Një provim i përgjithshëm dhe i thjeshtë mbi tre detyrat

Post on 22-Jan-2018

412 views 5 download

Transcript of Një provim i përgjithshëm dhe i thjeshtë mbi tre detyrat

Një provim i përgjithshëm dhe

i thjeshtë mbi tre detyrat

Shën Gjergji Preka

1. Detyra ndaj Zotit

“Çdo njeri është krijuar për te njohur, për te dashuruar , për t'i

shërbyer Zotit, dhe ashtu ai e shpëton shpirtin e tij.”

A je mjaft i bindur qe është Zoti ai qe i jep çmimin njeriut te mire

dhe dënimin njeriut te keq?

A duket feja jote nga frika e zemrës sate?

A e miraton ti një mendim, një dëshire, një fjale, një vepër kur ti kupton qe Zoti nuk e do atë?

A ndikon mbi ty nëse je ne mëkat apo jo?

A mendon ti qe ti e do Zotin me gjithë zemrën tende, kur nuk i ke

dhëne gjithçka?

A je i gatshëm te sakrifikosh gjithçka, te mos mëkatosh?

A përdor ti mjetet te mos largohesh nga miqësia e Zotit?

A mendon ti qe po e lavdëron Zotin me veprat e tua kur s'ke një qellim te mire ne mendje

dhe kur vullneti yt është e lidhur me mëkatet te renda?

A di ti ç’ja duhet te besosh dhe si te veprosh?

A mund te bashkohesh me te vërteten e Shën Palit se ke dëshire te vdesësh dhe te

bashkohesh me Zotin?

2. Detyra ndaj te afërmit

“Çdo njeri është i detyruar te doje veten e vet dhe te tjerët ashtu si e do veten e vet me

dashuri normale.”

Atë qe nuk e do ti, a e bën ti tek te tjerët?

Atë qe ti do qe te tjerët ta bëjnë ty, a e bën ti për te tjerët?

A ka ndonjë njeri qe ti nuk e do nga zemra?

A mendon qe ti po e dashuron tjetrin kur nuk bën veprat te

mëshirshme për atë?

A vepron ti sipas simpatisë, interesit dhe ndenjeve

te zemrës sate?

A vepron shpesh me ndjenjën e hakmarrjes?

A gëzohesh ti me atë qe është i gëzuar, dhe hidhërohesh me atë qe është i

hidhëruar?

A i ke riparuar fyerjet qe ti i ke bere ndonjërit me paragjykimet,

me fjalët apo me veprimet?

A ke skandalizuar ndonjë njeri me fjale apo me veprime te

këqija?

A je mjaft i interesuar ne te mirën shpirtërore dhe trupore te

te tjerëve?

3. Detyra ndaj vetvetes

“Çdo njeri duhet te kontrollojë dëshirat te çrregullta

te natyrës sonë”

A i kontrollon ti shqisat e jashtme nga te cila hyn armiku i paqes?

A vepron te vetëm për kënaqësi, pa qellim te mjaftueshëm ose

vetëm kur ke qejf?

Kur je i shqetësuar, a drejton ti veten tende me qetësi?

A je shume kureshtar ?

A je i duruar me vendosmëri për te përballuar çdo hall?

A je i përmbajtur ne te ngrenë, ne te pire, ne gjumë, ne veshje

dhe ne zbavitje?

A e korrigjon veten me përulësi kur i kupton gabimet e tua?

A mendon ti qe mund te jesh mire ne shpirt, pa qene i bindur

ne te vërtete?

A e di ti qe shëndeti i trupit varet nga paqja e zemrës?

A e shmang ti shkaqet e turbullimeve te brendshme qe

vijnë nga paratë, nga kënaqësitë seksualë dhe nga ambiciet?

Premtojmë te kujtojmë shpesh, qe ne atë çast kur patjetër do te paraqitemi

ne gjykatën e Gjykatësit te Mire, do te gjykohemi me saktësi mbi këto tre detyrat,

qe as një njeri ne bote nuk mund t'i zbatoje pa shpirtin e sakrificës, dashurisë e përuljes.