Post on 30-Jan-2017
INFORMATIKA EKONOMIKE
Një mundësi e shkëlqyer për të ardhmen tuaj Programi më i kërkuar në vendet e zhvilluara dhe mundësi të larta punësimi
PROGRAMI I STUDIMIT: MASTER PROFESIONAL NE INFORMATIKE
EKONOMIKE
(me kohe te plote e te pjesshme)
Të diplomuarit në këtë program masteri janë të aftë të merren me problem të ndryshme
ekonomike, të marrin vendime të biznesit dhe zbatimin e tyre që dalin kryesisht në kompanitë
e prodhimit dhe tregtare, bankat dhe kompanitë e sigurimeve. Ata janë të aftë për të qenë në
pozitat e larta drejtuese të institucioneve të ndryshme në sektorin jo-prodhuese, në hulumtim
dhe institucionet qeveritare etj. Në bazë të njohurivë të këtij programi, të diplomuarit do të
jenë të aftë të përpunojnë themelet e vendimmarrjes duke përdorur metoda të ndryshme
statistikore, mbi bazën e të dhënave që disponojnë. Ata do të jenë të kualifikuar për të punuar
në të gjitha nivelet e ekonomisë kombëtare.
Ne Programet e INFORMATIKES EKONOMIKE (BACHELOR DHE MASTER)
Projekte te shumta te financuara nga BE dhe qeveria shqiptare per shkembim personeli, studentesh, njohurish dhe kompetencash, me qellim
arritjen e niveleve te larta shkencore dhe akademike.
Projekti EUROWEB – Nje mundesi e shkelqyer per studentet e Programit Bachelor ne Informatike Ekonomike.
PROGRAMI I STUDIMIT: BACHELOR NE INFORMATIKE
EKONOMIKE
(me kohe te plote e te pjesshme)
Të diplomuarit në këtë program studimi fitojnë njohuri teorike dhe
aftësi praktike në ekonomiks, finance, kontabilitet, programim,
rrjete kompjuterike dhe në modelimin e proçeseve të biznesit dhe të
të dhënave të ndryshme. Ata janë të aftë të punojnë me software
standarte të zyrave, të kuptojnë proçeset e biznesit dhe të përgatisin
analizat për implementimin e IT. Ata mund të punojnë si
programues, analistë, konsulentë të sistemeve IT, të aplikimeve të
web, dhe mund të implementojnë edhe rrjetet e internetit.
Gjithashtu, të diplomuarit në këtë program studimi mund të punojnë
në sectorë të ndryshëm të kompanive prodhuese, organizata tregtare
dhe financiare, kompanitë e sigurimeve, institucionet fitimprurëse
dhe jo – fitimprurëse. Ata janë të aftë të përgatisin informacion të
detajuar në fusha të ndryshme ekonomike, duke përdorur metoda
statistikore dhe kompjuterike. Duke fituar edhe njohuri kontabiliteti
në këtë program studimi, të diplomuarit do të jenë të aftë edhe në
fushën e kontabilitetit dhe të përgatisin situatën financiare të firmës
ose institucionit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”
FAKULTETI EKONOMIK
DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT