LËNDA MËSIMORE: EDUKATË QYTETARE KLASA IV TEMA MËSIMORE : TË DREJTAT E FËMIJËVE

Post on 14-Jan-2016

251 views 0 download

description

LËNDA MËSIMORE: EDUKATË QYTETARE KLASA IV TEMA MËSIMORE : TË DREJTAT E FËMIJËVE. OBJEKTIVAT:. Të dallojnë dokumentet dhe organizatat që mbrojnë dhe luftojnë për të drejtat e fëmijëve. Të shpjegojnë rëndësinë që ka respektimi i të drejtave në jetën e tyre. - PowerPoint PPT Presentation

Transcript of LËNDA MËSIMORE: EDUKATË QYTETARE KLASA IV TEMA MËSIMORE : TË DREJTAT E FËMIJËVE

LËNDA MËSIMORE: EDUKATË QYTETAREKLASA IV

TEMA MËSIMORE : TË DREJTAT E FËMIJËVE

OBJEKTIVAT:Të dallojnë dokumentet dhe organizatat që

mbrojnë dhe luftojnë për të drejtat e fëmijëve.Të shpjegojnë rëndësinë që ka respektimi i të

drejtave në jetën e tyre.Të grupojnë të drejtat e fëmijëve në disa

kategori.Të analizojnë nenet e Konventës së të

drejtave të Fëmijëve.

Të hartojnë nisma për sensibilizimin e opinionit për të drejtat e tyre.

Të vlerësojnë sa respektohen të drejtat e tyre.

Koncepte kryesore: Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, të drejta , nene

Mjete dhe materiale mësimore:Poster për të drejtat e fëmijëve.Konventa e të Drejtave të Fëmijëve dhe

version i thjeshtuar i kësaj Konvente.Broshura të ndryshme lidhur me të Drejtat e

Fëmijëve.Fotografi të ndryshme lidhur me të Drejtat e

Fëmijëve dhe shkeljen e këtyre të drejtave.

Struktura e orës:Fazat e strukturës

-Përgatitje për të nxënë.

-Përpunim i përmbajtjes.

-Konsolidim i të nxënit.

Metodat mësimore

-Stuhi mendimesh –diskutim

-Këndet-Ditari dypjesësh

-Aktivitete:Rendit-argumento

Trego çfarë ndien?

Veprimtaritë e nxënësve

-Diskutim i ideve (punë me tërë klasën).

Të mësuarit ndërveprues- Shprehi e studimit të pavarur

-Paraqitje grafike e informacionit

Nxitje për të argumentuar.

ZHVILLIMI I MËSIMITPërgatitje për të nxënë

Diskutoj me nxënës :-Çfarë ka ndodhur me këta fëmijë?-Cilat janë disa nga dokumentet që

përmbajnë të drejtat e fëmijëve?-Cilat janë disa nga organizatat që luftojnë

për të drejtat e fëmijëve?

Aktivitet -nxënësit do të qarkojnë në fletëz një vend ku mendojnë se u shkelen të drejtat, dhe fletëzat e qarkuara më pas i vendosin në një kuti.

a.Në familje

b.Në shkollë

c.Në rrugë

d.Diku tjetër

Përpunim i përmbajtjes:TË DREJTAT E FËMIJËVELexim i materialit dhe tekstit.Komentim dhe ilustrim me shembuj i zbatimit

dhe shkeljes së të drejtave.Ndarje e nxënësve në katër kënde të klasës dhe

kategorizim i të Drejtave:

Të drejtat e mbijetesësTë drejtat për zhvillimTë drejtat e mbrojtjesTë drejtat e pjesëmarrjes.

Prezentim i kategorizimeve.

Aktivitet: Plotësohet tabela:

Të drejtat që gëzoj realisht në familje.

Të drejtat që më shkelen në familje.

Të drejtat që gëzoj realisht në shkollë.

Të drejtat që më shkelen në shkollë.

Të drejtat që gëzoj realisht në komunitet .

Të drejtat që më shkelen në komunitet.

Konsolidim i të nxënitRenditje e pesë të drejtave më të rëndësishme dhe

argumentim.Aktivitet përmbyllës: Në ditarin e një shoku është

shkruar kjo vjershë, duke përdorur pjesëzën :mos

ktheni vjershën në protestë.

Më pengojnë që të ndiej,Di ç’të pëlqej a mos të pëlqej,Më pengojnë ndjenjën time ,E lirë ajo që të shpërthejë.Më pengojnë të shpreh,Ylberin tim fëmijëror,Të ndiej të njoh a të pëlqej,Të jem shi dimri a flllad veror.

Detyrë shtëpie; Të krijojnë postera për të Drejtat e Fëmijëve.Posteri duhet të përmbajë një fjali me të paktën pesë fjalë dhe një vizatim ose fotografi.

Aktivitet shtesë:Studim rastesh.-Diskutim rreth fletëzave të punuara në fillim të

orës në takime me prindër dhe Komitetin e të Drejtave të Fëmijëve në shkollë.

Situatat për studim:-”Unë jam kundër politikës së qeverisë, që i

ndan shkollat për fëmijët e racave të ndryshme.”

-”Kur bëj gabime prindërit më dënojnë duke më lënë pa ngrënë dy ditë”.

-”Unë jetoj në një zonë të thellë ku nuk ka shkollë”.

-”Qeveria ka shembur shtëpinë time dhe në vend të saj kalon një autostradë”.