per...5 LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017) Përmbajtja Parathënie

445

Transcript of per...5 LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017) Përmbajtja Parathënie

  • LILILILILIGGGGGJVËNËSJVËNËSJVËNËSJVËNËSJVËNËSITITITITITSSSSSHHHHHQIQIQIQIQIPTPTPTPTPTARËARËARËARËARË

    (1912-2017)

    DDDDDHHHHHE FIE FIE FIE FIE FIRMËTRMËTRMËTRMËTRMËTARËTARËTARËTARËTARËTE AKTIT TË PE AKTIT TË PE AKTIT TË PE AKTIT TË PE AKTIT TË PAAAAAVVVVVARËSARËSARËSARËSARËSIIIIISËSËSËSËSË

    Tiranë, 2018

  • 4

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    Ribotim i përditësuarPërditësoi materialin: Marita Lamani, Bahir AvdikoRedaktor: Bahir Avdiko

    © Kuvendi i Shqipërisë

    ISBN: 978-9928-166-76-0

  • 5

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    PPPPPërërërërërmbajtjambajtjambajtjambajtjambajtja

    Parathënie ............................................................................................................................................................................7Tiparet kryesore të institucionit të parlamentit në Shqipëri ...............................................................................9 Viti 1912: Kuvendi Kombëtar i Vlorës .....................................................................................................................15Delegatët e Kuvendit të Vlorës .................................................................................................................................15Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë ................................................................................................................................17Asambleja Kombëtare me fuqi ligjvënëse në Shqipëri ....................................................................................53Viti 1920: Këshilli Kombëtar (Senati) .......................................................................................................................55Viti 1921: Këshilli Kombëtar (një dhomë) ...............................................................................................................61Viti 1924: Kuvendi Kushtetues (një dhomë) ..........................................................................................................69Viti 1925: Legjislatura I e Republikës Shqiptare (dy dhoma) ...........................................................................75Viti 1928: Asambleja Konstituente (një dhomë) ..................................................................................................83Viti 1932: Parlamenti (një dhomë) ...........................................................................................................................91 Viti 1937: Parlamenti (një dhomë) ..........................................................................................................................95 Viti 1939: Asambleja Kushtetuese ...........................................................................................................................99 Viti 1940: Këshilli i Epërm Fashist Korporativ ....................................................................................................103Viti 1943: Kuvendi Kombëtar ...................................................................................................................................109Viti 1944: Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar .................................................................................................117Viti 1945: Asambleja Kushtetuese më 16 mars 1946 kthehet në Kuvend Popullor ...............................121Viti 1950: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................133Viti 1954: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................139Viti 1958: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................145Viti 1962: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................151Viti 1966: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................159Viti 1970: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................167Viti 1974: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................175Viti 1978: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................185Viti 1982: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................193Viti 1987: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................199Viti 1991: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................205Viti 1992: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................215Viti 1996: Kuvendi Popullor .....................................................................................................................................223Viti 1997: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ...................................................................................................229Viti 2001: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ...................................................................................................239Viti 2005: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ...................................................................................................249Viti 2009: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ...................................................................................................257 Viti 2013: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ..................................................................................................263Lista emërore e deputetëve ....................................................................................................................................275Bibliografia ....................................................................................................................................................................445

    5

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

  • 6

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

  • 7

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    PPPPParararararaaaaathëniethëniethëniethëniethënie

    Në këtë botim të përditësuar për ligjvënësitshqiptarë për periudhën më shumë senjëshekullore 1912–2017 janë mbledhur,sistemuar dhe renditur kronologjikisht të dhënatmë të rëndësishme të jetës parlamentare tëvendit: legjislaturat dhe kohëzgjatja e tyre,deputetët dhe grupimet e tyre politike,emërtimet e organit ligjvënës në përputhje mendryshimet politike që kanë ndodhur nga njëkohë në tjetrën.

    Historia është e prirur të mbajë shënimet eveta për gjithçka të rëndësishme që ndodh nëjetën e një populli. Por ajo është po aq e vështirëpër t’u vetëparaqitur, për të mos thënë se historianë brendësinë e saj ka edhe një prirje tëçuditshme për ta fshehur vetveten.

    Ky libër është një sprovë për të nxjerrëshënimet fillestare të një historie: galerinë e atyreprotagonistëve që jo në kuptimin idiomatik, pornë kuptimin juridik kanë bërë ligjin në këtë vend.

    Për të zgjedhurit në organin ligjvënës ështëfolur vazhdimisht, në çdo kohë ata kanë qenënë qendër të vëmendjes së publikut, ndonjëherëedhe janë përfolur, me shkas e pa shkas, por deritani nuk kemi një pasqyrim të plotë tëparlamentarizmit në Shqipëri që nga krijimi ishtetit shqiptar më 1912. Mbetet detyrë epërhershme e historianëve që të studiojnë nëmënyrë të plotë e të thelluar zhvillimetparlamentare në vend. Në këtë botim të KërkimitParlamentar dhe Bibliotekës së Kuvendit tëShqipërisë bëhen përpjekje që, duke e plotësuarme të dhëna të reja dhe emra të tjerëligjvënësish, të ndërtohet rrjedha historike elegjislaturave të organit ligjvënës në Shqipëri qënga Kuvendi Kombëtar i Vlorës i 28 nëntorit 1912e deri në ditët tona. Përveçse për të informuar,ky botim shërben edhe si një homazh për tëgjithë ata që shqiptarët për më shumë se njëshekull i votuan, u dhanë zërin e vet, i bënëpërfaqësues të tyre në organin më të lartë

    ligjvënës. Se sa qytetarët kanë arritur të zgjedhinpërfaqësuesit më të denjë të tyre, këtë e katreguar dhe do ta tregojë gjithmonë cilësia epërfaqësimit të tyre në organin ligjvënës, qëështë një detyrim i secilit prej të zgjedhurvekarshi tyre. Përmes këtij libri, ndonëse meinformacion telegrafik, mund të shihen baticatdhe zbaticat parlamentare, ngritjet dhe rëniet,apogjeu dhe kriza, vota dhe arma, fjala dhekonflikti. Në të dhënat e këtij libri gjendet historiae kalimeve të vështira të pushtetit nga një formëqeverisjeje në tjetrën, nga republika e pashpallurnë republikën e ligjshme, nga republika nëmbretëri, nga mbretëria në protektorat dhe ngaprotektorati në regjencë “me pavarësi relative”,nga kjo e fundit në republikën parlamentare, qëu zgjodh prej shqiptarëve prej gati tri dekada mëparë.

    Të dhënat që përmban ky libër nuk janëpërzgjedhur, ato janë ruajtur ashtu siç janëpasqyruar në secilën legjislaturë. Këto të dhënajanë përshkruar në mënyrë fotografike dhe mebaraslargësi politike ndaj të gjithë faktorëve qëkanë ndikuar në jetën shqiptare. Kjo mënyrëparaqitjeje na bën të kuptojmë se nuk është aqe vështirë që të qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit,ashtu sikurse kanë qëndruar dhe qëndrojnë përvite me radhë edhe ata që duken më tëpapajtueshmit. Në galerinë e ligjvënësveshqiptarë – dhe jo vetëm atyre shqiptarë – kapasur raste kur ka ndodhur që kundërshtari tënxjerrë armën në vend të fjalës, pa u zgjatur me“atentatet” verbale, që vërtet janë të shumta. Por,në fund të fundit, historia me mospërfilljen e saj,si e pafundme që është, të gjallëve, dukepërfshirë edhe ata që quhen të zgjedhur, ua ruanvendin pranë e pranë. Dhe këtë nuk mund tandryshojë njeri. Në këtë botim janë së bashkuoksidentalistë e anadollakë, mbretërorë erepublikanë, liberalë e konservatorë, rebelë e tëbindur, komunistë e atdhetarë pa parti (dikur nuk

  • 8

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    njihej idioma “shoqëri civile”, për t’iu larguarantonimit “shoqëri militare”), socialistë edemokratë. Kështu ka vijuar jeta parlamentareqëkurse revolucionarët francezë vendosën tëndaheshin edhe politikisht, edhe fizikisht “pro”dhe “kundër”, në “të majtë” dhe “të djathtë”, porhistoria i jep vendin e vet gjithsecilit.

    Të dhënat e këtij libri dëshmojnë stinëtpolitike me tërë ndryshueshmërinë e tyre nëvitet e jetës parlamentare. Ato janë gjithashtu

    shprehje e evoluimit të aftësisë së shtetasveshqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e vetnë organin më të lartë legjislativ. Këto të dhënana ndihmojnë që të reflektojmë mbi tëshkuarën dhe të shohim drejt së ardhmes, tëndërtojmë një shoqëri demokratikefunksionale, që bota e qytetëruar gjithnjë e mëshpesh e quan “demokraci autentike”,“demokraci të drejtpërdrejtë”, “demokraci tëvetëvendosjes”.

  • 9

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    Sistemi parlamentar dhe institucioni iparlamentit në Shqipëri kanë një histori poaq komplekse sa dhe vetë sistemi politik dhe aiqeverisës. Tërësia e studimeve dhe analizavekrahasuese pranojnë se, pavarësisht regjimevedhe ndryshimeve të thella në sistemin qeverisës,roli i parlamentit dhe kompetencat e tij formalembetën brenda së njëjtës kornizë. Çdo vendimme rëndësi politike e kombëtare, qoftë vendimpër ndryshimin e formës së regjimit, për caktimine formës për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, përbashkimin apo ndarjen me shtete të tjera ështëbërë përmes legjimititetit parlamentar. StudiuesiOmari thotë se “në Kushtetutën e Shqipërisë nukka ndonjë përkufizim për rolin dhe funksionin eparlamentit, dhe as për pozitën që ai ka në raportme organet e tjera kushtetuese”1.

    Në kushtetutat e viteve 1946 dhe 1976parlamenti cilësohej “organi më i lartëpërfaqësues dhe i pushtetit shtetëror”, njëpërkufizim i huazuar nga praktika e RevolucionitFrancez, gjatë të cilit Asambleja Kombëtare u pasi shprehje autentike e vullnetit të popullit dheburim i formimit të institucioneve të tjerakushtetuese të shtetit. Koncepti i unitetit tëpushteteve ishte tipar i shoqërive dhe modeleveshtetërore komuniste, jodemokratike. Nëperiudhën demokratike koncepti i unitetitzëvendësohet nga koncepti i ndarjes dhebalancës së pushteteve.

    PPPPPërërërërërbërja e parbërja e parbërja e parbërja e parbërja e parlamenlamenlamenlamenlamentit në vittit në vittit në vittit në vittit në vitet 1912–2013et 1912–2013et 1912–2013et 1912–2013et 1912–2013

    Në tërësi në 100 vjetët e fundit janë praktikuartri forma të ndryshme të parlamentarizmit:

    1. Forma e Kuvendit ose Kongresit Kombëtar.

    Kjo formë e parlamentit thirrej në raste urgjente,me delegatë që përfaqësonin krahina tëndryshme. Detyra kryesore e tij ishtevendimmarrja e shpejtë për çështje që kishin tëbënin me ekzistencën e shtetit shqiptar. Të tillëmund të konsiderohen Kuvendi i Vlorës më 1912,Kongresi i Durrësit më 1918, Kongresi i Lushnjësmë 1920 etj. Siç dihet, vendimet e këtyrembledhjeve i dhanë formë dhe përmbajtje vetështetit shqiptar. Vendimet e këtyre formave tëorganizimit parlamentar kanë qenë të njëjtaedhe për faktin se secila prej tyre ka krijuarqeveri, institucionin e Kryetarit të Shtetit dheinstitucione përfaqësuese në emër të shtetitshqiptar.

    2. Forma e dytë parlamentare është ajo eAsamblesë Kushtetuese. Detyra kryesore e sajishte ndryshimi i kushtetutës dhe i statutitshtetëror si dhe përcaktimi i formës së regjimitdhe të qeverisjes. Të tilla mund të konsiderohenAsambleja Kombëtare e viteve 1924–1925,Asambleja Kombëtare e vitit 1928, AsamblejaKombëtare e vitit 1943 dhe AsamblejaKombëtare e vitit 1946. Një formë e tillë ishteedhe Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, njëstrukturë e krijuar nga Fuqitë e Mëdha më 1913–1914 me përgjegjësinë që pas miratimit tëStatutit të shndërrohej në Asamble Kombëtare.Çdo formë e Asamblesë pas hartimit të StatutitThemelor të shtetit shqiptar ose të kushtetutësështë shkrirë ose shndërruar në parlament.

    3. Formë tjetër është funksionimi në variantinklasik të parlamentit: si pushtet legjitimlegjislativ, me përgjegjësi të përcaktuara

    TTTTTiparipariparipariparet ket ket ket ket krrrrryyyyyesoresoresoresoresore te te te te të institucionit të institucionit të institucionit të institucionit të institucionit të parë parë parë parë parlamenlamenlamenlamenlamentit në Shqipërtit në Shqipërtit në Shqipërtit në Shqipërtit në Shqipëriiiii

    Nga Prof. asoc. dr. Afrim KRASNIQI,Instituti i Studimeve Politike

    1. Luan Omari, “Sistemi parlamentar”, Tiranë, 2004.

  • 10

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    kushtetuese e politike. Të tillë janë: parlamenti idalë nga zgjedhjet e vitit 1921, parlamenti i vitit1923, ai i vitit 1925, parlamentet e periudhës sëmonarkisë dhe Republikës Popullore e sidomoslegjislaturat parlamentare të viteve 1991–2009.Pavarësisht problemeve politike (prania ose jo eopozitës) apo rolit të institucionit në jetënpolitike (fiktiviteti gjatë periudhës komuniste),në tërësi kjo formë e parlamentarizmit bëndallim nga dy format e para dhe ka qenë mëjetëgjatë se secila prej tyre.

    Në aktivitetin dhe rolin e tyre legjislativ epolitik të gjitha format e parlamenteve kanëdallime të dukshme mes tyre, por edhe tipare tëpërbashkëta. Kështu, nisur nga legjitimiteti dheburimi i zgjedhjes dhe funksionimit tëparlamentit kemi pasur:

    1. Parlamente të dala nga zgjedhjet (1921–1939 dhe 1946–2013). Pavarësisht problemevezgjedhore dhe natyrës e formës së organizimittë tyre, formalisht ose jo ato janë zhvilluar dheparlamenti i dalë prej tyre ka pasur njëlegjitimitet të dukshëm në krahasim me formate tjera. Disa prej këtyre parlamenteve janëprodukt i zgjedhjeve konkurruese, të tjera ngazgjedhje fiktive. Në çdo rast zgjedhet janë bërënë mënyrë periodike: çdo 2, 4 ose 5 vjet.

    2. Parlamente të pavotuara. Të tilla janëparlamentet e periudhës së krijimit të shtetit(1912, 1914, 1918, 1920) dhe parlamentet eperiudhës së pushtimit italian e gjerman. Njëpjesë e tyre përbëheshin nga deputetë dhepërfaqësues të deleguar nga bashkitë, krahinatapo prefekturat e ndryshme të vendit, disadelegatë përfaqësonin pa votim komunitetetfetare dhe institucione të tjera të pranuara mekompromis (p.sh. “Vatra” më 1920), kurse nërastin e parlamenteve të kohës së pushtimititalian e gjerman delegatët, për shkak tëfunksioneve, ishin drejtuesit lokalë e qendrorëtë Partisë Fashiste ose prijësit lokalë të krahinave,sidomos bajraktarët e Veriut.

    3. Parlamente të imponuara nga fuqi të huajapolitike në dy periudha kohore: gjatëadministrimit të vendit nga KomisioniNdërkombëtar i Kontrollit dhe gjatë pushtimititalian e gjerman (1914, 1939–1944-). Në të triarastet formula e përbërjes së parlamentit, ezgjedhjes dhe e raporteve të deputetëve mepushtetet politike e kushtetuese në vend u bazua

    në modelet e imponuara nga jashtë. Deputetëtpatën role simbolike, jeta parlamentare ishteformale dhe axhenda politike e parlamenteve nëçdo rast përcaktohej nga faktori i huaj.

    4. Parlamente të zgjedhura nga vetëshqiptarët, ku hyjnë modelet e periudhave tëtjera politike. Dallimet midis këtyre modelevekanë të bëjnë me formën e zgjedhjes: më 1920–1924 me zgjedhje indirekte me sistemdyshkallësh, në periudhën e monarkisë meimponimin e kandidatëve të qeverisë, nëperiudhën e komunizmit më shumë se zgjedhjekishte emërim të deputetëve, kurse nëperiudhën e demokracisë procesi ështëkarakterizuar nga konkurrenca politike dhenominale e kandidatëve për deputetë.

    5. Parlament me një dhomë. Ky ka qenëmodeli dominues gjatë gjithë periudhës sëfunksionimit të sistemit parlamentar në Shqipëri.Përjashtim bëjnë vetëm vitet e republikës nëprag të kalimit në monarki. Faktori kryesor që çoinë vendimin për krijimin e një sistemiparlamentar vetëm me një dhomë ishte karakteriunitar dhe monokombëtar i shtetit, pa epërsitëe dukshme numerike të një kombësie.

    6. Parlament me dy dhoma. Ky model isistemit parlamentar u aplikua vetëm gjatëviteve 1925–1928. Disa studiues e konsiderojnëparlament dydhomësh edhe modelinparlamentar të aplikuar pas krijimit të Pleqësisëmë 1912. Në vitet 1929–1939 vendin e Senatit ezuri Këshilli i Shtetit, një organ me kompetencatë mëdha në hartimin e legjislacionit dhendjekjen e zbatimit të tij. Në periudhën pas vitit1990 ka pasur disa nisma për krijimin e sistemitdydhomësh, madje në variantin e parëkushtetues të vitit 1998 u përcaktua zgjedhja eSenatit, modalitetet e përbërjes dhe tëfunksionimit të tij, por më pas u hoq dorë dhe ula varianti i parlamentit njëdhomësh.

    7. Parlamente që kanë rrëzuar apo krijuarregjime e forma të reja qeverisëse. Të tilla janëpothuajse shumica e parlamenteve tëperiudhave 1912–1928 dhe 1939–1946 dheparlamenti i vitit 1991. Ato kanë votuarndryshimin e formës së regjimit (monarki,republikë dhe përsëri monarki dhe republikë), sidhe kanë eksperimentuar modele drejtimiindividual apo kolektiv të shtetit.

    8. Parlamente që nuk kanë rrëzuar apo krijuar

  • 11

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    regjime e forma të reja qeverisëse janëparlamentet e periudhave të tjera. Edheparlamenti i vitit 1991, i cili përbën të parinparlament të periudhës demokratike, konfirmoisistemin republikan dhe ruajti vazhdimësinë ekëtij sistemi të përcaktuar në vitin 1946. Njëvotim për formën e regjimit në vitin 1997 bëribashkë partitë kryesore politike kundër një grupiminimal partish të vogla mbështetëse tëmonarkisë.

    9. Parlamente që pranojnë dhe zbatojnëparimin e ndarjes së pushteteve, në kuptimin qëdeputetët nuk mund të bëjnë pjesë njëherëshnë një pushtet tjetër. Të tilla janë parlamentet eperiudhës së demokracisë, të monarkistë dheparlamentet e viteve 1920. Koncepti ështëzgjeruar edhe me ndarje të tjera brenda sistemitqeverisës. Për shembull, në parlamentin e viteve1991–1997 deputeti mund të ishte edhe kryetarbashkie, por pas vitit 1998 u sanksionuapapajtueshmëria midis dy funksioneve.

    11. Parlamente që pranojnë të ndajnëbashkëdrejtimin edhe të pushteteve të tjera.Kështu, parlamenti i periudhës komuniste kishtenjëherësh deputetë që drejtonin edhe pushtetete tjera, përfshirë pushtetin gjyqësor, ekzekutivdhe atë të kryetarit kolektiv të shtetit.

    12. Parlamente që përfaqësojnë kombinshqiptar. Të tilla kanë qenë parlamentet eperiudhës së parë të krjimit dhe funksionimit tështetit shqiptar (1912–1925), gjatë së cilësKosova ishte pjesë politike e shtetit shqiptar dhepërfaqësohej rregullisht në parlament. Ky parimpërfaqësues u zbatua edhe në rastet eparlamenteve fiktive të periudhës së pushtimititalian e gjerman në vitet 1939–1944.

    13. Parlamente që përfaqësojnë shtetinshqiptar. Janë parlamentet e çdo periudhe tjetër(1925–1939, 1944 e në vijim), zgjedhjet për tëcilat u zhvilluan vetëm në shtetin shqiptar, nëkufijtë e tij zyrtarë të miratuar në vitin 1913 ngaFuqitë e Mëdha.

    14. Parlamente të zgjedhura drejtpërdrejt ngaqytetarët. Ky model parlamentar është aplikuarvetëm për periudha të shkurtra kohore. Nëkuptimin statistikor parlamente me zgjedhjedirekte nga qytetarët janë ai i vitit 1945 dhe ai ivitit 1991. Në periudhën e viteve ’20 parlamentizgjidhej me zgjedhës të dytë, pra indirekt. Gjatëperiudhës së pushtimit italian dhe gjerman

    modeli i zgjedhjeve indirekte apo i kooptimit tëdisa funksionarëve të lartë mbeti formulë zyrtaree zgjedhjeve. Në periudhën e monarkisë dhe tëkomunizmit zgjedhja në tërësi ishte fiktive, pasilista zyrtare e kandidatëve shpallej nga qeveriadhe jo nga qytetarët apo partitë politikekonkurruese. Gjatë viteve 1992–2005 zgjedhja edeputetëve është bërë me modelin e përzier: njëpjesë direkt nga qytetarët dhe një pjesë nga listatshumemërore të partive. Me sistemin e rizgjedhor, atë proporcional rajonal, kalohet nëzgjedhje indirekte prej qytetarëve të të gjithëdeputetëve.

    15. Parlamente me angazhim të plotë dhe tëpjeshëm të deputetëve. Gjatë periudhës sëpushtimit gjerman dhe periudhës komunistedeputetët nuk kishin funksione me kohë të plotë.Ata ushtronin funksione të tjera dhe një pjesë tëvogël të kohës ia kushtonin punës si parlamentar,sidomos kjo gjatë periudhës komuniste. Si përironi, edhe deputetët e parlamentit të parëpluralist (1991–1992) kishin funksioneparlamentare me kohë të reduktuar dhe sifunksione bazë bazë kishin funksionet nëprofesionet e tyre të mëparshme. Nga viti 1992e këtej funksioni i deputetit është me kohë tëplotë dhe përjashtues për çdo funksion tjetërparalel.

    Në aspektin statistikor parlamentet e viteve1912–1944 nuk patën asnjë femër deputete,kurse më 1945 për herë të parë femrat patën tëdrejtë vote dhe katër femra u zgjodhëndeputete.

    Një tipar tjetër statistikor lidhet me numrin edeputetëve. Numri më i vogël i deputetëve upërket viteve të para të krijimit dhe funksionimittë shtetit shqiptar (18, 37 dhe 57 deputetë), kursenumri më i madh u përket viteve të fundit tësistemit komunist (250 dhe 264 deputetë).

    Aktualisht sistemi parlamentar ështëvendosur me Kushtetutën e vitit 1998. Me këtëKushtetutë sistemi parlamentar në Shqipëri morinjë mbështetje të fortë, pasi ajo u hartua dhe umiratua vetëm një vit pas referendumit popullorpër formën e regjimit, në të cilin republika arrititë fitonte me një diferencë të vogël ndajmonarkisë kushtetuese. Studiuesit që kanëtrajtuar ecurinë dhe problemet e parlamentarizmitnë vendin tonë, kanë vënë në pah një sërëtiparesh dhe karakteristikash. Më kryesoret janë:

  • 12

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    a. Nga viti 1991 e në vazhdim modeliparlamentar qeverisës ka mbetur thuajse ipandryshuar. Kemi pasur një pushtet ekzekutivdhe President të zgjedhur nga parlamenti, njëtregues force dhe përgjegjësie të parlamentit, tëcilën nuk e kanë shumica e shteteve rajonale dheeuropiane. Sistemi parlamentar ka funksionuarpërmes mazhorancave të qëndrueshmeqeverisëse dhe kabineteve qeveritare, që kanëkrijuar raporte bashkëpunimi me çdo parlament.Kjo është arsyeja kryesore që asnjë legjislaturëparlamentare nuk ka pasur sukses në nisma përmocione mosbesimi për qeverinë. Mendryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe krijimine modelit të mocionit të mobesimit konstruktivpozita reale kushtetuese e parlamentit ështëdrejt dobësimit, sidomos në funksionin e tij bazë:ushtrimin e kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv.

    b. Sistemi parlamentar shqiptar bazohet nëekzistencën dhe funksionimin e një sistemishumëpartiak e të qëndrueshëm. Që nëzgjedhjet e vitit 1991, kur numri i subjektevepolitike në parlament ishte vetëm tri, ky numërështë rritur dhe në legjislaturat e viteve 2000kemi pasur gjithnjë 12–13 parti konkurrueseparlamentare. Me sistemin e ri proporcional lokalnumri i partive është reduktuar, disa prej tyrekanë siguruar mandate përmes përfshirjes sëliderëve të tyre politikë në listat e sigurtaelektorale të partive të mëdha. Përgjegjësinëkryesore për funksionimin e sistemit parlamentare kanë dy partitë e mëdha politike: PartiaDemokratike dhe Partia Socialiste, të cilat janëedhe partitë e vetme politike me përfaqësim tëpërhershëm në parlament dhe me potencial tëmadh qeverisës.

    c. Sistemi parlamentar i viteve të tranzicionitdemokratik, në dallim nga çdo periudhë tjetërparlamentare (duke përjashtuar vitet 1922–1924), ka krijuar një rivalitet efektiv me veprimejuridike e politike midis mazhorancës dheopozitës. Ky tipar shfaqet në dy forma: nëekzistencën e një opozite të modelit konstruktiv,bashkëpunuese për çështje të rëndësishme, siçjanë reformat e nevojshme dhe procesi iintegrimit (1991, 2002–2015); një opozitëdestruktive, penguese e nismave të qeverisë dhebojkotuese të proceseve kryesore politikeparlamentare (opozita e viteve 1992–2001 dheperiudha të shkurtra më 2009 dhe 2013).

    Ashpërsia e veprimit opozitar është shoqëruaredhe me të kundërtën: me ashpërsinë eveprimeve ndaj opozitës. Të gjithë liderëthistorikë të opozitës parlamentare të viteve1921–1924, 1946 dhe 1992–2005 në periudha tëndryshme janë arrestuar apo dënuar deri mevendime ekstreme.

    ç. Sistemi parlamentar dhe vetë institucionii parlamentit gjithnjë ka reflektuar pjesën mëagresive të fjalorit politik e për rrjedhojëdobësi të theksuara në formimin demokratikdhe aftësinë për dialog e bashkëpunim. Dukee konsideruar opozitën kundërshtare tësistemit dhe të modelit shtetëror dhe jo pjesëtë rëndësishme të tij, marrëdhëniet midismazhorancës dhe opozitës kanë qenë gjithnjëtë acaruara. Të vetmet raste të bashkëpunimittë qëndrueshëm në hartimin e legjislacionitdhe në përmbushjen me nivelin e duhur tëpërgjegjësive parlamentare kanë qenë rastete ndërhyrjes direkte dhe këshillës detyruese tëfaktorit ndërkombëtar. Kështu ka ndodhur nëvitet 1991, 1997, 2002 dhe çdo vit tjetër mëpas.

    d. Sistemi parlamentar është ndeshur gjithnjëme problemet e besimit dhe të legjitimitetit. Tëvetmet zgjedhje të pakontestuara në historinëdemokratike të Shqipërisë mbeten zgjedhjet evitit 1921 dhe ato të vitit 1992. Çdo proces tjetërzgjedhor, ndonjëherë me të drejtë, ështëkontestuar nga njëra palë. Kontestimi ështëshoqëruar edhe me veprime jashtëparlamentareose me politikë bllokuese e demaskuese nëparlament dhe debate publike, duke ndikuardukshëm në rënien e besimit publik dhe nëzgjatjen tej mase të procesit të maturimit tëinstitucioneve përfaqësuese, sidomos tëKuvendit.

    e. Në tërësi parlamentarizmi në Shqipëri nuku bë garant i ruajtjes dhe forcimit të parimitkushtetues të ndarjes dhe balancës sëpushteteve. Kjo ndodhi edhe për shkak tëpasojave që la pas mentaliteti dhe modeli i vjetëri partisë-shtet. Çdo mazhorancë parlamentare kasynuar marrjen e kontrollit politik tëinstitucioneve kushtetuese. Pushteti i parë isistemit qeverisës, ai parlamentar, ka qenëgjithnjë në rivalitet për më shumë ndikim ekompetenca kontrolli, sidomos mbi pushtetin etretë dhe të katërt: gjyqësorin dhe medien. Gjatë

  • 13

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    periudhës së tranzicionit jeta parlamentare ështëndikuar dukshëm nga disa kompetencakushtetuese që lidhen direkt ose indirekt me të:në vitin 1992 sistemi qeverisës eksperimentoi medisa kompetenca të natyrës së republikësgjysmëparlamentare, në vitin 1998 u krijua njësistem i pastër parlamentar, ndërsa në vitin 2008balanca u dëmtua, pasu iu dha më shumë rolpushtetit ekzekutiv.

    f. Parlamentarizmi tenton të krijojë ndarje dhebalancë midis pushtetit legjislativ dhe atijekzekutiv. Parlamenti zgjedh dhe shkarkonqeverinë dhe jo e anasjellta. Praktikisht gjatëkëtyre viteve është konstatuar tendenca në rritjee qeverive për të mënjanuar apo kontrolluarveprimtarinë parlamentare. Të gjitha zgjidhjet erëndësishme politike janë gjetur jashtëparlamentit, asnjë mocion parlamentar nukështë votuar me sukses, asnjë qeveri nuk ështërrëzuar në parlament dhe me ndryshimetkushtetuese të vitit 2008 rrëzimi i kryeministritme mocion penalizon direkt parlamentin, dukee kaluar vendin në zgjedhje të reja. Ky dominimi pushtetit ekzekutiv mbi atë legjislativ ka cenuarbalancën midis pushteteve dhe rritje tëndjeshme të rolit të partive politike mbi

    institucionet e rëndësishme kushtetuese, siçështë edhe parlamenti.

    g. Sistemi parlamentar dhe vetë parlamentindikuan shumë në krijimin e elitave politike. Njëdallim thelbësor në këtë drejtim midisparlamenteve të viteve 1921–1925 dhe atij tëviteve 1991 e në vijim është fakti se në rastin eparë deputetë u zgjodhën pothuajse të njëjtëtpersona, duke krijuar në njëfarë mënyrë një elitëpolitike të qëndrueshme. Në rastin e dytë keminjë përqindje të lartë të rinovimit të parlamentit,me një mesatare 40 për qind në çdo katër vjet.Kjo ka sjellë prurje të reja në politikë, pornjëherësh edhe pamundësinë e krijimit të njëelite të qëndrueshme politike, si dhezëvendësimin e saj nga hyrje-daljet në politikëtë një numri të madh individësh pa interesaafatgjatë dhe aftësi të dukshme politike. Në listëne 10 deputetëve me më shumë mandateparlamentare më shumë se gjysma e tyre kanëndryshuar parti politike gjatë mandatit ose midismandateve, duke iu përshtatur edhe eksperimentitme sistemin zgjedhor: kalimin nga sistemimazhoritar i pastër në sistem të përzier dheaktualisht me sistem proporcional me lista tëmbyllura.

  • 14

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

  • 15

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    Foto e sarajit të Xhemil bej Vlorës, ku u mbajt Kuvendi i Vlorës

    VITI 1912VITI 1912VITI 1912VITI 1912VITI 1912

    2. Luan Omari, “Sistemi parlamentar”,Tiranë, 2000, f. 153–154.3. Kastriot Dervishi, “Historia eshtetit shqiptar 1912–2005", Tiranë,2006, f. 20.4. Njohur si delegat më 30 nëntor1912.

    Sistemi parlamentar në Shqipëri fillon mekrijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Kuvendii Vlorës (28 nëntor–7 dhjetor 1912), në të cilinmorën pjesë delegatë nga të gjitha krahinate Shqipërisë, përfaqësonte vullnetin e gjithëkombit. Vendimet e t i j k ishin vlerën evendimeve kushtetuese. Në mbledhjen eparë, sipas rregullave dhe praktikave tëdemokracisë perëndimore, Kuvendi u mor meverifikimin e mandateve të delegatëve. Pasverifik imit të mandateve Kuvendi shpallipavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Ismail

    Qemalin kryetar të Qeverisë së Përkohshme.Pra, shteti i pavarur shqiptar u krijua si një shtetme sistem parlamentar, ku rolin e parlamentite kryente Kuvendi kombëtar, ndërsafunksionet ekzekutive i kryente Qeveria ePërkohshme. Gjithsesi, Kuvendi Kombëtar iVlorës ishte vetëm embrioni i një parlamentitë vërtetë, sepse në rrethanat ejashtëzakonshme të asaj kohe ai nuk mund tëmblidhej rregullisht dhe të kryente funksionete organit legjislativ, funksione të cilat i kryenteQeveria2.

    DDDDDelegaelegaelegaelegaelegatttttët e Kët e Kët e Kët e Kët e Kuvuvuvuvuvendit tendit tendit tendit tendit të ë ë ë ë VVVVVlorlorlorlorlorësësësësës33333

    BBBBBerererereraaaaati:ti:ti:ti:ti:1. Babë Dudë KARBUNARA2. Dhimitër TUTULANI3. Hajredin CAKRANI4. Iliaz VRIONI5. Sami VRIONI6. Xhelal KOPRENCKA

    ÇÇÇÇÇamëramëramëramëramëria:ia:ia:ia:ia:1. Aziz Tahir AJDONATI2. Rexhep DEMI3. Veli GËRRA

    4. Vesel MARGËLLIÇI

    DibrDibrDibrDibrDibra:a:a:a:a:1. Sherif LANGU4

    2. Vehbi AGOLLI

    DDDDDurururururrrrrrësi:ësi:ësi:ësi:ësi:1. Abaz ÇELKUPA2. Jahja BALLHYSA3. Mustafa HANXHIU4. Nikollë KAÇORRI

  • 16

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    Delegatët e Kuvendit të Vlorës pas themelimit të qeverisë me në krye Ismail Qemalin

    Elbasani:Elbasani:Elbasani:Elbasani:Elbasani:1. Lef NOSI2. Mithat FRASHËRI3. Qemal KARAOSMANI4. Shefqet DAIU

    GrGrGrGrGramshi dhe amshi dhe amshi dhe amshi dhe amshi dhe TTTTTomoromoromoromoromorica:ica:ica:ica:ica:1. Ismail QEMALI

    GjirGjirGjirGjirGjirokokokokokastrastrastrastrastra:a:a:a:a:1. Aziz EFENDIU2. Elmaz BOÇE3. Hysen EFENDIU (HOXHA)4. Jan PAPADHOPULLI5. Myfit LIBOHOVA6. Petro POGA7. Veli bej KËLCYRA

    IIIIIpekpekpekpekpeku (u (u (u (u (GjakoGjakoGjakoGjakoGjakovvvvvëëëëë, P, P, P, P, Plalalalalavvvvvë e Guci):ë e Guci):ë e Guci):ë e Guci):ë e Guci):1. Bedri PEJANI2. Mithat FRASHËRI3. Qerim BEGOLLI4. Rexhep MITROVICA5. Sali GJUKA

    KKKKKaaaaavvvvvaja:aja:aja:aja:aja:1. Abdi TOPTANI

    KorKorKorKorKorça:ça:ça:ça:ça:1. Pandeli CALE2. Spiro ILO3. Thanas FLOQI

    KosoKosoKosoKosoKosovvvvva:a:a:a:a:1. Dervish IPEKU2. Hajdin DRAGA3. Isa BOLETINI4. Mehmet DËRALLA

    KKKKKruja:ruja:ruja:ruja:ruja:1. Abdi TOPTANI2. Mustafa KRUJA

    LLLLLushnja:ushnja:ushnja:ushnja:ushnja:1. Ferit VOKOPOLA2. Nebi SEFA3. Qemal MULLAI

    MMMMMaaaaati:ti:ti:ti:ti:1. Ahmet ZOGU2. Kurt AGA3. Riza BEU

    OhrOhrOhrOhrOhri dhe Si dhe Si dhe Si dhe Si dhe Struga:truga:truga:truga:truga:1. Dervish HIMA2. Hamdi OHRI3. Dr. H. MYRTEZAI (MyrtezaALI STRUGA)4. Mustafa BARUTÇIU5. Nuri SOJLIU6. Zyhdi OHRI

    PPPPPeqini:eqini:eqini:eqini:eqini:1. Dervish BIÇAKÇIU2. Mahmut KAZIU

    PPPPPërërërërërmeti:meti:meti:meti:meti:1. Mithat FRASHËRI2. Syrja VLORA3. Veli KËLCYRA

    PPPPPogogogogogrrrrradeci:adeci:adeci:adeci:adeci:1. Hajdar BLLOSHMI5

    ShijakShijakShijakShijakShijaku:u:u:u:u:1. Shahin EFENDIU2. Xhemal DELIALLISI3. Ymer DELIALLISI

    ShkodrShkodrShkodrShkodrShkodra:a:a:a:a:1. Luigj GURAKUQI

    TTTTTepelena:epelena:epelena:epelena:epelena:1. Aristidh RUCI2. Feim MEZHGORANI3. Kristo MEKSI4. Mufit LIBOHOVA

    TTTTTiririririrana:ana:ana:ana:ana:1. Abdi TOPTANI2. Murat TOPTANI

    VVVVVlorlorlorlorlora:a:a:a:a:1. Aristidh RUCI2. Eqerem bej VLORA3. Ismail QEMALI4. Jani MINGA5. Qazim KOKOSHI6. Zihni Abas KANINA

    Kolonia e BukKolonia e BukKolonia e BukKolonia e BukKolonia e Bukururururureshesheshesheshtit:tit:tit:tit:tit:1. Dhimitër ZOGRAFI2. Dhimitër MBORJA3. Dhimitër BERATI4. Dhimitër ILO

    5. Nuk mori pjesë për shkak tëpushtimit serb.

  • 17

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    FFFFFiririririrmëtarmëtarmëtarmëtarmëtarët e Dët e Dët e Dët e Dët e Dekekekekeklarlarlarlarlaraaaaatttttës së Pës së Pës së Pës së Pës së Paaaaavvvvvarararararësisëësisëësisëësisëësisë

    Periudha e luftërave dhe e përpjekjeve tëshqiptarëve për të përgatitur ardhjen e ditës sëmadhe të pavarësisë është ndër më tëshkëlqyerat e historisë sonë, më vendimtarja.Dita e 28 nëntorit nuk ishte e papritur apo pasojëe një rastësie historike, por konkluzion i njëkalvari të gjatë përpjekjesh e aspiratash lirie.Duke filluar me Rilindjen, ishte hera e parë qëkishim një elitë intelektuale me ndërgjegje tëlartë kombëtare. Kjo elitë punoi në mënyrë të

    jashtëzakonshme për zgjimin e vetëdijeskombëtare të masave popullore dhe përhapjene arsimit shqip. Filloi të bashkërendohej luftaparlamentare e përfaqësuesve shqiptarë nëparlamentin turk me luftën e masave popullore,u krijuan klube e shoqëri patriotike brenda ejashtë vendit, të cilat luajtën një rol tëjashtëzakonshëm në rritjen e entuziazmitpatriotik dhe në mbrujtjen e forcimin e ndjenjëssë unitetit kombëtar. Nën drejtimin apo

  • 18

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    përkrahjen e tyre nisën të botoheshin gazeta,brenda e jashtë vendit, në të cilat shpreheshinqartë aspiratat e lirisë e të pavarësisë sëshqiptarëve. Ishin të shumtë atdhetarët qëpunuan me mish e me shpirt për propagandimine ideve kombëtare. Nga gjiri i kësaj elite të shquaratdhetare do të dilnin më pas edhe firmëtarët eDeklaratës së Pavarësisë më 28 nëntor 1912.

    Gjatë kohës së diktaturës emrat e një pjese tëkëtyre firmëtarëve, si Ismail Qemali, LuigjGurakuqi etj., janë përkujtuar e përmendurvazhdimisht me nderim, kurse pjesa më e madhee tyre u dënuan me heshtje si të mos kishinekzistuar kurrë, pavarësisht veprimtarisë sëjashtëzakonshme atdhetare dhe flijimit të jetëssë tyre në shërbim të idealeve të larta kombëtare.

  • 19

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    1. ISMISMISMISMISMAIL QEMAIL QEMAIL QEMAIL QEMAIL QEMAL BEAL BEAL BEAL BEAL BEJ J J J J VLVLVLVLVLORORORORORAAAAA (1844–1919)

    Udhëheqësi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,arkitekti dhe themeluesi i shtetit të pavarurshqiptar, kryeministri i parë i Shqipërisë, Hero iPopullit. Lindi në Vlorë më 24 janar 1844 në njënga familjet më të mëdha e me tradita tëShqipërisë së Jugut. Mësimet e para i mori nëqytetin e lindjes, më pas ndoqi mësimet nëshkollën plotore turke në Selanik dhe në vitin1858 u regjistrua në gjimnazin “Zosimea” tëJaninës. Më 1860 nisi punën si përkthyes nëMinistrinë e Punëve të Jashtme në Stamboll,ndërkohë ndoqi studimet e larta në degën eshkencave juridike. Në vitet 1862–1864 shërbeunë administratën e vilajetit të Janinës, më pas utransferua në Tërhallë (Thesali) e përsëri nëStamboll. Në vitin 1864, së bashku me JaniVreton, Kostandin Kristoforidhin, Hasan Tahsinin,Sami Frashërin e Pashko Vasën, mori pjesë nëmbledhjen e parë për caktimin e alfabetit tëpërbashkët të shqipes dhe formimin e njëshoqërie kulturore shqiptare. Në vitin 1866 uemërua kryesekretar i korrespondencës nëRusçuk (Bullgari), më pas u ngarkua me një vargdetyrash në administratën shtetërore. Në vitin1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshtar tëpolitikës së sulltanit Abdyl Hamiti II dhepërkrahës të pikëpamjeve liberale tëreformatorit Mithat pasha dhe u internua për 7vjet në Anadoll. Pas kthimit nga internimi në vitin1884 e deri në vitin 1900, ngaqë çmohej përaftësitë e tij, u emërua përsëri në disa detyra tëlarta shtetërore. Divergjencat me Portën e Lartëu thelluan më tepër kur i paraqiti sulltanit njëpromemorie, ku i parashtronte një programreformash, të cilat duhej të ishin tëpërgjithshme e t’u siguronin shtetasve mëshumë të drejta dhe liri. Ai mendonte se nëvend të regjimit absolutist të sulltanëve nëPerandorinë Osmane duhej të vendosej njëmonarki kushtetuese parlamentare e

    ngjashme me atë tëdisa vendeve tëEuropës. Për t ’ushpëtuar ndjekjeve tësulltanit, në maj 1900arratiset dhe bashkëme djemtë e tij shkonnë Athinë e prej andejnë disa vende tëEuropës, ku zhvilloi njëveprimtari të dendurpolitike për njohjen e

    kombit shqiptar dhe të drejtave të tij. Në vazhdëne idealeve të Rilindjes Kombëtare, nëpërintervista dhe në shkrimet e botuara në shtypinshqiptar dhe organet e huaja shpalli botërishtprogramin e tij për autonominë e Shqipërisë. Nëdhjetor të vitit 1908 vuri kandidaturën përdeputet në sanxhakun e Beratit dhe zuri vendnë parlamentin turk, ku së bashku me atdhetarëtë tjerë u vu në mbrojtje të interesave të kombitshqiptar. U dallua si organizator i kryengritjevekundërosmane të viteve 1910–1911. Së bashkume Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoiMemorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhenë fund të atij viti iu vu punës për organizimin ekryengritjes së përgjithshme të vitit 1912. Nëprag të luftërave ballkanike shkoi në Stambollpër t’i kërkuar qeverisë osmane t’u jepteshqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës sëParë Ballkanike, që kishte për qëllim copëtimine tokave shqiptare, së bashku me LuigjGurakuqin ndërmori një aksion të ri politik përshpalljen e autonomisë së Shqipërisë. Në fillimtë nëntorit 1912, i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi,shkoi në Bukuresht, ku gjeti përkrahjen e të gjithaorganizatave patriotike të atjeshme përshkëputjen e plotë të Shqipërisë nga Turqia.Mbledhja e kolonisë shqiptare të Bukureshtit (5maj 1912), e kryesuar prej tij dhe Luigj Gurakuqit,nuk përcaktoi qartë nëse do të kërkohejpavarësia e Shqipërisë, kjo do të përcaktohej ngazhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve dhe nga

  • 20

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    qëndrimi që do të mbanin kundrejt çështjesshqiptare Fuqitë e Mëdha. Për këtë qëllim shkoinë Vjenë, ku siguroi përkrahjen e personalitetevepolitike austro-hungareze dhe të përfaqësuesvediplomatikë të Fuqive të Mëdha për çështjenshqiptare. Më 19 nëntor 1912 njoftoibashkatdhetarët nga Triestia se menjëherë sapotë mbërrinte në Shqipëri do të mblidhej njëkuvend kombëtar, i cili do të shpallte pavarësinëe Shqipërisë. Ndonëse kishte menduar që flamurikombëtar të ngrihej më 22 nëntor në qytetin elashtë të Durrësit, për shkak të gjendjes së nderëqë mbretëronte në qytet, po atë ditë lajmëroitelegrafisht të gjitha qytetet që delegatët tëniseshin për në qytetin e Vlorës. Më 25 nëntormbërrin në Vlorë dhe merr masa për organizimine forcave të armatosura. Për shkak të përparimittë ushtrive serbe gjendja në Shqipëri po bëhejgjithnjë e më kritike, çka i detyroi delegatëtmbrëmjen e 27 nëntorit të vendosnin thirrjen eKuvendit Kombëtar të nesërmen, ndonëse nukkishin arritur ende përfaqësuesit e disakrahinave. Më 28 nëntor 1912, në orën 14:00, u

    hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Ismail Qemalilexoi para delegatëve Deklaratën e shpalljes sëPavarësisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Kuvendie zgjodhi kryetar të Qeverisë së Përkohshme dheministër të Punëve të Jashtme. Në janar 1914Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit e implikoinë të ashtuquajturin komplot të BeqirGrebenesë, gjë që e detyroi që më 22 janar 1914të jepte dorëheqjen dhe të shkrinte kabinetin.Pushteti kaloi në duar të KomisionitNdërkombëtar të Kontrollit. Vetë Qemali u larguanga Shqipëria. Megjithatë, ai mbeti përherë aktiv.Ndërsa ndiqte me interes zhvillimet në vend, aindërmori udhëtime në kancelaritë kryesore tëEuropës për të thënë atë që duhej për Shqipërinëdhe shqiptarët. Vdiq në Peruxhia të Italisë nërrethana misterioze, të cilat, nisur dhe nga fjalëte tij të fundit “më hëngër në besë”, shtojnëdyshimin për një vrasje. Eshtrat e Ismail Qemalitndodhen në Vlorë. Me rastin e 100-vjetorit tëshpalljes së Pavarësisë u dekorua me Urdhrin“Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës medekretin nr. 7574, datë 26.06.2012.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    2. ABAS DILAABAS DILAABAS DILAABAS DILAABAS DILAVER ÇELKUPVER ÇELKUPVER ÇELKUPVER ÇELKUPVER ÇELKUPAAAAA (1855–1926)

    Lindi në qytetin e Durrësit më 4 prill të vitit1850. Mësimet e para dhe mejtepin i kreu nëqytetin e tij të lindjes. Në mënyrë autodidaktearriti të mësonte dy gjuhë të huaja: italisht dhefrëngjisht. Për njëzet e shtatë vjet rresht aishërbeu si nëpunës në administratën osmane tëqytetit. Në vitin 1895 në shtëpinë e tij qëndroipër ca kohë Murat Toptani, i cili qe vënë nëshërbim të përhapjes së gjuhës shqipe si mësuesshëtitës. Pjesëmarrja në qarqet atdhetare i krijoimundësinë të njihej me personalitete të tjera tëkohës, por njohja dhe bashkëpunimi i ngushtëme dom Nikollë Kaçorrin, një ndër luftëtarët mëtë flaktë të pavarësisë shqiptare, i cili ishte jovetëm njeri me vetëdije shumë të lartëkombëtare, por edhe veprimtar tepër i gjallë eorganizator i shkëlqyer, pati rëndësi të dorës sëparë për të.

    Me krijimin e shoqërisë patriotike “Bashkimi”në Durrës në vitin 1908, Abas Çelkupa u bë njënga organizatorët e një lëvizjeje që synonteringjalljen e ndjenjës kombëtare për të

    kundërshtuar politikënxhonturke. Duke qenëedhe një nga anëtarët epleqësisë së këtij klubi,ai punoi me përkushtimtë lartë për përhapjen eideve kombëtare nëDurrës, në fshatratpërreth e kudo që ishtenevoja. Më vonë, nënorientimin dhe nxitjene dom Nikollë Kaçorrit,

    kjo shoqëri e ndryshoi emrin dhe u quajt“Vllaznia”. Abas Çelkupa ishte tashmë një ngaveprimtarët më të shquar të kësaj shoqërie dheemri i tij ishte i njohur në të gjitha qarqetatdhetare, brenda e jashtë vendit. Ai lexontevazhdimisht gazetën “Drita” të Bukureshtit dhekishte korrespondencë të vazhdueshme mepatriotët shqiptarë që jetonin dhe vepronin atje.Kur dom Nikollë Kaçorri u arrestua (në vitin1910), Abas Çelkupa së bashku me atdhetarë tëtjerë protestuan pranë autoriteteve osmane përlirimin e tij. Në kryengritjen e vitit 1912 emri i tijradhitej mes figurave kryesore të parisë së

  • 21

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    Durrësit, të cilët ndihmuan dhe mbështetënkryengritjet që kishin shpërthyer në Krujë, nëMat, në Shqipërinë e Mesme e të Veriut. Nënëntor të vitit 1912 Abas Çelkupa së bashku meNikollë Kaçorrin e atdhetarë të tjerë durrsakëorganizuan ceremoninë e pritjes së IsmailQemalit. Në shenjë nderimi dhe vlerësimi përveprimtarinë e tij të paepur në shërbim tëçështjes kombëtare, u zgjodh përfaqësues iDurrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Kështu,për meritat e tij të padiskutueshme, AbasÇelkupës iu dha rasti historik që të ishte një ngafirmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë më 28nëntor 1912, të cilën e nënshkroi me siglën “AbasDilaver”. Por veprimtaria e Abas Çelkupës nëshërbim të atdheut nuk u ndërpre deri në fundtë jetës së tij. Gjatë periudhës së qeverisë sëVlorës, duke qenë se kishte shumë përvojë nëçështjet administrative, ai punoi me tërë fuqinë

    dhe përkushtimin e tij për organizimin eadministratës dhe vendosjen e rregullit e tëqetësisë. Në vitet 1914–1916, duke qenë se ishtekundërshtar i papajtueshëm i politikës përçarësetë Esat pashë Toptanit, Abas Çelkupa u detyruatë shpërngulej me gjithë familjen në Ulqin, përt’u vendosur më pas në Shkodër, ku bashkëpunoime Luigj Gurakuqin e atdhetarë të tjerë. Në vitet1916–1918 u vendos në Krujë. Edhe pse nëmoshë të shtyrë, ai u bë një nga mbështetësit eflaktë të revolucionit të qershorit të vitit 1924.Pas një jete të tërë të vënë në shërbim tëpavarësisë së Shqipërisë dhe idealeve të lartakombëtare, patrioti Abas Çelkupa ndërroi jetë nëmarsin e vitit 1926, në moshën 78-vjeçare. Merastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë udekorua me Urdhrin “Nderi i Kombit” ngaPresidenti i Republikës me dekretin nr. 7574, datë26.06.2012.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    3. ABDI ABDI ABDI ABDI ABDI TTTTTOPTOPTOPTOPTOPTANIANIANIANIANI (1864–1942)

    Veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe iperiudhës së Pavarësisë. Lindi në Tiranë në vitin1864. Mësimet e para i mori në mejtepin eqytetit, më pas përfundoi gjimnazin në Stamboll.Pas kthimit në atdhe më 1895, i ushqyer që nërini me idetë kombëtare, ndryshe nga kushëriri itij i parë Esat pashë Toptani, me të cilin kishtedivergjenca politike, Abdi Toptani u përfshi nëlëvizjen patriotike që në fillimet e saj. Vite mëvonë u njoh me Sami Frashërin dhe ShahinKolonjën, me të cilët pati bashkëpunim tëngushtë. Në vitet e para të shek. XX së bashkume Murat Toptanin punuan për përhapjen egjuhës shqipe me alfabetin latin.

    Në vitin 1902 ishte një ndër organizatorët ekryengritjes së armatosur të malësorëve tëShëngjergjit e Shupalit kundër dhunës sëadministratës osmane. Në vitin 1905 e gjejmë nëKorçë, ku së bashku me mikun e tij Orhan bejPojani marrin pjesë në kryengritjen kundërpushtimit osman. Udhëhoqi forcat kryengritësenë rrethin e Krujës gjatë kryengritjeskundërosmane në verën e vitit 1912. Kabashkëpunuar ngushtë me Hasan Prishtinën,Nikollë Kaçorrin dhe Mustafa Krujën përorganizimin e kryengritjes së përgjithshme të

    vitit 1912.Në nëntor 1912 priti

    në Durrës IsmailQemalin dhe së bashkume vëllian e tij, MuratToptanin, e shoqëruanatë deri në Vlorë. Moripjesë në KuvendinKombëtar dhe firmosiDeklaratën e Pavarësisëme siglën “Abdi”. Më 4dhjetor 1912 Qeveria e

    Përkohshme e Vlorës e zgjodhi ministër tëFinancave, detyrë që e mbajti deri në tetor 1913.Në qeverinë e Princ Vidit caktohet ministër iBujqësisë (28 maj–3 shtator 1914). Në vitin 1915u detyrua të largohej nga atdheu dhe shkoi nëZvicër, ku së bashku me atdhetarë të tjerëndërmorën nismën për krijimin e gazetës“Albania”. Përfaqësoi Tiranën në Kongresin eLushnjës më 1920. Duke qenë një ndër aktivistëtkryesorë të tij, u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë.Përkrahu kryengritjen e marsit të vitit 1922 tëudhëhequr nga Bajram Curri kundër politikës sëAhmet Zogut. Pas dështimit të kryengritjes udënua me vdekje, por për shkak të protestave tëelementëve atdhetarë Zogu nuk e zbatoivendimin.

    Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtë atdheut,

  • 22

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    në organizimet patriotike të shqiptarëve nëZvicër. Po prej andej kthehet shumë shpejt nëShqipëri për t’u bërë pjesë e aktiviteteve politiketë vendit. Vdiq në Tiranë në vitin 1942, vitin efestimit të 30-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

    Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisëu dekorua me Urdhrin “Nderi i Kombit” ngaPresidenti i Republikës me dekret nr. 7574, datë26.06.2012, së bashku me firmëtarët e tjerë tëDeklaratës së Pavarësisë.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    4. ARISTIDH RUCIARISTIDH RUCIARISTIDH RUCIARISTIDH RUCIARISTIDH RUCI (1875–1950)

    Lindi në Sheper të Zagorisë më 11 mars 1875,ku mori dhe mësimet e para. Më pas shkoi nëJaninë, ku përfundoi gjimnazin “Zosimea”. Në vitin1896 shkoi në Stamboll, ku punoi për dy vjet nënjë dyqan lëndësh ndërtimi. Siç do të pohonte qënë gjallje të tij, në Stamboll u njoh me NaimFrashërin, Shahin Kolonjën, njohje që ndikuanshumë në formimin e tij atdhetar. Në vitet 1899–1904 shkoi përsëri në Janinë, ku punoi në tregun edrithit të qytetit. Kishte korrespondencë meatdhetarët e Bukureshtit, të Misirit e të Bostonit.Ndërkohë u njoh me Osman Haxhiun, i cili e moritë punonte si ekonomist në çifligun e tij në fshatinPicar. Në vitin 1906 u vendos në qytetin e Vlorës, kuqëndroi deri në fund të jetës. U mor me tregti dhe ubë një ndër tregtarët më të njohur të qytetit.Ndërkohë u mor me veprimtari kombëtare dhebashkëpunoi me personalitetet më të spikatura tëVlorës e më gjerë. Më 1908 u bë anëtar i klubitpatriotik “Labëria”, që synonte rritjen e ndërgjegjeskombëtare dhe përhapjen e arsimit në gjuhënshqipe. Shumë shpejt u bë një ndër veprimtarët mëaktivë të këtij klubi. Ai financoi blerje armësh përçetat patriotike dhe përhapjen e mësimit të gjuhësshqipe. Po atë vit së bashku me Todi Lubonjarin çelënfshehtas një kurs për mësimin e gjuhës shqipe. Nëkorrik të vitit 1911 ishte një nga organizatorët eKuvendit të Drashovicës dhe pjesëmarrës nëKuvendin e Sinjës. Të dy kuvendet shprehënmbështetjen për Memorandumin e Greçës. Nënëntorin e vitit 1912 mori pjesë në KuvendinKombëtar të Vlorës si përfaqësues i Tepelenës dhefirmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “A. Ruci”.Me krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorësveprimtaria e tij vijoi me të njëjtin përkushtimatdhetar. Me kërkesë të Ismail Qemalit ndihmoi nëstrukturimin dhe organizimin e administratës në Fier,Vlorë, Tepelenë, Gjirokastrës e Delvinë. Gjatë viteve1918–1920 u përfshi në veprimtari të dendurkombëtare kundër pushtuesve italianë dhe u bë një

    ndër veprimtarët më tëspikatur të komitetit“Mbrojtja Kombëtare”, qëu mor me organizimin eLuftës së Vlorës më 1920,luftë në të cilën mori pjesësë bashku me luftëtarët etjerë. Më pas u zgjodhanëtar i komisionit që ucaktua për organizimin eshoqërisë patriotike“Përlindja Kombëtare”

    dhe hartimin e rregullores së saj, së bashku me JaniMingën, dom Markun, Vesel e Sezai Çomon. Në vitet1920–1924 u përfshi në lëvizjen demokratike tëkohës dhe u anëtarësua në federatën “Atdheu” dheshoqërinë “Bashkimi”. Bashkëpunoi me Fan S. Nolin,Halim Xhelon, Avni Rustemin e Jani Mingën.Atdhetar i flaktë, njeri që idealin e madh e të vetëmkishte interesat e atdheut, ai demaskoi politikënshoviniste greke në lidhje me krahinat e Himarës etë Gjirokastrës dhe punoi pa u lodhur për ngritjen evetëdijes kombëtare. Luajti një rol të rëndësishëmpër zhvillin e arsimit në qytetin e Vlorës. Në vitin 1937u zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës KombëtareShqiptare, ndërsa në prill të vitit 1939 ishte një ndëriniciatorët e krijimit të degës së Kryqit të Kuq përVlorën. Për veprimtarinë e tij patriotike pushtuesitfashistë e arrestuan dhe e internuan në Itali. Pasmarrjes së pushtetit nga komunistët Aristidh Ruci,ky burrë i ndershëm e bujar, i mençur e i guximshëm,modeli i atdhetarit dhe i njeriut të vërtetë, jo vetëmnuk u vlerësua, por u arrestua dhe u burgos si tregtar.Si burrë i vërtetë që ishte, siç kishte vepruar gjatëtërë jetës së tij, ai e pranoi me dinjitet fatin e tij.Ndërroi jetë në prill të vitit 1950 në Vlorë, në qytetinku 38 vjet më parë së bashku me Ismail Qemalin,Luigj Gurakuqin dhe burra të tjerë të mëdhenj të këtijkombi kish bërë të mundur përmbushjen e idealitshekullor të pavarësisë kombëtare. Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë u dekorua meUrdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikësme dekretin nr. 7574, datë 26.06.2012.

  • 23

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    5. BEDRI PEBEDRI PEBEDRI PEBEDRI PEBEDRI PEJANIJANIJANIJANIJANI (1885–1946)

    Veprimtar i lëvizjes për bashkim e çlirimkombëtar. Lindi më 10 tetor 1885 në Pejë. Kreustudimet e larta për histori në Universitetin eStambollit. U mor me publicistikë. Ishte njohës imirë i çështjes kombëtare shqiptare dhe iproblemeve të Ballkanit. Qysh në rininë e tij urreshtua përkrah personaliteteve të njohura tëLëvizjes Kombëtare. Delegat në Kongresin eDytë të Manastirit (1910), në diskutimin e tijmbështeti propozimin e Dervish Himës përbotimin e librave dhe gazetave në gjuhënshqipe. Në vitet 1911–1912 mbështetikryengritjen antiosmane në Kosovë dhebashkëpunoi me Hasan Prishtinën, IsaBoletinin, Idriz Seferin e atdhetarë të tjerë.Mori pjesë në në Kuvendin Kombëtar të Vlorëssi përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës ePejës dhe firmosi Deklaratën e Pavarësisë mesiglën “Bedri Pejan”. Kuvendi Kombëtar ezgjodhi anëtar të Pleqësisë. Në vitet e Luftës sëParë Botërore Bedri Pojani punoi për përhapjene arsimit në gjuhën shqipe në Kosovë dhepërdorimin në shkolla të alfabetit latin. Pas Luftëssë Parë Botërore kundërshtoi politikënserbomalazeze për shkombëtarizimin e viseveshqiptare. Ishte një nga themeluesit e komitetit“Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (1 maj 1918)dhe sekretar i tij. Në vitet 1920–1924 u vu në kryetë forcave demokratike për mbrojtjen einteresave kombëtarë të popullit shqiptar.

    Mbështeti qeverinë eFan Nolit më 1924 dhepas dështimit të sajemigroi në Vjenë, Berline Paris, por nuk endërpreu asnjëherëveprimtarinë politike eatdhetare. Veprimtar ishquar i KONARE-së(Komiteti NacionalRevolucionar). Ishtekundërshtar i pushtimit

    fashist të Shqipërisë më 1939. Pushtuesit fashistëe internuan në Porto-Romano (Durrës). Në vitin1941 u kthye përsëri në Kosovë dhe për disakohë jetoi e veproi në qarkun e Mitrovicës, nëzonën gjermane të pushtimit. Në shtator 1943ishte një nga nismëtarët kryesorë për krijimine Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Në mbledhjen edytë të Lidhjes, që u mbajt më 17–21 janar1944, u zgjodh kryetar i saj në vend të RexhepMitrovicës, të cilin Këshilli i Lartë i Regjencës engarkoi me detyrën e kryeministrit dhe tëministrit të Kulturës Popullore. Qëndroi nëkrye të Lidhjes së Dytë të Prizrenit deri në maj1944. Pas Luftës së Dytë Botërore u arrestuanë Shqipëri dhe iu dorëzua autoritetevejugosllave, që e dënuan me vdekje. U lirua sinjeri që kishte qenë i lidhur me KOMINTERN-in. Vdiq më 6 korrik 1946. Me rastin e 100-vjetorittë shpalljes së Pavarësisë u dekorua me Urdhrin“Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës medekretin nr. 7574, datë 26.06.2012.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    6. DOM NIKDOM NIKDOM NIKDOM NIKDOM NIKOLLË KOLLË KOLLË KOLLË KOLLË KAAAAAÇÇÇÇÇORRIORRIORRIORRIORRI (1862–1917)

    Klerik atdhetar dhe veprimtar i RilindjesKombëtare. Lindi në fshatin Krejë-Lurë të Dibrësnë vitin 1862. Babai i tij ishte katolik, ndërsa nënamyslimane, gjë që tregon tolerancën fetare tëfamiljes. Pasi përfundoi shkollën katolike nëShkodër, ndoqi studimet e larta për teologji nëItali. Pas studimeve u shugurua prift. Në vitin1893 u emërua famullitar në kishën katolike tëDurrësit, ku shërbeu për 20 vjet. Me fillimin edetyrës si prift shërbeu edhe si mësues nëshkollën fillore që çelën austro-hungarezët nëkëtë qytet. Për veprimtari të frytshme kishtare

    Papa i asaj kohe enderoi me Kryqin e Artë“Për Kishë dhe Papë”.Emërohet ipeshkv. Nëvitet 1899–1905 bashkë-punon me at ShtjefënGjeçovin. Nën ndikimin etij filloi të mblidhtekëngë popullore tëShqipërisë së Mesme,Shqipërisë së Veriut dheKosovës, të cilat i

    përmblodhi në një vëllimth me titullin Cantialbanesi popolari (“Këngë popullore shqiptare”).Ndihmoi kryengritjen kundërosmane të Kurbinit

  • 24

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    në vitet 1905–1907. Pjesëmarrës në Kongresine Manastir it (1908) dhe në Kongresin eElbasanit (1909). Në vitin 1909 u bë nismëtar ithemelimit të klubit patriotik “Bashkimi” nëDurrës, pranë të cilit çeli kursin për mësimin egjuhës shqipe. Në vitet 1911–1912 u angazhuanë organizimin e kryengritjes në Durrës errethinat e tij. Bashkëpunoi me lëvizjenkryengritëse në rrethet katolike të Kosovës, tëMalësisë së Mbishkodrës dhe të zonës sëMirditës. Për veprimtarinë e tij patriotike uarrestua nga autoritetet turke dhe u dënua meburgim. Më 28 nëntor 1912 mori pjesë nëKuvendin Kombëtar të Vlorës dhe firmosiDeklaratën e Pavarësisë me siglën “Kaçorri”.Kuvendi e zgjodhi nënkryetar të Qeverisë sëPërkohshme të kryesuar nga Ismail Qemali, kuluajti një rol të rëndësishëm në ngritjen eadministratës shqiptare. Duke pasur parasyshfaktin se Ismail Qemali qe edhe ministër iJashtëm dhe ishte i detyruar ta kalonte kohënmë të madhe jashtë Shqipërisë, mund tëthuhet se dom Nikollë Kaçorri luante de factorolin e kryeministrit të vendit. Pas rënies sëqeverisë së Ismail Qemalit në janar të vitit 1914u vendos në Durrës.

    Kur qeveria e Ismail Qemalit dështoi, dom

    Nikollë Kaçorri së bashku me Luigj Gurakuqin,Mustafa Krujën, Fahri Gjilanin e ThemistokliGërmenjin themeloi lidhjen “Për Atdheun e përThronin”, që synonte shpëtimin e atdheut ngasituatat e ndryshme antikombëtare që gëloninasokohe. Me shpërthimin e kryengritjes sëShqipërisë së Mesme të kryesuar nga HaxhiQamili, që do t’i digjte shtëpinë dhe do t’ishkatërronte bibliotekën e tij personale, ndër mëtë pasurat në Shqipëri në atë kohë, emigroi jashtëatdheut. U vendos në Vjenë, ku vazhdoiveprimtarinë e tij politike dhe patriotike. Vdiq nëmoshën 55-vjeçare më 29 maj 1917. Në vitet eregjimit komunist figura e dom Nikollë Kaçorritpothuajse u harrua fare. Vetëm në vitin 1962, merastin e 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, underua me Urdhrin “Për Veprimtari Patriotike tëKlasit të Dytë”, një medalje që nuk e justifikonteaspak kontributin e tij për pavarësinë e atdheut,së cilës ai i kushtoi gjithë jetën. Në vitin 2007 udekorua me Urdhrin “Gjergj KastriotiSkënderbeu”. Në vitin 1912 eshtrat e dom NikollëKaçorrit u sollën në atdhe. Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë u dekorua meUrdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti iRepublikës me dekretin nr. 7574, datë26.06.2012.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    7. DHIMITËR BERDHIMITËR BERDHIMITËR BERDHIMITËR BERDHIMITËR BERAAAAATITITITITI (1888–1970)

    Veprimtar politik, diplomat i rangut të lartë,publicist. Lindi në Korçë më 15 tetot 1886.Mësimet e para i mori në vendlindje, më pasndoqi studimet në shkencat politike e juridikenë Bukuresht dhe në Romë. Në vitet 1904–1905u përfshi në veprimtarinë patriotike të kolonisëshqiptare të Bukureshtit. Pas vitit 1905 u kthyenë Korçë, ku punoi si mësues në shkollën e parëshqipe së bashku me patriotët Thanas Floqi eThoma Avrami. Anëtar i klubit patriotik “Dituria”të Korçës që në themelimin e tij më 1908. Në vitin1909 mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, kursemë 1910 në Kongresin e Dytë të Manastirit. Nënëntor 1912 bashkësia shqiptare e Bukureshtite zgjodhi delegat për në Kuvendin Kombëtar tëVlorës dhe ai shoqëroi Ismail Qemalin dhe LuigjGurakuqin në udhëtimin për në Shqipëri.Nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë me siglën

    “D. Beratti”. U zgjodhanëtar i Pleqësisë, që ezgjodhi sekretar të saj.Qeveria e Vlorës engarkoi me detyrën esekretarit të shtetit nëMinistrinë e Jashtme,që kryesohej nga IsmailQemali. Nga gushti ivitit 1913 deri në mars1914 drejtoi gazetën“Përlindja e Shqipëniës”,

    e para fletore zyrtare e shtetit shqiptar. Në vitin1914, pas dorëheqjes së Ismail Qemalit nga kreui qeverisë, emigroi në Rumani, ku jetoi gjatëviteve të Luftës së Parë Botërore. Ishte sekretar ibashkësisë shqiptare të Rumanisë dhe sekretar idelegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes nëParis (1919–1920). Në vitin 1923 ishte drejtor iZyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtmedhe anëtar i komisionit ndërkombëtar për kufijtë,

  • 25

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    në vitin 1924 u emërua kryekonsull në Sofje dhenë fund të dhjetorit të këtij viti zëvendësoiXhemil Dinon si i ngarkuar me punë në Paris,duke qenë njëkohësisht i akredituar edhe nëLondër. Në vitin 1926 u ngarkua me detyrën esekretarit të përgjithshëm në Ministrinë ePunëve të Jashtme dhe më 1929 përsëri drejtor iZyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.Në vitin 1930 u caktua delegat i Shqipërisë nëLidhjen e Kombeve. Në shenjë mirënjohje përlidhjet me rumunët dhe Rumaninë, ku jetoi jopak vjet, mbretëria rumune më 1932 e dekoroime medaljen “Grand Officer De La CourronRoumania”. Më 1934 u emërua ministër iEkonomisë Kombëtare dhe që nga shtatori i atijviti e deri në tetor 1935 drejtoi edhe Ministrinë eArsimit. Në qeverinë e kryesuar nga MehdiFrashëri (21 tetor 1935–7 nëntor 1936) ishteministër i Ekonomisë Kombëtare. Prej dhjetorit1941 e deri në janar 1943 ishte ministër i Kulturës

    Popullore e përkohësisht edhe ministër i Arsimitnë qeverinë e Mustafa Krujës (Merlikës). Pasrënies së qeverisë së Rexhep Mitrovicës nëqershor 1944 u largua përgjithmonë ngaShqipëria dhe u vendos në Romë. Botoi disa librame karakter historik dhe politik, si: “Shqipëria dheshqiptarët” (1920), “Shënime historike” (1931),“Qëllimi dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve”,“Shqipëria më 1937”, si dhe mjaft artikuj përhistorinë, traditat dhe kulturën shqiptare nërevistën “Shenjëzat”, që botohej në Romë. Nëvitin 1969 shkoi në Nju-Jork, ku mori pjesë nëkremtimet e shoqërisë “Vatra”. Vdiq në Romë nëmoshën 82-vjeçare më 8 shtator 1970. Ështëdekoruar me Urdhrin “Për Veprimtari Patriotiketë Klasit të Parë”, ndërsa me rastin e 100-vjetorittë shpalljes së Pavarësisë u dekorua me Urdhrin“Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës medekret nr. 7574, datë 26.06.2012, së bashku mefirmëtarët e tjerë të Deklaratës së Pavarësisë.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    8. DHIMITËR EMDHIMITËR EMDHIMITËR EMDHIMITËR EMDHIMITËR EMANOIL (MBORJAANOIL (MBORJAANOIL (MBORJAANOIL (MBORJAANOIL (MBORJA))))) (1884–1945)

    Atdhetar dhe luftëtar për çështjen epavarësisë kombëtare. Lindi në fshatin Mborjetë Korçës më 1884. Mësimet e para i mori nëqytetin e Korçës. Në vitin 1900 babai i tij emigroinë Rumani dhe u vendos në Bukuresht, ku ushkollua Dhimitri. Ai jetoi në Bukuresht në kohënkur shoqëritë shqiptare “Drita”, “Dituria”,“Shpresa”, “Bashkimi” e të tjera botonin veprat erilindësve tanë, abetare, revista e gazeta nëgjuhën shqipe për t’u ndezur shqiptarëve zjarrine atdhedashurisë. Shtëpia e tij në Bukuresht ishtebaza ku zhvilloi veprimtarinë patriotikeThemistokli Gërmenji, ndërsa në dyqanin ebabait ai njohu mjaft atdhetarë të tjerë, nënndikimin e të cilëve u edukua me idetëkombëtare dhe shpejt u përfshi në veprimtarinëatdhetare të kolonisë shqiptare të atjeshme.Botoi dhe shpërndau në shoqëritë patriotike tëBukureshtit programin e komitetit të fshehtë “PërLirinë e Shqipërisë”. Në vitin 1908 anëtarësohetnë shoqërinë patriotike “Dituria”. Më 5 nëntor1912 mori pjesë në mbledhjen që Ismail Qemalie Luigj Gurakuqi zhvilluan me përfaqësuesit eshoqërive patriotike të Bukureshtit. U zgjodhdelegat për në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe

    së bashku me delegatëte tjerë shoqëroi IsmailQemalin në udhëtimine vështirë për shpalljene pavarësisë. Më 28nëntor 1912 nënshkroiDeklaratën e Pavarësisëme siglën “Dh. Emmanuel”në emër të kolonisëshqiptare të Bukureshtit.Sipas dëshmive të kohës,pas krijimit të Qeverisë

    së Përkohshme ai dorëzoi në Ministrinë eFinancave 1000 franga ari për arkën e shtetit, tëmbledhura si ndihmë nga shqiptarët eBukureshtit. Në dhjetor të vitit 1912 bashkë meDhimitër Zografin shkoi në Brindisi e më pas vjennë Korçë. Përfaqësoi koloninë shqiptare tëBukureshtit edhe në Kongresin Shqiptar tëTriestes në pranverë të vitit 1913. Më 1914 eshohim në Korçë bashkë me vëllain e vogël, NuçiEmanoil, në krah të Themistokli Gërmenjit, pasnjë kërkese që ky i fundit iu bën vëllezërveEmanoil (Mborja). Shtypi i kohës dëshmon se përdisa vjet ka punuar mësues në shkollat e këtijqyteti dhe se ka marrë pjesë në KongresinArsimor të Lushnjës (gusht 1920). Rreth vitit 1920lëshoi shtëpinë së tij në Korçë si ambient

  • 26

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    mësimor për Liceun Kombëtar. Më 1924mbështeti lëvizjen demokratike të Fan Nolit. Pasrënies së qeverisë së tij u largua në Rumani dhepër disa vjet nuk u kthye në atdhe. Nuk patisimpati për regjimin komunist që u vendos nëShqipëri, ndoshta kjo mund të jetë dhe arsyejaqë, ashtu si shumë firmëtarë të tjerë të Deklaratëssë Pavarësisë, u la në harresë. Vdiq në Bukureshtnë vitin 1945. Më 27 nëntor 1992, me dekret të

    Presidentit të Republikës nr. 372, nderohet meUrdhrin “Për Veprimtari Patriotike të Klasit tëParë” me motivacionin: “Atdhetar i dalluar ilëvizjes kombëtare, që ka dhënë një kontributtë madh për forcimin e shtetit të pavarurshqiptar”, ndërsa me rastin e 100-vjetorit tëshpalljes së Pavarësisë u dekorua me Urdhrin“Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës medekretin nr. 7574, datë 26.06.2012.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    9. DHIMITËR DHIMITËR DHIMITËR DHIMITËR DHIMITËR TUTULANITUTULANITUTULANITUTULANITUTULANI (1875–1937)

    Dhimitër Tutulani (19 mars 1875-1937), injohur ndryshe si Taq Tutulani ose DhimitraqTutulani, lindi në Berat më 19 mars të vitit 1875,ku rreth dy shekuj më parë ishin vendosurparaardhësit e tij, si shumë familje të tjera tëlarguara nga Voskopoja pas shkatërrimit tëqytetit të akademisë dhe të kulturës mesjetare.

    Vitet e fëmijërisë së Dhimitër Tutulanit ishinvitet kur çështja kombëtare kishte nisur të vlonteme ëndrrat dhe dëshirat patriotike për njëShqipëri të pavarur. Pasi mori mësimet e para nëBerat, ai vazhdoi gjimnazin “Zosimea” në Janinë,ku mësoi disa gjuhë europiane, ndërsa studimete larta i kreu në Athinë për jurisprudencë, të cilati dhanë mundësinë të njihej me idetë që ngritënRilindjen europiane, iluminizmin dhehumanizmin, që u paraprinë lëvizjeve të mëdhapër liri në vendet e Ballkanit. Ai u kthye nëvendlindje dhe çeli zyrën e avokatisë.

    Dhimitër Tutulani u bashkua me qarqetintelektuale më të spikatura në ato vite në Berat,si Babë Dudë Karbunara, Sulo Resuli, LlambiGoxhomani, Jorgji Manushi, Nyzhet Vrioni etj. Ipërfshirë në këtë mjedis patriotësh, DhimitërTutulani mori pjesë në lëvizjet patriotikeantiosmane, zhvilluar në 10-vjeçarin e parë tëshekullit XX, sidomos në vitet 1908–1912. Më 22dhjetor 1908 mori pjesë në krijimin e klubitpatriotik “Bashkimi” të qytetit të Beratit, njëqendër kulturore ku mblidheshin qytetarë ngashtresa të ndryshme sociale, të cilët nën pektune kulturës zhvillonin aktivitete për formatimin enjë lëvizjeje të gjerë patriotike.

    Në vitin 1908 mbështeti Kongresin eManastirit për çeljen e shkollave shqipe dhe nëvitin 1911 memorandumin e Gerçës. Një vit më

    vonë ai u përfshi nëkryengritjet antiosmanetë zonës Berat–Mallakastër–Vlorë dhemori pjesë në Kuvendine Sinjës, që u mblodhmë 23 korrik 1912 dhedoli me kërkesa politike.Ishte ky kontribut ispikatur në çështjenkombëtare që e çoi TaqTutulanin në Kuvendin

    e Vlorës më 12 nëntor 1912 së bashku memësuesin patriot Jorgji (Dudë) Karbunara dheIliaz Vrionin, ku ai firmosi Deklaratën e Pavarësisëme siglën “Dh. Tout.”.

    Vetëm 6 vjet më pas ai u zgjodh delegat iBeratit në Kongresin e Durrësit, që u mbajt më25–27 dhjetor 1918, në përpjekje për formimine qeverisë shqiptare në çastet kur territorirrezikohej më shumë se kurrë. Kongresi iDurrësit zgjodhi Qeverinë e Përkohshme dhenjë prej votuesve ishte dhe firmëtari iPavarësisë Dhimitër Tutulani. Dy vjet më vonëmori pjesë si delegat në Kongresin e Lushnjësdhe ndihmoi qeverinë e Sulejman Delvinës përkonsolidimin e saj. Në vitet 1922–1924përkrahu politikën e Fan Nolit dhe qeverinë etij dhe më 1925-n u zgjodh kryetar i bashkisësë Beratit. Më shumë se 35 vjet të jetës së tijDhimirtër Tutulani ia kushtoi KishësAutoqefale Shqiptare, konsolidimit të saj, çkae tregon edhe korrespondenca që pati me FanNolin, Visarion Xhuvanin, Foqion Postolin, TolArapin etj. Vdiq në Berat në vitin 1937. Me rastine 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë u dekoruame Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti iRepublikës me dekretin nr. 7574, datë26.06.2012.

  • 27

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    10. DHIMITËR ZDHIMITËR ZDHIMITËR ZDHIMITËR ZDHIMITËR ZOGROGROGROGROGRAFIAFIAFIAFIAFI (1878–1947)

    Veprimtar i periudhës së Pavarësisë. Lindi nëKorçë në vitin 1878. Mësimet e para i mori nëvendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Athinë,ku ndoqi dhe studimet e larta në degën edrejtësisë. Në fund të shekullit XIX së bashku mevëllezërit emigroi në Rumani, ku u përfshi nëveprimtarinë e shoqërive patriotike “Drita” dhe“Dituria” të shqiptarëve të atjeshëm. Në dhjetor1906 mori pjesë në themelimin e shoqërisë“Bashkimi”6 të Bukureshtit. Po atë vit shkoi nëEgjipt, ku u takua me shoqërinë patriotike tëshqiptarëve të atjeshëm. Në vitet 1911–1912mbështeti kryengritjet kundërosmane tëKosovës. Ishte një nga organizatorët embledhjes së Bukureshtit më 5 nëntor 1912me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin.Shqiptarët e Bukureshtit e zgjodhën delegatpër në Kuvendin Kombëtar, që do shpalltepavarësinë e Shqipërisë. Bashkë me delegatëte tjerë shoqëroi Ismail Qemalin në udhëtiminhistorik nga Bukureshti për në Vlorë. Më 28nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin Kombëtar

    6. Shoqëritë patriotike “Dituria”, “Drita” dhe “Shpresa”shpallën shkrirjen e tyre në një shoqëri të vetme meemrin “Bashkimi”. Kryetar i komitetit të shoqërisë uzgjodh Thoma Çami, ndërsa zëvendës Kristo Meksidhe Pandeli Evangjeli.

    dhe nënshkroi Dekla-ratën e Pavarësisë mesiglën “Dimitri Zografi”.U zgjodh anëtar iPleqësisë. Në dhjetor1912 u kthye në Korçë,prej nga u largua më1917. Përshëndetiardhjen e Princ Vidit(mars 1914) dheshprehu hapur kundër-shtimin ndaj politikës

    përçarëse së Esat Toptanit. Në vitet 1914–1917pati korrespondencë të gjerë me IsmailQemalin, që në ato vite ndodhej në Paris.Kundërshtoi vendimet e padrejta tëKonferencës së Paqes të Parisit në kurriz tëpopullit shqiptar dhe firmosi notëprotestatdrejtuar kryesisë së saj në qershor 1919. Përnjë kohë të gjatë ushtroi profesionin e avokatitnë Bukuresht. Vdiq në vitin 1945. Me rastin e100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë udekorua me Urdhrin “Nderi i Kombit” ngaPresidenti i Republikës me dekretin nr. 7574, datë26.06.2012.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    11. ELMELMELMELMELMAS BOCEAS BOCEAS BOCEAS BOCEAS BOCE (1850–1925)

    Atdhetari Elmas Boce lindi në qytetin eGjirokastrës në vitin 1950. Mësimet e para i morinë vendlindje, ndërsa të mesmen e vijoi nëgjimnazin “Zosimea” të Janinës. Nën ndikimin evëllezërve Frashëri dhe të patriotëve të tjerë upërfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që nëmoshë të re. Në mënyrë të veçantë ai u ndikuanga atdhetari i madh Abdyl Frashëri, me të cilintakohej e bisedonte dhe mbajti korrespondencëtë rregullt. Në korrik 1889 mori pjesë nëorganizimin e degës së Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit në qytetin e Gjirokastrës.

    Në shtator të vitit 1908 ai shkoi në Janinë sëbashku me atdhetarin e shquar Bajo Topulli. Nëfjalimin që mbajti në një tubim të organizuar atje,ai kërkoi liritë dhe të drejtat kombëtare. ElmasBoce shfrytëzoi çdo mundësi që kishte për t’iardhur në ndihmë atdheut të tij dhe çështjeskombëtare. Duke e ditur se arsimi ishte shtyllamë e fortë ku mund të mbështetet e ardhmja dhe

    përparimi i vendit, ai eshndërroi në shkollështëpinë e tij që t’umësonte gjuhën amtaredjemve e vashavegjirokastrite. Ai uamësonte shqipen tëgjithë atyre që edëshironin një gjë tëtillë e në të njëjtën kohëbënte dhe punëbindëse me ata që nuk

    e kuptonin rëndësinë që kishte leximi e këndimii gjuhës amtare. Mbështetës i flaktë i komitetit“Për Lirin’ e Shqipërisë”, Elmas Boce kishtekorrespondencë të rregullt me atdhetarët ekolonive shqiptare të Bukureshtit, Kajros dhe

  • 28

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    Stambollit. Ai ishte anëtar i këshillit të shoqërisë“Drita” dhe dha ndihmesën të vyer në hapjen eshkollës shqipe “Liria” në Gjirokastër. Një prejshumë fakteve që dëshmojnë se veprimtaria etij në shërbim të arsimit e të çështjes kombëtareishte shumë e konsiderueshme është urrejtja qëkishin ndaj tij pushtuesit osmanë dhe shovinistëtgrekë, të cilët ngritën disa herë kurthe për tavrarë këtë patriot të shquar. Më 1909 ishte njëndër veprimtarët e shquar të shoqërisë kulturore“Kandile”. Ai ndihmoi grupin amator të kësajshoqërie për të vënë në skenë dramën “Besa”. Më1911 përkrahu Kuvendin dhe Memorandumin eGreçës dhe u bë mbështetës i kryengritjesantiosmane të vitit 1912. Pas thirrjes së IsmailQemalit që nga çdo krahinë shqiptare tëzgjidheshin personalitetet që do të merrninpjesë në Kuvendin historik të Vlorës, duke qenëse kishte merita të veçanta si atdhetar e mësuesi shquar, Elmas Boce zgjidhet njëzëri përfaqësuesi Gjirokastrës. Kështu, veprimtaria atdhetare e tij

    kurorëzohet në mënyrë të shkëlqyer e plotësishttë meritueshme: ai firmos Deklaratën ePavarësisë me siglël “Elmas Boce” dhe sheh memallëngjim valëvitjen e flamurit të Skënderbeutpas shekujsh të tërë robërie. Në vitin 1913 moripjesë në tubimin dhe protestat e organizuara nëqytetin e Vlorës kundër barbarizmave tëshovinistëve grekë, që ndërkohë po digjnin errënonin viset jugore të vendit. Më 1915 emigroinë Itali. Kur u kthye, ashtu si shumë atdhetarë tëtjerë, fillimisht u vendos në qytetin e Shkodrës.Më vonë, me tërheqjen e trupave Austro-Hungareze, u vendos në rrethinat e Lushnjës.Edhe aty e vazhdoi veprimtarinë e tij në shërbimtë atdheut, duke u përqendruar në përhapjen earsimit. Elmas Boce ndërroi jetë më 10 tetor tëvitit 1925 dhe u varros në Metan të Lushnjës. Merastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë udekorua me Urdhrin “Nderi i Kombit” ngaPresidenti i Republikës me dekretin nr. 7574, datë26.06.2012.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    12. FERIT FERIT FERIT FERIT FERIT VOKVOKVOKVOKVOKOPOLAOPOLAOPOLAOPOLAOPOLA (1887–1969)

    Veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, një figurë emirëfilltë patriotike, që kontribuoi në çështjen epavarësisë së vendit dhe ndërtimin e shtetit të rishqiptar. Ishte politikan, ekonomist, teolog, poet,filozof dhe eseist. Lindi më 18 gusht 1887 nëfshatin Vokopolë të Beratit, nyjë lidhëse meszonës së Beratit, Skraparit dhe Përmetit. Në fillimtë shek. XIX familja e tij u vendos në Berat, ku aimori mësimet e para në mejtepin dhe shkollënruzhdije të qytetit. Arsimin e mesëm e vijoi nëStamboll, ku përfundoi edhe studimetuniversitare për drejtësi dhe ekonomi. Pasmbarimit të shkollës për disa vite jetoi në Berat,ku ushtroi profesionin e avokatit. Në nëntor tëvitit 1912 u zgjodh delegat i Lushnjës nëKuvendin Kombëtar të Vlorës dhe mori pjesë nëtë gjitha mbledhjet e tij. Nënshkroi Deklaratën ePavarësisë me siglën “M. Ferit Vokopola”. Qeveriae Vlorës e ngarkoi me detyrën e organizimit dhefurnizimit të ushtrisë kombëtare në zonën eMyzeqesë, gjatë ushtrimit të së cilësbashkëpunoi ngushtë me ministrin e LuftësMehmet pashë Dërralla dhe Azis pashë Vrionin.Me fillimin e botimit të gazetës “Përlindja e

    Shqipëniës”, ishte njënga korrespondentët erregullt të saj dhe botoimjaft artikuj përsituatën politike, përbujqësinë, tregtinë etj.Në qeverinë e PrincVidit shërbeu në detyrëne kryesekretarit nëMinistrinë e Industrisëdhe Minierave. Në janar1920 ishte një nga

    organizatorët e Kongresit të Lushnjës, ku moripjesë si përfaqësues i prefekturës së Beratit,Lushnjës dhe Skraparit. Ai mbajti fjalën e hapjesdhe u zgjodh sekretar për mbarëvajtjen epunimeve të Kongresit. I frymëzuar nga kjongjarje historike ai shkroi vjershën “Himni iKongresit të Lushnjës”, që është botuar në librine tij “Symbyllazi me ëndërrime”. Punoi nësekretarinë e Kryeministrisë nga viti 1920 deri nëvitin 1923, kur nis veprimtarinë e tijparlamentare, që nuk do të ndërpritet deri nëvitin 1939. Në zgjedhjet e dhjetorit 1923 u zgjodhdeputet i Beratit, rizgjidhet në maj 1925, gusht1928, nëntor 1932, janar 1937 dhe prill 1939. Aiishte shumë aktiv e i përkushtuar në jetën

  • 29

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    parlamentare dhe ka dhënë një ndihmesë tëçmuar, në mënyrë të veçantë në fushënlegjislative. Me nismën e tij dhe të disadeputetëve të tjerë u hartua dhe u miratuaKodi Civil i asaj kohe, që ishte një hap shumë irëndësishëm në udhën e përparimit e tëzhvill imit të vendit. Gjatë periudhës sëmonarkisë (1928–1939) kreu detyra tërëndësishme, deri ministër i Bujqësisë. Përveçveprimtarisë parlamentare dhe politike ai nukreshti së punuari edhe në fusha të tjera. Gjatëperiudhës 1920–1928 ishte një nga nismëtarëtkryesorë për themelimin e KomunitetitMysliman Shqiptar dhe dha kontribut tëndjeshëm për ngritjen e Medresesë sëPërgjithshme të Tiranës. Me pushtimin eShqipërisë nga Italia në 1939 ai u tërhoq ngajeta politike dhe administrata shtetërore dhe

    iu kushtuar krejtësisht aktivitetit fetar. Në këtëkohë ai themeloi në Tiranë organizatën fetare“Drita Hyjnore”, që pati si organ të vetin revistën“Njeriu”, e cila doli rregullisht nga korriku 1942deri në qershor 1944. I bindur në pikëpamjet etij, Ferit Vokopola ishte ndër të parët në Shqipëriqë iu përkushtua përkthimit në shqip të Kuranitnga osmanishtja e vjetër, të cilin e përfundoi pasnjë pune këmbëngulëse 10-vjeçare. Pushtetikomunist e burgosi për dhjetë vjet. Pasi doli ngaburgu, disa kohë ndenji pa punë. Pesë vjetët efundit të jetës, meqë zotëronte disa gjuhëorientale, i ofruan punë në Institutin e Historisësi përkthyes nga osmanishtja. Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë u dekorua meUrdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti iRepublikës me dekretin nr. 7574, datë26.06.2012.

    ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

    13. HAHAHAHAHAJREDIN CJREDIN CJREDIN CJREDIN CJREDIN CAKRAKRAKRAKRAKRANIANIANIANIANI (1860–1942)

    Lindi në Cakran të Fierit më 1860 në njëfamilje me autoritet në Mallakastër e Myzeqe.Mësimet e para i mori në vendlindje, shkollën emesme e kreu në gjimnazin “Zosimea” të Janinës,ndërsa më pas shkoi në Stamboll, ku përfundoiAkademinë Ushtarake. Pas përfundimit tëstudimeve shërbeu si ushtarak në vilajetin eJaninës, në Boleu e Stamboll. Për disa vjet punoinë administratën turke në prefekturën e Beratit.Në klubin patriotik të Beratit ai bashkëpunoingushtë me mjaft figura të njohura, si Azis pashëVrionin, Iliaz Vrionin dhe Sulo Resulin. Përkrahume entuziazëm Kongresin e Manastirit dhembështeti përpjekjet për përhapjen e gjuhësshqipe. Në vitin 1883 ai solli në zonën eMallakastrës abetaren e parë dhe një sërëbotimesh të tjera në shqip të botuara nëBukuresht e Stamboll dhe u përpoq për hapjene një shkolle shqipe, përpjekje që u bënë realitetnë vitin 1908, kur bashkë me vëllain, BektashCakranin, çelën në shtëpinë e tyre shkollënshqipe të Cakranit me mësues Thanas Floqin. Nëvitet 1908–1909 u lidh e bashkëpunoi me klubin“Labëria” dhe me klubin e atdhetarëve të Filatitnë Çamëri. U shkëput nga administrataxhonturke dhe iu përkushtua çështjeskombëtare. Mbështeti Memorandumin e Greçës

    (qershor 1911) dhemori pjesë në kuvendinndërkrahinor të Drasho-vicës (korrik 1911). Nëvitin 1912 përkrahulëvizjen antiturke nëVlorë, Berat, Mallakastëre Kurvelesh. Mori pjesënë Kuvendin Kombëtartë Vlorës si delegat iMallakastrës dhe firmosiDeklaratën e Pavarësisë

    me siglën “Hajredin Cakrani”. Kuvendi Kombëtare zgjodhi anëtar të Pleqësisë. Në vitet 1913–1914ai ishte komandant i forcave që luftonin në zonëne Skraparit për t’i prerë hovin ushtrisë shovinistegreke, që dogji e shkatërroi viset shqiptare.Shoqëroi ministrin e Luftës, Mehmet PashëDërrallën, në frontin e luftimeve në Sevaster eMallakastër. Më 25 dhjetor 1918 ishte delegat iMallakastrës në Kongresin e Durrësit. Në Luftëne Vlorës, në verën e vitit 1920, ishte një ngaorganizatorët e çetës së Cakranit dhe luftoikundër pushtuesve italianë. Në vitet më pas u morme punët e çifligut të tij. Pushtimin fashist më 1939,edhe pse në moshë të thyer, e priti me armë nëdorë. Vdiq në vitin 1940 në vendlindje. Me rastine 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë u dekoruame Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti iRepublikës me dekretin nr. 7574, datë 26.06.2012.

  • 30

    LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017)

    14. ILIAZ ILIAZ ILIAZ ILIAZ ILIAZ VRIONIVRIONIVRIONIVRIONIVRIONI (1882–1932)

    Lindi në vitin 1882 në Berat, në familjen enjohur të Vrionëve. Ishte djali i patriotit të shquarMehmet Ali pashë Vrioni, nënkryetar i Lidhjes sëPrizrenit, dhe babai i përkthyesit të njohur JusufVrioni. Mësimet e para i mori në vendlindje,arsimin e mesëm në Janinë, kurse studimet elarta i kreu në Stamboll, ku u diplomua më 1905.U përfshi herët në Lëvizjen Kombëtare Shqiptaredhe nën ndikimin e Babë Dudë Karbunarëspunoi për p