| Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni...

68
Instituti kërkimor Demokraci për zhvillim | Seria: Interesi Publik | Nr. 3 | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! Roli i shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes në shërbim të interesit publik

Transcript of | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni...

Page 1: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Inst

ituti

kërk

imor

Dem

okra

ci p

ër z

hvilli

m

| Ser

ia: I

nter

esi P

ublik

| N

r. 3

| Pris

htin

ë, 2

013

|

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! Roli i shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes në shërbim të interesit publik

Page 2: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë
Page 3: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

1

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! Roli i shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes në shërbim të interesit publik Prishtinë, janar 2013

Page 4: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 2

Copyright © 2013. Demokraci për Zhvillim (D4D).

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç për citim të pjesëve të shkurtra për qëllime të kritikave apo vlerësimeve, asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme ripërtëritëse, ose të transmetohet në çfarëdo forme apo mjet elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues etj., pa lejen me shkrim të D4D-së.

Përgatitur nga:

Visar Sutaj dhe Leon Malazogu

Me kontribut nga:

Fjolla Raifi, Rozafa Ramadani

Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!” i financuar nga qeveria suedeze dhe përkrahur nga Olof Palme International Center. Përmbajtja e këtij raporti është në tërësi përgjegjësi e D4D-së dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimin e qeverisë suedeze apo Olof Palme Center.

Page 5: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

3

Përmbajtja - Hyrje, 4 - Plani hulumtues dhe metodologjia, 7 Shqyrtimi i kërkimeve të mëparshme, 7 Hulumtimi në terren dhe fokus grupet, 7 Anketimi i opinionit publik, 8 Vlerësimi jonë, 9 - Shqyrtimi i literaturës, 11 - Qartësimi i terminologjisë, 14 Dallimi shoqatë-fondacion, 14 Dallimi në mes të lobimit dhe avokimit, 15 - Llojet e organizatave, 16 Biznes/Korporatë, 16 Grupet rregullative, 21 Profesionale, 26 Të drejtat e njeriut dhe të tjera, 31 - Supozimet dhe strategjia për ndryshim, 35 Aspektet teorike, 35 Shtrirja e gjerë e shoqatave, 36 Përfaqësimi dhe pjesëmarrja, 37 Një rrugë e trasuar mirë, 39 Mjedisi politik, 41 Interesi publik kundrejt atij të ngushtë, 43 Rruga përpara, 46 - Përfundime dhe rekomandime, 50 - Shtojcat, 55 Shtojca I: Lista e personave të intervistuar, 55 Shtojca II: Pyetësori, 57 - Fusnotat, 60

Page 6: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 4

Hyrje

Ky studim analizon shkallën e zhvillimit dhe përfshirjen e shoqatave me anëtarësi në çështjet publike. Gjetjet kryesore tregojnë që shumica e shoqatave në Kosovë nuk kanë një bazë të mirëfilltë të anëtarësisë, përfitojnë pak nga puna vullnetare dhe nuk janë në gjendje të ndikojnë në agjendën publike. Me këtë punim dhe aktivitetet vijuese, D4D tenton të nxit një ndjenjë të obligimit qytetar në mënyrë që të ndihmohen grupet e aktivistëve për të influencuar politikat dhe përmirësuar mirëqenien publike. Në një situatë ekonomike të vështirë, ku ka një shkallë të lartë të papunësisë, qytetarët janë të shkëputur nga jeta publike pasi që u duhet të punojnë për mbijetesë. Shoqëria civile nuk perceptohet si legjitime për t’ju përgjigjur “nevojave të vërteta të shoqërisë dhe pjesëtarëve të saj”1. Disa grupe të organizatave të shoqërisë civile ndikojnë politikën – ato përpiqen që të zgjerojnë anëtarësinë e tyre dhe të përfshihen në aktivizmin vullnetar.

OJQ-të kanë pak fuqi që ndodh për shkak se vendimmarrësit në masë të madhe i kanë injoruar nevojat e tyre. Organizatat e shoqërisë civile “nuk janë mjaftueshëm të përfshira dhe të konsultuara në politikbërje”, si dhe ka pak bashkëpunim në mes të shoqërisë civile dhe qeverisë2. Për më tepër, prioritetet e grupeve të ndryshme civile rrallë kanë gjetur vend në programet zgjedhore të partive. Grupet civile nuk do të konsultohen përderisa ato nuk arrijnë të mobilizojnë qytetarët. Interesat e qytetarëve dhe të politikanëve më së miri do të harmonizoheshin përmes grupeve me anëtarësi. Grupet me

Page 7: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

5

anëtarësi kanë interes që të lobojnë dhe të avokojnë për shqetësimet që u përkasin grupeve specifike dhe shoqatave, qofshin ato profesionale, hobi, industri apo veçori tjera të përbashkëta.

Interesimi dhe shkalla e përkrahjes së donatorëve ndërkombëtar pas luftës së vitit 1999 bëri që numri i OJQ-ve të rritej në mënyrë enorme, me një total prej rreth 6.000 OJQ-ve. Shumica e tyre u regjistruan menjëherë në vitet e pasluftës, 1999-2002. Nga mostra e organizatave që kemi intervistuar, më shumë se gjysma u regjistruan gjatë kësaj periudhe.

Periudhat e regjistrimit të OJQ-ve (mostra e D4D-së)

Para 1999 1999-2002 2003-2008 2009-2012

4 14 13 3

Shoqatat me anëtarësi janë forma më e vjetër që i ngjasojnë shoqërisë civile duke filluar nga sistemi qeverisës ish-jugosllav. Disa nga OJQ-të më të vjetra në Kosovë tashmë janë funksionale për më shumë se 20 vite, por, sikurse në të kaluarën, ato nuk angazhohen në avokim dhe nuk kërkojnë ndryshime.

Qytetarët në përgjithësi nuk e ndjejnë që kontributi i tyre bënë ndryshim në jetën publike. Një anketë e zhvilluar së fundi nga D4D tregon që më shumë se 45% e të anketuarve mendojnë që kurrë nuk kanë pasur një rol në çështjet që kanë kapur të bëjnë me lagjen apo fshatin e tyre. Ndjenja e pafuqisë e zvogëlon gatishmërinë për të kërkuar anëtarësi aktive në një grup. Studime të kohëve të fundit tregojnë që më pak se 10% e OJQ-ve në Kosovë janë akoma aktive3. Në një sistem demokratik, ne varemi nga përfaqësuesit e zgjedhur për të zgjidhur problemet tona, shfrytëzim të duhur të buxhetit dhe si shpërblim ata të marrin votën tonë

Page 8: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 6

edhe për një mandat tjetër. Sidoqoftë, është e vështirë për politikanët që të kuptojnë shqetësimet e publikut. Ata duhet të mbështeten në grupet civile për të kuptuar shqetësimet individuale. Nëse grupet civile nuk janë të organizuara, zëri i qytetarëve mbetet i padëgjuar. Kultura e aktivizmit në Kosovë mbetet e dobët, siç duket të jetë rasti në tërë Ballkanin. Në Shqipëri, për shembull, nuk ka historik të angazhimit civil pasi që vendi është duke u rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë rajoni duhet të zbulojë këto parime nga e para. Faktorë të ndryshëm si madhësia e anëtarësisë, kohezioni, niveli i problemit, asimetria me agjendat e shtyrë nga grupet e tjera, do të përcaktojë autoritetin dhe kapacitetin e një grupi të caktuar që të jetë detyrues apo që të bindin vendimmarrësit të ndjekin udhëzimet e tyre. Punimi trajton rëndësinë e këtyre faktorëve dhe jep rekomandime se si të rritet ndikimi i grupeve me anëtarësi në çështjet publike.

Punimi fillimisht shtjellon planin tonë kërkimor, përshkruan metodologjinë, dhe vazhdon me recension të literaturës dhe qartësim të terminologjisë. Thelbi i punimit është tipologjia e organizatave, dhe strategjia për ndryshim në pjesën vijuese. Punimi përfundon me disa rekomandime për autoritetet, donatorët, dhe mbi të gjitha për vetë shoqatat me anëtarësi.

Page 9: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

7

Plani hulumtues dhe metodologjia Objektivi kërkimor i këtij punimi ishte vlerësimi i kapaciteteve të shoqatave me anëtarësi dhe ndikimi i i tyre në politikbërje. Kjo qasje nga brenda-jashtë ka trajtuar kushtet e brendshme të shoqatave, si dhe ka vlerësuar shkallën e përfshirjes së tyre në avokim dhe lobim. Procesi i hulumtimit ka përfshirë disa hapa, hulumtimin në zyrë, terren dhe analizën e të dhënave.

Shqyrtimi i kërkimeve të mëparshme Hulumtimi fillestar kryesisht është përqendruar në shqyrtimin e literaturës krahasuese si dhe analizën e bazës së të dhënave për OJQ e cila mirëmbahet nga autoritetet. Një punim i tillë i detajuar si ky kërkon shqyrtim të literaturës relevante për të kuptuar nga më afër marrëdhënien në mes të shoqërisë civile dhe vendimmarrësve. Shqyrtimi paraprak i literaturës ka ndihmuar në krijimin e një pasqyre të qartë se ku duhet kërkuar përgjigjet. Një burim për analizën fillestare ka qenë baza e të dhënave e të gjitha organizatave të shoqërisë civile në Kosovë ashtu siç mirëmbahet nga Zyra për Regjistrim dhe Ndërlidhje në Ministrinë e Administratës Publike. Për nevoja të këtij studimi, një mostër e rastësishme prej 228 organizatave jo-qeveritare është përzgjedhur për të trajtuar tiparet e tyre në detaje.

Hulumtimi në terren dhe fokus grupet D4D ka bërë tri lloje të kërkimit në terren, intervista me akterë të rëndësishëm, anketim dhe fokus grupe. Intervistat janë bërë me përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqatave me anëtarësi. Mostra është përbërë nga 37 organizata me anëtarësi (shoqata) dhe tri fondacione. Për të

Page 10: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8

ditur se cila është situata në terren, ne kemi përdorë një pyetësor gjysmë të hapur i cili ka gjeneruar përgjigje në lidhje me kapacitetet organizative, menaxhimin e brendshëm, anëtarësinë, strukturat e financimit, fushat e interesimit dhe aktivitetet e tyre për avokim dhe lobim. Para secilës intervistë, ekipi ka bërë një hulumtim paraprak për t’u familjarizuar me organizatat që kanë qenë pjesë e studimit. Intervistat janë koduar me kujdes që të dhënat të jenë të krahasueshme me të gjitha organizatat. Lista e të anketuarve është e përfshirë në Shtojcën 1. Mostra e pyetësorit është e përfshirë në Shtojcën 2. Pasi që janë mbledhur të dhënat nga intervistat, tri fokus grupe janë organizuar për të analizuar dhe validuar të gjeturat kryesore. Organizimi i fokus grupeve është metodë adekuate për të hetuar dhe vëzhguar respodentët më në detaje në një mjedis interaktiv. Në total, tetë përfaqësues politik dhe nëntë përfaqësues të shoqatave me anëtarësi kanë marrë pjesë në këto seminare ku u diskutua avancimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të zgjedhur. Kjo metodë pjesëmarrëse i ka ofruar projektit të dhëna cilësore shtesë rreth përvojës dhe perceptimit nga akterë të ndryshëm.

Anketimi i opinionit publik Hulumtimi ka përfituar edhe nga metoda sasiore e matjes. Katër pyetje kanë qenë pjesë e një ankete gjithëpërfshirëse të opinionit publik. Mostra është përbërë nga 952 respondentë. Disa nga pyetjet kanë qenë si në vijim:

ð Gjatë 12 muajve të fundit, sa herë keni pas kontakt me anëtarë të Parlamentit të Kosovës?

ð A mendoni se ju ec fjala në çështjet që kanë të bëjnë me lagjen tuaj?

Page 11: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

9

ð A mund të më tregoni se a jeni aktualisht apo keni qenë anëtarë i ndonjërit lloj të organizatave në vazhdim?

Respondentët janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme në të gjithë vendin. Pyetjet ishin formuluar në gjuhë lehtë të kuptueshme.

Vlerësimi jonë Kur të dhënat e hulumtimit janë të shumta atu nuk mund t’i prezantohen lexuesit pa kodifikim dhe përmbledhje në mënyrë të kuptueshme. Në seksionin e ‘tipologjisë së organizatave’, ne kemi përmbledhur të dhënat në mënyrë të kodifikuar dhe të kategorizuar. Gjatë hulumtimit, ne kemi pyetur për anëtarësinë, strukturat e brendshme, përfshirjen si dhe nivelin e avokimit. Anëtarësia shkon nga disa individë në mijëra. Në tabelat kemi kodifikuar ato si të vogla, mesatare dhe të mëdha. Potenciali për anëtarë të rinj ishte vlerësuar me ‘nuk ka’ (nëse të gjithë anëtarët potencial janë tashmë në grup), ‘i ulët’ (nëse disa anëtarë potencialisht mund të bashkohen), ‘i lartë’ (nëse numri i atyre që potencialisht mund t’i bashkohen është shumë më i lartë sesa anëtarët aktual).

Ngjashëm kemi vlerësuar strukturat e brendshme. Bazuar në intervistat tona, kemi bërë maksimumin që të vlerësojmë ato si: (a) jo-funksionale, (b) gjysmë-funksionale, (c) funksionale apo (d) energjike. Ky vlerësim është bazuar në nivelin e përfshirjes së anëtarëve, numri i personelit dhe financimi. Organizimi i brendshëm është vlerësuar ngjashëm si i ulët, i mesëm, i mirë apo i shkëlqyeshëm. Me strukturën e financimit, ne jemi përpjekur që të vlerësojmë shkallën se sa mbështetet një organizatë tek anëtarët. Varësisht nëse mbështetja bie më tepër tek donatorët apo

Page 12: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 10

tek anëtarësia (kur njëra nga kategori arsyeton 80% ose më tepër të burimit të financimit) kemi kodifikuar si ‘anëtarë’ apo ‘donatorë’, apo nëse me burim të përzier (nëse më pak se 80% të njërit burim).

Burimet njerëzore janë kategorizuar ngjashëm si të ulëta, mesatare, mirë ose të shkëlqyeshme. Lobimi dhe avokimi janë vlerësuar duke vlerësuar interesimin e tyre për lobim apo avokim (‘po’ për organizatat që janë të interesuara për të ndryshuar çështjet publike dhe ‘jo’ për ato që nuk janë). Gjithashtu janë paraqitur institucionet të cilat organizatat synojnë (qeveri, kuvend apo kuvend komunal). Vlerësuam edhe shkallën e kontributit duke gjykuar nëse interesat që organizatat shtyjnë gjithashtu përkojnë me atë publik (vlerësuar në rend të parë nga numri i njerëzve që përfitojnë nga agjenda që ata mbështesin).

Page 13: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

11

Shqyrtimi i literaturës

Shqyrtimi i literaturës përmbledh aspektet teorike dhe krahasuese rreth rolit të grupeve me anëtarësi në mjedisin politik dhe të politikave. Qëllimi i shqyrtimit të literaturës ishte që të shërbejë si pikënisje për të nxitur ide dhe për të planifikuar më mirë pjesën tjetër të hulumtimit.

Martha Chen, Renana Jhabvala, Ravi Kanbur dhe Carol Richards, Organizatat me anëtarësi të të varfërve [Membership-Based Organizations of the Poor] (Londër dhe New York: Routledge, 2007). Kapitulli 1: Konceptet, përvoja dhe politika, f. 3 -15. Ky kapitull i librit bën dallim të qartë në mes të OJQ-ve në përgjithësi dhe atyre me anëtarësi. Për dallim nga organizatat jo-qeveritare si kategori e përgjithshme, organizatat me anëtarësi kanë (1) llogaridhënie të brendshme përmes zgjedhjes së liderëve të vetë, dhe (2) legjitimitet të jashtëm përmes përfaqësimit që ua bëjnë liderët zgjedhësve të vet5. Organizatat me anëtarësim përfshijnë kategori nga partitë politike deri tek shoqëritë e varrmihësve dhe grupet vetë-përkrahëse. Ata përfshihen në aksione kolektive për të ndryshuar kushtet e anëtarëve të tyre të cilët i zgjedhin dhe i mbajnë llogaridhënës liderët e tyre tek anëtarësia e përgjithshme.

Amitai Etzioni, “Grupet e interesit të veçantë kundrejt përfaqësimit të zgjedhësve” [“Special Interest Groups versus Constituency Representation”] (analizë politike, 1985). Ky artikull nuk është përdorur drejtpërsëdrejti në këtë punim por ka inspiruar mendimet tona për të bërë dallimin në mes të grupeve të interesit dhe konstituencës politike. Kriteri për të bërë dallimin në mes të këtyre dyjave është baza shoqërore (e ngushtë apo e gjerë), gjerësia e interesit të përfaqësuar, dhe përfituesit (anëtarët apo jo-anëtarët)6.

Page 14: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 12

Grupet e interesit kanë një bazë të ngushtë shoqërore dhe koncentrohen në një numër të kufizuar të çështjeve, dhe sjellin përfitim vetëm për anëtarët e tyre. Grupet me përkrahje specifike elektorale kanë një bazë shoqërore me të gjerë, adresojnë një numër më të madh të çështjeve, dhe balancojnë interesat e anëtarëve me një përkushtim të madh në mirëqenien e përgjithshme. Termi “bazë elektorale” siç shpjegohet në gjuhën angleze “constituency” i referohet “bazës shoqërore: punëtorëve, bizneseve, grupeve etnike, etj”7. Grupet elektorale “janë kategori shoqërore (demografike, racore, apo profesionale) që kanë disa vlera të përbashkëta në aspektin e jashtëm, por jo domosdoshmërisht në atë të brendshëm”8.

Kristen A. Gronbjerg dhe Patricia Borntrager, “Jo-përfituesit nga Indiana: Një profil i organizatave me anëtarësi” [“Indiana Non-Profits: A Profile of Membership Organizations”] (punim hulumtues #6 publikuar nga Universiteti i Indiana-s, 2005), f. 2-75. Ky raport ka qenë i 6-ti në serinë që është bazuar në një anketim të madh të bërë me 2.026 organizata të bamirësisë në Indiana, organizata fetare, avokim dhe përfitim të dyanshëm si pjesë e projektit “Jo-përfituesit e Indiana-s: Gjerësia dhe dimensionet e komunitetit”. Hulumtimi bën dallimin në mes të gjashtë lloje të organizatave me anëtarësi dhe trajton dallimin e tyre në shërbime, madhësi, moshë, financim, strukturat e taksave dhe statuset ligjore.

Fred Boehmke, Biznes si zakonisht: Qasja e grupeve të interesit dhe përfaqësimi në hollet e vendimmarrjes [Business as Usual: Interest Group Access and Representation across Policy-Making Venues] (hulumtim i përkrahur nga Fondacioni Robert Wood, gusht 2008). Boehmke bën një studim gjithëpërfshirës të lobimit nëpër

Page 15: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

13

korridore (lobi) duke “studiuar regjistrimet e grupeve të interesit në degën legjislative dhe atë administrative” amerikane9. Ky studim është veçanërisht i rëndësishëm pasi që bën dallimin në mes të lobimit në Kongres prej atij në burokracinë e ekzekutivit në ShBA.

Bob Smucker, Udhëzuesi për lobim jo-fitimprurës [The Nonprofit Lobbying Guide] (Sektori i pavarur: botimi i dytë, 1999). Smucker paraqet shumë mënyra se si organizatat për bamirësi mund të shtyjnë përpara çështjet e tyre për avokim në institucionet legjislative qendrore dhe lokale. Ky udhëzues është shumë i dobishëm për organizatat me anëtarësi që janë të angazhuara në politikbërje apo dëshirojnë që të fillojnë një gjë të tillë.

Page 16: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 14

Qartësimi i terminologjisë

Dallimi shoqatë-fondacion Hapi i parë i hulumtimit tonë ka qenë vlerësimi i dy mundësive për rregullim ligjor të organizatave jo-qeveritare. Sipas ligjit, një OJQ e re mund të zgjedhë të regjistrohet si fondacion ose si shoqatë. Shumica e organizatave janë regjistruar si shoqata duke u detyruar që të kenë edhe anëtarësi (më shumë se 96%, nga totali prej 5.853 organizatave në prill të vitit 2012)10. Pjesa e mbeture prej 4% të organizatave janë të regjistruara si fondacione.

Grupet e përbëra me anëtarësi zakonisht regjistrohen si shoqata, përderisa ato pa anëtarësi regjistrohen si fondacione. Shoqata përkufizohet si organizatë e anëtarësisë e themeluar nga tre ose më shumë persona, ku të paktën njëri prej tyre ka vendbanim në Kosovë11. Shoqatat duhet t’u shërbejnë nevojave të anëtarëve të tyre.

Dallimi në mes të shoqatave dhe fondacioneve injorohet dhe të dyjat zakonisht referohen thjesht si OJQ. Shumica e udhëheqësve të OJQ-ve të intervistuar e konsiderojnë këtë dallim formal si të parëndësishëm i cili kërkohet vetëm kur të kompletohen dokumentet për regjistrim. Një nga dokumentet e kërkuara për regjistrim është statuti, i cili shërben si pikënisje dhe referencë në qeverisjen e brendshme, përfshirë edhe zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve. Në praktikë, statuti konsiderohet si më pak i rëndësishëm. Njëri nga themeluesit e organizatës Agro-Dev, Gëzim Hisaj, thotë:

Page 17: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

15

Statuti është më tepër një dokument që kërkohet kur të hapet organizata. Statuti nuk përditësohet rregullisht nga OJQ-të lokale dhe shpesh nuk kërkohet nga autoritetet publike dhe donatorët12.

Shumë të anketuar që përfaqësojnë shoqata të ndryshme nuk kanë ndarë me ne statutet e tyre pasi që ose nuk i kanë pasur ose nuk kanë qenë të përditësuara.

Dallimi në mes të lobimit dhe avokimit Lobimi dhe avokimi janë dy mjetet kryesore për organizatat jo-qeveritare për të ndikuar në vendimmarrje. Lobimi ka për qëllim të

Ndikojë tek ligjbërësit që të përkrahin apo kundërshtojnë çështje apo ligje të caktuara13.

Komunikimi direkt dhe jo-formal është lloji më i shpeshtë i i lobimit. Lobimi po ashtu përfshin edhe lobuesit me pagesë, të cilët nuk janë pjesë e këtij hulumtimi. Në vend të kësaj, avokimi është më tepër i synuar dhe ka për qëllim të

Informojë komunitetin ... si vendimet e politikbërësve ndikojnë në ofrim të shërbimeve14.

Disa aktivitete të avokimit përfshijnë asistencën teknike, studime hulumtuese, diskutime, etj. Të gjitha këto aktivitete janë ligjërisht të lejuara për organizatat jo-fitim prurëse përfshirë edhe shoqatat me anëtarësi. Përgjatë punimit ne do të përdorim të dy termat si zëvendësim për njëri tjetrin pavarësisht dallimeve që kanë ato. Pjesa e punimit në vazhdim përshkruan vlerësimin tonë për funksionimin e organizatave me anëtarësi, rregullimin e tyre ligjor, profilin e organizatave, anëtarësinë, burimet njerëzore dhe strukturën e financimit.

Page 18: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16

Llojet e organizatave

Hulumtimi nxjerr disa profile të ndryshme të shoqatave me anëtarësi. Secili profil është emëruar bazuar në disa tipare dhe karakteristikave të përbashkëta të cilët ne i kemi përgjithësuar përgjatë studimit. Janë katër grupe të madhore me anëtarësi të cilat janë identifikuar si në vijim:

ð Biznese apo korporata, të organizuara në shoqata që mbrojnë interesin e një sektori të caktuar, p.sh. kompanitë e sigurimit, odat ekonomike, institucionet mikro-financiare;

ð Rregullative, llojet e shoqatave të cilat kërkojnë të rregullojnë sferën publike në një fushë të caktuar;

ð Profesionale në profesione të ndryshme që kërkojnë të përmirësojnë mjedisin ligjor dhe të politikave;

ð Grupet ekonomike dhe sociale të gjëra siç janë të drejtat e njeriut (rrjetet e grave, personat me aftësi të kufizuar), rekreative apo hobi (alpinistët), dhe lloje tjera të shoqatave me anëtarësi (p.sh. bujqësi, kulturë, mjedis, etj.).

Pjesa në vazhdim e këtij kapitulli analizon më në detaje anëtarësinë, strukturën e fondeve, burimet njerëzore dhe aktivitetet e lobimit për secilën kategori të shoqatave.

Biznes/Korporatë Shoqatat kryesore të cilat përfaqësojnë interesat e korporatave janë themeluar nga institucionet mikro-financiare dhe organizatat e llojit industrial. Anëtarë janë kompanitë që janë të fuqishme dhe së bashku ato kanë treguar se kanë fuqinë për të bërë presion tek politikanët. Ndikimi i politik mbetet në duart e shoqatave të orientuara në biznese të cilat janë financiarisht stabile. Anëtarësia e tyre e vogël është aktive dhe janë të gatshëm që të paguajnë për anëtarësinë vjetore. Anëtarësia e vogël dhe përfitimet e

Page 19: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

17

mëdha janë arsye të mjaftueshme për të bashkuar forcat. Kur kishte shenja që çmimi i miellit do të ngritët në tregun ndërkombëtar, Shoqata e Mullisëve të Kosovës tërhoqi vëmendjen tek publiku se çmimi i bukës do të rritet për 10 deri në 15%15. Kjo tregon shkallën e fuqisë së tyre edhe në ndikim të publikut. Krahas harmonizimit të pozicioneve të përbashkëta, anëtarët e shoqatave të karakterit të korporatave marrin edhe përfitime tjera, nga pjesëmarrja pa pagesë në trajnime, seminare dhe panaire, siç është rasti me Shoqatën e Institucioneve Mikrofinanciare në Kosovë16. Këto dhe raste të tjera tregojnë që bashkimi i forcave mund të jetë efikas dhe jep rezultate të dëshiruara nga anëtarët.

Anëtarësia aktuale dhe potenciali Shumica e shoqatave me karakter biznesor kanë një anëtarësi të ngushtë të përbërë nga me pak se 110 anëtarë. Numri i anëtarëve të regjistruar varion nga 10 (p.sh. Shoqatave e Sigurimeve të Kosovës) deri në 120 anëtarë (p.sh. Oda Amerikane). Tabela më poshtë tregon zbërthimin e anëtarësisë për shoqata të ndryshme.

Grupet e interesit të bizneseve

Anëtarësia

Madhësia Potenciali Përfshirja

Shoqata e kompanive të sigurimeve të Kosovës

E vogël Nuk ka - të gjitha kompanitë e sigurimeve, përveç njërës janë anëtarë të shoqatës

E lartë

Shoqata e institucioneve mikro-financiare të Kosovës

E vogël Nuk ka - shumica e institucioneve janë anëtarë

E lartë

Shoqata për përpunimin e rërës dhe zhavorrit

E vogël Nuk ka - shumica e institucioneve janë anëtarë

E lartë

Shoqata e mullisëve të Kosovës E vogël Ulët - shumica e institucioneve janë anëtarë

E lartë

Oda ekonomike Amerikane Mesatare Ulët - anëtarësia nuk është e kufizuar

Mesatare

Shoqata e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit të Kosovës

Mesatare Mesatare - anëtarësia nuk është e kufizuar

E lartë

Page 20: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18

Shoqatat që përfshijnë të gjithë anëtarët mund të fitojnë fuqi të tepruar për të kontrolluar tregun (p.sh. kompanitë e sigurimit, bankat, etj). Ekziston një dallim në mes nismave legjitime për të përmirësuar ambientin biznesor dhe marrëveshjeve të dëmshme për te mbajtur çmimet lartë. Disa kompani mund të kenë parandaluar disa kompani tjera që të hyjnë në tregut, duke eliminuar kështu konkurrencën. Potenciali dhe qëndrimi për të rritur anëtarësinë duhet të trajtohet me kujdes. Të dhënat e hulumtimit tregojnë që këto shoqata nuk kanë shumë potencial për të rritur anëtarësinë e tyre duke potencuar që ato tashmë e kanë arritur kapacitetin e plotë dhe kanë integruar tërë anëtarësinë potenciale. Ky është rasti me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës ku vetëm një kompani e sigurimeve nuk është anëtare, përderisa të gjitha tjerat janë17.

Tarifat për anëtarësi dhe struktura e anëtarësimit Shoqatat e bizneseve kanë tarifat më të larta për anëtarësi nga të gjitha llojet. Tarifat janë më të lartat në Shoqatën e Institucioneve Mikrofinanciare, nga 6.000 në 10.000 euro, pasuar nga Oda Ekonomike Amerikane 500 deri në 3.500 euro. Që një kompani të vendos të paguajë një tarifë të tillë, duhet që të perceptojë se ka llogari - se bashkëngjitja në një grup më të madh, në mënyrë indirekte i sjell të ardhura më të larta për kompaninë sesa që është kostoja e anëtarësisë. Stabiliteti financiar i shoqatave të llojit korporatë ka të bëjë në masë të madhe me tarifat ndaj anëtarësisë së tyre dhe të gjitha ato mund të shkojnë përpara pa përkrahje të donatorëve. Më tepër se 65% të buxhetit të Odës Ekonomike të Kosovës sigurohet me kontribute nga anëtarët e saj18. Mbështetja në tarifa të anëtarësisë është po ashtu një tregues i përfshirjes së anëtarëve, përderisa gatishmëria për të paguar vjen me pritjet e përgjithshme dhe të veçanta që sjell anëtarësimi. Në tabelën në pjesën vijuese, kemi vlerësuar financimin si të

Page 21: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

19

varur në anëtarë për të gjithë ata që janë varur në anëtarësi për më shumë se 75% të financimit të tyre. Vetëm STIKK është vlerësuar se ka strukturë të përzier të financimit pasi që rreth gjysma e të ardhurave varet nga donatorët.

Burimet njerëzore Financiarisht stabil, shoqatat e bizneseve mund të punësojnë personel të suksesshëm. Shumica e këtyre shoqatave kanë më tepër se tre të punësuar që angazhohen në punët e përditshme të organizatës me qëllim për t’i shërbyer interesave të anëtarëve. Përjashtim bën Oda Ekonomike Amerikane e cila ka më shumë se pesë persona që punojnë me orar të plotë19. Tabela më poshtë tregon në më shumë detaje nivelin e brendshëm organizativ.

Grupet e interesit të bizneseve

Funksionimi Organizimi i brendshëm

Struktura e financimit

Burimet njerëzore

Shoqata e kompanive të sigurimeve të Kosovës

Funksional Mirë Anëtarët Mirë

Shoqata e institucioneve mikro-financiare të Kosovës

Funksional Mirë Anëtarët Mesatare

Shoqata për përpunimin e rërës dhe zhavorrit

Funksional Mirë Anëtarët Ulët

Shoqata e mullisëve të Kosovës

Funksional Pakënaqshëm Anëtarët Ulët

Oda ekonomike Amerikane Funksional Shkëlqyeshëm Anëtarët Shkëlqyeshëm

Shoqata e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit të Kosovës

Funksional Shkëlqyeshëm Përzier Shkëlqyeshëm

Të gjitha shoqatat e bizneseve duken funksionale, përderisa dy prej tyre mund të konsiderohen energjike. Për organizim të brendshëm, kemi vlerësuar 'ulët' organizatat që nuk kishin struktura të qarta të brendshme dhe ku personeli nuk ishte shumë i përfshirë. Bordet e drejtorëve kanë ndikimin të madh tek shoqatat e bizneseve. Ato kanë ndikimin për të përcaktuar programin e

Page 22: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 20

organizatës dhe të kërkojnë llogari nga drejtori ekzekutiv. Bordet takohen më shpesh sesa që kërkohet me status kur zhvillimet kërkojnë që shoqata të reagojë për interesin e vet.

Lobimi dhe avokimi Shoqatat e bizneseve kanë për qëllim të promovojnë interesat e përbashkëta përmes ndikimit të politikave. Sipas hulumtimit të D4D-së, interesat e sektorit të biznesit paraqiten në mënyrë më efektive dhe efikase në krahasim me interesat e shoqatave të kategorive tjera. Këto shoqata angazhohen në lobim në mënyra të ndryshme. Ato zakonisht i komunikojnë interesat e tyre përmes qeverisë dhe autoriteteve komunale. Aktivitetet më të shpeshta që kërkojnë fokusin e lobimit të tyre është hartimi i ligjeve që kanë të bëjnë me interesat e anëtarëve të tyre.

Grupet e interesit të bizneseve

Interesi Kapaciteti & ndikimi

Lobi

m

Avok

im

Cak

u

Lob

& Av

ok

Përfi

timi

publ

ik

Shoqata e kompanive të sigurimeve të Kosovës

Po Jo Qeveria Po Negativ

Shoqata e institucioneve mikro-financiare të Kosovës

Po Jo Qeveria Po Negativ

Shoqata për përpunimin e rërës dhe zhavorrit

Po Jo Qeveria Po Negativ

Shoqata e mullisëve të Kosovës Po Jo Qeveria Po Negative

Oda ekonomike Amerikane Po Po Qeveria Po Ulët. Mund të promovojë investimet direkte nga jashtë

Shoqata e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit të Kosovës

Po Po Qeveria Po Lartë. Promovon IT-në që është pozitive

Tabela më lartë krahason shoqatat sa i përket interesit dhe kapaciteteve të tyre për lobim. Të gjitha këto organizata angazhohen në lobim dhe shumë më pak në avokim. Fatkeqësisht, mbrojtja interesit personal të tyre rrallëherë

Page 23: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

21

shkon në interes të publikut. Është e vështirë për shumicën e shoqatave të bizneseve që të vënë interesin publik para interesit të anëtarëve të tyre. Ato janë krijuar që t’u shërbejnë interesave të anëtarëve, dhe mbrojtja e interesit të ngushtë shpesh vie në kundërshtim me interesin publik. Nuk ka asgjë të keqe nëse ata mbrojnë interesin e tyre por për fat të keq, nuk ekzistojnë shoqata tjera që balancojnë interesin e shtyre nga grupet e ngushta. Shoqatat e korporatave në mënyrë rigoroze ndjekin interesin e anëtarëve të tyre në një industri të caktuar, dhe që shpesh është kundër interesit publik. Shoqata e Naftëtarëve shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave të cilat kanë akuzuar anëtarët e kësaj shoqate se janë angazhuar për marrëveshje për çmime. Supozohet se anëtarët takohen në Maqedoni prej nga edhe blihet nafta dhe bashkërisht vendosin për çmimet që duhet shitur në tregun e Kosovës20. Në shtator të vitit 2012 deputeti Berat Buzhala ka thënë:

Shoqata e Naftëtarëve është një organizatë kriminale dhe kjo duhet të demontohet, pasi që merret me interesa personale të pak bizneseve21.

Çfarë është edhe më keq, sipas z. Buzhala, çmimet e naftës janë shumë të larta edhe kur çmimet në tregun ndërkombëtar bien. Kjo tregon nivelin e interesit vetjak që kanë kompanitë e naftës, që tërësisht injoron faktin që konsumatorët do të paguajnë çmime më të larta se sa duhet për naftë.

Grupet rregullative Ky mund të jetë grupi më i pazakontë për të cilin nuk kemi gjetur krahasim në literaturë. Kjo është kategoria më e vjetër e organizatave me anëtarësi që e ka gjenezën e vetë në ish-Jugosllavi. Në atë kohë, grupet me anëtarësi kanë qenë aktive edhe pse nuk kanë pasur për qëllim ndryshimin e

Page 24: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22

politikave. Disa nga to kanë pasur funksione rregullative në formë të kontrollit të cilësisë përmes dhënies së licencave. Shoqatat e intervistuara nga D4D (që bien në këtë kategori) kanë shfaqur pak interes për të lobuar apo avokuar. Ato veprojnë si të ishin ndërmarrje shtetërore që kanë për qëllim të rregullojnë një industri apo një profesion. Shoqatat me një funksion të tillë ‘rregullativ’ përfshijnë Odën Ekonomike të Kosovës, Odën e Avokatëve të Kosovës, Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës, Asociacionin e Komunave të Kosovës, Shoqatën e Gjuetarëve të Kosovës, si dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së Kosovës. Këto janë shoqata me anëtarësi që kanë anëtarësi të fortë të përbërë qoftë nga bizneset apo individët që janë në një formë pjesë e proceseve vendimmarrëse. Ka një trend në rritje të shoqatave me anëtarësi të cilat marrin licenca nga autoritetet për të ushtruar funksion publik. Dy shoqata të krijuara rishtazi kanë fituar licencë nga Ministria e Kulturës që në mënyrë kolektive të administrojnë të drejtat e autorit në fushën e muzikës dhe aktiviteteve tjera audiovizuele, Shoqata e Autorëve, Prodhuesve dhe Interpretëve te Kosovës (APIK) dhe Shoqata e Artistëve Vizual, Producentët dhe Interpretuesit e Kosovës (VAPIK). Artistët dhe skeptikët e tjerë dyshojnë që këto dy shoqata mund të mbrojnë të drejtat e autorit për shkak të mungesës së zbatimit të ligjit22. Ky trend ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Vetëm organizatat kompetente mund të marrin funksion rregullativ publik. Është pozitive që vetë organizatat marrin një rol të tillë, por kjo kufizon kapacitetin e tyre për të avokuar. Të pasurit rol rregullativ mund të ruajë interesin e personave të përfshirë, por pamundëson kërkesat për ndryshime të politikave. Bashkëpunim më i madh me autoritetet është i dobishëm, por një gjë e tillë i jep mundësi autoriteteve të ndikojnë në liderët e shoqatave dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë më tepër mundësitë e tyre për lobim.

Page 25: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

23

Anëtarësia aktuale dhe potenciali Shoqatat e llojit rregullativ kanë një bazë të gjerë të anëtarësisë që përbëhet nga individët dhe organizatat. Anëtarësia e tyre shkon nga 500 deri në 40.000 anëtarë, me përjashtim të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) që i ka 24 komuna të regjistruara23.

Grupet funksionale rregullative

Anëtarësia

Madhësia Potenciali Përfshirja

Oda ekonomike e Kosovës E madhe Mesatar E ulët

Oda e avokatëve të Kosovës E madhe Nuk ka E ulët

Shoqata e kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve të Kosovës

E madhe Lartë, hapur për studentët

E ulët

Asociacioni i komunave të Kosovës E vogël Ulët Vetëm kryetarët

Federata e gjuetarëve të Kosovës E madhe Ulët E ulët

Shoqata e veteranëve të luftës të Kosovës E madhe Nuk ka Mesatare

Përderisa numri dallon, ka pak organizata që potencialisht mund të rrisin anëtarësinë. Përderisa AKK ka vetëm 24 komuna, ka pak të tilla që kanë mbetur jashtë këtij rrjeti, kështu që potenciali për t’u rritur mbetet i vogël. Është e zakonshme për organizata të tilla që të kenë përfshirje të ulët të anëtarëve. Anëtarët shohin përfitim nga anëtarësia në këto shoqata pasi që u jep atyre ndikim legjitim në administrimin e të drejtave të tyre në formë të licencës. Por, anëtarësia është automatike, si dhe përfitimet janë të mëdha kryesisht për një grup më të ngushtë dhe për lidershipet e shoqatave dhe jo aq për anëtarët e thjeshtë.

Tarifat për anëtarësi dhe struktura e anëtarësimit Tarifat për anëtarësi ndryshojnë nga lloji i organizatës, p.sh., tarifa vjetore për të qenë anëtarë i shoqatës së veteranëve të luftës është vetëm 12 euro24. Në anën tjetër, për t’u bërë anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe

Page 26: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24

Auditorëve të Certifikuar tarifa shkon nga 64 deri në 144 euro25. Tarifat janë të ulëta ashtu siç janë edhe shpërblimet që merren nga fakti i të qenit anëtar i rrjetit. Krahasuar me shoqatat e bizneseve, këto sjellin më pak privilegje për anëtarët dhe mbetet hapësirë për anëtarët jashtë shoqatës. Është më rëndësi të përmendet që shoqatat e karakterit rregullativ marrin pjesërisht fonde nga organizatat ndërkombëtare dhe nga buxheti publik.

Burimet njerëzore Këto organizata kanë karakter organizativ të përzier, nga ato më pak funksionale tek ato energjike, dhe nga organizimi i brendshëm i kënaqshëm në atë të shkëlqyer. Burimet njerëzore variojnë nga ‘ulët’ në të ‘shkëlqyer’ siç edhe shihet në tabelën më poshtë.

Grupet funksionale rregullative

Funksionimi Organizimi i brendshëm

Struktura e financimit

Burimet njerëzore

Oda ekonomike e Kosovës Energjik Mirë Anëtarë Mesatare

Oda e avokatëve të Kosovës Funksional Shkëlqyeshëm Anëtarët Shkëlqyeshëm

Shoqata e kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve të Kosovës

Funksional Shkëlqyeshëm Përzier por kryesisht donatorët

Shkëlqyeshëm

Asociacioni i komunave të Kosovës

Funksional Shkëlqyeshëm Përzier Shkëlqyeshëm

Federata e gjuetarëve të Kosovës

Gjysmë funksional

Mesatar Anëtarët Ulët

Shoqata e veteranëve të luftës të Kosovës

Gjysmë funksional

Mirë Anëtarët Mesatar

Disa nga këto organizata kontaktohen nga donatorët për zbatim të projekteve konkrete për kryerje të shërbimeve por jo për avokim kur kërkohet ndryshime në vendimmarrje.

Lobimi dhe avokimi Shumica e shoqatave me anëtarësi janë të interesuar më

Page 27: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

25

shumë në lobim e më pak në avokim. Ngjashëm si me shoqatat e bizneseve, caku i këtyre organizatave është qeveria. Disa nga këto grupe, veçanërisht ato me organe rregullative të pavarura të emëruara nga Parlamenti, po ashtu kanë si synim legjislativin. Shumica e këtyre organizatave kanë kapacitete të mjaftueshme të cilat nuk i vejnë në funksion për lobim. Në përgjithësi, rrallë-herë vihen në mbrojtje të interesit publik. Qëllimi parësor i shoqatave të tilla është që të kontrollojnë certifikimin dhe licencimin profesional dhe kanë pak ambicie përtej kësaj. Këto grupe kanë ose pretendojnë të fitojnë një rol publik, zakonisht licencimin e profesionistëve të rinj. Ky interes u pamundëson që të merren me avokim për shkak se mund të shihet si sfidim i institucioneve më të cilat bashkëpunojnë dhe nga të cilat varen. Kontributi i tyre për interesin publik është i vogël. Rregullimi i profesioneve ka përparësinë e futjes në funksion të disa standardeve dhe kritereve. Dëm do të ishte mbyllja e profesioneve për profesionistët e rinj duke kufizuar kështu konkurrencën. Në disa nga shoqatat rregullative me anëtarësi, bordi është i përbërë nga figura politike. Kjo tregon që këto shoqata mund të ndikohen lehtë nga politika dhe anasjelltas. Për shembull, Asociacioni i Komunave ka në bord anëtarë të nga të gjitha partitë politike. Një shembull i avokimit nga këto kategori është Shoqata e Gjuetarëve e cila që nga korriku 2012 është duke u munduar që të bindë Ministrinë e Punëve të Brendshme që t’ua njoh diplomat e tyre26. Në nëntor, gjuetarët kanë thënë se do të organizojnë një peticion në përgjigje të kërkesës së ministrisë që të gjithë 39.500 anëtarët t’u nënshtrohen provimeve në mënyrë që të rimarrin licencën27. Një kërkesë tjetër është që shoqata të ketë rol në licencimin e armëve të gjuetisë. Oda Ekonomike e Kosovës ka qenë përkrahëse e

Page 28: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 26

përkushtuar e procesit të privatizimit. Së voni, ata kanë avokuar për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) pasi që kanë shprehur besimin se sektori publik mundet më së miri të përfaqësojë interesin publik28.

Grupet funksionale rregullative

Interesi Kapaciteti & ndikimi

Lobi

m

Avok

im

Cak

u

Lob

& Av

ok

Përfi

timi

publ

ik

Oda ekonomike e Kosovës Po Ulët Qeveria Po Mesatar. Mbi të gjitha promovon interesin e bizneseve

Oda e avokatëve të Kosovës Po Jo Qeveria Po Negative: mban poshtë numrin e avokatëve Pozitiv: mban kriteret lartë

Shoqata e kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve të Kosovës

Po Jo Qeveria Po Disa, përmirëson transparencën

Asociacioni i komunave të Kosovës Po Po Qeveria/Kuvendi

Po Pozitiv

Federata e gjuetarëve të Kosovës Po Jo Qeveria/Komuna

Jo Ulët

Shoqata e veteranëve të luftës të Kosovës

Po Po Qeveria/Kuvendi

Mesatar Ulët

Në fillim të dhjetorit të vitit 2012, Oda ka dërguar 400 rekomandime tek qeveria dhe institucionet tjera relevante se si të promovojnë dhe zhvillojnë sektorin e biznesit të vogël29. OEK ndikon fuqimisht në politikbërje, kryesisht në mbrojtje të anëtarëve të saj.

Profesionale Shoqatat profesionale kanë anëtarësi të brishtë të përbërë kryesisht nga individë që hezitojnë të paguajnë anëtarësimin. Anëtarët zakonisht janë individë që janë të lidhur me profesionin e tyre por kryesisht nuk kanë arritur që të organizohen dhe kolektivisht të ushtrojnë ndikim tek

Page 29: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

27

politikanët. Shoqatat kryesore që përfaqësojnë profesionet përfshijnë arkitektët, gjyqtarët, doktorët, etj. Shoqatat profesionale në masë të madhe varen nga kryesuesit që janë entuziast dhe aktiv por që nuk ja arrijnë të mobilizojnë anëtarë të tjerë. Me pak apo fare personel, ato mund të cilësohen si organizata pa strukturë organizative. Ekzistenca e shoqatave krejtësisht varet në aftësinë e udhëheqësisë dhe anëtarësisë për të mbrojtur dhe promovuar interesin e profesionistëve që janë apo nuk janë aktiv në tregun e punës. Shoqatat profesionale kanë mungesë të personelit kompetent dhe fondeve, dhe janë shumë më pak të organizuara sesa organizatat e bizneseve. Si rrjedhojë, ato nuk janë mjaftueshëm aktive në avokim dhe lobim për interesat e anëtarëve të tyre dhe të promovojnë mirëqenien publike. Pavarësisht mungesës së fondeve, këto shoqata janë kategoria që më së shumti ka gjasa që të rritet. Disa do të përpiqen që të marrin rol rregullativ si mbrojtje sipërfaqësore, përderisa të tjerët do të zhvillohen në grupe që merren vetëm me avokim, edhe pse kjo do të ndodhë vetëm në aspekt afatgjatë.

Anëtarësia aktuale dhe potenciali Shoqatat e llojit profesional janë shpesh shoqata vullnetare që kanë anëtarësi të ngushtë. Baza e anëtarësisë kryesisht përbëhet nga individë që i përkasin një profesioni të caktuar dhe që dëshirojnë të bëhen pjesë e një asociacioni. Këto shoqata zakonisht janë të vogla sa i përket anëtarësisë aktuale. Sidoqoftë, ekzistojnë me mijëra profesionistë që janë jashtë grupeve aktuale, gjë që tregon që këto organizata kanë potencial të madh për t’u rritur. Të gjeturat tona tregojnë që numri i anëtarëve të regjistruar në këto organizata varion nga 12 (p.sh. Shoqata e Avokatëve të Kosovës NORMA) deri në 200 (p.sh. Unioni i Gazetarëve të Kosovës). Tabela më lart tregon zbërthimin e anëtarësisë më në detaje.

Page 30: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 28

Për të zgjeruar anëtarësinë e tyre, këto shoqata duhet të bindin anëtarët potencial që anëtarësia mund të sjell përfitime dhe se e vlen të paguajnë anëtarësinë.

Grupe profesionale Anëtarësia

Madhësia Potenciali Përfshirja Shoqata e avokatëve të Kosovës "Norma" Shumë e vogël Shumë i lartë E lartë

Shoqata e dentistëve të Kosovës E vogël Lartë Mesatare (grup i vogël)

Shoqata e arkitektëve të Kosovës E vogël Lartë Shumë e ulët

Shoqata e botuesve të Kosovës E vogël Lartë Nuk ka

Shoqata e prokurorëve të Kosovës E vogël Lartë E ulët

Unioni i gazetarëve të Kosovës E madhe Lartë Mesatare

Asociacioni i mediave të pavarura elektronike të Kosovës

E vogël Lartë Mesatare

Shoqata e gazetarëve profesionist të Kosovës E madhe Lartë Mesatare

Kjo nënkupton qëndrim të përbashkët për një kërkesë konkrete, standard apo rregullore, në përfitime tjera të cilat anëtarët nuk mund t'i realizojnë në mënyrë individuale.

Struktura financiare dhe efikasiteti organizativ Shoqatat e këtij lloji nuk janë financiarisht stabile e as të qëndrueshme pasi që nuk kanë përkrahje të donatorëve dhe gjenerojnë pak të ardhura nga anëtarët. Përderisa më herët këto organizata kanë pasur përkrahje të madhe financiare nga donatorët, kjo përkrahje ka rënë kohëve të fundit siç ka rënë për tërë sektorët e shoqërisë civile. Përderisa shoqatat tani mbështeten më shumë në pagesat e anëtarësisë, ato vështirë që ia dalin të mbulojnë shpenzimet e tyre.

Shumica e shoqatave profesionale nuk kanë më shumë se dy punëtorë dhe kryesisht mbështeten në personel me afat të caktuar kohor për aq sa kanë projekte. Mungesa e personelit dhe mungesa e angazhimit vullnetar e kufizon punën e tyre.

Page 31: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

29

Ka shpesh raste kur anëtarët e bordit dhe drejtori ekzekutiv kanë punuar krejtësisht në baza vullnetare.

Grupe profesionale Funksionimi Organizimi i brendshëm

Struktura e financimit

Burimet njerëzore

Shoqata e avokatëve të Kosovës "Norma"

Jofunksional Ulët Anëtarët Mesatar

Shoqata e dentistëve të Kosovës Jofunksional Ulët Anëtarët Mesatar

Shoqata e arkitektëve të Kosovës Jofunksional (të varura nga lideri)

Mesatar Anëtarët Ulët

Shoqata e botuesve të Kosovës Jofunksional (të varura nga lideri)

Nuk ka Anëtarët Nuk ka

Shoqata e prokurorëve të Kosovës

Jofunksional Nuk ka Anëtarët Nuk ka

Unioni i gazetarëve të Kosovës Gjysmë funksional

Nuk ka Donatorët Nuk ka

Asociacioni i mediave të pavarura elektronike të Kosovës

Gjysmë funksional

Mirë Donatorët Mirë

Shoqata e gazetarëve profesionist të Kosovës

Funksional Mirë Anëtarët Mirë

Intervistat nuk kanë nxjerrë shumë informata në lidhje me atë se si zgjedhën anëtarët e bordit dhe drejtorët. Ata nuk takohen shumë shpesh edhe pse e plotësojnë kushtin e paraparë me statutin e tyre.

Lobimi dhe avokimi Shoqatat e profesionistëve janë të shtyrë për të mbrojtur interesat e anëtarëve të tyre. Ky objektiv shpesh nënkupton respektimin e standardeve profesionale që gjithashtu promovojnë mirëqenien publike. Në këtë aspekt, aktivitetet e tyre i shërbejnë më shumë interesit publik sesa dy kategoritë paraprake. Mungesa e personelit, vullnetarëve dhe fondeve ka implikime në organizim, si dhe e dobëson avokimin dhe lobimin. Përfaqësuesit publik dhe politik nuk u ofrojnë atyre mirënjohje dhe legjitimitet të mjaftueshëm.

Page 32: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30

Këto organizata janë më të neglizhuara sesa kategoritë tjera edhe në mjedisin politik edhe atë të politikbërjes. Nganjëherë ata ftohen në takimet e komisioneve të Kuvendit, por siç është cekur më lartë, ata e kanë të vështirë të shtyjnë përpara agjendat e tyre kur të hartohen ligjet.

Groupe profesionale

Interesi Kapaciteti & ndikimi

Lobi

m

Avok

im

Cak

u

Lob

& Av

ok

Përfi

timi

publ

ik

Shoqata e avokatëve të Kosovës "Norma"

Po Jo Qeveria Jo Mesatar

Shoqata e dentistëve të Kosovës Jo Jo Qeveria Jo Kryesisht pozitiv

Shoqata e arkitektëve të Kosovës Po Disa Qeveria/ Kuvendi

Po Ulët

Shoqata e botuesve të Kosovës Po Jo Qeveria/ Kuvendi

Jo Mesatar

Shoqata e prokurorëve të Kosovës Po Jo Qeveria/ Kuvendi

Jo Ulët

Unioni i gazetarëve të Kosovës Po Po Qeveria/ Kuvendi

Mesatar Lartë

Asociacioni i mediave të pavarura elektronike të Kosovës

Po Disa Qeveria/ Kuvendi

Po Mesatar

Shoqata e gazetarëve profesionist të Kosovës

Po Po Qeveria/ Kuvendi

Mesatar Lartë

Arkitektët janë një grup i rëndësishëm me interes të përbashkët, por atyre u mungon ndikimi lobues i nevojshëm që të shtyjnë interesat e tyre. Prokurorët janë një grup me interesa të përbashkëta por ata nuk janë të organizuar mirë dhe me statut e kanë të ndaluar që të angazhohen në avokim. Gazetarët përbëjnë një grup me interesa të përbashkëta të qarta. Asnjëra nga këto shoqata profesioniste nuk kanë fuqi të mjaftueshme të lobimit që të përmbushin interesat e tyre sikurse edhe shoqatat me karakter industrial apo ekonomik.

Page 33: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

31

Të drejtat e njeriut dhe të tjera Kategoria e fundit e analizuar përbëhet nga shoqata të ndryshme me anëtarësi të cilat fokusohen në të drejta të njeriut, rekreacion, bujqësi, mjedis, kulturë, trashëgimi kulturore dhe objektiva socio-ekonomike drejt promovimit të mirëqenies publike. Ato kryesisht kanë bazë të ngushtë të anëtarësisë, personel kompetent dhe fonde të mjaftueshme që cilat vijnë pothuajse tërësisht nga donatorët. Ato janë të organizuara mirë dhe bëjnë avokim dhe lobim. Mangësia kryesore e tyre është që nuk i angazhojnë sa duhet anëtarët dhe shumica e tyre funksionojnë si fondacione (OJQ pa anëtarësi). Organizatat e këtij profili janë aktive në pjesëmarrje të punimeve të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendeve Komunale dhe janë të suksesshme në shtyrjen përpara të agjendave të tyre në rastet kur draftligjet prekin interesat e tyre. Funksioni i tyre kryesore është social, dhe tërheqin të tjerët për shkak të shërbimeve nga të cilat mund të përfitojnë. Në mungesë të donacioneve, këto organizata praktikisht mund të shuhen brenda natës.

Anëtarësia aktuale dhe potenciali Pak shoqata të të drejtave të njeriut kanë anëtarësi të vërtetë. Baza e anëtarësisë mund të përfshijë individ dhe/apo organizata tjera në rastet e rrjetëzimeve. Në ato raste kur ka, anëtarësia financohet në bazë të tarifave vjetore. Baza e tyre e anëtarësisë më shumë përbëhet nga vullnetarë që janë të përfshirë në periudha të shkurtra kohore. Numri i anëtarëve shkon nga 12 në 26.000 siç është rasti me Shoqatën e Veteranëve të Luftës. Është e vështirë të vlerësohet potenciali për rritje në favor të këtyre organizatave pasi që ato mund të përfshijnë kategori të ndryshme të anëtarëve, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, por të cilët preokupohen me të drejtat e njeriut.

Page 34: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 32

Potenciali përfshin individë të tjerë me shqetësime të njëjta, prandaj është e pamundur që të vlerësohet.

Grupet tjera Anëtarësia

Madhësia Potenciali Përfshirja Hobi

Shoqata e bletarëve Kaçanik E vogël I lartë Mesatar

Federata bjeshkatare alpiniste e Kosovës E madhe I lartë Mesatar

Të drejtat e njeriut

DOWN Syndrome Kosova E madhe I ulët E ulët

Shoqata e të verbërve dhe më të parë të dobësuar

E madhe Mesatar E ulët

Interes i gjerë publik

Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut Nuk ka Po, por nuk kërkojnë Nuk ka

Ekologët e rinj të Kosovës Nuk ka Po, por nuk kërkojnë E ulët

"Ec ma ndryshe" E vogël Mesatar E lartë

Iniciativa për Progres (INPO) E vogël Mesatar E lartë

Rrjeti i grave të Kosovës Mesatare I ulët E lartë

Shoqata tjera më anëtarësi përqendrohen në rekreacion dhe kanë për qëllim të promovojnë interesin e gjerë publik. Ato ose nuk kanë bazë të vërtetë të anëtarësisë ose anëtarësia është shumë e vogël. Këtu si shembull mund të përfshihen bletarët, iniciativat e të rinjve, ekologët, etj.

Tarifat për anëtarësi dhe struktura e anëtarësimit Këto loje të shoqatave nuk gjenerojnë të ardhura nga anëtarët. Nëse ka të ardhura në formë të anëtarësisë, tarifat janë të ulëta dhe organizatat varen tek përkrahja e donatorëve ndërkombëtarë për projekte të vogla. Financimi nga donatorët ka qenë i mirë dhe organizatat me fokus në të drejtat e njeriut janë financiarisht të qëndrueshme. Gatishmëria për të kontribuar me punë vullnetare dhe pagesa të anëtarësisë është duke u përmirësuar.

Page 35: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

33

Burimet njerëzore Financimi i mjaftueshëm nga donatorët u mundëson shoqatave të të drejtave të njeriut që të punësojnë personel adekuat. Disa nga këto organizata madje kanë arritur që të kenë edhe vullnetarë. Kjo dallon paksa me llojet tjera të shoqatave më lartë, të cilat janë më të varfra financiarisht dhe kanë më pak personel, por kanë përfshirje më të madhe të anëtarësisë.

Grupet tjera Funksionimi Organizimi i brendshëm

Struktura e financimit

Burimet njerëzore

Hobi

Shoqata e bletarëve Kaçanik

Gjysmë funksional

Ulët Anëtarët Ulët

Federata bjeshkatare alpiniste e Kosovës

Gjysmë funksional

Ulët Përzier Ulët

Të drejtat e njeriut

DOWN Syndrome Kosova Funksional Mirë E përzier por kryesisht donatorët

Mirë

Shoqata e të verbërve dhe më të parë të dobësuar

Funksional Mirë E përzier por kryesisht donatorët

Mirë

Interes i gjerë publik

Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut

Funksional Mesatare Donatorë Ulët

Ekologët e rinj të Kosovës Funksional Mesatare Donatorët Ulët

"Ec ma ndryshe" Funksional Shkëlqyeshëm Donatorët Shkëlqyeshëm

Iniciativa për Progres (INPO)

Funksional Mesatare Donatorët Mirë

Rrjeti i grave të Kosovës Energjik Shkëlqyeshëm Përzier Shkëlqyeshëm

Përderisa organizatat e të drejtave të njeriut me seli në Prishtinë kanë personel adekuat, organizatat jashtë kryeqytetit përballen me vështirësi. Për shembull, Shoqata e Bletarëve të Kaçanikut ankohet se nuk ka zyrë apo personel që të përkrah misionin e saj30. Por, mbi të gjitha, organizata

Page 36: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 34

të tilla nuk duhet të varen nga personeli profesionist por nga angazhimi vullnetar i anëtarëve të tyre. Për të mobilizuar anëtarë, duhet kuptuar që së bashku mund të bëjnë më shumë, dhe ky motiv do t’i bind bletarët që kohën e tyre të lirë ta shfrytëzojnë në realizim të përbashkët të qëllimeve që nuk mund t’i realizojnë në mënyrë individuale.

Lobimi dhe avokimi Shoqatat e të drejtave të njeriut janë të forta në shtyrjen përpara të agjendave të tyre. Por kjo fuqi nuk u vjen nga anëtarësia e tyre por nga niveli i ekspertizës, qasja në fonde, dhe ekspozimi në media. Këta ‘aktivistë me orar të plotë’ ndjekin punimet e Kuvendit të Kosovës dhe monitorojnë autoritetet lokale.

Grupet tjera

Interesi Kapaciteti & ndikimi

Lobi

m

Avok

im

Cak

u

Lobi

&

Avok

Përfi

timi

publ

ik

Hobi

Shoqata e bletarëve Kaçanik Po Jo Komuna Jo Ulët

Federata bjeshkatare alpiniste e Kosovës Po Jo Qev/Kom Jo Mesatar

Të drejtat e njeriut

DOWN Syndrome Kosova Po Po Qev/Kuv Jo Pozitiv

Shoqata e të verbërve dhe më të parë të dobësuar

Po Jo Qev/Kuv Po Pozitiv

Interes i gjerë publik

Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut Jo Po Kuvendi Jo Pozitiv

Ekologët e rinj të Kosovës Jo Po Qev/Kuv Jo Pozitiv

"Ec ma ndryshe" Po Po Qev/Kuv Po Pozitiv

Iniciativa për Progres (INPO) Jo Po Qev/Kuv Po Pozitiv

Rrjeti i grave të Kosovës Po Po Qev/Kuv Po Pozitiv

Page 37: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

35

Supozimet dhe strategjia për ndryshim

Kjo pjesë e studimit analizon logjikën dhe motivin prapa individëve për të formuar apo për të qenë pjesë e grupeve. Një nga arsyet kryesore pse individët i bashkohen një grupi është perceptimi që së bashku mund të ndryshojnë realitetin. Për të demonstruar një fuqi të tillë, grupet duhet të jenë të suksesshme në ndërveprim me autoritetet dhe të sjellin përfitime për anëtarët e tyre.

Shoqatat më anëtarësi luajnë një rol kryesor në demokracitë e avancuara. Në Kosovë, OJQ-të janë sinonim i donacioneve ndërkombëtare, dhe shpesh shihen më shumë si mundësi për të gjetur një vend pune sesa që asokohe me ndryshime në shoqëri. Në demokracitë e konsoliduara, OJQ-të mbështeten në grupet profesionale apo organizimet tjera lokale që i bëjnë bashkë individët për të ndikuar në agjendën publike.

Aspektet teorike Supozimi i natyrshëm është që individët u bashkohen grupeve kur një gjë e tillë është njëkohësisht në interesin e tyre personal. Ata mbesin pjesë e grupit apo vendosin që të paguajnë për anëtarësi apo të punojnë vullnetarisht nëse e shohin që interesat e tyre po përfaqësohen.

Askush nuk çuditet kur një biznesmen kërkon fitim më të madh, kur punëtorët kërkojnë paga më të mëdha, apo kur një konsumator individual kërkojnë çmime më ulëta. Ideja që grupet tentojnë të veprojnë në përkrahje të interesave të tyre supozohet të rrjedhë nga kjo logjikë racionale e pranuar gjerësisht, sjellja për interes vetjak31.

Është në natyrën e sistemit përfaqësues që përfaqësuesit

Page 38: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 36

politik nuk mund të depërtojnë tek të gjithë votuesit prandaj nevojiten filtër të ndërmjetëm që paraqesin brengat që preokupojnë votuesit. Në një shoqëri që ndryshon shpejt, pritjet rriten së bashku me frustrimin.

Së bashku me sistemin demokratik konkurrues, do të rritet edhe numri i shoqatave dhe angazhimi i tyre. Grupet e anëtarësimit janë pikërisht ai ndërmjetësues që kanalizon interesat individuale në formë kolektive, që të njëjtat t’u paraqiten përfaqësuesve politik. Për të kompletuar ciklin e përfaqësimit (dhe për të fituar vota për vete), përfaqësuesit politikë duhet të marrin në konsideratë shqetësimet në rritje të grupeve të tilla të interesit publik.

Marrja parasysh e shqetësimeve nuk duhet të shihet si gjë morale për t’u bërë, por si diçka që është në interesin e përfaqësuesve politik për të kërkuar votën e qytetarëve. Politikanët që janë në garë për të marrë pozita publike janë në kërkim votave dhe nuk ka mënyrë më efektive për të mbledhur vota sesa kontakti me grupe të caktuara të votuesve të mbledhur në shoqata dhe me brenga konkrete të përbashkëta.

Shtrirja e gjerë e shoqatave Demokracitë moderne kanë zhvilluar rrjete komplekse të qeverisjes me rrjete të shumëfishta me akterë të ndryshëm.

Shoqëritë e thjeshta nuk kanë shoqata (në aspektin teknik); kur ato bëhen më komplekse, p.sh. me rritjen e numrit të grupeve të institucionalizuara me dallime të mëdha, shoqëritë krijojnë numër më të madh të shoqatave32.

Page 39: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

37

Ky kompleksitet shoqëror ilustrohet me numrin e madh të marrëdhënieve dhe rrjeteve funksionale që përcaktojnë marrëdhëniet e pushtetit në një shoqëri më me pak hierarki dhe më shumë partneritet.

Ky punim niset nga supozimi që pjesëmarrja ndodh kur secili individ ndjek realizimin e interesave të vet. Rrallë ndodh që individët ndjekin interesa të gjera për përfitime të vogla të tyre. Në parim, sa më i gjerë interesi, më i vogël përfitimi individual, dhe si rrjedhojë motivi për të angazhuar është i vogël. Supozohet se individët angazhohen për të rritur përfitimin e tyre individual. Por nëse individët i përkasin një numri të madh të rrjeteve njëkohësisht (kompleksiteti që u përshkrua më lartë), grupimi i interesave ka gjasa që të përputh interesin personal me atë publik dhe si rrjedhojë do të mbrojë edhe këtë të fundit.

Përfaqësimi dhe pjesëmarrja Supozohet se përfaqësuesit racional i mbrojnë interesat e grupeve që i përfaqësojnë. Politikanët e zgjedhur, në rend të parë do të mbrojnë interesat e atyre që ushtrojnë presion tek ta (dhe që rrjedhimisht i japin votat). Nëse presioni mbi përfaqësuesit e zgjedhur nuk është i shumëllojshëm, vendimi që ata do të mbrojnë do të jetë i njëanshëm. Si rezultat, alokimi i burimeve në një vend (buxheti, ligjet dhe vendimet) do të favorizojnë grupet më të mëdha dhe më aktivet. Nëse të gjitha grupet do të ngriheshin për interesat e tyre, atëherë kështu do të shërbehej më së miri interesi publik që del si rezultat i ballafaqimit të interesave konkurrente. Është më rendësi që të theksohen dy supozime të rëndësishme të cekura nga Etzioni:

Page 40: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 38

Procesi politik në një demokracie pluraliste është dhe duhet të bazohet në masë të madhe në proceset grupore, jo në veprime individuale; dhe Nëse të gjitha grupet e interesit janë të përfshira në formësimin e politikave publike, atëherë mund të zhvillohet një politikë “konsensuale” pasi që këto grupe të interesit përfaqësojnë segmentet më të mëdha të shoqërisë, nevojat dhe vlerat, si dhe fuqinë e tyre33.

Diagrami më poshtë identifikon procesin e përfshirjes së secilit në politikbërje. Ajo fillon me identifikimin e problemit në mënyrë të pavarur nga secili individë. Përmes ndërveprimit me individë të tjerë me interesa të njëjta ata e kuptojnë që bashkimi i forcave mund të rris ndikimin e tyre në politikbërje. Ata nuk do të pajtohen në çështje të ndryshme, por nëse interesi i përbashkët është mjaft i madh, ata do të gjejnë mënyra për të harmonizuar pozitat e tyre. Krijimi i koalicioneve ndoshta do të mbizotëroj si mjet për të agreguar fuqinë e tyre dhe tërheq interesimin e zyrtarëve të zgjedhur. Diagrami më poshtë nxjerr në pah tërë procesin se si grupet e anëtarësisë shohin problemet e tyre, si bashkohen dhe si bashkërisht realizojnë vullnetin e tyre përmes të përzgjedhurve.

Page 41: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

39

Pas diskutimit të kornizës teorike, punimi vazhdon tek një temë më specifike rreth asaj se çfarë është e mundshme për organizata të tilla në Kosovë.

Një rrugë e trasuar mirë Nuk është e vështirë që të parashihet një rol i tillë i organizatave me anëtarësi edhe në Kosovë. Tri parakushtet kryesore janë përmbushur që ky proces të fillojë. Së pari, financimi ka filluar të bjerë, duke i filtruar aktivistët e motivuar prej oportunistëve. Së dyti, ka filluar dëshpërimi me kulturë politike dhe kjo nxit ndryshime Së treti, pak kosovarë besojnë që mrekulli të papritura do ta

Page 42: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 40

përmirësojnë perspektivën e tyre. Pasi që më nuk mund të mbështeten tek të tjerët, qytetarët eventualisht vetë do të bëjnë përpjekje. Derisa ne ta kuptojmë që askush nuk do të përmirësojë situatën në të cilën gjendemi, dhe në të njëjtën kohë zhvillimi nuk ndodh brenda ditës, kosovarët duhet të përvjelin mangët dhe të bëjnë atë që u takon. Kontributi i secilit kosovar do të jepet përmes grupit që ka filluar të mendojë njëjtë, së paku për kërkesat kryesore. I përket shoqatave të zbulojnë qytetarët që mendojnë njëjtë dhe kanë të njëjtat shqetësime. Në fund, duhet instaluar një sistem i cili nxit besimin që diçka mund të arrihet duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Vendet tjera kanë kaluar shekuj më parë nëpër të njëjtin periudhë zhvillimore. Rritja ekonomike dhe industrializimi kanë krijuar një klasë të mesme me ndikim. Është fuqia punëtore dhe klasa e mesme që shërbejnë si shtylla të kërkesave në rritje për një shoqëri demokratike dhe ligjore. Supozimi teorik është që klasa e mesme në Kosovë duhet të angazhohet për të mbrojtur aspekte të ndryshme të interesave të tyre duke i bashkuar forcat. Shkalla e asocimit dhe numri mesatar i grupeve në të cilat një individ merr pjesë, është një tregues për kapitalin shoqëror.

Qeveria dhe trupat legjislative në nivelin qendror dhe lokal duhet të bashkëpunojnë në mënyrë më efikase me organizatat me anëtarësi. Figura më lartë ka përshkruar se si grupet me anëtarësi mund të ushtrojnë presion mbi përfaqësuesit politik në mënyrë që të fitojnë përkrahje. Bashkëpunimi i tillë do të realizohet vetëm nëse të dy anët e

Page 43: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

41

kuptojnë që mund të arrijnë më mirë interesat e tyre vetëm përmes bashkëpunimit. Sa më shumë individë që marrin pjesë në organizata, partitë politike dhe kandidatët e tyre mund të kenë më shumë ndikim me premtime specifike. Ka një nevojë të qartë për individë që u përkasin disa organizatave dhe zhvillojnë identitet shumëshkallësh. Shumë pak kosovarë janë pjesë e organizatave me anëtarësi. Një anketë e zhvilluar më 2012 nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) tregon që afër 73% e të anketuarve nuk janë anëtarë askund, as në OJQ, as në parti, apo në sindikatë34. Grupet me anëtarësi që kanë më së shumti anëtarë janë partitë politike (22%), sindikatat (15%), grupet e të rinjve dhe unionet e studentëve (8%), grupet fetare (7%), organizatat e bamirësisë (5%), OJQ-të (5%), dhe shoqatat profesionale/të artistëve (4%). Kosova mund të jetë një shoqëri e thjeshtë sot, por kompleksiteti i saj do të rritet, dhe ka nevojë që të zhvillohet në një shoqëri më pjesëmarrëse. Duhet të krijohen grupe të presionit të cilat u ndihmojnë qytetarëve që të përmbushin nevojat e tyre të ndryshme.

Me specializim dhe ndërlikim shoqëror më të madh, nevojiten më shumë shoqata, dhe kjo do të ndodhë, sepse është karakteristikë elementare e jetës shoqërore që shoqatat shfaqen për të plotësuar nevojat e shoqërisë35.

Se sa reagues do të bëhet sistemi politik dhe si e ndikojnë atë grupet me anëtarësim, në një masë të madhe varet nga mjedisi politik.

Mjedisi politik Komisioni Evropian ka vërejtur pak përparim në aspekt të zhvillimit të organizatave të shoqërisë civile. Në raportin e progresit të Komisionit Evropian është thënë që “shoqëria civile është subjekt i kërcënimeve dhe presioneve të

Page 44: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 42

mëdha”36. Aktivitetet e saj nuk tërheqin interesin e autoriteteve publike. Përveç kësaj, pasi që të gjitha shoqatat dhe fondacionet janë të regjistruara si OJQ, ato duhet të përmbushin obligimin e raportimit financiar në Zyrën e Regjistrimit të OJQ-ve në Ministrinë e Administratës Publike. Sipas vlerësimit të KE-së, ky raportim nuk është i rregullt, që është shqetësuese37. Skena e partive politike në Kosovë është shumë e përçarë. Si rezultat, grupet civile hezitojnë që publikisht të asocohen me ndonjërën prej partive. Nga viti 2007, listat e hapura kanë mundësuar votimin për kandidat individual brenda listave të partive politike. Një gjë e tillë u mundëson grupeve të shoqërisë civile që kanë për cak deputetë individual dhe të qëndrojnë larg ‘radioaktivitetit’ të partive. Sistemi i tanishëm jo përgjegjës ka krijuar një mjedis që nuk është i favorshëm për grupet me anëtarësi. Shumë Kosovarë mendojnë që sistemi politik aktual duhet të forcohet. Të tjerët mendojnë që për të transformuar kulturën politike kosovare, ne duhet të bëjmë presion në sistemin aktual partiak, të zhvillojmë deputetët individual dhe kështu të arrijmë një ndryshim të agjendave që përfaqëson qytetarët e rëndomtë. Partitë politike në Kosovë udhëhiqen nga liderët e tyre, dhe kjo mund të shkaktoj dëm sistemit të përgjithshëm partiak. Në dekadën e pas luftës sistemi i ka mundësuar deputetëve individual që të mbajnë mandatet e tyre edhe nëse ato ndërrojnë partinë. Siç është theksuar në një anketë të zhvilluar nga D4D në fund të vitit 2012, 51% e kosovarëve e shohin më me rëndësi individin, krahasuar me 43% që si më të rëndësishme e shohin partinë.

Duke qenë një zonë zgjedhore, Kosova favorizon përfaqësimin jo-gjeografik. Deputetët individualisht mund të marrin vota nga profile të ndryshme nga i gjithë vendi, që e favorizon de-territorializimin e votës dhe e bën atë më pak

Page 45: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

43

provinciale. Shoqatat me anëtarësi mund të përmirësojnë llogaridhënien ndërmjet votuesve dhe zyrtarëve të zgjedhur që prekin rajonet, dhe që bazohen në agjenda specifike. Është me rëndësi të analizohen aktivitetet e lobimit nga akterët e ndryshëm. Qeveria dhe bashkësia ndërkombëtare janë caqet kryesore të lobimit. Përderisa qeveria është zbatuesi i politikave, në vendet demokratike legjislativi “luan rolin qendror në procesin e politik-bërjes38. Studimi ka për qëllim të ulë nivelin e lobimit në qeveri dhe komunitetin ndërkombëtar dhe të zgjerojë atë në kanale tjera, përfshirë Kuvendin dhe Kuvendet Komunale. Pjesë e mjedisit të politikave është edhe prania e përhershme e interesave të ngushta dhe dobësia e interesit publik. Prania e interesave të ngushtë është marrë si hipotezë fillestare por gjithashtu është konfirmuar nga ky hulumtimi dhe nga një punim tjetër që është botuar nga D4D në maj të vitit 2013 mbi patronazhin, zaptimin e shtetit dhe mobilitetin.

Interesi publik kundrejt atij të ngushtë Kosova nuk është e veçantë në faktin që pushtet i tepruar mbahet nga një grup i vogël dhe i privilegjuar që shqetësim të vetëm kanë interesin e tyre. Kjo është veçori e demokracive të reja të cilave u duhet kohë të zbulojnë që pjesëmarrja është çelësi në qeverisje. Një klikë fillestare politike shpejt e ka zgjeruar kontrollin e vet mbi ekonominë. Ndonëse në fillim kanë munguar, tanimë ekzistojnë organizata të forta të cilat mbrojnë interesin e disa anëtarëve dhe kanë kapacitet financiar për të ushtruar presion politik në mënyrë që të arrihen objektiva e tyre. Disa prej këtyre grupeve përfshijnë institucionet mikro-financiare, industrinë e duhanit, kompanitë e sigurimit, bankat, etj. Si të gjitha grupet me anëtarësi, ato japin llogari vetëm para

Page 46: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 44

anëtarëve të vet dhe jo tek publiku në përgjithësi. Këto organizata me anëtarësi janë natyrshëm të shqetësuara me vendimet e politikave që shkojnë vetëm në përfitim të tyre. Ka prova që tregojnë se grupet e interesit të bizneseve rezultojnë me rënie të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik. Më konkretisht, shoqatat e dëmtojnë konkurrencën pasi që parandalojnë hyrjen në treg të konkurrentëve të rinj39. Ka edhe shembuj pozitiv, siç përshkruhen rasti më poshtë si shembull kur grupet e biznesit janë të angazhuara për kushte më të mira të përgjithshme për të bërit biznes. Dy shoqatat kryesore të bizneseve, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane së bashku kanë dorëzuar 400 rekomandime mbi atë se si të krijohen kushte më të mira për bizneset në Kosovë40. Të dy shembujt tregojnë që shoqatat e bizneseve mund të bashkëpunojnë lehtë me njëra tjetrën. Fuqia e pabalancuar ndërmjet shoqatave të bizneseve dhe llojeve tjera të shoqatave mund të mbijetojë për një periudhë të caktuar kohore derisa këto të fundit të mobilizojnë interesin e gjerë publik për të garuar me interesin e korporatave. Ekziston frika që në mungesë të aktivizmit nga grupet tjera, e mira publike në Kosovë do të vazhdojë të kontrollohet në mënyrë ekskluzive nga interesat e organizuara dhe partnerët e tyre politik. Ilustrimi në faqen tjetër paraqet shpërndarjen e organizatave bazuar në atë se sa i gjerë apo i ngushtë është interesi që ato përfaqësojnë. Në të majtë janë zakonisht organizatat me anëtarësi të gjerë por të përbërë nga anëtarë të dobët me pak ndikim, p.sh. kultivuesit e verës, pensionistët. Në të djathtë janë organizatat me pak anëtarë por të fuqishëm, siç janë odat ekonomike, institucionet mikrofinanciare dhe grupet me anëtarësi që rregullojnë apo licencojnë profesione apo biznese. Shoqatat me interes të gjerë zakonisht kanalizojnë interesin

Page 47: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

45

e tyre përmes legjislativit, përderisa grupet e interesit të ngushtë përmes ekzekutivit. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga intervistat e zhvilluara dhe të përshkruara në seksionin paraprak.

Fuqia elektorale e grupeve me anëtarësi zakonisht korrespondon me numrin e anëtarëve të regjistruar – kjo mund të kuptohet si “fuqia në numra”. Sidoqoftë, pothuajse gjithmonë ndodh që organizata të fuqishme (shpesh me fare pak anëtarë) zakonisht janë më të suksesshëm e ndonjëherë edhe dëmtojnë interesat e vendit. Organizatat masive kanë shumë anëtarë të dobët, dhe që shpesh nuk janë mjaft të afërt me organizatat e tyre. Si rezultat, atyre u mungon kohezioni dhe është e vështirë që të mobilizohet veprimi kolektiv. Në anën tjetër ka organizata të vogla me anëtarë të fuqishëm. Fuqia votuese e tyre është e vogël, por ato mund të mobilizojnë resurse dhe të ndikojnë në veprime kolektive. Rrjedhimisht, interesat e veçantë dhe të ngushtë mposhtin interesat e gjera kolektive, veçanërisht nëse mjedisi politik nuk është demokraci e plotë. Duke pasur këtë parasysh, në një periudhë më të gjatë të qeverisjes demokratike, interesi i numrit më të madh do të duhej të mbizotërojë mbi interesat

Page 48: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 46

e pakicës, apo së paku të balancojë ato. Kjo natyrisht që do të sillte më shumë stabilitet në aspekt të marrëdhënieve ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile41. Çfarë i mungon kategorisë së parë në veprim, mund të kompensohet me numër. Organizatat me anëtarësi të gjerë ofrojnë numër të madh të votave dhe kjo përparësi duhet të shfrytëzohet nga politikanët. Në të njëjtën kohë, grupet e vogla apo të interesit më të ngushtë duhet të punojnë nën radarin publik sepse ajo çfarë ata avokojnë rrallë mirëpritet nga publiku. Se sa të suksesshëm në lobim dhe në avokim do të jenë të dy profilet kryesore të përshkruara më lartë në fund të fundit varet nga niveli i transparencës së sistemit qeverisës. Sa më e hapur qeverisja, grupet e interesit të gjerë do të jenë në gjendje t’ia dalin mbanë, dhe sa më pak transparent vendimmarrja, do të kenë sukses grupet e ngushta të interesit.

Rruga përpara Aktualisht Kosova ka struktura partiake dominuese, me disiplinë të fortë dhe përfshirje të ulët të qytetarëve. Siç e tregon edhe diagrami në faqen në vijim, Kosova ka nevojë që të kalojë nga lidhjet e forta të deputetëve me elektoratin e tyre gjeografik tek deputetët më kosmopolitan që mbrojnë interesat e caktuara ideologjike dhe agjendat për çështjet specifike. Partitë duhet t’i shmangen targetimit të militantëve të tyre si e vetmja strategji, dhe të kërkojnë grupe të reja të votuesve. Për më tepër, ato duhet të fillojnë të ndërtojnë politika partiake që adresojnë interesa të grupeve të tilla. Duke integruar shqetësimet dhe prioritetet e tyre, partitë mund të rrisin mundësitë që më shumë qytetarë t’i kenë si opsion për votim. Në aspektin afatgjatë, partitë mund të arrijnë që të lidhin interesat partiake me ato të shoqatave me anëtarësi

Page 49: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

47

pa marrë parasysh koncentrimit të tyre gjeografik. Një gjë e tillë do t’u sillte vota kandidatëve politikë nga rajone të ndryshme, bazuar në interesin kolektiv të anëtarëve që votojnë.

Aktualisht partitë politike konsiderohen si të varura nga lideri me disiplinë të rreptë. Përderisa lidhja me qytetarët e zakonshëm është shumë e dobët, listat e hapura ofrojnë një mundësi që vetë deputetët individualisht t’ju qasen votuesve të rinj të përcaktuar me interesa specifik. Partitë duhet që jo vetëm të mbulojnë zonat gjeografike por po ashtu të promovojnë cilësitë e deputetëve individual përtej zonave nga vijnë familjarët e tyre. Kjo është mënyra se si partitë mund të zhvillojnë pozicione për çështje të ndryshme dhe ngadalë të fillojnë të ndërtojnë një profil të njëtrajtshëm ideologjik.

Formësimi i interesave të partisë duke filluar nga poshtë mund të jetë sfidues, por në të njëjtën kohë edhe dobiprurës. Aktualisht, deputetët individualisht kanë pak ndikim në vendim marrje, por nëse mund të dëshmojnë se kanë anëtarësi lokale, dhe se ndikimin e tyre e përdorin për

Page 50: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 48

ta dhe të tregojnë rezultatet konkrete që kanë arritur, deputetët si edhe vetë partia do të përfitonin votues të rinj. Shoqatat me anëtarësi janë mjeti kryesor për të synuar grupe të reja të votuesve. Partitë duhet të caktojnë si prioritet që të kërkojnë dhe të depërtojnë tek shoqatat me anëtarësi. Diagrami më poshtë tregon se si përfaqësuesit politik mund të marrin përkrahje direkte prej votuesve nga shoqatat me anëtarësi. Krejt në të majtë janë grupet me anëtarë të shumtë por të dobët, (p.sh. bletarët, fermerët dhe sindikatat e punës). Këto grupe janë të dobishme për politikanët për shkak të madhësisë së trupit votues dhe nëse do të mund të merreshin votat e kaq shumë anëtarëve do të kishte ndikim në rezultatin e zgjedhjeve e potencialisht të jetë vendimtare për fituesin. Në të djathtë janë grupet me pak anëtarë por me fuqi më të madhe (p.sh. gazetarët dhe arkitektët). Numri i tyre i vogël nuk mund të vendos në betejën zgjedhore, por ndikimi i tyre është në raport të zhdrejtë me numrin e vogël. Ata mund të kenë një ndikim të tërthortë në zgjedhje, duke pasur parasysh që të njëjtit kanë rrjete dhe ndikim të gjerë shumëfish më të lartë se sa ka një individ i zakonshëm.

Page 51: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

49

Se si ndër-veprojnë partitë dhe deputetët, si i bindin dhe u kthejnë shërbime këtyre grupeve është thelbësore në garën zgjedhore sikurse edhe për mirëqenien e anëtarëve. Interesi i përgjithshëm publik varet në shumëllojshmërinë e këtyre marrëdhënieve, numrin e grupeve dhe anëtarëve. Logjika është e ngjashme me “çiftëzim”. Ka shumë aktivitete që partitë dhe grupet me anëtarësi mund të bëjnë për të maksimizuar interesat e tyre. Grupet me anëtarësi mund të bëjnë shumë për t’u siguruar që ato nuk përdoren vetëm për qëllim elektorale, por që interesat e tyre mbrohen me të vërtetë. Së pari, është e rëndësishme që të hartohet një platformë. Nëse interesat dhe pozicionet hartohen si duhet, dhe ndërtohet konsensus në mes të anëtarëve, është më e lehtë që të kërkohet përkrahje nga vendimmarrësit. Është shumë e vështirë për vendimmarrësit që thjeshtë të bëjnë deklarime përkrahëse të përgjithshme por të bëjnë pak në realitet. Së dyti, grupet me anëtarësi mund të kontaktojnë shumë deputetë, madje nga parti të ndryshme. Kjo i mbron grupet nga akuzimet që ata po ja mbajnë anën një partie politike. Së treti, rezultati i dëshiruar është që të harmonizohet interesi i të dy kampeve. Ndjekja e interesit vetanak krijon një marrëdhënie më të sinqertë dhe më të hapur që është e bazuar në kërkesa specifike. Së katërti, mbrojtja e pozicioneve nga Kuvendi dhe bazimi i marrëdhënieve në platformë, ju ndihmon liderëve të shoqatave që të mobilizojnë më shumë anëtarë, dhe të bindin anëtarët e tyre që të përkrahin një kandidat apo parti të caktuar. Së pesti, suksesi në përfaqësim të interesave, ndihmon në funksionimin e brendshëm, inkasimin e anëtarësisë, rekrutimin e vullnetarëve. Media bëhet më e interesuar dhe sukseset e vogla u hapin rrugë atyre të mëdha.

Page 52: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 50

Përfundime dhe rekomandime

Nuk ka pasur nevojë për një hulumtim të thellë për të ardhur në përfundim se në Kosovë nuk ka kulturë të anëtarësisë. Ky punim paraqet nivelin e zhvillimit të grupeve aktuale me anëtarësi, analizon mjedisin politik në të cilin ato operojnë, dhe tregon si të bëhen hapa të rëndësishëm përpara drejt zhvillimit të një bashkëpunimi të bazuar në interes ndërmjet grupeve të qytetarëve dhe pushtet-mbajtësve. Në këtë punim, kemi trajtuar grupe të ndryshme të shoqatave (përfshirë bizneset) për tri qëllime: (a) të trajtohen motivet që i nxitin ato të punojnë së bashku dhe të shikohet nëse e njëjta logjikë mund të përdoret edhe për motivim të grupeve tjera që të bashkëpunojnë më afër, (b) të shpjegohet natyra e sistemit qeverisës i cili më shumë i kushton vëmendje interesit të ngushtë sesa atij publik, dhe (c) të identifikojë rëndësinë e balancimit të legjislative përmes përplasjes së interesave të shumta.

Fatkeqësisht, ka shumë pak interes nga shoqatat me anëtarësi që të ndryshojnë gjendjen aktuale. Grupet e mëdha apo pasive si shoqatat profesionale kanë pak motiv për të vepruar në mënyrë vullnetare për të promovuar interesin e tyre të përbashkët. Atyre u mungon ndjenja e fuqisë për të përmirësuar gjendjen e tyre, që i dekurajon ata nga kërkimi i aleatëve për të ushtruar presion mbi politikanët për të paraqitur interesat vitale të përbashkëta. Promovimi i avokimit nëpërmjet anëtarësisë është një detyrë e vështirë, por ky punim së paku trason rrugën që duhet ndjekur. Ka nevojë që të rritet vetëdija publike, ambicia, dhe besimi se mund të bëhet më shumë në mes të organizatave të ndryshme me anëtarësi. Qëllimi përfundimtar është të ndihmohen shoqatat që të kenë më shumë ndikim në mjedisin politik – në veçanti që të kenë më shumë aftësi që çështjet për të cilat ata kanë më shumë

Page 53: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

51

shqetësim t’i sjellin pranë Kuvendit dhe kuvendeve komunale. Sfida për të rritur avokimin dhe lobimin tek aktivistët në masë të madhe varet në vullnetarizëm dhe ndikim. Përderisa grupet e gjera janë jo-aktive, shoqatat e vogla të bizneseve janë mobilizuar dhe kanë lobuar suksesshëm. Ata ndjekin një mision të ngushtë dhe orientojnë shërbimet e tyre bazuar në nevojat e një grupi të caktuar. Nëse ndikimi i tyre bëhet më i dukshëm, atëherë kjo mund të mobilizojë grupe që mund të konkurrojnë me këto interesa të ngushta në betejën e tyre për ndikim të politikbërjes. Anëtarësia aktuale dhe potenciali i saj janë indikatori kryesor i fuqisë së një organizate të qytetarëve nga baza (në anglisht shpesh quhet “grassroots organization”). Përderisa OJQ-të e Kosovës janë mësuar që të mbështeten në fondet e jashtme, organizatat “nga baza” duhen të mësohen të varen më shumë nga anëtarësia e tyre. Sipas të gjitha gjasave, grupe të reja do të formohen sipas nevojës. Grupe të lagjeve që kërkojnë riparimin e një tubi të prishur duhet të jenë në gjendje të ndajnë disa orë për këtë çështje, dhe të bashkohen t’ua tregojnë dhëmbët komunës. Disa kryetarë komunash do të mësohen që t’i përdorin ata, dhe të tjerët do të humbasin zgjedhjet si rezultat i presionit. Përderisa shoqatat e bizneseve janë të organizuara mirë dhe kanë qëllim të qartë, kjo u mundëson atyre për të vepruar në emër të anëtarëve të tyre.

Organizatat me interes të gjerë janë e kundërta. Shoqatat e bizneseve e kanë të lehtë që të ndërtojnë një pozicion të unifikuar për të shtyrë përpara interesat e tyre, të tjerët e

Page 54: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 52

kanë të vështirë që të kuptojnë që kanë interesa të përbashkët e lëre më që të krijojnë koalicione apo të krijojnë unitet të mjaftueshëm që t’i qasen autoriteteve. Ka nevojë që shoqatat e kategorisë profesionale të krijojnë strategji të avokimit për të avancuar qëllimet e tyre në mjedisin politik edhe atë të politikbërjes. Organizatat me anëtarësi duhet të përmirësojnë punën e tyre të brendshme në mënyrë që të fitojnë “hise në tavolinën e politikave” në nivelin qendror dhe atë lokal. Hapja e listave mundësoi votimin për kandidat dhe jo vetëm për parti. Listat e hapura u mundësojnë grupeve civile që të kërkojnë mbështetje tek deputetët individual dhe mund të qëndrojnë larg partive politike që shihen si ‘radioaktive’. Rekomandimet në vijim mund të përmirësojnë qeverisjen në një mënyrë të qëndrueshme: Shoqatat me anëtarësi të bëhen prioritet. Donatorët, autoritet dhe pjesa tjetër e shoqërisë civile duhet të kërkojnë që të promovojnë anëtarësinë në Kosovë. Qytetarët duhet të marrin pjesë në sa më shumë grupe dhe të krijojnë identitete shumë-shtresore, si mënyrë që të rrisin llogaridhënien dhe pjesëmarrjes e shoqërisë tonë. Të rritet baza e anëtarësisë. Shoqatat me anëtarësi duhet të konsultojnë dhe përfshijnë anëtarësinë. Kjo mundëson inkasimin e anëtarësisë dhe të krijojë një bazë të qëndrueshme financiare. Ata duhet të rekrutojnë më shumë anëtarë në mënyrë që të fitojnë edhe peshë më të madhe politike. Zgjerimi i anëtarësisë më së miri mbështetet në vizion që ndahet nga shumë anëtarë. Vullnetarët shkojnë tek organizatat, me të cilat ndajnë qëllimin, dhe jo tek ato që kanë fonde. Zhvillimi i strukturave të brendshme gjithashtu duhet të prioritizohet për të profesionalizuar dhe organizuar punën më mirë. Nuk duhet mbështetur aq tek fondet e donatorëve të cilat edhe ashtu janë në rënie e sipër por duhet filluar inkasimi gradual nga anëtarësia. Një nga

Page 55: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

53

teknikat për të zgjeruar anëtarësinë është hartimi i përbashkët i platformës, ku anëtarësia pyetet edhe është pjesë e këtij procesi. Ndërlidhje me politikanë të zgjedhur. Secili grup me anëtarësi duhet të gjejë përfaqësuesin(t) e vet, si në Kuvend ashtu edhe në kuvende komunale. Ato duhet të gjejnë mënyra për të krijuar marrëdhënie bashkëpunuese që janë publike dhe që u mundësojnë atyre të shprehin shqetësimet aty ku duhet. Interesat e grupuara si mundësi për të fituar vota. Partitë politike aktive duhet të shohin interes që t’u ofrohen grupeve me anëtarësi. Grupet e interesit mund të shohin që shqetësimet e tyre po adresohen nga përfaqësuesit politik vetëm nëse ato prekin interesat e një numri të madh të qytetarëve të cilët zakonisht nuk janë të organizuar në praktikë për të ngritur zërin e tyre. Në anën tjetër, përfaqësuesit politik duhet të zbulojnë interesin që të flasin, mbrojnë dhe angazhohen për agjenda specifike në këmbim të marrjes së votave. Deputetët duhet të krijojnë raporte më të afërta me shoqatat me anëtarësi, të organizojnë më shpesh takime publike, të përfshijnë kërkesat e shoqatave në fjalimet e tyre, dhe të insistojnë brenda partisë në mbrojtjen e interesave të shoqatës. Krijim i koalicioneve dhe rrjeteve. Krijimi i rrjeteve me organizata të njëjta po ashtu do të rriste imazhin e tyre dhe do t’i bënte ato më tërheqëse për deputetët. Koalicionet kanë prirje të zbehin kërkesat e ndonjërit por i bëjnë më të fuqishme kërkesat për çështjet kryesore dhe me më shumë gjasa që të arrihen. Liderët e grupeve të ndryshme duhet të gjejnë mënyra për të tejkaluar dallimet me kolegët e tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për interesa të përbashkët. Draftligjet dhe politikat të jenë më transparente. Edhe pse disa draft-ligje kanë filluar të bëhen publike më herët, konsultimi është më tepër diç formale dhe

Page 56: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 54

rekomandimet nuk merren parasysh sa duhet. Politika dhe shoqëria civile do të përfitonin nga një raport i bazuar në interes të përbashkët dhe që mundëson kontribut më thelbësor gjatë hartimit të tyre. Filtri i pjesëmarrjes aq shumë i proklamuar në fazën kur një ligj është në fazën e hartimit nga ministria, duhet të bëhet funksional.

Page 57: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

55

Shtojcat

Shtojca I: Lista e personave të intervistuar # Emri Organizata / Shoqata Data

1 Arben Lila Federata bjeshkatare alpiniste e Kosovës

2-prill-12

2 Luan Hasanaj Liria 4-prill-12

3 Edona Xhambazi Shoqata e institucioneve mikrofinanciare të Kosovës

18-prill-12

4 Bujar Kadriu Shoqata e të verbërve dhe më të parë të dobësuar

18- prill -12

5 Adem Selmani Shoqata e sigurimeve të Kosovës 18-prill-12

6 Gëzim Hisaj Agro-Dev 23-maj-12

7 Rexhep Shkodra Shoqata e gjuetarëve të Kosovës 23-maj-12

8 Daut Demaku Shoqata e botuesve të Kosovës 23-maj-12

9 Sazan Ibrahimi Asociacioni i komunave të Kosovës

29- maj -12

10 Fatmir Asllani Shoqata e zhavorrit 4-qershor-12

11 Igballe Rogova Rrjeti i grave të Kosovës 4- qershor -12

12 Valdet Osmani Asociacioni i arkitektëve të Kosovës

5- qershor -12

13 Muharrem Xhemajli Shoqata e veteranëve të luftës 7- qershor -12

14 Ardiana Bunjaku Shoqata e kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve të Kosovës

14- qershor -12

15 Anonim Hasi i Blenishtit 22- qershor -12

16 Albert Cecilia Oda ekonomike e Kosovës 23- qershor -12

17 Mynir Dema Shoqata e bletarëve të Kosovës 25- qershor -12

Page 58: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 56

18 Gani Lluga Shoqata për trajnim social, hulumtim dhe avokim

27- qershor -12

19 Ali Gashi Shoqata e dentistëve të Kosovës 5-korrik-12

20 Guri Shkodra Ekologët e rinj të Kosovës 10- korrik -12

21 Valbona Salihu Shoqata e Juristëve të Kosovës – NORMA

11- korrik -12

22 Driton Bajraktari Shoqata DOWN Syndrome Kosova

12- korrik -12

23 Hajrulla Ceku Organizata 'Ec ma ndryshe' 12- korrik -12

24 Raba Gjoshi Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut

13- korrik -12

24 Drita Hajdari Shoqata e prokurorëve të Kosovës

17- korrik -12

26 Arben Ahmeti Asociacioni i gazetarëve profesionist të Kosovës

17- korrik -12

27 Alban Zeneli Unioni i gazetarëve të Kosovës 19- korrik -12

28 Vjollca Çavolli Shoqata e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit të Kosovës

23- korrik -12

29 Ardita Zejnullahu Asociacioni i mediave të pavarura elektronike

24- korrik -12

30 Muhamet Farizi Shoqata e mullisëve të Kosovës 25- korrik -12

31 Selatin Kaçaniku Organizata “Konsumatori” 4-shtator-12

32 Afrim Maliqi Handikos 5- shtator -12

33 Yll Zekaj Oda ekonomike e Kosovës 5- shtator -12

34 Ardi Shita Oda ekonomike Amerikane 10- shtator -12

35 Shaban Kajtazi Shoqata e pensionistëve 14- shtator -12

36 Eqrem Hoxha Shoqata e kultivuesve të verës 14- shtator -12

37 Avni Bytyqi Iniciativa për progres 14- shtator -12

Page 59: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

57

Shtojca II: Pyetësori Statusi ligjor i organizatës

ð Që sa kohë ekzistoni si organizatë? ð Çfarë është statusi i juaj juridik? A jeni fondacion apo

shoqatë? ð Si keni vendosur që të regjistroheni si fondacion apo shoqatë?

Cili është dallimi? A do të ndryshonit statusin? ð A ka ndonjë ligj tjetër (përveç atij për OJQ) që rregullon

regjistrimin dhe funksionimin e organizatës suaj ose anëtarëve në përgjithësi?

ð Si i referoheni ju organizatës suaj – shoqatë, federatë, klub rrjet apo institut?

Misioni dhe vizioni i organizatës ð Cilat janë objektivat tuaja si organizatë? ð Cilat ishin motivet për themelimin e organizatës suaj? A kanë

ndryshuar në pesë (5) vitet e fundit? Si? Pse? ð A keni themeluar shoqatën tuaj për të mbrojtur interesat e

anëtarëve tuaj, bordit, apo publikut në përgjithësi? ð Çfarë interesash mbroni? A përfaqësoni ndonjë profil apo

grup? ð Kush përfiton më së shumti nga aktivitetet e organizatës suaj? ð Si e konsideroni organizatën tuaj – profesionale, vullnetare, të

përqendruar në media, avokim, informata publike, etj?

Aktivitet e organizatës ð A mund të përshkruani shkurt aktivitetet e juaja kryesore?

(p.sh. konferenca, seminare, etj.)

Anëtarësia ð Sa anëtarë i keni të regjistruar në organizatën e juaj? ð A keni një listë me emrat e të gjithë anëtarëve? Ku është lista?

Kush e mban atë? Sa shpesh përditësohet lista juaj? ð A ka potencial për anëtarë të rinj në organizatën tuaj? ð Sa lloje të anëtarësisë keni (p.sh. individual, kompani, etj)? Sa

prej tyre paguajnë dhe në çfarë niveli? ð Sa kushton anëtarësia? A paguan diç tjetër përveç anëtarësisë,

p.sh. për aktivitete specifike?

Page 60: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 58

ð Cila është mosha mesatare e anëtarëve të organizatës suaj? Gjinia? (

ð Na tregoni për profilin profesional të anëtarëve tuaj?

Takimet e organizatës ð Në çfarë forme takohen anëtarët? Takime formale? Takime në

lokale dhe restauronte të ndryshme? ð Sa takime kolektive mbahen brenda një viti? Sa herë brenda

një viti takohen 50-60% e anëtarëve? ð Sa herë në vit takohet drejtori ekzekutiv takohet me anëtarët

tjerë? ð A e kërkon statuti i organizatës që bordi dhe kuvendi të

takohen në baza të rregullta? Si? ð A ka një platformë të shkruar të organizatës? Nëse po, kush e

ka shkruar platformën? Sa anëtarë janë përfshirë në procesin e shkrimit?

Burimet njerëzore ð A keni staf kompetent që ju ndihmon në arritjen e misionit të

organizatës suaj? ð Cila është struktura e brendshme e organizatës suaj? ð Sa njerëz punojnë në organizatën tuaj? ð A paguhen të gjithë për punën e bërë? ð A paguhen vullnetarët? Praktikantët? ð A keni një zyrë me qasje të përhershme në internet?

Burimet e financimit ð A keni fond të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e

juaja? Cilat janë të hyrat e juaja vjetore? Cilat janë shpenzimet e juaja brenda një viti?

ð Cili është burimi juaj kryesor i financimit – donacionet apo anëtarësia? Sa merrni fonde nga të dy burimet?

ð Nëse organizata juaj ka XX anëtarë dhe pagesa për një person është XX, a nënkupton kjo që ju merrni XXX euro nga anëtarësia?

Pozita e organizatës dhe çfarë thonë anëtarët? ð A keni diskutuar ndonjë temë publike me anëtarët? Sa

shpesh? Çfarë teme (në dallim me temat lidhur me qeverisjen e organizatës si p.sh. buxheti, stafi, etj.)?

Page 61: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

59

ð A bisedoni për çështjet që nuk kanë të bëjnë direkt me organizatën e juaj, pra çështjet publike që lidhen ma shumë me interesat e juaj?

Si funksionin organizata juaj? ð A keni zgjedhje të brendshme të anëtarëve? Kur i keni pasur

zgjedhjet e fundit? Sa njerëz kanë votuar? Sa njerëz kanë pasur të drejtë votimi?

ð Si janë informuar ata për zgjedhjet? ð Për sa vite e mban një person pozitën e drejtorit ekzekutiv?

Avokimi dhe lobimi ð A jeni të kyçur në ndonjë formë të avokimit? Nëse po, në çfarë

forme? ð Si i promovoni interesat e juaja? (Takime, editoriale,

protesta?) ð Kë e kontaktoni për të promovuar interesat e juaja? A ndodhë

kjo më shumë në nivelin qendror apo lokal? ð Interesin e juaj a e paraqitini tek qeveria, Kuvendi, kuvendo

komunal apo kryetari i komunës? ð Nëse organizata juaj promovon apo mbron interesat e

caktuara, a mund të na shpjegoni disa nga çështjet ose grupet me të cilat ju merrni më së shumti?

ð A është misioni i organizatës suaj që të bëjë ndryshime në sferën publike?

ð Të bëjë ndryshime në ligj? Në tjera vendime ligjore? Cilat janë këto ligje?

ð A dërgoni rekomandime për ndonjë ndryshim ligjor që mund të ndikojë fushën tuaj të aktivitetit?

ð Sa shpesh takoheni me zyrtarë të qeverisë? A janë këto takime formale apo jo-fromale?

ð A ka ndonjë politikan që mbron interesat e juaja apo të ngjashme?

ð A ka ndonjë gazetar që mbulon çështjet që e shqetësojnë organizatën tuaj? A ju thërret ose a thërrisni ju atë?

Lista e dokumenteve të marra nga të anketuarit ð Lista e anëtarëve ð Statuti

Page 62: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 60

Fusnotat

1 Hoxha, Taulant. 2011. Raporti Analitik për Kosovë: Qeverisje më e mirë për një ndikim më të madh. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, f. 10. 2 Komisioni Evropian. 2011. Dokument pune i personelit të Komisionit Evropian: Raporti i Progresit 2011 për Kosovën [Commission Staff Working Paper: Kosovo 2011 Progress Report, SEC 1207], Bruksel, f. 16. 3 Hoxha, Taulant. 2011. Raporti Analitik për Kosovë: Qeverisje më e mirë për një ndikim më të madh. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, f. 20. 4 Vodo, Teuta. Express. 17 nëntor 2012. “A do të mobilizohet shoqëria civile në Shqipëri?” f. 24. 5 Chen, Martha, Renana Jhabvala, Ravi Kanbur dhe Carol Richards. 2007. Organizatat me anëtarësi të të varfërve. Londër dhe Nju Jork: Routledge, f. 4. 6 Etzioni, Amitai. 1985. “Grupet e interesit të veçantë kundrejt përfaqësimit të publikut,” Vol. 8, f. 171-195, f. 178. 7 Etzioni, Amitai. 1985. “Grupet e interesit të veçantë apo përfaqësim bazë i qytetarëve,” Vol. 8, f. 171-195, f. 179. 8 Etzioni, Amitai. 1985. “Grupet e interesit të veçantë apo përfaqësim bazë i qytetarëve,” Vol. 8, f. 171-195, f. 179. 9 Boehmke, Fred, Sean Gailmard dhe John Wiggs Patty. 6 gusht 2008. Biznes si zakonisht: Qasja e grupeve të interesit dhe përfaqësimi në vendimmarrje, f. 1. 10 Ministria e Administratës Publike. prill 2012. Baza e të dhënave të OJQ-ve. [Dokument në Excel me të gjitha OJQ-të, i përditësuar në baza të rregullta]. 11 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji për Lirinë e Asocimit në Organizatat jo-qeveritare, Neni 6, Nr. 04/L – 057. 2011. f. 3. 12 Hisaj, Gëzim. Agro-Dev. 23 maj 2012. Intervistë Personale. Prishtinë. 13 Komisioni për rininë i Kantonit Marion. Avokimi vs. Lobimi [Advocacy vs. Lobbying]. http://www.mccoyouth.org/Advocacy/advocacy-vs-lobbying. html. (Qasur për herë të fundit me: 23 nëntor 2012) 14 Komisioni për rininë i Kantonit Marion. Avokimi vs. Lobimi [Advocacy vs. Lobbying]. http://www.mccoyouth.org/Advocacy/advocacy-vs-lobbying. html. (Qasur për herë të fundit me: 23 nëntor 2012) 15 Sinanaj, Agon. 25 korrik 2012. Alarmi. Express. f. 10 16 Xhambazi, Edona. Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës. 18 prill 2012. Intervistë personale. Prishtinë. 17 Selman, Ademi. Shoqata e Sigurimeve të Kosovës. 18 prill 2012. Intervistë personale, Prishtinë. 18 Cecelia, Besnik. Oda Ekonomike e Kosovës. 23 qershor 2012. Intervistë personale, Prishtinë. 19 Shita, Ardi. 10 shtator 2012. Intervistë personale. Oda Ekonomike Amerikane. Prishtinë. 20 Hamidi, Lavdim. 10 shtator 2012. Mafia e naftës. Zëri, f. 7.

Page 63: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

61

21 Hamidi, Lavdim. 10 shtator 2012. Mafia e naftës. Zëri, f. 7. 22 Berisha, Elvira. 13 korrik2012. Krijuesit dyshojnë se shoqatat mund të mbrojnë të drejtat autoriale. Koha Ditore, f. 25. 23 Ibrahimi, Sazan. 29 maj 2012. Intervistë personale. Asociacioni i Komunave të Kosovës. Prishtina. 24 Xhemajl, Muharremi. 7 qershor 2012. Shoqata e Veteranëve të Luftës së Kosovës. Intervistë personale, Kosovë. 25 Bunjaku, Ardiana. Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar. 14 qershor 2012. Intervistë personale, Kosovë. 26 Express. 11 korrik 2012. “Ankohen gjahtarët” f. 9. 27 Aliu, Blerta. Koha Ditore. 12 nëntor 2012. “Gjuetarët paralajmërojnë t’i drejtohen Kushtetueses për Ligjin e armëve. 28 Rukiqi, Berat. 9 shtator 2012. Sektori privat dhe privatizimi. Koha Ditore. f. 11. 29 Musa, F. 1 dhjetor 2012. Odat me 400 rekomandimet. Kosova Sot. f. 67. 30 Dema, Mynir. Shoqata e Bletarëve të Kaçanikut. 25 qershor 2012. Intervistë personale, Kaçanik. 31 Olson, Mancur (2002). Logjika e veprimit të përbashkët , Studime Ekonomike të Harvardit., Volume CXXIV, f. 7. 32 Olson, Mancur (2002). Logjika e veprimit të përbashkët , Studime Ekonomike të Harvardit., Volume CXXIV, f. 122. 33 Etzioni, Amitai. 1985. “Grupet e interesit të veçantë apo përfaqësim bazë i qytetarëve,” Vol. 8, f. 171-195, f. 183. 34 Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore. gusht 2012. Opinion publik për çështjet e demokracisë në Kosovë, f. 6. 35 Olson, Mancur (2002) The Logic of Collective Action, Harvard Economic Studies, Volume CXXIV, p. 6. 36 Komisioni Evropian. 2011. Dokument pune i personelit të Komisionit Evropian: Raporti i Progresit 2011 për Kosovën [Commission Staff Working Paper: Kosovo 2011 Progress Report, SEC 1207], Bruksel, f. 16. 37 Komisioni Evropian. 2011. Dokument pune i personelit të Komisionit Evropian: Raporti i Progresit 2011 për Kosovën [Commission Staff Working Paper: Kosovo 2011 Progress Report, SEC 1207], Bruksel, f. 44. 38 Donor, Richard F., dhe Schneider, Ben Ross (2000). Shoqatat e Bizneseve dhe Zhvillimi Ekonomik: Pse disa shoqata kontribuojnë më shumë sesa të tjerët,” Biznesi dhe politike, f. 2. 39 Zimmermann, Klaus W. dhe Daniel Horgos (2008). Grupet e interesit dhe suksesi ekonomik: Disa fakte të reja, Universiteti Helmut-Schmidt dhe Universiteti i Bundeswehr-Hamburg, f. 12. 40 Musa, P. 1 dhjetor 2012. “Odat me 400 rekomandimef,” Kosova Sot or Koha Ditore? f. 67. 41 Richardson, Jeremy (2000). Qeveria, grupet e interesit dhe ndryshimi i politikave, Kolegji Nuffield, Oxford, f. 1021.

Page 64: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Let the Real Civil Society Please Stand Up! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 62

LISTA E PUBLIKIMEVE: Zgjedhjet: #1: Instituti D4D. Shator 2011. Zbërthimi i trendëve zgjedhore 2000-2010. #2: D4D Institute. Mars 2012. Reformë sa për adet: Si të rikthejmë besimin në zgjedhje? #3: Malazogu, Leon, Visar Sutaj and Drilon Gashi. Nëntor 2012. Auditimi i listë së votuesve të Kaçanikut: Mostër për Kosovën. #4: Malazogu, Leon and Selatin Kllokoqi. Shkurt 2013. Mësimet e nxjerra për zgjedhjet e ardhshme – Analizë e zgjedhjeve për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik.

Marrëdhëniet Etnike: #1: Malazogu, Leon and Vladimir Todorić. Shtator 2011. Nevojitet transformimi i interesit vetanak. PER-K/Instituti D4D dhe NPC-Beograd #2 & #3: Malazogu, Leon, Viktor Popović and Shpend Emini. Mars 2012. Perspektiva e një të riu serb në Kosovë/Jeta urbane në vendbanime me shumicë serbe në Kosovë. PER-K/Instituti D4D #4: Malazogu, Leon and Florian Bieber. Shtator 2012. Raportet në mes Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen. PER-K/Instituti D4D. #5: Malazogu, Leon and Alex Grigorev. Shtator 2012. Nga paqartësia kreative në proces konstruktiv – Si të qasemi veriut të Kosovës? PER-K/Instituti D4D.

Interesi Publik: #1: Sejdiu, Dardan and Kastriot Jahaj. Janar 2013. ‘Taksa’ e fshehur: pse kosovarët paguajnë më shumë?

Page 65: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Roli i shoqatave me anëtarësi në shërbim të interesit publik - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

63

#2: Gashi, Drilon and Shoghi Emerson. Maj 2013. Klasë në vete: Patranozh dhe ndikimi i tij në mobilitetin shoqëror në Kosovë.

Memorandumet: #1: D4D. Nëntor 2012. Memorandumi reagues Nr. 1. Reagimi i tepruar i policisë. #2: D4D. Dhjetor 2012. Memorandumi reagues Nr. 2. Modeli i dy Gjermanive.

Indikatorët: #1: D4D. Nëntor 2010. Para dhe pas-performanca e bazuar në indikatorë: Vlerësimi vjetor 2010. #2: D4D. Shteti në pasqyrë: Indikatorët e bazuar në performancë.

Page 66: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Let the Real Civil Society Please Stand Up! - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 64

Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

316.325: 32(496.51)(048) Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë! : roli i shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes në shërbim të interesit publik / Përgatitur nga Visar Sutaj dhe Leon Malazogu. - Prishtinë : Demokraci për zhvillim, 2013. - 65f. : ilustr. me ngjyra ; 21 cm. - (Seria Interesi Publik ; 3) 1. Sutaj, Visar 2. Malazogu, Leon

ISBN 978-9951-608-15-2

Page 67: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë
Page 68: | Prishtinë, 2013 | Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!rimëkëmbur nga tranzicioni ekonomik dhe social4. Mungesa e pjesëmarrjes në traditat tona do të thotë që i tërë

Demokraci për Zhvillim (D4D) është institut hulumtues i themeluar në vitin 2010 me besimin se demokracia është parakusht për zhvillim.

Misioni i D4D-së është të ndikojë në proceset e zhvillimt të politikave publike në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të vendit, përmirësimin e qeverisjes dhe për të përforcuar kulturën demokratike në Kosovë. D4D është e përkushtuar në hulumtime cilësore, duke u përqëndruar në fakte dhe numra, si dhe në debatet e orientuara për të ardhmën.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të D4D-së vizitoni faqen tonë elektronike: www.d4d-ks.org.