ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И...

20
C E N T R U M 13 100 Bujar Ahmedi, PhD 1 UDC: 342.1(354) 34(354) SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТО BABYLONIAN STATE AND LAW ABSTRACT Being one of the oldest countries in the world with its own Code, the state of Babylon and the Code of Hammurabi have been of great interest during the past centuries. The treatment of various law institutes like the property, the law of obligation, the heritage, the criminal acts and the judiciary over 3800 years ago from Hammurabi have always been attractive for the researchers in order to find out how have been these legal institutes treated in the past. The Code of Hammurabi is one of the oldest legislative acts in the world that has served to regulate the social and legal relations thousands of years ago. The paper tends to analyze and reflect how much have evolved the law and legal institutions since then. Key words: Babylon, state regulation, the Code of Hammurabi, the Babylonian law Sy për sy, dhëmb për dhëmb2 1 The Author is an Associated Professor at the Faculty of Law- University of Tetova, e-mail: [email protected] 2 “Sy për sy, dhëmb për dhëmb”. Është një term që ka të bëjë me dënimin që ju shqiptohej kryesëve të veprave penale në Babiloni. Ndryshe quhet parimi i talionit. Aplikohej për veprat penale që kryheshin nga pjesëtari i shtresës shoqërore më të ulët ndaj personit që ishte në një shtresë më të lartë.

Transcript of ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И...

Page 1: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

100

Bujar Ahmedi, PhD1

UDC: 342.1(354)

34(354)

SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA

ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТО

BABYLONIAN STATE AND LAW

ABSTRACT

Being one of the oldest countries in the world with its own Code,

the state of Babylon and the Code of Hammurabi have been of great

interest during the past centuries. The treatment of various law institutes

like the property, the law of obligation, the heritage, the criminal acts

and the judiciary over 3800 years ago from Hammurabi have always

been attractive for the researchers in order to find out how have been

these legal institutes treated in the past.

The Code of Hammurabi is one of the oldest legislative acts in the

world that has served to regulate the social and legal relations thousands

of years ago. The paper tends to analyze and reflect how much have

evolved the law and legal institutions since then.

Key words: Babylon, state regulation, the Code of Hammurabi,

the Babylonian law

“Sy për sy, dhëmb për dhëmb”2

1 The Author is an Associated Professor at the Faculty of Law- University of Tetova,

e-mail: [email protected] 2 “Sy për sy, dhëmb për dhëmb”. Është një term që ka të bëjë me dënimin që ju

shqiptohej kryesëve të veprave penale në Babiloni. Ndryshe quhet parimi i talionit.

Aplikohej për veprat penale që kryheshin nga pjesëtari i shtresës shoqërore më të ulët

ndaj personit që ishte në një shtresë më të lartë.

Page 2: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

101

“Hamurabi, mbret i drejtësisë, të cilit unë personalisht Shamash

ia dhuroi të drejtën. Fjalët e mia janë menduar mirë, si veprat e mia

nuk ka, që i larti të përkulet, krenari të gjunjëzohet, kryelarti të

zhduket”3

Shteti i Babilonisë u krijua aty rreth mileniumit të IV p.e.s.

Babilonia ishte “dhuratë e lumenjve binjakë”.4 Midis hapësirës së lumit

Tigër dhe Eufrat, me një fushë mjaft pjellore, kushtet shoqërore do të

imponojnë të kemi një zhvillim të hovshëm ekonomik. Si rezultat i këtij

zhvillimi do të ndodh krijimi i shtresave të ndryshme shoqërore e me

këtë edhe formimi i shtetit.

Në mileniumin e IV Mesopotamia ishte e ndarë në: pjesën jugore

që quhej Sumer dhe pjesën veriore që quhej Akada. Në pjesën jugore

do të lindin patesiatet e para dhe atë: Erida, Ur, Uruk, Larsa, Lagash e

tj. Ndersa në pjesën veriore formimi i qytet-shteteve do të bëhet më vo-

në, aty nga fillimi i mileniumit të III p.e.s. dhe si patesiate më të njohura

të saj kanë qenë: Kish, Nipur, Babilonia, Sipar etj. Këto qytet-shtete të

Sumerit dhe Akadit kanë qenë në konflikte të herëpasherëshme midis

tyre. Si rezultat i këtyre konflikte vjen deri te bashkimi i të gjithë qytet-

shteteve në një shtet. Bashkimi i plotë i këtyre shteteve ndodhi gjatë

shekullit XVIII p.e.s. në kohën e dinastisë babilonase, sipas të cilës edhe

shteti mori emrin Babiloni. Sundimtarët më i njohur i kësaj dinastie

është Hamurabi dhe biri i tij Samsulini. Pas vdekjes së Hamurabit fillon

rënia e kësaj perandorie. Rreth vitit 1595 p.e.s. qyteti i Babilonit u

plaqkit nga hetitët dhe perandoria u shemb.5

RREGULLIMI SHTETËROR

Babilonia për nga forma e pushtetit shtetërorë ka qenë monarki

despotike, unitare dhe centraliste. 6 Përpara Hamurabit, qytet-shtetet

ishin shtete teokratike ku tempulli identifikohej me shtetin. Me Hamu-

rabin forma teokratike e pushtetit filloi të humbet dalngadalë, por nuk

mund të themi se me Hamurabin ndodhi ndodhi plotësisht laicizimi i 3 Pjesë e shkëputur nga epilogu i Kodit të Hamuramit. Më shumë shih Burime të

zgjedhura historike juridike I të autorit Hilmi Ismaili . 4 “Dhuratë e lumenjve binjakë”. Këtë shprehje përdor për Babiloninë Karl Grimberg

në Historinë Botëror dhe qytetërimi 1, f. 127. 5 Bingham, J/Chandler, F/Taplin, S. (2003). Enciklopedi e Historisë së Botës e lidhur

me internetin. Shtëpia e Librit&Komunikimit. Tiranë, f. 132. 6 Ismaili, H, Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore.

Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. f, 25.

Page 3: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

102

pushtetit shtetëror. Në Babiloni organi më i rëndësishëm i pushtetit ka

qenë sundimtari i quajtur lugal i cili ushtronte pushtet legjislativ, ekze-

kutiv dhe gjyqësor. Ai përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte

komandant suprem i ushtrisë, ishte udhëheqës kryesor i mirëmbajtjes së

sistemit të irigacionit. Sundimtari ishte i trashëgueshëm. Pushteti që ai

ushtron konsiderohet si një urdhër i ardhë nga perëndia e ai është i

detyruar ta zbatojë. Kjo vërehet qartë në kod, për shembull në pjesën

hyrëse të tij theksohet “Kur Marduku7 më dërgoi që të sundojë mbi nje-

rëzit, që vendin ta mbroj drejtësisht, unë veprova drejt dhe ndershëm,

duke ofruar mirëqenie për shtetasit”.

Sundimtari në Babiloni ishte eksponent i klasës sunduese sklla-

vopronare dhe ruajtës i rendit juridik skllavopronar. Gjithashtu, vlen të

theksohet se nëse biente në kundërshtim me interesat e klasës skllavo-

pronare, ekzistonin mundësi që të rrëzohej nga froni.

Funksion tjetër mjaf i rëndësishëm ka qenë edhe drejtuesi i pallatit

mbretëror i cili në Babilini mbante emrin nubanda. Nubanda adminis-

tronte pasurinë e sundimtarit dhe financat e shtetit, sidomos ato që buro-

nin nga pronat shtetërore, madje udhëhiqte punët publike lidhur me

ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të sistemit të irigacionit, rrugë-

ve, urave, mureve të qytetit, pallatit mbretëror dhe tempujve.8

Drejtues të pallatit mbretëror nuk ka pasur vetëm Babilonia, por

dhe shtete tjera të Lindjes së Lashtë, edhe shtetet antike që pasojnë pas

tyre. Kjo mund të lidhet me faktin se sundimtarit i mbisheshin veti hyj-

nore, fakt ky që i pamundësonte kontaktin e drejtëperdrejtë me popullin.

Një tezë tjetër që ka të bëjë me këtë dualizëm pushteti është ajo se ky

dualitet është trashëguar nga periudhat e mëhershme nga me lidhjen e

fiseve udhëhiqnin dy prijës ushtarak që njëri tjetrit ia kufizonin pushtetin.

Në Babiloni gjithashtu një organ mjaft me rëndësi ishte edhe

ishshaku i cili drejtonte administratën dhe gjykatat.

I tërë territori i shtetit ndahej në krahina që administroheshin nga

shakanaku. Krahinat përfeshinin territorin e qytet shteteve të dikursh-

me. Shakanaku në kuadër të krahinës ishte bartës i të tri pushteteve atij

ekzekutiv, gjyqësor dhe ushtarak. Puna e shakanakut kontrollohej vazh-

dimisht nga organet e pushtetit qendror me anë të kontrollorëve dhe

njësiteve të veçanta ushtarake.

7 Marduku ishte te babilonasit perëndia kryesore. 8 Ismaili, H, Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore.

Universiteti i Prishtinës. Prishtinë, f. 44.

Page 4: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

103

Në Babiloni një mjet të rëndësishëm për ruajtjen e pushtetit

shtetëror ishte edhe ushtria. Ushtria ishte e përhershme që formohej nga

njerëzit e lirë. Sundimtari, këtyre njerëzve të lirë u jepte prona tokësore

në shfrytëzim me kusht që të përgjigjeshin në kohë në ekspeditat e

ndryshme ushtarake që do të zhvillonte shteti. Kjo pronë tokësore quhej

ilk. Ilku nuk mund të trashëgohej. Mundej që trashëgimtari ta ta tjetër-

sonte nëse i pranonte detyrimet të cilat më herët i ka pasur babai i tij.

SHTREAT SHOQËRORE DHE POZITA E TYRE JURIDIKE

Në Babiloni popullësia ndahej në popullësinë e lirë dhe popullë-

sinë jo të lirë. Popullësinë e lirë e përbënin skllavopronarët, ndërsa po-

pullësinë jo të lirë skllevërit. Në Babiloni në kuadër të shtresës skllavo-

pronare ekzistojnë dy grupe: aviliumët dhe mushkenët. Aviliumët ishin

shtresa me e lartë skllavopronare dhe njëherit gëzonin mbrojtje më të

lartë juridike nga ana e shtetit, ndërsa mushkenët edhe pse i takonin

shtresës skllavopronare nuk kishin një mbrojtje të këtillë juridike. Në

Kodin e Hamurabit, përmendet edhe një shtresë e veçantë të quajtur

damkarët-bankierët, të cilët kishin nrivileshe të jashtëzakonshme dhe

mbrojtja juridike e tyre ishte e veçantë.

Shtresa sklavoronare i gëzonte atributet e subjektit të së drejtës.

Pjesëtarët e kësaj shtrese kishin të drejtën në sendet e luajtshme dhe

paluajtshme si dhe skllevërit.

Popullsinë jo të lirë e përbënin skllevërit. Skllevërit ishin objekt i

së drejtës dhe si të këtillë ai mund të shitej të lehej në trashëgim, të jepej

me qira. Nuk kishte zotësi juridike, por e drejta babilonase ia mundë-

sonte martesën. Në kod shprehimisht theksohet: “Nëse skllavi i pallatit

ose skllavi i një mushkenu martohet me vajzën e njeriut të lirë, dhe i

lindin fëmijë, pronari i skllavit nuk mund të kërkojë skllavërimin e fëmi-

jëve të njeriut të lirë”.9 Kjo dispozitë tregon qartë se fëmijët e lindur

nga një lloj i martesës së këtillë fitojnë statusin e njeriut të lirë.

Ekzistonin disa kategori të skllevërve dhe atë: shtetit, skllevërit e

tempujve dhe skllevërit privat.

Burimet më të rëndësishme të skllavërisë në Babiloni kanë qenë:

zënia rob në luftë, lindja nga prindërit skllevër, skllavëria me shitblerje

dhe skllavëria për shkak të borxheve. Hamurabi e kufizoi skllavërinë

për shkak të borxhit në tre vjet.

9 Neni 175 i Kodit të Hamurabit.

Page 5: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

104

BURIMET E SË DREJTËS

Burimet kryesore të së drejtës në Babiloni kanë qenë: e drejta

zakonore, ligjet, urdhëresat e organeve administrative të pushtetit dhe

praktika gjyqësore.

E drejta zakonore ka qenë burimi kryesor i së drejtës që ka shër-

byer për rregullimin e marrëdhënieve shoqëroro-juridike. Ajo nuk u

krijua nga ndonjë organ legjislativ, por krijues i saj ishte rrethi shoqëror

i cili për një kohë të gjatë disa rregulla i kishte vendosur dhe aplikuar

në vazhdimësi.

Ligjet gjithashtu ishin burim i së drejtës në Babiloni. Ato ishin

mjaft të thjeshta në formë të urdhëresave nga ana e sundimtarit. Me

zhvillimin e shtetit do të bëhen më përmbajtësore duke marrë formën e

shkruar. Ato shkruheshin në pllaka të argjilës, gurit, bronzit dhe vendo-

seshin në vende publike me qëllim që popullsia të njihej me përmbajtjen

e tyre. Ndër ligjet me të njohura për Babiloninë është Kodi i Hamurabit.

Kur çështja nuk ishte e rregulluar me të drejtën zakonore dhe li-

gjin si burim i së drejtës mund të shërbenin edhe urdhëresat adminis-

trative të organeve të pushtetit shtetëror.

Edhe praktika gjyqësore ka qenë burim i së drejtës. Ka pasur raste

kur nga ana e gjyqtarëve për disa lloje të mosmarrëveshjeve që nuk janë

zgjedhur nga e drejta zakonore dhe ligjet, gjyqtarët kanë vendosur vetë,

e me këtë kanë krijuar rregull të ri në bazë të bindjes dhe përvojës së

tyre.

KODI I HAMURABIT

Kodi i Hamurabit është nxjerrë gjatë gjysmës së parë të shekullit

XVIII p.e.s. (1792-1750 p.e.s.). Është nxjerrë gjatë kohës së sundimtarit

Hamurabi. Edhe pse nuk është akti i parë me karakter ligjor në historinë

e së drejtës, ky akt ka një rëndësi të veçantë dhe përbën një ndër aktet

më të famshme në kur flitet për historinë e së drejtës.10 Kodi i Hamura-

bit është i shkruar në një shtyllë guri të bazaltit të gjatë 2.25 m, aty është

e gdhendur edhe figura e Hamurabit, i cili paraqitet solemnisht para

hyjnisë së Diellit - Shamashit, duke e marrë prej tij Kodin.11 Kodi është

10 Përmbledhja më e hershme me karakter ligjor deri më tani është ajo e mbretit të

Sumerit, Ur-Nammu, që ka jetuar gjatë viteve 2050 p.e.s. 11 Ismaili, H, Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore.

Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. f, 50.

Page 6: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

105

shkruar në gjuhën akade në alfabetin kueinform dhe ndahet në tri pjesë:

prologut (hyrjes), tekstit normativ, epilogut (pjesës përfundimtare).

Prologu dhe epilogu dallojnë tepër nga pjesa e tekstit normativ. Profe-

sori Hilmi Ismaili shprehet se po të mos ishin të shkruara në një tekst,

lexuesi do të fitonte përshtypjen se u përkasin kohërave të ndryshme.12

Në prolog, Hamurabi pohon se ai dëshiron “ta bëjë drejtësinë të

dukshme në tokë, ta çrrënjosë të çoroditurën dhe të keqen, ta pengojë të

fortin që mos ta shtypë të dobëtin". Në prolog, Hamurabi thirret në fuqi-

të hyjnore, të cilat e kanë caktuar atë që të sundojë me Babiloninë dhë

të nxjerrë Ligjin. Ai më tej, në shpjegon rrugën e tij si sundimtar duke

i mveshur veti hyjnore- të zgjedhur nga perënditë që Babiloninë ta

udhëheqë drejtësisht.

Në epilog, Hamurabi përsëri lartëson veten e tij si sundimtar i urtë,

i përkryer, mbreti i drejtësisë. Ai në këtë pjesë, gjithashtu urdhëron që

Ligji i tij të gjejë zbatim gjatë jetës dhe pas vdekjes së tij. Në këtë pjesë,

gjithashtu Hamurabi mallkon të gjithë ata sundimtarë që do të vijnë pas

tij nëse nuk zbatojnë këtë ligj, ose nëse ndërmarrin veprime për bërë

ndryshime në këtë Ligj. “ Nëse ai princ nuk kujdeset për fjalët e mia, të

cilat i gdhenda në piedestalin tim, mallkimin tim e përbuz, nuk i frikohet

mallkimit të perëndive, e abrogon ligjin që e dhashë unë, fjalët e mia i

ndërron, monumentin tim e ndryshon, emrin tim e fshin, emrin e tij aty e

shkruan, ose nëse nga frika prej mallkimit, urdhëron që atë ta bëjë tjetër-

kush, ai njeri: mbret, zotëri ose qytetar, qoftë ai edhe perëndi i madh,

baba i perëndive, i cili ka përcaktuar sundimin tim, le t’ia marrë shkël-

qimin e mbretërisë, t’ia thyejë skeptrin, ta mallkojë fatin e tij“

Pjesa me e rëndësishme e këtij Kodi është pjesa e tekstit normativ

e cila përbëhet nga 282 nene. Në pjesën e tekstit normativ është përdo-

rur gjuha e përditshme me qëllim që dispozitat e kodit të kuptoheshin

nga të gjithë. Nga dispozitat që përbëjnë tekstin normativ, vërehet nuk

kemi një teknikë të zhvilluar juridike. Çështjet që trajtohen në këtë pjesë

kanë të bëjnë: me të drejtën penale dhe te drejtën civile, martesën,

familjen, divorcin, të drejtën trashëgimore, mbi skllevërit, punën dhe

përgjegjësinë në punë. Gjithashtu, kodi përmban dispozita që kanë të

bëjnë me procedurën gjyqësore dhe mjetet e provës.

12 Po aty, f. 49.

Page 7: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

106

Kodi i Hamurabit

Nenet Çështjet që janë rregulluar më këtë kod.

Procedurës penale

1-5 Dëshmitarin, dëshmitarin e rrejshëm,

gjyqtarin .

Dënimet për veprat penale kundër pasurisë.

6-14 Vjedhja e sendit, kafshëve dhe njeriut

15-20 Arratisja dhe vjedhja e skllevërve

21-25 Thyerja e shtëpisë dhe plaçkitja

26-52 Marrja e tokës me qira

53-58 Ujitja e pandërgjegjshme dhe kullotja e

paautorizuar

59-65

Kultivimi i pemishteve

Marrëveshjet që kanë të bëjnë me shtëpitë

Kontratat financiare

Huadhënia dhe norma e interesit

100-112 Kontratat tregtare dhe rregullat për gratë që

jepen me qira tek hanxhiu

113-119 Skllavëria për shkak të borxheve

120-126 Depozitimi i mallrave

Familja, martesa, prona familjare, trashëgimia

127-128 Përflitja e gruas dhe martesa pa kontratë

129-132 Tradhtia bashkëshortore

133-136 Martesa te gratë

137-143 Divorci

144-149 Konkubina

150-152 Trashëgimia dhe detyrimet për shkak të

borxhin

153 Vrasja e burrit nga gruaja

154-158 Incesti

159-161 Marrëveshjet financiare në fejesë

162-169 Trashëgimia

170-176 Të drejtat e fëmijëve të skllaveve dhe

fëmijëve nga konkubina

Page 8: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

107

177-184 Të drejtat pronësore të gruas së martuar

185-194 Adoptimi dhe ndërrimi i fëmijës

Veprat penale

195-214 Lëndimet trupore, me dashje dhe

pakujdesia

Përgjegjësia gjatë ushtrimit të profesionit

215-225 Shpërblimet për mjekët, veterinarët dhe

gjobat për gabimet e natyrës profesionale

226-227 Gjoba për tërheqjen e njollës

228-240 Shpërblimi për ndërtuesit dhe

anijendërtuesit si dhe gjobat për gabimet

profesionale

Agrokultura

241-252 Dispozitat që kanë të bëjnë me dëmin

253-256 Shpërdorimi

257-276 Mëditja e punëtorëve dhe bariut

Përqindja e qirasë

268-277 Përqindja e qirasë për kafshët, vagonët,

punëtorët me mëditje, zanatçinjtë, dhe

anijeve ose varkave

Skllevërit

278-282 Pronësia mbi skllevërit

Ky monument juridik që vjen nga lashtësia u zbulua nga një grup

arkeologësh francezë, udhëhequr nga De Morgan gjatë vitit 1902 në

gërmadhat e qytetit Suzi në Jug-Perëndim të Iranit të sotëm dhe sot

ruhet në muzeun e Luvrit në Paris.

Page 9: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

108

Sqarim: Fotografi e pamjes së shtyllës së gurit të bazaltit të zi në

të cilën është i shkruar Kodi i Hamurabit. 13

KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS

E drejta në Babiloni ka qenë e drejtë klasore, sepse i mbronte

interesat e klasës sunduese. Ligjdhënësi nuk i trajton njëlloj pjesëtarët

që vinin nga shtresat e ndryshme shoqërore. Kjo shihet qartë në Kodin

e Hamurabit sidomos në kuadër të së drejtës penale, ku ligjdhënësi

13 Fotografia është bërë nga vetë autori gjatë një vizite Muzeut të Luvrit në Paris në

vitin 2018.

Page 10: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

109

parashih dënime jo të njëjta për veprat penale të njëjta që i kryenin

pjesëtarët e shtresave të ndryshme shoqërore.

E DREJTA SENDORE

E drejta sendore në Babiloni njihte tri institucione themelore: të

drejtën e pronës, të drejtën e servitutit dhe të drejtën e hipotekës.

Në Babiloni ekzistonin disa forma të pronësisë dhe atë: pronën e

shtetit, pronën e tempujve dhe pronën e bashkësive fshatare. Pak më

vonë do të shfaqet edhe prona private. Nga këto forma të cilët i thek-

suam, më e përhapura ka qenë prona shtetërore dhe ajo e tempujve.

Këto prona tokësore iu jepeshin në shfrytëzim klasës skllavopronare,

por ngastrat që u jepeshin kohë pas kohe ndërroheshin me të tjera që

shfrytëzuesit e tyre të mos shndërroheshin në pronarë. Kjo pronë tokë-

sore nuk mund të ishte objekt i qarkullimit juridik as inter vivos e as

mortis causa.

Prona shtetërore dhe e tempujve ishte e mbrojtur jashtëzakonisht

nga ana e shtetit. Në nenin 8 të Kodit të Hamurabit vërehet qartë kjo

lloj mbrojtje ku ligjdhënësi theksohen: “Nëse dikush vjedh gjedhin, ose

delen, ose derrin, ose barkën, nëse gjëja e vjedhur i takon perëndisë ose

pallatit do ta jap tridhjetëfishtin nëse i takon mushkenit, do ta kompen-

szojë dhjetëfishin, nëse hajni nuk ka ta paguaj të vritet.”

E drejta sendore babilonase njihte dhe servitutet. Ekzistinoin

servitutet fushore dhe servitutet e qytetit.

Një ndër fenomenet interesante të zhvillimit të marrëdhënieve

pronësore në Babiloni është sistemi “kuduru”. Ky është emri i sistemit

të gurëve të megjeve.14 Sipas këtij sistemi, ai që merrte kredi e lente

tokën peng. Në ngastrën që ishte lënë peng ose që ishte objekt i kontestit

gjyqësor bëhej guri në të cilin shënohej shuma e borxhit që të mos

mashtroheshin blerësit e ndërgjegjshëm. Pasi ndodhte që guri i vendo-

sur në ngastër të zhdukej bëhej edhe një kopje e gurit i cili ruhej në

tempull.15 Më vonë ruajtja e gurëve në tempull u zëvendësua me shëni-

min e borxhit në pllaka të argjilës e cila ruhej në tempull. Për këtë qëllim

lindi nevoja e regjistrimit dhe skicimit të ngastrave tokësore. Secila

14 Vajs, A/Kandiq, L (1984). Historia e përgjithshme e shtetit dhe e së drejtës.

Prishtinë, f. 39 15 Ismaili, H, Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore.

Universiteti i Prishtinës. Prishtinë, f. 52.

Page 11: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

110

ngastër e regjistruar kishte numrin dhe të dhënat e saj. Në këtë formë

lindën zyrat e kadastrit dhe librat e intabulimit.

E DREJTA E DETYRIMEVE

Në Babiloni mund të themi se për shkak ajo ishte një shtet me

shkallë të lartë të zhvillimit të zejtarisë, tregtisë dhe qarkullimit afarist

kemi të zhvilluar këtë degë të së drejtës. Babilonasit njihnin disa lloje

të kontratave: shitblerjen, qiranë, huanë, huapërdorjen, kontratën mbi

punën personale, depozitën, ortakërinë etj. Element esencial për lidhjen

e kontratës konsiderohej shprehja e vullnetit të palëve. Kontrata kër-

kohej të lidhej me shkrim, betim dhe prani të dëshmitarëve. Nëse nuk

përmbushej forma kontrata konsiderohej nule. Vendi, koha se dhe ritua-

let e ndryshme gjatë lidhjes së kontratës nuk aplikoheshin gjatë lidhjes

së kontratës.

Shitblerja. Kjo kontratë ka qenë më e përhapura te babilonasit.

Ajo u zhvillua nga trampa (këmbimi i sendit me send). Objekt i kësaj

kontrate kanë qenë sendet e luajtshme dhe paluajtshme. Gjithashtu,

objekt i kësaj kontrate mund të ishin edhe skllevërit. Lëndë e kësaj kon-

trate nuk mund të ishin edhe pasuri ose pjesë të saj që ishin të përjash-

tuara nga qarkullimi juridik përgjithmonë ose përkohësisht. Ilku16 nuk

mund të shitej asnjëherë, ndërsa përkohësisht nuk mund të shitej prika.

Kontrata konsiderohej e përmbushur kur sendi dorëzohej te

blerësi dhe paguhej çmimi. Në këtë formë bartej pronësia nga shitësi te

blerësi. Në kontratat për shitblerje shpesh herë kemi edhe klauzolën për

sigurimin e blerësit nga revendikimi eventual. Kodi i Hamurabit para-

sheh dhe dënimin me vdekje për blerësit e pandërgjegjshëm. Në kod në

Hamurabi në formë takstative shprehet: “ Nëse dikush, të cilit i mungon

çka do qoftë, atë e gjen te tjetri: nëse ai te i cili gjendet sendi i humbur

thotë: “shitësi ma ka shitur, para dëshmitarëve e kam blerë”, dhe nëse

pronari i gjësë së humbur thotë: “di t’i sjellë dëshmitarët, të cilët e njo-

hin atë që më humbi”, atëherë blerësi duhet ta sjellë shitësin, i cili ia

ka shitur, dhe dëshmitarët, para të cilëve e ka blerë, edhe pronari i sen-

dit të humbur ta sjellë dëshmitarin, i cili e njeh sendin e tij të humbur.

Gjyqtari duhet t’i shqyrtojë thëniet e tyre: dëshmitarët para të cilëve

është paguar çmimi, dhe dëshmitarët që e njohin sendin e humbur,

duhet të tregojnë para perëndisë çka din. Shitësi atëherë është hajn dhe 16 Një e mirë tokësore e cila i jepej në zotërim njeriut të lirë nga sundimtari, e cila shfr-

ytëzohej deri në atë kohë sa njeriu i lirë u përgjigjej thirrjeve për të marrë pjesë në ushtri.

Page 12: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

111

të vritet. Pronari i sendit të humbur e fiton atë, blerësi i fiton nga shtëpia

e shitësit paratë që i ka paguar”17

Nëse blerësi nuk e sjellë shitësin dhe dëshmitarët në prezencën e

të cilëve ka blerë, kurse pronari i sendit të humbur i sjell dëshmitarët

që e njohin sendin përkatës, atëherë blerësi është vjedhës dhe do të

vritet; pronarit i jepet sendi që i ka humbur.18

Nëse pronari i sendit të humbur nuk i sjell dëshmitarët, të cilët e

njohin sendin, ai është i pandërgjegjshëm dhe ka shpifur; për këtë arsye

duhet të vritet.19

Qiraja. Kodi i Hamurabit një varg dispozitash parashihte edhe për

kontratën mbi qiranë. Objekt i kësaj kontrate ishin sendet e luajtshme si

toka, shtëpia, banesa, anija etj. Midis tjerash Kodi i Hamurabit kishte

edhe dispozita që kishin të bëjnë me vënien në qira të shërbyesve (bariut,

zejtarit, punëtorit, detarit). Po ashtu, për sa i përket kontratës mbi qiranë

në Kod parashiheshin edhe dispozita që kishin të bënin me sendet e

zëvendësueshme dhe pazëvendësueshme. Afati i qirasë sillej nga një deri

në pesë vjet, varësisht prej sendit që kishte për objekt kontrata.

Huaja. Në Babiloninë e Lashtë mjaft e përhapur ishte edhe kon-

trata e huasë. Objekt i kësaj kontrate ishin sendet e harxhueshme (drithi,

vaji, vera, leshi etj.). Në kontratën për huanë është esenciale obligimi i

huamarrësit që t’ia kthejë huanë huadhënësit brenda afatit të caktuar.20

Nëse huamarrësi nuk e plotësuar obligimin sipas kontratës, huadhënësi

ka mund ta sigurojë pagimin e huasë nga pasuria e tij. 21 Hynte në

skllavëri sipas Kodit ai i cili nuk kthente borxhin në afatin e paraparë.

Huapërdorja. Edhe kjo lloj kontrate në Babiloni ishte mjaft e

përhapur. Objekt i kësaj kontrate ishin vetëm sendet e paharxhueshme

dhe pazëvendësueshme.

Kodi i Hamurabit kësaj kontrate ia kushton nenet 236-261,

ndonëse nuk bëhet një përkufizim i plotë ndërmjet kontratës mbi qiranë

dhe huapërdorjes.22

17 Neni 9 i Kodit të Hamurabit. 18 Neni 10 i Kodit të Hamurabit. 19 Neni 11 i Kodit të Hamurabit. 20 Vajs, A/Kandiq, L (1984). Historia e përgjithshme e shtetit dhe së drejtës. Prishtinë,

f. 41 21 Po aty. 22 Ismaili, H, Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore.

Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. f 55.

Page 13: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

112

Kontrata mbi punën personale. Objekt i kësaj kontrate ishin

fuqia dhe njerëzve të lirë. Kontratë përmbushej me realizimin e detyri-

meve të palëve kontraktuese. Dispozitat e kodit të Hamurabit parasho-

hin dënime mjaft të ashpra për dëmin që mund të vinte nga realizimi i

punës në formë të pandërgjegjshme. Në nenin 229 të Kodit shprehi-

misht theksohet:” Nëse ndërtuesi ia ndërton tjetërkujt shtëpinë dhe nuk

ia ndërton të fortë dhe shtëpia, të cilën e ngrit, rrënohet dhe e mbytë

pronarin, të mbytet ndërtues.”. Të po të njëjtës natyrë ishin dënimet

edhe për ushtruesit e profesioneve të ndryshme.

Depozita. Në Babiloninë e Lashtë kjo lloj kontrate ishte mjaft e

rëndësishme. Objekt i saj ishin sendet e paharxhueshme dhe pazëven-

dësueshme e ndonjëherë edhe sendet e harxhueshme. Kjo kontratë

lidhej në formë me shkrim nën praninë e dëshmitarëve. Për depozitma-

rrësin Kodi i Hamurabit parasheh shpërblim po njëherit edhe përgjegjë-

si në rast se sendi i humb me anë të vjedhjes. Në rast të humbjes së

sendit depozitmarrësi ishte i obliguar ta kompensonte vlerën reale të tij.

Në nenin 126 të kodit ligjdhënësi mbron depozitmarrësin nëse ndonjë e

padiste për sendin të cilin nuk e kishte dhënë për depozitim. Nëse kjo

provohej në gjyq, paditësi duhej të paguante dyfishin e vlerës së sendit

për të cilën kishte ngritur padinë. Në kod përmendet edhe një lloj depo-

zitimi i veçantë, kur në rrugë një udhëtar ia beson sendin personit të

caktuar për ta dërguar te një palë e tretë. Nëse personit që i ishte besuar

sendi nuk e përmbushte detyrimin e marrë ai duhej të jepte pesëfishin e

asaj që i ishte besuar.

Ortakëria. Kjo lloj kontrate gjithashtu ka qenë e përhapur në

Babiloni. Në kodin e Hamurabit sa i takon kësaj kontrate nuk kemi ndo-

një dispozitë të veçantë. Mendohet se dispozitat që kishin të bënin me

këtë çështje janë të zhdukura.

E drejta familjare. Dispozitat e Kodit të Hamurabit të cilët

rregullojnë këtë lëmi të së drejtës përfshijnë nenet 127-195.

Martesa ishte një lloj kontrate e lidhur me shkrim dhe praninë e

dëshmitarëve. Ajo lidhej midis burrit dhe prindërve të vajzës. Në nenin

128 të Kodit të Hamurabit shprehimisht theksohej: “Nëse dikush merr

grua, por nuk lidh kontratë me të, kjo grua nuk është bashkëshorte”.

Sipas kësaj dispozite vërejmë që kontrata mbi martesën ishte e

detyrueshme.

Kontrata mbi martesën lidhej një kohë bukur të gjatë para se vajza

të kalonte në shtëpinë e burrit, kurse martesa bëhej me kalimin e nuses

në shtëpinë e dhëndrit dhe ky akt paraqiste përmbushjen e kësaj

Page 14: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

113

kontrate.23 Zakonisht, me lidhjen e kontratës mbi martesën jepej një lloj

paje që njihej që mbante emrin tirhata. Tirhata ishte njëlloj garancie se

të fejuarit nuk do të prishin fejesën. Nëse fejesa prishej me vullnetin e

burrit ai humbte tirhatën, e nëse e vajza prishte fejesën atëherë ishte e

detyruar të kompensonte dyfishin e kësaj vlere. Burri familjes së vajzës

i jepte edhe një dhuratë tjetër që quhej bi-bla-ma e që përbëhej

kryesisht nga sendet e luajtshme.

Kur kalonte në shtëpinë e burrit gruaja me vete merrte shiritkën.

Shiritka ka qenë një lloj paje ose prike, të cilën vajza e merrte nga

familja e saj me qëllim që të lehtësonte jetën bashkëshortore.24 Në nenin

171 të kodi, përmendet edhe një tjetër lloj dhurate nudunu që jepej nga

ana e burrit gjatë martesës.

Në Babiloni martesat kryesisht ishin midis personave të lirë, por

kjo nuk do të thotë se nuk lejohej martesa midis personit të lirë me

skllavin.

Forma kryesore e martesës ishte monogamia, por kishte edhe

përjashtime. Për burrin lejohej edhe poligamia në rastet kur gruaja nuk

lindte fëmijë, nuk sillej mirë ose ishte e sëmurë.25

Gruaja kishte zotësi juridike dhe zotësi për të vepruar. Gruaja

kishte të drejtë të lidhte lirisht kontrata, blinte dhe jepte me qira pasu-

rinë, merrej me zejtari, me tregti, me dhënie huash kundrejt fajdesë etj.26

Në të drejtën babilonase parashiheshin dënime mjaft të ashpra për

tradhti bashkëshortore nga ana e gruas. Në nenin 129 të Kodit të Hamu-

rabit shprehimisht theksohet:” Nëse bashkëshortja e ndonjë burri gjen-

det në shtrat me ndonjë mashkull tjetër, këta duhet të lidhen dhe hidhen

ë ujë, nëse i zoti i gruas dëshiron, mund ta lejë gruan të jetojë dhe

mbreti mund të lejë skllavin e vet të jetojë.” Edhe nëse përflitet gruaja

për shkelje të besnikërisë bashkëshortore, pa mos u provuar një akt i

këtillë gruaja duhej të vepronte të hidhej në ujë. Në kod ekziston edhe

dispozitë që mbron gruan nga shpifjet. Kështu, në nenin 131 të kodit

shprehimisht theksohet: “Nëse bashkëshorti e akuzon gruan e tij, por

ajo nuk zihet me tjetrin, ajo le të betohet në perënditë dhe të kthehet në

shtëpinë e vet”. Gruaja ka mund të shkurorëzohet nëse burri e akuzonte

pa të drejtë për tradhti ose kishte braktisur për një kohë të gjatë shtëpinë.

23 Ismaili, H, Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore.

Universiteti i Prishtinës. Prishtinë, f. 57. 24 Po aty, f.58. 25 Anastasi, A (2004). Historia e institucioneve. Tiranë, f. 34. 26 Anastasi, A (2004). Historia e institucioneve. Tiranë, f. 34.

Page 15: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

114

Në të drejtën familjare babilonase fëmijët ishin të detyruar t’iu

bindeshin prindërve dhe sanksiononte ashpër rrahjen e prindërve nga

ana e fëmijëve. Kodi i Hamurabit gjithashtu, parasheh dënime mjaft të

ashpra edhe për incestin brenda familjes.

E drejta babilonase njeh dhe institutin e adoptimit. Në Kodin e

Hamurabit ka dispozita me të cilat rregullohen marrëdhëniet në mes të

adoptuesit dhe të adoptuarit, si edhe marrëdhëniet në mes të adoptuarit

dhe të prindërve të tij.27 Lidhur me këtë institut, ligjvënësi në nenin 185

të kodit shprehet:” Nëse ndokush e merr ndonjë fëmijë si djalë në emër

të vet dhe atë e rrit, nuk mund të kërkohet më kthimi më kthimi i atij

fëmije të adoptuar”. Nuk mund të hiqet dorë nga adoptimi, nëse ndonjë

zejtar e mëson të adoptuarin në zanatin e tij ose ia vendos emrin e vet.

E DREJTA TRASHËGIMORE

Kjo degë e së drejtës ishte e rregulluar kryesisht me anë të rregu-

llave të së drejtës zakonore, ndërsa në kod janë vetëm disa nene (162-

176) të cilat trajtojnë këtë çështje. Sipas së drejtës babilonase si trashë-

gimtarë legjitim ishin vetëm meshkuj. Djemtë ishin trashëgimtarë të

pasurisë së trashëguar dhe kjo pasuri ndahej ndërmjet tyre në pjesë të

barabarta. Nuk mund të merrte pjesë në trashëgimi djali i cili kishte

kryer vepër penale ndaj babait. Kur bëhet fjalë për trashëgimin e pasu-

risë pas vdekjes vlen të theksohet se së pari djemve të pamartuar iu jepej

tirhata, vajzave shiritka, ndërsa bashkëshortes i jepej nudunu. Pjesa

tjetër e ngelur e pasurisë ndahej në mënyrë të barabartë ndërmjet djem-

ve. Nëse trashëgimlënësi nuk kishte djem, atëherë në trashëgimi thirre-

shin nipat, nëse nuk kishte as nipa, sipas rendit vinin vëllezërit pastaj

xhaxhallarët. E drejta babilonase zakonore i jep mundësi babait që për

së gjalli një pjesë nga pasuria e tij t’ia lë njërit nga djem dhe për këtë

lëshohej dokument. Në këto raste pas vdekjes së trashëgimlënësit pasu-

ria e tij ndahej në mënyrë të barabartë ndërmjet djemve. Në dispozitat

e Kodit të Hamurabit që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve nga sklla-

vja dhe fëmijëve nga konkubina (170-176), gjithashtu vërejmë rregulla

që kanë të bëjnë me trashëgiminë. Nga këto dispozita vërejmë se për-

jashtoheshin nga trashëgimia për pronën e paluajtshme fëmijët e lindur

me gruan skllave. Pas vdekjes së skllavit i cili për bashkëshorte kishte

27 Vajs, A/Kandiq L (1984). Historia e përgjithshme e shtetit dhe së drejtës. Prishtinë,

f. 43.

Page 16: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

115

gruan e lirë pasuria ndahej në dy pjesë dhe atë, një pjesë e pasurisë e

fituar nga periudha pas lidhjes së martesës merrej nga bashkëshortja,

ndërsa pjesa tjetër e pasurisë merrej nga pronari i skllavit.

E DREJTA PENALE

Në të drejtën penale babilonase gjenden gjurmët e një sistemi

primitiv që pasqyrohet në ekzistencën e dënimeve të tilla si hedhja në

lum, djegia, prerja e duarve dhe këmbëve, prerja e gjuhës, vulosja me

shenjë të skllavit, dëbimi nga vendbanimi etj.

Sa është primitive dhe e pazhvilluar e drejta penale, shihet edhe

nga fakti se aktet penale nuk janë diferencuar në mënyrë të qartë, pastaj

në faktin se aktet penale nuk janë përfillur sa duhet cilësitë subjektive

të delikuentit, d.m.th. a është bërë vepra me qëllim apo pa dashje, nga

dobia materiale apo hakmarrja, a është delikuenti normal, madhor etj.28

E drejta penale babilonase ishte një e drejtë që shprehte pabara-

zinë formalo-juridike ndërmjet shtresave shoqërore. Kjo vërehet sido-

mos nga lloji i dënimit që iu shqiptohej të akuzuarit. Nëse vepra penale

kryhej nga aviliumi, lartësia e dënimit ishte më e ulët, ndërsa ndaj

personit të shtresës më të ulët shqiptohej dënim më i lartë.

Në të drejtën penale babilonase zinte një vend të veçantë parimi

“sy për sy, dhëmb për dhëmb” i njohur ndryshe si parimi i talionit. Ky

parim zbatohej për veprat penale që kryheshin nga pjesëtarët e klasës

skllavopronare. Në Kodin e Hamurabit në nenin 169 shprehimisht

theksohet: “Nëse dikush ia nxjerr syrin tjetrit, këtij t’i nxirret syri”. Më

tej në nenin 218 gjithashtu theksohet: “Nëse mjeku i shkakton dikujt me

thikë të bronztë plagë të rëndë dhe e vret, ose dikujt ia hap syrin dhe ia

dëmton syrin, t’i priten duart”. Nga këto dy dispozita të Kodit vërejmë

se parimi i talionit haset në dy forma edhe atë: talioni real dhe talioni

simbolik. Talioni është real kur kryerësit të veprës penale i shkaktohet në

formë të njëjtë e keqja, ndërsa simbolik atëherë kur kryerësit të veprës

penale i shqiptohet dënim me gjymtime trupore për veprën e bërë.

Veprat penale që parashihen në kod parë nga këndi i së drejtës

penale bashkëkohore mund t’i ndajmë në disa grupe edhe atë: vepra

penale kundër shtetit dhe religjionit, vepra penale kundër personit, vep-

ra penale kundër pasurisë dhe vepra penale kundër familjes dhe moralit.

28 Vajs, A/Kandiq L (1984). Historia e përgjithshme e shtetit dhe së drejtës. Prishtinë,

f. 45.

Page 17: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

116

Veprat penale kundër shtetit dhe religjionit ishin: kryengritja, tra-

dhtia, sulmi ndaj sundimtarit dhe funksionarëve të ndryshëm të admi-

nistratës shtetërore etj. Ndërsa si vepra penale kundër religjionit konsi-

deroheshin: sulmi ndaj tempullit dhe pronës së tij, turpërimi i vendeve

të shenjta. Për kryesit e këtyre veprave penale parashihej dënim me

vdekje.

Veprat penale kundër personit ishin: vrasja, lëndimet trupore,

dhunimi ose keqtrajtimi, fyerja. Për këto vepra penale aplikoheshin këto

dënime: për vrasje dënimi me vdekje, për lëndime trupore zbatohej pari-

mi i talionit. Edhe për dhunën ose keqtrajtimin që ushtrohej ndaj perso-

nit zbatohej parimi i talioni. Dënimet për fyerje gjithashtu janë të

ashpra, sidomos në rastet kur personi i shtresës më të ulët ka fyer perso-

nin e shtresës më të lartë.

Veprat penale kundër pasurisë ishin: vjedhja dhe kusaria. Për këto

vepra penale aplikoheshin: dënimi me vdekje, gjoba, gjymtimet tru-

pore. Për vjedhje të tempullit dënimi ishte i ashpër edhe atë dënim me

vdekje, ndërsa për rastet tjera hajni duhej të kthente sendin e vjedhur

dhe të paguajë gjobë që ndonjëherë shkonte deri në tridhjetë herë sa

vlera e sendit të vjedhur. Nëse hajni nuk ishte në gjendje të paguajë

gjobën e vënë ,atëherë dënohej me gjymtime trupore. Për kusari shqip-

tohej dënimi me vdekje.

Veprat penale kundër familjes dhe moralit ishin: dhunimi, tradh-

tia bashkëshortore, incesti, keqtrajtimi i prindërve nga ana e fëmijëve

dhe e kundërta. Për dhunim dhe tradhti bashkëshortore aplikohej dënimi

me gjymtime trupore, e në ndonjë rast edhe dënimi me vdekje. Për in-

cest aplikohej dënimi me vdekje. Për keqtrajtimin e prindit nga fëmijët

parashihej dënimi me gjymtime trupore.

Duke parë llojet e veprave penale, dhe dispozitat e Kodit, shohim

se si lloje më të shpeshta të dënimeve kemi: dënimin me vdekje, gjymti-

met trupore, gjobën dhe ndalimin e ushtrimit të profesionit. Ekzekutimi

i dënimeve bëhej në mënyra të ndryshme edhe atë: dënimi me vdekje

ekzekutohej me djegie, me vrasje, me hedhje në ujë, vënien në hu, hedh-

jen në kafaz të egërsirave etj. Gjymtimet trupore zakonisht ekzekuto-

heshin me nxjerrje të syve, me prerje të dorës ose këmbës, prerje të

gjuhës, prerje të veshit, thyerje të dhëmbëve. Përmenden dhe mënyra

tjera të ekzekutimit të dënimeve si qetha e flokëve në shenjë turpi, rrahja

me kamxhik, shndërrimi në skllav, vulosja me shenjë të skllavit.

Siç shihet, dënimet kanë qenë mjaft të ashpra dhe nuk kanë pasur

karakter përmirësimi dhe socializimi ndaj kryerësit të veprës penale,

Page 18: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

117

por karakter hakmarrës dhe frikësues. Karakteri klasor që vërehet gjatë

aplikimit të dënimeve gjithashtu është një karakteristikë tjetër që tregon

se drejta penale ka qenë në stadin e zhvillimit të saj foshnjor.

Gjyqësia dhe procedura gjyqësore

Në Kodin e Hamurabit sa i takon gjyqësisë nuk kemi ndonjë

dispozitë që tregon për mënyrën e organizimi të saj. Burimet e ndry-

shme lidhur me këtë çështje tregojnë se nuk kanë ekzistuar gjykata si

organe të veçanta për të gjykuar. Organet të cilat kanë zbatuar drejtësinë

kanë qenë organet e administratës shtetërore. Dihet që instanca më e

lartë gjyqësore ka qenë vetë sundimtari, ndërsa në nivelet më të ulëta

drejtësinë e ndanin zyrtarë të autorizuar nga vetë ai.

Sa i takon procedurës gjyqësore ajo fillonte me kërkesën e palës

së interesuar, ndërsa shteti vetë e iniconte procedurën vetëm për ato

raste kur cenohej interesi i vetë shtetit.

Procedura në pjesën më të madhe ka qenë verbale dhe publike,

ndonëse kanë ekzistuar edhe kërkesa me shkrim nga ana e palëve, vendi-

me gjyqësore me shkrim etj. 29 Si mjete të provës gjatë ballafaqimit

gjyqësor përdoreshin: pohimi i palës, dokumentet e shkruara, dëshmia e

dëshmitarit, zënia në vepër, betimi dhe gjyqi hyjnor. Nga këndvështrimi

i së drejtës së procedurës penale sot, këto mjete mund t’i ndajmë në mjete

racionale të provës dhe mjete irracionale të provës. Në mjetet racionale

të provës bëjnë pjesë: zënia në vepër pohimi i palës, dëshmia e dëshmi-

tarit, dokumentet e shkruara. Ndërsa, në mjetet irracionale të provës bëjnë

pjesë: gjyqi i perëndisë, betimi dhe betimi me bashkëbetarë.

Kur pala pranonte veprën penale, kjo konsiderohej si mjet më i

fortë provues, pa marrë parasysh mënyrën e sigurimit të pranimit të

veprës nga pala. Dëshmia e rrejshme dënohej ashpër. Kjo shihet në

nenin 3 dhe 4 të Kodit të Hamurabit. Në nenin 3 të Kodit shprehimisht

theksohet: “ Nëse dikush në proces dëshmon në dëm të të pandehurit,

dhe atë që thotë nuk e provon: nëse procesi ka të bëje me jetën, dëshm-

itari të vritet”.

Mjetet irracionale të provës aplikoheshin më shpesh kur mungo-

nin mjetet tjera të të provuarit.

Betimi si mjet irracional i të provuarit kur jepej nga njëra palë,

palës tjetër nuk i mundësohej që ta bënte të njëjtën. Betimi me

29 Vajs, A/Kandiq L (1984). Historia e përgjithshme e shtetit dhe së drejtës. Prishtinë,

f. 47

Page 19: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

118

bashkëbetarë është mjet provues i ngjashëm me betimin, për ndryshim

se këtu nuk betohet i pandehuri, por për të betohen bashkëbetarët.30

Gjyqi i perëndisë ishte një formë e gjykimit e një natyre religjioze,

që konsistonte në dënimin e të dyshuarit nëpërmjet provave si kapja e

hekurit të skuqur me dorë, futja e dorës në ujë të valë, hedhja në ujë,

dyluftimi gjyqësor të cilat sipas bindjes mendohej se ishin përcaktuar nga

vetë perëndia, për të konkluduar nëse i dyshuari ishte apo jo fajtor. Sipas

bindjes, nëse i dyshuari arrinte t’iu përballonte këtyre lloj provave do të

konsiderohej se perëndia e kishte ndihmuar në këtë proces. Në Kodin e

Hamurabit lidhur me aplikimin e gjyqit të perëndisë në nenin 2 shpre-

himisht theksohet: “Nëse dikush e akuzon tjetrin për magji, por atë nuk

mund ta provojë, ai që akuzohet për magji, shkon e kërcen në lum: nëse

atë e merr lumi, ai që e akuzon do t’ia marrë shtëpinë. Nëse lumi tregon

se është i pafajshëm duke ia kursyer jetën, ai që e akuzon për magji, të

vritet, ai që kërcen në lum do t’ia marrë shtëpinë shpifësit të vet”.

CONCLUSIONS

The Babylon is one of the oldest states in the world. As such, it

has always attracted many researchers in studying and analyzing its

institutions and law.

The Code of Hammurabi remains among the very first legislative

acts that goes back to antiquity and gives to the researcher the ability to

find out about the different legal institutes and the way they have been

regulated by this Code. It also helps us to find out how the law has

evolved so far.

The paper focuses on the different institutes such as: the property,

the family, the criminal law, the judiciary, etc.

While analyzing its provisions, we conclude that it is a really very

ancient country/state. This is seen from the very beginning- the

Introduction of the Code up to its end- the Final part.

During the surveying of state organs/bodies, we conclude that the

state power was concentrated in the hands of one organ/body. The

imperator was holding all three powers: the executive power, the

legislative power and the judiciary.

30 Ismaili, H/Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore.

Prishtinë, f. 67

Page 20: ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И ПРАВОТОcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-7.pdf · SHTETI BABILONAS DHE E DREJTA ВАВИЛОНСКАТА ДРЖАВА И

C E N T R U M 13

119

RECENSENTË:

Prof. Dr. Safet Emruli

Prof. Dr. Jusuf Zendeli

LITERATURA

1. Ismaili, H/Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike

dhe shtetërore. Prishtinë

2. Anastasi, A (2004). Historia e institucioneve. Tiranë

3. Vajs, A/Kandiq L (1984). Historia e përgjithshme e shtetit dhe

së drejtës. Prishtinë

4. Djordjević, M (1969). Uvod u opštu istoriju države i prava I-

II. Radnički Univerzitet. Leskovac.

5. Ismaili, H (2001). Burime të zgjedhura juridiko-Historike.

Universiteti i Prishtinës. Prishtinë.

6. Kurtović, Š (1990). Opća historija države i prava. I knjiga.

Zagreb.

7. Поповска, Б (2007). Историја на правото- прв дел.

Студентски збор. Скопје.

8. Van De Mieroop, M (2005). King Hamurabi of Babylon.

Blackwell publishing. Oxford.

9. Statovci, E (2009). Pronësia origjina dhe zhvillimi. Studim

komparativ. Prishstinë.

10. Puhan, I (1989). E drejta romake. Prishtinë.

11. Bilalli, A/Bahtiri, B (2015). E drejta romake. Prishtinë.

12. Grimberg, K (2003). Historia botërore dhe qytetërimi.

Uegen. Tiranë.

13. Bingham, J/Chandler, F/Taplin,S. (2003). Enciklopedi e his-

torisë së botës e lidhur me internetin. Shtëpia e Librit & Komunikimit.

Tiranë.

14. Driver, G.R/Miles, J. (2019). The Babylonian Laws. Oxford

University. Oxford.

15. A Dictonary of Law. (2009). University press. Oxford.