СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА...

17
C E N T R U M 12 154 Ilvije Kasami, MA 1 UDC: 347.91/.95 PALËT NE PROCEDURËN KONTESTIMORE СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКА THE PARTIES TO THE LITIGATION ABSTRACT Contested procedure is initiated with lawsuit. Dispute means a situation in which one person claims to have a subjective civil right against the other, and the latter denies its existence. The term conflict can also be used to designate a notion of dispute, and the dispute and litigation procedure are two different notions: the first relates to the situation created in the substantive legal report, and the second relates to litigation in which the situation such a solution is found. The lawsuit is a procedural action that initiates a contested procedure for the protection of any endangered or violated civil subjective right. The lawsuit is the starting point for the litigation procedure, the plaintiff bringing his lawsuit against the respondent under the territorial jurisdiction which competently is divided into: general territorial juris- diction - where the plaintiff is the one who decides when to file the lawsuit against the defendant. In order to facilitate the respondent's procedural position, with as little procedural expense as possible and as little time and effort as possible the law provides that the plaintiff may bring his lawsuit against the respondent to the court in whose territory the respondent has his residence or residence. Key words: dispute, plaintiff, the respondent, court 1 Master of Juridical sciences, First private university FON, [email protected]

Transcript of СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА...

Page 1: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

154

Ilvije Kasami, MA1

UDC: 347.91/.95

PALËT NE PROCEDURËN KONTESTIMORE

СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКА

THE PARTIES TO THE LITIGATION

ABSTRACT

Contested procedure is initiated with lawsuit. Dispute means a

situation in which one person claims to have a subjective civil right

against the other, and the latter denies its existence. The term conflict

can also be used to designate a notion of dispute, and the dispute and

litigation procedure are two different notions: the first relates to the

situation created in the substantive legal report, and the second relates

to litigation in which the situation such a solution is found. The lawsuit

is a procedural action that initiates a contested procedure for the

protection of any endangered or violated civil subjective right.

The lawsuit is the starting point for the litigation procedure, the

plaintiff bringing his lawsuit against the respondent under the territorial

jurisdiction which competently is divided into: general territorial juris-

diction - where the plaintiff is the one who decides when to file the

lawsuit against the defendant. In order to facilitate the respondent's

procedural position, with as little procedural expense as possible and as

little time and effort as possible the law provides that the plaintiff may

bring his lawsuit against the respondent to the court in whose territory

the respondent has his residence or residence.

Key words: dispute, plaintiff, the respondent, court

1 Master of Juridical sciences, First private university FON, [email protected]

Page 2: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

155

PROCEDURA KONTESTIMORE

Për definicioni e procedurës kontestimore jemi të bazuar në

shkencën juridike ku thuhet se procedura kontestimore është rrugë, me-

todë e veprimit ose ecuri që ndjekim kur kryejmë një punë2. Procedurën

si tërësi e përbëjnë veprimet të cilat i kryejnë subjektet e një gjykimi në

çështjen civile. Veprimet e tilla i quajmë veprime procedurale.

Procedura kontestimore është njëra ndër metodat për mbrojtjen e

të drejtave subjektive. Ajo është metodë themelore dhe e rregullt e

mbrojtjes të së drejtave subjektive civile të shkelura apo të rrezikuara

nga ana e organeve kompetente shtetërore - gjykatave.

Procedura kontestimore paraqet veprim të rregulluar me ligj të

gjykatës të palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedure të orientuar

kah qëllimi i caktuar - mbrojtja e të drejtave subjektive civile të shkelura

ose të rrezikuara3. Përmbledhja e veprimeve procedurale që i ndërma-

rrin subjektet procedurale, respektivisht tërësia e marrëdhënieve proce-

durale që vendosen ndërmjet subjekteve që marrin pjesë gjatë shqyrti-

mit dhe vendosjes gjyqësore lidhur me marrëdhëniet e caktuara juridike

e përbëjnë procedurën kontestimore. Sipas rregullave të procedurës

kontestimore gjykata shqyrton dhe vendos lidhur me të drejtat dhe

detyrat themelore të njeriut dhe qytetarit në kontestet nga marrëdhëniet

personale dhe familjare, nga marrëdhëniet e punës etj.

Gjykata shqyrton dhe vendos lidhur me kontestet nga marrë-

dhëniet juridike të theksuara çdoherë, përveç nëse për disa nga kontestet

e theksuara me ligj të veçantë nuk është paraparë që gjykata të vendos

sipas rregullave të ndonjë procedurë tjetër4 (LPK neni 1).

Objekt i kontestit civil mund të jetë çështja faktike dhe juridike.

Kur objekt i kontestit është çështja faktike palët ndërmjet tyre nuk

pajtohen lidhur me ekzistimin ose mos ekzistimin e fakteve të caktuar,

p.sh. parashkrimin i ankesës, ndërsa kur kontesti ka të bëj me çështjen

juridike, atëherë ekziston mospajtueshmëri ndërmjet palëve në kontest

lidhur me pasojat të cilat e drejta objektive i lidh për një fakt të caktuar,

p.sh. a është lidhur kontrata në mes palëve etj. Secili kontest juridik

civil nënkupton prishjen e baraspeshës së rendit juridiko - civil dhe me

këtë krijohen pasiguri në marrëdhëniet juridiko - civile. Për t’u

2 Prof. Dr. Faik Brestovci, E drejta procedurale civile I, f.11 3 Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E drejta procedurale

civile; E drejta kontestimore, f.52 4 Ligji për procedurën kontestimore.

Page 3: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

156

rivendosur përsëri baraspesha e rendit të prishur është e domosdoshme

që të zgjidhet kontesti i krijuar.

Kontesti mund që të zgjidhet në rrugë gjyqësore ose në rrugë

jashtë gjyqësore me paraqitjen e kërkesës për zgjidhjen e kontestit

juridiko - civil nga ana e gjykatës kompetente në procedurë përkatëse

procedurë kontestimore. Procedura kontestimore dallon nga procedurat

tjera nga arsyeja se në këtë procedurë kontestimore ka kontest në mes

palëve (subjekteve). Me kontest duhet kuptuar situatën në të cilën një

palë pretendon se i takon një e drejtë subjektive civile ndaj palës tjetër

e ky e mohon ekzistimin e saj apo nga ndonjë shkak tjetër e mohon

detyrimin e tij që të sillet në mënyrë të caktuar.5 Nga marrëdhëniet kon-

traktuese kontesti lind në të shumtën e rasteve pas kalimit të afatit për

përmbushjen e detyrimit, p.sh. nëse debitori deklaron se nuk e pranon

detyrimin. Për termin kontest mund të përdoret edhe termi konflikt,

mosmarrëveshje etj.

PROCESI KONTESTIMOR

Termi proces kontestimor rrjedh prej fjalës latine lis, litis që do të

thotë në gjuhën shqipe kontest, zënkë, grindje6. Kontesti zgjidhet në

procedurë kontestimore sipas rregullave të procedurës kontestimore.

Procesi kontestimor paraqet procedurë kontestimore individuale.

Procedura kontestimore paraqet metodë të parashikuar me ligj

për shqyrtim dhe vendosje për të drejtat dhe detyrimet themelore të nje-

riut dhe qytetarit në kontestet nga marrëdhëniet personale dhe familjare,

nga marrëdhëniet e punës si dhe nga marrëdhëniet pasurore dhe marrë-

dhëniet tjera juridike civile në plan të përgjithshëm (in abstracto).

Procesi kontestimor paraqet metodë të parashikuar me ligj për

shqyrtimin dhe vendosje për të drejtat dhe detyrimet themelore të nje-

riut dhe qytetarit në kontestet nga marrëdhëniet personale dhe familjare,

nga marrëdhëniet e punës në plan konkret (in concreto). Dallimi në mes

tyre qëndron ndërmjet të përgjithshmes dhe individuales. Fillimisht

dallimi i tyre qëndron edhe në mënyrën e fitimit të tyre (krijimit).

Procedura kontestimore inicohet (fillon) me parashtrimin e padisë

në gjykatë (LPK neni 175), procesi kontestimor fillon të rrjedh me

dërgimin e padisë të paditurit (LPK neni 184). Padia është shprehje e

5 Prof. Dr. Faik Brestovci, E drejta procedurale civile I, f.12 6 Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E drejta procedurale

civile; E drejta kontestimore, f.58

Page 4: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

157

vullnetit të paditësit. Padia në kuptim material përcaktohet duke pasur

parasysh esencën e saj respektivisht përmbajtjen. Paraqet të drejtë

(kërkesë) për mbrojtje të të drejtave subjektive, ndërsa në kuptim formal

(shkresa) paraqet formë procedural në të cilën është përmbajtur padia

në kuptim material. Përmbajtja e padisë - mund të ndërmerret në formë

të shkruar (parashtresë) ose me gojë në procesverbal në gjykatë. Në

praktikë në një numër më të madh rastesh padia parashtrohet si para-

shtresë. Përmbajtja e padisë si parashtresë është përcaktuar me (LPK

neni 176). Ndërmjet përmbajtjes së detyrueshme dhe asaj fakultative të

padisë bëhet dallim. Përmbajtjen e padis së detyrueshme e përbejnë të

ashtuquajturit elemente të detyrueshëm pa të cilën nuk ekziston padia

si veprim procedural dhe si parashtresë. Paditësi kundër palës së paditur

mund që të paraqes padi që numri i tij nuk është i kufizuar d.m.th. numri

i padive është i pakufizuar.

Dhënia e padisë mund të bëhet në formë të shkruar apo me gojë në

procesverbal në gjykatë, pa padi nuk ka procedurë kontestimore. I padi-

turi ka të drejtë që paditësit t’i përgjigjet me shkrim me anë të kundër-

padisë e cila padi jepet para gjykatës së njëjtë dhe procedurës se njëjtë ka

karakter sulmues, por edhe mbrojtës është veprim procedural i pavarur.

Palët të cilët janë paditësi dhe i padituri mund që t’i ndërmarrin disa

veprime procedural disponibile: tërheqja dorë nga padia, heqja dorë

nga padia dhe marrëveshja gjyqësore. Mirëpo procedura kontestimore

mund që të përfundon edhe me aktgjykim të gjykatës ex officio.

Bashkimi i kërkesëpadive - Kërkesëpadia në një padi të vetme

mund që të jetë e thjeshtë dhe me të të kërkohet që nga gjykata që me

aktgjykim të vendos për një çështje juridike të vetme apo e përbëre dhe

me të të kërkohet vendosja mbi dy e më tepër çështjesh juridike të pava-

rura. Paditësi mund që të parashtroj me tepër padi të veçanta kundër

personit të njëjtë ose kundër personit të njëjtë të parashtrojë një padi në

të cilën do të përmbahen me tepër kërkesëpadi.

Arsyet që shkojnë në mundësin e dytë janë:

- sigurohet ekonomia procedurale, efikasiteti dhe koncentrimi

në procedim;

- sillet aktgjykim i përbashkët dhe

- shmanget gjykimi i ndryshëm ndërmjet subjekteve të njëjta në

rastet kur për më tepër marrëdhënie juridike ekzistojnë supozime të

njëjta juridiko - materale (ne variae iudicetur).

Page 5: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

158

Paraqitja e më tepër apo më shumë kërkesëpadive në një padi në

kuptim formal si parashtrese kundër të paditurit të njëjtë quhet kumulim

i kërkesëpadive ose kumulim objektiv.

PALËT (SUBJEKTET) E PROCEDURËS

KONTESTIMORE

Me kuptimin e subjektit në drejtësi kuptojmë mundësin dhe të

drejtën e një subjekti të jetë bartës i të drejtave dhe detyrimeve. Në

procedurën kontestimore si metodë themelore për dhënien e mbrojtjes

juridike për të drejtat subjektive civile të shkelura ose rrezikuara marrin

pjesë shumë subjekte të ndryshme7.

Për përcaktimin e tyre shfrytëzohet nocioni i përgjithshëm pjesë-

marrës në procedurën kontestimore. Kontesti juridiko - civil lind midis

dy personave. Cilësinë e palëve në gjykim ata e fitojnë në momentin e

paraqitjes së padisë në gjykatë. Procesi kontestimor paraqet raport juri-

diko - procedural trepalësh: gjykatës dhe palëve. Për ekzistimin, kriji-

min e procesit kontestimor janë të nevojshme tri subjekte:

- Paditësi (me padinë e tij e cakton palën e paditur);

- I padituri dhe

- Gjykata - nemo index sine actore – nuk ka gjyqtar pa paditës.

Palët procedurale që janë paditësi, i padituri dhe gjykata janë

subjektet pjesëmarrësit kryesor (primar) në procedurën kontestimore.

Këto subjekte ndryshe mund të quhen edhe si subjekte procedurale ose

subjekte në kuptimin e ngushtë. Vetëm këto subjekte kryejnë veprime

procedurale të cilat e përbëjnë thelbin kryesor të procedurës kontesti-

more. Përveç, subjekteve të cekur në procedurën kontestimore marrin

pjesë thuajse rregullisht edhe disa subjekte të tjera të cilat janë: për-

faqësuesit e palëve, ndërhyrësit, ekspertët, dëshmitarët, procesmbajtësi,

interpretuesi, përkthyesit, dërguesit e shkresave etj.8 Qëllimi për shkak

të të cilit marrin pjesë në procedurë ato është i ndryshëm për atë shkak

ato kanë edhe rol të ndryshëm procedural dhe pozitë të ndryshme

procedurale.

Këto subjekte quhen edhe pjesëmarrës sekondarë të procedurës,

por edhe si pjesëmarrës në procedurë kontestimore në kuptim të gjerë.

Subjektet ndihmëse të lartpërmendura përbëjnë grup në vete, ku

7 Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E drejta procedurale

civile; E drejta kontestimore, f. 107 8 Prof. Dr. Faik Brestovci, E drejta procedurale civile I, f.39

Page 6: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

159

dëshmitarët si dhe ekspertët i shërbejnë gjykatës si burim dijenie, kurse

interpretuesi dhe procesmbajtësi i ndihmojnë gjykatës dhe palëve që të

kryejnë veprime procedurale.

Paditësi - palë e cila e zgjedh palën e paditur i cili duhet që ta

shënojë në padinë e tij palën e paditur për kontestin e tyre që nuk mund

ta zgjidhin dhe pastaj këtë padi paditësi duhet dorëzuar në gjykatë që

kjo gjykatë të bëjë zgjidhjen e kontestit në mes palëve. Në qoftë se, në

mes dy parcelave kadastrale dy fqinjë janë marrë vesh, atëherë nuk

kemi të bëjmë me procedurë kontestimore, por duhet zhvilluar proce-

dura jokontesimore që për parcelat e palëve gjykata do të jep vendim

gjyqësor.

GJYKATA SI SUBJEKT I PROCEDURËS

KONTESTIMORE

Pushtetin shtetëror e ushtrojnë gjykatat9. Gjykatat janë organe

autonome dhe të pavarura të cilat gjykojnë dhe vendimet e veta i mbë-

shtesin në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombë-

tare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën. Ato janë organe perma-

nente (përhershme) të pushtetit shtetëror. Llojet, kompetenca, themeli-

mi, organizimi, përbërja e gjykatave si dhe procedura përpara tyre

rregullohet me ligj.

Qëllimet dhe funksionet e pushtetit shtetëror përfshijnë:

a) Zbatimin e paanshëm të së drejtës, pa marrë parasysh pozitën

dhe cilësinë e palëve;

b) Mbrojtjen, respektimin, dhe përparimin e të drejtave dhe lirive

themelore të njeriut;

c) Sigurimin e njëjtësisë, barazisë, mosdiskriminimin sipas

çfarëdo baze;

ç) Garantimin e sigurisë juridike në bazë të sundimit të së drejtës.

(L.GJ. neni 3).

Gjykata në procedurë të rregullt me ligj vendos për:

a) Të drejtat e njeriut dhe qytetarit dhe interesat e bazuara në ligj;

b) Kontestet ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve të tjera juridike;

c) Vepra penale dhe kundërvajtje dhe

ç) Për çështje të tjera, të cilat me ligj janë në kompetencë të

gjykatës10. (L.GJ. neni 4) 9 Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë 10 Ligji për Gjykatat

Page 7: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

160

Përveç, gjykatave si organe të mëvetësishme dhe të pavarura të

pushtetit shtetëror të cilat funksionin gjyqësor e ushtrojnë në mënyrë

permanente funksionin gjyqësor e ushtrojnë edhe gjykatat joshtetërore

të cilat janë gjykatat e zgjedhura, arbitrazhi dhe janë jashtë pushtetit

gjyqësor të cilëve palët nën kushte të përcaktuara me ligj mund tua

besojnë zgjidhjen e kontesteve juridike civile.

Organizimi i gjykatave - Në RMV organizimi i gjykatave është

rregulluar me L.GJ. Në sistemin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë

së Veriut pushtetin gjyqësor e ushtrojnë: gjykatat themelore, gjykata e

apelit, gjykata administrative dhe gjykata supreme e Republikës së

Maqedonisë së Veriut11. Në sistemin tonë gjyqësor është pranuar ndarja

e punëve të kompetencës gjyqësore ndërmjet gjykatave të kompetencës

së përgjithshme dhe gjykatave të specializuara. Koncepti i gjyqësisë së

specializuar kufizohet vetëm në formimin e Gjykatës së posaçme admi-

nistrative. Gjykatat e kompetencës së përgjithshme janë të lidhura në

mënyrë hierarkike dhe përbëjnë një tërësi. Secila gjykatë e ushtron

funksionin gjyqësor në territor të caktuar gjyqësor. Territori i gjykatës

përcaktohet me ligj.

Gjykatat themelore - themelohen për ushtrimin e tyre në një ose

disa komuna, territori i të cilave përcaktohet me ligj (L.GJ.neni 23). Në

territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithsej ka 27 gjykata

themelore. Ato janë gjykata të shkallës së parë dhe janë kompetente që

në shkallë të parë të vendosin për veprat penale dhe veprat tjera ndësh-

kuese për kontestet ekonomike, për të gjitha kontestet juridiko - civile,

lëndët kontestimore dhe jashtëkontestimore.

Gjykatat e apelit - themelohen për territorin e më tepër gjykatave

të shkallës së dytë të përcaktuara me ligj. Ato vendosin dhe sjellin ven-

dime konkrete në bazë të mjeteve juridike që ushtrohen kundër vendi-

meve të gjykatës themelore. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut

gjithsej ka katër gjykata te apelit me seli në Shkup, Shtip, Manastir dhe

Gostivar.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut - kjo

është gjykata më e lartë në hierarkinë e pushtetit shtetëror. Ushtron

pushtetin gjyqësor në tërë territorin e RMV - së, ajo siguron unitet në

zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave. Selia e Gjykatës Supreme është

në Shkup. (L.GJ neni 26). Ajo vendos në shkallë të fundit dhe në formë

të prerë. Vendimet i sjell në bazë të mjeteve juridike që përcaktohen me

11 Ligji për Gjykatat

Page 8: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

161

ligjet procedurale, ajo sjell edhe konkluzione juridike si dhe mendime

parimore juridike.

Gjykata administrative - L.GJ. i vitit 2006 themelon edhe gjykatat

administrative si gjykatë të specializuar. Gjykata administrative është

kompetente të vendos për këto çështje: për ligjshmërinë e akteve kon-

krete lidhur me procesin zgjedhor, emërimin dhe shkarkimin e bartësve

të funksioneve publike nëse është përcaktuar me ligj për aktet e

emërimit shkarkimit të eprorëve nëpunësve shtetërorë për ligjshmërinë

e akteve të organeve të administratës shtetërore, etj. 12 . Kjo gjykatë

numëron gjithsej 18 gjykatës, por ky numër mund të rritet me vendimin

të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjykata

administrative në konflikt administrativ vendos me padi kundër akteve

administrative.

Gjykata administrative vendos si shkallë e parë ndërsa gjykata

supreme pastaj vendos si shkallë e dytë. Gjykata administrative në

konflikt administrativ vendos në këshill të përbërë prej tre gjykatësve.

PËRBËRJA E GJYKATËS

Për inicimin, zhvillimin dhe përfundimin e plotfuqishëm të proce-

durës kontestimore është e nevojshme që gjykata të jetë kompetente

gjithashtu edhe e përbërë në mënyrë të rregullt. Me anë të rregullave

mbi procedurën e gjykatës përcaktohet nëse në një lëndë konkrete duhet

të gjykojë gjyqtar i vetëm (gjykim inoks, monokrat) ose këshilli

gjyqësor (gjykim në kuvend, kolegjial)13.

Favor të gjykimit kolegjial theksohet se jep mundësi më të madhe

që në mënyrë të rregullt të hetohen të gjitha elementet esenciale të

kontestit sjell garanci më të mëdha për sjelljen e vendimit objektiv dhe

të drejtë. Jemi kundër këtij lloj gjykimi, sepse ky gjykim është më i

ngadalshëm e më i shtrenjtë dhe se zvogëlon ndjenjën për përgjegjësi

personale të anëtarëve të këshillit gjyqësor. Shpejtësia, efikasiteti dhe

ndjenjat e shprehur e përgjegjësisë janë përparësitë të gjykimit inoks, si

mangësi i përshkruhen nënshtrim ndaj subjektivizmit dhe sasi më e

vogël e njohurive në krahasim me këshillin gjyqësor.

Me ligj përcaktohet se kur gjyqtari gjykon individualisht, në

gjykim marrin pjesë edhe gjyqtarët porotë atëherë kur kjo është

12 Prof. Mersim Maksuti, E drejta kushtetuese e RM-së, f. 214 13 Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E drejta procedurale

civile; E drejta kontestimore, f. 136

Page 9: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

162

përcaktuar me ligj14. Parim themelor i procedurës sonë kontestimore

është gjykimi kolegjial15. Përbërja e gjykatës në procedurë kontesti-

more varet nga disa rrethana: nga shkalla instancë, në të cilën vepron

gjykata nga lloji i procedurës që zbatohet si dhe nga lloji dhe vlera e

objektit të kontestit. Struktura e këshillit gjyqësor në gjykimin e shka-

llës së parë çdoherë është e përzier, këshilli është i përbërë nga një

gjyqtar si kryetar i këshillit dhe dy gjyqtarë porotë.

Trupin gjykues e përbëjnë: gjyqtarët profesional dhe gjyqtarët

porotë. Kur gjykon në shkallë të dytë në debat, këshilli i gjykatës së

shkallës së dytë është i përbërë nga dy gjyqtarë profesional dhe tre gjyq-

tarë porotë. Mbi vendosjen e kontestit vendoset me shumicë të votash,

secila votë shënohet në procesverbal të veçantë mbi vendosjen e kon-

testit gjyqtar se kanë të drejtë në replikë. P.sh. nëse dy gjyqtarë porotë

kanë votë të njëjtë, ndërsa gjyqtari profesional ka vote të kundërt vendo-

set me shumicë votash që d.m.th. çështjen e kontestit e vendosin

gjyqtarët porotë.

KOMPETENCA E GJYKATAVE NË PROCEDURËN

KONTESTIMORE

Kompetenca e organit i cili vepron në një çështje të caktuar

juridike është një nga prezumimet procedurale nga të cilët varet inicimi,

zhvillimi dhe përfundimi i plotfuqishmërisë i procedurës ose ndër-

marrja e veprimit të caktuar procedural. Kompetenca mund të definohet

në mënyrë të dyfishtë :në kuptim objektiv dhe kuptim subjektiv16.

Në kuptim objektiv - kuptojmë rrethin e punëve të organit të

caktuar ose ndarja e punëve ndërmjet organeve të caktuara shtetërore

në lidhje me shqyrtimin dhe vendosjen për punë të caktuar juridike, ose

në lidhje me ndërmarrjen e veprimeve të caktuara procedurale.

Në kuptim subjektiv - kompetenca është e drejtë dhe detyrë e

organit të caktuar shtetëror të veprojë dhe të vendos në një çështje të

caktuar juridike ose të ndërmerr një veprim të caktuar procedural.

Në procedurën kontestimore kompetenca është prezumim proce-

dural i cili lidhet me gjykatën si organ që zhvillon procedurën dhe

vendos.

14 Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë 15 Ligji për procedurën kontestimore 16 Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E drejta procedurale

civile; E drejta kontestimore, f.110-112

Page 10: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

163

Kompetenca e gjykatës paraqet prezumim procedural të përgjith-

shëm, absolut dhe pozitiv dhe sigurisht që nuk është e lejuar që të

gjykojë gjykata jokompetente.

Llojet e kompetencës:

Në teorinë procedurale bëhet dallimi në dy lloje themelore të

kompetencës: kompetenca absolute dhe relative.

Kompetenca absolute - emërtohet edhe si kompetencë gjyqësore,

juridiksion ose lejim i rrugës gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave.

Definohet si ndarje e punëve ndërmjet gjykatave të vendit dhe organeve

dhe ose trupave të tjera shtetërore të vendit nga njëra anë dhe nga ana

tjetër si ndarje e punëve ndërmjet punëve të gjykatave të vendit dhe

gjykatave dhe organeve tjera të huaja. Në varësi prej faktit se në cilën

procedurë realizohet kompetenca gjyqësore, ajo mund të paraqitet si

kompetente në çështje civile (kontestimore, jokontestimore dhe përm-

baruese) dhe kompetente në çështjet penale (penale, kundërvajtëse).

Kompetenca relative - mundëson që të realizohet kufizimi i rrethit

të punëve ndërmjet gjykatave të sistemit gjyqësor të vendit. Në kuadër

të kompetencës relative dallohen tre lloje të kompetencës: kompetenca

lëndore, vendore dhe funksionale.

Kompetenca lëndore (competentia ratione materiae, competentia

ratione cause) - mundëson kufizimin e rrethit të punëve ndërmjet

gjykatave të llojeve të ndryshme, si edhe ndërmjet gjykatave të rangut

të ndryshëm në kuadër të llojit të njëjtë të gjykatave.

Kompetenca vendore (competentia ratione loci) - mundëson që të

përcaktohet se cila gjykatë e kompetencës lëndore e llojit dhe rangut të

caktuar është kompetente të veprojë dhe të vendos në rastin konkret.

Kompetenca funksionale - lloj specifik i kompetencës lëndore e

cila përcaktohet sipas funksioneve të cilat duhen të kryhen në një

çështje të caktuar juridike dhe tregon se si është realizuar ndarja e

punëve ndërmjet gjykatave të rangut të ndryshëm, si edhe ndërmjet

përbërësve të ndryshme të gjykatës së njëjtë.

KOMPETENCA E GJYKATAVE NË KONTESTET ME

ELEMENT NDËRKOMBËTAR

Nëse në kontestet për të cilat shqyrtohet dhe vendoset në proce-

durë kontestimore ekziston elementi i huaj ndërkombëtar i shprehur në

subjekt, objekt ose në përmbajtjen e raportit juridik për zgjidhjen e tyre

Page 11: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

164

mund të jenë kompetente edhe gjykatat në Republikën e Maqedonisë së

Veriut dhe gjykatat e huaja. Rregulla themelore mbi kompetencën

ndërkombëtare të gjykatave ne Republikën e Maqedonisë së Veriut

është përmbajtur në LPK.17 Gjykata në RMV është kompetente për

gjykim në çështjen me element ndërkombëtar kur kompetenca e saj

është përcaktuar shprehimisht me ligj ose marrëveshje ndërkombëtare.

Kompetenca kontraktuale (forum prorugatum) - palët mund të

merren vesh që çështjen e tyre juridike ta gjykojë gjykata e cila sipas

rregullave ligjore për kompetencën tokësore nuk do të ishte kompetente

për një gjë të tillë. Me marrëveshjen e tyre të palëve, njëherësh theme-

lohet kompetenca e gjykatës se caktuar nga to (prorogacioni) dhe

përjashtohet kompetenca e caktuar me ligj (derogacioni)18.

Kompetenca e atraksionit (forum atractionis) - quhet kompetenca

e gjykatës e cila është bazuar në rrethanën se përpara asaj gjykate ose

në territorin e saj është duke u zhvilluar procedura lidhur me çështjen e

caktuar juridike e cila është në lidhje të caktuar me procedurën kontes-

timore e cila inicohet19. Në teorinë procedurale dallohen këto lloje të

atraksionit (tërheqjes) së kompetencës:

Atraksioni jo i plotë i kompetencës - kur fuqia tërheqëse e proce-

durës së filluar është e atillë, saqë mund të çojë vetëm deri tek ndryshimi

i rregullave të kompetencës vendore ndërsa nëse procedura e filluar ka

për pasojë jo vetëm të kompetencës vendore, por edhe të kompetencës

lëndore të gjykatës, atëherë kemi atraksion të plotë të kompetencës.

PALËT PROCEDURALE

Palët janë subjekte themelore në procesin kontestimor. Palët e

procesi kontestimor janë: paditësi dhe i padituri.

Paditësi (actor) - palë e cila nga gjykata kërkon mbrojtje juridike

të përmbajtjes së caktuar për të drejtën subjektive për të cilën pretendon

se është rrezikuar ose shkelur.

I padituri (reus) - palë kundër të cilit është drejtuar kërkesa për

mbrojtje juridike. Palët në procesin kontestimor paraqiten me interesa

të kundërta 20 . Në mes tyre ekziston mosmarrëveshje, kontesti pa

17 Ligji për Procedurën Kontestimore 18 Prof. Dr. Faik Brestovci, E drejta procedurale civile I, f. 65 19 Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E drejta procedurale

civile; E drejta kontestimore, f.127 20 Prof. Dr. Faik Brestovci, E drejta procedurale civile I, f. 75

Page 12: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

165

kontestin e tyre për çështje të caktuara nuk do të ishte procedura kontes-

timore, por ndonjë prej procedurave tjera. Pala është subjekt (person) i

cili nga gjykata kërkon që të sjell vendim ndaj të cilit vendimi sillet dhe

përmbarohet.

Pa ekzistimin e palëve nuk ka procedurë kontestimore.

Subjekti i së drejtës e fiton cilësinë e palës paditëse me vete faktin

e paraqitjes të padisë në gjykatë, kurse cilësinë e të paditurit subjekti i

së drejtës e fiton me vete faktin se kundër tij është paraqitur padia në

gjykatë. Pozita e palës paditëse fitohet me vullnetin e tij pra me

paraqitjen e padisë nga ana e tij, ndërsa pozita e palës së paditur fitohet

pa vullnetin e atij që paditet. Kemi edhe rastin kur kemi pëlqimin apo

vullnetin e të dy palëve, rasti është zgjidhja e martesë me marrëveshje

të bashkëshortit dhe të bashkëshortes.

PALA INCIDENTALE

Në procedurën kontestimore, përveç paditësit dhe të paditurit po-

zitën e palës procedurale në raste të caktuara mund ta fitojnë edhe per-

sonat e tretë. Personat e tretë të cilat fitojnë pozitën e palës në procedurë

kontestimore quhen edhe palë incidentale ose palë ad hoc21. P.sh. në

procedurën kontestimore përfaqësuesi ligjor ose përfaqësuesi me

prokurë i palës ndërmerr veprime procedurale në emër dhe llogari të

palës, ndërkohë që nuk është ai vetë palë. Personat e përmendur në si-

tuatë të caktuara kur gjykata vendos për kërkesën e tyre për pjesëmarrje

në procedurë për kompensimin e shpenzimeve dhe të ngjashme si dhe

kur vendos për kërkesa mund që të fitojnë pozitën e palës procedurale.

EKZISTIMI I PALËS DHE VËRTETIMI I IDENTITETIT

Ekzistimi i palëve është prezumim procedural nga ekzistimi apo

mosekzistimi i të cilit varet lejimi i inicimit të procedurës rrjedhja e

procedurës dhe sjellja e vendimit meritor të gjykatës. Nëse nuk ekzis-

tojnë palët ose ndonjëra prej tyre procedura është e palejuar. Nuk mund

që të zhvillohet procedurë kontestimore kundër personit i cili nuk

ekziston e as kundër personave të panjohur. Paditësi është i obliguar që

të mundësoj identifikim të plotë për veten e tij edhe për kundërshtarin

kontestimor. Personat të caktuar, më saktësisht të shkruar në padi, duhet 21 Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E drejta procedurale

civile; E drejta kontestimore, f.153

Page 13: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

166

të shënohen saktësisht dhe identifikimi i tyre duhet të vërtetohet drejtë.

Sipas LPK-së, parashtresat duhet të jenë të kuptueshme dhe duhet të

përmbajnë gjithë atë që është e nevojshme, me ç’rast është theksuar

posaçërisht në to duhet të përmbahet: emri, profesioni, vendbanimi ose

nëse nuk ka vendbanim atëherë vendqëndrimi i palëve nëse janë perso-

na fizikë e për personat juridikë duhet: firma dhe selia e personit juridik

si dhe të përfaqësuesve të tyre ligjor dhe përfaqësuesve me prokurë nëse

kanë. Gjithashtu, pala është e obliguar që në parashtresë të theksoj

numrin e vet amzë dhe numrin tatimor. Kur gjykata konstaton se në padi

si palë është cilësuar personi fizik i imagjinuar apo personi juridik që

është shlyer nga regjistri ajo me aktvendim e hedh poshtë padinë. Nëse

padia ka ndonjë të metë, mangësi gjykata nga paditësi kërkon që në

afatin të caktuar ligjor 15 ditor, t’i përmirësojë paditësi parregullsitë ose

të metat dhe që gjykatës përsëri t’i dorëzohet padia e rregulluar pa te

meta, në qoftë se këtë gjë nuk do ta bëjë paditësi atëherë gjykata do të

hedh poshtë atë padi. (LPK, neni 101).

POZITA JURIDIKE E TË PADITURIT

MBROJTJA JURIDIKE E TË PADITURIT

Kur pala e paditur pranon padinë, ai ka gjithmonë të drejtë që me

shkrim të përgjigjet në të. Ligji parasheh shprehimisht se pala e paditur

mund të përgjigjet me shkrim në padi edhe pse gjykata nuk e ka kërkuar

një gjë të tillë nga ajo. Mos përgjigjja në padi nuk shkakton kurrfarë

pasoja procedurale negative për të paditurin, por kryerja e këtij veprimi

procedural për të paditurin mund të krijojë epërsi procedurale, kundër

të paditurit i cili me anë të përgjigjes në padi e ka kontestuar kërkesë-

padinë. Me anë të përgjigjes i padituri e shpreh qëndrimin e tij ndaj

padisë.

KUNDËRPADIA (PETITUM) - padi e të padituri kundër

paditësit e parashtruar në procesin të cilin i dyti e ka vënë në veprim

kundër të parit22. Me anë të kundërpadisë i padituri (në të njëjtën proces)

në të njëjtën gjykatë dhe në të njëjtin gjykim e parashtron kërkesëpadinë

e tij të veçantë. Kundërpadia shërben si mjet mbrojtjes por edhe si mjet

sulmues. Mund që të merret në të gjitha fazat e procedurës kontesti-

more. Paraqitet deri në seancën për shqyrtim kryesor të çështjes. Kur e

22 Prof. Dr. Faik Brestovci, E drejta procedurale civile I, f. 220

Page 14: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

167

konteston kërkesëpadinë i padituri me anë të përgjigjes në padi e para-

lajmëron gjykatën, por edhe palën kundërshtare se cilat mjete do të për-

dor për t’u mbrojtur nga sulmi i paditësit. Përgjigjja në padi zakonisht

përmban material që lidhet me prezumimet procedurale sidomos me ato

negative, por edhe me prapësimet materialo-juridike duke përfshirë kë-

tu edhe prapësimin e kompensimit. Kërkesëpadia është pjesa kryesore

dhe qendrore e padisë dhe gjithnjë aktiviteti procedural zhvillohet në

lidhje me të.

PËRFAQËSUESIT E PALËVE

Me përfaqësim kuptojmë kryerje të veprimeve juridike në emër

dhe llogari të huaj, personi i cili kryen veprime juridike në emër dhe

llogari të personit tjetër quhet përfaqësues. Përfaqësimi në procesin

kontestimor kemi atëherë kur një person që nuk është palë në gjykim

kryen veprime procedurale në emër të palës me efekt të drejtpërdrejtë

për palën dhe kundër saj përfaqësimi është i drejtpërdrejtë, përfaqësim

të tërthortë nuk mund të kemi në procesin kontestimor23. Nevoja për

përfaqësim paraqitet për shkak se subjektet juridike nuk kanë përherë

mundësi që vetë t’i ndërmarrin veprimet juridike, qoftë për shkak se

nuk e kanë aftësinë e nevojshme për këtë që ajo është zotësia e veprimit

ose për shkak të pengesës faktike për të ndërmarrë veprime juridike.

Përfaqësuesi është përherë person i ndryshëm nga palët proce-

durale i cili në emër dhe llogari të njërës nga palët ndërmerr veprime

procedurale në kufijtë e autorizimit për përfaqësim.

Pala që ka zotësi për të kryer veprime procedurale ka tagër (të

drejt) që vet të vendos se a do të veprojë personalisht në procesin gjyqë-

sor apo dikush tjetër në bazë të autorizimit të saj, por gjithmonë në emër

dhe interesin e saj. Pala me përfaqësuesin e saj lidh kontratë për

përfaqësim. Përfaqësuesi vullnetar autorizimet e tij i nxjerr nga vullneti

i palës (në bazë të kontratës) e cila e autorizon për përfaqësim ndërsa

pala që nuk ka zotësi për të vepruar ose që për ndonjë shkak tjetër nuk

ka mundësi që vetë të veprojë në gjykatë përfaqësohet nga përfaqësuesi

ligjor (përfaqësuesi i domosdoshëm). Personin juridik në gjykim e për-

faqëson përfaqësuesi i paraparë me statut me akt tjetër të përgjithshëm

juridik apo me ligj.

23 Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E drejta procedurale

civile; E drejta kontestimore, f. 200

Page 15: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

168

Përfaqësues i palës mund të bëhet vetëm personi që ka zotësi të

plotë për të vepruar, sepse vetëm personi i këtillë ka zotësi procedurale.

Përfaqësimi si institut dhe si marrëdhënie juridike specifike në proce-

durë kontestimore është përcaktuar me marrëdhënien interne të përfa-

qësuesit kundrejt palës të cilën e përfaqëson dhe me marrëdhënien e

jashtme të përfaqësuesit kundrejt gjykatës dhe kundrejt kundërshtarit të

palës të cilën e përfaqëson.

Përfaqësuesi është i autorizuar që t’i ndërmerr të gjitha veprimet

procedurale të cilat sipas ligjit mund t’i ndërmerr pala. Vdekja e përfa-

qësuesit ligjor ose pushimi i autorizimit të tij për përfaqësim kur pala

në procedurë nuk ka përfaqësues me prokurë, sjell deri tek ndërprerja e

procedurës sipas fuqisë së ligjit. Përfaqësuesi është i obliguar që

funksionin e tij ta ushtrojë me mirëbesim. Përfaqësuesi është përgjegjës

për dëmin që i ka shkaktuar palës me punën e vet të parregullt për të

cilën ai është fajtor.

PJESËMARRJA E PERSONAVE TË TRETË NË GJYKIM

Procedura kontestimore është marrëdhënie juridiko-procedurale

ndërmjet gjykatës dhe palëve procedurale, sipas rregullës i takon vetëm

interesat e palëve të procedurës kontestimore vetëm ata janë të intere-

suar për rezultatin e procedurës. Plotfuqishmëria e aktgjykimit të sjellë

në një procedurë kontestimore sipas rregullës vepron vetëm inter partes

- ndërmjet palëve procedurale. Procedura që zhvillohet ndërmjet dy

palëve të procesit kontestimor për personat e tretë paraqet res inter alios

acta24”.

Paraqitja e personit të tretë është vullnetare në ato raste kur ai

me vullnetin e tij, paraqitet para gjykatës për të mbështetur pretendimet

e njërës palë në konflikt ose për të mbrojtur të drejtat dhe detyrat e tij

procedurale.

Paraqitja e personit të tretë është e detyrueshme në ato raste kur

ai paraqitet në gjykatë për të mbështetur pretendimet e njërës palë në

konflikt, me kërkësë të asaj pale si dhe me kërkesë nga gjykata për të

sqaruar fakte dhe rrethana që kanë të bëjnë me zgjidhjen e drejtë të

mosmarrëveshjes. Të drejtat dhe interesat e personave të tretë mund të

jenë të prekura nga zhvillimi i procedurës së huaj dhe nga vendimi i

24 Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E drejta procedurale

civile; E drejta kontestimore, f. 189

Page 16: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

169

sjellë në të. Sistemet procedurale bashkëkohore u lejojnë personave të

tretë që të marrin pjesë në procedurën e huaj.

CONCLUSION

Any dispute between persons irrespective of the fact that these

persons are in the role of the plaintiff or the defendant party may occur,

but these persons may also appear as co - litigants who fail to waive the

claim, withdraw the claim or to conclude (settlement) a judicial settle-

ment, then the competent court will settle the civil dispute, which can

be presented to us in the field of real (family) law, family law, labor

law, law of obligations and so on. inheritance rights.

The decision of the court is an ex officio act, the court to settle

the dispute in a legal manner as it should properly rely on "Civil

Procedural Law" and "Material Civil Law".

The party dissatisfied with the judgment rendered by the court

may file an appeal against the court which rendered the judgment within

a time limit of 8 to 15 days, from the day the judgment is brought, after

which the party's appeal together with the files of the case go to the

Court of Appeal.

In addition, state courts in our country resolve civil disputes

through State Arbitration; elected courts and conciliation councils are

defined as self - governing courts.

Of the many features of adjudication and dispute resolution

through the elected court, we can distinguish: the contract (agreement)

on the elected court - this contract must be voluntary, and in writing.

Recensentë:

Prof. dr. Mersim Maksuti

Doc. dr. Shpresa Halimi

LITERATURA E SHFRYTËZUAR :

Burimet parësore:

1. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë

2. Ligji për procedurën kontestimore

3. Ligji për procedurën jo kontestimore

4. Ligji për të drejtën familjare

5. Ligji për Gjykatat

6. Kodi Penal

Page 17: СУБЈЕКТИ ВО ПАРНИЧНА ПОСТАПКАcentrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-9.pdf · 4 Ligji për procedurën kontestimore. C E N T R U M 12 156 rivendosur

C E N T R U M 12

170

7. Ligji për prokurorin publike

8. Ligji për ndërmarrje publike

9. Ligji për Institucionet

10. Ligji për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet

11. Ligji për partitë politike

12. Ligji për vetëqeverisje lokale

13. Ligji për të drejtën ndërkombëtare private

14. Ligji për avokaturën shtetërore

Burimet dytësore

15. Dr. Arsen Janevski dhe Dr. Tatjana Zoroska-Kamilovska, E

drejta procedurale civile/E drejta kontestimore - Shkup, 2009

16. Д-р Арсен Јаневски, Д-р Татјана Зороска-Камиловска,

Граѓанско процесно право/Парнично Право - Скопjе, 2009

17. Prof. Dr. Faik Brestovci, E drejta procedurale civile I -

Prishtinë, 2006

18. Prof. Dr. Osman Kadriu, Zgjidhja jashtëgjyqësore e kontes-

teve civile - Shkup, 2012

19. Prof. Dr. Osman Kadriu, Bazat e sistemit gjyqësor - Shkup,

2011

20. Prof. Mersim Maksuti, E drejta Kushtetuese në Republikën e

Maqedonisë - Tetovë, 2010