Post on 22-Oct-2020
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT
Disertacion
FAKTORËT PËRCAKTUES TË VARFËRISË NË NIVEL FAMILJEJE
RASTI I SHQIPËRISË
(Në kërkim të gradës shkencore “Doktor i Shkencave” në Ekonomi)
Doktorant Udhëheqës Shkencor
Anila NANAJ (BANI) Prof. Dr. Raimonda DUKA
Tiranë, 2017
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
2
…………………………………………………………………….. për Renin dhe Danjën.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
3
Falënderime
Përfundimi i kësaj teme, jo pak rëndësishme në jetën profesionale dhe akademike, nuk ka
qenë rezultat tërësisht individual, pasi ka gjetur mbështetjen, përkrahjen dhe dashamirësinë e
shumë njerëzve të tjerë, të cilëve do të doja t’u dedikoja falënderimet dhe mirënjohjen time të
thellë.
Për realizimin e këtij punimi dua të falënderoj në mënyrë të shumëfishtë Prof.Dr. Raimonda
DUKA, e cila ka qenë jo vetëm udhëheqësja, por edhe frymëzuesja ime, me përkrahjen e
pakushtëzuar, ndihmesën në dhënien e ideve, orientimin e duhur dhe mendimet e vyera në
lidhje me grumbullimin e materialit shkencor dhe mënyrën e shtjellimit të këtij punimi.
Një falënderim të veçanta kam edhe për profesorët e Departamentit të Ekonomiksit, në
Fakultetin Ekonomik, të cilët më kanë mbështetur dhe përkrahur gjatë këtyre viteve të
përgatitjes së disertacionit të doktoraturës. Falënderoj stafin akademik për këshillat dhe
sugjerimet gjatë konsultimeve të vazhdueshme.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për kolegët e mi të Shkollës Teknike Ekonomike, të cilët
me gjeste mbështetjeje, mirëkuptimi dhe gatishmërie më kanë dhënë ndihmën e tyre të
pakursyer, duke kontribuar jo vetëm në plotësimin me seriozitet të pyetësorëve në katër
rrethe: Elbasan, Peshkopi, Lezhë dhe Tiranë, por edhe diskutimet e gjata me argumentet pro
dhe kundër dinamikës në konceptimin e varfërisë.
Së fundmi, falënderimet e mia i shkojnë pa dyshim familjes sime, bashkëshortit dhe fëmijëve
të mi, që me durim e përkushtim më kanë kuptuar dhe ndihmuar për ta përfunduar me sukses
këtë punim doktoral.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
4
DEKLARATA E AUTORËSISË
Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim me titull:
“Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: rasti i Shqipërisë”, është shkruar prej
meje, nuk është prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është
botuar tërësisht apo pjesërisht. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person
tjetër, përveç rasteve të cituara dhe të referuara.
Emri, mbiemri dhe nënshkrimi
Anila Nanaj (Bani)
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
5
Tiranë, 2017
Abstrakt
Varfëria është një plagë e shoqërisë, që prek shumë familje në mbarë botën dhe është një nga
manifestimet më të rënda të formave të privimit të njeriut. Për këtë arsye, çështja e varfërisë
përbën një shqetësim sa global, aq edhe kombëtar. Varfëria nënkupton të ardhura të
pamjaftueshme dhe mohimin e nevojave themelore, të tilla si: arsimim, shërbim shëndetësor,
standarde bazë në ushqim, ujë të pastër, strehë, nevoja të tjera minimale për mbijetesë,
mirëqenie dhe pjesëmarrje shoqërore, të cilat janë thelbësore për mbijetesën dhe dinjitetin
njerëzor. Zhdukja e varfërisë dhe reduktimi në zero i numrit të njerëzve që provojnë urinë
janë pikësynimet kryesorë të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM) dhe tanimë,
edhe të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) .
Objektivi kryesor i këtij studimi është të analizojë aspektet shumëdimensionale të varfërisë
për rastin e Shqipërisë, të hulumtojë dhe të identifikojë faktorët ose karakteristikat
individuale që përcaktojnë gjendjen e varfërisë, me synimin për të sugjeruar programe e
politika të shënjestruara sipas rajoneve dhe sipas karakteristikave individuale e familjare.
Gjithashtu, ky studim ka për qëllim të analizojë modelet statistikore më të përshtatshme për të
matur varfërinë, duke evidentuar karakteristikat që ndikojnë në përcaktimin e faktorëve të saj,
në ndihmë të formulimit të politikave të shënjestruara për reduktimin e varfërisë. Për të
realizuar qëllimet e këtij punimi janë përdorur të dhëna të mbledhura nëpërmjet anketimit,
duke hartuar një pyetësor të posaçëm lidhur me përmasat dhe profilin e varfërisë. Gjithsesi,
rezultatet e këtij pyetësori, mbledhja dhe përpunimi i të dhënave kufizohet dhe kushtëzohet
nga rrethanat, mentaliteti dhe perceptimi relativ i varfërisë.
Fjalë kyçe: varfëri, njëdimensionale, shumëdimensionale, faktorë përcaktues, faktorë
demografikë, ekonomikë, socialë.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
6
Fjalorth i termave
Ashpërsia e varfërisë shpreh sa e ashpër është varfëria e atyre që kanë konsum a të
ardhura nën nivelin e linjës së varfërisë.
Hendek i varfërisë shpreh raportin e vlerës mesatare të deficitit të konsumit a të të
ardhurave të çdo individi të varfër ndaj linjës së varfërisë.
Kufiri absolut i varfërisë llogaritet mbi vlerën e tregut të një shporte produktesh, që
mendohet se mjafton për të kënaqur nevojat bazë.
Kufiri relativ i varfërisë njihet si raport i caktuar i mirëqenies mesatare aktuale.
Kufiri subjektiv i varfërisë përcaktohet mbështetur në deklarimet e pjesëtarëve të
familjeve.
Linja e varfërisë (ose vija e varfërisë) shpreh minimumin jetik të matur në njësi
monetare, mbështetur në konsum a të ardhura, minimum nën të
cilin një individ klasifikohet si i varfër.
Mirëqenie gjendja kur nuk mungojnë mjetet për jetesë, kur janë plotësuar
të gjitha nevojat materiale e shpirtërore të njeriut a të
shoqërisë; gjendje e mirë (Fjalori shqip-shqip).
Privim shpreh të qenët i varfër në një nga profilet e varfërisë, që mund
të jetë në profilin e konsumit, edukimit apo tjetër (anglisht:
deprivation)
Shkalla e varfërisë shpreh atë pjesë të popullsisë, konsumi i së cilës është më i
vogël se vlera e linjës së varfërisë. Njohur ndryshe si raporti i
të varfërve me numrin total të popullsisë.
Varfëri të qenët i varfër, gjendja e atij që është i varfër; mungesë e
mjeteve më të nevojshme për jetesë; mungesë e diçkaje të
dobishme në sasinë e nevojshme, të qenët i pamjaftueshëm;
mungesë vlerash mendore e shpirtërore; të qenët me përmbajtje
të varfër (Fjalori shqip-shqip)
Varfëri absolute pjesa e personave apo familjeve në raport me popullsinë, që
jetojnë nën kufirin absolut të varfërisë.
Varfëri e moderuar pjesa e personave apo familjeve që plotësojnë vetëm nevojat
bazë, por asgjë më tepër.
Varfëri relative pjesa e personave apo familjeve në raport me popullsinë, që
jetojnë nën kufirin relativ të varfërisë.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
7
LISTA E SHKURTIMEVE
AMNJ - Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës
INSTAT - Instituti i Statistikave
OZHM - Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit
OZHQ - Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
FGT - Foster-Greer-Thorbecke
SEE – South Eastern Europe (Vendet e Evropës Juglindore)
BE - Bashkimi Europian
PCA - Principal Components Analysis
SDT - Self-determination Theory and wellbeing (Teoria e Vetëpërcaktimit dhe Mirëqenies)
UNDP - United Nation Development Program (Programi i Kombeve të Bashkuara për
Zhvillim)
HDI - Human Development Index (Indeksi i Zhvillimit Njerëzor)
HPI - Human Poverty Index (Indeksi i Varfërisë Njerëzore)
MPI –Multidimensional Poverty Index (Indeksi Shumëpërmasor i Varfërisë)
IP - Indeksi i Pasurisë
SPSS –Statistical Package for the Social Sciences (Program Statistikor për Analizën e të
Dhënave të grumbulluara me anë të pyetësorëve)
PBB - Produkti i Brendshëm Bruto
MZKI - Metoda e Zëvendësimit të Katrorëve më të Vegjël
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
8
TABELA E PËRMBAJTJES
DEKLARATA E AUTORËSISË ........................................................................................... 4
1 Hyrje ................................................................................................................................. 14
1.1 Motivimi i studimit të varfërisë ................................................................................. 17
1.2 Qëllimi i studimit ...................................................................................................... 19
1.3 Hipotezat dhe pyetjet kërkimore ............................................................................... 20
1.4 Metodologjia dhe mbledhja e të dhënave .................................................................. 21
1.5 Struktura e disertacionit ............................................................................................ 26
2 Rishikimi i literaturës: korniza teorike ............................................................................. 27
2.1 Në rrugën e konceptimit të varfërisë ......................................................................... 27
2.2 Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit...................................................................... 33
2.3 Krizat ekonomike dhe varfëria .................................................................................. 36
2.4 Mirëqenia ekonomike ................................................................................................ 36
2.5 Rritja ekonomike, varfëria dhe pabarazia. ................................................................ 40
2.5.1 Lidhja pabarazi-varfëri ....................................................................................... 41
2.5.2 Nga rritja në pabarazi ......................................................................................... 43
2.5.3 Matja absolute dhe relative ................................................................................ 44
3 Metodat e studimit të varfërisë ......................................................................................... 45
3.1 Metoda e drejtpërdrejtë dhe ajo e tërthortë ............................................................... 46
3.2 Metoda e të ardhurave ............................................................................................... 47
3.3 Metodën sasiore apo atë cilësore? ............................................................................. 49
3.4 Përfshirja sociale ....................................................................................................... 51
3.5 Metoda njëpërmasore dhe ajo shumëpërmasore ....................................................... 53
3.6 Indeksi shumëpërmasor i varfërisë (MPI) ................................................................. 54
3.7 Metoda e Indeksit të Pasurisë .................................................................................... 58
3.8 Problemet e matjes .................................................................................................... 61
3.9 Metoda e aplikuar në punim ...................................................................................... 62
3.9.1 Faktorët përcaktues të varfërisë ......................................................................... 62
3.9.2 Zgjedhja ............................................................................................................. 68
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
9
3.9.3 Pyetësori ............................................................................................................. 69
3.9.4 Regresi shumëfaktorial ...................................................................................... 71
4 Evidencat e varfërisë dhe rezultatet e modelit për Shqipërinë ......................................... 73
4.1 Treguesit e varfërisë në trajtim shumëdimensional................................................... 73
4.1.1 Analizë rajonale e treguesve të varfërisë ........................................................... 73
4.1.2 Rritja ekonomike dhe veçoritë e konsumit në kushtet e varfërisë ..................... 79
4.1.3 Ecuria e shpenzimeve për shëndetin dhe arsimimin .......................................... 82
4.1.4 Lindshmëria dhe vdekshmëria si dimensione të varfërisë ................................. 83
4.2 Varfëria jo monetare në Shqipëri .............................................................................. 88
4.3 Raporti i varfërisë me pabarazinë dhe mirëqenien në Shqipëri ................................ 91
4.4 Shqipëria në ―optikën‖ e MPI ................................................................................... 95
4.5 Emigracioni dhe dërgesat e tyre .............................................................................. 102
4.6 Ndihma ekonomike si instrument i qeverive në përgjigje ndaj varfërisë ................ 103
4.7 Analizë e anketës ..................................................................................................... 105
4.8 Indeksi i pasurisë ..................................................................................................... 106
4.9 Modelimi i varfërisë ................................................................................................ 110
5 Përfundime dhe rekomandime ........................................................................................ 130
5.1 Përfundime .............................................................................................................. 130
5.2 Rekomandime.......................................................................................................... 135
6 Bibliografia ..................................................................................................................... 138
Aneks statistikor..................................................................................................................... 151
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
10
LISTA E FIGURAVE
Figura 2.1: Progresi i Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit për Europën dhe Azinë
Qendrore................................................................................................................ 35
Figura 3.1: Trekëndëshi Varfëri-Pabarazi-Rishpërndarje........................................................41
Figura 3.1.1: Ilustrim i ndarjes së metodës së matjes së varfërisë sipas vlerësimit të saj në
absolute dhe relative.............................................................................................. 48
Figura 3.2: Ilustrim i kompozimit të MPI-së në versionin e shtresave (2013) ........................ 56
Figura 3.3: Ilustrim i kompozimit të Indeksit të Pasurisë. Burimi: Banka Botërore ............... 60
Figura 4.1:Tregues i varfërisë .................................................................................................. 74
Figura 4.2: Hendeku i varfërisë ............................................................................................... 75
Figura 4.3: Raporti i varfërisë në 1.25 dhe 2 dollarë në ditë (% e popullsisë) ........................ 76
Figura 4.4: Paraqitja grafike e përqindjes së varfërisë sipas rajoneve dhe viteve ................... 77
Figura 4.5: Hendeku i varfërisë sipas zonave dhe viteve ......................................................... 78
Figura 4.6: Ashpërsia e varfërisë sipas zonave dhe viteve ...................................................... 79
Figura 4.7: Rritja ekonomike për frymë dhe konsumi për frymë ............................................ 80
Figura 4.9: Shpenzimet për shëndet në vite (djathtas, shpenzimet për shëndet për frymë) ..... 82
Figura 4.10: Shpenzimet si pjesë e GDP-së për edukim dhe shëndet në vite .......................... 83
Figura 4.11: Norma e lindshmërisë në Shqipëri në vite (lindje për nënë) ............................... 84
Figura 4.12: Rritja e popullsisë dhe popullsia nga 0 në 14 vjeç në vite (djathtas, rritja)......... 85
Figura 4.13: Norma e vdekshmërisë nën 5 vjeç për 1000 banorë ............................................ 86
Figura 4.14: Ecuria në vite e prodhimit dhe rendimentit të drithërave në ekonominë shqiptare
(boshti djathtas, rendimenti i drithërave) .............................................................. 87
Figura 4.15: Njehsimi i varfërisë në bazë të nivelit të edukimit të kryetarit të familjes .......... 89
Figura 4.16: Madhësia mesatare e familjes sipas rajoneve dhe viteve .................................... 90
Figura 4.17: Treguesit e varfërisë sipas AMNJ-së së INSTAT-it sipas qarqeve ..................... 90
Figura 4.18: Kurba e Lorencit .................................................................................................. 92
Figura 4.19: Indeksi GINI ........................................................................................................ 92
Figura 4.20: Shpërndarja e të ardhurave .................................................................................. 93
Figura 4.21: Indeksi HDI ......................................................................................................... 94
Figura 4.22: Krahasimi i vlerave të varfërisë sipas matjeve të ndryshme ............................... 97
Figura 4.23: Shpërbërja në përqindje e varfërisë sipas treguesve ............................................ 98
Figura 4.24: Renditja e disa vendeve të rajonit sipas MPI-së .................................................. 99
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
11
Figura 4.25: Renditja e disa vendeve të rajonit sipas varfërisë së shprehur me H (përhapja)
dhe A (intensiteti) – djathtas boshti i përqendrimit të varfërisë ............................ 99
Figura 4.26: Renditja e disa vendeve të rajonit sipas MPI-së dhe vijës së varfërisë në 1.25
dollarë në ditë ...................................................................................................... 100
Figura 4.27: Ilustrim i analizës së intensitetit të varfërisë ..................................................... 102
Figura 4.28: Transferat e emigrantëve ................................................................................... 103
Figura 4.29: A mund të thoni se nga cilat burime përfiton familja jote çdo muaj? ndaj një
standardi të ulët të jetesës.................................................................................... 105
Figura 4.30: Figura 4.28: Duke qenë se mendon se gjendja ekonomike e familjes është
përmirësuar, mendoni se kjo është rrjedhojë nga ... ............................................ 106
Figura 4.31: Në rast vështirësish ekonomike familja juaj i drejtohet... ................................. 106
Figura 4.32: Indeksi i Pasurisë për mjetet e treguara sipas fashave nga më i varfër te më i
pasur .................................................................................................................... 109
Figura 4.33: Indeksi i Pasurisë për mjetet me natyrë financiare e treguar sipas fashave nga më
i varfër te më i pasur ........................................................................................... 109
Figura 0.1: Raporti i varfërisë për frymë sipas rajonit (majtas) dhe komunë/bashki (djathtas)
në Shqipëri për vitin 2004 ................................................................................... 171
Figura 0.2: Përqindjet ndaj totalit të konsumit real për frymë sipas rajoneve dhe viteve...... 172
Figura 0.3: I varfër dhe tejet i varfër në Shqipëri sipas viteve (përqindje) ............................ 172
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
12
LISTA E TABELAVE
Tabela 2-1: Përmbledhje e literaturës sipas këndvështrimit faktor-autor ................................ 33
Tabela 3.1: Përmbledhje e metodave sasiorë cilësore dhe pse duhet të kombinohen .............. 50
Tabela 3.2: Konstrukti i indeksit shumëpërmasor të varfërisë (MPI) në tre përmasa dhe dhjetë
tregues ................................................................................................................... 56
Tabela 3.3: Konstrukti i HDI: tre përmasa dhe katër tregues .................................................. 57
Tabela 3.4: Seksionet e pyetësorit ........................................................................................... 70
Tabela 4.1: Rankimi sipas HDI-së ........................................................................................... 95
Tabela 4.2: Përmbledhje e raportit për MPI ............................................................................. 95
Tabela 4.3: Kontributi i elementëve të MPI mbi varfërinë për disa vende ............................ 101
Tabela 4.4: Elementet e pranishme në një familje të varfër .................................................. 107
Tabela 4.5: Shpërndarja e mjeteve pasurore sipas familjeve me nivele të indeksit të pasurisë
............................................................................................................................. 110
Tabela 4.6: Vlerësim i vаrfërisë sipаs përqаsjeve аbsolute dhe relаtive ................................ 112
Tabela 4.7: Përmbledhje e ANOVA ...................................................................................... 117
Tabela 4.8: Përmbledhje e koeficienteve të regresit shumëfaktorial ..................................... 118
Tabela 4.9: Krahasimi i vlerësimeve me MZKV dhe me kuantile ........................................ 122
Tabela 4.10: Krahasimi i koeficientëve për modelet probabilitare ........................................ 126
Tabela 6.1. Lista e kontrollit për kryerjen e një diagnoze diferenciale në kuadrin e
ekonomiksit klinik sipas autorit të saj J. Sachs. .................................................. 145
Tabela 0.1: Shpërndаrjа e pyetësorëve sipаs njësive primаre të zgjedhjes ............................ 151
Tabela 0.2: Testi i pаvаrësisë për Indeksin për Person sipаs Rаjoneve ................................. 151
Tabela 0.3: Stаtistikа Përshkruese për vаriаblаt sipаs Rаjoneve ........................................... 151
Tabela 0.4: Rezultаtet e testimit të formës funksionаle me Rаmsey Reset Test ................... 155
Tabela 0.5: Rezultаtet e specifikimit të modelit me Linktest ................................................ 155
Tabela 0.6: Regresioni Stаndаrd Lineаr................................................................................. 156
Tabela 0.7: Testet për formën e heteroskedasticitetit ............................................................ 157
Tabela 0.8: Rezultatet e vlerësimit për kuantilin e dytë......................................................... 159
Tabela 0.9: Rezultatet e vlerësimit për kuantilin e parë......................................................... 160
Tabela 0.10: Rezultatet e vlerësimit për kuantilin e tretë ...................................................... 161
Tabela 0.11: Rezultatet e regresionit me kuantile me gаbimet stаndаrde............................. 162
Tabela 0.12: Rezultatet e modelit logit .................................................................................. 163
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
13
Tabela 0.13: Testi për rëndësinë e përbashkët të variablave në modelin logit96+++2514464
............................................................................................................................. 165
Tabela 0.14: Rezultatet e vlerësimit për modelin probit ........................................................ 165
Tabela 0.15: Tabela e llogaritjes së Indeksit të Zhvillimit Rajonal ....................................... 168
Tabela 0.16: Treguesit e varfërisë sipas rajoneve .................................................................. 170
Tabela 0.17: Përqindjet e konsumit real për frymë ................................................................ 170
Tabela 0.18: Varfëria jo monetare ......................................................................................... 170
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
14
1 HYRJE
Varfëria është një “grackë” në të cilin mund të bjerë për një kohë të gjatë një ekonomi, një
familje, një individ. Nëse një pjesë e popullsisë përballet me varfërinë ekstreme, probabiliteti
për të dalë nga kjo gjendje me përpjekjet e veta është i ulët. Pjesa e popullsisë e cila jeton
varfërinë e moderuar apo relative e ka të vështirë të grumbullojë mjaftueshëm kapital për ta
kapërcyer pragun e varfërisë. Varfëria shkaktohet dhe thellohet nga mungesa e kapitalit për
frymë.
Varfëria është një problem jo vetëm social, për arsyen e thjeshtë se ende sot shumë familje
apo individë kanë burime ekonomike të kufizuara dhe standardi i tyre i jetesës është i ulët. As
rritja ekonomike dhe aq më pak politikat sociale nuk kanë mundur t’i japin fund “problemit
ekonomik” të të ardhurave të pamjaftueshme për plotësimin e nevojave bazë. Individët janë
privuar nga aksesi në edukimin bashkëkohor, shërbimet shëndetësore të standardizuara dhe
mirushqyerja. Këta individë janë të shqetësuar për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave dhe
e kanë të pamundur që të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre jetike. Në këtë epokë, ku
konkurrenca është e lartë, ata ndihen të deprivuar për të gëzuar dhe ushtruar të drejtat e tyre.
Varfëria përcaktohet edhe si një problem social për faktin se këta individë mbeten inferiorë
ndaj individëve të tjerë dhe privohen nga mundësitë për progres.
Eliminimi i varfërisë përbën një objektiv të rëndësishëm për politikbërësit e një vendi, me
qëllim reduktimin e varfërisë nëpërmjet zhvillimit të vendeve të tyre të varfra. Shprehje e
këtij objektivi janë tashmë përpjekjet për eliminimin e varfërisë nëpërmjet politikave dhe
programeve që promovojnë rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Por, përpara se të mbërrijmë te
politikat e reduktimit të varfërisë, është e rëndësishme që të kuptojmë fillimisht faktorët që e
shkaktojnë atë. Këta faktorë kushtëzojnë jo vetëm profilin e varfërisë, por edhe instrumentet
për reduktimin apo zhdukjen e saj.
Profili i varfërisë përshkruan modelin e varfërisë, por nuk merret në mënyrë eksplicite me
shpjegimin e shkaqeve të saj. Megjithatë, një shpjegim i kënaqshëm se përse disa njerëz janë
të varfër është thelbësor, nëse duam të jemi në gjendje të trajtojmë edhe rrënjët e varfërisë.
Ndaj është e rëndësishme të kuptojmë fillimisht se çfarë e shkakton varfërinë. Varfëria mund
të lidhet me karakteristikat kombëtare, specifikat sektoriale e komunitare, si dhe ato familjare
e individuale.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
15
Në studimet që i bëhen varfërisë, e rëndësishme është të përcaktohen se cilët janë faktorët që
e shkaktojnë atë dhe cili prej tyre ka ndikimin më të madh. Duhet të bëjmë kujdes në
identifikimin e saktë të faktorëve që ndikojnë varfërinë. Në radhë të parë duhet të dallojmë
shkakun nga pasoja. Për shembull, dihet që njerëzit e varfër jetojnë dhe përballen me sfida të
shëndetit e mirëqenies shëndetësore në përditshmërinë e tyre. Pyetja që lind në këtë rast
është: a janë ata të varfër sepse nuk janë kujdesur aq sa duhet për shëndetin apo ata kalojnë
mes vështirësive të jetesës jo të shëndetshme, sepse janë të varfër? Vetëm një lidhje
statistikore nuk mjafton për të përcaktuar shkakun dhe për këtë arsye kërkohet informacion
shtesë për të. Në vijim të idesë, disa prej shkaktarëve të varfërisë janë sipërfaqësorë dhe jo të
thellë. Për shembull, mund të supozojmë se, duke vërtetuar që niveli i ulët i kujdesit
shëndetësor rrit vërtet mundësinë e të qenit i varfër, argumenti i mësipërm mund të duket
pjesërisht bindës. Por përveç këtij përcaktimi, është e nevojshme që të kuptojmë se përse disa
njerëz gjenden në situatë jo të mirë shëndetësore, si pasojë e kujdesit jo të mjaftueshëm.
Shkak janë shërbimet shëndetësore që kushtojnë shtrenjtë? Nuk ka qendra shëndetësore e
spitalore afër qendrës së banuar ku jetojnë? Cilësia e shërbimit shëndetësor nuk është e mirë
dhe e mjaftueshme apo individët dhe familjet në filozofinë e tyre nuk i japin rëndësinë e
duhur kujdesit shëndetësor?
Studimi i varfërisë në përgjithësi bazohet në listimin e saktë të faktorëve që e shkaktojnë atë
dhe ponderimin, me rëndësinë që merr secili prej tyre. Dihet tashmë që shkaktarët e varfërisë
nuk janë të njëjtë në vende e ekonomi të ndryshme dhe për këtë arsye dukuria e varfërisë
studiohet në varësi të rrethanave dhe veçorive që ka secila ekonomi.
Për sa i përket aspektit rajonal, ka shumë karakteristika që mund të lidhen me varfërinë.
Bashkëshoqërimi i këtyre karakteristikave me profilin e varfërisë është atribut i institucioneve
shtetërore që pavarësisht faktorëve rajonalë duhet të njohin dhe menaxhojnë edhe faktorët
kombëtarë e zonalë. Siç e kemi përmendur edhe më sipër, ka shumë faktorë që na ndihmojnë
në krijimin e një kuadri më të qartë të profilit të varfërisë. Në përgjithësi thuhet se, varfëria
është e lartë në zona që karakterizohen nga izolimi gjeografik, që kanë burime natyrore të
kufizuara dhe kushte të tjera klimaterike më pak të favorshme. Kjo seri faktorësh tipizon sa
profilin ballkanik të varfërisë, po aq edhe atë shqiptar.
Karakteristika të tjera të rëndësishme, sidomos në nivel rajonal, që ndikojnë në shkallën e
varfërisë janë: mirëqeverisja, politikat mjedisore, qëndrueshmëria ekonomike, politike dhe
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
16
ecuria e tregut. Siguria rajonale dhe globale, si dhe një pushtet gjyqësor i drejtë dhe efektiv
plotësojnë tërësinë e faktorë që ndikojnë shkallën e varfërisë.
Përpjekje të tilla si reformat e tregjeve në nivel rajonal mund të ndihmojnë zhvillimin, si dhe
të impaktojnë te grupimet tejet të varfra ose të varfra. Por, është e rëndësishme të theksohet se
po aq këto politika mund të përbëjnë dhe një burim të keqshpërndarjes.
Eksperiencat e vendeve në tranzicion, ashtu si edhe Shqipëria kanë treguar se reformat e
tregut në mungesë të institucioneve të brendshme mund të dështojnë në arritjen e zhvillimit
ekonomik dhe në uljen e varfërisë. Punime të tjera theksojnë rëndësinë e ndarjeve
ekonomike, etnike dhe sociale si një burim tjetër i varfërisë.
Ekzistojnë gjithashtu edhe karakteristika në nivel komuniteti/njësie administrative, të cilat
mund t’i bashkëngjiten varfërisë së familjeve në atë komunitet. Në nivel komuniteti, një ndër
përcaktuesit më me peshë të varfërisë është infrastruktura. Indikatorët e zhvillimit
infrastrukturor që merren më shpesh në konsideratë janë: afërsia me rrugët e shtruara, situata
e energjisë elektrike, afërsia me tregjet e mëdha, disponueshmëria e shkollave dhe e qendrave
mjekësore në zonë, si dhe distancat nga qendrat administrative. Tregues jo më pak të
rëndësishëm të karakteristikave në nivel komuniteti janë: zhvillimi mesatar i burimeve
njerëzore, mundësia në punësim, përfaqësia dhe lëvizshmëria sociale, si dhe shpërndarja e
tokës.
Kushtet e jetesës dhe jetesa në varfëri ndikohen edhe nga realiteti e karakteristika individuale
e familjare. Disa prej karakteristikave të individëve dhe familjeve janë: mosha e anëtarëve të
familjes, edukimi, gjinia e kryefamiljarit, si dhe krahu i aftë për punë. Këto karakteristika
mund të përmblidhen në tri grupe kryesore: demografike, ekonomike dhe sociale.
Për sa i përket faktorëve demografikë mund të përmendim përbërjen apo strukturën e
familjes. Studime të shumta tregojnë se ekziston një lidhje ndërmjet nivelit të varfërisë dhe
përbërjes së saj, matur kjo edhe me numrin e anëtarëve të familjes. Raporti i varfërisë
llogaritet si: numri i pjesëtarëve të një familjeje që nuk janë të aftë për krahë pune, përmbi ata
që janë të aftë për krahë pune brenda familjes. Ky raport lejon të matet barra e peshës së
anëtarëve të aftë për punë në kuadër të familjes. Gjithashtu, pranohet gjerësisht fakti se gjinia
e kryefamiljarit e ndikon në mënyrë të ndjeshme varfërinë e familjes, dhe më specifikisht ato
familje që kanë si kryefamiljare një femër janë më të varfra se ato që kanë për kryefamiljar
një mashkull. Për sa i përket karakteristikave ekonomike, dy nga faktorët që përdoren për të
përcaktuar nivelin e varfërisë janë të ardhurat dhe konsumi. Gjithsesi, përveç faktorëve të
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
17
sipërpërmendur ka edhe faktorë të tjerë që janë të lidhur me varfërinë, të tillë si, punësimi i
familjarëve si dhe pronat apo asete të tjera të zotëruara nga familjet. Për sa i përket
karakteristikave sociale, ato që kanë një lidhje dhe ndikim të drejtpërdrejtë në varfëri janë:
kujdesi shëndetësor, niveli i edukimit dhe strehimi i shprehur në sipërfaqen, shërbimet
sanitare, afërsinë me rrugën etj. Pra është e rëndësishme që të kuptohet nga ky studim se cilët
janë ata faktorë që ndikojnë në nivelin e varfërisë dhe cila mund të jetë analiza më e
përshtatshme për identifikimin dhe matjen e tyre. Ky studim do të bazohet në teknikën e
regresionit për të kuptuar profilin e një familjeje të varfër në Shqipëri. Në seksionin e
mëposhtëm do të përshkruhet pse është i nevojshëm studimi i varfërisë në Shqipëri.
1.1 Motivimi i studimit të varfërisë
“Varfëria nuk akumulohet dhe nuk zhduket brenda një dite”
Shqipëria me historinë e saj të trazuar duket se nuk i ka shpëtuar ndonjëherë një dukurie
shqetësuese siç është varfëria, e cila është e trashëguar. Në një retrospektivë, duke filluar nga
vitet 1900-1920, ndonëse ato sollën pavarësinë, janë konsideruar nga studiuesit si vite me
kosto të mëdha. Nën regjimin e Mbretit Zog Shqipëria njohu përmirësime të dukshme në
shumë plane, por varfëria dhe skamja mbetën probleme shqetësuese. Arsimi ishte një nga
fushat ku u vu re ndryshimi më i madh. Po ashtu, mori hov edhe nxjerrja e burimeve
nëntokësore minerare dhe ajo e hidrokarbureve.
Lufta e Dytë Botërore e thelloi akoma më shumë varfërinë dhe e dëmtoi tregtinë e sapolindur.
Në vijim, popullsia e vendit tonë, në vitet e para të regjimit komunist u përball me zinë e
bukës. Përkundrejt konsideratave të tjera, shteti i asaj kohe pati gjithsesi disa arritje për t’u
përmendur, siç ishte barazia ekonomike dhe ajo sociale, zhdukja e papunësisë, zhdukja e
analfabetizmit, hapja e tokave bujqësore (tharja e kënetave), zhvillimi i bujqësisë, ndërmarrja
e hapave konkretë për nxjerrjen dhe përpunimin e minerareve etj.
Modeli komunist e luftoi varfërinë, por jo në mënyrë të suksesshme. Pjesa më e madhe e
popullsisë vuante nga mosplotësimi i nevojave bazë për konsum, veshmbathje dhe strehim.
Në këtë periudhë një rëndësi të veçantë merr edhe çështja e pronësisë. Zhdukja e pronësisë
private është konsideruar si një nga faktorët kryesorë për mungesën e zhvillimit ekonomik
dhe thellimin e varfërisë. Një situatë e tillë vazhdoi deri në vitin 1991, vit në të cilin u
përmbys ky regjim, dhe ashtu si në pjesën më të madhe të vendeve europiane ish-komuniste,
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
18
edhe në Shqipëri u përqafua modeli i ekonomisë së pronës private, tregut dhe sipërmarrjes së
lirë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe Shqipëria ka rezultuar të jetë një nga vendet me popullsi më të
varfër krahasuar me vendet fqinje. Në fakt, edhe njëzet vite pas rënies së regjimit komunist
dhe ardhjes së demokracisë, shteti, ekonomia dhe shoqëria shqiptare konsiderohet ende në
tranzicion.
Varfëria mbetet ende objekt studimi për më shumë se një arsye:
Është e prekshme në përditshmërinë tonë.
E jetojmë atë në një mënyrë ose në një tjetër, por e perceptojmë në mënyra të
ndryshme.
Rrallë e shquajmë qartazi shkakun nga pasoja.
Nuk ekziston ende një strategji kombëtare që adreson mirëfilli problemin e varfërisë
dhe zgjidhjen e saj.
Ende sot mbetet një çështje mjaft komplekse dhe larg zgjidhjes përfundimtare.
Politikat dhe strategjitë në luftë kundër varfërisë, para së gjithash kërkojnë qasje sa
më pranë faktorëve që qëndrojnë në rrënjët e kësaj dukurie.
Politikbërja dhe politikbërësit në përpjekje për të hartuar programe për luftën kundër
varfërisë dhe rritjen e mirëqenies, kanë nevojë për strategji të hartuara nga specialistë
të fushës.
Në mbështetje të këtyre argumenteve vijnë edhe shifrat e raportuara nga institucionet
përgjegjëse si INSTAT-i. Le ta ilustrojmë me disa shembuj: paraqiten shifra alarmante për sa
kohë treguesi i varfërisë në vitin 2002 ishte 25.4% dhe 14.3% në vitin 2012; ndonëse
reduktimi i varfërisë ka ndodhur vit pas viti, në vitin 2008 kemi një përkeqësim të situatës;
shifra më e mirë e raportuar është ajo e vitit 2008 ku treguesi i varfër shënon vlerën 12.4%,
ndërsa treguesi tejet i varfër 1.2%; përkeqësimi pas vitit 2008 mbase është ndikim i përçuar
nga kriza financiare botërorë, kohë në të cilën u vërejt edhe një rënie e dërgesave të
emigrantëve familjeve të tyre në Shqipëri.
Rezultatet e anketave të zhvilluara nga INSTAT-i tregojnë se niveli i varfërisë absolute, i
matur mbi bazën e një konsumi mujor për frymë nën 4891 lekë ose rreth 2 $ (me çmimet e
vitit 2002), u ul në 12.4 % ose në 373 mijë banorë në vitin 2008, nga 18.5 % ose 575 mijë
banorë që ishte në vitin 2005 dhe 25.4% ose 813 mijë banorë që ishte në vitin 2002. Varfëria
absolute ekstreme e matur mbi bazën e një konsumi mujor për frymë nën 3047 lekë (me
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
19
çmimet e vitit 2002), u ul nga 4.7 % që ishte në 2002, në 3.5 % në 2005, ndërsa në vitin 2008
arriti në 1.2%1,2.
Kjo pasqyrë thekson se vëzhgimi i varfërisë dhe hartimi i politikave në zgjidhje të saj është
një nevojë për studim në rastin e Shqipërisë
Në Shqipëri ende nuk ekziston një strategji kombëtare që adreson problemin e varfërisë dhe
zgjidhjen e saj. Argumenti më i prekur është konsiderata sipas pohimit “përpjekjet që
ushqejnë rritjen dhe zhvillimin e një vendi përmirësojnë në mënyrë të natyrshme edhe
elementet e mirëqenies së individit”. Politikbërja dhe politikbërësit kanë nevojë për ndihmën
e argumenteve akademike. Edhe kjo përbën një shtysë për studimin e varfërisë.
1.2 Qëllimi i studimit
Ky studim mendojmë se ka rëndësi të veçantë për vetë tematikën që trajton, pasi varfëria
vazhdon të mbetet një çështje mjaft komplekse. Tema është përpjekje për të dhënë një
ndihmesë modeste në pasurimin e hulumtimeve në lidhje me varfërinë, faktorët që e ndikojnë
atë dhe adresimin e politikave për reduktimin e saj në vendin tonë. Në fokus të këtij studimi
qëndrojnë disa objektiva.
Objektivi kryesor i këtij studimi është:
Të identifikojë se cilët janë faktorët ose karakteristikat individuale që përcaktojnë
gjendjen e varfërisë, me synimin për të hartuar politika të shënjestruara sipas rajoneve
dhe sipas disa karakteristikave individuale.
Objektiva specifike janë:
Krahasimi i nivelit të varfërisë të matur me indekse të ndryshme në shkallë kombëtare
dhe rajonale në përballje me treguesit nga anketat e mëparshme të INSTAT-it.
Vlerësimi nëpërmjet modeleve probabilitare i koeficientëve për të ndërmarrë politika
të shënjestruara për rajonet dhe grupet sociale me problematikën më të madhe.
1 Shih në lidhje me këtë argument https://www.parlament.al/ëp-content/uploads/sites/4/2016
/01/2012_raporti _ per _varferine_15415_1.pdf 2 Shih grafikun në shtojcë Figura 0.4: I varfër dhe tejet i varfër në Shqipëri sipas viteve
https://www.parlament.al/ëp-content/uploads/sites/4/2016%20/01/2012_raporti%20_%20per%20_varferine_15415_1.pdfhttps://www.parlament.al/ëp-content/uploads/sites/4/2016%20/01/2012_raporti%20_%20per%20_varferine_15415_1.pdf
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
20
Shënjestrimi i grupeve të ndryshme të individëve bazuar në: karakteristikat
individuale, si: punësimi i kryefamiljarit, niveli i edukimit, roli i politikave sociale të
ndërmarra nga qeveria etj.
Identifikimi faktorëve demografikë, ekonomikë, socialë dhe që ndikojnë në nivelin e
varfërisë së një individi.
Gjetja dhe interpretimi i profilit të një individi të varfër.
Rekomandimi i politikave të shënjestruara sipas rajoneve të marra në studim.
1.3 Hipotezat dhe pyetjet kërkimore
Arkitektura e një hulumtimi shkencor nuk do të ishte e plotë, nëse nuk do të përmbante dy
elemente domethënëse të tij: pyetjet kërkimore dhe hipotezat e ngritura. Pyetjet hulumtuese
kanë rëndësi të veçantë për projektin kërkimor, sepse janë ato që na japin drejtimin kryesor të
studimit. Punimi është një analizë e rëndësishme për të kuptuar cilët janë faktorët kryesorë që
ndikojnë në nivelin e varfërisë në vendin tonë dhe çfarë profili paraqet varfëria në Shqipëri.
Për të analizuar këtë tematikë kemi ngritur fillimisht disa pyetje hulumtuese. Pyetjet e
shtruara në këtë studim janë:
1. Cilët janë faktorët ose karakteristikat individuale që përcaktojnë gjendjen e varfërisë?
2. Cilët prej faktorëve që e ndikojnë varfërinë, janë më me peshë: faktorët demografikë,
faktorët ekonomikë apo faktorët socialë?
Elementi i dytë i rëndësishëm në arkitekturën e punimit doktoral janë hipotezat e studimit, të
cilat paraqiten në funksion dhe në mbështetje të pyetjeve kërkimore. Studimi përpiqet të
tregojë vërtetësinë e hipotezave në të gjithë komponentët e tij.
Në mënyrë që t’i jepet një përgjigje pyetjes kërkimore dhe pyetjeve të tjera që ky punim
doktoral shtron për shqyrtim, kemi ngritur një hipotezë kryesore dhe tri hipoteza të tjera. Çdo
hipotezë ka nënhipotezat e saj.
Hipoteza kryesore: Profili i varfërisë në Shqipëri është shumëdimensional: faktorët që
ndikojnë në nivelin e varfërisë janë faktorët demografikë, faktorët ekonomikë dhe faktorët
socialë.
Hipoteza 1: Faktorët demografikë janë faktorë që ndikojnë ndjeshëm nivelin e varfërisë së
një familjeje.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
21
Nënhipotezat lidhur me hipotezën kryesore janë:
Ha: Sa më shumë fëmijë të ketë një familje aq më e madhe është mundësia që kjo familje të
jetojë në kufijtë e varfërisë.
Hb: Mosha e kryefamiljarit është e rëndësishme lidhur me varfërinë e familjes. Sa më të rinj
ose sa më të moshuar të jenë kryefamiljarët, aq më shumë rriten shanset që këto familje të
jenë pjesë e grupimit “të varfër”.
Hc: Gjinia e kryefamiljarit luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e varfërisë dhe pritet
që familjet me kryefamiljar femër të jenë më të varfra.
Hipoteza 2: Faktorët ekonomikë janë faktorë që e ndikojnë në mënyrë të ndjeshme nivelin
e varfërisë së një familjeje.
Nënhipotezat që lidhen me këtë hipotezë kryesore janë:
Ha: Familjet që kanë pjesëtarë në emigracion ulin propabilitetin e të jetuarit në varfëri.
Hb: Nëse kryefamiljari dhe bashkëshortja janë në marrëdhënie pune, reduktohen mundësitë
që familja të jetë e varfër.
Hc: Sa më të mëdha të jenë shpenzimet për konsum, aq më të ulëta janë mundësitë që familja
të jetë e varfër.
Hipoteza 3: Faktorët socialë janë faktorë që e ndikojnë në mënyrë të ndjeshme nivelin e
varfërisë së një familjeje.
Nënhipotezat që lidhen me këtë hipotezë kryesore janë:
Ha: Sa më i lartë të jetë niveli i edukimit brenda një familjeje, aq më pak shanse ka që kjo
familje të jetojë në varfëri.
Hb: Nëse familja në zonat rurale ka akses në infrastrukturë, atëherë familjes nuk i është
privuar kjo e mirë bazë dhe për rrjedhojë, ka më pak shanse që të jetë e varfër.
1.4 Metodologjia dhe mbledhja e të dhënave
Studimi bazohet kryesisht në të dhëna primare të plotësuara dhe të mbështetura nga të dhëna
dytësore. Të dhënat primare janë mbledhur nëpërmjet anketimeve, duke përdorur pyetësorë të
strukturuar dhe duke u konsultuar me ekspertë të fushës. Të dhënat sekondare janë mbledhur
nga publikime të ndryshme, të tilla si: revista, libra, faqet e internetit, si dhe burime të tjera.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
22
Kampioni dhe procedura e kampionimit: Në këtë kërkim u ndërtua një pyetësor i posaçëm, i
cili në përmbajtje përfshin informacione të cilat nuk mund të aksesohen nga LSMS. Ky
pyetësor është mbështetur në konsideratat e trajtuara në kapitullin e literaturës, si dhe është
kushtëzuar nga rrethanat. Plotësimi bëhet nga kryefamiljari ose dikush tjetër në emër të tij. U
përdor interneti për plotësimin e tij. Pyetjet e pyetësorit u hodhën në Google Form, një
produkt online që mundëson mbledhjen e të dhënave duke shfrytëzuar internetin. Ky element
ishte një pikë shumë lehtësuese, sepse u kursyen kosto të mëdha të lëvizjes dhe të sigurimit të
materialeve në format më të përdorshëm (print+copy+input+të tjera). Pyetësori është
përbëhet nga pesë seksione me përmbajtje si në vijim, ndërsa në shtojca jepet pamja e
pyetësorit në versionin online të tij bashkë me bazën e të dhënave të mbledhura.
Seksioni A mbledh të dhëna personale të tipit: emër, mbiemër dhe adresë. Ky seksion ka për
qëllim të sigurojë të dhëna identifikuese me personin dhe aspekte të tjera të lidhura me
vendbanimin. Seksioni B mbledh të dhëna për përbërjen e familjes dhe shëndetin. Seksioni C
përmbledh të dhëna mbi edukimin. Seksioni Ç përpiqet të grumbullojë të dhëna lidhur me
standardin e jetesës së të intervistuarit. Seksioni D (i fundit) mbledh të dhëna plotësuese
lidhur me shpenzimet mujore familjare, si dhe perceptimin mbi varfërinë.
Në total u grumbulluan 1249 anketa nga e gjithë Shqipëria, ku rreth 40% e tyre vinin nga
rajoni Tiranë-Durrës. Rreth 40% e anketave u mblodhën nga zonat rurale dhe pjesa tjetër nga
zona urbane. Madhësia mesatare e familjeve është 4.8 anëtarë për familje, ku në zonën rurale
kjo rezultoi në 5.2 anëtarë për familje, përkundrejt 4.6 anëtarë në zonat urbane. Nga totali i
anketave 39 copë rezultuan me gabime dhe u larguan nga analiza. Përzgjedhja e të anketuarve
është bërë në përputhje me kriteret e kampionimit, duke respektuar si kriterin e rastësisë,
ashtu edhe metodën e orientuar. Anketimi synonte zona të ndryshme të Shqipërisë, orientimin
për nga vendbanimet, grupmoshat dhe stratave të ndarjes referuar INSTAT-it. Për sa i përket
kriterit të rastësisë, u përdor metoda e përzgjedhjes së trokitjes 1 në 3 dyer, për të pasur
kampion të rastësishëm.
Sipas gjetjeve të anketës, dy burimet e të ardhurave më të përmendura dhe të zakonshme në
harkun e një muaji për një familje në Shqipëri, janë ndihma sociale dhe pensioni. Kjo
konfirmon në një farë mënyre aspektin e varësisë së familjes shqiptare ndaj një standardi të
ulët të jetesës dhe të kushtëzuar nga burime të ardhurash sistematike në shifra të ulëta.
Në aspektin metodologjik ky punim ka si qëllim të analizojë se cilët janë faktorët që ndikojnë
në përcaktimin e varfërisë, duke përdorur një anketë drejtuar individëve në territorin e
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
23
Republikës së Shqipërisë për vitin 2015. Njësia primare e zgjedhjes ose Cluster është Rajoni.
Për këtë është realizuar ndarja në katër rajone/strata, udhëhequr nga metodologjia e përdorur
nga INSTAT-i. Në terma të procedurave ekonometrike janë vlerësuar disa modele, duke
filluar nga regresioni i thjeshtë linear, duke vijuar me regresionin me kuantile dhe në fund
janë vlerësuar modelet logit dhe probit. Një aspekt tjetër i analizës është vlerësimi i indekseve
të varfërisë, siç janë klasa e treguesve FGT-të hasur gjerësisht në literaturë. Më tej janë
vlerësuar edhe dy indekse të tjera, siç janë SEE dhe Watts, duke sjellë një përqasje të re në
fushën kërkimore të varfërisë për Shqipërinë. Në përpjekje për matjen e varfërisë ka një tërësi
çështjesh që duhet të merren në konsideratë. Ndër më të rëndësishmit është: të përcaktohet
një tregues për pasurinë dhe të vendoset një standard për të ndarë të varfrit nga jo të varfrit,
ndryshe vija e varfërisë. Për të vlerësuar treguesit e varfërisë mund të përdoren vijat absolute
dhe relative të varfërisë. Në këtë aspekt, ky studim merr në konsideratë vijën e varfërisë të
vendosur nga INSTAT-i prej 4891 lekësh. Një individ konsiderohet i varfër nëse shpenzon
për konsum më pak se 4891 lekë në muaj. Për të bërë vlerësimet regresive është përdorur vija
absolute e varfërisë. Nga ana tjetër, për të pasur një panoramë më të mirë të dukurisë dhe
shpërndarjen e varfërisë sipas rajoneve, janë vlerësuar edhe vijat relative të varfërisë sipas
metodologjisë së përdorur nga BE dhe vende të tjera të zhvilluara, përkatësisht 50% të
konsumit median ose 60% të konsumit median. Mbështetur në këta tregues, një individ
konsiderohet i varfër nëse nuk plotëson nevojat në formë relative me anëtarët e tjerë të
shoqërisë ku jeton.
Ky studim kа si synim të mаsë vаrfërinë nëpërmjet disа indekseve dhe të аnаlizojë
përcаktuesit e vаrfërisë nëpërmjet metodаve ekonometrike. Nëpërmjet gjetjeve,
politikëbërësit mund të identifikojnë se cilаt jаnë kаrаkteristikаt që përcаktojnë stаtusin e të
varfrit dhe të ndërmаrrin politikа sociale që të shënjestrojnë problemаtikаt në mënyrë më
eficiente. Për të аnаlizuаr përcаktuesit e vаrfërisë jаnë përdorur MZKV-të dhe modelet
probаbilitаre logit dhe probit. Pаketа stаtistikore e përdorur është Strаtа 12 dhe SPSS 21
Ka tre mënyra të përdoruara gjerësisht për vendosjen e një vije varfërie: standarde, relative
dhe subjektive. Në Shqipëri vija e varfërisë e përdorur nga INSTAT-i është absolute. Një
individ konsiderohet i varfër nëse shpenzimet për konsum janë më pak se 4891 lekë në muaj.
Nga ana tjetër, BE përdor një standard relativ për varfërinë; 50 për qind e të ardhurave
mediane. Ndërsa vijat subjektive të varfërisë ndërtohen duke përdorur PCA (Principal
Components Analysis), duke përdorur informacionin se çfarë konsiderohet një standard i
përshtatshëm jetese.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
24
Ngа rishikimi i literаturës, modelet empirike dhe teorike e vënë theksin te të аrdhurаt, për të
treguаr nëse një individ ose fаmilje është i/e vаrfër ose jo. Përqаsja bаzuаr te të аrdhurаt
mund të jetë e limituаr për vendet në zhvillim. sikurse është Shqipëriа (Аtkinson 1991;
Rаvаllion 1992). Në vendet në zhvillim ku njerëzit kanë prirje të mos i deklarojnë të ardhurat,
ekziston mundësia e mosvlerësimit real të të paturit. Treguesi i konsumit për frymë është më i
përshtаtshëm për të vlerësuаr nëse individët jаnë mbi ose nën vijën e vаrfërisë (Аtkinson,
Rаinwаter аnd Smeedin 1995).
Fillimisht përdoret fаmiljа e treguesve FGT (Foster-Greer-Thorbecke) sipаs Foster et. аl.
(1984).
Ku z është vijа e vаrfërisë, ci jаnë shpenzimet e konsumit për frymë, α është një indeks
ndjeshmërie i vаrfërisë që merret vlerаt 0,1 dhe 2.
Indeksi për frymë
P0 (α=0) mаt pjesën e popullsisë që është e vаrfër. Është ndër treguesit më të përdorur, sepse
është i thjeshtë për t’u mаtur dhe për t’u kuptuаr. Ngа аnа tjetër, është i limituаr sepse nuk
tregon shkаllën e vаrfërisë.
Indeksi i Shkаllës së Vаrfërisë
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
25
P1 (α=1) mаt mаsën në të cilën individët bien nën vijën e vаrfërisë ose ndryshe hendekun e
vаrfërisë. Shumа e hendekëve të vаrfërisë jep informаcion mbi kostot minimаle të nevojshme
për të eliminuаr vаrfërinë. Ngа аnа tjetër, ky tregues nuk merr pаrаsysh ndryshimet në
pаbаrаzi midis të vаrfërve.
Indeksi i Аshpërisë së Vаrfërisë
P2 (α=2) mesаtаrizon hendeqet e vаrfërisë, duke mаrrë si bаzë krаhаsimore vijën e vаrfërisë.
Ky tregues i vendos një peshë më të mаdhe individëve të vаrfër, duke mаrrë pаrаsysh edhe
vаrfërinë, edhe shpërndаrjen e pаbаrаbаrtë të të аrdhurаve ose konsumit.
Kur parametri α = 0, P 0 është thjesht indeksi i përqindjes së varfërisë. Kur α=1, indeksi
shpreh hendekun e varfërisë P1, dhe kur α=2, P2 është i njëjti me indeksin e ashpërsisë së
varfërisë. Për të gjitha α > 0, treguesi evidenton rënie në standardin e jetesës për grupimin “të
varfër”. Më tej, nëse α > 1, ky tregues ka veçorinë që të evidentojë se varfëria mund të rritet
në rast të rënies së njërit prej komponentëve të standardit të jetesës. Një tjetër karakteristikë
që e bën klasën e treguesve FGT të përshtatshme për matjen e varfërisë, për vendet në
zhvillim si Shqipëria, është se ai mund të jetë i ndashëm për nëngrupe të popullsisë, duke
llogaritur kështu kontributin e secilit grup në varfërinë totale.
Indeksi Sen-Shorrocks-Thon përkufizohet si më poshtë:
ku P1 është hendeku i vаrfërisë vetëm për të vаrfrit dhe GP është indeksi GINI për hendekët e
vаrfërisë për të gjithë popullsinë. Ky indeks bën të mundur që të gjykohet nëse kа më shumë
të vаrfër, а jаnë të varfrit më të vаrfër dhe а kа pаbаrаzi midis të vаrfërve.
Së fundmi, kohа e nevojshme që i duhet mesаtаrisht një individi për të dаlë ngа vаrfëriа
mаtet nëpërmjet indeksit Wаtts.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
26
Duke ndjekur metodologjinë e Jonаthаn (1998) dhe Zheng (1993), mund të reаlizohet një
lidhje midis nivelit të nevojshëm të rritjes ekonomike dhe kohës që duhet për të dаlë ngа
vаrfëriа.
1.5 Struktura e disertacionit
Kapitulli i parë i materialit hodhi dritë mbi problematikën dhe objektivat e studimit, por pjesa
në vijim e disertacionit është strukturuar si më poshtë:
Kapitulli 2 ose ai i literaturës. Në të shtjellohen teoritë dhe autorët që kanë kontribuar
në formulimin e teorisë lidhur me varfërinë, në përcaktimin e faktorëve që e
përcaktojnë atë, në parashtrimin e mënyrave të matjes, të gjitha të para në syrin e
nevojës për të ndikuar te kjo plagë ekonomike dhe sociale – varfëria. Një konstatim i
tillë i jep mundësinë këtij punimi jo vetëm të njohë meritën e autorëve të mëparshëm,
por edhe të pozicionohet në raport me ta. Fillimisht është bërë një arsyetim mbi
varfërinë nga mendimtarët dhe teoricienët klasikë dhe pastaj është vijuar me faktorët
që e përcaktojnë atë si dhe me mënyrat e mundshme që përdoren për matjen e saj.
Kapitulli 3 ose ai i metodës së zbatuar. Në mbështetje të literaturës, metoda e zbatuar
në këtë kërkim përpiqet të nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të varfërisë në
Shqipëri. Në përpjekje për të realizuar një kërkim me vlera shkakësore, u ndërtua një
pyetësor dhe u mblodhën të dhëna nga publiku shqiptar. Më tej u analizuan të dhënat
mbi bazën e sugjerimeve që jep literatura, duke u përqendruar te Indeksi i Pasurisë
dhe regresi shumëfaktorial.
Kapitulli 4 ose kapitulli i analizës përshkruese dhe interpretimeve të gjetjeve. Ky
kapitull sjell trajtesën e analizës dhe interpretimin e gjetjeve. Linja e kapitullit është
ndërtuar në mënyrë të atillë që në fillim trajtohen dhe analizohen tregues të
përgjithshëm të varfërisë, tregues që shprehin dimensione dhe aspekte nga më të
ndryshmet lidhur me varfërinë, pabarazinë dhe mirëqenien. Më tej vijojmë me
analizën krahasuese të MPI-së për rastin e Shqipërisë. Një pjesë e veçantë e këtij
kapitulli i dedikohet analizës së pyetësorit, me të dhënat e të cilit ndërtohet indeksi i
pasurisë dhe një model regresi shumëfaktorial për të evidentuar faktorët që ndikojnë
në varfërinë e familjes.
Kapitulli 5 ose kapitulli i përfundimeve. Në këtë kapitull jepen në formë të
përmbledhur përfundimet dhe rekomandimet e disertacionit.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
27
2 RISHIKIMI I LITERATURËS: KORNIZA TEORIKE
Gjatë hulumtimit të literaturës së fushës është vënë re një dinamizëm i vazhdueshëm në të
gjitha dimensionet e trajtimit të problemit, duke filluar që nga koncepti se çfarë konsiderojmë
varfëri apo se kush është i varfër, se cilët janë faktorët që e përcaktojnë atë, cila është mënyra
apo metoda më e përshtatshme e matjes dhe si rrjedhojë, nxjerrjen e rekomandimeve
përkatëse në ndihmë të politikbërësve dhe për të vazhduar më tej, se si mund t’i përdorë shteti
këto përfundime në zbutjen apo luftimin e saj.
2.1 Në rrugën e konceptimit të varfërisë
Ndër të parët që është marrë me këtë tematikë është Adam Smith (Sen, 2009). Smith citohet
shumë lidhur me këtë dukuri dhe mbetet kontribues i rëndësishëm lidhur me konceptimin e
varfërisë. Studiuesit shkëpusin nga ai perifrazimin lidhur me qasjen se varfëria është ndjesia e
turpit për të dalë në publik. Gjithashtu, për rastin tonë, është e rëndësishme të kemi parasysh
se Smith ishte partizan i ekonomisë pa pengesa dhe njëkohësisht promotor për mbajtjen e
kontrollit dhe prodhimit të disa të mirave me natyrë të veçantë e publike, si dhe në atë që
shteti mund të luajë rol me rëndësi për realizimin e kushteve normale për zhvillimin e
tregjeve, si dhe mënjanimin e dëmeve në shoqëri. Në këtë aspekt Sen ka bërë një analizë
mbrojtëse ndaj Smithit.
Maltus është mendimtari që, i shtyrë nga konsiderata e intelektualëve pararendës rilindas,
shprehu konsideratat e tij mbi rritjen e popullsisë në kushtet kur prodhimi rritet me ritme më
të ulëta. Arsyetimi i tij logjik përpiqet t’i përgjigjet pyetjes nëse është e mundur të zhduket
varfëria dhe arriti në përfundimin se shoqëria njerëzore, në kushtet kur rritja e saj është
gjeometrike. jo vetëm që nuk do ta zhdukë dot varfërinë, por do të përkeqësohet edhe më tej.
Kjo vjen sepse rritja e prodhimeve nuk do të mund të mbulojë nevojat për ushqim të njerëzve.
Citojmë nga Maltus:
“Ekspansioni ose kontraktimi i burimeve të disponueshme shpie në
ekspansionin ose kontraktimin e popullsisë së shoqërive njerëzore,
të cilat kështu detyrohen të jetojnë në nivel mirëqenieje të thjesht
ekzistencës.”
Shumë mendimtarë u munduan ta hidhnin poshtë teorinë maltusiane, por nuk ishin bindës dhe
dështuan sepse atyre u shpëtonte fakti se popullsia europiane kishte njohur lëvizje të mëdha
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
28
në drejtim të kontinenteve të tjera. Ajo që solli rrëzimin e parashikimit të Maltusit ishte
teknologjia. Revolucioni industrial mundësoi prodhimin në masë dhe kështu rritja e prodhimit
njohu ritme krejtësisht të paparashikuara më parë. Maltusi është ndër të parët që hedh dritë
mbi “ligjin e rendimenteve zbritëse” të tokës, ku sipas tij, mjetet e jetesës nuk mund të rriten
kurrë më shpejt se sa progresioni aritmetik, gjithnjë në kushtet e industrisë së kohës. Pra,
Maltusi nuk i dha rolin që meriton faktorit teknologji, por kjo nuk do të thotë se analiza e tij
është krejtësisht e gabuar.
Maltusi iu kundërvu edhe ndihmës sociale që shpërndan shteti si mbështetje për kapërcimin e
vështirësive familjare. Ai e shikon këtë si një faktor që e zhyt të varfrin edhe më tej në
varfëri, duke i dhënë mundësinë të bëjë një jetë jo të bazuar në zhvillimin e aftësive të tij. Në
thelb, ndihma sociale është një goditje mbi fuqinë punëtore dhe çmimin e krahut të punës,
pagën. Në këtë pikë vendosen edhe autorë të tjerë si Smithi dhe Rusoi.
Teoria klasike e utilitarianizmit e konsideron mirëqenien duke marrë në anën etike sjelljen,
nën çdo kusht që është objektivisht e drejtë, dhe që do të prodhojë sasinë më të madhe të
lumturisë së të gjithë popullsisë. Kjo teori ka si princip shumën më të lartë të lumturisë, i cili
merr si të mirëqenë se kënaqësitë (ose dobitë) janë të matshme dhe të mbledhshme. Pra,
konsiderohet se kënaqësi të ndryshme të përjetuara nga i njëjti individ janë të krahasueshme
dhe të mbledhshme me kënaqësi të ndryshme të përjetuara nga individë të tjerë, qoftë edhe të
brezave të ndryshëm. Më vonë, teoria neoklasike e mirëqenies, zhvillim i teorisë klasike,
thekson se performanca ekonomike e institucioneve mund dhe duhet të gjykohet sipas faktit
nëse ata sigurojnë të mira ekonomike në sasi të tillë, që përputhet me dëshirat relative të
njerëzve për ato të mira. Në themel të këtij trajtimi qëndron eficienca paretiane dhe metoda
matematikore e matjes së mirëqenies, që në këtë rast është përmes shumës së baraspeshuar të
dobive të individëve.
Teoria e Vetëpërcaktimit dhe Mirëqenies (Self-determination Theory and Wellbeing –
SDT) është ajo që hedh hapat edhe tek ato “shtigje” të gjetjes së faktorëve shkaktues të
mirëqenies që na drejtojnë te karakteret shumë abstrakte të saj, faktorët psikologjikë.
Ndonëse kjo teori duket bindëse, përsëri mbetet një teori në tentativë dhe pa verifikim
praktik. Sidoqoftë, Teoria e Vetëpërcaktimit dhe Mirëqenies është ajo që shton faktorët
ndikues te mirëqenia: jo vetëm ata me karakter monetar e shëndetësor, por edhe tek ata
psikologjikë.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
29
Në ditët e sotme kemi një disiplinë në shkencat ekonomike që ka si objekt të sajin
mirëqenien, Ekonomia e Mirëqenies, nga anglishtja Welfare Economics, e cila është disiplina
që trajton mirëqenien me anë të teknikave mikroekonomike, duke përdorur shpërndarjen e
faktorëve të prodhimit në shërbim të eficiencës ekonomike. Kjo buron nga eficienca
paretiane, që u formulua nga Vilfredo Pareto dhe nënkupton një gjendje në të cilën është e
pamundur të përmirësohet mirëqenia e dikujt pa dëmtuar mirëqenien e dikujt tjetër. Nëse
themi se varfëria nuk është gjë tjetër veçse një nivel i ulët i mirëqenies, atëherë mund të
shprehemi se vetë kjo disiplinë e ekonomisë na sugjeron se varfëria vjen për shkak të
mosruajtjes së ekuilibrit të shpërndarjes së burimeve.
Sistemi i vlerave është një koncept i zhvilluar sidomos nga Sen, si një nga figurat më të
shquara në fushën e ekonomisë botërore, i cili ka mbajtur dhe postin e presidentit të Bankës
Botërore. Ai është njohur ndryshe si ekonomisti i mirëqenies për shkak të dedikimit të tij ndaj
varfërisë. Analiza e Senit shtrohet në aspektin konceptual të varfërisë, duke bërë thirrje që
varfëria të trajtohet jo vetëm në aspektin e mungesës apo nivelit të ulët të të ardhurave.
Me mjedis apo sistem të vlerave nënkuptohet shkalla e mobilitetit shoqëror, mundësia që
dikush të arrijë sukses, duke shfrytëzuar vetëm aftësitë/virtytet e tij. Sistemi i vlerave është i
lidhur ngushtë me arritjen e standardeve të jetesës. Për të kuptuar këtë kalohet në disa
pikëpyetje të tipit: cilat vlera “përfaqëson” mjedisi shoqëror, ekonomik dhe ai politik; a janë
vlerat e suksesit të individit të bazuara në interesat egoiste/lakmi apo në moralin shoqëror;
më tej, a i kanë pjesëtarët e shoqërisë njëlloj mundësitë për t’u ngjitur në shkallët e
karrierës? Nëse mjedisi është i hapur të pranojë vlerat e suksesit bazuar në aftësitë
individuale të gjithësecilit, atëherë rrjedhimisht mirëqenia është e arritshme nga të gjithë. Po
ashtu, mënjanimi i varfërisë është i mundur më lehtë. Gjetja e një metode të vlerësimit të këtij
faktori është një sfidë e vërtetë metodologjike. Natyra e tij shoqërore dhe dimensionet e
shumta të problematikës e bëjnë të vështirë për ta rrokur apo konceptuar, dhe më pas për ta
matur/vlerësuar me variabla përfaqësues.
Si një frymëzues i zhvillimit si liri, Sen trajton në mënyrë mjeshtërore liritë dhe pasojat që
rrjedhin nga privimi i tyre. Kemi mungesë të lirisë në momentin kur individi vuan nga uria;
kequshqyerja; kujdesi shëndetësor i dobët apo inekzistent; mbrojtja higjienike; lufta e kotë
ndaj sëmundjeve jo vdekjeprurëse; pabarazia gjinore etj. Ai ndalon gjatë te problemi i të
ardhurave dhe pabarazisë në shoqëri, sidomos pabarazia mes gjinive.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
30
Mjetet e zhvillimit dhe të mënjanimit të varfërisë, gjithnjë sipas Sen, janë liritë
substanciale dhe instrumentale. Liritë substanciale janë liritë bazë apo ato elementare pa të
cilat kemi privimin e të drejtave themelore: ushqyerja, veshmbathja, edukimi etj. Nga ana
tjetër, liritë instrumentale janë ato që i trajtojmë si mjete për të arritur suksesin lidhur me
zhvillimin. Liri instrumentale ndryshe nga ato substanciale janë liritë që mund të përdoren si
instrumente për arritjen e objektivave. Instrumentale në këtë këndvështrim përdoret në
sinonimi me termin mjet. Pra liritë instrumentale trajtohen si mjete për të luftuar mënjanimin
e varfërisë. Këtu analizohen pesë lloje lirish:
1. liria politike;
2. lehtësitë ekonomike;
3. mundësitë shoqërore;
4. garancitë e transparencës;
5. siguria mbrojtëse.
Kontributi i Sen në fushën e konceptimit të varfërisë dhe mënyrën se ku duhet të kërkojmë
faktorët matës të saj konsiderohet si pasuri për njerëzimin.
Sarshar ka bërë një përmbledhje shumë të vlefshme të teorisë së Sen. Megjithatë, në një
refleksion personal lidhur me teorinë e lirive të Senit rezultojmë në një kontradiktë. Nga njëra
anë kemi prirjen për respektimin dhe garancinë e lirive si motor i zhvillimit dhe nga ana tjetër
prirja për të arritur në barazi, gjë që çon në cënimin e lirisë.
Sipas Sachs, si një nga studiuesit më të famshëm që i është përkushtuar luftës për zhdukjen e
varfërisë ekstreme dhe i njohur si profesor i zhvillimit të qëndrueshëm, të varfrit duhet të
ndihmohen të paktën sa për të kaluar kurthin e varfërisë dhe se kjo nuk është një “lëmoshë”,
por mbi të gjitha një përgjegjësi. Një botë pa të varfër është më e mirë edhe për të pasurit.
Kurthi i varfërisë mund të jetë i ndryshëm nga një rast në një tjetër, por është e mundur të
mënjanohet. Një ndër pengesat më të vështira që përbën kurth varfërie është gjendja
shëndetësore e përkeqësuar deri në vdekje. Duhet nënvizuar se ekzistojnë rajone në botë ku
sëmundjet kanë dëmtuar në mënyrë dramatike popullsinë e aftë për punë, duke na dhënë një
shembull sipas të cilit varfëria nuk është se vjen vetëm nga dembelizmi apo arsye të lidhura
me edukimin a me qeverisjen.
Gjithashtu Sachs, si një nga bashkautorët e “Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit”, i
mëshon vazhdimisht faktit se lufta për zhdukjen e varfërisë në botë është, së pari, përgjegjësi
e të gjithëve dhe së dyti, nevoja është që vendet e pasura të ndihmojnë ato të varfrat, të paktën
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
31
aq sa është rënë dakord te marrëveshja e Mijëvjeçarit. Ai edhe sot u bën thirrje vendeve të
zhvilluara të mbajnë përqendrimin e duhur mbi objektivat e mijëvjeçarit në mënyrë që të
arrihet objektivi brenda vitit 2030.
Gjatë studimit të varfërisë Sachs këshillon diagnozën diferenciale si një strategji efektive për
të mbledhur tërësinë e të dhënave të nevojshme për studimin e varfërisë me fokus hartimin e
politikës ekonomike të përshtatshme në përgjigje të saj. Diagnoza diferenciale konsiston, në
shëmbëllimin e diagnozës së mjekut në klinikë, në një listë kontrolli diagnostikimi prej shtatë
pjesësh.
Duke qenë se shoqëritë moderne gjithnjë e më tepër po përballen me liberalizmin ekonomik,
plakjen e popullsisë, shpërbërjen martesore dhe rritjen e forcës punëtore nga femrat, është
shfaqur një kërkesë e madhe dhe e gjerë për studime të ndryshme krahasuese në lidhje me
raportet e varfërisë (Jesuit and Smeeding 2002). Por, mund të themi së një nga vendimet më
të rëndësishme në lidhje më kërkimet mbi raportet e varfërisë lidhet me mënyrën e zgjedhjes
së metodës së kërkimit dhe qasjeve të studimit të këtyre raporteve.
Hagernars (1991, 134), nxjerr në pah studimin mbi numrin e popullsisë së varfër dhe shtrirjen
e kësaj popullate duke u mbështetur në shkallën e zgjidhjes së këtij përcaktimi. Gordon dhe
Townsend (2002) e studiojnë varfërinë në përgjithësi, si një përjashtim shoqëror. Por,
fatkeqësisht përjashtimi shoqëror është një koncept i gjithanshëm, ashtu siç është përkufizimi
i varfërisë në vetvete, që ka shumë kuptime të ndryshme në kontekste të ndryshme edhe kur
përdoret për qëllime të caktuara. Përjashtimet shoqërore përmbajnë disavantazhe
shumëdimensionalë si: varfëria, humbjet e shumëfishta dhe përjashtimet, duke i detyruar të
ndjekin tregjet moderne ekonomike. Sidoqoftë, përcaktimi i përjashtimit shoqëror ka të bëjë
me aftësinë e limituar të njerëzve për të qenë pjesëmarrës në një shoqëri të efektshme. Brenda
konceptit të dhënë, aftësia është një koncept relativ më shumë se sa absolut. Më me qartësi,
koncepti i përgjithshëm i varfërisë mund të shihet si:
1) të mos kesh ato gjëra që shoqëria i percepton si nevoja bazë;
2) të mos jesh i aftë të bësh shumicën e gjërave që njerëzit i marrin si të mirëqena dhe të qenit
i përjashtuar nga modelet e zakonshme të të jetuarit, normat dhe aktivitetet (Gordon dhe
Townsend 2002).
Ka edhe perspektiva të tjera mbi varfërinë, si përkufizimi i dhënë nga Sen (1992, 110):
"Varfëria nuk është një çështje e mirëqenies së ulët, por e paaftësisë për të ndjekur
mirëqenien, pikërisht për shkak të mungesës së mjeteve ekonomike". Kështu, varfëria shihet
kryesisht si një fenomen ekonomik, ndërsa përjashtimi social përfshin dimensionet kulturore,
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
32
institucionale dhe shoqërore. Ky lloj përkufizimi i shprehur ngushtë për konceptin e varfërisë,
sidomos duke u shprehur thjesht në terma monetarë, është i njohur si varfëri në të ardhura.
Varfëria në të ardhura është një parakusht për përjashtimin social, ndërkohë që varfëria jo
gjithmonë çon në përjashtim social. Prandaj është e drejtë të thuhet se për aq kohë sa të
ardhurat pasqyrojnë aftësitë, masën e varfërisë relative, masa e të ardhurave në vetvete
përbën një përjashtim social.
Për sa i përket metodave të matjes së varfërisë, vlerësimi përbëhet nga dy faza: në fazën e
parë të varfrit identifikohen dhe në fazën e dytë përllogaritet indeksi i varfërisë, duke
përdorur informacionin e disponueshëm (Sen 1976). Pavarësisht nga një gamë e gjerë e
metodave për të matur varfërinë e të ardhurave, një metodë dominon fushën. Varfëria është
diskutuar si pjesë e njerëzve, te të cilët të ardhurat bazë bien nën nivelin e një vije të
varfërisë. Njerëzit, të ardhurat e të cilëve mbeten nën këtë kufi minimal, konsiderohen të
varfër dhe në pamundësi për t’u integruar në shoqëri (Shanaham dhe Tuma 1994). Masa që
tregon përqindjen e popullsisë që janë të varfër, është e njohur si etalon për të matur
varfërinë. Që nga përdorimi i raportit të numërimit për kokë, numërimi shumë popullor në
praktikë, matja më e përgjithshme e varfërisë ul problemin e identifikimit të të varfërve nga
popullata. EUROSTAT-i përllogarit kufirin e varfërisë duke iu referuar pragut të 60 për qind
të të ardhurave mesatare. OECD-ja ka përdorur për të llogaritur këtë prag nivelin 50 për qind
të të ardhurave mesatare. Në të dyja këto raste përllogaritja bazohet në mesatare vlerë, e cila
konsiderohet jo shumë bindëse (Bradshaw 2001).
Tema e varfërisë është parë nga literatura dhe është e lidhur me shpërndarjen e pabarabartë.
Të parët autorë që përcollën studime në lidhje me pabarazinë e të ardhurave gjatë zhvillimit
ekonomik ishin Arthur Lewis (1954) dhe Simon Kuznets (1955). Sipas Lewis rritja e
pabarazisë arrin një pikë thyerjeje që sjell reduktim të saj. Në modelin që ai sugjeron merr
parasysh dy sektorë, sektorin industrial dhe atë bujqësor. Kuznets sugjeroi se pabarazia rritet
kur ekonomia e vendit pëson tranzicion nga sektori bujqësor si primar, në ekonomi
industriale. Si rezultat, pabarazia vjen si pasojë e kthimit të ndryshëm që kanë vendet nga
faktorët e prodhimit. Kur të gjithë punojnë në bujqësi, shpërndarja e të ardhurave realizohet
në mënyrë të barabartë, por kur industria dhe urbanizimi ka progres, pabarazia rritet.
Ky i fundit propozoi një kurbë në formë U-je të përmbysur, e cila reflektonte hipotezën se
teksa ekonomia zhvillohet, forcat e tregut fillimisht rritin pabarazinë, e më pas e reduktojnë
atë. Rreth dy dekada pas punimit të Kuznets, hipoteza e tij u vu në fokus për t’u testuar nga
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
33
shumë studiues, të cilët tashmë dispononin të dhëna për pabarazinë. Kjo hipotezë u testua në
vende të ndryshme si dhe mbi të dhëna cross-section apo seri kohore.
Tabela 2-1: Përmbledhje e literaturës sipas këndvështrimit faktor-autor
FAKTORI AUTORI
Pasuria në burime Platon, Aristotel, Smith
Rritja e popullsisë – rritja e prodhimit
Martesa
Maltus
Ndihma sociale Smith, Ruso, Maltus
Liria (kushtëzim nga shteti) Ruso, Fihtë Kant, Hegel, Marks
Kurthi i varfërisë; gjendja shëndetësore;
pozicioni gjeografik etj.
Sachs
Sistemi i vlerave (liritë substanciale dhe ato
instrumentale)
Sen
Biznesi social (qëllimi i biznesit në
zgjidhjen e një nevoje)
Younus
Emigracioni, migrimi, remitancat etj. Autorë shqiptarë
Shpenzimet mesatare mujore, edukimi,
madhësia e familjes, aksesi në shërbimet
bazë, kushtet e banimit, shpenzimet për
konsum, të ardhurat
INSTAT
Burimi: Përmbledhje e autores.
2.2 Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit
Hapi më i guximshëm i ndërmarrë nga njerëzimi. (M. Younus)
Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit janë konsideruar si një nga marrëveshjet më të mëdha
të ndërmarra nga vendet e Kombeve të Bashkuara. Kjo marrëveshje përcaktoi “agjendën” e
luftimit dhe zhdukjes së varfërisë në botë.
Shkurtimisht mund të përmbledhim se Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG3) janë
tetë objektiva ndërkombëtarë të zhvillimit që u vendosën në Samitin e Mijëvjeçarit të
3 Sipas nistoreve të Millennium Development Goals nga anglishtja.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
34
Kombeve të Bashkuara në vitin 2000, duke u mbështetur në përvetësimin e Deklaratës së
Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara. Të 189 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara të
kohës dhe të paktën 23 organizata ndërkombëtare të përkushtuara në arritjen e Objektivave të
Zhvillimit të Mijëvjeçarit brenda vitit 2015. Ndonëse shprehen në formën e tetë objektivave,
ka indikator matës apo tregues të shënjestruar për secilin objektiv. Pra është objektivi,
konceptimi i tij dhe treguesit e shënjestruar tek të cilët do të ndikohet për të arritur
përmbushjen e tij. Për shembull objektivi i parë, që ka të bëjë me zhdukjen e varfërisë
ekstreme dhe urisë, përfaqësohet nga tre tregues të shënjestruar. Në mënyrë të përmbledhur
paraqitet në vijim, por mund të konsultohemi me listën e Objektivave të Zhvillimit të
Mijëvjeçarit te Shtojca për një pamje më të plotë.
1) Zhdukja e varfërisë ekstreme dhe urisë:
a) Përgjysmimi i proporcionit të popullsisë që jeton me më pak se një dollar në
ditë:
Pjesa e popullsisë nën 1 dollarë në ditë,
Raporti i hendekut të varfërisë,
Pjesa kuantil4 e më të varfërve në konsumin e brendshëm.
b) Arritja e punësimit të plotë e produktiv dhe punë të denjë për të gjithë, duke
përfshirë gratë dhe të rinjtë:
Norma e rritjes së GDP-së për person të punësuar,
Raporti të punësuar-për-popullsi,
Pjesa e njerëzve që jetojnë nën 1 dollarë në ditë,
Pjesa e vetëpunësimit dhe kontributi i punëtorëve familjarë në
punësimin total.
c) Përgjysmimi i proporcionit të popullsisë që vuan nga uria:
Prevalenca e fëmijëve nënpeshë me moshë nën pesë vjeç,
Pjesa e popullsisë poshtë nivelit minimum të racionit të energjisë së
konsumuar.
2) Arritja e arsimimit fillor të përgjithshëm;
3) Promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimi i gruas;
4) Reduktimi i normave të vdekshmërisë foshnjore;
4 Kuantil përdoret nga statistika për të nënkuptuar se kemi të bëjmë me një popullatë të ndarë në pesë pjesë. Kuantili i më të varfërve nënkupton një të pestën e popullsisë që është më e varfra, nëse popullsinë e varfër e ndajmë në pesë pjesë sipas thellësisë së varfërisë.
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
35
5) Përmirësimi i shëndetit të nënave;
6) Lufta kundër HIV/AIDS, malaries dhe sëmundjeve të tjera;
7) Sigurimi i qëndrueshmërisë së mjedisit;
8) Rritja e një partneriteti botëror për zhvillim.
Banka Botërore ka shpallur strategjinë bazuar në sloganin “Jo varfëri ekstreme në 2030”. Në
të vërtetë Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit u hartuan dhe u përgatitën për të shkulur
varfërinë ekstreme brenda vitit 2015. Por shumë ngjarje me ndikim botëror ndodhën gjatë
këtyre viteve, siç ishte sulmi i 11 shtatorit në Qendrën Tregtare në SHBA, lufta kundër
terrorizmit (lufta në Afganistan dhe lufta në Irak), kriza botërore e ushqimit, kriza financiare
konfliktet e përgjakshme në Lindjen e Mesme, konflikti në Ukrainë që ka mbërthyer Europën
etj., bënë të mundur shkatërrimin e afatit të përcaktuar. Sachs ngarkon me përgjegjësi vendet
e zhvilluara për këtë, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Europën dhe Azinë
Qendrore raporti i vitit 2013 nga Banka Botërore shpreh tabelën e mëposhtme.
Figura 2.1: Progresi i Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit për Europën dhe Azinë Qendrore
Burimi: Banka Botërore (2016)
Faktorët përcaktues të varfërisë në nivel familjeje: Rasti i Shqipërisë
36
2.3 Krizat ekonomike dhe varfëria
Krizat ekonomike përtej përkufizimit të tyre të lidhur me ngërçin në ecurinë e cikleve të
biznesit, tejçojnë mbi shtresat e shoqërisë “valë goditjesh”. Stigliz dhe Sen, si dy ekonomistë
me ndikim të madh në të gjithë arenën ndërkombëtare, sidomos mbi atë çfarë rrethon
varfëria, janë shprehur se kriza financiare e viteve 2007 e më pas ka zbehur të gjitha
përpjekjet e qeverive të vendeve me të ardhura të ulëta në përputhje me Objektivat e
Mijëvjeçarit. Kjo nënkupton se progresi i bërë në përmirësimin e kritereve të Objektivave të
Zhvillimit të Mijëvjeçarit në vendet e varfra në vitet e fundit është vënë në përballje me një
pengesë që i ka ulur ndikimin që pritej. Kriza ekonomike e këtyre viteve ka goditur më
shumë shtresën e varfër të shoqërisë, duke ia shtuar vuajtjen. Për kontradiksion, në Amerikë
më të pasurit u bënë edhe më të pasur krahasuar me vitet pararendëse.
Nuk është e vështirë të