AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - …...Prizren, te prishet dhe

8
REPUBLJKA E KOSOVES - PEflYIiJJHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHI1 CY,l( CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 29 maj 2018 Nr. ref.: RK 1239/18 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI141/17 Parashtrues HalitMemaj Vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Kosoves, Rev. nr. 116/17, te 26 qershorit 2017 GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOVES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu- Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Halit Memaj (ne tekstin e metejme: parashtruesi), me vendbanim ne Prizren, te cilin e perfaqeson Nairn Qelaj, avokat. 1

Transcript of AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - …...Prizren, te prishet dhe

REPUBLJKA E KOSOVES - PEflYIiJJHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESEYCTABHI1 CY,l(

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 29 maj 2018Nr. ref.: RK 1239/18

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI141/17

Parashtrues

HalitMemaj

Vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme teKosoves, Rev. nr. 116/17, te 26 qershorit 2017

GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOVES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetareIvan Cukalovic, zevendeskryetarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareBekim Sejdiu, gjyqtarSelvete Gerxhaliu- Krasniqi, gjyqtareGresa Caka-Nimani, gjyqtare

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga Halit Memaj (ne tekstin e metejme:parashtruesi), me vendbanim ne Prizren, te cilin e perfaqeson Nairn Qelaj,avokat.

1

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses e konteston Aktgjykimin Rev. nr. 116/17 te GjykatesSupreme te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata Supreme), te26 qershorit 2017, me te cilin eshte konfirmuar vendimi i Gjykates se Apelit nePrishtine, Ac. nr. 3504/15, i 20 shkurtit 2017, dhe vendimi i GjykatesThemelore ne Prizren, C. nr. 415/13, i 13korrikut 2015.

3· Aktgjykimi i kontestuar iu dorezua parashtruesit te kerkeses me 24 gusht 2017.

Objekti i .;eshtjes

4· Objekti i c;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se vendimit tekontestuar, me te cilin parashtruesi pretendon shkeljen e te drejtave te tij tegarantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], me nenin 31 [E Drejta per njeGjykim te Drejte dhe te Paanshem], me nenin 49 [E Drejta e Punes dheUshtrimit te Profesionit], me nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave per teDrejtat e Njeriut], me nenin 55 [Kufizimi i te Drejtave dhe Lirive Themelore] teKushtetutes, si dhe me nenin 6.1 te Konventes Evropiane per te Drejtat eNjeriut (ne tekstin e metejme: Konventa).

Bazajuridike

5· Kerkesa bazohet ne paragrafin 7 te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet eAutorizuara] te Kushtetutes, me nenet 22 [Procedimi i kerkeses] dhe 47[Kerkesa individuale] te Ligjit nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dherregullit 29 [Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes seGjykates Kushtetuese (ne tekstin e metejme: Rregullorja).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

6. Me 24 nentor 2017, parashtruesi dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese teRepublikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

7· Me 1 dhjetor 2017, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Altay Suroy gjyqtarraportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Almiro Rodrigues(kryesues), Snezhana Botusharova dhe Selvete Gerxhaliu-Krasniqi.

8. Me 27 nentor 2017, Gjykata njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkesesKI141/17 dhe nje kopje te kerkeses ia dergoi Gjykates Supreme, ne pajtim menenin 22 te Ligjit.

9. Me 6 dhjetor 2017, Gjykata i kerkoi parashtruesit te kerkeses informataperkitazi me daten e pranimit te aktgjykimit te kontestuar.

10. Me 13 dhjetor 2017, Gjykata i kerkoi gjithashtu Gjykates Themelore ne Prizreninformata perkitazi me daten e pranimit te aktgjykimit te kontestuar.

11. Me 5 janar 2018, parashtruesi i kerkeses, nepermjet perfaqesuesit te tij, njoftoiGjykaten se aktgjykimi i kontestuar i eshte dorezuar atij, me 24 gusht 2017.

2

12. Me 18janar 2017, Gjykata Themelore ne Prizren, gjithashtu dorezoi ne Gjykate,informata qe vertetojne daten e pranimit te aktgjykimit te kontestuar ngaparashtruesi i kerkeses.

13· Me 20 prill 2018, Kolegji shqyrtues shqyrtoi Raportin paraprak te gjyqtaritraportues dhe i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

14· Me 18 nentor 1999, parashtruesi i kerkeses u punesua ne KorporatenEnergjetike te Kosoves CKEK),ne poziten e punes elektromontues, ku dhe kapunuar deri me 10 prill 2013.

15· Me 14 mars 2013, Auditimit i brendshem i KEK-ut Cfleteparaqitja nr. 492),nxori raportin [nr. 2013AO-003], me te cilin u konstatua se parashtruesi ikerkeses ka keqperdorur detyrat e punes.

16. Me 26 mars 2013, Drejtori Ekzekutiv i Distriktit te KEK-ut, ne Prizren,nepermjet Vendimit [nr. 547/1], veprimet e parashtruesit te kerkeses ikualifikoi si shkelje e rende e detyrave te punes nga neni 7, paragrafi 1, pika Ct),i Kodit Disiplinor te KEK-ut. Per kete arsye, parashtruesit iu shkeput kontratae punes, bazuar ne nenin 70-4 te Ligjit te Punes, si dhe ne nenin 50.3, ne lidhjeme paragrafin 1.c)te te njejtit nen te Kodit te Punes.

17· Me 27 mars 2013, parashtruesi parashtroi kerkese per rishqyrtim te Vendimit[nr. 547/1] te shkalles se pare ne shkalle te dyte te KEK-ut, me propozimin qevendimi ne fjale te anulohet dhe te aprovohet kerkesa e tij per kthim ne pune.

18. Me 5 prill 2013, organi i shkalles se dyte i KEK-ut, refuzoi kerkesen eparashtruesit per rishqyrtim te Vendimit [nr. 547/1] te organit te shkalles separe, duke e vertetuar ate si te ligjshem.

19· Me 20 maj 2013, parashtruesi ushtroi padi ne Gjykaten Themelore ne Prizren,me propozimin qe te anulohen vendimet e organeve te KEK-ut, ne Prizren, pershkeputje te kontrates se punes dhe te aprovohet padia e tij per kthim ne pune.

20. Me 13 korrik 2015, Gjykata Themelore ne Prizren, nepermjet Aktgjykimit [c.nr. 415/13] refuzoi ne teresi kerkesepadine e parashtruesit dhe konstatoi se "...kontrata e punes punemarresit i eshte nderprere per shkak te shkeljes serende te detyrave te punes te parapara edhe ne nenin 7 par.7.1 te KoditDisiplinor te paditures (KEK)".

21. Me 3 gusht 2015, parashtruesi parashtroi ankese ne Gjykaten e Apelit nePrishtine dhe kerkoi qe Aktgjykimi [c. nr. 415/13], i Gjykates Themelore nePrizren, te prishet dhe <;eshtjate kthehet per rigjykim ne gjykaten e shkalles separe ose te ndryshohet aktgjykimi si i tille dhe te aprovohet kerkesepadia eparashtruesit per kthim ne vendin e punes.

22. Me 20 shkurt 2017, Gjykata e Apelit ne Prishtine, nepermjet Aktgjykimit [Ac.nr. 3504/15], refuzoi ankesen e parashtruesit dhe e konfirmoi keshtuAktgjykimin [c. nr. 415/13] e Gjykates Themelore ne Prizren.

3

23· Me 5 prill 2015, parashtruesi i kerkeses parashtroi kerkese per revizion neGjykaten Supreme, per shkak te shkeljeve esenciale te dispozitave te ligjitprocedural dhe material.

24· Me 29 qershor 2017, Gjykata Supreme, nepermjet Aktgjykimit [Rev. nr. 116/17]refuzoi kerkesen e parashtruesit per revizion, me arsyetimin se gjykata eshkalles se dyte ka vertetuar drejt dhe ne menyre te plote gjendjen faktike,drejt ka zbatuar te drejten materiale dhe se aktgjykimi i kontestuar nukpermban shkelje thelbesore te dispozitave te procedures kontestimore.

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

25· Parashtruesi i kerkeses pretendon se gjykatat e rregullta shkelen te drejten e tijte mbrojtur me nenin 24 te Kushtetutes, per shkak se nderprerja e punes kaqene e kunderligjshme dhe se eshte mbeshtetur ne baza diskriminuese.

26. Parashtruesi, gjithashtu, pretendon shkelje te nenit 31 te Kushtetutes, ne lidhjeme nenin 6 te Konventes, per faktin se atij: a) nuk i eshte ofruar mbrojtjeadekuate gjyqesore; b) nuk jane marre parasysh provat ne favor te tij; dhe c)me asnje fakt nuk eshte vertetuar pergjegjesia penale e parashtruesit, prapretendon se eshte sanksionuar pa vendim gjyqesor te formes se prere dhe,mbi bazen e fajesise se pavertetuar me nje vendim gjyqesor, i eshte shqiptuarmase disiplinore dhe i eshte shkeputur marredhenia e punes, ndersa Gjykatakete fakt nuk e ka vleresuar fare.

27· Parashtruesi, per me teper pretendon edhe shkelje te neneve 49, 53 dhe 55 teKushtetutes, duke metuar se "Gjykata Supreme dispozitat materiale te ligjit tepunes i ka interpretuar gabimisht ne dem te punetorit sepse eshte demtuar pate drejte me vendim te kunderligjshem".

28. Ne fund, parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata ta aprovoje kerkesen e tijsi te pranueshme, te konstatoje se ka pasur shkelje te neneve 24, 31, 49, 53, 55te Kushtetutes, dhe te nenit 6.1 te Konventes, si dhe te shpalle te pavlefshemdhe te ktheje ne rivendosje Aktgjykimin [Rev. nr. 116/17] e Gjykates Supreme,te 29 qershorit 2017.

Pranueshmeria e kerkeses

29. Gjykata se pari vlereson nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret epranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej meLigj dhe te parapara me Rregullore te punes.

30. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7 te nenit 113[Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes qe percaktojne:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura paragjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

4

7. In dividet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet pubZikete te drejtave dhe lirive te tyre individuaZe, te garantuara me Kushtetute,mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike tepercaktuara me Zigj."

31. Gjykata gjithashtu i referohet nenit 49 [Afatet] te Ligjit, qe parasheh:

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afatifillon teece qe nga dita kur parashtruesit ieshte dorezuar vendimi gjyqesor."

32. Ne zbatim te neneve te sipercekura, Gjykata konsideron se parashtruesi ikerkeses eshte pale e autorizuar, ka shteruar te gjitha mjetet juridike nedispozicion dhe ka parashtruar kerkesen me kohe.

33· Perve<; dispozitave te sipercekura, Gjykata merr parasysh gjithashtu kerkesat enenit 48 [Saktesimi i kerkeses] te Ligjit, si dhe rregullin 36 (1) (d) dhe 36 (2)(b) e (d) te Rregullores, qe parashohin:

"48. Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij teqartesoje saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuardhe cili eshte akti konkret i autoritetit pubUk te dUn parashtruesideshiron ta kontestoje."

"36 (1). Gjykata mund ta shqyrtoje nje kerkese nese:[. ..J(d) kerkesa arsyetohet prima facie ose nuk eshte qartazi e

pabazuar. "

36 (2) Gjykata do te dekZaroje nje kerkese si qartazi te pabazuar, nesebindet se:

[...](b) faktet e paraqitura ne asnje menyre nuk e arsyetojnepretendimin per shkeZjen e nje te drejte kushtetuese.[...]d) parashtruesi nuk deshmon ne menyre te mjaftueshmepretendimin e tij."

34· Gjykata rikujton se parashtruesi i kerkeses pretendon se gjykatat e rregulltakane shkelur te drejtat e tij, te mbrojtura me nenet 24, 31, 49, 53 dhe 55 teKushtetutes, si dhe me nenin 6 te Konventes.

35. Sa i perket pretendimit te parashtruesit per shkelje te nenit 24 [Barazia paraLigjit] te Kushtetutes, Gjykata para se gjithash rikujton se, si rregull ipergjithshem, "barazia para ligjit" nenkupton barazine e individeve qendodhen ne kushte te barabarta dhe te drejten e tyre per mbrojtje te barabarteme ligj pa asnje diskriminim. Megjithate, barazia para ligjit nuk do te thote qeper nje individ ose per nje kategori peronash, qe jane ne kushte objektivisht tendryshme, te kete trajtim dhe zgjidhje te njellojta.

36. Gjykata, gjithashtu, ve ne pah se ne rrethana te nJe procesi gjyqesor neshqyrtim dhe gjykim "barazia para ligjit" duhet te kuptohet si e drejte e pales

5

ndergjyqese ne procedure, e cila pret nje trajtim korrekt, te paanshem memundesi te barabarta te shfrytezimit te mjeteve ligjore, pavaresisht statusitpersonal ose juridik qe e ka ai ose ajo si pale ndergjyqese.

37. Ne kete kontekst, Gjykata, duke marre parasysh pretendimin e parashtruesitper shkeljen e kesaj te drejte themelore dhe shtjellimet e mesiperme,konsideron se asnje nga kushtet e kerkuara me nenin 24 te Kushtetutes nukjane permbushur per te konstatuar se gjykatat e rregullta e trajtuanparashtruesin ne menyre te pabarabarte dhe diskriminuese. Parashtruesi ikerkeses, me asnje prove, nuk arriti te deshmoje pretendimin e tij dhe teargumentoje me tej se si dhe pse gjykatat e rregullta ne rastin e tij synoninarritjen e nje qellimi jolegjitim per ta trajtuar ate ne menyre te pabarabarte, neraport me palen tjeter ndergjyqese, respektivisht me KEK-un (shihAktvendimin per papranueshmeri te Gjykates Kushtetuese ne rastin KI82/16me parashtrues Deljalj Kazagic, te 1 mars it 2017, nga paragrafet 28 deri teparagrafi 31).

38. Sa i perket pretendimeve per shkeljen e nenit 31 te Kushtetutes, ne lidhje meneni 6.1 te Konventes, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk kaofruar ndonje deshmi prima facie me te cilen do te konstatohej se gjykatat erregullta kane shkelur te drejten e tij per "gjykim te drejte". Gjykata, per meteper, veren se pretendimet e parashtruesit te kerkeses per shkeljen e kesaj tedrejte kushtetuese kane te bejne me menyren se si gjykatat e rregullta kaneadministruar provat para tyre, se si kane vertetuar gjendjen faktike dhe se sikane interpretuar e aplikuar ligjin material dhe procedural ne rastin eparashtruesit. Andaj, si te tilla, keto pretendime, Gjykata vlereson se ngrenec;eshtje te ligjshmerise per te cilat kujdesen gjykatat e rregullta, sipaskompetences qe ua jep atyre Kushtetuta.

39· Sa i perket pretendimit te parashtruesit se ai eshte sanksionuar pa vendimgjyqesor dhe mbi bazen e fajesise se pavertetuar, Gjykata veren se shkeputja emarredhenies se punes se parashtruesit nderlidhet me shkeljen e detyrave dhete pergjegjesive te punes, te cilat kane qene te parapara me Ligjin e punes dheaktin nenligjor te brendshem te KEK-ut. Nuk eshte domen i Gjykates tevleresoje nese gjykatat e rregullta kane interpretuar drejt ligjin material dheaktin nenligjor te KEK-ut ose nese eshte dashur qe, perkitazi me rastin eparashtruesit te kerkeses, te zhvillohet ndonje procedure e vec;ante, me te cilendo te vertetohej fajesia a pafajesia e tij.

40. Per me teper, Gjykata veren se Gjykata Supreme, ne arsyetimin e saj, sqaroi:"Ne fakt paditesi prane komisionit disipZinor si dhe ne proceduren e zhvilluarne gjykaten e shkaZles se pare nuk ka provuar pretendimet e tija lidhur memos ekzistimin e pergjegjesise se tij, keshtu qe paditesi ka deshtuar teprezantoje fakte per te vertetuar pretendimet e tija se shkeputja e kontrates sepunes eshte bere ne kundershtim me ligjin".

41. Me tej, Gjykata Supreme arsyetoi: "... nga procesverbaZi ikomisionit disiplinornr. 547 te dates 26.3.2013 si dhe nga Raporti i Auditimit te Brendshem tepaditures nr.977 date 25.02.2011, pa medyshje vertetohetfakti se paditesi kabere shkelje te detyrave te punes nga neni 7par.7-1 nenparafrafi.fJ te KoditDisiplinor te KEK-ut (nr.454 date 04.10.2010), veprime te pakujdesshme ne

6

kryerjen e detyrave te tija e qe shkaktojne deme pronesore te paditures, andajmasa e shqiptuar disiplinore eshte marre konform dispozites se nenit 70.4.1,86 te Ligjit te Punes dhe nenin 10.19 dhe 10.21 te Kodit Disiplinor te KEK-ut".

42. Ne fund, Gjykata Supreme konkludoi: "Nuk mund te pranohen si te bazuarapretendimet ne revizion per shkeljen thelbesore te dispozitave te procedureskontestimore nga neni 182 par.2 pika (n) te LPK, per faktin se aktgjykimet ekundershtuara nuk perfshihen me te meta te cilat keto aktgjykime i bejne tekunderligjshme, nga se dispozitivi dhe arsyetimi i tyre eshte i kuptueshem dhembeshtetet ne prova te pranueshme edhe per kete gjykate te revizionit" .

43· Gjykata, gjithashtu veren se parashtruesi i kerkeses pretendon edhe shkelje teneneve 49, 53 dhe 55 te Kushtetutes, gjithnje per faktin se Gjykata Supremeinterpretoi gabimisht dispozitat e ligjit material (Ligjin e punes), ne dem te tij.

44· Edhe perkitazi me keto pretendime, Gjykata riperserit se eshte roli i gjykatavete rregullta te interpretojne dhe te zbatojne rregullat perkatese te se drejtesprocedurale dhe materiale (Shih, mutatis mutandis, Garcia Ruiz kunderSpanjes [DHM], Nr. 30544/96, para. 28, Gjykata Evropiane per te Drejta teNjeriut [GJEDNJ] 1999-1). Detyre e Gjykates Kushtetuese eshte te vertetojenese procedurat ne gjykatat e rregullta kane qene korrekte dhe te drejta neteresi, perfshire edhe menyren e marrjes se provave (Shih rastin Edwardskunder Mbreterise se Bashkuar, nr. 13071/87, Raport i Komisionit Evropianper te Drejtat e Njeriut, i 10 korrikut 1991).

45· Ne te vertete, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses thjesht nuk pajtohet merezultatin e rastit. Megjithate, mospajtimi nuk mund t'i sherbeje atij si e drejtete ngre nje kerkese te argumentueshme per shkelje te dispozitave teKushtetutes, sic; kerkon ai ne pretendimet e tij (Shih Aktvendimin perpapranueshmeri te Gjykates Kushtetueses, ne rastin KI25/n, me parashtruesShaban Gojnovci, te 28 majit 2012, paragrafi 28).

46. Gjykata rithekson se nuk eshte detyre e saj te merret me gabimet e faktit ose teligjit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta gjate vleresimit teprovave apo zbatimit te ligjit (ligjshmerise), pervec; dhe per aq sa ato mund tekene shkelur te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute(kushtetutshmeria). Ne te vertete, eshte roli i gjykatave te rregullta qe teinterpretojne dhe te zbatojne rregullat perkatese te se drejtes procedurale dhemateriale. (Shih, mutatis mutandis, Gjykata Evropiane per te Drejta te Njeriutrasti Garcia Ruiz kunder Spanjes, Nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999,paragrafi 28).

47· Roli i Gjykates Kushtetuese eshte te siguroje pajtueshmerine me te drejtat egarantuara me Kushtetute dhe me instrumentet e tjera ligjore. Prandaj,Gjykata Kushtetuese nuk mund te veproje si "gjykate e shkalles se katert" (Shihrastin e GJEDNJ-se, Akdivar kunder Turqise, Nr. 21893/93, GJEDNJ,Aktgjykimi i 16 shtatorit 1996, para. 65; shih, po ashtu, mutatis mutandis,Gjykata Kushtetuese, rasti KI86/n, parashtrues i kerkeses Milaim Berisha,Aktvendim per papranueshmeri, i 5 prillit 2012).

7

48. Shikuar procesin si teresi, Gjykata vlereson se, si gjykatat e instancave me teuleta ashtu edhe Gjykata Supreme, ne vendimet e tyre ofruan pershkrim tegjere dhe te plote te gjetjeve te tyre, duke dhene arsye te shumta ne pergjigje tepretendimeve te parashtruesit te kerkeses.

49. Per me teper, Gjykata konsideron se procesi gjyqesor i zhvilluar ne gjykatat erregullta, respektivisht ne Gjykaten Supreme, nuk ka qene ne ndonje menyre ipadrejte ose arbitrar (shih, mutatis mutandis, Shub kundiir Lituanisii, nr.17064/06, GJEDNJ, Vendimi i 30 qershorit 2009).

50. Si perfundim, Gjykata konstaton se deshmite e paraqitura nga parashtruesi ikerkeses nuk ofrojne prova prima facie se atij i jane cenuar te drejtat embrojtura me Kushtetute. Per me teper, parashtruesi i kerkeses nuk arriti tembeshtese pretendimet e tij per shkelje te neneve 24, 49, 31, 53 dhe 55 teKushtetutes dhe te nenit 6.1 te Konventes, ve~anerisht te drejten per gjykim tedrejte dhe te paanshem.

51. Rrjedhimisht, kerkesa e parashtruesit te kerkeses, ne baza kushtetuese, duhette deklarohet e papranueshme, ne pajtim me nenin 48 te Ligjit dhe merregullin 36 (2) (b) dhe (d) te Rregullores.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 113.7te Kushtetutes, te neneve 20 dhe48 te Ligjit dhe te rregullave 36 (1) (d) dhe (2) (b), si dhe 56 (2) te Rregullores sepunes, me 20 prill 2018, njezeri

VENDOS

I. TA DEKLAROJEkerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin20-4 te Ligjit;

IV. Kyvendim hyn ne fuqi menjehere.

(_Altay Suroy

8