Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë...

10
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria – Vlada - Government Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Ministarstvo Životne Sredine, Prostornog Planiranja i Infrastrukture Ministry Of Environment, Spatial Planning And Infrastructure AGJENCIONI PËR MBROJTJEN KOSOVSKA AGENCIJA KOSOVO ENVIRONMENTAL E MJEDISIT TË KOSOVËS ZA ZAŠTITU SREDINE PROTECTION AGENCY Raport Vlerësimi i gjendjes mjedisore të Deponisë sanitare në Pejë, Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtinë Qershor 2021

Transcript of Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë...

Page 1: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada - Government

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Ministarstvo Životne Sredine, Prostornog Planiranja i Infrastrukture

Ministry Of Environment, Spatial Planning And Infrastructure

AGJENCIONI PËR MBROJTJEN KOSOVSKA AGENCIJA KOSOVO ENVIRONMENTAL

E MJEDISIT TË KOSOVËS ZA ZAŠTITU SREDINE PROTECTION AGENCY

Raport

Vlerësimi i gjendjes mjedisore të Deponisë sanitare në Pejë,

Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të

mbeturinave në Gjakovë

Prishtinë

Qershor 2021

Page 2: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

2

Hyrje

Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit / Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të

Kosovës në kuadër të Planit të punës për vitin 2021 ka bërë monitorimin dhe vlerësimin e

gjendjes së deponive sanitare dhe stacioneve të transferit të mbeturinave komunale. Gjatë

periudhës Shkurt - Qershor 2021 ka bërë monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes së Deponisë

sanitare të mbeturinave komunale për regjionin e Pejës, Deponisë sanitare të mbeturinave

komunale për regjionin e Prizrenit dhe Stacionit për trasferimin e mbeturinave komunale në

Gjakovë.

Bazuar në vizitat e realizuara në terren është konstatuar që gjendja e deponive nuk është e mirë

dhe se ka probleme që ndërlidhen me menaxhimin e deponive.

Ndër problemet kryesore të evidentuare duhet përmendur ngjeshja dhe mbulimin jo i rregullt i

mbeturinave, shpërndarje jo e rregullt e mbeturinave në deponi, mbeturinat jashtë rrethojave të

deponisë, shkarkimi i ujërave të deponisë jashtë bazenit të grumbullimit, prania e qenëve

endacak në zonën e deponisë, si dhe prania e individëve të paautorizuar në deponi të cilët

merren me grumbullimin e llojeve të caktuara të mbeturinave me qëllim të shitjes së tyre.

Në Raporti janë dhënë edhe disa rekomandime për ndërmarrjen e masave nga institucionet

relevante për përmirësimin e gjendjes.

1. Vizita monitoruese në Deponinë sanitare në Pejë

Vizita monitoruese në Deponinë sanitare në Pejë (Sferkë) është realizuar me datë 23.02.2021,

me qëllim që të vlerësohet gjendja dhe menaxhimi i mbeturinave në këtë deponi. Edhe pse kjo

deponi menaxhohet nga Komuna e Pejës, mbeturinat deponohen edhe nga komunat tjera të

këtij regjioni si: Peja, Istogu, Klina dhe Deçani.

Pranimi i mbeturinave në këtë deponi ka filluar në vitin 2001 dhe kohëzgjatja e kësaj deponie

është paraparë të jetë 15 vjet.

1.1. Gjendja e Deponisë

Gjatë vizites monitoruese në këtë deponi me datën 23.02.2021, është vlersuar së gjendja

mjedisore dhe infrastrukturore e deponisë është shumë e rëndë. Pamja e deponisë në përgjithësi

jep imazhin e një deponie skajshmërisht të mbushur më mbeturina dhe jashtë çdo standardi të

duhur të menaxhimit. Edhe nga biseda me përgjegjësin e deponisë, z. Besnik Kelmendi u

vlerësua se deponia i ka tejkaluar të gjitha kapacitet e parapara për deponimin e mbeturinave,

madje masa e tyre mbi nivelin e duhur ka arritur edhe mbi 5 m. Problemi bëhet çdo ditë e më

i rëndë, edhe për faktin se mbeturinat akoma pranohen në këtë sipërfaqe të deponisë.

Zgjerimi i deponisë që kishte filluar në vitin 2013 fillimisht me një sipërfaqe prej 1 Ha, ka

ngecur dhe nuk është punuar më në ndërtimin e argjinaturave. Andaj, në atë pjesë ende nuk ka

filluar deponimi i mbeturinave. Kjo ndërprerje e hapjes së pjesës së re të deponisë është bërë

me arsyetimin e mungesës së fondeve, si dhe duhet të paijset me Leje nga MMPHI. Ky problem

siç duket ka marrë sinjale pozitive të zgjidhjes sepse do të jetë pjesë implementimit të projektit

të financuar nga BE dhe MMPHI.

Page 3: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

3

Nga gjendja aktuale e deponisë u konstatua se ngjeshja e mbeturinave nuk bëhet në mënyrë të

rregullt, ngase sipas përgjegjësit të deponisë ka probleme me makinerinë e rëndë. Gjithashtu,

mbulimi i mbeturinave me dheun nuk bëhej në mënyrë uniforme në deponi, varësishtë nga

mbushja me mbeturina. Aktualisht pjesë të pambuluar vlerësohen të jenë 3-4 ha, edhe pse kjo

hapësirë është e mbushur me mbeturina.

Nga mosmbulimi i rregullt i mbeturinave dhe si pasojë e erës ekziston një shpërndaje të

mbeturinave veçanerisht të qeseve të plastikës, të cilat jo vetëm në aspektin vizuel por edhe

mjedisor shkaktojnë ndotje përreth kësaj zone.

Foto: Deponia e stërmbushur me mbeturina dhe shpërndarja e qeseve

Në këtë deponi ka shkarkim të ujërave të zeza jashtë lagunës në dy drejtime, e cila ndikon në

ndotjën e tokës dhe ujërave nëntokësore.

Foto: Rrjedhjet e ujërave të ndotura nga deponia e Pejes

Si rezultat e mbingarkesës së deponisë, në pjesën lindore të deponisë ështe hudhur një sasi e

madhe e mbeturinave. Kjo sipërfaqe me mbeturina ështe jashtë çdo kriteri ligjor për deponim.

Kjo sipërfaqe nuk ka asnjë autorizim nga MMPHI për deponimin e mbeturinave, ashtu siç është

e paraprë me rregullativen ligjore.

Page 4: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

4

Foto: Pjesa e mbushur me mbeturina jashtë deponisë

Dukuri shqetësuese është prania e individëve të paautorizuar në deponi që merren me

grumbullimin e llojeve të caktuara të mbeturinave me qëllim shitjen e tyre, si dhe qënëve

endacakë.

1.2. Rekomandimet:

Qe te kemi një gjendje më të mirë në menaxhimin e mbeturinave në këtë deponi duhet të merren

parasysh këto rekomandime:

Të bëhet mbulimi i sipërfaqëve të mbushura me mbeturina;

Të mbahet në funksion të vazhueshëm sistemi i pompimit për të parandaluar rrjedhjet

e ujërave te zeza nga kjo deponi duke respektuar nenin 16 te UA nr. 08/2017 për

menaxhimin e deponive të mbeturinave;

Të bëhet hapja e pjesës së re të deponisë me të gjitha standardet e lejuar ligjore për

deponim të mbetuinave;

Të ndalohet rrjedhja e ujërave të zeza nga deponia në dy pjesët aktuale të deponisë;

Të ndalohet hudhja e mbeturinave jashtë sipërfaqës së deponisë;

Të ndalohet çasja e personave të paautorizuar në deponi;

Të bëhet kontrollimi i ujërave dhe menaxhimi i kullimit sipas nenit 15 te UA nr.08/2017

Operatori duhet te sigurojë zbatimin e monitorimit te deponise sipas nenit 16 te UA nr.

08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;

Te mos pranohen në deponi llojet e mbeturinave siç janë: gomat e përdorura, mbeturinat

e lëngëta, mbeturinat medicinale, mbetjet shtazore etj, të cilat janë te ndaluara me nenin

11 të UA nr. 08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;

Page 5: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

5

2. Vizita monitoruese në Deponinë sanitare në Prizren

Nga personat zyrtarë të AMMK-së, vizita monitoruese në deponinë sanitare në Prizren është

realizuar me datë 23.02.2021. Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i gjendjes mjedisore të deponisë.

Ashtu siç është përcaktuar sipas planit të operimit, në deponinë e Prizrenit, deponohen

mbeturinat që vijnë nga Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Suhareka, Mamusha.

Jetëgjatësia e kesaj deponie është paraparë të jetë 15 nga fillimi i operimit. Deponia akoma

është në funksion, me gjasë edhe për shumë vite.

2.1.Gjendja e Deponisë

Gjendja mjedisore e deponisë është konstatuar së nuk është e mirë. Në rënd të parë

insfrastruktura rrugore brënda deponisë duhet të jetë më e rregulluar dhe e shtruar me zhavor,

për faktin se rruga në brendi është e mbuluar me baltë. Pra, kërkohet të vehet një shtresë e

mirëfillt me zhavor.

Pjesa e poshtme e deponisë (ana perëndimore) është e mbushur me mbeturina, dhe e cila nuk

mbulohet me dhe sipas proporcionit të mbushjes. Në pjesën lindore të deponisë vazhdon

deponimi i mbeturinave me një proporcion të shpërndarë. Në të njëjtën kohë në këtë pjesë bëhet

shtyrja dhe ngjeshja me makinerin e rëndë të përcaktuar për ketë operim. Po ashtu, në këtë

pjesë të deponisë para disa viteve është hapur një sipërfaqe e re e cila është dedikuar për

zgjerimin e deponisë, por e cila akoma nuk është në operim.

Përgjegjësi i deponisë, z. Asllan Shehu ka deklaruar se është duke punuara në menaxhimin e

deponisë përkundër veshtirësive që kanë me mjetet dhe infrastrukturën. Ndër të tjera

përgjegjesi theksoi se ngjeshja e mbeturinave bëhet në mënyrë të rregullt, por se

mbulueshmëria e saj me dhe është duke shkuar ngadalë për shkak të mungesesë së kapaciteteve

për mbulim.

Fotot : Gjendja mbrenda deponisë

Page 6: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

6

Fotot: Rrjedhjet e ujërave të ndotura nga deponia e Prizrenit

Në pjesën e poshtme të deponisë (lagunës) është hasur ujërrjedhje e vogël e deponisë, e cila

shkakton probleme të metutjeshme mjedisore në kontaminimin e tokës bujqësore dhe livadheve

që shtrihen në anën e poshtme. Gjithashtu, ujërjedha e deponisë shkakton ndotjen edhe të lumit

të Landovicës, e cila shkarkohet pas një distance prej 700 m të qarkullimit.

Një problem tjetër është konstatuar prezenca e mbeturinave jashtë rrethojes së deponisë të

hudhura nga persona fizik dhe juridik, duke shkaktuar kështu një ndotje të theksuar me

mbeturina në atë zonë. Ky problem mbetet afatgjatë me faktin së KMDK nuk është përgjegjesë

për menaxhimin e mbeturinave jashtë deponisë, ndërsa komuna nuk e evidenton si deponi

ilegale dhe si një përgjegjesi e saj për të hequr këtë sasi të mbeturinave.

Foto: Pjesa e mbushur me mbeturina jashtë deponisë

Krahasuar me deponitë tjera, në këtë deponi nuk kemi hasur individ të pa autorizuar që merren

me ndarjen e mbeturinave. Meqë një pjesë e madhe e deponisë është e pa mbuluar me shtresën

e dheut, gjatë kesaj faze kohore sa ishim në monitorim kishte skajshmerisht volum të madhë

të insekteve te ndryshme e në veçanti nga mizat. Mizat njihen bartëse të semundjeve infektive

dhe rrezik, në rënd të parë për stafin menaxhues të deponisë dhe me gjerë.

Page 7: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

7

2.2.Rekomandimet:

Pas vizitës monitorues të deponisë së Prizrenit, jepen këto rekomandime;

Të bëhet mbulimi me dheun proporcionalisht me sipërfaqën e mbushur me mbeturina;

Të mbahet në funksion të vazhueshëm sistemi i pompimit për të parandaluar rrjedhjet

e ujërave te zeza nga laguna e kësaj deponie, duke respektuar nenin 16 te UA nr.

08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;

Të mos bëhet hapja e pjesës së re te deponisë pa i respektuar rregullat ligjore dhe pa u

pajisur me Leje përkatëse nga MMPHI;

Të ndalohet rrjedhja e ujërave të zeza nga laguna e deponisë;

Të bëhen përpjekje për parandalimin e hudhjës së mbeturinave jashtë sipërfaqës së

deponisë,

Të bëhet vlerësimi i gjëndjes së mjedisit të deponisë nga ana e kompanisë, veçanerisht

nga ana e poshtme e ujërrjedhëse e lagunës,

Operatori duhet te sigurojë zbatimin e monitorimit te deponise sipas nenit 16 te UA nr.

08/2017 për menaxhimin e deponive te mbeturinave;

Te krijohen kushte dhe infrastrukturë më e mirë brënda deponisë nga KMDK, etj.

3. Vizita monitoruese në Stacion për transferim të mbeturinave komunale në

Gjakovë

Më datë 23.02.21, është bërë një vizitë për vlerësimin e gjendjes mjedisore në Stacionin për

transferim të mbeturinave komunale në Gjakovës. Gjatë vizitës u takua z. Nuri Mulliqi, në

cilësi të administratorit gjatë ditës së vizitës. Ndër të tjera nga z. Mulliqi u njoftuam rreth

gjendjes së stacionit për transferim, për formën e menaxhimit, për hyrjet mbeturinave brënda

një dite, daljet, dhe hapat që është duke ndërmarrë kompania për përmirësimin e gjendjes.

3.1. Karakteristikat e përgjithshme të Stacionit

Stacioni për transferim të mbeturinave komunale në Gjakovë menaxhohet nga Kompania

Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” Sh.A. Stacioni është i lokalizuar në periferi të qytetit të

Gjakovës, në drejtimin e rrugës Gjakovë – Prizren. Mbeturinat nga ky Stacion transferohen në

deponinë sanitare në Landovicë - Prizren. Pjesa kryesore e stacionit ka një bazament prej

betoni. Ndërsa pjesa tjetër përreth stacionit ku ka prani të mbeturinave nuk ka ndonjë bazament

apo shtresë izoluese.

3.2. Të gjeturat gjatë monitorimit

Përgjatë rrugës në drejtim të hyrjes në stacionin e transferimit të mbeturinave, gjendet një sasi

e madhe e mbeturinave. Kjo gjendje është gjatë tërë rrugës në anën e majtë në drejtim të

Stacionit të transferit. Lartësia e mbeturinave në ketë pjesë arrin 2-3 m. Gjendja në këtë stacion

akoma është e rëndë, edhe përkundër transferimit të një sasie të konsiderueshme të mbeturinave

ekzistuese në deponinë sanitare në Landovicë. Përkundër përpjekjes që kompania është duke

Page 8: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

8

bërë për largimin e mbeturinave deri në 130 t, sasia e shkarkuar gjatë viteve paraprake ka qenë

shumë me e madhe sesa heqja e tyre. Prandaj, kjo gjendje duhet kohe për t’u përmirësuar nëse

vazhdohet më këtë tempo te heqjes se mbeturinave.

Fotot: Gjendja e mbeturinave të grumbulluara pa kriter në Stacion.

Një projekt i iniciuar nga Komuna dhe i mbështetur edhe nga MMPHI për ndarjen dhe

klasifikimin e mbeturinave në stacion është në proces të ndërtimit. Ky projekt parasheh

ndërtimin e një objekti për ndarjen e mbeturinave para se ato të dërgohen në deponinë në

Landovicë. Ky objekt do të ndihmonte që të ndahen mbeturinat, dhe jo e tërë sasia të dërgohet

për deponim. Sipas z. Mulliqi ky objekt do të përfundoj gjatë vitit 2021 meqë edhe teknologjia

për operim kishte arritur.

Foto: Punimet për instalimin e linjës për ndarjen dhe klasifikimin e mbeturinave në Stacion

Duhet theksuar se neglizhenca e komunës për vite me radhë për të menaxhuar stacionin për

transferim të mbeturinave komunale sipas standardeve ligjore, ka ndikuar që edhe kompania

për menaxhim të mbeturinave të humbë efikasitetin e operimit dhe mirëmbajtjes së

infrastrukturës operuese të stacionit. Si pasoj e mungesës së mbështetjes së kompanisë, gjendja

në stacion prej vitit në vit është përkeqësuar, ku edhe kulmin e arriti në vitin 2020 kur edhe një

sipërfaqe bukur e madhe e mbeturinave është djegur. Akoma ky stacion paraqet një imazh të

keq për këtë komunë dhe një burim të theksuar të ndotjes së mjedisit.

Page 9: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

9

3.3.Rekomandimet

Rekomandimet për këtë stacion janë qe të ndërmerren këto veprime:

Nga kompania menaxhuese ”Çabrati” të kërkohet që të largohen të gjitha mbeturinat

të cilat janë akumuluar me vite;

Të fillohet me ndarjen e mbeturinave pas përfundimit të objektit për riciklim;

Komuna e Gjakovës të ndërmarrë masa për mbështetjen e kompanisë për largimin e të

gjitha mbeturinave jashtë transferit, veçanërisht përgjatë rrugës në drejtim të

transferit;

Të bëhet transferimi i tërë kësaj sasie mbeturinash në deponin e Landovicës;

Izolimi i hapësirës dhe ndërtimi sa më parë i rrethojës, si masë parandaluese për futjen

e personave të paautorizuar dhe qenëve endacak;

Të bëhet pastrimi i gjithë zonës nga mbeturinat;

Të bëhet dezinfektimi i hapësirës para dhe pas heqjes së mbeturinave.

Page 10: Raport...Deponisë sanitare në Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë Prishtin ë Qershor 2021 2 Hyrje Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit

10

Raporti

Vlerësimin e gjendjes mjedisore të Deponisë sanitare në Pejë, Deponisë sanitare në

Prizren dhe Stacionit për transferim të mbeturinave në Gjakovë

e ka përgatitur Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit e Agjencionit për Mbrojtjen e

Mjedisit të Kosovës

Tafë Veselaj-PhD- Udhëheqës i Sektorit për Vlerësimin e Gjendjes Mjedisore

Armend Agushi- Zyrtar për Vlerësim të Gjendjes së Mbeturinave, Kimikateve dhe

Materieve të Rrezikshme

Adresa e AMMK-së:

Rruga Luan Haradinaj, Ndërtesa Rilindja kati XV/04

Tel. +381 38 200 33 228 , email: [email protected]

www.ammk-rks.net