Risku Dhe Kthimi

Post on 14-Apr-2015

236 views 4 download

Transcript of Risku Dhe Kthimi

Qëllimi i çdo subjekti ekonomik është maksimizimi i vlerës.

Realizimi i këtij objektivi kalon në mënyr të përhershme në ngritje dhe ulje tëflukseve hyrëse dhe dalëse. Maksimizimi i vlerës dhe procesi i zhvillimit e irritjes së një biznesi ballafaqohet me risqe të shumta.

Menagjimi dhe minimizimi i këtyre risqeve është një ndër objektivat kryesoretë firmës.Për të realizuar maksimizimin e çmimit të aksioneve, drejtuesi financiarduhet të jetë në gjendje ti vlerësoj dy faktorë bazë të çmimit të aksionit:

- Riskun dhe,- Kthimin.

- Risku përkufizohet si mundësia për të humbur.

Risku është mundësia që rrjedha aktuale e parasë (kthimi) të ndryshojë ngarrjedha e planifikuar.

Risku lidhet me faktin se sa drejtuesit që marrin vendime janë në gjendje tëvlerësojnë me probabilitet të lartë nivelin e rezultatëve të ndryshme që atapresin dhe që janë produkt i vendimeve të marra prej tyre.

-Kthimi nga një investim matet si fitimi ose humbja totale e realizuar nëemër të pronarit për një periudhë të dhënë kohore.

Burimet e riskut ndahen në dy grupe të mëdha:

-Në grupin e parë ku përfshihen të gjitha burimet e riskut që veprojnënjëkohësisht mbi të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitete ekonomike.

Burimet e tilla janë:

1.Prirja në rritje ose në rënie të ekonomisë.2.Luhatja e normave të interesit.3.Humbja e fuqisë blerëse të monedhës nga inflacioni.4.Luhatja e kurseve të këmbimit.5.Luhatja e çmimeve të letrave më vlerë.

-Në grupin e dytë përfshihen të gjitha burimet që veprojnë vetëm mbi një

subjekt mikroekonomik, vetëm mbi ndermarrjën ose mbi një aktivitete të sajtë financimit.

Burimet e riskut të cilat mund ti përmendim janë: risku nga konkurenca, mosrealizimi fitimit, tejkalimi i kostove etj.

Në funksion të burimeve që e shkaktojnë risqet ndahen në dy lloje:

1.Risku sistematik- është risku që buron nga faktorët e përgjithshëm me efekte mbi të gjitha subjektet ekonomike të një vendi.

2.Risku josistematik- është risku që shkaktohet nga faktorë specifik tëdallueshëm, që veprojnë dhe japin efektevetëm mbi firmën.

Risk individual quhet ai lloj risku që lidhet më një mjet të vetëm ose më njënumer të kufizuar mjetesh.

Risku i përgjithshëm formohet nga bashkimi i riskut sistematik me atëjosistematik.

Fitimi i pritur është fluksi neto i pritur i të ardhurave nga një aktivitet icaktuar.Një investim mund të ofroj fitime prej dy burimeve:

1.Fluksi i të ardhurave neto nga vënia në përdorim e objektit për të cilinështë investuar.2.Ndryshimi i çmimit për njësi.

Fitimi i kërkuar është fluksi neto i synuar apo i dëshiruarnga investitori mëqëllim që nëpërmjet tij të argumentohet investimi i kryer.

Fitimi i realizuar mund të mos jetë i barabartë me fitimin e pritur, fitimi i

realizuar ka luhatje të mëdha, lëviz në një dispozicion të gjërë në krahasimme fitimin e kërkuar.

Pikërisht matja e ndryshueshmërisë, e intensitetit apo luhatjeve të madhësisësë fitimit, nuk është gjë tjetër veqse shprehja e masës së riskut.

Risku nuk mund të shqyrtohet vetëm nga këndvështrimi i kohës aktuale por

edhe nga kënvështrimi i funksionit të rrjedhjes së parasë.

Risku është një funksion në rritje në lidhje me kohën,që do të thotë sa më e gjatë të jetë përiudha e kohës për të cilat bëjmë parashikime, aq më shumjemi të ekspozuar para riskut.