UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I...

261
VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE 1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË Për mbrojtjen e gradës “Doktor i Shkencave” VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE Përgatiti: Udhëheqës shkencor: M.Sc. Blerta Avdia Prof.Dr. Perikli Qiriazi Tiranë, 2015

Transcript of   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I...

Page 1:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

1

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I

FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Për mbrojtjen e gradës “Doktor i Shkencave”

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE

NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E

QËNDRUESHËM TË TYRE

Përgatiti: Udhëheqës shkencor:

M.Sc. Blerta Avdia Prof.Dr. Perikli Qiriazi

Tiranë, 2015

Page 2:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

2

UNIVERSITETI I TIRANSËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

DISERATCION

me titull

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE

NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E

QËNDRUESHËM TË TYRE

e paraqitur nga M.sc. Blerta Avdia

NË KËRKIM TË GRADËS

“DOKTOR”

NË SHKËNCAT GJEOGRAFIKE

Specialiteti:Gjeografi

Udhëheqës shkencor:

PROF. DR. PERIKLI QIRIAZI

U mbrojt në…./…./……..

Komisioni:

1……………………………….Kryetar

2……………………………….Antarë(oponent)

3.……………………………….Antarë(oponent)

4……………………………….Antarë

5……………………………….Antarë

Tiranë, 2015

Page 3:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

3

FALËNDERIM

Nëpër këtë rrugëtim sa të bukur aq edhe sfilitës ti ke qënë gjithnjë pranë meje, ndonëse

jo fizikisht:

Babait tim!

Mirënjohje dhe falenderim të drejtpërdrejt për ndihmën profesionale e shkencore

njerëzve që më ndihmuan të realizoj pas shumë vitesh kërkimesh, doktoraturën time.

Një falenderim i veçantë mirënjohje u antarësohet të gjithë antarëve të Departamentit të

Gjeografisë në Tiranë, posaçërisht drejtuesit e Departamentit Prof. Dr. Sabri Laçi, të

cilët më kanë inkurajuar dhe nxitur në shumë aspekte për punën time shkencore.

Mirënjohja ime shkon për Dr. Hazer Dana, i cili u treguar i pakursyer në ndihmën

konkrete për realizimin e doktoraturës time.

Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen morale dhe

financiare për realizimin e doktoraturës time.

Mirënjohje e veçantë shkon për udhëheqësin tim shkencor Prof. Dr. Perikli Qiriazi, si një

drejtues kërkues, korrekt, i përgjegjshëm, i pakursyer, i cili me durim dhe maturi me

kritikoi dhe sugjeroi gjatë gjithë kohës deri në finalizimin e punës sime.

Page 4:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

4

PËRMBATJA

Shkurtesa……………………………………………………………………………….…………6

Lista e figurave ………………………………………...…………………………………………7

Lista e tabelave…………………………………………………………………..………………..8

Lista e fotove ………………………………………………………………………………..…….9

HYRJE…………………………………………………………….................................................10

I. KONCEPTI I SOTËM I RAJONIT, I ZHVILLIMEVE RAJONALE DHE I RAJONIT

NDËRKUFITAR

I.1.Koncepti i sotëm i rajonit, zhvillimeve rajonale dhe rajonit ndërkufitar…………………………18

I.2. Përse krahina etnogjeografike Lumë – Gorë cilësohet rajon ndërkufitar? …………………22

II.ROLI I POZITË GJEOGRAFIKE, KUSHTEVE NATYRORE DHE OFERTA E TYRE

PËR ZHVILLIM TË QENDRUESHËM

II.1. Pozita gjeografike dhe vlerësimi i rolit të saj në kushtet natyrore……...…………………...36

II.2. Pozita gjeografike dhe vlerësimi i saj social e ekonomik………..………………………….37

II.3. Ndërtimi gjeologjik……………………………………………………………………...…..38

II.4. Relievi……………..………………………………………………………………….……..40

II.5. Klima…………………………………….……………………………………………..........46

II.6. Hidrografia………………………………………………. …………………………..………50

II.7. Tokat......................................................................................................................................54

II.8. Flora dhe Fauna……………..……………..…………………………..................................55

II.9. Konkluzione...........................................................................................................................62

II.10.Trashëgimia natyrore dhe menaxhimi i saj për zhvillim të qendrueshëm.............................64

II.10.1. Kategoritë e zonave të mbrojtura dhe propozime për shpalljen e monumenteve të

Natyrës.............................................................................................................................................64

II.10.3. Problemet e trashëgimisë natyrore.....................................................................................77

II.10.4. Resurset natyrore dhe vlerësimi e menaxhimi i tyre për zhvillim të qendrueshëm ..........79

III. SITEMET HUMANE

III.1. POPULLSIA DHE OFERTA E RESURSEVE NJERËZORE PËR ZHVILLIM TË

QENDRUESHËM

III.1. Rrethanat historike të popullimit të krahinës Lumë-Gorë dhe vazhdimësia iliro-shqiptare

…………………………………………………………………………………….………………82

III.1.2 Tipare të popullsisë………………………..…………………………..………………….83

III.1.2.1.Veçoritë e lëvizjes natyrore të popullsisë…………………....……………………….....83

III.1.2.2. Roli i lëvizjes mekanike e popullsisë në zhvillimin social-ekonomik………………....84

III.1.2.3. Dinamika e popullsisë e shprehur në vite........................................................................92

III.1.2.4Dendësia e popullsisë........................................................................................................93

III.1.2.5. Popullsia urbane dhe rurale..............................................................................................96

III.1.2.6Struktura moshore e popullsisë.....................................................................................99

III.1.2.7Struktura gjinore e popullsisë.......................................................................................100

III.1.2.8. Struktura etnike.............................................................. ..............................................101

III.1.2.9. Struktura e punësimit....................................................................................................101

III.1.2.10. Resurset njerëzore dhe vlerësimi i tyre për zhvillim të qendrueshëm ........................103

III.3.3.Trashëgimia kulturore dhe menaxhimi i saj për zhvillim të qendrueshëm.......................104

III.3.3.1.Krahina Lumë-Gorë dhe identiteti kombëtar shqiptar ………………………….…….106

III.3.3.2. Format e trashëgimisë material-shpirtërore...................................................................107

III.3.3. 3. Problemet e trashëgimisë kulturore.............................................................................119

Page 5:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

5

III.3.4. Rrugët e vlerësimit dhe e menaxhimit shkencor për zhvillim të qendrueshëm ..............120

IV. EKONOMIA

IV.1. BUJQËSIA IV.1.1.Kushtet natyrore për zhvillimin e bujqësisë……………………..................................121

IV.1.2.Kushtet sociale e politike të zhvillimit të bujqësisë……………….……………………121

IV. 1.3.Tipare të zhvillimit të bujqësisë në periudha të ndryshme…...………………………..123

IV. 1.4. Mekanizimi................................................................................................................128

IV. 1.5. Struktura e prodhimit bujqësor …………………………………….………………….129

IV. 1.6. Blegtoria.......................................................................................................................130

IV. 1.7. Pyjet dhe kullotat..........................................................................................................133

IV. 1.8. Bletaria.........................................................................................................................138

IV. 1.9. Peshkimi.......................................................................................................................138

IV.2. INDUSTRIA

IV. 2.1. Burimet natyrore bazë për zhvillimin ekonomik të krahinës.......................................142

IV.2.2. Faktorët dhe tipare e zhvillimit të industrisë në periudha të ndryshme ……….............146

IV.2.3. Struktura e degëve të industrisë në krahinën etnogjeografike Lumë-Gorë ………….152

IV.3. SEKTORI TERCIAR IV.3.1.Transporti......................................................................................................................161

IV.3.2.Tregtia...........................................................................................................................167

IV.3.3.Shërbime të tjera............................................................................................................170

IV.3.4.Turizmi..........................................................................................................................186

IV.3.4.1. Larmia e llojeve të turizmit të mundëshme për t’u aplikuar.…….. …………………..189

IV.3.4.2. Problematika që shoqëron zhvillimin e turizmit………. ..……...................................200

IV.3.4.3. Roli i turizmit në rritjen e bashkëpunimin ndërkufitar……….……............................206

IV.3.4.4.Menaxhimi i resurseve natyrore dhe njerëzore për zhvillimin e qendrueshëm të

turizmit…………………………………………………………………………………………..206

V. PROBLEMET MJEDISORE

V.1. Faktorët dhe situata mjedisore ……………………………...……………………..………210

V.2. Mjedisi dhe aktivitete socio-ekonomike në krahinën Lumë-Gorë….……………...………212

V.3.Problemet mjedisore dhe pasoja e tyre..................................................................................215

V.3.1. Shiu acid .........................................................................................................................215

V.3.2. Ndotja e tokës ............................................................................................215

V.3.3.Ndotja e ujit (eutrofikimit) .................................................................................................220

V.3.4.Dëmtimi i biodiversitetit dhe pyjeve ..................................................................................221

V.3.5.Erozioni, shkaqet dhe pasojat .............................................................................................222

V.3.6.Orteqet.................................................................................................................................223

V.3.7.Rrëshqitjet dhe rrëzimet .....................................................................................................324

V.3.8.Vërshimet............................................................................................................................225

V.4. Analizë e problematikës mjedisore sipas metodës PSR........................................................228

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME…………………………...…..……………………231

BIBLIOGRAFIA……………………………………………………….....................................239

SHTOJCA………………………………………………………………………..……………..246

Page 6:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

6

SHKURTESA

KQK Këshilli i Qarkut Kukës

INSTAT

Insituti i Statistikave

ASK Agjensia e Statistikave Kosovë

REBOAT Rregjistrimi i popullsisë dhe banesave

OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë

IUCN Unioni ndërkombëtar për ruajtjen TSHN & TSHK

KESH Koorporata Energjitike Shqiptare

OSHEE Operatori i Shpërndarjes së Energjisë

USAID Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim

Ndërkombëtar

UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

ZRP Zyra Rajonale e Punësimit

DRBRUMK Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Ruajtjes dhe Mbrotjes

së Konsumatorit

OJF Organizata Jo Fitimprurëse

PME Proçesi mësimore edukativ

MAS Ministria e Arsimit dhe Sporteve

MASHT Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

Page 7:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

7

LISTA E FIGURAVE

Figura Nr.1.1 Metodologjia e studimit…………………………………….……12

Figura Nr.1.1 Harta e krahinës së Lumë-Gorë v. 1918…………………............31

Figura Nr.1.2. Harta e krahinës Lumë-Gorë e v.1922……………………….....32

Figura Nr.1.3. Harta e krahinës Lumë-Gorë sipas anketimeve……………........33

Figura Nr.2.1 Harta e kufijve natyral i krahinës së Lumë-Gorë……….…….....37

Figura Nr.3.1. Grafiku i temperaturave.. ………………………………..............46

Figura Nr.3.2. Grafiku i shpërndarjes së erës në % në kukës dhe Dragash.…….48

Figura Nr.3.3. Mesatarja shumëvjeçare e reshjeve në mm për vitin 1955-1956.49

Figura Nr.3.4. Elementët e regjimit ujor të Drinit…………………………….....50

Figura Nr.3.5. Grafiku i rraportit mes prurjes dhe përhapjes së reshjeve…….....51

Figura Nr.3.6. Hartë e Parkut Kombëtar të Sharrit……………………..............67

Figura Nr.3.7. Hartë e Parkut Kombëtar të Sharrit……...………………………68

Figura Nr.3.8. Hartë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore ….………………...80

Figura Nr.4.1 Hartë e evolimit të popullsisë ………………………………….100

Figura Nr.4.2. Hartë e dendësisë së popullsisë v. 2011…………………..…...104

Figura Nr.4. 3. Grafiku i popullsisë urbane dhe rurale……………………….105

Figura Nr.4.4. Grafiku i strukturës moshore ………………………….….......106

Figura Nr.4.5. Harta e shpërndarjes së popullsisë dhe grupmoshave……. .... 107

Figura Nr.4.6. Grafiku i strukturës gjinore sipas grupmoshave ……………...108

Figura Nr.4. 6. Grafiku i strukturës etnike të popullsisë………………..……...109

Figura Nr.4.7. Harta e potencialeve turistike ………………….……………...130

Figura Nr.4.7. Grafiku i strukturës së blegtorisë……………………….……...142

Figura Nr.4.8. Harta e përdorimit të tokës…………………………………......145

Figura Nr.4.9. Harta e tipeve pyjore …………………………………………...146

Figura Nr.4.10. Grafiku i bisneseve të rregjistruar në krahinë……………199

Figura Nr. 4.11. Harta e potencialeve turistike ………………………………200

Figura Nr.412. Harta e shtigjeve turistike … ………………………………...201

Page 8:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

8

LISTA E TABELAVE

Tabela Nr.4.2. Popullsia urbane dhe rurale në krahinën Lumë-Gorë…………………..105

Tabela Nr.4.3. Struktura moshore në krahinën Lumë-Gorë…………………………...106

Tabela Nr.4.4. Struktura gjinore sipas grupmoshave në krahinën Lumë-Gorë………..108

Tabela Nr.4.5. Struktura e të papunëve…………………………………………………110

Tabela Nr.4.6. Struktura e punësimit në Shqipëri dhe Kosovë………………………...112

Tabela Nr.4.7. Struktura e përdorimit të tokës viti 1981……………………………….126

Tabela Nr.4.8. Numri i bagëtive në njësinë e sip. Se kullotave dhe livadheve………..132

Tabela Nr.4.9. Shkalla e mekanizimit…………………………………………………..136

Tabela Nr.4.10. Përbërja kimike e minerale të bokësidit(Aluminit)…………………....149

Tabela Nr.4.11. Hidrocentralet në krahinën Lumë-Gorë……………………………. ...163

Tabela Nr. 3.1. Shpërndarja e drejtimit të erës………………………………………….47

Tabela Nr.3.2. Shpejtësia mesatare e drejtimit të erës………….. ……………………....47

Tabela Nr.3.3. Karakteristikat kryesore të rrjedhjes vjetore………………………........48

Tabela Nr.3.4. Sasia e rezatimit diellor …………………………………………….......49

Tabela Nr.3.5. Prurja mesatare ujë pak dhe muaj e thatë të vitit……………………….53

Tabela Nr.3.6. Parametrat e lakorës dhe prurjet max me siguri të ndryshme…………..54

Tablela Nr.3.7. Lista e llojeve të bimëve të rrezikuara……………………………….....58

Tabela Nr.3.7. Monumentet e natyrës në krahinën Lumë-Gorë…………………………69

Tabela Nr.4.1. Ecuria e numrit të popullsisë në vitin 1991-2011………………………102

Tabela Nr.4.12. Vëllimi fizikë i prodhimit industrial i “Dratekst” më 1995…………..166

Tabela Nr.4.13. Numri i nxënësëve gjatë periudhës ’39-’44…………………………...184

Tabela Nr.4.14. Struktura e institucioneve arsimore në krahinën Lumë-Gorë…………189

Tabela Nr.4.15. Numri i nxënëseve të rregjistruar në arsimin renda…………………193

Tabela Nr.4.18. Numri i H/C që kanë filluar prodhimin në krahinë.………………......195

Tabela Nr.4.19.Prodhimi i energjisë elektrike………………………………………….195

Tabela Nr.4.20. Bisnezi i rregjistruar në krahinën Lumë-Gorë 2011………………….199

Page 9:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

9

LISTA E FOTOVE

Foto Nr.3.1. Tulipani Shqiptar…………………………………………………………...60

Foto Nr.3.2. Kanioni “Gryka e Çajës”…………………………………………………..70

Foto Nr.3.3. Cirku akullnajor i Zebës………………………………………………........70

Foto Nr.3.6. Guri i Shqipes………………………………………………………………71

Foto Nr.3.4. Kanioni “Gryka e Vanave”…………………………………………………71

Foto Nr.3.5. Guri i Mëngjesit…………………………………………………………….72

Foto Nr.3.7. Pisha e Gjegjanit……………………………………………………………72

Foto Nr.3.8. Lisat e Kalisit……………………………………………………………….73

Foto Nr.3.9. Dushkaja e Novosojt………………………………………………………..73

Foto Nr.3.10. Pylli i Rrobullit Topojan…………………………………………………..74

Foto Nr.3.11. Meshtekë e Shishtavecit…………………………………………………..74

Foto Nr.3.12. Kroi i Kuq…………………………………………………………………74

Foto Nr.3.13. Keneta e Kukësit………………………………………………………….75

Foto Nr.4.1. Kodra e Pecës……………………………………………………………..75

Foto Nr.4.2. Kullë ……………………………………………………………………..100

Foto Nr.4.4. Veshje e Lumës…………………………………………………………...207

Foto Nr.4.5. Mbështjellsa……………………………………………………………….206

Foto Nr.4.6. Mali i Gjallicës……………………………………………………………202

Foto Nr.4.7. Stane fshati Brod…………………………………………………………204

Foto Nr.4.8. Mozaik prodhimesh vendase……………………………………………..205

Foto Nr.4.9. Monumenti i Skendërbeut ………………………………………………207

Foto Nr.4.10. Veshje e Gorës dhe e Lumës…………………………………………….208

Foto Nr.5.1. Ndërtesa e ish-artizanatit………………………………………………….230

Foto Nr.5.2. Mbetje urbane paranë varrezave Kukës………………………………….232

Page 10:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

10

I. Hyrje

Në kuadër të zhvillimeve globale dhe zhvillimeve të reja teknologjike ka ndryshuar

situata ekonomike, politike dhe sociale në botë. Së bashku me ndryshimet politike-

historike ka evoluar dhe koncepti i rajonit dhe rëndësia e tij. Zhvillimet e reja bënë që

shtetet të përballen me lëvizje intensive të popullsisë, pabarazitë e theksuara rajonale,

probleme të theksuara mjedisore, tronditje të identitetit lokal, rajonal, kombëtar.

Zhvillimet e reja politike dhe historike kanë bërë që të ndryshojë dhe roli tradicional i

kufijve, duke u kthyer ato në konvencional. Këto kushte kanë bërë që të rritet nevoja për

bashkëpunim mes shteteve në aspektin institucional, ekonomikë, politikë, mjedisorë,

socialë. Në kuadër të proçeseve integruese në BE ky bashkëpunim po shprehet përmes

rajoneve ndërkufitare (euro-rajoneve). Zhvillimet globale pozitive dhe negative janë të

pranishme dhe në Shqipëri dhe krahinën e marrë në studim në veçanti. Dëshira për t’u

ndjerë pjesë e Evropës ka vënë para nesh një sërë detyrash për t’u arritur, por që duhet

të tregohemi të kujdeshëm që të mos bëhen gabime. Shqipëria është një vend që ka kaluar

histori të trazuar politike, tranzicion të stërgjatur dhe ka një zhvillim ekonomik të ulët në

raport me vendet fqinjë. Megjithatë mbetet një ndër vendet që aspiron për tu përfshirë në

bashkësinë më të madhe Evropiane si një mundësi për të pasur një zhvillim me të njëjtat

standarte me vendet fqinjë. Për të zbutur pabarazitë rajonale ekzistuese si në rajon ashtu

dhe vetë brenda Shqipërisë dhe Kosovës lind nevoja e trajtimit të konceptit të rajoneve

dhe rajoneve ndërkufitare. Së bashku me trajtimin e konceptit të rajoneve del në pah

diferenca e trajtimit të konceptit të rajoneve mes shkollave Perëndimore dhe Lindore.

Proçeset integruese në BE ka bërë që shteti Shqiptar të ndërmarrë një sërë reformash në

mënyrë që të jetë sa më afër Evropës. Një përpjekje e tillë ka filluar me përafrimin e

legjislacionit dhe reformën administrative territorriale si një mundësi për menaxhimin e

burimeve natyrore dhe njerëzore. Ndaj prioritet për zbutjen e pabarazive rajonale lind

nevoja e bashkëpunimit ndërkufitar. Krahina e marrë në studim plotëson kriteret e rajonit

ndërkufitar dhe shumë mirë mund të shërbej si një model i tillë. Disertacioni “Vlerësimi

dhe menaxhimi i resurseve natyrore dhe njerëzore të krahinave Lumë-Gorë (Kosovë) për

zhvillimin e qendrueshëm të tyre” ka objekt studimi komponent të rëndësishëm të

zhvillimit të qëndrueshëm.

Krahina Lumë-Gorë në aspektin e ndarjes juridike hapësinore bën pjesë në

rrethin e Kukësit, përjashtim bën komuna e Malziut (Shqipëri) dhe Gora, në komunën e

Dragashit(Kosovë). Kjo krahinë ka një homogjenitet në aspektin fiziko-gjeografik, etno-

kulturorë dhe ekonomiko-sociale që e dallon nga krahinat e tjera të Shqipërisë. Ky

disertacion përbën studimin e parë shkencor gjeografik në nivel “Doktorature” për

vlerësimi dhe menaxhimin e resurseve natyrore dhe njerëzore të krahinave Lumë-Gorë

(Kosovë) për zhvillimin e qendrueshëm të tyre, pse jo dhe rajonit.

Për shkak të një realiteti të panjohur më parë, në krahinë ka probleme sociale,

ekonomike, mjedisore të cilat nuk mund të zgjidhen nëse nuk trajtohen të lidhura ngushtë

me njëra-tjetrën. Kjo zgjidhje kërkon detyrimisht ndihmesën e studimeve regjionale

gjeografike, të cilat me analiza komplekse të të gjithë faktorëve natyrorë dhe social-

ekonomikë në shkallë të ndryshme njësish regjionale, e japin të plotë tablonë e tyre, të

domosdoshme kjo për orientime normale dhe për të evituar problemet e padëshirueshme.

Në bazë të këtyre konceptimeve të reja ngrihet dhe përpjekja jonë për të ndërmarrë

Page 11:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

11

studimin me temë ”Vlerësimi dhe menaxhimi i resurseve natyrore dhe njerëzore të

krahinave Lumë-Gorë (Kosovë) për zhvillimin e qëndrueshëm të tyre” Pa pretenduar

zgjidhjen e plotë të problemeve të mëdha të vlerësimit dhe menaxhimit të resurseve

natyrore dhe humane. Ne do të analizojmë krahinën thjesht si një rajon gjeografik.

Krahina e marrë në studim ka specifikën e vet që rrjedh nga shtrirja në dy shtete:

Shqipëri dhe Kosovë, i ndarë artificialisht dhe padrejtësisht qysh gati një shekull më

parë. Për pasojë zhvillimi social–ekonomik ka ndjekur rrugë jo të njëjta. Duke u

mbështetur në konceptin e sotëm të rajonit në përgjithësi dhe të rajonit ndërkufitar në

veçanti, vëmendja është përqëndruar në problemet që lidhen me: përcaktimin e shtrirjes

së krahinës dhe analiza e dukurive natyrore dhe social ekonomike të saj. Nga kjo analizë

rezulton se krahina Lumë-Gorë njëherazi përbën një unitet jo vetëm formal, por edhe

gjeografik. Kjo është e shprehur sidomos në ngjashmëritë e dukurive fiziko-gjeografike,

në tiparet sociale dhe kulturore, të cilat ruajtën identitetin e tyre shqiptar dhe goranë

edhe pas gati një shekulli ndarje. Më pak të shprehura ngjashmëritë janë në tiparet

ekonomike sepse jeta e ndarë për një kohë të gjatë në dy sisteme sa të ngjashëm aq edhe

të ndryshëm shënoi ndryshime të dukshme në karakterin e ekonomisë në të dy anët e

kufirit. Por duhet theksuar se ndryshimet po vijnë gjithmonë duke u zvogëluar. Kjo lidhet

me aplikimin e ekonomisë së tregut që sheshon ndryshimet midis zonave të krahinës

Lumë-Gorë.

Në qendër të studimit tonë është analiza e të gjithë komponentëve dhe problemeve të një

rajoni gjeografik duke vënë theksin në lidhjen e bashkëveprimin e ndërsjellë midis tyre,

në rezultatin e këtij bashkëveprimi, në ofertat natyrore, në veçoritë e popullsisë të

krahinës dhe të shfrytëzimit të resurseve natyrore, në gjendjen aktuale të njësisë

gjeografike të analizuar dhe tendencën në të ardhmen. Pikërisht këto probleme përbëjnë

edhe boshtin e studimit tonë.

A u t o r i a

Page 12:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

12

II. Qëllimi dhe Objektivat e studimit

Qëllimi i studimit

Në kushtet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ku pasuritë natyrore dhe humane kanë

një peshë të rëndësishme në GDP e vendit, shfrytëzimi i pasurive natyrore në bazë të

zhvillimit të qendrueshëm krijon mundësi zhvillimi të tri sektorëve të ekonomisë dhe

punëson një numër të konsiderueshëm të popullsisë, sidomos popullsisë rurale duke

gjeneruar një pjesë të mirë të të ardhurave familjare. Shfrytëzimi në mënyrë racionale dhe

mirëmenaxhimi i pasurive natyrore dhe njerëzore në krahinën Lumë-Gorë është një sfidë

e shumë aktorëve për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe

përmirësimin e jetës sociale të krahinës. Në këto kushte qëllimi i studimit konsiston në

evidentimin, vlerësimin, analizimin e pasurive natyrore dhe njerëzore të krahinës Lumë-

Gorë në funksion të zhvillimit të ekonomisë së qendrueshme.

Objektivat e studimit

Për realizimin e këtij studimi objektivat kryesore janë:

Koncepti i sotëm rajonit dhe i rajoneve ndërkufitare.

Analiza dhe vlerësimi i resurseve natyrore dhe njerëzore të krahinës Lumë-Gorë në

funksion të zhvillimit të qendrueshëm afatgjatë ekonomiko-social të krahinës.

Ide dhe mendime për menaxhimin e resurseve natyrore dhe njerëzore për zhvillimin e

qendrueshëm social dhe ekonomik të krahinës.

Page 13:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

13

III. Metodologjia e punës kërkimore

Për të realizuar punimin janë përdorur disa metoda kërkimore shkencore, bashkëkohore të

karakterit teorik dhe praktik, cilësor dhe sasior si:

Metoda e hulumutimit të materialit arkivor. Faza e parë e punës për përgatitjen e

doktoraturës ka qenë ajo e grumbullimit dhe hulumtuese të literaturës shkencore të

nevojshme, shfrytëzimit të dokumenteve arkivore, mbledhjen e informacionit gjeografik

dhe të afërt me të është një proçes i dmosdoshëm për të azhornuar dhe analizuar

dështimet dhe arritjet në fushën e studimeve rajonale. Për këtë qëllim janë shfrytëzuar të

dhënat e AQSH, INSTAT, METE, MBUMK, Zyra e Gjendjes Civile, Zyra Rajonale e

Tatim-Taksës, botimet e ndryshme gjeografike, revista shkencore etj.

Metoda e krahasimit është përdorur në të gjitha çeshtjet e trajtuara në kapituj. Ajo është

përdorur gjatë analizës së të gjithë komponentëve natyrorë dhe humanë të krahinës së

marrë në studim. Kjo metodë na ka ndihmuar në paraqitjen e një panorame të qartë të

dinamikës së zhvillimit të strukturës së degëve të ekonomisë në periudha të ndryshme

historike, për gjendjen aktuale dhe tendencën e së ardhmes.

Metoda e përpunimit statistikor është përdorur për të analizuar dinamikën e strukturës së

popullsisë, veçoritë e zhvillimit të degëve të ekonomisë, shprehur kjo përmes treguesve

sasiorë dhe cilësorë në vlerë absolute apo relative. Kjo metodë evidenton dhe nxjerr në

pah problematikën që përballet popullsia në krahinën Lumë-Gorë, strukturën e degëve të

ekonomisë dhe rolin e secilës në aspektin social dhe mjedisor në krahinë. Analiza

statistikore ka ndihmuar në përgjithësime dhe deduksione shkencore për profilin

ekonomik dhe trendet e zhvillimit të qëndrueshëm të krahinës.

Metoda e anketimit dhe intervistës përbën një ndër metodat më efikase gjatë realizimit të

një studimi. Për një trajtim sa më të mirë të problematikës është e rëndësishme njohja nga

afër e realitetit. Kjo realizohet përmes anketave dhe intervistave. Për tu informuar rreth

gjendjes së resurseve natyrore dhe njerëzore, profilit ekonomik që ka krahina, veçoritë e

popullsisë jemi drejtuar intervistave me ekspertë mjedisorë pranë KQK, specialistë të

demografisë tek INSTAT, drejtues të instuticioneve të tjera të rëndësishme dhe specialistë

të ekonomisë, turizmit etj.

Metoda e hartografimit. Për të paraqitur në mënyrë konkrete dhe ilustruar dukuritë dhe

fenomenet gjeografike në kohë dhe në hapësirë përdorim metodës e hartodiagramës,

hartogramës, stemave, drejtimeve lëvizëse etj. Përmes programeve kompjuterike siç është

GIS duke krijuar harta sipas tematikës.

Page 14:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

14

Figura 1.1. Metoddologjia e studimit Punoi: B. Avdia

1. Konsultimi me literaturë n

në Biblotekën Kombëtare

dhe Universitetin e Tiranës

(studime akademike, revista

shkencore, guida, artikuj

etj.)

2. Raporte vjetore INSTAT,

ASK, Ministria e Mjedisor,

KQK etj.

3. Njohja e legjislacionin për

mbrotjen e burimeve

natyrore dhe prioritet e tyre

4. Eksplorimin e objektivave

të strategjive rajonale, ku

bën pjesë krahina

Lumë -Gorë

5. Hulumutim i qendrave

turistike

6. Hulumutim të konventave

dhe marrëveshjeve për

mbrotjen e burimeve

natyrore dhe njerëzore

7. Etj.

Hulumutimi

1. Kërkesë instituscineve për të

dhëna (Këshillit të Qarkut

Kukës, Bashkisë, Komunës së

Dragashit etj.)

2. Përgatitja e Anketave ( për

përcaktimin e zonës së studimit

dhe analizën e tronditjes

shpirtërore)

Identifikimi i të dhënave

Puna në

Terren

Realizimi i anketë s

Anketimi i banorëve në

zonën kufitare (Vermicë ,

Zhur, Poslisht, Kala e

Dodës)

Puna në Tavolinë

1. Tekste, tabela,

grafikë ,

2. Analiza e

popullsisë dhe

ekonomike

3. Analiza

hartografike(Gis)

Përpunimi i të dhënave statistikore

Punimi i Hartave sipas

tematikës

Perfundime

Rekomandime

Biblioagrafia

Page 15:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

15

IV. Fazat e realizimit të studimit

Pas miratimit në departament dhe instancat përkatëse të tjera, punimi i kësaj teze

kaloi në këto faza:

Faza e parë. Gjatë fazës së parë, u plotësua i gjithë dokumentacioni dhe baza përgatitore:

U plotësua dhe u përditësua me disa koncepte të reja platforma e studimit, u përcaktua

metodologjia dhe metodika e punës studimore. U ndërtua indeksi i literaturës, i

diferencuar në tre grupe kryesore, teorike rajonale, metodologjike të studimeve rajonale

dhe studime për problemet rajonale të vendit dhe zonës sonë. U përcaktuan mjetet,

teknikat e paisjet e domosdoshme për të realizuar me sukses tezën, u sigura baza

hartografike dhe burimet e të dhënave statistikore nga vjetarët, INSTAT-i, zyrat e

statistikës vendore etj; u përgatitën anketat që do të zhvillohen me specialistë, punonjës të

pushtetit vendor, banorë vendas etj dhe u përcaktua plani i punës, metodika e realizimit të

anketimit në terren dhe metodika e seleksionimit dhe interpretimit të këtyre anketave. U

krye anketimi i banorëve për problemin e trashëgimisë natyrore e kulturore. Me të dhënat

dhe informacionet po përgatitet baza e të dhënave (database) të tezës së doktoraturës, që

do të shërbejë si burim informacioni për të analizuar të gjitha problemet e parashikuara.

Për këtë qëllim po përdoren disa programe informatike si: GIS e software të tjerë, të cilët

lehtësojnë hedhjen, ruajtjen dhe përdorimin e këtij informacioni e të dhënash për

ndërtimin e bazës grafike dhe hartografike të tezës, si dhe për interpretimin rajonal

gjeografik të tyre, duke përdorur dhe kryqëzuar sa më shumë të dhëna statistikore të

siguruara nga burime të ndryshme. Është konsultuar dhe studiuar literatura e indeksuar,

që përfshin autorë vendas e të huaj dhe u arrit konkluzioni se nuk ka një studim të një

niveli të tillë për krahinën e marrë në studim.

Në fazën e dytë: Gjatë fazës së dytë puna ka evoluar në grumbullimin e të dhënave,

analizën e tyre më të detajuar dhe paraqitjen grafike. Gjatë kësaj faze është realizuar

përpunimi i të dhënave të anketave duke përcaktuar tashmë kufijtë e krahinës së marrë në

studim. Kjo bëri të mundur saktësimin e analizës për rolin e pozitës gjeografike në

zhvillimin socio-ekonomik të krahinës, avantazhet dhe disavantazhet e saj. U analizua

veçoritë dhe roli i kushteve natyrore në zhvillimin socio-ekonomik të krahinës së marrë

në studim duke evidentuar avantazhet dhe disavantazhe e gjithësecilit komponent të tij. U

sigurua informacioni dhe të dhënat e nevojshme nëpërmjet literaturës, nga regjistrimi i

fundit i popullsisë dhe nga ekspedita në terren. Këto të dhëna u hodhën në databasin e

doktoraturës, duke e plotësuar atë kështu më të dhëna të reja dhe zyrtare. Krijimi i një

bazë të dhënash, të cilat ndihmojnë në përgatitjen e bazën grafike dhe hartografike të

domosdoshme për konkretizimin e fenomeneve natyrore dhe humane që do të trajtohet në

temë. U ngrit hipoteza për origjinën e popullsisë së goranëve. Konsultimi me literaturën

egzistuese na qartësoi mendimet rreth faktit se kjo popullsi është e ardhur dhe jo

autoktone, pavarësisht faktit se bashkëjetesa me popullsinë shqiptare ka qenë në

simbizozë mes tyre. Realizuam analizën e popullsisë në periudha të ndryshme kohore

duke evidentuar dhe thyerjen në strukturën e popullsisë dhe arsyet e lidhura me to. Gjatë

kësaj faze u realizua përpunimi i të dhënave përmes analizës, vlerësimit gjeografik të

krahinës së marrë në studim në funksion të zhvillimit socio-ekonomik. Një vend të

rëndësishëm në fazën e dytë zuri edhe struktura e ekonomisë, faktorët që ndikuan në

profilizimin ekonomik të krahinës, roli i ekonomisë në zhvillimin social të popullsisë së

Page 16:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

16

krahinës Lumë-Gorë. Më pas puna u përqëndrua në ndërtimin e tabelave dhe grafikëve,

hartave sipas tematikës përkatëse. Disa nga vështirësitë në këtë fazë janë mungesa e të

dhënave statistikore në kapitujt e veçantë. Megjithatë për këto mangësi janë shfrytëzuar

burime të tjera për të njësuar të dhënat e munguara. Në kapitullin e katërt janë analizuar

evoluimi i popullsisë mbi bazën e të dhënave statistikore të siguruara nga ASK, INSTAT,

arkivi i rrethit Kukës, gjendja civile, por duhet të theksojmë se të dhënat e siguruara lënë

shumë për të dëshiruar pasi ka probleme të shumta me njësimin e tyre mes institucioneve

kompetente dhe një pjesë e të dhënave mungonin.

Faza e tretë: Puna në fazën e tretë është fokusuar në përpunimin dhe shkrimin akademik

të materialeve, si dhe vlerësimin e tyre, nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve që

mbyllin këtë punim sipas kapitujve të mëposhtëm:

Kapitulli i parë. Analizohet evoluimi i konceptit të rajonit duke evidentuar diferencat e

trajtimit të konceptit mes shkollave perëndimore dhe lindore. Trajtohen rajonet

ndërkufitare roli dhe rëndësia e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-social të

rajonit apo krahinës. Njëherazi vihet theksi i rajonit ndërkufitar si domosdoshmëri e

studimeve rajonale. Përmes analizës, arrijmë të përcaktojmë se krahina e marrë në studim

përmbush kriteret për bashkëpunim ndërkufitar, edhe pse jo të një rajoni ndërkufitar

Kukës-Prizren, por pjesë e tij.

Kapitulli i dytë. Analizohet roli i pozitës gjeografike në raport me faktorët natyrorë dhe

social-ekonomik, ndikimin e kësaj pozite në dukuritë natyrore, në popullimin dhe

zhvillimin social-ekonomik. Evolucioni historik dhe politik i krahinës gjatë shekullit të

XX-të dhe pasojat. Analizohet potenciali natyror si një mundësi për zhvillimin ekonomik

dhe social të krahinës. Trajtohen të gjithë komponentët natyrorë me avantazhet dhe

disavantazhet që këto komponentë krijojnë për zhvillimin ekonomik dhe social të

krahinës Lumë-Gorë. Në këtë kapitull do të vlerësohen njohuritë mbi trashëgiminë

natyrore, gjëndja e këtyre objekteve, problemet që kanë dhe do të sugjerohen disa mënyra

për menaxhimin e tyre.

Kapitulli i tretë. Popullimi dhe zhvillimi demografik: gjurmë të hershme të popullimit

dhe vazhdimësia historike; probleme të lëvizjes natyrore të popullsisë; numri i saj dhe

ecuria e tij; shpërndarja gjeografike e popullsisë; struktura e popullsisë moshore, gjinore,

profesionale; migrimet e popullsisë dhe roli i tyre; burimet njerëzore dhe vlerësimi i tyre

për zhvillim; trashëgimia kulturore. Probleme të lidhjes shpirtërore të popullsisë me

vendin e banimit: kushtet dhe faktorët përcaktues të kësaj lidhje, trashëgimia materialo-

shpirtërore e rajonit; kohezioni i popullsisë si një njësi etnokulturore, probleme të

koshiencës regjionale; shkalla e lidhjeve shpirtërore dhe probleme të tronditjes së kësaj

ndjenje në dhjetëvjeçarin e fundit, shkaqet sociale, politike, ekonomike të kësaj tronditje,

gjendja aktuale dhe tendenca e saj. Tipare të përbashkëta dhe ndryshime në dy anët e

kufirit.

Kapitulli i katërtë. Analizohet kushtet natyrore dhe historiko–shoqërore për zhvillimin

ekonomik: potenciale natyrore zhvillimi dhe shkalla e shfrytëzimit të tyre; kushtet

historike dhe shoqërore në zhvillimin ekonomik; perspektiva të së ardhmes; konkluzione

rreth raportit të ekonomisë me faktorët natyrorë, socialë, politikë e kulturorë; sektorët e

ekonomisë dhe organizimi hapësinor i aktiviteteve humane; ekonomia bujqësore dhe

kushtet natyrore, historike dhe sociale për zhvillimin e saj; degët përbërëse të saj;

Page 17:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

17

mundësi të tjera për aktivitete ekonomike: shfrytëzimi i pasurive minerare, industria

përpunuese etj; industria dhe kushtet natyrore, historike dhe sociale për zhvillimin e saj;

sektori i tretë i ekonomisë mundësi zhvillimi të tij; gjendja në kohën e sotme dhe

tendenca e tyre në të ardhmen.

Kapitulli i pestë. Analizohen probleme mjedisore, gjendja aktuale dhe e ardhmja e tyre.

Tipare të përbashkëta dhe ndryshime mes krahinës në dy anët e kufirit.

Punimi mbyllet me përfundime dhe rekomandime, në të cilat theksi është vënë në

vlerësimin dhe evidentimin e pasurive dhe resurseve të zhvillimit të krahinës, përparësitë

e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërtimit të strategjive e programeve të zhvillimit të

qëndrueshëm dhe për forcimin e ndërgjegjes regjionale të popullsisë së krahinës.

Literatura dhe referencat që janë shfrytëzuar, si dhe anekset përkatëse, janë rregulluar

sipas kërkesave të rregullores së doktoraturës.

Ky studimi rajonal, si i pari i ndërmarrë në vendin tonë ka vlera teorike sepse ndihmon në

njohjen e detajuar shkencore të tij, por edhe vlera të mëdha aplikuese sepse ndihmon në

zgjidhjen e problemeve të bashkëpunimit ndërkufitar, aq i domosdoshëm për përcaktimin

e strategjive efikase të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit të tij; për

zgjidhjen edhe të problemeve të mëdha të kohës së sotme, që lidhen me njohjen dhe

mbrojtjen e vlerave materialo-shpirtërore nga rrafshimi e zhdukja, me tronditjen e

lidhjeve shpirtërore të popullsisë me vendbanimin etj.

Natyrisht punimi ynë ka edhe mangësi, të cilat lexuesi është i lutur të na i bëjë të ditura.

Duke falenderuar ne e sigurojmë atë se do t’i kemi parasysh gjatë përpunimit të tij në të

ardhmen.

Page 18:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

18

KAPITULLI I- KONCEPTI I SOTËM I RAJONIT, I ZHVILLIMEVE RAJONALE DHE

I RAJONIT NDËRKUFITAR

I.1. Koncepti i sotëm i rajonit, zhvillimeve rajonale dhe rajonit ndërkufitar…

Zhvillimet gjeopolitike, historike, përparimi i teknologjive dhe ndryshimi i sistemeve

ekonomike ka bërë të dukshëm ndarjen e botës në rajone. Historia e largët dhe e afërt,

përbërja etnike e fetare, pozicioni gjeo-strategjik, si edhe e ardhmja e përbashkët

euroatlantike e artikuluar në gjuhën e shoqërisë dhe lidershipit politik e qeverisësh të

vendeve të ndryshme, së bashku me një sërë argumentesh të tjerë,

përcaktojnë bashkëpunimin midis shteteve dhe atë rajonal, si një instrument të

domosdoshëm dhe përcaktues për të ardhmen.

Që në lashtësi janë dalluar rajone të karakterit ekonomiko-kulturor (Roma, Greqia),

politiko-ushtarak (Sparta) etj. Siç shihet bota është ndarë në rajone mbi bazën e një ose

disa cilësive që e kanë dalluar nga një pjesa tjetër e saj. Në kohën kur proceset e

zhvillimit ekonomik dhe përparimit teknologjik në disa vende po ecin me shpejtësi në

disa vende të tjera me ritme të ngadalta, kur bota është ndarë në vende të zhvilluara,

vende në zhvillim dhe ato të prapambetura, evidentojnë faktin se sa e rëndësishme është

njohja e konceptit të rajonit.

Termi rajon është bërë objekt studimi i një numri të madh shkencash, por megjithatë

përsëri nuk ka një përkufizim përfundimtar, të gjithëpranuar. Koncepti i rajonit lidhet

ngushtë me ndarjen gjeografike të punës, meqenëse kjo e fundit specializon kontinentet,

shtetet, rajonet dhe mikrorajonet për një aktivitet të caktuar në fusha të ndryshme.

Megjithatë sipas konceptit marksist diferencimi i rajonit realizohej mbi bazën e faktorëve

natyrorë apo social-ekonomik krejt të veçuara nga njëri-tjetri. Krejt ndryshe diferencohej

rajoni në shkollat perendimore, ku integrohej faktori natyror dhe ai social-ekonomik.

Një kontribut të rëndësishëm rreth konceptit të rajonit ka dhënë shkolla franceze.Vidal de

la Blanche jep këtë koncept mbi rajonin ”Rajoni është ajo pjesë e natyrës, në të cilën

vendoset një harmoni midis natyrës dhe realizimeve humane”1. Ky organizim i territorit

është produkt i zgjedhjes mes mundësive alternative të ofruar nga mjedisit. Si rezultat i

bashkëveprimit mes njerëzve dhe territorrit lind një ndërvarësi që forcon zhvillimin e

kulturës materiale dhe organizimin social-politikë të komunitetit. Një rajon evidentohet

mbi bazën e specializimit apo funksionit të tij, e shprehur kjo nga paradigma

funksionaliste “rajoni është hapësira që rrezaton efektin e tërheqjes dhe shpërndarjes, të

prejardhur nga përqendrimi i elementëve të pajisura me një fuqi polarizuese2”. Një

përkufizim më të qartë të konceptit të rajonit e jep Fremont “Rajoni është territori që

dallohet nga origjinaliteti, nga fizionomia, e veçanta, e cila është rezultat i bashkimit

original dhe të papërsëritshëm të shoqërisë njerëzore dhe ambientit fizik që e rrethon”3.

1 Sheme, S., Gjeografia regjionale. Pogres, Tiranë, 2006 f.119

2 Po aty , f.120

3 Po aty

Page 19:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

19

Pol Claval (1995) jep këtë përkufizim për rajonin ”rajoni është fermentim i ndjenjave

njerëzore të identitetit”sipas tij: “këto ndjenja me gjithë lehtësinë, e zhvendosjes dhe

prirjen e fuqishme për unifikim, vazhdojnë të rriten të forcohen”4

Nga një përkufizm në tjetrin rreth konceptit të rajonit vërejmë se si në zhvillimin e tij

ndikojnë si faktorët natyrorë, ashtu dhe social-ekonomik, ndaj në trajtimin dhe studimin e

rajonit duhet të merren në konsideratë analiza e dy elementëve. Në evidentimin e

rajoneve një rol të rëndësishëm luajnë dhe faktorët historikë, politikë. Gjeografi J.

Cousini thoshte: “më jep hartën e një vendi, më trego pozicionin e tij mbi glob, relievin,

lumejt, klimën dhe prodhimet, që të të them se si do të jetë vazhdimësia e tij historiko-

politike”.

Fillesat e studimeve rajonale gjeografike për Shqipërinë dhe trevat shqiptare i gjejmë me

Straboni, i cili thotë:“Brigjet e Adriatikut janë të ngrohta e pjellore, meqenëse këtu rriten

ullinjtë dhe një hardhi e mrekullueshme…krejt vendi që shtrihet përtej këtij bregdeti është

malor e i ftohtë dhe me borë…”5. Studimet rajonale gjeografike të autorëve antik

(Homeri, Herodoti, Straboni, Polibi etj.) kishin karakter përshkrues të formave të relievit,

qyteteve shqiptare, rrugëve të kalimit, emërtimet e vendbanimeve etj. Një kontribut në

zhvillimin shkencor të studimeve rajonale gjeografike jep Pjetër Bogdani në shek. XVII

me veprën origjinale “Çeta e Profetëve”, Evlia Çelebia (Shek.XVII) me veprën

“Udhëtime”, vepër ku jepen të dhëna jo vetëm të karakterit përshkrues, por dhe statistikor

për popullsinë dhe ekonominë e Trevave Shqiptare. Studimet të tjera janë realizuar nga

specialistë si: gjeologë, gjeografë, botanistë Pukëvilli, Ami Bue, Georg Han.

Kontribut të madh në zhvillimin e studimeve gjeografike të Shqipërisë ka dhënë dhe

studiuesi i madh Sami Frashëri me dy veprat e tij “Dheshkronja” dhe “Shqipëria çka

qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” përmes së cilave jepen një informacion të integruar për

Trevat Shqiptare në aspektin gjeografik, demografik, ekonomik, politik. Ajo çfarë theksoj

është se studimet gjeografike rajonale në këtë përiudhë për Trevat Shqiptare i bënin të

huajt.

Zhvillimet e mirëfillta të studimet gjeografike rajonale fillojnë në gjysmën e shek.XX.

Karakteristikë e studimeve rajonale gjeografike të kësaj periudhe është se studimet

fiziko-gjeografike, ekonomike, demografike kryheshin të ndarë nga njëra-tjetra. Kjo

mënyrë studimi ka bërë që studimet rajonale të mos shikojnë një zhvillim kompleks të

territorit, mjedisit me zhvillimet humane duke penguar jo vetem studimin e tendencave të

së ardhmes, por dhe shmangien e problemeve mjedisore, ekonomike dhe sociale.

Megjithatë ato studime që u realizuan shërbyen si një bazë e mirë informacioni për

studimet rajonale gjeografike në vitet e mëvonëshme, ku prioritet morën studimet

rajonale gjeografike të integruar si elementët natyrorë ashtu dhe ato human, tani

studiuesit ishin të lirë të studionin fenomenet e natyrore dhe humane në kompleksitet larg

dogmave politike, prania e informacionit statistikor (INSTAT) si dhe një sërë

informacione të tjera të karakterit gjeografik. Studimet rajonale në ditët e sotme hasen me

problematikën e ndarjes territorial, e cila deri më tani nuk ka qenë në funksion të

4 Sheme, S., Gjeografia regjionale. Pogres, Tiranë, 2006, f. 122

5 Sheme, S., Gjeografia regjionale. Progres, Tiranë, 2006 f. 83.

Page 20:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

20

zhvillimit ekonomik dhe zhdukjes së pabarazive rajonale, por stimulus i tyre; braktisja

nga popullsia e fshatrave malor, qendrave periferike dhe mbipopullimi i zonave fushore,

qendrave urbane, u shoqëruan me një sërë problemesh mjedisore dhe sociale; krijimi i

mundësive për bashkëpunim rajonal krijon domsdoshmërinë e realizimit të studimeve

rajonale gjeografike. Studimet rajonale gjeografike të integruara japin një kontributë të

rëndësishëm jo vetëm në përshkrimin e situatës aktuale mjedisore, sociale ekonomike,

por dhe tendencat e së ardhmes dhe rekomandime për zgjidhjen e tyre.

Trajtimi i konceptit të rajoneve ka rëndësi për zhvillimin social-ekonomik:

Evidentimin e problemeve mes rajoneve dhe zbutjen e pabarazive rajonale shumë të

theksuara mes rajoneve.

Ndikon në zhvillimin ekonomik mbi bazën e avantazhit krahasues, duke i dhënë

prioritet asaj dege të ekonomisë, që krijon përmirësim të situatës socio-ekonomike të

komunitetit.

Për mënyrën e thithjes së fondeve dhe krijimin e investimeve efikase, por kjo kërkon

realizimin dhe të procesit të decentralizimit për mirëmenaxhimin e situatës.

Për menaxhimin e popullsisë, duke mos lejuar krijimin e zonave të braktisura apo të

mbipopulluara, njëherazi kjo ndikon në profilizimin e kualifikimin e studentëve të

rinjë.

Nga ana tjetër rajonizimi shprehet si një kërkesë për integrim në BE, krahas

përafrimit të legjislacionit. Kjo përshtatje do të ndikojë në qarkullimin e lirë të

mallrave, kapitaleve, informacioneve, duke rritur dhe bashkëpunimin ndërkufitar mes

vendeve fqinjë.

Një ndarje e tillë rajonale kërkon respektimin dhe një analizë të hollësishme të

potencialeve natyrore, humane, ekonomike, kulturore, psikologjike të popullsisë që jeton

aty. Theksojme se ndryshimet politike dhe rikonstrukturimi i sistemeve ekonomike u

shoqërua me ndarjen ndërkombëtare të punës dhe me globalizimin e ekonomisë.

Koncepti i euro-rajonit është i lidhur ngushtë me krijimin e BE. Ky grupim i formuar në

vitin 1957 është futur në rrugën e integrimit politik, ekonomik dhe ushtarak. Ëndrra për të

qenë pjesë e Europës së Bashkuar është shndërruar në një prioritet të të gjithë shteteve

evropiane, të cilat ende nuk bëjnë pjesë në BE. Pavarësisht faktit së antarësimi në BE

mbetet një rrugë e vështirë dhe lodhshme, të gjithë shtetet e Evropës, përfshi dhe

Shqipërinë, po bëjnë gjithçka për përafrimin e legjislacionin në ekonomi, mjedis, kulturë

dhe institucional etj., me BE. Një ndër kriteret është dhe rajonizimi formal (ndarja

administrative), sepse përmes ndarjeve administrative realizohet grumbullimi dhe

përpunimi i të dhënave statistikore të krahasueshme me rajonet e tjera. Kjo krijon

mundësi për zhvillimin e analizave social-ekonomike, evidentimin e problemeve dhe

marrjen e masave për gjetjen e zgjidhjes së tyre. Nga ana tjetër, krijon mundësi për

thithjen e fondeve nga BE dhe organizmat e tjerë ndëkombëtare.

Page 21:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

21

Sëbashku me rajonizimin, del në pah dhe koncepti i rajoneve ndërkufitare si përfaqësuese

të fqinjësisë së mirë midis dy komuniteteve dhe autoriteve lokale në dy anët e kufirit

tokësor dhe ujor. Kjo përfaqëson një realitet të komplikuar, i zhvilluar ngadalë që pas

Luftës së Dytë Botërore dhe i lidhur ngushtë me zhvillimet politike dhe historike të

Evropës. Fillesat e bashkëpunimit ndërkufitar janë pas Luftës së Dytë Botërore për t’u

formalizuar me Konventen në Kuadër të Madridit në vitin 19666. Ndryshimet politike të

vitit ‘90 çuan në rikonstrukturimin e hartës politike të Europës dhe njëherazi me

antarësime të reja në BE nga vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore. Së bashku me

anëtarësimet e reja duken sikur filluan dhe problemet brenda BE, për shkak të pabarazive

sociale, ekonomike dhe politike të shteteve të reja të sapo anëtarësuar dhe shteteve

themeluese të saj. Ndaj një detyrë e rëndësishme e BE del dhe unifikimi social-ekonomik

i shteteve antare. Një ndër instrumentat për të arritur këtë qëllim është përmes

bashkëpunimin ndërkufitar mes rajoneve.

Rajone ndërkufitare konsiderohen ato hapësira gjeografike që shtrihen përgjatë kufijëve

që ndajnë vendet apo hapësirat e shteteve të ndryshme, në të cilat realizohen projekte për

zhvillimet e tyre të përbashkëta ekonomike, sociale, kulturore dhe ekologjike. Përmasat e

tyre ndryshojnë në varësi të shtrirjes së bashkëpunimit dhe efekteve që ai sjell në secilën

pjesë të kufirit.

Rajonet ndërkufitare përfaqësojnë një pjesë të territorrit në të cilat janë vendosur lidhje të

qëndrueshme dhe të ekuilibruara midis shoqërisë njerzore, ambientit dhe bashkëpunimit

institucional në dy anët e kufirit. Mbi këtë bazë po tentohet drejt krijimit të rajoneve

ndërkufitare në të cilët synohet unitet dhe bashkëveprim i të gjitha dukurive gjeografike

të mjedisit natyror, zhvillimit ekonomik, human etj. Studimi i rajonit ndërkufitar në

kuadër të studimeve rajonale ka rëndësi sepse rikrijon lidhjet aty ku shtetet historikisht

kanë ngritur pengesa politike, institucionale dhe vendosin marrëdhënie bashkëpunimi

mes tyre, duke bërë që kufijtë midis shteteve të jenë konvencional; krijohet mundësi që

rajonet periferike të gjejnë pika të përbashkëta bashkëpunimi për përmirësimin

ekonomiko-social të tyre. Prandaj, bashkëpunimi ndërkufitar është konsideruar si një

tregues pozitiv për zhdukjen e pabarazive rajonale dhe krijimin e shanseve të barabarta të

bashkëjetesës midis komunitetit në dy anët e kufirit. Bashkëpunimi ndërkufitar ka dalë si

një nevojë e kohës dhe mundësive për t’u integruar më shpejt në BE dhe për zhdukjen e

pabarazive rajonale që ekzistojnë, duke qenë një rajon periferik kufitar; ka rëndësi sepse

mund të kthehen në hapësirë të veçantë bashkëpunimi dhe zhvillimi, krijon mundësi

shkëmbimi të shërbimeve të ndryshme, mund të realizohen projekte dhe aktivitete të

ndryshme bashkëpunimi ndërmjet tyre, mundësi shkëmbimi eksperiencash ndërmjet dy

rajoneve duke marrë më të mirën, si mundësi e stabilitetit politik, ekonomik, social midis

tyre. Qëllimi final i rajonit ndërkufitar është arritja e stabilitetit ekonomik, social, kulturor

dhe ekologjik, duke siguruar kështu pasaportën për integrimin dhe bashkëpunimin e gjerë

evropian.

6 Rekomandimi 470 për projektin e konventës për bashkëpunim ndërkufitar Europian midis autoriteve

lokale, 1966

Page 22:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

22

I.2. Përse krahina etnogjeografike Lumë–Gorë mund të cilësohet si rajon ndërkufitar?

Gjatë analizës vihet re që krahina Lumë-Gorë plotëson konceptin e rajonit dhe rajonit

ndërkufitar, pavarësisht faktorit historik, politik ekonomik, social, kulturorë ajo ka ruajtur

karakteristikat e rajonit edhe pse e ndarë në dy shtete. Njohja e krahinave Lumë-Gorë si

rajon do të na ndihmojë qartë në dhënien e argumentave të duhura në lidhje me pyetjen: Përse krahina etnogjeografike Lumë – Gorë cilësohet rajon ndërkufitar?

Njohja e konceptit të rajonit është e rëndësishme sepse lidhet ngushtë me zhvillimet

socio-ekonomike të tij. Gjatë trajtimit të konceptit të krahinës Lumë-Gorë si rajon do të

mbështetemi te përcaktimet e Paul Claval mbi kriteret e rajonit7 dhe do të analizojmë:

Rajone natyrore

Rajone formale (zyrtare)

Rajone etno-kulturore

Rajone ndërkufitare

Krahina Lumë-Gorë përfaqëson një rajon natyror pasi ajo shtrihet në veri dhe verilindje

deri te lugina e Poslishtit (afër Prizrenit), përfshin gjithë hapësirën në lindje të Drinit të Zi

dhe Drinit të Bardhë në jug kufizohet nga lugina e Veleshicës në Zall Kalis (Korab-Drini

i Zi); në lindje kufizohet me krahinën e Opojës, me gropën e Opojës; në juglindje me

Maqedoninë; në perendim kufizohet me krahinën e Malziut, përmes përroit të Kalimashit.

Roli i faktorëve natyrorë në përcaktimin e rajonit vërehet nga shpërndarja e popullsisë

dhe kushteve të përshtashme të jetesës8.

Krahina e marrë në studim ka një popullsi prej 59 648 banorë9, mbizotëron popullsia

rurale prej 74.26%. Përqindja e lartë e popullsisë rurale është tregues që kushtet natyrore

të krahinës janë të përshtatshëm për zhvillimin e jetesës. Kjo tregohet qartë tek harmonia

midis natyrës dhe realizimeve humane. Në përcaktimin e rajonit, të dhënë tek Sorre10

, e

sheh atë “si një pjesë e hapësirës e dominuar nga një peisazh human ose një kombinim

peizazhes”. Ky autor le të kuptohet se karakteristikat fizike të territorit lejon popullsinë të

kryejë aktivitetet e saj, duke formuar një hapësirë homogjene, të veçantë, sepse në

brendësi të saj veprojnë faktorët fizikë, kulturorë dhe teknologjikë. Duke iu referuar

Sorre, shohim se në hapësirën gjeografike të krahinës Lumë-Gorë, për shkak të kushteve

të përshatshme natyrore për zhvillimin e jetës së popullsisë dëshmohet nga shtrirjen e

vendbanimeve deri në lartësinë 1700m11

mbi nivelin e detit (Shishtaveci). Kjo është e

kushtëzuar nga tiparet e relievit dhe format e tij, si: pllaja e Shishtavecit, gropat e

Kukësit, luginat lumore të Restelicës, Brodit, Lumës, Drinit. Relievi ofron peizazhe

7 Sheme, S., Gjeografia regjionale. Progres, Tiranë, 2006 f. 120.

8 Shih kapitullin e I-rë dhe të III-të“Pozita gjeografike dhe roli i saj” dhe “Sistemet fizike dhe roli i tyre në

zhvillimin social ekonomik” f. 37-73 9 Instat, Censusi i Popullsise dhe i banesave/Qarku Kukës. Tiranë, 2011

ASK, Censusi i Popullsise dhe i banesave/Komuna Dragash. Kosovë, 2011

10 Sheme, S., Gjeografia regjionale. Progres, Tiranë, 2006, f.119

11 RASP, Komuna e Shishtavecit, ALB-AID. Plani i zhvillimit i komunes Shishtavec. Kukës, 2012

Page 23:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

23

turistike dhe mundësi për zhvillimin e blegtorisë dhe në lugina (Drinit, Restelicës, Brodit,

Lumës), gropa (Kukësit), pllajën e Shishtavecit që ofrojnë mundësi për zhvillimin e

bujqësisë. Vendosja e lidhjeve tradicionale të popullsisë nga periferitë drejt qendrave

kryesore: Kukësit, Prizrenit, Dragashit, Shishtavecit, Restelica etj., është realizuar përmes

grykave të lumenjve. Niveli i zhvillimit ekonomiko-shoqëror varet edhe nga rrjeti rrugor,

që mundëson lidhjet e brendshme rajonale të krahinës Lumë-Gorë me qendrave të

banimit të saj edhe komunikimin ndërrajonal me trevave të tjera si: Prizreni, Tetova,

Dibra. Rol parësor për një kohë të gjatë dhe aktualisht vazhdon ta luajë qyteti i Prizrenit.

Pasuritë klimatike ofrojnë kushte relativisht të përshtashme për të jetuar. Kjo për arsye se

klima mesdhetare malore me ndikim kontinental, ndikon në izolimin e zonave të thella

malore nga bora gjatë dimrit dhe nga ana tjetër nuk krijon kushte të përshtashme për

zhvillimin e të gjithë sektorëve të ekonomisë në përgjithësi12

; Pasuritë ujore nëntokësore

dhe sipërfaqësore, në të cilat mbizotërojn si arterie kryesore lumi Drin, Restelica me

degët e saj, liqeni artificial i Fierzës si ujëmbledhësi kryesor i krahinës, ofrojnë mundësi

për zhvillimin e jetesës si në furnizimin me ujë të qendrave të banuara, ashtu dhe si një

element i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë, bujqësisë, turizmin etj. Prania e

shumëllojshmërisë së tokave dhe shkalla e ndryshme e pjellorisë së tyre ndikon që

popullsia e pranishme në krahinën Lumë-Gorë të sigurojë jetesën.

Marrëdhëniet midis natyrës dhe realizimeve humane në krahinat Lumë-Gorë shprehet në

peisazhe të formuar nga aktiviteti human. ”Rajoni është ajo pjesë e natyrës, në të cilën

vendoset një harmoni midis natyrës dhe realizimeve humane”13

, sipas Vidal de la

Blanche. Ky përkufizim na tregon që në një territor të caktuar gjeografik, njeriu ka krijuar

peizazhin e vet antropogjen, duke ndikuar mbi mjedis. Ky përkufizim është materializuar

në krahinën Lumë-Gorë përmes vendbanimeve të shumta rurale dhe urbane (Kukës,

Dragash), ashtu edhe tek peizazhet bujqësore e blegtorale, rrjetin infrastrukturor të

rrugëve, energjitikës, ujësjellësave, komunikacionit etj. Në disa raste raporti mes mjedisit

dhe ndërhyrjeve humane është shoqëruar me prishjen ekuilibrave dhe dëmtimin e

mjedisit. Rast konkret shprehet në krahinën Lumë-Gorë në Grykën e Vanave, Grykë-Çajë

ku po shfrytëzohet për nxjerren e zhavorrit dhe ndërtimin e veprave hidroenergjitike për

qëllime ekonomike duke sjellë dëmtimin e biodiversitetit, estetikës së peisazhit dhe

humbjen e statusit të Monumentit të Natyrës. Industria e nxjerrjes së mineraleve ka

prishur mjedisin në zonat ku nxirren minerale si Gjegjan, shpatin perendimor të Gjallicës,

Nimçë etj.

Rajonet formale(zyrtare). Nuk janë rajone gjeografike, por ekzistenca e tyre lidhet

drejtpërdrejt me ndarjen administrative dhe juridike. Ky rajonizim i krahinës Lumë-Gorë

është lidhur ngushtë me veçoritë historike që prezanton krahina, moshën e banimit të

këtyre trevave, me faktorët politik të pranishëm në krahinë, me veçoritë e zhvillimit

ekonomik, socio-kulturor të kësaj popullate, që sintetizohen në identitetin apo

ndërgjegjen krahinore apo rajonale.

12

Shih kapitullin II, Roli i pozitës gjeografike, kushteve natyrore dhe oferta e tyre për zhvillimin të

qendrueshëm. f. 37-73

13 Sheme, S., Gjeografia regjionale. Pogres, Tiranë, 2012 f. 49.

Page 24:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

24

Ndryshimi i kufijve të krahinave Lumë-Gorë është lidhur ngushtë me faktorët historiko-

politikë, pushtuesit e ndryshëm që kanë pushtuar krahinën, të cilët kanë diktuar një

organizim administrativ sipas nevojave të tyre. Megjithatë nga hulumutimet e bëra

vërejmë se krahina e marrë në studim ka ruajtur kufijtë natyrorë për një periudhë të gjatë

kohe. Dëshmi për këtë janë popullimi i hershëm i krahinës, që në epokën e neolitit, 6000-

4000 vjet p.e.r.14

. Gjurmët e këtij popullimi shprehet përmes rrënojave dhe kalave,

objekteve arkeologjike të gjetura në krahinat Lumë-Gorë. Krahina ishte formacion politik

i Mbretërisë së Dardanëve.

Kufijtë e krahinës së marrë në studim nuk kanë ndryshuar gjatë Antikitetit të vonë dhe

Mesjetën e hershme. Kjo dëshmohet nga prania e Gradishtës në Kodrën e Pecës, Kulla e

Grykës së Vanave, kështjella e Bushatit etj. që dëshmojnë për praninë e vendbanimeve të

rëndësishme që pasqyrojnë nivel të mirë zhvillimi. Në periudhën e Bizantit krahina

Lumë-Gorë ishte nën pushtimin bullgar në shek.IX–XI. Në këtë kohë qendër

“gravitative” urbane në krahinën Lumë-Gorë ishte Prizreni. Prizreni ishte qyteti rreth të

cilit zhvillohet jeta ekonomike dhe sociale. Fillesat e të dhënave për krahinën e marrë në

studim, sipas dokumenteve, zënë fill në vitin 161015

ku Prizreni përmendet si qendër

peshkatore dhe një garnizon i avancuar turk, ndërsa më 1571 flitet për katundin Kukës

me 50 shtëpi, një kishë të rrënuar dhe shumicën e popullsisë myslimane.

Po në këtë vit flitet dhe për dhurimin e disa tokave që i bëhet Manastirit të Shën

Arhangjelit nga Stefan Dushani16

. Gjatë kësaj periudhe krahina (1571-1591) ishte nën

Perandorinë Osmane, në Vilajetin e Prishtinës, sanxhakun e Prizrenit dhe kaza (Luma dhe

Gora). Kazaja e Lumës në këtë periudhë ishte e ndarë në 7 bajraqe: Topojanit, Bicajve,

Ana Drinit (Tejdrina), Radomirës, Bushtricës, Çajës, Kalisit17

. Kjo ndarje administrative

është ruajtur deri në vitit 1918.

Gjatë vitit 1919, kemi një organizim të ri, sanxhaku i Prizrenit emërtohet Qarku i

Prizrenit dhe pjesë e tij ishte dhe Qarku i Lumës dhe Gorës. Kufijtë dhe ky organizim

adminstrativ u ruajt deri në vitin 1929 (pjesa e Kosovës), kur mbretëria Serbo-Kroato-

Sllovene bën ndarjen territoriale në bonovina. Në këtë ndarje të re krahina Lumë-Gorë

bënte pjesë në Bonovinën e Vardarit, ku përfshihej Prizreni me gjithë rrethinat e tij. Kjo

bonovinë kishte qendër Shkupin. Bonovina mbeti e tillë deri më 1914.

Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës ndikuan në ndryshimin e kufijëve

administrative të krahinës së marrë në studim, duke e ndarë në tri shtete krahinën Lumë-

Gorë (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni). Kjo shtrirje u përcaktua përfundimisht në vitin 1923

nga një komisionin i posaçëm i vendosjes së kufijëve veriorë të trevave shqiptare nga

fuqitë e mëdha18

. Në këto momente kemi një prishje të unifikimit të krahinës Lumë-Gorë,

14

Përzhita, L., Kukësi vështrim Arkeologjik. Tiranë, 2004, f. 13. 15

Dokle, N., Kukësi Vështrimi Enciklopedik. Koha, Tiranë, 1999, f.150. 16

Dokle, N., Kukësi Vështrimi Enciklopedik. Koha, Tiranë, 1999, f. 148.

Meleqi, H., Gora dhe Opoja/vështrim gjeografik. Dragash, 2004, f. 49. 17

Hoxha, Sh., Bajraqet e Lumës. Tiranë, 2001, f. 53-60.

18 Derguti, M., Boçi, S., Dushku, L., Historia 9. Albas, Tiranë, 2009, f. 70.

Page 25:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

25

siç e theksuam në tri shtete, thyerje e cila bëhet më evidente me ndërprejen e

komunikimit midis qendrave kryesore të krahinës së marrë në studim Kukësit, Prizrenit,

Dragashit. Izolimi i plotë dhe mungesa e komunikimit mes pjesëve të krahinës, dobësoi

jo vetëm lidhjet materialo-shpirtërore mes banorëve të krahinës të shtrira në tri shtetet,

por dhe zbehjen e identitetit rajonal, krahinor të popullsisë. Kjo zbehje e identitetit

krahinor është shumë e theksuar në krahinën e Lumës, pjesa e Kosovës, ndërsa krejt

ndryshe paraqitet krahina e Gorës, ku identiteti rajonal paraqitet më i fortë. Kjo lidhet me

politikën favorizuese të ndjekur nga shteti serb ndaj popullsisë gorane, origjina e së cilës

konsiderohet sllave.

Pas viteve 1990 kur Shqipëria doli nga izolimi dhe rifilloi komunikimin e ndërprerë me

shtetet fqinjë, njëherazi rifilloi dhe komunikimi mes pjesëve të krahinës Lumë-Gorë

përtej kufirit.

Në ditët e sotme nga rezultatet e anketës për përcaktimin e kufijve të krahinës Lumë-Gorë

u evidentua se kufijtë e krahinës kanë ndryshuar duke mbetur krahina e Lumës vetëm

brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, ndërsa krahina e Gorës i ka ruajtur kufijtë e

saj gjeografik. Pikërisht kjo hapësirë gjeografike e nxjerrë nga anketimi do të jetë objekt

studimi në punimin tonë.

Brenda grupit të faktorëve human është e rëndësishme të dallohet roli që ata luajnë në

strukturimin e hapësirës. Në këtë mënyrë ana funksionale e harmonisë qytet-periferi

shfaqet edhe tek evolucioni i ekonomisë, ai social-kulturor dhe administrativ.

Krahina e marrë në studim ka ndryshuar profilin ekonomik në rrjedhjen e historisë.

Burimet arkeologjike paraqesin krahinën Lumë-Gorë, me karakter ekonomik blegtoral-

bujqësor. Banorët neolitikë të këtij pellgu, si bazë zhvillimi të tyre ekonomik kishin

bujqësinë, blegtorinë dhe gjuetinë e peshkut dhe kafshëve të egra. Kjo vërtetohet nga

zbulimi i mbeturinave të kafshëve të buta dhe të egra, nga mokrat dhe mbeturinat e bykut.

Qeramika e zbukuruar me shtypje devollit si dhe qeramika e pikturuar, ndonëse të rralla

janë tregues i lidhjeve kulturore së krahinës së Lumës (Kolshit) me kulturën e Podgories

dhe Shqipërisë Juglindore. Monedhat e gjetura në krahinën Lumë-Gorë tregojnë

marrëdhëniet tregtare mes pjesës veriore dhe jugore të trevave ilire dhe brendësisë së

Ballkanit. Krahina Lumë-Gorë, krahas degëve tradicionale që kishte (bujqësinë dhe

blegtorinë) zhvilloi dhe zejtarinë (farkëtarin, prodhimin e armëve) në Baçkë,Vranisht,

Rapça qysh nga fundi i shek. XIX, duke iu bashkangjitur qendrës më të rëndësishme në

këtë hapësirë gjeografike që ishte Prizreni; u ndërtuan hane të cilët u vinin në ndihmë

tregtarëve kur i zinte nata në rrugë. Veçojmë hanin e Brodit dhe Vranishtës19

. Këto hane

ndikuan në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me krahinat përreth dhe më larg.

Fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX u shoqërua me rritjen graduale të popullsisë, por

edhe me migrimin e lirë të banorëve të saj. Destinacioni i parë ishin natyrisht vendet

fqinje si: Austria, Gjermania, Italia, Greqia, Serbia dhe vende të tjera të botës. Traditë në

19

Meleqi, H., Gora dhe Opoja / vështrim gjeografik. Prishtinë, 2004, f.74.

Page 26:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

26

emigracion dhe përshtatje ndaj jetës ”nomade” kishin goranët, por për shkak të kushteve

të vështira të jetesës iu bashkangjitën dhe lumjanët. Goranët u dalluan si kuzhinerë dhe

ëmbëltorë të zotët, ndërsa lumjanët u dalluan si barinj.

Fillimi i shekullin XX veçanërisht në vitet ’20 kur vendosen përfundimisht kufijtë e

trevave shqiptare ndryshon dhe situata demografike në krahinën Lumë-Gorë. Dalin në

pah disa qendra të tjera të rëndësishme si Kukësi, Shishtaveci, Dragashi, Restelica, Brodi

që kanë ndikim në jetën sociale-ekonomike të krahinës. Pjesa e krahinës Lumë-Gorë që

mbetet nën regjimin jugosllav ka prirje të favorizojë emigracionin, ndërsa pjesa e

krahinës në Republikën e Shqipërisë karakteriohet nga një politike demografike të

kontrolluar nga shteti: i cili nuk lejonte emigracionin jashtë vendit, madje edhe brenda tij

mbas viteve’60 të shekullit të kaluar.

Krahina nga një ekonomi me bujqësi të prapambetur në fillim të shek XX, në atë

bujqësor-blegtoral, ndërsa aktualisht po merr prioritet sektori terciar si një mundësi për

përmirësimin e jetesës në aspektin socio-ekonomik. Politikat ekonomike kanë përcaktuar

dhe lëvizjen e popullsisë nga periferia drejt qendrës së krahinës dhe nga qendra e

krahinës drejt qyteteve të rëndësishme si: Prizreni, Prishtina, Tirana, Durrësi.

“Kukësi dhe Dragashi janë karakterizuar nga një ekonomi e prapambetur në periudhën

para Luftës së Dytë Botërore, vendin kryesor e zinte bujqësia me të cilën merrej 90% e

popullsisë. Bujqësia ishte shumë e prapambetur, për shkak të ekzistencës së mbeturinave

feudale„20

. Megjithatë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore krahina Lumë-Gorë mori

profilin industrial deri në vitet 1993.

Theksojmë se rajonizimi në Shqipëri, sipas funksionit, deri në fundin e viteve ’80 të

shekullit të kaluar, në diferencimin dhe specializimin e tyre është bërë nga politika. “Për

deri sa janë bërë ndarje administrative përgjithësisht arbitrare dhe për deri sa është

ndjekur vetëm politika e ushtrimit të pushtetit qendror, faktori politik nuk mund të çonte

në Shqipëri në diferencimin e specializimin e njësive administrative„21

. Ky diferencim

dhe specializim i rajoneve të bëra jo në bazë të avantazhit krahasues solli: nivele të ulëta

zhvillimi me një sistem transporti joefikas, mungesa e strategjive të zhvillimit dhe të

mjeteve financiare të nevojshme si dhe dominimi i parimeve të barazitizmit do të shpinte

në një uniformizëm ekstrem të rajoneve në strukturën e degëve të ekonomisë dhe

vendbanimet me ndërtesa identikisht të njëjta.

Kanë kaluar rreth 24 vite dhe akoma nuk jemi në gjendje të themi se çfarë specializimi ka

krahina e marrë në studim, madje disa tipare funksionale dalin sponatisht gjatë analizës të

bërë në kuadër të temës së studimit dhe jo nga një specializim i mirëfilltë i krahinës.

Të vetmi elementë që evidentohen qartë në krahinën Lumë-Gorë është dinamika

demografike e krahinës. Popullsia e krahinës Lumë-Gorë prezanton një dinamikë të

20

Domi, A., Të njohim vendlinjen. SHBLU, Tiranë,1980, f. 61.

21 Qiriazi, P., Probleme të zhvillimit aktual në botë e në Shqipëri dhe ndihmesa e studimeve gjeografike

regjionale për zgjidhjen e tyre. Studime Albanologjike, Tiranë, 1999, f.110.

Page 27:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

27

fuqishme në dy regjistrimet e fundit (2001 dhe 2011)22

. Kjo pasqyrohet nga një zvogëlim

prej 22.256 banorë.

Nivelin më të lartë të largimeve e ndeshim në fshatrat Arrën, Bushtricë, Grykë-Çajë,

Shishtavec, Topojan, Baçkë, Dikancë, Kërstec, Mlikë, Orçushë, Rapçë, Vranisht. Fluksi

më i ulët i largimeve haset në Shtiqën, Brod, Glloboçicë, Leshtan, Radesh, Zlipatok.

Në nivel rajonal rezulton se në krahinën Lumë-Gorë kanë migruar 35% e gjithë

popullsisë. Drejtimi i fluksit të kësaj popullsie ka patur për destinacion shtetet Austri,

Gjermani, Angli, Serbi, Greqi, Itali etj.

Përveç migrimit të jashtëm ekziston edhe ai i brendshëm. Popullsia e krahinës së marrë

në studim është përfshirë nga lëvizje të brendshme territoriale të drejtuara drejt

vendbanimeve rurale fushore, nga fshatrat malore dhe fushore drejt qyteteve, duke synuar

qytetin e Prizrenit, Dragashit, Kukësit dhe jashtë tij, tek qytetet kryesorë të vendit dhe

sidomos drejt Durrësit, Tiranës, Prishtinës, si kryeqendra ekonomiko-administrative e

vendit.

Një element tjetër që ndikon në anën funksionale të rajonit është edhe evoluimi i nivelit

administrativ. Nga ana historike, Luma dhe Gora kanë ruajtur identitetin krahinor

(rajonal), duke ruajtur vazhdimisht shtrirjen e vet gjeografike, si njësi unike e pandarë në

njësi të tjera. Në rrjedhjat e historisë krahina e marrë në studim përfshihej në këto njësi

politiko-administrative:

në antikitet krahina Lumë-Gorë përfshihej në mbretërinë e Dardanëve,

në mesjetë, përfshihej në principatën e Balshajve (shek. XIV23

),

gjatë gjithë pushtimit osman, krahina Lumë-Gorë ishte pjesë e rëndësishme e

Sanxhakut të Prizrenit,

nga fillimi i funksionimit normal të shtetit shqiptar nga vitet 1920 e në vazhdim,

krahina Lumë-Gorë ka qenë pjesë e prefekturës së Kukësit, komunës së

Prizrenit dhe Dragashit.

Elementi kryesor që përcakton karakterin funksional të një rajoni është aktiviteti

ekonomik që zhvillohet në këtë hapësirë. Në krahinën Lumë-Gorë aktiviteti kryesor

ekonomik mbetet blegtoria, bujqësia, më pas tregtia, turizmi dhe shërbimet, industria, kjo

e lidhur ngushtë me këta faktorë:

Së pari relievi malor-kodrinor ofron kushte për zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë. Për

shkak të situatës së vështirë ekonomike që kaloi vendi tregtia dhe turizmi, si kudo, dhe në

krahinën Lumë-Gorë u pa si dritë jeshile për t’i nxjerrë banorët nga varfëria. Bukuritë

natyrore, vlerat historiko-kulturore përbënin një kuriozitet për t’u zbuluar nga vizitorët.

Së dyti, aktiviteti ekonomik është i përqëndruar kryesisht në zonat urbane, si: Prizren,

Kukës, Dragash. Në zonat malore, mbizotëron sektorit primar i ekonomisë, ekonomia

22

Shënim: në mungesë të të dhënave për vitin 2001 për krahinë Gorë në pjesën e Kosovës, kemi përdorur

të dhënat e vitit 2008 të bashkërenduar me ato të pjesë shqiptare. 23

Dërguti M., Baçi S., Dushken L., Historia 9. Albas, Tiranë, 2009, f. 23.

Page 28:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

28

buqësore. Në ndonjë rast si në Gjegjan, Kolsh, Surroj, Baçkë shohim edhe praninë e

industrisë minerare. Aktiviteti mbizotërues është ai blegtoral, i fokusuar në mbarështimin

e të imtave dhe më pak të gjedhëve. Paralelisht me të zhvillohen edhe pylltaria, bletaria

dhe pemëtaria. Ndërsa kalimi nga vendbanimet rurale periferike drejt qendrës, ku

lokalizohen përgjithësisht vendbanime urbane, shoqërohet edhe me ndryshimin cilësor të

funksionimit ekonomiko-administrativ të tyre. Veçanërisht në qytetet kryesore, si p.sh.

Kukësi24

, mbizotëron tregtia, industria e lehtë dhe shërbimet, në Prizren25

struktura

ekonomike përbëhet nga industri e lehtë, tregtia, turizmi, shërbimet, Dragashi nga

blegtoria, industria e lehtë, tregtia, turizmi dhe shërbimet.

Karakteri funksional i rajonit mund të evidentohet jo vetëm nëpërmjet vlerësimit të

veprimtarisë njerëzore sipas krahinave në dy anët e kufirit, por edhe përmes hierarkive

ndërkrahinore. E shikuar në këtë këndvështrim, krahina Lumë-Gorë në pjesën e Kosovës

paraqet një dinamikë më të fuqishme. Nga funksionet urbane që luajnë qytetet kryesore të

krahinës, del qartë se Prizreni, Kukësi dhe Dragashi mbizotërojnë ndër qendrat e tjera.

Qyteti i Dragashit ka strukturë ekonomike të mbizotëruar prej blegtorisë, turizmit e

shërbimeve, ndërsa qyteti i Kukësit ka ndryshuar profilin e tij ekonomik, prioritet ka

marrë sektori i shërbimeve dhe turizmi. Pavarësisht uljes së numrit të popullsisë qytetet e

krahinës formojnë hierarkinë e tyre.

Qyteti i Prizrenit vazhdon të luajë rolin kryesor me numrin më të madh të popullsisë

qytetare. Këtu ka rritje të numrit të popullsisë banuese, gjë që ka kushtëzuar edhe rritjen e

sipërfaqes urbane dhe përqëndrim të aktiviteteve ekonomike-sociale dhe kulturore. Kjo,

lidhet me shtrirjen e territorrit në kryqëzimin e rrugëve që lidhin Shqipërinë dhe

Kosovën; me ruajtjen në vazhdimësi të pozitës si kryeqendër rajonale nga pikëpamja

administrative, me statusin e komunës dhe e ardhmja për të qenë qendër e euro-rajonit

Kukës-Prizren; Pavarësisht se në krahinën e marrë në studim rreth 47.2% e aktivitetit

ekonomik të krahinës Lumë-Gorë është e përqëndruar në qytetin e Kukësit. Aktiviteti

terciar zë një vend të rëndësishëm me sektorët e tregtisë, shërbimet dhe më pas ndërtimi

Kukësi si qytet krahasuar me Dragashin ka potenciale me të shumta për tu zhvilluar, por

në raport me qytetin e Prizrenit akoma nuk mbizotëron në gjithë jetën shoqërore të

krahinës, pavarësisht përpjekjeve për ta paraqitur si një qytet universitar.

Të gjithë këta tregues dëshmojnë se, megjithë ndryshimet në aktivitetin ekonomiko-

social-kulturor të popullsisë së krahinës, qytetit të Kukësit i nevojitet investim në shumë

fusha që të shndërrohet në një pol kryesor të zhvillimit rajonal.

Ka ardhur koha që toponiminë gjeografike të krahinës Lumë-Gorë, të quajtur deri tani si

rajoni Verilindor dhe Jugor (referuar pjesës së Kosovës), ta përcaktojmë në mënyrë më

racionale, duke u bazuar në anën funksionale të zhvillimit rajonal. Në pikëpamjen

funksionale, megjithëse rajoni po merr trajtat e bipolaritetit, hierarkia rajonale

mbizotërohet fuqishëm nga qyteti i Prizrenit. Qytetin i Kukësi do të luaj një rol të

rëndësishëm në hapësirën rajonale në perspektivë për të ardhmen, vetëm nëse do të

hartohen dhe zbatohen me korrektësi strategji të zhvillimit ekonomik, social-kulturor

24

Këshilli i Qarkut Kukës, Strategjia e Zhvillimit Rajonal 2012-2016. Kukës, 2012, f. 27. 25

Komuna e Prizrenit. Plani zhvillimor i Prizrenit. Prizren, 2010, f. 39-57.

Page 29:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

29

duke e shndërruar atë një qendër të rëndësishme rajonale në kuadër të rajonit ndërkufitar

Kukës-Prizren.

Rajon etno-kulturore. Krahina Lumë-Gorë në vetvete përfaqëson dhe një rajon etno-

kulturor. Në këtë rajon evidentohen shprehja e ndjenjave njerëzore dhe përcaktimin i

identitetit lokal. Në mënyrë shumë të qartë ky përcaktim jepet nga Paul Claval, i cili e

sheh rajonin si “prodhuesin e ndjenjave njerëzore të identitetit dhe këto ndjenja, megjithë

lehtësitë e zhvendosjes dhe tendencës së fuqishme për uniformizëm, vazhdojnë të rriten

dhe të forcohen”.

Përcaktimi i ndjenjave njerëzore apo identitetit lokal të popullsisë së krahinës Lumë-Gorë

shprehet përmes: gjuhës së banorëve, trashëgimisë historike, folklorit, mendësisë

shoqërore, mënyrës së jetesës, të drejtës së pashkruar26

.

Gjuha shërben si elementi identifikues i një kombi. Krahina Lumë-Gorë ka në përdorim

të dy gjuhët: shqipe dhe goranshe (sllavishte). Shqipja është një nga gjuhët më të vjetra

dhe nga më specifiket e gjuhëve të trungut indoevropian. Goranëshja, ka mendime se

është një dialekt i bullgarishtes së vjetër.

Nga pikëpamja gjuhësore e gjithë kjo hapësirë gjeografike përfshihet në dialektin e

gegërisht (lokalizuar në veri të Shkumbinit). E folura e Lumës bën pjesë në nëndialektin e

Gëgërishtës verilindore27

, duke u dalluar qartë nga të folmet e gëgërishtës

veriperendimore (shkodranishtja). Në krahinën Lumë-Gorë siç e theksuam ekziston dhe

e folura goranshe, e cila bashkëjeton qetësisht përkrah dialektit të Lumës. Duhet të themi

se komunikimi mes tyre ështe realizuar përmes gjuhës shqipe. Për lidhjen dhe

marrëdhëniet gjuhësore mes banorëve të Lumë-Gorës kanë luajtur rol qendrat

ekonomike, Kukësi, Prizreni, Dragashi, Restelica.

Identiteti apo ndërgjegjia krahinore dhe rajonal e kultivuar mes shekujsh prezantohet

qartë nga trashëgimia. Ashtu siç shprehet dhe njëri nga intelektualët e shek. XX disidenti

hungarez Bella Hamvash, i cili shkruan se:“Trashëgimia nuk është emocion historik, nuk

është revolucion shoqëror, nuk është themelim feje. Trashëgimia është prehja

përfundimtare e së vërtetës” dhe ky argument na nxjerr në pah identiten rajonal dhe lokal

të krahinës Lumë-Gorë i lidhur ngushtë me elementët e trashëgimisë.

Nga pikëpamja etnografike krahina Lumë-Gorë përfaqëson një larmishmëri të kulturës

popullore, e cila shfaqet: në mënyrën e organizmit të jetës, doke e zakone, pra

trashëgimia kulturore, të paktën ajo gojore, është pjesa më e qëndrueshme e paraqitjes së

rrjedhave historike. “Folklori përbën kronikën e gjallë, përvojën e transmetuar në mënyrë

gojore„28

duke u bërë përfaqësuesi më i saktë, më i paanshëm, nga pikëpamja sociale,

etnokulturore etj.

26

Frashëri, K., Identiteti Kombëtar Shqiptar dhe Çështje të Tjera. Edisud, Tiranë, (2006) f.15. 27

Gjinari, J., Shkurtaj, Gj., Dialektologjia. SHBLU, Tiranë, 2003, f.158. 28

Uçi, A., Mitologjia, folklori, letërsia. Tiranë, 1982, f. 172

Page 30:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

30

Ecuria e përparimit ekonomik, tregtaro-industrial ndikoi edhe në mendësinë shoqërore

dhe mënyrën e jetesës. Qyteti i Prizrenit, si një qendër e rëndësishme përjetoi shumë çaste

kulmore në dinamikën e zhvillimit ekonomiko-social-kulturor jo thjesht me ndikim në

krahinës, rajonit, por në disa periudha edhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar29

.

Mendësia shoqërore dhe mënyra e jetesës që ka mbizotëruar në krahinën Lumë-Gorë,

është ajo e njerëzve punëtorë. Veglat e punës të gjetura në Novosej, Shishtavec flasin

qartë për aktivitetin ekonomik të cilin kanë ushtruar. Të gjithë këto kanë ndikuar në

formimin e profilit eko-social të krahinës.

E drejta e pashkruar. Për krahinën Lumë-Gorë ka mbizotëruar Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Popullsia e krahinës së marrë në studim karakterizohet me rregullimin e jetës sociale-

ekonomike përmes Kanunit dhe vetëm në vitet 1945 filloi të zbatohet ligji me përpikmëri,

pavarësisht se edhe më përpara ekzistonte. Ka ekzistuar fenomeni i martesave në djep,

por nuk ekzistonte divorci, pavarësisht martesave të vështira që kanë realizuar.

E drejta e pronës, jo vetëm që ka qenë e zbatuar, duke u bazuar në kanun, por pavarësisht

eksitencës së ligjeve dhe vendosjes së institucioneve ligjore, në heshtje, vazhdon të

zbatohet. Përfituesi i pasurisë mbetet gjithmonë pasardhësi i linjës mashkullore, vajza

martohet dhe pasuria e saj mbetet tek burri30

. Nga thellësia e shekujve e drejta e

pashkruar paraqitet në mënyrë të pandërprerë për popullsinë e krahinës së Lumë-Gorë.

Në procesin e rajonizimit të hapësirave gjeografike, përveç mjedisit dhe identitetit lokal,

si faktorë përcaktues të tij, shpjegimi i dhënë në enciklopedinë franceze (1988) për

rajonin parasheh edhe elementë të tjerë, kur e paraqet atë si: “një harmoni e përkohshme

dhe funksionale e lokalizuar në qytetet dhe në rrezatimin e tyre përreth; e përqëndruar në

një tip drejtimi ekonomik, social, administrativ të hapësirës gjeografike”.

Përkohëshmëria, shembull klasik është qyteti i Prizrenit, i cili në periudha të ndryshme ka

luhatje në zhvillimit soc-ekonomik, ku herë e shikojmë të zërë një vend kryesor mes

qyteteve shqiptare dhe herë të tjera qëndron në hije. Megjithatë“Vetëdija rajonale, duke

vepruar njësoj gjithandej, mund të ketë vetëm një ndikim të dorës së dytë në diferencimin

e hapësirës rajonale„31

.

Krahina Lumë-Gorë mund të quhet rajon ndërkufitar, pasi kjo krahinë përmbush

plotësisht konceptin e rajonit ndërkufitar: përfaqëson një zonë kufitare dhe periferike, ka

kushte të njëjta gjeografike natyrore, ofron potenciale natyrore, humane, kulturore të

përbashkëta.

Realizmi i bashkëpunimit ndërkufitar në krahinën Lumë-Gorë favorizohet nga fakti se

lidhjet materialo-shpirtërore ndërmjet dy krahinave janë të hershme sepse kanë origjinë të

përbashkët, gjuhë të njejtë dhe priorite të përbashkëta sociale, ekonomike, histori të

përbashkët dhe ngjarje specifike (eksodi 1999 i Kosovës, lufta e Lumës në 14-17 Nëntor

29

Shkodra, Z., Qytet shqiptare gjatë rilindjes kombëtare deri më 1912, Tiranë,1984 f.59. 30

Sipas kanunit të At Shtjefën Gjeçovi “Kanuni i Lekë Dukagjinit”

http://web42.omega.ibone.ch/martesa.htm 31

Qiriazi, P., Probleme të zhvillimit aktual në botë e në Shqipëri dhe ndihmesa e studimeve gjeografike

regjionale pë rzgjidhjen e tyre. Studime Albanologjike, Tiranë, 1999, f.110.

Page 31:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

31

1913 kundër pushtuesve serbë, lëvizjet heretike të shek IX-XII etj.); potenciale natyrore

dhe humane të pasura në të dy anët e kufirit.

Pavarësisht pikave të takimit bashkëpunimi në rajonin ndërkufitar që po propozojmë

është i vështirë për shkak të sfidave, si: disnivel i ulët i zhvillimit eko-social në të dy anët

e kufirit; tranzicion i stërgjatur i shoqëruar me probleme (rënia ekonomike, papunësia me

mbi 40 %, bisnese të vogla e të mesme sa për të mbijetuar etj.); mungesa e stabilitetit

politik (pjesa e Kosovës); vështirësi infrastrukturore Kukës-Shishtavec, Kukës-Dragash,

Dragash-Shishtavec, për shkak të relievit të thyer; ndërprerja e komunikimit ndërmjet

zonave me lidhje material-shpirtërore për 50 vjet ndërmjet dy anëve të kufirit që ka

ndikuar në mënyrë absolute në zhvillimin e ndryshëm social, ekonomik, traditë, besim

etj; vështirësi në përshtatjen e legjislacionit përkatës së dy vendeve; kualifikimi i ulët i

administratës për të zgjidhur problemet administrative të cilat lidhen drejtpërdrejt me

decentralizimin e pushteteve, zbehja e kufijve e bën rajonin ndërkufitar Lumë-Gorë më të

ndjeshëm ndaj veprimeve ilegale si: evazioni fiskal, tregtia e fshehtë, trafiqet të llojeve të

ndryshme.

Bashkëpunimi ndërkufitar në krahinën Lumë-Gorë vjen natyrshëm. Popullsia e zonës

kufitare e gjen veten më të lidhur me anën tjetër të kufirit sesa me qendrën Kukësin apo

Dragashin, për shkak të aksesit më të lartë dhe cilësor në shërbime shëndetësore, proçesin

arsimor, shkëmbimeve tregtare mes qendrave tradicionale Prizrenit, Dragashit,

infrastrukturë rrugore të standartit të lartë. Theksojmë se aktualisht Shishtaveci, tani për

tani, fati i lidhet me Kosovën, pasi lidhjen me Kukësin e pengon infrastruktura e dobët:

ka largësi prej dy orësh nga qyteti i Kukësit, prandaj të gjitha nevojat e tyre plotësohen

nga zona përtej kufirit, që është më afër dhe ofron shërbime më cilësore dhe me kosto më

të ulët transporti; pika e kalimit kufitar e Orçushë, Glloboçiçë, Morinit i jep tonin këtij

bashkëpunimi ndërkufitar me Kosovën, që shprehet në: qarkullimin e madh të mallrave

dhe të njerëzve nga të dy anët e kufirit (vetëm gjatë verës së vitit 2014 mbi 100,000

kalime drejt Shqipërisë dhe 700.000 kthime), takimi për çdo muaj i doganierëve dhe i

policisë së dy palëve, kërkesa për të hequr taksat doganore për produkte vendase etj.

Gjithësesi theksojmë se bashkëpunimi institucional është ende i dobët, pavarësisht se

bashkëpunimi ndërkufitar konsiderohet si pararendës i integrimit evropian. Nga studimet

në terren u evidentua se ekziston dëshira dhe optimizmi për një bashkëpunim më të mirë

në të ardhmen, dëshmi për të cilën janë disa projekte të vogla ndërkufitare mes Komunës

së Shishtavecit dhe Komunës së Dragashit, Qarkut të Kukësit dhe Komunës së

Dragashit32

. Rol të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit dhe funksionimit të rajonit

ndërkufitar Lumë-Gorë luan realizimi me saktësinë e duhur të reformës administrative

territoriale, e bazuar në kriteret e rajonizimit dhe jo interesave politike të momentit.

Njëherazi kjo do të lehtësonte këtë bashkëpunim në dy anët e kufirit realizimi me

sukseses i reformës së decentralizimit të qeverisjes vendore dhe ndërtimi i infrastrukrurës

së përshtatshme, si faktori vendimtar në rritjen e këtij bashkëpunimi. Angazhimi për një

bashkëpunim institucional midis qeverisjes vendore në dy anët e krahinës Lumë-Gorë

(Shishtavecit dhe Dragashit) dhe mbështetja nga qeverisja qendrore do të jetë një hap i

rëndësishëm në kuadër të integrimit rajonal evropian. 32

Këshilli i Qarkut Kukës

Page 32:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

32

Figura nr.1.1 Harta e Krahinës Lumë-Gorë e vitit 1918 Punoi: B. Avdia

Page 33:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

33

Figura nr.1.2. Harta e Krahinës Lumë-Gorë në vitin 1922 Punoi: B. Avdia

Page 34:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

34

Figura nr.1.3. Harta e Krahinës Lumë-Gorë në gjysmën e pare te shek.XIX

Punoi: B. Avdia

Page 35:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

35

Figura nr.1.4. Harta e Krahinës Lumë-Gorë nga anketimet në terren Punoi: B. Avdia

Page 36:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

36

KAPITULLI II- ROLI I POZITË GJEOGRAFIKE, KUSHTEVE NATYRORE

DHE OFERTA E TYRE PËR ZHVILLIM TË QENDRUESHËM

II.1. Pozita gjeografike dhe vlerësimi i rolit të saj në kushtet natyrore

Krahina Lumë–Gorës shtrihet sipas kufijve natyrorë; në veri dhe verilindje deri te lugina

e Poslishtit (afër Prizrenit), përfshin gjithë hapësirën në lindje të Drinit të Zi dhe Drinit të

Bardhë, në jug kufizohet nga Lugina e Veleshicës në Zall Kalis (Korab-Drini i Zi); në

lindje kufizohet me krahinën e Opojës, me gropën e Opojës; në juglindje me

Maqedoninë; në perendim kufizohet me krahinën e Malziut, përmes përroit të Kalimashit.

Krahina Lumë-Gorë bën pjesë në Krahinën Malore Qendrore33

, në kontaktin e përplasjes

së zonave tektonike të Mirditës, Alpeve, mbizoterojnë relievi kodrinor-malore, të

përfshira nga lëvizjet diferencuese. Bën pjesë në klimën mesdhetare paramalore dhe

mesdhetare malore në lartësitë e maleve; është pjesë e pellgut ujëmbledhës të lumit Drini

i Bardhë, Drini i Zi; shtrihet në brezin e tokave të kafejta, të murrme pyjore dhe livadhore

malore; në katin e dushqeve, ahut e halorëve dhe kullotave alpine.

Ky pozicion gjeografik i krahinës Lumë-Gorë ka përcaktuar shumë veçori natyrore të tij,

ndër të cilat theksojmë gërshetimin e tipareve mesdhetare me ndikim kontinental në të

gjithë komponentët të peisazheve gjeografik. Ky gërshetim ka theksuar larminë e

ekosistemeve të krahinës në drejtim horizontal, por sidomos në drejtim vertikal, duke e

bërë natyrën e krahinës më interesante dhe me ofertë shumë më të pasur për zhvillim të

qëndrueshëm social-ekonomik. Pozita gjeografike ka përcaktuar ndërtimin gjeologjik të

larmishëm, i cili ndikon në zhvillimin e industrisë minerare në krahinë; shumëllojshmëria

e formave të relievit ndikon jo vetëm në modelimin e tipareve klimatike, por dhe

zhvillimin e ekonomisë bujqësore, turizmit, transportit etj. Tiparet klimatike sa penguese

sepse izolojnë zonat e thella malore të krahinës në dimer, aq dhe favorizuese në

zhvillimin ekonomiko-social të krahinës. Kjo pozitë ka përcaktuar njëherazi dhe veçoritë

e tokës, bimësië dhe faunës të cilët japin kontributin e tyre në zhvillimin socio-ekonomik.

Pozicioni gjeografik ka përcaktuar tiparet e kushteve natyrore (ndërtimi gjeologjik,

relievi, klima, toka, flora, fauna) krijojnë mundësi për zhvillimin socio-ekonomik të

krahinës si: industri nxjerrëse, industrin tekstile, blegtorisë dhe më pak bujqësinë,

turizmin. Por krahas avantazheve pozita gjeografike ka përcaktuar dhe disavantazhet pasi

infrastruktura e dobët bën që gjatë dimrit të izolohet nga bora duke prerë komunikimin

dhe marrjen e shërbimeve (Prizren, Kukës, Dragash) ky bllokim është më i theksuar në

pjesën shqiptare të krahinës.

33

Qiriazi, P., Gjeografia Fizike e Shqiperisë. SHBLU, Tiranë, 2006, f.12

Page 37:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

37

II.2. Pozita gjeografike dhe vlerësimi i rolit të saj social e ekonomik

Krahina Lumë-Gorë, në Shqipëri, bën pjesë në rajonin gjeografik Verior dhe Verilindor,

ndërsa në Kosovë dhe Maqedoni në Rajonin Perëndimor të saj. Krahina shtrihet në trevat

shqiptare me zhvillime të vrullshme politike dhe historike që kanë kushtëzuar tipare të

veçanta të zhvillimeve sociale dhe ekonomike, të shprehura në gjithë krahinën, por edhe

në diferencat e dukshme midis tyre. Krahina etnogjeografike Lumë-Gorë, bën pjesë në

rrethin e Kukësit, komunën e Dragashit dhe dy fshatra në shtetin Maqedonas. Ky rajon

përbëhet nga 1 bashki dhe 1 komunë34

.

Pozicioni kufitar i ka dhënë asaj rolin e nyjes midis trevave perëndimore dhe lindore

shqiptare dhe me treva të tjera në brendësi të Ballkanit. Ndaj, qysh në antikitet, në afërsi

të saj kanë kaluar rrugë të rëndësishme (Lissus-Naisus, rruga e Drinit), nëpër të cilat kanë

kaluar flukse njerëzish, mallrash, kulturash, informacione etj., të cilat ndikuan edhe në

shkallën e zhvillimit social, ekonomik dhe të emancipimit të popullsisë.

Kjo krahinë, deri në fillim të shekullit të kaluar, ka qenë një hapësirë rurale që gravitonte

drejt qendrave urbane tradicionale, si: Prizreni (më i madh dhe më i rëndësishëm),

Dragashi dhe Opoja, me të cilat janë realizuar shkëmbime tregtare, kapitale, informacione

etj., duke siguruar kështu zhvillimin normal të qendrave urbane, por edhe hapësirës rurale

të tyre.

Roli nyje i pozitës gjeografike të krahinës në studim, midis trevave lindore dhe

perëndimore, u ndëpre nga vendosja e padrejtë e kufirit politik të Shqipërisë në vitin

1913. Ky kufi copëtoi krahinën etnogjeografike Lumë-Gorë matanë dhe brenda kufirit

tonë, ndau hapësirën rurale të saj nga qendrat urbane historike, duke penguar kështu

zhvillimin e saj social, ekonomik dhe emancipimin e më tejshëm të saj. Roli pengues i

këtij zhvillimi të fillimit të shekullit të kaluar u bë shumë i theksuar në gjysmën e dytë të

këtij shekulli, kur u ngrinë kufijtë tanë shtetërore dhe u ndërprenë lidhjet midis krahinave

shqiptare në të dy anët e kufirit. Në këto kushte, pozita gjeografike e krahinës pati rol

periferik deri pas luftës së Kosovës 1999. Ky karakter u theksua më tej nga faktorët

natyrorë, si: relievi malor tepër i thyer dhe klima me dimër të ashpër e dëborë të shumtë,

që bllokon rrugët dhe qafat, që e lidhin me krahinat e tjera. Natyrisht në këtë izolim rol të

madh luan edhe niveli i ulët i infrastrukturës, rrugëve që lidhin krahinën me Kukësin dhe

Dragashin. Ndryshimet politike, pas vitit 1990, krijuan mundësinë e lidhjeve dhe

bashkëpunimit midis krahinave shqiptare në të dy anët e kufirit, krijuan mundësinë për

t’u rikthyer roli i nyjes të pozitës gjeografike të krahinës në studim midis këtyre

krahinave dhe më gjerë. Natyrisht këtë do ta bënte të mundur ngritja e infrastrukturës

sipas kërkesave të kohës, studime mbi vlerësimin e potencialeve zhvilluese natyrore dhe

njerëzore të të gjithë hapësirës gjeografike të krahinës sonë në dy anët e kufirit, mbi

bazën e të cilave të përgatiten strategji dhe projektet integruese të përbashkëta për

zhvillimi ndërkufitar dhe aplikimi i konceptit të eurorajonit të Prizrenit.

34

Shënim: komuna e Dragashit luan rolin e rrethit e bashkisë në rastin e shtetit shqiptar

Page 38:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

38

Figura nr.2.1 Harta e kufijve natyror të Krahinës Lumë-Gorë

Realizoi: B. Avdia

Page 39:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

39

II.3. Ndërtimi gjeologjik

Krahina Lumë-Gorë bën pjesë në kontaktin e përplasjes së zonave tektonike të Mirditës,

Alpeve. Ndërtimi gjeologjik është i larmishëm dhe shprehet në llojet e ndryshme të

formacioneve:

Shkëmbinjtë terrigjen përfaqësohen nga konglemerate, ranor, zhavor, argjile.

Kanë përhapje të kufizuar dhe takohen veçanërisht në gropën e Kukësit, luginën e

Drinit, luginën e lumit të Pllavës, Restelicës, Lumës, në Mlikë35

, malin e

Koretnikut. Ky material argjilor mund të shërbejë si material bazë për industrinë e

ndërtimit, kuarcitet në Kallabak, Brod, Restelicë, Zlipatoku36

.

Shkëmbinjët magmatik përfaqësohen nga:

- Shkëmbinjtë ultrabazik, të cilët gjendën në fshatrat Surroj deri në brigjet e Drinit

të Bardhë përfaqësohen nga peroditet, dunitet, pirroksenitet. Evidentimi i këtyre

shkëmbinjve ka rëndësi sepse me to lidhet minerali i kromit. Ato janë ngjyrë

jeshile, jeshile në të errët dhe kanë ndërtim kokrrizor.

- Shkëmbinjët magmatik efuziv. Me këta shkëmbinj lidhet minerali i bakrit, ato

gjenden në fshatin Gjegjan, Glloboçiçë, Bresanë, Mlikë, Dikancë, Baçkë.

- Shkëmbinjët metamorfik kanë ndërtim reshpor dhe ngjyra të ndryshme takohen në

Zapod, Shishtavec, Ujmisht, Sharr prej lumit të Zi deri në Dragash, disa prej

këtyre shkëmbinjve përdoren si rrasa për të mbulimin e shtëpisë.

Ndërtimi i larmishëm gjeologjik kushtëzon shumëllojshmëri të peisazheve dhe formave të

relievit, ofron pasuri natyrore me rëndësi ekonomike, ndikon në zhvillimin social

ekonomik, ofron lëndë të parë për ndërtimin, mundësi për zhvillimin e industrisë

nxjerrëse dhe përpunuese (minerale të bakrit, kromit, hekur-nikelit, nikel silikateve,

kuarcit, olivinës, mërkurit, plumbit, argjila etj). Duke krijuar mundësi të reja punësimi me

efekt të rëndësishëm në përmirësimin e jetës sociale të banorëve të zonës, thithjen e

investimeve të huaja dhe uljen e nivelit të varfërisë.

35

Lutova M., Gora i Opolje, Naselje i poreklo stanovnistva. Srpsko etnografski zbornik, knjiga XXXV,

Beograd,1995.

36 Çavolli, R., Gjeografia Regjionale e Kosovës. ENTMMK, Prishtinë, 1997, f. 388.

UNDP, Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Dragashit 2013-2023. Dragash, 2013, f.79.

UNDP, Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Dragashit 2013-2023. Vëllimi 5, Dragash, 2013, f.8.

Page 40:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

40

II.4. Relievi

Relievi është element i rëndësishëm fiziko-gjeografik. Relievi përcakton aftësinë

tërheqëse dhe turistike të krahinës, mundësitë e vendosjes së vendbanimeve, kushtet e

përshtatshme për realizimin e aktiviteve ekonomike dhe një jete të qete sociale. Relievi

është malor-kodrinor dhe dallohet për karakterin tepër kompleks si në aspektin

morfologjik ashtu dhe morfometrik. Larmia morfologjike e relievit shprehet në mënyrat e

organizimit të elementëve të tij, drejtimi dhe format. Në përbërjen e relievit janë: male,

kodra, pllaja, gropa, lugina. Kjo është e lidhur me ndërtimin gjeologjik ku padyshim një

rol të rëndësishëm ka luajtur dhe evolucioni tektonik diferencues që ka përcaktuar

strukturat dhe format e relievit të krahinës Lumë-Gorë: majat e thepisura, të ndara nga

lugina që formojnë gryka që marrin format e kanioneve, pllajat e copëtuara nga lumenjtë,

cirqet akullnajore dhe një sërë formash të tjera, të cilat mbartin vlera shkencore,

gjeomorfologjike, didaktike etj.

Karakteristikë e relievit është evolucioni i shpejtë dhe amplituda e lartë hipsometrike, dhe

si rrjedhim relievi është i prirur ndaj shkallës së lartë të erozionit që kushtëzohet nga

intensiteti i reshjeve, përbërja gjeologjike, pjerrësia e tij, rrjedhjet e dendura ujore,

mungesa e bimësisë. Në pjesën Qendrore dhe Juglindore përshkohet nga vargjet malore

Koretnik-Gjallicë-Kolesian-Kallabak-Tërfojë, nga malet e Sharrit në JP. Sipërfaqet e

ulëta janë të kufizuara dhe të përqëndruar në Gropën e Kukësit, tarracat lumore të Drinit

të Zi dhe Drinit të Bardhë, Pllavës, Brodit, Restelicës.

Kontrasti hipsometrik është i madh me amplitudë hipsometrike prej 1118, kjo amplitudë

ka ndikuar në ndryshimin e dukshëm në vertikal dhe horizontal të faktorëve të modelimit

të relievit, klimës, dukurive ambientale që në tërësi e bëjnë më komplekse dhe interesante

format e relievit duke e shndërruar këtë të fundit në një potencial turistik të rëndësishëm

për zhvillimin e lëvizjes turistike.

Në krahinën Lumë-Gorë dallohen këto kate hipsometrike:

300-1000m shtrihet pjesa kodrinore-malore në të cilën terreni paraqitet i valëzuar,

i thyer, pjesërisht i degraduar në Tërthore, Bushtricë, Tejdrinë, skaji Verior,

Verilindor dhe Jugor i Gropës së Kukësit, luginës së Drinit të Zi, Drinit të Bardhë,

Pllavës, Restelicës, Brodit.37

1000-2000 terreni paraqitet i thyer me pjerrësi, por njëkohësisht përbën pjesën më

të dendur me bimësi përmendim këtu majen e Zebës (Arrën), Sharr, Koretnik.

2000-2468 karakterizohet nga format e mprehta, mungesa e ujit dhe veçanërisht

në formacionet gëlqerore. Relievi është i pasur me kullota verore me bimësi

barishtore (bishtajore dhe gramiore). Përfshihet mali i Gjallicës, Koretnikut,

Kolesjanit, Kallabakut, Tërfojës, Sharrit.

37

UNDP, Atllasi i Zhvillimit të Qëndrueshëm. Vëllimi II( Draft), Dragash,2012, f.13.

Page 41:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

41

Relievi i krahinës dallohet dhe për një copëtim të madh horizontal. Vlerat e këtij

parametri lëkunden nga nën 1 km/km2-5-7 km/km

2.38

Duke pasur parasysh këtë ndryshim

të këtij parametri morfometrik të relievit mund të dallojmë territore me këto vlera:

Territore me copëtim horizontal deri në 1 km/km2. Në to futen sipërfaqet me

lartësinë më të vogël të krahinës dhe zonat karstike, luginat e lumenjve të

Drinit të Zi dhe të Bardhë, Pllavës, Restelicës, Brodit, gropa e Kukësit.

Territore me copëtim horizontal 1-3 km/km2. Shtrihen në trevat malore,

kodrinore me pjerrësi të konsiderueshme dhe me përbërje magmatike dhe më

pak terrigjene. Takohen në pjesën perëndimore, qendrore dhe në luginat e

lumenjve.

Territore me copëtim horizontal 3-5 km/km2. Përfshihen territore shumë të

pjerrëta e të përbëra nga terrigjenë. Këtë territore e gjejme në pllajën e

Shishavecit, përroin e Topojanit, luginën e Drinit të Zi, Restelicës, Pllavës,

Brodit.

Territore me copëtim horizontal 5-7 km/km2. Takohet në zonat e përbëra nga

molasa të shkrifta miocenike dhe sidomos pliokuartenare të përfshira nga

lëvizjet ngritëse dhe në zonat që janë zhveshur nga bimësia në luginën e Drinit

të Zi.

Siç shihet mbizotërojnë vlera mesatare dhe të mëdha të copëtimit horizontal, të

cilat përfshijnë përqindjen më të madhe të krahinës Lumë-Gorë. Duke i vlerësuar ato,

ndërtimin gjeologjik, përqëndrimin aktual të rrjetit hidrografik, rrjedhjet e përkohshme

dhe të përhershme dhe shumë veçori të evolucionit të tij, mund të themi se vlerat e

copëtimit horizontal do të rriten duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për

pengimin e erozionit.

Relievi i krahinës Lumë-Gorë dallohet për shumëllojshmëri morfogjenetike të tij

që lidhet me zhvillimin morfotektonik, morfoklimatik, larminë e formacioneve litologjike

dhe faktorët egzogjen. Në kahinën e marrë në studim dallojmë këto tipa gjenetikë:

Relievi strukturor-eroziv. Ky tip relievi është i lidhur me strukturat horst-

grabenore dhe me shkëputjet aktive. Format kryesore të tij shprehen në formën e

rrëpirave të formuara nga shkëputjet tektonike (të quajtura rrëpira tektonike), të cilat

rrethojnë Grabenin e Kukësit. Përmendim shpatin perëndimor të Gjallicës, i cili formon

një rrëpirë madhështore mbi pellgun e Kukësit me lartësi 2000 m, ku ruhen mjaft mirë

tiparet morfologjike të planit të thyerjes. Në relievin strukturor bëjnë pjesë edhe vargjet

malore antiklinale, siç është vargu qendror: Koretnik-Gjallicë-Kolesian-Kallabak-Tërfojë

në jug dhe në lindje, Sharr në jug-lindje. Njëherazi në këtë tip relievi nuk duhet harruar

dhe struktura grabenore, si gropa e Kukësit dhe luginat strukturore, ku dallohet lugina e

Drinit të Zi, Drinit të Bardhë, Pllavës. Rëndësi të veçantë për relievin strukturor për

krahinë Lumë-Gorë kanë dhe depresionet e kontaktit litologjik e strukturor, të cilat në

pjesën më të madhe janë formuar në kontaktin e shkëmbinjve ultrabazik me ato gelqërore

si të Kollovozit, Shtrezës.

Relievi karstik. Është i lidhur ngushtë me shtrirjen e madhe të shkëmbinjve

gëlqerorë. Faktorët kryesor në zhvillimin e karstit ka qenë tektonika shkëputëse lindje-

38

Akademia e Shkencave, Gjeografi Fizike e Shqipërisë. vëllimi i parë, Tiranë, 1990 f. 111-114.

Page 42:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

42

perëndim, prerjet e thella të mëdha erozive, reshjet e shumëta dhe bota bimore e varfër.

Me këto thyerje e çarje lidhet dalja e burimeve karstike siç janë: Kroi i Bardhë dhe Kroi i

Kuq në rrëzë të Gjallicës, Kroi i Kolesianit, Kroi i Tanzotave në maje të Gjallicës. Në

krahinë janë të përhapura format negative karstike si: shpellat, të cilat janë pak të

studiuara nga të cilat përmendim: shpellat në Arrën, në fshatin Përbreg, malin e Gjallicës,

malin e Koretnik, malet e Sharrit. Këto forma karstike kanë vlera të rëndësishme

shkencore, gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike e turistike.

Relievi lumor. Shtrihet në territore terrigjene deri në lartësinë 600-800 m, ndërsa

në territoret gëlqerore ato janë modeluar nga karsti duke marrë tipare erozive-karstike.

Zhvillimi i relievit është kushtëzuar nga prania e strukturave antiklinale e sinklinale, të

cilat ndërpriten tërthorë nga rrjeti lumor duke formuar ngushtime e zgjerime.

Karakterizohet nga copëtim vertikal i lartë, siç është shprehur te gryka e Skavicës. Në

sektorë ku lumenjtë kalojnë tërthor nga gryka tërthore të tipit atecedente si: Gryka e

Vanave, Kanioni i Bicajve, Gryka e Skavicës, Restelicës, Orçushë, Brod, Leshtan39

etj.

Formë tjetër e relievit lumor janë tarracat lumore, ku në krahinë zënë sipërfaqe të

kufizuar. Dallohet tarraca e parë lumore e Drinit të Bardhë me kone depozitimi koluvo-

deluvionale që shtrihet në lartësinë 400-500m duke i dhënë luginës një karakter mjaft të

gjerë, në të cilën janë vendosur qendra të banuara (Përbreg i Poshtëm), Mlikës, Brod,

Radeshë. Shkon nga 2 km në jugperëndim dhe 1 km në verilindje. Tarracën erosive-

fluviale të formuar nga lumi Brod. Tarracat lumore kanë rëndësi praktike për kërkim

mineralesh të dobishme, materiale ndërtimi, për gjetjen e ujërave nëntokësorë, zhvillimin

e bujqësisë, pasi përfaqësojnë vendet më të sheshta, me tokë aluvionale shumë pjellore.

Relievi glaciar. Ky reliev është zhvilluar në lartësitë e mëdha të krahinës Lumë-

Gorë dhe ruajtja e formave ka ardhur si rezultat i formacioneve shkëmbore, të cilat janë të

fortë, gëlqerorë dhe dolemitik, kushteve topografike, intesiteti i proçeseve egzogjene

sidomos erozionit të shpatit. Format akullnajore në krahinë janë ruajtur në Koretnik, ku

dy cirqe akullnajore i kanë dhënë atij formën piramidale. Në malin e Gjallicës cirqet

akullnajore janë ruajtur shumë pak, për shkak të pjerrësisë së madhe të shpateve. Të

shprehura format akullnajore janë dhe në pllajen e Shishtavecit 1700 m mbi nivelin e

detit ku cirqet janë përqëndruar në pjesën lindore të saj dhe përfundojnë deri në pjesën

qendrore në formën e përrenjve të shumtë. Relievi akullnajor është i shprehur dhe në

malin e Sharrit, përmes dy liqene akullnajore Shutmanit dhe Defos40

.

Reliev erozivo-denudues. Ky reliev është i lidhur me proceset erozive-denuduese,

të cilët janë faktori kryesor që modelojnë relievin. Përhapja e tyre është e lidhur me

kushtet natyrore, ndërtimin gjeologjik, klimën mesdhetare, mungesën e bimësisë, relievin

kodrinor-malor dhe copëtimin e madh horizontal e vertikal, pjerrësinë e shpateve të malit

dhe faktorit human, i shprehur sidomos me shkatërrimin e mbulesës bimore, që shpie në

prishjen e ekuilibrit gjeomorfologjik dhe bioklimatik të shpateve dhe si rrjedhim dhe

intesifikimin e erozionit në sipërfaqe gjithnje e më të mëdha. Dëshmi për këtë është pjesa

e madhe e terreneve të degraduara që gjenden pikërisht në afërsi të qendrave të banuara,

rrugët e komunikacionit që kanë ndihmuar në shfrytëzimin sistematik të tyre, shpatet e

maleve të Sharrit, Koretnikut, Gjallicës. Rasti tipik është shpati perendimor i Gjallicës, i

cili për një periudhë 30-vjeçare humbi më shumë se gjysmën e bimësisë si rezultat i

39

Meleqi, H., Opoja dhe Gora/Vështrim Gjeografik . Dragash, 1994, f. 20.

40 Meleqi, H., Opoja dhe Gora/Vështrim Gjeografik . Dragash,1994, f. 25.

Page 43:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

43

hapjes së minierës së Gjegjanit dhe vendosjes në punë të uzinës së shkrirjes së bakrit në

Rexhepaj duke sjellë pasoja fatale për mjedisin dhe vështirë për tu rikuperuar. Kjo erdhi

si pasoje e shiut acid që u krijua nga derdhja në atmosferë e tymit të uzinës SO2, i cili në

kontakt me avujt e ujit dhe shiun krijon H2SO4 (pra shiun acid). Pasojë e shiut acid ishte

humbja e bimësisë, e cila krijoi kushte të përshtatshme për krijimin e proçeseve eroduese.

Ndotja e ajrit e shkaktuar nga veprimtaria ekonomike e njeriut ishte një nga faktorët

kryesor për fillimin e proçeseve erozive. Proçesi i erozionit u shoqërua me rrëshqitje të

mëdha në shpatet perendimore të Gjallicës (Lojme, Nimçë,Topojan, Kolesian, Grykë-

Çajë, Vilë, Qinamak). Larmishmëria e formave gjenetike të relievit ka ndikuar fuqishëm

në shpërndarjen e popullsisë dhe krijimin e qendrave të banimit në ato vende ku

mundësia e sigurimit të jetesës ka qenë më e mire. Format e relievit ofrojnë një potencial

turistik të pasur për zhvillimin e turizmit. Peisazhe mahnitëse, gryka të thepisura,

kanione, peisazhe karstike, pllaja, male favorizojnë llojet e ndryshme të turizmit si:

peisazhor, eskursionist, avanturier, shkencor, sportiv etj.

II.4.1. Format kryesore të relievit

Në relievin e krahinës Lumë-Gorë dallohen: lugina, kanione, tarraca, fusha, gropa, male

dhe vargje malore.

Malet e Sharrit41

- shtrihen në trajtën e gjysmë harkut me anë të lugët nga lindja deri 110

km midis Grykës së Kaçanikut në lindje dhe Grykës së Radikës në jug me lartësi 2300-

2700 m. Lugina e Drinit të Zi përbën kufirin perëndimor dhe lugina e Drinit të Bardhë

kufirin veriperendimor dhe fushëgropa e Pollogut atë lindor. Ky vargmal ndodhet në

kufirin politik midis Kosovës në veri, Shqipërisë në perendim dhe Maqedonisë në jug.

Karakteristikë për këtë vargmal janë lartësitë e mëdha dhe majat e mprehta, cirqet e lugjet

akullnajore të ndërprera nga qafa të shumta në lartësi të ndryshme. Majat më të larta të

këtij vargmali janë mbi 2400 m, ndërsa me e larta është pika kufitare e Korabit 2751 m.

Për nga lartësia malet e Sharrit renditen nga më të rëndësishmit në gadishullin e

Ballkanit. Në përbërje të këtij mali janë dhe ai i Koretnikut (2392 m) dhe Gjallicës (2484

m) në pjesën Veriperendimore të tij.

Vargu malor Koretnik-Gjallicë42

.Karakterizohet nga një reliev mjaft i ashpër që bën

kontrast të theksuar me pllajën e Shishtavecit. Ai përbëhet gati tërsisht nga gëlqerorët dhe

shtrihet ndërmjet kanionit të Bicajve në jugperëndim dhe Zhurit të Prizrenit në verilindje.

Lartësimi i tij i detyrohet ngritjeve tektonike që kanë formuar dy thyerjet e fuqishme e

mjaft aktive në të dy anët e tij. Shtrirja e pellgut tektonik-eroziv i Kukësit nga

veriperendimi dhe depresioni i kontaktit nga juglindja kanë nxjerrë në reliev një kurriz

malor tipik alpin. Gryka e Vanave e formuar nga lumi i Lumës ndan kurrizin në dy anë

duke formuar dy male të veçanta, Koretnikun e Gjallicën.

41

Laçi, S., Gjeografia e Kosovës dhe trevave shqiptare pertej kufirit të Republikes së Shqipërisë.

PROGRES, Tiranë, 2006, f.164. 42

Akademia e Shkencave, Gjeografi Fizike e Shqipërisë. vëllimi i dytë, Tiranë, 1991, f.124-126.

Page 44:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

44

Koretniku43

- me lartësi 2392 m shtrihet midis Grykës së Vanave dhe Zhurit të Prizrenit.

Në jugperëndim bie thikë në grykën e Vanave dhe në verilindje duke filluar nga maja e

ulët bie gradualisht në një reliev karstik. Dy cirqet akullnajore i kanë dhënë majës së

Pikëllimës (Koretnikut), formën piramidale. Njëra në lartësinë 1200-1300 m për shkak të

një shkëputjeje tektonike (prag tektonik) kurse tjetra në 500m-600 m në kontaktin midis

gëlqerorëve dhe efuzivëve (midis fshatit Përbreg dhe Bardhoc). Në shkallën e parë janë

zhvilluar shumë forma karstike. Shpati juglindor bie në pjerrtësi mbi pragun litologjik të

Zapodit dhe në luginën e përroit të Orgjostit. Bimësia përfaqësohet nga rrobulli në

shpatin juglindor, dushku, ahu në shpatin veriperëndimor (1800-2000m) më pas ka

kullotat alpine.

Gjallica -shtrihet më në jugperëndim dhe ngrihet menjëherë deri në lartësi 2484m.

Kreshta bie thikë mbi Grykën e Vanave në verilindje dhe mbi Kanionin e Bicajve në

jugperendim. Shpati veriperendimor përbën një rrëpirë tektonike madhështore që bie në

pellgun e Kukësit me një lartësi relative 2000 m, kurse shpati juglindor bie butë mbi

depresionet e kontaktit të Topojanit dhe Tërshenës dhe lidhet gradualisht me pllajen e

Shishtavecit.

Kolesjani-shtrihet në jug të Gjallicës dhe ndahet prej tij nëpërmjet kanionit të Bicajve.

Mbizotërojnë reshpet e palezoit. Pjesa kulmore është shumë e butë, shpatet janë të

mprehta sa krijon rrëpira tektonike në gëlqerorë. Në pjesën e poshtme të tyre, në skajin

verilindor të këtij mali takohet material i shumtë kolovo-proluvional me trashësi të

konsiderueshme, të cilat mendohen të jenë me origjinë lumore akullnajore të sjella nga

përroi i Bicajve.

Pllaja e Shishtavecit44

- ka formë vezake me drejtim verilindje-jugperëndim, me gjatësi 15

km, gjerësi maksimale 11 km dhe shtrihet në lartësinë 1300-1700m. Ka pjerrësi të vogël

në drejtim të verilindjes për në gropën e Shishatvecit duke u përhapur drejt Prizrenit në

veriperëndim. Depresionet e Topojanit, Orgjostit,Tërshenës e ndajnë nga kurrizi malor

Koretnik-Gjallicë-Kolesian dhe në jugperendim mbyllet me kurrizin Kallabak-Tërfojë.

Pjesa qendrore që nga Kroi i Bardhë në Shishtavec ulet gradualisht derisa përfundon në

gropën e Shishtavecit. Në lindje të saj lartësohet kurrizi i Shishtavecit me një reliev të

butë dhe në perëndim mbyllet me kurrizit e luspave të Kollovozit, Shtrezes dhe Brekijës.

Cirqet akullnajore të shumta e copëtojnë atë në pjesën lindore e qendrore. Bashkimi i

përrenjëve ka shkaktuar zgjerime lokale të kësaj pllaje si atë të Shishtavecit, Topojanit ku

formohet dhe lugina e lumenjve më të njëjtin emër.

Lugina e Drinit të Zi45

. Në krahinën e marrë në studim, kjo luginë fillon në sektorin ku

fillon e ngushtohet duke marrë formen e një kanioni. Dallohet Skavica me thellësi mbi

200 m, gjerësi 6-8 m, formuar në gëlqerorët e mesozoi që dalin nën molasat pliocenike.

Që nga përroi i Domajve lugina ngushtohet duke formuar grykën interesante të Gabricës

43

Po aty

44 Akademia e Shkencave, Gjeografi Fizike e Shqipërisë. vëllimi i dytë, Tiranë, 1991 f.123.

45 Akademia e Shkencave., Gjeografia Fizike e Shqipërisë. Vëllimi i Dytë, Tiranë, 1991, f. 132.

Page 45:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

45

në një bllok të ulur gëlqeror. Shtrati i luginës është formuar drejtpërsëdrejti në shkëmbin

rrënjësor dhe ka një gjerësi 8-10 m dhe thellësi afro 300 m duke marrë pamjen e një

kanioni të madh. Pasi kalon fshatin Gabricë lugina përfundon në pellgun e Kukësit. Nga

fshati Surroj në qytetin e Kukësit lugina është formuar në kontaktin e molasave me

shkëmbinjtë ultrabazikë e gëlqerorë. Element i rëndësishëm janë dhe tarracat lumore, të

cilat paraqesin mjaft vështirësi për dallimin e tyre, pasi tarracat shtrihen deri në kufirin e

sipërm të depozitimeve liqenore pliocenike gjë që ka çuar në përzierjen e tyre.

Lugina e Drinit të Bardhë46

. Në pjesën e sipërme lugina e Drinit të Bardhë ka karakter

malor. Ajo është formuar në grabenin më të madh me të njëjtin emër. Struktura grabenore

dhe larmia e ndërtimit litologjik i kanë dhënë asaj përmasat e një pellgu në formën e

përzgjatur. Dallohet për asimetri të theksuar të shpateve. Shpati i djathtë përgjithësisht

gëlqeror lartësohet mbi luginën më të pjerrët, i majti bie në formë të shkallëzuar e lidhur

me përbërjet e ndryshme gjeologjike. Në shpatin e majtë midis fshatrave Përbreg dhe

Morin është formuar një tarracë litologjike midis kontaktit të shkëmbinjve magmatikë

dhe atyre gëlqerorë të mesozoit. Kjo tarracë e mbuluar nga depozitimet kolovo-

deluvionale shtrihet në lartësinë 400-500 m duke i dhënë luginës një karakter mjaft të

gjerë. Gjerësia e kësaj tarrace, në të cilën janë vendosur edhe qendrat e banuara shkon 2

km në jugperëndim. Shtrati i luginës midis Qafë Morinit dhe fshatit Morin, ka një gjerësi

50-60 m, në të cilën vërehen dhe nivelet e tjera të tarracave në dy anët e tij. Sapo del nga

fshati Morinë fundi i luginës ngushtohet menjeherë deri në 25-30 m, të cilën e ruan derisa

e bashkohet me luginën e Drinit të Zi.

Gropa e Kukësit47

është vendi ku përfundojnë dy luginat e lartpërmendura. Bën pjesë në

vargun e gropave tektonike pliokuartenare në vendin ku behet kryqëzimi i dy thyerjeve

tektonike të Drinit të Zi dhe të Drinit të Bardhë me atë të Va-Spasit, të cilat janë mjaft

aktive dhe në ditët e sotme. Ka formën e katërkëndëshit me drejtim gati veri-jug me

gjatësi 10 km, gjerësi mesatare 3,5 km dhe lartësi 300-400 m. Fundi i gropës është pak a

shumë i rregullt për shkak të mungesës së rrjedhjeve sipërfaqësore. Pellgu i Kukësit është

një zonë me ngritje tektonike. Në këtë gropë është vendosur dhe qyteti i Kukësit.

Studimi i relievit me të gjithë elementët e tij ka një rëndësi të madhe, pasi me të është e

lidhur ngushtë veprimtaria e përditshme e njeriut. Shpeshhere mungesa e njohurive dhe

politikave ndërgjegjësuese dhe interesat e larta personale të individëve për veprimtarinë e

tyre kanë sjellin dëme në mjedis. Në disa raste këto dëme janë të pariparueshme siç është

degradimi në shkallë të lartë, erozioni, dëmtim të bimësisë, të cilët bëhen shkak për

krijimin e katastrofave, mjedisore, siç janë: rrëshqitjet, rrëzimet, orteqet. Prandaj si detyrë

e çdo individi që ka dëshirë të zhvillojë aktivitetin e tij ekonomik është njohja e ndërtimit

gjeologjik dhe relievit duke mundësuar njëkohësisht dy elementë të rëndësishëm për të

ardhmen e tij: a) realizimin me sukses të investimit të tij ekonomik, b) sigurimin e

mbrotjes së mjedisit dhe pengimin e katastrofave natyrore mjedisore.

Relievi ndikon drejtpërdrejt dhe në zhvillimin ekonomik të popullsisë. Ai mund të jetë

favorizues ose pengues në zhvillmin ekonomiko-social. Relievi në krahinën Lumë-Gorë

46

Po aty 47

Po aty

Page 46:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

46

nuk i favorizon popullsisë një zhvillim ekonomiko-social të gjithanshëm për arsye se: ka

toka bujqësore të pakta, i krijon mundësi zhvillimi më shumë blegtorisë sesa bujqësisë; i

jep prioritet turizmi malor duke favorizuar elementët e tjera mbështetës, zhvillimin

transportit rrugor, shtigjeve, duke mundësuar lidhjen mes qendrave të banimit dhe pikave

turistike. Kufizimet që sjell relievi malor i krahinës Lumë-Gorë në bujqësi, industri,

transport në vështirësit e komunikimit midis qendrave të banuara urbane dhe rurale,

mungesa në aksesin e shërbimeve publike, ulje të investimeve nga pushteti lokal dhe

pengimit të mënyrës së thithjes së investimeve të huaja si rezultat i mungesës së

decentralizimit ka stimuluar braktisjen e krahinës nga popullsia si në Arrën, Borje,

Cerrnaleve, Pakisht, Baçkë, Dikanc, Dragash, Kërstec, Mlikë, Orcushë, Rapçë, Vranisht.

Të gjitha këto i japin mundësi popullsisë të përdorë më zgjuarsi elementët e relievit në

dobi të përmirësimit të jetesës ekonomike-sociale të tyre dhe nga ana tjetër të mos lejojë

që relievi malor-kodrinor të përdoret si faktor a preteks për t’u larguar nga rajoni.

II.5. Klima

Kjo krahinë bën pjesë në klimën mesdhetare malore, nënzona veriore dhe lindore.

Zonë mjaft e përshtashme për zhvillimin e aktiviteteve socio-ekonomike, turistike. Në

analizën e këtij komponenti do të përqëndrohemi në vlerësimin e pasurive klimatike dhe

rëndësinë ekonomike të tyre. Për këtë qëllim do të analizojmë treguesit mesatar dhe

skajorë të elementëve klimatikë, treguesit e periudhës vegjetative dhe të shumave të

temperaturave, vlerësimin e tyre për zhvillimin social ekonomik të zonës. Faktorët lokal

që ndikuan në formimin e klimës se krahinës është ndikimi zbutës i liqenit të Fierzës, i

cili ndikon në krjimin e mikroklimës së krahinës dhe prania e korridorit të erave që vijnë

përmes luginës së Drinit të Bardhë që ndikon në tiparet e klimës kontinentale në krahinë.

II.5.1. Temperatura

Temperatura është elementi klimatik kryesor në veprimtarinë ekonomike të

krahinës. Temperatura mesatare vjetore lëviz mes 8.60C (në Dragash) deri në 11.8

0C (në

Kukës), ndërsa amplituda mesatare vjetore e krahinës lëviz nga 20.30C

48(Dragash)-

21.50C(Kukës). Më poshtë po paraqesimin luhatjen e temperaturave në tre stacione

kryesore në Kukës, Shishtavec dhe Dragash.

Figura nr.3.1. Grafiku i Temperaturave

48

Meleqi, H., Opoja dhe Gora/ Vështrim Gjeografik. Prishtinë,1994, f. 72.

Page 47:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

47

Nga grafiku vërejmë se vlerat e temperaturës nuk janë me diferenca të mëdha. Ecuria e

temperaturave favorizon zhvillimin e ciklit vegjetativ të disa kulturave bujqësore dhe

aktiviteteve ekonomike të njeriut. Evidentojmë gjithashtu se me rritjen e lartësisë,

temperatura ulet, ky efekt ndjehet në numrin e ulët të llojeve e kulturave bujqësore të

kultivuara. Këto fakte favorizojnë prirjen e popullsisë për tu larguar për shkak të

vështirësive të shumta të jetesës (izolim për një kohë të gjatë nga bora).

Element i rëndësishëm i klimës është dhe numri i ditëve me ngrica, të cilat ndikojnë

drejtpërsëdrejti në ekonomi sidomos në atë bujqësore. Ngricat vihen re në fillim të

pranverës dhe në fund të vjeshtës. Ditët më ngrica vërehen më shumë në stinën e dimrit.

Për të kuptuar më mire konceptin e ditëve me ngrica tek shtojcat kemi paraqitur vlerat e

temperatura minimale dhe maksimale absolute mujore dhe vjetore.

Njohja e vlerave ekstreme të temperaturës ka rëndësi për të gjitha aktivitetet ekonomike

të njeriut si: në bujqësi, industri, zhvillimin e turizmit, sidomos atij malor për të

parandaluar katastrofat natyrore (orteqet) apo për të llogaritur sa e favorizon turizmin

malor me sportet e tij: alpinizmin, skijimin kohëzgjatja e shtresave të borës, vendosjen

qendrave të banuara apo kryerje e aktiviteteve sociale dhe kulturore.

II.5.2. Era

Era përbën një pasuri tjetër klimatike që ndikon në veprimtarin ekonomike të njeriut.

Erërat mbizotëruese janë të veriut, verilindjes, perendimit, veriperendimit, lindjes dhe

juglindjes. Njohja e drejtimit të erërave ka rëndësi sepse ndihmojnë në parandalimin e

efekteve negative të tyre si p.sh erërat e forta sjellin dëmtime në ekonomi (industri,

bujqësi, turizëm), mjedis (erozion, humbje të florës dhe faunës), në shëndetësi dhe

objekte të ndryshme. Mungesa e studimeve të drejtimit të erërave solli pasoja në shpatin

perendimore të malit të Gjalicës duke e dëmtuar atë.Veprimtaria industriale e nxjerrjes së

bakrit shkatërroi më shumë së gjysmën e bimësisë në këtë shpat mali dhe për shumë vite

nuk u ripërtëri deri në ndalim të aktivitetit të kësaj uzine. Erat e jugut, e cila në rradhë të

parë shkrin borën, kurse në rastin e dytë dëmton bujqësinë sepse i shton tokës avullimin

dhe pengon transpirimin e bimëve. Vendosja e qytetit të Kukësit në qendër të një

korridori erërash nuk është efikase, pavarësisht se kjo është evidentuar në studimet kur u

ndërtua si qytet, por nuk u morr në konsideratë.

Tabela nr.3.1. Shpërndarje e drejtimit të erës në %49

Stacioni N NE E SË S SE Ë NË Q

Kukës 9.3 11.6 0.5 0.5 7.2 9.3 1.0 1.1 59.5

Dragash 25.2 9.4 4.2 6.8 18.1 9.6 3.5 51

Burimi: Gjeografia Fizike e Shqipërisë dhe Gjeografia Fizike e Kosovës

49

Akademia e Shkencave, Gjeografi Fizike e Shqipërisë. vëllimi i parë,Tiranë,1990, f.175.

Page 48:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

48

Tabela nr.3.2. Shpejtësia mesatare vjetore e erës sipas drejtimit në m/s50

Burimi: Gjeografia Fizike e Shqipërisë dhe Gjeografia Fizike e Kosovës

Figura nr.3.2- Shpërndarje e drejtimit të erës në % në Kukës dhe Dragash

Erërat veriore (murlani) dhe verilindore mbizotërojnë në stinën e dimrit (23,6% Kukës),

në pranverë 23.3%, në veri 22,2% dhe në vjeshtë 19.4 %. Erërat lindore dhe perëndimore

të marra së bashku në dimër dhe në vjeshtë kanë një rastisje 0.8-0.9 në verë dhe pranverë

2.2 %.

Shpejtësinë më të madhe era e arrin në orën 1400

dhe shpejtësinë 11-15 m/s arrin era

verilindore. Megjithatë theksojmë faktin se erërat në krahinë karakterizohen nga

shpejtësia e madhe, në pika të caktuara ka mundësi të përdoret dhe burim energjie e

pastër. Pozicioni gjeografik i Dragashit i kufizuar nga mali i Koretnikut në perendim dhe

mali i Sharrit në lindje ka kushtëzuar mbizotërimin erave vetëm në dy drejtime jugore

dhe veriore, respektivisht 43,9% të erës jugore dhe 25.2% të erës rastisjeve të erës

veriore. Në të gjithë vitin janë të pranishëm erat veriore. Në vjeshtë 29.8% (shtator

33.4%-33.7% tetor), erat jugore rastisjen me të madhe e kanë në dimër 22.8% dhe në

pranverë 21.4%.

50

Meleqi, H., Opoja dhe Gora/ komuna e Dragashit/ vështrim gjeografik. Dragash, 1994, f. 33.

Akademia e Shkencave, Gjeografi Fizike e Shqipërisë. vëllimi i parë, Tiranë,1990, f.108.

Çavolli, R. Dukagjini Fizionomska i nadalno-funkcionalna regionalizkcija. ENTMMK, Prishtinë,1997,

f.45.

Stacioni N NE E SE S SË Ë NË

Kukës 6.6 6.4 1.0 1.4 6.0 6.8 2.6 2.3

Dragash 3.4 3.4 2.8 2.1 3.8 3.0 2.8 2.8

Page 49:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

49

II.5.3 Reshjet

Sasia shumëvjeçare e reshjeve lëviz nga 946 mm në Kukës 806,7 mm në Dragash në

zonat më të ulëta, deri 1370 mm në zonat më të larta. Reshjet janë të përqëndruar në

stinën e dimrit, vjeshtës dhe pranverës.

Figura nr.3.3.Mesataret shumëvjeçare të reshjeve në mm për vitet 1955-1965

Rëndësi praktike ka njohja e reshjeve 24 orëshe për një periudhë 50 vjeçare. Njohja e tyre

ka rëndësi mjedisore sepse me to lidhen fenomene negative (rëshqitje, rrëzime, gërryerje,

shpërlarje), ekonomike (dëme material, humbje financiare) dhe sociale (dëme në jetë

njerëzore). Reshjet 24 orëshe arrijnë 112 mm. Në krahinë reshjet e borës janë një dukuri e

zakonshme. Koha e gjatë e qendrimit të borës dhe shkrirja e ngadalshme e saj është faktor

i rëndësishëm për regjimin ujor. Bora shërben si burim furnizimi me ujë për rrjetin

hidrografik, si jorgan për bimësinë e arave, mundësi për zhvillimin e turizmit, por nuk

duhen harruar dhe efektet negative të saj si: bllokimi i rrugëve, rënia e orteqeve,

vështirësitë e komunikimit të banorëve të zonës rurale me tregun me njëri-tjetrin, ngrirje

të tubave të ujit të pijshëm dhe grumbullim të plehërave urbane. Reshjet e borës fillojnë

në tetor-prill, ndërsa trashësia e borës shkon nga 80-100 cm, kurse në zonat me lartësi

mbi1000 m mbi nivelin e detit trashësia e borës shkon 1.5-2 m. Në zonat e ulëta

rregjistrohen mesatarisht 60 ditë me borë, ndërsa në zonat e larta 120 ditë brenda një viti.

Breshëri është një fenomen i rrallë. Numri mesatar i ditëve me breshër mund të arrijë në

0.1 dhe shënohet në muajin korrik duke rrezikuar shpesh kulturat bujqësore. Në muajt e

tjerë ai është me vlerë 0.0 ditë. Periudha e thatësirës në krahinë fillon nga 15 korriku-30

gusht. Gjatë kësaj periudhe bujqësia ka nevojë për ujitje artificial, pasi sasia e reshjeve

nuk përmbush nevojat e saj. Ndaj sugjeroj që për ujitjen të përdorimin e ujërave të

lumenjëve, liqenit artificial të Fierzës, rezorvaret të hapura gjatë viteve ’45-’90 të vihen

në funksion së bashku me kanalet vaditëse dhe kulluese.

III.3.4. Rezatimi Diellor

Rrezatimi diellor është një element i rëndësishëm klimatik me ndikim në

aktivitetin ekonomik, social të shoqërisë njerëzore. Studimi i këtij elementi ka rëndësi

sepse tregon kohëzgjatjen e periudhës vegjetative bujqësore, njëherazi kohëzgjatjen e

qendrimit të borës dhe zhvillimit të sporteve dimërore si: skijimi, i cili ndikon në

zhvillimin e turizmit dimëror.

Page 50:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

50

Tabela nr.3.3. Sasia e rezatimit diellor mujor dhe vjetor e pergjithëshme (kwh/m2)

M

uaj

t

I

II

III

IV

V

VI

VII

VII

I

IX

X

XI

XI

VJE

TO

R

E

Kukë

s

26.5

2

43.3

9

73.5

4

115.3

4

146.3

7

171.9

7

189.2

127.9

6

134.5

4

68.9

37.5

6

24.7

9

12053.6

3

Dra

gash

48.1

64.9

6

110.9

144.3

177.3

198.6

217.9

187.6

121.5

92.7

56.7

40.9

1461.5

Burimi: UNDP”Plani Zhvillimor Komunal për komunën e Dragashit 2013-2023” dhe

Akademia e Shkencave “Gjeografia e Fizike e Shqipërisë

Nga të dhënat e pasqyrave vërejmë se sasinë më të madhe të rrezatimit diellor si

në vlerë të përgjithshme ashtu dhe në sasinë e orëve (këndin më të madh të rënies së

rrezeve të diellit) e ka Kukësi. Kjo sasi e madhe e rrezatimit ndikon në

shumëllojshmërinë e produkteve bujqësore, aktivitetet e ndryshme industriale që mund të

kryhen dhe kohën e fillimit të sezonit turistik dhe diferencimit e llojeve të tij (veror,

malor, rural, gastronomik etj.).

II.6. Hidrografia

Rezervat ujore të krahinës Lumë-Gorë janë të mëdha. Ato përfaqësohen nga ujëra

sipërfaqësore dhe nëntokësore, të cilat janë të shumtë. Pasuritë ujore kanë vlera

hidroenergjitike, për furnizimin me ujë të qendrave të banuara, aktivitetin industrial, për

bujqësinë dhe turizmin. Hidrografia përfaqësohet nga rrjedhja e poshtme e Drinit të Zi,

Drinit të Bardhë, lumit të Pllavës, Restelicës, Brodit, Borjes, Topojani, Orgjostit. Rrjeti

hidrografik i krahinës është pjesë e pellgut ujëmbledhës të detit Adriatik. Lumenjt kanë

regjim pluvio-nival me rrjedhje të qëndrueshme dhe potencial hidroenergjitik, ato kanë

formuar lugina të thella malore, kanione, të cilat paraqesin vlera të veçanta turistike dhe

mundësi për zhvillimin ekonomik. Burimet zënë një vend të rëndësishëm. Burimet

kryesore janë: Kroi i Bardhë, Kinzës,Tanzotave, Kishëz, i Klutaçës, Vinjës, i Zuçës, i

Podinës etj.

Page 51:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

51

Më poshtë po japim disa karakteristika të lumenjve kryesorë të krahinës:

Drini i Zi51

(149 km) buron nga liqeni i Ohrit, i cili pasi përshkon një rrugë të ngushtë

prej 40 km midis vargmaleve Jabllanicë-Belicë-Karoman dhe merr shumë degë, hyn

brenda në territorin tonë, ku hapet në një shtrat shumë të gjerë.

Në vazhdim lugina ngushtohet dhe zgjerohet, deri sa derdhet në liqenin e Fierzës. Këtu

merr shumë degë, lumenj dhe përrenj malor (Zallin e Homoshit, përroin e Qafë- Murrës,

përroin e Veleshicës, përroin e Banjave etj.)

Figura nr.3.4. Elementet e regjimit ujor të Drinit52

Drini i Bardhë (134 km)53

buron nga malësia e Zhlebit në rrëzë të majës së Ruselit

(Bjeshkët e Namuna të Kosovës), në trajtën e burimit karstik. Përshkon rrafshin e

Dukagjinit, ku merr shumë degë si Toplugën, Bistricën e Prizrenit, Pejën, Ernikun,

Mirushën dhe kalon në grykën e Morinit ku derdhet në liqenin e Fierzës. Relievi i pellgut

ujëmbledhës është më pak i thyer dhe i copëtuar sesa ai i Drinit të Zi.

Figura nr.3.5. Raporti mes prurjes dhe përhapjes se reshjeve

51

Elementet e regjimit ujor te Drinit (Sipas N. Pano, 1985), Yo-rrjedhja vjetore, Zo- evotranspirancioni

real, Xo- reshjet, Ro- rjedhja e ngurtë.

51 Akademia e Shkencës. Gjeografia Fizike e Shqipërisë. vëllimi i dytë, Tiranë,1991, 132.

53 Akademia e Shkencës. Gjeografia Fizike e Shqipërisë . Vëllimi i dytë, Tiranë,1991, f.135.

Page 52:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

52

Lumi i Brodit54

- është njëra nga degët më të mëdha të lumit të Pllavës. Buron nga shpatet

e Vracës në lartësi 2500 m mbi nivelin e detit. Është lumë malor dhe dallohet për rrjedhje

të shpejtë. Mbi këtë lumë është ngritur dhe hidrocentrali “Dikanca” me kapacitet

prodhues 1120 MW.

Lumi i Restelicës55

- ky pellg përfshin një sipërfaqe prej 100 km2, dhe shtrihet kryesisht në

Gorë (33% e sip së saj). Buron diku rrëzë Vracës 2500 m mbi nivelin e detit. Është lum

malor me ujë të bollshëm, i shpejtë dhe së bashku me Brodin janë lumenj që kanë ujë

gjatë gjithë vitit. Ky lumë kalon në Restelicë vazhdon në perëndim në Krushë dhe kalon

kufirin me Shqipërinë dhe derdhet në lumin Lumë.

Lumi i Lumës56

- Buron nga mali i Koxhaballkanit. Gjatë rrjedhjes së sipërme mbledh

ujërat e Rekës dhe Topojanit, përroit të Shishtavecit, të Kollovozit, Shtrezës. Në afërsi të

urës së Zarifës bashkohet me lumin e Orgjostit dhe Borjes, duke marr emrin lumi i

Lumës. Ky lum është i rrëmbyer dhe ka prurje të mëdha gjatë vitit.

Përroi i Tërshenës57

është lum torrencial. Buron nga mali i Tejës. Lumë i vogël, me pak

ujë, por i rrëmbyeshëm. Përshkon fshatin malor të Tërshenës prej të cilët ka marrë dhe

emrin. Pret si thikë malin e Gjallicës dhe malin e Tejës, duke formuar grykën e skalitur

500-600 m të thellë që quhet Shkalla e Keqe (kanioni i Bicajve). Këtu kalon rruga që lidh

pellgun e Bicajve me malësinë e Dollovishtës dhe Shishtavecit, shumë e vështirë për t’u

kaluar. Në perëndim të Shkallës së Keqe lumi del në fushë të hapur dhe merr emrin Sheje

duke bëre që gryka të njihej dhe si kanioni i Shejes. Ky lum derdhet në Drinin e Zi.

Përroi i Bushtricës58

- Buron nga malet e Sharrit, është i rrëmbyer. Gjatë rrjedhjes mbledh

ujërat e përrenjve të Lushit, Shkinakut, Buzëmadhës, fshatit Palush. Ky lumë përshkon

fshatin e Bushtricës prandaj dhe merr emrin lumi i Bushtricës.

Krahina Lumë-Gorë është e pasur dhe me liqene natyrore dhe artificiale. Në lartësi mbi

2070 m shtrihet liqeni i Shumanit dhe liqeni i Defos që shtrihet në lartësin mbi 2112 m.

Për shkak të lartësisë së madhe hapësira ku shtrihen këta dy liqene është e zhveshur pa

vegjetacion. Janë liqene akullnajore, kanë ujë të ftohtë dhe të pastër. Krahas pasurive

natyrore, krahina ka të pranishëm dhe pasuri ujore të krijuara artificialisht nga njeriu për

veprimatritë e veta ekonomike, siç është liqeni i Fierzës.

Liqeni i Fierzës i ngritur për nevoja ekonomike të kohës kur u ndërtua,vazhdon të luaj një

rol të rëndësishëm dhe në ditët tona. Liqeni i Fierzës shtrihet nga Fierza në Kukës dhe

54

Po aty

55 Po aty

56 Domi, A. (1987) Të njohim vendlindje. SHBLU, Tiranë, f. 36.

57 Po aty

58 Po aty

Page 53:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

53

futet në luginën e Drinit të Bardhë në territorin e Rrafshit të Dukagjinit. Sipërfaqja e tij

është 72.5 km2, thellësi 128 m, ka formën e një shumëkëndëshi të shtrirë në zigzage në

varësi të luginës së Drinit të Zi, sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 11829 km2 dhe

lartësia e pasqyrës së liqenit 295 m mbi nivelin e detit.

Ka rëndësi të njihet sasia e prurjeve vjetore të lumenjëve për dy arsye kryesore:

së pari parandalimin e fatkeqësive natyrore që mund të vijnë nga prurjet e

mëdha të lumit, kur lumi del nga shtrati duke sjelle deme në ekonomi,

mjedis dhe në shoqëri;

së dyti njohja e prurjeve ka rëndësi në rastin e ndërtimit të veprave

ekonomike si ujësjellës, hidrocentrale, rezorvuare sepse në varësi të sasisë

së prurjeve përcaktohet numri i qendrave të banuara që furnizohem me ujë

të pijshëm, nëse mund të funksionojë hidrocentrali dhe në periudhat e

thatësirës dhe për sa kohë mund të mbushet rezervuari etj.

Pasuria hidrike në krahinën e marrë në studim përbën një pasuri me rëndësi të madhe

ekonomike. Lumenjtë tipik malorë me rrjedhje të shpejtë, ujëshumë lidhen drejtpërdrejt

me ndërtimin e veprave hidroteknike që duhen për menjanimin e përmbytjeve, si

kanaleve ujitëse, kulluese, mbrojtësit e tokës nga erozioni etj. Këto karakteristika të

lumenjve kanë favorizuar dhe ngritjen e 4 hidrocentraleve (tre mbi lumin Drin dhe një

mbi lumin e Bresanës), krahas funksionit për prodhimin e energjisë, bashkë me ndërtimin

e hidrocentraleve u krijua dhe liqeni artificial i Fierzës. Ky liqen ka përdorim

multifunksional për ujitje e tokave bujqësore, për transportin e mallrave dhe njerëzve,

sportin e peshkimit, vlera turistike dhe plazh për banorët e zonës. Në ditët e sotme në

krahinë po merr rëndësi lëvizja turistike për shkak të peisazhit piktoresk dhe magjepës që

ofron udhëtimi nga Fierza në Koman. Kjo pasuri hidrike krijon kushte të përshtashme për

zhvillimin e sektorit energjitik, po rritet numri i veprave hidroenergjitike mbi lumin Drini

i Zi, në Grykën e Skavicës, janë ngritur 4 hidrocentrale të vegjël përgjatë lumit të Lumës

mbi grykën e Vanave. Ndërtimi i hidrocentraleve luan rol të madh në përdorimin në

mënyrë efektive të pasurive ujore të krahinës, prodhimin e energjisë elektrike në mënyrë

ekologjike, plotësimin e nevojave të konsumatorëve me energji. Në lumin Brod në

rrjedhjen e tij që nga viti 1956 është ndërtuar nga hidrocentrali Dikanca lumenjë të tjerë

me anë të së cilit vihen në lëvizje sharra, mullinj të thjeshtë si lumi i Borjes në rrjedhjen e

të cilëve janë ngritur 4 mullinj bloje.

Hidrografia mbart vlera ekonomike në ndërtimin e hidrocentraleve, prodhimi i energjisë

në mënyrë ekologjike, furnizmin me ujë të qendrave të banuara, qendrave industriale,

biznesit, sigurimi i ujitjes në bujqësi. Kohët e fundit po merr rëndësi zhvillimi i lëvizjeve

turistike ku hidrografia do të japë kontributin kryesor nëpërmjet shijimit të ujit të

burimeve të Kroit të Bardhë, Kroit të Kuq, burimit të Tanzotave, Kishëz, liqenet

akullnajore në malin e Sharrit dhe liqenin artificial të Fierzës. Hidrografia përfaqëson

mundësi për përmirësimin e jetës sociale si rezultat i shfrytëzimit të kësaj pasurie në rritje

e kënaqësisë për vlerat që ka krahina e tyre, rrit dëshirën për t’i mbrojtur dhe ruajtur ato.

Pasuri me vlera ekonomike, shkencore për studiuesin.

Page 54:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

54

Ajo çfarë vihet re është së pavarësisht pasurisë së madhe ujore që ka krahina

etnogjeografike Lumë-Gorë, si rezultat i keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit vihet re se

kemi mungesë të ujit të pijshëm, mungesë e ujit për përdorim industrial, ndotje të tij.

Prandaj për një shfrytëzim të qëndrueshëm është përfshirja e ekonomisë së gjelbër në

traditën e banorëve të krahinës duke përdorur çdo pikë të ujit që bie në krahinë përmes dy

mënyrave:

159

- duke mbledhur ujin e shiut, ujërat e dushit, ujërat e lavamanit, me anë të instalimit të

një depozite nëntokësore, duke e filtruar më pas me anë të një pompe drejt shtëpisë dhe

kopshtit,

2- përdorimi i çative të gjelbërta për të kapur ujin e shirave dhe për ta filtruar atë. Në këtë

mënyrë në kemi arritur të bëjmë një mënyrë të përdorimit të ujit sipas mënyrave të mira

ekologjike dhe që ndihmojnë në realizimin e një ekonomie të qëndrueshme.

Këto dy mënyra ekologjike të shfrytëzimit të ujit në krahinën Lumë-Gorë akoma nuk

është bërë realitet, por paraqitet si një mundësi e mirë për një përdorim efikas të ujit në

natyrë.

II.7. Tokat

Larmia e ndërtimit gjeologjik dhe e faktorëve të tjerë pedogjenetikë kanë kushtëzuar

shumëllojshmëri tokash60

.

Tokat e kafejta. Shtrihen deri në lartësinë 800 m, bëjnë pjesë në klimën

mesdhetare malore, ku bien mesatarisht 500-1500 mm reshje në vit. Në tokat e kafejta

rriten mirë dushku, shkoza, lajthia, bunga, qarri, sparthi dhe drutë frutorë. Formohen mbi

depozitime të vjetra deluvionale dhe aluvionale. Kanë horizont humusor të trashë e me

ngjyrë të çelët, përbërje mekanike subargjilore të mesme dhe të rëndë, reaksion acid, janë

të pasura me humus, azot, potas dhe të varfëra me fosfor. Janë të përhapura në Shtiqën,

Bicaj, Surroj, Krushevë, rreth Pashtrikut, malit të Sharrit. Ka vlera të rëndësishme për

bujqësinë, kultivohen drithërat industrial, vreshtat, drufrutorët. Përmirësimi i tyre kërkon

përdorim efikas të mjeteve agroteknike, ujitjen, pleherimi organo-mineral, tarracimi.

Tokat e Murrme Pyjore shtrihen në lartësinë nga 1000-1600 m, formohen në

kushtet e klimës mesdhetare malore të lagësht. Ngrirja dhe shkrirja e tokës gjatë dimrit

ndikon në proçesin tokëformues. Në brezin e tokave të murrme pyjore mbizotërojnë pyjet

e larta, të cilët kontribojnë në formimin e strukturës së tokës.Të pasur me humus, në këto

toka formohen shkëmbinjtë magmatikë, ultrabazikë, sedimentarë që kanë një përbërje

mekanike subargjilore të mesme, strukturë kokrrizore, reaksion neutral, të lehtë acid (ph

5. 8-6.0) kanë shkallë të lartë ngopje me baza (90-95%). Përmbatje të lartë humusi, azoti,

potasi. Janë të përhapura në Shishtavec Borje, Bicaj, Buzëmadhe, Grykë-Çajë, Arrën,

59

Insituti i Politikave Mjedisore. (2012) Rruga drejt energjisë së ripërtëritshme dhe ekonomisë së

qëndrueshëm në Kukës. Tiranë, f. 49.

60 Gjoka, F., Cara, K. (2003) Tokat e Shqipërisë/ Monografi. Tiranë: AGROTEXT, 33-62

Page 55:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

55

Surroj. Në këto toka rriten druret e ahut dhe pishës, të cilët shërbejnë si burim për lëndën

drusor. Janë të përshtatshme për kultivimin e patates, thekrës, grurit, drurëve frutorë,

kumbulles, mollës, dardhës etj. Këto lloj tokash duhen mbrojtur nga erozioni dhe

përdorimi i plehrave kimike të fosfateve për të ulur aciditetin dhe rritur pjellorinë e tyre.

Tokat livadhore malore shtrihen në lartësitë 1600-2700 m mbi nivelin e detit në

klimën mesdhetare malore, e cila karkterizohet nga dimër i ftohtë dhe i lagësht dhe verë e

freskët dhe e shkurtër. Në këto toka rritet bimësi barishtore shumëvjeçare prej garnioresh

dhe leguminozesh, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e strukturës së tokës. Janë formuar

mbi formacione ranore, subargjilore. Kanë një horizont A me një trashësi 40 cm, ngjyrë

kafe e errët, ndërsa përbërja mekanike është subargjilore e mesme. Horizonti B është 30

cm ka ngjyrë të zverdhur dhe poshtë tij ndodhet horizonti C, i cili përfaqësohet nga

formacione të shkrifta, dallohet për reaksion acid dhe përmbatje të lartë humusi dhe azoti,

shkallë të vogël ngopje, mesatarisht të pasur me lendë ushqyese. Janë të përhapura në

zonën malore të krahinës si: Shishtavec,Turaj, Topojan, rrëza lindore e Gjallicës, Laku i

Dardhës,Tërshenë, Sharr. Këto toka përbëjnë burim të rëndësishëm kullusore për bagëtitë

në sezonin e verës, përdoret për të kultivuar patate cilësore, thekër dhe elb në zonat më të

ulta. Këto toka kërkojnë pastrim nga gurët dhe shkurret, të vishen nga bimësi barishtore

që të mbrohet nga erozioni, plehera fosfatike, gelqerim për neutralizim.

Në krahinën Lumë-Gorë, krahas tokave zonale kemi dhe toka azonale ku dallohen:

Toka aluvionale-deluviale të formuara mbi depozitime lumore në zonën e

vërshimit të lumenjve në afërsi të shtratit të lumit etj. Depozitimet afër shtratit të lumit

kanë përbërje të lehte mekanike dhe të varfër me lëndë ushqyese se ato larg tij. Formimi i

tyre është i lidhur me regjimin ujor të lumenjve gjatë vitit. Në aluvionet e vjetra dhe ato

larg rrjedhjes formimi i horizonteve gjenetike. Toka është neutral ose lehtësisht bazik,

kanë pak lëndë organike, azot, fosfor. Këto toka janë të përhapura në Baçkë, Pllavës, një

pjesë e Mlikës dhe Vranishtit.

II.8. Flora dhe Fauna

Krahina Lumë-Gorë është e pasur me bimësi si në lloje dhe në shtrirje. Kjo është e lidhur

me larminë e faktorëve edafik dhe ekologjik. Në krahinë gjenden këto kate bimore:

Brezi i shkurreve, shtrihet në lartësinë nga 300-600 m mbi nivelin e detit. Ky brez

është i përhapur në zonat e ulëta të krahinës përgjatë luginave të lumenjve Drini i

Bardhë, Drini i Zi, deri në gropën e Kukësit. Shtrirja në lartësi varet nga drejtimi i

shpateve, kodrave dhe maleve. Në shpatet JL dhe JP ku nuk rrihen nga erat

veriore shtrihen deri 500m lartësi sipërfaqja e tyre është pakësuar si rezultat i

hapjes së tokave të reja si pjesë e politikës së para viteve 1990. Shkurret

përfaqësohen nga: bunga e butë, në mënyrë të veçantë nga shkoza e zezë, e

shoqëruar aty këtu nga frashëri i bardhë.

Brezi i dushkut, gjendet në lartësinë 500-900 m, ky kat takohet në kurriz dhe

shpate e kodrave, rrëzë maleve, afër qendrave të banuara kur vjen duke u

pakësuar përfaqësohet nga drunj frutorë fletfortë, formojnë pak hije dhe lejojnë

Page 56:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

56

rritjen e një bime barishtore si fieri,shpendren,çaji. Në zonën e dushkut rriten këto

lloje bimësh: qarri, bunga, shparthi, qershia e egër. Në trupin e dushqeve rritet dhe

një bimë parazitare e quajtur vjeshtë me gjethe të gjelbërta. Kjo lulëzon në

periudhën shkurt-maj. Karakteristikë e kësaj lule është se ka vlera mjekësore dhe

përdoret për shërimin e artierio-sklerozës. Gjendet në Arrën, Surroj, Glloboçicë,

Vranisht, Mlikë61

. Në këtë kat bimor rriten dhe drurë frutorë si: kumbulla, molla,

dardha. Ky katë bimor ka vlera mjekësore, bima e vjeshtullës nëse menaxhohet,

përmban dhe vlera ekonomike, por është dëmtuar rëndë: nga prejet pa kriter për

lëndë ndërtimi, dru zjarri, lëndë ushqimi për bagëtinë në shkurre pa vlerë; vatra

erozioni; shpyllëzimet në formimin e tokave të reja të cilat sot lihen djerrë dhe

janë bërë pre e erozionit.

Brezi i ahut dhe halorëve, gjendet në lartësinë 900-1500 kryesisht në shpatet

lindore veriore të maleve. Ato formojnë masivet kryesore të pyjeve me malin e

Gjallicës, Kallabakut, Koretnikut, Kolesian, Sharrit. Brenda pyllit të ahut rriten

dhe lloje të tjera drurësh gjethegjërësh si shkoza, panja e malit, panja si rrap. Pyjet

e Mështekës. Gjendet në Arrën, malet e Sharrit, Surroj. Në lartësinë 900-1500 m

ahu gjendet i përzier me halorët përfaqësohen nga bimët e pishës së zezë (në

malin e Koretnik, Gjallicë), pishë e bardhë, bredhi, rrobulli. Bredhi i zi, rrobulli

kuq, arneci gjenden në masivet e Gjallicës, Sharrit. Në Shishtavec së bashku me

Meshtekën gjendet i përzier dhe plepi i egër. Ahu dhe halorët është kati i bimëve

që mbart vlera të rëndësishme për ekonominë.

Brezi i kullotave Alpine shtrihet në lartësi 1500 m mbi nivelin e detit, në pjesët më

të larta të këtij rajoni. Në këtë brez gjenden dy lloj kullotash: 1. Alpine 2.

Subalpine, të cilat janë verore dhe vjeshtore. Bimësia barishtore e fondit të

kullotave përbëhet nga bimë një dhe shumëvjeçare dhe shkurre dëllinjë. Kullotat

janë të pasura me lëndë ushqyese, megjithëse nuk janë leguminoze. Vlerat e tyre

rriten nga prania e ujit të pijshëm aty. Kullotat shtrihen në malin e Koretnikut,

Gjallicës, Lumës, Sharrit, Shishtavecit, Kolesjanit etj. Kullotat në krahinën e

marrë në studim kanë vlera ekonomike: për (blegtoria), për çlodhje dhe nxitjen e

eskursioneve, hipizëm, ka vlera kurative për shkak të ajrit të pastër dhe ujit të

kulluar për të sëmuret nga asma dhe turbokulozi; mbishfrytëzim i kullotave para

viteve’90 nga kullotja e bagëtive mbi kapacitetin mbajtës të kullotës, por pas

viteve ‘90 kanë rifituar aftësitë e tyre për arsye se është ulur numëri i bagëtive, si

rezultat i largimit të popullsisë.

Në krahinën e marrë në studim vihet re prania e bimëve të cilat janë të rrezikuara.

Këto bimë për shkak të rëndësisë që mbartin dhe kujdesit që duhet treguar janë shënuar

në librin e kuq.

61

Melqi, H., Opoja dhe Gora/ vështrim Gjeografik. Dragash, 1994, f. 39.

Akademia e Shkencave. Gjeografia Fizike e shqipërisë. vëllimi I, Tiranë,1991, f. 40-45.

Page 57:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

57

Tabela nr.3.6 Lista e llojeve të bimëve më të rëndësishme dhe të rrezikuara

Burimi: Mustafa B. (2011)62

62

Mustafai, B. Profilet ekologjike të llojeve/asociacioneve të bimëve dhe hartat e distribuimit të

komuniteteve specifike të bimëve dhe tipet e interesit të habitateve në komunën e Dragashit. UNDP Raport,

f. 21.

Speciet Emërtimi shqip

Abies alba subsp. borisii-regis Bredhi i maqedonisë

Achillea holosericea

Colchicum macedonicum Xhërrokulli maqedon

Crepis macedonica Shmanga maqedonase

Dianthus scardicus Karafili i Sharrit

Draba korabensis Draba e Korabit

Draba scardica Draba e Sharrit

Drypis spinosa

Erysimum pectinatum

Festuca koritnicensis Bishtëpelëza e Koritnikut

Gentiana lutea Sanëza e verdhë

Geranium subcaulescens

Juncus triglumis Kulmaku

Linaria peloponesiaca Linaria peloponeze

Pinus heldreichii Rrobulli

Potentilla calabra Zorrëca Kalabreze

Primula halleri Aguliçe e Hallerit

Ranunculus montenegrinus Zhabinorja malazeze

Rhamnus orbiculatus Pjerrëza rrethore

Saxifraga scardica Iriqëza e Sharrit

Scrophularia aestivalis Skrofularja e verës

Senecio scopolii Pulithi i Skopolit

Silene pusilla Klokëza e vockël

Thalictrum alpinum Taliktri alpin

Thlaspi bellidifolium Tlaspi gjethebukur

Thlaspi microphyllum Tlaspi gjethevogël

Thymus albanus Listra shqiptare

Thymus doerfleri Listra e Dorflerit

Tozzia alpine Tocia alpine

Triglochin palustris Triglohini kënetor

Valeriana bertisceae Haraqina e Bertiskut

Valeriana pancicii Haraqina e Pancicit

Veronica saturejoides Veronika si shtërmen

Viola grisebachina Vjollca e Grisebakut

Page 58:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

58

Biodiversiteti i pasur shprehet dhe me praninë e bimëve endemike të pranishme në

krahinë. Kjo pasuri rrit vlerat e biodiversitetit dhe i shton një element tjetër ofertës

turistike në krahinë, Tulipani Shqiptar. Kohët e fundit në krahinën Lumë-Gorë është

zbuluar se rritet dhe një lloj tulipani endemik. Ky tulipan është zbuluar nga prof. dr.

Lulëzim Shuka. Tulipa Albanica gjendet në fshatin Surroj(Kukës), për të nuk ka një atdhe

të dytë. Kjo bimë endemike është regjistruar në data-baze në radhë të simotrave të saj

anembanë globit, me emërin “Tulipa Albanica”. Kjo bimë gjendet edhe në kopshtin

botanik të Kopenhagenit në Danimarkë. Kjo bimë gjendet në buzë të rrugës, po ashtu

është i veçantë nga pikëpamja fito-gjeografike. Mendohet që origjina e këtyre tulipanëve

është mes Siberisë-Kazakistan-Taxhikistan-Mongolisë.

Foto nr. 3.1. Tulipani Shqiptar Realizoi: A. Palushi

Bimët mjekësore63

Një rëndësi të veçantë dhe me vlera ekonomike mbartin dhe prania e bimëve mjekësore

që ka krahina Lumë-Gorë. Kjo florë e pasur me bimë mjekësore prej të cilave mjeshtrat

popullore përgatisin barëra mjekësore, të cilat u kanë ardhur në ndihmë popullsisë së

krahinës që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Koncepti për vlerat e bimëve mjekësore ka

ardhur duke u përmirësuar, duke u nisur dhe nga rëndësia ekonomike, sepse ka gjetur

përdorim në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore. Banorët e krahinës i

mbledhin dhe i shesin duke ndihmuar familjet e tyre finaciarisht. Një kg qershi të egra

(boronicë) kushton 20 mijë lekë dhe një kg sherebele kushton 800 mijë lekë. Duhet

theksuar se mbledhja e bimëve mjekësore paraqet një problem më vete, sepse popullsia

që e mbledh e shkul nga toka me gjithë rrënjë duke mos lënë mundësi që të shumohet për

vitin tjetër. Në krahinë kemi të pranishme këto lloje bimësh mjeksore si ndihmë e

mjeksisë alternative: aguliçja, angjinarja, arra, bliri, bar blete,trendafili i egër, çaji i

malit, lajthia, dardha, luledielli, kamomili luleshtagu etj.

63

Procesi i vjeljes, grumbullimit dhe manipulimit të bimëve mjeksore dhe eterovajore, rregullohet me

LigjinNr.10120, datë 23.4.2009 “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere

natyrore”

Page 59:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

59

Bimët mjekësore më të përdorura janë:

Arra (Juglans regia)-kjo bimë përdoret si shëruese e plagëve. Çaji ndihmon në

formë lavazhi, përdoret kundër ekzemës. Banjot me çaj arre, pakësojnë

djersitjen. Për sëmundjen e reumatizmës, në një kazan me 35 l ujë, hedhim 2 kg

gjethe arre të njoma, 2 kg gjethe shelgu, si dhe 4 kg kripë. Zihet masa dhe hyjmë

në vaskë 15min. Për 5 ditë, uji ngrohet çdo ditë.

Bliri (Tilia cordata)- gjendet në Najzë e Zepë, Gorë e Kukës. Kjo është bimë

drurore deri më 30 m e lartë. Përdoret për sëmundjet e veshkave, të fshikëzës

urinare, për të përmirësuar çrregullimet e stomakut dhe për të lehtësuar gjumin.

Mjalti i blirit është i cilësisë së lartë.

Bari i bletës.(Melissa officinalist)- Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe vezake

me push, me erë të mirë, si të limonit e me lule të bardha. Çaji me gjethe e me

lule ndihmon tretjen, largon gazrat, si dhe lufton nervozizmin e pagjumësinë,

kuron sëmundjet e zemrës.

Dëllinja e zezë dhe e kuqe (Juniperus vulgari e comiunis)- Bima përbëhet nga

frytet e pjekura e të thara. Këshillohet për sëmundjet e reumatizmës, si mjet i

mirë diuretik, për sëmundjet e veshkave dhe të rrugëve urinare. Kokrrat hahen

esëll.

Dëllinja e kuqe, ku si ajo e zezë janë me vegjetacion të pandërprerë. Kurora e tyre

shërben si strehë e mirë për lepuj dhe thëllënxa. Kokrrat e dëllinjës së kuqe japin

efekte në pastrimin e gjakut, si dhe kundër oksiureve të zorrëve. Nga dëllinjat

përftohet dhe çajrat që përdoren për parandalimin e sëmundjeve të fytit. Nga ky

frut nxirret një raki e veçantë.

Çaj i malit (Sidiretis roeseri).Bimë e njohur dhe e përdorur nga banorët vendës, e

cila gjendet gjithkund në shpatin e Zepës, malin e Gjallicës, Koretnikut, Sharrit.

Lulëzon herët, por piqet në gusht-shtator.Përdoret për lehtësimin e gripit dhe të

ftohurit gjatë periudhës së dimrit.

Hithra.(urtica dioica). Gjethet e thata dhe të grira, farat dhe rrënjët, mund të

përdoren si çaj dhe të pihen tre herë në ditë. Kjo bimë shërben për: heqjen e

zbokthit dhe rënien e flokut, mirëfunksionimin e veshkave dhe rrugëve urinare,

kurimin e tëmthin dhe mëlçisë. Amvisat e përdorin në pranverë për byrek si dhe

të zier me vezë e gjalpë. Gjendet në të gjithë krahinën.

Kamomili64

(Chamomolla e Flos)-Bimë shumëvjeçare në Pashtrec është bimë

aromantike, liron gazrat nga zorrët, liron gërqet dhe frenon heqjen e barkut

Luleshtrydhja (Fragaria e Falium).-Ndihmon sistemin tretës dhe veprimtarinë

normale të zorrëve, njihen si kuruese e stresit, këshillohen për diabetikët, për

tensionin e lartë, kolesterolin në gjak, lufton kancerin, ul rrezikun e infeksioneve.

Lulja e shtogut- qetëson sistemin nervor qendror. Përdoret kryesisht tek fëmijët,

lehtëson punën e organeve të frymëmarrjes. Gjendet në Shishtavec, Novosej,

Borje etj.

Manaferra është e pasur me vitamina dhe minerale bazë. Përdoret për uljen e

kolesterolit në trup, ndihmon në uljen e peshës trupore, kontrollon nivelin e

64

Avdi, N., Novosej/ një vështrim historik, gjeografik, etnokulturorë. media print, Tiranë, 2007, f.32-39.

Page 60:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

60

yndyrave në gjak dhe lufton të ftohurit. Gjendet në të gjithë krahinën

etnogjeografike Lumë-Gorë.

Qershikla (Boronica)- çajrat e përftuar nga frutat dhe gjethet e saj parandalojnë

dëmtimin e syve, përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ndihmojnë në çregullimet e

stomakut e zorrëve, përdoret edhe për mjekimin e diabetit. Gjendet në bjeshkët e

Kolesianit, Kallabakut, Gjallicës.

Sherbelja.(salvia officinalis)-është shkurrëz me një përhapje mjaft të gjerë në

krahinën Lumë-Gorë. Sherbelja (Salvia officinalis), bimë mjaltëmbajtëse.Gjethet

e saj, përmbajnë vaj esencial saponinë, alkoloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Në

gjethe të sherbelës, ka acid fumanik, pentozë, glukozë, vitamin B1, C. Ekstrati i

fituar nga gjethet, përdoret si mjet për kurimin e mëlçisë së zezë, të tëmthit. Vaj

esencial përdoret në parfumëri e kozmetikë. Çaj i sherbelës, këshillohet dy herë

në ditë. Shërben për uljen e menjëhershme të temperaturës. Është ilaçi i etheve,

qetësues e kurues i mjaft sëmundjeve. Një magazinë për grumbullimin e saj, si

dhe një dislator për prodhim esence, në çdo kohë do tu kishte ardhur në ndihmë,

banorëve të krahinës.

Thana.(cormus mas)-Përmban acide organike dhe vitaminë C. Thana e freskët,

lëngu ose shurupi rekomandohet për fëmijët me bark, diarre. Bërthama kafërdiset

si kafja, bluhet dhe tretet në ujë, duke u përdorur për organet e tretjes. Kërpurdha

(eshka). Zihet dhe pihet esëll për ekzemë.

Ajo çfarë duhet theksuar është fakti që mungojnë studimet rreth biodiversitet në

përgjithësi dhe për bimëve mjekësore në veçanti për krahinën e marrë në studim.

Aktualisht bimësia po dëmtohet nga veprimtaria humane: ndërtimi i hidrocentraleve,

mungesa e njohjes nga popullsia vendase, mënyra jo korrekte e mbledhjes së bimëve

mjekësore, të cilat po çojnë në dëmtimin pasurisë flouristike që ka krahina Lumë-Gorë.

Në krahinën e Gorës në Kosovë ka një shfrytëzim më të organizuar dhe dinjitoz të

bimëve mjekësore duke i mbledhur, përpunuar dhe eksportuar. Veçori kjo që në pjesën

shqiptare të krahinës së marrë në studim nuk kanë, as nuk bëhet fjalë të vihet në

funksionim. Ndaj përmes kësaj temë po theksoj faktin që të krijohen pse jo rryma

bashkëpunimi për trajtimin e bimëve mjekësore në “Hit flor” mes dy anëve të kufirit të

krahinës Lumë-Gorë. Kërkohet gjithashtu që të gjitha ndërhyrjet njerëzore në mjedis për

shfrytëzimin e bimëve mjeksore për përfitime personale, ndërtime të veprave të mëdha

ekonomike që behen, të marrin parasysh ruatjen e ekulibrit të natyrës dhe të sigurojë

shfrytëzimin e qëndrueshëm e tyre, të ndërgjegjësohet popullsia për vlerat e pasurisë që

mbart krahina e tyre dhe pse jo këtë pasuri ta shndërrojnë në një mundësi përfitimi

ekonomik, estetik, peisazhor etj.

Fauna

Krahina dallohet dhe për një faunë të pasur. Këtu gjenden llojet të ndryshme të

gjallesave.

Nga gjitarët dallojmë: ujkun, dhelprën, reqebullin, macen e egër, kunadhen, zardafin,

vjedullën, qelbësin, derrin e egër.

Page 61:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

61

Ujku është një ndër kafshët grabitqare, i cili në ditë të ftohta të mbizotëruara kryesisht me

mjegull afrohet dhe zonave të banuara (Sharr, Koretnik,Gjallicë).

Dhelpra e malit është një kafshë grabitqare me gëzof të bukur dhe gjuetia për të kohët e

fundit është ndaluar pasi është pakësuar në numër.

Macja e egër është kafshë grabitqare e vogël e pakësuar në numër dhe jeton në zonat

malore.

Ariu gjendej me shumicë, por tani është zvogëluar në numër nga gjuetia pa kriter dhe

gjendet në malet e Arrnit, Surroit, të Lumës, Sharrit etj.

Reqebulli është një kafshë grabitqare me gëzof të bukur dhe takohet kryesisht në Arrën

dhe Sharr.

Midis kafshëve jo grabitqare më i përhapur është lepuri, i cili gjendet në ferra, shkurre në

pyje ose të mbjella. Kaprolli-takohet në Koretnik, bjeshkët e Surroit. Dhia e egër e ketri

takohen më rrallë në Sharr.

Ndër shpendët grabitqarë shumë të përhapur janë sorrat, laraskat, harabeli, gala, të cilat

bëjnë dëme të mëdha në kulturat bujqësore. Kanë përhapje të gjerë kukuvajka, bufi dhe

huti. Në shkëmbinjtë e lartë janë të përhapur. Shqiponja, skifteri, laroshi, fajkoi.

Midis shpendeve jo grabitqarë dallojmë: pëllumbi i egër, turtulli, shkurta, shapka, gjeli i

egër, i cili është i rrallë, me shumicë gjendet thëllëza e malit.

Fauna e ujërave- bën pjesë lundërza ose vidra që gjenden në ujërat dhe lumenjtë e Drinit

të Zi, Drinit të Bardhë, lumit të Lumës, Topllugës. Kohët e fundit ka filluar të pakësohet,

pasi në brigjet e këtyre lumenjve janë pakësuar pyjet që vështirësojnë mundësinë e

strehimit. Ndër shpendët që ndodhen më shumë në luginën e lumenjve të krahinës dhe

rezervuaret artificiale përmendim: bajzën, rosën e egër, pulëbardhën dhe rrallë herë

takojmë lejlekët.

Fauna është e lidhur me pasurinë floristike, por megjithatë na paraqitet me

problematikën e saj që vijnë nga gjuetia pa kriter, shpyllëzimet, përdorimin e lartë të

pesticideve, ndotja e ajrit, tokës, ujit, prania e specieve të rrezikuara, nga ndikimi i njeriut

në mjedis etj. Fauna dhe flora duhen mbrojtur jo vetëm për vlerat mjedisore, por dhe

rëndësinë ekonomike që kanë duke stimuluar turizmin dhe sigurimin e të ardhurave për

rritjen dhe përmirësimin e jetesës në krahinën Lumë-Gorë.

Nga të dhënat e mësipërme konkludojmë se në kuadër të zhvillimit të ekonomisë së

qëndrueshme, e cila tashmë është bërë dukuri globale, përmes së cilës kërkohet të

përftohet një energji e ripërtëritshme, krijimin e vendeve të reja pune, përmirësimin e

jetës së popullsisë, krijimin e të ardhurave, përmirësimin e shëndetit, përfitime, të cilat do

të vijnë nga përdorimi efikas i burimeve natyrore me objektiv krijimin e ekonomive të

gjelbërta. Resurset natyrore të krahinës Lumë-Gorë, larmishmëria e tipareve natyrore,

Page 62:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

62

ndikojnë në zhvillimin ekonomik të krahinës, shpërndarjen e elementit human dhe

përmirësimin e jetesës.

II.9.Konkluzionet.Ndërtimi gjeologjik krijon mundësi për zhvillimin e industrisë

nxjerrëse përpunuese, me praninë e shkëmbinjve, të cilët mbajnë mineralet e bakrit,

hekurit, plumbit, kallajit etj., (lëndën e para për ndërtim). Rekomandohet që zhvillimi i

industrisë në krahinë të realizohet mbi bazë të standarteve evropiane dhe në miqësi me

mjedisin. Kjo do të ishte mënyra ideale për shfrytëzimin sa më mirë të pasurisë së

krahinës. Me ndërtimin gjeologjik është i lidhur ngushtë dhe ndërtimtaria si aktivitet

ekonomik, në sigurimin e lëndës së parë, ashtu dhe në ndërtimin e objekteve të ndryshme

(ekonomike, sociale) dhe në varësi të llojit të shkëmbinjve dhe qëndrueshmërisë së tyre

përcaktohet nëse në atë sipërfaqe do të kemi ndërtime apo jo.

Relievi kodrinor-malor ka ndikimin sa pengues aq dhe favorizuesh në zhvillimin e

ekonomisë të krahinës. Relievi kodrinor malor dhe klima mesdhetare malore me ndikim

kontinental në pamje të parë duket sikur nuk krijon mundësi për zhvillimin ekonomik të

jetesës për popullsinë.

Relievi malor ka përcaktuar sipërfaqe të pakët të tokave bujqësore dhe klima mesdhetare

malore ka krijuar mundësi të zhvillohet ekonomia bujqësore vetëm me disa produkte të

saj; blegtoria është karakteristikë për krahinën Lumë-Gorë; Malet e larta të thepisura

(Koretniku, Gjallica, Kolesian, Kallabak, Sharr), prerjet tërthore të luginave e lumenjve

(Gryka e Vanave, Kanioni i Bicajve, Gryka e Çajës), format karstike si karsti i Arrënit,

format akullnajore (cirku akullnajor i Zebës, në malin e Gjalicës, Koretnikut, Sharrit),

pllaja e Shishtavecit ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmi malor, avanturesk,

alpinizmin, hipizmin, turizmi veror, peisazhor, rural dhe paraqet një interes të veçantë për

studiuesin,vizitorët, turistin, aventurierin. Mbi bazën e këtij potenciali vitet e fundit po i

kushtohet një rëndësi të madhe zhvillimit të turizmit, përmes përgatitjes së strategjive nga

Qarku dhe projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar përmes programeve IPA të

BE. Relievi i vështirë malor, infrastrukturës e dobët, bën që në periudhen e dimrit

popullsia të izolohet në vendbanimet në lartësi të mëdha mbi nivelin e detit (Arrën,

Bushtricë, Kalis, Zapod, Shishtavec, Borje, Brod, Restelicë).

Gjatë realizimit të ndërtimeve në krahinën Lumë-Gorë nuk duhet harruar të merret në

konsideratë tektonika që ka ndikuar në formimin e relievit (nëse ka shkëputje aktive

gjatësore apo tërthore). Krahina Lumë-Gorë futet në zonën ku aktiviteti sizmik duhet

marrë në konsideratë, pasi krahina është vendi i kryqëzimit të dy thyerjeve tektonike të

Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi. Në këtë mënyrë ne do të shmangim investimet që do të

shkonin dëm, që do sillni erozion dhe degradim, dhe në rastin më të keq humbje jetë

njerëzish. Klima me elementet e saj, si reshjet e shiut, krijon mundësi që të përdoren për

të përballuar mungesën e ujit: si ujërat e shiut, ujërat e dushit dhe lavamanit me anë të

instalimit të një depozite nëntokësor duke infiltruar më pas ujin dhe shpërndarë atë më

një pompë mund ta përdorim për ujitje e kopshteve, përdorimin e çative të gjelbërta për të

kapur ujin e shiut dhe për ta filtruar atë. Nga ana tjetër, çatitë e gjelbërta gjithashtu

shërbejnë edhe si termoizolues për ndërtesën. Rrezatimi diellor, ndikimi i tij, ndjehet

shumë në prodhueshmërinë e bujqësisë, por dhe pajisjen e shtëpive më panele diellore, të

cilat do të ndikojë ndjeshëm në faturat e enërgjisë elektrike; Era është një element tjeter i

klimës, e cila mund të shërbejë si burim energjie i përftuar nga mullinjtë e erës. Duke

njohur faktin që lugina e Drinit të Bardhë luan një rol shumë të rëndësishëm si korridor i

lëvizjes së masave ajërore nga Kosova në Shqipëri mund të shfrytëzohet në këtë drejtim.

Page 63:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

63

Duke ditur faktin që ndërtimi i mullinjëve të erës ka kosto të lartë rekomandohet të ftohen

kompanitë private që t’i ndërtojnë me anë të subvencioneve dhe lehtësirave të ndryshme

që mund të krijohen nga pushtetit lokal për këtë investim.

Hidrografia është ndër pasuritë më të mëdha natyrore që është falur nga natyra si nga

sasia, dhe larmishmëria: lumenj, liqene natyrore dhe artificiale, burime karstike dhe ujëra

nëntoksorë. Pasuria hidrike ka mundësi të shfrytëzohet për qëllime nga më të ndryshme:

për furnizim me ujë të qendrave të banuara, për ekonominë bujqësore (për ujitjen e

tokave bujqësore), veprimtarinë industriale (elektricitet me anë të hidrocentraleve të

vegjel, mullinjët me ujë ), turistike etj. Ajo çfarë vihet re në ditët e sotme është

shpërdorimi dhe keqmenaxhimi i ujit të pijshëm. Banorët e qytetit vuajnë mungesën e tij,

si rezultat se në fshatra ky ujë përdoret për ujitjen në bujqësi, në qytet nga lavazhet e

makinave, lidhjet e paligjshme të ujit nga subjektet private (objektet tregtare, lokale,

hotele etj.), prandaj kërkohet një bashkëpunim i gjerë midis banorëve dhe institucioneve

lokale që të merret më zbutjen apo në rastin më të mirë eliminimin e përdorimit të ujit të

pijshëm për funksionet e lartpërmendura dhe mbylljen e aktiviteteve të paligjshme.

Tokat, fauna dhe flora janë elementë, të lidhura ngushtë midis tyre ashtu si dhe me

elementët e tjerë natyror. Prania e shumëllojshmërisë së tokave kushtëzon

shumëllojshmëri faune dhe flore.Toka ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë,

përcakton llojshmërinë e produkteve bujqësore dhe qëndrueshmëria e saj ndikon në

mënyrën e ndërtimeve të ndërtesa për aktivitete të ndryshme. Në kuadër të ekonomisë së

gjelbër mund të përdorim kafshët për plugim dhe transport, kompostim të mbeturinave, të

cilat mund të përdoren si pleh për serat, për kopshtet e përbashkëta duke kursyer të

ardhura që mund të duheshin për blerjen e plehut dhe nga ana tjeter kursejmë mbeturina.

Bimësia mund të përdoret si lëndë e parë në ekonominë e prodhimit dhe përpunimit të

drurit, në ndërtim, dhe njëkohësisht bimët mjekësore mund të përdoren si lëndë e parë për

prodhime farmaceutike, aromantike. Fauna dhe flora janë dy elemente, të cilët kohët e

fundit kanë marrë një rëndësi të veçantë për shkak se nga veprimtaria e pakontrolluar e

njeriut, sot gjenden të rrezikuara. Në kushte të tilla flora dhe fauna kanë marrë statusin e

mbrotjes. Ato paraqesin rëndësi shkencore, ekologjike, didaktike, turistike.

Nëse në krahinën Lumë-Gorë do të realizohet shfrytëzimi i burimeve natyrore sipas një

ekonomie të gjelbër, kjo do të sherbejë jo vetem si model i parë në trevat shqiptare, por

do të kishim përfitime ekonomike-sociale-mjedisore. Përmes shfrytëzimit efikas të

burimeve natyrore do të zhvilloheshin të tria sektorët e ekonomisë (bujqësia, industria,

transport, turizëm dhe shërbimet e tjera), gjenerojnë të ardhura përmes punësimit,

përmirësohet jeta sociale ekonomike të popullsisë që jeton në krahinë, ndalohet proçesi i

braktisjes së zonave malore dhe se fundi ruajtjen e vlerave mjedisore. Për të realizuar të

gjitha këto kërkohet që të kemi një bashkërendim më të mirë mes pushtetit qendror dhe

atij vendor, hartimin e politikave ekonomike mbi bazën e zhvillimit të qëndrueshëm të

burimeve natyrore, kryerjen e studimeve të mirëfillta shkencore nga studiuesit e fushave

përkatëse, duke i integruar mes tyre në mënyrë që investimet e kryera për qëllime

ekonomike apo sociale të mos dëmtohen si rezultat i paqendrueshmërisë së terrenit dhe të

sjellë dëmë ne mjedis, siç është rasti i ndërtimit të shkollës së mbetur përgjysme në Lagje

e re.

Page 64:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

64

II.10. Trashëgimia natyrore dhe menaxhimi i saj për zhvillim të qendrueshëm

II.10.1. Kategoritë e zonave të mbrojtura dhe propozime për shpalljen e monumenteve të

Natyrës

Krahina Lumë-Gorë ka një pasuri natyrore me vlera të veçanta shkencore, ekologjike,

didaktike. Këto vlera u dhanë këtyre pasurive statusin e zonës së mbrojtur. Në bazë të

ligjit numër 8906 datë 06.06.2002 dhe më 2006/2265

për Zonat e Mbrojtura u adoptuan 6

kategoritë e sistemit IUCN: Rezervatet Strikt të Mbrojtura, Parqet Kombëtare,

Monumentet e Natyrës, Rezervate Natyrore të Menaxhuara, Peizazhet e Mbrojtura, Zona

të Burimeve të Menaxhuara.

Në krahinën Lumë-Gorë, deri tani, janë shpallur Park Kombëtar, Monumente Natyre,

Peisazh të Mbrojtur/Park Natyrorë. Më poshtë po japim një informacion për Zonat e

Mbrojtura të pranishme në krahinën e marrë në studim.

Parku Kombëtar i Sharrit

Parku Kombëtar i Sharrit u shpall në vitin 1986. Në dhjetor të vitit 2012, ligji i ri për

Parkun Kombëtar Sharr ka përcaktuar dhe zgjerimin e kufijve në komunën e Dragashit.

Parku Kombëtar i Sharrit ka edhe tri zona të tjera të mbrojtura në përbërje të tij: Parku

Nacional i Mavrovës (73088 ha, i themeluar më 1949); Parku i Planifikuar Šar Planina

në IRJ-Maqedonisë; Rezervatin Natyrore të Menaxhuar/Park Natyrorë Koretnik-Korab66

në Shqipëri.

Sipas IUCN67

kategorizimi i Parkut Kombëtar të Sharrit është klasifikuar si zonë e

mbrojtur e Kategorisë II68

. Malet e Sharrit shquhen për vlera botanike, faunistike,

ekologjike, turistike, kreative, sportive dhe kulturore. Pyjet mbulojnë 48% të sipërfaqes,

kullotat 49%, livadhet 1.6%. Në aspekti floristik, malet e Sharrit paraqesin një thesar të

specieve bimore me një numër të madh të llojeve endemike, relike, bimë të rralla të

rrezikuara. Në kuadër të vegjetacionit pyjor hasim lloje të ndryshme të dushkut, ahut,

bredhit, hormoqit, pishës së bardhë, pishës endemike dhe relike të maleve të larta:

65

Agjencia e Kosovës për Mbrotjen e Mjedisit. Raport i Gjendjes së Natyrës 2006-2007. Prishtinë, 2008,

f.7

66Vendim nr.898. Dt.21.12.2011 për shpalljen e ekosistemit natyror malor Korab-Koritnik “Park Natyror”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 4/2, 9, 13 e 23, të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002,

“Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të

Ujërave, Këshilli i Ministrave.

67 Unionit Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës

68 IUCN Lista e Kombeve të Bashkuara e Parqeve Nacionale dhe Zonave të Mbrojtura, 1990. Parqet

Nacionale janë zona të mëdha natyrore apo gati natyrore të veçuara me qëllim të mbrojtjes së proceseve të

mëdha ekologjike, së bashku me gamën e specieve dhe ekosistemeve që janë karakteristike për atë zonë, e

cila gjithashtu ofron bazament për mundësi që janë të përputhshme me mjedisin, kulturën, anën

shpirtërore, shkencore ,arsimore , kreative dhe mundësinë e vizitorëve.

Page 65:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

65

rrobulli (Pinus heildreichii) dhe molika (Pinus peuce), lisi i rëndomtë (Taxus baçata),

çetinaku (Pinus mugo), rododendroni (Rhododendron ferrugineum) etj. Faunën e Sharrit

e përbëjnë: ariu i murrmë, kaprolli, dhia e egër, ujku, derri i egër,etj.

Shpallja “Park Kombëtar” shpesh shoqërohet me gjendje konfuze te banorët që banojnë

në afërsi të parkut nga perceptimi i kufizimeve të aktiviteve ekonomike dhe sociale.

Mirëpo, theksoj që sipas ligjit, aktivitetet që nuk e dëmtojnë ekuilibrin natyror nga

ndërveprimi harmonik i veprimtarisë së njeriut me natyrën dhe siguron zhvillimin e

qëndrueshëm të natyrës, lejohen brenda Parkut Kombëtar dhe në afërsi të tij. Për të

kontrolluar veprimtarinë e njeriut brenda parkut kombëtar, bëhet zonimi i tij, i cili

përcakton shkallën e ndërhyrjes së popullsisë në brendësi të parkut69

. Përqindja e tokave

private brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Sharrit, në Dragash është përafërsisht 3100

ha ose 12.6%.

Figura 3.6.Parku Kombëtar Malet e Sharrit, kufiri (Republika e Kosovës dhjetor 2012)

Burimi: Atlasi i Zhvillimit të Qëndrueshëm për Dragashin – Kosovë, Vëllimi 3

69

Shënim: Zonimi i Parkut Kombëtar të Sharrit është akoma në proces konsultimi.

Page 66:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

66

Figura nr. 3.7. Struktura e pronësië brenda Parkut Kombëtar Malet e Sharrit në

Komunën e Dragashit

Burimi: Atlasi i Zhvillimit të Qëndrueshëm për Dragashin – Kosovë, Vëllimi 3

Page 67:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

67

Monumentet e Natyrës

Monumentet e Natyrës të pranishme në krahinën Lumë-Gorë paraqesin vlera të

rëndësishme shkencore, edukative, didaktike, turistike. Ato ofrojnë një mjedis çlodhës

për studiuesin, studentët, nxënësit, vizitorët, të apasionuarit ndaj natyrës, turistin

aventurier të gjitha moshave. Janë evdidentuar 19 monumente natyre: 8 gjeomonumente,

4 hidromonumente dhe 7 biomonumente.

Tabela nr.3.7. Monumentet e Natyrës të zonës etno-gjeografike Gorë-Lumë

Emri i Monumentit Kategoria Vendodhja Krahina Itinerari

Pisha e Gjegjanit Biomonument Gjegjan Luma Kukës-Uzina-

Përbreg-Gjegjan

Lisat e Kalisit Biomonument Kalis Luma Kukë- Kalis

Rrobulli i Lakut të

Topojanit

Biomonumet Tërshanë Luma Kukës- Kolesian-

Tërshanë

Pylli i Dushkut

Novosej

Biomonument Novosej Luma Kukës-gryka e

Vanave-Novosoj

Mështeka e

Shishtavecit

Biomonument Shishtavec Gora Kukës- Gryka e

Vanave- Shishtavec

Kanioni i Vanave Gjeomonument Topojan Luma Kukës-Gryka e

vanave

Kanioni i Bicajve Gjeomonument Bicaj Luma Kukës-Bicaj

Gryka e Çajës Gjeomonument Bushtricë Luma Kukës-Bushtricë

Karsti i Arrnit Gjeomonument Arrën Luma Kukës-Surroj

Guri i Mëngjezit Gjeomonument Shishtavec Gora Kukës-Gryka e

Vanave-Shishtavec

Guri i Shqipës Gjeomonument Borje Gora Kukës-Gryka e

Vanave-Shishtavec-

Borje

Kroi i Kuq Hidromonument Dërshanë Luma Kukës-Topojan

Kroi i Bardhë Hidromonument Shishtavec Gora Kukës-Gryka e

Vanave-Shishtavec

Burimi i Kolesianit Hidromonumnet Kolesian Luma Kukës-Bicaj-Kolesian

Burimi: Monumente të Natyrës Shqiptare, MMPAU

Page 68:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

68

Gjeomonumente

Gryka e Çajës. Ndodhet në

sektorin e mesëm të rrjedhjes së

lumit të Çajës (degë e Bushtricës),

750m mbi nivelin e detit. Gryka

ndan malet e Kolesjanit e të

Serakolit. Përfaqëson një kanion

në gëlqerorët e trasit të sipërm –

jura e poshtme, të formuar nga

veprimtaria erozive e lumit me të

njëjtin emër. Është i gjatë rreth 25

km, i thellë rreth 11 m dhe i gjerë

rreth 8 m. Ka shpate të thepisura.

Në të njëjtën kohë përbën edhe një

ekosistem interesant karstik. Ka

vlera shkencore (gjeologjike,

gjeomorfologjike, hidrologjike e

biologjike), didaktike, kulturore,

ekologjike dhe turistike. Vizitohet

duke ndjekur itinerarin Kukës –

Bushtricë.

Foto nr.3.2. Gryka e Çajës

Cirku Akullnajor i

Zebës-Ndodhet në malin

homonim, 1900 m mbi nivelin

e detit dhe i përket fshatit

Arrën, të komunës me të njëjtin

emër në rrethin e Kukësit.

Përbën një mbi 500 m e gjerësi

mbi 300 m dhe me disa forma

më të vogla karstike. Ka vlera

shkencore (gjeologjike,

gjeomorfologjike), didaktike,

ekologjike dhe kulturore. Ka

formën e një amfiteatri ose

grope gjysmëharkore me

gjatësi sipas itinerarit Kukës -

fshati Arrën

Foto nr.3.3. Cirku Akullnajor i Zebës

Page 69:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

69

Karsti i Arrnit- Ndodhet në lindje të Zepës, në afërsi të fshatit Surroj, në një territor të

përbërë nga gëlqerorët mesozoikë, në të cilët është i zhvilluar fuqimisht procesi i karstit

që ka formuar një peizazh me shumë forma negative karstike, kryesisht hinka të ngushta

dhe të thella. Është i gjatë rreth 1200 m dhe i gjerë deri në 230 m. Në të njëjtën kohë

përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike,

gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike.

Vizitohen sipas itinerarit qyteti i Kukësit – fshati Surroj.

Foto nr.3.4. Karsti i Arrnit

Kanioni i Bicajve-Ndodhet në sektorin

e mesëm të rrjedhjes së lumit të Bicajt

(degë e Drinit të Zi), 600 m mbi nivelin

e detit, pranë fshatit Bicaj, komuna me

të njëjtin emër e rrethit të

Kukësit.Përfaqëson një kanion në

gëlqerorët e trasit të sipërm-jura e

poshtme, të formuar nga veprimtaria

erozive e lumit me të njëjtin emër. Është

i gjatë rreth 2.5 rreth 4-6 m. Ka shpate të

thepisura. Kanioni ndan malet e Gjalicës

e të Kolesianit. Në të njëjtën kohë

përbën edhe një ekosistem interesant

karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike,

gjeomorfologjike, hidrologjike e

biologjike), didaktike, kulturore,

ekologjike dhe turistike.

Foto nr.3.5. Kanioni i Bica

Page 70:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

70

Kanioni i Vanave- Ndodhet në sektorin e mesëm të rrjedhjes së lumit të Lumës (degë e

Drinit të Bardhë), 600 m mbi nivelin e detit. I përket fshatit Topojan, i komunës me të

njëjtin emër në rrethin e Kukësit. Përfaqëson një kanion në gëlqerorët e trasit të sipërm -

jura e poshtme, të formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtin emër. Është i

gjatë rreth 3.5 km, i thellë rreth 300 m dhe i gjerë rreth 30-40 m. Ka shpate të thepisura

,ka zgjerime e ngushtime, kone depozitime në shpate dhe në grykëderdhjet e përrenjve që

përfundojnë në përroin e Lumës. Përgjatë saj kalon rruga që lidh qytetin e Kukësit me

komunat Topojan e Shishtavec. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant

karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike),

didaktike,kulturore, ekologjike dhe turistike.

Foto nr.3.6. Kanioni i Grykës së Vanave

Guri i Mëngjezit – Shishtavec. Ndodhet në afërsi të fshatit Shishtavec, 1900 m mbi

nivelin e detit. I përket fshatit Shishtavec, komuna me të njëjtin emër në rrethin e

Kukësit. Emrin e ka marrë pasi aty bien për herë të parë rrezet e diellit të mëngjesit.

Përbën një gur ranor paleozoik, me formë të veçantë (trung koni). Është i gjatë 25 m, 13

m i gjerë dhe 11 m i lartë, ndërsa sipërfaqia 176 m2. Emërtimi vjen se ai shkëlqen në

diellin e mëngjezit.Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, historike),

didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Kukësit – Gryka e

Vanave – Shishtavec.

Foto nr.3.7. Guri i Mëngjesit Shishtavec

Page 71:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

71

Guri i Shqipes (Borje) -Ndodhet në afërsi të

fshatit Borje, komuna Shishtavec e rrethit të

Kukësit, 1580 m mbi nivelin e detit. Përbën

një thepisje shkëmbore prej konglomeratit

paleozoik me formë të veçantë. Është i

gjatë 100 m, 80 m i gjerë dhe 27 m i lartë,

ndërsa sipërfaqja 5580 m2. Ka vlera

shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike,

historike), didaktike, ekologjike dhe

kulturore. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i

Kukësit – Gryka e Vanave – Shishtavec –

Borje.

Foto nr.3.8. Guri i Shqipes

Biomonumente

Pisha e Gjegjanit.- Ky monument

ndodhet në fshatit Gjegjan, komuna

Tërthore, 700 m mbi nivelin e detit. Përbën

një dru pishe, me trung dhe kurorë të

veçantë (përdredhur) me lartësi 20 m dhe

diametër të trungut rreth 1.20 m, perimetër

të kurorës rreth 29 m dhe moshë mbi 430

vjeçare. Gjendja fizike aktuale është e

mire. 95% e degëve janë të njoma. Nën

hijen e saj janë bërë mbledhje, takime,

aktivitete të tjera nga banorët e fshatit. Ka

vlera shkencore (biologjike dhe

ekologjike), kulturore, didaktike dhe

turistike. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i

Kukësit – fshati Gjegjan.

Foto nr.3.9. Pisha e Gjegjanit

Lisat e Kalisit. Ndodhen në afërsi të fshatit

Kalis, 1200 m mbi nivelin e detit. Përbën një

grup drurësh lisi, me trung dhe kurorë të veçantë

me lartësi 15 m dhe diametër të trungut 1-3 m

dhe moshë mbi 150-250 vjeçare. Kanë vlera

shkencore (biologjike dhe ekologjike),

kulturore, didaktike dhe turistike.

Foto nr.3.10 Lisat e Kalisit

Page 72:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

72

Rrobulli Laku i Topojanit. Gjendet në afërsi të

fshatit Tërshenë, komuna Bicaj e rrethit te

Kukësit, në lartësinë 1450 – 1600 m mbi nivelin e

detit. Përfaqëson një pyll rrobulli me sipërfaqe 34

ha dhe formë të çrregullt. Drurët kanë lartësi mbi

20 – 25 m e trashësi trungu deri 1 m dhe moshë

160 – 200 vjeçare. Ka vlera shkencore

(biologjike), estetiko – turistike, ekonomike.

Vizitohet sipas itinerarit Kukës – Kolesjan –

Tërshenë

Foto nr.3.11. Pylli i Rrobullit

Pylli i dushkut Novosej. Ndodhet në

lartësinë deri 1410 m mbi nivelin e detit,

pranë fshatit Novosej, komuna Shishtavec e

rrethit të Kukësit. Përfaqëson një sipërfaqe

pylli dushku jashtë rregullsisë së shtrirjes

së arealit të dushkut. Drurët ruhen në

gjendje disi të mirë. Kanë lartësi 4 – 5 m,

diametër 7 – 10 cm e moshë 15 vjeçare dhe

sipërfaqe prej 3 ha. Ka vlera shkencore

(biologjike), didaktike, estetiko – turistike

dhe ekonomike. Vizitohen sipas itinerarit

qyteti i Kukësit – fshati Novosej.

Foto nr.3.12 Dushkaja e Novosejit

Mështekna e Shishtavecit-Ndodhet në lartësinë

1300 – 1390 m mbi nivelin e detit, në fshatin

Shishtavec, komuna me të njëjtin emër, e rrethit të

Kukësit. Përfaqëson drurë mështekne që formojnë

një sipërfaqe të çrregullt prej 33 ha. Lartësia e

drurëve është 13 – 17 m, diametri i trungjeve është

20 – 30 cm, ndërsa mosha është 40 – 45 vjeçare.

Meshtekna është dru me vlera të veçanta

shkencore (biologjike), didaktike, estetiko –

turistike dhe ekonomike. Pas viteve ’90 të

shekullit të kaluar, pylli ka pësuar dëmtime nga

prerjet pa kriter. Vizitohet duke ndjekur rrugën

rurale qyteti i Kukësit – fshati Shishtavec.

Foto nr.3.13. Meshteka e Shishtavecit

Hidromonumente

Page 73:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

73

Burimi i Kolosianit- Ndodhet në afërsi të fshatit Kolosian, në lartësinë 430 m mbi nivelin

e detit, i përket fshatit Kolosian, komuna Bicaj në rrethin e Kukësit. Përbën një burim të

madh karstik që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të trasit të sipërm dhe

terrigjenëve paleozoikë. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës.

Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike

dhe turistike. Ndërtimi për marrjen e ujit nga burimi ka prekur vlerat e tij estetike.

Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Kukësit – fshati Kolesjan.

Kroi i Kuq- Ndodhet në afërsi të fshatit

Shishtavec në pjesën veriperëndimore të

malit të Gjalicës, në lartësinë 2200 m mbi

nivelin e detit. I përket fshatit Dërshanë,

komuna Topojan në rrethin e Kukësit.

Përbën një burim karstik që del në çarjet

tektoniko-karstike të gëlqerorëve të triasit

të sipërm-jura e poshtme. Ka pamjen e një

erashke ka ujë të pastër dhe të ftohtë ,

krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka

vlera shkencore (gjeologjike,

gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore,

didaktike dhe turistike.

Foto nr.3.14. Kroi i Kuq

Këneta e Kukësit- Ndodhet në afërsi të

shtratit të Drinit të Zi, midis Kukësit dhe

Bicajt, 300 m mbi nivelin e detit në afërsi të

fshatit Bushat, komuna e Bicajt në rrethin e

Kukësit. Përbën një liqen relikt të

kuaternarit, që po jeton fazën e fundit të

jetës së tij, atë të kënetës. Është e gjatë rreth

500 m dhe e gjerë deri në 300 m. Në të

njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem

interesant ligatinor. Ka vlera shkencore

(gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike,

biologjike), estetike, didaktike, ekologjike

dheturistike. Foto nr.4.15. Këneta e Kukësit

Rezervati i Menaxhuar Natyrorë/Park Natyror Koretnik-Korab

Në krahinën e marrë në studim bën pjesë dhe Parku Natyror Korab-Koritnik. Parku

Natyror Korab-Koretnik ka sipërfaqe të përgjithshme 55 550 ha, nga të cilat 34 886.8 ha i

Page 74:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

74

përket krahinës Lumë-Gorë. Në këtë park mbizotërojnë sipërfaqet me kullota e livadhe, të

ndjekura nga sipërfaqet pyjore e me bimësi pyjore, sipërfaqet joprodhuese, sipërfaqet

bujqësore, si dhe sipërfaqet urbane e troje të përziera me tokë bujqësore e pyjore.

Për një menaxhim me efiksasitet dhe ruatjen e qëndrueshmërisë, në Parkun Natyror,

është bërë zonimi i tij në tre zona:

a) Zona qendrore, me sipërfaqe 4 374.3 ha, nga të cilat 2 753.3 ha i përkasin

krahinës së marrë në studim. Kjo zonë përfshin habitatet kryesore pyjore dhe përcaktohet

si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin dhe në të zbatohet

shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar. Në këtë zonë lejohen

kërkimi shkencor, zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë si dhe kullotja

sezonale.

b) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 49 603.9 ha, nga të cilat krahina ka

31 869 ha. Kjo zonë përfshin tërësisht tokat bujqësore, pyjet e kullotat, ku mundësohet

vazhdimi i veprimtarive tradicionale, si bujqësi, pyje, kullota, grumbullimi i bimëve

mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e

veprimtari që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit. Këtu zbatohet

shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të

veprimtarive ekonomike social-kulturore, të cilat nuk cënojnë integritetin ekologjik të

ekosistemit dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të

peizazhit natyror e kulturor.

c) Zona e zhvillimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 1572.0 ha, nga të cilat 264.1 ha i

përkasin krahinës së marrë në studim. Kjo zonë përfshin territoret urbane dhe trojet e

përziera me tokë bujqësore e pyjore pranë qendrave të banuara dhe veprimtaritë përgjatë

lumenjve, përfshirë edhe ujërat termale. Zona mundëson vazhdimin e veprimtarive

ekonomike, sociale dhe kulturore. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet

shkalla e tretë e mbrojtjes. Në këtë zonë lejohen veprimtari dhe ndërtimi i infrastrukturës

të cilat nuk cënojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe që nuk bien ndesh me

programet e zhvillimit të turizmit e mjedisit për krahinën, me planet e zhvillimit të

komunave, me planet e menaxhimit të pyjeve e kullotave komunale.

Page 75:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

75

II. 10.2. Propozime për shpalljen e Monumenteve të Natyrës

Siç e kemi theksuar dhe më sipër, krahina Lumë-Gorë ka një pasuri natyrore të

larmishme me vlera të veçanta që meritojnë të marrin statusin e zonës së mbrojtur disa

prej tyre po i listojmë më poshtë:

Prerja petrologjike, magmatike Gjegjan-Kalimash–Laku i Qershisë.

Gjeomonument petrologjik-magmatik (II-3). Eshte prerje e plotë e stratifikimit të

masivit nga peridotitet e serpentizuar plotesisht në Gjegjan në peridotit-dunite,

dunit-peridotite, dunite të freskta (Kalimash-1), piroksenite, gabro (në Lak të

Qershisë).

Qafa ose Gryka e Morinit në kufirin Shqipëri-Kosovë, midis Malit të

Pashtrikut dhe Koritnikut. Gjeomonument gjeomorfologjik erozional-lumor (V-f-

15). Eshte gryka e Drinit të Bardhë, e formuar nga erozioni lumor në kontaktin

midis formacionit efuzivo-sedimentar dhe atij karbonatik.

Shpellat e Përbregut. Janë 12 shpella në juglindje të fshatit Përbreg. Ato

shtrihen në një territor rreth 200 m², lartësia e hyrjes në shpellë është 3-4 m. Hyrja

në të gjitha shpellat bëhet nga ana jugore. Thellësia e shpellave është deri në 7-8

m.

Shpella e Lojmes- gjendet afër fshatit Lojme. Përveç vlerave si shpellë karstike e

pasur me stalagmite dhe stalagnite me të lidhet dhe një histori, sipas të vjetërve

këtu fshihet një kazan me flori, i cili shfaqet dhe zhduket drejt thellësisë

periodikisht.

Shpella e Fil Alisë-gjendet në Kanionin e Bicajve. Emërtimi i shpellës lidhet me

Fil Aliun, i cili punonte si çoban dhe në kohën e pushimit pushonte në shpellë, por

një dite ra shumë shi dhe lumi i Shejës u fry, uji u fut në shpellë, ku u mbytën

dhitë dhe Fil Alia. Kjo është arsyeja pse shpella mori këtë emërtim.

Shpella “Shtrunga Gurr”-gjendet mbi stanet e Shtiqnit. Hyrja është rreth 50 m në

drejtim horizontal, drejt zemrës së malit të Gjallicës, më pas vazhdon vertikalisht

poshtë. Nga thellësia e saj del një rrymë ajri, që nuk i lejon eksplorueseve dhe

kuriozët e natyrës ta studiojnë deri në thellësi. Nuk i dihet fundi.

Shpella e Skëndërbeut në Arrën. Kjo shpellë ndodhet në jug të fshatit Homonim,

në Masivin e Xhamave. Sot vetëm me litar mund të futesh në të dhe me shumë

vështirësi. Ajo ka një shtrirje horizontale rreth 1500-2000 m. Ka bukuri të rrallë.

Tuneli kryesor ka edhe xhepa që shfaqen si shpella të vogla, por që lidhen me atë

kryesore. Krahas kësaj shpelle në komunën Arrën ka dhe një numër të madh

shpellash paralele me shpellën e Skëndërbeut si: ajo e ”Dhenve”, “Dhive,” e

”Dëborës”, “e Plakës” e shumë të tjera, të cilat kanë dalje në një brez 400 m mbi

nivelin e lumit Drin.

Në krahinë ka një numër të madh shpellash të cilat janë të paeksploruara, por që

paraqesin një interes të madhe për studiuesin, turistin avanturier, ambientalistët etj. Disa

nga shpellat janë: Shpella e Lakuriqëve në Krenxë-quhet kështu sepse aty gjenden një

numër i madh lakuriqeve të natës; Shpella e Pëllumbave-quhet kështu sepse aty gjenden

një numër i madh pëllumbash. Në këtë shpellë shkohet dhe bëhet gjuetia e pëllumbave;

Page 76:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

76

Shpella e Kulës-në kanionin e Bicajve, aty janë gjetur dhe materiale qeramike dhe janë

studiuar nga arkeologu Beb Jubani. Kjo tregon se kjo shpellë ka qene një kullë ushtarake

vrojtimi përgjatë rrugës që kalonte përmes Kanionit të Bicajve.

Kroi i Tanzotave. Ndodhet në majën e Gjallicës. Me të lidhet një dëshmi e kultit

të burimeve. Afër majës së Gjallicës janë zbuluar rrënojat e një kupole bizantine

shek.IX. Për këtë flasin blatimet që i bëheshin këtij mali që në kohët më të

hershme. Ky burim është shumë i ftohtë. Me të lidhen dhe shumë legjenda rreth

njerëzve të mirë. Më Kroin e Tanzotave lidhet dhe festa e Gjallicës.

Kroi i Kishëzës-gjendet afër kroit të Tanzotave, pa arritur në majën e Gjallicës.

Sipas gojëdhënave aty po të gërmohet do të gjenden vekë të artë. Bindjen e kësaj

gojëdhëne e shton dhe arkeologu Beb Jubani kur thotë që aty është gjendur një

kupolë kishash bizantine të shekullit IX.

Areali i zambakut shqiptar. Kjo është një bimë endemike që gjendet në Gjallicë

dhe Koretnik, me kërcell deri në 40 cm e lartë. Lulëzon në qershor deri në korrik.

Konsiderohet si bimë neoendemike, shumëzohet me kërcej, por edhe me farë.

Gjithë kjo pasuri natyrore e shpallur apo e propozuar për tu shpallur, përbëjnë një

potencial, i cili në vetvete mbart vlera mjedisore, sociale, ekonomike. Ndonëse këto vlera

në pjesën shqiptare të krahinës së marrë në studim nuk janë të dukshme në pjesën e

Kosovës janë më të dukshme kjo shikohet tek: botimet e shumta promovuese (guida

turistike, broshura, studime me objektiv turizmin, prania e vidiove në internet që

promovojnë pasuritë natyrore të Gorës), janë tregues të një numri i turistëve që vizitojnë

krahinën, shfaqin pamje në youtube, normalisht ky fluks turistësh do të shpenzojë të

ardhurat e tij në krahinë për fjetje, ushqim, veshje, survenire duke ndikuar në sigurimin e

të ardhurave tek banorët e krahinës, krijimin e bizneseve të vogla familjare, në

përmirësimin e jetës sociale nga njëra anë dhe gjallërimin e saj.

Page 77:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

77

II.10.3. Problemet e trashëgimisë natyrore

Pavarësisht arritjeve që janë bërë në kuadrin ligjor përsëri ka probleme për zbatimin e

tyre në zonat e mbrojtura në aspektin:

Institucional: Shkallë shumë e kufizuar e njohjes së konceptit të zonave të

mbrojtura dhe të siteve të shpallura me këtë status. Kjo vihet re jo vetem tek

banorët, por dhe tek autoritet përgjegjëse; njohja e tyre mbetet privilegj i

studiuesëve të krahinës; Mungesë e hartimit të planeve shkencore të menaxhimit

ekologjik dhe turistik, të cilët pengojnë ndërtimin turistik për zhvillimin e turizmit

intensiv; Mungesë e një stafi të specializuar për zonat e mbrojtura dhe

promovimin e tyre; Mungesë në njohjen e kuadrit ligjor përkatës për këto zona;

Mossensibilizimi i popullsisë për praninë e objekteve natyrore me status të

veçantë; Mungesë e njohjes së vendodhjes së tyre dhe nga vete banorët e zonës.

Mjedisor: kjo lidhet me shfrytëzimin barbar të pasurive natyrore në krahinën e

marrë në studim për arsye ekonomike si: ngritjen e hidrocentraleve, ndërtimi i

hotelit në Lapaj, shfrytëzimi i zhavoreve në Grykën e Çajës. Ky shfrytëzim barbar

çoi në humbjen e vlerave natyrore, biodiversitetit, u ul mundësia e shfrytëzimit të

këtyre objekteve për qëllime turistike, edukative, studimore, u shkel Konventa

Ndërkombëtare e Biodiversitet dhe Mbrotjes së Natyrës, u shkel ligji ynë për

Zonat e Mbrojtura: Neni 7 pika 2- Në Parqet Kombëtare dhe Monumente të

Natyrës zbatohet shkalla e parë e mbrotjes. Neni 8 pika 5-Parqet Kombëtare dhe

Monumentet pronë publike, janë të patjetërsueshme. 32 specie të bimëve të

pranishme në malet e Sharrit, gjenden në listën e kuqe të IUCN-së për bimët e

kërcënuara, derisa 26 specie janë të përfshira në listën e kuqe evropiane70

, shifër

kjo tepër e lartë dhe tregues i fortë që në Parkun Kombëtar të Sharrit kërkohet një

impenjim më serioz, shkencor për mbatjen dhe ruatjen e vlerave të tij. Ndryshimet

administrative, shfrytëzimi i pakujdesshëm i burimeve natyrore, depopullimi janë

faktorë që kontribuojnë në problemet në mjediset natyrore, peizazhet kulturore

dhe kontekstin socio-ekonomik71

.

Ekonomike: mungesë e investimeve financiare tregohen në praninë e problemeve

që hasen në Zonat e Mbrojtura, të reflektuara në: mungesë e informacionit për to

në guidat turistike; mungesë e marketingut dhe promovimit të vlerave të këtyre

zonave; mungesë e studimeve të mirëfillta shkencore ndërdisiplinore; investime të

ulta në infrastrukturën turistike.

Për t’i shmangur apo rikuperuar këto probleme që hasim në zonat e mbrojtura të

krahinës së marrë në studim, kërkohet që të realizohet menaxhimi i burimeve natyrore

70

UNEP, ISÇ. Studimi i fizibilitetit për themelimin e zonës kufitare tej kufitare të mbrojtur Mali i Sharrit-

Korab-Deshat. Vienë,2010.

71 UNEP, ISÇ. Studimi i fizibilitetit për themelimin e zonës kufitare tej kufitare të mbrojtur Mali i Sharrit-

Korab-Deshat. Vienë ,2010.

Page 78:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

78

të krahinës. Një analizë më të hollësishme rreth menaxhimit të trashëgimisë natyrore

po e japim më poshtë.

Figura nr.3.8. Harta e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Punoi: B. Avdia

Page 79:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

79

II.10.4. Resurset natyrore dhe vlerësimi e menaxhimi i tyre për zhvillim të qendrueshëm

Krahina Lumë-Gorë siç e theksuar më sipër ka një ofertë të pasur të resurseve natyrore në

dobi të zhvillimin ekonomiko-social të krahinës. Kompleksitet i veçorive natyrore të

krahinës krijon mundësi për zhvillimin e tri sektorëve të ekonomisë (industrisë, bujqësisë,

transportit, turizmit, tregtisë, sherbimeve), por intesiteti i zhvillimit të tyre është i

ndryshëm pasi lidhet me një sërë faktorësh natyrorë dhe njerëzore.

Njohja e resurseve natyrore dhe zhvillimin e qendrueshëm është i rëndësishëm për arsye

se rregullon përdorimin dhe shfrytëzimin e resurseve në mënyrë afatgjatë pa e dëmtuar

atë. Zhvillimi i qëndrueshëm, sipas përcaktimit Brutlandit72

, është një model i ri zhvillimi

që përcakton interesat publike, duke marrë parasysh aspektet e përgjithëshme mjedisore

në një botë të globalizuar.

“Zhvillimi i qëndrueshëm, është ai lloj zhvillimi që plotëson nevojat e së tashmes, pa

kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm dhe të plotësojnë nevojat e tyre” 73

Përdorimi i resureve natyrore kërkon një bashkëpunim ndërmjet aktorëve (qeverisë,

aktorët ekonomikë, të shoqërisë civile) për zgjidhjen e parandalimit të problemeve

mjedisore dhe sociale, që janë shfaqur tashmë si probleme globale (ndryshimet klimatike,

shterimi i resurseve, fatkeqësitë natyrore). Ky zhvillim kërkon pjesëmarrje të gjerë dhe

përgjegjësi për kujdesjen ndaj mjedisit me qëllim parandalimin e dëmtimit të tij, sepse sot

ne kemi të drejtë përdorimin e burimeve natyrore, por duhet të kujdesemi se çfarë lëmë

pas. Ashtu siç thekson dhe shkrimtari i njohur francez Antoine de Saint-Exupery në vitet

30-të të shekullit të kaluar: "Ne nuk e trashëgojmë tokën nga paraardhësit tanë, ne e kemi

marrë atë hua nga fëmijët tanë."74

Në përdorimin e burimeve natyrore kërkohet të arrihet një ekulibër koherent dhe

marrëdhënie e qëndrueshme afatgjatë mes tri fushave ekonomike (në mënyrë që të

gjenerojë të ardhura); sociale-kulturore (të përmirësojë formën e jetesës dhe pritshmërisë

nga jeta, rritjen e njohurive nga vendasit dhe forcimin e identitetit kombëtar përmes

shkëmbimeve kulturore ndërmjet vendasve dhe turistëve); mjedisore të sigurojë që

aktiviteti ekonomik në zonat e mbrojtura të jetë në përputhje me parimet e zhvillimit të

qëndrueshëm duke respektuar ekuilibrat e natyrës.

Vetëm gjatë trajtimit si një çeshtje ndërsektoriale, do të sigurohet një zhvillim i

qëndrueshëm i trashëgimisë natyrore (Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura). Ndaj kërkohet

një bashkëpunim dhe pjesëmarrje e gjërë të të gjithë palëve të interesuara në

vendimmarrje: institucionet lokale, popullsia vendase, OJF, studiues, ekspert të fushës

etj. Burimet natyrore të shikohet jo vetem në kuptimin e ngushtë si një pasuri kombëtare,

por dhe ndërkombëtare ku shprehja “Të veprojmë lokalisht dhe mendojmë globalisht” të

zërë vend mirë në kuptimin e menaxhimit të pasurisë natyrore si mënyrë e përftimit të të

ardhurave. Plotësimi i nevojave të tanishme, kërkon përdorimin e resurseve egzistuese,

por me kriter, në mënyrë që brezat e ardhshëm ti gëzojnë këto pasuri që kemi dhe ne. Kjo

72

Qendra e Grupimit Ekolëvizja. Zhvillimi i Qëndrueshëm- Çfarë është dhe cfarë kërkon. Portal mjedisor 73

Oachin H Spangenberg. Sustainable Development, Concepts and Indicators. ËCED, 2010,1987:43 74

Qendra e Grupimit Ekolëvizja . Zhvillimi i Qëndrueshëm- Çfarë është dhe çfarë kërkon. Portal mjedisor

Page 80:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

80

do të arrihet nëse do të njihen avantazhet dhe disavantazhet e ofertës natyrore në mënyrë

që ti përdor në mënyrë korrekte në funksion të zhvillimit ekonomik, përmirësimit të jetës

sociale duke ruajtur ekulibrin natyrorë. Të sigurojë investitorët e duhur brenda dhe jashtë

vendit për shfrytëzimin e kësaj pasurie natyrore. Në krahinën Lumë-Gorë në bazë të

ofertës natyrore mund të zhvillohet industria nxjerrësë përpunuese e mbështetur tek

pasuritë minerale, industria e përpunimit të ushqimeve mbështetur të bujqësia dhe

blegtoria, industria e prodhimit të tekstile mbështetur tek blegtoria; për shkak të relievit

malor-kodrinor dhe klimës malore mesdhetare me ndikim kontinental ofrojnë një

sipërfaqe të vogël të tokës së punueshme dhe diferencim të kulturave bujqësore që mund

të kultivohen, duke ndikuar në zhvillimin më shumë të degës së blegtorisë se atë të

bujqësisë; të gjithë elementet e tjerë (reliev, klimë, hidrografi, bimësi, faunë) krijojnë një

ofertë të shumëllojshme dhe të larmishme për të gjitha llojet e turizimit (malor, verorë,

rural, gastronomik, eskursionist etj.). prandaj kërkohet nga pushteti lokal, komuniteti që

të evidentojmë këto resurse dhe të realizohet menaxhimi i tyre për një zhvillim të

qëndrueshëm ekonomiko-social-mjedisor të krahinës. Menaxhimi konsiston në mbrotjen

e vlerave të resurseve natyrore, ruatjen e strukturës dhe funksioneve të ekosistemit, por

njëkohësisht dhe të përdoren në dobi të rritjes së mirëqenies ekonomike për popullsinë

lokale. Për këtë duhet të njihet mirë legjislacioni dhe organet përgjegjëse, të cilët

ushtrojnë këtë legjislacion. Këto organe rregullojnë shkallën e ndërhyrjes së njeriut me

veprimtari ekonomike të tij. Në krahinën e marrë në studim kemi dhe zona të mbrojtura

ndaj, kjo veprimtari duhet të jetë e kontrolluar, “miqësore” me mjedisin dhe e mbështetur

në ligj.

Page 81:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

81

Pasojat Masat Efektet

Efe

Menaxhimi i Burimeve natytore

Evidentimi i

vlerave

-Ndertimi gjeologjik ofron pasurimi minerale

-Relievi i larmishë m

-Klimë e larmishme

-Hidrografi e pasur me ujë ra në ntokë sore

-Flora dhe faune e pasur në lloje

Sociale

- Popullsia ne moshe të re

- Nivel i lartë i varfë risë

- Papunë si e lartë

- Mbizotë rim i popullsisë rurale

- Numri i lartë i antarë i familjeve

Ekonomia

-Nivel i lartë i varfë risë

-Papunë si e lartë

-Mungese investimesh

- Mbishfrytë zim të burimeve natyrore

-Braktisje të tokave të punueshme

- Varferim të tokave të punueshme

-Dëmtim të pyjeve dhe kullotave

-Erozion

-Braktisje të zonave malore

- Përmisim te jetes në zonat rurale

- Kufizimi i braktisjes se zonave malore dhe

rurale nga popullsia

-Krijimi i mundesive të punë simit

-Ringjallje te aktiviteve tradicional(artizanet,

zejtaret)

-Rikrijimin e bagjove të mbledhjes dhe pë

rpunimit të qumë shtit

- Të hartohen plane strategjike për evidentimin dhe shfrytëzimin afatgjate të resurseve natyrore

- Vendosja e penalizimit përmes gjobave për çdo dëmtim të burimeve natyrore nga aktivitet ekonomike

-Krijimi i aktiviteve ekonomike të cilat synojnë uljen e varfërisë dhe rritjen e punësimit

Page 82:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

82

Kapitulli III- SITEMET HUMANE

III. 1. POPULLSIA DHE OFERTA E RESURSEVE NJERËZORE PËR ZHVILLIM TË

QENDRUESHËM

III.1.1. Rrethanat historike të popullimit të krahinës Lumë-Gorë dhe vazhdimësia

iliro-shqiptare

Burimet arkeologjike kanë vërtetuar se krahina Lumë-Gorë është banuar që në shekujt e

parë të erës sonë. Gjumët e hershme të vendbanimeve shfaqen gjatë periudhës neolitike

dhe të bronzit në: Kolshit, Çinamak, Kënetë, Brut, Ramhas, Përbreg dhe Dobruxhë në

anën e majtë të Drinit të Bardhë si dhe Vllahnia në bregun e djathtë të Bistricës së

Prizrenit. Nga të dhënat arkeologjike dhe historike rezulton se krahina Lumë-Gorë përbën

një trevë të vazhdimësisë Iliro-Arbëreshe–Shqiptare. Kjo treve ka një trashëgimi të pasur

kulturore që zë fill nga periudhat e hershme. Sipas Shuflait në këtë trevë jetonin një fis

Ilir i Skiliotëve dhe Dardanët.

Gjurmë të vazhdimësisë Iliro-Arbëreshe-Shqiptare në krahinën e marrë në studim i

gjejmë në:

Rrënojat e vendbanimeve ilire urbane të kohës: “qytezave” apo fortifikime dhe

objekte zbukuruese të kohës, qeramikë e zbukurime, shkrime etj. Analiza shkencore e

tyre ka përcaktuar kulturën tipike ilire. Gjetjet e tilla janë të lidhura dhe me pozicionin

strategjik që ka krahina, si nyje lidhëse midis bregdetit shqiptar dhe brendësisë së

Ballkanit dhe me gjerë. Vendbanime urbane të periudhës së antikitetit përmendim:

Gradishtën e Bardhocit, Çinamakun, Kënetën.

Dyndjet sllave në shekullin VI-VIII sollën dëme të mëdha mbi popullin shqiptar

dhe lanë si dëshmi një numër toponimesh. Është e vërtetë se dhe në krahinën e marrë në

studim si në të gjithë Shqipërinë ka toponime sllave, por krahas kësaj ka dhe shqipe si të

tillë mund të përmendim toponimin e malit të Koretnikut që në shqip është i Pikëllimës,

etj. Kjo tregon se kjo trevë ka qenë e banuar vazhdimisht nga shqiptarët.

Prania e një kulture tjetër nuk ndikoi në ndryshimin dhe organizimin e kulturës,

traditës, gjuhës dhe zakoneve të popullsisë vendase dhe për këtë dëshmojnë: ruatja e

elementit tipik shqiptar të kulturës së Komanit (Çinamak, i cili ka përfaqësuar pjesën

përendimore të Dardanisë), prania e formacioneve mbrojtëse të shek. XVI të tipit të

kështjellave dhe fortifikimeve që tregojnë vazhdimësin iliro-shqiptare: kështjellat e

Bushatit, Bardhocit, Pecës, Domajve.

Ndikim në ndërtimin e kulturës materialo-shpirtërore shqiptare pati dhe kultura

turke. Kjo kulturë ndikoi në aspektin shoqëror, ekonomik-politik, në zhvillimin e shpejtë

të qendrave urbane ekonomike, të cilat gjatë kësaj kohe morën funksione të ndryshme

administrative, ushtarake, zejtare dhe tregtare. Nga kjo periudhë janë ruajtur shumë

monumente të kulturës me stil oriental: rrënojat e xhamive, teqeve etj.

Vazhdimësia iliro-shqiptar shprehet përmes të dhënave të karakterit historik.

Dokumentet historike të shkruara nga Tit Liv janë dëshmi që në krahinë kanë banuar

popullsi iliro-shqiptare.

Mënyra e ndërtimit është një karakteristikë tjetër që i ka dalluar mjeshtrat

shqiptarë. Kjo ka qenë traditë e arbëreshëve dhe më pas e shqiptarëve, të cilët e

trashëguan që nga lashtësia deri në ditët tona. Ajo që bie në sy është arkitektura e

ndërtimit të shtëpive, megjithëse këto nuk kanë element dekorativ. Ndërtimet kanë qenë

tri kateshe, janë përdorur për banim, janë me çati të thepisur dhe maje të mprehtë me

Page 83:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

83

dërrasa ose me rrasa guri dhe të pajisura me frëngji. Shtëpi të tilla i gjejmë në Bicaj,

Bushtricë. Kohët e fundit këto objekte janë të pakta në numër, tregues se kjo vlerë po

humbet dhe po zëvendësohet me pallate shumëkatëshe të betonizuara, që po çon në

degradimin e këtyre vlerave të mëdha arkitekturore.

Trashëgimia materialo-shpirtërore Iliro-Arbëreshe-Shqiptare shprehet dhe përmes

etnografisë. Endja në veg e pëlhurave është një traditë e hershme në krahinën Lumë-

Gorë. Kjo traditë është më e hershme se para se të vinin pëlhurat nga Pulja dhe Venediku

në principatat shqiptare. Pëlhura është e punuar nga leshi dhe mendafshi, prej të cilave

janë përftuar shumë artikuj të veshmbathjes si: këmisha, pushteka, kamza, dimi, jelek etj.

Nga R. Bogdani proçesi i endjes është cilësuar si traditë Ilire. Tregues të kësaj mjeshtërie

autoktone janë këngët dhe vallet kushtuar procesit të endjes dhe artizaneve të lumës. Në

kuadrin folkorik dallohet për pasurinë e valleve, këngëve, tradita dhe zakone në momente

kulminante të jetës së njeriut të trashëguara brez pas brezit.

III.2. Tipare të popullsisë

III.2.1. Veçoritë e lëvizjes natyrore të popullsisë

Ecuria e lëvizjes natyrore e popullsisë ka rëndësi të studiohet, sepse nxjerr në pah

dinamikën e ndryshimit të popullsisë dhe efektet e saj. Dinamika e lëvizjes së popullsisë

në krahinën Lumë-Gorë ka pasur zhvillimin e saj me ritme jo të njëjta.

Ndryshimi i ritmit të lëvizjes natyrore është i lidhur me faktorë të ndryshëm: ekonomikë,

politikë dhe socialë, por gjithmonë një faktor ka dominuar në një periudhë të caktuar, po

në të njëjtën kohë faktorët e tjerë nuk kanë qenë pasivë, por kanë pasur një ndikim më të

vogël. Analiza e hollësishme e shtesës natyrore (lindshmërisë, vdekshmërisë) do të

evidentojë rolin e lëvizjes natyrore të popullsisë në zhvillimin socio-ekonomikë të

krahinës Lumë-Gorë. Shtesa natyrore e popullsisë është një faktor prioritar në rritjen apo

zvogëlimin e popullsisë së një krahine/rajoni/vendi/kontinenti të ndryshëm të globit.

Lindshmëria është një komponent dinamik dhe shumë funksional i lëvizjes së popullsisë.

Ritmet e lindshmërisë varen nga një sërë faktorësh specifikë. Shkalla e natalitetit është

afërsisht 1.7% dhe mortalitetit 0.58% , tregues ky i një shtese natyrore prej 1.12%. Vihet

re se shkalla e lartë e lindshmërisë është i lidhur ngushtë me faktorin biologjik,

ekonomik, social.

Krahina Lumë-Gorë është karakterizuar dhe karakterizohet në raport me qendrat e mëdha

të vendit si një vend më lindshmëri të lartë. Kjo erdhi për arsye të ndryshme:

përmirësimit të kushteve higjeniko-shëndetësore, nivelit të ulët arsimor dhe kulturor,

hyrja e hershme në martesë, politikës pronataliste që ndoqi shteti (në Shqipëri) dhe

politika pro sllave (në Kosovë), ulja numrit të vdekjeve, nevoja për krah pune (në industri

dhe bujqësi), tradita patriakale për të pasur sa më shumë djem në familje etj. Ky tipar i

fundit del në pah nëse krahasojmë të dhënat e shtesës natyrore me qendrat e rëndësishme

të vendit ku bëjnë pjesë krahina e marrë në studim si: Tirana, Prishtina, Prizreni.

Kjo diferencë e theksuar mes qendrave kryesore dhe qendrave periferike ka ardhur si

rezulat i një pabarazie në zhvillimit social-ekonomik mes tyre, e shprehur ndryshe: me

trendet e nivelit të varfërisë që është më i theksuar në zonat malore me 15.3% dhe në

Page 84:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

84

zonat fushore me 12,7 %75

, niveli i jetesës më i mirë, nivel më të lartë arsimor, dëshira

për rritje në karrierrë çoi në futjen vonë në martesë të të rinjve dhe krijimi i mundësive

për formim profesional, faktorë që çuan në ulje të shtesës natyrore në Tiranë dhe

Prishtinë.

Kushtet e reja të zhvillimeve teknologjike, sociale dhe ekonomike kanë ndikuar në uljen e

ritmeve të shtesës natyrore, kjo lidhur ngushtë me nivelit e jetesës, arsimimin e femrave

që vonojnë hyrjen në martese në moshë të hershme; ulja e numrit të martesave si rezultat

i largimit të djemve për shkak të emigrimit; kushtet e vështira të përballimit të jetesës në

kohën e sotme ka ndikuar në planifikim familjar; ulja e numrit të vdekshmërisë foshnjore;

përmirësimi i pozitës së gruas në shoqëri dhe familje; numri i lartë i divorceve.

Ka një ndryshim midis lindshmërisë në fshat dhe në qytet. Në fshat lindshmëria është më

e lartë se në qytet, kjo për shkak të nivelit të ulët arsimor dhe ekonomik, mentalitet i

prapambetur, ku gruaja shikohet si amvisë dhe “fabrikë” e prodhimit të fëmijëve. Dëshira

e burrave për të pasur shumë djem ka çuar në lindshmëri të lartë, nevoja për krah pune

etj. Në qytet nuk ka problemet e popullsisë fshatare, femra është më e emancipuar dhe e

përfshirë në jetën shoqërore ekonomike dhe ka një lindshmëri më të ulet krahasuar me atë

të fshatit, por nesë qyteti krahasohet më kryeqytetet si Tirana dhe Prishtina ka probleme

të shumta.

Vdekjet. Vdekjet janë një element negativ në dinamikën e lëvizjes natyrore dhe lëvizjes së

përgjithshme të popullsisë. Njohja e niveli të vdekshmërisë dhe sidomos asaj foshnjore ka

rëndësi sepse shërben si tregues i zhvillimit shëndetësor-social-ekonomik të krahinës.

Krahina etnogjeografike Lumë-Gorë karakterizohet me një numër të ulët vdekjesh për

shkak të përmirësimit të kushteve shëndetësore, ngritje të nivelit të jetesës dhe

përmirësimi i kushteve higjenike.

III.2.2. Roli i lëvizjes mekanike e popullsisë në zhvillimin social-ekonomik.

Migrimi ka qenë pjesë e zhvillimit të historisë njërëzore dhe në thelb mbetet shprehja e

dëshirës së individit për një jetë më të mirë. Migrimi konsiderohet si forca natyrale e

zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Analizimi i këtij fenomeni është tepër i vështirë dhe i

ndërlikuar lidhur ngushtë si me mungesës e të dhënave statistikore, mungesën e

strategjive për menaxhimin e lëvizjes së popullsisë dhe pasojat që ai sjell.

Territori i krahinës Lumë-Gorë ka qenë i banuar që në kohët e lashta, gjë për të cilat

tregojnë të dhënat historike, gërmimet arkeologjike dhe demografike. Pozicioni kufitar i

krahinës ka bërë që aty të kalojnë një numër i madh i lëvizjeve së popullsisë. Një

dokument i vitit 1610 në të cilën thuhet se Katundi Kukës kishte 50 shtëpi, 5 turq dhe një

kishë katolike. Ndërsa në shek XVIII qyteti i Kukësit banohet nga popullsi e ardhur nga

Bicaj të quajtur Drinabardhë. Në shek.XI-XIII, goranët që erdhën nga lëvizjet bogomile

dhe populluan krahinën e Gorës. Të qenurit zonë kufitare i dha avantazh të ketë kontakte

dhe me popujt e tjerë dhe sidomos asaj sllave me të cilat realizoi dhe marrëdhënie të mira

75

INSTAT, Shqipëria: Trendi i Varfërisë 2002-2005-2008-2012. Tiranë, 2013, f. 3

Page 85:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

85

tregtare. Gjendja e acaruar ndërkombëtare, luftërat për ruatjen e tërësisë territoriale të

trevave shqiptare, ndryshimet e kufijeve politikë ndikuan në:

a) ndryshimin e numri të popullsisë,

b) dhe në lëvizjet migruese.

Migrimi gjatë viteve 1945-1990. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe

vendosjes së regjimit komunist në vend dhe në krahinën Lumë-Gorë vihet re një stabilitet

ekonomik, politik që ndikoi dhe në rritjen graduale nga viti në vit të numrit të popullsisë

si të Shqipërisë dhe Kosovës ashtu dhe të krahinave. Krahina Lumë-Gorë me një

sipërfaqe prej 1349 km2 76

, një reliev malor, sipërfaqe toke të punueshme shumë të pakët,

dhe me tradita blegtorale në këtë kohë karakterizohet nga një mbipopullim i krahinës,

veçanërisht pjesa që shtrihet në shtetin shqiptar. Rritja e numrit të popullsisë erdhi jo

vetëm nga shtesa natyrore, por dhe nga lëvizjet migrative si nga fshati në drejtim të

qytetit dhe nga qyteti në drejtim të qendrave më të mëdha të vendit, por njëherazi pati dhe

ardhje nga krahinat e tjera në drejtim të krahinës tonë për tre arsye:

rëndësia strategjike ushtarake që mori krahina si zonë kufitare me Kosovën,

Maqedoninë,

karakteri industrial, si rezultat i pasurive minerare që zotëronte krahina,

shtrirja e popullsisë deri në lartësitë e mëdha mbi nivelin e detit për arsimimin e

popullsisë dhe në kuadër të politikave të shtetit “ta bëjmë malin fushë”.

Si rezultat i kësaj lindi nevoja për krah pune për industrinë, për mbrotjen e popullsisë dhe

tërësisë territoriale nga armiku imagjinar dhe nevoja për arsimimin e popullsisë. Lëvizjet

e popullsisë nga krahina Lumë-Gorës në drejtim të vendeve të tjera vihet re deri para

viteve 1970. Mungesa për pajisjen me apartamente nga shteti, politika për mbatjen e

popullsisë në vend bëri që në vitet e ardhshme rritja e numrit të popullsisë të ishte mbi

kapacitetin mbajtës të krahinës. Realizimi i lëvizjes së popullsisë për hapjen e tokave të

reja, ndërtimi i rrugëve apo objekteve të mëdha të ekonomisë që kanë ekzistuar gjatë asaj

kohe, në ndihmë të shtetit.

Situatë krejt ndryshe na paraqitet në pjesën e krahinës Lumë-Gorë në anën tjetër të

kufirit. Nëse do ti hedhim një sy pasqyrës së të dhënave të popullsisë nga vitit 1933-1991

do të verejmë se kemi një rritje të numrit të popullsisë me ritme të shpejta. Duke

analizuar ritmet e rritjes së popullsisë çdo 10-të vjeçar evidentojmë se rritjen më të madhe

të popullsisë e kemi në 10-të vjeçarët 1961-1971 që përkon dhe me fluksin e madh të të

ardhurve. Kjo periudhë përkon me ardhje e popullsisë serbe në Kosovë. Në krahinën

Lumë-Gorë lëvizjet migruese janë mbështetur nga qeveria serbe e kohës në kuadër të

asimilimit të popullsisë shqiptare dhe favorizimit të popullsisë gorane duke stimuluar

lëvizjet migruese nën pretekstin e punësimit jashtë territorit kombëtar.

Arsye të tjera të migrimit të popullsisë janë: rritja e popullsisë dhe sidomos ajo në moshë

pune, e cila kërkon të punësohet dhe mungesa e tregut të punës në vend, rënia e punës në

76

Për shkak se në këtë kohë në përbërje të tij futet dhe rrethi i Hasit prandaj është kjo shifër e sipërfaqes.

Page 86:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

86

fshat, tepricë e fuqisë punëtore, drejtimi i popullsisë bujqësore në veprimtari jo bujqësore

dhe krijimi i një numri të madh të të papunëve, rritja e emancipimit të popullsisë, rritja e

pjesëmarrjes së femrave në jetën aktive ekonomike-shoqërore të krahinës, dëshira për të

shkolluar fëmijët dhe për një të ardhme më të mirë.

Siç vihet re nga pasqyrat ecuria e lëvizjeve të popullsisë për vitin 1960, 1961, 1970,1971,

1981 muaji dhjetor (e cila është paraqitur te shtojcat)77

shohim se migrimet brenda vendit

kanë qenë të lejueshme dhe kulmin e kanë arritur në vitin 1960 (ardhjet e larta lidhen me

vendosjen në shfrytëzim të minierës së bakrit në Gjegjan dhe uzinën e Rexhepajve, të

cilat kërkonin një fuqi të madhe punëtore). Në vitet e mëvonëshme kjo lëvizje është

pakësuar. Për migrimet jashtë vendit nuk mund të flitet në këtë periudhë në mënyre të

legalizuar, kjo është karakteristike vetëm në krahinën Lumë-Gorë në pjesën shqiptare.

Zhdukja e analfabetizmin ishte një element tjetër prej, të cilës vuante popullsia e krahinës

për këtë duheshin një numër i madh arsimtarësh, të cilët erdhen nga Fieri, Vlora,

Gjirokastra dhe krahinat e tjera. Ndërsa në krahinën Lumë-Gorë në anën tjetër të kufirit

niveli i analfabetizmit ishte i lartë dhe jo vetem kaq. Arsimimi në gjuhën shqipe nuk

lejohej.

Me vendosjen e regjimit komunist dhe masat që mori ky regjim në mënyrën e qeverisjes

së vendit, kolektivizmi i bujqësisë, mungesa e pronave private, trysnia e popullsisë mbi

tokën dhe vështirësitë e jetës që hasi popullsia bëri që të ketë pakënaqësi dhe shpeshhere

dhe lëvizje sporadike përtej kufirit duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre. Zonat më të

prirura për të ikur ishin ato që ndodhen në afërsi të kufirit. Vlen të theksohet arratisja e 9

tetorit nga fshati Novesej e 9 familjeve së bashku me bagëtitë78

. Krahas kësaj kemi dhe

ikje të tjera në numër më të vogël.

Moslejimi i lëvizjes së lirë tek njerëzit solli: stres psikologjik; vështirësi jetese në

sigurimin e bukës; zvogëlim të sipërfaqës së punueshme për frymë të popullsisë, trysni e

madhe mbi tokën dhe lëvizjet sporadike të popullsisë përtej kufirit dhe në disa raste dhe

të vrarë nga patrullat kufitare.

Migrimi pas viteve 1990- e në vazhdim...Ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri dhe

në Kosovë u reflektuan dhe në krahinën Lumë-Gorë. Kalimi nga një regjim totalitar me

ekonomi të centralizuar në republikë demokratike me ekonomi të tregut të lirë u shoqërua

me pasoja të cilat popullsia nuk ishte përgatiur.

Në krahinën e marrë në studim, ky ndryshim u shoqërua me vështirësi të mëdha

ekonomike-sociale-mjedisore. Mbyllja e ndërrmarrjeve industrial, privatizimi i

ndërmarrjeve shtetërore, nga prishja e sistemit kooperativist u fitua një numër i madh të

papunësh, duke çuar në një varfëri totale. Kjo e mbështetur nga kushtet e vështira

natyrore, klima e ashpër, pozita gjeografike me karakter periferik, mos funksionimi i

77

Të dhënat Zyra e Arkivit të Rrethit Kukës dhe ASK Kosovës

78 Noka, A., Novosej, Vështrim Gjeografik, enciklopedik, kulturorë. Tiranë, 2000, f. 20.

Page 87:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

87

kufirit me Kosovën e thelloi më tepër varfërinë dhe si dritë jeshile për një jetë më të mirë

e panë lëvizjeve migruese brenda dhe jashtë vendit.

Ajo çfarë duhet theksuar është se krahina Lumë-Gorë jashtë kufirit të Shqipërisë është

ndeshur më herët me emigracionin. Kjo në sajë të politikës shoviniste serbe, e cila për të

larguar popullsinë shqiptare nga krahina e Lumës, që të realizonte synimet e saj luante

rolin e ndërmjetësit për punësimin e shqiptarëve jashtë. Shqiptarët të varfër, të dhunuar,

frika e rezistencës ndaj pushtuesit i pranonin si mundësi të vetme zgjidhje. Lëvizjet e

popullsisë prej vendbanimeve të tyre kanë ndodhur në varësi të ngjarjeve historike

politike. Moment tjetër i lëvizjes migrative ka ndodhur në kohën e luftës së Kosovës.

Gjatë eksodit të 1999 kemi zhvendosjen e të gjithë popullsisë që jetonte në këto territore

në drejtim të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës. Krahas të larguarve në krahinën

Lumë-Gorë në Kosovë janë kthyer një numër i madh i popullsisë. Ka dhe nga ato familje

të tjera të cilët nuk kanë dëshirë të kthehen dhe janë të vendosur në Serbi, ata nuk

dëshirojnë të kthehen për shkak të situatës së pasigurisë politike, lirisë së lëvizjes,

zhvillimit të ulët ekonomiko-social etj.

Faktorëve tjetër që motivoi lëvizjen e popullsisë është dhe niveli i ulët ekonomik-social

dhe varfëria e lartë (21,9%) mbi mesataren e Shqipërisë dhe Kosovës79

, rritja e

papunësisë, mungesa e fronteve të punës, paqëndrueshmëria politike, prirjet që kanë të

rinjtë për të mos punuar në bujqësi, puna aktuale jo e kënaqshme, për një arsimim më të

mirë të fëmijëve, mundësi kualifikimi, humbja e profesionit në vendin e origjinës i

detyroi njerëzit të largohen nga fshatrat dhe ti drejtohen jetës urbane, aty ku e ardhmja

paraqitet më e mirë. Në fillim u larguan popullsia e ardhur nga krahinat e tjera, të cilat u

vendosen në vendet e origjinës apo dhe në Tiranë, Prishtinë, më pas popullsia më e

arsimuar dhe biznesmenët që kishin mundësi të blinin troje në vende me klimë më të butë

dhe të kishin mundësi punësimi. Në vitet në vazhdim lëvizja e popullsisë u bë më ritme

pak më të ngadalta për shkak të pamundësisë ekonomike për të lëvizur në vendet e tjera.

Më të prirur për të lëvizur janë meshkuj, të nisur nga natyra patriakale, diferencimi i

punëve midis dy gjinive, nivel më i lartë arsimi dhe përgjegjësia për të mbajtur familjen.

Në krahinën Lumë-Gorë është zhvilluar dhe emigracioni ditor, një rol kyç luan hapja e

kufirit me Kosovën. Pamundësia e kualifikimit të metejshëm dhe kufizimi i shpalosjes së

njohurive që zotërojnë, nevoja për një jetë më të mirë i ka shtyrë banorët e krahinës të

punojnë jashtë kufirit gjatë ditës dhe në mbrëmje të kthehen në shtëpi. Biznesi është një

profesion që nuk njeh kufij sa më shumë të shtrihet, aq më i sukseshëm dhe konkurues je.

Banorët e Gorës janë njohur tradicionalisht për aftësitë tregtare dhe shtrirjen e aktivitetit

të tyre në Kosovë, Tiranë, Sarajeve, Mal të Zi etj. Kjo ka mundësuar që popullsia e Gorës

të jetë në kontakt me kultura dhe vende të ndryshme, ku standarti i jetesës ishte më i lartë,

kjo diferencë shërbeu si motiv për tu larguar nga krahina Gorës në drejtim të një jete më

të mire.

79

INSTAT. Migration in Albanian, Population and housing Census 2001, Tiranë, 2001.

INSTAT. Migration in Albanian, Population and housing Census 2011, Tiranë, 2012.

Page 88:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

88

Në krahinën Lumë-Gorë ekzistojnë këto forma lëvizjesh migruese të popullsisë: ndërmjet

dy anëve të kufirit: kombëtare, ndërkombëtare, ditore dhe sezonale, fshat-qytet.

Arsyet e lëvizjeve migruese fshat-qytet janë të njohura pasi ato janë universal për të

gjithë krahinën: sipërfaqe e vogël e tokës së punueshme, kërkimi i një jete të mirë;

dëshira për mënyre jetese të tipit urban, mundësi punësim, arsimimi më i mirë në qytet

etj. Dallojmë dy tipe të ndryshme të migrimit:

1. migrimi në distanca të gjata, i drejtuar në polet kryesore ekonomike në qendër

të vendit (Tiranë, Durrës, Prizren, Prishtinë),

2. migrimi në distanca disi më të shkurtra në brendësi të vetë krahinës.

Në fillim migrimi ishte në brendësi të vendit, ndërmjet krahinës, rajoneve,

qendrës dhe periferisë së qyteteve kryesore të vendit dhe bregdetit, por mbizotërojnë

lëvizjet në drejtim të qendrës dhe periferisë së qyteteve më të zhvilluara e lidhur kjo me

nevojat emergjente për sigurimin e një jete më të mirë. Më vonë me stabilizimin e tyre në

këto qendra u bë e mundur dhe lëvizja e popullsisë në drejtim të shteteve Perendimore të

Evropës dhe SHBA. Lehtësira në emigracion kohët e fundit po luajnë dhe proçeset

integruese për në BE ku popullsia shqipëtare fitoi të drejtën për të lëvizur e lirë në vendet

e BE. Faktor tjetër që bëri të mundur lëvizjen e popullsisë në drejtim të vendeve të tjera

është niveli i lartë varfërisë absolute me 21.8%80

krahasuar me vendet e tjera. Kohët e

fundit vihet re një dyndje e madhe e popullsisë në drejtim të vendeve të cilët kanë nevojë

për fuqi punëtore dhe popullsi me moshë të re, si një faktor i rëndësishëm në uljen e

fenomenit të plakjes së popullsisë. Nuk dihet saktë se sa është numri i të larguarëve nga

krahina Lumë-Gorë në drejtim të Gjermanisë, por një gjë është e dukshme që po ndodh

një eksod i kushtëzuar nga thellimi i varfërisë dhe mungesa e politikave për përmirësimin

e situatës ekonomiko-sociale në krahinë.

Lëvizja e popullsisë evidenton një problem që karakterizon krahinën siç është varfëria.

Aty ku niveli i varfërisë është më i madh, aty vërejmë dhe lëvizjen më të madhe të

popullsisë si në drejtim të qendrës së krahinës, në drejtim të periferisë dhe qendrave të

zhvilluara të vendit, ku përmendim Arrnin, Surrojn, Ujmishtin, Bushtricën,

Kalisin,Topojanin, Baçkën, Dikancën, Kërstekun të cilat dhe pak po shkojnë drejt

boshatisjes. Raste ekstreme janë: Arrni, Surroj, Bushtrica, Grykë-Çaja. Krejt ndryshe

paraqitet situata në qytetin e Kukësit, Dragashin, fshatrat e Radeshit, Zlipatokut,

Leshtanin, Glloboçicë, të cilët janë pritësit e një pjese të këtij kontigjenti migrantesh, një

pjesë vendoset në zona të zhvilluar të vendit tonë si: Tirana, Durrësi, Lezha, Prizreni,

Prishtina ku kanë formuar kolonitë e tyre.

Në krahinën Lumë-Gorë është zhvilluar dhe emigracioni ditor, këtu ka ndikuar hapja e

kufirit me Kosovën. Ky lloj emigracioni ditor është karakteristikë vetëm për një pjesë të

popullsisë, asaj intelektuale biznesmene, studentore, akademike, tregtare dhe të tjerë. Kjo

është përcaktuar nga largësia e punës, zhvillimi i shpejtë i industrializimit dhe

urbaznizimit, niveli i ulët ekonomik të detyron të shkojnë dhe të punojnë dhe jashtë

80

INSTAT, Shqiperia: Trendi i varferisë 2002, 2005, 2008, 2012. Tiranë, 2013, f. 5

Page 89:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

89

krahinave, kufirit për tu kthyer në darkë në shtëpinë e tyre. Pamundësia e kualifikimit të

metejshëm dhe hapësira e dhënies së njohurive që zotërojnë, nevoja për një jetë më të

mirë sociale dhe ekonomike, janë motive që i ka shtyrë këta intelektualë, doktorë,

mësues, inxhiniera, diplomatë etj., të punojnë jashtë kufirit gjatë ditës dhe në mbrëmje të

kthehen në shtëpi. Rritja profesionale, dëshira për një jetë më të mirë janë fenomene që

nuk njohin kufij. Bisnesi është një aktivitet që sa më i gjerë gjeografikisht të jetë i shtrirë,

aq më dominues je në ekonomi dhe i suksesshëm që do të thotë i bën ballë konkurencës,

kështu që dhe biznesmenët lumjanë dhe goran të nisur nga ideja e fitimit kanë hapur

filialet e tyre dhe në Kosovë,Tiranë, Fushë-Arrëz etj.

Lëvizja migrative ka pasoja në tri aspekte:

Pasoja mjedisore

Lehtësimi i zonave malore nga mbipopullimi, solli zvogëlimin e trysnisë humane

mbi resurset toksore, kjo po reflektohet në gjallërimin e ekositemeve, bimësisë

shkurore e barishtore,

mungesë e shpërdorimit të pyjeve të Mështekës si rezultat i përdorimit të saj për

prodhimin e qytave të armëve pasi ishte dru i fortë,

degradim i territorit, krijimi i vatrave të erozionit si nga braktisja e tokave të

punueshme të hapura në shpatet e maleve dhe që punoheshin deri në vitin 1990.

Këto toka nuk ishin të përshatshme për zhvillimin e bujqësisë, pasi ishin të varfëra

në lëndë ushqyese. Kështu pronarët që morën tokat në zotërim i braktisën duke i

lënë pre të erozionit dhe degradimit,81

degradim i territorit si rezultat i abandonimit

të shtëpive, të cilat po shkatërrohen pasi janë të braktisura dhe nuk mirëmbahen.

Pasoja sociale

Përmirësim të situatës social- ekonomike-kulturore (pushime, kinema, sporte) të

banorëve që qëndrojnë në krahinë si rezultat i dërgimit të remitancave,

ndryshim të strukturës së popullsisë, strukturës moshore, gjinore, uljen e shtesës

natyrore si rezultat i futjes vonë në martesë dhe pakësimit të lindjeve, ulja e

moshës së re dhe rritja e plakjes së popullsisë,

humbje të popullsisë së arsimuar, kategoria e prirur për t’u larguar në kërkim të

zhvillimit profesional, intelektual dhe kushteve më të mira për jetesës,

boshatisje të disa fshatrave dhe braktisja e shtëpive, zvogëlimi i shërbimeve

publike dhe i numrit të institucioneve përkatëse,

thellim të shpërpjesëtimeve rajonale midis krahinave dhe rajonit përrreth,

rajoneve fushore dhe malore, të shprehur në braktisjen nga popullsia dhe rënie

ekonomike,

po humbasin vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore sepse po rrënohen

qendrat e banuara me vlera arkeologjike, historike, arkitetkturore që ka krahina,

Popullsia e larguar integrohet me pjesën tjetër të popullsisë së vendit ku vendoset

dhe po zbehen lidhjet shpirtërore me vendin e origjinës,

81

Qiriazi, P., Degradimi dhe Shkretërizimi i Peisazheve në Vendin Tonë si Rrezik i Vazhdueshëm dhe

Përhere kërcenues. Studimet Albanologjike nr.4,Tiranë, 2000, f. 150.

Page 90:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

90

mungesa e kapaciteve humane në krahinën e Gorës po përjashton vlerësimin dhe

menaxhimin e resureve natyrore duke penguar kështu zhvillimin e krahinës dhe të

gjithë rajonit ku bën pjesë.

Pasojat ekonomike

përmirësim të situatës ekonomike të familjeve të migrantëve përmes

remitancave,

remitancat përdoren për konsum të përditshëm familjar, investime në truall

dhe biznese, arsimimin e fëmijeve të tyre,

ndryshimet politike u shoqëruan dhe me orientim të zhvillimit ekonomik mbi

bazën e avantazhit krahasues në drejtim të zhvillimit të turizmit dhe politikave

për mbajtjen e popullsisë në vend si forcë aktive për pune,

ringjallje të aktiviteve ekonomike që krijojnë të ardhura për popullsinë e

zonës, krijimi i baxhove (Shishtavec, Ujmisht, Brod, Restelicë), zhvillimi i

blegtorisë, artizanati etj.,

Migrimi ka pasoja dhe në vendet ku shkojnë:

mbipopullim të vendit ku ato vendosen,

probleme sociale-ekonomike (kanalizimet e ujrave të zeza, ujit të pijshëm,

shtrirje të rrjetit elektrik, rritjen e nivelit të varfërisë dhe papunësisë),

krijimin e zonave informale (Bathore, Sauk, Qytet Studenti),

vështirësi të integrimit të banorëve të ardhur me banorët vendas,

disnivel i nivelit arsimor, kulturor, ekonomik etj.

III.2.3. Dinamika e popullsisë e shprehur në vite

Ecuria e lëvizjes natyrore dhe mekanike e popullsisë ka rëndësi të studiohet, sepse nxjerr

në pah evolucionit demografik dhe efektet e tij në zhvillimin social-ekonomik të

krahinës. Nga analiza e evolucionin demografik studiojmë ndryshimin e strukturës

moshore, gjinore, krahut të punës, të cilët tregojnë shpërndarjen jo të njëjtë gjeografike të

strukturës së popullsisë. Dinamika e popullsisë së krahinës ka pasur zhvillimin e saj me

ritme jo të njeta. Ndryshimi i numrit të popullsisë është i lidhur me faktorë ekonomikë,

politikë, socialë, historikë, mjedisorë, por gjithmonë një faktor ka dominuar në një

periudhë të caktuar, njëherazi faktorët e tjerë nuk kanë qenë pasiv, por kanë pasur një

ndikim më të vogël.

Tabela nr. 4.1. Ecuria e numrit të popullsisë në vite

Vitet

1921 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2001 2008 2011

Krahina

Lumë-

Gorë

5819

11764

11950 46013 58341 74972 18789 56888 68558 59648

Page 91:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

91

Burimi: zyra e arkivit të rrethit Kukës dhe ESK-Zyra Rajonale e Prizrenit dhe ASK

Figura nr.4.1 Grafiku i evoluimit të popullsisë në krahinë Lumë-Gorë

Nga pasqyra vihet re rritja e popullsisë deri në vitin 1961, por rritja e popullsisë ka qenë

me ritme të ngadalta, për disa arsye: si pasojë e luftërave Ballkanike dhe Luftës së Dytë

Botërore, shpërnguljet masive të shqiptarëve që u bënë në drejtim të Turqisë, sëmundjet

epidemike që ranë në atë kohë, lindjet dhe vdekjet e larta, kushtet e vështira higjenike dhe

ndryshimet e herëpashershme të kufirit administrativ të krahinës Lumë-Gorë.

Pas viteve 1961-1991, popullsia është rritur vazhdimisht. Ritmin më të lartë të rritjes e ka

pasur gjatë viteve 1961-1981. Kjo lidhur me këto arsye: politika pronataliste që ndoqi

shteti shqiptar, si kundërpërgjigje ndaj politikës anataliste që propagandonte pushtuesi,

shkalla e ulët e arsimimit, vdekjet e pakta dhe lindjet e shumta.

Ka ndryshime në metodën e përdorur nga shtetet ku bën pjesë krahina Lumë-Gorë për

politikat popullative. Në Shqipëri është ndjekur politika e shtrirjes së popullsisë në çdo

skaj të vendit deri dhe në fshatrat e thella malorë, sidomos ato kufitar, në mënyrë që të

mbroheshin nga armiku, ndalimi i lëvizjes së lirë të popullsisë, politika pronataliste që

ndoqi shteti, zbatimi i parimit të mbështetemi tërësisht në forcat tona, rëndësia strategjike

ushtarake që mori krahina. Në pjesën e Kosovës i kushtohet një rëndësi e veçantë

popullimit të vendbanimeve kufitare me popullsi sllave që të tregoheshin kufijtë e

shtrirjes së kësaj popullsie duke hedhur baltë mbi popullsinë shqiptare, lejohej largimi i

popullsisë nga shteti në të cilën bën pjesë, në bazë të programeve lehtësuese për punësim;

kushtet e vështira të jetesës; kërkimi i një pune të tipit urban dhe industrial; prania e tokës

së pakët të punueshme; presionit që ushtrohej nga qeverisja.

Popullsia qytetare është rritur me ritme më të shpejta për qytetin e Kukësit, krahasuar me

popullsinë e Dragashit. Qyteti i Kukësit ka rreth 1498 banorë që në vitin 1961 dhe ka

vazhduar të mbajë atë pozicion në vite 1981 dhe vitin 2011 ku popullsia është 16719

banorë. Qyteti i Dragashit sot ka një popullsi prej 1089 banorë. Popullsia rurale në pjesën

shqiptare rritet deri në vitet 1990, pavarësisht mbipopullimit të vendbanimeve mbi

kapacitetin e përmbushjes së nevojave të popullsisë. Në pjesën kosovare, përkundrazi

shfaqet hapur prirja për t’u larguar jo vetëm nga programet e ofruara nga popullsia serbe,

por të kushtëzuar nga kushtet e vështira ekonomike, klimë dhe reliev jo i përshtashëm,

Page 92:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

92

vështirësi sociale të krijuara nga pushtuesi serb ku dhe frymëmarrja bëhej më vështirësi,

paraqitej vështirësi në mënyrën e jetesës ku presioni ishte tepër i madh.

Nga të dhënat statistikore të grumbulluara vërejmë se kemi një pakësim të popullsisë në

zonat e thella malore deri në braktisje të tyre si: Arrën, Bushtricë, Shishtavec, Tërthore,

Topojan, Zapod, Grykën e Çajës, Kalis, Baçkë, Kërstec, Orçush, Rapçë, Vranisht, Mlikë,

Dikancë. Kjo është e lidhur me krizën ekonomike, politike që po kalon vendi, mungesën

e vendeve të punës, ndryshimin e situatës sociale të krahinës etj. Në vendbanime si

Dragashi, Leshtani, Radesha, Glloboçiça, Brodi, Zlipatoku, Kukësi kanë popullsi më të

qëndrueshme lidhur kjo me statusin që gëzojnë si qendra të krahinave (Dragashi, Kukësi),

me pozicionin e tyre pranë rrugëve të komunikacionit dhe fshatrave të mëdhenj

(Leshtani, Radesha, Glloboçica), për shkak të largësisë nga qendrat e krahinës duke

luajtur vetë rolin e një qendre (Brodi, Zlipatoku, Bicaj).

Pakësimin e numrit të popullsisë e kemi te shprehur te meshkujt më shumë se te femrat

duke na treguar se arsyeja kryesore është emigracioni, kjo për arsye ekonomike,

mentalitetin konservator mbizotërues në krahinë se mashkulli mund të lëviz më lirshëm

se femra, ai është shtylla e shtëpisë, mund të kryej punë të çfarëdoshme. Ajo çfarë vihet

re është se në vitet pasardhëse ritmet e zvogëlimit të popullsisë janë me ritme më të

ngadalta dhe kjo është e lidhur me stabilitetin politik, ekonomik dhe social.

Nëse analizën do të shtrijmë në rang rajoni dhe jo vetëm krahine do të vërejmë se numri i

popullsisë është zvogëluar jo në mënyrë të njejtë. Nga pasqyra vërejmë që në rrethin e

Kukësit popullsia ka rënie më të theksuar pas vitit 2001, krahasuar me komunën e

Dragashit ku numri i popullsisë na paraqitet më i qëndrueshëm pavarësisht largimeve.

Nga kjo situatë kuptojmë se lëvizja e lirë e popullsisë në komunën e Dragashit ka bërë që

fenomeni i largimeve pas viteve 2001 të mos jetë i theksuar si në rrethin e Kukësit.

Tabela nr.4.2. Ecuria e numrit të popullsisë në vite 1991-2011

Viti 1991 2008 2011

Rrethi i Kukësit 10204 62 981 47985

Komunë e Dragashit 39435 42171 33997

Burimi: INSTAT, zyra e arkivit rrethit të Kukësit, ASK

Faktorët që ndikojnë në zvogëlimit e popullsisë janë të lidhura me këto arsye kryesore:

ulja e shtesës natyrore (zvogëlim i numrit të lindjeve dhe aplikimi i metodave të

planifikimit familjar), migrimi i vazhdueshëm, mungesë e investimeve dhe mundësive të

punësimit në krahinë, infrastrukturës jo të mirë, kushteve të vështira natyrore, arsimimi i

femrës vonon futjen në moshën e martesës, rritjen e kualifikimit, kërkimi i një jetë më të

mirë etj.

Page 93:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

93

Pse ndryshimi i numrit të popullsisë ka pasur tendenca negative?

Krahina Lumë-Gorë, duke u shtrirë në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë dhe

pjesën jugore të Kosovës, për një periudhë të gjatë kohe, mori formën e një rajoni

periferik82

, të izoluar si nga zhvillimi socio-ekonomik, largësia nga kryeqyteti, klima e

ashpër bënë që krahina të gjendej shpesh në situata emergjente: bllokimi nga reshjet e

borës, rreziqeve, të cilat bënin jetën e popullsisë të vështirë.

Pas viteve 1990 si rezultat i ndryshimit të sistemeve politike dhe ekonomike, ku gjithçka

nisi nga zeroja dhe u lejua lëvizja e lirë e popullsisë, u pa sikur zgjidhi hallet dhe

problemet e popullsisë së lumjanëve dhe goranëve. Shumë prej tyre emigruan në zonat

fushore në kërkim të një jete më të mirë. Shumë njerëz u gjetën të papunë si rezultat i

mbylljes së ndërmarrjeve industriale që ekzistonin në atë kohë (miniera e Gjegjanit dhe

Kalimashit, privatizimi i artizanatit, ku vetëm nga kjo ndërrmarje dolën të papuna rreth

1500 gra, prishja e sistemit kooperativist dhe kolektivizimit), niveli i ulët i jetesës nën

mesataren e shtetit ku bën pjesë, rritet niveli i varfërisë (21.8%)83

, theksohen gjithnjë dhe

më shumë raportet gjinore meshkuj femra, niveli i ulët arsimor duke nxjerrë në pah

karakterin patriakal të shoqërisë së krahinave, veçanërisht të Lumës. Të gjithë këta faktor

ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsisë, zvogëlimin e shtesës natyrore dhe rritjen e

lëvizjeve migruese në fillim brenda krahinave, brenda Shqipërisë dhe Kosovës, më tej

jashtë kufijve kryesisht në Britani, Itali, Greqi, Serbi, Gjermani, Austri, Suedi etj.

III.2.4. Dendësia e popullsisë

Dendësia e popullsisë në krahinën Lumë-Gorë ka vlera të ulëta krahasuar me krahinat e

tjera. Kjo është e lidhur me mbizotërimin e relievit malor, klimën malore mesdhetare,

sipërfaqen e ulët të tokës bujqësore dhe mundësi të pakta që e ka bërë të vështirë jetesën.

Kjo pamundësi jetese është shprehur në dendësinë e ulët të popullsisë.

Dendësia mesatare e popullsisë në krahinën e marrë në studim është rreth 50.1 b/km2

vitin 2011, krahasuar me vitet më përpara që ishte rreth 60 b/km2, shifër kjo që evidenton

se numri i popullsisë ka ardhur duke u ulur nga vitit në vit.

Nga të dhënat evidentohet fakti që dendësia e popullsisë ka ardhur duke u rritur në

fshatrat afër qendrave urbane lidhur kjo me ofertën e një jete më të mirë, mundësi

punësimi, arsimimi dhe cilësi më të mirë të shërbimeve shëndetësore (Restelicë,

Krushevë, Lubovisht, Tërthore). Në fshatrat e thella të krahinës dendësia është e ulet në

raport me sipërfaqen për arsye: të infrastrukturës së dobët rrugore, sipërfaqe e vogël e

82

Shih Kapitullin e II, çeshtjën e pozitës gjeografike, fq.35

83 INSTAT. Censusi i popullsisë dhe i banesave 2011. Tiranë, 2013, f. 14

ASK. Censusi i popullsise dhe i banesave 2011. Prishtinë, 2013, f. 16

Page 94:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

94

tokave të punueshme, nivel i ulët i shërbimeve arsimore, shëndetsore, tepricë e forcës së

punës etj.

Studimi i dendësisë ka rëndësi sepse evidentojmë fshatrat me të prekura nga fenomeni i

shpopullimit të popullsisë në mënyre që të ndërhyjmë me masa konkrete për

parandalimin e këtij fenomeni. Përcaktojmë masat dhe politikat që duhet të zbatohen për

shpërndarjen dhe ruatjen e numrit të popullsisë në zonat e thella malore, për marrjen e

shërbimeve publike, thithjes së investimeve, mos bashkimin e fshatrave, etj., njëherazi të

realizohet orientimi i drejt i popullsisë në vendbanime që të mos krijohet mbipopullim

dhe zona informale, probleme me integrimin e popullsisë vendase, uljen e mundësisë së

punësimit, degradim të tokës etj. Më poshtë përmes hartës pasqyrohen zonat më të

populluara dhe ato të prirura për t’u braktisuar ku pushteti lokal dhe ai qëndror duhet ta

marrin në konsideratë që të krijojnë mundësi për menaxhimin e popullsisë dhe frenimin e

braktisjes së fshatrave.

Page 95:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

95

Figura nr. 4.2 Harta e dendësisë në krahinën Lumë-Gorë Punoi: B. Avdia

Page 96:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

96

III.2.5. Popullsia urbane dhe rurale

Pasojat e ndryshimit të numrit të popullsisë janë të shprehura dhe në shpërndarjen e

popullsisë sipas vendbanimeve rurale dhe urbane. Sipas të dhënave shohim se popullsia

qytetare është rritur me ritme të shpejta sidomos pas viteve ‘90. Kjo lidhur me lirinë e

lëvizjes së popullsisë, por në krahinën Lumë-Gorë, siç do e shohim tek grafiku,

mbizotëron popullsia rurale. Kjo është e lidhur me pamundësinë financiare që të lëvizin

në drejtim të qytetit apo zonave të tjera më të zhvilluara. Popullsia që ka mbetur është

popullsia e grupmoshës 65+ vjeç, jo efektive për punë pasi të rinjtë janë larguar në drejtim

të rrugëve të panjohura të emigracionit në botë dhe përfshirë në migrimin e brendshëm

larg krahinës.

Tabela nr.4.3. Popullsia urbane dhe rurale në krahinën Lumë-Gorë

Vit

it 1961 % 1971 % 1981 % 200

8

% 2011 %

Pop.

urb

ane

8232

17.8

9

11978

20.5

3

16616

22.1

6

23 0

98

33.6

9

17817

25.7

4

Pop.

Rura

le

37781

89.1

1

46363

79.4

7

58356

77.8

4

45460

66.3

1

41377

74.2

6

Burimi: zyra e arkivit të rrethit Kukës, INSTAT, ASK

Figura nr.4.3. Grafiku i popullsis rurale dhe urban

Në bazë të të dhënave të siguruara vërejmë që qyteti i Kukësit ka pasur gjithmonë një

përqindje më të lartë të popullsisë urbane, lidhur me statusin që ka si qendër e

rëndësishme administrative, ekonomike, sociale, me politikën pronataliste të ndjekur para

viteve‘90 dhe roli i tij si qytet pritës pas këtyre viteve. Qyteti i Dragashit shpalos lirinë e

lëvizjes së lirë të popullsisë, motivuar nga politika diskriminuese e ish-Jugosllavisë,

kushteve të vështira sociale dhe ekonomike që ofron shteti ku bën pjesë.

Page 97:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

97

III.2.6. Struktura moshore e popullsisë

Krahina Lumë-Gorë në vitin 2011 kishte një popullsi prej 59648 banorë, nga të cilët

meshkuj ishin 29296, femra ishin 27781. Këto ndryshime të numrit të popullsisë kanë

sjellë dhe ndryshime në strukturën moshore të popullsisë duke evidentuar problemet që e

shoqërojnë.

Tabela nr.4.4. Struktura moshore në krahinën Lumë-Gorë

2011 Grupmosha

0-14

vjeç

% 15-64 vjeç % 65+ %

Krahina

Lumë-Gorë

16290 27 38673

65 4685

7.8

Burimi: INSTAT dhe ASK

Figura nr. 4.4. grafiku i strukturës moshore në krahinën Lumë-Gorë

Nga të dhënat vërejmë se në krahinën Lumë-Gorë mbizotëron mosha e popullsisë e aftë

për punë krahasuar me dy grupmoshat e tjera që zënë një përqindje më të ulët. Koefiçienti

i varësisë së të rinjve ndaj grupmoshës së punës është 41.8% dhe koefiçienti i varësisë së

të moshuarëve ndaj grupmoshës së punës është 12.4%. Tregues këto që dëshmojnë se

mbi grupmoshën e punës rëndon më shumë grupmosha e të rinjve krahasuar me

grupmoshën e të moshuarëve. Vlerat e konfiçientëve janë tregues të një niveli të ulët

ekonomik.84

Nga ana tjetër përqindja e ulët e grupmoshës së re është një tregues i

aplikimit të metodave të planifikimit familjar në familjet e krahinës si një mundësi për

përballimin e jetesës, por dhe grupmoshat në moshën e punës krahasuar me vitet e tjera

ka ardhur duke u ulur për arsye se është pikërisht kjo grupmoshë e prirur për tu larguar

84

Bërxholli, A. , Njohuri mbi demografin. Qendra e Studimeve Gjeografike, Tiranë, 2001, fq. 194

Page 98:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

98

dhe siguruar të ardhurat në familje për të siguruar një jetesë më të mirë në aspektin

ekonomik dhe sociale

Figura nr.4.5. Harta e shpërndarjes së popullsisë dhe grupmoshave v. 2011

Punoi: B. Avdia

Page 99:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

99

III.2.7. Struktura gjinore e popullsisë

Nëse do të krahasojmë strukturën gjinore për vitet 2001, 2009, 2011 do të

vërejmë se ka ndryshime të theksuara midis piramidave së meshkujve dhe femrave. Nga

piramida gjinore shohim se ndryshimet më të mëdha janë në rradhët e meshkujve ku në

zonat e thella malore janë pakësuar në mumër, mendohet se arsyeja kryesore është

migrimi kryesisht ndërkombëtar i përkoshëm dhe i përhershëm. Për motive të ndryshme

(ekonomike, sociale, kulturore), kjo lloj piramide gjinore është e shprehur në: Shishtavec,

Zapod, Topojan, Bushtricë, Arrën, Baçkë, Dikancë, Kërstecë, Mlikë, Orçushë, Rapçë,

Vranisht etj., aty ku dhe niveli i varfërisë është më i theksuar, papunësi e lartë, kushte të

vështira natyrore, izolim për gjashtë muajt e vitit, nivel i ulët i shërbimeve.

Nga statistika e vitit 2011 vërejmë se kemi 29296 meshkuj dhe 27781 femra, kjo tregon

se numri i meshkujve është më i lartë nga femrat për arsye të një mentaliteti të theksuar

që në familjen duhet të ketë patjetër një djalë për mbiemër dhe që të jetë shtylla e

shtëpisë, vështirësia që has në shoqërinë shqiptare femrat ka motivuar abortet selektive,

për shkak të kushteve politike të mbijetesës së popullsisë shqiptare në shekuj ka bërë që

nevoja për një djalë apo më shumë ishte thuajse e detyrueshme, më i lehtë për tu

punësuar dhe lëvizur dhe sigurimin e të ardhurave.Të gjitha këto reflektohen tek grafiku i

paraqitur sipas grupmoshave, ku numri i djemve mbizotëron në grupmoshën 0-14 vjeç

dhe 15-65 vjeç.

Tabela nr.4.5. Struktura gjinore sipas grupmoshave ne krahinën Lumë-Gorë

Burimi: INSTAT Censusi 2011

Figura nr. 4.6. Grafiku i strukturës

gjinore dhe moshore v. 2011

VENDBANIMI

Lumë-Gorë 0-14 15-64 65+

Femra (%) 47 18 30

Meshkuj (%) 51 20 29

Page 100:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

100

III.2.8. Struktura etnike

Në krahinën Lumë-Gorë janë të pranishme grupet etnike shqiptare, serbe, turke,

boshnjake, ashkalie, rome, egjiptiane, gorane etj. Të gjitha etnitet e pranishme në

krahinën e marrë në studim jetojnë në harmoni të plotë dhe pa probleme mes tyre. Ata i

gjejmë të integruar mjaft mirë në jetën sociale-ekonomike dhe politike të krahinës, mes

tyre ka dhe lidhje martesore dëshmi e një jete të qetë dhe pa konflikte mes grupeve

etnike. Paraqitja grafike e shprehur në përqindje na njeh me grupin etnik më të madh në

krahinën Lumë-Gorë përfaqësohet nga shqiptarët 66.32 % dhe goranët 25.32%.

Etnitet e tjera janë në një numër më të ulët. Sipas të dhënave, në vitin 2011, në krahinën

Lumë-Gorë popullsia sipas etnitetit paraqitet si vijon:

Figura nr.4.7. Struktura etnike e popullsisë

Burimi: Instat dhe ASk.

IV.A.3.9. Struktura e punësimit

Struktura e punësimit ka një rëndësi të veçantë për t’u studiuar, pasi është një ndër

faktorët kryesorë që ndikon në dinamikën e popullsisë, zhvillimin ekonomik të krahinës

dhe njëkohësisht tregon situatën sociale të saj. Në krahinën e marrë në studim paraqitet

një sfidë për uljen e numrit të të papunëve.Vështirësia që na del përpara lidhet dhe me

faktin edhe nëse tregu i punës në krahinë krijon mundësi punësimi për banorët 15+vjeç.

Sipas të dhënave të siguruara nga instituticionet përkatëse niveli i papunësisë është rreth

51.3%, krahasuar me nivelin e papunësisë në shkallë kombëtare dhe është më e lartë se

mesatarja e papunësisë në shkallë vendi (35.5-45.5%)85

.

Ka një diferencë të madhe në punësimin e femrave dhe të meshkujve. Numrin më

të madh të të punësuarve e mbartin meshkujt krahasuar me femrat për arsye se në krahinë

është ruajtur karakteri tradicional i shoqërisë një mentaliteti të prapambetur ku femra nuk

85

INSTAT. Shqipëria: trendi i varfërisë: 2002-2005-2008-2012. Tiranë, 2013, f.4.

KQK. Strategjia e Zhvillimit Rajonal 2012-2016. Kukës, 2012, f.30.

Page 101:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

101

e gjen veten në tregun e punës. Femra konsiderohet si një njeri që do të merret me rritjen,

edukimin e fëmijëve, administrimin e punëve të shtëpisë.

Në krahinën e marrë në studim është fituar një shkallë e lartë e papunësisë lidhur me

historikun e zhvillimeve politike, ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë. Mbyllja e

ndërmarrjeve shtetërore, minierave, uzinave, punishteve artizanale etj., ka bërë që të

trashëgohej një papunësi e lartë afatgjatë që trajtohen me ndihmë ekonomike për vite të

tëra. Papunësia vazhdon të jete në shifra të larta, për arsyet të investimeve të ulta,

politikave të gabuara ekonomike dhe sociale të aplikuar ndër vite në krahinën Lumë-

Gorë.

Tabela nr.4.6. Struktura e të papunëve

Burimi:Zyra Rajonale e Punësimit Kukës dhe Dragash

Struktura e punësimit për vitin 2001 ishte e tillë të punësuar 15 773 banorë, të punësuarit

në vitin 2011 janë zvogëluar në 8877 persona që do të thotë është rritur numri i të

papunëve në krahasim me vitet më parë. Të papunët midis meshkujve dhe femrave për

vitin 2001 dhe 2011 nuk ka ndryshime të mëdha.Të punësuarit përfshijmë grupmosha 30-

40 vjeç dhe 45-54 vjeç. Kjo nxjerr në pah elementet karakteristik të ditëve sotme, mos

punësimi i moshave të reja, ulja e numrit të popullsisë që punojnë në bujqësi, ndërtim

apo profesione të reja në formën e zanateve, koha e gjatë e arsimimit të tyre, angazhimet

për kujdesin ndaj familjes dhe edukimit të fëmijëve, punët e shtëpisë përgjegjësi e

femrave, duke ndikuar në punësimin e ulët të tyre, dekurajim nga prania e pagave të ulta

apo dhe kryesorja mungesa e tregut të punës.

Nga të dhënat e sipërpërmendura lind natyrshëm pyetja: A vjen kjo për mungesë të tregut

të punës? Një arsye është po, por ka dhe të tjera, mungesa e kualifikimit, mungesa e

profesioneve, prirja për të ikur jashtë shtetit. Për çeshtje mentaliteti femra nuk arsimohen

në mënyre që të merren me edukimim e fëmijëve, duke rritur vështirësitë që has femra në

integrimin në tregun e punës. Femra përveçse ndjehet e përjashtuar nga tregu i punës për

hir të një mentaliteti konservator, ajo vetë e përjashton veten sepse nuk lufton për

arsimin, kualifikimin e saj që të jetë e përgatitur dhe aktive për tregun e punës,

përmirësimin e statusit social dhe ekonomik të saj në shoqëri dhe familje; të njohë

kuadrin ligjor favorizues të tregut të punës dhe pse jo të ketë mundësi të kontaktoj me

OJF-të në ndihmë të veprimtarisë së saj (artizaneve, rrobaqepseve etj.).

Të punësuar në krahinën Lumë-Gorë për 2011 janë rreth 38% persona, pjesa më e

madhe e tyre janë të punësuar në sektorin publik, 19% e personave të regjistruar janë të

punësuar në sektorin privat jo-bujqësor, kurse 31% në sektorin privat bujqësor.86

86

Zyra e statistikës së Qarkut Kukës dhe komunës së Dragashit

Grup mosha

e punë

kërkuesëve

v. 2011

16-19

vjeç

20-24 vjeç 25-34 vjeç 35-45 vjeç 65+ vjeç

% 9,4 28,5 27,6 19,6 14,6

Page 102:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

102

Ajo çfarë evidentohet në krahinën Lumë-Gorë (Kosovë) është se gjithmonë është

favorizuar punësimi dhe jashtë territorit kombëtar, kjo stimuluar si nga mundësitë e pakta

të tregut të punës në vend, nga politikat e regjimit serb nën të cilën ishte për disa shekuj,

derisa tani është kthyer në traditë.

Numri i të punësuarve mbetet relativ sepse nëse merren në konsideratë dhe

punëtorët ditorë apo sezonalë të cilët punojnë në ndërtim, të vetëpunësuarit, shitësit

ambulantë, bojaxhinjtë, hidraulikët, mekanikët etj. Kemi të bëjmë me fenomenin e

punësimit të fshehur, punësimin e përkohshëm në të zezë kundër legjislacionit shqiptar

(pa kontrata pune, pa sigurim jetese etj.).

Në numrin e përgjithshëm të të punësuarve, femrat marrin pjesë me 15.3%

punonjës në arsim, shëndetësi, administratë, ndërsa meshkujt me 84.7% dhe janë të

punësuar në të gjithë sektorët. Meshkujt përbëjnë shumicën e punëkërkuesëve, megjithëse

tendencat për kërkim punë për të dy gjinit ka qenë në ulje. Kjo lidhet me arsyen e

mungesës së besimit tek institucionet përkatëse, asgjë nuk zgjidhet nëse nuk ke një mik

apo para në ditët e sotme kjo është fraza që shoqëron të papunët.

Tranzicioni i stërgjatur solli që ekonomia në krahinë të pësojë një rënie për

shkaqet si vijon:

humbja e tregjeve të këtyre ndërmarrjeve,

mungesa e investimeve direkte për rinovimin e infrastrukturës ekzistuese

industriale dhe futjen e teknologjive të reja në prodhim,

ngadalësia e madhe e procesit të privatizmi nga Agjencisë Kosovare të

Mirëbesimit (AKIVI) për transformimin e ndërmarrjeve publike në

private,

mungesa e zbatimit të ligjeve dhe politikave shtetërore për mbrojtjen nga

konkurrenca ilegale dhe nxitjen e prodhimeve bujqësore-blegtorale

vendase.

Megjithatë ka mundësi për përmirësimin e situatës kjo lidhur ngushtë me politikat

efikase të hartuara nga pushteti qendror dhe ai lokal, njëherazi duke i dhënë prioritet dhe

insiativës private, krijimi dhe dhënia prioritet zhvillimit dhe ngritjes së arsimi profesional

(shkolla teknike, mjekësis, elektrike, ekonomike, sekretari, gjuhëve të huaj parukierie,

rrobaqepsie) shtetërorë dhe privatë87

. Në kuadër të uljes së numrit të të papunëve dhe

rritjen e mundësive të punësimit është hartuar dhe Pakti Territorial i Punësimit

(TEP/PTP) është një inovacion institucional, i cili bazohet në “planifikimin e negociuar”,

ku aktorë të ndryshëm në nivelin lokal marrin përsipër role dhe përgjegjësi plotësuese

dhe të ndërlidhura në funksion të objektivave të punësimit. Paktit territorial i punësimit

(PTP) krijon mundësi për të rinjët dhe përsona të cilët kanë dëshirë të punojnë. Më poshtë

jepet një panoramë e situatës së punësimit në Shqipëri dhe Kosovë duke dëshmuar

nevojen emergjente për marrjen e politikave efikase për rritjen e punësimit.

87

Zyra Rajonale e punësimit në Kukës 2011

Page 103:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

103

Tabela nr.4.7. Struktura e punësimit në Shqipëri dhe Kosovë

Norma e pjesëmarrjes

Raporti

punësim/popullatë

Papunësia

Shteti

Të gjithë Gratë Të gjithë Gratë Të gjithë Gratë

KOSOVE88

36.9 17.8 25.5 10.7 30.9 40.0

Shqipëri89

68.2 60.3 58.7 51.8 13.9 14.3

Burimi: LFS 2012 (KAS)

Arsyet të tjera që mund të ndikojnë si faktor punësimi janë:

riaktivizimi i zejeve të vjetra (artizanati, këpuctari, rrobaqepsi, qeleshepunues etj.)

zhvillimi i turizmit në të gjithë format e tij në destinacionet përkatëse turistike, të

cilët stimulojnë punësim për banorët e këtyre pikave (Shtiqën, Bicaj, Kolesjan,

Shishtavec, Brod, Restelicë, Dragash), duke e konsideruar si mundësi për zbutjen

e varfërisë,

të rritet më tej bashkëpunimi mes OJQ në të dy anët e krahinës dhe rajoneve

fqinjë,

nxitja e bashkëpunimit institucional për nxitjen e punësimit mes komunave

kufitare bashkisë së Kukësit dhe komunës së Prizrenit, komunës së Shishtavecit

dhe komunës së Dragashit,

mbështetja dhe zhvillimi i formimit profesional të lëvizshëm për ofrimin e

kurseve afatshkurtër, fleksibël dhe sipas kërkesave të tregut të punës.

Tregu i punës në krahinën Lumë-Gorë është treg i vogël. Punësimi kryesor akoma

bazohet në sektorin shtetëror (75.5%) dhe përqindjen tjetër e zë sektori privat (24.5%)

treguesi i cili do të ketë përmbysje në favor të sektorit privat.

III.2.10. Resurset njerëzore dhe vlerësimi i tyre për zhvillimin e qendrueshëm

Faktori human luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin social dhe ekonomik të krahinës

Lumë-Gorë. Popullsia nuk përfaqëson vetëm një numër, por është dhe një element i

rëndësishëm për zhvillimin social-ekonomik të krahinës. Krahina ka një popullsi prej

59648 banorë, me 29296 meshkuj dhe 27 781 femra, mbizotëron grupmosha e punës

41.8% dhe ka një nivel papunësie 51.3% tregues të cilët na paraqesin një panorama të

mirë të gjendjes demografike dhe dinamikën e saj në krahinën e marrë në studim. Studimi

demografisë së krahinës dhe dinamikës e saj. Këto të dhëna janë të rëndësishme pasi na

jep informacion rreth:

- Të ardhmës së popullsisë dhe tendencat e zhvillimit social dhe ekonomik.

88

Të dhënat për Kosovën janë marrë nga LFS 2012 (KAS).

89 LFS.(2011) Norma e papunësisë së grave i referohet të dhënave administrative. raporti vjetor

Page 104:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

104

- Ndryshimin e strukturës së popullsisë (sipas vendbanimeve, moshës,

gjinisë, përkatësisë fetare dhe etnike etj.)

- Prirjet migrative dhe emigrative të saj.

Krahina ka një popullsi në moshë të re, por të prirur rreth emigracionit, për arsye të

nivelit të ulët ekonomik, jetës së varfër sociale, nivel i ulët i cilësisë së shërbimeve

publike etj. Nga të dhënat statistikore vërehet se kemi mbizotërim të djemve, por ajo

shifër mund të jetë shifra që egziston në zyrat e INSTAT dhe jo numri i meshkujve

prezent në krahinë, për arsye se ato janë në drejtim të emigracionit. Popullsia luan një rol

të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë sepse një popullsi e re do të thotë një popullsi e

aftë për punë, me arsimim dhe me profesion përkatës. Kjo popullsi krijon mundësi që të

ushtrojë aktivitetet ekonomike që mund të zhvillohen në krahinë. Prania e numriT të lartë

të djemve është tregues i një mirëqenie ekonomike, për arsye se djali i arsimuar apo jo ka

mundësi punësimi dhe vetpunësimi. Mbeshtetur kjo dhe nga shprehja e popullit “Aty ku

është djali është dhe malli”.

Ndryshimi i numrit të popullsisë në mënyrë negative tregon që gjendja ekonomike e

krahinës nuk është e mirë dhe popullsia po gjen mundësi të tjera jetese (emigracioni).

Prania e popullsisë së arsimuar, sidomos e femrave është dëshmi e një të ardhme të mirë

ekonomike dhe një mentaliteti të hapur dhe jo konservator. Nga ana tjetër një gjendje e

mirë ekonomike e krahinës do të thotë një jetë aktive socialo-kulturore. Megjithatë

krahina e marrë në studim është tepër larg nivelit të lartë ekonomik, aq më tepër jetës

aktive social-ekonomike.

Nga analiza e detajuar e elementëve të popullsisë dhe roli i tyre në zhvillimin social dhe

ekonomik të krahinës Lumë-Gorë ne evidentuam, zona të cilat ishin drejt braktisjes, ky

tregues na shërben dhe si një matës për mundësitë që ofron krahina për zhvillimin

ekonomik. Ne dimë që krahina ka nivel të lartë të varfërisë dhe mundësive të pakta të

jetesës, faktor që motivuan popullsinë të largohet në drejtim të zonave më të zhvilluar

duke ndikuar jo vetëm në uljen e numrit të popullsisë dhe ndryshimeve në strukturën e

saj, por dhe në uljen/mungesën e cilësisë së shërbime (shëndetsore, arsimim,

infrastrukture etj.) Nëse në Shqipëri problemet demografike lidhen me situatën

ekonomike në Kosovë kjo është e lidhur ngushtë dhe me situatën politike. Serbia ka

shfrytëzuar nivelin e ulët ekonomik për të ndërhyrë në modelimin e numrit dhe strukturën

e popullsisë së krahinës Lumë-Gorë që shtrihet në Kosovë. Një pjesë e popullsisë u

largua në drejtim të Serbisë për një jetë më të mirë, pasi u ka siguruar atyre mundësi

ekonomike, nga ana tjetër shteti i Kosovës është akoma i pafuqishëm që të këtë kontrollin

e plotë mbi territorin e tij. Ky tranzicion i zgjatur e ka zhgjënjyer popullsinë, e cila

tashmë po ikën në drejtim të shteteve perendimore apo sllave. Ndaj që të kemi një

zhvillim të qëndrueshëm social, ekonomik dhe mjedisor të krahinës kërkohet hartimi i

politikave, planeve, strategjive konkrete që të krijohen mundësi punësimi për popullsinë

vendase në mënyrë që të stimulohet qendrimi në vendlindjen të banorëve. Të

zbuten/zhduken pabarazitë socio-ekonomike me rajonet përreth përmes bashkëpunimit

institucional mes tyre.

Page 105:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

87

Pasojat Masat Efektet

- Popullsia ne moshe të re

- Mungesë vendeve të

aktiviteve sociale

(Kinema, sport, aktivitete

letrare, frekuentim i ulët i

biblotekave etj.)

- Papunësi e lartë dhe

mungese vendeve te

punes

- Diferencë e theksuar

gjinore për pjesmarrje në

jeten sociale dhe

ekonomike

- Mungese e vendeve të

punës dhe investimesh

-Numri i vogël i

bisneseve dhe

mbizotërim i bisnezit

familjar

- Mungesë e

bashkëpunimit në dy

anët e kufirit për

investim komunës së

Dragashit dhe Komunës

së shishtavecit,

Bashkisë Kukës dhe

Komunë s së Prizrenit

– Hapja e shkollave

profesionale në dobi të

tregut të punës

- Përmirësim te jetes në krahinën Lumë -Gorë

- Krijimi i mundësive të punësimit

- Ndalimi emigracionit dhe boshatisje së fshatrave në zonat e thella malore

-Kualifikim i të rinjëve në bazë të tregut të punës dhe rritje të dë shirës pë r tu rikthyer në vendin e origjinës pas përfundimit të studimeve

-Ruatja e strukturës së popullsisë

Menaxhimi i popullsisë

Pasuria

natyrore

Sociale

Ekonomia

- Të hartohen një plan strategjik nga pushteti vendor

për mbatjen e popullsisë aty

- Ringjallje të aktiviteve ekonomike që të krijojnë

mundësi punësimi për banorë t e krahinës Lumë Gorë

të vdekura si zejet e ndryshme, industria e përpunimit

dhe konservimit të ushqimeve në pjesën shqiptare

-Bashkë punim i ulët në dy anë t e kufirit për nxitjen

e punësimi mes pushtetit vendor

– Hartimi i projekteve për zbutjen e varfërisë dhe

nxitjen e punësimit përmes aktiviteve të konsideruara

të zhdukura deri më tani.

Legjislacioni

- Historiku i zhvillimit të

popullsis i inicuar nga

politika pronataliste) duke

stimuluar popullsinë në

moshe të re

- Aktualisht mungon një

plani nga pushteti vendor

për mbatjen e popullsisë në

vend

- Mungesa e politikave për

krijimin e vendeve të punës

sipas potencialeve qe ofron

krahina Lumë Gorë

- Bashkë punim i ulët në dy

anët e kufirit për nxitjen e

punësimi mes pushtetit

vendor

- Izolim të popullsisë

- Lëvizje e lirë solli mbi popullim të zonave urbane

kukës dhe Dragash

-Shpopullim të zonave malore

- Papunë si e lartë dhe nivel i lartë i varfëris

-Emigrim

– Pakënaqë si, jetë të ulët sociale

–Ndryshim në strukturën e popullsisë (moshore, gjinore, punë simi)

-Braktisje të zonave malore

- Ulje të nivelt të shërbimeve

-Pozita gjeografike mes

rrugëve të rëndësishme

-Relievi malor-kodrinor

-Klima mesdhetare me

ndikim kontinental

-Hidrografi e pasur në

liqene, lumenjë, përrenjë,

burime ujëra nëntokësor

- Florë dhe faunë e pasur në

lloje

Page 106:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

104

III.3. Trashëgimia kulturore dhe menaxhimi i saj për zhvillim të qendrueshëm

III.3.1. Kuptimi i trashëgimisë materialo-shpirtërore

Trashëgimia materiale-shpirtërore e një populli paraqet tërësinë e vlerave shpirtërore

dhe materiale të krijuara gjatë historisë së tij, pasqyron zhvillimin ekonomik, shoqëror,

politik, fetar në të kaluarën, luftën e tij shekullore për ruajtjen e identitetit etnik,

gjuhësor dhe kulturor. Popujt e ndryshëm gjatë zhvillimit të tyre ekonomik, shoqëror,

politik, fetar e kulturor ishin në kontakte të përhershme me popujt e tjerë, pa marrë

parasysh karakterin miqësor apo armiqësor të këtyre kontakteve patën ndikime të

ndërsjella mes tyre. Prandaj, trashëgimia materiale dhe shpirtërore e një populli paraqet

edhe kontributin e tij në thesarin e kulturës së përgjithshme botërore. Në deklaratën e

OKB mbi bashkëpunimin ndërkombëtar, të vitit 1966, në pjesën ku bëhet fjalë mbi

parimet e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kulturës, ndër të tjera, lexojmë:"të

gjitha kulturat në shumëllojshmërinë e tyre të pasur, në diversitetin dhe ndikimin e

ndërsjellë që ushtrojnë në njëra-tjetrën, bëjnë pjesë në trashëgiminë e përbashkët të

njerëzimit." Konventa mbi Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore, e

miratuar në Paris në 1972, e konsideron, gjithashtu trashëgiminë kulturore dhe natyrore

të një shteti trashëgimi, e cila "paraqet trashëgimi universale në mbrojtjen e të cilës

duhet të bashkëpunojë e tërë bashkësia ndërkombëtare."90

Trashëgimia materiale-shpirtërore përfaqëson një qytetërim, i cili tregon se historia nuk

filloi me ne. Historiani i njohur amerikan Scharles M. Andreys thotë: "Niveli i

qytetërimit të një populli varet nga fakti se sa i kushtohet kujdes e rëndësi ruajtjes së

monumenteve të së kaluarës së tij", ndërsa njeri nga intelektualët më të mëdhenj të shek.

XX, disidenti hungarez, Bella Hamvash, shkruan: "Trashëgimia nuk është emocion

historik, nuk është revolucion shoqëror, nuk është themelim feje. Trashëgimia është

prehja përfundimtare e së vërtetës." Pikërisht me këto dy shprehje besoj se ne kemi dy

armë të forta pse trashëgimia materiale-shpirtërore është pjesë e pandarë e identifikimit

të vlerave kombëtare. Njëherazi pse kjo trashëgimi duhet të përcillet dhe të bëhet e

njohur në breza, duke i bashkangjitur deklaratën e përmendur të OKB-së, ndër të tjera,

thuhet: "çdo kulturë ka një dinjitet dhe një vlerë të veçantë që duhet të ruhet dhe të

respektohet" dhe "se çdo popull ka të drejtë dhe detyrë të zhvillojë dhe të ruajë kulturën

e vet."

Pavarësisht vendit ku ndodhemi, problemeve të cilët kemi kaluar dhe kalojmë, arsyeve

të largimit, intensitetit të hovit teknologjik, zhvillimeve globale në fund të fundit ne

mbetemi bijë të një kombi, quhemi Diasporë e një shteti caktuar (Shqiptar), i cili mbart

në vetevete një kulturë shekullore që i jep çdo qytetari të saj dinjitet. Prandaj mendoj se

është detyrë morale e çdo shqiptari në botë të transmetojë dhe ta ruaj me fanatizëm

kulturën e stergjyshërve të tyre duke e kaluar tek brezat e rinjë. Në kuadër të ruatjes,

mbrotjes, transmetimit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të një vendi u themelua në

90

Coalitions Europeene pour La Diversite Culturelle European Coalition for Culture Diversity

http://www.cdc-çd.org/

UNESCO Coalition for Cultural Diversity/ http://www.unesco.org/new/en/culture/themes/cultural-

diversity/diversity-of-cultural-expressions/programmes/global-alliance-for-cultural-diversity/

Sustainable Devolpment& Culture Diversity –Sus.Div- funded by EC http://www.susdiv.org/

Page 107:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

105

Konferencën e Londrës më 1945, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim,

Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), si organizatë speciale, e cila në veprimtarinë e saj

përfshinte edhe kujdesin për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe natyrore.

Trashëgimia materiale-shpirtërore është e lidhur ngushtë me botën shpirtërore që

përçojnë tradita dhe zakone të popullsisë vendase, me anët e të cilave vizitorët kuptojnë

dhe shijojnë vlerat e tyre. Në epokën e globalizimit vihet re prirja e unifikimit të vlerave

të kombeve mes tyre duke humbur origjinalitetin e tyre, prandaj një ndër detyrat kryesore

të trashëgimisë në përgjithësi dhe asaj materialo-shpirtërore në veçanti shërben si

pasaportë e identitetit kombëtar.

Trashëgimia shpirtërore91

-nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë

dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore që

bashkëshoqërojnë ato, që bashkësitë, grupet dhe, kur është rasti, individët i pranojnë si

pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Trashëgimia shpirtërore, përcjellur brez

pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijëimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të

mjedisit të tyre, të ndërveprimit mes tyre, me natyrën dhe të historisë, duke u dhënë atyre

ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e

respektit, për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.

Trashëgimia materiale është pasuri e brezave, detyrim madhor i tyre kundrejt së shkuarës

dhe së ardhmes, vazhdimësi materiale e çdo kombi. Si e tillë, trashëgimia kulturore

materiale është një sfidë e pareshtur përballë kujdesit kombëtar e ndërkombëtar, për të

arritur gjurmët e gjeniut krijues mbarëshekullor dhe për ta përcjellë atë drejt së ardhmes,

tek brezat e rinj.

Rëndësia e ruajtjes së trashëgimisë materialo-shpirtërore është një akt qytetërues i një

populli dhe ka rrënjë të thella historike. Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë materialo-

shpirtërore është synimi kryesor i çdo vendi evropian, njëherazi dhe vendit tonë.

Legjislacioni perfekt kombëtar e ndërkombëtar, është arma thelbësore në rregullimin e të

gjitha anomalive në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë materialo-shpirtërore dhe të

ruajtjes së identitetit kombëtar të çdo vendi. Prandaj kërkohet promovimi i trashëgimisë

kulturore, materialo-shpirtërore, hartimin e politikave dhe strategjive afatgjatë dhe

afatshkurtër për menaxhimin e trashëgimisë, veprimtari e gjerë edukuese lidhur me vlerat

historike të saj, duke e parë si prioritet përfshirjen e të gjitha mekanizmave edukuese e

shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Për mbrojtjen e trashëgimisë çdo vend evropian

ka ngritur mjaft institucione, të cilat me ligje të përcaktuara mbrojnë, ruajnë, restaurojnë

dhe promovojnë kulturën si: muze, arkivat, Institutet e Monumenteve të Kulturës,

Institucionet e Restaurimit dhe Mbrojtjes së Monumenteve, Institucionet e Arkeologjisë

dhe Institucionet e Katalogimit dhe dixhitalizimit të pasurisë kulturore të çdo vendi.

91

Qiriazi P., Hoxha G., Kola B., Gjeografia 3/ libër për shkollat e mesme. Ideart, Tiranë, 2007, f. 120.

Page 108:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

106

III.3.1.1.Krahina Lumë-Gorë dhe identiteti kombëtar shqiptar në kuadrin e globalizimit

Në kuadër të procesit të globalizimit dhe hovit teknologjik ka ndryshuar prirja e lidhjeve

të banorëve me zonën, krahinën apo rajonin ku kanë lindur. Popullsia po tenton gjithnjë

dhe më shumë të ndjehet më metropolitane, më kryeqytetase. Kjo ndjehet në Shqipëri,

por më e theksuar është në familjet e Diasporës, në vendet me nivel të ulët të jetesës dhe

mungesë të investimeve dhe aktiviteteve sociale të cilat stimulojnë largimin e popullsisë

nga vendi i lindjes. Në krahinën Lumë-Gorë, në ditët e sotme vërehet prirja e lëkundjeve

të lidhjeve materialo-shpirtërore me vendin e origjinës. Krahina Lumë-Gorë bën pjesë në

Shqipërinë Verilindore dhe Rajonin Jugor të Kosovës ku shkalla e varfërisë është me e

larta, nivel i ulët i jetesës, mungesa e investimeve dhe aktiviteteve sociale, shkallë e lartë

e papunësisë etj. Të gjithë këto faktorë kanë motivuar popullsinë që të largohen në vende

ku e ardhmja paraqitet më e mirë brenda apo jashtë vendit. Megjithatë, pavarësisht

arsyeve të largimit, banorët e krahinës vazhdojnë ta quajnë vetën shqiptarë, lumjanë dhe

goranë, tregues ky i lidhjeve të forta shpirtërore me vendin e origjinës. Të pyesësh një

emigrant shqiptar se: nga jeni? Si përgjigje do të dëgjoni: - jam kuksian, lumjan, tropojan,

lezhjan, shkodran, prishtinali, gjakovar, pejan, tetovar etj., gjë që tregon më së miri

krenarinë që kanë për vendin e të parëve.

Po si ndikon trashëgimia materialo-shpirtërore në forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe

identitetit kombëtar të fëmijët emigrantëve të krahinës Lumë-Gorë dhe familjet e tyre me

vendin e origjinës? Pasuria kulturore (materiale dhe shpirtërore) përbën vlerë për

popullsinë e krahinës Lumë-Gorë dhe trevat shqiptare. Kjo pasuri shërben jo vetem si një

tregues i vendit nga vijnë, por nëse përdoret në mënyrë të drejtë, ndihmon në zhvillimin e

turizmit dhe krijimit të lëvizjeve turistike në krahinë duke stimuluar gjenerimin e të

ardhurave dhe përmirësimin e jetesës së banorëve vendas. Trashëgimia ka një impakt

pozitiv në kujtesën e fëmijëve të Diasporës, në identifikimin e prejardhjes së tyre, duke u

ndjerë krenar për vendin e origjinës. Ata do të kenë interes për trashëgiminë materialo-

shpirtërore dhe do të dëshirojnë të vijnë dhe të vizitojnë vendin e të parëve të tyre, për t’i

përjetuar nga afër të gjitha ngjarjet e treguara nga prindërit, të afërmit e tyre më të rritur

dhe çfarë kanë mësuar rreth origjinës. Kudo ku të gjendesh në krahinën Lumë-Gorë do të

shfaqet një objekt i trashëgimisë materialo-shpirtërore, i cili do të lërë gjurmë në kujtesën

e çdo vizitori: vetem fjala “Lumjanë” të sjell në mendje shumë gjëra: lashtësinë,

qendresën, të vjetrën, qytetin e Kukësit,vlerat arkitekturore, etnografike, gjuhësore që ajo

mbart mbi supe. “Goranë” të nxitë të njohësh historinë e mistershme të origjinës së tyre,

arsyet pse kjo popullsi është vendosur në këto lartësi, të ngjall dëshirën të ushtrosh

sportin e hipizmit, skijimit, dhe mundjes tepër aktive në ditët e sotme92

.

Pasuria historike dhe kulturore, krahas asaj natyrore, përbën një vlerë tjetër për të cilën ne

duhet të krenohemi që jemi shqiptarë. Zhvillimi historik midis dy kulturave të Perëndimit

dhe të Lindjes ka bërë që krahinat Lumë-Gorë të mbartin vlera të shprehura në objekte

92

Doka Dh., Draçi B., Gjeografi e Turizmit. SHBLU, Tiranë, 2002, f. 130.

Avdia B. “Trashëgimia materiale e shpirtërore pjesë e pandarë e identifikimit të vlerave kombëtare- rasti

krahina Lumë-Gorë”, Java e Shkencës në Kosovë, MASHT, Prishtinë 2014

Page 109:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

107

arkeologjike, si: tumat ilire në Kënetë, Gradishta e Bardhocit, duke vazhduar me

rrjedhjen e historisë me kalatë dhe kështjella si: Kështjella e Domajve, Kështjella e

Bushatit93

etj., objektet e ndryshme të kultit, si: Teqeja e Sheh Ismailit, Teqja e Sheh

Kadris në Shtiqën, Teqja e Zapodit, xhamia e Kukësit etj. Pasuritë e shumta etnografike:

veshja e bardhë e Lumës, veshja e kuqe e Gorës, shtëpitë karakteristike: kullat. Objektet

arti: “Bustet e Shote Galicës” “Busti i Skendërbeut”, pasuria gjuhësore mbart në vetevete

vlera të paimagjinueshme, element kryesor i identifikimit të origjinës: dialekti lumjan,

dialekti i Gorës, dialekti i Kosovës përbëjnë një pasuri të paçmuar.

Trashëgimia e pasur materialo-shpirtërore ofron dhe mundësitë për zhvillimin e lëvizjeve

turistike në dhe pranë objekteve të trashëgimisë kulturore: turizëm historik, kulturor,

biznesit, qytetar, njohjes, fetar etj. Ky potencial ndikon që familjet emigrante (të krahinës

Lumë-Gorë) të mbajnë lidhje të forta me vendet e lindjes nëpërmjet kujtimeve, duke e

trashëguar te brezat pasardhës të tyre. Transmetim i trashëgimisë materialo-shpirtërore do

të realizohet përmes cermonive të cilët vazhdojnë të ruhen pavarësisht vendit ku

ndodhen, përmes rrëfenjave dhe përrallave nga gjyshërit e tyre, përmes albumeve të

fotografive të ruajtura me fanatizëm.

Evidentimi i pasurive kulturore të trevave shqiptare në përgjithësi dhe krahinës Lumë-

Gorë në veçanti, rëndësinë e njohjes dhe vlerësimit të potencialit turistik, promovimi i

tyre si element për ruatjen e trashëgimisë kulturore të vendit të origjinës, duke ngjalluar

kureshtjen që të vijnë dhe t’i vizitojnë, t’i prekin dhe të përjetojnë nga afër kujtimet e

treguar nga të afërmit e tyre më të vjetër, të magjepsen nga lashtësia e tyre, forcojnë

lidhjen shpirtërore të brezit të ri me vendin e origjinës së të parëve të tyre, pavarësisht

intensitetit të zhvillimeve globale në botë.

III.3.1.2. Ndikimi i trashëgimisë material-shpirtërore në forcimin e identitetit kombëtar

Trashëgimia siç e analizuam më sipër cilëson historinë kulturore të një populli të ruajtur

në breza. Kjo trashëgimi materialo-shpirtërore tregon se nga cili vend i botës, shtet,

rajon, krahinë vjen një popullatë. Trashëgimia kulturore, materiale-shpirtërore jo

paqëllim cilësohet si vlerë e identifikimit kombëtar, pasi siç e argumentuam ajo është

dëshmi e historisë së një kombi, mbartëse e traditave, zakoneve, folklorit të banorëve të

saj, njëherazi është një vlerë e çmuar e ruajtjes së mënyrës së jetesës në breza e cila

është përcjellë me fanatizëm në ditët e sotme.

Gjurmë të gjalla të trashëgimisë materialo-shpirtërore i gjejmë të shprehura më mirë në

qendrat e banuara rurale se ato urbane, në ceremonitë e gëzimit (cermonitë e dasmës,

fejesës, lindjet) dhe të hidhërimit (vdekjeve), në mënyrën e veshjes të ruajtur në zonat e

thella malore dhe qendrat rurale, arkitekturën e banesave (kullë në krahinën e Lumë-

Gorës), gastronominë etj.

Ajo çfarë evidentojmë është fakti që trashëgimia materialo-shpirtërore është më shumë

e ruajtur në zonat malore dhe qendrat e banuara rurale, kjo lidhur ngushtë me proçesin e

ngadaltë të futjes së zhvillimeve teknologjike. Gjithashtu, theksoj se pavarësisht se këto

vende kanë probleme ekonomike, sociale, kulturore dhe si mundësi për një të ardhme

93

Perzhita, P., Kukësi,Vështrim Arkeologjik. Insituti i Arkeologjisë, Tiranë, 2005, f. 47

Page 110:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

108

më të mirë kanë zgjedhur largimin, banorët e këtyre zonave akoma ruajnë me fanatizëm

lidhjet me vendin nga vijnë, më të fortë se popullsia që vjen nga qendrat urbane.

Tregues tjetër që trashëgimia materialo-shpirtërore është vlere e identitetit lokal,

krahinor, kombëtar është se popullsia e larguar bën të njëjtën mënyrë jetese dhe ruan të

njëjtat tradita dhe zakone, kudo ku ka shkuar të jetojë: quhet lumjan, goran, kuksian,

njëherazi organizon si në vendin e origjinës ceremonitë e gëzimit dhe hidhërimit,

shpesh here dhe në mënyrën e ndërtimit të shtëpive. Kjo mënyrë e të jetuarit ka bërë që

popullsia e krahinës Lumë-Gorë të identifikohen si popullsi e ardhur në vendet ku kanë

emigruar, nga ana tjetër brezi i ri që ndodhet në familjen e tyre ruan akoma normat,

traditën, kulturën e sjellë nga vendi i origjinës së tyre. Që trashëgimia materiale-

shpirtërore të shërbejë si forcim për identifikim kombëtar së pari duhet të njohim

konceptin e trashëgimisë: “Trashëgimia kulturore është ruatja e vlerave të një kombi

dhe shprehje e qartë e identitetit dhe qytetërimit, dhe çuarja përpara e saj, është detyrë

që duhet t’ua lëmë brezave, për hir të historisë”94

, më pas të njohin trashëgiminë

kulturore, materialo-shpirtërore të vendit të origjinës për të cilën ata të ndjehen krenar

kudo që të jenë duke punuar apo jetuar.

III. 3. 2. Format e trashëgimisë material-shpirtërore

Lumë-Gora është krahina etnogjeografike, që, megjithëse të zhvilluara në kushte gati të

njëjta historike, sociale dhe ekonomike, kanë tipare karakteristike, të cilat herë i

bashkojnë dhe herë i largojnë nga njëra-tjetra. Krahinat dallohen për trashëgimi të pasur

kulturore.

Vlen të theksojmë se analiza e trashëgimisë kulturore të zonës së Gorës ka rëndësi të

madhe, sepse hedh dritë mbi origjinën e banorëve të saj, për të cilën ka jo pak diskutime.

Si në çdo trevë dhe në atë të Gorës u krijua trashëgimia e saj mjaft e pasur, që për fat të

keq një pjesë e saj është dëmtuar.

III.3.2.1. Trashëgimia arkeologjike

Ndër sitet e trashëgimisë arkeologjike përmendim: Gërmadha e kalasë “Kodra e Hisar”-

fshatit Krushevë. Ky monument kulture gëzon mbrotjen e shtetit nëpërmjet Entit për

Mbrotjen e Monumenteve të Kulturore të Kosovës (Vendimi 924/67)95

.

Gjurmët e hershme mesjetare në Gorë që mbartin vlera të mëdha janë kishëza,

varreza dhe vendbanimeve të vogla të braktisura, që dëshmojnë se ky territor ishte

mjaft tërheqës në kohën e mesjetës. Mbeturina të kishëzave dhe objekteve fetare

të gjetura në fshatrat Brod, Restelicë, Baçkë, Mlikë, Vranisht, Zlipotok, Leshtanë.

Mbi origjinën e kishave nëse janë shqiptare apo me origjinë sllave ka argumente

të ndryshme. Pikërisht ky fakt paraqet interes për studiuesin apo dhe turistin të

apasionuar pas misterit që ti zbulojnë.

94

Blue Agency. Travel / nr.11. Blue Agency, Tiranë, 2013, f.19

95 UNDP. Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Dragashit 2013-2023. Dragash, 2013, f121-122

Page 111:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

109

Gradishta e Bardhocit. Gjendet pranë vendbanimit të Pecës mbi një kodër me

lartësi 517 m, në luginën e rrjedhjes së poshtme të Drinit të Bardhë. Kufizohet në

lindje me fshatin Bardhoc që shtrihet rrëzë malit të Koritnikut, pjesa veriore e saj

ka përpara pellgun e Drinit të Bardhë deri në fshatin Vërmicë, kurse ana jugore

kufizohet me përroin e Resnikut.

o U bë e njohur në literaturën arkeologjike në fund të shekullit XIX nga

konsulli rus i asaj kohe në Prizren, i cili studioi pozicionin dhe toponimin

e saj. Më pas nga A.Boçe dhe L. Pojani96

, të cilët botuan planimetrinë e

saj dhe shprehën mendimin se ky monument i përket shek.VI p.k.

o Kështjella ka rëndësi se janë zbuluar gjurmët e kalldrëmit pjesërisht të

ruajtura me gjatësi 6 m dhe gjerësi 3 m që ishte pjesë e rrugës Lissus-

Naissus. Kështjella njihet me emrin ”Udha e Pukës”.Gradishta e Bardhocit

ka kaluar tre periudha me diferenca të mëdha kohore: periudha e kalimit

nga bronzi në atë të hekurit të hershëm, periudha e vonë antike dhe

mesjetare.

Kështjella e Vilës97

. Në JP të fshatit Vilë ndodhet qyteza e ndërtuar mbi një kodër

me zgjatim V-J, e njohur me emrin “maja e qytetit”, e shek. XVI. Kështjella e

Milkës- në afërsi të qytezës antike të Vilës në të djathtë të kanionit të Drinit të Zi

përballë Skavicës ndodhet kështjella e Mlikës e shek VI. Kështjella e Çepës-me

sistem fortifikues pikërisht në grykëderdhjen e përroit të Bushtrices në lumin e

Drinit te Zi. Ndodhet në kodër me lartësi 300m mbi nivelin e detit. Hisarishta në

fshatin Zlipatok etj.

Hisari i Domajve98

- Ndodhet në zonën e Ujmishtit, pjesë e pellgut të dyfisht të

Drinave dhe kufizohet në veridhe jug përkatësisht me kanionin e Skavicës dhe

Bicajve dhe bën pjesë në krahinën e Lumës. Në literaturën arkeologjike njihet me

emrin “Hisar” . Kodra mbi të cilën është ndërtuar njihet me emrin “Kepi i

Kalasë”. Ajo ka një pozitë strategjikë pasi kontrollon hapësirën nga qafa e

Kolesianit deri në Skavicë. Kështjella i përket antikitetit të vonë, planimetria e saj

është e çrregullt. Gjatë gërmimeve arkeologjike të saj janë gjetur objekte të pakët,

por që tregojnë vahzdimësinë e popullimit.

Kështjella e Bushatit- kjo kështjellë i takon antikitetit të hershëm dhe mesjetës së

hershme. Ka formë e elipsit me perimeter 395 m dhe teknikë ndërtimi të mureve

“opus incertum” . Kështjella është e fortifikuar nga 12 kulla me formë katrore,

rrumbullakët dhe në trajtë U-je dhe njehereazi shpërndarje simetrike të tyre.

Mënyra e organizmit të saj ngjason me kështjellat e perandor Kostandinit, e

pikasur në Shqiperi në kështjellën Scampis dhe në Ulpjanë. Kjo kështjellë

96

Perzhita, L.(2005) Kukësi, Vështrim Arkeologjik. Tiranë: Insituti i arkeologjisë, 59

97 Perzhita, L.(2005) Kukësi, Vështrim Arkeologjik. Tiranë: Insituti i arkeologjisë, f.69

98 Perzhita, L.(2005) Kukësi, Vështrim Arkeologjik. Tiranë: Insituti i arkeologjisë, f. 50

Page 112:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

110

kategorizohet si kështjellë e mirëfiltë ushtarake dhe pjesë e sistemit fortifikues të

kështjellave të luginës së Drinit. Njihet me emrin Kalaja e Gjenovizit99

. Kjo

kështjellë kishte një pozicion strategjik sepse kontrollonte rrugët që kalonin nga

kështjella e Pecës, në qafën e Kolesianit, e më tutje përmes fortifikimeve të

Domajve, Çepës, Vilës, Mlikës përfundonte në Dibër. Pozicioni i kështjellës ishte

majë kodrës me lartës 350 m shehpamje të gjërë që të kryente mirë funskionin

mbrojtës të saj.

III.3.2.2. Trashëgimia historike

Ka interes të veçantë, sepse dëshmojnë kontributin e krahinave në fusha të ndryshme të

jetës në ndihmë të zhvillimit social-ekonomik të vendit. Historia është instrumenti njohës

i identitetit kombëtar, çelësi i së vertetës rreth origjinës së popullit shqiptar dhe tregues i

kontributit të krahinës në formimin e shtetit Shqiptar. Monumente historike do të

shërbejnë si një burim informacioni për njohjen e kontributit të krahinës Lumë-Gorë në

fushën politike, sociale, ekonomike, arsimore etj.

Shkolla e vjetër e Bicajve- ndodhet në fshatin Bicaj, ka qenë një fole jo vetem e

arsimimit të popullsisë së krahinës, por dhe një objekt ku u priten dhe moren

fillese ngjarjet e revolucionit të qershorit. Për këto vlera në vitin 1973 u shpall

monumente kulture.

III.3.2.3. Trashëgimia arkitekturore

Kjo trashëgimi paraqet veçoritë e jetës ndërvite dhe arkitekturën e shtëpive të banimit.

Përmes arkitekturës së shtëpisë arrijmë të kuptojmë karakterin dimensional të shtëpisë së

banimit. Monumentet arkitektonike mund të klasifikohen në: ndërtesa ku u zhvilluan

ngjarje të rëndësishme historike, përmendore që i dedikohen figurave ose ngjarjeve të

rëndësishme historike, kryesisht të lidhura me gjysmën e dytë të shekullit të 19-të dhe

shekullin e 20-të dhe objekte fetare, të cilët banorët kanë gjetur prehje shpirtërore. Ndër

to përmendim:

Shtëpi të tipit kullë100

. Këto banesa dallohen nga mënyra e ndërtimit karakteristik.

Kulla e Asllan Fetahut në Bicaj, Hasan Rexhepit në fshatin Shtanë, Rrustem Shahinit

në fshatin Bicaj ishin banesa të rëndësishme për patriotët gjatë Lidhjes Shqiptare të

Prizrenit. Oda e burrave (dhoma e mysafirëve)-nuk duhet lënë pa u parë. Eshtë

dhoma më e rëndësishme në shtëpitë tipike tradicionale që është e rregulluar nga

familja në mënyrë që t‘i respektojë mysafirët. Konsiderohet institucioni më i lartë i

mikëpritjes, vendi ku priteshin e përcilleshin miqtë, mbaheshin kuvende, lidhesh

miqësia dhe falej gjaku etj. Vendin qendror e zë oxhaku. Drejtpërsëdrejti me të

vendoset dera e hyrjes që lidhet me një rrugë kalimi. Vendi është i shtruar me qilima,

cerga, sexhade, jastekë dhe postoçi. Ana e djathtë e oxhakut i takon mikut, ana e

majtë quhet mëraja dhe i takon të zotit të shtëpisë. Pjesa tjetër e dhomës së miqve

(burrave) është dollapi (bufeja e vogël) i takëmit të kafesë, i cili vendoset mbi derën e

99

Perzhita, L.(2005) Kukësi, Vështrim Arkeologjik. Tiranë: Insituti i arkeologjisë, f.46

100 Dokle, N., Kukësi, Veshtrim enciklopedik. Koha, Tiranë, 1999, f.162.

Page 113:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

111

dhomës ose në një anë të oxhakut. Kjo odë në kushtet e mungesës së shkollës ka

shërbyer edhe si shkollë.

Foto nr.4.2. Kullë Realizoi: A. Palushi

Arkitektura e objekteve fetare paraqet interes të veçantë për studiuesit e arkitekturës,

veçojmë: Dragash “Turbet”101

, Mlikë “Xhamitë”, Restelicë “ Teqja e Selim Deda”,

Buzëmadhe “Teqja e Dervish Ismailit”, Shtiqen “Teqja e Sheh Selimit.

III.3.2.4.Trashëgimia fetare

Element i rëndësishëm i trashëgimisë janë dhe objektet fetare. Ato njihen prej kohësh,

pasi përmes tyre gjendet qetësia shpirtërore dhe zgjidhja e problemeve. Këto objekte

fetare janë të pasura me histori dhe ngjarje, të cilat të japin besimin dhe kurajon të shkosh

dhe t’i njohësh nga afër. Këto vende të shenjta janë të njohura për fuqinë e tyre dhe jashtë

krahinës, rajonit. Teqet më të rëndësishme, të cilat njihen për madhështinë e tyre janë:

teqja e Dërvish Ismailit (Buzëmadhe) dhe Teqja e Sheh Kadrisë (Shtiqën), Teqja e

Kollovozit. Megjithatë statusin e monumentit të kulturës e mbajnë vetëm në pjesën e

krahinës Lumë-Gorë pjesa e Kosovës.

Xhamia fshatin Mlikë- ka vlera se tregon periudhën e përhapjes së islazmizmit në

Gorë. Xhamia e Mlikës është një ndër faltoret e para islamike në Ballkan. Kjo xhami

është ndërtuar në vitin 1289 (688 Hixhri), u rindërtua më 1822/3(hixhri 1238), e cila

ishte djegur rastësisht. Mbishkrimi i xhamisë në fshatin Mlikë flet se në këtë trevë

101 UNDP. Plani i Zhvillimit Komunal për Komunën e Dragashit 2012-2022 /Vlerësimi Strategjik Mjedisor.

Dragash, 2012, f. 67

Page 114:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

112

islamizmi ka qenë i pranishëm në shek.XIII, parapushtimit të Prizrenit nga Osmanët

(1459) dhe regjionet e tjera.

Xhamitë me të vjetra janë në fshatin në fshatin Brod (1199), në fshatin Leshtan102

.

Tyrbet- më e vjetra konsiderohet tyrbja e Selim Dedës në fshatin Restelicë e shek. XVI,

ka një pozicionin dominant.

III.3.2.5.Trashëgimia etnografike

Krahina Lumë-Gorë është mbartëse e begatisë së madhe të trashëgimisë etnografike.

Dallohet për tri zona etnografike, të cilat na shpalosin para nesh larmishmërinë e

traditave, zakoneve, dokeve të trashëguara ndër vite. Megjithatë duhet të theksoj

pavarësisht vlerës që mbartin krahinat asnjë element i trashëgimisë etnografike nuk gëzon

statusin monumentit të kulturës. Megjithatë nuk mund të lëmë pa evidentuar botën pasur

shpirtërore të krahinës të shprehur në veshjes tradicionale të Lumës dhe Gorës, e cila në

vetvete me kohën ka shprehur marrëdhënieve të rendit ekonomiko-kulturor. Në veshje

është shprehur padyshim shija e madhe estetike e punuesve dhe mbartësve, ajo është

shprehje e qartë e botës shpirtërore, si dhe mbart më vete dhe qëndrime të caktuara në

jetën dhe veçoritë fisnore dhe kombëtare. Ajo që ne sot quajmë kostum kombëtar ka qenë

për shumë kohë më përpara veshje e përditshme e burrave, grave, vajzave, djemve dhe

nuseve. Në krahinën e marrë në studim dallohen qartë këto tipe të veshjes, duke u nisur

nga mesi e poshtë:

Tipi i mbështjellëses ku futen veshjet e grave dhe vajzave të Lumës dhe Gorës,

tipi i brekusheve ku futet veshja me kokole e vajzave të Topojanit, veshja me benevrekë e

burrave të Bushtricës dhe në përgjithësi veshja e fëmijëve,

tipi me dimi ku futet veshja e grave të zonës së Bushtricës,

tipi me tirq ku përfshihen veshjet e burrave të Gorës,

tipi me fustan ku mund të futen veshjet e grave të Arrnit,

tipi me fustanellë një mbetje e të kaluarës të burrave të Kukësit ku mund të evidentojmë

veshjen e sunetlinjeve të Borjes.

102

Komuna e Prizrenit. Profili Komunal i Prizrenit/ Draft. Prizren, 2010, f.16.

.

Page 115:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

113

Foto nr. 4.3. Veshje Lume

Veshja lumjane përputhet shumë me atë të Kosovës, krahinës së cilës i përket dhe me

krahinën fqinje të Dibrës e Tropojës. Në Gorë, etnografia na paraqitet e larmishme në

ngjyra, forma gjeometrike, ornamente. Kontaktet që popullsia gorane ka pasur me atë

lumjane ka bërë që të ndodhë dhe shkëmbimi kulturorë, i cili është shprehur dhe në

veshje në të cilën evidentohen elementë shqiptar.103

Veshja ndahet sipas gjinisë, moshës

dhe statusit.

Rëndësi të veçantë në veshjen popullore të Gorës ka qëndisja me grep e gjilpërë në ato

pjesë të veshjes që bie në sy. E veçanta e veshjes së nuseve është se pëlhura e përdorur

ishte nga mëndafshi i prodhuar në Prizren dhe e qëndisur me fije argjendi të bardhë,

ngjyrë ari.

Në Gorë104

ka dhe ndikim të kulturës shpirtërore me natyrë të qartë sllave (gjuha, folklori,

koregrafia, ornamente), por patjetër që afrohet me kulturen materiale dhe folklorin e

shqiptareve (veshja, banesa, zeje, vallja). Në krahinën e marrë në studim, vihet re se kemi

në përbërje të veshjes: shaminë e kokës, këmisha, jeleku, shoka (brezi), mbeshtjellësja,

tlinat, çorapet, opingat, këpucët ose atletet.

103

Shkodra, Z. Qytet shqiptare gjatë periudhës së Rilindje deri 1912. Tiranë, 1984, f. 103.

104 Dokle, N. KUKËSI/ Vështrim Enciklopedik. Koha, Tiranë, 1999, f. 88.

Page 116:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

114

Foto nr. 4.4. Veshje e Gorës

Veshja e bardhë e Lumës apo mbështjellsa

është një tip krejt e veçantë dhe kulmin e

përdorimit e ka në Lumë, ka një përhapje

në zonat e Shkodrës të bregut të Drinit, po

njihet si veshja e Lumës, për shkak se këtu

u identifikua si varianti me i plotësuar dhe

i punuar me stil të lartë dhe me

elegancë105

. Të jep përshtypjen e një

veshje të rëndë, por ajo është e ndërtuar në

mënyrë të tillë që të lejon përkuljen e

trupit. E mbërthyer pak nën ije dhe e gjatë

deri tek gjunjët ku nisin kamzat e tlinave

mbi të gjitha e hapur nga një anë, bën që ajo të jetë një ndër veshjet më elegante, në

raport me të tjerat. Është një veshje e lashtë, e cila ishte unike në raste festash. Një veshje

e përdorimit të përditshëm megjithatë në vitin 1960 në krejt zonën ruhej si veshja e

traditës duke sjellë zbehjen e kësaj veshje të lashtë. Mbështjellsa e Gorës është antike po

aq sa e Lumës. Dallohet nga mbështjellësa e bardhë e Lumës se ajo është e punuar prej

leshi dhe përgjate brezit vendosen shamitë shumëngjyrëshe. Si rezultat i shkëmbimeve

tregtare hyri në përdorim dhe liri, fija e pambukut, mëndafshi si dhe materiale të

prodhimit industrial.

Veshja e burrave përgatitej prej shajaku, lesh deleje i punuar dhe i rrahur në avëlmend me

drosel (valavica). Tirqit e burrave përgatiteshin prej shajaku të bardhë të zbukuruar me

gajtan të zi. Çorapet janë nje element tjeter, i cili e dallon nga mënyra e të punuarit, në

105

Dida, S., Foto Ese, Foto Album, Ese mbi veshjet popullore të Lumës. Kukës, f.14

Page 117:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

115

sajë të koloritit të ngjyrave dhe motiveve të dallueshme prej çorapeve të Lumës. Janë të

bëra prej leshi. Krahas veshjeve kryesore në këto dy krahina takohen dhe veshja e

Çobanit, Tërliku i Nusës, veshja me dimi të shkurtër deri në gjunjë shek. XIX në Gorë.

Një vend të rëndësishëm në trashëgiminë etnografike zënë dhe trashëgimia materialo-

shpirtërore (traditat, zakonet, folklori, këngët dhe vallet). Bota shpirtërore e popullsisë së

krahinës është tepër e pasur, dëshmi për këtë janë mënyra se si popullsia e krahinës

organizon ceremonitë e gëzimit dhe hidhërimit në jetë. Evidentohet larmishmëria e

traditave dhe zakoneve që janë përcjellur dhe zbatohen sot që nga momenti i lindjes deri

në vdekje. Tradita vazhdon akoma që në raste gëzimesh dhe festash pagane apo

kombëtare luhen lojëra sportive midis burrave pjesëmarrës si: vrapime me kuaj, hedhja e

gurit nga vendi, kërcime me tre ndërprerje, mundje. Në fund të çdo gare fituesi

shpërblehet me çmime të ndryshme.

Bota e pasur shpirtërore evidentohet qartazi me numrin e madh të festave pagane që

festohen në krahinën etnogjeografike të Lumë-Gorës: 28 Janari mesi i dimrit, 14-Marsi

Dita e Verës (festa qe mendohet të jetë që para krishtit që nga turqishtja përkthehet

shikoje dhe vishu), tri ditë pas ditës veres Plakat, 6-Maji shëngjergji, Bozhiç,Vodica (dita

e ujit), 22 Prilli Sulltan Nevruzi, Gjallica (e enjëta e parë e Gushtit), “Xhamblla” (Gjeje

Shpirtin, në fund të Qershorit) etj.

Vallet. Në krahinën etnogjeografike Lumë-Gorë dallohet për një traditë të pasur

folkorike. Karakteristike dhe dominuese janë kryesisht vallet epike të trimërisë sepse

krahina është përballur historikisht me armiq shekullor. Përmes valleve në krahinën

Lumë-Gorë shprehet qartë vendosmëria, shpirti luftarak dhe gëzimi i triumfit të fitores.

Disa nga vallet janë: “historia e ndërrimit të kapuçave” dhe “besa e lumjanit”, “kelleçoja

e parë” “kelleçoja e dytë”, “krah me krahja” “ shkrepëza”, “përpjeta”, “kaçakve”,

“Thupra”, “shtatë e me shtatëdhjetë”, “Vallja e kosave” etj. Tipike për Goren është vallja

në forme gjysmë rrethi, veshja me tirq për burra dhe mbeshtjellse për gratë, banesat,

lirikat dhe baladat mosshoqërimi i këngëve dhe polifonive, currla, lodra, fyelli i gjatë si

vegël muzikore. Çdo dasëm apo gëzim tjetër që bëhet në krahinë është një “festival” me

vete, të cilat shquhen për masivitetin e burrave dhe grave në vallet e kombinuara të

gjithave moshave, një ekspozitë e gjallë e kostumeve tradicionale dhe për cilësinë

interpretative të valleve.

Çdo etapë e jetës është mëshiruar në valle fejesa (“Bilbil në Lame”, “Ore Vëllau i

Motrës”), martesa (“Ani po vjen Zoga”, “Bubollojke, kërcëllojke ura” “Struka e Cuces”),

vallet humoristike ( “Vallja e Iriqit”, “E tepsisë”, “ Plaku i Dasmës” etj.) dhe virtytet e

mira në punë. Artizanet e Lumës shquhen për qilimat dhe sexhadet e bukura. Frymëzimi

dhe mishërimi i tyre artistik konfirmohet kryesisht në vallen e “Endëseve të Qilimave”.

Grupet artistike të valleve që kanë bërë jehonë dallojmë: Pleqtë e Shtiqnit, Valltarët e

Bicajve, Topojanit, Gorës etj106

. Grupe, të cilët në festivale kombëtare dhe

ndërkombëtare, ku kanë marrë pjesë kanë fituar medalje të arta (në festivalet e Rinisë në

Moskë 1957 grupi i vallatareve të Shishtavecit, festivalin e Gjirokastrës, festivalin e

106

Allarraj, E., Nje jete në valle. Medaur, Tiranë, 2007, f. 24-25.

Page 118:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

116

Ohrit, Kosovës, Dyzhonit (Francë) dhe Soçi (Rusi 1994). Në ditët e sotme grupet artistike

në krahinën Lumë-Gorë nuk egzistojnë, duke ulur përfaqësimin e krahinës në festival apo

ngjarje të ndryshme kombëtare. Ky fenomen shoqërohet dhe me humbjen e traditës,

zakoneve dhe riteve që evidentoheshin përmes valleve.

Gastronomia është element tjetër i trashëgimisë së krahinës. Përmes gastronomisë është

shprehur e gjithë bota shpirtërore e gruas. Gruaja tashmë jo vetëm si figurë edukimit të

fëmijëve, por dhe një amvisë e mirë. Kjo zonë ofron për turistin një gatim tradicional të

pasur dhe të shijshëm. Si lëndë të parë përdoren prodhimet bujqësore dhe blektorale. Pite

(byrek) të llojeve dhe formave të ndryshme, flija, sarma, qoftet, çorba me patate, specat

me qumësht janë disa nga gatimet tradicionale që e ftojnë turistin të kthehet përsëri vitin

tjetër. Krahina dallohet për gatimin e ëmbëlsirave. Ëmbëlsirat kryesore janë: hallva,

kabunia, kulloshtra. Pijet Boza pije autentike shqiptare e shek. XIX107

. Boza një pije me

vlera ushqyese për gratë me fëmijë në gji, e pasur me fermente që ndihmojnë tretjen dhe

pengojnë zhvillimin e mikro-organizmave të purifikimit të zorrëve e dobishëm për të

gjitha moshat. Rakia e kumbullës dhe rrushit, dhallë etj

107

http:/www.nash-shishtaveci.com

Page 119:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

117

Figura nr.4. 8. Harta e potencialeve turistike Realizoi: B. Avdia

Page 120:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

118

Figura nr.4.11. Harta e shtigjeve turistike Realizoi: B. Avdia

Page 121:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

119

III.3.3. Problemet e trashëgimisë kulturore

Krahina Lumë-Gorë siç e theksuam më sipër ka një pasuri të larmishme kulturore.

Megjithatë gjatë vëzhgimeve në terren, anketimet dhe hulumtimet nga literatura e

shfletuar arrijnë në konkluzion që ka problem si:

Trashëgimia kulturore njihet shumë pak nga popullsia, përjashtim bën trashëgimia

etnografike, e ruajtur shumë mirë dhe përcjellë në breza përmes rasteve të

gëzimit, trashëgimia fetare si të vetme vende të gjetjes së qetësisë shpirtërore,

forcës, të zgjidhjes së problemeve ku shkenca nuk u jepte këtë zgjidhje,

dëmtim të monumenteve arkitekturore dhe mungesë e rikonstrukturimit, pronarët

nuk munden financiarisht të investojnë në mirëmbajtjen ose restaurimin e tyre,

në disa raste banorët i kanë riparuar ose rindërtuar objektet duke përdorur

materiale të ndryshme që dëmtojnë estetikën e pamjes së jashtme dhe fasadës,

humbjen e traditës si rezultat i futjes së materialeve jotradicionale gjatë ndërtimit

të shtëpive (tjegullat nga të kuqe bëhen jeshile, nga rrasa guri zëvendësohen me

teneqe).

mungon infrastruktura turistike, nuk ka shenjë orientuese në të gjithë zonën për të

treguar se ku ndodhen vendet arkeologjike, mungojnë shpjegim/përkthim,

mungon infrastruktura rrugore,

mungesa e një stafi të specializuar për zhvillimin e turizmit duke promovuar me

efiçensë pasuritë kulturore të krahinave etnogjeografike,

nuk disponohen udhërrëfyes për grupet turistike, vizitor për të

shpjeguar/përkthyer vendet tërheqëse që ata janë duke parë,

në këto vende nuk organizohen ngjarje artistike ose kulturore në dobi të turistëve,

siç organizohen me sukses në vendet e tjera tërheqëse në Shqipëri dhe jashtë saj,

mungon një statistikë rreth numrit dhe profilit të njerëzve që vizitojnë këto

objekte, meqenëse nuk ekziston asnjë sistem për të mbledhur një informacion të

tillë,

Page 122:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

120

III.3.4. Rrugët e vlerësimit dhe e menaxhimit shkencor për zhvillim të qendrueshëm

Proçeset e shpejta të zhvillimit teknologjik dhe hapja e dyerëve për të lëvizur të lirë në

Europë dhe vendet perendimore, josh çdo ditë dhe më shumë të rinjtë të largohen nga

vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë në aspektin ekonomik, social, arsimor etj.

Ajo çfarë dua vë theksin në këtë studim është se si trashëgimia materialo-shpirtërore të

shërbejë kudo si vlerë e identitetit kombëtar të të rinjëve kudo ku shkojnë? Si të mbajnë

lidhjet me vendin e origjinës? Si të arrijnë ata që të thonë me krenari që janë nga Luma

apo Gora? Për këtë duhet që të merren një sërë masash: a) të njihet trashëgimia kulturore

dhe materialo-shpirtërore dhe vlerat e saj, b) të hartohen politika, plane dhe strategji

afatgjatë dhe afatshkurtër për promovimin, ruatjen dhe nga ana tjetër të përdoret kjo

trashëgimi për qëllime ekonomike, c) të krijohen mundësi për vlerësimin nga studiuesit,

specialistët e fushës për vlerat e trashëgimisë dhe promovimin shkencor të saj, e) krijimi i

muzeut etnografik në krahinën Lumë-Gorë, f) përfshirja krahinë Lumë-Gorë në

programet e turizmit dhe guidat e agjensive turistike, g) krijimi i qendrave të

informacionit dhe prania e ciceronit për shpjegimin e tyre, f) të rritet bashkëpunimi për

projekte të përbashkëta në dobi të ruatjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në dy

anët e kufirit.

Të gjitha këto forma të promovimit, ruatjes dhe mbrotjes do të ndihmojnë dhe ndikojnë jo

vetëm që trashëgimia të shërbejë si vlerë e identifikimit krahinor, kombëtar, por njëherazi

të bëhet dhe menaxhimi shkencor i saj duke ruajtur në breza të paprekur atë.

Për të realizuar një menaxhim të duhur dhe efikas në ndihmë jo vetëm të ruatjes së

trashëgimisë kulturore, por dhe mundësi për zhvillimin ekonomik, social, kulturor të

banorëve të krahinave duhet:

- Identifikimi i problematikës të pranishme në mënyrë që të ndikojnë në marrjen e

vendimeve të drejta në hartimin e planeve të menaxhimit për ruajtjen, mbrotjen

dhe promovimin kulturor. Plani i menaxhimit do të trajtojë gjendjen e

trashëgimisë kulturore, masat që duhen marrë dhe perspektivat.

- Identifikimi i të mirave dhe shërbimeve që vijnë nga menaxhimi i trashëgimisë

kulturore që do të vlerësohen si prioritet për zhvillimin e turizmit.

- Instrumentat ekonomike e financiar, të konsiderohen si çelsi për funksionimin e

administratës dhe të menaxhimit të trashëgimisë kulturore të krahinës Lumë-Gorë.

Të krijohet mundësia e mbledhjes së të ardhurave për mirëmbatjen e kësaj pasurie

nga taksat e tarifat për ndotjen e mjedisit, nga biznesi, hyrjet e vizitorëve etj.

Prandaj si detyrë urgjente në rradhë të parë del që popullsia lokale të njohë trashëgiminë

e krahinës Lumë-Gorë, në mënyrë qe ne ti paraprijmë dëmtimit të saj. Kur trashëgimia

kulturore bëhet e njohur, atëherë pushteti lokal dhe organet përgjegjëse që merren me

ruatjen, kontrollimin dhe monitorimin e vlerave të tyre janë më të ndjeshëm ndaj tyre.

Menaxhim i trashëgimisë kulturore nuk do të thotë mos përdorim i tyre, por përdorim në

bazë të kritereve të caktuara në dobi të zhvillimit social-ekonomik të krahinës Lumë-

Gorë108

108

Për veprimtaritë turistike të zbatohen kriteret dhe standardet e përcaktuara në ligjin nr.9734, datë

14.5.2007, “Për turizmin”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.

Page 123:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

121

KAPITULLI IV. EKONOMIA

IV.1. BUJQËSIA

IV. 1.1.Kushtet natyrore për zhvillimin e bujqësisë

Krahina Lumë-Gorë ka reliev kodrinor-malor me klimë mesdhetare paramalore dhe

malore me ndikim kontinental. Relievi i thyer përcakton sipërfaqet e vogla të tokës së

punueshme, në të cilat mund të kultivohen frutikulturat, vreshtat, perimet, drithërat e

bukës, farogjeret. Shtrirja e madhe e kullotave cilësore krijon mundësi të madhe për

zhvillimin e blegtorisë. Kushtet klimatike ofrojnë avantazhe, por edhe probleme të cilat

janë jo të vogla për bujqësinë. Një ndër këto avantazhe është pikërisht ndryshimi i

dukshëm i klimës, i cili krijon mundësinë e kultivimit të disa kulturave bujqësore, që nga

drithërat e vreshtat deri tek drurë frutor. Nga ana tjetër në problemet e krijuara nga klima

do të theksonim: shpërndarja e pabarabartë gjatë vitit e reshjeve, shfaqjen e thatësirës, e

cila ka kushtëzuar nevojën për ujitje artificiale, që mundësohet nga rrjeti i dendur

hidrografik dhe pasuritë jo të vogla ujore; karakteri kapriçioz i klimës, shprehet në

shfaqjen e periudhave të shpeshta me vlera skajore të elementeve klimatik, të cilat

shoqërohen me dëmtime jo të vogla të prodhimeve bujqësore etj.

IV.1.2.Kushtet sociale e politike të zhvillimit të bujqësisë

Zhvillimi i bujqësisë si degë e ekonomisë i ka fillesat që para Luftës së Dytë Botërore,

megjithëse kjo nuk u bë një degë kryesore e ekonomisë. Kjo degë në krahinë luajti një rol

të rëndësishëm në sigurimin e drithërave të bukës dhe lëndën e parë për industrinë.

Zgjerimi i tokave bujqësore, hapja e tokave të reja, ndërtimi i kanaleve vaditëse tregojnë

më së miri për rëndësinë që mori bujqësia në këtë kohë. Zhvillimi i saj, mund të themi pa

frikë, se, u bë në kurriz të degës së blegtorisë. Kjo lidhet me faktin se hapja e tokave të

reja u bë mbi baza ideologjike të shtetit, e njëjta politikë që u ndoq në zhvillimin e

ekonomisë në tërësi dhe në ekonominë bujqësore në veçanti“të sigurojmë bukën në

vend”,“të mbështetemi në forcat tona”.

Pas rënies së regjimit komunist ekonomia bujqësore hasi vështirësitë e veta: u shoqërua

me ndryshime në raportin midis bujqësisë dhe blegtorisë, ku prioritet mori blegtoria; u

shfaqën probleme të pronësisë, por shumë shpejt u zgjidhën; del në pah problemi i

braktisjes së tokave bujqësore; shfaqja e problemeve të erozionit dhe degradimit të

tokave; dëmtime të kanaleve ujitëse; probleme të infrastrukturës dhe mungesa e

mbështetjes nga shteti; vështirësitë në gjetjen e tregtimit etj. Ulja e numrit të popullsisë

në krahinë është një faktor tjetër që çoi në moszhvillimin e kësaj dege të ekonomisë.

Për rastet e trashëgimisë kulturore, veprimtaritë mundësohen me leje të ministrit tëTurizmit, Kulturës,

Rinisë dhe Sporteve, në mbështetje të dispozitave të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë

kulturore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9806, datë 17.9.2007, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në

Konventën Europiane “Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike””. Përvetësimi i objekteve me vlera

arkeologjike, historike dhe kulturore ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

Page 124:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

122

Ecuria e zhvillimit të ekonomisë bujqësore pati ndikim në jetën sociale të banorëve të

krahinës. Në periudhën komuniste kur u aplikua kolektivizimi dhe tufëzimi, ata u

ndeshën me strese psikologjike, që u shoqëruan me heqjen dorë nga pronësia e tokës.

Kjo tronditi ndjeshëm jetën e banorëve në zonat rurale sepse toka për ta ishte gjeja më e

shtrejtë. Kjo dukuri u shoqërua me ikjen sporadike.

Pas vitit 1990 gjendja ndryshoi, fshatarët morën bagëtin, tokën, ndodhi privatizimi i

plotë. Gjithëçka u kthye si më parë, secili mori pronën e vet. Por, duhet theksuar se

problemi i pronësisë është delikat në krahinën Lumë-Gorë sidomos në pjesë shqiptare,

madje shpeshherë është bërë burim konflikti. Ky zhvillim u shoqërua me ndryshime në

raportin midis bujqësisë dhe industrisë, ku prioritet mori bujqësia: vërehet shfaqja e

problemeve të erozionit dhe degradimit të tokave; problemet financiare për rehabilitimin

e kanaleve ujitëse; probleme të infrastrukturës dhe mungesa e mbështetjes nga shteti;

vështirësitë në gjetjen e tregut etj. Mosangazhimi i të rinjve në bujqësi është një faktor

tjetër që çoi në pengimin e zhvillimin e kësaj dege të ekonomisë.

Ecuria e zhvillimit të ekonomisë bujqësore pati ndikime në jetën sociale të banorëve të

krahinës duke qene një ndër burimet më të mëdha të punësimit. Në krahinën Lumë-Gorë

në Kosovë në periudhën e regjimit Jugosllav kur u aplikua reforma agrare, ata u ndeshën

me strese psikologjike, që u shoqëruan me shpërngulje nga pronësia dhe nga shtëpia e

tyre. Reforma agrare ishte një politikë ekonomike e llogaritur që të ndikonte si një ndër

elementët nxitës të psikozës së shpërnguljes. Kjo tronditi ndjeshëm jetën e banorëve në

zonat rurale, e cila u shoqërua me largim përmes programeve të punësimit të siguruar nga

qeveria Jugosllave.

Si tipar dallues të zhvillimit të bujqësisë të krahinës së marrë në studim do të theksonim:

bujqësia është një degë mbështetëse për blegtorinë dhe ky tipar është i lidhur më shumë

me sipërfaqen e vogël të tokës së punueshme; nivel i ulët i kualifikimit të fermerëve në

bujqësi, copëzimi i tokës së pakët në parcela shumë të vogla, që nuk favorizon zhvillimin

e bujqësisë, mungesa e traditës në këtë sektor etj.

Ndryshe mund të flitet për degën e blegtorisë si degë e ekonomisë e bujqësore, për të

cilën krahina ka tradita të hershme. Ndër kushtet që kanë kushtëzuar këtë theksojmë:

Shtrirja e madhe e kullotave të përshtatshme për bagëtinë e imët. Sipërfaqja e tyre

në fillim të vitit 2011 është 39736 ha,

tradita e trashëguar në blegtori,

tregtia e leverdisshme dhe shumë më e sigurtë e produkteve blegtorale (leshi,

lëkura ka shkuar deri në portin e Raguzës, produktet e qumështit),

industria e përpunimit të ushqimeve e zhvilluar me prodhimet bazë të blegtorisë si

“Remateks”, “Sharr-prodhimi”,

për shkallën e zhvillimit të blegtorisë flet numri i madh i bagëtive, sidomos të

imëta dhe festat e trashëguara që tregojnë për pjellorinë e bagëtisë “Të qethmet dhe

Dunmet”, zhvillimi i industrisë së regjies së lëkurës dhe pëpunimit të këpucëve, të cilët

janë tregues të rëndësishëm të traditës blegtorale të krahinës në studim.

Page 125:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

123

IV.1.3.Tipare të zhvillimit të bujqësisë në periudha të ndryshme

Zhvillimi i bujqësisë para viteve 1945. Në këtë periudhë bujqësia ishte shumë e

prapambetur, toka ishte e ndarë në parcela të vogla, në të cilat kultivoheshin: të lashta,

vreshtari, pemtari etj. Toka punohej me parmendë druri109

dhe kafshë pune, në vend të

qarkullimit bujqësor përdorej gjerësisht ugari; për të ruajtur vlerat ushqyese të tokë ajo

lihej djerrë; plehërimi bëhej me pleh organik; mbjellja e farës dhe korrja bëhej me krah;

ujitja bëhet në bazë të kushteve atmosferike dhe përmes burimeve; prodhimi bujqësor

ishte totalisht i pambrojtur ndaj dëmtuesëve; sipërfaqja e tokës bujqësore ishte e kufizuar

dhe prodhimtaria bujqësore e ulët. Nevojat e popullsisë me produkte bujqësore

plotësoheshin nga krahinat përreth, me të cilat shkëmbenin produkte blegtorale dhe

merrnin ato bujqësore.

Në vitet 1930 vihen re disa përmirësime në ekonominë bujqësore, sepse u futën

teknologji të reja: filloi të përdorej plugu, u ndërtuan kanalet e para vaditëse të

kapaciteteve të mëdha, filloi përdorimi i disa farave me mundësi të mëdha gjenetike, u

gjallërua pemtaria, kopshtaria, u stimulua tregu. Zhvillim më të madh ekonomia

bujqësore pati pas viteve 1950.

Veçoritë e zhvillimit të bujqësisë nga 1945-1990. Zhvillimi i bujqësisë u realizua mbi

baza ideologjike të kohës (pjesa shqiptare) dhe mbi bazën e synimeve shoviniste të

Jugosllavisë (në pjesën e Kosovës). Qëllimi kryesor i politikës ekonomike Jugosllave

ishte të shpërngulte shqiptarët dhe të provonte autoktoninë e sllavëve në këtë pjesë, kjo

kushtëzuar dhe nga veçoria e gjuhës së popullsisë në Gorë. Në këtë kuadër u morrën këto

masa:

U zbatua Reforma Agrare, e cila kishte si qëllim zgjidhjen e marrëdhënieve

çfligare dhe zhdukjen e mbeturinave feudale, shpronësimin e tyre. Kjo reformë preku në

masë të madhe shqiptarët, të cilët nën trysninë e presionit, dhunës, tokës së pakët

bujqësore u shpërngulen. Popullsia u largua agrare përmes programeve të punësimit në

botën e jashtme, kjo është veçori në krahinën Lumë-Gorë nën regjimin jugosllav në

Kosovë. Çdo fshatari u dha tokë dhe u shoqërua me një tapi110

për pronën e tokës, që nuk

kishte vlerë juridike, pasi pronësia shoqërohej me kufizime për pronarin që e zotëronte.

Kullotat kaluan në administrimin e shtetit. Kjo reformës agrare goditi fuqinë ekonomike

agrare dhe kufizoi pronën kapitaliste në bujqësi.

Kolektivizimi i bujqësisë në krahinën Lumë-Gorë. Pjesa shqiptare ka filluar gjatë

etapës së dytë të tij në shkallë vendi (1956-1960). Gjatë kësaj periudhe u ngritën NBQ-të

dhe kooperativat (Nangë, Pobreg, Bicaj, Ramhas, Shtiqën, Kenetë, Shishtavec). Gjatë

periudhës 1960-1967 mori fund kolektivizimi i tërë krahinës.

Në fazën fillestare, rendi kooperativist solli diçka të re, pozitive në jetën socialo-

ekonomike në fshat. Me ndihmën e shtetit u rrit sipërfaqja e tokës së punueshme, filloi

109

Dokle, N. Kukësi-Vështrim Enciklopedik. Koha, Tiranë, 1999, f. 32.

110 Tapi –dokument që tregon pronësin e tokës

Page 126:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

124

zbatimi i teknologjisë së përparuar që çoi në rritjen prodhimin bujqësor e blegtoral. Kjo

ndikoi dhe në përmirësimin e jetës kulturore, sociale të fshatit, pasi kjo u shoqërua me

ngritjen e një sërë institucioneve arsimore, kulturore dhe shëndetësore.

Shumë shpejt kolektivizimi u shoqërua me probleme serioze:

Rritja e popullsisë si rezultat i politikave pronataliste që ndoqi shteti (në krahinën që

shtrihet në pjesën shqiptare), u shoqërua me probleme punësimi, furnizimi. Shumë shpejt

rendi kooperativist u fut në krizë. Në këtë drejtim ndikuan dhe parimet mbi të cilat ishte

organizuar e ndërtuar jeta në kooperativa.

Ato nuk siguruan qëndrueshmëri në rritjen e prodhimit, pasi nuk ekzistonte stimulimi i

nevojave që nxiste pandërpreje prodhim, për rrjedhojë nuk garantonte një perspektivë të

qartë zhvillimi të fshatit dhe ekonomisë bujqësore. Në këto rrethana në vetëdijën e

fshatarit ekonomia kooperativiste u pa dhe u trajtua si një ekonomi e huaj dhe jo si pronë

e tij. Të gjitha këto ndikuan që gradualisht fshati të futej në krizë, që fliste për një

perspektivë të errët të sistemit kooperativist. Në anën tjetër të kufirit largimi i popullsisë

si rezultat i luftës kundër shovinistëve serb, çoi në mospunimin e atyre pak tokave që

zotëronin duke sjellë probleme në furnizimin me produkte bujqësore për përdorim vetjak

dhe ndryshe nga pjesa shqiptare prania e pronës private dhe përqëndrimi shumë shpejt

nën menaxhimin e pushtuesit shkaktoi zemërim të madh të fshatarët dhe jo vetëm kaq.

Psikologjia e pronës private në përgjithësi e ngulitur thellë në ndërgjegjen e

fshatarësisë së këtyre zonave, do të shoqërohej me pakënaqësi dhe zemërim te fshatarit.

Kulmi i procesit të centralizimit të pronës në fshat u arrit me krijimin e

kooperativave të mëdha të bashkuara. Kooperativat e bashkuara do të ishin një hap drejt

shndërrimit në ndërmarrje shtetërore bujqësore që ishin synimi i politikës. Ky proçes

filloi më 1972-1973. Në vitin 1975 të 113 fshatrat e krahinës Lumë-Gorë (pjesa

shqiptare) u bashkuan në 5 koperativa të bashkuara, prej të cilave 2 kodrinore dhe 23

kodrinoro-malore.

Shtetëzimi i ekonomisë bujqësore, në perspektivën për të krijuar një ekonomi të

vetme socialiste, në formë pronash shtetërore si në qytet dhe në fshat. Prodhimi do të

dilte me rendiment dhe do të plotësonte nevojat e popullsisë. Megjithatë kjo nuk u arrit

asnjëherë dhe pasojat e secilës u vunë re pas viteve 1985 kur ndihet kriza e thellë

ekonomike, ku nuk plotësoheshin nevojat e popullsisë me lëndë ushqyese. Ky problem

ishte më i theksuar në krahinën Lumë-Gorë ku dhe sipërfaqia e tokës së punueshme ishte

e vogël.

Në kuadër të strategjisë së eliminimit të pronës private në vitet 1960-1970 shteti

mori masa për ta kufizuar dhe pas vitit 1980 për të likuiduar oborrin kooperativist. Këto

ishin reforma të reja, të pastudiuara të cilat synonin thellimin e përqëndrimit të

centralizimit të pronës, që ndikoi negativisht në ekonominë e krahinës. Pasojat

ekonomike u ndjenë në të gjithë vendin.

Nga viti 1989 e në vazhdim sektori i bujqësisë mori tatëpjetën, kjo dhe për shkak të

migrimit në Serbi dhe Evropën Perëndimore. Bujqësia haste probleme në mungesën e

fondeve, stafin e kualifikuar, nuk funksionte sistemi ujitës duke rritur sipërfaqen e

tokës djerrë, mungesa e investimeve në bujqësi. Kjo solli që në pjesën e dytë të viteve

’90 sektori i bujqësisë karakterizohej me ferma të vogla që kultivonin për nevojat

vetjake. Nga marsi i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999, për shkak të konfliktit të

armatosur, nuk mund të flitet për një aktivitet bujqësor.

Page 127:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

125

Ecuria e zhvillimit ekonomik në tërësi dhe bujqësisë në veçanti është e lidhur ngushtë me

marrëdhëniet që Shqipëria pati me shtetet e tjera (prishja e marrëdhënieve me ish-BS,

Kinën e shtete të tjera) çuan vendin në izolim të plotë nga bota. Kjo u reflektua edhe në

parimet e politikave bazë që u aplikuan për zhvillimit ekonomik në krahinën Lumë-Gorë

pjesa shqiptare. Në krahinën Lumë-Gorë pjesa e Kosovës, e cila ishte nën regjimin

Jugosllav, zhvillimi ekonomik në tërësi dhe bujqësisë në veçanti u zhvillua në kuadër të

politikave të këtij shteti mes shteteve të tjera në varësi të saj. Zhvillimi ekonomik në këtë

pjesë të krahinës u realizua nën trysninë e fortë të diskriminimit ekonomik që i bëhet

Kosovës në tërësi dhe Dragashit në veçanti në raport me vendet e tjera në konglemeratin

e shteteve të ish-Jugosllavisë.

Bujqësia, si degë e ekonomisë bujqësore, përfshinte një numër të madh të fuqisë

punëtore, megjithëse kishte një shkallë të ulët të mekanizimit, prodhimtari me rendiment

të ulët, krahasuar kjo me degën e industrisë, e cila kishte një shkallë më të lartë

mekanizimi; fuqi punëtore më të vogël në numër. Prodhimi bujqësor nuk plotësonte

nevojat e popullsisë vendase. Ndërkohë marrja e masave ekstreme si likuidimi i pronës

private, kolektivizimi i bujqësisë edhe në zonat e thella malore, sollën likuidimin e pronës

dhe insiativës private. Gjendja u rëndua edhe si pasojë e prishjes së marrëdhënieve me

Kinën që çoi në ndërprerjen e ndihmave të saj, kështu vendi u përfshi nga një krizë e

rëndë ekonomike. Rëndimi i metejshëm i gjendjes ishte rezultat i politikës ekonomike që

ndoqi shteti, i cili mendonte se kriza mund të përballohej, pa ndihmën e askujt. Për të

kapërcyer krizën u morrën masa: krijimi i”tufëzimit”, krijimi i “arrezave”, futja e disa

elementëve të decentralizimit, por pa prekur konceptin e pronës shtetërore, riorganizimi

dhe ndarja e ndërrmarrjeve, kooperativave bujqësore, financime nga shteti.

Duhet theksuar se këto masa nuk e zgjidhën krizën e sistemit komunist, e cila u rëndua

deri sa ekonomia hyri në kolaps të plotë, që solli revoltat popullore, që sollën rrëzimin e

sistemit politik komunist.

Megjithatë nuk duhet mohuar se në këtë periudhë u investua në teknikë bujqësore.

Kolektivizimi i bujqësisë bëri realitet përdorimin e agro-teknikës më të përparuar, si:

punimin e thellë të tokës, mbjelljen me rreshta, korrjen, shirjen në kohë optimale, luftën

kundër thatësirës etj. Për të arritur këto ndihmuan: përgatitja shkencore dhe shtimi i

kuadrit bujqësor; ngritja e stacioneve bujqësore, ngritja e dy ndërrmarjeve bujqësore,

ngritja profesionale e punonjësve të bujqësisë etj.

Rritja e popullsisë, sigurimi i bukës në vend, kërkesat për rritje e vazhdueshme të

prodhimit bujqësor, shtroi detyrën e zgjerimit të tokës bujqësore. Ndaj ky zgjerim u

shoqërua me hapjen e tokave të reja. Të gjithë këto masa kanë bërë që bujqësia në

krahinë të ketë ndryshime të konsiderueshme. Duhet theksuar se tokat e reja u hapën në

Shtiqën, Morinë, Kolsh, Bicaj, Lusën, Surroj, Bushtricë,Çajë, Shishtavec, Topojan dhe

Zapod, shumicën e rasteve në shpatet e pjerrët të maleve, duke zëvëndësuar bimësinë e

shkurreve, madje edhe të pyllit me toka të punueshme. Kjo shkaktoi një ndër streset më të

mëdha në mjedis, sepse aktivizoi erozion të shpejtuar deri në degradim, madje

dezertifikoi shumë shpejt tokat e punueshme

Page 128:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

126

Tabela nr. 4.8 Struktura e përdorimit të tokës viti 1981

Struktura e përdorimit të

tokës

Ha

Sipërfaqe toke e

punueshme

18943

Arë 14 520

Vreshta 284

Livadhe 1972

Pyje 797

Tokë e re 178

Burimi: zyra e arkivit rrethi Kukes dhe komuna e Dragashit

Bujqësia pas viteve 1990 - Bujqësia ka pësuar ndryshime të mëdha ashtu si industria dhe

ekonomia në tërësi. Pas viteve 1990 e në vazhdim sektori i bujqësisë ka marrë një rëndësi

të veçantë, kryesisht degët e blegtorisë, frutikulturës dhe vreshtarisë, ndryshe nga sektori

dytësor, i cili u paralizua. Disa nga problemet që has sektori bujqësor në krahinën e marrë

në studim në këtë periudhë janë:

Mungon tregu i shitjes së produkteve bujqësore dhe ka konkurrencë të madhe nga

vendet fqinj.

Mungojnë kapacitetet përpunuese të produkteve blegtorale, dhe ato pak që

ekzistojnë nuk mund të konkurojnë në tregjet fqinjë.

Dëmtimi dhe mungesa e investimeve në infrastrukturën bujqësore (sistemin e

kanaleve vaditëse, kulluese, rivënia në punë e atyre ekzistuese, mekanikë

bujqësore).

Krijimi jo vetëm i subvencioneve për prodhimet bujqësore, por dhe krijimi i

kushteve të përshtashme të gjetjes së tregut të shitjes si tregun rajonal, kombëtar

ashtu dhe ato fqinj. Këto prioritete të mos qëndrojnë vetem si premtime

elektorale, por të vihen në zbatim. Aktualisht patatja e Shishtavecit përballet me

pataten e importuar, e cila shitet me lirë duke bërë që patatja vendase të kalbet.

Shpopullimi i zonave rurale të krahinës po çon bujqësinë drejt moszhvillimit, pasi

ulet fuqia puntore dhe rritet sipërfaqja djerr e territorit dhe i lë rrugën e afër

erozionit. Braktisja e tokave të hapura në shpate, të cilat po shkojnë drejt

degradimit dhe një sërë problemesh të tjera mjedisore.

Prodhimi i produkteve të modifikuar gjenetikisht.

Dëmtimi i tokave nga përdorimi pa kriter (nga përdorimi i plehrave kimike,

pesticidet).

Ajo çfarë evidentohet është sipërfaqja e ulët e tokës bujqësore në 10 990 ha. Ky pakësim

i tokës bujqësore është shprehur më shumë në bashkinë Kukës, qytetin e Dragashit dhe në

fshatrat përreth (Kolsh, Bicaj, Shtiqën), ku toka bujqësore ka ndryshuar destinacionin e

përdorimit. Kjo lloj toke tani po përdoret si truall ndërtimi në pjesën më të madhe, por një

sipërfaqe të konsiderueshme ka marrë dhe infrastruktura rrugore (autostrada dhe areoporti

Page 129:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

127

i Kukësit). Ndryshime në qytetet kryesore është i lidhur me rëndësinë e tyre si qendra

krahinore, rajonale, të cilat tërheqin numrin më të madh të popullsisë nga fshatrat përreth;

nevoja për qendra banimi çoi në shndërrimin e tokave bujqësore në truall ndërtimi.

Sipërfaqja e tokës bujqësore të përdorur (SBP) për vitin 2011 ishte 10 990 ha, kjo

sipërfaqe e tokës bujqësore e përdorur zë 27.8 % ha të sipërfaqes bujqësore.

Sipërfaqja e vogël e tokës së punueshme është e shprehur në bashkinë e Kukësit,

komunën Arrën, Bushtricë, Grykë Çajë, Zapod, Zlipatok, Brod, Dikancë etj. Pas viteve

1990 vihet re evoluimi i sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore, është rritur

sipëfaqja e mbjellë me grurë dhe me drurë frutor, ndërsa sipërfaqja pyjore dhe e

livadheve ka ndryshuar shumë pak. Arsyeja e rritjes së sipërfaqes me drurë frutorë është e

lidhur me kushtet e përshtashme natyrore që ofron krahina (relievin, klimën, hidrografinë

etj.) dhe rendimentin më të lartë që mund të marrin prej tyre. Ruatja e sipërfaqes së

livadheve dhe kullotave është e lidhur me nevojën për mbarshtimin e bagëtive të tyre.

Sipërfaqja e tokës bujqësore, sipas pronësisë ndahet në dy kategori: pronë private (në

duart e fermerit) dhe komunale. Nga anketat rezultojnë edhe dy forma të tjera: me qera

dhe në përdorim (kujdes për pronat e bashkë-fshatarëve ose të afërmëve të larguar)

Në kategorinë e parë përfshihen 3950 ha tokë. Pjesa tjetër është tokë komunale, pyje dhe

kullota. Prona private është karakteristikë për të gjithë krahinën, funksionon sistemi i

qiramarrjes sipas anketimeve të realizuar në terren, por që nuk është i deklaruar në

organet përkatëse. Nga anketimet del se 10 % e familjeve të komunës Bicaj kanë tokë të

marrë me qera për ta punuar, kryesisht tokat nënujë dhe 20% të tokave janë në përdorim

në Shishtavec, Borje, Restelicë etj

Kjo lidhur ngushtë me faktin se toka bujqësore është e pakët dhe e gjithë prona private që

shfrytëzohet nga popullsia banuese për përdorim vetjak. Pavarësisht se kjo popullsi është

larguar, ajo nuk ka shitur tokën si dëshmi për të treguar origjinën nga janë. Që të mos

mbetet djerrë dhe pre e erozionit ia japin me qera ose në përdorim bashkëfshatarëve dhe

të afërmve të tyre. Dyndjet e popullsisë drejt qyteteve dhe botës ka edhe efektet pozitive

në dobi të banorëve të mbetur: mbeti një hapësirë e lirë në favor të blegtorisë, tokat

produktive u janë lënë pa shpërblim banorëve vendas, janë krijuar kushte lehtësuese për

strehim për disa familje të reja në shtëpitë e të shpërngulurve.

Pavarësisht zhvillimit të bujqësisë në krahinën Lumë-Gorë (Kosovë), ndryshe nga pjesa

shqiptare, zhvillimi i bujqësisë është shoqëruar me kthimin e fermerëve në ferma dhe

punimit të tokave të tyre, rikthimi i traditës në kultivimin e kulturave bujqësore të

krahinës: pemëtari, vreshtari etj., duke ndaluar që këto toka të bien pre e erozionit.

Krahasuar me pjesën e krahinës që shtrihet në pjesën shqiptare, kjo pjesë ruajti tiparet e

ekonomisë bujqësore me prioritet blegtorinë, pavarësisht politikave ekonomike në nivel

makro. Krahina Lumë-Gorë ruajti tiparet e një ekonomie bujqësore kushtëzuar nga dy

faktorë kryesisht: a) numrin e madh të popullsisë që ndodhej në zonat rurale, ku çdo

familje kishte mbi 5 anëtarë dhe b) tradita në degën e blegtorisë.

Page 130:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

128

IV.1.3.1. Numri i familjeve fermere

Pas privatizimit të tokës në vitin 1991 formë zotëruese e organizimit të prodhimit janë

fermat familjare (pjesa shqiptare) dhe pas 1999 fermat familjare të tipit komercial (pjesa

e Kosovës). Shpërndarja e tokës sipas pronarëve të dikurshëm mbetet një problem i

hapur. Dy janë problemet themelore me të cilat ballafaqohet familja në zonat rurale:

a) sipërfaqe e vogël e tokës së punueshme,

b) ekonomia e mbyllur e orientuar drejt vetë konsumit dhe familjeve relativisht të mëdha,

të cilave iu duhet të operojnë në këtë mikrofermë.

Krahina Lumë-Gorë ka 8838 familje fermere me nga 5-6 anëtarë (në vitin 2011).

Popullsia rurale dominohet nga mosha e re, që do të thotë se kemi një brez të ri të aftë për

punë, por me pak mundësi të punësohet në bujqësi.

Fuqia punëtore në bujqësi është pakësuar për arsye se të ardhurat që vijnë nga fermat

bujqësore janë të ulëta, mungesa e tregut të shitjes, cilësi e ulët konkuruese me produkte

që vijnë nga importi lidhur ngushtë me mungesën e teknologjisë së re, mungesa e

kompanive të prodhimit dhe përpunimit të produkteve që dalin nga ekonomia bujqësore.

Ndaj grupmosha e popullsisë nga 16-30 vjeç ka pak lidhje me fermën bujqësore, të

vetmen mundësi për të siguruar të ardhurat e tyre i shohin përmes arsimit dhe

emigracionit. Këta faktorë tregojnë se fermat bujqësore nuk i plotësojnë nevojat për

konsum vetjak. Një hektar tokë nuk përmbush as kërkesat e një familje të vogël.

Angazhimin më të madh në fermë e ka grupmosha 30-64+ vjeç, dhe të punësuar me kohë

të plotë mbetet grupmosha 65+

vjeç.

Karakteristikat e fermës në krahinë janë: dominon puna në familje, prodhohet shumë pak

për treg sepse mungon blerja (kjo në fakt i referohet më shumë pjesës shqiptare, e cila

prodhon vetëm për konsum vetjak), mungesa e mjeteve mekanike, kredive dhe

mikrokredive. Në pjesën Kosovare të krahinës Lumë-Gorë gjendet fabrika e përpunimit

të djathit “Sharr-prodhimi”, punishtja e përpunimit të produkteve të mishit “Meka”,

punishtja e përpunimit të produkteve të qumështit në Dragash.

IV. 1.4. Mekanizimi

Në bujqësi një rol të rëndësishëm në zhvillim e saj cilësor luan shkalla e mekanizimit dhe

efikasiteti i saj. Ajo çfarë ka karakterizuar krahinën është një mekanikë bujqësore jo e

zhvilluar, madje e prapambetur nga vitet 1945-1990. Makineritë bujqësore importoheshin

nga Kina dhe Jugosllavia dhe pjesë këmbimi të tyre prodhoheshin në vend, por duhet të

theksojmë se as Shqipëria dhe Kosova në këtë periudhë nuk ishin në gjendje të prodhonin

makineri bujqësore. Kjo bëri që teknologjia të ishte e vjetëruar dhe produktet e përftuara

nuk ishin në gjendje të konkuronin në tregjet ndërkombëtare për shkak të konkurencës.

Fillimi i gjithçkaje nga zeroja që karakterizoi ekonominë shqiptare dhe mbarimi i luftës

në Kosovë evidentoi më mirë këtë fakt ku shumë ndërrmarrje për shkak të mekanizimit të

vjetëruar, prodhonin produkte të cilësisë së ulët dhe me kosto të lartë duke mos i bërë

ballë konkurencës nga mallrat e importuara u detyruan të mbyllin aktivitetin. Niveli i

mekanizimit mendoj se është një tregues i rëndësishëm për shkallën e zhvillimin të

bujqësisë. Më poshtë po pasqyroj numrin e makinerive bujqësore:

Page 131:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

129

Tabela nr. 4.9. Shkalla e mekanizimit në 2011

Burimi: DRBUMK/ sektori i statistikës Kukës dhe ASk

Shkalla e mekanizmit të bujqësisë është ulur krahasuar me vitet më përpara, kjo shkallë e

ulët e mekanizimit shpjegohet me pronësinë private të fermerëve mbi mjetet e punës së

bujqësisë dhe pamundësisë ekonomike për t’i pasur secili fermer. Kur këto mjete pune

bujqësore nevojiten merren me qera. Popullsia e krahinës Lumë-Gorë nuk ka favorizuar

zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi, përkundrazi e ka dëmtuar atë. Kanali ujitës i

ndërtuar 1954 në fshatin e Shtiqnit (20 km), që ujit 2500 ha tokë sot nuk funksionon; në

të njëjtën gjendje paraqitet dhe kanali i uzinë, i cili u vendos në shfrytëzim më 1964 dhe

shërbeu për nevojat industriale të saj dhe ujitjen e tokave të ndërmarrjeve bujqësore. Po

ashtu dhe ai Çajë-Vilës (64 km). Të dhënat e mësipërme evidentuan dhe një herë se sa të

rëndësishme janë investimet që duhet të realizohen për zhvillimin e një bujqësie të

qëndrueshme.

IV.1.5. Struktura e prodhimit bujqësor

Kulturat bujqësore të kultivuara në krahinën Lumë-Gorë janë: drithërat e bukës (grurë,

patate, fasule), bimë industriale (duhan), perime dhe farogjere.

Ajo çfarë duhet të theksojmë është se pavarësisht kalimit të viteve struktura e kulturave

bujqësore është ruajtur, kjo e kushtëzuar dhe nga kushtet natyrore që ofron krahina, por

sipërfaqja që zënë ato në vite ka evoluar duke u rritur ose pakësuar.

Kushtet natyrore të krahinës ka ndikuar që pemtaria të ketë kushtet e përshatshme për tu

zhvilluar, por dhe një potencial të lartë për themelimin e bizneseve fitimprurëse për

përpunimin dhe kompostimin e tyre. Pemët frutore që kultivohen janë: mollët, kumbullat,

dardhat, ftoi, arrat. etj. Sipërfaqet ekzistuese me pemë nuk i plotësojnë plotësisht nevojat

e konsumatorëve, prandaj po punohet për ngritjen e plantancioneve të reja me ato lloje

frutash që kërkohen në treg, të cilat do të japin rendimente të larta për njësi të sipërfaqes

dhe do të jenë rezistuese ndaj sëmundjeve. Shumica e varieteteve në plantacionet

ekzistuese janë të vjetra dhe për momentin në treg nuk janë të kërkueshme. Kërkesat e

tregut për pemë janë në rritje si për konsum të freskët ashtu dhe nga industria përpunuese

qe gjenden në rajon si: NPT “ABI & Elif 19” dhe NPT ”Fruti”, të cilat janë të lokalizuara

në Prizren dhe kanë nevojë për furnizues të afërt, produktet lokale dhe cilësore, që të

prodhojnë me kosto më të ulët. Kultivimi i kulturave të drunjta zë një vend të

rëndësishëm në krahinë. Gjithësej për vitin 2011 ishin 104 276 rrënjë.

Vreshtaria zë një vend të rëndësishëm me dy format e kultivimit: vreshte dhe pjerrgulle.

Vreshta zë një sipërfaqe prej 87.29 ha. Vreshtat nuk kultivohet në: Shishtavec, Topojan,

Zapod, Arrën, Bushtricë, Grykë Çajë, Ujmisht. Kjo është e lidhur me klimën e ftohtë që

kanë këto komuna me reliev tërsisht malor. Kultivohet shumë në komunën e Tërthores,

Viti 2011

Makina Bujqësore

Krahina Lumë-Gorë 5073

Page 132:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

130

Bicaj, Mlikë, Dikancë, Restelicë, Lubovisht sepse këto vendbanime ofrojnë kushte të

përshatshme për kultivimin e vreshtave. Kultivimi i rrushit në formë pjerrgulle është

karakteristikë për të gjithë krahinën, po dallohen: Shtiqni, bashkia Kukës,Tërthorja,

Bicajt, Restelica, Lubovishti.

Kjo kulturë ka rëndësi ekonomike për krahinën pasi një pjesë e rrushit të kultivuar shkon

në fabrikën e prodhimit të rakisë në Kukës (Ervini). Duhet theksuar se jo i gjithë

kapaciteti i kësaj fabrike plotësohet nga rrushi i prodhuar në krahinë pasi një pjesë

sigurohet dhe nga krahina përrreth si Tropoja, Hasi. Traditë në krahinën e marrë në

studim është se vreshtat kultivohen për prodhimin e rakisë për konsum vetjak dhe për të

pritur miqtë në familjet e tyre. Por nuk mungojnë rastet që një pjesë e vreshtave shitet në

tregun lokal ose në fabrikën e prodhimit të rakisë. Ajo çfarë evidentohet nga të dhënat

statistikore është se po rritet kultivimi i vreshtave në krahinën Lumë-Gorë krahasuar me

vitet më përpara si në Gjegjan, Kukës, Shtiqën, Restelicë etj.

IV.1.6. Blegtoria

Sipërfaqja e kufizuar e tokës bujqësore, hapësirat e mëdha të kullotave dhe pyjeve kanë

kushtëzuar zhvillimin e blegtorisë si degë kryesore e ekonomisë bujqësore në krahinën

Lumë-Gorë. Blegtoria gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në jeten dhe

ekonominë e popullsisë së krahinës. Megjithëse ajo ishte në gjendje primitive dhe

rendimenti ishte i ulët. Në zhvillimin e blegtorisë një kontribut të rëndësishëm dhanë

bagëtia e imët (delet dhe dhitë).

Që blegtoria ka luajtuar një rol të rëndësishëm në krahinë tregues është tregtia e lëkurëve

dhe e leshit111

gjatë shekullit XIII. Prizrenalijtë ishin të njohur në të gjithë Ballkanin: në

tregjet e Serbisë, viset e Mesdheut deri në Egjipt dhe Siri. Gjatë kësaj kohe mori zhvillim

rritja e numrit të deleve sidomos pas hapjes së sistemit të Timarit (shek XIX). Dëme të

mëdha zhvillimi i blegtorisë pati gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Blegtoria

rimori vetën pas vendosjes së regjimit Jugosllav në Kosovë dhe regjimit Komunist në

Shqipëri, si një degë e ekonomisë bujqësore në ndihmë të industrisë së lëkure-këpucëve

dhe asaj ushqimore.

Gjatë viteve 1945-1990 në krahinën Lumë-Gorë blegtoria nuk mori rëndësinë e duhur,

ashtu si dhe bujqësia, pasi shtetet ku bënin pjesë krahinat i dhanë prioritet zhvillimit të

industrisë. Procesi i tufëzimit të bagëtive solli vështirësi të mëdha dhe pavarësisht nga

kundërshtimet, ky proçes u realizua dhe u zbatua në të gjithë krahinën. Masat që mori

shteti sollën probleme në furnizmin e tregut me produkte blegtorale, bujqësore. Ajo çfarë

duhet të theksohet është koncepti për blegtorinë: u mbarshtuan lopët që u konsideruan si

fabrika qumështi, qetë si traktor të gjallë dhe pastaj dhentë dhe dhitë. Megjithatë nuk

duhet mohuar se në këtë kohë u investua dhe në zhvillimin dhe kualifikimin e punonjsëve

111

Shkodra, Z., Qytet Shqiptare në Periudhën e Rilindjes. SHBLU, Tiranës, 1984, f. 368.

Page 133:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

131

që do të merreshin me blegtori si: zoteknikët, veterinerët duke arritur në 50 kur në vitin

1938 nuk kishte asnjë të tillë112

.

Po të analizojmë pasqyrën, e cila tregon të dhëna të hollësishme për zhvillimin e

blegtorisë për vitin 1981, do të vërejmë se numrin më të madh të bagëtive e kanë të

leshtat (46 606 krerë), pastaj vijnë të dhirtat dhe gjedhët. Njeherazi, kjo shifër vë theksin

tek tradita blegtorale e krahinës së marrë në studim.

Kjo periudhë paraqitet e vështirë për blegtorinë pasi shumë kullota u shndërruan në toka

bujqësore. Roli i saj në periudhën 1971-1981 deri diku është ndryshuar. Në të kaluarën

vërehet një numër më i madh i bagëtive, ndërsa në vitet në vazhdim i kushtohet rëndësi

zhvillimit të cilësisë, sesa rritjes së numrit të tyre gjë që reflektohet në treguesit e ulët

numerikë të tyre. Zvogëlohen në fillim kafshët e punës për shkak të rritjes së shkallës së

mekanizimit, vihet re rritja e numrit të gjedheve me 5985 krerë113

, të cilët nevojiteshin

për prodhimin e qumështit dhe produkteve të tij. Ndryshim në numrin e bagëtive ka

shënuar dhe numri i dhenve, derrave, shpendëve.

Raporti i fondit të bagëtisë në bazën ushqyese është dhënë në pasqyrën e mëposhtme që

tregon për një shfrytëzim të mirë të kullotës dhe livadheve për shkak se ato ndodhen në

sipërfaqe të mëdha, e thënë ndryshe nuk është kaluar norma e kapacitetit mbajtës të

kullotës.

Tabela nr. 4.10. Numri i bagëtisë në njësin e sipërfaqes së livadheve dhe Kullotave

Emërtimi Bagëti e trashë Bagëti e imët Gjithësej

Lumë-Gorë

Livadhe 9,0 1,7 19,7

Kullota 1,4 16,8 3,1

Burimi: Enti Statistikës, Prishtinë 1981

Në Rrafshin e Dukagjinit, ku bën pjesë krahina e marrë në studim kapaciteti mbajtës i një

kullote është 11,3 krerë/ha në sipërfaqe livadhe dhe 4,2 krerë/ha në kullota. Tregues ky i

kapacitetit të shfrytëzimit të sipërfaqes së kullotave nën mesataren e rajonit dhe me një

zhvillim të qëndrueshëm të blegtorisë.

Blegtoria pas viteve 1990- Në vitin 2011 krahina kishte 39736 ha livadhe dhe kullota dhe

32739 ha pyje, tregues të një bazë të mirë për zhvillimin e blegtorisë. Në krahinën Lumë-

Gorë një në 4 familje mbajnë një bagëti (lopë, dele, dhi) kryesisht për konsum familjar.

Ajo çfarë vihet re është që në krahinë është ruajtur jo vetëm karakteri blegtoral, por dhe

struktura e bagëtive që mbarështohen duke mbizotëruar bagëtitë e imta, ku dallohet 93

316 krerë dele dhe dhi.

112

Domi, A., Të njohim vendlindjen. SHBLU, Tiranë, 1987, f. 59.

113 Çavolli, R. Gjeografi Regjionale e Kosovës. ETMMK, Prishtinë, 1997, f. 411.

Page 134:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

132

Tabela nr. 4.11. Strukt e blegtorisë në krahinë Lumë-Gorë

Burimi: DRBURK, Rekos 2011 Figura nr. 4.9. Grafiku i strukt. së blegtorisë

Gjedhët zënë një vend të vogël në blegtorinë e krahinës rreth 18189 krerë. Blegtoria është

një sektor me rëndësi mbasi jo vetëm që ndihmon ekonomikisht familjet në fshat për të

siguruar ekzistencën e tyre, por tepricat e prodhimeve blegtorale përfshihen në prodhimin

e produkteve blegtorale (djath, mish, qumësht) duke gjeneruar të ardhura te popullsia

vendase. Aktualisht ekzistojnë tendenca për kalim nga sistemi i ekonomive të vogla

fermere në atë të mesëm. Ferma komerciale që kërkon mbështetjen e fermerëve përmes

kredive preferenciale sipas kritereve të ekonomisë së tregut. Krahasuar me vitin 1998 del

në pah se ka marrë rëndësi blegtoria dhe mbarshtimi i bagëtive të imëta (të leshta). Në

këtë vit kemi 39152 krerë dhe 31106 krerë janë dele. Është rritur numri i gjedhëve dhe ka

rënë numri i të dhirtave dhe kafshëve të punës. Nga ana tjetër dhe shpendet po zënë një

vend të rëndësishëm, të cilët janë rritur në numër krahasuar me 10 vite më parë që ishin

17563 krerë. Si kafshë pune dallojmë njëthundrakët, të cilët janë 3214 krerë dhe

dominojnë kuajt, gomerët.

Nga pasqyra e të dhënave shohim se disa lloje kafshës si. p.sh: derri nuk mbarështohet.

Ka rënë në numër mbarshtimi i kafshëve të punës si rezultat i uljes së përdorimit të tyre

në bujqësi dhe zëvendësimi i tyre me makineri bujqësore.

Rritja e rëndësisë së blegtorisë do të çojë në rëndimin e kapacitetit kullosor, duke

shkaktuar mbikullotje, pavarësisht se nëse shohim presionin mbi tokën bujqësore duke u

nisur nga numri i gjedhëve krahasuar me atë në rrang vendi i cili është 1,64 gjedhë/ha,

shohim se krahina e marrë në studim e ka më të ulët presionin mbi tokën nga gjedhët, por

kjo nuk do të thotë se është në rrugën e duhur drejt një blegtorie të qëndrueshme.

Tendenca në të ardhmen është rritja e numri të bagëtive me prioritet, shtimi i prodhimit

blegtoral, përmirësimi në sigurimin e ushqimit në vend, pse jo dhe për eksport, zvogëlimi

i importit të produkteve bujqësore, promovimi i rracave me potencial gjenetik.

Blegtoria ka të njëjtat probleme siç ka dhe bujqësia në përgjithësi: fermerët nuk e njohin

njëri-tjetrin në shumicën e rasteve, kjo pengon në krijimin e mikrofermave apo lidhjet e

tyre që të mbrojnë produktet e tyre nga produktet e importuara; mungesa e promovimit të

Ble

gto

ria

Gje

dh

eve

lesh

ta

Der

rav

e

Ku

aj/

gom

arë

ve

shp

ezëv

e

lop

ëve

qu

mës

hti

t

Lu

më-

Gorë

18189

18189

18189

18189

93316

93316

39316

14400

3214

6367

11812

Page 135:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

133

prodhimeve blegtorale vendase; përmirësimin e kushteve teknike për zhvillimin e

blegtorisë, në shtimin e numrit të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve që të

jenë dinjitozë si në tregun lokal dhe atë rajonal. Një kontribut të rëndësishëm në kuadër të

zhvillimit të një blegtorie të qëndrueshme luajnë dhe OJQ-ve vendase dhe të huaja.

Produktet kryesore blegtorale janë: qumështi, qumështi i pasterizuar, kosi me kajmak,

kos, djathi i Sharrit, speca me ajkë, kajmak i freskët shtëpiak, gjalpi i freskët, kaçkavalli

dhe gjiza, mishi, vezët. Disa nga këto prodhime arrijnë të shkojnë në tregun lokal dhe

rajonal përmes vete prodhuesve apo të përfshirë në kompani prodhimi siç përmendim:

“Sharr-prodhim”, “Meka”, “Rematekst”

Ajo çfarë evidentohet në këtë aspekt është se në krahinën e marrë në studim krijohet

mundësia e përpunimit të produkteve blegtorale në pjesën e Kosovës, krahas prodhimit

për konsum familjar duke krijuar mundësi që të mbahet gjallë tradita dhe tipari

karakteristik për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale krahasuar me pjesën shqiptare ku

jeta është bërë me urbane lidhur me një sërë faktorësh: pamundësine e gjetjes së tregut të

shitjes së prodhimeve, niveli i ulët i investimeve dhe varfëria e thellë, dëshira për jetë

urbane dhe të ndjerit me statusin qytetar ka çuar në në zbehjen traditës blegtorale.

IV.1.7. Pyjet dhe kullotat

Pylltaria është një sektor i ekonomisë, i cili sjell përfitime të shumta. Krahina është

dalluar gjithmonë për pasuri të mëdha të fondit pyjor dhe kullosor. Para viteve 1945 fondi

pyjor dhe kullosor ishte pronë e përbashkët e fshatrave dhe shfrytëzoheshin bashkarisht.

Nëse do të krahasojmë fondin kullosor në dy anët e krahinës do të verëhen ndryshime të

theksuara, në pjesën shqiptare ky fond ishte i ruajtur dhe menaxhuar mbi baza shkencore

deri në vitet 1990. Gjatë kësaj periudhe u realizuan: pyllëzime, përmirësime pyjore,

sistemime malore, ripërtëritje, zëvëndësime, shërbime kulturale dhe shfrytëzim i pyjeve

për aktivitete ekonomike të vendit. Pasuria pyjore gjatë kësaj kohe u shfrytëzua më së

miri në ndihmë të ekonomisë. Nuk duhet harruar se u morën dhe disa masa për mbrotjen

e tyre si ajo e pyllëzimeve, megjithëse këto ishin të cunguara për shkak të zvogëlimit të

tyre si rezultat i hapjes së tokave të reja.

Pas viteve ’90 fondi pyjor dhe kullosor, po shkatërrohet si nga shkaqet natyrore (zjarret)

të ardhura si rezultat i ngrohjes globale ashtu dhe faktori njerëzor (prerjet pa leje, për

industrin e përpunimit të drurit, për ngrohje), i cili duke u nisur nga interesat e çastit, po i

dëmton pyjet. Në pjesën e krahinës që shtrihet në Kosovë fondi pyjor paraqitet në një

situatë më të mire. Arsyet e një situate të tillë paraqitet me një sipërfaqe të madhe të

zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Sharrit që nga viti 1986 dhe si duket ka ndikuar

në ndërgjegjësimin e popullsisë për ruajtjen e tyre.

Në vitin 2011 sipërfaqja e pyjeve ishte 32 739 ha që tregon një shifër relativisht të mirë.

Pyjet në krahinë përdoren për arsye të ndryshme si: burim ekonomik ku përdoret në

industrinë e prodhimit të drurit, si lëndë drusore për dru zjarri. Menaxhimi i sipërfaqes

pyjore bëhet nga komunat.

Në ekonominë pyjore një vend të rëndësishëm zë dhe ekonomia kullosore. Kullota

ndahen në kullota shtetërore, private dhe komunale.

Page 136:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

134

Pavarësisht dëmtimeve që ka marrë kohët e fundit, pylli mbetet një alternativë e mirë në

dobi të ekonomisë siç po ndodh dhe kohët e fundit. Ekonomia pyjore po gjen përdorim në

përpunimin e lëndëve drusore, për prodhimin e artikujve të mobilimit të shtëpive, zyrave,

kopshteve apo gjërave të tjera. Ajo për çfarë duhet të tërheqim vëmendjen është

shfrytëzimi i fondit pyjor deri në atë masë që të lejojë përtërirjen e tyre, megjithëse

realizimi i kësaj dukurie është tëpër i brishtë dhe kjo për këto arsye: nivel i ulët ekonomik

dhe shkallë e lartë vafërie bën që e vetmja mundësi jetesës është shfrytëzimi i pasurisë që

gjendet në krahinë siç janë pyjet, këta i presin dhe i shesin në treg si dru zjarri apo në

industrinë e mobiljeve; ky akt makabër i shkaktuar nga skamja bën që të mos respektohet

ligji i natyrës, lejimi i ripërtëritjes së pyjeve; mugesa e ndërgjegjësimit të popullsisë për

përdorimit në mënyrë efikase të fondit pyjor, mungesa e ekspertizës që të evidentohet

problematika dhe të merren masa për zgjidhjen e saj. Përsa i përket fondit kullosor këta

vitet e fundit ka njohur një lirim si rezultat i uljes së presionit të ushtruar nga mbikullotja

që ishte bërë para viteve 1990. Sot si rezultat i shpopullimit masiv të fshatrave është

shoqëruar dhe me ulje të numrit të bagëtive.

Page 137:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

135

Figura nr. 4.10. Harta e tipeve pyjore të krahinës Lumë-Gorë

Punoi: B. Avdia

Page 138:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

136

Figura nr. 4.11. Harta e perdorimit te tokave të krahinës Lumë-Gorë v. 2015

Realizoi: B. Avdia

Page 139:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

137

Figura nr. 4.12. Harta e perdorimit te tokave në krahinën Lumë-Gorë

Punoi: B. Avdia

Page 140:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

138

IV. 1.8. Bletaria

Bletaria është sektori i ekonomisë me më pak shpenzime dhe me leverdi të madhe

ekonomike. Kjo dhe falë përvojës së fituar për rritjen e tyre. Bleta dikur strehohej në

koshat me thupra në formë konike, të lyera me pleh gjedhësh dhe me argjil dhe nxjerrja e

mjaltit nga kosherja bëhej në mënyrë joprofesionale. Në ditët e sotme zgjojt e tyre i kanë

përfeksionuar me teknologji bashkëkohore të mbarështimit duke marrë mesatarisht 13 kg

mjaltë për zgjua. Bleta gjen të gjitha kushtet e përshtatshme për rritjen e saj në këtë

krahinë, në çdo cep të tij pasi është i pasur me lloje të ndryshme bimësh, drurësh mjaltorë

si trunza, sherebela, lisi, bliri, panja, acacia etj.

Zhvillimi i bletarisë ka ecur me ritme të shpejta për shkak të mjedisit të pastër nga

ndotësit kimikë dhe të pasur me bime mjaltëse që tregojnë se krahina i ka të gjitha kushtet

për kultivimin e mjaltit bio. Natyra ka krijuar kushte të përshtashme për zhvillimin e

bletarisë, por mungon asistenca në këtë drejtim.

IV. B.1.9. Peshkimi

Peshkimi ka marrë zhvillim vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, si një mundësi për

zhvillimin ekonomik. Mundësitë e zhvillimit të këtij sektori lidhet me pasurinë e ujore si:

lumit Drin, Lumës, Drinit të Bardhë, Drinit të Zi, Restelicë, Brod dhe liqenit artificial i

Fierzës. Në vitet 1969-1970 u investua shumë në këtë sektor madje kjo u shoqërua dhe

me ngritjen e agjensisë së peshkimit. Në këtë mënyrë u nxit peshkimi dhe nuk mbeti

vetëm dëshirë e amatorëve, u respektuan kriteret e peshkimit duke lejuar rritjen dhe

shumimin e peshqve që kultivoheshin në krahinë si: krapi, murzati, ngjala, amuri, gjuca;

në lumenj: nili,trofta, krapi, dhe ngjala.

Sot gjuetia e peshkut është spontane dhe në mënyrë amatore, totalisht jashtë kontrollit,

gjithashtu përdorim në masë i lëndë plasëse për gjueti. Mosfurnizimi i këtyre baseneve

më rasate të reja peshku të llojeve të ndryshme ka çuar në dëmtimin masiv të tyre, në një

të ardhme jo shumë premtuese duke shtuar këtu dhe mungesën e menaxhimit për

pastërtinë e këtyre basenave nga qeveria vendore, komuniteti.

Në ditët e sotme po bëhen përpjekje që peshkimi të konsiderohet si një faktor i

rëndësishëm ekonomik dhe jo vetëm mundësi atraksioni për popullsinë. Është e

rëndësishme të merren disa masa për rifillimin e peshkimit: mbrotjen e faunës ujore nga

përdorimi i mjeteve toksike dhe dëmtuese të peshkimit, kontrolli i rreptë ligjor i gjuetisë

së peshkut, ringritja e ekonomisë së rritjes së troftës së lumit, studimi i mundësisë së

studimit të tregut të peshkimit etj.

Page 141:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

139

Problemet që hasen në bujqësi dhe rëndësia e saj në përmisimit e situatës socio

ekonomike të banorëve na çojnë drejt zhvillimit të bujqësisë të qëndrueshme.

“Bujqësia e qëndrueshme është ajo që në një periudhë afatgjatë, rrit cilësinë e114

mjedisit

dhe resurseve bazë mbi të cilat mbështetet bujqësia, siguron nevojat themelore humane

për ushqimin dhe fibrat, është ekonomikisht e zbatueshme si dhe ngre cilësinë e jetës për

fermerët dhe shoqërinë në tërësi”-sipas Shoqatës Amerikane të Agronomisë.

Zhvillimi i bujqësisë së qëndrueshme synon të optimizojë cilësinë e jetës në të gjitha

aspektet e saj duke qenë e prirur për vendosjen e drejtësisë sociale patjetër duke

respektuar kapacitetin natyror të bimëve, kafshëve në tërësi të agroekosistemit deri në atë

masë sa të jetë e motivuar në aspektin social ekonomik.

Në krahinën Lumë-Gorë lindi nevoja për realizimin e zhvillimit të bujqësisë së

qëndrueshme e nxitur kjo nga tri shqetësime: prishja e cilësisë së mjedisit, dëmtimin e

shëndetit të njeriut, keqësimi i situatës ekonomike të prodhimit.

Megjithatë theksojmë se krahina Lumë-Gorë ka mundësi të mira për zhvillimin e një

bujqësie të qëndrueshme sepse ka të gjithë potencialin e mundshëm për një zhvillim të

tillë. Prandaj sot kërkohet aplikimi bujqësisë së qëndrueshme në krahinë duke u nisur dhe

nga disa avantazhe:

mundësi për zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme pasi ka hapësira bujqësore të

pasura,

mundësi të prodhojë produkte bio dhe të një cilësi të lartë,

prioritet zhvillimin e agroindustrisë duke u mbështetur në produket vendase,

mundësinë e ngritjes së një numri të madh punishtesh për përpunimin e

produkteve bujqësore,

mundësinë e zhvillimit të turizmit rural dhe gastronomik, i cili të ofron pasuri të

shumta tradicionale.

Për të realizuar këto duhet:

hartimi i një strategjie të zhvillimit të zonave rurale malore me prioritet zhvillimin

ekonomiko-social mbi bazën e ofertës bujqësore dhe blegtorale,

rritja e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në agrobiznes,

gjetja e tregut të shitjes së prodhimeve bujqësore,

trajnimi dhe rikualifikimi i potencialit njerëzor,

importimi i teknologjisë moderne,

zhvillimi i agroindustrisë dhe turizmit gastronomik,

të mundësohet rikthimi i traditës dhe eksperiencave për prodhimin e farës

vendase(patates së Shishtavecit),

këto lloj produktesh të shërbejnë dhe si produkte që furnizojnë tregun lokal gjatë

sezonit të lëvizjeve turistike dhe të përfshijnë pjesën më të madhe të komunitetit rural,

të krijohet mundësia e subvenscioneve për fermerët dhe kredi të buta,

mbrotja e prodhimit vendas nëpërmjet aplikimit të taksave doganore të

përshatshme,

114

Gjoka, F., Nasto, Th., Koçi, M., Bujqësia e Qëndrueshme në praktikë. Tiranë, 2009, f.13.

Page 142:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

140

të nxitet krijimi i qendrave të përpunimit të frutave, mishit, produkteve bujqësore

dhe blegtorale,

të krijohet idea e punës në bujqësi dhe blegtori dhe për brezin e ri dhe pse jo të

investohet në arsimin e tyre në këtë drejtim,

të krijohet mundësia e krijimit të shoqatave të fermerëve dhe blegtorëve si metodë

efektive e organizimit të prodhimit në kushtet e shoqërisë së privatizimit. Krijimi i

mundësive që nëpërmjet panaireve, takimeve të shkëmbehen eksperienca midis

fermerëve, të promovohen produktet, të gjendet klientela për shitjen e produkteve të tyre,

edukimi i popullsisë urbane për zhvillimin e bujqësisë duke mos e konsideruar

hapësirën rurale vetëm si aset që plotëson nevojat e tyre ushqimore.

Nëse në krahinën Lumë-Gorë do të arrihet të zbatohen tri elementët e zhvillimit të

bujqësisë së qëndrueshme siç janë: përdorimi i kujdeshëm i burimeve natyrore në dobi të

bujqësisë (toka, uji, fara, mënyra e punimit të tokës) në mbrotjen e mjedisit, prodhime e

produkteve bujqësore me cilësi të lartë që plotëson nevojat vetjake dhe këto produkte të

jenë konkuruese në tregun fqinjë në mënyrë të tillë do të ndjehen efektet në aspektin

social sepse popullsia do të ketë mundësi të mira jetese dhe nuk do të jetë e prirur për tu

larguar, do të ndikojë në profilizimin e arsimit të të rinjve drejt bujqësisë, një situatë më

të mirë ekonomike.

Page 143:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

158

Pasojat Masat Efektet

Menaxhimi I Bujqësisë Burimet

natyrore

- Ndertimi gjeologjik

përcakton

shumëllojshmërinë e tokave

të pranishme në krahinën

Lumë -Gorë

-Relievi përcakton

kategorizmin e tokave dhe

rëndësinë e tyre për pasurim

- Nevojen për ujitje

artificiale apo jo

-Llojet e bimësisë dhe

kulturave bujqësore që do të

kultivohen

- Përcakton sipërfaqet e

tokës së puneshme

Sociale

- Popullsia rurale në

përqindje të lartë

- Nr i ulët i familjeve

fermere

- Perqindje e ulët e

popullsisë së punësuar

në bujësi

- Konflikte pronësie

- Mungesë të fuqisë puntore në bujqësi

sidomos moshës së re

Ekonomia

- Mungese investimesh në

bujqësi

-Subvencione të cilat nuk

shfrytëzohen nga fermerët

pasi nuk gjejnë tregjet e

shitjes

- Prodhim i produkteve me

kosto të lartë dhe cilësi të

ulët

- Mungesë e zhvillimit të

punishteve të përpunimit të

produkteve bujqësore

- Konkurencë e ulët në

tregjet rajonale

- Mungë se e bashkë punimit

në dy anët e kufirit për shkembimin e eksperiencës

dhe gjetjes së tregjeve të

shitjes

-Politika të gabuara ekonomike të zbatuar me kohën

- Zhvillim ka marrë blegtoria si degë kryesore , bletaria, frutikultura

- Mbi shfrytëzim të pasurive natyrore dhe dëmtim të mjedisit

– Varfërim i tokës së punueshme dhe braktisje e tokave si rezultat i emigracionit

- Mos shfrytë zimi sic duhet ka bë rë që të bie pre e

erosion

– Mos zhvillim i degës së bujqësisë mbi bazë n e potencialit që ofron krahina

-Mungesë e tregjeve të shitjes

– Konkurence e ulët dhe produkte bujqë sore të

cilësisë së ulët

- Përmirësim te jetes në krahinën Lumë -Gorë

- Krijimi i mundësive të punësimit

-Krijimi i tregjeve të shitjes së produkteve bujqësore

- Ruatja e produkteve lokale bujqësore , të konkurueshme në tregjet lokale

-Rikrijimin e punishteve përpunuese të industrisë udhqimore( punishte te prodhimit të kompotove, turshive, punishtetë pë rpunimut të qumë shtit etj.)

- Të hartohen plane strategjike për zhvillimin e

bujqësisë në kulturën e patates me treg shitje të

përcaktuar

- Hartim i planeve për kultivim dhe mbledhjen e

bimëve mjeksore

-Krijimi i rrjeteve dhe shoqatës së fermerëve

- Krijimi i mundësive për eksport

- Krijimi i bashkë punimit mes dy anëve të kufirit

-Shfrytëzim efikas i produkteve natyrore

– Mbeshtetje financiar, asistence teknike dhe

mbështetje për nismat private

Legjislacioni

- Politika të gabuara në

zhvilimin e ekonomisë

bujqësore

- Mungesa e plani nga

pushteti vendor për

shfrytëzimin efikas të

potencialit natyrorë në

dobi të zhvillimit të

sektorit parësorë në

krahinën Lumë -Gorë

- Mungesa e menaxhimit të

pyjeve dhe kullotave

- Mungë së e krijimit të

rrjetit të fermerë ve në

dobi të bashkë punimit

mes tyre

Page 144:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

142

IV.2. INDUSTRIA

IV.2.1. Burimet natyrore bazë për zhvillimin ekonomik të krahinës

Krahina Lumë-Gorë dallohet për potencial natyror të pasur, që mundëson zhvillimin

ekonomik. Ky potencial nuk ka shpërndarje të barabartë gjeografike. Krahina është e

pasur me pasuri minerare, që ofrojnë mundësi jo të vogla për zhvillimin e industrisë

nxjerrëse dhe përpunuese. Për një periudhë të caktuar kohe, pati shfrytëzim intensiv të

tyre, duke marrë kryesisht karakterin e një industrie nxjerrëse-përpunuese dhe më pak

industri e lehtë dhe ushqimore. Krahina etnogjeografike Lumë-Gorë është e pasur më

këto minerare:

Minerali i bakrit. Minerali i bakërit është i lokalizuar në fshatin Gjegjan, Mlikë,

Dikancë, Baçkë, Glloboçiçë. Vendburimi i bakrit në Gjegjan është shfrytëzuar që në

lashtësi. Këtë e tregojnë gjetjet arkeologjike në brendësi të galerive të minierës115

.

Rezervat e këtij vendburimi në total arrijnë 6 milion ton me përmbajtje mesatare

prej 3.1% Cu, 31% S, 0.9% Zn. Ky vendburim i madh, lidhet me formacionet

efuzivo-sedimentare, me trashësi 2-3 m dhe shtrirje 900 m. Ka filluar të përdoret

intensivisht në vitin 1963 deri në mbyllje të saj 1993, për shkak të teknologjisë së

vjetër, fuqisë punëtore jo të kualifikuar, që nuk përballoi konkurencën e ekonomisë

së tregut; për shkak të kostos së madhe ekonomike dhe mjedisore që pati. Miniera e

bakrit pati një shfrytëzim intensiv, duke u kthyer në një burim të madh financiar dhe

burim pune për një numër të madh banorësh jo vetëm nga krahina Lumë-Gorë, por

nga e gjithë Shqipëria. Aty punonin rreth 300 punëtor. Ky vendburim kishte një

kapacitet prej 300 mijë ton/vit. Rezervat e saj, sot janë zvogëluar, rreth 80 mijë

ton116

. Pranë minierës ndodhej dhe uzina e shkrirjes së mineralit në Rexhepaj.

Aktualisht, industria e bakrit nuk është shikuar si prioritet për t’u vënë në

funksionim. Kjo lidhet me mungesën e mjeteve financiare, me dëmet e mëdha

mjedisore që ka sjellë gjatë kohës së funksionimit, pakësimin e mineralit të bakrit në

minierën e Gjegjanit, mungesën e thithjes së investimeve të huaja dhe problemet më

pronësinë, shumë të theksuara pas viteve 1990. Minerali i bakrit gjendet dhe në

Glloboçicë, Mlikë, Brod. Minerali i bakrit i lokalizuar në Glloboçicë është

sipërfaqësor, sipas analizave kimike, prezenca e mineralit në strukturë është 8%.

Miniera më e madhe e bakrit është në Brod dhe ka 0.04% të prezencës së mineralit

të bakrit, por dhe në pjesën e Kosovës industria ndodhej në po të njëtën situatë si në

pjesën shqiptare.117

Në mënyrë që kjo pasuri minerare të vihet në funksionim, duhet të përcaktohet si

prioritet shfrytëzimi i saj sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, të krijohen

kushte për thithjen e investimeve të huaja ose dhënies së tyre me koncension, duke u

kthyer kështu në burim të ardhurash dhe punësimi për krahinën, rajonin dhe vendin.

115

Noka, H. Gjeologjia dhe Mineralet e Dobishme të Rrethit të Kukësit. Geer, Kukës, 2012, f. 86. 116

Meçaj, N., Dida, M., Qarku i Kukësit, burimet natyrore , popullsia dhe zhvillimi i qëndrueshëm”

Toena, Tiranë, 2004, f.108. 117

MMPH. Analizë Hapsinore/Komuna Dragash. Dragash, 2006, f. 37.

Page 145:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

143

Minerali i kromit. Minerali i kromit në krahinën Lumë-Gorë është lokalizuar në

Surroj, Mamëz. Në të gjithë këtë zonë llogaritet të jenë 470.000 ton mineral me

përmbatje 15-45% të Cr2O3. Ky mineral i kësaj zone akoma nuk është i shfrytëzuar,

por shërben si një potencial i mirë ekonomik për zhvillimin e industrisë nxjerrëse.

Një përspektivë për t’u zhfrytëzuar është përmes firmave koncensionare që operojnë

në Shqipëri dhe Kosovë, duke përdorur ambientet ekzistuese të fabrikës së

përpunimit të kromit në Kalimash. Sot ka një prirje nga popullsia vendase e fshatit

Surroj e Mamëz të shfrytëzojë vetë mineralin. Ata kanë marr në zotërim galeritë e

minierave dhe punojnë, duke e shitur vetë mineralin në kushte të vështira. Kjo

pasuri ka mundësi të vihet në shfrytëzim si prioritet për zhvillimin ekonomik të

krahinës, por kjo do të kërkonte tërheqjen e vëmendjes së pushtetit vendor dhe

qendror për hartimin e një politike të shfrytëzimit të kësaj miniere, për ta shndërruar

atë në një burim të ardhurash për të gjithë banorët e krahinës dhe jo individëve të

caktuar. Mungesa e përgjegjësisë së pushtetit qendror dhe atij vendor kanë bërë që

shumë investitor të huaj të largohen dhe të mos shfrytëzojnë minierën në dobi të

zhvillimit të industrisë, rrjedhimisht dhe në uljen e mundësisë së hapjes së vendeve

të reja të punës. Industria e bakrit dhe kromit në krahinë Lumë-Gorë është kryesisht

nxjerrëse, nuk u kthyen kurrë në industri përpunuese me cikël të plotë, koncentrat

deri në shkrirje dhe prodhimin e produkteve për konsumatorin. Sot kjo industri ka

pushuar së funksionuari për shkak të teknologjisë të prapambetur dhe jo efektive,

ndaj kërkesave të tregut dhe të mungesës së investimeve.

Minerali i hekur-nikelit (Fe-Ni). Lokalizohet në: Trrull, Surroj, Mamëz, Nome,

Zlipotok. Ai ndodhet në koren e prishjes së shkëmbinjëve ultrabazik. Në fushën e

xeherorit Trull-Surroj-Mamëz, rezervat janë 24 milion ton me 34,5% Fe, 1% Ni,

21,3% Si02. Xeherori i Fe-Ni pelitik me trashësi 3-4 m vazhdon më lart me

xeherorët olitiko-psikolitik me trashësi 8 m118

. Vendburimet e xeherorit në Trull-

Surroj, nikelitet janë lokalizuar në pjesën më të sipërme të fushave të serpërtinave.

Trashësia e trupave xehrori është deri në 44.2 m dhe përmbatja e nikeli 1%. Burime

të tjera me perspektivë të xeherorit të hekurit paraqitet dhe zona e Buzëmadhe–

Zalldardhë-Muhurr, në Zlipatok.

Minerali i boksideve, i lokalizur në Vërri të Arrnit me rezerva 70 000 ton, të cilat

nuk janë shfrytëzuar deri tani. Burime të tjera të këtij minerali janë në Bushtricë,

Kallabak, Përroi i Mullirit (Shishtavec), Novosej, Serakol.

118

Noka, H. Gjeologjia dhe Mineralet e Dobishme të Rrethit të Kukësit. Geer, Kukës, 2010, f.90.

Page 146:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

144

Tabela nr. 4.12. Përbërja kimike e minerali të boksideve (Aluminit)

Objekti Al2 O3% SiO2 % Fe2O3 % TiO2 Al2O3/ SiO2 p.v

gr/cm3

Qafa e

Benes

47.83 11.23 25.56 2.12 4.25 2.98-3.25

Zabeli i

Sedës

47.52 11.03 26.92 2.5 4.3

3.14-3.25

Rrafshija e

Mulisë

47.62 11.68 26.24 2.15 4.07 3.02-3.25

Burimi: H. Noka “Gjeologjia dhe Mineralet e Dobishme të Rrethit të Kukësit” 2012

Argjilat takohet në përbërje të depozitimeve konglomeratike të gropës së Kukësit,

në formën shtresoro-linxore. Me trashësi mesatare 1.86 m. Venburimet e argjilës

janë të lokalizuar në Shtrazë, fshatin Bushat (300 m-800 m trashësi), Restelicë dhe

Lubovisht. Argjila përdorej për prodhimin e tullave dhe tjegullave marsejeze me

cilësi shumë të mirë.

Gurët dekorativë. Përfaqësohen nga dolomite të mermerizuara, të cilët kanë ndërtim

shtresor me ngjyra të ndryshme, nga e kuqe, kuqe-rozë, rozë-bardhë dhe gri-zezë.

Damarët që përshkojnë shkëmbin mbushen me kalcit të bardhë. Gurët dekorativë

janë të qëndrueshëm ndaj kushteve atmosferike.Venburimet janë të përqendruar në

Kolesian, Surroj, Nimçë, Bushat. Me gurët dekorativë janë prodhuar pllaka

dekorative eksperimetale që kanë rezultuar të cilësisë së mirë.

Gurët gëlqerorë dhe rëra karbonatike-përfaqësohen nga depozitimet karbonatike.

Përdoren si lëndë e parë në industrinë e ndërtimit për prodhimin e çimentos dhe

rërës së bardhë. Vendburimet gjenden në shpatin perendimor të Gjallicës në

lartësinë hipsometrike700-800m, në fshatin Bicaj në JP të qendrës së saj, kodrën e

Kërshallës në Bicaj me një sipërfaqe prej 1000m, Restelicë, Lubovisht.

Kuarci përfaqësohet në formën blloqesh konsedimentativ të tipit të olistoliteve të

ardhur nga shkëmbinjtë magmatik me moshë të vjetër. Kuarci përdoret për

prodhimin e tullave refraktare me cilësi të mira, si fluks metarlugjik në formën e

lëndës së parë kuarcore.Vendburimet e kuarcit gjendën në malin e Kallabakut, Çajë,

Kollovoz, Kepi i Canit në Shishtavec.

Ortofiret takohen në Turaj, Shtrezë. Lidhen me shkëmbinjët ignimbrid dhe kuarc-

porfiritet, lokalizohen brenda tyre në formë damarësh me përbërje gati

monominerale prej ortaklazit. Kanë ngjyrë rozë-vjollcë dhe thyerjet janë të ashpra.

Llamprofiret takohen në Çajë-Matranxh, Shishtavec, Nimçë. Llamprofiret janë

shkëmbinjë kryesisht biotik, të cilët i takojmë midis rreshpeve filitike, argjilore,

silicore-grafitike të ordovik-devonianit në njësin e Kollovozit. Paraqiten me ngjyrë

të errët në të gjelbërt dhe përbëhen nga disa minerale kryesore, si: biotiti, pirokseni,

plagjioklazi.

Page 147:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

145

Pas pasurimit, ortofiret dhe llamprofiret veçohen mineralet e tyre, të cilat gjejnë

përdorim: biotiti si lëndë izoluese në industrinë elektrike, si material zjarr-durues

dhe si lëndë ndihmëse për prodhimin e elektrodave, të letrës katran dhe si absorbent

të lëndëve eksplozive; apatiti përdoret si koncentrat i pasur me P2O5 deri ne 20%, si

pleh kimik në bujqësi; feldspatet e kaliumit mund të përdoren direkt në bujqësi si

plehëra kimike potasi me përmbatje K2O deri në 15% ose si shtesë në industrinë e

xhamit dhe të çimentos.

Minerali radioktiv, përfaqësohet nga uraniumi i lokalizuar në fshatin Nimçë.

Përmbatja e uraniumit lëviz nga 0.035 deri në 15% ( mes. 0.77% U3O8). Qysh para

vitit 1990 u hapën disa galeri për përcaktimin e rezervave, por puna u ndërpre pas

këtij viti. Radioaktiviteti i këtij minerali është i pranishëm dhe ka sjell dhe po sjell

probleme të mëdha shëndetësore tek banorët e fshatit Nimçë. Kjo pasuri minerare,

shpesh afër sipërfaqës së tokës, mund të shërbejnë si burim me leverdi ekonomike,

nëse do të zgjidhen problemet që sjell në shëndet, të sigurohen investitorët për

investime dhe tregu i shitjes, prania e fuqisë punëtore të kualifikuar, popullsia aktive

me moshë të re, faktorë që do të ndikonin në zhvillimin e industrisë nxjerrëse, uljen

e numrit të papunësisë dhe në përmirësimin e jetës së popullsisë së krahinës së

marrë në studim si rezultat i rritjes së të ardhurave në familjet e tyre.

Krahas industrisë nxjerrës dhe përpunuese, krahina Lumë-Gorë ka edhe industri

përpunuese të lehtë–ushqimore dhe tekstile, për të cilën lënda e parë sigurohet në vend.

Një kontribut të rëndësishëm jep bujqësia dhe blegtoria. Këto dy degë të sektorit primar

sigurojnë lëndën e parë për sektorin dytësor në krahinën Lumë-Gorë. Ky potencial

natyror, përfaqëson potencialin më të pastër natyror të pashfrytëzuar deri tani. Ai shërben

si bazë e mirë për zhvillimin ekonomik të krahinës, rajonit. Me një menaxhim dhe

shfrytëzim të mirë mund të kthehen në burim të ardhurash.

Page 148:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

146

IV.2.2. Faktorët dhe tipare e zhvillimit të industrisë në periudha të ndryshme

Zhvillimi ekonomik i krahinës Lumë-Gorë nuk mund të shihet i ndarë nga ana tjetër e

kufirit, kjo për faktin se marrëdhëniet ekonomike-shoqërore kanë qenë të lidhura ngushtë

midis tyre, megjithëse ka pasur periudha historike, kur krahina ka qenë veçuar nga njëra-

tjetra. Në zhvillimin ekonomik të krahinës në dy anët e kufirit kanë luajtur rol të

rëndësishëm faktorët historiko-politik, me të cilët lidhen ngjasimet dhe ndryshimet mes

tyre.

Periudha para viteve 1913, kur krahina nuk ishte e ndarë dhe qendër kryesore ishte

Prizreni. Gjatë kësaj kohe në krahinë mori zhvillim dega e zejtarisë dhe tregtisë, duke e

renditur qytetin e Prizrenit të dytin pas Shkodrës119

. Në mesin e viteve 1860, fillon rënia

ekonomike për këtë krahinë, por përsëri Prizreni mbeti një ndër qendrat kryesore

ekonomike të kësaj periudhe. Në këtë periudhë nuk mund të flitet për zhvillim të

industrisë, por vetem për disa punishte që prodhonin në mënyrë artizanale produkte që

plotësonin nevojat e popullsisë. Kjo degë ishte e prapambetur për shkak të pushtimeve të

huaja, luftrave të shumta, që shkatërruan ekonominë e vendit dhe e kthyen atë në

tregshitjen e mallrave industriale dhe pushtuesve. Ajo vazhdon të jetë e zhvilluar nën

hijen e Prizrenit.

Në këtë kohë u zhvillua përpunimi i metaleve, tekstili, prodhimi ushqimor, ndërtimi.

Prodhimi i tekstile, esnafët e mutafexhinjëve të Prizrenit ishin të njohur për 70 punishte të

tij, për konsumin e sasira të mëdha të leshit, për prodhimin e shajakut që plotësonte

nevojat e tregut të brendshëm dhe të jashtëm. Prodhimi i qilimave, ku dallohej për qilima

me ngjyrë të kuqe dhe të zezë të Gorës, Lumës120

. Në krahinë ishte hapur një shkollë për

mësimin e punëdorës për prodhimin sipas traditës së vendit të pëlhurave të leshta,

qilimave, velencave. Kjo degë përfshinte rrobaqepësit e veshjeve kombëtare, mëndafsh-

punuesit, qeleshe-punuesit dhe zejtarët e mbulesave të pambukut.

Në shekullin e XVIII tekstilet eksportoheshin në sasira të mëdha në tregjet dhe panairët e

Ballkanit, vendet mesdhetare dhe Evropës Qëndrore.

Gjatë kësaj periudhe u kultivua dhe rritja e krimbit të mendafshit që prodhonte fijen e

mendafshit, e cila pastaj përpunohej dhe prodhoheshin artikuj të kësaj gjinie. Në vitin

1865 ky prodhoi 200 000 okë fshikëza mëndafshi, gjysma e të cilave u shit në Itali me

çmimin 5-8 fr kg121

. Pëlhurat e mëndafshit që prodhoheshin në Prizren shquheshin për

119

Shkodra, Z., Qytet Shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare. SHBLU, Tiranë, 1984, f. 89-120.

120 Shkodra, Z., Qytet Shqiptare Gjatë Rilindjes Kombëtare. SHBLU, Tiranë, 1984, f. 117-118.

Halimi, K. Zejtaria në Kosovë-Metohi në të kaluarën. Përparimi nr.1, Prishtinë, 1958, f. 33.

121 AMAEF. Konsullata Franceze në Shkodër. relacion. 20.8.1963

Page 149:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

147

finesën, larminë e ngjyrave dhe cilësinë e mirë. Industria tekstile e qendistarisë në Prizren

kishte 83 punishte122

.

Regjja e lëkurëve të kafshëve të buta dhe të egra, me të cilën prodhoheshin opinga,

papuçe etj. Kjo krahinë ishte e njohur sa për të shkruan dhe konsulli francez’’Regjja e

lëkurëve të Prizrenit është veprimtaria me e shquar e këtij lloji në Rumeli, përmirësimi i

teknologjisë, që vihet në jetë çdo vit, u lejon pronarëve të përsosin dhe të shtojnë numrin

e lëkurëve të punuara që dalin të kënaqin kërkesat e shumta që u bëhen atyre nga

tregtarët e huaj”123

. Nga pashallëku i Prizrenit eksportohej në vitin 1866 në Austri 6400

dyzin kordovanë me vlerë 59000 franga.124

Prodhimi i metaleve. Kjo degë bazohej në prodhimin e armëve, produkteve të

argjendarisë dhe punimit të filigramit. Qendra kryesore e kësaj dege mbetet Prizreni me

208 punishtet e tij që prodhonin 10.000 pale kobure125

. Argjendaria kishte rreth 77

punishte, për shkak të finesës së punimit, prodhimet e argjendarisë prizrenase tërhoqën

vëmendjen e popullsisë parisiene. Në vitet 1973, Prizreni ishte një qëndër e rëndësishme

e eksportimit të këtyre produkteve në tregjet e huaja.

Prodhimi ushqimor kufizohej në përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale që

prodhonte krahina dhe prodhimin e ëmbëlsirave (hallvë, bozë, salep). Qendrat kryesore të

prodhimit të tyre ishin Kukësi, Gora, Prizreni.

Në një kornizë të tillë përfshihej e tërë industria në këtë periudhë në krahinën Lumë-

Gorë. Ajo çfarë duhet të mos harrojmë se në këtë kohë përmirësimi i situatës ekonomike

e krahinës Lumë-Gorë është një dhe i pandarë me atë të Prizrenit, duke sjellë kështu në

vemendje lidhjen e ngushta ekonomike, materialo-shpirtërore midis qendrës së krahinës

Kukës-Prizren.

Zhvillimi industrial gjatë viteve 1913-1945. Në këtë periudhë, kjo krahinë vazhdon të

karakterizohej nga një ekonomi me karakter agrar të prapambetur. Pjesa më e madhe e

popullsisë vazhdon të merrej me blegtori dhe bujqësi. Qytetet kryesore (Prizreni) kishin

hyrë në rrugën e zhvillimit tregtar, duke krijuar rrjet dyqanesh dhe punishtesh nga më të

ndryshme. Për qytetin e Kukësit, Dragashit as që mund të flitej një gjë e tillë.

Gjatë kësaj periudhe industria përfaqësohej nga disa punishte të vogla të prodhimit të

dërrasave (Kukës), përpunimit të leshit (Prizren, Bicaj, Novosej), regjjen e lëkurës dhe

përpunimit të lëkurëve në (Prizren), përpunimi i metaleve dhe armëve (Prizren, Baçkë,

Vraniç, Rapçë, Zlipatok).

122

Shkodra, Z., Qytet Shqiptare Gjatë Rilindjes Kombëtare. SHBLSH, Tiranë, 1984, f.119

123 Viet, G., Raport sur le commerce de la province de Prizren en 1866. AMAEF

124 AMAEF., Konsullata Franceze në Shkodër. Shkodër dt. 12.12.1873

125 Michaff, N., Contributation a la historie du comer de la turquie et de la bulgarie, Svichtov, 1950, f.57.

Page 150:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

148

Industria ushqimore i kishte bazat e veta në mullinjët e blojës me ujë, furrat e bukës të

shpërndara në qendrat kryesore të krahinës dhe përpunimin e produkteve blegtorale dhe

bujqësore që realizohej nga çdo ekonomi shtëpiake.

Industria e drurit përbëhej nga disa punishte të thjeshta që bënin disa sharrëxhinjë

ndenjës ose shëtitës me sharra të vogla apo të mëdha. Përpunimi i mëtejshëm bëhej vetëm

më zdrukthin e dorës.

Industria e materialeve të ndërtimit përbëhej nga prodhimi i tjegullave, tullave dhe

gëlqeres në furra primitive.

Industria e nxjerrjes së kromit sa kishte filluar të zhvillohej nga pushtuesit italian, kurse

përpunimi i saj as që imagjinohej, ndërsa për industrinë elektrike as që mund të bëhej

fjalë fare. Kjo ishte panorama e industrisë në këtë periudhë në krahinën e marrë në

studim, e cila ruante tiparet e prodhimit artizanal.

Zhvillimi i industrisë në vitet 1945-1990. Në këtë periudhë si rezultat i ndryshimeve

politiko-historike që ndodhën në këtë kohë, u reflektuan dhe në ndryshime të zhvillimit

ekonomik në tërësi dhe zhvillimit të industrisë në veçanti. Mënyra e zhvillimit të

industrisë dhe rëndësia që mori ajo për dy anët e krahinës është e ndryshme.

Zhvillimi i industrisë u bë mbi baza ideologjike, sipas së cilës duhet plotësuar nevojat e

brendshme dhe të përmirësohej bilanci i tregtisë së jashtme. Zhvillimi i industrisë ka qenë

i vështirë, sepse industria nuk trashëgoi asgjë nga e kaluara, duke filluar gjithçka nga e

para. Në atë kohë u bë shtetëzimi i industrisë dhe shpronësimi, duke sjellë problem në

organizimin dhe drejtimin e saj.

Në këtë kohë iu dha prioritet industrisë së rëndë nxjerrëse-përpunuese (pjesa shqiptare)

dhe industrisë së lehtë, ushqimore (pjesa e Kosovës). Kjo u kushtëzua nga faktori

ideologjik dhe shfrytëzimi i pasurive natyrore: bakër, krom, hekur-nikel, nikel-silikate etj.

Krahas industrisë nxjerrëse-përpunuese iu kushtua rëndësi dhe industrisë energjitike,

mekanike, materialeve të ndërtimit, drurit dhe shumë pak vëmendje industrisë së lehtë

dhe ushqimore.

Zhvillimi i industrisë u bë mbi bazën e planeve 5-vjeçare. Bazat e industrisë u hodhën

gjatë planit të tretë të pesëvjeçarë (1961-1965). Hovin më të madh e mori gjatë

pesëvjeçarit të katërt (1971-1975) dhe të pestë. Po t’u referohemi këtyre planeve shohim

se prodhimi industrial u realizua në masën 116,5 % ose 28 herë më shumë.126

Në fund të

planit të pestë të pesëvjeçarit u rrit 38 herë dhe në vitin 1979 arriti 95,6%. Për periudhën

1965-1975 ritmi mesatar i prodhimit industrial ka qenë 16,8-19,2%. Në këtë kohë ishin të

zhvilluar këto degë të industrisë: industria e drurit, mekanike, tekstile, ushqimore,

materialeve të ndërtimit etj.

126

Domi, A., Të njohim Vendlindjen. SHBLU, Tiranë, 1989, f. 65.

Page 151:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

149

Në krahinën e marrë në studim (pjesa e Kosovës), ky zhvillim ka kaluar në këto

etapa127

:

1947-1960-kjo periudhë karakterizohet nga një zhvillim ekstensiv i pasurive

natyrore dhe nga investimet e pakta në formën e kredive. Ritmi i zhvillimit

ekonomik ishte i ngadalshëm. Rëndësi iu dha zhvillimit industrisë tekstile, drurit,

ushqimore dhe materiale të ndërtimit.

Periudha 1961-1980. Karakterizohet me rritje të zhvillimit ekonomik. Kjo etapë

shënon fazën fillestare të industrisë ushqimore, të prodhimit të enëve të guzhinës,

fabrikën e fijeve sintetike. Në këtë kohë i kushtohet një rëndësi e veçantë

zhvillimit të industrisë së lehtë ushqimore dhe tekstileve, e lidhur kjo me

mungesën e lëndëve të tjera të para. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, mbetet

krahinë me tipare ekonomike bujqësore dhe blegtorale.

Periudha 1981-1989 dallohet për zhvillim të ulët ekonomik, që çoi në shkatërrim.

Për shkak të mungesës së fondeve dhe rënies së peshës së industrisë dhe të

prodhimit bujqësore për të cilën shquhet krahina Lumë-Gorë.

Periudha pas 1981-1990, përpjekja për suprimim ekonomik të Kosovës çoi në

shkatërrim ekonomik të krahinës. Shumë ndërmarrje u mbyllën dhe u rrit numri i

të papunëve. Si mundësi e vetme shpëtimi për të mbijetuar u pa zhvillimi i

sektorit terciar, tregtisë, zejtarisë, turizmit, hotelerisë, transportit të mbështetur në

kapitalin vendas.

Ekonomia në prag të luftës ishte në gjendje të rëndë: sektori shtetëror falimentoi,

ekonomia e shqiptarëve plaçkitej pa mëshirë. Një pjesë e saj në fillim të vitit 1998

u paralizua për shkak të pamundësive të qarkullimit të popullsisë shqiptare si

rredhojë e regjimit ushtarak policor-serb që ishte vendosur në Kosovë. Pas lufës

1999 ndryshuan kushtet e zhvillimit ekonomik si rezultat i ndryshimit të statusit

politik të Kosovës.

Pavarësisht zhvillimit dhe rëndësisë që mori industria në krahinë, investimeve që u bënë,

në vitet 1980-të ajo u fut në krizë. Arsyet e futjes në krizë të industrisë janë:

Industrializimi socialist në vitet ‘60 dhe ’70 u mbështet në financimet e huaj,

kryesisht kineze, investimet e të cilëve ishin drejtuar në industrinë e përpunimit të

mineraleve, industrisë së metarlugjisë, industrisë kimike128

etj. Shumë shpejt

miqësia me Kinën u prish. Prandaj u ndërprenë kreditë dhe ndihmat kineze.

Pavarësisht rëndësisë që mori industria, duke dalë në vend të parë në raport me

sektorët e tjerë të ekonomisë në vitin 1960, fuqia punëtore, sipas sektorëve të

ekonomisë, ruante strukturën tradicionale, pjesa më e madhe e popullsisë aktive

ishte angazhuar në ekonominë bujqësore.Vetëm në minierën e Kalimashit ishin të

punësur rreth 1200 punëtorë, në atë të Gjegjanit rreth 300 punëtorë dhe pjesa

tjetër e fuqisë punëtore ishte e punësuar në bujqësi. Ky shpërpjestim shpjegohet

127

Laçi, S., Gjeografi e Kosovës dhe Trevave Shqiptare Përtej Kufijëve të Republikës Shqipërisë. Progres,

Tiranë, 2005, f. 81.

128 Sheme, S., Qalliaj(Dhromaj), A., Tipologjia Industriale dhe Transformimet Urbano-Territoriale gjatë

periudhës së Tranzicionit. studime gjeografike, Tiranë, 2009, f. 8-9.

Page 152:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

150

me faktin se industria ishte më e mekanizuar dhe kërkonte një numër më të vogël

të fuqisë punëtore, ndërsa në bujqësi punohej me metoda tradicionale dhe një

shkallë më të ulët mekanizimi. Kjo kërkonte fuqi punëtore të madhe.

Industria u mbeshtet në zhvillimin e nivelit teknologjik, ndërsa cikli jetësor i

produktit mbeti në fazën e standartizimit. Makineritë që vinin nga jashtë ishin të

amortizuara moralisht dhe fizikisht dhe me aftësi të ulët prodhuese dhe kosto të

lartë.

Karakteri ideologjik që mori zhvillimi i ekonomisë në tërësi dhe industrisë në

veçanti që të prodhohej çdo gjë në Shqipëri duke u mbështetur në parimin ”të

mbështetemi në forcat tona” dhe më pas “të mbeshtetemi tërësisht në forcat tona”.

Sistemi socialist, duke u nisur nga interesat politike, nuk mori në konsiderate

efiçensën ekonomike. Gjatë kësaj kohe, synoi të krijojë një sistem industrial, ku të

angazhohej në punë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë aktive dhe të

realizojë gjithë diversitetin e produkteve për nevojat e vendit.

Tipologjia e organizimit të industrisë mbështetej në ndërmarrje dhe komplekse të

mëdha industriale pa marrë në konsideratë avantazhin krahasues, pasi, siç u

përmend më sipër, vendosja e objekteve industriale u bë mbi baza të interesave

politike dhe jo ekonomike. Duke bërë kështu dhe profilizimin e krahinës si

krahinë me profil industrial.

Zhvillimi i industrisë gjatë periudhës së Tranzicionit. Periudha e tranzicionit solli

ndryshime në tipologji dhe organizimin e strukturës së degëve të industrisë. Gjatë kësaj

periudhe, po ndodh proçesi i privatizimit, i cili po sjell ndryshime të theksuara në

mënyrën e funksionimit të kësaj dege. Zhvillimi i industrisë, në krahinën Lumë-Gorë,

përfshihet nga një kolaps i vërtetë dhe tërësisht e paralizuar. Kriza ekonomike dhe sociale

që kaloi krahina e marrë në studim solli probleme në degën e industrisë nxjerrëse

minerale për shkak të mungesës së burimeve finaciare, teknologjisë së prapambetur,

mungesa e gjetjes së tregut të shitjes tregoi qartë se industria minerare po shkonte drejt

shkatërrimit. Pavarësisht reformave që u morën për rikonstruktimin dhe

rikomercionalizimin e industrisë minerare në bazë të kritereve të ekonomisë së tregut, kjo

degë u përjashtua si prioritare për ekonominë e vendit në tërësi dhe krahinën Lumë-Gorë

në veçanti. E vetmja gjë që mund të themi për këtë kohë është funksionimi me hope i

industrisë nxjerrëse deri në vitet 1995.

Pas këtyre viteve u vendos në konservim, në pritje të dhënies me konçension ndonjë

firme të huaj, si e vetmja mënyrë për t’i mbajtur në shfrytëzim. Industria minerale, nga

shteti shqiptar, nuk po shikohet me prioritet dhe kjo shprehet qartë përmes këtij

perifrazimi “Sektori i industrisë minerare karakterizohet nga veprimtari jashtë

monitorimit shtetëror të aktivitetit në sektorin minerar, duke dëmtuar imazhin

mirëqeverisës dhe seriozitetin e shtetit, madje edhe nga veprimtari të jashtëligjshme që

dëmtojnë rëndë interesin publik.”129

duke e lënë kështu këtë sektor në mëshirë të fatit.

Zhvillimi industrial për krahinën mbetet një sfidë në ekonominë shqiptare në përgjithësi

dhe krahinës në veçanti. Në pjesën e Kosovës fillon periudha e tranzicionit vetëm pas

129

http://www.energjia.gov.al/al/prioritete

Page 153:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

151

viteve 1999130

pas dhënies fund të regjimit jugosllav në Kosovë. Ndryshe nga pjesa

shqiptare, periudha e kalimit nga një regjim në tjetrin duket sikur ishte më e lehtë

pavarësisht vështirësive që shfaqen. Më poshtë do të japim një analizë të hollësishëm të

degëve të industrisë në këtë krahinë gjatë periudhave të ndryshme dhe do të shohim se

janë ruajtuar disa degëve që kanë egzistuar më parë. Zhvillimi industrial për krahinën e

marrë në studim mbetet një sfidë në periudhën e ekonomisë së tregut. Në këtë periudhë,

marrin zhvillim degë të reja të industrisë, të cilat më përpara luanin një rol dytësor në

këtë sektor të ekonomisë si: industria e materialeve të ndërtimit (inertet), industria e lehtë

dhe ushqimore. Kështu krahina humbi karakterin industrial të ekonomisë për të kaluar në

atë bujqësor. Më e ruajtur struktura e degëve të industrisë është në pjesën kosovare në

industri përpunuese, të industrisë ushqimore dhe tekstile. Në këtë periudhë kanë marrë

zhvillim dhe prioritet industria e materialeve të ndërtimit dhe shërbimeve. Këto

ndryshime politike-historike u shoqëruan dhe me ndryshimet e mardhënieve ekonomike

ndërmjet të dy anëve të kufirit

IV.2.3. Struktura e degëve të industrisë në krahinën etnogjeografike Lumë-Gorë

Gjatë periudhës së tranzicionit në strukurën e degëve të industrisë vërejmë se ka pësuar

ndryshime. Disa nga degët vazhdojnë aktivitetin industrial më një kapacitet prodhues më

të vogël ose më të madh, disa të tjera kanë ndryshuar funksionin ekonomik të tyre, të tjera

kanë pushuar se ekzistuari. Më poshtë po rendisim çfarë ka ndodhur me ekonominë

industriale të krahinës sonë:

Ka pushuar se ekzistuari industria nxjerrëse-përpunuese e mineraleve,

energjitika vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ekonominë e krahinës, rajonit

në veçanti dhe të vendit në tërësi,

ka marrë zhvillim të madh industria e materialeve të ndërtimit dhe sektori i

shërbimeve.

Ndër degët e industrisë do të theksonim:

Industria hidroenergjitike. Kjo krahinë luante dhe luan një rol të rëndësishëm në

prodhimin e energjisë në shkallë vendi. Kjo industri përfaqësohet nga hidrocentrali i

Dikancës (2.6 Mw) i ndërtuar në vitin 1982 me një kapacitet punësimi prej 600 puntorë131

dhe disa hidrocentrale të vegjël lokal në krahinë. Ndër këto përmendim hidrocentralet e

vegjël, si: Bicajve 90 Kw, Domajve 27 Kw (1963-1966), Orgjostit, Zapodit, Shishtavecit,

Baçkë, Dikance. Centrali i parë elektrik me kapacitet 120 Kw u vendos në qytetin e

Kukësit dhe u ndërtua me një motor tanku gjerman të mbetur paluftës (1946). Energjia

elektrike u prodhua edhe nga termocentralet kryesisht në uzinën e minierës se bakërit e

Gjegjanit. Gjatë periudhës para viteve ’90 energjia elektrike përdorej për: ndriçimin e

banesave dhe institucioneve social-kulturore dhe për vënien në funksionim të një pjese të

industrisë si uzinës së Rexhepaj, sharrave etj.

130

Komuna e Prizreni Profil social-ekomomik I zhvilllimit të Prizrenit/Draft i Trete. Prizren, 2010.

131 Melqi, H., Opoja dhe Gora/Vështrim Gjeografik. Dragash, 1994, f.123.

Page 154:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

152

Pas viteve 1990, kjo industri funksionon dhe luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e

krahinës. Sot ajo përfaqësohet me hidrocentralin e Dikancës dhe hidrocentralet e vegjël

lokal (Orgjost, Bele 1 dhe Bele2, Topojan, Cernalev 1 dhe Cernalev 2, Skorja e Uzinës,

Ura e Lapajve). Sigurimi i energjisë elektrike do të vazhdojë të mbështetet në burime

hidrike. Janë bërë projekte për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, i cili do të shërbejë

si rregullatori i hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Drin, priten të ndërtohen dhe 6

hidrocentrale të tjera mbi lumin Brod dhe Restelicë, por këto janë në proçes të vlerësimit

të ndikimin në mjedis. Në vitin 2013 ka mbaruar dhe u vendos në funksionim

hidrocentrali i Lapajve me kapacitet 14 Më. Ndikim në ekonominë e krahinës do ketë dhe

ndërtimi i hidrocentralit të Zhurit. Skema e hidrocentralit të Zhurit132

me kapacitet total

prej 305 Më. Dy impiantet do të vendosen jashtë komunës së Dragashit, afër fshatit Zhur.

Përmes një sistemi të tuneleve dhe kanaleve, uji fillimisht do të transferohet nga

nënpellgu i lumit Guri i Zi, nga lumi i Restelicës dhe lumi Brod, në rezervuarin e parë e

të vogël në luginën e lumit Pllavë, dhe prej atje tek një rezervuar i dytë më i madh afër

fshatit Brezne. Një tunel më pas do të çojë ujin në impiante, dhe prej atje do të shkojë tek

dy impiantet të tjera, me një diferencë lartësie prej 643 m, respektivisht 683.5m.

Tabela nr. 4.13. Hidrocentralet në krahinë Lumë-Gorë

Burimi: Cez Kukës dhe Plani i zhvillimit komunal për komunën e Dragashit 2013-2023

Ndërtimi i hidrocentralit të Zhurit do ndikojë në rrjedhjen e lumenjve Caljanë, Restelicë,

Brod, Pllavë, sikurse dhe rrjedha e ujit afër liqenit Brezna deri në “Gurra”. Sot sasinë më

të madhe të konsumit të energjisë sipas sektorëve e ka tregtia, bujqësia dhe përdorimi

shtëpiak për sistemet e kaldajave, ndërsa industria konsumohet shumë pak.

132

UNDP. Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Dragashit. Dragash, 2013, f.142.

Hidrocentralet Mega Wat Të punësuar

Topojan 3 10

Bele 1 10.5 12

Bele 2 11 10

Orgjost 5 10

Skorja e Uzinës 14 15

Hidrocentrali i lapajve 14 7

Cernalev 1 2.8 2

Cernalev 2 2.8 2

Dikancë 2.5

Page 155:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

153

Hidroenergjitika, sot po has probleme të shumta lidhur me mungesën e shërbimit efikas

motivuar nga këta faktor: vjedhje të energjisë elektrike përmes lidhjeve ilegale në rrjetin

e shpërndarjes, matjet e pasakta të aparaturave matëse, mungesa e aparatëve matës,

probleme në pagesat e faturave të energjisë elektrike. Në mënyrë që në krahinë të

sigurohet një shërbim efikas duhet që qeverisja lokale të motivojë popullsinë drej

shfrytëzimit të burimeve alternative të energjisë si: përdorimi i izolatorëve termik në

ndërtesa publike (institucionet e qeverisjes lokale, shkolla, spitale etj.), qendrat e banura;

ndriçimi publik të realizohet përmes llampave led, të cilat konsumojnë më pak energji

elektrike, përdorimi i impianteve diellore, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet lokale.

Të gjitha këto jo vetem do të rritnin sasinë e energjisë së prodhuar, por do të siguronin

dhe një energji të pastër dhe ekologjike ndaj mjedisit.

Industria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve. Pasuritë e shumta nëntokësore të

krahinës kanë kushtëzuar zhvillimin e industrisë nxjerrëse-përpunuese. Kjo industri

përfaqësohej nga nxjerra e mineralit të bakrit dhe kromit dhe një serë mineralesh

jometalor. Duhet theksuar se e ardhmja për këto miniera është premtuese dhe pozitive.

Ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’i vënë në fuksionin, si: autostrada Durrës-Kukës-

Prizren mundëson thithjen e investitorëve të huaj; popullsi e re dhe aktive e lartë në

numër; krijimi i lehtësirave nga shteti për taksat etj. Tërheqje të investimeve nga

investitorët ndikojnë në të ardhmen ekonomike. Sot kjo industri është një kapital i vdekur

që kërkon kosto të mëdha financiare për t’u ringjallur që të shndërrohet në një burim të

ardhurash: në teknologji, kualifikim, teknik, krijimi i një industrie ekologjike. Aktualisht,

industria përpunuese përfaqësohet nga ajo e drurit (sharrave dhe prodhimit të mobilerive)

dhe e pijeve alkolike të organizuar në formën e biznesit të vogël privat, ku numri i të

punësuarve nuk shkon më shumë se 5 veta, kryesisht njerëz të afërm dhe të familjes.

Përpunimi artizanal i metaleve fisnike(filigrami). Kjo mjeshtëri ka një numër të vogël

punishtesh të përhapuar më shumë në Gorë dhe disa punishte në Kukës, por kjo mjeshtëri

po shkon drejt humbjes.

Industria e materialeve të ndërtimit. Kjo lloj industrie është zhvilluar qysh herët, por nuk

mund të përkufizohej si një industri e mirëfilltë e përpunimit të materialeve të ndërtimit.

Zhvillimi ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore, ajo përfaqësohej me industrinë e prodhimit

të tullave, gëlqeres, betonit dhe përgatitjes së tyre për ndërtim. Në vitin 1965 dega e

industrisë së materialeve të ndërtimit përfaqësohej nga furra e tipit “Offman” që u

ndërtua në Bicaj (Kukës), po në të njëtin vit u ndërtuan dhe furrat e djegies dhe prodhimit

të gëlqeres. Në qytetit e Kukësit funksiononte fabrika e betonit, llaçit të gatshëm më

kapacitet 150m3 133

në ditë. Në vitin 1972 në Bicaj filloi prodhimi i punishteve të

blloqeve të rërës karbonatike, e cila erdhi vazhdimisht duke u zgjeruar, duke ulur koston

e ndërtimeve. Është rritur shkalla e ndërtimeve dhe e prodhimit.

Sot kjo industri funksionon për të përmbushur nevojat e popullsisë së krahinës, por jo me

atë llojshmëri prodhimi si në vitet e mëparshme. Lëvizjet e popullsisë, nevoja për banesa

të reja bëri që industria e ndërtimit të merrte zhvillim intensiv, këtu kemi parasysh vendet

e shfrytëzimit të rërës së bardhë në Bicaj, prodhimi i gëlqeres. Tashmë kjo pikë e

133

Domi, A., Të njohim vendlindjen. SHBLU, Tiranë, 1989, f. 20.

Page 156:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

154

prodhimit të rërës së bardhë shfrytëzohet nga të ashtëquajtur pronarë të tokës dhe është

pronë private. Në qytetin e Dragashit janë të rregjistruar 5 kompani, të cilat kryejnë

veprimatrinë e tyre në asfaltim rrugësh, ndërtimin e objekteve të funksioneve të

ndryshme dhe një gurore funksionon dhe në fshatin Zlipatok. Në krahinën Lumë-Gorë

dallojmë kompanitë Marsi, Uruçi, Geci, Laçi, Istrefi që operojnë në këtë fushë.

Industria mekanike. Kjo industri përfaqësohej nga ofiçinat mekanike, të cilat plotësonin

nevojat e industrisë, bujqësisë, ndërtimin dhe transportit. U ngrit dhe uzina mekanike

rajonale (pjesa shqiptare), e cila filloi prodhimin e pjesëve të këmbimit, plugjeve të

thjeshta që i nevojiteshin bujqësisë, pyjeve dhe ndërtimit. Më 1975 u specializua për

prodhimin e mullinjëve të blojës, të transportit dhe ndërtimin e vinçave pioner. Krahas

uzinës mekanike u ngritën dhe një numër i madh ofiçinash të tjera të specializuar në

derdhjen e metaleve si: alumini, magnezit, gizës, bronzit. Më 1965 në Gostil u ngrit uzina

mekanike zgjerimi i të cilës u bë më 1973, ofiçina të tjera u ngritën në uzinën e bakrit në

Gjegjan.

Sot kjo industri funksionon, por jo në atë mënyrë organizimi që kishte para ’90. Ajo është

e organizuar në bazë të biznesit të vogël privat dhe është e lokalizuar në po atë zonë po

me emërtime të kohës si “Marsi” “Klevi” “Domi”etj., përgjatë rrugëve nacionale në

formën e shërbimeve, tani kjo industri nuk prodhon pjesë këmbimit të makinerive nga

vetë ato, por janë të specilizuar vetëm në riparimin e defekteve, punojnë vetëm burra dhe

jo më shumë se 5 punonjës.

Industria tekstile. Përfaqësonte një degë të rëndësishme të ekonomisë. Ajo luante një rol

të rëndësishëm jo vetëm për prodhimin e artikujve për konsum të brendshëm, por dhe për

eksport. Dallohet për prodhimet artistike dhe artizanale, të cilat kërkoheshin vazhdimisht

jashtë. Kjo krahinë ka traditë të pasur në prodhimet artizanale të sixhadeve dhe qilimave

të stolisura me ornamente të shumta. Deri në 1925 dominonte artizanati shtëpiak që

plotësonte nevojat familjare për veshje dhe një pjesë të veglave të punës. Artizanati si

degë e ekonomisë publike filloi të zhvillohej vetëm pas viteve 1925, kur Kukësi u bë

qendër prefekture (të nxitur nga zejtarët gjakovarë dhe prizrenas). Zejet e para ishin

fotografia, rrobaqepësia, zdrukthtaria, frutaria.

Prodhimi i qilimave- filloi aktivitetin pas viteve 1950 artizanati është bërë degë kryesore

e krahinës. Kjo krahinë është dalluar për prodhimin e përpunimin e qilimave dhe

sixhadeve, të cilat janë shtroje tradicionalisht të leshta të punuara në vegjë. Kështu qilimi

i Lumës, me kompozim rrathësh koncentrik që qendërzohen rreth një shqiponje të bardhë

dy krerësh dhe qilimi i kuq i Gorës kanë vlera origjinale që mund të shërbejnë si objekte

për tregun turistik. Qilimi i Lumës ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë, dy palësh

dhe është përdorur për shtrimin e odës së burrave, mbulimin e kuajve si një mbulesë. Një

ndër sixhadet më të bukura të kësaj zone ishte dhe “pllakaqi” e bërë me copa dhe motive

të bukura.

Prodhimi i qilimave ishte i lokalizuar në Bicaj me repartin e sixhadeve dhe qilimave dhe

qytetin e Kukësit me repartet e sixhadeve dhe dizenjos. Ndërkohë kishin edhe filialet e

tyre në Krumë (1965). Kjo industri në vitin 1964 kishte 100 punëtor, të gjitha gra vajza të

reja, ndërsa në vitin 1989 kishte rreth 1500 punëtore. Gjatë viteve 1970-1990, prodhohej

Page 157:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

155

11 000 m2 sixhade dhe 2 000 m

2 134 qilima, kryesisht për eksport, ndërsa tani ka vetëm 2

punishte shumë të vogla në qytetin e Kukësit që prodhon sixhade. Në një vit mund të

prodhohen vetëm 18 sixhade/qilima me përmasa 2 x 3 metra.

Fabrika e industrisë së tekstilit “Drateks” Kosovë, me një kapacitet punësimi 600

punëtorë dhe 10000 shtiza për tjerrjen e leshit135

. Ka filluar aktivitetin në vitin 1982 dhe

ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbutjen e papunësisë. Lëndën e parë kjo fabrikë e

siguronte nga Australia dhe Zelanda e Re përmes drejtorisë së rezervave materiale të

ish-RSFJ. Prodhimet e dala nga kjo fabrikë për shkak të cilësisë së mirë kanë gjetur vend

në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo fabrikë pati dy efekte pozitive në nxitjen e

eksportit dhe nxitjen e zhvillimit të blegtorisë në krahinë. Fabrika e industrisë së tekstilit

“Drateks” tashmë është pronë private dhe punon me kapacitet të reduktuar.

Tabela nr.4.14. Vëllimi fizik i prodhimit industrial i “Drateksit” më 1985(në

Tonelata)

Lloji i prodhimit Tonelata

Tjerrë leshi të krehur 80

Tjerrë të krehur të përzier me mallon 270

Tjerrë sintetike 100% të tipit të leshit 885

Burimi: Kompania “Drateks”

Qëndistaria-vazhdon të luajë rol kryesor në paraqitjen estetike të popullsisë së krahinës.

Qëndistaria zë një vend të rëndësishëm në zbukurimin e veshjeve tradicionale, pajën e

nuses apo veshjet për raste gëzimesh deri te veshjet e përditshmërisë. Veshjet e Lumës

dhe Gorës janë dëshmi për finesën dhe larmishmërinë e ngjyrave dhe elegancën. Tradita

e punimeve artizanale me dorë kohët e fundit po shkon drejt zhdukjes, ndaj ka lindur

nevoja për ringjalljen e traditës, nuk janë të pakta aktivitetet e kryera për promovimin e

vlerave të traditës (panaire, broshura). Artizanati përfaqësohej dhe nga sektori i

veshëmbathjeve, teneqepunueseve, lekurëpunuesëve, bakërpunuesëve, argjendarëve,

qeleshepunuesëve dhe të tjerë që përfshiheshin në ndërmarrjet e shërbimeve të ndryshe.

Aktualisht artizantati është shndërruar në një biznes familjar (pronari dhe 3-4 punëtorë).

Pronari është punonjës dhe ka eksperiencë në këtë fushe, administron biznesin, merr

porosi, blen lëndën e parë etj. dhe është përgjegjës për kontrollin e cilësisë, përcakton

koston, llogarit dhe shitjen e produktit të gatshëm. Tradita e prodhimeve artizanale është

ruajtur në zonat rurale, më shumë se në zonat urbane. Në familje që jetojnë në zonat

rurale gjejmë shumë objekte të prodhuara dhe zbukuruar me dorë si: kostume

tradicionale, pajën e nuses, instrumentet muzikore etj.

134

UNDP, KQK., Promovimi i Turizmit dhe Mjedisit në Rajonin e Kukësit. Kukës, 2010, f.7-8.

135 Meleqi, H. Opoja dhe Gora/Vështrim Gjeografik. Prishtinë, 1994, f.123-125.

Page 158:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

156

Artizanti është konsideruar si një ofertë e mirë e turizmit dhe nga ana tjetër ka marrë

prioritet nga institucionet përgjegjëse të turizmit për ringjalljen e tij: Qarku, Bashkia,

Komuna, OJF të ndryshme.

Njohja dhe rëndësia e prodhimeve artizanale në krahinën e marrë në studim, riaktivizimi i

tyre shërben si katalizator për zhvillimin e turizmit dhe thithjen e turistëve, burim të

ardhurash për popullsinë lokale si rezultat i shitjes së produkteve artizanale të

mjeshtërive vendase, krijon mundësi punësimi për popullsinë lokale që zotëron këto

aftësi, siguron mbatjen gjallë të traditës dhe përcjellja e saj tek brezat e rinj. Ajo çfarë

kërkohet nga pushteti lokal dhe qendror: mbështetje financiare, krijimi i mundësive për

reklamimin e produktit dhe marketingut të tij (panaireve lokale, kombëtare,

ndërkombëtare), dhënia e asistencës teknike për marketing, planifikim biznesi etj., duhet

të ndërmerret veprim i menjëhershëm për t‘i bërë këto objekte të disponueshme,

promovimi për të siguruar të ardhura nga shitja e tyre tek turistët (produkte të shumta dhe

cilësore), prodhohen produkte për një kategori të caktuar blerësish (turistët).

Problemet që evidentohen është jo vetëm fakti që ka numër të pakët të punishteve, ku

ushtrohen mjeshtëri të ndryshme, por dhe humbja e traditës identifikuese të krahinës si:

prodhimi i qilimave të Lumës, mungojnë qendra e prodhimit të veshjeve popullore dhe

tregjet e shitjes së saj, mungesë e bashkëpunimit të prodhuesve të punimeve artizanale

dhe suvenireve, të cilët nuk janë të organizuara në shoqëri kështu që nuk kanë një

përfaqësim të grupuar, kushtet e punës janë shumë të vështira, mungesa e një platforme

për të promovuar dhe reklamuar produktet, janë bërë vetëm tentativa sporadike nga qarku

dhe OJF që ndodhen në krahinë, vështirësi për mikrokredi të buta për të zgjeruar

aktivitetin e tyre.

Industria e përpunimit të drurit. Kjo lloj industrie ka tradita të hershme, e lidhur ngushtë

kjo edhe me pasurinë pyjore të krahinës. Formën e vërtetë të një industrie përpunuese e

ka marrë vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo industri përfaqësohej nga: stabilimenti i

sharrave në qytetin e Kukësit, fabrika e stazhonimit të drurit, parketet (viti 1970-1975)136

,

repartet e esencave aromatike, prodhimit të brumit industrial, u ngritën repartet e

zdrukthtarisë që merreshin me prodhimin e mobilerive etj. Ky sektor shfrytëzoi pasuritë

pyjore të Surrojit, Kolesjanit, Tërshenës, malet e Sharrit.

Prodhimi artizanal i drurit-ky punim sot kryhet në formën e industrisë mobilare dhe

shumë pak për produkte në formën e suvenireve. Përfaqësohet nga disa firma private që

merren me prodhimin e mobilerive, dyerve, parketeve, të cilët vazhdojnë të përdorin po

ato burime. Industria e përpunimit të drurit arrin të plotësojë nevojat e popullsisë vendase

dhe një pjesë të prodhimit e eksporton. Në pjesën e Kosovës industria e përpunimit të

drurit kufizohet në 4 sharra private dhe 1 në kuadër të ndërmarrjes pyjore “Pylltari”. Të

gjitha këto punojnë më kapacitet jo të plotë dhe një numër të vogël të të punësuarëve. Ajo

çfarë dallon periudhen 1945-1990 me periudhën e pas ‘90 është se industria e përpunimit

të drurit mbështetej në zhfrytëzimin me kriter të lëndës së parë drusore dhe që linte

136

Domi, A. Të njohim Vendlindjen. SHBLU, Tiranë, 1980, f. 68.

Page 159:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

157

hapësirë për të ripërtërirë mjedisin pyjor. Sot shfrytëzimi ndodh në mënyrë të

papërgjeshme, lënda drusore shrytëzohet pa kriter.

Industria ushqimore-është degë kryesore dhe bazohet në lëndën e parë që prodhohet në

krahinë. Ajo ishte përqëndruar në qytetin e Kukësit dhe Dragashit. Përbëhej nga punishte

të përpunimit të fruta-perimeve, ëmbëlsirave, punishtja e prodhimit dhe konservimit të

frutave, perimeve, pjesët përbërëse të kësaj fabrike është punishtja e përpunimit të

qumështit me kapacitet 135 kv (Kukës). Krahas kësaj është fabrikat e miellit, të cilat

kishin një kapacitet 180 kv në ditë (Kukës). Më 1974 u inagurua frigoriferi në Kukës me

kapacitet 150 ton, i cili ishte për gjithë krahinën. Ndërrmarrja shoqërore-bujqësore

“Sharr-prodhimi”(NSH)137

. Kjo ndërrmarje në pikun e veprimtarisë së saj ka punësuar

rreth 10.000 punëtorë. Në të gjithë industrinë ushqimore, punonjësit ishin vetëm gra dhe

vajza të reja dhe me arsim të kualifikuar.

Periudha e tranzicionit tregoi se industria ushqimore në periudhën para 1945-1990, nuk

mundi të plotësonte nevojat e konsumatorëve, përsa i përket cilësisë, sasisë dhe llojeve të

produkteve ushqimore138

Zhvillimi i ngjarjeve në fillim të viteve 1990, krijoi një amulli në prodhimin bujqësor dhe

në industrinë ushqimore e cila kërkoi të merreshin masa emergjente dhe të gjendeshin

rrugë zgjidhje për këtë që po kalonte.

Periudha pas ’90-ës përbën një periudhë të re investimesh në aspektin teknologjik

bashkëkohore, që ndikoi pozitivisht në cilësinë dhe koston e prodhimeve. Ajo çfarë vlen

të theksohet është se në fushën e agroindustrisë po bëhet shumë pak për gjetjen e rrugëve

dhe mundësive për futjen në prodhim të prodhimit bujqësor të krahinës, përjashtim bëjnë

vetëm produktet blegtorale që vijnë nga zona e Sharrit me treg shitje brenda dhe jashtë

vendit (përmes kompanisë Meka). Në qytetin e Dragashit ka tri qumështore dhe tri

fabrika të përpunimit të mishit, të cilat njëherazi përfaqësojnë një burim punësimi prej

1500 punëtorësh.

Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme dhe e vëmendjes së shtetit për të nxitur

prodhimin vendas dhe inisiativën private janë disa nga problemet që shoqërojnë këtë

industri. Ajo çfarë vihet re në këtë periudhë të tranzicionit është se janë zhvilluar ato degë

të industrisë ushqimore që marrin lëndë të parë nga bujqësia, si: prodhimi i pijeve

alkolike, produkteve të qumështit, produkteve të konservuara të frutave dhe perimeve në

formën e turshive. Industria ushqimore në ditët e sotme është ngushtuar në prodhimin e

ëmbëlsirave, ndërsa konservimi i zarzavateve dhe turshive janë kthyer aktivitet të

plotësimit të nevojave familjare dhe më pak për treg. Aktualisht NBQ “Sharr- prodhimi”

është e privatizuar dhe është jashtë funksionit. Dikur kjo ndërrmarje në kulmin e

prodhimit të saj punësonte rreth 10.000 punëtor. Në Resetelicë, Brod, Zlipatok mblidhen

dhe shiten rreth 3000\600 litra qumësht në ditë në mëyrë jo formale139

. Këto janë të 137

Po aty, f.70

138D. Hajdari Industria Ushqimore në Shqipëri. Tiranë, 1998, f.194.

139 UNDP, Dragash Udhërrëfyesi Komunal i Dragashit për Bashkëpunim Ndërkombëtar 2013-2016.

Dragash, 2013, f.124.

Page 160:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

158

organizuar në formën e bizneseve të vogla private, ku numri i punonjësve shkon nga 3-5,

që janë përgjithësisht femra.

Industria e përpunimit të bimëve mjekësore. Kjo përfaqëson një industri më shumë

grumbulluese se përpunuese e tyre. Në ditët e sotme bimët mjekësore kanë marrë një

prioritet të madh dhe në sajë të subvenscionimit nga shteti. Në krahinën Lumë-Gorë bima

mjekësore që ka marrë më shumë prioritet dhe kultivohet në formën e fidanishteve është

“Sherebelja”. Fidanishtja kryesore është në fshatin Shtiqën, pastaj në Bicaj, Tërthore.

Deri tani janë mbjellë 30 ha sherebele. Krahas shërebeles në krahinë mblidhen dhe bimë

mjekësore të tjera si: kaça, boronica, çaji i malit etj. Këto bimë me vlera mjekësore shiten

në tregje të caktuara lokale. Fabrika për përpunimin e bimëve mjekësore, që egziston në

Gorë (Kosovë) tashmë është shkatërruar, megjithatë mbetet një ide mirë për ngritjen e një

fabrike për përpunimin e bimëve mjekësore në vend. Në Gorë (Kosovë) bimët mjekësore

përpunohen dhe eksportohen përmes “Hit Flores”140

duke ndikuar në rritjen e bilancit e

eksportit në shtetin ku ndodhet.

Theksojmë se në strukturën e degëve të industrisë në krahinën Lumë-Gorë më e ruajtur

pas periudhës së tranzicionit na shfaqet në pjesën e Kosovës. Aty kemi industri

përpunuese të lehtë ushqimore, tekstile me ndryshimin e vetëm se tashmë janë pronë

private apo në proçes privatizimi dhe disave u ka ndërruar funksioni. Normalisht që është

shoqëruar me vështirësitë e veta.

Në krahinën Lumë-Gorë, zhvillimi i industrisë u bë mbi baza politike, po marrë si kriter

avantazhet krahasuese të krahinës. Zhvillimi i industrisë u bë mbi bazë të planeve 5

vjeçare. Kulmi i zhvillimit industrial u arrit pas viteve 1960-të. Teknologjia e

prapambetur dhe e dëmtuar moralisht, bënë që në shumë raste prodhimet industriale ishin

të një cilësie të ulët. Pavarësisht se kishte një fuqi punëtore të madhe, në disa raste dhe të

kualifikuar.Të gjitha këto që përmendëm më sipër çuan që shumë shpejt industria të futej

në krizë në vitet 1980-të.

Pjesa shqiptare në krahinën Lumë-Gorë dallon nga pjesa e Kosovës sepse në bazë të

pasurive natyrore që disponon kishte zhvilluar industrinë nxjerrëse. Mbizotëronte

teknologjia kineze dhe një fuqi punëtore vendase. Në dallim nga pjesa kosovare e

krahinës së marrë në studim, ky sektor i ekonomisë thithte pjesën më të madhe të

investimeve dhe konsiderohej si një degë prioritare. Organizimi i industrisë u bë mbi bazë

të ndërmarrjeve të mëdha.

Qëllimi i zhvillimit industrial ishte të prodhonte një shumëllojshmëri produktesh në

mënyrë që të mos varej nga mallrat e importuara. Kështu u zhvilluan një shumëllojshmëri

degësh: industria nxjerrës-përpunuese, energjitike, mekanike, tekstile-ushqimore,

materialeve të ndërtimit etj.

Në krahinën Lumë-Gorë (Kosovë) zhvillimi i industrisë u bë mbi bazën e një politike

diskriminuese, koloniale, mungesë investimesh për faktin që ishte zonë kufitare më

Shqipërinë, dhe shpërndarje sipas strukturave të papërshtatshme të degëve dhe nëndegëve

të ekonomisë, të shtrirjes territoriale, të burimeve, blerja e mallrave të prodhuar nga

140

http://www.invest-ks.org/sq/Industria--Ushqimore

Page 161:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

159

shqiptarët më çmime të ulta, konkurenca e ashpër nga mallrat jugosllave në tregjet

ndërkombëtare. Zhvillim morën disa degë të industrisë (industria përpunuese dhe

industrinë e lehtë ushqimore), për të cilën u sigurua lënda e parë, fuqi punëtore në vend,

por u punua dhe me lëndë të parë të importuar. Zhvillimi i industrisë kaloi në vështirësi

financiare për shkak të investimeve të ulta që bëheshin në këtë kohë nga qeveria

jugosllave dhe një teknologji e prapambetur. Mekanizimi ishte në gjendje jo shumë të

mirë dhe punëtorët jo shumë të kualifikuar, për rrjedhojë prodhonin mallra me cilësi të

ulët dhe kosto të lartë. Ndryshe nga pjesa shqiptare, produktet nga pjesa kosovare ishin

më të hapura ndaj eksportit, por nuk mundën t’i bënin ballë konkurencës. Investime të

pakta të shpërndara sipas strukturave të papërshtatshme të degëve dhe nëndegëve, të

shtrirjes territoriale të burimeve, kushteve të pasigurta të punës, teknologji e prapambetur,

bënë të mundur që eksporti i mallrave të prodhura nga krahina Lumë-Gorë të jetë i ulët.

Nëse do të bëjmë një bilanc ekonomik midis atyre që kanë mbijetuar do të vërejmë që:

Energjitika vazhdon të luajë rolin kryesor në degën e indutrisë,

ka pushuar së egzistuari industria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve,

ka marrë prioritet zhvillimi i industrisë së materiale të ndërtimi dhe sektori i

shërbimeve,

shumë industri sot funksionojnë në formën e servisit,

funksionon industria ushqimore dhe industria tekstile, megjithëse jo me kapacitet

të plotë.

Efektet ekonomike, sociale dhe mjedisore që sjell zhvillimi i industrisë

Ekonomike:

Ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës, duke zbutur papunësinë në

krahinë, të paktën rreth 100 njerëz të punësuar.

Në thithjen e investitorëve të huaj duke ndikuar në rritjen e investimeve dhe

uljen e nivelit të varfërisë.

Ndikon në profilizimin e tregut të punës.

Sociale:

Rritja e punësimit do të ndikojë në rritjen e të ardhurave në familjet e

krahinës dhe njëherazi në përmirësimin e nivelit e jetesës.

Ndikon në rritjen e arsimimit, shëndetësisë dhe shërbimeve të tjera sociale.

Do të ndikojë në profilizimin dhe rritjen e kualifikimit profesional të të rinjëve

në ndihmë të industrisë (gjeologë, laburant, inxhinier të gjeologjisë).

Mjedisore:

Shfrytëzimin e burimeve natyrore si lëndë e parë për zhvillimin e industrisë.

Krijohen vatra erozive si rezultat i shfrytëzimit të mineralit, prandaj kërkohet

të merren masa paraprake për rikuperimin e tyre.

Duhet që të tregojmë kujdes të veçantë për zgjedhjen e teknologjisë të cilësisë

së lartë, që të shmangë efektet mjedisore negative dhe katastrofat ekologjike.

Ndotja e krijuar nga prerja e bagëtive apo nga kullotja e tyre.

Page 162:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

179

Pasojat Masat Efektet

Menaxhimi I Industrisë

Burimet

natyrore

-Ndertimi gjeologjik ofron

pasurimi minerale me shpë

rndarje të pabarabartë

-minerali i bakërit në

Gjegjan , Mlikë

-minerali i kromit

-minerali i hekur-nikelit

- minerrali i boksideve

minerali i argjilave kë to

minerale gjenden afër

sipërfaqës së tokës

Sociale

- Popullsia ne moshe të re

- Nivel i lartë i varfë risë

- Papunë si e lartë

- Perqindje e ulë t e

popullsisë së punë suar

në industri

- Konflikte pronë sie

- mungesë të fuqisë të

kualifikuar

Ekonomia

- mungese investimesh

-teknologji e prapambetur

- prodhim i produkteve me

kosto të lartë

- mungesë e zhvillimit të

zejeve dhe artizanatit,

industrisë nxjerrë se dhe

përpunuese të mineraleve -

zhvillim i industrisë

ushqimore vetëm në pjesën e

Kosovës

- mungëse e bashkëpunimit

në dy anët e kufirit

- prodhime me kosto të lartë

dhe cilësi të ulët

–mungesë e tregut të shitjes

- Mbishfrytë zim të burimeve natyrore

-Dë mtim të mjedisit

- varferi dhe nivel i ulë t ekonomik

-erozion

-braktisje të zonave malore

- përmisim te jetes në krahinën Lumë -Gorë

- krijimi i mundësive të punësimit

-krijimi i mundesive të punësimit

-ringjallje te aktiviteve industriale (artizanet,

zejtaret, sektori I sherbimeve )

-rikrijimin e punishteve pë rpunuese të industrisë

udhqimore( punishte te prodhimit të kompotove,

turshive, punishtetë përpunimit të qumështit etj.)

- Të hartohen politika pë r vendosjen në funksionim

të industrisë nxjerrë se të mineraleve

- ringjallje të aktiviteve ekonomike të vdekura si

zejet e ndryshme, industria e përpunimit dhe

konservimit të ushqimeve në pjesën shqiptare

-krijimi i aktiviteve industriale të cilat synojnë uljen

e varfërisë dhe rritjen e punësimit dhe të mos prishin

ekuilibrat natyrorë

– mbeshtetje financiar, asistence teknike dhe

mbështetje për nismat private

Legjislacioni

- Mungesa e plani nga

pushteti vendor për

shfrytëzimin efikas të

minierave

- Mungesa e përgjegjësisë

së shfrytëzimit

- Org. ishte mbi bazën e

planeve 5 vjeccare dhe

organizmi sipas

ndërmarrjeve të mëdha

dhe komplekseve

- aktualist industria nuk

shikohet si prioritet nga

politika shqiptare

Page 163:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

161

IV.3. SEKTORI TERCIAR

Ky sektori përfshin: transportin, tregtinë, turizmin dhe shërbimet e tjera. Në vazhdim do

të analizojmë secilën degë të këtij sektori dhe të mundohemi të japim veçoritë e tyre, të

evidentojmë mangësitë dhe të theksojmë disa sugjerime.

IV.3.1.Transporti

Zhvillimi i transportit luan një rol të rëndësishëm në shkallën e zhvillimin ekonomik dhe

social të krahinës. Mbi bazën e zhvillimit të transportit përcaktohet shkalla e

arritshmërisë së krahinës së marrë në studim, i tregjeve për shitjen e produkteve dhe

mallrave lokal, thithjen e investimeve në qarkullimin e informacionit dhe lëvizjen e

njerëzve. Zhvillimi i transportit është i lidhur ngushtë me tiparet e ndërtimit gjeologjik,

relievit, klimës dhe me shpërndarjen e qendrave të banimit (numri i popullsinë dhe

dendësia e saj), rëndësinë ekonomike dhe sociale të këtyre qendrave.

Roli i komunikacionit ka patur luhatjen e tij në varësi të zhvillimit ekonomik dhe

evolucionit të shoqërisë njerëzore. Që në antikitet falë pozitës gjeostrategjike që ka

krahina Lumë-Gorë ka mundësuar që këtu të kalojnë degëzime të rrugës Lissus-Naissus,”

e cila fillonte në Lezhë (që në atë kohë ishte port detar), kalon në Mjedë, Vau Dejës,

përgjatë luginës së Drinit të Bashkuar dhe të Bardhë përmes Kosovës, ajo arrinte në

Naissus ose Nishi i sotëm”141

dhe rrugë tjetër e rëndësishme është (Oaeneum-Scodra-

Lissus). Këto rrugë lidhin brendësinë e Ballkanit, Ultësirën Danubiane me bregun lindor

të Adriatikut dhe portet e tij të rëndësishme, Dyrrahun, Apollonin, Lissusin, të cilat kanë

mundësuar pikë takimi me fiset e tjera ilire dhe popujt e tjerë të Ballkanit. Po kështu,

gjatë Mesjetes vazhdon të funksionojë rruga Lissus-Naissus, por nën emërtimin “Rruga e

Veriut”142

, e cila ndiqte afërsisht rrugën e periudhës antike.

Zhvillimi i Prizrenit si një qendër e rëndësishme tregtare dhe zejtare në shek XII-XIII,

evidenton Kukësin dhe Va-Spasin si stacione në rrugën tregtare, që të çonte në Prizren.

Gjatë pushtimit osman përveç rrugës që përmendëm, ekzistonin edhe rrugë të tjera që

vinin nga Mirdita, kalonin nëpër bjeshkët e Oroshit, në Kukës, në grykën e Morinit dhe

dilnin në Prizren dhe Fushë Kosovë, duke vazhduar në Serbi. Një rrugë tjetër vinte nga

Dibra dhe kalon nëpër luginën e Drinit të Zi, arrinte në Kukës dhe vazhdonte në Prizren e

me tej.

Ky sistem komunikacioni ka vazhduar deri në vitet 1945, vit në të cilin fillon izolimi i

plotë dhe ndërpreu komunikimin me pjesën tjetër të krahinës në Kosovë. Zhvillimi i

komunikacionit në krahinën Lumë-Gorë ka ndryshuar në varësi të ndryshimit të rolit të

pozitës gjeografike të saj. Si rrjedhojë ka ndryshuar dhe dinamika e transportit rrugor.

141

Shtylla, V., Rrugët dhe Urat e Vjetra në Shqipëri. Toena, Tiranë, 1997, f. 29.

142 Shtylla, V., Rrugët dhe Urat e Vjetra në Shqipëri. Toena, Tiranë, 1997, f. 29.

Page 164:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

162

Në krahinën Lumë-Gorë rrjeti rrugor arrin gjatësinë prej 492 km143

. Ky rrjet rrugor në

pjesën më të madhe nuk i përshtatet perspektivës së zhvillimit të ardhshëm të krahinës. E

vetmja rrugë cilësore me standarte ndërkombëtare është autostrada Durrë-Kukës-Vërmicë

(144 km, përshkohet për 120 min)144

-Merdar në drejtim të Prishtinës, pellgut Danubian

dhe Evropës Qendrore duke na mundësuar të bëhemi pjesë e korridoreve panevropiane X

dhe IV. Me aeroportin e Rinasit lidhet përmes rrugës nacionale Kukës-Vorë-Rinas, 124

km, për dy orë. Me aeroportin e Prishtinës lidhet përmes rrugës së Kombit. Përmes

pikave doganore të Morinit, Orçushës, Glloboçicës, Borjes, Krusheves, Restelicës,

krahina lidhet me vendet fqinjë Kosovën dhe Maqedonin.

Përmirësimi i rrjetit rrugor është prioritet i krahinës, pasi përbën një element kyç të

zhvillimit social-ekonomik të saj. Transporti automobilistik ka pasur përmirësime të

dukshme me ndërtimin e rrugës së Kombit. Të dhënat tregojnë se që nga hapja e

autostradës në qershor të vitit 2009, ka pasur një rritje të madhe të numrit të makinave

dhe autobusëve që udhëtonin drejt dhe përmes krahinës. Ky aks u shoqërua me një numër

të madh lëvizjesh të njerëzve dhe mallrave, forcim të bashkëpunimit midis dy pjesëve të

krahinës.Vetëm gjatë muajve korrik-gusht 2014 kaluan 26 000145

turistë. Ajo çfarë duhet

të bëjmë është shfrytëzimi i mirë i përfitimeve ekonomike që mund të vijnë nga kalimi

tranzit i mallrave, njerëzve dhe automjeteve përmes kësaj autostrade.

Krahina lidhet me rrugë nacionale dhe me qendrat e tjera të banuara si: Hasin, Tropojën,

Dibrën,Tetovën, që janë pjesërisht të asfaltuara (aksi Orçushë-Shqipëri; aksi rrugor

Kukës-Shishtavec, aksi rrugor Kukës-Qafë Kolesian-Arrën, Kukës-Ujmisht, Kukës-

Zapod)

Rrjeti rrugor rural lidh të gjitha fshatrat, por nuk është në gjendje të mirë, i paasfaltur

sidomos në komunat dhe fshatrat e thella malore. Përgjithësisht nuk ka probleme të

lidhjes, me përjashtim të disa fshatrave në dimër si Shishtavec, Borje, Novosej, Zapod,

Topojan, Arrën, Orçushë, Restelicë. Ka shërbime transporti të udhëtarëve me autobus,

furgon dhe me taksi (8 kompani transporti me autobusë privat).

Përmirësimi i rrjetit rrugor do të rriste rëndësinë e krahinës dhe njëherazi do të ndikonte

në zbutjen e karakterin periferik të saj. Transporti automobilistik mbetet më efikasi për

këto arsye:

- ky lloj transporti arrin të kapen të gjitha pikat e destinacionit,

- ky lloj transporti ka mundësi të investohet si transport më emergjent,

- i përshtatet terrenit malor,

- i përshtatshëm për distancat e shkurtra dhe të mesme,

- krijon lehtësira për transportin e mallrave dhe njerëzve,

143

Të dhënat i referohen rrethit të Kukësit dhe Komunës së Dragashit

144 Këshilli i Qarkut Kukës, Strategjia e Zhvillimit Rajonal 2012-2016. Kukës, 2012, f. 27.

145 UNDP. Zhvillimi i Turimit dhe Mjedist në në Qarkun e Kukësi. Kukës, 2010, f. 7-8.

Page 165:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

163

- autostrada është përcaktuar si një shtyllë e rëndësishme në infrastrukturën e krahinës

në ndihmë të zhvillimit të ekonomisë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve sepse i

siguron Tiranës dhe Prishtinës rrugën më të shkurtër drejt rajonit dhe Evropës

Qendrore, si një korridor bashkëpunimi mes vendeve të rajonit;

Përmirësimi i rrjetit rrugor do të thotë të shkelësh në botën e ndaluar, sepse në të kaluarën

rruga e qytetarëve të Kosovës përfundonte në Prizren dhe Dragash, ndërsa rruga e

qytetarëve të Shqipërisë në Kukës dhe Shishtavec. Kjo rrugë do i japë fund kësaj bote të

ndaluar, duke i kthyer në një mundësi bashkëpunimi ekonomik, social dhe në drejtim të

krijimit të një euro-rajoni si një mundësi për integrimin në BE146

.

Transporti Ujor. Krahina Lumë-Gorë ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e

transportit ujor. Riaktivizmi i transportit ujor do të ndihmonte në transportin e njerëzve

dhe mallrave, do të ishte një investim për zhvillimin e turizmit që ofrohet nga liqeni i

Fierzës. Krahas përfitimeve turistike, ky lloj transporti siguron kosto të ulët të transportit

të mallrave të tonazheve të rënda dhe ndotje më të vogël të ambientit.

Një dritë jeshile në përmirësimin e situatës së transportit ujor shihet këto vitet e fundit,

kur në ujërat e liqenit të Fierzës qarkullon një anije për qëllime turistike, në kuadër të

promovimit të vlerave të liqenit të Fierzës festohet dhe “Dita e Peshkimi” më 13 Qershor,

duke theksuar faktin se liqeni i Fierzës ka vlera ekonomike (turistike, transportit,

peshkimit.)

Transporti ajor. Ky lloj transporti i ka fillesat që në kohët e hershme. Vendi ku sot

ndodhet aeroporti është quajtur fusha e aviacionit, pasi që në kohën e regjimit fashist aty

janë ngritur dhe ulur aeroplanë. Të njëjtin funksion luajti dhe gjatë regjimit komunist. Sot

kjo fushë aviacioni ndodhet po në të njëjtin vend të quajtur fusha e Meteorit, pranë fshatit

Shtiqen, 3 km në jug të qytetit të Kukësit, në lartësinë 353 m mbi nivel te detit.

Aeroporti i Kukësit u ndërtua si rezultat i krizës së Kosovës, si një mundësi për të

akomoduar lëvizjet ushtarake. Punimet për ndërtimin e aeroportit kanë filluar në 10 maj

2003 dhe përfunduan në tetor të vitit 2005, me financim të Emirateve të Bashkuara

Arabe. Pista e aeroportit është 1950 m e gjatë dhe 30 m e gjerë dhe mund të mbajë

aeroplanë me kapacitet mesatar rreth 75 deri në 100 udhëtarë. Kapaciteti vjetor duhet të

jetë rreth 100.000 fluturime dhe rreth 200 persona të punësuar. Ka vend parkimi për katër

aeroplanë, në çdo kohë.

Aeroporti i Kukësit mund të jetë një mundësi e aeroportit të Rinasit në Tiranë dhe një

mundësi për aeroportin e Prishtinës, i cili mbyllet për shkak të kushteve të

paqëndrueshme të motit. Aeroporti ka rëndësi nga pikëpamja strategjike, sepse gjendet

midis kryeqyteteve: Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit si dhe destinacioneve të sigurta të

pushimeve, siç është Valbona, Sharri, Durrësi, Velipoja, Shëngjini. Ky aeroport do t’i

shërbejë jo vetëm për lëvizjen e udhëtarëve dhe informacionit, por edhe zhvillimit të

turizmit në drejtim të vendeve evropiane, duke kontribuar dukshëm në ekonomi,

146

Shih kapitullin I-rë Pozita gjeografike dhe roli i saj. f.37.

Page 166:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

164

nëpërmjet sigurimit të lidhjeve me tregjet ndërkombëtare duke ofruar dhe shërbime me

kosto të ulët.

Sot ky aeroport nuk funksionon akoma për arsye se ekziston një marrëveshje mes

kompanis konçesionare Tirana Aeroport Partners dhe Ministrisë së Transportit me shtetin

Shqiptar, sipas së cilës të gjitha fluturimet ndërkombëtare do të kryhen nga aeroporti i

Rinasit.

Zhvillimi i transportit ka problemet e saj lidhur ngushtë me tiparet e relievit dhe klimës

malore të krahinës, shumë fshatra mbeten të izoluara gjatë periudhës së reshjeve të borës

(Bushtricë, Topojan, Restelicë, Brod, Orçushë, Shishtavec, Novosej, Borje, Zapod etj.),

largësitë e mëdha nga kryeqyteti apo qendrat e tjera më të zhvilluara urbane, nivelet e

ulëta të pajisjeve teknike për mirëmbatjen e sistemit të transportit: kripë, skorje, makinat

borëpastruese, mungon një strategji për zhvillimin e transportin dhe zgjidhjen e

problemeve që dalin përpara duke evidentuar karakterin periferik të krahinës Lumë-Gorë.

Zhvillimi i sistemit të transportit do të ndikojë në përmirësimin e situatës ekonomike të

krahinës. Sot krahina ka një zhvillim të ngadalshëm, por rifitimi i rëndësisë ekonomike si

një nyje lidhëse do të shënojë inpute të reja zhvillimi në të ardhmen:

- për shfrytëzimin e resurseve natyrore (duke vënë në funksionim nëpërmjet

koncensionit minierat e kromit dhe bakrit dhe pasuri të tjera të pashfrytëzuara si,

boksidet, etj.),

- do të ndikojë në zhvillimin ekonomik përmes investime të reja në fushën e

turizmit, krijimi i ndërmarrjeve të vogla, do të përmirësohet dhe statusi social dhe

kulturor,

- për zhvillimin e biznesit si: dhënia me koncension e minierave, zhvillimin e

punishteve artizanale të produkteve lokale, ngritja e qendrës së shumëpërfolur të

përpunimit të patates dhe prodhimit të patatinave në komunën e Shishtavecit, duke

sjellë rritje ekonomike të krahinës dhe krijon burime punësimi,

- ngre nivelin e jetesës, rrit mundësinë për të varfërit, funksionin e tregut dhe

integrimin krahinor, rajonal,

- lidh në një kohë më të shkurtër qytetin me komunat dhe eleminon izolimin e tyre

në periudhat e ftohta të dimrit nga bora, që deri tani ky izolim i shpeshtë ka qenë

faktor negativ në zhvillimin social-ekonomik të krahinës,

- ndihmon në rritjen e bashkëpunimit rajonal midis Kukësit, Prizrenit dhe Dragashit

dhe më gjerë,

- transporti sipas standarteve evropiane do të sigurojë lidhjen më të shkurtër të

Shqipërisë me Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Lindore, duke e bërë Shqipërinë

pjesë të korridoreve panevropiane (korridorit IV dhe X)147

.

Efektet sociale

- ndikon në uljen e dukurive negative të cilët lidhen me popullimin e krahinave si:

braktisja e zonave malore, kufizimin e shërbimeve publike etj.,

- krijon mundësinë e hapjes së shkollave të larta,

147

Draçi, B., Gjeografia e Transportit. Shblu, Tiranë, 2009, f. 14.

Page 167:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

165

- lëvizjen e shpejtë për shërbime shëndetsore-arsimore,

- mundësi integrimi dhe shkëmbimi informacioni kulturor dhe shkencor

- krijimi i mundësive të shkëmbimeve të eksperiencës në organizimin e aktiviteve

kulturore, ekonomike etj.,

- krijimi i mundësive që krahina, rajoni të bëhet pjesë e aktiviteve kulturore të

organizuara nga agjensi të ndryshme kulturore jashtë dhe brenda vendit (Maratona e

Këngës Popullore, Festivali Folklorik i Prizrenit, Doku Fest etj.)

Page 168:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

180

Pasojat Masat Efektet

- Popullsia ne moshe të re

dhe ka mundë si të bëhet

pjesë e aktiviteve sociale

- Megjithë se ka mungesë

vendeve të aktiviteve

sociale(Kinema, sport,

aktivitete letrare,

frekuentim i ulë t i

biblotekave etj.)

- Papunësi e lartë

- Diferencë e theksuar

gjinore për pjesmarrje në

jeten sociale dhe

ekonomike

- Mungese e ulë t e

investimesh në

sektorin e transportit

-Infratsrukturë

rrugore e një cilësie

të ulët jo në bazë të

së ardhmës së

rajonit

- Rrugë ruale të

paasfaltuara

- Siguron lidhjen e shkurtër mes vendeve

të rajonit dhe Evropës

-Ulë shpopullim e zonave malore

- Krijon mundë si papunësi të lartë dhe ulë

nivel e varfëris

– Rrit numrin e shërbimeve

-Rrit emigracionin ditor për arsye

punësimi , eliminon izolimin

-

- përmirësim te jetes në krahinën Lumë -Gorë

duke zbutur karakterin periferik të saj

- krijimi i mundësive të punësimit në

sektorin e transportit

- mungese e izolimin të zonave të thella

malore që do të thotë rritje investimesh,

cilësi shërbimesh dhe zbutje të emigracionit

-mundësi për zhvillimin e degë vetë

ekonomisë prioritare të zonës

-Pozita gjeografike mes rrugëve

të rëndësishme

-Relievi malor-kodrinor që

zhvilloi rrugë të karakterit

ushtarak dhe ndikoi në

zhvillimin e transportit ajërorë

-Klima mesdhetare me ndikim

kontinental ndikoi në

vëshirësitë në zhvillimin

normal të transportit shpesh

here duke e penguar në

qarkullimin e mallarave dhe

njerezve

-Prania e liqenit të firzës krijon

mundësi për zhvillimin e

turzimit liqenor

- Florë dhe faunë e pasur në

lloje

Sociale

- Të hartohen një plan strategjik nga pushteti vendor

për rrugët emergjete për tu rregulluar

- thithja e investimeve nga pushtetin qendror apo

privat për zhvillimin e transportit

-Bashkëpunim i ulët në dy anët e kufirit për

shkëmbimin e eksperiencave për zhvillimin e

transportotit sipas kushteve nderkombëtare

Legjislacioni

- Hartimi i një

strategjie të

transportit me

objektiva të qartë

- Krijimi i një

trategjie rajonale

për transportin

duke u mbështetur

në atë kombëtare

Menaxhimi I Transportit

Pasuria

natyrore

Ekonomia

Page 169:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

167

IV.3.2.Tregtia

Në krahinën Lumë-Gorë veprimtaria tregtare ka traditë të hershme që vërtetohet me

dokumente historike. Ajo çfarë duhet theksuar është se tradita tregtare është zhvilluar nën

hijen e qytetit të Prizrenit. Krahina është dalluar për tregtinë e produkteve bujqësore dhe

blegtorale dhe më pak zejtare.Tregu ishte njëherazi dhe ekspozitë e gjallë etnografike, që

pasqyronte fondin e artë të veshjeve popullore si dhe paraqitjen e jashtme të një klientele

të madhe me origjinë fshatare e qytetare,vendase dhe të huaj.

Gjatë periudhës së Rilindjes është dalluar për transportin dhe tregtinë e lëkurëve që nga

Prizreni deri në Raguzë (shek XII-XIII). Si dëshmi e eksportit të produkteve blektorale

janë gjurmët e rrugës së vjetër Sharr-Tetovë e quajtur “Udha e Leshit”148

, gjurmët e së

cilës gjenden dhe në ditët e sotme. Në shekullin XIV Kukësi dhe Va-Spasi dalin si pika

doganore, ku kontrollohej lëvizja e mallrave nga lindja në drejtim të perëndimit dhe

anasjelltas. Tiparet tregtare të vërteta i arrin në shek. XVIII. Më 1863 në Bicaj kishte

njësi tregtare. Si qendra të rëndësishme tregtare përmenden në këtë kohë edhe

Shishtaveci, Borja, Ploshtani etj. Në vitin 1880 në Bicaj kishte 13 dyqane dhe hane nga

një që kishte pasur më 1863, kur u vizitua nga konsulli austriak Han149

, një element i cili

vë në dukje zhvillimin e tregtisë në këtë kohë. Në vitin 1925 dalin në pah tiparet tregtare

të krahinës me vendosjen e dy pikave doganore në Morin dhe Borje, të cilat ndihmuan në

kryerjen e shkëmbimeve tregtare. Gjatë periudhës së komunizmit shërbimi tregtar ishte

shtetëror. Në këto kohë qarkullimi i mallrave realizohej nga shteti.

Pas viteve 1990, si rezultat i ndryshimeve ekonomike dhe kolapsit që shkaktoi ky

ndryshim në krahinën e marrë në studim, tregtia u konsiderua si e vetmja rrugë shpëtimi.

Zhvillimi i tregtisë bëhet mbi bazën e ekonomisë së lirë të tregut.

Aktiviteti tregtar në krahinë ka karakterin e një aktiviteti ekonomik individual, të vogël

dhe familjar zhvillimi i së cilës mbështetet vetëm në aftësitë e pronarit. Të punësuarit në

aktivitetet tregtare nuk kalojnë jashtë familjes ose në raste të veçanta jo më shumë se një

apo dy persona. Tregtia është e përqendruar në artikuj ushqimorë, veshmbathje, kancelari

etj. Aktiviteti tregtar është i organizuar në dyqane ushqimore, pika të materialeve të

ndërtimit, argjendari, prodhimet farmaceutike, kozmetik etj. Përqëndrimi më i madh i

aktivitetit tregtar është në qytetin e Kukësit, Dragashit, nga fshatrat veçohet Brodi, si

shembull i një fshati me një komunitet relativisht të madh dhe një numër të dyqaneve dhe

shërbimeve që nuk krijojnë punësim shtesë në fshat, me përjashtim të pronarëve të

bizneseve. Dallohen fshatrat e Gorës në Kosovë me nivel më të lartë të zhvillimit të

tregtisë, ndërsa në fshatrat e pjesës shqiptare nuk mund të flitet për ekzistencën e tregut të

mirëfilltë në to, por vetëm dyqane të vogla për nevoja emergjente, pasi të gjitha

furnizimet i kryejnë në tregun e Kukësit, Prizrenit dhe Dragashit.

148

Melqi, H., Opoja dhe Gora/ Vështrim Gjeografik. Dragash, 1994, f.128.

149 Shkodra, Z., Qytet Shqiptare Gjatë Rilindjes Kombëtare. ASHRPSSH /IH, Tiranë, 1984, f. 230.

Han, G., Reise durch die ge biete des Drin und Vardar. Vien,1867.

Page 170:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

168

Pavarësisht se tregtia në krahinë është konsideruar si aktiviteti ekonomik me ndikim në

përmirësimin e nivelit ekonomik të saj, përsëri nuk është në nivele të kënaqshme, për

arsye se numri i të punësuarëve në këtë aktivitet është shumë i ulët. Zhvillimi i tregtisë

me ritme të ulëta vjen si rezultat i: pozitës gjeografike periferike për një kohë të gjatë,

sipërfaqes së vogël territoriale, kushteve jo të favorshme natyrore, popullsi me tradita

jotregtare dhe të kualifikuar, përjashtojmë popullsinë gorane që shquhet për aktivitetin

tregtar, gjumët e të cilët i gjejmë jo vetem në trevat shqiptare, por dhe në Ballkan dhe më

gjerë. Të gjithë këta faktorë ndikuan që në krahinën Lumë-Gorë të mungojë një qendër e

madhe tregtare dhe urbane.

Tregtia e brendshme është e lidhur ngushtë më zhvillimin e politikave ekonomike të

ndjekura nga shteti. Në ekonominë shqiptare është favorizuar zhvillimi i tregtisë së lirë

dhe marrdhëniet kapitaliste. Tregtia e brendshme është e përqendruar në shitjen e

artikujve bujqësorë dhe blegtoralë, kryesisht vendas, artikuj të importuar, veshmbathje

dhe produkte kozmetike.

Tregu i brendshëm është zhvilluar në formën e tregjeve krahinore dhe rajonale me anë të

forcimit të qendrave tregtare të përqëndruara në Prizren (ETC, BENAF), Kukës (Big

Market, Kovaçi, Dedaj, Gërmizët, Omurët), Dragash. Rritja e popullsisë nga njëra anë

dhe krijimi i lehtësirave për qarkullim të saj, ka rritur fuqinë blerëse dhe shtuar konsumin

e mallrave. Vendi i rëndësishëm dhe më i gjallë ku përqëndrohej e gjithë jeta ekonomike

(tregtare) shoqërore e vendit janë pazaret. Pazaret janë pjesa më interesante ku ushtrohej

zejtaria dhe tregtia, si dhe çdo aktivitet tjetër i rëndësishëm publik që lidhej me jetën

ekonomike dhe shoqërore dhe politike150

. Sot pazari luan po të njetin funksion.

Megjithatë tregtia në ditët e sotme është e përqëndruar dhë në rrugët kryesore të qyteteve

në formën e dyqaneve. Koha kur zhvillohet tregtia në qytetin e Kukësit është i

përditshëm, ndërsa në zonën e Dragashit vetëm gjatë ditës së premte. Kjo e fundit bën që

jeta atë ditë të duket me e gjallë dhe me shpresëdhensës.

Tregtia e jashtme. Megjithëse nuk mund të flasim me shifra zyrtare, ka bilanc negativ për

arsye se ne më shumë importojmë produkte sesa eksportojmë. Mallrat e importuar vijnë

kryesisht nga Serbia, Turqia, Kina, Italia, Gjermania, Anglia etj. Ne importojmë drithëra,

veshëmbathje, pajisje teknologjike. Eksportojmë prodhimet blektorale: bagëti, lëkurë,

lesh, mjaltë, bimë mjekësore. Marrëdhëniet tregtare i kemi më shumë të zhvilluara me

vendet e rajonit si Serbinë, Maqedoninë.

Një vend të rëndësishëm zë dhe sistemi bankar që operon në krahinë. Sistemi bankar në

krahinë u krijua më 1949 si degë e Bankës Kombëtare, që kryente veprimtaritë e

depozitimeve dhe kursimit të sigurimit të qytetarëve deri më 1951, kur u hap arka e

kursimit. Prania e sistemeve bankare tregon një standart jetese, e thënë ndryshe, shërben

si një matës për nivelin e zhvillimit ekonomik të krahinës. Aktiviteti bankar ka rol të

rëndësishëm në popullsi, përmes sistemit të kredive. Popullsia gjithnjë e më shumë po u

drejtohet bankave për marrjen e huave për të plotësuar nevojat e tyre, kryesisht për shtëpi

banimi, shkollim dhe më pak për pushime. Theksojmë se numri i lartë i kredive për

banesa shërben si identifikues i nivelit të ulët të jetesës.

150

Shkodra, Z., Qytet Shqiptare Gjatë Rilindjes Kombëtare. ASHRPSSH /IH, Tiranë, 1984, f.167.

Page 171:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

169

Sot në krahinën e marrë në studim veprojnë disa banka si: Raiffaissen Bank, ProCredit,

Alpha Bank, Tirana Bank, Fondi Besa, Union Bank, një filial i bankës private të Biznesit

(BPB). Ekzistojnë edhe disa instuticione mikrofinanciare si: Finca, Mështekna.

Page 172:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

170

IV.3.3. Shërbime të tjera

IV.3.3.1. Arsimi

Gjurmët e para të fillesave të shkrimit dhe gjuhëve shqipe

Arsimi është një tregues i rëndësishëm i nivelit të zhvillimit të një shoqërie. Zhvillimi i

arsimit është i lidhur ngushtë me faktorët historiko-politik që kanë kaluar trevat shqiptare

në përgjithësi dhe krahina Lumë-Gorë në veçanti. Një rol pengues apo favorizues në

zhvillimin e arsimit në trevat shqiptare kanë luajtur dhe pushtuesit siç ishin: pushtuesit

osman, bullgarë, austriak, gjerman, serbe etj.

Treguesit e përdorimit të shkrimit në krahinën Lumë-Gorë i gjejmë herët përmes të

dhënave arkeologjike, periudhave Ilire-Romake vjen përmes një Stilo hekuri të shek. IV

të gjetur në vitin 1981 “në fotifikimin e Grykës së Vanave, kur po ndërtohej rruga

automobilistike, në dyshemen e një banese mjet që përdorej për të shkruar në

korrespondencë e shkrime të tjera në dërrasë të mbuluar me një shtresë dylli”151

. Krahas

stilos janë gjetur dhe tulla ose pllaka tulle, ku në mes të tyre janë shkruar, me kunj, rrathë

të vegjel, ornamente në formë gjethe (mollës, kumbullës, rrushit), me sasinë një, dy, tri

(gjethe). Të gjitha këto janë tregues të përpjekjeve të para të shkrimit. Gjatë kësaj kohe

nuk mund të flitet për arsim të mirëfilltë as për institucione arsimore.

Koha kur në krahinën Lumë-Gorë arsimi fillon dhe merr pak formë është periudhën e

sundimit osman, megjithëse me karakter fetar, në gjuhën turke, arabe, serbe, nën

presionin e pushtuesit, të cilët ndalonin hapjen e shkollave ku mësohej shqip. Gjatë kësaj

periudhe mësimet në gjuhën shqipe merreshin fshehurazi dhe në formën tradicional në

familje, me përjashtim të rasteve të edukimit në seminare e shkolla fetare. Kontribut të

madh në hapjen e shkollave shqipe dhe pajisjen me mjete shkollore luajti Lidhja

Shqiptare e Prizrenit152

. Rezultat i kontributit të saj në këtë periudhë është hapja e

shkollave shqipe, fuqizimin e shkollave të mesme, në rritjen e botimeve (revistave,

gazetave) dhe krijimin e alfabetit latin të shqipes153

. Kontribut në mësimin dhe hapjen e

gjuhës shqipe në krahinën Lumë-Gorë dha dhe kisha katolike, e cila duke u nisur nga

interesat e saj personale të pengimit të përhapjes së islamizmit në ballkan favorizoi

hapjen e gjuhës shqipe. Shkolla e parë shqipe në krahinën Lumë-Gorë u hap me 14 tetor 151

Halilaj, I., Në rrugën e diturisë. Iliria, Tiranë, 1998, f. 14.

152 Lidhja shqiptare e Prizrenit kërkesën për të fituar të drejtën e legalizimit të gjuhës shqipe, të përdorimit

të saj për lexim dhe shkrim, e ka shprehur si pjesë e vendimeve të dala nga kjo lidhje më 27 nëntor 1878 .

për tu kurrëzuar në tetor 1879 me krijimin e “Shoqërisë për shtypjen e shkronjave shqipe” nga një grup

patriotësh të Rilindjes, me Kryetar Sami Frashërin.

153 Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i

krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të

pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive

dhe idealiste ‘'Bashkimi'' në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti

të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 Nëntor 1908 në

Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Page 173:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

171

1911 në ish mejtepin turk të fshatit Kolesian, e cila punoi zyrtarish si shkollë shqipe. Në

krahinën Lumë-Gorë në pjesën e Kosovës hapja e shkollës së parë shqipe u vu re që në

kohën e Perandorisë Osmane në fshatin Brod ku mësimi kishte karakter fetar.

Arsimi në vitet 1912-1944

Një element i cili nuk duhet anashkaluar gjatë analizës së zhvillimit arsimor është se ky i

fundit është i lidhur ngushtë me luftën për çlirim kombëtar dhe është udhëhequr nga

programi i përpashkët i Lidhjes Kombëtare Shqiptare.

Situata e arsimit në Shqipëri dhe Kosovë në këtë periudhë paraqitej tepër e vështirë.

Shqipëria e veriut ishte nën sundimin serbo-malazes, nën të njetin pushtues ndodhej dhe

krahina e marr në studim. Në këtë kohë në Shqipëri ishte formuar qeveria e saj dhe në

krye të Ministrisë së Arsimit kishte vendosur L.Gurakuqin, programi i arsimi zhvillohej

mbi bazën e interesave kombëtare dhe sipas përvojës perendimore. Gjatë kësaj periudhe

shqiptarët nuk gëzonin as një të drejtë, as të drejtën e jetës dhe për të arsimi as që mund të

flitet në këtë kohë. U ndaluan shkollat shqipe dhe u lejuan vetëm shkollat në gjuhën

serbe. Në këtë kohë motoja e serbëve ndaj shqipatrëve ishte”shqiptar i mirë është

shqiptari i paarsimuar ose i vdekur” nga kjo është e kuptueshme situata e arsimit ndaj

popullsisë shqiptare të pranishme në krahinën e marrë në studim ku jeta e popullsisë

shqiptare ishte e rrezikuar.

Situata paraqitej ndryshe për pjesë të krahinë që ishin nën pushtuesin bullgar,

austrohungarez, të cilët lejun hapja shkollave apo mësimi në gjuhën shqipe. Në këto

kushte u arrit të rihapej më 18 tetor 1914 shkolla e fshatit Bicaj (kjo shkollë funksionoi

deri më 1915 kur pushtuesi serb u rikthye në Lumë), u hapën disa kurse të gjermanishtes

në Bicaj, për nënpunësin dhe mësuesit u bë e mundur që të nxirreshin disa të drejta

studimi për shkollë ushtarake dhe mësuesi (1916), u bë përshtatja e programit mësimor në

shkollat shqipe me shkollat austriake, u hapën shkolla 5 klasëshe në qytet dhe mbi këto tri

klasëshe, në fshat u hapën shkolla tre klasëshe, arsimi fillor u bë u detyrueshëm dhe

mosha varionte nga 7-12 vjeç në fshat dhe 7-14 vjeç në qytet. Gjatë kësaj periudhe

shkolla njohu një rritje cilësore dhe thyerjen e tabuve për frekuentimin e shkollave nga

vajzat (1912-1918). Gjendja e arsimit në vitet 1918-1921 në kushtet e ripushtimit serb

është periudhë lufte që pengoi zhvillimin e rregullt të arsimit. Përpjekjet për arsim

vazhduan në mënyre individuale dhe kolektive. Ndërsa në pjesën e krahinës që shtrihet në

Kosovë u hap shkolla në Restelicë 1913, Vranishtit 1921, në këto shkolla bëhej mësim në

gjuhën serbe dhe jo shqip, kjo e fundit mbetet gjuha e komunikimit në ambientin familjar

dhe ambientet e mbyllura larg popullsisë serbe.

Tabela nr.4.15. Numri i nxënësëve gjatë periudhe 1939-1944154

154

Halilaj, I., Në rrugën e Diturisë. Iliria,Tiranë, 1998, f.136- 240.

Page 174:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

172

Burimi: tabela e hartuar mbi bazën e të dhënave nga libri i I. Halilaj

Arsimi njohu një përmisim të mëtejshëm të mendimit pedagogjik kombëtar në kohën e

qeverisjes së Nolit. Në kohën e qeverisjes së Zogut, u mbyllën disa shkolla (Shtiqnit,

Kolesianit, Kalisit) për aryse të mungesës së fondeve dhe mësuesëve.

Tregues tjetër i dëshirës për zhvillimin e arsimit në krahinën Lumë-Gorë shprehet përmes

veprimtarive të shoqërive arsimore si “Dobia” dhe “Shkëlzeni”155

. Veprimtaria e tyre

ishte e përqëndruar në hapjen e shkollave shqipe dhe rritjen e ndërgjegjës kombëtare.

Ajo çfarë duhet të theksojmë është shkolla dhe arsimi shqip në këtë kohë ishte pjesë

integrale e sistemit arsimor, përkatësisht arsimit i gjuhës shqipe u shtri në të trevat etnike

shqiptare me një synim të njetë.

Arsimi pas viteve 1945-1990

Në këtë periudhë theksojmë se krahina mbeti e ndare në dy pjesë mes Shqipërisë dhe

Kosovës pa mundësi komunikimi. Në këto kushte procesi i zhvillimit arsimor mori

drejtime të ndryshme në varësi të mënyrës së qeverisjes. Në pjesën e krahinës që shtrihej

në Shqipëri zhvillimi i arsimit u realizua mbi bazën e ideologjisë komuniste të kohës

mbështetur në parrullat “Sa më shumë bukë, sa më shumë kulturë për popullin”, “ Të

çojmë dritën e dijes dhe të kulturës në të gjitha skajet e Atdheut”, “Asnjë analfabet në

155

Dobia, shoqëri arsimore u krijua nga R. Spahia, Kel Vila, Xhemali Shehu në vitin 1922 në Bicaj.

Shkëlzeni, u krijua në vitin 1923 me qëndër në Krumë, por kjo shoqëri pati ndikim dhe në krahinën e

marrë në studim në saj të bashkëpunimit të saj me shoqërinë “Dobia”

Shkolla Viti Nxënësit

Zymit 1918

Borje 1928

1951- shkolle 7 vjeç are

1983- shkollë e mesme

22

Surroj 1932

Lusën ( ka funksionuar

rregullisht deri 1944)

1935 20

Topojan, Kollovoz,

Oreshk

1936

Ujëmisht 1926 30

Gjinaj(Has) 1927 20

Zapod 20.10.1927 40

Grykë-Çajë 1944

Kukës 21.10.1923 36

Shishtavec 1924 30

Shtiqën 1922

1983 u frekuentue dhe nga vajza

Page 175:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

173

Shqipërinë e Re”. Në këtë kohë kemi hapjen e shkollave në Bicaj, Kolesian, Kukës,

Gostil, Shishtavec. Pranë shkollës së Kukësit u hap dhe konvikti i parë. Proçesi mësimor

u krye me dhe pashkëputje nga puna. Në pjesën shqiptare arsimi ishte i detyruar dhe falas

në gjuhën shqipe; u vendos një barazi e plotë për vazhdimin e shkollës në dy gjinitë;

shkolla ishte shtetërore, laike dhe kombëtare; u bë një luftë e gjatë kundër analfabetizmit,

u krijuan mundësi për rritjen e kualifikimit të mësuesëve me hapjen e shkollave

pedagogjike 2 vjeçare në Kukës, e cila brenda tre viteve nxorri 70 mësues, u ndërtuan

shkollat (në Surroj, Kolesian, Novosej, Borje) dhe për rritjen e cilësisë në mësimdhënie u

krijuan më 1971 rreth 38 laboratore fizike, 32 të kimisë156

dhe një numër të madh mjetesh

të tjera ndihmëse në ndihmë të procesit mësimor, në sistemin arsimor në pjesën shqiptare

u përfshi dhe puna prodhuese dhe edukimi ushtarak;

Një panoram krejt tjetër paraqitën në pjesën e krahinës që shtrihej në Kosovë, e cila

vazhdonte të ishte nën regjimin totalitar serb. Ky regjim siç është tashmë i njohur nuk

lejonte zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe, kjo situatë ishte shumë e vështirë deri në

vitin 1946. Në këtë periudhë me gjithë luftën e madhe për çrrënjosjen e analfabetizmit,

shtimin e numrit të paraleleve në shkolla, vihet re se proçesi i arsimimit është i politizuar

ku diferencoheshin nxënësit serb nga ato shqiptar dhe përdoreshin për qëllime negative

politike. Gjatë periudhës 1954/55 sitemi shkollor ishte i ndarë në atë serb dhe shqiptar,

egzistonin shkolla shtetërore shqipe-fillore, gjimnaze, shkolla normale dhe shkolla

shtetërore serbe-fillore, gjimnaze, shkolla normale157

.

Theksojmë faktin se pavarësisht lirisë me ligj arsimit të popullsisë shqiptare në gjuhën

shqipe, kjo realizohej nën trysnin e frikës, presionin, burgosjes së arsimtarëve shqiptarë.

Situata më e vështirë paraqitet gjatë viteve 1981-1989 që shkon paralelisht me situatët e

vështirë politike që përshkoi Kosovën në këtë kohë, përfshiu dhe arsimin. Në arsim u

penalizua zhvillim i mësimit në gjuhë shqipe, përjashtim nga shkolla e nxënëseve

shqiptar, përsekutim i arsimtarëve shqiptar, zëvendësimi i veprave të autorëve shqiptar

me autor e vepra sllave, përcaktimi i gjuhës serbe gjuhë zyrtare dhe gjuha shqipe përdorej

tani vetëm në ambiente familjare. Në këtë kohë ka pasur shkolla serbe (Vranisht, Brod,

Restelicë); frekuentimi i mësimit nga nxënësit ishte i vogël dhe numri i lartë i

analfabetizmit; një frekuentim i ulët i shkollës nga femrat.

Pavarësisht vijës kufitare në dy anët e krahinës ka pasur zhvillime të njeta në fushën e

arsimit: u luftua për uljen e nivelit të analfabetizmit; u hapën kurse dhe shkolla

profesionale për përgatitjen e mësuesëve, bujqëve dhe kuadrove të tjerë profesional; u

hapën shkolla nate për zhdukjen e analfabetizmit; u krijuan mundësitë për zhvillimin e

arsimit normal; u hapën kurse higjeno-sanitare, gjimnaze të përgjithëshme në çdo qendër

banimi; sistemi arsimor i njetë 8-vjeçare, gjimnaz i përgjithshëm dhe shkollë e mesme

profesionale.

Pavarësisht zhvillimit që mori arsimi në këtë periudhë u shoqërua me probleme dhe

mangësi:

156

Domi, A. Të njohim vendlindje. ShBLU, Tiranë, 1980, f. 91.

157 KEC. Shifra dhe fakte për arsimin e Kosovës. Prishtinë, 1999, f.59.

Page 176:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

174

Niveli i ulët arsimimi tek femrat për arsye:

a) Mentaliteti konservartor dhe fanatizmi i theksuar.

b) Cilësia e procesit arsimor pati diferenca midis vendbanimeve urbane dhe

rurale.

c) Frika nga agresioni serb.

d) Kryerja e vetem katër klasë shkollë dhe jo më tej, frekuentim i ulët i shkollave

të mesme profesionale.

e) Shkollat në përgjithësi ishin të vendosura në qëndër dhe të paarritshme për

femrat.

Sistemi arsimor u përdor si instrument i politikave të kohës.

U dëmtua sistemi arsimor në përfshirjen në programet mësimore punën

prodhuese, edukimit ushtarak, rritet vëllimi i lëndëve politike në dëm të lëndëve të

formimit shkencore dhe shoqërore.

U dha rëndësi shkollave fillore serbe.

Analfabetizmi mbetet në ritme të larta në rradhët e femrave, mos përfshirja e

grupmoshës 1-19 vjeç në sistemin arsimor (Kosovë) tregon se ka vlera të larta

analfabetizmit në këtë kohë.

Anët pozitive të periudhës 1945-1990

- u motivua zhvillimi i arsimi, arsim i detyruar,

- u rrit numri i nxënësëve dhe iu kushtua një rëndësi e veçantë arsimimit të

elementit femër,

- u bë një luftë për zhdukjen e analfabetizmit përmes kurseve dhe shkollave

të natës,

- hapja e shkollave profesionale (bujqësore, higjenosanitare, mësuesi etj.)

Arsimi pas viteve 1990…

Arsimimi i popullsisë është një tregues i zhvillimit. Për shkaqe historike, politike të

njohura arsimin në krahinë ka qenë jo në nivelet e duhura, i pamjaftueshëm, por dëshira

dhe prirjet për tu arsimuar nuk kanë munguar. Ndryshimet politike ekonomike të viteve

’90 në vendin tonë la gjurmë dhe në sistemin arsimor. Për të treguar se sa i zhvilluar është

sistemi arsimor në vendin tonë na ndihmon treguesi se sa Shqipëria shpenzon për arsimin,

tregues i cili është ulët, se vendet e tjera në rajon. Në vitin 1999 Shqipëria shpenzoi 3,5%

të PBB-së së saj për arsimin, ndërsa në vitin 2013 ajo është ulur edhe më tepër duke

arritur në 2.7% të PBB-së. E krahasuar kjo me 4,6% që është mesatarja në Europën

Lindore, do të thotë se shpenzimet për arsimin në Shqipëri janë thuajse 2% më të ulta.158

Krahas kësaj, shpenzimi për nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm është me vlera më të

ulta në rajon. Në vitin 2005, popullsia kishte kryer mesatarisht 8,6 vjet shkollim, që është

158 Albanian Coalition For Child Education Shqipëria: Situata Në Arsimin Parauniversitar /Raport

Vlerësimi. Tiranë, 2013, f.11.

Page 177:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

175

tregues i ulët në krahasim me një mesatare prej 12 vjetësh ndër 10 vendet anëtare të BE-

së, dhe 14 vjet në OECD. Sot Shqipëria e ka mesataren e shkollimit 11.9 vjet159

Kjo gjendje e arsimit është rreflektuar mirë në krahinën e marrë në studim, ku arsimi

ndeshet me probleme të panjohura më parë: braktisja e shkollës në mënyrë masive,

rikthimi në mënyrë të hapur i konservatorizmit/mentalitetit patriakal i mos dërgimit të

vajzave në shkollë, duke na treguar një problemi tashmë evident në krahinë atë të rritjes

së numrit të analfabetëve.

Situatë më e vështirë u përjetua në vitin 1997 (pjesa shqiptare) dhe 1999 (pjesa e

Kosovës) për shkak të trazirave politike që ndodhën në krahinën Lumë-Gorë. Pas këtyre

viteve procesi edukativë zhvillohet normalisht, rritet frekuentimi në shkolla dhe

besueshmerisë së vlerës së arsimit, ulet numri i mësueseve pa arsim përkatës dhe fillon

hartimi i strategjive arsimore mbi bazat e zhvillimit të objektivave të mijëvjeçarit.

Krahas arritjeve pozitive në reformën arsimore duket se kjo ngjason bukur vetëm në letër

realiteti në krahinën e marrë në studim na paraqet një panoramë krejt ndryshe prania e

braktisjes së shkollës, mësueses të paprofilizuar dhe paarsim përkatës, zvogëlim i numrit

të shkollave dhe bashkim të tyre, mungesë të ambienteve për arsimin parauniversitar,

mungesë të infrastukturës dhe sigurisë në shkolla nuk janë tregues të një sistemi arsimor

solid dhe të zhvilluar. Në pjesën e krahinë së Gorës që shtrihet në Kosovë duhet theksuar

se krahas problemeve që cituam më sipër egziston dhe mos integrimi i plan programeve

arsimore të Kosovës në shkollat që ndodhen në Gorë dhe nxënësit e krahinës së Gorës

nuk kanë akses në universitet e Kosovës për shkak të gjuhës. Nga kjo del që çeshtja

arsimore është çeshtje tëpër delikate. Aty ku aplikohen plan programet serbe si në

shkollat fillore ashtu dhe ato të mesme ndodh për arsye se këto shkolla financohen nga

buxheti i shtetit serb dhe mundësia e sigurimit të bursave të studimit. Në Gorë në pjesën e

Kosovës siç shihet ka struktura paralele serbe që ka bërë që banorët e Gorës të jenë të

ndarë në dysh ku gjysma shohin Prishtinën si kryeqytet dhe gjysma tjetër ende ruajnë

nostalgji për Beogradin. Kjo ndodh për arsye: paaftësia institucioneve përkatëse

(MASHT) për përfshirjen e kësaj popullsie në sistemin arsimore kombëtare, diskriminimi

i popullsisë gorane në Kosovë, mungesa e investimeve ekonomike në sistemin arsimor,

institucionet e Kosovës ende nuk i kanë kapacitete e plota për veprim prandaj dhe janë

krijuar struktura paralele serbe, të cilat kanë manipuluar popullsinë lokale përmes

joshjeve materiale, gjendja akoma e pastabilizuar politike e Kosovës. Plan programet

serbe zbatohen në fshatrat Restelicë, Brod, Dikancë, Kërstec, Kukulan, Leshtan,

Glloboçicë, Rrapçë, Krushevë, Mlikë, Orçushë, Radesh, Vranisht160

. Pjesmarrja dhe

gjendja e arsimit varet nga mosha e re e popullsisë, e cila është nën 24 vjeç, moshë në të

cilën mbarojnë studimet universitare. Popullsia nën moshën 15 vjeç aktualisht zë 27% të

popullsisë së krahinës. Tregues i rëndësishëm për përmisimin që duhet të realizohen në

cilësinë e arsimit, pasi ky është kontigjenti për zhvillimin e të ardhmes së krahinës.

159

Po aty

160 UNDP. Konservimi i biodivesitetit dhe menaxhimi i shfrytëzimit të qëndrueshëm të tokës- Dragash

2013-2023. Profil komunal i Dragashit për PZHK” Dragash , 2013, f.88.

Page 178:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

176

Krahina Lumë-Gorë për vitin 2014-2015 ka këtë strukturë të sistemit arsimor:

Edukim parshkollor

Arsimi 9-vjeçar (i detyrueshëm)

Arsimi i mesëm:

- Përgjithshëm

- Profesional

Universitar: - i lartë

Paqyra nr.4.16. Struktura e instuticioneve arsimore në krahinën Lumë-Gorë

Emërtimet Kopështe 9-të

vjeçare

Mesme Universitet

( shtetrore)

krahinën

etnogjeografike

të Lumë-Gorë

48 56 Gjimnaz MB 1 me tre

filiale 3 7

Burimi:DAR Kukës, UNDP161

Të dhënat e siguruara japin një alarm për situatën arsimore e cila po shkon drejt uljes së

efiçensës së saj për arsye se po bashkohen shkollat ose ka klasa të cilat janë bosh për

shkak të uljes së numrit të nxënëseve ose keqmenaxhimit të shpërndarjes së nxënësëve

duke i përqëndruar vetëm në një shkollë madje me turne. Nëse arritje në arsimin e

krahinës do të konsiderohej numri i universiteteve private apo shtetërore të hapura, kjo lë

shumë për të dëshiruar për arsye se cilësia e mësimdhënies së mësimit është tepër e ulët.

Tregues i kësaj cilësie është zbatimi i reformës arsimore në arsimin e lartë, ku u mbyllën

jo vetem universitet private, por dhe filiali i Universitet të Tiranës në Kukës u la që të

kryente veprimtarinë e tij vetem për 2 vjet, për t’iu nënshtruar një proçesi monitorimi

rreth cilësisë.

161

Po aty

Page 179:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

177

Tabela nr.4.17. Numri i fëmijëve të rregjistruar në arsimin e publik

Emërtimi Cikli i ulët

dhe i lartë162

i mesëm Universitet

Viti 2011 25548 9083 300

Burimi: DAR Kukës, INSTAT/2011, UNDP

Ajo çfarë vihet re është tendenca e uljes së numrit të nxënësve në shkolla, kjo rënie ka

ardhur si rezultat i një kompleksiteti faktorësh si ekonomik, social, politik etj., të cilat

disa po i listojmë:

a) ndryshimet e numrit të popullsisë, e cila në vlerë absolute është ulur,

b) me nivelin e ulët ekonomik dhe nivel i lartë i varfërisë, të cilët pengojnë fëmijët të

shkojnë në shkollë në mënyrë që të punojnë për sigurimin e të ardhurave në familje,

c) situatë e pastabilizuar politike në Kosovë për të integruar popullsinë gorane në plan

programet e Kosovës,

d) reforma arsimore të ngadalta dhe të paarsyetuara mirë të cilët shpesh herë shpien në

probleme gjatë proçesit mësimor edukativ,

e) ndërrimi i shpesht i mësuesëve i lidhur ngushtë me interesat politike dhe jo më cilësinë

në mësimdhënie.

Numri i mësuese janë përkatësisht 256 mësues për shkollat e mesme natyrisht jo të gjithë

më arsim të lartë (kjo karakteristik në pjesën e Kosovës), 918 mësues në shkollat e 9-të

vjeçare dhe 540 edukatore për arsimin parashkollor këto dy kategoritë e fundit janë me

arsim të lartë dhe të mesëm profesional163

.

Arritjet që janë bërë në sistemin arsimor pavarësisht problemeve janë:

evidentimi qartë i problematikës që ndesh arsimi në krahinën Lumë-Gorë;

po bëhen përpjekje për përfshirjen në planprogramet kombëtare (Kosovë) si në

Restelicë ku 500 nxënës punojnë më plan programet Serbe;

egzistenca e filialeve të Universitetit të Tiranës në Kukës, afërsia me Universitet e

Prizrenit, krijon mundësi për rritjen e cilësisë së arsimit;

162

Shënim: Këtu futen parashkollorët dhe shkolla 9-vjeçare

163 UNDP Konservimi i biodivesitetit dhe menaxhimi i shfrytëzimit të qëndrueshëm të tokës- Dragash 2013-

2023 Profil komunal i Dragashit për PZHK. Dragash , 2013, f.88.

Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës

Page 180:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

178

arsimi po përfshihet gjithnjë dhe më shumë në projektet e OJF, të cilat kanë

ndikuar në përmirësimin e infratrukturës;

zhvillimi i metodave të mësimdhënies që inkurajojnë pjesëmarrjen dhe zhvillimin

individual;

Rëndësia e njohjes së situatës së arsimit në krahinën Lumë-Gorë lidhet me

qëndrueshmërinë dhe të ardhmen socio-kulturore të krahinës dhe njëherazi ekonomike të

saj. Ndaj një ndër objektivat që kërkohet të arrihet për krijimin një produkti (nxënësi) në

rradhë të parë duhet të jetë një qytetar i denjë që dëshmon vlera qytetarie dhe

profesionalizmi në fusha të ndryshme të jetës në dobi të interesave të krahinës, rajonit,

kombit ndaj i kushtohet rëndësi përgatitjes së mësueseve të kualifikuar; adaptimin dhe

përdorimi i metodave interaktive në procesin mësimor edukativ, admininistrimit dhe

menaxhimit të shkollës si qendër komunitare, uljen e nivelit të braktisjes së shkollës dhe

integrimi i femrave në sistemin arsimor deri në nivelet më të larta. Kjo padyshim kërkon

mbështetje e institucioneve përgjegjëse, bashkëpunimit ndërkufitar përmes shkëmbimit të

eksperiencave dhe binjakëzimit të shkollave, integrimi në procesin mësimor edukativ jo

vetem institucionet e linjës, komunitetin, por dhe OJF, të cilat luajnë një rol të

rëndësishëm në aplikimin e metodave interaktive në proçesin mësimor përmes projekteve

të ndryshme.

Braktisja e Shkollës është një problem i ri i hasur pas viteve ’90 në pjesën shqiptare dhe i

vjetër në pjesën e Kosovës kushtëzuar kjo nga pushtuesi. Ky fenomen ndeshet më shumë

në fshatrat që shtrihen në zonat malore të krahinës siç janë: Surrojt, Topojanit, Ujmishtit,

Zapodit, Grykë-Çajës, Restelicë, Brod, Zlipatok, Rapçë ku frekuentimi i shkollës shkon

në 40%, ndërsa në Orçushë, Radesh, Shishtavec, Bushtricës, Tërthore, Krusheve,

Vranisht frekuentimi shkon deri më 60% dhe përsa i përket niveli i braktisjes së shkollës

nga vajzat është mbi mesataren e rajonit ku bën pjesë krahina.

Dukuria e Braktisjes së shkollës është shumë dimensionale shkaqet janë të natyrës:

ekonomike (niveli i lartë i varfërisë, kostoja e shkollimit e lartë),

sociale (mentalitetit është një faktor dominant, dëshira e vetë fëmijës për të mos

vazhduar shkollën, prirja për emigrim tek moshat e reja, niveli i ulët kulturo-

arsimore i prindërve, diskriminimit nga mësuesit dhe prindërit e nxënësit për

fëmijët e komunitet romë,)

politike (mungesa e politikave arsimore favorizuese për popullsinë gorane në

Kosove, mos intergrimi i nxënësve të krahinës së Gorës në plan programet e

arsimore të Kosovës, prania e mësueseve të pakualifikur, mungesa e politikave

arsimore për të mbajtur në sistemin arsimor fëmijët romë, mungese e

infratrukturës).

Më të prirur për të braktisura shkollën krahas gjinisë femrore janë dhe fëmijët romë, të

cilët shihen me një sy tjetër nga shoqëria. Kjo kategori popullsie në krahinë është e

përqëndruar më shumë në qytet, Kolesian, Brekinjë, Dragash. Ndaj për të ulur problemet

në arsimi duhen të merren këto masa:

Page 181:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

179

Ulja e varfërisë përmes krijimit të mundësive të punësimit,

rritja e veprimtarisë së OJF-ve dhe bashkëpunimit me DAR për zgjidhjen e

problemeve te shkollimit të fëmijëve në nevojë, egjiptian, romë,

bashkëpunim me të gjithë aktorët e interesuar që nga MASH, Qeverisja vendore,

DAR, mësuesit dhe komuniteti i shkollës (këshillat e prindërve/Qeveritë e nxënësëve)

dhe OJQ,

zgjerim të shkollave të arsimit bazë që të krijohet mundësia të rritet numri i

nxënësëve që do arsimohen,

trajnime të stafit pedagogjik për rritje kapacitetesh,

krijimi i një database për nxënësit që kanë braktisur shkollën,

kthimi i shkollës në një mjedis miqësor, kulturorë, edukative,

nxënësit të cilët jetojnë në Gorë nuk flasin gjuhën shqipe ndaj kërkohet që të

merren në konsideratë ky fakt nga hartuesit e programeve mësimore gjatë hartimit të plan

programeve mësimore,

të hartohen programe bazë nga shkolla për nxënës të kategorive të veçanta,

rikonstrukturimi i shkollave në fillore ne Rapçë, Restelicë, Vranisht, Brod dhe

shkollave të mesme në Dragash, Shtiqën, rikonstrukturimi i infrastrukturës së shkollave

në dobi të P.M.E (laburatore, këndeve sportive),

të gjenden metoda të nxitjes së frekuentimit të shkollave nga gjinia femrore.

IV.3.3.2. Kujdesi shëndetësor

Sistemi shëndetësor paraqitet në një gjendje shumë të dobët për një vend që aspiron të

ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të integrohet në BE164

. Në fakt jemi diku në

fund të listës si në Europë dhe në Ballkan. Në kushte të tilla paraqitet dhe panorama e

kujdesit shëndetësor dhe në krahinën e marrë në studim. Kujdesi shëndetësor në krahinën

Lumë-Gorë në periudhën osmane na paraqitet me një nivel të ulët shërbimi për shkak të

mungesës së mjekëve, këtë shërbim e ofronin klerikët, mjekët sharlatanë. Gjatë periudhës

së sundimit osman krahina e marrë në studim është prekur nga murtaja në vitet 1689,

1782, 1818, 1879165

dhe tifoja që patën pasoja tek popullsia. Shërimi i sëmundjeve në

këtë periudhë është mbështetur në mjekësinë alternative (mjekësinë popullore). Në fund

të shek.XIX në Prizren u ngrit spitali “islahana” i cili më shumë luante rolin e farmacisë

sesa spitalit. Në vitin 1930 në kuadër të shtëpisë së shëndetit në Prizren, hapet qendra e

parë shëndetësore në Gorë, fshati Vranisht.166

Shërbimi shëndetësor pas Luftës së Dytë Botërore shkon drejt stabilitetit, megjithëse jo

në nivelet që duhet, por krahasuar me periudhat e mëparshme situata është e kënaqshme.

Ngrihen spitale, martenitete, qendra ambulatore në fshatra, rritet numri i mjekëve dhe

164

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/518/titull/Arsimi-dhe-Shendetesia-Shqiperia-vjen-e-fundit

Open Data Albania (ODA)

165 Haskuka, E. Historijsko-gjeografska analiza urbanih funkcija Prizrena. Dakovica, 1985, f. 164.

166 Haskuka, E. Historijsko-gjeografska analiza urbanih funkcija Prizrena. Dakovica, 1985, f. 216.

Page 182:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

180

rrjedhimisht kemi ulje të vdekshmërisë foshnjore, ndalim të përhapjeve të sëmundjeve

(malarja,tifoja).

Aktualisht në krahinën Lumë-Gorë ka 1 spitale rajonal (Kukës) dhe Qendër Kryesore

Mjekësore (Dragash), 2 marternitete dhe qendra ambulatore të shpërndara në fshatra, të

cilat në përgjithësi punojnë çdo ditë. Sot në krahinë ka rreth 34 mjekë 175 infermier167

Sipas Strategjive të Zhvillimit Rajonal e rajonit ku bën pjesë krahina kujdesi shëndetsor

ka probleme të shumta si: niveli i ulët dhe shërbim jo shumë efiçent, infrastruktura e

dobët rrugore dhe spitalore, distanca e largët me qendrat ambulatore, ndërgjegjësim i

pamjaftueshëm i popullsisë për të parandaluar sëmundje, mungesë e specialistëve në

spitalet e qendra ambulatore, kryesisht në fshatrat e thellë malore si: Arrën, Shishtavec,

Grykë-Çajë, Restelicë, Brod. Për sëmundje të ndërlikuar banorët duhet ti drejtohen

spitaleve të Kukësit, Tiranës, Dragashit, Prizrenit, Prishtinës.

Prandaj kërkohet: përmirësim i mëtejshëm i kujdesit shëndetësor parësor në zonat rurale

si Arrën, Grykë-Çajë, Zapod, Bushtricë, Restelicë, Brod etj.; rritja e nivelit të shërbimeve

spitalore në specialitete të ndryshme; specializimi i stafit për përdorimin e teknologjive

bashkëkohore për diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve; vendosjen e pajisjeve

bazike të fikjes së zjarrit në çdo qendër ambulatore (Blaç, Brod, Rapçë, Restelicë,

Shishtavec, Zapod, Topojan, Shtiqën, Bicaj, Kolesian etj) dhe të përmirësohet shërbimi

ambulator në Brod dhe Restelicë; të krijohet një qendër e mjekësisë familjare në

Restelicë, që t’i shërbejë dhe Krushevës, të hapen farmaci në qendrat e komunave të

krahinës dhe veçanërisht në fshatrat Blaç, Brod dhe Restelicë.

Pavarësisht situatës që paraqitet janë bërë përpjekje për krijimin e frymës së

bashkëpunimit për përmirësimin e kujdesit shëndetësor mes dy anëve të kufirit, siç është

ajo për shëndetësinë në vitin 2007, për të intesifikuar marrëveshjen mes spitaleve të

Prizrenit, Kukësit dhe Dragashit gjë që ka rritur efektivitet në shërbimin shëndetësor në

krahinë; kohët e fundit po bëhen përpjekje për bashkëpunim mes komunës së Dragashit

dhe komunës së Shishtavecit.

Një sherbim cilësor i kujdesit shëndetsor do të jetë tregues i cili nuk do të shërbejë

vetëm si statistikë për spitalin dhe qendrat ambulatore, por dhe si një e dhënë për analizën

e cilësisë së shërbimeve mjekësore, profesionalizmi i mjekëve do të ndikojë në rritja e

numrit të studentëve që do të studiojnë në fakultetet e mjekësisë në Kukës, Tiranë,

Prishtinë Shkodër etj.

167

Statistikat e qarkut Kukës, UNDP Atlas i zhvillimit të qendrueshëm. Dragash, 2013, f.98-99.

Shehu, M., Proçesi i planifikimit dhe trajnimit të punonjësëve të kujdesit shëndetsor parësor”, Buletin

Shkencor, Kukës, 2013, f. 44.

Page 183:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

181

IV.3.3.3 Furnizimi me energji elektrike

Furnizimi me energji elektrike është një ndër sfidat kryesore të qeverisë shqiptare. Ndaj

një ndër synimet e qeverisë shqiptare është”hartimi i një strategjie afatgjatë dhe efikase

për sistemin elektro-energjitik të Shqipërisë, me qëllim krijimin e një Sistemi

Elektroenergjetik të qëndrueshëm operacionalisht, teknikisht dhe financiarisht, të aftë për

të plotësuar kërkesën në rritje për energji elektrike brenda vendit duke e shndërruar

Shqipërinë nga vend importues i energjisë elektrike, në vend eksportues të saj”.168

Njëherazi dhe integrimin e Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar (SESH) me Sistemet

Rajonale dhe Evropiane të energjisë elektrike, si dhe rritjen e bashkëpunimit midis dy

sistemeve elektroenergjetike Shqipëri-Kosovë, duke mundësuar shfrytëzimin me

efikasitet të lartë të burimeve energjetike të të dy vendeve.

Në kuadër të këtyre synimeve kërkohet që të përmirësohet shërbimi i furnizimit me

energji elektrike në krahinën Lumë-Gorë. Ky shërbim është një nga sfidat më serioze për

ekonominë e krahinës Lumë-Gorë, për shkak të mungesës së energjisë për të përmbushur

nevojat e konsumatorëve, bizneseve, shërbimeve të tjera, pavarësisht se jemi furnizuesi

kryesor me energji elektrike në shkallë vendi. Krahina ka potencial për prodhimin e

energjisë elektrike në mënyrë ekologjike, por nuk e ka shfrytëzuar maksimalisht këtë

mundësi për prodhimin e saj. Prodhimi i energjisë elektrike është nën kontrollin e

qeverisë dhe realizohet përmes hidrocentraleve kryesore të liqenit të Fierzës dhe Dikance

si dhe prej hidrocentraleve më të vegjël në krahinë (Lapaj, Orgjost, Topojan, Bicaj etj.).

Në fakt, prodhimi është më i madh nga nevojat e krahinës dhe energjia shtesë

shpërndahet në rajone të tjera. Furnizimi me energji elektike në krahinën Lumë-Gorë

realizohet nga termocentralet A dhe B të Kosovës, Fierzës, Lapaj, Orgjost,Topojan, Bicaj

etj. Aktualisht në Gorë funksionon një hidrocentral i vogël (hidrocentrali i Dikancës) mbi

lumin e Brodit afër fshatit Baçkë. Ky central elektrik është në pronësi të Koorporatës

Energjetike të Kosovës (KEK), mirëpo i është dhënë me koncesion kompanisë Frigo

Food në vitin 2009. Kështu në këtë hidrocentralit janë zëvëndësuar pajisjet dhe është

rritur kapaciteti i prodhimit deri në 2600 Kë. Kompani tjetër koncensionare për

menaxhimin e shpërndarjes së energjisë është OSHEE169

. Prodhimi i përgjithshëm i

energjisë elektrike nga HEC-et deri 15 Më nga 136.8 GËh që ishte në vitin 2011 arriti në

299.9 GWh në vitin 2012.

168

http://www.energjia.gov.al/al/prioritete

169 Ministria e Energjisë dhe Industrisë nënshkruan Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

shoqërisë CEZ a.s, për Transferimin e Aksioneve të shoqërisë OSHEE, të cilat ishin në pronësi të shoqërisë

CEZ a.s. Kjo marrëveshje përmbyll edhe procesin e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me

shoqërinë CEZ a.s, që u nënshkrua në qershor 2014

Page 184:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

182

Pas.nr. 4.17. Prodhimi nga H/C –et që kane filluar prodhimin gjatë 2012

PRODHIMI NGA H/C-ET QE KANE FILLUAR PRODHIMIN GJATE

VITIT 2012 (MWh)

Shoqeria Emertimi i H/C Fuqia KW Prodhimi

Gjospa Power HEC Lapaj

(Kukës)

13,620 8,624

Burimi: Enti Rregullator i Energjisë

Më poshtë po japim dhe sasinë e prodhimit të energjisë nga subjektet private që operojnë

në krahinë për vitin 2011, 2012, 2014.

Tabela .nr.4.18. Prodhimi i Energjise Elektrike nga Subjektet Private/Koncesion per vitin

2011/2012

Burimi: Enti Rregullataror i Energjisë

Pavarësisht ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël, furnizimi me energji elektrike has

probleme si: a) rritje të ngarkesës në rrjet, b) niveli i lartë i humbjeve të energjisë

elektrike në shpërndarje, që reflektohen te mungesa e cilësisë së shërbimit. Kjo e fundit

lidhur ngushtë me nivelin e ulët të faturimeve të energjisë elektrike ndaj konsumit të

përgjithshëm, vjedhjen e energjisë elektrike përmes lidhjeve ilegale. Siç e kemi theksuar

krahina ka nivelin më të lartë të varfërisë dhe të ardhura të pakta, të cilat kanë krijuar

vështirësi në pagesat e faturave. Mospagimi i faturave lidhet me fakti që liqeni i Fierzës

ka përmbytur tokat e popullsisë së krahinës, të cilat do të jepnin prodhim çdo vit, kështu

ata pretendojnë të mos paguajnë fatura e energjisë elektrike pa u dëmshpërblyer. Reforma

në energjitikë e ka ndërgjegjësuar popullsinë që energjin elektrike që konsumon duhet ta

paguash. Kjo reformë, e cila i ka detyruar qytetarët jo vetem të paguajnë energjinë e

konsumuar çdo muaj, por dhe faturat e prapambetura, ka rënduar situatën ekonomike të

popullsisë së krahinës.

Në mënyrë që të shmangen problemet me furnizmin e energjisë elektrike duhet të

merren disa masa si:

- hartimi i politikave efikase për uljen e humbjeve në rrjet, duke zvogëluar

ndërhyrjet e paligjshme, krijimi i programit për familjet në nevojë që dhe ata të

kenë mundësi të paguajnë përkundrejt një tarife të ulët.

- Gjetjen e mënyrave alternative të prodhimit të energjisë (hidrocentraleve të vegjel

si Lapaj, Zhurit dhe gjatë hidrocentrale të tjerë në lumenjtë Brod dhe Restelicë170

,

përdorimi i energjisë diellore përmes panelave diellor, energjia e erës, qetësia e së

cilës arrin 59,9% të vitit (ne dimë që rastisjen më të madhe e kanë erat e veriut

170

UNDP.Plani për Zhvillimor Komunal për komunën e Dragashit 2013-2023. Dragash, 2013, f.142.

Atlasi i UNDP-së për Zhvilimin e Qëndrueshëm., Vol. 2, Qershor 2012.

ERE. Gjendja e sektorit të energjisë dhe veprimtaria e ERE-s gjatë Vitit 2012”, raport vjetor, 2012.

Shoqeria Emertimi i H/C Fuqia KW 2011 2012

HEC Orgjost (Kukës) 1,200 4,215 2,643

En.Ku sh.p.k HEC Bicaj

(Kukës)

100 131 48

Page 185:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

183

dhe juglindjes171

), efikasiteti i energjisë përmes termoizolimit; përdorimi i gazit

dhe drurëve për ngrohje dhe gatim, përdorimi i llampave Led për ndriçimin

publik, pse jo dhe brenda në ambientet e shtëpisë).

- Të realizohet ndërgjegjësimi i popullatës së krahinës që energjia e konsumuar

duhet paguar, duke i motivuar në limitimin e konsumimit të energjisë elektrike

për ngrohje.

- Njëherazi duhet që shërbimi i furnizimit me energji elektrike të realizohet në bazë

të direktivave përkatëse të BE/KE, duke shmangur ndikimet negative në mjedis

(tokësor, ujor, biodiversitet).

Nëse do të zbatohen këto sugjerime për prodhimin efikas të energjisë dhe përdorimin

efiçent të saj do të sigurojmë nga ana tjetër kalimin drejt një ekonomie të gjelbër që jo

vetëm kursen paratë, por krijon mundësi punësimi dhe kushte të përshtashme

mjedisore për zhvilimin e turizmit, i cili është prioritar në këtë krahinë.

IV.3.3.4. Furnizimi me ujë

Uji është burimi i jetës, njëherazi dhe një element kryesor për jetën ekonomike. Krahina

Lumë-Gorë është e pasur me burime ujore, të cilat kanë gjetur përdorim të gjerë në

krahinë. Pavarësisht pranisë së madhe të burimeve ujore në krahinë, ka problem në lidhje

me menaxhimin e shpërndarjes së ujit. Ashtu si dhe energjia elektrike dhe furnizimi me

ujë të pijshëm ka probleme në nivelin e arkëtimeve të faturave të ujit. Lidhjet e

paligjshme janë një faktor, i cili dëmton cilësinë e shërbimit të ujësjellësit, armortizimi i

sitemit të ujësjellësit dhe mungesa e investimeve për mirëmbatje siguron humbje në rrjet

dhe kontaminin potencial. Në krahinën Lumë-Gorë furnizimi me ujë të pijshëm kryhet

përmes burimit të Kolesjanit, Lojmes, Tejes, Pllavës dhe puseve të hapura. Furnizimi më

të rregullt me ujë të pijshëm ka qyeti i Dragashit, fshatrat Baçkës, Brodit, Kolesjanit,

Shtiqënit, Shishtavecit. Nivel më të ulët të furnizimit me ujë kanë: qyteti i Kukësit,

fshatrat Mlikë, Rapçë me 20%, Vranisht me 30%, Restelicë me 80%. Cilësia e ujit të

pijshëm i përket kategorisë I përsa i përket pastërtisë, por ndotja është e pranishme në

kategorinë e II. Lumi Restelicë gjithashtu është dukshëm i ndotur mirëpo vetpastrimi

rezulton në kualitet të mirë të ujit nga drejtimi i Krushevës. Lumi Brod ka kualitet shumë

të mirë të ujit172

. Një problem tjetër që është i pranishëm në krahinën Lumë-Gorë është mungesa

e menaxhimit të ujërave të zeza. Përgjegjës për këtë është NUK për pjesën shqiptare, kurse në

pjesën e Kosovës është totalisht jashtë kontrollit. Menaxhimi i ujërave të zeza ka rëndësi, pasi ato

derdhen në ujëra sipërfaqësore apo nëntokësore pa u trajtuar fare duke shkaktuar ndotje dhe

degradim të mjedisit.

Monitorimi i ujërave është i dobët dhe mungesa e të dhënave e vështirëson akoma më

shumë problematikën. Në krahinën Lumë-Gorë menaxhimi i ujërave të zeza mund të

171

Shënim: Kushtëzuar kjo nga lugina e Drinit të Bardhë që shërben si korridorit të masave ajërore

kontinetale të ftohta nga Kosova për në Shqipëri. Shpejtësia e erave është një element i rëndësishëm që

mund të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike

172 UNDP. “Atlasi i UNDP-së për Zhvilimin e Qëndrueshëm., Vol. 2, Dragash, 2012, f.17.

Page 186:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

184

realizohet përmes: trajtimit të ujërave të ndotura me anë të ligatinave, në vende ku ujërat

e zeza dhe të ndotura rrjedhin në formë rrekeje dhe mungojnë kanalizimet p.sh në Lugun

e Prizrenit, Brod, Dikance, Dragash, Glloboçicë, Lubovisht, Mlikë, Orçushë.173

Ky ujë i

trajtuar do të derdhet në liqenin e Fierzës dhe lumenjtë e afërt duke ulur ndotjen e ujërave

të tyre; vendosja e kolektorëve pastrues në ndërmarrjet e ndërtimit dhe objektet e

pastrimit kimik, sensibilizimi i bizneseve të pastrimit kimik për përdorimin e lëndeve

pastruese organike që të jene të absorbueshme nga mjedisi dhe më pak ndotëse. Fshatrat

të cilat pjesërisht janë të lidhura me sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza janë:

Kërstec, Rapçë. Gropat septike, më shumë fabrika të vogla të trajtimit dhe sisteme të

menaxhuara të ujërave të zeza janë disa nga kërkesat për zvogëlimin e ndotjes. Kjo ka të

bëjë jo vetëm me familjet private, por më shumë edhe me industritë e vogla REMATEX-

fabrika e leshit në qytetin e Dragashit dhe të gjithë riparuesit e veturave, autolarjet dhe

pompat e karburanteve.

173

UNDP. “Atlasi i UNDP-së për Zhvilimin e Qëndrueshëm., Vol. 3, Dragash, 2012, f.20.

Page 187:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

185

IV. B.3.3.5. Telekomunikacioni.

Ky shërbim i kohëve moderne e ka zanafillën në kohën kur kjo ishte nën administrimin e

Prefekturës së Kosovës. Linja e parë telefonike i takon vitit 1884 e vendosur midis

Prizrenit dhe Bicaj. Më 1925 u vendos një central në Kukës me 25 numra dhe në Bicaj

me 10 numra.

Pas viteve 1945 u lidh me linjë telefonike Kukësi me lokalitetet. Në vitin 1946 u realizua

lidhja me Peshkopinë dhe më 1973 me të gjithë fshatrat. Në periudhën 1945-1990

shërbimi telefonik përbëhej nga aparatura të vjetruara, me centrale manuale, që lidheshin

me linja ajrore telefonike. Në vitet 1990 lidhja telefonike realizohej me anë të një rrjeti

telefonik të vjetëruar, të amortizuar dhe me kapacitet të kufizuar, që plotësonte një

kërkesë të vogël të popullsisë. Ky sistem u përmirësua pas viteve 1992 dhe sidomos në

vitet e fundit të cilat janë bërë dixhitale. Në krahinën Lumë-Gorë ofrohet shërbimi me

telefon fiks (Albtelekom), mobile (Vodafon, Amc, Eagle, Plus,Vala, Ipko) internet dhe

shërbime postare. Rrjeti i telefonisë fikse dhe i internetit mbulojnë të gjitha familjet në

zonat urbane. Problemi paraqitet në qendrat rurale të cilat nuk janë të mbuluar me linjë

telefoni fiks me përjashtim të Brodit, Glloboçicës. Të gjitha fshatrat kanë shërbimet e

telefonisë celulare, që mbulojnë rreth 90% të qendrave të banuara, me përjashtim të

fshatrave Kërstec, Orçushë, Radeshë,Vranisht të cilët nuk i marrin këto shërbime.

Si konkluzion nxjerrim që niveli i shërbimeve në krahinën Lumë-Gorë është në nivele të

ulëta si një dëshmitar i nivelit të ulët të jetesës dhe shkallës së lartë të varfërisë me 21.

8%174

, mungesës së politikave për përmirësimin e situatës socio-ekonomike të krahinës,

mungesë e investimeve në fushën e shërbimeve, karakterit periferik të saj etj.

Në kushte të tilla kërkohet që pushteti vendor të bashkëpunojë ngushtë me pushtetin

qendror jo vetem në informimin rreth situatës socio-ekonomike të krahinën Lumë-Gorë,

por dhe për të arritur rezultate konkrete si p.sh në sigurimin e aparaturave shëndetësore të

fjalës së fundit, krijimi i kushteve për specializimin e mjekëve dhe praninë e mjekëve në

zonat me të thella malore të krahinës, krijimin e infrastrukturës së ujërave të zeza dhe të

bardha, krijimi i politikave efikase për mbledhjen e të ardhurave nga përdorimi i energjisë

elektrike. Realizimi i këtyre kërkesave do të ndikojë ndjeshëm dhe në rritjen e nivelit të

shërbimeve.

174

INSTAT (2013) Shqipëria: trendi i varfërisë 2002-2005-2008-2012, Tiranë, f. 15

Page 188:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

186

IV.3.4.Turizmi

Turizmi është veprimtaria shoqërore në një nivel të caktuar zhvillimi ekonomiko-

shoqëror të një vendi. Ai lind dhe krijohet kur shoqëria njerëzore krijon mundësi për të

lëvizur dhe kaluar disa ditë në vende turistike për të pushuar, argëtuar apo pasuruar

kulturën e tyre.

Turizmi, si aktivitet ekonomik, ka hyrë shumë vonë, fillesat e para vihen re në

dhjetëvjecarët e parë të shekullit XX. Gjatë kësaj periudhe turizmi ishte i orientuar nga

shteti si turizëm elitar dhe i përqendruar në qytete si Tirana, Berati, Gjirokastra, më vonë

rreth viteve ’70 mori prioritet turizmin shëndetësor në Razëm, Theth. Në këtë periudhë

nuk mund të flasim për një zhvillim të mirëfilltë të turimit në Shqipëri. Krahina Lumë-

Gorë nuk ishte gjatë këtyre viteve pjesë e itinerareve turistike, pavarësisht potencialit

natyror dhe kulturor që ofronte. Fillesat e para të lëvizjeve turistike në krahinën e marrë

në studim, megjithëse në mënyrë sporadike, evidentohen pas viteve 1990, kur

arritshmëria e Shqipërisë nga turistët e huaj ishte më e lehtë, por nuk mund të flasim të

njëjtën gjë për pjesën e krahinës në Kosovë, ku lëvizjet turistike kanë filluar që në vitin

1981 ku numri i turistëve shkonte më 1587 nga këta 46 të huaj175

.

Krahina Lumë-Gorë ofron pasuri të madhe turistike. Potenciali natyror, origjinaliteti i

kulturës materialo-shpirtërore, tradita e mikpritjes, zakonet, folklori i pasur, produktet

autentike artizanale, ushqimet bio, gjurmët e hershme të popullimit, zhvillime të

vrullshme politike etj., janë disa nga elementët që tërheqin vëmendjen e turistëve.

Pas viteve 1990 turizmi është konsideruar prioritet i rëndësishëm ekonomik në vendin

tonë, njëherazi dhe për krahinën Lumë-Gorë. Ajo çfarë dua të theksoj është se nga të

dhënat e siguruara nga Zyra Rajonale e Tatim-Taksave nuk ekziston asnjë biznes (treg

me produkt që u ofrohen turistëve, restorante me synim turistin pranë vendeve turistike

apo qendra zejtare me produkte që kanë destinacion tregun turistik) që ka aktivitet të

mirëfilltë turistik, por vetëm biznese (shërbime, tregtia, transporti), të cilat ndikojnë në

zhvillimin e turizmit. Kjo shprehet në pasqyren e bisneseve të regjistruar në krahinën e

marrë në studim, të cilën po e paraqesim në formë pasqyre dhe grafiku.

Tabela nr.4.19. Biznesi i regjistruar në krahinën Lumë-Gorë

Biznesi Industri Bujqesi, pylltari Transport Tregti Sherbime Finance

Nr 156 105 77 579 300 10

% 13.8 0.4 6.8 51.3 26.6 0.9

Burimi: Zyra e Rajonale e Tatim-Taksave Kukës& Plani i Zhvillimit Komunal për

komunën e Dragashit 2013-2023” Qershor 2013

175

Meleqi, H. (1994) Opoja dhe Gora vështrim gjeografik. Dragash, f. 130

Page 189:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

187

Figura nr. 4.10.Grafiku: Biznesi i rregjistruar në krahinën Lumë-Gorë

Megjithatë theksojmë se turizmi si një formë e re e zhvillimit ekonomik në krahinën

Lumë-Gorë i ka të gjitha mundësitë që të zhvillohet. Potenciali natyror si: larmishmëria e

formave të relievit: relievi Lumor (Kanioni i Bicajve, Gryka e Vanave, Gryka e Çajës,

Kanioni i Brodit); relievi glaciar me praninë e cirqeve akullnajore dhe forma e veçantë

piramidale e majës së Koretnikut, por edhe format e tjera glaciare në malin e Gjallicës,

malin e Zebës (cirqet akullnajore të Zebës); relievi karstik i shprehur në karstin e

Arrnit.Të gjitha këto forma interesante me vlera shkencore, didaktike, ekologjike,

gjeomorfologjike, turistike mbartin dhe statusin e veçantë të Parqeve Kombëtare,

Monumenteve Natyrore dhe Park Natyror. Klima176

me tiparet e saj favorizon zhvillimin

e formave të ndryshme të turizmit (turizmit malor me sporte karakteristike të krahinës

skijimit në Shishtavec, Novosej, Brod, Restelicë, turizmi peisazhor dhe sportin e

hipizmit, turizmit veror, gastronomike etj.). Hidrografia përbën një element tjetër të

ofertës turistike. Hidrografia përfaqësohet nga lumi Drin, Drini i Zi dhe Drini i Bardhë, si

dhe degëve të tyre, si: Lumës, Restelices, Brodit, Bushtricës, përrenj, burime karstike,

liqeni artificial i Fierzës, liqenet akullnajore në malin e Sharrit, liqeni i Shutmanit dhe

Defos me pamjen e amfiteatrit dhe ujin e ftohtë. Veprimtaria e ujërave sipërfaqësore kanë

krijuar forma të veçanta të relievit (Gryka e Vanave, Kanioni i Bicajve, Gryka e Çajës)

ofrojnë një pamje të bukur për zhvillimin e turizmit peisazhor, çlodhës dhe shëtitës. Kroi

i Kuq, Kroi Bardhë, Burimi i Kolesjanit për turistin nuk është vetëm vendi i çlodhjes dhe

freskimit, por këto burime mbartin një sërë vlerash shkencore, didaktike me interes për

studiuesin, studentët dhe nxënësit.

176

Shih kapitullin e kushteve natyrore, çeshtjen e klimes,

Page 190:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

188

Tokat, bota bimore dhe shtazore177

paraqesin një tjetër atraksion turistik për turistin që

do të vizitojë krahinën Lumë-Gorë për zhvillimin e turizmit peisazhor, sportiv. Tulipani

shqiptar si një bimë endemike me vlera jo vetëm për turistët, por dhe për studiuesit dhe

personat e apasionuar pas gjerave të rralla të natyrës. Pasuria natyrore, pasurohet me

trashëgimin kulturore të popullsisë, e cila lidhet me popullimin e hershëm gjatë periudhës

neolitike rreth 5000-6000 vjet para Krishtit178

në fshatrat e Kolshit, Çinamak, Kënetë,

Ramhas, Përbreg. Burimet arkeologjike dhe historike dëshmojnë se krahina Lumë-Gorë

përbën një trevë të vazhdimësisë Iliro-Arbëreshe-Shqiptare. Sipas Shuflait këtu jetonte

fisi ilir i Dardanëve; ruatja dhe përcjellja e traditave dhe zakoneve, pavarësisht faktit që

krahina Lumë-Gorë për shkak të pozitës gjeografike mes trevave perëndimore dhe lindore

shqiptare dhe treva të tjera në brendësi të Ballkanit kalonin flukse njerëzish, mallrash,

kulturash, informacione etj, të cilat ndikuan në shkallën e zhvillimit social, ekonomik dhe

emancipimin e popullsisë dhe ndryshimin e rolit të pozitës gjeografike në vitin 1913, me

vendosjen e padrejte të kufijve politikë, më 1945 vendosja e një kufiri të ngrirë politik, që

e izoloi plotësisht krahinën dhe ndërpreu komunikim me anën tjetër të kufirit.

Ndryshimet politike, pas ‘90, krijuan mundësinë e rivendosjes së lidhjeve dhe

bashkëpunimit midis krahinës në të dy anët e kufirit. Pikërisht, ky fluks lëvizjesh së

njerëzve si rezultat i ngjarjeve të ndryshme historike u shoqërua dhe me një pasuri të

madhe materialo-shpirtërore: gjurmë të traseve të rrugës Lissus–Naisuss, kështjellat

mbrojtëse si Bushatit, kështjella e Pecës, rrënojat e “Kalase Kodra e Hisarit ”, toponime

vendesh dhe legjenda etj., të cilat përbëjnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e

turizmit.

Pasuria humane, ekzistenca e saj është e lidhur ngushtë me zhvillimin historiko-socio-

ekonomik të krahinës. Këto potenciale (natyrore dhe humane) rritin rëndësinë e krahinës

për dy arsye: tërheqin turistët dhe rrisin kohëzgjatjen e qendrimit të tyre në krahinë.

Potenciali human përbëhet nga pasuria arkeologjike (rrënojat e kështjellave dhe kalave),

historike (monumente dhe ngjarjet historike), etnografike (muzika, folklori, veshja),

aktivitetet e tjera argëtuese, festa pagane (festa e Gjallicës, Dumnet, Dita e Verës, Dita e

Shëngjergjit etj), lojëra sportive (mundje, vrapim tre hapesh, loja me tërheqje litari, loja

me thasë etj.), popullsia në moshë të re dhe zotërimi i disa gjuhëve. Këto potencial e

bëjnë krahinën e marrë në studim tërheqës dhe shumë atraktive për pushuesit, turistët

aventurierë, studiuesit etj. Duke krijuar mundësinë për zhvillimin e turizmit malor, veror,

peizazhor, kulturor, historik, rural, tranzit, shëndetsor etj.

Në fund konkludojmë që krahina Lumë-Gorë i ka të gjitha mundësitë për zhvillimin e

turizmit. Natyrë e virgjër dhe e paeksploruar, klimë e shëndetshme dhe kurative,

trashëgimi e pasur materialo-shpirtërore, kulturore, kushte historiko-politike, izolimi i

gjatë dhe mosnjohja e tij ofrojnë një potencial të larmishëm për zhvillimin e gjeoturizmit.

177

Shih kapitullin III-të . Sistemet fizike dhe roli I tyre në zhvillimin social ekonomik.f.142

178 Përzhita, L. (2004) Kukësi Vështrim Arkeologjik. Insituti i Arkeologjisë, Tiranë, f. 14

Page 191:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

189

IV.3.4.1. Larmia e llojeve të turizmit të mundëshme për t’u aplikuar

IV.3.4.1.1. Turizmi malor

Relievi malor, prania dhe kohëzgjatja e shtresës së borës krijojnë kushte të

përshtashme për zhvillimin e turizmit malor. Majat e larta të maleve të Sharrit, Gjallicës,

Kallabakut, Koretnikut, pllaja e Shishtavecit janë disa nga vendet ideale ku mund të

zhvillohet ky lloj turizmi. Së bashku me zhvillimin e turizmi malor mund të realizohen

dhe këto aktivitete sportive:

Alpinizmi-Alpinizmi është një sport dimëror i bukur. Majat e larta të maleve

përcaktojnë vendin ideal të zhvillimit të këtij sporti. Të apasionuarit pas lartësive

dhe sfiduesit e frikës mund t’u ngjiten malit të Gjallicës, Sharrit, Koretnikut,

Kallabaku etj.

Figura nr. 4.4. Mali i Gjallicës Realizoi: B. Hallaçi

Skijizmi-ky sport ka një traditë mbi njëqind vjeçare (1908) në krahinën e marrë në

studim. Më 1928 është formuar dhe klubi sportiv “Kallabaku” dhe klubi i skijimit

“Arxhena”, duke e institucionalizuar këtë sport. Pllajat e Novosejt, Shishtavecit,

malet e Brodit, Restelicës etj., janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit

të skive gjatë dimrit. Ky lloj sporti mund të zhvillohet për rreth 2-3 muaj të vitit.

Si pista argëtuese janë përdorur rrugët kryesore të fshatit. Në fshatin Shishtavec

ka një pistë natyre skijimi me përmasa 1800 m gjatësi dhe 60 m gjerësi179

. Kjo

veprimtari sportive tashmë kthyer në traditë zhvillohet çdo vit në formën

kampionatit kombëtare të skive, ku morrin pjesë dhe skiator nga Kosova,

Maqedonia, Norvegjia, Gjermania. Kapaciteti i terreneve për skijim të këtyre

qendrave është diku tek rreth 30. 000 skiatorë.180

179

Blue Agency “ Panairi i Turizmit Dimëror/Shishtaveci” , Travel , fq. 39

http://www.kqk.gov.al/turizmi-malor

180 Ministria për Mjedisin dhe Planifikimin Hapsinor, Kuvendi komunal Dragashit. Analiza hapsinore.

Dragash, 2006, f.24-26.

Page 192:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

190

Figura nr. 4.5. Pamje nga pista e skive në Brod dhe Shishtavec Realizoi: B. Avdia

IV.3.4.1.2. Turizmi veror

Në krahinën Lumë-Gorë mund të zhvillohet dhe turizmi veror në bjeshkët e maleve të

Sharrit, Gjallicës, Koretnikut, Kallabakut, në pllajen e Shishtavecit, fshatrat e Brodit,

Restelicës, Novosejt, Shtiqnit etj. Gjatë lëvizjes turistike turistët, në krahinën e marrë në

studim do të kenë mundësi të jenë pjesmarrës në lojërat sportive që organizohen (hipizmi,

vrapimi, kërcim tre hapesh, lojëra futbolli, mundje etj).

Hipizmi181

-një sport me tradita të hershme në Shishtavec, Borje, Brod, Restelicë. Kuajt

për hipizëm janë trajtuar me përkudesje të veçantë. Hipizmi është zhvilluar më shumë në

raste dasmash dhe festash tradicionale. Ky lloj sporti mbetet shumë i kërkuar nga turistët

vendas dhe të huaj.

Mundja-një ndër sportet më tërheqese, jo vetëm për turistët, por edhe vendasit të

grupmoshave të ndryshme. Uniforma e tyre ka qenë e veçantë që quhej kysmete dhe me

rripin e gjerë dhe të zbukuruar me pulla të shndritshme. Pelivanët (mundësit) para

ndeshjes lyejnë trupin me vaj për të vështirësuar kapjen nga kundërshtari, ndërsa ndeshja

përcillej nga lodrat (tupanët). Ky lloj sporti është i përhapur në të gjithë krahinën,

zhvillohet në muajin Korrik në Dragash. Në krahinë, ky sport është i institucionalizuar

sepse ekziston ekipi sportiv i mundjes dhe klubet e mundjes “Sharri” dhe “Përparimi” i

Kukësit. Turistëve mund t’ju rastisë të bëhen pjesë e gëzimit të banorëve vendas përmes

dasmave dhe festave pagane. Turizmi veror krijon kushte optimale për t’i vizituar dhe

181

Avdia B., Hoxha R. Turizmi malor si mundësi për zhvillimi e qendrueshëm në komunën e Shishtavecit,

Studime Albanologjike, Tiranë, 2011, f.146.

Page 193:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

191

përjetuar nga afër bukuritë e peizazhit, festat pagane: Gjallica (e enjta e parë e gushtit),

“Xhamblla.”182

Figura nr. 4.6. Stane në fshatin Brod Realizoi: B. Avdia

IV.3.4.1.3. Turizmi peizazhor

Siç e kemi theksuar krahina ofron pasuri natyrore me vlera të veçanta. Një pjesë e

pasurisë natyrore gëzon statusin e zonave të mbrojtur: Parku kombëtar “Malet e Sharrit”,

Monumentet e Natyrës (gjeomonumentet, hidromonumetet, biomunumentet) ndër të cilat

përmendim Mështekna e Shishtavecit, Guri i Mëngjezit, Kroi i Kuq, Guri i Shqipes, Pylli

i Dushkut në Novosej, Gryka e Çajës, Cirku akullnajor i Zepës, Parku Natyrore Korab-

Koretnik etj. Kjo pasuri të lë mbresa jo vetëm me madhështinë e tyre, por dhe me vlerat

shkencore, edukative, gjeomorfologjike, turistike, mjekësore të cilët ato mbartin. Përmes

turizmit peizazhor turisti arrin të realizojë dhe turizmin shëndetësor, pasi krahina ofron

një klimë të shëndetshëm dhe me vlera kurative.

182

Dokle, E. Borja dhe Borjanet, monograf. Siprint, Prizren, 2010, f. 410.

Page 194:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

192

IV.3.4.1.4. Turizmi rural

Në zonën rurale të krahinës janë të ruajtura dhe mbajtura gjallë traditat, zakonet, ritet etj.

Zonat tipike ku mund të zhvillohet turizmi rual janë: Shishtavec, Borje, Novosej, Zapod,

Bicaj, Shtiqen, Topojan, Brod, Restelicë. Nga ana tjetër mjedisi rural është vendi ku

shpaloset koloriti i veshjeve tradicionale të krahinës Lumë-Gorë. Në fshatrat e thella, aty

ku proçeset e reja teknologjike nuk kanë hyrë në shkallë të gjerë vazhdon të ruhet më

fanatizëm veshja tradicionale, dhe jo vetëm në dasma apo sebepe të tjera të rëndësishme

të jetës.

Bashkë me zhvillimin e turizmit rural del në pah dhe turizmi gastronomik, i cili është

elementi që prek nga afër turisti. Në krahinë spikasin gatimet tradicionale si: peshku i

liqenit (Lucipern), raki shtëpie të prodhuar nga rrushi ose kumbulla, boza e famshme,

djathi i bardhë i deleve (Çajës), djathi i Sharrit, kosi i famshëm i Kroit të Kuq, mish i

tharë, i pjekur, flija, petë misri, pite (byrek), çorba etj. Gastronomia ka interes të veçantë

për turistët, vizitorët eskursionistët dhe kalimtarët e rastit që frekuentojnë fshatrat e

krahinës dhe që herës tjeter do të jenë përsëri vizitorë (turistët) të saj.

Figura nr. 4.7. Ushqime karakteristike të krahinës Lumë-Gorë

Realizoi: B. Avdia

Agroturizmi është forma e institucionalizuar për promovimin e prodhimeve tradicionale

të zonës, konsumit, tregtimit e produkteve bujqësore dhe blegtorale tipike të krahinës dhe

mundësisht të publikojë produktet artizanale si plotësuese të ndërmarrjeve bujqësore. Në

varësi të kohës kur organizohet lëvizja për turizmin rural, turisti do të bëhet pjesë e

festave pagane dhe e festivalet që organizohen në krahinën Lumë-Gorë si: Gjurgjevden183

183

Dokle, E. Borja dhe Borjanët, monografi. Siprint, Prizren, 2010, f. 410.

Page 195:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

193

(Shëngjergji), Stred leto (mesi i verës), Kërstovden (dita e kryqit), Mitrov Den

(Shënmitri), Bozhiç, Vodica (dita e ujit), Stred zima (mesi i dimrit), Babe (plakat),

Letnici (dita e verës), Sulltan Nevruzi, Pelivani, festivali i pranverës (Verza) mbahet më

14 Mars, për përgatitjen e fushave për sezonin e ri të mbjelljes.

IV.3.4.1.5. Turizmi aventurier-Ky lloj turizmi i referohet kryesisht atyre turistëve, të cilët

pëlqejnë adrenalinën, sfidën, eksplorimin e të panjohurës. Vendet ku mund të zhvillohet

ky lloj turizmi janë lartësitë e maleve, eksplorimi i shpellave etj.

IV.3.4.1.6.Turizmi Arkeologjik.

Vendet arkeologjike të pranishme në

krahinën Lumë-Gorë paraqesin interes

të veçantë për turistin e apasionuar

pas arkeologjisë dhe historisë së

popujve. Në krahinën Lumë-Gorë

gjurmët e popullimit i vërejmë në

periudhën e neolitit. Vendbanimet me

të lashta janë të Kolshit, Kënetës, si

dhe tumat ilire në Qinamak,

Bardhoc184

. Vende të tjera të

vizitueshme arkeologjike janë:

Kështjella e Vilës, Kështjella e Pecës,

Hisari i Domajve, Gradishta e

Bardhocit, Kështjella e Bushatit,

kodërvarret në Çinamak, në Kenetë,

gërmadhat e Kalasë “Kodra e Hisarit”

në Krushëve. Interes për turistët dhe

arkeologët ka emërtimi i qytetit të

Kukësit, mbi të cilën ka mendime të

ndryshme nga autorë të ndryshëm.

IV.3.4.1.7. Turizmi Historik.

Historia mbetet një pikë e fortë atraktive për turistët: Lufta e Lumës ndaj serbëve, misteri

ndaj origjinës së Goranëve, dygjuhësia e kësaj popullsie, krijimi i qytetit të ri të Kukësit

janë elementë, që e pasurojnë ofertën turistike të krahinës. Më e spikatur është lufta e

popullit të Lumës ndaj serbeve zhvilluar në qafë të Kolesjanit. Shkolla e vjetër e Bicajve,

Shkolla muze e Kolesianit (më 11Tetor 1911), shkolla e parë shqipe e ngritur në godinën

e ish-mejtepës, Kulla e Qendresës, në qendër të Kukësit, përbën një tjetër gjurmë në

historinë krahinës, që na njeh me genocidin serb ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës dhe

mikpritjen e popullit të Lumës.

184

Shih kapitullin e popullsisw “Trashëgimia Kulturore”fq.

Page 196:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

194

IV.B.3.4.1.8.Turizmi Arkitekturor.Trashëgimia

arkitekturore zë një vend të veçantë, duke na

shpalosur dhe një here trashëgiminë e pasur të

krahinës Lumë-Gorë. Përmes trashëgimisë

arkitekturore, turisti do të njihet me faktin se si

ndryshimet politiko-historike dhe sociale kanë

ndikuar në zhvillimin e arkitekturës. Nga

arkitektura në krahinën Lumë-Gorë do të

dallojmë qartë kullat, institucioni i qëndresës

shqiptare, blloqet e banimit të tipit të pallateve

standarte të viteve 1945-1990 dhe banesat që

sot janë në zonat informale një miksim të

banesave nga vendet evropiane perendimore,

ku kanë jetuar emigrantët. Monumentet

arkitektonike mund të klasifikohen në

kategori: ndërtesa, ku u zhvilluan ngjarje të

rëndësishme historike, përmendore që i

dedikohen figurave të rëndësishme historik

dhe objekte fetare.

Figura nr. 4.8. Busti i Skëndërbeut në sheshin Skenderbej Kukës

Realizoi: B. Avdia

Arkitektuara e objekteve fetare ka interes të veçantë për studiuesit e arkitekturës. Ndër to

veçojmë: Dragash “Turbet”185

, Mlikë “Xhamitë”, Restelicë “Teqja e Selim Deda”,

Buzëmadhe “Teqja e Dervish Ismaili”, Shtiqen “Teqja e Sheh Selimit”.

IV.3.4.1.9.Turizmi Etnografik. Etnografia është një element i spikatur në krahinën Lumë-

Gorë, përbën një atraksion të rëndësishëm turistik. Prania e dy krahinave etnografike ka

ndikuar në një larmi dhe pasuri etnografike. Veshja e Gorës ndryshon nga ajo e krahinës

së Lumës, pasi është më e pasur, më e larmishme dhe më figurante. Përmes

larmishmërisë së veshjeve turisti evidenton pasurinë materialo-shpirtërore të krahinës, së

bashku me zakonet, traditat këngët, vallet që dëshmojnë botën e pasur shpirtërore të

popullsisë së krahinës186

.

185

UNDP Plani i Zhvillimit Komunal për komunën e Dragashit 2013-2023. Dragash, 2013, f.122.

186 Shih Kapitullin e IV, çeshtjen rreth trashwgimisë etnografike, f.124

Page 197:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

195

Figura nr.4.9. Veshje të Krahinës Lumë-Gorë Realizoi: B. Avdia

IV.3.4.1.8.10 Turizmi fetar

Krahina ofron një potencial të pasur të objekteve fetare, të cilët kanë interes të veçantë

për turistët. Madhështia e tyre, legjendat, historia për shpëtimin e njerëzve dhe zgjidhja e

problemeve janë elementët, të cilët tërheqin vizitorët në krahinë. Ndër to dallohen: Teqja

e Dervish Ismailit (Buzëmadhe) në fshatin me të njëjtin emër, Teqja e Sheh Kadrisë

(Shtiqën), Teqeja e Orgjostit. Këto objekte përfaqësojnë jo vetem objektet e kultit dhe

vende të gjetjes së paqes shpirtërore, por njëherësh dëshmojnë për harmoninë fetare,

shkallën e zhvillimit kulturor të krahinës Lumë-Gorë dhe vlerat arkitekturore që mbartin.

IV.3.4.1.11.Turizmi Tranzit

Pozita gjeografike në udhëkryq të rrugëkalimeve midis lindjes dhe perendimit të Evropës

dhe sigurimi i një rrugëkalimi të shkurtër kanë bërë të mundur që në krahinën Lumë-Gorë

të zhvillohet dhe turizmi tranzit.Turizmi tranzit favorizohet nga këto tri rrugëkalime:

1- Rruga e Kombit: Durrës-Kukës-Morin-Merdar,

2- Prizren-Restelicë-Strezimir (në kufi me Maqedonin) fushën e Radikës-e cila

lidhet me rrugën e Gostivarit-Mavrovë-Dibër-Strugë-Ohër,

3- Prizren-Zallupuxhë-Tetovë nga Zallupuxh lidhet me Dragashin.

Këto rrugë bëjnë të mundur flukse turistësh, të cilët do të sigurojnë të ardhura për

banorët, pasi turisti do të bleje dhe do të përdorë shërbimet që ofron krahina.

Page 198:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

196

Nga analiza e mësipërme dhe të dhënat e grumbulluara flasin për fillesa të mbara të

turizmit në krahinën Lumë-Gorë, si promotor i zhvillimi ekonomik dhe nxjerrjes nga

varfëria. Nga të dhënat për vitin 2010-2013 vihet re që ka këtë kapacitet mbajtës

hotelerik, ku bën pjesë dhe krahina Lumë-Gorë.

Nga të dhënat evidentojmë një shpërndarje gjeografike të hoteleve jo në bazë të

kërkesave turistike, pasi siç shihet nga tabela ato janë të përqendruar në qytetin e Kukësit

dhe Dragashit. Vetëm 10 shtëpitë pritëse në Shishtavec, kampingu turistik në Novosej,

hotel Arxhena dhe një shtëpi në Brod, hoteli në Bushtricë janë të vendosura afër

objekteve turistike dhe plotësimit të kërkesave të turistëve. Megjithatë, duhet theksuar

fakti se kemi një rritje jo vetëm të kapacitetit hotelerik në krahinën Lumë-Gorë, por dhe

shkallën e zhvillimit të turizmit dhe prioriteti që turizmi ka marrë kohët e fundit. Turizmi

ka marr prioritet pas viteve ‘90 dhe pas luftës së Kosovës 1999. Tregues është rritja e

cilësisë së shërbimeve në: Hotel “Amerika”, “Gjallica”, “Arxhena”, “Meka”. Këto hotele

ofrojnë salla konferencash, ambjente të mëdha për organizimin e festave dhe mbrëmjeve

kulturore promovuese të traditës, kamarierë dhe recepsionistë që flasin anglisht, kuzhinë

të pasur ku mbizotërojnë dhe gatimet tradicionale. Hotelet janë të përqëndruara dhe në

fshatra dhe jo vetëm në qendrën e krahinës (qytetin e Kukësit dhe Dragashit), në të cilët

ofrohet një shërbim i cilësisë së mire, por dhe në Shishtavec, Bushtricë, Brod.

Hotel Gjallica është i lokalizuar në qendër të qytetit të Kukësit në rrugën “Dituria”. Hotel

Gjallica ka filluar të ndërtohet kur ujërat e liqenit të Fierzës mbuluan Kukësin e vjetër.

Ky hotel ka luajtur një rol kyç në kohën e luftës së Kosovës. Aty kanë qendruar gazetarët

nga e gjithë bota, të cilët raportonin rreth konfliktit të Kosovës 1999.

Hotel Gjallica ka 22 dhoma dhe 42 shtetër. Shërbimet që ofron janë: internet, parking,

bar, restorant, kuzhinë tradicionale, shërbim dhome, sallë konferencash dhe takimesh,

shërbim sigurie, shkëmbim parash dhe shëtitje me anije në liqenin e Fierzës.

Hotel Amerika ndodhet në zemër të qytetit të Kukësit, menjëherë pas Këshillit të Qarkut

dhe Bashkisë Kukës. Ky hotel është ndërtuar në vitin 1995 dhe është rinovuar në vitin

2005. Hotel Amerika ka 8 kate dhe rreth 50 dhoma. Hoteli ofron shërbim interneti, bar-

restorant, kuzhinë tradicionale dhe moderne, sallë konferencash dhe takimesh.

Hotel Meka ndodhet në qendër të Dragashit, është hotel me katër yje dhe 34 dhoma.

Shërbimi i ofruar nga ky hotel është bar-restorant, kuzhinë të larmishme, ka supermaket

dhe shërbime fast-food. Dhomat janë në formën e apartamenteve të pajisura me të gjithë

pajisjet e duhura. Hoteli ka një verande ku do të shijoni kafen e mengjesit apo të

mbrëmjes. Hoteli ka shërbim 24 orësh. Hotel Meka ndodhet 200m larg stacionit të

autobusit dhe 36 km larg qendrës historike dhe kulturore të Prizrenit dhe kështjellës së tij.

Hotel Argjena ndodhet në Brod, 12 km larg Dragashit. Ky hotel ka 51 dhoma (familjare,

dyshe dhe tek) dhe është me katër yje. Hoteli ofron shërbime të bar restorantit me

kuzhinë tradicionale shqiptare, qendër fitnesi dhe mundësi për të luajtur tenis, sauna dhe

banjo turke (lligja), ofron mundësi për skijim. Shërbimi në dhomë ofrohet me të gjithë

komoditetin e duhur.

Page 199:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

197

Shtëpitë pritëse në Shishtavec dhe Novosej-ndodhen rreth 32 km larg qytetit të Kukësit.

Janë 10 shtëpi pritëse me nga dy shtretër, që do të thotë rreth 20 shtetër dhe punonjësit do

të jenë vetë pronarët e këtyre shtëpive.

Përpjekjet për të pasur standarte në nivelin e shërbimeve turistik, ka ndikuar ndjeshëm që

krahina Lumë-Gorë të frekuentohet nga turistët. Turistët që kanë vizituar krahinën Lumë-

Gorë kanë qene të kombësive të ndryshme që nga Kanadaja, Gjermania, Franca, Spanja,

Bullgaria, Çekia, Hollanda etj. numri i të cilëve arriti për verën e vitit 2013 rreth 1400

turistë187

Në krahinën Lumë-Gorë, turizmi mund të organizohet në formën e turizmit individual,

familjar dhe në grup. Kohëzgjatja e turizmit në krahinë mund të zgjasë nga disa ditë për

të vizituar disa nga pikat turistike deri tek një muaj që të shijojnë bukuritë e peisazhit

malor të krahinës, njohjen me traditat e krahinës, shijimi i gatimeve tradicionale të saj.

187

Të dhënat e siguruara nga RSL që administroi qendren e informacionit touristik gjatë veres Qershor-

Shtator 2013 dhe nga hotelet e pranishme në krahinë.

Page 200:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

198

Figura nr.4.10. Harta e potencialeve turistike Realizoi: B.Avdia

Page 201:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

199

Figura nr.4.11. Harta e shtigjeve turistike Realizoi: B. Avdia

Page 202:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

200

IV.3.4.2. Problematika që shoqëron zhvillimin e turizmit

Zhvillimi i turizmit shihet si një faktor kyç për zhvillimin ekonomiko-social të

krahinës Lumë-Gorë. Turizmi shikohet si një ngjarje e rëndësishme sociale, që do të

sjelle efekte në shoqëri, ekonomi dhe mjedis. Turizmi shfaqet si një kategori ekonomike

dhe njëherazi shërben si një mjet për rishpërndarjen gjeografike të mirëqenies nga zonat e

pasura në zonat periferike më të varfra. Pavarësisht termave të përdorura për të

identifikuar turizmin, unë do të mbeshtetem te përkufizimi i studiuesit anglez Liekorich

që e quan “Industria e Udhëtarëve”-është një grup heterogjen i përbërë nga një numër i

madh tregtish dhe industrish, të cilat kanë funksione të përbashkëta për të plotësuar

nevojat e udhëtarëve“188

. Zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me vizionin e

zhvillimit të turizmit në rrethin e Kukësit dhe komunës së Dragashit, pjesë e së cilës është

dhe krahina e marrë në studim189

. Zhvillimi spontan i pambështetur me strategji të qarta

dhe cilësi shërbimesh, nuk mund të shndërrohet në një mjet të qendrueshëm për të

garantuar ritme të larta rriteje. Megjithatë zhvillimi i turizmit mbetet një sfidë për

krahinën, pasi, siç dihet, krahina nuk e ka traditë zhvillimin e turizmit.

Sot zhvillimi i turizmit në krahinën Lumë-Gorë po has probleme të karakterit

institucional, në marketing dhe promocionin e vlerës së vet, në infrastrukturë, duke

ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik, social-mjedisor të krahinës.Theksojmë

faktin se turizmi në krahinën e Gorës (komuna e Dragashit, Kosovë) ka një nivel më të

lartë të zhvillimit të turizmit si në cilësi, shërbim dhe infrastrukturë. Në këto kushte është

i nevojshëm bashkëpunimi për ngritjen e nivelit të turizmit në komunën e Shishtavecit që

do të realizohet përmes shkëmbimit të eksperiencës mes dy komunave. Megjithatë deri

më tani vërehen problematikat e poshtë shënuara:

188

Koja, V., Gorica, K., Bazat e Turizmit. Shblu,Tiranë, 2004, f.130.

189 USAID,ARD, Bashkia Kukës, Co-PLAN Plan i përgjithshëm Rregullues i Kukësit. Tiranë, 2010.

Vizoni i këtij rrethi është “Kukësi si një qendër rajonale përgjatë korridorit lindje-Perendim, me

prosperitet ekonomik, i cili projekton të ardhmen mbi bazën e vlerave territorial dhe shfrytëzimit të mençur

të potencialeve ekonomike të tregtisë, agrobisnesit, tokës, turizmit malor dhe kulturor, mjedisit të pastër

dhe burimeve të çmuara natyrore. Me një klimë të favorshme për fuqizimin e bisneseve dhe shfrytëzimin e

qëndrueshëm të burimeve natyrore gjë që rrit mundësinë e punësimi dhe tërheqien e investimeve brenda

dhe jashtë vendit. Duke evidentuar simbole që përbëjnë thelbin e ekzistencës dhe të identifikimi

UNDP Palni zhvillimor Komunal per komunen e Dragashit” Qershor 2013. Dragash, 2013, f.16.

“ zonë e zhvilluar e turizmit kulturor, vend bujqësor-industrial dhe ekonomik në Prizren ku ndodhen rrënjët

e traditës së lashtë, si qendër modern ekonomike me qeveri vendore pergjegjese, veprimtari te biznesit

privat dhe zhvillimit ekonomik lokal perms shfrytëzimit të burimeve natyrale dhe njerzore. Krijimi i mjedisit

atraktiv për zhvillimin e veprimtarive të biznesit privat dhe inkurajimin per shfrytëzimin më të mirë të

mundësive lokale ekonomike dhe të burimeve natyrale dhe njerzore, sidomos në turizëm dhe në bujqësi”

Page 203:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

201

Institucionale:

Pronësia e tokës-është ende një problem i pazgjidhur, që nuk lejon zhvillimin e

turizmit qytetar dhe rural.

Taksat- të larta për investitorët për bizneset e turizmit.

Mungesa e të dhënave statistikore, e cila përfaqëson një problem për monitorimin e

turistëve të pranishëm në krahinë. Kjo statistikë do të shërbejë për promovimin

turistik, hartimin e objektiva për arritjen e standarteve konkuruese të turizmit me

vendet fqinjë.

Mungesa e zbatimit të strategjisë për planifikim- që turizmi të zhvillohet me sukses

dhe në mënyrë të qëndrueshme, ka nevojë të planifikohet mbi bazën e një strategjie

afatgjatë dhe afatshkurtër, rritja e bashkëpunimit për organizimin e panaireve lokale,

rajonale, do të luanin një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave turistike të

krahinës.

Mungesë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ekperiencës në fushën e turizmit mes

komunës Shishtavec-Dragash.

Marketing dhe promovim

mungesa e marketingut të institucionalizuar të turizmit-mungesa e qendrave të

informacionit në Shishtavec, Brod, Novosej, Restelicë dhe ngritjen e zyrave të

informacioni në Komunë, Bashki ose pranë këtyre objekteve të trashëgimisë natyrore

dhe kulturore (gjenden vetëm dy njëra në komunën Kolsh dhe tjetra në qytetin e

Kukësit, por që nuk e kryejnë aktivitetin e tyre në kohë të plotë); botime të pakta

turistike të mirëfillta për turizmin, mungesa e krijimit të një tregu të mirëfilltë turistik,

mungesa e shërbimeve profesionale dhe njohuri të kufizuar të komunitetit rreth

mundësisë së zhvillimit të turizmit.

Infrastruktura

mungesa e infrastrukturës sinjalistikës turistike, mungesa e një bazë të dhënash për

numrin e turistëve, infrastruktura rrugore nuk është në nivelin e dëshiruar në mënyrë

që të lehtësohet arritshmëria e prekjes nga afër e pasurisë natyrore apo humane dhe të

bëhemi pjesë e lëvizjes turistike në krahinën e marrë në studim,

mungon cilësia e shërbimit hotelerik/hostel, bar restoranteve në zonat e përcaktuara

për destinacion turistik si në: Shishtavec, Brod, Novosej. Ndërtimi i një piste skish në

Shishtavec mbetet një ndër prioritetet për zhvillimin e turizmit malor.

Mjedis

Cilësia mjedisore. Kontakti i parë që turisti ka më vendin pritës është mjedisi, prandaj

cilësia mjedisore merr vlera të veçanta në sektorin e turizmit. Një mjedis i pastër i

shton vlera produktit turistik të krahinës.

Në ditët e sotme mbetet problematike cilësia e mjedisit në dobi të zhvillimit ekonomik

apo cilësisë së jetës së njerëzve. Në Grykën e Vanave është injoruar fakti që ajo ka

statusin e monumentit të natyrës dhe shkallën e parë të mbrotjes, përsëri pushteti lokal jep

leje për ndërtimin e hidrocentraleve duke u bërë shkak jo vetëm për humbjen e statusit si

zone e mbrojtur, dëmtimin e botës bimore dhe shtazore, por dhe humbjen e një atraksioni

turistik.

Page 204:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

202

Mungesë e besimit për rritjen e perspektivës ekonomike dhe përmirësimin e jetës

sociale, e cila shprehet në :

mungesën e aktiviteteve ekonomike tradicionale (punishte artizanale, restorante

me gatime tradicionale dhe hotele (me përjashtim të Shishtavecit, Brod).

Mungesë e ndërgjegjësimit të popullsisë, për larmishmërinë e formave të turizmit

që mund të zhvillohen në krahinën, si instrument për krijimin e të ardhurave.

Mungesë e trajnimit të stafit që merret me turizmin në njohjen e potencialit

turistik të krahinës duke mos u përqëndruar vetëm në komunën e Shishtavecit,

Brodit, Restelicës.

Do të ndihmojnë në zhvillimin e turizmit këta faktorë:

Reformë në sektorin e politikave turistike dhe ekonomike, ngritja e kapaciteve të

punonjësëve, që do të merren me fushën e turizmit, zgjidhjen e problemeve të

varfërisë. Turizmi, si promotor i zhvillimit ekonomik të krahinës, mbështetet në

një numër të madh ligjesh nga shteti shqiptar si: ligji mbi zonat prioritare për

zhvillimin e turizmit (Shishtavecit, Brod, Restelice), ligji mbi licensat turistike

(mundësi për krijimin e aktiviteteve turistike private), strategjitë e zhvillimit të

turizmit etj., qëllimi i të cilave është rritja e numrit të turistëve.

Trajnimi i personave që merren me turizmin në sektorin publik dhe privat dhe

shkëmbimi i përvojave mes specialistëve të vendeve të tjera me kushte të

ngjashme si Zvicra, Gjermania, Austria.

Hartimi i planeve strategjike të posaçme për zhvillimin e secilës pikë turistike në

krahinën Lumë-Gorë dhe jo vetëm për komunën e Shishtavecit apo komunën e

Dragashit.

Të krijohen kushte për financim dhe nga donatorët ndërkombëtare në fushën e

turizmit.

Identifikimi i potencialeve natyrore dhe kulturore, menaxhimi i tyre, përcaktimi i

saktë i destinacioneve turistike dhe krijimi i komplekseve të pushimit. Ka një

tentative modeste itinerareve turistike në formëm e një guide mjedisore turistike,

por që është shume pak për potencialin e madh natyrorë dhe kulturorë që ka

krahina.

Krijimi i qendrave të informimit190

për vlera dhe objekte turistike që ka krahina

dhe të funksionojnë me kohë të plotë qendrat e informacionit turistik.

Krijimi i tregut turistik për shitjen e produkteve lokale vendase.

Zhvillimi dhe përmirësimi i infrastrukturës turistike (sinjalistikës përkatëse, të

bëhet shpjegimi në dy gjuhë kombëtare/ndërkombëtare, hapja e shtigjeve drejt

destinacioneve turistike) dhe infrastrukturës rrugore që objektet turistike të jenë të

arritshme nga turisti.

Krijimi i një bazë të fortë dhe të saktë i të dhënave statistikore.

190

për orientimin e saktë të turistëve drejt destinacioneve të sigurta turistike mbështetur në ligjin

për turizmin “nr. 9734 dt. 14. 05. 2007 nëpër qarqet dhe zyrat e informacionit turistik në

destinacionet turistike të vendit për promovimin e zonave turistike në nivel vendor”.

Page 205:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

203

Krijimi i guidave turistike të shoqëruar me hartë turistike dhe përfshirja në guidat

turistike edhe i vendeve të shenjta dhe data të rëndësishme përsa i përket historisë

që qëndron pas tyre.

Nxitje e bizneseve me destinacion tregun turistik, ringjallja e aktiviteteve

tradicionale dhe prodhimeve vendase artizanale. Në këtë sektor me qëllim rritjen e

të ardhurave që çojnë drejt përmirësimit të jetesës në komunitet.

Nxitja e krijimit të bizneseve familjare në destinacionin turistik (hoteleri,

gastronomi, punime artizanale në lesh, dru, lëkurë etj.).

Hartimi i një plani promovues për zonat e mbrojtura në funksion të zhvillimit të

turizmit.

Organizimi i aktiviteve ku të promovohen prodhimet blegtorale dhe bujqësore të

krahinës Lumë-Gorë (panaire agro-ushqimore), mbështetje për aktivitetin e

përpunimit të ushqimeve duke përfshirë prodhimet lokale me destinacion tregun

turistik.

Turizimi në krahinën Lumë-Gorë sa ka ngjashmëri aq ka dhe ndryshime në zhvillimin e

turizmit. Ndonëse në këtë krahinë termi turizëm ka hyrë vonë, nuk ka pasur ritme të

njëjta zhvillimi. Në pjesën e krahinës që shtrihet në Shqipëri turizmi është shikuar si degë

me ndikim të rëndësishëm në përmirësimin ekonomik, social-kulturor vetëm pas viteve

2000 dhe u hartua një strategji e posaçme për zhvillimin e turizmit. Ndërsa në pjesën e

Kosovës, krahina është shikuar si një mundësi për zhvillimin e turizmit në kohë më të

hershme. Tregues të kësaj situate janë të dhënat statistikore që gjenden, niveli më i lartë i

shërbimeve në hotel krahasuar me pjesën shqiptare, infrastrukturë më e zhvilluar si në

përgjithësi dhe turistike në veçanti (prania e kalendarit të aktiviteve më herët se në pjesën

shqiptare kur ky kalendar është realizuar vetëm në vitin 2014). Me konceptin e shtigjeve

të ecjes (Ëassel 2011) është bërë hapi i parë për mbështetjen e zhvillimit të turizmit

(çiklizëm malor, shtigje të ecjes, kamping).

Përveç shtigjeve të ecjes, prania edhe tri zona potenciale për zhvilimin e turizmit; bazuar

në infrastrukturën ekzistuese janë identifikuar: njëra si koridor nga Brodi në Restelicë,

zona e lumit Blaç/Bellobrad, ofrimi i produkteve të orientuar mirë drejt tregut turistik dhe

turistëve të përcaktuar, stimulim të ruatjes së traditës në të gjitha fushat e jetës (kulturë,

artizan, gastronomi), në pjesën shqiptare kjo jo vetëm që është e vonuar, por kanë

humbur disa nga produktet turistike që mund tu ofrohen turistëve (qeleshe punuesit,

punuesit e filigramit etj.), pjesa e krahinës Lumë-Gorë (Kosovë) është e përfshirë në

guidat turistike dhe e promovuar shumë here më mirë se pjesa shqiptare, e cila dhe nëse

gjendet shumë rrallë në guidat turistike, ajo shoqërohet dhe me këshilla të cilat cungojnë

imazhin pozitiv të saj.

Nga kjo konkludojmë, se një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit luan pushteti

lokal, i cili duhet të mbeshtesë insiativen private që t’i ofrojë turistëve një imazh më të

mirë të krahinës për zhvillimin e turizmit, destinacione turistike të mirëmbajtura,

produkte tradicionale të zonës dhe autentike. Të gjitha këto kërkojnë që pushteti lokal jo

vetëm të hartojë strategji për krijimin e kushteve të përshatshme për veprimin e insiativës

private, subvensionimin e aktiviteve të tyre, krijimin e urave të bashkëpunimit për

shkëmbimin e eksperiencës, por të luajë dhe rolin e rregullatorit në rast të problemeve që

hasin gjatë rrugëtimit të tyre në fushën e turizmit. Insiativa private nga ana tjetër do të

tregohet më korrekte ndaj pushtetit lokal në detyrimet ligjore të saj, në shërbime cilësore

Page 206:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

204

ndaj turistit dhe interes për ruatjen e traditës në prodhimin e produkteve tradicionale të

krahinës, pasi tregu i shitjes do të jetë i sigurtë.

Në mënyrë që zhvillimi i turizmit sjell efektet pozitive në:

fushën sociale

rritjen e punësimit- me zhvillimin e turizmit në krahinën Lumë-Gorë krijon

mundësi të reja punësimi, të krijuara nga ringjallja e aktivitetve tradicionale

karakteristike të krahinës (punimet artizanale në dru, në lesh, punimet me grep,

punim të veglave muzikore dhe prodhimeve bujqësore dhe blektorale të krahinës),

krijimi i 10 shtëpive pritëse në Shishtavec, kampingu në Novosej, Brod dhe

Radesh, krijimi i restoranteve me gatime tradicionale dhe bar-kafeve për shijimin

e një gote dhalltë dhe kafe turke. Turizmi krijon mundësi punësimi për një numër

të madh njerëzish, pasi nuk kërkon një kualifikim të lartë profesional.

Roli tradicional i grave- evidentohet jeta sociale e grave të krahinës Lumë-Gorë,

roli i tyre në familje dhe vlerat sociale që mbeten të pandryshuara. Si rezultat i

punësimit të grave rriten të ardhurat në familjen e tyre, ndikon në përmirësimin e

statusit social në familje dhe në komunitet, ndikon në rritjen e vetëvlerësimit të

tyre, kontakti me turistët çon në zgjerimin e informacionin e njohurive të tyre me

botën e jashtme.

Nuk lejon braktisjen e krahinës- kur në krahinë Lumë-Gorë zhvillimi i turizmit të

arrijë nivelet e duhura, do të krijohet mundësi punësimi, rritje të nivelit të jetesës

dhe të ardhurave, të cilat ndikojnë në qëndrimin e popullsisë në krahinë. Madje

vetë popullsia do të insistojë që fëmijët e tyre të specializohen në fushën e

turizmit (ekonomi, marketing, shkolla të hotelerisë dhe turizmit) dhe degët e tjera

që i vijnë në ndihmë zhvillimit të turizmit.

Në fushën ekonomike

efektet e zhvillimit të turizmit shihen tek shpenzimet që turisti bën në zonën e

destinacionit turistik. Theksoj faktin se llogaritja e shpenzimeve të turistit në

krahinën e marrë në studim është tepër e vështirë për faktin se mungojnë të dhënat

statistikore të lëvizjeve me qëllim turistik.

Shpenzimet që turisti bën në krahinë Lumë-Gorë do të kenë ndikim në zhvillimin

rajonal, lokal, në ndryshimin e mënyrës së jeteses, sigurimin e të ardhurave,

punësimin për popullsinë lokale.

Krijimi i vendeve të punës në sektorin e shërbimeve hotele, restorante, gesthouse,

kafe-bar, banka, ringjalljen e aktiviteve tradicionale artizanale etj.

Turizmi ndikon në rritjen e investimeve, në përmirësimin e infrastrukturës

rrugore, ndikon në rritjen e veprimtarive ekonomike të ndërtimit, të industrisë,

punësimit etj.

Turizmi ndikon dhe në ndërtim përmes planifikimit të ndërtimit në krahinë duke

mos lejuar ndryshimin e mjedisit dhe ruatjen e traditës autentike në këtë fushë.

Nga ana tjetër turizmi ndikon në materialin e përdorur për ndërtimin e banesave

në mënyrë që të mos humbase vlera autentike e tyre si: kullat e ndërtuara me gurë

në Lumë apo shtëpitë e mbuluara me rrasa guri në Gorë. Turizmi përmes

politikave të administrimit territorial realizon mbrotjen e peisazhit, ruatjen e

Page 207:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

205

vlerave kulturore dhe natyrore të krahinë, përdorimin racional të tokës, realizimin

e sistemit të infrastrukturës rrugore etj.

Efektet e turizmit në bujqësi. Bujqësia ka përfitimet e drejtpërdrejta nga turizmi

sepse turistët janë konsumatorë të produkteve bujqësore të krahinës Lumë-Gorë.

Në krahinë mund të shijojnë produkete bio. Turizmi ndikon në rritjen e cilësisë së

produkteve bujqësore, në çmimin e tyre dhe rritjen e dëshirës për të punuar në

sektorin bujqësore, gjetjen e një tregu të sigurt shitje etj.

Efektet e turizmit në industri dhe artizanat. Lidhja mes turizmit dhe industrisë

duket te konsumi nga ana e turistëve i të mirave të prodhuara nga vetë industria.

Kështu turisti gjatë qëndrimit në krahinën Lumë-Gorë do të përdor shtëpitë

pritese, hotelet, pajisjet e tyre, mjetet e transportit, por nga ana tjetër ky turist do

të bleje kostume tradicionale, qeleshe Lume, një shami me ojna të Gorës, do të

konsumojë fli Lume, djath të Sharrit, suvenire të ndryshme të prodhura nga

artizanët e Gorës etj,.

Nisur nga kjo themi se turizmi është një instrument për krijimin e të ardhurave në

krahinën ku zhvillohet. Ky eksport i padukshëm ndikon drejtpërdrejt në rritjen e të

ardhurave kombëtare edhe pse paraqet veprimatri jo prodhuese.

Në fushëm mjedisore

turizmi ka lidhje të ngushta me mjedisin. Mjedisi përfaqëson vendin ku

zhvillohen aktivitet turistike. Kontakti i parë qe turisti ka me vendin pritës

është mjedisi, ndaj që zhvillimi i turizmit të jetë afatgjatë dhe i qëndrueshëm

kërkohet që cilësia mjedisore të jetë e lartë: mjedis i pastër, burime natyrore të

mirëmenaxhuar me vlera shkencore, edukative. Mjedisi është baza ku

zhvillohet ekoturizmi, turizmi peisazhor, eskursionet etj.

Për të arritur këto pritshmëri që vijnë nga turizmi në krahinën Lumë-Gorë pranë brigjeve

të liqenit të ngrihen pika turistike dhe stacione barkash për të pritur turistët, krijimin e

shtigjeve për t’ju ngjitur maleve dhe për të arritur liqenin. Një teleferik, i cili mund të lidh

qytetin e Kukësit me majat e maleve të Gjallicës-Koretnikut, do të ishte një burim fitimi

të ardhurash për banorët vendas. Ideja e krijimit të qytetit të Dragashit si “Kampus

Turistik”, rivitalizimi dhe mbrojtja e fondit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore si dhe

riaktivizimi i atyre veprimtarive tradicionale ekonomike (prodhimit të qilimit dhe

sexhadeve përpunimit të drurit, veglave dhe kostumeve tradicionale etj.). Mundësia e

zhvillimit të turizmit do të rrisë bashkëpunimin dhe me vende të tjera joshqiptare që kanë

traditë në zhvillimin e turizmit si: Gjermania, Austria, Zvicëra. Nga ana tjetër fitohet

përvoja e duhur për prezantimin sa më profesional të vlerave natyrore dhe kulturore në

vende me tradita në këtë fushë dhe krijohen kushtet për bashkëpunim midis tyre.

Page 208:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

206

IV.3.4.3. Roli i turizmit në rritjen e bashkëpunimin ndërkufitar

Siç e kemi theksuar bashkëpunimi kufitar është motivuar kryesisht nga dëshira për të

arritur standartet të larta të jetesës, sigurimin e paqes, kapërcimin e barrierave doganore

dhe për frenimin e faktorëve të tjerë, të cilët pengonin lëvizjen e lirë të njerëzve për

qëllime ekonomike, sociale dhe politike. Nga ana tjetër bashkëpunimi kufitar është

konsideruar element kyç në proçesin intergruese në BE. Gjithashtu kemi evidentuar se

Turizmi takon mikëpritësin, turistët në zonat turistike, që këtu evidentohet një frymë

bashkëpunimi mes tyre191

. Në këtë sens turizmi vlerësohet si një instrument për rritjen e

bashkëpunimit ndërkufitar, për t’u integruar më shpejt në BE dhe zhdukjen e pabarazive

rajonale që ekzistojnë në të dy anët e kufirit; ka rëndësi sepse mund të kthehen në

hapësirë të përbashkët bashkëpunimi dhe zhvillimi, krijon mundësi shkëmbimi të

shërbimeve të ndryshme turistike, mund të realizohen projekte dhe aktivitete turistike të

përbashkëta. Krahina e Lumë-Gorës përmbush plotësisht konceptin e rajonit ndërkufitar.

Bashkëpunimi ndërkufitar është konsideruar si një element i rëndësishëm për zhvillimin

ekonomik, politik dhe social mes shteteve fqinjë. Turizmi luan një rol të rëndësishëm në

afrimin e popujve të shteve të ndryshme.

IV. B.3.4.4. Menaxhimi i resurseve natyrore dhe njerëzore për zhvillimin e qendrueshëm të

turizmit.

Krahina Lumë-Gorë ka potencialin e duhur natyrorë dhe njërëzore që të realizojë një zhvillim

social, ekonomik, mjedisor të saj. Mirëpo, siç u vu re nga analiza e mësipërme ka problem në

zhvillim e turizmit për një kohë të gjatë sepse shpejtësia e rritjes së zhvillimit të turizmit

shpesh shoqërohet me pasoja sociale dhe mjedisore. Këto janë të lidhura me ligjshmërinë

e turizmit si mjet i zhvillimit ekonomik. Qendrueshmëria përbën qëllimin final dhe të

pasigurtë të ndryshimeve të vazhdueshme, duke përcaktuar gjendjen e ekulibrit dhe

identifikimin e strategjive të duhura. Roli i kontekstit të turizmit në zhvillimin

ekonomiko-social-mjedisor janë çeshtje të qëndrueshmërisë që zhvillohen brenda

kontekstit social-politik, nën këtë sens merr kuptim dhe koncepti i turizmit të

qëndrueshëm.

Për realizimin e turizmit të qëndrueshëm duhet të kemi politika të qarta në funksion të

turizmit (në mjedis, ekonomi dhe social) dhe menaxhimit të burimeve natyrore që të mos

neglizhohet nga strategjitë dhe planet e zhvillimit të turizmit, pasi siç e kemi theksuar më

sipër një numër i madh aktivitetesh turistike kanë bazë natyren. Realizimi i turizmit të

qendrueshëm duhet të vendosë një balancë mes tri komponentëve bazë për zhvillimin e

turizmit192

: a) agjencitë e menaxhimit, b) industria turistike, c) banorët vendas.

Ndaj duhet që së pari, në krahinën Lumë-Gorë të identifikohen të gjitha llojet e turizmit

që mund të zhvillohen. Mbi bazën e llojeve të turizmit do të mund të integrohet

veprimtaria e agjensive të menaxhimit dhe ruatjes së burimeve natyrore, integrimin e

191

Avdia B., Hoxha, R. Turizmi malor si mundësi e zhvillimit të qëndrueshëm në Komunën e Shishtavecit.

Studime Albanologjike, Tiranë, 2011, f. 443, 444.

192 Koja, V., Gorica, K., Bazat e Turizmit. Shblu, Tiranë, 2004, f.296.

Page 209:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

207

popullsisë vendase në aktivitete turistike duke rritur ndjeshmërinë e tyre për ruajtjen e

ofertës natyrore dhe kulturore turistike. Si rezultat do të kemi arritur plotësimin e

qëllimeve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm: zhvillimin ekonomik të krahinës,

rritja e të ardhurave të banorëve të saj; përmirësimi i jetës sociale ( krahina vlerësohet nga

banorët vendase dhe të huaj), popullsia nuk largohet. Prania e aktiviteteve turistike e bën

krahinën atraktive dhe special jo vetem për të huaj, por dhe vendasit; shmangen efektet

negative në mjedisi si: ndotje, konsumim të tepruar të burimeve natyrore, dëmtime të

ekosistemit, presion që ushtrohet ndaj ekositemit si rezultat i pranisë së numrit të madh të

turistëve gjatë një sezoni.

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm do të thotë planifikim i fuqive tërheqëse në mënyrë të

tillë që i lejon turistët t’i shijojë ato duke pasur ndikimet minimale mbi mjedis dhe

kulturën e komunitetit pritës. Për të arritur këtë qëllim komuniteti pritës duhet të

integrohet në të gjitha etapat e zhvillimit të turizmit.

Page 210:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

186

Pasojat Masat Efektet

- Gjurmët e hershme të

popullimit që në neolit

- Prania e dy krahinave

etnografike Lumës dhe

Gorës të pasura me

tradita dhe zakone

- Popullsi e re në moshë e

aftë për tu kualifikuar

dhe vendosur në shërbim

të turizmit

- Lehtësi përshtatje me të

huajt

- Histori e pasur e

mbushur me ngjarje të

rëndësishme të dashura

për turistët

- Mungese e

investimesh në

infrastrukturën turistike

-Nivel i ulët shërbimi

dhe produkte lokale në

numri i vogël

– Mungesa e tregut

turistik

- Mungesë e

bashkëpunimit në dy

anët e kufirit për

investim komunës së

Dragashit dhe

Komunës së

shishtavecit, Bashkisë

Kukës dheKomunës së

Prizrenit

– Ofertë e lirë

turistike

- Ofertë e mirë turistike natyrore dhe kulturore

-Shumë llojshmëri formash së turizmit

- Përmisim të jetës ekonomike, sociale dhe rritje të punësimit

-Emigracion i ulët

– Rritje të numrirt të bisnesevev që kanë objekt të ture turizmin

–Ndryshim në strukturën e popullsisë(moshore, gjinore, punësimi)

-Ulje e braktisje të zonave malore

- Rritje të cilë sisë shërbimeve

- Përmirësim të jetes në krahinën Lumë-Gorë

- Krijimi i mundësive të punësimit të të gjithë

antarëve të familjes veçanërisht femrave

- Ndalim i emigracionit dhe boshatisje së fshatrave

-Kualifikim i të rinjëve në fushën e turizmit

-Ruatja e strukturës së popullsisë

- Krijimi i tregut turistik

- Rritja e produkteve me synim tregut turistik dhe

cilësinë e tyre

– krijohen rryma bashkëpunimi me operatorët

turistik

Menaxhimi I Turizmit Pasuria

natyrore

-Pozita gjeografike mes rrugëve

të rëndësishme ka ndikuar në

krijimin e një pasurie kulturore

në dobi të turzimit

- Format e larmishme relievi

malor-kodrinor, klima

mesdhetare me ndikim

continental, hidrografi e pasur

në liqene, lumenjë, përrenjë,

burime ujëra nëntokësor, flora

dhe faunë e pasur në lloje

ofrojnë potencial të rëndësishëm

për zhvillimin e të gjitha llojeve

të turzimit në krhinën Lumë-

Gorë ( tuzrimi malor, verore,

sportivë, avanturier, peisazhor, )

Sociale

Ekonomia

- Të hartohen një legjislacion efikas jo për zgjidhje të

problematikës së castit

- Hartimi i planeve strategjike/ veprimi për zhvillimin e

turizmit në destinacionet përkatëse

-Krijimi i shërbimeve të një niveli të lartë në mënyrë që

turizmi të mos jete një “turizëm i qoftës dhe i bicikletës:

- Të krijohen rryma bashkëpunim në dy anët e kufirit për

nxitjen e e zhvillimit të turizmit përmes projekteve të

përbashkëta ndërkufitare

- Ringjallje të produkteve artizanale që prodhohen në

krahinë

Legjislacioni

- Hartimi i një strategjie për

zhvillimin e turizmit mbi

bazën e potencialit që ofron

krahina dhe në koherence

me strategjinë kombëtare për

zhvillimin e turizmit

- Hartimi i planeve të veprimit

të zonave prioritare për

turizmin në krahinë Lumë -

Gorë Shishtavec, Brod,

Restelicë etj.

- Hapja e shkollave

profesionale në dobi të tregut

të punës

- Krijimi i mundësive të

bashkëpunim mes dy anëve

të kufirit për nxitjen e

punësimi mes pushtetit vendor

Page 211:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

209

KAPITULLI V- PROBLEMET MJEDISORE

V.1. Faktorët dhe situata mjedisore

Rritja e numrit dhe përmasave të problemeve mjedisore ka bërë që të merren masa

për zgjidhje. Vendi ynë nuk ka mundur t’i shpëtoj kësaj tendence globale të modifikimit

të mjedisit dhe shfrytëzimit të tij pa kriter duke u bërë pjesë e ndëshkimit të natyrës, po

ashtu dhe krahina etnogjeografike Lumë-Gorë, të cilën e kemi marrë në studim. Mjedisi

është një pasuri me vlera jo vetëm natyrore, por dhe ekonomike. Në mjedis realizohen të

gjitha aktivitet eko-socio-kulturore të njeriut. Kjo është një ndër arsyet që na bën të

reflektojmë në qendrimin tonë ndaj mjedisit për respektimin e ekuilibrave natyror dhe

njëherazi dhe respektimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Krahina Lumë-Gorë për shkak të kushteve natyrore (ndërtimi gjeologjik, relievit malor

tepër i thyer dhe klima mesdhetare malore me ndikim kontinental, toka me

qëndrueshmëri jo të njëjtë ndaj faktorëve të jashtëm, pasuri hidrike dhe veprimtari

erozive e saj), për shkak të faktorëve historiko-politik dhe social, nivelit të ulët të

infrastrukturës, politikave të gabuara ekonomike etj., krahina ka probleme të theksuara

mjedisore.

Larmishmëria e ndërtimi gjeologjik, me shkëmbinjët (sedimentar, magmatik,

metamorfik)193

. Mbizotërimi i llojeve të shkëmbinjëve jo rezistentë ndaj proceseve të

jashtëme të modelimit të relievit, shkëputjet e shumta tektonike aktive, që kanë krijuar

breza të prishjes dhe amplituda e madhe e lëvizjeve diferencuese favorizon erozionin dhe

në përgjithësi proçeset e degradimit dhe dezertifikimit të peizazheve. Relievi194

i thyer,

ofertë e kufizuar për aktivitet bujqësore, zhvillimi i ekonomisë jo mbi bazën e avantazhit

krahasues shtoi trysninë ndaj mjedisit, sidomos mbi tokën, që shpejtoi ritmet e erozionit

dhe të degradimit të peizazheve. Veçoritë e relievit (amplituda e madhe hipsometrike,

shpatet e pjerrta dhe diferenca e madhe e pjerrësisë nga 40-6

0 në gropën e Kukësit, në 45

0

në zonat malore, orientimi i tyre, copëtimi i madh horizontal, nga nën 1 km/km2-5-7

km/km2 195

krijuan kushte të përshtashme për rreziqe natyrore, si: erozioni, degradimi,

dezertifikimi, orteqe, rrëshqitje. Tiparet klimatike favorizojnë erozionin, rëndësi të

veçantë për fenomenin e erozionit paraqesin reshjeve 24 orëshe, intensiteti i rënies së tyre

përcakton shkallën e proceseve shpatore. Ka rëndësi praktike njohja e faktit që për një

periudhë 50–vjeçare, reshjesh 24 orëshe kanë arritur 112 mm196

. Njohja e tyre na

ndihmon në parandalimin e fenomeneve gjeomorfologjike (rrëshqitjet, rrëzimet,

gërryerjet, shpërlarjet etj), të cilat shoqërohen me pasoja negative në zhvillimin

ekonomiko-social. Reshjet e borës janë një dukuri e zakonshme dhe shpesh është

shoqëruar me pasoja negative (orteqet). Era është një element që duhet të merret në

konsideratë si shkak për rreziqet natyrore. Hidrografia, pasuria e madhe ujore, liqene,

lumenj, burime, ujëra nëntokësore ndikojnë në proçeset gjeomorfologjike të shpatit me

193

Shish kapitullin e II-të, çeshtja e ndërtimit gjeologjik, f.40

194 Akademia e Shkencave Gjeografi Fizike e Shqipërisë. Vell. II, Tiranë, 1991, f.137

195 Po aty, 140

196 Meçaj, N., Dida, M. Qarku i kukësit/burimet natyrore, popullsia dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Toena,

Tiranë, 2004, f.132.

Page 212:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

210

veprimtarinë e saj. Shoqëria njerëzore ka ndërtuar aktivitet ekonomike, pa studiuar zonën

dhe pa pasur njohuri mbi pasojat që mund të sjellin perrenjët gurorë, fryrja e lumenjëve

gjatë periudhave ujëshumë dhe si rezultat ndjehen dëme të mëdha materiale dhe shpesh

herë dhe në jetë njerëzore. Përmendim ndërtimin e banesave rrëzë maleve pa marrë

parasysh se aty janë të pranishëm përrenjët gurorë, të cilët gjatë periudhës së shiut mund

të marrin gjithçka gjejnë përpara (fshati Shtiqën), ndërtimi i hidrocentraleve përgjatë

Grykës së Vanave, në afërsi të Brodit dhe Restelicës, shfrytëzimi pa kriter i rërës së

bardhë në Bicaj, i cili po ve në rrezik dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit me të njetin emër,

shfrytëzimi i rërës në shtretërit e lumenjëve duke i dëmtuar ato. Tokat, Bimësia dhe

Fauna, në krahinën e marrë në studim, sipas përdorimit, sipërfaqen më të madhe e zënë

tokat jo prodhuese dhe ugar që janë pre të erozionit. Toka të cilat janë të varfëra në

humus dhe kanë nevojë të mirëmbahen që të mos bien pre të erozionit, degradimit apo

dezertifikimi.Varfëria ekstreme e pranishme në krahinë, nevoja për plotësimin e dietës

ushqimore minimale, ka bërë të mundur që dhe tokën e përshtashme për bujqësi të

përdoret intensivisht duke mos rrespektuar kriteret e përdorimit për një bujqësi të

qëndrueshme.

Kjo krahinë është mjaft e pasur me bimësi si në lloje dhe në shtrirje. Kjo është e lidhur

me ndërtimin gjeologjik, relievin, kushtet klimatike dhe me veprimtarinë e njeriut.

Bimësia konsiderohet si një faktor kyç të cilit duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë për

vlerat mbrojtëse ndaj fenoment të erozionit. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e mbuluar

me bimësi, aq më të pakta do të jene dhe vatrat e erozionit dhe rreziqeve të tjerave

natyrore.

Faktori human luan një rol të rëndësishëm në prishjen e ekuilibrit të natyrës duke sjellë

një sërë problemesh mjedisore, si rezultat se njeriu për të siguruar jetesën ka hyrë në

bashkëveprim me mjedisin natyror dhe shtriu aktivitetin e tij mbi të. Natyra egoiste e

njeriut për plotësimin e interesave vetjake ka bërë që ai të ndërhyjë në mjedis duke e

konsideruar atë vetëm si një aset përdorimi, burim të pashterrshëm resursesh dhe pa

pasoja negative në jetën e tij. Megjithatë të dhënat e historisë njerëzore kanë treguar se

veprimet e njeriut në kundërshtim me ligjësitë e natyrës ka sjell pasoja katastrofike mbi

jetën e tyre (orteku në fshatin Shtiqën, Restelicë, ndotja radiokative në Nimçë, rrëshqitjet

në Lojme, Qinamak, Nimçë). Veprimet e njeriut mbi mjedisin janë shprehur përmes

aktiviteteve ekonomike bujqësi, industri, turizëm etj.

Ajo çfarë evidentohet është mungesa e politikave të mirëfillta mjedisore, të cilat si qëllim

kanë mbrotjen dhe kontrollin e ndërhyrjes së njeriut në mjedis. Politika mjedisore,

përfshijnë tërësinë e ndërhyrjeve të realizuara nga autoritetet publike dhe nga subjektet

private, me qëllim për të disiplinuar ato aktivitete njerëzore, që ulin disponibilitetin e

burimeve natyrore apo keqsojnë cilësinë dhe përdorshmërin197

. Strategjia e zhvillimit në

vitet 1945-1990 ishte e orientuar sipas ideologjisë “të mbështemi në forcat tona” në këtë

mënyrë interesi për mjedisin ka qenë pathuajse zero (rasti tipik zhvillimi i industrisë së

rëndë për përfitimet ekonomike pa marr në kosideratë dëmet mjedisore). Masat e marra

për përmirësimin e mjedisit në këtë periudhë kanë pasur si qëllim jo kujdesin ndaj

197

Hanxhari, R., Politikat e Mjedisit. Intergrafika, Tiranë, 2011, f. 13.

Page 213:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

211

burimeve, por kujdesin ndaj aktiviteteve ekonomike si peshkim, lundrim, bujqësi apo

shëndet publik.Vetëm pas viteve 1990 vihet re një ndërgjegjësim i institucioneve

përgjegjëse për ruatjen dhe mbrotjen e mjedisit, megjithësese dhe ky hap është tepër

modest. Lëvizja mjedisore në Shqipëri dhe në krahinën Lumë-Gorë në veçanti, akoma ka

mbetur në nivelin e lëvizjes elitare e kufizuar vetem në rrethet ngushta studiuesit që

lufton për mbrotjen e burimeve natyrore. Sot po tentohet që kjo lëvizje të bëhet lëvizje e

masave në të mirë të mbrotjes së burimeve natyrore duke marrë rëndësinë e duhur

mjedisi. Ajo çfarë duhet të kemi të qartë lidhet me faktin se institucionet politike

përcaktojnë kornizën brenda secilës krijohet politika, duke strukturuar terrenin e lojës, ato

përcaktojnë aktorët që marrin pjesë dhe veprimtarinë e tyre. Vështirësia e evidentimit të

problemeve mjedisore qendron tek fakti se jo të gjithë kanë kulturën për ta evidentuar

problemin, kjo përbën një pengesë serioze për forcimin e kërkesës mjedisore. Mungesa e

kësaj aftësie shpjegon se janë katastrofat mjedisore ato që luajnë një rol të rëndësishëm

në forminin e kërkesës mjedisore, meqë ato e bëjnë të “dukshme” për opinioni publike

këto problemet si: erozioni, degradimi, ndotja e ujërave etj. Megjithatë duhet të themi se

sot po ndërmerren hapa të rëndësishëm në hartimin e politikave ku në qendër është

mjedisi si nga qeverisja qendrore dhe ajo lokale. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM)

është një instrument i ri në proçesin e planifikimit të skenarëve të zhvillimit, të hartimit,

zbatimit të projekteve bazuar në kuadrin ligjor dhe në dobi të zhvillimit të qendrueshëm.

Nga VNM bëhet vlerësimi i pasojave mjedisore të strategjive, planeve dhe programeve të

zhvillimit të qëndrueshëm me synimin ndalimin e efekteve negative sociale, mjedisore,

ekonomike.

V.2. Mjedisi dhe aktivitete socio-ekonomike në krahinën Lumë-Gorë

Natyra dhe mjedisi i krahinës Lumë-Gorë është një burim krenarie për të gjithë banorët.

Malet e larta, pyjet, kullotat alpine, përrenjtë dhe liqenet e shumtë janë një bazë e

paimagjinueshme për zhvillimin e ekonomisë. Kjo pasuri e dhuruar nga natyra, e cila nuk

është shfrytëzuar mund të shërbeje si katalizator të ardhurash për krahinën. Përveç

varfërisë, mjedisi vazhdon të ndotet, natyra dhe pasuritë që ofron për zhvillimin

ekonomik (industrinë, bujqësin, turizëm) vazhdojnë të mbeten vetem ëndrra të

parealizuara.

Impakti i ndotjes se mjedisit deri tani nuk është vlerësuar sa dhe si duhet. Ka burime

ujore në krahinë që janë përsëri të bllokuara nga zonat e minuara. Pllajat e bukura tashme

të zhveshura gjatë çminimit vazhdojnë të jenë të pasigurta për shkak të ndotjes me mina

dhe municione të paplasura.

Liqeni i Fierzës po ndoten pa kriter nga mbetjet organike, industriale etj., duke u bërë një

pengesë për zhvillimin e turizmit liqenor dhe peisazhor që ky element mjedisor mund të

ofroj.

Fauna dhe Flora janë dy elementë që ndihmojnë në zhvillimin e turizmit përmes tërheqjes

së një numri të madh vizitorësh që normalisht sigurojnë dhe të ardhura.

Në mënyrë qe mjedisin ta shëndërrojmë në një potencial të mirë për zhvillimin socio-

ekonomik të krahinës duhet që aktivitetet ekonomike që zhvillohen të jenë afatgjatë dhe

të qëndrueshëm.

Page 214:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

212

Për këtë duhet të hartohen strategji për zhvillimit e aktiviteteve ekonomik, të realizojmë

një edukim mjedisor për popullsinë, të edukohet popullsia që aktiviteti ekonomik i tyre të

jete afatgjatë dhe të zhfrytëzojë në vazhdimësi të mirat e gjendura në natyre duhet të

respektoje mjedisin, evidentimi i qartë i këtyre zonave ku mund të zhvillohet aktivitetet

ekonomike, menaxhimi i problemeve të ndotjes, menaxhimi i veprimtarive ekonomike të

njeriut sipas parimit të qëndrueshmërisë, të krijohet mundësia që të ndalojmë braktisjen

fshatrave dhe zonave që kanë vlerë të rëndësishme natyrore si Shishatveci, Borja, Brodi,

Restelica, Rapca etj.

Globalizmi dhe prirja individualiste që karakterizon njeriun shpesh kanë bërë që pasuri

natyrore, të përdoret pa kriter duke shkatërruar natyrën.

Nga humulutimet e bëra arrijmë në konluzion që problematika mjedisore në krahinë është

evidentuar tepër qartë, nuk kanë një strategji të mirëfilltë për zgjidhjen e problemeve

mjedisore; banorët e shohin mjedisin si burim fitimi, i cili nuk ka kosto mbi jetën e tyre,

por historia njerëzore ka treguar të kundërtën përmes katastrofave mjedisore që kanë

ndodhur: rrëshqitjen në fshatin Lojme, Nimçë, orteqet në fshatin Shtiqën, Restelicë etj.

Proçesi i trajtimi të mbetjeve kufizohet vetëm në grumbullimin dhe dërgimin në drejtim

të qendrave më të mëdha të riciklimit të hekurit, aluminit. Kjo veprimtari bëhet në

mënyrë private nga familjarët të cilët e përdorin si veprimtari ekonomike që sjell të

ardhura.

Për të realizuar zhvillimin ekonomik të krahinës si mundësi për përmirësimin e jetes dhe

nga ana tjetër ruatjen e mjedisit duhet evidentimi i problemeve mjedisore, marrja e

masave parandaluese, të cilat kanë si qëllim mbatjen nën kontroll të situatës dhe gjetjen e

zgjidhjeve. Disa nga këto masa janë: hartimi i një grupi pune për zgjidhjen e problemeve

mjedisore në nivel lokal dhe rajonal; ky grup do të identifikoje zona e prirur ndaj

rreziqeve natyrore si erozioni, degradimi, dezertifikimi, rënies së orteqeve dhe

hartografimi i tyre,

Një rol kyç në parandalimin (menaxhimin) e rreziqeve natyrore padyshim luajnë dhe

institucionet. Institucionet që operojnë në qeverisjes lokale përballën drejtpërdrejt me

problemet mjedisore ndaj ato duhet ti kushtojnë rëndësi këtyre problemeve:

- evidentimi i problematikës dhe hartografimi i tyre,

- marrja e masave konkrete për zgjidhjen e problemeve,

- krijimi i një fondi të posaçëm për rastet e emergjente,

- bashkëpunimi mes institucioneve për sensiblizimin e popullsisë për rëndësinë e

njohjes së problemeve mjedisore, përmes integrimit të politikave mjedisore në

politikat arsimore. Rritja e edukimit mjedisor në shkolla, krijimi i ndërgjegjësimit

publik rreth çështjeve mjedisore dhe përgjegjësive qytetare,

- trajnimi i administratave të qeverisjeve lokale rreth çështjeve mjedisore, trajnimi i

mësuesve për t‘u përcjellë studentëve informacion mjedisor dhe përkujdesje për

mjedisin,

Page 215:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

213

- qeverisja qendrore dhe ajo lokale duhet të hartojë plane strategjike, programe dhe

plane veprimi afatshkurtër dhe të afatgjatë për zgjidhjen e problemeve që hasen

nga erozioni, degradimi, dezertifikimi, orteqeve për të evakuar popullsinë,

mbrojtjen e tokës nga erozioni dhe ndotja, përmes kryerjes së ripyllëzimeve,

mbjelljeve të anëve të shtreterve të lumenjëve, moslejimin dhe ndalimin e

shfrytëzimit të inerteve të lumenjeve, zbatimin e sistemeve të pritave dhe të

brezave mbrojtës të lumenjëve, ndërtimin dhe zbatimin e sistemeve efikase të

ujitjes dhe kullimit të tokave, aplikimin e sistemeve të qëndrueshme të prodhimit

bujqësor dhe të praktikave të mira bujqesore

Monitorimi- një proçes jo pak i rëndësishëm në kuadrin e menaxhimit të rreziqeve

natyrore. Pasi janë evidentuar rreziqet natyrore dhe janë marrë masat parandaluese për

shmangien e problemeve mjedisore, sociale dhe ekonomike. Kërkohet që situata tani të

monitorohet: vlerësimit mjedisor për matjen sasiore të rreziqeve, vleresimin cilësor,

dendurinë e tyre duke i krahasuar jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe me vendet e tjera

apo më gjerë; ndjekja në kohë e ecurisë së fenomeneve natyrore dhe përcaktimin

tendencës së tyre në të ardhmen duke bërë një përllogaritje racionale të tyre duke dhënë

rekomandime konkrete dhe zgjidhje të qendrueshme dhe me kosto sa më të arsyeshme

financiare; të shmanget ngritja e aktiviteteve ekonomike të njeriut në zonat e prirura ndaj

erozionit, degradimit dhe dezertifikimit, orteqeve; mbrotje të tokës nga erozioni, rritja e

pyllëzimet, minimizimi dëmtimin nga zjarret në pyje apo prejet pa kriter. Që të shkohet

drejt zhvillimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë duhet që të realizohet: ndërgjegjësimi i

popullsisë për çeshtjet mjedisore në përgjithësi dhe problemet e ndotjes në veçanti,

realizimi i projekteve mjedisore në përbërje, të të cilit duhet të jetë dhe përfaqësuesit e

komunitetit, ndalim qarkullimi i automjeteve të amortizuara të dala jashtë standartit dhe

të kontrollohet cilësia e naftës që shitet në pikat e karburantit, zbatimi i praktikave që

inkurajojn transportin publik dhe përdorim i karburantit të një cilësie të mirë

papërmbatje Pb (plumbi) dhe vendosja e konvertoreve katalitik, të krijohet edukata

mjedisore për ndarjen e plehrave në kategori që në shtëpi, sigurimi i infrastruktures për

grumbullimin e mbejeteve, transportin dhe menaxhimi i vazhdueshem i landfilleve, të

krijohet mundësi e trajtimit të mbetjeve duke zbatur metoden 3R. Të rritet sipërfaqja e

pyjeve, jo vetem për të siguruar një ajër të pastër, por dhe një mjedis të bukur që të ketë

vlera estetike, turistike, duke përmbushur llogjiken e të menduarit globalisht dhe

vepruarit lokalisht.

Në pjesën shqiptare po bëhen përpjekje ndoshta akoma modeste për promovimin e

rëndësisë së mjedisit si për shëndetin e njeriut dhe përfitimet ekonomike kryesisht nga

Këshilli i Qarkut të Kukësit me strategjinë e vitet 2010 dhe nga disa shoqata jo qeveritare.

Në pjesën e Kosovës gjendet një analizë e mirrëfilltë e problematikës mjedisore deri në

detajin më të vogël të paraqitur në mënyrë grafike. Mënyra e analizës, shtrimi i

problemit, konkretizimi i tij me të dhëna statistikore dhe grafike nxjerrë në pah paaftësinë

e pushtetit lokal, ekspertëve mjedisor, nivelin e ulët të edukimit mjedisor në krahinë

Lumë-Gorë (pjesa shqiptare). Ndaj si model për mënyrën e menaxhimit të mjedisit dhe

problematikës së tij sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm rekomandoj 5 “Atlaset

për zhvillimin e qendrueshëm të komunës së Dragashit”. Njëherazi rekomandoj që

problematika mjedisore të mos jetë përgjegjësi vetëm e pushtetit lokal, por dhe e

Page 216:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

214

popullsisë, sepse mjedisi, toka është shtëpia jonë e përbashkët për të cilën duhet të

kujdesemi të gjithë.

V.3. Problemet mjedisore dhe pasoja e tyre

V.3.1. Shiu acid

Shiu acid është një problem mjedisor evident në krahinën Lumë-Gorë. Ky problem është

një nga pasojat negative të shoqërisë moderne. Shiu acid lë pasoja të dëmshme në mjedis

dëmton drurët, prodhimet bujqësore, ndot ujërat e lumenjëve dhe liqeneve. Në krahinën e

marrë në studim iu kushtua rëndësi zhvillimit të industrisë duke krijuar kushte të

përshtatshme për mirë funksionimin e saj duke mos i dhënë rëndësi pasojave që po linte

në mjedis dhe popullsinë përreth. Pasojat e zhvillimit të industrisë filluan të shfaqen që

vitet e para të shfrytëzimit të minierës, tymi që dilte nga shkrirja e bakrit krijonte shiun

acid i cili po zhvishte malet dhe zonat përreth nga bimësia deri në lartësin e oxhakut me

ritme të shpejta. Fenomen që u vërejt përmes erozioni masiv në shpatet perendimore të

malit Gjallicës dhe kodrave përreth për shkak të tymit e uzinës i cili nxirte SO2, i cili u

përhap në ajër dhe së bashku me reshjet e shiut duke formuar shiun acid i cili në një

periudhe të shkurtër zhveshi bimësinë përreth. Si rezultat i këtij fenomeni shënohet

shkatërrimi i rreth 1000 ha, rreth 20-30 % e kulturave bujqësore në fushën e Shtiqnit.

Dëme të mëdha pati shpati perendimor i Gjallicës, ndotja e ajrit ishte armiku kryesore i

mjedisit të kësaj hapësire që zgjati më shumë se katër dekada. Humbja e bimësisë i dha

shkak dhe veprimtarive erosive, rreshqitjeve të dheut, orteqeve.

V.3.2 Ndotja e Tokës

Ndikimi i vazhdueshem i aktiviteteve njerëzore sjell degradimin e sipërfaqeve tokësore,

duke shkaktuar edhe pasoja socio-ekonomike. Sfida është parandalimi i degradimit të

tokave përmes masave dhe politikave specifike për mbrojtjen e tokave. Krahina dallohet

për shumëllojshmëri të tokave. Faktorët kryesor që ndikojnë në ndotjen dhe humbjen e

tokës janë: vendbanimet, industria, mbetjet shtëpiake dhe problemet në pikat e

grumbullimit të tyre, erozioni, shfrytëzimi i pakontrolluar i inerteve etj.

V.3.2.1. Vendbanimet. Braktisja e ndërmarrjeve industriale që kanë egzistuar para viteve

’90-të, të cilat sot janë në formën e gërmadhave. Si rezultat i pushimit të funksionimit të

aktivitetit industrial dhe industrisë nxjerrëse. Pallate e ndërtuar për minatorët dhe

punonjësit e ndërmarjeve industriale, sot gjenden në të shumtën e rasteve të braktisura.

Pronarët nuk i shesin, por nuk lejojnë as t’i marrë shteti dhe t’ua shpërndajë të

pastrehëve, apo ti fusë në përdorim si objekte të shërbimeve social-publike; shtëpitë

abandonuara si rezultat i largimit të popullsisë në kërkim të një jete më të mirë; shtëpitë

dhe objektet e tjera të lënë përgjysmë janë mjedise të cilat jo vetëm shëmtojnë pamjen

estetike të mjedisit, por dhe kthehen në vatrat kryesore të ndotjes së tokës dhe fillesat e

Page 217:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

215

degradimit të territorit. 198

Braktisja e ndërtesave në zonën industriale dhe lënja e tyre në

mëshirë të fatit, duke i shëndërruar në mjedise të degraduar, për arsye se mungojnë

strategji për mirëmbatjen tyre dhe përfshirjen në funksion për ndonjë aktivitet ekonomik

(artizanati, ish NSHN). Ndërtimet pa leje shkaktojnë ndotje mjedisore, sipërfaqja e tyre

vjen duke u rritur nën emërtimin e zonave informale. Këto faktorë dhe të tjerë janë

përcaktues të ndotjes së tokës nga vendbanimeve. Pasojat janë: zihen sipërfaqe të mëdha

toke, prishet estetika e peisazhit dhe konfliktet sociale-ekonomike etj.

V.3.2.2. Ndotja e tokës nga veprimtaria industriale. Kjo ndotje ka përhapje të gjërë.

Faktori kryesor që çoi në ndotjen e tokës është aktiviteti industrial: uzina e shkrirjes dhe

pasurimit të bakërit në Rexhepaj dhe miniera e bakërit në fshatin Gjegjanit (komuna

Tërthore). Karakteri industrial që krahina mori gjatë viteve ’45-’90, ndalimi i aktivitet ‘93

la si trashëgimi papunësinë e thellë, varfërinë e tejskajshme të popullsisë dhe një numër

të madhe problemesh mjedisore: nxjerrja e mineralit të bakrit nga toka çoi në prishjen e

strukturës së tokës, uljen e pjellorisë së saj, ndotjen e tokës199

. Ndotja e tokës ka ndikim

të drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së njeriut. Nga veprimtaria industriale janë krijuar dhe

mjedise të degraduar: sipërfaqja përreth minierës së Gjegjanit, shpati perëndimor i

Gjallicës, fshati Nimmcë etj. Hapja e minierave u shoqëruar me efekte sociale-

ekonomike-mjedisore: me rritjen e presionit mbi tokën, mbipopullimi si rezultat i ardhjes

së popullsisë nga rrethet e tjera të vendit për shkak të nevojës për krah pune, nga ndërtimi

i blloqe pallatesh 2-katëshe për puntorët e ardhur, uljen e përqindjes së popullsisë

bujqësore. Mbyllja e minierës më 1993 solli: rritje e papunësisë, largimin e popullsisë

vendase, që çoi në braktisjen e pallateve duke u rikthyer në rrënoja dhe mjedise të

degraduara. Këto pallate nuk mund të përdoren pasi ka konflikt interesi. Pronarët

preferojnë më mirë që këto ndërtesa të kthehen në rrënoja se të përdoren për funksione të

tjera sociale, përkundrejt pagesës. Dëme pati dhe në mjedis, tymi që dilte nga shkrirja e

bakrit krijonte shiun acid, i cili po zhvishte malet dhe zonat përreth nga bimësia deri në

lartësin e oxhakut me ritme të shpejta. Nga shiu acid janë dëmtuar rreth 500 ha pyll në

malin e Gjallicës dhe 80 ha pyll në malin e Koretnikut200

.

Nxjerrja e mineralit të bakrit dhe kromit nga toka çoi në prishjen e strukturës së tokës,

uljen e pjellorisë së saj. Politika ekonomike e udhëheqjes nga parimi i fitimit dhe jo nga

parimet e mbrotjes së mjedisit si ”Bakri qan bllokadën” është treguesi më i mirë i një

politike jo efiksase në mbrotjen e mjedisit apo parandalimin e rreziqeve natyrore.

198

Avdia, B. “Hapa drejt zhvillimit urban-rasti qyteti i Kukësit” Insituti i Politikave Mjediosore, Shtator

2015, f. 19

199 UNDP, Qarku i Kukësit. Promovimi i Turizmit dhe i Mjedisit në Rajonin e Kukësit. Kukës, 2010, f. 5-9.

200 Po aty, f.5-9.

Page 218:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

216

Foto nr.5.1 Pamje nga ish- zona industriale Kukës

Realizoi: B. Avdia

V.3.2.3. Ndotje nga mbetjet e rrezikshme. Shkak tjetër që sjell shkretërizimin dhe

degradimin e tokave është ndotja e tokës nga përdorimi i plehrave kimike dhe

pesticideve, nga metalet e rënda dhe ndotësit e tjerë organike. Në krahinë Lumë-Gorë

janë evidentuar dhe mbetje të rrezikshme, si pesticide kryesisht me “Selinon” me veti të

forta toksike, të përqendruar në ish-magazinat e ndërmarjevev bujqësore. Në periudhën e

reshjeve, ujërat që rrjedhin nga këto sipërfaqe ndotin ndjeshëm ujrat nëntoksor dhe

sipërfaqësor ku ato kalojnë201

. Në fshatin Nimçë, nga Gjeofizika e Tiranës janë kryer

studime gjeologo-radiometrike në periudhën 1971-1985, ku u zbuluan rezerva të

mineralizimeve uranmbajtëse. Urani si element kimik ka karakter radioaktiv, i cili

dëmton organizmin e njeriut dhe gjithë truallin për rreth.

Kryerja e punimeve të shumta minerare provokuan rrëshqitje të shpatit. Punimet e shumta

minerare, anomalite radioaktive sipërfaqësore, veçojnë këtë fshat për ndotje të lartë

radioaktive evidente me ndikime jo vetëm në biodiversitet, por dhe me pasoja të rënda

për jetën e banorëve vendas. Për shkak të nevojës për mbijetese, varfërisë së skajshme,

propogandës së specialistëve se nuk kishte pasoja, i shtynin të punonin, pa respektuar

rregullat mbrojtëse duke e shndërruar këtë fshat vdekjeprurës për banorët që jetojnë aty.

Fabrikat e prodhimit të tekstilit me ngjyra përdorin gjatë veprimtarisë së tyre substanca

kimike që ndotin tokën. Vetem nga Sharr-Tex prodhohen nga mbeturina të substancave

201

Meçaj, N., Dida, M. (2004) Qarku I Kukë sit/Burimet natyrore, popullsia dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Toena, Tiranë, f.136

Page 219:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

217

kimike të ngurta (4370 kg)202

, mbeturina dhe substanca kimike të ngurta (6180 kg),

fabrika e Sharr-Tex Sharr, mbeturina dhe substanca kimike të lëngëta (3265 litra).

V.3.2.4 Ndotja e tokës nga mbetjet urbane dhe inerte.Në ditët e sotme ndotja e tokës po

shkaktohet dhe nga mbetjet urbane, kryesisht mbeturinat të hedhura në mënyrë spontane.

Ky është problem më shumë në zonat rurale, ku nuk ka kanalizime dhe mbeturinat hidhen

anash rrugeve, kanaleve dhe në periferinë e qendrave urbane të krahinës. Shumica e

këtyre pikave të hedhjes së mbeturinave paraqesin rrezik të madh për mjedisin, sidomos

për ujërat nëntokësore.

Sistemi i mbledhjes së mbeturinave në qytet është jo i mirë ndërsa në komuna pothuajse

mungon fare. Për sa i përket mbetjeve spitalore ështe zgjidhur problemi i tyre. Spitali

rajonal i qytetin të Kukësit ka lidhur një kontratë me një shoqëri private, e cila bën

transportimin dhe largimin e mbetjeve spitalore. Mbetjet mbeten problemi më i vështirë

për tu menaxhuar sepse në landfillet ekzistuese nuk realizohet ndarja e mbeturinave, nuk

kanë sistemi të drenazhimit, prandaj gjithëmonë ujërat nëntokësore janë të rrezikuara nga

kullimi i ujit të ndotur të mbeturinave. Në shumicën e landfilleve ka ende djegie të

mbeturinave, kundërmimi i fortë gjatë sezonit të verës, kjo ndodh sepse mbeturinat

mbulohen shumë rrallë me shtresa dheu. Në krahinën e marrë në studim mbledhja e

mbeturinave realizohet nga ndërmarrja e pastrim gjelbrimit në Kukës, landfill ka vetem

në qytetin e Kukësit, qytetin e Dragashit, komunën Shishtavec dhe akses ndaj mbledhjes

së mbeturinave kanë fshatrat Rapçë, Restelicë, Lubovisht. Në fshatrat e tjerë ky shërbim

mungon. Landfilli në komunën e Sharrit (Dragashit) ka përmasat 1.2 ha. Kohëzgjatja

është 15 vjet. Kapaciteti total është 50 000 m3 203

, ndërsa kapaciteti mujor 20 ton. Edhe

pse është llogaritur landfill me standarde minimale, nuk i plotëson kushtet, pasi që

gjysma e saj nuk është e mbuluar me shtresën izoluese si dhe ujërat e zeza nuk kanë asnjë

trajtim.

202

Agjensia e Kosovës për Mbrotjen e Mjedisit. (2009) Rraport mbi Gjendjen e Mbeturinave 2009.

Prishtinë, f. 39

203 Agjensia e Kosovës për Mbrotjen e Mjedisit. (2009) Rraport mbi Gjendjen e Mbeturinave 2009.

Prishtinë, f. 39

Page 220:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

218

V.3.2.5.Mbetje inerte

Mbetje inerte. Mbetjet inerte janë karakteristikë për krahinën pas viteve ’90. Kjo lidhur

me nevojën për shtëpi banimi. Kështu u ndërtuan një numër i madh banesash, të cilat

prodhuan një sasi të madhe të mbetjeve inerte. Pas përfundimit të luftës, në Kosovë është

përballur edhe me rritjen e sasisë së mbeturinave inerte me prejardhje nga rrënimi i

objekteve të banimit dhe objekteve tjera. Hedhja dhe grumbullimi i tyre në vende që nuk

kanë qenë të destinuara për këtë qëllim ka keqësuar edhe më shumë gjendjen në sektorin

e mbeturinave. Sidomos është shqetësuese dukuria e zënies së sipërfaqeve të tokave të

punueshme dhe hedhja e mbeturinave pranë brigjeve të lumenjëve. Përveç dëmtimit të

peisazhit, mbeturinat inerte kanë ndikim të dëmshëm në ekosisteme, sidomos në rastet

kur ato hidhen të përziera me mbeturinat të tjera urbane. Hotspote të mbeturinave janë:

Mamëz, Kukës, Dragash, Shishtavec.

Foto nr.5.2. Pamje pranë varrezave të qytetit Kukës Realizoi: B. Avdia

V.3.3.1. Tajtimi i mbeturinave. Nuk mund të flasim për ndonjë trajtim të mirëfilltë të

mbeturinave në krahinë, për të mos thënë se aplikohet fare pak. Në përgjithësi, përpjekjet

dhe iniciativat kanë qenë të vogla.

Trajtimi i mbeturinave është problem mjaft i komplikuar dhe i shtrenjtë. Ai ndikon

dukshëm në uljen e nivelit të përgjithshëm të mbeturinave. Menaxhimi i mbeturinave për

të ulur pasojat negative mjedisore dhe ulur sasinë e prodhuar duhet të kalojë në këto

etapa: riciklim të mbeturinave, reduktimi në burim, ripërdorim. Që të reduktohet

prodhimi i mbeturinave duhet që të ndërgjegjësojmë banorët rreth rëndësisë së reduktimit

të mbeturinave, i cili fillon që në shtëpinë e tyre, me ndarjen mbeturinave sipas natyrës

së tyre në qelq, leter, metal, organike, ringjalljen e kulturës së riciklimit. Riciklimi sjell

pakësim të mbetjeve nga njëra anë dhe krijon mundësi krijimi të ardhurave dhe punësimi

për personat që do të merren grumbullimin dhe riciklimin e tyre. Njëherazi duhet të

aplikojmë dhe procesin e ripërdorimit, proces që i vjen në ndihmë eliminimit të mbetjeve

dhe pakësimit të tyre. Me ripërdorim kursehet energji dhe lëndë të parë, zvogëlohen

Page 221:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

219

shpenzimet për mirëmbatjen e Landfilleve, zvogëlohen shpenzimet për tregtarët dhe

konsumatorët. Nëse popullsia realizon ndarjen e mbeturinave që në shtëpi. Personat që

punojnë me to mund të vijë t’i marrin pranë shtëpive dhe ti dërgojë pranë pikave të

caktuara të riciklimit të tyre. Përmes një veprimtarie të tillë komuniteti do të

ndërgjegjësohet për rëndësinë që ka zbatimi i 3R në kuadër të ruatjes së mjedisit, por nga

ana tjetër përmes ndarjes se mbeturinave që në shtëpi, riciklimin e letrës, qelqit, aluminit,

plastikës pavarësisht faktit që pagesa që do të marrin do të jetë modeste. Po ndoshta ky

është hap i vogël drejt një nisme të madhe.

V.3.3.Ndotja e ujit (eutrofikimit)

Eutrofikimi është indikator i shtimit të materialeve ushqyese që ka për pasojë rritjen e

numrit të algave dhe bimëve të larta në ujëra, duke shkaktuar dëmtimin e cilësisë së ujit

dhe prishjen e baraspeshës ekologjike në ekosistemet ujore. Burimet e ndotjes së ujërave

në krahinë janë: depozitimi i mbetjeve urbane në brigjet e liqeneve dhe lumenjve, ujërat e

zeza që derdhen në ujërat sipërfaqësor, aktiviteti industrial, aktiviteti bujqësor (përdorimi

i lëndëve plasëse për gjuetinë e peshkut).

Liqeni i Fierzës si ujëmbledhësi kryesor i të gjitha ujërave rrjedhëse përballet me të gjitha

llojet e ndotjes mjedisore. Liqeni i Fierzës është shndërruar në një vend depozitimi të

mbetjeve urbane nuk është gjë e rrallë të gjendet qese apo shishe plastike, mbetje të

prodhuara nga konsumi i përditshëm i popullsisë. Veprimtaria industrial mbetet një

kontribues kryesor në ndotjen e ujërave sipërfaqësor përmes vajrave, kimikate që lëshon

në ujërat e ndodhur pranë tyre (Remateks, fabrika e përpunimit të mishit Meka, të gjitha

serviset e rregullimit të automjeteve).

Problematike janë menaxhimi i ujërave të zeza, të cilat me të stabilizuar ndodhen në

qytetin e Kukësit, por nuk mund të flitet për kanalizimin e ujërave të zeza në zonat rurale.

Në zonat rurale ku ujërat e zeza janë në gjendje të lirë janë, jo vetem ndotës të tokës, por

dhe burim infeksioni. Vetem qyteti i Dragashit shkarkon 31 1160 m3 ujëra të zeza. Ujërat

e lumit Drin cilësohen si ujëra të cilësisë së mirë për nga përmbajtja e oksigjenit të tretur

në to, e cila është brenda intervalit 8.5-9.91 mgl O2 dhe për nga përmbajtja e fosfateve

(0.007-0.011 mg/l P). Ndërkohë ne stacionin tjetër të matur të Drinit (Topojan) ato bien

në vlera mesatare. Theksoj faktin se cilësia e ujërave rrjedhës monitorohet vetëm në hyrje

dhe dalje dhe rezultatet jo domosdoshmërisht përfaqësojnë gjendjen reale gjatë gjithë

gjatësisë së lumit, ndërsa monitorimet e sipërfaqes së ujit të liqenit të Fierzës mungojnë

plotësisht. Kërkohet një bashkëpunim ndërkufitare me efektiv për çeshtjen e ujërave,

sensibilizimi komunal dhe popullsisë ndikon në përmirësimin e situatës, investim për

përmirësimin e sistemi të mbledhjes së mbeturinave në qytete dhe shtrirja e këtij sistemi

dhe në komuna, krijimi i kulturës së riciklimin dhe ripërdorimin e mbetjeve, pakësimi i

ndotjes së mjedisit dhe përhapjes së sëmundjeve duke hedhur mbetjet që gjenerohen (nga

banorët apo edhe nga aktiviteti industrial e ndërtues) në vendin e caktuar.

Page 222:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

220

V.3.4.Dëmtimi i biodiversitetit dhe pyjeve

Një problem tjetër me të cilin po hasemi çdo ditë është dhe pakësimi i sipërfaqeve të

pyjore zvogëlimi, i së cilës ka ardhur nga këta faktor: dëmtimet e pyjeve nga zjarret: nga

vete natyra si djegia nga temperaturat e larta, nga veprimtaria ekonomike e pakontrolluar

e njeriut (zjarrëvenie me qëllim, prerja e drurëve për dru zjarri, për veprimtari industrial),

dëmtues tjerë (insektet, kerpudhat, kafshët, shirat acide) në krahinën e marrë në studim

kemi rreth 2.462 ha e pyjeve në tokë të hollë ka nevojë për kujdesje speciale në

menaxhim të pyjeve në mënyë që të parandalohet erozioni dhe të ruhet kapaciteti

mbajtjes i ujit; rreth 18 ha të pyllit janë të degraduara për shkak të prerjes ilegale, zjarreve

të pyllit apo arsyeve të tjera.

Pakësimit të sipërfaqes pyjore i kushtojmë një rëndësi të veçantë sepse ndryshimi i

sipërfaqes çon në lindjen e proçeseve erosive. Ndryshimi i situatës në pagesat e energjisë

elektrike do të shoqërohet me dëmtime në masivin pyjor sidomos në pjesën shqiptare, ku

kishin mbi 25 vite popullsia nuk paguante faturat e energjisë së konsumuar për ngrohjen,

gatimin apo veprimtarin ekonomike. Masat shtrenguese të marra nga qeveria do të

drejtojë popullsinë e krahinës drejt pyllit për të siguruar lëndën drusore për ngrohje duke

e dëmtuar atë. Arrijë në një konkluzion të tillë sepse detyra e inspektoriatit të pyjeve dhe

policisë pyjore në ruatjen dhe menaxhimin e pyjeve lë për të dëshiruar, sistemi i zbatimit

të ligjeve është i dobët, po ashtu dhe vjeljen e taksave të vëna nëse vendosen. Për shkak

të rëndësisë që ka pylli sugjerohen arsyet për ruatjen dhe mbrotjen e pyjeve:

- Ekonomike-merret lënda e parë për industrinë e përpunimit të drurit për prodhimin

e mobiljeve, dyerëve, dritare apo objekteve të tjera të lidhura me drurin; për

ngrohje dru zjarri; krijon punësime sezonale dhe me kohë të plotë.

- Sociale- nga zhvillimi i veprimtarive ekonomike krijohen të ardhura, duke

përmirësuar kështu jetën sociale të popullsisë së krahinë Lumë-Gorë, stabilizon

lëvizjen e popullsisë rurale drejt zonave urbane për të kërkuar punë.

- Mjedisore-ka funksion mbrojtës në ruatjen e biodiversitetit të krahinës, rrit prurjet

e ujërave dhe rregullon regjimet e ujërave malor, mbron tokën e pyllit nga

erozioni, rrit thithjen e karbonit të çliruar në atmosfere.

Page 223:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

221

V.3.5.Erozioni, shkaqet dhe pasojat

Aktiviteti human, njeriu për të siguruar jetesën ka hyrë në bashkëveprim me mjedisin

natyror duke mos rrespektuar ekuilibrin e natyrës, favorizuar kjo dhe nga kushtet natyrore

(ndërtimi gjeologjik, relievi, klima, hidrografia, tokat)204

të cilat favorizojnë proçesin e

erozionit. Veprimtaria bujqësore, sipërfaqja e pakët e tokës bujqësore e një cilësie jo

shumë të mirë, nevoja për të plotësuar dietën ushqimore bën që popullsia të punojë jashtë

kritereve tokat e pakëta bujqësore duke i dëmtuar dhe i lënë pre të erozionit. Politikat e

gabuara të ndjekura nga shteti shqiptar e rëndoi më shumë situatën me hapjen e tokave të

reja në shpatet e malit të Gjallicës, Koretnikut, Kallabakut, Tërfojës etj. Këto toka jo

vetëm që nuk dhanë prodhueshmëri me rendiment të lartë, por pas viteve 1990 ato u

braktisën duke rëne pre e erozionit. Shpyllëzimet masive për përfitimin e tokave të reja,

prerjet e pakontrolluar në pyje, shfrytëzim i sipërfaqeve bujqësore mbi kapacitetin

mbajtës, dëmtimi i veprave mbrojtëse erozive (përmbytje, rrëshqitje, orteqe), braktisja e

tokave të puneshme me prodhueshmëri të ulët kanë bërë shkak që të lindin vatrat e para

erozive. Energjitika si një aktivitet me prioritet në të ardhmen ekonomike të krahinës sjell

pasojat e saj në mjedis. Ndërtimi i hidrocentraleve të përqendruara kryesisht tek Gryka e

Vanave, Gryka e Skavicës, hidrocentrali i Zhurit ka arritur të dëmtojë jo vetëm estetikën

e peisazhit, por ndikoi dhe në humbjen e numri të madh të biodiversitetit të krahinës duke

ulur vlerat e saj, prekën Monumentet e Natyrës, kategoria e tretë e zonave të mbrojtura

duke shkelur shkalla e parë e mbrotjes së tyre dhe ligjin në fuqi për zonat e mbrojtura.

Guroret të përqëndruar në Bicaj, Kolesian, Restelicë, Lubovisht janë zonat ku ndërhyrja

për shfrytëzimin e tyre është jo në bazë të respektimit të parimeve të zhvillimit të

qëndrueshëm. Shfrytëzimi i tyre për nevoja ekonomike është i shoqëruar me

papërgjeshmëri sepse shfrytëzimi makabër i rërës në fshatin Bicaj po vë në rrezik

shkollën 9-vjeçare të këtij fshati, e cila ndodhet afër. Turizmi për vetë natyrën e tij sjell në

pah problemin e ndotjes nga mbetjet urbane (plastikë, mbetje nga konsumi i përditshëm,

letër, mbetje inerte). Pavarësisht prioritetit që ka krahina për zhvillimin e turizmin si një

mundësi për të nxjerrë atë nga varfëria ekstreme, nuk është bërë asnjë përpjekje e vogël

për menaxhimin e mbetjeve të krijuara nga papërgjeshmëria e popullsisë së krahinës nga

aktiviteti i përditshëm, duke penguar zhvillimin cilësor të turizmit.

Për tu përballuar me fenomenin e erozionit duhet ti kushtojmë rëndësi mënyrës se si ne

arrijmë të vendosim marrëdhëniet mes komunitetit dhe mjedisit për të shfrytëzuar

potencialin natyror të krahinës në dobi të aktiviteteve sociale, ekonomike dhe mjedisore

sepse në fund të fundit është një pasuri qe ia kemi marrë borxh brezave pasardhës.

Zonat erozive në krahinën Lumë-Gorë janë në zonat jugore dhe qendrore të luginave të

lumenjëve Brod dhe Restelicë në perendim, rrëzë malit të Koretnikut në perendim të

fshatrave Rapçë, Kërstec, në Radeshë në skaj të vargmali të Sharrit, në përendim të

fshatit Mlikë dhe Juglindje të Restelicës, Zlipotoku, Krushevë, Glloboçicë, Baçkë,

Dikancë, Leshtan,Vranisht, shpatet e malit të Gjallicës, Vilë, Bushtricës, zona që rrethon

Grykë-Çajën, zona që rrethon fshatrat Cenaj dhe Kalisës, Dragash, fshati Lojme, Nimçë,

204

Shih kapitullin e III-të “Sistemet fizike dhe oferta për zhvillim të qendrueshëm” f. 38-65

Page 224:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

222

Topojan, Kolesian, Qinamakë205

. Nga depozitimet e prurjeve erozive të ardhura nga mali

i Gjalicës janë bërë të papunueshëm mbi100 ha tokë bujqësore dhe herë pas here ka pasur

dhe dëmtime të shtëpive.

Foto nr. 5.3. Erozion mbi malin e Gjallicës Erozion që ka bllokuar një rrugë206

Për të parandaluar procesin e erozionit duhet që të meren këto masa: a) vlerësimi i zonave

me rrezikshmëri sipas kategorisë të lartë, mesatare, të ulët b) mbjellja e fidanëve të rinjë

dhe ripyllzimi, c) investime për mbrotjen e tokave bujqësore (ndërtimi i pritave malore,

kanalet vaditëse dhe kulluese d) rregullore për mbrojtjen e tokës bujqësore e) zbatimi i

ligjit për të kontrolluar prerjen e paligjshme të drurëve.

V.3.6.Orteqet

Orteqet. Orteqet janë rënie apo rrëzime të një mase relativisht të borës nëpër shpate më

pjerrësi optimale, në kushtet e formimit të një mbulese dëbore me trashësi të caktuar.

Orteqet kanë forcë të madhe shkatërrimtare jo më të pakët se termetet dhe përmbytjet.

Orteqet mund të jenë të habitshëm, me bukuri madhështore dhe vdekjeprurese. Ata mund

të përfshijën ndërtesa, pemë njerëz. Orteqet krijohen nga shkaqe natyrore dhe humane.

Orteqet janë karakteristike në zonat malore për periudhën e dimrit dhe fillimin e

pranverës, në temperaturë nën 00C, dhe tipare të caktuara të relievit. Në krahinën Lumë-

Gorë, orteqet janë të tipit të shkrifët. Kjo krahinë i ka të gjitha këto cilësi: pjerrësinë e

theksuar të relievit, amplitudë të lartë hipsometrike, klimën me temperaturë nën 00C,

reshje në formë bore, kohë e gjatë e qendrimit të saj, erat e forta. Krahas kushteve

natyrore një rol të rëndësishëm luan dhe njeriu me veprimtarinë e tij të përditshme. Duke

qene se krahina Lumë-Gorë është një ndër rajonet me të varfëra të vendit, si mundësi

jetese ka shfrytëzuar pa kriter pasuritë natyrore të zonës si: veprimtaria industriale që

205

Meçaj, N., Dida, M. (2004) Qarku I Kukë sit/Burimet natyrore, popullsia dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Toena, Tiranë, f. 127

206 Foto e marë strategjia e KQK. Zhvillimi i Turizmit dhe Mjedisit në Qarkun Kukës. Kukës 2010

Page 225:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

223

krijoi shiun acid duke shkatërruar masive të tëra pyjore; shpyllëzimet masive të

qëllimëshme apo jo, mbikullotja; dëmtimi i sistemit mbrojtës malor që pengojnë

zhvillimin e proceseve të shpatit, përdorimi i tokës së paqëndrueshme për bujqësinë

krijuan kushte optimale për zhvillimin e orteqeve. Orteku është një nga katastrofat

natyrore me pasoja natyrore, ekonomike dhe sociale tepër të rënda që lë gjurmë të

rëndësishme në historinë e evolucionit të relievit në aspektin gjeomorfologjik, krijimin e

vatrave të reja të erozionit, mungesën e bimësisë, viktima në njerëz, truma, hipotermi,

asfiksim, dëme në ndërtesa, bllokojnë rrugët. Zonat e rrezikuara nga orteqet janë shpatet

perendimore të Gjallicës, të malit të Kolesianit dhe shpatet e maleve në të dyja anët e

rrugës Kukës-Peshkopi, përgjatë luginave të lumenjëve Brodit dhe Restelicës, në fshatin

Orçushë, Rapçë të cilat kërkojnë një vëmendje të veçantë nga instancat përkatëse. Orteku

i fundit ka rënë me 4 shkurt 2012 në fshatin Restelicë, ku pati humbje në njerëz (10

persona vdiqën) dhe dëme materiale.

V.3.7.Rrëshqitjet dhe rrëzimet

V.3.8.1. Rrëshqitjet janë një tjetër fenomen natyror që rrezikon krahinën Lumë-Gorë.

Ritmi, tipat, përmasat e rrëshqitjeve janë të lidhura me sasinë e reshjeve të shiut,

ndërtimin gjeologjik, pjerrësinë e shpateve, mungesa e bimësisë dhe ripyllëzimeve e reja,

mungesa e studimeve gjeologjike gjatë ndërhyrjes në një territor të caktuar. Territoret e

prirura për rrëshqitje janë fshati Lusën, Lojme, Nimçë, Gryka e Vanave, Qinamakë207

Zona ku ndodhet fshati Lojme përbën një rrëshqitje të vjetër dhe të riaktivizuar pas viteve

2000 me volum 8-10 milion m3. Në fshatin Lojme ndodhen 42 shtëpi banimi, të cilat janë

të rrezikuara nga rrëshiqtja. Në fshatin Qinamak rrezikohet shpati ku është vendosur

lagjia Methasa zona është e mbigopur me ujëra që dalin në formën e burimeve. Situatë

problematike paraqitet dhe në fshatin Nimçë, i ndërtuar mbi një rrëshqitje të vjetër, të

riaktivizuar kohët e fundit. Shpati ka një pjerrësi 20-300

dhe një volum mesatarisht 10

milion m3.

Në aktivizimin e rrëshqitjeve ka ndikuar dhe faktori human shembull tipik përmendim

rrëshqitjen në fshatin Nimçë. Në fshatin Nimçë kryerja e punimeve të shumta minerare ka

provokuar rrëshqitje të shpatit. Miniera ka pushuar së funksionuari, por efektet negative

të saj ndihen dhe në ditët e sotme përmes rreziqeve gjeomorfologjike (çarje të tokës,

rreshqitje), mungesa e bimësisë, galerive të hapura dhe terreni i paqëndrueshem, shtëpitë

e braktisura fenomene këto që po e çojnë drejt një fshati fantazëm.

V.3.8.2. Rrëzimet-janë një problem tjetër mjedisor i pranishëm në Grykën e Vanave ku

kalon dhe rruga nacionale Kukës-Shishtavec, në fshatin Rapça, Kërstec, Mlika, Brodi,

Restelica dhe Zlipotoku. Ky problem është i lidhur ngusht me ndërtimin gjeologjik të

krahinës.

207

UNDP, KQK, Promovimi i Turizmit dhe i Mjedisit në Rajonin e Kukësit. Kukës, 2010, f. 5-15.

Page 226:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

224

V.3.8.Vërshimet208

Në krahinë ekziston rreziku nga vërshimi i lumenjve. Vërshimet ndodhin pas rënies së

sasive të mëdha të reshjeve. Lumi Drini i Bardhë del nga shtrati zakonisht kur ndërpritet

rrjedha e ujit në digën e liqenit të Fierzës në një gjatësi prej 3-5 km dhe thellësi 20-50m,

përfshin zona të fshatrave Vërmicë, Dobrusht. Vërshimet vërehen përreth liqenit të

Fierzës, në fshatrat përreth për shkak të ndryshimit të nivelit të tij. Kjo është e lidhur me

regjimin klimatik. Me të prekuar nga ky fenomen është fshati Përbreg, fshati Drinas.

Vërshimet më të mëdha i kanë pasur gjatë viteve 1978.209

Të prekur nga vërshimet janë

dhe dy zona rreth fshatit Brod.

208

Komuna e Prizrenit. Profili Komunal i Zhvillimit/Draft i Tretë. Prizren, 2010, f. 59.

209 Meçaj, N., Dida, M., Qarku i kukësit/burimet natyrore, popullsia dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Toena,

Tiranë, 2004, f.130.

Page 227:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

225

Pasojat Masat Efektet

Menaxhimi I Mjedisit Burimet

natyrore

- Ndertimi gjeologjik

përcakton shumë

qëndrueshmërinë e terrenit në

krahinën Lumë Gorë

-Relievi përcakton pjerrësinë

e relievit, coptimin horizontal

dhe vertikal

- Klima na njeh me tiparet

dhe intesitet e reshjeve

- Bimësia dhe tokat na

njohin me qëndrueshmërinë e

terrenit dhe nevojën për

pasurim që ta mbrojmë atë

Të gjitha këto na tregojnë

se sa terreni i krahinës

Lumë -Gorë është i

përshatshëm ndaj

rreziqeve mjedisore

Sociale

- Popullsia të gjithë

aktivitetin e saj e ka të

lidhur ngushtë me

mjedisin

- Popullsia ka shfrytë zuar

pa kriter pasuritë

mjedisore për të siguruar

jetesën lidhur ngushtë me

nivelin e ulët ekonomik

- Dendësi e lartë e

popullsisë mbi kapaciteti

që ofronte krahina duke e

rënduar atë

Ekonomia

- Mungese investimesh në

ekonomi duke i dhënë

prioritet mjedisit

-Krijimi i pikave të

shfrytëzimit të rërës në

mënyrë të paligjshme

- Shpyllëzime për dru

zjarri

- Mungëse e

bashkëpunimit në dy anët

e kufirit për shkembimin e

eksperiencës dhe gjetjes së

mënyrave për zhvillimin e

mjedisit në funksion të

zhvillimit ekonomik

-shfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore

- ndotje të ujit, ajërit , tokës shpyllëzimi

– erosion

-– braktisje të zonës rurale

– shfrytëzim i shtratit të lumenjëve

-mungesë e tregjeve të shitjes

– zhvillim ekonomik sipas inetresave të

castit konkurence e ulët

- produkte bujqë sore të cilësisë së ulët

- përmirësim të jetes në krahinë Lumë -

Gorë të mos jetë i lidhur ngushtë me

shkatërrimin e mjedisit

- krijimi i mundësive të punësimit përmes

riciklimit të mbetjeve

-krijimi i tregjeve të shitjes së materialeve

të ricklueshme

- Të hartohen plane strategjike për zhvillimin e mjedisit

- evidentimi i zonave problematikë mjedisore dhe

hartografimi i tyre

-krijimi i zyrave për rastet emergjence dhe të katastrofave

mjedisore

-të vendoset sinjalistika për rreziqet natyrore

– krijohet mundë sia për edukimin e të rinjëve për

menaxhimin e mbetjeve sipas metodës së tre R

-mbeshtetje financiar, asistence teknike dhe mbështetje për

nismat private

Legjislacioni

- Politika të gabuara në

zhvilimin e mjedisit

- Mungesa e plani nga

pushteti vendor për

shfrytëzimin efikas të

potencialit natyrorë në

dobi të zhvillimit të

sektorit parësorë në

krahinën Lumë -Gorë

- Mungesa e menaxhimit të

pyjeve dhe kullotav

- Mungesë e projekteve të

përbashkë ta për zhvillimin

e mjedisit mbi bazën e

zhvillimit të qëndrueshëm

Page 228:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

226

V/4.Analizë e problematikës mjedisore sipas metodës PSR

Zhak IV Kusto është shprehur se: «Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, por tani njeriu frikëson natyrën». Kjo na evidenton se

zhvillimet shoqërore së bashku me zhvillimet teknologjike kanë sjellë aq shumë ndryshime në raportin natyrë-njeri,sa tashmë

natyra trembet nga njeriu për arsyes se ky i fundit nuk respekton ligjet e tij(natyrës). Ky fakt ka bërë që sot krahina e marrë në

studim të ketë të pranishme probleme mjedisore.

Mjedisi është trualli mbi të cilën shoqëria njerëzore kryen aktivitetin social-ekonomik të saj. Përmes analizës së mësipërme

evidentuam se sa i rëndësishëm është ndërgjegjësimi i popullsisë në lidhje me problemet mjedisore, rritjen e kapaciteve të

specialistëve të mjedisit që puna e tyre të jete efikase në evidentimin e problemeve dhe zgjidhjes së tyre, hartimi i politikave

dhe strategjive afatgjatë dhe aftshkurtër, ku në qendër do të jete mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm i tij si një element kyç për

zhvillimin social-ekonomik-mjedisor të krahinës, evidentuam natyrëshëm lidhjen që mjedisi ka me sektorët e tjerë të

ekonomisë dhe ndikimin e ndërsjelltë të tij.

Page 229:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

227

Tabela nr.4.21. Analiza sipas metodës PSP

Presioni Situata Përgjigjja

- Braktisja e pallate e ndërtuar

për minatorët dhe punonjësit

e ndërmarjeve industriale,

- ish uzina e bakërit që

ndodhet në Gjegjan

- Shtëpi të abandonuara

- Ndërtimet pa leje në zonat

informale dhe të mbetura

përgjysmë.

- ish-uzina e shkrirjes dhe

pasurimit të bakërit në

Rexhepaj dhe miniera e

bakërit në fshatin Gjegjanit

(komuna Tërthore),

- fabrika e tekstilit (Sharr-

Tekstil, Rematekst),

- serviset e automobilave janë

shkaktar të ndotjes së tokës në

krahinën Lumë-Gorë

- pesticide kryesisht me

“Selinon”me veti të forta toksike,

të përqendruar në ish-magazinat

e ndërmarjeve bujqësore.

- Në ndotje nga mineralit i

uraniumit në Nimçë,

- Mbetje urbane janë të

hedhura në mënyrë

spontane.

- Në landfillet egzituese nuk

realizohet ndarje e

mbeturinave,

- Në landfille nuk kanë

sistemi të drenazhimit,

- Në shumicën e landfilleve

ka ende djegie të

mbeturinave

- Ndotja e Tokës nga venbanimet

- çoi në prishjen e strukturës së tokës,

- uljen e pjellorisë së saj,

- ndotjen e tokës nga skorjet,

- prishet estetika e peisazhit dhe konfliktet sociale-

ekonomike etj.

-mjedise të degraduar në zonën e minierave

- Ndotje nga Ngjyra tekstili, substanca kimike (9100kg) dhe

Fabrika e Sharr-Tex mbeturina dhe substanca kimike të

ngurta (6180 kg), mbeturina dhe substanca kimike të

lëngëta (3265 litra)

-ndotje të lartë radioaktive me ndikime në biodiversitetit

- kundërmimi i fortë gjatë sezonit të verës.

- Pronaret e vendbanimeve të braktisura të lejojnë që

shteti t’i marrë dhe t’ua shpërndajë të pastrehëve,

apo t’i fusë në përdorim si objekte të shërbimeve

social-publike përkundrejt dhënies me qera apo

blerjes së tyre,

-të krijohen plane apo strategji për mirëmbatjen

artizanati, ish NSHN dhe përfshirjen në funksion për

ndonjë aktivitet ekonomik, shkollë apo ndonjë

aktivitet tjetër social.

-Krijimi i vendeve të punës përmes ringjalljes së

aktiviteve tradicionale (këpuctarët, qeleshpunuese,

qilimave), politikave ekonomike, sociale për mbatjen

e popullsisë në zonat malore

-Të krijohen plane urbanistike dhe zbatohen për

zgjerimin e zonave urbane

-Të largohen sterilet dhe të groposen diku ku nuk

përben problem për mjedisin.

- Të monitorohet nga specialistët përkatës pikat e

serviseve të makinës nëse kryejnë punën siç duhet

dhe ku e hedhin vajin e përdorur të makinerive dhe të

përcaktohen pika të caktuara , përdorimi i lëndeve

kimike dhe pesticideve në bujqësi, në tekstil.

- Të përcaktohet një vend për hedhjen e makinave të

dala jashtë përdorimit

- Të realizohet zhvendosja e popullsisë nga fshatit

Nimçë përpara se të ndërhyhet për nxjerrjen e lëndës

radioaktive.

- Të merren masa për vendosjen e filtrave për

përpunimin e ujit.

- Të zhdukim landfillet ilegale që egzistojnë në

fshatrat Zaplluxhe, Brod, Restelicë, Bellobrad,

Glloboqiçë.

- Organet përgjegjëse duhet të marrin përgjegjësin

që u takon për menaxhimin e mbetjeve sipas

metodave të reja.

- Krijimi i pikave të përshtashme për mbledhjen

Page 230:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

228

materialeve të riciklueshme.

- Të rritet ndërgjegjësimi dhe edukim mjedisor i

banoreve për reduktimit, ndarjen, riciklimin e

mbeturinave, proçes i cili fillon që në shtëpinë e

tyre.

- Ripërdorimin e objekteve, proçes që i vjen në

ndihmë eliminimin të mbetjeve dhe pakësimit të

tyre.

- nevojën për shtëpi banimi.

-Pas përfundimit të luftës në

Kosovë dhe Gora (Dragash)

- krijuan Mbetjet inerte

-dëmtimit të peizazhit.

- Organet kopetente duhet të marrin masa për

zbatimin e ligjit që çdo ndërtese që ndërtohet

nga individë apo firma ndërtimi, mbetjet inerte ti

dërgojnë në vendet e caktuara dhe peisazhit

përreth duhet të kthehet në gjendjen e

mëparshme.

- Ndërtesa të cilat janë drejt shkatërimit apo

tashme të degraduar të prishen apo

rikostrukturohen dhe mbetjen të dërgohen në

vendin e caktuar.

- Shpyllëzimet masive

- dëmtimi i veprave

mbrojtëse erozive

(përmbytje, rrëshqitje,

orteqe),

- braktisja e tokave të

puneshme me

prodhueshmëri të ulët

- Shiun acid,.

-krijoi zonat erozive: zonat jugore dhe qendrore të

luginave të lumenjëve Brod dhe Restelicë në perendim,

- rreth malit të Koretniku në Rapçë, Kërstec, në Radeshë

në skaj të vargmali të Sharrit, - në përendim të fshatit

Mlikë dhe Juglindje të Restelicës, Zlipotoku. Në

Krushevë, Glloboçicë, Baçkë, Dikancë, Leshtanë,

Vranishtë, shpatet e malit të Gjallicës, Bushtricës, Kalisës,

Dragash, Lojme, Nimçë, Topojan, Kolesian, Grykë-Çajë,

Vilë, Qinamakë

- shkatërrim i biodiversitetin si tek Gryka e Vanave,

gërryerrja e rërës në shtretërit e lumenjëve dhe shfrytëzimi

i rërës së badhë në Bicaj, Restelicë.

- orteqe

-Organet përgjegjëse të hartojnë planeve të veprimit

afatgjatë dhe konkretet pas evidentimit të zonave të

prirura.

-Ndërhyrja e njerit në mjedis duhet të jetë e

kujdeshme duke ruajtur ekulibrat natyrore

- Të pyllëzojë në shpatin perendimor të Gjallicës,

Retsellicë, Brod.

- Të realizohet:

a) vlerësimi i zonave me rrezikshmëri,

b) mbjellja e pyjeve,

c) ndërtimi i pritave malore,

d) rregullore për mbrojtjen e tokës bujqësore,

e) zbatimi i ligjit për të kontrolluar prerjen e

paligjshme të drurëve

d) hartografimi i zonave erozive.

- evidentojnë zonat e krahinës të prirura për

orteqet.

Page 231:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

229

- Në zonat prioritare ndaj orteqeve të monitorohet

situata që të mos lejoj ngritjen e aktiviteve

ekonomike dhe sociale.

- Të realizohet ndërgjegjësimi i popullsisë që

banon në Shtiqën, Restelicë, Orçushë që të

marrin masa mbrojtëse ndaj orteqeve.

- Krijimi i ekipeve të specialistëve në raste të

rënies së orteqeve për tu ardhur në ndihmë

banorëve të këtyre fshatrave.

- Ndërtimi gjeologjik

- Pjerrësia

- Aktiviteti industrial i njeriut

në fshatin Nimçë

- Hapja e rrugëve

automobilistike

- Në Bicaj shfrytëzmi pa

kritër i rërës karbonatikë

- Rrëzimet Territoret e prirura për rrëshiqtjet në

krahinën Lumë-Gorë janë fshati Lusën, Lojme, Nimçë,

Gryka e Vanave, Qinamakë.

- Në Grykën e Vanave ku kalon dhe rruga nacionale

Kukës-Shishtavec, në fshatin Rapça, Kërstec, Mlika,

Brodi, Restelica dhe Zlipotoku

- Evidentimi i zonave të prekur nga rëshqitjet dhe

rrëzimet dhe hartografimi i tyre.

- Krijimi i një fondi të veçantë për menaxhimin e

zonave që preken nga rrëshqitjet.

- Të krijohet mundësia për zhvendosjen e

popullsisë së rrezikuar në fshatrat Nimçë, Lojme

etj.

- Të realizohet menaxhimi i ujërave rrjedhës

sidomos në fshatrat që janë prirura ndaj

rrëshqitjeve.

- Marrja e masave konkrete mbrojtëse përmes

pritave malore, pyllëzimeve.

- Ndërgjegjësim i popullsisë që të mos

ndërtojnë (banesa, objekte ekonomike apo

sociale, rrugë etj.) në zonat e prekura nga

rrëshqitjet.

- Krijimi i rrjetave mbajtëse përgjatë rrugës

Kukës-Gryka e Vanave-Shishtavec dhe të mos

lejohet dëmtimi i tyre nga popullsia.

- Hedhja pa kriter I mbetjeve

të ndryshme

- shfrytëzimi i egër i

zhavorrit dhe rërës në

lumejtë Drini i Bardh, Luma

- Ndotje të ujit nga mbetjet organike dhe industrial

- Shkatërrim të shtratit të lumit

- Dëmtim të faunës ujore

- Të monitorohet në vazhdimësi cilësia e ujërave

rrjedhës në gjithë gjatësinë e tyre, jo të

monitorohet vetëm në hyrje dhe dalje(lumenjët).

- Rritje të bashkëpunim ndërkufitare mes

komunës së Prizrenit dhe Bashkisë Kukës në

çeshtjen e ujërave,

- Të bëhet trajtim i ujrave urbane nëpërmjet

impianteve të pastrimit, përpara shkarkimit në

ujërat pritës sipërfaqësor

- parandalimin e përdorimi i lëndëve plasëse për

gjuetinë e peshkut

- Ndalimi i shfrytëzimit të shtretërve të lumenjë

Page 232:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

230

nga firma të palicensuar që të ruhet ekulibri i

lumenjëve.

- Hartogarfimi i tyre për të shmangur pikat e

shfrytëzimit për të mos prishur ekuilibrat

mjedisore.

- Shfrytëzimi i rërës karbonatike sipas një plani të

caktuar sepse rrezikohet shkolla 9-vjeçare.

- Dëmtimet e pyjeve nga

zjarret,

- nga veprimtaria ekonomike

e pakontrolluar e njeriut,

dëmtues tjerë.

- shpyllëzim

- lindjen e proceseve erozive,

- degradim të territorit.

- Organet përgjegjeses duhet të monitorojnë

situatën për të evidentuar problemet dhe marrjen

e masave.

- Hartografimi i tyre.

- Të merren masa për menaxhimin e pyllit, rritjen

e kapaciteteve të specialisteve të pyjeve dhe

ndërgjegjësimi i popullsisë për rëndësinë dhe

mbrotjen e pyjeve.

- pyllëzime të reja në zonat e dëmtuara.

Page 233:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

231

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

PËRFUNDIME

Pas analizës së realizuar gjatë kryerjes së studimit arrijmë në përfundim që krahina

Lumë-Gorë:

Përfaqëson një rajon natyror pasi ajo shtrihet në veri dhe verilindje deri te lugina

e Poslishtit (afër Prizrenit), përfshinë gjithë hapësirën në lindje të Drinit të Zi dhe

Drinit të Bardhë në jug kufizohet nga lugina e Veleshicës në Zall Kalis (Korab-

Drini i Zi); në lindje kufizohet me krahinën e Opojës (me gropën e Opojës); në

juglindje me Maqedoninë; në perëndim kufizohet me krahinën e Malziut, përmes

përroit të Kalimashit.

Në aspektin e ndarjes juridike hapësinore bën pjesë në rrethin e Kukës dhe Gora,

në komunë e Dragashit (Kosovë), përjashtim bën komuna e Malziut (Shqipëri).

Kjo krahinë ka homogjenitet në aspektin fiziko-gjeografik, etno-kulturorë dhe

ekonomiko-sociale që e dallon nga krahinat e tjera të Shqipërisë.

Krahina Lumë-Gorë në vetvete përfaqëson dhe një rajon etno-kulturor. Në këtë

rajon evidentohen shprehja e ndjenjave njerëzore dhe përcaktimin i identitetit

lokal. Përcaktimi i ndjenjave njerëzore apo identitetit lokal të popullsisë së

krahinës Lumë-Gorë shprehet përmes: gjuhës së banorëve, trashëgimisë historike,

kulturës popullore, mendësisë shoqërore, mënyrës së jetesës, të drejtës së

pashkruar.

Përfaqëson një rajon ndërkufitar, pasi kjo krahinë përmbush plotësisht konceptin e

tij: përfaqëson një zonë kufitare dhe periferike, ka kushte të njëjta gjeografike

natyrore, ofron potencial natyrore, humane, kulturore të përbashkëta.

Krahina Lumë-Gorë bën pjesë në Krahinën Malore Qendrore, në kontaktin e

përplasjes së zonave tektonike të Mirditës, Alpeve, mbizotërojnë relievi kodrinor-

malore, të përfshira nga lëvizjet diferencuese. Bën pjesë në klimën mesdhetare

paramalore dhe mesdhetare malore në lartësitë e maleve; është pjesë e pellgut

ujëmbledhës të lumit Drini i Bardhë, Drini i Zi; shtrihet në brezin e tokave të

kafejta, të murrme pyjore dhe livadhore malore; në katin e dushqeve, ahut e

halorëve dhe kullotave alpine.

Kushtet natyrore përmes ndërtimit gjeologjik, relievit, klimës, hidrografisë,

tokave dhe biodiversitetit krijon mundësi për zhvillimin e tri degëve të ekonomisë

(industrisë nxjerrëse përpunuese, lëndën e para për ndërtim, industrinë përpunuese

ushqimore, bujqësinë me degët e saj, transporti, turizmi, tregtia etj.).

Faktori natyror dhe njerëzor ka bërë që në krahinë të kemi të pranishme

një sërë problemesh mjedisore siç janë: ndotja e ajrit, ndotja e tokës (nga

vendbanimet, nga veprimtaria industriale, nga mbetjet e rrezikshme, nga mbetjet

urbane dhe inerte), ndotja e ujit (eutrofikimit), erozioni, rrëshqitjet, rrëzimet,

orteqet etj.

Page 234:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

232

Krahina Lumë-Gorë ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore e shprehur

kjo në gjurmët e hershme të vendbanimeve shfaqen gjatë periudhës neolitike dhe

të bronzit në fshatrat e Kolshit, Çinamak, Kënetës, Brutit, Ramhas, Përbreg dhe

Dobruxha në anën e majtë të Drinit të Bardhë si dhe Vllahnia në bregun e djathtë

të Bistricës së Prizrenit. Nga të dhënat arkeologjike dhe historike rezulton se

krahina Lumë-Gorë përbën një trevë të vazhdimësisë Iliro-Arbëreshe–Shqiptare.

Pasuria natyrore, e cila për shkak të vlerave të saj ka marrë statusin e zonës së

mbrojtur. Kjo pasuri natyrore me vlera të veçanta shkencore, ekologjike,

didaktike. Të pranishme në krahinën Lumë-Gorë janë Park Kombëtar i Sharrit, 16

Monumente Natyre, Peisazh i Mbrojtur Koretnik-Korab. Por kjo trashëgimi ka

probleme të shumta në aspektin: Institucional, mjedisor, ekonomike.

Krahina ka një popullsisë prej 59 648 banorë dhe një dendësi mesatare rreth 50.1

b/km2

(v.2011), krahasuar me vitet më përpara numri i popullsisë është ulur.

Ndryshimet e popullsisë janë të shprehura tek ndryshimet e strukturës e

shpërndarjes së popullsisë sipas vendbanimeve në vitin 2011. Ku popullsia urbane

zë 25.74%; Ka një thyerje në piramidën e strukturës moshore dhe gjinore,

kryesisht në moshën 25-35 vjeç, gjinia mashkullore lidhur ngusht me mentalitetin

konservator mbizotërues në krahinë me lehtësinë për të lëvizur dhe siguruar të

ardhurat në familje. Thyerjet e piramidës gjinore është e shprehur mjaft mirë në

zonat e thella malore aty ku dhe fenomeni i shpopullimit të fshatrave është i

pranishëm si: Shishtavec, Zapod, Topojan, Bushtricë, Arrën, Baçkë, Dikancë,

Kërstecë, Mlikë, Orçushë, Rapçë, Vranisht etj., ku dhe niveli varfërisë është më i

theksuar, papunësi e lartë, kushte të vështira natyrore, izolim për gjashtë muajt e

vitit, nivel i ulët i shërbimeve. Të pranishëm në krahinën Lumë-Gorë kemi 29 296

meshkuj dhe 27 781 femra.

Krahina Lumë-Gorë karakterizohet nga lëvizjet migruese, shkaku kryesor i tyre

është niveli i ulët ekonomiko-social dhe niveli i lartë i varfërisë. Fenomeni i

migrimit në pjesën e krahinës që shtrihet në Shqipëri është bërë më masiv vetëm

pas viteve 1990 kur u lejua lëvizja e lirë e popullsisë. Migrimi gjatë viteve 1945-

1990 në krahinën e marrë në studim (pjesa shqiptare) karakterizohet nga lëvizje

migruese të kontrolluar nga shteti brenda dhe jashtë vendit. Në pjesën që shtrihet

në Kosovë lëvizjet migruese kanë qenë dhe janë me intensive. Kjo e lidhur

ngushtë me arsyet e politikës diskriminuese dhe genocidin serb, mundësive për

punësim që krijonte politika serbe jashtë territorit të Kosovës, favorizim i bëhej

popullsisë gorane duke e konsideruar si popullsi me origjinë sllave. Rritja e

numrit të popullsisë lidhet me ardhjet e popullsisë serbe në kuadër të politikës

asimiluese të tyre. Lëvizja migrative është shoqëruar me pasoja mjedisore,

sociale, ekonomike në krahinën Lumë-Gorë ashtu dhe në destinacionin pritës.

Të pranishëm në krahinë kemi grupet etnike: shqiptarë, serb, turq, boshnjak,

ashkali, romë, egjiptian, gorane etj. Të gjitha etnitet jetojnë në harmoni të plotë

dhe pa probleme mes tyre. Ata i gjejmë të integruar mjaft mirë në jetën

socio-ekonomike dhe politike të krahinës, mes tyre ka dhe lidhje martesore

dëshmi e një jete të qetë dhe pa konflikte mes grupeve etnike.

Page 235:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

233

Krahina ka një nivel të ulët ekonomik dhe varfëri e lartë e cila dëshmohet nga

niveli i lartë i papunësisë rreth 51.3%, krahasuar me nivelin e papunësisë në

shkallë kombëtare është më e lartë se mesatarja e papunësisë në shkallë vendi

(35.5-45.5%). Ka një diferencë të madhe në punësimin e femrave dhe të

meshkujve. Kjo lidhur me një mentalitet të prapambetur ku femra nuk e gjen

veten në tregun e punës, konsiderohet si një njeri që do të merret me rritjen,

edukimin e fëmijëve, administrimin e punëve të shtëpisë, aksesin e vogël ndaj

pronës dhe pamundësinë për marrjen e kredive për zhvillimin e biznesit privat si

një mundësi vetpunësimi. Të punësuarit përfshijmë grupmosha 30-40 vjeç dhe 45-

54 vjeç. Në numrin e përgjithshëm të të punësuarëve, femrat marrin pjesë me

15.3% (në arsim, shëndetsi, administrat).

Në krahinën Lumë-Gorë, në ditët e sotme vërehet prirja e lëkundje të lidhjeve

materialo-shpirtërore me vendin e origjinës për shkak të largimeve të popullsisë

në vende ku e ardhmja paraqitet më e mirë brenda apo jashtë vendit. Megjithatë,

mosha e mesme dhe e vjetër, banorë të krahinës vazhdojnë ta quajnë vetën

lumjanë, goranë tregues ky i lidhjeve të forta shpirtërore me vendin e origjinës.

Krahina ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e tri sektorëve të ekonomisë.

Bujqësia në krahinë ka të zhvilluar blegtorinë, bletarinë dhe pylltarinë; Në ditët e

sotme është zhvilluar industria e materialeve të ndërtimit, mbështetur në lëndën e

parë të siguruar në vend dhe nevojave të popullsisë për shtëpi banimi, industria e

përpunimit të ushqimeve dhe produkteve bujqësore. Industria mbetet një degë

me mundësi të mëdha për sigurimin e të ardhurave dhe punësimit në një

përqindje jo të vogël të popullsisë (Kosovë), nga ana tjetër industria shihet si

kapital i vdekur dhe krejtësisht i paralizuar (pjesa Shqiptare). Ky fakt mbështetet

nga Strategjitë Kombëtare të Shtetit Shqiptar, Strategjive rajonale e Qarkut të

Kukësit dhe Komunës së Dragashit, të cilat nuk e shikojnë si një degë prioritare

për zhvillimin e ekonomisë. Turizmi dhe tregtia janë konsideruar si dy degë të

cilët kanë shpëtuar një pjesë të popullsisë nga varfëria. Turizmi shikohet si një

prioritet i së ardhmës së krahinës zhvilluar me të gjitha format e tij. Transporti

nuk është zhvilluar, pavarësisht përmirësimeve të tij në disa segmente rrugore,

deri më tani ai shikohet si një faktor pengues në zhvillimin ekonomik të krahinës.

Arsimi është një tregues i rëndësishëm i nivelit të zhvillimit të një shoqërie. Niveli

i arsimit në krahinë nuk është në nivelet që kërkohet. Ai karakterizohet nga cilësi

e ulët e mësimdhënies, mësues të pakualifikuar, mungesë e mjeteve mësimore

dhe godina ku zhvillohet mësimi në kushte jo optimale për zhvillimin e proçesit

mësimor edukativ. Në krahinën e Gorës përtej kufirit cilësia e arsimit krahasuar

me atë shqiptare paraqitet tepër e ulët, kjo lidhur me kushtet historiko-politike ku

nuk janë lejuar hapja e shkollave shqiptare. Aty dhe sot kur Kosova është një

shtet i pavarur aplikohen plan programet shkollore serbe (Restelicë, Brod) që

tregon se arsimi ka probleme.

Braktisja e Shkollës është një problem i ri i hasur pas viteve ’90 në pjesën

shqiptare kushtëzuar nga vështirësitë socio-ekonomike të krahinës dhe i vjetër në

Page 236:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

234

pjesën e Kosovës kushtëzuar kjo nga pushtuesi. Ky fenomen ndeshet më shumë

në fshatrat që shtrihen në zonat malore të krahinës siç janë: Surrojt, Topojanit,

Ujmishtit, Zapodit, Grykë-Cajës, Restelicë, Brod, Zlipatok, Rapçë ku

frekuentimi i shkollës shkon në 40%, ndërsa në Orçushë, Radesh, Shishtavec,

Bushtricës, Tërthore, Krusheve, Vranisht frekuentimi shkon deri më 60% dhe

përsa i përket niveli i braktisjes së shkollës nga vajzat është mbi mesataren e

rajonit ku bën pjesë krahina.

Page 237:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

235

REKOMANDIME

Në bazë të problemeve të evidentuar gjatë analizës së temës “ Vlerësimi dhe menaxhimi

i resurseve natyrore dhe njerëzore të krahinave Lumë-Gorë (kosovë) për zhvillim të

qëndrueshëm të tyre” rekomandohet si më poshtë:

Në kuadër të politikave integruese për në BE duhet të forcohet bashkëpunimi

institucional përmes dy anëve të kufirit. Kufiri të shërbejë si kufi konvencional

dhe jo funksional.

Të shfrytëzohen të gjithë potencialet që ofron pozita gjeografike në funksion të

zhvillimit të një rajoni qendror dhe jo periferik siç është tani.

Disavantazhet që krijojnë kushtet natyrore të gjenden mënyra për ti shndërruar në

avantazhe për zhvillimin social-ekonomik të krahinës. Potencialet natyrore të

përdoren me efikasitet në zhvillimin e degëve të ekonomisë duke krijuar një

përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve, përmirësimin e statusit social të

tyre.

Të hartohen nga pushteti lokal plane dhe strategji efikase për zhvillimin e

krahinës në bazë të potencialit që ofron për zgjidhjen e problemeve që takohen

deri tani. Theksoj se të gjitha projektet, planet, strategjitë e hartuara deri tani

kanë qenë një numër i shtuar në Cv e pushtetit lokal, por jo zgjidhje te

problematikave të ndeshura në krahinë.

Të hartohen programe konkrete për hapjen e vendeve të punës (rihapja e punishtës

së artizanatit, rivënia në punë e rrobaqepsisë në qytetin e Kukësit, punimi me

kapacitet të plotë i fabrikës së prodhimit të tekstilit “Remateks”, aktivizimi i

industrisë nxjerëse për bakër, hekur-nikel, kromit etj., hapja e fabrikës së

prodhimit të patatinave), për përmirësimin e jetës sociale në dobi të depopullimit

të fshatrave në zonat e thella malore në krahinë, tashmë një problem urgjent që

duhet të zgjidhet.

Të ringjallën aktivitet e vdekura punishtet e artizanatit (qilimpunuesit,

argjendarëve, qeleshepunuesëve, orëndreqësit) për të vazhduar traditën, si një

mundësi punësimi për të rinjt dhe veçanërisht për femrat duke ndikuar në zbutjen

e një mentaliteti konservatorist të trashëguar deri në ditët e sotme. Nga ana tjetër

të krijohen aktivitete prodhuese mbi bazën e produkteve vendase (baxhot, fabrika

e prodhimit të patateve, punishte të përpunimit të produkteve të tjera ushqimore).

Të përmirësohet teknologjia ekzistuese ose zëvendësimi i saj me çmime të

arsyeshme përmes kredive të përshtashme që mund ti krijohen për biznesmenët

(kryesisht për industrinë e përpunimit ushqimor).

Të krijohen lehtësira për sigurimin e burimeve financiare për fermerët,

bisnesmenët e gratë gjë që ndikon në zhvillimin pozitiv të krahinës.

Page 238:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

236

Të zhvillohet industria në krahinë mbi bazë të standarteve evropiane në miqësi

me mjedisin.

Të menaxhohet importi i produkteve ushqimore dhe bujqësore në mënyrë që të

mbrohen produktet vendase, duke ndikuar në tregun lokal dhe rajonal dhe

përmirësimin e cilësisë së produkteve vendase duke i bërë ballë konkurencës.

Të krijohet mundësia për pjesmarrjen në panaire për promovimin, shitjen e

produkteve lokale të tyre, por dhe identifikimin e klientëve përmes

bashkëpunimit. Të krijohen marrëveshje tregtare me vendet e rajonit për sektorët

specifik (produkte bujqësore, artizanale).

Të krijohet një klimë miqësore për zhvillimin e bisneseve të vogla dhe të mesme.

Të intesifikohet bashkëpunimi për përmirësimin e sistemit arsimor mes qeverisë,

DAR, MAS, MASHT dhe sektorit privat për krijimin dhe hartimin e strategjive

sa më efikase për orientimin e drejtë dhe korrekt të studenteve drejt tregut të

punës.

Të ndergjegjësohen bisnesmenët, fermerët që të angazhohen në shoqata në bazë të

karakterit që u përshtatet në varsi të aktivitetit që operojnë në treg si një mundësi

e mirë për të krijuar lidhjet mes bisnesmenëve, fermerëve, mundësi e shkëmbimit

të eksperiencave dhe ideve, marrja e informacionit të ri dhe pse jo dhe mundësi e

bashkëpunimit mes tyre.

Të merren masa kundër gjuetisë së paligjshme me lëndë plasëse, kimikate, korent

dhe ndalimi i gjuetisë në kohën e riprodhimit.

Të realizohet peshkëzimi i ujëmbledhësit me rasat çdo vit.

Të ndërtohet një mol i vogël dhe një stacion për kualidim (kontroll teknik) të

varkave të peshkimit.

Të mundësohet rikthimi i traditës dhe eksperiencave për prodhimin e farës

vendase (pataten e Shishtavecit) dhe këto lloj produktesh të shërbejnë si produkte

që furnizojnë tregun lokal gjatë sezonit të lëvizjeve turistike dhe të përfshijnë

pjesën më të madhe të komunitetit rural.

Të mirëmbahen pemët drufrutore ekzistuese dhe pasurohen me pemë të reja, të

rritet sipërfaqja e vreshtarisë dhe të nxitet krijimi i qendrave të përpunimit të

produkteve bujqësore dhe blegtorale në të gjithë krahinës, jo të përqendrohet

vetëm në Gorë.

T’i jepet mundësi eksportit të prodhimeve vendase duke përmirësuar tregun

bashkëkohor, etiketimin autentik pasi i ka të gjitha mundësitë e prodhimit bio.

Të krijohet idea e punës në bujqësi dhe blegtori dhe për brezin e ri dhe pse jo të

investohet në arsimin e tyre në këtë drejtim (fermerë, veterinerë).

Page 239:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

237

Kompanitë prodhuese lokale apo biseneset e vogla duhet të çertifikojnë produktet

e tyre në mënyrë që të konkurojnë denjësisht në tregjet rajonale, fqinjë etj.

Të hartohet një strategji me objektiv ruatjen dhe mbrotjen e mjedisit. Hartimi i një

grupi pune për zgjidhjen e problemeve mjedisore në nivel lokal dhe rajonal.

Menaxhimi i problemeve mjedisore përmes aplikimit të metodës së 3R

(ripërdorim, riciklim, reduktim). Kjo veprimtari mund të shndërrohet në mundësi

punësimi dhe krijimin e të ardhurave për popullsinë lokale.

Të nxitet bashkëpunimi institucional për nxitjen e punësimit në dy anët e kufirit

(bashkisë së Kukësit dhe Komunës së Prizrenit, Komunës së Shishtavecit dhe

Komunës së Dragashit).

Krijimin e zyrave të informacionit pranë vendbanimeve me levizje të lartë

turistike, ku aksesi i informacionit për turistët të jetë më i lartë si Kukës,

Shishtavec, Dragash, Brod, Restelicë.

Të përfshihen sitet kulturore në guidat turistike që flasin për krahinën e marrë në

studim.

Të investohet në infrastrukturë rrugore dhe turistike në mënyrë që të mos jetë

faktor pengues në zhvillimin ekonomik social të krahinës. Të vendosen simbolet

përkatëse, në objektet që kanë vlerë turistike të bëhet shpjegimi në dy gjuhë

kombëtare /ndërkombëtare.

Të hartohet një strategji për zhvillimin e zonave rurale malore me prioritet

zhvillimin ekonomik-social mbi bazën e ofertës bujqësore dhe blegtorale në

Brod, Restelicë, Grykë-Çajë, duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese

dhe përpunuese në agrobiznes përmes baxhove, punishteve të përpunimit të

qumështit.

Të nxitet bashkëpunim me të gjithë aktorët e interesuar që nga MASH, Qeverisja

vendore, DAR, Drejtoritë e Shkollave, mësuesit dhe komuniteti i shkollës

(këshillat e prindërve/Qeveritë e nxënësëve) dhe OJQ për përmirësimin e cilësisë

së arsimit, krijimin e shkollës një mjedis miqësor, kulturorë, edukative. Të ulet

numrit i shkollave me pak nxënës dhe bashkimin e klasave.

Të krijohet një database për nxënësit që kanë braktisur shkollën. Krijimi i një

tradite bashkëpunimi midis komunitetit të prindërve dhe qeverisë së nxënësëve

për uljen e numrit të nxënësve që braktisin shkollën.

Të hartohen programe mësimore bazë nga shkolla për nxënës të kategorive të

veçanta.

Të rikonstrukturohen shkollat në fillore në Rapçë, Restelicë, Vranisht, Brod,

shkollave të mesme në Dragash, Shtiqën, shkolla 9-të vjeçare Bajram Curri në

Kukës. Të rikonstrukturohet infrastruktura e shkollave në dobi të P.M.E

(laburatore, dhe këndeve sportive),

Page 240:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

238

Të gjenden metoda të nxitjes së frekuentimit të shkollave nga gjinia femrore për

arsye se: ato luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e familjes dhe shoqërisë,

si rezultat ata ndikojnë në brezin e ardhshëm, femrat e arsimuara janë aktive jo

vetëm përmes votës, por dhe në biznes, politikë, marrëdhënie ndërkombëtare.

Të realizohet përpjekje për përfshirjen në planprogramet kombëtare (Kosovë) si

në Restelicë ku 500 nxënës punojnë më plan programet e shtetit Serb.

Page 241:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

239

BIBLIOGRAFIA

1. Agjencia e Kosovës për Mbrotjen e Mjedisit. Raport i Gjendjes së Natyrës 2006-

2007. Prishtinë, 2008

2. Akademia e shkencave, Insituti Hidrometerlogjik. Klima e Shqipërisë/ Reshjet

Atmosferike. TIM-HIDMET, Tiranë, 1987

3. Akademia e Shkencave. Gjeografia Fizike e Shqipërisë (PhysicalGeography of

Albania), Vol. I., II Tiranë, 1990, 1991

4. Akademia e Shkencës.(1985) Fjalori Encikolpedik Shqiptar. Tiranë.

5. Albanian Coalition For Child Education “ Shqipëria: Situata Në Arsimin

Parauniversitar /Raport Vlerësimi” Tiranë 2013

6. Allarraj, E. Nje jete në valle. Medaur,Tiranë, 2007

7. AMAEF. Konsullata Franceze në Shkodër. Relacion. 20.8.1963

8. AMAEF. Konsullata Franceze në Shkodër. Shkodër dt. 12.12.1873

9. AQSHRPSSH-fondi 846, Komiteti i Kosovës, viti 1919, dosja nr. 33/1. Dok. Nr.

707, 983

10. AQSHRPSSH-FONDI M.PM. VITI 1920, dosja nr. 79/1, dok. nr.320.

11. AQSHRPSSH-fondi MPM, viti 1922, dosja nr. 34, dok. Nr.95.

12. Arkivi i rrethit Kukës. Dosja nr. 155. Plani i viti 1976-1980

13. Arkivi i rrethit Kukës. Dosja nr. 237. Viti 1981 Plani përfundimitar i 5 vjecarit

1981-1985

14. Arkivi i rrethit Kukës. Dosja nr. 24. Pasqyra demografike e lëvizjes së popullsisë së

rrethit Kukës 1969

15. Arkivi i rrethit Kukës. Dosja nr. 36. Mbi rregjistrimin e treguesëve kadastral 1956

16. Arkivi i rrethit Kukës. Dosja nr. 611. Raporti përmbledhës vjetor të ardhurat e

kooperativave bujqësore dhe blegtorale 1976

17. Arkivi i rrethit Kukës. Dosja nr. 76. Evidenca mbi lëvizjen epopullsisë

përmbledhëse dhe lëvizjet e banimit për vitin 1979

18. Arkivi i rrethit Kukës. Dosja nr. 97. Mbi planin 5 vjeçare të vitit 1971

19. ASK. Censusi i Popullsise dhe i banesave, Dragash 2011. Kosovë, 2013

Page 242:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

240

20. ASK.Censusi i popullsise dhe i banesave 2011. Prishtinë, 2013

21. Avdia B. Gjeomonumentet dhe trashëgima kulturore si mundësi për zhvillimin e

Gjeoturizmit në rrethin e Kukësit. Mitrovicë, 2011

22. Avdia B., Hoxha R. Turizmi malor si mundësi për zhvillimi e qendrueshëm në

komunën e Shishtavecit, Studime Albanologjike, Tiranë, 2011

23. Avdia, B. Mikrotezë, Rajoni ndërkufitar Kukës-Prizren. Universiteti i Tiranës, 2010

24. Avdia, B. Gjeomonumentet dhe trashëgima kulturore si mundësi për zhvillimin e

gjeoturizmit në krahinat etnogjeografike Has-Gorë-Lumë, Insituti i Shërbimeve

Gjeologjike, Tiranë, 2012

25. Avdia, B. Bashkëpunimi ndërkufitar si mundësi për zhvillimin e turizmit në krahinën

etnogjeografike Lumë-Gorë, Kërkime Gjeografike 15, Universiteti i Prishtinës,

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, 2013

26. Avdia, B.Gjeomonumentet dhe trashëgima kulturore si mundësi për zhvillimin e

gjeoturizmit dhe turizmit në krahinën e Lumës dhe Gorës, Tiranë, 2012

27. Draçi, B. Gjeografia e Transportit shblu, Tiranë, 2009

28. Bala, Z. Shishtaveci, historia dhe tradita. Erik,Tiranë, 2006

29. Bërxholli, A. Njohuri mbi demografin. Qendra e Studimeve Gjeografike, Tiranë,

2001

30. Blue Agency “ Panairi i Turizmit Dimëror/Shishtaveci”, Travel

31. Blue Agency. Travel / nr.11. Tiranë, 2013

32. Bozhior, V. Djalektite na Makedonskijat jazik. Tam I, Skopje, 1998

33. Çavolli, R. Dukagjini Fizionomska i nadalno-funkcionalna regionalizkcija.

ENTMMK, Prishtinë, 1997

34. Çavolli, R. Gjeografi Regjionale e Kosovës. ETMMK, Prishtinë, 1997

35. Civijic, J. Balkanska ploustrvo juzno slovenske zemleje. Beograd, 1996

36. Coalitions Europeene pour La Diversite Culturelle European Coalition for Culture

Diversity http://ëëë .cdc-çd.org/

37. D. Hajdari (1998) Industria Ushqimore në Shqipëri. Tiranë

38. Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës

39. Derguti, M., Boçi, S., Dushku, L. Historia 9. Albas, Tiranë, 2009.

40. Dida, M., Dragoti, N., Kromidha, G., Fierza, Gj. Zonat Natyrore të Shqiperise.

Parqet kombetare. Tiranë, 2004

41. Dida, S. Foto Ese, Foto Album, Ese mbi veshjet popullore të Lumës.

42. Doka Dh., Draçi B. (2002) Gjeografi e Turizmit. SHBLU, Tiranë.

Page 243:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

241

43. Doka, Dh. Cikël leksionesh mbi rajonet ndërkufitare. Universiteti i Tiranë, 2010

44. Dokle, N. Bogomilizmi dhe etnogjeneza e torbesheve në gorës së Kukësit.Geer,

Tiranë, 2009

45. Dokle, N. Gora dhe Goranët. Geer, Prizren, 2002

46. Dollma, M. Geography 3. Cultural and Natural Heritage, a book for Medium

School. Tirana, 2006

47. Domi, A. Të njohim vendlindjen. Shblu, Tiranë, 1987

48. Dragoti, N., Dedej, Z., Abeshi P. Zonat e mbrojtura të Shqipërisë (Protected areas

of Albania). Tiranë, 2007

49. Elmaz Dokle”Borja dhe Borjanët, monografi” Siprint, prizren 2010

50. ERE.Gjendja e sektorit të energjisë dhe veprimtaria e ERE-s gjatë Vitit 2012”,

raport vjetor, UNDP. 2012

51. UNDP “Atlasi i UNDP-së për Zhvilimin e Qëndrueshëm., Vol. 2, Dragash.

52. F. Gjoka, Th. Nasto, M. Koçi “Bujqësia e Qëndrueshme në praktikë’

53. Foto: Blerta Avdia, Besnik Hallaçi, Arben Palushi, Driton Skenderi

54. Frashëri, K. Identiteti Kombëtar Shqiptar dhe Çështje të Tjera.Edisud Tiranë, 2006

55. Gashi, S. Stresa shqipe e entonimisë dhe toponimisë së Gorës, gjurmët albanologjike

nr IX, 1979

56. Gjinari, J., Shkurtaj, Gj. (2003).Dialektologjia. shblu, Tiranë.

57. Grujiç, Rad. M. Eparhijsko vlastelinstvo u strednjovekovnj Srbije. Bogoslovle, god

VII cv 2 i str 32.

58. Halilaj I “Në rrugën e diturisë” Iliria, Tiranë. 1998

59. Halimi, K. (1958) Zejtaria në Kosovë-Metohi në të kaluarën.Përparimi nr.1,

Prishtinë.

60. Han, G. Reise durch die ge biete des Drin und Vardar. Vien,1867

61. Hasani, H. Sharplaniske zhupe Gore, Opolje I sredcka, Migracije stanovnishta

Gord. Beograd, str 149. 1995

62. Haskuka, E. Historijsko-gjeografska analiza urbanih funkcija Prizrena.

Dakovica,1985

63. Haskuka, E. Historijsko-gjeografska analiza urbanih funkcija Prizrena. Dakovica,

1985

64. Hoxha, Sh. Bajraqet e Lumës. Tiranë, 2001

65. Hoxha, Sh. Shqiptari Sinan Pasha i Topojanit. Tiranë, 2009

Page 244:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

242

66. http://www.energjia.gov.al/al/prioritete

67. http://www.energjia.gov.al/al/prioritete

68. http://www.invest-ks.org/sq/Industria--Ushqimore

69. http://www.kqk.gov.al/turizmi-malor

70. http://www.unesco.org/neë/en/culture/themes/cultural-diversity/diversity-of-cultural-

expressions/programmes/global-alliance-for-cultural-diversity/

71. http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/518/titull/Arsimi-dhe-Shendetesia-Shqiperia-

vjen-e-fundit

72. http:/www.nash-shishtaveci.com

73. https://q1.kqk.gov.al:10107/kqkstatistika/Default.aspx?s=4_31

74. Insituti i Politikave Mjedisore. Rruga drejt energjisë së ripërtëritshme dhe

ekonomisë së qëndrueshëm në Kukës. Tiranë, 2012

75. INSTAT Shqipëria: trendi i varfërisë 2002-2005-2008-2012, Tiranë, 2013

76. INSTAT. Migration in Albanian, Population and housing Census 2001. Tiranë,

2001

77. INSTAT. Censusi i popullsisë dhe i banesave 2011. Tiranë, 2013

78. INSTAT. Censusi i Popullsise dhe i banesave, Kukës 2011.Tiranë, 2011

79. IOM. E drejta migratore, Tiranë, 2009

80. Ivanov, J. Bogomiliski kngi i legend. Sofia, 1925

81. Jastrebov, I. Hrisobula Deç anskag kral at godina 1326, gllasnik srpskog ucenog

olrushtra. Knjiga XI-IX. Beograd, str. 355, 1881

82. KEC Shifra dhe fakte për arsimin e Kosovës. Prishtinë,1999

83. Këshilli i Qarkut Kukës.(2012) Strategjia e Zhvillimit Rajonal 2012-2016. Kukës

84. Koja, V., Gorica, K.(2004) Bazat e Turizmit. Tiranë: Shblsh,130

85. Koka, M. “Urbanizimi socialist dhe qytetet socialiste” cikël leksionesh.

86. Koka, M. “Tkurrja e Qytezave Malore dhe Alternativat e Zhvillimit” 2010 .

87. Komuna e Prizreni Profil social-ekomomik i zhvilllimit të Prizrenit/Draft i Trete.

2010

88. LFS.(2011) Norma e papunësisë së grave i referohet të dhënave administrative.

raporti vjetor.

89. Lutova M. (1995) Gora i Opolje, Naselje i poreklo stanovnistva. Srpsko etnografski

zbornik, knjiga XXXV, Beograd.

Page 245:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

243

90. Meleqi, H. (1994) Opoja dhe Gora vështrim gjeografik. Dragash

91. Michaff N., Contributation a la historie du comer de la turquie et de la bulgarie.

Svichtov, 1950

92. Milo, P.(2002) Bashkimi Europian. albPAPER, Tiranë.

93. Ministria për Mjedisin dhe Planifikimin Hapsinor, Kuvendi komunal Dragashit

“Analiza hapsinore” 2006

94. MMPH, Kuvendi komunal Dragashit. Analiza hapsinore. UNDP, Dragash, 2013

95. Mushviq, E. Crnogorski, muslimani, identiteti boshnjak musliman. Beograd, 1995

96. Mustafai, B. Profilet ekologjike të llojeve/asociacioneve të bimëve dhe hartat e

distribuimit të komuniteteve specifike të bimëve dhe tipet e interesit të habitateve në

komunën e Dragashit. UNDP Raport.

97. Nazari, E., Sholla, A. Prospects of the Tourisme Development Industry in Albania-

(Korca).

98. Noka, A. Novosej/ një vështrim historic, gjeografik, etnokulturorë. media print,

Tiranë, 2007

99. Noka, H. Një Guidë për Kukësin. Kukës, 2004

100. Noka, H. Gjeologjia dhe Mineralet e Dobishme të Rrethit të Kukësit. Geer,

Kukës, 2012

101. Oachin H Spangenberg. (2010) Sustainable Development, Concepts and

Indicators. ËCED, 1987:43.

102. Open Data Albania (ODA).

103. Osi, M. Prizren drevni grad utvergjena I njegova najne posrednija sela

Jallbanica pausko. Prizren, 1996

104. Përzhita, L. Kukësi Vështrim Arkeologjik. Insituti i Arkeologjisë, Tiranë, 2004

105. Perzhita, P. Kukësi, Vështrim Arkeologjik. Insituti i Arkeologjisë, Tiranë, 2005

106. Pulaha, S. Krahina e Sanxhakut të Dukagjinit gjatë shek. XVI. Tiranë.

107. Qendra e Grupimit Ekolëvizja . Zhvillimi i Qëndrueshëm- Çfarë është dhe çfarë

kërkon. Portal mjedisor .

108. Qiriazi P., Hoxha G., Kola B.. Gjeografia 3/ libër për shkollat e mesme.

Ideart,Tiranë, 2007

109. Qiriazi, P. Probleme të zhvillimit aktual në botë e në Shqipëri dhe ndihmesa e

studimeve gjeografike regjionale për zgjidhjen e tyre. Studime Albanologjike,

Tiranë, 1999

Page 246:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

244

110. Qiriazi, P. Degradimi dhe Shkretërizimi i Peisazheve në Vendin Tonë si Rrezik i

Vazhdueshëm dhe Përhere kërcenues. Studimet Albanologjike, Tiranë, 2000

111. Qiriazi, P., Bego, F.(1999) Monumentet e Natyres te Shqiperise, Tiranë.

112. QIZHDK Guide mjedisore turistike. Media print, Tiranë, 2014

113. RASP, Komuna e Shishtavecit, ALB-AID. Plani i zhvillimit i komunes

Shishtavec. Kukës, 2012

114. Laçi, S. Gjeografia Rurale. Progres, Tiranë, 2005

115. Schmitt, D. Skenderbeu .Tiranë, 2008

116. Serjani, A., Heba, G. Gjeotrashegimia në Shqipëri, Studime gjeografike nr.9.

Tiranë,1996

117. Shehu, M.(2013) Proçesi i planifikimit dhe trajnimit të punonjësëve të kujdesit

shëndetsor parësor”, Buletin Shkencor, Kukës.

118. Sheme, S. Gjeografia regjionale. Progres, Tiranë, 2006

119. Sheme, S., Qalliaj(Dhromaj), A. Tipologjia Industriale dhe Transformimet

Urbano-Territoriale gjatë periudhës së Tranzicionit. Studime gjeografike, Tiranë.

120. Sheme, Sh. Qalliaj(Dhromaj), A. Tipologjia Industriale dhe Transformimet

Urbano-Territoriale gjatë periudhës së Tranzicionit. Studime gjeografik, Tiranë,

2009

121. Shkodra, Z. Qytet Shqiptare Gjatë Rilindjes Kombëtare. Tiranë, 1984

122. Shtylla, V. Rrugët dhe Urat e Vjetra në Shqipëri. Toena, Tiranë,1997

123. Sipas kanunit të At Shtjefën Gjeçovi, Kanuni i Lekë Dukagjinit.

http://ëeb42.omega.ibone.ch/martesa.htm.

124. Stojanskovski, A. Historija folklore i etnolog na islamiziranite makedanci.

poprashanjeto za pateklloto sa imeto torbesh za negovoto përviç no spomenuvanje

vo. Pishuanite izvori, Skopje,1978

125. Sustainable Devolpment& Culture Diversity –Sus.Div- funded by EC

http://ëëë.susdiv.org/

126. Të dhënat Zyra e Arkivit të Rrethit Kukës dhe ASK Kosovës.

127. Turhan, O. Pomaci njihvoa proshllost i sadashnjosh selam. Selam, Prizren, 1996

128. Uçi, A. Mitologjia, folklori, letërsia. Tiranë, 1982

129. UNDP Plani i Zhvillimit Komunal për komunën e Dragashit 2013-2023. Dragash,

2013

130. UNDP (2013) Plani për Zhvillimor Komunal për komunën e Dragashit 2013-

2023. Dragash: UNDP, 142

131. UNDP, KQK.Zhvillimi i Turizmit dhe Mjedisit në Qarkun Kukës. Kukës, 2010

Page 247:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË

KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

245

132. UNDP. Zhvillimi i Turimit dhe Mjedist në në Qarkun e Kukësi. Kukës, 2010

133. UNDP. “Atlasi i UNDP-së për Zhvilimin e Qëndrueshëm., Vol. 3, Dragash, 2012

134. UNDP. Plani i Zhvillimit Komunal për Komunën e Dragashit 2012-2022

/Vlerësimi Strategjik Mjedisor. Dragash, 2012

135. UNDP. Dragash Udhërrëfyesi Komunal i Dragashit për Bashkëpunim

Ndërkombëtar 2013-2016. Dragash, 2013

136. UNDP. Plani per Zhvillimim komunal për Komunën e Dragashit 2013-2023.

Dragash, 2013

137. UNDP. Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Dragashit 2013-2023.

Dragash, 2013

138. UNEP, ISÇ. Studimi i fizibilitetit për themelimin e zonës kufitare tej kufitare të

mbrojtur Mali i Sharrit-Korab-Deshat. Vienë, 2010

139. UNESCO Coalition for Cultural Diversity/

140. USAID,ARD, Bashkia Kukës, Co-PLAN Plan i përgjithshëm Rregullues i

Kukësit. Tiranë, 2010

141. USAID, ARD, Bashkia Kukës, Co-PLAN. Plan i përgjithshëm Rregullues i

Kukësit. Tiranë, 2010

142. Viet, G. Raport sur le commerce de la province de Prizren en 1866. AMAEF

143. Zajmi, A.; M. Bardhi; S. Drini; L. Mulaku; G. Luboteni; S. Imami: Fjalori serbo-

kroatisht-shqip” Instituti Albanologjik i Prishtines, Prishtinë,1974

144. Zyra Rajonale e punësimit në Kukës

Page 248:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

246

SHTOJCA

Tabela nr.1. Temperatura mesatare shumëvjeçare e temperaturave e shprehur në 0C

për vitet 1955-19655210

Muaj

Stacionet

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XI Vjetore Amplituda

Kukës 0.4 3.8 6.4 11.7 17.0 20.0 21.8 21.9 17.9 12.0 7.5 1.9 7.4 21.5

Shishtavec -1.6 0.1 1.6 6.0 11.3 14.2 15.9 16.2 12.9 8.1 4.5 0.0 7.4 17.8

Dragash -1.4 0.2 3.3 8.1 12.3 16.4 18.6 19.2 15 29.7 5.6 2.6 9.1 20.3

Burimi: H. Meleqi “Opoja dhe Gora” dhe Akademia e shkencave “Klima e Shqipërisë/ Temperatura, vol. II

Tablela nr.2. Temperatura minimale absolute mujore dhe vjetore5211

Muajt

Stacionet

I II III IV V V

I

VI

I

VIII IX X XI XII Min

Vjeto

r

Data

Per

iudha

51

Meleqi, H. (1994) Opoja dhe Gora/ komuna e Dragashit/ vështrim gjeografik. Dragash, 27

Akademia e shkencave. (1978) Klima e Shqipërisë/ Temperatura.. Tiranë: vol. II , Tim Hidmet

5 Akademia e shkencave. (1978) Klima e Shqipërisë/ Temperatura.. Tiranë: vol. II , Tim Hidmet, 209

Meleqi, H.(1994) Opoja dhe Gora/ komuna e Dragashit/ vështrim gjeografik. Prishtinë, 28

Page 249:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

247

Kukës -

18.6

-14.5 -11.2 -2.8 -

4.4

6.

5

8.0 9.3 2.4 -3.0 -16.6 -14.7 -18.6 29.I.19

68

1965-

1975

Shishtave

c

-

19.5

-17.0 -16.6 -

10.

2

-

4.2

2.

2

3.3 4.9 -

3.9

-

10.

2

-17.0 -17.5 -19.5 14.I.19

68

1965

-

1975

Dragash -

21.5

-20.4 -17.3 -7.5 -

2.5

2.

0

4.1 4 -

0.2

-2.4 -12.0 -15.0 -21.5 -

1950-

1965

Burimi: Akademia e shkencave “Klima e Shqipërisë/ Temperatura, vol. II ” dhe H. Meleqi “ Opoja dhe Gora”

Tabela nr.3. Temperatura maksimale absolute mujore dhe vjetore vjetore

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Data Periudha

Kukës 15.6 23. 26.9 28.8 35.0 35.4 39 37 33.7 28.6 24.9 16.6 18.VII.1973 1966-

1975

Shishtavec 13.5 16.4 17.2 24.3 29.4 27.2 30.1 29.0 26.3 24.4 21.0 13.7 18.VII.1973 1966-

1975

Dragash 14.6 15.8 21.2 22.3 26.2 31.0 36.5 34.5 29.5 24.5 21.1 17.0 - 1950-

1965

Burimi: Meleqi H., “Opoja dhe Gora” dhe Akademia e shkencave “Klima e Shqipërisë/ Temperatura, vol. II

Page 250:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

248

Tabela nr.4. Numri mesatar i diteve me temperature mesatare maksimale dhe minimale brenda kufinjëve të ndryshëm5212

Burimi: Akademia e shkencave “Klima e Shqipërisë/ Temperatura, vol. II dhe Meleqi H., “Opoja dhe Gora”

5212

Akademia e shkencave. (1978) Klima e Shqipërisë/ Temperatura.. Tiranë: vol. II , Tim Hidmet, 235-253

Muajt

Numri I diteve me temperature mesatare Nr. I diteve me

temperature maks

Numri I diteve me

temp min

<_

15.

0

-

14.

9-

10.

0

-

9.9

-

5.0

-

4.9

0.0

0.1

5.0

5.1

10.

10.

1

15.

0

15.

1

20.

0

2.1

25.

0

25.

1

30.

0

>

=

30.

1

<

=

0.0

>

=

25.

0

>

=

30

.0

>

=

35.

0

<

=

-5.0

<

=

0.0

>

=

20.0 Vjetor

et

Kukes 0.7 4.0 26.

6

59.

6

65.

2

60.

2

71.

1

70.

0

7.8 - 10.

7

99.

5

33

.6

3.2 22.7 78.

33

2.3

Shisht

avec

0.3 2.2 14.

6

49.

8

77.

4

69.

6

86.

3

58.

4

6.6 25.

3

14.

0

0.

1

- 54.1 116

.3

0.3

Draga

sh

- - - - - - - - - - - 91.

8

4.6 - 24.

0

Page 251:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

249

Tabela nr.5. Mesataret shumëvjeçare të reshjeve në mm për vitet 1955-1965

Burimi: Akademia e Shkencave” Gjeografi Fizike e Shqipërisë” dhe Meleqi H., “Opoja dhe Gora

Tabela nr.6. Zgjatja faktike e rezatimit diellor(ore)per nje periudhe 25 vjeçare 1956-1980

Burimi: UNDP”Plani Zhvillimor komunal per Komunën e Dragashit 2013-2023” Akademia e Shkencave”Gjeografia Fizike e

Shqipërisë”

213

Po aty

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

(Kukës) 91.9 81.1 77.7 78.9 77.1 48 49 46.3

78.

8 95

11

8 109

Shishtavec 68.3 60.2 61.1 70.9 82 72.3 58.3 59.7

65.

3

77.

5

84.

6 98.5

Dragash 46 50 43 75 78 101 54 43 82 77 83 75

Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vjetore

Kukës 61 87 128 162 220 262 312 287 206 149 75 51 2000

Dragash213

68.8 81.5 132.1 155.4 176.4 189.3 213.4 199.6 142.8 125.2 83.1 57.9 1625.5

Page 252:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

250

Tabela nr.7. Karakteristikat kryesore të rrjedhjes vjetore214

Vendmatje Hm

Metra

F

Km2

Q0

m3

Moduli

Q0

l/sekkm2

Y0

Mm

X0

Mm

Z0

α0

Drini i Zi-

Ura e

Topojanit

1137 4580 74,7 16,3 5,4 9,6 404 0,56

Drini i Zi –

Ura e Dodës

1125 5395 100 18,8 592 943 351 0.64

Drini i Zi-

Kukës

1132 5885 116 19,7 621 964 343 0.64

Drini i

Bardhë-

Kukës

863 4965 67.0 13.5 426 890 464 0.48

Drini-Kukës 1009 10849 183 16,9 532 925 393 0.58

Lumë-

Pobreg

1424 578 13.0 22.5 709 1052 343 0.67

214

Academia e shkencave, Insituti Hidrometerlogjik.( 1978) Klima e Shqipërisë/ Reshjet Atmosferike. Tiranë: TIM-HIDMET, 53

Page 253:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

251

Tabela nr.8. Parametrat e lakoreve të sigurisë të rrjedhjes vjetore me prurje me siguri të ndryshme215

Vendmatja F

(Km2)

H

(metra)

Q0

(m3/sek)

Cv Cs

1 2 5 10 20 50 75 90 95 99

Drini i Zi-Ura e

Topojanit

4580 1137 77.8 0.28 0.78 141 132 117 107 84.9 75.0 61.8 51.8 46.5 39.7

Drini i Zi –Ura

e Dodës

5395 1125 102 0.31 0.79 193 180 160 146 126 99.1 89.1 65.9 58.1 46.7

Drini i Zi-Kukës

5885

1132 118 0.29 0.70 215 202 181 163 145 114 93.5 77.9 69.6 56.6

Drini i Bardhë-

Kukës

4965 862 68.0 0.36 0.78 139 128 113 101 87.0 65.0 50.4 39.3 34.0 25.2

Drini-Kukës 10849 1009 187 0.31 0.93 359 335 295 269 232 177 145 121 108 91.6

Lumi i Lumës-

Pobreg

578 1424 11.6 0.44 1.78 29.5 26.7 21.7 17.2 14.8 11.3 7.93 6.75 6.38 6.03

215

Akademia e shkencave, Insituti Hidrometerlogjik (1987). Klima e Shqipërisë/ Reshjet Atmosferike. Tiranë: TIM-HIDMET, 61

Page 254:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

252

Tabela nr.9. Shpërndarja vjetore e rrjedhjes për vitet karakteristike faktike216

Vendmatja Viti

kalendarik

Njesia MUAJT

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Drini i Zi-Ura e

Topojanit

Mesatar

1967

m3/sek 30.6

40

103

136

129

170

63.9

85

73.3

96

84.0

111

114

151

121

150

62.0

82

54.7

72

38.7

51

34.8

46

Ujëshumë

1963

m3/sek 25.6

18

136

98

145

105

264

191

232

167

164

118

199

144

207

149

152

40

73.9

53

45.5

33

19.3

14

Ujëpak

1949

m3/sek 33.5

88

34.0

89

27.4

72

26.5

69

21.7

57

34.4

90

91.1

239

57.9

152

50.7

133

29.4

77

20,9

54

30.5

80

Drini i Zi –Ura

e Dodës

Mesatar

1967

m3/sek 45.3

47

108

123

149

155

92.6

95

89.4

93

104

108

152

159

158

165

75.9

79

69.9

73

56.5

59

50.0

52

Ujëshumë

1963

m3/sek 35

18

205

104

186

94

375

190

314

159

249

126

276

140

303

154

229

116

108

54

60.2

31

26.3

13

Ujëpak

1949

m3/sek 36.1

81

35.8

80

30.3

68

28.8

64

44.4

94

48.0

108

114

252

77.0

173

57.4

128

33.6

75

25.6

59

34.8

78

216

Academia e shkencave, Insituti Hidrometerlogjik. (1978) Klima e Shqipërisë/ Reshjet Atmosferike. Tiranë: TIM-HIDMET, 68

Page 255:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

253

Drini i Zi-Kukës Mesatar

1967

m3/sek 59.3

51

154

133

193

167

102

88

100

87

114

98

183

163

187

162

93.9

81

87.3

75

58.0

50

51.5

45

Ujëshumë

1963

m3/sek 35.4

17

212

100

215

101

382

179

362

170

262

123

297

140

325

152

243

114

114

53

62.7

30

44.4

21

Ujëpak

1949

m3/sek 37.0

76

36.4

74

31.3

64

29.6

61

25.3

52

52.6

102

129

263

86.5

177

60.8

124

35.0

72

27.2

56

36.2

74

Drini i Bardhë-

Kukës

Mesatar

1967

m3/sek 20.0

30

81.3

122

111

166

63.2

94

61.2

92

70.5

105

132

198

126

189

53.3

80

53.8

81

15.2

22

13.4

20

Ujëshumë

1963

m3/sek 18.8

18

72.7

68

104

98

292

274

291

274

101

95

111

112

130

123

101

95

23.8

23

11.8

11

9.96

9

Ujëpak

1949

m3/sek 16.3

53

21.7

71

18.8

61

17.4

57

16.1

52

43.6

142

80.0

262

55.8

182

41.8

137

22.4

73

15.6

51

18.2

59

Drini-Kukës Mesatar

1967

m3/sek 79.3

43

235

129

304

167

157

86

161

88

191

105

320

176

321

172

146

80

140

77

73.3

40

64.9

36

Ujëshumë

1963

m3/sek 54.2

17

284

90

319

101

642

203

652

206

364

115

417

132

455

144

343

108

138

43

74.5

24

54.3

17

Ujëpak

1949

m3/sek 53.2

66

58.1

62

50.1

62

47

59

41.4

52

96.2

120

209

262

142

178

103

129

57.4

72

42.8

53

55.1

69

Page 256:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

254

Tabela nr.10. Ecuria e numrit të popullsisë në vite

Vitet 1921 1922 1948 1953 1961 1971 1981 1989 1991 2001 2008 2011

Baçkë 167 230 222 249 259 311 381 215 - 44 52

Brod 1863 2000 2248 2229 1604 1485 1685 1741 - 1200 1544

Dikancë 162 560 318 320 349 392 288 257 - 133 124

Dragash 172 280 408 480 612 694 1114 1532 - 1893 1098

Gllobociçë 391 400 648 683 757 813 1002 968 - 630 960

Kerstec 299 750 465 440 475 562 798 837 - 272 420

Krusheve 126 120 281 319 377 513 645 738 - 625 857

Kukulane 361 610 543 551 482 605 777 621 - 290 235

Leshtane - 320 537 493 513 658 758 679 - 197 783

Lubovishtë 211 23 344 352 384 541 690 799 - 360 773

Orçusht - 590 415 370 396 431 427 211 - 55 60

Rapçë 622 1000 889 877 885 1125 1647 1781 - 863 853

Restelicë 745 900 1393 1471 1772 2576 3476 4274 - 4200 4698

Vranishtë - 820 755 771 815 884 926 731 - 297 352

Mlikë 260 380 461 428 428 455 506 335 - 114 92

Zlipatokë - 570 486 488 532 568 625 619 - 322 610

Jellovane - - - - - - - - - - -

Urviç - - - - - - - - - - -

Radesh 440 580 753 794 837 884 1279 1278 - 1224

Page 257:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

255

Komuna

Shishtavec - 3400 - - 7038 8376 10138 6861 - 5871 5116 3835

Zapod - 1250 - - 2256 2713 3408 1800 - 2957 3087 2217

Bashkia

Kukës - 7720 11329 15502 16331

17157 21205 16719

Komuna

Bicaj 7302 9514 12431 8510 7022 6445 5631

Komuna

Shtiqën 7647 3777 4008 3438

Komuna

Terthore 3270 4056 3486 2959

Komuna

Ujëmisht 3015 2913 2343 1797

Komuna

Surroj 2504 3343 4732 2821 1950 2070 1099

Komuna

Arrën 2552 981 745 462

Komuna

Bushtricë 7062 8799 10845 4179 2560 1930 1486

Komuna

Grykë-

Çajë

3317 2492 1676 1440

Komuna

Kolsh 2691 1591 1947 1250

Komuna

Topojan 4413 3561 3005 1753

Zhur 317 327 340 405 481 580 0

Vermicë 94 105 111 120 142 156 0

Shkozë 26 27 27 34 43 55 0

Page 258:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

256

Tabela nr.11. Kapacitet mbajtës hotelerik në krahinë Lumë-Gorë217

Renditja Emërtimet dhomat shtertërit

Çmimi për shtrat për një

natë

Vendet në Bar –

Restorante

Hotel-Bar-Restorantet (H-B-R) 174 336 1520

1 H-B-R -EURO 7– Kukës 14 28 1000 Lekë/Shtrat 100

2 H-B-R -LUMA – Kukës 10 38 1000 Lekë/Shtrat 200

3 H-B-R-GJALLICA- Kukës 22 42 1500 Lekë/Shtrat 320

4 H-B-R -SHAHU- Kukës 10 18 1000 Lekë/Shtrat 150

5 H-B-R-SHQIPONJA-Kukës 6 12 1000 Lekë/Shtrat 50

6 H-B-R-KASTRATI- Kukës 16 28 1000 Lekë/Shtrat 200

7 H-B-R -AMERIKA- Kukës 40 74 3000 Lek/Dhomë 450

217

UNDP, KQK.(2010) Zhvillimi i Turizmit dhe Mjedisit në Qarkun Kukës. Kukës, 4-8

Dobrusht 25 29 28 26 32 96 0

Billush 109 119 122 152 132 181 0

Poslisht 27 28 26 33 62 105

Totali 5819 11764 11950 46013 58341 74972 18789 56888 68558 59648

Page 259:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

257

40-90 Eur./Dhomë

8 H-B-R -SAHATI – Kukës 4 8 1000 Lekë/Shtrat

9 H-B-R -ADRIANI – Kukës 24 50 1000 Lekë/Shtrat 50

10 H-B-R -DUFI – Kukës 4 8 1000 Lekë/Shtrat

11 H-B-R -EUROPA- Kukës 4 8 1000 Lekë/Shtrat

12 H-B-R -TIRANA – Kukës 10 22 1000 Lekë/Shtrat

13 Hoteli në Komunën e Shishtavec 10 X Nuk funksionon 100

14 H-B-R- Bushtricë 10

15

BUJTINA-2 Novosej

8 Shishtavec 10 18 20 euro/dhoma

16 H-B-R Arxhena Bord218

51 100 25-35 euro/ dhoma 40

17 H-B-R Meka Dragash 34 100 25-40 euro /dhoma 40

18 Kamping 40

Burimi: KQK dhe Komuna e Dragashit219

218

UNDP. (2013) Plani per Zhvillimim komunal për Komunën e Dragashit 2013-2023. Dragash, 7

219 UNDP(2014) Zhvillimi i Turizmit dhe Mjedisit në Qarkun Kukës”

UNDP. (2013) Plani per Zhvillimim komunal për Komunën e Dragashit 2013-2023. Dragash, 7

Page 260:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

258

Tabela nr.12. Kalendari i Eventeve Lokale

Muaji Data Eventet Lokale Menyra e Organizimit Fusha

Shkurt 1 -15 Turizmi Malor

Kampionati i Skive Turizem

Mars 1

Data e Krijimit te Qarkut

Aktivitet Perkujtimor Histori

10 Dita e Artizanatit

Panair Artizanati Zejtari

14 Dita e Verës

Feste pagane Kulture

27 Dita e Bujarise

Aktivitet Perkujtimor Histori

Maj 1-7

Java e Artit

Kolonia e piktoreve Art

6 Shengjergji (Shishtavec, Novosej, Borje)

Shfaqje folklorike, panair gastronomie, aktivitete te ndryshme sportive

Kulture

Qershor 13

Dita e Drinit

Lundrim, peshkim, gatim, mbrojtje dhe

ndergjegjesim

Agrikulture

7 Festa e Mjaltit

Panair me produktet dhe nenproduktet e

mjaltit

Agrikulture

Gusht E enjtja e pare

Festa e Gjallices (Komuna Shtiqen)

Mbrojtja e Gjallices Mjedis

Shtator E enjtja e dyte

Te qethmet (Komuna Terthore)

Qethja e deleve Kulture

20 Te dunmet (Komuna Surroj)

Kthimi i bagetive nga kullotat verore ne

pllajat e maleve ne fermat familjare

Kulture

27 Ekspozite fotografike

Ekspozite fotografike mbi burimet turistike te

zones

Art-Turizem

Tetor 1

Festa e Patates

Panair i produkteve te patates, panair

gastronomie

Agrikulture

14 Dita e Arsimit Kukes

Aktivitet historiko-kulturor Arsim

Nentor 17 Lufta e Lumes (14-17)

Aktivitet Historik Histori

Dhjetor 14

Dita e krijimtarise Letrare cmimi "Agim Spahiu

Aktivitet letraro-artistik Letersi

Page 261:   UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I ...doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/...Mirënjohje dhe falenderim shkon dhe për familjen time për mbështejen

VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RESURSEVE NATYRORE DHE NJERËZORE TË KRAHINAVE LUMË-GORË (KOSOVË) PËR

ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TYRE

259