar Gj.Gj dhe A.P ka arsyetuar se; “..nga organi proçedues në kundërshtim mekërkesat dhe proçedurat e parashikuara nga nenet 153 e vijues të K.Pr.Penale, lidhur meidentifikimin e personit deklarues, i cili nëpërmjet bisedës telefonike të regjistruar nga policiagjyqësore ka deklaruar rreth fakteve objekt gjykimi, deklarim i cili për rrjedhojë nga gjykataduhet të ishte deklaruar i papërdorshëm” 204.

Legjislacioni proçedural në marrjen e deklarimit gjatë hetimeve apo dëshmisë nëgjykimin e çështjes, nuk i ka njohur të drejtën dëshmitarit që të asistohet apo ndihmohet ngambrojtësi gjatë këtij proçesi. Nga Kolegji Penal i Gjykatës Lartë është konsideruar i gabuarqëndrimi dhe interpretimi i nenit 151/4 dhe 153 K.Pr.Penale nga Gjykata e Apelit Tiranë mevendimin Nr 206 datë 11.04.2003, duke arsyetuar se “sipas neneve 153 e vijues tëK.Pr.Penale që bëjnë fjalë për dëshminë, nuk është parashikuar ndonjë detyrim që të ndalojëpyetjen e dëshmitarëve pa avokat..” 205.

Dëshmia indirekte. Në nenin 154 206 të K. Pr. Penale jepet kuptimi i dëshmisëindirekte, dëshmi e cila jepet nga një person që dëshmon fakte e rrethana të cilat ai vetë i kamësuar nga një tjetër person. Pra ato që ai dëshmon nuk i ka perceptuar në mënyrë tëdrejtpërdrejtë, por i janë treguar nga një tjetër person (në mënyrë indirekte). Ligjvënësi kapërcaktuar në këto raste detyrimin e gjykatës (kryesisht ose mbi kërkesën e palëve) të marrëdëshminë e personave, origjinë e njoftimeve, apo thënë ndryshe burim i parë. Fuqia provuesee dëshmisë së prejardhur, indirekte është e lidhur drejtpërdrejtë me dëshminë e dëshmitarit/veburim i dëshmisë indirekte.

Në rastet kur dëshmia indirekte është përputhur e konfirmuar nga dëshmitë edëshmitarëve burim i parë, me të drejtë nga ana e gjykatës kjo provë indirekte është marrë evlerësuar si e tillë në gjykim. Praktika gjyqësore në këtë drejtim me të drejtë ka mbajturqendrim dhe ka arsyetuar mbi vlerën e dëshmisë indirekte e konfirmuar edhe nga dëshmiadirekte, dhe konkretisht; “..gjykata ka gjetur në përputhje edhe dëshminë indirekte tëdëshmitares D.B, me dëshmitë e dëshmitarëve E.D dhe N.U të cilëve u është referuar kjodëshmitare..” 207.

Në të kundërt dëshmia indirekte do të ishte e pavlefshme dhe nuk mund të përdorejnga gjykata, me përjashtim të rastit kur personi, burim i njoftimit, ka vdekur ose nuk mund të

204 Gjykata e Lartë në vendimin e mësipërm ka konstatuar e arsyetuar se qëndrimi i gjykatës së rrethit gjyqësorShkodër dhe gjykatës së apelit ka qënë i gabuar. Administrimi si provë i transkiptimit të një telefonate në gjuhënitaliane midis punonjësve të policisë nën ndërmjetësimin e një punonjëse të zyrës shërbimit social ndërkombëtarpër Shqipërinë dhe një personi, i cili mendohet të jetë personi i dëmtuar M.P.205 Me vendimin Nr 528 datë 08.10.2003 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur prishjen e vendimit tëGjykatës Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë për shkak të arsyetimit dheinterpretimit të gabuar të neneve 151/4 dhe 153 të K.Pr.Penale. Gjykata e Apelit Tiranë deklarimet e disapersonave të marra nga policia gjyqësore në hetim, të cilat janë kthyer në dëshmi sipas nenit 369 të K.Pr.Penale,i ka konsideruar të papërdorshme sipas nenit 151/4 të K.Pr.Penale pasi ato janë marrë në rrugë jo të ligjëshme, paavokat të pranishëm në marrjen e tyre nga policia gjyqësore.206 Në paragrafin e parë të kësaj dispozite jepet kuptimi i dëshmisë indirekte, vlefshmëria e së cilës përcaktohetnga respektimi i detyrimeve sipas paragrafit të dytë, pasi në të kundërt ajo nuk mund të merret e përdoret ngagjykata në gjykimin e çështjes.207 Në vendimin Nr 60 datë 06.02.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në çështjen ndaj të gjykuarit E.Sharsyetohet se me të drejtë nga gjykatat është vlerësuar si provë fajësie dëshmia indirekte e bashkëshortes sëviktimës, dëshmitares D.B e cila ka dëshmuar duke ju referuar thënieve të dëshmitarëve burim i parë, E.D dheN.U të cilët kanë dëshmuar dhe njëkohësisht kanë konfirmuar dëshminë indirekte të D.B.

Page 53: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

52

gjendet dhe pyetet 208 . Nuk mund të shërbejë si provë në gjykimin e çështjes dëshmiaindirekte e pa konfirmuar nga burimi i kësaj dëshmie, këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktikagjyqësore dhe në veçanti Gjykata e Lartë e cila arsyeton se; “.. i gabuar është qëndrimin imbajtur në lidhje me dëshminë indirekte të dëshmitarëve S.B dhe R.E të cilët i referohen nëdëshminë e tyre dëshmitarit P.L, dëshmia e të cilit nuk ka provuar ato indirekte” 209.

Gjykata në marrjen e vendimit duhet të mbështetet në njoftime, prova të drejtpërdrejta,të cilat shërbejnë për nxjerrjen e konkluzioneve të sakta tej çdo dyshimi mbi fajësinë e tëpandehurit, në respektim edhe të parimit të prezumimit të pafajësisë, sanksionuar nga neni 30i Kushtetutës dhe neni 4 i K.Pr.Penale.“Ndryshe nga provat e drejtpërdrejta, të cilatshërbejnë direkt për nxjerrjen e përfundimeve për fajësinë ose jo të pandehurit, provat etërthorta mund të lidhen vetëm me fakte të veçanta të ngjarjes që lidhet me veprën penale dheqë së bashku me të dhënat mund të shërbejnë për nxjerrjen e së vërtetës, ndaj kërkohet njëkujdes i veçantë në analizën e përdorjen e tyre për zgjidhjen e çështjes..” 210.

Në këto raste gjykata duhet ta vlerësojë me rezervë atë për shkak se njoftimi nuk ështëi drejtpërdrejtë dhe i konfirmuar. Vlerësimi në këto raste duhet të bëhet detyrimisht në raportme njoftimet që japin provat e tjera të administruara. “Prova me dëshmi indirekte përbënproblem, sepse i akuzuari nuk mund ta pyesë drejtpërdrejtë personin që i ka parë faktet, pormund të pyesë vetëm atë që paraqitet në gjyqë i cili i ka marrë informacionet nga burimi iparë” 211. Gj.E.Dr.Njeriut 212, ka konstatuar se gjykata kombëtare ka gabuar duke vlerësuar siprovë dëshminë indirekte, pamundur të merrte dëshminë e dëshmitarit burim i parë,pavarësisht faktit që ai ishte duke vuajtur dënimin me burgim në një shtet tjetër.

Praktika gjyqësore në këto raste ka qënë e qartë dhe bazuar në parashikimet e nenit154/4 të K.Pr.Penale, nga ana e gjykatës është konstatuar papërdorshmëria e dëshmisëindirekte kur dëshmitari burim i dytë, ka refuzuar apo nuk ka qënë në gjendje të tregojëpersonin ose burimin nga të cilët ka marrë dijeni për faktet që dëshmojnë, ky qëndrim ështëmbajtur edhe nga praktika gjyqësore.“…thëniet e dëshmitarit R.L. se vëllait tij Sadik L. i kanëquajtur dhe vrarë “gjutaj” në mes të cilëve ka qënë edhe i pandehuri, i gjykuari, bazuar nënenin 154/4 të K.Pr.Penale, nuk mund të përdoren si prove, pasi ky dëshmitar në këtë rastnuk jep burimin nga të cilët ka marrë dijeni mbi faktet që ka dëshmuar..” 213.

Parashikimet e nenit 154/4 të K.Pr.Penale, përfshijnë edhe rastet kur punonjës tëpolicisë gjyqësore kanë refuzuar të tregojnë personin, informatorin, nga i cili ata kanë marrënjoftimin, mbi bazën e të cilit ata kanë dëshmuar në mënyrë të tërthortë. Ligjvënësi fuqinëprovuese të dëshmisë indirekte e ka të përcaktuar nga njoftimi që jep dëshmia direkte si burimi parë. Nëse ato janë të kundërta, nga ana e gjykatës, dëshmia indirekte nuk mund tëvlerësohet si provë, sepse ato mbeten në kuadrin e indicjeve.“Dëshmitarja e tërthortë M.A ka

208 Përjashtim i bërë nga ligjvënësi në paragrafin e fundit të nenit 154/2 të K.Pr.Penale, lidhet me pamundësinëobjektive të marrjes në pyetje të dëshmitarit burim i parëNë këto raste gjykata ka detyrimin që megjithëse e merrkëtë provë, ajo vërtetësinë e saj duhet ta verifikojë e shqyrtojë në raport me provat e tjera.209 Me vendimin Nr 661 datë 05.10.2005 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në çështjen ndaj të gjykuarit P.F kakonsideruar të gabuar qëndrimin e mbajtur në lidhje me dëshminë indirekte të pa konfirmuar nga dëshmitariburim i parë, direkte..210 Arsyetim i vendimit Nr 291 datë 15.03.2007 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me të gjykuar A.R, në tëcilin është arsyetuar se dëshmia indirekte e dëshmitares T.D nuk mund të vlerësohet si provë e vetme përdhënien e fajësisë në ngarkim të akuzuarit. Dëshmia e kësaj dëshmitare bazohej në njoftimin që kësajdëshmitarje i kishte dhënë bashkëshorti i saj i cili në gjykimin e çështjes kishte vdekur, për më tepër që kjodëshmitare në gjykim e kishte ndryshuar dëshminë e saj.211 Jean Pradel “E drejta penale Europiane” përkthim, botim i vitit 2010, fq.388.212 Vendimi i Gj.e.Dr.Njeriut datë 17.11.2005 në çështjen Haas kundër Gjermanisë213 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 62 datë 14.02.2007 mbi dëshminë indirekte sipas nenit154/4 të K.Pr.Penale.

Page 54: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

53

dëshmuar se e dëmtuara S.A e njihte të pandehurin A.F, kjo dëshmi e saj është indirekte,sipas nenit 154 të K.Pr.Penale, dhe me të drejtë gjykata pyeti dëshmitaren D.A që ka qënëburimi i parë nga i ka mësuar faktet dëshmitarja M.A.” 214.

Në paragrafin e tretë të kësaj dispozite parashikohet pavlefshmëria e dëshmisëindirekte, jo vetëm kur dëshmitari nuk tregon burimin e dëshmisë së tij, por edhe kur nukështë në gjendje ta tregojë atë për arsye të ndryshme. Për këtë rast mund të përmendimqëndrimin e mbajtur nga praktika gjyqësore dhe konkretisht; “.. dëshmia e dëshmitarit R.B,me të drejtë nuk është vënë nga gjykata e apelit në themel të arsyetimit dhe vendimit të saj,pasi nga kjo gjykatë në bazë të nenit 154/4 të K.Pr.Penale, ajo dëshmi nuk mund të përdorejsi provë, pasi ky dëshmitar nuk ishte në gjendje të tregojë personin ose burimin nga të cilët kamarrë dijeni për faktet që pyetet e dëshmon” 215.

Gjithashtu nga gjykata nuk mund të merret dëshmia indirekte kur dëshmitari të dhënati ka mësuar nga një person në detyrim të ruajtjes së një sekreti shtetëror, me përjashtim tërastit kur vetë dëshmitari i drejtpërdrejtë ka dhënë dëshminë e tij. Në rastet kur përmbajtja edëshmisë indirekte me atë direkte rezulton e ndryshme apo e kundërt, gjykata për verifikimine tyre dhe përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese, duhet detyrimisht të realizojëballafaqimin midis këtyre dëshmitarëve, detyrim ky i cili rrjedh nga nenet 152, 169 dhe vetëpërmbajtja e nenit 154 të K.Pr.Penale. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata e Lartë nëpraktikën e saj gjyqësore 216.

Zotësia për të dëshmuar. Në nenin 155/1 të K.Pr.Penale është përcaktuar rrethi ipersonave të cilët mund të dëshmojnë para gjykatës e konkretisht “Çdo person që ka zotësipër të dëshmuar, me përjashtim të atyre që për shkak të metave mendore e fizike nuk janë nëgjendje të dëshmojnë”. Nga ky përcaktim i ligjit rezulton se mund të dëshmojë çdo person pakufi moshe dhe që është i aftë për të dëshmuar. Në këtë dispozitë përjashtohen të gjithë atapersona të cilët për shkak të metave fizike e mendore nuk mund të dëshmojnë para gjykatës.Në këto raste gjykata edhe kryesisht mund të bëjë verifikimet e nevojshme kur rezultojnëshkaqe të cilat vënë në dyshim aftësinë fizike e mendore të dëshmitarit për të dëshmuar 217.

Përcaktimi i zotësisë së dëshmitarit për të dëshmuar bëhet nëpërmjet ekspertimitmjeko ligjor apo psikiatrik, konkluzionet shkencore të dhëna në këtë rast provojnë nëkuptimin ligjor dhe shkencor zotësinë fizike apo psiqike të dëshmitarit për të bërë dëshmi.“gjykata rrethit gjyqësor pas proçesit të verifikimit zotësisë për të dëshmuar të dëshmuarësM.P, ka konstatuar me të drejtë se kjo dëshmitare ka qënë e aftë të bëjë dëshmi në proçesinpenal ndaj të gjykuarve të mësipërm. Ky konkluzion është arritur bazuar në dëshminë e dhënënga kjo e dëmtuarës dhe konkluzionet e aktit ekspertimit psikiatriko-ligjor Nr 114 datë25.06.2002 të ekspertëve psikiatër, pavarësisht së kjo dëshmitare ka qënë e mitur dhe meprapambetje të lehtë të zhvillimit mendore” 218.

214 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë në vendimin Nr 196 datë 22.04.2009 në çështjen ndaj të gjykuaritA.Maksuti.215Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 886 datë 20.10.2010 në çështjen ndaj të gjykuarit O.M përdëshminë indirekte të dëshmitarit R.B.216 Në vendimin Nr 661 datë 05.10.2005 Kolegji Penal i Gjykatës Lartë ka arsyetuar se “..dëshmitë edëshmitarëve SB dhe R.E i referohen si burim shtetasit P.L I cili ka dëshmuar të kundërtën, në këto kushte ishtee domosdoshme që gjykata në bazë të nenit 169 të K.Pr.Penale të bëntë ballafaqimin e këtyre dëshmiatrëve sidhe me dëshmitarë të tjerë të pranishem..”217 Në nenin 155/2 të K.Pr.Penale përcaktohet se “Kur për vlerësimin e thënieve është i nevojshëm verifikimi iaftësive fizike ose mendore për të bërë dëshmi, gjykata edhe kryesisht mund të urdhërojë verifikimet përkatëse”.218 Në çështjen penale ndaj të pandehurit A.S, A.B dhe A.A akuzuar për krimin e parashikuar nga nenet 101 dhe25 të k.penal, gjykata rrethit gjyqësor Berat pas proçesit të verifikimit zotësisë për të dëshmuar të dëshmuarësM.N, ka konstatuar me të drejtë se kjo dëshmitare ka qënë e aftë të bëjë dëshmi në proçesin penal ndaj të

Page 55: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

54

Legjislacioni dhe praktika gjyqësore ka njohur rastet kur dëshmitari ka papajtueshmëridhe nuk ka zotësi për të dëshmuar sipas neneve 155/1 dhe 156/1 pika “a” të K.Pr.Penale.Parashikimi i bërë nga ligji në nenin 155/2 të K.Pr.Penale, njeh detyrimin e gjykatës qëverifikimin ta bëjë edhe kryesisht, por në rastet kur aftësia për të dëshmuar e dëshmitarit vihetnë dyshim mbi të dhëna konkrete dhe jo mbi pretendime të pabazuara. Verifikimi i zotësisëpër të dëshmuar nuk mund të bëhet për çdo dëshmitar. “në dëshminë dhënë para gjykatës tëdëshmitares dëmtuar M.U,.. nuk u evidentuan tek ajo të meta, as fizike as mendore, prania etë cilave do të shërbente si shkak , për gjykatën, që në zbatim të pikës “2” të nenit 155 tëK.Pr.Penale, të bënte të nevojshëm verifikimin e zotësinë e saj për të dëshmuar,përkundrazi..” 219.

Verifikimi i zotësisë për të dëshmuar mund të bëhet edhe mbi kërkesën e palëve nëgjykim, bazuar në dokumentacion mjekësor apo dyshime të arsyeshme që lindin gjatë proçesitapo marrjes së dëshmisë. Konkluzioni mbi zotësinë arrihet bazuar në konkluzionet shkencoretë dhëna në aktin e ekspertimit mjeko- ligjor apo psikiatrik, si prova të njohura nga ligjiproçedural penal. Kolegji Penal i Gjykatës Lartë ndër të tjera ka arsyetuar se “në paragrafin edytë të nenit 155/2 të K.Pr.Penale për verifikimin e zotësisë për të dëshmuar, aftësivemendore të dëshmitarit për të bërë dëshmi, gjykata edhe kryesisht mund të urdhërojëverifikimet përkatëse duke kërkuar konkluzione nga specialistët përkatës (ekspertët) dhe jo tënxjerrë vetë konkluzione mbi gjendjen shëndetësore të dëshmitarit, sikurse ka rezultuar medëshmitarin D.Gj..” 220.

Nëse nga gjykata konstatohet se një dëshmitar nuk ka zotësi për të dëshmuar dhemungesa e zotësisë rezulton e provuar, bazuar në kërkesat e nenit 155/2 të K.Pr.Penale, duhettë refuzojë marrjen e provës së kërkuar, pasi jemi para një prove të ndaluar nga ligji. Nëse kyfakt del gjatë marrjes së saj apo pasi është marrë, kjo provë nuk mund të përdoret nga gjykatanë dhënien e vendimit, bazuar në kërkesat e nenit 151/4, të cilat në këtë rast lidhen meparashikimet e bëra nga nenet 155/1 dhe 156/a të K.Pr.Penale.

Papajtueshmëria me detyrën e dëshmitarit. Ligjvënësi në nenin 156 ka parashikuarrastet kur një person nuk mund të pyetet si dëshmitar në proçesin penal, dhe konkretisht;

a) Personat të cilët për shkak të metave fizike e psiqike nuk mund të bëjnë dëshmi tërregullt. Ky parashikim ka lidhje të drejtpërdrejtë me atë të parashikuar nga neni 155/1 tëK.Pr.Penale 221.

gjykuarve të mësipërm, bazuar edhe në konkluzionet e aktit ekspertimit psikiatriko-ligjor. Ky qëndrim i gjyktëssë shkallës parë Berat është gjetur i drejtë dhe i bazuar në ligj si nga gjykata apelit Vlorë me vendimet Nr 15 datë19.01.2007 dhe Kolegji Penal i Gjykatës Lartë me vendimin Nr 568 datë 17.02.2008.219 Vendimi Nr 702 datë 31.10.2007 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në çështjen penale ndaj të gjykuarveB.A, L.Ç, K.Ç etj, ka vlerësuar si të pabazuara pretendimet e të gjykuarve në lidhje me papajtueshmërinë dhepaftësinë për të dëshmuar të dëshmitares së dëmtuar M.U. Dëshmitarja M.U. ka dhënë shpjegime të plota ehollësishme si në hetim ashtu edhe në gjykimin e çështjes. Ato kanë qënë të qëndrueshme, të renditura nëmënyrë kronologjike si dhe në përputhje me provat e tjera. Gjykata ka detyrimin e verifikimit të aftësive fizike epsikike kur i krijohet dyshim i bazuar në lidhje me këtë aftësi dhe jo për çdo rast dëshmie.220 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 630 datë 25.11.2009 arsyeton se qëndrimi i mbajtur ngagjykata e rrethit gjyqësor Shkodër duke refuzuar marrjen, pyetjen e dëshmitarit D.Gj për shkak të mungesës sëzotësisë për të dëshmuar, duke e bazuar në një fletdalje të lëshuar nga spitali psikiatrik Shkodër ka qënë i gabuar,e për më tepër në kundërshtim me këtë qëndrim ka administruar në cilësinë e provës sipas nenit 369/2 tëK.Pr.Penale, deklarimet e dhëna nga ky dëshmitar të datës 09.03.2005 para O.P.Gjyqësore.221 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 568 datë 17.12.2008 në rastin e të gjykuarit A.S, A.B dheA.A ka gjetur të bazuar vendimin e gjykatës shkallës parë Berat dhe të gjykatës apelit Vlorë në përputhje meligjin proçedural dhe ka rrëzuar pretendimin e të gjykuarve për pavlefshmëri të dëshmisë së të dëmtuarës M.P ecila sipas aktit ekspertimit psikiatrik ka rezultuar e aftë të bëjë dëshmi.

Page 56: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

55

b) Të pandehurit në një vepër penale të përbashkët apo në proçedim të lidhur edhenëse ndaj këtij të pandehuri është vendosur mosfillimi i proçedimit, pafajësia apo dënimi i tij,me përjashtim të rastit kur është deklaruar i pafajëshëm me vendim të formës prerë 222.

c) Personat që në atë çështje penale kanë kryer funksione si prokuror, gjyqtarë 223.d) Personat të cilët janë të paditur civil në atë proçes penal.Sipas përcaktimeve të mësipërme këta persona nuk mund të japin shpjegime në

cilësinë e dëshmitarit gjatë hetimeve apo në seancë gjyqësore. Kjo pasi statusi i tyre është ipapajtueshëm me statusin e dëshmitarit sipas legjislacionit proçedural penal. Edhe nëse këtapersona kanë dëshmuar përpara gjykatës dhe shkaqet e papajtueshmërisë nuk janë njohur,dëshmia e dhënë prej tyre është nul e pavlefshme.

Papajtueshmëria e parashikuar nga pika “a” e kësaj dispozite, është e qartë dhe lidhetme parashikimet e nenit 155/1 të këtij Kodi për shkak të mungesës së zotësisë për tëdëshmuar. Kuptimi dhe interpretimi është bërë më lart në lidhje me nenin 155/1 tëK.Pr.Penale. Në parashikimet e nenit 156/1 pika “a” “..për shkak të metave fizike osepsiqike..” nuk përfshihen dëshmitarët të cilët vuajnë nga sëmundja e surdomutizmit,(shurdhmemecët), pasi ata deklarimet dhe dëshminë e tyre e japin në përputhje me kërkesat epërgjithshme si dhe sipas proçedurës dhe kërkesave të veçanta, parashikuar nga neni 107 iK.Pr.Penale.

Në marrjen e deklarimeve apo dëshmisë nga personi që nuk njeh gjuhën shqipe,respektohen edhe kërkesat e parashikuara nga neni 8/2 dhe 126 të K.Pr.Penale, mbi praninëdhe ndihmën e specializuar të përkthyesit të gjuhës që njeh dëshmitari. Në cilësinë edëshmitarit, për të vërtetuar përmbajtjen e akteve proçeduriale sipas nenit 108 të K.Pr.Penale,nuk mund të kënë këtë cilësi personat e mitur nën 14 vjeç, të sëmurët mendorë, të dehurit apotë intoksikuarit si dhe personat ndaj të cilëve është marrë një masë sigurimi.

Papajtueshmëria sipas pikës “b” të nenit 156 të K.Pr.Penale, për të pandehurin nëbashkëpunim apo në proçedim të lidhur dhe të paditurin civil, është e lidhur me parimin, përtë mos dëshmuar kundër vetes sipas nenit 32/1 të Kushtetutës dhe akteve ndërkombëtare. Përmë tepër që nga ligjvënësi, shpjegimet e këtyre subjekteve kanë cilësi të ndryshme nga ajo edëshmitarit si dhe rregullohen me norma të tjera juridike. “Marrja e dëshmisë dëshmitaritTriana Mateus nuk ka qenë në kundërshtim me nenin 156/b të K.Pr.Penale, pasi sipas këtij

222 Kolegji Penal i Gjykatës Lartë me vendimin Nr 731 datë 21.11.2007 e ka konsideruar vendimin e GjykatësApelit Korçë si të pavlefshëm pasi në gjykimin e çështje në ngarkim të pandehurit S.K.. ka marrë e administruardëshminë e dëshmitarit E.V. i cili për të njëjtin fakt kriminal është deklaruar fajtor e dënuar nga autoritetgjyqësore Greke, dënim të cilin pasi e ka kryer ka dëshmuar për të gjykuarin S.K. në cilësinë e dëshmitarit. Nëkëtë vendim Kolegji Penal arsyeton se “….Nga gjykata në kundërshtim me parashikimet e nenit 167 tëK.Pr.Penale, shtetasi E.V. e ka konsideruar si të pandehur në një proçedim të lidhur e për pasojë e kanë vlerësuaratë sipas nenit 152/1 “b” të K.Pr.Penale. Në rastin konkret sipas nenit 156/1 “b” të K.Pr.Penale nuk mund tëpyetej si dëshmitar E.V. pasi thëniet e tij në cilësinë e dëshmitarit në proçesin ndaj të gjykuarit S.K. përbëninprovë të ndaluar me ligj ..” Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë edhe me vendimin Nr 52 datë25.01.2006. Arsyetim dhe qëndrim i njëjtë është mbajtur nga Gjykata e Lartë edhe në vendimin Nr 20 datë20.01.2010 në çështjen ndaj të gjykuarit S.T akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 283/1 të k.penal. Gjykatae Lartë arsyeton se nga gjykatat, vlerësimi mbi papajtueshërinë me detyrën e dëshmitarit, të shtetasit A.G, i ciliishte bashkë i pandehur në të njëjtën çështje penale me të gjykuarin S.T, ka qenë në përputhje me kërkesat eligjit.223 Sipas këtij paragrafi ligji ka parashikuar papajtueshmëri me detyrën e dëshmitarit të gjyqtarit dhe prokuroritnë atë proçedim, duke mos përfshirë këtu funksionin e O.P.Gjyqësore. Me vendimin Nr 540 datë 22.10.2003Kolegji Penal i Gjykatës Lartë ka arsyetuar se “… në bazë të nenit 156/1/c të K.Pr.Penale nuk ka asnjë pengesëligjore për tu pyetur si dëshmitar O.P.Gjyqësore, pasi detyra e tij nuk është në funksionet e parashikuara nga kjodispozitë..” Në këtë vendim nga ana e Gjykatës Lartë arsyetohet se objekt i dëshmisë do të lidhet merregullshmërinë e kryerjes veprimeve hetimore nga dëshmiari në cilësinë e O.P.Gjyqësore dhe jo për fakte errethana që lidhen me veprën penale.

Page 57: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

56

neni nuk mund të pyeten si dëshmitarë personat e marrë si të pandehur në një vepër tëpërbashkët ose proçedim të lidhur, në një kohë që nga materialet e dosjes del që TrianaMateus nuk ka qenë i pandehur” .224

Në këtë drejtim praktika jonë gjyqësore ka qenë e qartë në respektim të nenit 31/1 tëKushtetuës dhe kërkesave të ligjit proçedural. Papajtueshmëria sipas kërkesave të nenit 156/1pikat “b” të K.Pr.Penale, është trajtuar edhe nga Gjykata e Lartë mbi qëndrimet e praktikësgjyqësore, dhe konkretisht ka arsyetuar se; “i drejtë është qëndrimi dhe vlerësimi i gjykatësrrethit gjyqësor dhe gjykatës apelit se deklarimet e bashkë të pandehurit A.G të datës27.07.2006 janë marrë në kundërshtim me përcaktimet e nenit 156/b të K.Pr.Penale.Vlerësimi mbi papajtueshërinë me detyrën e dëshmitarit, të shtetasit A.G, i cili ishte bashkë ipandehur në të njëjtën çështje penale me të gjykuarin S.T, ka qenë në përputhje me kërkesat eligjit” 225. “nga ana e gjykatave nuk është marrë në konsideratë fakti që, edhe, pse sipasgërmës “b” të nenit 156 të K.Pr.Penale, ekziston papajtueshmëri absolute me detyrën edëshmitarit, thirrja e të pandehurit, të dënuarit (në këtë rast të dënuar) në një proçedim tëlidhur, në cilësinë e dëshmitarit në gjykim..” 226.

Papajtueshmëria sipas kërkesave të nenit 156/1 pikat “c” të K.Pr.Penale, është e qartë,gjyqtari dhe prokurori në një çështje të caktuar, nuk mund të pyetet si dëshmitar për veprimetqë ai ka kryer në këtë cilësi. Këtë papajtueshmëri, praktika gjyqësore e ka trajtuar si mëposhtë; “në bazë të nenit 156/1/c të K.Pr.Penale, nuk mund të pyeten si dëshmitarë ata që nëtë njëjtin proçedim kryejnë ose kanë kryer funksionin e gjyqtarit ose prokurorit.Papajtueshmëria me detyrën e dëshmitarit është e lidhur me funksionin e gjyqtarit dheprokurorit dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për o.p.gjyqësore, detyra e të cilit nuk ështëfunksion” 227.

Nga Gj.E.Dr.Njeriut në interpretimet bëra të nenit 6 të K.E.Dr.Njeriut, në përkufizimin“dëshmitar” ka përfshirë edhe shpjegimet e dhëna në gjykim nga ekspertët, palët civile,personat e infiltruar në veprimtarinë kriminale, si dhe të pandehurit në një proçedim të lidhur228. Pavarësisht këtij interpretimi, e drejta e individit për të mos dhënë shpjegime apo tëdetyrohet të dëshmojë kundër vetes, duke u vetdeklaruar fajtor është e parashikuar mjaft qartënë nenin 14/3 pika “e” të Paktit 229 Nd. Dr. Civile dhe politik. Në K.E.Dr.Njeriut kjo e drejtënuk është e përcaktuar qartë, por ajo rezulton nga përmbajtja e nenit 6/2 të konventës në lidhjeme parimin e prezumimit të pafajësisë si dhe të proçesit të rregullt ligjor, sikurse edhe kaarsyetuar edhe Gj.E.Dr.Njeriut. Në këtë aspekt trajtime më të hollësishme do të bëhen mëposhtë në lidhje me nenin 157/2 të K.Pr.Penale.

Detyrimet e dëshmitarit. Në nenin 157/1 të K.Pr.Penale, parashikohet detyrimi idëshmitarit të thirrur rregullisht, për t’u paraqitur në gjykim dhe ti përgjigjet me vërtetësi

224 Arsyetim mbi kërkesat e nenit 156/b të K.Pr.Penale në vendimin Nr 295 datë 12.05.2006 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.225 Arsyetim mbi papajtueshmërinë sipas nenit 156/1/b të K.Pr.Penale nga Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatëssë Lartë Nr 20.datë 20.01.2010 në çështjen ndaj të gjykuarit S.T akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 283/1të k.penal, me të cilin janë gjetur në përputhje me ligjin qëndrimi i gjykatës së rrethit gjyqësorë Lushnje si dhe aii gjykatës së apelit Vlorë..226 Arsyetim në vendimin Nr 52 datë 25.01.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.227Arsyetim i Vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr 20.datë 20.01.2010, mbi papajtueshmërinë sipasnenit 156/1/c të K.Pr.Penale që ka gjyqtari dhe prokurori, por jo O.P.gjyqësore.228 Vendimet e Gjykatës E.Dr.Njeriut datë 15.06.1992, Ludi kundër Zvicrës, datë 06.05.1985, Bonisc kundërAustrisë, datë 07.07.1989, Bricmond kundër Belgjikës, datë 27.02.2001 Luka kundër Italisë..229 Pakti ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile dhe politike është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme eKombeve të Bashkuara me rezolutën e saj Nr 2200 datë 16.12.1966, ajo ka hyrë në fuqi në datë 23.03.1976 sipaspërcaktimeve të nenit 49 të këtij pakti.

Page 58: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

57

pyetjeve që i bëhen nga palët apo gjykata. Mosrespektimi i detyrimit për të dëshmuar apothënë të vërtetën, përbën shkak për marrjen në përgjegjësi penale të dëshmitarit. Ngapërmbajtja e kësaj dispozite rezulton detyrimi i gjykatës për ta thirrur rregullisht dëshmitarinnë seancë gjyqësore si dhe detyrimi i tij për t’u paraqitur. Paragrafi i dytë i nenit 157 kapërjashtuar nga detyrimi për të dëshmuar dhe rrjedhimisht edhe nga përgjegjësia penale,dëshmitarin, dëshmia e të cilit mund të sjellë përgjegjësi penale për vetë këtë dëshmitar. Kjodispozitë buron nga neni 32/1 i Kushtetutës “askush nuk mund të detyrohet të dëshmojëkundër vetes ose familjes së vet dhe as të pohojë fajësinë e tij”.

Standartet e vendosur nga legjislacioni proçedurial shqiptar, burojnë nga garancitëkushtetuese të parashikuara nga neni 32/1 i Kushtetutës, garanci këto të cilat janë më të gjëra,sepse ato përfshijnë edhe të drejtën që ka individi për të mos dëshmuar ndaj familjarëve tij.Në mungesë të përcaktimeve të veçanta në Konventë, Gj.E.Dr.Njeriut të drejtën për të mosdhënë deklarime që fajësojnë deklaruesin, apo dëshmitarin, e ka trajtuar në kuadër tërespektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë sipas nenit 6/2 të K.E.Dr.Njeriut dheproçesit rregullt të ligjor 230, dhe konkretisht; “nuk ka asnjë dyshim edhe pse neni 6 nuk epërmend shprehimisht, e drejta për të mos folur gjatë marrjes në pyetje .. dhe e drejta për tëmos u vetinkriminuar, janë norma ndërkombëtare të pranuara në mënyrë të përgjithshme dheqë përbëjnë thelbin e nocionit të proçesit të rregullt ligjor që sanksionohet nga neni 6 ikonventës” 231. Po kështu“.. e drejta për të mos u vetkriminuar përbën thelbin e nocionit tëproçesit të rregullt ligjor.. dhe ka si qëllim respektimin e vullnetit e personit... për të mosfolur” 232.

Sikurse thamë më lart, në mënyrë të qartë e drejta e individit, për të mos dëshmuarkundër vetes apo të pohojë fajësinë e tij, është njohur nga “Pakti 233 ndërkombëtar lidhur metë drejtat civile dhe politike” datë 16.12.1966, në nenin 14/3 pika “e” përcaktohet se “ Çdoperson i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë, në barazi të plotë, të ketë këto garanci;....e) të mos shtrëngohet të dëshmojë kundër vetes ose të pohojë se është fajtor”. Megjithatëështë përmbajtja e njoftimit të individit, e deklarimeve apo e dëshmisë, ajo që përcakton nësejemi apo jo përpara mungesës së detyrimit për të dëshmuar, sipas kërkesave të nenit 157/2 tëK.Pr.Penale. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika jonë gjyqësore kur ka arsyetuar se;“pretendimi se deklarimet e Ardit.S, Mërgim.S dhe Ardita.S janë marrë në kundërshtim menenin 37 të K.Pr.Penale, nuk qëndron, në deklarimet e tyre në cilësinë e personave qëtregojnë rrethana hetimi, ata nuk kanë dhënë asnjë të dhënë vetpërgjegjësie, por kanëshpjeguar vetëm veprimet e nënës tyre lidhur me shumën në euro të kërkuar nga punonjësit epolicisë kufitare” 234.

Përjashtimi nga detyrimi për të dëshmuar. Sipas përcaktimeve të nenit 158/1 tëK.Pr.Penale, përjashtohen nga detyrimi për të dëshmuar për shkak të lidhjeve të afërtafamiljare që personi ka me të akuzuarin, personat e mëposhtëm;

230 Vendim i Gj.E.Dr.Njeriut datë 20.10.1997, Serves kundër Francës.231 Arsyetim në Vendimin e Gj.E.Dr.Njeriut datë 08.02.1996, në çështjen Murray kundër Mbretësisë sëBashkuar.232 Arsyetim në Vendimin e Gj.E.Dr.Njeriut datë 17.12.1996, në çështjen Saunders kundër Mbretësisë sëBashkuar.233 Pakti ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile dhe politike është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme eKombeve të Bashkuara me rezolutën e saj Nr 2200 datë 16.12.1966, ajo ka hyrë në fuqi në datë 23.03.1976 sipaspërcaktimeve të nenit 49 të këtij pakti.234 Arsyetim në Vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr 13 datë 26.01.2011.

Page 59: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

58

a) Personat të cilët janë në gjini ose krushqi e afërt me të pandehurin sipaspërcaktimeve të bëra në nenin 16 i K.Pr.Penale 235.

b) Bashkëshorti/ja për fakte të mësuar nga i pandehuri/ra gjatë jetës bashkëshortore.c) Ai qe edhe pse nuk është bashkëshort i të pandehurit, bashkëjeton ose ka

bashkëjetuar me të pandehurin 236.ç) Bashkshorti/ja e ndarë nga i pandehuri/ra (edhe ai/ajo që ka bashkëjetuar).d) Personi i cili është i lidhur në marëdhënie birësimi me të pandehurin.Përcaktime në këtë dispozitë burojnë nga standarti kushtetues i vendosur në nenin

31/1 të Kushtetutës ku përcaktohet se “askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundërvetvetes ose familjes së vet dhe as të pohojë fajësinë e tij”.

Gjykata është e detyruar që personave të mësipërm, përpara dhënies së dëshmisë, t’ibëjë të njohur të drejtën që ata kanë për të mos dëshmuar, e drejtë kjo që ushtrohet nga këtadëshmitarë, bazuar në qëndrimin dhe vullnetin e tyre për të dëshmuar në seancë gjyqësore.Detyrimet dhe kërkesat e kësaj dispozite të përgjithshme rrjedhimisht zbatohen edhe në fazëne hetimit paraprak në marrjen e deklarimeve nga policia gjyqësore dhe prokurori. Mosrespektimi i këtij detyrimi sjell pavlefshmëri, pavarësisht se ato janë marrë gjatë hetimeve apogjykimit. Nga praktika gjyqësore rezulton se;“gjatë gjykimit dëshmitarja E.P, bazuar në tëdrejtën e saj sipas nenit 158/a të K.Pr.Penale, nuk ka pranuar të dëshmojë, nga gjykata ështërrëzuar kërkesa e prokurorit për administrimin e thënieve të saj dhënë gjatë hetimeve..” 237.Duke analizuar përmbajtjen e dispozitës mësipërme, vërehet se ligjvënësi për shkak të ruajtjessë parimeve të një marëdhënie shoqërore të rëndësishme, sikundër është ajo mes personave nëgjini e krushqi të afërt, bashkëshortëve apo bashkëjetuesve apo në marëdhënie birësimi, e kapërjashtuar këtë rreth subjektesh nga detyrimi për të dëshmuar në gjykimin e çështjeve nëngarkim të afërmit tyre, për fakte e rrethana të njohura gjatë kësaj marëdhënie.

Sikurse arsyetuam më lart, standartet e vendosur nga Kushtetuta dhe legjislacioniproçedurial shqiptar, në këto raporte, është më i lartë dhe më i gjërë se aktet ndërkombëtare,në favor të drejtave dhe interesave të individëve dhe familjarëve që proçedohen penalisht. Kystandart është i pasqyruar në garancitë kushtetuese të parashikuara nga neni 32/1 iKushtetutës, garanci këto të cilat përfshijnë edhe të drejtën që ka individi për të mos dëshmuarndaj familjarëve të tij të afërt.

Në lidhje me respektimin e kërkesave të nenit 158/a të K.Pr.Penale, në gjykimin eçështjeve, nga Gjykata së Lartë në praktikën e saj gjyqësore është arsyetuar se; “Pretendimi imbrojtjes se gjykata ka vepruar në kundërshtim me nenin 158 të K.Pr.Penale në marrjen edëshmisë së dëshmitareve B.N dhe N.B, nuk qëndron. ... në seacë gjyqësore, nga ana egjykatës ato janë njoftuar mbi të drejtën për të mos dëshmuar dhe pasi nuk kanë dashur tëpërfitojnë nga kjo e drejtë, gjykata ka proçeduar me marrjen e dëshmisë” 238. Po kështu në

235 Në nenin 16 të K.Pr.Penale përcaktohet papajtueshmëria për të marrë pjesë në gjykimin e çështjes gjyqtari icili me pjesëmarrësit në gjykim ka lidhje familjare, gjinie apo krushqie. Në këtë dispozitë përcaktohet edhe rrethii personave që konsiderohen të tillë dhe konkretisht, bashkëshorti, gjinia e afërt ku futen të paralindurit dhepaslindurit, vëllezërit, motrat, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve e motrave, krushqi e afërt ku futenvjerri, vjerra, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka.236 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 482 datë 13.09.2006 ka konsideruar të pavlefshmedëshmine e dhënë nga dëshmitarja K.V. në proçesin e sigurimit të provës, pasi nga ana e gjykatës në marrjen ekësaj dëshmie nuk është respektuar detyrimi ligjor i parashikuar nga neni 158/1 pika “ç” të K.Pr.Penale, sepsenuk është njoftuar paraprakisht kjo dëshmitare me të drejtën e saj për të mos dëshmuar kundër personit me tëcilin ajo ka bashkjetuar.237 Arsyetim në vendimin Nr 134 datë 17.02.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë .238 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 147 datë 01.04.2009 për të gjykuarit P.B dheT.B akuzuar për krimin e parashikuar nga nenet 78/2, 25 dhe 278/2 të K.Penal.

Page 60: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

59

një tjetër vendim arsyetohet se; “marrja e deklarimeve tre deklaruesve Ardit S, Mërgim S dheArdita S, është bërë pasi atyre u janë bërë të njohura kërkesat e neneve 155-160 tëK.Pr.Penale, për rrjedhojë edhe pretendimi se ata nuk janë njohur me të drejtën që u njehneni 158/1/b i K.Pr.Penale, për përjashtimin nga detyrimi për të dëshmuar, ndaj nënës së tyreështë i pabazuar “ 239.

Në lidhje me parashikimet e nenit 158/1, pikat “b, c, ç, d” të K.Pr.Penale, duhet thënëqë ligjvënësi i ka njohur një status të veçantë bashkëshortit, ish bashkëshortit, bashkjetuesitapo personit të lidhur në birësim me të pandehurin, duke bërë të detyrueshme për organinproçedues që në çdo rast edhe kur kallëzimi i veprës penale të jetë kryer nga këta subjekte, nëmomentin e administrimit të dëshmisë, atyre duhet detyrimisht t’i bëhet e njohur e drejta përtë mos dëshmuar. “Vetë ligjvënësi e ka veçuar këtë rreth subjektesh nga personat e tjerë qëligji ka parashikuar në nenin 16 të K.Pr.Penale, të cilët pavarësisht lidhjes me të pandehurin,përsa kohë janë në cilësinë e kallëzuesit të veprës penale, nuk mund të përjashtohen ngadetyrimi për të dëshmuar” 240. Ndërsa në lidhje me detyrimin për të kallëzuar kryerjen e njëkrimi, ligjvënësi në ligjin penal 241 material e ka ngushtuar rrethin e personave të cilëtpërjashtohen nga ky detyrim, duke njohur të gjininë e afërt, bashkëshortin, personat në lidhjebirësimi si dhe ata të cilët janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrësapo profesionit.

Në lidhje me personat të cilët janë në marëdhënie bashkjetese, sipas nenit 163 të KoditFamiljes, ajo do të duhet të interpretohet si një situatë fakti, ekzistenca e të cilës, në vështrimtë nenit 158/ç të K.Pr.Penale, do të duhet të verifikohet rast pas rasti nga ana e organitproçedues, mbështetur kjo dhe në rrethana e fakte të tjera objektive. Në këtë drejtim praktikagjyqësore ka mbajtur qëndrime të ndryshme, kjo për shkak të vështirësive në lidhje mekonstatimin e bashkjetesës midis të akuzuarve dhe dëshmitarëve. Nga ana e Gjykatës Lartëqëndrimi ka qënë i qartë, ajo në çdo rat kur ka konstatuar mosrespektim të kërkesave tëmësipërme, dëshminë e marrë e ka konsideruar si provë të marrë në kundërshtim me ligji, dhekonkretisht; “ka qënë në detyrimin e gjykatës që sipas nenit 158/ç/2 të K.Pr.Penale, ti bëntetë njohur dëshmitares H.Xh të drejtën që ajo kishte për të mos dëshmuar. Mosrespektimi ikëtij detyrimi e ka bërë këtë provë të pavlefshme dhe përdorimi i saj në dhënien e vendimitvjen në kundërshtim me nenet 151/4 dhe 380 të K.Pr.Penale..” 242. Në një tjetër vendimasryetohet se; “..ka qënë në detyrimin e gjykatës shkallës parë që në momentin kur mori dijenipër marëdhënien e dëshmitares me të pandehurin sipas nenit 158/ç/2 të K.Pr.Penale, të mospërdorte dëshminë e saj në sigurimin e provës, por ta thërriste në gjykim dhe të respektontekërkesat e nenit 158/ç/2 të K.Pr.Penale..” 243.

Në këto raste nga ana gjykatës këta persona pyeten si dëshmitarë kur ata pasi njihenme këtë të drejtë, deklarojnë se duan të dëshmojnë. Kur ata kërkojnë të dëshmojnë, nga ana egjykatës proçedohet me marrjen e dëshmisë dhe zbatohen rregullat proçedurale si për çdo

239 Arsyetim në vendimin Nr 13 datë 26.01.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, fq. 4 e vendimit.240 Të njëtin arsyetim gjejmë në vendimet Nr 507 datë 21.11.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, nëvendime Nr 841 datë 22.09.2010 etj..241 Në nenin 300/2 të K.Penal është parashikuar se “Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhepaslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesi dhe të adoptuarit, si dhe personat që janë të detyruartë ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit”.242 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 555 datë 03.12.2008 me të gjykuar A.K.243 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 841 datë 22.09.2010 për të gjykuarit D.Bakuzuar për krimin e parashikuar nga neni 114/a të k.penal. Të njëtin qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë edhenë vendime të tjera në vazhdimësi.

Page 61: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

60

dëshmitar tjetër 244. Vlen të theksohet këtu se në rast të mosrespektimit të detyrimit të ligjitproçedural, nenit 158/2 të K.Pr.Penale, kjo provë, dëshmia është nul, e pavlevshme 245. Duhetthënë se nëse gjykata e bazon vendimin e saj në një provë të tillë, vendimi i gjykatës sipasnenit 428/1 pika “ç” të K.Pr.Penale konsiderohet i pavlefshëm. Ky tashmë është qëndrim ikonsoliduar i Gjykatave të Apelit dhe në veçanti i Gjykatës së Lartë. “..dëshmia A.Z,.. përshkak të marëdhënies dëshmitares me të pandehurin, është marrë në kundërshtim me nenin158/ç/2 të K.Pr.Penale,..kjo dëshmi është përdorur në shkelje të nenit 151/4 të K.Pr.Penale, epër rrjedhojë m.q.s. vendimi i gjykatës është bazuar në prova të pavlefshme e tëpapërdorshme, duhet të prishet sipas nenit 428/1/ç të K.Pr.Penale” 246.

Ruajtja e sekretit profesional. Nga legjislacioni proçedural janë përcaktuar rastet tëcilat lidhen me marrjen e dëshmisë së personave, të cilët nuk janë të detyruar të dëshmojnë,në ruajtje të një sekreti profesional, për shkak të statusit dhe profesionit tyre 247. Të tillëkonsiderohen personat e mëposhtëm;

a) Përfaqësuesit e besimeve fetare, statutet e të cilëve nuk janë në kundërshtim merendin juridik shqiptar 248.

b) Avokatët, përfaqësuesit ligjorë dhe noterët 249.c) Mjekët kirurgë, obstetër, farmacistët dhe çdo person që ushtron një profesion

shëndetësor 250.ç) Personat që ushtrojnë profesione të tjera, të cilëve ligji u njeh të drejtën të mos

dëshmojnë për ato që lidhen me sekretin profesional.d) Gazetarët profesionistë, për emrat e personave nga të cilët kanë marrë të dhëna

gjatë ushtrimit të profesionit e tyre.Ligjvënësi 251 nëpërmjet përcaktimeve të mësipërme është vënë në mbrojtje jo vetëm

të dhënave personale të shtetasve, por edhe të të drejtave që kanë personat gjatë ushtrimit tëfunksionit dhe shërbimit që ata realizojnë. “Ka mendime të ndryshme rreth dhënies së burimit

244 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 92 datë 04.03.2009 në çështjen ndaj të gjykuarve L.L. dheP.Ç ka konsideruar të pambështetur pretendimin e mbrojtjes së të gjykuarve në lidhje me mos respektimin ekërkesave të nenit 158/ç të K.Pr.Penale në marrjen e dëshmisë të dëmtuarës G.M. Nga aktet e dosjes gjyqësoredhe deklarimet e të dëmtuarës, për asnjë moment nuk rezulton se kjo e dëmtuar me të gjykuarin P.Ç të ketëbashkëjetuar në kuptimin ligjor të përcaktuar nga neni 163 i Kodit Familjes.245 Kolegji Penal i Gjykatës Lartë në vendimin Nr 507 datë 12.11.2008 për të gjykuarin I.E bën arsyetim tëzgjeruar në lidhje me parashikimet e bëra nga ligji në nenin 158 të K.Pr.Penale, duke përcaktuar se mosrespektimi i detyrimit të parashikuar nga pika 2 e nenit 158, prova, dëshmia është e pavlefshme. Kjo prove ështëadministruar e përdorur nga gjykata në shkelje të ligjit, nenit 151/4 të K.Pr.Penale. Të njëjtin qëndrim Gjykata eLartë ka mbajtur edhe me vendimin Nr 11 datë 04.02.2009 në gjykimin e çështjes me të gjykuar I.D akuzuar përkrimin e parashikuar nga neni 114/a të k.penal..246 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë në vendimin Nr 841 datë 22.09.2010 për të gjykuarit D.B akuzuarpër krimin e parashikuar nga neni 114/a të k.penal. Të njëtin qëndrim ka mbajtur edhe me vendimin Nr 11 datë04.02.2009 me të gjykuar I.D, Vendimit Nr 507 datë 12.11.2008 me të gjykuar I.E,247 Parashikimet e nenet 159/1,2,3 të K.Pr.Penale përcakton rastet dhe rrethin e personave të cilët nuk mund tëdetyrohen të dëshmojë si dhe mënyrën si proçedohet nga gjykata në raste të veçanta .248 Këtu parashikohet mungesa e detyrimit që përfaqësuesi i besimit fetar, p.sh. priftërinjëtë të cilët kanë mësuarfakte e rrethana nga persona të cilët janë rrëfyer.249 Këtu njihet mungesa e detyrimit që kanë këta persona për të dëshmuar për të dhëna e fakte që ata janë njohurpër shkak të profesionit tyre, sikurse janë edhe parashikimet e bëra nga Kreu i V-të i titullit I-rë të K.Pr.Penaleapo ato të bëra në nenin 23 të ligjit “Për Noterinë në R. Shqipërisë” Nr 7829 datë 01.06.1994.250 Në këtë parashikim, ligji ka patur parasysh detyrimet ligjore që kanë këta persona të cilët për shkak tëasitencës mjeksore apo të detyrës së tyre janë njohur me të dhëna, publikimi i të cilave cënon privacinë dhe prektë drejtët dhe liritë e individit të garantuara nga Kushtetuta, K.E.Dr.Njeriut dhe ligji specifik.251 Neni 35 i Kushtetutës mbi të dhënat personale dhe Ligji Nr 8517 datë 22.07.2009 “Për mbrojtjen e të dhënavepersonale”

Page 62: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

61

të informacionit nga gazetari,.. mbizotëron mendimi se nuk duhet të tregohet burimi iinformacionit për ruajtjen e tij nga kundërvënia që mund ti bëhet, për më tepër kur burimiështë punonjës i administratës shtetërore..” 252.

Për gazetarët në fjalinë e dytë të nenit 159/3 të K.Pr.Penale parashikohet e drejta egjykatës për marrjen e dëshmisë nga gazetari, në rastet e domosdoshme, kur vepra penaleprovohet vetëm mbi të dhënat identifikuese (burimit të të dhënave) të gazetarit. Gjykata sipasparashikimeve të bëra në nenin 159/2 të K.Pr.Penale, mund të urdhërojë verifikimet enevojshme nëse janë apo jo rastet e ruajtjes së një sekreti profesional. Nga kjo e drejtë sipasnenit 159 të K.Pr.Penale, personat e mësipërm nuk përfitojnë kur ata sipas ligjit janë tëdetyruar që këto të dhëna ti referojnë autoritetit proçedues. Gjykata E.Dr.Njeriut ka konstatuarshkelje të nenit 10 të Konvetës nga ana e gjykatës Mbretërisë së Bashkuar, duke arsyetuar se;“ urdhëresa e gjykatës për bërjen publike nuk përfaqësonte një mjet të arsyeshëm në raportme arritjen e qëllimit të ligjshëm që parashikon neni 10 i K.E.Dr.Njeriut” 253. Duhet thënë qëedhe e drejta e shtypit dhe e gazetarëve në lidhje me publikimin e të dhënave në lidhje mefajësinë e të akuzuarve, bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, sa kohë që për tëakuzuarin nuk ka një vendim gjyqësor të formës prerë mbi fajësinë e tij.

Ruajtja e sekretit shtetëror. Nëse në dispozitën e mësipërme parashikohej mungesae detyrimit për të dëshmuar, në parashikimet e nenit 160/1 të K.Pr.Penale, përcaktohen rastete detyrimit të nëpunësit shtetëror apo në shërbim publik, për të mos dëshmuar për fakte e tëdhëna që përbëjnë sekret shtetëror. Përmbajtja e njoftimeve dhe të dhënave të cilat përbëjnësekret shtetëror klasifikohen nga organi shtetëror që disponon e administron të dhënat dheinformacionin e klasifikuar, në bazë të ligjit Nr 8457 datë 11.02.199 “Për informacionin eklasifikuar “sekret shtetëror”. Detyrimi i parashikuar nga ligjvënësi për të mos dëshmuarlidhet vetëm me të dhënat të cilat janë klasifikuar si sekret shtetëror dhe jo çdo e dhënë menatyrë të rezervuar apo të klasifikuar.

Kur dëshmitari pretendon se fakti për të cilin i kërkohet të dëshmojë përbën sekretshtetëror, nga gjykata (organi proçedues) kërkohet konfirmimi nga organi kompetentshtetëror mbi këtë pretendim, nëse përbën apo jo sekret shtetëror 254. Në pikën “3” pjesa eparë e nenit 160 të K.Pr.Penale, parashikohen rastet kur nga dhënia e dëshmisë cënohet njësekret shtetëror (e konfirmuar nga ana e organit shtetëror) dhe kur prova nuk është thelbësorepër zgjidhjen e çështjes, dëshmitari nuk pyetet nga organi proçedues.

Për aplikimin e kësaj dispozite, praktikë gjyqësore jepet edhe nga Gj.E.Dr.Njeriut nëçështjen Sapunarescu kundër Gjermanisë, ku ka arsyetuar se; “.. është i drejtë qëndrimi imbajtur nga gjykata kombëtare në lidhje me mosmarrjen e dëshmisë së një informatori tëpolicisë. Gjykata nuk u mbështet në dëshminë me shkrim të këtij informatori, pasi deklarimifajtor dhe dënimi i të akuzuarit u mbështet në prova të tjera” 255. Kundërshtimin për pyetjene këtij dëshmitari e bëri Ministri i Rendit i Landit të Heseenit, duke njoftuar se nga pyetja e tijnë gjykim, preket një sekret shtetëror dhe rrezikohet jeta e këtij dëshmitari. Në rastet kurdëshmia e tij është thelbësore për zgjidhjen e çështjes, gjykata vendos pezullimin e gjykimitçështjes dhe i kërkon organit më të lartë të administratës shtetërore të lejojë dhënien edëshmisë nga ana e dëshmitarit, kjo sipas parashikimeve të bëra nga neni 160/3 të

252 Komente të Dr.Fatmir Tartale “E drejta e informimit..” botuar në revistën shkencore “The Heritage” fq.132,Nr 4/2011, botim i U.Nd. Strugës, Maqedoni.253 Vendimi i Gj.e.Dr.Njeriut datë 27.03.1996, Gooduin kundër Mbretërisë Bashkuar .254 Prashikim i bërë në pikën “2” të nenit 160 të K.Pr.Penale, të cilat vlejnë edhe për marrjen e deklarimeve nganëpunës shtetërorë apo në shërbim publik gjatë hetimeve paraprake255 Vendimi i Gjykatës E. Dr. Njeriut datë 01.09.2006 në çështjen Suparescu kundër Gjermanisë.

Page 63: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

62

K.Pr.Penale. Gjykata e detyron dëshmitarin të dëshmojë në rastet kur kalojnë 30 ditë ngamarrja e kërkesës dhe organi kompetent shtetëror nuk jep konfirmimin e sekretit.

Në paragrafin e fundit të kësaj dispozite parashikohet edhe e drejta që kanë punonjësite policisë gjyqësore dhe ata të shërbimit informativ, për të mos treguar emrat e informatorëvetë tyre. Informacionet e dhëna prej tyre nuk mund të merren dhe as të përdoren në qoftë sekëta zyrtarë nuk pyeten si dëshmitarë lidhur me informacionin 256. Praktika jonë gjyqësore nëkëtë drejtim është e varfër dhe nuk ka patur raste kur janë mbajtur qëndrime në lidhje medispozitat e mësipërme. Pavarësisht këtij parashikimi, duhet thënë që ata në çdo rast nukpërjashtohen nga detyrimi ligjor për të dëshmuar para gjykatës për veprimet e kryera përshkak të funksionit apo ato proçedurale të kryera gjatë hetimeve paraprake, kjo edhe sipaspërcaktimit të nenit 369/4 të K.Pr.Penale 257.

Dëshmia e personave ndërkombëtarisht të mbrojtur. Ligjvënësi në nenin 161 nukka njohur ruajtjen e një sekreti shtetëror, kur gjykohen çështje penale me objekt krime qësynojnë përmbysjen e rendit kushtetues (përcaktim ky që bëhet nga organi proçedues). Kjopër shkak të rëndësisë dhe rrezikshmërisë së madhe shoqërore që paraqesin këto vepra penale.Në nenin 162 të K.Pr.Penale parashikohen rastet e marrjes dëshmisë Presidentit të Republikësdhe nëpunësve të lartë të shtetit. Në këtë dispozitë përcaktohet se në çdo rast dëshmia ePresidentit të Republikës merret nga gjykata në selinë ku ai ushtron funksionin e kryetaritshtetit. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese e Gjykatëssë Lartë, pyeten nga gjykata në selinë e tyre, nëse ata e kërkojnë atë. Kur gjykata çmon tëdomosdoshme paraqitjen e tyre në gjykatë për të kryer një proçes njohje apo ballafaqimi,proçedohet ne format e zakonshme të parashikuara nga ligji.

Marrja e dëshmisë së nëpunësve diplomatikë. Kur nga gjykata duhet të pyetet njënënpunës diplomatik me mision jashtë shtetit, kërkesa për marrjen në pyetje të tij i drejtohetMinistrisë së Drejtësisë, organit diplomatik ose konsullor, me përjashtim të rasteve kur marrjanë pyetje vlerësohet e domosdoshme me paraqitjen e tyre para gjykatës. Parashikimet e pikës“1” të nenit 163 të K.Pr.Penale lidhen me shtetasit shqiptarë me mision diplomatik në njështet tjetër, dhe për shkak të vendodhjes tyre si dhe statusit të tyre në lidhje edhe me aktetndërkombëtare, ligjvënësi ka parashikuar një formë të veçantë për marrjen e tyre në pyetje.Megjithatë kur nga gjykata vlerësohet e domosdoshme, proçedohet në format e zakonshme.

Ndërsa për marrjen e dëshmisë nga personat shtetas të huaj, me status diplomatik,proçedohet sipas konventave 258 dhe zakoneve ndërkombëtare, kjo sipas përcaktimeve të bëra

256 Parashikimi i bërë në nenin 160/5 të K.Pr.Penale rezulton të jetë i paqartë pasi përdorimin e informacionevetë këtyre zyrtarëve e lidh me dhënien e dëshmisë së tyre e cila në këtë rast është e tërthortë, indirekte pasinjoftimi është marrë nga burimi i parë, nga informatori, duke krijuar kontraditë me nenin 154 të K.Pr.Penale.Kjo për faktin se nuk bëhet asnjë parashikim nëse informatori si burim i parë do të mërret apo jo në pyetje,pavarësisht parashikimeve që bëhen për dëshmitarë të veçantë në nenin 361/7 dhe 361/a të K.Pr.Penale,257 Në vendimin Nr 42 datë 22.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në çështjen me të gjykuar A.K.arsyeton se nga ana e gjykatës shkallës parë dhe ajo e apelit Korçë nuk janë respektuar kërkesat e nenit 160/5dhe 367 të K.Pr.Penale, nuk kanë marrë prova të rëndësishme për zgjidhjen e çështjes, pyetjen në cilësinë edëshmitarëve punonjësit e policisë gjyqësore të cilët kanë bërë kapjen në flagrancë të pandehurit. Të njëjtinqëndrim ky kolegj ka mbajtur edhe me vendimin Nr 540 datë 22.10.2003 duke bërë interpretime përparashikimet e bëra nga neni 369/4 dhe nenin 156/1 pika “c” të K.Pr.Penale.258 Konventa e Vjenës “Mbi marëdhëniet dhe imunitetet diplomatike” e miratuar në vitin 1961 në Vjenë, Austri,ndër të tjera ka përcaktuar edhe mënyrën si proçedohet për marrjen e dëshmisë së shtetasve të huaj me statusdiplomatik dhe që janë të akredituar në një shtet tjetër. Gjithashtu edhe Konventa e Vjenës “Për marëdhënietKonsullore” e vitit 1963. Në përputhje me këto konventa janë parashikimet e bëra në nenin 163/2 të K.Pr.Penale.Ndërsa për marrjen e dëshmisë nga një shtetas shqiptar me mision diplomatik jashtë shtetit janë bërëparashikimet në nenin 163/1 të K.Pr.Penale. Trajtime të hollësishme janë bërë nga A.P.Movcan, N.A.Ushakov

Page 64: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

63

në nenin 163 te K.Pr.Penale. Në këtë rast e drejta ndërkombëtare ka shërbyer si burim ilegjislacionit të brendshmëm. Parashikimet e Konvetës së Vjenës janë reflektuar nëlegjislacionet e brendëshme të shteteve anëtarë të O.K.Bashkuara, edhe neni 163 rezulton tëjetë në përputhje me kërkesat detyruese të kësaj konvente. Nëpunësi diplomatik i huaj jovetëm që nuk ka detyrimin për të dëshmuar, por ai edhe nëse kryen një vepër penale nukmund të ndiqet penalisht. E vetmja masë që shteti mund të marrë ndaj tij është ajo e përzeniesnga territori i tij, duke e shpallur person të padëshiruar, “non grata”. “Sipas konvetave tëVjenës, diplomatët e huaj nuk mund të dëshmojnë dhe as të ofrojnë ekspertizën e tyre, mepërjashtim të rasteve kur ata heqin dorë vetë nga imuniteti diplomatik dhe kjo miratohet ngashteti i tyre ose kur u kërkohet dhe ata, si dhe shteti i tyre, japin pëlqimin” 259.

Thirrja e dëshmitarit. Në nenin 164 të K.Pr.Penale, parashikohet detyrimi që kagjykata për të thirrur rregullisht dëshmitarin në gjykim, në një nga format që ka parashikuarky kod. Detyrimi i gjykatës 260 për thirrjen rregullisht të dëshmitarit në gjykim lidhet medetyrimin e tij për tu paraqitur në seancë gjyqësore. Mosrespektimi i këtij detyrimi pa shkaqee pengesa të ligjëshme, sipas nenit 164 të K.Pr.Penale, përbën shkak që nga ana e gjykatës tëurdhërohet shoqërimi i detyrueshëm ose mbajtjen të shoqëruar deri në 24 orë. Në raste tëcaktuara kur bëhet me dashje, sjell edhe përgjegjësinë penal sipas nenit 310 të K.Penal.

Gj.E.Dr.Njeriut i ka kushtuar rëndësi të veçantë thirrjes së dëshmitarëve për tu paraqitur nëgjykim për të dëshmuar, duke e lidhur atë me respektimin e kërkesave të nenit 6 të Konventës.Ajo ka srsyetuar konkretisht se; “dëshmitarët duhet të thirren në seancë dhe të pyetennormalisht. Thirrja dhe marrja në pyetje janë shumë të rëndësishme, në rast dyshimi gjyqtarikombëtar, nuk mund të bazohet në dëshmitë e marra para gjykimit..” 261.

Përgjegjësia e dëshmitarit. Në nenin 165 të K.Pr.Penale bëhen parashikime të qartanë lidhje me mënyrën si proçedon gjykata duke paralajmëruar dëshmitarin për përgjegjësinëpër dëshmi të rreme apo të refuzimit për të dëshmuar. Në nenin 306 të K.Penal ështëparashikuar përgjegjësia penale e dëshmitarit në rastet kur ai bën ose jep dëshmi të rreme paragjykatës. Në këtë dispozitë, konkretisht në paragrafin e dytë e të tretë të saj janë parashikuarrastet që e bëjne cilësuese këtë vepër kur bëhet për efekt fitimi ose kur bëhet dëshmi e rremenë gjykimin e krimeve të parashikuara nga nenet 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 334 të K.Penal.Në rastet kur dëshmitari bën dëshmi të rreme në gjykim, apo pa shkak të ligjshëm refuzon tëdëshmojë, veprime këto për të cilat ngarkohet me pergjegjësi penale e deklarohet fajtor ngagjykata, deklarimet, thëniet e tyre të dhëna gjatë hetimeve paraprake përdoren nga gjykata nëcilësinë e provës, duke proceduar sipas nenit 362 të K.Pr.Penale. Nga praktika gjyqësoremund të veçojmë rastin e mëposhtëm; “..gjykatat me të drejtë kanë vlerësuar si provë thëniete dëshmitarit okular në ngjarje A.C të dhëna gjatë fazës hetimeve paraprake, të vlerësuara nëraport me dëshminë e ndryshuar të dhënë në gjykim dhe me provat e tjera. Deklarimet dheshpjegimet e A.C në hetim kanë marrë vlerë provuese edhe nga vendimi Nr 307 datë

në punimin më temë “Konferenca e Vjenës mbi maredhëniet dhe imunitetet diplomatike” botuar në shqip nërevistën Drejtësia Popullore Nr 3 e vitit 1962 fq. 53-65.259 Nurten Kala, “Imuniteti Diplomatik” botuar në revistën shkencore The Heritage, Nr 3/2011, botim iUniversitetit Ndërkombëtar të Strugës Maqedoni.260 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 46 datë 30.01.2008 ndër të tjera ka arsyetuar se; pyetja edëshmitarëve K.J dhe A.K ka qënë e detyrueshme për gjykatën, ajo duhej të urdhëronte shoqërimin edetyrueshëm të këtyre dëshmitarëve, në përputhje me kërkesat e nenit 164 të K.Pr.Penale, dhe jo të mjaftohej meadministrimin e deklarime tyre gjatë hetimeve.261 Arsyetim në vendimin e Gj.E.Dr.Njeritu datë 24.11.1986, Unterpertinger kundër Italisë.

Page 65: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

64

30.09.2002 të gjykatës rrethit gjyqësor Durrës, ku është deklaruar fajtor e dënuar për veprënpenale të “dëshmisë së rreme” sipas nenit 306 i k.penal” 262.

Ndërsa në nenin 307 të K.Penal parashikohet përgjegjësia penale e personave të cilëtparaqiten para gjykatës dhe refuzojnë të dëshmojnë (t’u përgjigjen pyetjeve) si dhe elementicilësues kur bëhet për qëllim fitimi. Në këtë dispozitë në mënyrë të shprehur ështëparashikuar edhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e atyre personave, dëshmitarëve të cilëtnuk kanë detyrim për të dëshmuar. Në ligjin Nr 8750 datë 26.01.2001 “ Për parandalimin dheluftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike” është parashikuar e drejta e punonjësve të policisëgjyqësore ose e personave të autorizuar nga prokurori për të kryer “blerje të simuluar” apo të“infiltrojë punonjësin e policisë në një grup kriminal”. Personat të cilët realizojnë blerje tësimuluar ose infiltrohen mund të thirren nga gjykata e të pyeten si dëshmitarë sipaspërcaktimit ligjor të parashikuar në pikën “4” të nenit 294/b i K.Pr.Penale.

Gjykata E.Dr.Njeriut në çështjen Ludi kundër Zvicrës, ka trajtuar kuptimin e agjentëvetë infiltruar si kategori e veçantë e dëshmitarëve në gjykim. Nga përmbajtja e këtij vendimi sidhe të vendimit në çështjen Saidi kundër Francës, arsyetohet se; “..Gjykata e Strasburgut ijep më shumë përpararësi respektimit të parimit të kontradiktoritetit se sa mbrojtjes sëdëshmitarëve..” 263. Në këto raste autorizimi është akti proçeduaral që ligji i ka njohur edhënë të drejtën prokurorit, që për një kategori të caktuar veprash penale 264 të disponojëkryerjen e veprimeve simuluese apo të autorizojnë punonjës të policisë gjyqësore të futen,infiltrohen me persona që kryejnë aktivitet kriminal.

Dëshmia në gjykim e çështjes. Dëshmia si provë në proçesin tonë penal përftohetnga proçesi i pyetjes së dëshmitarit, proçes i cili zhvillohet në seancën gjyqësore të marrjes sëprovave. Pyetja e dëshmitarit bëhet nga ana e palëve duke respektuar rradhën e atij që kakërkuar pyetjen dhe marrjen e kësaj prove, kjo palë në përfundim të proçesit të pyetjes ngapalët e tjera, ka të drejtën ta ripyesë dëshmitarin 265.

Rregullat proçeduriale për marrjen e administrimin e dëshmisë si provë gjatë gjykimittë çështjes, janë rregulluar nga ligjvënësi me dispozitat e Kreut II të Titullit VII tëK.Pr.Penale, të cilat kryesisht trajtojnë e rregullojnë marrjen e dëshmisë si provë 266. Trajtimete mëposhtëme sikurse edhe ato të pjesës së përgjithshme do të trajtohen në raport meinterpretimet dhe qëndrimet e praktikës gjyqësore, kryesisht të Gjykatës së Lartë gjatë dhjetëviteve të fundit, 2001 -2012, si dhe të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Ështëpërgjithësisht në dorë të gjykatave vendëse që të vlerësojnë nëse e gjejnë të përshtatshme për

262 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 17 datë 20.01.2010 për të gjykuarit A.Gj, N.Q,M.J dhe B.H, ku ka rrëzuar pretendimet e mbrojtjes mbi administrimin dhe përdorjen si provë të deklarimeve tëdëshmitarit okular në krimin e vrasjes së L.P, të dhëna menjëherë pas kryerjes krimit. Ky dëshmitar okular nëdëshminë e dhënë para gjykatës ka mohuar deklarimet e dhëna gjatë hetimeve duke ndryshuar e dëshminë e tij.Të njëjtim qëndrim ka mbajtur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë edhe ne vendimin Nr 483 datë 13.09.2006 nëlidhje me deklarimet e dëshmitarit A.K, deklaruar fajtor sipas nenit 306/1 të k.penal me vendimin Nr 146 datë26.05.2001 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Shkodër.263 Vendim i Gj. E. Dr. Njeriut datë 15.06.1992 në çështjen Ludi kundër Zvicrës dhe Vendimi datë 20.09.1993,në çështjen Saidi kundër Francës.264 Neni 294/a pika 1 e K.Pr.Penale ka përcaktuar që veprimet simuluese të policisë gjyqësore realizohen përblerjen e simuluar të sendeve që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, apo simulimin e një akti korruptiv apo tëkryejnë veprime të tjera për të zbuluar të dhëna mbi pronësinë dhe ato financiare që lidhen apo janë produktkriminal.265 Neni 361/1,2 të K.Pr.Penale ka përcaktuar radhën e marrjes në pyetje të dëshmitarit si dhe të drejtën që palakërkuese e provës ka për të bërë pyetjet e fundit.266 Nenet 356, 357, 359, 360, 361, 361/a, 362, 364, 367, 368, 369, 370 dhe 371 të K.Pr.Penale.

Page 66: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

65

të thirrur një dëshmitar, gjykata duhet të japë arësyet për të cilat ajo vendos të mos thërrasë epyesë ata dëshmitarë të kërkuar për tu marrë në pyetje” 267.

Marrja e dëshmisë në gjykimin e çështjes në shkallë të parë, si dhe çdo provë tjetërmerret me vendim të ndërmjetëm të gjykatës sipas nenit 357 të K.Pr.Penale, mbi kërkesat epalëve për marrjen e provave sipas kërkesave të nenit 356 të K.Pr.Penal. Palët kërkesat përmarrjen e provave duhet ti paraqesin në momentin proçedural të parashikuar nga pikat “1, 2”të nenit 356 të K.Pr.Penale, me përjashtim të atyre provave, të cilat palët nuk kanë paturmundësi të kërkojnë paraprakisht marrjen e tyre. Gj.E.Dr.Njeriut ka theksuar se; “dëshmitarëtduhet të thirren në seancë dhe të pyeten normalisht. Thirrja dhe marrja në pyetje janë shumëtë rëndësishëm, në rast dyshimi gjyqtari kombëtar, nuk mund të bazohet në dëshmitë e marrapara gjykimit dhe ta deklarojë atë fajtor pa dëgjuar të gjithë dëshmitarët si dhe dëshmitarët etë akuzuarit” 268.

Ligjvënësi 269 ka parashikuar të drejtën e gjykatës që edhe kryesisht, të disponojë memarrjen e dëshmisë nga dëshmitarë, pyetja e të cilëve nuk është kërkuar nga palët, prova këtotë cilat lidhen me objektin e të provuarit dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes 270. Në këtë aspektnga Gjykata e Lartë është arsyetuar se; “ nga gjykata për krime të rënda Tiranë ka rrëzuarpadrejtësisht kërkesën e të gjykuarit A.S për pyetjen e disa dëshmitarëve për të provuarpretendimet e tij, ..qëndrim i cili vjen në kundërshtim me sistemin akuzator të gjykimit nëR.Shqipërisë dhe rolin e gjykatës si arbitër… mohimi i të drejtës së të gjykuarit për të kërkuarprova e realizuar mbrojtjen, përbën mosrespektim të nenit 356 të K.Pr.Penale dhe të nenit 6/3gërma “d” të K.E.Dr.Nj ” 271.

Ligjvënësi i ka kushtuar rëndësi të veçantë jo vetëm momentit proçedural të paraqitjeskërkesave për prova nga ana e palëve, por edhe disponimit mbi marrjen e tyre nga gjykata mevendim të veçantë, sipas nenit 357 të K.Pr.Penale, disponim ky i cili lidhet drejtpërdrejtë meproçesin e të provuarit dhe respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga nenet 149, 150 dhe 151të këtij Kodi. Nga Gjykata Kushtetuese arsyetohet se; “refuzimi nga ana e gjykatës i kërkesëssë mbrojtësit për thirrjen dhe pyetjen e tre dëshmitarëve që kanë shërbyer gjatë paraqitjes përnjohje, nuk i ka dhënë atij mundësinë për të ushtruar në mënyrë efektive të drejtën embrojtjes.. duke nënvleftësuar një provë me vlerë esenciale” 272. “Mosmarrja e dëshmisë sështetasve, dëshmitarëve okularë A.Ç dhe Gj.K nga ana e gjykatës, konformë nenit 360 tëK.Pr.Penale, ka dëmtuar proçesin e të provuarit dhe për pasojë dhënien e një vendimi tëdrejtë e të bazuar në ligj” 273.

267 Gj.E.Dr.Njeriut në vendimin datë 22.04.1992 në çështjen Vidal kundër Belgjikës, në të cilin arsyetohet seneni 6/3/d i Konvetës nuk kërkon domosdoshmërisht thirrjen dhe marrjen në pyetje të çdo dëshmitari, qoftë edhenë favor të pandehurit, i njëjti qëndrim është mbajtur edhe në çështjen Engel kundër Hollandës, vendimi datë08.06.1976 i Gj.E.D.Njeriut.268 Arsyetim në vendimin e Gj.E.Dr.Njeritu datë 24.11.1986, Unterpertinger kundër Italisë.269 Në nenin 367 të K.Pr.Penale përcaktohet roli aktiv i gjykatës në marrjen e provave. Kjo e drejtë e gjykatësnuk bie ndesh me sistemin akuzator dhe rolin si arbitër të gjykatës në gjykimin e çështjes, sepse gjykata kadetyrimin kushtetues e ligjor për dhënien e drejtësisë penale dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve.270 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 42 datë 22.01.2003 në çështjen ndaj të gjykuarit A.Karseyton se “..nuk ka administruar e marrë prova të rëndësishme në gjykimin e çështjes i cili nuk ka qënë i plotëdhe i gjithanëshëm…në bazë të nenit 367 gjykata ka qënë e detyruar që për të arritur në përfundim të drejtë e tëpaanshëm të kërkonte dhe merrte dëshminë e personave që kishin kryer kapjen në flagrancë të gjykuarit “271 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 431 datë 07.05.2010 çështjen ndaj të gjykuaritA.S, B.F, F.K, M.F, D.K etj. akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 283/a të k.penal.272 Vendimi Nr 7 datë 27.04.2005 i Gjykatës Kushtetuese.273 Pika 22 e arsyetimit të vendimit Nr 56 datë 22.02.2012 të Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë. -Të njëjtinqëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë edhe në vendimin Nr 431 datë 07.05.2010, ka arsyetuar se “nga gjykata eshkallës parë për krime të rënda Tiranë ka rrëzuar padrejtësisht kërkesën e të gjykuarit A.S për pyetjen e disa

Page 67: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

66

Në nenin 367 të K.Pr.Penale përcaktohet roli aktiv i gjykatës në marrjen e provave,kjo e drejtë e gjykatës nuk bie ndesh me sistemin akuzator dhe rolin si arbitër të gjykatës nëgjykimin e çështjes por përkundrazi realizon detyrimin e saj kushtetues e ligjor për dhënien edrejtësisë dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve. Nga ana Gjykatës Lartë në këtë drejtimarsyetohet se; “..kur gjatë gjykimit të çështjes del domosdoshmëria e marrjes së një prove(dëshmie) të re, qënia e së cilës del gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykata mund të vendosë tamarrë atë nëse vlen për të vërtetuar faktet që pretendohen…” 274 . “përveç marrjes sëprovave të reja sipas nenit 367 të K.Pr.Penale, gjykata nuk mund të qëndrojë indiferente ndajdëshmive apo paraqitjes së provave të tjera, por aktivisht duhet të ndikojë në sqarimin e tyretë plotë” 275. “në bazë të nenit 367 të K.Pr.Penal gjykata ka qenë e detyruar që për të arriturnë përfundim të drejtë e të paanshëm, të kërkonte thirrjen si dëshmitarë të personave qëkishin kryer kapjen në flagrancë të gjykuarit” .276

Pavarësisht disponimit të gjykatës mbi marrjen ose jo të provave, të dëshmisë sëkërkuar, gjykata edhe gjatë marrjes provës, mund të revokojë vendimin e saj mbi marrjen esaj, kur ajo rezulton që nuk lidhet me objektin e të provuarit ose e kundërta, marrjen e njëprove të refuzuar por që gjatë gjykimit ka rezultuar se njoftimet e saj lidhen me objektin e tëprovuarit 277 dhe kanë rëndësi për çështjen. Nga praktika mund të përmenden rastet emëposhtëme; “sipas nenit 357/2 të K.Pr.Penale, gjykata mund të revokojë vendimin e saj përmarrjen e provave të caktuara vetëm kur rezulton se marrja e tyre është e panevojshme, osekur faktet për të cilat synon të provojë prova e kërkuar rezultojnë të jenë provuar përmesprovave të tjera, apo kur ajo provë nuk ndikon në zgjidhjen përfundimtare të çështjes” 278. “..në mënyrë të gabuar nga gjykata e shkallës parë Tiranë nuk është marrë dëshmia edëshmitarëve okularë Gj.K dhe A.Ç të përfshirë në përleshje me të gjykuarin Z.T, dukeproçeduar me leximin e deklarimeve…” 279.

Rradha e marrjes së dëshmisë. Në nenin 359 të këtij Kodi, është përcaktuar rradha emarrjes provave të kërkuara, në rastin konkret fillohet me marrjen e dëshmive të kërkuara ngaprokurori apo i dëmtuari akuzues, dhe në përfundim të marrjes së këtyre provave, vazhdohetme marrjen e dëshmive dhe provave të kërkuara nga palët që akuzohen. Për shkak tëgarancive të njohura në mënyrë të posaçme nga neni 31/d i Kushtetutës, neni 6/3 pika “d” tëK.E.Dr.Njeriut 280 dhe ligji proçedural penal, marrja e dëshmisë bëhet në praninë edetyrueshmë të palëve, të akuzuarit e mbrojtësit tij, të cilët kanë të drejtën t’i bëjnë pyetje dhetë kundërshtojnë dëshminë e tij. Gjykata E.Dr.Njeriut ka arsyetuar se; “çdo palë në gjykim katë drejtën e një proçedurë kontradiktore e cila në parim nënkupton mundësinë e palëve në

dëshmitarëve për të provuar pretendimet e tij, ky trup gjykues mesa duket nuk ka të qartë sistemin akuzator tëgjykimit në R.Shqipërisë dhe rolin e gjykatës si arbitër…”274 Arsyetim në vendimin Nr 62 datë 14.02.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, mbi të drejtën e marrjesprovës nga gjykata kryesisht edhe pa kërkesën e palëve.275 Arsyetim mbi të drejtën e gjykatës jo vetëm në marrjen e provave të reja por edhe verifikimin e tyre, bërë nëvendimin Nr 62 datë 14.02.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë,276 Arsyetim në vendimin Nr 42 datë 22.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë.277 Në lidhje me parashikimet e nenit 357/2 të K.Pr.Penale bëhet interpretim në vendimin Nr 63 datë 28.04.2011të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë në çështjen me të gjykuar A.L..278 Arsyetim në vendimin Nr 63 datë 28.04.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me të gjykuar A.L..279 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 56 datë 22.02.2012 çështjen ndaj të gjykuaritZ.T.280 Në nenin 31/d të Kushtetutës parashikohet se “kushdo ka të drejtë tu bëjë pyetje dëshmitarëve të pranishëmdhe të kërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, të ekspertëve dhe personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet“ndërsa në nenin 6/3 pika “d” të K.E.Dr.Njeriut parashikohet se “ të pyesë ose kërkojë të merren në pyetjedëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte tënjëjta me dëshmitarët e akuzës”

Page 68: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

67

proçes për tu njohur me çdo dokument apo shqyrtim që i paraqitet gjyqtarit në gjykim... meqëllim që të ndikojë në vendimin e tij dhe madje ta kundërshtojë atë” 281.

Është e kuptueshme që këtë të drejtë nuk mund ta ushtrojë i pandehuri i cili mevullnetin e tij nuk paraqitet ne gjykim apo i fshihet drejtësisë. Në këtë rast ajo ushtrohet ngambrojtësi i tij, i caktuar sipas parashikimeve të nenit 48 dhe 49 të K.Pr.Penale. Këtoparashikime kanë karakter detyrues, ato jo vetëm mundësojnë marrjen e dëshmisë në cilësinëe kërkuar nga ligji, por qëndrojnë në themel të proçesit të rregullt ligjor Ato realizojnëparimin e barazisë së armëve dhe sidomos parimin e kotradiktoritetit në gjykim, në veçanti tëakuzuarit. Gjykata Kushtetuese ka nënvizuar se; “..veçanërisht në proçesin penal, barazia earmëve, kontradiktoriteti dhe lidhur ngushtë me këto, realizimi i mbrojtjes së të pandehurit,garantuar nga Kushtetuta dhe neni 6 i K.E.D.Njeriut, përbëjnë në vetvete elementët mëthelbësorë të proçesit të rregullt ligjor në kuptimin kushtetues” 282.

Pyetja e dëshmitarit. Për shkak të rëndësisë që ka kjo provë në proçesin penal,ligjvënësi, veç kushteve dhe kriterëve të përgjithshme, në nenin 360 të K.Pr.Penale kapërcaktuar kërkesa specifike për t’u përmbushur nga ana e gjykatës përpara marrjes së kësajprove, me pasojë pavlefshmërinë e veprimit kryer. Realizimi i këtyre kërkesave jo vetëmndikon në rritjen e vlerësimit dhe të përgjegjësisë së dëshmitarit në dhënien e dëshmisë, porato ndikojnë drejtpërdrejtë ne rritjen e cilësisë dhe fuqisë provuese të njoftimit që jepdëshmitari, të provës në vetvete.

Përpara se të fillojë pyetja, “kryetari” 283 e paralajmëron dëshmitarin për detyrimindhe përgjegjësinë ligjore 284 që ka për të thënë të vërtetën. Përgjegjësia ligjore në këtë rastështë penale sipas neneve 306 dhe 307 të ligjit penal material. Ajo lind në momentin kur pasijanë respektuar kërkesat e nenit 360 dhe 165 të këtij kodi, dëshmitari bën dëshmi të rreme aporefuzon të dëshmojë. Pasi dëshmitari betohet dhe jep gjeneralitet e tij, kalohet në marrjen edëshmisë sipas parashikimeve të nenit 361 të këtij kodi. Mosrespektimi i kërkesave të pikës 1dhe 2 të nenit 360 e bën të pavlefshme dëshminë, pavlefshmëri kjo e parashikuar nga pika 3 ekësaj dispozite 285 . Sikurse dhe ka ndodhur dhe është arsyetuar nga praktika gjyqësore;“..konstatohet shkelje e rëndë e dispozitave proçeduriale në gjykimin e zhvilluar nga gjykatae apelit ushtarak Tiranë, konkretisht mosrespektimin në seancë gjyqësore të datës 19.05.2008të kërkesave të nenit 360 të K.Pr.Penale, mbi paralajmërimin e dëshmitarëve për detyrimindhe përgjegjësinë ligjore që kanë për të thënë të vërtetën si dhe betimin e tyre. Mosrespektimii këtyre kërkesave ka sjellë pavlefshmërinë e pyetjes së këtyre dëshmitarëve në bazë të nenit360/3 të K.Pr.Penale” 286.

Neni 360 i K.Pr.Penale parashikon shprehimisht;

281 Vendim i Gj.E.Dr.Njeriut datë 20.02.1996, Vermuelen kundër Belgjikës, Vendim i Gj.E.Dr.Njeriut datë27.10.1993, Dombo Beheer kundër Hollandës në të cilin arsyetohet se “..çdo palë duhet të ketë kushte jo më paktë favorshme se pala kundërshtare për paraqitjen e çështjes para gjykatës…”282 Arsyetim i Gjykatës Kushtetuese në vendimin Nr 4 datë 10.02.2012 me kërkues L/L, fq.6, pika 14 e vendimit.283 “kryetari” në rastin konkret është kryetari i trupit gjykues kur çështja gjykohet në kolegj me tre apo pesëgjyqtarë dhe gjyqtari të çështjes kur gjykimi i saj bëhet me gjyqtar të vetëm.284 Në këtë dispozitë natyrshëm ligjvënësi ka përjashtuar dëshmitarët e mitur nën 14 vjeç, pa mbushur moshënpër përgjegjësi penale.285 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 79 datë 08.06.2011 ka arsyetuar se “.nga gjykata e rrethitgjyqësor Mat dhe sekretaria gjyqësore janë përmbushur detyrimet sipas nenit 360/1,2 të K.Pr.Penale, duke i bërëtë ditur secilit dëshmitar detyrimin për të thënë të vërtetën duke i lexuar formulën e betimit e më pas dëshmitariështë betuar.286 Arsyetim i bërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 886 datë 20.10.2010 me të gjykuarO.M, akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 77/1 të kodit penal ushtarak.

Page 69: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

68

Paraqitja dhe betimi i dëshmitarit1.Para se të fillojë pyetja, kryetari e paralajmëron dëshmitarin për detyrimin dhe

përgjegjësinë ligjore që ka për të thënë të vërtetën, me përjashtim të rasteve kur dëshmitariështë i mitur deri në 14 vjeç.

2.Sekretari i gjykatës lexon deklaratën e betimit të dëshmitarit; “betohem se do tëthem të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe të mos them asgjë që nuk është e vërtetë”.

Pas kësaj dëshmitari deklaron; “betohem” dhe tregon gjeneralitetet e tij.3. Mosrespektimi i dispozitave të paragrafëve 2 dhe 3 sjell pavlefshmërinë e veprimit

kryer.Nga formulimi dhe përmbajtja e pikës “3” të nenit 360 të K.Pr.Penale në raport ne

pikën “1” dhe “2” të kësaj dispozite, rezulton paqartësi dhe pasaktësi në formulimin e saj, qëmund të bëhet shkak për interpretime dhe qëndrime të gabuara në praktikën gjyqësore.Paqartësia qëndron në faktin se pika 3 e kësaj dispozite bën referime në lidhje me paragrafët 2dhe 3. Pra shtrohet pyetja nëse bëhet fjalë për paragrafët brenda pikës “2” të nenit 360, aporezulton gabim material dhe referimi duhej të ishte për pikën “1” dhe “2” të nenit 360. Kjoedhe për faktin se pika 3 e këtij neni përcakton pavlefshmërinë për mosrespektim të rregullaveproçedurale të vendosura nga parashikimet e mësipërme në pikën “1” dhe “2”, apo vetëm atotë pikës “2” të kësaj dispozite. Për sa më sipër konstatojmë qëndrime dhe arsyetime tëndryshme edhe nga ana e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë duke ju referuar vendimit Nr886 datë 20.10.2010 dhe vendimit Nr 79 datë 08.06.2011 287.

Mënyra e marrjes së dëshmisë nga gjykata mund të ndryshojë me vendim tëndërmjetëm të saj, kjo në varësi të kushteve dhe shkaqeve objektive që rezultojnë gjatëgjykimit të çështjes. Këtu janë rastet kur dëshmitari ndodhet jashtë shtetit, nuk gjendet dheshkaqe të tjera mbi bazën e të cilave nga gjykata proçedohet me leximin e tyre apo marrjennëpërmjet letërporosisë, sipas nenit 509 të K.Pr.Penale. Marrjen e dëshmisë nga dëshmitarë tëcilët ndodhen jashtë shtetit, bëhet duke repektuar jo vetëm kërkesat e nenit 360, 361 të këtijkodi por edhe ato të parashikuara nga neni 509 dhe 511 të K.Pr.Penale dhe Konventën “Përndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale”, ratifikuar me ligjin Nr 8498 datë 10.06.1999.Shteti shqiptar e ka nëshkruar këtë konventë me rezervë me kushtin e respektimit të kërkesavetë nenit 360 të Kodit tonë të Proçedurës Penale, kusht ky i cili është bërë pjesë e nenit 3 tëKonventës së mësipërme. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur shteti italian dhe shtete të tjera, kurkanë ratifikuar “Konventën Europiane për ndihmë të ndërjeslltë juridike në fushën penale” nëpërputhje me kërkesat dhe parimet e së drejtës tyre të brendshme. “dëshmia e M.P dhënë paraautoriteve italiane në bazë të kërkesës dhe në zbatim të letërporosisësë autoriteve shqiptare,..rezulton se dëshmitarja është paralajmëruar.. për të thënë të vërtetën.. si dhe përpërgjegjësinë nëse jep shpjegime të rrejshme..“ 288.

287 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 886 datë 20.10.2010 me të gjykuar O.M ka arsyetuarpavlefshmërinë sipas pikës “3” të nenit 360 të K.Pr.Penale, për dëshmitë e mara nga gjykata apelit duke mosrespektuar kërkesat e pikës “1” dhe “2” të nenit 360 të K.Pr.Penale (paralajmërimi i dëshmitarit për detyrimi dhepërgjegjësinë ligjore që ka për të thënë të vërtetën si dhe bërjen e betimit). Ndërsa qëndrimi i Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë në vendimin Nr 79 datë 08.06.2011 ka qënë i ndryshëm pasi dëshmitë e disa dëshmitarëve i kakonsideruar të vlefshme, pasi ata janë betuar në respektim të pikës “2” të nenit 360 të K.Pr.Penale, ndonësedëshmitarët nuk janë paralajmëruar nga kryetari seancës për detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore që ata kanë përtë thënë të vërtetën sipas pikës “1” të nenit 360. Në këtë vendim konstatohet nga Gjykata e Lartë mosrespektimi ipikës “1” të nenit 360 të K.Pr.Penale, por nuk e ka konsideruar si shkak për pavlefshmërinë e dëshmive të marranga gjykata e rrethit gjyqësor Mat.288 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 51 datë 22.02.2012 arsyeton në lidhje me respektimin ekërkesave të nenit 360 të K.Pr.Penale në kushtet kur dëshmia merret në nje shtet të huaj në ekzekutim të

Page 70: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

69

Në këtë kuptim, që dëshmia të këtë vlerën e provës gjyqësore, duhet detyrimisht qënga ana e shtetit që ekzekuton letër-porosinë, në zbatim të nenit 509 të K.Pr.Penale dheKonventës, marrjen e dëshmisë duhet ta realizojë gjykata si i vetmi autoritet që ka njohurlegjislacioni ynë proçedural. Ky tashmë është qëndrim i qartë i mbajtur nga ana e gjykatave tëapelit dhe sidomos nga ana e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 289. Marrja e dëshmisë ngaautoritet e huaja në ekzekutim të letërporosisë duhet të bëhet nga gjykata sipas rregullaveproçedurale mbi marrjen e dëshmisë në gjykim dhe jo nga organe te tjera proçeduese.“..marrja e deklarimeve të shtetasve grekë, dëshmitarve Dh.S, L.R, P.K dhe Dh.K. në zbatimtë letërporosisë konform nenit 509 të K.Pr.Penale, nuk është ekzekutuar në gjykatë, duke mosu marrë dëshmitë gjatë hetimit gjyqësor, por një proçedurë e tillë është realizuar përparaautoritetit të hetuesisë të shtetit Grek, pra dëshmitë nuk janë marrë e verifikuar nga gjykata,në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit shqiptar, nenit 360 të K.Pr.Penale” 290 .Jurisprudenca e Gj.E.Dr.Njeriut për efekt të respektimit të detyrimeve që rrjedhin ngapërcaktimet e nenit 6/3 pika “d” të K.E.Dr.Njeriut, në përkufizimin “dëshmitar” ka përfshirëedhe shpjegimet e dhëna në gjykim nga ekspertët, palët civile, personat e infiltruar nëveprimtarinë kriminale, si dhe të pandehurit në një proçedim të lidhur 291.

Marrja e administrimi i dëshmisë si provë në proçesin gjyqësor është rregulluar meparashikimet e nenit 361/1-7 të K.Pr.Penale, të cilat kanë normuar të drejtat dhe detyrimet epalëve dhe të gjykatës në proçesin e marrjes në pyetje të dëshmitarit, masat për mënjanimin endikimeve të karakterit subjektiv ndaj dëshmitarit dhe dëshmisë tij, si dhe mënjanimin epengesave që mund t’i lindin gjykatës në marrjen e kësaj prove. Dy paragrafët e parëpërcaktojnë rradhën e marrjes në pyetje të dëshmitarit si dhe raportet e palëve në këtë proçes,duke respektuar parimin e barazisë së armëve, kontradiktoritetit, si dhe të realizimit tëdrejtave të parashikuara nga Kushtetuta, K.E.Dr.Njeriut e ligji proçedural 292 . “Ashtu siçparashikohet në nenet 31/d, 32/2 të Kushtetutës, askush nuk mund të deklarohet fajtor mbibazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme, gjithsecili ka të drejtën të bëjëpyetje për dëshmitarët e pranishëm, të kërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, ekspertëve apopersonave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet, në mënyrë që t’i jepet mundësia ekundërshtimit tyre, domosdoshmërisht që qëndron në thelb të shqyrtimit të provave” 293.

Kërkesat detyruese të parashikuara në paragrafin e tretë të kësaj dispozite, kanëkarakter ndalues jo vetëm për palët por edhe për gjykatën në marrjen në pyetje të dëshmitarit.Në parashikimet e këtij paragrafi nga ana e ligjvënësit është treguar kujdesi i duhur në lidhjeme cilësinë dhe fuqinë provuese të kësaj prove, i cili realizohet nëpërmjet detyrimit qëdëshmitarit nuk mund t’i bëhen pyetje të cilat sugjerojnë përgjigjen (sugjestive) apo ndikojnënë paanësinë e tij. “Pyetjet drejtuar dëshmitarit gjatë marrjes në pyetje duhet ti referohen

letërporosisë sipas nenit 509 të K.Pr.Penale dhe nenit 3 të Konventës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike nëfushën penale”.289 Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr 44 datë 08.02.2012 për të gjykuarin R.K dhe A.K, VendimiNr 14 datë 04.02.2009 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të gjykuarin R.Sh, etj..290 Arsyetim i vendimit Nr 29 datë 25.05.2009 të Gjykatës Apelit për Krime të Rënda Tiranë, vendim i cili ështëprishur nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 44 datë 08.02.2012 dhe çështja është kthyer përrigjykim në atë gjykatë, për të realizuar sipas nenit 427 të K.Pr.Penale, marrjen e provave, dëshmive tëdeklaruara të papërdorshme për mos respektim të neneve 360, 509 dhe 511 të K.Pr.Penale, të shtetasve grekë,dëshmitarve Dh.S, L.R, P.K dhe Dh.K.291 Vendimet e Gjykatës E.Dr.Njeriut datë 15.06.1992, në çështjen Ludi kundër Zvicrës, datë 06.05.1985, Bonisckundër Austrisë, datë 07.07.1989, Bricmond kundër Belgjikës, datë 27.02.2001, Luka kundër Italisë etj..292 Prashikimet e bëra nga neni 31/d i Kushtetutës R.Shqipërisë dhe nenit 6/2 pika “d” të K. E. Dr. Njeriut.293 Arsyetim i bërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 14 datë 04.02.2009 me të gjykuarR.Sh, akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 283/a/3 të Kodit Penal.

Page 71: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

70

fakteve dhe rrethanave të veçanta, konkrete dhe nuk duhet të cënojnë vërtetësinë dhesinqeritetin e dëshmitarit. Nuk lejohen pyetje intimiduese (frikësuese), ato që sygjerojnëpërgjigjet apo ato që synojë të diskreditojnë dëshmitarin që pyetet, në çdo rast nuk duhet qëkëto pyetje të cënojnë dinjitetin e personit apo ta dëmtojnë atë” 294.

Në praktikën tonë gjyqësore në disa raste nga ana e gjykatës apo palëve, gjatë pyetjessë dëshmitarit i është kërkuar të përgjigjet “nëse në sallën e gjykimit konstatoni apo jopersonin...”. Kjo mënyrë e të proçeduarit vlerësoj se është e gabuar, ajo jo vetëm që vjen nëkundërshtim me kërkesat e neneve 171 – 175 të K.Pr.Penale, por ndikon drejtpërdrejtë nëvërtetësinë e përgjigjes së dëshmitarit, për ta ilustruar paraqesim rastin e mëposhtëm; “..gjatëpyetjes nga gjykata në seancë gjyqësore dëshmitarëve nëse është apo jo në sallën e gjyqitpersoni që keni kontaktuar në Roskovec, ata i janë përgjigjur negativisht..” 295 . Edheparashikimet e bëra nga paragrafi i katërt i kësaj dispozite nuk cënojnë parashikimet e bëranga ligjvënësi në paragrafin e tretë 296. Kjo për shkak të ndikimit të faktorëve objektiv aposubjektiv që mund ose kanë ndikuar në kujtesën e dëshmitarit.

Dëshmia e të miturit 297. Pyetja e dëshmitarit të mitur në gjykim bëhet nga kryetari itrupit gjykues, i ndihmuar nga një familjar i tij apo specialist i fushës së edukimit të fëmijëve,arsimtar apo psikolog. Ligjvënësi për shkak të moshës, zhvillimit mendor e faktorëvespecifikë që ka i mituri, ka kushtëzuar që pyetja e këtij dëshmitari, në çdo fazë të proçesit, tëbëhet me praninë e detyrueshme të familjarit të tij madhor ose specialisit në fushën e edukimit298. Marrja e deklarimeve të miturit gjatë hetimeve paraprake detyrimisht bëhet në praninë enjë familjari të tij apo të specialisti në fushën e edukimit, sikurse mund të jenë arsimtarët,psikologë etj.. “është e dobishme që pyetja e dëshmitarëve të mitur, gjatë hetimeve duhet tëbëhet sa më shpejt d.m.th. në një interval sa më të shkurtër që nga koha e ndodhjes ngjarjes..pasi do të ndikonte në marrjen e njoftimeve sa më reale..” 299.

Shpesh herë, gjatë proçeseve penale lind nevoja e marrjes se deklarimeve apodëshmisë nga persona të cilët janë të mitur nën moshën 18 vjeç. Marrja e deklarimeve apodëshmisë nga personat e mitur ka veçori specifike, ajo kushtëzohet nga vetë shkalla ezhvillimit dhe veçoritë psikologjike që ka i mituri në këtë moshë, sidomos ata që janë në

294 Paolo Ielo “ Il Dibattimento” (Debati gjyqësor) botim i vitit 1991 fq. 108.295 Mbi pyetjen e dëshmitarëve në gjykim nëse idendifikojnë në sallën e gjykimit personin, arsyetim në vendiminNr 856 datë 06.10.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.296 Në paragrafin e 4 të neneit 361 të K.Pr.Penale parashikohet se “Për të ndihmuar kujtesën, dëshmitari mund tëlejohet nga kryetari që të shikojë dokumentet e hartuara prej tij.297 Pyetja e dëshmitarit të mitur rregullohet me parashikimet e nenit 361/5 të K.Pr.Penale të cilat janë tëdetyrueshme për t’u zbatuar edhe në fazën e hetimeve paraprake për policinë gjyqësore, sipas nenit 297 tëK.Pr.Penale dhe prokurorit sipas nenit 312 të K.Pr.Penale.Kolegji Penal i Gjykatës Lartë në vendimin Nr 856 datë 06.10.2010 me të gjykuar A.H, ka arsyetuar se “..me tëdrejtë nga ana e gjykatës rrethit gjyqësor Gjirokastër, mbi kërkesën e mbrojtjes, janë deklaruar të pavlefshmedeklarimet e dhëna nga i mituri M.A para O.P.Gjyqësore, pa praninë e familjarit apo personit të specializuar,bazuar në kërkesat e nenit 361 të K.Pr.Penale.298 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 568 datë 17.12.2008 ka arsyetuar se “Ndryshe nga sapretendohet nga mbrojtja, e dëmtuara, duke qënë e mitur, ka dhënë shpjegimet e saj në pranië e njërit prejfamiljarëve, që është halla e të dëmtuarës… shpjegimet e të dëmtuarës, të administruara si provë në fashikullin egjykimit, jo vetëm janë marrë konformë kërkesave proçedurale penale, por edhe vlerësimi dhe çmuarja e tyreështë bërë në unitet me provat e tjera”. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë edhe në vendimin Nr 60datë 06.02.2008 në çështjen ndaj të gjykuarit E.Sh, akuzuar për krimin e parashikuar nga nenet 76,22 dhe 278/2të K.Penal, ku është vlerësuar në përputhje me ligjin, nenin 361/5 të K.Pr.Penale, qëndrimi i gjykatës rrethitgjyqësor Fier mbi deklarimet e dhëna gjatë hetimeve paraprake nga i mituri E.D, në prani të nënës së tij,dëshmitares M.D.299 Spiro Spiro “Taktika e pyetjes së dëshmitarit dhe të pandehurit të mitur” Konferenca Kombëtare eKriminalistikës,Tiranë 1982, faqe 60.

Page 72: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

71

moshë të vogël. “..gjatë pyetjes së të miturit duhet patur parasysh prirja e tyre për fantazi dhetransformime imagjinare të realitetit të ngjarjes apo të rrethanave që kanë lidhje me çështjen,veçori është edhe sugjestionimi dhe autosugjestionimi që ndodhin më shpesh tek të miturit “300. Në rastet kur gjykata çmon se pyetja e drejtpërdrejtë e palëve nuk ndikon në gjendjenpsikologjike të miturit, mund të lejojë palët të bëjnë pyetje për dëshmitarin e mitur.Megjithatë për shkaqet e treguara më sipër dhe kur rezulton se gjatë pyetjes së të miturit ngapalët, dëmtohet gjendja psikologjike e tij, ligjvënësi në këtë dispozitë ka parashikuar tëdrejtën e gjykatës, të kryetarit senacës gjyqësore, për të revokuar, apo ndërpresë pyetjen edrejtpërdrejtë të miturit nga palët. Nga praktika arsyetohet se; “Pretendimet e të gjykuarve sedeklarimet e të miturit, të dëmtuarit S.M datë 13.01.2006 nga O.P.Gjyqësore, janë marrë nëkundërshtim me kërkesat e ligjit dhe rezultat i dhunës psikike e fizike të ushtruar ndaj këtijdëshmitari, nuk qëndrojnë. Këto deklarime janë marrë në prani të babait të dëshmitarit tëdëmtuar K.M, çka tregon se ato janë dhënë me vullnetin e tij të lirë dhe të pavesuar” 301.

Është e qartë se përcaktimet dhe kërkesat detyruese të nenit 361/5 të K.Pr.Penale, përmë tepër janë të detyrueshme për tu respektuar gjatë fazës së hetimeve paraprake, pasi marrjae deklarimeve të miturit nga policia gjyqësore apo prokurori, bëhet në mungesë të garancivetë plota për të akuzuarin. “Gjykata E.Dr.Njeriut ka konsideruar në përputhje me nenit 6/3/d tëKonventës kur për raste të jashtzakonshme i akuzuari nuk ka patur mundësi ta pyese nëmënyrë të drejtpërdrejtë një dëshmitar të akuzës. (..bëhet fjalë për të shmangur përballjen enjë dëshmitari me të akuzuarin) ... për të mos vënë në vështirësi dëshmitarin ose për tëdëmtuarin e mitur...” 302 . Mbi mosrespektimin e kërkesave të ligjit në këtë drejtim ngapraktika jonë gjyqësore përmendim rastin e mëposhtëm. “O.P.Gjyqësore në kundërshtim mekërkesat e nenit 361/5 të K.Pr.Penale, kallëzimin e të miturës D.C e ka marrë në prani tëagjentes policisë gjyqësore D.K. dhe jo në prani të prindërve, familjarëve ose personave tëspecializuar, si psikologë, arsimtarë etj..” 303.

Përcaktimet e pikës 6 të nenit 361 parashikojnë të drejtën e gjyqtarit në cilësinë ekryetarit të trupit gjykues apo të gjyqtarit të vetëm që në çdo fazë të marrjes së dëshmisë, tëndërhyjë duke bërë pyetje, të verifikojë vërtetësinë e përgjigjeve të dhëna nga dëshmitari, tëndërhyjë në çdo kohë për respektimin e kërkesave dhe detyrimeve të parashikuar ngaparagrafët e mësipërm të kësaj dispozite si dhe të garantojë e mbrojë të drejtat e dëshmitaritgjatë dhënies së dëshmisë. Vlerësimi që i bëhet dëshmisë në gjykim lidhet jo vetëm mëshkallën e njoftimit që jep dëshmitari për objektin e të provuarit, por edhe me mundësinë realeqë ai ka patur për marrjen e njoftimit nëpërmjet shqisave dhe perceptimit të tij. Këtë qëndrimka mbajtur edhe praktika gjyqësore ku shprehet se; “nuk mund të vihen në diskutim thëniet edëshmitarëve okularë të vendit ngjarjes me thëniet e dëshmitarëve që nuk kanë qenë nëvendngjarje e që për më shumë në dëshminë e tyre nuk është dhënë asnjë fakt i provuar që tëhidhte poshtë dëshminë e dëshmitarëve të vendit ngjarjes” 304.

Dëshmia në gjykimin e shkurtuar. Vlerën e provës gjyqësore, të dëshmisë, kanëedhe deklarimet e personave të bëra para policisë gjyqësore ose prokurorit, kur në gjykimin e

300 Spiro Spiro “Taktika e pyetjes së dëshmitarit dhe të pandehurit të mitur” Konferenca Kombëtare eKriminalistikës, Tiranë 1982, faqe 58 .301 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 502 datë 14.10.2009 në çështjen ndaj tëgjykuarve F.K dhe A.K.302 Vendim i Gjykatës E.Dr.Njeriut datë 20.12.2001, në çështjen F.S kundër Gjermanisë, në të cilin arsyetohet nëlidhje me marrjen e dëshmisë së dëshmitarit të mitur, të dëmtuarit.303 Arsyetim dhe qëndrim i mbajtur nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendimi Nr 23 datë 20.01.2010 nëçështjen ndaj të gjykuarit E.K, akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 114/a të k.penal.304 Arsyetim mbi vlerën e dëshmisë së dëshmitarëve të drejtpërdrejtë, në raport me dëshmitarët e tjerë, bërë nëvendimin Nr 614 datë 09.06.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 73: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

72

çështjes është proçeduar me gjykim të shkurtuar sipas neneve 404 dhe 405 të K.Pr.Penale. Nëkëtë rast këto deklarime të dhëna gjatë fazës së hetimit paraprak si dhe çdo provë tjetërhetimore, marrin vlerën e provave gjyqësore. “Gjykata Kushtetuese çmon se gjykimi ishkurtuar është një gjykim i posaçëm i cili konsiston në heqjen dorë në mënyrë të vullnetshmenga i pandehuri nga disa aspekte të së drejtës për një proçes të rregullt ligjor, të tilla siparimi i barazisë së armëve dhe formimi i provës në kontradiktoritet, për të përfituar një uljedënimi” 305.

Në gjykimin e shkurtuar është vetë i pandehuri i cili kërkon që të mos proçedohet meshqyrtimin, verifikimin dhe kundërshtimin e provave në seancë gjyqësore, për shkak tëpërfitimit sipas nenit 406/1 të K.Pr.Penale. Praktika gjyqësore në këtë drejtim tashmë është ekonsoliduar, ajo është unifikuar me Vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë, kundër të tjera është arsyetuar se; “gjykimi i shkurtuar në thelb të tij ka pranimin e akteve tëgrumbulluara gjatë fazës hetimit së paraprak dhe eviton marrjen e provave në seancëgjyqësore dhe debatin lidhur me to.. Ky gjykim eviton fazën e hetimit gjyqësor,. në dallim ngagjykimi i zakonshëm, atij i mungon faza e marrjes së provave dhe kërkesat në lidhje mëpavlefshmërinë e tyre” 306.

Pyetja e dëshmitarit në distancë. Në mjaft raste praktika gjyqësore është ndeshur mepengesa serioze për marrjen dhe administrimin e dëshmisë nga persona, dëshmia e të cilëveka qënë e rëndësishmë për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Në mjaft raste dhënia në mënyrë tëdrejtpërdrejtë e dëshmisë nga dëshmitari në gjykim, rezulton të jetë e pamundur për shkaqe tëkarakterit objektiv dhe subjektiv. “Në praktikë ndeshen rastet kur dëshmitarë që kanë dijenipër fakte të rëndësishme janë familjarë të akuzuarve, informatorë apo agjentë të infiltruar.Këta dëshmitarë kanë alternativën, të dëshmojnë drejtpërdrejtë duke rrezikuar hakmarrjenndaj tyre, apo të ruajnë anonimatin, ku kjo e fundit do të cënonte në një farë mënyre parimine kontradiktoritetit” 307.

Në zgjidhje të këtyre pengesave të karakterit objektiv e subjektiv, janë parashikimet ebëra në pikën 7 të nenit 361 të K.Pr.Penale 308. Këto parashikime i mundësojnë gjykatësmarrjen e një dëshmie nga një person i cili ndodhet jashtë shteti në pamundësi për tu paraqiturnë gjykim. Dhe jo vetëm merret një provë gati e pamundur 309, por ajo merret në cilësinë ekërkuar nga ligji duke respektuar edhe parimin e kotradiktoritetit, realizimin e të drejtave tëpalëve në gjykim, sidomos të akuzuarit, parashikuar nga neni 31/d i Kushtetutës, neni 6/3 pika“d” të K.E.Dr.Njeriut dhe ligji proçedural penal 310 . “Megjithëse deklarata e dëshmitarit

305 Vendimi Nr 4 datë 10.02.2012 i Gjykatës Kushtetuese, arsyetim mbi gjykimin e shkurtuar dhe provat e marranë këtë gjykim të posaçëm.306 Arsyetim në vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar, në pjesën ku arsyetohet mbi marrjen apriori të provave hetimore, të deklarimeve dhepamundësinë e kundërshtimit të tyre apo të pavlefshmërisë në gjykim.307 Jean Pradel “E drejta penale Europiane” përkthim, botim i vitit 2010 fq. 384.308 Pika “7” e nenit 361 të K.Pr.Penale është shtuar me ligjin Nr 9276 datë 16.09.2004, në të cilën edhe nëlegjislacion tonë proçedurial parashikohet marrja e dëshmisë në distancë nga gjykata nëpërmjet lidhjes audiovizive të drejtpërdrejtë, me dëshmitarë të cilët ndodhen jashtë shtetit, në zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare.309 Dëshmitari ndodhet jashtë shtetit në pamundësi për tu paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshmi, ai mund tëjetë edhe duke vuajtur dënimin në një shtet të huaj apo në kushte e rrethana të tjera të cilat bëjnë të pamundurparaqitjen në gjykim.310 Praktika ka njohur rastin e marrjes në pyetje të A.Muldaka në gjykimin e çështjen në ngarkim të pandehurveJ.M, I.H etj, ku ky shtetas në mënyrë të drejtpërdrejtë dha shpjegimet e tij nëpërmjet lidhjes audiovizive ngateritori i shtetit Italian, pasi ishte në pamundësi objective për tu paraqitur dhe para gjykatës rrethit gjyqësorTiranë, ai ishte duke vuajtur dënimin në teritorin e shtetit Italian për një tjetër vepër penale. Vendimi Nr 316 datë29.04.2002 i Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Page 74: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

73

duhet të bëhet gjithmonë në sallën e gjyqit për të shërbyer si provë, veçanërisht në disa rastekjo gjë mund të jetë e pamundur..” 311.

Marrja e dëshmisë sipas këtij parashikimi kur dëshmitari është jashtë shtetit, bëhet nëseancë gjyqësore nëpërmjet videokonferencës në përputhje me konventat e Këshillit tëEuropës, në mënyrë të veçantë me Konventën “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushënpenale”. Në këtë konventë parashikohet në mënyrë të detajuar i gjithë proçesi i marrjes sëdëshmisë në distancë me lidhje të drejtpërdrejtë audiovizive. Praktika jonë gjyqësore kanjohur rastin e marrjes së dëshmisë në proçesin gjyqësor që lidhej me vrasjen e deputetit A.H,në gjykatën e rrethit gjyqësorë Tiranë, dhe konkretisht;“.. dëshmia e bërë para autoriteteveitaliane .. është bërë e mundur që të ripërsëritet nëpërmjet vidio-konferencës ku të dyjashtetet, si ai italian dhe ai shqiptar, ndoqën proçedura që legjislacionet e të dy vendeve iparashikojnë...është garantuar marrja e provës në prezencën e palëve në proçes duke judhënë atyre mundësitë që ligji parashikon” 312.

Për rritjen e efektivitetit të luftës kundër kriminalitetit dhe në veçanti për krime të rëndame rrezikshmëri të theksuar shoqërore, nga ana e ligjvënësit janë bërë ndryshime tërëndësishme në dispozitat e ligjit proçedural penal. Ndryshimet e bëra, duke shtuar nenet294/a, 294/b dhe 361/a të K.Pr.Penale, si dhe miratimi i ligjit Nr 9205 datë 15.03.2004 “Përmbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, jo vetëm mbushën boshllëkunligjor që ekzistonte më parë, por ndikuan drejtpërdrejtë në rritjen e efektivitetit të organeve tëdrejtësisë 313. Praktika ka njohur mjaft raste në të cilat dëshmitarë të rëndësishëm, gjatë fazëssë hetimeve paraprake, kanë dhënë deklarime vendimtare për zgjidhjen e drejtë të çështjes.Ata kanë shpjeguar rrethanat e kryerjes së krimit duke ndihmuar në zbardhjen e plotë tëçështjes dhe të autorëve të saj. Por më pas, për shkak të frikës apo rrethanave të tjera tërëndësishme, ata kanë refuzuar të dëshmojnë para gjykatës ose kanë bërë dëshmi të rreme. Mekëtë qëndrim, ndonëse ka qënë në kundërshtim me vullnetin e dëshmitarit, ai është vënë nëmënyrë të padrejtë në mbrojtje të interesave të paligjëshme të pandehurve, duke dëmtuarrëndë proçesin penal.

Dëshmia e dëshmitarëve të mbrojtur. Marrja e dëshmisë së bashkëpuntorëve tëdrejtësisë dhe dëshmitarëve të mbrojtur 314 , bëhet sipas parashikimeve të nenit 361/a tëK.Pr.Penale. Në paragrafin e dytë të pikës “1” të kësaj dispozite, parashikohet e drejta egjykatës, kryesisht apo mbi kërkesën e palëve, nëse disponon mjete teknike, marrjen edëshmisë në distancë nëpërmjet lidhjes audiovizive sipas parashikimeve të nenit 361/7 tëK.Pr.Penale. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me dëshmitarët identiteti i të cilëve ështëndryshuar sipas ligjit Nr 9205 datë 15.03.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhebashkëpunëtorëve të drejtësisë” por që në këto raste, gjykata merr masat e nevojshme për mosidentifikimin e zërit dhe fytyrës së dëshmitarit 315. Gj.E.Dr.Njeriut ka arsyetuar se; “neni

311 Vendim i Gjykatës E.Dr.Njeriut datë 20.11.1989, në çështjen Kostovski kundër Hollandës.312 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 69 datë 14.02.2003, fq. 12 e vendimit.313 Neni 294/a, 294/b të K.Pr.Penale “veprimet simuluese dhe punonjësi i policisë i infiltruar” janë shtuar mendryshimet e bëra me ligjin Nr 9187 datë 12.02.2004, neni 361/a i këtij Kodi është shtuar me ndryshimet e ligjitNr 9276 datë 16.09.2004.314 Ligji Nr 9205 datë 15.03.2005 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” kaparashikuar e rregulluar status të veçantë për individët të cilët kanë bashkëpunuar me drejtësinë për zbulimin eaktiviteteve specifike kriminale dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe dëshmitarëve, dëshmia e të cilëveështë e rëndësishme për proçesin penal, por që për shkak të dëshmisë që do të japë ky dëshmitar, jeta dhe siguriae tij dhe e familjarëve është vënë në rrezik .315 Parashikimet e bëra në pikën “2” të nenit 361/a të K.Pr.Penale, për dëshmitarët me idenditet të ndryshuar melidhje audiovizive apo paraqitje në gjykim duke fshehur jo vetëm idenditetin por edhe tiparet e fytyrës sëdëshmitarit.

Page 75: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

74

6/3/d i konventës kërkon që të akuzuarit në gjykim t’i jepet mundësia e mjaftueshme për tëkundërshtuar një dëshmi të dhënë kundër tij... megjithatë gjykata nuk e ndalon në parimdëshminë e dhënë nga një person, identiteti i të cilit është sekret.. në praktikë duhet tërespektohet fryma e proçesit rregullt të ligjor, i akuzuari të ketë mundësi të pyesëdëshmitarin, konkretisht duke përdorur sistemin që modifikon zërin dhe fytyrën” 316.

Nga parashikimet dhe përmbajtja e neneve 361/7 dhe 361/a të këtij Kodi, arrijmë nëkonkluzionet e mëposhtëme;

së pari; I njihet e drejta e gjykatës që në raste të caktuara të realizojë marrjen edëshmisë në distancë, si formë e veçantë e marrjes së kësaj prove, nëpërmjet lidhjes sëdrejtpërdrejtë audiovizive, me zë dhe figurë.

së dyti; Marrja e dëshmisë në distancë mund të bëhet nga ana e gjykatës në rastet kurrezultojnë pengesa serioze 317 për dëshmitarin, apo kur çmohet nga gjykata se dhënia nëmënyrë të drejtpërdrejtë e dëshmisë nga dëshmitari ndikon në cilësinë, elementët provues apodëshmitari edhe mund të refuzojë të bëjë dëshmi 318.

së treti; Marrja e dëshmisë në distancë bëhet duke respektuar rregullat e ligjitproçedurial penal mbi marrjen e dëshmisë, ndërsa kur dëshmitari e jep dëshminë nga jashtëterritorit të Republikës Shqipërisë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

së katërti; Gjykata cakton një person të autorizuar i cili qëndron në vendin ku ndodhetdëshmitari në momentin e dhënies së dëshmisë. Ky person vërteton identitetin e dëshmitarit,asiston për zhvillimin e rregullt të marrjes në pyetje të dëshmitarit si dhe për zbatimin emasave mbrojtëse. Të gjitha këto veprime personi i autorizuar nga gjykata është i detyruar tipasqyrojë në procesverbal.

së pesti; Marrja e dëshmisë sipas parashikimeve të neneve 361/7 dhe 361/a tëK.Pr.Penale nuk cënon të drejtat e palëve në proçes të parashikuara nga neni 31/d iKushtetutës, neni 6/2 pika “d” të K.E.Dr.Njeriut dhe ligji proçedural penal. Ato në këtë rastrespektohen në standarte shumë më të larta se në rastet e aplikimit të neneve 362, 369 dhe 371të K.Pr.Penale.

Parashikimi i nenit 361/a të K.Pr.Penale aplikohet detyrimisht vetëm për dëshmitarëttë cilët kanë marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë apo të dëshmitarit të mbrojtur ngaorgani kompetent në zbatim të ligjit Nr 9205 datë 15.03.2004 dhe jo çdo dëshmitar tjetër qoftëedhe i dëmtuar nga vepra penale 319. Në nenin 8 të ligjit Nr 910 datë 24.07.2003 “Për krijimine gjykatave për krime të rënda” ligjvënësi ka parashikuar të drejtën e gjykatës për krime tërënda, që në marrjen e dëshmisë, ballafaqimit dhe leximet e lejueshme, mund të proçedojë nënjë nga mënyrat e mëposhtme;

a) Në praninë e të pandehurit e mbrojtësit tij, por pa kontakt vizual.b) Pa i komunikuar të pandehurit dhe mbrojtësit identitetin e dëshmitarit.

316 Vendim i Gj.E.Dr.Njeriut datë 20.11.1989, në çështjen Kostovski kundër Hollandës.317 Dëshmitari është në pamundësi për të paraqitur në gjykim pasi ndodhet jashtë shtetit apo për shkak tëpengesave të tjera të karakterit serioz, sikurse ishte rasti i dëshmitarit A.M i cili vuante dënimin me burgim nëteritorin e një shteti tjetër.318 Këtu së paku janë rastet e parashikuara nga paragrafët 5 dhe 6 të nenit 361 dhe në veçanti ato të parashikuaranga neni 361/a të K.Pr.Penale, kur dëshmitari jeta dhe siguria e tij dhe e familjarëve është vënë në rrezik përshkak të qëndrimit dhe dëshmisë së tij apo të shkaqe të tjera serioze që ndikojnë drejtpërdrejtë në dhënien edëshmisë.319 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 454 datë 15.10.2008 në faqen 4 ka arsyetuar se “..gjykata eapelit Vlorë, pavarësisht nga opinioni i dhënë nga organizata e IOM, duhej të kishte parasysh se për të dëmtuarënR.H nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse sipas ligjit Nr 9205 datë 15.03.2004, ligj i cili për më tepër, nukndalon në asnjë rast marrjen e dëshmisë nga gjykata për subjektet që trajton, por ai parashikon kushte të veçantapër administrimin e dëshmisë së tyre”

Page 76: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

75

c) Në rastet dhe mënyrat të tjera të caktuara, sipas legjislacionit për mbrojtjen edëshmitarëve dhe bashkëpuntorëve të drejtësisë.

Pavarësisht parashikimeve të mësipërme, ligjvënësi në nenin 316 pika “a, b” tëK.Pr.Penale, u ka njohur të drejtën palëve, që edhe gjatë fazës së hetimeve paraprake, tëkërkojnë marrjen e dëshmisë, sigurimin e provës, kur rezulton se dëshmitari nuk mund tëparaqitet në gjykimin e çështjes për shkak të pengesave serioze apo shkaqeve të tjera të cilatvënë në rrezik marrjen e dëshmisë.

Në tërësinë e saj jurisprundenca e Gj.E.Dr.Njeriut për dëshminë e dëshmitarëve meidentitet të fshehur, marrjen vlerësimin dhe çmuarjen e saj si provë gjyqësore e ka lidhur meekzistencën njëkohësisht të tre kushteve, dhe konkretisht;

1) Marrja e dëshmisë së një dëshmitari me identitet të fshehur bëhet në rastet eevitimit të hakmarrjes ndaj tij (dëshmitarin e mbrojtur) apo kur ky dëshmitar është akoma iinfiltruar në veprimtarinë kriminale 320. Sipas legjislacionit tonë kjo kategori dëshmitarëshparashikohet në ligjin “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” Nr9205 datë 15.03.2004.

2) Në marrjen e dëshmisë në këto raste duhet të pakësohen në maksimum kufizimet etë drejtës së mbrojtjes së të akuzuarit. Dëshmia duhet të dëgjohet nga një gjyqtar i paanshëmqë njeh identitetin e dëshmitarit të fshehur dhe ka mundësi të verifikojë vërtetësinë e dëshmisëtij 321.

3) Vendimi gjyqësor mbi deklarimin fajtor të akuzuarit, nuk duhet të bazohet vetëmapo kryesisht në dëshminë e dëshmitarëve me identitet të fshehur 322.

Kundërshtimi i dëshmisë. Në rastet kur dëshmia e dhënë nga dëshmitari në gjykimështë e ndryshme me thëniet e tij gjatë hetimeve paraprake, kundërshtimi tërësisht osepjesërisht i saj, nga palët në gjykim bëhet sipas parashikimeve të nenit 362 të K.Pr.Penale 323.“Parimi i proçesit të rregullt ligjor përfshin edhe të drejtën e palëve për të njohur, komentuare kundërshtuar çdo provë, që i është paraqitur trupit gjykues pavarësisht prejardhjes saj”324. Marrja e kësaj prove, dëshmisë në cilësinë e kërkuar nga ligji bëhet jo vetëm nëpërmjetshqyrtimit e verifikimit saj nga gjykata, por edhe nëpërmjet kundërshtimit të saj nga palët,duke respektuar parimin e barazisë së armëve, kontradiktorialitetit, realizimin e të drejtave tëpalëve në gjykim, sidomos të akuzuarit, të cilat janë në themel të sistemit akuzator dheburojnë nga neni 17/2, 31, 32 të Kushtetutës, nga neni 6 i K.E.Dr.Njeriut dhe ligji proçeduralpenal.

Gjykata E.Dr.Njeriut në çështjen Berhani kundër Shqipërisë ndër të tjera ka arsyetuarse “..në rrethana të caktuara gjykatat mund të përdorin aktet e hetimit penal. Nëse i akuzuarikishte mundësi të mjaftueshme t’i kundërshtonte ato në kohën që u morën apo më vonë në

320 Vendimi i Gj.e.Dr.Njeriut datë26.03.1996, në çështjen Doorson kundër Hollandës, vendimi datë 15.06.1992,në çështjen Ludi kundër Zvicrës, vendimi datë 23.04.1997, në çështjen Van Mechelen kundër Hollandës…321 Vendimi i Gj.E.Dr.Njeriut datë 20.11.1989, në çështjen Kostovski kundër Hollandës, vendimi date26.03.1996, në çështjen Doorson kundër Hollandës.322 Vendimi i Gj.E.Dr.Njeriut date 26.03.1996, në çështjen Doorson kundër Hollandës, vendimi datë 23.04.1997,në çështjen Van Mechelen kundër Hollandës…323 Parashikimet e kësaj dispozite janë shtuar me ndryshimet e bëra nga ligji Nr 8813 datë 13.06.2003, atopërcaktojnë rregullat në rastet kur dëshmia e dhënë në gjykim eshte e kundërt tërësisht ose pjesërisht apo kurdëshmitari refuzon të dëshmojë në gjykim. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 95 datë 20.02.2008me të gjykuar Af.Z. dhe Al.Z arsyeton se “..në rastin kur dëshmia e dhënë nga dëshmitati J.Ç në gjykim ishte ekundërt me atë të dhënë para autoritetit procedues të shtetit Grek, edhe se nga prokurori u kërkua kundërshtimi idëshmisë së tij sipas nenit 362, gjykata e rrethit gjyqësor Berat nuk proçedoi sipas kërkesave të nenit 362 tëK.Pr.Penale.324 Vendimi Nr7 datë 27.04.2005 i Gjykatës Kushtetuese.

Page 77: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

76

proçesin gjyqësor, përdorimi i tyre në këtë rast nuk vjen në kundërshtim me garancitë e nenit6/1 dhe 6/3 pika “d” të konventës....”. Edhe praktika jonë gjyqësore në këtë drejtim kambajtur qëndrim dhe ka arsyetuar se; “Ashtu siç parashikohet në nenet 31/d, 32/2 tëKushtetutës, askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura nëmënyrë të paligjëshme, gjithsecili ka të drejtën të bëjë pyetje dëshmitarëve të pranishëm, tëkërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, ekspertëve apo personave të tjerë, të cilët mund tësqarojnë faktet, në mënyrë që ti jepet mundësia e kundërshtimit tyre, domosdoshmërisht qëqëndron në thelb të shqyrtimit provave” 325.

Gjatë proçesit të kundërshtimit të dëshmisë nga palët, gjykata verifikon besueshmërinëe dëshmitarit dhe vërtetësinë e kësaj prove, në raport me provat e tjera, për të përcaktuarfuqinë provuese të dëshmisë si provë 326. “..akuza në ngarkim të gjykuarit K.K ka rezultuar eprovuar plotësisht nga dëshmia e të dëmtuarës E.M në gjykimin e çështjes ka rezultuar se...,pavarësisht kundërshtimit të kësaj dëshmie nga mbrojtja, kjo dëshmi përputhet plotësisht mekonkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor datë 15.08.2008 dhe dëshminë e dëshmitaritM.M, të administruara si prova në gjykimin e çështjes” 327.

Nëse dëshmia është e ndryshme me deklarimet e dhëna nga dëshmitari gjatë hetimeveparaprake dhe ky deklarim nuk mbështetet në asnjë provë tjetër, pavarësisht kundërshtimevesipas nenit 362 të K.Pr.Penale, ato nuk mund të vlerësohen e çmohen si prova në dhënien evendimit nga ana e gjykatës, qëndrim ky i mbajtur edhe nga praktika gjyqësore dhe sidomosnga Gjykata e Lartë 328.“ ..gjykata e rrethit gjyqësor, megjithëse vlerëson të pazotë për tëdëshmuar dëshmitarin D.Gj, në mënyrë të gabuar sipas nenit 369/2 të K.Pr.Penale. pranonkërkesën e prokurorit për leximin e deklarimeve të dhëna prej tij para policisë gjyqësore” 329.“..deklarimet e mëparëshme të dëshmitarit K.B, gjykata duhej ti kishte vlerësuar në unitet meprovat e tjera, në një kohë që nuk rezulton që këto deklarime të përputhen me mekanizmin engjarjes të nxjerrë nga dëshmitë e tjera dhe provat shkresore” 330.

Kur deklarimet e dhëna nga dëshmitari gjatë hetimeve përputhen dhe lidhen nëmënyrë organike dhe të natyrshme me provat e tjera, duke konfirmuar vërtetësinë edeklarimeve, ato për pasojë vlerësohen si provë nga gjykata, bazuar në nenin 363/3 tëK.Pr.Penale 331. Për deklarimin fajtor të akuzuarit nuk mund të përdoren dhe të mjaftojnë

325 Arsyetim i Kolegji Penal i Gjykatës Lartë në vendimin Nr 14 datë 04.02.2009 me të gjykuar R.Sh akuzuar përkrimin e parashikuar nga neni 283/a/3 të kodit penal.326 Kolegji Penal i Gjykatës Lartë në vendimin Nr 42 datë 22.01.2003 ka arsyetuar se “Sipas nenit 362 tëK.Pr.Penal gjykata duhej të merrte me rezervë dëshminë e dëshmitares T.K dhe atë duhej ta shqyrtonte nëharmoni me provat e tjera, nuk ka marrë në konsideratë prova të rëndësishme sikurse janë aktet e kapjes nëflagrancë të gjykuarit A.K si dhe nuk ka marrë dëshminë e punonjësve të policisë gjyqësore që kanë realizuarkopjen në flagrancë e përpilimin e akteve”.327 Vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr 541 datë 26.05.2010.328 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 933 datë 17.11.2010 në çështjen ndaj të gjykuarit E.B kaarsyetuar se “..me të drejtë nga gjykata e shkallës parë për krime të renda Tiranë nuk janë çmuar si provadeklarimet e L.D etj, të dhëna gjatë hetimit paraprak, pasi ato nuk gjetën konfirmim në asnjë nga provatshkresore apo ato me dëshmitarë, të verifikuara e analizuara në shqyrtimin gjyqësor, ç’ka është në përputhje mepërcaktimet e bëra nga neni 362/3 të K.Pr.Penale i cili parashikon se…”329 Arsyetim i bërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimit Nr 630 datë 25.11.2009.330 Arsyetim i Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 334 datë 17.06.2009, në çështjen ndaj tëgjykuarit C.E, akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 85 të K.Penal.331 Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 30 datë 11.02.2009 në çështjen ndaj të gjykuarit M.C kaarsyetuar se “Nga të dy gjykatat janë marë në konsideratë edhe kundërshtimet e mbrojtjes në lidhje medeklarimet e dëshmitarëve okularë N.Gj dhe V.D gjatë hetimeve paraprake dhe i ka analizuar ato në përputhjeme përcaktimet e nenit 362/3 të K.Pr.Penale. - Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartënë vendimin Nr 25 datë 09.02.2011, kur ka vlerësuar si provë deklarimet e dëshmitares I.C dhënë para

Page 78: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

77

vetëm deklarimet e marra sipas nenit 369/3 të K.Pr.Penale, pasi duhet detyrimisht që ato tëpërputhen, lidhen e konfirmohen edhe nga prova të tjera. Këtë qëndrim ka mbajtur edheGj.E.Dr.Njeriut, dhe veçanërisht praktika jonë gjyqësore;“deklarimet e të dëmtuarës G.Mpara o.p.gjyqësore, nga gjykata janë vlerësuar si provë më të drejtë dhe në zbatim tëkërkesave të nenit 362/3 të K.Pr.Penale..ato lidhen me provat e tjera të administruara ngagjykata në gjykimin e çështjes” 332. Deklarimet gjatë hetimeve dhe të përfshira në fashikullin egjykimit, marrin vlerën e provës edhe në rastet kur rezulton e provuar që dëshmitari ka qënëobjekt i dhunës, kanosjes e shkaqeve të tjera për të mos dëshmuar apo bërë dëshmi të rreme,kjo sipas parashikimeve të pikës “4” të kësaj dispozite.

Si formë e veçantë e marrjes së dëshmisë nga gjykata, për shkak të vendit ku ajomerret, është ajo e parashikuar nga neni 364 i K.Pr.Penale, marrja e dëshmisë në shtëpinë edëshmitarit, për shkak të pamundësisë absolute të dëshmitarit për t’u paraqitur para gjykatës.Në këtë rast marrja e dëshmisë bëhët pa praninë e publikut, pandehurit dhe palëve private, tëcilët përfaqësohen nga mbrojtësit dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë. Megjithatë gjykata në rastetë veçanta mund të lejojë të pandehurin të bëjë pyetje të drejtpërdrejta për dëshmitarin,pavarësisht se marrja në pyetje bëhet në banesën e tij. “.. megjithatë nuk rezulton se deklaratae dëshmitarit, duhet të bëhet gjithmonë në sallën e gjyqit ose në publik për të shërbyer siprovë. Veçanërisht në disa raste kjo gjë është e pamundur..” 333.

Marrja e dëshmisë si dhe e çdo prove tjetër gojore, pasqyrohet e formalizohet nëprocesverbalin përkatës të përpiluar nga organi proçedues, policia gjyqësore dhe prokurori kurmerr deklarimet dhe sekretaria gjyqësore në gjykim. Në këtë procesverbal shënohet e gjithëproçedura e ndjekur për marrjen e shpjegimeve nga deklaruesi, dëshmitari, në respektim tërregullave të mësipërme proçedurale, shpjegimet e dëshmitarit, pyetjet dhe përgjigjet e dhënaprej tij 334. Për deklaruesin gjatë hetimeve paraprake, që nuk di të nëshkruajë apo të lexojë,zbatohen kërkesat e nenit 99/3 të K.Pr.Penale, duke i lexuar ato në prani të një personi të tretë,fakt i cili shënohet në fund të këtij akti.

Leximet e lejushme. Lidhur me dëshminë si provë në proçesin penal në legjislacionintonë proçedurial, pasqyrohen edhe elementët e sistemit të përzier, miks. E themi këtë pasi kurrezulton në gjykim pamundësia objektive e paraqitjes së dëshmitarit për të dhënë dëshminë,ligji proçedural i ka njohur të drejtën gjykatës që të proçedojë me leximin e deklarimeve tëbëra gjatë hetimeve paraprake, të cilat administrohen nga gjykata në fashikullin gjyqësor dhenë këto kushte ato marrin vlerën e provës dhe përdoren nga gjykata në dhënien e vendimitgjyqësor.

Në këtë drejtim nga Gjykata jonë Kushtetuese është arsyetuar se; “përdorimi si provai thënieve të marra gjatë fazës së hetimit paraprak si dhe në kushte që parashikon neni 369 iK.Pr.Penale, nuk është në vetvete i papajtueshëm me paragrafët 3/d dhe 1 të K. E. Dr. Njeriutapo nenin 31/d të Kushtetutës, përderisa respektohet e drejta e mbrojtjes” 335.

Në praktikën gjyqësore në lidhje me aplikimin e kërkesave të nenit 369 tëK.Pr.Penale, për vlerësimin dhe çmuarjen e tyre si provë në dhënien e vendimit, ka pasur

O.P.Gjyqësore, të cilat lidheshin dhe konfirmoheshin nga provat e tjera të marra gjatë gjykimit. -Të njëjtinqëndrim ka mbajtur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë edhe në vendimin Nr 342 datë 14.04.2010.332 Arsyetim i Kolegji Penal të Gjykatës Lartë në vendimin Nr 92 datë 04.03.2009 në çështjen ndaj të gjykuariveL.L dhe P.Ç, akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 128/b të k.penal.333 Jean Pradel “E drejta penale Europiane” përkthim, botim i vitit 2010 fq. 385.334 Dokumentimi dhe formalizimi i dëshmisë bëhet nëpërmjet procesverbalit gjyqësor sipas parashikimeve tënenit 368 të K.Pr.Penal si dhe të rregullave proçeduriale të parashikuar në Seksionin e III “dokumentimi iveprimeve” Kreu I-rë të Titullit II të K.Pr.Penale.335 Arsyetim i Gjykatës Kushtetuese në Vendimin Nr 41 datë 17.04.2007 për aplikimin e nenit 369 tëK.Pr.Penale.

Page 79: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

78

qëndrime të ndryshme. Në nenin 151/1 të K.Pr.Penale, përcaktohet se gjatë hetimeveparaprake provat merren nga organi që proçedon, në rastin konkret deklarimet merren ngapolicia gjyqësore dhe prokurori. Këto deklarime në pamundësi për t’u marrë në gjykimnëpërmjet dëshmisë së drejtpërdrejtë, bazuar në nenin 369 të K.Pr.Penale, lexohen në gjykimdhe vlerësohen të lidhura me provat e tjera. Arsyetim i zgjeruar është bërë nga Kolegji Penal iGjykatës së Lartë në vendimin Nr 13 datë 18.01.2012 në çështjen me të gjykuar V.L. Po ngakjo gjykatë arsyetohet se; “nga ana e gjykatës me të drejtë bazuar në kërkimet e palëve nëgjykim për marrjen e provave, bazuar në nenin 369 të K.Pr.Penale, ka bërë leximet e thënievetë dëshmitarëve A.Rr, Z.Sh dhe I.Rr, të bëra para o.p.gjyqësore, të cilat përputheshin meprovat e tjera” 336.

Parashikimet e bëra në nenet 362, 369, 370 dhe 371 të K.Pr.Penale, nuk e cënojnëkarakterin akuzator të sistemit tonë proçedural, pasi këto prova të marra gjatë hetimeveparaprake i nënshtrohen shqyrtimit dhe verifikimit të gjykatës në praninë dhe kundërshtimet epalëve.“gjatë zhvillimit të gjykimit nuk ështe bërë e mundur pyetja e dëshmitarit L.M, pasi kyshtetas rezultonte të ishin jashtë shtetit, kështu që me të drejtë nga gjykata është vijuar meleximin e deklarimeve tij dhënë para o.p.gjyqësore në datë 18.10.2005, të cilat gjykata i çmoime fuqi të plotë provuese së bashku me një sërë dëshmish të dhëna në seancë gjyqësore” 337.

Në praktikën gjyqësore si dhe kërkesave të ligjit 338, aplikimi i leximeve të lejueshme,akteve të kryera gjatë hetimeve paraprake, bëhet nga ana e gjykatës qoftë edhe kryesisht,vetëm në rastet e mëposhtme;

a) Leximi i akteve të marra gjatë hetimeve paraprake kur për shkak të rrethanave tëparashikuara, ato nuk mund të përsëriten më 339.

b) Leximi i deklarimeve të shtetasve të huaj ose shqiptarë, banues jashtë shtetit, të cilëtjanë thirrur rregullisht dhe nuk janë paraqitur, nuk është bërë e mundur gjetja, njoftimi dheparaqitja para gjykatës për të dëshmuar megjithë kërkimet e berë nga policia gjyqësore apokur dëshmitari ka refuzuar të dëshmojë 340.

336 Mbi leximin e thënieve të bëra gjatë hetimeve, nga gjykata sipas nenit 369 të K.Pr.Penale, arsyetuar nëvendimin Nr 614 datë 09.06.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.337 Arsyetim i bërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 808 datë 15.09.2010 në çështjen ndaj tëgjykuarit Gj.T i deklaruar fajtor nga gjykata e rrethit gjyqësorë Tiranë për krimin e parashikuar nga neni 143/2 tëK.Penal.-Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë edhe me vendimin Nr 25 datë 09.02.2011, në lidhje medeklarimet e dhëna para o.p.gjyqësore nga dëshmitarja I.C të cilat lidhen dhe konfirmohen plotësisht nga provate tjera të administruara nga gjykata.338 Pika 3 e nenit 369 të K.Pr.Penale është shtuar me ndryshimet që i janë bërë K.Pr.Penale me ligjin Nr 8813datë 13.06.2002 për shkak të problematikave dhe interpretimeve të ndryshme që u hasën në praktikën gjyqësore.Në këtë dispozitë u parashikua leximi i akteve si dhe deklarimeve të shtetasve shqiptarë apo të huaj me banimjashtë shtetit, të cilët nuk mund të pyeten në gjykim, ndonëse ata janë njoftuar dhe nuk janë paraqitur apo kurnuk është bërë e mundur të gjenden. Në këtë paragraf është parashikuar leximi edhe i deklarimeve të shtetasve tëcilët kanë refuzuar të dëshmojë. Në nenin 371 të K.Pr.Penale është parashikuar mënyra si proçedon gjykata meaktet e lexuara, të cilat futen në fashikullin e gjykimit, pra merren në cilësinë e proves, por që gjithnjë vlerësohennga gjykata në raport me provat e tjera.339 Në lidhje me dëshminë këtu mund të jetë rasti i deklarimeve të dhëna nga një dëshmitar okular i cili më paska vdekur, ose në rastet kur për shkak të gjendjes shëndetësore, është e pamundur të dëshmojë etj…340 Me vendimin Nr 46 datë 30.01.2008 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në gjykimin e çështje me të pandehurH.Th ka konstatuar se nga gjykata e shkallës pare Tiranë dhe ajo e apelit janë zbatuar në mënyrë të gabuarkërkesat e nenit 369/3 të K.Pr.Penale, duke lexuar e administruar deklarimet e shtetasve A.K dhe K.J të dhënapara O.P.Gjyqësore gjatë hetimeve në datë 09.01.2002. Nuk ka rezultuar pamundësia e marrjes dëshmisë tyre nëgjykim apo refuzimi për të dëshmuar për më tepër që dëshmitari A.K është paraqitur në datë 25.10.2004 nëgjykatë për të dëshmuar. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë me vendimin Nr 571 datë 17.12.2008 kuka konstatuar se leximi dhe administrimi i deklarimeve të shtetasve turq të dhëna gjatë fazës hetimeve paraprake

Page 80: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

79

Në vendimin datë 13.11.2003, Rachbad kundër Francës, Gj.E.Dr.Njeriut ka arsyetuarse; “ ..nga gjykata me të drejtë është refuzuar kërkesa për marrjen në pyetje të dëshmitaritnëse gjetja e tij rezulton e pamundur..” . Ndërsa nga praktika jonë gjyqësore përmendimrastin me të gjykuar H.B, “gjykata më të drejtë mbi kërkesat e palëve në lidhje me marrjen eprovave, në mbështetje të nenit 369 të K.Pr.Penale, ka bërë leximin e thënieve tëdëshmitarëve A.R, Z.Sh dhe I.Rr dhënë para o.p.gjyqësore..” 341.

Në këto raste ligjvënësi nëpërmjet parashikimit të bërë në pikën “4” të nenit 369 tëK.Pr.Penale i ka njohur të drejtën gjykatës që për aktet që proçedohet sipas nenit 369 të pyesënë cilësinë e dëshmitarit o.p.gjyqësore që i ka përpiluar ato gjatë hetimeve. Nëpërmjet këtijproçesi nga gjykata realizohet edhe detyrimi që ajo ka për verifikimin e provave si dhe i jepmundësi palëve të bëjnë kundërshtimet e tyre 342. Në këtë rast kjo provë mund të konsiderohetsi provë e derivuar. Vlerësojmë se në këtë rast nuk cënohet parimi proçedural ipandërmjetësisë së gjykatës në marrjen e provave.

Pavarësisht të drejtës që ka gjykata sipas nenit 367 të këtij Kodi për të proçeduar meleximet e lejueshme, në mënyrë të posaçme në pikën 4 të nenit 369 i ka njohur të drejtën përtë pyetur në cilësinë e dëshmitarit në gjykim O.P.Gjyqësore që ka kryer aktet proçedurialegjatë hetimeve paraprake. “pyetja si dëshmitar e o.p.gjyqësore që ka kryer veprimet hetimorenuk ka asnjë pengesë ligjore, por objekti i dëshmisë tij mund të jenë vetëm për ato njoftimembi fakte e rrethana që lidhen me rregullshmërinë e kryerjes së atyre veprimeve hetimore ngaana e tij” 343.

Sipas nenit 371 të këtij kodi, deklarimet e lexuara në seancën gjyqësore të marrjes sëprovave i bashkëlidhen proçesverbalit gjyqësor duke u administruar në fashikullin gjyqsor,ato vlerësohen si prova në raport dhe në lidhje me provat e tjera.

Verifikimi i dëshmisë. Në raste të caktuara kur ka dyshime mbi mundësinë reale tënjoftimit që ka patur dëshmitari apo vërtetësinë e saj, gjykata mund të vendosë, mbi kërkesate palëve por edhe kryesisht, verifikim nëpërmjet burimeve të provave dhe mjeteve të kërkimittë provës. Verfikimi i provave penale si pjesë e rëndësishme e proçesit të provuarit, nëpërcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë së tyre provuese, realizohet edhe nëpërmjet dëshmisë,nga praktika gjyqësore është realizuar gjërësisht, shkurtimisht përmendim mënyrat dhe rastete mëposhtme;

• Verifikimi i dëshmisë me dëshmi të tjera, nëpërmjet pyetjes së dëshmitarëve të tjerëqë lidhen me njoftimet e dhëna nga dëshmitari. Ky proçes verifikimi realizohet edhenëpërmjet pyetjes së dëshmitarëve të cilët rezultojnë të kenë dijeni për rrethanat e dëshmuara.Në rastet kur nga dëshmia rezulton me rrethana të cilat vijnë pjesërisht apo plotësisht nëkontraditë me fakte e prova të caktuara, ajo verifikohet duke marrë dëshminë e personave tëtjerë që kanë dijeni për rrethanat e dëshmuara si dhe ato që lidhen me objektin e të provuarit.

• Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet ballafaqimit. Verifikimi i dëshmisë me dëshmi tëtjera, nëse përmbajtja e tyre është e ndryshme apo e kundërt, krijon mundësinë gjykatës që tëvazhdojë verifikimin nëpërmjet proçesit të ballafaqimit midis dëshmitarëve. Ky proçes përbën

nga gjykata e shkallës parë për krime të rënda ka qënë i gabuar dhe në kundërshtim me kërkesat e ligjit, kjogjykatë nuk ka kryer thirrjen e tyre për të dëshmuar në gjykim duke prezuamuar pamundësinë e paraqitjes tyrenë gjykim.341 Vendimi Nr 614 datë 09.06.2010 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.342 Në vendimin Nr 42 datë 22.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, arsyetohet detyrimi i gjykatëssipas nenit 367 dhe 369/4 të K.Pr.Penale të pyesin në cilësinë e dëshmitarëve punonjësit e policisë gjyqësore tëcilët kanë realizuar kapjen në flagrancë dhe proçesverbalet përkatëse të cilat lidhen me objektin e të provuaritdhe verifikimin e besueshmërisë së dëshmitares T.K në raport me provat e tjera.343 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003 në lidhje me pyetjen sidëshmitar të o.p.gjyqësore Gj.R në gjykimin e çështjes ndaj të pandehurve AR, AE etj..

Page 81: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

80

vetë thelbin e ballafaqimit si burim prove, rezultatet e të cilit nga ligji proçecural janëkonsideruar si provë e veçantë. Thëniet e dëshmitarit, mund të rezultojnë në mospërputhje tëplotë apo të pjesëshme me provat e tjera gojore. Sipas nenit 169 dhe 170 të K.Pr.Penale, nëkëto raste organet e proçedimit vendosin dhe kryejnë proçesin e ballafaqimit midisdëshmitarëve por edhe me vetë të pandehurin 344.

• Verifikimi i vërtetësisë së dëshmisë nëpërmjet proçesit të njohjes. Verifikimi në këtërast bëhet, kur dëshmia e dëshmitarit ka mospërputhje me provat e tjera, në lidhje me aftësinëdhe shkallën e njohjes që ka patur dëshmitari për faktet dhe rrethanat që dëshmon. Verifikiminë këtë rast realizohet nëpërmjet proçesit të njohjes së personit, të sendeve e njohjeve të tjera,sipas kërkesave të parashikuara nga nenet 171-175 të K.Pr.Penale 345.

• Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet kryerjes së eksperimentit. 346 Verifikimi ivërtetësisë apo elementëve të dëshmisë së dhënë realizohet edhe nëpërmjet kryerjes sëeksperimentit, rezultatet e të cilit përcaktojnë vërtetësinë dhe fuqinë provuese të dëshmisë. Nëketo raste realizimi i eksperimentit duhet të bëhet në të njëtat kushte dhe rrethana me faktin endodhur si dhe ato të dëshmuara, duke respektuar kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenet176 e 177 të K.Pr.Penale. Praktika gjyqësore në mjaft raste për të verifikuar vërtetësinë edëshmisë kanë aplikuar gjërësisht eksperimentin, sidomos në rastet kur dëshmia ështëkundërshtuar apo vënë në dyshim vërtetësia e saj nga palët apo nga njoftimet e tjera të marragjatë proçesit.

• Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet ekspertimit. Verifikimi nëpërmjet kryerjesekspertimit rezulton të jetë më i përdoruri nga praktika gjyqësore, ai rezulton i aplikuargjërësisht që në fazën e hetimeve paraprake nga ana e organit të hetimeve. Në këtë rastrezultatet e ekspertimit dhe konkluzionet e ekspertëve në aktin e ekspertimit, konfirmojnë osejo vërtetësinë e dëshmisë së dhënë nga dëshmitari 347.

• Verifikimi nëpërmjet dokumentave. Në këtë rast gjykata verifikon jo vetëmvërtetësinë e dëshmisë, por edhe vlefshmërinë e saj si provë. Objekti i verifikimit të dëshmisënë këtë rast lidhet me personalitetin e dëshmitarit, gjendjen e tij gjyqësore si dhe interesat e tijnë proçesin penal, lidhjet që ai ka me të akuzuarin, të dëmtuarin apo interesa të tjera.Verifikimi i dëshmisë realizohet mjaft mirë edhe nëpërmjet kqyerjes. Kqyerja e vendit, senditapo personit, bëhet në këtë rast duke krahasuar elementët e dhënë nga dëshmitari me ato qëkonstatohen gjatë këqyrjes. Në këtë rast rezultati i këqyrjes, konfirmon ose jo vërtetësinë edëshmisë së dëshmitarit apo të elementëve të veçantë të saj 348.

Duhet thënë në përfundim se rregullimet ligjore të bëra me ligjin Nr 9686 datë26.02.2007 në nenin 29 të tij, parashikojnë përgjegjësinë penale të deklaruesve kur bëjnëdeklarim të rremë para Prokurorit apo O.P.Gjyqësore, përgjegjësi kjo e parashikuarrespektivisht nga nenet 305/a dhe 305/b të K.Penal. Këto dispozita penale jo vetëm mbushënboshllëkun ligjor në këtë drejtim, por ndikuan drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë sëdeklarimeve dhe të përgjegjshmërisë së shtetasve gjatë fazës së hetimeve paraprake.

344 Trajtim i hollësishën është bërë në kapitullin III-të pjesa III.3 e këtij punimi.345 Trajtim i hollësishën është bërë në kapitullin IV-të pjesa IV.4 e këtij punimi.346 Riprodhimit për aq sa është e mundur i kushteve të njëjta në të cilat dëshmitari ka marrë njoftimin, parëngjarjen, dëgjuar etj.. me qëllimin e verifikimit të vërtetësisë së deklarimeve apo dëshmisë që ai jep para organitproçedues.347 Trajtim i hollësishën është bërë në kapitullin IV-të pjesa IV.6 të këtij punimi.348 Trajtim i hollësishën është bërë në kapitullin V-të pjesa V.1 të këtij punimi.

Page 82: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

81

III. 2. - Thëniet e të pandehuritdhe palëve private

Thëniet e të pandehurit si provë në proçesin penal, parashikohen nga dispozitatproçedurale, nenet 37/a, 39, 166, 167, 167/a dhe 311 të K.Pr.Penale. Ndërsa rregullatproçedurale që rregullojnë marrjen, administrimin dhe verifikimin e kësaj prove,parashikohen nga nenet 35, 36, 37/a, 38, 39, 309, 311, 358, 370, 371 të K.Pr.Penale.

Marrja e deklarimeve gjatë hetimeve. Organet e akuzës që në momentet e parabazuar në fakte e rrethana të caktuara hetimore, marrin të dhëna nga persona të cilëtkonsiderohen si autorë të mundëshëm në kryerjen e veprës penale, të dhëna të cilat jepen osejo në varësi të vullnetit të këtyre personave. Nga përmbajtja e dispozitave proçedurale del secilësia e autorit të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, varet drejtpërdrejtë nga të dhënat,faktet dhe njoftimet që disponohen ndaj të dyshuarit si autor i vëprës penale.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë arsyetuar se; “..figura proçedurale eautorit të mundshëm të veprës penale, që nga momenti i njoftimit të saj te prokurori e deri nëmomentin e përfundimit të hetimeve, evolon nga person të cilit i atribuohet vepra penale, nëperson ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe së fundi në i pandehur..” 349.

Këto të dhëna merren nga policia gjyqësore ose prokurori, për shtetasit që në këtëfazë kanë cilësinë ndaj të cilëve zhvillohen hetime për kryerjen e një vepre penale, sipasparashikimeve të nenit 296 dhe 304/1 të K.Pr.Penale. Legjislacioni ynë proçedural, për këtëveprim hetimor ka përcaktuar rregulla të qarta proçedurale, të cilat rregullojnë e sigurojnë tëdrejtat dhe detyrimet e këtyre personave si dhe të organeve që kryejnë hetimet paraprake,sikurse janë e drejta për të mos dhënë shpjegime, të mos i përgjigjen pyetjeve që i bëhen,prania e mbrojtesit gjatë këtij proçesi, ndërpreja e pyetjes kur bëhen deklarimevetinkriminuese etj..

Personi ndaj të cilit zhvillohen hetime, ka të njëjtat të drejta dhe garanci proçedurale sidhe i pandehuri, me përjashtim të rasteve kur ky kod parashikon ndryshe. Ky përkufizimështë bërë me ndryshimet e ligjit Nr 8813 datë 13.06.2002, me të cilin u shtua pika “4” nënenin 34 të K.Pr.Penale. Këto ndryshime tregojnë për standartin e lartë të vendosur nga ligji,në mbrojtje të drejtave dhe lirive të personave të akuzuar apo të dyshuar për kryerjen e njëvepre penale, që në fillim të proçesit penal. Ligjvënësi në këtë rast ka reflektuar detyriminkushtetues dhe standartet e vendosura nga aktet ndërkombëtare të cilat janë bërë pjesë e tëdrejtës së brendëshme 350. Ato rrjedhin nga neni 31/1 i Kushtetutës, K.E.Dr.Njeriut dhe nëmënyrë të veçantë nga Pakti Nd. Dr. Civile dhe Politike i O.K.B. Marrja e deklarimeve ngapolicia gjyqësore bëhet në respektim të plotë të kërkesave të parashikuara nga neni 296, 303,37, 38 të K.Pr.Penale, për të miturin zbatohen edhe kërkesat e neneve 35 dhe 49/2 të këtijkodi. Personit të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, deklarimet nga policia gjyqësore,duhet të merren në praninë e detyrueshme të mbrojtësit, i zgjedhur në një nga format eparashikuara nga nenet 48 dhe 49 të K.Pr.Penale 351.

349 Arsyetim në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 3 datë 27.09.2002. Nëkëtë vendim është unifikuar praktika gjyqësore në lidhje caktimin e masës së sigurimit. Gjithashtu është trajtuaredhe statusi i autorit të dyshuar për kryerjen e veprës penale si dhe gjendja juridike-proçeduriale e tij gjatë gjithëproçesit penal.350 Neni 31/1 i Kushtetutës “askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetes së tij ose të familjes së vetdhe as të pohojë fajësinë e tij”, K.E.Dr,Njeriut, sidomos nenet 14, 15 të Paktit Ndërkombëtar të Drejtave Civiledhe Politike të O.K.B-së.351 Detyrim ky që rrjedh nga neni 296/1 të K.Pr.Penale, mbrojtës të caktuar nga vetë personi, familjarët e tij aponga organi procedures në këtë rast o.p.gjyqësore ose prokurori..

Page 83: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

82

Mos respektimi i këtij detyrimi sjell për pasojë pavlefshmërinë e deklarimeve tëmarra, Gjykata Kushtetuese ka nënvizuar se; “E drejta e mbrojtjes për të kontaktuar meavokatin që në fillim të proçesit hetimor është një parim mjaft i rëndësishëm proçedural dhekushtetues për zhvillimin e drejtë të një proçesi gjyqësor, sepse përbën premisë tërëndësishme për të përfituar nga garancitë ligjore kundër një proçesi të paligjshëm” 352.Këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika jonë gjyqësore; “marrja e deklarimeve M.N nga o.p.gjyqësore, me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, është kryer në kundërshtimme kërkesat e nenit 296 të K.Pr.Penale, pasi nuk është pasur parasysh pjesëmarrja embrojtësit..me të drejtë gjykata e ka deklaruar të pavlefshëm proçesverbalin e deklarimeve tëM.N” .353

Përjashtim nga ky detyrim ligjvënësi ka bërë në pikë “2” të kësaj dispozite, përmarrjen e deklarimit nga të dyshuar në moshë madhore, në raste të ngutëshme, ku prezenca embrojtjes është e pamundur të realizohet. Rrethana të tilla janë konsideruar kur policiagjyqësore kryen veprime në vendin e ngjarjes ose për vepra penale të dukshme, me të dyshuartë cilët mund të jenë arrestuar në flagrancë apo të ndaluar sipas neneve 251 dhe 253 tëK.Pr.Penale.“gjykatat nuk kanë patur parasysh kërkesat e nenit 296/2 të K.Pr.Penale, sipas tëcilit në vendin e ngjarjes ose në veprat penale të dukshme, o.p.gjyqësore edhe pa praninë embrojtësit, mund të marrin deklarime nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetime” 354.

Pamundësia objektive e sigurimit të mbrojtësit në vendin e ngjarjes si dhe nevoja engutëshme e organit akuzës për të siguruar burimet e provave dhe vazhduar hetimet, janëvlerësuar nga ligjvënësi si raste përjashtimore nga rregulli i vendosur në pikën “1” të nenit296 të këtij kodi. Edhe qëndrimet e praktikës gjyqësore në këto raste përgjithësisht kanë qenëtë qarta, dhe më konkretisht; “pyetja si persona ndaj të cilëve zhvillohen hetime, në rastinkonkret është kryer konformë nenit 296/2 të K.Pr.Penale, pasi ata janë pyetur ngao.p.gjyqësore menjëherë pas kapjes në flagrancë, në kryerje e sipër të një krimi të dukshëm.Sipas kësaj dispozite, marrja e të dhënave të nevojshme për vazhdimin e hetimeve nga atapersona mund të bëhet edhe pa praninë e mbrojtësit...” 355. “deklarimet e Xh.Sh si personndaj të cilit zhvillohen hetime, ditën e ngjarjes, dhe vlerësimi si provë i tyre është bërë nëpërputhje me nenet 36, 37 dhe 296/3 të K.Pr.Penale. Deklarimet e tij janë vlerësuar ngagjykata në harmoni edhe me provat e tjera...” 356.

Megjithatë në pikën “3” të nenit 296 është përcaktuar se deklarimet e marra sipas nenit296/2, nuk mund të përdoren si provë në gjykimin e çështjes në ngarkim të këtij të dyshuari.Në këtë rast, deklarimet e të dyshuarit shërbejnë për vazhdimin e hetimeve, identifikimin dheshfrytëzimin e burimit të provave, të cilat në këtë rast mund të ndryshojnë ose të humbasin.

Në lidhje me respektimin e kërkesave të parashikuara nga neni 296/3 i K.Pr.Penale,nga praktika gjyqësore e Gjykatës Lartë, është arsyetuar se; “..nga gjykata e shkallës parë,deklarimet e marra nga policia gjyqësore sipas nenit 296/2, janë përdorur sipas nenit 296/3të K.Pr.Penale, për kundërshtimin e thënieve të pandehurve në gjykim, ku ata kanë ndryshuarpozicionin e tyre të mbrojtjes..” 357. “marrja e deklarimeve të V.T dhe M.T në cilësinë epersonave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, pa praninë e mbrojtësit, është bërë sipas

352 Gjykata Kushtetuese me vendimin Nr 7 datë 28.02.2000.353 Arsyetim në lidhje me mos respektimin e kërkesave të nenit 296/1 të K.Pr.Penale nga Kolegji Penal iGjykatës së Lartë në vendimin Nr 720 datë 20.10.2005 me të gjykuar M.N.354 Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 5 datë 11.11.2003.355 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003 në lidhje me respektimine kërkesave të nenit 296/2,3 të K.Pr.Penale, fq.7 e vendimit .356 Arsyetim në vendimin Nr 279 datë 04.06.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.357 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003, fq. 8 e vendimit .

Page 84: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

83

kërkesave të nenit 296/2 të K.Pr.Penale, pasi vepra penale ka qënë e dukshme ... përdorim ikëtyre deklarimeve është bërë sipas nenit 296/3 të K.Pr.Penale, për të kundërshtuarshpjegimet e këtyre të pandehurve të dhëna para gjykatës“ 358.

Ligjvënësi nëpërmjet një sërë dispozitash për marrjen në pyetje të pandehurit kagarantuar të drejtën e të pandehurit për të heshtur, e drejte kjo që nënkupton jo vetëmmundësinë për të mos ju përgjigjur pyetjeve të bëra, por sidomos mundësinë për të zgjedhurnëse do ti nënshtrohet apo jo pyetjeve të bëra nga organi proçedues. Gjithashtu rezulton që ipandehuri të mos ketë asnjë pasojë juridike nëse jep shpjegime të pa vërteta, ndryshe sikursequhet “e drejta për të gënjyer”, që do të thotë që i pandehuri për t’u mbrojtur mund edhe tëbëjë deklarime jo të vërteta, pa pësuar asnjë sanksion.

Deklarimet e marra nga policia gjyqësore, sipas nenit 303, pasqyrohen nëproçesverbalin përkatës Ky akt i vihet në dispozicion prokurorit së bashku me aktet e tjera sidhe çdo provë apo send që lidhet me objektin e të provuarit. Kur Prokurorit gjatë hetimeveparaprake, i rezulton se një shtetas është autor i kryerjes së veprës penale, kjo e bazuar nëfakte e të dhëna të mjaftueshme, ai vendos ngritjen e akuzës penale (sipas llojit të veprëspenale të sanksionuar në K.Penal) duke vendosur marrjen si të pandehur (akuzuar penalisht)këtë shtetas. Sipas nenit 34/1 të K.Pr.Penale, Prokurori e formalizon këtë veprim tërëndësishëm hetimore me aktin e njoftimit të akuzës, akt i cili detyrimisht i komunikohet tëpandehurit dhe mbrojtësit tij. “Gjykata Kushtetuese vlerëson se informimi i plotë dhe i saktëpër akuzat e ngritura si dhe kualifikimin ligjor të veprës penale, është kusht thelbësor përbesueshmërinë e proçesit dhe për pregatitjen e një mbrojtje efektive, e cila është një ngagarancitë themelore për realizimin e së drejtës për proçes të rregullt ligjor” 359. Të njëtinqendrim ka mbajtur edhe Gj.E.Dr.Njeriut duke arsyetuar se “..informimi i plotë dhe i saktë itë pandehurit për akuzën dhe kualifikimin ligjor të veprës ... është kusht i rëndësishëm përproçesin e rregullt ligjor ” 360.

Në aktin e njoftimit të akuzës dhe marrjes të pandehur, prokurori pasqyron faktet dhetë dhëna e mjaftueshme, provat penale mbi të cilat është bazuar në ngritjen e akuzës penalendaj të pandehurit.“Në këtë akt proçedural, mbi bazën e të cilit personi merr cilësinë e tëpandehurit, parashtrohen të dhënat e grumbulluara deri në atë fazë të hetimit paraprak, tëcilat janë vlerësuar të mjaftueshme, për të konkluduar si për natyrën kriminale të veprës sëkryer, ashtu dhe për autorin e saj ... si rregull statusi i të pandehurit merret në përfundim tëhetimeve” 361.

Pyetja e të pandehurit të mitur. Marrja e deklarimeve si person i dyshuar përkryerjen e një vepre penale apo pyetja me cilësinë e të pandehurit, të miturit nën moshën 18vjeç, bëhet duke respektuar jo vetëm detyrimet dhe kërkesat e përgjithshme, por edhe ato tëparashikuara nga nenin 35 dhe 49/2 i këtij kodi. “pyetja e të pandehurit mitur është veprim indërlikuar proçedural dhe me rëndësi të veçantë, ajo realizohet duke respektuar jo vetëmrregullat proçedurale por edhe duke aplikuar metoda të veçanta kriminalistike, për tësiguruar thënie sa më origjinale, sa më reale për një ngjarjen, fakt apo rrethanë që ka lidhje

358 Vendimi Nr 81 datë 18.02.2004 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të gjykuarit V.T dhe M.T. Të njëjtinqendrim ka mbajtur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë edhe në vendimin Nr 338 datë 09.06.2004. .359 Arsyetim i Gjykatës Kushtetuese në vendimin Nr 4 datë 10.02.2012 në pikën 16, fq 7 e vendimit..360 Vendimi Gj.E.Dr.Njeriut, në çështjen Pelissier dhe Sassi kundër Francës, në çështjen Rassich kundër Italisëetj...361 Arsyetim në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Nr 3 datë 27.09.2002, nëlidhje me vendimarrjen e prokurorit ndaj autorit të veprës penale në raport me provat e administruara gjatëhetimeve paraprake.

Page 85: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

84

me objektin e të provuarit, si dhe me personalitetin e autorëve të veprës penale në hetimin egjykimin e çështjes” 362.

Në pikën “1” të kësaj dispozite kërkohet pjesëmarrja e detyrueshme e mbrojtësit si dhee prindit, apo të një personi të kërkuar nga vetë i mituri dhe i pranuar nga subjekti që realizonmarrjen në pyetje. Sipas pikës “2” të këtij neni, prania e prindit apo personi tjetër, mund tëshmanget vetëm kur kjo është në interes të miturit, apo në raste dhe rrethana të ngutëshme,kur nga vonesa mund të dëmtohen rëndë hetimet, por gjithnjë në praninë e detyrueshme tëmbrojtësit pavarësisht vullnetit të miturit. “i pandehuri me vullnetin e tij të lirë ka të drejtë tëkërkojë ose jo asistencën e mbrojtësit, nëse ai nuk e kërkon, nuk mund të veprohet nëkundërshtim me vullnetin e tij, me përjashtim të rasteve kur vetë ligji parashikonpjesëmarrjen e detyrueshme të mbrojtësit, neni 49/2 të K.Pr.Penale, mbrojtja për personatnën 18 vjeç ose me të meta fizike e psiqike, është e detyrueshme” 363.

Në rastet kur është vepruar në kundërshtim me kërkesat detyruese të mësipërme, aktete marra janë deklaruar të pavlefshme, praktika gjyqësore ka mbajtur qëndrim të qartë në këtëdrejtim, dhe konkretisht; “..deklarimet e të gjykuarve B.T, I.L, A.B dhe F.T, janë marrë ngapolicia gjyqësore në kundërshtim me ligjin proçedural penal, pasi këta persona rezultojnë sejanë nën 18 vjeç, sipas akteve të gjendjes civile. Në bazë të nenit 49/2 të K.Pr.Penale, kur ipandehuri është i mitur, ndihma nga një mbrojtës është e detyrueshme edhe kur i mituri bëndeklarime si person ndaj të cilit zhvillohen hetime” 364.

Pyetja e të pandehurit të mitur ka veçori specifike, ajo kushtëzohet nga mosha e tyre,prirjet, botëkuptimi, zhvillimi dhe veçoritë psikologjike që kanë të miturit, sidomos ata nëfillimet e adoleshencës tyre . “negativisht në pyetjen e të miturit ndikon edhe ndjenja e frikësapo mbivlerësimi që mund ti bëjë ai proçesit pyetjes. Gjatë pyetjes së të miturit duhet paturparasysh prirja e tyre për fantazi dhe transformime imagjinare të realitetit të ngjarjes apo tërrethanave që kanë lidhje me çështjen, veçori është edhe sugjestionimi dhe autosugjestionimiqë ndodhin më shpesh tek të miturit “ 365.

Praktika ka njohur mjaft raste që persona të mitur, nën presionin psikologjik tëshkaktuar nga mënyra si është proçeduar për marrjen e tij në pyetje e rrethana të tjera, kanëbërë deklarime që kanë rezultuar të pavërteta, ata i kanë atribuar vetes apo personave të tjerë,kryerjen e veprave penale të cilat nuk ishin kryer prej tyre apo që nuk kishin ndodhur.“..imituri V.K .. filloi të japë shpjegime për kryerjen gjoja prej tij në bashkëpunim edhe mepersona të tjerë të tre vjedhjesve me thyerje. Gjatë verifikimit rezultoi e kundërta, thëniet e tijnuk përputheshin me asnjë nga rrethanat e treguara në lidhje vjedhjet e kryera, si dhe as nukekzistonte vendi ku sipas tij ata kishin fshehur sendet e vjedhura” 366.

Në çdo fazë të proçedimit penal nga ana e organit proçedues, kur ka dyshime tëarsyeshme në lidhje me moshën e të pandehurit, fakti nëse është apo jo i mitur, sipasparashikimeve të bëra nga neni 41/1 i K.Pr.Penale, duhet të bëhen verifikimet e nevojshme,nëpërmjet akteve të gjendjes civile, si dhe, kur nuk është e mundur të përcaktohet, atëherëduhet të urdhërohet kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor. Nëse nga verifikimet nëpërmjet

362 Spiro Spiro “Taktika e pyetjes së dëshmitarit dhe të pandehurit të mitur” Konferenca Kombëtare eKriminalistikës, Tiranë 1982, faqe 57, 58 .363 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003, në lidhje me praninë edetyrueshme të mbrojtësit në pyetjen e të pandehurit të mitur, nën 18 vjeç.364 Arsyetim në lidhje me nenet 35 dhe 49/2 të K.Pr.Penale nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr402 datë 08.06.2005 .365 Spiro Spiro “Taktika e pyetjes së dëshmitarit dhe të pandehurit të mitur” Konferenca Kombëtare eKriminalistikës,Tiranë 1982, faqe 58 .366 Rast në praktikë i ilustruar në punimin e Spiro Spiro “Taktika e pyetjes së dëshmitarit dhe të pandehurit tëmitur” Konferenca Kombëtare e Kriminalistikës,Tiranë 1982, faqe 61.

Page 86: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

85

dokumentacionit dhe ekspertimit mjeko ligjor, nuk përcaktohet saktësisht mosha, nëse ështëapo jo i mitur, sipas paragrafit të dytë të kësaj dispozite, ky person prezumohet i mitur, dukerespektuar të gjitha dëtyrimet që rrjedhin në këtë rast. “zhvillimi fizik e psikik i të miturvedallon nga ai i të rriturve, ndonëse ky zhvillim është i lartë tek të miturit, edhe lëkundshmëriapër vlerat shoqërore është e tillë, mendimet, veprimet, mënyra e sjelljes dhe reagimet ndajngacmimeve të jashtme është e ndryshme nga të rriturit” 367.

Për të pandehurin në moshë madhore, ai duhet të njihet më të drejtat proçedurale që kasipas neneve 38, 39 të K.Pr.Penale dhe në mënyrë të veçantë me të drejtën për praninë dhendihmën juridike të një mbrojtësi, si dhe të drejtën për të mos folur e dhënë përgjigje. “Dukeju referuar legjislacionit proçedural penal, dispozitat që rregullojnë marrjen në pyetje të tëpandehurit janë nenet 37, 38 dhe 39 të K.Pr.Penale. Të tre këto nene mund të analizohenvetëm në harmoni me njëra tjetrën dhe në funksion të respektimit të garancive kushtetuese qëburojnë nga nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës” 368. Nëse ky i pandehur, pasi njihet efektivishtme këto të drejta, kërkon që thëniet e tij t’i japë pa praninë e mbrojtësit, proçedohet sipaskërkesës dhe vullnetit tij. Gjykata Kushtetuese gjithashtu ka nënvizuar se “..veçanërisht nëproçesin penal, barazia e armëve, kontradiktoriteti dhe lidhur ngushtë me këto, realizimi imbrojtjes së të pandehurit, garantuar nga Kushtetuta dhe neni 6 i K.E.D.Njeriut, përbëjnë nëvetvete elementët më thelbësorë të proçesit të rregullt ligjor në kuptimin kushtetues” 369.

Thëniet e të pandehurit në këtë rast kanë të njëjtën vlerë proçedurale sikurse ato tëdhëna në praninë e mbrojtësit, ato përdoren si provë së bashku me provat e tjera. “duhet paturparasysh se zgjedhja dhe prania e mbrojtësit edhe në rastet kur merren deklarime ngapersoni ndaj të cilit zhvillohen hetime është e drejtë e vetë personit. Ai me vullnetin e tij të lirëka të drejtë të kërkojë ose jo asistencë e mbrojtësit, nëse ai nuk e kërkon, nuk mund tëveprohet në kundërshtim me vullnetin e tij..” 370.

Deklarimet e të pandehurit në hetim. Në nenin 36 të K.Pr.Penale përcaktohet sedeklarimet e dhëna nga i pandehuri, rrjedhimisht edhe nga shtetasit ndaj të cilëve zhvillohenhetime, të marra nga policia gjyqësore ose prokurori, nuk mund të përdoren si dëshmi nëgjykimin e çështjes. Këto deklarime, thënie, nuk rregullohen nga parashikimit e ligjit mbidëshminë si provë në proçesin penal, por nga parashikimet e bëra në këtë kapitull, ashtusikurse në nenin 156/b të K.Pr.Penale, është parashikuar papajtueshmëria e këtij të pandehurime detyrën e dëshmitarit.

Kolegji Penal i Gjykatës Lartë në lidhje me zbatimin e kërkesave të mësipërme kaarsyetuar se; “me të drejtë nga ana e gjykatave janë vlerësuar si të papajtueshme me detyrëne dëshmitarit deklarimet e bashkë të pandehurit A.G në të njëjtën çështje me të gjykuarin S.T.Për A.G është vendosur pushimi i hetimeve, për shkakun se sasia e lëndës narkotike ishte përpërdorim vetjak dhe në sasi të vogël. Në këto kushte deklarimet e A.G nuk mund tëpërdoreshin..” 371. “pretendimet e të gjykuarit Xh.Sh. se janë shkelur kërkesat e nenit 36 .. tëK.Pr.Penale, nuk qëndrojnë, deklarimet e tij ditën e ngjarjes, duke treguar autorët dhemekanizmin e ngjarjes, u provuan se janë të sakta nga provat e tjera tëpakundërshtueshme...” 372.

367 Prof. Dr. Vesel Latifi “Kriminalistika e delikuencës së të miturve” botuar në revistën shkencore “Rilindja”Prishtinë 1982.368 Arsyetim i Gjykats Kushtetuese në vendimin Nr 14 dat 03.05.2011 mbi marrjen në pyetje të pandehurit.369 Arsyetim i Gjykatës Kushtetuese në vendimin Nr 4 datë 10.02.2012 me kërkues L/L, fq.6, pika 14 e vendimit.370 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003, në lidhje me praninë osejo të mbrojtësit në pyetjen e të pandehurit sipas vullnetit tij.371 Në lidhje më kërkesat e neneve 36 dhe 156/b të K.Pr.Penale, arsyetim në vendimin Nr 20 datë 20.01.2010 tëKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.372 Arsyetim në Vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr 279 datë 04.06.2008

Page 87: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

86

Deklarimet me vetëpërgjegjësi. Marrja e deklarimeve nga persona të cilët nuk janëmarrë të pandehur, deklarimet e të cilëve në përmbajtje japin të dhëna fajësuese ndajdeklaruesit, janë rregulluar nga parashikimet e nenit 37 të K.Pr.Penale. Në mënyrë të qartëështë parashikuar, se kur deklaruesi bën deklarime me të dhëna inkriminuese ndaj vetes,autoriteti proçedues detyrohet të ndërpresë pyetjen dhe e paralajmëron atë se pas këtijmomenti ndaj tij mund të zhvillohen hetime, duke e ftuar atë të caktojë një mbrojtës përdhënien e ndihmës juridike. Deklarimet para këtij paralajmërimi nuk mund të përdorenkundër këtij deklaruesi.

Vetpërgjegjësia e parashikuar nga ligjvënësi në këtë rast lidhet me atë të deklaruesitdhe jo të pandehurin. Nga praktika gjyqësore janë evidentuar qëndrimet e mëposhtme;“..pyetja e të pandehurit F.R, nuk vjen në kundërshtim me nenin 37 të K.Pr.Penale, pasi ai nëkëtë fazë është marrë në përgjegjësi penale. Deklarimet që tregojnë vetpërgjegjësi nuk mundtë përdoren kundër personit, në qoftë se ai nuk është marrë i pandehur” .373 “pretendimi sedeklarimet e A.S, M.S dhe A.S janë marrë në kundërshtim me nenin 37 të K.Pr.Penale, nukqëndron, në deklarimet e tyre në cilësinë e personave që tregojnë rrethana hetimi, ata nukkanë dhënë asnjë të dhënë vetpërgjegjësie, por kanë shpjeguar vetëm veprimet e nënës tyrelidhur me shumën në euro të kërkuar nga punonjësit e policisë kufitare” 374.

Duhet thënë se pavarësisht se nga ligjvënësi në këtë dispozitë kjo e drejtë i ështënjohur “...personit që nuk është marrë i pandehur..” në këtë rast është e qartë se bëhet fjalëpër deklaruesin që merret në pyetje në cilësinë e shtetasit që tregon rrethana hetimi, sipaspërcaktimeve të nenit 297/1 dhe 312/1 të K.Pr.Penale. Për më tepër që sipas nenit 34/4 tëK.Pr.Penale, dispozitat që zbatohen për të pandehurin zbatohen edhe për personin ndaj të cilitzhvillohen hetime, pra ky person ka të njëjtat të drejta dhe detyrime gjatë pyetjes sikurse edhei pandehuri 375. Kjo del qartë nga vetë përmbajtja e kësaj dispozite ku përcaktohet se; “ ...ndërpret pyetjen, duke e paralajmëruar se pas këtij deklarimi mund të zhvillohen hetime ndajtij ...” pra ai deri në atë moment, nuk është person ndaj të cilit zhvillohen hetime por vetëmdeklarues që tregon rrethana hetimi.

Këtë qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë në praktikën e saj gjyqësore, ku ka arsyetuarse; “..pretendimi se marrja e deklarimeve ndaj të cilit zhvillohen hetime të gjykuarit ngao.p.gjyqësore, është bërë në kundërshtim me nenin 37 të K.Pr.Penale, nuk qëndron.Deklarimet janë marrë sipas nenit 296/2 të K.Pr.Penale.. dhe këto deklarime në gjykim janëpërdorur vetëm për të kundërshtuar deponimin e tij para gjykatës” 376.

Në lidhje me përkufizimin në këtë dispozitë “..dhe e fton atë të caktojë mbrojtës..”bëhet fjalë për të pandehurin madhor, ku prania e mbrojtësit, varet nga vullneti dhe kërkesa etij. Ndërsa për pyetjen e të miturit, prania e tij është e detyrueshme në zbatim të nenit 49/2 tëK.Pr.Penale, pavarësisht vullnetit të miturit dhe për më tepër në deklarime me përmbajtjevetpërgjegjsie. Qëndrimet e praktikës gjyqësore për të dy rastet, rezultojnë si më poshtë;“neni 37 i K.Pr.Penale, nuk parashikon pjesmarrjen e detyrueshme të avokatit në pyetjen epersonit (madhor) që nuk është marrë i pandehur, në kundërshtim me vullnetin e tij, pordetyrimin që ti bëhet e qartë pasoja që ka nga inkriminimi sipas deklarimeve të tij dhe ta ftojë

373 Arsyetim mbi mos konkurimin e kërkesave të nenit 37 të K.Pr.Penale gjatë pyetjes së të pandehurit, sipasVendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Nr 212 datë 21.04.2004.374 Arsyetim në Vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Nr 13 datë 26.01.2011.375 Në lidhje me të njëjtat të drejta dhe detyrime midis këtyre dy subjektëve janë bërë arsyetime të zgjeruara ngaKolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 3 datë 27.09.2002, si dhe të Kolegjit Penal mevendimet Nr 117 datë 28.05.2008, Nr 118 datë 03.10.2005, Nr 416 datë 16.07.2003 etj…376 Arsyetim në Vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 338 datë 09.06.2004 në lidhjeme nenet 37, dhe 296 të K.Pr.Penale.

Page 88: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

87

të caktojë mbrojtës” 377. “në rastin e marrjes së deklarimeve të gjykuarve të mitur nuk janërespektuar kërkesat e nenit 37 dhe 49/2 të K.Pr.Penale, pasi pavarësisht se të miturit janëshprehur se do të jepnin deklarime pa praninë e mbrojtësit, në këtë rast prania e tij ka qënë edetyrueshme…deklarimet e tyre janë të pavlefshme..” 378.

Parashikimet e dispozitave të mësipërme, burojnë nga garancitë kushtetuese tëparashikuara nga neni 31 dhe 32/1 379 i Kushtetutës, garanci të cilat janë më të gjëra edhe seato të parashikuar nga K.E.Dr.Njeriut dhe P.Nd.Dr.Civile dhe Politike të O.K.Bashkuara. Atopërfshijë edhe të drejtën që ka individi për të mos dhënë deklarime apo dëshmuar edhe ndajfamiljarëve tij, sipas parashikimit të bërë nga neni 158 i K.Pr.Penale. “prezumimi i pafajësisëi jep të akuzuarit të drejtën për të sjellë provat e tij, por edhe për të mos dëshmuar kundërvetvetes. I takon paditësit të provojë fajësinë e të akuzuarit dhe i akuzuari ka të drejtë të mosflasë, për këtë ai është i lirë të vendosë vetë” 380.

E drejta për të mos dëshmuar kundër vetes apo të pohojë fajësinë e tij, ështëpërcaktuar shprehimisht në nenin 14/3 pika “e” të Paktit 381 Nd.Dr.C.Politike, në të cilinpërcaktohet se “Çdo person i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë, në barazi të plotë, tëketë këto garanci ; .... e) të mos shtrëngohet të dëshmojë kundër vetes ose të pohojë se ështëfajtor” .

Pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga praktika gjyqësore, Gjykata Kushtetuese kaarsyetuar se; “Prania e mbrojtësit (në deklarime me vetpërgjegjësi) është kusht idomosdoshëm për vazhdimin e marrjes në pyetje, pasi ndryshe nuk shpjegohet detyrimi përpunonjësin e policisë që të ndërpresë marrjen në pyetje. Kjo e bën mbrojtësin ligjor subjekt tëdomosdoshëm dhe të pazëvendsueshëm gjatë kryerjes së këtij veprimi proçedural dhe përrrjedhojë, mungesa e tij çon në cënim të nenit 31 të Kushtetutës” 382.

Gj.E.Dr.Njeriut të drejtën për të mos folur e ka trajtuar në kuadër të respektimit tëparimit të prezumimit të pafajësisë sipas nenit 6/2 të K.E.Dr.Njeriut dhe proçesit rregulltligjor, dhe konkretisht; “nuk ka asnjë dyshim edhe pse neni 6 nuk e përmend shprehimisht, edrejta për të mos folur gjatë marrjes në pyetje nga policia dhe e drejta për të mos uvetkriminuar janë norma ndërkombëtare të pranuara në mënyrë të përgjithshme dhe qëpërbëjnë thelbin e nocionit të proçesit të rregullt ligjor që sanksionohet nga neni 6 ikonventës” 383. “.. e drejta për të mos u vetinkriminuar përbën thelbin e nocionit të proçesittë rregullt ligjor.. dhe ka si qëllim respektimin e vullnetit të të akuzuarit për të mos folur” 384.Jurispundenca e Gjykatës së Strasburgut ka avancuar në qëndrimin e saj duke i konsideruar sishkelje të së drejtës për të mos folur apo vetinkriminuar, edhe rastet kur të pandehurit i janëmarrë në “mirbesim” thënie dhe informacione vetinkriminuese, nga persona, informatorë të

377 Mbi respektimin e kërkesave të nenit 37 të K.Pr.Penale në lidhje me të pandehurin madhor, mbi 18 vjeç,arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 81 datë 18.02.2004.378 Vendimi Nr 402 datë 08.06.2005 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të gjykaurit I.L, B.T etj..379 “askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetes tij ose familjes së vet dhe as të pohojë fajësinë e tij”neni 31/1 i Kushtetutës R.Shqipërisë.380 “E Drejta Penale Europiane”, Jean Pradel, botim i vitit 2010, fq.364.381 Pakti ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile dhe politike është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme eKombeve të Bashkuara me rezolutën e saj Nr 2200 datë 16.12.1966, ajo ka hyrë në fuqi në datë 23.03.1976 sipaspërcaktimeve të nenit 49 të këtij pakti.382 Arsyetim mbi praninë e detyrueshme të mbrojtësit në marrjen e deklarimeve me karakter vetëpërgjegjsie,arsyetuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin Nr 14 datë 03.05.2011.383 Arsyetim në Vendimin e Gj.E.Dr.Njeriut datë 08.02.1996, në çështjen Murray kundër Mbretësisë sëBashkuar, Anglisë.384 Arsyetim në Vendimin e Gj.E.Dr.Njeriut datë 17.12.1996, në çështjen Saunders kundër Mbretësisë sëBashkuar, Anglisë.

Page 89: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

88

cilët janë ngarkuar për kryerjen e këtij veprimi nga organet e akuzës. Këto veprime janëkonstatuar si shkelje të nenit 6/2 të konventës 385.

Bashkëpunimi me drejtësinë. Për rritjen e efektivitetit të luftës kundër kriminalitetitdhe në veçanti për krime të rënda, me rrezikshmëri të theksuar shoqërore (krimin eorganizuar) të kryera në bashkëpunim specifik, nga ana e ligjvënësit janë bërë ndryshime tërëndësishme në dispozitat e ligjit penal material dhe atë proçedural penal. Në këtë kuadër ngaligjvënësi janë bërë ndryshimet duke shtuar nenin 284/b të K.Penal, nenet 37/a dhe 167/a tëK.Pr.Penale si dhe miratimi i ligjit Nr 9205 datë 15.03.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëvedhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, të cilat mbushën boshllëkun ligjor që ekzistonte më parënë këtë drejtim 386 . Praktika ka njohur mjaft raste në të cilat i pandehuri gjatë fazës sëhetimeve paraprake, ka shpjeguar rrethana të kryerjes së krimit duke ndihmuar në zbardhjen eplotë të çështjes dhe të autorëve të tjerë. Por gjatë dhënies së shpjegimeve para gjykatës, ngafrika apo shkaqe të tjera serioze, ka mohuar apo ndryshuar thëniet duke u vënë në mënyrë tëpadrejtë në mbrojtje të interesave të pandehurve të tjerë. Ky qëndrim jo vetëm i ka mohuarkëtij të pandehuri përfitimet që parashikon ligji në këto raste, por ka determinuar në zgjidhjejo të drejta të çështjeve penale.

Ligjvënësi në pikën “1” të nenin 37/a të K.Pr.Penale, përcakton statusin e bashkë tëpandehurve në një krim të rëndë si dhe shkallën e bashkëpunimit e ndihmës së dhënë organitproçedues, në çdo fazë të proçesit. Në këtë dispozitë është parashikuar se ndihma e dhënë ngaky i pandehur duhet të jetë e plotë dhe të shërbejë si provë vendimtare për zbulimin, hetimin,gjykimin, parandalimin apo riparimin e pasojave që shkaktohen nga një krim i rëndë. Sipaspikës “2” të kësaj dispozite kjo marëdhënie midis të pandehurit dhe organit proçedues,rregullohet në mënyrë të posaçme nga ligji Nr 9205 datë 15.03.2004 “Për mbrojtjen edëshmitarëve dhe bashkëpuntorëve të drejtësisë”.

Këto ndryshime rregullojnë dhe sanksionojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë raportetligjore që krijohen me autorë të krimeve që bashkëpunojnë me organet e drejtësisë në luftënkundër kriminalitetit me rrezikshmëri të lartë. Në këtë dispozitë parashikohen gjithashtu edhepërfitimet që kanë këta të pandehur sipas nenit 28/7 të K.Penal, si rezultat i bashkëpunimitdhe ndihmës së dhënë në parandalimin, zbulimin, hetimin dhe gjykimin e krimeve të rënda387.

Duhet thënë se në pamje të parë të krijohen dyshime në lidhje më vërtetësinë edëshmisë së të penduarve dhe bashkëpuntorëve të drejtësisë, kjo edhe për shkak të qëndrimittë kushtëzuar, përfitimit që ata realizojnë në këtë rast nëpërmjet qëndrimit dhe dëshmisë tyre.“megjithatë këto dëshmi në shumicën e rasteve i korrespondojnë të vërtetës. Prandaj edheGjykata e Strasburgut mban qëndrim më të zbutur, duke u bazuar në rrethanat e çështjes..”388. Megjithatë nga ana e Gj.E.Dr.Njeriut është arsyetuar se; “dëshmitë e të penduarve dhe

385 Këtu janë rastet e personave të cilët janë ngarkuar nga organet e drejtësisë të cilët marrin si detyrë që tëmarrin informacione nga të akuzuarit. Gj.E.Dr.Njeriut në vendimin datë 05.11.2002, në çështjen Allain kundërAnglisë. Informacionet nga i pandehuri ishin marrë nga një bashkë i burgosur me të pandehurin, i ngarkuar përkryerjen e këtij veprimi nga organet e akuzës.386 Neni 284/b të k.penal “ndihma në zbulimin e krimeve” është shtuar me ndryshimet e bëra me ligjin Nr 8279datë 15.01.1998, nenet 37/a dhe 167/a të K.Pr.Penale janë shtuar me ndryshimet e ligjit Nr 9276 datë16.09.2004.387 Kuptohet që në këtë rast termi i përdorur nga ligjvënësi “krime të rënda” duhet kuptuar për krimet eparashikuara nga neni 75/a të K.Pr.Penale, dispozitë në të cilën është përcaktuar kompetenca lëndore e Gjykatëspër Krime të Rënda.388 E Drejta Penale Europiane, Jean Pradel, botim i vitit 2010, fq.371, komente në lidhje me vendimet eGj.E.Dr.Njeriut datë 27.01.2004 në çështjen Lorse kundër Hollandës, Verhoek kundër Hollandës etj…

Page 90: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

89

bashkëpuntorëve të drejtësisë nuk mund të shërbejnë si prova të vetme, ato duhet tëvërtetohen e konfirmohen edhe nga prova të tjera” 389.

Rregullat e pyetjes së të pandehurit në hetim. Pyetja e të pandehurit gjatë hetimevebëhet si rregull nga prokurori, por edhe nga policia gjyqësore mbi delegimin e posaçëm tëprokurorit. Gjatë këtij proçesi respektohen kërkesat detyruese të parashikuara nga neni 38, 39dhe vijuese të këtij kodi, duke i grupuar si më poshtë;

1. Përpara marrjes në pyetje i pandehuri njihet me të drejtën e ndihmës juridike,praninë e mbrojtësit gjatë pyetjes, i zgjedhur apo caktuar. Me përjashtim të rasteve kur ipandehuri është i mitur, prania e mbrojtësit është e detyrueshme pavarësisht vullnetit të këtijtë pandehuri.

2. Të pandehurit në mënyrë të qartë i shpjegohet se ka të drejtë që pyetjeve që i bëhentë mos i përgjigjet, dhe se pavarësisht këtij qëndrimi, proçedimi ndaj tij do të vazhdojë.

3. Ti shpjegohet në mënyrë të qartë dhe të përpiktë fakti që i atribuohet, akuza penalee ngritur ndaj tij, duke e njohur edhe me provat që ekzistojnë ndaj tij. Burimet e provavemund të tregohen vetëm nëse nuk dëmtohen hetimet.

4. Pas respektimit të kërkesave të mësipërme, i pandehuri ftohet të shpjegojë gjithçkaqë ai çmon të dobishme për mbrojtjen e tij dhe sqarimin e rrethanave.

5. Pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga i pandehuri, atij i bëhen pyetje tëdrejtpërdrejta, pyetjet shënohen në proçesverbal, si dhe përgjigjet dhe shpjegimet nëse ipandehuri ka dhënë.

6. Gjatë marrjes në pyetje, qoftë edhe me pëlqimin e tij, nuk mund të përdoren metodaose teknika për të ndikuar në vullnetin apo kujtesën e të pandehurit. Nga legjislacione tëvendeve të tjera aplikimi i mjeteve teknike në këtë drejtim është i parashikuar, por përdorimi ityre varet nga vullneti dhe qëndrimi i të pandehurit. “Ndërsa ndalimi i parashikuar nga neni38/2 i K.Pr.Penale, që ndaj personit të marrë në pyetje nuk mund të përdoren metoda oseteknika për të ndikuar në vullnetin e lirë të tij, mund të lexohet nga Gjykata vetëm në kuptiminmë të gjërë të mundshëm, duke ndaluar çdo lloj sjelljeje, nga ana e organeve të zbatimit tëligjit që mund të lërë shteg për dyshime se vullneti i personit të marrë në pyetje ështëdhunuar” 390.

Kur nga prokurori të pandehurit, i janë bërë të ditura të gjitha kërkesat dhe të drejtat emësipërme, dhe ai ka kërkuar apo dhënë shpjegime, ato marrin vlerën e provës penale, dhe nëpërputhje me kërkesat e ligjit ato mund të kërkohen nga palët, për tu marrë e vlerësuar siprovë nga gjykata në gjykimin e çështjes. “vlerësimi si provë nga gjykata i shpjegimeve tëdhëna nga i pandehuri Xh.Sh dhënë gjatë hetimeve, nuk është bërë në shkelje të kërkesave tëneneve 36, 37 dhe 296/3 të K.Pr.Penale, kjo provë ështe vlerësuar në harmoni edhe me provate tjera..” 391. Kjo provë e marrë nga prokurori sipas kushteve dhe kritereve të shpjeguara mëlart, ka vlerën e provës penale edhe ndaj të pandehurve të tjerë, në të njëjtin proçedim apo nënjë tjetër proçedim të lidhur me të. “pretendimi mbrojtësit mbi papërdorshmërine eshpjegimeve të pandehurit O.K, dhënë gjatë hetimeve nuk qëndron, pyetja e tij është bërë nëpërputhje me kërkesat e nenit 167/3 të K.Pr.Penale...pyetja e tij si i pandehur është bërë papraninë e mbrojtësit sipas dëshirës dhe kërkesës së këtij të pandehuri...” 392.

Kur kanë përfunduar hetimet paraprake dhe nga ana e prokurorit sipas nenit 331 tëK.Pr.Penale, është vendosur dërgimi i çështjen për gjykim, përfundon edhe e drejta e

389 Arsyetim në vendimin e Gj.E.Dr.Njeriut, datë 25.04.2004 Cornelis kundër Hollandës.390 Mbi ndalimin e përdorimit të teknikave dhe taktikave hetimore në dhunim të vullnetit të personit të akuzuar,asyetuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin Nr 14 datë 03.05.2011.391Arsyetim në vendimin Nr 279 datë 04.06.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.392 Arsyetim në vendimin Nr 25 datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 91: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

90

prokurorit për ta marrë në pyetje të pandehurin, përveçse në seancë gjyqësore sipas këkesavetë parashikuara nga nenet 166 dhe 167 të K.Pr.Penale. “..proçesverbali i pyetjes së tëpandehurit J.M nga prokurorët, pasi çështja ishte dërguar për gjykim, nuk është marrë,vlerësuar e trajtuar si provë nga gjykata në dhënien e vendimit...” 393.

Ligjvënësi në nenin 316/c të K.Pr.Penale, ndër të tjera i ka njohur të drejtën palëve, qëti kërkojnë gjykatës marrjen në pyetje të pandehurit në seancë gjyqësore, edhe se çështjandodhet ende në fazën e hetimit paraprak. Kjo e drejtë e prokurorit dhe të pandehurit i lind nëlidhje me përgjegjësinë e personave të tjerë, me të pandehur në bashkëpunim apo në njëproçedim të lidhur. Marrja në pyetje e të pandehurit nga gjykata që në këtë fazë bëhet edomosdoshme jo vetëm për shkak të rrethanave të njohura dhe të trajtuara në institutin esigurimit të provës 394, por edhe të faktit që kjo provë të marrë vlerën e provës gjyqësore. Nëkëtë rast gjykata merr një provë me vlerë gjyqësore dhe nën kontradiktoritetin e palëve nëproçes, të cilat realizojnë të drejtat e tyre në marrjen e kësaj prove.

Thëniet e të pandehurit në gjykim. Kjo provë në gjykimin e çështjes merret ngagjykata, sipas kërkesave të përgjithshme si dhe ato të parashikuara nga nenet 166, 167 dhe167/a të K.Pr.Penale, mbi kërkesën e vetë të pandehurit, palëve apo edhe kryesisht. Pozitaproçedurale e të pandehurit në gjykim është tërësisht në kushte më të favorshme se ajo gjatëhetimit paraprak, pasi në këtë fazë të proçesit ai gëzon të njëjtat të drejta, me barazi të plotëme ato të organit të akuzës. Sipas nenit 166 të K.Pr.Penale, në gjykim i pandehuri pyetet ngapalët dhe gjykata nëse e kërkojnë vetë marrjen në pyetje ose kur pasi u kërkohet, ata japinpëlqimin. Sigurisht duke respektuar me rigorozitet rregullat e përgjithshme të marrjes nëpyetje të parashikuara nga ligji. “me të drejtë gjykata, i ka analizuar e vlerësuar provat egjykimit, thëniet e bashkë të pandehurve K.Ll, V.Rr dhe S.K të cilat së bashku me provat etjera... provojnë se i gjykuari S.R është bashkëpuntor në kryerjen e veprës penale” 395. “ngagjykata e apelit në mënyrë të gabuar i është dhënë vlerë e paracaktuar thënieve të gjykuarësB.T në gjykim, me të cilat ka mohuar atë ç’ka kishte deklaruar në hetim, thëniet në gjykim nukjanë çmuar në harmoni me një sërë provash të tjera të shqyrtuara gjatë gjykimit në shkallë tëparë, prova të cilat vërtetonin fajësinë e të gjykuarit B.L.” 396.

Kanë vlerën e provës gjyqësore, thëniet, shpjegimet, përgjigjet apo deklarimet e bëranga i pandehurit në gjykimin e çështjes. Të njëjtën vlerë ka edhe çdo deklarim i bërë nga ipandehuri, gjatë gjykimit të çështjes sipas të drejtës të njohur nga neni 358 i K.Pr.Penale.Vlerën e provës gjyqësore kanë edhe deklarimet e bëra gjatë hetimeve në cilësinë e tëpandehurit dhe personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, kur në gjykimin e çështjes ështëproçeduar me gjykim të shkurtuar sipas neneve 404 dhe 405 të K.Pr.Penale. Në këtë rastdeklarimet e të akuzuarve gjatë fazës së hetimit paraprak si dhe çdo provë tjetër hetimore,marrin vlerën e provave gjyqësore. Në gjykimin e shkurtuar është vetë i pandehuri i cilikërkon që të mos proçedohet me shqyrtimin, verifikimin dhe kundërshtimin e provave nëseancë gjyqësore, për shkak të përfitimit që ai ka në uljen e masës së dënimit sipas nenit 406/1të K.Pr.Penale. “..gjykimi i shkurtuar është një gjykim i posaçëm i cili konsiston në heqjen

393 Arsyetim në vendimin Nr 69 datë 14.03.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës sëLartë në lidhje meprocesverbalin e pyetjes nga prokurori datë 06.05.2001 të pandehurit J.M, veprim ky i kryer pasi çështja ishtederguar për gjykim, akt ky I kërkuar nga prokurorët për tu administruar në cilësinë e provës. Nga ana e gjykatësme vendim nuk u pranuar marrja e kësaj prove pasi pyetja e këtij të pandehuri nga prokurori ishte kryer nekundërshtim me kërkesat e ligjit proçedural.394 Trajtim i zgjeruar është bërë në kapitullin e V-të të këtij punimi mbi sigurimin e provës.395 Arsyetim në vendimin Nr 810 datë 15.09.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi vlerësimin si provëtë thënieve të pandehurve në gjykim.396 Arsyetim në vendimin Nr 850 datë 29.09.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi vlerësimin e gabuartë thënieve të pandehurës B.T në gjykim.

Page 92: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

91

dorë në mënyrë të vullnetshme nga i pandehuri nga disa aspekte të së drejtës për një proçes tërregullt ligjor, të tilla si parimi i barazisë së armëve dhe formimi i provës nëkontradiktorialitet, për të përfituar një ulje dënimi” 397. Praktika gjyqësore në këtë drejtimtashmë është unifikuar nga Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku ndër tëtjera është arsyetuar se; “gjykimi i shkurtuar në thelb të tij ka pranimin e akteve tëgrumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprak dhe eviton marrjen e provave në seancëgjyqësore dhe debatin lidhur me to”-“ky gjykim eviton fazën e hetimit gjyqësor ... në dallimnga gjykimi i zakonshëm, atij i mungon faza e marrjes së provave dhe kërkesat në lidhje mepavlefshmërinë e tyre” 398.

Thëniet e të pandehurit në një proçedim të lidhur. Si provë konsiderohen edhethëniet e bëra nga i pandehuri në një proçedim të lidhur 399 për të dhe të pandehurit e tjerë,gjithnjë duke respektuar kërkesat dhe rregullat proçedurale të mësipërme, si dhe ato specifiketë parashikuara nga nenet 311, 167 dhe 167/a të këtij kodi. “akuza në ngarkim të pandehurveF.K dhe F.N nuk është bazuar vetëm ne deklarimet e të pandehurit F.N dhënë parao.p.gjyqësore, por edhe duke u bazuar në deklarimet e personave të tjerë, të marra gjatëhetimit paraprak si dhe prova të tjera të administruara në gjykim..” 400.

Marrja e kësaj prove, gjatë hetimeve paraprake, bëhet nga prokurori sipas kërkesave tënenit 311, dispozitë e cila i referohet nenit 167 të K.Pr.Penale. Vlera e kësaj prove penale sidhe rregullat për marrjen, administrimin dhe vlerësimin e saj janë të njëjta. “..me të drejtë ngagjykata janë vlerësuar si provë theniet e të pandehurit E.K në hetim, ku ka shpjeguar njohjenme P.Sh, rrethanat e çështjes, marrëveshjen dhe bisedimet ndërmjet tyre, rolin e tij sitransportues, masën e shpërblimit për transportin...së bashku me provat e tjera ” 401. “..nëvlerësim të besueshmërisë se deklarimeve të pandehurit E.P të dhëna në hetim, kjo gjykatë,ashtu si dhe gjykata e shkallës parë, bindet për vërtetësinë e tyre, sepse ato gjejnë përputhjetë plotë me provat e tjera të administruara dhe konkretisht....” 402.

Në nenin 167 të K.Pr.Penale, parashikohet marrja e kësaj prove nga gjykata në seancëgjyqësore. Edhe në këtë rast kjo provë merret mbi kërkesat e palëve apo kryesisht. Për pyetjene këtyre të pandehurve, respektohen rregullat e përgjithshme mbi marrjen në pyetje tëpandehurit në gjykim. Në varësi të respektimit të kërkesave të parashikuara nga kjo dispozitënga praktika gjyqësore është mbajtur qëndrim për vlerësimin apo jo si provë, dhe konkretisht;“ky kolegj, çmon si të pabazuar pretendimin e mbrojtjes, mbi papërdorshmërinë e thënieve tëpandehurit O.K, pasi pyetja e tij është bërë në përputhje me kërkesat e nenit 167/3 tëK.P.Penale, sipas të cilit personat e marrë si të pandehur në një proçedim të lidhur,ndihmohen nga mbrojtësi i zgjedhur dhe në mungesë të tij, nga mbrojtësi i caktuarkryesisht..” 403.“nga gjykata në kundërshtim me kërkesat e nenit 167 të K.Pr.Penale e ka

397 Vendimi Nr 4 datë 10.02.2012 I Gjykatës Kushtetuese, arsyetim mbi gjykimin e shkurtuar dhe provat e marranë këtë gjykim të posaçëm.398 Arsyetim në vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar dhe vlerën gjyqësore që marrin provat, thëniet e të akuzuarve të marra gjatë hetimeveparaprake. Gjithashtu arsyetohet se thëniet në hetim të pandehurve nuk mund të kundërshtohen apo të kërkohetpavlefshmëria e tyre në këtë lloj gjykimi.399 Thënie këto të cilat japin njoftime dhe lidhen objektin e të provuarit, ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë tëcilët janë objekt gjykimi.400 Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 5 datë 11.11.2003.401 Arsyetim në vendimin Nr 12 datë 24.01.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi vlerësimin si provë tëthënieve të bashkë të pandehurit në të njëtin gjykim.402 Vendim Nr 44 datë 06.09.2010 i Gjykatës Apelit për Krime të Rënda, ky vendim ka lënë në fuqi vendimin Nr22 datë 02.06.2010 të Gjykatës Shkallës Parë për krime të Rënda Tiranë. Edhe vendimi i gjykatës Apelit Tiranëështë lënë në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 173 datë 21.12.2011.403 Arsyetim në vendimin Nr 25 datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 93: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

92

konsideruar shtetasin E.V si të pandehur në një proçedim të lidhur. E.V është dënuar mevendim të formës prerë në shtetin grek ... dhe vlerësimi i dëshmisë tij si provë është bërë nëkundërshtim me nenin 152/3 dhe 156/b të K.Pr.Penale..” 404 . “..në rigjykimin e çështjesgjykata duhet të administrojë proçesverbalin e seancës gjyqësore mbi thëniet e dy tëpandehurve E.H dhe N.Ç gjykuar më vete, ose nëse çmohet nga gjykata, mund të thirren dhetë pyeten në gjykim në zbatim të kërkesave të nenit 167 të K.Pr.Penale, mbi kërkesat e palëveapo kryesisht” 405. “marrja e deklarimeve si të pandehur të A.H është marrë në kundërshtimme kërkesat e nenit 167/4 të K.Pr.Penale, pasi nuk i është bërë e njohur e drejta që ka paturpër të mos u përgjigjur. Sipas nenit 151/4 të K.Pr.Penale kjo provë është e papërdorshme..”406.

Pyetja në distancë e të pandehurit. Neni 167/a i K.Pr.Penale, ka parashikuar rastetkur i pandehuri në një proçedim të lidhur, është i proçeduar apo duke vuajtur dënimin jashtështetit për një tjetër vepër penale, kur ekstradimi i tij është i pamundur. Ky i pandehur mundtë pyetet në distancë nga gjykata 407, nëpërmjet lidhjes audiovizive të drejtpërdrejtë, sipasmarrëveshjeve ndërkombëtare, me kusht që gjatë këtij proçesi, këtij të pandehuri t’i sigurohetmbrojtja, në vendin ku ai ndodhet.

Ndonëse për aplikimin e kësaj dispozite rastet e praktikës gjyqësore kanë qenë tëpakta, këtu mund të përmenden rastet e mëposhtme;“..prishja e vendimi gjykatës shkallësparë nga gjykata e apelit është i drejtë, pasi vendimi gjykatës shkallës parë ka në themel të tijdeklarime të shtetasve të huaj gjatë hetimeve paraprake, pa ezauruar thirrjen e tyre në gjykimnë kuptim të nenit 167/a të K.Pr.Penale, pra vendimi është mbështetur në prova tëpapërdorshme në kuptim të nenit 151/4 të K.Pr.Penale” 408. “Në rastin në fjalë, dëshmia ebërë para autoriteteve italiane nga A.M, është bërë e mundur që të ripërsëritet nëpërmjetvideo-konferencës ku të dyja shtetet, si ai italian dhe ai shqiptar, ndoqën proçedura qëlegjislacionet e të dy vendeve i parashikojnë...është garantuar marrja e provës në prezencën epalëve në proçes duke ju dhënë atyre mundësitë që ligji parashikon” 409. Për këta të pandehurtë dënuar (kur janë duke vuajtur dënimin jashtë shtetit) dhe ekstradimi është i pamundur, nëçdo rast marrja e tyre në pyetje, bëhet sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të vendosura meshtetin ku ndodhet i pandehuri apo i dënuari. Në këtë rast në zbatim të Konventës së Këshillittë Europës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale” ratifikuar nga ana jonë meligjin Nr 8498 datë 10.06.1999.

Vlerësimi i thenieve të pandehurit si provë. Thëniet e të pandehurit gjatë fazëshetimeve paraprake mund të përdoren si provë në gjykimin e çështjes, kur ato përputhen dhelidhen në mënyrë organike dhe të natyrshme me prova të tjera, të cilat konfirmojnë vërtetësinëe tyre, pavarësisht qëndrimit të pandehurit në gjykim, ato për pasojë vlerësohen si provë dhepërdoren nga gjykata në dhënien e vendimit. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka arsyetuar se“..vetë e gjykuara e pyetur në cilësinë e të pandehurës në prani të mbrojtësit zgjedhur prej sajAv.L.Y, e ka pranuar vetë një fakt të tillë, pavarësisht ndonjë ndryshimi të pa rëndësishëm për

404 Vendimi Nr 731 datë 21.11.2007 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.405 Vendimi Nr 79 datë 03.02.2010 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me të gjykuar P.M dhe R.B.406 Arsyetim në vendimin Nr 80 datë 25.02.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.407 Ky proces realizohet nëpërmjet lidhjes së drejtpërdrejtë audiovizive, pyetje kjo që realizohet sipaspërcaktimeve të bëra nga ligji në këto raste. Praktika ka njohur pyetjen në distance që është realizuar me tëdënuarin XY. Në cështjen penale nga ngarkim të pandehurve J.M. në çështjen penale të gjykuar në Gjykatën eRrethit Gjyqësore Tirane për vrasjen e deputetit A.Hajdari.408 Arsyetim në lidhje me nenin 167/a të K.Pr.Penale i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 571datë 17.12.2008, fq. 3 e vendimit në të cilin arsyetohet se vendimi i gjykatës apelit mbi prishjen e vendimitgjykatës shkallës parë dhe kthimin për rigjykim të çështjes është i drejtë.409 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 69 datë 14.02.2003, fq. 12 e vendimit.

Page 94: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

93

çështjen që ekziston midis dëshmisë së dëshmitarit S.Gj, dhe provave të tjera ...” 410. “.. ngagjykata në mënyrë të gabuar i është dhënë vlerë e paracaktuar thënieve të gjykuarës B.T nëgjykim, me të cilat ka mohuar atë ç’ka kishte deklaruar në hetim për të gjykuarin B.L, thënietnë gjykim nuk janë çmuar në harmoni me një sërë provash të tjera të shqyrtuara gjatëgjykimit në shkallë të parë, prova të cilat vërtetonin fajësinë e të gjykuarit B.L.” 411. “..me tëdrejtë dhe në përputhje me kërkesat e ligjit, janë vlerësuar si provë, shpjegimet e hollësishmetë pandehurit A.P, dhënë gjatë hetimeve, të cilat janë verifikuar plotësisht dhe mbështeten ekonfirmohen edhe nga prova të tjera si..“ 412.

Por këto thënie nuk mund të shërbejnë si provë e vetme për deklarimin fajtor tëpandehurit, qëndrim ky i mbajtur nga praktika jonë gjyqësore si dhe ajo e Gj.E.Dr.Njeriut.Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në këtë drejtim ka arsyetuar se; “...deklarimet pohuese gjatëhetimeve të dy pandehurve E.M dhe P.M, të mohuara në gjykimin e çështjes, në mungesë tëçdo prove tjetër, përbëjnë indicje, nuk mund të arrihet në vendim fajësie për asnjërin nga tëpandehurit....” 413 . “..deklarimet e të pandehurit nuk janë dhe nuk duhet të jenë provakryesore, mbi të cilën bazohet gjykata në përfundimet e saj. Proçesi i të provuarit nuk ështëpranimi ose jo i fajësisë nga i pandehuri, por vërtetimi i fakteve nëpërmjet grumbullimit tëprovave të mjaftueshme për të bindur gjykatën lidhur me fajësinë e tij” 414. “në rastin nëgjykim nuk ka prova bindëse se i gjykuari është pjesë e trafikimit.. vendimet e gjykatavebazohen kryesisht në shpjegimet e dhëna në hetim nga i gjykuari F.A i cili ka qënë në rolin etransportuesit saj, dhe nuk ka të dhëna dhe prova të tjera që prej tij të jenë kryer veprimekonkrete trafikimi..” 415.

Në rastet kur kjo provë ka rezultuar në lidhje dhe përputhje me njoftimet e dhëna ngaprovat e tjera, praktika gjyqësore e ka vlerësuar atë si pjesë të provave fajësuese dhekonkretisht; “..në vlerësim të besueshmërisë se deklarimeve të pandehurit E.P të dhëna nëhetim, kjo gjykatë, ashtu si dhe gjykata e shkallës parë, bindet për vërtetësinë e tyre, sepse atogjejnë përputhje të plotë me provat e tjera të administruara dhe konkretisht....” 416 .“deklarimet në hetim të gjykuarve, në cilësinë e të pandehurve,... janë në përmbajtje të njëjtame provat e tjera, edhe sa i përket organizimit, të mekanizmit të kryerjes vjedhjes, ndarjes sëlekëve të vjedhura, të cilat u gjendën të fshehura në vendet ku ata kishin deklaruar etreguar..” 417.

Leximi i thënieve të pandehurit. Sipas nenit 370/1 të K.Pr.Penale, kur thëniet e tëpandehurit gjatë gjykimit tëçështjes janë të ndryshme me ato të dhëna gjatë hetimeveparaprake, palëve u lind e drejta të bëjnë kundërshtimin e tyre tërësisht ose pjesërisht, nëvarësi të shkallës së ndryshimit tyre. Palët në kundërshtimet e bëra në këtë rast, mund të

410 Vendimi Nr 612 datë 26.11.2003 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.411 Arsyetim në vendimin Nr 850 datë 29.09.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi vlerësimin e gabuartë thënieve të pandehurës B.T në gjykim në raport me provat e tjera të cilat konfirmonin vërtetësinë e thenieve nëhetim nga kjo e pandehur.412 Arsyetim në vendimin Nr 777 datë 14.07.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.413 Vendimi Nr 531 datë 21.10.2009 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të gjykuarit K.T, R.I, etj...414 Arsyetim në vendimin Nr 205 datë 06.04.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.415 Arsyetim në vendimin Nr 22 datë 23.01.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili ka ndryshuarcilësimin ligjor nga “trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim” sipas nenit 283/a/2 të k.penal në krimin“prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283/2 të k.penal. Cilësimi ligjor i gjykatës shkallës parëdhe apelit bazoheshin në shpjegimet e dhëna nga i pandehuri.416 Vendim Nr 44 datë 06.09.2010 i Gjykatës Apelit për Krime të Rënda, ky vendim ka lënë në fuqi vendimin Nr22 datë 02.06.2010 të Gjykatës Shkallës Parë për krime të Rënda Tiranë. Edhe vendimi i gjykatës Apelit Tiranëështë lënë në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 173 datë 21.12.2011.417 Arsyetimi në lidhje me përputhjen e deklarimeve me provat e tjera bërë nga Kolegjit Penal të Gjykatës sëLartë në vendimin Nr 81 datë 18.02.2004.

Page 95: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

94

përdorin deklarimet e bëra më parë nga i pandehuri gjatë fazës së hetimeve paraprake.“deklarimet para policisë gjyqësore dhe ato të datës 21.12.2002 në cilësinë e të pandehurve,janë përdorur për të kundërshtuar përmbajtjen e deponimeve të bëra nga të gjykuarit paragjykatës, ato janë në përmbajtje të njëjta...” 418.

Kur i pandehuri është deklaruar në mungesë ose refuzon të përgjigjet për deklarimet edhëna gjatë hetimeve dhe në prani të mbrojtësit, gjykata vendos të lexohen proçesverbalet edeklarimeve të bëra nga i pandehuri gjatë hetimeve paraprake 419. ”leximi i deklarimeve tëbëra nga i pandehuri në fazën e hetimit nuk vjen në kundërshtim me nenin 370/1 tëK.Pr.Penale. Meqenëse zgjedhja e të pandehurit gjatë gjykimit ka qenë mosdhënia eshpjegimeve (heshtja), me të drejtë gjykata ka vendosur të administrojë proçesverbalet embajtura për pyetjen e tij në fazën e hetimeve..” 420.

Në paragrafin e tretë të kësaj dispozite parashikohet e drejta e gjykatës, që mbikërkesën e palëve apo dhe kryesisht, të vendosë leximin e proçesverbaleve që pasqyrojnëthëniet e të pandehurve në një proçedim të lidhur. Në këto raste gjykata është e detyruar qëpër të proçeduar me leximin e këtyre proçesverbaleve, duhet që;

a) Thëniet e këtyre të pandehurve të jenë marrë në respektim të kërkesave të nenit 167të K.Pr.Penale. b) Paraqitja në gjykim e të pandehurit në një proçedim të lidhur, të ketërezultuar e pamundur, megjithë kërkimet dhe përpjekjet për ta realizuar atë.

Bazuar në parashikimet e mësipërme, rezulton praktika e mëposhtme gjyqësore;“Nëgjykim është provuar vdekja e bashkë të pandehurit P.L i cili ka dhënë deklarime paraprokurorit.. në datë 16.12.2003.. proçesverbal i cili me kërkesë të prokurorit është lejuar tëlexohet në seancë gjyqsore bazuar në parashikimet e nenit 370/3 të K.Pr.Penale..” 421. “ ..ipabazuar është pretendimi i mbrojtjes së M.K për papërdorshmëri të shpjegimeve tëpandehurit E.C gjatë hetimeve. Dispozitat e K.Pr.Penale e orientojnë gjykatën që thëniet e tëpandehurve ti marrë në seancë gjyqësore, por sipas nenit 370/3 të këtij kodi, gjykatës i lind edrejta që të përdorë deklarimet e bëra prej tij gjatë hetimeve, në rastet kur ky i pandehuri nukbën deklarime në seancë gjyqësore” 422 . “nga vendimi (Nr 148 datë 19.3.2007 për tëpandehurit e tjërë E.H dhe N.Ç gjykuar me vëte) nuk janë të qarta shpjegimet e tyre në lidhjeme bashkëpunim me të gjykuarit P.M dhe R.B, ndaj gjykata duhet të administrojëproçesverbalet gjyqësore mbi thëniet e tyre në gjykim, ose të thirren dhe pyeten në gjykimsipas nenit 167 të K.Pr.Penale..” 423.

Proçesverbalet e lexuara nga ana e gjykatës në gjykimin e çështjes sipas nenit 370 tëK.Pr.Penale, bazuar në nenin 371 të këtij kodi, futen së bashku me proçes verbalin e seancësnë fashikullin e gjykatës, dhe rrjedhimisht përdoren e vlerësohen nga gjykata së bashku meprovat e tjera. Kërkesat e nenit 371 të K.Pr.Penale, kanë karakter detyrues për gjykatën kurajo ka proçeduar me leximin e deklarimeve të pandehurit sipas nenit 370 të këtij kodi. Në këtërast shprehja e përdorur nga ligjvënësi “futja” ka kuptimin e marrjes dhe administrimit si

418 Arsyetimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 81 datë 18.02.2004 në lidhje mekundërshtimin e deklarimeve të pandehurve në gjykim, bazuar në thëniet e tyre dhënë në hetim sipas nenit 296/3dhe 370/1 të K.Pr.Penale.419 Prashikim i bërë nga neni 370/2 i K.Pr.Penale, kjo dispozitë është shtuar me ndryshimet e bëra me ligjin Nr8813 datë 13.06.2002.420 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 212 datë 21.04.2004 mbi leximin edeklarimeve të pandehurit në hetim sipas nenit 370/1 të K.Pr.Penale, kur i pandehuri ka refuzuar të flasë.421 Mbi administrimin si provë të thnieve të dhëna nga i pandehuri në një proçedim të lidhur i cili në kohën egjykimit kishte vdekur, arsyetuar nga vendimi Nr 14 datë 04.02.2009 të Kolegjit Penal të Gjykats së Lartë.422 Në lidhje me aplikimin e nenit 370/3 të K.Pr.Penale, arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nëvendimin Nr 575 datë 04.11.2009.423 Arsyetim i vendimit Nr 79 datë 03.02.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 96: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

95

provë të saj, sikurse ka arsyetuar edhe praktika gjyqësore; “..mospërfshirja e aktit prej 72fletësh në dosjen gjyqësore, i lexuar sipas kërkesave të nenit 370 të K.Pr.Penale, përbënshkelje të urdhërimeve të nenit 371 të këtij kodi, sipas të cilit dokumentat e paraqitura ngapalët dhe të pranuara nga gjykata, futen bashkë me proçesverbalet e seancës në fashikullin egjykatës” 424.

Kushte specifike ligjvënësi ka parashikuar në lidhje me marrjen në pyetje tëpandehurit që vuan nga sëmundja e surdomutizmit, shurdhmemecit, për të cilin respektohenme rigorozitet, veç kërkesave të përgjithshme edhe ato të parashikuara nga neni 107 iK.Pr.Penale. Gjithashtu për të pandehurin që nuk njeh gjuhën shqipe, sipas nenit 8/2, 123 dhe126 të K.Pr.Penale, pyetja e tij dhe çdo veprim proçedural me të pandehurin, bëhetdetyrimisht me praninë dhe ndihmën e specializuar të përkthyesit të gjuhës që flet dhe njeh ipandehuri.

Pasqyrimi dhe dokumentimi i kësaj prove, thënieve të pandehurit në hetim dhegjykim, bëhet në proçesverbalin përkatës të përpiluar nga organi proçedues, sipas rregullavetë parashikuara nga nenet 115, 116, 117 dhe në vijim të seksionit III, kreu I-rë i titullit III tëK.Pr.Penale. Kur i pandehuri sipas të drejtës së tij proçedurale nuk dëshiron t’u përgjigjetpyetjeve që i bëhen, gjatë hetimeve, apo nga palët dhe gjykata në seance gjyqësore, kyqëndrim i tij pasqyrohet në proçesverbalin e pyetjes tij (gjatë hetimeve) apo në proçesverbalingjyqësor.

Veçoritë e kësaj prove penale. Në raport me provat e tjera thëniet e të pandehurit,kanë disa veçori specifike, të cilat nuk mund t’i gjejmë tek provat e tjera penale, dhe mekonkretisht;

a - I pandehuri është subjekt i veçantë i marëdhënieve proçedurale penale, ndryshe ngadëshmitari, eksperti, përkthyesi etj... pozita e tij dallon për faktin se burimet e tjera nuk janësubjekte proçeduriale 425 në kuptimin që i jep legjislacioni proçedural. I pandehuri vetë mundtë kryejë edhe funksionin e mbrojtjes në proçesin penal, ai në çdo rast ka të drejtën ligjore tënjihet me provat, të bëjë pyetje për dëshmitarët, ekspertët, përkthyesit etj..

b - Gjithashtu i pandehuri nuk ka detyrimin ligjor të japë shpjegime, sikurse kadëshmitari për të dëshmuar, eksperti për të kryer ekspertimin apo përkthyesi të bëjëpërkthimin. Në këtë kuptim ai nuk mund të ketë përgjegjësi penale, nëse nuk jep shpjegimeapo jep shpjegime të rreme. E kundërta ndodh më dëshmitarin, ekspertin, përkthyesin të cilëtnë raste të dëshmisë, ekspertimit apo të përkthimit rremë kanë përgjegjësi penale sipasdispozitave të pjesës së posaçme të K.Penal.

c - Pozita proçedurale e të pandehurit është e papajtueshme me atë të dëshmitarit,ekspertit etj., pasi ai është njëkohësisht personi ndaj të cilit ushtrohet ndjekja penale ezhvillohet i tërë proçesi penal. Në nenin 36 të K.Pr.Penale, parashikohet në mënyrë të qartë sedeklarimet e të pandehurit të bëra gjatë proçedimit nuk mund të përdoren si dëshmi.

d - Rregullat proçedurale që rregullojnë marrjen e administrimin e thënieve tëpandehurit si provë gjyqësore kanë veçori specifike në raport me marrjen e administrimin eprovave të tjera, ato lidhen drejtpërdrejtë me respektimin e garancive proçedurale tëparashikuara nga legjislacioni ynë proçedural. Garanci të tilla si vullneti për t’u paraqiturpersonalisht apo për të paraqitur mbrojtësin e tij, sigurimi i mbrojtjes gjatë proçesit të pyetjessë tij etj.., garanci këto të cilat nuk i gjejmë tek dëshmitari, eksperti etj..

Sipas garancive proçedurale, nuk parashikohet asnjë pasojë juridike për të pandehurinnëse refuzon të japë shpjegime ose të bëjë thënie të rreme, në çdo fazë të proçesit. “Në rastet

424 Vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 123 datë 02.03.2005 mbi respektimin ekërkesave të nenit 371 të K.Pr.Penale.425 Sipas përcaktimeve të bëra nga titulli i I-rë i K.Pr.Penale.

Page 97: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

96

kur i pandehuri nuk jep shpjegime apo nuk i përgjigjet pyetjeve të bëra, ose bën thënie tëpavërteta, ky qëndrim në asnjë rast nuk mund të shërbejë si provë qoftë edhe indirekte për tëprovuar fajësinë e të pandehurit. Nga pikëpamja e pasojave juridike ky qëndrim nuk mund tëshërbejë për rëndimin e pozitës së tij apo për marrjen në përgjegjësi penale” 426.

Të pandehurit gjatë hetimit apo gjykimit të çështjes bëjnë thënie duke mohuarautorësinë, apo fajësinë në kryerjen e veprës penale ose e pohojnë atë. Qëndrimi që mbajnë tëpandehurit në këto raste, nga ana e Prokurorit (gjatë hetimeve paraprake) dhe Gjykatës nëgjykimin e çështjes nuk duhet që të paragjykohen e për më tepër tu jepet vlerë më e madhe(kur pohojnë) apo më të vogël (kur mohojnë) në raport me provat e tjera. Praktika ka treguarse ka raste që të pandehur që edhe se kanë pranuar akuzën e fajësinë, ata nuk kanë qënë autorëtë veprës penale, pasi ky qëndrim i tyre p.sh. është mbajtur për të ndihmuar e fshehurpërgjegjësinë e personave të tjerë, apo për shkaqe dhe rrethana të tjera subjektive. Ka paturmjaft raste që ndonëse kanë pohuar autorësinë e tyre në kryerjen e krimit, ata kanë mohuarfaktin që e kanë kryer në bashkëpunim. Në një kohë që ka rezultuar e provuar që krimi ështëkryer nga dy a më shumë persona nga provat e tjera të administruara. Kryerja e eksperimentithetimore p.sh. dhe provat e tjera kanë provuar se krimi nuk mund të kryhej nga një person ivetëm, por të paktën nga dy a më shumë persona. Ose e kundërta kur, për shkak të fakteve errethanave të paverifikuara, është akuzuar një i pandehur i cili me të drejtë mbante qëndrimmohues, pasi nuk ishte ai autori i kryerjes së veprës për të cilën ishte akuzuar.

Pohimi i të pandehurit, nga legjislacionet e kaluara të shekullit 19, por edhe mëvonë, është konsideruar si mbretëreshë të provave (regina probationum) duke i dhënë kësajprove në mënyrë të gabuar vlerë të paracaktuar. “thëniet e të pandehurit, qofshin ato pohuese,për shkak të natyrës së tyre nuk mund të dallojnë nga burimet e tjera të provave. Pra pohimi itë pandehurit për fajësinë e tij, nuk ka vlerë të paravendosur e për rrjedhojë, ai nukparazgjidh çështjen e fajësisë së tij, por përmbajtja e këtyre thënieve mund të ketë të dhënaose rrethana që mund të ndikojnë në zbulimin e të vërtetës, të fajësisë ose pafajësisë tij” 427.

Në nenin 152/1 të K.Pr.Penale përcaktohet se “..çdo provë i nështrohet shqyrtimitgjyqësor dhe nuk ka vlerë të paracaktuar. Gjykata i çmon provat sipas bindjes së formuar passhqyrtimit tyre në tërësi” . Nga kuptimi i kësaj dispozite, thëniet të pandehurit si provë penalesipas legjislacionit tonë, kanë të njëjtën vlerë në raport me provat e tjera. Nga Gjykata e Lartënë rastet kur kësaj prove i është dhënë ose jo vlerë e paracaktuar është arsyetuar se; “Proçesi itë provuarit nuk është pranimi ose jo i fajësisë nga i pandehuri, por vërtetimi i faktevenëpërmjet grumbullimit të provave të mjaftueshme për të bindur gjykatën lidhur me fajësinë etij” 428. “..marrja, administrimi dhe shqyrtimi i provave, deklarimeve të marra në faza tëndryshme të proçesit penal, provave materiale .. është kryer në përputhje me kërkesat e ligjitproçedural penal, e në përfundim të gjykimit, bazuar në nenet 152, 380 dhe 383 tëK.Pr.Penale, gjykatat me të drejtë bazuan vendimet e tyre mbi këto akte gjyqësore, prova tëmarra duke respektuar nenin 149 të K.Pr.Penale” 429.

Legjislacioni ynë proçedural nuk parashikon vlerë të paracaktuar për asnjë provëpenale, nuk mund të ketë provë mbretëreshë (regina probationum) qoftë edhe kur jemi parapohimit të pandehurit. “..edhe sikur të të gjykuarit të mos kishin deklaruar fare, dukepërfituar nga e drejta sipas nenit 32 të Kushtetutës dhe nenit 38/3 të K.Pr.Penale, në gjykimin

426 Dr. Kosta Gazeli “Veçoritë e thënieve të pandehurit në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 3 botim i vitit1987 fq. 21.427 Dr. Kosta Gazeli “Veçoritë e thënieve të pandehurit në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 3 botim i vitit1987 fq. 27.428 Arsyetim në vendimin Nr 205 datë 06.04.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.429 Arsyetim në vendimin Nr 777 datë 14.07.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 98: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

97

e kësaj çështje ka pasur prova të plota që provojnë fajësinë e të gjykuarve..” 430. Nga ana eProkurorit dhe Gjykatës duhet detyrimisht të bëhet verifikimi me hollësi i të gjitha burimevedhe provave si dhe lidhja midis tyre. Kjo për faktin se asnjë burim prove apo provë, sadobindëse që mund të duket, nuk mund të jetë e sigurtë pa ju nënshtruar proçesit të shqyrtimitdhe verifikimit në raport me provat e tjera.“...deklarimet e të pandehurit nuk janë dhe nukduhet të jenë prova kryesore, mbi të cilën bazohet gjykata në përfundimet e saj...” 431.

Praktika gjyqësore në mjaft raste ka treguar që të pandehurit shpjegimet e tyrepohuese i kanë bërë për të shmangur nga përgjegjësia penale bashkëpuntorët e tjerë nëkryerjen e veprës ose për të shmangur përgjegjësinë e autorit të veprës, duke marrë përsipërautorësinë e saj. Nga praktika gjyqësore mund të përmendim rastin e mëposhtëm; “pohimi ifajësisë i të gjykuarës N.F është kontradiktor me të gjitha provat e tjera të shqyrtuara gjatëgjykimit, e gjykuara ka pretenduar se vrasjen e ka kryer ajo duke përjashtuar bashkëshortin esaj të gjykuarin B.F. nga të gjitha provat e administruara ka rezultuar e provuar se krimiështë kryer nga i gjykuari B.F, ndërsa e gjykuara ka marrë për sipër kryerjen e vrasjes për tëshfajësuar të gjykuarin B.F” 432. Pohimi i të pandehurit jo në çdo rast duhet vlerësuar ngagjykata si qëndrim pendues i tij, ai duhet vlerësuar si i tillë nëse i pandehuri me sinqeritetmban qëndrim pendues ndaj saj, vetëm në këtë rast ajo duhet të vlerësohet si rrethanëlehtësuese, sipas parashikimit të nenit 48/ç të K.Penal. Taktika e pyetjes së të pandehurit nëproçesin penal, nuk është objekt i këtij punimi, ky proçes trajtohet në mënyrë shkencore ngashkenca e Kriminalistikës, në përputhje me rregullat proçedurale të parashikuara nga ligjiproçedural penal.

Pyetja e palëve private

Paditësi civil në proçesin penal (ose trashëgimtarët e tij) si personi që ka pësuar dëmmaterial nga vepra penale, ka të drejtë të ngrejë padi civile kundër të pandehurit ose tëpaditurit civil, për të kërkuar kthimin e pasurisë ose shpërblimin e dëmit shkaktuar nga veprapenale. “për shkak të specifikës që lidhet me dëmin material nga vepra penale, padia civilegjykohet nga gjykata penale së bashku me proçedimin penal..duke vlerësuar oportunitetin ebashkimit të dy gjykimeve, të cilat kanë të përbashkëta palët, provat e nevojshme etj..” 433.

Padia civile në proçesin penal lidhet me ato vepra penale, nga të cilat është shkaktuaredhe dëm material personave të dëmtuar. Në këto rrethana ligjvënësi ka parashikuar që objekti proçesit penal mund të jetë edhe zgjidhja e padisë civile së bashku me zgjidhjen e çështjespenale, me kushtin që kjo padi të ngrihet e të pranohet nga ana e organeve të procedimit pafilluar shqyrtimi gjyqësor i çështjes nga gjykata. “shqyrtimi i padisë nga gjykata e apelit kaqenë i gabuar, në nenin 62 të K.Pr.Penale, legjitimimi i paditësit civil në proçesin penal mundtë bëhet nga organi proçedues, derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor” 434.

Paditësi civil dhe i padituri civil, janë subjekte të proçedimit penal në rastet e kushtet epërcaktuara më sipër, thëniet e të paditurit dhe të paditësit civil, janë parashikuar nga

430 Vendimin Nr 205 datë 06.04.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.431 Arsyetim në vendimin Nr 205 datë 06.04.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë.432 Mbi pohimin e rremë të pandehurit në kryerjen e veprës penale, pohim ky i bërë për të shmangur ngapërgjegjësia autorin e kryerjes së veprës penale, arsyetuar në vendimin Nr 101 datë 11.04.2012 të Kolegjit PenalGjykatës së Lartë.433 Arsyetim në vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 284 datë 06.10.2000,me të gjykuarin T.Ll, në lidhje me kopetencen e gjykatës per të gjykuar njëkohësisht çështjen penale dhe padinëcivile të ngritur nga paditësi civil që ka pësuar dëm nga vepra penale..434 Mbi momentin procedural të ngritjes padisë në proçesin penal, arsyetuar nga Kolegjet e Bashkuara tëGjykatës së Lartë me vendimin Nr 284 datë 06.10.2000.

Page 99: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

98

ligjvënësi si lloj i veçantë i provave penale. Paditësi dhe i padituri civil si burim prove, gjatëfazës së hetimeve paraprake, japin deklarime para O.P.Gjyqësore ose Prokurorit, ndërsa gjatëgjykimit të çështjes, ata pyeten dhe u përgjigjen pyetjeve të bëra nga palët dhe gjykata.

Sipas përcaktimeve të bëra në nenin 166 të K.Pr.Penale, ligjvënësi ka njohur të njëjtattë drejta për palët private në pyetjen e tyre në seancë gjyqësore. I padituri dhe paditësi civil nëproçesin penal, pyeten dhe japin shpjegime vetëm me pëlqimin e tyre. Në këtë dispozitë,përjashtim është bërë për paditësin civil, i cili duhet të pyetet dhe ka detyrimin të dëshmojë nëcilësinë e dëshmitarit në gjykimin e çështjes. Në këto kushte për marrjen e deklarimeve nëhetim dhe dëshmisë në seancë gjyqësore, respektohen rregullat e përgjithshme dhe atospecifike të parashikuara për dëshminë të cilat janë trajtuar në pjesën e parë të këtij kapitulli.

Vlerën e provës gjyqësore kanë edhe deklarimet e bëra nga paditësi dhe i padituri civilgjatë hetimeve paraprake, kur në gjykimin e çështjes është proçeduar me gjykim të shkurtuarsipas neneve 404 dhe 405 të K.Pr.Penale. Në këtë rast deklarimet e të akuzuarve gjatë fazës sëhetimit paraprak si dhe çdo provë tjetër hetimore, marrin vlerën e provave gjyqësore. Praktikagjyqësore në këtë drejtim tashmë është unifikuar nga Vendimi Nr 2 datë 29.01.2003 tëKolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi gjykimin e shkurtuar. Për marrjen edeklarimeve të palëve private nga gjykata që në fazën e hetimit paraprak, proçedohet mesigurimin e provës sipas kërkesave të nenit 316/a,b të K.Pr.Penale, të cilat janë trajtuar nëkapitullin V për sigurimin e provës.

Në nenin 168/1 të K.Pr.Penale, përcaktohet se për pyetjen e palëve privaterespektohen dispozitat proçedurale që rregullojnë dëshminë si provë. Ndryshimi këtu qëndronvetëm se i padituri civil nuk është i detyruar të dëshmojë, sipas të drejtës së njohur nga neni166 të K.Pr.Penale. Në proçesin e pyetjes së palëve private, respektohen rregullat proçedurialetë parashikuara nga nenet 153, 154, 157/2, 363 dhe 365 të K.Pr.Penale, dispozita këto qërregullojnë dëshminë si provë në proçesin penal. Në këtë kuptim nëse palët private pranojnëtë pyeten e të dëshmojnë para gjykatës, gjykata duhet t’i pyesë ata brenda objektit dhe kufiritqë ka parashikuar ligjvënësi për dëshminë si provë në nenin 153 të K.Pr.Penale. Gjithashtunëse palët private në dëshminë e tyre u referohen thënieve të personave të tjerë, duhetdetyrimisht të respektohet proçedura dhe kërkesat e parashikuara nga neni 154 i K.Pr.Penale.

Sa i takon mënyrës proçedurale të marrjes e administrimit të dëshmisë palëve sëprivate në gjykim, nga gjykata respektohen dispozitat proçeduriale mbi pyetjen e ekspertëve,sipas nenit 363 të K.Pr.Penale (i cili në vetvete i referohet, për aq sa janë të zbatueshme, nenit361 të K.Pr.Penale, mbi pyetjen e dëshmitarëve). Radha e pyetjes palëve së private bëhet sipër çdo provë tjetër. Gjatë pyetjes së palëve private në gjykim, thëniet e tyre mund tëkundërshtohen duke ju referuar deklarimeve të bëra gjatë hetimeve paraprake (neni 365K.Pr.Penale). Nëse i padituri dhe paditësi civil refuzojnë tu përgjigjen pyetjeve që i bëhen nëgjykim nga palët apo gjykata, ky qëndrim i tyre pasqyrohet në proçesverbalin e seancësgjyqësore. Meqenëse marrja e thënieve të palëve private në hetim dhe gjykim, rregullohetsipas dispozitave mbi dëshminë si provë, vlerësojmë të mos bëhen trajtime të tjera, pasi atojanë trajtuar hollësisht dhe të ilustruara edhe me praktikë gjyqësore në pjesën e parë të këtijkapitulli.

Page 100: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

99

III. 3. – Ballafaqimet 435

Si provë penale e veçantë në K.Pr.Penale, është parashikuar edhe rezultati iballafaqimeve midis personave të cilët kanë bërë deklarime të ndryshme ose të kundërta. Nënenet 169 e 170 të K.Pr.Penale, janë parashikuar kushtet dhe rregullat proçedurale të kryerjessë ballafaqimit, si burim prove në çdo fazë të proçesit. Në veprimtarinë e tyre proçedurale,organeve të proçedimit penal në mjaft raste u rezulton, që për të njëjtat fakte e rrethana, ngapersona të ndryshëm, jepen deklarime apo shpjegime të ndryshme, me mospërputhje të plotëapo të pjesëshme.

Kushtet e ballafaqimit. Kryerja e ballafaqimit nga organi proçedues në hetimin dhegjykimin e çështjes, sipas kërkesave të neneve 169 dhe 170 të K.Pr.Penale, realizohet nëkushtet e mëposhtme;

a) Midis dëshmitarëve, të pandehurve apo dëshmitarit dhe të pandehurit, kur ata kanëdhënë shpjegime dhe përmbajtja e tyre është e kundërt ose pjesërisht e kundërt.

b) Ballafaqimi lehojet kur është i nevojshëm verifikimi i fakteve dhe të dhënave qëlidhen me objektin e të provuarit.

c) Në kryerjen e ballafaqimit respektohen rregullat e përgjithshme mbi marrjen edeklarimeve, dëshmisë dhe thënieve të pandehurit si dhe ato të parashikuara nga neni 170 tëK.Penal.

Verifikimi i dëshmive nëpërmjet ballafaqimit, përbën vetë thelbin e ballafaqimit siburim prove, rezultatet e të cilit nga ligji proçedural janë konsideruar si provë e veçantë,ndryshe nga legjislacionet e kaluara.

Sqarimi dhe verifikimi i saktësisë së këtyre deklarimeve, lidhet me detyrimin 436 eorganit proçedues për të shqyrtuar e verifikuar çdo të dhënë apo njoftim, në raport menjoftimet, të dhënat nga deklarimet e tjera rreth ngjarjes, autorësisë, veprimeve konkrete tëautorëve, pasojës etj.. Si pjesë e proçesit të provuarit, detyrimi për shqyrtimin, verifikimin,përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese të provave, realizohet edhe nëpërmjet proçesittë ballafaqimit, që në këtë rast lidhet me dëshmitë dhe thëniet e të pandehurve, qëndrim imbajtur edhe praktika gjyqësore; “kryerja e ballafaqimit ndërmjet personave që kanë dhënëdeklarime për fakte e rrethana që nuk përputhen me njëra tjetrën, është detyrim që rrjedh nganeni 169 i K.Pr.Penale” 437 . “..gjykata duhet të verifikojë, analizojë dhe arsyetojë çdokontraditë dhe mospërputhje në dëshminë e të dëmtuarës .., duke çmuar këtë provë nëpërputhje me nenin 152 të K.Pr.Penale, nëpërmjet...” 438.

Siç kemi shpjeguar edhe më lart organet e proçedimit penal marrin të dhëna e njoftimepër veprën penale, nga pyetja e personave të ndryshëm (deklarues, të dëmtuar, dëshmitareokularë etj..) apo edhe nga shpjegimet e vetë autorëve të veprës penale (gjithnjë nëse ata kanëdhënë shpjegime). Nga thëniet e tyre mund të rezultojë që ato janë në mospërputhje të plotëapo të pjesëshme me njëra tjetrën.

Në përmbajtje ballafaqimi nuk ka qëllim vetëm verifikimin e kontraditave që rrjedhinnga këto prova të kundërta, por edhe realizimin e kontradiktorialitetit midis vetë subjekteve që

435 Ballafaqimet sipas neneve 169 dhe 170 të K.Pr.Penale janë parashikuar nga legjislacioni ynë të realizohenmidis dëshmitarëve, dëshmitarit dhe të pandehurit ose midis të pandehurve, kur këto prova gojore kanëpërmbajtje të kundërt.436 Proçesi i shqyrtimit dhe verifikimit të provave është trajtuar në kapitullin e VI-të të këtij punimi si pjesë eproçesit të provuarit.437 Arsyetim në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi detyrimin e kryerjesballafaqimit.438 Arsyetim mbi verifikimin e dëshmisë i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 811 datë15.09.2010 me të gjykuar E.K etj.

Page 101: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

100

ballafaqohen, marrjen e thënieve sa më të vërteta gjatë tij, proçes sa i veçantë aq edherezultativ për objektin e të provuarit. Sipas nenit 169 të K.Pr.Penale, në këto raste organeve tëproçedimit i lind e drejta e kryerjes së proçesit të ballafaqimit midis personave, thëniet e tëcilëve kanë mospërputhje për fakte e rrethana të caktuara. Proçesi i ballafaqimit kryhet sipasrregullave proçedurale të parashikuara shprehimisht nga neni 170 i K.Pr.Penale, si gjatë fazëshetimit paraprak ashtu edhe në gjykimin e çështjes.

Ballafaqimi gjatë hetimeve paraprake kryhet nga Prokurori, por mund të kryhetedhe nga o.p.gjyqësore i ngarkuar nga prokurori për kryerjen e hetimeve paraprake.Megjithatë duke qenë se është veprim i rëndësishëm dhe i ndërlikuar proçedural, ai duhet tëkryhet zakonisht nga prokurori. Për kryerjen e ballafaqimit gjatë hetimeve paraprake,ligjvënësi nuk ka parashikuar që organi hetimit të disponojë me urdhër apo vendim të veçantëpër kryerjen e tij, sikurse kërkohet domosdoshmërisht për kryerjen e ekspertimit dheeksperimentit hetimor 439. Këtë qëndrim ka arsyetuar edhe praktika gjyqësore për ballafaqimete kryera gjatë hetimeve paraprake, dhe konkretisht; “Ballafaqimi është pjesë e proçesit tëpyetjes së deklaruesve dhe nuk kërkohet urdhër i posaçëm nga prokurori për realizimin e tij,apo nga o.p.gjyqësore i cili është i ngarkuar për kryerjen e pyetjeve të atyre personave.. prakjo e drejtë dhe ky detyrim buron nga ligji, kur atij, i është deleguar hetimi i atij proçedimipenal” 440.

Ky veprim hetimor, zhvillohet në praninë e drejtpërdrejtë të personave me deklarimeapo thënie të kundërta, organi proçedues i kujton secilit deklarues, deklarimet dhe thëniet edhëna më parë, duke i pyetur më pas ata nëse i konfirmojnë apo ndryshojnë ato. Personat eballafaquar më pas ftohen të deklarojnë shpjegimet dhe qëndrimin e tyre. Në hetim,ballafaqimi dhe rezultatet e tij pasqyrohen ne proçesverbalin e ballafaqimit i cili firmoset ngaprokurori dhe personat e ballafaquar, ky akt plotësohet në përputhje me kërkesat eparashikuara nga ligji për aktet proçedurale të hetimit paraprak. Praktika e organeve të hetimite gjykimit ka treguar që nga proçesi i ballafaqimit, janë marrë e administruara prova penale tërëndësishme për zgjidhjen e drejtë të mjaft proçeseve penale.

Kur ballafaqimi gjatë hetimeve, bëhet midis të pandehurit dhe deklaruesit, referuar tëdrejtave dhe garancive proçedurale, i pandehuri nuk mund të detyrohet të japë shpjegimekundër vullnetit tij apo pa praninë e mbrojtësit. Pavarësisht se kjo e drejtë e të pandehurit nukështë e përcaktuar në dispozitat mbi ballafaqimin, ajo rrjedh nga parimet e përgjithshme tëcilat janë trajtuar hollësisht në pjesën mbi thëniet e të pandehurit si provë në proçesin penal.Në pamje të parë duket sikur krijohet pabarazi midis palëve në ballafaqim, megjithatë roli imbrojtësit në këtë proçes është vetëm asistues, i pranishëm, ai nuk mund të bëjë komente,pyetje apo kundërshtime. Këto të drejta dhe garanci respektohen edhe ne rastet kur realizohetballafaqimi midis vetë të pandehurve dhe për secilin të pandehur.

Në këtë fazë mjaft e rëndësishme është evidentimi i burimeve dhe elementëve të tjerëtë provave, verifikimi i të cilave krijon mundësinë të arrihet në konkluzione të qarta e bindëse.Gjatë këtij proçesi evidentohen fakte e rrethana, të cilat provojnë ose rrëzojnë një deklarimapo dëshmi të pavërtetë, për ta ilustruar ju paraqesim rastin e mëposhtëm; “gjatë ballafaqimittë dëmtuarës R.H me të pandehurin S.R, pyetja e këtij të fundit nëse mbante mend shenja të

439 Në nenin 177/1, 179/2 dhe 182 të K.Pr.Penale kur kërkohet domosdoshmërisht marrja e vendimit për tëpërdorur si burim prove ekspertimin dhe eksperimentin hetimor.440 Arsyetim në lidhje me të drejtën që ka organi i akuzës për të kryer ballafaqimin pa qenë nevoja e marrjes aktittë veçantë për kryerjen e tij, sipas vendimit Nr 540 datë 22.10.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 102: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

101

veçanta të trupit të pandehurit, ajo i është përgjigjur negativisht.. në një kohë që nga kqyrjajanë evidentuar disa të tilla..” 441.

Gjatë gjykimit të çështjes, ballafaqimi realizohet nga ana e gjykatës në seancëgjyqësore, mbi kërkesën e palëve apo kryesisht, sipas rregullave të parashikuara nga neni 170i këtij kodi, me praninë e palëve, prokurorit, të pandehurve e mbrojtësve tyre.

Kryerja e ballafaqimit gjatë gjykimit të çështjes merr rëndësi të veçantë. Nëpërmjetkëtij burimi prove, gjykata ka mundësi të sqarojë e verifikojë elementë mjaft të rëndësishëmtë proçesit të provuarit, sikurse janë ekzistenca e veprës penale, fajësia e të pandehurit,cilësimi ligjor etj., qëndrim i mbajtur edhe nga praktika gjyqësore, dhe konkretisht;“meqenëse dëshmia e G.Xh ka mospërputhje me dëshminë e të dëmtuarës, në zbatim të nenit169 të K.Pr.Penale del i nevojshëm ballafaqimi i këtyre dy dëshmitarëve, për t’i dhënëmundësinë gjykatës që të krijojë bindjen në lidhje me ekzistencën e veprës penale dhe fajësinëe të pandehurit..” 442.

Ndryshimi me fazën e hetimeve paraprake qëndron në faktin se, nga gjykata përkryerjen e ballafaqimit duhet të disponohet me vendim të ndërmjetëm, detyrim i ciliparashikohet për marrjen e çdo prove në gjykim e çështjes, sipas nenit 357 dhe 367 tëK.Pr.Penale. Ballafaqimi zhvillohet në seancën gjyqësore të marrjes së provave, midisdëshmitarëve, dëshmitarit e të pandehurit apo midis të pandehurve, me dëshmi apo thënie tëkundërta. Edhe në këtë rast atyre nga gjykata i lexohen shpjegimet e dhëna më parë dhepyeten nëse i konfirmojnë apo ndryshojnë ato. Ata gjithashtu ftohen të shpjegojnë qëndrimindhe mospërputhjen si dhe të bëjnë kundërshtime nëse kanë. Gjatë këtij proçesi palët kanë tëdrejtën të bëjnë pyetje për subjektet që ballafaqohen.

I gjithë ky proçes dokumentohet në proçesverbalin e seancës gjyqësore në të cilinshënohen me hollësi, referenca ligjore, gjeneralitet e personave që ballafaqohen, faktin qëkanë dhënë deklarime kontradiktore më parë, dhe të gjitha pyetjet, përgjigjet dhe shpjegimet edhëna në ballafaqim nga të ballafaquarit. Rezultatet e dala nga ballafaqimi në seancëgjyqësore, nëse lidhen me objektin e të provuarit, përbëjnë provë gjyqësore në kuptimin që ijep neni 3/2 dhe 380 i K.Pr.Penale. Nga proçesi i ballafaqimit mund të korrigjohen,saktësohen apo dhe verifikohen njoftime e të dhëna (të marra nga deklarimet, dëshmia) tëcilat rezultojnë jo të sakta e të vërteta. Pasaktësia e tyre mund të ketë ardhur për shkaqe ngamë të ndryshmet, sikurse mund të jenë qëndrimet e qëllimshme të deklaruesve në dhënien edeklarimit, të pasaktësisë në marrjen e tyre, gjendjes emocionale të deklaruesit dhe faktorëvetë tjerë.

Proçesi i ballafaqimit nuk duhet kuptuar vetëm si përballje e deklarimeve dheshpjegimeve të dhëna më parë nga palët në ballafaqim, por ai në përmbajtje të tij ka verifikimie hollësishëm të çdo elementi të kundërt që është dhënë më parë nga të ballafaquarit, dukeevidentuar shpjegimet dhe kundërshtimet e drejtpërdrejta të palëve në këtë proçes, ky ështëqëndrimi i mbajtur edhe nga praktika gjyqësore dhe konkretisht; “gjykata ka realizuarballafaqimin midis dëshmitarit R.S dhe dëmtuarës, të cilët i kanë qëndruar dëshmive tyre tëkundërta... por nuk rezulton që gjatë këtij proçesi nga gjykata të jenë kërkuar shpjegime nëlidhje me detaje të rëndësishme të zinxhirit provues, sikurse janë të dhënat...” 443. Duhetthënë që vlera e rezultateve të ballafaqimit të realizuar në seancë gjyqësore është më e plotënë raport me ato të marra gjatë hetimeve paraprake, jo vetëm për faktin e vlerës tyre

441 Arsyetim në vendimin Nr 454 datë 15.10.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në të cilin arsyetohetmbi mundësinë që të jep ballafaqimi për të identifikuar burime të tjera provash dhe elementë të provës.442 Arsyetim në vendimin Nr 660 datë 24.10.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.443 Arsyetim në vendimin Nr 216 datë 14.05.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 103: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

102

gjyqësore, por edhe për shkak se ky proçes realizohet në prani të gjitha palëve dhe nëndebatin kontradiktor të tyre në unitet me provat e tjera.

Ballafaqimi midis dëshmitarëve. Në gjykim në mjaft raste krijohen dyshime mbivërtetësinë e dëshmisë në raport me dëshmitë e tjera. Në këto kushte mbi kërkesat e palëvepor edhe kryesisht, gjykata mund të vendosë kryerjen e verifikimit nëpërmjet burimeve tëtjera të provës, në këtë rast nëpërmjet ballafaqimit të dëshmitarve me dëshmi të kundërt apopjesërisht të kundërt. “..gjykata duhet të verifikojë, analizojë dhe arsyetojë çdo kontraditë dhemospërputhje në dëshminë e të dëmtuarës B.K, duke çmuar këtë provë në përputhje me nenin152 të K.Pr.Penale, nëpërmjet...” 444.

Verfikimi i dëshmisë si pjesë e rëndësishme e proçesit të provuarit për përcaktimin evërtetësisë dhe fuqisë provuese të saj, është realizuar gjërësisht nga praktika gjyqësore, kushkurtimisht mund të përmendim rastet e mëposhtme; “është i domosdoshëm ballafaqimi ikallëzues, dëshmitares D.C me dëshmitarët (babain, nënën, tezen e saj) të cilëve i referohetkallëzuesja në dëshminë e saj, por me kontradita dhe ndryshime thelbësore, nga ato ç’ka ajoka parashtruar në kallëzim” 445. “duke qenë se dëshmia e dëshmitarit G.Xh dhënë paragjykatës ka mospërputhje me dëshminë e të dëmtuarës, në zbatim të nenit 169 të K.Pr.Penale,del i nevojshëm ballafaqimi i tyre, për t’i dhënë mundësi gjykatës që të krijojë bindjen nëlidhje me ekzistencën e veprës penale dhe fajësinë e të pandehurit“ 446.

Në gjykim, ballafaqimi rezulton i detyrueshëm për t’u kryer midis dëshmitarëve,dëshmitë e të cilëve ndonëse lidhen me të njëjtin burim njoftimi, prove, rezulton të jenë tëndryshme apo me përmbajtje të kundërt. Ballafaqimi në këto raste midis dëshmitarit indirektdhe atij burim i parë, duhet të realizohet edhe në respektim të kërkesave që rrjedhin nga neni154 i K.Pr.Penale. Për përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese të dëshmisë, gjykata nukduhet të mjaftohet vetëm në marrjen e dëshmive direkte dhe indirekte, ajo kur konstaton seato janë të ndryshme, duhet të realizojë ballafaqimin midis këtyre dëshmitarëve. “..dëshmitë edëshmitarëve S.B dhe R.E .. i referohen si burim dëshmitarit P.L i cili nuk i ka konfirmuar atonë dëshminë e tij, nga gjykata ishte e domosdoshme që në bazë të nenit 169 të K.Pr.Penale, tëbënte ballafaqimin midis këtyre dëshmitarëve si dhe me dëshmitarët e tjerë që kanë qenë tëpranishëm kur dëshmitari P.L ka njoftuar dëshmitarët S.B dhe R.E” 447.

Ballafaqimi midis dëshmitarit e të pandehurit. Në hetim apo gjykim, vërtetësia edeklarimeve, dëshmisë mund të vihet në dyshim edhe nga mospërputhja që ajo ka me thënietapo alibinë e të pandehurit. Gjatë këtij proçesi duhet të mbahet parasysh se i pandehuripavarësisht se është i akuzuar për kryerjen e një vepre penale, ai duhet detyrimisht tëprezumohet i pafajshëm. Në këtë aspekt, vlerësimi i thënieve të dëshmitarit me ato tëpandehurit, duhet të bëhet me të njëjtën shkallë besushmërie dhe pa asnjë paragjykim, porduke u bazuar në elementët që rezultojnë nga ballafaqimi si dhe provat e tjera që disponohen.Ky është detyrim që rrjedh nga parimi i prezumimit të pafajësisë, garantuar nga neni 30 iKushtetutës, neni 6/2 i K.E.Dr.Njeriut si dhe neni 4 i K.Pr.Penale. Gj. E. Dr. Njeriut, ndër tëtjera ka arsyetuar se; “parimi i prezumimit të pafajsisë përfshin jo vetëm fazën e gjykimit tëçështjes por edhe atë të hetimit. Neni 6/2 i Konvetës i garanton çdo individi mundësinë që tëmos trajtohet nga përfaqësuesit e shtetit si fajtor për një vepër penale, përpara se fajësia e tij

444 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 811 datë 15.09.2010 me të gjykuar E.K etj.445 Mbi verifikimin e dëshmisë kur i pandehuri ka qënë në mungesë, dhe dëshmia ka qënë më kontradita.Vendim Nr 23 datë 20.01.2010 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.446 Rezultati ballafaqimit midis të gjykuarit H.Th dhe dëshmitarit R.S nuk është rezultat i verifikimit në raportme provat e tjera, qëndrim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 46 datë 30.01.2008.447 Përmbajtje nga arsyetimi në vendimin Nr 661 datë 05.10.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 104: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

103

të jetë provuar sipas ligjit nga një gjykatë kompetente, ai përfundon kur të jenë shterur rrugëte ankimit” 448.

Proçesi i ballafaqimit, midis një dëshmitari dhe të pandehurit duhet të realizohet kurkryerja e këtij veprimi proçedural, çmohet e nevojshme për verifikimin e rrethanave tërëndësishme për objektin e të provuarit. Kryerja e këtij ballafaqimi është realizuar ngapraktika gjyqësore në rastet kur ballafaqimi ka qenë i domosdoshëm. Pavarësisht se kryerja ekëtij veprimi dhe rezultatet e tij varen nga të drejtat dhe qëndrimi i të pandehurit, qëndrim icili në çdo rast paqyrohet në proçesverbal. Ballafaqimit midis dëshmitarit dhe të pandehurit,për shkak të veçorisë që ka ky proçes, duhet që jo vetëm të konfondohen deklarimet e tyre tëkundërta, por me shumë kujdes duhen evidentuar dhe kërkuar shpjegime për çdo element tëkundërt të dhënë më parë nga dëshmitari dhe i akuzuari. Ballafaqimi nuk mund të mjaftohetnë këtë rast vetëm me përballjen e deklarimeve dhe shpjegimeve të kundërta Këtë qëndrim kambajtur edhe Gjykata e Lartë kur ka evidentuar se; “..gjykata ka realizuar ballafaqimin midistë dëmtuarës V.M dhe të gjykuarit O.T, të cilët kanë mbajtur qëndrime të kundërta... por nukrezulton që të dëmtuarës ti jetë kërkuar të shprehet edhe në lidhje me detaje të rëndësishme tëzinxhirit provues, sikurse janë të dhënat mbi vendin dhe kohën e kryerjes së krimit, ... në njëkohë që dëshmia e saj ka qënë e kundër dhe me dëshminë e R.S” 449.

Në proçesin e ballafaqimit i pandehuri mund të mohojë përmbajtjen e dëshmisë sëdhënë nga dëshmitari, duke shpjeguar fakte e rrethana të kundërta. Është detyrim i organitproçedues që rezultatet e ballafaqimit t’i verifikojë në lidhje me njoftimet që japin provat etjera, për të vërtetuar në këtë rast cila nga shpjegimet (dëshmia apo thëniet e të pandehurit)rezulton të jetë e vërtetë, në përputhje dhe e konfimuar nga provat e tjera. “në zbatim tëdetyrave të lëna nga Gjykata e Lartë për verifikimin e provave dhe indicjeve që ishinadministruar.. është kryer edhe ballafaqimi midis të pandehurit dhe dëshmitarit R.S, i cilikishte marrë pjesë në kapjen në flagrancë të pandehurit...në këtë rast shpjegimet edëshmitarit përputheshin nga aktet e tjera...” 450.

Pavarësisht se nga ligji nuk janë përcaktuar kritere ndaluese në lidhje me aplikimin eballafaqimit, vlerësoj se ky proçes, duhet të realizohet në rastet kur ai është i domosdoshëmpër proçesin e të provuarit. Duhet patur parasysh edhe fakti që gjatë këtij veprimi të moscënohen të drejtat, integriteti dhe siguria e personave me të cilët realizohet ballafaqimi.“..gjatë ballafaqimit në hetim midis të dëmtuarës dhe të gjykuarve E.K dhe D.G, e dëmtuara ika ndryshuar shpjegimet e dhëna prej saj në kallëzim, ... qëndrimi i të dëmtuarës ka qenë indryshëm në seancë gjyqësore..” 451. Ballafaqimi nuk mund të realizohet për mospërputhjetë parëndësishme dhe që nuk ndikojnë në zgjidhjen e drejtë të çështjes, kur ato janë sqaruar everifikuar nga provat e tjera të administruara. Jurisprundenca e Gjykatës së Strasburgut kaavancuar në qëndrimin e saj duke konsideruar në shkelje të kërkesave të nenit 6/2 të konvetës

448 Vendim i Gj.E.Dr.Njeriut në vendimin datë 10.02.1995 në çështjen Allenet de Ribemont kundër Francës,vendimin datë 27.09.2007 në çështjen Vassilos Stavropoulos kundër Greqisë, vendimi datë 11.02.2003, nëçështjen O.kundër Norvegjisë, në vendimin datë 27.02.1980, në çështjen Deveer kundër Belgjikës….449 Arsyetim në vendimin Nr 216 datë 14.05.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës sëLartë mbi ballafaqimin midistë pandehurit dhe akuzuarës.450 Në këtë ballafaqim i pandehuri ka mohuar përmbajtjen e dëshmisë dhënë nga dëshmitari, duke shpjeguarrrethana të kundërta të cilat duhej të verifikoheshin nga gjykata për të përcaktuar se cila nga njoftimet, provatishte e vërtetë dhe në përputhje me provat e tjera.451 Rast i arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 811 datë 15.09.2010, në të cilinrezulton se nga kryerja e ballafaqimit nuk është bërë e mundur të sqarohen dhe verifikohen kontraditat nëgjykimin e çështjes, në mungesë edhe të marrjes së të gjitha provave të mundëshme.

Page 105: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

104

edhe rastet kur të pandehurit i janë marrë në “mirbesim” thënie vetinkriminues, nga persona tëcilët janë ngarkuar për kryerjen e këtij veprimi nga organet e akuzës 452.

Ballafaqimi nuk mund të bëhet me dëshmitarë të mbrojtur apo bashkëpunëtorë tëdrejtësisë, pasi kryerja e tij vjen në kundërshtim me kërkesat detyruese të nenit 151/2,3 tëK.Pr.Penale dhe ligjit Nr 9205 datë 15.03.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhebashkëpuntorëve të drejtësisë”. Ballafaqimi në këtë rast nuk mund të realizohet pasi edhe vetëpyetja e këtyre dëshmitarëve është rregulluar në mënyrë të posaçme, që në thelb përjashtonballafaqimin e tyre. Duhet thënë gjithashtu se kryerja e këtij ballafaqimi jo vetëm vjen nëkundërshtim me kërkesat e pikë 2 të nenit 151 të K.Pr.Penale, por ai nuk mund të kryhetbazuar edhe në kërkesat e pikës “3” të kësaj dispozite, pasi cënon rëndë lirinë dhe vullnetin epersonave të mbrojtur. I njëjti arsyetim vlen edhe në rastet e dëshmitarëve në kryerjen eveprimeve simuluese ose me punonjës policie të infiltruar në veprimtarinë kriminale, sipasneneve 294/a dhe 294/b të K.Pr.Penale.

Ballafaqimi midis të pandehurve. Në mjaft raste rezulton që në thëniet e tyre autorëtë kryerjes veprës penale në bashkëpunim, bëjnë e mbajnë qëndrime të ndryshme memospërputhje të plotë apo të pjesëshme, të karakterit pohues apo mohues për kryerjen eveprës penale apo elementë të tjerë që lidhen me objektin e të provuarit. Ky proçesballafaqimi bëhet së paku kur njëri nga të pandehurit ka pranuar të ballafaqohet me tëpandehurin tjetër, por gjithnjë kur të dy kanë dhënë shpjegime të cilat rezultojnë të kundërta.Nëse njëri nga të pandehurit nuk jep asnjë shpjegim gjatë ballafaqimit, ky fakt shënohet nëproçesverbal, në të cilin pasqyrohen edhe shpjegimet e dhëna nga i pandehuri tjetër. GjykataE.Dr.Njeriut ka arsyetuar se; “..e drejta për të mos u vetinkriminuar përbën thelbin e nocionittë proçesit të rregullt ligjor.. dhe ka si qëllim respektimin e vullnetit të të akuzuarit për të mosfolur..” 453.

Ballafaqimi midis të pandehurve bëhet gjatë hetimeve paraprake, ndërsa në gjykim airealizohet me të pandehur në një proçedim të lidhur apo kur gjykohen apo janë gjykuar mëvete. Edhe gjatë këtij proçesi respektohen detyrimisht kërkesat e parashikuara nga ligji nëlidhje me administrimin e thënieve të pandehurve si provë në gjykimin e çështjes. Gjatë këtijproçesi të pandehurit kanë mundësinë të kundërshtojnë thëniet e bëra nga i pandehuri tjetërdhe të japin shpjegime që ata çmojnë, apo ti qëndrojnë thënieve të mëparshme. E rëndësishmeështë që në këtë proçes nga ana e organit proçedues, nëpërmjet verifikimit të kontradiktavedhe shpjegimeve tyre, të arrihet në administrimin e elementëve të vërtetë dhe me fuqiprovuese.

Nëpërmjet ballafaqimit të bazuar në thëniet e tyre si dhe provat e tjera, arrihet tësqarohen fakte e rrethana mjaft të rëndësishme për proçesin e të provuarit. Nga ky proçesballafaqimi, autorë të ndryshëm të veprave penale, kanë kaluar nga qëndrime mohuese, nëshpjegime pohuese rreth kryerjes veprës së penale, mekanizmit, rrethanave, motivit etj...

Ligjvënësi në nenin 316/ç të K.Pr.Penale, ndër të tjera i ka njohur të drejtën prokuroritdhe të pandehurit, që kryerja e proçesit të ballafaqimit të realizohet nga gjykata në seancëgjyqësore, edhe se çështja ndodhet ende në fazën e hetimit paraprak. Kjo e drejtë e palëve, ulind kur rezultojnë deklarime apo thënie me përmbajtje të kundërt, dhe nga kryerja në kohë ekëtij proçesi ballafaqimi, vlerësohet se do të sigurohen njoftime të rëndësishme për objektin e

452 Këtu janë rastet e personave të cilët janë ngarkuar nga organet e drejtësisë të cilët marrin si detyrë që tëmarrin informacione nga të akuzuarit. Gj.E.Dr.Njeriut në vendimin datë 05.11.2002, në çështjen Allain kundërAnglisë. Informacionet nga i pandehuri ishin marrë nga një bashkë i burgosur me të pandehurin, i ngarkuar përkryerjen e këtij veprimi nga organet e akuzës.453 Arsyetim i Gj.E.Dr.Njeriut në vendimin datë 17.12.1996, në çështjen Saunders kundër Anglisë si dhe nëvendimet Murray kundër Anglisë etj…

Page 106: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

105

të provuarit. Kryerja që në këtë fazë e ballafaqimit bëhet e domosdoshme jo vetëm për shkaktë rrethanave të njohura dhe të trajtuara në institutin e sigurimit të provës por edhe të faktit qërezultatet e këtij ballafaqimi të marrë vlerën e provës gjyqësore. Në këtë rast gjykata merr njëprovë me vlerë gjyqësore dhe nën kontradiktorialitetin e palëve në proçes, të cilat realizojnë tëdrejtat e tyre në marrjen e kësaj prove. Në këtë drejtim duhet thënë që praktika gjyqësore kaqënë e mangët. Vlerësoj se kjo ka ndodhur edhe për shkak të mosvlerësimit sa duhet nga ana epalëve në proçes të kësaj mundësie që ka parashikuar ligji si dhe të mbivlerësimit të bërë ngagjykata të akteve dhe rezultateve të dala nga proçesi i ballafaqimit gjatë hetimit paraprak.

Në përfundim duhet nënvizuar fakti që, kanë vlerën e provës gjyqësore, thëniet epersonave të ballafaquar si dhe rezultatet e ballafaqimit, të administruara gjatë hetimeveparaprake nga policia gjyqësore dhe prokurori, kur në gjykimin e çështjes është proçeduar megjykim të shkurtuar sipas neneve 404 dhe 405 të K.Pr.Penale. Në këto raste thëniet e tëballafaquarve dhe rezultati i ballafaqimit, si dhe çdo provë tjetër hetimore, merr vlerën eprovës gjyqësore. “gjykimi i shkurtuar është një gjykim i posaçëm i cili konsiston në heqjendorë në mënyrë të vullnetshme nga i pandehuri nga disa aspekte të së drejtës për një proçes tërregullt ligjor, të tilla si parimi i barazisë së armëve dhe formimi i provës nëkontradiktorialitet, për të përfituar një ulje dënimi” 454. Në gjykimin e shkurtuar është vetë ipandehuri i cili kërkon që të mos proçedohet me shqyrtimin, verifikimin e kundërshtimin eprovave në seancë gjyqësore, për shkak të përfitimit sipas nenit 406/1 të K.Pr.Penale. Praktikagjyqësore në këtë drejtim tashmë është e konsoliduar, ajo është unifikuar me Vendimin eKolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë, ku ndër të tjera është arsyetuar se; “gjykimi ishkurtuar në thelb të tij ka pranimin e akteve të grumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprakdhe eviton marrjen e provave në seancë gjyqësore dhe debatin lidhur me to.. Ky gjykim evitonfazën e hetimit gjyqësor ... në dallim nga gjykimi i zakonshëm, atij i mungon faza e marrjes sëprovave dhe kërkesat në lidhje më pavlefshmërinë e tyre” 455.

III. 4. - N j o h j e t

Rezultatet e njohjes nga legjislacioni ynë proçedural janë konsideruar si prova penale,nëse ato kanë lidhje me objektin e të provuarit në proçesin penal. Në nenet 171 - 175 tëK.Pr.Penale, parashikohen rezultatet e njohjes si provë penale, llojet e njohjeve si dherregullat proçedurale që duhet të respektohen gjatë proçesit të njohjes. Në mjaft raste nëpraktikën hetimore e gjyqësore, organeve proçeduese u lind nevoja e identifikimit të personit,sendit, kufomës, e njohje të tjera duke u mbështetur në studimin dhe shfrytëzimin epasqyrimeve që merren me anë të shqisave dhe ruhen në kujtesën e dëshmitarëve, dëmtuarve,palëve private si dhe vetë të pandehurit

Ashtu sikurse ballafaqimet, edhe njohjet si burim prove penale në legjislacionet emëparëshme proçedurale, nuk kanë patur rregullim të veçantë ligjor. “Historikisht, paraqitjapër njohje në fillim u zhvillua në proçesin e pyetjes, si metodë taktike e marrjes në pyetje. Mëpas rezultoi se ajo nuk kishte lidhje me të, format e pyetjes nuk mund të siguronin një zhvillimobjektiv të njohjes dhe proçesverbali i pyetjes nuk mund të pasqyronte elementët e organizimit

454 Vendimi Nr 4 datë 10.02.2012 i Gjykatës Kushtetuese, arsyetim mbi gjykimin e shkurtuar dhe provat e marranë këtë gjykim të posaçëm.455 Arsyetim në vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar, në pjesën ku arsyetohet mbi marrjen apriori të provave hetimore, në këtë rast të rezultatevetë ballafaqimit në hetim dhe pamundësinë e kundërshtimit tyre apo pavlefshmërisë në gjykim.

Page 107: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

106

dhe paraqitjes për njohje, gjë që ka rëndësi për çmuarjen e saktë të rezultateve të saj.Pikërisht për këtë arsye ajo u zhvillua në praktikë si veprim i veçantë proçedural” 456.

Paraqitja për njohje gjatë hetimit paraprak, kryhet nga Prokurori, por mund tëkryhet edhe nga o.p.gjyqësore i ngarkuar nga prokurori për kryerjen e hetimeve paraprake.Megjithatë duke qenë se është veprim i rëndësishëm dhe i ndërlikuar proçedural, këshillohettë kryhet nga prokurori. Për kryerjen e proçesit të njohjes gjatë hetimeve paraprake, ligjvënësinuk ka parashikuar që organi hetimit të disponojë me urdhër apo vendim të veçantë përkryerjen e njohjes, sikurse kërkohet domosdoshmërisht për kryerjen e ekspertimit dheeksperimentit hetimor 457 . Në seancën gjyqësore të marrjes së provave gjykata duhet tëdisponojë me vendim të ndërmjetëm për realizimin e paraqitjes për njohje si për marrjen e çdoprove në gjykim. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe arsyetuar edhe praktika gjyqësore 458, për disanga burimet e provave sikurse janë, marrja e deklarimeve, njohjet, ballafaqimet, pyetja e tëpandehurit, të kryera gjatë hetimeve paraprake nga policia gjyqësore dhe prokurori. Me mjaftrëndësi është respektimi i të drejtës së mbrojtjes kur proçesi i paraqitjes për njohje realizohetpër të pandehurin apo personin e dyshuar për kryerjen e veprës penale, pra personin ndaj tëcilit zhvillohen hetime, kur në ngarkim të tij rezultojnë të dhëna si autor i veprës penale,pavarësisht se ndaj tij nuk është ngritur akuzë sipas nenit 34/1 të K.Pr.Penale. Pavarësisht senë dispozitat për njohjen kjo e drejtë nuk është shprehimisht e përkufizuar ajo buron sikërkesë detyruese në respektim të parimit të përgjithshëm të sigurimit të mbrojtjes gjatë gjithëproçesit penal. Gjykata Kushtetuese si dhe Gj.E.Dr.Njeriut i ka konsideruar si shkelje të sëdrejtës së mbrojtjes rastet kur nuk është siguruar prania e mbrojtësit në proçesin e paraqitjespër njohje të personit të dyshuar për kryerjen e veprës penale, dhe konkretisht; “e drejta embrojtjes në lidhje me veprimin proçedural të paraqitjes për njohje të personit rrjedh ngapërcaktimi i pozitës juridiko-proçedurale penale të tij përpara dhe gjatë kryerjes së këtijveprimi proçedural” 459. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Gj.E.Dr.Njeriut në vendiminLaska dhe Lika kundër Shqipërisë e cila ka përkufizuar se ligjshmëria e përfitimit të tëdhënës, të provës, nëpërmjet veprimit të njohjes së personit është e lidhur ngushtë si merespektimin e të drejtës së mbrojtjes ashtu edhe me vetë proçedurën e kryerjes saj.

Ligjvënësi ka përcaktuar të drejtën e “organit proçedues” që të shfrytëzojë këtë burimprove, sipas rregullave të përcaktuara për të siguruar të dhëna e njoftime të vlefshme përobjektin e të provuarit dhe proçesin penal në tërësi. Pra njohja si burim prove mund tëpërdoret gjatë hetimeve nga policia gjyqësore dhe prokurori dhe në gjykim nga gjykata nëfazën e marrjes së provave. “njohja si veprimtari hetimore, nenet 171-175 të K.Pr.Penale, ireferohet në mënyrë të shprehur organit proçedues, ashtu sikurse Kodi në tërësinë e vet, ireferohet organit proçedues për marrjen e të gjitha provave, përfishi këtu edhe njohjen esendeve apo personave” 460.

Edhe se në paragrafin e parë të nenit 172 të K.Pr.Penale bëhet përkufizimi “.. që do tëbëjë njohjen gjykata e pyet ...” në të gjitha dispozitat e tjera, nenet 171, 173, 174, 175 si dhe

456 Prof. Dr. Skënder Begeja “Mbi taktikësn e paraqitjes për njohje të njerëzve dhe sendeve’ botuar në DrejtësiaPopullore Nr 6 e vitit 1966 fq.25.457 Në nenin 177/1, 179/2 dhe 182 të K.Pr.Penale kur kërkohet domosdoshmërisht marrja e vendimit për tëpërdorur si burim prove ekspertimin dhe eksperimentin hetimor.458 Arsyetim në lidhje me të drejtën që ka organi i akuzës për të kryer ballafaqimin pa qenë nevoja e marrjes aktittë veçantë për kryerjen e tij, sipas vendimit Nr 540 datë 22.10.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.459 Vendimi Nr 19 datë 02.04.2012 i Gjykatës Kushtetuese, mbi respektimin e të drejtës mbrojtjes gjatë kryerjessë paraqitjes për njohje të personit të dyshuar për kryerjen e veprës penale.460 Arsyetim në vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 865 datë 21.12.2005 me tëgjykuar A.P, në lidhje me aplikimin e këtij burimi prove nga organet e hetimit në hetim dhe gjykata në gjykimine çështjes.

Page 108: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

107

paragrafët e dytë dhe të tretë të vetë nenit 172 të K.Pr.Penale, ligjvënësi ka përcaktuar“organin proçedues” si subjekt që realizon e përdor njohjen si burim prove në proçesin penal461 . Në lidhje me qëndrimet e gabuara të mbajtura nga praktika gjyqësore në lidhje mesubjektin proçedural që realizon paraqitjen për njohje, nga Gjykata e Lartë bëhet arsyetim izgjeruar në këtë drejtim, dhe konkretisht; “sipas K.Pr.Penale, hetimi paraprak kryhet ngapolicia gjyqësore dhe prokurori, dhe se janë këto organe të proçedimit penal që kanëdetyrimin në këtë fazë të proçedimit, të zbatojnë dispozitat e këtij kodi lidhur me marrjen eprovave, në këtë rast edhe njohjen e personave dhe sendeve” 462.

Si burim prove paraqitja për njohje zakonisht aplikohet gjatë hetimeve paraprake, kjoe kushtëzuar nga mjaft faktorë, sikurse janë;

• Koha sa më e afërt e marrjes së perceptimit shqisor nga njohësi me atë të realizimitnjohjes, ndikon drejtpërdrejtë në rezultatin dhe fuqinë provuese të saj.

• Aplikimi i këtij burimi prove për të marrë prova në lidhje me objektin e të provuaritsi dhe idendifikimi i burimeve të tjera të provës.

• Realizimi i detyrimeve ligjore të organeve të ndjekjes penale për identifikimin dhevërtetimin e fajësisë ndaj autorëve të veprave penale.

• Dosmosdoshmëria që kanë organet e hetimit që nëpërmjet njohjes të realizojnëverifikimin e fakteve e të dhënave të tjera që ata kanë administruar etj..

Megjithse ka mjaft rëndësi që paraqitja për njohje duhet bërë sa më shpejt të jetë emundur. Kjo për shkak se të dhënat e përftuara nga marrësi janë të afërta, ajo mund të kryhetedhe më vonë kur nuk është bërë e mundur të gjendet autori i dyshuar apo për shkaqe të tjera.Nga të gjitha dispozitat proçedurale, nuk rezulton të jetë përcaktuar koha e kryerjes së njohjesme atë të veprës penale, këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika gjyqësore; “i pabazuar ështëpretendimi i mbrojtjes lidhur me papërdorshmërinë si provë të proçesverbalit të paraqitjespër njohje , për shkak se është kryer pas më shumë se një viti nga ngjarja. Nuk ka asnjëdispozitë proçedurale që të bëjë të papërdorshme këtë provë për shkak të kohës kur ështëkryer..” 463.

Në mjaft raste kryerja e këtij veprimi proçedural është i domosdoshëm, mos kryerja nëkohë e tij jo vetëm që mund të rezultojë me pasoja për objektin e të provuarit, por ai nukmund të realizohet më, në kohë dhe kushte të tjera.“Edhe po të supozohet së dëshmitarëtokularë e identifikuan aplikantin si autor të krimit, Gjykata vëren se gjykatat kombëtare nukiu përgjigjën ankesës së tij për pamundësinë e identifikimit të tij kur sulmuesi pretendohet sekishte veshur kokore. Nga aktet e dosjes rezulton se nuk u zhvilluar asnjë paraqitje për njohje,qoftë edhe me anë të fotografisë, megjithëse K.Pr.Penale e rregullonte qartë në kohënpërkatëse organizimin e njohjes së personave dhe të sendeve. Gjykata nuk mund të gjejëndonjë shpjegim për këtë mosveprim” 464. “megjithëse ka qenë rasti dhe të gjitha mundësitëpër kryerjen e paraqitjes për njohje me fotografi të gjykuarit, ky veprim nuk është kryer, nënjë kohë që e dëmtuara ka dhënë vetëm emrin dhe karakteristika të gjykuarit” 465.

Paraqitja për njohje gjatë gjykimit të çështjes, realizohet nga gjykata mbi kërkesate palëve apo edhe kryesisht, në përputhje me kërkesat e përgjithshme për marrjen provave në

461 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në vendimin e saj Nr 8 datë 08.02.2005, bazuar në përkufizimin emësipërm të nenit 172/1 të K.Pr.Penale, ka konsideruar e arsyetuar në mënyrë të gabuar se paraqitja për njohjerealizohet vetëm nga gjykata në gjykimin e çështjes.462 Interpretim në vendimin Nr 865 datë 21.12.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.463 Arsyetim në vendimin Nr 575 datë 04.11.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë .464 Arsyetim në Vendimin e Gjykatës E. Dr. Njeirut datë 27.05.2010, në çështjen Berhani kundër Shqipërisë, nëtë cilin arsyetohet detyrimi i organeve proçeduese për kryerjen e njohjeve të personave dhe sendeve.465 Arsyetim në lidhje me mos kryerjen e njohjes nëpërmjet fotografisë, bërë në vendimin Nr 23 datë 20.01.2010të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë .

Page 109: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

108

gjykim si dhe ato specifike të parashikuar nga nenet 171 – 175 të K.Pr.Penale. “njohësi nëproçesin e paraqitjes për njohje, krahason shenjat dhe të dhënat e objektit (njeri, kufomësend) me përfytyrimin e shenjave dhe të dhënave që ruhen në kujtesën e tij dhe në bazë të këtijkrahasimi njofton se ka njohur njeriun apo sendin që ka parë në të kaluarën dhe që ka lidhjeme ngjarjen..” 466.

Proçesit i njohjes gjatë gjykimit çështjes, ndonëse aplikohet më rrallë se në hetimetparaprake, në raste të caktuara ai merr rëndësi të veçantë, kur nëpërmjet këtij burimi prove,gjykata duhet dhe ka mundësi të sqarojë e verifikojë elementë mjaft të rëndësishëm të proçesittë provuarit, sikurse është autorësia dhe fajësia e të pandehurit në kryerjen e veprës penale.Ndryshimi me fazën e hetimeve paraprake qëndron në faktin se nga gjykata për kryerjen eproçesit të njohjes, duhet të disponohet me vendim të ndërmjetëm, detyrim i cili parashikohetpër marrjen e çdo prove në gjykim e çështjes, sipas nenit 357 dhe 367 të K.Pr.Penale.“..gjykata e shkallës parë, në seancë gjyqësore dhe me vendim të motivuar, është realizuarsipas kërkesave të ligjit proçedural, paraqitja për njohje e të gjykuarit ..” 467. Duhet thënë qëvlera e rezultateve të njohjeve të realizuar në seancë gjyqësore është më e plotë në raport meato të realizuara gjatë hetimeve paraprake, jo vetëm për faktin e vlerës së tyre gjyqësore, poredhe për shkak se ky proçes realizohet në prani të gjitha palëve në gjykim dhe në unitet meprovat e tjera.

Proçesi i njohjes në gjykim drejtohet nga gjykata, ai dokumentohet në proçesverbaline seancës gjyqësore në të cilin shënohen me hollësi, disponimi dhe referenca ligjore,verifikimi i kushteve paraprake për realizimin e saj, mënyra e zhvillimit të njohjes, personatqë marrin pjesë në të dhe gjeneralitet e tyre, rezultatet e saj etj.. “nga gjykata e shkallës parë,në seancë gjyqësore dhe me vendim të motivuar, është realizuar sipas kërkesave të ligjitproçedural, paraqitja për njohje e të gjykuarit M.K nga e dëmtuara Sh.Xh në cilësinë enjohëses. Ky veprim është kryer në praninë e të gjykuarit, mbrojtësit tij, personave të tjerë nënjohje, duke e pasqyruar atë në proçesverbalin përkatës gjyqësor” 468. Rezultatet e dala ngaproçesi i njohjes, realizuar në seancë, përbëjnë provë gjyqësore në kuptimin që i jep neni 3/2dhe 380 i K.Pr.Penale, ky proçes realizohet në prani të gjitha palëve, të cilat i realizojnë nëmënyrë të drejtpërdrejtë, të drejtat e tyre të parashikuara nga nenet 171 – 175 të K.Pr.Penale.

Njohja e personit. Njohja e personit si burim prove si gjatë hetimit paraprak ashtudhe në gjykimin e çështjes, realizohet në përputhje me kërkesat detyruese të parashikuara nganenet 171 dhe 172 të K.Pr.Penale. Në nenin 171/1 të K.Pr.Penale, janë përcaktuar kushtespecifike kur ky burim prove, mund të përdoret nga ana e organit proçedues për njohjen epersonave, dhe konkretisht;

a) Identiteti i personit objekt njohje nuk dihet nga njohësi 469.b) Njohësi duhet të ketë konstatuar të dhëna apo shenja identifikuese për personin që

do të njihet 470.

466 Prof. Dr. Skënder Begeja “Mbi taktikën e paraqitjes për njohje të njerëzve dhe sendeve” botuar në DrejtësiaPopullore Nr 6 e vitit 1966 fq.32.467 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 575 datë 04.11.2009 mbi marrjen e vendimitndërmjetëm për realizimin e paraqitjes për njohje në gjykimin në shkallë të parë të gjykuarit M.K akuzuar përkrimin e parashikuar nga nent 79/a, 140 e 25 të k.penal.468 Mbi kryerjen e paraqitjes për njohje të personit në seancë gjyqësore dhe pasqyrimi i këtij proçesi njohje nëproçesverbalin e seancës gjyqësore, arsyetuar nga vendimi Nr 575 datë 04.11.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatëssë Lartë.469 Fakti i mos njohjes nga njohësi është esencial pasi nuk do të kishte asnjë kuptim realizimi i proçesit të njohjeskur ai deklaron që e njeh atë, në këto raste ai deklaron identitetin e tij dhe njohja është e pakuptimtë.470 Njohësi në këtë rast ndonës nuk njeh itenditetin e autorit, ka patur mundësi dhe ka fiksuar tipare të fytyrës tijdhe të dhëna të jashtme identifikuese, të cilat ai i ka deklaruar gjatë proçesit të pyetjes së tij.

Page 110: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

109

c) Të dhënat e përshkruara në pikën “b” ti ketë deklaruar më parë para organitproçedues 471.

d) Njohësi nuk duhet të ketë kryer me parë njohjen apo ti jenë treguar njoftime të tjeraqë lidhen me personin që do të njihet, veç atyre të konstatuara personalisht 472.

e) Proçesi i verifikimit të kushteve të mësipërme, pasqyrohet detyrimisht nëproçesverbalin përkatës të njohjes 473.

Ekzistenca e kushteve të mësipërme dhe deklarimet e njohësit përshkruhen në pjesën eparë të proçesverbalit të njohjes. Mungesa e një prej kushteve të mësipërme si dhemospasqyrimi i tyre në aktin e njohjes e bën atë të pavlefshëm. Gjykata Kushtetuese në lidhjeme respektimin e kërkesave detyruese në proçesin e paraqitjes për njohje ka arsyetuar se;“proçedura e paraqitjes për njohje është zhvilluar në kundërshtim me nenet 171 e 172 tëK.Pr.Penale, në proçesverbalin e njohjes mungon pasqyrimi i hollësishëm i kërkesave ligjoreqë lidhen me përshkrimin e hollësishëm të personit (njohësit) dhe të gjitha shenjave që aimban mend, pyetjen nëse ka qenë më parë për të bërë njohjen si dhe të rrethanave të tjera qëndikojnë në vertetësinë e saj” 474.

Palët që marrin pjesë në paraqitjen për njohje të personit gjatë hetimeve, nësekonstatojnë që kërkesat e mësipërme nuk janë respektuar nga organi i hetimit, sipas të drejtëssë njohur nga neni 129/5 të K.Pr.Penale, kanë të drejtën të kundërshtojnë kryerjen e njohjes475. Proçesi i njohjes dhe e gjithë proçedura e ndjekur nga organi i hetimit, pasqyrohet nëproçesverbal në prani të palëve që kanë marrë pjesë, ata e nëshkruajnë këtë akt, duke shënuarnë fund të tij edhe pretendimet që ato kanë. Çdo pretendim për pavlefshmërinë e këtij aktiduhet të kundërshtohet me kërkesë të veçantë, bazuar në nenin 129/5 dhe 171/3 të K.Pr.Penale476. Në lidhje me pavlefshmërinë ose jo të aktit të njohjes dhe momentit proçedural të kërkesëspër pavlefshmëri, praktika gjyqësore ka arsyetuar se; “në referencë të neneve 129/5 dhe 171/3të K.Pr.Penale, kërkesa për pavlefshmëri të veprimit proçedural të njohjes do të duhej të ishtebërë nga i gjykuari apo mbrojtësi i tij në momentin e caktuar nga ligji, pra menjëherë paspërpilimit të aktit të njohjes” 477.

Ky proçes verifikimi dhe dokumentimi paraprak bëhet nga ana e organit proçedues nënjë vend të veçantë nga ai në të cilin do të proçedohet me zhvillimin e njohjes së personit.

471 Proçesi i njohjes realizohet në këtë rast kur ndonëse dëshmitari okular gjatë pyetjes së tij jep të dhënaidentifikuese për autorin e ngjarjes ai nuk e njeh atë, në këto kushte kalohet në proçesin e njohjes tij.472 Personi mund të jetë treguar nga punonjës të policisë gjyqësore, apo ai ta ketë parë atë duke u arrestuar,fotografinë në organet e medias, mbas ngjarjes në rrethana të tjera etj…473 Ekzistenca e kushteve të mësipërme duhet të pasqyrohet detyrimisht në pjesën e parë të aktit të njohjes,detyrim ky i përcaktuar nga pika “2” e nenit 171 të K.Pr.Penale.474 Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj Nr 7 datë 27.04.2005 ka arsyetuar në kuadrin e nenit 32/2 tëKushtetutës, marrjen në mënyrë të paligjshme të provës penale, rezultatit të njohjes, dhe në kundërshtim mekërkesat e ligjit, pasi në aktin e njohjes nuk janë pasqyruar kushtet paraprake specifike për të realizuar njohjen siburim i ligjshëm prove. Në ndryshim nga ky qëndrim Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj Nr 124 datë27.09.2001 ka arsyetuar se vlerësimi i pavlefshmërisë së paraqitjes për njohje nuk përfshihet në juridiksioninkushtetues sipas nenit 42 të Kushtetutës, ajo ka arsyetuar se “Sipas kompetencave të tyre, gjykatat kanë marrëprovat dhe i kanë çmuar sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi, ndërsa pretendimet e kërkuesitpër mangësi proçedurale në paraqitjen për njohje të sendeve të vjedhura, apo shkeljeve të këtyre rregullave nëparaqitjen për njohje të pandehurit, nuk kanë sjellë në vetvete shkelje të drejtave themelore të gjykuarit..”475 Në nenin 129/5 të K.Pr.Penale parashikohet se “ Kur pala është e pranishme, pavlefshmëria e një aktit duhettë kundërshtohet para se ai të bëhet ose…” .476 Në nenin 171/3 të K.Pr.Penale parashikohet pavlefshmëria e aktit njohjes nëse nuk janë respektuar kërkesat edy paragrafëve të parë të nenit 171 të këtij Kodi, bazuar në të drejtën e njohur nga neni 129/5 “ Kur pala është epranishme, pavlefshmëria e një aktit duhet të kundërshtohet para se ai të bëhet ose kur kjo nuk është e mundurmenjëherë pasi akti është bërë”477 Arsyetim në vendimin Nr 60 datë 06.02.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatëssë Lartë .

Page 111: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

110

Organi proçedues nuk mund të realizojë njohjen e personit nëse, njohësi ka deklaruar se nukka mundur të fiksojë asnjë shenjë apo tipar dallues e identifikues për personin e dyshuar, përshkaqe nga më të ndryshmet. Në këtë rast aplikimi i njohjes si burim prove vjen nëkundërshtim me kërkesat e nenit 171 të këtij kodi dhe rezultati i saj është i paragjykuar.“dëshmitari Sh.R gjatë hetimeve ka deklaruar ndër të tjera se nuk mund të indetifikonte asnjënga autorët .. në seancë gjyqësore është bërë paraqitja për njohje e të gjykuarit dhedëshmitari është shprehur se nuk njihte asnjë nga personat e paraqitur për njohje.. “ 478.Njohja e personit nëpërmjet fotografi, se ndonëse rezultati i saj lidhet me njohjen ose jo të njëpersoni të caktuar, duhet konsideruar si njohjet e tjera sipas, nenit 174 të K.Pr.Penale, ndonësevetë kjo dispozitë i referohet nenit 171, 172 të K.Pr.P.

Zhvillimi i proçesit të njohjes së personit është parashikuar në nenin 172 tëK.Pr.Penale, në paragrafin e parë të tij parashikohet detyrimi i organit proçedues që të largojëpersonin që do të bëjë njohjen nga ambienti në të cilin do të sillet personi që është objekt përtu njohur, apo dyshohet së bashku me personat e ngjashëm, me ngjashmëri në të gjithëelementët e jashtëm identifikues. Së bashku me personin që do të njihet sigurohet prania edhee të paktën e dy personave të tjerë të ngjashëm me të (dhe të panjohur nga njohësi) 479. “Nëparaqitjen për njohje të njerëzëve ose sendeve është e domosdoshme që të vendosen personaapo sende të ngjashëm, dallimi i theksuar i tyre me objektin e njohjes do të tërhiqtevëmendjen e njohësit dhe patjetër do të krijonte kushte për sugjestionimin e tij” 480.

Respektimi i kërkesave të mësipërme mbi ngjashmërine e personave në njohje, duhettë bëhet me rigorozitet, pasi jo vetëm vihet në dyshim rezultati i njohjes por në raste tëcaktuara ajo rezulton e pavlefshme, këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika gjyqësore; “nëproçesin e paraqitjes për njohje, kanë marrë pjesë tre punonjës policie, ndërkohë se ipandehuri ka qenë lehtësisht i dallueshëm ndërmjet tyre, për arsye të kushteve të rënda fizikedhe shëndetësore që ai paraqiste” 481 . “Kërkesë e nenit 172/1 të K.Pr.Penale është qëpersonat që paraqiten për njohje të jenë sa më të ngjashëm me atë që duhet të njihet.Në rastinkonkret të tre personat nuk kanë ngjashmëri me të gjykuarin, për më tepër që kanë diferencënë moshë deri edhe në 15 vjet më të rinj” 482.

Personit që do të njihet i jepet e drejta të zgjedhë vendin e qëndrimit në raport mepersonat e tjerë, duke i siguruar të njëjtat kushte me personat e tjerë 483. Më pas proçedohetduke sjellë në atë ambjent personin që do të bëjë njohjen dhe pyetet nëse njeh ndonjërin ngapersonat që i paraqiten për njohje. Nëse njohësi shpjegon që njeh, ai ftohet të tregojë eshpjegojë se cilin dhe në çfarë rrethanash (rrethana që lidhen me objektin e çështjes aporrethana të tjera). Në këto raste njohësi pyetet nëse është i sigurtë për ato që ai deklaron apojo, dhe i gjithë ky proçes duhet pasqyruar me saktësi në proçesverbal. “nga përmbajtja eproçesverbalit për njohjen e personit, citohet se i pandehuri A.M mbante numrin 2, ndërkohëqë nga tabela fotografike rezulton se ai mban numrin 4 dhe se numrin 2 e mbante një person

478 Arsyetim në vendimin Nr 291 datë 15.03.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë .479 Në praktikë në paraqitjet për njohje zakonisht sigurohet edhe prania e katër personave të ngjashëm mepersonin object njohje, pavarësisht se nga ligji është përcaktuar të paktën dy persona të ngjashëm.480 Prof. Dr. Skënder Begeja “Mbi taktikësn e paraqitjes për njohje të njerëzve dhe sendeve’ botuar në DrejtësiaPopullore Nr 6 e vitit 1966 fq.30.481 Arsyetim i Gjykatës Kushtetuese në vendimin Nr 7 datë 27.04.2005, në lidhje me pavlefshmërinë e paraqitjespër njohje të personit dhe pavlefshmërisë saj, pasi nuk janë respektuar kushtet e kërkuara nga ligji në lidhje mepraninë e të paktën dy personave të ngjashëm me personin që njihet.482 Mbi mosrespektimin e kushteve të nenit 172/1 të K.Pr.Penale në paraqitjen për njohje të personit, arsyetuar nëvendimin Nr 13 datë 12.04.2010 të Kolegjit Penal Gjykatës së Lartë.483 Nga praktika, pavarësisht se nuk është e parashikuar shprehimisht në ligj, është proçeduar duke i dhënë tabelame Nr, 1, 2, 3, 4 secilit person që paraqitet për njohje së bashku me personin objekt njohje.

Page 112: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

111

tjetër, .. kështu që kjo provë nuk paraqet një riprodhim besnik të faktit si dhe të veprimitproçedural të kryer” 484.

I gjithë proçesi i njohjes, jo vetëm pasqyrohet me hollësi në proçesverbal, por gjatëkëtij proçesi bëhen fotografimet ose edhe filmimet e nevojshme, të cilat në këto raste ibashkëlidhen proçesverbalit si akti themelor që pasqyron tërë proçesin dhe rezultatet e njohjessi provë penale. Ky akt detyrimisht nënshkruhet nga të gjithë personat pjesëmarrës dhe tëpranishëm në paraqitjen për njohje. “gjykata me të drejtë ka rrëzuar kërkesën përpavlefshmëri të aktit të njohjes, pasi në proçedurën e paraqitjes për njohje, proçesverbali nëfjalë është nëshkruar rregullisht nga njohësi E.D, prokurori, o.p.gjyqësore, i gjykuari E.Shdhe avokati i tij” 485. “nuk rezulton që në proçesverbalin e paraqitjes për njohje të personittë kenë nënshkruar tre personat që pretendohet se kanë marrë pjesë në njohje, ndërkohë qënjëri nga dëshmitarët pranon faktin se e ka nënshkruar proçesverbalin.. rreth dy javë paszhvillimit të njohjes” 486.

Në praktikën gjyqësore në disa raste nga ana e gjykatës apo palëve, gjatë pyetjes sëdëshmitarit i është kërkuar të përgjigjet “nëse në sallën e gjykimit konstatoni apo jopersonin...”. Kjo mënyrë e të proçeduarit vlerësoj se është e gabuar, ajo jo vetëm që vjen nëkundërshtim me kërkesat e neneve 171 – 175 të K.Pr.Penale, por ndikon drejtpërdrejtë nëvërtetësinë e përgjigjes së dëshmitarit. “..gjatë pyetjes nga gjykata në seancë gjyqësore tëdëshmitarëve nëse është apo jo në sallën e gjyqit personi që keni kontaktuar në Roskovec, atai janë përgjigjur negativisht..” 487. Ky burim prove në mjaft raste lidhet me burimet e tjera tëprovave kryesisht me dëshminë, eksperimentin dhe provat materiale, të cilat njëkohësishtgjatë proçesit të provuarit, shërbejnë për verifikimin e rezultateve që dalin nga secili burimprove.

Verifikimi nëpërmjet proçesit të njohjes. Proçesi i njohjes si gjatë hetimit paraprakashtu edhe në gjykimin e çështjes shërben edhe për verifikimin e provave të tjera penale dheanasjelltas.

• Verifikimi i deklarimeve apo dëshmisë. Nëpërmjet proçesit të njohjes mund tërealizohet verifikimi i deklarimit të dhënë gjatë hetimeve, apo dëshmisë dhënë në gjykimin eçështjes, sikurse janë rastet e mëposhtme të praktikës gjyqësore; “bazuar në të dhënatidentifikuese për autorin në deklarimet e M.A dhe Xh.P, është zhvilluar proçedura e njohjesnëpërmjet fotografive, të nxjerra nga sistemi TIMS .. Sipas proçes verbalit përkatës rezultonse të dy deklaruesit kanë njohur të gjykuarin” 488 .“ .. duke vlerësuar kontradiktat nëkallëzimin e të dëmtuarës, .. për verifikimin e dëshmisë saj, mund dhe duhej të ishte kryerparaqitja për njohje nëpërmjet fotografisë sipas nenit 171 të K.Pr.Penale, pasi dëshmitarja edëmtuar, në kallëzim jep vetëm emrin Mondi dhe disa karakteristika fizike të tij..” 489.

484 Arsyetim në vendimin Nr 196 datë 22.04.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi parregullsitë ekonstatura në kryerjen e paraqitjes për njohje të gjykuarit A.M si dhe të dokumentimit të këtij proçesi njohje metë dëmtuarën S.A.485 Arsyetim në vendimin Nr 60 datë 06.02.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi rrëzimin e kërkesëspër pavlefshmëri të paraqitjes për njohje të gjykuarit E.Sh, nga njohësi E.D, zhvilluar në datë 14.06.2004.486 Në këtë rast Gjykata Kushtetuese në vendimin Nr 7 datë 27.04.2005 ka arsyetuar mbi parregullsitë nëzhvillimin e njohjes, përpilimin dhe nëshkrimin e proçesverbalit të njohjes nga personat që kanë marrë pjesë nëkëtë proces.487 Mbi pyetjen e dëshmitarëve në gjykim nëse identifikojnë në sallën e gjykimit personin, arsyetim në vendiminNr 856 datë 06.10.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.488 Mbi lidhjen që rezulton midis burimeve të provave nga deklarimi tek njohja e personit, pjesë nga arsyetimi ivendimit Nr 856 datë 06.10.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.489 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 23 datë 20.01.2010, me të gjykuar E.K.

Page 113: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

112

• Lidhje të drejtpërdrejtë ka njohja edhe me eksperimentin hetimore, pasi rezultatet eeksperimentit hetimor përcaktojnë mundësinë reale që ka patur njohësi për të përftuarnëpërmjet organeve të shqisave të dhëna të mjaftueshme për identifikimin dhe njohjen epersonit, zërit tij apo sendit. “nga konkluzionet e eksperimentit hetimor të kryer ne vendin engjarjes, konfirmohet se dëshmitarja nuk kishte asnjë mundësi të njihte personat në kushtetdhe pozicionin që ishte dhe jo vetëm kaq, por kishte mjaft vështirësi edhe në dallimin engjyrave të veshjes tyre” 490.

Realizimi i proçesit të njohjes në kushte të veçanta. Në raste të caktuara kur ngaana e organit proçedues disponohen të dhëna që personi që do të bëjë njohjen (njohësi) mundtë ndikohet (për shkak të frikës apo rrethana të tjera që ndikojnë tek njohësi) nga kontakti idrejtpërdrejtë fizik me personin që do të njihet, proçesi i njohjes zhvillohet duke u hequrmundësinë personave të paraqitur për njohje që të shikojnë drejtpërdrejtë njohësin. Nëpraktikë janë aplikuar me sukses raste të tilla sidomos në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan etj..rrethe në të cilat së fundi janë krijuar kushtet teknike dhe ambientet për ta realizuar këtëproçes, sipas parashikimeve të nenit 172/2 të K.Pr.Penale. Në paragrafin e tretë të nenit 171 tëK.Pr.Penale është përcaktuar se mosrespektimi i kërkesave të parashikuara nga nenet 171 dhe172/1 të këtij kodi, sjell si pasojë pavlefshmërinë e rezultateve të njohjes si provë në proçesinpenal. Kur nuk është e mundur të realizohet njohja e drejtpërdrejtë e autorit të dyshuar apo tëpandehurit, për shkak se ai nuk gjendet apo i fshihet organit proçedues, mund të aplikohetparaqitja për njohje nëpërmjet fotografisë.

Njohja e sendeve është parashikuar si lloj i veçantë njohje në nenin 173 teK.Pr.Penale, në këtë proçes njohje zbatohen për aq sa është e mundur por pa cënuar kërkesat eneneve 171 dhe 172 të K.Pr.Penale. Objekt i kësaj njohje mund të jenë sendë të ndryshme tëcilat kanë qenë objekt i kryerjes së veprës penale nga autori, sikurse mund të jetë telefonimobil, sende me vlerë, bizhuteri, orë, portofol etj.. Objekt i njohjes së sendeve mund të jenëedhe mjetet e kryerjes së krimit të përdorura nga autori në kryerjen e veprës penale të fiksuarakëto nga të dëmtuarit apo nga dëshmitarët okularë.

Rregullat proçedurale që parashikohen për njohjen e personave, respektohen edhe sa itakon njohjeve të sendeve dhe njohjeve të tjera, duke garantuar që rezultati i njohjes të jetëprodukt i njoftimeve të pavarura dhe të vërteta të njohësit. Në çdo rast mbi kërkesat dhekundërshtimet e palëve, gjykata duhet të disponojë në lidhje me vlefshmërinë e rezultatit tënjohjes si provë në proçesin penal. “Vlerësimi i provave, metodika dhe taktika e njohjessendeve, personave, si dhe vlefshmëria apo pavlefshmëria e akteve çmohen nga gjykatat esistemit gjyqësor si në gjykim, ashtu edhe në rishikimin e çështjeve, sipas K.Pr.Penale” 491.

Në këto raste organi proçedues përpara se të zhvillojë proçesin e paraqitjes për njohjetë sendit, provës materiale, duhet detyrimisht të gjejë e sigurojë jo më pak se dy sende tëngjashme me sendin që do të njihet dhe i vendos ato në kushte të njëjta, në ambiente ku nukështë prezent njohësi. Më pas thirret njohësi dhe pyetet nëse njeh ndonjë prej sendeve,provave materiale, dhe e fton atë të shpjegojë e deklarojë rreth sendeve. Nëse ai deklaron senjeh dhe identifikon ndonjë send, provë materiale në këtë njohje, ai ftohet të shpjegojë se cilinsend identifikon, në çfarë kushtesh dhe nëse është apo jo i sigurtë, duke i kërkuar të shpjegojëmë hollësisht rreth këtij sendi. “Njohja e sendeve kryhet duke siguruar të paktën dy objekte,sende të ngjashme me atë të sendit që duhet të njihet. Gjithashtu proçesi i njohjes duhet të

490 Mbi pamundësinë e marrjes perceptimit shqisor nga njohësi në vendin dhe kohën që është ndodhur, asyetim iKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 369 datë 01.07.2009.491 Gjykata Kushtetuese në vendimin Nr124 datë 27.09.2001 ka arsyetuar të drejtën dhe detyrimin e gjykatës nëlidhje me vlerësimin e vlefshmërisë apo jo të rezultateve të njohjes dhe jo vetëm sa i takon kërkesave të ligjit poredhe të metodikës dhe taktikës së ndjekur gjatë njohjes.

Page 114: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

113

zhvillohet në kushte të ngjashme kohore me ato kur ka ndodhur vepra penale. Paraqitja përnjohje dhe njohja e bluzës së veshur nga e gjykuara ditën e ngjarjes është kryer nëkundërshtim me kërkesat e nenit 173/2 të K.Pr.Penale, pasi ajo është vendosur modis sendeveqartësisht të dallueshme..” 492.

Të dëmtuari i ështe vjedhur një send, p.sh. telefon mobil, i cili i është gjetur esekuestruar të akuzuarit nga ana e policisë gjyqësore, të dhënat e të cilit përputhen me ato tëdeklaruara nga i dëmtuari. Për të provuar faktin që kjo provë materiale është apo jo sendi ivjedhur të dëmtuarit, ndër të tjera proçedohet edhe me paraqitjen për njohje të sendit, në këtërast të tëlefonit që i është sekuestruar të pandehurit. Edhe në këtë proçes njohje organiproçedues, siguron të paktën dy telefona të ngjashëm me atë të sekuestruar të pandehurit, nëngjyrë madhësi dhe karakteristika të ngjashme dhe realizon paraqitjen për njohje të senditduke respektuar rregullat e përgjithshme. Rezultati i njohjes në këtë rast përbën provënpenale, ai i jep vlerë edhe vetë provës materiale te sekuestruar të pandehurit. Ky proçessikurse edhe ai njohjes personave dokumentohet në proçesverbal. Gjatë këtij proçesi mund tëbëhen fotografime e filmime të cilat i bashkëlidhen proçesverbalit të njohjes.

Njohjet e tjera. Si prova në proçesin penal, ligji proçedural ka njohur edhe rezultatete njohjeve të tjera siç janë njohja nëpërmjet zërit , fotografisë apo tingujve të tjerë si dhe çdonjohje që mund të jetë objekt i perceptimit shqisor 493. “Në praktikën botërore përdoren edhenjohja nëpërmjet zërit dhe ecjes, d.m.th. sipas të ashtëquajturave shenja dinamike. Nisur ngapërmbajtja e nocionit ‘identitet’, mund të themi me siguri që në botë nuk ka dy njerëz që tëkenë veçori të njëjta në zë dhe në ecje, pavarësisht ngjashmërive. Individualiteti në ecje dhenë zë dhe qëndrueshmëria e tyre tregojnë se mund të bëhet njohja sipas tyre” 494.

Sa i takon njohjeve gjatë hetimeve paraprake, nga ligjvënësi nuk është përcaktuarpjesëmarrja e detyrueshme e mbrojtësit gjatë kryerjes saj. Megjithatë duhet thënë se prania embrojtësit, sidomos në rastet kur proçedohet në mungesë të pandehurit është një garanci mëshumë për vetë këtë provë dhe në tërësi për proçesin. Nga Gjykata e Lartë është vlerësuar senuk qëndron pretendimi i ngritur nga i pandehuri G.A dhe mbrojtësi i tij në lidhje mepavlefshmërinë e paraqitjes për njohje me fotografi të realizuar në hetimin paraprak, përfaktin se nuk ka qenë i pranishëm mbrojtësi i të pandehurit gjatë realizimit të kësaj njohje 495.Njohjet e tjera, rezultojnë të jetë aplikuar, sidomos ato me anë të fotografisë dhe zërit,kryesisht në fazën e hetimeve paraprake.

Njohjet nëpërmjet fotografisë janë realizuar në kushtet kur i dyshuari nuk gjendetpër realizimin e njohjes së drejtpërdrejtë, ka qënë në mungesë ose i fshihet organeve tëdrejtësisë. Në kushtet e pamundësisë për të realizuar njohjen e drejtpërdrejtë të personit,ligjvënësi ka parashikuar mundësinë e organit proçedues të realizojë njohjen nëpërmjetfotografisë. Duhet thënë se rezultati i njohjes së drejtpërdrejtë të personit është më i plotë se aii njohjes nëpërmjet fotografisë së personit. Nga praktika, kryesisht gjatë fazës së hetimitparaprak, njohja nëpërmjet fotografisë është realizuar gjërësisht në rastet kur i pandehuri ështëhetuar e gjykuar në mungesë. Këtu mund të përmendim rastet e mëposhtme të praktikësgjyqësore; “paraqitja për njohje nëpërmjet fotografisë është ashtu sikurse i gjithë proçesi i

492 Arsyetim mbi kryerjen e niohjes sendit në kundërshtim me kërkesat e ligjit bërë në vendimin Nr 97 datë04.04.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.493 Parashikim i bërë nga neni 174 i K.Pr.Penale, për njohjet e tjera, nëpërmjet zërit, tingujve etj..494 Prof. Dr. Skënder Begeja “Mbi taktikën e paraqitjes për njohje të njerëzve dhe sendeve” botuar në DrejtësiaPopullore Nr 6 viti 1966, fq.28, 29.495 Vendimi Nr 55 datë 22.02.2012 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi rrëzimin e pretendimeve tëgjykuarit G.A dhe mbrojtësit tij, ndër to edhe për pavlefshmërine e paraqitjes për njohje të realizuar nga autoritetitaliane në hetimin e krimit të vrasjes së D.Gj në qytetin e Bergamos, Itali.

Page 115: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

114

hetimit dhe gjykimit është bërë në kushtet kur i gjykuari, i është fshehur hetimit dhe gjykimitçështjes, pavarësisht se ka pasur dijeni” 496 . “ka qenë detyrë e gjykatës, gjetja dheadministrimi i fotografisë së P.Z, me qëllim përdorimin në veprimin proçedural të paraqitjespër njohje me dëshmitarin A.K, dhe dëshmitarët e tjerë ...” 497. “ ..rezultati i paraqitjes përnjohje me fotografi, bërë nga organi i prokurorisë gjatë hetimeve, nga gjykata e apelit ështëvlerësuar në mënyrë të gabuar .. rezulton se në dosje është edhe fotografia e nje tjetër personime emrin e të gjykuarit, si dhe vetëm fotografia e të gjykuarit është bardhë e zi...” 498.

Njohja e personit nëpërmjet zërit ka veçori specifike, nga ana e organit proçeduesduhet patur parasysh që personat që i paraqiten njohësit të kenë elementë dhe dialekt tëngjashëm, dhe jo lehtësisht të dallueshëm. “deklarimi fajtor i të gjykuarit është bazuar vetëmnë njohjen nëpërmjet zërit, por në këtë proçes është vepruar në kundërshtim me nenet 171 dhe172 të K.Pr.Penale, pasi nuk është siguruar ngjashmëria në zë dhe dialekt, pasi njohësi kaqenë vetë tropojan dhe e ka dalluar lehtësisht këtë dialekt..” 499.

Në këto njohje zbatohen në mënyrë rigoroze jo vetëm dispozitat proçedurale tëmësipërme (për aq sa janë të zbatueshme për shkak të karakterit dhe llojit të njohjes) poredhe kushtet konkrete në të cila njohësi ka marrë perceptimin shqisor, mbi bazën e të cilit aibën njohjen (realizimi praktikisht i kushteve sipas të cilave ai ka dëgjuar zërin, ka dëgjuartingullin,...). Mjaft e rëndësishme është edhe fakti që kur realizohet njohja nëpërmjet zërit,përsoni që është objekti i njohjes nga njohësi nuk duhet ta dijë se ai ndaj tij po realizohetproçesi i njohjes nëpërmjet zërit. “Për arritjen e rezultateve të vërteta e shkencore, personitobjekt i kësaj njohje duhet ti hiqet mundësia që qëllimisht të ndryshojë zërin apo ecjen e tij.Njohja nëpërmjet zërit dhe ecjes mbështet në rregullin sipas të cilit personi që do të njihet nukduhe ta të dijë se po e vëzhgojnë ose po e dëgjojnë, për ndryshe njohja nuk do të kishte asnjëvlerë shkencore as fuqi provuese” 500.

Në praktikën tonë gjyqësore kryesisht gjatë fazës së hetimit paraprak është realizuarparaqitja për njohje nëpërmjet zërit, e autorëve të veprave penale me të dëmtuarit apodëshmitarët okularë në ngjarje. Në lidhje me njohjet nëpërmjet zërit mund të përmenden rastete mëposhtme të praktikës gjyqësore dhe qëndrimet e mbajtura nga gjykata në vlerësimin erezultateve të kësaj njohje; “të dy gjykatat vendimet e tyre i kanë bazuar në deklarimet edëshmitarit A.D dhe në proçesverbalin e njohjes së personit me anë të zërit, ku ky dëshmitarka identifikuar si zërin e njërit prej grabitësve, zërin e të pandehurit G.A” 501. “në paraqitjenpër njohje nëpërmjet zërit, e dëmtuara I.K ka deklaruar se zëri i G.B ngjan shumë, mepërqindje të lartë me zërin e një prej autorëve, me atë që është afruar tek dera e makinës..”

496 Arsyetim në vendimin Nr 94 datë 04.04.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi paraqitjen për njohjeme fotografi për të akuzuar në mungesë.497 Arsyetim në vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr 219 datë 22.04.2009498 Gjykata e Apelit Gjirokastër ka vlerësuar si provë rezultatin e paraqitjes për njohje nëpërmjet fotografisë,realizuar nga prokurori gjatë hetimeve paraprake, në një kohë që gjykata e rrethit Gjirokastër kishte deklaruar tëpafajshëm të pandehurin. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në arsyetimin e vendimit Nr 856 datë 06.10.2010 kaarsyetuar se vlerësimi i gjykatës apelit është i gabuar pasi në paraqitjen për njohje gjatë hetimeve janë konstatuarparregullsi të cilat cënojnë rezultatin e tij. Ky kolegj ka vendosur prishjen e vendimit të gjykates apelitGjirokastër Nr 181 datë 29.10.2008 dhe lënien ne fuqi të vendimit të gjykatës rrethit gjyqësor Gjirokastër Nr 133datë 02.06.2008..499 Mbi respektimin e kërkesave të nenit 171 dhe 172 të K.Pr.Penale në lidhje me ngjashmërine e zerit dhedialektit në paraqitjen për njohje nëpërmjet zërit, arsyetuar nga vendimin Nr 719 datë 20.10.2005 të KolegjitPenal të Gjykatës së Lartë.500 Prof. Dr. Skënder Begeja “Mbi taktikën e paraqitjes për njohje të njerëzve dhe sendeve” botuar në DrejtësiaPopullore Nr 6 viti 1966, fq. 29.501 Vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr 719 datë 20.10.2005.

Page 116: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

115

502. “bazuar në nenet 171, 172 dhe 174 të K.Pr.Penale, dëshmitari i dëmtuar, në proçesin eparaqitjes për njohje nëpërmjet zërit, realizuar në datë 14.11.2003, ka njohur dhe identifikuarzërin e të pandehurit, si zërin e një prej autorëve të kryerjes krimit” 503.

Kjo njohje duhet bërë në kushte që të shmanget mundësia që personi që njihet,qëllimisht të ndryshojë intonacionin e zërit tij, pra duke e bërë në momente kur ai nuk ështënë dijeni të faktit që zëri i tij është proçeduar për tu njohur. Në praktikë shpesh ka lindurpyetja nëse ka mundësi që sipas përfytyrimit mendor që ruan personi në kujtesën e tij(njohësi) të identifikohet sendi, zëri i personit, apo personi nëpërmjet së ecjes tij... Rezultatete arritura në këtë drejtim në praktikën 504 e organeve hetimore e gjyqësore kanë treguar eprovuar se nëpërmjet proçesit të njohjes së sendeve, të zërit, apo dhe të perceptimeve të tjera,janë marrë e administruar prova të rëndësishme për zgjidhjen e drejtë të çështjeve penale.Vërtetësia e rezultateve të njohjeve specifike bazohet në të dhënat shkencore në këtë drejtim.

Në një proçes penal mund të marrë cilësinë e njohësit jo vetëm një person, por edhedisa të tillë kjo varet nga fakti se sa persona kanë marrë perceptime shqisore mbi autorin engjarjes, apo objektin e të provuarit. Pavarësisht nga fakti se mund të jemi para rastit kur janëdisa persona, njohës, në këto raste proçedohet veç e veç, si për çdo rast njohje. Në të njëjtënmenyrë veprohet edhe në rastet kur duhen njohur disa persona nga një apo disa njohës 505.Duhet thënë që perceptimet e marra nga njohësi mund të mos këtë qënë i plotë, efekti iveprimit të faktorit kohë në zbehjen e tyre, frika, gjendja emocionale etj.. në mjaft rasteshtrojnë detyrimin e organeve proçeduese që njohjen ta bëjnë para gjykatës, nëpërmjetproçesit të sigurimit provës sipas nenit 316/dh te K.Pr.Penale, për ti dhënë kësaj prove vlerëne provës penale gjyqësore. Për marrjen e kësaj prove që gjatë fazës së hetimeve paraprake,mbi kërkesën e të pandehurit dhe prokurorit, nëpërmjet proçesit të sigurimit provës, janë bërëtrajtime në pjesën e parë të kapitullit VI-të të këtij punimi.

Edhe gjatë hetimit paraprak proçesi i paraqitjes për njohje të personit, së sendit, tëzërit etj., realizohet në prani të mbrojtësit të pandehurit, apo personit të akuzuar si autor iveprës penale. Fakti që është ngritur akuzë ndaj një personi konkret apo që është marrë nënhetim për kryerjen e veprës penale, ngarkon organin proçedues me detyrimin që të sigurojëpraninë e mbrojtësit të pandehurit apo personit nën hetim që të asistojë gjatë paraqitjes përnjohje. Ky detyrim nuk mund të rezultojë në rastet kur nga organi i ndjekjes penale nuk ështëidendifikuar autori i veprës penale, nuk është ushtruar ndjekje penale ndaj një personi konkretapo të jetë ngritur akuzë. “pretendimet e të gjykuarit për pavlefshmëri të kryerjes së njohjespër shkak të mungesës së mbrojtësit gjatë kryerjes së saj, nuk qëndrojnë pasi në momentin ekryerjes së paraqitjes për njohje, i gjykuari nuk ka patur cilësinë e të pandehurit apo tëpersonit ndaj të cilit zhvillohen hetime, pasi njohja është kryer pikërisht për të identifikuarpersonin i cili kishte kryer veprën penale” 506.

Vlerën e provës gjyqësore, kanë edhe rezultate e proçesit të njohjes së personave, tësendeve dhe njohjeve të tjera, të administruara gjatë hetimeve paraprake nga policia gjyqësore

502 Rast i aplikuar në hetimin e çështjes ndaj të gjykuarit G.B, akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 140 e25 të k.penal, evidentuar nga arsyetimi i vendimit Nr 688 datë 12.10.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.503 Arsyetim në vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë në vendimin Nr719 datë 20.10.2005, vendimi icili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda me vendimin Nr 19 datë 13.12.2004.504 Rastet e treguara më sipër të marra praktika gjyqësore e provojnë më së miri vlerën dhe rëndësinë e këtijburimi prove për proçesin penal dhe objektin e të provuarit.505 Parashikimet e nenit 175 të K.Pr.Penale, i referohen zbatimit të rregullave dhe kërkesave të parashikuara nganenit 171. 172 dhe 173 të K.Pr.Penale, edhe kur proçedohet me njohjen e disa personave, pavarësisht sa njohësjanë.506 Arsyetim mbi praninë apo jo të mbrojtësit në proçesin e paraqitjes për njohje, bërë nga Kolegji Penal iGjykatës së Lartë në vendimin Nr 94 datë 04.04.2012.

Page 117: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

116

dhe prokurori, kur në gjykimin e çështjes është proçeduar me gjykim të shkurtuar sipasneneve 404 dhe 405 të K.Pr.Penale. Kjo provë penale e marrë gjatë hetimit paraprak, si çdoprovë tjetër hetimore, merr vlerën e provës gjyqësore, sikurse ka arsyetuar edhe GjykataKushtetuese në vendimin Nr 4 datë 10.02.2012.

Praktika gjyqësore në këtë drejtim tashmë është e konsoliduar, ajo është unifikuar meVendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë, ku ndër të tjera është arsyetuarse;“gjykimi i shkurtuar në thelb të tij ka pranimin e akteve të grumbulluara gjatë fazës sëhetimit paraprak dhe eviton marrjen e provave në seancë gjyqësore dhe debatin lidhur me to”507. “Ky gjykim eviton fazën e hetimit gjyqësor ... në dallim nga gjykimi i zakonshëm, atij imungon faza e marrjes së provave dhe kërkesat në lidhje më pavlefshmërinë e tyre” 508.

Në legjislacionet e mëparëshme nuk ka patur dispozita proçedurale që ta klasifikojnërezultatin e njohjes si provë penale më vete, por ka patur rregullime në proçesin e pyetjes sëpersonave, të dëshmitarëve, të dëmtuarit apo dhe të pandehurit. Por gjithmonë njohja ështëkonsideruar si veprim i veçantë proçedural duke u dokumentuar në proçesverbal më vete.

Proçesi i njohjes me atë të pyetjes së personit kanë lidhje të padiskutueshme pasi nësenuk kemi të dhëna e fakte që kanë dalë nga pyetja e personave nuk mund të kemi paraqitje përnjohje nga ai person Megjithatë si veprime proçedurale të ndryshme ato dallojnë plotësishtnga njëri tjetri në formë e përmbajtje. Duhet thënë që rezultati i njohjes, dhe sidomos ai injohjeve specifike, nëpërmjet zerit, fotografisë etj, duhet detyrimisht t’i nënshtrohen proçesittë shqyrtimit dhe verifikimit të kujdesshëm për percaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë së tyreprovuese në raport me provat e tjera, sidomos në vendime fajësie.

Objekt i këtij punimi nuk janë taktika dhe metodat kriminalistike të kryera nga organetproçeduese gjatë njohjes. Si burim i rëndësishëm provash, sa i takon taktikave dhe metodavekriminalistike gjatë realizimit të proçesit të njohjes së personave, të kufomave, të sendeve dhenjohjeve të tjera, nga shkenca e kriminalistikës, është trajtuar në mënyrë të zgjeruar ky veprimproçedural. Janë përcaktuar rregulla të veçanta kriminalistike, sa i takon masave dheveprimeve pregatitore për kryerjen e saj, rradhës së kryerjes veprimeve, përcaktimin eveçorive sipas llojit të njohjes si dhe të vlerësimit të rezultateve të njojeve të personit, tëkufomës, të sendit, të rërit etj...

III. 5. - Eksperimenti

Në përmbajtje eksperimenti, ka riprodhimin për aq sa është e mundur i gjendjes si kandodhur fakti, duke përsëritur mënyrat e zhvillimit të faktit, kjo e bazuar në njoftimet dhe tëdhënat që disponon organi proçedues. Mjaft legjislacione proçedurale penale e konsiderojnëeksperimentin si mjet prove, apo si një lloj i veçantë kqyerje, ndërsa disa legjislacionerezultatet e tij i konsiderojnë si provë më vete, sikurse edhe legjislacioni ynë proçedural, dukee parashikuar në dispozita të veçanta proçedurale, nenet 176 dhe 177 të K.Pr.Penale.

Kuptimi i eksperimentit. Eksperimenti ngjason me një këqyrje komplekse të vendittë ngjarjes, të cilës i shtohen veprime konkrete simuluese që riprodhojnë (aq sa është emundur të riprodhohet ngjarja pa rrezik e pasoja) ngjarjen e ndodhur me të gjithë elementët esaj. Rezultatet e eksperimentit kanë karakter teknik, në mjaft raste edhe shkencor, pasi gjatë

507 Arsyetim në vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar dhe vlerën gjyqësore që marrin provat, rezultatet e njohjeve të kryera dhe marra gjatëhetimeve paraprake.508 Arsyetim në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar, në pjesën ku arsyetohet mbi marrjen apriori të provave hetimore, rezultatet e njohjeve tëkryera në hetim dhe pamundësinë e kundërshtimit tyre apo pavlefshmërisë në gjykim.

Page 118: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

117

kryerjes së eksperimentit, në riprodhimin e faktit, të ngjarjes, përdoren edhe mjete teknike dheshkencore nga specialistët e caktuar nga ana e organit proçedues. Një eksperiment i plotë eshkencor më tërë elementët, të jep mundësinë për krijuar një përfytyrim të qartë se si kandodhur fakti, ngjarja me të gjithë elementët e saj. Ai gjithashtu shërben edhe për të verifikuarsaktësinë reale të fakteve e rrethanave që organi proçedues disponon për ngjarjen si dhe për tëpërcaktuar vërtetësinë e tyre.

Legjislacioni ynë proçedural ka përcaktuar si subjekt që ka të drejtë të vendosë ekryejë eksperimentin, “organin proçedues” kuptohet sipas fazës në të cilën ndodhet proçesipenal. Eksperimenti hetimor në hetim vendoset e kryhet nga prokurori, ndërsa në gjykimin eçështjes nga gjykata. Për kryerjen e eksperimetit gjatë hetimeve paraprake, ligjvënësi kaparashikuar detyrimin që ka organi i hetimit të disponojë me vendim të veçantë për kryerjen etij 509, për me tepër që vendimi duhet të përmbajë të dhëna të plota mbi shkaqet e kryerjes tij,objektin, personat që do të marrin pjesë, datën orën, vendin etj.. Në ndryshim me mënyrën sesi proçedohet gjatë hetimit paraprak, nga policia gjyqësore e prokurori në marrjen edeklarimeve, kryerjen e ballafaqimit dhe paraqitjen për njohjes, ku nuk kërkohet akt i veçantë,sikurse kërkohet domosdoshmërisht për kryerjen e ekspertimit dhe eksperimentit hetimor 510.

Eksperimenti gjatë hetimeve paraprake kryhet nga Prokurori, në raste të veçantamund të kryhet edhe nga o.p.gjyqësore i ngarkuar nga prokurori me urdhër delegimi.Megjithatë vlerësojmë se, duke qenë se është veprim i rëndësishëm dhe i ndërlikuarproçedural, ai duhet të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të prokurorit.“sipas K.Pr.Penale, hetimi paraprak kryhet nga policia gjyqësore dhe prokurori, dhe se janëkëto organe të proçedimit penal që kanë detyrimin, në këtë fazë të proçedimit, të zbatojnëdispozitat e këtij Kodi, lidhur me marrjen e provave... ” 511.

Gjatë hetimeve, kryerja e eksperimentit hetimor drejtohet nga prokurori, dhe i gjithëky proçes dokumentohet në proçesverbalin e kryerjes së eksperimentit hetimor. Në tëshënohen me hollësi, vendimi që ka disponuar kryerjen e tij, kushtet konkrete në të cilat airealizohet, datën, orën, vendin, mjetet dhe paisjet që përdoren, personat që marrin pjesë,specialistët dhe veprimet e tyre, mënyra e zhvillimit, rezultatet që dalin nga ky eksperiment,dhe çdo njoftim që lidhet me objektin e eksperimentit dhe proçesin e të provuarit. Këtij proçesverbali i bashkëlidhen, skicimet, fotografimet dhe filmimet e kryera gjatë eksperimentit.

Vendimi për kryerjen e eksperimentit duhet detyrimisht të përmbajë objektin dhekushtet e realizimit tij;

1. Objektin, qëllimin e kryerjes së eksperimentit, shkaqet të cilat e kanë bërë tënevojshëm e domosdoshëm kryerjen e tij, të cilat lidhen me objektin e të provuarit ose përverifikimin e provave të tjera penale. Objekti në këtë rast përcaktohet nga të dhënat dhenjoftimet që disponon organi proçedues, mbi bazën e të cilave është vendosur kryerja e tij.

2. Kushtet në të cilat do të zhvillohet eksperimenti, datën orën, vendin, veprimetkonkrete, personat që do të marrin pjesë gjatë kryerjes së tij, mjetet dhe pajisjet që do tëpërdoren etj... Në këtë vendim pasqyrohen edhe emrat e specialistëve të fushave të shkencësqë do të ndihmojnë në realizimin e tij. Caktimi i specialistëve apo ekspertëve mund të bëhetedhe me akt të veçantë, sipas vlerësimit të organit proçedues dhe bazuar në paragrafin e fundittë nenit 176/1 të K.Pr.Penale.

509 Detyrimi i parashikuar nga neni 176/1 të K.Pr.Penale ku thuhet se “Vendimi i organit proçedues për kryerjene eksperimentit përmban ….”510 Në nenin 177/1, 179/2 dhe 182 të K.Pr.Penale kur kërkohet domosdoshmërisht marrja e vendimit për tëpërdorur si burim prove ekspertimin dhe eksperimentin hetimor.511 Interpretim në vendimin Nr 865 datë 21.12.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 119: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

118

Kushtet dhe objekti i eksperimentit në proçesin penal. Objekti dhe kushtet ekryerjes së eksperimentit pasqyrohen detyrimisht në vendimin e organit proçedues, mbi bazëne të cilit kryhet dhe zhvillohet eksperimenti në përputhje me kërkesat e neneve 176 dhe 177 tëkëtij kodi. Ky veprim proçedural realizohet në funksion të detyrimit që kanë organetproçeduese për të marrë, administruar, vlerësuar e shqyrtuar çdo njoftim, fakt e të dhënë qëlidhet me objektin e të provuarit, duke i verifikuar ato për të përcaktuar vërtetësinë dhe fuqinëe tyre provuese.

Objekti i eksperimentit sipas përcaktimeve të nenit 176 të K.Pr.Penale, ështëpërkufizuar në rastet e mëposhtme;

a) Për të vërtetuar nëse fakti ka ndodhur apo jo, ose së paku, mundësinë e ndodhjes sëfaktit.

b) Për të përcaktuar mënyrën si ka ndodhur një fakt i caktuar apo ngjarje(mekanizmin).

c) Për verifikimin e provave të tjera penale që lidhen me objektin e të provuarit.Objekt i të provuarit në radhë të parë është vërtetimi nëse fakti penal ka ndodhur apo

jo. Në mjaft raste përcaktimi i ekzistencës së faktit lidhet me rezultatet e eksperimentit,sikurse ka përcaktuar neni 176/1 i K.Pr.Penale dhe e përkufizuar më lart në pikën “a”, praverifikimi nëse fakti ka ndodhur apo jo, ose së paku mundësinë e ndodhjes së tij.

Përcaktimi me eksperiment nëse fakti ka ndodhur të krijon gjithashtu mundësinë edhetë përcaktimit të mekanizmit si ka ndodhur fakti apo ngjarja 512. P.sh. Nga organet e hetimit uvendos dhe u krye eksperimenti hetimor për të përcaktuar nëse prodhimi e fallsifikimi ibiletave të trenit ishte i mundur të kryhej apo jo në kushtet dhe me mjetet artizanale që kishte ipandehuri. Nga eksperimenti i kryer me paisjen artizanale që dispononte autori, (e sekuestruargjatë hetimit) në banesën e tij (vendi i prodhimit biletave) nga vetë autori në mënyrë tëdrejtpërdrejtë (eksperimentale) u prodhuan të njëjtat bileta dhe me të njëjtën cilësi me biletatprovë materiale, të fallsifikuara. Në këto raste rezultatet e eksperimentit janë në vetvete provëpenale e drejtpërdrejtë. “është kërkuar që nëpërmjet eksperimentit e dëmtuara të tregojëvendin ku ka ushtruar prostitucion.... gjykata në përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor të kryejëeksperimentin, me anë të cilit të verifikojë ekzistencën eventuale të hotelit, ku e dëmtura kapretenduar të jetë detyruar të ushtrojë prostitucion” 513.“nga eksperimenti i realizuar ngagjykata në gjykim dhe skica planimetrike, ka rezultuar e provuar se i pandehuri C.E ka qenëmë kurriz nga dëshmitari K.B, dhe viktima ka qenë në anën ku ishte i vendosur i pandehuri,në drejtimin e tij të qitjes.. në përputhje edhe me rezultatet e ekspertimit” 514.

Në mjaft raste mekanizmi dhe mënyra e kryerjes së veprës penale, veprimet e autorit,të dëmtuarit apo personave të tjerë, mjetet e përdorura etj, kanë rëndësi për objektin e tëprovuarit dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes. Përkufizimi në pikën “b” rrjedh nga kërkesatdetyruese të fjalisë së fundit të nenit 176/1 të K.Pr.Penale. Praktika gjyqësore ka njohur rastete mëposhtme; “nëpërmjet eksperimentit dhe rindërtimit të vendit ngjarjes, duke marrëpersonat e pranishëm në atë ngjarje, do të ndihmojë gjykatën për të provuar vendosjen e tëgjykuarit, të dëmtuarit dhe personave të tjerë, për të përcaktuar drejtimin e qitjes të

512 Nga praktika mund të përmendim si rast klasik eksperimentin hetimor të kryer me të pandehurin G.Ç. në vitin1987, mbi fallsifikimin masiv të biletave të trenit. Nga organet e hetimit në Prokurorinë Tiranë u vendos kryerjae eksperimentit hetimor për të provuar nëse i pandehuri me mjetet që dispononte kishte mundësi të realizontëprodhimin e biletave të fallsifikuara, mënyra e kryerjes fallsifikimit e mjaft rrethana të tjera. Nga ky eksperimentu provua plotësisht realizimi i prodhimit të biletave të fallsifikuar nga ana e të pandehurit, ndonëse në kushteartizanale dhe me mjete jo të përshtatshme..513 Vendimi Nr 216 datë 14.05.2008 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.514 Mbi faktin e provuar me eksperiment se ka qenë i gjykuari C.A i cili ka qëlluar ndaj viktimës B.A, arsyetimnë vendimin Nr 334 datë 17.06.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 120: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

119

pandehurit dhe...” 515.“meqenëse dilte e nevojshme të përcaktohej dhe provohej mënyra ekryerjes krimit, vrasjes viktimës... gjykata e apelit, duhej të përsëriste eksperimentin.. dukebërë aq sa është e mundur riprodhimin e gjendjes në të cilën ka ndodhur vrasja, tëpërshkruhet lëvizja e personave me armë, dhe rruga që ata kanë përshkruar pasi kanë qëlluarviktimën” 516.“..rezultati i eksperimenti hetimor i kryer nga gjykata vërteton mekanizmin engjarjes, kjo provë përputhet me ekspertimin mjeko-ligor dhe konkluzionet e gjykatësrrethit..” 517.

Në mjaft raste eksperimenti bëhet për të përcaktuar vërtetësinë e fuqinë provuese tëprovave të tjera p.sh. në rastin e një dëshmie, a ka patur mundësinë dëshmitari për të dëgjuar,parë e perceptuar ato që dëshmon nga vendi e pozicioni ku ai është ndodhur kur ka ndodhurngjarja, fakti etj.. Rezultati i eksperimentit në këtë rast është provë penale indirekte, etërthortë, ajo shërben për verifikimin e një prove tjetër. Praktika ka aplikuar gjërësishteksperimentin si burim prove, për verifikimin dhe përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisëprovuese të provave të tjera penale, përkufizuar në pikë “c”, dhe konkretisht; “ngakonkluzionet e eksperimentit si provë të zhvilluar në vendin e ngjarjes.., konfirmohet sedëshmitarja nuk kishte asnjë mundësi të njihte personat në kushtet dhe pozicionin që ishte dhejo vetëm kaq, ajo kishte vështirësi edhe në dallimin e ngjyrave të veshjeve tyre” 518 .“vërtetësia e dëshmisë së dëshmitarëve të afërt të viktimës është vënë në dyshim mepretendimin e pamundësisë së njohjes të personave nga distanca prej rreth 300 metra nga tëgjykuarit ... gjykata duhej të kryente eksperimentin duke riprodhuar për aq sa është e mundur,gjendjen në të cilën ka ndodhur fakti..” 519. “kryerja e eksperimentit ka qenë e domosdoshmepër të verifikuar mundësinë e dëshmitarit Gj.N nga vendi kuishte (i shtrirë në tokë me kurriz),për të parë se kush qëlloi mbi viktimën, në raport me vendin ku është qëlluar viktima” 520.“nga gjykata është kryer eksperimenti për të përcaktuar mundësinë e njohjes ose jo tëdëshmitareve okulare M.Rr dhe S.Rr të autorëve të vrasjes, në kushte përafërsisht të njëjta meato të kohës kur ndodhi ngjarja, si dhe për të verifikuar nëse nga vendi ku ndodheshin atodëshmitare ka mundësi të njohen autorët e krimit” 521.

Kushtet e kryerjes së eksperimetit. Kryerja e eksperimentit nga organi proçedues nëhetimin dhe gjykimin e çështjes, sipas kërkesave të neneve 176 dhe 177 të K.Pr.Penale,realizohet në kushtet e mëposhtme;

a) Eksperimeti lejohet kur është e nevojshme verifikimi i fakteve dhe i të dhënave qëlidhen me objektin e të provuarit.

b) Eksperimenti duhet të kryhet duke riprodhuar gjendjen si ka ndodhur fakti sipasmënyrës së zhvillimit të tij, kjo e bazuar në njoftimet dhe të dhënat që disponon organiproçedues nga provat e tjera.

515 Arsyetim mbi mekanizmin e ndodhjes ngjarjes, drejtimit qitjes, vendodhjen e të dëmtuarit, pandehurit etj..arsyetuar në vendimin Nr 13 datë 18.01.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.516 Arsyetim mbi verifikimin e mënyrës si ka ndodhur krimi, Vendimi Nr 29 datë 26.01.2005 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.517 Rezultatet e eksperimentit si provë kur vërteton mekanizmin e kryerjes veprës penale, arsyetuar nga KolegjiPenal i Gjykatës Lartë në vendimin Nr 334 datë 17.06.2009.518 Mbi verifikimin e dëshmisë me eksperiment, arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës Lartë në Vendimin Nr969 datë 01.07.2009.519 Mbi domosdoshmërinë e kryerjes së eksperimentit, arsyetim në vendimin Nr 597 datë 05.11.2003 të KolegjitPenal të Gjykatës së Lartë.520 Arsyetim në vendimin Nr 219 datë 22.04.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.521 Arsyetim nga vendimi Nr 29 datë 26.01.2005 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Në këtë rast eksperimentiështë kryer nga gjykata në gjykimin e çështjes për të verifikuar mundësinë e njohjes së autorëve të krimit ngavendi ku ndodheshin në raport me vendin ku autorët kryen krimin.

Page 121: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

120

c) Eksperimeti nuk duhet të rrezikojë e për më tepër të cënojë sigurinë e personave,publikut, jetës, shëndetit dhe dinjitetit tyre.

Në lidhje me pikën “a” duhet thënë se eksperimenti lejohet 522 kur është e nevojshmekryerja e tij në lidhje me ndodhjen ose jo të faktit si dhe mënyrën si ka ndodhur ai.

Kryerja e eksperimentit mund të rezultojë e panevojshme kur nga prokurori, gjykatadisponohen prova të plota në lidhje me objektin e të provuarit, këtë qëndrim ka mbajtur edhepraktika jonë gjyqësore dhe konkretisht;“ka rezultuar plotësisht e provuar se mënyra se siështë zhvilluar mekanizmi i ngjarjes, fakti se vetëm pesha e kasafortës ka qenë 176 kg, gjykatame të drejtë ka çmuar se kjo vepër është kryer nga i pandehuri në bashkëpunim me persona tëtjerë, të cilët deri në këtë momënt nuk janë identifikuar” 523.“gjykata me të drejtë nuk ka kryereksperimentin e kërkuar nga mbrojtja, jo vetëm për shkak të vështirësisë së krijuar përkryerjen e tij, por për shkak se nga tërësia e provave të administruara ka rezultuar mjaft eqartë se vepra penale është kryer nga i gjykuari dhe se kryerja e këtij veprimi ka qenë epanevojshme” 524 . “kryerja e eksperimentit ka qenë e domosdoshme për të verifikuarmundësinë e dëshmitarit Gj.N nga vendi ku ishte (i shtrirë në tokë me kurriz), për të parë sekush qëlloi mbi viktimën, në raport me vendin ku është qëlluar viktima” 525.

Rezultati i eksperimentit si provë dhe fuqia e tij provuese, lidhet drejtpërdrejtë merespektimin e të gjitha kushteve, por në mënyrë të veçantë me ato të përkufizuar në pikën“b”, në të njëjtat kushte dhe rrethana me ngjarjen e ndodhur, duke riprodhuar faktin, ngjarjenaq sa është e mundur, detyrim ky që rrjedh nga kërkesat e parashikuara nga neni 176/2 tëK.Pr.Penale 526.

Eksperimenti detyrimisht kryhet në vendin, kohën, kushtet konkrete natyrore, tëndricimit, ku dhe si ka ndodhur fakti penal dhe në përputhje me të gjithë elementët e ngjarjesapo faktit të ndodhur. Ai përbëhet nga veprime konkrete improvizuese, me të njëjtët persona emjete, që kryhen duke kopjuar ngjarjen e ndodhur objekt i proçesit penal, pa rrezikuar ardhjene pasojave nga kryerja e këtyre veprimeve. Në rastet kur personat që duhet të marrin pjesë nëtë, për arësye objektive nuk mund të paraqiten në kryerjen e eksperimentit, ata zevendësohenme persona të tretë me cilësi të njëjta.

Në këtë drejtim mund të përmendim edhe qëndrimet e praktikës gjyqësore, dhekonkretisht; “në kryerjen e eksperimentit gjykata duhet të bëjë kujdes në riprodhimin e asajgjendje në të cilën fakti penal ka ndodhur, duke evidentuar paraprakisht elementët konkretë tëasaj gjendje dhe më pas zbatimin e saktë të tyre.. është për tu përmendur elementi kohë, qëduhet të vendoset në raport me atë ndricim natyror që ka qenë në kohën kur ka ndodhurngjarja” 527.“kryerja e eksperimentit është kontestuar me të drejtë nga prokurori, pasi nëvend të pandehurve në eksperiment janë vendosur persona të tjerë të panjohur nga

522 Kërkesë e nenit 176/1 të K.Pr.Penale, se eksperimenti kryhet për të provuar nëse fakti ka ndodhur apo jo dhesi ka ndodhur. Nga përmbajtja e këtij parashikimi del edhe konkluzioni se ai nuk mund të kryhet kur nga ana eorganit procedures disponohen prova të plota mbi objektin e të provuarit dhe kryerja e tij është e panevojshme.523 Mbi faktin se kryerja e eksperimentit ka qenë e panevojshme pasi mekanizmi dhe kryerja e veprës penale nëbashkëpunim, ka qenë e qartë dhe plotësisht e provuar, arsyetuar nga vendimi Nr 300 datë 31.03.2010 i KolegjitPenal të Gjykatës Lartë.524 Arsyetim në vendimin Nr 51 datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendim i cili ka lënë nëfuqi vendimet e gjykatës rrethit dhe apelit, duke konsideruar të drejtë dhe të bazuar në ligj arsyetimin përmoskryerjen e eksperimentit .525 Arsyetim në vendimin Nr 219 datë 22.04.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.526 Në nenin 176/2 të K.Pr.Penale përcaktohet se “ Eksperimenti është riprodhimi , për aq sa është e mundur , igjendjes në të cilën ka ndodhur fakti ose çmohet se ka ndodhur duke përsëritur mënyrat e zhvillimit të vetëfaktit“527 Mbi respektimin e kushteve të njëjta me ato të ndodhjes së faktit penal, të ngjarjes, arsyetuar nga KolegjiPenal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 597 datë 05.11.2003.

Page 122: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

121

dëshmitarët, në një kohë që nëpërmjet eksperimetit do të verifikohej mundësia e njohjes së tëpandehurve” 528 . “gjykata eksperimentin për verifikimin e dëshmisë duhet ta kryejënëpërmjet dëshmitarëve, dhe në rast pamundësie objektive, me anë të personave të tretë, qëduhet të kenë parametra të afërt me ato të dëshmitarëve..” 529.

Duhet thënë se për shkak të karakterit të ndërlikuar që ka kryerja e eksperimentit, ngaana e organit proçedues, duhet që paraprakisht të merren masat e nevojshme për kryerjen eeksperimentit. Gjatë eksperimentit kryhen veprimet e nevojshme, rezultatet e të cilavepasqyrohen në proçesverbalin e eksperimentit (eksperiment hetimore apo gjyqësore) bëhenskicimet, fotografimet e filmimet e nevojshme të cilat i bashkëlidhen proçesverbalit. “gjykatagjatë kryerjes së eksperimentit veç skicimeve dhe fotografimeve, edhe kryerjen e filmimit tëveprimeve në kohën dhe vendin e zhvillimit të eksperimentit hetimor” 530. Organi që proçedonnë kryerjen e eksperimentit duhet detyrimisht të respektojë rregullat në ruajtje dhe respektimtë sigurisë personave e të publikut, jetës e dinjitetit tyre 531.. “në gjykimin e çështjes ështëpranuar kërkesa e mbrojtjes për kryerjen e eksperimentit, por për shkak të vështirësive tëkrijuara.. për kryerjen e tij, gjykata me të drejtë ka revokuar vendimin për kryerjen eeksperimentit..” 532.

Eksperimenti gjatë gjykimit të çështjes, realizohet nga gjykata mbi kërkesat epalëve apo edhe kryesisht, në përputhje me kërkesat e përgjithshme për marrjen e provave nëgjykim si dhe ato specifike të parashikuar nga nenet 176 dhe 177 të K.Pr.Penale. Kryerja eeksperimenti gjatë gjykimit çështjes, në mjaft raste merr rëndësi të veçantë, kur nëpërmjetkëtij burimi prove, gjykata duhet dhe ka mundësi të sqarojë e verifikojë elementë mjaft tërëndësishëm të proçesit të provuarit, sikurse janë, autorësia dhe fajësia e të pandehurit,mënyra e kryerjes veprës penale, lidhja shkakësore midis veprimeve të pandehurit e pasojës sëardhur, vërtetësia dhe fuqia provuese e provave të tjera etj...

Për shkak të rëndësisë dhe karakterit teknik që ka eksperimenti, për kryerjen e tij gjatëgjykimit të çështjes, gjykata duhet të disponojë me vendim të veçantë sipas nenit 177 tëK.Pr.Penale, në të cilin përcaktohet objekti dhe kushtet e kryerjes së eksperimentit në gjykim.Në këtë rast respektohen kërkesat e neneve 357 dhe 367 të K.Pr.Penale, mbi marrjen eprovavë gjatë gjykimit çështjes.“nga gjykata duhej të ishte pranuar kërkesa për kryerjen eeksperimentit, për të eleminuar dyshimet mbi provat dhe fajësinë e të gjykuarve dhe për tëvërtetuar faktin që dëshmitarë, të afërm të viktimës, kanë dalluar autorët e vrasjes..” .533

“vërtetësia e dëshmisë së dëshmitares okulare është konfirmuar nga rezultatet e eksperimentitrealizuar ne gjykimin e çështjes, i kryer në lidhje me (objektin) mundësinë që kishte që ajo të

528 Objekt i eksperimentit ishte verifikimi i mundësisë ose jo të njohjes që kishin patur dëshmitarët, në vendin engjarjes, për të njohur të pandehurit. Në mënyrë të gabuar nga gjykata në vend të pandehurve u vendosënpersona të cilët ishin të panjohur për dëshmitarët në kushte të ndryshme me të pandehurit të cilët ata i njihninpara se të kryhej krimi. Arsyetim në vendimin Nr 29 datë 26.01.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.529 Vendimi Nr 597 datë 05.11.2003 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku ka arsyetuar në lidhje jo vetëm mekushtet e njëjta në eksperiment por edhe me persona të njëjtë…530 Mbi skicimin, fotografimin dhe filmimin e eksperimentit sipas neneit 177/2 të K.Pr.Penale arsyetuar edhe ngaKolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 29 datë26.01.2005.531 Nuk mund të kryhet eksperimenti kur nga riprodhimi i ngjarjes ndodhur rrezikohet siguria e personave qëmarrin pjesë në kryerjen e eksperimentit apo që cënohet rëndë kjo siguri, ose dinjiteti i tyre, kërkesë kjo eparashikuar nga Neni 177/2 të K.Pr.Penale532 Mbi vështirësitë në kryerjen e eksperimentit dhe pengesave për kryerjen e tij, arsyetuar nga Kolegji Penal iGjykatës së Lartë në vendimin Nr 51 datë 15.01.2003.533 Arsyetim mbi detyrimin e gjykatës për kryerjen e eksperimentit, marrjen e kësaj prove kur ajo është enevojshme dhe e domosdoshme në gjykimin e çështjes, arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nëVendimin Nr 579 datë 05.11.2003.

Page 123: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

122

shquante në pozicionin që ishte, në momentin që ka dalluar dy personat dhe viktimën,drejtimin e largimit tyre pas kryerjes së krimit” 534.

Në gjykim kryerja e eksperimentit drejtohet nga gjykata, i gjithë ky proçesdokumentohet në proçesverbalin përkatës të mbajtur nga sekretaria gjyqësore, në të cilinshënohen me hollësi, vendimi që ka disponuar kryerjen e tij, kushtet konkrete në të cilat airealizohet, datën, orën, vendin, mjetet dhe paisjet që përdoren, personat që marrin pjesë,specialistët dhe veprimet e tyre, mënyra e zhvillimit, rezultatet që dalin nga ky eksperiment,dhe çdo njoftim që lidhet me objektin e eksperimentit dhe proçesin e të provuarit. Këtijproçesverbali i bashkëlidhen, skicimet, fotografimet dhe filmimet e kryera gjatëeksperimentit. Ligjvënësi në nenin 316/d të K.Pr.Penale, ndër të tjera i ka njohur të drejtënprokurorit dhe të pandehurit, të kërkojë kryerjen e eksperimentit nga gjykata edhe gjatëhetimeve paraprake. Në praktikën hetimore ka mjaft raste që si rezultat i shkaqeve objektive,një provë e caktuar send, objekt apo edhe vendi i kryerjes së krimit etj, pëson ndryshime apotransformohet në mënyrë të pashmangshme. Këto ndryshime e bëjnë të pamundur edheriprodhimin e mënyrës si ka ndodhur vepra penale e çdo rrethanë tjetër me interes përçështjen dhe objektin e të provuarit.

Veprat penale në të shumtën e rasteve ndodhin dhe lidhen me sende, persona apovende të caktuara, gjendja e të cilave nuk mund të mbahet domosdoshmërisht e pandryshuarderi në gjykimin e çështjes. Kjo për shkaqe natyrore, riparime të dëmeve, të prishjes,rindërtimit, shkatërrimit apo shkaqeve të tjera të karakterit objektiv e subjektiv. Për të fiksuargjendjen dhe kushtet në të cilat ka ndodhur vepra penale, mënyra si ka ndodhur, përgjegjësiakonkrete e personave, lidhja shkaksore e veprimeve apo mosveprimeve tyre me ardhjen epasojës, është e domosdoshme që kryerja e eksperimentit të realizohet dhe rezultati i tij tëadministrohet si provë nga gjykata, që gjatë fazës së hetimeve paraprake. Në këtë mënyrë dotë realizohej edhe barazia e palëve në gjykim, pasi ato do të bënin kundërshtimet e nevojshmerreth kësaj prove në kushte reale, të drejtpërdrejta dhe jo mbi akte, skica, fotografi apofilmime. Në gjykimin e zakonshëm nuk do të kishte më vlerë kundërshtimi dhe kërkesa përkryerjen e një eksperimenti të ri, pasi objekt i këtij veprimi lidhet me një person, send, objekti cili nuk gjendet ose ka ndryshuar.

Kanë vlerën e provës gjyqësore, edhe rezultatet e eksperimentit të kryer gjatë fazës sëhetimeve paraprake, kur në gjykimin e çështjes është proçeduar me gjykim të shkurtuar sipasneneve 404 dhe 405 të K.Pr.Penale. Në këtë rast njoftimet që vijnë nga eksperimenti hetimor,si dhe çdo provë tjetër hetimore, merr vlerën e provës gjyqësore. “Gjykimi i shkurtuar ështënjë gjykim i posaçëm i cili konsiston në heqjen dorë në mënyrë të vullnetshme nga i pandehuringa disa aspekte të së drejtës për një proçes të rregullt ligjor, të tilla si parimi i barazisëarmëve dhe formimi i provës në kontradiktoritet, për të përfituar një ulje dënimi” 535 .Praktika gjyqësore në këtë drejtim tashmë është e konsoliduar, ajo është unifikuar meVendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë, ku ndër të tjera është arsyetuar se;“gjykimi i shkurtuar në thelb të tij ka pranimin e akteve të grumbulluara gjatë fazës hetimitparaprak dhe eviton marrjen e provave në seancë gjyqësore dhe debatin lidhur me to” 536.

534 Arsyetim në pikën 34 të vendimit datë 21.03.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.535 Vendimi Nr 4 datë 10.02.2012, arsyetim mbi gjykimin e shkurtuar dhe provat e marra në këtë gjykim tëposaçëm.536 Arsyetim në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar dhe vlerën gjyqësore që marrin provat, rezultatet dhe konkluzionet e dala nga eksperimentii kryer gjatë hetimeve paraprake.

Page 124: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

123

“Ky gjykim eviton fazën e hetimit gjyqësor... në dallim nga gjykimi i zakonshëm, atij i mungonfaza e marrjes së provave dhe kërkesat në lidhje më pavlefshmërinë e tyre” 537.

III. 6. - Ekspertimi

Organet e hetimit dhe gjykimit gjatë veprimtarisë së tyre proçedurale u lind nevoja edomosdoshme që të shfrytëzojnë njohuri të posaçme nga fusha të ndryshme të teknikës dheshkencës, për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në lidhje me objektin e të provuarit, të cilatligji i ka përkufizur si objekt i ekspertimit në proçesin penal. Çdo krim që ndodh apo ngjarjekriminale, lë pas gjurmët e saj, të cilat janë të larmishme, në mjaft raste ato janë tëpadukshme, të vështira për tu gjetur e administruar për shkak edhe të masave që autorët ekrimeve marrin. “Nëse krimi do të arrijë të kryhet në format e artit djallëzor, ne duhet t’ipërgjigjemi me metoda e teknika të artit shkencore” 538.

Konkluzionet e ekspertëve si prova në proçesin penal, janë njohur që në fillimet eshekullit të kaluar me zhvillimin e teknikës dhe shkencës në përgjithësi si dhe në mënyrë tëveçantë me themelimin e zhvillimin e shkencës së Kriminalistikës. Për shkak të zhvillimit tëjashtzakonshëm që ka marrë teknika dhe shkencat në përgjithësi, tashmë gati në të gjithaproçeset penale nga palët e gjykata kërkohen e merren rezultatet e ekspertimeve si prova nëproçesin penal. “ekspertimi nxjerr përfundime shkencore për mënyrën e ndodhjes së faktit dhepasojës së tij. Ai pranon ose eskludon një fakt që mund të ndodhë në një mënyrë të caktuar sirezultat i analizës shkencore që i bëhet faktit” 539.

Duhet thënë që roli i ekspertimeve në proçeset penale, do të vijë gjithnjë duke u rriturpër shkak të rritjes e zhvillimit të shkencave të ndryshme, të efektivitetit dhe rezultateve tëjashtëzakonshme që ato kanë dhënë në zgjidhjen e drejtë të proçesve penale si dhe tëtendencës gjithnjë në rritje që kanë organet e proçedimit për të shfrytëzuar rezultatet eekspertimeve si prova në proçesin penal. Mendimi i ekspertëve apo rezultatet e ekspertimitjanë quajtur ndryshe edhe si prova shkencore në proçesin penal, karakteri shkencor i jepveçori specifike kësaj prove penale në raport me provat e tjera. “ekspertimi përbën një provëtë rëndësishme për të konstatuar, sqaruar ose vërtetuar faktet që kanë rëndësi për çështjenpenale, akti i ekspertimit duhet tu japë përgjigje dhe shpjegime pyetjeve të shtruaraekspertëve në vendimin për kryerjen e ekspertimit” 540.

Ekspertimi si proçes tekniko shkencor, kryhet nga ana e specialistit (ekspertit) i ciliduke zotëruar njohuri apo mjeshtëri të posaçme teknike, profesionale dhe shkencore, arrin tëverifikojë apo vërtetojë nga ana teknike e shkencore një fakt relevant (të rëndësishëm përproçesin penal).“karakteristikë dallonjëse dhe moment kryesoe vendimtare, i mendimit tëekspertëve si provë është karakteri i tij shkencor, vërtetimi i fakteve provonjëse. Konstatimi iqënies apo mungesës së një rrethane që është e rëndësishme për çështjen bëhet me ndihmën e

537 Arsyetim në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar, në pjesën ku arsyetohet mbi marrjen apriori të provave hetimore, rezultateve tëeksperimentit hetimor dhe pamundësinë e kundërshtimit tyre apo të pavlefshmërisë në gjykim.538 A. Puccini “Teoria e provave penale sovjetike” botim i vitit 1948 .539 Arsyetim në lidhje me karakterin shkencor të konkluzioneve të ekspertimit, mbi ndodhjen ose jo të faktit dhemënyrën e ndodhjes tij, bërë në vendimin Nr 4 datë 12.01.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.540 Në vendimin Nr 4 datë 12.01.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, arsyetohet në mënyrë të zgjeruarmbi konkluzionet e ekspertimit si provë në proçesin penal, duke i shtuar praktikës gjyqësore edhe dhënien epërfundimit me mundësi në raport me kushtet ku ka ndodhur fakti.

Page 125: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

124

specialistëve dhe si rezultat i këqyerjes nga ana e tyre i objekteve të caktuara që realizohet nëbazë të njohurive të posaçme” 541.

Sipas legjislacionit proçedurial çdo subjekt në proçesin penal, është i përjashtuar ngamundësia (edhe nëse zotëron njohuri tekniko shkencore) për të kryer ekspertime. Edhe nërastet kur një prokuror apo gjyqtar do të kishte njohuri në atë fushë të shkencës, ai përsëri përtë verifikuar e përcaktuar në mënyrë shkencore egzistencën ose jo të faktit, detyrohet ta bëjënëpërmjet proçesit të kryerjes së ekspertimit dhe jo duke gjykuar mbi njohuritë që ai vetëzotëron. “nëse një prokuror ose gjyqtar do ta kryenin vetë ekspertimin, ata do të privoheshinnga mundësia e përdorimit të ekspertimit si provë, nga vlerësimi i lirë i mendimit të ekspertitnë tërësinë e mjeteve të tjera të provuarit dhe të .. marrjes vendimit në proçesin penal” 542.

Dispozitat proçeduriale, nenet 178 – 186 të këtij Kodi, kanë karakter të përgjithshëm,ato përcaktojnë objektin e ekspertimit, të drejtat, detyrimet, cilësitë, papajtueshmërinë,zëvendësimin veprimet e ekspertëve, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve proçedurale rrethkësaj prove, në çdo fazë të proçesit.

Objekti i ekspertimit është përcaktuar në nenin 178/1 të K.Pr.Penale. Në këtëdispozitë janë parashikuar rastet kur lejohet kryerja e tij, ndërsa në paragrafin e dytë të tijpërcaktohet kur nuk lejohet kryerja e tij, për të përcaktuar profesionalizmin e të pandehurit nëkryerjen e veprës penale, prirjet e tij kriminale, karakterin dhe personalitetin e tij dhe nëpërgjithësi cilësitë psikike që nuk varen nga shkaqe patologjike. Kryerjen e ekspertimitligjvënësi e ka kushtëzuar kur ai është i nevojshëm për zhvillimin e kërkimeve, marrjen e tëdhënave dhe kryerjen e vlerësimeve nga ana e specialistëve me njohuri të poçme teknike,shkencore dhe kulturore, të cilat lidhen me objektin e të provuarit.

Rezultatet dhe konkluzionet e ekspertimit, si provë penale në proçesin penal, kanë njërëndësi mjaft të madhe, ato në të shumtën e rasteve përcaktojnë; autorësinë e të pandehurit nëkryerjen e veprës penale, egzistencën ose jo të elementëve të figurës së veprës penale,cilësimit ligjor të saj, bashkëpunimit në kryerjen e saj, dhe në tërësi me gjithë objektin e tëprovuarit, mjafton të përmendim rastet e mëposhtme të praktikës gjyqësore; “nga provashkencore, akti i ekspertimit daktiloskopik vërtetohet tërësisht jo vetëm fakti që i pandehuri kahyrë në brendësi të ambienteve të agjensisë, duke rrëzuar tërësisht pretendimet dhe thëniet etij se ai nuk ka hyrë asnjëherë brenda saj, të cilat provojnë autorësinë e tij dhe kryerjen e sajnë bashkëpunim..” 543.“akti i ekspertimit akustik i bisedave të përgjuara dhe i administruargjatë gjykimit në seancë gjyqësore..., dhe provat e tjera, nuk lënë asnjë dyshim përidendifikimin dhe përfshirjen e të gjykuarve në aktivitetin kriminal për të cilin ata janëgjendur fajtorë dhe dënuar nga gjykata” 544. “mbi kërkesën e të gjykuarit, nga gjykata ështëvedosur kryerja e ekspertimit psikiatriko ligjor i të gjykuarit, për të përcaktuar nëse ai vuanapo jo nga një sëmundje psiqike dhe në rast se po a është i përgjegjshëm përpara ligjit penal”545. “konkluzionet e ekspertëve për të provuar faktin se armët e kapura të gjykuarve janë nëgjendje teknike për të realizuar qitje, përbën një prej elementëve kryesorë të figurës krimit për

541 Doc. Grigor Gjika “Çmuarja e mendimit të ekspertëve në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr viti 1962.542 Dr. Fatmir Tartale “Ekspertimi si provë në proçedimin penal” botim i vitit 2008 .543 Verifikimi i thënieve të pandehurit K.Z dhe rrëzimi i alibisë së tij nëpërmjet konkluzioneve shkencore tëekspertimit daktiloskopik, arsyetuar në vendimin Nr 300 datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.Të pandehurit kishin hyrë në brendësi të objektit dhe kishin marrë duke shkulur një kasafortë metalike me peshë176 kg, e cila është gjendur e hapur larg objektit vjedhur.544 Arsyetim në vendimin Nr 431 datë 07.05.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi idendifikimin edheme ekspertim akustik të zërit.545 Vendimi Nr 7 datë 12.01.2005 në të cilin arsyetohet mbi përgjegjshmërinë e të gjykuarit, si element idomosdoshëm, pasi në rastin konkret subjekti nëse është i papërgjegjshëm para ligjit nuk mund të gjykohet edënohet penalisht.

Page 126: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

125

të cilin ata janë deklaruar fajtor” 546.“cilësimin ligjor gjykatat e kanë bazuar në faktin që edëmtuara ka qenë e mitur nën 18 vjeç, edhe se në dosje nuk ka asnjë dokument shkresor apoekspertim për moshën e saj të mitur..” 547. “fakti që të tre të pandehurit kanë qëlluar mearmë, provohet edhe nga egzistenca e tre lloje gëzhojash në vendngjarje, të cilat sipas aktitekspertimit janë qëlluar dhe i përkasin tre armëve të ndryshme zjarri..” 548.

Duhet të përmendim faktin së objekt i këtij punimi nuk është trajtimi i mjeteve dhemetodave teknike e kriminalistike në kryerjen e vlerësimin e ekspertimeve në kuptimin që i katrajtuar shkenca e Kriminalistikës dhe ajo e mjekësisë ligjore. Si burim i rëndësishëmprovash, sa i takon taktikave dhe metodave kriminalistike gjatë realizimit të proçesit tëekspertimit në tërësinë e tij, nga shkenca e kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore, është trajtuarnë mënyrë të zgjeruar ky veprim i rëndësishëm proçedural.

Caktimi i ekspertit. Ligjvënëse në pikën “1” të nenit 179 ka përcaktuar edhe rrethin epersonave me njohuri të posaçme teknike, të specialistëve, të cilët mund të caktohen ngaorgani proçedues për kryerjen e ekspertimit në proçesin penal. “nga gjykata është vepruar nëkundërshtim me kërkesat e nenit 179/1 të K.Pr.Penale, pasi në vendimin për kryerjen eekspertimit nuk ka përcaktuar emrat e ekspertëve që do të kryenin ekspertimin..” 549. Në këtëparagraf është njohur gjithashtu e drejta që ka organi proçedues për të vendosur kryerjes sënjë ekspertimi tjetër, të ri, kur ekspertimi është shpallur i pavlefshëm, kryerja e të cilit sirregull duhet ti besohet një eksperti tjetër.“meqenëse ekspertimit daktiloskopik është kryer nëshkelje të kërkesave të ligjit, nga gjykata në rigjykimin e çështjes duhet të vendosë kryerjen eekspertimit të ri daktiloskopik, duke ..” 550.

Për marrjen e të dhënave ose vlerësimeve nga specialistë të teknikës dhe të shkencës,organet proçeduese në çdo fazë të proçesit duhet të disponojnë me vendim të veçantë, përkryerjen e ekspertimit. Ky vendim detyrimisht i njoftohet ekspertit të caktuar, të pandehuritdhe mbrojtësit të tij. Mos respektimi i këtij detyrimi sjell pavlefshmëri relative, sipas nenit129 të K.Pr.Penale. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika gjyqësore, dhekonkretisht;“kryerja e ekspertimit në hetim, është bërë në kundërshtim me nenin 179/2 tëK.Pr.Penale, pasi duke mos u njoftuar i gjykuari, nuk i është dhënë mundësia për të aplikuartë drejtat që ka parashikuar ligji. Gjykata e faktit ka gabuar kur nuk ka pranuar kërkesënparaprake për pavlefshmëri të këtij akti ekspertimi. Akti i ekspertimit është i pavlefshëm nëkushtet e nenit 129 e vijues të K.Pr.Penale” 551.“gjykata ka gabuar kur ka vendosur mevendim të ndërmjetëm deklarimin si absolutisht të pavlefshëm të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, për shkak se nuk janë njoftuar i pandehuri dhe mbrojtësi i tij..” 552.

546 Arsyetim mbi përcaktimin e pasojës së ardhur, si element i domosdoshem i figurës së veprës penalenëpërmjet ekspertimit , bërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 491 datë 23.05.2007.547 Mosha e mitur e të dëmtuarës e cilëson veprën penale, por ky fakt duhet të provohet me dokumenta shkresoretë z.gj.civile ose nëpërmjet ekspertimit mjeko ligjor, arsyetuar në vendimin Nr 291 datë 11.06.2008 të KolegjitPenal të Gjykatës së Lartë.548 Arsyetim në vendimin Nr 279 datë 04.06.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi lidhjen erezultateve të ekspertimit më deklarimet e Xh.Sh dhe provave të tjera.549 Mbi detyrimin e respektimit të nenit 179/1 të K.Pr.Penale për emrat e ekspertëve që do të kryejnëekspertimin, arsyetuar në vendimin Nr 7 datë 12.01.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.550 Arsyetim në vendimin Nr 650 datë 17.10.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi detyrimin ekryerjes ekspertimit të ri kur ekspertimi rezulton i pavlefshëm dhe nuk mund të përdoret si provë.551 Në vendimin Nr 416 datë 16.07.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë arsyetohet se jemi parapavlefshmërisë relative, edhe në rastet kur autori i veprës penale ka qenë person ndaj të cilit zhvillohen hetime,duke ju referuar nenit 34/4 të K.Pr.Penale dhe Vendimit Unifikues të Koelgjeve të Bashkuara të Gjykatës sëLartë, Nr 3 datë 27.09.2002.552 Vendimi Nr 658 datë 05.10.2005 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 127: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

126

Njoftimi për kryerjen e ekspertimit. Sipas nenit 179/2 të K.Pr.Penale, organiproçedues në njoftimin që i bën të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, i bën të ditur edhe tëdrejtën që ata kanë për të kërkuar përjashtimin e ekspertit, pjesëmarrjen e ekspertëve të tjerë,të marrë pjesë në kryerjen e ekspertimit (kur kjo gjë është e mundur) apo edhe të shtrojëpyetje të tjera veç atyre që janë përcaktuar në vendim. Mosrespektimi i këtij detyrimi sjellpavlefshmërinë relative të ekspertimit dhe rezultatet e tij nuk mund të përdoren si provë nëproçesin penal. Për ta ilustruar përmendim rastin e mëposhtëm të praktikës gjyqësore;“gjykata e shkallës parë duhej të kishte shpallur të pavlefshëm aktin e ekspertimit autotekniktë ekspertit A.J pasi caktimi i këtij eksperti është bërë në kundërshtim me kërkesat e nenit179/2 të K.Pr.Penale, sipas të cilit detyrimisht vendimi i organit proçedues duhet ti njoftohettë pandehurit dhe mbrojtësit të tij” 553.

Çështjet dhe të panjohurat që duhet të zbulohen, zgjidhen e provohen në proçesinpenal nëpërmjet ekspertimit, në raste të caktuara janë të vështira e komplekse. Bazuar nënenin 179/3 të K.Pr.Penale, në këto raste organi proçedues, mund të caktojë disa ekspertë menjohuri në fusha të ndryshme të teknikës dhe shkencës, të cilëve u ngarkohet kryerja eekspertimeve komplekse. Paragrafi i fundit i kësaj dispozite ka parashikuar detyrimin që kaeksperti i caktuar për kryerjen e ekspertimit, me përjashtim të rasteve kur ai kapapajtueshmëri ose nuk është kompetent, nuk ka mundësi të kryeje ekspertimin e ngarkuar.“sipas kërkesave të nenit 179/4 të K.Pr.Penale, ekspertët kanë deklaruar se nuk janëkompetentë dhe nuk mund ti përgjigjen njërës nga pyetjet e ekspertimit dhe kanë sugjeruarkryerjen e tij nga ekspertë, specialistë të armatimit të ushtrisë..” 554.

Papajtueshmëria e ekspertit, parashikohet nga nenin 180 të K.Pr.Penale, në të cilinështë përcaktuar rrethi i personave, të cilët nuk mund të caktohen dhe nuk mund të kryejnëdetyrën e ekspertit (pavarësisht se zotërojnë njohuri të posaçme teknike e shkencore) në njëproçes penal dhe më konkretisht;

a) Personat e mitur, ata që s’kanë zotësi juridike për të vepruar si dhe persona tësëmurë mendorë si dhe çdo person që ka ndalim ligjor.

b) Çdo person që është pezulluar nga kryerja e një detyre publike apo profesioni.c) Personat ndaj të cilëve janë marrë masa sigurimi në kuptimin që i jep neni 232 dhe

240 i K.Pr.Penale mbi masat e sigurimit shtërnguese e ndaluese.d) Personat ndaj të cilëve konkurojnë kushtet ligjore për të mos dëshmuar, përkthyer

apo që nuk kanë detyrim të dëshmojnë apo përkthejnë.e) Persona të cilët kanë papajtueshmëri sipas rasteve që janë parashikuar në nenet 15,

16 dhe 17 të K.Pr.Penale për gjyqtarin në gjykimin e çështjes penale.Përjashtimi i ekspertit. Përjashtimi i ekspertit mund të bëhet mbi kërkesën e palëve

apo kryesisht nga organi procedures kur konstaton rast papajtueshmërie sipas parashikimevetë mësipërme. Nga organi proçedues merren masat e nevojshme duke njoftuar e pyeturekspertin mbi egzistencën apo jo të shkaqeve që lidhen me papajtushmërinë me detyrën eekspertit, sikurse vetë eksperti është i detyruar të deklarojë atë, sipas detyrimeve që rrjedhinnga neni 181/2 të K.Pr.Penale. Paraqitja e shkakut për përjashtimin e ekspertit, nga palët apodhe eksperti, duhet të bëhet përpara caktimit të tij, ose kur ato kanë lindur më pas, përpara seeksperti të këtë dhënë konkluzionet. Bazuar në neni 182/4 të këtij Kodi, organi procedues, për

553 Arsyetim në vendimin Nr 401 datë 28.04.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi pavlefshmërinërelative të ekspertimit dhe rezultateve pasi nuk janë respektuar kërkesat e nenit 179/2 të K.Pr.Penale.554 Vendim Nr 491 datë 23.05.2007 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është arsyetuar mbi caktimin eekspertëve kompetentë, specialistë të fushës përkatëse, për kryerjen e ekspertimit xhenjer të armëve tësekuestraur të gjykuarve.

Page 128: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

127

përjashtimin ose jo të ekspertit të caktuar, vendos me urdhër të arsyetuar. Nëse vendosetpërjashtimi i ekspertit, caktohet ekspert tjetër për kryerjen e ekspertimit.

Nga kuptimi dhe kërkesat në tërësi të dispozitave proçedurale, nenet 182, 183, 184 dhe185 të K.Pr.Penale, proçesi i ekspertimit realizohet dhe kalon në etapat e mëposhtme;

1) Caktimi i ekspertit apo ekspertëve me njohuri të posaçme në fushën e teknikës eshkencës për kryerjen e ekspertimit. Akti proçedurial në këtë rast është vendimi për caktimine ekspertit në të cilin pasqyrohen në mënyrë të përmbledhur rrethanat e faktit si dhe nevoja eorganit proçedues për të shfrytëzuar të dhënat dhe njohuritë teknike e shkencore, pyetjet dheçështjet konkrete që do tu përgjigjen dhe zgjidhin ekspertët, aktet dhe materialet e vëna nëdispozicion për kryerjen e ekspertimit, emrin e ekspertit dhe lloji ekspertimit, data, ora, vendii paraqitjes së ekspertit për marrjen e detyrës, dhe masat e tjera të nevojshme për kryerjen eekspertimit etj.... Siç shpjeguam më lart, për të siguruar respektimin e të drejtave proçedurialetë palëve në proçes, vendimi për caktimin e ekspertit i njoftohet të pandehurit e mbrojtësit tij,të cilët mund të bëjnë kundërshtimet dhe kërkesat e tyre rreth ekspertimit.

2) Etapa e dytë është ajo e thirrjes, paraqitjes dhe verifikimit të identitetit të ekspertitnë organin proçedues, marrja e detyrës, njoftimi dhe pyetja nëse egziston shkakpapajtueshmërie apo të mungesës së detyrimit për të kryer detyrën, paralajmërimi përpërgjegjësinë penale në kryerjen e ekspertimit si dhe marrja e deklaratës me shkrim ngaeksperti sipas parashikimeve të nenit 183/1 të K.Pr.Penale. Në këtë etapë përfshihet edhemarrja nga eksperti, e akteve apo materialeve të nevojshme që disponohen nga organiproçedues. Eksperti njihet me aktet, mund dhe ka të drejtë të jetë prezent në kryerjen eveprimeve të caktuara proçedurale që lidhen me ekspertimin e ngarkuar. Në rastet kurekspertimit do tu nënshtrohen persona, organi proçedues merr masa për të siguruar paraqitjene tyre e respektimin dhe detyrimeve që lidhen me veprimet e ekspertit.

3) Kryerja e veprimtarisë tekniko shkencore nga ana e ekspertëve, nxjerrja ekonkluzioneve dhe formalizimi i tyre në aktin e ekspertimit. Kjo fazë është parashikuar erregulluar nga nenet 184 e 185 të K.Pr.Penale, në të cilat parashikohen veprimet e ekspertit edhënia e konkluzioneve nga ekspertët në aktin e ekspertimit. Kjo fazë përfaqëson në vetveteveprimet tekniko-shkencore të kryera nga ekspertët, për të dhënë përgjigje e për të zgjidhurçështjet të cilat i janë ngarkuar atyre nga organi proçedues. Ligjvënësi ka parashikuar tëdrejtën e ekspertëve, për qëllime të kryerjes ekspertimit për tu njohur me të gjitha aktet qëdisponohen nga ana e organit proçedues. Për qëllime të ekspertimit ai mund të autorizohet tëjetë i pranishëm në pyetjen e palëve apo marrjen e provave të tjera. Rezultatet dhekonkluzionet e ekspertimit të kryer, ekspertët i japin në aktin e ekspertimit (akt i shkruar) tëcilin e paraqesin atë përpara prokurorit apo gjykatës. Gjatë hetimeve ata mund të pyeten ngaorgani proçedues, polica gjyqësore dhe prokurori. Në gjykim ata pyeten nga palët dhe gjykatarreth ekspertimit kryer dhe rezultateve të tij, duke respektuar kërkesat e ligjit mbi pyetjen edëshmitarëve.

4) Paraqitja e aktit të ekspertimit, njohja e rezultateve të tij nga palët në proçes si dhepyetja e ekspertëve rreth mendimit e konkluzioneve të nxjerra nga ekspertimi apo për rrethanatë tjera që çmohen të nevojshme dhe shërbejnë për vlerësimin e verifikimin e rezultateve tëekspertimit.

Në jo pak raste kërkimet, marrja e të dhënave dhe vlerësimeve teknike e shkencore,duhet të realizohet nga disa ekspertë me njohuri shkencore në disa fusha të teknikës dhe tëshkencës. Ligjvënësi në nenin 179/3 të K.Pr.Penale ka parashikuar të drejtën e organitproçedues që në raste të tilla të caktojnë disa ekspertë me njohuri në fusha të ndryshme tëteknikës e shkencës, të cilëve u ngarkohet kryerja e ekspertimeve komplekse. “me të drejtënga gjyakata është vendosur kryerja e ekspertimit kompleks me dy ekspertë, kriminalist dhe

Page 129: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

128

mjeko ligjor. Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit kompleks të ekspertëve si dhe duke ubazuar në materialet e çështjes, vendit të ngjarjes...” 555.

Vlerësimi i konkluzioneve të ekspertimit si provë. Pavarësisht se mendimi iekspertëve ka karakter shkencor dhe vërtetimi i fakteve (egzistenca ose jo e një fakti errethane) në përgjithësi është kategorik, kjo provë nuk mund të ketë në asnjë rast vlerë me tëmadhe apo të paracaktuar në raport me provat e tjera. Rezultatet dhe konluzionet eekspertimeve të dhëna nga ekspertët, duhet të jenë të plota, kategorike dhe jo probabile, tëmundëshme. “Mendimet e ekspertëve duhet të shprehen në formë kategorike, megjithësekarakteri kadegorik i formulimit nuk garanton vërtetësinë dhe sigurinë e tyre. Mendimet ebazuara në probalitet nuk duhen lejuar pasi janë të dëmshme dhe nuk kanë vlerë të plotëprovonjëse” 556. Për shkak të vështirësive që mund të kenë ekspertime të caktuara, ligjvënësika parashikuar që afati i kryerjes dhe përfundimit të ekspertimit të jetë deri në 60 ditë dhe nëraste veçanërisht komplekse jo më tepër se 6 muaj.

Megjithatë duhet thënë se në mjaft raste dhe për shkaqe nga më të ndryshmet,ekspertët konkluzionet e tyre në aktin e ekspertimit i japin me mundësi, jo kategarike. Dhëniae një konkluzioni të tillë bëhet midis detyrimit që ka eksperti për të kryer ekspertimin dhemundësisë që ai ka, bazuar ne objektin e ekspertimit, nga pyetjet e shtruara, mjetet teknike qëdisponohen etj..

Në përgjithësi duke ju referuar praktikës gjyqësore nga organi proçedues konkluzionetkategorike të dhëna nga ana e ekspertëve vlerësohen me objektivitet dhe në raport me provat etjera, por ka edhe raste kur atyre i jepet edhe vlerë e paracaktuar. Ose e kundërta kurkonkluzionet e mundëshme me probabilitet nuk vlerësohen, për më tepër as edhe për tëngritur versione për ekzistencën apo jo të fakteve apo rrethanave të caktuara. Vlerësohet sepavarësisht llojit të konkluzionit të dhënë nga ana e ekspertëve ai duhet të verifikohet eçmohet me kujdes, gjithnjë në raport dhe i lidhur ngushtë me njoftimet që japin provat e tjeratë administruara. “Qëndrimi jo i drejtë ndaj vlerës provuese të konkluzioneve të mundëshmetë ekspertëve është po aq i dëmshëm sa edhe qëndrimi jo kritik ndaj vlerës së konkluzionevekategorike. Mendimi i ekspertëve, në çfarëdo forme të jetë shprehur kategorik apo imundshëm, ashtu si çdo formë tjetër, analizohet e vlerësohet me tërësinë e provave tëmbledhura gjatë proçesit penal” 557.

Raste të tilla ka njohur edhe praktika gjyqësore të cilat janë evidentuar edhe ngaGjykata e Lartë, dhe konkretisht; “gjykatat kanë gabuar kur pranojnë se dhënia me mundësinga ana e ekspertëve ..nuk duhet marrë për bazë pasi nuk është kadegorike. Nuk mund tëthuhet se përfundimi me mundësi nga ana e ekspertëve nuk është përfundim shkencor,..” 558.“ekspertët kanë arritur në përfundimin se lloji i predhës dhe fortësia e asfaltit, lejojnëmundësinë e rikoshetit të plumbit në asfalt, jo në përgjigje të pyetjes bërë nga gjykata” 559.

Duhet thënë se jo çdo njoftim apo akt shkresor me përmbajtje dhe të dhëna shkencorenga specialistë të teknikës e shkencës, mund të ketë vlerën e ekspertimit. Aktet e lëshuara ngaana e specialistëve, mjekëve, nuk mund të konsiderohen si prova, si konkluzion ekspertimi,pasi objekti i tyre është tërësisht me atë të parashikuar nga ligji. Qëndrimet e praktikësgjyqësore kanë qenë të ndryshme në këtë drejtim; “epikriza e lëshuar nga mjeku për gjendjen

555 Kryerja e ekspertimit kompleks nga ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe teknikës, arsyetuar nëvendimin Nr 4 datë 12.01.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.556 Doc. Grigor Gjika “Çmuarja e mendit të ekspertëve në proçesin penal” Drejtësia Popullore, boyim viti 1962557 Dr. Estref Muyftari “Zbulimi i fallsifikimit të dokumentave” Tiranë, botim i vitit 1987 fq. 242.558 Arsyetim në lidhje me dhënien e konkluzionit të mundëshëm, jo kadegorik, arsyetuar nga Kolegji Penal iGjykatës së Lartë në vendimin Nr 4 datë 12.01.2005.559 Vendimi i sipërcituar Nr 4 datë 12.01.2005.

Page 130: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

129

shëndetësore të pandehurit.. është dokument i cili nuk plotëson kërkesat e nenit 149 tëK.Pr.Penale, për të qenë provë në kuptimin që duhet të ketë prova për tu përdorur si e tillë..,në këtë rast është akti i ekspertimit mjeko ligjor ai që ka njohur ligji si provë në proçesinpenal” 560. Në praktikë ndeshen jo rrallë raste kur kësaj prove i jepet vlerë e paracaktuarduke anashkaluar apo injoruar provat e tjera, ç’ka ka sjellë qëndrime dhe vendime të gabuara.

Një dokument, gjurmë, mbetje biologjike apo kimike etj, të administruara nëpërmjetmjeteve të kërkimit të provave në vetëvete janë prova penale, nëse ato kanë lidhje dheshërbejnë për zgjidhjen dhe zbulimin e të vërtetës në proçesin penal. Këtë lidhje dhe vlerë nëshumicën e rasteve ja jep ekspertimi, rezultatet e të cilit i japin këtyre provave vlerën dhelidhjen e drejtpërdrejtë me provat e tjera. Ekspertimet si prova në proçesin penal mund tëvërtetojnë egzistencën e një fakti ose mos ekgzistencën e tij, konkluzionet e ekspertimitvlerësohen nga prokurori e gjykata, sipas fazës në të cilën ndodhet proçesi penal. Ligjvënësinë nenin 183/2 të K.Pr.Penale ka parashikuar disponimin e organit proçedues për tëshpërblyer ekspertët për punën e tyre, disponim i cili në rastet e marrjes së provave të tjeranuk rezulton të jetë parashikuar.

Kryerja e ekspertimeve gjatë hetimeve paraprake. Organet e hetimit paraprak,O.P.Gjyqësore dhe Prokurori 561, gjatë hetimeve paraprake kanë të drejtën proçeduarale tëcaktojnë ekspertë të regjistruar si të tillë dhe me njohuri të posaçme në fushën e teknikës eshkencës. O.P.Gjyqësore këtë të drejtë e ka gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore sidhe gjatë hetimeve kur është ngarkuar nga prokurori me akt delegimi. Jo çdo o.p.gjyqësore,qoftë edhe ai që ka kryer veprimet e para hetimore, gjatë hetimeve ka të drejtë të vendosëkryerjen e ekspertimit dhe caktimin e ekspertëve, në një proçedim penal, hetimet e të cilitkryhen nga prokurori apo tjetër o.p.gjyqësore. “o.p.gjyqësore G.K, në kundërshtim me nenin30/2 dhe 294/2 të K.Pr.Penale, ka vendosur kryerjen e ekspertimit teknik, rezultatet e të cilitndikuan në dhënien e vendimit gjyqësor, pa akt delegimi nga prokurori dhe pa qenë iurdhëruar për kryerjen e veprimeve hetimore, në zbatim të nenit 151/4 të K.Pr.Penale, nukmund të përdoren si prova..” 562.

Për kryerjen e ekspertimit gjatë hetimeve paraprake, ligjvënësi ka parashikuardetyrimin që kanë organet e hetimit të disponojnë me vendim të veçantë për kryerjen e tij 563,për me tepër që vendimi duhet të përmbajë të dhëna të plota mbi shkaqet e kryerjes tij,objektin, të dhëna mbi ekspertët, pyetjet dhe çështjen që do të zgjidhen nga ekspertimit, tëdrejtat e palëve të tjera etj.. Ndryshe sikurse proçedohet gjatë hetimeve nga policia gjyqësoree prokurori në marrjen e deklarimeve, kryerjen e ballafaqimit dhe paraqitjes për njohjes, kunuk kërkohet akt i veçantë, akt i cili kërkohet domosdoshmërisht për kryerjen e ekspertimitdhe eksperimentit 564.

560 Arsyetim në vendimin Nr148 datë 28.12.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.561 Në nenin 294/3 përcaktohet e drejta e disponimit të policisë gyqësore për të caktuar ekspertë dhe me vendimtë urdhërojë kryerjen e ekspertimit teknik, gjatë veprimeve të para hetimore ose gjatë hetimit kur atij i ështëngarkuar hetimi me urdhër të prokurorit. Neni 304 dhe 314 i K.Pr.Penale përcakton të drejtën e prokurorit gjatëfazës hetimeve të disponojë me vendim duke caktuar specialistë të fushës së shkencës dhe të shtrojë pyetje dhezgjidhjen e tyre nga specialistët teknikë, ekspertët.562 Mbi të drejtën e o.p.gjyqësore për të vendosur kryerjen e ekspertimit sipas nenit 294 të K.Pr.Penale dhe kurështë ngarkuar nga prokurori për kryerjen e hetimeve, bërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendiminNr 650 datë 17.10.2007.563 Detyrimi parashikuar nga neni 179/2 dhe 182 të K.Pr.Penale, të cilat parashikojnë vendim të veçantë përkryerjen e ekspertimit si dhe të dhënat që ai përmban.564 Në nenin 177/1, 179/2 dhe 182 të K.Pr.Penale kur kërkohet domosdoshmërisht marrja e vendimit për tëpërdorur si burim prove ekspertimin dhe eksperimentin hetimor.

Page 131: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

130

Ligjvënësi në nenin 316/d të K.Pr.Penale, ndër të tjera i ka njohur të drejtën prokuroritdhe të pandehurit, të kërkojë kryerjen e eksperimit nga gjykata, edhe se çështja është në fazëne hetimit paraprak. Në praktikën hetimore ka mjaft raste që si rezultat i shkaqeve objektive,një provë e caktuar send, objekt etj.., pëson ndryshime apo transformohet në mënyrë tëpashmangshme, saqë bëjnë të pamundur që specialistë të fushave të posaçme të shkencës tëkryejnë ekspertimin teknik, apo të japin konkluzione të sakta teknike e shkencore.

Gjithashtu ligjvënësi ka parashikuar edhe ato raste që lidhen me ekspertimekomplekse e të vështira, rezultatet e të cilave jepen nga ana e ekspertëve për një periudhë jomë pak se 6 muaj. Kjo kohë e domosdoshme do të sillte vonesa dhe zvarritje të gjykimit tëçështjes penale. Të tilla ekspertime janë ato që lidhen me parashikimet e nenit 185/3 tëK.Pr.Penale. Trajtim i hollësishën në lidhje me shkaqet qe e bëjnë të domosdoshmë kryerjen eekspertimit nga gjykata që në këtë fazë janë bërë në kapitullin mbi sigurimin e provës nëproçesin penal.

Vlerën e provës gjyqësore, kanë edhe rezultatet e eksperimeve të kryer gjatë fazëshetimeve paraprake, kur në gjykimin e çështjes është proçeduar me gjykim të shkurtuar sipasneneve 404 dhe 405 të K.Pr.Penale. Në këtë rast konluzionet e dhëna nga ekspertët gjatëhetimeve, si dhe çdo provë tjetër hetimore, merr vlerën e provës gjyqësore. Praktika gjyqësorenë këtë drejtim tashmë është e konsoliduar, ajo është unifikuar me Vendimin e Kolegjeve tëBashkuara të Gjykatës Lartë, ku ndër të tjera është arsyetuar se; “gjykimi i shkurtuar në thelbtë tij ka pranimin e akteve të grumbulluara gjatë fazës hetimit paraprak dhe eviton marrjen eprovave në seancë gjyqësore dhe debatin lidhur me to, ai eviton fazën e hetimit gjyqësor ... nëdallim nga gjykimi i zakonshëm, atij i mungon faza e marrjes së provave dhe kërkesat nëlidhje më pavlefshmërinë e tyre” 565.

Kryerja e ekspertimit gjatë gjykimit të çështjes. Rregullat proçedurale të marrjes eadministrimit të kësaj prove gjatë gjykimit të çështjes, parashikohen nga nenet 363, 364, 366,367, 371, 368 të K.Pr.Penale. Si të gjitha provat e tjera mendimi, konkluzioni i ekspertëve përt’u konsideruar si provë penale gjyqësore, duhet detyrimisht ti nënshtrohet proçesit të marrjes,shqyrtimit, verifikimit të tij nga ana e gjykatës në seancë gjyqësore. Ligjvënësi i ka kushtuarrëndësi të veçantë jo vetëm momentit proçedural të paraqitjes së kërkesës për marrjen eprovës të kërkuar nga ana e palëve, por edhe disponimit mbi marrjen e tyre nga gjykata mevendim të veçantë sipas nenit 179/2, 182 dhe 357 të K.Pr.Penale, disponim ky i cili lidhetdrejtpërdrejtë me proçesin e të provuarit, respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga 149, 150dhe 151 të këtij kodi. Marrja si provë e konkluzioneve të ekspertëve bëhet mbi kërkesat epalëve, ndërsa kryerja e ekspertimit në gjykim mund të vendoset edhe kryesisht nga vetëgjykata.

Caktimi i ekspertëve për kryerjen e ekspertimit teknik gjatë gjykimit të çështjes bëhetsipas parashikimeve të përgjithshme si dhe ato të parashikuara nga neni 366 i K.Pr.Penale,ndërsa pyetja e ekspertëve bëhet sipas përcaktimeve të nenit 363 të këtij kodi, dispozitë e cilai referohet parashikimeve të bëra nga ligji mbi pyetjen e dëshmitarëve në gjykim. “vlerësimine konkluzioneve të ekspertimit si provë nga gjykata është bërë në përputhje me kërkesat eligjit, eksperti gjithashtu është thirrur e pyetur në seancë gjyqësore dhe ka dhënë sqarimeshkencore dhe bindëse mbi ..” 566.

565 Arsyetim në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar, në pjesën ku arsyetohet mbi marrjen apriori të provave hetimore, në këtë rast tëkonluzioneve të ekspertëve në hetim, dhe pamundësinë e kundërshtimit tyre apo pavlefshmërisë në gjykim.566 Ekspertët ne gjykim pyeten sipas rregullave mbi pyetjen e dëshmitarëve, për aq sa janë të zbatueshme,arsyetim në vendimin Nr 30 datë 11.02.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 132: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

131

Gjykata nuk mund të mjaftohet vetëm me administrimin e aktit ekspertimit tëekspertëve, sikurse veprovet nga organet e hetimit, të cilat në rastë të veçanta realizojnë edhemarrjen në pyetje të tij. Në gjykimin e çështjes nga ana e gjykatës duhet të respektohetdetyrimi kushtetues i nenit 31/d, “t’u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe kërkojë paraqitjen e tyre,të ekspertëve dhe të ..” 567 për marrjen e provave në mënyrën e parashikuar nga ligji, duke idhënë mundësinë palëve të shprehin kundërshtimet dhe qëndrimet e tyrë rreth konkluzionevedhe shpjegimeve të ekspertëve. “në nenet 31/d dhe 32/2 të Kushtetutës është parashikuar seaskush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë tëpaligjshme dhe gjithsejcili ka të drejtën të bëjë pyetje dëshmitarëve, ekspertëve apo personavetë tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet, në mënyrë që t’u jepet mundësia e kundërshtimit tëtyre, domosdoshmërisht që qëndron në thelb të shqyrtimit të provave” 568.

Gjykata është e detyruar që në respektim të kërkesave të përgjithshme për marrjen eprovave në gjykim, si dhe ato të parashikuara nga nenet 363 dhe 366 të K.Pr.Penale, duhet tërealizojë pyetjen e tyre, për aq sa është e mundur sikurse proçedohet me pyetjen edëshmitarëve në gjykim. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika gjyqësore në këtë drejtim,dhe konkretisht; “gjykata ka gabuar duke u mjaftuar vetëm me leximin e aktit ekspertimit nëseancë gjyqësore. Në këtë mënyrë, palëve në gjykim, lidhur me përmbajtjen që paraqet kyakt,ju është mohuar e drejta për të bërë pyetje dhe kërkuar sqarime, e për këtë shkak ata nukkanë qenë në gjendje për të dhënë vlerësimin e tyre për vërtetësinë dhe fuqinë provuese tëkësaj prove” 569 . “nuk qëndron pretendimi i mbrojtjes për mos pyetjen e ekspertëve nëgjykim, në seancën e datës 18.2.2002 është thirrur dhe ka dhënë shpjegime ekspertim B.Y,mbi mënyrën dhe vendin e kryerjes së ekspertimit, dëmtimet e shkaktura si dhe kaargumentuar për shkakun e vdekjes..” 570.

Vlerësimi i konkluzioneve të aktit të ekspertimit teknik nga ana e gjykatës duhet tëbëhet në raport dhe lidhje me provat e tjera të administruara në seancë gjyqësore. Nëseekspertimi është kryer duke u bazuar në prova të cilat janë marrë në shkelje të parashikimevetë bëra nga ligji, sipas nenit 151/4 të K.Pr.Penale ato janë të pavlefshme dhe nuk mund tëpërdoren nga gjykata për dhënien e vendimin. “konkluzionet e aktit të ekspertimit tekniko-balestik bazohen në ekzaminimet e gëzhojave, provave materiale të marra dhe administruaranë kundërshtim me kërkesat e ligjit…” 571 . Kur konkluzionet e ekspertimit kryer gjatëhetimeve paraprake nuk përputhen me njoftimet që japin provat e tjera, nga gjykata duhet tëdisponohet me kryerjen e një ekspertimi të ri, këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktikagjyqësore.”gjykata në vlerësimin e pasojës ardhur nga vepra penale është bazuar vetëm nëaktin e ekspertimit të kryer gjatë hetimit paraprak, në mungesë të provave të tjera nga gjykatanë rigjykimin e çështjes duhet të kryhet një ekspertim i ri..” 572.

567 Në nenin 31/d të Kushtetutës parashikohet e drejta e të pandehurit për pyetjen, kundërshtimin ekonkluzioneve të ekspertëve në gjykimin e çështjes.568 Arsyetim në lidhje me marrjen e provave në gjykim, si dhe respektimin e neneve 31/d, 32/2 të Kushtetutësbërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 14 datë 04.02.2009.569 Arsyetim mbi detyrimin që ka gjykata për marrjen e konkluzioneve dhe pyetjen e ekspertëve në gjykim, bërënë vendimin Nr 7 datë 12.01.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.570 Mbi realizimin e pyetjes së ekspertit në seancë gjyqësore, arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mevendimin Nr 60 datë 14.02.2003.571 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 50 datë 18.02.2009 ka lënë ne fuqi vendimin e gjykatësrrethit mbi deklarimin e pafajëshëm të gjykuarit L.M, në këtë vendim arsyetohet ndër të tjera mbipavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e rezultateve të aktit ekspertimit balestik, pasi ai bazohet mbiekzaminimin teknik të provave materiale, gëzhojave të marra e ruajtura në kundërshtim me detyrimet e ligjit.572 Mbi vlerën e ekspertimit gjatë hetimeve në mungesë të provave të tjera dhe kryerjen e ekspertimit të ri,arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 574 datë 20.07.2005.

Page 133: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

132

Duhet thënë që vlera e rezultateve dhe konkluzioneve të ekspertimeve të kryera dheadministruara gjatë gjykimit çështjes është më e plotë në raport me ato të marra gjatëhetimeve paraprake, jo vetëm so ato kanë vlerën e provës në gjykim, por edhe për shkakun seky proçes realizohet me pjesëmarrjen e të gjitha palëve dhe nën debatin kontradiktor të tyre nëraport me tërsinë e njoftimeve të dhëna nga provat e tjera gjyqësore. Pavarësisht karakteritshkencor që kanë konkluzionet e ekspertëve ato nuk mund të kenë vlerë të paracaktuar.Gjykata vlerësimin dhe çmuarjen e tyre duhet detyrimisht ta realizojë në raport dhe unitet menjoftimet që japin edhe provat e tjera, pasi është gjykata ajo e cila arrin në konluzione juridikembi objektin e gjykimit. Këtu mund të përmendim nga praktika gjyqësore rastet emëposhtme; “Kolegji Penal i Gjykatës Lartë çmon të nënvizojë se në gjykimin penal, ështëmbizotërues parimi :judex peritus peritorum”, që nënkupton pavarësinë e gjykatës(gjykatësit) për të arritur në konkluzione llogjike, juridike dhe mbi rrethanat e faktit, bazuarnë provat e administruara gjatë gjykimit, pa qenë në këtë mënyrë i kushtëzuar nga mendimi iekspertëve teknikë të caktuar për kryerjen e ekspertimit” 573 . “Duhet patur parasyshgjithashtu se, ekspertët u japin përgjigje pyetjeve të shtruara nga organi i proçedimit dhe nukmund të japin mendime dhe konkluzione për zgjidhjen e çështjes, pra për fajësinë apopafajësinë e të pandehurit. Aktet e ekspertimit, pra konkluzionet e ekspertëve i nënshtrohenvlerësimit të gjykatës duke i çmuar ato bashkë me provat e tjera të administruara gjatëshqyrtimit gjyqësor, ato ndihmojnë gjykatën në këtë mënyrë të arrijnë në përfundime sa më tëdrejta në zgjidhjen e çështjes” 574.

Verifikimi i provave me ekspertim.Verifikimi i provave penale si pjesë erëndësishme e proçesit të provuarit, në përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë tyre provuese,realizohet me mjaft sukses edhe nga konkluzionet shkencore që jep ekspertimi si provë mëvete në proçesin penal. “Gjykata çmon me objektivitet konkluzionet e ekspertëve, arsyetonhollësisht arësyen se përse ato nuk janë të drejta kur arrin në përfundime të ndryshme dhe nëanalizën tërësore të provave, i çmon edhe aktet e ekspertimit për të arritur në përfundimin efajësisë apo pafajësisë të personit që gjykohet” 575.

• Verifikimi i dëshmisë me ekspertim. Verifikimi i elementëve të dëshmisë nëpërmjetekspertimit, është realizuar për të përcaktuar vërtetësinë dhe fuqinë provuese të dëshmisë,zotësinë e dëshmitarit për të dëshmuar si dhe në rastet kur duhet të verifikohet qënia apo jo imitur e dëshmitarit, fakt ky i vënë në dyshim gjatë proçesit. Nga praktika mund të përmendenrastet e mëposhtëme; “gjykata duhej që ndër të tjera të vendoste kryerjen e ekspertimit mjekoligjore për të verifikuar dëshminë e dëshmitares B.K, mbi djegjet me cigare dhe injektimin nëtrup të lëndëve narkotike, sikurse ka dëshmuar..” 576. “mbrojtja ka pretenduar se dëshmia etë dëmtuarës M.P ka qenë e pavlefshmë, pasi ajo nuk ka patur zotësi për të dëshmuar. Kypretendim nuk qëndron, pasi nga akti ekspertimit mjeko-ligjor Nr 114 dt.14.05.2001 edhe seajo rezulton me zhvillim të lehtë mendor, është dhënë konkluzioni se ajo ka zotësi për tëdëshmuar” 577.

573 Arsyetim në vendimin Nr 855 datë 06.10.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi pavarësinë egjykatës në arritjen e konkluzioneve juridike e llogjike mbi objektin në gjykim, bazuar në tërësinë e provave dhejo vetëm në konkluzionet e ekspertëve.574 Arsyetim mbi vlerën e konkluzioneve të aktit ekspertimit në raport me provat e tjera dhe vlerësimin e tyre ngagjykata, vendimi Nr 435 datë 30.09.2009 të Kolegjit Penal Gjykatës së Lartë.575 Mbi vlerësimin dhe verifikimin e provave, konkluzioneve të ekspertëve arsyetuar nga Kolegji Penal iGjykatës së Lartë në vendimin Nr 119 datë 05.03.2008.576 Mbi verifikimin e dëshmisë nepërmjet ekspertimit mjeko ligjorë, arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës sëLartë në vendimin Nr 811 datë 15.09.2010.577 Arsyetim në vendimin Nr 568 datë 17.12.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Të njëjtin qëndrim kjogjykatë ka mbajtur edhe në vendimin Nr 630 datë 25.11.2009 .

Page 134: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

133

• Verifikimi i thënieve të pandehurit nëpërmjet kryerjes së ekspertimit. Verifikimi dhevlerësimi i dëshmisë, thënieve të pandehurit e provave të tjera, është realizuar gjërësisht ngapraktika gjyqësore, dhe konkretisht; “nga prova shkencore, akti i ekspertimit daktiloskopikvërtetohet tërësisht fakti që i pandehuri ka hyrë në brendësi të ambienteve të agjensisëU.Union, duke rrëzuar tërësisht pretendimet dhe thëniet e tij se ai nuk ka hyrë asnjëherëbrenda saj..” 578. “në shpjegimet si i pandehur Xh.Sh ka shpjeguar se të tre autorët kanëqëlluar me armë në drejtim të viktimës I.B, këto thënie të këtij të pandehuri përputhen mekonkluzionet e akteve të ekspertimit balestik të tre llojeve të gëzhojave të gjendura në vendin engjarjes dhe prova të tjera” 579. “rezultatet e ekspertimit biologjik kanë përcaktuar se njollate gjakut janë grup 0(1) që përputhem me ato të viktimes, të cila janë gjetur në xhupin dhekëpucët e të pandehurit, ato rrëzojnë pretendimin dhe thëniet e tij se ato i përkasin atij, sepseky i pandehur i përket grupit të gjakut A(II)” 580.

• Verifikimi i rezultateve të ekspertimit nëpërmjet kryerjes së një ekspertimit të ri. Nëmjaft raste në praktikën gjyqësore, janë ndeshur rastet kur konkluzionet e aktit ekspertimitbien ndesh me ato të provave të tjera, apo kur vetë ky akt ekspertimi rezulton me konkluzionetë ndryshme me një akt tjetër ekspertimi, për të njetat kushte dhe rrethana që lidhen meobjektin e të provuarit. Në këto raste nga ana e organeve të proçedimit duhet detyrimisht që tëvendoset kryerja e nje ekspertimi tjetër, të ri me ekspertë të specializuar. “në kushtet kur përtë njëtën çështje ekzistojnë dy akte ekspertimi, me konkluzione të ndryshme, del edomosdoshme kryerja e një ekspertimi të ri mjeko ligjor, për përcaktimin e shkallës sëdëmtimit të dëmtuarit O.P, që në këtë rast shërben për cilësimin ligjor të veprës penale” 581.

III. 7. - Provat materiale

Provat materiale japin njoftime të rëndësishme për objektin e të provuarit në proçesinpenal, njoftime këto të cilat merren nga organi proçedues nëpërmjet verifikimit të hollësishëmtë çdo elementi që ato përmbajnë e pasqyrojnë dhe që lidhen me ngjarjen penale të ndodhur,autorësinë, veprimet e autorëve, mënyrën si ka ndodhur ngjarja, gjurmë të autorit e rrethana tëtjera që lidhen me këtë ngjarje dhe në tërësi me çështjen penale. Provat materiale zbulohen,administrohen nga organet proçeduese nëpërmjet aplikimit të mjeteve të kërkimit provavepenale të parashikuara nga kreu i III i titullit IV të K.Pr.Penale, të cilat trajtohen hollësisht nëkapitullin e katërt të këtij punimi.

Në proçesin e të provuarit roli i provave materiale ka ardhur gjithnjë duke u rritur dhesidomos në fillimet e shekullit të kaluar ku shkenca e kriminalistikës mori një zhvillim tëmadh. Në stadin e tanishëm të zhvillimit të shkencës, në veçanti të shkencës sëkriminalistikës, të mjeksisë ligjore, biologjisë, kimisë, fizikës, informatikës etj.. këto provapenale kanë marrë një rol mjaft të rëndësishëm për proçesin penal. “pavarësisht qëndrimitpohues të pandehurit në hetim,.. asnjë provë materiale nga pasuria e grabitur të dëmtuarve,apo armët e sendet e përdorura nga grabitësit, nuk është gjetur ndonjërit prej të pandehurve..

578 Verifikimi i thënieve të pandehurit K.Z, dhe rrëzimi i alibisë tij nëpërmjet konkluzioneve shkencore tëekspertimit daktiloskopik, arsyetuar në vendimin Nr 300 datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.579 Arsyetim në vendimin Nr 279 datë 04.06.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi vërtetësinë ethënieve të pandehurit të konfirmuara nga rezultatet e ekspertimit tekniko balestik.580 Arsyetim në vendimin Nr 969 datë 01.07.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe atij të datës21.03.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të gjykuarit R.H dhe N.P.581 Mbi verifikimin e ekspertimeve të kundërta me kryerjen e nje ekspertimi të ri, njëri ekspertim përcaktonteshkallën e dëmtimeve si plagosje e lehtë ndërsa tjetri si plagosje e rëndë, arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatëssë Lartë në vendimin Nr 658 datë 05.10.2005.

Page 135: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

134

në të tilla rrethana pavarësisht nga ndonjë indicje që ka arritur të konstatojë organi i akuzës,nuk mund të arrihet në vendim fajësie..” 582. Gjatë kryerjes së veprave penale autorët në njëmënyrë apo në një tjetër, lënë gjurmë dhe të dhëna të cilat që në fillim shërbëjnë për tëorientuar organin proçedues në lidhje me autorësinë e kryerjes veprës penale. Në sende tëcaktuara provë materiale, lihen gjurmë të vlefshme dhe me lidhje të drejtpërdrejtë me objektine të provuarit. Në provat materiale gjenden gjurmë të veprës penale, autorit, fajësisë,mekanizimin dhe mjetet e përdorura në kryerjen e veprës penale etj..

Rezultatet e hetimit, varen drejtpërdrejtë nga kujdesi i treguar gjatë veprimeve të parahetimore, për zbulimin, fiksimin dhe administrimin e provave materiale dhe gjurmëve të lënanë to. Këto sende ose gjurmë, mund të jenë të dukshme ose jo nga kqyerja normale. Zbulimidhe administrimi i mikrogjurmëve bëhet nga ana e specialistëve me njohuri të posaçme nëfushën e teknikës dhe shkencës. Këto lloj gjurmësh mund të jenë grimca të vogla që mbetennga ndërveprimi mekanik i objekteve apo sendeve, në sasi aq të vogël sa nuk mund tëkonstatohen nga kqyerja me sy të lirë. “këto gjurmë mund të konstatohen në mënyrë tëdrejtpërdrejtë ose nëpërmjet mjeteve teknike me ndihmën e specialistit kriminalist, të tillajanë, gjurmët daktiloskopike, biologjike, mikrogjurmët” 583.

Kuptimi i provave materiale. Provë materiale mund të jetë çdo send, objekt dhe çdomaterie që jep njoftim apo ka rëndësi për sqarimin e rrethanave të çështjes, ato mund të jenëtë llojeve e natyrave të ndryshme. Formë e veçantë e provave materiale janë edhe dokumentet,apo siç quhen ndryshe provat dokumentare, të cilat nga K.Pr.Penale janë klasifikuar si provatë veçanta penale, kjo për shkak të llojit tyre (dokumeta) dhe të aplikimit të gjerë të tyre nëproçeset penale. Provat materiale janë sende ose objekte, të cilat mund të japin njoftimedirekte ose indirekte për objektin e të provuarit në proçesin penal. Karakteristikë e njoftimitqë japin provat materiale është se ky njoftim duhet të nxirret nëpërmjet analizës dhededuksionit llogjik dhe shkencor të elemntëve që përmban sendi apo materja. “Rëndësia ejashtëzakonshme proçeduriale e provave materiale, e këtyre dëshmonjësve memecë është qënë kondita të caktuara, dinë të flasin e akuzojnë më mirë se shumë dëshmonjës të gjallë qëflasin” 584.

Në proçesin e të provuarit nga ana e prokurorit dhe gjykatës, duke analizuar me hollësinjoftimet e dhëna nga provat materiale, duke i krahasuar e verifikuar këto të dhënat menjoftimet që japin provat dhe faktet e tjera, arrijmë në konkluzione të plota e të qartashkencore e proçeduriale mbi çështje të rëndësishmë për objektin e të provuarit.Karakteristikë e provave materiale është karakteri i tyre objektiv dhe i pandryshueshëm, nëndryshim nga njoftimet gojore të dhëna nga dëshmitarët ose të pandehurit, njoftime këto merëndësi të veçantë për objektin e të provuarit. Në nenin 187 të K.Pr.Penale jepet e përcaktohetkuptimi i provave materiale dhe llojet e tyre, e më konkretisht “Prova materiale janë sendetqë kanë shërbyer si mjete për kryerjen e veprës penale ose mbi të cilat gjenden gjurmë apo qëkanë qënë objekt i veprimeve të pandehurit, produkte të veprës penale dhe çdo lloj pasurietjetër, që lejohet të konfiskohet, sipas nenit 36 të K.Penal, si dhe çdo send tjetër që mund tëndihmojë për sqarimin e rrethanave të çeshtjes”.

582 Mbi rëndësinë e provave materiale arsyetuar në vendimin Nr 531 datë 21.10.2009 të Kolegjit Penal Gjykatëssë Lartë, pavarësisht se dy nga katër të pandehurit në hetimin paraprak kishin mbajtur qëndrim pohues nekryerjen e krimit.583 Në punimin e Prof. Dr.Skënder Begeja “Mikrogjurmët dhe roli i tyre në proçesin e të provuarit” botim i vitit1989 bëhet trajtim i zgjeruar e mjaft shkencor.584 A. Vishinski “Teoria e provave penale gjyqësore në të drejtën Sovjetike” botim i vitit 1948, përkthim.

Page 136: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

135

Ligjvënësi në këtë dispozitë ka bërë përkufizim të përgjithshëm në lidhje me provatmateriale, nga kuptimi që i është dhënë atyre në nenin 187 të këtij kodi, ato mund tiklasifikojmë në grupimet e mëposhtme;

1 - Sendet që kanë shërbyer si mjete për kryerjen e veprës penale. Në këtë grupimpërfshihen edhe ato prova materiale të cilat janë lënë nga përdorimi i mjeteve nga autorët eveprës penale. Sende të tilla mund të jenë mjetet të cilat i kanë shërbyer autorit për kryerjen eveprës penale e arritjen e qëllimit kriminal, si dhe ato që kanë rrjedhur nga këto mjete, p.sh.armët e llojeve të ndryshme, gëzhojat, predhat, një mjet i fortë, veglat për kryerjen e vjedhjesme thyerje, mjetet e falsifikimit etj..

Nga praktika gjyqësore rezulton se këto prova materiale zënë një vend shumë tërëndësishëm jo vetëm për shkak të aplikimit të gjërë në proçeset penale por sidomos përrëndësinë e njoftimit që ato japin për objektin e të provuarit, dhe konkretisht;

• Numrin e autorëve në kryerjen e veprës penale; “Fakti që të tre të gjykuarit kanëqëlluar ndaj viktimës provohet edhe me ekzistencën e tre llojeve gëzhojash (të qitura nga trearmë të ndryshme sipas aktit të ekspertimit balestik) në vendin e ngjarjes dhe të shpërndarabashkërisht në të njëjtin vend .. nga ku kanë qëlluar autorët..” 585.

• Bashkëpunim në kryerjen e veprës penale “kasaforta e vjedhur dhe e transportuardisa km larg ambienteve të agjensisë, e gjendur dhe administruar si provë materiale me peshë167 kg, provon faktin se krimi është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, ndryshe sa kapretenduar i pandehuri..” 586.

• Mekanizmin e kryerjes veprës penale “gjykata nuk ka qartësuar mekanizmin engjarjes.. ndonëse ka patur prova materiale dhe shkencore, në lidhje me vendodhjen e tëgjykuarit dhe të dëmtuarve, distancën e qitjes e përcaktuar kjo me vendodhjen e gëzhojave tësejcilës prej armëve” 587. “nga kontrolli i ushtruar të pandehuri i janë gjetur dhe sekuestruarnë cilësinë e provës materiale dy celësa hegzagonalë, të shtypur dhe të përshtatur për hapjene dyerve të makinave.. këto prova së bashku me dëshmitë dhe thëniet e të gjykuarit A.Pprovojnë kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së vjedhjeve të automjeteve..“ 588.

• Vendi i kryerjes së veprës penale, nëpërmjet provave materiale të gjendura ngakqyerja e vendit ngjarjes, prova këto të cilat kanë rëndësi jo vetëm për mekanizmin por nëtërësi për objektin e të provuarit. “Nga kqyerja e vendit ngjarjes është pasqyruar vendi ku kandodhur ngjarja, vendi ku janë gjetur dhe fiksuar gëzhojat e armës së zjarrit me të cilën ështëqëlluar i dëmtuari, autovetura me të cilën ka qenë duke lëvizur i dëmtuari etj..” 589 etj...

2 - Sende në të cilat provojnë kryerjen e veprës penale ose në të cilat gjendengjurmë të autorëve të kryerjes saj. Në këtë grupim përfshihen provat materiale që sipasllojit të njoftimit që ato japin i klasifikojmë si më poshtë;

a) Prova materiale, mbajtja e të cilave formon elementët e një vepre penale të caktuar,parashikuar si e tillë nga ligji penal material.

585 Në lidhje me përcaktimin e numrit të autorëve, bashkepunimin në kryerjen e vrasjes bazuar në tre grupegëzhojash të qitura nga tre arme të ndryshme nga vendi ku është qëlluar viktima, arsyetuar nga vendimi Nr 279datë 04.06.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë.586 Arsyetim në vendimin Nr 300 datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë në lidhje me njoftimin edhënë nga prova materiale për kryerjen në bashkëpunim të krimit vjedhjes.587 Arsyetim në vendimin Nr 56 datë 22.02.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, mbi rëndësinë e provavemateriale e shkencore (gëzhojave) për elementë të rëndësishëm të objektit provuarit.588 Mbi vlerën e provave materiale, mjete të kryerjes krimit të cilat japin njoftime në lidhje me mekanizmin ekryerjes krimit, arsyetuar në vendimin Nr 777 datë 14.07.2010 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.589 Vendimi Nr 25 datë 09.02.2011 i Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, në të cilin arsyetohet në lidhje me provatmateriale me rëndësi për përcaktimin e vendit ngjarjes si dhe të mekanizmit saj.

Page 137: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

136

Ligji penal material ka parashikuar në pjesën e posaçme të tij vepra penale si mbajtja,transportimi, shitblerja.. e sendeve të ndaluara nga ligji, të tilla mund të jenë armë zjarri, lëndënarkotike etj.. Në vetvete këto sende të ndaluara përbëjnë provë materiale të cilat kur mbahen,transportohen shiten apo blihen.. në kundërshtim me ligjin nga persona të caktuar, shërbejnësi prova për të provuar kryerjen e veprës penale nga këta individë. “nga kontrolli i banesës sëgjykuarit, në dhomën e gjumit janë gjendur një sasi e konsiderueshme qeskash të mbushurame lëndë në ngjyrë kremi.. si dhe makinëri për përzierjen, peshimin e presimin e lëndësnarkotike. Mostrat e dërguara për ekspertim përmbajnë heroinë, marihuanë që në bazë tëligjit klasifikohen në grupin e lëndëve narkotike të ndaluara nga ligji..” 590.

Referuar rastit të mësipërm të praktikës gjyqësore, rezulton se provat materiale tëmarra e sukuestruara në banesën e të pandehurit, mjetet e përzierjes, presimit, peshimit tëlëndës narkotike, provojnë edhe formën e kryerjes së veprës penale nga ana e të pandehurit.Në këtë rast nuk jemi para veprës penale të parashikuar nga neni 283/1 të k.penal në formën embajtjes por në atë të shitjes së lëndës narkotike. “Nga proçesverbali i sekuestrimit të provësmateriale, rezulton se armët dhe municionet e gjetura janë sekuestruar me cilësinë e provësmateriale. U provua gjithashtu se i pandehuri nuk dispononte leje për mbajtjen e këtyrearmëve luftarake e municioneve të lëshuar nga organi kompetent shtetëror” .591 “Nga policiagjyqësore janë kapur në flagrancë të pandehurit si dhe nga kontrolli i mjetit tyre janë marrë esekuestruar në cilësinë e provës materiale dy thasë, në brendësi të të cilëve ndodheshin 41 kglëndë narkotike të llojit canabis sativa, e ambalazhuar në 40 pako” 592.

b) Prova materiale në të cilat gjenden gjurmë të autorëve të kryerjes veprës penale.Këto prova materiale mbartin gjurmë të lëna nga autorët para, gjatë apo mbas kryerjes veprëspenale, të cilat lidhen me objektin e të provuarit dhe shërbejnë për identifikimin e autorit.Njoftimi në këtë rast është mjaft i rëndësishëm pasi ai provon autorësinë në kryerjen e veprëspenale. “Kolegji Penal i Gjykatës Lartë çmon se në marrjen e gjurmës papilare gjatëkëqyerjes së vendit të ngjarjes nuk ka shkelje proçedurale të cilat e bëjnë këtë provë tëpabesueshme apo të papërdorshme, në nenin 188 të K.Pr.Penale, parashikohet mundësia efotografimit apo filmimit të provave, por mos fototgrafimi apo mosfilmimi i kësaj prove nukmund të ndikojë në vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e kësaj prove. Gjurma është gjendur nënjë qese plastmasi e cila është marrë, fiksuar e dokumentuar si provë materiale sipaskërkesave të ligjit” 593.

Gjatë kryerjes së veprës penale autori kryen veprime të caktuara të cilat shkaktojnëveprën penale ose sjellin pasojën kriminale. Këto veprime pasqyrohen në mjaft raste në sendee objekte të ndryshme të cilat ndodheshin në vendin dhe kohën e kryerjes së krimit.Gjithashtu autori gjatë kryerjes së veprës, prek sende, apo në objekte ai mund të lejë gjurmët etij të duarve, këmbëve etj.. Gjurmët e lëna mund të jenë të karakterit biologjik, të tilla si njollagjaku, qimet, sperma, thonjë, inde, ose të karakterit jo biologjik, sikurse janë mbetje tëteshave, veshje apo sende personale të tij . “Pas realizimit të veprimit simulues është mbajturproçesverbal për sekuestrimin e provës materiale.. në transformatorin e tensionit të lëndës

590 Mbi marrjen e sekuestrimin e provave materiale si rezultat i kontrollit në kushtet e flagrancës, prova këto tëcilat kanë provuar së bashku me provat e tjera kryerjen e krimit nga i gjykuari M.T, arsyetuar në vendimin Nr 24datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal Gjykatës së Lartë.591 Arsyetim në vendimin Nr 300 datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal Gjykatës së Lartë.592 Arsyetim në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003 të Kolegjit Penal Gjykatës së Lartë.593 Vendimi Nr 366 datë 11.04.2007 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në të cilin arsyetohet mbi respektimine kërkesave të ligjit në këqyerjen dhe marrjen e provave materiale, fotografimin apo jo të tyre.

Page 138: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

137

plasëse është fiksuar e marrë një gjurmë gishti e vlefshme për idendifikim, e cila pasekzaminimit dhe ekspertimit daktiloskopik ka rezultuar të jetë lënë nga i gjykuari H.I..” 594.

Praktika gjyqësore ka aplikuar gjërësisht këto prova materiale të cilat kanë mbarturgjurmë të lëna nga autorët e veprës penale gjatë kryerjes saj, dhe konkretisht; “lëndanarkotike e vendosur në dy çanta, e këqyrur dhe marrë në cilësinë e provës materiale karezultuar me peshë 26,2 kg.. nga ekspertimi daktiloskopik ka rezultuar se dy gjurmët egjendura në pakon me Nr 8 i përkasi respektivisht pëllëmbës dorës djathtë dhe gishtit të madhtë dorës majtë të gjykuarit S.R” 595. “gjurma papilare e marrë dhe administruar në cilësinë eprovës në vendin e ngjarjes, në ambientet e brendëshme të agjensisë., është formuar ngagishti i madh i dorës djathtë të pandehurit K.Z, i cili ka shpjeguar se nuk ka hyrë asnjëherëbrenda ambienteve të agjensisë..” 596.

3 - Sende e objekte të cilat janë produkt i veprimtarisë kriminale apo çdo pasuriqë lidhet me veprën penale. Të tilla mund të jenë sendet e vjedhura nga autori, vjedhja,shtënia në dorë e të cilave ka qënë qëllimi kriminal i autorit, ose çdo pasuri tjetër e realizuar sirezultat i veprimtarise kriminale, trafiqeve etj... e materializuar në pasuri të luajtëshme ose tëpaluajtëshme.

Këto janë sende me vlerë materiale që krijohen nga veprimtaria kriminale e autorëvetë veprës penale apo shtënia në dorë e tyre bëhet nëpërmjet veprimeve konkrete në kryerjen eveprës penale. Të tilla mund të jenë objekte të luajtëshme, të vjedhura nga të pandehurit,sende me vlerë, të holla etj.. ose pasuri të paluajtëshmë të cilat formalisht të pandehuritpronësinë mbi to e kanë fituar rregullisht, por që kjo pasuri është fituar si rezultat i tëardhurave nga aktiviteti i tyre kriminal. Nga rastet e praktikës gjyqësore, si prova të tillamateriale mund të përmenden rastet e mëposhtme; “si rezultat i veprimeve hetimore ështëbërë i mundur arrestimi në flagrancë i të pandehurit F.M, sapo ai kishte marrë shumën e40.500 euro nga shtetasi D.B, e cila është marrë e sekuestruar në cilësinë e provësmateriale..” 597. “nga kontrolli i kryer në kushtet e flagrancës në banesën e të gjykuarës, ugjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e 600.000 lekëve të cilatkallëzuësi ja kishte dhënë të gjykuarës sipas kërkesës saj për të liruar nga burgu djalin e tëdëmtuarit” 598.

4 - Çdo send tjetër që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të çështjes dhezgjidhjen e drejtë të saj. Në këtë grupim përfshihen të gjitha ato sende e objekte të cilatshërbejnë për sqarimin e rrethanave në proçesin penal dhe që nuk përfshihen në grupimet emësipërme. Të tilla janë ato prova materiale të cilat japin njoftime të drejtpërdrejta apo tëtërthorta për objektin e të provuarit. Nga praktika gjyqësore mund të përmenden rastet emëposhtme; “alibia e të pandehurit nuk mbështetet në asnjë provë, ndërkohë që nga kqyerjae mjetit të dëmtuarit konstatohen dy dëmtime të shkaktuar nga predha të qitura nga armëzjarri, gjithashtu në afërsi të makinës nuk është gjendur asnjë gëzhojë e qitur nga arma e të

594 Mbi provat materiale, lëndë plasëse dhe paisjet shpërthyese në sipërfaqe të cilave janë marrë në cilësinë eprovës gjurmë të autorit të kryerjes krimit, arsyetuar në vendimin Nr 491 datë 23.05.2007 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.595 Arsyetim në vendimin Nr 810 datë 15.09.2010 të Kolegjit Penal Gjykatës së Lartë.596 Mbi provat materiale dhe gjurmët idendifikuese të autorësisë në kryerjen e krimit, arsyetuar në vendimin Nr300 datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal Gjykatës së Lartë.597 Mbi provën materiale, shumen në euro të marrë nga i pandehuri i akuzuar e deklaruar fajtor për krimin ekorrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, arsyetuar në vendimin Nr 934 datë 03.11.2010 tëKolegjit Penal Gjykatës së Lartë.598 Mbi sekuestrimin e shumës në lekë, si produk i veprës penale të mashtrimit, arsyetuar në vendimin Nr 612datë 26.11.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 139: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

138

gjykuarit” 599. “Nga kqyerja e dy telefonave celuar.. provë materiale të sekuestruara tëgjykuarit E.K ... rezulton se në to janë regjistruar thirrje në datat ... me numrin telefonik .. qëi përket të gjykuarit tjetër P.Sh...” 600.“janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhenjë palë këpucë të cilat ka pas veshur viktima, mbi të cilat janë idendifikuar njolla gjaku, qësipas aktit ekspertimit kanë rezultuar të grupit 0(I), të njëjtë me grupin e gjakut të njollave tëgjëtura në xhepat e xhaketës së të gjykuarit R.” 601.

Duhet thënë se provë materiale konsiderohet edhe një dokument përmbajtja e të cilitnuk ka rëndësi për zgjidhjen e çështjes, por që në këtë rast ekzistenca e tij provon një fakt qëlidhet me objektin e të provuarit, pavarësisht përmbajtjes së dokumentit. “një dokumentshërben si provë materiale, kur shërben si ”corpus delicti”, pavarësisht nga përmbajtja e tij,pra kur nga rrethanat e çështjes konkrete nuk ka rëndësi përmbajtja e dokumentit, por vetëmekzistenca e tij, duke e klasifikuar kështu si provë materiale” 602. Praktika jonë gjyqësore,dokumente të tilla provë materiale ka njohur në rastet kur njoftimet e tyre nuk lidhen mepërmbajtjen e dokumentit por me lidhjen që ato krijojnë me objektin e të provuarit duke ufutur e klasifikuar në cilësinë e provës materiale dhe jo të provës dokument, dhe konkretisht;“nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale,dokumentet e automjeteve të vjedhura, akte këto të lëshuara nga D.T.Rrugor, të cilatkonfirmojnë dëshmitë e marra në lidhje me pronësinë e mjeteve të vjedhura si dhe thënieve tëpandehurit A.P për vjedhjen e tyre në bashkëpunim me të gjykuarit e tjerë” 603.

Marrja dhe administrimi i provave materiale. Rregullat proçeduriale të marrjes dheadministrimit të provave materiale, parashikohen nga neni 188 të K.Pr.Penale, kuparashikohet se; “provat materiale përshkruhen hollësisht në proçesverbal, kur ka mundësifotografohen ose filmohen dhe me urdhër të organit proçedues i bashkohen fashikullitgjyqësor”. “nga kqyerja e barakës janë gjendur e marrë prova të shumta materiale të cilatdokumentojnë veprimtarinë kriminale të gjykuarve, nga gjurmët papilare të gjetura në njëpaketë cigare të sekuestruar në cilësinë e provës brenda barakës është identifikuar edhe igjykuari A.K si një prej autorëve të krimit..” 604.

Duhet thënë se për marrjen e administrimin e këtyre provave respektohen në mënyrëtë detyrueshmë edhe kërkesat e ligjit sipas mjetit të kërkimit të provës (kontroll, kqyerje,sekuestrim dhe përgjimeve e vëzhgimeve) që aplikohet në çdo rast nga ana e organitproçedues. “në marrjen e gjurmës papilare të A.L nuk ka shkelje proçedurale që ta bëjë atë tëpabesueshme dhe të papërdorshme. Kjo, pasi në nenin 188 të K.Pr.Penale është parashikuaredhe mundësia e fotografimit apo filmimit të provave, por mosfotografimi apo mosfilmimi nukmund të ndikojë në vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e saj si provë” 605.

599 Rendësia në këtë rast e njoftimit që japin provat materiale në lidhje me qëllimin kriminal të autorit si dhecilësimin ligjorë të veprës penale, arsyetuar në pikën 25 të vendimit Nr 56 datë 22.02.2012 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.600 Mbi njoftimet që japin provat materiale për sqarimin e rrethanave të tjera në lidhje me objektin e të provuarit,arsyetuar në vendimin Nr 12 datë 24.01.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.601 Arsyetim mbi njoftimin që japin provat materiale për rrethanat që lidhen me objektin e të provuarit, bërë nëvendimin Nr 369 datë 01.07.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.602 A. Vishinski “Teoria e provave gjyqësore Sovjetike” botim i vitit 1948 përkthim, fq.297.603 Arsyetim në vendimin Nr 777 datë 14.07.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në lidhje medokumentin si provë materiale.604 Arseytim në lidhje me provat materiale dhe gjurmët e lëna nga autorët të cilët qëndronin të fshehur në njëbarakë ku dhe janë gjetur e sekuestriar këto prova materiale, arsyetuar në vendimin Nr 44 datë 08.02.2012 tëKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.605 Mbi mundësinë e fotografimit dhe filmimit të provës materiale, gjurmës, arsyetuar nga Kolegji Penal iGjykatës së Lartë në vendimin Nr 11.04.2007.

Page 140: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

139

Në varësi të mjetit të kërkimit të provave që përdoret për marrjen e provës materialelindin edhe detyrimet që duhen respektuar nga organi proçedues në marrjen e kësaj prove.“Lidhur me marrjen e provave materiale, lëndën narkotike, o.p.gjyqësore ka proçeduar mekqyerjen dhe marrjen e saj si provë materiale, konformë kërkesave të nenit 188 tëK.Pr.Penale dhe ky veprim nuk kërkon miratim të posaçëm të prokurorit..” 606. Respektimi ikërkesave të ligjit në marrjen e provave materiale dhe sidomos të gjurmëve të gjendura në to,si dhe dokumentimi i hollësishëm i tyre në proçesvebalin e kqyrjes dhe marrjes tyre karëndësi mjaft të madhe. Mosrespektimi i këtyre kërkesave ngre dyshime të rëndësishme përvërtetësinë e kësaj prove si dhe të njoftimit që vjen prej saj, në raste të veçanta ato sjellin dhepavlefshmërinë dhe papërdorushmërinë e provaës materiale. “Mosrespektimi i kërkesave tënenit 188 të K.Pr.Penale në lidhje me rregullat që duhen zbatuar në marrjen e provavemateriale nga organi i akuzës për zbulimin e fiksimin e fijeve të flokëve që u dërguan përekspertim, krijojnë premisa të mjaftueshmë për të vënë në pikpyetje lidhjen reale midis fijevetë flokëve ..si të zbuluara në njërën prej maskave që i gjetën në mjetin që kishin në përdorimautorët...” 607.

Nga praktika gjyqësore mund të përmendim edhe rastin e mëposhtëm në lidhje memosrespektimin e kërkesave të ligjit në lidhje me dokumentimin në marrjen e kësaj prove meproçesverbal, dhe konkretisht; “në kundërshtim me kërkesat e nenit 188 të K.Pr.Penale nënjërën nga dy maskat që ishin marrë si provë materiale në vendin e ngjarjes, në anën ebrendëshme të saj u gjetën katër fije floku me vlera identifikuese, nga organi i ndjekjes penalenuk është mbajtur proçesverbal për gjetjen dhe përshkrimin e tyre dhe as që është marrëndonjë vendim apo urdhër për bashkimin e tyre me fashikullin gjyqësor” 608.

Në lidhje me vlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e provave të tilla nga ana e palëvemund të bëhen kundërshtimet e nevojshme në kërkesat paraprake pa filluar shqyrtimi gjyqësori çështjes, ndërsa gjatë hetimeve pavlefshmëria sipas nenit 130/4 të K.Pr.Penale, çmuarja epavlefshmërisë bëhet nga prokurori. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Kolegji Penal i GjykatësLartë me vendimin Nr 170 datë 15.12.2011 mbi kërkesën e të pandehurit Q.H mbipavlefshmërinë e provave, regjistrimimeve të bëra në mënyrë private dhe jo nga organiproçedues sipas kërkesave të neneve 221-226 të K.Pr.Penale 609.

Provat materiale sigurohen nga organi proçedues nëpërmjet aplikimit të mjeteve tëkërkimit të provës, kryesisht nëpërmjet kqyerjeve, kontrollit, sekuestrimit por edhe përgjimit.Duhet thënë që provat materiale administrohen edhe kur ato dorëzohen nga subjektet e tjeraproçedurale si dhe të dëmtuarit, dëshmitarët etj.. Në marrjen e tyre respektohen kërkesat epërgjithshme të ligjit proçedural penal që lidhen me mjetin e kërkimit të përdorur në marrjen eprovës materiale si dhe ato të parashikuara nga nenet 151, 356, 357, 367 dhe 368 tëK.Pr.Penale. Provat materiale përshkruhen hollësisht në proçesverbalin për këqyerjen dhe

606 Mbi marrjen e provës materiale nëpërmjet kqyerjes dhe marrjes saj me proçesverbal të kryer në vendin ekontrollit dhe kapjes në flagrancë të pandehurve, arsyetuar në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003 të KolegjitPenal Gjykatës së Lartë.607 Vendimi Nr 25 datë 15.01.2003 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku evidentohet mospasqyrimi ihollësishëm i gjurmëve, i fijeve të flokut të gjendura në një maskë të përdorur nga autorët.608 Mbi marrjen e provave materiale, fije floku nga maska e autorit krimit, pa përpiluar proçesverbal kqyerje emarrje të provës materiale, arsyetuar nga vendimi Nr 25 datë 25.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.609 Në këtë vendimi Kolegji Penal ka arsyetuar se kërkesat për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provavemateriale të marra gjatë hetimeve, regjistrimeve të bëra jashtë rasteve të parashikuara nga ligji nenet 221 – 226 tëK.Pr.Penale, nuk mund të shqyrtohen nga gjykata si çështje e veçantë. Kërkimet e mësipërme zgjidhen ngagjykata qe është caktuar për gjykimin e themelit të çështjes mbi kërkesat paraprake te palëve nëse janë apo jorastet e parashikuara nga nenet 151/4 dhe 226/1 të K.Pr.Penale.

Page 141: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

140

marrjen e provës materiale, në të përshkruhet në mënyrë të hollësishme të gjitha të dhënatidendifikuese të saj si dhe ato që konstatohen në këtë provë materiale.

Aplikimi i mjeteve të kërkimit të provës në marrjen e provave materiale. • Siprova materiale të mara e sekuestruara gjatë proçesit të kqyrjes mund të përmendim ato tëcilat merren e administrohen gjatë kqyerjes vendit ngjarjes, personit, kufomës, sendeve,objekteve, kur gjatë këtij proçesi kqyrje rezultojnë në to elementë në lidhje me objektin e tëprovuarit. Kur nga këqyerja e provës materiale konstatohen gjurmë ato përshkruhen nëproçesverbal hollësisht dhe i nënshtrohen proçesit të marrjes e administrimit me metodateknike e shkencore nga ana e specialistit kriminalist, ato fotografohen, por edhe filmohennëse çmohet e nevojshme.

• Nga përmbajtja e nenit 202/1 të K.Pr.Penale, rezulton se kryerja e kontrollit ka siqëllim në vetvetë gjetjen dhe administrimin e provave materiale që lidhen me proçesin penal610. Gjatë kryerjes së kontrollit mund të gjenden mjetet e kryerjes krimit, sendet objekti iveprës penale, produkte të saj, gjurmë të veprës penale etj..

• Sekuestrimi i provave materiale është mjeti i njohur nga ligji proçedural për marrjene administrimin e sendeve provë materiale të cilat janë disponim apo në pronësi të personavetë caktuar. Në këtë rast ligjvënësi të drejtën e organit proçedues për marrjen dheadministrimin e këtyre provave e ka lidhur me detyrimin për disponimin me akt përsekuestrimin e provës materiale dhe njoftimin e këtij akti personit të interesuar, i cili sipasnenit 212 të këtij kodi ka të drejtën e kundërshtimit të sekuestrimit para gjykatës.“o.p.gjyqësore ka proçeduar me kqyerjen dhe marrjen e lëndës narkotike si provë materiale,konformë kërkesave të nenit 188 të K.Pr.Penale dhe ky veprim nuk kërkon miratim të posaçëmtë prokurorit.. Sipas nenit 301 të K.Pr.Penale, miratimi i prokurorit kërkohet vetëm atëherëkur o.p.gjyqësore vendos sekuestrimin e provës materiale një personi konkret” 611.

• Organet e akuzës gjatë veprimtarisë së tyre hetimore për marrjen e njoftimeve dheprovave që lidhen me objektin e të provuarit, aplikojnë edhe përgjimin, fotografimin dhefilmimin fshehtë të bisedave, komunikimeve dhe veprimtarisë të personave sipas kushteve dhekërkesave të parashikuara nga nenet 221-226 të K.Pr.Penale. Të gjitha këto përgjimerealizohen nëpërmjet mjeteve teknike të cilat rezultatin e përgjimit fshehtë e materializojnë(me zë, figurë..) në shirita manjetikë, kaseta filmimi e përgjimi, CD etj.. Në këtë rast njoftimiqë merret nga përgjimi pasqyrohet në këto prova materiale të cilat administrohen dhepërdoren si provë në proçesin penal sipas kërkesave të neneve 223, 224, 225 dhe 226 tëK.Pr.Penale. Në nenin 226/3 të K.Pr.Penale parashikohet se “gjykata urdhëron asgjësimin edokumentacionit të përgjimeve që ndalohen të përdoren, me përjashtim të rasteve kurpërbëjnë provë materiale”.

Këto prova materiale (kasetat, shiritat manjetikë, CD e përgjimit) i nështrohen proçesittë transkiptimit dhe dokumentimit të tyre në proçesverbalet përkatëse, të cilat janë aktëshkresore e dokumentarë me vlerë të përcaktuar përgjimi i pasqyruar e materializuar në këtoprova materiale. Për më tepër që legjislacioni proçedural dhe praktika gjyqësore me të drejtëka konsideruar si prova materiale edhe kasetat filmike, audio, CD si dhe çdo materialregjistrimi i cili ndonëse nuk është produkt i veprimtarisë së organit proçedues në zbatim të

610 Në nenin 202/1 të K.Pr.Penale parashikohet se “Kur ka arësye të bazuara për të menduar se dikush fsheh nëpersonin e tij prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale, gjykata merr vendim përkontrollin personal. Kur këto sende ndodhen në një vend të caktuar, vendoset kontrolli i vendit ose banesës”611 Mbi marrjen e provës materiale nëpërmjet kqyerjes dhe marrjes së saj me proçesverbal. Marrja e kësaj provenuk është mbi sekuestrimin e saj pasi ajo është gjetur në vendin e kontrollit dhe kapjes në flagrancë tëpandehurve, arsyetuar në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 142: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

141

parashikimeve dhe detyrimeve të bëra nga dispozitat e këtij kodi, merret e administrohet gjatëhetimeve nga organi i akuzës si dhe nga gjykata në gjykimin e çështjes.

Regjistrimet dhe filmimet private. Praktika gjyqësore në përgjithësi i ka konsideruarsi provë materiale regjistrimet dhe filmimet e kryera në mënyrë private nga persona tëinteresuar në proçesin penal, vlera e të cilave rezulton të jetë e kushtëzuar nga njoftimet qëjapin provat e marra prej burimeve të parashikuara nga ligji proçedural penal, ku mund tëpërmenden rastet e mëposhtme; “kaseta filmike e regjistruar nga e dëmtura, ështëadministruar si provë nga gjykata në prani të palëve për sa përmbante, ajo është parë dhedëgjuar prej saj.. Veprimi i kryer nga gjykata mund të konsiderohet në kuptim të nenit 187 tëK.Pr.Penale, si marrje e provës materiale, e cila mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanavetë çështjes” 612.“veç provave të tjera, gjykatat kanë përmendur si provë fajësie në ngarkim tëgjykuarës edhe transkiptimin që i është bërë një kasete që përmbante regjistrim të një bisedëtelefonike e incizuar nga dëshmitari S.Gj dhe e administruar si provë materiale pas dorëzimitvullnetar të saj në organin e ndjekjes penale..” 613. Pavarësisht këtij fakti, në këto raste kjoprovë materiale duhet detyrimisht t’i nënshtrohet verifikimeve të hollësishme për tëpërcaktuar nëse ajo lidhet me objektin e të provuarit në çështjen konkrete, origjinalitetin e saj,mënyrën e përftimit të kësaj prove, identitetin e personave të regjistruar etj... Kjo provë duhetdetyrimisht ti nënshtrohet ekspertimit teknik nga specialistë të fushës përkatëse të cilëtnëpërmjet kryerjes së ekspertimit arrijnë në konkluzione shkencore mbi vërtetësinë eelementëve të mësipërm.

Ekspertimi i provave materiale. Proçesi i zbullimit dhe administrimit të provavemateriale nga organi proçedues është mjaft i rëndësishëm, por në përgjithsi marrja enjoftimeve në lidhje me objektin e të provuarit kërkon domosdoshmërisht që këto prova tinënshtrohen ekspertimeve sipas llojit të provës dhe lidhjes që ajo ka me objektin e tëprovuarit. Për marrjen e njoftimeve nga prova materiale, ajo në të shumtën e rasteve inënshtrohet ekspertimit nga specialistë me njohuri të posaçme në fushën e shkencës e tëteknikës të caktuar për kryerjen e tij. Si rezultat i ekspertimeve të kryera ndaj provavemateriale, përftohen prova të tjera të rëndësishme për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Nga vetë provat materiale burojnë prova të rëndësishme për objektin e të provuarit të cilattë dyja njëkohësisht japin njoftime të lidhura dhe shërbejnë si prova në proçesin penal. ”vleraprovuese e provave materiale që me veten e tyre ose me gjurmët që ato mbajnë, ofrojë tëdhëna për faktet kontestuese në çështjen penale, ato çmohen në bazë të rregullave tëpërgjithshme mbi vlerën e provave. Në favor të vlerës së këtyre provave, të këtyre "dëshmitarëve memecë " të ngjarjes penale, mund të thuhet se ato, sipas natyrës së tyre, janëobjektive dhe të paanshme lidhur me atë që tregojnë” 614.

Këtu mund të marrim një shembull të thjeshtë, p.sh. teshat me gjak të autorit tëdyshuar për kryerjen e vrasjes, tesha këto të cilat kanë vlerën e provave materiale. Ngaekspertimi biologjik i këtyre njollave rezulton se ato i përkasin viktimës (përputhja e ADN) nënjë kohë që autori ka pretenduar që nuk ka patur asnjë kontakt fizik me viktimën. Në këtoraste nga një provë materiale (teshat) buron një tjetër provë penale, siç është rezultati iekspertimit biologjik i adn-së. Sikurse është rasti i mëposhtëm i praktikës gjyqësore në lidhje

612 Arsyetim në vendimin Nr 43 datë 28.01.2004 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi kasetën filmike tëregjistruar nga e dëmtuara dhe e administruar në gjykim në cilësinë e provës materiale për sqarimin e rrethanavetë çështjes.613 Mbi administrimin si provë materiale të kasetave dhe regjistrimeve private të kryera nga shtetasi i dëmtuardhe që japin njoftime për objektin e të provuarit, arsyetuar në vendimin Nr 612 datë 26.11.2003 të Kolegjit Penaltë Gjykatës së Lartë.614 Dr. Ejup Sahiti “Argumentimi ne proçedurë penale”, botim i vitit 1999, faqe 304.

Page 143: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

142

me grupin e gjakut; “është marrë me cilësinë e provës materiale palltoja e veshur nga igjykuari R.H pasi ka ndodhur ngjarja, ku nga kqyerja e saj janë fiksuar në cilësinë e provësnjolla gjaku që i përkasin grupit 0(I) të njëjtë me atë të viktimës, ndërkohë që i gjykuari ipërket grupit të gjakut A(II) dhe nga akti i ekspertimit rezulton konkluzion përjashtues që atotë jenë lënë nga i gjykuari, duke rrëzuar alibinë e tij se ato ishin të lëna prej tij 615. Duhetthënë që provat materiale luajnë një rol mjaft të rëndësishëm edhe për realizimin eeksperimentit hetimore si dhe marrjen e njoftimeve nga ky burim prove.

Ruajtja e provave materiale. Provat materiale me urdhër të organit proçedues ibashkohen fashikullit gjyqësor. Ky parashikim i ligjvënësit lidhet me rastet kur prokurori nëpërfundim të hetimeve vendos dërgimin e çështjes për gjykim dhe sipas nenit 332/1 “dh” tëK.Pr.Penale urdhëron bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit. Duhet thënëqë në këtë parashikim bëhet fjalë për ato prova me natyrë, sasi, volum, që mundësonbashkimin e tyre me fashikullin, në të kundërt ato mbahen në ruajtje në një vend tëpërshtatshëm 616. Sendet dhe provat materiale të cilat rrezikojnë të prishen, kur nuk është emundur kthimi personave që u përkasin, u kalohen në përdorim ose ruajtje enteve të caktuaratë cilat kanë detyrimin t’i kthjenë ato ose vlerën e tyre.

Disponimi i provave materiale. Nga Prokurori gjatë ose në përfundim të hetimitparaprak, apo nga Gjykata në vendimin përfundimtarë, duhet detyrimisht të disponohet edhepër fatin e provave materiale të marra e sekuestruara gjatë proçesit penal.

Në nenin 190 të K.Pr.Penale është përcaktuar në mënyrë të qartë kushtet dhe kriteretligjore në lidhje me disponimin e provave materiale, dhe konkretisht;

a) Sendet që kanë shërbyer si mjete për kryerjen e veprës penale, çdo produkt, qoftëedhe i premtuar nga vepra penale, kalojnë në favor të shtetit, me përjashtim të rasteve kur atoi përkasin personave të cilët nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale, në këtë rast atou kthehen pronarëve të ligjshmë.

b) Sendet, mbajtja ose qarkullimi i tyre është i ndaluar, u dorëzohen enteve të caktuaradhe nëse nuk kanë asnjë vlerë ato asgjësohen.

c) Sendet, provat materiale që nuk kanë vlerë asgjësohen.ç) Sendet që u përkasin personave të tjerë pa lidhje me veprën penale, kthehen nëse

nuk ka konflikt për pronësinë e tyre, në të kundërt ato mbahen në ruajtje deri në zgjidhjen ekëtij konflikti nga gjykata.

Në paragrafin e dytë të kësaj dispozite, ligjvënësi ka parashikuar të drejtën eprokurorit dhe gjykatës, që edhe para përfundimit të proçesit penal, të vendosin kthimin esendeve që u përkasin personave që nuk kanë lidhje me veprën penale, me kusht që ngakthimi i tyre të mos dëmtohet zgjidhja e çështjes.

III. 8. - Dokumentet-Provat dokumentare

Legjislacioni ynë proçedural, dokumentet dhe njoftimet që vijnë prej tyre i kaklasifikuar si formë e veçantë prove, pavarësisht faktit se ato kanë elementë dhe përmbajtje tënjëjtë me provat materiale. Ky përcaktim është bërë për shkak të rëndësisë dhe aplikimit tëgjërë që kjo provë ka në proçeset penale. Në nenet 191 – 197 të K.Pr.Penale, përcaktohenllojet e dokumenteve që marrin cilësinë e provës penale dokumentare, rregullat proçeduralenë lidhje me marrjen e administrimin dhe vlerësimin e tyre në proçesin penal. Dokumenti

615 Arsyetim në pikën 35, 36 të Vendimit Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë Nr 84 datë 21.03.2011.616 Nëse është e mundur, pasi ka mjaft raste kur për shkak të volumit një provë materiale nuk mund ti bashkohetfashikullit, në këto raste ajo lihet ne ruajtje në institucione me ambiente të përshtatshme, apo të natyrës saj etj….

Page 144: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

143

është pasqyrim i një veprimi mendimi, vullneti apo qëndrimi të caktuar i cili është shprehur, imaterializuar në letër, dokument i cili pasqyron fakte e rrethana të caktuara të cilat shërbejnësi prova penale nëse ato japin njoftime në interes dhe lidhje me proçesin penal.

Dokument me cilësinë e provës penale, konsiderohet çdo dokument që përmban tëdhëna apo që shërben për të dhënë njoftime që lidhen me faktet dhe rrethanat të veprëspenale, identifikimin e autorëve dhe fajësinë e tyre, pasojën e ardhur, si dhe njoftime të tjeraqë shërbejnë për zgjidhjen e drejtë të çështjes penale, i marrë në përputhje me kërkesat e ligjitproçedural penal. Bazuar në qëllimin, përmbajtjen apo subjektet që i kanë përpiluar këtodokumente, ato mund të klasifikohen në dokumente identiteti, dokumenta zyrtare të lëshuaranga entet publikë, dokumenta me karakter ekonomiko-financiar, dokumenta personale etj..Pavarësisht këtyre klasifikimeve, për dokumentat të cilat shërbejnë si prova në proçesin penal,e rëndësishme është që ato të japin njoftime për objektin e të provuarit në atë proçes, tëmërren prej burimeve dhe sipas kërkesave të ligjit proçedural penal.

Marrja e dokumentave. Ligjvënësi ka parashikuar të drejtën që kanë organetproçeduese, që nëpërmjet mjeteve të kërkimit të provave, të zbulojnë, të identifikojnë e marrindokumenta dhe prova shkresore të cilat japin njoftime dhe lidhen me objektin e të provuaritnë proçesin penal. Parashikimet e nenit 151 të K.Pr.Penale kanë karakter të përgjithshëm, nëparagrafin e parë përcaktohet se marrja e provave penale, gjatë hetimeve paraprake bëhet ngaorgani që proçedon, në këtë rast nga prokurori dhe policia gjyqësore, si organe të ngarkuaranga Kushtetuta dhe ligji 617 për kryerjen e hetimeve dhe ushtrimin e ndjekjes penale. Ato gjatëkryerjes së aktivitetit proçedural hetimor, duke shfrytëzuar burimet e provave, zbulojnë eadministrojnë prova që lidhen me objektin e të provuarit, prej burimeve dhe sipas rregullavetë këtij kodi. Në këtë fazë të proçesit çdo dokument apo provë shkresore që jep njoftime përobjektin e të provuarit merret dhe administrohet sipas rregullave të ligjit proçedural.

Në gjykimin e çështjes provat shkresore merren dhe administrohen nga ana e gjykatësnë seancë gjyqësore mbi kërkesat e palëve apo kryesisht. Edhe në këtë fazë të proçesit përmarrjen dhe administrimin e provave shkresore respektohen me rigorozitet kërkesat epërgjithshme për marrjen dhe administrimin e provave materiale si dhe ato që lidhen meadministrimin e provave gjatë gjykimit të çështjes. Përkufizimet e bëra nga ligjvënësi nënenin 191 të këtij kodi parashikon që këto dokumenta lejohen të merren kur ato përfaqësojnëfakte dhe japin njoftime në lidhje me objektin e të provuarit, si dhe veprimet që kryen nëmarrjen e tyre. Referuar kërkesave të përgjithshme për marrjen dhe administrimin e provave,edhe provat shkresore lejohet të merren kur kanë lidhje me objektin e të provuarit sipaskërkesave dhe prej burimeve të njohura nga ligji.

Provë dokumentare është çdo dokument i plotësuar me dorë, makinë shkrimi,kompjuter, i stampuar apo i prodhuar me mjete teknike të posaçme, përmbajtja e të cilit lidhetme objektin e të provuarit dhe jep njoftime të vlefshme për proçesin penal. Jo çdo dokumentapo provë shkresore, mund të merret në cilësinë e provës penale nëse ai nuk përban cilësitëdhe elementët e saj përbërës dhe që e lidhin atë me objektin e të provuarit në proçesin penal.Këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika gjyqësore, dhe konkretisht; “Qëndrimi i gjykatave nëdrejtim të marrjes së dokumentave të paraqitura nga mbrojtësi i të gjykuarit V.T, nuk është eligjshme. Nga studimi i këtyre dokumentave nuk del e qartë se për çfarë bëhet fjalë në to.. përmë tepër që gjykata nuk ka mundur të sqarojë e arsyetojë në ç’rrugë këto dokumente janëmarrë, vërtetësinë e tyre, kohën si dhe elementë të tjerë..” 618. “nga gjykata e apelit është

617 Neni 148 i Kushtetutës, nenet 24 – 33, 151/1 dhe dispozitat e tjera vijuese të K.Pr.Penale.618 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 777 datë 20.12.2006 mbi mosrespektimin ngaana e gjykatave të kërkesave të përgjithshme për marrjen e provave, në këtë rast të dokumentave të cilat nuk

Page 145: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

144

marrë dhe administruar në kundërshtim me kërkesat e neneve 149 dhe 151 të K.Pr.Penale, dydeklrarata noteriale, për më tepër që përmbajtja e të cilave nuk ka lidhje me caktimin dhellojin e masës sigurimit por me...” 619. “..marrja dhe administrimi i dokumentit, epikrizë elëshuar nga mjeku ortoped .. për gjendjen shëndetësore të gjykuarit, dokument ky i cili nukplotëson kushtet dhe kërkesat e nenit 149 të K.Pr.Penale, për të qënë provë në kuptimin qëduhet të ketë prova për t’u përdorur si e tillë në marrjen e vendimit gjyqësor. Në këtë rast kaqenë e nevojshme kryerja e ekspertimit mjeko ligjor, rezultatet e të cilit janë një nga provat qënjeh e parashikon ligji ..” 620.

Dokumentet që përbëjnë në vetvete provë materiale, merren e sekuestrohen nga organiproçedues nëpërmjet aplikimit të mjeteve të kërkimit provave, dokumente këto të cilatpavarësisht disponimit të tyre merren e sekuestrohen sipas parashikimit të nenit 191/3 iK.Pr.Penale. Provat shkresore gjatë hetimit paraprak merren e administrohen nga policiagjyqësore dhe prokurori, duke respektuar kërkesat e ligjit në lidhje me marrjen, administrimindhe nëse është e nevojshme edhe sekuestrimin e tyre. “Të pandehurit F.D i janë sekuestruarnë cilësinë e provave materiale, dokumentat, dy pasaporta me emrat Stefan Goga e BlerinaGoga, me fotografitë e të pandehurit dhe të pandehurës B.P, të lëshuara nga Drejtoria ePolicisë Durrës, për nxjerrjen dhe fallsifikimin e tyre ky i pandehur është ndihmuar nga ipandehuri tjetër S.K, nisur nga fuksioni që ai kishte në atë kohë” 621. Në paragrafin e parë tënenit 151 përcaktohet se marrja e provave penale gjatë hetimeve paraprake bëhet nga organiqë proçedon. Në këtë rast nga prokurori dhe policia gjyqësore si organe të ngarkuara ngaKushtetuta dhe ligji 622 për kryerjen e hetimeve dhe ushtrimin e ndjekjes penale. Ato gjatëkryerjes së aktivitetit proçedural hetimor, duke shfrytëzuar burimet e provave, zbulojnë eadministrojnë prova shkresore që lidhen me objektin e të provuarit dhe sipas rregullave tëkëtij kodi. “..nga policia gjyqësore e P.K.Kufitar është kontrolluar dokumentacioni iparaqitur nga i gjykuari si leje qarkullimi ndërkombëtare, leje drejtimi automjeti..të cilat janëdyshuar si të fallsifikuara dhe për këtë shkak i ka sekuestruar ato. Nga akti i ekspertimitgrafik Nr.. ka rezultuar se këto dokumenta ishin të fallsifikuara” 623.

Në gjykim provat shkresore merren e administrohen nga ana e gjykatës me vendim,mbi kërkesën e palëve ose edhe kryesisht. Në këtë rast provat shkresore të marra nga gjykatanë gjykim kanë vlerën e provës gjyqësore. Në lidhje me këto prova shkresore nga ana epalëve në seancë gjyqësore bëhen komentet dhe kundërshtimet e nevojshme për cilësitë,lidhjen që ato kanë me objektin e të provuarit, njoftimet që ato japin, vlefshmërinë e tyre etj..“nga gjykatat në mënyrë të gabuar nuk është administruar asnjë provë, dokument shkresor qëtë vërtetonte se e dëmtuara F.Gj ka qenë e mitur në kohën e kryerjes së veprës penale, ato nëmënyrë të gabuar kanë pranuar si të vërtetuar qënien e saj të mitur, i pa provuar ky fakt measnjë provë shkresore..” 624. Në marrjen dhe vlerësimin e këtyre provave dokumentare ngaorgani proçedues, duhet detyrimisht të respektohen kërkesat e përgjithshme të ligjit

lidheshin me objektin e të provuarit, nuk rezultonte rruga e marrjes tyre si dhe respektimi në tërësi i kërkesave tëligjit.619 Arsyetim në vendimin Nr 56 datë 21.06.2006 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.620 Arsyetim në vendimin Nr 148 datë 28.12.2005 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.621 Vendimi Nr 295 datë 12.05.2006 i Kolegjit Penal Gjykatës Lartë, mbi provat dokumentare të cilat janë marrëe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.622 Neni 148 i Kushtetutës, nenet 24 – 33, 151/1 dhe dispozitat e tjera vijuese të K.Pr.Penale.623 Mbi sekuestrimin nga policia gjyqësore të dokumentave provë materiale të cilat kanë rëzultuar të fallsifikuaradhe janë përdorur për të kaluar P.K.K., arsyetuar në vendimin Nr 879 datë 13.10.2010 të Kolegjit Penal tëGjykatës Lartë.624 Mbi rendësinë e njoftimit që jepet nga provat shkresore, aktet e gjendjes civile në lidhje me moshën e mitur tëdëmtuarës, arsyetuar nga vendimi Nr 291 datë 11.06.2008 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.

Page 146: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

145

proçedural penal mbi marrjen e tyre, ato që lidhen me aplikimin e mjeteve të kërkimit tëprovës si dhe parashikimet e neneve 191 – 197 të K.Pr.Penale. “gjykata e rrethit gjyqësorë ..konformë kërkesave të nenit 357 të K.Pr.Penale, ka marrë vendim për administrimin si provashkresore; vendimet civile (të gjykatës rrethit e apelit) të formës prerë, urdhërin e largimit tëpandehurit nga puna, ankesa drejtuar... prova këto të cilat i janë nënshtruar shqyrtimitgjyqësor...” 625.

Vlerën e provës në gjykim kanë edhe të gjitha provat shkresore të marra gjatë hetimitparaprak nga policia gjyqësore dhe prokurori, kur në gjykimin e çështjes është proçeduar megjykim të shkurtuar sipas neneve 404 dhe 405 të K.Pr.Penale. Në këtë gjykim të posaçëm ngaana e gjykatës administrohen të gjitha provat shkresore të sjella nga prokurori në fashikullin egjykimit, dhe dhënien e vendimit e bazon mbi këto prova të administruara. “Gjykata e faktit eka bazuar vendimin në provat e sjella nga prokurori por të pa administruara në seancëgjyqësore, në shkelje të kërkesave të nenit 151 të K.Pr.Penale..” 626. Kjo provë penale emarrë gjatë hetimit paraprak, si çdo provë tjetër hetimore, merr vlerën e provës gjyqësore,sikurse ka arsyetuar edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin Nr 4 datë 10.02.2012, Nr 24 datë30.04.2012 etj... Praktika gjyqësore në këtë drejtim tashmë është e konsoliduar, ajo ështëunifikuar me Vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë, ku ndër të tjera ështëarsyetuar se;“gjykimi i shkurtuar në thelb të tij ka pranimin e akteve të grumbulluara gjatëfazës hetimit paraprak dhe eviton marrjen e provave në seancë gjyqësore dhe debatin lidhurme to” 627. “Ky gjykim eviton fazën e hetimit gjyqësor ... në dallim nga gjykimi i zakonshëm,atij i mungon faza e marrjes së provave dhe kërkesat në lidhje më pavlefshmërinë e tyre” 628.

Llojet e dokumentave. Provat dokumentare, shkresore sipas parashikimeve tëlegjislacionit tonë proçedural penal mund ti klasifikojmë sipas grupimeve të mëposhtme;

1 - Dokumentet që përbëjnë në vetvete provë materiale, të cilat sigurohen nëpërmjetmjeteve të kërkimit të provave ose kur paraqiten nga palët në proçes. Nëse ato janë nëposedim apo pronësi të personave të caktuar ato merren e sekuestrohen sipas parashikimit tënenit 191/3 i K.Pr.Penale. Këto janë dokumentë të cilat merren, administrohen dhe vlerësohennga organi proçedues në cilësinë e provës materiale dhe në to gjenden elementë dhe gjurmëqë provojnë kryerjen e veprës penale, autorësinë e saj e rrethana te tjera në lidhje me objektine të provuarit. Një provë e tillë mund të jetë pasaporta e fallsifikuar e përdorur nga autori iveprës penale, dokumenta të tjera ne anë të cilave ëstë realizuar kryerja e veprës penale tëvjedhjes, mashtrimit etj... Këto dokumenta provë materiale njoftimet e tyre i japin në mënyrëtë drejtpërdrejtë ose si rezultat i aplikimit të burimeve të tjera të provës, kryesishtekspertimeve apo të analizës që i bëhet nga specialistë të thirrur në cilësinë e ekspertit.Rezultatet e ekspertimit së bashku me njoftimet që jep dokumenti provë materiale janë tëndërlidhura me njëra tjetrën. “Nga këqyerja e mjetit opel vektra me targë.. në bagazhin e tij

625 Mbi marrjen e provave dokumentare, shkresore nga gjykata mbi kërkesën e palëve konformë kërkesave tënenit 191, 193 dhe 357 të K.Pr.Penale, arsyetuar në vendimin Nr 79 datë 08.06.2011 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.626 Mbi detyrimin e gjykatës që kur proçedon më gjykim të shkurtuar duhet të administrojë provat shkresore tësjella nga prokurori në fashikullin e gjykimit, ato marrin vlerën e provës gjyqësore pas administrimit tyre mevendim të gjykatës, arsyetuar në vendimin Nr 606 datë 26.09.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.627 Arsyetim në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar dhe vlerën gjyqësore që marrin provat shkresore, dokumentet e marra gjatë hetimeveparaprake.628 Arsyetim në Vendimin Uifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr 2 datë 29.01.2003 mbigjykimin e shkurtuar, në pjesën ku arsyetohet mbi marrjen e të gjitha provave hetimore të ndodhura nëfashikullin hetimor të cilat janë të dokumentuara në akte shkresore të kryera në hetim dhe pamundësinë ekundërshtimit tyre apo pavlefshmërisë në gjykim.

Page 147: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

146

janë gjendur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumenta në emër të gjykuaritG.K, dokumenta këto shoqëruese të mallit cigare të transportuar me anijen Poseidon, numrate pasqyruar në këto dokumente përkojnë me ato të kontenjerëve të sekuestruar në magazinëne të gjykuarit F.Z” 629.

Konsiderohet provë materiale dokumenti që merret nëpërmjet aplikimit të mjeteve tëkërkimit të provës, të këqyerjes, kontrollit dhe sekuestrimit nga ana e organit proçedues gjatëhetimit paraprak apo gjykimit çështjes. Dokumenti mban mbi vete gjurmët e veprës penale,p.sh. dëftesa shkollore e fallsifikuar, apo dokumenti që ka qenë objekt i veprimtarisëkriminale, p.sh. letërnjoftimi i vjedhur, dokumente të cilat japinin njoftime për autorin eveprës penale. Në mjaft raste dokumenti mund të përmbajë njëkohësisht disa shenja, gjurmëapo të japë disa njoftime për veprën penale. Dokumenti mund të shërbeje edhe si mjet i veprëspenale dhe të jetë vetë objekt i veprimtarisë kriminale. “Dallimi i dokumentave në provamateriale dhe në prova me shkrim nuk ka të bëjë më fuqinë e tyre provuese nga pikpamjaproçedurale,.. dallimi ka të bëjë me rrugët nëpërmjet të cilave dokumentet shtihen në dorëdhe administrohen. Dokumentat prova materiale merren nga organet e hetimit dhe gjykimitndërsa dokumentet provë shkresore ose përpilohen nga subjektet proçedurale, entet publikeose shtetasit pa qenë nevoja për ndonjë veprim të posaçëm hetimor” 630.

Në lidhje me aplikimin dhe përdorimin e provave shkresore, dokumentave provëmateriale, mund të përmendim rastet e mëposhtme; “në cilësine e provës shkresore ështëadministruar në gjykimin e çështjes kontrata datë 17.01.2003 e lidhur midis shoqërisë G.M.Fme administrator dhe shoqërisë Taci sh.p.k. nga ku rezulton se shoqëria italiane merrtepërsipër..” 631.”..nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në kushtet e flagrancës nëbanesën dhe makinën e të gjykuarit janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale,dokumenta si; leje pune e shtetit grek, vizë shengen greke, ...” 632. “..janë administruar nëcilësinë e provës shkresore certifikatat e gjendjes civile të .. të cilat i pandehuri ka urdhëruartë futen në dosjet e të dënuarve.. nga konkluzionet e aktit të ekspertimit grafik ato kanërezultuar të fallsifikuara...” 633 .“..nga policia gjyqësore e P.K.Kufitar është kontrolluardokumentacioni i paraqitur nga i gjykuari si leje qarkullimi ndërkombëtare, leje drejtimiautomjeti..të cilat janë dyshuar si të fallsifikuara dhe për këtë shkak i ka sekuestruar ato. Ngaakti ekspertimit grafik Nr.. ka rezultuar se këto dokumenta ishin të fallsifikuara” 634.

Duhet nënvizuar fakti se në dallimin me provat e tjera shkresore, për dokumentinprovë materiale, në përfundim të proçesit nga ana e organit proçedues duhet detyrimisht tëdisponohet për këtë provë. Në rastet kur vendoset dërgimi i çështjes për gjykim, me vendimvendoset bashkimi i kësaj prove me aktet e fashikullit të gjykimit sipas kërkesave të nenit 188të K.Pr.Penale apo sipas kërkesave të nenit 190 në përfundim të hetimit apo gjykimit tëçështjes.

629 Arseytim në lidhje me këqyerjen, marrjen e sekuestrimin e provave shkresore, provave materiale të cilatprovojë elemntë të rëndësishëm të objektit provuarit në procesin penal, pjesë e arsyetimit të vendimit Nr 372datë 21.04.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.630 Dr. Estref Myftari “Zbulimi i fallsifikimit të dokumentave” botim i vitit 1987, fq. 19.631 Arsyetim në vendimin Nr 99 datë 18.03.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.632 Mbi cilësinë e dokumentave si provë materiale, arsyetuar në vendimin Nr 412 datë 19.10.2008 të gjykatës sërrethit gjyqësor dhe vendimit Nr 73 datë 04.11.2008 të gjykatës së Apelit Korçë.633 Mbi çertifikatat e fallasifikuar të cilat janë administruar në cilësinë e provës materiale arsyetuar në vendiminNr 79 datë 08.06.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.634 Mbi sekuestrimin nga policia gjyqësore të dokumentave provë materiale të cilat kanë rëzultuar të fallsifikuaradhe janë përdorur për të kaluar P.K.K., arsyetuar në vendimin Nr 879 datë 13.10.2010 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.

Page 148: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

147

2 - Dokumentet që japin njoftime dhe lidhen me gjendjen gjyqësore, personalitetin etë pandehurit, të dëmtuarit apo edhe të dëshmitarit, kur fakti për të cilin proçedohet duhet tëvlerësohet në lidhje me sjelljen ose cilësitë morale të këtyre personave. Gjendja gjyqësore ekëtyre personave verifikohet nga ana e subjekteve proçedurale, bazuar në të drejtën e njohurnga ligji në nenin 484 të K.Pr.Penale 635. Dokument i tillë është vërtetimi i lëshuar nga zyra egjendjes gjyqësore, mbi gjendjen gjyqësore (i dënuar ose jo) të pandehurit, të dëmtuarit apoedhe dëshmitarit. Në nenin 332/1 pika “d” të K.Pr.Penale nga ligjvënësi është përcaktuar sekërkesës për gjykimin e çështjes dhe fashikullit të gjykimit duhet ti bashkohet edhe dëshmia epenalitetit të pandehurit si dhe dokumenta të tjera që lidhen me personalitetin e tij. Neni 50/ç ik.penal, e konsideron si rrethanë rënduese faktin kur i pandehuri kryen një krim kur më parëka qenë i dënuar për kryerjen e një krimi, rrethanë e cila në këtë rast provohet nëpërmjetnjoftimit, dëshmisë penalitetit ose vendimit gjyqësor të formës prerë. Këto njoftime ishërbejnë gjykatës edhe për verifikimin e provave, vërtetësisë dhe fuqisë provuese tëdëshmisë apo thënieve të pandehurit. Në këtë rast njoftimet e dhëna nga këto dokumentelidhen me besueshmërinë (besushmëri kjo që mund të vihet në dyshim nga palët apo ngarrethana të caktuara në raport me provat e tjera) e të dëmtuarit, dëshmitarit apo tëpandehurit, për ilustrim ju paraqesim rastin e mëposhtëm të praktikës gjyqësore; “dëshmia eA.L nuk mund ta çonte gjykatën në përfundimin se i pandehuri Gj.T nuk e kishte kryer krimin,për sa kohë ky dëshmitar nuk është përmendur nga asnjë provë tjetër të administruar si dhe tëfaktit që ai është deklaruar fajtor e dënuar për kryerjen e të njëjtit krim për episode të tjera”636.

3 - Proçesverbalet e proçedimeve të tjera penale, proçesverbalet e sigurimit të provëssi dhe ato të marrjes së provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor penal apo edhecivil. Sikurse kemi shpjeguar më lart njoftimet e dhëna nga provat pasqyrohen dhedokumentohen në proçesverbale të mbajtura nga organi proçedues gjatë marrjes së këtyreprovave. Në mjaft raste njoftimet e dhëna nga këto prova lidhen me objektin e të provuarit nëçështje të tjera dhe kanë rëndësi për zgjidhjen e drejtë të tyre. Në këtë rast parashikimet e bëranga ligji në nenin 193/1 të K.Pr.Penale, ka krijuar mundësinë ligjore që organet proçeduese tëmarrin e administrojnë në cilësinë e provës dokumentare, proçesverbale të marrjes së provësnga të tjera proçese penale dhe me të tjerë autorë.

Në këtë drejtim mund të përmenden rastet e mëposhtme të praktikës gjyqësore; “Nëgjykim është administruar vendimi penal i formës prerë Nr 148.. për E.H dhe N.Ç, ngapërmbajtja e tij nuk del në mënyrë të qartë bashkëpunimi i të gjykuarve me të pandehurinR.B, ndaj nga ana e gjykatës në rigjykimin e çështjes duhet të administrojë proçesverbalin eseancës gjyqësore mbi thëniet e tyre në atë gjykim (bëhet fjalë për gjykimin tjetër tëpërfunduar) në lidhje me bashkëpunimin në kryerjen e krimit..” 637 . “Ky kolegj gjen tëpabazuar arsyetimin e gjykatës apelit se proçesverbali i sigurimit të provës, të dëshmisë sëdëmtuarës F.Gj bërë në gjykatë dhe vendimi i pushimit çështjes ndaj A.G dhe B.P, janë marrësi prova në kundërshtim me kërkesat e nenit 193/1 të K.Pr.Penale. Ky arsyetim vjen ndesh me

635 Gjendja gjyqësore penale e personave regjistrohet në zyrat e gjendjes gjyqësore praën Ministrisë Drejtësisë, tëgjitha të dhënat depozitohen dhe mbahen sipas parashikimeve të neneve 481, 482 dhe 483 të K.Pr.Penale, marrjae këtyre të dhënave si dhe dokumentit “vërtetim të gjendjes gjyqësore” bëhet bazuar në parashikimet e nenit 484të këtij kodi.636 Arsyetim mbi mungesën e besueshmërisë dhe vërtetësisë dëshmisë së dëshmitarit A.L i dënuar për krimin emashtrimit sikurse akuzohej dhe i gjykuari, arsyetuar në vendimin Nr 808 datë 15.09.2010 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.637 Në këtë vendim arsyetohet mbi domosdoshmërinë e marrjes dhe administrimit të proçesverbale të marrjesprovave në një gjykim tjetër penale, pasi vendimi nuk përmban të gjitha njoftimet e provave të marra në atëgjykimi, arsyetuar në vendimin Nr 79 datë 03.02.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 149: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

148

vetë përmbajtjen e kësaj dispozite e cila lejon marrjen si provë të proçesverbaleve tëproçedimeve të tjera, siç është rasti i sigurimit provës, thënieve të dëmtuarës në proçediminnë ngarkim të dy të pandehurve të tjerë” 638. “ndryshe nga sa ka arsyetuar gjykata e apelit,Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se marrja dhe administrimi i proçesverbalit tëseancës gjyqësore në të cilën janë lexuar deklarimet e të gjykuarit O.K dhe që ështëadministruar si provë në gjykimin e çështjes në ngarkim të A.L, është marrë në përputhje mekërkesat e nenit 193/1 të K.Pr.Penale” 639.

Pavarësisht këtij parashikimi, nga organi proçedues, nuk mund të merren eadministrohen në cilësinë e provës shkresore, proçesverbale te marrjes së provave në gjykimetë cilat nga gjykata më e lartë janë konsideruar si proçese jo të rregullta ligjore dhe vendimet etyre janë konsideruar të pavlefshme. “Gjykata e faktit në mënyrë të gabuar dhe nëkundërshtim me kërkesat e ligjit, vendimin e saj e ka bazuar në aktet e dosjes (provashkresore) të gjykimit të mëparshëm, akte këto të cilat janë deklaruar të pavlefshme ngagjykata e apelit..” 640.

Ligjvënësi në nenin 193/4 të këtij kodi, ka parashikuar që proçesverbalet e çështjeve tëtjera civile apo penale mund të përdoren në cilësinë e provës penale, vetëm atëherë kur palëtjanë dakord dhe japin pëlqimin për përdorimin e tyre. Në të kundërt, ato mund të përdorenvetëm për të kundërshtuar marrjen e provave të reja ose pyetjen në shtëpi të dëshmitarit apoekspertit, sipas parashikimeve të neneve 367 dhe 364 të K.Pr.Penale. Në këtë grupimpërfshihen edhe proçesverbalet e marrjes së provave në një gjykim civil. Në këtë rast nga anae ligjvënësit është vendosur kushti që këto gjykime civile të kenë përfunduar dhe nga gjykataështë dhënë vendim i formës prerë. “i gjykuari në cilësinë e drejtuesit të FBSSh ka ngriturpadi civile me objekt pavefshmërinë absolute të shitjes së një objekti nga shtetasi D.B meankand. Gjithashtu është provuar se gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore civile i gjykuari ika kërkuar të dëmtuarit shumën e ..si shpërblim në këmbim të tërheqjes së padisë civile..” 641.

4 - Proçesverbalet e veprimeve të papërsëritshme të kryera nga polica gjyqësore dheprokurori gjatë fazës së hetimit paraprak. (neni 332/b të K.Pr.Penale). Gjatë fazës së hetimitparaprak nga ana e policisë gjyqësore dhe prokurorit kryen veprime proçedurale në kuadër tëushtrimit të ndjekjes penale sipas kërkesave të ligjit. Një pjesë e tyre janë konsideruar siveprime të papërsëritshme për shkak se ato më pas nuk mund të përsëriten dhe realizohen nëkushte e rrethana të tjera nga këto subjekte apo subjekte të tjera proçedurale. Veprimetproçedurale si policia gjyqësore dhe prokurori i dokumentojnë në proçesverbalet përkatëse, tëcilat në përmbajtje kanë njoftimin sipas veprimit të kryer, njoftim ky i cili lidhet me objektin etë provuarit në proçesin penal.

Akte të tilla mund të përmendim, proçesverbalin e kqyerjes së vendit të ngjarjes, tëpersonit, të kufomës, të sendit, provës materiale, proçesverbalin e kontrollit të banesës, të

638 Arsyetim në vendimin Nr 730 datë 09.11.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Në pamje të parë duketse ky arsyetim i gjykatës dhe parashikimi i bërë nga neni 191/3 të K.Pr.Penale bie ndesh me kërkesat e nenit332/1 të K.Pr.Penale. Në këtë dispozitë vihet kufizimi në lidhje me përdorimin e tyre dhe sidomos në rastet edhënies se vendimit fajësisë duke u bazuar vetëm në këtë provë.639 Mbi marrjen dhe administrimin në cilësinë e provës të proçesverbaleve nga gjykim tjetër penal sipaskërkesave të nenit 193/1 të K.Pr.Penale, arsyetuar nga vendimi Nr 366 datë 11.04.2007 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.640 Mbi ndalimin e marrjes dhe administrimin në cilësinë e provës shkresore të akteve dhe proçesverbaleve tëmarra gjatë gjykimeve të cilat janë konsideruar të parregullt dhe të pavlefshëm, arsyetuar në vendimin Nr 606datë 26.09.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.641 Arsyetim në vendimin Nr 934 datë 03.11.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, janë marrë dheadministruar prova shkresore nga gjykimi i çështjes civile me palë të dëmtuarin D.B dhe të gjykuarin F.M sipërfaqësues I F.B.S.Sh.

Page 150: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

149

marrjes e sekuestrimit të provave materiale, të mjeteve të kryerjes krimit, etj.. Nga praktikagjyqësore si prova të tilla shkresore të administruara në proçesin penal mund të përmendenrastet e mëposhtëm; “në gjykimin e çështjes nga gjykata janë administruar në cilësinë eprovës shkresore, proçesverbali i këqyerjes vendit ngjarjes dhe tabela fotografike në të cilatpërshkruhet dhe pasqyrohet provat materiale të gjendura dhe fiksuara, 13 gëzhoja metalike,mjeti me të cilin ka lëvizur i dëmtuari etj.... në to përshkruhen edhe dëmtimet e automojetitdëmtuarit....” 642 . “nga provat shkresore të administruara, proçesverbali i këqyerjes sëkufomës dhe tabela fotografike si dhe akti ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton e provuar se nëtrupin e viktimës përveç plagës tejshkuese me armë zjarri, janë konstatuar edhe plagë edërrmishje në fytyrë (pesë të tilla), ku më e madhja është në përmasa..” 643 . “janëadministruar nga gjykata me cilësinë e provës shkresore proçesverbalet e këqyerjes së venditngjarjes nga përmbajtja e të cilit rezulton të jenë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provësmateriale, një automatik mod 56, 31 gëzhoja të qitura nga armë zjarri. Nga proçesverbali ikëqyerjes së mjetit të dëmtuarit Gj.K rezulton se në pjesën e përparme janë gjendur e fiksuardy dëmtime tejshpuese në anën e djathtë..” 644.

6 - Vendimet gjyqësore të formës prerë. Këto vendime mund të konsiderohen dhe tëshërbejnë si prova dokumentare për të provuar ekzistencën e një fakti (që është përcaktuarnga vendimi civil apo penal i formës prerë), në këtë rast vlera e tyre si provë vlerësohet nëunitet me provat e tjera. Nga praktika gjyqësore mund të përmendim rastet e mëposhtme;“gjykata e rrethit gjyqësor .. konformë kërkesave të nenit 357 të K.Pr.Penale, ka marrëvendim për administrimin si prova shkresore; vendimet civile të formës së prerë, urdhërin elargimit të pandehurit nga puna, ankesa drejtuar... prova këto të cilat i janë nënshtruarshqyrtimit gjyqësor...” 645. “Nga gjykatat është administruar vendimi i formës së prerë mbideklarimin fajtor dhe dënimin e A.C për veprën penale të dëshmisë së rreme, për shkak tëndryshimit thënieve në dëshminë dhënë para gjykatës në raport me ato të dhëna në hetim tëcilat përputheshin me provat e tjera..” 646. “gjykata ka administruar në cilësinë e provësvendimin gjyqësorë që i përket të pandehurve B.H dhe B.M, i cili është i formës prerë, gjykatae apelit megjithëse e ka administruar këtë vendim, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nuk eka vlerësuar atë, së paku si të gjitha provat e tjera të administruara” 647. “.. nga gjykata eapelit në rigjykimin e çështjes duhet detyrimisht të administrojë në cilësinë e provës, vendiminnë ngarkim të E.K dhe O.K, pasi ka rezultuar se i gjykuari A.L është akuzuar se në ngjarjen edatës 11.10.2000 ka bashkëpunuar me këta persona. Në zbatim të kërkesave të nenit 193/5 të

642 Arsyetim mbi administrimin në cilësinë e provës shkresore të proçesverbaleve të veprimeve të papërsëritshmetë kryera në veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes nga organi procedures, në këtë rast nga policiagjyqësore, vendimi Nr 25 datë 09.02.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.643 Arsyetim në vendimin Nr 303 datë 27.05.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi administrimin eprovave shkresore rezultat i veprimeve të papërsëritshme hetimore.644 Vendimi Nr 56 datë 22.02.2012 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në të cilin arsyetohet edhe në lidhje meadministrimin në cilësinë e provës shkresore aktet e kryera nga veprime të papërsëritshme hetimore.645 Mbi marrjen e provave shkresore, vendimet gjyqësore civile të formës prerë konformë kërkesave të nenit 191,193 dhe 357 të K.Pr.Penale, arsyetuar në vendimin Nr 79 datë 08.06.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.646 Vendimi Nr 17 datë 13.01.2010 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në të cilin arsyetohet mbi marrjen nëcilësinë e provës të një vendimi gjyqësor të formës prerë mbi deklarimin fajtor dhe dënimin e një dëshmitari përdëshmi të rreme, kjo për vlerësimin e thënieve të tij në hetim si dhe të provave të tjera.647 Mbi marrjen dhe administrimin e një vendimi penal të formës prerë në cilësinë e provës dokumentare dhedetyrimi që ka gjykata që ta vlerësojë atë në unitet dhe pa vlerë të paracaktuar, arsyetuar në vendimin Nr 80 datë25.02.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Në këtë rast vlera e administrimit si provë të vendimit lidhetme njoftimin që ai jep mbi kryerjen e krimit në bashkëpunim me të pandehurit objekt gjykimi.

Page 151: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

150

K.Pr.Penale, vendimi gjyqësor i formës prerë dhënë në përfundim të gjykimit të çështjespenale në ngarkim të tyre, duhet ti nënshtrohet vlerësimit në unitet me provat e tjera” 648.

7 - Dokumentet dhe proçesverbale në të cilat pasqyrohen rezultatet e përgjimeve tëbisedave dhe të çdo lloj komunikimi të përgjuar, filmuar etj... Çdo komunikim i përgjuarregjistrohet dhe për veprimet e kryera mbahet proçesverbal nga personat e ngarkuar mekryerjen e tij. Në këtë proçesverbal pasqyrohet transkiptimi (nga regjistrimi me zë nëzbardhjen grafike) i komunikimeve të përgjuara. Proçesverbali dhe regjistrimet dorëzohenmenjëherë tek prokurori, i cili brenda pesë ditëve nga mbarimi i përgjimit duhet ti depozitojëato në sekretari, së bashku me aktet e tjera që lidhen me këtë përgjim.

Janë këto prova shkresore të cilat pasqyrojnë rezultatet e përgjimeve të kryera, kyrezultat materializohet në proçverbalet e transkiptimit, ndërsa përgjimi apo filmimi mbahetdhe ruhet në shirita manjetike, CD, kaseta filmike etj.. të cilat janë prova materiale. Sipasparashikimeve të nenit 223/4 të K.Pr.Penale, është parashikuar e drejta e mbrojtësit osepërfaqësuesit të palëve që të njihen me aktet dhe rezultatet e përgjimit. Këto subjektenjoftohen menjëherë nga prokurori pas depozitimit të tyre në sekretari. Nga praktikagjyqësore në lidhje me marrjen dhe administrimin e këtyre provave mund të përmendim rastete mëposhtme; “nga përmbajtja e proçesverbaleve të transkiptimit të bisedave të përgjuaramidis të gjykuarit dhe vjehrrës së tij, të administruara si provë, ka rezultuar se i gjykuari i kakërkuar asaj që t’i thoshte policisë që banesa ku ishte gjendur lënda narkotike nuk posedohejnga ai por e shtetasit Gj.P, për shkak se asaj nuk kishin se çfarë t’i bënin..” 649. “..ngaproçesverbalet e transkiptimit të bisedave të përgjuara midis A.G dhe T.G, të administruaranë cilësinë e provës në seancë gjyqësore, përveç të tjerave provohet bashkëpunimi i tëgjykuarve S.A me P.P në kryerjen e veprës penale..” 650. “gjykatat dhënien e vendimeve ekanë bazuar kryesisht në proçesverbalet e transkiptimit të përgjimeve bisedave telefonike tëadministruara në cilësinë e provës në seancën gjyqësore të datës 18.07.2006..” 651.

Dokumentacioni i përpiluar nga ana e policisë gjyqësore apo prokurorit gjatë hetimeveparaprake, dokumenta këto të cilat kërkohen të administrohen në cilësinë e provës në gjykim,duhet të jenë përpiluar në përputhje me kërkesat e ligjit si dhe ato të parashikuara mbipërgjimin.” I pabazuar gjendet pretendimi i mbrojtjes, sipas te cilit gjykata në arsyetimin evendimit ka përdorur proçesverbalet e transkiptimit të bisedave të përgjuara, të cilave imungon nënshkrimi i o.p.gjyqësore që i ka përpiluar ato, por gjykata e apelit duke ekonstatuar këtë fakt, në praninë e palëve ka realizuar dëgjimin e bisedave të përgjuara nëseancë gjyqësore” 652.

8 - Çdo dokument që pasqyron fakte dhe jep njoftime për objektin e të provuarit, përpersona apo sende, njoftime këto të cilat merren dhe administrohen nëpërmjet fotografimit,filmimit, fonografimit ose çdo mjeti tjetër. Nëse dokumenti rezulton se është prishur apozdhukur, kopje të këtij dokumenti. Këto dokumenta janë marrë, administruar dhe vlerësuarnga gjykata sipas vlerës dhe njoftimit që ato kanë dhënë në lidhje me çështjet objekt gjykimi.Në mjaft raste këto dokumente i kanë shërbyer organit proçedues për kryerjen e veprimeve të

648 Arsyetim mbi administrimin në cilësinë e provës dokument të vendimit penal të formës prerë, bërë nëvendimin Nr 366 datë 11.04.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.649 Arsyetim në vendimin Nr 134 datë 17.02.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi administrimin eprocesverbaleve të transkiptimit të bisedave në cilësinë e provës shkresore.650 Arsyetim në vendimin e Gjykatës së Apelit për krime të Rënda Tiranë, në vendimin Nr 50 datë 01.11.2007.651 Arsyetim në vendimin Nr 102 datë 02.10.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në të cilin është bërëobjekt gjykimi edhe pretendimi i mbrojtjes se pavarësisht se objekt ka qenë caktimi i masës sigurimit duhetdetyrimisht të njihet edhe mbrojtja e të pandehurit me këto prova dokumentare, pretendim i cili është gjetur ibazuar nga Gjykata e Lartë.652 Arsyetim në vendimin Nr 147 datë 01.04.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 152: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

151

tjera proçedurale në kërkimin dhe marrjen e provave të tjera. Për ta ilustruar mund tëpërmendim rastin e mëposhtme të praktikës gjyqësore; “në gjykim në shkallë të parëmbrojtësi i të gjykuarit ka paraqitur disa akte (dokumente) me karakter mjekësor, mbi bazën etë cilave ai ka pretenduar se i gjykuari është i sëmurë psiqik dhe për këtë ka kërkuar kryerjene ekspertimit psikiatrik, gjykata me të drejtë ka vendosur kryerjen e ekspertimit për tëpërcaktuar nëse i pandehuri vuan nga sëmundje psiqike dhe është apo jo përgjegjshëm paraligjit” 653.

9 - Dokumenta, proçesverbale të marrjes së provave, vendime gjyqësore të marrasipas nenit 509 të K.Pr.Penale, nëpërmjet letërporosisë tek autoritetet e huaja. Prokurorigjatë hetimit dhe Gjykata në gjykimin e çështjes nëpërmjet letërporosisë për jashtë shtetit nëmjaft raste kërkojnë e marrin prova shkresore të cilat japin njoftime për objektin e tëprovuarit. Ligjvënësi i ka njohur vetëm prokurorit dhe gjykatës të drejtën e ushtrimit tëletërporosisë për të kërkuar nga autoritet e huaja kryerjen e njoftimeve dhe marrjen e provave.Praktika gjyqësore ka njohur mjaft raste kur nga ana e palëve është kërkuar marrja dheadministrimi i akteve shkresore të lëshuara nga autoritete e huaja, publike ose jo.Administrimi i këtyre dokumentave në cilësinë e provës nuk mund të bëhet për shkak semënyra e marrjes së tyre nuk është bërë sipas kërkesave të ligjit, në rastin konkret nenit 509 tëK.Pr.Penale, i cili kërkon domosdoshmërish marrjen e tyre nëpërmjet letërporosisë. “Jo çdodokument i huaj i paraqitur nga palët në seancë gjyqësore merr fuqinë e provës. Ato do tëshërbejnë si të tilla vetëm kur janë marrë sipas kritereve të nenit 509 të K.Pr.Penale që bënfjalë për dërgimin e letërporosive autoriteve të huaja. Çdo provë e paraqitur para gjykatës,detyrimisht i nënshtrohet verifikimit, gjë që duhet të bëhet nga gjykata në shqyrtimin eçështjes, e cila duhet të kërkojë dokumentet në mënyrën e caktuar nga K.Pr.Penale” 654.

Nga ana e Gjykatës Lartë në mjaft çështje penale është mbajtur qëndrim duke ikonsideruar këto prova si të marra në kundërshtim me kërkesat e ligjit proçedural. Konkretishtmund të përmenden rastet e mëposhtme; “..vendimet e gjykatave janë bazuar në prova tëmarra në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji. Këto prova nuk janë marrënëpërmjet proçedurave të parashikuara nga neni 509 i K.Pr.Penale...kallëzimit, si dhe tëproçesverbalit të kallëzimit të shtetasit italian L.C për vjedhjen e makinës tij, nga materialet edosjes nuk del që të dhënat dhe aktet të kenë ardhur në mënyrën e parashikuar nga neni 509 iK.Pr.Penale” 655 . “..nga aktet, provat shkresore dhe vendimeve gjyqësore të gjykataveitaliane, të marra nga prokuroria nëpërmjet letërporosisë,.. rezulton e provuar se veprimet ekryera në lidhje me marrjen e këtyre akteve dhe provave shkresore prej autoriteve italiane tëdrejtësisë është bërë në përputhje me kërkesat e ligjit proçedural penal, ligjit Nr 8498 date10.06.1999 për miratimin e Konventës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale”dhe ligjit Nr 8883 datë 18.04.2002 “Për miratimin e protokollit të dytë shtesë të kësajkonvente..” 656.

Ne rastet e provave dokumentare të cilat janë përpiluar në gjuhë të huaj nga ana eorganit proçedues, vendoset përkthimi i tyre duke caktuar përkthyes të gjuhës në të cilën ështëshkruar dokumenti (neni 196 i K.Pr.Penale). Në të njëjtën mënyrë proçedohet edhe për

653 Mbi administrimin e dokumentave të kërkuara nga palët në seancë gjyqësore, të marra nga gjykata, mbi bazëne të cilave është proçeduar në kërkimin e marrjes së një prove tjetër, arsyetuar nga vendimi Nr 7 datë 12.01.2005të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.654 Arsyetim në vendimin Nr 777 datë 20.12.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi marrjen e provavenëpërmjet letërporosisë.655 Arsyetim në vendimin Nr 121 datë 05.03.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.656 Arsyetim mbi marrjen e provave dokumentare, vendimeve gjyqësore nëpërmjet letërporosisë, arsyetuar nëvendimin Nr 55 datë 22.02.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 153: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

152

transkiptimin e regjistrimeve në gjuhë të huaj dhe përkthimi i tyre. “pretendimet e mbrojtësittë pandehurit nuk qëndrojnë, në dosje ndodhen dokumentat origjinalë të nënshkruarrregullisht nga personat pjesëmarrës në të,.. gjithashtu aktet në gjuhë italiane janë përkthyernga përkthyesi bazuar në vendimin e prokurorit për caktimin e përkthyesit...” 657.

Deklaratat noteriale. Praktika gjyqësore në mjaft raste është ndeshur me kërkesën epalëve për administrimin në cilësinë e provës shkresore të deklaratave noteriale, deklarimevetë bëra nga subjekte proçedurale apo persona të ndryshëm para noterit, deklarime këto nëlidhje me objektin e të provuarit në proçesin penal. Ligjvënësi në parashikimet e nenit 149 tëK.Pr.Penale nuk e ka konsideruar deklaratën noteriale në cilësinë e provës në proçesin penal.E themi këtë pasi thëniet e dëshmitarëve, të pandehurve, të dëmtuarve apo të personave tëtjerë merren dhe administrohen nga ana e organeve proçeduese dhe jo nga subjekte të tjera tëcilat ligji proçedural nuk i ka njohur si të tillë. Në këtë rast deklaratës noteriale i mungonelementi (i tretë) i domosdoshëm, ai i marrjes dhe administrimit në formën dhe mënyrën ekërkuar nga ligji proçedural. Në rastin konkret deklarimi, kallëzimi, thëniet e të pandehurit,palëve private etj.. nuk janë marrë nga policia gjyqësore apo prokurori (në hetim) apo ngagjykata në gjykimin e çështjes, në formën e kërkuar nga ligji dhe në respektimit të kërkesavetë tij. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës Lartë në çështjen me objekt rishikimin e vendimitgjyqësor të formës prerë, në lidhje me vlerën e deklaratave noteriale ka arsyetuar se “ sishkresat, dokumentat.. duhet të kenë vlerën e provave te reja penale, .. edhe nga pikëpamja eformës proçedurale të marrjes së tyre, të jenë prova në kuptimin që i jep provës penaleligjvënësi në nenin 149 të K.Pr.Penale. Fakti që tre deklarimet janë redaktuar apoautentifikuan nga ana e noterit nuk sjell asnjë ndryshim, pasi deklarimet e bëra para noteritnuk u japin atyre cilësinë e provës në kuptimin e nenit 149 të K.Pr.Penale” 658.

Duhet thënë se pavarësisht se përmbajtja e deklaratës noteriale ka lidhje tëdrejtpërdrejtë me objektin e të provuarit dhe kjo deklaratë është marrë nga burime të ligjshmetë njohura nga ligji si të tilla (dëshmitari, deklaruesi i dëmtuari..) ato nuk mund të kenëcilësinë e provës në proçesin penal pasi janë marrë dhe administruar jo në formën dhemënyrën e kërkuar nga ligji. Në vazhdimësi këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika gjyqësorenë këtë drejtim dhe konkretisht; “me të drejtë gjykatat nuk kanë pranuar si provë deklaratënnoteriale të dëmtuarës, jo vetëm për faktin se ajo vjen ndesh me sa e dëmtuara ka pranuar nëkallëzim dhe në deklarimet e dhëna, por deklarata noteriale nuk përbën provë, pasi sipasnenit 151 të K.Pr.Penale, provat gjatë hetimeve paraprake merren nga organi që proçedondhe në gjykimin e çështjes nga gjykata mbi kërkesën e palëve” 659.

Dokumentat anonime (me burim të panjohur) nuk mund të merren dhe as të përdorennga gjykata në cilësinë e provës penale, me përjashtim të rasteve kur ato përbëjnë provëmateriale dhe provohen se janë bërë nga i pandehuri 660. Në nenin 194 parashikohet detyrimii gjykatës e cila kur gjatë gjykimit të çështjes konstaton se një dokument është i fallsifikuar,në përfundim të gjykimit njofton prokurorin duke i dërguar dokumentin e fallsifikuar. Tënjëjtin detyrim ligjvënësi në nenin 271 të K.Pr.Civile, ka parashikuar për gjykatën kurkonstaton një dokument të fallsifikuar gjatë gjykimit të çështjes civile, dhe kur fallsifikimi iatribuohet një personi të caktuar.

657 Arsyetim në vendimin Nr 55 datë 22.02.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.658 Vendimi Nr 6 datë 11.10.2002 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë.659 Arsyetim mbi faktin se deklarata noteriale nuk ka cilësinë e provës penale për shkak se nuk është marrë nëformën dhe mënyrën e kërkuar nga ligji, vendimi Nr 49 datë 18.02.2009 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.660 Mbi dokumentat anonime parashikimi i bërë në nenin 194 të K.Pr.Penale, vlerësojmë se nuk është i plotë pasinuk del qartë se cilat do të klasifikohen si të tilla.

Page 154: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

153

Të gjitha provat dokumentare të cilat janë pranuar e marrë nga gjykata, gjatë proçesitmarrjes së tyre në gjykimin e çështjes i bashkëlidhen proçesverbalit dhe akteve të tjera tëgjykimit. Ato futen në fashikullin e gjykatës, sipas përcaktimit të nenit 371 të K.Pr.Penale. Nerastet kur nga prokurori dhe gjykata është marrë në cilësinë e provës materiale një dokument,palëve u lind e drejta sipas nenit 197 të këtij kodi të kërkojnë kopje të këtyre dokumentave.Pavarësisht se në këtë seksion nuk bëhet parashikim në lidhje me ruajtjen dhe disponimin mbikëto prova, në këtë rast vlerësoj se duhet të respektohen parashikimet e ligjit mbi provatmateriale në seksionin e VII të këtij kreu, këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika gjyqësore.

Kapitulli - IV-të Mjetet e kërkimit provave

Mjetet e kërkimit të provave janë veprime konkrete proçedurale që kryhen nga organiproçedues për zbulimin dhe administrimin e provave penale në çdo fazë të proçesit penal.Mjetet e kërkimit të provave janë parashikuar e rregulluar me dispozitat e kreut II-të, Titulli iIV-të i K.Pr.Penale 661 , në të cilat parashikohen si mjete për kërkimin e provës penale,këqyrjet, kontrollet, sekuestrimet dhe përgjimet e bisedave dhe komunikimeve.

Në tërësinë e tyre të gjitha mjetet e kërkimit të provave kanë lidhje dhe ndërthuren nëmënyrë të drejtpërdrejtë me njëra tjetrën dhe me vetë provat në tërësi. Në këtë kapitull bëheninterpretime mbi kuptimin dhe rregullimin ligjor që i bën legjislacioni ynë proçedurial penalmjeteve të kërkimit të provave, interpretime të cilat ilustrohen me qëndrimet dhe interpretimete praktikës hetimore e gjyqësore. Metodat dhe taktikat që përdoren nga organi proçedues gjatëaplikimit të mjeteve të kërkimit të provës, nuk janë objekt i këtij punimi, ato trajtohen nëmënyrë të zgjeruar nga shkenca e Kriminalistikës.

Në përgjithësi aplikimi i mjeteve të kërkimit të provës penale nga ana e organitproçedues prek dhe cënon të drejtat dhe liritë themelore të individit të mbrojtura dhegarantuara nga Kushtetuta, aktet ndërkombëtare dhe legjislacioni në tërësi. Në këto kushteligjvënësi ka parashikuar rregulla të qarta të detyrueshme për tu respektuar nga këto organepër zbulimin, marrjen e administrimin e provave penale. Respektimi i kërkesave tëpërgjithshme dhe të veçanta të parashikuara nga ligji jo vetëm që është detyrim i këtyreorganeve, por edhe vlera e tyre në proçesin penal është kushtëzuar me respektimin ekërkesave të ligjit. “Shpesh drejtësia penale cënon të drejtat dhe garancitë e nenit 8 tëKonventës. Mjafton të përmendim bastisjet, kontrollet, marrjen e gjakut, videoregjistrimet,survejimet, infiltrimet policore, përgjimet telefonike dhe momorizimi i tyre, përhapja e tëdhënave etj.. Respektimi i rregullave dhe kërkesave të ligjit në këtë drejtim është objekt ijurisprudecës së organeve të Strasburgut” 662.

IV.1 - K ë q y r j e t

Këqyrja është mjeti më i rëndësishëm i kërkimit të provave në proçesin penal. Ngaligjvënësi ky mjet i kërkimit të provës është trajtuar dhe rregulluar në mënyrë të plotë. Ngakëqyerja zbulohen, merren e administrohet pjesa më e madhe e provave penale, kryesisht atomateriale, të cilat japin njoftime të rëndësishme për objektin e të provuarit. Këtu mjafton tëpërmendim faktin se sipas statistikave të viteve të fundit, vetëm nga këqyerja e vendit ngjarjesfillojnë rreth 40 % e proçedimeve penale.

661 Nenet 198 – 226 të K.Pr.Penale662 Jean Pradel “E Drejta Penale Europiane” botim në shqip i vitit 2010.

Page 155: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

154

Rastet dhe format e këqyerjes janë parashikuar nga neni 198 të K.Pr.Penale. Objekti këqyerjes mund të jetë çdo person, send, vend, dokument apo provë materiale e cila lidhetme një ngjarje të caktuar, me gjurmët e veprës penale, pasojën e ardhur dhe në tërësi me tëgjithë elementët që lidhen me objektin e të provuarit në proçesin penal. “E rëndësishmë ështëqë në çdo rast të këqyerjes, ajo të bëhet e plotë, që çdo objekt e send t’i nënshtrohet këqyerjesnë fillim me sy të lirë e më pas me mjete teknike kriminalistike, në mënyrë që të mos mbetetasnjë gjurmë apo provë materiale e vlefshme pa u evidencuar” 663. Aplikimi i këtij mjetikërkimi prove në kushtet e flagrancës nuk kërkon vendimarrje paraprake për këqyerjen evendeve, sendeve dhe objekte në pronësi apo posedim privat të personave të caktuar, apo përkëqyerjen e personit. Jashtë kushteve të ngutëshmë, apo thënë ndryshe jo në kushtet eflagrancës, kur nga aplikimi i këtij mjeti kërkimi prove preken të drejtat dhe interesat eligjshme të personave apo subjekteve të tjera, ligjvënësi ka parashikuar detyrimin e organitproçedues që të disponojë me vendim për kryerjen e këqyerjes. Kopje të vendimit përkryerjen e këqyerjes duhet ti njoftohet dhe dorëzohet personit që këqyret apo atij qe ka nëpronësi apo administrim vendin, objektin apo sendin ndaj të cilit realizohet këqyerja 664.

Organi proçedues gjatë realizimit të veprimit proçedural të këqyrjes së një vendi,sendi, personi, objekti, kufome etj., nëpërmjet organeve të shqisave (por edhe me mjeteteknike) 665 zbulon, identifikon e administron të dhëna e njoftime të caktuara me interes përproçesin penal dhe objektin e të provuarit, të dhëna këto të cilat dokumentohen nëproçesverbalin e këqyerjes. Proçesverbali i këqyerjes në rastin konkret është akti proçedural icili formalizon e dokumenton veprimet e organit proçedues gjatë aplikimit të këtij mjetikërkimi prove si dhe njoftimet e provat e zbuluara dhe të administruara gjatë këqyerjes.

Këqyerja gjatë hetimit paraprak. Si veprim i rëndësishëm proçedural gjatë hetimitparaprak, zakonisht kryhet nga policia gjyqësore, por edhe nga prokurori në varësi tërëndësisë së ngjarjes dhe kompleksitetit të saj. Gjatë kësaj faze të proçesit dhe sidomos gjatëveprimeve të para hetimore aplikimi i këtij mjeti kërkimi prove merr një rëndësi të vecantë.Nga policia gjyqësore apo prokurori në mjaft raste rezulton që veprimtaria hetimore eushtrimit të ndjekjes penale në lidhje me një vepër penale të ndodhur, zakonisht fillon merealizimin e proçesit të këqyerjes së vendit të ngjarjes, të kufomës, personit, sendeve apoobjekteve të caktuara. Nga kryerja e këtij veprimi të rendësishëm hetimor zbulohen eadministrohen të dhënat dhe njoftimet e para rreth veprës penale të ndodhur, mekanizmit tësaj, të autorëve, pasojës së ardhur dhe në tërësi rreth të gjithë elementëve të tjerë që lidhen meobjektin e të provuarit. Rezultatet e përfutuara në këto raste orientojnë dhe përcaktojnëkryerjen e veprimeve të tjera hetimore si dhe aplikimin e mjeteve të tjera të kërkimit të provëspenale. “Nga këqyerja e mjetit opel vektra me targë.. në bagazhin e tij janë gjendur esekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumenta në emër të gjykuarit G.K, dokumentakëto shoqëruese të mallit cigare të transportuar me anijen Poseidon, numrat e pasqyruar në

663 Dr. Estref Myftari “Këqyerja e vendit të ngjarjes” botim i vitit 1996.664 Në nenin 198/1 të K.Pr.Penale parashikohet se “ këqyerja e personave, vendeve dhe e sendeve vendoset ngaorgani procedues kur është e nevojshme” ndërsa në nenin 201/1 të këtij kodi parashikohet se “të pandehurit apoatij që ka në dispozicion vendin ku do të bëhet këqyerja ose sendin që do të këqyret u dorëzohet në fillim kopja evendimit për kryerjen e këqyerjes.665 Oficeri i policisë.gjyqësore, prokurori por edhe gjyqtari në gjykim, nëpërmjet perceptimit të drejtpërdrejtë mesy, shikim ose me mjete teknike të cilat mund të përdoren në këqyerje edhe nga ana e specialistit kriminalist, apotë fushave të tjera të shkencës, mjek ligjor, ekspert xhenjer, i mbrojtjes nga zjarri, kimist etj…

Page 156: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

155

këto dokumente përkojnë me ato të kontenjerëve të sekuestruar në magazinën e të gjykuaritF.Z” 666.

Në gjykim këqyrja realizohet nga gjykata në seancë gjyqësore, në rastet kur ajo ështëe nevojshme dhe është e mundur për t’u kryer. Në rastet kur objekt i këqyerjes është një send,objekt i caktuar në pamundësi për tu këqyrur nga gjykata në seancë gjyqësore, këqyerja mundtë realizohet nga gjykata në vendin ku ndodhet objekti apo sendi që do ti nënshtrohet proçesittë këqyerjes. Në çdo rast është në detyrimin ligjor të organit proçedues që gjatë këtij proçesi,të pasqyrojë dhe të dokumentojë të gjitha veprimet gjatë këqyerjes dhe çdo gjë që konstatohet.Me rëndësi të veçantë është dokumentimi mbi marrjen në formën e kërkuar nga ligji tëprovave dhe çdo njoftimi, që përbën produktin e këtij veprimi të rëndësishëm proçedural.

Këqyrja zakonisht është mjet i kërkimit të provës që aplikohet nga ana e organet ehetimit, por ajo realizohet edhe nga gjykata gjatë gjykimit të çështjes, p.sh. nga gjykata mundtë bëhet këqyerje të sendeve prova materiale, të një dokumenti etj.. proçes i cili dokumentohetnë proçesverbalin gjyqësor. Në raste të domosdoshme kur gjatë gjykimit rezulton enevojshme këqyerja e një personi, objekti, vendi etj., sipas përcaktimeve të nenit 198/1 tëK.Pr.Penale, gjykata vendos kryerjen e këqyerjes duke respektuar dispozitat proçeduriale mbikëqyerjen si dhe duke respektuar të drejtat e palëve në proçesin e gjykimit. Proçesverbalit nëshumicën e rasteve i bashkëlidhen edhe akte të tjera që dokumentojnë e pasqyrojnë veprimet ekryera nga specialistë të fushave të ndryshme të shkencës që marrin pjesë gjatë këqyrjes, siçmund të jenë tabelat fotografike, skicat e vendit të ngjarjes apo regjistrimet filmike, porgjithnjë akti themelor proçedural që pasqyron rezultatet e këqyrjes është proçesverbali ikëqyrjes. “Kolegji Penal i Gjykatës Lartë çmon se në marrjen e gjyrmës papilare gjatëkëqyerjes së vendit të ngjarjes nuk ka shkelje proçedurale të cilat e bëjnë këtë provë tëpabesueshme apo të papërdorshme, gjatë këqyerjes dhe marrjes së provës parashikohetmundësia e fotografimit apo filmimit të provave, por mos fotografimi apo mosfilmimi i kësajprove nuk mund të ndikojë në vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e kësaj prove” 667.

Qëllimi i këqyerjes. Ky mjet i kërkimit të provës ka si qëllim zbulimin, administrimindhe dokumentimin e gjurmëve apo provave të karakterit material që gjenden në objektin qëkëqyret, gjurmë e prova këto të cilat shërbejnë për të vërtetuar kryerjen e veprës penale,autorësinë, pasojën, mekanizmin, rrethanat si ka ndodhur vepra penale dhe çdo e dhënë qëlidhet me objektin e të provuarit në proçesin penal. Nga këqyerja sidomos ajo e venditngjarjes, të personit apo të kufomës, që në momentet e para merren njoftime të rëndësishmë tëcilat tregojnë në lidhje me faktin penal të ndodhur, llojin e tij, vendin si dhe ku ka ndodhur,kohën e ndodhjes, mjetet që janë përdorur në kryerjen e veprës penale, metodën dhemekanizimin si është zvilluar e ndodhur vepra penale. “Kështu, në gjetjen e kufomës meshenja dhune, shtrohet për zgjidhje nëse është vrasje, vetëvrasje aksident apo rast fatkeq, nëvjedhjet me thyerje për tu zgjidhur është fakti nëse është vjedhje nga jashtë apo simulim i saj,në rastet e zjarreve, me natyrë kriminale apo aksidentale etj..” 668.

Objeki i këqyerjes mund të jetë çdo send, person, kufomë, vend, apo objekt i caktuari cili mbart gjurmë apo të dhëna njoftuese në lidhje me veprën penale, autorët, pasojën eardhur dhe çdo njoftim që lidhet me proçesin penal, njoftime këto të cilat zbulohen dheadministrohen nëpërmjet këqyerjes. Këqyrja si veprim i rëndësishëm proçedurial, duhet të

666 Arsyetim në lidhje me këqyrjen, marrjen e sekuestrimin e provave shkresore, provave materiale të cilatprovojë elemntë të rëndësishëm të objektit të provuarit në procesin penal, pjesë e arsyetimit të vendimit Nr 372datë 21.04.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.667 Vendimi Nr 366 datë 11.04.2007 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.668 Dr. Estref Myftari “Këqyerja e vendit të ngjarjes” botim i vitit 1996.

Page 157: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

156

kryhet në vendin; ku ka ndodhur ngjarja, ku konstatohen pasojat e veprës, vendin ku ndodhetprova materiale dhe vetë prova, sendi, personat, kufoma apo pjesë të saj etj...

Si burim mjaft i rëndësishëm provash në shkencën e kriminalistikës është trajtuar nëmënyrë të zgjeruar ky veprim proçedural, duke përcaktuar rregulla të veçanta kriminalistike,sa i takon masave dhe veprimeve pregatitore për kryerjen e saj, rradhës së kryerjes sëveprimeve, përcaktimin e veçorive dhe pjesëmarrjen e specialistëve teknikë sipas llojit tëngjarjes kriminale, kufomës, sendit etj... Legjislacioni proçedural 669 gjatë fazes së hetimeveparaprake, kryerjen e këtij veprimi të rëndësishëm hetimor ja ka njohur Prokurorit dhePolicisë Gjyqësore si të vetmet subjekte proçedurale që kanë të drejtë kryerjen e këtij vepriminë këtë fazë të procesit. Rëndësi ka që ky veprim proçedurial të kryhet pa asnjë vonesë, kjopër shkak të karakterit të ndryshueshëm apo të pa qëndrueshëm që kanë objektet, sendet apopersonat që do të këqyren. Në ketë rast është proçesverbali, akti i cili i jep mundësi prokuroritdhe sidomos gjykatës (në pamundësi objektive e ligjore për ta konstatuar në mënyrë tëdrejtpërdrejtë) që të njohë vendin e ngjarjes, mekanizmin e kryerjes së krimit, mjetet, vendinku ka ardhë pasoja apo janë gjendur provat materiale, kufomat etj, elementë mjaft tërëndësishëm këto për objektin e të provuarit në proçesin penal.

Mjetet teknike të përdorura në këqyrje, i ofrojnë mundësi subjekteteve proçeduriale,Policisë Gjyqësore ose Prokurorit, që gjatë këqyrjes të bëjnë fotografime, filmime, regjistrimeaudiovizive..(neni 198/3 K.Pr.Penale) të gjithë vendit të ngjarjes, sendeve, objekteve dheprovave materiale. Kjo gjë ndihmon gjykatën që gjatë gjykimit të çështjes të perceptojë nëmënyrë sa më të plotë vendin e ngjarjes me të gjithë elementët e tij, kufomën, sendin, provatmateriale, nëpërmjet regjistrimeve të realizuara gjatë këqyrjes apo të dhënave të pasqyruaranë proçesverbal dhe në aktet e tjera. “Nga leximi i proçesverbalit të këqyerjes të hartuar menivel, ku është përshkruar me hollësi e saktësi mjedisi ku ka ndodhur vepra penale, objektetqë janë aty, gjurmët e provat materiale të zbuluara etj., krijohet një përfytyrim i plotë përvendin e ngjarjes dhe për karakterin e ngjarjes së ndodhur” 670.

Këqyrja e vendit ngjarjes. Për këqyerjen e vendit të ngjarjes dhe rëndësinë e saj siburim i njoftimeve dhe provave, janë dhënë përkufizime nga mjaft autorë. Në to vihet nëdukje jo vetëm rëndësia e madhë që ka për sigurimin e provave por edhe kujdesi i veçantë që iduhet kushtuar këtij mjeti kërkimi prove. Në praktikë ka rezultuar që këqyrja e vendit tëngjarjes është lloji më i aplikuar i këqyrjeve, ajo paraqet rëndësi të veçantë pasi në vendin engjarjes ndodhen gjurmët dhe provat materiale të cilat jo vetëm kanë lidhje me ngjarjen endodhur por ato japin të dhënat dhe njoftimet të rëndësishme për proçesin penal. “Këqyrja evendit ngjarjes është veprim hetimor, më anën e të cilit organi proçedues percepton nëmënyrë të drejtpërdrejtë mjedisin ku ka ndodhur vepra penale, zbulojnë, mbledhin, fiksojnë eadministrojnë gjurmë e prova materiale dhe sqarojnë rrethana që kanë rëndësi për çështjen”671.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është ndër veprimet e para hetimore që kryejnë organet ehetimit, pjesa më e madhe e ngjarjeve kriminale jo vetëm që njoftohen e konstatohennëpërmjet vendit të ngjarjes por një pjesë e konsiderueshme e proçedimeve penale fillojnë përshkak dhe mbi veprimet proçedurale të kryera në vendin e ngjarjes 672 . Si veprim ipapërsëritshëm hetimor, ajo nuk mund të kryhet me vonesë pasi me kalimin e kohës gjurmëte sendet, ndryshojnë, transfomohen apo humbasin, për shkak të veprimit të faktorëve objektiv

669 Nenet 304/1, 315/b për prokurorin dhe nenet 294/1 “a” dhe 303/2 “ç” të K.Pr.Penale.670 Dr. Estref Myftari “Këqyrja e vendit ngjarjes” botim i vitit 1996.671 Prof. Dr. Skënder Begeja “Kriminalistika” botim i vitit 1992.672 Dr. Estref Myftari “Këqyrja e vendit ngjarjes” botim i vitit 1996 Referuar statisikave rezulton se rreth 40 % eproçedimeve penale fillojnë mbi bazën e veprimeve hetimore të kryera në vendin e ngajrjes.

Page 158: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

157

të ambientit apo edhe atyre subjektivë. Praktika ka treguar që ky burim provash në mënyrë tëkonsiderueshme, përcakton shkallën e njohjes në proçesin penal e për këtë arsye duhet tëvlerësohet e kryhet në mënyrë sa më të hollësishme e cilësore. “Nga kqyerja e vendit ngjarjesështë pasqyruar vendi ku ka ndodhur ngjarja, vendi ku janë gjetur dhe fiksuar gëzhojat earmës së zjarrit me të cilën është qëlluar i dëmtuari, autovetura me të cilën ka qenë dukelëvizur i dëmtuari etj..” 673

Këqyrja e vendit të ngjarjes është burim i jashtzakonshëm faktesh e provash, ajo ështëveprim i ngutshëm hetimor, i pa zëvendësueshëm dhe i papërsëritshëm. “Këqyrja e vendit tëngjarjes është themeli i hetimit penal, sa më të forta e të fuqishme të jenë këto themele, aq mëi shëndetshëm, i plotë dhe i shpejtë do të jetë hetimi penal 674. Nga këqyrja e vendit ngjarjesorganet e proçedimit kanë mundësi të përcaktojnë; metodën dhe mjetet që ka përdorur autorinë kryerjen e veprës penale, mënyra e ardhjes apo hyrjen e autorit në vendin e krimit,veprimet konkrete që ai ka kryer në vendngjarje, sendet që ka prekur autori dhe gjurmët që aika lënë apo mund të ketë lënë, numrin e mundëshëm të autorëve, pasojat që kanë ardhur,veprimet mbas kryerjes së veprës etj...

Në legjislacionin tonë proçedurial janë parashikuar rastet e këqyrjeve si veprimeproçeduriale për zbulimin e gjurmëve, mekanizmit, pasojave nga vepra penale si dhe detyrimii organit proçedues që kryerjen e këtij veprimi ta bëjë në prani të specialist me njohuri tëposaçme në fushën e shkencës dhe teknikës sipas llojit të vendit të ngjarjes dhe veprës penale,i gjithë ky proces pasqyrohet e dokumentohet në proçesverbalin e këqyerjes. “Kështu ngakëqyerja e vendit ngjarjes datë.. është pasyruar vendi ku ka ndodhur ngjarja, vendi ku janëgjetur dhe fiksuar gëzhojat e armës së zjarrit me të cilën është qëlluar i dëmtuari, autoveturame të cilën ka lëvizur i dëmtuari etj.. “ 675.

Gjatë këqyerjes së vendit të ngjarjes duhet që nëpërmjet aplikimit të mjeteve teknikedhe ndihmës së specializuar të ekspertëve kriminalistë dhe të fushave ttjera të shkencës, tëzbulohen dhe administrohen edhe ato gjurme apo mikrogjurmë të cilat nga këqyerja e lirë mesy nuk konstatohen. “Gjatë këqyerjes së vendit të ngjarjes duke përdorur mjete teknikekërkohen gjurmë të autorëve të veprës penale dhe mjeteve të përdorura për kryerjen e saj,sende apo objekte që janë prekur prej tij. Pas këqyerjes me sy të lirë këto sende këqyren dhepërpunohen me mjete teknike të posaçme” 676.

Në praktikë janë bërë interpretime të ndryshme për fazën në të cilën realizohetkëqyerja e vendit ngjarjes. Ligjvënësi si për çdo lloj këqyerje i ka njohur të drejtën organitproçedues të aplikojë këtë mjet të kërkimit të provës sipas kërkesave të ligjit dhe sipa fazës nëtë cilën ndodhet proçesi penal. Në mjaft raste edhe se çështja është në gjykim, lind enevojshme kryerja e këqyerjes së vendit të ngjarjes, apo rindërtimi i saj, për të verifikuar epërcaktuar vërtetësinë e mjaft njoftimeve që lidhen me objektin e të provuarit. Pavarësisht sekëqyerja e vendit ngjarjes zakonisht realizohet në fazën e hetimit paraprak, kjo për shkakt tëmjaft faktorëve të njohur. Por ajo mund të realizohet edhe gjatë gjykimit, për më tepër edhenë gjykimin në gjykatën e apelit, konformë kërkesave të nenit 427 të K.Pr.Penale. Ngapraktika gjyqësore mund të përmendim rastin e mëposhtëm për të ilustruar qëndrimet endryshme në këtë drejtim, dhe konkretisht; “ në gjykimin në gjykatën e apelit nga prokurori

673 Vendimi Nr 25 datë 09.02.2011 i Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, në të cilin arsyetohet në lidhje me provatmateriale me rëndësi për përcaktimin e vendit ngjarjes si dhe të mekanizmit saj administruar gjatë këqyerjesvendit ngjarjes.674 Dr. Prof. Skënder Begeja “Kriminalistika” botim i vitit 1992.675 Arsyetim në vendimin Nr 25 datë 09.02.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, mbi marrjen e njoftimeve tërëndësishme gjatë këqyerjes vendit ngjarjes.676 Dr. Estref Myftari “Këqyerja e vendit të ngjarjes” botim i dytë, viti 1996.

Page 159: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

158

është kërkuar riçleja e shqyrtimit gjyqësor dhe kryerja e këqyrjes, rindërtimit të vendit tëngjarjes, për të përcaktuar largësinë e qitësit me të dëmtuarin, gjurmët e predhave në muret eshtëpisë, kërkesë e cila nga gjykata e apelit në mënyrë të gabuar, nuk është pranuar mearsyetimin se këqyerja e vendit ngjarjes i përket fazës hetimit paraprak..” 677.

Këqyrja e personave dhe kufomave. Objekt i kësaj këqyrje është një person i gjallëapo i vdekur në të cilin pasqyrohen fakte e të dhëna të cilat shërbejnë si prova në proçesinpenal. Në këqyrjen e personave mund të gjenden gjurmë të rëndësishme që e lidhin atë personme kryerjen e veprës penale, mund të konstatohen dëmtime fizike në bazë të cilavepërcaktohet mënyra dhe mjeti me të cilin autori ka kryer veprën penale, konstatohetnjëkohësisht pasoja e ardhur etj... Një thënie e vjetër latine thotë se “ Kufoma është njëdëshmitar memec që ruan nën lëkurën e saj gjurmët e krimit“. Nëpërmjet këqyrjes sëhollësishme dhe ekzaminimit mjeko-ligjor të saj, arrihet të deshifrohet kodi i rrëfimit të këtijdëshmitari memec. “Është e domosdoshme që këqyerja e kufomës të bëhet pa vonesë, eorganizuar e me nivel shkencor. Vdekja nga dhuna nënkupton përplasje me intensitettraumatik midis dy objekteve (viktimës e autorit), atëherë gjurmët dhe shenjat e krimit,dhunës, mund të gjenden tek viktima, te autori, në vendin e ngjarjes apo larg saj” 678.

Këqyrja e kufomave ka veçori specifike, ajo në çdo rast bëhet me praninë dheasistencën e mjekut ligjor. Në nenin 200/1 të K.Pr.Penale parashikohet detyrimi i organitproçedues që këqyrjen e kufomës ta bëjë në praninë e mjekut ligjor. Vlerësimi në rastin ekëqyrjeve të personave bëhet nga ana e organit proçedues, e drejtë kjo e përcaktuar në nenin199/3 të K.Pr.Penale. Gjatë këqyrjeve të kufomave apo personave, ligji proçedurial kaparashikuar të drejtën e organit proçedues të marrë kampione gjaku apo të bëjnë (measistencën e specialistit) ndërhyrje të tjera trupore (të marrë fije floku, qime, sekrecione etj..) “Në këqyerjen e kufomës vemendje e veçantë duhet ti kushtohet vendodhjes së saj në raport mevendin e gjetur dhe sendet e tjera, pozicionin e saj, dëmtimet dhe njollat e gjakut, njollatkufomore, dhe evidentimi i hollësishëm i dukurive para kufomore dhe pas kufomore” 679.Këqyrja e kufomës dhe ekzaminimet e mëtejshme të saj nga ana e specialistit mjeko-ligjor, karëndësi thelbësore pasi me anë të këtij veprimi përcaktohen shumë rrethana që kanë të bëjnëme objektin e të provuarit. Këqyerja e kufomës zakonisht kalon në dy faza; në këqyerjen ejashtëme të saj në vendin ku ajo gjendet e më pas këqyrja e hollësishme në ambiente tëveçanta spitalore, (morg). Kryerja e autopsisë në shumicën e rasteve është e detyrueshme kjosipas përcaktimeve të bëra në ligjin Nr 7830 data 15.06.1994 “Për autopsinë”. Autopsia ekryer nga ana e mjekut specialist mund të jetë anatomo-patologjike ose mjeko-ligjore, ngakryerja e saj zgjidhen çështje mjaft të rëndësishme për proçesin penal, jo vetëm për shkakun evdekjes por edhe të mekanizimit të shkaktimit saj, mjetet e përdorura e mjaft rrethana të tjeratë rëndësishme për çështjen.

Këqyerja e personave të gjallë në mjaft raste rezulton e domosdoshme dhe erëndësishme për marrjen e njoftimeve në lidhje me objektin e të provuarit dhe në tërësi përgjithë proçesin penal. Objekt i kësaj këqyerje mund të jetë personi i dëmtuar nga kryerja eveprës penale, por edhe personat të cilët dyshohen si autorë të kryerjes së veprës penale. Nërastin e të dëmtuarit nga vepra penale objekt i këqyerjes është marrja e njoftimeve dhe egjurmëve që janë lënë në trupin apo veshjet e tij nga autori i veprës penale, gjatë kryerjes saj.Ndërsa në këqyerjen e personit, veshjeve të tij, objekt i këqyerjes është marrja e të dhënave

677 Mbi këqyerjen gjatë fazës gjykimit dhe qëndrimi i gabuar i mbajtur nga gjykata e rrethit gjyqësor dhe ajo eapelit Korçë, arsyetim në vendimin e Kolegjit Penal Gjykatës Lartë Nr 13 datë 18.01.2012, ku ky kolegj kavendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim.678 Dr. Prof. Sokrat Meksi “Vdekja nga dhuna” botim i vitit 2005 .679 Dr. Estref Myftari, këqyerja e kufomës, pjesë e botimit “këqyerja e vendit ngjarjes” Tiranë 1996.

Page 160: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

159

dhe gjyrmëve të mundëshme të lëna gjatë kryerjes veprës penale. Të tilla njoftime e gjurmëmund të jenë gjurmët e gjakut të dëmtuarit apo viktimës, mbetje të sendeve e objekteve qëjanë marrë apo lënë gjatë kryerjes së veprës penale etj.. Referua parashikimeve të bëra nganeni 194/4 të K.Pr.Penale këqyerja e personit mund të bëhet edhe në kundërshtim të vullnetittë personit objekt i saj. Duhet thënë se nga këqyerja e kufomës dhe e personit nga ana eorganit procedures munt të merren njoftime të rëndësishme dhe prova të cilat lidhen meelementë të rëndësishëm të objektit të provuarit.

Këqyrja e sendeve dhe e provave materiale. Organet e proçedimit penal në çdo fazëtë proçesit kanë të drejtë të këqyrin sende të ndryshme (sende këto të cilat lidhen me gjurmëtdhe pasojën e veprës) apo provat materiale, kudo që ato të ndodhen. Edhe për këqyrjen esendeve apo provave materiale zbatohen të njëtat rregulla proçeduriale të përshkruara mësipër si dhe në rastet e këqyrjeve të tjera. “Në vendngjarje janë fiksuar me proçesverbalin ekëqyerjes dhe marrjes provave materiale 13 gëzhoja metalike, dhe një pjesë këmishe predhe,kjo e fundit e sekuestruar në trupin e të dëmtuarit..” 680.

Në shumicën e rasteve sendet dhe provat materiale që lidhen me objektin e tëprovuarit zbulohen e administrohen gjatë këqyerjes së vendit të ngjarjes. Gjatë këqyerjes sëvendit të ngjarjes zbulohen e administrohen prova materiale të cilat janë burim njohje përproçesin penal. Këto sende e prova materiale, këqyren dhe të dhënat që rezultojnë nga kyveprim dokumentohen hollësisht në proçesverbalin e këqyerjes, ato merren e administrohensipas kërkesave të ligjit. Gjatë këqyrjes zbulohen e administrohen gjurmë papilare, të duarvedhe të këmbëve, të veglave dhe mjeteve të krimit, të transportit, të armëve të zjarrit, mikrogjurmë etj.. Duhet thënë se rezultatet e hetimit, varen drejtpërdrejtë nga kujdesi i treguar gjatëveprimeve të para hetimore, për zbulimin, fiksimin dhe administrimin e provave materiale dhegjurmëve të lëna në to, veprime këto të cilat lidhen drejtpërdrejtë me këqyerjen si mjet ikërkimit të provës. “nga këqyerja e dy telefonave celular, në rubrikat e thirjeve ka rezultuarse ka thirrje në datat ... të cilat provojnë thëniet e të pandehurin P.Sh, në lidhje me tëpandehurit tjetër E.K...” 681.

Këto sende ose gjurmë, mund të jenë të dukshme ose jo nga këqyrja normale me sy tëlirë. Në veçanti zbulimi dhe administrimi i mikrogjurmëve, gjyrmëve të duarve apomaterialeve biologjike, bëhet me ndihmën e specialistëve me njohuri të posaçme në fushën eteknikës dhe shkencës, ekspertëve kriminalistë. Këto gjurmë mund të jenë grimca të vogla qëmbeten nga ndërveprimi mekanik i autorit me të dëmtuarin, objektet apo sendeve, në sasi aqtë vogël sa nuk mund të konstatohen nga këqyrja me sy të lirë. “ gjatë këqyrjes këto gjurmëmund të konstatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet mjeteve teknike me ndihmën especialistit kriminalist, të tilla janë, gjurmët daktiloskopike, biologjike, mikrogjurmët..” 682.Provat materiale zakonisht zbulohen, merren dhe sekuestrohen nga ana e organit proçedues,pasi këto prova materiale i janë nështruar proçesit të kqyrjes . E themi këtë për shkak se ështëkqëerja ajo e cila evidenton elementët e saj si provë në proçesin penal, pra lidhjen dhenjoftimin që ajo jep për objektin e të provuarit. Këtu përmendim provat materiale të cilatmerren e administrohen gjatë kqyerjes vendit ngjarjes, mjeteve, personit, kufomës, sendeve,objekteve. Kur nga këqyerja e provës materiale konstatohen gjurmë ato përshkruhen nëproçesverbal hollësisht dhe i nështrohen proçesit të marrjes e administrimit me metoda

680 Vendimi Nr 25 datë 09.02.2011 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në të cilin arsyetohet që gjatë këqyrjesështë disponuar edhe me marrjen e sekuestrimin e provave materiale.681 Mbi këqyrjen e sendeve prova materiale, telefona të sekuestruar të gjykuarit P.Sh, arsyetim në vendimin Nr12 datë 24.01.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.682 Në punimin e Prof. Dr. Skënder Begeja “Mikrogjurmët dhe roli i tyre në proçesin e të provuarit” botim i vitit1989 bëhet trajtim i zgjeruar e mjaft shkencor .

Page 161: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

160

teknike e shkencore nga ana e specialistit kriminalist, ato fotografohen, por edhe filmohennëse çmohet e nevojshme. “Nga këqyerja e mjetit me targë FR... u fiksuan dhe u sekuestruannë cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, dy prej të cilave në dyshemenë pranë sediljes parë tëpasagjerit dhe dy të tjerat pranë sediljes pas saj. Gjithashtu gjatë këqyerjs janë fiksuar nëcilësinë e provës gjurmë papilare, njëra prej të cilave në pjesën e brendëshme të mjetit..” 683.

Në mjaft raste ndodh që gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjenden sende e provamateriale të cilat janë burim njohje për proçesin penal. Në këto raste organi proçeduesdokumenton në proçesverbalin e këqyrjes të gjitha të dhënat identifikuese të sendit apo provësmateriale, ato merren, administrohen e sekuestrohen sipas rregullave proçeduriale me akte tëveçanta. Në shumicën e rasteve nga këqyrja sigurohen prova të rëndësishme për proçesinpenal, të tilla mund jenë mjetet e kryerjes krimit (armë të ftohta, zjarri etj..) gjurmë të lënanga autorët e krimit (gjurmë daktiloskopike, njolla gjaku, biologjike, veshje të tyre etj..) si dheprova të cilat lidhen e provojnë pasojën e ardhur nga vepra penale. “Fakti që të tre tëgjykuarit kanë qëlluar në drejtim të dëmtuarit provohet nga ekzistenca e tre lloje gëzhojasharme zjarri të qitura nga tre armë të ndryshme, gëzhoja këto të cilat janë marrë e sekuestruargjatë këqyerjes së vendit ngjarjes..” 684.

Verifikimi i provave nëpërmjet këqyerjes. Këqyrja si mjet i kërkimit të provësshërben edhe për verifikimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese të njoftimeve dhe provave tëtjera. Nga ana e organit proçedues duke aplikuar këtë mjet kërkimi prove, në mjfat rastenëpërmjet këqyerjes verifikon elementët e dhëna nga provat e tjera, njoftime këto që lidhenme vende, objekte, sende apo persona. Këqyrja e vendit, sendit apo personit, bëhet në këtërast duke krahasuar elementët e dhënë p.sh. nga dëshmitari në dëshminë e tij me ato qëkonstatohen gjatë këqyrjes. Në këtë rast rezultati i këqyrjes, konfirmon ose jo vërtetësinë edëshmisë së dhënë nga dëshmitari apo elementëve të veçantë të saj. “ gjatë ballafaqimit edëmtuara është pyetur nëse mbante mend shenja të veçanta në trupin e të pandehurit dheështë përgjigjur se nuk i kujtohen të tilla.. në datë 09.02.2004 është kryer këqyerja e personitnë datë.., ku janë evidentuar disa shenja të dallueshme që i gjykuari mbante në krahë(tatuazhe), trup dhe fytyrë (cikatriçe)..” 685.

Nëpërmjet këtij mjeti të kërkimit të provës realizohet gjithashtu edhe verifikimi ivërtetësise së thënieve të pandehurit, pra nëse alibia apo shpjegimet e dhëna nga ana e tëakuzuarit rreth ngjarjes janë apo jo të vërteta. Për ta ilustruar nga praktika gjyqësore mund tëpërmendim rastet e mëposhtme; “alibia e të pandehurit nuk mbështetet në asnjë provë,ndërkohë që nga kqyerja e mjetit të dëmtuarit konstatohen dy dëmtime të shkaktuar ngapredha të qitura nga armë zjarri, gjithashtu në afërsi të makinës nuk është gjendur asnjëgëzhojë e qitur nga arma e të gjykuarit” 686. “Nga kqyerja e dy telefonave celuar.. provëmateriale të sekuestruara të gjykuarit E.K ... rezulton se në to janë regjistruar thirrje në dt...me numrin telefonik .. që i përket të gjykuarit tjetër P.Sh...” 687.

683 Arsyetim në vendimin Nr 902 datë 27.10.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi provat e marra eadministruara gjatë këqyerjes së mjetit autoveturës ku është gjendur i vrarë viktima M.L.684 Arsyetim në vendimin Nr 279 datë 28.05.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.685 Në këtë vendim pasqyrohet verifikimi i thënieve të dëmtuarës nëpërmjet këqyerjes së personit, pandehurit qëajo akuzonte, arsyetuar në vendimin Nr 454 datë 15.10.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.686 Rendësia në këtë rast e njoftimit që ka dhënë këqyerja e provave materiale në lidhje me qëllimin kriminal tëautorit si dhe cilësimin ligjor të veprës penale, arsyetuar në pikën 25 të vendimit Nr 56 datë 22.02.2012 tëKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.687 Mbi verifikimin e thënieve të pandehurit nëpërmjet këqyerjes dhe rezultateve të saj, arsyetuar në vendimin Nr12 datë 24.01.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 162: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

161

IV. 2 - K o n t r o l l e t

Në legjislacionin tonë proçedural penal është parashikuar si mjet për kërkimin eprovës edhe kontrolli i personit, vendeve, banesës, lokalit etj... Kontrolli si mjet për kërkimine provës, lidhet me nevojën që kanë organet e proçedimit për të gjetur e administruar prova tëcilat ndodhen ose fshihen në persona apo vende të caktuara. Nëse gjatë kryerjes së kontrollitgjenden sende të cilat shërbejnë dhe lidhen me objektin e të provuarit në proçesin penal, atoshënohen hollësisht në proçesverbalin e kontrollit dhe sekuestrohen, veprime këto të cilatdokumentohen në akte të veçanta, duke respektuar dispozitat proçeduriale mbi sekuestrimet.Kontrolli nuk është mjet i zakonshëm për kërkimin e provave, ai duhet të kryhet në rastet kurnga ana e organeve të proçedimit disponohen të dhëna të mjaftueshme, që në personi apo nëvendet që ai administron, ndodhen apo fshihen prova të cilat shërbejnë për proçesin penal.

Parashikimet e bëra nga ligjvënësi në nenet 202-207 të K.Pr.Penale, janë reflektim igarancive kushtetuese si dhe të standarteve të vendosura nga aktet ndërkombëtare. Në neni37/1 të Kushtetutës parashikohet e garantohet paprekshmëria e banesës, ndërsa në paragrafine dytë detyrimi i organit proçedues që për kryerjen e kontrollit të vendeve e personit sipaskërkesave të ligjit 688. Edhe Konventa Europiane e Drejtave të Njeriut në pikën 1 të nenit 8 tësaj, ka parashikuar se “Çdokush ka të drejtën e repektimit të jetës së tij private dhe familjare,banesës dhe korespondencës së tij”. Ndërsa në paragrafin e dytë të kësaj dispoziteparashikohen rastet e aplikimit të kontrollit si dhe detyrimet e organeve proçeduese nëaplikimin e këtij mjeti kërkimi prove 689. Të njëjtat garanci parashikohen edhe nga PaktitNdërkombëtar i të Drejtave Civile dhe Politike i O.K.B 690. Ky është edhe një nga dallimetmë esenciale në krahasim me ligjin e mëparshëm proçedural.

Objekti i kontrollit. Sipas kërkesave të ligjit objekt i kryerjes së kontrollit mund tëjetë një individ i caktuar, një banesë, zyrë, ambiente të tjera të mbyllura private apo publikedhe çdo vend në të cilin mendohet e disponohen të dhëna që gjenden apo fshihen provamateriale që lidhen me objektin e të provuarit. Kontrolli ka lidhje të drejtpërdrejtë mekëqyrjen dhe sekuestrimin si mjete të kërkimit të provës, në mjaft raste edhe me përgjimin.Çdo send e provë materiale që gjendet gjatë kontrollit e lidhet me objektin e të provuarit inënshtrohet njëkohësisht edhe këqyrjes dhe sekuestrimit të tyre. Nga përmbajtje e veprimeveqë kryhen nga ana e organit proçedues gjatë kontrollit ato kanë ngjashmëri me këqyrjen. Gjatëkontrollit të personit apo të ambientit, kontrollohen e këqyren me kujdes të gjitha sendet eobjektet që ndodhen apo që gjenden të fshehura, ato pasqyrohen me hollësi në proçesverbaline kontrollit. Kontrolli ka veçori specifike nga këqyerja, pasi në çdo rast për kryerjen e tijparaprakisht duhet të vendoset, me akt të veçantë proçedurial, ndërsa realizimi i këqyerjesvendoset me vendim të veçantë jashtë kushteve të flagrancës dhe kur nga këqyerja preken tëdrejtat dhe interesat e individit në lidhje me vendin, sendin apo personin. Nga legjislacioniproçedurial janë përcaktuar rastet, kushtet dhe mënyrat e kryerjes së kontrollit të personave, tëambienteve (vendeve) dhe të dokumentave e korrespondencës bankare.

688 Në paragrafët 1 dhe 2 të kësaj dispozite parashikohet se “Paprekshmëria e banesës është e garantuar.Kontrolli i banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të, mund të bëhen vetëm në rastet dhe në mënyrat eparashikuara me ligj”689 Në paragrafin e dytë të nenit 8 të K.E.Dr.Njeriut parashikohet se “Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë nëushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëridemokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose …”690 Në nenin 17/1 të këtij pakti parashikohet se “Askush nuk mund të jetë objekt i ndërhyrjeve arbitrare ose tëpaligjëshme në jetën e tij private, në familjen, në banesën ose letërkëmbimin, as duhet të cënohet në mënyrë tëpaligjshme në nderin dhe reputacionin e tij.” Ndërsa në paragrafin e dytë parashikohet mbrojtja ndaj ndërhyrjevearbitrare “Çdo person ka të drejtë të ketë mbrojtjen e ligjit kundër ndërhyrjeve dhe shkeljeve të tilla”

Page 163: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

162

Më konkretisht në nenet 202 – 207 të K.Pr.Penale, janë parashikuar rastet e kryerjes sëkontrollit, të drejtat e organeve të proçedimit në kryerjen e kontrollit, mënyra dhe koha ekryerjes tij, të drejtat e detyrimet e personave që kontrollohen etj.. Për shkak të rëndësisë sëmadhe që ka kontrolli si mjet i kërkimit të provës nga njëra anë si dhe të faktit që nga ky mjeti kërkimit provës cënohen rëndë të drejtat dhe liritë e individit, ligjvënësi ka parashikuar tëdrejtën proçeduriale vetëm të Gjykatës për të vendosur nëse do të aplikohet ky mjet i kërkimittë provës tej kushteve të flagrancës. Pra gjatë fazës hetimit paraprak për kryerjen e kontrollittë personave, banesës, vendeve apo ambienteve të caktuar në të cilat mendohet e ka të dhënase gjenden prova materiale me interes për objektin e të provuarit.

Kushtet dhe mënyra e kryerjes kontrollit. Për të respektuar të drejtat dhe liritëthemelore të shtetasve që kontrollohen apo të vendeve që administrohen nga ata, ligjvënësi kaparashikuar që kryerja e kontrollit duhet detyrimisht të miratohet nga ana e gjykatës. Praështë gjykata i vetmi autoritet që njeh ligji për të vendosur aplikimin e këtij mjeti jo tëzakonshëm të kërkimit të provës. Gjykata vendos për pranimin e kërkesës së prokurorit përkryerjen e kontrollit me vendim të veçantë. Ky vendim në përmbajtje përmban në mënyrë tëpërmbledhur arësyet dhe shkaqet në të cilat është bazuar gjykata në mënyrën e saj tëdisponimit si dhe provat në të cilat është bazuar. Kjo për faktin se gjykata vendos për kryerjene kontrollit, vetën në rastet kur ka arësye të bazuara se dikush në personin e tij apo vendin qëposedon, fsheh apo mban sende e prova materiale që lidhen me veprën e proçesin penal.Gjykata mund të proçedojë vetë ose të urdhërojë kryerjen e kontrollit nga O.P.Gjyqësore.

Nga Gjykata e Strasburgut tashmë është krijuar praktikë e qartë në lidhje merespektimin e nocionit të jetës private dhe paprekshmërisë së banesës, në kuadër tërespektimit të drejtave dhe garancive të njohura nga neni 8 i Konventës, parashikime këto tëcilat lidhen me ato të nenit 6 të kësaj Konvente. Nga kjo gjykatë nocionet jetë private, banesëdhe korespondencë jo vetëm që janë konsideruar mjaft të rëndësishme por ato konsiderohennë lidhje të pandërprerë me njëra tjetrën. Garancitë e njohura në lidhje me paprekshmërinë ebanesës janë vlerësuar të njëjta me ato të zyrës apo të ambienteve ku personi ushtronaktivitetin profesional 691. “Në mënyrë më të përgjithshme, interpretimi sipas të cilit fjalët‘jetë private’ dhe ‘banesë’ përfshijjnë disa ambjente apo aktivitete profesionale ose tregtare, ipërgjigjet objektit dhe qëllimit kryesor të nenit 8 të konventës, mbrojtjen e individit ngandërhyrjet arbitrare të autoriteteve publike” 692. Në çështjen Neimentz kundër Gjermanisë,Gjykata Europiane e Drejtave të Njeriut ka vendosur se vendimi i gjykatës rajonale tëMynihut për kryerjen e kontrollit të ambienteve të punës (zyrës) së Neimientz ishte i gabuardhe ishte shkelur neni 8 i Konventës E.D.Nj. Në vendimin e saj kjo gjykatë arsyetonte faktinse edhe zyra dhe çdo ambient pune e profesional, përfshihen në jetën private të individit,sikurse edhe banesa e tij. Në ambientet e punës njerëzit, veç aktivitetit profesional, kryejnëkomunikime dhe aktivitet të karakterit privat.

Përjashtim nga ky rregull, ligjvënësi ka parashikuar, të drejtën e O.P.Gjyqësore që nëkushtet e flagrancës të kryejnë kontroll pa vendim të gjykatës, respektivisht në neni 202/3 dhe298 të K.Pr.Penale. Këto janë raste që objektivisht nuk mund të pritet deri në marrjen e njëvendimi gjyqësor për kryerjen e kontrollit. Ky rast kontrolli mund të bëhet jo vetëm përgjetjen e marrjen e provave por edhe për kapjen e autorit të krimit, i cili pas kryerjes së krimitështë në ndjekje nga ana e O.P.Gjyqësore. Ky kontroll është pjesë e veprimeve të parahetimore që policia gjyqësore kryen menjëherë mbasi ka marrë njoftim për krimin e kryer.

691 Në vendimin datë 24.04.1990 të Gj.E.Dr.Njeriut në çështjen Huvig kundër Francës, në të cilin ka përkufizuarse në punën e gjithsecilit nuk është e mundur të ndahet ajo që i përket fushës profesionale me atë private,aktiviteti profesional me atë jo profesional janë të lidhura dhe nuk egziston mjet për ti ndarë.692 Jean Pradel “E drejta penale europiane” botim në shqip, i vitit 2010.

Page 164: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

163

“nga policia gjyqësore në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e tëgjykuarit M.T, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit janë gjendur qeska të mbushuara me lëndënë ngjyrë kremi si dhe paisje e makineri që shërbejnë për peshimin, përzierjen dhe presimin elëndës narkotike..” 693.

Në mungesë të kushteve të flagrancës dhe pa marrë vendim nga gjykata për miratimine kryerjes së kontrollit të banesës, të lokalit, të zyrës, të personit etj., nuk mund të kryhetkontrolli nga policia gjyqësore apo prokurori. Në rastet e kryerjes së kontrollit në kundërshtimme kërkesat e ligjit, jo vetëm që kontroll rezulton i paligjëshëm por edhe provat e marra eadministruara në një kontroll të tillë nuk mund të përdoren nga ana e organit proçedues nëproçesin penal. Për ta ilustruar nga praktika gjyqësore përmendim rastin e mëposhtëm;“Kontrolli i banesës së të gjykuarit pa vendim të gjykatës është kryer në kundërshtim mekërkesat e ligjit, bazuar ne nenin 151/4, 252 të K.Pr.Penale dhe nenit 32 të Kushtetutësrezultati i këtij kontrolli është i papërdorshëm..” 694.

Sipas nenit 202/3 dhe 298/2 të K. Pr.Penale, O.P.Gjyqësore kanë të drejtë të ushtrojnëkontrollin e personit dhe të vendeve, në rastet kur ata janë duke ekzekutuar një urdhërndalimi, arresti 695 apo të një vendimi gjyqësor dënimi me burgim, gjithnjë kur ka arësye tëbazuara se mbahen apo fshihen sende apo gjurmë që lidhen me veprën penale. Në këtë rastsipas pikës “3” të kësaj dispozite, parashikohet detyrimi i O.P.Gjyqësore që brenda 48 orëvetë dërgojë aktet e kontrollit për vlerësim tek Prokurori, i cili vendos brenda 48 orëve mbivlefshmërinë dhe respektimin e kërkesave të ligjit nga policia gjyqësore, nëse kryerja ekontrollit ka qenë apo jo e ligjshme. “Në momentin e arrestimit në flagrancë të dy të gjykuaritjanë ndodhur në Mak-Albania Golem, nga kontrolli i ushtruar në momentin e arrestimit ujanë gjendur e më pas sekuestruar shuma të konsiderueshme në lekë, euro dhe dollarë…” 696.

Kontrolli si mjet i kërkimit të provës konsiston në kërkimin e sendeve, të provavemateriale, dokumenteve etj.. në persona apo ambiente të caktuara në të cilat organi proçedueska arësye të bazuara se ato gjenden ose mbahen të fshehura. Ligjvënësi ka parashikuardispozita të veçanta proçeduriale të cilat rregullojnë mënyrën e kryerjes së kontrollit, kufirinkohor në të cilin ai lejohet të kryhet, detyrimin e organit proçedues për ti dhënë atij qëkontrollohet kopje të vendimit të kontrollit si dhe të drejtën për të kërkuar praninë e njëpersoni tjetër për të asistuar gjatë kryerjes së kontrollit. “..në kushtet e flagrancës policiagjyqësore ka kryer kontrollin në praninë e të gjykuarit Gj.S si dhe të shtetases E.P e cilarezultonte si ish pronare e banesës së shitur të gjykuarit. Nga kontrolli u gjendën dhesekuestruan…” 697.

693 Mbi kryerjen e kontrollit banesës në kushtet e flagrancës nga policia gjyqësore, arsyetuar në vendimin Nr 24datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.694 Mbi papërdorshmërinë e provave të marra nga kontrolli i paligjshmë, arsyetuar në vendimin Nr 252 datë17.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Qëndrim i ndryshëm është mbajtur në vendimin Nr 531 datë15.10.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, e cila interpreton se “.. edhe nëse do të pranohej arsyetimi ibërë nga gjykata se procesverbali kontrollit nuk mund të përdoret si provë, del i pakontestueshëm fakti i gjetjessë materiale të kundraligjshme nga ky kontroll”..695 Këtu duhet të kemi parasysh rastet kur sipas nenit 253 të K.Pr.Penale është urdhëruar apo vendosur ndalimi itë dyshuarit për kryerjen e një krimi apo kur është urdhëruar arrsetimi në flagrancë apo ekzekutimi i vendimitgjyqësor i cili ka caktuar masë sigurimi sipas neneve 237 dhe 238 të K.Pr.Penale.696 Mbi kontrollin e personit në momentin e arrestimit tij, arsyetuar në vendimin Nr 618 datë 16.06.2010 tëKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.697 Arsyetim në vendimin Nr 134 datë 17.02.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Në këtë vendimarsyetohet mbirespektimin e kërkesave të ligjit për kryerjen e kontrollit banesës, nga policia gjyqësore ështëkryer kontroll në banesë së pabanuar, pasi janë marrë e shoqëruar pronari i saj si dhe shtetësja E.P e cilarezultonte pronare e mëparshme e kësaj banese.

Page 165: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

164

Kontrolli i personit. Kontrolli i personit parashikohet nga neni 204 i K.Pr.Penale, aiështë lloj i veçantë kontrolli pasi objekt i kontrollit është individi, veshjet, trupi i tij si dhe çdosend që mbahet me vete nga ky person. Personi mund ti nënshtrohet kontrollit personal vetëmnë rastet kur nga ana e gjykatës është marrë vendim për kryerjen e kontrollit të personit,vendimarrje kjo e cila është e kushtëzuar me kushtin kur ka arësye të bazuara se ai në veshjet,trupin e tij fsheh sende, prova materiale e dokumentare që lidhen me objektin e të provuaritme interes për zgjidhjen e drejtë të çështjes penale. Përpara kryerjes së kontrollit, personit qëkontrollohet i jepet një kopje e vendimit për kontrollin si dhe i bëhet e ditur e drejta e tij për tëasistuar në kontroll një person i besuar. Në paragrafin e dytë të nenit 204 të këtij kodi, ështëparashikuar detyrimi që kanë organet e proçedimit për të respektuar dinjitetin e personit që inënshtrohet kontrollit.

Edhe për këtë kontroll bëhet përjashtim nga ligjëvënësi 698 në rastet e flagrancës kuO.P.Gjyqësore kryejnë kontrollin e personave pa vendim të gjykatës, kur ka arësye të bazuarase ky person mban dhe fsheh sende, prova materiale dhe gjurmë të veprës penale. Këto janëraste që objektivisht nuk mund të pritet deri në marrjen e një vendimi gjyqësorë për kryerjen ekontrollit për shkak se sendet dhe gjurmët e veprës penale do të humbasin ose zhduken ngafaktorë të ndryshëm. “nga kontrolli i ushtruar të pandehurinë në kushtet e flagrancës i janëgjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy celësa hegzagonalë, të shtypur dhe tëpërshtatur për hapjen e dyerve të makinave.. këto prova së bashku me dëshmitë dhe thëniet etë gjykuarit A.P provojnë kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së vjedhjeve të automjeteve..“699.“Nga policia gjyqësore janë kapur në flagrancë të pandehurit si dhe nga kontrolli i mjetittyre janë marrë e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy thasë, në brendësi të të cilëvendodheshin 41 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa, e ambalazhuar në 40 pako” 700.

Kontrolli i vendeve. Objekt i këtij kontrolli janë vende të caktuara si banesa, lokale,zyra, ambiente të tjera të cilat janë në pronësi apo administrim të subjekteve juridikë apoprivatë. Nga ana e organit proçedues edhe në rastet e kontrollit të vendeve zbatohen të njëjtatrregulla proçeduriale, të pandehurit apo personit qe ka në pronësi apo disponon ambientinobjekt kontrolli, i jepet paraprakisht kopje e vendimit për kryerjen e kontrollit, duke e njohuredhe me të drejtën e pranisë së një personi të besuar gjatë kryerjes së kontrollit. Në mungesëtë këtyre personave kopja e vendimit të kontrollit i jepet personave të tjerë të pranishëm në atëambient, të afërm të pandehurit, fqinjë apo persona të tjerë që punojnë apo kanë lidhje me ta.Si për çdo rast kontrolli edhe për kryerjen e kontrollit të vendeve në kushtet e flagrancës nukështë e nevojshme marrja më parë e një vendimi të gjykatës për kryerjen e kontrollit. Në mjaftraste ndodh që si vend i ngjarjes të jetë banesa apo zyra e një personi të caktuar. Në këtë rastkëqyrja e realizuar lidhet edhe me veprime kontrolluese të vendit ku ka ndodhur vepra penale.“Në kushtet e flagrancës rregull themelor e taktik është që kryerja e kontrollit të bëhetmenjëherë, çdo vonesë i jep mundësinë autorit të marrë masa për fshehjen e gjurmëve tëveprës penale” 701.

Ligjvënësi në paragrafin e tretë të nenit 205 të K.Pr.Penale ka parashikuar të drejtën eorganit proçedues gjatë kryerjes së kontrollit të vendeve, të kontrollojë edhe personat epranishëm në ato vende kur vlerësohet se ata mbajnë apo fshehin sende, gjurmë e prova

698 Në nenet 202/3 dhe 298 të K.Pr.Penale si për çdo rast kontrolli.699 Mbi kontrollin e personit në flagrancë dhe sekuestrimin e provave materiale, mjete të kryerjes krimit të cilatjapin njoftime në lidhje me mekanizmin e kryerjes krimit, arsyetuar në vendimin Nr 777 datë 14.07.2010 tëKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.700 Arsyetim në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi kontrollin nëkushtet e flagrancës nga policia gjyqësore.701 Prof. Dr. Skënder Begeja, “Kriminalistika” botim i vitit 1997.

Page 166: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

165

materiale që lidhen me veprën penale dhe objektin e të provuarit. Këta persona mund tëdetyrohen të qëndrojnë në atë ambient deri në përfundim të kryerjes së kontrollit. “Ngakontrolli i ushtruar në lokal, e konkretisht në banjon e tij në të cilën ndodhej i gjykuari nëkohën që ka shkuar policia gjyqësore për kontroll, në prani të gjykuarit, në pjesën e poshtmetë kollonës së lavamanit në një zgavër u gjet e sekuestrua një qese brenda së cilës kishte 10pako me përmbajtje të lëndës narkotike..” 702.

Kontrolli i llogarive dhe dokumentacionit bankar. Ligjvënësi në nenin 203/2 iK.Pr.Penale ka parashikuar që objekt i kontrollit mund të jenë edhe veprimet, dokumentat dhekorespondenca bankare në rastet kur duhet të proçedohet me sekuestrimin e sendeve, vleravemonetare, dokumentave apo të merren e administrohen prova që lidhen me objektin e tëprovuarit. Ky kontroll mund të bëhet vetëm sipas parashikimeve të nenit 202/1 të K.Pr.Penale,kur më parë nga ana e gjykatës është disponuar me vendim të veçantë për kryerjen e këtijkontrolli, ai ka të bëjë me gjithë aktivitetin bankar të kryer nga personat objekt i hetimitparaprak si dhe gjithë dokumentacionin dhe korespondencën që disponohet në sisteminbankar.

Koha e kryerjes së kontrollit. Ligjvënësi në nenin 206 të K.Pr.Penale ka përcaktuarkohën e kryerjes së kontrollit të banesës ose të çdo vendi e ambienti të mbyllur. Kryerja ekëtij kontrolli mund të bëhet vetëm në intervalin kohor ora 07 deri në orën 20, me përjashtimtë rasteve të ngutëshme, ku detyrimisht organi proçedues duhet të urdhërojë e argumentojë meakt të veçantë kryerjen e kontrollit tej këtij orari. Pavarësisht se në këtë dispozitë nuk kapërcaktime të hollësishme vlerësojmë se ky parashikim i ligjvënësit lidhet me rastet kur ngavonesa në kryerjen e tij mund të humbasin ose zhduken prova që kanë rëndësi për proçesinpenal. Për kryerjen e kontrollit të personit nga ligjvënësi nuk është vendosur kufizim në lidhjeme kohën e kryerjes tij. Përcaktimi i intervalit kohor për kryerjen e kontrollit nuk ka lidhjedhe nuk i shtrin efektet në rastet e kryerjes së kontrollit në kushtet e flagrancës apo kur policiagjyqësore është në ekzekutim të një urdhër ndalimi, arrestimi apo vendimi gjyqësor dënimime burgim sipas parashikimeve të nenit 298 të K.Pr.Penale. “Në mënyrë të gabuar nga ana egjykatës apelit arsyetohet se kontrolli i banesës nga policia gjyqësore është kryer pa marrëvendim gjykata duke cënuar paprekshmërinë e banesës, për shkak edhe të orarit kryerjeskontrollit banesës para orës 07..” 703.

Me kontrollin si mjet të kërkimi të provës nuk mund të abuzohet, sidomos mekontrollin në kushtet e flagrancës, pasi në të kundërt do të shndërrohej nga mjet për kërkimine provës në mjet për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të mbrojtura ngaKushtetuta, K.E.D.Njeriut dhe legjislacioni në tërësi. Për kryerjen e kontrollit në kushtet eflagrancës jo vetëm që duhet të egzistojë gjendja e flagrancës sipas parashikimeve të nenit252 të K.Pr.Penale, por nga policia gjyqësore apo prokurori duhet të disponohen të dhëna enjoftime konkrete që në vendin apo personin që do të kontrollohet gjenden apo fshihen sendee prova materiale që lidhen me objektin e të provuarit në proçesin penal. Edhe në kryerjen ekontrollit në kushtet e flagrancës duhet të respektohen kërkesat e nenit 204 të K.Pr.Penale mbitë drejtën e pranisë së personit të besuar si dhe të respektimit të dinjitetit dhe të drejtave tëpersonit që kontrollohet apo të vendit, të banesës, zyrës së tij.

Përjashtohen nga kryerja e kontrollit të gjithë personat të cilët kanë imunitetdiplomatik, (Konventa e Vjenës mbi marëdhëniet dhe imunitet diplomatike 16.04.1961) si dheambientet e tyre të banimit, zyrat etj.. Sipas 289/1 të K.Pr.Penale nuk mund të kontrollohenedhe ata persona, (deputetë, gjyqtarë) për të cilët, ligji kërkon që të jepet autorizim për të

702 Mbi kontrollin dhe gjetjen e provave materiale të fshehura, arsyetuar në vendimin Nr 635 datë 25.11.2009 tëKolegjit Penal Gjykatës Lartë.703 Arsyetim në vendimin Nr 531 datë 15.10.2003 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.

Page 167: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

166

proçeduar për kryerjen e kontrollit nga organi proçedues. “I gjithë personeli diplomatik gëzonimunitet nga Konventa e Vjenës e vitit 1961 dhe 1963, me të drejtën positive ndërkombëtare sidhe legjislacioni i brendëshëm i shtetit në të cilin është akredituar diplomati, ndaj tij nukmund të kryhet asnjë veprim procedural penal si dhe të merret në përgjegjësi penale…” 704.

Në nenin 52/2 të K.Pr.Penale ligjvënësi ka parashikuar që për kryerjen e kontrollit nëzyrën e mbrojtësit, duhet që më parë të njoftohet Këshilli Drejtues i Dhomës Avokatisë dhe t’ijepet një kopje e vendimit kontrollit, me qëllim që një anëtar i tij të jetë i pranishëm gjatëkryerjes së kontrollit. Kryerja e kontrollit në zyrat e mbrojtësve, gjatë hetimeve bëhen ngaprokurori me autorizim të gjykatës, ndërsa gjatë gjykimit çështjes nga gjyqtari personalisht.Nga kontrolli si mjet i kërkimit provës, mund të sigurohen prova të drejtpërdrejta apo tëtërthorta, të cilat provojnë e sqarojnë çështje të rëndësishme për objektin e të provuarit nëproçesin penal. Këto prova materiale, shkresore sekuestrohen me vendim nga organiprocedues, sipas dispozitave mbi sekuestrimet, e përkufizuar kjo në parashikimet e nenit 207të K.Pr.Penale.

IV. 3 - S e k u e s t r i m e t

Sekuestrimi si mjet i kërkimit të provave është parashikuar nga nenet 208 – 220 tëK.Pr.Penale, në këto dipozita është parashikuar objekti i sekuestrimit, subjektet që disponojnëpër kryerjen e sekuestrimit, të drejtat e palëve në këtë proçes, mënyra e kryerjes sekuestrimitsi dhe ruajtja, administrimi i sendeve e objekteve të sekuestruara. Sekuestrimi në vetvetenënkupton marrjen ose vënien në administrim të sendeve, tëobjekteve apo të dokumenteve,nga ana e organit proçedues, të cilat vlerësohen se shërbejnë si prova në proçesin penal apolidhen me proçesin e të provuarit.

Objekt i sekuestrimit është përcaktuar nga ligjvënësi në nenin 208 të K.Pr.Penale. Nëkëtë dispozitë është përcaktuar objekti i sekuestrimit, subjektet proçedurale 705 që kanë tëdrejtë aplikimin e këtij mjeti të kërkimit të provës, disponimin e tyre me vendim të veçantë sidhe mënyrën si proçedohet për kryerjen e sekuestrimit. Nga ana e organit proçedues mund tëvendoset sekuestrimi i çdo sendi të luajtëshëm ose të paluajtëshëm, i cili lidhet me objektin etë provuarit në proçesin penal dhe jep njoftime për zgjidhjen e drejtë të çështjes penale. Lidhjaqë mund të kenë sendet, dokumentat, objektet etj., me proçesin penal mund të jetë endryshme, ato mund të jenë mjete të cila kanë shërbyer për kryerjen e krimit, produkte tëveprës penale, sende të cilat mbajtja ose tjetërsimi i tyre përbën në vetvete vepër penale etj..Në nenin 36 të K.Penal bëhen percaktime të qarta të sendeve që sekuestrohen, sende këto tëcilat gjykata në vendimin përfundimtar gjyqësor, vendos për konfiskimin e kalimin në favortë shtetit.

Për shkak të rëndësisë së madhe që ka sekuestrimi si mjet për kërkimin e provës nganjëra anë dhe kufizimi i të drejtave që u shkaktohen individëve nga sekuestrimi, ligjvënësi kaparashikuar të drejtën proçeduriale të Prokurorit e Gjykatës për të vendosur kryerjen esekuestrimit për një send, dokument, produkt apo objekt të caktuar. Përjashtim nga ky rregullligjvënësi ka parashikuar në nenin 299 e 300 të K.Pr.Penale, në të cilën është parashikuar edrejta e O.P.Gjyqësore që në raste të ngutëshme e me rrezik për marrjen e administrimin e

704 Nudret Kala “Imuniteti Diplomatik” botuar në revistën shkencore The Heritage Nr 3/2011.705 Legjislacioni procedural në këtë dispozitë i ka njohur vetëm gjykatës, gjatë gjykimit çështjes dhe prokuroritgjatë hetimit paraprak, të drejtën për kryerjen e sekuestrimit, këtu përjashtim bëhet vetëm për O.P.Gjyqësore nëratet e ngutëshme dhe të flagrancë sipas parashikimee të neneve 299 dhe 300/2 të K.Pr.Penale, por që për këtoraste ky sekuestrim duhet detyrimisht të verifikohet e vlerësohet nga prokurori brenda 48 orëve.

Page 168: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

167

provës, të kryejnë sekuestrimin e sendeve, plikove e korespondencës. Në këto rasteO.P.Gjyqësore është i detyruar që sendet e sekuestruara bashkë me aktet ti dërgojë brenda 48orëve për vleftësim tek prokurori, i cili vendos brenda 48 orëve.

Kundërshtimi i sekuestrimit. Për të gjitha rastet e sekuestrimit dhe për të siguruarrespektimin e të drejtave e lirive themelore të shtetasve, ligjvënësi 706 ka parashikuar që ipandehuri apo personi që ka lidhje me sendin e sekuestruar, kanë të drejten e ankimit nëgjykatë për heqjen e sekuestros e kthimin e sendit. Ky ankim nuk pezullon ekzekutimin esekuestros. Provat materiale e ato shkresore të cilat sigurohen nëpërmjet aplikimit të mjetevetë kërkimit të provës ose kur paraqiten nga palët në proçes, nga ana e organit proçeduesmerren dhe administrohen, në pjesën më të madhe të rasteve ato sekuestrohen në përputhjeme kërkesat e neneve 208 – 220 të K.Pr.Penal, si dhe të kërkesave të ligjit që lidhen mesubjektin që kryen sekuestrimin si dhe fazën në të cilën kryet sekuestrimi dhe ndodhet proçesipenal. Kur këto prova janë në posedim apo pronësi të personave të caktuar ato detyrimishtmerren e sekuestrohen sipas kërkesave të ligjit, por gjithnjë duke verifikuar ekzistencën eelementëve të provës penale.

Nga ky mjet kërkimi prove, mund të sigurohen prova të drejtpërdrejta apo të tërthorta,të cilat provojnë çështje të rëndësishme për proçesin penal. Këto prova mund të provojnë jovetëm kryerjen e veprës penale e autorësinë e saj, por ato në mjaft raste japin njoftime qëprovojnë mënyrën dhe mekanizmin e kryerjes së veprës, qëllimin kriminal, produktin dhepasojën kriminale.

Sekuestrimi i të dhënave kompjuterike. Ndryshimet e bëra me ligjin Nr 10054 datë29.12.2008, parashikimet e nenit 208/a, plotësuan boshllëkun në lidhje me mundësinë eorganeve proçeduese për zbulimin marrjen e administrimin e provave për veprat penale tëcilat kryhen nëpërmjet teknologjisë së lartë, rrjeteve informatike dhe internetit, apo kanëlidhje me to. Në ndryshim me kërkesat e përgjithshme të parashikuara nga neni 208, përsekuestrimin e të dhënave kompjuterike, ligjvënësi ka përcaktuar që e drejta e prokurorit përverifikimin, marrjen e sekuestrimin e të dhënave kompjuterike bëhet vetëm me vendim tëgjykatës mbi kërkesën e prokurorit. Në zbatim të vendimit të gjykatës, prokurori apoO.P.Gjyqësore i deleguar nga prokurori, marrin masat e nevojshme për ndërprerjen eaktivitetit kriminal, sigurimin e të dhënave nga ndërhyrjet apo fshirjet e mundëshme. Përshkak të njohurive të posaçme teknike e shkencore që duhen në realizimin e këtij proçesi,ligjvënësi 707 ka parashikuar të drejtën e prokurorit për të caktuar e urdhëruar ndihmën especializuar të ekspertëve me njohuri të posaçme në fushën e teknologjisë dhe rrjetevekompjuterike.

Parashikimet në këtë dispozitë nuk përfshijnë rastet e sekuestrimeve që realizohen ngaana e organit proçedues kur vendoset sekuestrimi i paisjeve e aksesorëve kompjuterikë. Nëkëto raste respektohen kërkesat e përgjithshme mbi sekuestrimin e provave materiale, ato inështrohen ekspertimit me ekspertë përkatës në fushën e informatikës. Në rastet e ngutëshmeligjvënësi në nenin 299/a dhe 299/b të K.Pr.Penale ka njohur të drejtën e prokurorit përruajtjen e përshpejtuar dhe mirëmbajtjen e të dhënave kompjuterike. Gjithashtu i është njohur

706 Në nenin 212 të K.Pr.Penale është parashikuar e drejta e personave të cilët cënohen nga sekuestrimi isendeve, dokumentave, shumave të depozituar etj.. në gjykatën e rrethit gjyqësore ku është duke u hetuar apogjykuar çështja, pavarësisht vendit ku ka qenë sendi apo dokumentat objekt sekuestrimi.707 Në paragrafin e fundit të nenit 208/a është parashikuar se gjatë realizimit të këtij proçesi prokurori mund tëurdhërojë thirrjen e ekspertit me njohuri rreth funksionit të sistemeve kompjuterike.. Në këtë rast vlerësoj sesekuestrimi i korespondecës pranë institucioneve postare e telegrafike është kompetencë edhe e prokurorit, sipaskërkesave të përgjithshme të nenit 208 të K.Pr.Penale.

Page 169: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

168

edhe e drejta e përdorimit të pjesshëm të këtyre të dhënave, më qëllim idendifikimin eautorëve të kryerjes veprës penale dhe të njoftimeve të tjera në interes të proçesit penal.

Sekuestrimi i korrespondecës. Në nenin 209 parashikohen rastet e sekuestrimit tësendeve, dokumentave, letrave, zarfave, pakove etj., të cilat ndodhen pranë zyrave postare etelegrafike, të cilat janë pjesë e korespondencës së të pandehurit, të dërguara apo në pritje ngaai. Ligjvënësi në këtë dispozitë ka parashikuar të drejtën e gjykatës për të disponuar në lidhjeme kryerjen e sekuestrimit pranë këtyre institucioneve. Parashikimi i ligjvënësit në këtëdispozitë vjen në kundërshtim me atë të parashikuar në paragrafin e fundit të nenit 299/2 tëK.Pr.Penale, në të cilin njihet e drejta e sekuestrimit të korespondencës nga ana e prokurorit708. Duhet thënë që në rastet e ngutëshme policia gjyqësore mund të urdhërojë shërbiminpostar e telegrafik për pezullimin e dërgimit të korespondencës me një afat prej 48 orësh Kjosipas parashikimeve të bëra në nenin 299/2 të K.Pr.Penale. Objekt i shumë vendimeve nëGj.E.Dr.Njeriut ka qenë sekuestrimi i korespondencës së të akuzuarit, të pandehurit tëarrestuar me mbrojtësin e tij. “Korespondenca me karakter privat, pjesërisht privat,profesional apo pjesërisht profesional përfiton nga garancitë dhe mbrojtja e nenit 8 tëKonventës. Nocioni korespondencë si dhe çdo formë komunikimi mjafton të mos jetë publike,kanë të njëjtën mbrojtje me atë të banesës dhe jetës private” 709.

Sekuestrimi pranë bankave. Sekuestrimi i dokumentave, letrave me vlerë, shumavetë depozituara dhe çdo gjë tjetër e ruajtur dhe e depozituar pranë bankave, mund tësekuestrohet me vendim të gjykatës, kjo sipas parashikimeve të nenit 210 të K.Pr.Penale.Sekustrimi mund të kryhet edhe nga prokurori me vendim në raste të ngutëshme. Në të dyrastet sekuestrimi pranë institucioneve bankare mund të bëhet vetëm në rastet kur ka arësye tëbazuara se sendet, dokumentat e shumat kanë lidhje me veprën penale, pavarësisht se janë apojo në emër të pandehurit. Pavarësisht specifikave që ka ky lloj sekuestrimi, kufizimi i tëdrejtës së prokurorit vetëm për rastet e ngutëshme vjen në kundërshtim me kërkesat epërgjithshme të parashikuara nga neni 208 të K.Pr.Penale, për më tepër se cili do tëkonsiderohet rast i ngutëshëm, në një kohë që aplikimi i këtij mjeti kërkimi provë aplikohetzakonisht në raste të ngutëshme dhe lidhet me nevojën për marrjen e administrimin e provavekudo ku ato gjenden.

Sekuestrimi i dokumentave dhe ruajtja e sekretit. Parashikimet e nenit 211 tëK.Pr.Penale, lidhen me rastet kur objekt i sekuestrimit është një dokument apo akt shkresor icili mbahet nga subjekte në ruajtje të sekretit professional apo shtetëror. Në këtë rast nga anae organit procedues bëhen verifikimet e nevojshme mbi ekzistencën apo jo të këtij shkaku.Edhe nëse rezulton se jemi para rasteve të sekretit professional apo shtetëror dhe prova qëduhet të sekuestrohet është thelbësore për zgjidhjen e çështjes, urdhërohet sekuestrimi idokumentit apo aktit sekret professional apo shtetëror.

Ruajtja dhe administrimi i sendeve të sekuestruara 710 . Sendet dhe provatmateriale të sekuestruara ruhen të siguruara me vulën e organit proçedues në sekretari, nësekjo gjë është e mundur, në të kundërt urdhërohet ruajtja e tyre në vende të caktuara tëpërshtatshme për ruajtjen e tyre deri në përfundim të proçesit. Ligjvënësi në këto dispozita sidhe parashikimet e nenit 216 i ka kushtuar rëndësi ruajtjes dhe administrimit të sendeve eprovave materiale, duke detyruar vulosjen e tyre, me qëllim me njanimin e ndërhyrjeve apo

708 Në nenin 299/2 paragrafi i fundit arashikohet se “Në qoftë se brenda 48 orëve nga urdhëri i policisëgjyqësore, prokurori nuk vendos sekuestrimit e korespondencës, objektet e korespondencës dërgohen nëdestinacion nga shërbimi postar”.709 Jean Pradel “E drejta Penale Europiane” botim në shqip i vitit 2010.710 Në nenet 214 dhe 215 ligjvënësi ka parashikuar ruajtjen dhe administrimin material të sendeve të sekuestruaraderi në përfundim të proçesit penal.

Page 170: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

169

prishjeve të cilësive dhe njoftimeve që ato japin për proçesin penal. Në nenet 217 dhe 218është parashikuar kthimi i sendeve të sekuestruara, të cilat nuk kanë vlerën e provës përparase të ketë përfunduar proçesi penal, gjatë hetimit paraprak nga prokurori, në gjykim dhe nëpërfundim të tij nga ana e gjykatës.

Nga kuptimi që i ka dhënë ligjvënësi ne ligjin material e atë proçedurial penal,rezulton se sendet objekt sekuestrimi mund ti klasifikojmë si më poshtë;

a) Sende të cilat kanë shërbyer si mjete për kryerjen e veprës penale. Të tilla mund tëjenë p.sh. arma e zjarrit, gjuetisë (qoftë edhe me leje) arma e ftohtë, që ka përdorur autori përkryerjen e veprës, vula të falsifkuara e mjete të tjera që shërbejnë për falsifikim dokumentash,mjete të cilat shërbejnë për prodhimin e lëndëve narkotike, armëve të zjarrit apo lëndëveplasëse, një anije apo mjet tjetër transporti për kryerjen e kontrabandës, dhe cdo mjet tjetër qëi ka shërbyer autorit për kryerjen e veprës penale. “nga kontrolli i ushtruar të pandehuri ijanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy celësa hegzagonalë, të shtypurdhe të përshtatur për hapjen e dyerve të makinave.. këto prova së bashku me dëshmitë dhethëniet e të gjykuarit A.P provojnë kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së vjedhjeve tëautomjeteve..“ 711.

b) Sende , objekte e të ardhura monetare të cilat janë produkt konkret kriminal , e qëpërbëjnë në vetevete qëllimin kriminal të autorit në kryerjen e veprës penale. Sende apoprodukte të tilla mund të jenë sendet e siguruara nga vjedhja, mashtrimet, grabitja,korrupsioni, kontrabanda etj.. sendet apo të ardhurat e siguruara nga trafikimi i narkotikëve,armëve, prostitucionit etj...” nga kontrolli i banesës së të pandehurit F.D, është sekuestruarnë cilësinë e provës materiale shuma prej 985.050 $..” 712. “në momentin e arrestimit nëflagrancë të gjykuarit F.M nga kontrolli i është gjendur e sekustruar shuma e 40.500 euro,shumë të cilën e kishte marrë si përfitim të paligjëshmë nga kallëzuesi D.B me qëllim për tuterhequr i gjykuari nga padia që ai kishte ngritur dhe përfaqësonte” 713. “nga kontrolli ikryer në kushtet e flagrancës në banesën e të gjykuarës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë eprovës materiale shuma e 600.000 lekëve të cilat kallëzuësi ja kishte dhënë të gjykuarës sipaskërkesës saj për të liruar nga burgu djalin e të dëmtuarit” 714.

c) Sende, prodhimi, mbajtja apo tjetërsimi i të cilave përbën vepër penale. Këtubëhet fjalë për ato sende të cilat kur prodhohen, mbahen apo tjetërsohen, në tërësinë e tij kyveprim formon plotësisht elementët e një vepre penale të parashikuar ne dispozitat e pjesësposaçme të Kodit Penal. Të tilla mund të jenë p.sh. lënda narkotike, lëndët plasëse, një armëzjarri, mallrat kontrabandë,.. apo sendet e të ardhurat që janë produkt i tjetërsimit të pasurivetë cilat rrjedhin nga vepra penale, te ardhurat monetare si rezultat i pastrimit parave etj.. “ nëdhomën e gjumit janë gjendur një sasi e konsiderueshme qeskash të mbushura me lëndë nëngjyrë kremi.. si dhe makinëri për përzierjen, peshimin e presimin e lëndës narkotike. Mostrate dërguara për ekspertim përmbajnë heroinë, marihuanë që në bazë të ligjit klasifikohen në

711 Mbi sekuestrimin e provave materiale, mjete të kryerjes së krimit të cilat japin njoftime në lidhje memekanizmin e kryerjes së krimit, arsyetuar në vendimin Nr 777 datë 14.07.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës sëLartë.712 Mbi sekuestrimin e vlerave në valutë si produkt kriminal i veprimtarisë së të gjykuarve, arseytuar nëvendimin Nr 295 datë 12.05.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.713 Sekuestro e shumës 40.500 euro si përfitim i paligjëshmë nga F.M, arsyetuar në vendimin Nr 934 datë03.11.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.714 Mbi sekuestrimin e shumës në lekë, si produk i veprës penale të mashtrimit, arsyetuar në vendimin Nr 612datë 26.11.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 171: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

170

grupin e lëndëve narkotike të ndaluara nga ligji..” 715.“ nga proçesverbali i sekuestrimit tëarmëve zjarrit dhe municionit, fakti qe i pandehuri nuk dispononte leje për mbajtjen e armëszjarrit dhe municionit, të lëshuar nga organi kompetent shtetëror, si dhe vetë thëniet e tëpandehurit, rezultoi e provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale..” 716

Sekuestrimet si mjete e burime provash nuk duhen ngatërruar me masën e sigurimitpasuror, sekuestron konservative. Sekuestro konservative vendoset nga ana e gjykatës ndajpasurive të pandehurit si garanci për pagimin e detyrimeve civile ndaj shtetit, paditësit civilapo për pagimin e gjobës penale e shpenzimeve proçeduriale të proçesit penal. Ndërsa ajopreventive ka lidhje me objektin e sekuestrimit, pasi vendoset nga gjykata vetëm përproduktet e veprës penale për efekt konfiskimi sipas nenit 36 të K.Penal ose për ato sendedisponimi i lirë i të cilave çojnë në rëndimin e pasojave të veprës apo krijon kushte përkryerjen e veprave të tjera penale. Kjo masë sigurimi pasurore mund të vendoset edhe ndajsendeve e objekteve nga proçesi i sekuestrimit si mjet i kërkimit provave.

IV. 4 - P ë r g j i m e t

Përgjimi si mjet kërkimi provash nuk njihej në legjislacionet e mëparëshmeproçeduriale. Përgjimi më parë përdorej nga ana e organeve të policisë e shërbimeve sekretepër qëllime dhe veprime të fshehta operative. Mbi përgjimet nuk ka patur asnjë rregullimligjor proçedural, rezultatet e përgjimeve nuk njiheshin e nuk përdoreshin si prova në proçesetpenale. Sipas legjislacionit aktual procedural, përgjimi si mjet i kërkimit të provave konsistonnë përgjimin dhe regjistrimin e fshehtë të bisedave dhe të çdo lloj forme komunikimi, ndaj tëdyshuarit për kryerjen e një vepre penale, personave që kanë lidhje me të, ose atyrepersonave, përgjimi i të cilëve shërben për identifikimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së tëdyshuarit në krim. “Nuk ka dyshim se përgjimi i telefonit është ndërhyrje në jetën private dhetë korrespondencës së idividit. Një ndërhyrje e tillë nuk është në shkelje të Konventës, nësepërputhet me kërkesat e paragrafit të 2 të nenit 8 të Koneventës” 717.

Kufijtë e lejimit të përgjimit janë përcaktuar nga neni 221 i K.Pr.Penale, në këtëdispozitë parashikohen llojet e përgjimit, rastet e parashikuara nga ligji për të cilat lejohetaplikimi i këtij mjeti kërkimi prove, e kushtëzuar kjo nga subjekti që përgjohet dhe nga llojiveprës penale për të cilën proçedohet. Kuptohet se përgjimi i komunikimeve në përmbajtje tëtij ka cënimin e të drejtave e lirive themelore të individit, Të drejta këto të garantuara ngaKushtetuta, K.E.Dr.Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare të cilat janë bërë pjesë e të drejtëssë brendëshme 718. Këto të drejta jo vetëm mbrohen me ligj, por çdo ndërhyrje e paligjshmeapo arbitrare, konsiderohet si vepër penale në dispozita të veçanta të ligjit penal material.Përgjimet telefonike kanë qenë shumë herë objekt i jurisprundencës së Gjykatës Strasburgut,

715 Në këtë rast provat materiala të sekuestruara kanë provuar së bashku me rezultatin e ekspertimit kryerjen ekrimit të parashikuar nga neni 283 të k.penal, arsyetuar në vendimin Nr 24 datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.716 Në këtë rast provë fajësie janë provat materiale të sekuestruara të akuzuarit armët e zjarrit që ishin lënë nëbanesë nga vetë i pandehuri, arsyetuar në vendimin Nr 300 datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë.717 Vendim datë 15.06.1992 i Gj.E.Dr.Njeriut në çështjen Ludi kundër Zvicrës.718 Në nenin 36 të Kushtetutës parashikohet se “Liria dhe fshehtësia e korrespondecës ose çdo mjeti tjetër tëkomunikimit janë të garantuara” Në nenin 8/1 të K.E.D.Njeriut parashikohet se “Çdokush ka të drejtën erespektimit të jetës tij private dhe familjare, banesës dhe korespondecës”, ndërsa në nenin 17/1 të PaktitNdërkombëtar për të drejtat civile e politike parashikohet se “Askush nuk mund të jetë objekt i nërhyrjevearbitrare ose të paligjëshme në jetën e tij private, në familjen, banesën ose letërkëmbimin, as duhet të cënohet nëmënyrë të paligjëshme në nderin dhe reputacionin e tj.

Page 172: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

171

ato dhe çdo formë tjetër përgjimi karakterizohen nga ndërhyrje e madhe në të drejtën përrespektimin e jetës private dhe të korespondencës, e për këtë shkak atyre i është kushtuarvëmendje e veçatë nga kjo gjykatë 719.

Gj.E.D.Njeriut në vendimin e saj Malone kundër Anglisë, ndër të tjera ka arsyetuar se“ligji duhet të tregojë në mënyrë të mjaftueshme rrethanat dhe kushtet konkrete në të cilatautoritetet kanë kompetencë të urdhërojnë përgjimin dhe mbikqyrjen sekrete, duke përcaktuarmjaft qartë shtrirjen dhe modalitetet e kësaj kompetence, duke patur parasysh qëllimin eligjshëm që do të arrihet, për t’i dhënë individit mbrojtjen e përshtatshme kundërarbitraritetit”. Në këtë kuadër ligjvënësi në nenin 221 të K.Pr.Penale ka parashikuar kufijtë elejimit të përgjimit, kushte dhe kritere të vecanta proçeduriale për aplikimin e këtij mjeti tëkërkimit të provës, duke vënë edhe kufizimet e nevojshme dhe përcaktuar rastet kur lejohet evendoset përgjimi i bisedave dhe çdo komunikimi tjetër.

Përgjimi në vende e komunikime private (jo publike). Në paragrafin e parë të kësajdispozite janë përcaktuar rastet dhe kufijtë e lejimit të përgjimit dhe çdo kumunikimi tjetër nëvende private dhe konkretisht;

a - Për krime të kryerja me dashje, për të cilat ligji penal parashikon dënim me burgimjo më pak se 7 vjet. (Përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr 9187 datë 12.02.04 marzhi idënimit ishte 5 vjet burgim)

b - Për kundravajtjet penale të fyerjes e kanosjes të kryera me mjete tëtelekomunikacionit.

Ligjvënësi ka parashikuar që për të disponuar me këtë mjet kërkimi prove, duhetdetyrimisht që të disponohen prova të tjera për vërtetimin e akuzës dhe përgjimi të jetë idomosdoshëm për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve, pavaresisht se jemi para kufijve qëlejojnë kryerjen e përgjimit. Kjo nënkupton atë që jo nëpërmjet përgjimit të shkohet tekprovat 720. Mungesa e provave dhe të dhënave ndaj një personi, të ndalon ta përdorëshpërgjimin si mjet kërkimi prove ndaj tij. Ky përcaktim i dispozitës mësipërme bie nëkundërshtim me kufijtë e përgjimit parashikuar nga neni 221/3 të K.Pr.Penale. Në këtë rastvlerësojmë se garancitë e vendosura nga ligjvënësi për aplikimin e këtij mjeti të kërkimit tëprovës është mjaft i lartë dhe në mjaft raste bëhet pengesë për organet proçeduese nërealizimin e misionit të luftës kundër kriminalitetit dhe sidomos atij të organizuar. Do tëvlerësoja si më të përshtatshëm që ky përkufizim të ndryshohej, duke u riformuluar dhekonkretisht “..kur ai është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve dhe kur ka dyshime tëarësyeshme, të bazuara në prova se është autor i veprës penale”. Në këtë rast për kryerjen epërgjimit do të vendosej me të drejtë i njëjti standart me atë të caktimit të masës së sigurimit,sipas parashikimit të bërë në 228/1 të K.Pr.Penale. Duhet të nënvizojmë këtu faktin se edheqëndrimet e praktikës gjyqësore si dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në këtë drejtimkanë qënë të ndryshme, mjafton të përmendim vendimet Nr 33 datë 13.10.2010 dhe Nr 129datë 12.10.2011. Ky përcaktim i ligjvënësit në nenin 222/1 të K.Pr.Penale ka patur si qëllim,mënjanimin e abuzimit nga ana e organeve të ndjekjes penale gjatë hetimeve paraprake nëmbrojtje të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të saksionuara në Kushtetutë dhe

719 Këtu mund të përmendim vendimin e Gj.E.D.Njeriut datë 06.09.1978 Klass kundër Gjermanise, datë02.08.1984, Malone kundër Anglisë, datë 25.03.1998 Kopp kundër Zvicrës etj…720 Nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 24 datë 14.07.2010 është konstatuar se autorizimi iprokurorit për kryerjen e përgjimit është dhënë në kundërshtim me kërkesat e nenit 221/1 të K.Pr.Penale pasi nukka patur prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës, ai është bazuar në informacione policore të padokumentuar në cilësinë e provës penale sipas kuptimit që i jep neni 149 i K.Pr.Penale.

Page 173: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

172

K.E.Dr.Njeriut 721. “Në kundërshtim me kërkesat e nenit 222/1 të K.Pr.Penale, ku kërkohetekzistenca e provave të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës për lejimin e përgjimit, gjykatatkanë konsideruar si prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës, rezultatet e përgjimitparandalues të cilat sipas nenit 221/5 të K.Pr.Penale nuk mund të përdoren si provë” 722.Duhet thënë se vlerësim të ndryshëm ka bërë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendiminNr 129 datë 12.10.2011 ku ndër të tjera ka vlerësuar se “pretendimi i të gjykuarit seinformacioni i ardhur nga Sh.I.Sh në asnjë rast nuk mund të shërbejë si provë për të filluarproçedimin, për më tepër për të vendosur lejimin e përgjimit proçedural, jo vetëm që ështëinkoherent me objektin e gjykimit, por gjendet haptazi i paligjëshëm… pasi informacioni iSh.I.Sh nuk mund të shërbente dhe nuk ka shërbyer si provë fajësie për të gjykuarin”.

Kur nga organet e ndjekjes penale, disponohen prova që vërtetojnë se një person ështëautor i dyshuar për kryerjen e veprës penale, vetëm atëherë ato mund të kërkojnë të përdorinpërgjimin si mjet për kërkimin e provave të tjera. “Sipas nenit 221/1 pikat “a,b” tëK.Pr.Penale, me të drejtë është vendosur lejimi i përgjimit për të gjykuarin, mbasi organi iakuzës ishte duke proçeduar për një krim jo më pak se 5 vjet burgim. Gjithashtu në përputhjeme kërkesat e nenit 222/2 të K.Pr.Penale, për të parandaluar dëmtimin e hetimeve, vendimi idatës .. marrë nga prokurori për lejimin e përgjimit, i është njoftuar dhe kërkuar gjykatësbrenda afatit ligjor, e cila nga ana e saj ka vendosur që ta vlerësojë atë të ligjshmëm” 723.

Përgjimi në vende e komunikime publike. Në paragrafin e dytë të nenit 221 të këtijkodi, parashikohen dhe rregullohen rastet e përgjimeve të fshehta fotografike, filmike apo mevideo i personave, në vende publike lejohet vetëm kur proçedohet për krime të kryera medashje, ato mund të autorizohen nga prokurori për tu kryer. Objekti i këtyre përgjimeve ështëi kufizuar, pasi në këto raste nuk kemi privaci të individëve konkretë, e cila cënohet nga kulloj përgjimi me mjete filmike. Nga praktika gjyqësore mund të përmendim rastin kur ngaprokurori është dhënë autorizim me pretendimin se përgjimi dhe filmimi bëhej në një vendpublik, në një kohë që ai është realizuar në ambientet e një zyrë e përdorur nga personat tëcilët janë përgjuar, dhe konkretisht; “Ky Kolegj çmon se në nenin 222/2 të K.Pr.Penale, ështëpërcaktuar qartë se vetëm në një ambient publik prokurori mund të autorizojë kryerjen epërgjimit, por në rastin konkret përgjimi është kryer në një zyre, ky mjekët e komisionitushtronin detyrën e tyre, zyrë e cila nuk mund të konsiderohet ambient publik, pasi në të nukmund të futet çdo person, apo ta përdorë atë…” 724.

Rrethi i personave, ndaj të cilëve ligji ka parashikuar aplikimin e këtij mjeti tëërkimit të provës penale. Në nenin 221/3 të K.Pr.Penale përcaktohet rrethi i personave ndaj tëcilëve mund të përdoret përgjimi si mjet për kërkimin e provave, dhe konkretisht;

a) Ndaj autorit (dyshuarit) në kryerjen e një vepre penale sipas përcaktimeve tëmësipërme.

721 Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të individit në këtë rast garantohet nga parashikimet e nenit 17 tëKushtetutës në të cilin parashikohet se “kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut mund të bëhetvetëm me ligj dhe këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nukmund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara nga K.E.Dr.Njeriut. Në këtë rast Konventa ka bërë parashikimet nënenin 8 të saj.722 Mbi kërkesat e nënit 222/1 të K.Pr.Penale, ekzistencën e provave për vërtetimin e akuzës, për të kërkuar emarrë miratimin nga gjykata për përgjimin e bisedave telefonike, arsyetuar në vendimin Nr 33 datë 13.10.2010të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.723 Mbi respektimin e kërkesave të nenit 222/1 në rastet e kryerjes së përgjimit me vendim të prokurorit dhevlerësimi i tij nga ana e gjykatës, arsyetim në vendimin Nr 536 datë 13.07.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës sëLartë.724 Arsyetim në vendimin Nr 24 datë 14.07.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, mbi përgjimin në njëambient privat me autorizim të prokurorit në kundërshtim me kërkesat e neneit 221/1,2 të K.Pr.Penale.

Page 174: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

173

b) Personave të cilët dyshohen se komunikojne me autorin e veprës penale.c) Personi që merr pjesë në transaksione me autorin e veprës (dyshuarin).d) Personat, vëzhgimi i të cilit shërben për zbulimin e identitetit të autorit të veprës

penale ose të vendodhjes së tij.Në nenin 52/4 të K.Pr.Penale është parashikuar që nuk mund të jenë objekt i këtij

mjeti kërkimi prove, përgjimi i bisedave të mbrojtësit me të pandehurin apo të vetëmbrojtësve me njëri tjetrin. Ky përcaktim lidhet me veprimtarinë proçeduriale që kryenavokati në mbrojtje të interesave të ligjëshme të pandehurit, dhe jo rastet kur pavarësisht senjë avokat kryen rolin e mbrojtësit të pandehurit, ai njëkohësisht kryen veprime tëkundraligjëshme të cilat përbëjnë në vetvete vepër penale.

Llojet e përgjimeve. Mbështetur në përcaktimet ligjore, përgjimet i klasifikojmë(llojet e përgjimeve) si më poshtë;

a) Përgjimet e bisedave dhe çdo komunikimi (verbal) në vende private e me karakterprivat, dhe regjistrimi i tyre me audio e video.

b) Përgjimet e bisedave telefonike të çdo lloji, tel fix, mobil, radio, si dhe të numrave(tabulateve) telefonike që komunikojnë e regjistrimin e tyre.

c) Përgjimet e komunikimeve që bëhen me fax, email (me kompjuter, internet) dheçdo lloj komunikimi tjetër me mjete teknike e rrjete informatike.

d) Përgjimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike, apopërdorimi i paisjeve gjurmuese për të përcaktuar vendodhjen e tyre.

Në paragrafin e katërt të nenit 221 të K.Pr.Penale është përcaktuar në mënyrë të qartëse rezultatet e përgjimit shërbejnë si provë jo vetëm për personin që përgjohet, por edhe përpersonat e tjerë që komunikojnë me të. Ndërsa në paragrafin e fundit të kësaj dispozite ështëpërcaktuar që rezultatet e përgjimit parandalues nuk mund të përdoren si provë. Kypërcaktim lidhet me veprimtarinë që organe të ngarkuara nga ligji kanë objekt të punës tyreparandalimin e veprimtarisë kriminale, ato nuk disponojnë prova mbi aktivitetin kriminal. Nëlidhje me këtë parashikim të ligjvënësit për ta ilustruar përmendim rastin e mëposhtëm;“vendimet e të dyja shkallëve të gjykimit janë marrë në kundërshtim me kërkesat e neneve221/5 dhe 222/1 të K.Pr.Penale, në nenin 221/5 të këtij kodi parashikohet se “.. rezultatet epërgjimit parandalues nuk mund të përdoren si provë”. Ne kundërshtim me këtë urdhërim tëligjit gjykatat kanë vënë në themel të arsyetimin dhe vendimit të tyre, duke i konsideruar epërdorur si prova rezultatet e përgjimeve parandaluese të pasqyruara në informacionin eSh.I.Sh” 725.

Sipas përcaktimeve të paragrafit parë të nenit 222 të K.Pr.Penale rezulton se “Mekërkesë të prokurorit ose dëmtuarit akuzues. Gjykata autorizon përgjimin me vendim tëmotivuar për rastet e lejuara me ligj, kur ai është i domosdoshem për vazhdimin e hetimeve tëfilluara dhe kur ka prova për vërtetimin e akuzës”.

Legjislacioni ynë proçedurial njeh si subjekte që kanë të drejtë të vendosin miratiminose jo të përgjimit, gjykatën në rastet e përgjimeve në vende private, dhe prokurorin në rastete përgjimeve në vende publike. Përgjimet në vende private në çdo rast autorizohen me vendimtë gjykatës mbi kërkesën e Prokurorit, ndërsa në rastet e kundravajtjeve penale të fyerjes ekanosjes me mjete komunikimi me kërkesë të dëmtuarit akuzues. Në nenin 222/1 tëK.Pr.Penale është parashikuar e drejta e kërkuesit që nëse nga gjykata nuk miratohet kërkesa

725 Mbi papërdorshmërinë si provë të rezultateve të përgjimit parandalues, arsyetuar në vendimin Nr 33 datë13.10.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 175: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

174

për kryerjen e përgjimit, të ushtrohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit, ankim i cilishqyrtohet brenda dhjetë ditëve nga Gjykata e Apelit 726.

Në nenin 222/2 të K.Pr.Penale është parashikuar përjashtimi nga rregulli ipërgjithshëm, për kryerjen e përgjimeve në vende private. Në rastet e ngutëshme, kur nukështë e mundur të pritet deri në marrjen e vendimit nga ana e gjykatës pasi çdo vonesë do tësillte dëm të rëndësishëm hetimeve, përgjimi mund të kryhet me autorizim të prokurorit, në tëcilin ndër të tjera pasqyrohen edhe shkaqet që bëjnë të domosdoshëm kryerjen menjëherë tëpërgjimit. Prokurori detyrohet të njoftojë menjëherë gjykatën dhe jo më vonë se 24 orë. Nëkëto raste gjykata brenda 48 orëve vendos mbi vlefshmërinë e përgjimit të vendosur meautorizim të prokurorit. Nga ana e gjykatës shqyrtohen shkaqet që kanë detyruar prokurorin tëautorizojë kryerjen e përgjimit në mënyrë të ngutëshme, pa pritur deri në marrjen eautorizimit nga ana e gjykatës. Në rastet e shkeljeve të detyrimeve të mësipërme rezultatet epërgjimit janë të pavlefshme dhe nuk mund të përdoren si provë në proçesin penal. “dukeqenë se ambienti në të cilin është kryer përgjimi nuk ishte një ambient public, atëherëautorizimi i prokurorit për kryerjen e përgjimit, në mënyrë detyruese duhet të vleftësohet ngagjykata, pra ti nënshtrohet procedures së parashikuar nga neni 222/2 të K.Pr.Penale, nëkushtet kur kjo nuk është realizuar, me të drejtë nga gjykata është vendosur heqja epërgjimeve dhe procesverbaleve si të marra në kundërshtim me ligjin” 727. Ky qëndrim imbajtur nga legjislacioni ynë proçedurial është në përputhje me garancitë kushtetuese tëparashikuara në neni 36 të Kushtetutës dhe në nenin 8 të Konventës Europiane për të Drejtat eNjeriut.

Si akte proçedurale që vendosin kryerjen e përgjimeve janë vendimi gjyqësor që lejonkryerjen e përgjimit si dhe autorizimi i prokurorit për kryerjen e përgjimit në vende publike.Në përmbajtje këto akte proçeduriale veç elementëve të përgjithshëm të një akti proçedurial,duhet të pasqyrojnë detyrimisht shkaqet e aplikimit të këtij mjeti të kërkimit të provës,njoftimet dhe provat që disponohen dhe bejnë të domosdoshme kryerjen e tij, mënyrën ekryerjes së përgjimit, kohëzgjatjen e tij (e cila nuk mund të jetë më e gjatë se 15 ditë) personatqë do ta kryejnë atë etj.. Afati për kryerjen e përgjimit mund të zgjatet nga gjykata, mbikërkesën e prokurorit sa herë që është e nevojshme për një periudhë prej 20 ditësh kurproçedohet për krime dhe 40 ditë kur proçedohet për krime të rënda. Prokurori është idetyruar që në regjistrin e veçantë që mbahet në prokurori për përgjimet të shënoje aktet qëautorizojnë, urdhërojnë, vleftësojnë apo zgjasin afatin e tij, kohën e fillimit e të mbarimit tëpërgjimeve. “Në varësi të ambientit ku kërkohet të realizohet përgjimi, vendimarrja qëautorizon/lejon përgjimin i përket gjykatës në rastet se kërkohet që përgjimi të realizohet nëambiente jo publike, ose prokurorit në rast se përgjimi kërkohet të realizohet në ambientepublike” 728.

Mënyra e kryerjes së përgjimit është parashikuar në nenin 223 të K.Pr.Penale, në tëcilin parashikohet detyrimi që kanë organet e proçedimit të kryejnë përgjimin me paisjeteknike të instaluara në vende të caktuara të autorizuara dhe kontrolluara nga Prokurori iRrethit Gjyqësor. Çdo komunikim i përgjuar regjistrohet dhe për veprimet e kryera mbahetproçesverbal nga personat e ngarkuar me kryerjen e përgjimit, filmimit, vëzhgimit apo

726 Në vendimin Nr 400 datë 08.07.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë arsyetohet se nga të gjykuaritështë ushtruar ankim në fazën e hetimit paraprak mbi përgjimet telefonike të realizuara dhe se nga gjykata ështëdisponuar në këtë fazë mbi këto kundërshtime.727 Mbi mos respektimin e kërkesave të nenit 222 paragrafi dytë i K.Pr.Penale, mbi vlerësimin në gjykatë tëautorizimit të prokurorit për kryerjen e përgjimit, arsyetuar në vendimin Nr 24 datë 14.07.2010 të Kolegjit Penaltë Gjykatës së Lartë.728 Arsyetim në vendimin Nr 138 datë 26.10.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 176: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

175

fotografimit të fshehtë. Në këtë proçesverbal pasqyrohet transkiptimi (nga regjistrimi me zënë zbardhjen grafike) i komunikimeve të përgjuara. Proçesverbali dhe regjistrimet dorëzohenmenjëherë tek prokurori i cili brenda pesë ditëve nga mbarimi i përgjimit duhet ti depozitojëato në sekretari së bashku me aktet e tjera që lidhen me këtë përgjim. Rezultatet e përgjimevetë kryera materializohen në verbalet e transkiptimit dhe ruhen në shirita manjetike, CD, kasetafilmike etj.. “realizimi i përgjimit është kryer në përputhje me kërkesat e nenit 223 tëK.Pr.Penale, mbasi ai është kryer nga dy O.P.Gjyqësore të caktuar me vendim të prokuroritdhe më pas është bërë edhe regjistrimi e transkiptimi në proçesverbalin e datës..” 729.

Sipas parashikimeve të nenit 223/4 të K.Pr.Penale është parashikuar e drejta embrojtësit ose përfaqësuesit të palëve që të njihen me aktet dhe rezultatet e përgjimit, këtosubjekte njoftohen menjëherë nga prokurori pas depozitimit të tyre në sekretari. Në raste tëcaktuara kur nga prokurori vlerësohet se duke u njohur palët e mësipërme me rezultatet epërgjimit, e mund të dëmtohen hetimet, ai mund ti kërkojë gjykatës që njohja me rezultatet epërgjimeve të bëhet në përfundim të hetimeve. Është gjykata autoriteti që vendos, kohën enjohjes me rezultatet e përgjimit si dhe heqjen e rezultateve të përgjimeve e proçesverbaleve,përdorimi i të cilave ndalohet. “në nenin 223/3 të K.Pr.Penale, parashikohet e drejta egjykatës që mbi kërkesën e prokurorit të vendosë shtyerjen e afatit të depozitimit të akteve eproçesverbaleve të përgjimit deri në përfundimin e hetimeve, megjithatë në pikën 4 të kësajdispozite theksohet se mbrojtësi dhe përfaqësuesi i palëve lajmërohen menjëherë përdepozitimin e tyre në sekretari dhe për të drejtën që kanë për të shqyrtuar aktet e dëgjuarregjistrimet..” 730.

Ankimi ndaj vendimit të përgjimit. Rastet dhe mënyra e ushtrimit të ankimit ndajvendimit gjykatës apo autorizimit të prokurorit për lejimin e përgjimit janë të parashikuaranga nenet 222 dhe 222/a të K.Pr.Penale. Në rastet e refuzimit të kërkesës së prokurorit apo tëdëmtuarit akuzues për autorizimin/lejimin e përgjimit, në nenin 222/1 të K.Pr.Penale, ështëparashikuar e drejta e ankimit të veçantë në Gjykatën e Apelit.

Në rastet kur përgjimi është kryer me vendim të motivuar të prokurorit, në rastet engutëshme sipas kërkesave të nenit 222/2 të K.Pr.Penale, dhe nga gjykata është vlerësuar si iligjshëm ky vendim, personat e interesuar, kur vihen në dijeni të përgjimit të kryer, sipas nenit222/a të K.Pr.Penale, kanë të drejtën e ankimit të veçantë brenda 10 ditëve nga marrja enjoftimit. “në vetevete, autorizimi për të përgjuar përbën në çdo rast cënim/ndërhyrje në tëdrejtën e personit për privatësi. Është gjykata në çdo rast ajo që, pas marrjes dhe ekzekutimitparaprakisht të vendimit nga prokurori, e shqyrton këtë vendim dhe garanton që ndërhyrja nëjetën private në çdo rast bëhet për një shkak të ligjshëm, brenda limiteve që njeh ligji dhe qëvlerëson nëse kjo ndërhyrje i shërben mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të shoqërisë dheshtetit” 731.

Në nenin 222/2 të K.Pr.Penale, nuk ka përcaktime të qarta në lidhje me të drejtën eankimit të veçantë për rastet kur nga gjykata nuk vlerësohet si i ligjshëm vendimi i prokuroritpër kryerjen e përgjimit në rastet e ngutëshme. Vlerësojmë se edhe për këtë rast duhet tëzbatohen parashikimet e nenit 222/1 të këtij kodi, mbi të drejtën e ankimit të veçantë,

729 Vendimi Nr 536 datë 13.07.2005 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë ku arsyetohet kryerjen e përgjimit ngapolicia gjyqësore e ngarkuar nga prokurori për realizimin e përgjimit, regjistrimin e transkiptimin e bisedave tëpërgjuara.730 Arsyetim në vendimin Nr 102 datë 02.10.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi parashikimet e nenit223/3,4 të K.Pr.Penale.731 Mbi kontrollin e gjykatës për aplikimin e këtij mjeti kërkimi prove në vende jo publike dhe në raste tëngutëshme me vendim të prokurorit sipas nenit 222/2 të K.Pr.Penale, arsyetuar në vendimin Nr 138 datë26.10.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 177: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

176

pavarësisht se nga praktika gjyqësore ka patur qëndrime të ndryshme, madje edhe nga ana eKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe konkretisht; “..Kolegji Penal i Gjykatës së Lartëgjykon se në kushtet kur gjykata nuk ka bërë vleftësimin e përgjimit të realizuar me urdhër tëprokurorit pala nuk mund të bëjë ankim të veçantë…Në këto kushte, mosparashikimi i tëdrejtës për për të ankuar vendimin e gjykatës, i cili nuk vleftëson përgjimin, shërben për tëruajtur dhe garantuar pozitën e pabarabartë që palët (i akuzuari dhe prokuroria) kanëpërpara gjykatës, duke i hequr mundësinë prokurorisë që një provë të marrë në mënyrë tëpaligjshme të mund ta përdorë..” 732.

Nëse përgjimi është kryer bazuar në vendimin e gjykatës, ankimi bëhet në Gjykatën eApelit, nëse është kryer me autorizim të prokurorit, ankimi shqyrtohet nga Prokurori iPërgjithshëm. Kur nga Gjykata e Apelit apo Prokurori i Përgjithshëm konstatohet që ankimiështë i drejtë dhe përgjimi është kryer në shkelje të kushteve e kritereve të parashikuara nganeni 221 të K.Pr.Penale, vendoset shfuqizimi i aktit (vendimit apo autorizimit) që ka miratuarkryerjen e përgjimit duke urdhëruar njëkohësisht fshirjen e çdo materiali që ka rezultuar dhelidhet me përgjimin. Ankimi kudër vendimit të gjykatës që ka pranuar lejimin e përgjimit apoautorizimit të prokurorit për kryerjen e përgjimet, bëhet detyrimisht brenda 10 ditëve ngamarrja dijeni mbi këtë vendimarrje sipas kërkesave detyruese të nenit 222/a pika “1” tëK.P.Penale. “pretendimi i të gjykuarve mbi papërdorshmërinë e rezultateve të përgjimit pasiai është kryer në kundërshtim me dispozitat proçedurale, nuk qëndron, nëse ata do të kishinpretendime për pavlefshmërinë e tyre relative ata duhet ta kërkonin përpara se të fillonteshqyrtimi gjyqësor, për më tepër që ata nuk kanë ushtruar ankim ndaj akteve që lidhen mepërgjimet sikurse parashikon neni 22 i K.Pr.Penale” 733.

Nga ligjvënësi me ligjin Nr 8813 datë 13.06.2002 janë bërë rregullimet e nevojshme simë poshtë ;

1) Është shtuar pika 2 e nenit 221 të K.Pr.Penale në të cilën është përcaktuar se;rezultatet e përgjimit janë të vlefshme për të gjithë komunikuesit.

2) Është ndryshuar pika 3 e nenit 222 të K.Pr.Penale e që lidhet me afatet e kryerjespërgjimit, pasi në dispozitën e mëparëshme ky afat nuk ishte i përcaktuar.

Me ligjin Nr 9187 datë 12.02.2004 ky mjet kërkimi prove u plotësua më tej, duke injohur të drejtën edhe prokurorit i cili mund të autorizojë kryerjen e përgjimeve në vendepublike (nenet 221/2 e 222/1 paragrafi i dytë i K.Pr.Penale) dhe sipas kushteve ligjore tëparashikuara në neni 221 të K.Pr.Penale. Gjithashtu sipas dispozitës së shtuar, neni 222/a upërcaktua e drejta e ankimit të veçantë ndaj vendimit apo autorizimit për kryerjen e përgjimit.Në paragrafin e dytë të nenit 223/1 të K.Pr.Penale u përcaktua detyrimi për ndërprerjen epërgjimit nëse nuk ekzistojnë kushtet e kryerjes së përgjimit edhe para mbarimit të afatit tëcaktuar për kryerjen e tij.

Duhet thënë se pavarësisht ndryshimeve të mësipërme, ky mjet kërkimi prove duhet tërregullohet e normohet me dispozita të tjera proçeduriale, sidomos duke specifikuar të drejtëne prokurorit për autorizimin e përgjimit në vende publike, në varësi të llojeve konkrete,vendeve dhe raportet që cënon ky përgjim. Dispozita të veçanta që lidhen me përgjimin simjet kërkimi prove janë parashikuar edhe me ligjin Nr 8750 datë 26.03.2001 “Përparandalimin dhe luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike” .Në këtë ligjë parashikohet ndër të

732 Interpretim mbi mungesën e ankimit të veçantë në rastet kur gjykata nuk ka vlerësuar si të ligjshmë përgjimine prokurorit në raste të ngutëshme sipas parashikimeve të nenit 222/2 të K.Pr.Penale, bërë në vendimin Nr 138datë 26.10.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.733 Arsyetim në vendimin Nr 575 datë 04.11.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi humbjen e tëdrejtës për të kundërshtuar aktet që lidhen me disponimin e kryerjen e përgjimit të bisedave ambientale.

Page 178: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

177

tjera që ky mjet kërkimi prove mund të përdoret sipas rregullave të mësipërme nëveprimtarinë e policisë gjyqësore në blerjet e stimuluara apo në infiltrimet.

Rezultatet e përgjimeve në këto raste, nëse janë kryer në përputhje të plotë medispozitat proçeduriale që rregullojnë përgjimet, kanë vlerën e provave në proçesin penal.Gjatë hetimeve paraprake, por edhe në gjykimin e çështjes mund të merren e administrohennë cilësinë e provës materiale filmime apo regjistrime të cilat janë realizuar jo sipas kërkesavetë neneve 221- 224 të K.Pr.Penale. Në këto raste organet proçeduese në përgjithësi i kanëkonsideruar si provë materiale regjistrimet dhe filmimet e kryera në mënyrë private ngapersona të interesuar në proçesin penal, vlera e të cilave rezulton të jetë e kushtëzuar nganjoftimet që japin provat e marra prej burimeve të parashikuara nga ligji proçedural penal, kumund të përmendet rastet e mëposhtme; “kaseta filmike e regjistruar nga e dëmtura, ështëadministruar si provë nga gjykata në prani të palëve për sa përmbante, ajo është parë dhedëgjuar prej saj.. Veprimi i kryer nga gjykata mund të konsiderohet në kuptim të nenit 187 tëK.Pr.Penale, si marrje e provës materiale, e cila mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanavetë çështjes” 734.“veç provave të tjera, gjykatat kanë përmendur si provë fajësie në ngarkim tëgjykuarës edhe transkiptimin që i është bërë një kasete që përmbante regjistrim të një bisedëtelefonike e incizuar nga dëshmitari S.Gj dhe e administruar si provë materiale pas dorëzimitvullnetar të saj në organin e ndjekjes penale..” 735. Duhet thënë që pavarësisht këtij fakti, kyregjistrim duhet detyrimisht t’i nënshtrohet verifikimeve të hollësishme për të përcaktuar nëseajo lidhet me objektin e të provuarit në çështjen konkrete, origjinalitetin e saj, mënyrën epërftimit të kësaj prove, identitetin e personave të regjistruar etj... Ky regjistrim duhetdetyrimisht ti nënshtrohet ekspertimit teknik nga specialistë të fushës përkatëse të cilëtnëpërmjet kryerjes së ekspertimit arrijnë në konkluzione shkencore mbi vërtetësinë e tij si dhetë njoftimeve që merren prej këtij regjistrimi.

Kapitulli V-të - Mbi sigurimin e provës në procesin penal

Një nga institutet e reja të së drejtës tonë proçedurale penale është ai i sigurimit tëprovës në proçesin penal, nëpërmjet të cilit nga ligjvënësi është marrë në konsideratëeleminimi i rrezikut të ndryshimit (njoftimit mbi faktet që jep çdo provë) apo humbjes tënjoftimit të provës, nga momenti i evidentimit të saj deri në shqyrtimin gjyqësor të çështjesnga gjykata. Ky institut paraqet rëndësi të veçantë në kushtet e funksionimit të sistemitakuzator në të drejtën tonë proçedurale penale, me barazi të plotë të palëve në gjykim dhe metë drejta më të zgjeruara të organit të ndjekjes penale gjatë hetimit paraprak, të drejta këto tëcilat i nënshtrohen verifikimit, kontrollit dhe miratimit të gjykatës.

Legjislacioni ynë proçedural penal si pjesë e sistemeve akuzatore, parashikon nëmënyrë taksative se; gjykata e jep vendimin në bazë të provave që shqyrtohen e verifikohen nëseancë gjyqësore, për të marrë vendimin gjykata nuk mund të përdorë prova të tjera veç atyreqë janë marrë ose janë verifikuar në shqyrtimin gjyqësore 736. Në këtë rast vetëm mbi bazën e

734 Arsyetim në vendimin Nr 43 datë 28.01.2004 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi kasetën filmike tëregjistruar nga e dëmtuara dhe e administruar në gjykim në cilësinë e provës materiale për sqarimin e rrethanavetë çështjes.735 Mbi administrimin si provë materiale të kasetave dhe regjistrimeve private të kryera nga shtetasi i dëmtuardhe që japin njoftime për objektin e të provuarit, arsyetuar në vendimin Nr 612 datë 26.11.2003 të Kolegjit Penaltë Gjykatës së Lartë.736 Parashikimet e neneve 3 dhe 380 të K.Pr.Penale mbi dhënien e vendimit gjyqësore duke përdorur vetëmprovat e marra nga gjykata në gjykimin e çështjes.

Page 179: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

178

provave penale gjyqësore, prova të cilat merren e formohen si të tilla në proçesin e gjykimittë çështjes penale. Këto prova zakonisht merren 737 nga ana e gjykatës mbi kërkesën e palëve,por edhe kryesisht, ato i nënshtrohen verifikimit e shqyrtimit gjyqësor, ku gjykata i çmon atosipas bindjes së formuar pas proçesit të verifikimit e shqyrtimit të tyre në tërësi. Gjatë fazës sëhetimeve paraprake në mjaft raste prokurorit apo të pandehurit, i lind nevoja e domosdoshmeqë prova të caktuara ti kthejë ato në prova gjyqësore, pa përfunduar akoma hetimet paraprake.“Ky komplikim gjatë hetimeve paraprake paraqitet sa herë që situata të vecanta bëjnë tënevojshme kristalizimin e fakteve, d.m.th. formimin e provës që në fillim, pasi në të kundërtnuk do të merrej më gjatë debatit gjyqësor” 738.

Në këto raste e situata të ngutëshme, palët në proçesin penal (prokurori ose ipandehuri) nuk mund të presin derisa të përfundojnë hetimet paraprake dhe çështja tëdërgohet për gjykim, për të kërkuar, paraqitur e administruar provën para gjykatës. Kjo provëdo të rrezikohej ose nuk do të mund të merrej gjatë gjykimit të çështjes (debatit gjyqësore)provë e cila mund të jetë esenciale për zgjidhjen e çështjes penale. Për shkak të natyrës dhekarakterit të provave e burimeve të tyre, ato mund të pësojnë ndryshime të pashmangshme,apo të humbasin elementët provues që e lidhin atë me veprën penale, autorësinë e saj aporrethana të tjera me interes për zgjidhjen e çështjes. Për ta kuptuar më thjesht, le të mendojmëpër rastin e një dëshmitari të vetëm okular i cili mund të jetë shtetas i huaj apo në rrezik jete;do të merret në pyetje menjëherë që deklarimet e tij të kthehen në provë (dëshmi) apo do tëpresim deri në gjykimin e çështjes dhe do të rrezikonim humbjen e kësaj prove, pasi ai do tëlargohej, vdiste ose vritej... Pra bëhet fjalë për njoftimin (provën) e marrë gjatë fazës sëhetimeve paraprake, provë e cila nuk mund të merret apo rrezikon të merret më vonë, nëgjykimin e çështjes.

Në zgjidhje të kësaj kontradite vjen në ndihmë instituti i sigurimit të provës nëproçesin penal, institut i parashikuar në mjaft sisteme proçeduriale. Ky është institut i ri nëKodin tonë të proçedurës penale është rregulluar me dispozitat e kreut VI për hetimetparaprake 739 . “..është vënë në dukje në mënyrë të përsëritur, edhe në disa vendime tëmëparshme, çmon se si rastet e sigurimit provës edhe vetë proçedura që duhet të ndiqet përrealizimin e këtij proçesi përbëjnë përjashtim nga rregullat e përgjithshme të burimeve tëprovës dhe formave ligjore të evidentimit, marrjes dhe administrimit të burimeve tëprovave..” 740. Kodi ynë i proçedurës penale (bazuar dhe marrë në përgjithësi si model K. ePr. Penale të Republikës Italisë, pasi në kohën që u pregatit projekti i këtij kodi rezultonte mekodin më të ri, miratuar në vitin 1989) në institutin e sigurimit të provës ka njohur epërcaktuar në mënyrë të përmbledhur rastet kur prokurori apo i pandehuri kanë të drejtë tëkërkojnë nga gjykata marrjen e një prove që gjatë fazës së hetimit paraprak, parashikim i ciliështë njohur e sanksionuar në nenin 316 të K.Pr.Penale (me të njëjtat parashikime, renditje,përmbajtje e formulim nga neni 392 i K.Pr.Penale R. Italisë 741) .

737 Neni 356, 357 dhe 367 të K.Pr.Penale738 Franco Angeli “Il Nuovo processo penale” (Procesi i ri penal) fq 58739 Nenet 316 – 322 të K.Pr.Penale740 Arsyetim mbi institutin e sigurimit të provës, marrjen e tyre nga gjykata që në fazën e hetimit paraprak,arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 754 datë 14.12.2007.741 Meqenëse ky institut është marrë si model nga legjislacioni procedural penal italian, bëhen trajtimekrahasuese në këtë legjislacion. Neni 392 i K.Pr.Penale të Republikës Italiane bëhen të njëjta parashikime mendryshimin e vetëm se pika “c” e nenit 316 të kodit tonë në kodin Italian është e ndarë në dy paragrafë në piken“c” dhe “d” të nenit 392. Kjo ndarje është bërë duke ju referuar përmbajtjes së kësaj prove, shpjegimeve tëpandehurit sipas përcaktimeve të bëra nga ligji proçedurial penal në nenet 61 dhe 210 te K.P.Penale. Në nenin392, 393 të K.Pr.Penale italiane parashikohej që sigurimi i provës mund të bëhej nga gjykata vetëm gjatë fazëshetimeve, duke përjashtuar rastet kur hetimet kishin përfunduar dhe nuk kishte filluar akoma shqyrtimi gjyqësor

Page 180: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

179

V. 1. Rastet dhe kërkesa për sigurimin e provës

Rastet e sigurimit të provës në proçesin penal. Ligjvënësi në nenin 316/a-dh kanjohur dhe parashikuar rastet dhe provat të cilat mund të merren nga ana e gjykatës,pavarësisht se çështje ndodhet në fazën e hetimit paraprak, dhe konkretisht;

a - Në marrjen e dëshminë së një personi, kur ka arësye të bazuara për të menduar seai nuk mund të pyetet në shqyrtimin gjyqësor për shkak sëmundjeje ose pengesë tjetër serioze742. Referuar përmbajtjes së paragrafit të parë të kësaj dispozite e cila lidhet drejtpërdrejtë meshkaqe që i përkasin dëshmitarit, mund të bëjmë ndarjen në dy grupe të rasteve që kaparashikuara ligjvënësi për marrjen e provës, dëshmisë, nga ana e gjykatës që në fazën ehetimeve paraprake dhe konkretisht;

• gjendjes shëndetësore të deklaruesit, sikurse mund të jetë një sëmundje e rëndë dhe epashërueshme, dëmtime të rënda të shëndetit nga vepra penale etj.. Në këto rrethanaparashikohet objektivisht që ky dëshmitar mund të vdesë ose të mos jetë në gjendje tëparaqitet para gjykatës për të dëshmuar gjatë gjykimit të zakonshëm të çështjes penale.Ligjvënësi ka patur parasysh rastet kur sëmundja, gjendja shëndetësore e dëshmitarit(deklaruesit, kallëzuesit apo të dëmtuarit nga vepra penale) është e tillë dhe vlerësohet në atëshkallë që nuk garanton paraqitjen apo dhënien e dëshmisë në gjykimin e çështjes.Pavarësisht se nga ana e ligjvënësit është përdorur shprehja “sëmundje” vlerësojmë së këtupërfshihen edhe rastet kur dëshmitari është dëmtuar, plagosur nga vepra penale dhe është nërrezik jete për shkak të dëmtimeve të marra. Në praktikë ka mjaft raste të cilat janë vlerësuarduke proçeduar me sigurimin e provës (administrimin e dëshmisë para gjykatës) dhe ekundërta kur dëshmitarë të rëndësishëm për proçesin nuk kanë dëshmuar, pasi ose kanëvdekur ose janë larguar në pamundësi objektive për tu paraqitur në shqyrtimin gjyqësor tëçështjes.

• pengesave të tjera serioze. Përcaktimi i bërë në ndarjen e dytë është më ipërgjithshëm, ai lidhet me pengesa të karakterit serioz të cilat mund të jenë nga më tëndryshmet. Këtu përfshihen rastet kur deklaruesit, dëshmitarët janë shtetas të huaj, ose edheshqiptarë me banim të përhershëm jashtë territorit të R.Shqipërisë, me punë, studime, apoangazime të tjera të cilat vlerësohen si pengesë serioze dhe pamundësi e paraqitjes së tyre nëgjykim. Praktika gjyqësore e sigurimit të provës më së shumti ka njohur rastet e kërkesave tëpaleve për sigurimin e provës, marrjen e dëshmisë, bazuar në parashikimet e nenit 316/a tëK.Pr.Penale, për shkak të gjendjes shëndetësore apo pengese serioze. Praktika ka njohur edherastet kur kanë konkuruar njëkohësisht të dy kushtet e parashikuara në këtë dispozitë, gjëndjesshëndetësore dhe shkakut serioz 743.

i cështjes, pra në fazën e veprimeve pregatitore të gjykimit. Ky parashikim me vendimin Nr 77 datë 10.03.1994të Gjykatës Kushtetuese Italiane është shfuqizuar dhe deklaruar i papajtueshëm me Kushtetutën Italiane.742 Neni 316/a i K.Pr.Penale. i njëjti parashikim është bërë në nenin 392/a të K.Pr.Penale Italiane ku ështëparashikuar shprehimisht “Marrja e një dëshmie kur ka aresye të bazuara e menduar që dëshmitari nuk mund tëpyetet gjatë debatit gjyqësore për shkak sëmundje ose ndalimi tjetër”743 I pandehuri ka kërkuar sigurimin e provës, marrjen e dëshmisë së të dëmtuarit nga vepra penale J.P. për shkaktë gjendjes rëndë shëndetësore të këtij të dëmtuari dhe nevojës tij për tu larguar jashte shtetit për kurim dhendërhyrje të specializuar mjekësore. Gjykata e Rrethit Gjyqesorë .. me vendimin Nr 62 datë 30.01.2010 pranoikërkesën e të pandehurit S.S. dhe mbrojtësit tij për sigurimin e provës marrjen e dëshmisë dëshmitarit, dëmtuaritJ.P. dhe caktoi datën e seancës gjyqësore për marrjen e kësaj prove. Ky vendim i gjykatës është ankimuar ngaana e prokurorit cështjes me pretendimin se; mungonin kushtet e nenit 316/a të K.Pr.Penale si dhe të faktit që kjoprovë është administruar nga akuza dhe sigurimi i saj në gjykatë nuk mund të kërkohet nga i pandehuri por ngaprokurori. Gjykata e Apelit .. me vendimin Nr 32 datë 22.02.2010 vendosi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës

Page 181: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

180

b - Në marrjen e dëshmisë, kur ka arësye serioze për të menduar se personi mund tëjetë objekt dhune, kanosje ose premtimi për t’i dhënë para e përfitime të tjera me qëllim që tëmos bëjë dëshmi ose të bëjë dëshmi të rreme 744. Parashikimi i ligjvënësit në këtë rast lidhetkryesisht me rastet e përpjekjeve dhe veprimeve të paligjshme që bëhen nga personat eakuzuar, përfaqësues të tyre, familjarë apo persona të tjerë të interesuar, të cilët nëpërmjetdhunës fizike, psiqike, kanosjes apo edhe shpërblimit, ushtrojnë presion ndaj një dëshmonjësipër të mos dëshmuar apo të bëjë dëshmi të rreme 745. Rastet e praktikës gjyqësore në lidhjeme aplikimin e kësaj mundësie nga palët në fazën e hetimit paraprak kanë qenë të shumta, ngapraktika gjyqësore mund të përmenden rastet e mëposhtme; “.. si rast të sigurimit provës,marrjen dhe administrimin nga gjykata të thënieve të personit që ka dijeni për rrethanahetimi, nga përmbajtja e nenit 316/b të K.Pr.Penale, është ekzistenca e arësyeve të bazuarapër të menduar se personi munt të jetë objekt dhune, kanosje ose premtimi për ti dhënë paraose përfitime të tjera që të mos bëjë dëshmi ose të bëjë dëshmi të gënjështër është fjala përrefuzim ose dëshmi të gënjështër gjatë gjykimit të themelit të çështjes).. rrethana këto të janëkonstatuar se kanë qenë të pranishme në fazën e hetimeve paraprake që po zhvilloheshin mbikallëzimin e të dëmtuarës” 746.

Në praktikë ka patur raste kur si rezultat i dhunës, kanosjeve, presionit psikologjik poredhe shpërblimit, dëshmitarë të rëndësishëm për çështjen, kanë refuzuar të dëshmojnë apokanë bërë dëshmi të rreme. Ka patur raste që edhe persona të dëmtuar nga vepra penale osefamiljarë të tyre, femra të dhunuara, trafikuara apo të shfrytëzuara për prostitucion, nuk kanëdëshmuar ose kanë bërë dëshmi të rreme përpara gjykatës. “në seancën gjyqësore të sigurimittë provës e dëmtuara nuk ka pranuar të dëshmojë faktet që ajo kishte kallzuar duke i mohuarato, përkundrazi ajo ka dëshmuar para gjykatës se në Itali ka ikur më dëshirën e saj dhe nukështë shfrytëzuar për prostitucion.. në mospërputhje me provat e tjera.. ” 747. Shkaqet emësipërme që bëjnë të domosdoshëm sigurimin e provës, duhet të jenë reale e të bazuara dhejo hipotetike. Subjekti që kërkon të proçedohet me marrjen e kësaj dëshmie, duhet që në

shkallës parë. Nga përmbajtja e të dy vendimeve të mësipërme dhe akteve të cështjes rezultonte e provuar se idëmtuari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të largohej për mjekim jashtë shtetit, cka provonteegzistencën e të dy elementëve të paragrafit të parë të nenit 316 te K.Pr.Penale. Në rastin konkret i pandehuri sipalë kërkuese provoi para gjykatës me akte mjeko ligjore e prova shkresore, bazueshmërinë ligjore të marrjes sëkësaj prove, dëshmisë së dëmtuarit nga gjykata në fazën e hetimit paraprak.744 Neni 316/b të K.Pr.Penale. Në nenin 392/b të K.Pr.Penale Italian është parashikuar se “Marrja e një dëshmiekur, për shkak të elementëve konkretë dhe specifik ka motiv të bazuar të mendohet se personi është i ekspozuarndaj dhunës, kërcënimeve, ofertave ose premtimeve për para ose ndonjë të mirë tjetër në mënyrë që të mosdeponojë (dëshmojë) ose të bëjë dëshmi të rreme”745 Në kuadër të procedimit penal në ngarkim të pandehurit E.Z. akuzuar për kryerjen e krimit të parashikuar nganeni 114/a të k.penal, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë .. për sigurimin eprovës, marrjen e dëshmisë së të dëmtuarës nga vepra penale D.Z. bazuar në parashikimet e nenit 316/b tëK.Pr.Penale. Gjykata e Rrethit Gjyqesore .. me vendimin Nr 222 date 17.11.2005 ka vendosur pranimin ekërkesës për sigurimin e provës dhe ka proçeduar me caktimin e seancës gjyqësore për marrjen e administrimin edëshmisë. Ky vendim është ankimuar nga i pandehuri nëpërmjet mbrojtesit tij në Gjykatën e Apelit .. e cila mevendimin Nr 8 datë 23.02.2006 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit gjykatës shkallës së parë. Nga përmbajtjae vendimeve të mësipërme dhe akteve të çështjes, rezultonte jo vetëm egzistenca e pengesës serioze për tëdëshmuar (dëshmitarja ishte me banim jashtë shtetit) në gjykimin e zakonshme por e dëmtuara para dhe pasikishte kallëzuar krimin ishte kërcënuar disa herë verbalisht dhe nëpermjet telefonit, sms kërcënuese nga ipandehuri etj.., shkaqe këto të cilat rezultonin të provuara.746 Arsyetim mbi ekzistencen e rasteve të parashikuara nga neni 316/b të K.Pr.Penale, marrë nga vendimi Nr 754datë 14.12.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.747 Arsyetim në vendimin Nr 121 datë 05.03.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në këtë rast ndaj kësajdëshmitarje është filluar proçedimi penal për dëshmi të rreme, i cili më pas është pushuar nga prokurori.

Page 182: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

181

kërkesën e paraqitur gjykatës të argumentojë e provojë shkakun përse kërkon që kjo dëshmi tëmerret nga gjykata që gjatë fazës së hetimeve paraprake. Praktika ka njohur raste kryesishtkërkesa të pabazuara të pandehurve, të cilat me të drejtë nuk janë pranuar nga ana e gjykatës748.

Pavarësisht se këto raste janë parashikuar si vepër penale në mënyrë specifike nëdispozitat e pjesës posaçme të K.Penal 749 ndaj personave, dëshmitarëve, ndjekja dhesanksioni penal ndaj tyre nuk do të sillte asnjë efekt në zgjidhjen e drejtë të cështjes penale nëtë cilën ata nuk kanë dëshmuar apo kanë bërë dëshmi të rreme .

c - Në pyetjen e të pandehurit për fakte që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e të tjerëve,kur ekziston një nga rrethanat e parashikuara në dy rastet e mësipërme (pikat “a” dhe “b” tëkësaj dispozite) 750 . Ky rast është specifik pasi lidhet me shpjegimet e njërit prej tëpandehurve, i cili gjatë hetimeve paraprake ka dhënë shpjegime rreth aktivitetit kriminal dhepërgjegjësisë së të pandehuve të tjerë. Në çdo rast, nëse ky i pandehur për shkak të sëmundjesapo arësyeve të tjera, nuk mund të dëshmojë gjatë gjykimit të zakonshëm, ose ai mund të jetëobjekt i dhunës fizike, psiqike apo dhënies së shpërblimit për të mos shpejguar ose dhënëshpjegime të rreme para gjykatës. Ky parashikim duhet vlerësuar në raport edhe me ecurinëqë mund të kenë hetimet paraprake si dhe të ekzistencës së mentalitetit që përfaqëson njëpjesë e individëve në shoqërinë tonë.

Ndonëse këto raste në praktikë kanë qënë të pakta këtu mund të përmendim rastin esigurimit të provës, administrimit nga gjykata, thëniet e të pandehurës M.S e akuzuar përkryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 186/1 të k.penal, thënie këto të cilat jepninnjoftime për dy të pandehur të tjerë të akuzuar për kryerjen e krimit të parashikuar nga neni259 të k.penal. Proçesi i sigurimit të provës është gjykuar në të tre shkallët e gjykimit dhevlerësoj se nga ana e Gjykatës Lartë me vendimin Nr 13 datë 26.01.2011 krijohet praktikë

748 Mbi kërkesën e të pandehurit K.Gj. akuzuar për kryerjen e krimit të “vrasjes në rrethana cilësuesedhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/2 të k.penal, për sigurimin eprovës, marrjen e dëshmise së dëshmitarit B.H. Gjykata e Rrethit Gjyqësorë ... me vendimin Nr 395 datë07.09.2005 ka vendosur rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të pandehurit K.Gj. Ky vendim është ankimuar nëGjykaten e Apelit ... e cila me vendimin Nr 28 datë 28.09.2005 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit gjykatësrrethit gjyqësorë. Nga përmbajtja e vendimeve të mësipërme dhe akteve të cështjes, rezultonte se nga ana ekërkuesit nuk është provuar egzistenca e kushteve, rreziku ndaj dëshmitari B.H. për dhunë, kanosje etj.. tëparashikuara nga neni 316/b të K.Pr.Penale. - Mbi kërkesën e kërkuesve, të pandehurve I.K. dhe L.M. akuzuarpër kryerjen e krimit të “marëdhënieve seksuale me të mitura në bashkepunim” parashikuar nga neni 100/2 tëk.penal, për sigurimin e provës marrjen e dëshmisë së të dëmtuarës N.M. Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Durrës mevendimin Nr 402 datë 28.06.2006 ka vendosur rrëzimin e kërkesës së kërkuesve I.K. e L.M. me objekt sigurimine provës si të pabazuar në prova e ligjë. Ky vendim është ankimuar nga kërkuesit duke pretenduar se janë rastet eparashikuar nga neni 316/b të K.Pr.Penale pasi dëshmitarja është nën presionin e familjarëve të saj dhe mund tëndryshojë deklarimet si dhe ka dhënë shpjegime kontradiktore. Gjykata e Apelit Durrës me vendimin Nr 32 datë14.07.2006 vendosi lënien në fuqi të vendimit pasi kërkesa e kërkuesve, të pandehurve nuk provonte egzistencëne shkaqeve të cilat ligji parashikonte sigurimin e provës. Nga aktet është provuar e kundërta e pretendimeve tëpandehurve.749 Nenet 306,307,312 dhe 312/a të K.Penal.750 Neni 316/c K.Pr.Penale. Kjo dispozitë rezulton e ndarë në parashikimet e bëra nga K.Pr.Penale italiane, pasinë nenin 392/c, d, të K.Pr.Penale Italiane parashikohen rastet e shpjegimeve të personit nënhetim në rastet tëndara sipas parashikimeve të bëra nga neni 61 dhe 210 të K.Pr.Penale It. për fakte që kanë të bëjnë mepërgjegjesinë e të tjerëve, por gjithmonë kur konkuron një nga kushtet e parashikuara nga pikat “a” ose “b” tëkësaj dispozite”

Page 183: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

182

gjyqësore e rëndësishme, referuar arsyetimit të zgjeruar e shkencor në lidhje me këtë institut,për në tepër në mungesë të një vendimi unifikues të kësaj gjykate 751.

Arsyetimi i bërë nga ana e Gjykatës Lartë në këtë vendim paraqet rëndësi të veçantëpasi i jep zgjidhje qëndrimeve dhe interpretimeve të ndryshme të hasura në praktikë, tëlidhura kryesisht me proçesin e vendimarrjes së provës dhe ankimit të veçantë ndaj këtijproçesi. Në këtë rast kërkesa e prokurorit dhe vendimarrja e gjykatës rezultoi në marrjen edisa provave, të shpjegimeve të pandehurës M.S. (sipas pikës “c” të nenit 316 K.P.P.) si dhetë dëshmisë së dëshmitarëve A.S. M.S. dhe A.S. (sipas pikës “a” të nenit 316 të K.P.P.).Praktika ka njohur mjaft raste në të cilat i pandehuri gjatë fazës hetimeve ka shpjeguarrrethana të kryerjes krimit duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të çështjes dhe të autorëve tëtjerë. Por gjatë dhënies shpjegimeve para gjykatës i ka mohuar apo ndryshuar ato duke u vënënë mënyrë të padrejtë në mbrojtje të interesave të pandehurve të tjerë. Qëndrim ky i cili jovetëm i ka mohuar këtij të pandehuri përfitimet që parashikon ligji në këto raste, por kadeterminuar në zgjidhje jo të drejta të çështjeve penale për të pandehurit e tjerë.

Për rritjen e efektivitetit të luftës kundër kriminalitetit dhe në veçanti për krime tërënda me rrezikshmëri të madhe shoqërore (krimin e organizuar) si dhë të kryera nëbashkëpunim specifik, nga ana e ligjvënësit janë bërë ndryshime të rëndësishme në dispozitate ligjit penal material e atij proçedural penal. Ndryshimet e bëra me ligjin Nr 8279 datë15.01.1998 (ndihma në zbulimin e krimeve, neni 284/b të K.Penal) ligjit Nr 9276 datë16.09.2004 (bashkëpunimi me drejtësinë, neni 37/a i K.Pr.Penale) ligji Nr 9205 datë15.03.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” mbushinboshllëkun ligjor që ekzistonte më parë në këtë drejtim. Këto ndryshime rregullojnë dhesanksionojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë raportet ligjore që krijohen me autorë të krimeve qëbashkëpunojnë me organet e drejtësisë në luftën kundër kriminalitetit dhe përfitimet e tyre sirezultat i këtij bashkëpunimi.

ç - Në ballafaqimin e personave që para prokurorit kanë bërë deklarime të kundërta,kur ekziston një nga rrethanat e parashikuara në pikën “a” dhe “b” 752. Prokurori gjatëhetimit paraprak, nga proçesi i pyetjes së deklaruesve, konstaton që ato janë të kundërta apopjesërisht të kundërta për të njëjtat fakte e rrethana. Për verifikimin e tyre del e domosdoshmekryerja e ballafaqimit. Në mjaft raste rezulton që rezultatet e ballafaqimit rrezikohen ngashkaqet e parashikuara nga ligji në pikat “a” dhe “b” të nenit 316 të këtij kodi. Në kushtet kurnga ballafaqimi vlerësohet se dalin fakte e rrethana të rëndësishme për objektin e të provuarit

751 Mbi kërkesën e organit prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësorë … me vendimin Nr 764 datë 01.10.2010vendosi të pranojë kërkesën për sigurimin e provës, marrjen e dëshmisë së shtetasve kosovarë M.S. A.S. dheA.S. që në fazën e hetimeve paraprake, si dhe marrjen e shpjegimeve të pandehurës M.S. e cila ishte akuzuar përkryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 186 i k.penal. Me të drejtë nga ana e gjykatës në arsyetimin evendimit arsyetohej se deklaruesit (dëshmitarët) dhe e pandehura janë shtetas të huaj e me banim tëperherëshëm jashtë shtetit, gjë e cila vlerësohet si arësye dhe pengesë serioze që ata të paraqiten në gjykimin ezakonshëm të çështjes penale. Ky vendim është ankimuar nga e pandehura A.E. e cila ka pretenduar se këtapersona nuk mund të pyeten dëshmojnë për shkak se nuk egzistojnë kushtet ligjore sipas nenit 316 tëK.Pr.Penale dhe se M.S. është vetë e akuzuar për kryerjen e veprës penale të fallsifikimit të dokumentaveparashikuar nga neni 186 të k.penal. Gjykata e Apelit … me vendimin Nr 260 datë 26.10.2010 vendosi lënien nëfuqi të vendimit gjykatës shkallës parë. Nga përmbajtja e vendimeve të mesipërme si dhe akteve të kësaj çështjerezultonte e provuar egzistenca e pengeses serioze, ata ishin shtetas kosovarë me banim të përherëshëm nëKosovë. Mbi rekursin e të gjykuarës A. E. dhe të mbrojtësit saj Kolegji Penal i Gjykates së Lartë me vendiminNr 13 datë 26.01.2011 vendosi lënien në fuqi të vendimit Nr 260 datë 26.10.2010 të Gjykatës Apelit dukearsyetuar në mënyrë të zgjeruar e dhënë praktikë gjyqësore të rëndësishme.752 Neni 316/ç i K.Pr.Penale. Ky parashikim është bërë në pikën “e” të nenit 392 të K.P.Penale Italiane. me tënjëjtin formulim por në këtë dispozitë përcaktohet referenca për rastet e ballafaqimeve sipas nenin 211 të atijKodi.

Page 184: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

183

dhe zgjidhjen e çështjes, por që rezultatet e këtij ballafaqimi të marrin vlerën e provësgjyqësore, kërkohet që ky ballafaqim të realizohet nga ana e gjykatës që në këtë fazë tëproçesit. Në këtë rast evitohet rreziku që mund të cënojë rezultatet dhe vërtetësinë e kësajprove, prova merr vlerë gjyqësore pasi ajo merret drejtpërdrejtë nga gjykata, në prani tëpalëve në proçes, të cilat realizojnë të drejtat e tyre në marrjen e kësaj prove.

Në praktikën hetimore ka mjaft raste kur dëshmitarë okularë në një ngjarje të caktuarbëjnë deklarime e japin shpjegime të ndryshme rreth saj. Në këto kushte organi i akuzës, gjatëhetimeve dhe bazuar në parashikimet e ligjit proçedural penal 753 kryen proçesin eballafaqimit, rezultati i të cilit në këtë rast përbën provë penale të marrë gjatë hetimitparaprak. Parashikimi i ligjvënësit në këtë rast jo vetëm që i krojon mundësinë palëve tëadministrojnë një provë të rëndësishmë me vlerë në gjykim, por edhe eviton rreziqet e njohuranë paragrafët “a” dhe “b” të nenit 316 të K.Pr.Penale. Në këtë drejtim praktika gjyqësore kaqënë e mangët, kjo ka ndodhur edhe për shkak të mos vlerësimit sa duhet nga ana e palëve nëproçes të kësaj mundësie që ka parashikuar ligji si dhe të mbivlerësimit të bërë nga gjykataakteve dhe rezultateve të dala nga proçesi i ballafaqimit gjatë hetimeve paraprake. Megjithatëduhet thënë që kjo mundësi proçedurale kryesisht është tentuar të përdoret nga ana e tëpandehurve për të ndikuar apo ndryshuar qëndrimin e të dëmtuarit, dëshmitarëve apo në rastetkur është kërkuar ballafaqimi me të dëmtuarin dhe kjo kërkesë i është refuzuar nga prokurori754.

d - Për një ekspertim apo eksperiment gjyqësor, kur prova ka të bëjë me një person,send apo vend, gjendja e të cilëve mund të pësojë ndryshime të pashmangshme. Ekspertimimund të kërkohet edhe kur është rasti që, po të bëhet gjatë shqyrtimit gjyqësor do të silltepezullimin e gjykimit mbi gjashtë muaj 755. Në praktikën hetimore ka mjaft raste që sirezultat i shkaqeve objektive, një provë e caktuar, send, objekt apo edhe vendi i kryerjes sëveprës penale etj.. pëson ndryshime apo transformohen në mënyrë të pashmangshme, (saqëbëjnë të pamundur që specialistë të fushave të posaçme të shkencës, të kryejnë ekspertiminteknik) këto ndryshime bëjnë të pamundur edhe riprodhimin e mënyrës si ka ndodhur veprapenale e çdo rrethanë tjetër me interes për çështjen (nëpërmjet eksperimentit).

Veprat penale në të shumtën e rasteve ndodhin dhe lidhen me sende, persona apovende të caktuara, gjendja e të cilave nuk mund të mbahet domosdoshmërisht e pandryshuarderi në gjykimin e çështjes. Këto janë raste të cilat për shkaqe objektive nuk mund të lejojnërealizimin dhe kryerjen e ekspertimit apo të eksperimentit gjyqësor, gjatë gjykimit tëzakonshëm. Vendi i kryerjes së krimit mund të jetë një objekt, ndërtesë etj., të cilat mekalimin e kohës ndryshojnë e transformohen, gjendja e tyre nuk mund të mbahet epandryshuar, kjo për shkaqe natyrore, riparimit të dëmeve, prishjes, rindërtimit, shkatërrimitapo shkaqeve të tjera të karakterit objektiv. Për të fiksuar gjendjen dhe kushtet në të cilat ka

753 Nenet 169 dhe 170 të K.Pr.Penale parashikojne kushtet dhe kriteret për kryerjen e ballafaqimit si dhe rregullatprocedurale të detyrueshme në kryerjen e këtij veprimi procedural.754 I pandehuri E.K. i akuzuar për kryerjen e krimit të parashikuar nga neni 114/a të k.penal, ka paraqitur kërkesëpër sigurimin e provës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor …, bazuar në nenin 316/a,ç të K.Pr.Penale dhe ka kërkuartë bëhet ballafaqimi para gjykatës midis i tij dhe kallëzueses, të dëmtuarës L.M. Gjykata e Rrethit Gjyqësorë …me vendimin Nr 1 datë 13.03.2006 ka vendosur; mospranimin e kërkesës bërë nga kërkuesi, i pandehuri E.K. meobjekt sigurimin e provës. Ky vendim është ankimuar nga i pandehuri e mbrojtësi në Gjykatën e Apelit … e cilame vendimin Nr 18 datë 06.04.2006 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit gjykatës rrethit gjyqësorë. Ngapërmbajtja e vendimeve rezulton se kërkesa e bërë nga kërkuesi i pandehuri nuk ka qënë e bazuar në ligj, ngaaktet rezultonte se nuk kishte deklarime të kundërta midis kërkuesit dhe të dëmturës nga vepra penale .755 Neni 316/d K.Pr.Penale, ndërsa në legjislacionin italian bëhet parashikim i njëjtë në pikën “f” të nenit 392,por duke bërë referencë në nenin 280 dhe 218 të K.P.Penale italiane që normojnë ekspertimin dhe eksperimentin.

Page 185: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

184

ndodhur vepra penale, mënyra si ka ndodhur, përgjegjësia konkrete e personave, lidhjashkakësore e veprimeve, mosveprimeve tyre me ardhjen e pasojës, është e domosdoshme qëekspertimi teknik apo i eksperimenti të kryhet nga gjykata, që në këtë rast rezultatin eekspertimit teknik apo të eksperimentit ta administrojë në cilësinë e provës gjyqësore,pavarësisht se proçesi ndodhet në fazën e hetimit paraprak.

Në këtë mënyrë realizohet dhe respektohen parimet e barazisë së palëve në gjykim,parimi i pandërmjetësisë dhe kontradiktorialitetit, pasi palët në këtë rast kanë mundësinë tëbëjnë kundërshtimet e nevojshme rreth kësaj prove në kushte reale, të drejtpërdrejta dhe jombi akte, skica, fotografi apo filmime. Në gjykimin e zakonshëm nuk do të kishte më vlerëkundërshtimi i rezultateve të këtyre provave marrë gjatë hetimit apo kërkesat për kryerjen enjë ekspertimi të ri, eksperimenti, pasi objekti i këtij veprimi lidhet me një person, send,objekt i cili ka pësuar ndryshime të pakthyeshme. Gjithashtu ligjvënësi në këtë dispozitë kaparashikuar edhe rastet që lidhen me kryerjen e ekspertimeve komplekse, të vështira,rezultatet e të cilave jepen nga ana e ekspertëve për një periudhë jo më pak se 6 muaj. Kjokohë e domosdoshme do të sillte vonesa dhe zvarritje të gjykimit të çështjes penale. Të tillaekspertime janë ato që lidhen me parashikimet e bëra nga neni 185/3 të K.Pr.Penale.

dh - Në një paraqitje për njohje, kur për arësye të veçanta nuk mund të shtyhet veprimideri në shqyrtimin gjyqësor 756. Proçesi i njohjes realizohet nëpërmjet perceptimeve shqisorendaj sendeve, personave apo çdo njohje tjetër nga një individ kur ndodh vepra penale. Kjogjendje e këtyre sendeve, personave etj.. në të shumtën e rasteve nuk është e qëndrueshme,ajo ndryshon me kalimin e kohës për shkaqe nga më të ndryshmet. Gjithashtu në përmbajtjene tij ky proçes, ka perceptimin shqisor të një personi për atë çfarë ai ka konstatuar nëmomentin që ndodh vepra penale, por që me kalimin e kohës kujtesa e njohësit fillon ezbehet, edhe nëse gjendja e sendeve dhe personave mbetet e pa ndryshuar.

Si burim prove paraqitja për njohje zakonisht aplikohet gjatë hetimeve paraprake, kjoe kushtëzuar nga mjaft faktorë, sikurse janë;

• Koha sa më e afërt e marrjes perceptimit shqisor nga njohësi me atë të realizimitnjohjes, ndikon drejtpërdrejtë në rezultatin dhe fuqinë provues të saj. • Aplikimi i këtij burimiprove për të marrë prova në lidhje me objektin e të provuarit si dhe idendifikimi i burimeve tëtjera të provës. • Domosdoshmëria që kanë organet e hetimit që nëpërmjet njohjes tërealizojnë verifikimin e fakteve e të dhënave të tjera që ata kanë administruar etj..

Pra është e rëndësishme që kryerja e njohjes të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, kjopër shkak se të dhënat e përftuara nga marrësi janë të afërta dhe të plota. Në kushtet kur vleradhe rëndësia e saj është përcaktuese për proçesin penal, ligjvënësi ka parashikuar mundësinëqë kjo njohje të realizohet nga gjykata, pavarësisht se proçesi ndodhet në fazën e hetimitparaprak. Në mjaft raste edhe për shkaqe të tjera, palët evidentojnë nevojën e marrjes së kësajprove nga gjykata që në fazën e hetimeve, njohje e cila realizohet drejtpërdrejtë nga gjykatadhe rezultati i saj administrohet në cilësinë e provës në gjykim, pa pritur deri në shqyrtimingjyqësor të çështjes, duke rrezikuar marrjen e saj.

Kërkesa e palëve për sigurimin e provës 757 . Prokurori dhe i pandehuri janësubjektet që kanë të drejtë të kërkojnë nga gjykata sigurimin e provës, brenda afateve për

756 Neni 316/dh K.Pr.Penale. Nga K.Pr.Penale italiane bëhet parashikim në pikën “g” të nenit 392 me ndryshiminse parashikon jo vetëm arësyet e vecanta (sikurse parashikon neni 316/dh të kodit tonë) por këto arësye duhet tëjenë të ngutëshme, urgjente (..particolari ragioni di urgenza..)757 Sipas nenit 317 të K.Pr.Penale (në K.Pr.Penale italiane neni 393) akti procedural me anë të cilit i kërkohetdhe ve në lëvizje gjykatën është kërkesa për sigurimin e provës.

Page 186: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

185

përfundimin e hetimeve, parashikim ky i sanksionuar në nenin 316/1 të K.Pr.Penale. Në nenin318/1 të K.Pr.Penale parashikohet e drejta e të dëmtuarit nga vepra penale që të kërkojë ngaprokurori për të proçeduar me sigurimin e provës. Mbi këtë kërkesë të dëmtuarit, prokuroridisponon duke paraqitur kërkesë para gjykatës për sigurimin e provës nëse janë kushtet eparashikuara nga ligji. Nëse ai konstaton që kjo kërkesë nuk është e bazuar, vendosmospranimin e saj duke njoftuar të dëmtuarin, të cilit i lind e drejta e ankimit në gjykatë. Përtë dëmtuarin akuzues sipas parashikimeve të nenit 318/2 të K.Pr.Penale, ai ka të drejtë t’ikërkojë vetë gjykatës sigurimin e provës përpara se të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor ikërkesës së tij për ndjekje penale ndaj të akuzuarit (këto janë rastet e gjykimeve për vepratpenale sipas parashikimeve të nenit 59/1 të K.Pr.Penale).

Kërkesa drejtuar gjykatës për sigurimin e provës sipas parashikimeve të nenit 317 tëK.Pr.Penale, duhet detyrimisht të përmbajë ;

a) Provën që kërkohet të merret nga gjykata. Lidhjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortëme veprën penale, me autorin, fajësinë ose jo të tij, pasojën e ardhur si dhe çdo rrethanë meinteres për çështjen penale (me objektin). Këtu mund të jetë rasti i një dëshmie, ekspertimietj...

b) Rëndësinë e kësaj prove për çështjen penale si dhe për vendimin gjyqësorpërfundimtar. Në kërkesën për sigurimin e provës pasqyrohet në mënyrë të përmbledhur,rëndësia që kjo provë paraqet për të vërtetën që lidhet me veprën penale dhe zgjidhjen e drejtëtë çështjes. Arsyetohet gjithashtu rëndësia që ka ky njoftim (fakt, provë) për tu kthyer nëprovë gjyqësore mbi të cilat gjykata mund të marrë vendimin përfundimtarë (neni 380 iK.Pr.Penale).

c) Personat ndaj të cilëve proçedohet për faktet objekt prove. K.Pr.Penale ka njohur sipersona ndaj të cilëve proçedohet, të pandehurit të cilëve me akt sipas nenit 34/1 tëK.Pr.Penale u është formalizuar e njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale dhe është marrëi pandehur 758.

d) Arësyet dhe rrethanat të cilat e bëjnë të pa mundur dhe nuk lejojnë që kjo provë tëmerret gjatë shqyrtimit gjyqësorë të çështjes penale. Kërkesa në përmbajtje të saj duhet tëarsyetojë kushtet dhe rrethanat përse kjo provë nuk mund të merret gjatë gjykimit tëzakonshëm, të argumentuara këto me fakte e rrethana konkrete. Duke arsyetuar faktin qëdëshmitari është në gjendje të rëndë shëndetësore (me një akt të lëshuar nga personelimjeksorë që dokumenton gjendjen e tij dhe rrezikun për jetën) ose kur është shtetas i huaj(kopje e dokumentave, pasaporta e tij.. ) nga të cilat provohen arësyet e largimit tij jashtëvendit.

Mosrespektimi i kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga pika 1 dhe 2 e nenit 317 tëK.Pr.Penale, sjell për pasojë mospranimin e kërkesës për sigurimin e provës nga ana egjykatës. Në rastet të caktuara sigurimi i provës mund të shërbejë edhe si shkak për zgjatjen eafatit të hetimeve paraprake nga ana e prokurorit 759. Kërkesa për sigurimin e provës, përparase të dorëzohet në sekretarinë e gjykatës, duhet detyrimisht tu njoftohet palëve dhe personavetë tjerë të interesuar nga subjekti që e bën këtë kërkesë. Palët brenda dy ditëve nga njoftimi ikërkesës kanë të drejtë të bëjnë dhe parashtrojnë kundërshtimet e tyre para gjykatës përkërkesën e bërë nga pala tjetër si dhe rrethin e personave të interesuar. “I pa mbështetur ështëpretendimi se sigurimi i provës, dëshmia e të dëmtuarës L.A është marrë në kundërshtim menenet 317 dhe 321 të K.Pr.Penale, nga aktet rezulton se në datë 12.03.2003 gjykata karealizuar komunikimin e kësaj kërkese të pandehurve, mbrojtësve, dhe konformë kërkesave të

758 Në dispozitat e legjislacionit proçedurial penal Italian përcaktohet si subjekt që kërkon sigurimin e provës apondaj të cilit merret prova, të dyshuarin, personin nën hetim.759 Parashikim ky i bërë në nenin 317/4 të K.Pr.Penale.

Page 187: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

186

nenit 319 të K.Pr.Penale u ka dhënë mundësi atyre dhe mbrojtjes që përpara se të fillontegjykimi i kërkesës për sigurimin e provës të paraqisnin argumentet dhe pretendimet e tyrelidhur me këtë kërkesë..” 760.

Ligjvënësi 761 ka parashikuar të drejtën e prokurorit për të kërkuar nga gjykatashtyrjen e afatit për sigurimin e provës, kërkuar nga i pandehuri, në rastet kur nga marrja ekësaj prove do ti sillte dëm vetë provës. Këtu p.sh. mund të kemi rastin kur nga i pandehurikërkohet të merret dëshmia e një dëshmitari i cili për shkak të dhunës apo premtimit arrihet nëkonkluzionin se mund të japë dëshmi të rreme përpara gjykatës. Kur prokurori vihet në dijeninga policia gjyqësore se një provë e rëndësishme për procesin është vënë në rrezik, ai duhet tëmarra masat e nevojshme për ruajtjen, “konservimin” e kësaj prove duke proçeduar mesigurimin e saj në gjykatë. Është në detyrimin e tij ligjor që nëpërmjet policisë gjyqësore tëurdhërojë e sigurojë mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve për të mos rënë pre e dhunës,kanosjeve apo premtimeve për shpërblime.

Praktika gjyqësore ka njohur edhe raste kur dëshmitari për shkaqet e treguara më lartka mohuar faktet e kallzuara apo deklarimet e dhëna gjatë marrjes së dëshmisë në sigurimin eprovës, dhe konkretisht; “në seancën gjyqësore të sigurimit të provës e dëmtuara A.K nuk kapranuar faktet që ajo kishte kallzuar duke i mohuar ato, përkundrazi ajo ka dëshmuar paragjykatës së në Itali ka ikur më dëshirën e saj dhe nuk është shfrytëzuar për prostitucion” 762.

Kërkesa e prokurorit për shtyerje të marrjes provës mund të bëhet edhe për shkak tëveprimeve hetimore të rëndësishme që ai është duke kryer apo që ka parashikuar për tu kryerdhe që lidhen drejtpërdrejtë me karakterin “sekret” të asaj prove. Qëndrimi dhe kërkesa eprokurorit në këto raste duhet të jetë e bazuar në fakte e rrethana konkrete, bindëse përgjykatën dhe jo pretendime të pabazuara. “Prokurori sipas nenit 397 të K.Pr.Penale (italian)mund ti kërkojë gjyqtarit që ta shtyjë marrjen e provës kërkuar nga i hetuari, kur marrja e sajdo të paragjykonte apo zbulonte veprimet e ardhshme hetimore. Këtu p.sh. mund të jetë rasti injë dëshmitari që është duke u përgjuar nga prokurori pasi komunikon me të hetuarin apopersona të tjerë” 763.

V. 2. Disponimi dhe marrja e provës nga gjykata

Për të respektuar parimet e përgjithshme të gjykimit, respektimit të parimitkontradiktorialitetit, barazisë së armëve dhe mjeteve, mbrojtjes efektive në gjykim, efektevetë debatit gjyqësor etj.. është parashikuar nga ligjvënësi proçes i veçantë gjykimi, për tëvendosur marrje ose jo të kësaj prove që në këtë fazë të proçesit. Ky proçes i veçantë iparashikuar nga ligji ka si qëllim që nga ana e gjykatës të bëhet verifikimi nëse qëndrojnë apojo shkaqet për të cilat është kërkuar që prova të merret nga gjykata që në këtë fazë dhe nëpërputhje me kërkesat e nenit 316/a-dh të K.Pr.Penale, si dhe për ti dhënë mundësinë palëve

760 Mbi njoftimin e kërkesës për sigurimin e provës dhe dhënien e mundësive palëve për të bërë kundërshtimet etyre mbi këtë kërkesë përpara se të fillojë gjykimi i kërkesës për sigurimin e provës, arsyetuar në vendimin Nr374 datë 14.06.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.761 Neni 319/3 të K.Pr.Penale. Këto janë rastet që nga policia gjyqësore apo nga përmbajtja e akteve, prokurorinjoftohet për dhunën, kanosjen, apo premtimin që i bëhet dëshmitarit për të dhënë dëshmi të rreme.Kurprokurori vihet në dijeni nga policia gjyqësore se një provë e rëndësishme për procesin është vënë në rrezik, aiduhet të marra masat e nevojshme për “konservimin” e kësaj prove duke proceduar me sigurimin e saj nëgjykatë.762 Arsyetim në vendimin Nr 121 datë 05.03.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në këtë rast ndaj kësajdëshmitarje është filluar proçedimi penal për dëshmi të rreme, i cili më pas është pushuar.763 Luigi De Ruggerio “Sigurimi i provës” (incidente probatorio) botim 2006.

Page 188: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

187

që të bëjnë kundërshtimet e tyre përpara gjykatës. Afati kohor i vendosur nga ligji prej dyditësh nga paraqitja e kërkesës me atë të vendimarrjes së gjykatës, shërben edhe si garanci qëpala tjetër të ketë mundësi të pregatitet efektivisht për këtë seancë gjyqësore.

Gjykata duhet detyrimisht të disponojë me vendim për pranimin ose jo të kërkesës përsigurimin e provës. “Në sigurimin e provës, dëshmisë dëmtuarës R.H kërkuar nga prokurori,janë lejuar shkelje proçedurale,.. nga gjykata nuk është zbatuar kërkesa e nenit 320/1 tëK.Pr.Penale sipas së cilës brenda dy ditëve nga ardhja e përgjigjes për marrjen e njoftimit tëkërkesës përsigurimin e provës, gjykata merr vendim, me të cilin pranon ose rrëzon kërkesënpër sigurimin e provës. Një vendim i tillë nuk është marrë ndonëse sipas paragrafit të dytë tënenit 320/1 të K.Pr.Penale, ... gjykata e rrethit ka lejuar gjithashtu marrjen e provës panjoftuar të pandehurin apo mbrojtësit e tyre në shkelje të kërkesave të nenit 317, 318 dhe 319të K.Pr.Penale” 764. “nga aktet e dosjes gjyqësore nuk gjendet vendim të gjykatës që pranonsigurimin e provës dhe nuk rezulton që ky vendim t’i jetë komunikuar të pandehurit ... nëkundërshtim me kërkesat e nenit 320/1,2 të K.Pr.Penale..” 765.

Sipas nenit 13/2 gërma “a” të K.Pr.Penale, shqyrtimi i kërkesës palëve për marrjen eprovës nëpërmjet proçesit të sigurimit saj që në fazën e hetimit paraprak, bëhet nga një gjyqtari vetëm i cili gjykon të gjitha kërkesat e palëve gjatë hetimit pararprak. Në këtë proçes kygjyqtar pasi verifikon respektimin e kërkesave të ligjit, ato të parashikuara nga nenet 316 –319 të K.Pr.Penale, është i detyruar që brenda dy ditëve të disponojë me vendim për praniminose jo të kërkesës për sigurimin e provës. Ndaj vendimit për pranimin ose jo të kërkesës, palëtqë nuk janë dakord me këtë vendim brenda pesë ditëve kanë të drejtën e ankimit të veçantë nëgjykatën e apelit, e cila e gjykon çështjen brenda dhjetë ditëve nga marrja e akteve të ankimit.“..objekt i gjykimit të gjykatës së apelit është respektimi i kërkesave të ligjin në lidhje mevendimin që pranon ose rrëzon kërkesën për sigurimin e provës dhe jo vlerësimin e saj,.. kjogjykatë nëse konstaton që vendimi është marrë në kundërshtim me kërkesat e ligjit, përshkakun se nuk ekzistojnë arësye për sigurimin e provës, shfuqizon vendimin e gjykatësshkallës parë, atëherë edhe prova e marrë bëhet e pavlefshme..” 766.

Pavarësisht se nga ana e ligjvënësit në nenin 320/1 paragrafi i dytë i K.Pr.Penale ështënjohur e drejta e ankimit të palëve në proçes ndaj vendimit gjykatës, për pranimin ose jo tëkërkesës për sigurimin e provës, autorë të ndryshëm janë të mendimit se e drejta e ankimitlind vetëm në rastet e mospranimit të kërkesës per sigurimin e provë. Pretendohet se e drejtae ankimit lind vetëm në rastet e mospranimit të kërkesës për shkak se askush nuk dëmtohetnga sigurimi i provës, apo marrja e saj nga gjykata, si dhe të faktit që vendimi për marrjen eprovës nuk është përfundimtar dhe duhet të ankimohet së bashku me vendimin përfundimtarsipas nenit 407/2 të K.Pr.Penale 767. Vlerësojmë se ky mendim është i gabuar, pasi e drejta eankimit ndaj çdo vendimi gjyqësorë është e drejtë e njohur dhe e garantuar nga Kushtetuta,K.E.Dr.Njeriut dhe legjislacioni në tërësinë e tij, për më tepër që ligji proçedural penal për

764 Arsyetim mbi mosrespektim të kërkesave të ligjit në lidhje me mos njoftimin e palëve mbi seancën gjyqësoretë shqyrtimit kërkesës për sigurimin e provës, mos marrjen e vendimit mbi pranimin ose jo të kërkesës si dhemos njoftimin e palëve na marrjen e kësaj prove.. arsyetuar në vendimin Nr 325 datë 24.05.2006 të KolegjitPenal të Gjykatës së Lartë.765 Mbi mos marrjen e vendimit për pranimin ose jo të kërkesës për sigurimin e provës nga gjykata, arsyetuar nëvendimin Nr 400 datë 08.06.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.766 Arsyetim në vendimin Nr 287 datë 28.05.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi objektin e gjykimitnë gjykatën e apelit të ankimit sipas nenit 320/1 të K.Pr.Penale .767 Shih komentarin e K.Pr.Penale, faqe 294 paragrafi tretë. Në mënyrë të gabuar në këtë komentar arsyetohet senë rastet kur gjykata merr vendim për marrjen e provës ky vendim nuk është përfundimtarë dhe sipas nenit 407/2të K.Pr.Penale duhet të ankimohet së bashku me vendimin përfundimtar si dhe për faktin se askush nuk dëmtohetnga marrja e provës ?!.

Page 189: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

188

këtë vendimarrje të gjykatës ka njohur të drejtën e ankimit të veçantë. Edhe referenca ligjoreështë e gabuar pasi në këtë dispozitë parashikohet se “..ankimi i urdhërave të gjykatës, kurnuk parashikohet ndryshe nga ligji, mund të bëhet vetëm me ankim kundër vendimit”. Nërastin konkret ligji parashikon ankimin të veçantë, neni 320/1 “II” i K.Pr.Penale.

Edhe praktika gjyqësore ka njohur mjaft raste ku ankimet e palëve, prokurorit, tëpandehurit ndaj vendimeve për pranimin ose jo të kërkesës për sigurimin e provës janeshqyrtuar nga Gjykatat e Apelit të cilat kanë disponuar mbi ndryshimin apo lënien në fuqi tëvendimeve të ankimuara. Më domethënës është arsyetimi i bërë në vendimin e Kolegjit Penaltë Gjykatës së Lartë Nr 13 datë 26.01.2011 të sipër cituar. Në këtë vendim nga Gjykata eLartë arsyetohet se “Sipas nenit 320 të K.Pr.Penale, gjykata, brenda dy ditëve nga ardhja epërgjigjes për marrjen njoftim për kërkesën për sigurimin e provës, merr vendim me të cilinpranon ose rrëzon kërkesën dhe kundër vendimit mund të bëhet ankim në gjykatën e apelitbrenda pesë ditëve. Nga ky përcaktim del qartë se pretendimi i prokurorit se vendimi igjykatës mund të ankimohet vetëm kur kërkesa për sigurimin e provës refuzohet dhe jo kur ajopranohet është i pa bazuar, pra ankimi mund të bëhet brenda afatit të posacëm prej pesëditësh, si në rastet kur kërkesa për sigurimin e provës nuk pranohet, ashtu edhe në rastet kurajo pranohet” 768.

Vendimi gjyqësor i gjykatës në rast se pranon kërkesën për sigurimin e provës duhettë përmbajë; provën që kërkohet të sigurohet (objektin e provës brenda kufijve të kërkesës përsigurimin e provës), shkaqet ligjore që e bëjnë të domosdoshme marrjen e saj në këtë fazë(rastet sipas nenit 316 te K.Pr.Penale), personat e interesuar për provën që do të merret, datën(kjo datë duhet të caktohet brenda 10 ditëve nga data e dhënies së vendimit) e caktuar përmarrjen e provës. Ndërsa në rastet kur gjykata vendos për mospranimin e kërkesës përsigurimin e provës, ky vendim në përmbajtje të tij pasqyron e argumenton shkaqet ligjore tëmospranimit të kërkesës për sigurimin e provës.

Marrja e provës nga gjykata. Kur gjykata ka vendosur me vendim për marrjen eprovës zhvillohet proçesi gjyqësor i marrjes së provës kërkuar në seancë gjyqësore. Ky proçeszhvillohet me pjesëmarrjen e domosdoshme të prokurorit dhe mbrojtësit të pandehurit (duke icaktuar mbrojtës nëse nuk ka të tillë) 769. Në këtë proçes ka të drejtë të marrë pjesë edhepërfaqësuesi i të dëmtuarit, por prezenca e tij nuk është e domosdoshme. “..në seancëngjyqësore të sigurimit të provës ka qenë i pranishëm vetë i pandehuri A.A, ndërsa i pandehuritjetër është përfaqësuar nga mbrojtësi i caktuar duke e bërë këtë seancë gjyqësore krejtësishtnë përputhje me ligjin proçedural penal..” 770. “proçesverbali i sigurimit të provës i marrënë përputhje me kërkesat ligjore përbën provë që mund të përdoret në shqyrtimin gjyqësorvetën ndaj të pandehurve, mbrojtësit e të cilëve kanë asistuar në marrjen e saj..” 771.

Marrja e provës nëpërmjet këtij proçesi nuk mund të bëhet nga gjyqtari që ka gjykuarkërkesën e palës për marrjen e provës dhe ka vendosur pranimin e saj. Në këtë rast ky gjyqtarka papajtueshmëri për shkak se marrja e provës është pjesë e shqyrtimit gjyqësor të çështjesdhe referuar kërkesave të nenit 15/2 të K.Pr.Penale, ai ka papajtueshmëri në marrjen e kësaj

768 Vendimi Nr 13 datë 26.01.2011 i Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë fq 3, parag. tretë. Në gjykimin e kësajçështje në Gjykatën e Lartë nga ana e prokurorit pranë Gjykatës së Lartë, në mënyrë të gabuar dhe sipasinterpretimit të bërë në komentarin e K.Pr.Penale, në kërkesa paraprake ka kërkuar që Gjykata e Lartë tëdispononte me mospranimin e rekursit paraqitur nga e pandehura dhe brojtësi i saj për shkak se ankimi (rekursi)ishte bërë ndaj një vendimi të pa ankimueshëm, vendimi që kishte marrë provën, dhe se nga marrja e provës nukdëmtohet asnjë palë.769 Sipas nenit 321/1 të K.Pr.Penale për palët në këtë proces.770 Mbi pjesmarrjen e të pandehurve dhe mbrojtësit në seancën gjyqësore të sigurimit të provës, arsyetuar nëvendimin Nr 374 datë 14.06.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.771 Arsyetim në vendimin Nr 343 datë 09.06.2004 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 190: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

189

prove pasi ka gjykuar kërkesat e palëve gjatë hetimit paraprak. Këtë qëndrim ka mbajtur edheGjykata e Lartë; “sigurimi i provës, marrja e dëshmisë së E.V është bërë nga trup gjykues ikryesuar nga gjyqtare .. e cila kishte gjykuar e caktuar masë sigurimi në këtë proçes, edukevepruar në kundështim me kërkesat e nenit 15/2 të K.Pr.Penale, ... parimi është që gjyqtari ihetimit paraprak ka papajtueshmëri me gjyqtarin që gjykon çështjen” 772 . “kërkesa eprokurorit për sigurimin e dëshmisë së S.P është gjykuar e pranuar nga trup gjykues ipërbërë nga tre gjyqtarë të cilët më pas kanë marrë këtë provë, marrjen në pyetje tëdëshmitares në kundërshtim me kërkesat e nenit 15/2 të K.Pr.Penale, në të cilin përcaktohetse gjyqtari që ka gjykuar kërkesat e prokurorit gjatë hetimeve, nuk mund të marrë pjesë nëgjykimin e çështjes, .. qëllimi i ligjvënësit në këtë rast është parimor dhe ka në bazë të tijgarantimin e një proçesi të rregullt ligjor në gjykim” 773.

Gjithashtu duhet thënë se përbërja e gjykatës në gjykimin e çështjes, në këtë rast nëmarrjen e provës, sipas parashikimeve të nenit 13/3 të K.Pr.Penale, varet nga vepra penale dhesanksioni që ka parashikuar ligji penal material. Nëse rezulton se parashikimi i masës sëdënimit në maksimum është më i lartë se 7 vjet burgim, marrja e provës duhet të bëhet mekolegj gjyqësor të përbërë nga tre gjyqtarë. Vlerësojmë se në dispozitat për sigurimin e provësky boshllëk duhet të plotësohet për shkak të qëndrimeve dhe interpretimeve të ndryshme tëpraktikës gjyqësore për nenin 13 të K.Pr.Penale.

Në pikën 2 të nenit 321 të K.Pr.Penale, përcaktohet se; “i pandehuri dhe i dëmtuaringa vepra penale kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë proçes, vetëm kur pyetet një dëshmitarose një person tjetër (dëshmonjës) ndërsa në rastet e tjera ata mund të marrin pjesë vetëm meautorizimin paraprak të gjykatës që ka disponuar për marrjen e administrimin e provës”. Nërastet e marrjes së provave të tjera proçesi i rregullt ligjor dhe të drejtat e të pandehuritgarantohen nëpërmjet pjesëmarrjes së mbrojtësit tij. “Është e ndaluar në mënyrë eksplicidenga neni 401/3 të K.Pr.Penale (italiane) marrja e provave ndaj të hetuarve, mbrojtësit e tëcilëve nuk janë të pranishëm në seancën e marrjes së provës. Në fund të fundit ky ështërregull thelbësor i gjykimit. Provat kanë vlerë ndaj atij që ka mundur të jëtë i pranishëm nëmarrjen e tyre, pra ka thënë fjalën e tij” 774.

Në praktikë ka raste kur kërkesa për sigurimin e provës ka qënë në kuadër tëproçedimit penal ndaj një të pandehuri dhe detyrimet proçedurale sipas përcaktimit të nenit317, 319 dhe 320 të K.Pr.Penale, janë respektuar si nga pala kërkuese ashtu edhe nga gjykatavetëm për atë të pandehur, por gjatë marrjes së kësaj prove, dëshmitari dëshmon fakte errethana në dëm të një personi tjetër që deri në atë fazë të proçesit nuk ishte identifikuar siautor apo akuzuar. Në këto raste nga ana e gjykatës duhet të proçedohet me ndërprerjen eseancës gjyqësore të marrjes së provës dhe kryerjen e proçedurave për njoftimin e të akuzuarittjetër si dhe mbrojtësit tij, ku ky i fundit duhet detyrimisht të marrë pjesë ne proçesin emarrjes së provës, dëshmisë. “në seancën e sigurimit provës, marrjes dëshmisë së K.V kaqenë i pranishëm prokurori, i pandehuri G.L dhe mbrojtësi i tij, pa pjesëmarrjen e tëpandehurit L.L dhe mbrojtësit tij. Përdorimi i dëshmisë si provë, marrë në sigurimin e provës

772 Arsyetim mbi papajtueshmërine e gjyqtarit që gjykon kërkesat gjatë hetimit paraprak me atë të gjykimit tëthemelit apo marrjes provës në proçesin e sigurimit provës, arsyetuar me vendimin Nr 115 datë 21.05.2008 tëKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.773 Arsyetim në vendimin Nr 854 datë 06.10.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi papajtueshmerinë egjyqtarit që gjykon kërkesën për sigurimin e provës me marrjen e saj, parashikuar nga neni 15/2 të K.Pr.Penale.774 Luigi De Ruggerio “Sigurimi i provës” (incidente probatorio) botim 2006.

Page 191: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

190

ndaj të pandehurit L.L pa e thirrur në seancë gjyqësore e aq më tepër pa patur asnjë mundësipërfaqësimi as me avokat, është i paligjshëm” 775.

Ndonëse në dispozitat proçedurale për sigurimin e provës nuk ka përcaktime të qartapër këto raste, në nenin 321/3 dhe 322/1 të K.Pr.Penale, përcaktohet qartë se prova e marrë nëproçesin e sigurimit të provës ka vlerë si e tillë vetëm për të pandehurit, mbrojtësit e të cilëvekanë marrë pjesë në seancë gjyqësore.“Kur ndodh që zgjerohet tema e provës që është duke umarrë edhe tek persona të tjerë, jo të parashikuar në fillim, duhet ndërprerë seancagjyqësore, duhet njoftuar dhe të realizohet prezenca e mbrojtësve të implikuarve të rinj, pasiprova e marrë ndaj të akuzuarve, mbrojtësit e të cilëve nuk kanë qënë prezent në marrjen eprovës, në fakt është nul” 776.

Me mjaft rëndësi është detyrimi që ka gjykata në marrjen e provave për të respektuar merigorozitet kërkesat e përgjithshme të marrjes së tyre në gjykim si dhe ato specifike tëparashikuara sipas llojit të provës që merret në këtë rast. Nuk mund të merret dëshmia e njëdëshmitari që nuk ka zotësi për të dëshmuar (sipas nenit 155/1 dhe 156/a të K.Pr.Penale) apodëshmitarëve të cilët përjashtohen nga detyrimi për të dëshmuar (sipas nenit 158 tëK.Pr.Penale), pa ju bërë e ditur e drejta që ata kanë për të mos dëshmuar etj.. Në nenin 32/1 tëKushtetutës parashikohet se: “askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetes osefamiljes së vet dhe as të pohojë fajësinë e tij”. Standartet e vendosura nga legjislacioni jonëproçedural penal burojnë nga garancitë kushtetuese të parashikuara nga neni 32/1 dhe aktetndërkombëtare, garanci këto të cilat janë më të gjëra pasi ato përfshijnë edhe të drejtën që kaindividi për të mos dëshmuar kundër familjarëve të tij.

Në mungesë të përcaktimeve të veçanta në Konventë, Gj.E.Dr.Njeriut të drejtën për tëmos dhënë deklarime që fajësojnë deklaruesin, dëshmitarin e ka trajtuar në kuadër tërespektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, sipas nenit 6/2 të Konvetës dhe proçesit tërregullt ligjorë 777, dhe konkretisht; “Nuk ka asnjë dyshim se edhe pse neni 6 nuk e përmendshprehimisht, e drejta për të mos folur gjatë marrjes në pyetje.. dhe e drejta për të mos uvetinkriminuar janë norma ndërkombëtare të pranuara në mënyrë të përgjithshme dhe qëpërbëjnë thelbin e nocionit të proçesit rregullt të ligjor, që sanksionohet nga neni 6 iKonventës” 778. “.. e drejta për të mos u vetinkriminuar përbën thelbin e nocionit të proçesittë rregullt ligjor.. dhe ka si qëllim respektimin e vullnetit të personit për të mos folur” 779.

E drejta e individit për të mos dëshmuar kundër vetes apo të pohojë fajësinë e tij ështënjohur nga Pakti Ndërkombëtar lidhur me të Drejtat Civile dhe Politike datë 16.12.1966 nënenin 14/3 pika “e” përcaktohet se ; “ çdo person i akuzuar për një vepër penale ka të drejtënë barazi të plotë të këtë këto garanci.. e) të mos shtrëngohet të dëshmojë kundër vetes ose tëpohojë se është fajtor”. Megjithatë është përmbajtja e njoftimit, dëshmisë së individit ajo qëpërcakton nëse jemi apo jo përpara mungesës së detyrimit për të dëshmuar sipas kërkesave tëneni 157/2 të K.Pr.Penale. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe praktika gjyqësore kur ka arsyetuarse; “pretendimi se dëshmia në sigurimin e provës e dhënë nga A.S, M.S dhe A.S, janë marrënë kundërshtim me nenin 37 të K.Pr.Penale, nuk qëndron, në dëshminë e tyre ata nuk kanë

775 Mbi pavlefshmërinë e provës për të pandehurin që nuk ka marrë pjesë në marrjen e provës, si dhe papjesëmarrjen e mbrojtësit tij, në proçesin e sigurimit provës, marrjen e dëshmisë, arsyetuar në vendimin Nr 482datë 13.09.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë.776 Luigi De Ruggerio “Sigurimi i provës” (incidente probatorio) botim 2006.777 Vendimi i Gj.e.Dr.Njeriut datë 20.10.1997 në çështjen Serves kundër Francës.778 Arsyetim në vendimin e Gjykatës E.Dr.Njeriut datë 08.02.1996 në çështjen Murray kundër Anglisë.779 Arsyetim në vendimin e Gjykatës E.Dr.Njeriut datë 17.12.1996 në çështjen Sanuders kundër Anglisë.

Page 192: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

191

dhënë asnjë të dhënë vetpërgjegjësie, por kanë shpjeguar vetëm veprimet e nënës tyre.. atyreu është bërë e ditur e drejta për të mos dëshmuar sipas nenit 158 të K.Pr.Penale” 780.

Nga praktika gjyqësore ka rezultuar që në mjaft raste në proçesin e marrjes provavenëpërmjet sigurimit të tyre që në fazën e hetimitm paraprak, nuk janë zbatuar me korrektësikërkesat detyruese të marrjes tyre në gjykim, kryesisht ato që lidhen me dëshminë dhe mëkonkretisht; “.. ka qenë në detyrimin e gjykatës në proçesin e sigurimit të provës, dëshmisë sëtë dëmtuarës, në momentin kur gjykata ka marrë dijeni për marëdhënien e bashkjetesës sajme të pandehurin, sipas nenit 158/ç/2 të K.Pr.Penale, ta njohte atë me të drejtën për të mosdëshmuar, çfarë e ka bërë këtë dëshmi të pavlefshme..” 781. “nga gjykata në seancën esigurimit të provës (dëshmisë) së L.H pasi mori dijeni për marëdhënien e dëshmitares me tëpandehurin, bazuar në nenin 158/ç të K.Pr.Penale, duhej ti bënte të ditur të drejtën që ajokishte për të mos dëshmuar.. e për rrjedhojë dëshmia, kjo provë ka rezultuar e pavlefshme,administrimi I saj është bërë në kundërshtim me nenin 151/4 të K.Pr.Penale” 782.

Megjithatë duhet thënë që ky proçes, pra marrja e provës bëhet në seancë jo publike(me dyer të mbyllura) në dallim me marrjen e provave gjatë gjykimit të zakonshëm. Por nëtërësinë e tij respektohen parimet dhe rregullat proçedurale të marrjes së provave gjatëgjykimit të zakonshëm. Për secilën provë ligjvënësi ka përcaktuar rregulla të qarta për marrjene saj nga gjykata, ato janë trajtuar gjërësisht në kapitullin e III-të të këtij punimi. “Pra marrjae provës, nëse ajo është pranuar të merret nga gjyqtari për hetimet paraprake, bëhet nëseancë jo publike, por me të gjitha format e tjera të debatit gjyqësor. Duhetdomosdoshmërisht të jenë të pranishëm prokurori i pandehuri dhe mbrojtësi i të hetuarit”783.

Kur prova merret në proçesin e sigurimit të saj para gjykatës, ka të njëjtën vlerë meprovat e tjera të marra nga gjykata në gjykimin e themelit të çështjes. Ajo dokumentohet nëproçesverbalin e seancës gjyqësore të sigurimit të provës, i cili merret e administrohet ngagjykata në gjykimin e themelit së bashku me provat e tjera. Kjo provë e marë në këtë rast nukmund të ketë vlerë të paracaktuar, ajo ka të njëjtën vlerë sikurse edhe provat e tjera të marranë mënyrën e zakonshme nga gjykata në gjykimin e çështjes. Gjykata në përputhje mekërkesat e nenit 152 të K.Pr.Penale këtë provë ja nënshtron proçesit të verifikimit përpërcaktimin e vërtetësisë të saj në raport edhe me provat e tjera.“ çmuarja e kësaj prove duhetbërë në përputhje me kërkesat e nenit 152 të K.Pr.Penale.. e veçanta që duhet patur parasyshnë çmuarjen e kësaj prove është vetë natyra e kësaj prove e cila ka të bëjë me rreziqet që ikanosen qëndrueshmërisë së saj deri në fund të proçesit penal” 784.

Fakti që në fazën e hetimit paraprak është proçeduar me sigurimin e provës, p.shmarrjen e dëshmisë, nuk i përjashton mundësinë gjykatës që në gjykimin e çështjes këtëdëshmitar ta thërrasë dhe ripyesë në gjykimin e zakonshëm. Në këtë rast disponimi i gjykatëspër rimarrjen e kësaj prove duhet të jetë i bazuar dhe jo mbi kërkesat e palëve në pretendimetë cilat nuk lidhen me vërtetësinë e asaj prove. “ në dispozitat proçedurale që bëjnë fjalë përsigurimin e provës, nuk ka ndalim që, në raste të veçanta e të domosdoshme personi tëripyetet në gjykimin e çështjes. Kjo lind në raste të veçanta nga nevoja e saktësimit të provave

780 Arsyetim në vendimin Nr 13 datë 26.01.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.781 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë në vendimin Nr 841 datë 22.09.2010, për të gjykuarin D.Bakuzuar për krimin e parashikuar nga neni 114/a të k.penal. Mbi mosrespektimin e rregullave të marrjesdëshmisë në gjykim, në sigurimin e provës. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë edhe në vendime tëtjera.782 Arsyetim në vendimin Nr 507 datë 12.11.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i njëjti qëndrim ështëmbajtur nga kjo gjykatë edhe në vendimin Nr 482 datë 13.09.2006.783 Luigi De Ruggerio “Sigurimi i provës” (incidente probatorio) botim 2006.784 Arsyetim në vendimin Nr 637 datë 21.09.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 193: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

192

nisur nga fakti që tashmë gjykata ka administruar prova të tjera gjatë gjykimit të çështjes, qëmund të shtrojnë probleme të ballafaqimit të tyre për nxjerrjen e përfundimeve të drejta nëzgjidhjen e çështjes” 785. Gjykata mund të disponojë për rimarrjen në pyetje të dëshmitarit qëka dhënë dëshmi në sigurimin e provës, vetëm atëherë kur njoftimet që japin provat e tjera tëgjykimit nuk konfirmojnë apo kundërshtojnë ato të dhëna nga dëshmia në sigurimin e provës.“edhe kur ndodh që dëshmitari që ka dhënë dëshmi në sigurimin e provës thirret për tu pyeturnë gjykim, vërtetësia dhe fuqia provuese e dëshmisë në sigurimin e provës mund të vihet nëdyshim, jo thjeshtë dhe vetëm se dëshmitari mund të ndryshojë qoftë edhe pjesërisht thëniet etij, por vetëm atëherë kur nga provat e tjera të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësorrezultojnë fakte të pakundërshtueshme që hedhin dritë mbi të kundërtën e dëshmisë sësigurimit të provës” 786.

Instituti i sigurimit të provës gjatë hetimeve paraprake, rregullohet me dispozitatproçedurale penale të sipërpërmendura, por në neni 336 të K.Pr.Penale i titulluar “veprimet engutëshme” parashikohet edhe rasti kur hetimet kanë përfunduar dhe çështja është dërguar përgjykim në shkallë të parë. Gjatë kësaj periudhe për shkak të rrethanave që parashikohen nganeni 316 i K.Pr.Penale, palët mund të ndodhen në kushte të ngutëshme për ta paraqitur provënpara gjykatës. Zgjidhja në këtë rast janë parashikimet e dispozitës së mësipërme, por gjithnjëme kushtin që të mos ketë filluar akoma shqyrtimi gjyqësorë, marrja e provave, pasi kërkesapër sigurimin e provës do të ishte e pakuptimtë. Në paragrafin e parë kjo dispozitë parashikonse; “kryetari mbi kërkesën e palëve urdhëron marrjen e provave, të cilat më vonërrezikoheshin të mos merreshin, duke respektuar rregullat proceduriale për shqyrtimingjyqësorë” 787.

Nga ana e ekspertëve dhe hartuesve të këtij kodi, parashikimet në nenin 336 teK.Pr.Penale, vlerësoj se janë reflektim i qëndrimit të mbajtur nga Gjykata KushtetueseItaliane në vendimin Nr 77 datë 10.03.1994 e cila shpalli të papajtueshëm me Kushtetutënkufizimin e bërë në nenet 392 dhe 393 të K.Pr.Penale italiane në lidhje me pamundësine esigurimit të provës edhe pasi kishin përfunduar hetimet paraprake. Në këtë vendim arsyetohetse edhe në fazën e veprimeve pregatitore mund të realizohet procesi i sigurimit të provëskërkuar nga palët, me kusht që të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor dhe marrja e provavenga gjykata.

Si përfundim duhet thënë se instituti i sigurimit të provës paraqet një rëndësi mjaft tëvecantë jo vetëm për organet e ndjekjes penale për të siguruar prova gjyqësore dhe provuarakuzat e ngritura ndaj të pandehurve, por ky institut në mjaft raste vihet në mbrojtje të gjithësubjekteve proceduriale, të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve të proçeduar apo tëdëmtuar nga vepra penale., në realizimin e një procesi penal efektiv dhe sa më të drejtë. Këtoprova në mjaft raste kanë përcaktuar njëkohësisht edhe qëndrimin e prokurorit që në fazën ehetimeve paraprake, për akuzën e ngritur, cilësimin ligjor e vendimarrje të tjera tërëndësishme.

785 Mbi rastet e rimarrjes së provës që është marrë më parë në proçesin e sigurimit provës, arsyetuar nga KolegjiPenal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 343 datë 09.06.2004.786 Mbi rimarrjen në pyetje të dëshmitarit që ka dhënë dëshmi në sigurimin e provës si dhe vlerësimin dhe fuqinëprovuese të saj, arsyetuar nga vendimi Nr 637 datë 21.09.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.787 Dispozitat proceduriale të kreut parë, titulli VII-të që rregullojnë e normojnë veprimet pregatitore të gjykatësnë gjykim e çështjes në shkallë të parë. Në këtë dispozitë nuk sqarohet nëse bëhet fjalë për kryetarin e gjykatësapo të trupit gjykues që ka për gjykim çështjen .

Page 194: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

193

Kapitulli VI-të - Proçesi i të provuarit

Me proçes të provuarit do të kuptojmë gjithë veprimtarinë proçedurale egnoseollogjike të prokurorit gjatë hetimit paraprak dhe të gjykatës në gjykimin e çështjes mbimarrjen, shqyrtimin, verifikimin dhe çmuarjen e provave penale. Proçesi i të provuarit si pjesamë e rëndësishme e shqyrtimit gjyqësor, kalon në tre etapa të lidhura si një proçes i vetëm dhei pandarë, në atë të; a) marrjes dhe administrimit të provave, b) shqyrtimit dhe verifikimit tyredhe c) proçesin e vlerësimit dhe çmuarjes së provave.

Marrja, verifikimi dhe çmuarja e provave në fazën e hetimit paraprak realizohet ngaprokurori gjatë ushtrimit të ndjekjes penale si dhe për të disponuar në lidhje me mënyrën epërfundimit të hetimit paraprak. Gjatë hetimeve paraprake, provat penale merren, verifikohendhe çmohen nga prokurori gjatë gjithë kësaj faze, nëpërmjet të cilit arrihet në konkluzionebindëse ku dhe bazohet e gjithë vendimarrja hetimore e prokurorit gjatë ushtrimit të ndjekjespenale. Vendimarrja hetimore e prokurorit si dhe mënyra e përfundimit të procedimit penal,bazohet në bindjen e tij të brendëshme, e cila formohet dhe është rezultat i proçesit tëshqyrtimit, verifikimit dhe vlerësimit në tërësi të gjitha provave penale hetimore. “Provat dhemënyra e marrjes së tyre rregullohen me parashikimet e titullit IV të K.Pr.Penale, në topërcaktohet kuptimi dhe objekti i provave penale, rregullat proçedurale të marrjes,administrimit dhe verifikimit tëq provave si dhe ato të çmuarjes së këtyre provave. Ligjvënësinë këto dispozita ka përdorur termin “organi proçedues” me qëllim që të tregojë se këtorregulla zbatohen nga të gjitha organet e proçedimit penal kur ato marrin një provë” 788.

Gjatë gjykimit provat merren e verifikohen nga gjykata në seancën gjyqësore, atovlerësohen e çmohen prej saj bazuar në bindjen e brendëshme të krijuar pas proçesit tëshqyrtimit dhe verifikimit të gjitha provave gjyqësore, duke mos i dhënë vlerë të paracaktuarasnjërës prej tyre. Marrja, shqyrtimi dhe verifikimi i provave nga gjykata në seancë gjyqësorepërbën në vetvete proçesin e njohjes në shqyrtimin gjyqësor mbi ngjarjen e ndodhur objektgjykimi, nëpërmjet analizimit e verifikimit të hollësishëm të provave që merren, prova këto tëcilat zbulojnë e provojnë të vërtetën mbi ngjarjen e ndodhur, autorin, fajësinë e tij, pasojëndhe lidhjen shkakësore dhe çdo fakt e rrethanë në lidhje me objektin e të provuarit.

VI. 1. - Marrja e provave

Marrja e provave sipas legjislacionit tonë proçedural penal është tërësisht e ndryshmenga ajo e parashikuar nga legjislacionet e kaluara. Parashikimet e bëra nga ligji mbi mënyrëne marrjes së provave në proçesin penal dhe sidomos në gjykim, bëhet në përputhje dhe nërespektim të parimeve proçedurale, të barazisë së armëve e mjeteve, sigurimit të mbrojtjes,prezumimit të pafajësisë, pandërmjetësisë, kontradiktorialitetit etj., të cilat qëndrojnë nëthemel të sistemit akuzator. Proçesi i marrjes së provave dhe respektimi i kërkesave të ligjit nëmarrjen e tyre është trajtuar nga Gj.E.Dr.Njeriut 789 në kuadër të proçesit të rregullt ligjor sidhe Gjykata Kushtetuese, sidomos në drejtim të respektimit të së drejtës për t’u mbrojtur,mundësisë për të kundërshtuar provat që paraqiten si dhe mënyrën e marrjes dhe sigurimit tëprovave penale në ngarkim të akuzuarit, dhe konkretisht; “Mënyra e marrjes së provave karëndësi thelbësore për zhvillimin e drejtë të proçesit penal. Sigurimi i paligjshëm i provës dhepranimi, marrja e saj nga trupi gjykues nuk mund të mos nënkuptojë që proçesi ishte i

788 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 865 datë 21.12.2005 mbi marrjen, verifikimine çmuarjen e provave nga organi proçedues, sipas fazës në të cilën ndodhet proçedimi penal.789 Vendimet e Gjykatës E.Dr.Njeriut datë 27.09..1990 në çështjen Vindishit kundër Austrisë, si dhe vendimindatë 12.07.1988 në në çështjen Schenk kundër Zvicrës etj...

Page 195: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

194

parregullt. Asnjë gjykatë nuk ka mundësi që pa dëmtuar dhënien e “përmasës së duhur tëdrejtësisë”, të mbështet në prova që janë marrë jo vetëm me metoda të pandershme, por mbitë gjitha, që janë marrë edhe të kundërligjshme” 790.

Marrja e provave gjatë hetimit paraprak. Parashikime e bëra në nenin 151/1 tëK.Pr.Penale, janë të karakterit të përgjithshëm. Në të përcaktohet se marrja e provave penalegjatë hetimeve paraprake bëhet nga organi që proçedon. Në këtë rast nga prokurori dhepolicia gjyqësore si organe të ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji 791 për kryerjen e hetimevedhe ushtrimin e ndjekjes penale. Ato gjatë kryerjes së aktivitetit proçedural hetimor, dukeshfrytëzuar burimet e provave, zbulojnë e administrojnë prova që lidhen me objektin e tëprovuarit, prej burimeve dhe sipas rregullave të parashikuara nga ligji proçedural. “në mënyrëtë gabuar nga gjykatat arsyetohet se deklarimet e bëra nga disa persona gjatë hetimitparaprak e të pranuara për lexim në gjykatë nuk merren të besueshme, sepse prova formohetnë gjykatë... në nenin 151/1 theksohet se gjatë hetimeve paraprake, provat merren nga organiqë proçedon.. (në këtë rast nga policia gjyqësore e prokurori si organ proçedues gjatë hetimitparaprak)” 792.

Provat e marra gjatë hetimeve paraprake, shqyrtohen, verifikohen dhe vlerësohen ngaprokurori për të vendosur mbi mënyrën e përfundimit të hetimeve në proçedimin penal dheakuzën konkrete që do të ngrihet dhe akuzohet i pandehuri. Bazuar në njoftimet që japinprovat e hetimit paraprak, prokurori vendos të ngrejë akuzën penale, ta ndryshojë ose tapushojë atë, të vendosë pushimin në tërësi të hetimeve, pezullimin apo dërgimin e çështjes përgjykim. Për marrjen e provave gjatë hetimit paraprak, respektohen kërkesat e përgjithshme sidhe ato të parashikuara për secilën provë, kërkesat e ligjit për dokumentimin e këtijveprimeve proçedurale të marrjes provave. Në marrjen e provave nëpërmjet kontrollit,këqyerjes apo sekuestrimit, detyrimisht respektohen edhe kërkesat e parashikuara nga ligjimbi aplikimin e këtyre mjeteve të kërkimit provës. “dokumentimi i veprimeve për marrjen eprovave është i detyrueshëm për tu zbatuar nga organet e proçedimit penal në çdo fazë të tij,(në gjykim apo hetime paraprake) në të cilat është e lejueshme marrja dhe administrimi iprovave” 793.

Në këtë fazë të proçesit penal provat merren duke respektuar kërkesat e përgjithshmedhe të veçanta mbi marrjen dhe administrimin e provave. Mosrespektimi i kërkesave të ligjitsjell për pasojë pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e tyre në proçesin penal. Është për tutheksuar se edhe në rastet e marrjes së provave nga autoritetet e huaja apo jashtë shtetit,respektohen në mënyrë të detyrueshme kërkesat e ligjit, ato të parashikuara nga neni 509 iK.Pr.Penale, nëpërmjet letërporosisë për jashtë shtetit. Nga kjo dispozitë përcaktohet se ngaana e organit proçedues, në fazën e hetimeve paraprake, prokurori është i detyruar që përmarrjen e një prove, duhet detyrimisht ta kërkojë atë nëpërmjet letërporosisë për jashtë shtetite cila i dërgohet autoriteteve të huaja nga Ministria e Drejtësisë. Në praktikë janë konstatuarraste kur kjo kërkesë e ligjit nuk është respektuar, janë marrë e administruar prova në mënyrëtë drejtpërdrejtë nga prokurori, kryesisht prova shkresore të dorëzuara nga palët në proçes.“Sipas nenit 151/1 të K.Pr.Penale, provat merren nga organi që proçedon, sipas rregullave të

790 Arsyetim në vendimin Gjykatës Kushtetuese Nr 14 datë 03.05.2011 me kërkues L.M vendim në të cilin ështëvendosur shfuqizimi i vendimit të gjykatës shkallës parë, gjykatës apelit dhe Gjykatës SË Lartë mbi deklariminfajtor të kërkuesit për kryerjen e një krimi të rëndë.791 Neni 148 i Kushtetutës, nenet 24 – 33, 151/1 dhe dispozitat e tjera vijuese të K.Pr.Penale.792 Arsyetim mbi marrjen e provave penale gjatë hetimeve paraprake nga policia gjyqësore dhe prokurori, bërënë vendimin Nr 13 datë 18.01.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës SË Lartë me të gjykuar V.L.793 Vendimi Nr 702 datë 31.10.2007 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në të cilin arsyetohet mbi detyrimin erespektimit të kërkesave të ligjit për marrjen e provave ne hetim e gjykim si dhe ato të dokumentimit të këtijproçesi.

Page 196: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

195

përcaktuara nga ligji, në nenin 509 të K.Pr.Penale është përcaktuar si mënyrë për marrjen eprovave nga autoritetet e huaja, letërporosia. Pra si gjykata edhe prokuroria janë tëdetyruara që nëpërmjet letërporosisë ti kërkojnë Minsitrisë së Drejtësisë marrjen e provavenga autoritet e huaja. Në rastin e marrjes dhe administrimit të raportit mjekësor të një spitalitë huaj për të gjykuarin, nuk janë respektuar kërkesat e ligjit e për pasojë prova e marrë ështëe papërdorshme pasi është marrë në kundërshtim me kërkesat e ligjit dhe sipas nenit 151/4 tëK.Pr.Penale nuk mund të përdoret e çmohet si provë” 794.

Marrja e provave në sigurimin e provës. Gjatë hetimit paraprak, provat mund tëmerren edhe nga gjykata sipas parashikimeve të bëra nga ligjvënësi në nenet 316-321 tëK.Pr.Penale, nëpërmjet proçesit të sigurimit të provës mbi kërkesat e palëve në rastet kurmarrja e kësaj prove rezulton të jetë e pamundur në gjykimin e zakonshëm të çështjes. Gjatëfazës së hetimeve paraprake në mjaft raste prokurorit apo të pandehurit, i lind nevoja edomosdoshme që prova të caktuara t’i kthejë ato në prova gjyqësore, pa përfunduar akomahetimet paraprake. Pra bëhet fjalë për njoftimin (provën) e marrë gjatë fazës së hetimeveparaprake, provë e cila nuk mund të merret apo rrezikon të merret më vonë, në gjykimin eçështjes. Institut i sigurimit provës në Kodin tonë të Proçedurës Penale është rregulluar medispozitat e kreut VI-të për hetimet paraprake. Për shkak të rëndësisë dhe lidhjesdrejtpërdrejtë me temën objekt i këtij punimi, sigurimi i provës është trajtuar në kapitullin eV-të në të cilin bëhen trajtime dhe interpretime të zgjeruara.

Marrja e provave në gjykimin e çështjes. Siç edhe kemi shpjeguar, provat gjyqësoreformohen gjatë gjykimit të çështjes në seancë gjyqësore, ato merren nga gjykata mbi kërkesëne palëve ose edhe kryesisht, me vendim të ndërmjetëm mbi marrjen e provave. Gjatë kësajfaze gjykata ka të gjitha mundësitë si dhe detyrimin që të verifikojë jo vetëm respektimin ekërkesave të ligjit proçedural në marrjen e provës gjatë fazës së hetimit paraprak, por edheekzistencën e elementëve të provës penale. Sipas nenit 151/2 të K.Pr.Penale, gjykata mund tëmarrë prova të cilat ndalohen nga ligji apo janë të panevojshme për proçesin penal 795. Njëprovë e cila është marrë në kundërshtim me kërkesat e ligjit, pra i mungon një nga elementët edomosdoshën të provës penale, nuk mund të merret nga ana e gjykatës në shqyrtimingjyqësor, edhe nëse është marrë ajo nuk mund të përdoret dhe vlerësohet në dhënien evendimit nga ana e gjykatës. “..ky Kolegj çmon se vendimet e gjykatave janë bazuar në provatë marra në shkelje të kërkesave të parashikuara nga ligji, këto prova nuk janë marrënëpërmjet proçedurave të parashikuara nga neni 509 i K.Pr.Penale. Nga gjykatat në marrjene këtyre provave është proçeduar në kundërshtim me nenin 151 të K.Pr.Penale, pasi provat emarra në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji nuk mund të merren e përdoren..”796.

Kërkesat e palëve për marrjen e provave. K kërkesat për marrjen e provave, palëtduhet ti paraqesin në momentin proçedural të parashikuar nga pikat “1, 2” të nenit 356 të

794 Arsyetim në vendimin Nr145 datë 28.02.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi marrjen gjatëhetimit paraprak dhe në mënyrë të gabuar të një prove shkresore e cila ishte lëshuar nga një autoritet i huaj dhepa respektuar kërkesat e ligjit, nenit 509 të K.Pr.Penale. Të njëjtin qëndrim Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kambajtur edhe në vendimin Nr 682 datë 31.10.2007.795 Neni 151/2 i K.Pr.Penale ka përjashtuar mundësinë që nga ana e gjykatës të merren prova të ndaluara ngaligji apo janë të panevojshme për proçesin penal. Në këtë kuptim kjo dispozitë referon në kërkesat detyruese tëparashikuara nga nenet 149 dhe 150 të cilat përcaktojnë kuptimin dhe objektin e provave penale të cilat njihendhe lejohen nga ligji procedural për tu përdorur si provë penale, në lidhje edhe me kërkesat specifike të ligjit përsecilën provë.796 Arsyetim mbi detyrimin e gjykatës që të mos marrë e përdorë prova të ndaluara nga ligji apo që janë tëpanevojshme për proçesin penal, arsyetuar në vendimin Nr 682 datë 31.10.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës sëLartë.

Page 197: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

196

K.Pr.Penale, me përjashtim të atyre provave, të cilat palët nuk kanë patur mundësi të kërkojnëparaprakisht marrjen e tyre. Ligjvënësi 797 ka parashikuar të drejtën e gjykatës që edhekryesisht, të disponojë marrjen e provave penale të cilat nuk janë kërkuar nga palët, provakëto të cilat lidhen me objektin e të provuarit dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes 798. Ligjigjithashtu i ka njohur të drejtën gjykatës që edhe gjatë fazës së marrjes provave, të disponojëmarrjen e provave të reja, prova të tjera nga ato të kërkuara nga palët, gjithnjë nëse gjykataçmon se këto prova duhen marrë pasi janë të nevojshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes dhelidhen me objektin e të provuarit 799 . Marrja e provave në gjykimin në shkallë të parërregullohet me dispozitat mbi provat në pjesën e përgjithshme kreu I-rë të K.Pr.Penale 800.

Kushtetuta në nenet 31/d dhe 32/2 shprehet mjaft qartë se askush nuk mund tëdeklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të kundërligjëshme dhegjithësecili ka të drejtën të kërkojë paraqitjen dhe pyetjen e dëshmitarëve, ekspertëve,personave të tjerë, marrjen e administrimin e provave të tjera gjatë proçesit në mënyrë që t’ijepet e garantohet mundësia e sqarimit apo të kundërshtimit të fakteve, domosdoshmëri qëqëndron në themel të proçesit të shqyrtimit dhe verifikimit të provave dhe proçesit të rregulltligjor. “ nga gjykata për krime të rënda Tiranë ka rrëzuar padrejtësisht kërkesën e tëgjykuarit A.S për pyetjen e disa dëshmitarëve për të provuar pretendimet e tij, ..qëndrim i cilivjen në kundërshtim me sistemin akuzator të gjykimit në R.Shqipërisë dhe rolin e gjykatës siarbitër… mohimi i të drejtës të gjykuarit për të kërkuar prova e realizuar mbrojtjen, përbënmosrespektim të nenit 356 të K.Pr.Penale dhe nenit 6/3 gërma “d” të K.E.Dr.Nj ” 801. Ngaligjvënësi për respektimin e këtij detyrimi kushtetues si dhe të detyrimeve të parashikuara ngaaktet ndërkombëtare, janë përcaktuar rregulla të qarta të cilat ndër të tjera kanë rregulluaredhe radhën e marrjes provave penale në gjykim. Faktin që shqyrtimi gjyqësor fillon memarrjen e provave të kërkuara nga prokurori dhe vazhdon me marrjen e provave të kërkuaranga i pandehuri, mbrojtësi apo palët e tjera, është tregues i respektimit të parimevedemokratike në një proçes penal të rregullt e ligjor.

Përcaktimi nga ligjvënësi që palët në proçes që në fillim të shqyrtimit gjyqësor, duhettë paraqesin provat që do të jenë objekt i shqyrtimit gjyqësor lidhet me respektimin e parimittë kontradiktoritetit dhe krijimit të mundësisë së palës tjetër për tu njohur me provat që do tëparaqiten në shqyrtimin gjyqësor. “Sistemi i ri proçedural siguron disa kushte themelore përtë realizuar kontradiktoritetin në tërësinë e tij, ai garanton; - mundësinë për palët tëndërhyjnë gjatë marrjes provës, për verifikimin e rregullshmërisë së marrjes së provëskërkuar, - detyrimin për palët t’i tregojnë gjyqtarit provat që ato kërkojnë të merrren, si atonë favor të akuzës, ashtu edhe ato në favor të pandehurit si dhe mundësinë me barazi të plotëtë palëve për të ndërhyrë në momentin në të cilin formohet prova” 802.

797 Në nenin 367 të K.Pr.Penale përcaktohet roli aktiv i gjykatës në marrjen e provave. Kjo e drejtë e gjykatësnuk bie ndesh me sistemin akuzator dhe rolin si arbitër të gjykatës në gjykimin e çështjes, gjykata ka detyriminkushtetues e ligjor për dhënien e drejtësisë penale dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve.798 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 42 datë 22.01.2003 në çështjen ndaj të gjykuarit A.Karseyton se “..nuk ka administruar e marrë prova të rëndësishme në gjykimin e çështjes, i cili nuk ka qënë i plotëdhe i gjithanëshëm…në bazë të nenit 367 gjykata ka qënë e detyruar që për të arritur në përfundim të drejtë e tëpaanshëm të kërkonte dhe merrte dëshminë e personave që kishin kryer kapjen në flagrancë të gjykuarit “799 Nenet 151/2 dhe 357 i K.Pr.Penale, për marrjen e provave të reja sipas nenit 367 të këtij kodi.800 Nenet 359 – 371 të K.Pr.Penale801 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 431 datë 07.05.2010, në çështjen ndaj tëgjykuarve A.S etj.. akuzuar për krimin e parashikuar nga neni 283/a të k.penal.802 Paolo Ielo “Ilnuovo processo penale, Il Dibattimento” (Procesi i ri penal, Debati Gjyqësor” Botim i vitit 1991,faqe 97.

Page 198: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

197

Disponimi i gjykatës për marrjen e provave. Ligjvënësi i ka kushtuar rëndësi tëveçantë jo vetëm momentit proçedural të paraqitjes kërkesave për prova nga ana e palëve, poredhe disponimit të gjykatës mbi marrjen e tyre me vendim të veçantë sipas nenit 357 tëK.Pr.Penale, disponim ky i cili lidhet drejtpërdrejtë me proçesin e të provuarit, respektimin edetyrimeve që rrjedhin nga nenet 149, 150 dhe 151 të këtij kodi. Nga këto përcaktime tëligjvënësit njihet e drejta e palëve që në fillim të proçesit të gjykimit t’i kërkojnë gjykatësmarrjen e provave të cilat ata i kanë vlerësuar si prova të nevojshme dhe që shërbejnë përzgjidhjen e drejtë të çështjes penale. Gjykata ka detyrimin ligjorë që të vendosë të mos marrëprova të cilat janë të ndaluar nga ligji ose kur këto prova janë të panevojshme dhe nuk kanëasnjë lidhje me zgjidhjen e çështjes dhe objektin e gjykimit.

Në nenin 367 të K.Pr.Penale përcaktohet roli aktiv i gjykatës në marrjen e provave.Kjo e drejtë e gjykatës nuk bie ndesh me sistemin akuzator dhe rolin si arbitër të gjykatës nëgjykimin e çështjes por përkundrazi realizon detyrimin e saj kushtetues e ligjor për dhënien edrejtësisë dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve penale. “..kur gjatë gjykimit të çështjes deldomosdoshmëria e marrjes së një prove të re, qënia e së cilës del gjatë shqyrtimit gjyqësor,gjykata mund dhe duhet të vendosë ta marrë atë nëse vlen për të vërtetuar faktet qëpretendohen dhe lidhen me objektin e të provuarit…” 803. “përveç marrjes së provave të rejasipas nenit 367 të K.Pr.Penale, gjykata nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj dëshmive apoparaqitjes së provave të tjera, por aktivisht duhet të ndikojë në sqarimin e tyre të plotë” 804.“në bazë të nenit 367 të K.Pr.Penal gjykata ka qenë e detyruar që për të arritur në përfundimtë drejtë e të paanshëm, të kërkonte thirrjen si dëshmitarë të personave që kishin kryer kapjennë flagrancë të gjykuarit” .805

Revokimi i vendimit për marrjen e një prove të caktuar. Në raste të caktuarandodh që edhe gjatë proçesit të marrjes së provave të pranuara nga gjykata, të rezultojë që njëprovë është e ndaluar me ligj për t’u marrë si e tillë, ose nuk ka asnjë lidhje me çështjen dheobjektin e të provuarit, apo kur marrja e kësaj prove rezulton e panevojshme. Në këto rastesipas parashikimeve të nenit 151/4 të K.Pr.Penale, mbi kërkesën e palëve ose edhe kryesishtgjykata vendos të mos e marrë ose të mos e përdorë atë provë. Revokimi i vendimit përmarrjen e një prove të caktuar mund të bëhet nga gjykata edhe në rastet kur njoftimet që jepdhe pritet të japë një provë e caktuar janë të panevojshme për zgjidhjen e çështjes. Revokimi ivendimit për marrjen e një prove të rëndësishme nuk mund të bëhet për shkak të pengesave qëkanë lindur në marrjen e saj, por vetëm për ato prova, njoftimet e së cilës rezultojnë tëprovuara nga provat e tjera. Për ta ilustruar nga praktika gjyqësore mund të përmenden rastete mëposhtme;“ ..bazuar në nenin 357/2 të K.Pr.Penale, gjykata mund të vendosë revokimin evendimit të saj për marrjen e provave të caktuara vetëm kur rezulton se marrja e tyre është epanevojshme, ose kur faktet për të cilat synon të provojë prova e kërkuar, rezultojnë të jenëprovuar përmes provave të tjera, apo kur kjo provë nuk ndikon në zgjidhjen përfundimtare tëçështjes. Revokimi i këtij vendimi nuk mund të bëhet vetëm për shkak të kohëzgjatjes sëproçesit gjyqësore apo vështirësisë në marrjen e provës” 806. “ ..në mënyrë të gabuar nga

803 Arsyetim në vendimin Nr 62 datë 14.02.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi të drejtën e marrjesprovës nga gjykata kryesisht edhe pa kërkesën e palëve.804 Arsyetim mbi të drejtën e gjykatës jo vetëm në marrjen e provave të reja, por edhe verifikimin e tyre, bërë nëvendimin Nr 62 datë 14.02.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë,805 Arsyetim në vendimin Nr 42 datë 22.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.806 Arsyetim mbi revokimin e vendimit për marrjen e një prove të caktuar e cila rezulton e panevojshme,arsyetuar në vendimin Nr 63 datë 28.04.2011 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 199: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

198

gjykata e shkallës parë Tiranë nuk është marrë dëshmia e dëshmitarëve okularë Gj.K dhe A.Çtë përfshirë në përleshje me të gjykuarin Z.T, duke proçeduar me leximin e deklarimeve” 807.

Kushtet për marrjen e provave. Provat penale të cilat do të merren ose jo gjatëshqyrtimit gjyqësor, vendosen nga gjykata, vendimarrje kjo e cila zakonisht lidhet mekërkesën e palëve të cilat i kërkojnë gjykatës marrjen e tyre. Gjykata edhe kryesisht ka tëdrejtë të vendosë marrjen e provave të tjera të cilat nuk janë kërkuar nga palët kur ajo evlerëson të nevojshme. Me rëndësi është të themi që një provë penale të merret nga gjykatadhe ti nënshtrohet proçesit të shqyrtimit, verifikimit dhe çmuarjes, prova duhet detyrimisht tëplotësojë tre kushtet e parashikuara nga neni 149 i K.Pr.Penale, dhe konkretisht;

1) Prova e kërkuar për tu administruar, të jetë brenda objektit të provuarit. Ajo duhettë provojë kryerjen ose jo të veprës penale, pasojën, fajësinë e rrethana të tjera në lidhje meobjektin e të provuarit dhe që shërbejnë për zgjidhjen e drejtë të çështjes penale .

2) Prova të jetë marrë prej burimeve të provës të parashikuar si të tilla nga ligjiproçedural penal.

3) Në proçesin e zbulimit, marrjes dhe administrimit të këtyre provave nga palët, tëjenë respektuar rregullat proçeduriale penale për marrjen e administrimin e tyre para proçesitgjyqësore.

Rradha e marrjes provave. Në nenin 359 të K.Pr.Penale është përcaktuar rradha emarrjes së provave në gjykim dhe konkretisht; “Hetimi gjyqësor fillon me marrjen e provavetë kërkuara nga prokurori ose i dëmtuari akuzues dhe vazhdon me provat e kërkuara nga ipandehuri, mbrojtësi dhe palët e tjera”. Ligjvënësi ka parashikuar se në fillim merren provate kërkuara nga akuzuesi (prokurori ose i dëmtuari akuzues) dhe pas marrjes së këtyreprovave, proçedohet me marrjen e provave të kërkuara nga palët që akuzohen. Detyrimi që kaparashikuar ligjvënësi që fillimisht proçedohet me marrjen e provave të akuzuesit, lidhet mebarrën e të provuarit (onus probandi) që ka prokurori apo i dëmtuari akuzues për të provuarpara gjykatës akuzën që ai ka ngritur ndaj të akuzuarit. “në respektim të detyrimevekushtetuese ligjvënësi ka parashikuar e rregulluar radhën e marrjes së provave në gjykim, qëkonsiston në fillimin e shqyrtimit gjyqësor me marrjen e provave të kërkuara nga prokuroridhe vazhdon me marrjen e provave të kërkuara nga i pandehuri, mbrojtja apo palët e tjera808.

Është në të drejtën proçedurale të palëve të vendosin për rradhën e marrjes së provavetë kërkuara prej tyre (provat e kërkuara nga pala dhe të pranuara për tu marrë nga gjykata)në raport me njëra tjetrën. Nga ky rregull i përgjithshëm bën përjashtim qëndrimi që kambajtur ligjvënësi për të pandehurin, të cilit i ka njohur të drejtën të bejë deklarime, të cilat aii shikon të përshtatshme në çdo fazë të shqyrtimit gjyqësorë, me kusht që këto deklarime t’ipërmbahen objektit të gjykimit (neni 358/1 K.Pr.Penale).

Për shkak të garancive të njohura në mënyrë të posaçme nga Kushtetuta,K.E.Dr.Njeriut 809 dhe ligji proçedural penal, marrja e provave bëhet nga gjykata në seancëgjyqësore në praninë e detyrueshme të palëve, të akuzuarit e mbrojtësit tij. Gjykata

807 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 56 datë 22.02.2012 çështjen ndaj të gjykuaritZ.T.808 Mbi respektimin e rradhës së marrjes provave në gjykim në respektim edhe te neneve 31, 32 dhe 42 tëKushtetutës, arsyetuar nga vendimi Nr 14 datë 04.02.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me të gjykuarR.Sh.809 Në nenin 31/d të Kushtetutës parashikohet se “t’u bëjë pyetje dëshmitarëve të pranishëm dhe të kërkojëparaqitjen e dëshmitarëve, të ekspertëve dhe personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet“ ndërsa në nenin6/3 pika “d” të K.E.Dr.Njeriut parashikohet se “ të pyesë ose kërkojë të merren në pyetje dëshmitarët e akuzësdhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët eakuzës”

Page 200: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

199

E.Dr.Njeriut ka arsyetuar se; “çdo palë në gjykim ka të drejtën e një proçedure kontradiktoree cila në parim nënkupton mundësinë e palëve në proçes për t’u njohur me çdo dokument aposhqyrtim që i paraqitet gjyqtarit në gjykim... me qëllim që të ndikojë në vendimin e tij dhemadje ta kundërshtojë atë” 810. Është e kuptueshme që këtë të drejtë nuk mund ta ushtrojë ipandehuri i cili me vullnetin e tij nuk paraqitet në gjykim apo i fshihet drejtësisë dhe proçesitpenal. Në këtë rast kjo e drejtë ushtrohet nga mbrojtësi i tij, i caktuar në një nga format eparashikuara nga nenet 48 dhe 49 të K.Pr.Penale. Këto parashikime kanë karakter detyrues,ato jo vetëm mundësojnë marrjen e provave në cilësinë e kërkuar nga ligji, por qëndrojnë nëthemel të proçesit të rregullt ligjor, ato realizojnë parimin e sigurimit të mbrojtjes, të barazisësë armëve dhe sidomos parimin e kotradiktorialitetit në gjykim. Në këtë drejtim GjykataKushtetuese ka nënvizuar se; “..veçanërisht në proçesin penal, barazia e armëve,kontradiktorialiteti dhe lidhur ngushtë me këto, realizimi i mbrojtjes së të pandehurit,garantuar nga Kushtetuta dhe neni 6 i K.E.D.Njeriut, përbëjnë në vetvete elementët mëthelbësorë të proçesit të rregullt ligjor në kuptimin kushtetues” 811.

Proçesi i marrjes së provave në gjykim parashikohet në nenet 368 dhe 371 tëK.Pr.Penale, në të cilat përcaktohet dokumentimi i njoftimeve që provat japin nga sekretariagjyqësore në proçesverbalin gjyqësor në të cilin pasqyrohen; gjeneralitet e dëshmitarëve,ekspertëve, përkthyesve, ... paralajmërimin e tyre për përgjegjësinë sipas ligjit si dhehollësisht njoftimi që jep prova gjatë marrjes së saj në seancë gjyqësore. I gjithë proçesigjyqësor regjistrohet audio nëpërmjet mjeteve teknike dhe sipas Udhëzimit Nr 282 datë15.06.2012 të Ministrit Drejtësisë “Për mbajtjen e proçesverbalit të seancës gjyqësore memjete teknike audio”. “..Lidhur me dokumentimin dhe marrjen e provave që parashikohenpërkatësisht nga nenet 115 - 151 të K.Pr.Penale dhe që pavarësisht nga vendi ku janëvendosur në këtë kod, janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga organet e proçedimit penal nëçdo fazë të tij (gjykim dhe hetime paraprake), në të cilat është e lejueshme marrja e provavedhe administrimi i tyre” 812.

Në këtë rast kërkesat e përgjithshme dhe ato specifike janë të detyrueshme për t’uzbatuar në marrjen dhe administrimin e provës. Në mënyrë të veçantë kërkesat të cilat lidhenme vlefshmërinë e veprimeve të kryera për marrjen, administrimin dhe dokumentimin e saj.Nëse prova është marrë apo ky proçes nuk është dokumentuar sipas kërkesave të ligjit,rezultati në këtë rast është i pavlefshëm dhe i papërdorshëm. I tillë është edhe mungesa enëshkrimit të subjektit të përcaktuar nga ligji në përpilimin e aktit të marrjes së provës apoakteve që kanë lidhje me këtë proçes. “Bazuar në kërkesat e neneve 151 e 117 të K.Pr.Penale,të cilat përmbajnë urdhërime qartësisht të shprehura, si për mënyrën se si proçedohet përmarrjen e provave nga organi proçedues, ashtu edhe për nënshkrimet që duhet të shoqërojnëçdo lloj proçesverbali, që shërben për dokumentimin e veprimeve proçedurale të kryera” 813.

I pandehuri dhe mbrojtësi i tij që gjatë hetimeve paraprake është njohur me faktet dhetë dhënat mbi të cilat është ngritur akuza penale. Me këto fakte e prova penale ata janë njohurnë përfundim të hetimeve paraprake sipas kërkesave të nenit 327/2 të K.Pr.Penale. Atopasqyrohen në mënyrë sintetike edhe në kërkesën për gjykimin e çështjes, kopje e së cilës

810 Vendim i Gj.E.Dr.Njeriut datë 20.02.1996, Vermuelen kundër Belgjikës, Vendim i Gj.E.Dr.Njeriut datë27.10.1993, Dombo Beheer kundër Hollandës në të cilin arsyetohet se “..çdo palë duhet të ketë kushte jo më paktë favorshme se pala kundërshtare për paraqitjen e çështjes para gjykatës…”811 Arsyetim i Gjykatës Kushtetuese në vendimin Nr 4 datë 10.02.2012 me kërkues L/L, fq.6, pika 14 e vendimit.812 Arsyetim në vendimin Nr 702 datë 31.10.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi respektimin erregullave proçedurale në marrjen e provave në çdo fazë të proçesit penal.813 Arsyetim mbi respektimin e kërkesave të ligjit në lidhje me dokumentimin e proçesit marrjes provave,nënshkrimit si element i rëndësishëm i aktit që realizon dokumentimin e marrjes provës, arsyetuar në vendiminNr 702 datë 31.10.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatëes së Lartë.

Page 201: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

200

detyrimisht i është komunikuar e dhënë të pandehurit. Në këto rrethana i pandehuri dhembrojtësi i tij, në gjykim do të kërkojnë marrjen e administrimin e atyre provave të cilat ata ivlerësojnë në përputhje me interesat dhe strategjinë e tyre të mbrojtjes.

Marrja e provave nëpërmjet letërporosisë. Në nenin 151/3 të K.Pr.Penale ështëparashikuar e drejta e gjykatës që të marrë në cilësinë e provës edhe ato prova që nukrregullohen me ligj (nuk rregullohet në mënyrë të veçantë me ligj, por nuk duhet të vijë nëkundërshtim me normat proçedurale), por që kanë rëndësi për zgjidhjen e çështjes dhe nukcënon lirinë dhe vullnetin e personit. Në këto raste gjykata verifikon mënyrën e marrjes sëprovës si dhe merr mendimin e palëve, përpara se të vendosë marrjen e kësaj prove. “Jo çdodokument i huaj i paraqitur nga palët në seancë gjyqësore merr fuqinë e provës. Ato do tëshërbejnë si të tilla vetëm kur janë marrë sipas kritereve të nenit 509 të K.Pr.Penale që bënfjalë për dërgimin e letërporosive autoriteve të huaja. Çdo provë e paraqitur para gjykatës,detyrimisht i nënshtrohet verifikimit, gjë që duhet të bëhet nga gjykata në shqyrtimin eçështjes e cila duhet të kërkojë dokumentet në mënyrën e caktuar nga K.Pr.Penale” 814.

Praktika gjyqësore ka njohur mjaft raste kur nga ana e palëve është kërkuar marrja dheadministrimi i akteve shkresore të lëshuara nga autoritete e huaja, publike ose jo.Administrimi i këtyre dokumentave në cilësinë e provës nuk mund të bëhet për shkak semënyra e marrjes tyre nuk është bërë sipas kërkesave të ligjit në rastin konkret nenin 509 tëK.Pr.Penale, i cili kërkon domosdoshmërisht marrjen e tyre nëpërmjet letërporosisë. “Marrjadhe administrimi i dëshmisë dëshmitares L. Ç, ka qenë në përputhje me kërkesat e ligjit dhekonventës, dëshmia është marrë duke u pyetur në gjykim nga autoritet gjyqësore italiane nëbazë të letërporosisë të autoriteve shqiptare, në proçes gjyqësor në prani edhe të avokatëve,dëshmitares i është lexuar formula e betimit si dhe është njohur me të gjitha të drejtat..” 815.

Nga ana e Gjykatës së Lartë në mjaft çështje penale është mbajtur qëndrim duke ikonsideruar këto prova si të marra në kundërshtim me kërkesat e ligjit proçedural, konkretishtmund të përmenden rastet e mëposhtme; “..nga aktet, provat shkresore dhe vendimevegjyqësore të gjykatave italiane, të marra nga prokuroria nëpërmjet letërporosisë,.. rezulton eprovuar se veprimet e kryera në lidhje me marrjen e këtyre akteve dhe provave shkresore prejautoriteve italiane të drejtësisë është bërë në përputhje me kërkesat e ligjit proçedural penal,ligjit Nr 8498 date 10.06.1999 për miratimin e Konventës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridikenë fushën penale” dhe ligjit Nr 8883 datë 18.04.2002 “Për miratimin e protokollit të dytështesë të kësaj konvente..” 816.“..vendimet e gjykatave janë bazuar në prova të marra nëshkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji. Këto prova nuk janë marrë nëpërmjetproçedurave të parashikuara nga neni 509 i K.Pr.Penale...kallëzimit, si dhe të proçesverbalitkallëzimit të shtetasit italian L.C për vjedhjen e makinës tij, nga materialet e dosjes nuk del qëtë dhënat dhe aktet të jenë marrë në mënyrën e parashikuar nga neni 509 i K.Pr.Penale” 817.

Për shkak të karakterit specifik që ka marrja e provave të veçanta, nga ana e gjykatësmund të vendoset caktimi i specialistëve të fushës, të cilët gjatë këtij proçesi ndihmojnë nërealizimin e kushteve teknike në marrjen e këtyre provave. Të tilla prova mund të jenë; pyetjanë distancë e dëshmitarëve, bashkëpuntorëve të drejtësisë, administrimi e dëgjimi iregjistrimeve të përgjuara, filmimeve apo në realizimin e njohjeve specifike të parashikuara

814 Arsyetim në vendimin Nr 777 datë 20.12.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi marrjen e provavenëpërmjet letërporosisë.815 Mbi marrjen e dëshmisë si provë nga gjykata e një vendi tjetër (e huaj) sipas kërkesave të ligjit dheKonventës, arsyetuar në vendimin Nr 295 datë 12.05.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.816 Arsyetim mbi marrjen e provave dokumentare, vendimeve gjyqësore nëpërmjet letërporosisë, arsyetuar nëvendimin Nr 55 datë 22.02.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.817 Vendim Nr 121 datë 05.03.2008 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 202: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

201

nga ligji në nenin 172/2 të K.Pr.Penale etj.. Në përfundim duhet thënë se në varësi të llojit tëprovës, proçesi i marrjes dhe administrimit të tyre është trajtuar hollësisht në kapitullin e III-tëtë këtij punimi, interpretuar dhe ilustruar edhe me praktikë gjyqësore, kryesisht të Gjykatës sëLartë.

VI. 2. Shqyrtimi dhe verifikimi i provave

Shqyrtimi dhe verifikimi i provave gjatë gjykimit të çështjes penale nga ana e gjykatësështë objekti kryesor i trajtimit në këtë kapitulli. Rrezultat i këtij proçesi është dhe duhet tëjetë arritja e konkluzioneve të qarta, shkencore në lidhje të vërtetën, objektin e të provuarit nëproçesin penal. Në këtë rast është tërësia e njoftimeve që kanë dhënë provat penale të cilat passhqyrtimit dhe verifikimit kanë bërë të mundur arritjen e përfundimeve, bindjes tek gjykatapër dhënien e drejtësisë penale. Rëndësia e shqyrtimit dhe verifikimit të provave gjatëgjykimit të çështjes është përcaktuese për formimin e bindjes së brendëshme të gjykatës, mbibazën e së cilës do të përcaktohet vërtetësia dhe fuqia e tyre provuese. Nga ligjvënësi përrespektimin e detyrimit kushtetues të parashikuar nga nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës si dhe tëdetyrimeve që rrjedhin nga aktet ndërkombëtare, janë parashikuar rregulla të përgjithshme etë veçanta, të cilat ndër të tjera kanë normuar e rregulluar proçesin e shqyrtimit dheverifikimit të provave penale. “..verifikimi i saktësisë së përfundimeve të hetimit dhe gjykimitpenal bëhet me anë të shqyrtimit dhe verifikimit të provave, me anë të hetimit të plotë, objektivdhe të gjithanshëm, me anë të përdorimit të drejtë të metodave tekniko-shkencore në hetimindhe gjykimin e çështjeve penale. Organet proçeduese duhet të përdorin të gjitha mjetet dhemënyrat që u lejon ligji për të kontrolluar e verifikuar saktësinë e çdo prove” 818.

Në fazën e hetimeve paraprake provat penale të marra dhe administruara, shqyrtohen everifikon nga prokurori, gjatë ushtrimit ndjekjes penale dhe në përfundim të proçesit hetimitparaprak. Në këtë fazë të proçesit shqyrtohen e verifikohen të gjitha njoftimet që japin provate administruara, kryesisht ato që japin njoftime mbi kryerjen e veprës penale, autorësinë,fajësinë e të pandehurit, cilësimin ligjor të veprës e rrethana të tjera që lidhen me objektin e tëprovuarit në këtë fazë të proçesit. Në gjykim ky proçes realizohet në mënyrë të drejtpërdrejtënga gjykata, ku objekt i shqyrtimit dhe verifikimit në këtë fazë të proçesit të provuarit, janëvetëm ato prova të cilat gjykata ka vendosur dhe marrë gjatë gjykimit të çështjes, me vendimsipas kërkesave të nenit 357 të K.Pr.Penale, si dhe prova (provat e reja) të tjera, marrja e tëcilave ka rezultuar e domosdoshme gjatë gjykimit, sipas kërkesave të nenit 367 të këtij kodi.“Shqyrtimi dhe verifikimi i provave përbën elementin kryesor në marrjen e provave që lidhetme objektivitetin e atij shqyrtimi për të krijuar bindjen tek gjykata pas atij shqyrtimi, gjë qëpërbën edhe parimin themelor për një proçes të rregullt ligjor. Gjykata, në çdo proçes (dukerespektuar kërkesat e ligjit) duhet ta përqëndrojë vëmendjen në marrjen, administrimin,shqyrtimin dhe verifikimin e provave të paraqitura nga palët, duke çmuar fuqinë provuese tësecilës prej tyre” 819.

Nëpërmjet proçesit të shqyrtimit dhe verifikimit të hollësishëm të provave arrihet tëpërcaktohet vërtetësia dhe fuqia e tyre provuese. Në nenin 152/1 të K.Pr.Penale përcaktohet se“Çmuarja e provave është përcaktimi i vërtetësisë dhe fuqisë provuese të tyre. Çdo provë inënshtrohet shqyrtimit dhe nuk ka vlerë të paracaktuar. Gjykata i çmon provat sipas bindjessë formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi”. Nga ky përcaktim i ligjvënësit përcaktohetdetyrimi i gjykatës se;

818 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 4 botim i vitit 1962, fq.10.819 Mbi marrjen dhe verifikimin e provave nga ana e gjykatës, arsyetuar në vendimin Nr 291 datë 15.03.2007 tëKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 203: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

202

a) Të gjitha provat penale të administruara nga gjykata në gjykimin e çështjes duhet t’inënshtrohen shqyrtimit dhe verifikimit të tyre, proçes nëpërmjet të cilit arrihet të vlerësohet epërcaktohet vërtetësia dhe fuqia provuese e provave mbi bazën e të cilave do të bazohetvendimi i gjykatës dhe do të realizohet dhënia e drejtësisë penale.

b) Shqyrtimi dhe verifikimi i secilës provë bëhët duke verifikuar vërtetësinë dhefuqinë e tyre provuese në raport me njoftimet që japin në tërësinë e tyre të gjitha provat, asnjëprovë penale nuk ka dhe nuk mund të ketë vlerë të paracaktuar. Bindja e brendëshme egjykatës formohet pas shqyrtimit dhe verifikimit të hollësishëm të të gjitha provave penale.“..nenet 3/2, 152 dhe 380 të K.Pr.Penale ngarkojnë gjykatën me detyrimin për të shqyrtuardhe verifikuar çdo provë në seancë gjyqësore drejtpërsëdrejti. Gjykata padrejtësisht karrëzuar kërkesën e mbrojtësit për dëgjimin në seancë gjyqësore të shiritit të përgjimit. Dukerrëzuar këtë kërkesë gjykata e ka çmuar këtë provë pa e shqyrtuar e verifikuar plotësisht nëseancë gjyqësore. Për përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese të përgjimit dherezultateve të dala nga ky përgjim, duhet që ai të dëgjohet drejtpërdrejtë në seancëgjyqësore” 820.

Bindja e brendëshme është rezultat dhe produkt i veprimtarisë juridike, intelektuale etekniko-shkencore të gjyqtarit dhe prokurorit. Ajo fillon të krijohet dhe arrihet shkallë shkallë,gjatë marrjes, shqyrtimit dhe verifikimit të provave, krijohet vetiu, në mënyrë të pakontrolluar(spontane), nga dëgjimi i dëshmitarëve, të pandehurit, ekspertëve si dhe nga njoftimet që japinnë tërësi të gjitha provat, ajo është rezultat i analizës dhe verifikimit të hollësishëm të secilësprovë, përputhjeve dhe kontrakditave që njoftimet e tyre kanë. Në fund të fundit, vlera dhefuqia provuese e provave varet drejtpërdrejtë nga rezultatet që dalin nga verifikimi dheballafaqimi i njoftimeve që këto prova japin në shqyrtimin gjyqësor.

Ligjvënësi në nenin 152/1 të K.Pr.Penale ka parashikuar se “Gjykata i çmon provatsipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi”. Nga ky përkufizim i ligjvënësitduhet kuptuar një rregull i rëndësishëm i proçesit të provuarit, që çmuarja e provave bëhetvetëm mbi bazën e bindjes brendëshme, bindje kjo e cila krijohet shkallë shkallë ngashqyrtimi dhe verifikimi i të gjitha provave. “Për të arritur në përfundime të sakta provatduhen shqyrtuar jo veç e veç por si një tërësi unike, në lidhje organike midis tyre në varësinëdhe kondicionimin e tyre reciprok. Këndej del se me një provë të vetme, të veçuar, nuk mundtë realizohet verifikimi i saktësisë objektive dhe subjektive të saj. Verifikimi i saktësisë sënjoftimeve që jep një provë bëhet veçse nëpërmjet krahasimit me njoftimet që japin provat etjera” 821.

Vërtetësia apo fuqia provuese e provës penale, apo thënë ndryshe cilësia e provës nëproçesin penal, është rezultat i analizës dhe verifikimit të hollësishëm të njoftimeve që provajep në raport dhe lidhje me njoftimet e dhëna nga provat e tjera penale. Verifikimi injoftimeve që jep prova ka të bëjë me faktin nëse këto njoftime përputhen apo janë nëkontraditë me ato të provave të tjera. Kur ato rezultojnë me mospërputhje, gjykata është edetyruar të shqyrtojë dhe verifikojë shkakun e tyre, shkallën e mos përputhjes, elementët errethana të tjera. “cilësia dhe saktësia e njoftimeve që merren nga prova duhet të rezultojënga analiza dhe verifikimi i saj, ajo ndahet në pjesët e saj përbërëse dhe ato krahasohen menjëra tjetrën, hetimi i shkakut të kontraditave është i domosdoshëm, verifikimi i provavekërkon që çdo provë të krahasohet me provat e tjera që ka në çështjen dhe të mënjanohenkundërshtimet që mund të takohen” 822.

820 Mbi marrjen drejtpërdrejtë të provave në seancë gjyqësore, shqyrtimin dhe verifikimin e tyre nga gjykata,arsyetuar në vendimin Nr 688 datë 12.10.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.821 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 4 botim i vitit 1962, fq.13.822 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 4 botim i vitit 1962, fq,14.

Page 204: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

203

Duhet thënë që verifikimi i provave nga gjykata fillon që në fazën vendimarrëse, përpranimin ose jo të provave për shqyrtim në seancë gjyqësore. Gjatë kësaj faze gjykatanjëkohësisht realizon edhe verifikimin e secilës provë, për të përcaktuar se kemi të bëjmë apojo me një provë penale 823, pra të lidhet me objektin e të provuarit, të jetë marrë prej burimevetë parashikuara nga ligji si dhe në mënyrën dhe rrugën e kërkuar nga ligji proçedural penal.Ky verifikim paraprak që realizohet për të vendosur marrjen apo jo të provës për shqyrtim nëseancë gjyqësore, është pjesa e parë e proçesit të verifikimit të këtyre provave, proçes i cilivazhdon të realizohet edhe më pas, gjatë marrjes së provës si dhe të shqyrtimit e verifikimit tënjoftimit në raport me provat e tjera. “Shqyrtimi i provave përbën elementin kryesor nëmarrjen e provave që lidhet me objektivitetin e atij shqyrtimi për të krijuar bindjen tek gjykatapas atij shqyrtimi, gje që përbën edhe parimin themelor për një proçes të rregullt ligjor.Gjykata, në çdo proçes, gjithë vëmendjen (në respektim të kërkesave të ligjit) duhet tapërqëndrojë në marrjen, shqyrtimin dhe administrimin e provave të paraqitura nga palët,duke çmuar fuqinë provuese të secilës prej tyre” 824.

Shqyrtimi dhe verifikimi i provave nga gjykata përbën në vetvete proçesin e njohjesnë shqyrtimin gjyqësor mbi ngjarjen e ndodhur objekt gjykimi, nëpërmjet analizimit everifikimit të hollësishëm të provave që merren, prova këto të cilat zbulojnë e provojnë tëvërtetën mbi ngjarjen e ndodhur, autorin, fajësinë e tij, pasojën, lidhjen shkakësore dhe çdofakt e rrethanë në lidhje me objektin e të provuarit. “Të gjesh të vërtetën do të thotë të njohëshfaktet dhe rrethanat mbi të cilat gjykata do të mbështesë vendimin e saj, ashtu siç janë nërealitet. Njohja e drejtë dhe e saktë e fakteve dhe rrethanave është kusht i domosdoshëm përzgjidhjen e drejtë të çështjeve penale” 825.

Gjykata duhet detyrimisht që vendimin jo vetëm ta bazojë në provat e marra gjatëshqyrtimit gjyqësor, por këto prova duhet t’i jenë nënshtruar proçesit të shqyrtimit dheverifikimit të tyre në seancë gjyqësore në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ligjvënësi në këtëpërcaktim ka patur si qëllim respektimin e parimeve të një proçesi të rregullt ligjor si dherritjen e shkallës së vlerësimit që duhet t’i bëhet njoftimeve, provave, vërtetësisë dhe fuqisëtyre provuese. Për më tepër që asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar në raport me provat etjera 826. Vendimet e marra nga ana e organit proçedues duhet të bazohen në prova të cilat jovetëm janë marrë në përputhje me kërkesat e ligjit, por edhe që i janë nënshtruar proçesit tëverifikimit, proçes i cili ka si detyrë përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese të këtyreprovave. Ky detyrim është më themelor për gjykatën në gjykimin e çështjes dhe sidomos nëlidhje me fajësinë e të akuzuarve për kryerjen e veprës penale. Gjykata nuk mund ta bazojëvendimin e saj në prova të pa verifikuara e për më tepër të japë vendim fajësie, dënimi. “ sigjatë hetimeve edhe në gjykim, nuk rezulton të jetë verifikuar vërtetësia e deklarimeve tëdëmtuarës, nuk është pyetur asnjë person për verifikimin e kësaj prove, madje as xhaxhai i sajme të cilin e dëmtuara ka pretenduar se ka folur në telefon, as nëna e saj apo persona të tjerë.Kësaj prove gjykata i ka dhënë vlerë të paracaktuar, pa e analizuar në raport me të dhënat eprovat e tjera .” 827.

823 Gjykata për të vendosur marrjen ose jo të një prove duhet të verifikojë nëse prova e kërkuar nga palët për t’umarrë në gjykimin e çështjes ka tre elementët e domosdoshëm që duhet të ketë një provë penale, elementë këto tëpërcaktuar nga neni 149 i K.Pr.Penale.824 Arsyetim në vendimin Nr 291 datë 20.03.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.825 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 4 botim i vitit 1962.826 Detyrimet e parashikuara nga neni 380 të K.Pr.Penale “ Për të marrë vendimin gjykata nuk mund të përdorëprova të tjera veç atyre që janë marrë ose janë verifikuar në shqyrtimin gjyqësor” lidhen drejtpërdrejtë me ato qëparashikon neni 152/1 të këtij kodi.827 Mbi dhënien e vendimit gjyqësor bazuar në prova të pa verifikuara, arsyetuar në vendimin Nr 811 datë15.09.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 205: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

204

Çdo proçes njohje, sikurse edhe ai i njohjes në proçesin penal i nënshtrohet ezhvillohet sipas ligjeve të njohjes duke respektuar rregullat dhe metodat llogjike të zbulimit tëvërtetës si dhe ato të parashikuara nga ligji proçedural penal në lidhje me burimet që përdorensi dhe mënyrën dhe rrugën që ndiqet nga organi proçedues. “Çdo provë ka veçoritë e saj, nëbazë të të cilave përcaktohen kushtet që duhen respektuar në marrjen e tyre, por në çdo rastvlera provuese e provave varet nga rezultatet e shqyrtimit dhe verifikimit të tyre, ngamënjanimi i dyshimeve dhe kontraditave” 828. Shqyrtimi dhe verifikimi i hollësishëm i tëgjitha njoftimeve të ardhura nga provat penale të administruara në seancë gjyqësore, i krijongjykatës efektivisht të gjitha mundësitë për përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese tëkëtyre provave, në arritjen e konkluzioneve të drejta e shkencore, në krijimin e bindjes sëbrendshme mbi bazën e të cilës bëhet çmuarja e provave dhe dhënia e vendimit gjyqësorpërfundimtar.

Proçesi i shqyrtimit dhe verifikimit të provave nga ana e gjykatës është i lidhurngushtë me proçesin e marrjes së provave, pasi gjatë marrjes së provave, gjykata ka të gjithamundësitë dhe duhet të realizojë verifikimin e plotë të saktësisë tyre. Çdo provë ka veçoritë esaj, në bazë të cilave përcaktohen kushtet që duhen respektuar në marrjen e tyre, por në çdorast vlera dhe fuqia provuese e provave varet nga rezultatet e verifikimit të tyre, nga sqarimi iplotë i kontradiktave dhe dyshimeve që mund të lindin.

Mënyrat e verifikimit të provave janë të shumta, zbatimi i drejtë i tyre mundet tëgarantojë kontrollin e saktësisë dhe vërtetësisë së njoftimeve që japin provat në proçesinpenal. Legjislacion proçedural penal, në raport me llojin e provës penale dhe fazën në të cilënajo merret nga ana e organit proçedues, ka parashikuar mjaft dispozita të karakterit tëpërgjithshëm e të posaçëm, respektimi i të cilave garanton mundësinë e kryerjes së verifikimittë saktësisë së njoftimit që jep çdo provë penale.

• Verifikimit nëpërmjet perceptimit të drejtpërdrejtë të njoftimit që jep prova penale,apo siç quhet ndryshe parimi i pandërmjetësisë. Gjykata në mënyrë të drejtpërdrejtë dëgjon,dëshmitarët, ekspertët, të pandehurin, të dëmtuarin, dhe në këtë mënyrë ajo ka gjithëmundësinë që të verifikojë apo saktësojë përmbajtjen e tyre, duke sqaruar deri në fundkontrakditat e mundëshme që lindin gjatë marrjes e administrimit tyre. “Një rëndësi tëposaçme për verifikimin e provave ka parimi i pandërmjetësisë, sipas të cilit gjykata nëgjykimin e çështjes duhet të marrë e administrojë drejtpërsëdrejti thëniet e dëshmitarëve, tëpandehurit, ekspertëve etj.. Ky parim kërkon që midis gjykatës dhe provave të mos ketë hallkëndërmjetëse, që gjykata të perceptojë drejpërsëdrejti provat dhe të mos mjaftohet meshqyrtimin e akteve në të cilat janë pasqyruar provat..” 829.

Marrja e provave në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gjykata në seancë gjyqësore, nëpraninë e të gjitha palëve, krijon të gjitha kushtet e realizimit të një shqyrtimi e verifikimi tëhollësishëm të vërtetësisë dhe fuqisë provuese të provës penale. Nëpërmjet këtij parimirealizohen edhe garancitë kushtetuese, të parashikuara nga Kushtetuta dhe K.E.Dr.Njeriut dheqë lidhen me proçesin e rregullt ligjor. “Dispozitat proçedurale, nenet 3/2, 152 dhe 380 tëK.Pr.Penale e ngarkojnë gjykatën me detyrimin për të shqyrtuar dhe verifikuar çdo provë nëseancë gjyqësore drejtpërsëdrejti. Gjykata në mënyrë të gabuar nuk ka pranuar kërkesën e tëgjykuarit për dëgjimin e shiritit të përgjimit në seancë gjyqësore, ajo e ka çmuar këtë provëpa e shqyrtuar e verifikuar plotësisht në seancë gjyqësore. Për të përcaktuar vërtetësinë dhe

828 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 4 botim vitit 1962, fq. 13.829 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 4 botim vitit 1962, fq. 14.

Page 206: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

205

fuqinë provuese të përgjimit dhe rezultateve të dala nga përgjimi duhet që ai të dëgjohetdrejtpërsëdrejti në seancë gjyqësore” 830.

• Verifikimi nëpërmjet marrjes e administrimit të të gjitha provave, madje edhe provatë cilat nuk janë kërkuar nga palët në proçes. Nëpërmjet marrjes së provave të reja, sipasparashikimeve të nenit 367 të K.Pr.Penale, prej të cilave gjykata sqaron e verifikon kontraditatdhe dyshimet që kanë lindur mbi një provë apo prova të caktuara. Në këtë rast ligjvënësigjykatës i ka njohur rol aktiv, por pa cënuar parimin e pa anësisë së gjykatës si arbitër nëgjykimin e çështjes. “gjykata nuk e ka bazuar vendimin në provat e marra apo të verifikuaragjatë shqyrtimit gjyqësor.. Marrja e të gjitha provave të zbuluara nga organi i hetimit përçështjen penale, shqyrtimi dhe verifikimi i tyre nga gjykata janë të rëndësishme për të arriturnë përfundime të sakta lidhur me autorësinë në kryerjen e krimit” 831.

Në këtë rast e drejta e gjykatës për të marrë e verifikuar njoftime që vijnë nga prova tëcilat nuk janë kërkuar nga palët në proçes ka si qëllim verifikimin e vërtetësisë dhe fuqisëprovuese të provave të administruara nga palët. Nga praktika gjyqësore mund të përmendenrastet e mëposhtme të verifikimit të provave nëpërmjet marrjes e administrimit të provave tëreja, dhe konkretisht; “..kur gjatë gjykimit të çështjes del domosdoshmëria e marrjes së njëprove (dëshmie) të re, qënia e së cilës del gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykata mund të vendosëta marrë atë nëse vlen për të vërtetuar faktet që pretendohen…” 832. “përveç marrjes sëprovave të reja sipas nenit 367 të K.Pr.Penale, gjykata nuk mund të rrijë indiferente ndajdëshmive apo paraqitjes së provave të tjera, por aktivisht duhet të ndikojë në sqarimin e tyretë plotë” 833.

• Kryerja e veprimeve të caktuara proçedurale të cilat i shërbëjnë proçesit tëverifikimit të provave të tilla si; ballafaqimet, eksperimenti gjyqësor, ekspertimet aporiekspertimet, njohjet etj.. Për të verifikuar një dëshmi si provë p.sh. mund të realizoheteksperiment hetimor, për të verifikuar saktësinë e dëshmisë ndaj të cilës jane ngritur dyshime.Në këtë rast verifikohet nëse ai (dëshmitari) ka patur apo jo mundësinë të shikojë e njohë tëpandehurin (autorin) nga vendi ku ka qënë në momentin e kryerjes së krimit, sikurse ai vetëka dëshmuar. Verifikimi i vërtetësië dhe fuqisë provuese të njoftimeve që japin provat nëproçesin penal dhe për secilën provë është trajtuar në kapitullin e III sipas llojit të provëspenale, ilustruar edhe me praktikë gjyqësore.

Për të verifikuar hollësisht saktësinë e një prove penale, duhet që ajo të ndahet nëpjesët përbërëse të saj, njoftimet që kjo provë jep. Këto njoftime duhet të krahasohen me njëritjetrin me qëllim që të evidentohen përputhjet ose kontraditat e mundëshme që kanë këtonjoftime. Kur nga krahasimi i pjesëve përbërëse të vetë provës rezultojnë kontrakdita apomospërputhje, domosdoshmërisht duhet të hetohet e verifikohet shkaku i këtyre kontraditavedhe mospërputhjeve. Ky verifikim bëhet brenda vetë provës objekt verifikimi si dhenjoftimeve që vijnë nga të dhënat e provat e tjera.

Proçesi i verifikimit të provave penale konsiston dhe realizohet edhe nëpërmjetkrahasimit të njoftimeve që jep çdo provës në raport me ato që japin provat e tjera të marranë proçesin penal. Nëse njoftimet që jep prova rezultojnë me kontrakdita me njoftimet që

830 Mbi parimin e shqyrtimit e verifikimit të provave në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gjykata në seancëgjyqësore, arsyetuar në vendimin Nr 688 datë 12.10.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.831 Detyrimi i gjykatës dhe rëndësia e marrjes dhe verifikimit të gjitha provave penale, arsyetuar në vendimin Nr719 datë 20.10.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.832 Arsyetim në vendimin Nr 154 datë 29.03..2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi të drejtën emarrjes së provës nga gjykata kryesisht edhe pa kërkesën e palëve.833 Arsyetim mbi të drejtën e gjykatës jo vetëm në marrjen e provave të reja por edhe verifikimin e tyre, bërë nëvendimin Nr154 datë 29.03.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë,

Page 207: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

206

japin provat e tjera, këto kontradita duhet detyrimisht të shqyrtohen e verifikohen. Në këtërast kjo provë nuk mund të ketë fuqi provuese, njoftimet që ajo jep mbeten të pa konfirmuaradhe nuk mund të shërbejë për dhënien e një vendimi fajësie në proçesin penal. Mbi bazën eprovave të paverifikuara të dyshimta apo kontradiktore, nuk mund të jepet nga ana e gjykatësvendim fajësie, çdo dyshim për akuzën detyrimisht vlerësohet në favor të personit akuzuar.“Proçesi i të provuarit nuk është pranimi ose jo i fajësisë nga i pandehuri, por vërtetimi ifakteve nëpërmjet grumbullimit të provave të mjaftueshme për të bindur gjykatën lidhur mefajësinë e tij” 834. “përveç marrjes së provave të reja sipas nenit 367 të K.Pr.Penale, gjykatanuk mund të rrijë indiferente ndaj dëshmive apo paraqitjes së provave të tjera, por aktivishtduhet të ndikojë në sqarimin e tyre të plotë” 835.

Nëpërmjet proçesit të shqyrtimit e verifikimit të plotë të provave, nga ana e gjykatësarrihet në përfundime mbi pranimin e vlerësimin e provave të sakta e bindëse, si dhemënjanimin e provave të dyshimta dhe kontradiktore.“Për të arritur në përfundime të sakta, provat duhen shqyrtuar e verifikuar jo veç e veç, porsi një tërësi unike, në lidhje organike midis tyre në varësinë dhe kondicionimin e tyrereciprok” 836 . Një nga problemet më të vështira në këtë fazë është ajo e shqyrtimit dheverifikimit të provave indirekte apo siç quhen ndryshe provat derivate, prova që vijne ngadorë e dytë. Në këto raste proçesi i verifikimit duhet të përqëndrohet në analizën dhekrahasimin e njoftimit që jep prova e drejtpërdrejtë si burim e parë i provës indirekte. p.sh. nëdëshminë e një dëshmitari, i cili ato që dëshmon i bazon mbi thëniet e një personi tjetër. Nëkëtë rast duhet detyrimisht të merret e administrohet dëshmia e dëshmitarit burim i dëshmisëindirekte. ”Ndryshe nga provat e drejtpërdrejta, të cilat shërbejnë direkt për nxjerrjen epërfundimeve për fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit, provat e tërthorta lidhen vetëm mefakte e rrethana të veçanta të ngjarjes që lidhen me veprën penale dhe që së bashku me tëdhëna të tjera mund të shërbejnë për nxjerrjen e së vërtetës, ndaj kërkohet kujdes i veçantë nëshqyrtimin, verifikimin, analizën dhe përdorimin e tyre për zgjidhjen e çështjes..” 837.

Rëndësia e provave indirekte përcaktohet nga përmbajtja e njoftimit që këto provajapin për objektin e të provuarit, vendi që ato zënë në radhën e provave të tjera dhe lidhja qëato pasqyrojnë me faktet dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, autorit, pasojën e ardhur,lidhjen shkaksore dhe rrethana të tjera të rëndësishme. Në mjaft raste nga shqyrtimi dheverifikimi i provave indirekte rezultojnë njoftime të rëndësishme për objektin e të provuarit,nga praktika ka mjaft raste që mbi bazën e këtyre provave është dhënë zgjidhje përfundimtarenga ana e gjykatës.

Verifikimi i dëshmisë si provë. Në raste të caktuara kur ka dyshime mbi mundësinëreale të njoftimit që ka patur dëshmitari apo vërtëtësinë e saj, gjykata mund të vendosë, mbikërkesat e palëve, por edhe kryesisht, verifikim nëpërmjet burimeve të provave dhe mjeteve tëkërkimit provës “..gjykata duhet të verifikojë, analizojë dhe arsyetojë çdo kontraditë dhemospërputhje në dëshminë e të dëmtuarës B.K, duke çmuar këtë provë në përputhje me nenin152 të K.Pr.Penale, nëpërmjet...” 838. Verifikimi i provave penale si pjesë e rëndësishme eproçesit të provuarit, në përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë së tyre provuese, realizohet edhe

834 Arsyetim në vendimin Nr 205 datë 06.04.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.835 Arsyetim mbi të drejtën e gjykatës jo vetëm në marrjen e provave të reja por edhe verifikimin e tyre, bërë nëvendimin Nr154 datë 29.03.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë,836 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore, botim i vitit 1962 fq 15.837 Mbi verifikimin e provave indirekte, arsyetim në vendimin Nr 291 datë 15.03.2007 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.838 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 811 datë 15.09.2010 me të gjykuar E.K etj..

Page 208: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

207

nëpërmjet dëshmisë, nga praktika gjyqësore është realizuar gjërësisht, shkurtimishtpërmendim rastet e mëposhtëme të grupuara sipas llojit të verifikimit;

1. Verifikimi i dëshmisë me dëshmi të tjera. Ky proçes verifikimi realizohet edhenëpërmjet pyetjes së dëshmitarëve të cilët rezultojnë të kenë dijeni për rrethanat e dëshmuara.Në rastet kur nga dëshmia rezulton me rrethana të cilat vijnë pjesërisht apo plotësisht nëkontradiktë me fakte e prova të caktuara, ajo verifikohet duke marrë dëshminë e personave tëtjerë që kanë dijeni për rrethanat e dëshmuara dhe ato që lidhen me objektin e të provuarit.“nuk mund të vihen në diskutim thëniet e dëshmitarëve okularë të vendit të ngjarjes të cilatkanë përputhje dhe nuk kanë asnjë kontraditë, me thëniet e dëshmitarëve që nuk kanë qenë nëvendngjarje...” 839. “në hetim dhe gjykim, nuk rezulton të jenë pyetur asnjë person tjetër përverifikimin e vërtetësisë së deklarimeve të dëmtuarës, as xhaxhai dhe nëna e saj, të cilët sipasdëshmisë së të dëmtuarës, kanë patur dhe janë vënë në dijeni për rrethanat edëshmuara..megjithëse pyetja e tyre është kërkuar nga mbrojtja, apo pyetja e dëshmitaritG.A..” 840.

2. Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet ballafaqimit. Verifikimi i dëshmisë me dëshmi tëtjera, nëse përmbajtja e tyre është e ndryshme apo e kundërt, i krijon mundësinë gjykatës që tëvazhdojë verifikimin nëpërmjet proçesit të ballafaqimit midis dëshmitarëve. Ky proçes përbënvetë thelbin e ballafaqimit si burim prove, rezultatet e të cilit nga ligji proçecural janëkonsideruar si provë e veçantë. Thëniet e dëshmitarit, mund të rezultojë në mospërputhje tëplotë apo të pjesëshme me provat e tjera gojore. Sipas nenit 169 dhe 170 të K.Pr.Penale, nëkëto raste organet e proçedimit vendosin dhe kryejnë proçesin e ballafaqimit midis këtijdëshmitari me dëshmitarët e tjerë, por edhe me vetë të pandehurin 841. “është i domosdoshëmballafaqimi i kallëzueses, dëshmitares D.C, me dëshmitarët (babain, nënën, tezen e saj) tëcilët u referohet kallëzuesja në kallëzim, por me kontradita dhe ndryshime thelbësore, nga atoç’ka ajo ka parashtruar..” 842.

3. Verifikimi nëpërmjet njohjes. Verifikimi në këtë rast bëhet, kur dëshmia edëshmitarit ka mospërputhje me provat e tjera, në lidhje me aftësinë dhe shkallën e njohjes qëka patur dëshmitari për faktet dhe rrethanat që dëshmon. Verifikimi në këtë rast realizohetnëpërmjet proçesit të njohjes së personit, të sendeve e njohjeve të tjera sipas kërkesave tëparashikuara nga nenet 171-175 të K.Pr.Penale 843. “..për verifikimin, mund dhe duhej të ishtekryer paraqitja për njohje nëpërmjet fotografisë sipas kërkesave të nenit 171 të K.Pr.Penale,pasi dëshmitarja, e dëmtuara, në kallëzim jep vetëm emrin Mondi dhe disa karakteristikafizike..” 844.

4. Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet eksperimentit 845 . Verifikimi i vërtetësisë apoelementëve të dëshmisë nëpërmjet eksperimentit, duke respektuar kushtet dhe kriteret eparashikuara në nenet 176 e 177 të K.Pr.Penale. Praktika gjyqësore në mjaft raste për tëverifikuar vërtetësinë e dëshmisë ka aplikuar gjërësisht eksperimentin, duke paraqitur

839 Arsyetim mbi vlerën e dëshmisë së dëshmitarëve të drejtpërdrejtë, me dëshmitarët e tjerë, bërë në vendiminNr 614 datë 09.06.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.840 Verifikim i munguar nga gjykata i dëshmisë nëpërmjet pyetje së dëshmitarëve të tjerë në vendimin Nr 811datë 15.09.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.841 Trajtim i hollësishën është bërë në kapitullin III-të pjesa III.3 të këtij punimi.842 Mbi verifikimin e dëshmisë me paraqitje për njohje me fotografi kur i pandehuri ka qënë në mungesë, dhedëshmia ka qënë më kontradita. Vendim Nr 23 datë 20.01.2010 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.843 Trajtim i hollësishëm është bërë në kapitullin IV-të pjesa IV.4 të këtij punimi.844 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 23 datë 20.01.2010, me të gjykuar E.K.845 Riprodhimit për aq sa është e mundur të kushteve të njëjta në të cilat dëshmitari ka marrë njoftimin, parëngjarjen, dëgjuar etj.. me qëllimin e verifikimit të vërtetësisë së deklarimeve apo dëshmisë që ai jep para organitproçedues.

Page 209: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

208

shkurtimisht dhe rastet e mëposhtme; “verifikimi i dëshmisë së dëshmitares E.F ështëkonfirmuar dhe nga eksperimenti hetimor i kryer në lidhje me mundësinë që kishte ajo tëshquante nga pozicioni ku ishte, kur ka dalluar dy personat, viktimën dhe drejtimin e largimittyre” 846. “në rigjykimin e çështjes të verifikojë elementët e dëshmisë së dhënë nga ana edëshmitarëve F.K, V.K dhe H.K, ku nëpërmjet rindërtimit të vendit të ngjarjes dheeksperimentit hetimor të verifikojë mundësinë e të parit të sendeve dhe personave nga vendiku kanë qënë dëshmitarët me vendin e ngjarjes në të njëjtat kushte me ngjarjen e ndodhur”847. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë 848 në lidhje me verifikimin e vërtetësisë sëdeklarimeve të dëmtuarit e familjarëve të tij gjatë hetimeve paraprake, nëpërmjet kryerjes sëeksperimentit, sipas parashikimeve të nenit 176 të K.Pr.Penale, si dhe për verifikimin edëshmisë së dëshmitarit Gj.N, në një çështje tjetër.

5. Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet ekspertimit. Verifikimi nëpërmjet kryerjes sëekspertimit rezulton të jetë më i përdoruri nga praktika gjyqësore. Ai rezulton i aplikuargjërësisht që në fazën e hetimeve paraprake nga ana e organit të hetimeve. Në këtë rastrezultatet e ekspertimit dhe konkluzionet e ekspertëve në aktin e ekspertimit, konfirmojnë osejo vërtetësinë e dëshmisë së dhënë nga dëshmitari 849, mjafton të përmendim rastet në vijim;“kallëzuesja R.H, ka pretenduar se është goditur në ije me një mjet të mprehtë.. nga aktiekspertimit mjeko-ligjor datë 18.02.2003... ka rezultuar se në ijen e dhjathtë është konstatuarnjë cikatrice ...” 850 . “gjykata nuk ka bërë asnjë analizë dhe verifikim të dëshmisë tëdëmtuarës B.K nëpërmjet ekspertimit mjeko ligjor për djegien me cigare dhe injektimin nëtrup të lëndës narkotike, si dhe nuk i kanë kushtuar asnjë rëndësi personalitetit të dëmtuarësdhe raportit të tij me vërtetësinë e deklarimeve të saj” 851.

6. Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet provave shkresore, dokumentave. Në këtë rastgjykata verifikon jo vetëm vërtetësinë e dëshmisë së dhënë nga dëshmitari, por edhevlefshmërinë e saj si provë në proçesin penal. Gjykata për verifikimin e vërtetësisë sëdëshmisë, administron dokumentet në cilësinë e provës shkresore të cilat japin njoftime dhelidhen me gjendjen gjyqësore, personalitetin e të pandehurit, të dëmtuarit si dhe tëdëshmitarit, kur fakti për të cilin proçedohet duhet të vlerësohet në lidhje me sjelljen osecilësitë morale të këtyre personave. Rrethi i njoftimeve verifikuese që japin provat shkresoreështë i gjërë, marrja dhe administrimi i tyre lidhet me problematikat që lindin rreth dëshmisëdhe llojit të verifikimit që duhet realizuar, nga praktika gjyqësore mund të përmenden rastet emëposhtëme; “dëshmia e A.L nuk mund ta çonte gjykatën në përfundimin se i pandehuri Gj.Tnuk e kishte kryer krimin, për sa kohë ky dëshmitar nuk është përmendur nga asnjë provëtjetër të administruar si dhe të faktit që ai është deklaruar fajtor e dënuar për kryerjen e të

846 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 84 datë 21.03.2012, pika 34 .847 Me vendimin Nr 183 datë 09.04.2003 në çështjen ndaj të gjykuarve V.B, A.B, F.B, dhe A.T, Kolegji Penal iGjykatës së Lartë i ka lënë detyrë Gjykatës Apelit që në rigjykimin e çështjes të verifikojë elementët e dëshmisëdhënë nga dëshmitarët nëpërmjet rindërtimit të vendit ngjarjes dhe eksperimentit hetimor. I njëjtin qëndrim ështëmbajtur nga Gjykata e Lartë në vendimin Nr 289 datë 04.06.2008, në rastin e gjykimit të gjykuarit E.P, si dhevendimin Nr 219 datë 22.04.2009 të këtij Kolegji për të gjykuarin P.A.848 Qëndrim i mbajtur nga Gjykata e Lartë me vendimet Nr 289 datë 04.06.2008, në rastin e gjykimit të gjykuaritE.P, si dhe vendimin Nr 219 datë 22.04.2009 për të gjykuarin P.A.849 Trajtim i hollësishën është bërë në kapitullin IV-të pjesa IV.6 të këtij punimi.850 Pjesë nga përmbajtja e vendimit Nr 454 datë 15.10.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë. Te njëjtinqëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë edhe në vendimin Nr 196 datë 22.04.2009 mbi verifikimin e dëshmisë tëdëmtuarës S.A me ekspertim daktiloskopik. Trajtim i hollësishën është bërë në kapitullin IV-të pjesa IV.8 të këtijpunimi.851 Arsyetim në vendimin Nr 811 datë 15.09.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 210: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

209

njëjtit krim për episode të tjera” 852. “gjykata në vendimin e saj është bazuar në prova tëpaverifikuara, në dëshminë e të dëmtuarës F.Gj, të cilën e kanë konsideruar të mitur, fakt icili nuk është provuar gjatë gjykimit me akte e prova shkresore apo me ekspertim..” 853.

7. Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet këqyrjeve. Këqyrja e vendit, sendit apo personit,bëhet në këtë rast duke krahasuar elementët e dhënë nga dëshmitari në dëshminë e tij me atoqë konstatohen gjatë këqyrjes. Në këtë rast rezultati i këqyrjes, konfirmon ose jo vërtetësinë edëshmisë së dhënë nga dëshmitari apo elementëve të veçantë të saj. “.. bazuar në të dhënat ekallëzimit .. është kryer këqyrja e personit në datë.., ku janë evidentuar disa shenja tëdallueshme që i gjykuari mbante në krahë (tatuazhe) dhe në fytyrë (cikatriçe)..” 854.

Verifikimi i thënieve të dëshmitarëve dhe të pandehurve nëpërmjet ballafaqimit.Verifikimi i dëshmive dhe thënieve të pandehurit, nëpërmjet ballafaqimit përbën vetë thelbine ballafaqimit si burim prove, rezultatet e të cilit nga ligji proçedural janë konsideruar si provëe veçantë, ndryshe nga legjislacionet e kaluara. Sqarimi dhe verifikimi i saktësisë së këtyredeklarimeve, lidhet me detyrimin 855 e organit proçedues për të shqyrtuar e verifikuar çdo tëdhënë apo njoftim, në raport me njoftimet, të dhënat nga deklarimet e tjera rreth ngjarjes,autorësisë, veprimeve konkrete të autorëve, pasojës etj.. Si pjesë e proçesit të provuarit,detyrimi për shqyrtimin, verifikimin, përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese tëprovave, realizohet edhe nëpërmjet proçesit të ballafaqimit, që në këtë rast lidhet me dëshmitëdhe thëniet e të pandehurve, qëndrim i mbajtur edhe praktika gjyqësore; “kryerja eballafaqimit ndërmjet personave që kanë dhënë deklarime për fakte e rrethana që nukpërputhen me njëra tjetrën, është detyrim që rrjedh nga neni 169 i K.Pr.Penale” 856 .“..gjykata duhet të verifikojë, analizojë dhe arsyetojë çdo kontraditë dhe mospërputhje nëdëshminë e të dëmtuarës .., duke çmuar këtë provë në përputhje me nenin 152 të K.Pr.Penale,nëpërmjet...” 857.

Verifikimi i provave nëpërmjet proçesit të njohjes. Ky burim prove në mjaft rastelidhet me burimet e tjera të provave, kryesisht me dëshminë, eksperimentin dhe provatmateriale. Ato njëkohësisht gjatë proçesit të provuarit shërbejnë për verifikimin e rezultateveqë dalin nga sejcili burim prove. Proçesi i njohjes si gjatë hetimit paraprak ashtu edhe nëgjykimin e çështjes shërben edhe për verifikimin e provave të tjera penale ose anasjelltas.Nëpërmjet proçesit të njohjes mund të realizohet verifikimi i deklarimit të dhënë gjatëhetimeve, apo dëshmisë së dhënë në gjykimin e çështjes, sikurse janë rastet e mëposhtme tëpraktikës gjyqësore; “bazuar në të dhënat identifikuese për autorin në deklarimet e M.A dheXh.P, është zhvilluar proçedura e njohjes nëpërmjet fotografive, të nxjerra nga sistemi TIMS.. Sipas proçes verbalit përkatës rezulton se të dy deklaruesit kanë njohur të gjykuarin” 858.“.. duke vlerësuar kontraditat në kallëzimin e të dëmtuarës, .. për verifikimin e dëshmisë së saj,mund dhe duhej të ishte kryer paraqitja për njohje nëpërmjet fotografisë sipas nenit 171 të

852 Arsyetim mbi mungesën e besueshmërisë dhe vërtetësisë së dëshmisë së dëshmitarit A.L, i dënuar për krimine mashtrimit sikurse akuzohej dhe i gjykuari, arsyetuar në vendimin Nr 808 datë 15.09.2010 të Kolegjit Penal tëGjykatës së Lartë.853 Qëndrim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr291 datë 11.06.2008.854 Pjesë nga përmbajtja e vendimit Nr 454 datë 15.10.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.855 Proçesi i shqyrtimit dhe verifikimit të provave është trajtuar në kapitullin e VI-të të këtij punimi si pjesë eproçesit të provuarit.856 Arsyetim në vendimin Nr 540 datë 22.10.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi detyrimin ekryerjes ballafaqimit.857 Arsyetim mbi verifikimin e dëshmisë i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 811 datë15.09.2010 me të gjykuar E.K etj.858 Mbi lidhjen që rezulton midis burimeve të provave nga deklarimi tek njohja e personit, pjesë nga arsyetimi ivendimit Nr 856 datë 06.10.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 211: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

210

K.Pr.Penale, pasi dëshmitarja e dëmtuar, në kallëzim jep vetëm emrin Mondi dhe disakarakteristika fizike të tij..” 859. Lidhje të drejtpërdrejtë ka njohja edhe me eksperimentinhetimor, pasi rezultatet e eksperimentit hetimor, përcaktojnë mundësinë reale që ka paturnjohësi për të përftuar nëpërmjet organeve të shqisave të dhëna të mjaftueshmë përidentifikimin dhe njohjen e personit, zërit të tij apo sendit. “nga konkluzionet e eksperimentithetimor të kryer ne vendin e ngjarjes, konfirmohet se dëshmitarja nuk kishte asnjë mundësi tënjihte personat në kushtet dhe pozicionin që ishte dhe jo vetëm kaq, por kishte mjaft vështirësiedhe në dallimin e ngjyrave të veshjes së tyre” 860.

Verifikimi i provave nëpërmjet eksperimentit. Kryerja e eksperimenti gjatëgjykimit të çështjes merr rëndësi të veçantë, kur nëpërmjet këtij burimi prove, gjykata duhetdhe ka mundësi të sqarojë e verifikojë elementë mjaft të rëndësishëm të proçesit të provuarit,sikurse janë autorësia dhe fajësia e të pandehurit, mënyra e kryerjes së veprës penale, lidhjashkakësore midis veprimeve të pandehurit dhe pasojës së ardhur, vërtetësia dhe fuqiaprovuese e provave të tjera etj... Në mjaft raste eksperimenti bëhet për të përcaktuarvërtetësinë e fuqinë provuese të provave të tjera p.sh. në rastin e një dëshmie, a ka paturmundësinë dëshmitari për të dëgjuar, parë e perceptuar ato që dëshmon nga vendi e pozicioniku ai është ndodhur kur ka ndodhur ngjarja, fakti etj.. Rezultati i eksperimentit në këtë rastështë provë penale indirekte, e tërthortë, ajo shërben për verifikimin e një prove tjetër.

Praktika ka aplikuar gjërësisht eksperimentin si burim prove, për verifikimin dhepërcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese të provave të tjera penale, për ta ilustruar mundtë përmenden rastet e mëposhtme; “nga konkluzionet e eksperimentit si provë të zhvilluar nëvendin e ngjarjes.., konfirmohet se dëshmitarja nuk kishte asnjë mundësi të njihte personat nëkushtet dhe pozicionin që ishte dhe jo vetëm kaq, ajo kishte vështirësi edhe në dallimin engjyrave të veshjeve tyre” 861. “vërtetësia e dëshmisë së dëshmitarëve të afërt të viktimësështë vënë në dyshim me pretendimin e pamundësisë së njohjes së personave nga distancaprej rreth 300 metra nga të gjykuarit ... gjykata duhej të kryente eksperimentin dukeriprodhuar për aq sa është e mundur, gjendjen në të cilën ka ndodhur fakti..” 862. “kryerja eeksperimentit ka qenë e domosdoshme për të verifikuar mundësinë e dëshmitarit Gj.N ngavendi ku ishte (i shtrirë në tokë me kurriz), për të parë se kush qëlloi mbi viktimën, në raportme vendin ku është qëlluar viktima” 863 . “nga gjykata është kryer eksperimenti për tëpërcaktuar mundësinë e njohjes ose jo të dëshmitareve okulare M.Rr dhe S.Rr të autorëve tëvrasjes, në kushte përafërsisht të njëjta me ato të kohës kur ndodhi ngjarja, si dhe për tëverifikuar nga vendi ku ndodheshin ata dëshmitarë nëse kanë mundësi të njohin autorët ekrimit” 864.

Verifikimi i provave nëpërmjet ekspertimit. Verifikimi i provave si pjesë erëndësishme e proçesit të provuarit, në përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë së tyre provuese,realizohet me mjaft sukses edhe nga kryerja e ekspertimeve teknike, verifikimi i provavepenale duke i ballafaquar ato me konkluzionet shkencore që jep ekspertimi si provë më vete

859 Arsyetim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 23 datë 20.01.2010, me të gjykuar E.K.860 Mbi pamundësinë e marrjes perceptimit shqisor nga njohësi në vendin dhe kohën që është ndodhur, asyetim iKolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 369 datë 01.07.2009.861 Mbi verifikimin e dëshmisë me eksperiment, arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në Vendimin Nr969 datë 01.07.2009.862 Mbi domosdoshmërinë e kryerjes eksperimentit, arsyetim në vendimin Nr 597 datë 05.11.2003 të KolegjitPenal të Gjykatës së Lartë.863 Arsyetim në vendimin Nr 219 datë 22.04.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.864 Arsyetim nga vendimi Nr 29 datë 26.01.2005 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Në këtë rast eksperimentiështë kryer nga gjykata në gjykimin e çështjes për të verifikuar mundësinë e njohjes së autorëve të krimit ngavendi ku ndodheshin në raport me vendin ku autorët kishin kryer krimin.

Page 212: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

211

në proçesin penal. “Ekspertët në aktin e ekspertimit japin konkluzionet e tyre për problemetqë kërkohen nga organi i proçedimit dhe gjykata bën në çdo rast vlerësimin e tyre nësekonkluzionet janë apo jo të bazuara, pra ajo nuk është e detyruar që të pranojë çfarëkonkludojnë ekspertët. Gjykata çmon me objektivitet konkluzionet e ekspertëve, arsyetonhollësisht arsyen se përse ato nuk janë të drejta kur arrin në përfundime të ndryshme dhe nëanalizën tërësore të provave, i çmon edhe aktet e ekspertimit për të arritur në përfundimin efajësisë apo pafajësisë të personit që gjykohet” 865.

1. Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet ekspertimit. Verifikimi i elementëve të dëshmisënëpërmjet ekspertimit, është realizuar edhe për të përcaktuar vërtetësinë e dëshmisë që jepdëshmitari, zotësinë e dëshmitarit për të dëshmuar, apo në rastet kur duhet verifikuar qëniaapo jo i mitur i dëshmitarit, e vënë në dyshim gjatë proçesit penal, sikurse është arsyetuar nëpjesën e punimit mbi dëshminë si provë 866. “gjykata duhej që ndër të tjera të vendostekryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor për të verifikuar dëshminë e dëshmitares B.K, mbi djegjetme cigare dhe injektimin në trup të lëndëve narkotike, sikurse ka dëshmuar..” 867. “mbrojtjaka pretenduar se dëshmia e të dëmtuarës M.P ka qenë e pavlefshme, pasi ajo nuk ka paturzotësi për të dëshmuar. Ky pretendim nuk qëndron, pasi nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor Nr114 dt.14.05.2001 edhe se ajo rezulton me zhvillim të lehtë mendor, në të konkludohet se ajoka zotësi për të dëshmuar” 868.

2. Verifikimi i thënieve të pandehurit nëpërmjet ekspertimit. Organi proçedues kurkonstaton mospërputhje apo kontradita modis thënieve të pandehurit e provave të tjera, si dhekur verifikimi i vërtetësisë tyre lidhet me kryerjen e ekspertimit ndaj sendeve, objekteve apopersonave, vendos kryerjen e ekspertimit teknik. Në këtë rast rezultatet e ekspertimit japinnjoftime të rëndësishmë mbi vërtetësinë apo jo të alibisë së ngritur nga i pandehuri.Verifikimi i thënieve të pandehurit si dhe provave të tjera, është realizuar gjërësisht ngapraktika gjyqësore, dhe konkretisht; “konkluzionet e ekspertimit mjeko ligjor mbi dëmtimet efreskëta të membranës së himenit, dhe se e dëmtuara është ç’virgjëruar para 3-4 ditësh, kanëprovuar vërtetësinë e dëshmisë së të dëmtuarës, ndryshe nga sa ka shpjeguar i pandehuri mbinjohjen dhe marëdhëniet që ai ka pretenduar se ka patur kohë më parë me të” 869. “ngaprova shkencore, akti i ekspertimit daktiloskopik vërtetohet tërësisht fakti që i pandehuri kahyrë në brendësi të ambienteve të agjensisë U.Union, duke rrëzuar tërësisht pretendimet dhethëniet e tij se ai nuk ka hyrë asnjëherë brenda saj..” 870. “është marrë me cilësinë e provësmateriale palltoja e veshur nga i gjykuari R.H pasi ka ndodhur ngjarja, ku nga kqyerja e sajjanë fiksuar në cilësinë e provës njolla gjaku që i përkasin grupit 0(I) të njëjtë me atë tëviktimës, ndërkohë që i gjykuari i përket grupit të gjakut A(II) dhe nga akti i ekspertimitrezulton konkluzion përjashtues që ato të jenë lënë nga i gjykuari, duke rrëzuar alibinë e tij se

865 Mbi vlerësimin dhe verifikimin e provave, konkluzioneve të ekspertëve arsyetuar nga Kolegji Penal iGjykatës së Lartë në vendimin Nr 119 datë 05.03.2008.866 Për përcaktimin e zotësisë mendore të dëshmitarit për të dëshmuar dhe për moshën e mitur, janë bërëarsyetime në disa vendimin vendime të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.867 Mbi verifikimin e dëshmisë nepërmjet ekspertimit mjeko ligjorë, arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatës sëLartë në vendimin Nr 811 datë 15.09.2010.868 Arsyetim në vendimin Nr 568 datë 17.12.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Të njëjtin qëndrimgjykata ka mbajtur edhe në vendimin Nr 630 datë 25.11.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.869 Arsyetim mbi verifikimin njëkohësisht të vërtetësisë dëshmisë së të dëmtuarës nëpërmjet ekspertimit mjeko-ligjor, dhe rrëzimin e pretendimeve dhe alibisë së të pandehurit, bërë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nëvendimin Nr 541 datë 26.05.2010.870 Verifikimi i thënieve të pandehurit K.Z, dhe rrëzimi i alibisë tij nëpërmjet konkluzioneve të ekspertimitdaktiloskopik, arsyetuar në vendimin Nr 300 datë 31.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 213: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

212

ato ishin të lëna prej tij” 871. “në shpjegimet si i pandehur Xh.Sh ka shpjeguar se të treautorët kanë qëlluar me armë në drejtim të viktimës I.B, këto thënie të këtij të pandehuripërputhen me konkluzionet e akteve të ekspertimit balestik të tre llojeve të gëzhojave tëgjendura në vendin e ngjarjes dhe prova të tjera” 872. “rezultatet e ekspertimit biologjik kanëpërcaktuar se njollat e gjakut janë grup 0(1) që përputhem me ato të viktimes, të cilat janëgjetur në xhupin dhe këpucët e të pandehurit, rrëzojnë pretendimin dhe thëniet e tij se ato ipërkasin atij, ky i pandehur i përket grupit të gjakut A(II)” 873.

3. Verifikimi i rezultateve të ekspertimit me një ekspertim tjetër. Në mjaft raste nëpraktikën gjyqësore, janë ndeshur rastet kur konkluzionet e aktit të ekspertimit bien ndesh meato të provave të tjera, apo kur vetë ky akt ekspertimi rezulton me konkluzione të ndryshmenë raort me një akt tjetër ekspertimi, në të njëjtën çështje dhe për të njëjtin objekt ekspertimi,kushte dhe rrethana. Është detyrim i organit proçedues sqarimi dhe verifikimi i kontraditave tëdhëna nga ekspertët në këto raste duke bërë vlerësim sa me të drejtë e shkencor dhe në lidhjeme provat e tjera. Në këto raste nga ana e organeve të proçedimit duhet detyrimisht që tëvendoset kryerja e një ekspertimi tjetër, të ri me ekspertë të specializuar. “në kushtet kur përtë njëtën çështje ekzistojnë dy akte ekspertimi, me konkluzione të ndryshme, del edomosdoshme kryerja e një ekspertimi të ri mjeko-ligjor, për përcaktimin e shkallës sëdëmtimit të dëmtuarit O.P, që në këtë rast shërben për cilësimin ligjor të veprës penale” 874.

VI. 3. Çmuarja e provave

Nga kuptimi që i ka dhënë legjislacioni unë proçedural në nenin 152 të K.Pr.Penale,proçesit të çmuarjes së provave penale, mund të bëjmë përkufizimin e mëposhtëm; Çmuarja eprovave është përcaktimi i vërtetësisë, saktësisë dhe fuqisë provuese të njoftimit që jep provapër objektin e të provuarit, çdo provë i nënshtrohet shqyrtimit dhe verifikimit në seancëgjyqësore, asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar, gjykata i çmon ato sipas bindjes saj tëformuar pas shqyrtimit të gjitha provave në tërësinë e tyre 875. Pra çmuarja e provave ështëpërcaktimi i vërtetësisë dhe fuqisë provuese të njoftimit që jep prova penale për objektin e tëprovuarit. “Përcaktimi i vërtetësisë së provës që është vënë si kusht nga ligjvënësi për tëpatur një proçes ligjor çmuarje të saj, nënkupton së pari; verifikimin nga ana e gjykatës nëserrethana apo objekti material që paraqitet nga palët në proçes si provë, është administruarkonformë kërkesave të ligjit dhe së dyti; verifikimi se ku konsiston lidhja e rrethanës apoobjektit material konkret me objektin e të provuarit në çdo gjykim konkret, të cilin e përbëjnëpërgjigjet që duhet t’u japë gjykata pyetjeve të tilla si: çfarë ka ndodhur, ku dhe kur kandodhur, me ç’mjet është kryer, si ka ndodhur, kush dhe pse e ka kryer veprën, përgjigje, tëcilat duhet të përbëjnë shtratin mbi të cilin duhet ndërtuar pjesa arsyetuese e çdo vendimigjyqësor në proçesin penal” 876.

871 Arsyetim në pikat 35, 36 të vendimit Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë datë 21.03.2011.872 Arsyetim në vendimin Nr 279 datë 04.06.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbi vërtetësinë ethënieve të pandehurit të konfirmuara nga rezultatet e ekspertimit tekniko-balestik.873 Arsyetim në vendimin Nr 969 datë 01.07.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe atij të datës21.03.2011 të po këtij Kolegji, për të gjykuarit R.H dhe N.P.874 Mbi verifikimin e ekspertimeve të kundërta me kryerjen e nje ekspertimi të ri, njëri ekspertim përcaktonteshkallën e dëmtimeve si plagosje e lehtë, ndërsa tjetri si plagosje e rëndë, arsyetuar nga Kolegji Penal i Gjykatëssë Lartë në vendimin Nr 658 datë 05.10.2005.875 Ky përkufizim del nga përcaktimi i bërë nga ligjvënësi në nenin 152/1 të K.Pr.Penale, mbi çmuarjen eprovave.876 Arsyetim në vendimin Nr 25 datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 214: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

213

Fuqia provuese dhe vërtetësia e njoftimit, apo thënë ndryshe cilësia e provës nëproçesin penal është rezultat i analizës dhe verifikimit të hollësishëm të elementëve dhenjoftimeve që prova jep në raport dhe lidhje me njoftimet e dhëna nga provat e tjera penale877. Verifikimi i njoftimeve që jep prova ka të bëjë me faktin nëse këto njoftime përputhen apojanë në kontradiktë me njëra tjetrën. Kur ato rezultojnë me mospërputhje, duhet detyrimisht tëverifikohet shkaku i tyre, proçes i cili realizohet edhe nëpërmjet krahasimit dhe verifikimit menjoftimet që japin provat e tjera. “cilësia dhe saktësia e njoftimeve që merren nga prova duhettë rezultojë nga analiza dhe verifikimi i saj, ajo ndahet në pjesët e saj përbërëse dhe atokrahasohen me njëra tjetrën, hetimi i shkakut të kontraditave është i domosdoshëm, verifikimii provave kërkon që çdo provë të krahasohet me provat e tjera që ka në çështje dhe tëmënjanohen kundërshtimet që mund të takohen” 878.

Parashikimet e nenit 152/2,3 të K.Pr.Penale, rregullojnë e normojnë proçesin eçmuarjes së provave indirekte si dhe të thënieve të bashkë të pandehurve në të njëjtën vepërpenale. Nga kuptimi i paragrafit dytë kësaj dispozitë rezulton se provat indirekte, indicjet,mund të shërbejnë për të provuar ekzistencën e faktit vetëm nëse ato janë të rëndësishme, tësakta dhe në përputhje me njëra tjetrën. Thëniet e bashkë të pandehruve në një vepër penaleapo proçedim të lidhur, duhet të vlerësohen në unitet me provat e tjera që konfirmojnëvërtetësinë e tyre. Çmuarja e provave nga ana e gjykatës është faza më e rëndësishme eproçesit të provuarit, ajo përbën në vetvete përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese tëçdo prove penale të marrë e shqyrtuar në seancë gjyqësore, sipas bindjes së brendëshme tëformuar nga shqyrtimi në tërësi i të gjitha provave penale gjyqësore.

Çmuarja e provave në vetvete është proçes i ndërlikuar mendor e llogjik që bazohet nënjohuritë e mjaftueshme profesionale (juridike) e intelektuale (njohurive të përgjithshme) tëvetë gjyqtarëve që çmojnë këto prova, mbi bazën e të cilave formohet bindja e tyre ebrendëshme, mbi të vërtetën dhe të vërtetat e proçesit penal, mbi të cilën bazohet e jepetvendimi përfundimtar. Gjykata duhet t’i analizojë e çmojë provat bazuar në parimet edrejtpërdrejtësisë dhe kontradiktoritetit.“..deklarimet e të pandehurit nuk janë dhe nuk duhettë jenë prova kryesore, mbi të cilën bazohet gjykata në përfundimet e saj. Proçesi i tëprovuarit nuk është pranimi ose jo i fajësisë nga i pandehuri, por vërtetimi i faktevenëpërmjet grumbullimit të provave të mjaftueshme për të bindur gjykatën lidhur me fajësinë etij” 879. “Në vendimin e gjykatës duhet të arsyetohen në mënyrë të përmbledhur rrethanat efaktit dhe provat në të cilat ajo e bazon vendimin e dhënë, si dhe arsyet të cilat kjo gjykatëprova të caktuara i quan të papranueshme e të kundërta” .880

Karakteri i sistemeve proçeduriale (inkuizitor apo akuzator) ka përcaktuar edhe dyteoritë kryesore proçeduriale të çmuarjes së provave, që kanë funksionuar; teorinë formale tëçmuarjes provave (legale e cila zbatohej në sistemet e kaluara inkuizitore) dhe teorinë eçmuarjes së lirë të provave (në sistemet e pastra akuzatore). Sipas teorisë formale gjykata nukvendoste sipas bindjes së saj të krijuar në baze të provave të marra e verifikuara gjatëgjykimit, por mbi bazën e provave vlerën e të cilave e ka paracaktuar ligji. Vetë kjo teoriështë zbatuar në dy variante; në teorinë legale pozitive dhe negative. Teoria e çmuarjes së lirëtë provave bazohet në bindjen e brendëshme të gjyqtarit, e formuar kjo mbi bazën e të gjitha

877 Në vendimin Nr 25 datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë bëhet arsyetim i zgjeruar në lidhjeme konceptet e përcaktimit të vërtetësisë provës penale dhe të fuqisë provuese të provës.878 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore, botim i vitit 1962, fq. 13.879 Arsyetim në vendimin Nr 205 datë 06.04.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.880 Vendimi Nr 100 datë 01.02.2001 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë .Në këtë vendim për detyrimin earsyetimit të vendimit bazuar në provat gjyqësore që kanë krijuar bindjen e brendëshme si dhe të arsyetimit nëlidhje me provat të cilat japin njoftime jo të sakta e të vërteta në kundërshtim me bindjen e krijuar.

Page 215: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

214

provave të paraqitura nga palët, pa kurrfarë rregullash proçeduriale, që lidhen me marrjen eadministrimin e këtyre provave. Sipas kësaj teorie bëhet vlerësim i lirë i të gjitha provave,pavarësisht nga burimet apo mënyrat e marrjes së tyre. Sipas legjislacionit tonë çmuarja eprovave nga gjykata bëhet pas proçesit të marrjes, shqyrtimit e verifikimit provave nëproçesin gjyqësor, bazuar në bindjen e formuar të gjykatës. “Formimi i bindjes sëbrendëshme është proçes i ndërlikuar, ajo është rezultat i një pune të madhe e të vështirë dhearrihet shkallë shkallë, gjatë marrjes, shqyrtimit e verifikimit të provave” 881..

Verifikimi dhe çmuarja e provave në fazën e hetimit paraprak. Gjatë hetimeveparaprake, provat penale verifikohen dhe çmohen nga prokurori. Gjatë gjithë kësaj faze tëproçesit, nëpërmjet verifikimit të hollësishëm të njoftimeve arrihet në konkluzione bindëse nëtë cilat bazohet e gjithë vendimarrja hetimore e prokurorit në ushtrimin e ndjekjes penale. Nëkëtë fazë të procesit vlerësohen dhe çmohen të gjitha provat e marra dhe të administruaragjatë hetimit paraprak, sipas llojit të tyre dhe njoftimit që ato japin mund t’i klasifikojmë simë poshtë;

• Verifikimi dhe çmuarja e provave penale të cilat japin njoftime për ekzistencën osejo të veprës penale. Janë këto prova të cilat nëpërmjet njoftimeve që ato japin provojnë nëseka ndodhur apo jo vepra penale, apo siç quhet ndryshe fakti kriminal. Pra nëse ka ndodhurapo jo sjellja kriminale e individit, sjellje, veprime e mosveprime të cilat nga ligjvënësi janëkonsideruar dhe parashikuar si vepër penale në dispozitat e ligjit penal material. Nëpërmjetproçesit të vlerësimit dhe çmuarjes së këtyre provave nga prokurori vendoset fillimi ose jo iproçedimit penal. Nga verifikimi dhe çmuarja e këtyre provave mund të arrihet nëkonkluzionin se ndjekja penale nuk duhet të fillojë pasi janë rastet e parashikuara nga neni290 të K.Pr.Penale 882 . Verifikimi dhe çmuarja e një prove të tillë p.sh. konkluzioni iekspertimit mjeko-ligjor në rastin e vdekjes së papritur të një personi, konkluzion shkencor icili provon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale dhe jo për shkak të dhunës, helmimit ngafaktorë të tjerë subjektiv.

• Verifikimi dhe çmuarja e provave penale të cilat japin njoftime mbi fajësinë nëkryerjen e veprës penale dhe cilësimin e saj ligjor ndaj të akuzuarit. Objekt i të provuarit janëfaktet dhe provat të cilat provojnë kryerjen ose jo të veprës penale, fajësisë dhe cilësiminligjor të saj, akuzën penale që do të ngrihet dhe akuzohet autori i veprës penale. Nëpërmjetproçesit të verifikimit dhe çmuarjes së këtyre provave, nga prokurori arrihet në përfundimedhe konkluzione mbi bazën e të cilave ushtrohet dhe realizohet ndjekja penale ndaj autorit tëveprës penale. Prokurori duke vlerësuar, verifikuar dhe çmuar provat ushtron ndjekjen penalendaj autorit të veprës penale. Rezultat i këtij proçesi është ngritja, formalizimi i akuzëspenale dhe marrja në cilësinë e të pandehurit sipas kërkesave të nenit 34 të K.Pr.Penale. Nëmënyrë me të plotë ky proçes realizohet në përfundim të hetimeve paraprake. Bazuar nëbindjen e brendëshme të krijuar si rezultat i verifikimit dhe çmuarjes së provave të marra gjatëfazës së hetimit paraprak, prokurori me vendim, vendos pezullimin e hetimeve 883, pushimin

881 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore, botim i vitit 1962.882 Në nenin 290 ligjvënësi ka parashikuar rastet kur ndjekja penale nuk mund të fillohet ose edhe kur ka filluarajo duhet të pushojë. Në paragrafët “a-e” parashikohen rastet ekzistenca e të cilave provohet nëpërmjet provavetë administruara në kryerjen e veprimeve të para hetimore ose mbi bazën e akteve në të cilat është kërkuar fillimii proçedimit penal.883 Sipas nenit 326 të K.Pr.Penale, pezullimi i hetimeve vendoset nga prokurori kur nga hetimet e zhvilluara,ndonëse ka rezultuar e provuar se vepra penale ka ndodhur nuk është bërë e mundur të identifikohet dheprovohet autorësia në kryerjen e saj. Pezullimi i hetimeve vendoset edhe në rastet kur i pandehuri vuan nga njësëmundje e rëndë që ndalon vazhdimin e mëtejshëm të hetimit penal.

Page 216: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

215

884 e proçedimit penal ose dergimin e tij për gjykim në gjykatë, .duke paraqitur kërkesë përgjykim sipas parashikimeve të bëra nga neni 331 të K.Pr.Penale.

Çmuarja e provave nga gjykata në gjykimin e çështjes. Proçesi i çmuarjes sëprovave dhe formimi i bindjes së brendëshme, parashikohet në nenin 152 të K.Pr.Penale.“Për dhënien e vendimit përfundimtar lidhur me themelin e akuzës penale, gjykata dispononbazuar në bindjen e saj të mbështetur në prova që vërtetojnë ose jo akuzën, pra jashtë çdodyshimi të arësyeshëm” 885. Vetë proçesi i çmuarjes së provave dhe i formimit të bindjes sëbrendëshme të gjyqtarëve duhet të bazohet në kushtet dhe kriteret e parashikuara nga ligji nënenin 152 të K.Pr.Penale, të cilat mund t’i përkufizojmë dhe trajtojmë sipas grupimeve tëmëposhtme;

1. Respektimi i parimit pandërmjetësisë në marrjen e provave, të barazisë së palëvedhe armëve në gjykim, publicitetit, oralitetit e kontradiktorialitetit në gjykim. “Një rëndësi tëposaçme për verifikimin e provave ka parimi i pandërmjetësisë, sipas të cilit gjykata nëgjykimin e çështjes duhet të marrë e administrojë drejtpërsëdrejti thëniet e dëshmitarëve, tëpandehurit, ekspertëve etj.. Ky parim kërkon që midis gjykatës dhe provave të mos ketë hallkëndërmjetëse, që gjykata të perceptojë drejpërsëdrejti provat dhe të mos mjaftohet meshqyrtimin e akteve në të cilat janë pasqyruar provat..” 886. Çmuarja e provave nga ana egjykatës duhet të bazohet vetëm në provat e marra, të shqyrtuara e të verifikuara në seancëgjyqësore, pra prova të cilat i janë nënshtruar shqyrtimit, verifikimit dhe perceptimit tëdrejtpërdrejtë të gjykatës, apo siç quhet ndryshe parimi i pandërmjetësisë. Kushtetuta dhe ligji887, ka njohur e sanksionuar parimin e provave gjyqësore në proçesin tonë penal, duke i dhënëkëtij parimi, për shkak të rëndësisë tij, të njëjtën vlerë me parimin e pavarësisë së gjykatës.Sikurse kemi trajtuar edhe në kapitullin e II-të të këtij punimi, shqyrtimi i drejtpërdrejtë iprovave në seancë gjyqësore në praninë e palëve dhe nën kontradiktorialitetin e tyre, përbënatë që quhet elementi i katërt, i cili së bashku me tre elementët e tjerë është i domosdoshëm qëprovat penale të kenë vlerë për vendimin e gjykatës. Ato janë të vetmet prova që mund tëpërdorë dhee bazohet gjykata në dhënien e vendimit përfundimtar dhe zgjidhjen e çështjes.“Përcaktimi i fuqisë provuese të provës është parashikuar nga ligjvënësi si kusht për të paturproçes ligjor të çmuarjes së provës, ka të bëjë me çmuarjen e saj sipas bindjes së formuar ngagjykata, pas shqyrtimit në tërësi të të gjitha provave që janë administruar dhe verifikuar prejsaj gjatë shqyrtimit gjyqësor të çdo çështjeje, të cilat sikurse përcaktohet nga ligjvënësi nënenin 380 të K.Pr.Penale, janë të vetmet që mund të përdoren prej saj në marrjen e vendimit”888.

Që prova penale të ketë vlerën gjyqësore ajo duhet të merrët në mënyrë tëdrejtpërdrejtë nga gjykata në seancë gjyqësore. Kjo provë formohet në seancë gjyqësore dhe inështrohet proçesit të verifikimit e shqyrtimit saj nën debatin kontradiktor të palëve në proçes.“Njoftimet dhe të dhënat mbi të cilat formohet dhe bazohet një vendim gjyqësor, marrinformën dhe vlerën e provës në gjykim, vetëm pasi kanë kaluar më parë testin e dialektikës sëdebatit gjyqësor, i cili i vendos në një shkallë barazie akuzën dhe mbrojtjen. Publiciteti,

884 Janë këto prova të cilat mbi bazën e të cilave nga prokurori vendoset pushimi i proçedimit penal apo akuzës.Në nenin 328/a – f, parashikohen rastet kur prokurori vendos pushimin e akuzës apo të çështjes penale, disponimky i cili sigurisht vjen si rezultat i proçesit të vlerësimit dhe çmuarjes së provave penale të administruara.885 Arsyetim në vendimin Nr 7 datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.886 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 4 botim i vitit 1962, fq.14.887 Parashikimet e neneve 30, 31, 32, 33 dhe 42 të Kushtetutës R.Shqipërisë, si dhe nenet 3 dhe 380 tëK.Pr.Penale.888 Mbi përcaktimin e fuqisë provuese të provave dhe bindjes formuar nga shqyrtimi i provave në seancëgjyqësore, arsyetuar në vendimin Nr 25 datë 15.01.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 217: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

216

oraliteti dhe kontradiktoriteti sigurojnë garanci dhe kontroll në kuptimin më të plotë të fjalësmbi formimin e provës, në ndryshim të qartë me sa ndodhte në sistemin e mëparshëmproçedural” 889. Janë këto prova në të cilat bazohet gjykata në zgjidhjen e çështjes, gjykatapër të marrë vendimin përfundimtar, nuk mund të përdorë prova të tjera veç atyre që janëmarrë e verifikuar gjatë shqyrtimit gjyqësor. “Marrja e provave sipas legjislacionitproçedural, merr një kuptim të ri bazuar ne sistemin akuzator.. provat paraqiten dhe marrinvlerën e tyre në debatin gjyqësor..” 890. “Ashtu siç parashikohet në nenet 31/d, 32/2 tëKushtetutës, askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura nëmënyrë të paligjshme, gjithsecili ka të drejtën të bëjë pyetje dëshmitarëve të pranishëm, tëkërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, ekspertëve apo personave të tjerë, të cilët mund tësqarojnë faktet, në mënyrë që t’i jepet mundësia e kundërshtimit tyre, domosdoshmërisht qëqëndron në thelb të shqyrtimit provave” 891.

Gjykata në mënyrë të drejtpërdrejtë dëgjon, dëshmitarët, ekspertët, të pandehurin, tëdëmtuarin, dhe në këtë mënyrë ajo ka gjithë mundësinë që të verifikojë apo saktësojëpërmbajtjen e tyre, duke sqaruar deri në fund kontraditat e mundëshme që lindin gjatë marrjese administrimit tyre. “Kërkesat e ligjit proçedural, ngarkojnë gjykatën me detyrimin për tëshqyrtuar e verifikuar çdo provë në seancë gjyqësore drejtpërsëdrejti. Rrëzimi i kërkesës përdëgjimin e përgjimit në seancë, do të thotë që gjykata e ka çmuar këtë provë pa e shqyrtuar everifikuar plotësish të seancë gjyqësore. Për përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese tëpërgjimit dhe rezultatit të tij, duhet që ai të dëgjohet drejtpërsëdrejti në seancë gjyqësore”892.

2. Respektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë. Çdo dyshim i krijuar për akuzën engritur, duhet të verifikohet dhe nëse ngelet i tillë ai vlerësohet e çmohet nga gjykata në favortë pandehurit. Fajësia e të pandehurit nuk mund të arrihet nga njoftimet që jep vetëm njëprovë, nëse ajo nuk lidhet e konfirmohet nga njoftime që japin prova të tjera, qoftë edheindirekte. “Ky kolegj çmon se në kushtet kur një provë e vetme nuk lidhet me asnjë provëtjetër direkte apo indirekte që të provojë fajësinë e të gjykuarit H.B, deklarimi i tij fajtorvetëm mbi bazën e kësaj prove do të vinte ndesh me kërkesat e nenit 4 dhe 383/ç tëK.Pr.Penale dhe do ta çonte gjykatën në marrjen e një vendimi të pabazuar në ligj” 893. Nëvlerësimin dhe çmuarjen e provave, gjykata duhet të respektojë parimin themelor tëprezumimit të pafajësisë së të pandehurit. Garanci për çmuarjen e drejtë dhe objektive tëprovave nga ana e gjykatës në dhënien e vendimit është respektimi i parimit të prezumimit tëpafajësisë, sanksionuar në nenin 30 të Kushtetutës dhe nenin 4 të K.Pr.Penale. Respektimi iparimit të prezumimit të pafajësisë nga Gjykata Kushtetuese si dhe ajo e Strasburgut ështëkonsideruar si element i rëndësishëm i proçesit të rregullt ligjor. “Sipas nenit 30 tëKushtetutës kushdo quhet i pafajshëm, përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim

889 Paolo Ielo “ Il Dibattimento” (Debati gjyqësor) Il Nuovo Processo Penale, botim i vitit 1991, fq 97.890 Vendimi Nr 7 datë 27.04.2005 i Gjykatës Kushtetuese.891 Arsyetim i Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë në vendimin Nr 14 datë 04.02.2009 me të gjykuar R.Sh akuzuarpër krimin e parashikuar nga neni 283/a/3 të kodit penal.892 Arsyetim në vendimin Nr 688 datë 12.10.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbi detyrimin e gjykatësqë të verifikojë e çmojë provat e marra drejtpërdrejtë nga ajo në seancë gjyqësore.893 Arsyetim në vendimin Nr1031 datë 07.12.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Të njëjtin arsyetim kabërë ky Kolegj edhe në vendimin Nr 876 datë 21.12.20005, në të cilin ndër të tjera ka arsyetuar se “fajësia e tëpandehurit nuk mund të konkludohet duke u bazuar në një provë të vetme, e pa shoqëruar kjo me prova të tjera,pavarësisht faktit se kjo provë është një provë shkencore, është dëshmi, provë shkresore, apo çdo lloj provëtjetër. Në supozimin që fajësia e të pandehurit do të konkludohej me një provë të vetme, atëherë kësaj prove do tijepej vlerë e paracaktuar, gjë që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 152/1 dhe 4 të K.Pr.Penale mbiparimin e prezumimit të pafajësisë dhe çmuarjes së provave në proçesin penal”.

Page 218: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

217

gjyqësor të formës prerë. Prezimimim i pafajësisë përbëhet nga disa aspekte, njëri prej tëcilëve është “in dubio pro reo” pra çdo dyshim shkon në favor të pandehurit dhe barra eprovës bie kryesisht mbi organin e akuzës. Gjykata e ka interpretuar prezumimin e pafajësisënë kuptimin që gjykatat e zakonshme nuk duhet ta fillojnë proçesin me bindjen se i pandehurie ka kryer krimin për të cilin akuzohet” 894 . Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edheGj.E.Dr.Njeriut 895 e cila ka nënvizuar se “prezumimi i pafajësisë është një nga elementët eproçesit të rregullt ligjor që parashikohet nga neni 6/2 të K.E.D.Nj-së. Ky parim konsideroheti shkelur nëse një vendim gjyqësor, që i përket një individi të akuzuar penalisht, reflekton njëopinion që ai është fajtor, përpara se të jetë provuar fajësia e tij sipas ligjit” .

3. Bindja e brendëshme dhe dhënia e vendimit nga ana e gjykatës duhet të bazohetvetëm në provat gjyqësore të marra, shqyrtuara dhe verifikuara në seancë gjyqësore. Të gjithaprovat penale të administruara nga gjykata në gjykimin e çështjes duhet ti nënshtrohenshqyrtimit dhe verifikimit të tyre, proçes nëpërmjet të cilit arrihet të përcaktohet vërtetësia dhefuqia provuese e provave mbi bazën e të cilave do të bazohet vendimi i gjykatës dhe do tërealizohet dhënia e drejtësisë penale. “Nga gjykata janë mbajtur parasysh kërkesat e nenit380 të K.Pr.Penale, duke u bazuar në prova, të cilat i janë nënshtruar shqyrtimit gjyqësor,thënjeve të dëshmitarëve të pyetur para saj, akteve të ekspertimit të kryera, këqyrjes së vendittë ngjarjes, etj., dhe më pas në përputhje me kërkesat e nenit 152 të K.Pr.Penale. Vendimi igjykatës paraqet hollësisht motivet e kryerjes së veprës penale, mekanizmin e saj, mjetin epërdorur, duke bërë një analizë objektive dhe të gjithanshme të provave të marra, ka arriturnë konkluzion të drejtë dhe të bazuar, se i gjykuari G.C ka kryer veprën penale për të cilënështë akuzuar..” 896.

Bindja e brendëshme është rezultat dhe produkt i veprimtarisë juridike, intelektuale etekniko shkencore të gjyqtarit dhe të prokurorit. Ajo fillon të krijohet dhe arrihet shkallëshkallë, gjatë marrjes, shqyrtimit dhe verifikimit të provave, krijohet vetiu, në mënyrë tëpakontrolluar (spontane), nga dëgjimi i dëshmitarëve, të pandehurit, ekspertëve si dhe nganjoftimet që japin në tërësi të gjitha provat. Ajo është rezultat i analizës dhe verifikimit tëhollësishëm të secilës provë, përputhjeve dhe kontraditave që njoftimet e tyre kanë. “gjykatatnë dhënien e vendimit kanë respektuar kërkesat e neneve 151 dhe 152 të K.Pr.Penale, ato nukjanë bazuar vetëm në rezultatet e përgjimit, por edhe në provat e tjera sikurse janë,proçesverbalet e këqyrjes së vendit të krimit, të kontrollit të banesës, sekuestrimit të provavemateriale etj., dhe pasi kanë krijuar bindjen e tyre të brendëshme kanë vendosur të deklarojnëfajësinë e të gjykuarit” 897.

4) Asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar, nga gjykata duhet të përcaktohet vërtetësiadhe fuqia provonjëse që ka secila provë. Për të arritur në përfundime të sakta, provat duhet tëçmohen si një tërësi unike, në lidhje organike midis njëra tjetrës. Vërtetësia apo fuqiaprovuese e provës penale, apo thënë ndryshe cilësia e provës në proçesin penal është rezultat ianalizës dhe verifikimit të hollësishëm të njoftimeve që prova jep në raport dhe lidhje menjoftimet e dhëna nga provat e tjera penale. Verifikimi i njoftimeve që jep prova ka të bëjë mefaktin nëse këto njoftime përputhen apo janë në kontradiktë me njoftimet e dhëna nga provat e

894 Arsyetim në vendimin Nr 19 datë 02.04.2012 të Gjykatës Kushtetuese mbi respektimin e parimit tëprezumimit të pafajësisë. Të njëjtin qëndrim nga kjo gjykatë është mbajtur edhe në vendimet Nr 9 datë28.02.2004, vendimin Nr 23 datë 23.07.2009 etj..895 Vendimi i Gj.E.D.Njeriut datë 08.02.1996, në çështjen Murray kundër Anglisë, vendimi datë 20.06.2001 nëçështjen Telfner kundër Austrisë, në çështjen Minelli kundër Zvicrës etj..896 Arsyetim mbi verifikimin dhe çmuarjen e provave gjyqësore sipas kërkesave të nenit 152 të K.Pr.Penale,vendimi Nr 142 datë 23.05.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.897 Mbi vlerësimin në tërësi të provave dhe njoftime të dhëna prej tyre, arsyetuar në vendimin Nr 536 datë13.07.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 219: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

218

tjera. Kur ato rezultojnë me mospërputhje, duhet detyrimisht të verifikohet shkaku i tyre,proçes i cili realizohet edhe nëpërmjet krahasimit dhe verifikimit me njoftimet që japin provate tjera. “cilësia dhe saktësia e njoftimeve që merren nga prova duhet të rezultojë nga analizadhe verifikimi i saj, ajo ndahet në pjesët e saj përbërëse dhe ato krahasohen me njëra tjetrën,hetimi i shkakut të kontraditave është i domosdoshëm, verifikimi i provave kërkon që çdoprovë të krahasohet me provat e tjera që ka në çështjen dhe të mënjanohen kundërshtimet qëmund të takohen” 898.

Shqyrtimi dhe verifikimi i hollësishëm i të gjitha njoftimeve të ardhura nga provatpenale të administruara në seancë gjyqësore, i krijon gjykatës efektivisht të gjitha mundësitëpër përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese të këtyre provave, në arritjen ekonkluzioneve të drejta e shkencore, në krijimin e bindjes së brendëshme mbi bazën e të cilësbëhet çmuarja e provave dhe dhënia e vendimit përfundimtar. “gjykata ka mbajtur parasyshkërkesat e nenit 380 të K.Pr.Penale, duke iu referuar provave, të cilat i janë nënshtruarshqyrtimit gjyqësor, deklarimeve të dëshmitarëve të pyetur para saj, aktet e ekspertimeve tëkryera, këqyrja e vendit të ngjarjes, etj., dhe më pas në përputhje me kërkesat e nenit 152 tëK.Pr.Penale është arritur në një konkluzion të drejtë dhe të bazuar. Në vendimet e të dygjykatave u janë dhënë përgjigje të arsyetuara parashtrimeve të mbrojtjes, pasi nga analiza etë gjitha provave, ka rezultuar se është pikërisht e gjykuara autore e kryerjes së veprëspenale” 899. “Nga aktet dhe provat e administruara në dosjen rezulton se gjykatat e të dyjashkallëve nuk kanë hetuar dhe provuar në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme veprimet e tëgjykuarit për veprën për të cilën ai është akuzuar. Gjykata në arsyetimin e saj nuk ka arriturtë shpjegojë në mënyrë të plotë dhe të qartë të gjithë mekanizmin e ngjarjes si dhe veprimet emosveprimet e personave në vendngjarje, duke mbështetur vendimmarrjen e saj në provat eadministruara të cilat në çdo rast duhet të jenë në harmoni të plotë midis tyre. Ky Kolegjkonstaton se arsyetimi i gjykatës është kontradiktor dhe në disa raste bie ndesh me provat eadministruara prej saj. Në rigjykim, gjykata duhet të vlerësojë drejt provat e administruaranë dosje, duke përcaktuar qartë vlerën provuese të secilës dhe analizuar në tërësi ato, duke udhënë përgjigje të gjitha pretendimeve të ngritura prej palëve.” 900.

5) Gjykata në dhënien e vendimit nuk mund të bazohet në indicje, përveçse kur këtoindicje janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje të plotë me njëra-tjetrën. Shqyrtimi, dheçmuarja e njoftimeve që japin provat indirekte, rezulton të jetë proçesi më i vështirë dhe indërlikuar. Në këto raste proçesi i verifikimit dhe çmuarjes së këtyre njoftimeve duhet tëpërqëndrohet në analizën dhe krahasimin e hollësishëm të njoftimit që jep prova edrejtpërdrejtë si burim e parë i provës indirekte. Në mungesë të provës direkte, duhet tëverifikohet që këto indicje njoftuese të jenë të rëndësishmë, të verifikuara (të sakta) dhe nëpërputhje me njëra tjetrën. Një nga problemet më të vështira të proçesit të provuarit është ai iverifikimit dhe çmuarjes së provave indirekte apo siç quhen ndryshe provat derivate, prova qëvijne nga dorë e dytë. Në këto raste proçesi i verifikimit duhet të përqëndrohet në analizëndhe krahasimin e hollësishëm të njoftimit që japin ato, për të verifikuar rëndësinë, saktësinëdhe përputhjen që ato kanë. ”Ndryshe nga provat e drejtpërdrejta, të cilat shërbejnë direktpër nxjerrjen e përfundimeve për fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit, provat e tërthortalidhen vetëm me fakte e rrethana të veçanta të ngjarjes që lidhen me veprën penale dhe që sëbashku me të dhëna të tjera mund të shërbejnë për nxjerrjen e së vërtetës, ndaj kërkohet

898 Doc. Grigor Gjika “Verifikimi i provave në proçesin penal” Drejtësia Popullore Nr 4 botim i vitit 1962, fq.13.899 Vendimi Nr 163 datë 13.06.2012 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.900 Arsyetim në vendimin Nr 170 datë 21.06.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 220: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

219

kujdes i veçantë në shqyrtimin, verifikimin, analizën dhe përdorimin e tyre për zgjidhjen eçështjes..” 901.

Nga ligjvënësi për shkak të veçorisë që kanë provat indirekte si dhe njoftimet që atojapin, në nenin 152/2 të K.Pr.Penale, e ka kushtëzuar vlerën provuese të këtyre provave meekzistencën domosdoshmërisht të elementëve të tjerë. Për të provuar ekzistencën e faktit,njoftimet që japin provat indirekte, indicjet duhet detyrimisht të jenë të rëndësishme, të saktadhe në përputhje me njëra tjetrën. Nga praktika gjyqësore e vlerësimit dhe çmuarjes sëprovave indirekte mund të përmenden rastet e mëposhtme; “Gjykata e rrethit i ka trajtuar siindicie të pambështetura me prova sikurse kërkon neni 152 i K.Pr.Penale, e ka arritur nëpërfundimin se deklarimet e bëra ndaj saj janë aludime e nuk ekziston asnjë provë për tëprovuar akuzën duke mbetur në fazën e dyshimeve. Ky kolegj çmon se gjykata e shkallës sëparë ka respektuar kërkesat për çmuarjen e provave sipas nenit 152 të K.Pr.Penale, nuk kaparagjykuar asnjë prej tyre dhe nuk ka pranuar indiciet të pranueshme për fajësinë e tëgjykuarës R.P, pasi nuk ka asnjë provë në mbështetje të tyre” 902. ”pavarësisht ndonjë indicjeqë ka arritur të konstatojë organi i akuzës, nuk mund të arrihet në vendim fajësie për tëgjykuarin, pasi sipas neneit 152/2 të K.Pr.Penale, ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirretnga indicjet, përveçse kur ato janë të rëndësishme, të sakta e përputhen me njëra tjetrën”903.

Indicje janë konsideruar edhe thëniet e të pandehurit në hetim, të cilat kanë mbetur si evetmja provë në proçesin penal apo kur nuk janë konfirmuar e lidhur me njoftimet e dhënanga provat e tjera. Pavarësisht së thënet e të pandehurit kanë vlerën e provës, këto thënie nukmund të shërbejnë si provë e vetme për deklarimin fajtor të pandehurit, qëndrim ky i mbajturnga praktika jonë gjyqësore si dhe ajo e Gj.E.Dr.Njeriut. Kolegji Penal i Gjykatës Lartë nëkëtë drejtim ka arsyetuar se; “...deklarimet pohuese gjatë hetimeve të dy pandehurve E.M dheP.M, të mohuara në gjykimin e çështjes, në mungesë të çdo prove tjetër, përbëjnë indicje, nukmund të arrihet në vendim fajësie për asnjërin nga të pandehurit....” 904. “..deklarimet e tëpandehurit nuk janë dhe nuk duhet të jenë prova kryesore, mbi të cilën bazohet gjykata nëpërfundimet e saj. Proçesi i të provuarit nuk është pranimi ose jo i fajësisë nga i pandehuri,por vërtetimi i fakteve nëpërmjet grumbullimit të provave të mjaftueshme për të bindurgjykatën lidhur me fajësinë e tij” 905.

6) Thëniet e bashkëpandehurve (sado bindëse të duken) në të njëjtën vepër penaleduhet të vlerësohen e çmohen në raport dhe unitet me provat e tjera gjyqësore, të cilatprovojnë e konfirmojnë vërtetësinë apo jo të kësaj prove. Si provë konsiderohen edhe thëniete bëra nga i pandehuri në një proçedim të lidhur 906 për të dhe të pandehurit e tjerë, gjithnjëduke respektuar kërkesat dhe rregullat proçedurale të mësipërme, si dhe ato specifike tëparashikuara nga nenet 311, 167 dhe 167/a, ndërsa çmuarja e tyre bëhet sipas kërkesave tënenit 152/3 të K.Pr.Penale. Nga praktika gjyqësore mund të përmendim mjaft raste mbi

901 Mbi verifikimin e çmuarjen e provave indirekte, arsyetim në vendimin Nr 291 datë 15.03.2007 të KolegjitPenal të Gjykatës së Lartë.902 Mbi indicjet arsyetuar në vendimin Nr 176 datë 27.06.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Të njëjtinqëndrim ka mbajtur ky kolegj edhe në vendimin Nr 458 datë 12.05.2012 në të cilin mbi provat indirekte, indicjetka arsyetuar se “gjykata me të drejtë ka arritur në konkluzionin se jo vetëm provat direkte mungojnë për tëakuzuarin, por edhe provat indirekte nuk krijojnë atë lidhje organike, ku zinxhiri të mos ketë këputje për tëarritur tek e vërteta objektive”.903 Arsyetim në vendimin Nr 531 datë 21.10.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.904 Vendimi Nr 531 datë 21.10.2009 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të gjykuarit K.T, R.I, etj..905 Arsyetim në vendimin Nr 205 datë 06.04.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.906 Thënie këto të cilat japin njoftime dhe lidhen me objektin e të provuarit, ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë tëcilët janë objekt gjykimi.

Page 221: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

220

respektimin ose jo të kërkesave të nenit 152/3 të K.Pr.Penale dhe konkretisht; “..në vlerësimtë besueshmërisë se deklarimeve të pandehurit E.P të dhëna në hetim, kjo gjykatë, ashtu sidhe gjykata e shkallës parë, bindet për vërtetësinë e tyre, sepse ato gjejnë përputhje të plotëme provat e tjera të administruara dhe konkretisht....” 907. “akuza në ngarkim të pandehurveF.K dhe F.N nuk është bazuar vetëm ne deklarimet e të pandehurit F.N dhënë parao.p.gjyqësore, por edhe duke u bazuar në deklarimet e personave të tjerë të marra gjatëhetimit paraprak si dhe prova të tjera të administruara në gjykim..” 908.

Në mjaft raste ka rezultuar se thëniet e të pandehurit nuk kanë qenë në përputhje meprovat e tjera të administruara në proçesin penal si dhe me qëndrimet apo shpjegimet e dhenanga të pandehurit e tjerë. Shkaqet që ndikojnë në vërtetësinë e thenieve në këto raste janë tëkuptueshme, ato mund të bëhen për të përjashtuar nga përgjegjësia penale veten apo tëpandehur të tjerë, për të lehtësuar akuzën duke përjashtuar bashkëpunim e shkaqe të tjera.Praktika gjyqësore ka treguar që të pandehurit shpjegimet e tyre pohuese i kanë bërë për tëshmangur nga përgjegjësia penale bashkëpuntorët e tjerë në kryerjen e veprës ose për tëshmangur përgjegjësinë e autorit të veprës duke marrë përsipër autorësinë e saj. Nga praktikagjyqësore mund të përmendim rastin e mëposhtëm; “pohimi i fajësisë i të gjykuarës N.F ështëkontradiktor me të gjitha provat e tjera të shqyrtuara gjatë gjykimit, e gjykuara ka pretenduarse vrasjen e ka kryer ajo duke përjashtuar bashkëshortin e saj të gjykuarin B.F. nga të gjithaprovat e administruara ka rezultuar e provuar se krimi është kryer nga i gjykuari B.F, ndërsae gjykuara ka marrë për sipër kryerjen e vrasjes për të shfajësuar të gjykuarin B.F” 909.“Gjykatat e faktit në mënyrë të gabuar i kanë dhënë fuqi të paracaktuar provuese, duke imbivlerësuar, deklarimet e të bashkëtëgjykuarit F.X të datës..., për të gjykuarin E. A siorganizator të veprës penale. Ato jo vetëm nuk gjejnë mbështetje dhe konfirmim me provat etjera të marra gjatë gjykimit, në zbatim të nenit 152 të Kodit të Procedurës Penale, por nëelementë të veçantë të tyre shfaqen në kontradiktë me rrethana dhe fakte të caktuara, tëvërtetuara në mënyrë të padyshimtë gjatë gjykimit. Deklarimet e bashkëtëpandehurit, nëveçanti ato që lidhen me atribuime të kryerjes së veprës penale, duhet të çmohen në harmonime gjithë provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes penale” 910.

Parashikimet e nenit 152/3 të K.Pr.Penale lidhen edhe me verifikimin dhe çmuarjen ethënieve të bashkë të pandehurve të cilët kanë bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Përrritjen e efektivitetit të luftës kundër kriminalitetit dhe në veçanti për krime të rënda merrezikshmëri të theksuar shoqërore (krimin e organizuar) të kryera në bashkëpunim specifik,nga ana e ligjvënësit janë bërë ndryshime të rëndësishme në dispozitat e ligjit penal materialdhe atë proçedural penal. Në këtë kuadër nga ligjvënësi janë bërë dryshimet duke shtuar nenin284/b të K.Penal, nenet 37/a dhe 167/a të K.Pr.Penale si dhe miratimi i ligjit Nr 9205 datë15.03.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, të cilatmbushën boshllëkun ligjor që ekzistonte më parë në këtë drejtim 911 . Këto ndryshime

907 Vendim Nr 44 datë 06.09.2010 i Gjykatës Apelit për Krime të Rënda, ky vendim ka lënë në fuqi vendimin Nr22 datë 02.06.2010 të Gjykatës Shkallës Parë për krime të Rënda Tiranë. Edhe vendimi i Gjykatës së ApelitTiranë është lënë në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 173 datë 21.12.2011.908 Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë Nr 5 datë 11.11.2003.909 Mbi pohimin e rremë të pandehurit në kryerjen e veprës penale, pohim ky i bërë për të shmangur ngapërgjegjësia autorin e kryerjes së veprës penale, arsyetuar në vendimin Nr 101 datë 11.04.2012 të Kolegjit Penaltë Gjykatës së Lartë.910 Mbi vlerësimin dhe çmuarjen e provave, deklarimeve të bashkë të pandehurve në të njëtën vepër penale,arsyetuar në vendimin Nr 156 datë 31.05.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.911 Neni 284/b të k.penal “ndihma në zbulimin e krimeve” është shtuar me ndryshimet e bëra me ligjin Nr 8279datë 15.01.1998, nenet 37/a dhe 167/a të K.Pr.Penale janë shtuar me ndryshimet e ligjit Nr 9276 datë16.09.2004.

Page 222: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

221

rregullojnë dhe sanksionojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë raportet ligjore që krijohen meautorë të krimeve që bashkëpunojnë me organet e drejtësisë në luftën kundër kriminalitetit merrezikshmëri të lartë. Në këtë dispozitë parashikohen gjithashtu edhe përfitimet që kanë këtatë pandehur sipas nenit 28/7 të K.Penal, si rezultat i bashkëpunimit dhe ndihmës së dhënë nëparandalimin, zbulimin, hetimin dhe gjykimin e krimeve të rënda.

Duhet thënë se në pamje të parë të krijohen dyshime në lidhje më vërtetësinë ethënieve të të penduarve dhe bashkëpuntorëve të drejtësisë, kjo edhe për shkak të qëndrimit tëkushtëzuar, përfitimit që ata realizojnë në këtë rast nëpërmjet qëndrimit dhe shpjegimeve qëata japin për të pandehurit e tjerë. “megjithatë këto dëshmi në shumicën e rasteve ikorrespondojnë të vërtetës. Prandaj edhe Gjykata e Strasburgut mban qëndrim më të zbutur,duke u bazuar në rrethanat e çështjes..” 912. Megjithatë nga ana e Gj.E.Dr.Njeriut ështëarsyetuar se; “dëshmitë e të penduarve dhe bashkëpuntorëve të drejtësisë nuk mund tëshërbejnë si prova të vetme, ato duhet të vërtetohen e konfirmohen edhe nga prova të tjera”913.

Mbi verifikimin dhe çmuarjen e secilës provë janë bërë komente e interpretime tëilustruara me praktikë gjyqësore në kapitullin e III-të, ku bëhen trajtime të hollësishme përsecilën provë, verifikimin dhe çmuarjen e tyre. Duhet thënë se në praktikën e organeveproçeduese, çmuarja e provave dhe bindja e brendëshme e prokurorëve dhe e gjyqtarëvelidhet në shkallë të konsiderueshme edhe me ndërgjegjen e tyre juridike e profesionale,pavarësinë që ata kanë dhe ndjejnë, gjtë proçesit të hetimit dhe gjykimit të çështjeve penale.

____________________________________

912 E Drejta Penale Europiane, Jean Pradel, botim i vitit 2010, fq.371, komente në lidhje me vendimet eGj.E.Dr.Njeriut datë 27.01.2004 në çështjen Lorse kundër Hollandës, Verhoek kundër Hollandës etj…913 Arsyetim në vendimin datë 25.04.2004 Cornelis kundër Hollandës.

Page 223: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

222

Konkluzione e Rekomandime

Në përfundim të këtij punimi menduam të paraqesim në mënyrë të përmbledhurkonkluzionet e arritura dhe rekomandimet për provat penale, mjetet e kërkimit, sigurimin eprovës dhe proçesin e të provuarit si dhe në tërësi rregullimin ligjor të bërë nga ligjvënësi përkëto institute. Si konkluzion i përgjithshëm, duhet thënë se legjislacioni ynë proçedural penalka normuar në mënyrë të plotë e bashkohore institutet e mësipërme. Ky legjislacionpërfaqëson sistemin më demokratik, atë akuzator, bazuar në standartet demokratike tëaplikuara nga legjislacionet proçeduriale të Europës Perëndimore. Vëmendje e veçantë iështë kushtuar ndryshimeve që ka pësuar ky legjislacion gjatë këtyre viteve, posaçërishtndryshimeve në lidhje me institutet e trajtuara, praktikën gjyqësore si dhe jurispundencën eGjykatës Kushtetuese dhe Gj.E.Dr.Njeriut. Duhet thënë se ndryshimet e ligjit kanë rezultuarsi domosdoshmëri e vetë problemeve dhe praktikave të ndryshme që janë hasur në zbatimin etij nga praktika gjyqësore, pavarësisht se ato në shumicën e rasteve nuk i kanë paraprirë atyre.

Problemi më i rëndësishëm në këtë drejtim mbetet kuptimi dhe interpretimi sa më idrejtë dhe zbatimi me korrektësi i kërkesave të ligjit proçedural penal nga të gjitha subjektet eproçedimit penal. Në këtë aspekt është evident kontributi më i madh që duhet të jepet nga anae Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë për interpretimin dhe unifikimin e praktikësgjyqësore. Nga praktika gjyqësore në jo pak raste është konstatuar kuptim dhe zbatim jo idrejtë i dispozitave proçedurale që lidhen e rregullojnë këto institute, sikurse edhe janëpërmendur dhe trajtuar rastet e qëndrimeve dhe interpretimeve të ndryshme, për më tepër qëka patur interpretime dhe qëndrime të ndryshme nga vetë Gjykata e Lartë.

Kontributi i dhënë nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Lartë është tejet irëndësishëm për gjithë veprimtarinë proçedurale penale. Kjo për unifikimin dhe zbatimin mekorrektësi të kërkesave të ligjit në një proçes të rregullt e ligjor, në qëndrime dhe interpretimetë drejta e shkencore nga të gjithë subjektet e proçedimit penal. Vlerësoj se angazhimi dhekontributi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës Lartë duhet të jetë më i madh, këtu mjafton tireferohemi numrit të kufizuar të vendimeve, çështjeve e problematikave të trajtuara dheunifikuara nga këto kolegje.

Pavarësisht se nga legjislacioni aktual proçedural penal, këto institute kanë rregullimtë mirë dhe të plotë ligjor, bazuar edhe në parimin se asnjëherë nuk mund të ketë ligj tëpërsosur, mendoj se nevoja e përmirësimit të këtij legjislacioni do të mbetet gjithmonë enevojshme, ajo do të bashkëjetojë me problematikat që kanë lindur dhe do të lindin në tëardhmen gjatë zhvillimit të proçeseve penale në vazhdimësinë e tyre.

Mbi kuptimin dhe objektin e provave penale

Kuptimi i provës në proçesin penal është i përkufizuar mjaft qartë në nenin 149 tëK.Pr.Penale, sepse në të janë njohur dhe përcaktuar qartë elementët e provës në proçesin tonëpenal. Provë penale konsiderohet çdo njoftim, fakt apo e dhënë, që lidhet me një vepër penaletë caktuar, që merret prej burimeve të njohura dhe parashikuara nga ligji proçedural, nëpërputhje me rregullat e caktuara prej tij, dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo tëveprës penale, pasojat e ardhura prej saj, fajësinë ose jo të pandehurit, shkallën e përgjegjësisësë tij, si dhe çdo njoftim në lidhje me objektin e të provuarit dhe me interes për zgjidhjen edrejtë të çështjes.

Në përmbajtje veprimtaria e organeve proçeduese ka si qëllim njohjen sa më mirë tëkushteve dhe të rrethanave në të cilat ka ndodhur një vepër penale e caktuar si dhe në tërësi

Page 224: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

223

çdo fakt apo e dhënë që lidhet me të. Kjo në vetvete përbën atë që quhet njohje e cilarealizohet nëpërmjet shqyrtimit dhe verifikimit të gjithë të fakteve dhe të dhënave që lidhenme ngjarjen, veprën penale, autorin etj... Në këtë rast njohja realizohet nga subjektet eproçedimit penal, si produkt i proçesit llogjik e intelektual bazuar në eksperiencën jetësore,kulturën dhe njohuritë e tyre juridike, shkencore e profesionale. Pavarësisht rrethit të gjërë tëmarrjes së njoftimeve, në proçesin penal objekt dhe qëllim i kësaj njohje janë vetëm ato faktedhe rrethana të cilat lidhen me veprimet dhe qëndrimet e njeriut në një ngjarje konkrete, endodhur në një vend dhe kohë të caktuar, veprime këto të cilat nga ligji penal material janëkonsideruar si vepër penale.

Kuptimi, objekti i sejcilës nga provat penale, rregullat mbi marrjen administrimin dheverifikimin e tyre në proçesin penal, janë trajtuar dhe rregulluar nga ligjvënësi në Kreun e II-të të Titullit IV, të këtij Kodi. Provat penale të marra gjatë fazës hetimit paraprak kanë vlerë tëkufizuar, vetëm për këtë fazë të proçesit. Kuptimi dhe vlera e provave gjyqësore përcaktohetnga parashikimet e neneve 3/2, 380 dhe 149 të K.Pr.Penale.

Objekti i të provuarit. Në nenin 150 të K.Pr.Penale, është përcaktuar objekti iprovave penale, përcaktim i cili mund të ishte më i gjërë dhe i specifikuar. Ndërsa në nenin151 parashikohet marrja dhe administrimi i provave në proçesin penal, vlefshmëria dhepërdorshmëria e tyre në këtë proçes. Elementi i parë i domosdoshëm që njoftimi të ketë vlerëne provës penale është përmbajtja e njoftimit, ai duhet detyrimisht të këtë lidhje dhe të japë tëdhëna e njoftime për objektin e të provuarit. Duhet thënë që përcaktimet e bëra në nenin 151/1të K.Pr.Penale, mund të ishin më të plota. Kjo dispozitë mund të plotësohet duke përkufizuarnë mënyrë të qartë, kompetencën e organit proçedues gjatë fazës së hetimit paraprak, mbimarrjen, verifikimin, vlerësimin dhe çmuarjen e provave. Kjo për faktin se gjatë hetimeveparaprake provat merren e administrohen nga policia gjyqësore e prokurori, por që vlerësiminë këtë fazë të proçesit bëhet nga prokurori për të vendosur sipas kompetencave që atij i kanjohur ligji, gjatë hetimeve si dhe mënyrën e përfundimit tyre. Ky plotësim lidhet në mënyrëtë drejtpërdrejtë edhe me parashikimet e nenit 327/2 të K.Pr.Penale.

Provat penale

Dëshmia në proçesin penal. Rregullimet dhe parashikimet e legjislacionit tonëproçedural në lidhje me dëshminë si provë rezultojnë të jenë të plota dhe të hollësishme. Në tobëhen përcaktime të sakta e të qarta në lidhje me objektin dhe kufijtë e dëshmisë, zotësinë përtë dëshmuar, papajtueshmërinë dhe detyrimet e dëshmitarit si dhe rastet e përjashtimit ngadetyrimi për të dëshmuar. Janë rregulluar në mënyrë të plotë pyetja e dëshmitarit, të miturit,pyetja në distancë, e dëshmitarëve të mbrojtur, kundërshtimi dhe verifikimi i dëshmisë.

Në legjislacionin tonë proçedural penal, dëshmia si provë parashikohet në dispozitat ekreut II-të (sek I) të Titullit IV të K.Pr.Penale 914. Në këto dispozita përcaktohet qartë objekti,kufijtë, llojet, zotësia për të dëshmuar si dhe të drejtat e detyrimet e dëshmitarit . Dëshmia siprovë penale gjyqësore është në vetvete njoftimi gojor i një personi, i dokumentuar nëproçesverbal, i cili dëshmon në mënyrë të drejtpërdrejtë para gjykatës, duke dhënë njoftimembi fakte e rrethana që lidhen me ngjarjen penale të ndodhur, autorësinë, veprimet e autorëve,mënyrën si ka ndodhur ngjarja e rrethana të tjera që lidhen me këtë ngjarje dhe në tërësi meobjektin e të provuarit. Me anë të shpjegimeve gojore dëshmitari, me dëshminë e tij riprodhonatë çfarë ai ka parë, dëgjuar, konstatuar. Nga legjislacioni proçedural dhe praktika gjyqësore,

914 Nenet 153-165 të K.Pr.Penale

Page 225: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

224

kjo provë konsiderohet si transmetim i gjallë i njoftimeve nga personat që kanë parë ngjarjentek persona të veshur me funksionin ligjor, të cilët do të gjykojnë e vendosin për ngjarjen endodhur, kjo i jep veçori specifike kësaj prove. Dëshmia e dëshmitarit si provë ka rëndësi tëmadhe për të zbuluar të fshehtat që përmban në vetvete ngjarja kriminale, ajo është provë qëluan rol të rëndësishëm në formimin e bindjes së brendshme të gjykatës.

Njoftimet e kësaj prove lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me dy elementët më tërëndësishëm për proçesin e të provuarit, atë të anës objektive dhe anës subjektive të figurësveprës penale. Sipas legjislacionit tonë 915 prova e dhënë nga dëshmitari nëpërmjet dëshmisësë tij për shkak të burimit të marrjes njoftimit nga dëshmitari, direkt apo indirekt, mund të jetëe drejtpërdrejtë apo indirekte. Megjithatë duhet thënë që në lidhje me dëshminë indirekte siprovë në nenin 154/1 të K.Pr.Penale, përcaktohet detyrimi që për të vlerësuar dëshminëindirekte si provë, duhet që të pyetet detyrimisht dëshmitari burimi i saj. Por që në nenin154/2 të K.Pr.Penale, parashikohet që ky detyrim mund të shmanget nëse pyetja e burimit tëparë është e pamundur. Në këtë rast nga ligjvënësi nuk janë përcaktuar në mënyrë të qartërastet të cilat do të konsiderohen të pamundura, si dhe vlera e dëshmisë indirekte e pakonfirmuar për proçesin penal, sikurse është përcaktuar në rastet e deklarimeve gjatë hetimitparaprak, të ndryshuara në gjykim apo thënieve të pandehurit në hetim. Mendojmë që nukmund të ketë përjashtim nga rregulli i parashikuar në nenin 154/1, pra dëshmia indirekte epakonfirmuar nga dëshmitari i parë është e pavlefshme dhe nuk mund të shërbejë si provëpenale.

Gjithashtu në nenin 154/3 të K.Pr.Penale, duhet të saktësohet fjalia e fundit e saj”..ose i kanë përhapur ato me ndonjë mënyrë tjetër” pasi ky përcaktim nuk është i saktë.Detyrimi për të dëshmuar, që i lind dëshmitarit indirekt, për ato që ka mësuar nga dëshmitariburim i parë në ruajtjen të një sekreti shtetëror, lidhet me ruajtjen e sekretit dhe detyrimin epyetjes së dëshmitarit burim i parë sipas rregullimit ligjor. Në proçesin penal nuk mund tëketë përhapje të dhënave me mënyra të tjera, veç asaj të dhënies së dëshmisë apo deklarimitpara organeve proçeduese. Gjithashtu në nenin 160 e 161 të K.Pr.Penale, parashikohet mënyrae proçedimit në marrjen e dëshmisë që përbën sekret shtetëror. Në pikën 4 të saj përcaktohetse kur organi zyrtar nuk jep konfirmimin, atëherë dëshmitari pyetet. Në këtë rast nuk bëhetrregullim ligjor kur organi shtetëror konfirmon sekretin dhe kërkon që dëshmitari të mospyetet.

Mbi betimin dhe paralajmërimin e dëshmitarit. Ky proçes rregullohet me parashikimete nenit 360 të K.Pr.Penale, nga formulimi dhe përmbajtja e pikës “3” të nenit 360 tëK.Pr.Penale në raport ne pikën “1” dhe “2” të kësaj dispozite, rezulton paqartësi, pasaktësi nëformulimin e saj dhe që mund të bëhet shkak për interpretime dhe qëndrime të gabuara nëpraktikën gjyqësore. Paqartësia qëndron në faktin se pika 3 e kësaj dispozite bën referime nëlidhje me paragrafët 2 dhe 3, pra nëse bëhet fjalë për paragrafët brenda pikës “2” të nenit 360,apo rezulton gabim material dhe referimi duhej të ishte për pikën “1” dhe “2” të nenit 360 tëkëtij kodi. Kjo edhe për faktin nëse pika 3 e këtij neni përcakton pavlefshmërinë për mosrespektim të rregullave proçedurale të vendosura nga parashikimet e mësipërme në pikën “1”dhe “2”, apo vetëm ato të pikës “2” të kësaj dispozite. Për sa më sipër konstatojmë qëndrimedhe arsyetime të ndryshme nga praktika gjyqësore si dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë,për ta ilustruar këtu mund të përmendim vendimin Nr 886 datë 20.10.2010 dhe vendimin Nr79 datë 08.06.2011 të Gjykatës së Lartë, interpretuar në kapitullin e III-të.

Pyetja e bashkëpuntorëve të drejtësisë dhe dëshmitarëve të mbrojtur. Nga përmbajtja ekësaj dispozite nuk del qartë rrethi i personave pyetja e të cilëve realizohet sipas kërkesave të

915 Parashikimet e nenit 153/1,2,3 të K.Pr.Penale.

Page 226: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

225

nenit 361/a. Mendoj se duhet të saktësohet se parashikimet e nenit 361/a të K.Pr.Penale,aplikohen detyrimisht vetëm për dëshmitarët të cilët kanë marrë statusin e bashkëpunëtorit tëdrejtësisë apo dëshmitarit të mbrojtur nga organi kompetent në zbatim të ligjit Nr 9205 datë15.03.2004 dhe jo çdo dëshmitar tjetër qoftë edhe i dëmtuar nga vepra penale. Duhetgjithashtu që me ligj të përcaktohet detyrimi ligjor i shtetit të paguajë edhe shpenzimet e bëranga dëshmitarët (parashikuar nga legjislacionet e vendeve të tjera si dhe ato të mëparëshme)sikurse parashikohen për ekspertimet, përkthimet etj.. shpenzime këto të cilat të përfshihen sipjesë e shpenzimeve proçeduriale të çështjes.

Thëniet e të pandehurit si provë në proçesin penal, parashikohen nga dispozitatproçedurale, nenet 37/a, 39, 166, 167, 167/a dhe 311 të K.Pr.Penale. Ndërsa rregullatproçedurale që rregullojnë marrjen, administrimin dhe verifikimi e kësaj prove, parashikohennga nenet 35, 36, 37/a, 38, 39, 309, 311, 358, 370, 371 të K.Pr.Penale. Për këtë provëlegjislacioni jonë rezulton të jetë i plotë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe aktetndërkombëtare për të drejtat dhe liritë themelore të individit. Në të janë parashikuar qartëvlera e kësaj prove, mënyra e marrjes së saj, të drejtat dhe garancitë e të pandehurit, pyetja etë pandehurit, të pandehurit të mitur, bashkëpuntorit me drejtësinë, pyetja në distacë dhe ajo etë pandehurit në të njëjtën vepër penale apo proçedim të lidhur.

Ligjvënësi nëpërmjet një sërë dispozitash ka normuar marrjen në pyetje të pandehurit,duke garantuar të drejtën e tij për të heshtur, e drejte kjo që nënkupton jo vetëm mundësinëpër të mos ju përgjigjur pyetjeve të bëra, por sidomos mundësinë për të zgjedhur nëse do t’inënshtrohet apo jo pyetjeve të bëra nga organi proçedues. Gjithashtu rezulton që i pandehuritë mos ketë asnjë pasojë juridike nëse jep shpjegime të pavërteta, ndryshe sikurse quhet edrejta për të gënjyer, që do të thotë që i pandehuri për tu mbrojtur mund edhe të bëjëdeklarime jo të vërteta, pa pësuar asnjë sanksion penal. Parashikimet e dispozitave tëmësipërme, burojnë nga garancitë kushtetuese të parashikuara nga neni 31 dhe 32/1 916 iKushtetutës, garanci të cilat janë më të gjëra edhe se ato të parashikuar nga K.E.Dr.Njeriutdhe P.Nd.Dr.Civile dhe Politike të O.K.B-së. Ato përfshijë edhe të drejtën që ka individi përtë mos dhënë deklarime apo dëshmuar edhe ndaj familjarëve të tij, sipas parashikimit të bërënga neni 158 të K.Pr.Penale. E drejta për të mos dëshmuar kundër vetes apo të pohojë fajësinëe tij, është përcaktuar shprehimisht në nenin 14/3 pika “e” të Paktit 917 Nd.Dr.C.Politike, në tëcilin përcaktohet se “Çdo person i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë, në barazi tëplotë, të ketë këto garanci ; .... e) të mos shtrëngohet të dëshmojë kundër vetes ose të pohojëse është fajtor”. Gj.E.Dr.Njeritu të drejtën për të mos folur e ka trajtuar në kuadër tërespektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, sipas nenit 6/2 të K.E.Dr.Njeriut dheproçesit të rregullt ligjor.

Thëniet e të pandehurit vlerësohen si çdo provë tjetër, ato nuk kanë vlerë tëparacaktuar, por këto thënie nuk mund të shërbejnë si provë e vetme për deklarimin fajtor tëpandehurit, qëndrim ky i mbajtur nga praktika jonë gjyqësore si dhe ajo e Gj.E.Dr.Njeriut.Vlerësoj se parashikimet e bëra në neni 296/1 të K.Pr.Penale, vijnë në kundërshtim me ato tëparashikuara nga neni 34/4 të këtij kodi, mbi praninë e detyrueshme të mbrojtësit në proçesine marrjes në pyetje (deklarimit). Vlerësimi i deklarimeve të akuzuarit të marra pa praninë embrojtësit sipas nenit 296/1 të K.Pr.Penale, ka qenë i ndryshëm nga praktika gjyqësore si dhe

916 “askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetes tij ose familjes së vet dhe as të pohojë fajësinë e tij”neni 31/1 i Kushtetutës R.Shqipërisë.917 Pakti ndërkombëtar lidhur me të drejtat civile dhe politike është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme eKombeve të Bashkuara me rezolutën e saj Nr 2200 datë 16.12.1966, ajo ka hyrë në fuqi në datë 23.03.1976 sipaspërcaktimeve të nenit 49 të këtij pakti.

Page 227: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

226

nga Gjykata e Lartë 918, në një kohë që nga Gjykata Kushtetuese me vendimin Nr 7 datë28.02.2000 dhe Nr 14 datë 03.05.2011, këto deklarime janë konsideruar të pavlefshme përshkak të shkeljes së kërkesave të ligjit në marrjen e tyre. Mbi deklarimet me vetpërgjegjësi.Parashikimi i bërë në nenin 37 të K.Pr.Penale, se “...personit që nuk është marrë i pandehurkur bën deklarime të cilat e inkriminojnë atë, autoriteti ndërpret pyetjen..” në këtë rast është eqartë se bëhet fjalë për deklaruesin që merret në pyetje në cilësinë e shtetasit që tregonrrethana hetimi, sipas përcaktimeve të nenit 297/1 dhe 312/1 të K.Pr.Penale. Për më tepër qësipas nenit 34/4 të K.Pr.Penale, dispozitat që zbatohen për të pandehurin zbatohen edhe përpersonin ndaj të cilit zhvillohen hetime, pra ky person ka të njëjtat të drejta dhe detyrime gjatëpyetjes sikurse edhe i pandehuri 919. Kjo del qartë nga vetë përmbajtja e kësaj dispozite kupërcaktohet se; “ ... ndërpret pyetjen, duke e paralajmëruar se pas këtij deklarimi mund tëzhvillohen hetime ndaj tij ...”. Pra ai deri në atë moment, nuk është person ndaj të cilitzhvillohen hetime por vetëm deklarues që tregon rrethana hetimi. QëndrimI që ka mbajturpraktika gjyqësore ka qenë i ndryshëm pasi kërkesat e kësaj dispozitë në disa raste janë shtrirëedhe për personat të cilët kanë qenë nënhetim, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Për rritjen e efektivitetit të luftës kundër kriminalitetit dhe në veçanti për krime tërënda me rrezikshmëri të theksuar shoqërore (krimin e organizuar) të kryera në bashkëpunimspecifik, nga ana e ligjvënësit janë bërë ndryshime të rëndësishme në dispozitat e ligjit penalmaterial dhe atë proçedural penal. Në këtë kuadër nga ligjvënësi janë bërë dryshimet dukeshtuar nenin 284/b të K.Penal, nenet 37/a dhe 167/a të K.Pr.Penale si dhe miratimi i ligjit Nr9205 datë 15.03.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, tëcilat mbushën boshllëkun ligjor që ekzistonte më parë në këtë drejtim.

Mbi proçesin e ballafaqimit. Si provë penale e veçantë nga legjislacioni proçeduralështë parashikuar edhe rezultati i ballafaqimeve midis personave të cilët kanë bërë deklarimetë ndryshme apo të kundërta. Në nenet 169 e 170 të K.Pr.Penale, janë parashikuar kushtet dherregullat proçedurale të kryerjes së ballafaqimit, si burim prove në çdo fazë të proçesit.Sqarimi dhe verifikimi i saktësisë së këtyre deklarimeve, lidhet me detyrimin e organitproçedues për të shqyrtuar e verifikuar çdo të dhënë apo njoftim, në raport me njoftimet dhetë dhënat e marra nga deklarimet e tjera rreth ngjarjes, autorësisë, veprimeve konkrete tëautorëve, pasojës etj.. Si pjesë e proçesit të provuarit, detyrimi për shqyrtimin, verifikimin,përcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese të provave, realizohet edhe nëpërmjet proçesittë ballafaqimit, që në këtë rast lidhet me dëshmitë dhe thëniet e të pandehurve.

Në përmbajtje ballafaqimi nuk ka vetëm verifikimin e kontraditave që rrjedhin ngakëto prova të kundërta, por edhe realizimin e kontradiktoritetit midis vetë subjekteve qëballafaqohen, dhe marrjen e thënieve sa më të vërteta dhe të sakta, proçes sa i veçantë aq edherezultativ për objektin e të provuarit. Proçesi i ballafaqimit nuk duhet kuptuar vetëm sipërballje e deklarimeve dhe shpjegimeve të kundërta të dhëna më parë nga palët nëballafaqim, por ai në përmbajtje të tij ka verifikimi e hollësishëm të çdo elementi të kundërtqë është dhënë më parë nga të ballafaquarit, duke evidentuar shpjegimet dhe kundërshtimet edrejtpërdrejta të palëve në këtë proçes.

Rregullimi ligjor për kushtet e kryerjes së ballafaqimit nuk është i plotë. Vlerësoj separashikimet janë jo të plota, në to bëhen parashikime vetëm për kushtet dhe rregullat që

918 Vendimet Nr 720 datë 20.10.2005, Nr 540 datë 22.10.2003, Nr 81 datë 18.02.2004 të Kolegjit Penal tëGjykatës Lartë etj..919 Në lidhje me të njëJtat të drejta dhe detyrime midis këtyre dy subjekteve janë bërë arsyetime të zgjeruara ngaKolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin Nr 3 datë 27.09.2002, vendimet Nr 117 datë 28.05.2008,Nr 118 datë 03.10.2005, Nr 416 datë 16.07.2003 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë.

Page 228: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

227

duhen zbatuar gjatë kryerjes ballafaqimit, duke lënë pa rregulluar kufizimin e rasteve kurballafaqimi nuk mund të kryhet. Të tilla janë rastet kur ballafaqimi ndikon në vërtetësinë eprovës, për mospërputhje të parëndësishme, me dëshmitarë të mbrojtur, bashkëpuntorë tëdrejtësisë, persona të infiltruar apo kur nga ballafaqimi cënohet liria dhe siguria e personit.Pavarsisht se nga ligji nuk janë përcaktuar kritere ndaluese në lidhje me aplikimin eballafaqimit, vlerësoj se ky proçes, duhet të realizohet në rastet kur ai është i domosdoshëmpër proçesin e të provuarit. Duhet patur parasysh edhe fakti që gjatë këtij veprimi të moscënohen të drejtat, integriteti dhe siguria e personave me të cilët realizohet ballafaqimi.Ballafaqimi nuk mund të realizohet për mospërputhje të parëndësishme dhe që nuk ndikojnënë zgjidhjen e drejtë të çështjes, kur ato janë sqaruar e verifikuar nga provat e tjera tëadministruara.

Për fazën e hetimit paraprak, nuk ka parashikime në lidhje me praninë e mbrojtësit,kur në këtë proçes merr pjesë i pandehuri apo i akuzuari. Ballafaqimi gjatë hetimeve, bëhetmidis të pandehurit dhe deklaruesit, referuar të drejtave dhe garancive proçedurale, ipandehuri nuk mund të detyrohet të japë shpjegime kundër vullnetit tij apo pa praninë embrojtësit. Pavarësisht se kjo e drejtë e të pandehurit nuk është e përcaktuar në dispozitat mbiballafaqimin, ajo rrjedh nga parimet e përgjithshme të cilat janë trajtuar hollësisht në pjesënmbi thëniet e të pandehurit si provë në proçesin penal. Në pamje të parë duket sikur krijohetpabarazi midis palëve në ballafaqim. Megjithatë roli i mbrojtësit në këtë proçes është vetëmasistues, i pranishëm, ai nuk mund të bëjë komente, pyetje apo kundërshtime, apo ti sugjerojëtë pandehurit dhënien e përgjigjeve. Këto të drejta dhe garanci respektohen edhe në rastet kurrealizohet ballafaqimi midis vetë të pandehurve dhe për secilin të pandehur.

Për proçesin e njohjes në përgjithësi parashikimet dhe rregullimet ligjore të bëra nënenet 171-175 të K.Pr.Penale, janë të plota për njohjen e personit, të sendeve si dhe zhvillimine proçesit të njohjes. Rezultatet e njohjes nga legjislacioni ynë proçedural janë konsideruar siprova penale, nëse ato kanë lidhje me objektin e të provuarit në proçesin penal. Ky burimprove në mjaft raste lidhet me burimet e tjera të provave kryesisht me dëshminë,eksperimentin dhe provat materiale. Ato njëkohësisht gjatë proçesit të provuarit, shërbejnë përverifikimin e rezultateve që dalin nga secili burim prove. Proçesi i njohjes me atë të pyetjes sëpersonit kanë lidhje të padiskutueshme pasi nëse nuk kemi të dhëna e fakte që kanë dalë ngapyetja e personave nuk mund të kemi paraqitje për njohje nga ai person, megjithatë si veprimeproçedurale të ndryshme ato dallojnë plotësisht nga njëri tjetri në formë dhe përmbajtje.

Vlerësoj se rregullimet e ligjit në lidhje me njohjet e tjera është i mangët, kryesisht përatë nëpërmjet fotografisë, zërit si dhe njohjeve të tjera, referuar faktit që ky është veprim indërlikuar si dhe të interpretimeve dhe qëndrimeve të ndryshme të praktikës gjyqësore 920. Përfazën e hetimit paraprak, edhe për njohjen nuk ka parashikime në lidhje me praninë embrojtësit, kur në këtë proçes merr pjesë i pandehuri apo personi nënhetim 921. Gjatë hetimitparaprak proçesi i paraqitjes për njohje të personit, të sendit, të zërit etj., realizohet në prani tëmbrojtësit të pandehurit, apo personit të akuzuar si autor i veprës penale. Fakti që ështëngritur akuzë ndaj një personi konkret apo që ai është marrë nën hetim për kryerjen e veprëspenale, ngarkon organin proçedues me detyrimin që të sigurojë praninë e mbrotësit tëpandehurit apo personit nën hetim që të asistojë gjatë paraqitjes për njohje. Ky detyrim nukmund të rezultojë në rastet kur nga organi i ndjekjes penale nuk është idendifikuar autori i

920 Vendimet Nr 719 datë 20.10.2005, Nr 688 datë 12.10.2005 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë…921 Interpretuar në vendimin Nr 94 datë 04.04.2012 të Kolegjit Penal Gjykatës Lartë.

Page 229: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

228

veprës penale, nuk është ushtruar ndjekje penale ndaj një personi konkret, pra kur airealizohet për identifikimin e autorit të veprës penale.

Eksperimenti. Mjaft legjislacione proçedurale penale e konsiderojnë eksperimentin simjet prove, apo si një lloj i veçantë kqyerje. Ndërsa disa legjislacione rezultatet e tij ikonsiderojnë si provë penale më vete, sikurse edhe legjislacioni ynë proçedural. Në nenet 176,177 të K.Pr.Penale, përcaktohet kuptimi, kushtet dhe objekti i eksperimentit. Në përmbajtjeeksperimenti, ka riprodhimin për aq sa është e mundur të gjendjes si ka ndodhur fakti, dukepërsëritur mënyrat e zhvillimit të faktit apo ngjarjes, bazuar në njoftimet dhe të dhënat qëdisponon organi proçedues. Rezultatet e eksperimentit kanë karakter teknik, në mjaft rasteedhe shkencor, pasi gjatë kryerjes së eksperimentit, në riprodhimin e faktit, ngjarjes, përdorenedhe mjete teknike dhe shkencore nga specialistët e caktuar nga organi proçedues. Aigjithashtu shërben edhe për të verifikuar saktësinë dhe vërtetësinë e fakteve dhe rrethanave qëorgani proçedues disponon për ngjarjen dhe rrethanat e saj.

Vendimi për kryerjen e eksperimentit duhet detyrimisht të përmbajë objektin, qëllimine kryerjes së eksperimentit, shkaqet të cilat e kanë bërë të nevojshëm e domosdoshëmkryerjen e tij, kushtet në të cilat ai do të zhvillohet, datën, orën, vendin, veprimet konkrete,personat që do të marrin pjesë gjatë kryerjes tij, mjetet dhe paisjet që do të përdoren,specialistët e fushave të shkencës që do të ndihmojnë në realizimin e tij. Eksperimentidetyrimisht kryhet në vendin, kohën, kushtet konkrete natyrore, të ndricimit, ku dhe si kandodhur fakti penal dhe në përputhje me të gjithë elementët e faktit ndodhur, me të njëjtëtpersona e mjete, duke kopjuar ngjarjen e ndodhur objekt i proçesit penal, pa rrezikuar ardhjene pasojave nga kryerja e këtyre veprimeve.

Vlerësoj se për shkak të rëndësisë dhe vështirësisë që paraqet kryerja e këtij veprimiproçedural, duhej të përkufizohej që ai realizohet vetëm nga prokurori dhe gjykata, për mëtepër që për kryerjen e tij duhet të përkufizohet pjesëmarrja e detyrueshme e specialistëve apoekspertëve me njohuri të posaçme teknike e shkencore, sipas llojit të ngjarjes apo veprëspenale që hetohet e kryhet eksperimenti. Gjithashtu nuk rezulton të ketë përcaktime për rastetkur ai zhvillohet gjatë hetimit paraprak, me persona të akuzuar apo që janë pjesë e veprimevegjatë eksperimentit. Në praktikë janë ndeshur raste kur megjithëse eksperimenti ështërealizuar me të arrestuar, akuzuar, në këtë veprim nuk është siguruar pjesëmarrja e mbrojtësit,qoftë edhe duke e caktuar atë kryesisht. Pra duhet detyrimisht të përcaktohet si kërkesëdetyruese e ligjit, pjesëmarrja e detyrueshme e mbojtësit gjatë këtij procesi.

Ekspertimi. Organeve proçeduese gjatë veprimtarisë së tyre proçedurale u lind nevojae domosdoshme që të shfrytëzojnë njohuri të posaçme nga fusha të ndryshme të teknikës dheshkencës, për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në lidhje me objektin e të provuarit, të cilatligji i ka përkufizur si objekt i ekspertimit në proçesin penal. Mendimi i ekspertëve aporezultatet e ekspertimit janë quajtur ndryshe edhe si prova shkencore në proçesin penal.Karakteri shkencor i jep veçori specifike kësaj prove penale në raport me provat e tjera,pavarësisht se kjo provë vlerësohet si çdo provë tjetër dhe nuk ka vlerë të paracaktuar.Dispozitat proçedurale që lidhen me ekspertimin rezultojnë të jenë të plota, në nenet 178-186të K.Pr.Penale, përcaktohet objekti dhe kushtet e ekspertimit, caktimi, papajtueshmëria,përjashtimi, veprimet dhe zëvendësimi i ekspertit. Caktimi i ekspertit, detyrat e ekspertimitdhe disponimi nga ana e organeve proçeduese janë rregulluar me parashikimet e neneve 179,182 dhe 183, ndërsa veprimet e eksperti në kryerjen e ekspertimit dhe akti ekspertimitparashikohen nga nenet 184 dhe 185 të këtij kodi. Objekti i ekspertimit është përcaktuar nënenin 178/1 të K.Pr.Penale, dispozitë në të cilën janë parashikuar rastet kur lejohet kryerja e

Page 230: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

229

tij. Kryerjen e ekspertimit ligjvënësi e ka kushtëzuar kur ai është i nevojshëm për zhvillimin ekërkimeve, marrjen e të dhënave dhe kryerjen e vlerësimeve nga ana e specialistëve menjohuri të posaçme teknike, shkencore dhe kulturore, të cilat lidhen me objektin e të provuarit.

Ligjvënëse në pikën “1” të nenit 179 ka përcaktuar edhe rrethin e personave menjohuri të posaçme teknike, specialistëve, të cilët mund të caktohen nga organi proçedues përkryerjen e ekspertimit në proçesin penal. Papajtueshmëria e ekspertit parashikohet nga neni180 të K.Pr.Penale, në të cilin është përcaktuar rrethi i personave, të cilët nuk mund tëcaktohen dhe nuk mund të kryejnë detyrën e ekspertit, ndërsa përjashtimi i ekspertit mund tëbëhet mbi kërkesën e palëve apo kryesisht nga organi procedues kur konstaton shkakpapajtueshmërie. Verifikimi i provave penale si pjesë rëndësishme e proçesit të provuarit, nëpërcaktimin e vërtetësisë dhe fuqisë tyre provuese, realizohet me mjaft sukses edhe ngakonkluzionet shkencore që jep ekspertimi si provë më vete në proçesin penal.

Në këto dispozita nuk ka përcaktim të qartë në lidhje me vlefshmërinë ose jo tërezultateve të ekspertimit, kur nuk janë respektuar kërkesat detyruese të nenit 179/2 tëK.Pr.Penale, mbi njoftimin e mbrojtësit dhe të akuzuarit të vendimit për kryerjen eekspertimit. Pavarësisht parashikimeve të përgjithshme të nenit 151/4 të K.Pr.Penale, të cilatlidhen me papërdorshmërinë e provave të marra në shkelje të ndalimeve të parashikuara ngaligji. Në këtë drejtim edhe qëndrimet e praktikës gjyqësore dhe të Gjykatës së Lartë kanë qenëtë ndryshme 922.

Nuk rezulton përcaktim i qartë mbi disponimin e organit proçedues për të vendosurkryerjen e ekspertimit, duke vendosur me vendim më vete fillimisht caktimin e ekspertëve(vendim për caktimin e ekspertëve) dhe më pas vendoset kryerja e ekspertimit (vendim përkryerjen e ekspertimit) duke përcaktuar pyetjet dhe problemet që do të zgjidhë ekspertimi.

Provat materiale dhe ato dokumentare. Janë rregulluar me parashikimet e neneve187-197 të K.Pr.Penale. Provë materiale mund të jetë çdo send, objekt dhe çdo materie që jepnjoftim apo ka rëndësi për sqarimin e rrethanave të çështjes, ato mund të jenë të llojeve enatyrave të ndryshme. Formë e veçantë e provave materiale janë edhe dokumentet, apo siçquhen ndryshe provat dokumentare, të cilat nga K.Pr.Penale janë klasifikuar si prova tëveçanta penale. Kjo për shkak të llojit tyre (dokumenta) dhe të aplikimit të gjerë në proçesetpenale. Provat materiale zbulohen, administrohen nga organet proçeduese nëpërmjet aplikimittë mjeteve të kërkimit të provave penale të parashikuara nga kreu i III-të i titullit IV tëK.Pr.Penale, të cilat janë trajtuar hollësisht në kapitullin e katërt të këtij punimi. Në sende tëcaktuara provë materiale, lihen gjurmë të vlefshme dhe me lidhje të drejtpërdrejtë me objektine të provuarit. Në provat materiale gjenden gjurmë të veprës penale, të autorit, të fajësisë, tëmekanizimit dhe mjeteve të përdorura në kryerjen e veprës penale etj.. Provat materiale janësende ose objekte, të cilat mund të japin njoftime direkte ose indirekte për objektin e tëprovuarit në proçesin penal. Karakteristikë e njoftimit që japin provat materiale është se kynjoftim duhet të nxirret nëpërmjet analizës dhe deduksionit llogjik dhe shkencor tëelementëve që përmban sendi apo materja, në mjaft raste edhe me ekspertim, eksperiment etj..

Rregullat proçeduriale të marrjes dhe administrimit të provave materiale, parashikohennga neni 188 të K.Pr.Penale. Për marrjen e administrimin e këtyre provave respektohen nëmënyrë të detyrueshmë edhe kërkesat e ligjit, sipas mjetit të kërkimit të provës (kontroll,kqyerje, sekuestrim dhe përgjimeve e vëzhgimeve) që aplikohet në çdo rast nga ana e organitproçedues, si dhe ato të parashikuara nga nenet 151, 356, 357, 367 dhe 368 të K.Pr.Penale.

922 Këtu mjafton të përmendim arsyetimin dhe interpretimin e ndryshëm dhënë në vendimet Nr 416 datë16.07.2003 dhe Nr 658 datë 05.10.2005 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, trajtuar në kapitullin e III-të mbiekspertimin si provë.

Page 231: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

230

Vlerësoj se duhet të bëhen përcaktime të qarta në lidhje më rregullat e marrjes, administrimitdhe ruajtjes së provave materile, duke rritur shkallën e sigurisë ndaj ndërhyrjeve apondryshimeve të mundshme të njoftimeve, të gjurmëve dhe elementëve të tjerë provues qëmerren nga këto prova. Në praktikë ka patur raste kur për shkak të veprimeve tëpakujdesshme apo të qëllimshme, prova të rëndësishme për proçesin janë bërë të pavlefshmeapo kanë humbur njoftimin si provë, gjurmët dhe elementë të tjerë idendifikues tërëndësishëm për objektin e të provuarit.

Dokumentat. Në nenet 191 – 197 të K.Pr.Penale, përcaktohen llojet e dokumenteveqë marrin cilësinë e provës penale dokumentare, rregullat proçedurale në lidhje me marrjen,administrimin dhe vlerësimin e tyre në proçesin penal. Dokumenti është pasqyrim i njëveprimi, mendimi, vullneti apo qëndrimi të caktuar i cili është shprehur dhe materializuar nëletër, dokument i cili pasqyron fakte e rrethana të caktuara të cilat shërbejnë si prova penalenëse ato japin njoftime me interes dhe lidhje me proçesin penal.

Ligjvënësi ka parashikuar të drejtën që kanë organet proçeduese, që nëpërmjet mjetevetë kërkimit të provave, të zbulojnë, të idendifikojnë e marrin dokumenta dhe prova shkresoretë cilat japin njoftime dhe lidhen me veprën penale. Përkufizimet e bëra nga ligjvënësi nënenin 191 të këtij kodi, parashikon që këto dokumenta lejohen të merren kur ato përfaqësojnëfakte dhe japin njoftime në lidhje me objektin e të provuarit, si dhe veprimet që kryen nëmarrjen e tyre. Në marrjen dhe vlerësimin e këtyre provave dokumentare nga organiproçedues, duhet detyrimisht të respektohen kërkesat e përgjithshme të ligjit proçedural penalmbi marrjen e tyre, ato që lidhen me aplikimin e mjeteve të kërkimit të provës si dheparashikimet e neneve 191 – 197 të K.Pr.Penale.

Vlerësoj se parashikimet e nenit 193/1 të K.Pr.Penale, janë në kontraditë me ato tëparashikuara nga neni 332/1 të këtij kodi 923. Kërkesat dhe parashikimet e nenit 332/1 tëK.Pr.Penale, janë në përputhje të plotë me parimet e përgjithshme proçedurale penale,parashikimet dhe garancitë kushtetuese si dhe ato të parashikuara nga K.E.Dr.Njeriut.

Mjetet e kërkimit provave

Këqyerja. Këqyerja është mjeti më i rëndësishëm i kërkimit të provave në proçesinpenal, nga ligjvënësi është trajtuar e rregulluar në mënyrë të plotë. Nga këqyrja zbulohen,merren e administrohen pjesa më e madhe e provave penale, ajo jep njoftimet e para në lidhjeme objektin e të provuarit. Rastet dhe format e këqyerjes janë parashikuar nga neni 198 tëK.Pr.Penale, objekt i këqyerjes mund të jetë çdo person, send, vend apo provë materiale e cilalidhet me një ngjarje të caktuar, me gjurmët e veprës penale, pasojën e ardhur dhe në tërësime të gjithë elementët që lidhen me proçesin penal. Organi proçedues gjatë realizimit tëveprimit proçedural të këqyrjes së një vendi, sendi, personi, objekti, kufome etj., nëpërmjetorganeve të shqisave (por edhe me mjete teknike) zbulon, identifikon e administron të dhëna enjoftime të caktuara me interes për çështjen, të dhëna këto të cilat dokumentohen nëproçesverbalin e këqyerjes. Këqyrja zakonisht është mjet i kërkimit të provës që aplikohet ngaorganet e hetimit, por ajo realizohet edhe nga gjykata gjatë gjykimit të çështjes, nga gjykatamund të bëhet këqyerja e sendeve prova materiale, të një dokumenti etj.. Këqyerja si mjet i

923 Nëse në nenin 193/1 të K.Pr.Penale, parashikohet se mund të merret dhe të përdoret në cilësinë e provësshkresore proçesverbali i sigurimit të provës nga proçedime të tjera penale, në nenin 322/1 të këtij kodiparashikohet se edhe në të njëtën çështje kur provat janë marrë në sigurimin e provës pa praninë e mbrojtësit tëpandehurit ato nuk mund të përdoren ndaj këtij të pandehuri, e për më tepër proçesverbali i sigurimit të provësnga një tjetër proçes ku sigurisht nuk ka qenë i pranishëm mbrojtësi i tij.

Page 232: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

231

kërkimit të provës shërben edhe për verifikimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese tënjoftimeve që japin provat e tjera.

Në këqyerjen si mjet kërkimi prove (përjashtuar atë të personave e kufomës, për tëcilën përcaktohet pjesëmarrja e mjekut) nuk bëhet rregullim ligjorë mbi pjesëmarrjen especialistëve sipas llojit të këqyerjes, pjesëmarrja e të cilëve është e domosdoshme nëkryerjen e këtij veprimi të rëndësishëm proçedural. Në këto dispozita nuk bëhet asnjëpërcaktim mbi praninë e personave të tjerë gjatë këqyerjes (dëshmitarët e pranishëm).Aktualisht proçedohet me pjesëmarrjen e ekspertit kriminalist, mjeko ligjor apo specialistë tëtjerë si dhe të dy personave të pranishëm, aktualisht zbatohen rregullat shkencore tëpërcaktuara nga shkenca e kriminalistikës si dhe praktika e mëparëshme e krijuar si rezultat iparashikimeve të legjislacioneve të kaluara. Nuk ka përcaktim ligjorë për mënyrën siproçedohet për marrjen e gjurmëve nga sendet që këqyren si dhe dokumentimin e tyre, gjurmëkëto të cilat praktikisht pasi konstatohen pasqyrohen në proçesverbal e merren në mënyrëshkencore nga ana e ekspertit kriminalist.

Kontrolli. Kontrolli si mjet për kërkimin e provës, lidhet me nevojën që kanë organete proçedimit për të gjetur e administruar prova të cilat ndodhen ose fshihen në persona apovende të caktuara. Kontrolli nuk është mjet i zakonshëm i kërkimit të provës, ai duhet tëkryhet në rastet kur nga ana e organeve të proçedimit disponohen të dhëna të mjaftueshme, qëtek personi apo në vendet të caktuara, ndodhen apo fshihen prova të cilat lidhen dhe ishërbejnë proçesit penal. Parashikimet e bëra nga ligjvënësi në nenet 202-207 të K.Pr.Penale,janë reflektim i garancive kushtetuese si dhe të standarteve të vendosura nga aktetndërkombëtare. Në nenin 37/1 të Kushtetutës, parashikohet dhe garantohet paprekshmëria ebanesës, ndërsa në paragrafin e dytë detyrimi i organit proçedues që për kryerjen e kontrollittë vendeve e personit të respektohen kërkesat e ligjit, të njëjtat parashikime bëhen edhe nënenin 8 të K.E.Dr.Njeriut.

Objekt i kryerjes së kontrollit, mund të jetë një individ i caktuar, një banesë, zyrë,ambiente të tjera të mbyllura private apo publike dhe çdo vend në të cilin mendohet edisponohen të dhëna që gjenden apo fshihen prova materiale që lidhen me objektin e tëprovuarit. Për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që kontrollohen apo tëvendeve që administrohen nga ata, ligjvënësi ka parashikuar që kryerja e kontrollit duhetdetyrimisht të miratohet nga ana e gjykatës. Pra është gjykata i vetmi autoritet që njeh ligji përtë vendosur aplikimin e këtij mjeti të kërkimit të provës. Përjashtim nga ky rregull, ligjvënësika parashikuar, të drejtën e oficerëve të policisë gjyqësore që në kushtet e flagrancës tëkryejnë kontroll pa vendim të gjykatës, respektivisht në nenin 202/3 dhe 298 të K.Pr.Penale.Këto janë raste që objektivisht nuk mund të pritet deri në marrjen e një vendimi gjyqësor përkryerjen e kontrollit, në gjendje flagrance sipas përcaktimit të bërë nga neni 252 tëK.Pr.Penale.

Në lidhje me kontrollin në kushtet e flagrancës duhet të bëhet plotësimi që oficerët epolicisë gjyqesore, pavarësisht kushteve të flagrancës duhet që ata përpara kryerjes sëkontrollit të disponojnë të dhëna që në atë vend apo person fshihen prova materiale apo sendeqë lidhen më çështjen, detyrim i njohur ky edhe për gjykatën në nenin 202/1 të K.Pr.Penalepër të vendosur kryerjen e kontrollit. Për më tepër që praktika e deritanishme ka treguar mjaftraste të rënda të abuzimit nga ana e organave të policisë në kryerjen e kontrolleve të tilla,duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve. Në mjaft rastekëto kontrolle janë vlerësuar edhe si të ligjëshme nga prokurori apo edhe nga gjykata ? ! Nëkëto raste mendoj që duhet të normohet edhe detyrimi i tyre për të vendosur me akt të veçantëproçedural, vendim për kryerjen e kontrollit në kushtet e flagrancës. Ky vendim në përmbajtjetë tij të pasqyrojë të dhënat që disponon oficeri i policisë gjyqësore mbi provat që mendohet

Page 233: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

232

se mbahen apo fshihen si dhe nevoja e kryerjes së tij në kushtet e flagrancë apo në ndjekje tëpersonit që është duke ikur. Gjithashtu duhet të parashikohet edhe detyrimi që një kopje tëkëtij vendimi ti jepet personit të kontrolluar apo të atij që disponon vendin apo ambientin ekontrolluar.

Në dispozitat proçedurale që parashikojnë e rregullojnë kontrollin nuk parashikohetkontrolli i korespondencës postare e telegrafike (zarfave, letrave, pakove, telegrameve..),megjithëse parashikohet e drejta e sekuestrimit të kësaj korespondence nga ana eO.P.Gjyqësore në kushtet e flagrancës, nga Prokurori apo edhe nga vetë Gjykata. Vlerësoj seduhen bërë përcaktime të qarta në nenin 202 të K.Pr.Penale, ne lidhje me vlefshmërinë eprovave në kontrollet tej kushteve të parashikuara nga ligji, neni 202 i K.Pr.Penale. Në këtërast këto ka lindur diskutimi nëse prova do të konsiderohen si prova të ndaluara nga ligji sipasnenit 151/4 të K.Pr.Penale, apo pavlefshmëria e tyre do të jetë relative. Në këtë drejtim janëhasur qëndrime dhe interpretime të ndryshme nga praktika gjyqësore mbi vlefshmërinë eprovave të marra e të administruara në rastet e kontrollit në kundërshtim me kërkesat e nenit202 të K.Pr.Penale. Këtu mjafton të përmendim vendimin Nr 531 datë 15.10.2003 të KolegjitPenal të Gjykatës së Lartë dhe vendimin e po këtij Kolegji Nr 252 datë 17.03.2010, mbivlefshmërinë e provave materiale të marra e sekuestruara. Këto oraktika janë trajtuar nëkapitullin e IV-të mbi kontrollin si mjet të kërkimit të provave.

Sekuestrimet. Sekuestrimi si mjet i kërkimit të provave është parashikuar nga nenet208 – 220 të K.Pr.Penale. Në këto dipozita është parashikuar objekti i sekuestrimit, subjektetqë disponojnë për kryerjen e tij, të drejtat e palëve në këtë proçes, mënyra e kryerjes, ruajtjadhe administrimi i sendeve e objekteve të sekuestruara. Sekuestrimi në vetvete nënkuptonmarrjen dhe vënien në administrim të sendeve, objekteve apo dokumenteve nga ana e organitproçedues, të cilat vlerësohen se shërbejnë si prova në proçesin penal apo lidhen me objektine të provuarit. Nga ana e organit proçedues mund të vendoset sekuestrimi i çdo sendi tëluajtëshëm ose të paluajtëshëm, i cili lidhet me objektin e të provuarit në proçesin penal dhejep njoftime për zgjidhjen e drejtë të çështjes penale.

Për shkak të rëndësisë së madhe që ka sekuestrimi si mjet i kërkimit të provës nganjëra anë dhe kufizimit të drejtave që u shkakton individëve nga sekuestrimi, ligjvënësi kaparashikuar të drejtën proçeduriale të Prokurorit e Gjykatës për të vendosur kryerjen esekuestrimit për një send, dokument, produkt apo objekt të caktuar. Edhe për sekuestriminpërjashtim nga ky rregull ligjvënësi ka parashikuar në nenin 299 e 300 të K.Pr.Penale, në tëcilën është parashikuar e drejta e oficerëve të policisë gjyqësore që në raste të ngutëshme e merrezik për marrjen e administrimin e provës, të kryejnë sekuestrimin e sendeve, plikove ekorespondencës. Për të gjitha rastet e sekuestrimit, ligjvënësi 924 ka parashikuar që i pandehuriapo personi që ka lidhje me sendin e sekuestruar, kanë të drejten e ankimit të veçantë nëgjykatë, e cila vlerëson nëse janë respektuar kërkesat e ligjit në sekuestrimin e sendit, objektitapo provave materiale.

Ndryshimet e bëra me ligjin Nr 10054 datë 29.12.2008, parashikimet e nenit 208/a,plotësuan boshllëkun në lidhje me mundësinë e organeve proçeduese për zbulimin marrjen eadministrimin e provave për veprat penale të cilat kryhen nëpërmjet teknologjisë lartë,rrjeteve informatike dhe internetit, apo kanë lidhje me to. Rezultojnë në kontraditë kërkesat enenit 208 me ato të neneve 209 dhe 210 të K.Pr.Penale. Vlerësoj se parashikimet e nenit 208të K.Pr.Penale janë korrekte dhe në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare. Kjodispozitë me të drejtë ka njohur të drejtën gjykatës dhe prokurorit për të disponuar

924 Në nenin 212 të K.Pr.Penale është parashikuar e drejta e ankimit e personave të cilët cënohen nga sekuestrimii sendeve, dokumentave, shumave të depozituar etj.. në gjykatën e rrethit gjyqësore ku është duke u hetuar apogjykuar çështja, pavarësisht vendit ku ka qenë sendi apo dokumentat objekt sekuestrimi.

Page 234: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

233

sekuestrimin e sendeve dhe provave materiale. Për më tepër që në nenin 212 të këtij kodiligjvënësi ka parashikuar të drejtën e personave që preken nga sekuestrimit të ushtrojnë ankimnë gjykatë. E themi këtë pasi në nenin 209 e drejta e sekuestrimit i është njohur vetëmgjykatës, në një kohë që kjo dispozitë vjen në kundërshtim edhe me parashikimet e nenit299/2 të K.Pr.Penale e cila parashikon se “në qoftë se brenda 48 orëve nga urdhëri i policisëgjyqësore, prokurori nuk vendos sekuestrimin, objektet e korrespondencës dërgohen nëdestinacion”.

Të njëjtat parashikime bëhen edhe në nenin 210 mbi sekuestrimet në banka, sekuestroe cila i është njohur gjykatës, por që në raste të ngutëshme këtë të drejtë e ka edhe prokurori?!. Gjithashtu vlerësoj se ka nevojë të përcaktohen norma proçeduriale në lidhje me detyrimetdhe përgjegjësinë e personave që kanë në ruajtjen dhe administrim sendet e sekuestruara. Ngapraktika janë evidentuar raste të sendeve e mallrave të sekuestruara, të cilat janë shkatërruarapo dëmtuar, si rezultat i mungesës përgjegjshmërisë dhe rregullimeve ligjore.

Përgjimi. Kuptohet se përgjimi i komunikimeve në përmbajtje të tij ka cënimin e tëdrejtave e lirive themelore të individit, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta,K.E.Dr.Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare të cilat janë bërë pjesë e të drejtës sëbrendëshme. Kufijtë e lejimit të përgjimit janë përcaktuar nga neni 221 i K.Pr.Penale, në këtëdispozitë parashikohen llojet e përgjimit, rastet e parashikuara nga ligji për të cilat lejohetaplikimi i këtij mjeti kërkimi prove, e kushtëzuar kjo nga subjeti që përgjohet dhe nga lloji iveprës penale për të cilën proçedohet. Në pikë 1 të kësaj dispozite janë parashikuar rastet dhekufijtë e përgjimit në vende private, ndërsa në pikë 2 përgjimet në vende publike. Si mjet irëndësishëm i kërkimit të provave, (për më tepër që më parë nga legjislacionet e kaluar nukka qenë parashikuar si i tillë) ka pësuar rregullime me ligjin Nr 8813 datë 13.06.2002 dheligjin Nr 9187 datë 12.02.2004, rregullime të pasqyruar më sipër.

Në nenin 222/1, paragrafi parë përcaktohet detyrimi që ky mjet kërkimi prove duhetpërdorur vetëm atëherë “.. kur ai është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve të filluaradhe kur ka prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës”. Pra duhet se nga provat e tjera tërezultojnë të dhëna mbi një individ si autorë i veprës penale, e më pas ndaj tij të vendosetpërgjimi i çdo komunikimi. Mungesa e provave dhe të dhënave ndaj një personi, të ndalon tapërdorësh përgjimin si mjet kërkimi prove ndaj tij. Ky përcaktim i dispozitës së mësipërmebie në kundërshtim me kufijtë e përgjimit parashikuar nga neni 221/3 të K.Pr.Penale. Në këtërast vlerësoj se garancitë e vendosura nga ligjvënësi për aplikimin e këtij mjeti të kërkimit tëprovës janë mjaft të larta dhe në mjaft raste bëhen pengesë për organet proçeduese nërealizimin e misionit të luftës kundër kriminalitetit dhe sidomos atij të organizuar. Do tëvlerësoja si më të përshtatshëm që ky përkufizim të ndryshohej, duke u riformualuar dhekonkretisht “..kur ai është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve dhe kur ka dyshime tëarësyeshme të bazuara në prova se është autor i veprës penale”. Në këtë rast për kryerjen epërgjimit do të vendosej me të drejtë i njëjti standart me atë të caktimit të masës së sigurimit,sipas parashikimit të bërë në 228/1 të K.Pr.Penale. Duhet të nënvizojmë këtu faktin se edheqëndrimet e praktikës gjyqësore si dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në këtë drejtimkanë qënë të ndryshme, mjafton të përmendim vendimet Nr 33 datë 13.10.2010 dhe Nr 129datë 12.10.2011. Trajtuar në kapitullin e IV-të mbi përgjimin.

Në nenin 222/2 të K.Pr.Penale, nuk ka përcaktime të qarta në lidhje me të drejtën eankimit të veçantë për rastet kur nga gjykata nuk vlerësohet si i ligjshëm vendimi i prokuroritpër kryerjen e përgjimit në rastet e ngutëshme. Vlerësoj se edhe për këtë rast duhet tëzbatohen parashikimet e nenit 222/1 të këtij kodi, mbi të drejtën e ankimit të veçantë,pavarësisht se nga praktika gjyqësore ka patur qëndrime të ndryshme, madje edhe nga ana e

Page 235: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

234

Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë 925. Gjithashtu në parashikimin e të drejtës së prokurorit përtë disponuar me autorizim kryerjen e përgjimit me fotografime e filmime në vende publike,nuk jepen përcaktime të qarta, duke u bërë shkak për qëndrime dhe intepretime të ndryshmenë praktikë, në mjaft raste edhe të gabuara sikurse janë ilustruar edhe në kapitullin e IV.4 tëkëtij punimi. Në nenin 221/1 pika “b” të K.Pr.Penale parashikohet se “Për kundravajtjetpenale të fyerjes dhe kanosjes, të kryera me mjete telekomunikimi”. Kufizimi i ankimit vetëmnë rastet e fyrjeve dhe kanosjes është i gabuar, për faktin se rrethi i veprave penale që kryhenme mjete telekomunikimi është më i gjërë, hetimi i të cilave bën të domosdoshëm përdorimine përgjimit si mjet (të vetëm) për kërkimin e provave.

Proçesi i sigurimit të provave. Instituti i sigurimit të provës në proçesin penal qëështë i ri në të drejtën tonë proçedurale penale, rezulton të jetë parashikuar dhe rregulluar nganenet 316-322 të K.Pr.Penale. Në këto dispozita nga ligjvënësi është marrë në konsideratëeleminimi i rrezikut të ndryshimit apo humbjes të njoftimit, të provës, nga momenti ievidentimit të saj deri në shqyrtimin gjyqësor të çështjes nga gjykata. Ky institut paraqetrëndësi të veçantë në kushtet e funksionimit të sistemit akuzator. Në mënyrë të qartë janëparashikuar rastet e sigurimit të provës, mënyra si proçedohet për marrjen e saj, të drejtat dhedetyrimet e palëve në këtë proçes si dhe vlera e kësaj prove në gjykimin e çështjes.

Megjithatë vlerësoj se ka mangësi në lidhje me mënyrën se si proçedohet nga gjykatanë rastin kur vendimi për pranimin e kërkesës për sigurimin e provës ankimohet nga pala qënuk ka qenë dakord për marrjen e saj. Pra do proçedohet me marrjen e provës sipas kërkesavetë nenit 320/2 pika “c” të K.Pr.Penale, apo do të pritet deri në vendimarrjen e Gjykatës sëApelit. Vlerësoj se duhet të përcaktohet se kur vendoset marrja e provës nga gjykata, ankimndaj këtij vendimi nuk pengon gjykatën të proçedojë me marrjen e provës. Kam mendimin qëmarrja e provës nga ana e gjykatës duhet të bëhet pavarësisht ankimit të ushtruar, kjo përfaktin se nga vendimi i Gjykatës së Apelit vendoset edhe vlefshmëria e provës së marrë sipasnenit 322 të K.Pr.Penale. Në këtë mënyrë i pritet rrugë edhe abuzimit që bëjnë palët (referuaredhe praktikës) duke krijuar vonesa të qëllimshme me anë të ankimeve formale.

Në këto dispozita, vlerësoj se ka mangësi në lidhje me respektimin e parimeve dhekërkesave të përgjithshme të ligjit proçedural pasi nuk përcaktohet qartë ndryshimi i fazave nëtë cilat kalon sigurimi i provës. Proçesi vendimarrës për pranimin ose jo të kërkesës përsigurimin e provës është i ndarë nga ai i marrjes së provës në seancë gjyqësore. Ato gjykohennga gjyqtarë të ndryshëm, kërkesa dhe gjykimi i saj është pjesë e hetimit paraprak, ndërsamarrja e provës nga gjykata është pjesë e shqyrtimit gjyqësor. Sipas nenit 13/2 gërma “a” tëK.Pr.Penale, shqyrtimi i kërkesës së palëve për marrjen e provës nëpërmjet proçesit tësigurimit të saj që në fazën e hetimit paraprak, bëhet nga një gjyqtar i vetëm i cili gjykon tëgjitha kërkesat e palëve gjatë hetimit paraprak. Marrja e provës nëpërmjet këtij proçesi nukmund të bëhet nga gjyqtari që ka gjykuar kërkesën e palës për marrjen e provës dhe kavendosur pranimin e saj. Në këtë rast ky gjyqtar ka papajtueshmëri për shkak se marrja eprovës është pjesë e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe referuar kërkesave të nenit 15/2 tëK.Pr.Penale, ai ka papajtueshmëri në marrjen e kësaj prove pasi ka gjykuar kërkesat e palëvegjatë hetimit paraprak. Në këtë drejtim qëndrimet e praktikës gjyqësore kanë qenë tëndryshme dhe të kundërta, sikurse janë trajtuar në kapitullin e IV-të.

925 Në vendimin Nr 138 datë 26.10.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës Lartë, është arsyetuar se në rastet kurgjykata nuk vlerëson si të ligjshëm vendimin e prokurorit për kryerjen e përgjimit në raste të ngutëshmë sipasnenit 222/2 të K.Pr.Penale, nuk mund të bëhet ankim i veçantë ndaj këtij vendimi në gjykatën e apelit, ankimimund të bëhet vetëm në rastet e pranimit të kërkesës për vlerësim përgjimi.

Page 236: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

235

Gjithashtu duhet thënë se përbërja e gjykatës në gjykimin e çështjes, në këtë rast nëmarrjen e provës, sipas parashikimeve të nenit 13/3 të K.Pr.Penale, varet nga vepra penale dhesanksioni që ka parashikuar ligji penal material. Nëse rezulton se parashikimi i masës sëdënimit në maksimum është më i lartë se 7 vjet burgim, marrja e provës duhet të bëhet mekolegj gjyqësorë të përbërë nga tre gjyqtarë. Vlerësoj se në dispozitat për sigurimin e provësky boshllëk duhet të plotësohet për shkak të qëndrimeve dhe interpretimeve të ndryshme tëpraktikës gjyqësore për nenin 13 të K.Pr.Penale.

Mbi proçesin e të provuarit. Rregullat e përgjithshme për marrjen, verifikimin eçmuarjen e provave në proçesin penal janë parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të K.Pr.Penale,ndërsa parashikime specifike për marrjen, shqyrtimin, verifikimin dhe çmuarjen e provave nëgjykimin e çështjes në shkallë të parë, bëhen edhe në dispozitat e Titullit VII të këtij kodi.

Marrja e provave sipas legjislacionit tonë proçedural penal është rregulluar nëmënyrë të plotë, ajo është tërësisht e ndryshme nga ajo e parashikuar nga legjislacionet ekaluara. Parashikimet e bëra nga ligji mbi mënyrën e marrjes së provave gjatë gjithë proçesitpenal, dhe sidomos në gjykim, bëhet në përputhje dhe në respektim të parimeve proçeduraletë prezumimit të pafajësisë, të barazisë së armëve e mjeteve, pandërmjetësisë,kontradiktoritetit etj., të cilat qëndrojnë në themel të sistemit akuzator.

Në proçesin penal provat merren nga ana e organit proçedues. Në fazën e hetimitparaprak provat merren nga policia gjyqësore dhe prokurori si subjekte të cilat kanë të drejtëne marrjes provave në kuadër të kryerjes së hetimeve dhe në tërësi të ushtrimit të ndjekjespenale. Provat dhe marrja e tyre janë rregulluar me dispozitat proçedurale të titullit IV tëK.Pr.Penale, në të cilin përcaktohet se ç’kuptojmë me provë penale, kush është objekti i tëprovuaritt, si merren provat dhe kush janë rregullat proçedurale që duhet të respektohen përmarrjen e përdorimin e tyre në proçesin penal. Në dispozitat e këtij titulli janë përcaktuarllojet dhe burimet e provës penale, rregullat mbi marrjen e tyre, verifikimin dhe vlerësimin ekëtyre provave nga ana e organit proçedues për zgjidhjen e drejtë të çështjes dhe dhënien edrejtësisë penale. Ligjvënësi i ka kushtuar rëndësi të veçantë jo vetëm momentit proçedural tëparaqitjes së kërkesave për prova nga ana e palëve, por edhe disponimit mbi marrjen e tyrenga gjykata me vendim të veçantë sipas nenit 357 të K.Pr.Penale, disponim ky i cili lidhetdrejtpërdrejtë me proçesin e të provuarit, respektimin e detyrimet që rrjedhin nga nenet 149,150 dhe 151 të këtij kodi.

Në nenin 151/3 të K.Pr.Penale parashikohet marrja e provave që nuk rregullohen meligj dhe që shërbejnë për të vërtetuar faktet që lidhen me çështjen penale. Në këtë dispozitëpërcaktohet që këto prova duhet të merren me kërkesën e palëve dhë të mos cënojnë liritë dhevullnetin e individit. Ky përcaktim nuk është i saktë dhe lë vend për interpretime të ndryshmeapo edhe të gabuara, për më tepër që vjen në kundërshtim edhe me përcaktimet e bëra ngaligjvënësi në nenin 149 të K.Pr.Penale 926, në të cilin jepet kuptimi i provave penale, burimetdhe formën proçeduriale të marrjes tyre. Në jo pak raste nga praktika gjyqësore e gjykatave tëshkallës parë, apelit apo edhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, janë mbajtur qëndrime tëndryshme për raste analoge. Mjafton këtu të përmendim qëndrimet e ndryshme që janëmbajtur për marrjen ose jo në cilësinë e provës dhe vlerësimin e provave nga kontrolle nëkundërshtim me kërkesat e ligjit, vlefshmërisë ose jo të këtyre provave, të filmimeve të bëranë mënyrë private dhe jo sipas kërkesave të neneve 221-226 të K.Pr.Penale, etj... Nga praktikagjyqësore mund të përmendim rastet e përgjimeve dhe filmimeve të kryera nga gazetarë,

926 Në këtë dispozitë janë përcaktuar elementët e domosdoshëm që një e dhënë, njoftim të jetë provë penale,trajtime të cilat janë bërë në mënyrë të hollësishme në kapitullin e dytë, pjesa e parë.

Page 237: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

236

individë apo persona të cilët kanë qenë të interesuar në proçese të ndryshme penale. Nga ana egjykatave është mbajtur qëndrim i ndryshëm ku mbi kërkesën e palëve për marrjen e kësajprove është disponuar duke vendosur rrëzimin e kërkesës apo duke mos pranuar të merret nëshqyrtimin gjyqësor kjo provë, ose e kundërta, kur është marrë dhe është vlerërsuar si provë,qoftë edhe për të përcaktuar vërtetësinë e fuqinë provuese të provave të tjera në atë proçespenal. Me të drejtë nga ligjvënësi, në nenin 367 të K.Pr.Penale përcaktohet roli aktiv igjykatës në marrjen e provave. Kjo e drejtë e gjykatës nuk bie ndesh me sistemin akuzatordhe rolin si arbitër të gjykatës në gjykimin e çështjes, përkundrazi realizon detyrimin e sajkushtetues e ligjor për dhënien e drejtësisë dhe zgjidhjen sa më të drejtë të çështjeve penale.

Verifikimi i provave. Ligjvënësi në respektimin të detyrimit kushtetues tëparashikuar nga nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës si dhe të detyrimeve që rrjedhin nga aktetndërkombëtare, kanë parashikuar rregulla të përgjithshme e të veçanta të cilat ndër të tjerakanë normuar e rregulluar në mënyrë të plotë proçesin e shqyrtimit dhe verifikimit të provavepenale. Në nenin 152/1 të K.Pr.Penale, parashikohet se “Çdo provë i nënshtrohet shqyrtimitdhe nuk ka vlerë të paracaktuar. Gjykata i çmon provat sipas bindjes së formuar passhqyrtimit të tyre në tërësi”. Nga ky përkufizim i ligjvënësit përcaktohen parime tërëndësishme në proçesin e të provuarit; që çdo provë duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit(verifikimit) gjyqësor, asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar si dhe çmuarja e provave bëhetvetëm mbi bazën e bindjes së brendëshme, bindje kjo e cila krijohet nga shqyrtimi dheverifikimi i të gjitha provave.

Duhet thënë që verifikimi i provave nga gjykata fillon që në fazën e vendimarrjes përpranimin ose jo të provave, gjatë kësaj faze gjykata njëkohësisht realizon edhe verifikimi eelementëve të secilës provë, për të përcaktuar se kemi të bëjmë apo jo me një provë penale.Vërtetësia apo fuqia provuese e provës penale, apo thënë ndryshe cilësia e provës në proçesinpenal është rezultat i analizës dhe verifikimit të hollësishëm të njoftimeve që prova jep kjoprovë në raport dhe lidhje me njoftimet e dhëna nga provat e tjera penale. Verifikimi injoftimeve që jep prova ka të bëjë me faktin nëse këto njoftime përputhen apo janë nëkontraditë me njëra tjetrën. Kur ato rezultojnë me mospërputhje, duhet detyrimisht tëverifikohet shkaku i tyre, proçes i cili realizohet edhe nëpërmjet krahasimit dhe verifikimit menjoftimet që japin provat e tjera.

Mënyrat e verifikimit të provave janë të shumta, zbatimi i drejtë i tyre mundet tëgarantojë kontrollin e saktësisë dhe vërtetësisë së njoftimeve që japin provat në proçesinpenal. Legjislacion proçedural penal, në raport me llojin e provës penale dhe fazën në të cilënajo merret nga ana e organit proçedues, ka parashikuar mjaft dispozita të karakterit tëpërgjithshëm e të posaçëm, respektimi i të cilave garanton mundësinë e kryerjes së verifikimittë saktësisë së njoftimit që jep çdo provë penale. Verifikimi bëhet nëpërmjet perceptimit tëdrejtpërdrejtë të njoftimit që jep prova penale, apo siç quhet ndryshe parimi ipandërmjetësisë. Verifikimi nëpërmjet marrjes e administrimit të të gjitha provave, madjeedhe prova të cilat nuk janë kërkuar nga palët në proçes, marrjes së provave të reja, sipasparashikimeve të nenit 367 të K.Pr.Penale. Kryerja e veprimeve të caktuara proçeduriale tëcilat i shërbëjnë proçesit të verifikimit të provave të tilla si; ballafaqimet, eksperimentin,ekspertimet apo riekspertimet, njohjet etj..

Çmuarja e provave. Çmuarja e provave nga ana e gjykatës është faza më erëndësishme e proçesit të provuarit. Ajo përbën në vetvete përcaktimin e vërtetësisë dhefuqisë provuese të çdo prove penale të marrë e të shqyrtuar në seancë gjyqësore, sipas bindjesbrendëshme të formuar nga shqyrtimi në tërësi i të gjitha provave penale gjyqësore. Proçesi içmuarjes së provave dhe formimi i bindjes së brendëshme, parashikohet në nenin 152 tëK.Pr.Penale, në paragrafin e parë të cilit përcaktohet se; “Çmuarja e provave është

Page 238: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

237

përcaktimi i vërtetësisë dhe fuqisë provuese të tyre. Çdo provë i nështrohet shqyrtimit dhe nukka vlerë të paracaktuar. Gjykata i çmon provat sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyrenë tërësi.....” Gjatë hetimeve paraprake, provat penale verifikohen dhe çmohen nga prokurori.Ky proçes nga prokurori realizohet gjatë gjithë kësaj faze, duke arritur në konkluzionebindëse në të cilat bazohet e gjithë vendimarrja e prokurorit në ushtrimin e ndjekjes penale.

Proçesi i çmuarjes së provave dhe i formimit të bindjes së brendëshme të gjykatës,duhet të bazohet në kushtet dhe kriteret e parashikuara nga ligji, ato mund ti përkufizojmë simë poshtë; • Respektimi i parimit të pandërmjetësisë në marrjen e provave, barazisë palëvedhe armëve në gjykim, publicitetit, oralitetit e kontradiktoritetit në gjykim. • Respektimin eparimit të prezumit të pafajësisë, se çdo dyshim i krijuar për akuzën e ngritur, duhet tëverifikohet dhe nëse ngelet i tillë ai vlerësohet e çmohet nga gjykata në favor të pandehurit. •Bindja e brendëshme dhe dhënia e vendimit nga ana e gjykatës duhet të bazohet vetëm nëprovat gjyqësore të marra, shqyrtuara e verifikuara në seancë gjyqësore. • Asnjë provë nuk kavlerë të paracaktuar, nga gjykata duhet të përcaktohet vërtetësia dhe fuqia provonjëse që kasejcila provë. Për të arritur në përfundime të sakta, provat duhet të çmohen si një tërësi unike,në lidhje organike midis njëra tjetrës. • Gjykata në dhënien e vendimit nuk mund të bazohetnë indicjet, përveçse kur këto indicje janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje të plotëme njëra tjetrën. • Thëniet e bashkëtëpandehurve në të njëjtën vepër penale apo proçedim tëlidhur, duhet të vlerësohen e çmohen në raport dhe unitet me provat e tjera gjyqësore, të cilatprovojnë e konfirmojnë vërtetësinë apo jo të kësaj prove.

Page 239: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

238

B i b l i o g r a f i a

- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë – 1998.- Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejta Civiledhe Politike i OK.B-së.- Kodi i Proçedures Penale i RPSH-së i vitit 1953.- Kodi i Proçedures Penale i RPSSH-së i vitit 1981.- Kodi i Proçedures penale R.SH-së i vitit 1995 (azhornuar -2012)- Kanuni i Lekë Dukagjinit, Tiranë botim i vitit 1993- Kodi Penal i Mbretërisë Shqiptare i vitit 1928- Ligja mbi aplikimin e K.Penal të vitit 1928.- Kodi Penal i R. SH-së 1995 (azhornuar deri në 2012)- Statusi Themelor i Mbretërisë Shqiptare – 1928.- Përmbledhës i legjislacionit të RPSSH i viteve 1945-1985 (Vëllimi I dhe II).- Kodi Procedurës Penale i vitit 1879 i Perandorisë Osmane.- Kodi Penal dhe ai i Proçedurës Penale Italiane, me komente dhe interpretime të miratuaranga Këshilli i Lartë i Magjistraturës Italiane, botim i vitit 2008, botim në italisht.- Ligji Nr.8737 “Për organizimin e funksionimin e Prokurorisë” dhe Ligji Nr.8677 “PërPolicinë Gjyqësore”- Ligji Nr.9205 datë 15.03.2005 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkpuntorëve tëdrejtësisë” si dhe ligji Nr.7830,dt.15.06.1994 “Për autopsinë” në R.Shqipërisë.- Përmbledhje e Konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, botim ivitit 2010.- Konventa e Vjenës mbi marrëdhëniet dhe imunitetet diplomatike, Vjenë 16.04.1961- Historia e Shqipërisë në dy vëllime 1959, 1963.- Historia e shtetit dhe së drejtës, botim i vitit 1994.- Përmbledhje e vendimeve të Gjykatës E. Dr.Njeriut, botim i vitit 2011.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të viteve 1992-1996.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të viteve 1997-1999.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të viteve 200-2001.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të viteve 2002-2003.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të viteve 1004-2005.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të viteve 2006-2007.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të vitit 2008.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të vitit 2009.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të vitit 2010.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të vitit 2011.- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të R.Sh. të 6 mujoti parë të vitit 2012.- Vendimet e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë vitet 2002-2011.- Vendimet e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të viteve 2001 – 2012.- Vendimet e Gjykatave të shkallës parë dhe të Gjykatave të Apelit të viteve 2001-2012.- Prof. Dr. Ismet Elezi, Edrejta zakonore sipas Kanunit të Labërisë botim – 1994.- Prof. Dr. Ismet Elezi, “Zhvillimi i legjislacionit penal shqiptar” botim - 1997.- Prof. Dr. Skënder Begeja, Kriminalistika , botime të - 1992, 1997.- Prof. Dr. Skënder Begeja “Mikrogjurmët dhe roli i tyre në proçesin e të provuarit” Tiranë –1989 dhe “Mbi taktikën e paraqitjes për njohje” botim i vitit 1966.- Prof. Dr Sokrat Meksi “Vdekja nga dhuna” – botim 2005.

Page 240: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

239

- Prof. Dr. Sokrat Meksi, Prof. Dr. Bardhyl Cipi ‘Mjeksia Ligjore” botim i vitit 2003.- Prof. Dr. Aleks Luarasi “ E drejta zakonore shqiptare” botim i vitit 1994.- Doc. Grigor Gjika, “Verifikimi i provave në proçesin penal” botim 1962.- Doc. Grigor Gjika, “Çmuarja e mendimit të ekspertëve në proçesin penal” botim i vitit 1962në revistën Drejtësia Popullore.- Doc. Grigor Gjika “Institucionet osmane dhe pashallëqet shqiptare” botim i vitit 2011.- Doc. Vangjel Meksi, “Autonomia lokale e disa krahinave shqiptare gjatë pushimit otoman”botim – 1965.- Doc. Bashkim Çuberi “Mjekësia Ligjore” botim i vitit 1981.- Nonda Papuli “Organizimi i shtetit të parë shqipëtar” botim i vitit 1962.- Komentar i Kodit të Procedurës Penale, botim i vitit 2003, të autorëve Ilir Panda, ArtanHoxha.- Dr.Kosta Gazeli “Disa veçori të thënieve të pandehurit si provë në lidhje me pozitënproçedurale mbrojtëse të tij”, botim – 1987.- Dr. Koço Nova, “Zhvillimi historik i gjykimit në Shqipëri” botim – 1965.- Dr.Ejup Sahiti, “Proçedura gjyqësore në të drejtën zakonore” Prishtinë 1999.- Dr Ejup Sahiti “Argumentimi në proçedurën penale” Prishtinë 1999.- Dr. Estref Myftari, “Rëndësia e këqyrjes së vendit të ngjarjes” – 1993.- Dr.Fatmir Tartale, “Ekspertimi si provë në proçedimin penal” 2008.- Nonda Papuli, “Organizimi i shtetit të parë shqiptarë”, botim në revistën Drejtësia Populloree vitit 1962.- Fikret Karsic “Historia e së drejtës së sheriatit” botim i vitit 1994.- Irakli Noçka, “Gjyqtarët e Shqipërisë gjatë gjysmë shekullit” botim – 1962.- Konferencat Kriminalistike, grup autorësh, Tiranë 1982- Spiro Spiro, “Veçoritë e proçesit të pyetjes dëshmitarëve e të pandehurve të mitur nëproçesin penal” - botim 1982.- Jena Pradel, Geert Corstens, Gert Vermeulen, “E drejta Penale Europiane”botim në shqip ivitit 2010.- Luigi Grilli, Procedura Penale, botim në italisht i vitit 2008.- Franco Angeli, Procesi i ri penal Il Nuovo Procceso Penale, botim në italisht, i vitit 1992.- Paolo Ieli, Debati gjyqësor, Il dibbattimento, botim në italisht i vitit 1991.- A. A. Starcenko, “Veçoritë e proçesit të njohjes në shqyrtimin gjyqësor” botim – 1962.- A.Vishinski “Proçesi i të provuarit sipas të drejtës proçeduriale ruse”- Luigi de Ruggiero, Çështje të provueshmërisë, sigurimi i provës, L’inçidente probatorio,botim në italisht i vitit 2006.- Elvio Fassone,Tre fazat e zhhvillimi i proçesit penal, Tre fasi e del svilupo di processopenale, botim në italisht i vitit 2002.- Paolo Ielo,Liria e bindjes dhe e vërteta e proçesit gjyqësorë, Libero cenvincimento e veritaprocessuale botim i vititi 2002, në italiasht.- Revista Drejtësia Popullore botime të viteve 1959 deri në vitin 1987.- Edith Durhan “Brega e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shpqipëtarët” botim ivitit 1990.- Ismail Kadare “Eskili ky humbës i madh” botim i vitit 1991.- Koco Nova “E drejta Zakonore shqiptqre” botim i vitit 1989.- Revista juridike shkencore, Drejtësia, Jeta Juridike, Justicia, Federalisti, Rilindja, TheHeritage,

____________________

Page 241: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

240

I N D E K S I

“A” Aktet që autorizojnë, lejojnë përgjimin, fq. 173. Ankimi ndaj vendimit përgjimit ,fq. 174. Aplikimi i mjeteve të kërkimit provës në marrjen e provave materiale, fq. 139.

“B” Ballafaqimi gjatë hetimeve paraprake , fq. 100. Ballafaqimi në gjykimin eçështjes, fq. 100. Ballafaqimi midis dëshmitarëve , fq. 101. Ballafaqimi midis dëshmitarit e tëpandehurit, fq. 102. Ballafaqimi midis të pandehurve, fq. 104 Bindja e brendëshme fq. 201,217. Bashkëpunimi me drejtësinë, fq. 88.

“C/Ç” Caktimi i ekspertit, fq. 125. Çmuarja e provave në fazën e hetimit paraprak,fq. 213. Çmuarja e provave nga gjykata në gjykimin e çështjes, fq. 214.

“D” Deklarimet e të dyshuarit gjatë hetimeve, fq. 81. Deklarimet e të pandehurit nëhetim, fq. 85. Deklarimet me vetëpërgjegjësi, fq. 85. Dëshmia indirekte, fq 52. Dëshmia e tëmbrojturve ndërkombëtarisht dhe nëpunëse diplomatikë, fq 62, 63. Detyrimet e dëshmitarit,fq. 57. Dëshmia në gjykim e çështjes, fq 65. Dëshmia e të miturit, fq 70 Dëshmia edëshmitarëve të mbrojtur, fq. 73 85. Disponimi i gjykatës për marrjen e provave, fq. 196.

“E” Eksperimenti gjatë hetimeve paraprake, fq. 117. Eksperimenti gjatë gjykimitçështjes, fq. 121. Ekspertimi i provave materiale, fq. 141. Elementët e provës penale, fq. 35.

“F” Fakte që provojnë kryerjen e veprës penale, fq 41. Fakte që provojnë kryerjen ngaautori të veprës dhe cilësimin e saj ligjor, fq 41. Fakte që provojnë fajësinë ose jo të autoritveprës penale, fq 44. Fakte që lidhen me përgjesinë penale, civile dhe dënimin e tëpandehurit, fq. 45. Fakte e prova që lidhen me masat e sigurimit, fq 47. Faktet e tjera nga tëcilat varet zbatimi i normave proçeduriale penale, fq. 48.

“K” Kapucari në të drejtën zakonore, faqe 5. Kapja në flagrancë ne të dretënzakonore, fq. 7. Kanuni i zhurisë dhe i dëmeve, fq 16. Këqyerja gjatë hetimit paraprak, fq.154. Këqyrja e vendit ngjarjes, fq. 155. Këqyrja e personave dhe kufomave 157 Kërkesat epalëve për marrjen e provave 194 Kërkesa e palëve për sigurimin e provës, fq. 184. Këqyrja esendeve dhe e provave materiale, fq. 158. Kontrolli i llogarive dhe dokumentacionit bankar,fq. 164. Koha e kryerjes së kontrollit, fq. 164. Kontrolli i personit, fq. 163. Kontrolli ivendeve, fq. 163. Kundërshtimi i dëshmisë, fq 75. Kushtet dhe kriteret ligjore për çmuarjen eprovave, fq. 215. Kushtet e ballafaqimit, fq. 99. Kuptimi i eksperimentit, fq. 116. Këshilli ipleqve ne të dretën zakonore, faqe 4. Kushtet dhe objekti i eksperimentit në proçesin penal,fq. 117. Kushtet e kryerjes eksperimetit, fq. 119. Kuptimi i provave materiale, fq. 134.Kushtet dhe mënyra e kryerjes kontrollit, fq. 161. Kufijtë e lejimit të përgjimit, fq. 160.Kundërshtimi i sekuestrimit, fq.166. Kuptimi i sigurimit proves, fq.176. Kushtet për marrjen eprovave, fq.197. Kryerja e ekspertimeve gjatë hetimeve paraprake, fq.129. Kryerja eekspertimit gjatë gjykimit çështjes, fq.130.

“L/Ll” Leximet e lejushme, fq. 77. Leximi i thënieve të pandehurit, fq. 93. Llojet eprovave në të dretën zakonore, faqe 6. Llojet e provave dokumentare, fq.145. Llojet e sendevee provave materiale objekt sekuestrimi, fq.168. Llojet e përgjimeve, fq.172.

Page 242: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

241

“M” Marrja dhe administrimi i provave materiale, fq. 138. Marrja e provavedokumentare, fq. 142. Marrja e provës nga gjykata në hetimin paraprak, fq. 186. Marrja eprovave gjatë hetimit paraprak, fq. 193. Marrja e provave në sigurimin e provës, fq. 194.Marrja e provave në gjykimin e çështjes, fq. 194. Marrja e provave nëpërmjet letërporosisë,fq. 199. Mënyra e kryerjes përgjimit, fq. 174. Mënyrat e verifikimit të provave, fq. 203.Mjetet e kërkimit provës sipas kodit të vitit 1953, fq. 27. Mjetet e kërkimit provës në të dretënzakonore, fq. 8. Mjetet e kërkimit provës sipas kodit të vitit 1980, fq. 31.

“N” Ndjekja e gjurmëve ne të dretën zakonore, fq. 9. Njohja e sendeve, fq. 112.Njohja e personit, fq. 108. Njohjet e tjera, fq. 113. Njohjet nëpërmjet fotografisë, fq. 113.Njohja e personit nëpërmjet zërit, fq. 114. Njoftimi për kryerjen e ekspertimit, fq. 125.

“O” Objekti të provuarit, fq. 41. Objekti dhe kufijtë e dëshmisë, fq 51. Objekti iekspertimit, fq. 124. Objeki dhe qëllimi i këqyerjes, fq. 155. Objekti i kontrollit, fq. 160.Objekt i sekuestrimit, fq. 165. Organet dhe këshilli sherjes, fq. 10.

“P” - Papajtueshmëria me detyrën e dëshmitarit, fq.55. Papajtueshmëria e ekspertit,fq. 126. Pohimi i të pandehurit, fq. 96. Paraqitja për njohje gjatë hetimit paraprak, fq. 105.Paraqitja për njohje gjatë gjykimit çështjes, fq. 107. Përjashtimi i ekspertit, fq. 126. Përgjiminë vende e komunikime private (jo publike), fq.170. Përgjimi në vende e komunikimepublike, fq. 171. Përjashtimi nga detyrimi për të dëshmuar, fq. 58. Pohimi i të pandehuritsipas të drejtës sheriatit – Ikar, fq. 11. Provat penale dhe proçesi penal në të drejtës zakonoreshqiptare, fq 3. Provat penale dhe proçesi penal në periudhën e pushtimit turk, fq 10. Provat ellojet tyre sipas kodit të vitit 1953, fq 25. Provat penale gjyqësore, fq. 39, 215. Provat dhellojet tyre sipas kodit të vitit 1980, fq. 29. Pyetja në distancë e të pandehurit, fq. 92. Pyetja edëshmitarit, fq 67. Pyetja e dëshmitarit në distance, fq. 72. Pyetja e të pandehurit të mitur, fq.83. Pyetja e palëve private, fq. 97.

“R/Rr” Rastet dhe format e këqyerjes, fq. 153. Rastet e sigurimit provës në proçesinpenal, fq. 178. Realizimi i proçesit të njohjes në kushte të veçanta, fq. 111. Rezultati ieksperimentit si provë dhe fuqia e tij provuese, fq. 120. Revokimi i vendimit për marrjen e njëprove të caktuar, fq. 196. Regjistrimet dhe filmimet private, fq. 140. Rëndësia dhe elementët edëshmisë, fq 50. Ruajtja e sekretit profesional dhe shtetëror, fq 60, 61. Ruajtja dheadministrimi i sendeve të sekuestruara, fq. 168. Ruajtja dhe disponimi i provave materiale, fq.141. Rradha e marrjes dëshmisë, fq 67. Rradha e marrjes provave, fq. 197. Rrethi i personaveobjekt i përgjimit, fq. 172. Rregullat e pyetjes së të pandehurit në hetimin, fq. 88.

“S/Sh” Sekuestrimi i dokumentave dhe ruajtja e sekretit, fq. 167. Sekuestrimi i tëdhënave kompjuterike, fq. 166. Sekuestrimi i korrespondecës, fq. 167. Sekuestrimi pranëbankave, fq. 167. Sendet që kanë shërbyer si mjete për kryerjen e veprës penale, fq. 134.Sende në të cilat provojnë kryerjen e veprës penale ose në të cilat gjenden gjurmë të autorëvetë kryerjes saj, fq. 135. Sende e objekte të cilat janë produkt i veprimtarisë kriminale apo çdopasuri që lidhet me veprën penale, fq. 136. Sendet që shërbejë për sqarimin e rrethanave tëçështjes dhe zgjidhjen e drejtë të saj, fq. 137. Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare, fq. 18.Shehade - dëshmia e dëshmitarit – sipas të drejtës sheriatit, fq. 11.

“T/Th” - Tezkijje - kullimi i dëshmitarit, verifikimi i personalitetit të dëshmitarit në tëdrejtën e sheriatit, fq. 12, Traktati i ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fq 21,

Page 243: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

242

Thëniet e të pandehurit në gjykim, fq. 90, Thëniet e të pandehurit në një proçedim të lidhur,fq. 91, 219. Thirrja dhe përgjegjësia e dëshmitarit, fq 63, 64.

“V” Veçoritë e thënieve të pandehurit si provë, fq 95. Verifikimi i provave meekspertim, fq. 132. Verifikimi i provave nëpërmjet këqyerjes, fq. 159. Verifikimi i provave nëhetimin paraprak, fq. 200. Verifikimi i provave në seancë gjyqësore, fq. 201. Verifikimit iprovave indirekte, fq. 205, 218. Verifikimi i dëshmisë si provë, fq. 205. Verifikimin dëshmisënëpërmjet ballafaqimit, fq. 206. Verifikimi i dëshmisë nëpërmjet eksperimenti, fq. 206.Verifikimi dëshmisë nëpërmjet ekspertimit, fq. 207. Verifikimi i thënieve të dëshmitarëve dhetë pandehurve nëpërmjet ballafaqimit, fq. 208. Verifikimi provave nëpërmjet proçesit njohjes,fq. 208. Verifikimi i provave nëpërmjet eksperimentit 209 Verfikimi i provave nëpërmjetekspertimit, fq. 210. Verifikimi i dëshmisë, fq. 80. Verifikimi nëpërmjet proçesit njohjes, fq.111. Vlerësimi i konkluzioneve të ekspertimit si provë, fq. 127. Vlerësimi i konkluzioneve tëekspertëve, fq. 131. Vlerësimi i thenieve të pandehurit, fq. 92.

“Z/Zh” Zotësia për të dëshmuar, fq. 54. Zhvillimi i proçesit të njohjes, fq. 109.

________________________________

Page 244: 1- A eshte rregulluar ne menyre korrekte nga ligji ... · H y r j e Legjislacioni proçedurial penal nº Republikºn e Shqipºrisº pºsoi ndryshime rrºnjºsore me miratimin e Kodit

Provat penale dhe proçesi i të provuarit - Ferdinand Elezi

243

A b s t r a c t

This project reflects detailed theoretical and interpretive treatments of criminal evidence andproving process under the current criminal procedural legislation, based on the Constitution and theEuropean Convention on Human Rights. The interpretive depth theoretical treatments are based onscientific research closely related to judicial practice of the implementation of this legislation, thepositions held by judicial practice, mainly the Constitutional and Supreme Court in the years 2001 -2012 as well as the Strasbourg Court. Particular attention is paid to all criminal evidence, meaning,object, features, procedural rules od obtaining, management, verification and assessment of themthroughout the criminal process, the rights and obligations of the parties in this process. In thisscientific project is also treated the evidence’s procurement institute and evidence’s search toolsinstitute, both closely related to the criminal evidences and proving process. Of the most importantinstitutes of criminal procedural law is that of "criminal evidence and the proving process" whichrightly is considered as shaft institute of this right. The importance of criminal evidence and provingprocess is determined by the scope and content of criminal law itself. These institutes are relateddirectly to the content and burden of this science, with what is called a process of discovery and proofof the truth in criminal trials. The implementation of legal provisions on the evidences, search toolsand proving process by procedural subjects in practice, has recognized and shown the mostimportant issues in relation to other instutitutes of the criminal procedural law. The terminology usedin this project is based and conditioned by the terminology used by the legislator in the provisions ofthe Penal Procedural Code.

A b s t r a k t

Ky punim pasqyron trajtime të hollësishme teorike dhe interpretuese të provave penale dheproçesit të provuarit sipas legjislacionit proçedural penal, bazuar në Kushtetutë dhe K.E.D.Njeriut.Trajtimet e thelluara teorike dhe interpretuese, janë bazuara në kërkimin shkencor të lidhur ngushtë mepraktikën gjyqësore të zbatimit të këtij legjislacioni, qëndrimet e mbajtura nga praktika gjyqësore,kryesisht Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese në vitet 2001 - 2012 si dhe Gjykata e Strasburgut.Vëmendje e veçantë i është kushtuar të gjitha provave penale, kuptimit, objektit, veçoritë, rregullatproçedurale të marrjes, administrimin, verifikimin dhe çmuarjen e tyre gjatë gjithë proçesit penal, tëdrejtat dhe detyrimet e palëve në këtë proçes. Në këtë punim është trajtuar edhe instituti i sigurimitprovës si dhe ai i mjeteve të kërkimit provave, institute këto të lidhura ngushtë me provat penale dheproçesin e të provuarit. Nga institutet më të rëndësishme të së drejtës proçedurale penale është ai i“provave penale dhe proçesit të provuarit” i cili me të drejtë është konsideruar si insntituti bosht ikësaj të drejte. Rëndësia e provave penale dhe e proçesit të provuarit përcaktohet nga vetë qëllimindhe përmbajtja e legjislacionit penal. Këto institute lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me përmbajtjendhe detyrën e kësaj shkence, me atë që quhet proçesi i zbulimit dhe i të provuarit të së vërtetës nëproçesin penal. Zbatimi i dispozitave ligjore mbi provat, mjetet e kërkimit provave dhe proçesin e tëprovuarit, nga subjektet proçedurale në praktikën gjyqësore ka njohur dhe treguar problematikën më tërëndësishme në raport me instutitutet e tjera të së drejtës proçedurale penale. Terminilogjia e përdorurnë këtë punim është mbështetur dhe kushtëzuar nga terminologjia e përdorur nga ligjvënësi nëdispozitat e K.Pr.Penale.