Post on 30-Aug-2019
Page 1 of 48
RAPORT
I VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e Studimit BSc në “Menaxhim Biznesi”
Universiteti Europian i Tiranës
Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm:
Prof.Asoc. Dr. Etleva Leskaj
Shkurt 2016
Page 2 of 48
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit BSc Menaxhim Biznesi
Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:
1 IAL Aplikues: Universiteti Europian i Tiranës
2
Fakulteti që e ofron: Fakulteti Ekonomik dhe i
Teknologjisë së Informacionit
3 Urdhëri/VKM i licencimit/riorganizimit VKM Nr. 255, datë 27.02.2008
4 Titulli i programit të studimit: Bsc në “Menaxhim Biznesi”
5 Cikli i studimit: Cikli i Parë
6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 3 vite akademike
7 Kreditet në total (ECTS): 181 ECTS
8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të
pjesshme/në distancë/):
Me kohë të plotë
9 Gjuha (shqip/tjetër): Shqip
10 Programi ofrohet nga institucioni PO
11 Programi ofrohet në bashkëpunim me
institucione të tjera
Jo
12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): Jo
13 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): Jo
14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve 6
15 Urdhëri i akreditimit të parë Urdhër Nr. 246, datë 24.07.2009
16 Brezi i parë i diplomimit të studentëve 2010 - 2011
17 Numri aktualë i studentëve 385
Shënim:Verifikimi ligjor sipas pikave si më sipër kryhet paraprakisht nga specialist/ët e
APAAL që ndjekin këtë vlerësim
Page 3 of 48
I. HYRJE
(Të dhëna për programin e studimit Bachelor në Menaxhim Biznesi)
Të dhëna zyrtare, për hapjen e programit të studimit, miratimin etj.
UET-i fillimisht u krijua si Shkollë e Lartë Universitare Jopublike me Vendimin Nr. 636, datë
20.09.2006 të Këshillit të Ministrave “Për dhënien e lejes për hapjen e Shkollës së Lartë
Universitare Jopublike “Universiteti Europian i Tiranës si dhe të Programeve të Studimit të
Ciklit të Parë. Në vijim të aktivitetit të tij, UET është akredituar me Urdhër të Ministrit të
Arsimit dhe Shkencës Nr. 246, datë 24.07.2009 ndërsa me Urdhër Nr. 68, datë 14.02.2011,
UET-i është akredituar për Programet “Master i Shkencave” dhe “ Master i Nivelit të Dytë”.
Me VKM Nr. 657, datë 28.09.2011 emërtimi i institucionit është ndryshuar nga Shkolla e
Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Europian i Tiranës, në “Universiteti Europian i
Tiranës”. Universiteti Europian i Tiranës është person juridik i njohur me Vendimin Nr.
36117, Datë 07.07.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndryshuar me Vendimin Nr.
36117/1, Datë 05.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ndryshuar me Vendimin e
Gjyqtarit të Vetëm, Nr. 36117/2, Datë 05.07.2007. Universiteti ushtron një veprimtari të
pavarur ekonomike, e cila rregullohet nga Ligji Nr. 9901, datë 14.04.2008, "Për tregtarët dhe
shoqëritë tregtare".
Universiteti Europian i Tiranës, me shkrese Nr. 03/3 prot, date 28.01.2016 ka sjellë në
APAAL komente/ saktësime lidhur me Draft RVJ, nga të cilat u morën parasysh nga eksperti
dhe u reflektuan në raportin përfundimtar:
1. Sygjerimet për kriterin 1 standarti III. 3
2. Sygjerimet për kriterin 2 standarti II. 5
3. Sygjerimet për kriterin 3 standarti II. 5
4. Sygjerimet për kriterin 2 standarti VI. 1
II. GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ:
1. Etleva Leskaj
III. ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Pjesa përshkrimore
Page 4 of 48
Terma reference: Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, strategjitë
afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, ndjekja dhe përshtatja e objektivave dhe e qëllimeve
me kohën, të dhëna të përgjithshme për IAL.
UET-i është themeluar dhe funksionon në përputhje me kërkesat e “Ligjit për Arsimin e Lartë
në Republikën e Shqipërisë”, detyrimeve të procesit të Bolonjës dhe sfidave të garantimit të
cilësisë në çdo hallkë e aktivitet të tij. Për realizimin e këtij misioni, vizioni i UET-it është të
shndërrohet në një universitet lider për zhvillimin dhe përhapjen e dijes në shoqërinë
shqiptare, një qendër dhe burim ekselence në formimin akademik të studentëve, për
përgatitjen e specialistëve dhe kërkuesve të rinj, një qendër ekspertize dhe kërkimi të
specializuar shkencor në fushën e studimeve shoqërore–politike, ekonomike e juridike në
vend, me ndikim në rajon e më gjerë.
Programi i studimit, bachelor në Manaxhim Biznesi, pranë Universitetit Europian të Tiranës,
ofron njohuri të harmonizuara nëpërmjet zhvillimit të lëndëve të formimit të përgjithshëm
dhe të specializuar, të cilat sigurojnë njohuri të thelluara të ideve më të avancuara, në lidhje
me mekanizmat sasiorë dhe cilësorë që funksionojnë në një ekonomi tregu.
Programi i studimit bachelor në Menaxhim Biznesi, është hartuar dhe zbatohet në përputhje
me qëllimin, misionin dhe objektivat e Universitetit Europian të Tiranës.
Programi bachelor në Menaxhim Biznesi, pranë Universitetit Europian të Tiranës, kërkon të
aftësojë brezat e rinj të profesionistëve në fushat si më poshtë:
1. Njohjen dhe vlerësimin e faktorëve që kushtëzojnë organizimin, financimin,
drejtimin, dhe zhvillimin e sipërmarrjes në një ekonomi tregu të lirë;
2. Përvetësimin e analizës së funksionimit të sipërmarrjes, varësinë reciproke dhe
ndikimin mbi faktorët politikë, ekonomikë dhe social-kulturor
3. Planifikimin strategjik të zhvillimit të organizatës në planin afatgjatë dhe afatshkurtër
4. Hartimin e politikave që nxisin aktivitetin ekonomik, zgjerimin e tij dhe investimin në
drejtime të reja
5. Orientimin me lehtësi në tregun e punës, si në detyrat ekzekutive ashtu edhe të
drejtimit strategjik të organizatave.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve1
I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e
tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve
hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;
Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për
formimin e studentëve në atë program, të
Kriteri 3 GVJ konstaton se programi i studimit,
“Bachelor në Menaxhim Biznesi”, pranë Universitetit Europian të Tiranës, është hartuar në përputhje me
qëllimet dhe misionin e institucionit.
Kriteri 4 GVJ konstaton se programi i studimit, “Bachelor në Menaxhim Biznesi”, ka objektiva të
shprehura qartë në funksion të përvetësimit të dijeve dhe
1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha standardet (bazuar në kriteret përkatëse). Në fund të
çdo rubrike grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.
Page 5 of 48
cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe
kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të
programit të studimit dhe që
karakterizojnë profilin e programit;
Kriteri 5 Programet e studimeve
hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;
Kriteri 6 Programet e studimeve
hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.
formimit të kompetencave profesionale të studentëve, si
manaxherëve të ardhshëm të suksesshem. Objektivi kryesor i këtij programi, është transmetimi tek studentët i
njohurive të specializuara mbi manaxhimin e suksesshem
të organizatave dhe politikave publike ekonomike.
Kriteri 5 GVJ konstaton se programi i studimit,
“Bachelor në Menaxhim Biznesi” është hartuar, në
përputhje me nevojat e tregut të punës, duke qenë i orientuar nga rritja e cilësisë së të diplomuarve ne fushën
e manaxhimit të biznesit, dhe interesit të tregut të punës
për manaxherë biznesi profesionistë
Kriteri 6 GVJ konstaton se programi i studimit,
“Bachelor në Menaxhim Biznesi”, prane UET, është
hartuar në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit. Ekonomia shqiptare, fokusohet me së shumti në bizneset
e vogla dhe të mesme, të cilat kanë domosdoshmëri
manaxhimin e tyre ne mënyrë profesionale, që të mbijetojnë në këtë mjedis shumë dinamik dhe kompleks.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të
institucionit;
Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit
të parë synojnë pajisjen me njohuritë
bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;
Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit
të parë synojnë dhe formimin e shprehive
të veçanta në një llojshmëri të gjerë
profesionesh e specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të
institucionit;
Kriteri 1 GVJ bazuar ne RVB, si dhe takimet me titullarë të insitucionit, konkludon se programi i studimit,
“Bachelor në Menaxhim Biznesi”, është përshtatur me
strategjinë për zhvillim të institucionit dhe objektivat strategjikë të tij
Kriteri 2 GVJ referuar strukturës së planit mësimor të programi të studimit, “Bachelor në Manaxhim Biznesi”,
prane UET, vërehet se ky program synon të pajisë
studentët me njohuritë bazë të formimit shkencor dhe
profesional, përmes kategorisë A dhe B të lëndëve të cilat krahasuar me kategoritë e tjera përbëjnë 129 kredite, nga
181 kredite që ka në total programi.
Kriteri 3 GVJ mbas shqyrtimit të planit mësimor, te
programit të studimit, “Bachelor në Manaxhim Biznesi”, konstaton se ky program, synon tju garantojë studentëve
paisjen me kompetenca profesionale dhe shprehi
specifike, për të qenë më efektive dhe të suksesshëm në
karierën e tyre profesionale si administratorë biznesi. Në raport me reflektimin në planin mësimor, të objektivave
qe ky program ka, si dhe me orientimin e studentëve drejt
njohurive specifike dhe profesionale, GVJ konstaton se plani mësimor, ka ndryshuar në vite (shtojca, tabela 12),
por ky plan mësimor gjatë ndryshimeve të bëra mund të
kishte reflektuar përfshirjen e lëndëve që do të orientonin
planin mësimor drejt plotësimit të objektivave qe ky program ka, si dhe orientimin e studentëve drejt
njohurive specifike dhe profesionale. GVJ sygjeron që që
në të ardhmen të përfshihen lëndë te tilla si manaxhim operacionesh, manaxhim strategjik, sjellje organizative
etj. Këto disiplina do ta forconin pajisjen e studentëve me
Page 6 of 48
njohuri profesionale, për orientimin strategjik dhe
funksionimin e suksesshem të organizatave të biznesit.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë
të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në
përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;
Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një
studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve
në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve;
c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të
regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe
të ngjashme në institucionet simotra.
Kriteri 1 Programi i studimit Bsc. në Menaxhim Biznesi,
synon të plotësojë nevojat e tregut të punës për manaxherë
biznesi, në përputhje me synimet e zhvillimit ekonomik kombëtar, për të fuqizuar bizneset nëpërmjet manaxhimit
profesional të tyre
Kriteri 2 GVJ konstaton se UET, për vlerësimin e
nevojave të tregut të punës kryen studime tregu. Në
takimet e GVJ me titullarë të institucionit dhe me KSBC,
rezultoi se gjatë periudhës 2014-2015, jane realizuar vizita me përfaqësues te 57 kompanive, të cilat bëjnë
pjesë në listen e 100 kompanive më të mëdha në vend
sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave. Këto takime kanë pasur në fokus, identifikimin e nevojave të
këtyre kompanive për burime njerëzore, mundësimin e
internshipeve të studentëve, si dhe punësimin e tyre mbas
mbarimit të studimeve. Sygjerohet që UET, ne lidhje me këtë kriter, të bëjë
studime tregu më të strukturuara mbi mundësitë e
punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar si dhe mbi kërkesat e
punëdhënësve për manaxherë biznesi, manaxherë shitjesh,
e përqëndruar jo vetëm tek organizatat e mëdha, por edhe tek bizneset e vogla dhe të mesme, duke pasur parasysh se
këto të fundit përbëjnë edhe profilin kryesor të ekonomisë
shqiptare.
Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe
interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe
studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;
Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë
të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
Kriteri 1 Programi i studimit Bachelor në Menaxhim
Biznesi respekton interesat kombëtare.
Kriteri 2 GVJ konstaton se, ky program studimesh, synon
të ndihmojë ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombëtare.
Konkluzione të GVJ:
Mbështetur në rezultatet e vizitës inspektuese në Universitetin Europian i Tiranës, dhe në raportin e
GVB, rezulton se: Standardi I.1 Institucioni, ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Ky
standard konsiderohet i plotësuar
Standardi I.2 Programi i studimit “Bachelor në Menaxhim Biznesi”, eshte në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. Ky standard konsiderohet pjesërisht i plotësuar. GVJ
konstaton se plani mësimor ka ndryshuar në vite (shtojca, tabela 12), por ky plan mësimor gjatë
ndryshimeve të bëra mund të kishte reflektuar përfshirjen e lëndëve që do të orientonin planin
mësimor drejt plotësimit të objektivave qe ky program ka, si dhe orientimin e studentëve drejt njohurive specifike dhe profesionale. GVJ sygjeron që që në të ardhmen të përfshihen lëndë te tilla si
manaxhim operacionesh, manaxhim strategjik, sjellje organizative etj. Këto disiplina do ta forconin
pajisjen e studentëve me njohuri profesionale, për orientimin strategjik dhe funksionimin e suksesshem të organizatave të biznesit.
Page 7 of 48
Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës. Ky kriter
konsiderohet pjesërisht i përmbushur. Sygjerohet që UET, në lidhje me vlerësimin e nevojave të tregut të punës, të bëjë studime tregu me të
strukturuara mbi mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e
ndërkombëtar, si dhe mbi kërkesat e punëdhënësve për administratorë biznesi.
Standardi II.2. Programi i studimit “Bachelor në Menaxhim Biznesi”, synon ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare. Ky standard konsiderohet i plotësuar
2. Struktura akademike e Fakultetit
Pjesa përshkrimore
Terma reference: Përbërësit e njësisë dhe stafet e tyre, kompetencat, baza e të dhënave të
njësisë, freskimi i vazhdueshëm i saj dhe përgjegjësitë e mbajtjes dhe dhënies së
informacionit
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta
tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto
ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues
Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit
Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
Struktura organizative e UET i është nënshtruar ndryshimeve te vazhduara, me qëllim
fuqizimin e veprimtarisë së pavarur të departamenteve, forcimin e rolit koordinues në nivel
fakulteti si dhe përmirësimin e administrimit të universitetit.
Sipas RVB dhe takimeve me titullarë të universitetit, GVJ konstatoi se u ristrukturuan
qendrat e kërkimit, në të kaluarën nga një për çdo fakultet, pushuan së qeni njësi bazë të
përhershme, dhe u konceptuan si grupe kërkimore ad hoc. Personeli përkatës akademik i
Fakulteteve u riorganizua nëpër departamentet ekzistuese dhe departamentet e reja që u
krijuan. Roli i departamenteve u fuqizua dhe kompetencat e tyre u zgjeruan, në përputhje me
Ligjin e Arsimit të Lartë; u forcua roli i Grup–lëndës si qeliza më e vogël e kompetencës
akademike, si dhe u rrit roli i Këshillit të Fakultetit si organ kolegjial vendimmarrës;
funksione ju dhanë edhe Këshillit të Departamentit si organ kolegjial këshillimor në nivel
departmenti.
Nga dokumentacioni i siguruar në institucion dhe nga takimet e realizuara me drejtues të të
qendrave të ndryshme, rezultojnë në raport me situatën e institucionit sipas akreditimit të
mëparshëm, se në strukturën organizative të UET-it janë krijuar disa njësi të reja si Zyra e
Projekteve për Kërkim e Zhvillim, Qendra e Teknologjisë së Informacionit si dhe filloi nga
funksionet një pozicion i ri, ai i Dekanit të Studentëve, përgjegjës i Zyrës së kujdesit ndaj
studentit, funksion me rëndësi thelbësore në shërbim të garantimit të suksesit dhe mbështetjes
së studentëve gjatë studimeve në UET, që krijon mundësi për aktivizimin e studentëve, si dhe
zhvillim të aftësive dhe talentit të tyre.
Page 8 of 48
Sipas RVB, Programi Bachelor në ”Menaxhim Biznesi” i Fakultetit Ekonomik dhe IT
administrohet nga Departamenti i Menaxhimit dhe Ekonomiksit, që është pjesë e strukturës
organizative të Fakultetit Ekonomik dhe IT të UET. Programi ”Menaxhim Biznesi” ofron
njohuri në tre drejtime themelore:
Menaxhim,
Ekonomia dhe Politikat Ekonomike,
Marketing.
Për sa më sipër, nga vizita në institucion, nga takimi me GVB, me drejtues të departamentit,
dhe dokumentacionit të marrë në institucion, rezulton se në harkun kohor mes dorëzimit të
RVB nga institucioni, pranë APAAL, dhe vizitës inspektuese ne institucion, struktura e
FETI-t (Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit, është ristrukturuar sërish.
Për GVJ-në rezulton se Programi Bachelor në ”Menaxhim Biznesi” i Fakultetit Ekonomik
dhe IT, administrohet nga Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut.
Struktura e meparshme e FETI-t ishte :
FAKULTETI EKONOMIK DHE I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Struktura organizative
1-Departamenti i Financës
2-Departamenti i Menaxhimit dhe Ekonomiksit
3-Departamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës
Ndërkohë qe kjo strukturë gjatë vizitës së GVJ, në institucion rezultoi :
FAKULTETI EKONOMIK DHE I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Struktura organizative
1-Departamenti i Financës dhe Ekonomiksit
2-Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
3-Departamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Pjesa përshkrimore
Terma reference: Të dhëna për kualifikimin e Personelit akademik, ndarja e tij në Personel
Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel Akademik me Kontratë (PAK), Personel
Administrativ (PA), raporti PAE/PAK, raportet: Personel akademik/Personel
administrativ/student; nevojat për Personel akademik/ administrativ, shpërndarja e ngarkesës
Page 9 of 48
për personelin akademik, marrëdhëniet me strukturat e tjera jashtë kohës së punësimit,
kriteret e rekrutimit të personelit akademik, etj.
Vlerësimi i treguesve të matshëm:
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues
(Tabela 1 dhe 2 në RVB). Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime
dhe sa këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues
(tabela 1 dhe 2 në Aneksin 1 dhe 2 bashkangjitur këtij Raporti)
Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë
(PAK),
titujt/gradat, (Aneksi 1- 2, të cilat mund të plotësohen edhe nga verifikimi i tabelave të
paqyruara në RVB)
Sipas RVB, Departamenti i Menaxhimit dhe Ekonomiksit ka patur një evolucion të
konsiderueshëm në rritje të studentëve që kanë frekuentuar dhe janë diplomuar në ciklin e
parë të studimeve “Menaxhim Biznes”. Fakulteti ka në përbërjen e tij 76 anëtarë të personelit
akademik efektiv dhe me kontratë. Personel akademik efektiv janë gjithsej 37 persona nga te
cilet 21 janë personel akademik me grada dhe tituj, ndersa personel akademik me kontrate
jane gjithsej 39, nga të cilët me grada dhe tituj jane gjithsesj 16. Në tabelën nr. 1 jepen të
dhëna më të detajuara.
Ndërkohë si rezultat i ristrukturimit dhe riorganizimit te bere mbasi GVB, ka mbaruar RVB,
GVJ gjatë vizitës në institucion, konstaton ndryshime, në perbërjen e stafit dhe titujt e gradat
e tij, te cilat reflektohen ne tabelat e mëposhtëme sipas dokumentacionit të kërkuar nga GVJ
dhe të vënë në dispozicion nga zyra e Burimeve Njerëzore të UET.
Tregues të matshëm:
Sipas RVB ishte
Tabela 1
Fakulteti i
Ekonomik dhe i
Teknologjisë së
Informacionit
Departamenti i Financës
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total
Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada
9 6 18 4 * 27 10
Departamenti i Menaxhimit dhe Ekonomiksit
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total
Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada
18 10 8 7 * 26 17
Page 10 of 48
Departamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total
Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada
10 5 13 5 * 23 10
Tregues të matshëm:
Sipas GVJ rezulton:
Tabela 1/1
Fakulteti i
Ekonomik dhe i
Teknologjisë së
Informacionit
Departamenti i Financës dhe Ekonomiksit
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total
Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada
25 13 9 4 34 17
Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total
Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada
12 9 3 3 * 15 12
Departamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total
Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada
11 5 14 6 * 25 11
Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre
Duke qenë se ristrukturimi ka prekur përbërjen e departamentit përgjegjës për programin e
studimit Bachelor në Menaxhim Biznesi, GVJ konstaton mbi dokumentacionin e marrë në
isntitucion, gjatë vizitës inspektuese, se përbërja sasiore dhe cilësore e FETI-t është tabela 2/1
dhe jo tabela 2 sipas RVB. Te dyja tabelat qe konstatojne gjendjen sipas RVB, dhe ajo sipas
GVJ gjenden ne vijim të këtij raporti
Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre
Page 11 of 48
Ristrukturimi i FETI-t, reflektohet edhe në të dhënat rreth kualifikimit dhe raportet mes tyre.
Në tabelat më poshtë, jepen të dhënat sipas RVB (tab.3) dhe sipas dokumentacionit të
siguruar nga GVJ gjatë vizitës në institucion, në tabelën e 3/1
Tabela 3:Sipas RVB
Titulli
Departamenti i Financës Departamenti i Menaxhimit
dhe Ekonomiksit
Departamenti i Informatikës,
Matematikës dhe Statistikës
PAE PAK Raporti
PAE/PAK PAE PAK
Raporti
PAE/PAK PAE PAK
Raporti
PAE/PAK
Profesor 1 0 1/0 3 1 3/1 0 1 0/1
Profesor i
Asociuar 2 2 2/2 5 2 5/2 2 1 2/1
( me PhD/Dr) 3 2 3/2 2 4 2/4 3 3 3/3
( pa PhD/Dr) 3 14 3/14 8 1 8/1 5 8 5/8
Tabela 3/1:Te dhenat sipas RVJ
Titulli
Departamenti i Financës dhe
Ekonomiksit
Departamenti i Menaxhimit
dhe Marketingut
Departamenti i Informatikës,
Matematikës dhe Statistikës
PAE PAK Raporti
PAE/PAK PAE PAK
Raporti
PAE/PAK PAE PAK
Raporti
PAE/PAK
Profesor 3 0 3/0 1 1 1/1 0 1 0/1
Profesor i
Asociuar 5 2 5/2 3 2 3/2 2 2 1/1
( me PhD/Dr) 5 3 5/3 5 0 5/0 3 3 1/1
( pa PhD/Dr) 12 6 2/1 3 1 8/1 6 7 6/7
Të dhënat sipas seksit
Tabela 4: Perberja gjinore sipas RVB
Titulli
Departamenti i Financës Departamenti i Menaxhimit
dhe Ekonomiksit
Departamenti i Informatikës,
Matematikës dhe Statistikës
PAE
Femra
PAE
Meshkuj
Raporti
M/F
PAE
Femra
PAE
Meshkuj
Raporti
M/F
PAE
Femra
PAE
Meshkuj
Raporti
M/F
Profesor 1 0 0/1 1 2 2/1 0 0 0/0
Page 12 of 48
Profesor i Asociuar 1 4 1/4 3 2 2/3 0 2 2/0
( me PhD/Dr) 1 2 2/1 1 1 1/1 3 0 0/3
( pa PhD/Dr) 3 0 0/3 5 3 3/5 2 3 3/2
Të dhëna sipas gjinisë
Tabela 4/1: Perberja gjinore sipas GVJ
Titulli
Departamenti i Financës dhe
Ekonomiksit
Departamenti i Menaxhimit
dhe Marketingut
Departamenti i Informatikës,
Matematikës dhe Statistikës
PAE
Femra
PAE
Meshkuj
Raporti
M/F
PAE
Femra
PAE
Meshkuj
Raporti
M/F
PAE
Femra
PAE
Meshkuj
Raporti
M/F
Profesor 1 2 2/1 1 0 0/1 0 0 0/0
Profesor i Asociuar 1 1 1/1 3 0 0/3 0 2 0/2
( me PhD/Dr) 3 2 2/3 5 0 0/5 3 0 0/3
( pa PhD/Dr) 10 2 2/0 3 0 0/3 1 5 5/1
Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë
Personeli administrativ është në funksion të të gjithë institucionit dhe përbëhet nga 51
anëtarë.
Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat
Kontratat e punës janë individuale të lidhura mes punëmarrësit dhe punëdhënësit bazuar në
respektimin e legjislacionit në fuqi dhe rregullat e institucionit, konkretisht statutin dhe
rregulloren e UET. GVJ u njoh gjatë vizitës në institucion me kontratën tip si dhe verifikoi
tek Zyra e Burimeve Njerëzore, ekzistencën e këtyre kontratave për stafin efektiv dhe atë me
kontratë.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
III - PERSONELI I INSTITUCIONIT
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe
vlerësimit të personelit.
Page 13 of 48
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura
ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe
rregulloren;
Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të
personelit akademik të angazhuar për
realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;
Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura
ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;
Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të
dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.
Kriteri 1 GVJ konstaton se institucioni ndjek
procedurat ligjore për rekrutimin e personelit te cilat janë transparente dhe në përputhje me statutin dhe
rregulloren e UET. Kriteret shpallen publikisht dhe
përzgjedhja bëhet me konkurs
Kriteri 2 GVJ konstaton se personeli akademik i
punësuar me kohë të plotë, përbën 82% të personelit
akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimit.
Kriteri 3 Nga komunikimi me NJSBC, me përgjegjësin e departamentit dhe me stafin, rezulton se
vlerësimi i pedagout realizohet me disa menyra:
Vlerësimit nga përgjegjësi i departamentit;
Vlerësimit nga studentët nëpermjet pyetësorëve:
Vlerësimit nga drejtuesit e UET në fund të vitit
akademik
Kriteri 4 Sipas takimeve te GVJ, UET mban një bazë
të dhënash për rekrutimet, njoftimet si dhe aplikantët, për tju referuar atyre edhe në periudha të mëvonshme
me qëllim seleksionimin e një stafi akademik me
kualifikimin e duhur shkencor në mënyrë të vazhdueshme.
Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të
dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program
dhe të personit përgjegjës për organizimin e
programit të studimit;
Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin
semestër, të personelit ndihmës mësimor-
shkencor dhe atij administrativ;
Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe
procedurat e rekrutimit të personelit
Kriteri 1 Nga verifikimi në zyrën e burimeve
njerëzore gjatë vizitës inspektuese ne UET, grupi i punës identifikoi ekzistenën e një bazë të dhënash për
anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program
dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit.
Kriteri 2 GVJ, konstatoi se UET disponon listën e
pedagogëve akademikë për secilin semestër, të
pedagogëve ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ; GVJ iu vu në dispozicion, lista e
updatuar mbas riorganizimit të fakultetit. Në listën e
updatuar, ekziston si rast i shkëputur, pedagog titullar lënde në planin mësimor, por që emri nuk është në
listën emërore të pedagogëve sipas departamentëve,
updatuar nga institucioni (Evis Gjebrea). GVJ sygjeron që lista e pedagogëve të përfshirë në program të mos
ketë shmangie nga lista e miratuar për cdo semestër.
Kriteri 3 Institucioni në faqen e tij zyrtare në web publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të
personelit akademik. Këto kritere janë të ruajtuara dhe
në raportet përkatëse të rekrutimit. Nga takimi në Zyrën e Burimeve Njerëzore, GVJ ju vu në dispozicion
njoftime për punë të bëra në shtypin e shkruar.
Kriteri 4 Në raport me këtë kriter, GVJ e gjen atë të
paplotësuar, duke pare se jane 20% e titullarëve të
Page 14 of 48
akademik;
Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë
të lëndëve/moduleve për programet e
studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore
“Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.
lëndëve pa gradën “doktor i shkencave”, referuar këtu
dokumentacionit të updatuar nga institucioni, mbas kërkesës se GVJ.
Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ
për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një
angazhim optimal të personelit ndihmës
mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e
laboratorëve e mjediseve shkollore;
Kriteri 2 Institucioni dëshmon një
angazhim optimal të burimeve njerëzore për
përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të parë;
Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm për instruktimin,
udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve
në praktikën profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).
Kriteri 1 Sipas RVB, ky kriter nuk aplikohet për këtë
program studimi. Gjithsesi referuar programit të
lëndëve, Informatikë dhe Statistikë e Aplikuar, edhe ky kriter duhet të përfshihej në vlerësimin e RVB. Nga
vizita në institucion, u konstatua se institucioni vë në
dispozicion personel ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike, kur programet e
studimit e përmbajnë
Kriteri 2 Përgjithësisht, burimet njerëzore përdoren në mënyrë efektive për përmbushjen e objektivave të
programit të studimit. GVJ konstaton raste kur staf i
specializuar në manaxhim, mbulon lëndë të ekonomiksit,( Makroekonominë). GVJ sygjeron për të
ardhmen rritjen e efektivitetit të përdorimit të stafit
akademik, dhe rritjen e përputhshmërisë së fushës së ekspertizvs së tyre, me lëndët që mbulojnë në planin
mësimor.
Kriteri 3 Sipas RVB konstatohen disa raste ku pedagogët udhëheqin dhe mbikqyrin më shumë se 12
studentë. GVJ sygjeron që kjo normë të respektohet,
sepse kjo ndikon në rritjen e inefektivitetit të përdorimit të burimeve njerëzore, si dhe në uljen e
efektivitetit të praktikës profesionale të studentëve.
Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të
personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe
specifike për kualifikimin e mëtejshëm
profesional të personelit akademik e të personelit mësimor-shkencor;
Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të studimeve të
Kriteri 1 Nga takimi me titullarët e institucionit, me
KSBC si dhe me stafin akademik, për GVJ rezulton se,
UET-i mbështet zhvillimin e konferencave shkencore nga njësitë bazë; pjesëmarrjen e pedagogëve në
konferenca shkencore jashtë vendit, duke aplikuar edhe
mbulimin e shpenzimeve sipas nje plani të hartuar më pare. UET duke qenë se organizon edhe nivelin e tretë
të studimeve doktorale, mbështet kualifikimin e
pedagogëve pa gradë për të ndjekur studimet e
doktoraturës, si në UET, ashtu edhe në institucione jashtë vendit
Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të studimeve të ofruara dhe në tabelën e
Page 15 of 48
ofruara. dhënë më lart pasqyrohet dhe oferta e programve që
kjo njësi kryesore ofron. ( (Aneksi, Tabela ½)
Konkluzione të GVJ:
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të
personelit. GVJ e konsideron këtë standard të përmbushur Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. GVJ e konsideron
këtë standard pjesërisht të përmbushur
GVJ sygjeron që : 1. Lista e pedagogëve të përfshirë në program të mos ketë shmangie nga lista e miratuar për cdo
semestër
2. UET, te angazhoje si titullarë të lëndëve/moduleve për programin e studimeve të ciklit të parë
Menaxhim Biznesi, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent, pasi deri tani 20% e lendëve kanë titullarë pa gradë shkencore.
Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për
përmbushjen e misionit të tij. GVJ e konsideron këtë standard pjesërisht të përmbushur GVJ sygjeron:
1. Rritjen e efektivitetit të përdorimit të stafit akademik, dhe rritjen e përputhshmërisë së fushës
së ekspertizës së tyre, me lëndët që mbulojnë në planin mësimor.
2. Raporti pedagog/studente për praktikat mësimore, (së paku 1 instruktor/12 studentë) të respektohet, sepse kjo ndikon në rritjen e inefektivitetit të përdorimit të burimeve njerëzore, si
dhe në uljen e efektivitetit të praktikës profesionale të studentëve.
Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij. Sipas GVJ ky standard eshte i përmbushur
4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime të
tjera ndaj komunitetit
Pjesa përshkrimore
Terma reference: mjediset, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, biblioteka, shërbime
të tjera për studentët, residencat.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta
tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto
ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues
Mjediset për Programin e studimit
Nga vizita e GVJ në institucion, rezulton se janë gjithsej 11 salla me sipërfaqe totale 1660m2
dhe 1615 vende. Këto mjedise manaxhohen në nivel universiteti dhe jo fakulteti apo programi
studimi.
UET ka në dispozicion tre godina:
1- Godina A është e përbërë nga 4 kate, ku çdo kat ka një siperfaqe prej 1000m2.
2- Godina B është e përbërë nga 4 kate, ku çdo kat ka një siperfaqe prej 1000m2.
Page 16 of 48
3- Godina C (biblioteka) 300 m2.
Per treguesit matshëm shtojca bashkelidhur, tabela 7
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE
BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë
ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe
cilësore;
Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të
mjaftueshme që e ndihmon studentin për
realizimin me sukses të programit të studimit;
Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë
elektronike, të cilat përmbajnë libra apo
revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;
Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë
një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit,
përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;
Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit
në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.
Kriteri 1 GVJ nga vizita inspektuese ne biblioteken e UET, konstaton se në dispozicion të studentëve ka
tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të
mjaftueshme. Keshtu në fushën e shkencave
ekonomike në dispozicion janë 1178 tituj, nga të cilët 845 në shqip dhe 333 tituj gjuhë të huaj (anglisht,
frëngjisht, Italisht, Gjermanisht)
Kriteri 2 Biblioteka e UET disponon literaturën e
mjaftueshme që ndihmon studentin në përvetësimin e
dijeve sipas programit dhe lëndëve mësimore përkatëse. Biblioteka ka 170 vende leximi dhe 10
kompjutera për punime dhe kërkime shkencore.
Kriteri 3 Biblioteka e UET, pajiset vazhdimisht me
botime periodike. Botimet periodike në shqip janë
359 tituj, me numra të ndryshëm dhe 61 tituj të
huaj (anglisht, frëngjisht). Biblioteka ka siguruar akses në burime ndërkombëtare elektronike për
artikuj dhe libra shkencorë si: EBCSO,
Questia, Social Science Library, Elsevier.Biblioteka e UET është pjesë e sistemit COBISS (Sistemi dhe
shërbimet e përbashkëta bibliografike online ).
Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të
detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programeve. UET bën përpjekje të
konsiderueshme për furnizimin me botime periodike
dhe elektronike për t’i shërbyer pedagogëve dhe studentëve.
Kriteri 5 Biblioteka e UET shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe
nevojat e studentëve. Oraret jane nga e Hëne-Premte
9:00-20:00 e Shtunë 9:00-17:00. Kurse gjatë sezonit
të provimeve është me orar të zgjatur.
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të
përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra,
studio e mjedise të tjera me pajisje
elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit
tëstudimeve;
Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë
të përshtatshme për mësimdhënie në
Kriteri 1 UET rezulton se ka sasi të mjaftueshme, laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me
pajisje elektronike dhe të teknologjisë së
informacionit, për realizimin e programit të studimeve të nivelit të parë Menaxhim Biznesi
Kriteri 2 GVJ konstatoi gjate vizitës në institucion
se, mjediset mësimore janë të pajisura me pajisjet
Page 17 of 48
përputhje me qëllimet e programit;
Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat
dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;
Kriteri 4 Institucioni, në varësi të
programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.
Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon
kompjutera në laboratorët e teknologjisë së
informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë,
linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi,
mjekësi, programestimulimi për shkencat
sociale etj. Kriteri 6 Institucioni garanton, me
kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim
me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e
praktikave profesionale.
audio vizive të nevojshme për zhvillimin normal të
procesit mësimor, këtu përfshihen PC-te Projektorët dhe Sistemi i fonisë.
Kriteri 3 Laboratorët janë të pajisur me mjetet
didaktike të nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor. Mirëmbajtja dhe azhornimi i pajisjeve
kompjuterike bëhet nga stafi i Zyrës së Teknologjisë
së Informacionit, instalimet e programeve dhe azhornimet e tyre jane te vazhdueshme.
Kriteri 4 GVJ konstantoi se në dispozicion të programit vendosen sallat laboratorike (kur është e
nevojshme, specifikisht në lëndët e statistikës)
Kriteri 5 Programet kompjuterike iu janë përshtatur programeve mësimore duke instaluar programet
statistiokre aplikative që kërkohen nga departamentet
përkatëse në varësi të planit mësimor
Kriteri 6 Nga takimet me pedagoge dhe studente, GVJ konstatoi se UET ka plotesuar një numër
kërkesash të studentëve për të zhvilluar praktikën, në
njësi të ndryshme administrative si: Bibliotekë,
Librari, Zyrën e Kujdesit ndaj Studentëve, Zyrën e Karrierës dhe Praktikave, Zyrën e Aktiviteteve, Zyrën
e IT-së, pranë koordinatoreve të Departamenteve etj.
Pjesa dominante e studenteve, i realizojne praktikat në institucionet dhe kompanitë, me të cilat UET ka
nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Konkluzione të GVJ: Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Ky standard rezulton i
përmbushur
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik. Ky standard rezulton i përmbushur
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Pjesa përshkrimore
Terma reference: burimet e financimit, kostoja për student, kapacitetet menaxhuese.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta
tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto
ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues
Page 18 of 48
Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi
Informacioni i mëposhtëm është referuar RVB dhe janë të dhëna në nivel institucioni, dhe jo
për programin e studimit Bachelor në Menaxhim Biznesi. Gjatë takimeve, të GVJ në
institucion, nuk u identifikua informacion specifik për këtë program studimi
Tabela 8
Të ardhurat nga: Viti 1 (2012) Viti 2 (2013) Viti 3 (2014)
Pushteti qendror - - -
Pushteti vendor - - -
Fonde jopublike: -
Grantet për kërkim dhe kontratat 13.118.534 3.033.080
Konsulencat, shërbimet
Tarifat për dhe gjatë shkollimit 620.141.196 641.342.827 645.120.809
Sponsorizimet - - -
Shërbimet trainuese (kualifikimi i
vazhdueshëm) - - -
Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione
etj - - -
Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare,
residencat, etj libra) 303.009 28.763.199 39.006.924
SHUMA 620.444.205 683.224.560 687.160.813
Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në
përqindje)
Shpenzimet për studentët që ndjekin programin e studimit, kosto e studimit për student për vit
akademik: Për vitin akademik 2014 – 2015 kosto për student llogaritet në vlerën All 175.980
leke.
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.
Page 19 of 48
Kriteri 1 Institucioni bën një auditim
të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të
tij;
Kriteri 2 Në raportin e auditit
paraqiten të gjitha detyrimet
financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj;
Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të
huaja të përfituara dhe kontratave të
shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve
të ciklit të parë.
Kriteri 1 Sipas RVB dhe takimit me GVB, Universiteti
Europian i Tiranës, kryen kontroll dhe audit çdo vit. UET shpk. përmbush kuotat për kryerjen e një ekspertize.
Audituesi i pavarur është Znj. Enkeleda Stefani Person Fizik,
me liçense numër 208, Nipt K72228006I
Kriteri 2 Referuar informacionit të dhënë nga raporti i RVB
dhe takimi me GVB, rezulton se UET ka raporte auditimi, ku
paraqiten detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative.
Kriteri 3 Për herë të parë sipas RVB, në 2013, e më pas në
2014, behen pjese e financimit grantet e perfituara për kërkim dhe kontratat. Në tabelën 19, të RVB, rezultojnë 8 projekte te
fituara dhe të aplikuara. Kjo rezultoi edhe nga takimi me
RVB, me stafin akademik si dhe në zyrën e Kërkimit Shkencor.
VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një
raport financiar që përmban një
pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe
kontributeve të tjera financiare për
studentët ose ndarjen e burimeve financiare;
Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e
kaluara akademike;
Kriteri 3 Institucioni dëshmon një
qëndrueshmëri financiare përgjatë
kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete
financiare të mjaftueshme për
përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të
domosdoshme në të ardhmen.
Kriteri 1 Sic vihet re edhe nga tabela 8, pasqyrohen të
ardhurat që vijnë nga tarifat e studimit, për tre vitet e fundit si
dhe grantet per kerkim si dhe nga aktivitetet e tjera tregetare. Nderkohe qe rezulton se nuk ka te ardhura nga donacionet
dhe sponsorizimet. Per sa me siper, i riferohemi takimit me
GVB, pasi GVJ nuk realizoi takim ne zyren e finances
Kriteri 2 Sipas takimit me GVB, Pasqyrat financiare japin një pasqyrim të gjëndjes financiare të shoqërisë në datën e
mbylljes së bilancit për vitet 2012, 2013 dhe 2014, të
rezultatit financiar dhe fluksit të parasë në përputhje me
Standartet Kombëtare të Raportimit Financiar dhe në pajtim me ligjin nr 9228/4 “Për Kontabilitetin dhe pasqyrat
financiare”.
Kriteri 3 Ne lidhje më këtë kriter, GVJ konstaton se ka
ardhur në rritje numri i studentëve që ndjekin këtë program,
duke sjellë rritje të të ardhurave prej tarifave të shkollimit,
gjithashtu kosto/student ka rënë, janë rritur të ardhurat nga aktivitet tregetare. Gjithsesi për qëndrueshmërinë financiare
të institucionit duhet një informacion financiar i detajuar dhe
me i plotë. Për këtë GVJ, sygjeron që RVB e ardhshme për standardet financiare, te depozitojne raportet ku i mbeshtesin
konkluzionet e nxjerra, si pjese integrale e ketij vleresimi.
Konkluzione të GVJ: Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare. Ky standard
konsiderohet i permbushur.
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Ky
standard konsiderohet i permbushur. Sygjerohet te rritet transparenca financiare, dhe ne RVB, GVB
duhet te dokumentoje se ku mbeshtet konkluzionet e nxjerra.
Page 20 of 48
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Pjesa përshkrimore
Terma reference: Institucionalizimi i sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë, ngritja e
Njësisë së SBC, funksionimi i saj, vetëvlerësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë,
rezultatet e vlerësimeve të jashtme.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues
(Tabela 4 në RVB). Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa
këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues (tabela 4
në Aneksin 4 bashkangjitur këtij Raporti)
Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC për programin e studimit
Gjatë takimeve me KSBC, GVJ-se iu vu në dispozicion informacion hollësishëm mbi
mënyrën e funksionimit, rregulloren e saj, planin e veprimit, format e pyetsorëve te kryer në
cdo semestër etj. NJSBC e njohur si KSBC ne UET, e ka nisur punën që me krijimin e
institucionit, fillimisht në formën e grupeve të ngritura ad hoc, dhe që nga janari i vitit 2011 e
në vazhdim në formën e nje njesie te sigurimit te cilesise, duke përfshirë në të edhe pedagogë
të jashtëm. Aktivitetin e saj, KSBC-ja e zhvillon të organizuar sipas një plani kalendar (Planit
te veprimit) të përvitshëm në të cilin programohen kontrollet në sektorët apo proceset që i
nënshtrohen kontrollit e që shoqërohen me raportet me gjetjet përkatëse.
Mbas cdo vlerësimi KSBC, informon periodikisht titullarët e institucionit, të cilët e përfshijnë
këtë raport në vlerësimin e performancës për institucionin, njësitë bazë si dhe për cdo anëtarë
të stafit akdemik.
NJSBC në UET, fokuson aktivitetin e vetë edhe në një drejtim tjetër, që ka të bëjë, me
trajnimin e stafeve për përditësimin e metodave të mësimdhënies, për rregullorene UET etj.
GVJ konstaton, nga komunikimi me NJSBC dhe me studentët e programit, se për vlerësimin
e programit të studimeve, dhe të stafit të përfshirë në të NJSBC, përdor metoda alternative, ku
pervec pyetsorëve masivë on-line, organizohen dhe fokus grupe me studentët ekselentë, për të
siguruar informacion shtesë, informacion më cilësor, dhe për të shmangur asimetrinë e
informacionit. Një formë alternative e kontrollit nga KSBC, eshte edhe ajo e kontrollit të
provimeve të ndërmjetme dhe finale.Nga takimi me titullarë të UT dhe kryetarin e KSBC,
rezulton se UET ka aplikuar edhe një formë tjetër vlerësimi, atë prej vlerësimit nga ekspertë
të jashtëm, për të identfikuar domosdoshmërinë e veprimeve rregulluese në rast identifikimi
prej tyre të pikave të dobëta.
GVJ konstaton se përdorimi i një larmishmërie formash vlerësimi, prej KSBC, dëshmon për
një fokusim të lartë të saj, në kontrollin mbi cilësinë korrente dhe në sigurimin e përmirësimit
të vazhdueshëm të cilësisë në UET
Të dhëna për anëtarët e KSBC
Page 21 of 48
Mbas njohjes me RVB si dhe takimit me KSBC, rezulton se KSBC ka në përbërje të saj 11
anëtarë, nga të cilët fakulteti i Ekonomisë dhe i Teknologjisë së Informacionit, ka dy
përfaqësues, dhe po synon që përfaqësimi të shtrihet në nivel departamenti. Përbërja e KSBC
sipas Tabelës 9 në shtojcën bashkëlidhur këtij raporti.
Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë deri në nivel departamenti
Aktualisht përfaqësimi në KSBC është në nivel fakulteti. Për të përcjellë dinamikën e
ndryshme të problemeve, në programe të ndryshme të studimit, sygjerohet që KSBC të ketë
përfaqësues nga cdo departament.
Vetëvlerësimet e kryera dhe rezultatet e tyre
Nga takimet me KSBC, me studentët si dhe me pedagogët e programit të studimit, rezulton se
vetëvlerësimet bëhen periodikisht, 2 herë në vit, nëpërmjet pyetsorëve të aplikuar on-line, ku
marin pjesë sipas një grafiku dhe plotësimit të tyre në laboratorët kompjuterikë të UET të
gjithë studentët që frekuentojnë programin e studimit. Përpunimi bëhet nga sistemi, aplikimi
bëhet para provimeve, ndërsa rezultatet ju dërgohen instancave drejtuese dhe pedagogëve
përkatës, mbas nxjerrjes së rezultateve për te shmangur subjektivizmat nga të dy palët,
studentët dhe pedagogët.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji
vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.
Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për
ecurinë e programeve të studimeve;
Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion
në vetëvlerësimin institucional;
Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e
pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;
Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:
Të tërthorta:
a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të
diplomuarve;
b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;
Kriteri 1 GVJ konstaton se UET është duke përdorur një tërësi instrumentash, për sigurimin
e cilësisë, e cila është pjesë integrale e strategjisë
që ky institucion ka
Kriteri 2 Raporti i vlerësimit, ju shkon
drejtuesve të institucionit, të cilët e përfshijnë atë
në vetëvlerësimin institucional.
Kriteri 3 Sipas RVB, rezultatet e vlerësimit, të
pritshme dhe të synuara, janë publikuar, por GVJ nuk gjeti informacion rreth publikimit të tij. GVJ
nuk ju vu në dispozicion, rezultatet e pritshme
dhe rezultatet e vlerësimit. GVJ sygjeron, që
UET të publikojë rezultatet e përgjithëshme të vlerësimit dhe të dokumentohet publikimi i tij.
Kriteri 4 GVJ konstaton, nga komunikimi me NJSBC dhe me studentët e programit, se për
vlerësimin e programit të studimeve, dhe të stafit
të përfshirë në të NJSBC, përdor metoda
alternative, ku përvec pyetsorëve masivë on-line, organizohen dhe fokus grupe me studentët
ekselentë, për të siguruar informacion shtesë,
informacion më cilësor, dhe për të shmangur asimetrinë e informacionit.
Page 22 of 48
c. Pyetje konceptuale;
d. Intervista; e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Teste të standardizuara
kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i
shtetit për profesionet e rregulluara); b. Dëgjime në auditor;
c. Vlerësimi me nota/pikë;
d. Testime paraprake dhe përfundimtare;
provime për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga
studentët (detyra kursi për të analizuar të
kuptuarit konceptual, provimet, referatet); f. Vëzhgime gjatë kryerjes së
ushtrimeve/praktikës;
g. Etj.
Një formë alternative e kontrollit nga KSBC,
eshte edhe ajo e kontrollit të provimeve të ndërmjetme dhe finale.
Nga takimi me titullarë të UT dhe kryetarin e
KSBC, rezulton se UET ka aplikuar edhe një
formë tjetër vlerësimi, atë prej vlerësimit nga ekspertë të jashtëm, për të identfikuar
domosdoshmërinë e veprimeve rregulluese në
rast identifikimi prej tyre të pikave të dobëta. Gjithashtu aplikohen nga drejtues të njësisë bazë,
dëgjime në auditor sidomos për stafin e ri të
rekrutuar
VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të
studimeve.
Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet
institucionale dhe është akredituar në nivel
institucional përpara aplikimit për akreditimin e
programeve të studimeve;
Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;
Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë
dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të
efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të
studimeve që ofron;
Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e
herëpashershme të programeve të studimeve që
ofron;
Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e
personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin
programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;
Kriteri 1 Për GVJ rezulton se UET ka plotësuar
standardet institucionale dhe është akredituar në
nivel institucional përpara aplikimit për
riakreditimin e programit të studimeve “Bachelor në Manaxhim Biznesi”
Kriteri 2 Nga komunikimi me KSBC, me studentët dhe pedagogët e programit, rezulton se
UET përdor instrumentet e duhura për sigurimin
e cilësisë
Kriteri 3 GVJ konstaton se në statutin e UET,
sanksionohen në nenin 11 sigurimi i brendshem i
cilesise, si dhe ne rregulloren e UET ne nenin 7, të drejtat dhe detyrimet e KSBC. Në zbatim të
statutit dhe rregullores, UET, harton një politikë
të qartë për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programit të studimeve “Bachelor në
Menaxhim Biznesi”
Kriteri 4 GVJ konstaton se UET përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin
dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të
programeve të studimeve që ofron, si pyetsore, fokus grupe, kontroll të provimeve, kontrolle në
auditor nga drejtues të njësisë bazë si dhe
ekspertë të jashtëm
Kriteri 5 Rezulton prej komunikimeve të GVJ
me stafin akademik, studentët e programit, dhe
drejtues të institucionit se ashtu sikunder thuhet ne RVB, ndërgjegjësimi i personelit dhe i
Page 23 of 48
Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një
strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë
publikuar.
studentëve në lidhje me rëndësinë e cilësisë në
programin Bsc në Menaxhim Biznesi, është synuar në vazhdimësi, p.sh. përmes mbledhjeve
rutinë të Departamentit, por edhe mbledhjeve të
hapura me pjesëmarrjen e studentëve
Kriteri 6 UET është transparent në lidhje me
informacionin për sigurimin e cilësisë ndaj stakeholdersve të interesuar, por GVJ sygjeron
që ky qëndrim të jetë më proaktiv, duke u
formalizuar në emetim informacioni, nëpërmjet
broshurave, buletineve apo prezantimeve video në faqen e internetit të UET ne lidhje me
strategjine dhe politikat per permiresimin e
cilesise
Konkluzione të GVJ:
Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji
vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre. Standardi konsiderohet i përmbushur
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë per realizimin e programeve të
studimeve. Standardi konsiderohet i përmbushur por për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë GVJ sygjeron që:
UET të publikojë rezultatet e vlerësimeve dhe të dokumentohet ky publikim
UET të publikojë strategjinë dhe politikat për përmirësimin e cilësisë nëpërmjet broshurave, buletineve apo prezantimeve video në faqen e internetit të UET
IV. POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programi i studimit, organizimi i tij
Pjesa përshkrimore
Terma reference: misioni dhe objektivi i programit të studimit, përmbajtja e programit,
organizimi i vitit mësimor, semestrat, plani mësimor me të gjithë elementët e tij
(lëndët/modulet, kreditet përkatëse, ndarja e orëve për çdo kredit në varësi të formave të
studimit, orët mësimore përkatësisht në auditor/jashtë auditorit të ndara sipas formave të
mësimdhënies), literatura dhe materiale të tjera mbështetëse e ndihmëse, etj
Misioni i programit të bachelor në Menaxhim Biznesi është t’u japë studentëve një edukim
bazë dhe cilësor nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, të cilët të jenë të aftë të kuptojnë dhe
analizojnë në mënyrë të përgjithshme fenomenet ekonomike dhe aspektet e menaxhimit të
biznesit në veçanti. Programi i studimeve Bachelor në Menaxhim Biznesi synon të ndihmojë
studentët të zhvillojnë një perspektivë të integruar dhe të harmonizuar mbi kuptimin,
përmbajtjen dhe analizën e faktorëve të prodhimit dhe shpërndarjes të mallrave dhe
shërbimeve dhe lidhjen shumëplanëshe me institucionet e tregut dhe ato financiare. Ky
program siguron njohuri të përgjithshme dhe të specializuara mbi çështjet themelore që
shqetësojnë hartuesit e politikave të zhvillimit ekonomik kudo në botë si edhe ndikimin që
këto politika kanë mbi organizimin, drejtimin, administrimin e financimin e ekonomisë së
Page 24 of 48
tregut të lirë e inisiativave të sipërmarrjeve individuale pavarësisht nga përmasat. Programi
Bachelor në “Menaxhim Biznesi” kërkon të aftësojë brezin e ri të profesionistëve në drejtimet
që vijojnë:
Njohjen dhe vlerësimin e faktorëve që kushtëzojnë organizimin, financimin,
drejtimin, administrimin dhe zhvillimin e sipërmarrjes në një ekonomi tregu të lirë;
Përvetësimin e analizës të funksionimit të sipërmarrjes, varësinë reciproke dhe
ndikimin mbi faktorët e tjerë politikë, ekonomikë e shoqërorë;
Planifikimin strategjik të zhvillimit të organizatës në planin afatshkurtër dhe afatgjatë;
Hartimin e politikave që nxisin aktivitetin ekonomik, zgjerimin e tij dhe investimin në
drejtime të reja;
Orientimin me lehtësi në tregun e punës, si në detyrat ekzekutive ashtu edhe të
drejtimit strategjik.
Për përfitimin e diplomës në programin e Menaxhim Biznesit studentët duhet të realizojnë
181 kredite, të cilat normalisht duhet të përmbushen brenda harkut kohor 3 vjeçar ose në 6
semestra. Në këtë program zhvillohen gjithsej 22 lëndë mësimore ndërsa në semestrin e
fundit studentët zhvillojnë praktikën mësimore dhe punimin e dipllomës vetëm për studentët
që arrijnë mesataren e vendosur nga rregullorja UET. Në përfundim të studimeve
universiteti i jep studentit titullin “Bsc në Menaxhim Biznesi”. Studentët në fillim të
semestrit informohen mbi lëndët që do të zhvillojnë nëpërmjet silabuseve që do të
zhvillojnë. Sipas silabuseve të lëndëve literaturës dhe materialeve të tjera mbështetëse e
ndihmëse janë përzgjedhur me kujdes të veçantë duke përfshirë tekstet dhe artikujt më të
rëndësishëm bashkëkohorë që përbëjnë bazën e fortë dhe të domosdoshme për përparimin e
studentëve drejt qëllimit final.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi
Programi Bachelor në “Menaxhim Biznesi” kërkon të aftësojë brezin e ri të profesionistëve
duke pasur si objektiva:
Njohjen dhe vlerësimin e faktorëve që kushtëzojnë organizimin, financimin, drejtimin,
administrimin dhe zhvillimin e sipërmarrjes në një ekonomi tregu të lirë;
Përvetësimin e analizës të funksionimit të sipërmarrjes, varësinë reciproke dhe ndikimin
mbi faktorët e tjerë politikë, ekonomikë e shoqërorë;
Planifikimin strategjik të zhvillimit të organizatës në planin afatshkurtër dhe afatgjatë;
Hartimin e politikave që nxisin aktivitetin ekonomik, zgjerimin e tij dhe investimin në
drejtime të reja;
Orientimin me lehtësi në tregun e punës, si në detyrat ekzekutive ashtu edhe të drejtimit
strategjik.
Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)
Page 25 of 48
Organizimi i vitit mësimor zhvillohet konform akteve dhe rregullave në fuqi, që përcaktojnë
ngarkesën në auditorë dhe jashtë tyre, sipas krediteve përkatëse të çdo lënde.
1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor
Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo
lëndë
Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të
vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve
(ECTS); Plani mësimor i ndarë sipas Veprimtarive Formuese (A-F), Shtojca
bashkelidhur,tabela 11.
Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:
Prej komunikimit me GVB, me përgjegjësin e departamentit dhe pedagogët rezulton se:
Mësimdhënia bazohet kryesisht në tre tipologji lëndësh: Tipologjia 1 janë lëndë të karakterit
teorik që kombinojnë leksionet dhe 3 kolokiume që zhvillohen përgjatë semestrit; tipologjia 2
kombinon leksionet dhe seminaret dhe studimin individual nga ana e studentëve si dhe
përdorimin e mjeteve teknologjike dhe tipologjia 3 zhvillohet veçanërisht për lëndë të
karakterit praktik me grupe të vogla seminaresh.
Leksionet Tip 1 11 orë në auditor dhe 14 orë punë e pavarur e studentit
Leksionet Tip 2 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Kolokiumet Tip 1 9 orë në auditor dhe 16 orë punë e pavarur e studentit
Seminaret 7 orë në auditor dhe 18 orë punë e pavarur e studentit
Projekt/detyra/ushtrime (tip 2) 15 orë në auditor dhe 10 orë punë e pavarur e
studentit
Projekt/detyra/ushtrime (tip 3) 16 orë në auditor dhe 9 orë punë e pavarur e
studentit
Praktikën Profesionale 109 orë në auditor dhe 16 orë punë e pavarur e studentit
Tabela 10, në shtojcën bashkëlidhur
Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara
(Aneksi 5)
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues
(Tabela 5 në RVB). Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa
këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues (tabela 5
në Aneksin 5 bashkangjitur këtij Raporti)
Ndryshimet në planet mësimore jepen në tabelën 12 të këtij raporti, dhe janë ato që referohen
në RVB. GVJ konstaton se janë ndjekur të gjitha procedurat konform rregullores për
ndryshimin e planit mësimor. Këto ndryshime sic shikohet ne tabelën 12, konsistojnë
kryesisht në ndryshim të krediteve apo në riemërtim lënde. Vihet re vetëm një rast i
ndryshimit ne kategorine D te lendeve, ku shtohen edhe lendet Histori Arti dhe E folura në
Page 26 of 48
public. Ndërkohë duke pasur parasysh kohën e gjatë të funksionit të këtij programi,
akreditimit të tij që në 2009 GVJ mendon se këto ndryshime duhet të ishin ndryshime
cilësore të shprehura në përfshirjen e lëndëve, që orientojnë studentit fuqishëm drejt aftësive
profesionale manaxhuese si dhe do të siguronin një përputhshmëri më të lartë të planit
mësimor me objektivat e këtij programi. Keshtu sygjerohen që në të ardhmen të rritet numri
dhe pesha e lëndëve, që ofrojnë njohuri për manaxhimin e operacioneve, etikën e biznesit,
manaxhimin strategjik, dhe sjelljen organizative shumë të rëndësishme për manaxherët e
organizatave të biznesit.
Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës (Aneksi 6, Tabela 13)
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues
(Tabela 6 në RVB). Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa
këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues (tabela 6
në Aneksin 6 bashkangjitur këtij Raporti)
Sipas RVB, plani mësimor i lidhur me personelin akademik përkatës jepet ne shtojcen
bashkelidhur, Tabela 13. GVJ gjate inspektimit të planit mësimor dhe shpërndarjes se
pedagogëve vuri re, ndryshime të pedagogëve si rezultat i largimit, apo ndryshime të
titullarëve të lëndëve me qëllimin që titullarë të lëndëve të kenë së paku gradën shkencore Dr.
Me kërkesën e GVJ, për të pasur simetri informacioni, GVJ ju vu në dispozicion plani
mësimor i lidhur me personelin akademik përkatës i updatuar. Ky plan mësimor, me
pedagogët përkatës jepet në shtojcën bashkëlidhur, në tabelën 13/1
Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë
UET përdor një model syllabusi i cili përban të dhëna në lidhje me: qëllimin, modulin ku
përfshihet lënda, kategorizimin e lëndës sipas veprimtarisë, semetrin kur zhvillohet,
pedagogu përgjegjës dhe të dhënat e komunikimit me të nga ana e studentëve, qëllimi dhe
objektivat e lëndës, literatura bazë dhe plotësuese, format e testimit, temat që trajtohen,
detyrimet që duhet të respektojë studenti, nëse ka ose parakushte për të ndjekur këtë lëndë.
(referuar syllabuse te programit Bachelor në Menaxhim Biznesi, te updatuara ne system
http://aaal.edu.al./apps/ekspert.php).
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e
tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të
akredituara të studimeve, të organizuara në
module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe
Grumbullimit të Krediteve (ECTS);
Kriteri 1 GVJ konstaton nga shqyrtimi i RVB, i
planit mësimor, programeve mësimore dhe i
dokumentacionit të siguruar në institucion se UET si institucion dhe programet e studimit për të cilat ka
lëshuar diplomë të akredituara sipas legjislacionit
Page 27 of 48
Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të
grumbulluara gjatë një viti nga një student që
ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;
përkatës në fuqi. Programi përbëhet nga
module/lëndë të cilat vlerësohen me kredite ECTS.
Kriteri 2 Ngarkesa vjetore sipas planit mësimor në
programin e studimit bachelor në menaxhim biznesi
është 60 kredite. Programi i studimit bachelor ofrohet për studentët me kohë të plotë.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.
Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për
një program studimi të ciklit të parë, japin
informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;
Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për
një program studimi të ciklit të parë, japin
informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;
Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për
një program studimi të ciklit të parë, japin
informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/
ndjekjen e programit;
Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për
një program studimi të ciklit të parë, japin
informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat,
ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.
Kriteri 1 Nga takimi me GVB, me pergjegjës të
departamentit, rezulton se njësitë bazë japin
informacion të detajuar për programin e studimit dhe përmbajtjen e tij.
Kriteri 2 Sipas komunikimit të GVJ me
përgjegjësen e departamentit, dhe me studentët në
fillim të çdo semestri personat e ngarkuar me zgjedhjet e lëndëve nga përgjegjësi i departamentit,
japin informacionet e nevojshme për studentët dhe
ofrojnë shërbimin e rregjistrimit të lëndëve të
detyruara dhe me zgjedhje, dhe llogarisin situatën e krediteve për secilin student.
Kriteri 3 Sic rezultoi edhe nga takimi me pdagogët
dhe studentët e programit, në fillim të çdo viti
studentët marrin informacion nga këshilluesit e karrierës, për përmbjajtjen e programeve dhe po
kështu në UET çdo vit të ri akademik zhvillohen ditët
e orientimit. Informacioni mbi programin e studimit
për menaxhim biznesi është e publikuar elektronikisht në faqen e internetit të UET
www.uet.edu.al sikurse dhe në guidën për bachelor
të prodhuar në format letër.
Kriteri 4 Rezulton se cdo fillim viti akademik,
koordinatorja e departamentit iu siguron në rrugë elektronike studentëve silabusin për çdo lëndë ku
jepen detaje mbi ngarkesën mësimore, orët në
auditor, frekuentimin dhe ndjekjen e programit.
Konkluzionet e GVJ:
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij
GVJ konstaton se ky standard eshte pjesërisht i përmbushur
GVJ është e mendimit, se ndryshimet në planin mësimor, duhet të ishin ndryshime cilësore të
shprehura në përfshirjen e lëndëve, që orientojnë studentit fuqishëm drejt aftësive profesionale manaxhuese si dhe do të siguronin një përputhshmëri më të lartë të planit mësimor me objektivat e
këtij programi. Për sa më sipër, sygjerohet që në të ardhmen të rritet numri dhe pesha e lëndëve që
ofrojnë njohuri për manaxhimin e operacioneve, etikën e biznesit, manaxhimin strategjik, dhe sjelljen organizative shumë të rëndësishme për manaxherët e organizatave të biznesit.
Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese. GVJ
Page 28 of 48
konstaton se ky standard është i përmbushur
8. Mësimdhënia
Pjesa përshkrimore
Terma reference: organizimi i mësimdhënies, format e mësimdhënies, ngarkesa dhe cilësia e
realizimit, kontrolli i njohurive të studentëve, metodat e mësimdhenies, teknologjitë e
mësimdhënies, vlerësimi i brendshëm i mësimdhënies, aktivizimi i studentëve në
komponentët e aktivitetit të njësisë etj.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta
tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto
ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues
Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:
GVJ konstaton se format e mësimdhënies, janë konform rregullores së UET, ku përcaktohet
që proçesi i mësimdhënies organizohet në bazë grupi leksioni, kolokiumi, leksion/seminar
ose seminar. Format e mësimdhënies të përdorura nga UET në programin e studimit
Bachelor në menaxhim biznesi në përputhje me rregulloren UET janë:
leksione,
seminare,
kolokium,
ushtrime/detyra,
punë laboratorike,
detyra praktike,
praktikë profesionale.
Kriteret më kryesore në proçesin e planifikimit të proçesit mësimor të programit të studimit
janë të përcaktuara edhe në rregulloren e brendshme të UET dhe përfshijnë, por nuk
kufizohen në: sekuencën logjike e metodologjike të zhvillimit të lëndës si dhe balancimin e
ngarkesës mësimore si për studentët ashtu dhe për personelin akademik. Ashtu siç
parashikohet në rregullore sekretaria mësimore, ruan evidenca për zhvillimin e orëve të
mësimit dhe raporton në mënyrë periodike tek drejtuesit përkatës për orët e pazhvilluara. Për
zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies përdoren instrumenta të përcaktuara në rregullore (psh.
Vlerësim nga vlerësues të jashtëm të UET, vlerësimi i studentëve, vlerësimi nga përgjegjësi i
departamentit). Sistemi i vlerësimit të studentëve është i njëjtë për të gjitha programet në
nivelin bachelor realizohet nëpërmjet sistemit të pikeve 0-100 të cilat konvertohen në nota (4-
10) dhe shprehet në gërma (F-A).
Format e kontrollit të njohurive
Mbështetur në RVB, në shqyrtimin e programeve mësimore të lëndëve, si dhe nga
komunikimi me stafin akademik të programit, me studentët dhe KSBC, rezulton se:
Page 29 of 48
Kontrolli i njohurive të studentëve sipas rregullores UET, realizohet nëpërmjet:
angazhimit në diskutime gjatë seminareve, por edhe në formë kolekiumesh dhe
detyrash të kontrolluara përgjatë zhvillimit të lëndës,
detyrës së kursit për problematikën e disiplinës
provimit të ndërmjetëm dhe përfundimtar mbi bazën e materialeve të kaluara përgjatë
zhvillimit të lendës.
Për çdo modul/lëndë, mënyra e kontrollit të njohurive përcaktohet në silabusin përkatës. Në
proçesin e mësimdhënies përdoren mjetet moderne të teknologjisë së informacionit si
projektorë, kompjutera dhe në disa klasa përdoren dhe tabelë me shkumësa. UET është i
pajisur në çdo sallë leksioni dhe seminari me projektor, kompjuter dhe tabelë. Për më shumë
informacion, për format e kontrollit të njohurive, shtojca bashkëlidhur, tabela 15
Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj
GVJ konstatoi se studentët e programit motivohen të përfshihen në aktivitete të njësisë bazë,
në projekte kërkimore bashkë me stafin akademik apo në shkëmbimin ndërkombëtar të
studentëve Për më shumë informacion per aktivizimin e studenteve, shtojca bashkëlidhur,
Tabela 16
9. Studentët
Pjesa përshkrimore
Terma reference: procedurat e pranimit të studentëve, cilësia në hyrje e studentëve, numri i
studentëve në hyrje dhe në dalje në vite, koha mesatare e zgjatjes së studimeve, kalueshmëria
e studentëve dhe problemet që lidhen me të, statistika, punësimi i të diplomuarve,
komunikimi me ish-studentët e diplomuar, informimi i studentëve.
Vlerësimi i treguesve të matshëm:
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta
tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto
ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues
Procedurat e pranimit të studentëve
Bazuar në RVB dhe në takimin me GVB si dhe me student të programit, rezulton se në këtë
program studimi, rregjistrohen studentë që plotësojnë kritere të përgjithshme si më poshtë:
Vërtetojnë me dokument zyrtar zotërimin e dëftesës së pjekurisë (dhe përfundimin e
maturës shtetërore) ose të diplomës përkatëse të shoqëruar me certifikatën e notave që
bën të mundur regjistrimin në programin e studimit, sipas legjislacionit në fuqi dhe
sipas rregullores së programit të studimit përkatës;
Dorëzojnë dokumentet e nevojshme për lidhjen e kontratës me UET-in;
Plotësojnë të gjitha kriteret e pranimit të përcaktuara nga organet drejtuese të UET-it;
Page 30 of 48
Shtetasit shqiptarë që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, duhet të
ndjekin procedurën e njohjes së diplomës në MASH, në përputhje me legjislacionin
në fuqi.
Kryejnë pagimin e tarifës së caktuar vjetore dhe/ose të plotë sipas kushteve dhe
përcaktimeve të kontratës përkatëse mes UET-it dhe Studentit;
Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve
Studentë të regjistruar në vitin e Parë (për herë të parë)
Nota Mesatare
Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse)
Nota Mesatare
Informacion për treguesit e mësipërm jepen në tabelën 17, në shtojcën bashkëlidhur, ku vihet
re se ka pasur një rënie në numrin e të rregjistruarve, ne vite 2011-2012 dhe 2012-2013,
nderkohë nota mesatare në hyrje, luhatet në segmentin [(7.01-7.35)], nderkohë qe ka një rënie
te mesatares në dalje, qe i merr vlerat në segmentin [(6.36-6.8)]
Mobiliteti i studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend
Në 5 vitet e fundit numri i studentëve të cilët kanë transferuar studimet në UET në programin
Bachelor në Menaxhim Biznesi është 193, ose 27.2% e studentëve të regjistruar për të
ndjekur studimet në këtë program.
Nga kontrolli në sekretarinë e përgjithshme, GVJ konstatoi lëvizje të studentëve brenda
sistemit të arsimit të lartë në vend. Nga sa rezulton nga inspektimi i dosjeve te transferimit,
me zgjedhje rastesore, i sygjerohet institucionit, që në procesverbalin e komisioneve të
ngritura prane fakulteteve për ekuivalentimin e lëndëve, të specifikohet analitikisht si është
bërë ky ekuivalentim, duke bërë lidhjen ”lëndë e programit në institucionin emetues me lëndë
në institucionin pritës”.
Të dhëna për punësimin e studentëve
Numri total të diplomuarve
Per sa i takon diplomimit të studentëve, që nga sezoni i parë i diplomimeve në Korrik 2010,
në programin e studimit Bachelor në Menaxhim Biznesi, janë diplomuar gjithsej 356
studentë, ose rreth 60% e studentëve të regjistruar në programin, nga të cilët vetëm 271
brenda kohëzgjatjes normale të programit të studimit, ose rreth 76% e të diplomuarve.
Universiteti synon të rrisë shkallën e përfundimit të studimeve brenda kohëzgjatjes normale
të programit, duke përdorur edhe aplikimin e detyrimeve financiare shtesë, për studentët që
tejkalojnë afatin normal të përfundimit të studimeve.
Numri total i të punësuarve (në përputhje me diplomën)
Numri total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën)
Në lidhje me punësimin, institucioni disponon të dhëna për 2013 dhe 2014. Rezulton se nga
188 të diplomuar në këto dy vite, janë punësuar 19, nga të cilët 8 në profesion dhe 11 jashtë
profesionit. Sygjerohet që institucioni të plotesojë data base-in për punësimin e studentëve
për vitet e mëparshme dhe të viteve në vijim
Vlerësimi sipas Standardeve
Page 31 of 48
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE
Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.
Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për
arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.
Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të
cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar
në ciklin e parë të studimeve.
Kriteri 1 Pranimi në programin e studimeve Bsc në Menaxhim Biznesi, bëhet në
përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007,
“Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore
në fuqi
Kriteri 2 Sipas RVB UET, ka disa kritere specifike për përzgjedhjen e kandidatëve, të
përmendura te procedurat e pranimit të
studentëve më sipër. Por GVJ nga vizita në institucion nuk konstatoi egzistencën e
kritereve të vecanta
Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.
Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe
kohëzgjatjen e programit të studimeve;
Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;
Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit
të karrierës;
Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për
punësim pas diplomimit në këtë program studimi.
Kriteri 1 Sic rezultoi nga takimi me studentët, me pedagogët dhe me dekanin e
studentëve, studentët informohen në mënyrë
të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të
studimeve; nëpërmjet zyrës së karierrës dhe
dekanit të studentëve. Gjithashtu UET vë në dispozicion të maturantëve të interesuar për
të vazhduar studimet, grupe pedagogësh,
sipas fakulteteve, të cilët japin të gjithë
informacionin e nevojshëm në lidhje me organizimin e programit
Kriteri 2 rezulton edhe nga takimi e studentët dhe KSBC se studentët e programit
shprehin vlerësimin e tyre për cdo pedagog,
në fund të cdo semestri nëpermjet nje pyetsorit on-line, vlerësimi që realizohet nga
KSBC, nepermjet fokus grupeve te
organizuara
Kriteri 3 Zyra e Karrierës është në shërbim
të studentëve duke ofruar informacion në
lidhje me mundësi punësimi, apo aktivitete studentore që zhvillohen brenda ose jashtë
vendit, duke ofruar njëkohësisht asistencë
për kryerjen e aplikimeve apo këshillimin e
nevojshëm
Kriteri 4 UET nëpërmjet Zyrës së Karrierës
i informon vazhdimisht studentët për mundësitë e punësimit
Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin
programet e studimeve të ciklit të parë.
Page 32 of 48
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për
numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;
Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për
numrin e studentëve të regjistruar në programet e
studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo
mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin
zhvillohet programi i studimeve;
Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e
studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve
që nga pranimi, deri në diplomim.
Kriteri 1 GVJ iu vu në dispozicion statistika
vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë. Për këtë qëllim në UET është
ngritur, zyra e Protokollit, Arkivit dhe
Statistikave
Kriteri 2 Institucioni disponon të dhëna të
qarta për numrin e studentëve të regjistruar
në programint e studimit të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para
përfundimit të programit
Kriteri 3 Në zyrën e Protokollit, Arkivit dhe
Statistikave disponon të dhëna për ecurinë e
studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.
Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.
Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata
në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;
Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e
institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën
profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.
Kriteri 1 Nga komunikimi me studentët e programit dhe me Dekanen e studentëve,
rezulton se, Zyra e Kujdesit ndaj Studentit
ndjek ecurinë e studimeve të studentit, që nga momenti i regjistrimit, deri në
diplomimin e tij duke ofruar konsulencë
Kriteri 2 GVJ konstaton nga komunikimi me studentët dhe Dekanin e studentëve se,
Zyra e Karrierës ofron informacion në lidhje
me mundësi punësimi, apo aktivitete studentore që zhvillohen brenda ose jashtë
vendit, Kjo zyrë ka krijuar kontakte me
kompani private dhe institucione shtetërore
jo vetëm në funksion të zhvillimit të praktikave profesionale të studentëve pranë
këtyre institucioneve, por edhe në kuadër të
punësimit të ardhshëm të studentëve
Konkluzionet e GVJ
Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj. Ky standard
konsiderohet i permbshur
Sygjerohet institucionit, që në procesverbalin e komisioneve të ngritura pranë fakulteteve për ekuivalentimin e lëndëve, të studentëve të transferuar, të specifikohet si është bërë ky ekuivalentim,
duke bërë lidhjen ”lëndë e programit në institucionin emetues me lëndën në institucionin pritës”
Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit. Ky standard konsiderohet i permbshur
Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin
programet e studimeve të ciklit të parë. Ky standard konsiderohet i permbshur Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Ky standard
konsiderohet i permbshur
V. KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
10. Kërkimi shkencor
Page 33 of 48
Pjesa përshkrimore
Terma reference: politikat e kërkimit shkencor në këtë program studimi, botimet në vite,
projektet e fituara dhe të realizuara, pjesëmarrja në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit,
aktivitetet e organizuara nga njësia, lidhja e kërkimit me mësimdhënien.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta
tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto
ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues
Të dhëna për kërkimin shkencor
Sipas RVB dhe takimeve me pedagoge te departamentit si dhe ne zyren e projekteve, rezulton
se kërkimi shkencor, synon pjesëmarrjen dhe aftësimin e pedagogëve në procesin e kërkimit
shkencor, angazhimin e tyre në botime e studime shkencore, organizimin periodik të
konferencave shkencore, botimin e disa revistave shkencore (“Polis”, “Jus & Justicia”,
“Economicus”, “Educatio”, “Sociological Analysis” Departamenti i Menaxhimit dhe
Manaxhimit, ka ndjekur strategjinë e institucionit lidhur me kërkimin shkencor
Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL
Numri i projekteve kërkimore të fituara
Numri i projekteve të zbatuara
Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL
Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL
Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor
Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor
Numri i Çmimeve Kombëtare
Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave
Personeli akademik i Departamentit të Menaxhimit dhe Ekonomiksit ka publikuar në pesë
vitet e fundit rreth 41 artikuj në revista shkencore brenda vendit, 44 artikuj në revista
shkencore jashtë vendit dhe 20 monografi. Gjithashtu, stafi efektiv i departamentit ka referuar
në 117 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në pesë vitet e fundit.
Në lidhje me informacionin që kërkohet në pikat mësipërme, shtojca bashkëlidhur, Tabela 19
dhe Tabela 20
Nga takimi në zyrën e Projekteve, rezultoi se UET, përcakton një buxhet individual për të
motivuar stafet për kërkimin shkencor dhe aplikimin në projekte, përvec mbështetjes për
financimin e shpenzimeve të pjesëmarrjes në konferenca apo të botimeve
Informacioni i dhëne për pjesën dominante të zërave, në to është në nivel institucioni. GVJ
nuk siguroi informacion mbi keto te dhena ne nivel programi studimi.
Page 34 of 48
Sygjerohet që UET të mbajë bazën e të dhënave analitike dhe në nivel fakulteti, departamenti
e programi studimi.
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Pjesa përshkrimore
Terma reference: bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo
ndërkombëtar, mobiliteti i personelit akademik në secilin nga nivelet e sipërpërmendura,
pjesëmarrja në programe kombëtare dhe ndërkombëtare, lidhjet me komunitetin e biznesit
dhe me tregun e punës.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Eksperti përshkruan gjëndien e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta
tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto
ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues
Sipas RVB dhe informacionit te marre nga vizitat ne Iinstitucion, UET-i bashkëpunon me
institucione të tjera në arsimin e lartë brenda dhe jashtë vendit si dhe me aktorë të tjerë të
shoqërisë civile, sektorit publik dhe atij privat me qëllim krjimin e hapësirave dhe mundësive
të ndryshme për studentët si edhe stafin akademik. UET-i në mënyrë të veçantë bashkëpunon
me Universitetin e Aston-it në Britaninë e Madhe në kuadër të programeve të Shkollës
Doktorale. Ky bashkëpunim nënkupton shkëmbimin e programeve, pedagogëve, studentëve
dhe në të ardhmen synon formimin dhe udhëheqjen e përbashkët të doktoraturave me
profesorë të këtij universiteti. UET-i bashkëpunon ngushtë edhe me institucione të tjera të
arsimit të lartë në Europën Juglindore dhe Bashkimin Europian në kuadër të programeve
Tempus, Jean Monnet, Erasmus+ si dhe me institucioneve të tjera në kuadër të programeve
mbështetëse për kërkimin nga donatorë ndërkombëtar dhe lokal si Regional Research
Promotion Programme; NUFFIC, Assist Impact/USAID, Fondacioni Shoqëria e Hapur etj.
Mobiliteti i stafit akademik dhe studentëve në këto bashkëpunime
Mobiliteti i stafit akademik dhe studentëve realizohet në kuadër të: projekteve të zhvillimit të
kapaciteteve të arsimit të lartë si Tempus, Erasmus Mundus, Erasmus+ të Komisionit
Europian; të projekteve kërkimore dhe rrjetëzimit si COST dhe Horizon 2020 të Komisionit
Europian; në bazë të marrëveshjeve të veçanta me institucione të tjera në kuadër të thirrjeve
të projekteve kërkimore bilaterale si Shqipëri-Austri dhe Shqipëri-Turqi etj; sipas aplikimeve
individuale të stafit për të kryer periudha kërkimore në universitete të tjera jashtë.
Pjesëmarrja në programe kombëtare dhe ndërkombëtare
Nga komunikimi me zyrën e projekteve , me drejtues të njësisë bazë dhe nga RVB, një nga
iniciativat më të rëndësishme të UET-it në vitin 2014-2015 është ndërtimi i rrjetit ‘Next
Europe’, nën kujdesin e Zyrës së Projekteve për Kërkim dhe Zhvillim. Ky Rrjet synon të
Page 35 of 48
trajtoj me përparësi problematikën e demokratizimit, zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe
institucional të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke u fokusuar tek parametrat e
modernizimit dhe europianizimit të tyre si në planin politik ashtu edhe ekonomik e social.
Rrjeti Next Europe iniciohet nga Universiteti Europian i Tiranës dhe përbëhet nga
universitetet lider në Ballkanin Perëndimor (Universiteti i Beogradit, Sarajevës, Podgorica,
UGD, Universiteti i Europës Juglindore në Maqedoni) si edhe nga qendra kërkimore në
Europë (si LSE Research on South East Europe, Sciences Po, European University Institute,
American University Bulgaria, Center for South East European Studies Graz, UCL School of
Slavonic and East European Studies), të cilat merren me studime e kërkime për këtë rajon dhe
kanë fushë.
Lidhjet me komunitetin e biznesit dhe me tregun e punës.
Sic rezulton nga takimi me drejtues të institucionit UET ka ndërtuar Bordet e Punës pranë
secilit departament në Fakultetet përkatëse, si edhe organizon njëherë në vit një Panair Pune
në maj, me pjesëmarrje të punëdhënësve kryesore në vend. Për më tepër UET ka ndërtuar
rrjetin e UET Alumni, që ndihmon edhe për gjurmimin e studentëve në tregun e punës dhe
rilidhjen e tyre me universitetin dhe brezat e rinj.
Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar
UET nga te dhenat e siguruara nga vizita ne instutcion si dhe nga komunikimi me RVB,
rezulton se Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare
eshte 10, Numri i leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj eshte 5, pjesemarrja ne
trajnime 10, Në 5 vitet e fundit numri i studentëve të cilët kanë transferuar studimet në UET
në programin Bachelor në Menaxhim Biznesi është 193, ose 27.2% e studentëve të regjistruar
për të ndjekur studimet në këtë program, Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore
Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime eshte 10. Keto te dhena jane ne nivel institucional
Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata
profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë
të rëndësishëm për arsimin e lartë:
Nga informacioni i siguruar nga RVJ, rezulton se UET ka një rrjet të gjerë të bashkëpunimit
si më poshtë:
36 partnerë të huaj në arsimin e lartë,
Partnerë vendas në arsimin e lartë 11,
Partnerë në arsimin e lartë në KOSOVË 4,
Institucionet të shoqërisë civile dhe ndërkombëtare si partnerë/donator 16
Dokumentacioni përkatës
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
Page 36 of 48
VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI,
TË BRENDSHME DHE TË JASHTME
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit
të vet.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit
bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda
institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;
Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes
së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive
respektive dhe analizës së vazhdueshme të
punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Kriteri 1 UET për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit
brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të
informacionit
Kriteri 2 UET nëpërmjet ndarjes së detyrave mes
personelit brenda institucionit, marjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre,
garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Referuar informacionit te siguruar gjate vizitave ne instiucion, rezulton se UET organizon takime e analiza
për aspekte të ndryshme duke garantuar bashkëpunimin
e anëtarëve të stafit
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe
jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve
dëshmon se ka vendosur marrëdhënie
bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas
ose të huaj;
Kriteri 2 Institucioni ka vendosur
marrëdhënie bashkëpunimi me
punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të
programeve të studimeve që ofrojnë;
Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime
profesionale të mëtejshme në
bashkërendim me punëdhënësit;
Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet
kontraktuale në funksion të realizimit të
programeve të studimeve.
Kriteri 1 UET për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie
bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit
dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kështu nga dokumentat e sigururara pranë rezultojnë 67 marrëveshje
mes UET dhe institucioneve homologe jashtë vendit dhe
aktorët e biznesit vendas ose të huaj
Kriteri 2 UET ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, ku
parashikohet edhe bashkëpunimi në funksion të kryerjes
së praktikave profesionale të studentëve me disa institucione shtetërore dhe private.
Kriteri 3 Sipas GVB, UET organizon trajnime
profesionale nëpërmjet zyrës së projekteve, por GVJ nuk siguroi informacion rreth tyre
Kriteri 4 UET bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale, por GVJ sygjeron qe ky
raport te jete jo vetem ne nivel institucional por edhe ne
nivel programi
Konkluzionet e GVJ Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.
Ky standard konsiderohet i permbshur
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Ky standard konsiderohet i permbshur
Sygjerohet që institucioni të mbajë data-basën për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar edhe
në nivel programi, jo vetëm në nivel nstitucional
Page 37 of 48
VI. ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË
STUDIMIT
RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e
forta, Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-Mundësitë, Threats-pengesat).
a. Pika të forta:
1. Vizioni i lidershipit për zgjerimin e institucionit
2. Sistemi i vlerësimit i bazuar mbi treguesit e performancës.
3. Motivimi financiar i stafit akademik për përfshirjen në kërkimin shkecor, konferenca
e botime ndërkombëtare
4. Disponibiliteti i një infrastrukture moderne
5. Fokusi mbi përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë
6. Zgjerimi i bashkëpunimit kombëtar, ndërkombëtar e marrëdhënieve me publikun.
7. Strukturë e kompletuar organizative dhe funksionale.
8. Hartimi dhe përdorimi i një dokumentacioni ligjor dhe pedagogjik në nivelin e
institucional dhe programordëshmon për një veprimtari të institucionalizuar, të
strukturuar dhe të standardizuar.
9. Nxitja e aplikimeve për “bursat e ekselencës” si mekanizëm me ndikim të
drejtëpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve.
10. Rritja e mundësive të studentëve nga grupe të përjashtuara për të ndjekur studimet e
larta.
b. Pika të dobëta
1. Plani mësimor duhet të pësojë ndryshime cilësore, që të rrisë përputhshmërinë me
objektivat e vendosura të programit, dhe orientimit me te larte te studenteve drejt
aftesive profesionale ne fushen e manaxhimit te biznesit
2. Mungesa e literaturës referuese në gjuhën shqipe në disa nga lëndët e programit.
3. Lidhje jo shumë e fortë me praktikën në terren.
4. Përsëritje e temave në syllabuset e lëndëve të ngjashme
5. Titullaret e lëndëve të kenë gradë shkencore, “Doktor i Shkencave”
c. Mundësitë:
1. Ligji i ri për Arsimin e Lartë dhe reforma përkatëse në raport me zgjerimin e
hapësirave për ofrimin e shërbimit nëpërmjet institucioneve private.
2. Akreditimi i UET në programin e Doktoratës shërben si mekanizëm nxitës për
tërheqjen e studentëve cilëesorë dhe të stafit efektiv.
3. Rritja e kërkesës së tregut të punës, dhe interesimi në rritje i kompanive private për
të rekrutuar studentët cilësorë
d. Pengesat:
Page 38 of 48
1. Konkurrenca e larte. Programi i studimit Bachelor ne Menaxhim Biznesi, ofrohet
nga shume konkurrente, universitete publike dhe private
2. Mungesa e nje studimi te mirëfilltë kombëtar për nevojat e tregut të punës për
menaxherë biznesi
SWOT Analysis
a. Strengths:
1. The vision of leadership for the expansion of the institution
2. The evaluation system based on performance indicators.
3. The financial motivation for academic staff, for involvement in scientific research,
international conferences and publications
4. The availability of a modern infrastructure
5. Focus on continuous quality improvement
6. Extension of national, international public relations.
7. The organizational structure is complete and functional.
8. Develop and use a legal and pedagogical documentation not only at the institutional
level shows an institutionalized, structured and standardized activity
9. Promote applications for "excellence scholarships" as a mechanism to impact on
capacity building.
10. Increase opportunities for students from excluded groups to pursue higher
studies.
b. Weakness:
1. The curriculum must undergo qualitative changes, to increase compliance with the
objectives set by the program, and higher orientation of students towards professional
skills in the field of business management;
2. Lack of reference literature in Albanian in some subjects the program.
3. Week links with the practice on the ground.
4. Repetition of topics of syllabi, in related courses
5. The heads of subjects should have at least, the scientific degree "Doctor of Science"
c. Opportunities:
1. The new Law on Higher Education may affect the expansion of areas for providing
services through private institutions.
2. Accreditation of UET in doctoral program serves as incentive mechanism for attracting
students qualitative and effective staff.
3. Increase of the labor market demand and the increasing interest of private companies to
recruit high-quality students
Page 39 of 48
d. Threats:
1. High competition. Study Program Bachelor in Business Management, is offered by
many competitors, public and private universities
2. Lack of a proper study of national labor market needs for business managers
Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm:
Prof.Asoc. Dr. Etleva Leskaj
VII. ANEKSE
Struktura e Fakulteteve të UET Tabela 2.
FAKULTETI DEPARTAMENTI/QËNDRA
Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së
Informacionit
Departamenti Financës
Departamenti i Menaxhimit dhe
Ekonomiksit
Departamenti i Informatikës,
Matematikës dhe Statistikës
Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit Departamenti i Komunikimit dhe
Marrëdhënieve me Publikun
Departamenti i Shkencave Sociale të
Aplikuara
Departamenti i Edukimit
Fakulteti Juridik Departamenti i të Drejtës Private
Departamenti i të Drejtës Publike
Qendra e Studimeve Ligjore
Njësitë administrative të UET
Tabela 3
NR NJËSIA ADMINISTRATIVE
1 Zyra e Burimeve Njerëzore
2 Sekretaria Mësimore
3 Zyra e Zhvillimit të Kurrikulave
Page 40 of 48
4 Zyra e Kujdesit ndaj Studentit
5 Zyra e Marrëdhënieve Publike dhe e Aktiviteteve
6 Zyra e Marketingut dhe Pranimeve
7 Zyra e Financës
8 Zyra e Kontratave
9 Zyra e Protokollit, Arkivit dhe Statistikës
10 Zyra e Koordinimit të Shkollës Doktorale
11 Zyra e Projekteve për Kërkim e Zhvillim
12 Qendra e Teknologjisë së Informacionit (Zyra e IT-së)
13 Zyra e KSBC
Shpërndarja e studentëve të regjistruar sipas fakulteteve dhe viteve akademike Tabela 4
FAKULTETI STUDENTË
2009-10 2010-11 2011-12 2012-13 2013-14 2014-15
Fakulteti Ekonomik dhe
Teknologjisë së
Informacionit
888 633 779 930 911 999
Fakulteti i Shkencave
Sociale dhe Edukimit 350 285 418 422 396 511
Fakulteti Juridik 456 269 423 451 321 436
Totali 1,694 1,187 1,620 1,767 1,628 1,946
Skeda Informative e Fakultetit Ekonomik dhe të Teknologjisë së Informacionit:
FAKULTETI EKONOMIK DHE I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Struktura organizative
1-Departamenti i Financës
2-Departamenti i Menaxhimit dhe Ekonomiksit
3-Departamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës
Oferta Akademike:
Cikli i Parë i Studimeve (Bachelor):
1. Financë Bankë
2. Menaxhim Biznesi
3. Informatikë ekonomike (Menaxhim biznesi)
4. Informatikë ekonomike (Financë &banka)
Page 41 of 48
Cikli i Dytë i Studimeve – Master i Shkencave:
1. FINANCË BANKA: shoqëruar me një nga profilet:
a. Banka dhe Tregje financiare
b. Ekonomi – Financë
2. ADMINISTRIM BIZNESI: shoqëruar me një nga profilet:
a. Biznes – Marketing
b. Administrim publik
c. Ekonomi Evropiane
3. INFORMATIKË EKONOMIKE, me profilet:
a. Administrim biznesi
b. Financë & Banka
Cikli i Dytë i Studimeve – Master Profesional:
1. FINANCË; ose e shoqëruar me një nga profilet:
a. Banka
b. Sigurime
c. Politika fiskale
d. Kontabilitet dhe raportim financiar
e. Qeverisje dhe auditim
2. MARKETING; ose e shoqëruar me një nga profilet:
a. Shërbime dhe turizëm
b. Inovacion dhe tregje strategjike
c. Marketing bankar dhe financiar
3. MENAXHIM BIZNESI; ose e shoqëruar me një nga profilet:
a. Menaxhimi i SME-ve
b. Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe karrierës
c. Institucione dhe administrim publik
4. INFORMATIKË E APLIKUAR; ose e shoqëruar me një nga profilet:
a. Dezinjim dhe Zhvillim Aplikimesh
b. Bazë të dhënash
c. Informatikë sociale
5. QEVERISJE E KORPORATAVE
Cikli i Tretë i Studimeve (Doktoraturë):
1. SHKENCA EKONOMIKE, shoqëruar edhe me profilet:
a. Financë
b. Menaxhim
c. Ekonomi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
d. Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit
*Shënim: Personeli administrativ është në funksion të të gjithë institucionit dhe
përbëhet nga 51 anëtarë.
Page 42 of 48
Të dhëna sipas moshës Tabela 5
Personeli sipas titujve /gradave Numri i PAE dhe PA me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë 0 0 1 3 0
As. Prof 1 3 2 3 0
Doktorë 3 2 3 0 0
Pedagogë (pa Dr.) 12 4 0 0 0
Personeli Administrativ 34 6 7 4 0
*Personeli administrativ është dhënë në nivel institucional pasi nuk është i ndarë sipas njësive
kryesore. njësive kryesore.
Tabela 6
Personeli sipas titujve /gradave Numri i PAK me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë 0 0 1 1 0
As. Prof 1 2 2 0 0
Doktorë 1 5 2 1 0
Pedagogë (pa Dr.) 15 6 2 0 0
Mjediset e fakultetit Tabela 7
Mjediset për Fakultetin/përgjegjës për programin e
studimit Sasia Sipërfaqja
Salla për leksione 11
8
1660 m2 (1,615
vende)
800 m2 (560 vende)
Klasa për seminare 14 630 m2 (490 vende)
Salla për veprimtari promovuese 2 180 m2 (150 vende)
Salla për praktikë lëndore/ profesionale -
Laboratorë për lëndët -
Laboratorë informatike 3 140 m2 (110 vende)
Salla interneti 1 160 m2 (80 vende)
Salla për bibliotekë 1 300 m2
Mjedis për fotokopjime, librari etj 1 150 m2
Zyrë informacioni për studentët 2
Korridore/holle 8+2 900 m2
Mjedise sportive -
Mjedise shërbimi për të tretë -
Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 2 100 m2
Mjedise shlodhëse si kafeteri/ fast-food/etj 1 500 m2
Nyje hidrosanitare për studentët 40 250 m2
Hapesira te tjera (oborri, lulishtet, parkingu 120 vende 2000 m2
Norma m2/për student 4.0 m2/student
Tabela 8
Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja
Zyra për Rektorin/zv. Rektorin/Dekanin/zv dekanin/ 9 320 m2
Page 43 of 48
kancelarin
Zyra për sekretarinë mësimore 9 285 m2
Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 9 360 m2
Zyra për personelin akademik 25 400 m2
Zyrë për financën 2 40 m2
Zyrë për Njësinë e SBC 1 20 m2
Salla për mbledhje 8 390 m2
Mjedis për stafin e shërbimit 4 150 m2
Nyje hidrosanitare për personelin akademik 8 55 m2
Norma m2/për person 18.5 m2/person
Të dhëna për anëtarët e KSBC
Tabela 9
Anëtarët e KSBC Detyra që ka në në KSBC Sa kohë ka në këtë detyrë
Dr. Çlirim Duro Kryetar Nentor 2014
Dr. Teuta Xhindi Anetare FETI Mars 2013
Dr. Hemion Braho Anetar FJ Mars 2013
Dr. Voltisa Lama Anetare FSHS Nentor 2014
Dok. Fatri Morina Anetar FSHS Janar 2012
Dok. Blerta Aliu Anetare FJ Nentor 2014
Dok. Elona Sheu Anetare FETI Nentor 2014
Marinela Seitaj Anetare ( sekretare e KSBC) Prill 2012
Adela Danaj Anetare ( studente Msc) Nentor 2014
Xheni Konduri Anetare ( studente Bsc) Nentor 2014
Petrit Dollani Anetar ( i jashtem ) Nentor 2014
Programi i Studimit Menaxhim Biznesi Tabela 14
Programi i Studimit Menaxhim Biznesi
Format e mësimdhënies Orët totale në auditor
Leksione 612
Seminare 582
Projekt/Detyre/Ushtrime 506
Laboratore
Praktikë lëndore -
Praktikë profesionale 109
Etj -
Në total 1809
Tabela 15
Pjesa (në %) ndaj totalit
Format e kontrollit të njohurive Tip 1 Tip 2 Tip 3
Ndjekja e lëndës dhe pjesmarrja aktive 10%
Page 44 of 48
Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit, kolokiume, detyra praktike)
30% (3x10%)
20% 100%
(4x25%)
Testimet gjatë vitit 30%
Provimi përfundimtar 70% 40%
Në total 100%
Aktivizimi i studentëve në aktivitete të njësisë (Plotëso Tabelën 16) Tabela 16
Aktiviteti shkencor i IAL Numri i studentëve të aktivizuar
Për punime shkencore individuale të pedagogëve 4
Për projekte shkencore në rang Departamenti 7
Për projekte shkencore në rang Fakulteti -
Për projekte shkencore në bashkëpunim me të tjerë -
Tabela 17
Programi i studimit Bsc në MB
Studentë të regjistruar në vitin e Parë (për herë të parë)
Nota Mesatare
Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse)
Nota mesatare
2010-11 120 7.35 17 6.59
2011-12 73 7.30 70 6.70
2012-13 98 7.01 66 6.80
2013-14 101 7.09 69 6.56
2014-15 141 7.12 49 6.36
Në total 533 7.18 271 6.62
Të dhëna për punësimin e studentëve Tabela 18
Periudha e të dhënave 2012-2013 dhe 2013 - 2014
Programi i studimit BSc në Menaxhim Biznesi
Numri total të diplomuarve
Numri total i të punësuarve (në përputhje me diplomën)
Numri total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën)
188 8 11
Tabela 19
Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang programi studimi, në vitet e fundit
Page 45 of 48
1. Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL 105
2. Numri i projekteve kërkimore të fituara 8
3. Numri i projekteve të zbatuara 8
4. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL, për programin e studimit
2
5. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL 117
6. Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor
7. Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor 3
8. Numri i Çmimeve Kombëtare
Tabela 20
Aktivitete shkencore individuale dhe në rang Programi studimi në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në vitet e fundit
1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare
10
2 Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj (ose orë mësimore)
5
3 Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit
10
4
Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt programit të studimit
Në 5 vitet e fundit numri i studentëve të cilët kanë transferuar studimet në UET në programin Bachelor në Menaxhim Biznesi është 193, ose 27.2% e studentëve të regjistruar për të ndjekur studimet në këtë program.
5
Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor Biblioteka, Abonimi në EBSCO online si edhe të tjera burime online; Laborator IT; Salla konferencash; trajnimi i brendshëm i stafit akademik: Kërkimi me Impakt; Si të komunikojmë Shkencën; UET Research group; Si të aplikojmë për projekte; etj.
6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime
10
7 Numri i Çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor.
1
Tabela 21
Partnerë të huaj në arsimin e lartë: UNIVERSITETE
Institucioni Vendndodhj
a Projekti/Programi i bashkëpunimit
Aston University Britani e Madhe
Shkolla Doktorale
University of Graz, Karl-Franzens
Austri EU-Tempus Consus
BOKU-University of Natural Resources and Life Sciences
Austri EU-Tempus Consus
Page 46 of 48
Leuphana University Lüneburg
Gjermani EU-Tempus Consus
University of Limerick Irlandë EU-Tempus Consus
Koblenz-Landau University Gjermani EU-Tempus Enchase
Université du Maine – Le Mans
Francë EU-Tempus Enchase
College of Managerial Informatics and Economics
Republika Çeke
EU-Tempus Enchase
Roehampton University Britani e Madhe
EU - Tempus - Heart
University of Mannheim Gjermani EU - Tempus - Heart
University of Gothenburg Gjermani EU - Tempus - Heart
University of Sarajevo Bosnjë Hercegovinë
EU - Tempus - Heart
University of Zenica Bosnjë Hercegovinë
EU - Tempus - Heart
University of Kragujevac Serbi EU - Tempus - Heart
University of Novi Sad Serbi EU - Tempus - Heart
University of Beograd Serbi EU - Tempus - Heart
University of Donja Gorica Mal i Zi EU - Tempus - Heart
University of Montenegro Mal i Zi EU - Tempus - Heart
National University Ireland Irlandë EU - Tempus - Heart
University of Salzburg Austri Sigma/Erasmus
University of Ëarsaë Poloni Erasmus/Sigma
University of Salento Itali Erasmus+
Central European University Hungari Visegrad Fund
Universiteti of Szczecin Pooni Visegrad Fund
Linum Foundation Hungari Visegrad Fund
South East European University Maqedoni Regional Research Promotion Programme
University of Fribourg Zvicër Regional Research Promotion Programme
LSE Research on South East Europe
Britani e Madhe
Projekte kërkimore individuale
University of Northampton Britani e Madhe
Lëvizshmëria e studentëve
LSEE Britani e Madhe
Next Europe
Page 47 of 48
Sciences Po Francë Next Europe
Central European University Hungari Next Europe and Visegrad
European University Institute Hungari Next Europe
UCL SSEES Britani e Madhe
Next Europe
Universiteti i Ljubjanës Ljubjana Next Europe
Center of SEE Graz Austri Next Europe
Partnerë vendas në arsimin e lartë: UNIVERSITETE
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
Tiranë EU - Tempus - Heart
Universiteti Marin Barleti Tiranë EU - Tempus - Heart
Universiteti Bujqësor I Tiranës
Tiranë EU-Tempus Consus
Universiteti Polis Tiranë EU-Tempus Consus
Universiteti 'Aleksandër Moisiu'
Durrës EU-Tempus Consus/Enchase
Universiteti 'Aleksandër Xhuvani'
Elbasan EU-Tempus Enchase
Universiteti 'Fan S. Noli' Korçë EU-Tempus Enchase
Universiteti 'Ismail Qemali' Vlorë EU-Tempus Enchase
Universiteti 'Pavarësia' Vlorë EU-Tempus Enchase
Universiteti Amerikan i Tiranës
Tiranë EU-Tempus Enchase
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë
Tiranë Regional Research Promotion Programme
Partnerë në arsimin e lartë në KOSOVË: UNIVERSITETE
Universiteti i Prishtinës Prishtinë EU - Tempus - Heart
Kolegji Universum Prishtinë EU-Tempus -Consus
RIINVEST Prishtinë EU-Tempus- Consus
Universiteti 'Haxhi Zeka' Pejë EU-Tempus- Consus
Institucionet të shoqërisë civile dhe ndërkombëtare si partnerë/donatorë
Këshilli Britanik Tiranë Provimet IELTS
Ambasada e Britanisë në Tiranë
Tiranë Programe shkëmbimi
Komisioni Europian Bruksel Jean Monnet Chair/Tempus
Mediterranean Citizens' Assembly
Francë Zhvillimi i Mesdheut
Page 48 of 48
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)
Tiranë Mekanizmi gjurmues për të diplomuarit në tregun e punës
Growth for Knowledge - GFK + GFK Verein
Austri Kërkim tregu - Trajnim
NUFFIC - Ambasada Hollandeze
Tiranë Trajnim për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrës UET dhe ITAP
UNICEF Tiranë Gjithëpërfshirja shoqërore dhe të drejtat e njeriut
UNDP Tiranë Lufta kundër korrupsionit dhe roli i universitetit
Ambasada e SHBA-ve Tiranë Forcimi i sigurisë njerëzore nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së komunitetit
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros
Tiranë
Shqipëria drejt Bashkimit Europian përmes Zhvillimit Rajonal
Vlerësim i nivelit/potencialit të shkollave për të përballuar me sukses procesin e vetëvlerësimit
Refleksione mbi sistemin e edukimit parauniversitar në Shqipëri
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile
Tiranë
FCO-Platforma Online
Aty ku puna takon punonjësin
Studim mbi Çamërinë
Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit
Tiranë Gjithëpërfshirja shoqërore dhe të drejtat e njeriut
Fondacioni ABC Tiranë Ide të reja për sipërmarrje të reja
Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Tiranë RRPP - Projekt kërkimor rajonal për fenomenin e 'fëmijëve të rrugës'
World Vision Tiranë Gjithëpërfshirja shoqërore dhe të drejtat e njeriut